SlideShare a Scribd company logo
1 of 21
POLIGRAFI Kushtrim Adili
1
UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS
FAKULTETI JURIDIK
PROGRAMI STUDIMORË : KRIMINALISTIKË
LËNDA : TAKTIKA KRIMINALISTIKE 1
TEMA : POLIGRAFI
MENTORI : NASER ETEMI
PUNUAR NGA : KUSHTRIM ADILI
Tetovë 2024
POLIGRAFI Kushtrim Adili
2
PËRMBAJTJA
1. HISTORIA E VËRTETIMIT TË GËNJESHTRËS ............................................................. 4
2. ZHVILLIMI HISTORIK I POLIGRAFIT............................................................................ 5
3.APEKTET JURIDIKE DHE ETIKE TË PËRDORIMIT TË POLIGRAFIT .................... 7
4. PJESËT E POLIGRAFIT........................................................................................................ 8
4.1-KARDIOSFIGMOGRAFI..................................................................................................... 8
4.2 GALVANOGRAFI ................................................................................................................. 8
4.3 PNEUMOGRAFI.................................................................................................................... 9
4.5 PLETIZMOGRAFI .............................................................................................................. 10
4.4 ERGOGRAFI........................................................................................................................ 10
5. KU PËRDORET POLIGRAFI.............................................................................................. 11
5.1 VENDI I TESTIMIT ............................................................................................................ 12
6. PERSONAVE QË U BËHET TESTIMI .............................................................................. 13
7. PYETJET QË PËRDOREN GJATË TESTIMIT POLIGRAFIK .................................... 14
8. FAZAT E TESTIMIT POLIGRAFIK................................................................................. 15
9. SAKTËSIA E POLIGRAFIT ................................................................................................ 18
9.1 A MUND TË MASHTROJMË POLIGRAFIN ? .............................................................. 18
9.2 KUNDËRMASAT................................................................................................................. 19
POLIGRAFI Kushtrim Adili
3
HYRJE
Shfaqja e dukurive negative shoqërore mund të lidhet me periudhën e origjinës së bashkësive
njerëzore të cilat u shfaqën në mënyrat më primitive. Për të fshehur aktivitetet e tyre kriminelët
kanë përdorur metoda dhe procedura të ndryshme. Në luftën kundër kundër kriminalitetit si një e
keqe e përgjithshme shoqërore, shoqëria mbrohet në mënyra të ndyshme me masa parandaluese
dhe represive. Kur krimi ka ndodhur, tashmë rruga drejt së vërtetës është delikate dhe e rëndë.
Nga oficerët e policisë, puntorët gjyqësorë, dhe nga puntorët e tjerë, kundër krimit kërkohet
shumë njohuri, këmbëngulje, sakrifica, dhe bashkëpunim të plotë me qytetarët, për të zbuluar të
vërteten. Në këtë kontekst teknologjia kriminele luan një rol të spikatur ,,Pa mjete nuk ka zanat”
thotë një fjalë e urtë popullore.
Gënjeshtra ka egzistuar që nga vetë shoqëria, dhe ajo ka gjetur githmonë metoda dhe mjete
kundër kësaj dukurie shoqërore negative. Përpjekjet për t’i bërë pengesë krimit të organizuar me
mjete shkenore u bënë për të parën herë në shtetet e bashkuara të Amerikës në tridhjetëvjeçarin e
fundit të shekullit të kaluar kur u krijua një mjet teknik i thirur ,,LIE DETEKTOR”. Këtij aparati
në rethana profesinale ju dha emri teknik “Poligrafi” në mënyrë që të shmanget senzacionalizmi,
konotacionet negative. Testet poligrafike shënojnë një numër të reagimeve trupore të ndryshme
të cilët pastaj përdoren për të përcaktuar nëse dikush e thotë të vërtetën ose jo. Disa nga
simptomat janë si presioni i gjakut, rrahjet e shpejta të zemrës, ndryshimet në frymëmarje,
qeshjet hipokrite, djersitja e lëkurës etj. Pra poligrafi nuk tregon gënjeshtrën drejtë për drejtë por
tregon shenjat e mashtrimit.
POLIGRAFI Kushtrim Adili
4
1. HISTORIA E VËRTETIMIT TË GËNJESHTRËS
Që nga egzistimi i qenies njerëore egziston edhe gënjeshtra, prandaj që nga fillimi i qytetërimit
njerëzit kanë kërkuar metoda se si të dallojnë të vërtetën nga mashtrimi. Janë shpikur teknika të
ndryshme për verifikimin e të vërtetës dhe zbulimin e mashtrimit, disa prej të cilave janë
qesharake dhe barbare. Çdo teknikë bazohej në supozimin se një formë e reaksioneve
fiziologjike do të ndodhë brenda një personi kur përballet me dhënien e përgjigjeve të caktuara
lidhur me një ngjarje që është nën hetim dhe se ky reaksion fiziologik do të manifestohej në disa
simptoma që ishin tregues të ndershmërisë apo mashtrimit. Metodat antike gjyqësore, për
zbulimin e mashtrimit bazoheshin në besimin dhe besytninë fetare. Këto metoda bazohen në
gjykimin me anë të luftimit dhe gjykimit sipas përdorimit të torturës. Gjykimi me anë të luftimit
bazohej në forcën fizike që është përdorur për të zgjedhur një mosmarveshje mes dy individëve.
Ato do të përfshiheshin në një betejë të vetme kur rezultati ishte i bazuar në gjykimin hyjnor.
Besohej se perëndia nuk do të lejonte që fajtorët të përparonin, andaj do ti jepjin fitore personit
që të vërtetën e ka në anën e tij. Në rastet kur i akuzuari ishte i pa aftë për të luftuar, përshembull
kur ishte akuzuar një fëmijë, një grua, ose një i moshuar, ata kanë pasur të drejtë të emrojnë një
person për të luftuar në emër të tyre. Gjykimi sipas ndikimit të perendisë është bazuar se
perëndia do të ndërhynte dhe do të mbronte të pafajshëmin duke kryer një mrekulli në emër të
tyre.
Të provuarit Iracional – Aplikimi i mjeteve për të zbuluar të vërtetën, ka qenë karakterisitkë e
kohës së vjetër dhe mesjetës. Njerëzit mund të shkaktojnë që hyjnia të japë shenjë të dukshme se
cila palë flet të vërtetën ose ka të drejtë.1
Kështu në afrikë falltarët e zbulonin fajtorin nëpërmjet
aromës, duke i marë erë. Në atë kohë falltarë mund të ishte vetëm personi i cili e kishte të
zhvilluar shumë shqisën e të nuhatërit, kështu dalja e personit të dyshuar para tij shkaktonte
djersitjen e tij aromë, kjo që mund të detektohej nga hunda e fallxhorit dhe kështu vërtetohej
fajësia.2
Kinezët qysh para epokës tonë i jepnin të dyshuarit pluhur orizi të bluar, që ai të
1 Bayer, V., (1943), Kazneno Postupovno Pravo, Zagreb.
2 Sot shkenc e kriminalistikës, ka ardhur në përfundim se metodat e këtilla kanë bazë shkencore, prandaj ka ngritur
edhe diciplinë të posaçme për studimin e erës, që njihet si Odorologjia. Sipas kësaj discipline shkencore, të gjithë
POLIGRAFI Kushtrim Adili
5
përtypte dhe pas një kohe të shkurtër, kërkohej që të pështyjë. I dyshuari konsiderohej fajtor nëse
pluhuri orizit nuk lagej. Sot kjo mund të shpjegohet me ndikimin e frikës dhe emocioneve, që
ndikon në tharjen e gojës dhe bllokimin e tajitjes së gjendrave pështymore. Në këtë mënyrë të
provuarit e fajësisë janë mbështetur në besimet e kohës se perëndia do të japë shenjë dhe do të
tregoj se personi i dyshuar është jo i fajshëm ose cila nga palët është në të drejtë.
Të provuarit Racional – Pas kuvendit në Lateranitin, në vitin 1215, kur Papa Inoçenti III,
konstruktoi tipin e ri të procedurës penale i njohur si tipi inkuizitor, vërtetimi i fajsisë mund të
bëhëj vetem me metodat racionale. Të provuarit me metoda racionale kërkonte prova të
drejtëpërdrejta, të cilat mund të siguroheshin gjatë bisedave me të dyshuarin, dëshmitarët,
viktimën etj. Në këtë periudhë nuk mund të bisedojmë për përdorimin e metodave shkencore për
sigurimin e provave materiale (gjurmëve). Si provë kryesore (regina probationum)3
trajtohej
pohimi i të pandehurit, ku i pandehuri duhej të pohonte fajsinë e tij. Përshkak të mjeteve të
torturës që janë përdorur, periudha e mesjetës u quajt periudha më e errët e njerëzimit. Rezultat i
zbatimit të kësaj mase drastike gjatë disa shekujve, ka qenë ai se shumë njerëz të pafajshëm kanë
qenë të munduar rëndë dhe të gjykuar me vdekje, ndërsa shumë fajtorë që kanë përballuar
torturën dhe nuk kanë pranuar fajin i kanë shpëtuar dënimit.
2. ZHVILLIMI HISTORIK I POLIGRAFIT
Me zhvillimin e civilizimit u ndalua përdorimi i dhunës dhe shteti më nuk mund të përdorte
mjetet e dhunës-torturën që të marë deklaratën nga njerëzit, prandaj duhej të mendonte për
krijimin e një mjeti tjetër, jo të dhunshëm i cili do të ishte në gjendje të zbulonte njeriun kur ai
gënjente, kështu u zbulua Detektori i gënjeshtrës “Poligrafi”. Në fillim të shekullit të XVIII
është rekomanduar se matja e pulsit të një të “të dyshuari” është një metodë praktike, efektive
dhe humane për të dalluar vërtetësinë nga gënjeshtra, dhe është një sugjerim i hershëm për të
përdorur shkencën mjeksore në luftën kundër kriminalitetit. Fjala poligraf rrjedh nga fjala greke
njerëzit kanë erën specifike, nuk ka dy njerëz që kanë erë identike. Prandaj janë ngritur edhe mjete për
identifikimin e personit në bazë të erës.
3 Sahiti, E.,(2005), E drejta e Procedurës Penale, Prishtinë.
POLIGRAFI Kushtrim Adili
6
“poly-shumë” dhe “graph-të shkruash” që do të thotë “shkrues i shumëfishëm” i cili mund të
regjistron disa reaksione fiziologjike në një letër, të cilat pastaj shfrytëzoheshin për analizë dhe
vlerësim. Poligrafi ka qenë instrumenti i parë, që njëkohësisht ka regjistruar tre reaksione trupore
: pulsin, presionin e gjakut dhe frymëmarjen gjatë marrjes në pyetje.
Poligrafi i parë u krijua në vitin 1921, nga John Augustus Larson, ai shpiku një aparat për të
matur ndryshimet e vazhdueshme në presionin e gjakut, ritmin e zemrës, dhe ritmin e
frymëmarjes, dhe u aplikau për herë të parë në punën e zbatimit të ligjit nga Departamenti i
policisë në Berekeley4
. Puna e më tejshme e kësaj paisje u krye nga Leonarde Keeler. Keeler
përditësoi paisjen duke e bërë të lëvizëshme dhe ia shton edhe një pjesë poligrafit
Psikogalvanometrin e cila i rregjiston reagimet galvanike të lëkurës gjatë marrjes në pyetje në të
në 1939. Më pas paisja e tij u ble nga FBI dhe shërbeu si prototip I poligrafit modern5
