SlideShare a Scribd company logo
3
DEVOTSHMERIA
IBN UTHEJMIN
Gjithë falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve. Paqja
dhe bekimet qofshin mbi Muhamedin, alejhi selam,
familjen, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin atë
deri në Ditën e Fundit.
Tekua(devotshmëria, përkushtimi si dhe largimi nga gjunahet dhe
veprat e ulëta) është mburojë për ne dhe familjet tona, sepse kush i
frikësohet Allahut e meriton mbrojtjen e Tij. Ajo është nga furizimet
dhe parapërgatitjet më të mira për një besimtar, i bën dobi atij në
këtë botë kalimtare duke ia lehtësuar atij çështjet e problemet si
dhe e ruan atë nga shejtani. Tekuaja është shkak që njeriu të gëzojë
pozitë të lartë në këtë jetë dhe në të njëjtën kohë, i sjellë lajme të mira,
përgëzime dhe lehtësime në momentet e vdekjes.
Tekuaja është një thesar, për të cilën çdokush nga ne duhet të përpiqet
dhe të garojë, pasi virtytet, begatitë, frytet dhe përfundimet e mira të
lidhura me të janë të shumta.
I dashur lexues, a nuk duhet të garojmë ne për diçka që do të na
bëjë të trashëgojmë Xhenetin, të plotësojmë dëshirat e zemrës sonë,
t'i kënaqim e t'i çlodhim sytë tanë, mes kopshtesh dhe lumenjsh
e shumë e shumë më tepër? Kush do të mund t'i mohonte ose t'i
shkatërronte mirësi të tilla? A nuk e doni Allahun si Mik tuajin apo
4
I dashur lexues, ky libër "Min Themerati Tekua" (Disa nga frytet e
devotshmërisë), ilustron fare qartë shkëlqimin e mutekunëve, (ata të
cilët janë të përkushtuar dhe besimtarë të drejtë të cilët i frikësohen
Allahut dhe u shmangen veprave të ulëta) dhe tregon se kur tekuaja
vepron në shpirt, atëherë ndryshimet fillojnë të shfaqen në karakterin
e besimtarit, në paraqitjen e tij, e madje edhe në të folurën e tij. Ky
libër tregon se si tekuaja ia lehtëson besimtarit përfitimin e diturisë
cihe si ndikon ajo në përfitimin e begative të shumta. Ky është veçse
një përshkrim i shkurtër i asaj që është në brendësi të këtij libërthi.
Ky libërth është përpiluar thjeshtë dhe në mënyrë të prerë, me
referime të bollshme nga Kur'ani dhe me hadithe autentike nga
shejhu ynë fisnik, Muhamed bin Saleh El Uthejmin, i cili ka qenë një
nga dijetarët më në zë të kohës sonë. Allahu ia shpërbleftë atij me të
mira për gjithçka që ka bërë për muslimanët dhe e shpërbleftë dhe
për dauan (ftesën) me të cilën merrej vazhdimisht. Lusim Allahun
të na bëjë nga mutekunët, e pa dyshim se suksesi është vetëm prej
Allahut.
5
Nga frytet e tekuasë
jithë lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe
bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, alejhi selam,
familjen, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin atë
deri në Ditën e Gjykimit!
O vëllezër besimtarë!
Këshilla që u ka dhënë Allahu i Madhëruar robërve të Tij, që nga
koha e Ademit, alejhi selam, e deri më tani, ka qenë tekuaja ndaj Tij.
I Madhëruari, më i Larti e më Fisniku është Ai.
I Gjithëfuqishmi dhe i Madhërishmi thotë; "... Ne u patëm sugjeruar atyre që iu qe
dhënë libri para jush, e edhe juve që të keni tekua (frikë dhe përkushtim) ndaj Allahut. E
nëse mohoni, (dijeni) se e Allahut është ç'ka në qiej dhe në Tokë. Allahu është i Panevojë
dhe i Falënderuar."
Kjo është gjithashtu dhe këshilla e të dërguarit të Allahut, alejhi selam,
drejtuar popullit të tij. Ebu Umameh Sudi Ibn Ujlen el Beheli, radij
Allahu anhu, transmeton se: Unë e dëgjova të dërguarin e Allahut,
alejhi selam, në një ligjëratë të mbajtur në Haxhin e Lamtumirës,
duke thënë: "Kijeni frikë Zotin tuaj, falni pesë namazet tuaja,
agjëroni muajin e Ramazanit, paguani (jepni) zekatin, dhe bindjuni
udhëheqësit tuaj, duke vepruar kështu, ju do të hyni në Xhenetin e
Zotit tuaj." Transmetuar nga Tirmidhiu
Sa herë që i dërguari i Allahut, alejhi selam, dërgonte ndonjë grup
në ekspeditë ushtarake, udhëheqësin e këshillonte ta kishte frikë
G
6
Allahun e Madhëruar e të mos u bënte padrejtësi njerëzve. Të njëjtën
këshillë ua jepte dhe pjesës tjetër të grupit shoqërues. Të parët tanë
të përkushtuar nuk kanë heshtur së dhëni këshilla reciproke për të
pasur tekua ndaj Allahut të Madhëruar. Këtë e bënin nëpër ligjëratat
e tyre, në letrat e korrespondencës dhe në testamentet që linin para
vdekjes. Pas vdekjes së të dërguarit të Allahut, alejhi selam, Umer
Ibn Hatabi, radij Allahu anhu, i shkruante djalit të tij Abdullahut: "...
e në vijim : Të këshilloj ty të kesh tekua ndaj Allahut, të Gjithëfuqishmit, të
Madhërishmit, sepse kush e ka frikë Atë, Allahu do ta ruajë dhe kush i jep
hua Atij, Allahu do ta shpërblejë, e kush e falënderon Atë, Allahu do t'ia
shtojë begatitë atij."
Aliu, radij Allahu anhu, e këshilloi një burrë duke i thënë; " Të
këshilloj të kesh tekua ndaj Allahut, të Gjithëfuqishmit, të Madhëruarit.
S'ka shpëtim nga takimi me Të dhe askush nuk do të të ndihmojë ty në botën
tjetër veç Atij, sepse me të vërtetë Allahu e zotëron (e ka në dorë) jetën e
kësaj bote dhe atë të botës tjetër."
Një nga të devotshmit i shkruante vëllait të tij besimtar: "Të këshilloj
me tekua ndaj Allahut, i Cili i di sekretet e tua dhe i sheh veprimet e tua, të
dukshme apo të fshehta, prandaj kujtoje Allahun në çdo kohë të natës dhe
të ditës dhe frikësoju Atij duke pasur parasysh afërsinë e Tij ndaj teje dhe
fuqinë që Ai ka mbi ty. Dije se Ai gjithnjë të sheh, mos e lër ligjin e Tij për
ndonjë ligj tjetër, as sundimin e Tij për ndonjë sundim tjetër dhe madhëroje
Atë duke iu frikësuar Atij pafundësisht."
Kuptimi i tekuasë është që njeriu të vendosë mes tij dhe asaj që i
frikësohet, një roje (pengesë) që do ta mbrojë atë. Vëllai im i nderuar, këtu ke
disa thënie të të parëve tanë të devotshëm, në përpjekje për të shpjeguar
kuptimin e tekuasë ndaj Allahut. Tabiini Talh Ibn Habib thoshte: "Në qoftë se
mes jush shfaqet një sprovë e rëndë, zhdukeni atë me tekua." E kur u pyet se ç'është
tekuaja, ai u përgjigj: "Tekuaja është bindja ndaj Allahut dhe shpresimi në mëshirën e
Tij, nën dritën e udhëzimit të ardhur prej Tij, si dhe largimi nga kundërshtimi i Allahut,
duke mos iu frikësuar Atij, duke pasur si pikë referimi, dritën e
7
udhëzimit të fesë së Tij."
Ibn Abasi, radij Allahu anhu, thoshte: "Ata që i frikësohen Allahut, janë ata të cilët
janë të kujdesshëm, të matur e vigjilent ndaj dënirnit të Allahut të Madhëruar."
Ibn Mes'udi duke folur rreth ajetit të Kur'anit: "O ju që keni besuar
kini frikë (tekua) Allahun, siç duhet të keni ndaj Tij (me një frikë të
vërtetë), e mos vdisni ndryshe vetëm se duke qenë muslimanë."
Sure Ali Imran:102 thoshte: "Kuptohet se Allahut duhet t’i bindesh në çdo
moment e nuk duhet ta kundërshtosh, të mos harrohet por të falënderohet si
dhe të mos jemi mosmirënjohës ndaj Tij."
Kështu që, përpiqu o vëllai im i nderuar t'i frikësohesh Allahut, të
Gjithëfuqishmit e të Madhëruarit, sepse Ai, të Cilit i takon Lavdërimi
e Krenaria, e meriton t'i bindesh vazhdimisht e ta madhërosh në
zemrën tënde.
8
Fryte të tekuasë në dynja
Me të vërtetë, tekuaja ndaj Allahut ia lehtëson çeshtjet
(problemet) njeriut.
Allahu i Lartësuar thotë: "... e kush i frikësohet Allahut, Ai ia lehtëson atij çeshtjet."
Sure Et Talakë : 4
"E sa i përket atij që jep dhe ruhet (i frikësohet Allahut) dhe vërteton bindshëm për më të
mirën, Ne do ta përgatisim atë për më të lehtën." Sure Lejl: 5-7
• Tekuaja ndaj Allahut e ruan njerëzimin nga dëmi dhe rreziku i
shejtanit.
Allahu i Madhëruar thotë; "Me të vërtetë ata që e kanë frikë Allahun, kur i prek
ndonjë iluzion nga shejtani, përkujtojnë (Allahun), e atëherë shohin (të vertetën)."Sure El
A'rafë : 201
• Tekuaja është shkak për t'u hapur dyert e begative nga qielli e
nga Toka për të devotshmit.
Allahu i Madhëruar thotë: "E sikur banorët e këtyre vendbanimeve
të kishin besuar dhe të kishin tekua (të ishin të ruajtur) Ne do t'u
jepnim begati nga qielli dhe nga Toka"Sure El A'rafë : 96
Ja dhe disa dobi të qarta në këtë botë, të cilat janë rezultat i të pasurit
takua ndaj Allahut.
9
• Tekuaja e bën njeriun të jetë i suksesshëm në dallimin e të vërtetës
nga e kota dhe të ketë njohuri për secilën prej tyre.
Allahu i Madhëruar thotë: "O ju që keni besuar, nëse e keni frikë
Allahun, Ai do t'ju japë ju Furkan (një kriter për të dalluar të vërtetën
nga e kota)."5
Sure El Enfalë: 29
• Nëse një besimtar është në vështirësi, të paturit e tekuasë ia
mundëson atij daljen nga vështirësia dhe begatimin me mirësi e
lehtësime nga Allahu i Madhëruar, në atë mënyrë që ai nuk e ka
ëndërruar.
"...e kush i frikësohet Allahut, atij Allahu i jep rrugëdalje dhe e
furnizon nga nuk e ka ëndërruar..." Sure Et Talakë: 2-3
• Tekuaja është mjet për ruatjen e fesë së Allahut, sepse s'ka dyshim
se ata të cilët i frikësohen Atij, janë mbajtësit e fesë së Allahut.
Allahu i Madhëruar thotë: "Me të vërtetë kujdestarët e saj (Qabes)
janë vetëm Mutekunët6
..."Sure El Enfalë: 34
“Zullumqarët janë miq të njëri-tjetrit, ndërsa Allahu është Mbrojtësi
i Mutekunëve (i atyre që i përkushtohen dhe frikësohen Allahut)."Sure El Xhathije: 19
• Tekuaja ndikon që një besimtar të mos frikësohet nga kurthet e
mosbesimtarëve.
Allahu i Madhëruar thotë: "...po nëse ju jeni të durueshem dhe keni
tekua, nuk do të mund t’ju dëmtojë dinakëria e tyre aspak..." Sure Al Imran:20
• Tekuaja është arsyeja për të cilën Allahu i Madhëruar dërgon
ndihmë nga qiejt në kohë fatkeqësie, si dhe kur muslimanët kanë
nevojë për ndihmë.
Allahu i Madhëruar thotë: "Allahu ju ndihmoi dhe në luftën
e Bedrit kur ju ishit pak në numër, e për të qenë mirënjohës ndaj
Allahut, kini tekua ndaj Tij. (Kujto) Kur ti u thoshe besimtarëve: A
