JETA E VATRËS
B U L E T I N I I N F O R M A T I V I V A T R Ë S B I B L I K E K A T O L I K E
1 2 S H K U R T 2 0 1 9 N R . 6 2
Në takimin e 62, Atë Flavio kremtoi
Meshë. Predikimin e Ungjillit (Mk 6, 7
-12, dërgimi i të 12-ve) e fokusoi në
aktivitetin e Vatrës.
Ne këtu në Vatër bëjmë atë çfarë është
më e rëndësishme, dëgjojmë Fjalën e
Zotit. Besoj se jemi duke bërë një ecje,
ku kuptojmë gjithnjë e më tepër
mënyrën sesi Zoti ndërton Kishën e
vet, nëpërmjet lutjes. Zoti na ka thirrur
se ka një plan për ne. Besoj se Ai na
ka thirrur ne si shërbëtorë të Fjalës.
Nëse nuk e vemë në punë “Talentin” e
Fjalës do japim llogari para Zotit. Jezusi bashkëndan me apostujt atë fuqi hyjnore që është
e lidhur me Fjalën e Tij dhe ata veprojnë duke marrë pjesë kështu në Misionin e Tij Mesi-
anik. Secili prej nesh me detyrat dhe dhuratat që ndoshta ende nuk i kemi zbuluar është
i thirrur. Dy e nga dy jemi të dërguar. Pra është një bashkësi që ungjillizon dhe jo një
iniciativë individuale. Nuk mjafton e Vërteta, nuk mjafton që shkojmë në emër të Zotit,
por duhet të shkojmë dy e nga dy dhe në harmoni. Pasi fara e të vërtetës ka nevojë për
lagështirën e dashurisë vëllazërore që të rritet. Dy është numri minimal, që gjithashtu
tregon fuqinë e çiftit të krishterë, për dëshminë e të cilit ka nevojë bota. Ky është misteri i
Krishtit që rritet mes nesh në atë normalitetin
tonë të thjeshtë dhe të përditshëm. Prandaj
qëllimi i fundit i Vatrës Biblike nuk është
thjeshtë për të njohur Biblën, por që fitimin që
marrim këtu ta bashkandajmë me të tjerët,
përndryshe bëhemi ungjillizues përtac.
Përkundrazi ne jemi thirrur për zell apostolik.
Për ta bërë këtë duhet të përgatitemi me
thjeshtësi dhe përvujtëri. Dhe vjen moment që
dikush nga ju do ndjekë një Vatër tjetër, ose
do zëvendësoni njëri-tjetrin, pasi ky është një
mision që do vazhdojë, për të njohur Ungjil-
lin dhe për të transmetuar Ungjillin.
Vatra Biblike takimi nr. 62
Mos harroni të
merrni Biblën
me vete!
“Si lutej Jezusi? ...ne dimë se lutja e tij ishte e mbushur me gëzim dhe lavd.”
Shën Gjon Pali II
INFORMACION
TAKIMI I RRADHËS
14 SHKURT 2019
Ora 19.00—20.30
Famullia
“Zoja Ndihmëtare”
Rruga “Don Bosko”
Lutja e Mbrëmjes
(tek kapela)
Mësimi:
(tek salla)
Padre
Flavio Cavallini
OFM
Ju lutemi lexoni
kapitullin 19
të Ungjillit
sipas Mateut!
F A Q J A 2
J E T A E V A T R Ë S N R . 6 2
138 Kisha i mban dhe i nderon si të frymëzuar 46 librat e Besëlidhjes së Vjetër
dhe 27 librat e Besëlidhjes së Re.
139 Katër Ungjijtë zënë një vend qëndror, për hir të karakterit qëndror që ka
Krishti në ta.
BIBLA NË KATEKIZMIN E KISHËS KATOLIKE
(KKK)
PROGRAMI I TAKIMIT nr. 63
FJALOR I THJESHTË
PEMA E JETËS
Pema e jetës rritej së bashku me pemën e njohjes së të mirës dhe së keqes, në
qendër të parajsës tokësore. Simbolizon përjetësinë dhe miqësinë me Hyjin. Në
disa rreshta të Biblës ajo konsiderohet simbol i dijes që arrin të ngop atë që e ha.
