SlideShare a Scribd company logo
1 of 49
Download to read offline
EDITORIALI
Xheladin Leka
Personaliteti i muslimanit ......................................................... 2
Dr. AbdulMexhid Xhuma'a
Studim rreth ndalimit të festimit të festave të të krishterëve ...4
Shuajb Rexha
Uthman ibën el Afani (23 h ‐ 35 h) ............................................ 9
Izzudin Ramadani
Vlerat e sures el‐Ihlas .............................................................. 15
Fidan Xhelili
Kapitulli i dytё nga parathёnia e Ibёn Maxhes ........................ 20
Bali Musli Sadiku
Kontributi i sahabëve për ruajtjen e Sunnetit ......................... 24
Dr.Muhamed Ali Ferkus
Vendimi rreth ushqimeve që përgaditen për festat
e shpikura ................................................................................ 27
Zejd Haziri
Islami nuk i ka bërë padrejtësi gruas ....................................... 30
Salih Ibën Taha AbdulVahid
Qёndrueshmёria në fe ............................................................. 33
Sabahudin Selimi
Imam Ebu Hanifetu en‐Nu’man ............................................... 39
AbdulAziz ibën Baz dhe Muhamed Salih el Uthejmin
Thëniet e dijetarëve nё lidhje me festat e fundvitit ................. 42
Zejd Haziri
Stina e dimrit, stina e ibadetit dhe e agjërimit ........................ 44
PËRMBAJTJA
Kryeredaktor:
Zejd Haziri
Anëtarët e revistës:
Unejs Murati
Fidan Xhelili
Xheladin Leka
Bashkëpunëtorët:
Adem Avdiu
Muhamed Abdullahi
Sabahudin Selimi
Bali Sadiku
Lirim Sadiku
Namik Vehapi
Redaktor gjuhësor:
Arian Koçi
Redaktor Teknik:
Avni G. Gashi
Ballina/Dizajni:
Avni G. Gashi
Boton:
Shtëpia botuese
Atik
Gjilan, Republika e Kosovës
Tirazhi: 1000
Adresa:
Rr. M. Idrizi p.n 60000 Gjilan
Republika e Kosovës
Tel: 044 988 400
e‐mail:
delirjedheedukim@gmail.com
Ndihmo Revistën:
Nr. i llog.: 1150‐138922‐0101‐09
ProCredit Bank of Kosovo
Swift Code: MBKORS22
Gjilan, Republika e Kosovës
R
rahja e një teme të tillë në gjendjen
që mbretëron te muslimanët është
thuajse një temë tabu dhe jo diçka
aktuale. Ajo duket si një çështje e cila qënd-
ron në hava dhe akoma nuk e ka kohën të
zbresë në tokë, ngase, siç shihet, te të gjithë
muslimanët e sotëm apo te shumica e tyre
një gjë e tille ka mbetur vetëm në fletët e hist-
orisë, pasi nuk e kanë idenë se çfarë kihet për
qëllim me termin personalitet i muslimanit.
Allahu i Lartësuar personalitetin që duhet të
ketë çdo musliman e ka rrumbullakosur me
përmbushjen e dy obligimeve:
Obligimi i parë:
Pasimi i urdhrit të Allahut dhe i të Dërguarit
të Tij.
Allahu i urdhëron muslimanët në shumë
ajete që të pasojnë Allahun dhe të Dërguarin
e Tij, ndërsa në disa ajete të tjera u tërheq
vërejtjen muslimanëve që të marrin si shem-
bull vetëm të Dërguarin e Tij, Muhamedin
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.
Allahu thotë: “O ju që besuat, respektojeni
Allahun dhe të Dërguarin e Tij e mos e bra-
ktisni atë, se ju po e dëgjoni (Kur'anin).”
Enfal 20 Dhe thotë: “Ju e kishit shembullin
më të lartë në të Dërguarin e Allahut…”
Ahzab 21
Përveç kësaj çështjeje, e cila duhet të jetë e
ngulitur në zemrën e çdo besimtari, Allahu i
Lartësuar i nxit muslimanët që ta përvetëso-
jnë këtë personalitet dhe ta përkryejnë edhe
më mirë duke treguar me fjalët dhe veprat e
tyre që e gjithë krenaria i takon Allahut së pa-
ri, pastaj Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem dhe besimtarëve. Allahu thotë në Kur’an:
“...e tërë krenaria i takon Allahut, të Dër-
guarit të Tij dhe besimtarëve, por hipokritët
këtë nuk e dinë.” Munafikun 8
Mirëpo është për t’u çuditur që ky person-
alitet i kërkuar nga çdo musliman nuk arri-
het vetëm me pasimin e Allahut dhe të
Dërguarit të Tij, por ka edhe një obligim
tjetër, që është kundërshtimi i jobesimtarëve.
Nuk ka mundësi të jetë personaliteti i një
muslimani i shkëlqyer përderisa ai u përngjan
jobesimtarëve, qoftë me vepër apo me fjalë.
ky është obligimi i dytë.
Formimi i këtij personaliteti fillon atëherë
kur muslimani e pason urdhrin e Allahut dhe
Editorial
PERSONALITETI I
MUSLIMANIT
2 Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9
Allahu i urdhëron muslimanët në shumë ajete që të pasojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij,
ndërsa në disa ajete të tjera u tërheq vërejtjen muslimanëve që të marrin si shembull vetëm
të Dërguarin e Tij, Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.
të të Dërguarit të Tij, kurse mbarimi kulmor
i tij është kur muslimani largohet nga çdo
vepër me të cilën u përngjan jobesimtarëve.
Kështu ai bëhet i pavarur nga çdo lloj kulture
e huaj, e tashme apo e kaluar, dhe nga çdo
lloj “pasimi i verbër” që ka sfiduar gjithë
botën muslimane, e sidomos vendin tonë.
Përgjigjja ndaj urdhrave të Allahut dhe të të
Dërguarit të Tij nënkupton edhe ndalimin
nga përngjasimi me jobesimtarët, ngase ar-
gumentet e Kur’anit dhe fjalët profetike e
theksojnë këtë. Atëherë kur muslimani i
përgjigjet kësaj thirrjeje, ai ka pranuar të je-
tojë jetën reale, të jetojë jetën e mirë, ashtu
siç thotë Allahu: “O ju që besuat, përgjigjuni
(thirrjes së) Allahut dhe të të Dërguarit kur
ai (i Dërguari) ju fton për atë që ju jep
jetë...” Enfal 24
“Ju jep jetë” në këtë botë me rregullimin e
saj, shijimin e gjërave të lejuara dhe largimin
nga gjërat e ndaluara, të cilat në të njëjtën
kohë janë edhe të dëmshme për shëndetin
apo trupin, prandaj edhe veprimi i tyre të
sjell shkatërrimin e trupit ose të shpirtit,
ndërkohë që më e ëmbla e këtyre të dyjave
është e hidhët!
Kurse jeta e cila ju jepet juve dhe që është më
e këndshme se e kësaj bote, duke qenë se
është e përhershme, është jeta e botës tjetër,
jeta e xhennetit. Ajo jetë nuk paramendohet
dot, nuk parafytyrohet dot dhe është e
vështirë të kuptohet, por kuptimi i kësaj jete
dhe i kënaqësisë së saj, pastaj edhe tregimi
për këtë kënaqësi bëhet vetëm atëherë kur e
kemi shijuar, prandaj ky shijim arrihet nëse
vërtet në këtë botë i jemi përgjigjur thirrjes
së Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Pra, nëse
kemi arritur të bindemi që kjo thirrje është
jeta e vërtetë, atëherë kjo jetë e këndshme
dhe kënaqësi shpirtërore, kjo mburrje dhe
krenari e besimit, të shoqëron ty në këtë
botë, në varr dhe në botën tjetër, që është
pikësynimi i çdo njeriu të logjikshëm.
Si rrjedhojë e gjithë asaj që përmenda, më
duhet të theksoj në fund që përparimi i mus-
limanëve në fusha të ndryshme të botës, qof-
shin ato praktike apo teorike, vjen atëherë
kur ata i përgjigjen thirrjes së Allahut dhe të
të Dërguarit të Tij e bashkë me këtë duke
pasur një personalitet të pavarur, personalitet
të ndërtuar në baza të shëndosha. Ky person-
alitet për çdo musliman duhet të jetë rrjed-
hojë e Islamit të pastër, në mënyrë që të jetë
i përkryer dhe dobiprurës për të, për familjen
e tij dhe për mbarë shoqërinë.
Prandaj, ju bëj thirrje të gjithë muslimanëve
shqiptarë që ta formojnë këtë personalitet is-
lamik, të mburren me të, t’i ftojnë të tjerët
në të e pastaj të mos frikësohen ngase e kanë
të garantuar jetën e këndshme të kësaj bote
dhe udhëtimin drejt objektivit kryesor, kë-
naqësisë së përjetshme të xhenetit. Allahu na
bëftë prej banorëve të tij!
Në emër të redaksisë, Xheladin Leka
3
Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9
Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9
4
STUDIM RRETH NDALIMIT
TË FESTIMIT TË
FESTAVE TË TË
KRISHTERËVE
Ata me të cilët është hidhëruar Allahu janë çifutët dhe të krishterët, ashtu siç thotë edhe
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Çifutët janë ata me të cilët u hidhërua Allahu,
ndërsa të krishterët janë të humburit.” E kjo pa dyshim që përfshin ndalesën e pasimit të
tyre dhe të festuarit e festave të tyre është pasim i tyre.
N
dër fatkeqësitë e mëdha që kanë
goditur këtë umet, duke sjellë lar-
gimin e bereqetit dhe ardhjen e
hidhërimit, është përngjasimi i shumë bijve
të umetit me Ithtarët e Librit. Këtu futet për-
ngjasimi në të gjitha sferat, duke filluar nga
traditat, adhurimet, edukata, morali dhe
bashkëpunimi me ta.
Ky përngjasim më tepër u manifestua me
kremtimin e festave dhe ahengjeve të tyre,
posaçërisht të ditëlindjes së Isait alejhi selam,
e cila përkon me ditën e 25-të të muajit dhje-
tor, si dhe të festës së fundvitit apo Vitit të
Ri, siç njihet te ne.
Shumë muslimanë gjatë këtyre festave shpe-
jtojnë të përgatisin ahengje dhe shfaqje me
koncerte. Ajo që e bën këtë gjë edhe më të
rëndë është organizimi i udhëtimeve për t’i
kaluar këto festa në vendet e Perëndimit,
duke iu bashkangjitur jomuslimanëve në kre-
mtimin e këtyre festave, aq më shumë kur
bëhen edhe shumë mëkate të tjera, si pirja e
alkoolit dhe vepra të këqija e të ndaluara në
Islam.
Ata që kërkonin përmirësime i ngritën zërat
e tyre, dijetarët e ndershëm dhanë fetva duke
i këshilluar muslimanët të kenë kujdes nga
festimi i këtyre festave të mohueseve, duke
pasur parasysh ndikimin negativ në fenë e
atij që merr pjesë në këto festa. Prej dijetarëve
që e ka trajtuar më mirë këtë çështje është
hoxha i Islamit, Ibën Tejmije, Allahu e më-
shiroftë, në librin e tij të çmuar e të rrallë në
llojin e vet, “Pasimi i rrugës së drejtë dhe
kundërshtimi i banorëve të zjarrit”, i cili ka
përmendur argumentet e përgjithshme dhe
të veçanta, duke bashkuar argumentet nga
libri i Allahut, nga Sunneti, fjalët e sahabëve
dhe konsensusi i dijetarëve, argumente që
rrallë herë shikojmë të tilla. Ky dijetar në atë
libër e shpjegon këtë çështje duke e qartësuar
mirë hallallin dhe haramin.
Më poshtë do mundohemi ta paraqesim në
pika të shkurtra me disa shtojca, se ndoshta
Allahu i liron të robëruarit pas përngjasimit
të Ithtarëve të Librit.
5
Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9
E para: Argumente nga libri i Allahut
Allahu në Kur’an thotë: “Udhëzona (përfor-
cona) në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre,
të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre
që kundër vetes tërhoqën hidhërimin, e as në
të atyre që e humbën veten!” Fatiha 6.
Pjesa e argumentit nga ky ajet është urdhri i
Allahut për muslimanët që të kërkojnë në
çdo namaz të tyre udhëzimin drejt rrugës së
atyre që Allahu u dha mirësi, Pejgamberëve,
të sinqertëve, shehidëve dhe vepërmirëve.
Muslimanët duhet të kërkojnë nga Allahu që
t’i largojë nga rruga e atyre me të cilët Allahu
është i hidhëruar dhe nga rruga e të hum-
burve. Ata me të cilët është hidhëruar Allahu
janë çifutët dhe të krishterët, ashtu siç thotë
edhe Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem:
“Çifutët janë ata me të cilët u hidhërua Allahu,
ndërsa të krishterët janë të humburit.”[1] E kjo
pa dyshim që përfshin ndalesën e pasimit të
tyre dhe të festuarit e festave të tyre është
pasim i tyre.
Allahu në Kur’an thotë: “Pastaj, Ne të vumë
ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe
atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë.”
Xhathije 8. Përmes kësaj, Allahu na tregoi se
e dërgoi Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem me sheriat dhe e urdhëroi ta pasojë atë,
duke na ndaluar ne që të pasojmë rrugët e
kota të atyre që nuk kanë njohuri. Këtu hyn
çdokush që kundërshton sheriatin e tij, qof-
shin ata çifutë dhe të krishterë, por edhe të
tjerët dhe të kotat e tyre.
