Prof. HASAN
CËRVADIKU
Autobiografi
Prishtinë, 2024
4 AUTOBIOGRAFI
Recensent:
Hajdin ABAZI, Dr. As.
Lektor:
Fazli HAJRIZI, prof.
Përgatitja artistike & ballina:
Agon CËRVADIKU
Erëmon CËRVADIKU
Botues:
Shtëpia botuese ”Lena Grafik” Prishtinë, 2024
Libri jepet falas
Prof. Hasan Cërvadiku 5
AUTOBIOGRAFI
6 AUTOBIOGRAFI
Prof. Hasan Cërvadiku 7
PARATHËNIE
Gjithë jeta ime ka qenë e lidhur me arsimin. Jam përpjekur me
tërë qenien për ta dhënë kontributin tim për arsimimin dhe edukimin
sa më të mirë të brezit të ri, në frymën kombëtare e demokratike.
Në këtë drejtim jam përpjekur dhe besoj se kam lënë gjurmë të mira.
Këtë ma thotë ndërgjegjja ime e pastër, e cila asnjëherë nuk më ka
shuplakosur në jetë. Dokumentacionin personal, ashtu sikurse atë të
shkollave ku kam punuar, e kam ruajtur dhe arkivuar me kujdes.
Megjithatë, shumëçka kanë përpirë flakët e piromanëve, serbë
bashkë me shtëpinë në vendlindje, në Poklek.
Pasi u pensionova, kisha kohë të mjaftueshme për t’i marrë edhe
një herë nëpër duar fotografitë, dokumentet e ndryshme, poezitë
(tepër modeste) mirënjohjet, letërkëmbimet, shkrimet në gazeta etj.
Kështu, më lindi dëshira të shkruaj dhe ta përgatis për shtyp një
libër monografik si ky, me kujtime e shkrime të ndryshme. Këtë e
kam kuptuar jo vetëm si detyrë morale, por edhe si dëshirë të
brendshme për të kujtuar rrugën time kryesisht të lidhur me arsimin
tonë. E mbarështrova dhe ua lashë amanet fëmijëve të mi që ta
botojnë tek pasi të vdes unë - natyrisht, nëse e vlerësojnë të
arsyeshme.
Qysh në fillim të karrierës sime si mësimdhënës më kanë shërbyer
këshillat dhe udhëzimet e profesorëve të mi në Normale dhe në
Fakultetin Filozofik. Kam mbajtur, siç thonë vëth në vesh këshillat e
vyeshme që gjuhëtari e intelektuali i madh, Eqrem Çabej, përmes një
letre, ua kishte dhënë mësuesve të kohës së tij. Ato këshilla më kanë
shërbyer dhe ndihmuar shumë. Në letrën e tij drejtuar mësuesve, ai,
midis tjerash, shkruante: “Jeta e njeriut është një fragment i planeve,
dëshirave dhe ëndrrave të tij, prandaj duhet t’iu kushtohet planeve,
dëshirave dhe ëndrrave të tij më kryesore... Detyrën e shenjtë të
mësuesit duhet kuptuar jo si profesion, por si mision!”
Ashtu si kanë punuar disa mësimdhënës të mi të devotshëm për
formimin tonë të mirë e të drejtë, ashtu jam përpjekur edhe unë që të
8 AUTOBIOGRAFI
kontribuoj në formimin e nxënësve të mi që i mësoja. Kam pasur
shumë kujdes që të bëj gjithçka të mirë në formimin e drejtë të
karakterit të nxënësve të mi, sepse gabimet në këtë drejtim janë të
pakorrigjueshme, të pandreqshme. Jam përpjekur t’i edukoj përmes
sjelljes sime, pra shembullit tim. Kam qenë i kujdesshëm që të sillem
mirë me nxënësit e mi, i vetëdijshëm se një sjellje e imja e mirë e
njerëzore vlen më shumë se njëqind këshilla moralizuese.
Kam punuar dekada me radhë me ditar në dorë. Dashuria ndaj
dijes, gjuhës, kulturës dhe historisë së popullit shqiptar, edhe
përkundër vështirësive e pengesave të ndryshme, nuk më është
zbehur asnjëherë. Në këtë libër biografik jam përpjekur të ravijëzoj
sakrificat që kemi bërë për gjuhën dhe shkollën shqipe. Jam
përpjekur të jem sa më objektiv dhe të shlyej një borxh sado të vogël
ndaj nxënësve e mësimdhënësve që lanë gjurmë të mira në arsimin
tonë.
Këtë libër biografik e kam ndarë në tri pjesë dhe në dhjetëra
rrëfime të shkurtra, ku kam folur për veten e familjen; për
Cërvadikët e Poklekut, të cilët janë muhaxhirë të shpërngulur me
dhunë nga Sanxhaku i Nishit në vitet 1877-1878; për shkollimin tim
fillor, të mesëm e të lartë; për punën si mësimdhënës në tetëvjeçaren e
Turiçefcit, si zëvendësdrejtor në shkollën fillore “Faik Konica” në
Prishtinë; pastaj si mësimdhënës në Shkollën Normale, në QAMO; si
drejtor në Gjimnazin Filologjik “Eqrem Çabej”; për dhunën e terrorin
serb me të cilin jemi ballafaquar sidomos gjatë viteve ‘90; për
vështirësitë ekonomike pas ndërprerjes së të ardhurave, për
organizimin e mësimit në shtëpi shkolla dhe kthimit në objektin e
Gjimnazit; për kërcënimet e vazhdueshme; për punën si mësimdhënës
(1995-2005) etj. Në fund kam përgatitur një historik të shkurtër e
modest, besoj me interes, për Gjimnazin Filologjik “Eqrem Çabej”.
Kështu, historinë time 44 vjeçare në arsim e kam ilustruar me shumë
fotografi, që kur isha nxënës në fillore, në Normale dhe në Fakultetin
Filozofik, por edhe në kohën kur isha profesor e drejtor. Kam ruajtur
dëftesat e vendimet e ndryshme, të cilat, jam i bindur, e ilustrojnë më
mirë tekstin. Në fund kam shtuar tri-katër poezi, të cilat i kam shkruar
në kohë të ndryshme. Asnjëherë nuk kam pretenduar të bëhem
Prof. Hasan Cërvadiku 9
shkrimtar si disa shokë të Normales apo të studimeve (Rifat Kukaj,
Rrahman Dedaj, Azem Shkreli, Rrustem Berisha, Ali Podrimja etj.),
ndonëse kam pasur prirje për të hartuar.
Jam i bindur se, pas vdekjes sime, fëmijët e mi do ta çojnë në
vend amanetin. Rendi e kërkon që këtë libër modest t’ia ofrojnë
redaktorit, pastaj recensentit e pse jo edhe ndonjë lektori, sepse ka
mundësi që t’më jetë përvjedhur ndonjë gabim drejtshkrimor. Edhe
pse nuk e di se cilët do të jenë, i falënderoj me këtë shkrim. Një
falënderim i veçantë shkon për miqtë, kolegët, nxënësit, fëmijët e
mi, të cilët gjithmonë më kanë kuptuar dhe përkrahur pa rezervë!...
Autori
10 AUTOBIOGRAFI
Prof. Hasan Cërvadiku 11
RECENSION
Autobiografi është një libër që është mjaft i rrallë dhe tepër
karakteristik, sepse në të janë ndërthurur shumë aspekte natyrshëm në një
tërësi historike. Ajo është jetëpërshkrim i autorit të saj, profesorit Hasan
Cërvadiku, shkruar në vetën e parë njëjës; pra është vetë autori i cili na
rrëfen. Por nuk është vetëm kaq, në fakt, është shumë më tepër. Në këtë
libër mund të ndiqet edhe zhvillimi arsimor në Kosovë, duke parë
trajektoren e arsimimit të profesorit Cërvadiku: nga shkolla fillore,
Gjimnazi i Ulët, Shkolla Normale 5-vjeçare, studimet albanologjike në
Fakultetin Filozofik.
Në këtë libër, po ashtu, frymon dashuria e pafund e mësimdhënësit për
arsimin dhe edukimin e brezit të ri, e cila, sikurse e thotë autori duke cituar
Eqrem Çabejn, nuk ishte vetëm profesion, por edhe mision. Nuk e bënin
të tillë vetëm përkushtimi për edukimin e brezit të ri, dhe sfidat edukative,
por edhe rrjedha historike nëpër të cilën kaluan shqiptarët e Kosovës, e
që, në miniaturë, pasqyrohen në rrëfimet autobiografike të profesorit
Hasan Cërvadiku: pengesat nga brenda të regjimit serb kundër arsimimit
në gjuhën shqipe deri te ndalimi i saj, mbyllja e shkollave shqipe, e si
rezistencë kombëtare – vazhdimi i organizimit të arsimimit shqip më vete
në shtëpi private të kthyera në shkolla nën ndjekjen, përndjekjen,
arrestimet e burgosjet si dhe maltretimet e panumërta të mësimdhënësve
e të nxënësve, por edhe përpjekja për t’u rikthyer në objektin shkollor pasi
që shkolla ishte e nxënësve dhe ata aty duhej të mësonin.
Në të tria këto dimensione, ky libër autobiografik është një dëshmi më
vete e kohës. E vlerën ia shtojnë këtij libri faksimilet e shumta, që janë
faktografi e cila flet vet aq shumë (ndaj dhe autori vetëm i ka prezantuar,
thuaja pa i komentuar fare). Sikur të kishte libra të këtillë më shumë,
kështu bindës dhe faktografik, do të hidhej shumë dritë në rrugëtimin e
arsimit në gjuhën shqipe por edhe të heronjve të tij: mësimdhënësve. Një
ndër këta të shquar madje është edhe profesori Hasan Cërvadiku.
Dr. As. Hajdin Abazi,
recensent
12 AUTOBIOGRAFI
Prof. Hasan Cërvadiku 13
PJESA E PARË
14 AUTOBIOGRAFI
Prof. Hasan Cërvadiku 15
NË HAPAT E HISTORISË - NJË VËSHTRIM
I PËRJETIMEVE DHE I SFIDAVE TË
SHQIPTARËVE (MUHAXHIRËVE)
NGA SANXHAKU I NISHIT (1877 – 1878)
Në gjysmën e dytë të shekullit XIX, shqiptarët jetonin në territorin e
Sanxhakut të Nishit, një njësi administrative - territoriale e Perandorisë
Osmane me qendër në qytetin e lashtë të Nishit, që dikur ishte qendër e
Dardanisë ilire. Kjo periudhë shënon një fazë të rëndësishme të historisë
së shqiptarëve në këtë rajon. Pjesa më e madhe e komunitetit shqiptar
ishte përqendruar në qarqe të ndryshme, duke përfshirë Qarkun e
Toplicës, Nishit, Vranjës dhe Pirotit. Shqiptarët ishin pjesë autoktone e
Sanxhakut të Nishit, duke populluar mbi 700 vendbanime, të cilat shpesh
ishin të përziera me komunitete të tjera. Nga viti 1833, me fitoren e
autonomisë kulturore nga Perandoria Osmane, Serbia filloi planet për
pushtimin e tokave shqiptare. "Naçertanija" e Ilija Grashaninit, një
program për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre, që u implementua
me qëllimin për ta krijuar një shtet serb "të pastër etnikisht".
Më 16 dhjetor 1877, ushtria serbe filloi një fushatë masive kundër
popullsisë së pambrojtur shqiptare të Sanxhakut të Nishit. Fshatrat
digjeshin flakë, shqiptarët u masakruan, shtëpitë e tyre u shkatërruan, dhe
dhuna u shfaq në mënyrat më mizore dhe më barbare. Në këtë akt të
tmerrshëm, forcat serbe u mbështetën edhe nga forcat ruse. Nëpër
lumenjtë Moravë dhe Nishavë, qindra e mijëra kufoma shqiptare, rridhnin
lumë, duke shpërndarë trishtim në të gjithë Sanxhakun e Nishit.
Udhëpërshkruesit serbë dëshmuan për dhunën dhe vdekjen e shqiptarëve,
ndërsa përshkrimet e mizorisë së luftës ndaj tyre shënuan një periudhë të
zezë në historinë e popullit shqiptar.
Pas dëbimit të shqiptarëve, Serbia filloi një proces kolonizimi, duke e
zëvendësuar popullsinë shqiptare me elementin sllav. 1
1
AGJENCIA SHTETËRORE E ARKIVAVE TË KOSOVËS, KATALOG I
EKSPOZITËS, DËBIMI I SHQIPTARËVE, NGA SANXHAKU I NISHIT,
1877/78, Prof. dr. Jusuf Osmani.
16 AUTOBIOGRAFI
Trevat e banuara me popullsi shqiptare gjatë
sundimit osman 1878, të organizuara në vilajete
Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve (muhaxhirëve) shënuan një
periudhë të vështirë, duke i detyruar ata të vendoseshin në trevat rreth
Prof. Hasan Cërvadiku 17
kufirit me Serbinë e sotme. Ata shpresonin që një ditë do të ktheheshin
në vendlindjen e tyre. Sot, ky episod i tmerrshëm në historinë e
shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit mbetet një kujtim i përhershëm, dhe
e drejta për pronën mbetet një çështje e pandryshueshme për
pasardhësit e atyre që u dëbuan nga trojet e tyre nën dhunën e pushtetit
serb.2
Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit (1877 – 1878)
Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit (1877 – 1878)
2
AGJENCIA SHTETËRORE E ARKIVAVE TË KOSOVËS, KATALOG I
EKSPOZITËS, DËBIMI I SHQIPTARËVE, NGA SANXHAKU I NISHIT,
1877/78, Prof. dr. Jusuf Osmani.
18 AUTOBIOGRAFI
RRUGËTIMI I MUHAXHIRËVE DËBIMI
NGA SANXHAKU I NISHIT NË KOSOVË
Dëbimi i shqiptarëve (muhaxhirëve) nga Sanxhaku i Nishit dhe
vendosja në Kosovë në vitet 1877 dhe 1878, shënoi një kapitull të
dhimbshëm në historinë e popullit shqiptar. Pas luftës ruso-turke të
vitit 1877-1878, një valë e madhe dëbimesh ndodhi ndaj popullsisë
shqiptare në rajonin e Sanxhakut të Nishit. Këta shqiptarë u dëbuan
dhunshëm nga trojet e tyre dhe u nisën në një rrugëtim të vështirë drejt
Kosovës, Maqedonisë dhe, edhe më tej, drejt Anadollit.
Dëbimi i shqiptarëve nga Toplica e Shqipërisë 1878
Për shumë prej tyre, Kosova u bë destinacioni kryesor. Popullata
shqiptare, e dëbuar nga Sanxhaku i Nishit, u vendos kryesisht në territorin
e Kosovës së sotme. Disa u shpërndanë edhe në Maqedoni, ndërsa një
pjesë tjetër u detyruan të largoheshin përtej Bosforit, në shkretëtirat e
Anadollit dhe në vende të tjera. Në territorin e Kosovës, muhaxhirët u
vendosën në fshatra dhe qytete. Në këtë proces, ndodhën lëvizje të mëdha
të popullsisë, me ç’rast familje të tëra kaluan nga fshatrat në qytete, ose
nga një fshat në fshatin tjetër. Këto lëvizje shpesh ishin rezultat i nevojave
për të siguruar ekzistencën dhe për mundësi të reja për jetë. Për
Prof. Hasan Cërvadiku 19
muhaxhirët, vendosja në Kosovë ishte një sfidë e madhe, por edhe një
mundësi për të rifilluar dhe për të krijuar një jetë të re. Ata sollën me vete
trashëgiminë e tyre kulturore, duke kontribuar për formimin dhe
diversitetin e komunitetit të Kosovës. Për shumë prej tyre, Kosova u bë
një strehë e re dhe një vend ku ata përjetuan dhe ndikuan në zhvillimin e
kulturës dhe të historisë. Në rrugën e tyre drejt Kosovës, muhaxhirët u
përballën me sfida të shumta dhe u ballafaquan me pamundësitë e një jete
të re në një mjedis të panjohur. Megjithatë, ata treguan rezistencë dhe zell
të jashtëzakonshëm për të ruajtur identitetin e tyre dhe për të kontribuar
për zhvillimin e vendeve ku u vendosën. Cërvadikët, si shumë familje të
tjera muhaxhire në atë kohë, përjetuan vuajtjet e dëbimit të dhunshëm nga
trojet e tyre stërgjyshore.
Fshati Cervadik në Gajtanin e Epërm, Komuna e Medvegjës3
3
MINIERA NË DUBOÇICË NË SHEKULLIN XVI - Dragana Amedoski, Vladeta
Petroviq, Instituti i Historisë Beograd
20 AUTOBIOGRAFI
Ata jetonin në Gajtanin e Epërm, afër lumit Gajtan në fshatin
Cervadik, rrethi i Jabllanicës, komuna e Medvegjës, por fatkeqësisht
fati i tyre ndryshoi nga ngjarjet e kohës. Lufta ruso-turke dhe dëbimi i
shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit solli një tragjedi të vërtetë në jetën
e tyre. Cërvadikët u detyruan të linin pas gjithçka që kishin ndërtuar
me shekuj dhe pa dëshirën e tyre u nisën në një rrugëtim të panjohur
drejt Kosovës. U shpërndanë nëpër Kosovë e gjetiu, duke u përballur
me sfida të shumta. Cërvadikët, si shumë familje të tjera muhaxhire, u
ballafaquan me mungesën e asaj që dikur quhej shtëpi.
Kjo histori është një testament i fuqisë dhe qëndresës së shpirtit
shqiptar për të përballuar edhe sfidat më të vështira. Pavarësisht
dhimbjes dhe humbjes së trojeve të tyre, Cërvadikët ruajtën frymën e
unitetit dhe përkushtimin për trashëgiminë e tyre kulturore. Historia e
tyre, bashkë me atë të shumë familjeve të tjera muhaxhire, mbeten
pjesë thelbësore e identitetit tonë kombëtar. Ata dëshmuan se historia
nuk është thjesht një rrjedhë ngjarjesh, por një pasqyrë e sakrificave
dhe mësimeve që i japin formë të tashmes dhe të ardhmes.
Ruajtja dhe kultivimi i trashëgimisë sonë, traditave të pasura dhe
lidhjeve familjare, përbëjnë një thirrje të fuqishme për të vlerësuar
rrënjët tona dhe për të mos harruar sakrificat që janë bërë për mbijetesë
dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë. Duke kujtuar këto ngjarje,
ne jo vetëm që nderojmë të kaluarën, por edhe forcojmë identitetin
tonë kombëtar, duke ushqyer ndjenjën e krenarisë dhe përkatësisë. Ky
testament shpirtëror është një fener drite që na udhëheq për të ruajtur
të shenjtën dhe për të mbrojtur amanetin e brezave të kaluar.
Pas ardhjes në Kosovë, Cërvadikët u vendosën në këto vende:
Prishtinë, Ballaban, Grashticë, Keçekollë, Koliq, Mramor, Podujevë,
Orllan dhe në pjesë të tjera të Kosovës.4
4
AGJENCIA SHTETËRORE E ARKIVAVE TË KOSOVËS, KATALOG I
EKSPOZITËS, DËBIMI I SHQIPTARËVE, NGA SANXHAKU I NISHIT,
1877/78, Prof. dr. Jusuf Osmani.
Prof. Hasan Cërvadiku 21
GJENEZA E FAMILJES CËRVADIKU
Familja Cërvadiku i përket fisit Sop dhe ka jetuar në një fshat të
bukur afër lumit Gajtan, të quajtur Cervadik, në Gajtanin e Epërm,
rrethi i Jabllanicës.
Fshatrat e Jabllanicës me qendër Medvegjën
Kjo pjesë sot njihet si Serbia Jugore. Në këtë fshat ngrihet një
histori e përjetuar me plot dhimbje nga fati i keq i historisë së popullit
shqiptar, duke mbetur gjallë dëshira për kujtesën e një kohe tashmë të
22 AUTOBIOGRAFI
shuar, por të paharruar për familjen Cërvadiku, e cila përjetoi këtë
histori, rrënjët e së cilës vijnë po nga ky fshat i lashtë. Dhuna dhe
detyrimi i shpërnguljes së tyre nga trojet etnike, ishin një fat i
përbashkët me shumë familje muhaxhirësh. Për të dhënë një
perspektivë, sipas të dhënave të Dr. Sabit Ukës, afër 200 deri 300 mijë
shqiptarë, u detyruan të largoheshin nga vendbanimet e tyre, duke
përfshirë mbi 700 fshatra, ku 450 prej tyre ishin etnikisht të pastra me
shqiptarë. Shumica e tyre ia mësynë Kosovës, ndërsa disa gjetën
strehim në Turqi, e disa të tjerë edhe në Siri. Familjet që u detyruan të
braktisin trojet e tyre stërgjyshore, si ngushëllim për të mos e harruar
prejardhjen dhe identitetin e tyre, morën për mbiemra, emrat e
fshatrave nga ku vinin, me shpresën se një ditë do të ktheheshin në
shtëpitë e tyre të vërteta, ku kishin lindur dhe ishin rritur brez pas brezi
përgjatë shekujsh të tërë. Kështu ndodhi edhe me familjen Cërvadiku,
e cila u identifikua me emrin e fshatit të saj të lashtë. Por fati ishte i
egër. Fshati ku ata jetonin, u bë shkrumb e hi dhe, pas dëbimit të
shqiptarëve autoktonë, u popullua me serbë e malazezë, duke mbytur
kështu një histori të një fshati të lashtë e piktoresk Cervadik, e që sot
në hartë e gjejmë me emrin e sllavizuar “Crvodik”. Fshati i tyre i
lashtë, shtrihej në një relief të mirë e të përshtatshëm për zhvillimin e
bujqësisë dhe të blegtorisë. Toka ishte shumë pjellore, ndërsa banorët
e saj ishin të vyeshëm e punëtorë. Kryesisht merreshin me bujqësi e
blegtori dhe kështu zhvillonin një ekonomi të begatë familjare. Edhe
sot disa nga fshatrat e krahinës së Toplicës mbajnë emrat që i kishin
pasur më parë, si p.sh. Gajtani, Bllaca, Byçmeti, Kastrati, Zhinipotoku,
Berila, etj. Edhe pse emrat e vjetër të fshatrave ende rrëfejnë historinë
e tyre të lashtë, rrëfimi i shpërnguljes dhe i ndryshimeve të dhimbshme
të historisë, mbeten plagë e pashlyeshme e identitetit të familjeve
muhaxhire.5
Familja Cërvadiku, si shumë familje të tjera, bart me vete kujtimet
dhe ëndrrat që një ditë të kthehet në trojet stërgjyshore, ëndërr e cila
nuk do të shuhet kurrë. Shpërngulja e shqiptarëve nga trojet e tyre në
vitin 1878 shënon një kapitull të zymtë në historinë e popullit shqiptar.
5
Shaban Cërvadiku - Trungu gjenealogjik i familjes Cërvadiku
Prof. Hasan Cërvadiku 23
Sipas Dr. Hakif Bajramit, numri i banorëve të dëbuar me dhunë nga
trojet e tyre ishte afërsisht 400 deri në 500 mijë banorë. Kjo tragjedi
ndodhi si pasojë e vendimeve të Kongresit të Berlinit të vitit 1878. Në
këtë kongres, Serbisë iu lejua të zgjerohet në drejtim të jugut, duke
aneksuar tokat që ishin të banuara kryesisht nga shqiptarët. Në
krahasim me shpërnguljen e dytë masive të vitit 1999, ku situata u
dokumentua dhe u ndoq nga e gjithë bota, shpërngulja e vitit 1878
mbetet një tragjedi e pashpjegueshme për shkak të mungesës së
ndriçimit të plotë për një kohë të gjatë.
Eksodi i shqiptarëve të Kosovës, 1998 - 1999
Për 100 vjet, historia e kësaj shpërnguljeje u censurua dhe u mbajt
në errësirë, duke bërë që ajo të mbetet një temë tabu në diskursin
historik. Në të dyja rastet, shqiptarët u përballën me dhunën dhe
persekutimin, duke u detyruar t’i braktisin tokat e tyre stërgjyshore nën
presionin e armikut shekullor, Serbisë.6
6
Shaban Cërvadiku - Trungu gjenealogjik i familjes Cërvadiku
24 AUTOBIOGRAFI
VENDOSJA E FAMILJES
CËRVADIKU NË KOSOVË
Pas shumë përjetimeve të vështira dhe ankthit të shkaktuar nga
dhuna e dëbimi, familja Cërvadiku kishte arritur në Kosovë dhe
fillimisht ishte vendosur në fshatin Muhazob (1877 – 1878), një fshat
i vogël afër Orllanit, Komuna e Podujevës. Sipas kujtesës dhe
tregimeve të pleqve tanë, por edhe sipas shënimeve që janë përcjellë
brez pas brezi, aty kanë qëndruar një vit të plotë.
Fshati Muhazob, Komuna e Podujevës
Pas largimit nga fshati Muhazob i Podujevës, në vitin 1879, Hyseni
së bashku me djalin e tij, Ramën, dhe bashkëshorten, Nefisen,
vendosën të vazhdonin udhëtimin më thellë në Kosovë. Kjo rrugë e re
do të sillte sfida të reja, por edhe mundësi, me shpresën për një jetë më
të mirë dhe me më shumë perspektivë. 7
Vendosën të shkonin drejt
7
Shaban Cërvadiku - Trungu gjenealogjik i familjes Cërvadiku
Prof. Hasan Cërvadiku 25
fshatit rrëzë malit të Çyçavicës, i njohur me emrin Krasmirovc,
Komuna e Skenderajt.
Fshati Krasmirofc, Komuna e Skenderajt
Ata gjetën strehë në lagjen e Bunjakëve, ku qëndruan shtatë vjet.
Gjatë periudhës sa kanë jetuar në Krasmirofc, familja fillon të shtohet,
Hysenit i lindën edhe dy djem, baba im Hajdari dhe xhaxhai Isufi.
Duke qenë se ishin në kërkim të kushteve më të mira dhe më të
favorshme për jetesë, ata u larguan nga fshati Krasmirofc dhe u
vendosën në fshatin Poklek i Vjetër, rrëzë lumit Drenica.
Në këtë pjesë të fshatit, ku toka është mjaft pjellore, si familje
punëtore që ishte, nisi të merrej me zhvillimin e bujqësisë. Si
veprimtari kryesore për zhvillimin e ekonomisë familjare, kishte
kultivimin e grurit dhe të misrit, por edhe të varieteteve të tjera që
kultivoheshin atëherë në kopshtet familjare. Gruri dhe misri ishin
kulturat kryesore që kultivoheshin, krahas blegtorisë dhe pemëtarisë
që kultivoheshin me sukses, gjithnjë duke iu falënderuar lumit
Drenica, që kufizohet me pjesën më të madhe të tokës, me ç’rast uji i
këtij lumi shfrytëzohej e vazhdon të shfrytëzohet edhe sot për ujitje. 8
8
Shaban Cërvadiku - Trungu gjenealogjik i familjes Cërvadiku
26 AUTOBIOGRAFI
Në këtë fshat, Hysenit i lind edhe një djalë, Bajrami, i cili më vonë
rritet e burrërohet dhe bëhet shtyllë e familjes. Sot, familja është
zgjeruar dhe rritur me afro 33 shtëpi e mbi 150 anëtarë të familjes.9
Lagja Cërvadiku, Poklek i Vjetër
9
Shaban Cërvadiku - Trungu gjenealogjik i familjes Cërvadiku
Prof. Hasan Cërvadiku 27
PJESA E DYTË
28 AUTOBIOGRAFI
Prof. Hasan Cërvadiku 29
TË DHËNA PËR FSHATIN POKLEK
Vendbanim në Komunën e Gllogovcit. Koordinatat gjeografike:
gj.gj.v.: 42°37’23” dhe gj.gj.l.: 20°54’53”. Lartësia mbidetare është
600 m. Gjendet në pjesën lindore të Rrafshit të Drenicës, rreth 3 km
larg qendrës komunale. Territori i zonës kadastrale është 697 ha dhe i
takon fushëgropës së Drenicës. 10
Kufiri i fshatit Poklek
10
AKADEMIA E SHKENCAVE DHE ARTEVE E KOSOVËS - Vendbanimet e
Kosovës – Leksikon, Tabloja fizike-hapësinore, demografike dhe funksionale, grup
autorësh.
30 AUTOBIOGRAFI
Në lindje të zonës kadastrale gjenden mikakuarcitet, metaranorë,
ndërsa në pjesën tjetër gjenden sendimentet terrigjene (rërë, argjilë,
zhavor, mergelë) me origjinë liqenore dhe lumore. Relievi është
kodrinor në lindje (Roga 692 m), kurse në veri ndodhen Kodra e Sukës
(653 m) dhe Tuneli i Çikatovës (611 m), ku hedhet skorja e hekur-
nikelit pas shfrytëzimit, ndërsa në jug të kodrës rrjedh lumi Drenica
ujërat e të cilit derdhen në Sitnicë për të vazhduar në drejtim të Detit
të Zi. Ka një burim termomineral.
Burimi i ujit termomineral, Poklek
Relievi është i përthyer me kodrina e lugje. Hasen tokat e
kuqërremta-kafe, smonicë, deluviale dhe aluviale. Pjesa lindore e
zonës kadastrale mbulohet nga pyjet gjetherënëse, ndërsa në
perëndim ka tokat bujqësore.11
Rreth 100 ha janë zonë e ndërtuar
11
AKADEMIA E SHKENCAVE DHE ARTEVE E KOSOVËS - Vendbanimet e
Kosovës – Leksikon, Tabloja fizike-hapësinore, demografike dhe funksionale, grup
autorësh.
Prof. Hasan Cërvadiku 31
me objekte banimi dhe objekte të tjera përcjellëse. Është vendbanim
i tipit kodrinor me morfologji të shpërndarë.
Lagjet kryesore janë: Cërvadiku, Bucolli, Haxhiu, Rruku, Muçolli,
Kluna, Hasani, Gorani, etj. Në përpjekjet për ndryshimin e strukturës
etnike midis dy Luftërave Botërore, vendosen 10 familje të kolonëve
serbë. Në vigjilje të Kongresit të Berlinit (1877-1878) vendoset familja
e Cërvadikëve, e cila më parë ishte shpërngulur nga Sanxhaku i Nishit.
Gjatë periudhës 1948 - 2011 lëvizja e numrit të popullsisë dhe e
ekonomive familjare është pozitive: në regjistrimin e vitit 1948 janë
shënuar 33 banorë dhe 49 ekonomi familjare, kurse në vitin 2011 kishte
1.967 banorë me gjithsej 312 ekonomi familjare; shumica dërrmuese të
përkatësisë etnike shqiptare. Rreth 300 banorë deri tani e kanë braktisur
vendin e lindjes; shumica kanë emigruar në shtetet e ndryshme të
Evropës Perëndimore e disa familje janë ngulitur në Drenas, Prishtinë,
Fushë Kosovë, dhe gjetiu brenda Kosovës. Arsyet e shpërnguljeve kanë
qenë punësimi, rrethanat e rënduara politike, lufta, bashkimi familjar,
etj. Remitencat e mërgimtarëve janë investuar më tepër në ruajtjen e
mirëqenies sociale dhe ekonomike të familjeve në vendlindje, në
ndërtimin e shtëpive, si kontribute kombëtare, etj. Ka tipare të përziera
funksionale agrare dhe shërbyese; në sektorin primar janë të angazhuar
më shumë se gjysma e banorëve, të tjerët punojnë në veprimtari
jobujqësore më tepër në arsim, tregti, ndërtimtari, administratë, etj.
Dominon popullsia me shkollim fillor dhe të mesëm. Në mbi 350 ha të
tokave bujqësore më tepër kultivohet gruri për grumbullimin dhe
përpunimin e të cilit është ngritur mulliri. Përveç lavërtarisë ekonomitë
familjare merren edhe me blegtori; mbi 100 sosh ruajnë bagëti, kryesisht
për nevoja vetanake. Mbi 220 ha të sipërfaqeve janë të mbuluara me
pyje, të cilat janë të rrezikuara nga prerja e pakontrolluar. Përgjatë rrugës
së asfaltuar Skenderaj-Komoran zhvillohen disa veprimtari të tjera
shërbyese dhe tregtare: si pompa të derivateve, automekanikë, dyqane
tregtare dhe restorante e kafiteri.12
Në shkollën fillore dhe të mesme të
ulët “Fazli Grajçevci”, e cila u hap në vitin 1946, mësimet i ndjekin 250
12
AKADEMIA E SHKENCAVE DHE ARTEVE E KOSOVËS - Vendbanimet e
Kosovës – Leksikon, Tabloja fizike-hapësinore, demografike dhe funksionale, grup
autorësh.
32 AUTOBIOGRAFI
nxënës (kl.1-9). Për shkak të distancës shumë të vogël nga qendra
komunale, brenda ngastrës janë ndërtuar disa objekte dhe institucione
me rëndësi publike për tërë komunën. Këtu ndodhen objektet e
shkollave të mesme (gjimnazi dhe shkolla teknike), stadiumi i qytetit
dhe qendra sportive. Me energji elektrike, zona nis të furnizohet nga
fillimi i viteve ‘60, rrjeti i kanalizimit dhe asfaltimi i rrugëve bëhet në
vitin 2004. Në 2006 burimi i ujit mineral shpallet monument natyror me
karakter hidrologjik. 13
Stadiumi i qytetit të Drenasit në Poklek
13
AKADEMIA E SHKENCAVE DHE ARTEVE E KOSOVËS - Vendbanimet e
Kosovës – Leksikon, Tabloja fizike-hapësinore, demografike dhe funksionale, grup
autorësh.
Prof. Hasan Cërvadiku 33
PJESA E TRETË
34 AUTOBIOGRAFI
Prof. Hasan Cërvadiku 35
JETËSHKRIMI IM (Autobiografi)
Rrëfimi i parë
Për veten
Unë, Hasan Hajdar Cërvadiku, jam i lindur më 28 dhjetor 1938 në
fshatin Poklek i Vjetër të Komunës së Gllogovcit. Gjatë 44 vjetësh kam
punuar mësues, profesor dhe udhëheqës i shkollës shqipe. Kam edukuar
dhe arsimuar shumë gjenerata të të rinjve e të rejave kosovare. Flas me
mburrje për origjinën time familjare, flas me mburrje për të kaluarën time
në të gjitha fazat e jetës. Kurrë në jetë nuk e tradhtova askënd, as nuk e
vodha, as nuk e çnjerëzova. Kurrë nuk kam qenë i dënuar për ndonjë vepër
penale.
Kurrë nuk kam kërkuar azil politik, as social. Kurrë nuk kam bërë
operacione plastike për të fshehur gjurmët e identitetit tim. Asnjëherë nuk
kam mbajtur syze. Kurrë nuk kam ndryshuar as emër as mbiemër, kurrë
nuk kam vepruar me kurriz, por gjithmonë ballëhapur. Kurrë nuk kam
lejuar vetë të bëhem vig, apo të gjunjëzohem para askujt në këtë botë,
përveç para Zotit që më ka falë dhe ma merr shpirtin. Gjithmonë kam
luftuar për interes kolektiv e jo individual. S`pata mundësi që në mënyrë të
ndershme t`ua siguroja fëmijëve të mi komoditet jetësor, përveç një banese
46 m². Përherë kam vepruar me bindje të plotë në interes të shkollës shqipe
dhe të nxënësve shqiptarë. Puna ime gjithmonë ka qenë e udhëhequr nga
parime të forta morale dhe përkushtim ndaj përgjegjësive të mia. Edhe kur
jam përballur me sfida dhe vështirësi, kam qëndruar i palëkundur dhe kam
punuar me ndershmëri, duke iu përgjigjur çdo sfide. Falë këtyre virtyteve
dhe përpjekjeve, puna ime është respektuar nga shumica, duke më
mbështetur në rrugën time për të kontribuar për arsimimin dhe përparimin
e brezave të rinj. Gjithmonë kam qenë i përkushtuar që të dal faqebardhë
përballë çdo pengese dhe të jap më të mirën për interesin e përbashkët. Të
gjitha këto që lidhen me jetën dhe veprimtarinë time konkrete si
mësimdhënës e drejtues, i kam ilustruar me fakte në këtë autobiografi
timen të shkurtër, prandaj lexuesi mund të gjykojë vetë.
36 AUTOBIOGRAFI
Rrëfimi i dytë
Për familjen
Në fillim do të dëshiroja t’i thoja pak fjalë për familjen time, prejardhjen
etj. Të parët e familjes sime i takojnë një historie të dhimbshme, të
muhaxhirëvengaToplica,Gajtani,Prokupla,Tullari,Medvegja,Cërvadiku
etj. Shpeshherë është rikujtuar kjo histori e tmerrshme nga goja e babait ose
xhaxhait, të cilëve, të përlotur nga trishtimi, shpesh u ngelnin fjalët në fyt.
Kjo histori e dhimbshme është përcjellë nga gjyshi Hysen, i cili fëmijëve
të tij, pra prindërve të mi, ua ka rrëfyer e rikujtuar historinë e vuajtjeve
çnjerëzore që kanë përjetuar. Ato ua kanë shkaktuar vite me radhë
ardhacakët e zbritur nga Karpatet. Vuajtje të mëdha kanë përjetuar të gjithë
muhaxhirët, sidomos pleqtë, të sëmurët, madje edhe foshnjat në djep. Ishte
kjo historia e viteve 1877 e 1878, kur shqiptarët e atyre trojeve brenda 44
orëve kanë qenë të detyruar t’i lëshojnë (braktisin) shtëpitë e tokat e tyre
dhe, për t`i shpëtuar vdekjes nga kuçedra e tërbuar e Serbisë, krijesës më të
poshtër në Evropë, kanë marrë malet, “kah sytë këmbët”, siç thotë një fjalë
popullore.
Piromanët serbë kanë djegur të gjitha shtëpitë shqiptare në mënyrë të
rrufeshme, befasuese, duke i bërë shkrumb e hi. Digjeshin flakë shtëpi, ara,
livadhe, male bagëti, fëmijë, çdo gjë shqiptare. Qëllimi i parë dhe i fundit i
pushtuesit ka qenë që të bëjë spastrim etnik. Ata që kanë përjetuar këtë
golgotë, rrëfejnë se si me sytë e tyre kanë parë nënat e lodhura, të cilat
detyroheshin t’i hidhnin fëmijët e tyre që i mbanin ngryk apo në djepa. A
ka gjë më të dhimbshme e tragjike se sa të shohësh bimën e shpirtit e të
zemrës të mërdhirë në borë dhe t’ia kthesh shpinën pa pasur asnjë mundësi
për ta ndihmuar e shpëtuar? Dimri i acartë e netët e gjata në atë shekull të
viteve 1877 e 1878 nuk harrohen kurrë.Gjëma e pleqve e plakave, piskama
e fëmijëve, blegërimat e pëllitjet vajtuese të bagëtisë dëgjoheshin në vesh
të Zotit. Këto ishin veprimet e dorës së shkaut që bënte ndaj shqiptarëve në
mënyrë që ata kurrë më mos të ktheheshin në shtëpitë e tyre të ngritura me
djersë e gjak, në trojet stërgjyshore ku kishin lindur dhe kishin varret e të
parëve.
Prof. Hasan Cërvadiku 37
Shpërngulja e muhaxhirëve 1877 - 1878
Këto rrëfime të tmerrshme e tepër prekëse ua kishte përcjellë gjyshi
im fëmijëve të tij: Ramës, Isufit, Hajdarit dhe Bajramit. Rrëfimet e tyre
na i vesonin sytë edhe neve...
Hajdar Cërvadiku, Shaqir Cërvadiku (fëmijë),
Ramë Cërvadiku, Bajram Cërvadiku etj.
38 AUTOBIOGRAFI
Rrëfimi i tretë
Shkollimi
Si fëmijë i një mullisi, jam rritur në kushte shumë të vështira.
Hajdari, babai im kishte 3 djem e 3 vajza: Ziza, Ibrahimi, Nurija, Isufi,
unë Hasani dhe Habibja. Ishim rritur me mund dhe sakrificë. Qysh
herët e kemi kuptuar rëndësinë e shkollimit, dhe fillimisht vëllai im
Ibrahimi në vitin 1946, vijoj mësimet për sanitari në Prizren, dhe pas
përfundimit me sukses, ishte i pari në Drenicë që filloi të jepte
injeksione. Pas tij e regjistrova shkollën fillore dhe e përfundova në
kushte shumë të vështira. Na mungonin gjërat më elementare për
jetesë normale: veshmbathja, ushqimi etj. Edhe shkollimin e kemi bërë
në rrethana, të thuash, të jashtëzakonshme. Për shkak të mungesës së
objektit shkollor, mësimin e kemi mbajtur në shtëpi-shkolla, duke
bredhur nga një fshat në tjetrin, si: në Korroticë e Poshtme në shtëpinë
e Bajram Dahit, në Poklek të Ri në shtëpinë e një koloni i quajtur Sima
Kashikoviq, në Poklek të Vjetër në shtëpinë e Hysen Goranit, dhe në
fund në shkollën e fshatit mbi Vrellë karshi me shtëpinë e Rexhë Lahit.
Gjatë viteve 1947, 1948, 1949, 1950 kemi shkuar për të zënë mësim
me shkamb druri trekunjësh (trekëmbësh i drunjtë) nën sqetull.
Atëherë na mungonin librat, fletoret, madje edhe lapsat, të cilët
mësuesit na i ndanin në dysh në mënyrë që të gjithë të kemi me çka të
shkruajmë. Librat që kishim i mbanim në “janxhik”, një lloj çante e
beztë që na i qepnin nënat tona. Pra, kushtet i kemi pasur të vështira,
por vullnetin për të mësuar shumë të madh. Gjimnazin e Ulët e kam
përfunduar në Gllogovc në shtëpinë e Bllagoje Nogës, shtëpi e cila
ndodhej në Çikatovë të Re.
Shkollën Normale e përfundova në Prishtinë, në vitin 1959,
gjenerata e parë me 5 vite. Tërë shkollimin e mesëm për 5 vite e
kaluam në konvikt të Shkollës Normale, ku mësonim dhe jetonim si
vëllezër e motra nga të gjitha trojet shqiptare, nga Kosova, Presheva,
Maqedonia, Mal i Zi, etj. Jetë e paharruar! Në këtë shkollë së bashku
me Rifat Kukajn, Hajrullah Zaitin, Zahir Istrefin, Ramadan
Prof. Hasan Cërvadiku 39
Marmellakun, Bajram Kelmendin, Rexhep Qosjen, Shefqet Pekun, Ali
Llunjin (këta dy të fundit ulqinakë) e shumë të tjerë kemi organizuar
jetë të begatshme kulturo-artistike dhe argëtuese.
Nxënës të Gjimnazit të Ulët Shqiptar në Gllogovc (Në mesin e tyre
jam unë, 1. Hasan Cërvadiku, 2. shkrimtari i shquar për
fëmijë, Rifat Kukaj e të tjerë (9 mars 1951)
Edhe sot si dokument ruaj në dosjen e
shkollimit, dëftesën e këtij gjimnazi, 1954
40 AUTOBIOGRAFI
Unë dhe Rifat Kukaj ishim të njohur për humor dhe normalistët
mezi prisnin të shtunat e të dielat për t’u mbledhur në klub, ku
argëtoheshim dhe kënaqeshim. Gjatë shkollimit në Normale kam qenë
edhe anëtar i grupit dramatik, ku bashkë me anëtarë amatorë të tjerë,
si: Teuta Kryeziu, Shefqet Peku, Ramiz Balaj, Xhemile Arapi, Emine
Spahiu etj., përgatisnim pjesë dramatike.
Normalistë: Hasan Cërvadiku, Sabri Kadriu, Tahir Aliu (1956)
Prof. Hasan Cërvadiku 41
Normalistë (1957) – unë me dy emigrantë nga Shqipëria
Normalistë (V-2,1958)
42 AUTOBIOGRAFI
Normalistë (V-2, 1958)
Grupi i dramës “Normalisti” gjatë përgatitjes
së pjesës “Banesa e përbashkët” (13.01.1958)
Prof. Hasan Cërvadiku 43
Normalistë të Prishtinës (1959)
Unë Hasan Cërvadiku me shokët e klasës në Normale: Hajrush
Nebihun, Januz Ademin, Ali Morinën dhe Muhamet Bojajn (1959)
44 AUTOBIOGRAFI
Normalist (maturant), prill 1959
Në paralelen V-2, ku kemi pasur kujdestare të klasës Mara Qurçiq,
kemi vijuar mësimet dhe kemi diplomuar 27 nxënës (dy femra e 25
meshkuj): Ali R. Morina, Bajram H. Selani, Emine E. Deva, Hajrullah
E. Zahiti, Hasan M. Bunjaku, Hasan H. Cërvadiku, Hajrush O.
Prof. Hasan Cërvadiku 45
Bunjaku, Hajrush H. Nebihu, Hamdi H. Arifi, Hydavere N. Kuçi, Izet
I. Pllana, Jonuz S. Ademi, Ruhan O. Osmani, Muhamet T. Bojaj, Musa
Rr. Meholli, Qerim Xh. Gashi, Ruzhdi M. Rrahmani, Rifat H. Kukaj,
Selim I. Ndrecaj, Salih E. Kolgeci, Salih E. Vokshi, Sabri R. Kadriu,
Shaban H. Haxhiu, Shaip M. Dema, Shyqëri F. Rama, Tahir J. Shala
dhe Zahir I. Isa (Istrefi).
Normalistë (klasa V-2) së bashku me drejtorin e
Shkollës Normale, Sali Nushi (19.04.1959)
46 AUTOBIOGRAFI
Rrëfimi i katërt
Misioni i mësuesit
Pas diplomimit në Shkollën Normale në vitin 1959, meqë isha
bursist i Komunës së Skenderajt, u punësova si mësues në fshatin
Turiçefc. Objekti i kësaj shkolle është ndërtuar në vitin 1928. Në
periudhën midis dy luftërave botërore, nën Mbretërinë jugosllave,
mësimi është mbajtur vetëm në gjuhën serbe. Meqë ka qenë i ndaluar
mësimi në gjuhën shqipe, një numër simbolik i nxënësve shqiptarë i
kanë ndjekur mësimet në gjuhën serbe. Gjatë Luftës së Dytë Botërore
(1941-1944), kur kapitulloi Mbretëria Jugosllave, janë hapur shkolla
shqipe në “Tokat e Lirueme”, pra edhe në Turiçefc. Mësuesi i parë ka
qenë Lutfi Zyberaj – Hoxha nga Shkodra. Pas përfundimit të LDB dhe
ripushtimit të Kosovës, në vitin 1945 kjo shkollë është rihapur dhe
mësues i parë ka qenë Rrahim Azem Gashi nga Kotorri, i cili ka pasur
të kryer shkollën Teknike Shqiptaro-Amerikane në Tiranë (shkolla e
Harri Fulcitz).
Ndërtesa e vjetër e shkollës fillore në Turiçefc, ku kam punuar në
vitin shkollor 1959/60, tash e braktisur dhe e shkatërruar (foto 2009)
Prof. Hasan Cërvadiku 47
Pas një viti shkollor në vend të tij ka ardhur Ahmet Meha –
Kelmendi nga Peja, pastaj Muharrem Shatri nga fshati Tomoc i Istogut
etj. Në shkollën tetëvjeçare në Turiçefc kam punuar 1 vit e 2 muaj.
Kam qenë i vetmi mësues i diplomuar.
Kam kujtime të veçanta nga nxënësit dhe banorët e këtyre
fshatrave, që e donin shumë arsimin e dijen. Me shumë mësues të tjerë
jemi organizuar për çrrënjosjen e analfabetizmit në këtë mjedis e më
gjerë. Në këtë shkollë ka pasur nxënës të rregullt që i vijonin mësimet
e që ishin moshatarë me mua. Ua kam dhënë gati të gjitha lëndët
mësimore në të gjitha klasat e tetëvjeçares. Kam dhënë mësim edhe në
kurset për të rritur, meshkuj dhe femra.
Mësues në Turiçefc të Skenderajt
(Pas shfaqjes së programit, 1959)
Krijova një rreth të shkëlqyer arsimtarësh, prindërish dhe nxënësish
të përkushtuar e të sinqertë. Ruaj kujtime të të gjitha llojeve por aspak
djallëzore. Punoja në çdo grup të aktiviteteve të lira, sport, teatër, punë
vullnetare etj.
48 AUTOBIOGRAFI
Mësues Turiçefc të Skenderajt (1960)
Mësues në Turiçefc të Skenderajt
Në foto unë me dy fëmijët e Rexhep Dushit (1960)
Prof. Hasan Cërvadiku 49
Edhe sot ruaj dokumentacionin nga kjo shkollë.
Vendimi për zgjedhjen dhe caktimin si
mësues në shkollën Turiçefc (01.10.1959)
Certifikata e shtetësisë për punësim
në Turiçefc Gllogovc, 27.09.1959
50 AUTOBIOGRAFI
Fletë për klasifikimin e personelit mësimor e edukues
për vitin shkollor Turiçefc fq.1,2,3,4 (1959 – 1960)
Prof. Hasan Cërvadiku 51
Rrëfimi i pestë
Etja për dituri
Për t’i thelluar e zgjeruar njohuritë, në vitet e 60-ta u regjistrova në
Fakultetin Filozofik në grupin e Albanologjisë (Gjuhë dhe Letërsi
Shqipe). Studimet i përfundova në vitin 1964.
Unë (Hasan Cërvadiku) dhe Tahir Aliu, (studentë, 1961)
52 AUTOBIOGRAFI
Grupi i Albanologjisë - gjenerata e parë në Kosovë (1962)
Kujtim nga ekskursioni në Manastir (Maqedoni, 1962): Dr. Latif
Mulaku, Prof. Anton Çetta, Ismail Dumoshi, Ali Podrimja, Hasan
Cërvadiku, Rrahman Deda, Azem Shkreli, Sahit Krasniqi,
Feriz Pllana, Burhan Gjerqeku, Rrustem Berisha, etj.
Prof. Hasan Cërvadiku 53
Kolegjiumi i profesorëve dhe studentët e
Fakultetit Filozofik (viti III, 1962)
Kujtim nga Kranji (Slloveni), studentët e vitit III të Albanologjisë –
Ismail Dumoshi, Rrahman Deda, Ali Podrimja, Hasan Cërvadiku,
Azem Shkreli, Rrustem Berisha, Feriz Pllana, Zenun Çelaj etj.
54 AUTOBIOGRAFI
Vërtetim për Diplomim në shkallën e dytë në degën
e Albanologjisë në Fakultetin Filozofik 10.09.1965
Prof. Hasan Cërvadiku 55
Rrëfimi i gjashtë
Shërbimi ushtarak
Pas përfundimit të Fakultetit Filozofik – dega e Albanologjisë,
nëntë muaj kam punuar si ndihmësdrejtor në shkollën fillore “Aca
Maroviq” (tash “Faik Konica”) në Prishtinë.
Vendimi për përzgjedhjen si ndihmësdrejtor,
Shkolla “Aca Maroviq” në Prishtinë (01.11.1964)
56 AUTOBIOGRAFI
Vendimi për përzgjedhjen si ndihmësdrejtor,
Shkolla “Aca Maroviq” në Prishtinë (25.06.1965)
Prof. Hasan Cërvadiku 57
Në vitin 1965 më erdhi thirrja për të shkuar në shërbimin ushtarak
në Lubjanë.
Lubjanë 1965 – 1966
58 AUTOBIOGRAFI
Rrëfimi i shtatë
I lidhur përjetësisht me arsimimin
dhe edukimin e brezit të ri
Pas kryerjes së shërbimit ushtarak, konkurrova në konkursin e
Shkollës Normale në vitin 1966. Në shtator të këtij viti u punësova si
profesor i rregullt i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në këtë shkollë.
Vendimi për sistemim në vendin e punës profesor i
Gjuhës Shqipe në Shkollën Normale – Prishtinë
Prof. Hasan Cërvadiku 59
Foto para autobusit të Shkollës Normale, vozitësi
Muhedin Aliu dhe prof. Hasan Cërvadiku (1970)
Në këtë shkollë, përveç mësimdhënies, kam punuar edhe në
seksionin kulturo-artistik të shkollës, aktivitet jashtë mësimor për
nxënës, të cilët ishin të përfshirë në shumë aktivitete të tjera si gara,
kuize, grup letrar, recituesish, grup dramatik, orkestër, humor, skiator,
atletik, etj. Si profesor i Shkollës Normale më shumë isha i angazhuar
me grupin dramatik. Kam përgatitur shumë pjesë dramatike me të
rinjtë e shkollës. Vlen të përmend: “Halili e Hajrija” të K. Jakovës,
“Sikur t’isha djalë“ të Haki Stërmillit, “Besa” të Sami Frashërit,
“Vëllazëri e interes” të K. Floqit, “Miu në xhep” të Hivzi Sulejmanit
etj. Vlen për t’u përmendur se me dramën e Kolë Jakovës “Halili e
Hajrija” kemi arritur sukses sa një teatër amator i kompletuar. Kemi
vizituar të gjitha trevat shqiptare në ish-Jugosllavi. Me këtë shfaqje
jemi prezantuar edhe para publikut artdashës në Preshevë, Bujanovc,
Tuz etj. Normalistë të dalluar që kanë luajtur role në këtë pjesë, kanë
qenë: Drita Dushku, Ramiz Heta, Bejtush Gashi, Ali Zariqi, Vasel
Ivezaj e shumë të tjerë.
60 AUTOBIOGRAFI
Prof. Hasan Cërvadiku, mësimdhënës në Shkollën
Normale të Prishtinës, me nxënësit e tij (1972)
Prof. Hasan Cërvadiku, mësimdhënës në Shkollën
Normale të Prishtinës, me nxënësit e tij (1972)
Prof. Hasan Cërvadiku 61
Si profesor i Shkollës Normale kam përjetuar edhe demonstratat e
vitit 1968, që ishin të organizuara aq mirë në nivele akademike, sa që
askush nuk pësoi nga regjimi jugosllav. Këto demonstrata ishin të
frytshme. Ato hapën rrugën për një lloj autonomie që do të sillte
zhvillim të paparë kulturo-arsimor: hapjen e shumë fakulteteve,
shkollave të mesme, teatrove, institucioneve të larta, si Universiteti,
Akademia, Biblioteka e Kosovës e shumë të tjera. Këto zhvillime të
hovshme e patën nevrikosur shumë Serbinë, e cila më vonë do të villte
helm me vite të tëra, deri në luftën përfundimtare të UÇK-së. Në vitin
1968 isha kujdestar i klasës dhe askush nuk e pësoi rëndë nga ato
demonstrata. E veçuar ka qenë Remzije Shala, e cila fytafytas u përball
me policinë serbo-sllave dhe asnjëherë nuk u zmbraps. Pjesëmarrësit
e demonstratave i kemi mbrojtur me forma të ndryshme, duke mos
lejuar që dikush ta pësonte me vite të tëra. Ne si profesorë ishim të
njoftuar në detaje për protestat e vitit 1968 dhe e dinim që përpara se
të ndodhnin. Për këtë formë të organizimit ishim të parapërgatitur në
mënyrë që asgjë të mos na befasonte.
Demonstratat e studentëve, nxënësve
dhe qytetarëve në Prishtinë (1968)
62 AUTOBIOGRAFI
Me shndërrimin e Shkollës Normale në Akademi Pedagogjike në
vitin 1972, kalova si profesor i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe në
Akademinë Pedagogjike, ku punova deri në vitin 1979, kur Akademia
u shndërrua në QAEMO për veprimtari kulturologjike. QAEMO për
veprimtari kulturologjike u vendos në kabinetet e ish-shkollës
Normale, ku më parë ishte vendosur edhe Gjimnazi Matematikor që e
udhëhiqte i ndjeri prof. Ahmet Mumxhiu, i cili, si profesor i rregullt,
punonte në Shkollën e Lartë Pedagogjike.
Me hyrjen në këto lokale, QAEMO për veprimtari kulturologjike
zgjodhi edhe drejtorin serb Lubisha Tanaskoviq. Ai njihej për veprime
jo të këndshme ndaj arsimtarëve dhe nxënësve, prandaj nuk ka qenë i
pranuar për punëtorët. Këtë sjellje të tij kanë mundur ta shohin dhe ta
përjetojnë vetëm ata që kanë qenë punëtorë të QAEMO-s
kulturologjike, profesorë e nxënës.
Qëndrimi i drejtorit ndaj profesorëve dhe nxënësve ishte i vrazhdë.
Zbriste të ardhurat e profesorëve sipas qejfit, sillej brutalisht ndaj
nxënësve. Gjithmonë ishte i prirë për të më vënë kurthe sepse vetëm
unë isha ai që e kundërshtoja. Ai kërkonte që të përjashtoheshin sa më
shumë nxënës, që askush të mos e merrte guximin që ta kritikonte,
sepse kërcënonte me zhdukje të tërthortë.
Dashakëqijtë ishin të interesuar që Xhevat Krasniqin ta largonin
nga procesi mësimor. Këtë tentonin ta bënin përmes drejtorit, por këtë
nuk mund ta realizonin sepse unë si sekretar nuk lejoja që pa fakte të
ndërmerrej asnjë veprim i keq ndaj tij. Kam pasur konfrontime të
rrepta me rastin e vlerësimit të demonstratave të vitit 1981. Në
demonstratat e vitit 1981, kurrë nuk lejova që as nxënësit, as profesorët
e punëtorët të binin viktimë e spiunazheve të fëlliqura. Janë përpjekur
shumë që profesorin e historisë, Xhevat Krasniqin, ta eliminonin,
sepse ishte biri i patriotit më të madh të Kosovës, Metush Krasniqit, të
cilin e pati likuiduar UDB-ja serbo-sllave. Mu për këtë shpeshherë më
janë drejtuar udhëheqës të kohës dhe njerëz të UDB-së me fjalët “Ti,
si sekretar partie i shkollës, po e mbron Xhevatin, po i mbron
oportunistët në kolektiv!” Këto vërejtje e kërcënime të tyre asnjëherë
nuk më kanë shqetësuar. Kurrë nuk jam gjunjëzuar para kërcënimeve
të tyre dhe duke qenë parimor, asnjëherë nuk kam lëshuar pe.
Prof. Hasan Cërvadiku 63
Edhe pse qëndrimi i të gjitha organeve politiko-shoqërore të
Kosovës ishte që të gjykohen rreptë demonstratat, unë i pari u kam
dhënë ngjyrë sociale sikurse që kishin vepruar në shumë mjedise. E
vërtetë se kam shprehur kritika ndaj atyre që i lëshonin nxënësit nga
orët e mësimit që të dalin në qytet, sepse ishin pa asnjë mbrojtje. Madje
për këto veprime drejtori më drejtohej mua me akuzën se “ti je
sekretar partie i shkollës, prandaj ti duhet të përgjigjesh!”. Madje,
para udhëheqjes së kohës më thoshin se “ti po i mbron edhe
demonstruesit dhe profesorët oportunistë”. Prindërit kurrsesi nuk
pranonin që fëmijët e tyre të dilnin jashtë shkollës pa shoqërimin e
profesorëve. Ishte gjendje e jashtëzakonshme me plot policë serbë.
Drejtori vetëm shkruante dhe vinte drejt e tek unë: “Ti si sekretar i
partisë së shkollës a je i vetëdijshëm se çka po bëhet! Duhet të jesh më
vigjilent!”. Njëherë isha shumë i nevrikosur me të dhe i thashë
“Ishalla flaka i del e u bëftë shkrumb e hi se kështu më nuk jetohet!”.
Ai e kuptoi mirë se çka i thash dhe nuk m’u afrua kurrë më.
Ishte shumë e vërtetë se unë po i mbroja profesorët dhe nxënësit për
qëndrimet e drejta që po mbanin për demonstratat e vitit 1981. Haptas
kam kritikuar drejtorin për arrogancën e shprehur ndaj demonstratave
e demonstruesve. Kam qenë kundër shkrimeve “RK”, “KR” etj. nëpër
banka, dërrasa të zeza, në muret e nevojtoreve etj., sepse Republika e
Kosovës nuk e kishte vendin aty. Kurrë nuk kam dënuar nxënës për
këto mbishkrime. Ato i shkruanin jo vetëm shqiptarët, por edhe serbët
e malazezët, me qëllim që të krijohej rrëmujë e paparë në shkollë. Këto
përpjekje e akuza asnjëherë nuk pinin ujë në shkollën tonë, sepse unë
isha sekretar i LK-së së shkollës dhe e tregoja realitetin. Kjo i
nevrikoste shumë disa dashakqinjë, sepse unë e ruaja aq shumë
kolektivin dhe nxënësit.
Si QAEMO kulturologji, gjatë vlerësimit të demonstratave kaluam
shumë lehtë, pa përjashtime, pa burgosje të profesorëve apo
punëtorëve. Kjo varej prej udhëheqësve të shkollës, dhe fati ishte që
edhe unë isha një udhëheqës i vogël, por me peshë të madhe për
interesin e shkollës. Qëndrimi im ndaj demonstratave shihet edhe në
ditarët e klasave të vitit shkollor 1981/82, ku shfaqen veprimet e
favorshme për pjesëmarrësit e demonstratave, ku isha kujdestar i dy
64 AUTOBIOGRAFI
klasave. Nuk kam lejuar që asnjë pjesëmarrës i demonstratave ta
humbte vitin. Puna ime, e udhëhequr gjithmonë nga ndershmëria dhe
transparenca, ka dëshmuar përkushtimin tim të vërtetë, duke mos lënë
vend për dyshime. Pas demonstratave të vitit 1981, drejtori aktual
Lubisha u tërhoq nga pozita e drejtorit. Kur shkolla mbeti pa
udhëheqës, unë u zgjodha ushtrues detyre i zv. drejtorit. Në atë kohë
kam përkrahur edhe kërkesat e minatorëve, ku, së bashku me Gjergj
Dedajn, profesor i Sociologjisë, në sekretari të shkollës zyrtarisht kemi
vulosur me vulë të shkollës dhe nënshkruar tekstin e përkrahjes së
kërkesave të minatorëve, që ishte një veprim jo pa rrezik.
Hasan Cërvadiku dhe Xhevat Krasniqi (foto 2003)
Prof. Hasan Cërvadiku 65
Rrëfimi i tetë
Emërimi ndihmësdrejtor, zv/drejtor dhe drejtor
QAEMO Kulturologjike si dhe drejtor i parë i
Gjimnazit Filologjik “Eqrem Çabej” në Prishtinë
Numër i madh i anëtarëve të kolektivit u bindën për qëndrimet e
mia të drejta dhe parimore gjatë atyre katrahurave që u zhvilluan ndaj
shqiptarëve në ato vite prej 1989, 1990, 1995 etj. Kolegët më
inkurajuan që të konkurroja për udhëheqës shkolle. Bisedat me ta më
bindën që të ngjitem në majat e furtunave për interesin e nxënësve dhe
të shkollës, që e pashë shumë të arsyeshëm.
Kolegët që më garantonin përkrahje, kanë qenë: Xhevat Krasniqi,
prof. i Historisë, Xhemajl Pllana, prof. i Gjuhës Shqipe, Vlorë Shatri
prof. e Lëndëve Teknike, Gjergj Dedaj, prof. i Sociologjisë, Milaim
Dragusha, prof. i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Muharrem Elezi, prof.
i Edukatës Fizike, Xhevë Morina, prof. e Matematikës, Rrahman
Krasniqi, Tushe Aliu, Shaip Thaçi etj. Në çdo vend udhëheqës në
shkollë jam zgjedhur publikisht, me konkurs të shpallur nga kolektivi
i shkollës.
Hasan Cërvadiku, drejtor (1991)
66 AUTOBIOGRAFI
Rrëfimi i nëntë
Ecuria e zgjedhjeve për vendet udhëheqëse të shkollës
Më 13.10.1986, është shpallur konkursi për ndihmësdrejtor dhe ky
konkurs është zgjidhur më 11.03.1987.
Në vitin 1987 pati ikur drejtori serb, Tanaskoviq, dhe unë e
zëvendësova deri në shpalljen e konkursit për drejtor të Gjimnazit
Filologjik në vitin 1989. Konkursi për zgjedhjen e drejtorit të
Gjimnazit Filologjik u zvarrit me qëllime të caktuara me qëllimin që
unë të hiqja dorë nga konkurrimi, sepse kështu e dëshironte
“hyqymeti” i asaj kohe. Shpesh dëgjoja prej aktivistëve të
shërbëtorëve të pushtetit të kohës se “ai (d.m.th., unë) nuk bën për
drejtor sepse është shumë kokëfortë dhe s’dëgjon askënd!”. Konkursi
për drejtor u shpall jo vetëm me vonesë, por edhe zgjidhja e tij u bë
me shumë vonesë, gati një vit pas shpalljes sepse unë konkurrova.
Konkursi u shpall në shtypin e kohës, në gazetat “Rilindja” dhe
“Jedistvo” – më datën 25.05.1989 dhe është kryer më 05.03.1990. Të
gjitha postet udhëheqëse në shkollë gjithmonë kanë qenë publike me
konkurse dhe komisione zgjedhore sipas Statutit të shkollës –
rregullave normative ndërkombëtare.
Në mandatet e mia si udhëheqës, kam kryer të gjitha detyrat e
punës, kurrë nuk jam shmangur nga qëllimi i shkollës shqipe.
Kolektivin që kam udhëhequr unë plot 10 vjet, ka qenë ndër kolektivet
më të ndershme në Komunën e Prishtinës.
Në prag të viteve ‘90, filluan presionet ndaj meje si drejtor dhe ndaj
shkollës shqipe. Ishin presione të papara nga regjimi serbo-sllav, që
ishin të mbyllnin çdo shkollë shqipe dhe gjuha shqipe bashkë me
bashkëfolësit e saj-shqiptarët të zhdukeshin nga faqja e dheut. Më vjen
keq që po e theksoj vetën e parë/unë), por për hir të së vërtetës ashtu
ishte. Isha këmbëngulës në ruajtjen e çdo gjëje shqiptare. Mos të
harrohet se aty ku ishte në nivel drejtori, ishte në nivel edhe kolektivi
dhe nxënësit.
Prof. Hasan Cërvadiku 67
Zgjedhja ndihmësdrejtor me konkurs
68 AUTOBIOGRAFI
I zgjedhur drejtor pas disa muaj vonesash të qëllimshme
Prof. Hasan Cërvadiku 69
Kolektivi i shkollës (1991)
Ishte një moment i vështirë se mu këtë vit duhej të zgjidhej çështja e
drejtorit, kjo vlente edhe për mua. Pushteti serb ishte i interesuar që të mos
emërojë asnjë drejtor të padëgjueshëm, por drejtorë të besueshëm të
pushtetit. Mirëpo, çdo gjë kishte marrë fund. Afati ishte mbyllur, konkursi
kërkonte zgjidhje. Parapërgatitja e tyre ishte kurdisur që mua të më mbanin
nën presion të vazhdueshëm. Qysh më 23.10.1989, inspektorët arsimorë
serbë dhe inspektorët e SPB-së të Prishtinës më kontrolluan në detaje në
gjimnazin ku punoja. Udhëheqëse e të gjitha këtyre kontrolleve ishte
Tomoviç Sonja. Të gjitha përpjekjet për të më vënë gracka shihen në
procesverbalin e datës 23.10.1989, që i bashkëngjitet çdo veprimi serb të
asaj kohe.
Në ato furtuna që ishin ngritur ndaj çdo gjëje shqiptare, unë si ushtrues
detyre i drejtorit, pata regjistruar në mënyrë ilegale mu ato ditë edhe një
djalë (nxënës të ri) me kombësi shqiptare nga Shqipëria, të birin e Jonuz
Begajt, i ngarkuari i Republikës së Shqipërisë në Beograd. Djali i tij,
Enkelej Begaj, u strehua në Prishtinë, në shtëpinë e të ndjerit FehmiAgani,
i cili në formën më të mbyllur dhe me besim të plotë më thirri dhe më tha:
70 AUTOBIOGRAFI
“Regjistroje, mundësisht, një kandidat që ta përcjell Ministri i Arsimit
Rexhep Osmani!”. Më tregoi në detaje se për kë bëhet fjalë. I premtova dhe
e realizova me plot sukses dhe Enkeljoni si nxënës me aftësi superiore edhe
diplomoi mu në këtë gjimnaz, ku unë si drejtor që më kishin zgjedhur
shqiptarët deri në konkurs, e firmosa çdo dokument të tij.
Procesverbali i datës 23.10.1989, fq.1
Prof. Hasan Cërvadiku 71
Procesverbali i datës 23.10.1989, fq.2
72 AUTOBIOGRAFI
Procesverbali i datës 23.10.1989, fq.3
Prof. Hasan Cërvadiku 73
Procesverbali i datës 23.10.1989, fq.4
74 AUTOBIOGRAFI
Procesverbali i datës 23.10.1989, fq.5
Prof. Hasan Cërvadiku 75
Procesverbali i datës 23.10.1989, fq.6
76 AUTOBIOGRAFI
Procesverbali i datës 23.10.1989, fq.7
Prof. Hasan Cërvadiku 77
Kam marrë në marrëdhënie pune edhe Fadil Gashin, ndihmës-
punëtor, i plagosur në kraharor si pjesëmarrës i demonstratave kundër
regjimit serbo-sllav. Ishte pjesëmarrës i demonstratave ‘81. Këtë e
bëra në mënyrë ilegale dhe për këtë punë e dinte vetëm Xhevat
Krasniqi. Pra, s’ka qenë aq lehtë për mua si drejtor për këto punë kur
të priste plumbi dhe burgu në çdo hap. Presionet kishin filluar të më
përcillnin edhe në banesën ku jetoja. Një rom me emrin Luli për çdo
ditë më përcillte, kur unë shkoja në shkollë, dhe gjithmonë më
provokonte “gde si direktore”. Ai jetonte mbi mua në katin e pestë
dhe në banesën e tij ishte vendosur polici famëkeq i Prishtinës,
Dragani. Ky i fundit ma rrahu dhe ma grushtoi edhe djalin tim,
Erëmonin, i cili ishte vetëm 9 vjeç. Si drejtor i gjimnazit, në vitet ‘90
refuzova urdhëresën e ministrit serb të arsimit të Kosovës, Stanoje
Doganxhiq, për t’ia pranuar për regjistrim tre 3 nxënës të nacionalitetit
serb, duke më kërcënuar “ose-ose”. Qëllimi ishte që me këta tre nxënës
të hapte një paralele serbe, në mënyrë që të tërhiqte afro 11 arsimtarë
serbë e malazez, me qëllim që ta shkatërronte Gjimnazin e Filologjisë
që ishte i tipit të veçantë shkollimi. Doganxhiqi më kërcënonte përmes
telefonit, por paralelisht me këtë, i dërgonte edhe inspektorët serbë të
arsimit dhe SPB-së, që të më mbante nën trysni. Kjo kurrë nuk u piu
ujë sepse unë isha i pagjunjëzuar. Disa mendonin se unë do të pranoja
ndarjen fizike të shqiptarëve nëpër shkolla për nxënësit dhe profesorët
shqiptarë, që sigurisht kurrë nuk e lejova. Publikisht, demonstroja
kundër fushatës që krijuan millosheviçianët “Çohu ti, të ulem unë”,
“largo shqiptarë – ulu serbë”. Kjo kundërvënie është transmetuar
edhe nëpër shiritat e RTP-së të asaj kohe dhe mbahet mend nga shumë
njerëz.
Si drejtor, gjithmonë kam nënshkruar dhe vulosur tërë
dokumentacionin zyrtar shkollor me vulat dhe tekstin e Republikës së
Kosovës. Këtë po e përmend se aty ku isha drejtor, kishte edhe paralele
të serbëve dhe malazezëve. Unë isha drejtor i të gjithëve, edhe pse ata
refuzonin të më pranonin, por për dokumentacionin e tyre me
këmbëngulje kërkonin që unë t’ua nënshkruaja, pasi nuk i pranonin
nënshkrimet e atyre që nuk punonin në Gjimnaz. Shumica kanë qenë
romë nga Fushë Kosova që ishin në hamendje se çka do të sillte e
78 AUTOBIOGRAFI
nesërmja. Shumë nxënës serbë e malazezë që ishin në këtë Gjimnaz
më krijonin probleme dhe më përgatitnin gracka shumë të rrezikshme
me qëllime të caktuara, që unë bashkë me nxënësit dhe profesorët
shqiptarë ta lëshoja shkollën. Për këtë ata ishin të porositur nga shoqata
shoviniste e asaj kohe “BOZHUR”, e cila ka qenë një organizatë
ogurzezë për shqiptarët, që bashkëpunonte me simotrat në Serbi. Kurrë
nuk u gjunjëzova! Romët nga Fushë Kosova ishin më të padurueshmit,
vinin me lloj-lloj revolesh e thikash dhe krijonin lloj-lloj shantazhesh
në shkollë, kinse nxënësit shqiptarë po i kërcënojnë me vdekje. Këto
shantazhe kurrë nuk kanë pirë ujë tek unë. Viti 1990, ishte viti më i
vështirë, që sinjalizonte se për shkollën shqipe dhe për shqiptarët po
afrohen ditë të rënda nga sundimi barbar i Millosheviqit.
Matura ’90 - Hasan Cërvadiku, Drejtor
Prof. Hasan Cërvadiku 79
Rrëfimi i dhjetë
Zyrtarizimi i themelimit të Gjimnazit
Filologjik nga Kuvendi i Kosovës
Zyrtarizimi i Gjimnazit Filologjik nga Kuvendi i Kosovës u bë më
26.06.1990. Pas një muaji jo të plotë, unë si drejtor i këtij gjimnazi,
më 18.07.1990, kam formuluar kërkesën me shkrim për t’ua dërguar
organeve të asaj kohe, duke kërkuar emërtimin e gjimnazit me emra të
veçantë akademikësh shqiptarë si “Eqrem Çabej” dhe “Aleksandër
Xhuvani”. Pra, në kërkesë figuronin emrat e pishtarëve të arsimit dhe
të kulturës shqiptare, që njiheshin edhe ndërkombëtarisht, edhe për
kontributin e historisë së popullit tonë. Kërkesa u shkrua dhe u
përpilua nga unë si drejtor në të dy gjuhët, shqipe dhe serbokroate, me
pëlqimin e kolektivit. Qarkorja i është dërguar Ministrisë së Arsimit,
komunale dhe krahinore, Komitetit Komunal të LK-së së Prishtinës,
Lidhjes Sindikale etj. Në atë kohë arrita që pëlqimin ta merrja edhe
nga disa serbë e malazezë, që ishin punëtorë të mi në gjimnaz, bile
edhe e nënshkroi Lubinka Ballabani, e në anën tjetër e nënshkrova unë
si drejtor.
Si drejtor i Gjimnazit ende pa marrë pëlqimin nga organet ku e
kisha adresuar kërkesën, fillova menjëherë të lëshoja dokumentet me
emrin: Gjimnazi Filologjik “Eqrem Çabej” në Prishtinë. Ky emërtim
me iniciativën time, zuri vend edhe në vulën e shkollës. Unë isha
drejtor i parë legal i Gjimnazit Filologjik “Eqrem Çabej” dhe pagëzues
– iniciator i parë për emërtimin e Gjimnazit.
Në ato vite ishte bërë një marrëveshje në mes të kolektivëve të
shkollave shqiptare, që udhëheqësit e çdo institucioni shkollor -
drejtorët, duhet të jenë të fundit në kolektiv që duhet ta dorëzojnë
librezën e Partisë së LK-së, me qëllim që mos të ngelet kolektivi pa
drejtor, sepse Serbia mezi priste që t’i largonte drejtorët. Unë
shfrytëzova rastin kur në Komitetin e LK-së të Prishtinës po mbahej
një mbledhje e zgjeruar me pjesëmarrjen e aktivistëve të LK-së. Në
80 AUTOBIOGRAFI
këtë konferencë merrnin pjesë edhe disa ministra serbë, që kishin
ardhur për situatën e krijuar në Kosovë.
Kërkesa për emërtimin e gjimnazit, 1990, fq.1
Prof. Hasan Cërvadiku 81
Kërkesa për emërtimin e gjimnazit, 1990, fq.2
82 AUTOBIOGRAFI
Njoftimi nga Ministria e Arsimit të Republikës së Kosovës për
emërtimin e Gjimnazit Filologjik "Eqrem Çabej", 20.06.1992.
Në këtë mbledhje më 02.07.1990, mora fjalën dhe bëra shumë kritika
të rrepta ndaj regjimit të Serbisë që po ushtronte dhunë të paparë ndaj
shqiptarëve.
Me urrejtjen më të madhe dhe me një zë kumbues hodha përtokë
Librezën e LK-së, me një fjalim që ishte shokues për pjesëmarrësit,
kur nga ulëset e sallës m’u tërhoq vërejtja me fjalët “Pa nervozë, djal-
o pa nervozë!”. Në këtë mbledhje ka pasur edhe gazetarë shqiptarë, të
cilët kërkonin që, pas mbledhjes të bënin intervistë me mua, por unë
në ato çaste s’ia kisha besën askujt sepse isha i përcjellë hap pas hapi,
Prof. Hasan Cërvadiku 83
meqë nuk lëshoja pe si drejtor për shkollën shqipe. U ktheva në lokalet
e Gjimnazit Filologjik “Eqrem Çabej” në Prishtinë, dhe nuk lëshova
lokalet deri me ardhjen e lirisë, kur u bënë zgjedhjet e reja. Më kujtohet
reporteri i RTP-së, Sylejman Kllokoqi, i cili e mbulonte atë mbledhje.
Jam i bindur se edhe sot ekzistojnë shiritat e incizuar të asaj
mbledhjeje, ku mund të shihet rezistenca e sinqertë që kam bërë ndaj
atij regjimi antipopullor.
Më 3 shtator të vitit 1990, të gjithë shqiptarët e Kosovës u futën në
grevën gjithë popullore për të bojkotuar regjimin serbo-sllav. Kjo u
realizua me sukses. Unë, si drejtor i gjimnazit, lajmërova përpara
kolektivin për ditën e grevës, ku të gjithë nxënësit dhe punëtorët e
gjimnazit iu bashkëngjitën. Është interesant se si shumë serbë dhe disa
dashakqinjë shqiptarë atë ditë me telefona në formën anonime kishin
pyetur se “a është drejtori aty”, për të vërtetuar vendosmërinë time.
Më 4 shtator 1990, rreth orës 11:00 më është vërsulur në drejtori i tërë
personeli serbo-malazez, duke më kërkuar që të jepja dorëheqje, madje
me kërcënim, “Više ne poznajemo vas za direktora gimnazije, ti si
iridentista, održavaš iridente…”(Nuk iu njohim më si drejtor të
Gjimnazit, je irredentist, i përkrahë irredentistët!”).
Ky gjest i tyre aspak nuk më trembi, përkundrazi, më forcoi më
shumë dhe më inkurajoi që të vazhdoja punën si drejtor gjimnazi, edhe
pa ta. Më datën 05.09.1990, një punëtor i SPB-së që ishte “vizitor” i
padëshiruar, Voja Rašić, më kërcënoi në zyrë, që ta zbatoj kërkesën e
Ministrit të atëhershëm të Kosovës, Stanoje Doganxhiq, për t`i
regjistruar 3 nxënës në këtë gjimnaz dhe për të hapur paralele serbe
vetëm për këta tre nxënës, në të kundërtën shkolla do të mbyllej. Nuk
pranova dhe kjo kurrë nuk u realizua. Presionet e organeve të Serbisë
do të vazhdonin dita-ditës ndaj meje, për të më frikësuar që të bëhem
përkrahës i planeve të tyre. Edhe kjo si gjithmonë u shkoi huq. Më
datën 12.09.1990 vendosa në orarin mësimor lëndën e Gjuhës
Gjermane, për herë të parë në shkollat e mesme të Kosovës, që
mësohej e rregullt nga nxënësit e k1. III dhe IV sepse ishin të
Gjimnazit Filologjik dhe filologjia kërkonte edhe gjuhën gjermane dhe
jo vetëm atë serbe, latine apo ruse. Jam i pari drejtor i shkollave të
mesme që futa gjuhën gjermane në orarin e rregullt mësimor, pa e
84 AUTOBIOGRAFI
pyetur askënd. U mbështeta në profilin e gjimnazit. I pari
mësimdhënës i gjuhës gjermane në këtë gjimnaz ka qenë Gjergj Dedaj,
dhe prej këtij viti gjermanishtja në këtë gjimnaz, jo vetëm që mësohej,
por lindën talente për këtë gjuhë, me çka më vonë mahniteshin edhe
vetë gjermanët.
Hasan Cërvadiku, Xhevat Krasniqi, Gjergj Dedaj, 1990
Mësimi i gjermanishtes bëri jehonë të madhe në Kosovë, dhe, tani
këtij gjimnazi i doli edhe perspektiva e ardhmërisë. Më datën
14.09.1990, SPB-ja serbe me një grup inspektorësh të kryesuar nga
Voja Rašić, erdhën në gjimnaz dhe më mbyllën në zyrë, duke më
shoshitur dhe kërcënuar se pse unë vendosa për gjuhën gjermane pa e
pyetur askënd. Më thoshin se “do ta pësosh shumë keq”. Kurrë nuk iu
gjunjëzova as SPB-së serbe, as Vojës, as ministrave serbë. Më datën
02.02.1991, arriti vendimi me nr. 400-19/91 dhe 400-20/91 që
zyrtarizonte ndalesën e të ardhurave personale, ndërprerjen e
financimit për personelin arsimor shqiptar.
Prof. Hasan Cërvadiku 85
Vendimi nr. 400-19/91
86 AUTOBIOGRAFI
Vendimi nr. 400-20/91
Prof. Hasan Cërvadiku 87
Këto qarkore i dedikoheshin drejtorit me qëllim që të ndikojë për ta
bindur kolektivin që t`u nënshtrohet kërkesave të Serbisë, që të
aprovohen planet e programet famëkeqe serbe. As këto nuk më
trembën - isha shumë i vendosur.
Qarkorja për pagesën e të ardhurave personale fq. 1
Qarkorja për pagesën e të ardhurave personale fq. 2
88 AUTOBIOGRAFI
Qarkorja për pagesën e të ardhurave personale fq. 3
Prof. Hasan Cërvadiku 89
Qarkorja për pagesën e të ardhurave personale fq. 4
90 AUTOBIOGRAFI
Qarkorja për pagesën e të ardhurave personale fq. 5
Prof. Hasan Cërvadiku 91
Më datën 07.03.1991, u bë ndalesa përfundimtare e financimit të
kuadrove udhëheqëse dhe arsimore shqiptare, vendimi nr. 400-41/91.
Vendimi nr. 400-41/91
92 AUTOBIOGRAFI
Vendimi nr. 400-41/91
Prof. Hasan Cërvadiku 93
Të gjithë u betuam se kurrë nuk do të gjunjëzoheshim para Serbisë.
Vendosëm që edhe pa të ardhura të punojmë. Kështu edhe vepruam.
Më datën 19.03.1991, më bëhet inspektim special nga zyrtarët
serbë. Qëllimi ishte që unë si drejtor të gjunjëzohem i pari para
organeve zyrtare serbe me kërcënimin “ose-ose”. Kurrë nuk pranova!
94 AUTOBIOGRAFI
Prof. Hasan Cërvadiku 95
Më 23.04.1991, prapë kontrollime të rrepta me kërcënime.
96 AUTOBIOGRAFI
Prof. Hasan Cërvadiku 97
98 AUTOBIOGRAFI
Prof. Hasan Cërvadiku 99
Më datën 24.05.1991, prapë inspektim të shkollës, kontrollim me
kërcënime, por e patën kot! Arriti edhe akti zyrtar i inspektorëve të
Serbisë: 04. Nr.614-63-9 - 1991.
100 AUTOBIOGRAFI
Prof. Hasan Cërvadiku 101
U vazhdua me kontrollim edhe më datën 31.05.1991.
102 AUTOBIOGRAFI
Prof. Hasan Cërvadiku 103
Rrëfimi i njëmbëdhjetë
Edhe përkundër trysnive, kërcënimeve e shantazheve,
qëndrova konsekuent dhe i papërkulur
Pas të gjitha këtyre përplasjeve me pushtetin serb, më datën
20.06.1991, me aktin zyrtar të Republikës së Serbisë nr. 02-1228, më
shkarkuan nga puna. Ky vendim erdhi si pasojë e qëndrimit tim të
palëkundur kundër nënshtrimit ndaj pushtetit të Serbisë. Nuk pranova
të njoh shtetin e Serbisë dhe asnjë akt juridik të tij që do të më
detyronte të heq dorë nga dinjiteti im si shqiptar, nga identiteti im
kombëtar dhe nga parimet që kisha mbrojtur gjatë gjithë jetës sime.
Regjimi serb e pa rezistencën time si një pengesë për politikat e tij
shtypëse dhe vendosi të më largonte me çdo kusht. Largimi im nga
puna nuk ishte vetëm një akt formal; ai shoqërohej me një përndjekje
të hapur, kështu policia serbe me forcë më largoj nga ambientet e
Gjimnazit ku kisha punuar me përkushtim dhe integritet për një kohë
të gjatë.
Në vendin tim menjëherë vendosën një serb, me vendim të rregullt
pune, me emrin Aleksandër Duçiq. Ai erdhi si zëvendësim i imponuar,
i cili mishëronte strategjinë e pushtetit serb për të spastruar çdo
element shqiptar nga strukturat arsimore e publike, duke i zëvendësuar
ato me figura që përfaqësonin bindjen dhe nënshtrimin ndaj politikave
të tyre hegjemoniste. Ky veprim ishte një tjetër dëshmi e dhunës
institucionale të ushtruar ndaj shqiptarëve dhe një përpjekje për të
shuar zërin e rezistencës. Pavarësisht këtyre veprimeve shtypëse,
refuzova të nënshtrohem dhe mbeta i vendosur në qëndrimin tim për
të mos pranuar kurrë, në asnjë formë, autoritetin e atyre që donin të
zhduknin identitetin dhe të drejtat e popullit tim.
104 AUTOBIOGRAFI
Prof. Hasan Cërvadiku 105
106 AUTOBIOGRAFI
Si drejtor më është bërë presion edhe nga Beogradi, për të ma marrë
edhe banesën e për të më lënë pa kulm mbi kokë.
Prof. Hasan Cërvadiku 107
Edhe pas marrjes së vendimit dhe kërcënimeve të pushtetit
okupues, kontaktet me gjimnazin kurrë nuk i ndërpreva. Vazhdoja të
hyja brenda në lokalet e shkollës dhe të koordinoja veprimtarinë e
Gjimnazit. Më përcillnin hap pas hapi. Pas disa ditësh, pikërisht më
datën 27.06.1991 në orën 10:00 paradite, milicia serbe na ndoqi nga
shkolla të gjithë arsimtarët shqiptarë.
Ndalimi i hyrjes së mësuesëve dhe nxënësve shqiptarë
në shkolla nga forcat policore serbe, 1991.
108 AUTOBIOGRAFI
Në të njëjtën ditë, më datën 27.06.1991, në orën 11:00, i njoftova
të gjithë profesorët dhe punëtorët e tjerë të shkollës se aktiviteti do të
vazhdonte në medresenë “Alauddin” në Prishtinë, ku mbajta mbledhje
të jashtëzakonshme në kushte të jashtëzakonshme. Kështu edhe
ndodhi. U mblodhëm në orën e caktuar dhe në vendin e propozuar.
Caktova detyra konkrete për secilin arsimtar dhe punëtor të gjimnazit.
Për të gjitha këto, shih gazetën ditore të asaj kohe “Bujku” të datës
27.06.1991.
Prof. Hasan Cërvadiku 109
Rrëfimi i dymbëdhjetë
Organizimi i mësimit jashtë objekteve shkollore
për një vit mësimor (janar 1991 dhe
korrik 1992) në shtëpitë shkolla
Të gjitha aktivitetet për mirëvajtjen e rregullt të dokumentacionit,
provimet pranuese, riprovimet etj., i kemi kryer nëpër shtëpitë private,
por aktorët kryesorë të kryerjes së detyrave të punës ishin drejtori me
të gjithë arsimtarët dhe nxënësit e shkollës.
Në këtë kohë u strehuan të gjitha procesverbalet, ditarët e punës,
dëftesa e diploma, pra shumica u shpëtuan kthetrave të milicisë serbe.
Viti mësimor 1990/91, u përmbyll me aftësitë tona të papara ndaj një
bishe të çmendur që ishte pushteti i kohës i Serbisë. Shumë aktivitete
i kemi zhvilluar e kryer jashtë objektit shkollor, në disa shtëpi të
kolegëve, si të Hakif Behlulit, Hyzri Rexhës, Bajram Abdixhikut etj.
Duhet theksuar se një mori dokumentesh që i pata strehuar
(fshehur) në shtëpinë time në vendlindje, Poklek i Vjetër, më janë
djegur. Shtëpia ime është granatuar nga forcat ushtarake e policore
serbe. Provimet, riprovimet, regjistrimet e nxënësve etj., për vitin
shkollor 1990 – 91 i kemi realizuar me sukses. Më vonë këto aktivitete
kemi vazhduar edhe në shtëpi - shkolla pa kurrfarë hezitimi.
110 AUTOBIOGRAFI
Kështu kemi arritur të ruajmë dokumentet thelbësore gjatë
okupimit serb 1990 – 1998.
Prof. Hasan Cërvadiku 111
112 AUTOBIOGRAFI
Prof. Hasan Cërvadiku 113
114 AUTOBIOGRAFI
Ministria e Arsimit të Republikës së Kosovës mori vendim për
shtëpi shkolla.
Na u ofruan vullnetarisht këto shtëpi - shkolla:
1. Haki Behluli, prof. i Gjimnazit Filologjik
2. Bajram Gashi, “Rr. Bledit, Prishtinë”
3. Miftar Krasniqi, “Rr. Bledit, Prishtinë”
4. Selatin Novosella, “Medresa, Prishtinë”
5. Halit Elshani “Rr. Bledit 2, Prishtinë”
6. Vesel Lenjani “Rr. Bledit 38, Prishtinë”
7. Ali Demi “Tauk Bashqe, Prishtinë”
8. Zenel Sopjani “Bregu i Diellit, Prishtinë”
9. Nazif Krasniqi “Fabrika e Tullave, Prishtinë”
10. Kadri Haziri “Kodra e Trimave, Prishtinë” dhe
11. Hyzri Rexha “Rr. Proleterit, Prishtinë”, prof. i këtij Gjimnazi.
Vërejtje:
Të gjithë pronarëve që na mundësuan shtëpi - shkolla, unë si drejtor
ua kam lëshuar falënderimet me shkrim, fatkeqësisht të pavulosura
sepse ato ditë policia serbe më pati arrestuar dhe më pati maltretuar.
Vulat, brenda një kohe të shkurtër prapë i shumëzova. Pra, Gjimnazi
Filologjik “Eqrem Çabej”, ka pasur edhe vulën e vet me mbishkrim
dhe emërtim si dhe vendin e selisë – Prishtinë. Vula e Gjimnazit
Filologjik “Eqrem Çabej”, dy herë më është marrë nga policia serbe
dhe dy herë vetë e kam shumëzuar me mund, sepse edhe vulëpunuesit
frikësoheshin dhe përcilleshin nga policia serbe.
Herën e parë më datën 02.06.1992 dhe herën e dytë më datën
03.09.1992, kur policia serbe erdhi në banesë dhe më nxori nga
banesa, ku më prangosi dhe më futën në një veturë me targa civile dhe
filluan aty brenda të më maltretojnë dhe të më shëtisnin nëpër disa
rrugë të qytetit, për ta gjetur sekretarin e shkollës, Osman Kelmendin,
të cilin e kërkonin për ta prangosur lidhur me dokumentacionin që
mbante në gjuhën shqipe. Kurrë nuk pranova t`ua tregoj shtëpinë ku
banonte Osmani, edhe pse disa herë kaluam pranë saj. Në ora 11:00
Prof. Hasan Cërvadiku 115
më dërguan në stacionin policor, ku më mbajtën deri në ora 21:00, pas
shumë maltretimesh dhe shantazhesh, që bënin ndaj meje si drejtor i
Gjimnazit Filologjik. Nuk munguan as grushtimet, që m’i përplaste
për fytyre një polic i nacionalitetit rom nga Fushë Kosova. Në këtë
“bisedë” pata dhënë edhe deklaratë me shkrim, që nën presion ia
dhashë një inspektori të lartë të SPB-së së Beogradit. Deklarata është
nënshkruar nga unë. Ky farë inspektori më bënte pyetje kryqëzore, që
unë kisha parë vetëm në filmat kriminalistikë.
Vërejtje: Dokumenti i lëshuar nga SPB-ja për marrjen e vulave ishte
i falsifikuar, duke humbur gjurma e vendimmarrjes. Shënohej se vulat
janë marrë në shkollë. Sa qesharake! Donin t`i fshihnin maltretimet që
m’i patën bërë. Harronin se në këtë periudhë mësonim në shtëpi-
shkolla. Vlen për t`u përmendur se mësimin që u zhvillua në shtëpi-
shkolla, e organizuam së bashku me profesorët, që askush të mos
pësonte. 11 shtëpi shkolla, unë si drejtor i kam vizituar për çdo ditë
dhe ka ndodhur që në mëngjes jam zgjuar herët dhe prej orës 08:00
116 AUTOBIOGRAFI
deri në orën 19:00, në borë e në shi, kurrë pa u ndalur, vetëm që mos
t`i gjunjëzohemi barbarit serb.
Ndihmë të madhe për shtëpitë - shkolla na dhanë të gjitha
organizatat e shoqatat humanitare, si: “Nëna Terezë”, “Bereqeti”, si
dhe të gjithë shqiptarët kudo që jetonin dhe jepnin ndihma pa u
kursyer. Të gjithë arsimtarët edhe drejtori kemi marrë nga 10 DM
marka në muaj. Në të shumtën e rasteve kemi punuar edhe pa rroga
vetëm me ndihma sociale në ushqim dhe veshmbathje.
Organizimi i mësimit në shtëpitë-shkolla, 1991, BBC.
Prof. Hasan Cërvadiku 117
Rrëfimi i trembëdhjetë
Kthimi në objektet shkollore të Gjimnazit
Filologjik “Eqrem Çabej” në Prishtinë
Duke parë se objektet shkollore në Gërmi kishin mbetur shkret, pra
të gjitha ishin të zbrazëta, Shkolla Teknike, Konvikti dhe Gjimnazi i
Filologjisë, morëm iniciativën për kthim në këto objekte. Bisedova me
disa arsimtarë veç e veç dhe caktuam ditën e kthimit në objekte. Ishte
shtatori i vitit 1992, kur ia mësymë objektit të gjimnazit. Me kërkesën
time u ftuan profesorët, nxënësit dhe prindërit për të hyrë në shkollë.
Në gjimnaz u futëm “me dhunë”.
Ish-objekti i Shkollës Normale që e trashëgoi
Gjimnazi Filologjik “Eqrem Çabej” në Prishtinë
Hapëm dyert dhe të gjithë u futëm brenda në korridor. Këtë e bëmë
me qëllim që mos të veçohen a identifikohen organizatorët. Më pas
erdhi milicia e Serbisë. Ata më kërkonin mua si drejtor. U paraqita në
mënyrë që të mos dëmtoheshin a pësonin të tjerët. Më morën me vete
në veturë policie dhe më dërguan në stacionin policor. Aty më shanin
babë e nënë dhe filluan të më kërcënonin me gjyq, kinse kam bërë
118 AUTOBIOGRAFI
vepër penale pse kam lejuar që nxënësit të hyjnë në shkollë. Më
mbajtën deri në orët e vona të natës, duke kërkuar që të largohem nga
objekti. Është e vërtetë se unë u premtova se do të largohem, por një
gjë të tillë kurrë nuk e bëra. Ata ndiq, unë hyj në objekt, deri në
përfundimin e luftës së UÇK-së. Ngjarja e paraqitur ka ndodhur më
datën 05.09.1992 prej orës 11:45 deri në orën 20:00, që “mrizoja” në
stacionin e policisë në Prishtinë, ku 4 orë kanë qenë shumë të rënda
me dhimbje dhe shtrëngim të trupit pas rrahjeve e maltretimeve që m’i
bënin policia serbe, pastaj me ujë më “zbusnin” dhimbjet, dhe dikur
rreth orës 22:00, po atë ditë, më kanë liruar për t’u kthyer në shtëpi.
Isha i pathyeshëm edhe ndaj shantazheve dhe ndaj veprimeve të tyre
që ishin shumë barbare. Tani, për çdo ditë shkoja në shkollë dhe për 2
javë, mësimin e zhvilluam pa karrige dhe pa banka. Mësimin e
zhvillonim në këmbë, si nxënësit, ashtu edhe profesorët. Serbët kishin
plaçkitur çdo gjë në shkollë. Kishin bërë demolimin total edhe të të
gjitha klasave, kabineteve, zyrave, korridoreve etj. Ishte plaçkitur
piano më e vjetër në shkollat e Kosovës, që e kishim trashëguar nga
Shkolla Normale dhe ishte bartur në inventarin e Gjimnazit Filologjik,
pas abrogimit të Shkollës Normale në Akademi pedagogjike dhe kjo
në QAEMO për veprimtari kulturologjike. Ishin plaçkitur 365 karrige,
dërrasa të zeza, shumëzuesi, telefoni në drejtori etj. Dy javë mësimin
e zhvilluam nën tytat e automatikëve të milicisë serbe, që ishte bërë
varg prej një pavioni në tjetrin, duke formuar një korridor të ngushtë
kalimi për nxënësit dhe profesorët. Ata ngacmonin dhe provokonin
edhe nxënësit edhe profesorët. Më së keqi e pati pësuar profesoresha
e matematikës, Xhevë Morina, kur njëri prej milicëve serbë e pati
goditur me tytë automatiku. Ajo ra përtokë e alivanosur. Vrapova për
t’i dhënë ndihmë, por pa panik. Askush nuk u dorëzua para milicisë
serbe.
Ishte plaçkitur edhe biblioteka e Qendrës për tri shkollat: Gjimnazit
Filologjik, Shkollës Teknike dhe Konviktit të Akademisë Pedagogjike.
Ishte biblioteka me plot libra që janë bartur brez pas brezi, dhe janë
ruajtur me besnikëri për nder të Shkollës Normale, që shumë prej tyre
ishin dhuruar nga Kosova, shumë vende të ish-Jugosllavisë dhe shtete
të ndryshme. Biblioteka numëronte rreth 45.000 libra në disa gjuhë
Prof. Hasan Cërvadiku 119
edhe të huaja. Shumë libra ishin djegur, por edhe ishin hedhur të
shpërndara nëpër luginën e Gërmisë. Në kompleksin që quhej “Shkolla
Normale” ishin vendosur 3 qendra shkollore: “Gjimnazi Filologjik”,
“Shkolla Teknike” (tani “Gjin Gazulli”) dhe Konvikti për këto shkolla.
Të gjitha këto vatra të arsimit kishin edhe konviktin dhe me një emër
nga pushtuesi quheshin “Miladin Popoviq”. Prej këtyre tri
institucioneve unë si drejtor ngela i vetmuar me nxënës dhe me
profesorë. Isha i fundit që e lëshova objektin, por edhe i pari që u
ktheva në objekt. Ndër presionet më të çmendura ka qenë edhe ai që
ushtronin refugjatët serbë të ardhur nga Knini i Kroacisë dhe trevave
tjera të Serbisë, ku ishin vendosur në konviktin e Akademisë
Pedagogjike, që ishte përballë me pavionet mësimore të Gjimnazit
Filologjik. Ata qëndronin në katet e larta të konviktit, kurse dhomat
tona mësimore ishin në përdhese (kabinete të ish Shkollës Normale).
Largësia e vijës ajrore ishte 10 metra. Refugjatët ulërinin si të
çmendur, hanin, pinin, shanin, gjuanin me shishe të birrës e rakisë,
gjuanin me copa xhami në drejtim tonin dhe në fushën e sportit që
ishte afër 5 metra larg, ku nxënësit mbanin orën e edukatës fizike.
Shumë herë janë ndërprerë të gjitha orët mësimore, por prapë
ktheheshim dhe vazhdonim punën.
Refugjatët bënin veprime shtazarake, urinonin nga katet, shanin
dhe çirreshin si bisha të egra, sepse kishin porosinë që të na ndjekin
nga objektet dhe mos të ktheheshim në shkollë. Çdo gjë iu shkoi huq
falë vendosmërisë sime si drejtor, por edhe të profesorëve e nxënësve.
Si drejtor i Gjimnazit Filologjik në ato kushte anormale kurrë nuk
e kam harruar fatin e nxënësve dhe arsimtarëve të tjerë shqiptarë që
Serbia i përzuri nga shkollat shqipe dhe ua vuri drynin. Edhe pse ne
kishim hyrë në objekt, gjenim kohë gati për çdo javë të demonstronim
për hapjen e shkollave shqipe. Protestën e organizonim në oborr të
shkollës, ku merrnin pjesë prindërit së bashku me fëmijët e tyre
nxënës. Unë si Drejtor, organizoja fjalime për ta kundërshtuar
veprimin makabër të Serbisë. Ishin edhe udhëheqësit e bashkësive të
prindërve. Nuk harrohet protesta e tetorit të vitit 1991, kur kërkonim
haptas hapjen e shkollave shqipe. Unë atakoja regjimin e
Millosheviqit, ndërsa milicët me automatikë më kishin rrethuar duke
120 AUTOBIOGRAFI
më drejtuar tytat nga unë, që të ndërprisja fjalimin. Megjithatë, nuk e
ndërpreva, edhe pse e dija se më pas do të më merrnin dhe maltretonin.
Kështu ndodhi në tetor të vitit 1991.
Shih shtypin e kohës “Bujku”, 3 tetor 1991
Prof. Hasan Cërvadiku 121
Si drejtor kurrë s’kam harruar që t’i organizoj mësimdhënësit e
nxënësit për të festuar Ditën e shkollës. Dita e Gjimnazit ishte
përcaktuar me aktin tonë, që shënonte 22 Majin, të cilin kurrë nuk e
lashë pa e festuar. Për çdo tubim ndërhynte milicia serbe. Vlen për t’u
përmendur festimi i ditës së shkollës më 22 Maj të vitit 1995. Në
objektin shkollor në korridor organizuam manifestimin, ku ishin
pjesëmarrës shumë veprimtarë të Republikës së Kosovës, nxënës,
prindër, arsimtarë, gazetarë, punëtorë të TV Prishtinës, spiker –
Mustafë Muçaj, dhe vajza e tij, Anita, që ishte në mesin e nxënësve më
të mirë, me sjellje korrekte, edukatë dhe dituri, për çka edhe ishte
shpërblyer. Fjalimin që mbajta unë si drejtor, pati bërë jehonë të madhe
në të gjitha trojet shqiptare. Shumë fjali të mia transmetonte edhe
Radio Evropa e Lirë – Gjimnazi me perspektivë evropiane.
Për këtë festë nxorëm edhe fletushkën e
parë, formë e organizuar “Filologu i ri”.
122 AUTOBIOGRAFI
Pasi përfundova karrierën time si drejtor, të cilën nuk e kisha
zgjedhur vetë, por e imponuar nga rrethanat shoqërore, mora ditarin
dhe iu përkushtova procesit mësimor – mësimdhënies si profesor.
Gjeneratat që përcolla pas luftës, ishin shumë të aftë dhe të disiplinuar.
Punova derisa u pensionova në vitin 2005.
Kolektivi i Gjimnazit Filologjik “Eqrem Çabej” Prishtinë (2005)
Prof. Hasan Cërvadiku 123
Rrëfimi i katërmbëdhjetë
Historiku i shkurtër i shkollës (shtesë)
Kompleksi i ndërtesave, në të cilën gjendet Gjimnazi Filologjik
“Eqrem Çabej”, qe vatër e arsimimit dhe edukimit për shumë
gjenerata të të rinjve shqiptarë nga çdo trevë ku ata jetojnë. Shkolla e
parë dhe shumë e njohur në këtë kompleks ishte e vendosur Normalja
(1952-1972), e cila dha komisarët e parë të dritës shqiptare. Pas
veprimtarisë njëzetvjeçare, Normalja, shndërrohet në Akademi
Pedagogjike (1972-1979). Prej viteve 1979-1989 në kompleksin e
përmendur vepron QAEMO për veprimtari kulturologjike, që kishte
edhe drejtimin gjuhësor, i cili më vonë do të shërbejë si hap përgatitor
për themelimin e Gjimnazit Filologjik. Gjimnazi Filologjik “Eqrem
Çabej” u themelua më 26.06.1990, me vendimin e Kuvendit të
Kosovës, në përbërjen e fundit me delegatë shqiptarë, të cilët e
shpallën edhe Kosovën Republikë. Gjimnazi Filologjik ishte i llojit të
posaçëm, dedikuar për nxënës talente me prirje për gjuhë. Si i tillë
pranonte nxënës nga të gjitha trevat, ku jetojnë shqiptarët. Këtë natyrë
të Gjimnazit ia mundësonte Konvikti (380 vende për fjetje) dhe mensa
me kapacitet 450 racione ditore. Të dyja këto objekte gjendeshin nën
124 AUTOBIOGRAFI
okupim. Me normativin e Gjimnazit parashihej që mësimi të
zhvillohej në kabinete të modernizuara me përgatitje dhe sigurim të
mjeteve më të përsosura teknike mësimore.
Numri i nxënësve në paralele sillej prej 15-20 nxënës. Pranimi i
nxënësve bëhej në bazë të konkursit publik. Zakonisht vinin nxënës të
shkëlqyeshëm në shkollimin paraprak, po i nënshtroheshin edhe
provimit pranues nga Gjuha amtare dhe Gjuha e huaj I, që është
mësuar gjatë shkollimit tetëvjeçar. Në planin mësimor të Gjimnazit
Gjuha amtare dhe e huaj I, paraqiteshin me 5 orë në javë. Gjuha amtare
ishte e ndarë nga letërsia. Gjuha e huaj II me 3 orë në javë, zgjedhej
nga vetë nxënësit, kurse Latinishtja mësohej prej klasës I – IV nga 2
orë në javë. Prej gjuhëve të huaja në këtë gjimnaz mësoheshin Gjuha
Angleze, Gjuha Gjermane dhe Gjuha Frënge. Nuk janë lënë anash as
lëndët e përgjithshme si Historia, Gjeografia, Kultura muzikore,
figurative, Matematika, etj, por me fond më të vogël orësh dhe
kohëzgjatje më të shkurtër. Shkollimi në gjimnaz zgjaste 4 vite edhe
përfundonte me diplomim që siguronte profesionin filolog dhe
përgatiste nxënësit për shkollim superior, Fakulteti Filologjik për të
gjitha katedrat.
Gjimnazi kishte 11 dhoma mësimore me 19 paralele, gjithsej 385
nxënës. Mbanin mësim 35 arsimtarë, prej të cilëve 33 me përgatitje
superiore. Gjenerata e parë nga ky gjimnaz doli në vitin shkollor
1993/94 me notë mesatare të suksesit 4.02. Klasa më e mirë u shpall
IV-1, ndërsa shumë nxënës, për sukses të shkëlqyeshëm, u shpërblyen
me libra. Në këtë vit shkollor nga 19 paralelet më të mira u shpall e
IV-4, kurse nxënës më të mirë u shpallën:
1. Burim Qyqalla I-1
2. Anitë Muçaj I-5
3. Donikë Shahini I-5
4. Allminë Berisha II-4
5. Elvirë Stanoci II-4
6. Gazmend Vitia II-5
7. Lulëzim Pllana III-1
8. Artur Krasniqi III-1
Prof. Hasan Cërvadiku 125
9. Majlindë Maxhuni III-4
10. Arlindë Mehmeti III-4
11. Leonorë Mulaku IV-1
Përveç mësimit të rregullt, nxënësit në shkollë organizonin edhe
aktivitete profesionale dhe të lira. Këto i realizonin përmes grupit
letrar “Lasgush Poradeci”, sesionit të recituesve dhe aktiviteteve të
lira.
Ndarja e librave si shenjë mirënjohjeje për
nxënësit më të dalluar të gjeneratës 1993/94.
126 AUTOBIOGRAFI
NË VEND TË EPILOGUT
Pas tërë veprimtarisë shumëvjeçare në arsimimin dhe edukimin e
brezit të ri, dola ballëhapur dhe krenar në pension. Jam krenar sepse
kam punuar me përkushtim e ndërgjegje të lartë, prandaj jam i bindur
se kam lënë gjurmë të mira në misionin tim si mësimdhënës. Për këtë
dëshmojnë shumë kolegë dhe ish nxënës të shkollës.
Por, fare në fund, në bazë të të gjitha argumenteve të paraqitura në
këtë shkrim të shkurtër, kam qenë modest për shkak të karakterit dhe
unit që kam disponuar gjatë tërë jetës dhe nuk shkrova historik të gjatë
sepse ajo e meriton këtë punë 44 vjeçare. Nuk kam qenë kurrë i dhënë
pas reklamave dhe gënjeshtrave. Kurrë nuk i jam gjunjëzuar askujt në
këtë botë, përveç atij të madhit Zot, që sundon natyrën. Po theksoj
edhe njëherë se pas pensionimit tim, askush nuk u mor me punën e
pensionistëve frytdhënës, që në Kosovë ka pasur e ka me mijëra.
Shtëpia e granatuar në fshatin Poklek i Vjetër, Gllogovc 1999
Prof. Hasan Cërvadiku 127
Ky libër është dëshmia më e mirë e punës time të ndershme e të
pastër si loti, gjithmonë në shërbim të shkollës shqipe. Si mësimdhënës
kam punuar me përkushtim që të përgatis rini të ditur për ndërtimin e
Kosovës, ndërsa si udhëheqës jam përpjekur që shkolla të ruajë
fizionominë e vet, prandaj kurrë nuk kam lejuar që ajo të shndërrohet
në çerdhe të turpit. Vetë Serbia ma granatoi e shkatërroi shtëpinë në
fshatin e lindjes, në Poklek të Vjetër. Vitet 1998 - 1999, Serbia me
forcat e veta të stacionuara mbi bjeshkën e nikelit, gjuante pa pushim
në drejtime të ndryshme, në mesin e shtëpive të tjera të shkatërruara u
qëllua edhe shtëpia ime në lagjen Cërvadiku.
Kurrë nuk kërkova kompensim prej ndihmave humanitare të
dedikuara për renovime të luftës. Shtëpinë e rindërtova me ndihmën e
fëmijëve të mi. Tani për tani jetoj në një banesë me sipërfaqe 44m² në
lagjen Dardania Prishtinë. Kjo dëshmon se unë gjatë tërë jetës sime
dhe punës sime, paskam siguruar për familjen time 44 metra katror për
çdo vit të punës sime 44 vite – 44 metra.
Tani jetoj në një pleqëri të thellë, që më mirë ta quaj “rini pleqnare”.
Duke qenë se ndërgjegjen e kam të pastër si kristali, fle si qengj. Krejt
kjo m’u mundësua nga fëmijët e mi, në veçanti Mimoza dhe Mirëlinda
e së voni edhe Agoni, Erëmoni dhe gruaja ime, Mejremja. Nga ky
shkrim shihet thjesht se nuk jam i lëshuar në detaje të veprimtarisë
sime, sepse nuk do të përsëritja ato që i dinë 44 gjeneratat e mia.
128 AUTOBIOGRAFI
Prof. Hasan Cërvadiku 129
KRIJIME LETRARE
(Poezi)
130 AUTOBIOGRAFI
Prof. Hasan Cërvadiku 131
I GJALLË, I GJALLË
(Baladë për Adem Jasharin)
Unë, o burra, o vëllezër, motra e nëna,
O njerëz,
Jam pjesë e trupit tuaj,
Jam ai që të gjithë më njihni,
Më shihni e më prekni, më përkëdhelni!
Jam në ju dhe me ju.
Jam kudo në truallin tim.
Se unë jam i gjallë, shikoni Prekazin,
Kullat e mia, themelet e tyre,
Jam i gjallë në Drinin Plak,
Në Dukagjin, Llap e Gollak,
Në Karadak e Kaçanik,
Jam i gjallë kudo që frymon shqiptari im.
Jam i gjallë në damarët më të thellë të tokës sime të lashtë,
Toka ime gjithmonë kafshatë lakmie e ardhacakëve,
Që në vend të luleve mbillnin ferra,
Për të mos parë kurrë dritën e diellit!
Sa keq u mashtruan,
Harruan se kjo tokë është e jona, ku Zoti na krijoi,
Për këtë pyetni Drinin e Ibrin,
Qyqavicën, Lubotenin e Sharrin plak,
Të gjitha bjeshkët, malet, arat e fushat.
Jam biri i nënëlokes më të vjetër të këtyre trojeve,
Jam bir Skënderbeu, vëlla i Mic Sokolit e Oso Kukës,
Zoti më fali zemrën, arma më e fortë për të mbrojtur atdheun
Kurrë s`ia numërova armikut ushtrinë
132 AUTOBIOGRAFI
Zemra m`është e madhe sa vetë malet e tokës sime,
Tokë e larë me gjak, tokë që s`duron robëri,
Tokë e vuajtjeve të mëdha
Që s`duron kurrë as plumbin e të huajt, as tradhtarët e vet,
Tokë që kurrë s`iu gëzua as territ, as ferrit.
Kjo tokë iu gëzua vetëm bijve të vet,
Që ditën dhe dinë t’ia sjellin lirinë,
Gëzimin dhe lumturinë.
Unë me shpirt përjetësie, me taborin e familjes sime
Vallëzoj ndër breza duke rrëfyer si fitohet liria
Se atdheu është më i vlefshëm se gjaku i evlatëve të mi,
I vëllezërve, motrave, babait dhe trupit tim.
I qetë do jem, kur ju jeni të lirë,
Vullkan i gjallë do të jem, kurdo që atdheu më rrezikohet,
E ne themi: Sa hijeshi paska vargu i varreve të reja,
Gjaku i njomë që sollën lirinë.
Sa peizazh i bukur në tokën Arbërore
Gjerdan i qëndisur me lulëkuqet e Rinisë,
që do ta mbajmë në gjoks brez pas brezi –
Emblemë të krenarisë dhe pavdekësisë!...
Prof. Hasan Cërvadiku 133
NANA IME
Në kujtime të kam nana ime,
Gjithmonë kah heci e shkoj
Në ty mendoj, nana ime,
Mos mendo, oj pjesë e zemrës sime
Se unë hallin ty nuk ta dij,
Unë mundin nuk ta harroj
Se gjijtë e tu s`rrodhën kot si kroi
Pasha sytë e ballit tand,
Edhe n`andërr t`andrroj
Gjithmonë veten e ndij të kënaqun
Kur ty të kujtoj.
134 AUTOBIOGRAFI
TI
Qeshu oj pjellë e keqe e fatit të mjerë,
Qeshu, qeshu bre ngopu njiherë e përgjithmonë,
Qe unë u bana theror me t`i plotësue dëshirat
e çmendura të moralit të çfrenuem
Po, por mendo pak
Mos u zgërdhi ma n`orët e fundit të mesnatës,
Mos luej komedi tragjedi në qeshje të dhunueshme,
Ngopu, ngopu njiherë e përgjithmonë
oj fantazmë mesnate!
Dje qaje e sot qesh,
Po e di pse, pse fajtori ka tretë,
E unë vetes kambë e duer ia kam lidhë vetë,
E therori yt u bana përjetë
Ani, kjo është vetëdije filozofike e mendimeve të shkurta
Jo, jo mos mendo se mue, kur m`asht caktue fati
S`kam dijtë me fole as me belbëzue,
Oj fantazmë e natës ti zemrën ma ke coptue!
Kisha vehtën theror m’e ba
E para krishtit me u gjunjëzue,
Kurrsesi ma ty unë me të përqafue
He ti qofsh mallkue!...
Prof. Hasan Cërvadiku 135
Shpirti i tij gjithmonë i ri
(Këngë në frymën popullore kushtuar Rexhep Hajdarit nga Dritani i
Drenicës, të cilin bishat e Serbisë e kallën në pragun e shtëpisë)
Oh Drenicë, Drenicë e kuqe
Vend i ashpër e njerëz me huqe
Me armiq shekullorë
Kurrë n`beteja s`je ba hor.
Nuk t`la oda me u koritë
Burra trima gjithë ka rritë.
Lindi trim Rexhep Hajdari
Me zakon që ka shqiptari.
Me u djegë gjallë me plang e shpi
Me hjek qafe atë Serbi
Qe me shekuj na ka gri
Gjak shqiptari kurrë s`u ngi.
Për atdhe n`Dritan i pari
Plis e tirq si zog shqiptari
Edukue n`odë t`trimërisë
Kurrë s`pritoi luftë me nisë.
Me nis luftën me shkjaun e zi
Qe na rrinte orl mbi kry
Me hup nder, me hup burrni
Gjithë me shekuj na ka gri.
Drazh Mihajli çonte fjalë
Mos me lanë shqiptar t`gjallë
T`gjithë me zhbi me ushtri
Mos me pa shqiptar me sy.
Fjal’t e Drazhes e kallën trimin
Në Dritan lëshoi kushtrimin,
- Eni vllazën gjithë me shkue
N`brigadë t`lirisë me u vargue!
Me i dalë Drazhës sy më sy
Se ky vend s`është Serbi,
136 AUTOBIOGRAFI
Këtu i thonë gjithkah Shqypni
Për çdo pëllëmbë kemi me u shkri!
Luftoi Rexha me trimni
Sanxhak, Plavë e Guci
Drazh Mihajli ba pishman
Bira e minit i ra taman.
Ecin motet tue palue
Rexhes në ballë rrudhat i janë shtue
Balli i tij dritë tue lëshue
Si Kosovën me çlirue!
N`Dritan Rexha kalon pleqninë
Tue mendue për rininë
Shpirti i tij gjithmonë i ri
Kur është fjala për liri.
Për lirinë e shqiptarisë
Nisi djemt n`rrugë t`pavarësisë
N`Amerikë të miku i vjetër
Që s`t’len lloç për me vdekun.
Djemtë t`zot me besë shqiptari
Si Xhemë Xhema e Mehdi Hajdari
Trup e djersë m`i ba kurban
Me çlirue t`mjerin vatan.
Zunë miq e shumë jarana
Deri n`Kongres u shkoi fjala
Për Kosovë e shqiptari
Me fitue t`shtrenjtën liri.
Diogardi e Bob Dolli
Lum për Zotin që i solli
Mësuen hallet e shqiptarisë
Kongresi hap rrugë pavarësisë.
Baca Rexhë dëgjon këto fjalë
Zemra e tij u ba mal
Mori rrugën fluturim
N`Amerikë mbërriu me gëzim!
Prof. Hasan Cërvadiku 137
U takue me kongresmenë
Qan hallet denbabaden
Qau hallet Rexhep Hajdari
Me zakon qe ka shqiptari
Kongresmenët janë betue
Shpejt shqiptarët me i çlirue
Me çlirue kët shqiptari
Për Kosovën pavarësi.
Kthehet Rexha n`troje t`veta
Tash me gëzim i shtohet jeta
Për besën e Amerikës
Që Serbisë ia shtiu ftigën.
Shpejt Serbia e heton
Këtë plak t`vjetër çka po punon
Fillojnë Rexhën me e bind me dru
Pjesët e trupit ia kanë shitu.
Nat`e dit` n`polici
Veç me nxjerr ndoj fjalë prej tij
çka t`kanë thanë n`Amerikë?
A don familjen me ta fikë?
Baca Rexhë trim i kalitun
Kurrë s`lejon me u koritun
Me u ba urë e me u ba vig
Me kalu i poshtër e i lig.
Nuk ndërroi Rexha i Dritanit
As n`motet e aksionit
As n`motet e 50
Me i than shtypësit tungjatjeta.
Më 14 maj 1999
Baca Rexhë ul n`prag t`shpisë
Po i sheh vathet e bagëtisë
Kah po i djeg dora e Serbisë.
Foli plaku pak pa dekë
Tash po të shoh, o mordja e shkretë!
138 AUTOBIOGRAFI
Po një fjalë mos me harrue
Amerika ka me na pushtue!
Tanket serbe bajnë çudi
Pse nuk ik ky plak i zi?!
- Kot zgërdhihesh, oj shtriga plakë,
Unë jam burrë që digjem flakë!
Foli Rexha tue përpjekë
Para se me dhan`jetë,
Harroi shkjau t`parët tanë
Që zakon na patën lanë
Për çdo djegie e mizori
Do të hakmerret brezi i ri
S`më dhimbet jeta që vdes n`pleqni
Tash po e shoh lirinë me sy
Do ta gëzoj, oh brezi i ri!
Baca Rexhë me shkop në dorë
Për së gjalli e dogjën n`oborr!
Kështu kanë vdekë bijtë e liris`
Pa e lëshue pragun e shtëpisë.
Prof. Hasan Cërvadiku 139
PJESA E KATËRT
Prof. Hasan Cërvadiku në kujtesën e shokëve,
kolegëve, ish-nxënësve, miqve dhe familjarëve
140 AUTOBIOGRAFI
Prof. Hasan Cërvadiku 141
Prof. Selman Meha, veteran i arsimit shqip
Prof. Hasan Cërvadiku katër dekada pune
ia kushtoi arsimit dhe shkollës shqipe
Hasani u lind në fshatin Poklek i Vjetër
i Komunës së Drenasit. Në fshatin e lindjes
e kreu shkollën fillore në vitin 1947, 48 dhe
49, ndërsa shkollën e mesme Normale
pesëvjeçare në vitin 1959 në Prishtinë.
Vlen të theksohet se, pasi që ishte bursist i
Komunës së Skenderajt, filloi punën si
mësues në fshatin Turiçefc të kësaj komune
në vitin 1959, ku punoi një vit shkollor.
Dëshira për të vazhduar shkollimin e
mëtutjeshëm e shtyu që ta ndërpresë punën
si mësues, përkundër dashurisë që si i ri ishte përcaktuar për detyrën
dhe punën e mësuesit. Kështu, më 1960 regjistrohet në Fakultetin
Filozofik në Prishtinë, Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe.
Diplomoi në vitin 1965 dhe mori titullin profesor i Gjuhës dhe i
Letërsisë Shqipe.
Pas diplomimit, në vitin 1966 Hasani pranohet si profesor i Gjuhës
dhe Letërsisë Shqipe në Shkollën Normale në Prishtinë, ku për shumë
vite punoi në atë shkollë. Punën e kreu me përkushtim dhe përgjegjësi.
Serbia asnjëherë nuk pushoi t`i shtypte të drejtat për shëndetësi,
ekonomi, politikë, administratë, deri në marrjen e të drejtave si qenie
kombëtare në vitet e 90-ta me marrjen e autonomisë së Kosovës. Këtë
katrahurë e përjetoi edhe arsimi shqip me plotë peripeci dhune,
maltretime e imponime shoviniste antikombëtare serbo-sllave të
regjimit millosheviqjan, i cili përpiqej për t`i imponuar planet e
programet e Serbisë dhe mohuan plan-programet mësimore të
Kosovës në të gjitha nivelet e arsimit, nga ai parashkollor, fillor të
mesëm e deri në atë superior. Por, mësimdhënësit shqiptarë në
përgjithësi e edhe udhëheqësit e të gjitha niveleve të arsimit nuk
142 AUTOBIOGRAFI
pranuan të punojnë me plan-programet mësimore të Serbisë me të cilat
synohej të asgjësohej gjithçka që ishte shqiptare. Këtë padrejtësi nuk
e pranoi edhe Prof. Hasan Cërvadiku si udhëheqës i shkollës, për çka
u dëbua nga shkolla me dhunë bashkë me punëtorët e tjerë të shkollës
në të cilën punuan vite me radhë.
Me prof. Hasanin më për së afërmi njihemi kur djali i kushëririt tim
u martua me vajzën e vëllait të tij në vitin 1992, ndonëse kisha dëgjuar
për të sepse ishim pakëz studentë shqiptarë të asaj kohe. Por, ai ishte
absolvent i fakultetit, derisa unë isha student i posa regjistruar,
“brucoshë” si na quanin ne në vitin e parë. Prof. Hasan Cërvadiku tërë
jetën ia kushtoi arsimit dhe edukimit të gjeneratave të shumta,
respektivisht për katër dekada me radhë. Në fund, nëse kam të drejtë,
do të bëja një digresion, duke huazuar fjalën memoriale të Nolit për
presidentin e SHBA-së Woodrow Wilsonin, ku thotë: “Atje ku ka varre
si i yti, ka jetë dhe ngjallje!”. Unë mendoj se kjo në një mënyrë apo
tjetër vlen edhe për arsimtarët, të cilët, edhe pse janë në botën e
amshueshme, jetë dhe ngjallje e tyre janë gjeneratat e nxënësve të tyre
që i arsimuan dhe edukuan me përkushtim e dashuri.
Prof. Hasan Cërvadiku 143
Shaban Kajtazi, politolog dhe jurist i merituar
Si u njoha me Hasan Cërvadikun
Hasan Cërvadikun e kam njohur
për herë të parë në vitin 1991,
nëpërmjet vajzave tona; Mimozës dhe
Ilires, nxënëse maturante të Shkollës
së Mjekësisë “Ali Sokoli” në
Prishtinë.
Ilirja dhe Mimoza, ndonëse
diplomuan në shkollën e mjekësisë me
sukses të shkëlqyeshëm, për shkak të
rrethanave dhe vështirësive që u
krijuan nga pushtuesi serb, dëshirën e
tyre për të studiuar në Fakultetin e Mjekësisë, nuk mundën ta
realizojnë dhe u detyruan, që të kërkojnë rrugëdalje dhe mundësi të
tjera për mësim dhe ekzistencë personale dhe familjare, brenda ose
jashtë Kosovës.
Hasan Cërvadiku, në atë kohë, falë qëndresës dhe vendosmërisë së
tij personale dhe trurit arsimues, e mbrojti pozitën e drejtorit dhe
shkolla i vazhdoi mësimet me vështirësi dhe kërcënime të
paparashikueshme, meqë Shkolla Normale, përkatësisht Gjimnazi
Filologjik “Eqrem Çabej”, të cilën e udhëhiqte Hasani, sipas programit
arsimor përveç fushave tjera, e kishte në program edhe degën e
mësimit të gjuhëve të huaja, kështu ishte në koordinim me profesorët
dhe ekspertët e gjuhës të kursit, të cilin e udhëhiqte prof. dr. Pal
Berisha. Pra, me Hasanin, u takuam dhe biseduam në shtëpinë e tij
lidhur me regjistrimin e vajzave dhe udhëtimin e kujdesin për to në
Klinë. Regjistrimi në kursin e Gjuhës Gjermane, në kohëzgjatje 6
mujore ka përfunduar në vitin 1990. Që nga ky vit me Hasanin dhe
familjen e tij kemi vënë kontakte të sinqerta e të pandashme familjare,
të thuash, vëllazërore. Në kontakt dhe bisedë e sipër me Hasanin,
kuptova që ai paska qenë bursist i rrethit të Drenicës, në Skenderaj,
144 AUTOBIOGRAFI
për Shkollën Normale në Prishtinë, dhe pas mbarimit të shkollës më
1959, caktohet mësues në shkollën e plotë 8 vjeçare “Iliria” në
Turiçefc. Hasan Cërvadiku i përkushtuar për arsimin superior, pas një
kohe të shkurtër e lëshon punën e mësuesisë për të vazhduar studimet
e larta në Fakultetin Filozofik – Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe,
të cilin e përfundoi me sukses të plotë dhe punësohet si profesor i
Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, përfshirë edhe detyrën e drejtorit deri në
pension.
Me Hasanin si miq, shokë dhe bashkëpunëtorë, vazhduam
kontaktet, punën dhe aktivitetet e përbashkëta, si shokë dhe
intelektualë edhe në Dardani dhe në shumë shoqata në mbështetje dhe
përkrahje të qytetarëve, veçmas atyre shqiptarë të ekspozuar nga
pushteti serb millosheviçjan, i cili në mënyrë kundër kushtetuese, prej
vitit 1989 – 1990, i zhveshi shqiptarët nga çdo e drejtë, përfshirë edhe
ato arsimore me mbylljen e shkollave, prej atyre fillore deri në
Universitet, si shembull dhe çmenduri në tërë rruzullin botëror.
Me Hasanin, patëm rastin të përpiqemi dhe të japim kontributin
tonë gjatë edhe pas luftës së UÇK-së. Hasani vazhdoi si profesor në
Gjimnaz, ndërsa unë në organet shtetërore në fushën e Drejtësisë deri
në pension. Pas pensionimit, si aktivistë të dalluar në KPIP dhe në
Lidhjen e Pensionistëve të Kosovës, Hasani në detyrën e Kryetarit të
Komisionit strukturor dhe anëtar i kryesisë së Organizatës Komunale
të Prishtinës, ndërsa unë si sekretar dhe Kryetar i Lidhjes së
Pensionerëve të Kosovës, deri në vitin 2021.
Hasan Cërvadiku si profesor dhe intelektual, ishte i shkathët dhe
kishte aftësi profesionale gjuhësore dhe mjaft i lexueshëm me dije dhe
diapazon në njohuritë e fushave filozofike dhe të leximit të shumë
romaneve nga dijetarët dhe shkrimtarët shqiptarë e botërorë.
Prof. Hasan Cërvadiku 145
Mahmut Ferati, Prof. i Muzikës
Hasan Cërvadiku – Një mik i mirë në ditët e vështira
Në rrugëtimin tim jetësor kam
takuar shumë miq dhe personalitete të
ndryshme nga jeta e përditshme. Njëri
nga ata që kam njohur dhe që ruaj
shumë kujtime nga vitet e 80-ta, ishte i
nderuari prof. Hasan Cërvadiku, nga
fshati Poklek i Drenasit. Njeri me
përvojë të madhe në arsim, por edhe
mësimdhënës i mirë, i cili nxori shumë
gjenerata nga dora e tij.
Profesori Hasan vinte nga një
familje e madhe e kultivuesve të këngës burimore, si familja
Cërvadiku, ku bënin pjesë Bajram, Halil, Hysen, Shaqir Cërvadiku e
të tjerë. Pata fatin të njihem me Shaqën, kolegun tim, dhe kjo lidhje
më çoi drejt njohjes me prof. Hasanin, i cili asokohe ishte drejtor i
shkollës së mesme "Eqrem Çabej" në Prishtinë. Gjatë drejtimit të tij,
shkolla ofronte programe në kulturologji dhe në fushën pedagogjike,
të njohur dikur si Shkolla Normale. Profesori Hasan e kreu këtë
funksion me përkushtim dhe profesionalizëm për shumë mandate.
Gjatë takimit të parë me të, më pyeti: “Ku punon ti?” I tregova se isha
apsolvent i Fakultetit të Muzikës. “Shumë mirë, më tha. - A dëshiron
të punosh?” – Po, i thash. Unë për këtë edhe po vijoj fakultetin. – “A
e di sa kemi mungesë në arsim për kuadro profesionale në degën e
muzikës?” - Po i thash, deri diku e di. “Atëherë unë do të interesohem
që ti krahas studimeve edhe të punosh, sepse kemi shumë nevojë për
kuadro të mirëfillta në këtë lëmi”. Unë në Prishtinë vija nga Tetova
dhe me thënë të drejtën kisha shumë nevojë për ndihmë materiale,
sepse nuk ishte e lehtë të studiosh nga xhepi yt, pa ndihmën e shtetit
nga vija unë, pa përkrahje me ndonjë bursë, kështu që i vetëm duhej të
ia dilja, sepse ishin rrethana të ndryshme dhe jashtëzakonisht të
146 AUTOBIOGRAFI
vështira. Nuk kaluan shumë ditë, z. Nazmi Bujupi më ftoi të punoja në
shkollën fillore "Jeta e Re" në Komoran. Pas një viti pune atje,
përjetova disa nga çastet më të bukura si fillestar në mësimdhënie.
Fshati Komoran ishte një fshat i madh në zemër të Drenicës dhe për
mua ishte hapi i parë dhe i mbarë, njëherit edhe gëzim i papërshkruar,
sepse tani mund t’i ndihmoja jo vetëm asaj treve, por edhe vetes sime.
Nuk i harroj kurrë ata nxënës, kolegë e kolege që më mirëpritën aq
ngrohtë ku edhe punuam për një vit së bashku.
Duke e parë seriozitetin dhe përkushtimin tim ndaj dijes, drejtori
Hasan më njoftoi: "Tani do të vish në shkollën që unë e drejtoj në
Prishtinë, në Normale, ku ofrohen drejtimet e kulturologjisë dhe
pedagogjisë, sepse na duhesh." Fatmirësisht, ashtu edhe ndodhi. Në
Shkollën Normale, e cila tani mban emrin "Eqrem Çabej" në Prishtinë,
fillova me një përkushtim edhe më të madh, dhe vazhdova deri në ditët
e sotme. Kjo shkollë, e vendosur në zemër të kryeqytetit të Kosovës,
më ofroi mundësinë që, pasi tashmë kisha diplomuar, të filloja punën
si profesor i diplomuar i lëndës muzikore. Kjo çerdhe e dijes kishte
emër të madh, sepse nga dera e saj kishin dalë shumë breza
intelektualësh si: akademikë, shkencëtarë, filozofë, politikanë,
inxhinierë etj., njëri ndër ta ishte edhe vet prof. Hasan Cërvadiku, i cili
kishte kryer Normalen po në këtë shkollë në vitet e mëhershme.
Njeriun e bëjnë të mirë sjellja, veprat dhe afërsia ndaj të tjerëve,
tipare që Hasani i kishte në çdo kohë. Ai dinte si të na mbronte edhe
në kohërat më të vështira politike, kur arsimi ishte nën presionin e
pushtuesit serb. Arsimi, padyshim, ishte ndër të parët që goditej, sepse
përbënte shtyllën kryesore për ndërtimin e shtetit të ardhshëm të
Kosovës. Gjatë shumë viteve të punës së përbashkët, asnjëherë nuk më
ndodhi të kisha ndonjë mosmarrëveshje me të. Unë përveç zhvillimit
mësimor të përditshëm, kisha përgjegjësi edhe për të gjitha
organizimet e programeve kulturore në shkollë. Të gjitha festat
rëndonin mbi mua dhe shikimi i gjithë kolegiumit ishte nga unë. Jam
munduar që kurrë mos t`i zhgënjej edhe atëherë kur ishim më së
shumti të vëzhguar.
“Miku i mirë njihet në ditë të vështira”, thotë populli, dhe unë
kështu do e mbaj mend profesorin, respektivisht drejtorin tim të
Prof. Hasan Cërvadiku 147
dikurshëm, z. Hasan Cërvadiku, të cilit u mundova të mirën t’ia kthej
me rezultate në punë. Disiplina dhe serioziteti në punë kanë qenë
parimet kryesore të tij deri në frymën e fundit të jetës. Punë e cila dha
rezultatet e veta, ku sot arritëm të nxjerrim shumë figura eminente
edhe të ndërtojmë shtetin tonë falë arsimimit ndër breza. Kënaqësi e
veçantë është jo vetëm atëherë, por edhe sot kur shohim shumë nxënës
që kaluan nëpër duart tona dhe po japin rezultate të çmuara në të gjitha
fushat e jetës.
Gjithashtu po atë kohë sa punuam së bashku, kaluam çastet më të
bukura me punë, humor dhe bashkëpunim. Profesori Hasan dinte edhe
në situatat më të vështira të krijonte atmosferë disponimi, do të thotë
para tij ishte vetëm pozitiviteti! Atë kohë i kisha nxënës edhe djemtë e
tij, Erëmonin dhe Agonin, që isha jashtëzakonisht i kënaqur me
sjelljen e tyre, aktivitetin mësimor dhe dashurinë e respektin që kishin
ndaj profesorëve e sidomos ndaj prindit të tyre z. Hasan Cërvadiku.
148 AUTOBIOGRAFI
Rexhep Xhemail Kastrati, prof. i Kimisë
Në kujtim të kolegut prof. Hasan Cërvadiku
Me dhimbje dhe respekt e kujtoj prof.
Hasan Cërvadikun. Për aq kohë sa punuam së
bashku ndaj kujtimet më të mira për të. Për
herë të parë e njoha atë në vitin 1988. Në atë
kohë prof. Hasan Cërvadiku, ishte drejtor në
shkollën QAEMO për veprimtari
kulturologjike – Gjimnazi Filologjik “Eqrem
Çabej” në Prishtinë. Punuam së bashku deri
në vitin 1996, kur unë kalova me punë si
Këshilltar pedagogjik për lëndën e Kimisë në
Komunën e Prishtinës. Ato vite ishin shumë
të vështira për Kosovën dhe popullin e saj. Pushteti serb ushtronte
dhunë të vazhdueshme në të gjitha fushat e jetës: politike, ekonomike,
sociale e në veçanti në fushën e arsimit. Në vendimin e organeve serbe
të instaluara në Kosovë, të datës 26 qershor 1991 thuhej: shkarkohen
të gjithë drejtorët e shkollave, mësimdhënësit dhe nxënësit largohen
nga objektet shkollore. Në këto rrethana kur pushtuesi serb pushtoi të
gjitha institucionet e Kosovës , ishte e domosdoshme që të gjitha forcat
progresive të bashkohen dhe sistemi i arsimit të funksionojë. Në atë
kohë drejtori i shkollës prof. Hasan Cërvadiku e thirri mbledhjen e
Këshillit të arsimtarëve. Mbledhja ishte mbajtur më datën 31 gusht
1991. Në mbledhje ishte vetëm një pikë e rendit të ditës: Detyrat
operative të organizimit të procesit mësimor. Ai i njoftoi të pranishmit
se viti shkollor fillon më 2 gusht 1991; mësimi zhvillohet në dy
ndërrime. Ndërrimi i parë fillon në ora 7:30, ndërsa ndërrimi i dytë në
ora 13:30; nëse pengohet procesi mësimor në ndërrimin e parë nuk do
të vazhdojë mësimin ndërrimi i dytë; në shenjë proteste më 3 shtator
1991, ftohen të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për të
ardhur para shkollës në ora 08:00; nëse pengohen nxënësit të gjithë
kthehen në shtepi; këshilli organizativ është bartës i organizimit të
Prof. Hasan Cërvadiku 149
protestës; në emër të protestuesve mund të flasin vetëm ata që i cakton
shkolla; më 4, 5 dhe 6 shtator përsëriten aktivitetet e protestave të 3
shtatorit 1991; nëse ushtrohet dhunë ndaj protestuesve nga ana e
policisë serbe, pezullohen tubimet protestuese.
Në ato protesta ishin këto kërkesa: të largohen masat e dhunshme,
të rikthehen institucionet e pushtuara me dhunë; të fillojë puna në
shkolla e fakultete; të bëhet pagesa e të ardhurave personale prej
muajit janar – nëntor 1991; të kthehen të gjithë punëtorët në punë, të
cilët u larguan me vendime të dhunshme; të anulohen të gjitha
vendimet e pushtuesit serb ndaj Kosovës. Për ruajtjen e vazhdimësisë
dhe mbijetesës së shkollës shqipe, viti shkollor 1991/92 u organizua
në objektet shtëpi-shkolla. Organizimi i procesit mësimor në shtëpi-
shkolla ishte përballur me shumë sfida të natyrave të ndryshme
materiale, sigurisë personale etj. E kujtoj mbledhjen e Këshillit të
prindërve me kujdestarët e klasave të para, dyta, treta dhe të katërta.
Kjo mbledhje ishte mbajtur më datën 25.02.1992. Në atë mbledhje
drejtori i shkollës prof. Hasan Cërvediku i njoftoi prindërit për
mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe vështirësitë në objektet shtëpi-
shkolla. Mësimi zhvillohej sipas planeve dhe programeve mësimore të
hartuara nga ekspertët e Republikës së Kosovës. Po ashtu edhe
dokumentacioni pedagogjik ishte me logon e Republikës së Kosovës
(libri amë, ditarët e punës, dëftesat, diplomat). Pra viti shkollor
1991/92 e kishte përfunduar me sukses punën e tij.
Pas një këmbgulje të drejtorit prof. Hasan Cërvadiku,
mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve, vitin shkollor 1992/93 ne e
patëm zhvilluar në objektin shkollor të Gjimnazit Filologjik “Eqrem
Çabej” në Prishtinë. E vlerësoj shumë angazhimin dhe përkushtimin e
prof. Hasan Cërvadikut për udhëheqjen me sukses të procesit mësimor
në Gjimnazin Filologjik “Eqrem Çabej” në ato kushte tepër të vështira
për Kosovën. Suksesi i tij në udhëheqje të shkollës, ishte i bazuar në
përgatitjen profesionale, përvojën në arsim dhe bashkëpunimin me
mësimdhënës, nxënës dhe prindër. Respekt jetës dhe veprimtarisë
arsimore të prof. Hasan Cërvadikut!
150 AUTOBIOGRAFI
Shaip Hasani, Prof. i Sociologjisë
Momente të paharruara me profesorin
e nderuar Hasan Cërvadiku
Të flasësh për profesor Hasan
Cërvadikun është privilegj dhe
respekt për autoritetin që kishte në
shkollë. Ishte ndër themelues i
Gjimnazit Filologjik “Eqrem Çabej”
në Prishtinë dhe drejtor i saj për një
periudhë të caktuar kohore. Që në
fillim të vitit shkollor 1995 – 1996, në
programin shkollor ishte e planifikuar
të hartohet realizimi i plan programit
të orës së kujdestarisë për një vit
pasues të mësimit shkollor.
Në mbledhjen e parë të Këshillit të Arsimtarëve, profesori Hasan, si
duket, duke njohur të kaluarën time profesionale, më propozoi mua që ta
hartoj atë plan-program. Unë e pranova pa përtesë dhe me përkushtim. I
njëjti program në një nga mbledhjet e ardhshme u miratua dhe diku për 8
vitet e ardhshme ky program qëndroi në ballinat e sallës së arsimtarëve
deri atëherë kur dashakëqijtë e çuditshëm nga Ministria eArsimit e flakën
krejtësisht nga programi i mësimit shkollor. Orën e kujdestarisë edhe sot
e kësaj dite, mendoj dhe qëndroj pas kësaj se me largimin e saj u shkaktua
një nga dëmet e mëdha dhe një padrejtësi që iu bë arsimit të Kosovës në
përgjithësi. Edhe pse ka shumëçka të flitet për kontributin e profesorit
Hasan Cërvadiku, unë me këtë rast, duke mos dashur të zgjerohem shumë
në kujtesën time, do të përmend edhe dy qaste që më kanë mbetur të
freskëta në kujtesën time.
Në njërën nga ditët e rëndomta të mësimdhënies, profesori Hasan, si
duket, e kishte pauzën ku zakonisht qëndronim në sallën e arsimtarëve.
Unë kisha orën e mësimit në klasën që ishte shumë afër sallës. Dyert e
klasave ishin të vjetra dhe nuk mbylleshin mirë, unë duke zhvilluar orën
Prof. Hasan Cërvadiku 151
mësimore, me të gjitha atributet metodike që i kisha në dispozicion,
sikurse edhe zërin e thekshëm që e kisha në debatin me maturantët, është
dëgjuar edhe në sallë. Nga kureshtja, profesori Hasan, e këshillon
Bibliotekistin Rrahmanin, duke i thënë ngadalë që mos të hetohej, të
hapte derën edhe pak që ta dëgjonim Shaipin se si po shpjegon dhe me
cilat kurrikula dhe metoda po krijon hapësirë shumë pozitive me nxënës.
Posa mbarova orën, hyra në sallë, profesori Hasan m’u afrua dhe, përveç
fjalëve miradije, që më kujtohet si sot, m’u drejtua me fjalët “Eh, more
djalë, vendi yt nuk është këtu, ti do të duhej të ishe në vende të tjera me
këto standarde të mësimdhënies që i ke!” E falënderova, mbi të gjitha për
interesimin dhe përvojën e dijes që e kishte si pedagog në mësimdhënie.
Momenti i tretë dhe i paharrueshëm me profesorin Hasan Cërvadikun
e kisha në një ditë të rregullt mësimi. Isha kujdestar kryesor i ditës. Ishte
e zakonshme dhe si rregull që kujdestari kryesor, pasi t`i përcillte të tjerët,
të shkojë i fundit në orë të mësimit. Profesorin Hasan e kisha lënë në sallë
që e kishte pauzën. U nisa drejt klasës ku kisha mësim. Posa mbërrita, një
grumbull nxënësish kishin dalë para derës për të rezistuar dhe, kur u
afrova, i pyeta se çfarë kishte ndodhur! Kështu, njëri nga ta më thotë:
“Profesor, kanë mbërritur tre huligan, dhe po tentojnë të hyjnë me dhunë
në klasë, për ta grabitur shoqen e klasës!” Menjëherë reagova, duke i
pyetur se kush janë ata. Njëri që e kisha shumë afër në krahun e majtë,
m’u drejtua me fjalët: “Unë jam dhe çka do ti?!” Me fjalë të buta i them
se këta janë fëmijët e mi dhe i luta që të largohen menjëherë nga aty. I
njëjti fillon me ngreh dorën drejt belit për të nxjerrë diçka nga armët, por
edhe unë e marr ditarin në dorë dhe fillova t`i vërsulem. Huligani
menjëherë filloi të ikë dhe unë bërtita duke e thirrur rojën e shkollës,
Ismetin, duke i thënë mbylle derën e jashtme që ta zëmë në flagrancë.
Ismeti nuk arriti me kohë. Vrapova pas keqbërësit, duke e ndjekur nëpër
oborr të shkollës dhe më shpëtoi për pak pa e zënë. U ktheva prapa dhe
mezi merrja frymë, aty prapa e shoh profesorin Hasan në mbështetje,
edhe pse ishte i shtyrë në moshë pranë pensionimit, ishte i palëkundur në
kauzën dhe idealin e tij se arsimimi dhe edukimi i brezave, ishin të shenjta
për ne. Kjo ngjarje në atë kohë nga mediet kishte bërë bujë se si profesorët
e mbrojtën shkollën dhe nxënësit me trupat e tyre.
152 AUTOBIOGRAFI
Shehri Krasniqi, Prof. e Matematikës
Njohja ime me Prof. Hasan Cërvadikun - një histori e veçantë
Në vitin 1999 bëhem dëshmitare dhe
protagoniste e jetësimit të asaj çka
gjithmonë e quaja ëndërr. Është ky vit kur
për herë të parë e gjeta veten nën
uniformën e mësimdhënësit dhe me
ditarin në dorë u gjenda para klasës ku do
të mbaja ligjëratën time të parë. Kjo ishte
ajo që e kisha dëshiruar më shumë se çdo
gjë tjetër dhe lumturia që ndjeja, nuk ishte
e pakufizueshme as brenda dimensionit
më të madh e më të pakufishëm të
kuantitetit, por frika dhe skepticizmi ishin po aq të mëdha sa edhe
entuziazmi. Do të mbetet përherë e freskët në memorien time ajo
pamje që kishte klasa e mbushur me nxënës, tek prisnin të më
njoftonin. Në sytë e tyre vezullonte dëshira dhe pasioni për dije dhe
kjo mua ma shtonte edhe më tepër dashurinë sublime që ndjeja për
arsimin.
Pavarësisht se arsimin e kam quajtur gjithmonë puna ime e
ëndrrave, nuk do të thotë se rrugëtimi ka qenë i lehtë. Stresi, dyshimi
dhe pasiguria kanë qenë aspekte të pandashme të këtij rrugëtimi.
Problemet që kam hasur gjatë përvojës sime prej pothuaj tri dekadave
gjer më tash kanë qenë të panumërta dhe nga më të ndryshmet. E
pikërisht në fragmente të tilla të jetës, atëherë kur brengat bëhen
personazh kryesor, më shumë se çdo herë tjetër e ndiejmë nevojën për
praninë e të tjerëve pranë krahëve tanë. Kohërat e vështira që kam
kaluar gjatë këtyre viteve si mësimdhënëse e matematikës nëpër
shkolla të ndryshme i kam përjetuar më lehtë falë nxënësve dhe
kolegëve të mi. Shkolla më është bërë shtëpi e dytë; më është bërë
rutinë dhe madje e quaj edhe pjesë qenësore të identitetit tim personal
psikik-shpirtëror. Gjatë gjithë këtyre viteve shkolla më ka vënë para
Prof. Hasan Cërvadiku 153
shumë njerëzve, nga më të ndryshmit. Më ka rastisur të njoh nxënës
nga ata problematikë, dembelë e çapkënë, por edhe nxënës shumë të
zellshëm, punëtorë dhe ekselencë; kam ndarë përvojën time në shkolla
të ndryshme të kryeqytetit të vendit tonë, që nga koha kur plagët e
luftës ishin të hapura e deri më sot kur po shohim një Republikë të
rilindur; i kam shtuar kujtesës sime permanente sa e sa kolegë,
mësimdhënës të gjitha fushave të dijës, të cilët njëjtë si unë i kishin
hyrë rrugës së edukimit të brezave të rinj.
Mes kolegëve që do ta kem përherë me pamje të kthjellët në
mendje, është edhe prof. Hasan Cërvadiku, tashmë i ndjerë, dikur
mësimdhënës i gjuhës amtare. Profesori nuk ishte nga njerëzit
konvencionalë dhe pikërisht kjo e bënte të spikatur dhe interesant.
Kam shumë ngjarje e histori me prof. Hasanin, që janë thjesht të
pashlyeshme dhe do të ndodhesha para një sfide të vështirë kur do të
më kërkohej të sjell kujtimet më të bukura që kam nga ish-kolegu im
i çmuar, por po i hyj kësaj sfide me shpresën se do të mund t'i veçoj
ato që më kanë goditur pak më shumë sirtarin e kokës që mban kujtime
të panumërueshme.
Mbaj mend (kjo para shumë viteve) kur një ditë, disa kohë pasi
kishte filluar viti i ri shkollor, tek ndodheshim që të dy në sallën e
mësimdhënësve, më fton të ulesha pranë tij. Më përshëndeti dhe më
pyeti se si më shkon puna me nxënësit. "Mirë!" - iu përgjigja, por
përgjigja ime nuk i mjaftoi dhe ma priti: "Mirë, po... por shumë më
shumë se mirë!". Më erdhi e papritur. Më tregoi pastaj që dy nga
nxënësit e mi, Agon dhe Erëmon Cërvadiku, ishin djemtë e tij binjakë,
gjë për të cilën nuk isha fare në dijeni dhe ajo çka do të dëgjoja në
vijim, për një çast do të bënte të ndihem personi më i përmbushur në
botë. Ndër të tjera, më ngarkoi me meritën se, falë punës së tyre me
mua më në fund i kishte parë djemtë e tij "me librin e matematikës në
dorë dhe me nota të shkëlqyera në teste të matematikës". Përgjigja ime
se thjesht mundohesha të bëj më së miri punën time dhe t'i afroja ata
me matematikën, nuk e shprehte atë që u zgjua brenda meje atë
moment; një lajtmotiv për t'iu gjegjur punës së mësimdhënësit edhe
më vrullshëm.
154 AUTOBIOGRAFI
Tjetër histori me kolegun tim të ndjerë që po ashtu e kam të listuar
tek ngjarjet e veçanta, është ajo në ditën kur shkuam për ngushëllime
tek një koleg i yni. Babai i tij kishte ndërruar jetë dhe i ndjeri ishte
dhëndër i Adem Demaçit. Mbaj mend, kur mbërritëm, prof. Hasani më
bëri vend afër tij në odën ku bëheshin pritjet. Sigurisht se ndjehesha e
nderuar. Kur në bisedë e sipër Adem Demaçi i jep fjalën prof. Hasanit,
mbase me qëllimin për ta forcuar peshën intelektuale të bisedës, i
pëshpërita profesorit: "Pyete ku e keni lënë ju bisedën? A keni
vendosur pikë apo presje ta dimë se ku të vazhdojmë ne?" dhe po që
biseda u pushtua nga ngjyrimet intelektuale, duke arritur ta rrëmbejmë
vëmendjen e Demaçit me pyetjen tonë, i cili nuk kurseu që të ndante
me ne përshtypjen e mirë që i la.
Dhe ajo çka më bën gjithnjë ta kujtoj kolegun tim të ndjerë është se
kurdoherë që kishim mbledhje, aktivitete, takime, gosti apo çfarëdo
aktiviteti tjetër dhe vonohesha për t'u kthyer në shtëpi, ai përherë
kujdesej se si do të kthehesha unë që veturë nuk ngisja. Ende ndodh të
vonohem në shkollë jashtë orarit apo të gjendem me shëtitje me
kolegët, por tashmë ato nuk shoqërohen me kujdesin e shtuar të prof.
Hasanit dhe brengën e tij për t'u kthyer unë mirë në shtëpi. Kjo ma
mban përherë të freskët kujtimin për profesorin, ashtu sikurse edhe
respektin dhe nderimin për të.
Prof. Hasan Cërvadiku 155
Skender Sopi – Prof. i Artit Figurativ
Hasan Cërvadiku – Një model i përkushtimit dhe
pasionit për përparimin e shkollës shqipe
Prof. Hasani ishte një personalitet i
veçantë të cilin e dallonte përkushtimi dhe
pasioni i tij për arsimin dhe përparimin e
shkollës shqipe. Si koleg, pata nderin dhe
kënaqësinë ta njoh nga afër dhe të punoj
përkrah tij, duke mësuar përmes shembullit
të tij se çfarë do të thotë të jesh një
profesionist i vërtetë dhe një njeri që të
frymëzon me çdo veprim të tij. Në çdo
bashkëpunim, prof. Hasani sillte
seriozitetin dhe vendosmërinë që kërkohej
për të përballuar sfidat e përditshme të arsimit. Raportet tona profesionale
ishin të shkëlqyera, të mbështetura në respektin e ndërsjellë dhe në
dëshirën e përbashkët për të dhënë kontribut të vlefshëm në edukimin e
gjeneratave të reja.Ai kishte një prirje të natyrshme për të ndarë njohuritë
dhe përvojën e tij, duke sjellë gjithmonë një perspektivë të vlefshme dhe
një mendim të matur në vendimet dhe diskutimet tona. Çdo projekt ose
iniciativë ku ishte i përfshirë, merrte një dimension tjetër falë
përkushtimit dhe përvojës së tij.
Prof. Hasani ishte gjithmonë i gatshëm për t’i ndihmuar kolegët dhe
nuk ngurronte të jepte kohën dhe energjinë e tij për ta çuar përpara punën
në grup. Kishte aftësinë të motivonte të gjithë përreth tij dhe krijonte një
atmosferë të ngrohtë bashkëpunimi e mirësie. Ai e konsideronte punën si
një mundësi për të bërë ndryshim dhe, në këtë frymë, arrinte të inspironte
secilin prej nesh për t’u angazhuar më shumë. Hasan Cërvadiku mbetet
për mua një figurë e respektuar dhe një koleg i paharruar, që e ktheu
punën në një mision për t’u përkushtuar në edukimin e brezave dhe na
mësoi se pasioni për profesionin nuk njeh kufij. Kujtimi për të do të
qëndrojë përherë i gjallë, si një model për të gjithë ne që patëm fatin ta
kemi pranë.
156 AUTOBIOGRAFI
Shaban Cërvadiku, Prof. i Sociologjisë
Një vepër që pasqyron rrugëtimin jetësor të një mësimdhënësi
Libri monografik i prof. Hasan
Cërvadikut, përfshin një periudhë
kohore të jetës dhe veprës së tij si
veteran i devotshëm i arsimit në
Kosovë. Kjo monografi, fton lexuesit
që të pasurojnë mendjen se si një njeri
me kushte të rënda ekonomike, arrin
me punë dhe përkushtim të madh të
realizojë ëndrrat e tij si mësues, më
vonë si profesor i Gjuhës dhe
Letërsisë Shqipe dhe drejtues i
institucionit të mesëm shkollor – Gjimnazit Filologjik “Eqrem Çabej”
në Prishtinë. Në këtë rrëfim autobiografik, pasqyrohet e vërteta se si
një i ri me mendje të ndritur, shpirt të bardhë dhe vullnet të çeliktë
arrin që të realizojë qëllimet dhe ëndrrat e veta.
Puna e tij si profesor në Shkollën Normale të Prishtinës, paraqet
kulmin e veprimtarisë së tij arsimore. Shkolla Normale aso kohe e
kishte vlerën sa të universitetit, sepse nga ky institucion arsimor kanë
dalë kuadrot më të mira të mësimdhënies së arsimit në Kosovë. Nuk
kishte shkollë në Drenicë, madje as në vise të tjera, ku nuk takoja
mësues që Hasani i kishte pasur nxënës. Sa herë që prezantohesha me
mbiemrin Cërvadiku gjatë vizitave në shkolla, gjithmonë më pyesnin
për të dhe flisnin fjalët më të mira për punën e tij.
Librit monografik, të cilin autori e ka ndarë në tri pjesë, i paraprin
parathënia e shkurtër, por e thukët. Në pjesën e parë autori shkruan për
shpërnguljen me dhunë të popullatës shqiptare nga Sanxhaku i Nishit,
për gjenezën e familjes së tij Cërvadiku, ndërsa në pjesën e dytë për
vendlindjen - fshatin Poklek afër Drenasit etj. Pjesa e tretë, ku autori
flet për biografinë e vet, përbën temën bosht të monografisë. Atë e ka
konceptuar në dhjetëra rrëfime: për veten, për familjen e fshatin, për
Prof. Hasan Cërvadiku 157
shkollimin fillor e të mesëm, për fillimin e misionit të shenjtë të
mësuesit, për studimet në Fakultetin Filozofik – dega Gjuhë dhe
Letërsi Shqipe, për punën e mësimdhënësit në Shkollën Normale e
pastaj në QAMO, për emërimin drejtor në Gjimnazin Filologjik
“Eqrem Çabej”, për ndeshtrashat e arsimit shqip sidomos gjatë viteve
’90, për dhunën e terrorin shtetëror serb, për organizimin e mësimit në
shtëpi shkolla dhe këmbënguljen për t’u kthyer në objektin e
Gjimnazit, për ndërprerjen e të ardhurave, për aktivitetet jashtë
mësimore; për punën si mësimdhënës (1995-2005), për pensionimin
etj. Në fund autori ofron një historik të shkurtër, por me interes të
Gjimnazit Filologjik “Eqrem Çabej”. Gjithë këto histori të tij gjatë
periudhës 44 vjeçare në arsim, të familjes Cërvadiku, shkollave shqipe
ku ka punuar etj., autori e ka ilustruar me shumë fotografi e me një
mal dokumentesh, që, për fat, i ka shpëtuar nga flakët e piromanëve
serbë dhe i ka ruajtur e sistemuar me kujdes të madh. Librin e bëjnë
më interesant edhe disa poezi të shkruara në kohë të ndryshme, pastaj
vlerësimet (opinionet) e shokëve, miqve, bashkëpunëtorëve,
familjarëve etj.
Libër monografik është shkruar në gjuhë të qartë dhe të rrjedhshme,
mjaft koncize, duke i plotësuar standardet e një vepre të shkëlqyeshme
autobiografike. Autori përshkruan me objektivitet rrugën jetësore të
tij, prejardhjen e familjes Cërvadiku, e cila përjetoi golgotën dhe fatin
e shumë familjeve të tjera shqiptare të shpërngulura nga trojet e veta
etnike.
Jeta dhe puna e Hasan Cërvadikut ka qenë e lidhur tërësisht me
arsimin, edukimin dhe arsimimin e shumë brezave të rinj, të cilët sot
janë bërë krah i fortë i arsimit, ekonomisë, shëndetësisë, kulturës,
sportit etj. në Kosovë. Kjo monografi paraqet një pasqyrë reale për
kontributin e tij të pashoq të dhënë si dhe ndriçon rrugën e tij jetësore
profesionale të pastër si loti dhënë arsimit në Kosovë. Veprimtaria e tij
jetësore përshkruhet edhe me thënie të mençura që ishin burim i odës
së tre pleqve të njohur: Ramë, Hajdar dhe Bajram Cërvadikut. Në
shumë ndeja dhe vizita për ngushëllime në familje të miqve dhe
shokëve, dominonin mendimet dhe thëniet e tij që lidheshin me
përvojën jetësore në arsim, me dijen, punën, moralin, besën, dashurinë
158 AUTOBIOGRAFI
ndaj kombit e atdheut. Ai u ka ndihmuar shumë nxënësve, sidomos
nga treva e Drenicës. Duke ditur kushtet e rënda që kishin të rinjtë e
kësaj treve, e cila gjithmonë ishte lënë pas dore dhe e pazhvilluar, ai u
angazhua me tërë qenien për arsimimin, edukimin, emancipimin dhe
përparimin e tyre.
Prof. Hasan Cërvadiku 159
Prof. Hasan Cërvadiku
Biografia
Hasan Hajdar Cërvadiku, një nga figurat e
shquara të arsimit shqip në Kosovë, lindi më 28
dhjetor të vitit 1938, në fshatin Poklek i Vjetër,
komuna e Gllogovcit. Një jetë e pasur përplot
me përvojë, që e ktheu kontributin e tij në
fushën e arsimit në një histori të paharrueshme.
Rrjedh nga një familje me histori të dhimbshme
të muhaxhirëve të shpërngulur me dhunë nga
Toplica, Prokupla, Gajtani, Tullari, Medvegja,
Cërvadiku etj. Si fëmijë, atij i tregoheshin
histori të dhimbshme nga pleqtë e tij, babai dhe
xhaxhallarët, për historinë e të parëve, të përlotur e shpeshherë duke
iu ngelur në fyt rrëfimi, për masakrat makabre që i kishin përjetuar të
parët e tyre nga serbosllavët gjatë viteve 1879 e tutje. Shkollën fillore
e kreu në fshatin Korroticë e Poshtme, Poklek i Vjetër dhe Gllogovc
në vitet 1947, 1948, 1949, në shtëpi private, pasi nuk kishte objekte
shkollore. Gjimnazin e Ulët e kreu në Gllogovc (1954), ndërsa,
Shkollën Normale 5-vjeçare në Prishtinë (1959). Pas kryerjes së
Shkollës Normale, duke qenë se ishte bursist i Komunës së Skenderajt,
në shtator 1959, u emërua mësues në fshatin Turiçefc, ku punoi një vit
shkollor. Në vitin 1960 u regjistrua në Fakultetin Filozofik - Dega
Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prishtinë. U diplomua në vitin 1965 dhe
mori titullin “Profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe”. Ka konkurruar
për vendin e punës ushtrues i detyrës zëvendësdrejtor në shkollën
fillore “Aca Maroviq” (tash “Faik Konica”) në Prishtinë. Pas 8 muajsh
sa ka punuar në këtë shkollë, është ftuar në shërbimin ushtarak, të cilin
e kreu në vitet 1965-1966 në Lubjanë. Në shtator të vitit 1966 ka
konkurruar dhe është pranuar në Shkollën Normale në Prishtinë si
prof. i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe deri në vitin 1972. Pas abrogimit
(shfuqizimit me ligj) të kësaj shkolle dhe shndërrimit të saj në
160 AUTOBIOGRAFI
Akademi Pedagogjike, në vitin 1972 ishte zgjedhur profesor i Gjuhës
dhe i Letërsisë Shqipe në këtë Akademi. Këtu ka punuar deri në vitin
1979, kur kjo Akademi kaloi në rangun e Shkollës së Lartë
Pedagogjike (SHLP).
Me shuarjen e Akademisë Pedagogjike, shkolla u shndërrua në
Qendër Arsimore të Mësimit të Orientuar (QAMO) për veprimtari
kulturologjike (1979 – 1990), Hasan Cërvadiku ka punuar si profesor
i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe. Më 13.10.1986, QAMO për
veprimtari kulturologjike ka shpallur konkurs për ndihmësdrejtor.
Hasani ka konkurruar dhe është zgjedhur më 11 mars 1987. Në këtë
detyrë ka qëndruar deri në vitin 1990, kur, me 05 mars 1990 është
zgjedhur për herë të parë si Drejtor i Gjimnazit Filologjik “Eqrem
Çabej”, dihet, në mënyrë legjitime, me konkurs publik të shpallur në
“Rilindje” dhe “Jedinsvo” si dhe me vendim unanim të organeve
vetëqeverisëse të shkollës. Pas zgjedhjes si drejtor, ai mori iniciativë
për emërtimin e Gjimnazit “Eqrem Çabej” dhe me vendim të organeve
të shkollës prej 18.07.1990 ka zbatuar vendimin duke firmosur të
gjitha dokumentet e shkollës me emrin “Eqrem Çabej”. Më
20.06.1991 shkarkohet nga pozita e drejtorit të Gjimnazit Filologjik,
ku me masa të dhunshme dhe polici e largojnë nga objekti dhe aty për
aty emërojnë për drejtor të vetmin serbo-malazias Aleksandër Duçiq,
i cili të nesërmen me polici largoi nga gjimnazi të gjithë nxënësit dhe
personelin shqiptar. Prej vitit 1995 ka marrë ditarin në dorë dhe sërish
i është futur procesit mësimor, ku ka punuar si profesor i Gjuhës dhe i
Letërsisë Shqipe në objektin e gjimnazit për të cilin u shkrua shumë,
deri në vitin 2005 kur edhe u pensionua. Pjesën tjetër të jetës ai e kaloi
pranë familjes duke u angazhuar edhe në Shoqatën e Pensionistëve të
Kosovës, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit Strukturor dhe Anëtar i
Kryesisë së Organizatës Komunale të Prishtinës. Në vitin 2022 ai
dekorohet me mirënjohje nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, z.
Përparim Rama, për kontributin e dhënë në arsimin shqip të Komunës
së Prishtinës në vitet 1991 - 1999, si Drejtor i Gjimnazit të Filologjisë
"Eqrem Çabej" gjatë viteve 90-ta.
Prof. Hasan Cërvadiku 161
162 AUTOBIOGRAFI
Prof. Hasan Cërvadiku 163
164 AUTOBIOGRAFI
Prof. Hasan Cërvadiku 165
166 AUTOBIOGRAFI
PËRMBAJTJA
AUTOBIOGRAFI ........................................................................................5
PARATHËNIE..............................................................................................7
RECENSION .............................................................................................. 11
PJESA E PARË...........................................................................................13
NË HAPAT E HISTORISË - NJË VËSHTRIM I PËRJETIMEVE
DHE I SFIDAVE TË SHQIPTARËVE (MUHAXHIRËVE)
NGA SANXHAKU I NISHIT (1877 – 1878) ........................................15
RRUGËTIMI I MUHAXHIRËVE DËBIMI NGA
SANXHAKU I NISHIT NË KOSOVË..................................................18
GJENEZA E FAMILJES CËRVADIKU ................................................21
VENDOSJA E FAMILJES CËRVADIKU NË KOSOVË.....................24
PJESA E DYTË..........................................................................................27
TË DHËNA PËR FSHATIN POKLEK ..................................................29
PJESA E TRETË ........................................................................................33
JETËSHKRIMI IM (Autobiografi) ........................................................35
Rrëfimi i parë..........................................................................................35
Për veten .............................................................................................35
Rrëfimi i dytë ..........................................................................................36
Për familjen.........................................................................................36
Rrëfimi i tretë..........................................................................................38
Shkollimi ............................................................................................38
Rrëfimi i katërt........................................................................................46
Misioni i mësuesit...............................................................................46
Rrëfimi i pestë.........................................................................................51
Etja për dituri......................................................................................51
Rrëfimi i gjashtë......................................................................................55
Shërbimi ushtarak...............................................................................55
Rrëfimi i shtatë........................................................................................58
I lidhur përjetësisht me arsimimin ......................................................58
dhe edukimin e brezit të ri ..................................................................58
Rrëfimi i tetë ...........................................................................................65
Prof. Hasan Cërvadiku 167
Emërimi ndihmësdrejtor, zv/drejtor dhe drejtor QAEMO
Kulturologjike si dhe drejtor i parë i Gjimnazit Filologjik “Eqrem
Çabej” në Prishtinë .............................................................................65
Rrëfimi i nëntë ........................................................................................66
Ecuria e zgjedhjeve për vendet udhëheqëse të shkollës .....................66
Rrëfimi i dhjetë .......................................................................................79
Zyrtarizimi i themelimit të Gjimnazit Filologjik nga Kuvendi i
Kosovës ..............................................................................................79
Rrëfimi i njëmbëdhjetë..........................................................................103
Edhe përkundër trysnive, kërcënimeve e shantazheve, qëndrova
konsekuent dhe i papërkulur.............................................................103
Rrëfimi i dymbëdhjetë...........................................................................109
Organizimi i mësimit jashtë objekteve shkollore për një
vit mësimor (janar 1991 dhe korrik 1992) në shtëpitë shkolla ........109
Rrëfimi i trembëdhjetë .......................................................................... 117
Kthimi në objektet shkollore të Gjimnazit Filologjik “Eqrem Çabej”
në Prishtinë ....................................................................................... 117
Rrëfimi i katërmbëdhjetë ......................................................................123
Historiku i shkurtër i shkollës (shtesë) .............................................123
NË VEND TË EPILOGUT...................................................................126
KRIJIME LETRARE (Poezi)...................................................................129
I GJALLË, I GJALLË (Baladë për Adem Jasharin)............................131
NANA IME............................................................................................... 133
TI .......................................................................................................... 134
Shpirti i tij gjithmonë i ri ......................................................................135
PJESA E KATËRT....................................................................................139
Prof. Hasan Cërvadiku në kujtesën e shokëve, kolegëve, ish-nxënësve,
miqve dhe familjarëve...............................................................................139
Prof. Selman Meha, veteran i arsimit shqip..........................................141
Prof. Hasan Cërvadiku katër dekada pune ia kushtoi arsimit dhe
shkollës shqipe..................................................................................141
Shaban Kajtazi, politolog dhe jurist i merituar.....................................143
Si u njoha me Hasan Cërvadikun......................................................143
Mahmut Ferati, Prof. i Muzikës............................................................145
Hasan Cërvadiku – Një mik i mirë në ditët e vështira......................145
Rexhep Xhemail Kastrati, prof. i Kimisë .............................................148
Në kujtim të kolegut prof. Hasan Cërvadiku....................................148
168 AUTOBIOGRAFI
Shaip Hasani, Prof. i Sociologjisë ........................................................150
Momente të paharruara me profesorin e nderuar Hasan Cërvadiku 150
Shehri Krasniqi, Prof. e Matematikës...................................................152
Njohja ime me Prof. Hasan Cërvadikun - një histori e veçantë........152
Skender Sopi – Prof. i Artit Figurativ...................................................155
Hasan Cërvadiku – Një model i përkushtimit dhe pasionit për
përparimin e shkollës shqipe ............................................................155
Shaban Cërvadiku, Prof. i Sociologjisë................................................156
Një vepër që pasqyron rrugëtimin jetësor të një mësimdhënësi .......156
Prof. Hasan Cërvadiku..............................................................................159
Biografia............................................................................................... 159
PËRMBAJTJA .........................................................................................166
Prof. Hasan Cërvadiku 169
170 AUTOBIOGRAFI
Recensent:
Hajdin ABAZI, Dr. As.