Gjithashtu
Leonardi Kileri njihet edhe si babai i poligrafit. Në vitin 1948 në Çikago e kemi edhe shkollën e
parë të poligrafit. Ne vitin 1949 Leonard Kileri e komercijalizoj poligrafin, dhe në vitin 1993
poligrafi futet në erën kompjuterike. Testimet e poligafit përdoren në më shume se 50 vende të
botës nga institucionet qeveritare dhe private. Poligrafi sot e kesaj dite mbetet mjeti më efikas i
verifikimit të së vertetës dhe zbulimit të mashtrimit dhe gënjeshtrës. Sot profesori i universitetit
të Kembirxhit, Ross Anderson6
, ka konstruktuar një kostum poligrafi me 17 sensorë që arrin të
kapë lëvizje deri në 120 herë në një sekondë. Ky poligraf është shumë herë më i besueshëm se
paraardhësit, apo vet makina e poligrafit. Ky detektor i ri për gënjeshtrat do të mund të përdoret
në Britani brenda një dekade.
4 Lie Detection: The science and Development of the Polygraph. December 6, 2002.
5 Grubin,D.;Madesen,L. (2005). “Zbulimi i gënjeshtrës dhe poligrafi: Një rishikim historic.” Journal of Forensic
Psychiatri and Psychology. 16 (2): 357-369.
6 The blue Book – “ The computer Laboratory an Introduction”, Laboratori Kompjuterik I Universitetit të
Kembrixhit, gusht 2007. Ëayback Machine.
POLIGRAFI Kushtrim Adili
7
3.APEKTET JURIDIKE DHE ETIKE TË PËRDORIMIT TË
POLIGRAFIT
Një ndër kushtet kryesore të kryerjes së testimit është kryerja e testimit me vullnet të individit.
Të dyshuarit i thuhet se është mirë ti nënshtrohet testit të poligrafit nëse ndjehet i pafajshëm. Në
testim nuk ka asgjë nënçmuese për peronin i cili i nënshtrohet testimit dhe për të nuk paraqet
asnjë rrezik. Poligrafi nuk është në kundërshtim me aspektin juridik dhe etik. Testimi i poligrafit
është vetëm një unazë e zinxhirit të mbledhjes së informatave për individin, vëprën penale,
kryersin e veprës penale, etj varësisht qëllimit të testimit. Testimi mund të kryhet në dy faza, faza
paraprake dhe penale. Rezultatet e testimit përdoren si orientim ose si ndihmesë për hetimin e
krimeve të njohura ose të dyshuara. Baza juridike rrjedh nga ligji për procedurë penale dhe aktet
tjera. Përdorimin e poligrafit e parasheh Ligji për Policinë edhe atë në autorizmet e parapara
policore. Parashihet obligim për poligrafistin që të njoftojë qytetarin me funksionimin e
poligrafit dhe të mer pëlqimin e tij me shkrim për kryerjen e testimit7
. Parashikohet gjithashtu
edhe e drejta për ndërprerje të testimit. Ndërsa më tutje testimin e poligrafit e regullon udhëzimi
për mënyrën e kryrjes së testimit poligrfik dhe përmbajtjes së pëlqimit me shkrim për aplikimin e
teknikës poligrafike. Testmi mund të kryhet edhe me urdhërin e prokurorisë publike dhe
gjyqësore në RMV. Kërkesës dhe urdhërit për testim i bashkangjitet edhe materiali zyrtarë për
veprën e kryer penale. Testimi poligrafik parashihet që të kryhet në hapësira të veçanta ku marin
pjesë vetëm poligrafisi dhe personi që bën testimin. Nëse personi në fjalë nuk e kupton gjuhën
atëherë merr pjesë edhe përkthyesi. Rezultatet e një testi të poligrafit nënkuptojnë shumë gjëra,
por nuk janë të mjaftueshme si dëshmi, dhe gjykimi nuk do të bazohet në bazë të testimit
poligrafik.
7 Udhëzimi për mënyrën e kryerjes së testimit poligrafik dhe përmbajtjes së pëlqimit me shkrim për aplikimin e
teknikës poligrafike, Gazeta Zyrtare e RMV nr. 126/2019, neni 10.
POLIGRAFI Kushtrim Adili
8
4. PJESËT E POLIGRAFIT
Poligrafi mund të jetë analoge ose digjitale. Të dy sistemet mudësojnë që poligrafisti të shikon
rrezultatet gjatë kryerjes së testimit. Sisiemi kompjuterik nënkupton që programi mund të
amnalizon përgjigjet në kohë reale duke e bërë kështu procesin më pak subjektiv, anadaj
poligrafisti duhet të përdor paisjet më të fundit të testimit të zbulimit të gënjeshtrave. Poligrafi
standard si instrument përbëhët prej tre pjesëvë kryesore: Kardiosfigmografi, Galvanografi dhe
Pneumografi.8
4.1-KARDIOSFIGMOGRAFI
Kardiosfigmografi, si element bazë i çdo poligrafi, është një kombinim i një kardigrafi dhe një
sigmografi. Ky instrument nuk duket shumë ndryshe nga mjeti që përdor mjeku me të cilin mat
presionin e gjakut. Kjo pjesë është e lidhur rreth krahut njëjtë si paisja për matjen e gjakut si
tensionmetri9
. Kur gjaku rrjedh nëpër vena, krijon një tingulll që transmetohet përmes ajrit të
mbushur në pjesën e cila është e vendosur në krah. Kardiosfigmografi si element bazë regjisron :
rritjen dhe zvoglimin e shtypjes së gjakut, frekuencën e rahjes së zemrës, shkalla individuale e
reagimit, zgjatja e reagimit, rrahjet e pulsit dhe amplitude e valëve të pulsit10
. Gjitha këto
ndryshime fiziologjike varen nga temperamenti dhe gjendja shëndetësore e individit. Tek të
pafajshmit nuk ka ndonjë dallim ndërsa tek fajtorët reagimimi është i madh.
4.2 GALVANOGRAFI
Më vitin 1939 Leonarde Keeler përditsoj paisjen dhe shtoi përgjigjen e lëkurës galvanike -
Psikogalvanometrin ose galvanografin11
, e cila regjistron ndryshimet në aktivitetin galvanic -
reklesiv të lëkurës së njeriut. Në momentet e parashtrimit të pyetjes njeriu si rezultat i reagimeve
të brendshme nuk mund të regullon brendinë e organizmit- pjesën e pakontrollueshme vjen deri
te djersitja dhe gjëndrat e tajitjes së djersës gjë gjenden nën lëkurën e gishtave dhe do të nxjerin
më shumë djersë, në këtë rast elektriciteti i galvanogrfit ritet dhe kemi përçueshmëri më të
8 B.E.A.R FORENSICS “ Polygraph instrument and accessories | Functioning parts of lie detector
9 Krstiq, O.(2007),Zbulimi I gënjeshtrave përmes gjesteve dhe sjelljeve, shoqata ndërkombtare e
kriminalistëvë,Banja luka faq 61
10 Krstiq ,O(.1989) Deluzionet dhe e vërteta për detektorin e gënjeshtës,libër shkencor, Beograd ,faq 40
11 Katherine To “Lie Detection: The Science and Development of the Polygraph”. December.6.2002.
POLIGRAFI Kushtrim Adili
9
madhe. Kjo pjesë vendohet në gishtin e njeriut. Polariteti i krijuar në galvanograf është i kundërt
me polaritetin e rymës dhe kundërshtimi i këtillë regjistrohet në omë. Reagimet e fitura
regjistrohen në galvanogram. Parametrat bazë për vlersimin e galvanografit janë :
• Shtegu I dyfishtë I hyrjes
• Faza e fillimit të reaksionit
• Shpejtësia e hyrjes gjatë reaksionit
• Kohëzgjatja e reaksionit
• Shtegu I dyfishtë I daljes
• Ndryshimi I modelit të përgjithshëm
4.3 PNEUMOGRAFI
Pneumografi ose I njohur gjithashtu si Spirograf, është një paisje që regjistron ndryshimet ne
volumin e frymëmarjes, dmth raportin ndërmjet thithjes dhe nxjerjes së frymës dhe
frekuencës së frymëmarjes 12
. Ne varsi të mënyrës së frymëmarjes një tub pneumotagraf
vendoset rreth gjoksit ose stomakut të njeriut. Pneumografi përbëhet prej dy pjesëve e cila
njëa vendoset në gjoks e tjetra në stomak. Reagimet në poligarm regjistrohen në 3 ose 4
sekonda pasi që parashtrohet pyetja13
.
Parametrat bazë për vlersimin e pneumografit janë :
• Raporti për marjen dhe nxjerjen e frymës
• Ndryshimet në rritmin e frymëmarjes
• Ndryshimet në frekuencën e frymëmarjes
• Ndryshimet në amplitudë dhe vëllim
• Bllokimi në frymëmarje
• Dridhja e mushkërive etj.
12 Grenvik et al., “ Impedance Pneumography: Comparison Betëeen Chest Impedance Changes and Respiratory
Volumes in II HEALTHY Volunteers”. 1973,. Chest, 62:439-443.
13 Aleksiq Z,Milovanoviq Z,Kriminalistika, Pravni fakultet,Beograd, 1991,faq 161
POLIGRAFI Kushtrim Adili
10
4.5 PLETIZMOGRAFI
Një Pletizmograf është një instrument për matjen e ndryshimeve në vëllim brenda një organi
ose të gjithë trupit. Fjala rjedh nga grqishtja “plethysmos” – (rritje, zmadhim, mbushje) dhe
“graphein” (për të shkruar). 14
regjistron mbushjen e gjymtyrëve me gjak pas
psikostimulantëve. Nëse shpejtësia e hyrjes së gjakut është e barabartë me shpejtësinë e daljes
së tij, nuk ndodhin ndryshime. Një ndryshim që është shumë i thekasuar në pletizmograf
është kur gjatë sistolës, më shumë gjak hyn në arterjet se sa rrjedh prej tyre, kështu që vëllimi
rritet gjatë sistolës. Ky ndryshim është shumë i dukshëm ne variacionet e pulsit.15
Ekzistojnë
tre versione të pletizmografit:
• LLoji i volumit
• LLoji optik
• Lloji i rezistencës
4.4 ERGOGRAFI
Ergografi u shpik nga Angelo Mosso për të matur fazën optimale të performancës muskularare
tek njerëzit. Interesi kryersor i Mossos për instrumentin ishte për të matur lodhjen tek njeriu.
Ergografi është në instrument që mat dhe regjistron sasinë e punës që bën një muskul, shkalljen
e lodhjes së tij. Poashtu regjistron dridhjet e trupit dhe vendoset në një karike të rregulluar e
cila posedon jastëk shumë të ndjeshëm për trupin dhe duart, që regjistron ndryshimet në
ergograf.
14 “Pletizmografia e trupit – Parimet e tij dhe përdorimi klinik” C.P. Criee. 24 tetor. 2015.
15 U.S DEPARTAMENT OF JUSTICE OFFICE OF JUSTICE PROGRAMS “ Use and Benefits of the Pohotoeletric
Plethysmograph in Polygraph Testing”. 2007.
POLIGRAFI Kushtrim Adili
11
5. KU PËRDORET POLIGRAFI
Poligrafi qysh në fillim ka pasur qëllime të ndryshme të përdorimit të saj. Në fazat e para të
zhvillimit të këtij instrumenti pjesët e saj kanë qenë për qëllim mjekësor. Sot poligrafi
përveç në zbardhjen e veprave penale16
, përdoret edhe për të vërtetuar besueshmërinë e
njerëzve në institutcionet e sigurisë dhe intelegjencës, dhe institutcionet private. Roli primar
i poligrafit si pjesë e procesit të shqyrtimit të aplikantit për punësim është faktori vendimtarë
në lidhje me atë se a do të jepet çertifikata e sigurisë17
. Dikush mund të kalojë testimin dhe
ende I mohot punësimi, për shkaktë faktorëve mjekësorë, psikologjik etj, por marrja e lejes
pa përfunduar me sukses procesin e poligrafit është jashtëzakonisht e rrallë, gati se e
pamundur.
Përdorimi I poligrafit ka rezultuar i suksesshëm në eliminimin e personave të dyshuar,
zbulimi i ankesave të reme, testimi i informatorëve për të përcaktuar vërtetësinë e
informacionit të dhënë, ndihmesa për të fokusuar hetimin mbi të dyshuarit e veçantë etj.
Ndërsa në sektorin privat përdoret për keqëpërdorimet e të punësuarve si mjekët,
kontabilistët, biznismenët, akuzat për ngacmim seksual, vjedhjet etj18
. Agjencitë e zbatimit