Allahut gjithashtu thotë: “As çifutët e as të
krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me
ty derisa ta pasosh fenë e tyre. Thuaju: “Ud-
hëzimi i Allahut është udhëzim i drejtë. E
nëse pasi të ka ardhur ty e vërteta shkon pas
mendimeve të tyre, nuk ka kush të të ndih-
mojë e as të të mbrojë nga Allahu.” Bekare
120
Ky ajet ka kërcënime të rrepta për umetin
nëse pason çifutët dhe të krishterët dhe se pa-
simi i tyre në festat dhe ahengjet e fesë së tyre
pa dyshim që është pasim i bindjeve të tyre.
Allahu në Kur’an thotë: “O ju që besuat! Mos
zini miq as çifutët e as të krishterët. Ata janë
miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqë-
son ata, ai është prej tyre. Vërtet Allahu nuk
vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar.”
Maide 51
Dijetarët kanë thënë: “Miqësimi me ta është
përngjasim i tyre, kremtim i festave të tyre,
për të cilat ata janë të urdhëruar të mos i fes-
tojnë haptazi në vendet e muslimanëve. E
nëse këtë veprim e bën muslimani bashkë me
ta, ai vetëm sa i ka ndihmuar ata në krem-
timin haptazi të tyre.”[2]
Allahu në Kur’an thotë: “Edhe ata që nuk
dëshmojnë rrejshëm.” Furkan 72. Disa nga
selefët e kanë komentuar se qëllimi janë fes-
tat e femohuesve, ashtu siç ka thënë Ebu
Alije, Muxhahidi, Ibën Sirini dhe Rrebi ibën
Enes e shumë të tjerë, por që është transme-
tuar edhe nga Ibën Abasi,[3] duke i cilësuar
festat e tyre gjëra të rrejshme dhe prezen-
timin në të si dëshmitarë.
Imam Ahmedi ka theksuar se nuk lejohet as-
sesi prezenca në festat e çifutëve dhe të kr-
ishterëve, duke u argumentuar po me këtë
ajet. Pjesë e argumentimit të fjalës së Allahut
është se Allahu ka lavdëruar besimtarët të
cilët adhurojnë Allahun e që largohen nga
dëshmia në këto festa, qoftë prezantimi, shi-
kimi apo dëgjimi i tyre. Si do të ishte çështja
për ata muslimanë që u bashkohen atyre në
këto festa?
______________
[1] Është pjesë nga hadithi i gjatë që transmeton Tirmidhiu me nr. 2953 nga Adij ibën Hatimi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij. E ka saktësuar edhe Albani
në “Sahihun” e Tirmidhiut.
[2] “Teshbih el Hasis bi ehlil Hamis”.
[3] Shiko “Tefsiri Ibën Ebi Hatim” 15454, “Ed-durrel Menthur” 6/ 282, “Iktida Siratil Mustekim” 1/479, “Ahkamu ehlidh-Dhimeti” 1/156.
Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9
6
E dyta: Argumente nga hadithet e Muhamedit
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
Abdullah ibën Umeri, Allahu qoftë i kënaqur
prej tyre, thotë se Muhamedi sal-lAllahu ale-
jhi ve sel-lem ka thënë: “Kush i përngjan një
populli, ai është prej tij.”[4] Ky hadith aludon
për ndalesën e përngjasimit në përgjithësi
dhe këtu futet edhe kremtimi i festave të tyre,
pasi është pjesë e veprave të tyre, pjesë e fesë
së tyre, logo e fesë së tyre të kotë.
Enes ibën Maliku, Allahu qoftë i kënaqur
prej tij, thotë: “Kur ka hyrë Muhamedi sal-l-
Allahu alejhi ve sel-lem në Medinë, ata fes-
tonin dy ditë. I pyeti se çfarë ishin këto dy
ditë dhe i thanë se këto ditë i kishim para Is-
lamit. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
tha: “Allahu ua zëvendësoi këto me dy festa të
tjera, festa e Kurban Bajramit dhe festa e Fitër
Bajramit.”[5] Pjesa e argumentimit është se
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nuk
i aprovoi ato dy festa të kohës së injorancës,
duke mos i lejuar të luanin në ato festa ashtu
siç e kishin zakon ata, mirëpo u tha se “All-
ahu ua ndërroi me dy festa të tjera”. Ndërr-
imi i diçkaje aludon për largimin e asaj që u
ndërrua dhe nuk ka mundësi që të bashkohet
e ndërruara me atë që e ka ndërruar.
Kur i pyeti për ato dy festat, iu përgjigjën se
ishin dy ditë në të cilat ata festonin në kohën
e injorancës, por fjala “Allahu ua ndërroi
juve” argumenton se ndalesa është bërë duke
ua zëvendësuar me dy ditë në Islam. Sikur të
mos ishte për qëllim ndalesa, atëherë zëven-
dësimi do të ishte i pakuptimtë sepse ata
legjitimitetin e dy ditëve festive islamike e
kanë ditur dhe nuk do t'i kishin lënë për dy
ditë festive të injorancës.[6]
Aishja, Allahu qoftë e kënaqur prej saj, thotë
se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka
thënë: “O Ebu Beker, çdo popull ka festa dhe
kjo është festa jonë.”[7]
Ky hadith na argumenton se çdo popull ka
festa të veçanta të vetat. që i feston vetë, ndë-
rsa muslimanët kanë festat e tyre dhe nuk u
bashkohen të tjerët në to. E nëse kanë festa
të veçanta çifutët apo të krishterët, ne nuk u
bashkohemi atyre.
Ebu Seid El-Hudrij transmeton se Muham-
edi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Do
të pasoni traditat e atyre që ishin para jush pël-
lëmbë për pëllëmbë, krah pas krahu, saqë sikur
ata të kishin ndjekur vrimën e hardhucës, ju
edhe në këtë do t'i kishit pasuar ata.” Ne i
thamë: “O i Dërguar i Allahut, ke për qëllim
çifutët dhe të krishterët?” Tha: “Kë tjetër?!”[8]
Me këtë Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem na tregoi se umeti i tij do të pasojë
rrugën e çifutëve dhe të krishterëve në shpik-
jet dhe tekat e tyre, duke i ndjekur ata në çdo
çështje që Allahu e ka ndaluar dhe e ka qor-
tuar, madje do të jenë të shumë të kujdes-
shëm në atë përngjasim, që të jetë identik me
veprat e tyre. Mirëpo ky hadith e qorton atë
që vepron ashtu dhe kjo është shenjë nga she-
njat e pejgamberllëkut, mrekulli e të Dër-
guarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
sepse e ka paralajmëruar këtë gjë dhe ka
ndodhur.
E treta: Argumentet nga fjalët e selefit
Kemi thënie të shumta nga sahabët, të cilët
e kanë ndaluar shkuarjen në festat dhe në
shfaqjet e jobesimtarëve. Umeri, Allahu qoftë
i kënaqur prej tij, thotë: “Mos flisni në gjuhët
______________
[4] Transmeton Ebi Davudi 4031, Ibën Tejmije në “Iktidaus Siratil Mustekim” 1/240, gjthashtu edhe në “Mexhmu el Fetava” 25/ 331. E ka bërë të mirë
Hafidhi në “Fet’h” 10/271, e ka saktësuar Hafidh el Iraki në “Tahrixh Ehadith el ihja” 1/342. E ka përmendur imam Albani në “Irvai” 1269.
[5] Transmeton Ebu Davudi 1134, Nisai 1556. E ka saktësuar Hafidhi në “Fet’h” 2/442, gjithashtu edhe Albani në “Sahih Sunen”, ndërsa Ibën Tejmije në
“Iktida” 1/486 thotë se është sipas kushteve të Muslimit.
[6] “Iktida” 1/488.
[7] Buhariu 909, Muslimi 892.
[8] Transmeton Buhariu 3269, Muslimi 2669.
7
Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9
e huaja e as mos hyni me idhujtarët në kishat
e tyre gjatë festave të tyre, sepse pa dyshim
që hidhërimi zbret mbi ta.”[9]
Gjithashtu ka thënë: “Largohuni nga armiqtë
e Allahut në festat e tyre.”
Ky ishte Umeri, Allahu qoftë i kënaqur prej
tij, i cili ndaloi nga të folurit me gjuhët e jo-
besimtarëve dhe nga hyrja në kisha gjatë fes-
tave të tyre. Por si është çështja me veprimin
e disa veprave të tyre apo e diçkaje që është
pjesë e fesë së tyre?![10]
A nuk është më mëkat veprimi i punëve të
tyre sesa të flasësh në gjuhën e tyre? Apo a
nuk është më mëkat festimi i festave të tyre
sesa shkuarja tek ata në festat e tyre? Nëse
atyre u zbret hidhërimi ditën e festës së tyre
për shkak të veprave të tyre, atëherë ai i cili
merr pjesë në ato vepra a nuk i është ekspo-
zuar edhe ai atij hidhërimi? Pastaj fjala e
Umerit: ”Largohuni nga armiqtë e Allahut
në festat e tyre”, a nuk e ndalon takimin me
ta dhe bashkimin me ta në këto festa? Sigur-
isht që bërja e veprave që bëjnë ata në ato
festa është edhe më e ndaluar.[11]
Abdullah ibën Amri, Allahu qoftë i kënaqur
prej tij, ka thënë: “Kush ndërton në vendet e
huaja (domethënë vendet e kufrit) duke
praktikuar panairet dhe shfaqjet e tyre, duke
u përngjarë atyre deri në vdekje, do të ring-
jallet me ta Ditën e Gjykimit.”[12]
Kjo nënkupton se këto veprime janë ndër
mëkatet e mëdha që e fusin njeriun në xhe-
hennem.
E katërta: Argumentet nga ixhmaja, konsensusi
i dijetarëve islam
Nga konsensusi i muslimanëve është se
Umeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, u ka
vënë kusht Ithtarëve të Librit që të mos shfa-
qin shenjat e tyre fetare në mesin e muslima-
nëve, as festat apo diçka tjetër, duke thënë:
“Mos të dalin ashtu si dalim ne në Fitër Ba-
jram dhe Kurban Bajram e as mos të dalin
në festat e tyre gjithashtu.”
Me këto kushte ishin të pajtimit edhe sa-
habët dhe shumica e fukahave, siç e ka tre-
guar Ibën Tejmije dhe nxënësi i tij Ibën
Kajimi, Allahu i mëshiroftë të dy.
Pra, nëse muslimanët ishin unanimë për
pengimin e tyre nga shfaqja e shenjave të tyre
fetare, atëherë si i lejohet një muslimani ta
bëjë vetë atë? Pa dyshim që kjo është më e
rëndë sesa shfaqja nga ana e jomuslimanëve.
Dijetarët janë unanimë gjithashtu se ndalo-
het prania në festat e jomuslimanëve dhe të
ndihmuarit e tyre në to. Këtë e kanë deklar-
uar edhe dijetarët e katër medhhebeve në li-
brat e tyre.
E Pesta: Argumentet logjike
1 - Në sheriatin islam kundërshtimi i jomus-
limanëve është vendosmëri, në të gjitha kara-
kteristikat e tyre, aq më shumë që festat janë
nga karakteristikat më specifike të tyre.
2 - S'do mend se festat janë nga ligjet e
përgjithshme me të cilat dallohet çdo umet,
bazuar në fjalën e Allahut: “Secilit popull Ne
i dhamë ligj (fetar) që ata veprojnë sipas tij.”
Haxh 67 Bashkimi i muslimanëve me të kr-
ishterët në festat e tyre pa dyshim që është
pjesëmarrje në simbolet e kota fetare të tyre.
3 - Festat e tyre janë të shpikura në fenë e kr-
ishterë dhe pa dyshim që prijësit e tyre njihen
për shpikje në fe. Allahu për ta thotë: “Ndë-
rsa murgërinë ata vetë e shpikën. Ne atë nuk
ua bëmë obligim atyre, mirëpo edhe pse
______________
[9] Transmeton Abdurrezaku në “Musannefin” e tij 1/ 411, Bejhakiu në “Sunen el Kubra” 9/ 234. E ka saktësuar edhe Ibën Tejmije në “Iktida” 1/ 511 dhe
Ibën Kajimi në “Ahkamu Ehlidh-Dhimmeh” 1/156.
[10] Transmeton Bejhakiu në “El Kubra”, 9/234, gjithashtu edhe në “Shu’bel Iman”, 9385.
[11] Kështu e ka thënë Ibën Tejmije në “Iktida”, 1/515.
[12] Transmeton Bejhakiu në “El Kubra”, 9/234, gjithashtu e ka saktësuar në “Iktida” 1/513 dhe Ibën Kajimi në “Ahkamu ehlidh-Dhimeh” 1/157.
Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9
8
kishin për qëllim me të vetëm ta arrijnë kë-
naqësinë e Allahut, ata nuk iu përmbajtën
asaj si duhet përmbajtur.” Hadid 27. Sa të
shumta janë festat e tyre të shpikura dhe pa
dyshim që çdo gjë e shpikur është në hum-
bje. E dini se nëse muslimanët shpikin diçka,
ajo është në humbje, pra ku po mbetet ajo
që shpikën ata të humburit?
4 - Këto festa të shpikura kundërshtojnë atë
që Allahu e bëri legjitime nga festat e
ligjshme.