MIRË SE ERDHE JOEL!
I parëlinduri i
Vatrës Biblike Katolike!
Dëshirojmë të urojmë babi
Mikelin dhe mami Karolinën,
anëtarë të Vatrës, për ardhjen
në jetë të fëmijës së tyre të
parë.
Joel Millja
Datëlindja: 04 Shkurt 2019
Ora 21.10
Hiri i Zotit qoftë gjithmonë me familjen tuaj!
Kur është e vështirë
të lutesh,
e rëndësishme është
të mos heqësh dorë,
të përpiqesh.
Në ato momente
drejtojuni Biblës
dhe liturgjisë së Kishës.
Meditoni mbi jetën
dhe mësimet e Jezusit
ashtu siç jepen tek
Shkrimet e Shenjta.
Mendoni mbi dijet
dhe këshillat e apostujve
si dhe mbi mesazhet
e profetëve.
Përpiquni ti bëni tuajat
lutjet e bukura të Psalmeve
Shën Gjon Pali II
Lutja e Mbrëmjes: 19.00
Vazhdojmë të mësojmë të lutemi së bashku me Psalmet
Mësimi: 19.30
Kemi hyrë në mësimin e katërt të Jezusit si na prezantohet në Ungjillin sipas
Mateut: Fjalimi mbi Kishën. Fillojmë leximin dhe komentimin. Këshillohet të
përgatiteni duke lexuar të gjithë kapitullin 19.
“Është besimi
që ushqen lutjen
dhe në të njëjtën kohë
lutja është vaji
që e mban të ndezur
llambën e besimit.”
P. Livio Fanzaga
F A Q J A 3
J E T A E V A T R Ë S N R . 6 2
NA KONTAKTONI
E-mail: vatrabiblike@gmail.com
Vatra Biblike
Çdo të enjte, ora 19.00 - 20.30
Famullia “Zoja Ndihmëtare”
Rruga “Don Bosko”
Pyetja 55: Përse Hyji nuk e refuzon Davidin si mbret edhe pse ai bën shumë
mëkate?
Ndoshta të ka ndodhur ndonjë herë që në zemrën tënde të kesh provuar dëshirën
për ti bërë keq dikujt dhe ta kesh bërë në rastin më të parë që të është dhënë.
Ndoshta përballë të qarës së tij je penduar, pra e ke kuptuar se ke bërë një gjë me
të vërtetë të keqe, ke qarë edhe ti dhe ke bërë paqe me të duke i kërkuar falje atij e
Hyjit. Dhe të ka falur sepse je penduar me gjithë zemër. Kështu i ka ndodhur edhe
Davidit. Ai që ishte mbret i drejtë tek i cili Hyji kishte besim, bëri mëkate të
ndryshme, ndër të cilat njëri ishte më i rëndi: me mashtrim bëri që të vritej një
ushtar i tij me qëllim që ti merrte gruan e tij. Kur profeti Natan e akuzoi për këtë
mëkat të madh, Davidi u pendua dhe i kërkoi falje Hyjit. Sigurisht që Hyji e dënoi
për të keqen që kishte bërë, por e fali sepse e pa se ishte penduar me gjithë zemër
e jo si Sauli që ishte penduar përgjysëm: Në fakt Hyji është gjithnjë i gatshëm që
ta falë atë që pendohet me gjithë zemër. Kështu Hyji vazhdoi ti qëndronte pranë
Davidit në detyrën e tij si mbret sepse e dinte se pavarësisht nga gjithçka, ai do të
qeveriste me drejtësi e duke respektuar ligjet e tij.
VATRA BIBLIKE KATOLIKE
DURRËS
Të premten, më 08 Shkurt, Vatra Biblike
Katolike në Durrës zhvilloi takimin e 14-të.
Takimi u drejtua nga Atë Flavio i cili bëri
shpjegimin pjesës së dytë të kapitullit të
pestë të Ungjillit sipas Mateut Fjalimin e
Lumnive, Predikimi në Mal
VATRA BIBLIKE KATOLIKE
BABRRU
Të shtunën, më 09 Shkurt, Vatra Biblike
Katolike në Babrru, në famullinë e Shën
Mëhillit, zhvilloi takimin e 14-të ku ishin të
pranishëm shtatë besimtarë. Takimi u drejtua
nga Atë Flavio i cili bëri shpjegimin e kapit-
ullit të pestë të Ungjillit sipas Mateut, mbi
Fjalimin e Lumnive, Predikimi në Mal.
