SlideShare a Scribd company logo
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS
DEGA: TEKNOLOGJI INFORMACIONI
Mikrotezë për mbrojtjen e gradës “Master i Shkencave” (MSC)
Tema: “Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë
NFC”
Punoi Udhëhoqi
Denisa Alimani MSc. Klesti Hoxha
(_____________) (_______________)
Tiranë, më 28 / 09 / 2015
Denisa Alimani
__________________________________________________________________________________________
2
Mirënjohje
Kjo mikrotezë vjen si një punim përmbyllës për ciklin e studimeve “Master i Shkencave” në
Teknologji Informacioni.
Dëshiroj të shpreh mirënjohje dhe falenderim të veçantë për udhëheqësin e temës Z. Klesti
Hoxha i cili me kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij më ka dhënë të gjithë
suportin e nevojshëm për realizimin e këtij punimi.
Një falenderim tepër i ngrohtë shkon për familjen time, në mënyrë të veçantë për babain tim,
për mbështetjen dhe kurajon që më kanë ofruar në rrugën e arsimimit dhe të formimit tim.
“Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC”
__________________________________________________________________________________________
3
Tabela e Përmbajtjes:
Abstrakt...................................................................................................................... 5
1 Hyrje.................................................................................................................... 6
1.1 Përshkrim i problemit ................................................................................... 6
1.2 Detyrat e kësaj teme .................................................................................. 12
2 Përshkrimi i literaturës së përdorur ................................................................... 13
2.1 Evolucioni i teknologjisë NFC..................................................................... 14
2.2 Mënyrat e Operimit NFC ............................................................................ 20
2.2.1 Teknikat e ndërveprimit mobile............................................................. 20
2.2.2 Klasifikimi i paisjeve NFC ..................................................................... 21
2.2.3 Reader/Writer Mode ............................................................................. 23
2.2.4 Card Emulation Mode........................................................................... 25
2.2.5 Peer-to-Peer Mode ............................................................................... 27
2.3 Siguria në NFC .......................................................................................... 29
2.4 Dokumentacion i teknologjive .................................................................... 31
2.5 Punë të ngjashme...................................................................................... 32
2.5.1 Në Reader/Writer Mode: NFC Shopping .............................................. 32
2.5.2 Në Card Emulation Mode: NFC Ticketing............................................. 35
2.5.3 Në Peer-to-Peer Mode: NFC Gossiping ............................................... 38
3 Konteksti i biznesit dhe modelimi i zgjidhjes ..................................................... 41
3.1 Dizenjimi i Aplikacionit “Shërbime Dixhitale Klient” .................................... 42
3.2 Dizenjimi i Aplikacionit “Shërbime Dixhitale Server”................................... 52
3.3 Rastet e përdorimit..................................................................................... 53
3.4 Arkitektura fizike dhe logjike....................................................................... 54
4 Zhvillimi ............................................................................................................. 57
4.1 Teknologjitë e përdorura ............................................................................ 57
4.2 Detaje mbi zhvillimin .................................................................................. 58
5 Vlerësimi me përdorues .................................................................................... 62
6 Rezultate/Konkluzione ...................................................................................... 64
7 Punë të ngjashme që mund të realizohen në të ardhmen................................. 65
8 Referenca ......................................................................................................... 66
Denisa Alimani
__________________________________________________________________________________________
4
Tabela e figurave:
Figura 1. Klasifikimi i mjediseve për kërkimet mbi NFC .........................................................9
Figura 2. Stakeholder-at në ekosistemin NFC .........................................................................11
Figura 3. Ndërveprimi mobile..................................................................................................20
Figura 4. Teknikat e ndërveprimit mobile Touching dhe Pointing..........................................21
Figura 5. Mënyra Lexim/Shkrim .............................................................................................23
Figura 6. Mënyra e emulimit të kartës.....................................................................................25
Figura 7. Mënyra Peer-to-Peer.................................................................................................27
Figura 8. Sulmi "Man-in-the-Middle” .....................................................................................30
Figura 9. Diagrama use-case për NFC Shopping.....................................................................33
Figura 10. Diagrama e aktivitetit për rastin NFC Shopping ....................................................34
Figura 11. Diagrama use-case per NFC Ticketing...................................................................36
Figura 12. Diagrama e aktivitetit NFC Ticketing ....................................................................37
Figura 13. Diagrama use-case NFC Gossiping........................................................................39
Figura 14. Diagrama e aktivitetit për NFC Gossiping .............................................................39
Figura 15. Kontrolli nqs NFC është e aktivizuar në paisjen mobile........................................42
Figura 16. Aktivizimi i shërbimit NFC....................................................................................42
Figura 17. Pamja e parë: Hyrja në aplikacionin Shërbime Dixhitale Klient ...........................43
Figura 18. Pamja ku përdoruesi duhet të plotësojë fushat e regjistrimit..................................43
Figura 19. Mesazhi i regjistrimit me sukses ............................................................................44
Figura 20. Pamja kur përdoruesi ka hyrë në sistem.................................................................44
Figura 21. Opsionet për të dalë nga aplikacioni ......................................................................45
Figura 22. Rradha - Zgjidh institucionin..................................................................................46
Figura 23. Rradha - Zgjidh shërbimin/et..................................................................................46
Figura 24 Dritare dialogu për zgjedhjen e shërbimeve...........................................................47
Figura 25. Mesazh konfirmimi për rradhën aktuale.................................................................47
Figura 26. Kontrollet para prenotimit të rradhës .....................................................................48
Figura 27. Kontolli mbi datën..................................................................................................49
Figura 28. Mesazhi i kontollit mbi datën.................................................................................49
Figura 29. Kontrolli mbi orën ..................................................................................................49
Figura 30. Mesazhi i kontrollit mbi orën .................................................................................49
Figura 31. PopUp konfirmimi për prenëtimin e rradhës..........................................................50
Figura 32. Email automatik për prenotimin e rradhës .............................................................50
Figura 33. Informacione mbi aplikimin...................................................................................51
Figura 34. Kontakt ...................................................................................................................51
Figura 35. Shërbime Dixhitale Server .....................................................................................52
Figura 36. Diagrama usecase "Shërbime Dixhitale"................................................................53
Figura 37. Arkitektura klient-server "Shërbime Dixhitale".....................................................54
Figura 38. Arkitektura me shtresa "Shërbime Dixhitale" ........................................................54
Figura 39. Diagrama e klasave "Shërbime Dixhitale".............................................................55
Figura 40. Diagramë aktiviteti "Shërbime Dixitale"................................................................56
Figura 41. Cikli jetësor i një aplikacioni android ....................................................................57
“Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC”
__________________________________________________________________________________________
5
Abstrakt
Teknologjitë NFC lejonë komunikimin e pajisjeve ose identifikimin e objekteve pa prekje në një
distancë të shkurtër. Kohët e fundit numri i telefonëve celularë që përfshijnë një lexues ose komunikues
të dhënash NFC është rritur ndjeshëm. Megjithatë mundësitë konkrete të shfrytëzimit si dhe rastet e
përdorimit që ofrojnë vlerë të shtuar janë akoma të cunguara.
Një mënyrë përdorimi e teknologjive NFC është shfrytëzimi i tyre për informimin e publikut brenda një
godine ose në një qytet. P.sh. gjatë vizitimit të qëndrave tregtare mund të ofrohen informacione të
ndryshme, oferta apo reklama në momentin kur afron telefonin mobile pranë vitrinës apo smart
posterave. Një përdorim i ngjashëm mund të ishte brenda një spitali, aeroporti, institucioni, godine
shkollore apo dhe për informacione turistike gjatë vizitimit të një qyteti. Në të vërtetë mundësitë e
shfrytëzimit janë të shumta.
Detyra e kësaj teme është identifikimi i një mënyre konkrete përdorimi të teknologjisë NFC në Shqipëri
si dhe ndërtimi i një prototipi sistemi informacioni që e shfrytëzon atë. Gjithashtu janë bërë hulumtime
për sisteme të ngjashme të raportuara në literaturë, për të krijuar një ide më të qartë për mundësitë e
zhvillimit. Prototipi është konkretizuar në një aplikacion mobile të quajtur “Shërbime Dixhitale” dhe
është vlerësuar me përdorues.
Denisa Alimani
__________________________________________________________________________________________
6
1 Hyrje
1.1 Përshkrim i problemit
Në institucionet publike dhe private në Shqipëri, kryesisht në ato publike, krijohen rradhë të gjata
dhe të lodhshme për qytetarët të cilët presin të marrin shërbimet që ofrojnë institucionet në fjalë. Kjo
sjell pakënaqësi dhe lodhje si për qytetarët ashtu edhe për punonjësit e institucioneve. Tentativat
tradicionale për zgjidhjen e kësaj situate kanë qenë të shumta. Por në këndvështrimin e zhvillimit të
sotëm teknologjik, zgjidhja më e mirë e mundshme dhe për këtë rast, do të ishte ofrimi i një mënyre
lehtësisht të kuptueshme dhe të përdorshme nga qytetarët. Duke qenë se përdorimi i paisjeve mobile
është gjithmonë e në rritje, individë të moshave dhe kategorive të ndryshme janë familjarizuar me
aplikacionet mobile në përditshmërinë e tyre e për rrjedhojë një aplikacion i tillë i mirëdizenjuar do të
lehtësonte këtë problematikë.
Rasti i përdorimit për këtë punim diplome është zgjidhja që ofrohet me anë të teknologjisë NFC për të
përmirësuar shërbimet në institucionet e shërbimeve publike duke zgjidhur çështjen e rradhës së pritjes
që krijohet për qytetarët. Kjo zgjidhje do të ofrohet nëpërmjet ndërtimit të një aplikacioni mobile për
smartphone (android) të cilët suportojnë teknologjinë Near Field Communication.
Qytetari pasi ka shkarkuar aplikacionin në telefonin e tij inteligjent, në momentin që është në
institucionin në të cilin pret për të marrë një shërbim, duke rrëshqitur smartphonin e tij në paisjen NFC
që është instaluar në atë institucion, do realizohet një komunikim peer-to-peer ndërmjet dy paisjeve
NFC duke shkëmbyer informacion. Paisja NFC e institucionit lexon nga paisja mobile e qytetarit, të
dhënat si (emër, mbiemër, përdorues, fjalekalim, numër telefoni, email, nëqoftëse është biznes apo
person fizik etj) sipas një regjistrimi paraprak në sistem. Më pas përdoruesi hyn në sistem me
kredencialet e regjistruara më parë dhe bën një regjistrim radhe në aplikacionin NFC instaluar në paisjen
e institucionit. Në momentin e shkëmbimit të informacionit midis dy paisjeve NFC, qytetarit i kthehet
respektivisht konfirmim për regjistrimin, konfirmim për hyrjen në sistem dhe gjithashtu konfirmim për
prenotimin e radhës i cili përmban: kohën mesatare që ai duhet të qëndrojë në pritje dhe sportelin
përkates tek i cili ai mund të paraqitet.
Për të patur më të qartë se pse rasti në fjalë gjen zgjidhjen më të mirë të mundshme në zgjidhjet
që ofron teknologjia NFC, më poshtë është paraqitur një shpjegim se çfarë është dhe çfarë ofron kjo
teknologji.
“Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC”
__________________________________________________________________________________________
7
Near Field Communication (NFC) është një teknologji e re dhe ekosistem i zhvilluar gjatë dekadës së
fundit. Teknologjia NFC është një teknologji komunikimi wireless midis dy paisjeve që suportojnë
teknologjinë NFC. Komunikimi mes paisjeve NFC ndodh në frekuencen 13.56 MHz e cila gjithashtu
është përdorur nga RFID (Radio Frequency Identification).
Ndërkohë që RFID [1] mund të pranojë transmetim në disa metra , NFC është e kufizuar në një afërsi
më të vogël. Teknologjia NFC lejon komunikimin ndërmjet një telefoni mobile që e suporton NFC dhe
një lexuesi NFC, me NFC tag ose me tjetër telefon mobile që suporton NFC në anën tjetër të
komunikimit. Aplikacionet dhe shërbimet që përdorin teknologjinë NFC perfshijnë e-payment, e-
ticketing, identifikimin, shpërndarje informacioni, marketing, transferim të dhënash/parash etj. Near
Feld Communication, shkurtimisht NFC, është një formë komunikimi pa kontkt fizik ndërmjet paisjeve
si smartphone apo tableta. Komunikimi pa kontakt i lejon përdoruesit të dërgojnë informacione pa qenë
e nevojshme që paisjet të lidhen fizikisht me njëra-tjetrën. Teknologjia NFC është shumë e përhapur në
pjesë të ndryshme të Europës dhe në Azi, dhe po merr një zhvillim të shpejtë edhe në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës.
NFC konsiston në një ndërveprim mes metodave të ndryshme të komunikimit wireless si Bluetooth dhe
disa standarte të tjera duke përfshirë FeliCa e cila sipas forumit NFC [2] ,është shumë e famshme në
Japoni Ky forum [2] , është themeluar në 2004 nga Sony, Nokia dhe Philips, forumi zbaton standarte
strikte që prodhuesit duhet të zbatojnë kur dizenjojnë paisjet që suportojnë teknologjinë NFC. Kjo ofron
siguri në përdorimin e teknologjisë NFC dhe qëndron e lehtë në përdorim në versione të ndryshme të
kësaj teknologjie. Kompatibiliteti është çelësi i rritjes së njohjes së teknologjisë NFC si mënyrë pagese
dhe metodë shkëmbimi të dhënash. Kjo teknologji lejon një paisje , të njohur me emrin lexues ‘reader’,
e cila kërkon informacione dhe njihet si paisje aktive, të krijojë një frekuence radio aktuale që
komunikon me një tjetër paisje që suporton NFC, ose tags të vegjël NFC të cilët mbajnë informacionet
që kërkon lexuesi. Paisjet pasive, si p.sh tagjet NFC apo smart posters ruajnë informacione dhe
komunikojnë me lexuesin por nuk marrin informacione, pra nuk lexojnë nga paisje të tjera. Komunikimi
peer-to-peer ndërmjet dy paisjeve aktive është gjithashtu i mundur në NFC. Ky lloj komunikimi lejon
që të dyja paisjet të dërgojnë dhe marrin informacione.
Nga avantazhet që ofron teknologjia NFC është përfitimi që kanë si bizneset po ashtu edhe individët,
duke integruar kartat e kreditit, biletat e metrosë dhe kuponat letër, të gjitha në të njëjtën paisje. Një
ndër avantazhet që ofron kjo teknologji është se komunikimi mes paisjeve NFC arrihet pa patur nevojën
për akses në internet. Gjithashtu, transaksionet e shpejta në kohë që ofron përdorimi i kësaj teknologjie
nënkuptojne klientë më të kënaqur. Sa me pak karta fizike do të thotë që klienti është më pak i ekspozuar
për t’i humbur ato.
Denisa Alimani
__________________________________________________________________________________________
8
Kush ofron aktualisht pagesat mobile me anë të teknologjisë NFC?
Google ka lançuar Google Wallet i cili suporton MasterCard, PayPass, PayPal ofron transferim parash
ndërmjet smartphoneve, dhe kompani të tjera pritet që të pasojnë në aplikimin e pagesave mobile. Near
Field Communication përcakton një standart për komunikimin wireless në distancë të shkurtër duke
lejuar transferimin e të dhënave duke mbajtur dy paisje afër njëra-tjetrës, në largësi maksimale deri në
10 centimetra.
Telefonat mobile që kanë të integruar NFC mund të realizojnë ndërmjet tyre një komunikim peer-to-
peer ose të lexojnë informacione nga tags ose karta RFID. Një paisje NFC në card emulation mode,
ofron kompatibilitet me standartet e tjera të smardcards pa kontakt. Kjo i lejon paisjet NFC të
zëvendësojnë kartat plastike tradicionale që përdoren në transportin publik, në kontollin e aksesit, ATM
apo aplikacione të tjera të ngjashme.
Dizenjimi i antenave NFC të integruara në telefonat mobile është kompleks, kështu që shtrirja e
komunikimit mund të ndryshojë në varësi të modeleve të ndryshme.
ITU-T dhe ECMA kanë lëshuar standartin NFC i cili përcakton tre mënyra të ndryshme operimi: peer-
to-peer, aktive, dhe pasive [3].
 Mënyra peer-to-peer lejon komunikimin mes paisjeve NFC, për shembull transferimin e fotove,
kartave të biznesit etj. Mënyra peer-to-peer është mënyra e përdorur për ofrimin e zgjidhjes për
problemin e përshkruar më lart, që ky punim synon të realizojë.
 Mënyrat aktive dhe pasive ofrojnë kompatibilitet paksa të prapambetur me smardcards
standarte të bazuara në RFID. Në mënyrën e komunikimit aktive, paisja NFC gjeneron një fushë
RF për të lexuar tagjet pasive RFID të cilat mund të përmbajnë informacione të ndryshme si
p.sh. reklama, pagesa apo të dhëna të konfigurueshme. Në mënyrën e komunikimit pasive,
paisja NFC vepron si nje smartcard pa kontakt fizik. Kjo mundëson telefonin mobile të sillet
në mënyrë të ngjashme me aplikacionet ekzituese pa kontakt, si p.sh. një biletë për transportin
publik ( përcaktuar nga standartet MIFARE dhe FeliCa).
Near Field Communication (NFC) është një nga zhvilimet teknologjike më premtuese të kohëve të
fundit, e cila i jep kuptim komunikimit pa kontakt fizik në një shtrirje të shkurtër, paisjeve mobile dhe
paisjeve të tjera të ngjashme. Sipas [4] NFC është bërë një ndër kërkimet që ka tërhequr më shumë
akademikët për të eksploruar rritjen e aplikacioneve dhe shërbimeve që lidhen ngushtë me NFC.
Identifikimi i hapave të duhur për të kaluar nga teoria në praktikë në fushën e NFC do të kërkonte një
kuptim sa më të gjerë të kërkimeve që janë bërë mbi këtë fushë.
“Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC”
__________________________________________________________________________________________
9
Figura 1. Klasifikimi i mjediseve për kërkimet mbi NFC
[5]
1. Teoria dhe Zhvillimi NFC
Teoria dhe zhvillimi NFC është një nivel thelbësor në mjedisin e kërkimit të propozuar mbi NFC. Ai
përfshin studime të lidhura me zhvillimin e teknologjisë NFC dhe aplikacioneve. [4] e klasifikon këtë
nivel në dy aspekte. I pari është rishikimi, konteksti dhe themelimi, i cili përfshin udhëzime të
përgjithshme, vlerësime, rishikime rreth NFC, themelime ose standarte në teknologjinë NFC, analiza
të performancës dhe matje, udhëzime të reja për zhvillimin e aplikacioneve apo shërbimeve NFC.
Aspekti i dytë lidhet drejtpërdrejt me politikat dhe çështjet etike e ligjore si p.sh çështjet e sigurisë dhe
privatësisë, rregulloret dhe kërkesat ligjore.
Këto studime përgjithësisht fokusohen më shumë në çështjet e sjelljes nga ana shkencore të cilat
tentojnë në zhvillimin dhe justifikimin e teorisë, sesa në zhvillimin e një dizenjimi objektiv.
2. Infrastruktura NFC
Në këtë nivel të ndërmjetëm, sipas [4] është paraqitur se si tekologjia NFC është përcaktuar në termat
e tre aspekteve kryesore:
a. Çështjet e rrjetit dhe komunikimit,
b. Çështjet hardware që kanë të bëjnë me tagjet, antenat, lexuesit dhe chip-et NFC
c. Çështjet e sigurisë dhe privatësisë (p.sh analiza e dobësive, disonueshmëria, konfidencialiteti,
integriteti, autentifikimi, autorizimi) e cila fokusohet në zhvillimin e një dizenjimi objektiv sesa
në çështjen e sjelljes.
Denisa Alimani
__________________________________________________________________________________________
10
3. Aplikacionet dhe Shërbimet NFC
Një tjetër nivel i ndërmjetëm i mjedisit NFC është ai i aplikacioneve dhe shërbimeve. Ky nivel është i
ndikuar nga tre kategori të tjera dhe ofron një hapësirë problemi apo nevoja të reja biznesi. Teknologjia
NFC mbulon një gamë të gjerë aplikacionesh dhe këto aplikacione ofrojnë implementim real apo
pototipe me një dizajn objektiv të dedikuar, si p.sh eksperimental, test apo fushë studimesh.
Aplikacionet NFC investigohen nga këndvështrimi i mënyrave të operimit [6].
a. Aplikacionet në Reader/Writer mode u ofrojnë paisjeve NFC lexim dhe modifikim të të
dhënave të ruajtura në një paisje mbajtëse pasive.
b. Aplikacionet Card Emulation mode bëjnë që paisjet NFC të sillen si smartcard standarte (p.sh
aplikacionet e pagesave dhe biletarive)
c. Aplikacionet në Peer-to-Peer mode, bëjnë të mundur që dy paisje NFC të krijojne një nivel-
lidhje komunikimi për të shkëmbyer kontakte apo çdo lloj tjetër informacioni.
4. Ekosistemi NFC
Ekosistemi NFC është niveli më i lartë i kërkimeve në mjedisin NFC, i cili mund të referohet gjithashtu
si pjesë e hapësirës së problemit apo mjedisit të kërkimit NFC. Përmirësimet apo ndryshimet në shtresat
thelbësore apo të mesme ndikojnë ndjeshëm në ekosistemin NFC.
Sipas [4], ekosistemi NFC është përcaktuar duke u bazuar në tre kategori kryesore:
a. Ekonomia dhe strategjitë NFC
b. Proçeset dhe modelet e biznesit NFC, të cilat po përballen me më shumë kërkesa biznesi,
analiza dhe pjesë menaxheriale të teknologjisë NFC.
c. Struktura, kultura dhe palët e interesuara mbi NFC (p.sh MNO, ofruesit e shërbimeve dhe
përdoruesit)
Është fakt që studimet dhe literatura mbi NFC është e pakët dhe e pamjaftueshme dhe terminologjia e
përdorur për diskutime mbi raste biznesi është relativisht e cunguar. Për zhvillimin e modelit të biznesit
nevojitet një diskutim mbi sfidat dhe drejtimin e biznesit, çështjet kritike që ndikojnë në modelin e
biznesit. Koncepti i ekosistemit është themeluar në disa shkenca si biologjia, sociologjia, ekonomi dhe
menaxhim. Nga këndveshtrimi i ekosistemit, industria NFC është një mjedis biznesi premtues.
Industritë kryesore që kanë rol të rëndësishëm në ekosistemin NFC janë MNO (Mobile Network
Operators), kompanitë bankare dhe të pagesave, gjysmë-përçuesa dhe paisje elektronike duke përfshirë
telefonat mobile, zhvilluesit software dhe tregtarët duke përfshirë dhe operatorët e transportit.
“Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC”
__________________________________________________________________________________________
11
