Biznes Nderkombetare - Globalizimi

21,644 views

Published on

Published in: Technology
1 Comment
7 Likes
Statistics
Notes
No Downloads
Views
Total views
21,644
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
2
Actions
Shares
0
Downloads
746
Comments
1
Likes
7
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Biznes Nderkombetare - Globalizimi

  1. 1. Biznes ndërkombëtar - Globalizimi UNIVERSITETI “FAMA” FAKULTETI EKONOMIK MENAXHMENT DHE INFORMATIKË Lënda: Biznesi Ndërkombëtar Tema: Globalizimi Mentori: Prof.Dr. Nasir Selimi Kandidati: Jeton Hoxha Prizren – Maj – 2009 Jeton hoxha
  2. 2. Biznes ndërkombëtar - Globalizimi Përmbajtja: 1. PËRKUFIZIM I GLOBALIZIMIT ********************* 3 2. FORMAT E GLOBALIZIMIT ************************* 5 3 PRO – GLOBALIZIMI ******************************* 6 4. ANTI – GLOBALIZIM ******************************* 7 5 MATJA E GLOBALIZIMIT *************************** 8 6. VENDET NË ZHVILLIM ***************** *********** 8 7. GLOBALIZIMI NË KOSOVË ************************* 9 8. GLOBALIZIMI NË SHQIPËRI *********************** 10 9. GLOBALIZIMI NË MAQEDONI ********************* 10 10. KONKLUZIONE rreth globalizimit ****************** 11 Literatura: ****************************************** 12 Jeton hoxha
  3. 3. Biznes ndërkombëtar - Globalizimi PËRKUFIZIM I GLOBALIZIMIT Globalizimi është... „Kthesa më e madhe ekonomike dhe shoqërore që prej revolucionit industrial “ [Dirk Messner / Franz Nuscheler] „varësi dhe integrim në rritje e ekonomive të ndryshme përreth globit” [Meghnad Desai] “proces i lidhjeve në rritje mes shoqërive dhe problematikave “ [Johannes Varwick] „përmes globalizimit intensifikohet kokurrenca në treg “[C. Christian von Weizsäcker] „çlirim i forcave të tregut botëror dhe heqja e pushtetit ekonomik nga duart e shtetit “[Schumann/Martin] „është shndërruar tashmë në një fjalë të rëndësishme, e cila prej disa kohësh po përdoret në mënyrë inflacionare në debatet politike, publicistike dhe shkencore duke u konsideruar këtu nga njëra anë si ‚kërcënim‘, nga ana tjetër si shans“ [Johannes Varwick] Globalizimi nuk mund të trajtohet si një dukuri e cila ka një moment fiks fillimi dhe nuk ka një përkufizim të sakt.Shpërndarja e pabarabartë e burimeve natyrore bënë që të gjitha vendet e botës të jenë gjithmonë e më të ndërvarura ndaj prodhimeve dhe hërbimeve që ofrohen nga vëndet e tjera të cilat ato vetë nuk i zotërojnë dhe për pasojë nuk mund ti prodhojnë. Një definicion për globalizimin e ka bërë FMN - Fondi Monetar ndërkombëtar. Ndërvarësia ekonomike gjithnjë në rritje e vendeve rreth e përqark botës përmes shtimit të vëllimit dhe shumëllojshmërisë së transaksioneve tej-kufitare në mallra dhe shërbime, rrjedhjen e lirë ndërkombëtare të kapitalit si dhe shpërndarjen tejet të shpejtë e të gjerë të teknologjisë. Globalizimi përfshinë të gjitha veprimet që kanë lidhje midis shtetëve përmes tregtisë në rritje, investimeve, shkëmbimit të informacioneve, turizmit, ndikimit kulturor etj. Jeton hoxha
  4. 4. Biznes ndërkombëtar - Globalizimi Jeton hoxha
  5. 5. Biznes ndërkombëtar - Globalizimi FORMAT E GLOBALIZIMIT Ekzistojnë disa forma të globalizimit: Globalizimi i ekonomisë Globalizimi i kulturës Globalizimi i politikës / juridik Në koncpetin e ekonomisë globalizimi bëhet… Me shtetet që hapin kufijtë në mënyrë që tregtia dhe investimet të rriten midis tyre. Rritjen e tregtisë ndërkombëtare në një shkallë shumë më të shpejtë sesa rritja e ekonomisë botërore, Shtimin e rrjedhjes ndërkombëtare të kapitalit përfshirë edhe investimet e jashtme direkte Zhvillimin e sistemeve globale financiare, Rritjen e rolit të organizatave