SlideShare a Scribd company logo
1 of 3
Mesazhi i Liderit suprem të Revolucionit islamik të Iranit, me rastin e ceremonisë së Haxhit
Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Valhamdolillahi Rabbil,aalamin vassalato vassalamo alaa sajjedel,anbjaae valmorsalin va alaa
aalehettajjebin va sahbehelmontaxhabin
Ardhjen e Kongresit madhështor të Haxhit duhet ta konsiderojmë si një festë të madhe të
Ummetit islamik. Ky është një rast i shënuar që ofrojnë këto ditë të çmuara për të gjithë
myslimanët e botës, është një moment i mrekullueshëm që po t’ia dimë vlerën dhe ta
shfrytëzojmë siç duhet, do të zgjidhen shumë probleme nga të cilat vuan bota islame.
Haxhi është burim i kulluar i mirësisë hyjnore. Secili nga ju haxhinj të dashur, keni fituar
mirësinë e madhe që në këtë ritual të shenjtë e të mbushur me kënaqësi dhe spiritualitet, të
pastroni zemrën dhe shpirtin tuaj dhe për gjithë jetën tuaj të përfitoni nga ky burim i mëshirës,
madhështisë dhe fuqisë. Përulja dhe dorëzimi përballë Zotit të Gjithëmëshirshëm, angazhimi
ndaj obligimeve që rëndojnë mbi supet e myslimanëve, dinamika dhe veprimi aktiv në punët e
fesë dhe të botës, mëshira dhe falja në marrëdhëniet me vëllezërit, qëndresa dhe vetëbesimi
përballë vështirësive, shpresa tek ndihma e Zotit në çdo vend dhe në çdo çështje, modestia dhe
qëndrimi human në çdo veprim të myslimanëve, mund të mësohen në këtë arenë hyjnore të
mësimit dhe edukimit dhe këto mësime të vyera t’ua dhuroni vendeve tuaja dhe popujve tuaj dhe
në radhë të parë Ummetit islamik.
Sot, Ummeti islamik më shumë se çdo gjë ka nevojë për njerëz, të cilët mendimin dhe
veprimin e përshtatin me devotshmërinë dhe besimin dhe qëndresën përballë armiqve të urryer, e
shoqërojnë me përsosjen shpirtërore. Kjo është e vetmja rrugë e shpëtimit të bashkësisë së madhe
të myslimanëve nga problemet të cilat ose në mënyrë të hapur janë imponuar nga armiqtë, ose
janë pasojë e dobësisë së vendosmërisë, besimit dhe largpamësisë që nga kohët e largëta e deri
më sot.
Padyshim, epoka aktuale është epoka e zgjimit dhe e rikthimit të myslimanëve në identitet
dhe kjo e vërtetë vërehet qartë në problemet dhe vështirësitë me të cilat po përballen vendet
myslimane. Pikërisht në këto kushte, vendosmëria dhe vullneti të bazuara në besim, vigjilencë
dhe largpamësi, mund t’i çojë drejt fitores, krenarisë, dinjitetit dhe madhështisë popujt
myslimanë të cilët po përballen me këto vështirësi. Fronti i kundërt, i cili kundërshton zgjimin
dhe madhështinë e myslimanëve, ka hyrë në mejdan me të gjitha forcat dhe po shfrytëzon të
gjitha mjetet ushtarake, ekonomike, psikologjike, propagandistike dhe të sigurisë për të devijuar
dhe shtypur myslimanët dhe për t’i hedhur ata kundër njëri-tjetrit. Një vështrim mbi gjendjen e
vendeve në perëndim të Azisë, nga Pakistani dhe Afganistani deri në Siri, Irak, Palestinë dhe në
vendet e Gjirit Persik, si dhe në vendet e Afrikës veriore nga Libia, Egjipti, Tunizia e deri tek
Sudani e disa vende tjera, sqaron shumë të vërteta. Luftërat e brendshme, urrejtjet e verbëra
fetare dhe sektare, destabilitetet politike, zgjerimi i terrorizmit gjakatar, krijimi i grupeve dhe
rrymave ekstremiste të cilat me format më barbare të historisë shqyejnë gjoksin e njerëzve dhe
hanë zemrat e tyre, njerëz të pashpirt që vrasin gra dhe fëmijë, presin kokat e burrave si dhe
përdhosin nderin e tyre dhe madje në disa raste këto krime të turpshme dhe barbare, kryhen nën
emrin dhe flamurin e fesë, por që të gjitha janë produkte të planeve djallëzore dhe kolonialiste të
shërbimeve agjenturore të huaja dhe të qeverive aleate të tyre në rajon, të cilat kanë destabilizuar
situatën në vendet e rajonit dhe kanë nxirë jetën e popujve. Sigurisht në këtë situatë është e
pamundur që vendet myslimane të zgjidhin problemet e tyre materiale dhe shpirtërore dhe të
arrijnë sigurinë, mirëqenien dhe progresin shkencor si dhe forcën ndërkombëtare në sajë të
zgjimit dhe gjetjes së identitetit. Kjo situatë tepër e rëndë mund të dëmtojë rëndë zgjimin islamik
dhe përpjekjet për ringjalljen shpirtërore në botën islame dhe ka mundësi që për vite të gjata, t’i
çojë popujt myslimanë drejt rënies dhe denigrimit dhe t’i lërë në harresë çështjet e rëndësishme
dhe themelore të tyre si shpëtimi i Palestinës dhe i popujve myslimanë nga zgjedha e Amerikës
dhe sionizmit.
Zgjidhjen themelore të kësaj çështje mund ta përmbledhim në dy fjali kyçe, të cilat janë nga
mësimet më të qarta të Haxhit:
Së pari: Uniteti dhe vëllazëria e myslimanëve nën flamurin e teuhidit (monoteizmit).
Së dyti: Njohja e armikut dhe përballja me planet dhe metodat e tij.
Forcimi i shpirtit të vëllazërisë dhe solidaritetit, është mësim i madh i Haxhit. Në Haxh është i
ndaluar debati dhe fjalimi me prepotencë me të tjerët. Veshja e njëjtë, veprimi i njëjtë, lëvizja e
njëjtë dhe sjellja dashamirëse gjatë Haxhit, nënkuptojnë vëllazëri dhe barazi mes të gjithë
njerëzve që janë tubuar në këtë qendër të madhe të monoteizmit. Kjo është përgjigja e qartë e
