SlideShare a Scribd company logo
1 of 17
“BREXIT-Pasojat e
globalizimit apo frikë nga
humbja e identitetit”
Nga: Msc.Lirie Aliu
Ligjëruese dhe Mësimdhënëse e Gjuhës Angleze
Contents
Contents...........................................................................................................................................2
Rezyme ....................................................................................................................................3
1. Ritmi dhe fusha e ndryshimit në botë...................................................................................5
1.1 Paradoksi i reflektimit.........................................................................................................6
1.2 Krizat globale të autoriteteve.............................................................................................7
2. Referendumi “BREXIT”..........................................................................................................8
2.1. Qytetarët e huaj në Britani të Madhe pas BREXIT?............................................................8
2.2. Çka mendojnë Britanikët...................................................................................................9
2.3. Frika nga Imigrimi. ..........................................................................................................10
2.3.1 Euroskepticizmi Britanik...............................................................................................11
....................................................................................................................................................11
b)Opinioni publik mbi imigrimin.............................................................................................11
c)Kultura dhe Ekonomia.........................................................................................................12
2.4 Brexit si një lloj proteste .................................................................................................13
2.5. Jeta pas Brexit..................................................................................................................13
1.Përfundime..........................................................................................................................15
2
Rezyme
Do të ishte shumë e ndershme të rikujtohet thënia e famshme e burrështetasit Izraelit apo
kryetarit të nëntë të shtetit të Izraelit Shimon Peres ku i njëjti deklaroi se “Brezi më i vjetër
ka respekt më të madh për token, se sa për shkencën. Por, ne jetojmë në një epokë ku
shkenca më shumë se dheu, janë bërë sigurues të rritjes dhe bollëkut. Të jetuarit thjesht me
tokën krijon vetmi në epokën e globalitetit”.
‘Globlizmi’ si term ka hyrë që prej viteve të 90-ta dhe u fut shpejt në fjalorin e
përgjithshëm me qëllim të tregojë lidhjen gjithnjë e më të ngushtë mes shteteve. Procesi i
globalizimit eknomik dhe social përmes integrimit të tregjeve botërore, shëmbimit të ideve
që gjithashtu dërgoi në krijimin e shumë institucioneve ndërkombëtare që ka krijuar
mundësi për rritje dhe zhvillim ekonomik; tregtisë, investimeve, turizmit, kulturës apo në
shkëmbim të informatave etj.
Edhe pse dijetarët vendosin origjinën e globalizimit në kohët moderne, të tjerët ndjekin
historinë e saj të gjatë para epokës së zbulimit Europian dhe udhëtimet për në Botën e Re.
Një botë përsëri globale që lëkundi themelet e saj pas shumë krizave të fundit si në p.sh në
lindje, terrorizmi i shprehur në shtetet evropiane dhe migrimet. Gjithsesi, ekzistojnë tri
forma të globalizimit; ai ekonomik, kulturor si dhe globalizimi politik dhe juridik. Më tutje
në kete punim do të shqyrtojmë më tepër kategorinë e tretë atë politike e juridike e
sidomos atë që ka të bëjë me ndikimin e krizave dhe e daljen e Britanisë së Madhe nga BE
përmes referendumit BREXIT duke lënë kështu boshllëqe ne politikën dhe në çështjet
globale të BE-së.
Megjithatë, pa marrë parasysh sa i mirë apo i keq është, globalizimi është i pranishëm më
shumë se kurrë më parë në historinë e njerëzimit, duke ofruar produkte të mira në çmime
të mira që janë padyshim një domosdoshmëri, në mënyrë që të mbijetojnë në një treg në
zhvillim global. Shtrohet pyetja kujt i shkoi më për shtati Globalizmi, vendeve të
zhvilluara apo vendeve të varfëra? Kush përfitoi nga globalizmi dhe cilat kultura
dominuan. A mos islamizmi konservativ ka rrënjët e saj në fushatat e globalizmit
paraprak? A pati kritika për punonjësit e lirë në vendet e treta, gjithsesi, mediat e benë
punën e tyre në përhapje.
3
Dicka që ishte e planifikuar si rrugë bashkëpunimi dhe balancimi edhe në territoret
armiqësore mos po kthehej në një kufizim autoritar në dorë të superfuqive apo të një
sistemi politik ndërkombëtar. Çështja e emigrantëve në ikje nga vendet e krizave në lindje
ndoshta acaroi popullatën Evropiane kur u përballë me strehimin e sidomos sulmet
terroriste më të shprehura që dërgojnë deri në vetëizolim?! Si ndihen qytetarët e BE-së në
Britani pas Brexit?etj. Edhe pse diskutimi i mëparshëm është një hipoteze, lidhja midis
globalizimit dhe konfliktit kërkon shtjellim të mëtejshëm.
Sidoqoftë, konflikti i pikëpamjeve dhe interesave të botës nuk duhet të shihet si e
natyrshme, kërcënuese ose negative. Në të vërtetë shumë nga tensionet e ndryshimit
shoqëror janë kryesisht të pashmangshme, dhe disa janë padyshim krijues në efektet e tyre.
Në të njëjtën kohë, megjithatë, analiza e cila vijon tregon se në qoftë se nevojat e njeriut
dhe çështjet e të drejtave janë të përfshira dhe janë adresuar si duhet, incidenca dhe
intensiteti i konfliktit social të lidhur me globalizimin ka të ngjarë të rritet në mënyrë të
qëndrueshme në vitet e ardhshme.
Fjalet kyce: Globalizimi politik, Sistemi Politik Ndërkombëtar, Brexit, Politikat e BE-së,
Imigrimi.
4
1. Ritmi dhe fusha e ndryshimit në botë
Ndryshimi shoqëror, historikisht është është i lidhur me rritjen e nivelit të konfliktit. Kjo
është eksploruar në thellësi të mëdha nga P. A. Sorokin në vëllimin e III-të të tij me titull
Dinamika Sociale dhe Kulturore ku lufta dhe revolucioni klasik paraqet luhatjet në një
marrëdhënie shoqërore, (Sorokin, 1937: 409-475).1
Studimin e tij të dymbëdhjetë vendeve
evropiane dhe perandorive mbi periudhën 500 B.C. në 1925 AD tregoi se kulmi i asaj që ai
e quajti "konflikti shoqëror" ishte më e larta gjatë periudhave kur një shoqëri e dhënë ishte
duke kaluar nëpër një ndryshim të madh të botëkuptimit - për shembull nga një fetare, në
më shumë të tjera, mendime të tjera për një perspektivë laike dhe materialiste.
Këto periudha të ndryshimit janë, me përkufizime, kalimtare, dhe janë karakterizuar nga
konfliktet e vlerave dhe të interesave, të cilat janë përhapur shumë dhe janë të dhunshme.
(ibid,409-475). Një nga disa pikat e marrëveshjes mes komentuesve të ndryshëm
globalizimit si Richard Barnet (Barnet dhe Cavanagh, 1994) 2
dhe Ruud Lubers (Lubbers,
1997) është se përhapja dhe përshpejtimi i globalizimit ka gjeneruar ndryshime në një
shkallë të paparë. Prandaj, duke i përgjithësuar gjetjet Sorokin për botën si një e tërë, mund
të ketë arsye për të konkluduar se procesi i globalizimit është e natyrës ndoshta përçarëse
dhe se një tendencë në rritje për konflikt është e pashmangshme.
Sipas Arnold Toynbee (Toynbee, 1956)3
ajo që mund të thuhet më tej është se konfliktet e
krijuara nga globalizimi paraqesin një sfidë të rëndësishme në fillim, që ai vetë e pa si një
zhvillim të qytetërimit botëror (Toynbee, 1960: 51)4
dhe ardhmja e afërt e të cilëve do të
ndikohet në masë të madhe nga mënyra se si këto çështje përçarëse janë afruar dhe trajtohen
në vitet e ardhshme. (përkthyer nga L.A)
1
P. A. Sorokin, Social and Cultural Dynamics (1937; rpt. New York: Bedminster, 1962), 3: 409-475.
2
Barnet dhe Cavanagh, 1994 , “Global Dreams”-Imperial Corporation and the New World Order,
Touchstone –New York
3
Arnold Toynbee, Bacon press 1956, The Industrial Revolution,USA
4
1960-International Journal of Peace Studies, Formosa College, 1998-Volumes 3-4:51
5
1.1 Paradoksi i reflektimit
Disa analistë kanë potencuar se një nga efektet e ndryshimeve të shpejta në shoqëritë në
mbarë botën është rritja e reflektimit, e cila, nga ana tjetër kontribuon në rastet e konfliktit.
Shoqëria moderne është veçanërisht reflektive në karakter dhe ky si aktivitet shoqëror është
vazhdimisht i informuar nga flukset e informacionit dhe analizave të cilat i nënshtrohen
rishikimit të vazhdueshëm dhe në këtë mënyrë e zhvillojnë atë. Vështirësia e veçantë me të
cilat përballen qytetarët është që kjo njohuri në vetvete është në ndryshim të vazhdueshëm
me mënyrën e jetesës dhe që në një shoqëri moderne duket të jetë i pakontrolluar. (Waters,
1995: 51).5
(perkthyer nga L.A)
Anthony Giddens6
argumentoi se komb-shteti industrial ishte mishërim i shoqërisë
"moderne", dhe se ajo ka qenë e karakterizuar nga ajo që ai i quajti "sisteme eksperte" –
pra, broshurat e njohurive teknike që mund të vendosen nëpër një gamë të gjerë të
konteksteve sociale. Këto sisteme eksperte, për shembull, kanë bërë të rritet një stil
teknokratik i administratës civile. Rritja e reflektimit megjithatë është duke minuar besimin
në sistemet e ekspertëve rreth globit.
Në lidhje me çështjet gjithnjë e më shumë është një ndjenjë që ekspertët kanë dështuar ose,
ata nuk kanë më interesin publik në zemër. Spybey, për shembull, përshkruan se si në
"shoqërinë e re moderne " “është në rritje refuzimi i njerëzve për të pranuar garanci nga
ekspertët mbi rreziqet “(Spybey 1996, 153).
Nëse në shekullin e nëntëmbëdhjetë, ata njerëz që kuptonin atë dhe kishin qasje në
përfitimet e saj u gëzuan me bujarinë e modernitetit dhe mrekullitë e tij shkencore-
