SlideShare a Scribd company logo
1 of 19
Cfare eshte bima Aloe Vera?
Bima nga ana e jashtme mund të ngjajë si
një kaktus, por Aloe Vera i përket familjes
së bimëve zambakore, që rriten gjithmonë
të blerta në klimën subtropikale në tokë të
pasur me minerale, por gjithashtu edhe në
rajone të thata. Për këtë arsye, kjo bimë e
jashtëzakonshme që depoziton ujin njihet
edhe si “zambaku i shkretëtirës”.
Rreth 300 lloje të ndryshme të
kësaj bime rriten në Afrikë,
Australi, Amerikën e Mesme dhe
atë Jugore, në Rusi si dhe në
rajonet aziatike si Japoni, Kinë dhe
Indi. Brenda një numri të madh të
kësaj ekzistojnë vetëm katër lloje,
të cilat dalin si më efektive.
“Aloe mjekësore” është me vlera shumë të
mëdha për mirëqenien njerëzore. Bima
arrin efektivitetin e plotë të saj pas tri apo
katër vitesh të një rritjeje pa probleme.
Aloe Vera grumbullon një shumë të madhe
lëngu brenda gjetheve të saj 40-60 cm të
gjata dhe 6-10 cm të trasha. Ky lëng i
pangjyrë në formë xhelatine mbrohet nga
një shtresë e dylltë dhe siguron një
përqendrim shumë të lartë lëndësh
ushqimore.
Për shkak të aftësisë së saj të lartë
lidhëse dhe të një niveli të lartë të
përbërësve aktivë të kësaj depozite
lagështie, Aloe Vera njihet si një
bimë shëruese shumë e kërkuar, 3-
4 herë më shumë se çdo bimë
tjetër dhe për një kozmetikë
popullore prej mijëra vitesh.
Efektet dhe përbërësit aktivë të
Aloe Verës
Aloe Vera, me më shumë se 200 përbërës të
verifikuar shkencërisht që aktivizojnë dhe forcojnë
aftësinë tonë për vetëshërim, e ka treguar veten si
një ndër bimët më të mira mjekësore. Kërkimet
shkencore kanë provuar se efekti kryesor i Aloe
Verës, domethënë aktivizimi i sistemit tonë të
imunitetit, bazohet në përbërësin aktiv
Acemannan, një kompleks karbohidratesh, i cili
thithet nga zorrët dhe grumbullohet në
membranat e qelizave
Kjo rrit rezistencën e çdo qelize të veçantë
kundër viruseve të dëmshme dhe baktereve.
Përbërësit e ndryshëm aktivë pastrojnë dhe
forcojnë në mënyrë simultane zorrën dhe i
japin një mbështetje të madhe organit më të
madh të imunitetit në trupin e njeriut.
Përbërja e të ashtuquajturve antioksidues që
gjenden në Aloe Vera, vitaminat A, C dhe E,
të cilat përdoren për të luftuar sëmundjet e
civilizimit dhe masat paraprake për kancerin,
ia vlen të përcaktohen si të mira.
Përbërësit dytësorë bimorë të Aloe Verës e
ndihmojnë trupin tonë që t’i thithë me
lehtësi këto substanca jetësore 11 prej 20
aminoacideve më të njohura, modulet e
proteinave që shpenzohen gjatë jetës si dhe
7 aminoacide kryesore. Një nivel i lartë i
aminoacideve në gjakun tonë çon në
forcimin e kockave, muskujve, një
shpërndarje të mirë të oksigjenit brenda
organizmit, një sistem të fortë imuniteti si
dhe një mendje të mirëekuilibruar.
Për më tepër, përbërja e mineraleve, elementët e
gjurmëve në Aloe Verës janë të një rëndësie të
madhe. Përveç hekurit, kalciumit dhe
magneziumeve, të cilat janë substanca thelbësore
për të pasur dhëmbë dhe kocka të shëndetshme
dhe për një metabolizëm të mirë, bima shëruese
siguron gjithashtu sasira shumë të mëdha potasi,
të nevojshme për të rregulluar balancën e ujit në
trupin tonë dhe për një tension më të ulët të
gjakut. Zinku e forcon sistemin e imunitetit,
ndërsa magnezi e ndihmon trupin gjatë
dezintoksikimit.
Përdorimi I brendshem i Aloe Vera
Ilaçi më i përshtatshëm për trajtimin e brendshëm
është lëngu i Aloe Verës. Ai mund të qetësojë
problemet heterogjene dhe shkaqet e tyre. Efekti i
saj në zorrë si organi më i madh imunitar në trupin
e njeriut është shumë i vlerësuar. Fuqia shëruese e
këtij ilaçi të vjetër dhe të mirat e tij në sistemin e
imunitetit përforcojnë të gjithë organizmin,
balancojnë aftësitë vetëshëruese të trupit të
njeriut, krijojnë harmoni dhe ndihmojnë në
parandalimin e sëmundjeve.
Kërkimet shkencore tregojnë se kur Aloe Vera
merret për përdorim të brendshëm ka një ndikim
pozitiv në rruazat e bardha duke rritur rezistencën
e tyre kundër viruseve të infiltruara. Një shumë e
madhe ushqyesish vitaminozë dhe mineralesh