Islamit ndaj çdo mendimi, ftese dhe akideje, që një grup të myslimanëve duan ta dëbojnë nga
rrethi i Islamit. Elementët takfiristë të cilët sot janë bërë vegla të politikës së sionistëve dhe të
përkrahësve të tyre perëndimorë dhe kryejnë krime monstruoze dhe derdhin gjakun e
muslimanëve dhe njerëzve të pafajshëm si dhe ata të cilët pretendojnë se janë prijës fetarë dhe
me veshjen e klerikut ndezin zjarrin e mosmarrëveshjeve mes shiitëve dhe sunitëve, duhet ta dinë
se fryma e ceremonisë së Haxhit i shkatërron pretendimet e tyre.
Unë, ashtu si shumë dijetarë islamikë që u dhemb zemra për Ummetin islamik, edhe një
herë deklaroj se çdo fjalë dhe veprim që bëhet shkak për ndezjen e zjarrit të mosmarrëveshjeve
mes muslimanëve, çdo ofezë ndaj shenjtërive të çdo grupi të muslimanëve apo shpallja qafir e
njërit prej sekteve islamike është shërbim ndaj kampit të jobesimtarëve, është idhujtari dhe
tradhti ndaj Islamit dhe nga aspekti i ligjit islam është haram.
Njohja e armikut dhe e taktikave të tij është tjetër faktor i rëndësishëm. Së pari, nuk duhet
të lihet në harresë ekzistenca e armikut të urryer dhe kjo theksohet qartë edhe gjatë riteve të
Haxhit, siç është gjuajtja me gurë e statujës së djallit. Së dyti, në njohjen e armikut kryesor që sot
është fronti i arrogancës botërore dhe rrjeti kriminel i sionizmit, nuk duhet gabuar dhe së treti,
duhen dalluar qartë metodat e këtij armiku që janë nxitja e përçarjes mes muslimanëve, kultivimi
i korrupsionit politik dhe moral, kërcënimi dhe shtimi i lakmisë së Intelektualëve, presioni
ekonomik ndaj popujve dhe krijimi i dyshimit mbi besimin Islam. Ata që me dashje apo padashje
janë vënë në shërbim të këtij armiku të përbetuar duhet të identifikohen.
Fuqitë arrogante me në krye Amerikën, me ndihmën e mjeteve të gjera dhe të sofistikuara
mediatike e fshehin imazhin e tyre të vërtetë dhe me pretendimin për mbrojtjen e të drejtave të
njeriut dhe demokracisë, mbajnë qëndrime hipokrite përballë opinionit publik të popujve. Ata
flasin për të drejtat e popujve në një kohë kur popujt muslimanë çdo ditë e më shumë e ndjejnë
me trupin dhe shpirtin e tyre zjarrin e armiqësisë së tyre. Me një vështrim mbi popullin e
përvuajtur palestinez që për dhjetëra vite çdo ditë gjakoset nga krimet e regjimit sionist dhe
përkrahësve të këtij regjimi, me një vështrim mbi Afganistanin, Pakistanin dhe Irakun ku
terrorizmi i krijuar nga fuqitë arrogante dhe shërbëtorët e tyre në rajon, e ka hidhëruar jetën e
popujve, me një vështrim mbi Sirinë e cila për shkak të përkrahjes së frontit të rezistencës antisioniste është bërë objekt i komploteve dhe armiqësisë së thellë të sundimtarëve botërorë dhe të
shërbëtorëve të tyre rajonalë dhe është shkatërruar nga një luftë e përgjakshme, me një vështrim
mbi Bahreinin dhe Mianmarin ku muslimanët dënohen dhe armiqtë e tyre përkrahen, apo me një
vështrim mbi popujt e tjerë të cilët vazhdimisht kërcënohen nga Amerika dhe aleatët e saj me
sanksione ekonomike dhe agresione ushtarake, mund të vërehet qartë fytyra e vërtetë e krerëve të
sistemit sundues në botën e sotme.
Intelektualët politikë, kulturorë dhe fetarë në çdo vend të Botës islame duhet ta konsiderojnë
veten të angazhuar për publikimin e kësaj të vërtete. Ky është obligim moral dhe fetar për të
gjithë ne. Vendet e Afrikës veriore, të cilët për fat të keq, sot kërcënohen nga mosmarrëveshjet e
thella të brendshme, më shumë se të gjithë duhet të kenë parasysh përgjegjësinë e madhe për
njohjen e armikut dhe të metodave të tij. Vazhdimi i mosmarrëveshjeve mes lëvizjeve kombëtare
dhe neglizhenca ndaj rrezikut të një lufte të brendshme në këto vende përbën një rrezik të madh
që mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për Ummetin islam.
Sigurisht, ne nuk kemi dyshim se popujt e atij rajoni të cilët u ngritën dhe mishëruan
zgjimin islamik, me vullnetin dhe ndihmën e Zotit nuk do të lejojnë që koha të kthehet prapa dhe
të përsëritet periudha e sundimtarëve të korruptuar, të varur dhe diktatorë, por neglizhenca ndaj
rolit të fuqive arrogante në nxitjen e trazirave dhe ndërhyrjet e tyre shkatërrimtare, do ta
vështirësojë punën e këtyre popujve dhe do të vonojë epokën e madhështisë, sigurisë dhe
mirëqenies së tyre. Ne nga thellësia e zemrës besojmë në aftësinë e popujve dhe në fuqinë që
Zoti i Madhërishëm ka rrënjosur në vullnetin, besimin dhe largpamësinë e shtresave të popullit
dhe këto për më shumë se tre dekada i kemi parë dhe përjetuar nga afër në Republikën Islamike
të Iranit. Vullneti ynë është një ftesë për të gjithë popujt muslimanë për këtë përvojë të
vëllezërve të tyre në këtë shtet krenar dhe të palodhur.
Nga Zoti i Madhërishëm dëshiroj më të mirën për të gjithë muslimanët dhe shkatërrimin e
komploteve të armiqve. Uroj që Haxhi juaj të pranohet, uroj shëndetin e trupit dhe shpirtit tuaj
dhe përfitim sa më të madh shpirtëror për të gjithë ju haxhinj të Shtëpisë së Zotit.
VasSelamo Alejkum ve Rahmetullah
Sejjed Ali Khamenei
5 Dhilhaxhe 1434 – 19 Mehr 1392