të ligjit dhe agjencitë e intelegjencës në SHBA janë deri tani përdoruesit më të mëdhenj të
teknologjisë poligrafike
Qëllimi I përgjithshëm i testit të poligrafit është të përcaktojë nëse informacioni që u është
dhënë a është i saktë. Kjo do ta përcaktojë nëse është i përshtatshëm për t’u bërë pjesë e
strukturave të sigurisë apo jo 19
. Shumica e agjencive besojnë se poligrafi mund të zbulojë
informata të caktuara, që në asnjë mënyrë tjetër nuk mund të meren gjatë proesit të
përzgjedhjes.
16 Në RMV në vitin 2018 poligrafi është përdorur për zbardhjen e 31 veprave penale duke kryer 61 testime
poligrafike.
17 Administrata Doganore dhe e Mbrojtjes së kufirit të SHBA-ve, midis viteve fiskale 2013 dhe 2016, ka shpenzuar
reth 72.3 milion dollar në programin e poligrafit dhe ka kryer testime poligrafike të 32.847 aplikantëve për
punësim. Homeland Security, August 4, 2017, fq. 3.
18 Aperen S.V., The polygraph as an investigative tool in criminal and private investigations, Australian Polygraph
Services International, https://ëëë.diogensllc.com/polyastool.html
19 FBI I bën testimin poligrafik çdo personi I cili aplikon për punësim në agjencion. Ku merren parasyshë DEA-ja,
CIA-ja, dhe në agjencitë tjera kryejnë reth 70.000 njerëz testim poligrafik në vit për marrjen e çertifikatave të
sigurisë dhe punësimit në agjencitë qeveritare.
POLIGRAFI Kushtrim Adili
12
5.1 VENDI I TESTIMIT
Testimi duhet te kryhet në dhomë të posaçme, specifike, njejtë siç janë dhomat në stacionet e
policisë për marrje në pyetje20
. Në mënyrë ideale, testi i poligrafit duhët të kryhet në një dhomë
të qetë, private, 90% e izoluar nga zëri. Zhurmë të tilla si, zilja e telefonit, ose bisedave e
personave jashtë dhomës së provimit, ose prania e hetuesve ose spektatorëve tjerë në dhomë do
të sjelin shqetësime dhe shqpërendrime që nga ana tjetër do të ndikonin në inçizimet e
ndryshme fiziologjike dhe psikologjike21
. Dhoma mund të ketë një dritare pasqyrë vëzhgimi dhe
të këtë paisje për regjistrim të testimit. Disa karakteristika tjera për dhomën ku bëhet testimi
poligrafik janë : Dhoma nuk duhët të jetë e ftohtë ose e nxehtë, por me temperaturë normale që
nënkupton të ketë paisje për matjen e temperaturës, dhoma nuk duhet të ketë fotografi në mure
ose dekorime, nuk duhet të ketë telefona celularë dhe para derës duhet të ketë një dritë ku tregon
se kryhet testim, Duhet të ketë karrike për personin që testohet dhe poligrafistin si dhe një
tavolinë për paisjet e poligrafit. Karrikja e poligrafistit duhët të jetë me rrota, kurse karrikja e të
testuarit duhet të jetë e ndërtuar për të sigururar të ndenjunit e duhur dhe komod. Dhomat
zakonisht kanë dritare pasqyrë, që nga ana tjetër e dritares vëzhgojnë udhëheqësit, ose kërkuesit
e testimit (zakonisht drejtorët) etj.Hapësira nuk duhet të jetë e vogwl që të mos ketë efekt
klaustrofobik. Në dhomë duhet të jetë vetëm poligrafisti dhe personi që testohet, nëqoftëse ka
nevojë mund të marë pjesë edhe përkthyesi.
20 Leëis & Dickstein “ Hoë to prepare for a Police Polygraph Examination’. By Michigan Criminal Defense. Octember
25, 2023.
21 Në një rast kur po zhvillohej testimi me poligraf, pas një pune prej dy orëve, në zyrë u fut një mizë e cila
fluturonte pandalë, që e shqetësojë personin aq shumë sa që ndikoi në ritjen e presionit të gjakut. Kjo nidkoi që të
ndërpritet testimi dhe të vzhdojë tjetër ditë.
POLIGRAFI Kushtrim Adili
13
6. PERSONAVE QË U BËHET TESTIMI
Testi mund t’u bëhet vetëm personave të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe psiqike.
Sa i përket moshës nuk është e kufizuar mund t’i bëhet edhe fëmijëve por edhe personave në
moshë të vjetër , mjafton që personi që e bën testimin të jetë psikofizikisht dhe fiziologjik i
shëndoshë dhe të mos jetë nën ndikimin e alkooholit ose substancave tjera. Testimi nuk ju bëhet
personave që janë psikofizikisht në gjendje jot të mirë, personave që janë nën ndikimin e
alkooholit, nën ndikimin e lëndëve narkotike, në ndikimin e tabletave, personave që janë në
gjendje të rëndë emocionale dhe gjendje stresi. Sipas disa studimeve rezulton se personat që
përdorin medikamente rezulton se ato kanë ndikim në rezultatet e testimit, andaj personi duhet të
pyetet nëse ka përdorur medikamente, apo substaca tjera ose diçka të tillë. Varësisht të nevojës
personit mund ti bëhet edhe një tetstim i gjakut përpara se të fillohet me testimin poligrafik.
Ligji parasheh edhe kategoritë të cilët nuk mund të ju bëhet testimi :
• Personave që kanë sëmundje serioze të zemrës
• Personave që janë të sëmurë psikofizikisht
• Personave në gjendje stresi
• Personave të cilët përdorin medikamente për qetësim
• Personave që janë nën ndikimin e alkooholit, lëndëve narkotike ose substancave
psikotropike.
• Grave që janë shtatzënë
• Personave me sëmundje shpirtërore dhe gjendje të rëndë emocionale
POLIGRAFI Kushtrim Adili
14
7. PYETJET QË PËRDOREN GJATË TESTIMIT
POLIGRAFIK
Testimi poligrafik është shumë i ngjajshëm me testet psikologjike por nuk janë të njejta. Testimi
polligrafik kryhet duke përdorur një sërë testesh të cilët janë të dizajnuara për të vlersuar
vërtetësinë dhe mashtrimin ose edhe gabimet, ngjajshëm siç bëhen pyetjet në stacionet policore
ndaj të dyshuarve. Në testimin poligrafik egzistojnë katër llojesh pyetjesh që përdoren. 22
Në një
testim përdoren vetëm një ose dy lloje pyetjesh, varësisht prej llojit të teknikës së pyetjeve. Disa
nga llojet e ndryshme të pyetjeve që përdoren në testimin poligrafik janë :
• Pyetjet relevante
• Pyetjet për kontrollim
• Pyetje të pa rëndësishme
• Pyetjet për informacion sekret
Pyetjet relevante kanë të bëjnë me qëllimin se për çka është nën hetim personi. Ato mund të
jenë të pyetje të përgjithshme dhe specifike. Pyetjet relevante duhet të jenë të rëndësihme, duhet
të jenë të formuluara ashtu që të kuptohet në mënyrë të njëjtë si nga poligrafisti ashtu edhe nga
personi që testohet. Këto pyetje nuk duhet të përmbajnë fjalë të turpëshme, racore, nënçmuese,
degraduese ose fyerse, pyetjet nuk duhet të kërkojnë opinion, pra duhet të formulohen që të
marrim përgjigjen me “PO” ose “JO”.23
Një shembull i pyetjes relevante është : A e dini se kush ka gjuajtur ndaj X personit ? A e keni
vrarë ju X personin? A ishit të pranishëm kur X personi u qëllua ? A keni gënjyer në ndonjërën
prej këtyre pyetjeve ?
Pyetjet kontrolluese janë e kundërta e pyetjeve relevante, dhe këto pyetje parashtrohen me
qëllim të bërjes së krahasimeve. Një shembull i pyetjes kontrolluese do të ishte : Që kur keni
dalë nga burgu a keni kryer ndonjë vjedhje? Reth një jave më parë, a keni vrarë një njeri gjatë
një vjedhje në Tetovë ?
22 Polygraph Questioning Thechniques, 4 january, 2010.
23 Ansley N., Question Formulation, Polygraph, 2009, fq. 50.
POLIGRAFI Kushtrim Adili
15
Pyetjet e parëndësishme janë pyetje që nuk krijojnë asnjë ndikim dhe asnjë lidhje me rastin që
hetohet. Shembull i pyetjeve të parëndësishme : A keni pirë cigare ndonjëherë ? A keni
qëndruar në Tetovë mbrëmë? A është emri juaj Fred? Etj.
Pyetje për informacionin të fshehur janë pyetje që synojnë të nxjerin informacione sekrete
dhe detaje në lidhje me personin ose veprën penale, varësisht se çka hetohet.
Varësisht prej qëllimit, testet e poligrafit mund të klasifikohen në teste kontrolluese dhe
operative. Testet kontrolluese bëhen me qëllim që para testimit të vërtetohet mënyra specifike e
reagimit fiziologjik të të dyshuarit me pyetjet e parashtruara, që më vonë këto reagime të mara
gjatë testimit të krahasohen me ragimet e marra gjatë testit të parë. Përdoren dy metoda bazë :
Metoda direkte, metoda indirekte ose metoda me pyetje kontrolluese. Poligrafisti vetë vendos
për numrin dhe përmbajtjen e pyetjeve në test, sipas nevojës ai mund të konsultohet me
kërkuesin ose udhëzuesin e kryerjes së testit.24
Sipas analizës së materialit të dorëzuar, dhe
qëllimit të testimit poligrafisti përgadit testet dhe pyetjet për testim. Nëse ka nevojë poligrafisti
mund të konsultohet me kërkuesin ose udhëzuesin e testimit ( prokurorin, gjykatësin, drejtorin e
njësisë organizative etj). Nëse testimi kryhet në lidhje me veprën penale atëherë parashihet që të
shihet se personi a ka njohuri në lidhje me veprën penale, cilët njohuri i ka dhe të vërtetohet
Alibia e tij. Intervista që kryhet nëpërmjet poligrafit, nuk mund të zgjasë më shumë se 3 orë,
kurse për një ditë mund të testohen jo më shumë se dy persona.
8. FAZAT E TESTIMIT POLIGRAFIK
Testimi i poligrafit është metodë e komplikuar dhe zgjatë shumë, andaj ky proces kalon nëpër
disa faza25
:
• Përgaditja për kryerje të testimit
• Kontakt Intervista
• Faza e Testimit
• Faza përfundimtare
24 Udhëzimet për mënyrën e kryerjes së testimit poligrafik dhe përmbajtjes së pëlqimit me shkrim për aplikimin e
teknikës poligrafike, Gazeta zyrtare e RMV nr.126/2019, neni 10.
25 Axeligence “ The Entire Polygraph Testing Procedure (4 Phases) Explained. February 13,2024.
POLIGRAFI Kushtrim Adili
16
Përgatitja për testim - Në këtë fazë poligrafisti njoftohet në detaje për lëndën dhe se për çfarë
qëllimi bëhet testimi. Duhët paraprakisht të mbledh sa më shumë që është e mundur informata
varësisht se për cfarë qëllimi kryhet testimi. Sa më shumë informata të mbledhura rritin
mundëisinë që testimi të realozohet me sukses. Bëhet analizimi i lëndës, studimi i gjithë
materialit, dëshmive që janë pjesë e lëndës penale, analizohen procesverbalet etj.
Faza e kontakt-intervistës- Gjatë kësaj faze bëhët njoftimi mes tyre dhe adoptimi i personit që
do të kryejë testimin. Intervista paraprake zgjat rreth një orë dhe përpiqet që të hiqet çdo ndikim i
vëmendjes nga jashtë.26
Qëllimi është që të relaksohet personi në mënyrë që të jetë i rehatshëm
dhe komod, dhe të jetë i aftë për të kuptuar se si funksionon procesi.
Faza e parë e testimit është faza qe zgjat më shumë, pas një prezantimi të përshtatshëm
poligrafisti do të diskutoj qëllimin e testimit. Para se të filloj testimi duhet të nënshkruhet pëlqimi
për kryerjen e testimit. Poligrafisti duhet ti tregoj se ky instrument përdoret për të zbuluar
gënjeshrën dhe se është e rëndësishme të përgjigjet me vërtetësi.27