mbështesin shëndetin dhe mirëqenien duke
krijuar bazën për vitalitetin dhe entuziazmin për
jetën. E rëndësishme është të bëhet dallimi
ndërmjet produkteve Aloe Vera që përmbajnë
aloin, të cilët janë kryesisht laksativë, dhe
produkteve pa aloinë.
Aloina përftohet nga prerja e shtresës
së aloinës së gjethes dhe përmban
substanca laksative. Vetëm vitaminat
dhe substancat jetësore të palcës
përdoren për përdorim të mëtejshëm.
Këto substanca në përdorim të
jashtëm apo të brendshëm e
ndihmojnë trupin tonë të
vetëshërohet dhe të qëndrojë i
shëndetshëm.
Përdorimi i jashtëm
Metodat e trajtimit të Aloe Verës janë zhvilluar
qysh prej mijëvjeçarësh dhe vazhdojnë edhe sot
me produktet e reja të specializuara Aloe.
Trajtimet me Aloe Vera kanë dhënë provat e tyre
në rastet e neurodermatitit, ekzemës apo
urtikarieve. Lëkura pasurohet me lagështirë dhe
ushqyes jetësorë për të ndihmuar rigjenerimin e
plagëve dhe për të përshpejtuar rritjen natyrale të
qelizave. Duke përdorur Aloe Vera, qelbëzimet,
djegiet, pickimet e insekteve dhe gërvishtjet
shërohen më shpejt se zakonisht.
Lëngu ose xheli i Aloe Verës mund të përdoret
gjithashtu si një alternativë balsamike në sportet
e përgjithshme dhe produkt kundër tërheqjes dhe
bllokimit muskulor gjatë terapisë në rastet e
dëmtimeve sportive. Mjekët popullore
rekomandojnë që nënat të përdorin prodhime
natyrale të Aloe Verës për t’u kujdesur për
lëkurën e ndjeshme të bebeve të tyre në vend që
të përdorin kremra të prodhuar kimikisht, të cilët
përmbajnë përbërës që mund të shkaktojnë
alergji. Për këto trajtime, Aloe Vera përfaqëson
një alternativë të mrekullueshme.
Përveç forcimit të aftësive vetëshëruese të trupit të
njeriut, efektet e mëposhtme të Aloe Verës janë
provuar shkencërisht: pastron zorrët dhe në këtë
mënyrë mbështetet i gjithë sistemi i imunitetit.
Harmonizon metabolizmin. Ka efekte
dezintoksikuese dhe antioksiduese.
Ul vlerat e yndyrnave në gjak. Zgjeron arteriet (e
rëndësishme nëse vuani nga tensioni i lartë).
Ka veti antibakteriale. Lufton mikrobet, kërpudhat
(kërpudhat e lëkurës dhe Candidën, sindroma e
zorrëve të irrituara) Shëron plagët. Zbut dhembjet.
Qetëson kruarjet. Shëron shenjat dhe djegiet.
Hidraton lëkurën. Lufton qelbëzimet.
Aloe Vera, bima që ul kolesterolin, forcon
zemrën dhe shqisat.
Nëse aloe përzjehet me ilaçet e tjera, ajo mënjanon
efektet anësore të tyre. Gjithashtu, ajo përdoret për
shërimin e kapakëve të enjtur të syve, sëmundjeve të
mëlçisë, hepatitit akut dhe sëmundjeve digjestive.
Druri i Aloes është i dobishëm kundër kollës dhe të
vjellave si dhe forcon zemrën dhe shqisat. Aloe Vera
përmban mbi 20 lloje mineralesh, që janë të
domosdoshme për organizmin e njeriut, si p.sh.
kalcium, fosfor, kalium, hekur, natrium, klor, mangan,
magnezium etj. Gjithashtu, ajo përmban barbaloine,
antranol, antracen, acid cimetik, acid aloik, vaj eterik,
rezistanol, vitamina të shumëllojshme etj.
Aloe Vera ndihmon tretjen, qarkullimin e gjakut,
funksionimin e veshkave, të mëlçisë, fshikëzës së
tëmthit, lehtëson dhimbjet reumatizmale, ul
nivelin e kolesterinës dhe të triglicerideve si dhe
nivelin e sheqerit në gjak tek diabetikët, forcon
sistemin imunitar dhe ka efekt antikancerogjen.
Historia e Aloe Verës është shumë interesante.
Si bimë shëruese, për herë të parë aloe
përmendet në periudhën sumerike, në pllakat
prej argjile. Tek një mumje egjyptiane është
gjetur në vitin 1550, një papyrus, i cili
përmendte vetitë shëruese të aloes.
Tek grekët e vjetër, Aloe ka simbolizuar bukurinë,
durimin, lumturinë dhe shëndetin. Hipokrati (i
cilësuar si babai i mjekësisë) e cilëson Aloe Vera-
n, në një tekst të tij si: stimulues për rritjen e
flokëve, shërues të tumorrit, shërues në
problemet e stomakut. Kinezët e përdornin Aloen
për shërimin e sëmundjeve të lëkurës dhe
djegieve. Në Japoni, Aloe është bima mbretërore
dhe përdoret për shërim në të gjitha sëmundjet.
Gjithashtu, kjo bimë është përdorur edhe nga
mjekët e ushtrive romake, për mjekimet e
luftëtarëve.
Punoi :
Iris Hasani