More Related Content

Viewers also liked

5 millors equips de natació sincronitzada
5 millors equips de natació sincronitzada5 millors equips de natació sincronitzada
5 millors equips de natació sincronitzadamartujulia
 
презентация шангин ивлев_1426
презентация шангин ивлев_1426презентация шангин ивлев_1426
презентация шангин ивлев_1426Alex_nersus
 
Qué es la microbiología 12-13
Qué es la microbiología 12-13Qué es la microbiología 12-13
Qué es la microbiología 12-13Gaby Guerra
 
Anorexia e bulimia atualizado
Anorexia e bulimia atualizadoAnorexia e bulimia atualizado
Anorexia e bulimia atualizadoananiasdoamaral
 
Sales Stack Workshop: Workbook
Sales Stack Workshop: WorkbookSales Stack Workshop: Workbook
Sales Stack Workshop: WorkbookSkaled
 
Army club, Karachi Pakistan
Army club, Karachi PakistanArmy club, Karachi Pakistan
Army club, Karachi PakistanHassan Raza
 
“DIAGNÓSTICO Y PROPUESTA DE CONTROL INTERNO PARA EL ALMACÉN GENERAL DE LA EMP...
“DIAGNÓSTICO Y PROPUESTA DE CONTROL INTERNO PARA EL ALMACÉN GENERAL DE LA EMP...“DIAGNÓSTICO Y PROPUESTA DE CONTROL INTERNO PARA EL ALMACÉN GENERAL DE LA EMP...
“DIAGNÓSTICO Y PROPUESTA DE CONTROL INTERNO PARA EL ALMACÉN GENERAL DE LA EMP...UNIVERSIDAD MAGISTER (Sitio Oficial)
 

Viewers also liked (11)

Lab micro 6
Lab micro 6Lab micro 6
Lab micro 6
 
Unit 25 AB
Unit 25 ABUnit 25 AB
Unit 25 AB
 
Lc 09092015
Lc 09092015Lc 09092015
Lc 09092015
 
CV-shuo
CV-shuoCV-shuo
CV-shuo
 
5 millors equips de natació sincronitzada
5 millors equips de natació sincronitzada5 millors equips de natació sincronitzada
5 millors equips de natació sincronitzada
 