101 PYETJE MBI BIBLËN
UNGJILLI SIPAS MA-
TEUT
UDHËRRËFYESI PËR NJË
LEXIM TË VAZHDUE-
SHËM
Nga
At Flavio Cavallini, OFM
Ruzarja e shenjtë është një armë shumë e fuqishme.
Përdore me kurajo dhe do të mrekullohesh nga rezultatet.
Shën Hosemaria Eskriva
“
”
Joeli është një prej 12 profetëve të vegjël, profecitë e të cilit tre-
gohen në librin e shkurtër biblik që mban emrin e tij. Ky libër
është burimi i vetëm nga i cili mund të marrim të dhëna mbi të.
Martirologjiku Romak i ri e ka spostuar më 19 tetor festimin li-
turgjik të Shën Joelit, për të unifikuar festimin me kishën Bizan-
tine. Më parë Kishës Latine festohej më 13 korrik.
Studiuesit hamendësojnë se ai ka ekzistuar në fillim të shekullit
të V, para Krishtit pasi në librin e tij nuk përmenden lajme histo-
rike të sigurta. Nuk përmenden fuqi të mëdha të kohës si Sama-
ria, Babilonia apo Asiria prandaj mendohet se ato kishin rënë
tashmë.
Ai citon Egjiptin dhe Idumen si armiq të Izraelit, por veçanërisht
Fenikët dhe Filistejtë të cilët akuzohen se shesin bijtë e Judës
(Hebrenjtë) si skllevër tek Grekët. Ai përmend shpërndarjen e po-
pullit hebraik midis kombeve të tjera dhe coptimin e territorit. Ai
nuk përmend asnjë mbret në shkrimet e veta dhe detyra e drejtimit duket se u është lënë “pleqve” dhe priftërinjve.
Përmend Tempullin por tregon se nuk ka kafshë për tu sakrifikuar dhe kjo të bën të mendosh për një periudhë varfërie
të madhe dhe një Izrael të zvogëluar në numër banorësh dhe rëndësie. Për këtë arsye, studiuesit mendojnë se bëhet
fjalë për pushtimin persian të Palestinës në shekullin e V para Krishtit.
Mendohet se Joeli ishte nga familje priftërore pasi flet shpesh për oferta të shenjta, për oferta në tempull dhe për
priftërinj të cilëve u drejtohet me një farë autoriteti. Flet për ushtri në territorin e Judesë dhe më saktësisht në Jeruza-
lem, banorëve të të cilit u drejtohet në libër.
Në themel të profecisë së Joelit është një fatkeqësi natyrore e cila ka ndodhur pikërisht rreth asaj periudhe, një push-
tim aq i madh karkalecash, sa vetëm në lindje mund të shihej, duke shkatëruar fushat e Judesë dhe duke i sjellë mjerim
dhe uri popullsisë. Profeti e interpreton këtë mjerim si një dënim prej Zotit prandaj mendon se është e nevojshme që i
gjithë populli të ftohet në pendesë dhe të kërkojë falje për mëkatet e veta. Por kjo nuk mjafton për të ulur zemërimin e
Zotit dhe Joeli shikon të afrohet një plagë tjetër më e tmerrshme se e para. Ai e përshkruan si një ushtri të madhe armi-
ke shumë herë më e madhe se ajo e karkalecave.
Eshtë “dita e Zotit” ose dita e hakmarrjes që po afrohet dhe profeti përmend përsëri pendesën (Joel 2,12-17) dhe më
në fund zemërimi i Zotit fashitet. Plaga e tmerrshme zhduket dhe toka bëhet përsëri pjellore dhe Izraeli e njeh Yahve-
në si Zotin e tij. Kjo njohje merret si një konvertim që i pëlqen Zotit i cili premton të mira të jashtëzakonshme. Me
ardhjen e re të “ditës së Zotit”, Ai do të bëjë drejtësi mbi të gjithë armiqtë e Izraelit, të mbledhur në fushën e Jozafatit
dhe populli i Tij i bashkuar do të jetoj përjetësisht në mes të tyre.