More Related Content

Similar to Aloe Vera (10)

projekt kimi
projekt kimiprojekt kimi
projekt kimi
 
Te ushqyerit
Te ushqyeritTe ushqyerit
Te ushqyerit
 
Piramida ushqimore
Piramida ushqimorePiramida ushqimore
Piramida ushqimore
 
Ushqimet
UshqimetUshqimet
Ushqimet
 
Al sq coll_health012015
Al sq coll_health012015Al sq coll_health012015
Al sq coll_health012015
 
Ushqyerja e shendetshme
Ushqyerja e shendetshmeUshqyerja e shendetshme
Ushqyerja e shendetshme
 
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME
 
Ndikimi i bimeve ne jeten e njeriut
Ndikimi i bimeve ne jeten e njeriutNdikimi i bimeve ne jeten e njeriut
Ndikimi i bimeve ne jeten e njeriut
 
Dieta e balancuar - një jetë e shëndetshme
Dieta e balancuar - një jetë e shëndetshmeDieta e balancuar - një jetë e shëndetshme
Dieta e balancuar - një jetë e shëndetshme
 
Roli i elementeve kimike ne ushqime byirenakotobelli
Roli i elementeve kimike ne ushqime byirenakotobelliRoli i elementeve kimike ne ushqime byirenakotobelli
Roli i elementeve kimike ne ushqime byirenakotobelli
 