презентация шангин ивлев_1426
презентация шангин ивлев_1426презентация шангин ивлев_1426
презентация шангин ивлев_1426
 
Qué es la microbiología 12-13
Qué es la microbiología 12-13Qué es la microbiología 12-13
Qué es la microbiología 12-13
 
Anorexia e bulimia atualizado
Anorexia e bulimia atualizadoAnorexia e bulimia atualizado
Anorexia e bulimia atualizado
 
Sales Stack Workshop: Workbook
Sales Stack Workshop: WorkbookSales Stack Workshop: Workbook
Sales Stack Workshop: Workbook
 
Army club, Karachi Pakistan
Army club, Karachi PakistanArmy club, Karachi Pakistan
Army club, Karachi Pakistan
 
“DIAGNÓSTICO Y PROPUESTA DE CONTROL INTERNO PARA EL ALMACÉN GENERAL DE LA EMP...
“DIAGNÓSTICO Y PROPUESTA DE CONTROL INTERNO PARA EL ALMACÉN GENERAL DE LA EMP...“DIAGNÓSTICO Y PROPUESTA DE CONTROL INTERNO PARA EL ALMACÉN GENERAL DE LA EMP...
“DIAGNÓSTICO Y PROPUESTA DE CONTROL INTERNO PARA EL ALMACÉN GENERAL DE LA EMP...
 

Similar to • Albani

Deklarata islame
Deklarata islameDeklarata islame
Deklarata islameFSstudio
 
Deklarata Islame
Deklarata IslameDeklarata Islame
Deklarata Islameguest41e4e
 
Deklarata Islame
Deklarata IslameDeklarata Islame
Deklarata Islameguest41e4e
 
Alija izetbegoviq deklarata islame
Alija izetbegoviq   deklarata islameAlija izetbegoviq   deklarata islame
Alija izetbegoviq deklarata islameLibra Islame
 
Deklarata islame
Deklarata islame Deklarata islame
Deklarata islame amarstafa
 
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve.PDF
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve.PDF12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve.PDF
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve.PDFLexo dhe Mëso
 
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeveRregullatIslame
 
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahëtLexo dhe Mëso
 
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahëtRregullatIslame
 
Emir shekib arslan përse myslimanët kanë mbetur prapa e të tjerët kanë përp...
Emir shekib arslan   përse myslimanët kanë mbetur prapa e të tjerët kanë përp...Emir shekib arslan   përse myslimanët kanë mbetur prapa e të tjerët kanë përp...
Emir shekib arslan përse myslimanët kanë mbetur prapa e të tjerët kanë përp...Libra Islame
 
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetëriminLexo dhe Mëso
 
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetëriminRregullatIslame
 
Dr. ali el mansur el kitani zgjimi islam në andaluzinë e sotme
Dr. ali el mansur el kitani   zgjimi islam në andaluzinë e sotmeDr. ali el mansur el kitani   zgjimi islam në andaluzinë e sotme
Dr. ali el mansur el kitani zgjimi islam në andaluzinë e sotmeLibra Islame
 
As'habet e muhamedit a.s.
As'habet e muhamedit a.s.As'habet e muhamedit a.s.
As'habet e muhamedit a.s.FSstudio
 
AshabëT E Muhamedit A.S.
AshabëT E Muhamedit A.S.AshabëT E Muhamedit A.S.
AshabëT E Muhamedit A.S.guestef339
 
Islami dhe Nacionalizmi
Islami dhe NacionalizmiIslami dhe Nacionalizmi
Islami dhe Nacionalizmiamarstafa
 
Bexhet jashari as'habet e muhamedit a.s
Bexhet jashari   as'habet e muhamedit a.sBexhet jashari   as'habet e muhamedit a.s
Bexhet jashari as'habet e muhamedit a.sLibra Islame
 
Amr Halid - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë
Amr Halid  - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshëAmr Halid  - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë
Amr Halid - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshëShkumbim Jakupi
 
Zgjimi Islam Ne Andaluzine E Sotme
Zgjimi Islam Ne Andaluzine E SotmeZgjimi Islam Ne Andaluzine E Sotme
Zgjimi Islam Ne Andaluzine E Sotmefakete duraku
 

Similar to • Albani (20)

Deklarata islame
Deklarata islameDeklarata islame
Deklarata islame
 
Deklarata Islame
Deklarata IslameDeklarata Islame
Deklarata Islame
 
Deklarata Islame
Deklarata IslameDeklarata Islame
Deklarata Islame
 
Alija izetbegoviq deklarata islame
Alija izetbegoviq   deklarata islameAlija izetbegoviq   deklarata islame
Alija izetbegoviq deklarata islame
 
Deklarata islame
Deklarata islame Deklarata islame
Deklarata islame
 
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve.PDF
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve.PDF12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve.PDF
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve.PDF
 
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve
 
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët
 
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët
 
Triumfi i Hakut
Triumfi i HakutTriumfi i Hakut
Triumfi i Hakut
 
Emir shekib arslan përse myslimanët kanë mbetur prapa e të tjerët kanë përp...
Emir shekib arslan   përse myslimanët kanë mbetur prapa e të tjerët kanë përp...Emir shekib arslan   përse myslimanët kanë mbetur prapa e të tjerët kanë përp...
Emir shekib arslan përse myslimanët kanë mbetur prapa e të tjerët kanë përp...
 