Pjesa e dytë e librit është një përshkrim i mrekullueshëm i “ditës së Zotit”, pra i ndërhyrjes së Tij madhështore në hi-
stori, i shoqëruar me “derdhjen” universale të Shpirtit të Tij. Pas kësaj do të vij Drejtësia Hyjnore mbi njerëzit dhe agi-
mi i një bote të re.
Shën Pjetri, apostull, e shpalli “derdhjen” e Shpirtit në ditën e Rrëshajëve, me zbritjen e Shpirtit të Shenjtë dhe me
ogurët qe e shoqëronin dhe e ndiqnin (Vep 2, 16-21).
Liturgjia e Kishës e përdor një pjesë të mirë të librit të Joelit tek përgjigjet, mësimet, antifonat dhe në leximet e Me-
shës. Pjesë të këtij libri përdoren sidomos gjatë periudhave të pendesës si për shembull, gjatë kohës së Ardhjes, Kresh-
mës dhe të Mërkurës së Përhime. Ai konsiderohet si profeti i Rrëshajëve.
Mësime mbi Biblën
SHËN JOELI
Profeti i Izraelit
BOTIMET E VATRËS BIBLIKE
UNGJILLI SIPAS MA-
TEUT
UDHËRRËFYESI PËR NJË
LEXIM TË VAZHDUE-
SHËM
Nga
At Flavio Cavallini, OFM
EKZORCISTI
LUFTA IME KUNDËR
DJALLIT
Nga
Dom Ermes Macchioni
MAGJIA DHE VEPRIMI
I DJALLIT
Qëndrimi i Kishës Katolike
Përgatitur nën kujdesin e
Atë Flavio Cavallini, OFM
SHENJAT E FESË
Mistagogji
Përgatitur nën kujdesin e
Atë Flavio Cavallini,OFM
LECTIO DIVINA
Leximi Shpirtëror i Shkrimit
Shenjtë
Përgatitur nën kujdesin e
At Flavio Cavallini,OFM
MËSOJMË TË LUTEMI
Letër për Probën
nga
Shën Augustini i Iponës
JEZUSI I NAZARETIT
Qendra e universit dhe hi-
storisë.
nga Giacomo Biffi

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)

  • 1.
    JETA E VATRËS BU L E T I N I I N F O R M A T I V I V A T R Ë S B I B L I K E K A T O L I K E 1 2 S H K U R T 2 0 1 9 N R . 6 2 Në takimin e 62, Atë Flavio kremtoi Meshë. Predikimin e Ungjillit (Mk 6, 7 -12, dërgimi i të 12-ve) e fokusoi në aktivitetin e Vatrës. Ne këtu në Vatër bëjmë atë çfarë është më e rëndësishme, dëgjojmë Fjalën e Zotit. Besoj se jemi duke bërë një ecje, ku kuptojmë gjithnjë e më tepër mënyrën sesi Zoti ndërton Kishën e vet, nëpërmjet lutjes. Zoti na ka thirrur se ka një plan për ne. Besoj se Ai na ka thirrur ne si shërbëtorë të Fjalës. Nëse nuk e vemë në punë “Talentin” e Fjalës do japim llogari para Zotit. Jezusi bashkëndan me apostujt atë fuqi hyjnore që është e lidhur me Fjalën e Tij dhe ata veprojnë duke marrë pjesë kështu në Misionin e Tij Mesi- anik. Secili prej nesh me detyrat dhe dhuratat që ndoshta ende nuk i kemi zbuluar është i thirrur. Dy e nga dy jemi të dërguar. Pra është një bashkësi që ungjillizon dhe jo një iniciativë individuale. Nuk mjafton e Vërteta, nuk mjafton që shkojmë në emër të Zotit, por duhet të shkojmë dy e nga dy dhe në harmoni. Pasi fara e të vërtetës ka nevojë për lagështirën e dashurisë vëllazërore që të rritet. Dy është