Më pas kryhet shpesh një “test
stim” dhe personit i kërkohet që të gënjejë qëllimisht dhe më pas testuesi raporton se ai ishte në
gjendje ta zbulonte këtë gënjeshtër. Duhet ti shpjegohet se testimi nuk paraqet asnjë rrezik për
trupin dhe shëndetin e tij, ti shpjegohet për funksionin e secilës pjesë të poligrafit. Më pas i
dyshuari ulet në një karrike e cila është mjaft e rehatëshme, dhe pastaj në trupin e tij vihen dy
kabllo, njëra rreth stomakut dhe tjetra në krahëror. Në dorën e majtë vihet një kabllo e njejtë
sikur që është ajo e matjes së shtypjes së gjakut, ndërkaq në gishtat e dorës së majtë vëndohen
matësit, ndërsa te gishti i mesëm i dorës së djathtë vendoset një kapëse.
Faza e kryerjes së testimit - Pasi që regullohet aparatura, fillohet me pyetjet. Pyetjet që
parashtrohen duhet të jenë të qarta, precise, të shkurta, të kuptueshme, të përshtatshme në
nivelin arsimor dhe intelektual të personit. Gjatë testimit poligrafisti evidenton të gjitha lëvizjet
motorike, mimikën dhe pantomikën e personit, si dhe ndryshimet psikomatike që ndodhin në
trupin e personit që testohet, ngjyrën e verdhë ose të kuqe të fytyrës, zërin dhe të zezën e syrit etj.
Së pari hetuesi harton një fletë me 10 pyetje, ku 6-7 pyetje janë nga jeta e përditshme që kanë të
bëjnë me emrin, mbiemrin, datëlindjen, prindërit, etj, kurse 3-4 pyetje kanë të bëjnë me veprën
26 British Polygraph Testing “ Lie Detector Test, Polygraph Test”
27 Lie detector test Australia “ The Thre Major Stages of a Lie Detector Test” Feb 25, 2024.
POLIGRAFI Kushtrim Adili
17
penale. Pyejtet kritike që janë në lidhje me veprën penale janë të renditura kah mesi i pyetjeve.
Kur hetuesi i prashtron pyetjet që kanë të bëjnë me krimin, nëse njeriu është fajtor atëherë
intrumenti reagon duke regjistruar zmadhimin e punës së frymëmarjes, djersitjes, dhe pulsit të
zemrës28
. Udhëheqësi ka qasje në monitorin e kompjuterit ku shihen regjistrimet që bëhen gjatë
testimit. Në deskop shihen pesë linja që kanë ngjyrë të ndryshme, të cilat kur njeriu gënjen ato
fillojnë të ngrihen.
Faza përfundimtare e testimit – Fokusohet në analizën e rezultateve të grumbulluara nga
testimi me poligrafin. Në rast se diagramet tregojnë pozitivitet dhe nuk tregojnë në të dyshuarin e
vërtetë atëherë kryhet një bisedë e shkurtër me qëllim të vërtetimit të pafajsisë së tij ose
sinqeritetit. Pastaj ai falemenderohet për kohën që e ka ndarë dhe përcillet jashtë dhomës ku
është kryer testimi. Tek personat që kanë mashtruar dhe gënjyer poligrafisti shpreh përfundimin
e tij në lidhje me fajsinë ose të gënjyerit.
Intervista përfundimtre ka për qëllim që përfundimisht të vërteton, balancon, dhe të vlerëson
rezultatet e nxjerra paraprakisht. Në këtë fazë poligrafisti nxjer “gjykimin” përfundimtarë në
bazë të impresioneve nga të gjitha fazat tjera. Në disa raste rezultati është i qartë dhe i
disponueshëm menjëherë. Në rethana të tjera mund të jetë e nevojshme që të bëhet një rishikim
dhe kontrollim të cilësisë së testimit para se rezultati i testimit të prezantohet. Sipas kësaj shkalla
e saktësisë gjatë interpretimit të rezultateve të testit në masë të madhe varet nga përvoja e
poligrafistit, aftësisë së tij, si dhe aftësive mentale dhe fizike të personit që i bëhet testimi.29
Poligrafisti përpilon raport për testimin e kryer. Raporti përmban këto të dhëna :30
• Të dhëna për kërkuesin ose urdhëruesin e kryerjes së testimit
• Vendi dhe koha e kryerjes së testimit
• Të dhëna për personin që i bëhet testimi
• Përshkrim për arsyet e testimit
• Konstantimin dhe mendimin e tij në lidhje me personin
Ky raport i dërgohet kërkuesit ose urdhëruesit për kryerje të testimit poligrafik.
28 Qebir Avziu “Hyrje në Kriminalistikë”. Tetovë. fq.346.
29 Naser Etemi “Taktika Kriminalistike 1”. Gostivar 2020. Fq.157.
30 Udhëzim për mënyrën e kryerjes së testimit poligrafik dhe përmbajtjes së pëlqimit me shkrim për aplikimin e
teknikës poligrafike, neni 19, Gazeta Zyrtare e RMV, nr. 126/2019.
POLIGRAFI Kushtrim Adili
18
9. SAKTËSIA E POLIGRAFIT
Megjithëse ka disa debate në komunitetin shkencorë në lidhje me efikasitetin e poligrafëve,
vlerësimet e poligrafisë nga organet shkencore dhe qeveritare në përgjithësi sugjerojnë se
poligrafët mund të mposhten nga kundërmasat, dhe janë një mjet i papërsosur për të vlerësuar
vërtetësinë 31
. Kjo dmth se ende nuk kemi komfirmim të plotësishëm shkencor për saktësinë e tij.
Një ndër arsyet është së poligrafisti konstatimin e tij nuk e jep vetëm në bazë të rezultateve të
testit por edhe në bazë të të gjithë faktorëve tjerë që manifestohen para, gjatë dhe pas testimit.
Studimet e ndryshme kanë ardhur në përfundim se saktësia e poligrafit lëviz në përqindje të
ndryshme prej 70 deri ne 96 %. Nga këto të dhëna mund të konstatojmë se poligrafi nuk është
qind për qind i sigurtë, prandaj edhe vlera e saj nuk pranohet si dëshmi, kjo nënkupton që për të
qenë e pranueshme duhet të jetë e sigurtë 100%.32
Rrezulatet e testimit poligrafik nuk janë të
pagabueshme, por ato janë shumë më të besueshme se sa intuita jonë subjektive. Përshkak të
poligrafit, shumë më mirë mund të hetojmë veprën penale ose ndonjë individ të caktuar,andaj kjo
do të mbetet si një armë tjetër në arsenalin e mjeteve hetimore dhe shkencore.
9.1 A MUND TË MASHTROJMË POLIGRAFIN33
?
A është e mundëshme të genjeh poligrafin ? Është e mundëshme por është shumë e vështirë dhe
nëse ke të bëjsh me poligrafist me përvojë gati se e pamundëshme të merren masa kundër tij!
Ekziston konsensuesi midis shkencëtarëve se testimi poligrafik nuk ka bazë shkencore përshkak
se nuk është i sigurtë 100%. Disa spiunë si : Ignatz Theodor Griebl, Jiri Pasovsky, Nikolas
Sirgado, Aldrich Hazen Ames, Ana Belen Montes dhe Leonardo Aragoncillo kanë kaluar me
sukses testimin me poligrafin. Një nga vrasësit serik më të njohur në historinë e SHBA-ve e ka
kaluar poigrafin dhe ka vrarë përsëri. Të gjitha këto raste tregojnë se mund të mashtrojmë
poligrafin, por parashtrohet pyetja se sa mund të mashtrohet dhe nga kush. Rastet e mashtrimeve
janë shumë të ralla. Shumica e poligrafistëve janë të qëndrimit se poligrafi nuk mund të
31 “Vleshmëria shkencore e testimit të poligrafit”, Uashington, DC:Zyra e kongresit të SHBA për Vlerësimin e
teknologjisë. 1983.
32 Aleksiq Z.,Milovanovic Z.,Kriminalistika,Pravni fakultet,Beograd,1991,faq.165.
33 “Monitor mbi Psikologjinë – Poligrafi në dyshim”. Shoqata Amerikane e Psikologjisë. Korrik. 2004.
POLIGRAFI Kushtrim Adili
19
mashtrohet. Sipas poligrafistëve që të mashtrosh testin duhet ose të mos e bësh testimin ose të
thush të vërteten, dhe se nuk ka ndonjë opsion të tretë.
9.2 KUNDËRMASAT
Janë përshkruar disa kundërmasa të propozuara dhe dizajnuara për të kaluar testet poligrafike.
Ekzistojnë dy lloje kryesore të kundërmasave : “Gjendja e përgjithëshme” ( që synon të
ndryshojë gjendjen fiziologjike ose psikologjike të njeriut gjatë testit ) dhe “Pika specifike” ( që
synon të ndryshojë gjendjen fiziologjike ose psikologjike në periudha specifike gjatë
ekzaminimit, ose për të rritur ose ulur përgjigjet gjatë periudhave kritike të ekzaminimit ).
• Gjendja e Përgjithshme : I pyetur se si e kaloi testin e poligrafit, oficeri I Agjencisë
Qendore të Inteligjencës u kthye në nishan të KGB-së, Aldrich Ames shpjegoi se ai
kërkoi këshilla nga kujdestari i tij sovjetik dhe mori udhëzimin e thjeshtë për të :
“Flini një gjumë të mirë dhe pushoni, dhe shkoni në provë të pushuar dhe të
relaksuar. Jinni të sjellshëm me poligrafistin, zhvilloni një raport dhe jinni
bashkëpunues dhe përpiquni të ruani qetësinë”.34
Për më tepër, Ames shpjegoi, “Nuk
ka magji të veçantë…Besimi është ajo që e bën atë. Besimi dhe një mardhënie
miqësore me poligrafistin…raporti, ku buzëqeshni dhe e bëni atë të mendojë se ju
pëlqen”.35
• Gjendja Specifike : që personi të regjistrojë mendërisht kontrollin dhe pyetjet
përkatëse ndërsa poligrafisti i shqyrton ato përpara se të fillojë marrja në pyetje. Gjatë
marrjes në pyetje personi duhet të kontrollojë me kujdes frymëmarrjen e tij ndërsa u
përgjigjet pyetjeve përkatëse dhe të përpiqet që të rrisë artificialisht rrahjet e zemrës
gjatë pyetjeve të kontrollit, për shembull duke menduar diçka të frikshme ose
emocionuese, ose duke duke shpuar veten me një objekt me majë, të fshehur diku në
trup. Në këtë mënyrë rezultatet nuk do të tregojnë një reagim domethënës për asnjë
nga pyetjet përkatëse.36
34 Ëeiner, Tim, David Johnston dhe Neil A. Leëis, Tradhtia : Historia e Aldrich Ames, një spiun amerikan,1995.
35 “Ames: Spy I ndarë, Agjenti Jeton”. 2013-12-12.
36 Lykken, David T. A Tremor In the Blood: Uses and Abuses of Lie Detector, 2nd ed., Neë York: Plenum Trade, 1998.
POLIGRAFI Kushtrim Adili
20
LITERATURA E SHFRYTËUAR
- Naser Etemi. “ Taktika Kriminalistike 1 “, Gostivar, 2020.
- Qebir Avziu. “ Hyrje në Kriminalistikë “, Shkup, 2019
- Roso, Z., “ Poligraf u Kriminalistici “, Zagreb. 1995
- Aperen S.V “ The polygraph as an investigative tool in criminal and private
investigation”
- Ansley, N., “Question Formulation in Polygraph”, 2009
- Galianos John., “Bief History of Polygraph”,https://galianospolygraphe.com/en/html
- John, E. Reid, “A Revised Questioning Technique in Lie-Detection Test”, 37 J.
- Krstic,O., “Zablude I istina o Detektoru lazi”, Nucna Knjiga, Beograd, 1981.
- Peters R., “Predictions of Polygraph Results vs Field Examinations”, APA magazine,
American Polygrph Association, November/December 2017, Volume 50,6.
- Polygraph Questioning Techniques, 4 Janar, 2010.
- Ligji për bazën nacionale të të dhënave kriminalistike-zbuluese, Gazeta zyrtare e RMV,
nr 120/2009.
- Ligji për procedurë penale, Gazeta zyrtare e RMV, nr.150/2010, nr 51/2011, 100/2010.
POLIGRAFI Kushtrim Adili
21
Internet
www.fbi.gov
www.cia.gov
www.mvr.gov.mk
www.ia.gov.mk
www.diogenesllc.com/polyastool.html
www.polygraph.org/assets/docs/APA-
www.exforsys.com/career-center/questioning-skills/polygraph-questioning-
thechniques.html#
https://axeligence.com
https://bearforensics.com
https://www.ukpolygraph.com
https://liedetectortest.au
https://polygraph.org.uk