E kur zemrat të mësohen me bidate (risi),
nuk mbetet në atë zemër Sunneti dhe mirësia
e tij.
5 - Prania në festat e tyre është mundësi në
përngjasimin me moralin dhe punët e tyre të
urryera, ngase përngjasimi në pikëpamje të
jashtme e obligon që një përngjasim të jetë
edhe në pikëpamje të brendshme në mënyrë
të fshehtë dhe të ngadaltë. E kjo gjë është
shumë e prekshme, prandaj parandalimi i së
keqes është nga rregullat e dinit të pastër të
Allahut dhe është një e katërta pjesë e fesë.
6 - Festimi i festave të tyre në mënyrë indi-
rekte shfaq edhe dashurinë dhe miqësinë
ndaj tyre. Dashuria dhe mirësia ndaj tyre e
lëndon dhe mbulon imanin, Allahu në
Kur’an thotë: “O ju që besuat! Mos zini miq
as çifutët, e as të krishterët. Ata janë miq të
njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata,
ai është prej tyre. Vërtet Allahu nuk vë në
rrugë të drejtë popullin zullumqar.” Maide
51
7 - Prania në manifestime të tilla është kre-
nari për ta, ngase dëshira e tyre është që t’u
bashkëngjiten muslimanët në çështjet e dun-
jasë së tyre. Ku po mbetet pasimi i tyre në
fenë e tyre?
Kjo aludon se nuk i lejohet muslimanit të
shoqërohet në këto festa dhe se ky shoqërim
është përngjasim me ta, prandaj nuk lejohet
përngjasimi me ta e as përgjigjja ndaj ftesës
së tyre, duke mos i pranuar dhuratat prej tyre
dhe duke mos tregtuar asgjë që shkon në fe-
stat e tyre.
8 - Bashkëfestimi me ta në festat e tyre
aludon për pëlqimin e asaj që ata veprojnë e
pa dyshim se ajo është e kotë dhe e nxirë.
Këto ishin disa shfaqja të prishura në
bashkëfestimin dhe bashkimin në festat e
tyre, por pa dyshim që ka edhe të tjera.
Nga ajo që u përmend më lart kuptuam se
përngjasimi me të tjerët, që është qëllimi i çi-
futëve dhe i të krishterëve, është diçka e nda-
luar.
Gjithashtu është e ndaluar edhe shoqërimi
në ato festa, hyrja në kishat dhe faltoret e
tyre, pranimi dhe dërgimi i dhuratave në
këto festa apo që kjo festë të merret si ditë
pushimi apo përgatitje të ushqimit të posa-
çëm apo shpërndarjen e ëmbëlsirave dhe shu-
më gjëra të tilla.
Pasi paraqitëm këto argumente të qarta dhe
bindëse, a ka dyshim dikush që ka në zemrën
e tij pakës iman, që këto vepra nuk janë të
ndaluara?
O ndryshues i zemrave! Forcoje zemrën time
në fenë tënde!
Falënderimi i takon Zotit të botëve!
E shkëputur nga revista "El-Islah", nr. 6, fq. 27-36.
Dr. AbdulMexhid Xhuma'a
Përshtati: Unejs Murati
9
Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9
UTHMAN
IBËN EL AFANI
23h35h
AbduRrahman ibën Aufi ka thënë: “Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “Ebu Bekri është në
xhenet, Umeri është në xhenet, Uthmani është në xhenet …”
A
i është Uthmani ibën Afan ibën Ebil As
ibën Umeje ibën Abdi Menaf ibën Kusaje
ibën Kilab el Kurashij el Emeuij, kalifi i
tretë i drejtë, i cili quhet ndryshe edhe Ebu Amr
apo me pseudonimin e tij “Dhun-nurejni”, “Po-
seduesi i dy dritave”. E mori këtë emër pasi ishte
martuar me dy vajzat e Profetit sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem. Në fillim u martua me Rukajen, e cila
vdiq pas luftës së Bedrit, pastaj u martua me
Umu Kulthumin, e cila vdiq gjatë jetës së Profetit
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.
PRANIMI I ISLAMIT
U
thmani, Allahu qoftë i kënaqur prej tij,
e pranoi Islamin në moshën 34-vjeçare.
Ai është prej dhjetë të parëve që e pran-
uan Islamin dhe njëri prej dhjetë të përgëzuarve
me xhenet. Islami i tij ishte si fryt i thirrjes së bërë
nga Ebu Bekri, i cili në fillim u bënte thirrje fshe-
hurazi atyre te të cilët kishte besim. Ata që e
pranuan Islamin nga kjo thirrje e fshehtë ishin:
Zubejr bin Auami, Uthman bin Afani, Talha
ibën Ubejdullahu, Sad ibën ebi Uekasi, AbduR-
rahman ibën Aufi, të cilët shkuan së bashku me
Ebu Bekrin te Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
dhe dëgjuan prej tij pjesë nga Kur’ani, e njohën
të vërtetën e Islamit dhe që nga ajo ditë ishin
ndër besimtarët e parë muslimanë.
DISA HADITHE RRETH VLERËS DHE
CILËSIVE TË TIJ
U
thmani ishte njeri me natyrë të butë,
shumë bujar dhe nuk kishte njeri më të
turpshëm se ai, saqë edhe Profeti sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem turpërohej prej tij.
1. Ibën Umeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij,
thotë: “Në kohën e Profetit nuk krahasonim ask-
ënd me Ebu Bekrin, pastaj me Umerin, pastaj me
Uthmanin, pastaj i linim shokët e Profetit sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem dhe nuk bënim dallim
mes tyre.”[1]
2. Enesi, Allahu qoftë i kënaqure prej tij, thotë
se Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lemu u ngjit në
Uhud së bashku me Ebu Bekrin, Umerin dhe
Uthmanin. Papritmas Uhudi u drodh. Profeti
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “Qëndro, o Uh-
ud, se mbi vete ke një Profet, një të sinqertë dhe
dy shehidë.”[2]
3. AbduRrahman ibën Aufi ka thënë: “Profeti
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “Ebu Bekri është
në xhenet, Umeri është në xhenet, Uthmani
është në xhenet…”[3]
4. Enesi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, trans-
meton se Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka
______________
[1] Transmeton Buhariu, nr. 3697.
[2] Transmeton Buhariu, nr. 3699.
[3] Transmeton Ahmedi në “Fadailu es-sahabeh”, nr. 842, dhe Ibën Maxheh, nr. 133 dhe e saktësoi Albani.
Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9
10
thënë: “…njeriu më i turpshëm i umetit është Uth-
mani…”[4]
5. Aishja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, thotë:
“Ishte Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i shtrirë
në shtëpinë time dhe kishte zbuluar kërcinjtë e
këmbës apo kofshët e tij. Erdhi Ebu Bekri dhe
kërkoi për të hyrë. I dha leje dhe qëndroi në atë
gjendje që ishte. Filluan bisedën dhe pas pak
erdhi Umeri, i cili kërkoi leje për të hyrë. I dha
leje dhe qëndroi në të njëjtën gjendje. Vazhduan
bisedën dhe pas pak erdhi Uthmani, i cili kërkoi
leje për të hyrë. Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem qëndroi ulur, i drejtoi rrobat e tij, pastaj i
dha leje për të hyrë. Pasi mbaruan bisedën dhe
dolën, Aishja e pyeti Profetin sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem duke i thënë: “Hyri Ebu Bekri dhe ti
nuk lëvize dhe as nuk i dhe rëndësi (ndryshimit të
qëndrimit), pastaj hyri Umeri dhe ti nuk lëvize dhe
as nuk i dhe rëndësi, kur hyri Uthmani u ngrite
ulur dhe drejtove rrobat e tua.” Profeti sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem tha: “E si të mos kem turp nga një
person prej të cilit kanë turp engjëjt?”[5]
6. Kab ibën Uxhrahi ka thënë: “Profeti sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem na përmendi një fitne që
do të ndodhte së afërmi. Aty pranë nesh kaloi një
burrë me kokën e mbuluar dhe Profeti sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem tha: “Ky njeri në atë kohë do
të jetë në të drejtën.” E kapa këtë person dhe ia
zbulova kokën, ai ishte Uthmani. U drejtova nga
Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe thashë:
“Ky është?” Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
tha: “Po, ai është.”[6]
7. Aishja ka thënë: “Profeti sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem tha: “O Uthman, nëse Allahu ta ngarkon
përsipër këtë çështje (halifatin) dhe munafikët do të
dëshirojnë të ta heqin këtë këmishë, të cilën Allahu
xheleshanuhu ta veshi, ti mos e hiq derisa të tako-
hesh me mua (e përsëriti këtë tri herë).”[7]
8. Ibnu Umeri ka thënë: “Profeti sal-lAllahu ale-
jhi ve sel-lem na përmendi një fitne dhe tha: “Do
të vritet ky person në këtë fitne padrejtësisht.” E
kishte fjalën për Uthmanin.”[8]
9. Aishja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, ka
thënë: “Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në së-
mundjen e tij tha: “Do të doja të kisha pranë
ndonjërin prej shokëve të mi.” Thamë: “O i Dër-
______________
[4] Transmeton Ahmedi në “Fedailu es-sahabeh”, nr. 803, dhe Ibn Maxheh, nr. 154 dhe e saktësoi Albani.
[5] Transmeton Muslimi, nr. 2401, dhe “Fet-hul Barij” 7/70.
[6] Transmeton Tirmidhiu, nr. 3704, dhe e saktësoi atë. Të njëjtin gjykim ka edhe Albani.
[7] Transmeton Ahmedi, 6/75; Tirmidhiu, nr. 3705, i cili tha hasen, ndërsa Albani e konsideroi të saktë.
[8] Transmeton Ahmedi, 2/115, Tirmidhiu 3708 dhe tha hasen. Të njëjtin gjykim ka dhe Albani.
11
Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9
guari i Allahut, a ta thërrasim Ebu Bekrin?” Profeti
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem heshti. Thamë: “A ta
thërrasim Umerin?” Përsëri heshti. Thamë: “A ta
thërrasim Uthmanin?” Tha: “Po”. Uthmani erdhi,
u veçua me Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
dhe filloi të bisedonte. Gjatë bisedës fytyra e Uth-
manit ndërroi. Shërbëtori i Uthmanit tregon se
ai ditën në të cilën u vra ka thënë: “Profeti sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem ka marrë prej meje një
zotim dhe unë do t`i përmbahem atij zotimi. Do të
duroj.”[9]
10. Uthmani, Allahu qoftë i kënaqur prej tij,
ishte prej shembujve më të rrallë që mund të gje-
jmë për sa i përket sakrificës dhe dhënies sadaka
në rrugën e Allahut. Transmeton Tirimidhiu nga
Abdu Rrahman ibën Semurah, i cili ka thënë:
“Erdhi Uthmani te Profeti sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem me një mijë dinarë, të cilat i hodhi në
prehrin e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem për
të përgatitur ushtrinë e vështirësisë. Thotë Ab-
duRrahmani: “E pashë Profetin sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem duke i rrotulluar ata dinarë në prehrin
e tij dhe duke thënë: “Le të bëjë çfarë të dojë Uth-
mani pas kësaj dite.” E përsëriti dy herë.”[10]
Uthmani ishte ai që hapi pusin e Rumes dhe e
bëri sadaka për muslimanët, pasi dëgjoi fjalën e
Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Kush e hap
pusin e Rumes, atij i takon xheneti.” (Buhariu)
Në një prej viteve, të gjithë puset u thanë, përveç
pusit të një çifuti. Ishte Uthmani ai që e bleu këtë
pus me një çmim shumë të shtrenjtë dhe e bëri
sadaka për muslimanët, siç e fali pusin e Rumes.
MARRJA E HALIFATIT NË DORËZIM
DHE BESATIMI I SAHABËVE
K
ur e therën Umerin, Allahu qoftë i kë-
naqur prej tij, disa muslimanë kërkuan
prej tij që të zgjidhte një person të për-
shtatshëm për të marrë përsipër drejtimin e kalif-
atit. Umeri tha: “Unë nuk shoh më të
meritueshëm për këtë çështje sesa këta persona
me të cilët ishte i kënaqur Profeti sal-lAllahu ale-
jhi ve sel-lem kur vdiq”, dhe përmendi Aliun,
Uthmanin, Abdurrahman ibën Aufin, Sad ibën
Ebi Uekasin, Zubejr ibën Auamin dhe Talha ibën
Ubejdullahin. Umeri kërkoi prej tyre që të mbli-
dheshin pas vdekjes së tij dhe të zgjidhnin njërin
prej tyre si halif. Umeri tha: “E porosis atë që do
jetë kalif pas meje që të sillet mirë me muhaxhirët
e parë, t’ua njohë atyre vlerat që u takojnë, t`i re-
spektojë ata. Po ashtu e porosis të nderojë ensa-
rët, ata që përgatitën vendbanimin e emigrimit,
të pranohet e mira nga bamirësia e tyre dhe të
falet gabimi i gabimtarit. Po ashtu e porosis të sil-
let mirë me muslimanët nëpër kufij sepse ata janë
mburoja e Islamit, mbledhësit e pasurive dhe
mllefi i armiqve, mos t’u merret atyre përveçse
tepricës me miratimin e tyre. E porosis të sillet
mirë me beduinët arabë sepse ata janë origjina e
arabëve dhe baza e Islamit. T’u merret pasuria
(zekati) të pasurve të tyre dhe t’u jepet të varfërve
të tyre. E porosis të ruajë besën e Allahut dhe të
Dërguarit dhe ta përmbushë atë.[11] Pasi vdiq dhe
u varros Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, u
mblodhën këta gjashtë persona dhe filluan disku-
timet. Abdurrahmani tha: “Le t’ia caktojmë këtë
çështje secili njërit prej ju të treve.” Zubejri tha:
“Unë heq dorë dhe them t’ia caktojmë Aliut.”