numri minimal, që gjithashtu tregon fuqinë e çiftit të krishterë, për dëshminë e të cilit ka nevojë bota. Ky është misteri i Krishtit që rritet mes nesh në atë normalitetin tonë të thjeshtë dhe të përditshëm. Prandaj qëllimi i fundit i Vatrës Biblike nuk është thjeshtë për të njohur Biblën, por që fitimin që marrim këtu ta bashkandajmë me të tjerët, përndryshe bëhemi ungjillizues përtac. Përkundrazi ne jemi thirrur për zell apostolik. Për ta bërë këtë duhet të përgatitemi me thjeshtësi dhe përvujtëri. Dhe vjen moment që dikush nga ju do ndjekë një Vatër tjetër, ose do zëvendësoni njëri-tjetrin, pasi ky është një mision që do vazhdojë, për të njohur Ungjil- lin dhe për të transmetuar Ungjillin. Vatra Biblike takimi nr. 62 Mos harroni të merrni Biblën me vete! “Si lutej Jezusi? ...ne dimë se lutja e tij ishte e mbushur me gëzim dhe lavd.” Shën Gjon Pali II INFORMACION TAKIMI I RRADHËS 14 SHKURT 2019 Ora 19.00—20.30 Famullia “Zoja Ndihmëtare” Rruga “Don Bosko” Lutja e Mbrëmjes (tek kapela) Mësimi: (tek salla) Padre Flavio Cavallini OFM Ju lutemi lexoni kapitullin 19 të Ungjillit sipas Mateut!
  • 2.
    F A QJ A 2 J E T A E V A T R Ë S N R . 6 2 138 Kisha i mban dhe i nderon si të frymëzuar 46 librat e Besëlidhjes së Vjetër dhe 27 librat e Besëlidhjes së Re. 139 Katër Ungjijtë zënë një vend qëndror, për hir të karakterit qëndror që ka Krishti në ta. BIBLA NË KATEKIZMIN E KISHËS KATOLIKE (KKK) PROGRAMI I TAKIMIT nr. 63 FJALOR I THJESHTË PEMA E JETËS Pema e jetës rritej së bashku me pemën e njohjes së të mirës dhe së keqes, në qendër të parajsës tokësore. Simbolizon përjetësinë dhe miqësinë me Hyjin. Në disa rreshta të Biblës ajo konsiderohet simbol i dijes që arrin të ngop atë që e ha. MIRË SE ERDHE JOEL! I parëlinduri i Vatrës Biblike Katolike! Dëshirojmë të urojmë babi Mikelin dhe mami Karolinën, anëtarë të Vatrës, për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë. Joel Millja Datëlindja: 04 Shkurt 2019 Ora 21.10 Hiri i Zotit qoftë gjithmonë me familjen tuaj! Kur është e vështirë të lutesh, e rëndësishme është të mos heqësh dorë, të përpiqesh. Në ato momente drejtojuni Biblës dhe liturgjisë së Kishës. Meditoni mbi jetën dhe mësimet e Jezusit ashtu siç jepen tek Shkrimet e Shenjta. Mendoni mbi dijet dhe këshillat e apostujve si dhe mbi mesazhet e profetëve. Përpiquni ti bëni tuajat lutjet e bukura të Psalmeve Shën Gjon Pali II Lutja e Mbrëmjes: 19.00 Vazhdojmë të mësojmë të lutemi së bashku me Psalmet Mësimi: 19.30 Kemi hyrë në mësimin e katërt të Jezusit si na prezantohet në Ungjillin sipas Mateut: Fjalimi mbi Kishën. Fillojmë leximin dhe komentimin. Këshillohet të përgatiteni duke lexuar të gjithë kapitullin 19.
  • 3.