teknologjike, njerëzit e modernizmit vonë janë kulturuar që të presin konsumin masiv, por
gjithnjë janë mirë të informuar për të zhvilluar dyshime mbi përfitimet e saj. Ky është vetë-
reflektimit dhe është stimuluar nga përvojat negative të përbashkëta në një shkallë globale,
si për shembull pas katastrofës së Çernobilit. Pra, është individualizmi i mundësuar nga
edukimit masiv dhe i inkurajuar nga pas 1960-tave (Spybey, 1996: 153).7
(përkthyer nga
L.A)
5
Malcolm Waters, 1995, Globalization-2nd edition, Routledge,London
6
Giddens, Anthony. (1991). The Consequences of Modernity Cambridge: Polity Press. p. 64
7
Tony Spybey, 1996-Globalization and World Society, -Polity Press, Playmouth, USA.
6
1.2 Krizat globale të autoriteteve
Ngjashëm ka shkruar gjerësisht edhe James Rosenau8
për atë që ai e quan “Kriza e
autoritetit global" dhe analiza e tij mundëson një qasje në natyrën dhe shtrirjen e konfliktit
politik në një botë të globalizuar apo "politika post-ndërkombëtare." Ai shpjegon se si
rezultat i rritjes së madhe të qasjes në informata dhe një përshtypje e përgjithshme e
zvogëluar e kompetencës, ose rënia në efektivitetin e institucioneve publike, qytetarët kanë
humbur zakonin e tyre për tu bindur. Nëse liderët nuk janë në gjendje të gjejnë mënyra më
efektive për të pasur mbështetje, "njerëzit fillojnë të marrin në konsideratë dhe të udhëhiqen
nga besnikëritë dhe ndjenjat e tyre për legjitimitetin" (Rosenau, 1990: 389). Ai vazhdon të
ilustrojë se si krizat e këtij lloji ndërveprojnë si "ujëvarë" rreth planetit. (përkthyer nga L.A)
Nga aftësia e informacionit që rrjedh dhe ndërveprimit të shkaktuar nga refugjatët,
tregtarët, terroristët, si dhe individë të tjerë të grupeve përtej kufirit që përfshihen, krizat e
autoriteteve mbivendosen dhe rrjedhin në të gjitha kolektivitetet, duke formuar e lidhje
midis tyre për një çështje ose baza rajonale (ibid, 390) .
Kryqëzimi i këtyre tendencave përcakton bazat për konkurrencë dhe për intensifikime në
mes të grupeve që përfitojnë nga mbrojtja e shtetit dhe ata që kërkojnë më shumë liri nga
ndërhyrja e shtetit.
Por reflektimi, duke u ndihmuar dhe stimuluar nga mediat e globalizuara dhe teknologjisë
së informacionit, është e kërcënuar nga këto forca të njëjta. gjigandët e të fuqishëm
mediatik kanë përhapur ideologjinë e globalizimit, me efektin që: përmes televizionit
satelitor tërë vlerat e globalizimit të transmetohen dhe shpërndahen në mbarë botën, apo
përshkojnë jetën e të gjithëve si marketingu global, bursat ndërkombëtare, dhe
disponueshmërinë e kapitalit në mbarë botën . JO kultura (vendet e prapambetura) është e
mbrojtur me topografi, traditë ose vetëm me një indiferencë thjeshtë - në thelb askush nuk
është jashtë saj që mos të arrijë krahun e zgjeruar të globalizimit.
Megjithatë, duket se globalizimi narrativ i mediave nuk është i ndjeshëm ndaj rritjes së
mosmarrëveshjeve e ngjarjeve tashmë të njohura si dhuna, terrori dhe se imazhi i saj utopik
i zgjerimit të prosperitetit është shkatërruar nga imazhet e privimit dhe margjinalizimit të
8
James.N.rosenau ,1990” Turbulence in World Politics: A Theory of Change and Continuity- Princeton
University Press,Us
7
dhunës, aktiviteteve terroriste, refugjatëtët që invadojnë evropën dhe nga një valë në rritje e
pasigurisë dhe ankthit.9
E tërë kjo solli pasojat e para në përçarje siç e dëshmon edhe
referendumi në mbetërinë e bashkuar BREXIT më 23 Qershor, 2016, për dalje nga EU.
2. Referendumi “BREXIT”
Presidenti i SHBA-së Franklin D. Roosevelt dikur deklaroi se “E vetmja gjë që ne duhet të
kemi frikë është vetë frika.” Referendumi “Brexit” i Britanisë së Madhe, në të cilin pak më
shumë se gjysma e atyre që votuan, zgjodhën të largohen nga Bashkimi Europian, pra
dështoi qëndrimi se ai nuk kishte tërësisht i drejtë. Udhëheqësit populistë të Britanisë, të
cilët ushqehen me frikën e publikut u munduan për të krijuar situata me të vërtetë
tmerruese. Në këtë rast, situata e krijuar mund të sjellë edhe në disintegrimin e vetë BE-së.
Pas 43 vjetësh anëtarësi në BE, Britania ka bërë, në atë që mund të quhet mënyra më
demokratike e mundshme, një mbyllje në vetvete. Gjithsesi pragmatistë dhe realistë siç
supozohet se janë britanikët, votuan kësaj here kundër interesit të vet. Duke hedhur poshtë
BE-në, ata ka gjasa e kanë dënuar vendin e tyre me varfërim gradual dhe, ndoshta, me
disintegrim jo edhe aq gradual, për shkak se udhëheqësit e Skocisë dhe të Irlandës së
Veriut, zona të cilat votuan në shumicë dërrmuese të mbeten në BE, kanë thënë se duan që
të shkëputen nga Anglia.
2.1. Qytetarët e huaj në Britani të Madhe pas BREXIT?
Është nënkuptuar se nësë Britania lë BE-në kjo është një cështje që do të përcaktohet vetëm
nga ligjet e kaluara përmes Parlamentit të Britanisë së Madhe, ose ato ekzistuese ose ato që
duhet për t’u miratuar. Më shumë se 2 million qytetarë të BE-së që jetojnë në Britani kanë
frikë për të ardhmen e tyre pasi qeveria refuzoi të premtoj se ata do të mund të qëndrojnë
pas Brexit.
Sekretarja Teresa May akuzohet se ka kthyer njerëzit në "patate të skuqura" duke u
rezervuar që të ofrojë një garanci me të drejta të plota. Kjo është një si një rrufe nga qielli
për ata që votuan largimin në referendumin e BE-së duke menduar se njerëzit të cilët
tashmë kanë ardhur këtu do të jenë të sigurt. Deputetët mendojnë se lëvizja ka qenë
9
Online “The international Journal of Peace Studies” http://www.gmu.edu/programs/icar/ijps/vol3_1/learch
8
"thellësisht ofenduese" ka lënë fëmijë "të përlotur" dhe u është "minuar e drejta e jetës
familjare" . Si kemi arritur deri këtu, a duhet në fakt që qytetarët e BE-së të ikin, kur do të
ndodhë kjo, dhe a mund të aplikojnë ata për pasaportë britanike? Më shumë se 2 million
qytetarë të EU-së që jetojnë në Britani kanë frikë për të ardhmen e tyre pasi që qeveria
refuzoi tu premotojë se ata mund të qëndrojnë pas BREXIt.10
Pikëpamja ime është se Parlamenti duhet të nxjerrë ligj për të siguruar që qytetarët e BE-së
të mund të mbeten në Britani të Madhe për një periudhë kohore, por edhe do të jenë në
gjendje të mbështesin shtetësinë e tyre të BE-së për banim pas asaj kohe: ata do të duhet të
marrin qëndrim në të njëjtën mënyrë si njerëzit pa shtetësi të BE-së d.m.th, në bazë të
punësimit, martesës apo marrëdhënieve të tjera, dhe kështu me radhë. Njerëzit të cilët
tashmë kanë marrë shtetësinë në Britaninë e Madhe do të kenë të drejtë të qëndrojnë në
bazë të ligjeve ekzistuese. Ndërsa Parlamenti do të ketë të drejtë të kalojë legjislacionin e
shtetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, që mendoj se shumë e vështirë që kjo do të bëhet. Kjo
dotë jetë një rrugë e gjatë dhe frustruese.
2.2. Çka mendojnë Britanikët
Në të vërtetë, shumica e Britanikëve pas Brexit kanë një mendim të dytë, disa janë penduar
duke pohuar se e tëra ishte një gënjeshtër dhe se votimi kaloi me ankth por njëjtë e mendon
edhe Dominik Moisi në artikullin e tij kur thotë që “Britanikët do duhej të kishin frikë nga
vetë Brexit”. Megjithatë, arsyeja e mbrojtur dobët nga zëra jofrymëzues dhe të
pabesueshëm nga estabilishmenti, nuk qenë në gjendje ti mbijetojnë frikës së asaj se cfarë
mund të ndodhte nëse dera lihej hapur ndaj pjesës tjetër të Europës dhe botës. Paradoksi i
vërtetë këtu qëndron tek fakti se ata që po i thonë “jo” Europës (duke i bërë jehonë vetos së
famshme të Charles de Gaulle ndaj aplikimit të parë të Britanisë për të marrë pjesë në
integrimin Europian) janë britanikët që janë më afër në terma emocionalë me pjesën tjetër
të qytetarëve europianë. Dhe, në fakt, ky mund të jetë problemi.
Njerëzit kanë frikë në të gjithë Europën – në fakt kanë frikë në të gjithë botën. Mbi të
gjitha, ata kanë frikë nga globalizimi, i cili, në këndvështrimin e tyre, ka sjellë “të tjerë”
kërcënues në jetët e tyre të përditshme, “të tjerë” që mund të cënojnë jetët e tyre ndërkohë
10
http://www.mirror.co.uk/news/uk-news/eu-citizens-leave-uk-brexit-8347301
9
që përbëjnë përfitim vetëm për elitat. Ata kanë frikë për sigurinë dhe vendet e punës – dhe
janë të zemëruar ndaj udhëheqësve që kanë dështuar të mbrojnë interesat e tyre.11
2.3. Frika nga Imigrimi.
Në mes të fushatës së BREXIT në maj, u raportua se Britania e Madhe pati një imigrim
neto prej 333 mijë njerëzisht më 2015, mbi tre herë më shumë nga kuota 100 mijë, kuotë që
qe edhe premtimi i qeverisë. Ky lajm erdhi pas krizës së refugjatëve sirianë, sulmeve
terroriste nga migrantë sirianë dhe nga fëmijë të pakënaqur migrantësh të mëparshëm dhe
raporte të shumë reklamuara për sulme ndaj grave dhe vajzave nga migrantët në Gjermani
dhe gjithkund tjetër.
Në SHBA, mbështetësit e Trump po bëjnte fushatë kundër të 11 milionë banorëve të
padokumentuar të vendit, më së shumti hispanikë, të cilët jetojnë në masën dërrmuese në
paqe dhe me produktivitet, por nuk kanë viza apo leje pune. Për shumë nga mbështetësit e
Trump, fakti thelbësor mbi sulmin e fundit në Orlando është që autori qe fëmija i një
imigranti mysliman nga Afganistani dhe që veproi në emër të ndjenjave anti-Amerikane
(megjithëse kryerja e vrasjeve në masë me armë automatike është, për fat të keq, fenomen
tepër amerikan). 12
Paralajmërimet se Brexit mund të ulë nivelin e të ardhurave ose u hodhën poshtë ose u
sulmuan haptazi dhe në mënyrë të gabuar si të pavërteta që synojnë të përhapin panik, ose u
vunë në peshore përballë idesë se kontrolli i kufijve është një interes më i lartë. Një faktor
madhor, gjithsesi, qe lufta e klasave. Ata që mbështetën daljen nga klasat punëtore
arsyetuan se shumica ose të gjitha humbjet në të ardhurave do të mbaheshin nga të pasurit
dhe në veçanti nga bankierët e urryer të qytetit të Londrës.(Ibid) (përkthyer nga L.A)
11
Dominique Moisu “Gazeta Express” martë, 28 Qershor 2016 11:14