nuk ju mjafton ju që Zoti juaj, t'jua vazhdojë ndihmën, duke ju
10
zbritur tre mijë melaike? Sigurisht, nëse duroni dhe keni tekua, e ata
(armiqtë) t'ju vijnë në këtë moment, Zot i juaj ua vazhdon ndihmën me
pesë mijë melaike, me shenja të qarta që t'i dalloni. E atë ndihmë,
Allahu nuk jua bëri për tjetër, por vetëm për t'ju gëzuar dhe me të
t'ua qetësojë zemrat tuaja. E ndihma vjen vetëm se prej Allahut,
Ngadhënjyesit, të Urtit."Sure Ali lmran : 123-126
Zbritja e ndihmës është një lajm i gëzuar për besimtarët, një
siguri për zemrat e tyre dhe një arritje e ndihmës nga më i Fuqishmi
e më i Urti.
• Tekuaja shmang armiqësinë dhe ankesat ndërmjet njerëzve.
Allahu i Madhëruar thotë: "Ndihmojeni njëri-tjetrin në El Birru
dhe në Tekua, e jo në mëkate dhe në armiqësi.” Sure El Maide : 2
Allahu ka njoftuar në tregimin për Merjemen duke thënë: "... e
Ne i dërguam asaj Xhibrilin, e ai iu paraqit asaj tërësisht si njeri. E
ajo tha: Unë i mbështetem Rrahmanit nëse ke tekua ndaj Tij.”Sure
Merjem: 16-17 (sepse ai që ka tekua, nuk i bën padrejtësi tjetrit sh.p.)
• Me të vërtetë, tekuaja e bën njeriun t'i nderojë simbolet e Allahut
(dispozitat, vendet e shenjta, xhamitë etj).
Allahu i Madhëruar thotë: "E kush i nderon simbolet e Allahut,
ajo është shenjë e tekuasë (devotshmërisë) së zemrave."Sure El Haxh: 32
"Të shikojmë vëllezër të nderuar, a jemi duke e zbatuar këtë
porosi? A respektohen xhamitë nga ne ashtu siç e meritojnë, apo
zemrat tona janë të ngurta, u mungon tekuaja e kjo bën që të mos ua
japim hakun xhamive me veprimet dhe fjalët tona?" (Sh.p).
• Tekuaja është mjet, me anën e të cilit një besimtar bën punë të
mirë, si dhe është shkak që këto punë t'i pranohen nga Allahu.
Po ashtu është shkak për falje gjunahesh.
Allahu i Madhëruar thotë: "O ju të cilët keni besuar, kini tekua
(frikë) ndaj Allahut dhe thoni fjalë të drejta. Ai (Allahu) ju mundëson
11
të bëni vepra të mira, ju shlyen mëkatet tuaja, e kush e respekton
Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh." Sure
El Ahzab: 70 - 71
• Me të vërtetë tekuaja e bën besimtarin ta ulë zërin përpara të
Dërguarit të Allahut, alejhi selam, e mos t'i japë përparësi fjalës
së vet ndaj fjalës së tij, qoftë gjatë jetës apo dhe pas vdekjes së
Muhamedit, alejhi selam.
Allahu i Madhëruar thotë: "Ata që ulin zërat e tyre përpara të
dërguarit të Allahut, këta janë ata të cilët në zemrat e tyre Allahu
ka vendosur tekuanë (devotshmërinë), ata kanë falje mëkatesh dhe
shpërblim të madh." Sure El Huxhuratë: 3
Dijetarët kanë thënë: Nuk është e pëlqyer ta ngrejë njeriu zërin
pranë varrit të të Dërguarit, alejhi selam, siç ishte e papëlqyer ta
ngrije zërin edhe kur ai ishte gjallë. Kështu pra, siç respektohej gjersa
ishte gjallë ashtu duhet të respektohet edhe kur është në varr (paqja
dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të).
• Me të vërtetë tekuaja e bën besimtarin ta fitojë dashurinë e
Allahut, e kjo dashuri që Allahu ua dhuron besimtarëve, është si
në këtë botë, ashtu dhe në Botën Tjetër.
I dërguari i Allahut, alejhi selam, tregon se Allahu i Madhëruar
ka thënë: "Kushdo që tregon armiqësi ndaj ndonjë të dashuri Tim,
Unë do ta luftoj. Robi Im nuk mund të më afrohet me asgjë (më
shumë se sa) me atë që ia kam bërë detyrë. Robi Im më afrohet
Mua vazhdimisht me vepra jo të detyrueshme (vullnetare) që ta
dua. E kur ta dua, dashuria e tij ndaj Meje mbizotëron dhe të
dëgjuarit e tij është vetëm për Mua, të pamurit e tij është vetëm
për Mua, dora e tij punon vetëm për Mua, këmba e tij ecën vetëm
për Mua (vepron vetëm ato gjëra që Unë ia kam lejuar). Një njeriu
të tillë, nëse më kërkon diçka ia jap dhe nëse kërkon mbrojtje nga
Unë, me të vërtetë Unë do ta mbroj." Sahihul Buhari
12
Allahu i Madhëruar thotë: "Padyshim se kush e përmbush
amanetin e vet dhe ka shumë tekua (frikë) ndaj Allahut, me të vërtetë
Allahu i do mutekunët." Sure Ali Imran : 76
• Tekuaja e bën besimtarin që t'i lehtësohet marrja e dijes, se vetë
tekuaja është çelësi i dijes.
Allahu i Madhëruar thotë: "... e kini tekua ndaj Allahut, Allahu
ju dhuron dituri, e Ai është i Gjithëdijshëm për çdo send." Sure E1 Bekare: 282
• Tekuaja e bën besimtarin ta ndiejë veten të fuqishëm. Një person
i cili ka tekua, është i ruajtur nga devijimi prej Rrugës së Drejtë,
pasi Allahu ia ka dhuruar atij udhëzimin.
Allahu i Madhëruar thotë; "... kjo është rruga (feja) ime, e drejtë,
pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t'ju ndajnë nga
rruga e Tij. Këto janë porosi prej Tij për ju, në mënyrë që të keni
tekua (të ruheni)."8
Sure El En'amë : 153
• Me të vërtetë tekuaja e bën besimtarin të fitojë Mëshirën e Allahut
të Madhëruar, si në dunja, ashtu dhe në Ahiret.
Allahu i Madhëruar thotë: " Dhe Mëshira ime përfshin çdo gjë.
Këtë mëshirë do t'ua jap atyre që janë të përkushtuar..."Sure El A'rafë: 156
• Tekuaja, e bën besimtarin të fitojë shoqërimin e Allahut të
Madhëruar, e ky shoqërim është dy llojesh:
Shoqërimi i parë, i cili është i përgjithshëm për të gjithë robërit
e Tij, ku Allahu i shoqëron ata me Dëgjimin, Shikimin dhe me Dijen
e Tij. Me të vërtetë, Allahu është më i Larti, Dëgjuesi, Shikuesi dhe i
Gjithënjohuri për çdo gjë, Njohësi i gjendjes së të gjithë robërve të Tij.
Allahu i Madhëruar thotë: "Dhe Ai është me ju kudo që ju mund të jeni."
Sure El Hadidë: 4
"A nuk e di ti se Allahu di çka në qiej dhe në tokë?! Nuk bëhet
bisedë e fshehtë mes tre vetave e të mos të jetë Ai i katërti, as mes pesë
13
vetave e të mos jetë Ai i gjashti, e as më pak e as më shumë vetave e
që Ai të mos jetë me ta kudo që të jenë." Sure El Muxhadele : 7
Shoqërimi i dytë, i cili është një lloj i veçantë ku përfshin
përkrahjen, mbështetjen dhe ndihmën e Allahut të Madhëruar.
Ashtu siç thotë Allahu i Madhëruar: "Mos u hidhëro e mos u
frikëso, se me të vërtetë Allahu është me ne." Sure Et Teube : 40
Allahu i Madhëruar për rastin e ndodhisë të Musës dhe Harunit
me faraonin thotë: "Ai (Allahu) tha: "Mos u frikësoni, se Unë (me
ndihrnën Time) jam me ju, Dëgjoj (ç'do t'ju thotë) dhe Shoh (ç'do të bëjë
me ju)/' Sure Ta Ha : 46
S'ka dyshim se ky lloj i veçantë shoqërimi është vetëm për ata që
i frikësohen Allahut të Madhëruar.
Allahu i Madhëruar thotë: "S'ka dyshim se Allahu është me ata
që kanë tekua (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës.'
Sure En Nahl: 128
" ...e dijeni se Allahu është me ata që kanë tekua (i frikësohen Atij)" Sure
Et Teube: 36
Me të vërtetë ata do të kenë një përfundim të mirë në Ditën e
Gjykimit për shkak të tekuasë së tyre ndaj Allahut.
Allahu i Madhëruar thotë: "... e ardhmëria e mirë (Xheneti) është
për mutekunët." Sure Ta Ha : 132
" ...e, për mutekunët ka një përfundim të mirë." Sure Sad : 49
"... pra të jesh i durueshëm se me të vërtetë përfundimi (i lavdishëm) është për mutekunët/'
Sure Hud : 49
• Tekuaja e bën besimtarin të ketë përgëzime në këtë botë duke
iu paraqitur ky përgëzim në një ëndërr të qartë, ose me anë të
dashurisë dhe vlerësimit që i bëjnë të tjerët atij.
Allahu i Madhëruar thotë: "Ata të cilët besuan dhe i frikësoheshin (kishin tekua)
Allahut? për ta ka pëigëzime në këtëjetë dhe në tjefrën..." junus:63-64
Imam Ahmedi transmeton nga Ebu Derda se i Dërguari, alejhi selam, duke iu
referuar fjalës së Allahut: "... për ta ka përgëzime..."
14
ka thënë se: "Përgëzim është ëndrra e mirë, e vërtetë që do ta shohë
vetë muslimani, ose ka për t'u parë në ëndërr nga dikush tjetër, e
kjo ëndërr i bën të ditura lajmet e mira". Sahihul Muslim
Ebu Umer El Gafari, radij Allahu anhu, transmeton se ai e ka pyetur
të Dërguarin e Allahut, alejhi selam: "O i dërguari i Allahut, ç'thua
për një njeri i cili bën punë të mira dhe njerëzit i besojnë atij dhe
e lavdërojnë për këtë (mbahet në gojë nga njerëzit për të mirë)?
I Dërguari iu përgjigj: "Këto janë përgëzime (lajme të mira) për
besimtarin në këtë jetë." Sahihul Muslirn
• Tekuaja e ndalon një grua nga të folurit me përkëdheli, po ashtu
dhe burrin i cili ka sëmundje dhe dëshirë të keqe në zemrën e tij
(për shkelje kurore).
Allahu i Madhëruar thotë: "O gratë e Profetit, ju nuk jeni si asnjë
grua tjetër, pra kini kujdes dhe ruhuni, e mos u llastoni në të folur
e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, por thoni fjalë të
matura." Sure El Ahzabë : 32
• Tekuaja e ndalon padrejtësinë në çështjet e pasurisë (p.sh një
amanet trashgimie).
Allahu i Madhëruar thotë: "Ju është urdhëruar juve që, kur
ndonjërit nga ju i afrohet vdekja dhe nëse ai lë pas pasuri, t'u lerë
testamentin e trashëgimisë prindërve dhe të afërmve sipas rregullave
të arsyeshme. Për ata që janë mutekunë kjo është një detyrë që duhet kryer’’
Sure El Bekare : 180
• Tekuaja e bën burrin t'i japë gruas së divorcuar kompensimin e
saj të përcaktuar.
Allahu i Madhëruar thotë: "E për mutekunët është obligim që
edhe për gratë e lëshuara të bëjnë një furnizim të zakonshëm/'Sure El Bekare: 241
• Tekuaja e bën besimtarin të mos e humbasë shpërblimin e punëve
të mira të cilat i ka punuar në këtë jetë.
15
Allahu i Madhëruar pasi i kishte dhënë begatitë e Tij Jusufit, alejhi
selam, duke e bashkuar atë me familjen e vet thotë: "... s'ka dyshim,
se ai që i frikësohet Allahut (me bindje ndaj Tij) dhe bën durim, Allahu
nuk e humb shpërblimin e vepërmirëve." Sure Jusuf: 90
• Tekuaja e bën besimtarin ta fitojë udhëzimin.
Allahu i Madhëruar thotë: "Elif Lam, Mim. Ky është libri për të
cilin nuk ka dyshim. Udhëzues për ata që janë mutekunë. Ata të cilët
besojnë në të fshehtën (në të padukshmen), falin namazin dhe prej asaj
që Ne u kemi dhënë ata japin. Edhe ata të cilët besojnë në atë që t'u