Lektor:
Fazli HAJRIZI, prof.
Përgatitja artistike & ballina:
Agon CËRVADIKU
Erëmon CËRVADIKU
Botues:
Shtëpia botuese ”Lena Grafik” Prishtinë, 2024
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
929(=18:497.11)Cërvadiku, Hasan
Cërvadiku, Hasan
Prof. Hasan Cërvadiku : autobiografi / Hasan Cërvadiku. –
Prishtinë : Lena, 2024. – 168 f. : ilustr. ; 20 cm.
ISBN 978-9951-29-966-4
Libri Prof. Hasan Cërvadiku - Autobiografi

Libri Prof. Hasan Cërvadiku - Autobiografi

  • 2.
  • 3.
    4 AUTOBIOGRAFI Recensent: Hajdin ABAZI,Dr. As. Lektor: Fazli HAJRIZI, prof. Përgatitja artistike & ballina: Agon CËRVADIKU Erëmon CËRVADIKU Botues: Shtëpia botuese ”Lena Grafik” Prishtinë, 2024 Libri jepet falas
  • 4.
    Prof. Hasan Cërvadiku5 AUTOBIOGRAFI
  • 5.
  • 6.
    Prof. Hasan Cërvadiku7 PARATHËNIE Gjithë jeta ime ka qenë e lidhur me arsimin. Jam përpjekur me tërë qenien për ta dhënë kontributin tim për arsimimin dhe edukimin sa më të mirë të brezit të ri, në frymën kombëtare e demokratike. Në këtë drejtim jam përpjekur dhe besoj se kam lënë gjurmë të mira. Këtë ma thotë ndërgjegjja ime e pastër, e cila asnjëherë nuk më ka shuplakosur në jetë. Dokumentacionin personal, ashtu sikurse atë të shkollave ku kam punuar, e kam ruajtur dhe arkivuar me kujdes. Megjithatë, shumëçka kanë përpirë flakët e piromanëve, serbë bashkë me shtëpinë në vendlindje, në Poklek. Pasi u pensionova, kisha kohë të mjaftueshme për t’i marrë edhe një herë nëpër duar fotografitë, dokumentet e ndryshme, poezitë (tepër modeste) mirënjohjet, letërkëmbimet, shkrimet në gazeta etj. Kështu, më lindi dëshira të shkruaj dhe ta përgatis për shtyp një libër monografik si ky, me kujtime e shkrime të ndryshme. Këtë e kam kuptuar jo vetëm si detyrë morale, por edhe si dëshirë të brendshme për të kujtuar rrugën time kryesisht të lidhur me arsimin tonë. E mbarështrova dhe ua lashë amanet fëmijëve të mi që ta botojnë tek pasi të vdes unë - natyrisht, nëse e vlerësojnë të arsyeshme. Qysh në fillim të karrierës sime si mësimdhënës më kanë shërbyer këshillat dhe udhëzimet e profesorëve të mi në Normale dhe në Fakultetin Filozofik. Kam mbajtur, siç thonë vëth në vesh këshillat e vyeshme që gjuhëtari e intelektuali i madh, Eqrem Çabej, përmes një letre, ua kishte dhënë mësuesve të kohës së tij. Ato këshilla më kanë shërbyer dhe ndihmuar shumë. Në letrën e tij drejtuar mësuesve, ai, midis tjerash, shkruante: “Jeta e njeriut është një fragment i planeve, dëshirave dhe ëndrrave të tij, prandaj duhet t’iu kushtohet planeve, dëshirave dhe ëndrrave të tij më kryesore... Detyrën e shenjtë të mësuesit duhet kuptuar jo si profesion, por si mision!” Ashtu si kanë punuar disa mësimdhënës të mi të devotshëm për formimin tonë të mirë e të drejtë, ashtu jam përpjekur edhe unë që të
  • 7.
    8 AUTOBIOGRAFI kontribuoj nëformimin e nxënësve të mi që i mësoja. Kam pasur shumë kujdes që të bëj gjithçka të mirë në formimin e drejtë të karakterit të nxënësve të mi, sepse gabimet në këtë drejtim janë të pakorrigjueshme, të pandreqshme. Jam përpjekur t’i edukoj përmes sjelljes sime, pra shembullit tim. Kam qenë i kujdesshëm që të sillem mirë me nxënësit e mi, i vetëdijshëm se një sjellje e imja e mirë e njerëzore vlen më shumë se njëqind këshilla moralizuese. Kam punuar dekada me radhë me ditar në dorë. Dashuria ndaj dijes, gjuhës, kulturës dhe historisë së popullit shqiptar, edhe përkundër vështirësive e pengesave të ndryshme, nuk më është zbehur asnjëherë. Në këtë libër biografik jam përpjekur të ravijëzoj sakrificat që kemi bërë për gjuhën dhe shkollën shqipe. Jam përpjekur të jem sa më objektiv dhe të shlyej një borxh sado të vogël ndaj nxënësve e mësimdhënësve që lanë gjurmë të mira në arsimin tonë. Këtë libër biografik e kam ndarë në tri pjesë dhe në dhjetëra rrëfime të shkurtra, ku kam folur për veten e familjen; për Cërvadikët e Poklekut, të cilët janë muhaxhirë të shpërngulur me dhunë nga Sanxhaku i Nishit në vitet 1877-1878; për shkollimin tim fillor, të mesëm e të lartë; për punën si mësimdhënës në tetëvjeçaren e Turiçefcit, si zëvendësdrejtor në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë; pastaj si mësimdhënës në Shkollën Normale, në QAMO; si drejtor në Gjimnazin Filologjik “Eqrem Çabej”; për dhunën e terrorin serb me të cilin jemi ballafaquar sidomos gjatë viteve ‘90; për vështirësitë ekonomike pas ndërprerjes së të ardhurave, për organizimin e mësimit në shtëpi shkolla dhe kthimit në objektin e Gjimnazit; për kërcënimet e vazhdueshme; për punën si mësimdhënës (1995-2005) etj. Në fund kam përgatitur një historik të shkurtër e modest, besoj me interes, për Gjimnazin Filologjik “Eqrem Çabej”. Kështu, historinë time 44 vjeçare në arsim e kam ilustruar me shumë fotografi, që kur isha nxënës në fillore, në Normale dhe në Fakultetin Filozofik, por edhe në kohën kur isha profesor e drejtor. Kam ruajtur dëftesat e vendimet e ndryshme, të cilat, jam i bindur, e ilustrojnë më mirë tekstin. Në fund kam shtuar tri-katër poezi, të cilat i kam shkruar në kohë të ndryshme. Asnjëherë nuk kam pretenduar të bëhem
  • 8.
    Prof. Hasan Cërvadiku9 shkrimtar si disa shokë të Normales apo të studimeve (Rifat Kukaj, Rrahman Dedaj, Azem Shkreli, Rrustem Berisha, Ali Podrimja etj.), ndonëse kam pasur prirje për të hartuar. Jam i bindur se, pas vdekjes sime, fëmijët e mi do ta çojnë në vend amanetin. Rendi e kërkon që këtë libër modest t’ia ofrojnë redaktorit, pastaj recensentit e pse jo edhe ndonjë lektori, sepse ka mundësi që t’më jetë përvjedhur ndonjë gabim drejtshkrimor. Edhe pse nuk e di se cilët do të jenë, i falënderoj me këtë shkrim. Një falënderim i veçantë shkon për miqtë, kolegët, nxënësit, fëmijët e mi, të cilët gjithmonë më kanë kuptuar dhe përkrahur pa rezervë!... Autori
  • 9.
  • 10.
    Prof. Hasan Cërvadiku11 RECENSION Autobiografi është një libër që është mjaft i rrallë dhe tepër karakteristik, sepse në të janë ndërthurur shumë aspekte natyrshëm në një tërësi historike. Ajo është jetëpërshkrim i autorit të saj, profesorit Hasan Cërvadiku, shkruar në vetën e parë njëjës; pra është vetë autori i cili na rrëfen. Por nuk është vetëm kaq, në fakt, është shumë më tepër. Në këtë libër mund të ndiqet edhe zhvillimi arsimor në Kosovë, duke parë trajektoren e arsimimit të profesorit Cërvadiku: nga shkolla fillore, Gjimnazi i Ulët, Shkolla Normale 5-vjeçare, studimet albanologjike në Fakultetin Filozofik. Në këtë libër, po ashtu, frymon dashuria e pafund e mësimdhënësit për arsimin dhe edukimin e brezit të ri, e cila, sikurse e thotë autori duke cituar Eqrem Çabejn, nuk ishte vetëm profesion, por edhe mision. Nuk e bënin të tillë vetëm përkushtimi për edukimin e brezit të ri, dhe sfidat edukative, por edhe rrjedha historike nëpër të cilën kaluan shqiptarët e Kosovës, e që, në miniaturë, pasqyrohen në rrëfimet autobiografike të profesorit Hasan Cërvadiku: pengesat nga brenda të regjimit serb kundër arsimimit në gjuhën shqipe deri te ndalimi i saj, mbyllja e shkollave shqipe, e si rezistencë kombëtare – vazhdimi i organizimit të arsimimit shqip më vete në shtëpi private të kthyera në shkolla nën ndjekjen, përndjekjen, arrestimet e burgosjet si dhe maltretimet e panumërta të mësimdhënësve e të nxënësve, por edhe përpjekja për t’u rikthyer në objektin shkollor pasi që shkolla ishte e nxënësve dhe ata aty duhej të mësonin. Në të tria këto dimensione, ky libër autobiografik është një dëshmi më vete e kohës. E vlerën ia shtojnë këtij libri faksimilet e shumta, që janë faktografi e cila flet vet aq shumë (ndaj dhe autori vetëm i ka prezantuar, thuaja pa i komentuar fare). Sikur të kishte libra të këtillë më shumë, kështu bindës dhe faktografik, do të hidhej shumë dritë në rrugëtimin e arsimit në gjuhën shqipe por edhe të heronjve të tij: mësimdhënësve. Një ndër këta të shquar madje është edhe profesori Hasan Cërvadiku. Dr. As. Hajdin Abazi, recensent
  • 11.
  • 12.
    Prof. Hasan Cërvadiku13 PJESA E PARË
  • 13.
  • 14.
    Prof. Hasan Cërvadiku15 NË HAPAT E HISTORISË - NJË VËSHTRIM I PËRJETIMEVE DHE I SFIDAVE TË SHQIPTARËVE (MUHAXHIRËVE) NGA SANXHAKU I NISHIT (1877 – 1878) Në gjysmën e dytë të shekullit XIX, shqiptarët jetonin në territorin e Sanxhakut të Nishit, një njësi administrative - territoriale e Perandorisë Osmane me qendër në qytetin e lashtë të Nishit, që dikur ishte qendër e Dardanisë ilire. Kjo periudhë shënon një fazë të rëndësishme të historisë së shqiptarëve në këtë rajon. Pjesa më e madhe e komunitetit shqiptar ishte përqendruar në qarqe të ndryshme, duke përfshirë Qarkun e Toplicës, Nishit, Vranjës dhe Pirotit. Shqiptarët ishin pjesë autoktone e Sanxhakut të Nishit, duke populluar mbi 700 vendbanime, të cilat shpesh ishin të përziera me komunitete të tjera. Nga viti 1833, me fitoren e autonomisë kulturore nga Perandoria Osmane, Serbia filloi planet për pushtimin e tokave shqiptare. "Naçertanija" e Ilija Grashaninit, një program për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre, që u implementua me qëllimin për ta krijuar një shtet serb "të pastër etnikisht". Më 16 dhjetor 1877, ushtria serbe filloi një fushatë masive kundër popullsisë së pambrojtur shqiptare të Sanxhakut të Nishit. Fshatrat digjeshin flakë, shqiptarët u masakruan, shtëpitë e tyre u shkatërruan, dhe dhuna u shfaq në mënyrat më mizore dhe më barbare. Në këtë akt të tmerrshëm, forcat serbe u mbështetën edhe nga forcat ruse. Nëpër lumenjtë Moravë dhe Nishavë, qindra e mijëra kufoma shqiptare, rridhnin lumë, duke shpërndarë trishtim në të gjithë Sanxhakun e Nishit. Udhëpërshkruesit serbë dëshmuan për dhunën dhe vdekjen e shqiptarëve, ndërsa përshkrimet e mizorisë së luftës ndaj tyre shënuan një periudhë të zezë në historinë e popullit shqiptar. Pas dëbimit të shqiptarëve, Serbia filloi një proces kolonizimi, duke e zëvendësuar popullsinë shqiptare me elementin sllav. 1 1 AGJENCIA SHTETËRORE E ARKIVAVE TË KOSOVËS, KATALOG I EKSPOZITËS, DËBIMI I SHQIPTARËVE, NGA SANXHAKU I NISHIT, 1877/78, Prof. dr. Jusuf Osmani.
  • 15.
    16 AUTOBIOGRAFI Trevat ebanuara me popullsi shqiptare gjatë sundimit osman 1878, të organizuara në vilajete Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve (muhaxhirëve) shënuan një periudhë të vështirë, duke i detyruar ata të vendoseshin në trevat rreth
  • 16.
    Prof. Hasan Cërvadiku17 kufirit me Serbinë e sotme. Ata shpresonin që një ditë do të ktheheshin në vendlindjen e tyre. Sot, ky episod i tmerrshëm në historinë e shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit mbetet një kujtim i përhershëm, dhe e drejta për pronën mbetet një çështje e pandryshueshme për pasardhësit e atyre që u dëbuan nga trojet e tyre nën dhunën e pushtetit serb.2 Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit (1877 – 1878) Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit (1877 – 1878) 2 AGJENCIA SHTETËRORE E ARKIVAVE TË KOSOVËS, KATALOG I EKSPOZITËS, DËBIMI I SHQIPTARËVE, NGA SANXHAKU I NISHIT, 1877/78, Prof. dr. Jusuf Osmani.
  • 17.
    18 AUTOBIOGRAFI RRUGËTIMI IMUHAXHIRËVE DËBIMI NGA SANXHAKU I NISHIT NË KOSOVË Dëbimi i shqiptarëve (muhaxhirëve) nga Sanxhaku i Nishit dhe vendosja në Kosovë në vitet 1877 dhe 1878, shënoi një kapitull të dhimbshëm në historinë e popullit shqiptar. Pas luftës ruso-turke të vitit 1877-1878, një valë e madhe dëbimesh ndodhi ndaj popullsisë shqiptare në rajonin e Sanxhakut të Nishit. Këta shqiptarë u dëbuan dhunshëm nga trojet e tyre dhe u nisën në një rrugëtim të vështirë drejt Kosovës, Maqedonisë dhe, edhe më tej, drejt Anadollit. Dëbimi i shqiptarëve nga Toplica e Shqipërisë 1878 Për shumë prej tyre, Kosova u bë destinacioni kryesor. Popullata shqiptare, e dëbuar nga Sanxhaku i Nishit, u vendos kryesisht në territorin e Kosovës së sotme. Disa u shpërndanë edhe në Maqedoni, ndërsa një pjesë tjetër u detyruan të largoheshin përtej Bosforit, në shkretëtirat e Anadollit dhe në vende të tjera. Në territorin e Kosovës, muhaxhirët u vendosën në fshatra dhe qytete. Në këtë proces, ndodhën lëvizje të mëdha të popullsisë, me ç’rast familje të tëra kaluan nga fshatrat në qytete, ose nga një fshat në fshatin tjetër. Këto lëvizje shpesh ishin rezultat i nevojave për të siguruar ekzistencën dhe për mundësi të reja për jetë. Për
  • 18.
    Prof. Hasan Cërvadiku19 muhaxhirët, vendosja në Kosovë ishte një sfidë e madhe, por edhe një mundësi për të rifilluar dhe për të krijuar një jetë të re. Ata sollën me vete trashëgiminë e tyre kulturore, duke kontribuar për formimin dhe diversitetin e komunitetit të Kosovës. Për shumë prej tyre, Kosova u bë një strehë e re dhe një vend ku ata përjetuan dhe ndikuan në zhvillimin e kulturës dhe të historisë. Në rrugën e tyre drejt Kosovës, muhaxhirët u përballën me sfida të shumta dhe u ballafaquan me pamundësitë e një jete të re në një mjedis të panjohur. Megjithatë, ata treguan rezistencë dhe zell të jashtëzakonshëm për të ruajtur identitetin e tyre dhe për të kontribuar për zhvillimin e vendeve ku u vendosën. Cërvadikët, si shumë familje të tjera muhaxhire në atë kohë, përjetuan vuajtjet e dëbimit të dhunshëm nga trojet e tyre stërgjyshore. Fshati Cervadik në Gajtanin e Epërm, Komuna e Medvegjës3 3 MINIERA NË DUBOÇICË NË SHEKULLIN XVI - Dragana Amedoski, Vladeta Petroviq, Instituti i Historisë Beograd
  • 19.
    20 AUTOBIOGRAFI Ata jetoninnë Gajtanin e Epërm, afër lumit Gajtan në fshatin Cervadik, rrethi i Jabllanicës, komuna e Medvegjës, por fatkeqësisht fati i tyre ndryshoi nga ngjarjet e kohës. Lufta ruso-turke dhe dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit solli një tragjedi të vërtetë në jetën e tyre. Cërvadikët u detyruan të linin pas gjithçka që kishin ndërtuar me shekuj dhe pa dëshirën e tyre u nisën në një rrugëtim të panjohur drejt Kosovës. U shpërndanë nëpër Kosovë e gjetiu, duke u përballur me sfida të shumta. Cërvadikët, si shumë familje të tjera muhaxhire, u ballafaquan me mungesën e asaj që dikur quhej shtëpi. Kjo histori është një testament i fuqisë dhe qëndresës së shpirtit shqiptar për të përballuar edhe sfidat më të vështira. Pavarësisht dhimbjes dhe humbjes së trojeve të tyre, Cërvadikët ruajtën frymën e unitetit dhe përkushtimin për trashëgiminë e tyre kulturore. Historia e tyre, bashkë me atë të shumë familjeve të tjera muhaxhire, mbeten pjesë thelbësore e identitetit tonë kombëtar. Ata dëshmuan se historia nuk është thjesht një rrjedhë ngjarjesh, por një pasqyrë e sakrificave dhe mësimeve që i japin formë të tashmes dhe të ardhmes. Ruajtja dhe kultivimi i trashëgimisë sonë, traditave të pasura dhe lidhjeve familjare, përbëjnë një thirrje të fuqishme për të vlerësuar rrënjët tona dhe për të mos harruar sakrificat që janë bërë për mbijetesë dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë. Duke kujtuar këto ngjarje, ne jo vetëm që nderojmë të kaluarën, por edhe forcojmë identitetin tonë kombëtar, duke ushqyer ndjenjën e krenarisë dhe përkatësisë. Ky testament shpirtëror është një fener drite që na udhëheq për të ruajtur të shenjtën dhe për të mbrojtur amanetin e brezave të kaluar. Pas ardhjes në Kosovë, Cërvadikët u vendosën në këto vende: Prishtinë, Ballaban, Grashticë, Keçekollë, Koliq, Mramor, Podujevë, Orllan dhe në pjesë të tjera të Kosovës.4 4 AGJENCIA SHTETËRORE E ARKIVAVE TË KOSOVËS, KATALOG I EKSPOZITËS, DËBIMI I SHQIPTARËVE, NGA SANXHAKU I NISHIT, 1877/78, Prof. dr. Jusuf Osmani.
  • 20.
    Prof. Hasan Cërvadiku21 GJENEZA E FAMILJES CËRVADIKU Familja Cërvadiku i përket fisit Sop dhe ka jetuar në një fshat të bukur afër lumit Gajtan, të quajtur Cervadik, në Gajtanin e Epërm, rrethi i Jabllanicës. Fshatrat e Jabllanicës me qendër Medvegjën Kjo pjesë sot njihet si Serbia Jugore. Në këtë fshat ngrihet një histori e përjetuar me plot dhimbje nga fati i keq i historisë së popullit shqiptar, duke mbetur gjallë dëshira për kujtesën e një kohe tashmë të
  • 21.
    22 AUTOBIOGRAFI shuar, portë paharruar për familjen Cërvadiku, e cila përjetoi këtë histori, rrënjët e së cilës vijnë po nga ky fshat i lashtë. Dhuna dhe detyrimi i shpërnguljes së tyre nga trojet etnike, ishin një fat i përbashkët me shumë familje muhaxhirësh. Për të dhënë një perspektivë, sipas të dhënave të Dr. Sabit Ukës, afër 200 deri 300 mijë shqiptarë, u detyruan të largoheshin nga vendbanimet e tyre, duke përfshirë mbi 700 fshatra, ku 450 prej tyre ishin etnikisht të pastra me shqiptarë. Shumica e tyre ia mësynë Kosovës, ndërsa disa gjetën strehim në Turqi, e disa të tjerë edhe në Siri. Familjet që u detyruan të braktisin trojet e tyre stërgjyshore, si ngushëllim për të mos e harruar prejardhjen dhe identitetin e tyre, morën për mbiemra, emrat e fshatrave nga ku vinin, me shpresën se një ditë do të ktheheshin në shtëpitë e tyre të vërteta, ku kishin lindur dhe ishin rritur brez pas brezi përgjatë shekujsh të tërë. Kështu ndodhi edhe me familjen Cërvadiku, e cila u identifikua me emrin e fshatit të saj të lashtë. Por fati ishte i egër. Fshati ku ata jetonin, u bë shkrumb e hi dhe, pas dëbimit të shqiptarëve autoktonë, u popullua me serbë e malazezë, duke mbytur kështu një histori të një fshati të lashtë e piktoresk Cervadik, e që sot në hartë e gjejmë me emrin e sllavizuar “Crvodik”. Fshati i tyre i lashtë, shtrihej në një relief të mirë e të përshtatshëm për zhvillimin e bujqësisë dhe të blegtorisë. Toka ishte shumë pjellore, ndërsa banorët e saj ishin të vyeshëm e punëtorë. Kryesisht merreshin me bujqësi e blegtori dhe kështu zhvillonin një ekonomi të begatë familjare. Edhe sot disa nga fshatrat e krahinës së Toplicës mbajnë emrat që i kishin pasur më parë, si p.sh. Gajtani, Bllaca, Byçmeti, Kastrati, Zhinipotoku, Berila, etj. Edhe pse emrat e vjetër të fshatrave ende rrëfejnë historinë e tyre të lashtë, rrëfimi i shpërnguljes dhe i ndryshimeve të dhimbshme të historisë, mbeten plagë e pashlyeshme e identitetit të familjeve muhaxhire.5 Familja Cërvadiku, si shumë familje të tjera, bart me vete kujtimet dhe ëndrrat që një ditë të kthehet në trojet stërgjyshore, ëndërr e cila nuk do të shuhet kurrë. Shpërngulja e shqiptarëve nga trojet e tyre në vitin 1878 shënon një kapitull të zymtë në historinë e popullit shqiptar. 5 Shaban Cërvadiku - Trungu gjenealogjik i familjes Cërvadiku
  • 22.
    Prof. Hasan Cërvadiku23 Sipas Dr. Hakif Bajramit, numri i banorëve të dëbuar me dhunë nga trojet e tyre ishte afërsisht 400 deri në 500 mijë banorë. Kjo tragjedi ndodhi si pasojë e vendimeve të Kongresit të Berlinit të vitit 1878. Në këtë kongres, Serbisë iu lejua të zgjerohet në drejtim të jugut, duke aneksuar tokat që ishin të banuara kryesisht nga shqiptarët. Në krahasim me shpërnguljen e dytë masive të vitit 1999, ku situata u dokumentua dhe u ndoq nga e gjithë bota, shpërngulja e vitit 1878 mbetet një tragjedi e pashpjegueshme për shkak të mungesës së ndriçimit të plotë për një kohë të gjatë. Eksodi i shqiptarëve të Kosovës, 1998 - 1999 Për 100 vjet, historia e kësaj shpërnguljeje u censurua dhe u mbajt në errësirë, duke bërë që ajo të mbetet një temë tabu në diskursin historik. Në të dyja rastet, shqiptarët u përballën me dhunën dhe persekutimin, duke u detyruar t’i braktisin tokat e tyre stërgjyshore nën presionin e armikut shekullor, Serbisë.6 6 Shaban Cërvadiku - Trungu gjenealogjik i familjes Cërvadiku
  • 23.
    24 AUTOBIOGRAFI VENDOSJA EFAMILJES CËRVADIKU NË KOSOVË Pas shumë përjetimeve të vështira dhe ankthit të shkaktuar nga dhuna e dëbimi, familja Cërvadiku kishte arritur në Kosovë dhe fillimisht ishte vendosur në fshatin Muhazob (1877 – 1878), një fshat i vogël afër Orllanit, Komuna e Podujevës. Sipas kujtesës dhe tregimeve të pleqve tanë, por edhe sipas shënimeve që janë përcjellë brez pas brezi, aty kanë qëndruar një vit të plotë. Fshati Muhazob, Komuna e Podujevës Pas largimit nga fshati Muhazob i Podujevës, në vitin 1879, Hyseni së bashku me djalin e tij, Ramën, dhe bashkëshorten, Nefisen, vendosën të vazhdonin udhëtimin më thellë në Kosovë. Kjo rrugë e re do të sillte sfida të reja, por edhe mundësi, me shpresën për një jetë më të mirë dhe me më shumë perspektivë. 7 Vendosën të shkonin drejt 7 Shaban Cërvadiku - Trungu gjenealogjik i familjes Cërvadiku
  • 24.
    Prof. Hasan Cërvadiku25 fshatit rrëzë malit të Çyçavicës, i njohur me emrin Krasmirovc, Komuna e Skenderajt. Fshati Krasmirofc, Komuna e Skenderajt Ata gjetën strehë në lagjen e Bunjakëve, ku qëndruan shtatë vjet. Gjatë periudhës sa kanë jetuar në Krasmirofc, familja fillon të shtohet, Hysenit i lindën edhe dy djem, baba im Hajdari dhe xhaxhai Isufi. Duke qenë se ishin në kërkim të kushteve më të mira dhe më të favorshme për jetesë, ata u larguan nga fshati Krasmirofc dhe u vendosën në fshatin Poklek i Vjetër, rrëzë lumit Drenica. Në këtë pjesë të fshatit, ku toka është mjaft pjellore, si familje punëtore që ishte, nisi të merrej me zhvillimin e bujqësisë. Si veprimtari kryesore për zhvillimin e ekonomisë familjare, kishte kultivimin e grurit dhe të misrit, por edhe të varieteteve të tjera që kultivoheshin atëherë në kopshtet familjare. Gruri dhe misri ishin kulturat kryesore që kultivoheshin, krahas blegtorisë dhe pemëtarisë që kultivoheshin me sukses, gjithnjë duke iu falënderuar lumit Drenica, që kufizohet me pjesën më të madhe të tokës, me ç’rast uji i këtij lumi shfrytëzohej e vazhdon të shfrytëzohet edhe sot për ujitje. 8 8 Shaban Cërvadiku - Trungu gjenealogjik i familjes Cërvadiku
  • 25.
    26 AUTOBIOGRAFI Në këtëfshat, Hysenit i lind edhe një djalë, Bajrami, i cili më vonë rritet e burrërohet dhe bëhet shtyllë e familjes. Sot, familja është zgjeruar dhe rritur me afro 33 shtëpi e mbi 150 anëtarë të familjes.9 Lagja Cërvadiku, Poklek i Vjetër 9 Shaban Cërvadiku - Trungu gjenealogjik i familjes Cërvadiku
  • 26.
    Prof. Hasan Cërvadiku27 PJESA E DYTË
  • 27.
  • 28.
    Prof. Hasan Cërvadiku29 TË DHËNA PËR FSHATIN POKLEK Vendbanim në Komunën e Gllogovcit. Koordinatat gjeografike: gj.gj.v.: 42°37’23” dhe gj.gj.l.: 20°54’53”. Lartësia mbidetare është 600 m. Gjendet në pjesën lindore të Rrafshit të Drenicës, rreth 3 km larg qendrës komunale. Territori i zonës kadastrale është 697 ha dhe i takon fushëgropës së Drenicës. 10 Kufiri i fshatit Poklek 10 AKADEMIA E SHKENCAVE DHE ARTEVE E KOSOVËS - Vendbanimet e Kosovës – Leksikon, Tabloja fizike-hapësinore, demografike dhe funksionale, grup autorësh.
  • 29.
    30 AUTOBIOGRAFI Në lindjetë zonës kadastrale gjenden mikakuarcitet, metaranorë, ndërsa në pjesën tjetër gjenden sendimentet terrigjene (rërë, argjilë, zhavor, mergelë) me origjinë liqenore dhe lumore. Relievi është kodrinor në lindje (Roga 692 m), kurse në veri ndodhen Kodra e Sukës (653 m) dhe Tuneli i Çikatovës (611 m), ku hedhet skorja e hekur- nikelit pas shfrytëzimit, ndërsa në jug të kodrës rrjedh lumi Drenica ujërat e të cilit derdhen në Sitnicë për të vazhduar në drejtim të Detit të Zi. Ka një burim termomineral. Burimi i ujit termomineral, Poklek Relievi është i përthyer me kodrina e lugje. Hasen tokat e kuqërremta-kafe, smonicë, deluviale dhe aluviale. Pjesa lindore e zonës kadastrale mbulohet nga pyjet gjetherënëse, ndërsa në perëndim ka tokat bujqësore.11 Rreth 100 ha janë zonë e ndërtuar 11 AKADEMIA E SHKENCAVE DHE ARTEVE E KOSOVËS - Vendbanimet e Kosovës – Leksikon, Tabloja fizike-hapësinore, demografike dhe funksionale, grup autorësh.
  • 30.
    Prof. Hasan Cërvadiku31 me objekte banimi dhe objekte të tjera përcjellëse. Është vendbanim i tipit kodrinor me morfologji të shpërndarë. Lagjet kryesore janë: Cërvadiku, Bucolli, Haxhiu, Rruku, Muçolli, Kluna, Hasani, Gorani, etj. Në përpjekjet për ndryshimin e strukturës etnike midis dy Luftërave Botërore, vendosen 10 familje të kolonëve serbë. Në vigjilje të Kongresit të Berlinit (1877-1878) vendoset familja e Cërvadikëve, e cila më parë ishte shpërngulur nga Sanxhaku i Nishit. Gjatë periudhës 1948 - 2011 lëvizja e numrit të popullsisë dhe e ekonomive familjare është pozitive: në regjistrimin e vitit 1948 janë shënuar 33 banorë dhe 49 ekonomi familjare, kurse në vitin 2011 kishte 1.967 banorë me gjithsej 312 ekonomi familjare; shumica dërrmuese të përkatësisë etnike shqiptare. Rreth 300 banorë deri tani e kanë braktisur vendin e lindjes; shumica kanë emigruar në shtetet e ndryshme të Evropës Perëndimore e disa familje janë ngulitur në Drenas, Prishtinë, Fushë Kosovë, dhe gjetiu brenda Kosovës. Arsyet e shpërnguljeve kanë qenë punësimi, rrethanat e rënduara politike, lufta, bashkimi familjar, etj. Remitencat e mërgimtarëve janë investuar më tepër në ruajtjen e mirëqenies sociale dhe ekonomike të familjeve në vendlindje, në ndërtimin e shtëpive, si kontribute kombëtare, etj. Ka tipare të përziera funksionale agrare dhe shërbyese; në sektorin primar janë të angazhuar më shumë se gjysma e banorëve, të tjerët punojnë në veprimtari jobujqësore më tepër në arsim, tregti, ndërtimtari, administratë, etj. Dominon popullsia me shkollim fillor dhe të mesëm. Në mbi 350 ha të tokave bujqësore më tepër kultivohet gruri për grumbullimin dhe përpunimin e të cilit është ngritur mulliri. Përveç lavërtarisë ekonomitë familjare merren edhe me blegtori; mbi 100 sosh ruajnë bagëti, kryesisht për nevoja vetanake. Mbi 220 ha të sipërfaqeve janë të mbuluara me pyje, të cilat janë të rrezikuara nga prerja e pakontrolluar. Përgjatë rrugës së asfaltuar Skenderaj-Komoran zhvillohen disa veprimtari të tjera shërbyese dhe tregtare: si pompa të derivateve, automekanikë, dyqane tregtare dhe restorante e kafiteri.12 Në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Fazli Grajçevci”, e cila u hap në vitin 1946, mësimet i ndjekin 250 12 AKADEMIA E SHKENCAVE DHE ARTEVE E KOSOVËS - Vendbanimet e Kosovës – Leksikon, Tabloja fizike-hapësinore, demografike dhe funksionale, grup autorësh.
  • 31.
    32 AUTOBIOGRAFI nxënës (kl.1-9).Për shkak të distancës shumë të vogël nga qendra komunale, brenda ngastrës janë ndërtuar disa objekte dhe institucione me rëndësi publike për tërë komunën. Këtu ndodhen objektet e shkollave të mesme (gjimnazi dhe shkolla teknike), stadiumi i qytetit dhe qendra sportive. Me energji elektrike, zona nis të furnizohet nga fillimi i viteve ‘60, rrjeti i kanalizimit dhe asfaltimi i rrugëve bëhet në vitin 2004. Në 2006 burimi i ujit mineral shpallet monument natyror me karakter hidrologjik. 13 Stadiumi i qytetit të Drenasit në Poklek 13 AKADEMIA E SHKENCAVE DHE ARTEVE E KOSOVËS - Vendbanimet e Kosovës – Leksikon, Tabloja fizike-hapësinore, demografike dhe funksionale, grup autorësh.
  • 32.
    Prof. Hasan Cërvadiku33 PJESA E TRETË
  • 33.
  • 34.
    Prof. Hasan Cërvadiku35 JETËSHKRIMI IM (Autobiografi) Rrëfimi i parë Për veten Unë, Hasan Hajdar Cërvadiku, jam i lindur më 28 dhjetor 1938 në fshatin Poklek i Vjetër të Komunës së Gllogovcit. Gjatë 44 vjetësh kam punuar mësues, profesor dhe udhëheqës i shkollës shqipe. Kam edukuar dhe arsimuar shumë gjenerata të të rinjve e të rejave kosovare. Flas me mburrje për origjinën time familjare, flas me mburrje për të kaluarën time në të gjitha fazat e jetës. Kurrë në jetë nuk e tradhtova askënd, as nuk e vodha, as nuk e çnjerëzova. Kurrë nuk kam qenë i dënuar për ndonjë vepër penale. Kurrë nuk kam kërkuar azil politik, as social. Kurrë nuk kam bërë operacione plastike për të fshehur gjurmët e identitetit tim. Asnjëherë nuk kam mbajtur syze. Kurrë nuk kam ndryshuar as emër as mbiemër, kurrë nuk kam vepruar me kurriz, por gjithmonë ballëhapur. Kurrë nuk kam lejuar vetë të bëhem vig, apo të gjunjëzohem para askujt në këtë botë, përveç para Zotit që më ka falë dhe ma merr shpirtin. Gjithmonë kam luftuar për interes kolektiv e jo individual. S`pata mundësi që në mënyrë të ndershme t`ua siguroja fëmijëve të mi komoditet jetësor, përveç një banese 46 m². Përherë kam vepruar me bindje të plotë në interes të shkollës shqipe dhe të nxënësve shqiptarë. Puna ime gjithmonë ka qenë e udhëhequr nga parime të forta morale dhe përkushtim ndaj përgjegjësive të mia. Edhe kur jam përballur me sfida dhe vështirësi, kam qëndruar i palëkundur dhe kam punuar me ndershmëri, duke iu përgjigjur çdo sfide. Falë këtyre virtyteve dhe përpjekjeve, puna ime është respektuar nga shumica, duke më mbështetur në rrugën time për të kontribuar për arsimimin dhe përparimin e brezave të rinj. Gjithmonë kam qenë i përkushtuar që të dal faqebardhë përballë çdo pengese dhe të jap më të mirën për interesin e përbashkët. Të gjitha këto që lidhen me jetën dhe veprimtarinë time konkrete si mësimdhënës e drejtues, i kam ilustruar me fakte në këtë autobiografi timen të shkurtër, prandaj lexuesi mund të gjykojë vetë.
  • 35.
    36 AUTOBIOGRAFI Rrëfimi idytë Për familjen Në fillim do të dëshiroja t’i thoja pak fjalë për familjen time, prejardhjen etj. Të parët e familjes sime i takojnë një historie të dhimbshme, të muhaxhirëvengaToplica,Gajtani,Prokupla,Tullari,Medvegja,Cërvadiku etj. Shpeshherë është rikujtuar kjo histori e tmerrshme nga goja e babait ose xhaxhait, të cilëve, të përlotur nga trishtimi, shpesh u ngelnin fjalët në fyt. Kjo histori e dhimbshme është përcjellë nga gjyshi Hysen, i cili fëmijëve të tij, pra prindërve të mi, ua ka rrëfyer e rikujtuar historinë e vuajtjeve çnjerëzore që kanë përjetuar. Ato ua kanë shkaktuar vite me radhë ardhacakët e zbritur nga Karpatet. Vuajtje të mëdha kanë përjetuar të gjithë muhaxhirët, sidomos pleqtë, të sëmurët, madje edhe foshnjat në djep. Ishte kjo historia e viteve 1877 e 1878, kur shqiptarët e atyre trojeve brenda 44 orëve kanë qenë të detyruar t’i lëshojnë (braktisin) shtëpitë e tokat e tyre dhe, për t`i shpëtuar vdekjes nga kuçedra e tërbuar e Serbisë, krijesës më të poshtër në Evropë, kanë marrë malet, “kah sytë këmbët”, siç thotë një fjalë popullore. Piromanët serbë kanë djegur të gjitha shtëpitë shqiptare në mënyrë të rrufeshme, befasuese, duke i bërë shkrumb e hi. Digjeshin flakë shtëpi, ara, livadhe, male bagëti, fëmijë, çdo gjë shqiptare. Qëllimi i parë dhe i fundit i pushtuesit ka qenë që të bëjë spastrim etnik. Ata që kanë përjetuar këtë golgotë, rrëfejnë se si me sytë e tyre kanë parë nënat e lodhura, të cilat detyroheshin t’i hidhnin fëmijët e tyre që i mbanin ngryk apo në djepa. A ka gjë më të dhimbshme e tragjike se sa të shohësh bimën e shpirtit e të zemrës të mërdhirë në borë dhe t’ia kthesh shpinën pa pasur asnjë mundësi për ta ndihmuar e shpëtuar? Dimri i acartë e netët e gjata në atë shekull të viteve 1877 e 1878 nuk harrohen kurrë.Gjëma e pleqve e plakave, piskama e fëmijëve, blegërimat e pëllitjet vajtuese të bagëtisë dëgjoheshin në vesh të Zotit. Këto ishin veprimet e dorës së shkaut që bënte ndaj shqiptarëve në mënyrë që ata kurrë më mos të ktheheshin në shtëpitë e tyre të ngritura me djersë e gjak, në trojet stërgjyshore ku kishin lindur dhe kishin varret e të parëve.
  • 36.
    Prof. Hasan Cërvadiku37 Shpërngulja e muhaxhirëve 1877 - 1878 Këto rrëfime të tmerrshme e tepër prekëse ua kishte përcjellë gjyshi im fëmijëve të tij: Ramës, Isufit, Hajdarit dhe Bajramit. Rrëfimet e tyre na i vesonin sytë edhe neve... Hajdar Cërvadiku, Shaqir Cërvadiku (fëmijë), Ramë Cërvadiku, Bajram Cërvadiku etj.
  • 37.
    38 AUTOBIOGRAFI Rrëfimi itretë Shkollimi Si fëmijë i një mullisi, jam rritur në kushte shumë të vështira. Hajdari, babai im kishte 3 djem e 3 vajza: Ziza, Ibrahimi, Nurija, Isufi, unë Hasani dhe Habibja. Ishim rritur me mund dhe sakrificë. Qysh herët e kemi kuptuar rëndësinë e shkollimit, dhe fillimisht vëllai im Ibrahimi në vitin 1946, vijoj mësimet për sanitari në Prizren, dhe pas përfundimit me sukses, ishte i pari në Drenicë që filloi të jepte injeksione. Pas tij e regjistrova shkollën fillore dhe e përfundova në kushte shumë të vështira. Na mungonin gjërat më elementare për jetesë normale: veshmbathja, ushqimi etj. Edhe shkollimin e kemi bërë në rrethana, të thuash, të jashtëzakonshme. Për shkak të mungesës së objektit shkollor, mësimin e kemi mbajtur në shtëpi-shkolla, duke bredhur nga një fshat në tjetrin, si: në Korroticë e Poshtme në shtëpinë e Bajram Dahit, në Poklek të Ri në shtëpinë e një koloni i quajtur Sima Kashikoviq, në Poklek të Vjetër në shtëpinë e Hysen Goranit, dhe në fund në shkollën e fshatit mbi Vrellë karshi me shtëpinë e Rexhë Lahit. Gjatë viteve 1947, 1948, 1949, 1950 kemi shkuar për të zënë mësim me shkamb druri trekunjësh (trekëmbësh i drunjtë) nën sqetull. Atëherë na mungonin librat, fletoret, madje edhe lapsat, të cilët mësuesit na i ndanin në dysh në mënyrë që të gjithë të kemi me çka të shkruajmë. Librat që kishim i mbanim në “janxhik”, një lloj çante e beztë që na i qepnin nënat tona. Pra, kushtet i kemi pasur të vështira, por vullnetin për të mësuar shumë të madh. Gjimnazin e Ulët e kam përfunduar në Gllogovc në shtëpinë e Bllagoje Nogës, shtëpi e cila ndodhej në Çikatovë të Re. Shkollën Normale e përfundova në Prishtinë, në vitin 1959, gjenerata e parë me 5 vite. Tërë shkollimin e mesëm për 5 vite e kaluam në konvikt të Shkollës Normale, ku mësonim dhe jetonim si vëllezër e motra nga të gjitha trojet shqiptare, nga Kosova, Presheva, Maqedonia, Mal i Zi, etj. Jetë e paharruar! Në këtë shkollë së bashku me Rifat Kukajn, Hajrullah Zaitin, Zahir Istrefin, Ramadan
  • 38.