Potenciali i teknologjisë NFC në mundësitë e biznesit (veçanërisht në shërbimet e industrisë financiare
mobile) ka impresionuar shumë organizata. Duke qenë se teknologjia NFC përbëhet nga disa
komponentë, ajo heq kufinjtë mes shumë organizatave nga sektorë të ndryshëm të biznesit. Të gjitha
palët kanë rënë dakort që teknologjia NFC nuk mund të ofrohet nga një kompani e vetme. Forumi NFC,
i cili ka mbi 900 anëtarë, është një nga organizatat më të mëdha në botë i cili synon koordinimin e të
gjithë institucioneve pjesëmarrës në zhvillimin e NFC. Sipas pjesëmarëesve dhe vëzhguesve të
teknologjisë, zhvillimi dhe përhapja e NFC ka qenë më e ngadaltë nga sa pritej. Arsyeja kryesore e
kësaj ishte ngushtësisht e lidhur me formimin dhe vizionin që ishte mbi teknologjinë NFC përtej
organizatave pjesmarrëse.
 Stakeholder-at në ekosistemin NFC
NFC ka një gamë të gjerë stakeholders dhe aktorësh, në varësi të llojit të shërbimit që ofrohet si një
smart-poster, pagesë, biletari etj. Tipi i shërbimit NFC që ofrohet përcakton dhe termat e kompleksitetit
të modelit të biznesit që po aplikohet, cilët palë të interesuara përfshihen, modeli i duhur i
bashkëpunimit, modeli i të ardhurave vjetore për secilin pjesëmarrës etj. NFC është një teknologji e re
dhe është e rëndësishme që të përmbushen pritshmëritë dhe nevojat e konsumatorit.
Figura 2. Stakeholder-at në ekosistemin NFC
Denisa Alimani
__________________________________________________________________________________________
12
Aktualisht shërbimet financiare mobile janë mundësitë më premtuese në kontekstin e NFC. Gjithashtu,
ato kanë një kompleksitet të lartë si nga ana teknologjike, gjithashtu edhe në aspektin e biznesit duke u
orientuar dhe në shërbime të tjera NFC siç janë shërbimet smart poster, rrjetet sociale, lojrat etj.
Ekosisteme të ndryshme janë përcaktuar në varësi të standarteve që ka vendosur organizata e cila po
përqafon një qasje të caktuar NFC.
1.2 Detyrat e kësaj teme
Detyrat njëkohësisht edhe qëllimet e kësaj mikroteze janë të shumta, ndër të cilat më poshtë janë të
renditura ato më kryesoret:
 Detyra primare e kësaj teme diplome është ofrimi i zgjidhjes së një problemi konkret nëpërmjet
informatikës, pra ofrimi i një zgjidhje të problemit të rradhës në institucione, nëpëmjet
teknologjisë NFC.
 Të paraqesë një studim dhe një prezantim të teknologjisë NFC në mënyrë që dhe lexuesit,
studentët dhe akademikët në Shqipëri të njihen më shumë me këtë teknologji të re dhe inovative.
 Të identifikojë zgjidhjeve të mundshme që teknologjia NFC ofron për problemin e rradhës në
institucionet të cilët ofrojnë shërbime për qytetarët.
 Përveç identifikimit të zgjidhjeve dhe avantazheve që ato sjellin, të ofrojë edhe një mundësi
praktike për të shkuar drejt zgjidhjeve optimale të problemit.
 Të ofrojë një zgjidhje me anë të një aplikacioni mobile, për një problematike kaq të shpeshtë
në institucionet tona.
 Në përfundim të këtij projekti, të përfitoj një njohuri të shtuar personale mbi teknologjinë NFC
dhe mbi zhvillimin e një aplikacioni mobile, njohuri mbi platformën Android Studio dhe gjuhën
standarte që kjo platformë përdor, Java.
 Rezultatet e kësaj mikroteze të jenë një kontribut, edhe pse minimal, në fushën e aplikimeve
mobile dhe në fushën e studimeve mbi teknologjinë NFC në Shqipëri.
 Të nxisë zhvillimin e sa më shumë ideve te reja për përdorimin e teknologjisë NFC edhe në
fusha të tjera duke hapur rrugë zhvillimeve të më shumë aplikimeve NFC.
“Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC”
__________________________________________________________________________________________
13
2 Përshkrimi i literaturës së përdorur
Literatura e përdorur për qëllime studimore gjatë punimit të kësaj teme diplome janë burime elektronike
të llojeve të ndryshme, që nga punimet shkencore si libra apo white-papers deri në punime diplome të
studentëve në universitete të ndryshme nëpër botë. Gjithashtu një bazë e konsiderueshme e punimit ka
qenë Forumi NFC me faqen e tij zyrtare [2]. Kryesisht, ajo çfarë është e perbashkët në shumicën prej
punimeve mbi teknologjinë NFC, është informacioni mbi tre mënyrat e funksionimit NFC:
reader/writer, card emulation dhe peer-to-peer.
Klasifikim i literaturës së studiuar për këtë punim:
NFC është një teknologji e re e zhvilluar vetëm vitet e fundit. Duke marrë parasysh që Near Field
Communication i pati fillimet e saj në vitet 2004 – 2006, edhe studimet në lidhje me të morën udhë
pikërisht në këto vite e duke vazhduar deri në vitin aktual në të cilin ka më shumë kërkime mbi
përdorueshmërinë sesa mbi çështjet teknike.
Ekstrakti bazë i studiuar mbi këtë fushë ka qenë libri “Near Field Communication from theory to
practice” [4] nga autorët Vedat COŞKUN, Kerem OK, Büşra ÖZDENİZCİ. Duke marrë
parasysh gjithë literaturën e studiuar për këtë punim, bie në sy që në studimet për teknologjinë
Near Field Communication, përveç Forumit NFC [2], kanë dhënë kontribut të konsiderueshëm
autorët turq dhe konferencat e mbajtura kryesisht në Stamboll.
Gjithashtu nga ana e relizimit të zhvillimit të aplikacionit disa ndër referancat kryesore, përveç
burimeve të tjera elektonike në internet, kanë qenë librat dhe punimet si vijon: [7], [8], [9],
[10].
Denisa Alimani
__________________________________________________________________________________________
14
2.1 Evolucioni i teknologjisë NFC
Near Field Communication i ka rrënjët e saj në teknologjinë RFID ( Radio Frequendy Identification).
Pra, NFC është një nëngrup i RFID me një shtrirje më të shkurtër komunikimi për qëllime sigurie. Në
2004, Nokia, Sony dhe Philips u bashkuan duke formuar kështu forumin NFC [2]. Ky grup i është
dedikuar promovimit të sigurisë, lehtësisë në përdorueshmëri dhe njohjes sa më të gjerë të teknologjisë
NFC.
Që nga viti 2004, i cili shënoi krijimin e forumit NFC, vetëm në 2006 grupi prodhoi specifikimet e para
për tagjet NFC [11]. Forumi NFC është një organizatë prej 150 kompanish, që punojnë së bashku për
të promovuar NFC. Tagjet NFC janë objekte të vogla që mbajnë informacion i cili mund të lexohet nga
një paisje që suporton teknologjinë NFC, si p.sh smartphone. Informacionet në tagjet NFC janë
zakonisht ‘read-only’, por disa tagje specifike mund të lejojnë ndërveprim me paisjet NFC për të
mbishkruar informacion. Në vitin 2006 u krijuan gjithashtu specifikat për ‘smart posters’. Smart posters
mbajnë informacione që mund të lexohen nga paisje që suportojnë teknologjinë NFC, duke kaluar
paisjen sipër chip-it të pozicionuar në poster. Telefoni i parë që suportonte teknologjinë NFC është
Nokia 6131. Ndërsa android prodhoi telefonin e tij të parë NFC, Samsung Nexus S në vitin 2010 [12].
2003
2004
2005
2007
2008
2005-2008
Aprovimi i NFC në standartin ISO-IEC 18092 me 8/12/2003. Kjo
përfshin edhe standartet ISO-IEC 14443 dhe FeliCa [13].
Themelimi i forumit NFC më 18/4/2004 nga bashkë-themeluesit Sony
dhe Nokia.
Kompanitë RMV, HSB, Nokia NXP, Cubic dhe Vodafone, për herë të
parë testuan “NFC ticketing” në rang global.
RMV, VGF, Telekom dhe Nokia prezantojnë “NFC ticketing” në
shtrirje rajonale.
U lançua Touch&Travel në CeBIT në Hanover.
U lëshuan në treg telefonat e parë mobile që dispononin shërbimin
NFC.
“Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC”
__________________________________________________________________________________________
15
2009
2010
2011
2012
2013
2014
 Mastercard lëshoi në treg 61 milion karta krediti pa kontakt të cilat
mund të përdoreshin për pagesa në 153 000 pika shërbimi në
mbarë botën.
 Transaksionet e pagesave të bazuara në NFC u prezantuan dhe u
testuan në projekte pilotë në Dubai, Singapor, Indi, Londër dhe
Spanjë.
 Versioni i laptopit Sony VAIO u pajis në seri me ndërfaqe NFC.
 Orlen Deutchland pajisi të gjithë stacionet e karburanteve me një
mënyrë pagese pa kontakt.
 Projekti i parë pilot i pagesave me anë të kartave pa kontakt në
bankat e kursimeve.
 Forumi NFC kishte grumbulluar 130 organizata anëtare si Nokia,
Microsoft dhe Samsung (për më shumë ref. www.nfc-forum.org
[2])
 Parteriteti i krijuar ndërmjet Telekomit francez, bankave,
kompanive të transportit dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve
testuan informacione, shërbimin e biletarive dhe shërbimet e
pagesave në Nice (për më shumë referohu në seksionin ’Qytetet
NFC’).
 Në kartën e re e identitetit në Republikën Federale të Gjermanisë
do të integrohej teknologjia NFC. Kjo do t’ju mundësonte akses të
plotë në aplikacionet e reja të e-Government ose në transaksionet
e pagesave online.
 Të gjitha bankat e kursimeve do të pajiseshin me karta NFC të cilat
do të kishin të integruar funksionet e pagesave pa kontakt.
 Sony prezanton “Smart Tags” të cilët përdorin teknologjinë NFC
për të personalizuar konfigurimet në telefonat mobile.
 Samsung dhe Visa krijuan një partneritet për zhvillimin e pagesave
mobile.
 Apple prezantoi ApplePay për pagesat mobile NFC në versionin
iPhone 6, iPhone6 Plus dhe Apple Watch.
Denisa Alimani
__________________________________________________________________________________________
16
Qytetet NFC
Me kalimin e kohës, ka patur gjithmonë tentative për të sjellë në përdorimin teknologjinë e ofruar nga
NFC. Disa modele janë zhvilluar nga universitete apo kompani të ndryshme. Shumë nga modelet janë
zhvilluar vetëm në shtrirje teorike, disa të tjera edhe janë implementuar por nuk janë përdorur për shkak
të disa elementëve që mungojnë. Ka patur edhe raste të suksesshme të implementuara plotësisht siç
është rasti i proçesimit të pagesave në banka.
Një qytet NFC përshkruan rastet kur në të përdoren një apo me shumë aplikacione NFC. Qëllimi i një
qyteti NFC është testimi apo përdorimi i sa më shumë implementimeve. Qytetet NFC janë të
rëndësishme për përmirësimin e teknologjisë NFC. Në trailet apo projektet NFC, një aplikacion apo një
ekosistem NFC është i testuar; që kështu, çështjet e përdorueshmërisë së bashku me problemet i
adresohen teknologjisë testohen që në fazat fillestare në qytetet NFC. Gjatë periudhës së testimit, një
nga qëllimet është vlerësimi sesa e aplikueshme dhe e përdorshme është teknologjia NFC.
Një ndër qëllimet kryesore është çështja e testimit të ekosistemit NFC. Përdorueshmëria e ekosistemit
NFC është po aq e rëndësishme sa dhe përshtatshmëria teknike, sepse nëqoftëse modeli i propozuar nuk
mund të përdoret, atëherë lindin mosmarrveshje ndërmet palëve të përfshira.
Sipas [4], janë analizuar tre qytetet kryesore NFC, të quajtur Oulu, Nice dhe Smart Urban Spaces.
1. Qyteti Oulu
Oulu u përdor si një vatër testimi për projektin SmartTouch. Projekti SmartTouch kishte njëzet e dy
partnerë nga tetë vende europiane. Projekti u koordinua nga Qendra e Kërkimeve Teknike të Finlandës
(VTT). Me anë të këtij projekti, Oulu u kthye në një qytet pioner dhe më pas u bë anëtar i forumit NFC.
Projekti u zbatua nga viti 2006 deri në fundin e vitit 2008 dhe përcaktoi rolin e teknologjisë NFC në
jetën e qytetit në fusha të ndryshme si në shëndetësi, kulturë, në blloqe ndërtesash biznesi dhe
teknologjike, shtëpi etj. Qytetarët e Oulu-së patën mundësinë të testojnë shërbimet NFC publike dhe
komerciale si përdoruesit e parë të kësaj teknologjie. Aplikacionet, trailet dhe ‘pilotët’ e testuara në këtë
projekt janë si vijon: porositja e vakteve, mbikqyrja e shkollave nëpërmjet NFC, parkim i zgjuar
nëpërmjet NFC, NFC në teatër, NFC në restorante etj.
2. Qyteti i Nice-s
Qyteti i Nicës që parashikuar të ishte qyteti i parë NFC në Europë duke bërë komerciale NFC në çdo
operator rrjeti mobile francez (MNO). Rreth tremijë telefona mobile NFC u tregëtuan në vitin 2010 me
fokusin kryesor në shërbimet e transportit dhe të pagesave. Suksesi më i madh për projektin në qytetin
e Nicës, sipas [4], u arrit nëpërmjet punëve të MBDS dhe laboratorit të kërkimeve në Universitetin e
Nicës “Sophia Antipolis” në Francë dhe partnët e tij ndërkombëtarë. Projektet që u zhvilluan ishin
kryesisht të orientuar në udhëtime, m-turizëm, shëndetesi, pagesa mobile, kulturë, qeverisje, edukim,
etj.
“Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC”
__________________________________________________________________________________________
17
Projektet e implementuara në qytetin e Nicës konsistonin në të treja mënyrat e operimit (reader/writer,
peer-to-peer dhe card emulation modes). Projektet janë zhvilluar në Francë. Marok, Rusi, Haiti me
partneritete dhe kontrata të ndryshme. Këto projekte në bashkëpunim me Universitetin e Nicës,
zhvilluan në vitet 2010-2011, një projekt pilot NFC shumë të rëndësishëm (Nice Future Campus).
Projekti ‘Nice Future Campus’ kishte si qëllim të zëvëndësonte kartat fizike identifikuese për studentët
me telefonat mobile NFC.
3. Smart Urban Spaces
Smart Urban Spaces është një projekt europian, në bashkëpunim, me fokus në dizenjimin dhe adoptimin
e kontekstit të shërbimeve bazuar në NFC me teknologjitë mobile më të fundit. Në shtrirjen e këtyre
aplikacioneve dhe projekteve NFC janë studiuar dhe prototipet dhe çështjet e ndërveprimit. Smart
Urban Spaces ishte planifikuar si një projekt tre-vjeçar, që nga gjysma e vitit 2009 deri në gjysmën e
viti 2012 dhe përfshinte shtete si Finlanda, Franca, Spanja, Greqia. Disa nga qytetet e përfshira ishin
ulu, Helsinki, Caen, Valencia dhe Seville.
Projekti përfshin shumë organizata nga të katërta vendet pjesëmarrëse. Këto organizata përfshijnë
ofrues shërbimesh telefonikë, zhvillues software, universitete etj. Ky projekt ishte një nga projektet më
të mëdha në Europë për ofrimin e shërbimeve.
Qëllimet kryesore të këtij projekti ishin:
 Krijimi i mjedisit për adoptimin e shërbimeve e-city;
 Analiza teknike dhe operacionale të shërbimeve;
 Krijimi i projekteve pilot dhe traileve për testimin e aplikacioneve dhe shërbimeve;
 Analiza e ndërveprimit;
 Identifikimi i standarteve dhe rekomandimeve europuane për qytetet;
 Ndërtimi i një rrjeti ndërmjet qyteteve Europiane për të ndarë eksperiencat mobile dhe shërbime
të këtij lloji
Shërbimet e-city të përfshira në këtë projekt, sipas [4] kategorizohen si vijon: transport, familje dhe
komunitet, kulturë dhe sport, mjetet e shërbimit, edukim dhe të nxënit, ekosistemi i qyteteve NFC dhe
shërbime të tjera.
Denisa Alimani
__________________________________________________________________________________________
18
Pagesat dhe paisjet mobile NFC sipas Deloitte
Sipas një raporti të publikuar nga Deloitte, paisjet mobile NFC do të kishin një shtrirje të gjerë
përdorimi, e sidomos në sektorin e pagesave. Por në vitin 2012 aftësitë e NFC u bënë më surprizuese
dhe gjetën zbatim edhe në aplikacione të tjera përveç pagesave, duke përmendur këtu lojra, autentifikim,
informacione, dhe siguri. Teknologjia NFC lejon një shkëmbim të sigurtë të informacionit mes paisjeve
në një distancë shumë të shkurtër në një shkallë tranferimi relativisht të ulët. NFC nuk është e
përshtatshme për aplikacione që kërkojne bandwidth të lartë siç janë videot, por është ideale për
transmetimin e sasive të vogla të informacionit.
Sipas Deloitte, për një kohë të gjatë është krijuar përshtypja që një masë e gjerë e lexuesve NFC –
kombinuar me telefonat inteligjentë dhe tabletat – do të ofronin mjedisin e kërkuar për portofolet
dixhitale. Mirëpo, konsumatorët nuk janë mësuar akoma që të përdorin telefonat e tyre mobile si paisje
për të kryer pagesat. Në studimin [14], sipas mendimit të një analisti parashikoheshin që në 2014 të
realizoheshin 50 milion pagesa NFC. Banking dhe pagesat mobile kanë korrur një sukses të
konsiderueshëm në treg. Në fund të këtij viti pritet që 700 milion njerëz të përdorin shërbimet e “parave
mobile” në tregje, dhe shumica e tyre do të mundësohet nga përdorimi i teknologjisë NFC. Adaptimi i
ngadaltë me pagesat mobile me anë të NFC vjen dhe si pasojë e analizës që bëjnë shumica e prodhuesve
të paisjeve NFC, pasi ata ngurojnë të besojnë në avantazhet që do të sillte integrimi i teknologjisë NFC
në paisjet mobile.
Sipas [15], Deloitte predikon që në fundin e vitit 2015, 5% ndër 600 - 650 milion paisje NFC do të
përdoren të paktën një herë në muaj për të bërë pagesa në dyqane dhe outlet. Krahasuar kjo me
përdorimin mujor të një viti më parë, ishte 0.5% ndër 450 – 500 telefona mobile NFC. Në të ardhmen
Deloitte parashikon që numri i paisjeve NFC të përdorura për të kryer pagesa në dyqane, do të rritet në
mënyrë konstante mbi termat normale, ndërkohë që konsumatorët mësohen me proçesin e pagesave
NFC po ashtu dhe bankat apo tregjet do pranojnë akoma më shumë këtë formë të transaksioneve. Si
pasojë, pritet që sasia e transaksioneve të realizuara nga paisjet NFC dhe shtrirja e përdorimit të tyre të
rritet në mënyrë të vazhdueshme. Ndërkohë që pagesat pa kontakt pritet që të rriten me kalimin e kohës,
ka shumë gjasa që këto lloj pagesash të bashkë-ekzistojnë edhe me mënyrat e tjera tradicionale të
pagesave si pagesat cash apo me anë të kartave të kreditit. Edhe pse aplikimi i pagesave me anë të NFC
ka njohur përdorim të gjerë në mbarë botën, do të duhet një kohë e gjatë derisa portofolet tradicionale
të dalin jashtë përdorimit.
Duke hedhur një vështim prapa në kohë, paisja e parë për pagesat pa kontakt (një medalion i përdorur
në pikat e karburanteve) u lançua në 1997. Në të njëjtin vit në Hong Kong u prezantua një sistem pa
kontakt, me parapagesë. Ndërkaq, kombinimi i pagesave pa kontakt dhe i telefonave mobile ka ekzistuar
dhe i ka pasur fillimet afërsisht që një dekadë më parë.
“Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC”
__________________________________________________________________________________________
19
Telefonat e parë të pajisur me teknologji për komunikim pa kontakt u prezantuan në 2004, ndërsa
telefonat NFC dolën në shitje për herë të parë në vitin 2006. Për shumë vite me rradhë, telefonat mobile
janë përdorur duke patur ndikim kështu në operacione financiare, si kontrolli i llogarive, transferim
parash apo transaksione online. Deloitte parashikon që fundi i vitit 2015 të sjellë një kthesë në shumicën
e vendeve të zhvilluara përsa i përket përdorimit të telefonave mobile NFC.
Avantazhi kryesor i transaksioneve pa kontakt, me anë të smartphoneve është aftësia për të garantuar
siguri. Kur një person bën një pagesë duke përdorur një paisje NFC, tokenizimi krijon një kod unik të
njohur si token (shenjë) e cila dërgohet nga paisja e klientit deri në paisjen NFC të shitësit. Numri i
kartës së kreditit nuk transferohet, që do të thotë që gjatë kryerjes së pagesës përdoret vetëm
informacioni i kartës që do të përdorej dhe në një pagesë tradicionale. Duke përdorur shenjat e
gishtërinjve, skanimin e syrit apo sensorin e rrahjeve të zemres, si një mënyrë shtesë autentikimi i bën
këto lloj pagesash akoma më të sigurta. Kombinimi i autentikimit biometrik si një element sigurie i
shtuar dhe tokenizimi mund të ofrojë një siguri më të qëndrueshme sesa kartat fizike, chip-et apo PIN.
Sipas [15], pranimi i pagesave NFC kërkon terminale të pershtatshme PoS (Point-of-Sale) dhe një PoS
i ri kushton disa qindra dollarë. Në fillim të vitit aktual, në mbarë botën kishte tashmë miliona terminale
për pagesat NFC. Përgjatë këtij viti është parë dhe pritet në vazhdim një rritje domethënëse e vendeve
që do përqafojnë këtë teknologji të re duke ndjekur një zhvillim të ngjashëm me atë në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës.
Denisa Alimani
__________________________________________________________________________________________
20
2.2 Mënyrat e Operimit NFC
Në teknologjinë NFC ka tre lloj paisjesh: të ashtuquajturit telefona mobile që suportojnë teknologjinë
NFC, lexuesit NFC dhe tagjet NFC. Kombinime të ndryshme të këtyre lloj paisjeve janë të
disponueshme për ndërveprimin mobile. Për shembull, një telefon mobile mund të komunikojë me një
lexues NFC, me një telefon tjetër mobile ose me një tag NFC. Kur flasim për komunikim nënkuptojmë
një aktivitet që ndodh ndërmjet vetëm dy paisjeve NFC në një kohë të caktuar [4].
Tre mënyrat ekzistuese të ndërveprimit janë:
1. Reader/Writer
2. Card Emulation
3. Peer-to-Peer
Mënyra e parë, reader/writer, lejon paisjet mobile NFC të shkëmbejnë të dhëna nëpërmjet tagjeve NFC.
Në card emulation mode përdoruesi ndërvepron me një NFC reader dhe përdor telefonin e tij mobile në
vend të një smard card (p.sh credit card). Mënyra peer-to-peer lejon dy paisje mobile NFC të
shkëmbejnë të dhëna me njëra tjetrën. Secila mënyrë operimi ka skenarë të ndryshëm të rasteve të
përdorimit dhe secila prej tyre ofron shumë avantazhe për perdoruesit.
Në paralel me konsiderimet që duhen marrë për dizenjimin dhe implementimin e teknologjisë,
komunikimi midis paisjeve duhet të ndodhë në një shtrirje fizike shumë të shkurtër. Më saktë, për të
siguruar një komunikim të suksesshëm mes paisjeve është më e volitshme të ketë një kontakt fizik mes
paisjeve që duhet të komunikojnë. Për këtë arsye, ky proçes është quajtur “touching paradigm”.
2.2.1 Teknikat e ndërveprimit mobile
Paisjet mobile përdoren për të aksesuar shërbimet mobile siç janë telefonatat, SMS (Short Messaging
Service) për shkëmbimin e mesazheve, përdorimin e internetit dhe të shërbimeve web etj. Në aksesimin
e një shërbimi të thjeshtë mobile, janë të përfshirë tre komponentë kryesore, të cilët janë:
 Përdoruesi, që përdor paisjen mobile,
 Paisja Mobile, që është mjeti i përdorur nga përdoruesi,
 Shërbimi Mobile, i cili është lançuar në paisjen mobile [4].
Figura 3. Ndërveprimi mobile
“Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC”
__________________________________________________________________________________________
21
Këto janë kërkesat minimale për ekzekutimin e një shërbimi mobile. Gjithsesi, kur paisjet mobile
përdoren për të ndërvepruar me smart-objects, në atë mjedis përfshihen edhe komponentë shtesë. Duhet
shtuar që, kur një përdorues ndërvepron me një smart-object, përdoret një nga teknikat e ndërveprimit
mobile: touching, pointing, dhe scaninning. Një ndërveprim mobile konsiston në pesë elemente të cilët
janë: përdoruesi, paisja mobile, smart-object, dhe teknika e ndërveprimit. Objektet smart i gjejmë në
një shumë-llojshmëri formash dhe përgjithësisht konsistojnë në sensorë, tagje NFC, tagje RFID dhe
barkode.
 Touching
Touching (prekja), ashtu siç tregon dhe vetë emri, ndodh kur ka kontakt fizik ndermjet paisjes mobile
dhe objektit smart [4]. Toching gjithashtu mund t’i referohet edhe komunikimit në një shtrirje të
shkurtër që varion nga 0 deri në 10 cm. Touching është intuitive, është një mënyrë veprimi e natyrshme
dhe është teknika e ndërveprimit më e përdorur [16].
 Pointing
Teknika e ndërveprimit të shënjimit është analoge me veprimin kur dikush shënjon një objekt. Në rastin
e ndërveprimit mobile ne shënjojmë paisjen tonë mobile në objektin smart nga një distancë. Shembuj
tipike të këtij lloj ndërveprimi janë shënjimet që bëhen në kamera, ose leximi i kodit QR (Quick
Response). Ky lloj ndërveprimi ndodh në mënyrë tipike midis 10 deri në 100 centimetra. Shënjimet që
ndodhin jashtë kësaj shtrirjeje nuk i referohemi më si “pointing” [4].
Figura 4. Teknikat e ndërveprimit mobile Touching dhe Pointing
[4]
2.2.2 Klasifikimi i paisjeve NFC
NFC funksionon në një mënyrë shumë intuitive. Dy paisje NFC mund të nisin komunikimin ndërmjet
tyre menjëherë sapo lidhen me njëra-tjetrën. Sipas [4] paisjet NFC klasifikohen duke u bazuar në dy
parametra: Parametri i parë është furnizimi me energji i cili rezulton në paisjet aktive dhe pasive.
Parametri i dytë është nisja e komunikimit dhe dërgimi nga iniciatori tek paisja target.
Denisa Alimani
__________________________________________________________________________________________
22
Paisjet aktive vs. pasive
Përcaktimi i paisjeve aktive dhe pasive është i rëndësishëm për të kuptuar komunikimin me anë të NFC.
Një paisje quhet aktive kur ajo furnizohet me energji nga një burim si p.sh, një bateri, kështu ajo