12
Professor Jeffrey Sachs.( June 27th 2016) It was first published via Project Syndicate Organisation on
Sunday -New York,. - See more at:http://www.dolapoaina.com/news.php?nid=162#sthash.WM8h3dby.dpuf
10
2.3.1 Euroskepticizmi Britanik
Fig. 1 Burimi: Qëndrimi Social Britanik, Curtice, sa është i thellë euroskepticizmi Britanik?
a) Qëndrimi publik në Britani në përgjithësi është:13
Negativ: përafërsisht ¾ e popullatës në Britani favorizojnë zvogëlimin e imigrimit.
Shumica: imigrimi është vazhdimisht një ndër çështjet kryesore
Qëndrimet publike ndaj lëvizjes së lirë në BE janë negative:
b) Opinioni publik mbi imigrimin
13
Source: British Social Attitudes, Curtice, (8 March 2016) How deeply does Britain’s Euroscepticism Run?
2015 James Hampshire Senior Lecturer in Politics University of Sussex
11
51% e publikut britanik duan t'i japin fund lëvizjes së lirë të njerëzve në BE.
59% duan të ndalin emigrantët e BE-së nga qasja e Sigurimit Kombëtar Shtetëror falas
(NHS)
68% favorizojnë reduktimin e qasjes së emigrantëve të BE-së për përfitime sociale
47% mendojnë se BE-ja është duke e ‘minuar identitetin e veçantë të Britanisë’14
c) Kultura dhe Ekonomia
40% Shumë Britanikë e kuptojnë BE-në si një kërcënim kulturor:
Britanikët gjithashtu kanë një ndjenjë të dobët për identitetin evropian (vetëm 16%)
Por ata janë të pabindur se ikja ka ndikim ekonomik
d) Ndikimi mbi ekonominë e Britanisë, nëse Britania largohet BE-ja
24%, Negativ
40% e atyre që mendojnë pozitivisht
72% mbështetje largimit, pra në mesin e atyre që mendojnë negativisht
Vetëm 6% mbështesin ikjen
Shqetësimi në lidhje me identitetin është parashikuesi më i fuqishëm i 'ikjes' nga BE
14
Source: British Social Attitudes, Curtice, How deeply does Britain’s Euroscepticism Run? 2015
12
4
Fig 2. Burimi: Trendet e Imigrimit transatlantik 2015
2.4 Brexit si një lloj proteste
Vota për daljen e Britanisë së Madhe nga BE, Brexit, qe një protestë e trefishtë: qe protestë
kundër imigrimit në rritje, bankierëve të Siti të Londrës dhe institucioneve të Bashkimit
Europian. Kjo do të ketë pasoja të mëdha. Fushata e Donald Trump për presidencën e
SHBA-së do të marrë fuqizim bashkë me politikanët e tjerë populistë antiimigrantë. Për më
tepër, duke lënë BE-në, ekonomia britanike do të vuajuë ndërsa Skocia mund të shtyhet të
dalë nga Mbretëria e Bashkuar – pa folur për pasojat e pritshme të Brexit në të ardhmen e
integrimit Europian.15
Brexit është në këtë mënyrë një ngjarje vendimtare që sinjalizon nevojën për një lloj të ri
globalizimi, një globalizimi shumë më superior se sa status quo-ja që u hodh poshtë në
votimet britanike.
Në zemër të saj, BREXIT reflekton një fenomen të gjithëpërhapur të botës me të ardhura të
larta: mbështetja në rritje për partitë populiste që bëjnë fushatë me premtimin për ndalimin
e imigrimit. Afërsisht gjysma e popullsisë në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara, në
përgjithësi votues të klasës punëtore, bEsojnë se imigrimi ka dalë nga kontrolli, duke
përbërë kërcënim për rendin publik dhe për normat kulturore.
2.5. Jeta pas Brexit
Cilat janë mundësitë e Britanisë së Madhe jashtë Bashkimit Evropian? Është shumë e
paqartë se çfarë është e ardhmja e Britanisë së Madhe jashtë Bashkimit Evropian. 'Brexit”
15
Professor Jeffrey Sachs. (June 27th 2016) It was first published via Project Syndicate Organisation on
Saturday New York,. - See more at:http://www.dolapoaina.com/news.php?nid=162#sthash.WM8h3dby.dpuf
13
një hap drejt së panjohurës! Ky raport shqyrton avantazhet dhe disavantazhet e opsioneve
më të mundshme. Sidoqoftë, pas BREXIT, BE-ja do të vazhdojë të jetë tregu më i madh në
botë dhe partneri më i madh tregtar për Britaninë e Madhe. Pyetja kryesore është se çfarë
do të ndodhë me tre milion qytetarë të BE-së që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe dy
milionë qytetarë në Mbretërinë e Bashkuar që jetojnë në BE?
A ka përfitime ekonomike nga integrimi evropian përpos marrjes së këtyre përfitimeve kur
kostoja politike kërkon që të heqin dorë nga një sovranitet. Brenda ose jashtë BE-së, kjo
tregti-është e pashmangshme. Një mundësi e parë është 'duke u bërë një Norvegji "dhe
bashkim me Zonës Ekonomike Evropiane. Kjo do të minimizonte kostot tregtare të
BREXIT, por kjo do të thotë kushton rreth 83% më shumë për në buxhetin e BE-së, sa
aktualisht bën Britania. Kjo do të kërkojë mbajtjen e rregulloreve aktuale të BE-së (pa pasur
një vend në tryezë, kur vendosen rregullat). 16
Një tjetër opsion është 'duke u bërë një Zvicër' dhe të negociojë marrëveshjet bilaterale me
BE-në. Zvicra ende përballet me mënyrën pa përfaqësim dhe paguan rreth 40% më shumë
se Britania e Madhe që të jetë pjesë e tregut të përbashkët të mallrave. Por zvicerianet nuk
kanë marrëveshje me BE-në për tregtinë e lirë në shërbime, një zonë ku Bitania e Madhe
është një eksportues i madh. Një opsion i mëtejshëm e sheh atë vetëm si një anëtar të
Organizatës Botërore të Tregtisë. Kjo do t'i jepte Britanisë së madhe më shumë sovranitet,
çmim më të ulët të tregtisë dhe dërgon në një rënie më të madhe të të ardhurave, edhe në
qoftë se Britania e Madhe do të shfuqizonte tarifat plotësisht.(ibid)
BREXIT do të lejojë Britania e Madhe të negociojë marrëveshjet e veta të tregtisë me
vendet jashtë BE-së. Por, si një vend i vogël, në Britania e Madh do të ketë më pak energji
për bisedime me BE-në. Për të marrë një informim të saktë mbi meritat e largimit nga BE,
votuesit duhet të dinë më shumë në lidhje me atë se cka do të bëjë qeveria në Britaninë e
Madhe pas Brexit.. Në një ekonomi globale, vendosës është aftësia e një kompanie për të
komanduar e asetet e prekshme dhe të paprekshme që krijojnë besnikërinë e konsumatorit,
pavarësisht nga vendndodhja. Të pavarur nga madhësia apo vendndodhjagjeografike, një
kompani mund të përmbushë standardet globale dhe të trokete lehtë në rrjetet globale,
lulëzoje dhe të veprojë si një klasë e mendësisë globale, krijues dhe tregtar, duke përdorur
16
http://cep.lse.ac.uk/pubs/download/brexit01.pdf
14
asetet e saj më të mëdha: konceptet e saj, kompetenca dhe lidhjet. (ibid) (përkthyer nga
L.A)
1.Përfundime
Globalizimi është një çështje serioze që ndikon në shumicën e kombeve. Siç kanë përparuar
standardi e shoqëria, kushtet e jetesës (veçanërisht kur matet me treguesit me gjërat më të
rëndësishme të mirëqenies) janë përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme në pothuajse të
gjitha vendet. Megjithatë, përfitimet më të forta janë bërë nga vendet e përparuara dhe
vetëm në disa prej vendeve në zhvillim, pra siç e theksuam edhe më lartë ka nxitë armiqësi
në vendet e varfëra dhe radikalizëm.
Vendet me të ardhura të ulëta nuk kanë qenë në gjendje të integrohen me ekonominë
globale më shpejt që të tjerët, pjesërisht për shkak të politikave të tyre për të zgjedhur dhe
pjesërisht për shkak të faktorëve jashtë kontrollit të tyre apo atij sistemi të përcaktuar
ndërkombëtar apo pavarësisë siç e kërkoi edhe Britania e Madhe.
Bashkësia ndërkombëtare duhet të përpiqet të forcojë sistemin financiar ndërkombëtar,
përmes tregtisë, dhe përmes e Ndihmës për të ndihmuar vendet e varfra të integrohen në
ekonominë botërore, të rritet më shpejt, dhe për të ulur varfërinë.
Kjo është mënyra për të siguruar të gjithë njerëzit në të gjitha vendet të kenë qasje në
përfitimet e globalizimit.
Në një vërejtje përfundimtare, është e rëndësishme të theksohet se forca mbrapa
globalizimit nuk mund të ndalet. Për këtë arsye, është thelbësore që të gjitha kombet të
krijojnë forma të globalizimit që janë mjedisore, ekonomike dhe sociale të qëndrueshme.
Në disa mënyra BREXIT ka qenë befasuese dhe interesante por edhe frustruese për disa të
tjërë. Brexit është pasojë e ngjarjeve apo revoltë e ngjarjeve lobale me theks të veçantë
imigrimin dhe terrorizmin. Gjithashtu,është parë se roli i Komisionit Evropian në
15
legjislacion është shumë i balancuar .
Fushata BREXIT është kritikuar që ka qenë e shurdhër, negative, dhe duke u udhëhequr
nga njerëz që janë tërësisht të papëlqyeshëm. Por, gjithsesi të gjitha këto rrethana si frika,
mëvetësia, identiteti dhe numri i madh i imigrantëve duket se kanë shtyrë Britaninë e
Madhe të marrë këtë hap të ikjes nga BE.
REFERIMI TEK
1. P. A. Sorokin, Social and Cultural Dynamics (1937; rpt. New York: Bedminster,
1962), 3: 409-475.
2. Barnet dhe Cavanagh, 1994 , Global dreams-Imperial Corporation and the New
World Order, Touchstone –New York
3. Arnold Toynbee, Bacon press 1956, The Industrial Revolution,USA
4. Arnold Toynbee, 1960-International Journal of Peace Studies, Formosa College,
1998 Volumes 3-4
5. Giddens, Anthony, 1991. The Consequences of Modernity Cambridge: Polity Press.
p. 64
6. Malcolm Waters, 1995, Globalization-2 nd edition, Routledge,London
7. Giddens, Anthony, 1991. The Consequences of Modernity Cambridge: Polity Press.
p. 64
8. Tony Spybey, 1996-Globalization and World Society, Polity press, Playmouth,
USA.
9. James.N.Rosenau ,1990 ” Turbulence in World Politics: A Theory of Change and
Continuity- Princeton University Press,Us
10. Online The international Journal of Peace Studies
http://www.gmu.edu/programs/icar/ijps/vol3_1/learch.htm
11. http://www.mirror.co.uk/news/uk-news/eu-citizens-leave-uk-brexit-8347301
16
12. Dominique Moisi, 2016”Gazeta Express” E martë, 28 Qershor 11:14
13. Jeffrey Sachs, 27th
, June 2016. Published via Project Syndicate Organisation on
Saturday New York at:http://www.dolapoaina.com/news.php?
nid=162#sthash.WM8h3dby.dpuf
14. James Hampshire Senior Lecturer in Politics University of Sussex8 March 2016-
Source: British Social Attitudes, Curtice, How deeply does Britain’s Euroscepticism
Run? 2015
15. http://cep.lse.ac.uk/pubs/download/brexit01.pdf
17

More Related Content

What's hot

Globalizmi pro dhe kunder
Globalizmi pro dhe kunderGlobalizmi pro dhe kunder
Globalizmi pro dhe kunderthe blue bee
 
12982581 procesi-i-globalizimit
12982581 procesi-i-globalizimit12982581 procesi-i-globalizimit
12982581 procesi-i-globalizimitPajtim0
 
Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashi
Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashiGlobalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashi
Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashiTarget
 
Tregtia Nderkombetare dhe Globalizimi
Tregtia Nderkombetare dhe GlobalizimiTregtia Nderkombetare dhe Globalizimi
Tregtia Nderkombetare dhe GlobalizimiGetoarSalihu
 
Aspekti Politik I Globalizimit
Aspekti Politik I GlobalizimitAspekti Politik I Globalizimit
Aspekti Politik I Globalizimitha 15753
 
Biznes Nderkombetare - Globalizimi
Biznes Nderkombetare - GlobalizimiBiznes Nderkombetare - Globalizimi
Biznes Nderkombetare - GlobalizimiTo1X
 
8 globalizimi dhe bioma fetare
8   globalizimi dhe bioma fetare8   globalizimi dhe bioma fetare
8 globalizimi dhe bioma fetarekulla 2010
 
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)fatonbajrami1
 
5. biznesi dhe ambienti politik i tij
5. biznesi dhe ambienti politik i tij5. biznesi dhe ambienti politik i tij
5. biznesi dhe ambienti politik i tijMenaxherat
 
Global Trade Brings Peace (Detyrë Kursi)
Global Trade Brings Peace (Detyrë Kursi)Global Trade Brings Peace (Detyrë Kursi)
Global Trade Brings Peace (Detyrë Kursi)KetiGjipali
 
Global Trade Brings Peace (Shkrim i Plote)
Global Trade Brings Peace (Shkrim i Plote)Global Trade Brings Peace (Shkrim i Plote)
Global Trade Brings Peace (Shkrim i Plote)KetiGjipali
 

What's hot (12)

Globalizmi pro dhe kunder
Globalizmi pro dhe kunderGlobalizmi pro dhe kunder
Globalizmi pro dhe kunder
 
12982581 procesi-i-globalizimit
12982581 procesi-i-globalizimit12982581 procesi-i-globalizimit
12982581 procesi-i-globalizimit
 
Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashi
Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashiGlobalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashi
Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashi
 
Tregtia Nderkombetare dhe Globalizimi
Tregtia Nderkombetare dhe GlobalizimiTregtia Nderkombetare dhe Globalizimi
Tregtia Nderkombetare dhe Globalizimi
 
Globalizim Final
Globalizim FinalGlobalizim Final
Globalizim Final
 
Aspekti Politik I Globalizimit
Aspekti Politik I GlobalizimitAspekti Politik I Globalizimit
Aspekti Politik I Globalizimit
 
Biznes Nderkombetare - Globalizimi
Biznes Nderkombetare - GlobalizimiBiznes Nderkombetare - Globalizimi
Biznes Nderkombetare - Globalizimi
 
8 globalizimi dhe bioma fetare
8   globalizimi dhe bioma fetare8   globalizimi dhe bioma fetare
8 globalizimi dhe bioma fetare
 
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)
 
5. biznesi dhe ambienti politik i tij
5. biznesi dhe ambienti politik i tij5. biznesi dhe ambienti politik i tij
5. biznesi dhe ambienti politik i tij
 
Global Trade Brings Peace (Detyrë Kursi)
Global Trade Brings Peace (Detyrë Kursi)Global Trade Brings Peace (Detyrë Kursi)
Global Trade Brings Peace (Detyrë Kursi)
 
Global Trade Brings Peace (Shkrim i Plote)
Global Trade Brings Peace (Shkrim i Plote)Global Trade Brings Peace (Shkrim i Plote)
Global Trade Brings Peace (Shkrim i Plote)
 

Viewers also liked

Globalizimi 1
Globalizimi 1Globalizimi 1
Globalizimi 1ha 15753
 
Investimet e Huaja Direkte IHD
Investimet e Huaja Direkte IHDInvestimet e Huaja Direkte IHD
Investimet e Huaja Direkte IHDAnita Dogani
 
Brexit Presentation
Brexit PresentationBrexit Presentation
Brexit PresentationEmma Light
 
81438428 biznesi-nderkombetar
81438428 biznesi-nderkombetar81438428 biznesi-nderkombetar
81438428 biznesi-nderkombetarpranvera123
 
Bashkimi Europian -BE
Bashkimi Europian -BEBashkimi Europian -BE
Bashkimi Europian -BEkoralda
 
BREXIT (Britain Exit) The Reasons & Impacts
BREXIT (Britain Exit) The Reasons & ImpactsBREXIT (Britain Exit) The Reasons & Impacts
BREXIT (Britain Exit) The Reasons & ImpactsSlide Gen
 
Brexit - The UK and the European Union
Brexit - The UK and the European UnionBrexit - The UK and the European Union
Brexit - The UK and the European Uniontutor2u
 
Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi
Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali JakupiMetodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi
Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali JakupiMenaxherat
 

Viewers also liked (11)

Globalizimi 1
Globalizimi 1Globalizimi 1
Globalizimi 1
 
Investimet e Huaja Direkte IHD
Investimet e Huaja Direkte IHDInvestimet e Huaja Direkte IHD
Investimet e Huaja Direkte IHD
 
Brexit Presentation
Brexit PresentationBrexit Presentation
Brexit Presentation
 
Globalizimi
GlobalizimiGlobalizimi
Globalizimi
 
81438428 biznesi-nderkombetar
81438428 biznesi-nderkombetar81438428 biznesi-nderkombetar
81438428 biznesi-nderkombetar
 
Bashkimi Europian -BE
Bashkimi Europian -BEBashkimi Europian -BE
Bashkimi Europian -BE
 
BREXIT (Britain Exit) The Reasons & Impacts
BREXIT (Britain Exit) The Reasons & ImpactsBREXIT (Britain Exit) The Reasons & Impacts
BREXIT (Britain Exit) The Reasons & Impacts
 
Pyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimetPyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimet
 
Brexit - The UK and the European Union
Brexit - The UK and the European UnionBrexit - The UK and the European Union
Brexit - The UK and the European Union
 
Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi
Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali JakupiMetodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi
Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi
 
Brexit presentation
Brexit presentationBrexit presentation
Brexit presentation
 

Brexit pasojat e globalizimit apo frike nga humbja e identitetit

  • 1. “BREXIT-Pasojat e globalizimit apo frikë nga humbja e identitetit” Nga: Msc.Lirie Aliu Ligjëruese dhe Mësimdhënëse e Gjuhës Angleze
  • 2. Contents Contents...........................................................................................................................................2 Rezyme ....................................................................................................................................3 1. Ritmi dhe fusha e ndryshimit në botë...................................................................................5 1.1 Paradoksi i reflektimit.........................................................................................................6 1.2 Krizat globale të autoriteteve.............................................................................................7 2. Referendumi “BREXIT”..........................................................................................................8 2.1. Qytetarët e huaj në Britani të Madhe pas BREXIT?............................................................8 2.2. Çka mendojnë Britanikët...................................................................................................9 2.3. Frika nga Imigrimi. ..........................................................................................................10 2.3.1 Euroskepticizmi Britanik...............................................................................................11 ....................................................................................................................................................11 b)Opinioni publik mbi imigrimin.............................................................................................11 c)Kultura dhe Ekonomia.........................................................................................................12 2.4 Brexit si një lloj proteste .................................................................................................13 2.5. Jeta pas Brexit..................................................................................................................13 1.Përfundime..........................................................................................................................15 2
  • 3. Rezyme Do të ishte shumë e ndershme të rikujtohet thënia e famshme e burrështetasit Izraelit apo kryetarit të nëntë të shtetit të Izraelit Shimon Peres ku i njëjti deklaroi se “Brezi më i vjetër ka respekt më të madh për token, se sa për shkencën. Por, ne jetojmë në një epokë ku shkenca më shumë se dheu, janë bërë sigurues të rritjes dhe bollëkut. Të jetuarit thjesht me tokën krijon vetmi në epokën e globalitetit”. ‘Globlizmi’ si term ka hyrë që prej viteve të 90-ta dhe u fut shpejt në fjalorin e përgjithshëm me qëllim të tregojë lidhjen gjithnjë e më të ngushtë mes shteteve. Procesi i globalizimit eknomik dhe social përmes integrimit të tregjeve botërore, shëmbimit të ideve që gjithashtu dërgoi në krijimin e shumë institucioneve ndërkombëtare që ka krijuar mundësi për rritje dhe zhvillim ekonomik; tregtisë, investimeve, turizmit, kulturës apo në shkëmbim të informatave etj. Edhe pse dijetarët vendosin origjinën e globalizimit në kohët moderne, të tjerët ndjekin historinë e saj të gjatë para epokës së zbulimit Europian dhe udhëtimet për në Botën e Re. Një botë përsëri globale që lëkundi themelet e saj pas shumë krizave të fundit si në p.sh në lindje, terrorizmi i shprehur në shtetet evropiane dhe migrimet. Gjithsesi, ekzistojnë tri forma të globalizimit; ai ekonomik, kulturor si dhe globalizimi politik dhe juridik. Më tutje në kete punim do të shqyrtojmë më tepër kategorinë e tretë atë politike e juridike e sidomos atë që ka të bëjë me ndikimin e krizave dhe e daljen e Britanisë së Madhe nga BE përmes referendumit BREXIT duke lënë kështu boshllëqe ne politikën dhe në çështjet globale të BE-së. Megjithatë, pa marrë parasysh sa i mirë apo i keq është, globalizimi është i pranishëm më shumë se kurrë më parë në historinë e njerëzimit, duke ofruar produkte të mira në çmime të mira që janë padyshim një domosdoshmëri, në mënyrë që të mbijetojnë në një treg në zhvillim global. Shtrohet pyetja kujt i shkoi më për shtati Globalizmi, vendeve të zhvilluara apo vendeve të varfëra? Kush përfitoi nga globalizmi dhe cilat kultura dominuan. A mos islamizmi konservativ ka rrënjët e saj në fushatat e globalizmit paraprak? A pati kritika për punonjësit e lirë në vendet e treta, gjithsesi, mediat e benë punën e tyre në përhapje. 3
  • 4. Dicka që ishte e planifikuar si rrugë bashkëpunimi dhe balancimi edhe në territoret armiqësore mos po kthehej në një kufizim autoritar në dorë të superfuqive apo të një sistemi politik ndërkombëtar. Çështja e emigrantëve në ikje nga vendet e krizave në lindje ndoshta acaroi popullatën Evropiane kur u përballë me strehimin e sidomos sulmet terroriste më të shprehura që dërgojnë deri në vetëizolim?! Si ndihen qytetarët e BE-së në Britani pas Brexit?etj. Edhe pse diskutimi i mëparshëm është një hipoteze, lidhja midis globalizimit dhe konfliktit kërkon shtjellim të mëtejshëm. Sidoqoftë, konflikti i pikëpamjeve dhe interesave të botës nuk duhet të shihet si e natyrshme, kërcënuese ose negative. Në të vërtetë shumë nga tensionet e ndryshimit shoqëror janë kryesisht të pashmangshme, dhe disa janë padyshim krijues në efektet e tyre. Në të njëjtën kohë, megjithatë, analiza e cila vijon tregon se në qoftë se nevojat e njeriut dhe çështjet e të drejtave janë të përfshira dhe janë adresuar si duhet, incidenca dhe intensiteti i konfliktit social të lidhur me globalizimin ka të ngjarë të rritet në mënyrë të qëndrueshme në vitet e ardhshme. Fjalet kyce: Globalizimi politik, Sistemi Politik Ndërkombëtar, Brexit, Politikat e BE-së, Imigrimi. 4
  • 5. 1. Ritmi dhe fusha e ndryshimit në botë Ndryshimi shoqëror, historikisht është është i lidhur me rritjen e nivelit të konfliktit. Kjo është eksploruar në thellësi të mëdha nga P. A. Sorokin në vëllimin e III-të të tij me titull Dinamika Sociale dhe Kulturore ku lufta dhe revolucioni klasik paraqet luhatjet në një marrëdhënie shoqërore, (Sorokin, 1937: 409-475).1 Studimin e tij të dymbëdhjetë vendeve evropiane dhe perandorive mbi periudhën 500 B.C. në 1925 AD tregoi se kulmi i asaj që ai e quajti "konflikti shoqëror" ishte më e larta gjatë periudhave kur një shoqëri e dhënë ishte duke kaluar nëpër një ndryshim të madh të botëkuptimit - për shembull nga një fetare, në më shumë të tjera, mendime të tjera për një perspektivë laike dhe materialiste. Këto periudha të ndryshimit janë, me përkufizime, kalimtare, dhe janë karakterizuar nga konfliktet e vlerave dhe të interesave, të cilat janë përhapur shumë dhe janë të dhunshme. (ibid,409-475). Një nga disa pikat e marrëveshjes mes komentuesve të ndryshëm globalizimit si Richard Barnet (Barnet dhe Cavanagh, 1994) 2 dhe Ruud Lubers (Lubbers, 1997) është se përhapja dhe përshpejtimi i globalizimit ka gjeneruar ndryshime në një shkallë të paparë. Prandaj, duke i përgjithësuar gjetjet Sorokin për botën si një e tërë, mund të ketë arsye për të konkluduar se procesi i globalizimit është e natyrës ndoshta përçarëse dhe se një tendencë në rritje për konflikt është e pashmangshme. Sipas Arnold Toynbee (Toynbee, 1956)3 ajo që mund të thuhet më tej është se konfliktet e krijuara nga globalizimi paraqesin një sfidë të rëndësishme në fillim, që ai vetë e pa si një zhvillim të qytetërimit botëror (Toynbee, 1960: 51)4 dhe ardhmja e afërt e të cilëve do të ndikohet në masë të madhe nga mënyra se si këto çështje përçarëse janë afruar dhe trajtohen në vitet e ardhshme. (përkthyer nga L.A) 1 P. A. Sorokin, Social and Cultural Dynamics (1937; rpt. New York: Bedminster, 1962), 3: 409-475. 2 Barnet dhe Cavanagh, 1994 , “Global Dreams”-Imperial Corporation and the New World Order, Touchstone –New York 3 Arnold Toynbee, Bacon press 1956, The Industrial Revolution,USA 4 1960-International Journal of Peace Studies, Formosa College, 1998-Volumes 3-4:51 5
  • 6. 1.1 Paradoksi i reflektimit Disa analistë kanë potencuar se një nga efektet e ndryshimeve të shpejta në shoqëritë në mbarë botën është rritja e reflektimit, e cila, nga ana tjetër kontribuon në rastet e konfliktit. Shoqëria moderne është veçanërisht reflektive në karakter dhe ky si aktivitet shoqëror është vazhdimisht i informuar nga flukset e informacionit dhe analizave të cilat i nënshtrohen rishikimit të vazhdueshëm dhe në këtë mënyrë e zhvillojnë atë. Vështirësia e veçantë me të cilat përballen qytetarët është që kjo njohuri në vetvete është në ndryshim të vazhdueshëm me mënyrën e jetesës dhe që në një shoqëri moderne duket të jetë i pakontrolluar. (Waters, 1995: 51).5 (perkthyer nga L.A) Anthony Giddens6 argumentoi se komb-shteti industrial ishte mishërim i shoqërisë "moderne", dhe se ajo ka qenë e karakterizuar nga ajo që ai i quajti "sisteme eksperte" – pra, broshurat e njohurive teknike që mund të vendosen nëpër një gamë të gjerë të konteksteve sociale. Këto sisteme eksperte, për shembull, kanë bërë të rritet një stil teknokratik i administratës civile. Rritja e reflektimit megjithatë është duke minuar besimin në sistemet e ekspertëve rreth globit. Në lidhje me çështjet gjithnjë e më shumë është një ndjenjë që ekspertët kanë dështuar ose, ata nuk kanë më interesin publik në zemër. Spybey, për shembull, përshkruan se si në "shoqërinë e re moderne " “është në rritje refuzimi i njerëzve për të pranuar garanci nga ekspertët mbi rreziqet “(Spybey 1996, 153). Nëse në shekullin e nëntëmbëdhjetë, ata njerëz që kuptonin atë dhe kishin qasje në përfitimet e saj u gëzuan me bujarinë e modernitetit dhe mrekullitë e tij shkencore- teknologjike, njerëzit e modernizmit vonë janë kulturuar që të presin konsumin masiv, por gjithnjë janë mirë të informuar për të zhvilluar dyshime mbi përfitimet e saj. Ky është vetë- reflektimit dhe është stimuluar nga përvojat negative të përbashkëta në një shkallë globale, si për shembull pas katastrofës së Çernobilit. Pra, është individualizmi i mundësuar nga edukimit masiv dhe i inkurajuar nga pas 1960-tave (Spybey, 1996: 153).7 (përkthyer nga L.A) 5 Malcolm Waters, 1995, Globalization-2nd edition, Routledge,London 6 Giddens, Anthony. (1991). The Consequences of Modernity Cambridge: Polity Press. p. 64 7 Tony Spybey, 1996-Globalization and World Society, -Polity Press, Playmouth, USA. 6