shpall ty dhe në atë që u shpall para teje dhe për botën tjetër janë të
bindur. Të tillët janë të udhëzuar nga Zoti i tyre e vetëm ata janë të
shpëtuarit." Sure Bekare : 1-5
• Tekuaja bëhet shkak që besimtari të jetë më i nderuari.
Allahu i Madhëruar thotë: "... me të vërtetë më i nderuari nga ju
është ai (besimtar) që ka më shumë tekua ndaj Allahut." Sure El Huxhurat: 13
• Tekuaja e bën besimtarin te jetë i suksesshëm.
Allahu i Madhruar thotë: "Kush i bindet Allahut dhe të
dërguarit të Tij, i frikësohet Allahut dhe i përmbahet urdhërave të
Tij, ata janë fitimtarët (të suksesshmit)." Sure En Nurë : 52
Fryte të tekuasë në ahiret
Dobitë që mund të arrijë besimtari në Ahiret për shkak të
tekuasë së tij:
• E shpëton besimtarin nga ndëshkimi i Allahut të Madhëruar në
Ditën e Gjykimit.
Allahu i Madhëruar thotë: "Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk
do t'i afrohet atij. Ky (kontakt me Xhehenemin) është vendim i kryer
i Zotit tënd. Pastaj, (pas kalimit pranë tij) do t'i shpëtojë Allahu
mutekunët (ata të ishin të ruajtur ndaj gjynaheve), e zullumqarët do t'i
lëmë aty të gjunjëzuar." Sure Merjem : 71-72
"Ndërsa mutekunët do t'i shmangen atij (Zjarrit)" Sure El Lejl: 17
• Tekuaja është shkak për pranimin e veprave të mira të
besimtarit.
Allahu i Madhëruar thotë: "... me të vërtetë Allahu pranon vetëm
prej mutekunëve."Sure El Maide : 27
• Ajo e bën besimtarin të trashëgojë Xhenetin.
Allahu i Madhëruar thotë: "Ato janë xhenetet, të cilat do t'ua
17
«
• E bën besimtarin të ketë dhoma të larta në Xhenet, njëra mbi tjetrën.
Allahu i Madhëruar thotë; "Ndërsa ata që kishin tekua ndaj Zotit
të tyre (ata që iu frikësuan Allahut dhe iu bindën Atij), për ta do të ketë
dhoma të ndërtuara njëra mbi tjetrën, nën të cilat rrjedhin lumenjtë.
(Ky është) premtimi i Allahut; e Allahu nuk e thyen premtimin" Sure
Ez Zumer: 20
Në një hadith i Dërguari, alejhi selam, thotë: "Me të vërtetë në xhenet ka
dhoma ana e përparme e të cilave shihet që nga ana e prapme dhe ana e prapme e
të cilave mund të shihet nga përpara (do të jenë transparente, të tejdukshme).
Pastaj një beduin pyeti: Kujt i përket ajo o i Dërguari i Allahut? Ai, alejhi selam, i
tha: "Atij, i cili flet fjalë të këndshme, e ushqen nevojtarin dhe fal namazin e natës
ndërkohë që njerëzit janë duke fjetur." Libri me hadithe i Tirmidhiut
Tekuaja i bën besimtarët të kenë pozitë më të lartë se mosbesimtarët në Ditën e
Gjykimit, si dhe i bën atatë banojnë nëpjesën më të lartë të Xhenetit.
Allahu i Madhëruar thotë; "Atyre që nuk besuan u është bërë e
hijshme jeta e kësaj bote dhe tallen me ata që besuan. Por ata që
ishin mutekunë (ata ishin të ruajtur nga gjunahet dhe ishin të bindur
ndaj Allahut), do të jenë më lart se ata (mosbesimtarët) në Ditën e
Kijametit. Allahu i jep fumizim pa masë atij që Do".Sure E/ Bekare: 212
• Tekuaja i ndikon që të futen në xhenet të përkushtuarit, sepse
xheneti ka qënë i përgatitur për ta.
Allahu i Madhëruar thotë: "Dhe nxitoni në falje mëkatesh nga Zoti i juaj dhe për në
Xhenet, gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiejve dhe e Tokës i përgatitur për
mutekunët." Sure Ali Imran : 133
"Dhe sikur ithtarët e librit të besonin dhe të ishin mutekunë, Ne do t'ua shlyenim
mëkatet e tyre e do t'i fusnim në xhenete me përjetime të begatshme” Sure E1 Maide :
65
18
• Ajo ia shlyen mëkatet dhe veprimet e këqija që mund të kryejë një
besimtar.
Allahu i Madhëruar thotë: "... e kush i frikësohet Allahut, Ai atij
ia shlyen të këqijat dhe ia shton shpërblimin.” Sure Et Talakë:5
• Tekuaja e bën besimtarin të ketë në Xhenet çfarë të dëshirojë.
Allahu i madhëruar thotë: "Është Xheneti i Adnit, ku do të hyjnë,
nën të rrjedhin lumenj, aty kanë ç'ka të dëshirojnë, ashtu i shpërblen
Allahu mutekunët.”Sure En Nahl: 31
• Tekuaja e bën besimtarin që as të mos frikësohet e as të mos
pikëllohet e ata nuk do t'i prekë ndonjë e keqe Ditën e Gjykimit.
Allahu i Madhëruar thotë: "Ndërsa Allahu do t'i shpëtojë
mutekunët, me atë suksesin e tyre (Xhenetin). Ata nuk do t'i kapë e
keqja e as nuk do të jenë të shqetësuar." Sure Ez Zurner : 61
"Ta keni të ditur se të dashurit e Allahut nuk kanë frikë (në Botën
Tjetër) e as kurrfarë brengosjeje . (Ata janë ata) të cilët besuan dhe
ishin mutekunë." Sure Junus : 62 - 63
• Të devotshmit do të mblidhen në Ditën e Gjykimit "uefden" (si
një delegacion i paraqitur para një mbreti).
Ibn Kethiri përmend një hadith nga Nu'man Ibn Seid i cili thotë:
"Ne ishim me Aliun, radij Allahu anhu, kur ai lexoi ajetin: "Ditën kur
do t'i ftojmë mutekunët tek i Gjithëmëshirshmi "uefden" (si mysafirë
të ftuar)" Ai tha: "Jo pasha Allahu ata nuk do të grurnbullohen duke ecur
në këmbë. Mysafirët nuk do të mblidhen (duke ecur) mbi këmbët e tyre, por
mbi deve të cilat asnjë krijesë nuk i ka parë më parë. Samarët e së cilave do të
jenë prej floriri, e do të ecin me to deri sa të trokasin në dyert e Xhenetit."
• Xheneti do t'u sillet afër sepse ata kanë pasur tekua.
Allahu i Madhëruar thotë: "E Xheneti u afrohet atyre që ishin
19
mutekunë." Sure Esh Shura : 90
• Tekuaja e bën besimtarin të mos jetë në të njëjtin nivel me
fuxharët (kriminelët e këqinj, të poshtrit etj), apo me kufarët
(mosbesimtarët).
Allahu i Madhëruar thotë: “A mos do t'i barazojmë ata që bënë vepra të
mira me ata që bënë shkatërrime në Tokë, apo do t'i trajtojmë njësoj mutekunët me
fuxharët!" Sure Sad : 28
• Çdo lloj shoqërimi apo miqësie e cila ka qënë për hir të ndonjë
gjëje tjetër veç Allahut, do të shndërrohet Ditën e Gjykimit në
amiqësi, përveç shoqërimit e cila ka qenë për hir të Allahut.
Allahu i Madhëruar thotë: "Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë
armiq të njëri-tjetrit, përveç mutekunëve." Sure Ez Zuhruf : 67
• Ata do të jenë në një vend të qetë mes kopshteve dhe burimeve.
Allahu i Madhëruar thotë: "Me të vërtetë mutekunët janë në
vende të qeta (të sigurta). Janë në xhenete dhe në burime që rrjedhin.
Veshin rroba prej mëndafshi e kadifeje, ulur ballë për ballë. Ja kështu
dhe i martojmë me bardhoshe symëdha (me hyrije). Aty kërkojnë t'u
sillen çdo lloj peme dhe aty janë të sigurtë. Aty nuk do të përjetojnë
vdekje, përveç asaj të parës në dunja. Ata i shpëtoi (Allahu) prej
vuajtjeve të Xhehenemit." Sure Ed Duhanë : 51-56
• Të përkushtuarit do të kenë një vend (nderi) në Xhenet, pranë
Mbretit të Gjithëfuqishmit, Allahut më të Lartit.
Allahu i Madhëruar thotë: "Në një vend të kënaqshëm (të vërtetë)
tek Sunduesi i Plotfuqishëm (Allahu)." Sure El Kamer: 55
• Tekuaja është shkak për të pasur lumenj të ndryshëm në Xhenet,
një me ujë të ëmbël, tjetri prej qumështi, shija e të cilit nuk
ndryshon kurrë dhe një tjetër me aromë prej vere, e shijshme
20
dhe e këndshme për ata që e pijnë.
Allahu i Madhëruar thotë: "Shembulli i xhenetit, i cili u është
premtnar mutekunëve, është se në të ka lumenj uji, shija dhe era
e të cilit nuk ndryshon, lumenj qumështi me shije që nuk ndryshon
asnjëherë, lumenj pijeje të kulluar të shijshme për ata që e pinë dhe
lumenj mjalti të pastër dhe për ta, atje gjendet çdo lloj fruti, kanë
edhe falje nga Zoti i tyre..." Sure Muhmed : 15
I Dërguari, alejhi selam, thotë: "Kur t'i kërkoni Allahut, kërkojini
Firdeusin, sepse me të vërtetë ai është grada më e lartë e xheneteve,
nga i cili rrjedhin lumenjtë dhe mbi të është froni i Mëshiruesit më të
madh (Allahut)" Buhariu
• Tekuaja i mundëson besimtarit të udhëtojë nën hijet e Xhenetit
dhe madje të ndjejë rehati nga kjo hije.
Allahu i Madhëruar thotë: "Dhe nuk ka dyshim se të devotshmit
do të jenë nën hije dhe pranë burimeve. Kanë dhe fruta nga cilat të
dëshirojnë. Hani e pini shijshëm e me ëndje, për (shkak të asaj) atë që
keni vepruar." Sure Murselatë : 41 - 43
Enes Ibn Maliku, radij Allahu anhu, transmeton se i Dërguari i
Allahut, alejhi selam, ka thënë: "Me të vërtetë në Xhenet është një
pemë, brenda së cilës një kalorës do të udhëtojë nën hijen e saj për
100 vjet rresht e përsëri nuk do t'i ketë dalë në fund." Buhariu
• Për mutekunët do të ketë lajme të gëzuara Ditën e Gjykimit,
tmerri më i madh i asaj Dite nuk do t'i pikëllojë, e ata do t'i
takojnë melaiket.
Allahu i Madhëruar thotë; "Ta keni të ditur se të dashurit (miqtë) e
Allahut nuk kanë frikë (në Botën Tjetër) e as kurrfarë brengosjeje. (Ata
janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur. Atyre jepu myzhde në
jetën e dunjasë dhe në Botën Tjetër." Sure Junus : 62 - 64
Ibn Kethiri shpjegon: Përsa i përket lajmeve të mira në Ahiret është ajo
për të cilën Allahu i Madhëruar thotë: "Ata nuk do t'i shqetësojë ajo
21
frika e madhe (e fryrjes së surit), dhe do t'i presin melaiket (duke u
uruar): "Kjo është Dita që ju premtohej." Sure El Enbija : 103
• Mutekunët do të kenë vendqëndrim më të mirë në Ahiret.
Allahu i Madhëruar thotë: "... por shpërblimi i tyre në Botën Tjetër
është shumë më i mirë, e sa vend i mirë është ai i të devotshmëve."Sure
En Nahl: 30
• Me të vërtetë mutekunët, do të kenë shpërblimet e tyre dhe punët
e tyre do të shumëfishohen.
Allahu i Madhëruar thotë: "O ju që keni besuar, kini frikë
Allahun dhe vazhdoni në besimin ndaj të dërguarit të Tij, se Ai
ju jep dyfish nga mëshira e Tij e ju dhuron dritë që të ectni me të."
Sure El Hadid : 28
E lusim Allahun, të Fuqishmin dhe të Madhërishmin të na bëjë nga
robërit e Tij të cilët kanë tekua dhe janë falënderues. Gjithë lavdërimet
i takojnë Allahut, Zotit të botëve, paqja begatitë dhe përshëndetjet,
qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamed, alejhi selam, mbi familjen,
shokët dhe të gjithë ata që e ndjekin atë deri Ditën e Fundit!