ndërkombëtare siç janë WTO (Organizata Botërore e Tregtisë), FMN (Fondi monetar ndërkombtar) etj Në koncpetin e kulturës globalizimi bëhet… Shkëmbimi kulturor gjithnjë më i madh ndërkombëtar, Mediat moderne bëjnë që njerëzit të shohin vazhdimisht të njëjtat programe televizive, të veshin rroba të së njëjtës markë, të dëgjojnë të njëjtën muzikë, shikimi i filmave të Hollywoodit, serialet latino-amerikane etj. Trendet e zhvillimit të internetit nëpër WEB sajte të ndryshme YouTube, My Space, Yahoo, hotmail, etj. Udhëtimi dhe turizmi gjithnjë më i madh ndërkombëtar, Përmes sporteve botërore si psh: futbollë, basketbollë volejbollë, tenis etj. Në koncpetin e politikës/juridikës globalizimi bëhet… Shtetet lidhen gjithënjë e më shumë së bashku në një bashkëpunim politik, Rrjeti i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe rregullat juridike kujdesen që tregtia e lirë tradicionale të kufizohet. Zhvillimi i një infrastrukture globale për telekomunikim, duke përdorë teknologjinë si internetin, satelitët për komunikim, telefonat celularë, Shtimi i numrit të standardeve të zbatuara në shkallë globale, p.sh. ligjet për të drejtat e autorit, patentat, licencat etj. Jeton hoxha
  6. 6. Biznes ndërkombëtar - Globalizimi PRO – GLOBALIZIMI Shumica e Mbështetësve të ‘globalizimit demokratik’ shpeshherë quhen edhe pro-globalistë. Dallimi prej globalistëve të tjerë është se këta nuk përcaktojnë paraprakisht ndonjë ideologji që do ta drejtonte këtë vullnet, çka i lihet zgjedhjes së lirë të këtyre qytetarëve përmes një procesi demokratik. Mbështetësit e tregtisë së lirë theksojnë se teoritë ekonomike të ‘përfitimit komparativ’ sugjerojnë që tregtia e lirë çon në një akordim efektiv të burimeve, me çka të gjitha vendet e involvuara në këtë tregti do të përfitojnë. Marrë në përgjithësi, kjo shpie te çmimet më të ulëta, punësimin më të madh dhe rendimentet më të larta. Kufijtë kombëtarë do të humbasin vlerën e tyre në kuptimin ekonomik, gjeografik kurse njerezit do të jenë të vetmit që do të mbeten brenda kufijve të cilët do të priren më teper kah interesat e tyre duke u larguar kështu nga besnikëria kombëtare që qdo shtet kohëve të fundit po shkon drejt globalizimit. Disa funksione që janë kryer përmes globalizimit: Demokracia është shtuar në mënyrë pothuajse në të gjithë globin me të drejtë vote. Shkrim dhe leximi është shtuar nga 52 % në 81 % të botës midis viteve 1950 – 1999 Përqindja e njerëzve që jetojnë në vendet që janë në zhvillim me të ardhura nën 1 $ amerikanë në ditë është përgjysmuar brenda vetëm njëzet viteve. Pabarazia e të ardhurave për botën si tërësi po zvogëlohet dita ditës. Jetëgjatësia thuajse është dyfishuar në vendet në zhvillim që nga Lufta II Botërore Tendenca të njëjta vërehen edhe në fushën e energjisë elektrike, veturave, radio-Televizioneve, telefonave etj. Të ardhurat për kokë banori, si dhe përqindja e atyre që furnizohen me ujë të pijshëm. Jeton hoxha
  7. 7. Biznes ndërkombëtar - Globalizimi ANTI – GLOBALIZIMI Në përgjithësi, kritikët thonë se rezultatet e globalizimit nuk janë ato që janë predikuar kur kanë filluar përpjekjet për shtimin e tregtisë së lirë, dhe se shumë institucione të involvuara në sistemin e globalizimit nuk i kanë marrë në konsideratë interesat e popujve të varfër, klasën punëtore si dhe ambientin. Shumica e disa aktivistëve që janë kundër globalizimit e kundërshtojnë faktin se “globalizimi” aktual i globalizon paratë dhe korporatat, e jo edhe njerëzit dhe sindikatat. Probleme të tilla të shkaktuara nga globalizmi mund të kemi në fusha si: në ekonomi, mjedis, papunësi, tranzicion, emigracion, trafikimin e qënieve