More Related Content

Featured

2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by Hubspot2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by HubspotMarius Sescu
 
Everything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTEverything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTExpeed Software
 
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsProduct Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsPixeldarts
 
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthThinkNow
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfmarketingartwork
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024Neil Kimberley
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)contently
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024Albert Qian
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsKurio // The Social Media Age(ncy)
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Search Engine Journal
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summarySpeakerHub
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Tessa Mero
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentLily Ray
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best PracticesVit Horky
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementMindGenius
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...RachelPearson36
 

Featured (20)

2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by Hubspot2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by Hubspot
 
Everything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTEverything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPT
 
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsProduct Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
 
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
 
Skeleton Culture Code
Skeleton Culture CodeSkeleton Culture Code
Skeleton Culture Code
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
 
How to have difficult conversations
How to have difficult conversations How to have difficult conversations
How to have difficult conversations
 
Introduction to Data Science
Introduction to Data ScienceIntroduction to Data Science
Introduction to Data Science
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best Practices
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project management
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
 

Poligrafi "Detektori i Gënjeshtrës"

  • 1. POLIGRAFI Kushtrim Adili 1 UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI JURIDIK PROGRAMI STUDIMORË : KRIMINALISTIKË LËNDA : TAKTIKA KRIMINALISTIKE 1 TEMA : POLIGRAFI MENTORI : NASER ETEMI PUNUAR NGA : KUSHTRIM ADILI Tetovë 2024
  • 2. POLIGRAFI Kushtrim Adili 2 PËRMBAJTJA 1. HISTORIA E VËRTETIMIT TË GËNJESHTRËS ............................................................. 4 2. ZHVILLIMI HISTORIK I POLIGRAFIT............................................................................ 5 3.APEKTET JURIDIKE DHE ETIKE TË PËRDORIMIT TË POLIGRAFIT .................... 7 4. PJESËT E POLIGRAFIT........................................................................................................ 8 4.1-KARDIOSFIGMOGRAFI..................................................................................................... 8 4.2 GALVANOGRAFI ................................................................................................................. 8 4.3 PNEUMOGRAFI.................................................................................................................... 9 4.5 PLETIZMOGRAFI .............................................................................................................. 10 4.4 ERGOGRAFI........................................................................................................................ 10 5. KU PËRDORET POLIGRAFI.............................................................................................. 11 5.1 VENDI I TESTIMIT ............................................................................................................ 12 6. PERSONAVE QË U BËHET TESTIMI .............................................................................. 13 7. PYETJET QË PËRDOREN GJATË TESTIMIT POLIGRAFIK .................................... 14 8. FAZAT E TESTIMIT POLIGRAFIK................................................................................. 15 9. SAKTËSIA E POLIGRAFIT ................................................................................................ 18 9.1 A MUND TË MASHTROJMË POLIGRAFIN ? .............................................................. 18 9.2 KUNDËRMASAT................................................................................................................. 19
  • 3. POLIGRAFI Kushtrim Adili 3 HYRJE Shfaqja e dukurive negative shoqërore mund të lidhet me periudhën e origjinës së bashkësive njerëzore të cilat u shfaqën në mënyrat më primitive. Për të fshehur aktivitetet e tyre kriminelët kanë përdorur metoda dhe procedura të ndryshme. Në luftën kundër kundër kriminalitetit si një e keqe e përgjithshme shoqërore, shoqëria mbrohet në mënyra të ndyshme me masa parandaluese dhe represive. Kur krimi ka ndodhur, tashmë rruga drejt së vërtetës është delikate dhe e rëndë. Nga oficerët e policisë, puntorët gjyqësorë, dhe nga puntorët e tjerë, kundër krimit kërkohet shumë njohuri, këmbëngulje, sakrifica, dhe bashkëpunim të plotë me qytetarët, për të zbuluar të vërteten. Në këtë kontekst teknologjia kriminele luan një rol të spikatur ,,Pa mjete nuk ka zanat” thotë një fjalë e urtë popullore. Gënjeshtra ka egzistuar që nga vetë shoqëria, dhe ajo ka gjetur githmonë metoda dhe mjete kundër kësaj dukurie shoqërore negative. Përpjekjet për t’i bërë pengesë krimit të organizuar me mjete shkenore u bënë për të parën herë në shtetet e bashkuara të Amerikës në tridhjetëvjeçarin e fundit të shekullit të kaluar kur u krijua një mjet teknik i thirur ,,LIE DETEKTOR”. Këtij aparati në rethana profesinale ju dha emri teknik “Poligrafi” në mënyrë që të shmanget senzacionalizmi, konotacionet negative. Testet poligrafike shënojnë një numër të reagimeve trupore të ndryshme të cilët pastaj përdoren për të përcaktuar nëse dikush e thotë të vërtetën ose jo. Disa nga simptomat janë si presioni i gjakut, rrahjet e shpejta të zemrës, ndryshimet në frymëmarje, qeshjet hipokrite, djersitja e lëkurës etj. Pra poligrafi nuk tregon gënjeshtrën drejtë për drejtë por tregon shenjat e mashtrimit.
  • 4. POLIGRAFI Kushtrim Adili 4 1. HISTORIA E VËRTETIMIT TË GËNJESHTRËS Që nga egzistimi i qenies njerëore egziston edhe gënjeshtra, prandaj që nga fillimi i qytetërimit njerëzit kanë kërkuar metoda se si të dallojnë të vërtetën nga mashtrimi. Janë shpikur teknika të ndryshme për verifikimin e të vërtetës dhe zbulimin e mashtrimit, disa prej të cilave janë qesharake dhe barbare. Çdo teknikë bazohej në supozimin se një formë e reaksioneve fiziologjike do të ndodhë brenda një personi kur përballet me dhënien e përgjigjeve të caktuara lidhur me një ngjarje që është nën hetim dhe se ky reaksion fiziologik do të manifestohej në disa simptoma që ishin tregues të ndershmërisë apo mashtrimit. Metodat antike gjyqësore, për zbulimin e mashtrimit bazoheshin në besimin dhe besytninë fetare. Këto metoda bazohen në gjykimin me anë të luftimit dhe gjykimit sipas përdorimit të torturës. Gjykimi me anë të luftimit bazohej në forcën fizike që është përdorur për të zgjedhur një mosmarveshje mes dy individëve. Ato do të përfshiheshin në një betejë të vetme kur rezultati ishte i bazuar në gjykimin hyjnor. Besohej se perëndia nuk do të lejonte që fajtorët të përparonin, andaj do ti jepjin fitore personit që të vërtetën e ka në anën e tij. Në rastet kur i akuzuari ishte i pa aftë për të luftuar, përshembull kur ishte akuzuar një fëmijë, një grua, ose një i moshuar, ata kanë pasur të drejtë të emrojnë një person për të luftuar në emër të tyre. Gjykimi sipas ndikimit të perendisë është bazuar se perëndia do të ndërhynte dhe do të mbronte të pafajshëmin duke kryer një mrekulli në emër të tyre. Të provuarit Iracional – Aplikimi i mjeteve për të zbuluar të vërtetën, ka qenë karakterisitkë e kohës së vjetër dhe mesjetës. Njerëzit mund të shkaktojnë që hyjnia të japë shenjë të dukshme se cila palë flet të vërtetën ose ka të drejtë.1 Kështu në afrikë falltarët e zbulonin fajtorin nëpërmjet aromës, duke i marë erë. Në atë kohë falltarë mund të ishte vetëm personi i cili e kishte të zhvilluar shumë shqisën e të nuhatërit, kështu dalja e personit të dyshuar para tij shkaktonte djersitjen e tij aromë, kjo që mund të detektohej nga hunda e fallxhorit dhe kështu vërtetohej fajësia.2 Kinezët qysh para epokës tonë i jepnin të dyshuarit pluhur orizi të bluar, që ai të 1 Bayer, V., (1943), Kazneno Postupovno Pravo, Zagreb. 2 Sot shkenc e kriminalistikës, ka ardhur në përfundim se metodat e këtilla kanë bazë shkencore, prandaj ka ngritur edhe diciplinë të posaçme për studimin e erës, që njihet si Odorologjia. Sipas kësaj discipline shkencore, të gjithë
  • 5. POLIGRAFI Kushtrim Adili 5 përtypte dhe pas një kohe të shkurtër, kërkohej që të pështyjë. I dyshuari konsiderohej fajtor nëse pluhuri orizit nuk lagej. Sot kjo mund të shpjegohet me ndikimin e frikës dhe emocioneve, që ndikon në tharjen e gojës dhe bllokimin e tajitjes së gjendrave pështymore. Në këtë mënyrë të provuarit e fajësisë janë mbështetur në besimet e kohës se perëndia do të japë shenjë dhe do të tregoj se personi i dyshuar është jo i fajshëm ose cila nga palët është në të drejtë. Të provuarit Racional – Pas kuvendit në Lateranitin, në vitin 1215, kur Papa Inoçenti III, konstruktoi tipin e ri të procedurës penale i njohur si tipi inkuizitor, vërtetimi i fajsisë mund të bëhëj vetem me metodat racionale. Të provuarit me metoda racionale kërkonte prova të drejtëpërdrejta, të cilat mund të siguroheshin gjatë bisedave me të dyshuarin, dëshmitarët, viktimën etj. Në këtë periudhë nuk mund të bisedojmë për përdorimin e metodave shkencore për sigurimin e provave materiale (gjurmëve). Si provë kryesore (regina probationum)3 trajtohej pohimi i të pandehurit, ku i pandehuri duhej të pohonte fajsinë e tij. Përshkak të mjeteve të torturës që janë përdorur, periudha e mesjetës u quajt periudha më e errët e njerëzimit. Rezultat i zbatimit të kësaj mase drastike gjatë disa shekujve, ka qenë ai se shumë njerëz të pafajshëm kanë qenë të munduar rëndë dhe të gjykuar me vdekje, ndërsa shumë fajtorë që kanë përballuar torturën dhe nuk kanë pranuar fajin i kanë shpëtuar dënimit. 2. ZHVILLIMI HISTORIK I POLIGRAFIT Me zhvillimin e civilizimit u ndalua përdorimi i dhunës dhe shteti më nuk mund të përdorte mjetet e dhunës-torturën që të marë deklaratën nga njerëzit, prandaj duhej të mendonte për krijimin e një mjeti tjetër, jo të dhunshëm i cili do të ishte në gjendje të zbulonte njeriun kur ai gënjente, kështu u zbulua Detektori i gënjeshtrës “Poligrafi”. Në fillim të shekullit të XVIII është rekomanduar se matja e pulsit të një të “të dyshuari” është një metodë praktike, efektive dhe humane për të dalluar vërtetësinë nga gënjeshtra, dhe është një sugjerim i hershëm për të përdorur shkencën mjeksore në luftën kundër kriminalitetit. Fjala poligraf rrjedh nga fjala greke njerëzit kanë erën specifike, nuk ka dy njerëz që kanë erë identike. Prandaj janë ngritur edhe mjete për identifikimin e personit në bazë të erës. 3 Sahiti, E.,(2005), E drejta e Procedurës Penale, Prishtinë.