gjeneron fushën e saj elektromagnetike. Nga ana tjeter një paisje pasive nuk ka të integruar ndonjë
burim energjie. Është ligj i natyrës që për çdo aktivitet kërkohet energji.
Kombinimi i paisjeve NFC.
Devices Initiator Target
Aktive √ √
Pasive x √
Paisja dërguese vs. target
NFC gjithmonë ndodh ndërmjet dy palëve, njëra është pala dërguese dhe tjetra target. Dërguesi është ai
i cili nis komunikimin; targeti i përgjigjet kërkeses të bërë nga dërguesi. Ky rast është analog me
arkitekturën klient-server. Kujtojmë që në komunikimin klient-server, klienti fillon komunikimin dhe
serveri i përgjigjet kërkesës së klientit. E njëjta gjë ndodh edhe në komunikimin NFC. Paisja dërguese
natyrisht duhet të jetë një paisje aktive sepse kërkon një burim energjie për të iniciuar komunikimin.
Ndërsa targeti mund të jetë si aktive apo pasive. Nëqoftëse targeti është një paisje aktive atëherë përdor
burimin e saj të energjisë për të kthyer përgjigjje; n.q.s është një paisje pasive ajo përdor energjinë e
krijuar nga fusha elektromagnetike e cila është gjeneruar nga paisja dërguese e cila është gjithmonë
paisje aktive [17].
Një tag RFID apo NFC është një paisje me kosto dhe kapacitet të ulët. Që kështu ajo nuk disponon asnjë
burim energjie dhe ka nevojë për një burim energjie të jashtëm për të kryer aktivitetin e saj. Pra, një tag
NFC ështe gjithmonë një pajisje pasive, për aq kohe sa në dizenjimin e saj nuk përfshihet asnjë burim
energjie. Një tag NFC përmban të dhëna që mund të lexohen nga një paisje NFC. Tag-u NFC mund të
jetë vetëm target.
Siç përmendëm, NFC ndodh ndërmjet një iniciatori NFC dhe një targeti. Një paisje NFC mund t’i bëjë
të dyja rolet, iniciatori dërgon kërkesën tek targeti dhe targeti i përgjigjet kërkesës si në arkitekturën
klient-server.
“Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC”
__________________________________________________________________________________________
23
2.2.3 Reader/Writer Mode
Reader/Writer mode ka të bëjë me komunikimin e një telefoni mobile NFC me një tag NFC me qëllim
leximin apo shkrimin e të dhënave nga one në këto tagje. Kjo mënyrë përcakton në brendësi: reader
mode dhe writer mode.
Në reader mode, iniciatori lexon të dhëna nga një NFC tag i cili tashmë konsiston në të dhënat e
kërkuara, gjithashtu konsiston në programin që kthen të dhënat e kërkuara tek iniciatori.
Në writer mode, telefoni mobile vepron si iniciator dhe shkruan të dhëna në tag. N.q.s tag-u përmban
të dhëna të mëparshme, ato do te mbishkruhen. Maksimumi i mundshëm i shkallëzimit të të dhënave
në këtë formë është 106 kbps.
Figura 5. Mënyra Lexim/Shkrim
Një telefon mobile mund të bëjë veprime të ndryshme pasi lexon të dhënat nga tag-u. P.sh në qoftë se
një tag ruan apo regjistron të dhëna, atëherë një aplikacion i instaluar paraprakisht në telefonin mobile,
mund të startojë automatikisht. Nqs një tag ka të ruajtur në brendësi të tij një URL apo shfletues web,
mund të lançohet dhe të shfaqë faqen web të marrë.
Karakteristikat e telefonave mobile si fuqia proçesuese, kapaciteti audio/video dhe aksesi në internet së
bashku me reader/writer mode ofrojnë shumë mundësi si për përdoruesit ashtu edhe për ofruesit e
shërbimeve. Një përdorues mund të porosisë një biletë kinemaje pas hapjes së një aplikacioni mobile
apo website duke kaluar paisjen e tij mobile në një tag në posterin smart. Aplikacione të kësaj natyre
janë të panumërt dhe shumë innovative.
Smart Poster
NFC Smart Posters janë objekte në të cilët janë vendosur tagje NFC. Një NFC Smart Poster mund
t’a gjejmë në shumë forma, mund të jetë një poster, billboard, faqe reviste apo një objekt tre-
dimensional [18]. Faktori më i shpeshte është një tag NFC i cili ka një mesazh NDEF të ruajtur në
të dhe është bashkangjitur në objektin e dëshiruar.
Denisa Alimani
__________________________________________________________________________________________
24
Ky tag i vogël me informacione lexohet kur një paisje NFC mbahet afër tij. Një Smart Poster mund
të jetë gjithashtu dhe një statuje apo objekt tjetër arti apo historik. Sipas [18] ,një pjesë tjetër e
rëndesishme e NFC Smart Poster është “touchpoint” pika e takimit, e cila tregon se ku përdoruesit
duhet të mbajnë paisjet e tyre NFC për të lexuar tag-un. Forumi NFC [2] po promovon “N-Mark”
si një simbol global, apo logo për të treguar se ku janë të disponueshme funksionalitetet NFC. Smart
Posters janë të kërkuara kryesisht nga shitësit, agjensitë e udhëtimeve, ofruesit e shërbimeve
mjekesore dhe çdo entitet tjetër që ka informacione për të shpërndarë për klientët e tyre.
Rastet e biznesit për NFC Smart Posters
NFC Smart Posters sjellin një numër të madh përfitimesh, si avantazhe në kosto përsa i përket
mënyrave alternative të komunikimit, relativisht lehtësi në implementim, feedback nga përdorimi,
dhe një mekanizëm që mat audiencën me anë të këtij komunikimi interaktiv. NFC Smart Posters
mund të ofrojnë një mënyrë reklamimi për shërbimet, ofrojnë gjithashtu një mënyrë për shpërndarje
kuponash dhe informacionesh [18].
NFC Smart Posters lejojnë ofruesit e shërbimeve të:
 Ndërveprojnë me përdoruesit fundor dhe të ruajnë informacione të update-uara, të
shesin shërbimet e tyre (p.sh bileta koncertesh, download-ime etj.)
 Update-imi në meëyre dinamike i përmbajtjes së aksesuar nga Smart Posters. Kjo bëhet
e mundur në përgjigjje të aplikacionit të ruajtur me informacion të personalizuar në
paisjen NFC të përdoruesit.
NFC Smart Posters janë:
 Me kosto më të ulët krahasuar me format e tjera të reklamimit dinamik (siç janë
reklamimet në ekranet LCD).
 Lehtësisht të implementueshëm në volume të mëdha.
 Update-ohen me lehtësi.
 Janë fleksibël në madhësi dhe përdorim.
Aplikacionet Kryesore
Ekzistojne tre ndryshime karakteristike ndermjet mënyrave të operimit NFC, kështu që secila mënyrë
ofron raste përdorimi të ndryshëm. P.sh për mënyrën e operimit reader/writer ka një numër të madh
rastesh përdorimi. Të dhënat e transferuara mund të jenë tekst, URL, identifikimi i një produkti apo tipe
të tjera të dhënash. Pas veprimit të transferimit ato të dhëna mund të përdoren për qëllime të ndryshme
nga telefoni mobile, në varësi të dizenjimit.
“Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC”
__________________________________________________________________________________________
25
2.2.4 Card Emulation Mode
Card Emulation mode ofron mundësine për një paisje mobile NFC të funksionojë si një smartcard pa
kontakt. Paisjet mobile mund të ruajnë disa aplikacione smardcard. Shembuj të tillë janë credit card,
debit card, loyalty card. Në këtë mënyrë operimi, telefoni mobile NFC nuk gjeneron fushën e tij RF,
por këtë fushë elektromagnetike qëe krijon lexuesi NFC. Momentalisht, ndërfaqet e komunikimit të
suportuara për card emulation mode janë ISO/IEC 14443 Type A dhe Type B, dhe FeliCa.
Figura 6. Mënyra e emulimit të kartës
Modeli i përdorimit të përgjithshëm
Në card emulation mode, përdoruesi ndërvepron me lexuesin NFC duke përdorur telefonin e tij mobile
si smartcard. Lexuesi NFC, në këtë rast, është nën pronësinë e një service provider-i i cili është i lidhur
me internet në shumicën e rasteve.
1. Kërkesa për shërbim: Përdoruesi bën një kërkesë ndaj një ofruesi shërbimesh duke prekur
paisjen e tij mobile në një lexues NFC.
2. Shërbimet fundore: Ofruesi i shërbimit ekzekuton shërbimin fundor pasi merr të dhenat e
kërkuara nga përdoruesi i paisjes mobile. Një shembull i tillë është autorizimi i kartës së kreditit.
3. Përdorimi i shërbimit: Ofruesi i shërbimit kthen nje shërbim tek perdoruesi siç është rezervimi
i një bileta pasi përdoruesi ka kryer pagesën, auorizimin e saj, etj.
Denisa Alimani
__________________________________________________________________________________________
26
Aplikimet kryesore
1. Pagesat
Ka disa lloje aplikacionesh NFC të zhvilluar për kryerjen e pagesave. Aplikacionet më të
rëndësishme për pagesat janë përdorimet e credit card dhe debit card të cilat mund të trigerohen
nga NFC readers.
2. Loyalty
Pikal ‘loyalty’ mund të përfitohen duke përdorur pikat e pagesave që më pas të jepet mundësia
për të përfituar ulje apo dhurata. Gjithashtu kuponat shkarkohen nga smart posters duke
përdorur reader/writer mode me anë të lexuesve NFC.
3. Ticketing
Rastet e përdorimit të biletarive mund të imlementohen në forma të ndryshme. Përdoruesit
mund të ruajnë tipe të ndryshme biletash si bileta teatri, autobusi, fluturimi që i kanë shkarkuar
paraprakisht nga smartposterat apo nga ndonje menyre tjeter. Këto bileta më pas mund të
përdoren në pika të veçanta ku bëhet vlerësimi i card emulation mode.
4. Access Control
Rastet e përdorimit të kontrollit të aksesit lejojnë përdoruesit të ruajne informacionin e tyre të
kontrollit të aksesit në paisjet e tyre mobile. Shembuj të këtyre rasteve përfshijnë çelësa
elektronikë për makina, ndërtesa, zona sigurie dhe dhoma hoteli. Kontroli në hotele është një
rast përdorimi interesant që mundëson që çelësat e dhomave të merren duke përdorur
teknologjinë OTA (Over The Air) në hyrje dhe më pas në mënyrë direkte aksesimi i dhomës pa
lindur nevoja për të kaluar pranë recepsionit.
5. Identity Services
Një tjetër rast përdorimi interesant është ruajtja e informacionit identifikues në paisjet mobile
dhe aksesimi i tij nga personel i autorizuar. Nji shembull për këtë rast është ruajtja e të dhënave
të pacientit. Historiku i një pacienti mund të ruhet në një paisje mobile dhe përdoruesi mund të
zgjedhe t’i japë të drejta një doktori t’i aksesojë ato të dhëna përmes një lexuesi NFC. Kjo rrit
privatësinë e përdoruesit në mënyrë që palë të treta, siç janë kompanitë e sigurimit, të mos kenë
akses në informacionet e pacientit.
6. Smart Environment
Rasti i smart environment i referohet rastit të përdorimit të teknologjisë NFC në shtëpi, zyrë
etj. Shembulli më i shpeshtë është i këtyre mjediseve smart duke pre-konfiguruar të dhënat në
telefonin mobile. Në këtë rast kur një përdoruess futet në mjedisin smart kunfigurime të veçanta
të përshtatura nga telefoni mobile, duhet të startohen (p.sh niveli i ndriçimit, përzgjedhja e
këngëve). Gjithashtu mund të integrohet me një mekanizëm për kontrollin e aksesit, që kështu
kur përdoruesi hap derën duke përdorur çelësin e tij elektronik NFC, aktivizohet një smart
environment i personalizuar.
“Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC”
__________________________________________________________________________________________
27
2.2.5 Peer-to-Peer Mode
Peer-to-peer mode lejon dy paisje mobile NFC të shkëmbejnë informacion si psh: kontakte, një mesazh
tekst apo çdo lloj të dhënash. Kjo mënyre ka dy opsione standartizimi: NFCIP-1 dhe LLCP.
NFCIP-1 ka avantazhin e paradigmës iniciator-target në të cilën paisja që nis komunikimin dhe ajo
target janë paracaktuar për të filluar një komunikim ndërmjet tyre. Në komunikimin LLCP paisjet janë
identike. Gjatë komunikimit në peer-to-peer mode të dyja paisjet janë në gjendjen aktive.
Të dhënat dërgohen përmes një kanali dydrejtimor half-dublex, që do të thotë që kur njëra paisje po
transmeton të dhëna, paisja tjeter është në gjendjen ‘listen’ dhe duhet të filloje transmetimin e të
dhënave vetëm pasi paisja e parë përfundon transmetimin. Maksimumi i mundshëm i data rate në peer-
to-peer mode është 424 kbps.
Figura 7. Mënyra Peer-to-Peer
Modeli i përdorimit të përgjithshëm
Në peer-to-peer mode, përdoruesit komunikojnë me njëri-tjetrin duke përdorur telefonat mobile NFC.
Në këtë mënyrë operimi, gjatë proçesit normalisht nuk përfshihet asnjë ofrues shërbimesh, pra
përdoruesit nuk komunikojnë me të [5]. Nëqoftëse përdoruesit duan të përdorin ndonjë shërbim nga
interneti, një service provider duhet të përfshihet gjatë proçesit. .
1. Shkëmbimi i të dhënave: Dy përdorues shkëmbejnë të dhëna përmes një telefoni mobile.
2. Përdorimi i shërbimeve shtesë: Kur të dhënat shkëmbehen përmes telefonave mobile, këto të
dhëna, në mënyrë opsionale mund të përdoren për qëllime të tjera si psh ruajtja e një kartëvizite
në një database përmes internetit.
Denisa Alimani
__________________________________________________________________________________________
28
Aplikimet kryesore
Në këtë seksion do të përmenden aplikacionet të cilët përdorin mënyren e operimit peer-to-peer.
 Shkëmbimi i të dhenave private
Informacionet kritike mund të ruhen në mënyrë të sigurtë në një telefon mobile dhe më pas të
shkëmbehen me persona të autorizuar duke përdorur mënyrën peer-to-peer [5]. Përderisa
komunikimi ndodh në një distancë prej disa centimetrash, përdoruesve ju krijohet siguri për të
shpërndarë të dhëna edhe pse private dhe të rëndësishme duke përdorur teknologjinë NFC.
 Transferimi i parave
Dy përdorues mund të shkëmbejnë para ndërmjet “portofoleve” të tyre të cilet ndodhen në
paisjet e tyre mobile – NFC [19]. Dhurata, kupona dhe bileta mund të implementohen gjithashtu
si objekte që mund të shkëmbehen.
Avantazhet
Sipas [4] avantazhet e seciles mënyrë operimi janë:
Reader/Writer Mode Card Emulation Mode Peer-to-Peer Mode
- Rrit lëvizshmërine (mobility)
- Ul përdorueshmërinë fizike
- Mundësi për t’u përshtatur në shumë
skenarë.
- E thjeshtë për t’u implementuar
- Eliminimi i objektit fizik
- Kontrolli i aksesit
- Shkëmbim i thjeshtë i të dhënave
- Lidhja në dyshe e paisjeve
Sipas [4] card emulation mode është mënyra më e spikatur pasi eleminon objektin fizik dhe ofron
kontrollin e aksesit duke përdorur paisjen mobile.
“Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC”
__________________________________________________________________________________________
29
2.3 Siguria në NFC
Një telefon mobile, në terma teknik, është pothuajse identik me një kompjuter personal. Kohët e fundit
në përgjithësi përdoruesit e konsiderojnë paisjen e tyre mobile si pjesë të jetës së tyre dhe të
përditshmërisë së tyre. Gjithsesi, telefoni është gjithmonë subjekt i sulmeve fizike si vjedhja apo
sulmeve me anë të teknologjive wireless [20].
1. Përgjimi
Duke qenë se NFC është një ndërfaqe që bën pjesë në komunikimet wireless, është e kuptueshme që
përgjimi është një pikë e rëndësishme për çështjet e sigurisë. Kur dy paisje komunikojnë me anë të NFC
ato përdorin valët RF për të komunikuar me njëra-tjetrën. Komunikimi NFC zakonisht ndodh mes dy
paisjesh në një distancë relativisht të shkurtër, që do të thotë që këto paisje nuk mund të jenë më larg se
10 cm larg njëra-tjetrës [20]. Kur paisja që dërgon të dhënat është aktive, përgjimi mund të ndodhe në
një distancë 10 cm, ndërsa nëse paisja dërguese është pasive, distanca e përgjimit shkon deri në një
metër. Është e rëndësishme të theksojmë që në pasive mode është shumë më i vështirë përgjimi, por
ndoshta në komunikimin pasiv për shumicën e aplikacioneve, nuk transmetohen të dhëna sensitive.
2. Korruptimi i të dhenave
Një sulmues përveç përgjimit të informacioneve, gjithashtu mund t’i modifikojë ato të dhëna kur
transmetohen përmes ndërfaqes NFC. Në rastin më të thjeshtë sulmuesi vetëm do të pengojë
komunikimin në mënyrë që marrësi të mos kuptojë të dhënat e dërguara nga paisja dërguese. Korruptimi
i të dhënave mund të arrihet duke transmetuar frekuencat e duhura të spektrit të të dhënave në kohën e
duhur. Koha e duhur mund të përcaktohet n.q.s sulmuesi ka njohuri të mira mbi skemën e modulimit
dhe të kodimit që është përdorur për atë transmetim. Ky lloj sulmi nuk është i komplikuar por nuk lejon
sulmuesin të manipulojë të dhënat aktuale, dhe mund të themi që futet në sulmet DoS (Denial of
Service). Paisjet NFC duhet t’a marrin parasysh këtë lloj sulmi sepse ata mund të kontrollojnë fushën
RF gjatë transmetimit të të dhënave. N.q.s një paisje NFC e bën këtë, do të mund të kapë sulmin. Fuqia
e nevojitur për korruptimin e të dhënave është relativisht e madhe, që kështu çdo lloj sulmi do të ishte i
detektueshëm.
3. Modifikimi i të dhënave
Në modifikimin e të dhënave, sulmuesi synon që paisja marrëse të mos marrë të dhënat origjinale por
të dhëna të manipuluara gjatë transmetimit. Kjo ndryshon nga korruptimi i të dhënave. Fizibiliteti i këtij
sulmi varet më së shumti nga fuqia e aplikuar e amplitudës së modulimit. Mbrojtja e të dhënave nga
modifikimi mund të arrihet në disa mënyra. Paisjet NFC mund të kontrollojnë fushën RF gjatë dërgimit
të të dhënave. Kjo do të thotë që paisja dërguese kontrollon për sulme të mundshme n.q.s gjen ndonjë
të tillë, ndërpret transmetimin e të dhënave.
Denisa Alimani
__________________________________________________________________________________________
30
4. Data insertion
Kjo do të thotë që sulmuesi fut mesazhe gjatë shkëmbimit të të dhënave ndërmjet dy paisjeve. Kjo është
e mundur vetëm në rastin kur paisjes remote i nevojitet një kohë e gjatë për të kthyer përgjigjje.
Sulmuesi mund t’i dërgojë të dhënat e futura, më herët se të arrijnë të dhënat e vlefshme tek marrësi.
Futja e të dhënave është e suksesshme vetëm nëqoftëse ato transmetohen përpara se paisja origjinale të
proçedojë me dërgimin e përgjigjjes. Nëqoftëse mbivendosen të dy rrjedhet e të dhënave, të dhënat
korruptohen [21].
5. Sulmi ‘Man-in-the-Middle’
Në sulmin klasik ‘Man-in-the-Middle’, të dy palët që duan të komunikojnë me njëri-tjetrin të quajtur
Alice dhe Bob mashtrohen nga një palë e tretë që ndërhyn në komunikimin e tyre, e quajtur Eve [22].
Figura 8. Sulmi "Man-in-the-Middle”
Sipas [23] pretendohet që, në një skenar të botës reale, sulmi Man-in-the-Middle është praktikisht i
parealizueshëm në teknologjinë NFC.
Në këtë rast rekomandohet përdorimi i komunikimit në metodën aktive-pasive duke qenë se fusha RF
është vazhdimisht e gjeneruar nga njëra palë. Pjesa aktive duhet të dëgjojë fushën RF gjatë dërgimit të
të dhënave në mënyrë që të kapë anomalitë e shkaktuara nga ndonjë sulmues i mundshëm.
“Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC”
__________________________________________________________________________________________
31
2.4 Dokumentacion i teknologjive
Teknologjitë e përdorura për zhvillimin e prototipit janë: platforma “Android Studio” me gjuhen e
programimit “Java”. Në momentin qe nis te zhvillosh një aplikim android, gjuha e programimit e
përdorur ështe në mënyrë default ajo “Java”. Kodi burim Java më pas kthehet në një file .APK i cili
run-ohet në android [7].
Hapat për realizimin praktik të kësaj mikroteze janë si vijon:
1. Instalimi i Java JDK
Fillimisht është shkrakuar Java SE SDK (JDK) nga faqja zyrtare e Sun/Oracle dhe më pas është instaluar
në mjedisin lokal.
2. Instalimi platformës Android SDK
Më pas shkarkimi i platformës Android SDK nga faqja https://developer.android.com/sdk/index.html
dhe duke ndjekur hapat përkatës është instaluar në mjedisin lokal. Android SDK ofron të gjitha mjetet
e nevojshme për krijimin dhe testimin e aplikacioneve android.
Në momentin kur krijon një projekt të ri në Android Studio (android create project) , automatikisht
krijohen disa element nën direktorinë rrënjë, të cilat përfshijnë:
 AndroidManifest.xml, i cili është një skedar XML i cili përshkruan ndërtimin e aplikacionit dhe
çfarë komponentësh suportohen nga aplikacioni (p.sh. aktivitete, shërbime etj);
 bin/ , është një element i cili mban aplikacionin në momentin kur ai kompilohet;
 libs/ , mban libraritë Java JAR që kërkon aplikacioni që po ndërtojmë, nga palët e treta;
 res/ , mban burimet ‘resources’ si p.sh. ikona, GUI layouts, dhe paketohet me Java-n e
kompiluar në aplikacion.
 src/ , mban kodin burim Java për aplikacionin
3. Gjithashtu eshte perdorur website https://www.gliffy.com per ndertimin e skemave dhe
diagramave.
Denisa Alimani
__________________________________________________________________________________________
32
2.5 Punë të ngjashme
Gjatë studimit të literaturës ekzistuese mbi teknologjine NFC kam evidentuar disa raste studimi të cilat
me anë të NFC, ofrojnë zgjidhje në shume sektore të jetës sociale të një individi.
Këto raste të studiuara në literaturë do të paraqiten si më poshtë bazuar në tre mënyrat kryesore të
operimit NFC, reader/writer, card emulation, peer-to-peer.
2.5.1 Në Reader/Writer Mode: NFC Shopping
1. Përshkrimi i rastit të studimit
ROSCAXT është një rrjet supermarketesh që operon në shumë qytete. Ato i ofrojnë shërbimet
e tyre si në dyqane po ashtu edhe online nëpërmjet website të tyre. Qëllimi kryesor i ROSCAXT
është rritja e të ardhurave duke rritur tregun online të shitjeve. Që kështu ata do të ulnin kostot
e tyre nga shitjet në dyqane.
2. Integrimi i teknologjise NFC në biznes
Duke qenë se NFC është një teknologji e re dhe innovative dhe ofron një eksperience të lehtë
dhe të pëlqyeshme për përdoruesit, menaxheret e menduan më të volitshme tregtinë online me
anë të NFC në mënyrë që kompania të kishte mundësinë që të sfidonte konkurentët. Ata
vendosën që të zhvillojnë një aplikacion për paisjet mobile të quajtur “NFC Shopping”. Pas
analizave të fizibilitetit, departamenti i IT vendosi t’i ofrojë përdoruesve shpërndarjen e
katalogëve të pajisur me NFC. Në katalog, produketet janë të printuara bashkë me një përshkrim
dhe çmimin e tyre. Përveë këtyre, në secilën faqe integrohet edhe një tag NFC.
3. Zhvillimi i sistemit
Zhvillimi i sistemit u realizua nëpërmjet hapave të mëposhtëm:
- Përshkrimi i rastit të përdorimit,
- Diagrama use-case,
- Diagrama e aktivitetit,
- Të dhënat në tag,
- Aplikimi i modelit të përgjithshëm të përdorimit në reader/writer mode.
4. Përshkrimi i rastit të përdorimit
Alice ka një ditë të ngarkuar. Ajo duhet të gatuaje për të ftuarit e saj por nuk ka kohë për të dale
për të blerë ingredientët e nevojshëm. Asaj i kujtohet që ka kataogun e ri të supermarketit ku
ajo zakonisht bën pazarin. Në katalog ka një logo NFC, kështu që Alice vendos të provojë
shërbimin e ri. Ajo kishte katalogun dhe telefonin e saj mobile. Në faqen e parë ajo lexon
përshkrimin se si mund të bëjë blerje duke përdorur një telefon NFC. Ajo gjen artikullin e parë
që i nevojitet dhe rrëshqet telefonin e saj mbi logon e NFC në produktin që do të blejë. Në këtë
moment hapet aplikacioni dhe artikulli i përzgjedhur është shtuar në shportë. I vetmi veprim që
nevojitet më pas është porositja e artikujve të përzgjedhur. Ajo porositi shportën e saj të
artikujve pa dalë nga aplikacioni dhe ky ishte fundi i proçesit të blerjes.
“Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC”
__________________________________________________________________________________________
33
5. Diagrama use case
Në diagramat usecase, kryesisht tregohet se kush nga aktorët kryejnë funksionet e aplikacionit.
Në sistemin në fjalë janë të përfshirë katër aktorë: klienti, paisja mobile e klientit, katalogu NFC
dhe sistemi backend. Klienti është një nga aktorët kryesorë i cili komunikon duke përdorur
telefonin mobile. Klienti gjithashtu përzgjedh produktin duke rrëshqitur telefonin e saj në tagun
përkatës dhe më pas përzgjedh sasinë në aplikacion. Kur shporta është gati, klienti e porosit atë
nëpermjet inernetit. Sistemi i informacionit kryen veprimet e nevojshme në serverin backend
duke proçesuar të dhënat e shportës dhe dërgimi i përgjigjjes së konfirmimit në telefonin mobile
të klientit. Nga ana tjetër tagu NFC dërgon të dhënat e ruajtura në telefonin mobile.
Figura 9. Diagrama use-case për NFC Shopping
Denisa Alimani
__________________________________________________________________________________________
34
6. Diagrama e aktivitetit
Figura 10. Diagrama e aktivitetit për rastin NFC Shopping
7. Të dhënat në tag
Për të implementuar shërbimin, të dhënat e kërkuara duhet të transferohen nga tagu NFC në
paisjen mobile:
 Push registry entry – përdoret për të ekzekutuar aplikacionin mobile automatikisht kur
përdoruesi “takon” një tag.
 Product identification – është çelesi primar për çdo produkt. Të dhënat do të dërgohen
në serverin backend pas porositjes së shportës, së bashku me sasitë përkatëse të