Talha tha: “Unë heq dorë dhe them t’ia caktojmë
Uthmanit.” Sadi tha: “Unë heq dorë dhe them
t’ia caktojmë Abdurrahman bin Aufit.” Abdur-
rahmani tha: “Kush prej jush tërhiqet dhe t’ia
caktojmë tjetrit këtë përgjegjësi?” Të dy heshtën.
Abdurrahmani tha: “A ma lini mua në dorë që të
zgjedh më të mirin prej jush me ndihmën e Al-
lahut?” Të dy thanë: “Po.” Ai e mori secilin veç-
mas dhe i tha: “Ti ke afërsi me Profetin dhe
pozitë në Islam, që edhe ti vetë e di. Të kërkoj në
emër të Allahut që nëse të zgjedh ty, të mbash
drejtësi, por nëse zgjedh tjetrin, do bindesh dhe
do ta dëgjosh.” Pasi Abdurrahman ibën Aufi u
konsultua me Uthmanin dhe Aliun dhe pasi
mori premtimin e tyre që të binin dakord me zg-
jedhjen që ai do të bënte, tha: “Ngrije dorën, o
Uthman!” Aty Abdurrahmani ishte i pari që ia
dha besën, më pas Aliu dhe të tjerët me radhë,[12]
duke rënë të gjithë dakord se me të vërtetë Uth-
______________
[9] Transmeton Ahmedi në “Fedailu es-sahabeh”, nr. 804, dhe Ibn Maxheh, nr. 113, dhe e saktësoi Albani.
[10] Transmeton Ahmedi 5/63 me zinxhir të saktë, Tirmidhiu, nr. 3701, dhe e konsideroi hadith hasen. Të njëjtin gjykim ka edhe Albani.
[11] “Fet-hul Barij” 7/78, hadithi nr. 3700.
[12] “Fet-hul Barij” 7/79. hadithi nr. 3700.
Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9
12
mani e meritonte të ishte kalifi i tretë i musli-
manëve.[13]
PUNËT MË TË RËNDËSISHME QË BËRI
UTHMANI
Tubimi i Kuranit sipas leximit kurejshit
M
e përhapjen e Islamit dhe zgjerimin e
tokave të çliruara, u futën në Islam
popuj të shumtë dhe të ndryshëm
joarabë. Kjo gjë bëri që të frikësohen disa sahabë
se mund të ndodhnin mosmarrëveshje në lexi-
min e Kuranit apo mund të ndodhte ndryshim i
ndonjë pjese të tij. Kjo gjë u vu re për herë të parë
nga Hudhejfeh bin el Jemani në çlirimin e Ar-
menisë dhe Azerbajxhanit, ku ushtria përbëhej
nga banorët e Shamit, të cilët e kishin leximin e
tyre sipas Mikdad bin el Esuedit dhe Ebu Derd-
asë, dhe nga banorët e Irakut, të cilët kishin lexim
tjetër, sipas Ebu Musa el Esharij dhe Ibnu Mesu-
dit. Ky ndryshim në lexim çoi në lindjen e mos-
marrëveshjeve të ashpra mes dy palëve të ushtrisë
dhe secila mendonte se pala tjetër ishte në gabim.
Duke parë këtë, Hudhejfeja shkoi tek Uthmani
dhe i propozoi që ta shuante këtë keqkuptim mes
atyre që nuk e dinin se lejohet të lexohet Kur’ani
sipas shtatë dialekteve[14] (gjuhëve) të arabëve.
Uthmani, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i
mblodhi sahabët dhe pasi u konsultua me ta, ar-
riti në përfundimin se ishte më mirë që Kur’ani
të shkruhej sipas një dialekti të vetëm dhe të
gjithë njerëzit kudo që ndodheshin të ecnin sipas
këtij leximi, me qëllim që të zhdukej mosmar-
rëveshja mes muslimanëve në leximin e Kur’anit.
Kur’ani që u grumbullua në kohën e Ebu Bekrit
gjendej tek Hafsa, vajza e Umerit, Allahu qoftë i
kënaqur prej tij, prej së cilës kërkoi që t’ia sillte
këtë Kur’an. Pasi e mori atë, e urdhëroi Zejd ibën
Thabitin, Abdullah ibën Zubejrin, Seid ibën el
Asin dhe Abdurrahman ibën Harith ibën Hi-
shamin që ta shkruanin Kur’anin duke u bazuar
në Kur’anin e Hafsës dhe u tha: “Nëse keni mo-
spajtim rreth ndonjë ajeti, shkruajeni sipas di-
alektit kurejsh sepse sipas asaj gjuhe ka zbritur.”
Pastaj urdhëroi që të shumëfishohej ky Kur’an
dhe të shpërndahej në të gjitha vendet, që më pas
të kopjohej prej tyre, kështu që dërgoi një në
Sham, një në Egjipt, një në Basra, një në Kufe,
një në Mekë dhe një e mbajti në Medinë.
Gjithashtu urdhëroi që çdo Kur’an i ndryshëm
nga ky të digjej, që të mos ngelte më vend për
keqkuptim.[15]Transmeton Ebu Bekr ibën Ebi
Daud es-Sixhistanij[16] nga Suejd bin Gafleh, se
ai ka thënë: “Më ka thënë mua Aliu në kohën
kur Uthmani dogji mus’hafet dhe i bashkoi
njerëzit në një të vetëm, se nëse nuk do e bënte
ai, do ta bëja unë pas tij.”
THEMELIMI PËR HERË TË PARË I
FLOTËS MUSLIMANE
V
aliu ose përgjegjësi i Shamit, Muavije
ibën Ebi Sufjani, kërkoi leje nga Uth-
mani për të formuar një flotë detare, e
cila do të shërbente për zmbrapsjen e sulmeve të
flotës bizante në brigjet e Shamit dhe të Egjiptit.
Pasi mori lejen e kalifit, Muavija ngriti një flotë
të fortë dhe të përgatitur mirë, e cila bëri të
mundur çlirimin e ishujve të Qipros dhe Ro-
dosit, të cilët iu nënshtruan xhizjes. Pas kësaj, në
vitin 34 hixhri flota muslimane u përball me
flotën bizante, e cila ishte më e madhe në numër
dhe më e përgatitur. Kjo betejë u zhvillua në
afërsi të Aleksandrisë dhe përfundoi me fitoren e
muslimanëve,[17] duke u bërë kështu forcë domi-
nuese edhe në det. Profeti sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem ka thënë: “Ushtria e parë që do të luftojë
në det e meriton (xhenetin).”
ÇLIRIMET NË KOHËN E KALIFIT UTH
MAN BIN AFANI, ALLAHU QOFTË I KË
NAQUR PREJ TIJ
______________
[13] Transmeton el-Lalekai në “Sherhu usulil itikad”, nr. 2553, se Abdurrahman bin Aufi ka thënë: “Jam konsultuar me të gjithë në lidhje me zgjedhjen e
kalifit dhe të gjithë thoshin: “Uthmani është më i mirë se Aliu.” Në një transmetim tjetër të tij, nr. 2552, Abdurrahmani ka thënë: “Uallahi, nuk ia kam
dhënë besën Uthmanit pa u konsultuar më parë edhe me fëmijët që mësonin Kuranin, të cilët thoshin: “Uthmani është më i mirë se Aliu.”
[14] Këto dialekte janë: 1) dialekti i fisit Kurejsh; 2) dialekti i Jemenit; 3) dialekti i fisit Hudhejl; 4) dialekti i fisit Temim; 5) dialekti i fisit Heuazin; 6) di-
alekti i fisit Kinaneh; 7)Dialekti i fisit Thekif.
[15] Transmeton Buhariu, nr. 4987.
[16] Në “el Mesahif”, fq. 19, dhe “Sujutij” e Musned Alij, nr. 295.
[17] Marrë nga libri “Tarihul islam ue uefejatul meshahir uel ealam ahdel hulefai rashidin”, fq. 420, të imam Dhehebiut.
13
Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9
aÇlirimi i tokave perëndimore dhe i Sudanit:
Ushtritë muslimane në kohën e Uthmanit
përparuan deri në Sudan dhe në jug të Egjiptit
duke i çliruar këto toka dhe duke e zgjeruar
shtetin islam. Çlirimet muslimane vazhduan
duke përfshirë të gjitha tokat perëndimore (Libi,
Algjeri, Marok, Mauritani), derisa mbërritën në
brigjet e Tunizisë, ku u ndeshën me forcat biza-
nte duke i shkatërruar ato dhe duke i futur këto
zona nën sundimin e halifatit islam.[18]
ÇLIRIMI I TOKAVE PERSE
bKufijtë e shtetit islam në kohën e Uthmanit
u zgjeruan deri në detin Kazuin dhe musli-
manët vazhduan ta përzënë mbretin pers Jezdu-
xhurd, derisa e vranë në atdheun e tij, Marvu
(Irani i sotëm, në kufi me Afganistanit). Me
vdekjen e mbretit pers pushoi së ekzistuari
njëherë e përgjithmonë perandoria perse.
SHEHIDLLËKU I UTHMANIT, ALLAHU
QOFTË I KËNAQUR PREJ TIJ
U
thmani kishte vlera fisnike dhe morale
të larta, ishte i butë, i mëshirshëm,
bujar, i dashur etj. Mirëpo këto cilësi
nuk i penguan munafikët dhe armiqtë e fesë is-
lame që të thurnin plane dhe komplote për vras-
jen e tij. Në krye të tyre ishte Abdullah bin Sebe,
një çifut, armik i betuar i muslimanëve, i cili e
pranoi Islamin sa për sy e faqe në kohën e Uth-
manit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij. Ky mu-
nafik çifut udhëtonte nëpër tokat islame duke
përhapur shpifjet e tij, gjoja se Uthmani po bënte
padrejtësi, po i shtypte muslimanët, shtirej sikur
gjendja ishte tepër e rënduar dhe se Aliu ishte ai
që e meritonte kalifatin në vend të Uthmanit,
Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve. Shpifjet e
këtij munafiku zunë vend në Kufe, Basra dhe
Egjipt, vende të cilat dërguan nga një delegacion
në Medinë për t’u marrë vesh me Uthmanin.
Këto delegacione, të cilat kryesoheshin nga Ab-
dullah bin Sebe, u takuan me Uthmanin dhe
Aliun. Ata u sqaruan atyre se çdo gjë ishte në
rregull dhe se këto ishin shpifje dhe u premtuan
atyre se do ndreqnin çdo parregullsi. Pasi mba-
ruan misionin e tyre, delegacionet dolën nga
Medina për t’u kthyer në vendet e tyre. Abdullah
ibën Sebe, kur e pa këtë situatë, trilloi një letër
të cilën pretendonte se e dërgonte Uthmani për
valiun e Egjiptit dhe e urdhëronte që të vriste del-
egacionin që po kthehej. Abdullah ibën Sebe e
dërgoi këtë letër me një korrier, i cili u sillej para
e mbrapa delegacionit egjiptian, të cilët u shqetë-
suan dhe e kapën këtë person duke i zbuluar
letrën e fshehur. Pas kësaj ata u kthyen përsëri në
Medinë duke lajmëruar edhe delegacionet e tjera
që të ktheheshin dhe rrethuan shtëpinë e Uth-
manit duke mos e lejuar që të dalë jashtë. Me-
gjithëse Uthmani u mundua t’ua shpjegonte të
vërtetën dhe t`i bindte se ajo letër nuk ishte e
vërtetë, duke u kërkuar edhe verifikimin e saj, ata
nuk pranonin asnjë lloj sqarimi dhe u mjaftuan
me thënien: “Allahu e ka lejuar gjakun tënd për
këtë veprim.” Ata e rrethuan dhe Uthmani qën-
droi i rrethuar në shtëpinë e tij dyzet ditë. Në fill-
im e lejonin që të dilte vetëm për namaze, pastaj
ia ndaluan edhe namazet, përveç xhumasë, në të
cilën mbante edhe hutben. Kur vendosën ta pen-
gonin edhe për namazin e xhumasë, filluan ta
gjuanin në hutbe me gurë të vegjël duke i thënë:
“Zbrit, zbrit o plak!” Aty i morën shkopin e Pro-
fetit që përdorte në hutbe dhe e thyen. Pas kësaj
ia ndërprenë edhe ujin që i vinte në shtëpi. Kur
e pa këtë gjendje, Uthmani kërkoi një takim me
drejtuesit e revoltës, duke u thënë: “Po ju pyes në
emër të Allahut dhe të Islamit, a e dini se kur
Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem erdhi në Med-
inë nuk kishte ujë të pijshëm, përveç pusit të
Rumes, për të cilin Profeti sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem tha: “Kush e blen pusin e Rumes dhe e
bashkon kovën e tij me kovat e muslimanëve (e
bën sadaka ujin e pusit), Allahu do t’ia zëvendë-
sojë me një pus më të mirë në xhenet.” Unë e
bleva atë, ndërsa ju sot më ndaloni mua që të pi
prej tij[19] dhe më lini të pi ujë të kripur?” Ata
thanë: “Po, ashtu është.” Uthmani, Allahu qoftë
i kënaqur prej tij, tha: “Po ju pyes në emër të All-
ahut dhe të Islamit, a e dini se kur xhamia nuk
______________
[18] Marrë nga libri “Tarihul islam ue uefejatul meshahir uel ealam ahdel hulefai rashidin”, fq. 318, i imam Dhehebiut.