  • 6. POLIGRAFI Kushtrim Adili 6 “poly-shumë” dhe “graph-të shkruash” që do të thotë “shkrues i shumëfishëm” i cili mund të regjistron disa reaksione fiziologjike në një letër, të cilat pastaj shfrytëzoheshin për analizë dhe vlerësim. Poligrafi ka qenë instrumenti i parë, që njëkohësisht ka regjistruar tre reaksione trupore : pulsin, presionin e gjakut dhe frymëmarjen gjatë marrjes në pyetje. Poligrafi i parë u krijua në vitin 1921, nga John Augustus Larson, ai shpiku një aparat për të matur ndryshimet e vazhdueshme në presionin e gjakut, ritmin e zemrës, dhe ritmin e frymëmarjes, dhe u aplikau për herë të parë në punën e zbatimit të ligjit nga Departamenti i policisë në Berekeley4 . Puna e më tejshme e kësaj paisje u krye nga Leonarde Keeler. Keeler përditësoi paisjen duke e bërë të lëvizëshme dhe ia shton edhe një pjesë poligrafit Psikogalvanometrin e cila i rregjiston reagimet galvanike të lëkurës gjatë marrjes në pyetje në të në 1939. Më pas paisja e tij u ble nga FBI dhe shërbeu si prototip I poligrafit modern5 Gjithashtu Leonardi Kileri njihet edhe si babai i poligrafit. Në vitin 1948 në Çikago e kemi edhe shkollën e parë të poligrafit. Ne vitin 1949 Leonard Kileri e komercijalizoj poligrafin, dhe në vitin 1993 poligrafi futet në erën kompjuterike. Testimet e poligafit përdoren në më shume se 50 vende të botës nga institucionet qeveritare dhe private. Poligrafi sot e kesaj dite mbetet mjeti më efikas i verifikimit të së vertetës dhe zbulimit të mashtrimit dhe gënjeshtrës. Sot profesori i universitetit të Kembirxhit, Ross Anderson6 , ka konstruktuar një kostum poligrafi me 17 sensorë që arrin të kapë lëvizje deri në 120 herë në një sekondë. Ky poligraf është shumë herë më i besueshëm se paraardhësit, apo vet makina e poligrafit. Ky detektor i ri për gënjeshtrat do të mund të përdoret në Britani brenda një dekade. 4 Lie Detection: The science and Development of the Polygraph. December 6, 2002. 5 Grubin,D.;Madesen,L. (2005). “Zbulimi i gënjeshtrës dhe poligrafi: Një rishikim historic.” Journal of Forensic Psychiatri and Psychology. 16 (2): 357-369. 6 The blue Book – “ The computer Laboratory an Introduction”, Laboratori Kompjuterik I Universitetit të Kembrixhit, gusht 2007. Ëayback Machine.
  • 7. POLIGRAFI Kushtrim Adili 7 3.APEKTET JURIDIKE DHE ETIKE TË PËRDORIMIT TË POLIGRAFIT Një ndër kushtet kryesore të kryerjes së testimit është kryerja e testimit me vullnet të individit. Të dyshuarit i thuhet se është mirë ti nënshtrohet testit të poligrafit nëse ndjehet i pafajshëm. Në testim nuk ka asgjë nënçmuese për peronin i cili i nënshtrohet testimit dhe për të nuk paraqet asnjë rrezik. Poligrafi nuk është në kundërshtim me aspektin juridik dhe etik. Testimi i poligrafit është vetëm një unazë e zinxhirit të mbledhjes së informatave për individin, vëprën penale, kryersin e veprës penale, etj varësisht qëllimit të testimit. Testimi mund të kryhet në dy faza, faza paraprake dhe penale. Rezultatet e testimit përdoren si orientim ose si ndihmesë për hetimin e krimeve të njohura ose të dyshuara. Baza juridike rrjedh nga ligji për procedurë penale dhe aktet tjera. Përdorimin e poligrafit e parasheh Ligji për Policinë edhe atë në autorizmet e parapara policore. Parashihet obligim për poligrafistin që të njoftojë qytetarin me funksionimin e poligrafit dhe të mer pëlqimin e tij me shkrim për kryerjen e testimit7 . Parashikohet gjithashtu edhe e drejta për ndërprerje të testimit. Ndërsa më tutje testimin e poligrafit e regullon udhëzimi për mënyrën e kryrjes së testimit poligrfik dhe përmbajtjes së pëlqimit me shkrim për aplikimin e teknikës poligrafike. Testmi mund të kryhet edhe me urdhërin e prokurorisë publike dhe gjyqësore në RMV. Kërkesës dhe urdhërit për testim i bashkangjitet edhe materiali zyrtarë për veprën e kryer penale. Testimi poligrafik parashihet që të kryhet në hapësira të veçanta ku marin pjesë vetëm poligrafisi dhe personi që bën testimin. Nëse personi në fjalë nuk e kupton gjuhën atëherë merr pjesë edhe përkthyesi. Rezultatet e një testi të poligrafit nënkuptojnë shumë gjëra, por nuk janë të mjaftueshme si dëshmi, dhe gjykimi nuk do të bazohet në bazë të testimit poligrafik. 7 Udhëzimi për mënyrën e kryerjes së testimit poligrafik dhe përmbajtjes së pëlqimit me shkrim për aplikimin e teknikës poligrafike, Gazeta Zyrtare e RMV nr. 126/2019, neni 10.
  • 8. POLIGRAFI Kushtrim Adili 8 4. PJESËT E POLIGRAFIT Poligrafi mund të jetë analoge ose digjitale. Të dy sistemet mudësojnë që poligrafisti të shikon rrezultatet gjatë kryerjes së testimit. Sisiemi kompjuterik nënkupton që programi mund të amnalizon përgjigjet në kohë reale duke e bërë kështu procesin më pak subjektiv, anadaj poligrafisti duhet të përdor paisjet më të fundit të testimit të zbulimit të gënjeshtrave. Poligrafi standard si instrument përbëhët prej tre pjesëvë kryesore: Kardiosfigmografi, Galvanografi dhe Pneumografi.8 4.1-KARDIOSFIGMOGRAFI Kardiosfigmografi, si element bazë i çdo poligrafi, është një kombinim i një kardigrafi dhe një sigmografi. Ky instrument nuk duket shumë ndryshe nga mjeti që përdor mjeku me të cilin mat presionin e gjakut. Kjo pjesë është e lidhur rreth krahut njëjtë si paisja për matjen e gjakut si tensionmetri9 . Kur gjaku rrjedh nëpër vena, krijon një tingulll që transmetohet përmes ajrit të mbushur në pjesën e cila është e vendosur në krah. Kardiosfigmografi si element bazë regjisron : rritjen dhe zvoglimin e shtypjes së gjakut, frekuencën e rahjes së zemrës, shkalla individuale e reagimit, zgjatja e reagimit, rrahjet e pulsit dhe amplitude e valëve të pulsit10 . Gjitha këto ndryshime fiziologjike varen nga temperamenti dhe gjendja shëndetësore e individit. Tek të pafajshmit nuk ka ndonjë dallim ndërsa tek fajtorët reagimimi është i madh. 4.2 GALVANOGRAFI Më vitin 1939 Leonarde Keeler përditsoj paisjen dhe shtoi përgjigjen e lëkurës galvanike - Psikogalvanometrin ose galvanografin11 , e cila regjistron ndryshimet në aktivitetin galvanic - reklesiv të lëkurës së njeriut. Në momentet e parashtrimit të pyetjes njeriu si rezultat i reagimeve të brendshme nuk mund të regullon brendinë e organizmit- pjesën e pakontrollueshme vjen deri te djersitja dhe gjëndrat e tajitjes së djersës gjë gjenden nën lëkurën e gishtave dhe do të nxjerin më shumë djersë, në këtë rast elektriciteti i galvanogrfit ritet dhe kemi përçueshmëri më të 8 B.E.A.R FORENSICS “ Polygraph instrument and accessories | Functioning parts of lie detector 9 Krstiq, O.(2007),Zbulimi I gënjeshtrave përmes gjesteve dhe sjelljeve, shoqata ndërkombtare e kriminalistëvë,Banja luka faq 61 10 Krstiq ,O(.1989) Deluzionet dhe e vërteta për detektorin e gënjeshtës,libër shkencor, Beograd ,faq 40 11 Katherine To “Lie Detection: The Science and Development of the Polygraph”. December.6.2002.
  • 9. POLIGRAFI Kushtrim Adili 9 madhe. Kjo pjesë vendohet në gishtin e njeriut. Polariteti i krijuar në galvanograf është i kundërt me polaritetin e rymës dhe kundërshtimi i këtillë regjistrohet në omë. Reagimet e fitura regjistrohen në galvanogram. Parametrat bazë për vlersimin e galvanografit janë : • Shtegu I dyfishtë I hyrjes • Faza e fillimit të reaksionit • Shpejtësia e hyrjes gjatë reaksionit • Kohëzgjatja e reaksionit • Shtegu I dyfishtë I daljes • Ndryshimi I modelit të përgjithshëm 4.3 PNEUMOGRAFI Pneumografi ose I njohur gjithashtu si Spirograf, është një paisje që regjistron ndryshimet ne volumin e frymëmarjes, dmth raportin ndërmjet thithjes dhe nxjerjes së frymës dhe frekuencës së frymëmarjes 12 . Ne varsi të mënyrës së frymëmarjes një tub pneumotagraf vendoset rreth gjoksit ose stomakut të njeriut. Pneumografi përbëhet prej dy pjesëve e cila njëa vendoset në gjoks e tjetra në stomak. Reagimet në poligarm regjistrohen në 3 ose 4 sekonda pasi që parashtrohet pyetja13 . Parametrat bazë për vlersimin e pneumografit janë : • Raporti për marjen dhe nxjerjen e frymës • Ndryshimet në rritmin e frymëmarjes • Ndryshimet në frekuencën e frymëmarjes • Ndryshimet në amplitudë dhe vëllim • Bllokimi në frymëmarje • Dridhja e mushkërive etj. 12 Grenvik et al., “ Impedance Pneumography: Comparison Betëeen Chest Impedance Changes and Respiratory Volumes in II HEALTHY Volunteers”. 1973,. Chest, 62:439-443. 13 Aleksiq Z,Milovanoviq Z,Kriminalistika, Pravni fakultet,Beograd, 1991,faq 161
  • 10. POLIGRAFI Kushtrim Adili 10 4.5 PLETIZMOGRAFI Një Pletizmograf është një instrument për matjen e ndryshimeve në vëllim brenda një organi ose të gjithë trupit. Fjala rjedh nga grqishtja “plethysmos” – (rritje, zmadhim, mbushje) dhe “graphein” (për të shkruar). 14 regjistron mbushjen e gjymtyrëve me gjak pas psikostimulantëve. Nëse shpejtësia e hyrjes së gjakut është e barabartë me shpejtësinë e daljes së tij, nuk ndodhin ndryshime. Një ndryshim që është shumë i thekasuar në pletizmograf është kur gjatë sistolës, më shumë gjak hyn në arterjet se sa rrjedh prej tyre, kështu që vëllimi rritet gjatë sistolës. Ky ndryshim është shumë i dukshëm ne variacionet e pulsit.15 Ekzistojnë tre versione të pletizmografit: • LLoji i volumit • LLoji optik • Lloji i rezistencës 4.4 ERGOGRAFI Ergografi u shpik nga Angelo Mosso për të matur fazën optimale të performancës muskularare tek njerëzit. Interesi kryersor i Mossos për instrumentin ishte për të matur lodhjen tek njeriu. Ergografi është në instrument që mat dhe regjistron sasinë e punës që bën një muskul, shkalljen e lodhjes së tij. Poashtu regjistron dridhjet e trupit dhe vendoset në një karike të rregulluar e cila posedon jastëk shumë të ndjeshëm për trupin dhe duart, që regjistron ndryshimet në ergograf. 14 “Pletizmografia e trupit – Parimet e tij dhe përdorimi klinik” C.P. Criee. 24 tetor. 2015. 15 U.S DEPARTAMENT OF JUSTICE OFFICE OF JUSTICE PROGRAMS “ Use and Benefits of the Pohotoeletric Plethysmograph in Polygraph Testing”. 2007.