arikujve, Sistemi i informacionit do të mund të identifikojë produktet e dëshiruara duke
përdorur të dhënat e marra.
 Product information – përdoret për t’i paraqitur përdoruesit një përshkrim të shkurtër
të produktit.
 Product price – përdoret për t’i demostruar përdoruesit çmimin e produktit.
“Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC”
__________________________________________________________________________________________
35
8. Modeli i përdorimit të përgjithshëm të NFC Shopping
 Service request – Alice prek telefonin e saj mobile në tagun që ndodhet në katalogun
smart NFC.
 Data transfer – Regjistrimi, identifikimi i produktit, përshkrimi i produktit, dhe çmimi
i produktit transferohen në telefonin mobile.
 Proçesimi nga paisja mobile – Aplikacioni starton me regjistrimin e të dhënave. Më
pas, telefoni mobile kryen proçesimet e nevojshme si shfaqja e informacionit të
produktit, kërkimi i inputit nga përdoruesi, shtimi i një produkti të ri në shportë etj.
 Blerja online – Alice porosit shportën aktuale dhe paisja mobile komunikon me
serverin e supermarketit nëpërmjet një shërbimi mobile internet ose nëpërmjet një
shërbimi wi-fi. Serveri konfirmon këtë kërkesë dhe dërgon një mesazh konfirmimi që
ka marrë me sukses të dhënat e porosisë.
2.5.2 Në Card Emulation Mode: NFC Ticketing
a. Përshkrimi i rastit te studimit
ROSXACINE është një kompani kinemaje që operon në shumë qytete. Sipas metodës
tradicionale, një klient mund të blejë bileta në një kioskë duke paguar me një kartë krediti. Për
të bërë pagesën, klienti e rrëshqet kartën e kreditit në makinerinë e kioskes. Makineria printon
një letër-bilete për përdoruesin. Në hyrje të kinemasë, një lexues barkodi lexon barkodin që
është printuar në biletë dhe hap hyrjen për klientin. Si një mënyrë tjetër, klienti gjithashtu mund
t’a blejë biletën në biletari. Klienti mund të paguajë me para në dorë ose me kartën e kreditit.
Me pas bileta printohet nga shitësi dhe i jepet klientit.
Qëllimi kryesor i kompanisë ROSCAXINE është rritja e informimit të klienteve të saj duke
promovuar produktin e ri tek përdoruesit. Ata duan të rrisin përfitimet e tyre duke përdorur
teknologjinë e re dhe premtuese NFC. Pas analizave, ata zbuluan që teknologjia NFC ofron një
mënyrë të lehte dhe pozitive në eksperiencën e përdoruesve. Ata nuk nguruan aspak për të futur
teknologjinë NFC në projektet e biznesit të tyre.
b. Zhvillimi i sistemit
Për zhvillimin e projektit “NFC ticketing” janë ndjekur hapat e mëposhtëm:
- Përshkrimi i rastit të përdorimit
- Diagrama use case
- Diagrama e aktivitetit
- Aplikimi i modelit të përgjithshëm të përdorimit në rastin e përdorimit në card emulation
mode.
Denisa Alimani
__________________________________________________________________________________________
36
c. Përshkrimi i rastit të përdorimit
Bobi ishte në shtëpi dhe dikush e telefonoi. Ishte Alice, e cila i sugjeroi të shkonin që të shikonin
një film. Alice dhe Bob u nisën për të blerë biletat për të parë filmin. Alice u afrua pranë një
kioskë për biletat dhe zbuloi që kompania ROSCAXINE ka integruar teknologjinë NFC në
kioskat e biletarive. Ajo zgjodhi filmin dhe numrin e vendeve dhe pagoi biletat duke përdorur
telefonin e saj NFC duke prekur telefonin e saj në lexuesin NFC të montuar në kioskë. Pasi
pagesa u konfirmua, ajo përsëri preku telefonin e saj në një tag tjetër për të kaluar biletat në
telefonin e saj mobile. Më pas Alice dhe Bob në hyrje të kinemasë përdorën edhe një herë
telefonin mobile për të lejuar hyrjen e tyre në kinema (këtë rradhë në formën e një karte aksesi).
d. Diagrama use case
Sistemi përfshin përdoruesin, paisjen mobile të përdoruesit, makinerinë e kioskes, “pengesën”
për të hyrë në kinema, sistemin remote backend dhe aktorët. Përdoruesi është aktori i cili ka
nisur proçesin. Paisja e montuar në kioskë lexon informacione nga karta e kreditit në telefonin
mobile, krijon dhe dërgon biletat në paisjen mobile nëpërmjet OTA. Lexuesi i montuar në
“pengesën” në hyrje të kinemasë lexon biletën nga telefoni NFC dhe lejon hyrjen për Alice dhe
Bob. Proçesi në sistemin backend është i nevojshëm për veprimet e pagesës dhe të biletarisë.
Më poshtë kemi diagramën use case:
Figura 11. Diagrama use-case per NFC Ticketing
“Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC”
__________________________________________________________________________________________
37
e. Diagrama e aktivitetit
Figura 12. Diagrama e aktivitetit NFC Ticketing
f. Modeli i përdorimit të përgjithshëm të NFC Ticketing
Rasti i studimit NFC ticketing përfshin dy aplikacione në card emulation mode. Kështu që
modeli i përdorimit të NFC ticketing përfshin dy herë modelin e përgjithshëm të rastit të
përdorimit.
 Payment request: Alice bën kërkesë për të nisur proçesin e pagesës duke rrëshqitur
telefonin e saj mobile në lexuesin e montuar në kioske. Lexuesi NFC lexon të dhënat
që i nevojiten nga karta e kreditit.
 Autorizimi i kartës së kreditit: Lexuesi dërgon informacione në sistemin e
informacionit backend për autorizimin e kartës së kreditit.
 Konfirmimi i pagesës: Telefonit mobile i vjen një lajmërim për transaksionin dhe
bileten e dërguar në paisje nëpërmjet OTA.
Denisa Alimani
__________________________________________________________________________________________
38
 Kerkesa e hyrjes: Alice kërkon të hyjë në kinema duke rrëshqitur telefonin mobile në
lexuesin e vendosur në “pengesën” në hyrje të kinemasë. Lexuesi NFC lexon biletën
dhe e proçeson atë.
 Vlefshmëria e biletës: Lexuesi NFC merr informacionet e biletës në sistemin backend
për të kontrolluar nëqoftëse është e vlefshme apo jo.
 Hyrja në kinema: Kur konfirmohet që bileta është e vlefshme, lejohet hyrja e klientëve
në kinema.
2.5.3 Në Peer-to-Peer Mode: NFC Gossiping
1. Përshkrimi i rastit të studimit
Thashethemi është një ndërveprim social. Është një nga metodat më të përdorura për të
shpërndarë informacionin ndërmjet njerëzve. Thashethemet ndonjëherë i referohen
shpërndarjes së keq-informimit ndërmjet njerëzve.
Qëllimi i rastit të thashethemeve është krijimi i një shërbimi dixhital për shkëmbimin e
thashethemeve. Në këtë mënyrë njerezit do mund të shpërhapin informacionin nga njëri tek
tjetri në mënyrën peer-to-peer. Teknologjia NFC në këtë rast ofron një infrastrukturë të
rëndësishme, përderisa edhe komunikimi ndodh në një distancë të shkurtër. Ashtu si edhe në
një thashethem klasik, dy njerëz duhet të jenë afër njëri-tjetrit në thashethemin NFC. Gjithsesi,
informacioni nuk mund të shprehet me nënkuptime ashtu siç ndodh në thashethemet reale, për
aq kohë sa ai qëndron në memorien e një telefoni mobile.
2. Zhvillimi i sistemit
Për të zhvilluar sistemin e thashethemeve NFC, janë ndjekur hapat e mëposhtëm:
- Përshkrimi i rastit të përdorimit,
- Diagrama use case,
- Diagrama e aktivitetit,
- Struktura e të dhënave për informacionet gossip,
- Aplikimi i modelit të përdorimit të përgjithshëm për rastin e përdorimin në mënyrën peer-to-
peer.
3. Përshkrimi i rastit të përdorimit
Alice ishte në kafeterinë e kampusit të universitetit. Ajo kujtohet që ka dëgjuar diçka që ka
ndodhur midis Joe dhe Jennifer një ditë më parë. Ajo krijoi një mesazh tekst në aplikacionin e
thashethemeve. Më pas ajo pa Bobin dhe donte të ndante me të thashethemin. Ajo selektoi
mesazhin që do të shpërndajë dhe “kaloi” telefonin e saj mobile në atë të Bobit. Bobi e mori
mesazhin, e lexoi dhe e ruajti atë në telefonin e tij mobile.
Për aq kohë sa kjo lloj teknologjie lejon transferimin e të dhenave në distancë të shkurtër,
ngjason me idenë e thashethemit klasik.
“Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC”
__________________________________________________________________________________________
39
4. Diagrama use case
Sistemi përfshin përdoruesin, telefonin mobile të përdoruesit, telefonin mobile remote
respektivisht si të aktorëve të sistemit. Përdoruesi është ai i cili lexon thashethemin e rradhës
dhe krijon një thashethem të ri. Telefoni mobile i përdoruesit kryen funksionet e nevojshme për
komunikimin NFC siç janë shpërndarja e thashethemit në telefonin mobile remote, duke
shfaqur në ekran thashethemin e marrë dhe duke e ruajtur atë. Diagrama use case është si më
poshtë:
Figura 13. Diagrama use-case NFC Gossiping
5. Diagrama e aktivitetit
Diagrama e aktivitetit tregon veprimet që ndodhin hap pas hapi nga aktorët e sistemit:
Figura 14. Diagrama e aktivitetit për NFC Gossiping
Denisa Alimani
__________________________________________________________________________________________
40
6. Struktura e të dhënave ‘gossip’
Për të implementuar shërbimin e kërkuar, të dhënat e thashethemit duhet të ruhen në memorien
e paisjes mobile.
 Mesazhi thashethem: Ky është mesazhi aktual që do t’ju dërgohet shokëve.
 Emri i grupit: mban emrat e përcaktuar të grupit. Nga aplikacioni emri i grupit fillimisht
është publik, por përdoruesi mund të përcaktojë edhe grupe të tjerë.
 Mesazhi në grup: ruan grupin korrespondues të secilit mesazh. Përderisa një mesazh
shpërndahet në një person tjetër në varësi të grupit, të dhënat e grupit janë të
domosdoshme.
7. Modeli i përdorimit të përgjithshëm të NFC Gossiping
Rasti i përdorimit të përshkruar qëndron me modelin e përdorimit të përgjithshëm në peer-to-
peer mode, në të cilin, për rastin konkret nuk është i nevojshëm shërbimi shtesë i internetit pasi
mesazhi mund të shkëmbehet lokalisht.
 Transferimi i mesazhit thashethem: Alice transferon tek Bobi mesazhin që ajo do të
shpërndajë.
“Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC”
__________________________________________________________________________________________
41
3 Konteksti i biznesit dhe modelimi i zgjidhjes
Aplikacioni i përzgjedhur për këtë rast biznesi do të quhet “Shërbime Dixhitale”. Ky aplikacion është
zhvilluar me qëllimin për të përdorur teknologjinë NFC për arritjen e qëllimeve të biznesit. Duke qenë
se ky aplikacion përdor teknologjinë NFC për funksionalitetin e tij, ai është dizenjuar dhe zhvilluar
duke përdorur mënyrën peer-to-peer ndër tre mënyrat e komunikimit NFC që ekzistojnë [4]. Pra që dy
paisje NFC të shkëmbejnë informacione me njëra-tjetrën. Për këtë arsye aplikacioni është dizenjuar të
jetë i ndarë në dy pjesë, pra në dy aplikacione: njëri është aplikacioni që përdor klienti dhe tjetri është
aplikacioni i instaluar në paisjen NFC të institucionit. Duke qenë se mënyra e komunikimit peer-to-peer
në teknologjinë NFC ka një ngjashmëri të madhe në funksionalitet me komunikimin klient-server,
aplikacionet përkatëse janë emërtuar “Klient.apk” i cili është aplikacioni që perdor qytetari dhe
“Server.apk” është aplikacioni që përdor paisja NFC e institucionit.
Për modelimin e zgjidhjes janë ndjekur hapat e mëposhtëm, standarte për zhvillimin e një software:
Skenar i pastrukturuar
Një student i cili ka konkuruar për programin e studimit “Teknologji Informacioni” pranë Fakultetit të
Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, ka marrë përgjigjje pozitive dhe faza e rradhës është
regjistrimi pranë fakultetit në degën përkatëse. Procesi i regjistrimit përshin si regjistrimin pranë
sekretarisë së fakultetit gjithashtu edhe të kryejë pagesën për tarifën e regjistrimit në arkën e një prej
bankave të nivelit të dytë. Duke qenë se regjistrimi për sistemin universitar është në numër të kufizuar
ditësh, edhe fluksi i studenteve pranë sekretarisë së fakultetit është shumë i lartë. Prandaj studenti, në
paisjen NFC të instaluar në një vend të caktuar fizik në fakultet regjistrohet dhe pastaj hyn në sistem,
duke prekur smartphone-n e tij në paisjen NFC. Studenti zgjedh shërbimin “regjistrim” nën institucionin
“Fakulteti i Shkencave të Natyrës”. Ndërkohë që pret për shërbimin e regjistrimit nga sekretaria e
fakultetit, studenti nëpërjet menusë “Prenoto Rradhën”, ai zgjedh institucionin BKT dhe shërbimin
‘Shërbim në arkë’, zgjadh datën dhe orën dhe prek paisjen e tij mobile në paisjen NFC të fakultetit. Më
pas studenti paraqitet pranë arkës së bankës në orarin që ai vetë ka zgjedhur duke shmangur kështu
rradhët e gjata në sportele.
Vlerësimi me përdorues
Analiza e kërkesave
Zhvillimi
Dizenjimi
Denisa Alimani
__________________________________________________________________________________________
42
3.1 Dizenjimi i Aplikacionit “Shërbime Dixhitale Klient”
Figura 15. Kontrolli nqs NFC është e aktivizuar në paisjen mobile
Në momentin që përdoruesi hap aplikacionin
“Shërbime Dixhitale Klient” bëhet kontrolli
nëqoftëse shërbimi NFC në paisjen mobile
është i aktivizuar apo jo. Nëqoftëse NFC nuk
është e aktivizar, shfaqet mesazhi si në figurën
15. Në këtë mesazh informues, qytetarit i jepen
dy mundësi:
Anullo – çon në mbylljen e aplikacionit.
Konfiguro NFC – është një link i cili të
ridrjeton në “settings” të paisjes mobile për të
aktivizar shërbimin NFC (referohu në figurën
16 )
Figura 16. Aktivizimi i shërbimit NFC
“Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC”
__________________________________________________________________________________________
43
Figura 17. Pamja e parë: Hyrja në aplikacionin
Shërbime Dixhitale Klient
Kjo pamje shfaqet sapo përdoruesi hap
aplikacionin “Shërbime Dixhitale Klient”.
Përdoruesi duhet më parë të regjistrohet në
sistemin e institucionit, për arsye sigurie dhe
dokumentimi, duke klikuar në butonin
Regjistrohu dhe duke plotësuar fushat si më
poshtë (figura 18).
Pasi përdoruesi është regjistruar me sukses, ai
mund të logohet duke futur ‘Përdorues’ dhe
‘Fjalëkalim’ dhe më pas përdoruesi duhet te
prekë paisjen e tij mobile në paisjen NFC të
institucionit për të hyrë në sistem.
Figura 18. Pamja ku përdoruesi duhet të plotësojë fushat
e regjistrimit
Një përdorues duhet të regjistrohet vetëm një
herë në sistem sipas formës së mësipërme duke
plotësuar fushat: Emër, Mbiemër, Përdorues,
Fjalëkalim, Email, Nr. Telefoni, Adresa, dhe
duhet të një ndër opsionet, nqs është Person
Fizik apo Biznes. Pasi përdoruesi ka plotësuar
të gjitha fushat, ai kryen regjistrimin e të
dhënave të tij në paisjen NFC të institucionit
duke prekur paisjen e tij mobile në të. Më pas
qytetarit i shfaqet një PopUp konfirmimi: “Ju
u regjistruat me sukses” si në figurën 19.
Denisa Alimani
__________________________________________________________________________________________
44
Figura 19. Mesazhi i regjistrimit me sukses Figura 20. Pamja kur përdoruesi ka hyrë në sistem
Pasi qytetari ka hyrë në sistem i shfaqet pamja ‘Menu’ si në figurën 20, në të cilën ai ka dy menu
kryesore:
 Rradha Aktuale – përdoruesi ka mundësi të zgjedhë një nga institucionet të shfaqura nëpërmjet
një dropdownlist dhe gjithashtu mund të zgjedhë një ose më shumë shërbime që ai dëshiron të
marrë nga institucioni i përzgjedhur. (referohu në figurën 21 dhe 23) Për të bërë prenotimin
me të dhënat e përzgjedhura, qytetari duhet të prekë paisjen e tij mobile në paisjen NFC të
institucionit. Nëqoftëse procedura është kryer pa gabime, atëherë qytetarit i kthehet në ekranin
e tij një PopUp me një mesazh konfirmimi. (referohu në figurën 25)
 Prenoto Rradhën – përdoruesi përveç përzgjedhjes së institucionit dhe të shërbimit apo
sherbimeve, këtu ka mundësinë të zgjedhë dhe një datë dhe orë në të cilën planifikon të marrë
shërbimin në të ardhmen, duke u rikthyer në institucion. (referohu në figurën 27) Për të bërë
prenotimin me të dhënat e përzgjedhura, qytetari duhet të prekë paisjen e tij mobile në paisjen
NFC të institucionit. Nëqoftëse procedura është kryer pa gabime, atëherë qytetarit i kthehet në
ekranin e tij një PopUp me një mesazh konfirmimi (referohu në figurën 31). Gjithashtu krahas
“Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC”
__________________________________________________________________________________________
45
mesazhit të konfirmimit të shfqur në aplikacion, qytetarit i dërgohet dhe një email konfirmimi
nga sistemi në mënyrë automatike (referohu në figurën 32).
Në këtë pamje përdoruesi ka gjithashtu mundësi të kryejë disa ndërveprime të tjera:
 Duke klikuar në ikonën e profilit, ai mund të shkojë në një pamje tjetër në të cilën shfaqen të
dhënat e qytetarit (Emër Mbiemën, Email) dhe dy butona: Modifiko dhe Dil. (referohu në
figurën ).
 Në butonin djathtas-lart shfaqet një menu e cila ka tre butona: Info (referohu
në figurën 33), Kontakt (referohu në figurën 34), Mbyll, (referohu në figurën 21) të cilët të
dërgojnë në pamje të tjera të aplikimit.
Figura 21. Opsionet për të dalë nga aplikacioni
Në butonin majtas-lart, qytetari ka
mundësinë të dalë nga aplikacioni. Kjo “shigjetë” ka të
njëjtin funksion si butoni Mbyll në figurën 20.
Nëqoftëse klikojmë njërin nga këto butona, shfaqet
dritarja e dialogut si më poshtë:
Denisa Alimani
__________________________________________________________________________________________
46
Figura 22. Rradha - Zgjidh institucionin
Figura 23. Rradha - Zgjidh shërbimin/et
Në figurën 22 kemi qytetari ka mundësinë të
zgjedhë një institucion nga lista e shfaqur me
anë të një dropdownlist, nga i cili dëshirojmë të
marrim një apo disa shërbime.
Lista e institucioneve nga e cila mund të
zgjedhim është një listë për qëllime ilustrimi
dhe është ndërtuar në mënyrë rastësore.
Ajo përbëhet nga institucionet e mëposhtme:
- Fakulteti i Shkencave të Natyrës
- QKR (Qendra Kombëtare e Regjistrimit)
- Drejtoria e Tatimeve
- Drejtoria e Doganave
- Drejtoria e Gjendjes Civile
- Drejtoria e Patentave
- SGS Albania
- BKT (Banka Kombëtare Tregtare)
Në figurën 23 qytetari ka mundësinë të zgjedhë
një ose disa shërbime, ose të kërkojë një shrbim
të ri, në fushën “Tjetër“, që nuk është në listën
paraprake të aplikimit. Lista paraprake e
shërbimeve për secilin institucion është statike,
është në formën e checkbox list në mënyrë që
qytetari te mund të kërkoje më shumë se një
shërbim, dhe ka elementët e mëpshtem:
- Dokumentacion
- Shërbim në arkë
- Regjistrim
- Pagesë
- Arkëtim
- Shërbim ndaj klientit
- Këshillim
- Tjetër
“Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC”
__________________________________________________________________________________________
47
Nëqoftëse përdoruesi nuk ka zgjedhur asnjë
shërbim dhe tenton të prekë paisjen e tij mobile
në paisjen NFC të institucionit për të prenotuar
një rradhë aktuale, atij do t’i shfaqet mesazhi i
mëposhtëm:
Figura 24 Dritare dialogu për zgjedhjen e shërbimeve
Nëqoftëse përdoruesi ka zgjedhur një
institucion dhe të paktën një shërbim dhe tenton
të prekë paisjen e tij mobile në paisjen NFC të
institucionit për të prenotuar një rradhë aktuale,
atij do t’i shfaqet një mesazhi konfirmimi me të
dhënat e mëposhtme:
- Sporteli – kthehet një numër random nga
njëshi tek katra (1 - 4).
- Koha e pritjes - kthehet një numër minutash
random nga njëshi tek dyzeta (1 – 40 minuta).
Figura 25. Mesazh konfirmimi për rradhën aktuale
Për opsionin Prenoto Rradhën kemi të njëjtën situatë si në figurën 22 dhe figurën 23 përsa i
përket zgjedhjes së institucionit dhe shërbimit, por është edhe opsioni që qytetari t’a zgjedhë
vetë datën dhe orën.
Është bërë një ndarje e tillë pasi në një rast përdorimi mund të ndodhë që ndërkohë që qytetari
ka prenotuar rradhën aktuale tek një institucion dhe po merr shërbimin e kërkuar, paralelisht
mund t’i kërkohet, në mënyrë të supozuar, të kryejë një veprim në arkën e po të njëjtit
institucion. Në këtë moment qytetari që tashmë është regjistruar më parë, hyn dhe një herë në
sistem dhe Prenoton Rradhën në të njëjtin institucion por në nje shërbim tjeter (në këtë rast
“Shërbim në arkë”).
Denisa Alimani
__________________________________________________________________________________________
48
Në këtë mënyrë qytetari shmang vonesat e mundshme në marrjen e shërbimit tjetër. Në rastin
kur qytetarit i kërkohen disa veprime zinxhirë në procedurat e një institucioni, kjo është një
zgjidhje shumë e mirë për të shmangur vonesat dhe marrjen e shërbimeve në një kohë optimale.
Prenoto Rradhën:
Gjatë Prenotimit të Rradhës janë implementuar disa kontrolle mbi datën dhe orën. Qytetari
duhet të prenotojë rradhën vetëm gjatë ditëve kalendarike që përkojnë me ditë pune dhe vetëm
në orarin 8:00 me 18:00 (është marrë e mirëqenë që të gjitha institucionet në listë kanë këtë
orar zyrtar pune).
Figura 26. Kontrollet para prenotimit të rradhës
“Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC”
__________________________________________________________________________________________
49
Figura 27. Kontolli mbi datën Figura 28. Mesazhi i kontollit mbi datën
Figura 29. Kontrolli mbi orën Figura 30. Mesazhi i kontrollit mbi orën
Denisa Alimani
__________________________________________________________________________________________
50
Pasi përdoruesi ka përzgjedhur, institucionin, shërbimin/et, datën dhe orën e duhur, ai afron paisjen e
tij mobile në paisjen NFC të institucionit për të kryer prenotimin e rradhës. Nëqoftëse prenotimi ka qenë
i suksesshëm atëherë qytetarit i kthehet një mesazh konfirmimi si në figurën 31. Gjithashtu, përdoruesit
i dërgohet një email në mënyrë automatike, në adresën me të cilën është regjistruar në aplikacionin
“Shërbime Dixhitale Server” të instaluar paraprakisht në paisjen NFC të institucionit. Ky email përmban
datën, orën, shërbimet , sportelin. (referohu në figurën 32)
.
Figura 31. PopUp konfirmimi për prenëtimin e rradhës Figura 32. Email automatik për prenotimin e rradhës
“Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC”
__________________________________________________________________________________________
51
Në vazhdim të shpjegimit në figurën 21, më poshtë kemi pamjet kur klikojmë respektivisht në butonat
Info dhe Kontakt.
Figura 33. Informacione mbi aplikimin Figura 34. Kontakt
Denisa Alimani
__________________________________________________________________________________________
52
3.2 Dizenjimi i Aplikacionit “Shërbime Dixhitale Server”
Aplikacioni Shërbime Dixhitale Server është i instaluar në paisjen NFC të institucionit. Ky aplikacion
lexon të dhënat nga aplikacioni Shërbime Dixhitale Klient nëpërmjet ndërfaqes NFC (OTA - Over the
Air). Çdo herë që përdoruesi prek dmartphonen e tij në pasijen NFC të institucionit, aplikacioni Shërbime
Dixhitale Server tenton të lexojë të dhëna nga Sërbime Dixhitale Klient.
Aplikacioni Shërbime Dixhitale Server ka një databazë SQLite e cila përmban një tabelë Përdorues.
Tabela përdorues përmban të dhënat personale të qytetarit, të plotësuara në formën Regjistrim nga
Sërbime Dixhitale Klient.
Aplikacioni Shërbime Dixhitale Server ka të shfaqur në ekran në mënyrë dinamike numrin e përdoruesve
të loguar në paisjen e institucionit gjatë një dite. Në fund të ditës, numri i përdoruesve të loguar në server
reset-ohet. Gjithashtu në fund të ekranit në paisjen NFC të institucionit kemi datën aktuale e cila
gjithashtu merret në mënyrë dinamike nga sysdate e paisjes NFC të institucionit.
Figura 35. Shërbime Dixhitale Server
“Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC”
__________________________________________________________________________________________
53
3.3 Rastet e përdorimit
Figura 36. Diagrama usecase "Shërbime Dixhitale"
Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC
Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC
Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC
Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC
Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC
Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC
Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC
Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC
Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC
Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC
Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC
Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC
Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC
Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC

More Related Content

Similar to Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC

Informatika Biznesore Resurse interneti biznesi_elektronik -dispensa-fshab
Informatika Biznesore Resurse interneti biznesi_elektronik -dispensa-fshabInformatika Biznesore Resurse interneti biznesi_elektronik -dispensa-fshab
Informatika Biznesore Resurse interneti biznesi_elektronik -dispensa-fshab
Valdet Shala
 
OCR using Supported vector Machine
OCR using Supported vector Machine OCR using Supported vector Machine
OCR using Supported vector Machine
Kejvi Doko
 
AKSESI DHE KOMUNIKIMI NE SHQIPERINE RURALE
AKSESI DHE KOMUNIKIMI NE SHQIPERINE RURALEAKSESI DHE KOMUNIKIMI NE SHQIPERINE RURALE
AKSESI DHE KOMUNIKIMI NE SHQIPERINE RURALEArdin Dervishi
 
OpenStreetMap Krijoni harten tuaj
OpenStreetMap Krijoni harten tuajOpenStreetMap Krijoni harten tuaj
OpenStreetMap Krijoni harten tuajBesfort Guri
 
E drejta kontraktore_skender gojani
E drejta kontraktore_skender gojaniE drejta kontraktore_skender gojani
E drejta kontraktore_skender gojani
Skender Gojani
 
3. lan switching and wireless
3. lan   switching and wireless3. lan   switching and wireless
3. lan switching and wirelessXhendris Ismaili
 

Similar to Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC (7)

Informatika Biznesore Resurse interneti biznesi_elektronik -dispensa-fshab
Informatika Biznesore Resurse interneti biznesi_elektronik -dispensa-fshabInformatika Biznesore Resurse interneti biznesi_elektronik -dispensa-fshab
Informatika Biznesore Resurse interneti biznesi_elektronik -dispensa-fshab
 
OCR using Supported vector Machine
OCR using Supported vector Machine OCR using Supported vector Machine
OCR using Supported vector Machine
 
AKSESI DHE KOMUNIKIMI NE SHQIPERINE RURALE
AKSESI DHE KOMUNIKIMI NE SHQIPERINE RURALEAKSESI DHE KOMUNIKIMI NE SHQIPERINE RURALE
AKSESI DHE KOMUNIKIMI NE SHQIPERINE RURALE
 
Algoritmi dhe programimi , prezantime per shkolla te mesme
Algoritmi dhe  programimi , prezantime per shkolla te mesmeAlgoritmi dhe  programimi , prezantime per shkolla te mesme
Algoritmi dhe programimi , prezantime per shkolla te mesme
 
OpenStreetMap Krijoni harten tuaj
OpenStreetMap Krijoni harten tuajOpenStreetMap Krijoni harten tuaj
OpenStreetMap Krijoni harten tuaj
 
E drejta kontraktore_skender gojani
E drejta kontraktore_skender gojaniE drejta kontraktore_skender gojani
E drejta kontraktore_skender gojani
 
3. lan switching and wireless
3. lan   switching and wireless3. lan   switching and wireless
3. lan switching and wireless
 

Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC

  • 1. REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEGA: TEKNOLOGJI INFORMACIONI Mikrotezë për mbrojtjen e gradës “Master i Shkencave” (MSC) Tema: “Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC” Punoi Udhëhoqi Denisa Alimani MSc. Klesti Hoxha (_____________) (_______________) Tiranë, më 28 / 09 / 2015
  • 2. Denisa Alimani __________________________________________________________________________________________ 2 Mirënjohje Kjo mikrotezë vjen si një punim përmbyllës për ciklin e studimeve “Master i Shkencave” në Teknologji Informacioni. Dëshiroj të shpreh mirënjohje dhe falenderim të veçantë për udhëheqësin e temës Z. Klesti Hoxha i cili me kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij më ka dhënë të gjithë suportin e nevojshëm për realizimin e këtij punimi. Një falenderim tepër i ngrohtë shkon për familjen time, në mënyrë të veçantë për babain tim, për mbështetjen dhe kurajon që më kanë ofruar në rrugën e arsimimit dhe të formimit tim.
  • 3. “Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC” __________________________________________________________________________________________ 3 Tabela e Përmbajtjes: Abstrakt...................................................................................................................... 5 1 Hyrje.................................................................................................................... 6 1.1 Përshkrim i problemit ................................................................................... 6 1.2 Detyrat e kësaj teme .................................................................................. 12 2 Përshkrimi i literaturës së përdorur ................................................................... 13 2.1 Evolucioni i teknologjisë NFC..................................................................... 14 2.2 Mënyrat e Operimit NFC ............................................................................ 20 2.2.1 Teknikat e ndërveprimit mobile............................................................. 20 2.2.2 Klasifikimi i paisjeve NFC ..................................................................... 21 2.2.3 Reader/Writer Mode ............................................................................. 23 2.2.4 Card Emulation Mode........................................................................... 25 2.2.5 Peer-to-Peer Mode ............................................................................... 27 2.3 Siguria në NFC .......................................................................................... 29 2.4 Dokumentacion i teknologjive .................................................................... 31 2.5 Punë të ngjashme...................................................................................... 32 2.5.1 Në Reader/Writer Mode: NFC Shopping .............................................. 32 2.5.2 Në Card Emulation Mode: NFC Ticketing............................................. 35 2.5.3 Në Peer-to-Peer Mode: NFC Gossiping ............................................... 38 3 Konteksti i biznesit dhe modelimi i zgjidhjes ..................................................... 41 3.1 Dizenjimi i Aplikacionit “Shërbime Dixhitale Klient” .................................... 42 3.2 Dizenjimi i Aplikacionit “Shërbime Dixhitale Server”................................... 52 3.3 Rastet e përdorimit..................................................................................... 53 3.4 Arkitektura fizike dhe logjike....................................................................... 54 4 Zhvillimi ............................................................................................................. 57 4.1 Teknologjitë e përdorura ............................................................................ 57 4.2 Detaje mbi zhvillimin .................................................................................. 58 5 Vlerësimi me përdorues .................................................................................... 62 6 Rezultate/Konkluzione ...................................................................................... 64 7 Punë të ngjashme që mund të realizohen në të ardhmen................................. 65 8 Referenca ......................................................................................................... 66
  • 4. Denisa Alimani __________________________________________________________________________________________ 4 Tabela e figurave: Figura 1. Klasifikimi i mjediseve për kërkimet mbi NFC .........................................................9 Figura 2. Stakeholder-at në ekosistemin NFC .........................................................................11 Figura 3. Ndërveprimi mobile..................................................................................................20 Figura 4. Teknikat e ndërveprimit mobile Touching dhe Pointing..........................................21 Figura 5. Mënyra Lexim/Shkrim .............................................................................................23 Figura 6. Mënyra e emulimit të kartës.....................................................................................25 Figura 7. Mënyra Peer-to-Peer.................................................................................................27 Figura 8. Sulmi "Man-in-the-Middle” .....................................................................................30 Figura 9. Diagrama use-case për NFC Shopping.....................................................................33 Figura 10. Diagrama e aktivitetit për rastin NFC Shopping ....................................................34 Figura 11. Diagrama use-case per NFC Ticketing...................................................................36 Figura 12. Diagrama e aktivitetit NFC Ticketing ....................................................................37 Figura 13. Diagrama use-case NFC Gossiping........................................................................39 Figura 14. Diagrama e aktivitetit për NFC Gossiping .............................................................39 Figura 15. Kontrolli nqs NFC është e aktivizuar në paisjen mobile........................................42 Figura 16. Aktivizimi i shërbimit NFC....................................................................................42 Figura 17. Pamja e parë: Hyrja në aplikacionin Shërbime Dixhitale Klient ...........................43 Figura 18. Pamja ku përdoruesi duhet të plotësojë fushat e regjistrimit..................................43 Figura 19. Mesazhi i regjistrimit me sukses ............................................................................44 Figura 20. Pamja kur përdoruesi ka hyrë në sistem.................................................................44 Figura 21. Opsionet për të dalë nga aplikacioni ......................................................................45 Figura 22. Rradha - Zgjidh institucionin..................................................................................46 Figura 23. Rradha - Zgjidh shërbimin/et..................................................................................46 Figura 24 Dritare dialogu për zgjedhjen e shërbimeve...........................................................47 Figura 25. Mesazh konfirmimi për rradhën aktuale.................................................................47 Figura 26. Kontrollet para prenotimit të rradhës .....................................................................48 Figura 27. Kontolli mbi datën..................................................................................................49 Figura 28. Mesazhi i kontollit mbi datën.................................................................................49 Figura 29. Kontrolli mbi orën ..................................................................................................49 Figura 30. Mesazhi i kontrollit mbi orën .................................................................................49 Figura 31. PopUp konfirmimi për prenëtimin e rradhës..........................................................50 Figura 32. Email automatik për prenotimin e rradhës .............................................................50 Figura 33. Informacione mbi aplikimin...................................................................................51 Figura 34. Kontakt ...................................................................................................................51 Figura 35. Shërbime Dixhitale Server .....................................................................................52 Figura 36. Diagrama usecase "Shërbime Dixhitale"................................................................53 Figura 37. Arkitektura klient-server "Shërbime Dixhitale".....................................................54 Figura 38. Arkitektura me shtresa "Shërbime Dixhitale" ........................................................54 Figura 39. Diagrama e klasave "Shërbime Dixhitale".............................................................55 Figura 40. Diagramë aktiviteti "Shërbime Dixitale"................................................................56 Figura 41. Cikli jetësor i një aplikacioni android ....................................................................57
  • 5. “Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC” __________________________________________________________________________________________ 5 Abstrakt Teknologjitë NFC lejonë komunikimin e pajisjeve ose identifikimin e objekteve pa prekje në një distancë të shkurtër. Kohët e fundit numri i telefonëve celularë që përfshijnë një lexues ose komunikues të dhënash NFC është rritur ndjeshëm. Megjithatë mundësitë konkrete të shfrytëzimit si dhe rastet e përdorimit që ofrojnë vlerë të shtuar janë akoma të cunguara. Një mënyrë përdorimi e teknologjive NFC është shfrytëzimi i tyre për informimin e publikut brenda një godine ose në një qytet. P.sh. gjatë vizitimit të qëndrave tregtare mund të ofrohen informacione të ndryshme, oferta apo reklama në momentin kur afron telefonin mobile pranë vitrinës apo smart posterave. Një përdorim i ngjashëm mund të ishte brenda një spitali, aeroporti, institucioni, godine shkollore apo dhe për informacione turistike gjatë vizitimit të një qyteti. Në të vërtetë mundësitë e shfrytëzimit janë të shumta. Detyra e kësaj teme është identifikimi i një mënyre konkrete përdorimi të teknologjisë NFC në Shqipëri si dhe ndërtimi i një prototipi sistemi informacioni që e shfrytëzon atë. Gjithashtu janë bërë hulumtime për sisteme të ngjashme të raportuara në literaturë, për të krijuar një ide më të qartë për mundësitë e zhvillimit. Prototipi është konkretizuar në një aplikacion mobile të quajtur “Shërbime Dixhitale” dhe është vlerësuar me përdorues.
  • 6. Denisa Alimani __________________________________________________________________________________________ 6 1 Hyrje 1.1 Përshkrim i problemit Në institucionet publike dhe private në Shqipëri, kryesisht në ato publike, krijohen rradhë të gjata dhe të lodhshme për qytetarët të cilët presin të marrin shërbimet që ofrojnë institucionet në fjalë. Kjo sjell pakënaqësi dhe lodhje si për qytetarët ashtu edhe për punonjësit e institucioneve. Tentativat tradicionale për zgjidhjen e kësaj situate kanë qenë të shumta. Por në këndvështrimin e zhvillimit të sotëm teknologjik, zgjidhja më e mirë e mundshme dhe për këtë rast, do të ishte ofrimi i një mënyre lehtësisht të kuptueshme dhe të përdorshme nga qytetarët. Duke qenë se përdorimi i paisjeve mobile është gjithmonë e në rritje, individë të moshave dhe kategorive të ndryshme janë familjarizuar me aplikacionet mobile në përditshmërinë e tyre e për rrjedhojë një aplikacion i tillë i mirëdizenjuar do të lehtësonte këtë problematikë. Rasti i përdorimit për këtë punim diplome është zgjidhja që ofrohet me anë të teknologjisë NFC për të përmirësuar shërbimet në institucionet e shërbimeve publike duke zgjidhur çështjen e rradhës së pritjes që krijohet për qytetarët. Kjo zgjidhje do të ofrohet nëpërmjet ndërtimit të një aplikacioni mobile për smartphone (android) të cilët suportojnë teknologjinë Near Field Communication. Qytetari pasi ka shkarkuar aplikacionin në telefonin e tij inteligjent, në momentin që është në institucionin në të cilin pret për të marrë një shërbim, duke rrëshqitur smartphonin e tij në paisjen NFC që është instaluar në atë institucion, do realizohet një komunikim peer-to-peer ndërmjet dy paisjeve NFC duke shkëmbyer informacion. Paisja NFC e institucionit lexon nga paisja mobile e qytetarit, të dhënat si (emër, mbiemër, përdorues, fjalekalim, numër telefoni, email, nëqoftëse është biznes apo person fizik etj) sipas një regjistrimi paraprak në sistem. Më pas përdoruesi hyn në sistem me kredencialet e regjistruara më parë dhe bën një regjistrim radhe në aplikacionin NFC instaluar në paisjen e institucionit. Në momentin e shkëmbimit të informacionit midis dy paisjeve NFC, qytetarit i kthehet respektivisht konfirmim për regjistrimin, konfirmim për hyrjen në sistem dhe gjithashtu konfirmim për prenotimin e radhës i cili përmban: kohën mesatare që ai duhet të qëndrojë në pritje dhe sportelin përkates tek i cili ai mund të paraqitet. Për të patur më të qartë se pse rasti në fjalë gjen zgjidhjen më të mirë të mundshme në zgjidhjet që ofron teknologjia NFC, më poshtë është paraqitur një shpjegim se çfarë është dhe çfarë ofron kjo teknologji.
  • 7. “Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC” __________________________________________________________________________________________ 7 Near Field Communication (NFC) është një teknologji e re dhe ekosistem i zhvilluar gjatë dekadës së fundit. Teknologjia NFC është një teknologji komunikimi wireless midis dy paisjeve që suportojnë teknologjinë NFC. Komunikimi mes paisjeve NFC ndodh në frekuencen 13.56 MHz e cila gjithashtu është përdorur nga RFID (Radio Frequency Identification). Ndërkohë që RFID [1] mund të pranojë transmetim në disa metra , NFC është e kufizuar në një afërsi më të vogël. Teknologjia NFC lejon komunikimin ndërmjet një telefoni mobile që e suporton NFC dhe një lexuesi NFC, me NFC tag ose me tjetër telefon mobile që suporton NFC në anën tjetër të komunikimit. Aplikacionet dhe shërbimet që përdorin teknologjinë NFC perfshijnë e-payment, e- ticketing, identifikimin, shpërndarje informacioni, marketing, transferim të dhënash/parash etj. Near Feld Communication, shkurtimisht NFC, është një formë komunikimi pa kontkt fizik ndërmjet paisjeve si smartphone apo tableta. Komunikimi pa kontakt i lejon përdoruesit të dërgojnë informacione pa qenë e nevojshme që paisjet të lidhen fizikisht me njëra-tjetrën. Teknologjia NFC është shumë e përhapur në pjesë të ndryshme të Europës dhe në Azi, dhe po merr një zhvillim të shpejtë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. NFC konsiston në një ndërveprim mes metodave të ndryshme të komunikimit wireless si Bluetooth dhe disa standarte të tjera duke përfshirë FeliCa e cila sipas forumit NFC [2] ,është shumë e famshme në Japoni Ky forum [2] , është themeluar në 2004 nga Sony, Nokia dhe Philips, forumi zbaton standarte strikte që prodhuesit duhet të zbatojnë kur dizenjojnë paisjet që suportojnë teknologjinë NFC. Kjo ofron siguri në përdorimin e teknologjisë NFC dhe qëndron e lehtë në përdorim në versione të ndryshme të kësaj teknologjie. Kompatibiliteti është çelësi i rritjes së njohjes së teknologjisë NFC si mënyrë pagese dhe metodë shkëmbimi të dhënash. Kjo teknologji lejon një paisje , të njohur me emrin lexues ‘reader’, e cila kërkon informacione dhe njihet si paisje aktive, të krijojë një frekuence radio aktuale që komunikon me një tjetër paisje që suporton NFC, ose tags të vegjël NFC të cilët mbajnë informacionet që kërkon lexuesi. Paisjet pasive, si p.sh tagjet NFC apo smart posters ruajnë informacione dhe komunikojnë me lexuesin por nuk marrin informacione, pra nuk lexojnë nga paisje të tjera. Komunikimi peer-to-peer ndërmjet dy paisjeve aktive është gjithashtu i mundur në NFC. Ky lloj komunikimi lejon që të dyja paisjet të dërgojnë dhe marrin informacione. Nga avantazhet që ofron teknologjia NFC është përfitimi që kanë si bizneset po ashtu edhe individët, duke integruar kartat e kreditit, biletat e metrosë dhe kuponat letër, të gjitha në të njëjtën paisje. Një ndër avantazhet që ofron kjo teknologji është se komunikimi mes paisjeve NFC arrihet pa patur nevojën për akses në internet. Gjithashtu, transaksionet e shpejta në kohë që ofron përdorimi i kësaj teknologjie nënkuptojne klientë më të kënaqur. Sa me pak karta fizike do të thotë që klienti është më pak i ekspozuar për t’i humbur ato.
  • 8. Denisa Alimani __________________________________________________________________________________________ 8 Kush ofron aktualisht pagesat mobile me anë të teknologjisë NFC? Google ka lançuar Google Wallet i cili suporton MasterCard, PayPass, PayPal ofron transferim parash ndërmjet smartphoneve, dhe kompani të tjera pritet që të pasojnë në aplikimin e pagesave mobile. Near Field Communication përcakton një standart për komunikimin wireless në distancë të shkurtër duke lejuar transferimin e të dhënave duke mbajtur dy paisje afër njëra-tjetrës, në largësi maksimale deri në 10 centimetra. Telefonat mobile që kanë të integruar NFC mund të realizojnë ndërmjet tyre një komunikim peer-to- peer ose të lexojnë informacione nga tags ose karta RFID. Një paisje NFC në card emulation mode, ofron kompatibilitet me standartet e tjera të smardcards pa kontakt. Kjo i lejon paisjet NFC të zëvendësojnë kartat plastike tradicionale që përdoren në transportin publik, në kontollin e aksesit, ATM apo aplikacione të tjera të ngjashme. Dizenjimi i antenave NFC të integruara në telefonat mobile është kompleks, kështu që shtrirja e komunikimit mund të ndryshojë në varësi të modeleve të ndryshme. ITU-T dhe ECMA kanë lëshuar standartin NFC i cili përcakton tre mënyra të ndryshme operimi: peer- to-peer, aktive, dhe pasive [3].  Mënyra peer-to-peer lejon komunikimin mes paisjeve NFC, për shembull transferimin e fotove, kartave të biznesit etj. Mënyra peer-to-peer është mënyra e përdorur për ofrimin e zgjidhjes për problemin e përshkruar më lart, që ky punim synon të realizojë.  Mënyrat aktive dhe pasive ofrojnë kompatibilitet paksa të prapambetur me smardcards standarte të bazuara në RFID. Në mënyrën e komunikimit aktive, paisja NFC gjeneron një fushë RF për të lexuar tagjet pasive RFID të cilat mund të përmbajnë informacione të ndryshme si p.sh. reklama, pagesa apo të dhëna të konfigurueshme. Në mënyrën e komunikimit pasive, paisja NFC vepron si nje smartcard pa kontakt fizik. Kjo mundëson telefonin mobile të sillet në mënyrë të ngjashme me aplikacionet ekzituese pa kontakt, si p.sh. një biletë për transportin publik ( përcaktuar nga standartet MIFARE dhe FeliCa). Near Field Communication (NFC) është një nga zhvilimet teknologjike më premtuese të kohëve të fundit, e cila i jep kuptim komunikimit pa kontakt fizik në një shtrirje të shkurtër, paisjeve mobile dhe paisjeve të tjera të ngjashme. Sipas [4] NFC është bërë një ndër kërkimet që ka tërhequr më shumë akademikët për të eksploruar rritjen e aplikacioneve dhe shërbimeve që lidhen ngushtë me NFC. Identifikimi i hapave të duhur për të kaluar nga teoria në praktikë në fushën e NFC do të kërkonte një kuptim sa më të gjerë të kërkimeve që janë bërë mbi këtë fushë.
  • 9. “Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC” __________________________________________________________________________________________ 9 Figura 1. Klasifikimi i mjediseve për kërkimet mbi NFC [5] 1. Teoria dhe Zhvillimi NFC Teoria dhe zhvillimi NFC është një nivel thelbësor në mjedisin e kërkimit të propozuar mbi NFC. Ai përfshin studime të lidhura me zhvillimin e teknologjisë NFC dhe aplikacioneve. [4] e klasifikon këtë nivel në dy aspekte. I pari është rishikimi, konteksti dhe themelimi, i cili përfshin udhëzime të përgjithshme, vlerësime, rishikime rreth NFC, themelime ose standarte në teknologjinë NFC, analiza të performancës dhe matje, udhëzime të reja për zhvillimin e aplikacioneve apo shërbimeve NFC. Aspekti i dytë lidhet drejtpërdrejt me politikat dhe çështjet etike e ligjore si p.sh çështjet e sigurisë dhe privatësisë, rregulloret dhe kërkesat ligjore. Këto studime përgjithësisht fokusohen më shumë në çështjet e sjelljes nga ana shkencore të cilat tentojnë në zhvillimin dhe justifikimin e teorisë, sesa në zhvillimin e një dizenjimi objektiv. 2. Infrastruktura NFC Në këtë nivel të ndërmjetëm, sipas [4] është paraqitur se si tekologjia NFC është përcaktuar në termat e tre aspekteve kryesore: a. Çështjet e rrjetit dhe komunikimit, b. Çështjet hardware që kanë të bëjnë me tagjet, antenat, lexuesit dhe chip-et NFC c. Çështjet e sigurisë dhe privatësisë (p.sh analiza e dobësive, disonueshmëria, konfidencialiteti, integriteti, autentifikimi, autorizimi) e cila fokusohet në zhvillimin e një dizenjimi objektiv sesa në çështjen e sjelljes.
  • 10. Denisa Alimani __________________________________________________________________________________________ 10 3. Aplikacionet dhe Shërbimet NFC Një tjetër nivel i ndërmjetëm i mjedisit NFC është ai i aplikacioneve dhe shërbimeve. Ky nivel është i ndikuar nga tre kategori të tjera dhe ofron një hapësirë problemi apo nevoja të reja biznesi. Teknologjia NFC mbulon një gamë të gjerë aplikacionesh dhe këto aplikacione ofrojnë implementim real apo pototipe me një dizajn objektiv të dedikuar, si p.sh eksperimental, test apo fushë studimesh. Aplikacionet NFC investigohen nga këndvështrimi i mënyrave të operimit [6]. a. Aplikacionet në Reader/Writer mode u ofrojnë paisjeve NFC lexim dhe modifikim të të dhënave të ruajtura në një paisje mbajtëse pasive. b. Aplikacionet Card Emulation mode bëjnë që paisjet NFC të sillen si smartcard standarte (p.sh aplikacionet e pagesave dhe biletarive) c. Aplikacionet në Peer-to-Peer mode, bëjnë të mundur që dy paisje NFC të krijojne një nivel- lidhje komunikimi për të shkëmbyer kontakte apo çdo lloj tjetër informacioni. 4. Ekosistemi NFC Ekosistemi NFC është niveli më i lartë i kërkimeve në mjedisin NFC, i cili mund të referohet gjithashtu si pjesë e hapësirës së problemit apo mjedisit të kërkimit NFC. Përmirësimet apo ndryshimet në shtresat thelbësore apo të mesme ndikojnë ndjeshëm në ekosistemin NFC. Sipas [4], ekosistemi NFC është përcaktuar duke u bazuar në tre kategori kryesore: a. Ekonomia dhe strategjitë NFC b. Proçeset dhe modelet e biznesit NFC, të cilat po përballen me më shumë kërkesa biznesi, analiza dhe pjesë menaxheriale të teknologjisë NFC. c. Struktura, kultura dhe palët e interesuara mbi NFC (p.sh MNO, ofruesit e shërbimeve dhe përdoruesit) Është fakt që studimet dhe literatura mbi NFC është e pakët dhe e pamjaftueshme dhe terminologjia e përdorur për diskutime mbi raste biznesi është relativisht e cunguar. Për zhvillimin e modelit të biznesit nevojitet një diskutim mbi sfidat dhe drejtimin e biznesit, çështjet kritike që ndikojnë në modelin e biznesit. Koncepti i ekosistemit është themeluar në disa shkenca si biologjia, sociologjia, ekonomi dhe menaxhim. Nga këndveshtrimi i ekosistemit, industria NFC është një mjedis biznesi premtues. Industritë kryesore që kanë rol të rëndësishëm në ekosistemin NFC janë MNO (Mobile Network Operators), kompanitë bankare dhe të pagesave, gjysmë-përçuesa dhe paisje elektronike duke përfshirë telefonat mobile, zhvilluesit software dhe tregtarët duke përfshirë dhe operatorët e transportit.
  • 11. “Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC” __________________________________________________________________________________________ 11 Potenciali i teknologjisë NFC në mundësitë e biznesit (veçanërisht në shërbimet e industrisë financiare mobile) ka impresionuar shumë organizata. Duke qenë se teknologjia NFC përbëhet nga disa komponentë, ajo heq kufinjtë mes shumë organizatave nga sektorë të ndryshëm të biznesit. Të gjitha palët kanë rënë dakort që teknologjia NFC nuk mund të ofrohet nga një kompani e vetme. Forumi NFC, i cili ka mbi 900 anëtarë, është një nga organizatat më të mëdha në botë i cili synon koordinimin e të gjithë institucioneve pjesëmarrës në zhvillimin e NFC. Sipas pjesëmarëesve dhe vëzhguesve të teknologjisë, zhvillimi dhe përhapja e NFC ka qenë më e ngadaltë nga sa pritej. Arsyeja kryesore e kësaj ishte ngushtësisht e lidhur me formimin dhe vizionin që ishte mbi teknologjinë NFC përtej organizatave pjesmarrëse.  Stakeholder-at në ekosistemin NFC NFC ka një gamë të gjerë stakeholders dhe aktorësh, në varësi të llojit të shërbimit që ofrohet si një smart-poster, pagesë, biletari etj. Tipi i shërbimit NFC që ofrohet përcakton dhe termat e kompleksitetit të modelit të biznesit që po aplikohet, cilët palë të interesuara përfshihen, modeli i duhur i bashkëpunimit, modeli i të ardhurave vjetore për secilin pjesëmarrës etj. NFC është një teknologji e re dhe është e rëndësishme që të përmbushen pritshmëritë dhe nevojat e konsumatorit. Figura 2. Stakeholder-at në ekosistemin NFC
  • 12. Denisa Alimani __________________________________________________________________________________________ 12 Aktualisht shërbimet financiare mobile janë mundësitë më premtuese në kontekstin e NFC. Gjithashtu, ato kanë një kompleksitet të lartë si nga ana teknologjike, gjithashtu edhe në aspektin e biznesit duke u orientuar dhe në shërbime të tjera NFC siç janë shërbimet smart poster, rrjetet sociale, lojrat etj. Ekosisteme të ndryshme janë përcaktuar në varësi të standarteve që ka vendosur organizata e cila po përqafon një qasje të caktuar NFC. 1.2 Detyrat e kësaj teme Detyrat njëkohësisht edhe qëllimet e kësaj mikroteze janë të shumta, ndër të cilat më poshtë janë të renditura ato më kryesoret:  Detyra primare e kësaj teme diplome është ofrimi i zgjidhjes së një problemi konkret nëpërmjet informatikës, pra ofrimi i një zgjidhje të problemit të rradhës në institucione, nëpëmjet teknologjisë NFC.  Të paraqesë një studim dhe një prezantim të teknologjisë NFC në mënyrë që dhe lexuesit, studentët dhe akademikët në Shqipëri të njihen më shumë me këtë teknologji të re dhe inovative.  Të identifikojë zgjidhjeve të mundshme që teknologjia NFC ofron për problemin e rradhës në institucionet të cilët ofrojnë shërbime për qytetarët.  Përveç identifikimit të zgjidhjeve dhe avantazheve që ato sjellin, të ofrojë edhe një mundësi praktike për të shkuar drejt zgjidhjeve optimale të problemit.  Të ofrojë një zgjidhje me anë të një aplikacioni mobile, për një problematike kaq të shpeshtë në institucionet tona.  Në përfundim të këtij projekti, të përfitoj një njohuri të shtuar personale mbi teknologjinë NFC dhe mbi zhvillimin e një aplikacioni mobile, njohuri mbi platformën Android Studio dhe gjuhën standarte që kjo platformë përdor, Java.  Rezultatet e kësaj mikroteze të jenë një kontribut, edhe pse minimal, në fushën e aplikimeve mobile dhe në fushën e studimeve mbi teknologjinë NFC në Shqipëri.  Të nxisë zhvillimin e sa më shumë ideve te reja për përdorimin e teknologjisë NFC edhe në fusha të tjera duke hapur rrugë zhvillimeve të më shumë aplikimeve NFC.
  • 13. “Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC” __________________________________________________________________________________________ 13 2 Përshkrimi i literaturës së përdorur Literatura e përdorur për qëllime studimore gjatë punimit të kësaj teme diplome janë burime elektronike të llojeve të ndryshme, që nga punimet shkencore si libra apo white-papers deri në punime diplome të studentëve në universitete të ndryshme nëpër botë. Gjithashtu një bazë e konsiderueshme e punimit ka qenë Forumi NFC me faqen e tij zyrtare [2]. Kryesisht, ajo çfarë është e perbashkët në shumicën prej punimeve mbi teknologjinë NFC, është informacioni mbi tre mënyrat e funksionimit NFC: reader/writer, card emulation dhe peer-to-peer. Klasifikim i literaturës së studiuar për këtë punim: NFC është një teknologji e re e zhvilluar vetëm vitet e fundit. Duke marrë parasysh që Near Field Communication i pati fillimet e saj në vitet 2004 – 2006, edhe studimet në lidhje me të morën udhë pikërisht në këto vite e duke vazhduar deri në vitin aktual në të cilin ka më shumë kërkime mbi përdorueshmërinë sesa mbi çështjet teknike. Ekstrakti bazë i studiuar mbi këtë fushë ka qenë libri “Near Field Communication from theory to practice” [4] nga autorët Vedat COŞKUN, Kerem OK, Büşra ÖZDENİZCİ. Duke marrë parasysh gjithë literaturën e studiuar për këtë punim, bie në sy që në studimet për teknologjinë Near Field Communication, përveç Forumit NFC [2], kanë dhënë kontribut të konsiderueshëm autorët turq dhe konferencat e mbajtura kryesisht në Stamboll. Gjithashtu nga ana e relizimit të zhvillimit të aplikacionit disa ndër referancat kryesore, përveç burimeve të tjera elektonike në internet, kanë qenë librat dhe punimet si vijon: [7], [8], [9], [10].
  • 14. Denisa Alimani __________________________________________________________________________________________ 14 2.1 Evolucioni i teknologjisë NFC Near Field Communication i ka rrënjët e saj në teknologjinë RFID ( Radio Frequendy Identification). Pra, NFC është një nëngrup i RFID me një shtrirje më të shkurtër komunikimi për qëllime sigurie. Në 2004, Nokia, Sony dhe Philips u bashkuan duke formuar kështu forumin NFC [2]. Ky grup i është dedikuar promovimit të sigurisë, lehtësisë në përdorueshmëri dhe njohjes sa më të gjerë të teknologjisë NFC. Që nga viti 2004, i cili shënoi krijimin e forumit NFC, vetëm në 2006 grupi prodhoi specifikimet e para për tagjet NFC [11]. Forumi NFC është një organizatë prej 150 kompanish, që punojnë së bashku për të promovuar NFC. Tagjet NFC janë objekte të vogla që mbajnë informacion i cili mund të lexohet nga një paisje që suporton teknologjinë NFC, si p.sh smartphone. Informacionet në tagjet NFC janë zakonisht ‘read-only’, por disa tagje specifike mund të lejojnë ndërveprim me paisjet NFC për të mbishkruar informacion. Në vitin 2006 u krijuan gjithashtu specifikat për ‘smart posters’. Smart posters mbajnë informacione që mund të lexohen nga paisje që suportojnë teknologjinë NFC, duke kaluar paisjen sipër chip-it të pozicionuar në poster. Telefoni i parë që suportonte teknologjinë NFC është Nokia 6131. Ndërsa android prodhoi telefonin e tij të parë NFC, Samsung Nexus S në vitin 2010 [12]. 2003 2004 2005 2007 2008 2005-2008 Aprovimi i NFC në standartin ISO-IEC 18092 me 8/12/2003. Kjo përfshin edhe standartet ISO-IEC 14443 dhe FeliCa [13]. Themelimi i forumit NFC më 18/4/2004 nga bashkë-themeluesit Sony dhe Nokia. Kompanitë RMV, HSB, Nokia NXP, Cubic dhe Vodafone, për herë të parë testuan “NFC ticketing” në rang global. RMV, VGF, Telekom dhe Nokia prezantojnë “NFC ticketing” në shtrirje rajonale. U lançua Touch&Travel në CeBIT në Hanover. U lëshuan në treg telefonat e parë mobile që dispononin shërbimin NFC.