    Prof. Hasan Cërvadiku39 Marmellakun, Bajram Kelmendin, Rexhep Qosjen, Shefqet Pekun, Ali Llunjin (këta dy të fundit ulqinakë) e shumë të tjerë kemi organizuar jetë të begatshme kulturo-artistike dhe argëtuese. Nxënës të Gjimnazit të Ulët Shqiptar në Gllogovc (Në mesin e tyre jam unë, 1. Hasan Cërvadiku, 2. shkrimtari i shquar për fëmijë, Rifat Kukaj e të tjerë (9 mars 1951) Edhe sot si dokument ruaj në dosjen e shkollimit, dëftesën e këtij gjimnazi, 1954
  • 39.
    40 AUTOBIOGRAFI Unë dheRifat Kukaj ishim të njohur për humor dhe normalistët mezi prisnin të shtunat e të dielat për t’u mbledhur në klub, ku argëtoheshim dhe kënaqeshim. Gjatë shkollimit në Normale kam qenë edhe anëtar i grupit dramatik, ku bashkë me anëtarë amatorë të tjerë, si: Teuta Kryeziu, Shefqet Peku, Ramiz Balaj, Xhemile Arapi, Emine Spahiu etj., përgatisnim pjesë dramatike. Normalistë: Hasan Cërvadiku, Sabri Kadriu, Tahir Aliu (1956)
  • 40.
    Prof. Hasan Cërvadiku41 Normalistë (1957) – unë me dy emigrantë nga Shqipëria Normalistë (V-2,1958)
  • 41.
    42 AUTOBIOGRAFI Normalistë (V-2,1958) Grupi i dramës “Normalisti” gjatë përgatitjes së pjesës “Banesa e përbashkët” (13.01.1958)
  • 42.
    Prof. Hasan Cërvadiku43 Normalistë të Prishtinës (1959) Unë Hasan Cërvadiku me shokët e klasës në Normale: Hajrush Nebihun, Januz Ademin, Ali Morinën dhe Muhamet Bojajn (1959)
  • 43.
    44 AUTOBIOGRAFI Normalist (maturant),prill 1959 Në paralelen V-2, ku kemi pasur kujdestare të klasës Mara Qurçiq, kemi vijuar mësimet dhe kemi diplomuar 27 nxënës (dy femra e 25 meshkuj): Ali R. Morina, Bajram H. Selani, Emine E. Deva, Hajrullah E. Zahiti, Hasan M. Bunjaku, Hasan H. Cërvadiku, Hajrush O.
  • 44.
    Prof. Hasan Cërvadiku45 Bunjaku, Hajrush H. Nebihu, Hamdi H. Arifi, Hydavere N. Kuçi, Izet I. Pllana, Jonuz S. Ademi, Ruhan O. Osmani, Muhamet T. Bojaj, Musa Rr. Meholli, Qerim Xh. Gashi, Ruzhdi M. Rrahmani, Rifat H. Kukaj, Selim I. Ndrecaj, Salih E. Kolgeci, Salih E. Vokshi, Sabri R. Kadriu, Shaban H. Haxhiu, Shaip M. Dema, Shyqëri F. Rama, Tahir J. Shala dhe Zahir I. Isa (Istrefi). Normalistë (klasa V-2) së bashku me drejtorin e Shkollës Normale, Sali Nushi (19.04.1959)
  • 45.
    46 AUTOBIOGRAFI Rrëfimi ikatërt Misioni i mësuesit Pas diplomimit në Shkollën Normale në vitin 1959, meqë isha bursist i Komunës së Skenderajt, u punësova si mësues në fshatin Turiçefc. Objekti i kësaj shkolle është ndërtuar në vitin 1928. Në periudhën midis dy luftërave botërore, nën Mbretërinë jugosllave, mësimi është mbajtur vetëm në gjuhën serbe. Meqë ka qenë i ndaluar mësimi në gjuhën shqipe, një numër simbolik i nxënësve shqiptarë i kanë ndjekur mësimet në gjuhën serbe. Gjatë Luftës së Dytë Botërore (1941-1944), kur kapitulloi Mbretëria Jugosllave, janë hapur shkolla shqipe në “Tokat e Lirueme”, pra edhe në Turiçefc. Mësuesi i parë ka qenë Lutfi Zyberaj – Hoxha nga Shkodra. Pas përfundimit të LDB dhe ripushtimit të Kosovës, në vitin 1945 kjo shkollë është rihapur dhe mësues i parë ka qenë Rrahim Azem Gashi nga Kotorri, i cili ka pasur të kryer shkollën Teknike Shqiptaro-Amerikane në Tiranë (shkolla e Harri Fulcitz). Ndërtesa e vjetër e shkollës fillore në Turiçefc, ku kam punuar në vitin shkollor 1959/60, tash e braktisur dhe e shkatërruar (foto 2009)
  • 46.
    Prof. Hasan Cërvadiku47 Pas një viti shkollor në vend të tij ka ardhur Ahmet Meha – Kelmendi nga Peja, pastaj Muharrem Shatri nga fshati Tomoc i Istogut etj. Në shkollën tetëvjeçare në Turiçefc kam punuar 1 vit e 2 muaj. Kam qenë i vetmi mësues i diplomuar. Kam kujtime të veçanta nga nxënësit dhe banorët e këtyre fshatrave, që e donin shumë arsimin e dijen. Me shumë mësues të tjerë jemi organizuar për çrrënjosjen e analfabetizmit në këtë mjedis e më gjerë. Në këtë shkollë ka pasur nxënës të rregullt që i vijonin mësimet e që ishin moshatarë me mua. Ua kam dhënë gati të gjitha lëndët mësimore në të gjitha klasat e tetëvjeçares. Kam dhënë mësim edhe në kurset për të rritur, meshkuj dhe femra. Mësues në Turiçefc të Skenderajt (Pas shfaqjes së programit, 1959) Krijova një rreth të shkëlqyer arsimtarësh, prindërish dhe nxënësish të përkushtuar e të sinqertë. Ruaj kujtime të të gjitha llojeve por aspak djallëzore. Punoja në çdo grup të aktiviteteve të lira, sport, teatër, punë vullnetare etj.
  • 47.
    48 AUTOBIOGRAFI Mësues Turiçefctë Skenderajt (1960) Mësues në Turiçefc të Skenderajt Në foto unë me dy fëmijët e Rexhep Dushit (1960)
  • 48.
    Prof. Hasan Cërvadiku49 Edhe sot ruaj dokumentacionin nga kjo shkollë. Vendimi për zgjedhjen dhe caktimin si mësues në shkollën Turiçefc (01.10.1959) Certifikata e shtetësisë për punësim në Turiçefc Gllogovc, 27.09.1959
  • 49.
    50 AUTOBIOGRAFI Fletë përklasifikimin e personelit mësimor e edukues për vitin shkollor Turiçefc fq.1,2,3,4 (1959 – 1960)
  • 50.
    Prof. Hasan Cërvadiku51 Rrëfimi i pestë Etja për dituri Për t’i thelluar e zgjeruar njohuritë, në vitet e 60-ta u regjistrova në Fakultetin Filozofik në grupin e Albanologjisë (Gjuhë dhe Letërsi Shqipe). Studimet i përfundova në vitin 1964. Unë (Hasan Cërvadiku) dhe Tahir Aliu, (studentë, 1961)
  • 51.
    52 AUTOBIOGRAFI Grupi iAlbanologjisë - gjenerata e parë në Kosovë (1962) Kujtim nga ekskursioni në Manastir (Maqedoni, 1962): Dr. Latif Mulaku, Prof. Anton Çetta, Ismail Dumoshi, Ali Podrimja, Hasan Cërvadiku, Rrahman Deda, Azem Shkreli, Sahit Krasniqi, Feriz Pllana, Burhan Gjerqeku, Rrustem Berisha, etj.
  • 52.
    Prof. Hasan Cërvadiku53 Kolegjiumi i profesorëve dhe studentët e Fakultetit Filozofik (viti III, 1962) Kujtim nga Kranji (Slloveni), studentët e vitit III të Albanologjisë – Ismail Dumoshi, Rrahman Deda, Ali Podrimja, Hasan Cërvadiku, Azem Shkreli, Rrustem Berisha, Feriz Pllana, Zenun Çelaj etj.
  • 53.
    54 AUTOBIOGRAFI Vërtetim përDiplomim në shkallën e dytë në degën e Albanologjisë në Fakultetin Filozofik 10.09.1965
  • 54.
    Prof. Hasan Cërvadiku55 Rrëfimi i gjashtë Shërbimi ushtarak Pas përfundimit të Fakultetit Filozofik – dega e Albanologjisë, nëntë muaj kam punuar si ndihmësdrejtor në shkollën fillore “Aca Maroviq” (tash “Faik Konica”) në Prishtinë. Vendimi për përzgjedhjen si ndihmësdrejtor, Shkolla “Aca Maroviq” në Prishtinë (01.11.1964)
  • 55.
    56 AUTOBIOGRAFI Vendimi përpërzgjedhjen si ndihmësdrejtor, Shkolla “Aca Maroviq” në Prishtinë (25.06.1965)
  • 56.
    Prof. Hasan Cërvadiku57 Në vitin 1965 më erdhi thirrja për të shkuar në shërbimin ushtarak në Lubjanë. Lubjanë 1965 – 1966
  • 57.
    58 AUTOBIOGRAFI Rrëfimi ishtatë I lidhur përjetësisht me arsimimin dhe edukimin e brezit të ri Pas kryerjes së shërbimit ushtarak, konkurrova në konkursin e Shkollës Normale në vitin 1966. Në shtator të këtij viti u punësova si profesor i rregullt i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në këtë shkollë. Vendimi për sistemim në vendin e punës profesor i Gjuhës Shqipe në Shkollën Normale – Prishtinë
  • 58.
    Prof. Hasan Cërvadiku59 Foto para autobusit të Shkollës Normale, vozitësi Muhedin Aliu dhe prof. Hasan Cërvadiku (1970) Në këtë shkollë, përveç mësimdhënies, kam punuar edhe në seksionin kulturo-artistik të shkollës, aktivitet jashtë mësimor për nxënës, të cilët ishin të përfshirë në shumë aktivitete të tjera si gara, kuize, grup letrar, recituesish, grup dramatik, orkestër, humor, skiator, atletik, etj. Si profesor i Shkollës Normale më shumë isha i angazhuar me grupin dramatik. Kam përgatitur shumë pjesë dramatike me të rinjtë e shkollës. Vlen të përmend: “Halili e Hajrija” të K. Jakovës, “Sikur t’isha djalë“ të Haki Stërmillit, “Besa” të Sami Frashërit, “Vëllazëri e interes” të K. Floqit, “Miu në xhep” të Hivzi Sulejmanit etj. Vlen për t’u përmendur se me dramën e Kolë Jakovës “Halili e Hajrija” kemi arritur sukses sa një teatër amator i kompletuar. Kemi vizituar të gjitha trevat shqiptare në ish-Jugosllavi. Me këtë shfaqje jemi prezantuar edhe para publikut artdashës në Preshevë, Bujanovc, Tuz etj. Normalistë të dalluar që kanë luajtur role në këtë pjesë, kanë qenë: Drita Dushku, Ramiz Heta, Bejtush Gashi, Ali Zariqi, Vasel Ivezaj e shumë të tjerë.
  • 59.
    60 AUTOBIOGRAFI Prof. HasanCërvadiku, mësimdhënës në Shkollën Normale të Prishtinës, me nxënësit e tij (1972) Prof. Hasan Cërvadiku, mësimdhënës në Shkollën Normale të Prishtinës, me nxënësit e tij (1972)
  • 60.
    Prof. Hasan Cërvadiku61 Si profesor i Shkollës Normale kam përjetuar edhe demonstratat e vitit 1968, që ishin të organizuara aq mirë në nivele akademike, sa që askush nuk pësoi nga regjimi jugosllav. Këto demonstrata ishin të frytshme. Ato hapën rrugën për një lloj autonomie që do të sillte zhvillim të paparë kulturo-arsimor: hapjen e shumë fakulteteve, shkollave të mesme, teatrove, institucioneve të larta, si Universiteti, Akademia, Biblioteka e Kosovës e shumë të tjera. Këto zhvillime të hovshme e patën nevrikosur shumë Serbinë, e cila më vonë do të villte helm me vite të tëra, deri në luftën përfundimtare të UÇK-së. Në vitin 1968 isha kujdestar i klasës dhe askush nuk e pësoi rëndë nga ato demonstrata. E veçuar ka qenë Remzije Shala, e cila fytafytas u përball me policinë serbo-sllave dhe asnjëherë nuk u zmbraps. Pjesëmarrësit e demonstratave i kemi mbrojtur me forma të ndryshme, duke mos lejuar që dikush ta pësonte me vite të tëra. Ne si profesorë ishim të njoftuar në detaje për protestat e vitit 1968 dhe e dinim që përpara se të ndodhnin. Për këtë formë të organizimit ishim të parapërgatitur në mënyrë që asgjë të mos na befasonte. Demonstratat e studentëve, nxënësve dhe qytetarëve në Prishtinë (1968)
  • 61.
    62 AUTOBIOGRAFI Me shndërrimine Shkollës Normale në Akademi Pedagogjike në vitin 1972, kalova si profesor i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe në Akademinë Pedagogjike, ku punova deri në vitin 1979, kur Akademia u shndërrua në QAEMO për veprimtari kulturologjike. QAEMO për veprimtari kulturologjike u vendos në kabinetet e ish-shkollës Normale, ku më parë ishte vendosur edhe Gjimnazi Matematikor që e udhëhiqte i ndjeri prof. Ahmet Mumxhiu, i cili, si profesor i rregullt, punonte në Shkollën e Lartë Pedagogjike. Me hyrjen në këto lokale, QAEMO për veprimtari kulturologjike zgjodhi edhe drejtorin serb Lubisha Tanaskoviq. Ai njihej për veprime jo të këndshme ndaj arsimtarëve dhe nxënësve, prandaj nuk ka qenë i pranuar për punëtorët. Këtë sjellje të tij kanë mundur ta shohin dhe ta përjetojnë vetëm ata që kanë qenë punëtorë të QAEMO-s kulturologjike, profesorë e nxënës. Qëndrimi i drejtorit ndaj profesorëve dhe nxënësve ishte i vrazhdë. Zbriste të ardhurat e profesorëve sipas qejfit, sillej brutalisht ndaj nxënësve. Gjithmonë ishte i prirë për të më vënë kurthe sepse vetëm unë isha ai që e kundërshtoja. Ai kërkonte që të përjashtoheshin sa më shumë nxënës, që askush të mos e merrte guximin që ta kritikonte, sepse kërcënonte me zhdukje të tërthortë. Dashakëqijtë ishin të interesuar që Xhevat Krasniqin ta largonin nga procesi mësimor. Këtë tentonin ta bënin përmes drejtorit, por këtë nuk mund ta realizonin sepse unë si sekretar nuk lejoja që pa fakte të ndërmerrej asnjë veprim i keq ndaj tij. Kam pasur konfrontime të rrepta me rastin e vlerësimit të demonstratave të vitit 1981. Në demonstratat e vitit 1981, kurrë nuk lejova që as nxënësit, as profesorët e punëtorët të binin viktimë e spiunazheve të fëlliqura. Janë përpjekur shumë që profesorin e historisë, Xhevat Krasniqin, ta eliminonin, sepse ishte biri i patriotit më të madh të Kosovës, Metush Krasniqit, të cilin e pati likuiduar UDB-ja serbo-sllave. Mu për këtë shpeshherë më janë drejtuar udhëheqës të kohës dhe njerëz të UDB-së me fjalët “Ti, si sekretar partie i shkollës, po e mbron Xhevatin, po i mbron oportunistët në kolektiv!” Këto vërejtje e kërcënime të tyre asnjëherë nuk më kanë shqetësuar. Kurrë nuk jam gjunjëzuar para kërcënimeve të tyre dhe duke qenë parimor, asnjëherë nuk kam lëshuar pe.
  • 62.
    Prof. Hasan Cërvadiku63 Edhe pse qëndrimi i të gjitha organeve politiko-shoqërore të Kosovës ishte që të gjykohen rreptë demonstratat, unë i pari u kam dhënë ngjyrë sociale sikurse që kishin vepruar në shumë mjedise. E vërtetë se kam shprehur kritika ndaj atyre që i lëshonin nxënësit nga orët e mësimit që të dalin në qytet, sepse ishin pa asnjë mbrojtje. Madje për këto veprime drejtori më drejtohej mua me akuzën se “ti je sekretar partie i shkollës, prandaj ti duhet të përgjigjesh!”. Madje, para udhëheqjes së kohës më thoshin se “ti po i mbron edhe demonstruesit dhe profesorët oportunistë”. Prindërit kurrsesi nuk pranonin që fëmijët e tyre të dilnin jashtë shkollës pa shoqërimin e profesorëve. Ishte gjendje e jashtëzakonshme me plot policë serbë. Drejtori vetëm shkruante dhe vinte drejt e tek unë: “Ti si sekretar i partisë së shkollës a je i vetëdijshëm se çka po bëhet! Duhet të jesh më vigjilent!”. Njëherë isha shumë i nevrikosur me të dhe i thashë “Ishalla flaka i del e u bëftë shkrumb e hi se kështu më nuk jetohet!”. Ai e kuptoi mirë se çka i thash dhe nuk m’u afrua kurrë më. Ishte shumë e vërtetë se unë po i mbroja profesorët dhe nxënësit për qëndrimet e drejta që po mbanin për demonstratat e vitit 1981. Haptas kam kritikuar drejtorin për arrogancën e shprehur ndaj demonstratave e demonstruesve. Kam qenë kundër shkrimeve “RK”, “KR” etj. nëpër banka, dërrasa të zeza, në muret e nevojtoreve etj., sepse Republika e Kosovës nuk e kishte vendin aty. Kurrë nuk kam dënuar nxënës për këto mbishkrime. Ato i shkruanin jo vetëm shqiptarët, por edhe serbët e malazezët, me qëllim që të krijohej rrëmujë e paparë në shkollë. Këto përpjekje e akuza asnjëherë nuk pinin ujë në shkollën tonë, sepse unë isha sekretar i LK-së së shkollës dhe e tregoja realitetin. Kjo i nevrikoste shumë disa dashakqinjë, sepse unë e ruaja aq shumë kolektivin dhe nxënësit. Si QAEMO kulturologji, gjatë vlerësimit të demonstratave kaluam shumë lehtë, pa përjashtime, pa burgosje të profesorëve apo punëtorëve. Kjo varej prej udhëheqësve të shkollës, dhe fati ishte që edhe unë isha një udhëheqës i vogël, por me peshë të madhe për interesin e shkollës. Qëndrimi im ndaj demonstratave shihet edhe në ditarët e klasave të vitit shkollor 1981/82, ku shfaqen veprimet e favorshme për pjesëmarrësit e demonstratave, ku isha kujdestar i dy
  • 63.
    64 AUTOBIOGRAFI klasave. Nukkam lejuar që asnjë pjesëmarrës i demonstratave ta humbte vitin. Puna ime, e udhëhequr gjithmonë nga ndershmëria dhe transparenca, ka dëshmuar përkushtimin tim të vërtetë, duke mos lënë vend për dyshime. Pas demonstratave të vitit 1981, drejtori aktual Lubisha u tërhoq nga pozita e drejtorit. Kur shkolla mbeti pa udhëheqës, unë u zgjodha ushtrues detyre i zv. drejtorit. Në atë kohë kam përkrahur edhe kërkesat e minatorëve, ku, së bashku me Gjergj Dedajn, profesor i Sociologjisë, në sekretari të shkollës zyrtarisht kemi vulosur me vulë të shkollës dhe nënshkruar tekstin e përkrahjes së kërkesave të minatorëve, që ishte një veprim jo pa rrezik. Hasan Cërvadiku dhe Xhevat Krasniqi (foto 2003)
  • 64.
    Prof. Hasan Cërvadiku65 Rrëfimi i tetë Emërimi ndihmësdrejtor, zv/drejtor dhe drejtor QAEMO Kulturologjike si dhe drejtor i parë i Gjimnazit Filologjik “Eqrem Çabej” në Prishtinë Numër i madh i anëtarëve të kolektivit u bindën për qëndrimet e mia të drejta dhe parimore gjatë atyre katrahurave që u zhvilluan ndaj shqiptarëve në ato vite prej 1989, 1990, 1995 etj. Kolegët më inkurajuan që të konkurroja për udhëheqës shkolle. Bisedat me ta më bindën që të ngjitem në majat e furtunave për interesin e nxënësve dhe të shkollës, që e pashë shumë të arsyeshëm. Kolegët që më garantonin përkrahje, kanë qenë: Xhevat Krasniqi, prof. i Historisë, Xhemajl Pllana, prof. i Gjuhës Shqipe, Vlorë Shatri prof. e Lëndëve Teknike, Gjergj Dedaj, prof. i Sociologjisë, Milaim Dragusha, prof. i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Muharrem Elezi, prof. i Edukatës Fizike, Xhevë Morina, prof. e Matematikës, Rrahman Krasniqi, Tushe Aliu, Shaip Thaçi etj. Në çdo vend udhëheqës në shkollë jam zgjedhur publikisht, me konkurs të shpallur nga kolektivi i shkollës. Hasan Cërvadiku, drejtor (1991)
  • 65.
    66 AUTOBIOGRAFI Rrëfimi inëntë Ecuria e zgjedhjeve për vendet udhëheqëse të shkollës Më 13.10.1986, është shpallur konkursi për ndihmësdrejtor dhe ky konkurs është zgjidhur më 11.03.1987. Në vitin 1987 pati ikur drejtori serb, Tanaskoviq, dhe unë e zëvendësova deri në shpalljen e konkursit për drejtor të Gjimnazit Filologjik në vitin 1989. Konkursi për zgjedhjen e drejtorit të Gjimnazit Filologjik u zvarrit me qëllime të caktuara me qëllimin që unë të hiqja dorë nga konkurrimi, sepse kështu e dëshironte “hyqymeti” i asaj kohe. Shpesh dëgjoja prej aktivistëve të shërbëtorëve të pushtetit të kohës se “ai (d.m.th., unë) nuk bën për drejtor sepse është shumë kokëfortë dhe s’dëgjon askënd!”. Konkursi për drejtor u shpall jo vetëm me vonesë, por edhe zgjidhja e tij u bë me shumë vonesë, gati një vit pas shpalljes sepse unë konkurrova. Konkursi u shpall në shtypin e kohës, në gazetat “Rilindja” dhe “Jedistvo” – më datën 25.05.1989 dhe është kryer më 05.03.1990. Të gjitha postet udhëheqëse në shkollë gjithmonë kanë qenë publike me konkurse dhe komisione zgjedhore sipas Statutit të shkollës – rregullave normative ndërkombëtare. Në mandatet e mia si udhëheqës, kam kryer të gjitha detyrat e punës, kurrë nuk jam shmangur nga qëllimi i shkollës shqipe. Kolektivin që kam udhëhequr unë plot 10 vjet, ka qenë ndër kolektivet më të ndershme në Komunën e Prishtinës. Në prag të viteve ‘90, filluan presionet ndaj meje si drejtor dhe ndaj shkollës shqipe. Ishin presione të papara nga regjimi serbo-sllav, që ishin të mbyllnin çdo shkollë shqipe dhe gjuha shqipe bashkë me bashkëfolësit e saj-shqiptarët të zhdukeshin nga faqja e dheut. Më vjen keq që po e theksoj vetën e parë/unë), por për hir të së vërtetës ashtu ishte. Isha këmbëngulës në ruajtjen e çdo gjëje shqiptare. Mos të harrohet se aty ku ishte në nivel drejtori, ishte në nivel edhe kolektivi dhe nxënësit.
  • 66.
    Prof. Hasan Cërvadiku67 Zgjedhja ndihmësdrejtor me konkurs
  • 67.
    68 AUTOBIOGRAFI I zgjedhurdrejtor pas disa muaj vonesash të qëllimshme
  • 68.
    Prof. Hasan Cërvadiku69 Kolektivi i shkollës (1991) Ishte një moment i vështirë se mu këtë vit duhej të zgjidhej çështja e drejtorit, kjo vlente edhe për mua. Pushteti serb ishte i interesuar që të mos emërojë asnjë drejtor të padëgjueshëm, por drejtorë të besueshëm të pushtetit. Mirëpo, çdo gjë kishte marrë fund. Afati ishte mbyllur, konkursi kërkonte zgjidhje. Parapërgatitja e tyre ishte kurdisur që mua të më mbanin nën presion të vazhdueshëm. Qysh më 23.10.1989, inspektorët arsimorë serbë dhe inspektorët e SPB-së të Prishtinës më kontrolluan në detaje në gjimnazin ku punoja. Udhëheqëse e të gjitha këtyre kontrolleve ishte Tomoviç Sonja. Të gjitha përpjekjet për të më vënë gracka shihen në procesverbalin e datës 23.10.1989, që i bashkëngjitet çdo veprimi serb të asaj kohe. Në ato furtuna që ishin ngritur ndaj çdo gjëje shqiptare, unë si ushtrues detyre i drejtorit, pata regjistruar në mënyrë ilegale mu ato ditë edhe një djalë (nxënës të ri) me kombësi shqiptare nga Shqipëria, të birin e Jonuz Begajt, i ngarkuari i Republikës së Shqipërisë në Beograd. Djali i tij, Enkelej Begaj, u strehua në Prishtinë, në shtëpinë e të ndjerit FehmiAgani, i cili në formën më të mbyllur dhe me besim të plotë më thirri dhe më tha:
  • 69.
    70 AUTOBIOGRAFI “Regjistroje, mundësisht,një kandidat që ta përcjell Ministri i Arsimit Rexhep Osmani!”. Më tregoi në detaje se për kë bëhet fjalë. I premtova dhe e realizova me plot sukses dhe Enkeljoni si nxënës me aftësi superiore edhe diplomoi mu në këtë gjimnaz, ku unë si drejtor që më kishin zgjedhur shqiptarët deri në konkurs, e firmosa çdo dokument të tij. Procesverbali i datës 23.10.1989, fq.1
  • 70.
    Prof. Hasan Cërvadiku71 Procesverbali i datës 23.10.1989, fq.2
  • 71.
    72 AUTOBIOGRAFI Procesverbali idatës 23.10.1989, fq.3
  • 72.
    Prof. Hasan Cërvadiku73 Procesverbali i datës 23.10.1989, fq.4
  • 73.
    74 AUTOBIOGRAFI Procesverbali idatës 23.10.1989, fq.5
  • 74.
    Prof. Hasan Cërvadiku75 Procesverbali i datës 23.10.1989, fq.6
  • 75.
    76 AUTOBIOGRAFI Procesverbali idatës 23.10.1989, fq.7
  • 76.
    Prof. Hasan Cërvadiku77 Kam marrë në marrëdhënie pune edhe Fadil Gashin, ndihmës- punëtor, i plagosur në kraharor si pjesëmarrës i demonstratave kundër regjimit serbo-sllav. Ishte pjesëmarrës i demonstratave ‘81. Këtë e bëra në mënyrë ilegale dhe për këtë punë e dinte vetëm Xhevat Krasniqi. Pra, s’ka qenë aq lehtë për mua si drejtor për këto punë kur të priste plumbi dhe burgu në çdo hap. Presionet kishin filluar të më përcillnin edhe në banesën ku jetoja. Një rom me emrin Luli për çdo ditë më përcillte, kur unë shkoja në shkollë, dhe gjithmonë më provokonte “gde si direktore”. Ai jetonte mbi mua në katin e pestë dhe në banesën e tij ishte vendosur polici famëkeq i Prishtinës, Dragani. Ky i fundit ma rrahu dhe ma grushtoi edhe djalin tim, Erëmonin, i cili ishte vetëm 9 vjeç. Si drejtor i gjimnazit, në vitet ‘90 refuzova urdhëresën e ministrit serb të arsimit të Kosovës, Stanoje Doganxhiq, për t’ia pranuar për regjistrim tre 3 nxënës të nacionalitetit serb, duke më kërcënuar “ose-ose”. Qëllimi ishte që me këta tre nxënës të hapte një paralele serbe, në mënyrë që të tërhiqte afro 11 arsimtarë serbë e malazez, me qëllim që ta shkatërronte Gjimnazin e Filologjisë që ishte i tipit të veçantë shkollimi. Doganxhiqi më kërcënonte përmes telefonit, por paralelisht me këtë, i dërgonte edhe inspektorët serbë të arsimit dhe SPB-së, që të më mbante nën trysni. Kjo kurrë nuk u piu ujë sepse unë isha i pagjunjëzuar. Disa mendonin se unë do të pranoja ndarjen fizike të shqiptarëve nëpër shkolla për nxënësit dhe profesorët shqiptarë, që sigurisht kurrë nuk e lejova. Publikisht, demonstroja kundër fushatës që krijuan millosheviçianët “Çohu ti, të ulem unë”, “largo shqiptarë – ulu serbë”. Kjo kundërvënie është transmetuar edhe nëpër shiritat e RTP-së të asaj kohe dhe mbahet mend nga shumë njerëz. Si drejtor, gjithmonë kam nënshkruar dhe vulosur tërë dokumentacionin zyrtar shkollor me vulat dhe tekstin e Republikës së Kosovës. Këtë po e përmend se aty ku isha drejtor, kishte edhe paralele të serbëve dhe malazezëve. Unë isha drejtor i të gjithëve, edhe pse ata refuzonin të më pranonin, por për dokumentacionin e tyre me këmbëngulje kërkonin që unë t’ua nënshkruaja, pasi nuk i pranonin nënshkrimet e atyre që nuk punonin në Gjimnaz. Shumica kanë qenë romë nga Fushë Kosova që ishin në hamendje se çka do të sillte e
  • 77.
    78 AUTOBIOGRAFI nesërmja. Shumënxënës serbë e malazezë që ishin në këtë Gjimnaz më krijonin probleme dhe më përgatitnin gracka shumë të rrezikshme me qëllime të caktuara, që unë bashkë me nxënësit dhe profesorët shqiptarë ta lëshoja shkollën. Për këtë ata ishin të porositur nga shoqata shoviniste e asaj kohe “BOZHUR”, e cila ka qenë një organizatë ogurzezë për shqiptarët, që bashkëpunonte me simotrat në Serbi. Kurrë nuk u gjunjëzova! Romët nga Fushë Kosova ishin më të padurueshmit, vinin me lloj-lloj revolesh e thikash dhe krijonin lloj-lloj shantazhesh në shkollë, kinse nxënësit shqiptarë po i kërcënojnë me vdekje. Këto shantazhe kurrë nuk kanë pirë ujë tek unë. Viti 1990, ishte viti më i vështirë, që sinjalizonte se për shkollën shqipe dhe për shqiptarët po afrohen ditë të rënda nga sundimi barbar i Millosheviqit. Matura ’90 - Hasan Cërvadiku, Drejtor
  • 78.
    Prof. Hasan Cërvadiku79 Rrëfimi i dhjetë Zyrtarizimi i themelimit të Gjimnazit Filologjik nga Kuvendi i Kosovës Zyrtarizimi i Gjimnazit Filologjik nga Kuvendi i Kosovës u bë më 26.06.1990. Pas një muaji jo të plotë, unë si drejtor i këtij gjimnazi, më 18.07.1990, kam formuluar kërkesën me shkrim për t’ua dërguar organeve të asaj kohe, duke kërkuar emërtimin e gjimnazit me emra të veçantë akademikësh shqiptarë si “Eqrem Çabej” dhe “Aleksandër Xhuvani”. Pra, në kërkesë figuronin emrat e pishtarëve të arsimit dhe të kulturës shqiptare, që njiheshin edhe ndërkombëtarisht, edhe për kontributin e historisë së popullit tonë. Kërkesa u shkrua dhe u përpilua nga unë si drejtor në të dy gjuhët, shqipe dhe serbokroate, me pëlqimin e kolektivit. Qarkorja i është dërguar Ministrisë së Arsimit, komunale dhe krahinore, Komitetit Komunal të LK-së së Prishtinës, Lidhjes Sindikale etj. Në atë kohë arrita që pëlqimin ta merrja edhe nga disa serbë e malazezë, që ishin punëtorë të mi në gjimnaz, bile edhe e nënshkroi Lubinka Ballabani, e në anën tjetër e nënshkrova unë si drejtor. Si drejtor i Gjimnazit ende pa marrë pëlqimin nga organet ku e kisha adresuar kërkesën, fillova menjëherë të lëshoja dokumentet me emrin: Gjimnazi Filologjik “Eqrem Çabej” në Prishtinë. Ky emërtim me iniciativën time, zuri vend edhe në vulën e shkollës. Unë isha drejtor i parë legal i Gjimnazit Filologjik “Eqrem Çabej” dhe pagëzues – iniciator i parë për emërtimin e Gjimnazit. Në ato vite ishte bërë një marrëveshje në mes të kolektivëve të shkollave shqiptare, që udhëheqësit e çdo institucioni shkollor - drejtorët, duhet të jenë të fundit në kolektiv që duhet ta dorëzojnë librezën e Partisë së LK-së, me qëllim që mos të ngelet kolektivi pa drejtor, sepse Serbia mezi priste që t’i largonte drejtorët. Unë shfrytëzova rastin kur në Komitetin e LK-së të Prishtinës po mbahej një mbledhje e zgjeruar me pjesëmarrjen e aktivistëve të LK-së. Në
  • 79.
    80 AUTOBIOGRAFI këtë konferencëmerrnin pjesë edhe disa ministra serbë, që kishin ardhur për situatën e krijuar në Kosovë. Kërkesa për emërtimin e gjimnazit, 1990, fq.1
  • 80.
    Prof. Hasan Cërvadiku81 Kërkesa për emërtimin e gjimnazit, 1990, fq.2
  • 81.
    82 AUTOBIOGRAFI Njoftimi ngaMinistria e Arsimit të Republikës së Kosovës për emërtimin e Gjimnazit Filologjik "Eqrem Çabej", 20.06.1992. Në këtë mbledhje më 02.07.1990, mora fjalën dhe bëra shumë kritika të rrepta ndaj regjimit të Serbisë që po ushtronte dhunë të paparë ndaj shqiptarëve. Me urrejtjen më të madhe dhe me një zë kumbues hodha përtokë Librezën e LK-së, me një fjalim që ishte shokues për pjesëmarrësit, kur nga ulëset e sallës m’u tërhoq vërejtja me fjalët “Pa nervozë, djal- o pa nervozë!”. Në këtë mbledhje ka pasur edhe gazetarë shqiptarë, të cilët kërkonin që, pas mbledhjes të bënin intervistë me mua, por unë në ato çaste s’ia kisha besën askujt sepse isha i përcjellë hap pas hapi,
  • 82.
    Prof. Hasan Cërvadiku83 meqë nuk lëshoja pe si drejtor për shkollën shqipe. U ktheva në lokalet e Gjimnazit Filologjik “Eqrem Çabej” në Prishtinë, dhe nuk lëshova lokalet deri me ardhjen e lirisë, kur u bënë zgjedhjet e reja. Më kujtohet reporteri i RTP-së, Sylejman Kllokoqi, i cili e mbulonte atë mbledhje. Jam i bindur se edhe sot ekzistojnë shiritat e incizuar të asaj mbledhjeje, ku mund të shihet rezistenca e sinqertë që kam bërë ndaj atij regjimi antipopullor. Më 3 shtator të vitit 1990, të gjithë shqiptarët e Kosovës u futën në grevën gjithë popullore për të bojkotuar regjimin serbo-sllav. Kjo u realizua me sukses. Unë, si drejtor i gjimnazit, lajmërova përpara kolektivin për ditën e grevës, ku të gjithë nxënësit dhe punëtorët e gjimnazit iu bashkëngjitën. Është interesant se si shumë serbë dhe disa dashakqinjë shqiptarë atë ditë me telefona në formën anonime kishin pyetur se “a është drejtori aty”, për të vërtetuar vendosmërinë time. Më 4 shtator 1990, rreth orës 11:00 më është vërsulur në drejtori i tërë personeli serbo-malazez, duke më kërkuar që të jepja dorëheqje, madje me kërcënim, “Više ne poznajemo vas za direktora gimnazije, ti si iridentista, održavaš iridente…”(Nuk iu njohim më si drejtor të Gjimnazit, je irredentist, i përkrahë irredentistët!”). Ky gjest i tyre aspak nuk më trembi, përkundrazi, më forcoi më shumë dhe më inkurajoi që të vazhdoja punën si drejtor gjimnazi, edhe pa ta. Më datën 05.09.1990, një punëtor i SPB-së që ishte “vizitor” i padëshiruar, Voja Rašić, më kërcënoi në zyrë, që ta zbatoj kërkesën e Ministrit të atëhershëm të Kosovës, Stanoje Doganxhiq, për t`i regjistruar 3 nxënës në këtë gjimnaz dhe për të hapur paralele serbe vetëm për këta tre nxënës, në të kundërtën shkolla do të mbyllej. Nuk pranova dhe kjo kurrë nuk u realizua. Presionet e organeve të Serbisë do të vazhdonin dita-ditës ndaj meje, për të më frikësuar që të bëhem përkrahës i planeve të tyre. Edhe kjo si gjithmonë u shkoi huq. Më datën 12.09.1990 vendosa në orarin mësimor lëndën e Gjuhës Gjermane, për herë të parë në shkollat e mesme të Kosovës, që mësohej e rregullt nga nxënësit e k1. III dhe IV sepse ishin të Gjimnazit Filologjik dhe filologjia kërkonte edhe gjuhën gjermane dhe jo vetëm atë serbe, latine apo ruse. Jam i pari drejtor i shkollave të mesme që futa gjuhën gjermane në orarin e rregullt mësimor, pa e
  • 83.
    84 AUTOBIOGRAFI pyetur askënd.U mbështeta në profilin e gjimnazit. I pari mësimdhënës i gjuhës gjermane në këtë gjimnaz ka qenë Gjergj Dedaj, dhe prej këtij viti gjermanishtja në këtë gjimnaz, jo vetëm që mësohej, por lindën talente për këtë gjuhë, me çka më vonë mahniteshin edhe vetë gjermanët. Hasan Cërvadiku, Xhevat Krasniqi, Gjergj Dedaj, 1990 Mësimi i gjermanishtes bëri jehonë të madhe në Kosovë, dhe, tani këtij gjimnazi i doli edhe perspektiva e ardhmërisë. Më datën 14.09.1990, SPB-ja serbe me një grup inspektorësh të kryesuar nga Voja Rašić, erdhën në gjimnaz dhe më mbyllën në zyrë, duke më shoshitur dhe kërcënuar se pse unë vendosa për gjuhën gjermane pa e pyetur askënd. Më thoshin se “do ta pësosh shumë keq”. Kurrë nuk iu gjunjëzova as SPB-së serbe, as Vojës, as ministrave serbë. Më datën 02.02.1991, arriti vendimi me nr. 400-19/91 dhe 400-20/91 që zyrtarizonte ndalesën e të ardhurave personale, ndërprerjen e financimit për personelin arsimor shqiptar.
  • 84.
    Prof. Hasan Cërvadiku85 Vendimi nr. 400-19/91
  • 85.
  • 86.
    Prof. Hasan Cërvadiku87 Këto qarkore i dedikoheshin drejtorit me qëllim që të ndikojë për ta bindur kolektivin që t`u nënshtrohet kërkesave të Serbisë, që të aprovohen planet e programet famëkeqe serbe. As këto nuk më trembën - isha shumë i vendosur. Qarkorja për pagesën e të ardhurave personale fq. 1 Qarkorja për pagesën e të ardhurave personale fq. 2
  • 87.
    88 AUTOBIOGRAFI Qarkorja përpagesën e të ardhurave personale fq. 3
  • 88.
    Prof. Hasan Cërvadiku89 Qarkorja për pagesën e të ardhurave personale fq. 4
  • 89.
    90 AUTOBIOGRAFI Qarkorja përpagesën e të ardhurave personale fq. 5
  • 90.
    Prof. Hasan Cërvadiku91 Më datën 07.03.1991, u bë ndalesa përfundimtare e financimit të kuadrove udhëheqëse dhe arsimore shqiptare, vendimi nr. 400-41/91. Vendimi nr. 400-41/91
  • 91.
  • 92.
    Prof. Hasan Cërvadiku93 Të gjithë u betuam se kurrë nuk do të gjunjëzoheshim para Serbisë. Vendosëm që edhe pa të ardhura të punojmë. Kështu edhe vepruam. Më datën 19.03.1991, më bëhet inspektim special nga zyrtarët serbë. Qëllimi ishte që unë si drejtor të gjunjëzohem i pari para organeve zyrtare serbe me kërcënimin “ose-ose”. Kurrë nuk pranova!
  • 93.
  • 94.
    Prof. Hasan Cërvadiku95 Më 23.04.1991, prapë kontrollime të rrepta me kërcënime.
  • 95.
  • 96.
  • 97.
  • 98.
    Prof. Hasan Cërvadiku99 Më datën 24.05.1991, prapë inspektim të shkollës, kontrollim me kërcënime, por e patën kot! Arriti edhe akti zyrtar i inspektorëve të Serbisë: 04. Nr.614-63-9 - 1991.
  • 99.
  • 100.
    Prof. Hasan Cërvadiku101 U vazhdua me kontrollim edhe më datën 31.05.1991.
  • 101.
  • 102.
