Ligjërata e parë – informuese për studentët e Kolegji Evropian Dukagjini.
Kryesisht në këtë javë, studentët do të njoftohen në përgjithësi për rrjedhën dhe ecurinë e lëndës, por poashtu edhe për përmbajtjen dhe detyrat që do i kenë ndaj këtij kursi.
More than Just Lines on a Map: Best Practices for U.S Bike Routes
Ligjërata e javës së parë – (informuese) për studentët e vitit të parë, në Kolegjin Evropian Dukagjini – Pejë.
1. KOLEGJI EVROPIAN DUKAGJINI
Studimet themelore – Baçellër
Drejtimet– Menaxhment dhe Bankë, Financë dhe Kontabilitet
MIKROEKONOMIA
Mësimdhënës: Sokol Domniku, Ph.D. (C), Ligjërues
2. Përmbajtja edhe kronologjia e organizimit
të lëndës
Java e parë – “Njoftim dhe informim rreth lëndës (prezantimi i syllabusit dhe metodologjia e
punës); 18. 02. 2015
Java e dytë – “Vështrim i përgjithshëm mbi shkencën ekonomike” 25. 02. 2015
Java e tretë – “Kërkesa dhe Oferta – elasticiteti i tyre, dhe përcaktimi i ekuilibrit” 04. 03.Java e tretë – “Kërkesa dhe Oferta – elasticiteti i tyre, dhe përcaktimi i ekuilibrit” 04. 03.
2015
Java e katërt – “Sjelljet e konsumatorëve” 11. 03. 2015
Java e pestë – “Firmat (llojet, rritjet, shuarjet, analiza financiare e tyre)” 18. 03. 2015
Java e gjashtë – “Prodhimi, prodhimi margjinal dhe kostoja e tij” 25. 03. 2015
Java e shtatë – “Kollokviumi i parë me shkrim” 01. 04. 2015
3. Përmbajtja edhe kronologjia e organizimit të
lëndës
Java e tetë – “Çmimet në konkurrencë të plotë dhe avantazhet dhe dis-avantazhet e
tyre “ 08. 04. 2015
Java e nëntë – “Monopoli” 15. 04. 2015
Java e dhjetë – “Oligopoli” 22. 04. 2015
Java e njëmbëdhjetë – “Shpërndarja e të ardhurave ” 29. 04. 2015
Java e dymbëdhjetë – “Menaxhimi total i cilësisë në procesin e funksionit të
prodhimit ” 06. 05. 2015
Java e trembëdhjetë – “Sektori publik – ndikimi i tij në firmat e biznesit ” 13. 05.
2015
Java e katërmbëdhjetë – “Tregtia ndërkombëtare, dhe efektet e saj në procesin
mikroekonomik” 20. 05. 2015
Java e pesëmbëdhjetë - “Kollokviumi i dytë me shkrim” 27. 05. 2015
4. Metodologjia e punës (praktikat mësimore)
Ligjërata aktive
Interaktivitet (diskutime dhe debat në mes mësimdhënësit dhe
studentëve)
Raste studimi (trajtim i rasteve konkrete që kanë ndodhur në praktikën
afariste dhe që ndërlidhen me njësitë ose përmbajtjen e lëndës)
Prezantime të studentëve (prezantime individuale; Seminare, etj.)
Hulumtime dhe kërkime shkencore (Vizita të drejtpërdrejta të
firmave, zhvillim të një hulumtimi përmes pyetësori, dhe pastaj
analizimi dhe prezantimi i rezultateve/gjetjeve).
5. Mënyra e vlerësimit
Kollokviumi i parë me shkrim .......................................... 30%
Kollokviumi i dytë me shkrim .......................................... 30%
Prezantimi individual (Seminari) ..................................... 15%
Hulumtimi në terren (anketa) .......................................... 10%
Vijueshmëria në ushtrime ………………………….. 15%
______________________________________________
Totali .................................................................................. 100%
Shënim: PROVIMI mbahet vetëm për ata studentë që nuk arrijnë t’i grumbullojnë pikët e nevojshme të kalueshmërisë, studentët që
qysh në fillim të semestrit paraqiten si studentë me korrespondencë, si dhe të gjithë ata të cilët nuk janë të kënaqur me notën e fituar
përgjatë semestrit. Provimi llogaritet 60% të notës, edhe natyrisht mbesin pikët e tjera që janë fituar gjatë semestrit.
6. Si duhet të duket një prezantim?
I. Logoja e Kolegjit, Departamenti i studimit, titulli i punimit
II. Hyrje në temë
III. Qëllimi dhe metodologjia e hartimit
IV. Pjesa teorike (shqyrtimi global i literaturës)
V. Pjesa praktike (e përcjellur me rast studimi)
VI. Përfundime dhe rekomandimeVI. Përfundime dhe rekomandime
VI. Literatura e shfrytëzuar
Prezantimi duhet të jetë vetëm në formatin Microsoft Power Point,
nuk duhet të përmbajë më tepër se 15 sllajde, dhe prezantimi duhet
të zgjasë prej 10 deri në 15 minuta, dhe pastaj vjen pjesa e
diskutimeve dhe e pyetjeve.
Formatin (template-in), do e merrni me kohë, në mënyrë që të kemi
prezantime të standardizuara.
7. Literatura
Literatura bazë:
Mançellari A., Hadëri S., Kule Dh., Qirici S. (2007): “Hyrje në
ekonomi”, Pjesa e parë – Mikroekonomia, fq. 1-223 .
Literatura shtesë (jo e obligueshme – plotësuese):
Mankew Gregory N. (2012): “Principles of microeconomics”, Harvard
University Book.
Calame Pierre – parathënie nga James Galbrath: (2009): “Ekonomia
në shekullin XXI” (përkthyer në gjuhën shqipe).
Artikujt dhe materialet shtesë do të shpërndahen përgjatë semestrit
sipas nevojave dhe kërkesave akademike dhe shkencore
8. Konsultimet dhe mënyra e komunikimit
Çdo të Mërkurë dhe të Premte, dhe atë nga ora
10:00 – 12:00, ose përmes kontaktit elektronik
përmes adresës së mëposhtme:
E-mail: sokol.domniku@dukagjinicollege.eu