Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Dante aligieri
1.
2. Jeta
Dante Aligieri u lind në Firencë, në një familje
intelektuale.
Në vendlindje kreu studimet dhe u pajis me kulturë të
gjërë teorike-letrare. Interesim të veҫantë tregoi për
letërsinë e antikitetit, duke u thelluar në veprat e
Homerit, Aristotelit, Virgjilit etj.
Italia në këtë kohë ishte e përҫarë në shumë
principata.
3. Gjendja politike e Italisë
Në kohën e lëvizjeve të mëdha politike, në Firencë u
zhvillua një luftë e ashpër në mes forcave që kërkonin
shthurjen e feudalizmit dhe atyre që e pengonin këtë.
Forcat politike në Firencë u ndanë në dy parti
kundërshtare: në guelfë, që mbronin pushtetin e Papës
dhe të feudalëve, dhe gibelinët, që mbronin pushtetin
perandorak dhe ishin për bashkimin e Italisë.
Fitojnë guelfët të cilët ndahen në: të bardhë, ithtarë të
perandorit dhe në të zinj, ithtarë të papës.
Danteja u bashkua me të bardhët, të cilët humbën dhe
ai u detyrua të largohet nga Firenca.
4. Veprat
Jeta e re, vepër poetike, 1292.
Gostia, vepër e papërfunduar, 1304-07.
Monarkia,traktat politik.
Komedia hyjnore, vepër poetike, 1308-1321.
5. Komedia hyjnore
Vepra është e ndarë në tri pjesë të barabarta:Ferri,
Purgatori dhe Parajsa; secila nga këto pjesë ka nga 33
këngë dhe bashkë me këngën e parë që është si hyrje,
vepra ka 100 këngë. Ajo është e shkruar në strofa
tercina, me tri vargje njëmbëdhjetërrokëshe; poetit i
dalin përpara tri bisha; Luciferi ka tri gojë. Gjithë kjo
tregon se numri tre ka domethënie të veҫantë.
6. Shtresimet kuptimore
Temën dhe idenë e subjektit të kësaj poeme mund ta
shtresojmë në dy rrafshe: religjioz dhe alegorik e
shoqëror-politik.
Ideja e veprës sipas sipas rrafshit religjioz, është që t’u
tregojë njerëzve se rruga e ndërtimit të karakterit
duhet të bëhet sipas parimeve për të pasur një jetë të
qetë në botën e amshuar.
Ideja alegorike konsiston që tu tregoj njerëzve se me
veprimet e tyre politike pengojnë bashkimin e Italisë.
7. Udhëtimi i Dantes në Ferr
Danteja në udhëtimin e tij imagjinar në botën e amshuar së
pari gjendet para një pylli të errët që, sipas aspektit
religjioz, personifikon njeriun e mbushur me mëkate,
ndërsa sipas aspektit alegorik, personifikon Firencën e
përҫarë në shumë parti.(Italinë e përҫarë).
Dantes i dalin përpara tri bisha: pantera, luani dhe ulkonja.
Pantera simbolizon: mëkatet e njeriut në moshën e rinisë
dhe luftën përҫarëse të partive politike.
Luani simbolizon: mëkatet e lakmisë për pushtet dhe
Francën që pengonte bashkimin e Italisë.
Ulkonja simbolizon: mëkatet e njeriut lakmitar të parasë
dhe papën e pangopshëm.