  • 7. 1.2 Krizat globale të autoriteteve Ngjashëm ka shkruar gjerësisht edhe James Rosenau8 për atë që ai e quan “Kriza e autoritetit global" dhe analiza e tij mundëson një qasje në natyrën dhe shtrirjen e konfliktit politik në një botë të globalizuar apo "politika post-ndërkombëtare." Ai shpjegon se si rezultat i rritjes së madhe të qasjes në informata dhe një përshtypje e përgjithshme e zvogëluar e kompetencës, ose rënia në efektivitetin e institucioneve publike, qytetarët kanë humbur zakonin e tyre për tu bindur. Nëse liderët nuk janë në gjendje të gjejnë mënyra më efektive për të pasur mbështetje, "njerëzit fillojnë të marrin në konsideratë dhe të udhëhiqen nga besnikëritë dhe ndjenjat e tyre për legjitimitetin" (Rosenau, 1990: 389). Ai vazhdon të ilustrojë se si krizat e këtij lloji ndërveprojnë si "ujëvarë" rreth planetit. (përkthyer nga L.A) Nga aftësia e informacionit që rrjedh dhe ndërveprimit të shkaktuar nga refugjatët, tregtarët, terroristët, si dhe individë të tjerë të grupeve përtej kufirit që përfshihen, krizat e autoriteteve mbivendosen dhe rrjedhin në të gjitha kolektivitetet, duke formuar e lidhje midis tyre për një çështje ose baza rajonale (ibid, 390) . Kryqëzimi i këtyre tendencave përcakton bazat për konkurrencë dhe për intensifikime në mes të grupeve që përfitojnë nga mbrojtja e shtetit dhe ata që kërkojnë më shumë liri nga ndërhyrja e shtetit. Por reflektimi, duke u ndihmuar dhe stimuluar nga mediat e globalizuara dhe teknologjisë së informacionit, është e kërcënuar nga këto forca të njëjta. gjigandët e të fuqishëm mediatik kanë përhapur ideologjinë e globalizimit, me efektin që: përmes televizionit satelitor tërë vlerat e globalizimit të transmetohen dhe shpërndahen në mbarë botën, apo përshkojnë jetën e të gjithëve si marketingu global, bursat ndërkombëtare, dhe disponueshmërinë e kapitalit në mbarë botën . JO kultura (vendet e prapambetura) është e mbrojtur me topografi, traditë ose vetëm me një indiferencë thjeshtë - në thelb askush nuk është jashtë saj që mos të arrijë krahun e zgjeruar të globalizimit. Megjithatë, duket se globalizimi narrativ i mediave nuk është i ndjeshëm ndaj rritjes së mosmarrëveshjeve e ngjarjeve tashmë të njohura si dhuna, terrori dhe se imazhi i saj utopik i zgjerimit të prosperitetit është shkatërruar nga imazhet e privimit dhe margjinalizimit të 8 James.N.rosenau ,1990” Turbulence in World Politics: A Theory of Change and Continuity- Princeton University Press,Us 7
  • 8. dhunës, aktiviteteve terroriste, refugjatëtët që invadojnë evropën dhe nga një valë në rritje e pasigurisë dhe ankthit.9 E tërë kjo solli pasojat e para në përçarje siç e dëshmon edhe referendumi në mbetërinë e bashkuar BREXIT më 23 Qershor, 2016, për dalje nga EU. 2. Referendumi “BREXIT” Presidenti i SHBA-së Franklin D. Roosevelt dikur deklaroi se “E vetmja gjë që ne duhet të kemi frikë është vetë frika.” Referendumi “Brexit” i Britanisë së Madhe, në të cilin pak më shumë se gjysma e atyre që votuan, zgjodhën të largohen nga Bashkimi Europian, pra dështoi qëndrimi se ai nuk kishte tërësisht i drejtë. Udhëheqësit populistë të Britanisë, të cilët ushqehen me frikën e publikut u munduan për të krijuar situata me të vërtetë tmerruese. Në këtë rast, situata e krijuar mund të sjellë edhe në disintegrimin e vetë BE-së. Pas 43 vjetësh anëtarësi në BE, Britania ka bërë, në atë që mund të quhet mënyra më demokratike e mundshme, një mbyllje në vetvete. Gjithsesi pragmatistë dhe realistë siç supozohet se janë britanikët, votuan kësaj here kundër interesit të vet. Duke hedhur poshtë BE-në, ata ka gjasa e kanë dënuar vendin e tyre me varfërim gradual dhe, ndoshta, me disintegrim jo edhe aq gradual, për shkak se udhëheqësit e Skocisë dhe të Irlandës së Veriut, zona të cilat votuan në shumicë dërrmuese të mbeten në BE, kanë thënë se duan që të shkëputen nga Anglia. 2.1. Qytetarët e huaj në Britani të Madhe pas BREXIT? Është nënkuptuar se nësë Britania lë BE-në kjo është një cështje që do të përcaktohet vetëm nga ligjet e kaluara përmes Parlamentit të Britanisë së Madhe, ose ato ekzistuese ose ato që duhet për t’u miratuar. Më shumë se 2 million qytetarë të BE-së që jetojnë në Britani kanë frikë për të ardhmen e tyre pasi qeveria refuzoi të premtoj se ata do të mund të qëndrojnë pas Brexit. Sekretarja Teresa May akuzohet se ka kthyer njerëzit në "patate të skuqura" duke u rezervuar që të ofrojë një garanci me të drejta të plota. Kjo është një si një rrufe nga qielli për ata që votuan largimin në referendumin e BE-së duke menduar se njerëzit të cilët tashmë kanë ardhur këtu do të jenë të sigurt. Deputetët mendojnë se lëvizja ka qenë 9 Online “The international Journal of Peace Studies” http://www.gmu.edu/programs/icar/ijps/vol3_1/learch 8
  • 9. "thellësisht ofenduese" ka lënë fëmijë "të përlotur" dhe u është "minuar e drejta e jetës familjare" . Si kemi arritur deri këtu, a duhet në fakt që qytetarët e BE-së të ikin, kur do të ndodhë kjo, dhe a mund të aplikojnë ata për pasaportë britanike? Më shumë se 2 million qytetarë të EU-së që jetojnë në Britani kanë frikë për të ardhmen e tyre pasi që qeveria refuzoi tu premotojë se ata mund të qëndrojnë pas BREXIt.10 Pikëpamja ime është se Parlamenti duhet të nxjerrë ligj për të siguruar që qytetarët e BE-së të mund të mbeten në Britani të Madhe për një periudhë kohore, por edhe do të jenë në gjendje të mbështesin shtetësinë e tyre të BE-së për banim pas asaj kohe: ata do të duhet të marrin qëndrim në të njëjtën mënyrë si njerëzit pa shtetësi të BE-së d.m.th, në bazë të punësimit, martesës apo marrëdhënieve të tjera, dhe kështu me radhë. Njerëzit të cilët tashmë kanë marrë shtetësinë në Britaninë e Madhe do të kenë të drejtë të qëndrojnë në bazë të ligjeve ekzistuese. Ndërsa Parlamenti do të ketë të drejtë të kalojë legjislacionin e shtetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, që mendoj se shumë e vështirë që kjo do të bëhet. Kjo dotë jetë një rrugë e gjatë dhe frustruese. 2.2. Çka mendojnë Britanikët Në të vërtetë, shumica e Britanikëve pas Brexit kanë një mendim të dytë, disa janë penduar duke pohuar se e tëra ishte një gënjeshtër dhe se votimi kaloi me ankth por njëjtë e mendon edhe Dominik Moisi në artikullin e tij kur thotë që “Britanikët do duhej të kishin frikë nga vetë Brexit”. Megjithatë, arsyeja e mbrojtur dobët nga zëra jofrymëzues dhe të pabesueshëm nga estabilishmenti, nuk qenë në gjendje ti mbijetojnë frikës së asaj se cfarë mund të ndodhte nëse dera lihej hapur ndaj pjesës tjetër të Europës dhe botës. Paradoksi i vërtetë këtu qëndron tek fakti se ata që po i thonë “jo” Europës (duke i bërë jehonë vetos së famshme të Charles de Gaulle ndaj aplikimit të parë të Britanisë për të marrë pjesë në integrimin Europian) janë britanikët që janë më afër në terma emocionalë me pjesën tjetër të qytetarëve europianë. Dhe, në fakt, ky mund të jetë problemi. Njerëzit kanë frikë në të gjithë Europën – në fakt kanë frikë në të gjithë botën. Mbi të gjitha, ata kanë frikë nga globalizimi, i cili, në këndvështrimin e tyre, ka sjellë “të tjerë” kërcënues në jetët e tyre të përditshme, “të tjerë” që mund të cënojnë jetët e tyre ndërkohë 10 http://www.mirror.co.uk/news/uk-news/eu-citizens-leave-uk-brexit-8347301 9
  • 10. që përbëjnë përfitim vetëm për elitat. Ata kanë frikë për sigurinë dhe vendet e punës – dhe janë të zemëruar ndaj udhëheqësve që kanë dështuar të mbrojnë interesat e tyre.11 2.3. Frika nga Imigrimi. Në mes të fushatës së BREXIT në maj, u raportua se Britania e Madhe pati një imigrim neto prej 333 mijë njerëzisht më 2015, mbi tre herë më shumë nga kuota 100 mijë, kuotë që qe edhe premtimi i qeverisë. Ky lajm erdhi pas krizës së refugjatëve sirianë, sulmeve terroriste nga migrantë sirianë dhe nga fëmijë të pakënaqur migrantësh të mëparshëm dhe raporte të shumë reklamuara për sulme ndaj grave dhe vajzave nga migrantët në Gjermani dhe gjithkund tjetër. Në SHBA, mbështetësit e Trump po bëjnte fushatë kundër të 11 milionë banorëve të padokumentuar të vendit, më së shumti hispanikë, të cilët jetojnë në masën dërrmuese në paqe dhe me produktivitet, por nuk kanë viza apo leje pune. Për shumë nga mbështetësit e Trump, fakti thelbësor mbi sulmin e fundit në Orlando është që autori qe fëmija i një imigranti mysliman nga Afganistani dhe që veproi në emër të ndjenjave anti-Amerikane (megjithëse kryerja e vrasjeve në masë me armë automatike është, për fat të keq, fenomen tepër amerikan). 12 Paralajmërimet se Brexit mund të ulë nivelin e të ardhurave ose u hodhën poshtë ose u sulmuan haptazi dhe në mënyrë të gabuar si të pavërteta që synojnë të përhapin panik, ose u vunë në peshore përballë idesë se kontrolli i kufijve është një interes më i lartë. Një faktor madhor, gjithsesi, qe lufta e klasave. Ata që mbështetën daljen nga klasat punëtore arsyetuan se shumica ose të gjitha humbjet në të ardhurave do të mbaheshin nga të pasurit dhe në veçanti nga bankierët e urryer të qytetit të Londrës.(Ibid) (përkthyer nga L.A) 11 Dominique Moisu “Gazeta Express” martë, 28 Qershor 2016 11:14 12 Professor Jeffrey Sachs.( June 27th 2016) It was first published via Project Syndicate Organisation on Sunday -New York,. - See more at:http://www.dolapoaina.com/news.php?nid=162#sthash.WM8h3dby.dpuf 10
  • 11. 2.3.1 Euroskepticizmi Britanik Fig. 1 Burimi: Qëndrimi Social Britanik, Curtice, sa është i thellë euroskepticizmi Britanik? a) Qëndrimi publik në Britani në përgjithësi është:13 Negativ: përafërsisht ¾ e popullatës në Britani favorizojnë zvogëlimin e imigrimit. Shumica: imigrimi është vazhdimisht një ndër çështjet kryesore Qëndrimet publike ndaj lëvizjes së lirë në BE janë negative: b) Opinioni publik mbi imigrimin 13 Source: British Social Attitudes, Curtice, (8 March 2016) How deeply does Britain’s Euroscepticism Run? 2015 James Hampshire Senior Lecturer in Politics University of Sussex 11
  • 12. 51% e publikut britanik duan t'i japin fund lëvizjes së lirë të njerëzve në BE. 59% duan të ndalin emigrantët e BE-së nga qasja e Sigurimit Kombëtar Shtetëror falas (NHS) 68% favorizojnë reduktimin e qasjes së emigrantëve të BE-së për përfitime sociale 47% mendojnë se BE-ja është duke e ‘minuar identitetin e veçantë të Britanisë’14 c) Kultura dhe Ekonomia 40% Shumë Britanikë e kuptojnë BE-në si një kërcënim kulturor: Britanikët gjithashtu kanë një ndjenjë të dobët për identitetin evropian (vetëm 16%) Por ata janë të pabindur se ikja ka ndikim ekonomik d) Ndikimi mbi ekonominë e Britanisë, nëse Britania largohet BE-ja 24%, Negativ 40% e atyre që mendojnë pozitivisht 72% mbështetje largimit, pra në mesin e atyre që mendojnë negativisht Vetëm 6% mbështesin ikjen Shqetësimi në lidhje me identitetin është parashikuesi më i fuqishëm i 'ikjes' nga BE 14 Source: British Social Attitudes, Curtice, How deeply does Britain’s Euroscepticism Run? 2015 12
  • 13. 4 Fig 2. Burimi: Trendet e Imigrimit transatlantik 2015 2.4 Brexit si një lloj proteste Vota për daljen e Britanisë së Madhe nga BE, Brexit, qe një protestë e trefishtë: qe protestë kundër imigrimit në rritje, bankierëve të Siti të Londrës dhe institucioneve të Bashkimit Europian. Kjo do të ketë pasoja të mëdha. Fushata e Donald Trump për presidencën e SHBA-së do të marrë fuqizim bashkë me politikanët e tjerë populistë antiimigrantë. Për më tepër, duke lënë BE-në, ekonomia britanike do të vuajuë ndërsa Skocia mund të shtyhet të dalë nga Mbretëria e Bashkuar – pa folur për pasojat e pritshme të Brexit në të ardhmen e integrimit Europian.15 Brexit është në këtë mënyrë një ngjarje vendimtare që sinjalizon nevojën për një lloj të ri globalizimi, një globalizimi shumë më superior se sa status quo-ja që u hodh poshtë në votimet britanike. Në zemër të saj, BREXIT reflekton një fenomen të gjithëpërhapur të botës me të ardhura të larta: mbështetja në rritje për partitë populiste që bëjnë fushatë me premtimin për ndalimin e imigrimit. Afërsisht gjysma e popullsisë në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara, në përgjithësi votues të klasës punëtore, bEsojnë se imigrimi ka dalë nga kontrolli, duke përbërë kërcënim për rendin publik dhe për normat kulturore. 2.5. Jeta pas Brexit Cilat janë mundësitë e Britanisë së Madhe jashtë Bashkimit Evropian? Është shumë e paqartë se çfarë është e ardhmja e Britanisë së Madhe jashtë Bashkimit Evropian. 'Brexit” 15 Professor Jeffrey Sachs. (June 27th 2016) It was first published via Project Syndicate Organisation on Saturday New York,. - See more at:http://www.dolapoaina.com/news.php?nid=162#sthash.WM8h3dby.dpuf 13
  • 14. një hap drejt së panjohurës! Ky raport shqyrton avantazhet dhe disavantazhet e opsioneve më të mundshme. Sidoqoftë, pas BREXIT, BE-ja do të vazhdojë të jetë tregu më i madh në botë dhe partneri më i madh tregtar për Britaninë e Madhe. Pyetja kryesore është se çfarë do të ndodhë me tre milion qytetarë të BE-së që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe dy milionë qytetarë në Mbretërinë e Bashkuar që jetojnë në BE? A ka përfitime ekonomike nga integrimi evropian përpos marrjes së këtyre përfitimeve kur kostoja politike kërkon që të heqin dorë nga një sovranitet. Brenda ose jashtë BE-së, kjo tregti-është e pashmangshme. Një mundësi e parë është 'duke u bërë një Norvegji "dhe bashkim me Zonës Ekonomike Evropiane. Kjo do të minimizonte kostot tregtare të BREXIT, por kjo do të thotë kushton rreth 83% më shumë për në buxhetin e BE-së, sa aktualisht bën Britania. Kjo do të kërkojë mbajtjen e rregulloreve aktuale të BE-së (pa pasur një vend në tryezë, kur vendosen rregullat). 16 Një tjetër opsion është 'duke u bërë një Zvicër' dhe të negociojë marrëveshjet bilaterale me BE-në. Zvicra ende përballet me mënyrën pa përfaqësim dhe paguan rreth 40% më shumë se Britania e Madhe që të jetë pjesë e tregut të përbashkët të mallrave. Por zvicerianet nuk kanë marrëveshje me BE-në për tregtinë e lirë në shërbime, një zonë ku Bitania e Madhe është një eksportues i madh. Një opsion i mëtejshëm e sheh atë vetëm si një anëtar të Organizatës Botërore të Tregtisë. Kjo do t'i jepte Britanisë së madhe më shumë sovranitet, çmim më të ulët të tregtisë dhe dërgon në një rënie më të madhe të të ardhurave, edhe në qoftë se Britania e Madhe do të shfuqizonte tarifat plotësisht.(ibid) BREXIT do të lejojë Britania e Madhe të negociojë marrëveshjet e veta të tregtisë me vendet jashtë BE-së. Por, si një vend i vogël, në Britania e Madh do të ketë më pak energji për bisedime me BE-në. Për të marrë një informim të saktë mbi meritat e largimit nga BE, votuesit duhet të dinë më shumë në lidhje me atë se cka do të bëjë qeveria në Britaninë e Madhe pas Brexit.. Në një ekonomi globale, vendosës është aftësia e një kompanie për të komanduar e asetet e prekshme dhe të paprekshme që krijojnë besnikërinë e konsumatorit, pavarësisht nga vendndodhja. Të pavarur nga madhësia apo vendndodhjagjeografike, një kompani mund të përmbushë standardet globale dhe të trokete lehtë në rrjetet globale, lulëzoje dhe të veprojë si një klasë e mendësisë globale, krijues dhe tregtar, duke përdorur 16 http://cep.lse.ac.uk/pubs/download/brexit01.pdf 14
  • 15. asetet e saj më të mëdha: konceptet e saj, kompetenca dhe lidhjet. (ibid) (përkthyer nga L.A) 1.Përfundime Globalizimi është një çështje serioze që ndikon në shumicën e kombeve. Siç kanë përparuar standardi e shoqëria, kushtet e jetesës (veçanërisht kur matet me treguesit me gjërat më të rëndësishme të mirëqenies) janë përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme në pothuajse të gjitha vendet. Megjithatë, përfitimet më të forta janë bërë nga vendet e përparuara dhe vetëm në disa prej vendeve në zhvillim, pra siç e theksuam edhe më lartë ka nxitë armiqësi në vendet e varfëra dhe radikalizëm. Vendet me të ardhura të ulëta nuk kanë qenë në gjendje të integrohen me ekonominë globale më shpejt që të tjerët, pjesërisht për shkak të politikave të tyre për të zgjedhur dhe pjesërisht për shkak të faktorëve jashtë kontrollit të tyre apo atij sistemi të përcaktuar ndërkombëtar apo pavarësisë siç e kërkoi edhe Britania e Madhe. Bashkësia ndërkombëtare duhet të përpiqet të forcojë sistemin financiar ndërkombëtar, përmes tregtisë, dhe përmes e Ndihmës për të ndihmuar vendet e varfra të integrohen në ekonominë botërore, të rritet më shpejt, dhe për të ulur varfërinë. Kjo është mënyra për të siguruar të gjithë njerëzit në të gjitha vendet të kenë qasje në përfitimet e globalizimit. Në një vërejtje përfundimtare, është e rëndësishme të theksohet se forca mbrapa globalizimit nuk mund të ndalet. Për këtë arsye, është thelbësore që të gjitha kombet të krijojnë forma të globalizimit që janë mjedisore, ekonomike dhe sociale të qëndrueshme. Në disa mënyra BREXIT ka qenë befasuese dhe interesante por edhe frustruese për disa të tjërë. Brexit është pasojë e ngjarjeve apo revoltë e ngjarjeve lobale me theks të veçantë imigrimin dhe terrorizmin. Gjithashtu,është parë se roli i Komisionit Evropian në 15
  • 16. legjislacion është shumë i balancuar . Fushata BREXIT është kritikuar që ka qenë e shurdhër, negative, dhe duke u udhëhequr nga njerëz që janë tërësisht të papëlqyeshëm. Por, gjithsesi të gjitha këto rrethana si frika, mëvetësia, identiteti dhe numri i madh i imigrantëve duket se kanë shtyrë Britaninë e Madhe të marrë këtë hap të ikjes nga BE. REFERIMI TEK 1. P. A. Sorokin, Social and Cultural Dynamics (1937; rpt. New York: Bedminster, 1962), 3: 409-475. 2. Barnet dhe Cavanagh, 1994 , Global dreams-Imperial Corporation and the New World Order, Touchstone –New York 3. Arnold Toynbee, Bacon press 1956, The Industrial Revolution,USA 4. Arnold Toynbee, 1960-International Journal of Peace Studies, Formosa College, 1998 Volumes 3-4 5. Giddens, Anthony, 1991. The Consequences of Modernity Cambridge: Polity Press. p. 64 6. Malcolm Waters, 1995, Globalization-2 nd edition, Routledge,London 7. Giddens, Anthony, 1991. The Consequences of Modernity Cambridge: Polity Press. p. 64 8. Tony Spybey, 1996-Globalization and World Society, Polity press, Playmouth, USA. 9. James.N.Rosenau ,1990 ” Turbulence in World Politics: A Theory of Change and Continuity- Princeton University Press,Us 10. Online The international Journal of Peace Studies http://www.gmu.edu/programs/icar/ijps/vol3_1/learch.htm 11. http://www.mirror.co.uk/news/uk-news/eu-citizens-leave-uk-brexit-8347301 16
  • 17. 12. Dominique Moisi, 2016”Gazeta Express” E martë, 28 Qershor 11:14 13. Jeffrey Sachs, 27th , June 2016. Published via Project Syndicate Organisation on Saturday New York at:http://www.dolapoaina.com/news.php? nid=162#sthash.WM8h3dby.dpuf 14. James Hampshire Senior Lecturer in Politics University of Sussex8 March 2016- Source: British Social Attitudes, Curtice, How deeply does Britain’s Euroscepticism Run? 2015 15. http://cep.lse.ac.uk/pubs/download/brexit01.pdf 17