[19] Transmeton Ahmedi 1/75, Tirmidhiu, nr. 3703, dhe Nesai 6/235.
Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9
14
mjaftonte më për njerëzit dhe Profeti sal-Allahu
alejhi ve sel-lem tha: “Kush e blen tokën e filanit
që t’ia shtojë xhamisë, Allahu xheleshanuhu do t’ia
zëvendësojë me më të mirë në xhenet”, unë e bleva
atë me pasurinë time, kurse ju sot më ndaloni që
të falem në të, qoftë dhe dy rekate?” Ata thanë:
“Po, ashtu është.” Uthmani tha përsëri: “Po ju
pyes në emër të Allahu dhe të Islamit, a e dini se
unë jam ai që përgatita ushtrinë e vështirësisë, për
të cilën Profeti tha: “Kush i përgatit ata, Allahu
do t’ia falë atij mëkatet.” Ata thanë: “Po, ashtu
është.”[20] Tha: “Po ju pyes në emër të Allahut
dhe të Islamit, a e dini se Profeti sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem ishte mbi mal së bashku me Ebu
Bekrin, Umerin dhe mua, kur u trondit mali, të
cilin e goditi me këmbë dhe i tha: “Qëndro, se ke
mbi vete një Profet, një të sinqertë dhe dy shehidë.”
Ata thanë: “Po, ashtu është.” Atëherë Uthmani
tha: “Allahu ekber! Pasha Zotin e Qabes, dësh-
moni për mua se unë jam shehid (tri herë).”[21]
Sahabët ishin mbledhur rreth Uthmanit të gat-
shëm për ta mbrojtur[22] dhe për të luftuar,
mirëpo ai e dinte se sido që të shkonin punët, do
vritej padrejtësisht, pasi kështu e kishte lajmëruar
Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, prandaj nuk
donte që të vritej askush për të dhe i urdhëroi të
gjithë sahabët që të shpërndaheshin nëpër shtë-
pitë e tyre.[23] Një natë para se të vritej kishte ven-
dosur të agjëronte të nesërmen. Aty nga fundi i
natës pa në ëndërr Profetin sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem duke i thënë: “A të kanë rrethuar, o Uth-
man? A ta kanë ndaluar ujin, o Uthman? Nëse ti
dëshiron, mund të fitosh ndaj tyre ose të çelësh iftar
këtu tek ne”, dhe i dha një enë me ujë. Më pas
kur u zgjua, bashkëshortja e tij iu afrua dhe i solli
ujë që të pinte, por ai tha se ishte agjërueshëm
dhe se Profeti i kishte ofruar ujë për iftar.[24]
Mëngjesin e asaj dite u futën munafikët në
shtëpinë e Uthmanit ndërkohë që ai po lexonte
Kur’an. Iu afrua një burrë egjiptian që quhej
Xhebleh nga fisi Benu Sedus, i cili e goditi me
shpatë, mirëpo Uthmani u mbrojt me njërën
dorë, të cilën ia këputi goditja e shpatës dhe
rrodhi gjaku mbi ajetin kur’anor: “Allahu të
mjafton ty ndaj tyre.” (Bekare: 137)[25] Atëherë
mus’hafi i ra nga dora dhe tha: “Uallahi, kjo është
dora e parë e cila i ka shkruar suret e pjesës së
shtatë të Kur’anit”,[26] sepse siç dihet Uthmani ka
qenë prej shkruesve të shpalljes, bile i pari që ka
shkruar drejtpërdrejt nga Profeti sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem. Erdhi gruaja e tij që ta mbronte nga
një goditje tjetër, e cila i këputi asaj gishtat e
dorës, dhe e mori Kuranin dhe e vendosi në
prehrin e saj dhe pas kësaj erdhi goditja vdek-
jeprurëse, e cila e vrau Uthmanin, Allahu qoftë i
kënaqur prej tij. Atëherë e shoqja e tij u hodh
mbi të. Dikush prej tyre tha: “Allahu e vraftë këtë
grua! Sa të mëdha i ka të pasmet e saj.” Ajo tha:
“Aty u binda se këta e bënë gjithë këtë vetëm për
interes dunjaje.”[27] Kjo ndodhi ditën e xhuma në
18 Dhulhixhe të vitit 35 hixhri, duke zgjatur
kështu kalifati i tij 12 vjet. Vdekja i erdhi Uth-
manit në moshën 82-vjeçare.[28] Allahu e mëshi-
roftë prijësin e muslimanëve, i cili u vra
padrejtësisht, dhe qoftë i kënaqur me të deri në
ditën që do ta takojë!
Përgatiti: Shuajb Rexha
______________
[20] Transmeton Ahmedi 1/70, Nesai 6/46, Ibn Ebi Asim, nr. 1303.
[21] Transmeton Tirmidhiu, nr. 3703, dhe tha hasen. Të njejtin gjykim ka edhe Albani.
[22] Transmeton Ahmedi në “Fedailu es-sahabeh”, nr. 763, nga Ibn Auni nga Nafiu, i cili tha: “Ibn Umeri e ka veshur dy herë këmishën e hekurt (është
përgatitur për luftë) ditën e vrasjes së Uthmanit.”
[23] Transmeton el-Lalekai në “Sherhu usulil itikad” (7/ 1430), nr. 2568, nga Ebu Habibeh, se ai ka thënë: “Më dërgoi Zubejri tek Uthmani, kur ai ishte i
rrethuar. Shkova në një ditë të nxehtë verë. E gjeta të ulur në karrige dhe pranë tij qëndronin Husejn bin Alij, Ebu Hurejra, Abdullah bin Umeri, Abdullah
bin Zubejri. I thashë: “Më ka dërguar te ti Zubejr bin Auami, i cili të dërgon selamet e tij dhe thotë: “Unë jam akoma nën urdhrat e tua dhe nuk ka
ndryshuar asgjë tek unë, nuk e kam thyer besën e dhënë. Nëse dëshiron, vij te ti në shtëpi dhe jam përkrah teje. Fisi Beni Amr bin Auf më kanë premtuar
se janë të gatshëm të mblidhen tek unë dhe të veprojnë si t`i urdhëroj.” Uthmani, kur e dëgjoi mesazhin, tha: “Allahu ekber! Falënderimi i takon Allahut
që e ka ruajtur vëllanë tim nga kjo. Ktheja selamin prej meje dhe thuaji se nëse do jesh këtu, do jesh një nga të vrarët, ndaj qëndrimi yt atje ku je është më
i dashur për mua. Shpresoj që me ty Allahu të mbrojë nderin tim pas vdekjes time.” Më pas Uthmani tha: “Unë kërkoj vendosmërisht nga çdokush që më
bindet mua që të mos luftojë për mua.”
[24] Të ngjashëm me këtë tekst e transmeton Ahmedi në “Fedailu es-sahabeh”, nr. 810, dhe el-Lalekai në “Sherhu usulil itikad”, nr. 2577, Hakimi 3/103 i
cili tha: “Isnadi është i saktë dhe ia miratoi Dhehebiu.”
[25] Transmeton Ahmedi në “Fedailu es-sahabeh”. Nr. 766.
[26] Nga sureja Kaf deri në fund.
[27] Transmeton Ahmedi në “Fedailu es-sahabeh”, nr. 765.
[28] “el Isabeh” 4/224 i Ibn Haxherit dhe Ahmedi në “Fedailu es-sahabeh”, nr. 778.
15
Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9
VLERAT E SURES
ELIHLAS
Vlerat e kësaj sureje janë të shumta dhe përfitimi i dobive nga kjo është i çmuar e i dashur saqë imamët e
medhenj si Darekutni dhe Ibën Kajjimi, Allahu i mëshiroftë, kanë thënë: Nuk janë transmetuar saktësisht
aq thënie rreth vlerës së ndonjë kaptine, ashtu siç janë transmetuar për kaptinën "Kul Huvallahu ehad".
A
llahu i Madhëruar e zbriti librin e Tij
madhështor te Pejgamberi i nderuar sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem, libër ky udhëzues,
mëshirë për njerëzimin, dritë, shërues e përgëzues
dhe këshillues për ata që përkujtojnë. I madhi Zot
këtij libri i dhuroi atribute të çmuara, e dalloi me
cilësi të mira e mahnitëse, të cilat argumentojnë se
ky libër është bazë dhe esencë për të gjitha shken-
cat e dobishme si dhe orientues e udhëzues drejt
të mirave në këtë jetë dhe në amshueshmëri.
Surja el-Asër, edhe pse e shkurtër dhe me ajete jo
të gjata, ngërthen njohjen për pasuesit e për-
mirësimit dhe të besimit, dallimin e tyre nga pa-
suesit e devijuar e të shkatërruar, e shprehur kjo
me terma të limitizuar, të cilët kanë realizuar atë
që kanë synuar, saqë Imam Shafiu rahimeullah
thotë: “Sikur Allahu të zbriste vetëm këtë kaptinë,
do t’u mjaftonte njerëzve.” Ndërsa ajeti nga surja
Nahël: “Allahu ju urdhëron për drejtësi dhe
bamirësi”[1] ka bashkuar moralet e larta që pastro-
jnë e pasurojnë shpirtrat si dhe është udhëzues për
zemrat. Gjithashtu, ky ajet tërheq vërejtjen nga
mëkatet e mëdha negative e shkatërruese për sh-
pirtrat, kombet dhe popujt. Ndërsa surja Fatiha
në vetvete ka përmbledhur dituri të shumta, njo-
huri për gjëra të shfaqura dhe të brendshme, dobi
të këndshme e të mrekullueshme si dhe baza të
pastra e të kristalta. Prej sureve të Kur’anit e cila
ka përmbledhur shumicën e këtyre virtyteve dhe
që veçohet nga të tjerat me shumë vlera është surja
Ihlas. Ajo është shembull në vetvete për nga argu-
mentimet e fuqishme që faktojnë e të njohin me
Krijuesin e adhuruar, e shprehur me nocione të
kufizuara, të cilat ekspozojnë synimin e Thënësit.
Në situata të ndyshme hasim njerëz që e lexojnë
me të madhe këtë praktikë dhe nga kjo praktikë
ata janë të rrallë e kjo, nga lehtësimi për memo-
rizimin e saj, nga shprehjet e saj mahnitëse e nga
kuptimet e saj madhështore. Prej tyre ka që i dinë
kuptimet e saj dhe këta janë të paktë, por ka prej
atyre që janë injorantë mbi të vërtetat, dobitë dhe
dallimet madhështore të kësaj sureje e këta janë
shumicë.
Ajo që fakton për vlerën e kësaj kaptine është të
emërtuarit e saj me shumë emra dhe emrat e shu-
mtë argumentojnë për pozitën e lartë të të emër-
tuarës, kaptinë e cila numëron diku njëzet emra,
të cilat derdhen në horizontet e tevhidit dhe njo-
hjen e të drejtave dhe obligimeve që njerëzit kanë
ndaj Allahut, përmbajnë kritikën dhe kun-
dërshtimin e idhujtarëve dhe statujave, si dhe
kundërshtimin e atyre që pretendojnë se ka dy zota
apo në trinitet, si dhe të të gjitha religjioneve të
kota.
Prej emrave më të njohur të kësaj kaptine është
emri:
1. Ihlas dhe është emërtuar kështu për disa arsye:
Leximi i saj është largim nga dënimi i Allahut apo
pastrimi i Allahut prej çdo të mete dhe rivali, apo
se kjo kaptinë është enkas për Allahun sepse në të
nuk ka as urdhër e as ndalesë, si dhe është thënë
se është emërtuar ihlas ngase me të e shfaq tev-
hidin-moneteizmin e sinqertë për Allahun, ose se
lexuesi dhe recituesi përmes saj, fenë e tij e ka
kristalizuar dhe e ka reflektuar sinqerisht për Al-
lahun e Lartësuar.
2. Kul huvallahu eha. Për këtë imam Buhariu
rahimehullah e ka titulluar një kapitull në "Kolek-
______________
[1] Nahël, 90.
Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9
16
sioni Autentik" të tij: Kapitulli – Vlera e kaptinës
"Kul huvallahu ehad".
3. Tevhid dhe Baza për arsye se tevhidi është bazë
e të gjitha bazave të fesë.
4. El marifeh për arsye se njohja e Allahut plotë-
sohet duke e njohur gjithë atë përmbajtje që gjen-
det në të.
Pastaj:Tefrid,Texhrid, En Nexhatu, El Vilajeh, En
Nisbetu, Es Samed, El Muav-vidheh, El Maniah,
El Mudhekkireh, En Nur, El Iman, El Mukashk-
isheh, El Meu'uleh, El Beraeh.
Vlerat e kësaj sureje janë të shumta dhe përfitimi
i dobive nga kjo është i çmuar e i dashur saqë
imamët e medhenj si Darekutni dhe Ibën Kajjimi,
Allahu i mëshiroftë, kanë thënë: Nuk janë trans-
metuar saktësisht aq thënie rreth vlerës së ndonjë
kaptine, ashtu siç janë transmetuar për kaptinën
"Kul Huvallahu ehad".