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
 
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
 
Dr. ali el mansur el kitani zgjimi islam në andaluzinë e sotme
Dr. ali el mansur el kitani   zgjimi islam në andaluzinë e sotmeDr. ali el mansur el kitani   zgjimi islam në andaluzinë e sotme
Dr. ali el mansur el kitani zgjimi islam në andaluzinë e sotme
 
As'habet e muhamedit a.s.
As'habet e muhamedit a.s.As'habet e muhamedit a.s.
As'habet e muhamedit a.s.
 
AshabëT E Muhamedit A.S.
AshabëT E Muhamedit A.S.AshabëT E Muhamedit A.S.
AshabëT E Muhamedit A.S.
 
Islami dhe Nacionalizmi
Islami dhe NacionalizmiIslami dhe Nacionalizmi
Islami dhe Nacionalizmi
 
Bexhet jashari as'habet e muhamedit a.s
Bexhet jashari   as'habet e muhamedit a.sBexhet jashari   as'habet e muhamedit a.s
Bexhet jashari as'habet e muhamedit a.s
 
Amr Halid - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë
Amr Halid  - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshëAmr Halid  - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë
Amr Halid - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë
 
Zgjimi Islam Ne Andaluzine E Sotme
Zgjimi Islam Ne Andaluzine E SotmeZgjimi Islam Ne Andaluzine E Sotme
Zgjimi Islam Ne Andaluzine E Sotme
 

More from hajj2013

神聖なコーラン
神聖なコーラン神聖なコーラン
神聖なコーランhajj2013
 
古蘭經 Al qur'an
古蘭經 Al qur'an古蘭經 Al qur'an
古蘭經 Al qur'anhajj2013
 
신성한 크어랜
신성한 크어랜신성한 크어랜
신성한 크어랜hajj2013
 
The holy quran
The holy quranThe holy quran
The holy quranhajj2013
 
The holy quran sveti kur’an
The holy quran sveti kur’anThe holy quran sveti kur’an
The holy quran sveti kur’anhajj2013
 
The holy quran svet quran translation of the meanings in croatian prevođenje ...
The holy quran svet quran translation of the meanings in croatian prevođenje ...The holy quran svet quran translation of the meanings in croatian prevođenje ...
The holy quran svet quran translation of the meanings in croatian prevođenje ...hajj2013
 
Tagalog santo quran
Tagalog santo quranTagalog santo quran
Tagalog santo quranhajj2013
 
Suci quran
Suci quranSuci quran
Suci quranhajj2013
 
Quran greek
Quran greekQuran greek
Quran greekhajj2013
 
Pyhä quran finnish
Pyhä quran  finnishPyhä quran  finnish
Pyhä quran finnishhajj2013
 
Latin sanctus quran
Latin sanctus quranLatin sanctus quran
Latin sanctus quranhajj2013
 
Holy quran slovak
Holy quran  slovakHoly quran  slovak
Holy quran slovakhajj2013
 
Helligst quran norwegian
Helligst quran  norwegianHelligst quran  norwegian
Helligst quran norwegianhajj2013
 
Helig quran översättning om mening
Helig quran översättning om meningHelig quran översättning om mening
Helig quran översättning om meninghajj2013
 
Esperanto holy quran
Esperanto holy quranEsperanto holy quran
Esperanto holy quranhajj2013
 
El quran santo (koran)interpretación española de los significados el ajustar ...
El quran santo (koran)interpretación española de los significados el ajustar ...El quran santo (koran)interpretación española de los significados el ajustar ...
El quran santo (koran)interpretación española de los significados el ajustar ...hajj2013
 
El quran santo(koran)
El quran santo(koran)El quran santo(koran)
El quran santo(koran)hajj2013
 
Quran ukrainian
Quran  ukrainianQuran  ukrainian
Quran ukrainianhajj2013
 
Belgili tanımlık kutsal quran
Belgili tanımlık kutsal quranBelgili tanımlık kutsal quran
Belgili tanımlık kutsal quranhajj2013
 
Dumnezeiesc quran romanian
Dumnezeiesc quran romanianDumnezeiesc quran romanian
Dumnezeiesc quran romanianhajj2013
 

More from hajj2013 (20)

神聖なコーラン
神聖なコーラン神聖なコーラン
神聖なコーラン
 
古蘭經 Al qur'an
古蘭經 Al qur'an古蘭經 Al qur'an
古蘭經 Al qur'an
 
신성한 크어랜
신성한 크어랜신성한 크어랜
신성한 크어랜
 
The holy quran
The holy quranThe holy quran
The holy quran
 
The holy quran sveti kur’an
The holy quran sveti kur’anThe holy quran sveti kur’an
The holy quran sveti kur’an
 
The holy quran svet quran translation of the meanings in croatian prevođenje ...
The holy quran svet quran translation of the meanings in croatian prevođenje ...The holy quran svet quran translation of the meanings in croatian prevođenje ...
The holy quran svet quran translation of the meanings in croatian prevođenje ...
 