    “Është besimi që ushqenlutjen dhe në të njëjtën kohë lutja është vaji që e mban të ndezur llambën e besimit.” P. Livio Fanzaga F A Q J A 3 J E T A E V A T R Ë S N R . 6 2 NA KONTAKTONI E-mail: vatrabiblike@gmail.com Vatra Biblike Çdo të enjte, ora 19.00 - 20.30 Famullia “Zoja Ndihmëtare” Rruga “Don Bosko” Pyetja 55: Përse Hyji nuk e refuzon Davidin si mbret edhe pse ai bën shumë mëkate? Ndoshta të ka ndodhur ndonjë herë që në zemrën tënde të kesh provuar dëshirën për ti bërë keq dikujt dhe ta kesh bërë në rastin më të parë që të është dhënë. Ndoshta përballë të qarës së tij je penduar, pra e ke kuptuar se ke bërë një gjë me të vërtetë të keqe, ke qarë edhe ti dhe ke bërë paqe me të duke i kërkuar falje atij e Hyjit. Dhe të ka falur sepse je penduar me gjithë zemër. Kështu i ka ndodhur edhe Davidit. Ai që ishte mbret i drejtë tek i cili Hyji kishte besim, bëri mëkate të ndryshme, ndër të cilat njëri ishte më i rëndi: me mashtrim bëri që të vritej një ushtar i tij me qëllim që ti merrte gruan e tij. Kur profeti Natan e akuzoi për këtë mëkat të madh, Davidi u pendua dhe i kërkoi falje Hyjit. Sigurisht që Hyji e dënoi për të keqen që kishte bërë, por e fali sepse e pa se ishte penduar me gjithë zemër e jo si Sauli që ishte penduar përgjysëm: Në fakt Hyji është gjithnjë i gatshëm që ta falë atë që pendohet me gjithë zemër. Kështu Hyji vazhdoi ti qëndronte pranë Davidit në detyrën e tij si mbret sepse e dinte se pavarësisht nga gjithçka, ai do të qeveriste me drejtësi e duke respektuar ligjet e tij. VATRA BIBLIKE KATOLIKE DURRËS Të premten, më 08 Shkurt, Vatra Biblike Katolike në Durrës zhvilloi takimin e 14-të. Takimi u drejtua nga Atë Flavio i cili bëri shpjegimin pjesës së dytë të kapitullit të pestë të Ungjillit sipas Mateut Fjalimin e Lumnive, Predikimi në Mal VATRA BIBLIKE KATOLIKE BABRRU Të shtunën, më 09 Shkurt, Vatra Biblike Katolike në Babrru, në famullinë e Shën Mëhillit, zhvilloi takimin e 14-të ku ishin të pranishëm shtatë besimtarë. Takimi u drejtua nga Atë Flavio i cili bëri shpjegimin e kapit- ullit të pestë të Ungjillit sipas Mateut, mbi Fjalimin e Lumnive, Predikimi në Mal. 101 PYETJE MBI BIBLËN UNGJILLI SIPAS MA- TEUT UDHËRRËFYESI PËR NJË LEXIM TË VAZHDUE- SHËM Nga At Flavio Cavallini, OFM Ruzarja e shenjtë është një armë shumë e fuqishme. Përdore me kurajo dhe do të mrekullohesh nga rezultatet. Shën Hosemaria Eskriva “ ”
  • 4.
    Joeli është njëprej 12 profetëve të vegjël, profecitë e të cilit tre- gohen në librin e shkurtër biblik që mban emrin e tij. Ky libër është burimi i vetëm nga i cili mund të marrim të dhëna mbi të. Martirologjiku Romak i ri e ka spostuar më 19 tetor festimin li- turgjik të Shën Joelit, për të unifikuar festimin me kishën Bizan- tine. Më parë Kishës Latine festohej më 13 korrik. Studiuesit hamendësojnë se ai ka ekzistuar në fillim të shekullit të V, para Krishtit pasi në librin e tij nuk përmenden lajme histo- rike të sigurta. Nuk përmenden fuqi të mëdha të kohës si Sama- ria, Babilonia apo Asiria prandaj mendohet se ato kishin rënë tashmë. Ai citon Egjiptin dhe Idumen si armiq të Izraelit, por veçanërisht Fenikët dhe Filistejtë të cilët akuzohen se shesin bijtë e Judës (Hebrenjtë) si skllevër tek Grekët. Ai përmend shpërndarjen e po- pullit hebraik midis kombeve të tjera dhe coptimin e territorit. Ai nuk