Kjo kaptinë në vete ngërthen njohuri për Allahun
dhe përshkrimin e Tij, andaj kush dëshiron që ta
njohë Zotin e vet, përshkrimin dhe atributet eTij,
le të lexojë këtë kaptinë. Tranmsetohet nga Ubej
ibën Keab radijAllahu anhu se ka thënë: Idhujtarët
ju drejtuan Pejgamberit sall-Allahu alejhi ve sel-
lem: "O Muhammed, na e përshkruaj neve Zotin
tënd". Atëherë (në lidhje me këtë pyetje) Allahu i
madhëruar shpalli kaptinën "Kul Huvallahu
ehad".”[2]
Kjo kaptinë përmban përshkrimin e të Gjith-
mëshirshmit dhe cilësimin e Tij, prandaj kush ia
ka mësyer përshkrimit të Krijuesit të tij ashtu siç i
takon përsosshmërisë dhe madhërisë së Tij, kre-
narisë dhe sundimit të Tij të pafund, atëherë le të
lexojë këtë kaptinë të nderuar. ransmetohet në
Koleksionin Autentik të Buhariut dhe Muslimit
se Aisheja radijAllahu anha ka thënë: Pejgamberi
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e dërgoi njërin prej Sa-
habëve udhëheqës në një ekspeditë luftarake dhe
ai ua ka përfunduar namazin sahabëve me kapt-
inën "Kul HuvAllahu ehad". Kur u kthyen ata ia
treguan këtë Pejgamberit sal-lAlllahu alejhi ve sel-
lem e ai ju tha: Pyeteni atë përse e praktikon këtë?
Ata e pyetën atë e ai ju përgjigj: Sepse në të është
përshkrimi i të Gjithmëshirshmit, dhe për këtë
unë e kam qef ta lexoj atë. Pejgamberi sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem tha:
Lajmëroje atë se Allahu e do atë. Ibnut-Tini thotë:
Thënia e tij: se në të është përshkrimi i të Gjithë-
mëshirshmit, do të thotë se në këtë kaptinë ka
emra dhe cilësi tëTij, dhe emrat eTij rrjedhin nga
cilësitë e Tij".
Nga vlerat e kësaj kaptine, gjithashtu: Kush e do
këtë kaptinë dhe e lexon në namaz, realizohet
dashuria e Allahut për atë që e lexon, ashtu siç u
tregua në hadith “Lajmëroje atë se Allahu e do atë”
dhe kjo argumenton se besimi e bindja e shën-
doshë si dhe kuptimi i tevhidit-moneteizmit është
prej shkaqeve më të mëdha në realizimin e
dashurisë së Allahut ndaj robërve të Tij.
Gjithashtu, është argument se leximi i ajeteve që
posedojnë atributet e Allahut është e pëlqyer për
dallim nga pasuesit e bidatit të cilët e urrejnë lex-
imin e ajeteve me cilësi (të Zotit) tek njerëzit e
rëndomtë.
Vërtet dashuria ndaj kësaj kaptine sjell detyrimisht
hyrjen në xhenet. Për këtë tregon Buhariu në Sahi-
hun e tij dheTirmidhiu në Sunnenin e tij e trans-
meton nga Enesi radijAllahu anhu se ka thënë: Ka
qenë njëri prej ensarëve i cili ju është bërë imam
njerëzve në xhaminë e Kubasë dhe ai çdo herë që
ka lexuar një kaptinë (pas fatihasë) para saj e ka
lexuar "kul huvallahu ehad", dhe kur e ka përfun-
duar, ka filluar me kaptinë tjetër dhe këtë e ka
përsëritur në çdo rekat. Atëherë sahabët i thanë:
Ti (pas fatihasë) po e lexon kaptinën kul huval-
lahu ehad dhe pastaj po lexon tjetër kaptinë! A nuk
po të mjafton kjo? Ose lexoje vetëm këtë ose
tjetrën. Ai u përgjigj: Unë nuk e lë atë, nëse dëshi-
roni të ju bëhem imam, unë e veproj këtë e nëse
nuk dëshironi atëherë unë ju lë, por ata këtë sahabi
e kanë njohur për më të mirin dhe nuk kanë
dëshiruar që t’ju bëhet imam dikush tjetër. Kur ju
erdhi Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e in-
formuan për këtë rast dhe ai tha: O njeri! Çfarë të
ndalon që të veprosh me atë që të rekomandojnë
shokët tuaj dhe çfarë të bën ty që të jesh kaq strikt
në leximin e kësaj kaptine për çdo rekat? Ai u
përgjigj: Unë e dua atë. Atëherë Pejgamberi sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem i tha: Dashuria juaj ndaj
kësaj kaptine ju fut në xhennet.[3]
Transmetohet nga Ebu Hurejra radaijallahu anhu
se ka thënë: Isha me Pejgamberin sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem dhe ai e dëgjoi një njeri duke lexuar kul
huvallahu ehad, e tha: I është bërë obligim. I thashë:
e çfarë i është bërë obligim? Më tha: Xhenneti.[4] Tre-
gon Muadh ibën Enes se Pejgamberi sal-Allahu alejhi
______________
[2] Transmeton Ahmedi, Tirmidhiu dhe Hakimi me sened të mirë.
[3] Transmeton Buhariu si nëntitull në Sahihun e tij 774 dhe Tirmidhiu në Sunnenin e tij 2901.
[4] Transmeton Maliku 435, Tirmidhiu 2897 dhe Nesaiu 994 me sened autentik.
17
Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9
ve sel-lem ka thënë: Kush e lexon kaptinën "kul hu-
vallahu ehad" dhjetë herë, Allahu ja ndërton një pal-
lat në xhennet.[5]
Vërtet leximi i kësaj kaptine realizon faljen e
mëkateve.Tregohet se njëri prej sahabëve ka thënë:
E kam shoqëruar Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem në një udhëtim dhe ai e dëgjoi një njeri
duke lexuar kul huvallahu ehad dhe tha: Ky njeri
vetëm është larguar prej shirkut. Gjithashtu, dëgjoi
një tjetër duke lexuar kul huvallahu ehad e tha:
Është i falur.[6]
Kjo kaptinë të mjafton për tu mbrojtur nga sherri
si dhe e ndalon atë. Është vërtetuar se Abdullah
ibën Hubejb ka thënë: Kemi dalë një natë me shi
për ta kërkuar Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem që të na falë namazin neve dhe e takuam e
ai më tha: Thuaj! E unë nuk thashë asgjë. Pastaj
më tha përsëri: Thuaj! E unë nuk thashë asgjë, por
më pas i thashë: O i Dërguari i Allahut, çfarë të
them? U përgjigj: Thuaj kul huvallahu ehad, suren
Felek dhe Nas nga tre herë atëherë kur fillon nata
dhe në mëngjes do të të mjaftojë ty për çdo gjë.[7]
Lutja me këtë sure është e pranuar. Transmetohet
nga Abdullah ibën Burejde e ai nga babai i tij se
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ka
dëgjuar një njeri duke u falur e ai lutej duke thënë:
O Allahu im! Unë të lutem Ty duke dëshmuar se
nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje, Një i
Vetëm Absolut, në të Cilin mbështeten të gjitha
krijesat. Ai as nuk lind e as nuk është i lindur si
dhe askush nuk është i barabartë e i krahasueshëm
me Të. Atëherë tha Pejgamberi sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem: Pasha Atë që shpirti im është në dorën
e Tij, ky njeri e ka lutur Zotin me emrin e Tij më
të madh që nëse Atij i kërkohet diçka me të, i
dhurohet, e nëse lutet me të, i pranohet.[8]
Nga Mehxhen ibnul-Edrea i cili tregon se Pejgam-
beri sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka hyrë në xhami
ndërsa një njeri vetëm e përfundoi namazin dhe
në uljen e fundit tha: "O Allahu im! Unë të lutem
Ty, që je Një i Vetëm e Absolut, që në ty
mbështeten të gjitha krijesat. Ai as nuk lind e as
nuk është i lindur si dhe askush nuk është i
barabartë e i krahasueshëm meTë. Po të lutem që
të më falësh mëkatet e mia, Ti vërtetë je Falës dhe
Mëshirues i madh".
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha -tre
herë: Ai vetëm është falur, ai vetëm është falur, ai
vetëm është falur.[9] Sureja Ihlas në vete ngërthen
kritika kundër jehudëve, nazaretianëve[10] dhe id-
hujtarëve, dhe njëherit është argument dhe shenjë
e Allahut mbi krijesat e Tij saqë Sujutiu në El Iklil
thotë: Në suren Ihlas ka kritikë ndaj Jehudëve,
Nazaretianëve, Zjarrputistëve, Idhujtarëve, Mux-
hessimëve,[11] Mushebbihëve,[12] kritikë ndaj idesë
së Hululit dhe Itihadit[13] dhe kundër të gjitha re-
ligjioneve të kota.
Në këtë argumentohet ajo çfarë ka transmetuar
Buhariu në sahihun e tij me sened nga Ebu Hure-
jra radijallahu anhu e ky nga Pejgamberi sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem se Allahu ka thënë: Më ka
përgënjeshtruar e ofenduar i biri i Ademit dhe ai
nuk është dashtë ta bëjë këtë. Sa i përket përgen-
jështrimit të tij ndaj Meje është thënia e tij: (Zoti)
nuk do të më ringjallë ashtu siç më krijoi e për
Mua nuk është më lehtë krijimi sesa ringjallja. E
sa i përket ofendimit të tij ndaj Meje është thënia:
E Allahu ka fëmijë e Unë jam një i vetëm e Abso-
lut, që në Mua mbështeten të gjitha krijesat. Unë
as nuk lind e as nuk jam i lindur si dhe askush nuk
është i barabartë e i krahasueshëm me Mua.[14]
Sureja Ihlas është sureja më e mirë prej kaptinave
të Kur’anit. Si kjo nuk ka të ngjashme e as të kra-
hasueshme në librat e zbritura nga Allahu tek
Pejgamberët alejhimus-selam. Këtë e sqaron tra-
nsmetimi i treguar tek Musnedi i Ahmedit nga
Ukbetu ibën Amir që ka thënë: E takova Pejgam-
berin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ai më këshilloi
e më tha: O Ukbetu ibën Amir! Bëj lidhjet tuaja
me atë që të ka bojkotuar, jepi atij që e ka ndaluar
______________
[5] Transmeton Ahmedi 5/437 me sened hasen.
[6] Transmeton Daremiu 3292 dhe Nesaiu nëAmelul-jvm vel-ejleh 704 me sened autentik.
[7] Është i vërtetuar në Sunenin eEbu Davudit, Nesaiut dhe Tirmidhiut.
[8] Transmeton Ebu Davudi 1493, Nesaiu në Kubra 4/ 394 -395, Tirmidhiu 3475, Ibën Maxhe 3857, Hakimi 1/ 684 dhe Ibën Hibbani 2383 me sened
autentik.
[9] Transmeton Ahmedi 18995 dhe Ebu Davudi 987.
[10] Krishterët, por Allahu i quan Nasara sipas vendit ku është rritur Isau salAllahu alejhi ve selem, e ai është rritur në Nazaret dhe e drejtë është të quhen
ashtu siç i ka quajtur Allahu në Kur'an dhe Resulullahi salAllahu alejhi ve selem në Sunnet, pra Nasara - Nazaretistët e asesi me termin Krishterë që rrjedh
nga emri Krisht, emër i Isait alejhi salatu ve selam sipas Ungjillit të ndryshuara. (sh.p)
[11] Fraksion të cilët e trupëzojnë Zotin sipas perceptimeve dhe imagjinatës së tyre. (sh.p)
[12] Fraksion të cilët e përgjasojnë Allahun me krijesat. (sh.p)
[13] Hulul do të thotë që një gjë të unifikohet me tjetrën, ndërsa Itihad do të thotë që të bashkohen dy gjëra dhe të bëhen një. Hululi shpreh se Allahu
është manifestuar në robërit e Tij ndërsa Itihadi shpreh se e tërë krijatura është Allahu dhe nuk ka dallim mes krijaturës dhe Allahut. Shiko për këtë Et
Tevdihatul Xhelijeh Ala Sherhil Akidetit Tahavije 1/117 nga prof. dr. Muhammed ibën Abdurrahman el Humejjis (sh.p)
[14] Transmeton Buhariu 4074.
Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9
18
veten për të të dhënë dhe fale atë që të ka bërë
padrejtësi. Tha (Sahabiu): Pastaj kam ardhur tek
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ai më tha:
O Ukbetu ibën Amir! Sundoje gjuhën tënde, qaj
për mëkatet tuaja dhe zgjeroje shtëpinë tënde
(hapi portat për të tjerët). Përsëri tha ky sahabi:
Pastaj e takova Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem e më tha: O Ukbetu ibën Amir! A dëshiron
që të ti mësoj disa kaptina që nuk kanë zbritur në
Tevrat, Inxhil, Zebur dhe as në Furkan (Kur’an)
si ato? Nuk duhet të vie nate e vetëm duhet t’i lex-
osh e ato janë: "Kul huvallahu ehad", "kul eudhu
bi rab-bil felek" dhe "kul eudhu bi rab-bin-nas".