    Prof. Hasan Cërvadiku103 Rrëfimi i njëmbëdhjetë Edhe përkundër trysnive, kërcënimeve e shantazheve, qëndrova konsekuent dhe i papërkulur Pas të gjitha këtyre përplasjeve me pushtetin serb, më datën 20.06.1991, me aktin zyrtar të Republikës së Serbisë nr. 02-1228, më shkarkuan nga puna. Ky vendim erdhi si pasojë e qëndrimit tim të palëkundur kundër nënshtrimit ndaj pushtetit të Serbisë. Nuk pranova të njoh shtetin e Serbisë dhe asnjë akt juridik të tij që do të më detyronte të heq dorë nga dinjiteti im si shqiptar, nga identiteti im kombëtar dhe nga parimet që kisha mbrojtur gjatë gjithë jetës sime. Regjimi serb e pa rezistencën time si një pengesë për politikat e tij shtypëse dhe vendosi të më largonte me çdo kusht. Largimi im nga puna nuk ishte vetëm një akt formal; ai shoqërohej me një përndjekje të hapur, kështu policia serbe me forcë më largoj nga ambientet e Gjimnazit ku kisha punuar me përkushtim dhe integritet për një kohë të gjatë. Në vendin tim menjëherë vendosën një serb, me vendim të rregullt pune, me emrin Aleksandër Duçiq. Ai erdhi si zëvendësim i imponuar, i cili mishëronte strategjinë e pushtetit serb për të spastruar çdo element shqiptar nga strukturat arsimore e publike, duke i zëvendësuar ato me figura që përfaqësonin bindjen dhe nënshtrimin ndaj politikave të tyre hegjemoniste. Ky veprim ishte një tjetër dëshmi e dhunës institucionale të ushtruar ndaj shqiptarëve dhe një përpjekje për të shuar zërin e rezistencës. Pavarësisht këtyre veprimeve shtypëse, refuzova të nënshtrohem dhe mbeta i vendosur në qëndrimin tim për të mos pranuar kurrë, në asnjë formë, autoritetin e atyre që donin të zhduknin identitetin dhe të drejtat e popullit tim.
  • 103.
  • 104.
  • 105.
    106 AUTOBIOGRAFI Si drejtormë është bërë presion edhe nga Beogradi, për të ma marrë edhe banesën e për të më lënë pa kulm mbi kokë.
  • 106.
    Prof. Hasan Cërvadiku107 Edhe pas marrjes së vendimit dhe kërcënimeve të pushtetit okupues, kontaktet me gjimnazin kurrë nuk i ndërpreva. Vazhdoja të hyja brenda në lokalet e shkollës dhe të koordinoja veprimtarinë e Gjimnazit. Më përcillnin hap pas hapi. Pas disa ditësh, pikërisht më datën 27.06.1991 në orën 10:00 paradite, milicia serbe na ndoqi nga shkolla të gjithë arsimtarët shqiptarë. Ndalimi i hyrjes së mësuesëve dhe nxënësve shqiptarë në shkolla nga forcat policore serbe, 1991.
  • 107.
    108 AUTOBIOGRAFI Në tënjëjtën ditë, më datën 27.06.1991, në orën 11:00, i njoftova të gjithë profesorët dhe punëtorët e tjerë të shkollës se aktiviteti do të vazhdonte në medresenë “Alauddin” në Prishtinë, ku mbajta mbledhje të jashtëzakonshme në kushte të jashtëzakonshme. Kështu edhe ndodhi. U mblodhëm në orën e caktuar dhe në vendin e propozuar. Caktova detyra konkrete për secilin arsimtar dhe punëtor të gjimnazit. Për të gjitha këto, shih gazetën ditore të asaj kohe “Bujku” të datës 27.06.1991.
  • 108.
    Prof. Hasan Cërvadiku109 Rrëfimi i dymbëdhjetë Organizimi i mësimit jashtë objekteve shkollore për një vit mësimor (janar 1991 dhe korrik 1992) në shtëpitë shkolla Të gjitha aktivitetet për mirëvajtjen e rregullt të dokumentacionit, provimet pranuese, riprovimet etj., i kemi kryer nëpër shtëpitë private, por aktorët kryesorë të kryerjes së detyrave të punës ishin drejtori me të gjithë arsimtarët dhe nxënësit e shkollës. Në këtë kohë u strehuan të gjitha procesverbalet, ditarët e punës, dëftesa e diploma, pra shumica u shpëtuan kthetrave të milicisë serbe. Viti mësimor 1990/91, u përmbyll me aftësitë tona të papara ndaj një bishe të çmendur që ishte pushteti i kohës i Serbisë. Shumë aktivitete i kemi zhvilluar e kryer jashtë objektit shkollor, në disa shtëpi të kolegëve, si të Hakif Behlulit, Hyzri Rexhës, Bajram Abdixhikut etj. Duhet theksuar se një mori dokumentesh që i pata strehuar (fshehur) në shtëpinë time në vendlindje, Poklek i Vjetër, më janë djegur. Shtëpia ime është granatuar nga forcat ushtarake e policore serbe. Provimet, riprovimet, regjistrimet e nxënësve etj., për vitin shkollor 1990 – 91 i kemi realizuar me sukses. Më vonë këto aktivitete kemi vazhduar edhe në shtëpi - shkolla pa kurrfarë hezitimi.
  • 109.
    110 AUTOBIOGRAFI Kështu kemiarritur të ruajmë dokumentet thelbësore gjatë okupimit serb 1990 – 1998.
  • 110.
  • 111.
  • 112.
  • 113.
    114 AUTOBIOGRAFI Ministria eArsimit të Republikës së Kosovës mori vendim për shtëpi shkolla. Na u ofruan vullnetarisht këto shtëpi - shkolla: 1. Haki Behluli, prof. i Gjimnazit Filologjik 2. Bajram Gashi, “Rr. Bledit, Prishtinë” 3. Miftar Krasniqi, “Rr. Bledit, Prishtinë” 4. Selatin Novosella, “Medresa, Prishtinë” 5. Halit Elshani “Rr. Bledit 2, Prishtinë” 6. Vesel Lenjani “Rr. Bledit 38, Prishtinë” 7. Ali Demi “Tauk Bashqe, Prishtinë” 8. Zenel Sopjani “Bregu i Diellit, Prishtinë” 9. Nazif Krasniqi “Fabrika e Tullave, Prishtinë” 10. Kadri Haziri “Kodra e Trimave, Prishtinë” dhe 11. Hyzri Rexha “Rr. Proleterit, Prishtinë”, prof. i këtij Gjimnazi. Vërejtje: Të gjithë pronarëve që na mundësuan shtëpi - shkolla, unë si drejtor ua kam lëshuar falënderimet me shkrim, fatkeqësisht të pavulosura sepse ato ditë policia serbe më pati arrestuar dhe më pati maltretuar. Vulat, brenda një kohe të shkurtër prapë i shumëzova. Pra, Gjimnazi Filologjik “Eqrem Çabej”, ka pasur edhe vulën e vet me mbishkrim dhe emërtim si dhe vendin e selisë – Prishtinë. Vula e Gjimnazit Filologjik “Eqrem Çabej”, dy herë më është marrë nga policia serbe dhe dy herë vetë e kam shumëzuar me mund, sepse edhe vulëpunuesit frikësoheshin dhe përcilleshin nga policia serbe. Herën e parë më datën 02.06.1992 dhe herën e dytë më datën 03.09.1992, kur policia serbe erdhi në banesë dhe më nxori nga banesa, ku më prangosi dhe më futën në një veturë me targa civile dhe filluan aty brenda të më maltretojnë dhe të më shëtisnin nëpër disa rrugë të qytetit, për ta gjetur sekretarin e shkollës, Osman Kelmendin, të cilin e kërkonin për ta prangosur lidhur me dokumentacionin që mbante në gjuhën shqipe. Kurrë nuk pranova t`ua tregoj shtëpinë ku banonte Osmani, edhe pse disa herë kaluam pranë saj. Në ora 11:00
  • 114.
    Prof. Hasan Cërvadiku115 më dërguan në stacionin policor, ku më mbajtën deri në ora 21:00, pas shumë maltretimesh dhe shantazhesh, që bënin ndaj meje si drejtor i Gjimnazit Filologjik. Nuk munguan as grushtimet, që m’i përplaste për fytyre një polic i nacionalitetit rom nga Fushë Kosova. Në këtë “bisedë” pata dhënë edhe deklaratë me shkrim, që nën presion ia dhashë një inspektori të lartë të SPB-së së Beogradit. Deklarata është nënshkruar nga unë. Ky farë inspektori më bënte pyetje kryqëzore, që unë kisha parë vetëm në filmat kriminalistikë. Vërejtje: Dokumenti i lëshuar nga SPB-ja për marrjen e vulave ishte i falsifikuar, duke humbur gjurma e vendimmarrjes. Shënohej se vulat janë marrë në shkollë. Sa qesharake! Donin t`i fshihnin maltretimet që m’i patën bërë. Harronin se në këtë periudhë mësonim në shtëpi- shkolla. Vlen për t`u përmendur se mësimin që u zhvillua në shtëpi- shkolla, e organizuam së bashku me profesorët, që askush të mos pësonte. 11 shtëpi shkolla, unë si drejtor i kam vizituar për çdo ditë dhe ka ndodhur që në mëngjes jam zgjuar herët dhe prej orës 08:00
  • 115.
    116 AUTOBIOGRAFI deri nëorën 19:00, në borë e në shi, kurrë pa u ndalur, vetëm që mos t`i gjunjëzohemi barbarit serb. Ndihmë të madhe për shtëpitë - shkolla na dhanë të gjitha organizatat e shoqatat humanitare, si: “Nëna Terezë”, “Bereqeti”, si dhe të gjithë shqiptarët kudo që jetonin dhe jepnin ndihma pa u kursyer. Të gjithë arsimtarët edhe drejtori kemi marrë nga 10 DM marka në muaj. Në të shumtën e rasteve kemi punuar edhe pa rroga vetëm me ndihma sociale në ushqim dhe veshmbathje. Organizimi i mësimit në shtëpitë-shkolla, 1991, BBC.
  • 116.
    Prof. Hasan Cërvadiku117 Rrëfimi i trembëdhjetë Kthimi në objektet shkollore të Gjimnazit Filologjik “Eqrem Çabej” në Prishtinë Duke parë se objektet shkollore në Gërmi kishin mbetur shkret, pra të gjitha ishin të zbrazëta, Shkolla Teknike, Konvikti dhe Gjimnazi i Filologjisë, morëm iniciativën për kthim në këto objekte. Bisedova me disa arsimtarë veç e veç dhe caktuam ditën e kthimit në objekte. Ishte shtatori i vitit 1992, kur ia mësymë objektit të gjimnazit. Me kërkesën time u ftuan profesorët, nxënësit dhe prindërit për të hyrë në shkollë. Në gjimnaz u futëm “me dhunë”. Ish-objekti i Shkollës Normale që e trashëgoi Gjimnazi Filologjik “Eqrem Çabej” në Prishtinë Hapëm dyert dhe të gjithë u futëm brenda në korridor. Këtë e bëmë me qëllim që mos të veçohen a identifikohen organizatorët. Më pas erdhi milicia e Serbisë. Ata më kërkonin mua si drejtor. U paraqita në mënyrë që të mos dëmtoheshin a pësonin të tjerët. Më morën me vete në veturë policie dhe më dërguan në stacionin policor. Aty më shanin babë e nënë dhe filluan të më kërcënonin me gjyq, kinse kam bërë
  • 117.
    118 AUTOBIOGRAFI vepër penalepse kam lejuar që nxënësit të hyjnë në shkollë. Më mbajtën deri në orët e vona të natës, duke kërkuar që të largohem nga objekti. Është e vërtetë se unë u premtova se do të largohem, por një gjë të tillë kurrë nuk e bëra. Ata ndiq, unë hyj në objekt, deri në përfundimin e luftës së UÇK-së. Ngjarja e paraqitur ka ndodhur më datën 05.09.1992 prej orës 11:45 deri në orën 20:00, që “mrizoja” në stacionin e policisë në Prishtinë, ku 4 orë kanë qenë shumë të rënda me dhimbje dhe shtrëngim të trupit pas rrahjeve e maltretimeve që m’i bënin policia serbe, pastaj me ujë më “zbusnin” dhimbjet, dhe dikur rreth orës 22:00, po atë ditë, më kanë liruar për t’u kthyer në shtëpi. Isha i pathyeshëm edhe ndaj shantazheve dhe ndaj veprimeve të tyre që ishin shumë barbare. Tani, për çdo ditë shkoja në shkollë dhe për 2 javë, mësimin e zhvilluam pa karrige dhe pa banka. Mësimin e zhvillonim në këmbë, si nxënësit, ashtu edhe profesorët. Serbët kishin plaçkitur çdo gjë në shkollë. Kishin bërë demolimin total edhe të të gjitha klasave, kabineteve, zyrave, korridoreve etj. Ishte plaçkitur piano më e vjetër në shkollat e Kosovës, që e kishim trashëguar nga Shkolla Normale dhe ishte bartur në inventarin e Gjimnazit Filologjik, pas abrogimit të Shkollës Normale në Akademi pedagogjike dhe kjo në QAEMO për veprimtari kulturologjike. Ishin plaçkitur 365 karrige, dërrasa të zeza, shumëzuesi, telefoni në drejtori etj. Dy javë mësimin e zhvilluam nën tytat e automatikëve të milicisë serbe, që ishte bërë varg prej një pavioni në tjetrin, duke formuar një korridor të ngushtë kalimi për nxënësit dhe profesorët. Ata ngacmonin dhe provokonin edhe nxënësit edhe profesorët. Më së keqi e pati pësuar profesoresha e matematikës, Xhevë Morina, kur njëri prej milicëve serbë e pati goditur me tytë automatiku. Ajo ra përtokë e alivanosur. Vrapova për t’i dhënë ndihmë, por pa panik. Askush nuk u dorëzua para milicisë serbe. Ishte plaçkitur edhe biblioteka e Qendrës për tri shkollat: Gjimnazit Filologjik, Shkollës Teknike dhe Konviktit të Akademisë Pedagogjike. Ishte biblioteka me plot libra që janë bartur brez pas brezi, dhe janë ruajtur me besnikëri për nder të Shkollës Normale, që shumë prej tyre ishin dhuruar nga Kosova, shumë vende të ish-Jugosllavisë dhe shtete të ndryshme. Biblioteka numëronte rreth 45.000 libra në disa gjuhë
  • 118.
    Prof. Hasan Cërvadiku119 edhe të huaja. Shumë libra ishin djegur, por edhe ishin hedhur të shpërndara nëpër luginën e Gërmisë. Në kompleksin që quhej “Shkolla Normale” ishin vendosur 3 qendra shkollore: “Gjimnazi Filologjik”, “Shkolla Teknike” (tani “Gjin Gazulli”) dhe Konvikti për këto shkolla. Të gjitha këto vatra të arsimit kishin edhe konviktin dhe me një emër nga pushtuesi quheshin “Miladin Popoviq”. Prej këtyre tri institucioneve unë si drejtor ngela i vetmuar me nxënës dhe me profesorë. Isha i fundit që e lëshova objektin, por edhe i pari që u ktheva në objekt. Ndër presionet më të çmendura ka qenë edhe ai që ushtronin refugjatët serbë të ardhur nga Knini i Kroacisë dhe trevave tjera të Serbisë, ku ishin vendosur në konviktin e Akademisë Pedagogjike, që ishte përballë me pavionet mësimore të Gjimnazit Filologjik. Ata qëndronin në katet e larta të konviktit, kurse dhomat tona mësimore ishin në përdhese (kabinete të ish Shkollës Normale). Largësia e vijës ajrore ishte 10 metra. Refugjatët ulërinin si të çmendur, hanin, pinin, shanin, gjuanin me shishe të birrës e rakisë, gjuanin me copa xhami në drejtim tonin dhe në fushën e sportit që ishte afër 5 metra larg, ku nxënësit mbanin orën e edukatës fizike. Shumë herë janë ndërprerë të gjitha orët mësimore, por prapë ktheheshim dhe vazhdonim punën. Refugjatët bënin veprime shtazarake, urinonin nga katet, shanin dhe çirreshin si bisha të egra, sepse kishin porosinë që të na ndjekin nga objektet dhe mos të ktheheshim në shkollë. Çdo gjë iu shkoi huq falë vendosmërisë sime si drejtor, por edhe të profesorëve e nxënësve. Si drejtor i Gjimnazit Filologjik në ato kushte anormale kurrë nuk e kam harruar fatin e nxënësve dhe arsimtarëve të tjerë shqiptarë që Serbia i përzuri nga shkollat shqipe dhe ua vuri drynin. Edhe pse ne kishim hyrë në objekt, gjenim kohë gati për çdo javë të demonstronim për hapjen e shkollave shqipe. Protestën e organizonim në oborr të shkollës, ku merrnin pjesë prindërit së bashku me fëmijët e tyre nxënës. Unë si Drejtor, organizoja fjalime për ta kundërshtuar veprimin makabër të Serbisë. Ishin edhe udhëheqësit e bashkësive të prindërve. Nuk harrohet protesta e tetorit të vitit 1991, kur kërkonim haptas hapjen e shkollave shqipe. Unë atakoja regjimin e Millosheviqit, ndërsa milicët me automatikë më kishin rrethuar duke
  • 119.
    120 AUTOBIOGRAFI më drejtuartytat nga unë, që të ndërprisja fjalimin. Megjithatë, nuk e ndërpreva, edhe pse e dija se më pas do të më merrnin dhe maltretonin. Kështu ndodhi në tetor të vitit 1991. Shih shtypin e kohës “Bujku”, 3 tetor 1991
  • 120.
    Prof. Hasan Cërvadiku121 Si drejtor kurrë s’kam harruar që t’i organizoj mësimdhënësit e nxënësit për të festuar Ditën e shkollës. Dita e Gjimnazit ishte përcaktuar me aktin tonë, që shënonte 22 Majin, të cilin kurrë nuk e lashë pa e festuar. Për çdo tubim ndërhynte milicia serbe. Vlen për t’u përmendur festimi i ditës së shkollës më 22 Maj të vitit 1995. Në objektin shkollor në korridor organizuam manifestimin, ku ishin pjesëmarrës shumë veprimtarë të Republikës së Kosovës, nxënës, prindër, arsimtarë, gazetarë, punëtorë të TV Prishtinës, spiker – Mustafë Muçaj, dhe vajza e tij, Anita, që ishte në mesin e nxënësve më të mirë, me sjellje korrekte, edukatë dhe dituri, për çka edhe ishte shpërblyer. Fjalimin që mbajta unë si drejtor, pati bërë jehonë të madhe në të gjitha trojet shqiptare. Shumë fjali të mia transmetonte edhe Radio Evropa e Lirë – Gjimnazi me perspektivë evropiane. Për këtë festë nxorëm edhe fletushkën e parë, formë e organizuar “Filologu i ri”.
  • 121.
    122 AUTOBIOGRAFI Pasi përfundovakarrierën time si drejtor, të cilën nuk e kisha zgjedhur vetë, por e imponuar nga rrethanat shoqërore, mora ditarin dhe iu përkushtova procesit mësimor – mësimdhënies si profesor. Gjeneratat që përcolla pas luftës, ishin shumë të aftë dhe të disiplinuar. Punova derisa u pensionova në vitin 2005. Kolektivi i Gjimnazit Filologjik “Eqrem Çabej” Prishtinë (2005)
  • 122.
    Prof. Hasan Cërvadiku123 Rrëfimi i katërmbëdhjetë Historiku i shkurtër i shkollës (shtesë) Kompleksi i ndërtesave, në të cilën gjendet Gjimnazi Filologjik “Eqrem Çabej”, qe vatër e arsimimit dhe edukimit për shumë gjenerata të të rinjve shqiptarë nga çdo trevë ku ata jetojnë. Shkolla e parë dhe shumë e njohur në këtë kompleks ishte e vendosur Normalja (1952-1972), e cila dha komisarët e parë të dritës shqiptare. Pas veprimtarisë njëzetvjeçare, Normalja, shndërrohet në Akademi Pedagogjike (1972-1979). Prej viteve 1979-1989 në kompleksin e përmendur vepron QAEMO për veprimtari kulturologjike, që kishte edhe drejtimin gjuhësor, i cili më vonë do të shërbejë si hap përgatitor për themelimin e Gjimnazit Filologjik. Gjimnazi Filologjik “Eqrem Çabej” u themelua më 26.06.1990, me vendimin e Kuvendit të Kosovës, në përbërjen e fundit me delegatë shqiptarë, të cilët e shpallën edhe Kosovën Republikë. Gjimnazi Filologjik ishte i llojit të posaçëm, dedikuar për nxënës talente me prirje për gjuhë. Si i tillë pranonte nxënës nga të gjitha trevat, ku jetojnë shqiptarët. Këtë natyrë të Gjimnazit ia mundësonte Konvikti (380 vende për fjetje) dhe mensa me kapacitet 450 racione ditore. Të dyja këto objekte gjendeshin nën
  • 123.
    124 AUTOBIOGRAFI okupim. Menormativin e Gjimnazit parashihej që mësimi të zhvillohej në kabinete të modernizuara me përgatitje dhe sigurim të mjeteve më të përsosura teknike mësimore. Numri i nxënësve në paralele sillej prej 15-20 nxënës. Pranimi i nxënësve bëhej në bazë të konkursit publik. Zakonisht vinin nxënës të shkëlqyeshëm në shkollimin paraprak, po i nënshtroheshin edhe provimit pranues nga Gjuha amtare dhe Gjuha e huaj I, që është mësuar gjatë shkollimit tetëvjeçar. Në planin mësimor të Gjimnazit Gjuha amtare dhe e huaj I, paraqiteshin me 5 orë në javë. Gjuha amtare ishte e ndarë nga letërsia. Gjuha e huaj II me 3 orë në javë, zgjedhej nga vetë nxënësit, kurse Latinishtja mësohej prej klasës I – IV nga 2 orë në javë. Prej gjuhëve të huaja në këtë gjimnaz mësoheshin Gjuha Angleze, Gjuha Gjermane dhe Gjuha Frënge. Nuk janë lënë anash as lëndët e përgjithshme si Historia, Gjeografia, Kultura muzikore, figurative, Matematika, etj, por me fond më të vogël orësh dhe kohëzgjatje më të shkurtër. Shkollimi në gjimnaz zgjaste 4 vite edhe përfundonte me diplomim që siguronte profesionin filolog dhe përgatiste nxënësit për shkollim superior, Fakulteti Filologjik për të gjitha katedrat. Gjimnazi kishte 11 dhoma mësimore me 19 paralele, gjithsej 385 nxënës. Mbanin mësim 35 arsimtarë, prej të cilëve 33 me përgatitje superiore. Gjenerata e parë nga ky gjimnaz doli në vitin shkollor 1993/94 me notë mesatare të suksesit 4.02. Klasa më e mirë u shpall IV-1, ndërsa shumë nxënës, për sukses të shkëlqyeshëm, u shpërblyen me libra. Në këtë vit shkollor nga 19 paralelet më të mira u shpall e IV-4, kurse nxënës më të mirë u shpallën: 1. Burim Qyqalla I-1 2. Anitë Muçaj I-5 3. Donikë Shahini I-5 4. Allminë Berisha II-4 5. Elvirë Stanoci II-4 6. Gazmend Vitia II-5 7. Lulëzim Pllana III-1 8. Artur Krasniqi III-1
  • 124.
    Prof. Hasan Cërvadiku125 9. Majlindë Maxhuni III-4 10. Arlindë Mehmeti III-4 11. Leonorë Mulaku IV-1 Përveç mësimit të rregullt, nxënësit në shkollë organizonin edhe aktivitete profesionale dhe të lira. Këto i realizonin përmes grupit letrar “Lasgush Poradeci”, sesionit të recituesve dhe aktiviteteve të lira. Ndarja e librave si shenjë mirënjohjeje për nxënësit më të dalluar të gjeneratës 1993/94.
  • 125.
    126 AUTOBIOGRAFI NË VENDTË EPILOGUT Pas tërë veprimtarisë shumëvjeçare në arsimimin dhe edukimin e brezit të ri, dola ballëhapur dhe krenar në pension. Jam krenar sepse kam punuar me përkushtim e ndërgjegje të lartë, prandaj jam i bindur se kam lënë gjurmë të mira në misionin tim si mësimdhënës. Për këtë dëshmojnë shumë kolegë dhe ish nxënës të shkollës. Por, fare në fund, në bazë të të gjitha argumenteve të paraqitura në këtë shkrim të shkurtër, kam qenë modest për shkak të karakterit dhe unit që kam disponuar gjatë tërë jetës dhe nuk shkrova historik të gjatë sepse ajo e meriton këtë punë 44 vjeçare. Nuk kam qenë kurrë i dhënë pas reklamave dhe gënjeshtrave. Kurrë nuk i jam gjunjëzuar askujt në këtë botë, përveç atij të madhit Zot, që sundon natyrën. Po theksoj edhe njëherë se pas pensionimit tim, askush nuk u mor me punën e pensionistëve frytdhënës, që në Kosovë ka pasur e ka me mijëra. Shtëpia e granatuar në fshatin Poklek i Vjetër, Gllogovc 1999
  • 126.
    Prof. Hasan Cërvadiku127 Ky libër është dëshmia më e mirë e punës time të ndershme e të pastër si loti, gjithmonë në shërbim të shkollës shqipe. Si mësimdhënës kam punuar me përkushtim që të përgatis rini të ditur për ndërtimin e Kosovës, ndërsa si udhëheqës jam përpjekur që shkolla të ruajë fizionominë e vet, prandaj kurrë nuk kam lejuar që ajo të shndërrohet në çerdhe të turpit. Vetë Serbia ma granatoi e shkatërroi shtëpinë në fshatin e lindjes, në Poklek të Vjetër. Vitet 1998 - 1999, Serbia me forcat e veta të stacionuara mbi bjeshkën e nikelit, gjuante pa pushim në drejtime të ndryshme, në mesin e shtëpive të tjera të shkatërruara u qëllua edhe shtëpia ime në lagjen Cërvadiku. Kurrë nuk kërkova kompensim prej ndihmave humanitare të dedikuara për renovime të luftës. Shtëpinë e rindërtova me ndihmën e fëmijëve të mi. Tani për tani jetoj në një banesë me sipërfaqe 44m² në lagjen Dardania Prishtinë. Kjo dëshmon se unë gjatë tërë jetës sime dhe punës sime, paskam siguruar për familjen time 44 metra katror për çdo vit të punës sime 44 vite – 44 metra. Tani jetoj në një pleqëri të thellë, që më mirë ta quaj “rini pleqnare”. Duke qenë se ndërgjegjen e kam të pastër si kristali, fle si qengj. Krejt kjo m’u mundësua nga fëmijët e mi, në veçanti Mimoza dhe Mirëlinda e së voni edhe Agoni, Erëmoni dhe gruaja ime, Mejremja. Nga ky shkrim shihet thjesht se nuk jam i lëshuar në detaje të veprimtarisë sime, sepse nuk do të përsëritja ato që i dinë 44 gjeneratat e mia.
  • 127.
  • 128.
    Prof. Hasan Cërvadiku129 KRIJIME LETRARE (Poezi)
  • 129.
  • 130.
    Prof. Hasan Cërvadiku131 I GJALLË, I GJALLË (Baladë për Adem Jasharin) Unë, o burra, o vëllezër, motra e nëna, O njerëz, Jam pjesë e trupit tuaj, Jam ai që të gjithë më njihni, Më shihni e më prekni, më përkëdhelni! Jam në ju dhe me ju. Jam kudo në truallin tim. Se unë jam i gjallë, shikoni Prekazin, Kullat e mia, themelet e tyre, Jam i gjallë në Drinin Plak, Në Dukagjin, Llap e Gollak, Në Karadak e Kaçanik, Jam i gjallë kudo që frymon shqiptari im. Jam i gjallë në damarët më të thellë të tokës sime të lashtë, Toka ime gjithmonë kafshatë lakmie e ardhacakëve, Që në vend të luleve mbillnin ferra, Për të mos parë kurrë dritën e diellit! Sa keq u mashtruan, Harruan se kjo tokë është e jona, ku Zoti na krijoi, Për këtë pyetni Drinin e Ibrin, Qyqavicën, Lubotenin e Sharrin plak, Të gjitha bjeshkët, malet, arat e fushat. Jam biri i nënëlokes më të vjetër të këtyre trojeve, Jam bir Skënderbeu, vëlla i Mic Sokolit e Oso Kukës, Zoti më fali zemrën, arma më e fortë për të mbrojtur atdheun Kurrë s`ia numërova armikut ushtrinë
  • 131.
    132 AUTOBIOGRAFI Zemra m`ështëe madhe sa vetë malet e tokës sime, Tokë e larë me gjak, tokë që s`duron robëri, Tokë e vuajtjeve të mëdha Që s`duron kurrë as plumbin e të huajt, as tradhtarët e vet, Tokë që kurrë s`iu gëzua as territ, as ferrit. Kjo tokë iu gëzua vetëm bijve të vet, Që ditën dhe dinë t’ia sjellin lirinë, Gëzimin dhe lumturinë. Unë me shpirt përjetësie, me taborin e familjes sime Vallëzoj ndër breza duke rrëfyer si fitohet liria Se atdheu është më i vlefshëm se gjaku i evlatëve të mi, I vëllezërve, motrave, babait dhe trupit tim. I qetë do jem, kur ju jeni të lirë, Vullkan i gjallë do të jem, kurdo që atdheu më rrezikohet, E ne themi: Sa hijeshi paska vargu i varreve të reja, Gjaku i njomë që sollën lirinë. Sa peizazh i bukur në tokën Arbërore Gjerdan i qëndisur me lulëkuqet e Rinisë, që do ta mbajmë në gjoks brez pas brezi – Emblemë të krenarisë dhe pavdekësisë!...
  • 132.
    Prof. Hasan Cërvadiku133 NANA IME Në kujtime të kam nana ime, Gjithmonë kah heci e shkoj Në ty mendoj, nana ime, Mos mendo, oj pjesë e zemrës sime Se unë hallin ty nuk ta dij, Unë mundin nuk ta harroj Se gjijtë e tu s`rrodhën kot si kroi Pasha sytë e ballit tand, Edhe n`andërr t`andrroj Gjithmonë veten e ndij të kënaqun Kur ty të kujtoj.
  • 133.
    134 AUTOBIOGRAFI TI Qeshu ojpjellë e keqe e fatit të mjerë, Qeshu, qeshu bre ngopu njiherë e përgjithmonë, Qe unë u bana theror me t`i plotësue dëshirat e çmendura të moralit të çfrenuem Po, por mendo pak Mos u zgërdhi ma n`orët e fundit të mesnatës, Mos luej komedi tragjedi në qeshje të dhunueshme, Ngopu, ngopu njiherë e përgjithmonë oj fantazmë mesnate! Dje qaje e sot qesh, Po e di pse, pse fajtori ka tretë, E unë vetes kambë e duer ia kam lidhë vetë, E therori yt u bana përjetë Ani, kjo është vetëdije filozofike e mendimeve të shkurta Jo, jo mos mendo se mue, kur m`asht caktue fati S`kam dijtë me fole as me belbëzue, Oj fantazmë e natës ti zemrën ma ke coptue! Kisha vehtën theror m’e ba E para krishtit me u gjunjëzue, Kurrsesi ma ty unë me të përqafue He ti qofsh mallkue!...
  • 134.
    Prof. Hasan Cërvadiku135 Shpirti i tij gjithmonë i ri (Këngë në frymën popullore kushtuar Rexhep Hajdarit nga Dritani i Drenicës, të cilin bishat e Serbisë e kallën në pragun e shtëpisë) Oh Drenicë, Drenicë e kuqe Vend i ashpër e njerëz me huqe Me armiq shekullorë Kurrë n`beteja s`je ba hor. Nuk t`la oda me u koritë Burra trima gjithë ka rritë. Lindi trim Rexhep Hajdari Me zakon që ka shqiptari. Me u djegë gjallë me plang e shpi Me hjek qafe atë Serbi Qe me shekuj na ka gri Gjak shqiptari kurrë s`u ngi. Për atdhe n`Dritan i pari Plis e tirq si zog shqiptari Edukue n`odë t`trimërisë Kurrë s`pritoi luftë me nisë. Me nis luftën me shkjaun e zi Qe na rrinte orl mbi kry Me hup nder, me hup burrni Gjithë me shekuj na ka gri. Drazh Mihajli çonte fjalë Mos me lanë shqiptar t`gjallë T`gjithë me zhbi me ushtri Mos me pa shqiptar me sy. Fjal’t e Drazhes e kallën trimin Në Dritan lëshoi kushtrimin, - Eni vllazën gjithë me shkue N`brigadë t`lirisë me u vargue! Me i dalë Drazhës sy më sy Se ky vend s`është Serbi,
  • 135.
    136 AUTOBIOGRAFI Këtu ithonë gjithkah Shqypni Për çdo pëllëmbë kemi me u shkri! Luftoi Rexha me trimni Sanxhak, Plavë e Guci Drazh Mihajli ba pishman Bira e minit i ra taman. Ecin motet tue palue Rexhes në ballë rrudhat i janë shtue Balli i tij dritë tue lëshue Si Kosovën me çlirue! N`Dritan Rexha kalon pleqninë Tue mendue për rininë Shpirti i tij gjithmonë i ri Kur është fjala për liri. Për lirinë e shqiptarisë Nisi djemt n`rrugë t`pavarësisë N`Amerikë të miku i vjetër Që s`t’len lloç për me vdekun. Djemtë t`zot me besë shqiptari Si Xhemë Xhema e Mehdi Hajdari Trup e djersë m`i ba kurban Me çlirue t`mjerin vatan. Zunë miq e shumë jarana Deri n`Kongres u shkoi fjala Për Kosovë e shqiptari Me fitue t`shtrenjtën liri. Diogardi e Bob Dolli Lum për Zotin që i solli Mësuen hallet e shqiptarisë Kongresi hap rrugë pavarësisë. Baca Rexhë dëgjon këto fjalë Zemra e tij u ba mal Mori rrugën fluturim N`Amerikë mbërriu me gëzim!
  • 136.
    Prof. Hasan Cërvadiku137 U takue me kongresmenë Qan hallet denbabaden Qau hallet Rexhep Hajdari Me zakon qe ka shqiptari Kongresmenët janë betue Shpejt shqiptarët me i çlirue Me çlirue kët shqiptari Për Kosovën pavarësi. Kthehet Rexha n`troje t`veta Tash me gëzim i shtohet jeta Për besën e Amerikës Që Serbisë ia shtiu ftigën. Shpejt Serbia e heton Këtë plak t`vjetër çka po punon Fillojnë Rexhën me e bind me dru Pjesët e trupit ia kanë shitu. Nat`e dit` n`polici Veç me nxjerr ndoj fjalë prej tij çka t`kanë thanë n`Amerikë? A don familjen me ta fikë? Baca Rexhë trim i kalitun Kurrë s`lejon me u koritun Me u ba urë e me u ba vig Me kalu i poshtër e i lig. Nuk ndërroi Rexha i Dritanit As n`motet e aksionit As n`motet e 50 Me i than shtypësit tungjatjeta. Më 14 maj 1999 Baca Rexhë ul n`prag t`shpisë Po i sheh vathet e bagëtisë Kah po i djeg dora e Serbisë. Foli plaku pak pa dekë Tash po të shoh, o mordja e shkretë!
  • 137.
    138 AUTOBIOGRAFI Po njëfjalë mos me harrue Amerika ka me na pushtue! Tanket serbe bajnë çudi Pse nuk ik ky plak i zi?! - Kot zgërdhihesh, oj shtriga plakë, Unë jam burrë që digjem flakë! Foli Rexha tue përpjekë Para se me dhan`jetë, Harroi shkjau t`parët tanë Që zakon na patën lanë Për çdo djegie e mizori Do të hakmerret brezi i ri S`më dhimbet jeta që vdes n`pleqni Tash po e shoh lirinë me sy Do ta gëzoj, oh brezi i ri! Baca Rexhë me shkop në dorë Për së gjalli e dogjën n`oborr! Kështu kanë vdekë bijtë e liris` Pa e lëshue pragun e shtëpisë.
  • 138.
    Prof. Hasan Cërvadiku139 PJESA E KATËRT Prof. Hasan Cërvadiku në kujtesën e shokëve, kolegëve, ish-nxënësve, miqve dhe familjarëve
  • 139.
  • 140.
    Prof. Hasan Cërvadiku141 Prof. Selman Meha, veteran i arsimit shqip Prof. Hasan Cërvadiku katër dekada pune ia kushtoi arsimit dhe shkollës shqipe Hasani u lind në fshatin Poklek i Vjetër i Komunës së Drenasit. Në fshatin e lindjes e kreu shkollën fillore në vitin 1947, 48 dhe 49, ndërsa shkollën e mesme Normale pesëvjeçare në vitin 1959 në Prishtinë. Vlen të theksohet se, pasi që ishte bursist i Komunës së Skenderajt, filloi punën si mësues në fshatin Turiçefc të kësaj komune në vitin 1959, ku punoi një vit shkollor. Dëshira për të vazhduar shkollimin e mëtutjeshëm e shtyu që ta ndërpresë punën si mësues, përkundër dashurisë që si i ri ishte përcaktuar për detyrën dhe punën e mësuesit. Kështu, më 1960 regjistrohet në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe. Diplomoi në vitin 1965 dhe mori titullin profesor i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe. Pas diplomimit, në vitin 1966 Hasani pranohet si profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Shkollën Normale në Prishtinë, ku për shumë vite punoi në atë shkollë. Punën e kreu me përkushtim dhe përgjegjësi. Serbia asnjëherë nuk pushoi t`i shtypte të drejtat për shëndetësi, ekonomi, politikë, administratë, deri në marrjen e të drejtave si qenie kombëtare në vitet e 90-ta me marrjen e autonomisë së Kosovës. Këtë katrahurë e përjetoi edhe arsimi shqip me plotë peripeci dhune, maltretime e imponime shoviniste antikombëtare serbo-sllave të regjimit millosheviqjan, i cili përpiqej për t`i imponuar planet e programet e Serbisë dhe mohuan plan-programet mësimore të Kosovës në të gjitha nivelet e arsimit, nga ai parashkollor, fillor të mesëm e deri në atë superior. Por, mësimdhënësit shqiptarë në përgjithësi e edhe udhëheqësit e të gjitha niveleve të arsimit nuk
  • 141.
    142 AUTOBIOGRAFI pranuan tëpunojnë me plan-programet mësimore të Serbisë me të cilat synohej të asgjësohej gjithçka që ishte shqiptare. Këtë padrejtësi nuk e pranoi edhe Prof. Hasan Cërvadiku si udhëheqës i shkollës, për çka u dëbua nga shkolla me dhunë bashkë me punëtorët e tjerë të shkollës në të cilën punuan vite me radhë. Me prof. Hasanin më për së afërmi njihemi kur djali i kushëririt tim u martua me vajzën e vëllait të tij në vitin 1992, ndonëse kisha dëgjuar për të sepse ishim pakëz studentë shqiptarë të asaj kohe. Por, ai ishte absolvent i fakultetit, derisa unë isha student i posa regjistruar, “brucoshë” si na quanin ne në vitin e parë. Prof. Hasan Cërvadiku tërë jetën ia kushtoi arsimit dhe edukimit të gjeneratave të shumta, respektivisht për katër dekada me radhë. Në fund, nëse kam të drejtë, do të bëja një digresion, duke huazuar fjalën memoriale të Nolit për presidentin e SHBA-së Woodrow Wilsonin, ku thotë: “Atje ku ka varre si i yti, ka jetë dhe ngjallje!”. Unë mendoj se kjo në një mënyrë apo tjetër vlen edhe për arsimtarët, të cilët, edhe pse janë në botën e amshueshme, jetë dhe ngjallje e tyre janë gjeneratat e nxënësve të tyre që i arsimuan dhe edukuan me përkushtim e dashuri.
  • 142.
    Prof. Hasan Cërvadiku143 Shaban Kajtazi, politolog dhe jurist i merituar Si u njoha me Hasan Cërvadikun Hasan Cërvadikun e kam njohur për herë të parë në vitin 1991, nëpërmjet vajzave tona; Mimozës dhe Ilires, nxënëse maturante të Shkollës së Mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë. Ilirja dhe Mimoza, ndonëse diplomuan në shkollën e mjekësisë me sukses të shkëlqyeshëm, për shkak të rrethanave dhe vështirësive që u krijuan nga pushtuesi serb, dëshirën e tyre për të studiuar në Fakultetin e Mjekësisë, nuk mundën ta realizojnë dhe u detyruan, që të kërkojnë rrugëdalje dhe mundësi të tjera për mësim dhe ekzistencë personale dhe familjare, brenda ose jashtë Kosovës. Hasan Cërvadiku, në atë kohë, falë qëndresës dhe vendosmërisë së tij personale dhe trurit arsimues, e mbrojti pozitën e drejtorit dhe shkolla i vazhdoi mësimet me vështirësi dhe kërcënime të paparashikueshme, meqë Shkolla Normale, përkatësisht Gjimnazi Filologjik “Eqrem Çabej”, të cilën e udhëhiqte Hasani, sipas programit arsimor përveç fushave tjera, e kishte në program edhe degën e mësimit të gjuhëve të huaja, kështu ishte në koordinim me profesorët dhe ekspertët e gjuhës të kursit, të cilin e udhëhiqte prof. dr. Pal Berisha. Pra, me Hasanin, u takuam dhe biseduam në shtëpinë e tij lidhur me regjistrimin e vajzave dhe udhëtimin e kujdesin për to në Klinë. Regjistrimi në kursin e Gjuhës Gjermane, në kohëzgjatje 6 mujore ka përfunduar në vitin 1990. Që nga ky vit me Hasanin dhe familjen e tij kemi vënë kontakte të sinqerta e të pandashme familjare, të thuash, vëllazërore. Në kontakt dhe bisedë e sipër me Hasanin, kuptova që ai paska qenë bursist i rrethit të Drenicës, në Skenderaj,
  • 143.