More Related Content

What's hot

Këshillë e përgjithshme rreth disa prej gjynaheve të mëdha
Këshillë e përgjithshme rreth disa prej gjynaheve të mëdhaKëshillë e përgjithshme rreth disa prej gjynaheve të mëdha
Këshillë e përgjithshme rreth disa prej gjynaheve të mëdha
RregullatIslame
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
RregullatIslame
 
Libraria islame botime elektronike (142)
Libraria islame botime elektronike (142)Libraria islame botime elektronike (142)
Libraria islame botime elektronike (142)
RregullatIslame
 
10 Sfidat e Jetës
10 Sfidat e Jetës10 Sfidat e Jetës
10 Sfidat e Jetës
RregullatIslame
 
POZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAMPOZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAM
RregullatIslame
 
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebetA është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
RregullatIslame
 
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
RregullatIslame
 
Sq Shpjegimi i bazave të besimit
Sq Shpjegimi i bazave të besimitSq Shpjegimi i bazave të besimit
Sq Shpjegimi i bazave të besimit
Fatos
 
Çelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të Islamit
Çelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të IslamitÇelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të Islamit
Çelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të Islamit
RregullatIslame
 
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveHaxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
RregullatIslame
 
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së TeuhiditShpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
RregullatIslame
 
Akideja Tahauijeh me komentet
Akideja Tahauijeh me komentetAkideja Tahauijeh me komentet
Akideja Tahauijeh me komentet
RregullatIslame
 
Ringjallja
RingjalljaRingjallja
Ringjallja
RregullatIslame
 
Mirësjellja ndaj prindërve
Mirësjellja ndaj prindërveMirësjellja ndaj prindërve
Mirësjellja ndaj prindërve
RregullatIslame
 
Ndalesa e Miqësimit të çifutëve dhe krishterëve
Ndalesa e Miqësimit të çifutëve dhe krishterëveNdalesa e Miqësimit të çifutëve dhe krishterëve
Ndalesa e Miqësimit të çifutëve dhe krishterëve
RregullatIslame
 
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...Shkumbim Jakupi
 
Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”
Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”
Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”
RregullatIslame
 
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçiParalajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
RregullatIslame
 
Haxhi, Vlera dhe Dobitë e tij
Haxhi, Vlera dhe Dobitë e tijHaxhi, Vlera dhe Dobitë e tij
Haxhi, Vlera dhe Dobitë e tij
RregullatIslame
 

What's hot (20)

Këshillë e përgjithshme rreth disa prej gjynaheve të mëdha
Këshillë e përgjithshme rreth disa prej gjynaheve të mëdhaKëshillë e përgjithshme rreth disa prej gjynaheve të mëdha
Këshillë e përgjithshme rreth disa prej gjynaheve të mëdha
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
 
Libraria islame botime elektronike (142)
Libraria islame botime elektronike (142)Libraria islame botime elektronike (142)
Libraria islame botime elektronike (142)
 
10 Sfidat e Jetës
10 Sfidat e Jetës10 Sfidat e Jetës
10 Sfidat e Jetës
 
POZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAMPOZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAM
 
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebetA është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
 
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
 
Sq Shpjegimi i bazave të besimit
Sq Shpjegimi i bazave të besimitSq Shpjegimi i bazave të besimit
Sq Shpjegimi i bazave të besimit
 
Çelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të Islamit
Çelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të IslamitÇelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të Islamit
Çelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të Islamit
 
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveHaxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
 
Amr halid pendimi
Amr halid   pendimiAmr halid   pendimi
Amr halid pendimi
 
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së TeuhiditShpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
 
Akideja Tahauijeh me komentet
Akideja Tahauijeh me komentetAkideja Tahauijeh me komentet
Akideja Tahauijeh me komentet
 
Ringjallja
RingjalljaRingjallja
Ringjallja
 
Mirësjellja ndaj prindërve
Mirësjellja ndaj prindërveMirësjellja ndaj prindërve
Mirësjellja ndaj prindërve
 
Ndalesa e Miqësimit të çifutëve dhe krishterëve
Ndalesa e Miqësimit të çifutëve dhe krishterëveNdalesa e Miqësimit të çifutëve dhe krishterëve
Ndalesa e Miqësimit të çifutëve dhe krishterëve
 
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...
 
Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”
Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”
Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”
 
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçiParalajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
 
Haxhi, Vlera dhe Dobitë e tij
Haxhi, Vlera dhe Dobitë e tijHaxhi, Vlera dhe Dobitë e tij
Haxhi, Vlera dhe Dobitë e tij
 

Similar to Devotshmeria shejh-uthejmin

Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin BazKëshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz
Lexo dhe Mëso
 
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
RregullatIslame
 
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davetNxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Avni Xhemajli
 
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e saj
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e sajKuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e saj
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e saj
Lexo dhe Mëso
 
Dijetar i se vertetes
Dijetar i se vertetesDijetar i se vertetes
Dijetar i se vertetes
E verteta vjen nga Zoti
 
Devotshmeria dhe rruget e forcimit te saj
Devotshmeria dhe rruget e forcimit te sajDevotshmeria dhe rruget e forcimit te saj
Devotshmeria dhe rruget e forcimit te saj
E verteta vjen nga Zoti
 
Amr Halid - Superfuqia në Allahun
Amr Halid - Superfuqia në Allahun  Amr Halid - Superfuqia në Allahun
Amr Halid - Superfuqia në Allahun Shkumbim Jakupi
 
Amr halid superfuqia në allahun
Amr halid   superfuqia në allahunAmr halid   superfuqia në allahun
Amr halid superfuqia në allahunLibra Islame
 
Porosi Profetike
Porosi ProfetikePorosi Profetike
Porosi Profetike
Lexo dhe Mëso
 
Porosi Profetike
Porosi ProfetikePorosi Profetike
Porosi Profetike
RregullatIslame
 
Sq Teuhidi
Sq TeuhidiSq Teuhidi
Sq Teuhidi
Fatos
 
Sq Porosi Profetike
Sq Porosi ProfetikeSq Porosi Profetike
Sq Porosi Profetike
Fatos
 
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë BotëNdjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Lexo dhe Mëso
 
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë BotëNdjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
RregullatIslame
 
