2. • Zara është një markë spanjolle e veshjeve me seli në Arteixo, Glacia në pronësi të një manjati
spanjoll Amancio Ortego Gaona.
• Zara është zinxhir i dyqaneve të grupit Inditex i cili është shitësi më i madh i shitjeve me
pakicë në botë.
• Modeli i biznesit të Zaras karkterizohet me shkallë të lartë të integrimit vertikal. Modeli
vertikal i biznesit të integruar përfshin të gjitha fazat e procesit të modës: Dizajn, prodhim,
logjistikë, shpërndarje në dyqanet e tij.
• Çelësi i këtij modeli është aftësia për të ofruar produkte te klienti sipas dëshirës së tyre në
kohën më të shkurtër të mundëshme.
• Integrimi vertikal shkurton kohën dhe arrin fleksibilitet më të madh duke zvogëluar inventarin
në minimum dhe kështu zvogëlon rrezikun në masën më të madhe të mundshme.
• Karakteristika më e mirë e menaxhimit të zinxhirit të furnizimit ZARA është se duhet pesë deri
në gjashtë javë për të ofruar produktin tek klientët, në krahasim me konkurrentët e tij, të cilët
ofrojnë produktin përfundimtar në pesë deri në gjashtë muaj.
3. Menaxhimi i zinxhirit të furnizimit të ZARA është i ndarë në katër kategori siç
tregohet më poshtë
Dizajnimi dhe
administrimi i porosisë
Burimet & prodhimi
Shpërndarja
Shitja
4. Burimet & prodhimi
• Optimizimi i Inventarit ndihmon firmën të përcaktojë kërkesën e saktë të produkteve që
duhet të dorëzohen dy herë në javë dhe sa stok duhet të mbahen për të përmbushur
kërkesat e dyqaneve me pakicë. Koha mesatare e marrë nga Zara për të realizuar një ide në
një produkt përfundimtar është maksimum 15 ditë në krahasim me firmat e tjera që zgjasin
katër deri në pesë muaj.
• Zara është dymbëdhjetë herë më e shpejtë se sa konkurrentët e saj në dhënien e një
produkti.
• Zara prodhon rreth 15-20% të artikujve para sezonit, në mënyrë që të kontrollojë reagimin e
klientëve ndaj artikujve të sapo dizajnuar, më vonë prodhon 50-60% në fillim të sezonit dhe
pjesa tjetër prodhohet në sezon. Prodhimi i artikujve bëhet në atë mënyrë që inputet e
klientëve të pranohen në të gjitha fazat me qëllim që të përcaktohen artikujt e prodhuar sipas
parashikimeve të modës.
5. Furnitorët e Zaras
Komunikimi eficient
ndërmjet kompanisë
dhe furnitorëve është
esencial për të ulur
kostot dhe për të rritur
kualitetin.
6. a) Analizoni avantazhet dhe disavantazhet e
zinxhirit të furnzimit të Zaras.
b) A munden kompanitë e tjera të aplikojnë të
njëjtin model të zinxhirit të furnizimit dhe pse
askush nuk e ka kopjuar atë deri më tani?
Pyetje: