2. Historiku i Presheves
Jump to navigation
Jump to search
Historia e Preshevës
Treva e Preshevës në kohërat antike ka qenë nën sundimin romak.
Provinca e Dytë, Provincia Dardanium ka qenë poashtu nën sundimin
3. Relievi i Presheves
Relievi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Strukturën e relievit të Luginës e përbënë relievi kodrinoro-malor
në të dy anët e lumit Morava, dhe në mës fushëgropa e
Bujanocit dhe Preshevës ( nga edhe e ka marrë emrin ky
regjion). Luginën e Preshevës në perëndim e mbyllin Malet e
Karadakut, e në lindje mali Rujen. Lumenjtë, duke rrjedhë prej
maleve të larta , kan krijuar luginat e veta të thella dhe të
ngushta e kështu kanë formuar reliev mjaft të copëtuar dhe të
llojllojshëm. Fushëgropa e Bujanocit dhe Preshevës ka
prejardhje tektonike. Dikur (në terciar) ajo është fundosur(ulur)
dhe është mbushur me ujë, pra është shëndrruar në liqe, ndërsa
pastaj më vonë uji është derdhur përmes Lumit Morava , duke u
shëndrruar në fushë të gjërë.
4. Popullata e Presheves
Komuna e Preshevës (serbisht: Општина Прешево/Opština
Preševo) është komunë në qarkun Pçinjë në jug të Serbisë.
Selia e komunës është qyteti Preshevë. Komuna ka pozitë
strategjike në trekëndëshin kufitar Serbi-Maqedoni-Kosovë.
Regjistrimi i popullsisë i vitit 1981, të cilën e bëri enti për
statistikë në territorin e tërë ish-Jugosllavisë, ishte i fundit i
cili i solli të dhënat e sakta mbi numrin e banorëve në Serbi.
Komuna e Preshevës ka pasur 33.948 banorë. Shumica, mbi
91,3 % (31.098), ishin Shqiptarë, 6,5 % (2.204) Serbë dhe mbi
1 % (333) Romë. Nga 35 vendbanime në këtë komunë gjashtë
(në mesin e tyre edhe Presheva) ishin etnikisht të përziera,
por Shqiptarët ishin shumicë në mbi 82 % prej tyre. Katër
vendbanime ishin të banuara vetëm me popullatë serbe,
ndërsa 25 me popullatë shqiptare. Konflikti i vitit 2001 solli
zhvendosje të popullsisë drejt Kosovës.