Tha Ukbetu: Nuk më ka ardhur nata e unë vetëm
i kam lexuar ato dhe për mua është obligim që
mos ti lë sepse për këtë më ka urdhëruar Pejgam-
beri sal-lAllahu aljehi ve sel-lem.[15]
E prej vlerave më të mëdha të sures Ihlas që nuk
mund të krahasohet, afrohet dhe të barazohet
asnjë sure tjetër në këtë vlerë, është, se sureja Ihlas
vlen sa një e treta e Kur’anit, çka do të thotë se lex-
uesi i saj arrin vlerën dhe shpërblimin sikur të atij
që ka lexuar dhjetë xhuza nga Kur’ani duke e ditur
se për çdo shkronjë në Kur’an ke shpërblim. Për
këtë janë transmetuar hadithe autentike që argu-
mentojnë për këtë vlerë dhe shkalla e këtyre ha-
ditheve ka arritur kategorinë e Mutevatirit[16] siç
thotë Ibën Kajimi dhe dijetarë të tjerë. Buhariu
transmeton hadithin nga Ebi Said el Hudriu radi-
jallahu anhu se ka thënë: Një person dëgjoi një
njeri duke lexuar "kul huvallahu ehad" dhe e
përsëriste dhe kur u zgjua personi i cili dëgjoi erdhi
tek Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe ia
tregoi këtë rast. Pejgamberi sal-lAllahu aljehi ve
sel-lem i tha: Pasha Atë në dorën e të Cilit është
shpirti im, kjo kaptinë e ka vlerën e një të tretës së
Kur’anit.[17] Gjithashtu, Buhariu transmeton nga
Ebi Saidi se ka thënë: Pejgamberi sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem ju tha shokëve të tij: A e mundon
dikënd prej jush që ta lexojë një të tretën e
Kur’anit për një natë? I thanë: Kush mundet prej
nesh ta bëjë këtë o i Dërguari i Allahut? Pejgam-
beri sal-lAllahu alejhi ve sel-lem u tha: "Allahul-
vahidus-Samed" është një e treta e Kur’anit.[18]
Gjithashtu, Muslimi transmeton nga Ebi Dardai
radijallahu anhu se Pejgamberi salAllahu alejhi ve
selem ka thënë: A e mundon dikë nga ju që ta lex-
ojë për çdo ditë një të tretën e Kur’anit? I thanë:
Po. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve se-llem tha:
Vërtet Allahu e ka ndarë Kur’anin në tre pjesë dhe
"kul huvallahu ehad" është një e treta e
Kur’anit.[19] Kuptimi i këtyre haditheve është se
kaptina Ihlas është sa një e treta e Kur’anit në sh-
përblim jo në pjesë, sepse nuk do të thotë që të
barazuarit në shpërblim është njëkohësisht
barazim edhe në pjesë dhe nga shembujt e këtij
rregulli është ajo çfarë është vërtetuar nga Pejgam-
beri sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: Kush
thotë dhjetë herë "La ilahe il-lAllah, vahdehu la
sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu ve huve
ala kul-li shejin kadir" është sikur të ketë liruar
katër shpirtëra nga bijtë e Ismailit.[20]
A e zëvendëson kjo lirimin e katër personave për
atë që i është bërë obligim një gjë e tillë, e ai të
deklarohet kjo është dhikri dhjetë herë i duasë së
lartpërmendur? Përgjigjja është: Assesi nuk e
zëvendëson, e sa i përket barazimit në shpërblim
kjo ekziston. Për këtë Hoxha i Islamit IbënTejmije
ka thënë: Barazohet në shpërblim me një të tretën
e Kur’anit dhe nuk do të thotë se obligon edhe
barazimin në lloj dhe cilësi.
Sa i përket shkakut që sureja Ihlas është krahasuar
sa një e treta e Kur’anit në shpërblim dijetarët kanë
dhënë përgjigjje të shumta dhe më e mira prej tyre
është: Vërtet Kur’ani diskuton tre lloj temash të
cilat janë: 1.Njohuri për Allahun. 2. Njohuritë për
krijesat eTij dhe 3. Njohuri për vendimet legjisla-
tive tëTij. Sa i përket njohurive për të madhin Zot
i posedon sureja Ihlas, e kjo, çfarë ka të bëjë për
njohjen e Allahut, emrat dhe atributet e Tij si dhe
mohimin e të gjitha mangësive dhe të metave dhe
kjo është ajo që në vete ngërthen shkenca e
Tevhidit dhe kjo është më e ngritura prej këtyre
tri llojeve të njohurive Kur’anore dhe e cila është
në kaptinën "Ihlas", e njohuritë tjera janë për kri-
jesat e Tij si p.sh: Për kombet e kaluara, lajme për
ndodhi të tashme dhe për në të ardhmen apo njo-
huri për vendimet si: Urdhërimet dhe ndalimet që
përbëjnë ligjin sheriatik e reflektues në praktikë,
si: falja e namazit, dhënia e zekatit dhe agjërimi i
ramazanit ndërsa ndalimet si: kamata, amoraliteti
etj. Për këtë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-
______________
[15] Transmeton Ahmedi 17467 me sened autentik.
[16] Shkalla më e lartë e hadithit autentik.
[17] Transmeton Buhariu ne sahihun e tij 5014
[18] Transmeton Buhariu në sahihun e tij 5015.
[19] Transmeton Muslimi në sahihun e tij 811.
[20] Transmeton Muslimi në sahihun e tij 2693.
19
Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9
lem i ka nxitur të tjerët që ta lexojnë në namaz
dhe në vende të tjera. Sa i përket namazit ai e ka
lexuar kaptinën "Ihlas" në rekatin e dytë në sun-
netin e sabahut dhe ka thënë për këtë kaptinë dhe
për kaptinën Kafirun: Sa të mira janë këto dy
kaptina.[21] E ka emërtuar Ibën Hibbani në Sahi-
hun e tij një kapitull kështu: Vërtetimi i besimit
për atë që lexon kaptinën "Ihlas" në rekatet e
sabahut. Ai për këtë ka sjellë hadithe me sened të
tij deri tek Xhabir ibën Abdullah se një njeri ka
falur dy rekate të sabahut dhe ka lexuar në rekatin
e parë "kul ja ejuhel kafirun" e tha Pejgamberi
salAllahu aljehi ve selem: Ky është një rob i cili e
ka njohur Zotin e tij. Dhe ai njeriu lexoi në rekatin
e dytë "kul huvallahu ehad", dhe tha Pejgamberi
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: Ky është robi i cili ka
besuar në Zotin e tij.[22]
Ai sal-lAllahu alejhi ve se-lem ka lexuar suren
"Ihlas" dhe "Kafirun" në sunnetin e akshamit pas
farzit, ashtu siç ka lexuar vetëm atë në namazin e
vitrit, e nganjëherë ja ka shtuar kaptinën "Kul
eudhu bi rabil-felek" dhe "Kul eudhu birabin-
nas". Hoxha i Islamit ka treguar për urtësinë në
lidhje me këtë ku thotë: Sunneti i sabahut është
startuesi i punës, ndërsa Vitri është përmbyllja e
saj, dhe për këtë e ka falur sunnetin dhe vitrin me
kaptinën "Ihlas" dhe këto dy namaze janë përm-
bledhje e Tevhidul-ilmi vel amel, dhe tevhidul-
Marifeti vel-iradeh, dhe Tevhidul I’tikadi
vel-kasdi.[23]
Gjithashtu, e ka lexuar kaptinën "Ihlas" bashkë
me kaptinën "Kafirun" në dy rekatet e tavafit pas
Mekami Ibrahim alejhi selam, sinjal për tevhidin
për të cilin ka thirur dhe i ka vërtetuar shtyllat e
tij imami i pejgamberëve (Muhammedi) deri në
ditën e gjykimit, sal-lAllahu aljehi ve sel-lem.
Pejgamberi sal-lAllahu aljehi ve sel-lem pas për-
fundimit të çdo namazi e ka lexuar kaptinën Ihlas,
Felek dhe Nas gjithashtu në Dhikret e sabahut dhe
mbrëmjes dhe kur është shtrirë në shtrat duke i
bashkuar duart, ka lexuar në to suren Ihlas, Felek
dhe Nas. Më pas ka fryrë në duar dhe e ka fërkuar
me to gjithë trupin, e këtë e bënte tre herë. Kur
ishte i sëmurë i ka lexuar këto dhe ka fryrë në duar
dhe pastaj me to ka fshirë trupin duke shpresuar
në bereqetin e tyre.
Për shkak të gjitha këtyre vlerave, të mirave, ud-
hëzimeve dhe dobive, Pejgamberi salAllahu alejhi
ve selem e ka shpeshtuar leximin e kësaj sureje dhe
në shumë punë e gjendje i ka lexuar ato. Ky është
udhëzimi më ndriçimtar, rruga më e zgjedhur, të
cilën e kanë shtegtuar më të zgjedhurit e këtij um-
meti, duke e lexuar me një lexueshmëri skajshmër-
isht të saktë dhe duke e kuptuar me kuptueshmëri
të vërtetë si dhe e kanë reflektuar në vepër me
shëmbëllesën më të mirë. Gjithashtu këtë sure e
kanë ngritur lart në një pozitë madhështore saqë
ajo nuk ka munguar në mendimet e tyre, gjuhët e
tyre, për herë e kanë marrë si shembull dhe argu-
ment kundër kundërshtarëve. Vlen të potencohet
në lidhje me këtë atë që ka treguar Dhehebiu në
librin e tij Es-Sijeru nga Ahmed ibën Hamdun se
ka thënë: E kam parë Muhamed ibën Ismailin në
xhenazen e Said ibën Mervanit dhe Jahja edh-
Dhuhelijut duke pyetur për emrat (e trans-
metuesve), llagapet dhe për çështjet precise të
shkencës së hadithit, e Muhamed ibën Ismaili
përgjigjej shpejt sikur shigjeta, sikur po e lexonte
"Kul huvallahu ehad".
Ebu Zurra’ është pyetur për një person që është
betuar me shkurorëzim se Ebu Zurra’ i ka memo-
rizuar 200 mijë hadithe, a ka bërë mëkat (betuesi)?
Ebu Zurra’ i tha: I kam memorizuar 200 mijë ha-
dithe ashtu sikur njeriu ka memorizuar "Kul hu-
vallahu ehad". Ndërsa në librin El Medhakireh
qëndron 300 mijë hadithe.[24]
Kjo sure me gjithë këta emra, kuptime dhe vlera
është e vlefshme për çdo musliman dhe ai duhet
të dhurojë orë të tëra nga jeta e tij për të kërkuar
të mirat e kësaj kaptine, udhëzimin me dritën e
fuqishme të saj dhe gjithmonë të qëndrojë pranë
thesareve të saj.
O Allah, na jep begati me Kur’anin madhështor, na
dhuro dobi nga çka në të prej ajeteve dhe përkuj-
timeve plot urtësi; Ti je Mbykqyrës në këtë dhe i
Pushtetshëm për këtë si dhe paqa, shpëtimi dhe be-
gatitë qofshin mbi të Dërguarin e Tij të ndershëm.
Shkëputur nga Revista "El-Islah" nr.6.
Përpiloi: Izzudin Ramadani
Përshtati: Adem Avdiu
______________
[21] Transmeton Ahmedi 26550.
[22] Transmeton Ibën hibbani në sahihun e tij 2460.
[23] Këto janë kategoritë e tevhidit që në vete ngërthejnë veçimin e Allahut në veprimet e Tij, emrat dhe atributet e tij si dhe veçimin e Allahut në ad-
hurim. Respektivisht janë një lloj tjetër ndarje e tevhidit Rububije, tevhidit të El-Esmau ves-Sifat, dhe tevhidit të Adhurimit.(sh.p)
[24] Shiko “Sijeru Ealamu Nubela” 13/68.
Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9
20
KAPITULLI I DYTË NGA PARATHËNIA E
IBN MAXHES
Në umetin islam u shfaqën njerëz të cilët refuzuan dhe kundërshtuan Sunnetin e të Dërguarit sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem dhe pretenduan se pasojnë vetëm Kur'anin duke e quajtur veten "Kur'ani-
jun” ose “Kur'anistë", mirëpo në të vërtetë ata nuk janë tjetër vetëm se gënjeshtarë dhe përgënjeshtrues
të Kur'anit...
HADITHI NR.12
T
ransmetohet nga El Mikdam ibën Meadij
Keribe El Kindiu, se i Dërguari sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
"Së shpejti do të vijë një kohë kur njeriu i mbë-
shtetur në kolltukun e tij dëgjon një hadith nga ha-
dithet e mia dhe thotë: “Mes nesh dhe jush është
libri i Allahut Az-ze ve xhel-le, ajo çka është në të
e lejuar e kemi lejuar, ndërsa atë që e kemi gjetur
në të të ndaluar e kemi ndaluar!” A nuk është me
të vërtetë e njëjtë ajo që e ka ndaluar i Dërguari
sikurse ajo që ka ndaluar Allahu?" (Sahih, auten-
tik)
HADITHI NR. 13
T
ransmetohet nga Ubejdullah ibën Ebi
Rafi', nga babai i tij, se i Dërguari sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
"Të mos e gjej dikë nga ju të mbështetur në koll-
tukun e tij, t'i vijë urdhri çka kam urdhëruar apo
çka kam ndaluar, ndërsa ai të thotë: "Nuk e di, atë
që e kemi gjetur në librin e Allahut e pasojmë."
(Sahih, autentik)
Sqarim:
Hadithin nr. 12 e transmeton imam Ahmedi (nr
17194),[1] Ebu Davudi[2] (4593), Tirmidhiu (2664)[3]
dhe ka thënë: "Hadith hasen garib nga kjo rrugë."
