Emancipimi i pacipë
Zhveshjae femrës është stacioni i parë i udhëtimit të perëndimorëve drejt humbjes
së fytyrës njerëzore.
E shtunë, 05 Korrik 2008 13:58
Nga: Agim Fazliu
Në raftet e dyqanit të peshkatarit janë të renditura boçat, grepat, silku dhe diku midis tyre
edhe një qese me krimba. Shërbejnë për t'i ngulur në grep kur hidhet në ujë për t'i mashtruar
peshqit. Ata janë të gjallë, përpëliten, vlojnë, por në raftin e peshkatarit nuk dallojnë nga
mjetet e ngurta. Krimbat e gjallë nuk janë më shumë se material i vdekur. Thjesht, janë
karrem që sakrifikohen për t'i kapur peshqit. Një lloj tjetër "krimbi" përdoret për të kapur
"peshkun e madh" të qytetërimit perëndimor – paranë dhe të gjitha produktet tjera të
kapitalizmit të egër. Në pllakatet e reklamave nëpër qytetet kosovare është duke u reklamuar
një lojë shpërblyese e kompanisë që shet cigaren West. Në qendër të reklamës është figura e
një femre pothuajse lakuriqe, që mban në dorë një flamur të West-it. A është kjo femër
"krimb" apo "peshk"? No comment! Femra-krimb e kësaj reklame e ka ngritur flamurin e
emancipimit të pacipë. Më keq se kaq, femra "westerne" e ka ngritur flamurin e përçmimit të
vetes. Pikërisht në botën e Westernit – Perëndimit, partizanët e të ashtuquajturit revolucion
për çlirimin e femrës e kanë shenjtëruar fjalën emancipim. E kanë mbështjellë atë me fjalë të
bukura për lirinë seksuale, punësimin, barabarësinë e të drejtave me burrin. Një melodramë
fantastike! Shfaqja e vërtetë luhet në prapaskenë. Këtu melodrama bëhet dramë tragjikomike.
Jeta në sy të parë duket si lojë, si shfaqje teatri, si film. Jeta është lojë "përnime", film real,
shfaqje që të dhemb. Në lojën e emancipimit, femra është sekretareshë, robëreshë sensuale
dhe seksuale e bosit të kompanisë. Është fotografi që merr vlerë kur përdoret për të
reklamuar gomat e veturave, sakëzat, gypat e kanalizimeve. Është prostitutë, herë e ligjshme,
herë e paligjshme. Në të dyja rastet trajtohet si shtazë ku shfryhen epshet shtazarake. Femra
e emancipuar e ka humbur ndjesinë më sublime, nuk është më nënë.
Familjet kosovare që kanë emigruar në vendet perëndimore janë habitur nga përkushtimi dhe
dashuria e madhe që shprehnin vendasit për fëmijët e tyre. Kudo nëpër rrugë, stacione,
dyqane, perëndimorët i kanë vështruar fëmijët e emigrantëve si margaritarë të rrallë. Si
pasuri e çmuar që kaherë e kanë humbur.
Shamia islame dhe veshja zyrtare
Zhveshja e femrës është stacioni i parë i udhëtimit të perëndimorëve drejt humbjes së fytyrës
njerëzore. Që këtu nis aborti, vrasja më e tmerrshme që mund të paramendohet. Nëna e vret
fëmijën në barkun e vet, në atë që natyrshëm duhet të jetë vendstrehimi më i sigurt.
Zakonisht, abortojnë vajzat që bëjnë dashuri të "gabuara" dhe gratë që i tradhtojnë
bashkëshortët.
Nëna lakuriqe e hedh fëmijën e saj në kontejnerët e bërllokut, sikur të ishin pampersa të
pistë. Kjo është vrasje e lejuar me ligje "perëndimore". Ka edhe shumë dukuri tjera
jonjerëzore që zënë fill nga zhveshja e femrës. Femra lakuriqe është zero negative.
Sipas një hulumtimi të publikuar në revistën amerikane "Marriage and Family" adhurimet
fetare janë treguesit më të rëndësishëm të besnikërisë dhe stabilitetit të familjeve. Pikërisht
hulumtimet shkencore, sociologjike e psikologjike e vënë në pah personalitetin e deformuar
shpirtërisht të njeriut perëndimor. Ky tip i ngjanë alpinistit që mbetet i gozhduar në mes të
rrugës gjatë ngjitjes në një masiv shkëmbor. As nuk mund të ngjitet as nuk mund të zbresë. I
2.
vetmi shpëtim përtë është intervenimi nga qielli, një helikopter i një skuadre shpëtimi. Ai
"helikopteri shpëtimtar" i ringjalljes së shpirtit të njeriut perëndimor është Islami. Është duke
u rritur numri i intelektualëve perëndimorë që e pranojnë fenë islame, pasi më parë e kanë
studiuar këtë fe sinqerisht dhe pa paragjykime. Pranimin e këtij fakti e lufton një makineri e
fuqishme propagandistike e kontrolluar nga bosët që nuk duan të dinë për vlera shpirtërore.
Është vështirë për qytetërimin materialist perëndimor, formalisht i krishterë, ta pranojë se
Islami është shpëtimi.
Tregtarët e kërthizave
Këtë pengesë nuk do të duhej ta ndjenin shqiptarët, shumica absolute e të cilëve janë
muslimanë. Por, ekziston njëlloj fushatë e mbështetur edhe politikisht për të promovuar
identitetin evropian të kosovarëve, duke u përpjekur për ta fshehur përkatësinë islame.