  • 15. “Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC” __________________________________________________________________________________________ 15 2009 2010 2011 2012 2013 2014  Mastercard lëshoi në treg 61 milion karta krediti pa kontakt të cilat mund të përdoreshin për pagesa në 153 000 pika shërbimi në mbarë botën.  Transaksionet e pagesave të bazuara në NFC u prezantuan dhe u testuan në projekte pilotë në Dubai, Singapor, Indi, Londër dhe Spanjë.  Versioni i laptopit Sony VAIO u pajis në seri me ndërfaqe NFC.  Orlen Deutchland pajisi të gjithë stacionet e karburanteve me një mënyrë pagese pa kontakt.  Projekti i parë pilot i pagesave me anë të kartave pa kontakt në bankat e kursimeve.  Forumi NFC kishte grumbulluar 130 organizata anëtare si Nokia, Microsoft dhe Samsung (për më shumë ref. www.nfc-forum.org [2])  Parteriteti i krijuar ndërmjet Telekomit francez, bankave, kompanive të transportit dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve testuan informacione, shërbimin e biletarive dhe shërbimet e pagesave në Nice (për më shumë referohu në seksionin ’Qytetet NFC’).  Në kartën e re e identitetit në Republikën Federale të Gjermanisë do të integrohej teknologjia NFC. Kjo do t’ju mundësonte akses të plotë në aplikacionet e reja të e-Government ose në transaksionet e pagesave online.  Të gjitha bankat e kursimeve do të pajiseshin me karta NFC të cilat do të kishin të integruar funksionet e pagesave pa kontakt.  Sony prezanton “Smart Tags” të cilët përdorin teknologjinë NFC për të personalizuar konfigurimet në telefonat mobile.  Samsung dhe Visa krijuan një partneritet për zhvillimin e pagesave mobile.  Apple prezantoi ApplePay për pagesat mobile NFC në versionin iPhone 6, iPhone6 Plus dhe Apple Watch.
  • 16. Denisa Alimani __________________________________________________________________________________________ 16 Qytetet NFC Me kalimin e kohës, ka patur gjithmonë tentative për të sjellë në përdorimin teknologjinë e ofruar nga NFC. Disa modele janë zhvilluar nga universitete apo kompani të ndryshme. Shumë nga modelet janë zhvilluar vetëm në shtrirje teorike, disa të tjera edhe janë implementuar por nuk janë përdorur për shkak të disa elementëve që mungojnë. Ka patur edhe raste të suksesshme të implementuara plotësisht siç është rasti i proçesimit të pagesave në banka. Një qytet NFC përshkruan rastet kur në të përdoren një apo me shumë aplikacione NFC. Qëllimi i një qyteti NFC është testimi apo përdorimi i sa më shumë implementimeve. Qytetet NFC janë të rëndësishme për përmirësimin e teknologjisë NFC. Në trailet apo projektet NFC, një aplikacion apo një ekosistem NFC është i testuar; që kështu, çështjet e përdorueshmërisë së bashku me problemet i adresohen teknologjisë testohen që në fazat fillestare në qytetet NFC. Gjatë periudhës së testimit, një nga qëllimet është vlerësimi sesa e aplikueshme dhe e përdorshme është teknologjia NFC. Një ndër qëllimet kryesore është çështja e testimit të ekosistemit NFC. Përdorueshmëria e ekosistemit NFC është po aq e rëndësishme sa dhe përshtatshmëria teknike, sepse nëqoftëse modeli i propozuar nuk mund të përdoret, atëherë lindin mosmarrveshje ndërmet palëve të përfshira. Sipas [4], janë analizuar tre qytetet kryesore NFC, të quajtur Oulu, Nice dhe Smart Urban Spaces. 1. Qyteti Oulu Oulu u përdor si një vatër testimi për projektin SmartTouch. Projekti SmartTouch kishte njëzet e dy partnerë nga tetë vende europiane. Projekti u koordinua nga Qendra e Kërkimeve Teknike të Finlandës (VTT). Me anë të këtij projekti, Oulu u kthye në një qytet pioner dhe më pas u bë anëtar i forumit NFC. Projekti u zbatua nga viti 2006 deri në fundin e vitit 2008 dhe përcaktoi rolin e teknologjisë NFC në jetën e qytetit në fusha të ndryshme si në shëndetësi, kulturë, në blloqe ndërtesash biznesi dhe teknologjike, shtëpi etj. Qytetarët e Oulu-së patën mundësinë të testojnë shërbimet NFC publike dhe komerciale si përdoruesit e parë të kësaj teknologjie. Aplikacionet, trailet dhe ‘pilotët’ e testuara në këtë projekt janë si vijon: porositja e vakteve, mbikqyrja e shkollave nëpërmjet NFC, parkim i zgjuar nëpërmjet NFC, NFC në teatër, NFC në restorante etj. 2. Qyteti i Nice-s Qyteti i Nicës që parashikuar të ishte qyteti i parë NFC në Europë duke bërë komerciale NFC në çdo operator rrjeti mobile francez (MNO). Rreth tremijë telefona mobile NFC u tregëtuan në vitin 2010 me fokusin kryesor në shërbimet e transportit dhe të pagesave. Suksesi më i madh për projektin në qytetin e Nicës, sipas [4], u arrit nëpërmjet punëve të MBDS dhe laboratorit të kërkimeve në Universitetin e Nicës “Sophia Antipolis” në Francë dhe partnët e tij ndërkombëtarë. Projektet që u zhvilluan ishin kryesisht të orientuar në udhëtime, m-turizëm, shëndetesi, pagesa mobile, kulturë, qeverisje, edukim, etj.
  • 17. “Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC” __________________________________________________________________________________________ 17 Projektet e implementuara në qytetin e Nicës konsistonin në të treja mënyrat e operimit (reader/writer, peer-to-peer dhe card emulation modes). Projektet janë zhvilluar në Francë. Marok, Rusi, Haiti me partneritete dhe kontrata të ndryshme. Këto projekte në bashkëpunim me Universitetin e Nicës, zhvilluan në vitet 2010-2011, një projekt pilot NFC shumë të rëndësishëm (Nice Future Campus). Projekti ‘Nice Future Campus’ kishte si qëllim të zëvëndësonte kartat fizike identifikuese për studentët me telefonat mobile NFC. 3. Smart Urban Spaces Smart Urban Spaces është një projekt europian, në bashkëpunim, me fokus në dizenjimin dhe adoptimin e kontekstit të shërbimeve bazuar në NFC me teknologjitë mobile më të fundit. Në shtrirjen e këtyre aplikacioneve dhe projekteve NFC janë studiuar dhe prototipet dhe çështjet e ndërveprimit. Smart Urban Spaces ishte planifikuar si një projekt tre-vjeçar, që nga gjysma e vitit 2009 deri në gjysmën e viti 2012 dhe përfshinte shtete si Finlanda, Franca, Spanja, Greqia. Disa nga qytetet e përfshira ishin ulu, Helsinki, Caen, Valencia dhe Seville. Projekti përfshin shumë organizata nga të katërta vendet pjesëmarrëse. Këto organizata përfshijnë ofrues shërbimesh telefonikë, zhvillues software, universitete etj. Ky projekt ishte një nga projektet më të mëdha në Europë për ofrimin e shërbimeve. Qëllimet kryesore të këtij projekti ishin:  Krijimi i mjedisit për adoptimin e shërbimeve e-city;  Analiza teknike dhe operacionale të shërbimeve;  Krijimi i projekteve pilot dhe traileve për testimin e aplikacioneve dhe shërbimeve;  Analiza e ndërveprimit;  Identifikimi i standarteve dhe rekomandimeve europuane për qytetet;  Ndërtimi i një rrjeti ndërmjet qyteteve Europiane për të ndarë eksperiencat mobile dhe shërbime të këtij lloji Shërbimet e-city të përfshira në këtë projekt, sipas [4] kategorizohen si vijon: transport, familje dhe komunitet, kulturë dhe sport, mjetet e shërbimit, edukim dhe të nxënit, ekosistemi i qyteteve NFC dhe shërbime të tjera.
  • 18. Denisa Alimani __________________________________________________________________________________________ 18 Pagesat dhe paisjet mobile NFC sipas Deloitte Sipas një raporti të publikuar nga Deloitte, paisjet mobile NFC do të kishin një shtrirje të gjerë përdorimi, e sidomos në sektorin e pagesave. Por në vitin 2012 aftësitë e NFC u bënë më surprizuese dhe gjetën zbatim edhe në aplikacione të tjera përveç pagesave, duke përmendur këtu lojra, autentifikim, informacione, dhe siguri. Teknologjia NFC lejon një shkëmbim të sigurtë të informacionit mes paisjeve në një distancë shumë të shkurtër në një shkallë tranferimi relativisht të ulët. NFC nuk është e përshtatshme për aplikacione që kërkojne bandwidth të lartë siç janë videot, por është ideale për transmetimin e sasive të vogla të informacionit. Sipas Deloitte, për një kohë të gjatë është krijuar përshtypja që një masë e gjerë e lexuesve NFC – kombinuar me telefonat inteligjentë dhe tabletat – do të ofronin mjedisin e kërkuar për portofolet dixhitale. Mirëpo, konsumatorët nuk janë mësuar akoma që të përdorin telefonat e tyre mobile si paisje për të kryer pagesat. Në studimin [14], sipas mendimit të një analisti parashikoheshin që në 2014 të realizoheshin 50 milion pagesa NFC. Banking dhe pagesat mobile kanë korrur një sukses të konsiderueshëm në treg. Në fund të këtij viti pritet që 700 milion njerëz të përdorin shërbimet e “parave mobile” në tregje, dhe shumica e tyre do të mundësohet nga përdorimi i teknologjisë NFC. Adaptimi i ngadaltë me pagesat mobile me anë të NFC vjen dhe si pasojë e analizës që bëjnë shumica e prodhuesve të paisjeve NFC, pasi ata ngurojnë të besojnë në avantazhet që do të sillte integrimi i teknologjisë NFC në paisjet mobile. Sipas [15], Deloitte predikon që në fundin e vitit 2015, 5% ndër 600 - 650 milion paisje NFC do të përdoren të paktën një herë në muaj për të bërë pagesa në dyqane dhe outlet. Krahasuar kjo me përdorimin mujor të një viti më parë, ishte 0.5% ndër 450 – 500 telefona mobile NFC. Në të ardhmen Deloitte parashikon që numri i paisjeve NFC të përdorura për të kryer pagesa në dyqane, do të rritet në mënyrë konstante mbi termat normale, ndërkohë që konsumatorët mësohen me proçesin e pagesave NFC po ashtu dhe bankat apo tregjet do pranojnë akoma më shumë këtë formë të transaksioneve. Si pasojë, pritet që sasia e transaksioneve të realizuara nga paisjet NFC dhe shtrirja e përdorimit të tyre të rritet në mënyrë të vazhdueshme. Ndërkohë që pagesat pa kontakt pritet që të rriten me kalimin e kohës, ka shumë gjasa që këto lloj pagesash të bashkë-ekzistojnë edhe me mënyrat e tjera tradicionale të pagesave si pagesat cash apo me anë të kartave të kreditit. Edhe pse aplikimi i pagesave me anë të NFC ka njohur përdorim të gjerë në mbarë botën, do të duhet një kohë e gjatë derisa portofolet tradicionale të dalin jashtë përdorimit. Duke hedhur një vështim prapa në kohë, paisja e parë për pagesat pa kontakt (një medalion i përdorur në pikat e karburanteve) u lançua në 1997. Në të njëjtin vit në Hong Kong u prezantua një sistem pa kontakt, me parapagesë. Ndërkaq, kombinimi i pagesave pa kontakt dhe i telefonave mobile ka ekzistuar dhe i ka pasur fillimet afërsisht që një dekadë më parë.
  • 19. “Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC” __________________________________________________________________________________________ 19 Telefonat e parë të pajisur me teknologji për komunikim pa kontakt u prezantuan në 2004, ndërsa telefonat NFC dolën në shitje për herë të parë në vitin 2006. Për shumë vite me rradhë, telefonat mobile janë përdorur duke patur ndikim kështu në operacione financiare, si kontrolli i llogarive, transferim parash apo transaksione online. Deloitte parashikon që fundi i vitit 2015 të sjellë një kthesë në shumicën e vendeve të zhvilluara përsa i përket përdorimit të telefonave mobile NFC. Avantazhi kryesor i transaksioneve pa kontakt, me anë të smartphoneve është aftësia për të garantuar siguri. Kur një person bën një pagesë duke përdorur një paisje NFC, tokenizimi krijon një kod unik të njohur si token (shenjë) e cila dërgohet nga paisja e klientit deri në paisjen NFC të shitësit. Numri i kartës së kreditit nuk transferohet, që do të thotë që gjatë kryerjes së pagesës përdoret vetëm informacioni i kartës që do të përdorej dhe në një pagesë tradicionale. Duke përdorur shenjat e gishtërinjve, skanimin e syrit apo sensorin e rrahjeve të zemres, si një mënyrë shtesë autentikimi i bën këto lloj pagesash akoma më të sigurta. Kombinimi i autentikimit biometrik si një element sigurie i shtuar dhe tokenizimi mund të ofrojë një siguri më të qëndrueshme sesa kartat fizike, chip-et apo PIN. Sipas [15], pranimi i pagesave NFC kërkon terminale të pershtatshme PoS (Point-of-Sale) dhe një PoS i ri kushton disa qindra dollarë. Në fillim të vitit aktual, në mbarë botën kishte tashmë miliona terminale për pagesat NFC. Përgjatë këtij viti është parë dhe pritet në vazhdim një rritje domethënëse e vendeve që do përqafojnë këtë teknologji të re duke ndjekur një zhvillim të ngjashëm me atë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
  • 20. Denisa Alimani __________________________________________________________________________________________ 20 2.2 Mënyrat e Operimit NFC Në teknologjinë NFC ka tre lloj paisjesh: të ashtuquajturit telefona mobile që suportojnë teknologjinë NFC, lexuesit NFC dhe tagjet NFC. Kombinime të ndryshme të këtyre lloj paisjeve janë të disponueshme për ndërveprimin mobile. Për shembull, një telefon mobile mund të komunikojë me një lexues NFC, me një telefon tjetër mobile ose me një tag NFC. Kur flasim për komunikim nënkuptojmë një aktivitet që ndodh ndërmjet vetëm dy paisjeve NFC në një kohë të caktuar [4]. Tre mënyrat ekzistuese të ndërveprimit janë: 1. Reader/Writer 2. Card Emulation 3. Peer-to-Peer Mënyra e parë, reader/writer, lejon paisjet mobile NFC të shkëmbejnë të dhëna nëpërmjet tagjeve NFC. Në card emulation mode përdoruesi ndërvepron me një NFC reader dhe përdor telefonin e tij mobile në vend të një smard card (p.sh credit card). Mënyra peer-to-peer lejon dy paisje mobile NFC të shkëmbejnë të dhëna me njëra tjetrën. Secila mënyrë operimi ka skenarë të ndryshëm të rasteve të përdorimit dhe secila prej tyre ofron shumë avantazhe për perdoruesit. Në paralel me konsiderimet që duhen marrë për dizenjimin dhe implementimin e teknologjisë, komunikimi midis paisjeve duhet të ndodhë në një shtrirje fizike shumë të shkurtër. Më saktë, për të siguruar një komunikim të suksesshëm mes paisjeve është më e volitshme të ketë një kontakt fizik mes paisjeve që duhet të komunikojnë. Për këtë arsye, ky proçes është quajtur “touching paradigm”. 2.2.1 Teknikat e ndërveprimit mobile Paisjet mobile përdoren për të aksesuar shërbimet mobile siç janë telefonatat, SMS (Short Messaging Service) për shkëmbimin e mesazheve, përdorimin e internetit dhe të shërbimeve web etj. Në aksesimin e një shërbimi të thjeshtë mobile, janë të përfshirë tre komponentë kryesore, të cilët janë:  Përdoruesi, që përdor paisjen mobile,  Paisja Mobile, që është mjeti i përdorur nga përdoruesi,  Shërbimi Mobile, i cili është lançuar në paisjen mobile [4]. Figura 3. Ndërveprimi mobile
  • 21. “Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC” __________________________________________________________________________________________ 21 Këto janë kërkesat minimale për ekzekutimin e një shërbimi mobile. Gjithsesi, kur paisjet mobile përdoren për të ndërvepruar me smart-objects, në atë mjedis përfshihen edhe komponentë shtesë. Duhet shtuar që, kur një përdorues ndërvepron me një smart-object, përdoret një nga teknikat e ndërveprimit mobile: touching, pointing, dhe scaninning. Një ndërveprim mobile konsiston në pesë elemente të cilët janë: përdoruesi, paisja mobile, smart-object, dhe teknika e ndërveprimit. Objektet smart i gjejmë në një shumë-llojshmëri formash dhe përgjithësisht konsistojnë në sensorë, tagje NFC, tagje RFID dhe barkode.  Touching Touching (prekja), ashtu siç tregon dhe vetë emri, ndodh kur ka kontakt fizik ndermjet paisjes mobile dhe objektit smart [4]. Toching gjithashtu mund t’i referohet edhe komunikimit në një shtrirje të shkurtër që varion nga 0 deri në 10 cm. Touching është intuitive, është një mënyrë veprimi e natyrshme dhe është teknika e ndërveprimit më e përdorur [16].  Pointing Teknika e ndërveprimit të shënjimit është analoge me veprimin kur dikush shënjon një objekt. Në rastin e ndërveprimit mobile ne shënjojmë paisjen tonë mobile në objektin smart nga një distancë. Shembuj tipike të këtij lloj ndërveprimi janë shënjimet që bëhen në kamera, ose leximi i kodit QR (Quick Response). Ky lloj ndërveprimi ndodh në mënyrë tipike midis 10 deri në 100 centimetra. Shënjimet që ndodhin jashtë kësaj shtrirjeje nuk i referohemi më si “pointing” [4]. Figura 4. Teknikat e ndërveprimit mobile Touching dhe Pointing [4] 2.2.2 Klasifikimi i paisjeve NFC NFC funksionon në një mënyrë shumë intuitive. Dy paisje NFC mund të nisin komunikimin ndërmjet tyre menjëherë sapo lidhen me njëra-tjetrën. Sipas [4] paisjet NFC klasifikohen duke u bazuar në dy parametra: Parametri i parë është furnizimi me energji i cili rezulton në paisjet aktive dhe pasive. Parametri i dytë është nisja e komunikimit dhe dërgimi nga iniciatori tek paisja target.
  • 22. Denisa Alimani __________________________________________________________________________________________ 22 Paisjet aktive vs. pasive Përcaktimi i paisjeve aktive dhe pasive është i rëndësishëm për të kuptuar komunikimin me anë të NFC. Një paisje quhet aktive kur ajo furnizohet me energji nga një burim si p.sh, një bateri, kështu ajo gjeneron fushën e saj elektromagnetike. Nga ana tjeter një paisje pasive nuk ka të integruar ndonjë burim energjie. Është ligj i natyrës që për çdo aktivitet kërkohet energji. Kombinimi i paisjeve NFC. Devices Initiator Target Aktive √ √ Pasive x √ Paisja dërguese vs. target NFC gjithmonë ndodh ndërmjet dy palëve, njëra është pala dërguese dhe tjetra target. Dërguesi është ai i cili nis komunikimin; targeti i përgjigjet kërkeses të bërë nga dërguesi. Ky rast është analog me arkitekturën klient-server. Kujtojmë që në komunikimin klient-server, klienti fillon komunikimin dhe serveri i përgjigjet kërkesës së klientit. E njëjta gjë ndodh edhe në komunikimin NFC. Paisja dërguese natyrisht duhet të jetë një paisje aktive sepse kërkon një burim energjie për të iniciuar komunikimin. Ndërsa targeti mund të jetë si aktive apo pasive. Nëqoftëse targeti është një paisje aktive atëherë përdor burimin e saj të energjisë për të kthyer përgjigjje; n.q.s është një paisje pasive ajo përdor energjinë e krijuar nga fusha elektromagnetike e cila është gjeneruar nga paisja dërguese e cila është gjithmonë paisje aktive [17]. Një tag RFID apo NFC është një paisje me kosto dhe kapacitet të ulët. Që kështu ajo nuk disponon asnjë burim energjie dhe ka nevojë për një burim energjie të jashtëm për të kryer aktivitetin e saj. Pra, një tag NFC ështe gjithmonë një pajisje pasive, për aq kohe sa në dizenjimin e saj nuk përfshihet asnjë burim energjie. Një tag NFC përmban të dhëna që mund të lexohen nga një paisje NFC. Tag-u NFC mund të jetë vetëm target. Siç përmendëm, NFC ndodh ndërmjet një iniciatori NFC dhe një targeti. Një paisje NFC mund t’i bëjë të dyja rolet, iniciatori dërgon kërkesën tek targeti dhe targeti i përgjigjet kërkesës si në arkitekturën klient-server.
  • 23. “Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC” __________________________________________________________________________________________ 23 2.2.3 Reader/Writer Mode Reader/Writer mode ka të bëjë me komunikimin e një telefoni mobile NFC me një tag NFC me qëllim leximin apo shkrimin e të dhënave nga one në këto tagje. Kjo mënyrë përcakton në brendësi: reader mode dhe writer mode. Në reader mode, iniciatori lexon të dhëna nga një NFC tag i cili tashmë konsiston në të dhënat e kërkuara, gjithashtu konsiston në programin që kthen të dhënat e kërkuara tek iniciatori. Në writer mode, telefoni mobile vepron si iniciator dhe shkruan të dhëna në tag. N.q.s tag-u përmban të dhëna të mëparshme, ato do te mbishkruhen. Maksimumi i mundshëm i shkallëzimit të të dhënave në këtë formë është 106 kbps. Figura 5. Mënyra Lexim/Shkrim Një telefon mobile mund të bëjë veprime të ndryshme pasi lexon të dhënat nga tag-u. P.sh në qoftë se një tag ruan apo regjistron të dhëna, atëherë një aplikacion i instaluar paraprakisht në telefonin mobile, mund të startojë automatikisht. Nqs një tag ka të ruajtur në brendësi të tij një URL apo shfletues web, mund të lançohet dhe të shfaqë faqen web të marrë. Karakteristikat e telefonave mobile si fuqia proçesuese, kapaciteti audio/video dhe aksesi në internet së bashku me reader/writer mode ofrojnë shumë mundësi si për përdoruesit ashtu edhe për ofruesit e shërbimeve. Një përdorues mund të porosisë një biletë kinemaje pas hapjes së një aplikacioni mobile apo website duke kaluar paisjen e tij mobile në një tag në posterin smart. Aplikacione të kësaj natyre janë të panumërt dhe shumë innovative. Smart Poster NFC Smart Posters janë objekte në të cilët janë vendosur tagje NFC. Një NFC Smart Poster mund t’a gjejmë në shumë forma, mund të jetë një poster, billboard, faqe reviste apo një objekt tre- dimensional [18]. Faktori më i shpeshte është një tag NFC i cili ka një mesazh NDEF të ruajtur në të dhe është bashkangjitur në objektin e dëshiruar.
  • 24. Denisa Alimani __________________________________________________________________________________________ 24 Ky tag i vogël me informacione lexohet kur një paisje NFC mbahet afër tij. Një Smart Poster mund të jetë gjithashtu dhe një statuje apo objekt tjetër arti apo historik. Sipas [18] ,një pjesë tjetër e rëndesishme e NFC Smart Poster është “touchpoint” pika e takimit, e cila tregon se ku përdoruesit duhet të mbajnë paisjet e tyre NFC për të lexuar tag-un. Forumi NFC [2] po promovon “N-Mark” si një simbol global, apo logo për të treguar se ku janë të disponueshme funksionalitetet NFC. Smart Posters janë të kërkuara kryesisht nga shitësit, agjensitë e udhëtimeve, ofruesit e shërbimeve mjekesore dhe çdo entitet tjetër që ka informacione për të shpërndarë për klientët e tyre. Rastet e biznesit për NFC Smart Posters NFC Smart Posters sjellin një numër të madh përfitimesh, si avantazhe në kosto përsa i përket mënyrave alternative të komunikimit, relativisht lehtësi në implementim, feedback nga përdorimi, dhe një mekanizëm që mat audiencën me anë të këtij komunikimi interaktiv. NFC Smart Posters mund të ofrojnë një mënyrë reklamimi për shërbimet, ofrojnë gjithashtu një mënyrë për shpërndarje kuponash dhe informacionesh [18]. NFC Smart Posters lejojnë ofruesit e shërbimeve të:  Ndërveprojnë me përdoruesit fundor dhe të ruajnë informacione të update-uara, të shesin shërbimet e tyre (p.sh bileta koncertesh, download-ime etj.)  Update-imi në meëyre dinamike i përmbajtjes së aksesuar nga Smart Posters. Kjo bëhet e mundur në përgjigjje të aplikacionit të ruajtur me informacion të personalizuar në paisjen NFC të përdoruesit. NFC Smart Posters janë:  Me kosto më të ulët krahasuar me format e tjera të reklamimit dinamik (siç janë reklamimet në ekranet LCD).  Lehtësisht të implementueshëm në volume të mëdha.  Update-ohen me lehtësi.  Janë fleksibël në madhësi dhe përdorim. Aplikacionet Kryesore Ekzistojne tre ndryshime karakteristike ndermjet mënyrave të operimit NFC, kështu që secila mënyrë ofron raste përdorimi të ndryshëm. P.sh për mënyrën e operimit reader/writer ka një numër të madh rastesh përdorimi. Të dhënat e transferuara mund të jenë tekst, URL, identifikimi i një produkti apo tipe të tjera të dhënash. Pas veprimit të transferimit ato të dhëna mund të përdoren për qëllime të ndryshme nga telefoni mobile, në varësi të dizenjimit.
  • 25. “Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC” __________________________________________________________________________________________ 25 2.2.4 Card Emulation Mode Card Emulation mode ofron mundësine për një paisje mobile NFC të funksionojë si një smartcard pa kontakt. Paisjet mobile mund të ruajnë disa aplikacione smardcard. Shembuj të tillë janë credit card, debit card, loyalty card. Në këtë mënyrë operimi, telefoni mobile NFC nuk gjeneron fushën e tij RF, por këtë fushë elektromagnetike qëe krijon lexuesi NFC. Momentalisht, ndërfaqet e komunikimit të suportuara për card emulation mode janë ISO/IEC 14443 Type A dhe Type B, dhe FeliCa. Figura 6. Mënyra e emulimit të kartës Modeli i përdorimit të përgjithshëm Në card emulation mode, përdoruesi ndërvepron me lexuesin NFC duke përdorur telefonin e tij mobile si smartcard. Lexuesi NFC, në këtë rast, është nën pronësinë e një service provider-i i cili është i lidhur me internet në shumicën e rasteve. 1. Kërkesa për shërbim: Përdoruesi bën një kërkesë ndaj një ofruesi shërbimesh duke prekur paisjen e tij mobile në një lexues NFC. 2. Shërbimet fundore: Ofruesi i shërbimit ekzekuton shërbimin fundor pasi merr të dhenat e kërkuara nga përdoruesi i paisjes mobile. Një shembull i tillë është autorizimi i kartës së kreditit. 3. Përdorimi i shërbimit: Ofruesi i shërbimit kthen nje shërbim tek perdoruesi siç është rezervimi i një bileta pasi përdoruesi ka kryer pagesën, auorizimin e saj, etj.
  • 26. Denisa Alimani __________________________________________________________________________________________ 26 Aplikimet kryesore 1. Pagesat Ka disa lloje aplikacionesh NFC të zhvilluar për kryerjen e pagesave. Aplikacionet më të rëndësishme për pagesat janë përdorimet e credit card dhe debit card të cilat mund të trigerohen nga NFC readers. 2. Loyalty Pikal ‘loyalty’ mund të përfitohen duke përdorur pikat e pagesave që më pas të jepet mundësia për të përfituar ulje apo dhurata. Gjithashtu kuponat shkarkohen nga smart posters duke përdorur reader/writer mode me anë të lexuesve NFC. 3. Ticketing Rastet e përdorimit të biletarive mund të imlementohen në forma të ndryshme. Përdoruesit mund të ruajnë tipe të ndryshme biletash si bileta teatri, autobusi, fluturimi që i kanë shkarkuar paraprakisht nga smartposterat apo nga ndonje menyre tjeter. Këto bileta më pas mund të përdoren në pika të veçanta ku bëhet vlerësimi i card emulation mode. 4. Access Control Rastet e përdorimit të kontrollit të aksesit lejojnë përdoruesit të ruajne informacionin e tyre të kontrollit të aksesit në paisjet e tyre mobile. Shembuj të këtyre rasteve përfshijnë çelësa elektronikë për makina, ndërtesa, zona sigurie dhe dhoma hoteli. Kontroli në hotele është një rast përdorimi interesant që mundëson që çelësat e dhomave të merren duke përdorur teknologjinë OTA (Over The Air) në hyrje dhe më pas në mënyrë direkte aksesimi i dhomës pa lindur nevoja për të kaluar pranë recepsionit. 5. Identity Services Një tjetër rast përdorimi interesant është ruajtja e informacionit identifikues në paisjet mobile dhe aksesimi i tij nga personel i autorizuar. Nji shembull për këtë rast është ruajtja e të dhënave të pacientit. Historiku i një pacienti mund të ruhet në një paisje mobile dhe përdoruesi mund të zgjedhe t’i japë të drejta një doktori t’i aksesojë ato të dhëna përmes një lexuesi NFC. Kjo rrit privatësinë e përdoruesit në mënyrë që palë të treta, siç janë kompanitë e sigurimit, të mos kenë akses në informacionet e pacientit. 6. Smart Environment Rasti i smart environment i referohet rastit të përdorimit të teknologjisë NFC në shtëpi, zyrë etj. Shembulli më i shpeshtë është i këtyre mjediseve smart duke pre-konfiguruar të dhënat në telefonin mobile. Në këtë rast kur një përdoruess futet në mjedisin smart kunfigurime të veçanta të përshtatura nga telefoni mobile, duhet të startohen (p.sh niveli i ndriçimit, përzgjedhja e këngëve). Gjithashtu mund të integrohet me një mekanizëm për kontrollin e aksesit, që kështu kur përdoruesi hap derën duke përdorur çelësin e tij elektronik NFC, aktivizohet një smart environment i personalizuar.
  • 27. “Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC” __________________________________________________________________________________________ 27 2.2.5 Peer-to-Peer Mode Peer-to-peer mode lejon dy paisje mobile NFC të shkëmbejnë informacion si psh: kontakte, një mesazh tekst apo çdo lloj të dhënash. Kjo mënyre ka dy opsione standartizimi: NFCIP-1 dhe LLCP. NFCIP-1 ka avantazhin e paradigmës iniciator-target në të cilën paisja që nis komunikimin dhe ajo target janë paracaktuar për të filluar një komunikim ndërmjet tyre. Në komunikimin LLCP paisjet janë identike. Gjatë komunikimit në peer-to-peer mode të dyja paisjet janë në gjendjen aktive. Të dhënat dërgohen përmes një kanali dydrejtimor half-dublex, që do të thotë që kur njëra paisje po transmeton të dhëna, paisja tjeter është në gjendjen ‘listen’ dhe duhet të filloje transmetimin e të dhënave vetëm pasi paisja e parë përfundon transmetimin. Maksimumi i mundshëm i data rate në peer- to-peer mode është 424 kbps. Figura 7. Mënyra Peer-to-Peer Modeli i përdorimit të përgjithshëm Në peer-to-peer mode, përdoruesit komunikojnë me njëri-tjetrin duke përdorur telefonat mobile NFC. Në këtë mënyrë operimi, gjatë proçesit normalisht nuk përfshihet asnjë ofrues shërbimesh, pra përdoruesit nuk komunikojnë me të [5]. Nëqoftëse përdoruesit duan të përdorin ndonjë shërbim nga interneti, një service provider duhet të përfshihet gjatë proçesit. . 1. Shkëmbimi i të dhënave: Dy përdorues shkëmbejnë të dhëna përmes një telefoni mobile. 2. Përdorimi i shërbimeve shtesë: Kur të dhënat shkëmbehen përmes telefonave mobile, këto të dhëna, në mënyrë opsionale mund të përdoren për qëllime të tjera si psh ruajtja e një kartëvizite në një database përmes internetit.
  • 28. Denisa Alimani __________________________________________________________________________________________ 28 Aplikimet kryesore Në këtë seksion do të përmenden aplikacionet të cilët përdorin mënyren e operimit peer-to-peer.  Shkëmbimi i të dhenave private Informacionet kritike mund të ruhen në mënyrë të sigurtë në një telefon mobile dhe më pas të shkëmbehen me persona të autorizuar duke përdorur mënyrën peer-to-peer [5]. Përderisa komunikimi ndodh në një distancë prej disa centimetrash, përdoruesve ju krijohet siguri për të shpërndarë të dhëna edhe pse private dhe të rëndësishme duke përdorur teknologjinë NFC.  Transferimi i parave Dy përdorues mund të shkëmbejnë para ndërmjet “portofoleve” të tyre të cilet ndodhen në paisjet e tyre mobile – NFC [19]. Dhurata, kupona dhe bileta mund të implementohen gjithashtu si objekte që mund të shkëmbehen. Avantazhet Sipas [4] avantazhet e seciles mënyrë operimi janë: Reader/Writer Mode Card Emulation Mode Peer-to-Peer Mode - Rrit lëvizshmërine (mobility) - Ul përdorueshmërinë fizike - Mundësi për t’u përshtatur në shumë skenarë. - E thjeshtë për t’u implementuar - Eliminimi i objektit fizik - Kontrolli i aksesit - Shkëmbim i thjeshtë i të dhënave - Lidhja në dyshe e paisjeve Sipas [4] card emulation mode është mënyra më e spikatur pasi eleminon objektin fizik dhe ofron kontrollin e aksesit duke përdorur paisjen mobile.
  • 29. “Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC” __________________________________________________________________________________________ 29 2.3 Siguria në NFC Një telefon mobile, në terma teknik, është pothuajse identik me një kompjuter personal. Kohët e fundit në përgjithësi përdoruesit e konsiderojnë paisjen e tyre mobile si pjesë të jetës së tyre dhe të përditshmërisë së tyre. Gjithsesi, telefoni është gjithmonë subjekt i sulmeve fizike si vjedhja apo sulmeve me anë të teknologjive wireless [20]. 1. Përgjimi Duke qenë se NFC është një ndërfaqe që bën pjesë në komunikimet wireless, është e kuptueshme që përgjimi është një pikë e rëndësishme për çështjet e sigurisë. Kur dy paisje komunikojnë me anë të NFC ato përdorin valët RF për të komunikuar me njëra-tjetrën. Komunikimi NFC zakonisht ndodh mes dy paisjesh në një distancë relativisht të shkurtër, që do të thotë që këto paisje nuk mund të jenë më larg se 10 cm larg njëra-tjetrës [20]. Kur paisja që dërgon të dhënat është aktive, përgjimi mund të ndodhe në një distancë 10 cm, ndërsa nëse paisja dërguese është pasive, distanca e përgjimit shkon deri në një metër. Është e rëndësishme të theksojmë që në pasive mode është shumë më i vështirë përgjimi, por ndoshta në komunikimin pasiv për shumicën e aplikacioneve, nuk transmetohen të dhëna sensitive. 2. Korruptimi i të dhenave Një sulmues përveç përgjimit të informacioneve, gjithashtu mund t’i modifikojë ato të dhëna kur transmetohen përmes ndërfaqes NFC. Në rastin më të thjeshtë sulmuesi vetëm do të pengojë komunikimin në mënyrë që marrësi të mos kuptojë të dhënat e dërguara nga paisja dërguese. Korruptimi i të dhënave mund të arrihet duke transmetuar frekuencat e duhura të spektrit të të dhënave në kohën e duhur. Koha e duhur mund të përcaktohet n.q.s sulmuesi ka njohuri të mira mbi skemën e modulimit dhe të kodimit që është përdorur për atë transmetim. Ky lloj sulmi nuk është i komplikuar por nuk lejon sulmuesin të manipulojë të dhënat aktuale, dhe mund të themi që futet në sulmet DoS (Denial of Service). Paisjet NFC duhet t’a marrin parasysh këtë lloj sulmi sepse ata mund të kontrollojnë fushën RF gjatë transmetimit të të dhënave. N.q.s një paisje NFC e bën këtë, do të mund të kapë sulmin. Fuqia e nevojitur për korruptimin e të dhënave është relativisht e madhe, që kështu çdo lloj sulmi do të ishte i detektueshëm. 3. Modifikimi i të dhënave Në modifikimin e të dhënave, sulmuesi synon që paisja marrëse të mos marrë të dhënat origjinale por të dhëna të manipuluara gjatë transmetimit. Kjo ndryshon nga korruptimi i të dhënave. Fizibiliteti i këtij sulmi varet më së shumti nga fuqia e aplikuar e amplitudës së modulimit. Mbrojtja e të dhënave nga modifikimi mund të arrihet në disa mënyra. Paisjet NFC mund të kontrollojnë fushën RF gjatë dërgimit të të dhënave. Kjo do të thotë që paisja dërguese kontrollon për sulme të mundshme n.q.s gjen ndonjë të tillë, ndërpret transmetimin e të dhënave.