Shërimi i gjoksit nga mendjemadhësia dhe vetëpëlqimi
Shërimi i gjoksit nga mendjemadhësia dhe vetëpëlqimiShërimi i gjoksit nga mendjemadhësia dhe vetëpëlqimi
Shërimi i gjoksit nga mendjemadhësia dhe vetëpëlqimiALMA M
 
Behuni te qendrueshum ne islam
Behuni te qendrueshum ne islamBehuni te qendrueshum ne islam
Behuni te qendrueshum ne islam
E verteta vjen nga Zoti
 
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Lexo dhe Mëso
 
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
RregullatIslame
 
Të kapemi fort mbas Menhexhit Selefij
Të kapemi fort mbas Menhexhit SelefijTë kapemi fort mbas Menhexhit Selefij
Të kapemi fort mbas Menhexhit Selefij
Lexo dhe Mëso
 

Similar to Devotshmeria shejh-uthejmin (20)

Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin BazKëshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz
 
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
 
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davetNxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
 
Amr halid pendimi
Amr halid   pendimiAmr halid   pendimi
Amr halid pendimi
 
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e saj
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e sajKuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e saj
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e saj
 
Dijetar i se vertetes
Dijetar i se vertetesDijetar i se vertetes
Dijetar i se vertetes
 
Devotshmeria dhe rruget e forcimit te saj
Devotshmeria dhe rruget e forcimit te sajDevotshmeria dhe rruget e forcimit te saj
Devotshmeria dhe rruget e forcimit te saj
 
Amr Halid - Superfuqia në Allahun
Amr Halid - Superfuqia në Allahun  Amr Halid - Superfuqia në Allahun
Amr Halid - Superfuqia në Allahun
 
Amr halid superfuqia në allahun
Amr halid   superfuqia në allahunAmr halid   superfuqia në allahun
Amr halid superfuqia në allahun
 
Porosi Profetike
Porosi ProfetikePorosi Profetike
Porosi Profetike
 
Porosi Profetike
Porosi ProfetikePorosi Profetike
Porosi Profetike
 
Sq Teuhidi
Sq TeuhidiSq Teuhidi
Sq Teuhidi
 
Sq Porosi Profetike
Sq Porosi ProfetikeSq Porosi Profetike
Sq Porosi Profetike
 
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë BotëNdjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
 
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë BotëNdjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
 
Shërimi i gjoksit nga mendjemadhësia dhe vetëpëlqimi
Shërimi i gjoksit nga mendjemadhësia dhe vetëpëlqimiShërimi i gjoksit nga mendjemadhësia dhe vetëpëlqimi
Shërimi i gjoksit nga mendjemadhësia dhe vetëpëlqimi
 
Behuni te qendrueshum ne islam
Behuni te qendrueshum ne islamBehuni te qendrueshum ne islam
Behuni te qendrueshum ne islam
 
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
 
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
 
Të kapemi fort mbas Menhexhit Selefij
Të kapemi fort mbas Menhexhit SelefijTë kapemi fort mbas Menhexhit Selefij
Të kapemi fort mbas Menhexhit Selefij
 

More from E verteta vjen nga Zoti

Kurani i Shenjte Shqip
Kurani i Shenjte ShqipKurani i Shenjte Shqip
Kurani i Shenjte Shqip
E verteta vjen nga Zoti
 
Rruga e Muslimanit
Rruga e MuslimanitRruga e Muslimanit
Rruga e Muslimanit
E verteta vjen nga Zoti
 
Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare
Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare
Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare
E verteta vjen nga Zoti
 
E verteta-e-qarte
E verteta-e-qarteE verteta-e-qarte
E verteta-e-qarte
E verteta vjen nga Zoti
 
Etika islame
Etika islameEtika islame
Etika islame 2
Etika islame 2Etika islame 2
Etika islame 2
E verteta vjen nga Zoti
 
Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)
Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)
Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)
E verteta vjen nga Zoti
 
Shabaan the neglected month of blessings
Shabaan the neglected month of blessingsShabaan the neglected month of blessings
Shabaan the neglected month of blessings
E verteta vjen nga Zoti
 
Knowledge in islam
Knowledge in islamKnowledge in islam
Knowledge in islam
E verteta vjen nga Zoti
 
Kitab ut tawheed-book of monotheism
Kitab ut tawheed-book of monotheismKitab ut tawheed-book of monotheism
Kitab ut tawheed-book of monotheism
E verteta vjen nga Zoti
 
Fortress of the muslim
Fortress of the muslimFortress of the muslim
Fortress of the muslim
E verteta vjen nga Zoti
 
Sword against Black magic evil magicians
Sword against Black magic evil magiciansSword against Black magic evil magicians
Sword against Black magic evil magicians
E verteta vjen nga Zoti
 
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuajErdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
E verteta vjen nga Zoti
 
Emrat e bukur musliman meshkuj
Emrat e bukur musliman meshkujEmrat e bukur musliman meshkuj
Emrat e bukur musliman meshkuj
E verteta vjen nga Zoti
 
Emrat e bukur muslimane femra
Emrat e bukur muslimane femraEmrat e bukur muslimane femra
Emrat e bukur muslimane femra
E verteta vjen nga Zoti
 
Emrat dhe cilesite e allahut
Emrat dhe cilesite e allahutEmrat dhe cilesite e allahut
Emrat dhe cilesite e allahut
E verteta vjen nga Zoti
 
Emancipimi i pacip
Emancipimi i pacipEmancipimi i pacip
Emancipimi i pacip
E verteta vjen nga Zoti
 

More from E verteta vjen nga Zoti (20)

Kurani i Shenjte Shqip
Kurani i Shenjte ShqipKurani i Shenjte Shqip
Kurani i Shenjte Shqip
 
Rruga e Muslimanit
Rruga e MuslimanitRruga e Muslimanit
Rruga e Muslimanit
 
Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare
Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare
Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare
 
E verteta-e-qarte
E verteta-e-qarteE verteta-e-qarte
E verteta-e-qarte
 
Eutanazia
EutanaziaEutanazia
Eutanazia
 
Etika islame
Etika islameEtika islame
Etika islame
 
Etika islame 2
Etika islame 2Etika islame 2
Etika islame 2
 
Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)
Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)
Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)
 
Shabaan the neglected month of blessings
Shabaan the neglected month of blessingsShabaan the neglected month of blessings
Shabaan the neglected month of blessings
 
Muslim
MuslimMuslim
Muslim
 
Knowledge in islam
Knowledge in islamKnowledge in islam
Knowledge in islam
 
Kitab ut tawheed-book of monotheism
Kitab ut tawheed-book of monotheismKitab ut tawheed-book of monotheism
Kitab ut tawheed-book of monotheism
 
Fortress of the muslim
Fortress of the muslimFortress of the muslim
Fortress of the muslim
 
Sword against Black magic evil magicians
Sword against Black magic evil magiciansSword against Black magic evil magicians
Sword against Black magic evil magicians
 
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuajErdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
 
Emrat e bukur musliman meshkuj
Emrat e bukur musliman meshkujEmrat e bukur musliman meshkuj
Emrat e bukur musliman meshkuj
 
Emrat e bukur muslimane femra
Emrat e bukur muslimane femraEmrat e bukur muslimane femra
Emrat e bukur muslimane femra
 
Emrat dhe cilesite e allahut
Emrat dhe cilesite e allahutEmrat dhe cilesite e allahut
Emrat dhe cilesite e allahut
 
Emancipimi i pacip
Emancipimi i pacipEmancipimi i pacip
Emancipimi i pacip
 
Elsie
ElsieElsie
Elsie
 

Devotshmeria shejh-uthejmin

  • 1.
  • 2. 3 DEVOTSHMERIA IBN UTHEJMIN Gjithë falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe bekimet qofshin mbi Muhamedin, alejhi selam, familjen, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin atë deri në Ditën e Fundit. Tekua(devotshmëria, përkushtimi si dhe largimi nga gjunahet dhe veprat e ulëta) është mburojë për ne dhe familjet tona, sepse kush i frikësohet Allahut e meriton mbrojtjen e Tij. Ajo është nga furizimet dhe parapërgatitjet më të mira për një besimtar, i bën dobi atij në këtë botë kalimtare duke ia lehtësuar atij çështjet e problemet si dhe e ruan atë nga shejtani. Tekuaja është shkak që njeriu të gëzojë pozitë të lartë në këtë jetë dhe në të njëjtën kohë, i sjellë lajme të mira, përgëzime dhe lehtësime në momentet e vdekjes. Tekuaja është një thesar, për të cilën çdokush nga ne duhet të përpiqet dhe të garojë, pasi virtytet, begatitë, frytet dhe përfundimet e mira të lidhura me të janë të shumta. I dashur lexues, a nuk duhet të garojmë ne për diçka që do të na bëjë të trashëgojmë Xhenetin, të plotësojmë dëshirat e zemrës sonë, t'i kënaqim e t'i çlodhim sytë tanë, mes kopshtesh dhe lumenjsh e shumë e shumë më tepër? Kush do të mund t'i mohonte ose t'i shkatërronte mirësi të tilla? A nuk e doni Allahun si Mik tuajin apo
  • 3. 4 I dashur lexues, ky libër "Min Themerati Tekua" (Disa nga frytet e devotshmërisë), ilustron fare qartë shkëlqimin e mutekunëve, (ata të cilët janë të përkushtuar dhe besimtarë të drejtë të cilët i frikësohen Allahut dhe u shmangen veprave të ulëta) dhe tregon se kur tekuaja vepron në shpirt, atëherë ndryshimet fillojnë të shfaqen në karakterin e besimtarit, në paraqitjen e tij, e madje edhe në të folurën e tij. Ky libër tregon se si tekuaja ia lehtëson besimtarit përfitimin e diturisë cihe si ndikon ajo në përfitimin e begative të shumta. Ky është veçse një përshkrim i shkurtër i asaj që është në brendësi të këtij libërthi. Ky libërth është përpiluar thjeshtë dhe në mënyrë të prerë, me referime të bollshme nga Kur'ani dhe me hadithe autentike nga shejhu ynë fisnik, Muhamed bin Saleh El Uthejmin, i cili ka qenë një nga dijetarët më në zë të kohës sonë. Allahu ia shpërbleftë atij me të mira për gjithçka që ka bërë për muslimanët dhe e shpërbleftë dhe për dauan (ftesën) me të cilën merrej vazhdimisht. Lusim Allahun të na bëjë nga mutekunët, e pa dyshim se suksesi është vetëm prej Allahut.
  • 4. 5 Nga frytet e tekuasë jithë lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, alejhi selam, familjen, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin atë deri në Ditën e Gjykimit! O vëllezër besimtarë! Këshilla që u ka dhënë Allahu i Madhëruar robërve të Tij, që nga koha e Ademit, alejhi selam, e deri më tani, ka qenë tekuaja ndaj Tij. I Madhëruari, më i Larti e më Fisniku është Ai. I Gjithëfuqishmi dhe i Madhërishmi thotë; "... Ne u patëm sugjeruar atyre që iu qe dhënë libri para jush, e edhe juve që të keni tekua (frikë dhe përkushtim) ndaj Allahut. E nëse mohoni, (dijeni) se e Allahut është ç'ka në qiej dhe në Tokë. Allahu është i Panevojë dhe i Falënderuar." Kjo është gjithashtu dhe këshilla e të dërguarit të Allahut, alejhi selam, drejtuar popullit të tij. Ebu Umameh Sudi Ibn Ujlen el Beheli, radij Allahu anhu, transmeton se: Unë e dëgjova të dërguarin e Allahut, alejhi selam, në një ligjëratë të mbajtur në Haxhin e Lamtumirës, duke thënë: "Kijeni frikë Zotin tuaj, falni pesë namazet tuaja, agjëroni muajin e Ramazanit, paguani (jepni) zekatin, dhe bindjuni udhëheqësit tuaj, duke vepruar kështu, ju do të hyni në Xhenetin e Zotit tuaj." Transmetuar nga Tirmidhiu Sa herë që i dërguari i Allahut, alejhi selam, dërgonte ndonjë grup në ekspeditë ushtarake, udhëheqësin e këshillonte ta kishte frikë G
  • 5. 6 Allahun e Madhëruar e të mos u bënte padrejtësi njerëzve. Të njëjtën këshillë ua jepte dhe pjesës tjetër të grupit shoqërues. Të parët tanë të përkushtuar nuk kanë heshtur së dhëni këshilla reciproke për të pasur tekua ndaj Allahut të Madhëruar. Këtë e bënin nëpër ligjëratat e tyre, në letrat e korrespondencës dhe në testamentet që linin para vdekjes. Pas vdekjes së të dërguarit të Allahut, alejhi selam, Umer Ibn Hatabi, radij Allahu anhu, i shkruante djalit të tij Abdullahut: "... e në vijim : Të këshilloj ty të kesh tekua ndaj Allahut, të Gjithëfuqishmit, të Madhërishmit, sepse kush e ka frikë Atë, Allahu do ta ruajë dhe kush i jep hua Atij, Allahu do ta shpërblejë, e kush e falënderon Atë, Allahu do t'ia shtojë begatitë atij." Aliu, radij Allahu anhu, e këshilloi një burrë duke i thënë; " Të këshilloj të kesh tekua ndaj Allahut, të Gjithëfuqishmit, të Madhëruarit. S'ka shpëtim nga takimi me Të dhe askush nuk do të të ndihmojë ty në botën tjetër veç Atij, sepse me të vërtetë Allahu e zotëron (e ka në dorë) jetën e kësaj bote dhe atë të botës tjetër." Një nga të devotshmit i shkruante vëllait të tij besimtar: "Të këshilloj me tekua ndaj Allahut, i Cili i di sekretet e tua dhe i sheh veprimet e tua, të dukshme apo të fshehta, prandaj kujtoje Allahun në çdo kohë të natës dhe të ditës dhe frikësoju Atij duke pasur parasysh afërsinë e Tij ndaj teje dhe fuqinë që Ai ka mbi ty. Dije se Ai gjithnjë të sheh, mos e lër ligjin e Tij për ndonjë ligj tjetër, as sundimin e Tij për ndonjë sundim tjetër dhe madhëroje Atë duke iu frikësuar Atij pafundësisht." Kuptimi i tekuasë është që njeriu të vendosë mes tij dhe asaj që i frikësohet, një roje (pengesë) që do ta mbrojë atë. Vëllai im i nderuar, këtu ke disa thënie të të parëve tanë të devotshëm, në përpjekje për të shpjeguar kuptimin e tekuasë ndaj Allahut. Tabiini Talh Ibn Habib thoshte: "Në qoftë se mes jush shfaqet një sprovë e rëndë, zhdukeni atë me tekua." E kur u pyet se ç'është tekuaja, ai u përgjigj: "Tekuaja është bindja ndaj Allahut dhe shpresimi në mëshirën e Tij, nën dritën e udhëzimit të ardhur prej Tij, si dhe largimi nga kundërshtimi i Allahut, duke mos iu frikësuar Atij, duke pasur si pikë referimi, dritën e
  • 6. 7 udhëzimit të fesë së Tij." Ibn Abasi, radij Allahu anhu, thoshte: "Ata që i frikësohen Allahut, janë ata të cilët janë të kujdesshëm, të matur e vigjilent ndaj dënirnit të Allahut të Madhëruar." Ibn Mes'udi duke folur rreth ajetit të Kur'anit: "O ju që keni besuar kini frikë (tekua) Allahun, siç duhet të keni ndaj Tij (me një frikë të vërtetë), e mos vdisni ndryshe vetëm se duke qenë muslimanë." Sure Ali Imran:102 thoshte: "Kuptohet se Allahut duhet t’i bindesh në çdo moment e nuk duhet ta kundërshtosh, të mos harrohet por të falënderohet si dhe të mos jemi mosmirënjohës ndaj Tij." Kështu që, përpiqu o vëllai im i nderuar t'i frikësohesh Allahut, të Gjithëfuqishmit e të Madhëruarit, sepse Ai, të Cilit i takon Lavdërimi e Krenaria, e meriton t'i bindesh vazhdimisht e ta madhërosh në zemrën tënde.
  • 7. 8 Fryte të tekuasë në dynja Me të vërtetë, tekuaja ndaj Allahut ia lehtëson çeshtjet (problemet) njeriut. Allahu i Lartësuar thotë: "... e kush i frikësohet Allahut, Ai ia lehtëson atij çeshtjet." Sure Et Talakë : 4 "E sa i përket atij që jep dhe ruhet (i frikësohet Allahut) dhe vërteton bindshëm për më të mirën, Ne do ta përgatisim atë për më të lehtën." Sure Lejl: 5-7 • Tekuaja ndaj Allahut e ruan njerëzimin nga dëmi dhe rreziku i shejtanit. Allahu i Madhëruar thotë; "Me të vërtetë ata që e kanë frikë Allahun, kur i prek ndonjë iluzion nga shejtani, përkujtojnë (Allahun), e atëherë shohin (të vertetën)."Sure El A'rafë : 201 • Tekuaja është shkak për t'u hapur dyert e begative nga qielli e nga Toka për të devotshmit. Allahu i Madhëruar thotë: "E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të kishin tekua (të ishin të ruajtur) Ne do t'u jepnim begati nga qielli dhe nga Toka"Sure El A'rafë : 96 Ja dhe disa dobi të qarta në këtë botë, të cilat janë rezultat i të pasurit takua ndaj Allahut.
  • 8. 9 • Tekuaja e bën njeriun të jetë i suksesshëm në dallimin e të vërtetës nga e kota dhe të ketë njohuri për secilën prej tyre. Allahu i Madhëruar thotë: "O ju që keni besuar, nëse e keni frikë Allahun, Ai do t'ju japë ju Furkan (një kriter për të dalluar të vërtetën nga e kota)."5 Sure El Enfalë: 29 • Nëse një besimtar është në vështirësi, të paturit e tekuasë ia mundëson atij daljen nga vështirësia dhe begatimin me mirësi e lehtësime nga Allahu i Madhëruar, në atë mënyrë që ai nuk e ka ëndërruar. "...e kush i frikësohet Allahut, atij Allahu i jep rrugëdalje dhe e furnizon nga nuk e ka ëndërruar..." Sure Et Talakë: 2-3 • Tekuaja është mjet për ruatjen e fesë së Allahut, sepse s'ka dyshim se ata të cilët i frikësohen Atij, janë mbajtësit e fesë së Allahut. Allahu i Madhëruar thotë: "Me të vërtetë kujdestarët e saj (Qabes) janë vetëm Mutekunët6 ..."Sure El Enfalë: 34 “Zullumqarët janë miq të njëri-tjetrit, ndërsa Allahu është Mbrojtësi i Mutekunëve (i atyre që i përkushtohen dhe frikësohen Allahut)."Sure El Xhathije: 19 • Tekuaja ndikon që një besimtar të mos frikësohet nga kurthet e mosbesimtarëve. Allahu i Madhëruar thotë: "...po nëse ju jeni të durueshem dhe keni tekua, nuk do të mund t’ju dëmtojë dinakëria e tyre aspak..." Sure Al Imran:20 • Tekuaja është arsyeja për të cilën Allahu i Madhëruar dërgon ndihmë nga qiejt në kohë fatkeqësie, si dhe kur muslimanët kanë nevojë për ndihmë. Allahu i Madhëruar thotë: "Allahu ju ndihmoi dhe në luftën e Bedrit kur ju ishit pak në numër, e për të qenë mirënjohës ndaj Allahut, kini tekua ndaj Tij. (Kujto) Kur ti u thoshe besimtarëve: A nuk ju mjafton ju që Zoti juaj, t'jua vazhdojë ndihmën, duke ju
  • 9. 10 zbritur tre mijë melaike? Sigurisht, nëse duroni dhe keni tekua, e ata (armiqtë) t'ju vijnë në këtë moment, Zot i juaj ua vazhdon ndihmën me pesë mijë melaike, me shenja të qarta që t'i dalloni. E atë ndihmë, Allahu nuk jua bëri për tjetër, por vetëm për t'ju gëzuar dhe me të t'ua qetësojë zemrat tuaja. E ndihma vjen vetëm se prej Allahut, Ngadhënjyesit, të Urtit."Sure Ali lmran : 123-126 Zbritja e ndihmës është një lajm i gëzuar për besimtarët, një siguri për zemrat e tyre dhe një arritje e ndihmës nga më i Fuqishmi e më i Urti. • Tekuaja shmang armiqësinë dhe ankesat ndërmjet njerëzve. Allahu i Madhëruar thotë: "Ndihmojeni njëri-tjetrin në El Birru dhe në Tekua, e jo në mëkate dhe në armiqësi.” Sure El Maide : 2 Allahu ka njoftuar në tregimin për Merjemen duke thënë: "... e Ne i dërguam asaj Xhibrilin, e ai iu paraqit asaj tërësisht si njeri. E ajo tha: Unë i mbështetem Rrahmanit nëse ke tekua ndaj Tij.”Sure Merjem: 16-17 (sepse ai që ka tekua, nuk i bën padrejtësi tjetrit sh.p.) • Me të vërtetë, tekuaja e bën njeriun t'i nderojë simbolet e Allahut (dispozitat, vendet e shenjta, xhamitë etj). Allahu i Madhëruar thotë: "E kush i nderon simbolet e Allahut, ajo është shenjë e tekuasë (devotshmërisë) së zemrave."Sure El Haxh: 32 "Të shikojmë vëllezër të nderuar, a jemi duke e zbatuar këtë porosi? A respektohen xhamitë nga ne ashtu siç e meritojnë, apo zemrat tona janë të ngurta, u mungon tekuaja e kjo bën që të mos ua japim hakun xhamive me veprimet dhe fjalët tona?" (Sh.p). • Tekuaja është mjet, me anën e të cilit një besimtar bën punë të mirë, si dhe është shkak që këto punë t'i pranohen nga Allahu. Po ashtu është shkak për falje gjunahesh. Allahu i Madhëruar thotë: "O ju të cilët keni besuar, kini tekua (frikë) ndaj Allahut dhe thoni fjalë të drejta. Ai (Allahu) ju mundëson
  • 10. 11 të bëni vepra të mira, ju shlyen mëkatet tuaja, e kush e respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh." Sure El Ahzab: 70 - 71 • Me të vërtetë tekuaja e bën besimtarin ta ulë zërin përpara të Dërguarit të Allahut, alejhi selam, e mos t'i japë përparësi fjalës së vet ndaj fjalës së tij, qoftë gjatë jetës apo dhe pas vdekjes së Muhamedit, alejhi selam. Allahu i Madhëruar thotë: "Ata që ulin zërat e tyre përpara të dërguarit të Allahut, këta janë ata të cilët në zemrat e tyre Allahu ka vendosur tekuanë (devotshmërinë), ata kanë falje mëkatesh dhe shpërblim të madh." Sure El Huxhuratë: 3 Dijetarët kanë thënë: Nuk është e pëlqyer ta ngrejë njeriu zërin pranë varrit të të Dërguarit, alejhi selam, siç ishte e papëlqyer ta ngrije zërin edhe kur ai ishte gjallë. Kështu pra, siç respektohej gjersa ishte gjallë ashtu duhet të respektohet edhe kur është në varr (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të). • Me të vërtetë tekuaja e bën besimtarin ta fitojë dashurinë e Allahut, e kjo dashuri që Allahu ua dhuron besimtarëve, është si në këtë botë, ashtu dhe në Botën Tjetër. I dërguari i Allahut, alejhi selam, tregon se Allahu i Madhëruar ka thënë: "Kushdo që tregon armiqësi ndaj ndonjë të dashuri Tim, Unë do ta luftoj. Robi Im nuk mund të më afrohet me asgjë (më shumë se sa) me atë që ia kam bërë detyrë. Robi Im më afrohet Mua vazhdimisht me vepra jo të detyrueshme (vullnetare) që ta dua. E kur ta dua, dashuria e tij ndaj Meje mbizotëron dhe të dëgjuarit e tij është vetëm për Mua, të pamurit e tij është vetëm për Mua, dora e tij punon vetëm për Mua, këmba e tij ecën vetëm për Mua (vepron vetëm ato gjëra që Unë ia kam lejuar). Një njeriu të tillë, nëse më kërkon diçka ia jap dhe nëse kërkon mbrojtje nga Unë, me të vërtetë Unë do ta mbroj." Sahihul Buhari
  • 11. 12 Allahu i Madhëruar thotë: "Padyshim se kush e përmbush amanetin e vet dhe ka shumë tekua (frikë) ndaj Allahut, me të vërtetë Allahu i do mutekunët." Sure Ali Imran : 76 • Tekuaja e bën besimtarin që t'i lehtësohet marrja e dijes, se vetë tekuaja është çelësi i dijes. Allahu i Madhëruar thotë: "... e kini tekua ndaj Allahut, Allahu ju dhuron dituri, e Ai është i Gjithëdijshëm për çdo send." Sure E1 Bekare: 282 • Tekuaja e bën besimtarin ta ndiejë veten të fuqishëm. Një person i cili ka tekua, është i ruajtur nga devijimi prej Rrugës së Drejtë, pasi Allahu ia ka dhuruar atij udhëzimin. Allahu i Madhëruar thotë; "... kjo është rruga (feja) ime, e drejtë, pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t'ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porosi prej Tij për ju, në mënyrë që të keni tekua (të ruheni)."8 Sure El En'amë : 153 • Me të vërtetë tekuaja e bën besimtarin të fitojë Mëshirën e Allahut të Madhëruar, si në dunja, ashtu dhe në Ahiret. Allahu i Madhëruar thotë: " Dhe Mëshira ime përfshin çdo gjë. Këtë mëshirë do t'ua jap atyre që janë të përkushtuar..."Sure El A'rafë: 156 • Tekuaja, e bën besimtarin të fitojë shoqërimin e Allahut të Madhëruar, e ky shoqërim është dy llojesh: Shoqërimi i parë, i cili është i përgjithshëm për të gjithë robërit e Tij, ku Allahu i shoqëron ata me Dëgjimin, Shikimin dhe me Dijen e Tij. Me të vërtetë, Allahu është më i Larti, Dëgjuesi, Shikuesi dhe i Gjithënjohuri për çdo gjë, Njohësi i gjendjes së të gjithë robërve të Tij. Allahu i Madhëruar thotë: "Dhe Ai është me ju kudo që ju mund të jeni." Sure El Hadidë: 4 "A nuk e di ti se Allahu di çka në qiej dhe në tokë?! Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave e të mos të jetë Ai i katërti, as mes pesë
  • 12. 13 vetave e të mos jetë Ai i gjashti, e as më pak e as më shumë vetave e që Ai të mos jetë me ta kudo që të jenë." Sure El Muxhadele : 7 Shoqërimi i dytë, i cili është një lloj i veçantë ku përfshin përkrahjen, mbështetjen dhe ndihmën e Allahut të Madhëruar. Ashtu siç thotë Allahu i Madhëruar: "Mos u hidhëro e mos u frikëso, se me të vërtetë Allahu është me ne." Sure Et Teube : 40 Allahu i Madhëruar për rastin e ndodhisë të Musës dhe Harunit me faraonin thotë: "Ai (Allahu) tha: "Mos u frikësoni, se Unë (me ndihrnën Time) jam me ju, Dëgjoj (ç'do t'ju thotë) dhe Shoh (ç'do të bëjë me ju)/' Sure Ta Ha : 46 S'ka dyshim se ky lloj i veçantë shoqërimi është vetëm për ata që i frikësohen Allahut të Madhëruar. Allahu i Madhëruar thotë: "S'ka dyshim se Allahu është me ata që kanë tekua (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës.' Sure En Nahl: 128 " ...e dijeni se Allahu është me ata që kanë tekua (i frikësohen Atij)" Sure Et Teube: 36 Me të vërtetë ata do të kenë një përfundim të mirë në Ditën e Gjykimit për shkak të tekuasë së tyre ndaj Allahut. Allahu i Madhëruar thotë: "... e ardhmëria e mirë (Xheneti) është për mutekunët." Sure Ta Ha : 132 " ...e, për mutekunët ka një përfundim të mirë." Sure Sad : 49 "... pra të jesh i durueshëm se me të vërtetë përfundimi (i lavdishëm) është për mutekunët/' Sure Hud : 49 • Tekuaja e bën besimtarin të ketë përgëzime në këtë botë duke iu paraqitur ky përgëzim në një ëndërr të qartë, ose me anë të dashurisë dhe vlerësimit që i bëjnë të tjerët atij. Allahu i Madhëruar thotë: "Ata të cilët besuan dhe i frikësoheshin (kishin tekua) Allahut? për ta ka pëigëzime në këtëjetë dhe në tjefrën..." junus:63-64 Imam Ahmedi transmeton nga Ebu Derda se i Dërguari, alejhi selam, duke iu referuar fjalës së Allahut: "... për ta ka përgëzime..."
  • 13. 14 ka thënë se: "Përgëzim është ëndrra e mirë, e vërtetë që do ta shohë vetë muslimani, ose ka për t'u parë në ëndërr nga dikush tjetër, e kjo ëndërr i bën të ditura lajmet e mira". Sahihul Muslim Ebu Umer El Gafari, radij Allahu anhu, transmeton se ai e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, alejhi selam: "O i dërguari i Allahut, ç'thua për një njeri i cili bën punë të mira dhe njerëzit i besojnë atij dhe e lavdërojnë për këtë (mbahet në gojë nga njerëzit për të mirë)? I Dërguari iu përgjigj: "Këto janë përgëzime (lajme të mira) për besimtarin në këtë jetë." Sahihul Muslirn • Tekuaja e ndalon një grua nga të folurit me përkëdheli, po ashtu dhe burrin i cili ka sëmundje dhe dëshirë të keqe në zemrën e tij (për shkelje kurore). Allahu i Madhëruar thotë: "O gratë e Profetit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, pra kini kujdes dhe ruhuni, e mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, por thoni fjalë të matura." Sure El Ahzabë : 32 • Tekuaja e ndalon padrejtësinë në çështjet e pasurisë (p.sh një amanet trashgimie). Allahu i Madhëruar thotë: "Ju është urdhëruar juve që, kur ndonjërit nga ju i afrohet vdekja dhe nëse ai lë pas pasuri, t'u lerë testamentin e trashëgimisë prindërve dhe të afërmve sipas rregullave të arsyeshme. Për ata që janë mutekunë kjo është një detyrë që duhet kryer’’ Sure El Bekare : 180 • Tekuaja e bën burrin t'i japë gruas së divorcuar kompensimin e saj të përcaktuar. Allahu i Madhëruar thotë: "E për mutekunët është obligim që edhe për gratë e lëshuara të bëjnë një furnizim të zakonshëm/'Sure El Bekare: 241 • Tekuaja e bën besimtarin të mos e humbasë shpërblimin e punëve të mira të cilat i ka punuar në këtë jetë.