Tagalog santo quran
Tagalog santo quranTagalog santo quran
Tagalog santo quran
 
Suci quran
Suci quranSuci quran
Suci quran
 
Quran greek
Quran greekQuran greek
Quran greek
 
Pyhä quran finnish
Pyhä quran  finnishPyhä quran  finnish
Pyhä quran finnish
 
Latin sanctus quran
Latin sanctus quranLatin sanctus quran
Latin sanctus quran
 
Holy quran slovak
Holy quran  slovakHoly quran  slovak
Holy quran slovak
 
Helligst quran norwegian
Helligst quran  norwegianHelligst quran  norwegian
Helligst quran norwegian
 
Helig quran översättning om mening
Helig quran översättning om meningHelig quran översättning om mening
Helig quran översättning om mening
 
Esperanto holy quran
Esperanto holy quranEsperanto holy quran
Esperanto holy quran
 
El quran santo (koran)interpretación española de los significados el ajustar ...
El quran santo (koran)interpretación española de los significados el ajustar ...El quran santo (koran)interpretación española de los significados el ajustar ...
El quran santo (koran)interpretación española de los significados el ajustar ...
 
El quran santo(koran)
El quran santo(koran)El quran santo(koran)
El quran santo(koran)
 
Quran ukrainian
Quran  ukrainianQuran  ukrainian
Quran ukrainian
 
Belgili tanımlık kutsal quran
Belgili tanımlık kutsal quranBelgili tanımlık kutsal quran
Belgili tanımlık kutsal quran
 
Dumnezeiesc quran romanian
Dumnezeiesc quran romanianDumnezeiesc quran romanian
Dumnezeiesc quran romanian
 

• Albani

  • 1. Mesazhi i Liderit suprem të Revolucionit islamik të Iranit, me rastin e ceremonisë së Haxhit Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Valhamdolillahi Rabbil,aalamin vassalato vassalamo alaa sajjedel,anbjaae valmorsalin va alaa aalehettajjebin va sahbehelmontaxhabin Ardhjen e Kongresit madhështor të Haxhit duhet ta konsiderojmë si një festë të madhe të Ummetit islamik. Ky është një rast i shënuar që ofrojnë këto ditë të çmuara për të gjithë myslimanët e botës, është një moment i mrekullueshëm që po t’ia dimë vlerën dhe ta shfrytëzojmë siç duhet, do të zgjidhen shumë probleme nga të cilat vuan bota islame. Haxhi është burim i kulluar i mirësisë hyjnore. Secili nga ju haxhinj të dashur, keni fituar mirësinë e madhe që në këtë ritual të shenjtë e të mbushur me kënaqësi dhe spiritualitet, të pastroni zemrën dhe shpirtin tuaj dhe për gjithë jetën tuaj të përfitoni nga ky burim i mëshirës, madhështisë dhe fuqisë. Përulja dhe dorëzimi përballë Zotit të Gjithëmëshirshëm, angazhimi ndaj obligimeve që rëndojnë mbi supet e myslimanëve, dinamika dhe veprimi aktiv në punët e fesë dhe të botës, mëshira dhe falja në marrëdhëniet me vëllezërit, qëndresa dhe vetëbesimi përballë vështirësive, shpresa tek ndihma e Zotit në çdo vend dhe në çdo çështje, modestia dhe qëndrimi human në çdo veprim të myslimanëve, mund të mësohen në këtë arenë hyjnore të mësimit dhe edukimit dhe këto mësime të vyera t’ua dhuroni vendeve tuaja dhe popujve tuaj dhe në radhë të parë Ummetit islamik. Sot, Ummeti islamik më shumë se çdo gjë ka nevojë për njerëz, të cilët mendimin dhe veprimin e përshtatin me devotshmërinë dhe besimin dhe qëndresën përballë armiqve të urryer, e shoqërojnë me përsosjen shpirtërore. Kjo është e vetmja rrugë e shpëtimit të bashkësisë së madhe të myslimanëve nga problemet të cilat ose në mënyrë të hapur janë imponuar nga armiqtë, ose janë pasojë e dobësisë së vendosmërisë, besimit dhe largpamësisë që nga kohët e largëta e deri më sot. Padyshim, epoka aktuale është epoka e zgjimit dhe e rikthimit të myslimanëve në identitet dhe kjo e vërtetë vërehet qartë në problemet dhe vështirësitë me të cilat po përballen vendet myslimane. Pikërisht në këto kushte, vendosmëria dhe vullneti të bazuara në besim, vigjilencë dhe largpamësi, mund t’i çojë drejt fitores, krenarisë, dinjitetit dhe madhështisë popujt myslimanë të cilët po përballen me këto vështirësi. Fronti i kundërt, i cili kundërshton zgjimin dhe madhështinë e myslimanëve, ka hyrë në mejdan me të gjitha forcat dhe po shfrytëzon të gjitha mjetet ushtarake, ekonomike, psikologjike, propagandistike dhe të sigurisë për të devijuar dhe shtypur myslimanët dhe për t’i hedhur ata kundër njëri-tjetrit. Një vështrim mbi gjendjen e vendeve në perëndim të Azisë, nga Pakistani dhe Afganistani deri në Siri, Irak, Palestinë dhe në vendet e Gjirit Persik, si dhe në vendet e Afrikës veriore nga Libia, Egjipti, Tunizia e deri tek Sudani e disa vende tjera, sqaron shumë të vërteta. Luftërat e brendshme, urrejtjet e verbëra fetare dhe sektare, destabilitetet politike, zgjerimi i terrorizmit gjakatar, krijimi i grupeve dhe rrymave ekstremiste të cilat me format më barbare të historisë shqyejnë gjoksin e njerëzve dhe hanë zemrat e tyre, njerëz të pashpirt që vrasin gra dhe fëmijë, presin kokat e burrave si dhe përdhosin nderin e tyre dhe madje në disa raste këto krime të turpshme dhe barbare, kryhen nën emrin dhe flamurin e fesë, por që të gjitha janë produkte të planeve djallëzore dhe kolonialiste të shërbimeve agjenturore të huaja dhe të qeverive aleate të tyre në rajon, të cilat kanë destabilizuar situatën në vendet e rajonit dhe kanë nxirë jetën e popujve. Sigurisht në këtë situatë është e pamundur që vendet myslimane të zgjidhin problemet e tyre materiale dhe shpirtërore dhe të arrijnë sigurinë, mirëqenien dhe progresin shkencor si dhe forcën ndërkombëtare në sajë të zgjimit dhe gjetjes së identitetit. Kjo situatë tepër e rëndë mund të dëmtojë rëndë zgjimin islamik
  • 2. dhe përpjekjet për ringjalljen shpirtërore në botën islame dhe ka mundësi që për vite të gjata, t’i çojë popujt myslimanë drejt rënies dhe denigrimit dhe t’i lërë në harresë çështjet e rëndësishme dhe themelore të tyre si shpëtimi i Palestinës dhe i popujve myslimanë nga zgjedha e Amerikës dhe sionizmit. Zgjidhjen themelore të kësaj çështje mund ta përmbledhim në dy fjali kyçe, të cilat janë nga mësimet më të qarta të Haxhit: Së pari: Uniteti dhe vëllazëria e myslimanëve nën flamurin e teuhidit (monoteizmit). Së dyti: Njohja e armikut dhe përballja me planet dhe metodat e tij. Forcimi i shpirtit të vëllazërisë dhe solidaritetit, është mësim i madh i Haxhit. Në Haxh është i ndaluar debati dhe fjalimi me prepotencë me të tjerët. Veshja e njëjtë, veprimi i njëjtë, lëvizja e njëjtë dhe sjellja dashamirëse gjatë Haxhit, nënkuptojnë vëllazëri dhe barazi mes të gjithë njerëzve që janë tubuar në këtë qendër të madhe të monoteizmit. Kjo është përgjigja e qartë e Islamit ndaj