Aloe Vera

  • 1.
  • 2. Cfare eshte bima Aloe Vera? Bima nga ana e jashtme mund të ngjajë si një kaktus, por Aloe Vera i përket familjes së bimëve zambakore, që rriten gjithmonë të blerta në klimën subtropikale në tokë të pasur me minerale, por gjithashtu edhe në rajone të thata. Për këtë arsye, kjo bimë e jashtëzakonshme që depoziton ujin njihet edhe si “zambaku i shkretëtirës”.
  • 3. Rreth 300 lloje të ndryshme të kësaj bime rriten në Afrikë, Australi, Amerikën e Mesme dhe atë Jugore, në Rusi si dhe në rajonet aziatike si Japoni, Kinë dhe Indi. Brenda një numri të madh të kësaj ekzistojnë vetëm katër lloje, të cilat dalin si më efektive.
  • 4. “Aloe mjekësore” është me vlera shumë të mëdha për mirëqenien njerëzore. Bima arrin efektivitetin e plotë të saj pas tri apo katër vitesh të një rritjeje pa probleme. Aloe Vera grumbullon një shumë të madhe lëngu brenda gjetheve të saj 40-60 cm të gjata dhe 6-10 cm të trasha. Ky lëng i pangjyrë në formë xhelatine mbrohet nga një shtresë e dylltë dhe siguron një përqendrim shumë të lartë lëndësh ushqimore.
  • 5. Për shkak të aftësisë së saj të lartë lidhëse dhe të një niveli të lartë të përbërësve aktivë të kësaj depozite lagështie, Aloe Vera njihet si një bimë shëruese shumë e kërkuar, 3- 4 herë më shumë se çdo bimë tjetër dhe për një kozmetikë popullore prej mijëra vitesh.
  • 6. Efektet dhe përbërësit aktivë të Aloe Verës Aloe Vera, me më shumë se 200 përbërës të verifikuar shkencërisht që aktivizojnë dhe forcojnë aftësinë tonë për vetëshërim, e ka treguar veten si një ndër bimët më të mira mjekësore. Kërkimet shkencore kanë provuar se efekti kryesor i Aloe Verës, domethënë aktivizimi i sistemit tonë të imunitetit, bazohet në përbërësin aktiv Acemannan, një kompleks karbohidratesh, i cili thithet nga zorrët dhe grumbullohet në membranat e qelizave
  • 7. Kjo rrit rezistencën e çdo qelize të veçantë kundër viruseve të dëmshme dhe baktereve. Përbërësit e ndryshëm aktivë pastrojnë dhe forcojnë në mënyrë simultane zorrën dhe i japin një mbështetje të madhe organit më të madh të imunitetit në trupin e njeriut. Përbërja e të ashtuquajturve antioksidues që gjenden në Aloe Vera, vitaminat A, C dhe E, të cilat përdoren për të luftuar sëmundjet e civilizimit dhe masat paraprake për kancerin, ia vlen të përcaktohen si të mira.
  • 8. Përbërësit dytësorë bimorë të Aloe Verës e ndihmojnë trupin tonë që t’i thithë me lehtësi këto substanca jetësore 11 prej 20 aminoacideve më të njohura, modulet e proteinave që shpenzohen gjatë jetës si dhe 7 aminoacide kryesore. Një nivel i lartë i aminoacideve në gjakun tonë çon në forcimin e kockave, muskujve, një shpërndarje të mirë të oksigjenit brenda organizmit, një sistem të fortë imuniteti si dhe një mendje të mirëekuilibruar.
  • 9. Për më tepër, përbërja e mineraleve, elementët e gjurmëve në Aloe Verës janë të një rëndësie të madhe. Përveç hekurit, kalciumit dhe magneziumeve, të cilat janë substanca thelbësore për të pasur dhëmbë dhe kocka të shëndetshme dhe për një metabolizëm të mirë, bima shëruese siguron gjithashtu sasira shumë të mëdha potasi, të nevojshme për të rregulluar balancën e ujit në trupin tonë dhe për një tension më të ulët të gjakut. Zinku e forcon sistemin e imunitetit, ndërsa magnezi e ndihmon trupin gjatë dezintoksikimit.
  • 10. Përdorimi I brendshem i Aloe Vera Ilaçi më i përshtatshëm për trajtimin e brendshëm është lëngu i Aloe Verës. Ai mund të qetësojë problemet heterogjene dhe shkaqet e tyre. Efekti i saj në zorrë si organi më i madh imunitar në trupin e njeriut është shumë i vlerësuar. Fuqia shëruese e këtij ilaçi të vjetër dhe të mirat e tij në sistemin e imunitetit përforcojnë të gjithë organizmin, balancojnë aftësitë vetëshëruese të trupit të njeriut, krijojnë harmoni dhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve.