    144 AUTOBIOGRAFI për ShkollënNormale në Prishtinë, dhe pas mbarimit të shkollës më 1959, caktohet mësues në shkollën e plotë 8 vjeçare “Iliria” në Turiçefc. Hasan Cërvadiku i përkushtuar për arsimin superior, pas një kohe të shkurtër e lëshon punën e mësuesisë për të vazhduar studimet e larta në Fakultetin Filozofik – Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe, të cilin e përfundoi me sukses të plotë dhe punësohet si profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, përfshirë edhe detyrën e drejtorit deri në pension. Me Hasanin si miq, shokë dhe bashkëpunëtorë, vazhduam kontaktet, punën dhe aktivitetet e përbashkëta, si shokë dhe intelektualë edhe në Dardani dhe në shumë shoqata në mbështetje dhe përkrahje të qytetarëve, veçmas atyre shqiptarë të ekspozuar nga pushteti serb millosheviçjan, i cili në mënyrë kundër kushtetuese, prej vitit 1989 – 1990, i zhveshi shqiptarët nga çdo e drejtë, përfshirë edhe ato arsimore me mbylljen e shkollave, prej atyre fillore deri në Universitet, si shembull dhe çmenduri në tërë rruzullin botëror. Me Hasanin, patëm rastin të përpiqemi dhe të japim kontributin tonë gjatë edhe pas luftës së UÇK-së. Hasani vazhdoi si profesor në Gjimnaz, ndërsa unë në organet shtetërore në fushën e Drejtësisë deri në pension. Pas pensionimit, si aktivistë të dalluar në KPIP dhe në Lidhjen e Pensionistëve të Kosovës, Hasani në detyrën e Kryetarit të Komisionit strukturor dhe anëtar i kryesisë së Organizatës Komunale të Prishtinës, ndërsa unë si sekretar dhe Kryetar i Lidhjes së Pensionerëve të Kosovës, deri në vitin 2021. Hasan Cërvadiku si profesor dhe intelektual, ishte i shkathët dhe kishte aftësi profesionale gjuhësore dhe mjaft i lexueshëm me dije dhe diapazon në njohuritë e fushave filozofike dhe të leximit të shumë romaneve nga dijetarët dhe shkrimtarët shqiptarë e botërorë.
  • 144.
    Prof. Hasan Cërvadiku145 Mahmut Ferati, Prof. i Muzikës Hasan Cërvadiku – Një mik i mirë në ditët e vështira Në rrugëtimin tim jetësor kam takuar shumë miq dhe personalitete të ndryshme nga jeta e përditshme. Njëri nga ata që kam njohur dhe që ruaj shumë kujtime nga vitet e 80-ta, ishte i nderuari prof. Hasan Cërvadiku, nga fshati Poklek i Drenasit. Njeri me përvojë të madhe në arsim, por edhe mësimdhënës i mirë, i cili nxori shumë gjenerata nga dora e tij. Profesori Hasan vinte nga një familje e madhe e kultivuesve të këngës burimore, si familja Cërvadiku, ku bënin pjesë Bajram, Halil, Hysen, Shaqir Cërvadiku e të tjerë. Pata fatin të njihem me Shaqën, kolegun tim, dhe kjo lidhje më çoi drejt njohjes me prof. Hasanin, i cili asokohe ishte drejtor i shkollës së mesme "Eqrem Çabej" në Prishtinë. Gjatë drejtimit të tij, shkolla ofronte programe në kulturologji dhe në fushën pedagogjike, të njohur dikur si Shkolla Normale. Profesori Hasan e kreu këtë funksion me përkushtim dhe profesionalizëm për shumë mandate. Gjatë takimit të parë me të, më pyeti: “Ku punon ti?” I tregova se isha apsolvent i Fakultetit të Muzikës. “Shumë mirë, më tha. - A dëshiron të punosh?” – Po, i thash. Unë për këtë edhe po vijoj fakultetin. – “A e di sa kemi mungesë në arsim për kuadro profesionale në degën e muzikës?” - Po i thash, deri diku e di. “Atëherë unë do të interesohem që ti krahas studimeve edhe të punosh, sepse kemi shumë nevojë për kuadro të mirëfillta në këtë lëmi”. Unë në Prishtinë vija nga Tetova dhe me thënë të drejtën kisha shumë nevojë për ndihmë materiale, sepse nuk ishte e lehtë të studiosh nga xhepi yt, pa ndihmën e shtetit nga vija unë, pa përkrahje me ndonjë bursë, kështu që i vetëm duhej të ia dilja, sepse ishin rrethana të ndryshme dhe jashtëzakonisht të
  • 145.
    146 AUTOBIOGRAFI vështira. Nukkaluan shumë ditë, z. Nazmi Bujupi më ftoi të punoja në shkollën fillore "Jeta e Re" në Komoran. Pas një viti pune atje, përjetova disa nga çastet më të bukura si fillestar në mësimdhënie. Fshati Komoran ishte një fshat i madh në zemër të Drenicës dhe për mua ishte hapi i parë dhe i mbarë, njëherit edhe gëzim i papërshkruar, sepse tani mund t’i ndihmoja jo vetëm asaj treve, por edhe vetes sime. Nuk i harroj kurrë ata nxënës, kolegë e kolege që më mirëpritën aq ngrohtë ku edhe punuam për një vit së bashku. Duke e parë seriozitetin dhe përkushtimin tim ndaj dijes, drejtori Hasan më njoftoi: "Tani do të vish në shkollën që unë e drejtoj në Prishtinë, në Normale, ku ofrohen drejtimet e kulturologjisë dhe pedagogjisë, sepse na duhesh." Fatmirësisht, ashtu edhe ndodhi. Në Shkollën Normale, e cila tani mban emrin "Eqrem Çabej" në Prishtinë, fillova me një përkushtim edhe më të madh, dhe vazhdova deri në ditët e sotme. Kjo shkollë, e vendosur në zemër të kryeqytetit të Kosovës, më ofroi mundësinë që, pasi tashmë kisha diplomuar, të filloja punën si profesor i diplomuar i lëndës muzikore. Kjo çerdhe e dijes kishte emër të madh, sepse nga dera e saj kishin dalë shumë breza intelektualësh si: akademikë, shkencëtarë, filozofë, politikanë, inxhinierë etj., njëri ndër ta ishte edhe vet prof. Hasan Cërvadiku, i cili kishte kryer Normalen po në këtë shkollë në vitet e mëhershme. Njeriun e bëjnë të mirë sjellja, veprat dhe afërsia ndaj të tjerëve, tipare që Hasani i kishte në çdo kohë. Ai dinte si të na mbronte edhe në kohërat më të vështira politike, kur arsimi ishte nën presionin e pushtuesit serb. Arsimi, padyshim, ishte ndër të parët që goditej, sepse përbënte shtyllën kryesore për ndërtimin e shtetit të ardhshëm të Kosovës. Gjatë shumë viteve të punës së përbashkët, asnjëherë nuk më ndodhi të kisha ndonjë mosmarrëveshje me të. Unë përveç zhvillimit mësimor të përditshëm, kisha përgjegjësi edhe për të gjitha organizimet e programeve kulturore në shkollë. Të gjitha festat rëndonin mbi mua dhe shikimi i gjithë kolegiumit ishte nga unë. Jam munduar që kurrë mos t`i zhgënjej edhe atëherë kur ishim më së shumti të vëzhguar. “Miku i mirë njihet në ditë të vështira”, thotë populli, dhe unë kështu do e mbaj mend profesorin, respektivisht drejtorin tim të
  • 146.
    Prof. Hasan Cërvadiku147 dikurshëm, z. Hasan Cërvadiku, të cilit u mundova të mirën t’ia kthej me rezultate në punë. Disiplina dhe serioziteti në punë kanë qenë parimet kryesore të tij deri në frymën e fundit të jetës. Punë e cila dha rezultatet e veta, ku sot arritëm të nxjerrim shumë figura eminente edhe të ndërtojmë shtetin tonë falë arsimimit ndër breza. Kënaqësi e veçantë është jo vetëm atëherë, por edhe sot kur shohim shumë nxënës që kaluan nëpër duart tona dhe po japin rezultate të çmuara në të gjitha fushat e jetës. Gjithashtu po atë kohë sa punuam së bashku, kaluam çastet më të bukura me punë, humor dhe bashkëpunim. Profesori Hasan dinte edhe në situatat më të vështira të krijonte atmosferë disponimi, do të thotë para tij ishte vetëm pozitiviteti! Atë kohë i kisha nxënës edhe djemtë e tij, Erëmonin dhe Agonin, që isha jashtëzakonisht i kënaqur me sjelljen e tyre, aktivitetin mësimor dhe dashurinë e respektin që kishin ndaj profesorëve e sidomos ndaj prindit të tyre z. Hasan Cërvadiku.
  • 147.
    148 AUTOBIOGRAFI Rexhep XhemailKastrati, prof. i Kimisë Në kujtim të kolegut prof. Hasan Cërvadiku Me dhimbje dhe respekt e kujtoj prof. Hasan Cërvadikun. Për aq kohë sa punuam së bashku ndaj kujtimet më të mira për të. Për herë të parë e njoha atë në vitin 1988. Në atë kohë prof. Hasan Cërvadiku, ishte drejtor në shkollën QAEMO për veprimtari kulturologjike – Gjimnazi Filologjik “Eqrem Çabej” në Prishtinë. Punuam së bashku deri në vitin 1996, kur unë kalova me punë si Këshilltar pedagogjik për lëndën e Kimisë në Komunën e Prishtinës. Ato vite ishin shumë të vështira për Kosovën dhe popullin e saj. Pushteti serb ushtronte dhunë të vazhdueshme në të gjitha fushat e jetës: politike, ekonomike, sociale e në veçanti në fushën e arsimit. Në vendimin e organeve serbe të instaluara në Kosovë, të datës 26 qershor 1991 thuhej: shkarkohen të gjithë drejtorët e shkollave, mësimdhënësit dhe nxënësit largohen nga objektet shkollore. Në këto rrethana kur pushtuesi serb pushtoi të gjitha institucionet e Kosovës , ishte e domosdoshme që të gjitha forcat progresive të bashkohen dhe sistemi i arsimit të funksionojë. Në atë kohë drejtori i shkollës prof. Hasan Cërvadiku e thirri mbledhjen e Këshillit të arsimtarëve. Mbledhja ishte mbajtur më datën 31 gusht 1991. Në mbledhje ishte vetëm një pikë e rendit të ditës: Detyrat operative të organizimit të procesit mësimor. Ai i njoftoi të pranishmit se viti shkollor fillon më 2 gusht 1991; mësimi zhvillohet në dy ndërrime. Ndërrimi i parë fillon në ora 7:30, ndërsa ndërrimi i dytë në ora 13:30; nëse pengohet procesi mësimor në ndërrimin e parë nuk do të vazhdojë mësimin ndërrimi i dytë; në shenjë proteste më 3 shtator 1991, ftohen të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për të ardhur para shkollës në ora 08:00; nëse pengohen nxënësit të gjithë kthehen në shtepi; këshilli organizativ është bartës i organizimit të
  • 148.
    Prof. Hasan Cërvadiku149 protestës; në emër të protestuesve mund të flasin vetëm ata që i cakton shkolla; më 4, 5 dhe 6 shtator përsëriten aktivitetet e protestave të 3 shtatorit 1991; nëse ushtrohet dhunë ndaj protestuesve nga ana e policisë serbe, pezullohen tubimet protestuese. Në ato protesta ishin këto kërkesa: të largohen masat e dhunshme, të rikthehen institucionet e pushtuara me dhunë; të fillojë puna në shkolla e fakultete; të bëhet pagesa e të ardhurave personale prej muajit janar – nëntor 1991; të kthehen të gjithë punëtorët në punë, të cilët u larguan me vendime të dhunshme; të anulohen të gjitha vendimet e pushtuesit serb ndaj Kosovës. Për ruajtjen e vazhdimësisë dhe mbijetesës së shkollës shqipe, viti shkollor 1991/92 u organizua në objektet shtëpi-shkolla. Organizimi i procesit mësimor në shtëpi- shkolla ishte përballur me shumë sfida të natyrave të ndryshme materiale, sigurisë personale etj. E kujtoj mbledhjen e Këshillit të prindërve me kujdestarët e klasave të para, dyta, treta dhe të katërta. Kjo mbledhje ishte mbajtur më datën 25.02.1992. Në atë mbledhje drejtori i shkollës prof. Hasan Cërvediku i njoftoi prindërit për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe vështirësitë në objektet shtëpi- shkolla. Mësimi zhvillohej sipas planeve dhe programeve mësimore të hartuara nga ekspertët e Republikës së Kosovës. Po ashtu edhe dokumentacioni pedagogjik ishte me logon e Republikës së Kosovës (libri amë, ditarët e punës, dëftesat, diplomat). Pra viti shkollor 1991/92 e kishte përfunduar me sukses punën e tij. Pas një këmbgulje të drejtorit prof. Hasan Cërvadiku, mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve, vitin shkollor 1992/93 ne e patëm zhvilluar në objektin shkollor të Gjimnazit Filologjik “Eqrem Çabej” në Prishtinë. E vlerësoj shumë angazhimin dhe përkushtimin e prof. Hasan Cërvadikut për udhëheqjen me sukses të procesit mësimor në Gjimnazin Filologjik “Eqrem Çabej” në ato kushte tepër të vështira për Kosovën. Suksesi i tij në udhëheqje të shkollës, ishte i bazuar në përgatitjen profesionale, përvojën në arsim dhe bashkëpunimin me mësimdhënës, nxënës dhe prindër. Respekt jetës dhe veprimtarisë arsimore të prof. Hasan Cërvadikut!
  • 149.
    150 AUTOBIOGRAFI Shaip Hasani,Prof. i Sociologjisë Momente të paharruara me profesorin e nderuar Hasan Cërvadiku Të flasësh për profesor Hasan Cërvadikun është privilegj dhe respekt për autoritetin që kishte në shkollë. Ishte ndër themelues i Gjimnazit Filologjik “Eqrem Çabej” në Prishtinë dhe drejtor i saj për një periudhë të caktuar kohore. Që në fillim të vitit shkollor 1995 – 1996, në programin shkollor ishte e planifikuar të hartohet realizimi i plan programit të orës së kujdestarisë për një vit pasues të mësimit shkollor. Në mbledhjen e parë të Këshillit të Arsimtarëve, profesori Hasan, si duket, duke njohur të kaluarën time profesionale, më propozoi mua që ta hartoj atë plan-program. Unë e pranova pa përtesë dhe me përkushtim. I njëjti program në një nga mbledhjet e ardhshme u miratua dhe diku për 8 vitet e ardhshme ky program qëndroi në ballinat e sallës së arsimtarëve deri atëherë kur dashakëqijtë e çuditshëm nga Ministria eArsimit e flakën krejtësisht nga programi i mësimit shkollor. Orën e kujdestarisë edhe sot e kësaj dite, mendoj dhe qëndroj pas kësaj se me largimin e saj u shkaktua një nga dëmet e mëdha dhe një padrejtësi që iu bë arsimit të Kosovës në përgjithësi. Edhe pse ka shumëçka të flitet për kontributin e profesorit Hasan Cërvadiku, unë me këtë rast, duke mos dashur të zgjerohem shumë në kujtesën time, do të përmend edhe dy qaste që më kanë mbetur të freskëta në kujtesën time. Në njërën nga ditët e rëndomta të mësimdhënies, profesori Hasan, si duket, e kishte pauzën ku zakonisht qëndronim në sallën e arsimtarëve. Unë kisha orën e mësimit në klasën që ishte shumë afër sallës. Dyert e klasave ishin të vjetra dhe nuk mbylleshin mirë, unë duke zhvilluar orën
  • 150.
    Prof. Hasan Cërvadiku151 mësimore, me të gjitha atributet metodike që i kisha në dispozicion, sikurse edhe zërin e thekshëm që e kisha në debatin me maturantët, është dëgjuar edhe në sallë. Nga kureshtja, profesori Hasan, e këshillon Bibliotekistin Rrahmanin, duke i thënë ngadalë që mos të hetohej, të hapte derën edhe pak që ta dëgjonim Shaipin se si po shpjegon dhe me cilat kurrikula dhe metoda po krijon hapësirë shumë pozitive me nxënës. Posa mbarova orën, hyra në sallë, profesori Hasan m’u afrua dhe, përveç fjalëve miradije, që më kujtohet si sot, m’u drejtua me fjalët “Eh, more djalë, vendi yt nuk është këtu, ti do të duhej të ishe në vende të tjera me këto standarde të mësimdhënies që i ke!” E falënderova, mbi të gjitha për interesimin dhe përvojën e dijes që e kishte si pedagog në mësimdhënie. Momenti i tretë dhe i paharrueshëm me profesorin Hasan Cërvadikun e kisha në një ditë të rregullt mësimi. Isha kujdestar kryesor i ditës. Ishte e zakonshme dhe si rregull që kujdestari kryesor, pasi t`i përcillte të tjerët, të shkojë i fundit në orë të mësimit. Profesorin Hasan e kisha lënë në sallë që e kishte pauzën. U nisa drejt klasës ku kisha mësim. Posa mbërrita, një grumbull nxënësish kishin dalë para derës për të rezistuar dhe, kur u afrova, i pyeta se çfarë kishte ndodhur! Kështu, njëri nga ta më thotë: “Profesor, kanë mbërritur tre huligan, dhe po tentojnë të hyjnë me dhunë në klasë, për ta grabitur shoqen e klasës!” Menjëherë reagova, duke i pyetur se kush janë ata. Njëri që e kisha shumë afër në krahun e majtë, m’u drejtua me fjalët: “Unë jam dhe çka do ti?!” Me fjalë të buta i them se këta janë fëmijët e mi dhe i luta që të largohen menjëherë nga aty. I njëjti fillon me ngreh dorën drejt belit për të nxjerrë diçka nga armët, por edhe unë e marr ditarin në dorë dhe fillova t`i vërsulem. Huligani menjëherë filloi të ikë dhe unë bërtita duke e thirrur rojën e shkollës, Ismetin, duke i thënë mbylle derën e jashtme që ta zëmë në flagrancë. Ismeti nuk arriti me kohë. Vrapova pas keqbërësit, duke e ndjekur nëpër oborr të shkollës dhe më shpëtoi për pak pa e zënë. U ktheva prapa dhe mezi merrja frymë, aty prapa e shoh profesorin Hasan në mbështetje, edhe pse ishte i shtyrë në moshë pranë pensionimit, ishte i palëkundur në kauzën dhe idealin e tij se arsimimi dhe edukimi i brezave, ishin të shenjta për ne. Kjo ngjarje në atë kohë nga mediet kishte bërë bujë se si profesorët e mbrojtën shkollën dhe nxënësit me trupat e tyre.
  • 151.
    152 AUTOBIOGRAFI Shehri Krasniqi,Prof. e Matematikës Njohja ime me Prof. Hasan Cërvadikun - një histori e veçantë Në vitin 1999 bëhem dëshmitare dhe protagoniste e jetësimit të asaj çka gjithmonë e quaja ëndërr. Është ky vit kur për herë të parë e gjeta veten nën uniformën e mësimdhënësit dhe me ditarin në dorë u gjenda para klasës ku do të mbaja ligjëratën time të parë. Kjo ishte ajo që e kisha dëshiruar më shumë se çdo gjë tjetër dhe lumturia që ndjeja, nuk ishte e pakufizueshme as brenda dimensionit më të madh e më të pakufishëm të kuantitetit, por frika dhe skepticizmi ishin po aq të mëdha sa edhe entuziazmi. Do të mbetet përherë e freskët në memorien time ajo pamje që kishte klasa e mbushur me nxënës, tek prisnin të më njoftonin. Në sytë e tyre vezullonte dëshira dhe pasioni për dije dhe kjo mua ma shtonte edhe më tepër dashurinë sublime që ndjeja për arsimin. Pavarësisht se arsimin e kam quajtur gjithmonë puna ime e ëndrrave, nuk do të thotë se rrugëtimi ka qenë i lehtë. Stresi, dyshimi dhe pasiguria kanë qenë aspekte të pandashme të këtij rrugëtimi. Problemet që kam hasur gjatë përvojës sime prej pothuaj tri dekadave gjer më tash kanë qenë të panumërta dhe nga më të ndryshmet. E pikërisht në fragmente të tilla të jetës, atëherë kur brengat bëhen personazh kryesor, më shumë se çdo herë tjetër e ndiejmë nevojën për praninë e të tjerëve pranë krahëve tanë. Kohërat e vështira që kam kaluar gjatë këtyre viteve si mësimdhënëse e matematikës nëpër shkolla të ndryshme i kam përjetuar më lehtë falë nxënësve dhe kolegëve të mi. Shkolla më është bërë shtëpi e dytë; më është bërë rutinë dhe madje e quaj edhe pjesë qenësore të identitetit tim personal psikik-shpirtëror. Gjatë gjithë këtyre viteve shkolla më ka vënë para
  • 152.
    Prof. Hasan Cërvadiku153 shumë njerëzve, nga më të ndryshmit. Më ka rastisur të njoh nxënës nga ata problematikë, dembelë e çapkënë, por edhe nxënës shumë të zellshëm, punëtorë dhe ekselencë; kam ndarë përvojën time në shkolla të ndryshme të kryeqytetit të vendit tonë, që nga koha kur plagët e luftës ishin të hapura e deri më sot kur po shohim një Republikë të rilindur; i kam shtuar kujtesës sime permanente sa e sa kolegë, mësimdhënës të gjitha fushave të dijës, të cilët njëjtë si unë i kishin hyrë rrugës së edukimit të brezave të rinj. Mes kolegëve që do ta kem përherë me pamje të kthjellët në mendje, është edhe prof. Hasan Cërvadiku, tashmë i ndjerë, dikur mësimdhënës i gjuhës amtare. Profesori nuk ishte nga njerëzit konvencionalë dhe pikërisht kjo e bënte të spikatur dhe interesant. Kam shumë ngjarje e histori me prof. Hasanin, që janë thjesht të pashlyeshme dhe do të ndodhesha para një sfide të vështirë kur do të më kërkohej të sjell kujtimet më të bukura që kam nga ish-kolegu im i çmuar, por po i hyj kësaj sfide me shpresën se do të mund t'i veçoj ato që më kanë goditur pak më shumë sirtarin e kokës që mban kujtime të panumërueshme. Mbaj mend (kjo para shumë viteve) kur një ditë, disa kohë pasi kishte filluar viti i ri shkollor, tek ndodheshim që të dy në sallën e mësimdhënësve, më fton të ulesha pranë tij. Më përshëndeti dhe më pyeti se si më shkon puna me nxënësit. "Mirë!" - iu përgjigja, por përgjigja ime nuk i mjaftoi dhe ma priti: "Mirë, po... por shumë më shumë se mirë!". Më erdhi e papritur. Më tregoi pastaj që dy nga nxënësit e mi, Agon dhe Erëmon Cërvadiku, ishin djemtë e tij binjakë, gjë për të cilën nuk isha fare në dijeni dhe ajo çka do të dëgjoja në vijim, për një çast do të bënte të ndihem personi më i përmbushur në botë. Ndër të tjera, më ngarkoi me meritën se, falë punës së tyre me mua më në fund i kishte parë djemtë e tij "me librin e matematikës në dorë dhe me nota të shkëlqyera në teste të matematikës". Përgjigja ime se thjesht mundohesha të bëj më së miri punën time dhe t'i afroja ata me matematikën, nuk e shprehte atë që u zgjua brenda meje atë moment; një lajtmotiv për t'iu gjegjur punës së mësimdhënësit edhe më vrullshëm.
  • 153.
    154 AUTOBIOGRAFI Tjetër historime kolegun tim të ndjerë që po ashtu e kam të listuar tek ngjarjet e veçanta, është ajo në ditën kur shkuam për ngushëllime tek një koleg i yni. Babai i tij kishte ndërruar jetë dhe i ndjeri ishte dhëndër i Adem Demaçit. Mbaj mend, kur mbërritëm, prof. Hasani më bëri vend afër tij në odën ku bëheshin pritjet. Sigurisht se ndjehesha e nderuar. Kur në bisedë e sipër Adem Demaçi i jep fjalën prof. Hasanit, mbase me qëllimin për ta forcuar peshën intelektuale të bisedës, i pëshpërita profesorit: "Pyete ku e keni lënë ju bisedën? A keni vendosur pikë apo presje ta dimë se ku të vazhdojmë ne?" dhe po që biseda u pushtua nga ngjyrimet intelektuale, duke arritur ta rrëmbejmë vëmendjen e Demaçit me pyetjen tonë, i cili nuk kurseu që të ndante me ne përshtypjen e mirë që i la. Dhe ajo çka më bën gjithnjë ta kujtoj kolegun tim të ndjerë është se kurdoherë që kishim mbledhje, aktivitete, takime, gosti apo çfarëdo aktiviteti tjetër dhe vonohesha për t'u kthyer në shtëpi, ai përherë kujdesej se si do të kthehesha unë që veturë nuk ngisja. Ende ndodh të vonohem në shkollë jashtë orarit apo të gjendem me shëtitje me kolegët, por tashmë ato nuk shoqërohen me kujdesin e shtuar të prof. Hasanit dhe brengën e tij për t'u kthyer unë mirë në shtëpi. Kjo ma mban përherë të freskët kujtimin për profesorin, ashtu sikurse edhe respektin dhe nderimin për të.
  • 154.
    Prof. Hasan Cërvadiku155 Skender Sopi – Prof. i Artit Figurativ Hasan Cërvadiku – Një model i përkushtimit dhe pasionit për përparimin e shkollës shqipe Prof. Hasani ishte një personalitet i veçantë të cilin e dallonte përkushtimi dhe pasioni i tij për arsimin dhe përparimin e shkollës shqipe. Si koleg, pata nderin dhe kënaqësinë ta njoh nga afër dhe të punoj përkrah tij, duke mësuar përmes shembullit të tij se çfarë do të thotë të jesh një profesionist i vërtetë dhe një njeri që të frymëzon me çdo veprim të tij. Në çdo bashkëpunim, prof. Hasani sillte seriozitetin dhe vendosmërinë që kërkohej për të përballuar sfidat e përditshme të arsimit. Raportet tona profesionale ishin të shkëlqyera, të mbështetura në respektin e ndërsjellë dhe në dëshirën e përbashkët për të dhënë kontribut të vlefshëm në edukimin e gjeneratave të reja.Ai kishte një prirje të natyrshme për të ndarë njohuritë dhe përvojën e tij, duke sjellë gjithmonë një perspektivë të vlefshme dhe një mendim të matur në vendimet dhe diskutimet tona. Çdo projekt ose iniciativë ku ishte i përfshirë, merrte një dimension tjetër falë përkushtimit dhe përvojës së tij. Prof. Hasani ishte gjithmonë i gatshëm për t’i ndihmuar kolegët dhe nuk ngurronte të jepte kohën dhe energjinë e tij për ta çuar përpara punën në grup. Kishte aftësinë të motivonte të gjithë përreth tij dhe krijonte një atmosferë të ngrohtë bashkëpunimi e mirësie. Ai e konsideronte punën si një mundësi për të bërë ndryshim dhe, në këtë frymë, arrinte të inspironte secilin prej nesh për t’u angazhuar më shumë. Hasan Cërvadiku mbetet për mua një figurë e respektuar dhe një koleg i paharruar, që e ktheu punën në një mision për t’u përkushtuar në edukimin e brezave dhe na mësoi se pasioni për profesionin nuk njeh kufij. Kujtimi për të do të qëndrojë përherë i gjallë, si një model për të gjithë ne që patëm fatin ta kemi pranë.
  • 155.
    156 AUTOBIOGRAFI Shaban Cërvadiku,Prof. i Sociologjisë Një vepër që pasqyron rrugëtimin jetësor të një mësimdhënësi Libri monografik i prof. Hasan Cërvadikut, përfshin një periudhë kohore të jetës dhe veprës së tij si veteran i devotshëm i arsimit në Kosovë. Kjo monografi, fton lexuesit që të pasurojnë mendjen se si një njeri me kushte të rënda ekonomike, arrin me punë dhe përkushtim të madh të realizojë ëndrrat e tij si mësues, më vonë si profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe dhe drejtues i institucionit të mesëm shkollor – Gjimnazit Filologjik “Eqrem Çabej” në Prishtinë. Në këtë rrëfim autobiografik, pasqyrohet e vërteta se si një i ri me mendje të ndritur, shpirt të bardhë dhe vullnet të çeliktë arrin që të realizojë qëllimet dhe ëndrrat e veta. Puna e tij si profesor në Shkollën Normale të Prishtinës, paraqet kulmin e veprimtarisë së tij arsimore. Shkolla Normale aso kohe e kishte vlerën sa të universitetit, sepse nga ky institucion arsimor kanë dalë kuadrot më të mira të mësimdhënies së arsimit në Kosovë. Nuk kishte shkollë në Drenicë, madje as në vise të tjera, ku nuk takoja mësues që Hasani i kishte pasur nxënës. Sa herë që prezantohesha me mbiemrin Cërvadiku gjatë vizitave në shkolla, gjithmonë më pyesnin për të dhe flisnin fjalët më të mira për punën e tij. Librit monografik, të cilin autori e ka ndarë në tri pjesë, i paraprin parathënia e shkurtër, por e thukët. Në pjesën e parë autori shkruan për shpërnguljen me dhunë të popullatës shqiptare nga Sanxhaku i Nishit, për gjenezën e familjes së tij Cërvadiku, ndërsa në pjesën e dytë për vendlindjen - fshatin Poklek afër Drenasit etj. Pjesa e tretë, ku autori flet për biografinë e vet, përbën temën bosht të monografisë. Atë e ka konceptuar në dhjetëra rrëfime: për veten, për familjen e fshatin, për
  • 156.
    Prof. Hasan Cërvadiku157 shkollimin fillor e të mesëm, për fillimin e misionit të shenjtë të mësuesit, për studimet në Fakultetin Filozofik – dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, për punën e mësimdhënësit në Shkollën Normale e pastaj në QAMO, për emërimin drejtor në Gjimnazin Filologjik “Eqrem Çabej”, për ndeshtrashat e arsimit shqip sidomos gjatë viteve ’90, për dhunën e terrorin shtetëror serb, për organizimin e mësimit në shtëpi shkolla dhe këmbënguljen për t’u kthyer në objektin e Gjimnazit, për ndërprerjen e të ardhurave, për aktivitetet jashtë mësimore; për punën si mësimdhënës (1995-2005), për pensionimin etj. Në fund autori ofron një historik të shkurtër, por me interes të Gjimnazit Filologjik “Eqrem Çabej”. Gjithë këto histori të tij gjatë periudhës 44 vjeçare në arsim, të familjes Cërvadiku, shkollave shqipe ku ka punuar etj., autori e ka ilustruar me shumë fotografi e me një mal dokumentesh, që, për fat, i ka shpëtuar nga flakët e piromanëve serbë dhe i ka ruajtur e sistemuar me kujdes të madh. Librin e bëjnë më interesant edhe disa poezi të shkruara në kohë të ndryshme, pastaj vlerësimet (opinionet) e shokëve, miqve, bashkëpunëtorëve, familjarëve etj. Libër monografik është shkruar në gjuhë të qartë dhe të rrjedhshme, mjaft koncize, duke i plotësuar standardet e një vepre të shkëlqyeshme autobiografike. Autori përshkruan me objektivitet rrugën jetësore të tij, prejardhjen e familjes Cërvadiku, e cila përjetoi golgotën dhe fatin e shumë familjeve të tjera shqiptare të shpërngulura nga trojet e veta etnike. Jeta dhe puna e Hasan Cërvadikut ka qenë e lidhur tërësisht me arsimin, edukimin dhe arsimimin e shumë brezave të rinj, të cilët sot janë bërë krah i fortë i arsimit, ekonomisë, shëndetësisë, kulturës, sportit etj. në Kosovë. Kjo monografi paraqet një pasqyrë reale për kontributin e tij të pashoq të dhënë si dhe ndriçon rrugën e tij jetësore profesionale të pastër si loti dhënë arsimit në Kosovë. Veprimtaria e tij jetësore përshkruhet edhe me thënie të mençura që ishin burim i odës së tre pleqve të njohur: Ramë, Hajdar dhe Bajram Cërvadikut. Në shumë ndeja dhe vizita për ngushëllime në familje të miqve dhe shokëve, dominonin mendimet dhe thëniet e tij që lidheshin me përvojën jetësore në arsim, me dijen, punën, moralin, besën, dashurinë
  • 157.
    158 AUTOBIOGRAFI ndaj kombite atdheut. Ai u ka ndihmuar shumë nxënësve, sidomos nga treva e Drenicës. Duke ditur kushtet e rënda që kishin të rinjtë e kësaj treve, e cila gjithmonë ishte lënë pas dore dhe e pazhvilluar, ai u angazhua me tërë qenien për arsimimin, edukimin, emancipimin dhe përparimin e tyre.
  • 158.
    Prof. Hasan Cërvadiku159 Prof. Hasan Cërvadiku Biografia Hasan Hajdar Cërvadiku, një nga figurat e shquara të arsimit shqip në Kosovë, lindi më 28 dhjetor të vitit 1938, në fshatin Poklek i Vjetër, komuna e Gllogovcit. Një jetë e pasur përplot me përvojë, që e ktheu kontributin e tij në fushën e arsimit në një histori të paharrueshme. Rrjedh nga një familje me histori të dhimbshme të muhaxhirëve të shpërngulur me dhunë nga Toplica, Prokupla, Gajtani, Tullari, Medvegja, Cërvadiku etj. Si fëmijë, atij i tregoheshin histori të dhimbshme nga pleqtë e tij, babai dhe xhaxhallarët, për historinë e të parëve, të përlotur e shpeshherë duke iu ngelur në fyt rrëfimi, për masakrat makabre që i kishin përjetuar të parët e tyre nga serbosllavët gjatë viteve 1879 e tutje. Shkollën fillore e kreu në fshatin Korroticë e Poshtme, Poklek i Vjetër dhe Gllogovc në vitet 1947, 1948, 1949, në shtëpi private, pasi nuk kishte objekte shkollore. Gjimnazin e Ulët e kreu në Gllogovc (1954), ndërsa, Shkollën Normale 5-vjeçare në Prishtinë (1959). Pas kryerjes së Shkollës Normale, duke qenë se ishte bursist i Komunës së Skenderajt, në shtator 1959, u emërua mësues në fshatin Turiçefc, ku punoi një vit shkollor. Në vitin 1960 u regjistrua në Fakultetin Filozofik - Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prishtinë. U diplomua në vitin 1965 dhe mori titullin “Profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe”. Ka konkurruar për vendin e punës ushtrues i detyrës zëvendësdrejtor në shkollën fillore “Aca Maroviq” (tash “Faik Konica”) në Prishtinë. Pas 8 muajsh sa ka punuar në këtë shkollë, është ftuar në shërbimin ushtarak, të cilin e kreu në vitet 1965-1966 në Lubjanë. Në shtator të vitit 1966 ka konkurruar dhe është pranuar në Shkollën Normale në Prishtinë si prof. i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe deri në vitin 1972. Pas abrogimit (shfuqizimit me ligj) të kësaj shkolle dhe shndërrimit të saj në
  • 159.
    160 AUTOBIOGRAFI Akademi Pedagogjike,në vitin 1972 ishte zgjedhur profesor i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe në këtë Akademi. Këtu ka punuar deri në vitin 1979, kur kjo Akademi kaloi në rangun e Shkollës së Lartë Pedagogjike (SHLP). Me shuarjen e Akademisë Pedagogjike, shkolla u shndërrua në Qendër Arsimore të Mësimit të Orientuar (QAMO) për veprimtari kulturologjike (1979 – 1990), Hasan Cërvadiku ka punuar si profesor i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe. Më 13.10.1986, QAMO për veprimtari kulturologjike ka shpallur konkurs për ndihmësdrejtor. Hasani ka konkurruar dhe është zgjedhur më 11 mars 1987. Në këtë detyrë ka qëndruar deri në vitin 1990, kur, me 05 mars 1990 është zgjedhur për herë të parë si Drejtor i Gjimnazit Filologjik “Eqrem Çabej”, dihet, në mënyrë legjitime, me konkurs publik të shpallur në “Rilindje” dhe “Jedinsvo” si dhe me vendim unanim të organeve vetëqeverisëse të shkollës. Pas zgjedhjes si drejtor, ai mori iniciativë për emërtimin e Gjimnazit “Eqrem Çabej” dhe me vendim të organeve të shkollës prej 18.07.1990 ka zbatuar vendimin duke firmosur të gjitha dokumentet e shkollës me emrin “Eqrem Çabej”. Më 20.06.1991 shkarkohet nga pozita e drejtorit të Gjimnazit Filologjik, ku me masa të dhunshme dhe polici e largojnë nga objekti dhe aty për aty emërojnë për drejtor të vetmin serbo-malazias Aleksandër Duçiq, i cili të nesërmen me polici largoi nga gjimnazi të gjithë nxënësit dhe personelin shqiptar. Prej vitit 1995 ka marrë ditarin në dorë dhe sërish i është futur procesit mësimor, ku ka punuar si profesor i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe në objektin e gjimnazit për të cilin u shkrua shumë, deri në vitin 2005 kur edhe u pensionua. Pjesën tjetër të jetës ai e kaloi pranë familjes duke u angazhuar edhe në Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit Strukturor dhe Anëtar i Kryesisë së Organizatës Komunale të Prishtinës. Në vitin 2022 ai dekorohet me mirënjohje nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama, për kontributin e dhënë në arsimin shqip të Komunës së Prishtinës në vitet 1991 - 1999, si Drejtor i Gjimnazit të Filologjisë "Eqrem Çabej" gjatë viteve 90-ta.
  • 160.
  • 161.
  • 162.
  • 163.
  • 164.
  • 165.
    166 AUTOBIOGRAFI PËRMBAJTJA AUTOBIOGRAFI ........................................................................................5 PARATHËNIE..............................................................................................7 RECENSION.............................................................................................. 11 PJESA E PARË...........................................................................................13 NË HAPAT E HISTORISË - NJË VËSHTRIM I PËRJETIMEVE DHE I SFIDAVE TË SHQIPTARËVE (MUHAXHIRËVE) NGA SANXHAKU I NISHIT (1877 – 1878) ........................................15 RRUGËTIMI I MUHAXHIRËVE DËBIMI NGA SANXHAKU I NISHIT NË KOSOVË..................................................18 GJENEZA E FAMILJES CËRVADIKU ................................................21 VENDOSJA E FAMILJES CËRVADIKU NË KOSOVË.....................24 PJESA E DYTË..........................................................................................27 TË DHËNA PËR FSHATIN POKLEK ..................................................29 PJESA E TRETË ........................................................................................33 JETËSHKRIMI IM (Autobiografi) ........................................................35 Rrëfimi i parë..........................................................................................35 Për veten .............................................................................................35 Rrëfimi i dytë ..........................................................................................36 Për familjen.........................................................................................36 Rrëfimi i tretë..........................................................................................38 Shkollimi ............................................................................................38 Rrëfimi i katërt........................................................................................46 Misioni i mësuesit...............................................................................46 Rrëfimi i pestë.........................................................................................51 Etja për dituri......................................................................................51 Rrëfimi i gjashtë......................................................................................55 Shërbimi ushtarak...............................................................................55 Rrëfimi i shtatë........................................................................................58 I lidhur përjetësisht me arsimimin ......................................................58 dhe edukimin e brezit të ri ..................................................................58 Rrëfimi i tetë ...........................................................................................65
  • 166.
    Prof. Hasan Cërvadiku167 Emërimi ndihmësdrejtor, zv/drejtor dhe drejtor QAEMO Kulturologjike si dhe drejtor i parë i Gjimnazit Filologjik “Eqrem Çabej” në Prishtinë .............................................................................65 Rrëfimi i nëntë ........................................................................................66 Ecuria e zgjedhjeve për vendet udhëheqëse të shkollës .....................66 Rrëfimi i dhjetë .......................................................................................79 Zyrtarizimi i themelimit të Gjimnazit Filologjik nga Kuvendi i Kosovës ..............................................................................................79 Rrëfimi i njëmbëdhjetë..........................................................................103 Edhe përkundër trysnive, kërcënimeve e shantazheve, qëndrova konsekuent dhe i papërkulur.............................................................103 Rrëfimi i dymbëdhjetë...........................................................................109 Organizimi i mësimit jashtë objekteve shkollore për një vit mësimor (janar 1991 dhe korrik 1992) në shtëpitë shkolla ........109 Rrëfimi i trembëdhjetë .......................................................................... 117 Kthimi në objektet shkollore të Gjimnazit Filologjik “Eqrem Çabej” në Prishtinë ....................................................................................... 117 Rrëfimi i katërmbëdhjetë ......................................................................123 Historiku i shkurtër i shkollës (shtesë) .............................................123 NË VEND TË EPILOGUT...................................................................126 KRIJIME LETRARE (Poezi)...................................................................129 I GJALLË, I GJALLË (Baladë për Adem Jasharin)............................131 NANA IME............................................................................................... 133 TI .......................................................................................................... 134 Shpirti i tij gjithmonë i ri ......................................................................135 PJESA E KATËRT....................................................................................139 Prof. Hasan Cërvadiku në kujtesën e shokëve, kolegëve, ish-nxënësve, miqve dhe familjarëve...............................................................................139 Prof. Selman Meha, veteran i arsimit shqip..........................................141 Prof. Hasan Cërvadiku katër dekada pune ia kushtoi arsimit dhe shkollës shqipe..................................................................................141 Shaban Kajtazi, politolog dhe jurist i merituar.....................................143 Si u njoha me Hasan Cërvadikun......................................................143 Mahmut Ferati, Prof. i Muzikës............................................................145 Hasan Cërvadiku – Një mik i mirë në ditët e vështira......................145 Rexhep Xhemail Kastrati, prof. i Kimisë .............................................148 Në kujtim të kolegut prof. Hasan Cërvadiku....................................148
  • 167.
    168 AUTOBIOGRAFI Shaip Hasani,Prof. i Sociologjisë ........................................................150 Momente të paharruara me profesorin e nderuar Hasan Cërvadiku 150 Shehri Krasniqi, Prof. e Matematikës...................................................152 Njohja ime me Prof. Hasan Cërvadikun - një histori e veçantë........152 Skender Sopi – Prof. i Artit Figurativ...................................................155 Hasan Cërvadiku – Një model i përkushtimit dhe pasionit për përparimin e shkollës shqipe ............................................................155 Shaban Cërvadiku, Prof. i Sociologjisë................................................156 Një vepër që pasqyron rrugëtimin jetësor të një mësimdhënësi .......156 Prof. Hasan Cërvadiku..............................................................................159 Biografia............................................................................................... 159 PËRMBAJTJA .........................................................................................166
  • 168.
  • 169.
    170 AUTOBIOGRAFI Recensent: Hajdin ABAZI,Dr. As. Lektor: Fazli HAJRIZI, prof. Përgatitja artistike & ballina: Agon CËRVADIKU Erëmon CËRVADIKU Botues: Shtëpia botuese ”Lena Grafik” Prishtinë, 2024 Katalogimi në botim – (CIP) Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” 929(=18:497.11)Cërvadiku, Hasan Cërvadiku, Hasan Prof. Hasan Cërvadiku : autobiografi / Hasan Cërvadiku. – Prishtinë : Lena, 2024. – 168 f. : ilustr. ; 20 cm. ISBN 978-9951-29-966-4