  • 11. POLIGRAFI Kushtrim Adili 11 5. KU PËRDORET POLIGRAFI Poligrafi qysh në fillim ka pasur qëllime të ndryshme të përdorimit të saj. Në fazat e para të zhvillimit të këtij instrumenti pjesët e saj kanë qenë për qëllim mjekësor. Sot poligrafi përveç në zbardhjen e veprave penale16 , përdoret edhe për të vërtetuar besueshmërinë e njerëzve në institutcionet e sigurisë dhe intelegjencës, dhe institutcionet private. Roli primar i poligrafit si pjesë e procesit të shqyrtimit të aplikantit për punësim është faktori vendimtarë në lidhje me atë se a do të jepet çertifikata e sigurisë17 . Dikush mund të kalojë testimin dhe ende I mohot punësimi, për shkaktë faktorëve mjekësorë, psikologjik etj, por marrja e lejes pa përfunduar me sukses procesin e poligrafit është jashtëzakonisht e rrallë, gati se e pamundur. Përdorimi I poligrafit ka rezultuar i suksesshëm në eliminimin e personave të dyshuar, zbulimi i ankesave të reme, testimi i informatorëve për të përcaktuar vërtetësinë e informacionit të dhënë, ndihmesa për të fokusuar hetimin mbi të dyshuarit e veçantë etj. Ndërsa në sektorin privat përdoret për keqëpërdorimet e të punësuarve si mjekët, kontabilistët, biznismenët, akuzat për ngacmim seksual, vjedhjet etj18 . Agjencitë e zbatimit të ligjit dhe agjencitë e intelegjencës në SHBA janë deri tani përdoruesit më të mëdhenj të teknologjisë poligrafike Qëllimi I përgjithshëm i testit të poligrafit është të përcaktojë nëse informacioni që u është dhënë a është i saktë. Kjo do ta përcaktojë nëse është i përshtatshëm për t’u bërë pjesë e strukturave të sigurisë apo jo 19 . Shumica e agjencive besojnë se poligrafi mund të zbulojë informata të caktuara, që në asnjë mënyrë tjetër nuk mund të meren gjatë proesit të përzgjedhjes. 16 Në RMV në vitin 2018 poligrafi është përdorur për zbardhjen e 31 veprave penale duke kryer 61 testime poligrafike. 17 Administrata Doganore dhe e Mbrojtjes së kufirit të SHBA-ve, midis viteve fiskale 2013 dhe 2016, ka shpenzuar reth 72.3 milion dollar në programin e poligrafit dhe ka kryer testime poligrafike të 32.847 aplikantëve për punësim. Homeland Security, August 4, 2017, fq. 3. 18 Aperen S.V., The polygraph as an investigative tool in criminal and private investigations, Australian Polygraph Services International, https://ëëë.diogensllc.com/polyastool.html 19 FBI I bën testimin poligrafik çdo personi I cili aplikon për punësim në agjencion. Ku merren parasyshë DEA-ja, CIA-ja, dhe në agjencitë tjera kryejnë reth 70.000 njerëz testim poligrafik në vit për marrjen e çertifikatave të sigurisë dhe punësimit në agjencitë qeveritare.
  • 12. POLIGRAFI Kushtrim Adili 12 5.1 VENDI I TESTIMIT Testimi duhet te kryhet në dhomë të posaçme, specifike, njejtë siç janë dhomat në stacionet e policisë për marrje në pyetje20 . Në mënyrë ideale, testi i poligrafit duhët të kryhet në një dhomë të qetë, private, 90% e izoluar nga zëri. Zhurmë të tilla si, zilja e telefonit, ose bisedave e personave jashtë dhomës së provimit, ose prania e hetuesve ose spektatorëve tjerë në dhomë do të sjelin shqetësime dhe shqpërendrime që nga ana tjetër do të ndikonin në inçizimet e ndryshme fiziologjike dhe psikologjike21 . Dhoma mund të ketë një dritare pasqyrë vëzhgimi dhe të këtë paisje për regjistrim të testimit. Disa karakteristika tjera për dhomën ku bëhet testimi poligrafik janë : Dhoma nuk duhët të jetë e ftohtë ose e nxehtë, por me temperaturë normale që nënkupton të ketë paisje për matjen e temperaturës, dhoma nuk duhet të ketë fotografi në mure ose dekorime, nuk duhet të ketë telefona celularë dhe para derës duhet të ketë një dritë ku tregon se kryhet testim, Duhet të ketë karrike për personin që testohet dhe poligrafistin si dhe një tavolinë për paisjet e poligrafit. Karrikja e poligrafistit duhët të jetë me rrota, kurse karrikja e të testuarit duhet të jetë e ndërtuar për të sigururar të ndenjunit e duhur dhe komod. Dhomat zakonisht kanë dritare pasqyrë, që nga ana tjetër e dritares vëzhgojnë udhëheqësit, ose kërkuesit e testimit (zakonisht drejtorët) etj.Hapësira nuk duhet të jetë e vogwl që të mos ketë efekt klaustrofobik. Në dhomë duhet të jetë vetëm poligrafisti dhe personi që testohet, nëqoftëse ka nevojë mund të marë pjesë edhe përkthyesi. 20 Leëis & Dickstein “ Hoë to prepare for a Police Polygraph Examination’. By Michigan Criminal Defense. Octember 25, 2023. 21 Në një rast kur po zhvillohej testimi me poligraf, pas një pune prej dy orëve, në zyrë u fut një mizë e cila fluturonte pandalë, që e shqetësojë personin aq shumë sa që ndikoi në ritjen e presionit të gjakut. Kjo nidkoi që të ndërpritet testimi dhe të vzhdojë tjetër ditë.
  • 13. POLIGRAFI Kushtrim Adili 13 6. PERSONAVE QË U BËHET TESTIMI Testi mund t’u bëhet vetëm personave të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe psiqike. Sa i përket moshës nuk është e kufizuar mund t’i bëhet edhe fëmijëve por edhe personave në moshë të vjetër , mjafton që personi që e bën testimin të jetë psikofizikisht dhe fiziologjik i shëndoshë dhe të mos jetë nën ndikimin e alkooholit ose substancave tjera. Testimi nuk ju bëhet personave që janë psikofizikisht në gjendje jot të mirë, personave që janë nën ndikimin e alkooholit, nën ndikimin e lëndëve narkotike, në ndikimin e tabletave, personave që janë në gjendje të rëndë emocionale dhe gjendje stresi. Sipas disa studimeve rezulton se personat që përdorin medikamente rezulton se ato kanë ndikim në rezultatet e testimit, andaj personi duhet të pyetet nëse ka përdorur medikamente, apo substaca tjera ose diçka të tillë. Varësisht të nevojës personit mund ti bëhet edhe një tetstim i gjakut përpara se të fillohet me testimin poligrafik. Ligji parasheh edhe kategoritë të cilët nuk mund të ju bëhet testimi : • Personave që kanë sëmundje serioze të zemrës • Personave që janë të sëmurë psikofizikisht • Personave në gjendje stresi • Personave të cilët përdorin medikamente për qetësim • Personave që janë nën ndikimin e alkooholit, lëndëve narkotike ose substancave psikotropike. • Grave që janë shtatzënë • Personave me sëmundje shpirtërore dhe gjendje të rëndë emocionale
  • 14. POLIGRAFI Kushtrim Adili 14 7. PYETJET QË PËRDOREN GJATË TESTIMIT POLIGRAFIK Testimi poligrafik është shumë i ngjajshëm me testet psikologjike por nuk janë të njejta. Testimi polligrafik kryhet duke përdorur një sërë testesh të cilët janë të dizajnuara për të vlersuar vërtetësinë dhe mashtrimin ose edhe gabimet, ngjajshëm siç bëhen pyetjet në stacionet policore ndaj të dyshuarve. Në testimin poligrafik egzistojnë katër llojesh pyetjesh që përdoren. 22 Në një testim përdoren vetëm një ose dy lloje pyetjesh, varësisht prej llojit të teknikës së pyetjeve. Disa nga llojet e ndryshme të pyetjeve që përdoren në testimin poligrafik janë : • Pyetjet relevante • Pyetjet për kontrollim • Pyetje të pa rëndësishme • Pyetjet për informacion sekret Pyetjet relevante kanë të bëjnë me qëllimin se për çka është nën hetim personi. Ato mund të jenë të pyetje të përgjithshme dhe specifike. Pyetjet relevante duhet të jenë të rëndësihme, duhet të jenë të formuluara ashtu që të kuptohet në mënyrë të njëjtë si nga poligrafisti ashtu edhe nga personi që testohet. Këto pyetje nuk duhet të përmbajnë fjalë të turpëshme, racore, nënçmuese, degraduese ose fyerse, pyetjet nuk duhet të kërkojnë opinion, pra duhet të formulohen që të marrim përgjigjen me “PO” ose “JO”.23 Një shembull i pyetjes relevante është : A e dini se kush ka gjuajtur ndaj X personit ? A e keni vrarë ju X personin? A ishit të pranishëm kur X personi u qëllua ? A keni gënjyer në ndonjërën prej këtyre pyetjeve ? Pyetjet kontrolluese janë e kundërta e pyetjeve relevante, dhe këto pyetje parashtrohen me qëllim të bërjes së krahasimeve. Një shembull i pyetjes kontrolluese do të ishte : Që kur keni dalë nga burgu a keni kryer ndonjë vjedhje? Reth një jave më parë, a keni vrarë një njeri gjatë një vjedhje në Tetovë ? 22 Polygraph Questioning Thechniques, 4 january, 2010. 23 Ansley N., Question Formulation, Polygraph, 2009, fq. 50.
  • 15. POLIGRAFI Kushtrim Adili 15 Pyetjet e parëndësishme janë pyetje që nuk krijojnë asnjë ndikim dhe asnjë lidhje me rastin që hetohet. Shembull i pyetjeve të parëndësishme : A keni pirë cigare ndonjëherë ? A keni qëndruar në Tetovë mbrëmë? A është emri juaj Fred? Etj. Pyetje për informacionin të fshehur janë pyetje që synojnë të nxjerin informacione sekrete dhe detaje në lidhje me personin ose veprën penale, varësisht se çka hetohet. Varësisht prej qëllimit, testet e poligrafit mund të klasifikohen në teste kontrolluese dhe operative. Testet kontrolluese bëhen me qëllim që para testimit të vërtetohet mënyra specifike e reagimit fiziologjik të të dyshuarit me pyetjet e parashtruara, që më vonë këto reagime të mara gjatë testimit të krahasohen me ragimet e marra gjatë testit të parë. Përdoren dy metoda bazë : Metoda direkte, metoda indirekte ose metoda me pyetje kontrolluese. Poligrafisti vetë vendos për numrin dhe përmbajtjen e pyetjeve në test, sipas nevojës ai mund të konsultohet me kërkuesin ose udhëzuesin e kryerjes së testit.24 Sipas analizës së materialit të dorëzuar, dhe qëllimit të testimit poligrafisti përgadit testet dhe pyetjet për testim. Nëse ka nevojë poligrafisti mund të konsultohet me kërkuesin ose udhëzuesin e testimit ( prokurorin, gjykatësin, drejtorin e njësisë organizative etj). Nëse testimi kryhet në lidhje me veprën penale atëherë parashihet që të shihet se personi a ka njohuri në lidhje me veprën penale, cilët njohuri i ka dhe të vërtetohet Alibia e tij. Intervista që kryhet nëpërmjet poligrafit, nuk mund të zgjasë më shumë se 3 orë, kurse për një ditë mund të testohen jo më shumë se dy persona. 8. FAZAT E TESTIMIT POLIGRAFIK Testimi i poligrafit është metodë e komplikuar dhe zgjatë shumë, andaj ky proces kalon nëpër disa faza25 : • Përgaditja për kryerje të testimit • Kontakt Intervista • Faza e Testimit • Faza përfundimtare 24 Udhëzimet për mënyrën e kryerjes së testimit poligrafik dhe përmbajtjes së pëlqimit me shkrim për aplikimin e teknikës poligrafike, Gazeta zyrtare e RMV nr.126/2019, neni 10. 25 Axeligence “ The Entire Polygraph Testing Procedure (4 Phases) Explained. February 13,2024.