  • 30. Denisa Alimani __________________________________________________________________________________________ 30 4. Data insertion Kjo do të thotë që sulmuesi fut mesazhe gjatë shkëmbimit të të dhënave ndërmjet dy paisjeve. Kjo është e mundur vetëm në rastin kur paisjes remote i nevojitet një kohë e gjatë për të kthyer përgjigjje. Sulmuesi mund t’i dërgojë të dhënat e futura, më herët se të arrijnë të dhënat e vlefshme tek marrësi. Futja e të dhënave është e suksesshme vetëm nëqoftëse ato transmetohen përpara se paisja origjinale të proçedojë me dërgimin e përgjigjjes. Nëqoftëse mbivendosen të dy rrjedhet e të dhënave, të dhënat korruptohen [21]. 5. Sulmi ‘Man-in-the-Middle’ Në sulmin klasik ‘Man-in-the-Middle’, të dy palët që duan të komunikojnë me njëri-tjetrin të quajtur Alice dhe Bob mashtrohen nga një palë e tretë që ndërhyn në komunikimin e tyre, e quajtur Eve [22]. Figura 8. Sulmi "Man-in-the-Middle” Sipas [23] pretendohet që, në një skenar të botës reale, sulmi Man-in-the-Middle është praktikisht i parealizueshëm në teknologjinë NFC. Në këtë rast rekomandohet përdorimi i komunikimit në metodën aktive-pasive duke qenë se fusha RF është vazhdimisht e gjeneruar nga njëra palë. Pjesa aktive duhet të dëgjojë fushën RF gjatë dërgimit të të dhënave në mënyrë që të kapë anomalitë e shkaktuara nga ndonjë sulmues i mundshëm.
  • 31. “Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC” __________________________________________________________________________________________ 31 2.4 Dokumentacion i teknologjive Teknologjitë e përdorura për zhvillimin e prototipit janë: platforma “Android Studio” me gjuhen e programimit “Java”. Në momentin qe nis te zhvillosh një aplikim android, gjuha e programimit e përdorur ështe në mënyrë default ajo “Java”. Kodi burim Java më pas kthehet në një file .APK i cili run-ohet në android [7]. Hapat për realizimin praktik të kësaj mikroteze janë si vijon: 1. Instalimi i Java JDK Fillimisht është shkrakuar Java SE SDK (JDK) nga faqja zyrtare e Sun/Oracle dhe më pas është instaluar në mjedisin lokal. 2. Instalimi platformës Android SDK Më pas shkarkimi i platformës Android SDK nga faqja https://developer.android.com/sdk/index.html dhe duke ndjekur hapat përkatës është instaluar në mjedisin lokal. Android SDK ofron të gjitha mjetet e nevojshme për krijimin dhe testimin e aplikacioneve android. Në momentin kur krijon një projekt të ri në Android Studio (android create project) , automatikisht krijohen disa element nën direktorinë rrënjë, të cilat përfshijnë:  AndroidManifest.xml, i cili është një skedar XML i cili përshkruan ndërtimin e aplikacionit dhe çfarë komponentësh suportohen nga aplikacioni (p.sh. aktivitete, shërbime etj);  bin/ , është një element i cili mban aplikacionin në momentin kur ai kompilohet;  libs/ , mban libraritë Java JAR që kërkon aplikacioni që po ndërtojmë, nga palët e treta;  res/ , mban burimet ‘resources’ si p.sh. ikona, GUI layouts, dhe paketohet me Java-n e kompiluar në aplikacion.  src/ , mban kodin burim Java për aplikacionin 3. Gjithashtu eshte perdorur website https://www.gliffy.com per ndertimin e skemave dhe diagramave.
  • 32. Denisa Alimani __________________________________________________________________________________________ 32 2.5 Punë të ngjashme Gjatë studimit të literaturës ekzistuese mbi teknologjine NFC kam evidentuar disa raste studimi të cilat me anë të NFC, ofrojnë zgjidhje në shume sektore të jetës sociale të një individi. Këto raste të studiuara në literaturë do të paraqiten si më poshtë bazuar në tre mënyrat kryesore të operimit NFC, reader/writer, card emulation, peer-to-peer. 2.5.1 Në Reader/Writer Mode: NFC Shopping 1. Përshkrimi i rastit të studimit ROSCAXT është një rrjet supermarketesh që operon në shumë qytete. Ato i ofrojnë shërbimet e tyre si në dyqane po ashtu edhe online nëpërmjet website të tyre. Qëllimi kryesor i ROSCAXT është rritja e të ardhurave duke rritur tregun online të shitjeve. Që kështu ata do të ulnin kostot e tyre nga shitjet në dyqane. 2. Integrimi i teknologjise NFC në biznes Duke qenë se NFC është një teknologji e re dhe innovative dhe ofron një eksperience të lehtë dhe të pëlqyeshme për përdoruesit, menaxheret e menduan më të volitshme tregtinë online me anë të NFC në mënyrë që kompania të kishte mundësinë që të sfidonte konkurentët. Ata vendosën që të zhvillojnë një aplikacion për paisjet mobile të quajtur “NFC Shopping”. Pas analizave të fizibilitetit, departamenti i IT vendosi t’i ofrojë përdoruesve shpërndarjen e katalogëve të pajisur me NFC. Në katalog, produketet janë të printuara bashkë me një përshkrim dhe çmimin e tyre. Përveë këtyre, në secilën faqe integrohet edhe një tag NFC. 3. Zhvillimi i sistemit Zhvillimi i sistemit u realizua nëpërmjet hapave të mëposhtëm: - Përshkrimi i rastit të përdorimit, - Diagrama use-case, - Diagrama e aktivitetit, - Të dhënat në tag, - Aplikimi i modelit të përgjithshëm të përdorimit në reader/writer mode. 4. Përshkrimi i rastit të përdorimit Alice ka një ditë të ngarkuar. Ajo duhet të gatuaje për të ftuarit e saj por nuk ka kohë për të dale për të blerë ingredientët e nevojshëm. Asaj i kujtohet që ka kataogun e ri të supermarketit ku ajo zakonisht bën pazarin. Në katalog ka një logo NFC, kështu që Alice vendos të provojë shërbimin e ri. Ajo kishte katalogun dhe telefonin e saj mobile. Në faqen e parë ajo lexon përshkrimin se si mund të bëjë blerje duke përdorur një telefon NFC. Ajo gjen artikullin e parë që i nevojitet dhe rrëshqet telefonin e saj mbi logon e NFC në produktin që do të blejë. Në këtë moment hapet aplikacioni dhe artikulli i përzgjedhur është shtuar në shportë. I vetmi veprim që nevojitet më pas është porositja e artikujve të përzgjedhur. Ajo porositi shportën e saj të artikujve pa dalë nga aplikacioni dhe ky ishte fundi i proçesit të blerjes.
  • 33. “Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC” __________________________________________________________________________________________ 33 5. Diagrama use case Në diagramat usecase, kryesisht tregohet se kush nga aktorët kryejnë funksionet e aplikacionit. Në sistemin në fjalë janë të përfshirë katër aktorë: klienti, paisja mobile e klientit, katalogu NFC dhe sistemi backend. Klienti është një nga aktorët kryesorë i cili komunikon duke përdorur telefonin mobile. Klienti gjithashtu përzgjedh produktin duke rrëshqitur telefonin e saj në tagun përkatës dhe më pas përzgjedh sasinë në aplikacion. Kur shporta është gati, klienti e porosit atë nëpermjet inernetit. Sistemi i informacionit kryen veprimet e nevojshme në serverin backend duke proçesuar të dhënat e shportës dhe dërgimi i përgjigjjes së konfirmimit në telefonin mobile të klientit. Nga ana tjetër tagu NFC dërgon të dhënat e ruajtura në telefonin mobile. Figura 9. Diagrama use-case për NFC Shopping
  • 34. Denisa Alimani __________________________________________________________________________________________ 34 6. Diagrama e aktivitetit Figura 10. Diagrama e aktivitetit për rastin NFC Shopping 7. Të dhënat në tag Për të implementuar shërbimin, të dhënat e kërkuara duhet të transferohen nga tagu NFC në paisjen mobile:  Push registry entry – përdoret për të ekzekutuar aplikacionin mobile automatikisht kur përdoruesi “takon” një tag.  Product identification – është çelesi primar për çdo produkt. Të dhënat do të dërgohen në serverin backend pas porositjes së shportës, së bashku me sasitë përkatëse të arikujve, Sistemi i informacionit do të mund të identifikojë produktet e dëshiruara duke përdorur të dhënat e marra.  Product information – përdoret për t’i paraqitur përdoruesit një përshkrim të shkurtër të produktit.  Product price – përdoret për t’i demostruar përdoruesit çmimin e produktit.
  • 35. “Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC” __________________________________________________________________________________________ 35 8. Modeli i përdorimit të përgjithshëm të NFC Shopping  Service request – Alice prek telefonin e saj mobile në tagun që ndodhet në katalogun smart NFC.  Data transfer – Regjistrimi, identifikimi i produktit, përshkrimi i produktit, dhe çmimi i produktit transferohen në telefonin mobile.  Proçesimi nga paisja mobile – Aplikacioni starton me regjistrimin e të dhënave. Më pas, telefoni mobile kryen proçesimet e nevojshme si shfaqja e informacionit të produktit, kërkimi i inputit nga përdoruesi, shtimi i një produkti të ri në shportë etj.  Blerja online – Alice porosit shportën aktuale dhe paisja mobile komunikon me serverin e supermarketit nëpërmjet një shërbimi mobile internet ose nëpërmjet një shërbimi wi-fi. Serveri konfirmon këtë kërkesë dhe dërgon një mesazh konfirmimi që ka marrë me sukses të dhënat e porosisë. 2.5.2 Në Card Emulation Mode: NFC Ticketing a. Përshkrimi i rastit te studimit ROSXACINE është një kompani kinemaje që operon në shumë qytete. Sipas metodës tradicionale, një klient mund të blejë bileta në një kioskë duke paguar me një kartë krediti. Për të bërë pagesën, klienti e rrëshqet kartën e kreditit në makinerinë e kioskes. Makineria printon një letër-bilete për përdoruesin. Në hyrje të kinemasë, një lexues barkodi lexon barkodin që është printuar në biletë dhe hap hyrjen për klientin. Si një mënyrë tjetër, klienti gjithashtu mund t’a blejë biletën në biletari. Klienti mund të paguajë me para në dorë ose me kartën e kreditit. Me pas bileta printohet nga shitësi dhe i jepet klientit. Qëllimi kryesor i kompanisë ROSCAXINE është rritja e informimit të klienteve të saj duke promovuar produktin e ri tek përdoruesit. Ata duan të rrisin përfitimet e tyre duke përdorur teknologjinë e re dhe premtuese NFC. Pas analizave, ata zbuluan që teknologjia NFC ofron një mënyrë të lehte dhe pozitive në eksperiencën e përdoruesve. Ata nuk nguruan aspak për të futur teknologjinë NFC në projektet e biznesit të tyre. b. Zhvillimi i sistemit Për zhvillimin e projektit “NFC ticketing” janë ndjekur hapat e mëposhtëm: - Përshkrimi i rastit të përdorimit - Diagrama use case - Diagrama e aktivitetit - Aplikimi i modelit të përgjithshëm të përdorimit në rastin e përdorimit në card emulation mode.
  • 36. Denisa Alimani __________________________________________________________________________________________ 36 c. Përshkrimi i rastit të përdorimit Bobi ishte në shtëpi dhe dikush e telefonoi. Ishte Alice, e cila i sugjeroi të shkonin që të shikonin një film. Alice dhe Bob u nisën për të blerë biletat për të parë filmin. Alice u afrua pranë një kioskë për biletat dhe zbuloi që kompania ROSCAXINE ka integruar teknologjinë NFC në kioskat e biletarive. Ajo zgjodhi filmin dhe numrin e vendeve dhe pagoi biletat duke përdorur telefonin e saj NFC duke prekur telefonin e saj në lexuesin NFC të montuar në kioskë. Pasi pagesa u konfirmua, ajo përsëri preku telefonin e saj në një tag tjetër për të kaluar biletat në telefonin e saj mobile. Më pas Alice dhe Bob në hyrje të kinemasë përdorën edhe një herë telefonin mobile për të lejuar hyrjen e tyre në kinema (këtë rradhë në formën e një karte aksesi). d. Diagrama use case Sistemi përfshin përdoruesin, paisjen mobile të përdoruesit, makinerinë e kioskes, “pengesën” për të hyrë në kinema, sistemin remote backend dhe aktorët. Përdoruesi është aktori i cili ka nisur proçesin. Paisja e montuar në kioskë lexon informacione nga karta e kreditit në telefonin mobile, krijon dhe dërgon biletat në paisjen mobile nëpërmjet OTA. Lexuesi i montuar në “pengesën” në hyrje të kinemasë lexon biletën nga telefoni NFC dhe lejon hyrjen për Alice dhe Bob. Proçesi në sistemin backend është i nevojshëm për veprimet e pagesës dhe të biletarisë. Më poshtë kemi diagramën use case: Figura 11. Diagrama use-case per NFC Ticketing
  • 37. “Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC” __________________________________________________________________________________________ 37 e. Diagrama e aktivitetit Figura 12. Diagrama e aktivitetit NFC Ticketing f. Modeli i përdorimit të përgjithshëm të NFC Ticketing Rasti i studimit NFC ticketing përfshin dy aplikacione në card emulation mode. Kështu që modeli i përdorimit të NFC ticketing përfshin dy herë modelin e përgjithshëm të rastit të përdorimit.  Payment request: Alice bën kërkesë për të nisur proçesin e pagesës duke rrëshqitur telefonin e saj mobile në lexuesin e montuar në kioske. Lexuesi NFC lexon të dhënat që i nevojiten nga karta e kreditit.  Autorizimi i kartës së kreditit: Lexuesi dërgon informacione në sistemin e informacionit backend për autorizimin e kartës së kreditit.  Konfirmimi i pagesës: Telefonit mobile i vjen një lajmërim për transaksionin dhe bileten e dërguar në paisje nëpërmjet OTA.
  • 38. Denisa Alimani __________________________________________________________________________________________ 38  Kerkesa e hyrjes: Alice kërkon të hyjë në kinema duke rrëshqitur telefonin mobile në lexuesin e vendosur në “pengesën” në hyrje të kinemasë. Lexuesi NFC lexon biletën dhe e proçeson atë.  Vlefshmëria e biletës: Lexuesi NFC merr informacionet e biletës në sistemin backend për të kontrolluar nëqoftëse është e vlefshme apo jo.  Hyrja në kinema: Kur konfirmohet që bileta është e vlefshme, lejohet hyrja e klientëve në kinema. 2.5.3 Në Peer-to-Peer Mode: NFC Gossiping 1. Përshkrimi i rastit të studimit Thashethemi është një ndërveprim social. Është një nga metodat më të përdorura për të shpërndarë informacionin ndërmjet njerëzve. Thashethemet ndonjëherë i referohen shpërndarjes së keq-informimit ndërmjet njerëzve. Qëllimi i rastit të thashethemeve është krijimi i një shërbimi dixhital për shkëmbimin e thashethemeve. Në këtë mënyrë njerezit do mund të shpërhapin informacionin nga njëri tek tjetri në mënyrën peer-to-peer. Teknologjia NFC në këtë rast ofron një infrastrukturë të rëndësishme, përderisa edhe komunikimi ndodh në një distancë të shkurtër. Ashtu si edhe në një thashethem klasik, dy njerëz duhet të jenë afër njëri-tjetrit në thashethemin NFC. Gjithsesi, informacioni nuk mund të shprehet me nënkuptime ashtu siç ndodh në thashethemet reale, për aq kohë sa ai qëndron në memorien e një telefoni mobile. 2. Zhvillimi i sistemit Për të zhvilluar sistemin e thashethemeve NFC, janë ndjekur hapat e mëposhtëm: - Përshkrimi i rastit të përdorimit, - Diagrama use case, - Diagrama e aktivitetit, - Struktura e të dhënave për informacionet gossip, - Aplikimi i modelit të përdorimit të përgjithshëm për rastin e përdorimin në mënyrën peer-to- peer. 3. Përshkrimi i rastit të përdorimit Alice ishte në kafeterinë e kampusit të universitetit. Ajo kujtohet që ka dëgjuar diçka që ka ndodhur midis Joe dhe Jennifer një ditë më parë. Ajo krijoi një mesazh tekst në aplikacionin e thashethemeve. Më pas ajo pa Bobin dhe donte të ndante me të thashethemin. Ajo selektoi mesazhin që do të shpërndajë dhe “kaloi” telefonin e saj mobile në atë të Bobit. Bobi e mori mesazhin, e lexoi dhe e ruajti atë në telefonin e tij mobile. Për aq kohë sa kjo lloj teknologjie lejon transferimin e të dhenave në distancë të shkurtër, ngjason me idenë e thashethemit klasik.
  • 39. “Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC” __________________________________________________________________________________________ 39 4. Diagrama use case Sistemi përfshin përdoruesin, telefonin mobile të përdoruesit, telefonin mobile remote respektivisht si të aktorëve të sistemit. Përdoruesi është ai i cili lexon thashethemin e rradhës dhe krijon një thashethem të ri. Telefoni mobile i përdoruesit kryen funksionet e nevojshme për komunikimin NFC siç janë shpërndarja e thashethemit në telefonin mobile remote, duke shfaqur në ekran thashethemin e marrë dhe duke e ruajtur atë. Diagrama use case është si më poshtë: Figura 13. Diagrama use-case NFC Gossiping 5. Diagrama e aktivitetit Diagrama e aktivitetit tregon veprimet që ndodhin hap pas hapi nga aktorët e sistemit: Figura 14. Diagrama e aktivitetit për NFC Gossiping
  • 40. Denisa Alimani __________________________________________________________________________________________ 40 6. Struktura e të dhënave ‘gossip’ Për të implementuar shërbimin e kërkuar, të dhënat e thashethemit duhet të ruhen në memorien e paisjes mobile.  Mesazhi thashethem: Ky është mesazhi aktual që do t’ju dërgohet shokëve.  Emri i grupit: mban emrat e përcaktuar të grupit. Nga aplikacioni emri i grupit fillimisht është publik, por përdoruesi mund të përcaktojë edhe grupe të tjerë.  Mesazhi në grup: ruan grupin korrespondues të secilit mesazh. Përderisa një mesazh shpërndahet në një person tjetër në varësi të grupit, të dhënat e grupit janë të domosdoshme. 7. Modeli i përdorimit të përgjithshëm të NFC Gossiping Rasti i përdorimit të përshkruar qëndron me modelin e përdorimit të përgjithshëm në peer-to- peer mode, në të cilin, për rastin konkret nuk është i nevojshëm shërbimi shtesë i internetit pasi mesazhi mund të shkëmbehet lokalisht.  Transferimi i mesazhit thashethem: Alice transferon tek Bobi mesazhin që ajo do të shpërndajë.
  • 41. “Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC” __________________________________________________________________________________________ 41 3 Konteksti i biznesit dhe modelimi i zgjidhjes Aplikacioni i përzgjedhur për këtë rast biznesi do të quhet “Shërbime Dixhitale”. Ky aplikacion është zhvilluar me qëllimin për të përdorur teknologjinë NFC për arritjen e qëllimeve të biznesit. Duke qenë se ky aplikacion përdor teknologjinë NFC për funksionalitetin e tij, ai është dizenjuar dhe zhvilluar duke përdorur mënyrën peer-to-peer ndër tre mënyrat e komunikimit NFC që ekzistojnë [4]. Pra që dy paisje NFC të shkëmbejnë informacione me njëra-tjetrën. Për këtë arsye aplikacioni është dizenjuar të jetë i ndarë në dy pjesë, pra në dy aplikacione: njëri është aplikacioni që përdor klienti dhe tjetri është aplikacioni i instaluar në paisjen NFC të institucionit. Duke qenë se mënyra e komunikimit peer-to-peer në teknologjinë NFC ka një ngjashmëri të madhe në funksionalitet me komunikimin klient-server, aplikacionet përkatëse janë emërtuar “Klient.apk” i cili është aplikacioni që perdor qytetari dhe “Server.apk” është aplikacioni që përdor paisja NFC e institucionit. Për modelimin e zgjidhjes janë ndjekur hapat e mëposhtëm, standarte për zhvillimin e një software: Skenar i pastrukturuar Një student i cili ka konkuruar për programin e studimit “Teknologji Informacioni” pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, ka marrë përgjigjje pozitive dhe faza e rradhës është regjistrimi pranë fakultetit në degën përkatëse. Procesi i regjistrimit përshin si regjistrimin pranë sekretarisë së fakultetit gjithashtu edhe të kryejë pagesën për tarifën e regjistrimit në arkën e një prej bankave të nivelit të dytë. Duke qenë se regjistrimi për sistemin universitar është në numër të kufizuar ditësh, edhe fluksi i studenteve pranë sekretarisë së fakultetit është shumë i lartë. Prandaj studenti, në paisjen NFC të instaluar në një vend të caktuar fizik në fakultet regjistrohet dhe pastaj hyn në sistem, duke prekur smartphone-n e tij në paisjen NFC. Studenti zgjedh shërbimin “regjistrim” nën institucionin “Fakulteti i Shkencave të Natyrës”. Ndërkohë që pret për shërbimin e regjistrimit nga sekretaria e fakultetit, studenti nëpërjet menusë “Prenoto Rradhën”, ai zgjedh institucionin BKT dhe shërbimin ‘Shërbim në arkë’, zgjadh datën dhe orën dhe prek paisjen e tij mobile në paisjen NFC të fakultetit. Më pas studenti paraqitet pranë arkës së bankës në orarin që ai vetë ka zgjedhur duke shmangur kështu rradhët e gjata në sportele. Vlerësimi me përdorues Analiza e kërkesave Zhvillimi Dizenjimi
  • 42. Denisa Alimani __________________________________________________________________________________________ 42 3.1 Dizenjimi i Aplikacionit “Shërbime Dixhitale Klient” Figura 15. Kontrolli nqs NFC është e aktivizuar në paisjen mobile Në momentin që përdoruesi hap aplikacionin “Shërbime Dixhitale Klient” bëhet kontrolli nëqoftëse shërbimi NFC në paisjen mobile është i aktivizuar apo jo. Nëqoftëse NFC nuk është e aktivizar, shfaqet mesazhi si në figurën 15. Në këtë mesazh informues, qytetarit i jepen dy mundësi: Anullo – çon në mbylljen e aplikacionit. Konfiguro NFC – është një link i cili të ridrjeton në “settings” të paisjes mobile për të aktivizar shërbimin NFC (referohu në figurën 16 ) Figura 16. Aktivizimi i shërbimit NFC
  • 43. “Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC” __________________________________________________________________________________________ 43 Figura 17. Pamja e parë: Hyrja në aplikacionin Shërbime Dixhitale Klient Kjo pamje shfaqet sapo përdoruesi hap aplikacionin “Shërbime Dixhitale Klient”. Përdoruesi duhet më parë të regjistrohet në sistemin e institucionit, për arsye sigurie dhe dokumentimi, duke klikuar në butonin Regjistrohu dhe duke plotësuar fushat si më poshtë (figura 18). Pasi përdoruesi është regjistruar me sukses, ai mund të logohet duke futur ‘Përdorues’ dhe ‘Fjalëkalim’ dhe më pas përdoruesi duhet te prekë paisjen e tij mobile në paisjen NFC të institucionit për të hyrë në sistem. Figura 18. Pamja ku përdoruesi duhet të plotësojë fushat e regjistrimit Një përdorues duhet të regjistrohet vetëm një herë në sistem sipas formës së mësipërme duke plotësuar fushat: Emër, Mbiemër, Përdorues, Fjalëkalim, Email, Nr. Telefoni, Adresa, dhe duhet të një ndër opsionet, nqs është Person Fizik apo Biznes. Pasi përdoruesi ka plotësuar të gjitha fushat, ai kryen regjistrimin e të dhënave të tij në paisjen NFC të institucionit duke prekur paisjen e tij mobile në të. Më pas qytetarit i shfaqet një PopUp konfirmimi: “Ju u regjistruat me sukses” si në figurën 19.
  • 44. Denisa Alimani __________________________________________________________________________________________ 44 Figura 19. Mesazhi i regjistrimit me sukses Figura 20. Pamja kur përdoruesi ka hyrë në sistem Pasi qytetari ka hyrë në sistem i shfaqet pamja ‘Menu’ si në figurën 20, në të cilën ai ka dy menu kryesore:  Rradha Aktuale – përdoruesi ka mundësi të zgjedhë një nga institucionet të shfaqura nëpërmjet një dropdownlist dhe gjithashtu mund të zgjedhë një ose më shumë shërbime që ai dëshiron të marrë nga institucioni i përzgjedhur. (referohu në figurën 21 dhe 23) Për të bërë prenotimin me të dhënat e përzgjedhura, qytetari duhet të prekë paisjen e tij mobile në paisjen NFC të institucionit. Nëqoftëse procedura është kryer pa gabime, atëherë qytetarit i kthehet në ekranin e tij një PopUp me një mesazh konfirmimi. (referohu në figurën 25)  Prenoto Rradhën – përdoruesi përveç përzgjedhjes së institucionit dhe të shërbimit apo sherbimeve, këtu ka mundësinë të zgjedhë dhe një datë dhe orë në të cilën planifikon të marrë shërbimin në të ardhmen, duke u rikthyer në institucion. (referohu në figurën 27) Për të bërë prenotimin me të dhënat e përzgjedhura, qytetari duhet të prekë paisjen e tij mobile në paisjen NFC të institucionit. Nëqoftëse procedura është kryer pa gabime, atëherë qytetarit i kthehet në ekranin e tij një PopUp me një mesazh konfirmimi (referohu në figurën 31). Gjithashtu krahas
  • 45. “Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC” __________________________________________________________________________________________ 45 mesazhit të konfirmimit të shfqur në aplikacion, qytetarit i dërgohet dhe një email konfirmimi nga sistemi në mënyrë automatike (referohu në figurën 32). Në këtë pamje përdoruesi ka gjithashtu mundësi të kryejë disa ndërveprime të tjera:  Duke klikuar në ikonën e profilit, ai mund të shkojë në një pamje tjetër në të cilën shfaqen të dhënat e qytetarit (Emër Mbiemën, Email) dhe dy butona: Modifiko dhe Dil. (referohu në figurën ).  Në butonin djathtas-lart shfaqet një menu e cila ka tre butona: Info (referohu në figurën 33), Kontakt (referohu në figurën 34), Mbyll, (referohu në figurën 21) të cilët të dërgojnë në pamje të tjera të aplikimit. Figura 21. Opsionet për të dalë nga aplikacioni Në butonin majtas-lart, qytetari ka mundësinë të dalë nga aplikacioni. Kjo “shigjetë” ka të njëjtin funksion si butoni Mbyll në figurën 20. Nëqoftëse klikojmë njërin nga këto butona, shfaqet dritarja e dialogut si më poshtë:
  • 46. Denisa Alimani __________________________________________________________________________________________ 46 Figura 22. Rradha - Zgjidh institucionin Figura 23. Rradha - Zgjidh shërbimin/et Në figurën 22 kemi qytetari ka mundësinë të zgjedhë një institucion nga lista e shfaqur me anë të një dropdownlist, nga i cili dëshirojmë të marrim një apo disa shërbime. Lista e institucioneve nga e cila mund të zgjedhim është një listë për qëllime ilustrimi dhe është ndërtuar në mënyrë rastësore. Ajo përbëhet nga institucionet e mëposhtme: - Fakulteti i Shkencave të Natyrës - QKR (Qendra Kombëtare e Regjistrimit) - Drejtoria e Tatimeve - Drejtoria e Doganave - Drejtoria e Gjendjes Civile - Drejtoria e Patentave - SGS Albania - BKT (Banka Kombëtare Tregtare) Në figurën 23 qytetari ka mundësinë të zgjedhë një ose disa shërbime, ose të kërkojë një shrbim të ri, në fushën “Tjetër“, që nuk është në listën paraprake të aplikimit. Lista paraprake e shërbimeve për secilin institucion është statike, është në formën e checkbox list në mënyrë që qytetari te mund të kërkoje më shumë se një shërbim, dhe ka elementët e mëpshtem: - Dokumentacion - Shërbim në arkë - Regjistrim - Pagesë - Arkëtim - Shërbim ndaj klientit - Këshillim - Tjetër
  • 47. “Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC” __________________________________________________________________________________________ 47 Nëqoftëse përdoruesi nuk ka zgjedhur asnjë shërbim dhe tenton të prekë paisjen e tij mobile në paisjen NFC të institucionit për të prenotuar një rradhë aktuale, atij do t’i shfaqet mesazhi i mëposhtëm: Figura 24 Dritare dialogu për zgjedhjen e shërbimeve Nëqoftëse përdoruesi ka zgjedhur një institucion dhe të paktën një shërbim dhe tenton të prekë paisjen e tij mobile në paisjen NFC të institucionit për të prenotuar një rradhë aktuale, atij do t’i shfaqet një mesazhi konfirmimi me të dhënat e mëposhtme: - Sporteli – kthehet një numër random nga njëshi tek katra (1 - 4). - Koha e pritjes - kthehet një numër minutash random nga njëshi tek dyzeta (1 – 40 minuta). Figura 25. Mesazh konfirmimi për rradhën aktuale Për opsionin Prenoto Rradhën kemi të njëjtën situatë si në figurën 22 dhe figurën 23 përsa i përket zgjedhjes së institucionit dhe shërbimit, por është edhe opsioni që qytetari t’a zgjedhë vetë datën dhe orën. Është bërë një ndarje e tillë pasi në një rast përdorimi mund të ndodhë që ndërkohë që qytetari ka prenotuar rradhën aktuale tek një institucion dhe po merr shërbimin e kërkuar, paralelisht mund t’i kërkohet, në mënyrë të supozuar, të kryejë një veprim në arkën e po të njëjtit institucion. Në këtë moment qytetari që tashmë është regjistruar më parë, hyn dhe një herë në sistem dhe Prenoton Rradhën në të njëjtin institucion por në nje shërbim tjeter (në këtë rast “Shërbim në arkë”).
  • 48. Denisa Alimani __________________________________________________________________________________________ 48 Në këtë mënyrë qytetari shmang vonesat e mundshme në marrjen e shërbimit tjetër. Në rastin kur qytetarit i kërkohen disa veprime zinxhirë në procedurat e një institucioni, kjo është një zgjidhje shumë e mirë për të shmangur vonesat dhe marrjen e shërbimeve në një kohë optimale. Prenoto Rradhën: Gjatë Prenotimit të Rradhës janë implementuar disa kontrolle mbi datën dhe orën. Qytetari duhet të prenotojë rradhën vetëm gjatë ditëve kalendarike që përkojnë me ditë pune dhe vetëm në orarin 8:00 me 18:00 (është marrë e mirëqenë që të gjitha institucionet në listë kanë këtë orar zyrtar pune). Figura 26. Kontrollet para prenotimit të rradhës
  • 49. “Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC” __________________________________________________________________________________________ 49 Figura 27. Kontolli mbi datën Figura 28. Mesazhi i kontollit mbi datën Figura 29. Kontrolli mbi orën Figura 30. Mesazhi i kontrollit mbi orën
  • 50. Denisa Alimani __________________________________________________________________________________________ 50 Pasi përdoruesi ka përzgjedhur, institucionin, shërbimin/et, datën dhe orën e duhur, ai afron paisjen e tij mobile në paisjen NFC të institucionit për të kryer prenotimin e rradhës. Nëqoftëse prenotimi ka qenë i suksesshëm atëherë qytetarit i kthehet një mesazh konfirmimi si në figurën 31. Gjithashtu, përdoruesit i dërgohet një email në mënyrë automatike, në adresën me të cilën është regjistruar në aplikacionin “Shërbime Dixhitale Server” të instaluar paraprakisht në paisjen NFC të institucionit. Ky email përmban datën, orën, shërbimet , sportelin. (referohu në figurën 32) . Figura 31. PopUp konfirmimi për prenëtimin e rradhës Figura 32. Email automatik për prenotimin e rradhës
  • 51. “Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC” __________________________________________________________________________________________ 51 Në vazhdim të shpjegimit në figurën 21, më poshtë kemi pamjet kur klikojmë respektivisht në butonat Info dhe Kontakt. Figura 33. Informacione mbi aplikimin Figura 34. Kontakt
  • 52. Denisa Alimani __________________________________________________________________________________________ 52 3.2 Dizenjimi i Aplikacionit “Shërbime Dixhitale Server” Aplikacioni Shërbime Dixhitale Server është i instaluar në paisjen NFC të institucionit. Ky aplikacion lexon të dhënat nga aplikacioni Shërbime Dixhitale Klient nëpërmjet ndërfaqes NFC (OTA - Over the Air). Çdo herë që përdoruesi prek dmartphonen e tij në pasijen NFC të institucionit, aplikacioni Shërbime Dixhitale Server tenton të lexojë të dhëna nga Sërbime Dixhitale Klient. Aplikacioni Shërbime Dixhitale Server ka një databazë SQLite e cila përmban një tabelë Përdorues. Tabela përdorues përmban të dhënat personale të qytetarit, të plotësuara në formën Regjistrim nga Sërbime Dixhitale Klient. Aplikacioni Shërbime Dixhitale Server ka të shfaqur në ekran në mënyrë dinamike numrin e përdoruesve të loguar në paisjen e institucionit gjatë një dite. Në fund të ditës, numri i përdoruesve të loguar në server reset-ohet. Gjithashtu në fund të ekranit në paisjen NFC të institucionit kemi datën aktuale e cila gjithashtu merret në mënyrë dinamike nga sysdate e paisjes NFC të institucionit. Figura 35. Shërbime Dixhitale Server
  • 53. “Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjinë NFC” __________________________________________________________________________________________ 53 3.3 Rastet e përdorimit Figura 36. Diagrama usecase "Shërbime Dixhitale"