përmend asnjë mbret në shkrimet e veta dhe detyra e drejtimit duket se u është lënë “pleqve” dhe priftërinjve. Përmend Tempullin por tregon se nuk ka kafshë për tu sakrifikuar dhe kjo të bën të mendosh për një periudhë varfërie të madhe dhe një Izrael të zvogëluar në numër banorësh dhe rëndësie. Për këtë arsye, studiuesit mendojnë se bëhet fjalë për pushtimin persian të Palestinës në shekullin e V para Krishtit. Mendohet se Joeli ishte nga familje priftërore pasi flet shpesh për oferta të shenjta, për oferta në tempull dhe për priftërinj të cilëve u drejtohet me një farë autoriteti. Flet për ushtri në territorin e Judesë dhe më saktësisht në Jeruza- lem, banorëve të të cilit u drejtohet në libër. Në themel të profecisë së Joelit është një fatkeqësi natyrore e cila ka ndodhur pikërisht rreth asaj periudhe, një push- tim aq i madh karkalecash, sa vetëm në lindje mund të shihej, duke shkatëruar fushat e Judesë dhe duke i sjellë mjerim dhe uri popullsisë. Profeti e interpreton këtë mjerim si një dënim prej Zotit prandaj mendon se është e nevojshme që i gjithë populli të ftohet në pendesë dhe të kërkojë falje për mëkatet e veta. Por kjo nuk mjafton për të ulur zemërimin e Zotit dhe Joeli shikon të afrohet një plagë tjetër më e tmerrshme se e para. Ai e përshkruan si një ushtri të madhe armi- ke shumë herë më e madhe se ajo e karkalecave. Eshtë “dita e Zotit” ose dita e hakmarrjes që po afrohet dhe profeti përmend përsëri pendesën (Joel 2,12-17) dhe më në fund zemërimi i Zotit fashitet. Plaga e tmerrshme zhduket dhe toka bëhet përsëri pjellore dhe Izraeli e njeh Yahve- në si Zotin e tij. Kjo njohje merret si një konvertim që i pëlqen Zotit i cili premton të mira të jashtëzakonshme. Me ardhjen e re të “ditës së Zotit”, Ai do të bëjë drejtësi mbi të gjithë armiqtë e Izraelit, të mbledhur në fushën e Jozafatit dhe populli i Tij i bashkuar do të jetoj përjetësisht në mes të tyre. Pjesa e dytë e librit është një përshkrim i mrekullueshëm i “ditës së Zotit”, pra i ndërhyrjes së Tij madhështore në hi- stori, i shoqëruar me “derdhjen” universale të Shpirtit të Tij. Pas kësaj do të vij Drejtësia Hyjnore mbi njerëzit dhe agi- mi i një bote të re. Shën Pjetri, apostull, e shpalli “derdhjen” e Shpirtit në ditën e Rrëshajëve, me zbritjen e Shpirtit të Shenjtë dhe me ogurët qe e shoqëronin dhe e ndiqnin (Vep 2, 16-21). Liturgjia e Kishës e përdor një pjesë të mirë të librit të Joelit tek përgjigjet, mësimet, antifonat dhe në leximet e Me- shës. Pjesë të këtij libri përdoren sidomos gjatë periudhave të pendesës si për shembull, gjatë kohës së Ardhjes, Kresh- mës dhe të Mërkurës së Përhime. Ai konsiderohet si profeti i Rrëshajëve. Mësime mbi Biblën SHËN JOELI Profeti i Izraelit
  • 5.
    BOTIMET E VATRËSBIBLIKE UNGJILLI SIPAS MA- TEUT UDHËRRËFYESI PËR NJË LEXIM TË VAZHDUE- SHËM Nga At Flavio Cavallini, OFM EKZORCISTI LUFTA IME KUNDËR DJALLIT Nga Dom Ermes Macchioni MAGJIA DHE VEPRIMI I DJALLIT Qëndrimi i Kishës Katolike Përgatitur nën kujdesin e Atë Flavio Cavallini, OFM SHENJAT E FESË Mistagogji Përgatitur nën kujdesin e Atë Flavio Cavallini,OFM LECTIO DIVINA Leximi Shpirtëror i Shkrimit Shenjtë Përgatitur nën kujdesin e At Flavio Cavallini,OFM MËSOJMË TË LUTEMI Letër për Probën nga Shën Augustini i Iponës JEZUSI I NAZARETIT Qendra e universit dhe hi- storisë. nga Giacomo Biffi