Debati më i madh është bërë për shaminë islame. Është thënë se ky është simbol i
orientalizmit, i prapambetjes. Vajzat me shamia janë personifikuar me gratë e 50 vjetëve më
parë. Atyre grave të përvuajtura që kanë ecur dhjetë metra prapa burrit. Çfarë e pengon një
femër të mbuluar të vozisë veturë, të punojë me kompjuter, apo të bëjë çfarëdo pune tjetër.
Mbulesa e pengon femrën për ta humbur moralin dhe për të rrëshqitur në të këqijat që
pasojnë. Këtë e kanë harruar kosovarët. Pas vitit 1999, ikjen e serbëve dhe lirinë politike e ka
kuptuar si flakje të ndalimeve. Serbë më nuk ka gjithçka është e lejuar. Në emër të parimeve
të këtyre përmbysura, tregtarët e veshjeve i mbushën tregjet me tesha të shkurtra, të
tejdukshme. Edhe vajzat e katundit nisën të blejnë "bady". Nëpër rrugë nisën të shpalohen
kërthizat. Sot sheh në rrugë nuse të "shpisë" që i bartin fëmijët në karroca dore, ndërsa prapa
u shkon vjehrri me plis në krye. Kanë ndërrue kohnat!
Asnjëherë nuk do të arrihet të bëhet një debat i dobishëm për shaminë islame, nëse
vazhdojnë paragjykimet se ajo është relikt oriental. Diskutimet duhet të hidhen në një rrafsh
tjetër. Në institucionet serioze praktikohet mbajta e kostumeve për punëtoret femra. Qëllimi
është praktik. Klientët duhet të kryejnë punë dhe të ikin. Nuk bën të shohin punëtore me gjinj,
kërthiza e kofshë të zbuluara. Veshjet zyrtare për femra praktikohen gjerësisht, pavarësisht
sistemeve politike e kulturore. Ndryshojnë vetëm përmasat e kostumeve. Dikush pretendon që
një këmishë duhet të ketë mëngët përmbi bërryl, e tjetri përfundi bërrylit. Sipas rregullave të
fesë islame, femrat në publik duhet t'i kenë të mbuluara të gjitha pjesët e trupit, përveç
fytyrës, shuplakave të duarve dhe shputave të këmbëve. Ky është urdhër i qartë i Allahut. Ai
është Krijues i njeriut. I di epshet e njerëzve, natyrisht pakrahasueshëm më saktë sesa njeriu
për vetveten. Urdhri për mbulesën e femrave reflekton shumë urtësi praktike. Femrave të
zhveshura u hidhen një mijë fjalë të këqija kur dalin në rrugë. Padyshim midis tyre ka edhe
vajza të ndershme, por rrugaçët nuk i dallojnë prej vajzave të pandershme. "O ti Pejgamber,
thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t'i vënë shamitë (mbulojë) e veta
mbi trupin e tyre, sepse kjo është më afër që ato të njihen se nuk janë rrugaçe e të mos
ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues" (Ahzab, 59). Katërmbëdhjetë
shekuj pas shpalljes së këtij ajeti kur'anor, vërtetohen këto fjalë të Allahut. Sot, edhe
rrugaçëve më të paturpshëm u vjen turp t'i ofendojnë vajzat e mbuluara.
Sirenat moderne
Në rrugë sot sheh femra të bukura dhe femra me pak të hijshme. Veshja ose më saktë,
zhveshja i thekson dallimet trupore. "Të shëmtuarat", plakat, varfanjaket që nuk kanë para
për t'i hallakatur butikët, janë të tepërta për këtë shoqëri të emancipuar pacipërisht. A nuk
3.
është ky diskriminimi hapur, racizëm i fshehur. Veshjet islame, të gjata e të gjera, i fshehim
mrekullisht këto dallime trupore duke vënë në pah pasurinë shpirtërore dhe intelektuale e
femrave. Shamia islame dhe veshja institucionale janë armë kundër mendjemadhësisë dhe
racizmit. Ka zëra në vendet perëndimore që e pranojnë këtë fakt. Vajza suedeze Anja Karlsun
ishte dënuar me 1400 dollarë pasi kishte përlyer një reklamë një firme për veshje te
brendshme në të cilën pozonte gjysmë lakuriqe manikenja e njohur Klaudia Shifer. Por, ajo
është përkrahur nga shumë organizata që kërkojnë ndalimin e shfrytëzimin e pjesëve të trupit
të femrës në reklama, duke e cilësuar këtë si metodologji të gabuar që nxitë tragjedi
shoqërore. Tragjedia që nis nga zhveshja duket qartë. Në SHBA dhe në Evropë në çdo dy qifte
të martuarish, njëri ndahet. Studimet tregojnë se gratë dhe burrat që kanë kryer marrëdhënie
të paligjshme seksuale, përveç sëmundjeve fizike, siç është SIDA, kanë pësuar edhe sëmundje
psikike. Është duke u rritur numri i atyre që kërkojnë të mos ketë sirena moderne. Në
mitologjinë greke, sirenat (nimfat) janë krijesa gjysmë njeri-gjysmë peshk, që me zërin e tyre
magjik i ftonin në "dashuri" vdekjeprurëse burrat që lundronin oqeaneve. Edhe sot, burrat
lundrojnë nëpër detet e trazuara. Në pritë janë sirenat moderne, në televizor, revista, në pako
të shamponave, kudo ku kanë arritur valët e emancipimit. Kjo është lojë e rikthyer nga
mitologjia. Lojë hopa – hopa, luajmë topa. Në vitet '80, fëmijët mrekulloheshin nga topat
"ikraçki". E pyesnin njëri-tjetrin: Sa cipa i ka topi. Cipa kishte vlerë. Fjala emancipim e ka
brenda fjalën cipë. Nuk e man cipa këtë emancipim.