  • 11. Kërkimet shkencore tregojnë se kur Aloe Vera merret për përdorim të brendshëm ka një ndikim pozitiv në rruazat e bardha duke rritur rezistencën e tyre kundër viruseve të infiltruara. Një shumë e madhe ushqyesish vitaminozë dhe mineralesh mbështesin shëndetin dhe mirëqenien duke krijuar bazën për vitalitetin dhe entuziazmin për jetën. E rëndësishme është të bëhet dallimi ndërmjet produkteve Aloe Vera që përmbajnë aloin, të cilët janë kryesisht laksativë, dhe produkteve pa aloinë.
  • 12. Aloina përftohet nga prerja e shtresës së aloinës së gjethes dhe përmban substanca laksative. Vetëm vitaminat dhe substancat jetësore të palcës përdoren për përdorim të mëtejshëm. Këto substanca në përdorim të jashtëm apo të brendshëm e ndihmojnë trupin tonë të vetëshërohet dhe të qëndrojë i shëndetshëm.
  • 13. Përdorimi i jashtëm Metodat e trajtimit të Aloe Verës janë zhvilluar qysh prej mijëvjeçarësh dhe vazhdojnë edhe sot me produktet e reja të specializuara Aloe. Trajtimet me Aloe Vera kanë dhënë provat e tyre në rastet e neurodermatitit, ekzemës apo urtikarieve. Lëkura pasurohet me lagështirë dhe ushqyes jetësorë për të ndihmuar rigjenerimin e plagëve dhe për të përshpejtuar rritjen natyrale të qelizave. Duke përdorur Aloe Vera, qelbëzimet, djegiet, pickimet e insekteve dhe gërvishtjet shërohen më shpejt se zakonisht.
  • 14. Lëngu ose xheli i Aloe Verës mund të përdoret gjithashtu si një alternativë balsamike në sportet e përgjithshme dhe produkt kundër tërheqjes dhe bllokimit muskulor gjatë terapisë në rastet e dëmtimeve sportive. Mjekët popullore rekomandojnë që nënat të përdorin prodhime natyrale të Aloe Verës për t’u kujdesur për lëkurën e ndjeshme të bebeve të tyre në vend që të përdorin kremra të prodhuar kimikisht, të cilët përmbajnë përbërës që mund të shkaktojnë alergji. Për këto trajtime, Aloe Vera përfaqëson një alternativë të mrekullueshme.
  • 15. Përveç forcimit të aftësive vetëshëruese të trupit të njeriut, efektet e mëposhtme të Aloe Verës janë provuar shkencërisht: pastron zorrët dhe në këtë mënyrë mbështetet i gjithë sistemi i imunitetit. Harmonizon metabolizmin. Ka efekte dezintoksikuese dhe antioksiduese. Ul vlerat e yndyrnave në gjak. Zgjeron arteriet (e rëndësishme nëse vuani nga tensioni i lartë). Ka veti antibakteriale. Lufton mikrobet, kërpudhat (kërpudhat e lëkurës dhe Candidën, sindroma e zorrëve të irrituara) Shëron plagët. Zbut dhembjet. Qetëson kruarjet. Shëron shenjat dhe djegiet. Hidraton lëkurën. Lufton qelbëzimet.
  • 16. Aloe Vera, bima që ul kolesterolin, forcon zemrën dhe shqisat. Nëse aloe përzjehet me ilaçet e tjera, ajo mënjanon efektet anësore të tyre. Gjithashtu, ajo përdoret për shërimin e kapakëve të enjtur të syve, sëmundjeve të mëlçisë, hepatitit akut dhe sëmundjeve digjestive. Druri i Aloes është i dobishëm kundër kollës dhe të vjellave si dhe forcon zemrën dhe shqisat. Aloe Vera përmban mbi 20 lloje mineralesh, që janë të domosdoshme për organizmin e njeriut, si p.sh. kalcium, fosfor, kalium, hekur, natrium, klor, mangan, magnezium etj. Gjithashtu, ajo përmban barbaloine, antranol, antracen, acid cimetik, acid aloik, vaj eterik, rezistanol, vitamina të shumëllojshme etj.
  • 17. Aloe Vera ndihmon tretjen, qarkullimin e gjakut, funksionimin e veshkave, të mëlçisë, fshikëzës së tëmthit, lehtëson dhimbjet reumatizmale, ul nivelin e kolesterinës dhe të triglicerideve si dhe nivelin e sheqerit në gjak tek diabetikët, forcon sistemin imunitar dhe ka efekt antikancerogjen. Historia e Aloe Verës është shumë interesante. Si bimë shëruese, për herë të parë aloe përmendet në periudhën sumerike, në pllakat prej argjile. Tek një mumje egjyptiane është gjetur në vitin 1550, një papyrus, i cili përmendte vetitë shëruese të aloes.
  • 18. Tek grekët e vjetër, Aloe ka simbolizuar bukurinë, durimin, lumturinë dhe shëndetin. Hipokrati (i cilësuar si babai i mjekësisë) e cilëson Aloe Vera- n, në një tekst të tij si: stimulues për rritjen e flokëve, shërues të tumorrit, shërues në problemet e stomakut. Kinezët e përdornin Aloen për shërimin e sëmundjeve të lëkurës dhe djegieve. Në Japoni, Aloe është bima mbretërore dhe përdoret për shërim në të gjitha sëmundjet. Gjithashtu, kjo bimë është përdorur edhe nga mjekët e ushtrive romake, për mjekimet e luftëtarëve.