njerëzore, drogën, etj. Edhe përkundër rritjes ekonomike që ka ndodhur në vendet në zhvillim, 20% nga 6 miliardë banorë të Botës, jetojnë me 1 $ në ditë,kurse çdo i katërti fëmijë në hemisferën Jugore vuan nga ushqimi jo i mjaftueshëm. Sipas të dhënave të bankës Botërore 600 milion njerëz në Botë nuk kanë adresë të përhershme vendbanimi. Argumentet ekonomike të teoricienëve të tregtisë së ndershme thonë se tregtia e lirë e pakufizuar u shkon në interes atyre me forcë financiare, pra të pasurve në dëm të të varfërve. Aspekte të ndryshme të globalizimit shihen si të dëmshme nga aktivistë të interesit publik si dhe nga nacionalistët e fuqishëm të shtetit. Shumë institucione globale që kanë ndikim të madh ndërkombëtar as që udhëhiqen në mënyrë demokratike e as që liderët e tyre janë zgjedhur në mënyrë demokratike Profesori nga universiteti “Kolumbia” i Nju-Jorkut Xhozef Stiglic bën dallimin ndërmjet globalizimit të mirë dhe të dëmshëm. Polemikat e tij lidhën me FMN dhe BB sipas tijë kanë sistem të qeverisjes globale pa një Qeveri globale, dmth: krijojnë sistem ad-hok të qeverisjes globale. Protestat e lëvizjes për drejtësi globale i kanë detyruar takimet e larta (samitet) ndërkombëtare të mbahen larg qyteteve të mëdha ku mbaheshin zakonisht, në lokacione të vetmuara ku protestat janë të pamundshme. Jeton hoxha
  8. 8. Biznes ndërkombëtar - Globalizimi MATJA E GLOBALIZIMIT Si matja më e saktë që është përcaktuar që një shtet-komb apo një kulturë është KOF (instituti zviceran për hulumtime tank).Ky institut mat tri dimensione kryesore të globalizimit: ekonomik, social dhe politik. Krahas këtyre tre treguesve për matjen e këtyre dimensioneve, kalkulohet edhe një indeks i përgjithshëm i globalizimit. Të dhënat jepen në bazë vjetore për 122 vende. Sipas këtij indeksi, vendi më i globalizuar në botë është SHBA-ja, Suedia, Kanada, Mbretëria e Bashkuar dhe Luksemburgu. Vendet më pak të globalizuara sipas indeksit të KOF-it janë Togoja, Çadi dhe Republika e Afrikës Qendrore VENDET NË ZHVILLIM Shtetet të cilat janë në fillim të zhvillimit industrial dhe sapo kanë filluar të ofrojnë kushtet e ekonomisë së tregut siç është një shtet i rregullt ligjor me institucione të cilat funksionojnë së paku deri diku, e kanë vështirë të depërtojnë pranë konkurencës së shteteve me industri të zhvilluar. Atyre u kanoset rreziku i deklasimit ekonomik. Globalizimi rrjedhë në hapsirë të madhe duke i kaluar kufijt e shteteve, por kurrsesi i pakufizuar univerzal. Bile ai përforcon rrezikun edhe ashtu të dallimit të madh mes shteteve të zhvilluara industrialisht, në veri, dhe shumë vendeve në zhvillim, në jug. Sipas hulumtimeve të deritanishme, shtetet të cilat janë më liberale sa i përket politikës së jashtme ekonomike, të hapura ndaj tregut botëror dhe investimeve kanë më tepër prëparësi në krahasim me ato shtete të cilat ekonominë e tyre e mbyllin (Proteksionistë) me anë të doganës dhe masave tjera, dhe pasi që në vendet në zhvillim ndërmarrjet e forta ekonomike janë punëdhënësit më të sigurt dhe paguajn paga më të larta se sa punëdhënësit vendas, përparësitë dhe dobësitë e globalizimit qëndrojnë shumë afër njëra tjetrës. Jeton hoxha
  9. 9. Biznes ndërkombëtar - Globalizimi GLOBALIZIMI NË KOSOVË Përfitueset më të mëdha në procesin e globalizimit janë shtetet që kanë teknologji dhe ekonomi të zhvilluar. Ky përfitim vjen nga fuqia e tyre për t’i determinuar marrëdhëniet me shtetet tjera dhe vetë procesin e globalizimit. John Rawls, një ndër politologët më të shquar të teorisë normative, thekson se prosperiteti i një vendi nuk varet nga resurset natyrore por nga mundësia e njerëzve që ti zhvillojnë talentet e tyre. Psh: Rasti i shtetit Somalia edhe pse ka burime natyrore si naftën nuk ka arritur të vendosë një strukturë të drejtë nuk ka bërë ndonjë veprim si rasti i Singaporit dhe për këtë është një shtet i dështuar (failed state). Në këtë situatë, Kosova përngjan më shumë me Somalinë ndonëse është më e avancuar. Pasuritë nëntokësore, territori i vogël, fuqia e vogël si shtet, popullsia e re nuk janë përcaktues të zhvillimit tonë në rrafshin shoqëror në përgjithësi dhe në rrafshin ekonomik në veçanti. Sa i përket zhvillimit ekonomik, shpeshherë flitet si përparësi fakti që përqindja më e madhe e popullsisë tonë është e re dhe kjo kategori e njerëzve do të jetë një katalizator i zhvillimit dhe rritjes ekonomike. Duke u nisur nga teoria normative dhe praktikat e shteteve tjera, që Kosova të ketë sukses në zhvillimin e gjithmbarshëm në epokën e globalizmit duhet të ketë një strukturë të drejtë shoqërore. Kosova lidhet me regjimet e krijuara nga BE-ja. Rregullat në BE krijojnë një shoqëri evropiane të aftë të përballet me sfidat e globalizimit. Duke ndjekur këtë rrugë të BE-së (Marrëveshja e Lisbonës). Kosova mund të arrijë një strukturë shoqërore e bazuar në drejtësi si dhe zbatimin e praktikave më të mira. Kjo nënkupton që shumë kompani do të jenë të interesuara të hyjnë në këto tregje. Në këtë aspekt, investimi bëhet në shtetet që janë në rrugën e anëtarësimit në BE. Konkurrenëtet në këtë garë janë vendet si Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Shqipëria për në BE. Kosova më 10.05.2009 është bërë anëtarja e 186 e FMN-së. Kosova duhet të jep 65 milion € që të ketë të drejtat për kredite të ndryshme. Jeton hoxha
  10. 10. Biznes ndërkombëtar - Globalizimi GLOBALIZIMI NË SHQIPËRI Ndikimet pozitive ashtu edhe negative të dukurisë së globalizimit janë si në plotikë, shoqëri, kulturë, ekonomi etj. Pasë periudhës së komunizmit Shqipëria ka filluar që ti hapë dyert me tregjet evropiane dhe botërore. Shipëria eksporton mallra ne BE kryesisht në prodhimet e materialëve porositëse ndërsa importon nga BE-ja makineri, paisje teknologjike, aparatura digjitale etj. Emigracioni është një tjetër dukuri që prej 2 dekadash ka përfshirë shoqërinë shqipëtare. Emigrantët shqipëtarë janë vendosur në shumë shtete të botës ku mund të përmëndim: Greqinë dhe Italinë në Francë, Gjermani, Zvicër, Angli, Belgjikë, SHBA, etj. Nuk mund të mos permëndim se të ardhurat financiare të popullit shqipëtar janë burime të rëndësishme financiare dhe ndikojnë në të ardhurat kombëtare. Shqipëria me sukses më 05 04 2009 i bashkohet Aleancës së madhe NATO - North Atlantic Treaty Organization, që janë 28 shtete të botës,dhe së shpejti shpresojnë shqiptarët që ti plotësohet ëndrra për në BE. Edhe përkundër krizës globale financiare, shqipëtarët e kanë përballuar sado pak në krahasim me shtetet fqinje por në rastin e globalizimit sipas KOF Shqipëria radhitet në vendin e 103, një nivel jo edhe i mire në krahasim me vendet si Sllovenia në vendin e 20, Kroacia në 25 etj. GLOBALIZIMI NË MAQEDONI Maqedonia goditet për herë të tretë nga Komisioni evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Mungesa e implementimit të reformave në sistemin e jurisprudencës në linjë me rekomandimet e Komisionit akoma është evidente, kur dihet se gjyqësia e Maqedonisë vlon nga partizimi, politizimi dhe nga kuadrot e vjetra. Maqedonia në të ardhmen medoemos duhet të hapet ndaj vlerave demokratike dhe principeve që ofron Bashkimi Evropian , sepse vetëm ashtu do të këtë edhe më shumë liri për vete dhe aspiratat e saj për anëtarësim në familjen evropiane do të jenë më shpresëdhënëse. Edhe përkundër