  • 16. POLIGRAFI Kushtrim Adili 16 Përgatitja për testim - Në këtë fazë poligrafisti njoftohet në detaje për lëndën dhe se për çfarë qëllimi bëhet testimi. Duhët paraprakisht të mbledh sa më shumë që është e mundur informata varësisht se për cfarë qëllimi kryhet testimi. Sa më shumë informata të mbledhura rritin mundëisinë që testimi të realozohet me sukses. Bëhet analizimi i lëndës, studimi i gjithë materialit, dëshmive që janë pjesë e lëndës penale, analizohen procesverbalet etj. Faza e kontakt-intervistës- Gjatë kësaj faze bëhët njoftimi mes tyre dhe adoptimi i personit që do të kryejë testimin. Intervista paraprake zgjat rreth një orë dhe përpiqet që të hiqet çdo ndikim i vëmendjes nga jashtë.26 Qëllimi është që të relaksohet personi në mënyrë që të jetë i rehatshëm dhe komod, dhe të jetë i aftë për të kuptuar se si funksionon procesi. Faza e parë e testimit është faza qe zgjat më shumë, pas një prezantimi të përshtatshëm poligrafisti do të diskutoj qëllimin e testimit. Para se të filloj testimi duhet të nënshkruhet pëlqimi për kryerjen e testimit. Poligrafisti duhet ti tregoj se ky instrument përdoret për të zbuluar gënjeshrën dhe se është e rëndësishme të përgjigjet me vërtetësi.27 Më pas kryhet shpesh një “test stim” dhe personit i kërkohet që të gënjejë qëllimisht dhe më pas testuesi raporton se ai ishte në gjendje ta zbulonte këtë gënjeshtër. Duhet ti shpjegohet se testimi nuk paraqet asnjë rrezik për trupin dhe shëndetin e tij, ti shpjegohet për funksionin e secilës pjesë të poligrafit. Më pas i dyshuari ulet në një karrike e cila është mjaft e rehatëshme, dhe pastaj në trupin e tij vihen dy kabllo, njëra rreth stomakut dhe tjetra në krahëror. Në dorën e majtë vihet një kabllo e njejtë sikur që është ajo e matjes së shtypjes së gjakut, ndërkaq në gishtat e dorës së majtë vëndohen matësit, ndërsa te gishti i mesëm i dorës së djathtë vendoset një kapëse. Faza e kryerjes së testimit - Pasi që regullohet aparatura, fillohet me pyetjet. Pyetjet që parashtrohen duhet të jenë të qarta, precise, të shkurta, të kuptueshme, të përshtatshme në nivelin arsimor dhe intelektual të personit. Gjatë testimit poligrafisti evidenton të gjitha lëvizjet motorike, mimikën dhe pantomikën e personit, si dhe ndryshimet psikomatike që ndodhin në trupin e personit që testohet, ngjyrën e verdhë ose të kuqe të fytyrës, zërin dhe të zezën e syrit etj. Së pari hetuesi harton një fletë me 10 pyetje, ku 6-7 pyetje janë nga jeta e përditshme që kanë të bëjnë me emrin, mbiemrin, datëlindjen, prindërit, etj, kurse 3-4 pyetje kanë të bëjnë me veprën 26 British Polygraph Testing “ Lie Detector Test, Polygraph Test” 27 Lie detector test Australia “ The Thre Major Stages of a Lie Detector Test” Feb 25, 2024.
  • 17. POLIGRAFI Kushtrim Adili 17 penale. Pyejtet kritike që janë në lidhje me veprën penale janë të renditura kah mesi i pyetjeve. Kur hetuesi i prashtron pyetjet që kanë të bëjnë me krimin, nëse njeriu është fajtor atëherë intrumenti reagon duke regjistruar zmadhimin e punës së frymëmarjes, djersitjes, dhe pulsit të zemrës28 . Udhëheqësi ka qasje në monitorin e kompjuterit ku shihen regjistrimet që bëhen gjatë testimit. Në deskop shihen pesë linja që kanë ngjyrë të ndryshme, të cilat kur njeriu gënjen ato fillojnë të ngrihen. Faza përfundimtare e testimit – Fokusohet në analizën e rezultateve të grumbulluara nga testimi me poligrafin. Në rast se diagramet tregojnë pozitivitet dhe nuk tregojnë në të dyshuarin e vërtetë atëherë kryhet një bisedë e shkurtër me qëllim të vërtetimit të pafajsisë së tij ose sinqeritetit. Pastaj ai falemenderohet për kohën që e ka ndarë dhe përcillet jashtë dhomës ku është kryer testimi. Tek personat që kanë mashtruar dhe gënjyer poligrafisti shpreh përfundimin e tij në lidhje me fajsinë ose të gënjyerit. Intervista përfundimtre ka për qëllim që përfundimisht të vërteton, balancon, dhe të vlerëson rezultatet e nxjerra paraprakisht. Në këtë fazë poligrafisti nxjer “gjykimin” përfundimtarë në bazë të impresioneve nga të gjitha fazat tjera. Në disa raste rezultati është i qartë dhe i disponueshëm menjëherë. Në rethana të tjera mund të jetë e nevojshme që të bëhet një rishikim dhe kontrollim të cilësisë së testimit para se rezultati i testimit të prezantohet. Sipas kësaj shkalla e saktësisë gjatë interpretimit të rezultateve të testit në masë të madhe varet nga përvoja e poligrafistit, aftësisë së tij, si dhe aftësive mentale dhe fizike të personit që i bëhet testimi.29 Poligrafisti përpilon raport për testimin e kryer. Raporti përmban këto të dhëna :30 • Të dhëna për kërkuesin ose urdhëruesin e kryerjes së testimit • Vendi dhe koha e kryerjes së testimit • Të dhëna për personin që i bëhet testimi • Përshkrim për arsyet e testimit • Konstantimin dhe mendimin e tij në lidhje me personin Ky raport i dërgohet kërkuesit ose urdhëruesit për kryerje të testimit poligrafik. 28 Qebir Avziu “Hyrje në Kriminalistikë”. Tetovë. fq.346. 29 Naser Etemi “Taktika Kriminalistike 1”. Gostivar 2020. Fq.157. 30 Udhëzim për mënyrën e kryerjes së testimit poligrafik dhe përmbajtjes së pëlqimit me shkrim për aplikimin e teknikës poligrafike, neni 19, Gazeta Zyrtare e RMV, nr. 126/2019.
  • 18. POLIGRAFI Kushtrim Adili 18 9. SAKTËSIA E POLIGRAFIT Megjithëse ka disa debate në komunitetin shkencorë në lidhje me efikasitetin e poligrafëve, vlerësimet e poligrafisë nga organet shkencore dhe qeveritare në përgjithësi sugjerojnë se poligrafët mund të mposhten nga kundërmasat, dhe janë një mjet i papërsosur për të vlerësuar vërtetësinë 31 . Kjo dmth se ende nuk kemi komfirmim të plotësishëm shkencor për saktësinë e tij. Një ndër arsyet është së poligrafisti konstatimin e tij nuk e jep vetëm në bazë të rezultateve të testit por edhe në bazë të të gjithë faktorëve tjerë që manifestohen para, gjatë dhe pas testimit. Studimet e ndryshme kanë ardhur në përfundim se saktësia e poligrafit lëviz në përqindje të ndryshme prej 70 deri ne 96 %. Nga këto të dhëna mund të konstatojmë se poligrafi nuk është qind për qind i sigurtë, prandaj edhe vlera e saj nuk pranohet si dëshmi, kjo nënkupton që për të qenë e pranueshme duhet të jetë e sigurtë 100%.32 Rrezulatet e testimit poligrafik nuk janë të pagabueshme, por ato janë shumë më të besueshme se sa intuita jonë subjektive. Përshkak të poligrafit, shumë më mirë mund të hetojmë veprën penale ose ndonjë individ të caktuar,andaj kjo do të mbetet si një armë tjetër në arsenalin e mjeteve hetimore dhe shkencore. 9.1 A MUND TË MASHTROJMË POLIGRAFIN33 ? A është e mundëshme të genjeh poligrafin ? Është e mundëshme por është shumë e vështirë dhe nëse ke të bëjsh me poligrafist me përvojë gati se e pamundëshme të merren masa kundër tij! Ekziston konsensuesi midis shkencëtarëve se testimi poligrafik nuk ka bazë shkencore përshkak se nuk është i sigurtë 100%. Disa spiunë si : Ignatz Theodor Griebl, Jiri Pasovsky, Nikolas Sirgado, Aldrich Hazen Ames, Ana Belen Montes dhe Leonardo Aragoncillo kanë kaluar me sukses testimin me poligrafin. Një nga vrasësit serik më të njohur në historinë e SHBA-ve e ka kaluar poigrafin dhe ka vrarë përsëri. Të gjitha këto raste tregojnë se mund të mashtrojmë poligrafin, por parashtrohet pyetja se sa mund të mashtrohet dhe nga kush. Rastet e mashtrimeve janë shumë të ralla. Shumica e poligrafistëve janë të qëndrimit se poligrafi nuk mund të 31 “Vleshmëria shkencore e testimit të poligrafit”, Uashington, DC:Zyra e kongresit të SHBA për Vlerësimin e teknologjisë. 1983. 32 Aleksiq Z.,Milovanovic Z.,Kriminalistika,Pravni fakultet,Beograd,1991,faq.165. 33 “Monitor mbi Psikologjinë – Poligrafi në dyshim”. Shoqata Amerikane e Psikologjisë. Korrik. 2004.
  • 19. POLIGRAFI Kushtrim Adili 19 mashtrohet. Sipas poligrafistëve që të mashtrosh testin duhet ose të mos e bësh testimin ose të thush të vërteten, dhe se nuk ka ndonjë opsion të tretë. 9.2 KUNDËRMASAT Janë përshkruar disa kundërmasa të propozuara dhe dizajnuara për të kaluar testet poligrafike. Ekzistojnë dy lloje kryesore të kundërmasave : “Gjendja e përgjithëshme” ( që synon të ndryshojë gjendjen fiziologjike ose psikologjike të njeriut gjatë testit ) dhe “Pika specifike” ( që synon të ndryshojë gjendjen fiziologjike ose psikologjike në periudha specifike gjatë ekzaminimit, ose për të rritur ose ulur përgjigjet gjatë periudhave kritike të ekzaminimit ). • Gjendja e Përgjithshme : I pyetur se si e kaloi testin e poligrafit, oficeri I Agjencisë Qendore të Inteligjencës u kthye në nishan të KGB-së, Aldrich Ames shpjegoi se ai kërkoi këshilla nga kujdestari i tij sovjetik dhe mori udhëzimin e thjeshtë për të : “Flini një gjumë të mirë dhe pushoni, dhe shkoni në provë të pushuar dhe të relaksuar. Jinni të sjellshëm me poligrafistin, zhvilloni një raport dhe jinni bashkëpunues dhe përpiquni të ruani qetësinë”.34 Për më tepër, Ames shpjegoi, “Nuk ka magji të veçantë…Besimi është ajo që e bën atë. Besimi dhe një mardhënie miqësore me poligrafistin…raporti, ku buzëqeshni dhe e bëni atë të mendojë se ju pëlqen”.35 • Gjendja Specifike : që personi të regjistrojë mendërisht kontrollin dhe pyetjet përkatëse ndërsa poligrafisti i shqyrton ato përpara se të fillojë marrja në pyetje. Gjatë marrjes në pyetje personi duhet të kontrollojë me kujdes frymëmarrjen e tij ndërsa u përgjigjet pyetjeve përkatëse dhe të përpiqet që të rrisë artificialisht rrahjet e zemrës gjatë pyetjeve të kontrollit, për shembull duke menduar diçka të frikshme ose emocionuese, ose duke duke shpuar veten me një objekt me majë, të fshehur diku në trup. Në këtë mënyrë rezultatet nuk do të tregojnë një reagim domethënës për asnjë nga pyetjet përkatëse.36 34 Ëeiner, Tim, David Johnston dhe Neil A. Leëis, Tradhtia : Historia e Aldrich Ames, një spiun amerikan,1995. 35 “Ames: Spy I ndarë, Agjenti Jeton”. 2013-12-12. 36 Lykken, David T. A Tremor In the Blood: Uses and Abuses of Lie Detector, 2nd ed., Neë York: Plenum Trade, 1998.
  • 20. POLIGRAFI Kushtrim Adili 20 LITERATURA E SHFRYTËUAR - Naser Etemi. “ Taktika Kriminalistike 1 “, Gostivar, 2020. - Qebir Avziu. “ Hyrje në Kriminalistikë “, Shkup, 2019 - Roso, Z., “ Poligraf u Kriminalistici “, Zagreb. 1995 - Aperen S.V “ The polygraph as an investigative tool in criminal and private investigation” - Ansley, N., “Question Formulation in Polygraph”, 2009 - Galianos John., “Bief History of Polygraph”,https://galianospolygraphe.com/en/html - John, E. Reid, “A Revised Questioning Technique in Lie-Detection Test”, 37 J. - Krstic,O., “Zablude I istina o Detektoru lazi”, Nucna Knjiga, Beograd, 1981. - Peters R., “Predictions of Polygraph Results vs Field Examinations”, APA magazine, American Polygrph Association, November/December 2017, Volume 50,6. - Polygraph Questioning Techniques, 4 Janar, 2010. - Ligji për bazën nacionale të të dhënave kriminalistike-zbuluese, Gazeta zyrtare e RMV, nr 120/2009. - Ligji për procedurë penale, Gazeta zyrtare e RMV, nr.150/2010, nr 51/2011, 100/2010.