  • 14. 15 Allahu i Madhëruar pasi i kishte dhënë begatitë e Tij Jusufit, alejhi selam, duke e bashkuar atë me familjen e vet thotë: "... s'ka dyshim, se ai që i frikësohet Allahut (me bindje ndaj Tij) dhe bën durim, Allahu nuk e humb shpërblimin e vepërmirëve." Sure Jusuf: 90 • Tekuaja e bën besimtarin ta fitojë udhëzimin. Allahu i Madhëruar thotë: "Elif Lam, Mim. Ky është libri për të cilin nuk ka dyshim. Udhëzues për ata që janë mutekunë. Ata të cilët besojnë në të fshehtën (në të padukshmen), falin namazin dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë ata japin. Edhe ata të cilët besojnë në atë që t'u shpall ty dhe në atë që u shpall para teje dhe për botën tjetër janë të bindur. Të tillët janë të udhëzuar nga Zoti i tyre e vetëm ata janë të shpëtuarit." Sure Bekare : 1-5 • Tekuaja bëhet shkak që besimtari të jetë më i nderuari. Allahu i Madhëruar thotë: "... me të vërtetë më i nderuari nga ju është ai (besimtar) që ka më shumë tekua ndaj Allahut." Sure El Huxhurat: 13 • Tekuaja e bën besimtarin te jetë i suksesshëm. Allahu i Madhruar thotë: "Kush i bindet Allahut dhe të dërguarit të Tij, i frikësohet Allahut dhe i përmbahet urdhërave të Tij, ata janë fitimtarët (të suksesshmit)." Sure En Nurë : 52
  • 15. Fryte të tekuasë në ahiret Dobitë që mund të arrijë besimtari në Ahiret për shkak të tekuasë së tij: • E shpëton besimtarin nga ndëshkimi i Allahut të Madhëruar në Ditën e Gjykimit. Allahu i Madhëruar thotë: "Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do t'i afrohet atij. Ky (kontakt me Xhehenemin) është vendim i kryer i Zotit tënd. Pastaj, (pas kalimit pranë tij) do t'i shpëtojë Allahu mutekunët (ata të ishin të ruajtur ndaj gjynaheve), e zullumqarët do t'i lëmë aty të gjunjëzuar." Sure Merjem : 71-72 "Ndërsa mutekunët do t'i shmangen atij (Zjarrit)" Sure El Lejl: 17 • Tekuaja është shkak për pranimin e veprave të mira të besimtarit. Allahu i Madhëruar thotë: "... me të vërtetë Allahu pranon vetëm prej mutekunëve."Sure El Maide : 27 • Ajo e bën besimtarin të trashëgojë Xhenetin. Allahu i Madhëruar thotë: "Ato janë xhenetet, të cilat do t'ua
  • 16. 17 « • E bën besimtarin të ketë dhoma të larta në Xhenet, njëra mbi tjetrën. Allahu i Madhëruar thotë; "Ndërsa ata që kishin tekua ndaj Zotit të tyre (ata që iu frikësuan Allahut dhe iu bindën Atij), për ta do të ketë dhoma të ndërtuara njëra mbi tjetrën, nën të cilat rrjedhin lumenjtë. (Ky është) premtimi i Allahut; e Allahu nuk e thyen premtimin" Sure Ez Zumer: 20 Në një hadith i Dërguari, alejhi selam, thotë: "Me të vërtetë në xhenet ka dhoma ana e përparme e të cilave shihet që nga ana e prapme dhe ana e prapme e të cilave mund të shihet nga përpara (do të jenë transparente, të tejdukshme). Pastaj një beduin pyeti: Kujt i përket ajo o i Dërguari i Allahut? Ai, alejhi selam, i tha: "Atij, i cili flet fjalë të këndshme, e ushqen nevojtarin dhe fal namazin e natës ndërkohë që njerëzit janë duke fjetur." Libri me hadithe i Tirmidhiut Tekuaja i bën besimtarët të kenë pozitë më të lartë se mosbesimtarët në Ditën e Gjykimit, si dhe i bën atatë banojnë nëpjesën më të lartë të Xhenetit. Allahu i Madhëruar thotë; "Atyre që nuk besuan u është bërë e hijshme jeta e kësaj bote dhe tallen me ata që besuan. Por ata që ishin mutekunë (ata ishin të ruajtur nga gjunahet dhe ishin të bindur ndaj Allahut), do të jenë më lart se ata (mosbesimtarët) në Ditën e Kijametit. Allahu i jep fumizim pa masë atij që Do".Sure E/ Bekare: 212 • Tekuaja i ndikon që të futen në xhenet të përkushtuarit, sepse xheneti ka qënë i përgatitur për ta. Allahu i Madhëruar thotë: "Dhe nxitoni në falje mëkatesh nga Zoti i juaj dhe për në Xhenet, gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiejve dhe e Tokës i përgatitur për mutekunët." Sure Ali Imran : 133 "Dhe sikur ithtarët e librit të besonin dhe të ishin mutekunë, Ne do t'ua shlyenim mëkatet e tyre e do t'i fusnim në xhenete me përjetime të begatshme” Sure E1 Maide : 65
  • 17. 18 • Ajo ia shlyen mëkatet dhe veprimet e këqija që mund të kryejë një besimtar. Allahu i Madhëruar thotë: "... e kush i frikësohet Allahut, Ai atij ia shlyen të këqijat dhe ia shton shpërblimin.” Sure Et Talakë:5 • Tekuaja e bën besimtarin të ketë në Xhenet çfarë të dëshirojë. Allahu i madhëruar thotë: "Është Xheneti i Adnit, ku do të hyjnë, nën të rrjedhin lumenj, aty kanë ç'ka të dëshirojnë, ashtu i shpërblen Allahu mutekunët.”Sure En Nahl: 31 • Tekuaja e bën besimtarin që as të mos frikësohet e as të mos pikëllohet e ata nuk do t'i prekë ndonjë e keqe Ditën e Gjykimit. Allahu i Madhëruar thotë: "Ndërsa Allahu do t'i shpëtojë mutekunët, me atë suksesin e tyre (Xhenetin). Ata nuk do t'i kapë e keqja e as nuk do të jenë të shqetësuar." Sure Ez Zurner : 61 "Ta keni të ditur se të dashurit e Allahut nuk kanë frikë (në Botën Tjetër) e as kurrfarë brengosjeje . (Ata janë ata) të cilët besuan dhe ishin mutekunë." Sure Junus : 62 - 63 • Të devotshmit do të mblidhen në Ditën e Gjykimit "uefden" (si një delegacion i paraqitur para një mbreti). Ibn Kethiri përmend një hadith nga Nu'man Ibn Seid i cili thotë: "Ne ishim me Aliun, radij Allahu anhu, kur ai lexoi ajetin: "Ditën kur do t'i ftojmë mutekunët tek i Gjithëmëshirshmi "uefden" (si mysafirë të ftuar)" Ai tha: "Jo pasha Allahu ata nuk do të grurnbullohen duke ecur në këmbë. Mysafirët nuk do të mblidhen (duke ecur) mbi këmbët e tyre, por mbi deve të cilat asnjë krijesë nuk i ka parë më parë. Samarët e së cilave do të jenë prej floriri, e do të ecin me to deri sa të trokasin në dyert e Xhenetit." • Xheneti do t'u sillet afër sepse ata kanë pasur tekua. Allahu i Madhëruar thotë: "E Xheneti u afrohet atyre që ishin
  • 18. 19 mutekunë." Sure Esh Shura : 90 • Tekuaja e bën besimtarin të mos jetë në të njëjtin nivel me fuxharët (kriminelët e këqinj, të poshtrit etj), apo me kufarët (mosbesimtarët). Allahu i Madhëruar thotë: “A mos do t'i barazojmë ata që bënë vepra të mira me ata që bënë shkatërrime në Tokë, apo do t'i trajtojmë njësoj mutekunët me fuxharët!" Sure Sad : 28 • Çdo lloj shoqërimi apo miqësie e cila ka qënë për hir të ndonjë gjëje tjetër veç Allahut, do të shndërrohet Ditën e Gjykimit në amiqësi, përveç shoqërimit e cila ka qenë për hir të Allahut. Allahu i Madhëruar thotë: "Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç mutekunëve." Sure Ez Zuhruf : 67 • Ata do të jenë në një vend të qetë mes kopshteve dhe burimeve. Allahu i Madhëruar thotë: "Me të vërtetë mutekunët janë në vende të qeta (të sigurta). Janë në xhenete dhe në burime që rrjedhin. Veshin rroba prej mëndafshi e kadifeje, ulur ballë për ballë. Ja kështu dhe i martojmë me bardhoshe symëdha (me hyrije). Aty kërkojnë t'u sillen çdo lloj peme dhe aty janë të sigurtë. Aty nuk do të përjetojnë vdekje, përveç asaj të parës në dunja. Ata i shpëtoi (Allahu) prej vuajtjeve të Xhehenemit." Sure Ed Duhanë : 51-56 • Të përkushtuarit do të kenë një vend (nderi) në Xhenet, pranë Mbretit të Gjithëfuqishmit, Allahut më të Lartit. Allahu i Madhëruar thotë: "Në një vend të kënaqshëm (të vërtetë) tek Sunduesi i Plotfuqishëm (Allahu)." Sure El Kamer: 55 • Tekuaja është shkak për të pasur lumenj të ndryshëm në Xhenet, një me ujë të ëmbël, tjetri prej qumështi, shija e të cilit nuk ndryshon kurrë dhe një tjetër me aromë prej vere, e shijshme
  • 19. 20 dhe e këndshme për ata që e pijnë. Allahu i Madhëruar thotë: "Shembulli i xhenetit, i cili u është premtnar mutekunëve, është se në të ka lumenj uji, shija dhe era e të cilit nuk ndryshon, lumenj qumështi me shije që nuk ndryshon asnjëherë, lumenj pijeje të kulluar të shijshme për ata që e pinë dhe lumenj mjalti të pastër dhe për ta, atje gjendet çdo lloj fruti, kanë edhe falje nga Zoti i tyre..." Sure Muhmed : 15 I Dërguari, alejhi selam, thotë: "Kur t'i kërkoni Allahut, kërkojini Firdeusin, sepse me të vërtetë ai është grada më e lartë e xheneteve, nga i cili rrjedhin lumenjtë dhe mbi të është froni i Mëshiruesit më të madh (Allahut)" Buhariu • Tekuaja i mundëson besimtarit të udhëtojë nën hijet e Xhenetit dhe madje të ndjejë rehati nga kjo hije. Allahu i Madhëruar thotë: "Dhe nuk ka dyshim se të devotshmit do të jenë nën hije dhe pranë burimeve. Kanë dhe fruta nga cilat të dëshirojnë. Hani e pini shijshëm e me ëndje, për (shkak të asaj) atë që keni vepruar." Sure Murselatë : 41 - 43 Enes Ibn Maliku, radij Allahu anhu, transmeton se i Dërguari i Allahut, alejhi selam, ka thënë: "Me të vërtetë në Xhenet është një pemë, brenda së cilës një kalorës do të udhëtojë nën hijen e saj për 100 vjet rresht e përsëri nuk do t'i ketë dalë në fund." Buhariu • Për mutekunët do të ketë lajme të gëzuara Ditën e Gjykimit, tmerri më i madh i asaj Dite nuk do t'i pikëllojë, e ata do t'i takojnë melaiket. Allahu i Madhëruar thotë; "Ta keni të ditur se të dashurit (miqtë) e Allahut nuk kanë frikë (në Botën Tjetër) e as kurrfarë brengosjeje. (Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur. Atyre jepu myzhde në jetën e dunjasë dhe në Botën Tjetër." Sure Junus : 62 - 64 Ibn Kethiri shpjegon: Përsa i përket lajmeve të mira në Ahiret është ajo për të cilën Allahu i Madhëruar thotë: "Ata nuk do t'i shqetësojë ajo
  • 20. 21 frika e madhe (e fryrjes së surit), dhe do t'i presin melaiket (duke u uruar): "Kjo është Dita që ju premtohej." Sure El Enbija : 103 • Mutekunët do të kenë vendqëndrim më të mirë në Ahiret. Allahu i Madhëruar thotë: "... por shpërblimi i tyre në Botën Tjetër është shumë më i mirë, e sa vend i mirë është ai i të devotshmëve."Sure En Nahl: 30 • Me të vërtetë mutekunët, do të kenë shpërblimet e tyre dhe punët e tyre do të shumëfishohen. Allahu i Madhëruar thotë: "O ju që keni besuar, kini frikë Allahun dhe vazhdoni në besimin ndaj të dërguarit të Tij, se Ai ju jep dyfish nga mëshira e Tij e ju dhuron dritë që të ectni me të." Sure El Hadid : 28 E lusim Allahun, të Fuqishmin dhe të Madhërishmin të na bëjë nga robërit e Tij të cilët kanë tekua dhe janë falënderues. Gjithë lavdërimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve, paqja begatitë dhe përshëndetjet, qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamed, alejhi selam, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që e ndjekin atë deri Ditën e Fundit!