krizës globale financiare, biznesmenët slloven po shqyrtojnë mundësinë për të investuar në Maqedoni. Shkëmbimi tregtar i Maqedonisë me Slloveninë vitin e kaluar ka arritur shifrat prej 306 milion $, prej të cilave 253 milion $ i takojnë importit të mallrave sllovene në vend, ndërsa 53.6 milion $. Qeveria e Shkupit dhe njerëzit që punojnë në këtë drejtim janë jashtëzakonisht fleksibël për sa i përket çështjes së investimeve të huaja. Me këtë është duke shkuar drejt globalizimit, këtë e tregon më së miri KOF se Maqedonia radhitet në pozitën e 89 të globalizimit pra kjo një mesatare e këtij vendi. Jeton hoxha
  11. 11. Biznes ndërkombëtar - Globalizimi KONKLUZIONE rreth globalizimit Mund të themi se procesi i globalizimit është një dukuri e cila për qdo ditë po thellohet dhe po depërton në të gjithë kulturat në mbarë mjedisin që na rrethon.Edhe pse ka disa dukuri negative prap se prap thelbi i tijë është zhvillues dhe pozitiv. Një prej efektëve tepër pozitive të globalizimit ka qenë zgjerimi i tregjeve lokale në tregjet ndërkombëtare. Kjo ka bërë që ndërmarrjet e mëdha perëndimore të lëvizin biznesin e tyre në vendet që janë më të varfura si Afrika, India, Kina që ofrojnë punëtorë në masë të madhe dhe kosto shume të ulët krahasuar me koston në vendet e tyre. Kjo në fakt është mirë për ndërmarrjet amerikane,gjermane, angleze por është si një kërcënim për punëtorët në keto vende të zhvilluara sepse po krijohet papunësi, megjithatë në të njëjtën kohë është një avantazh për të ulur papunësinë dhe urinë në këto shtete që janë më pak të zhvilluara ekonomikisht. S’ka dyshim, që risitë teknologjike, veçanërisht në fushën e informacionit dhe të komunikimit, kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë ende një rol qendror, psh: Interneti është në shumë pikëpamje shëmbëlltyra e globalizimit. Globalizimi i tregjeve të financës, dërgimi brenda sekondës i shumave në madhësi të paimagjinueshme rreth e përqark globit nuk do të kishte qenë i mundur pa këtë teknologji, po kështu organizimi i prodhimit të integruar në nivel ndërkombëtar dhe shumë e shumë të tjera. Jo vetëm mallrat mund të blihen apo shiten pa pasur ndonjë pengesë të madhe, por edhe lëvizja monetare është liruar gati tërësisht nga ndikimi shtetëror. Kapitali gjindet çdokund ku mund të investohet në ndonjë ndërmarrje apo në tregjet financiare të shteteve tjera ku premtojnë fitim të madh Rrjedhim i kësaj qështje është se shumica e kapitalit që qarkullon në botë, në vitin 2002 ishin 90% HDI- Human Development Index - Indeksi për zhvillimin human të Kombeve të bashkuara indikator i arsimimit, mirëqenies dhe standardit të jetesës në vendet e botës, tregon se gjatë viteve të fundit, ata vende të cilat e kanë pranuar globalizimin, kanë pasur zhvillim ekonomik, mesatarisht, për 50% më të madh se vendet të cilat kanë qëndruar me kufij të mbyllur. GLOBALIZIMI është rezultat i disa zhvillimeve dhe proceseve: Internacionalizimi i tregjeve financiare, Decentralizimi dhe liberalizimi i tregjeve, Zhvillimi i komunikimit ndërmjet vendeve përmes IT-së, Rritja e investimeve direkte të huaja, Privatizimi i sektorit publike etj. Jeton hoxha
  12. 12. Biznes ndërkombëtar - Globalizimi Literatura: http://en.wikipedia.org Shumica e materialit është nga ky WEB-sajt http://www.wto.com Organizata Botërore e Tregtisë http://www.imf.com Fondi Monetar Ndërkombtarë http://www.worldbank.org Banka botërore http://www.kof.ch Instituti zviceran për hulumtime http://www.theglobalist.com Globalistët http://www.sciencedirect.com Shkenca direkte http://www.telegrafi.com http://www.shqiperia.com http://www.psikologji.net Jeton hoxha

×