çdo mendimi, ftese dhe akideje, që një grup të myslimanëve duan ta dëbojnë nga rrethi i Islamit. Elementët takfiristë të cilët sot janë bërë vegla të politikës së sionistëve dhe të përkrahësve të tyre perëndimorë dhe kryejnë krime monstruoze dhe derdhin gjakun e muslimanëve dhe njerëzve të pafajshëm si dhe ata të cilët pretendojnë se janë prijës fetarë dhe me veshjen e klerikut ndezin zjarrin e mosmarrëveshjeve mes shiitëve dhe sunitëve, duhet ta dinë se fryma e ceremonisë së Haxhit i shkatërron pretendimet e tyre. Unë, ashtu si shumë dijetarë islamikë që u dhemb zemra për Ummetin islamik, edhe një herë deklaroj se çdo fjalë dhe veprim që bëhet shkak për ndezjen e zjarrit të mosmarrëveshjeve mes muslimanëve, çdo ofezë ndaj shenjtërive të çdo grupi të muslimanëve apo shpallja qafir e njërit prej sekteve islamike është shërbim ndaj kampit të jobesimtarëve, është idhujtari dhe tradhti ndaj Islamit dhe nga aspekti i ligjit islam është haram. Njohja e armikut dhe e taktikave të tij është tjetër faktor i rëndësishëm. Së pari, nuk duhet të lihet në harresë ekzistenca e armikut të urryer dhe kjo theksohet qartë edhe gjatë riteve të Haxhit, siç është gjuajtja me gurë e statujës së djallit. Së dyti, në njohjen e armikut kryesor që sot është fronti i arrogancës botërore dhe rrjeti kriminel i sionizmit, nuk duhet gabuar dhe së treti, duhen dalluar qartë metodat e këtij armiku që janë nxitja e përçarjes mes muslimanëve, kultivimi i korrupsionit politik dhe moral, kërcënimi dhe shtimi i lakmisë së Intelektualëve, presioni ekonomik ndaj popujve dhe krijimi i dyshimit mbi besimin Islam. Ata që me dashje apo padashje janë vënë në shërbim të këtij armiku të përbetuar duhet të identifikohen. Fuqitë arrogante me në krye Amerikën, me ndihmën e mjeteve të gjera dhe të sofistikuara mediatike e fshehin imazhin e tyre të vërtetë dhe me pretendimin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe demokracisë, mbajnë qëndrime hipokrite përballë opinionit publik të popujve. Ata flasin për të drejtat e popujve në një kohë kur popujt muslimanë çdo ditë e më shumë e ndjejnë me trupin dhe shpirtin e tyre zjarrin e armiqësisë së tyre. Me një vështrim mbi popullin e përvuajtur palestinez që për dhjetëra vite çdo ditë gjakoset nga krimet e regjimit sionist dhe përkrahësve të këtij regjimi, me një vështrim mbi Afganistanin, Pakistanin dhe Irakun ku terrorizmi i krijuar nga fuqitë arrogante dhe shërbëtorët e tyre në rajon, e ka hidhëruar jetën e popujve, me një vështrim mbi Sirinë e cila për shkak të përkrahjes së frontit të rezistencës antisioniste është bërë objekt i komploteve dhe armiqësisë së thellë të sundimtarëve botërorë dhe të shërbëtorëve të tyre rajonalë dhe është shkatërruar nga një luftë e përgjakshme, me një vështrim mbi Bahreinin dhe Mianmarin ku muslimanët dënohen dhe armiqtë e tyre përkrahen, apo me një vështrim mbi popujt e tjerë të cilët vazhdimisht kërcënohen nga Amerika dhe aleatët e saj me sanksione ekonomike dhe agresione ushtarake, mund të vërehet qartë fytyra e vërtetë e krerëve të sistemit sundues në botën e sotme.
  • 3. Intelektualët politikë, kulturorë dhe fetarë në çdo vend të Botës islame duhet ta konsiderojnë veten të angazhuar për publikimin e kësaj të vërtete. Ky është obligim moral dhe fetar për të gjithë ne. Vendet e Afrikës veriore, të cilët për fat të keq, sot kërcënohen nga mosmarrëveshjet e thella të brendshme, më shumë se të gjithë duhet të kenë parasysh përgjegjësinë e madhe për njohjen e armikut dhe të metodave të tij. Vazhdimi i mosmarrëveshjeve mes lëvizjeve kombëtare dhe neglizhenca ndaj rrezikut të një lufte të brendshme në këto vende përbën një rrezik të madh që mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për Ummetin islam. Sigurisht, ne nuk kemi dyshim se popujt e atij rajoni të cilët u ngritën dhe mishëruan zgjimin islamik, me vullnetin dhe ndihmën e Zotit nuk do të lejojnë që koha të kthehet prapa dhe të përsëritet periudha e sundimtarëve të korruptuar, të varur dhe diktatorë, por neglizhenca ndaj rolit të fuqive arrogante në nxitjen e trazirave dhe ndërhyrjet e tyre shkatërrimtare, do ta vështirësojë punën e këtyre popujve dhe do të vonojë epokën e madhështisë, sigurisë dhe mirëqenies së tyre. Ne nga thellësia e zemrës besojmë në aftësinë e popujve dhe në fuqinë që Zoti i Madhërishëm ka rrënjosur në vullnetin, besimin dhe largpamësinë e shtresave të popullit dhe këto për më shumë se tre dekada i kemi parë dhe përjetuar nga afër në Republikën Islamike të Iranit. Vullneti ynë është një ftesë për të gjithë popujt muslimanë për këtë përvojë të vëllezërve të tyre në këtë shtet krenar dhe të palodhur. Nga Zoti i Madhërishëm dëshiroj më të mirën për të gjithë muslimanët dhe shkatërrimin e komploteve të armiqve. Uroj që Haxhi juaj të pranohet, uroj shëndetin e trupit dhe shpirtit tuaj dhe përfitim sa më të madh shpirtëror për të gjithë ju haxhinj të Shtëpisë së Zotit. VasSelamo Alejkum ve Rahmetullah Sejjed Ali Khamenei 5 Dhilhaxhe 1434 – 19 Mehr 1392