Ndërsa hadithin nr. 13 e transmeton imam Ahmedi
(23876),[4] Ebu Davudi (4592),[5] Tirmidhiu (2663)[6]
dhe ka thënë: "Hadith hasen sahih."
KUPTIMI I PËRGJITHSHËM I KËTYRE
DY HADITHEVE
I
Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tërheq
vërejtjen nga një gjë për të cilën Allahu ka
lajmëruar se do të ndodhë me disa persona
të umetit. Ajo gjë është refuzimi dhe kundërsh-
timi i Sunnetit të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem me pretekst se mjafton të kapurit
vetëm pas Kur'anit.
Në hadithin e parë gjendja e mendjemadhësisë
dhe e kundërshtimit tek këta persona përshkru-
het me një person të ulur në kolltuk dhe pranë
tij dikush i rrëfen diçka nga hadithet e Muha-
medit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ndërsa ai me
kryeneçësi dhe mendjemadhësi nuk e pranon
hadithin e të Dërguarit duke thënë se mes nesh
dhe jush është të shikojmë vetëm në Kur'an; atë
që e gjejmë në Kur'an të qartë se është e lejuar
RESPEKTIMIMADHËRIMIIHADITHITTËTËDËRGUARITSALLALLAHUALEJHIVE
SELLEMDHEASHPËRSIANDAJATYREQËEKUNDËRSHTOJNËATË
______________
[1] "Musned imam Ahmed" me verifikim të Shuajb Arnautit (28429).
[2] Sunen Ebu Davud, libri i Sunnetit, kapitulli mbi pasimin e Sunnetit (hadithi nr. 4604) me disa shtesa.
[3] Xhami' Tirmidhi, libri i diturisë, kapitulli: “Çfarë është ndaluar të thuhet kur dëgjohet hadithi i të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem” (hadithi nr.
2664).
[4] "Musned imam Ahmed", me verifikim të Shuajb Arnautit (39302).
[5] Sunen Ebu Davud (hadithi nr. 4605).
[6] Xhami' Tirmidhi (hadithi nr. 2663).
21
Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9
apo e ndaluar, themi se është ashtu, ndërsa ajo
që nuk është përmendur në Kur'an, por është
përmendur në hadithet e të Dërguarit sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem, nuk e pranojmë atë.
I Dërguari e kundërshton këtë dyshim djallëzor
duke thënë se ajo që ka ardhur në Sunnetin e tij,
qoftë e lejuar apo e ndaluar, duhet të pranohet
ashtu siç pranohet nga Kur'ani, sepse si Kur'ani
ashtu edhe Sunneti janë shpallje e Allahut të
Madhërishëm. Allahu thotë: "Dhe ai nuk flet nga
mendja e tij. Ai (Kur’ani) nuk është tjetër pos sh-
pallje që i shpallet." Nexhm 3-4
Ajo që ka ndaluar i Dërguari në Sunnetin e tij
është sikurse ajo që ka ndaluar Allahu në Kur'an,
sepse i Dërguari ia ka kumtuar umetit të tij çdo
gjë që Allahu e ka lejuar apo ndaluar.
DOBITË NGA KËTO DY HADITHE
F
jala e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem: “Së shpejti do të vijë një kohë…” Folja
"jusheku" ka kuptimin se është afruar
koha kur do të dalin njerëz të tillë. Kjo është nga
mrekullitë e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem, sepse ashtu ndodhi. Në umetin islam u
shfaqën njerëz të cilët refuzuan dhe kundërsh-
tuan Sunnetin e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem dhe pretenduan se pasojnë vetëm Kur'an-
in duke e quajtur veten "Kur'anijun” ose “Kur'a-
nistë", mirëpo në të vërtetë ata nuk janë tjetër
vetëm se gënjeshtarë dhe përgënjeshtrues të
Kur'anit sepse Allahu thotë në Kur'an: "Çka t’ju
japë Pejgamberi, atë merreni, e çka t’ju ndalojë,
përmbajuni." Hashr 7
"Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit e
kini kujdes (mos kundërshtoni)…" Maide 92
"Thuaj: “Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas
meje që Allahu t’ju dojë…" Alu Imran 31
Dhe siç transmeton Darimiu nga Jahja ibën
Kethiri: "Xhibrili i zbrsite të Dërguarit me Sun-
netin (hadithin) ashtu siç i zbriste me Kur'a-
nin."[7]
Realiteti është se këta njerëz me këtë thirrje, de
kinse punojnë vetëm me Kur'an, dëshirojnë të
realizojnë epshet dhe dëshirat e tyre. në mënyrë
që të bëjnë thirrje sa më lehtë në bidatet e tyre.
Kjo është kështu sepse Kur'ani, siç ka thënë Aliu,
Allahu qoftë i kënaqur prej tij, është "Ham-
malun lil vuxhuh”, pra i përgjithshëm dhe përm-
ban në vetvete kuptime të shumta. Kur Aliu e
dërgoi Abdullah ibën Abasin që të polemizojë me
havarixhët, e këshilloi që t'u fliste me Sunnet dhe
jo me Kur'an,[8] sepse në Sunnet gjërat janë deta-
jizuar, si p.sh, detajet e namazit, agjërimit, zeka-
tit e pothuajse të gjitha adhurimet në Kur'an
kanë ardhur vetëm në mënyrë të përgjithshme,
ndërsa Suneti është ai që i ka detajizuar ato.
Pra, këta propagandues, se gjoja punojnë vetëm
me Kur'an, janë vetëm gënjeshtarë dhe mashtr-
ues të vetvetes, siç ka thënë Abdullah ibën
Mes'udi: "Ju do të shihni njerëz që pretendojnë
se ju ftojnë të punoni me Kur'an, por ata në reali-
tet Kur'anin e kanë hedhur pas shpinës. Merruni
me dituri dhe largohuni nga gjërat e shpikura
dhe kini kujdes nga të tepruarit në të shprehur
dhe nga thellimi i tepërt. Kapuni pas "el Atik”,
të vjetrës, asaj që ka kaluar”,[9] d.m.th. kapuni pas
të parëve tuaj të mirë.
Ata që refuzuan Sunnetin me logjikën e tyre u
ndanë në dy grupe:
a) Refuzimi i Sunnetit në tërësi duke mos pran-
uar asgjë nga ai, ndërsa disa përjashtuan disa sun-
nete praktike, si p.sh, detajet e namazit, zekatit
etj. Qelizat e para të kësaj ideje u shfaqën nga
fundi i kohës së sahabëve dhe ato mund t'i qua-
jmë si qëndrime personale të disa personave të
devijuar. Do të përmendim vetëm një shembull
sa për ilustrim. Transmetohet nga Hasan El Bas-
riu, se Imran ibën Husajni (shok i të Dërguarit
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ishte ulur me shokët
e tij. Atëherë njëri ndër të pranishmit i tha: “Mos
na fol përveçse me Kur'an.” Imrani i tha: “Afro-
______________
[7] “Sunen Ed-Darimij” (në parathënie, etheri nr. 607, fq. 474).
[8] "El Itkan fi ulumil Kur'an”, te lloji i tridhjetë e nëntë, "Mearifet el vuxhuh ven-nedhair" (2103). Imam Sujutiu këtë ether thotë se e ka transmetuar
Ibën Sa'di në "Tabekat", mirëpo në këtë libër nuk e kam gjetur këtë ether. Sidoqoftë ngjarja është e njohur, por të ngjashme me të janë edhe fjalët e
Omerit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, siç e transmeton el-Lalikaij në "Sherh es-suneh" (1123 nr. 203), ku thotë: "Do të vijnë njerëz që do t'ju polemizo-
jnë me dyshime nga Kur'ani. Polemizoni me ta me sunnete sepse pasuesit e Sunnetit janë më të dijshëm mbi librin e Allahut." Të njëjtën fjalë ka thënë
edhe Aliu, Allahu qoftë I kënaqur prej tij, siç e transmeton el-Lalikaij në "Sherh es-suneh". Po aty.
[9] Sunen ed-Darimi në parathënie (nr. 143).
Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9
22
hu këtu.” Dhe i tha: "A e sheh ti dhe shokët e tu
se nëse mbështetesh vetëm në Kur'an, a do të
kishe gjetur në të se namazi i drekës i ka katër
rekate, i ikindisë katër dhe i akshamit tri regate,
se duhet të lexosh me zë në dy rekatet e para?"[10]
Ka edhe raste të tjera, mirëpo siç duket ishin
ende të rralla dhe nuk ishin shndërruar në feno-
men deri nga fundi i shekullit të dytë hixhri. Për
sa i përket kësaj periudhe, nuk ka njohuri të boll-
shme përveç asaj që ka përmendur imam Shafiu
në librin e tij "El-Um", duke e emërtuar një ka-
pitull me titullin "Kapitulli mbi ata që e refuzuan
Sunnetin në tërësi". Ai më pas vazhdoi t'u
kundërpërgjigjet atyre.
Rafiditë konsiderohen prej atyre që e kanë re-
fuzuar Sunnetin në tërësi sepse nga bindjet e tyre
është gjykimi për sahabët se janë të dalë nga feja.
Kjo do të thotë se çdo gjë që ka ardhur prej ntyre,
për ta është e refuzuar. Dihet se rafiditët i akuzo-
jnë sahabët edhe si gënjeshtarë e mashtrues në
kumtimin e shpalljes dhe se gjoja kanë fshehur
një pjesë të Kur'anit. Ndërsa ajo që quhet Sunnet
tek ta është një fe e re, të cilën e ka shpikur çifuti
Abdullah bin Sebe'e, duke e përzier me je-
hudizëm dhe Islam, që më vonë t'i vendosin disa
zinxhirë transmetimesh se gjoja janë nga trans-
metimet e "Alu bejtit", familjes së të Dërguarit
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Mirëpo familja e të
Dërguarit është e pastër nga ajo që kanë shpikur
ata, ashtu siç është i pastër ujku nga gjaku i Jusu-
fit alejhi selam. Kjo ishte një pasqyrë e atyre që e
refuzuan Sunnetin në kohët e kaluara, ndërsa në
kohën e tanishme, siç duket, kolonizimi perëndi-
mor ende nuk e ka realizuar dominimin ndaj
botës muslimane dhe përmes orientalistëve po
mundohet të ngjallë idetë dhe grupimet devi-
juese në mesin e muslimanëve. Këto ide dhe
grupime kanë marrë fund e janë harruar prej ko-
hësh. Ato i kishin shpikur paraardhësit e tyre çi-
futë, të krishterë dhe zjarrputistë. Nga gjërat që
u munduan t'i ngjallin ishte edhe kjo për të cilën
po flasim, d.m.th. refuzimi i Sunnetit dhe të
mjaftuarit vetëm me Kur'an. Në fakt ata synojnë
refuzimin e fesë në tërësi. Në Indi u shfaq një
shkollë që refuzoi Sunnetin në tërësi dhe në krye
të saj ishin Sejid Ahmed Han, Abdullah Xhekr
Elvij, Ahmedudin El Amertserij dhe të tjerë. Më
pas erdhi Gulam Ahmed Bervijz duke formuar
kështu një shoqatë me emrin "Ehlul Kur'ani - Pa-
suesit e Kur'anit", duke botuar edhe një revistë
mujore dhe një numër të madh librash në këtë
kontekst.
Ndërsa në tokat arabe thirrjen për refuzimin e
Sunnetit e kanë mbartur mbi supet e veta dy
grupe.
Grupi i parë:
Ata që pretendojnë se janë pasuesit e shkollës "El
Islahije", e cila u formua në Egjipt në duart r
Muhamed Abduhusë dhe hoxhës së tij, i quajtur
si el Afganij. Idetë e kësaj shkolle përhapeshin
përmes dy mënyrave:
a) Përmes revistës "El Menar", kryeredaktor i së
cilës ishte Muhamed Rashid Rida.[11] Në këtë re-
vistë u botuan një varg artikujsh me titull "Islami
është Kur'ani i vetëm", me autor dr. Tevfik Sid-
kij.
b) Përmes librit "Advaun alas-sunetil muhame-
dije” ose “Dritë mbi Sunnetin pejgamberik", i
autorit Ebu Rej-je.[12]
Grupi i dytë:
Disa shkrimtarë, veprimtarë, autorë të disa li-
brave po ashtu nga Egjipti, të cilët jetuan dhe u
ushqyen në duart e armiqve të Islamit nga radhët
e orientalistëve çifutë dhe të krishterë në univer-
sitetet e Francës, Gjermanisë e Anglisë, ku mend-
jet e tyre ishin ushqyer me ide shkatërruese dhe
devijuese të marra nga "hoxhollarët" e tyre ori-
entalistë. Ata u kthyen në vendet muslimane si
të dërguar të armiqve të Allahut me qëllim që të
mbjellin dyshime dhe ide shkatërruese në mesin
e muslimanëve. Në krye të këtyre veprimtarëve
ishin Taha Husejn, Ahmed Emin dhe shumë të
______________
[10] Transmeton Bejhekiu në hyrje të "Delail en-nubuve"(125), Hatib El Bagdadij në "El kifaje" (fq. 48), nga rrugë të ndryshme (marrë nga libri “Tedvin
es-suneh en-nebevije".
[11] Shiko librin "Dirasat fil hadith en-nebevij" të dr Mustafa El Eadhamij (126-27), i cili përmend fjalën e profesor Es-Sibaijit, ku tregon se Rashid Rida
nga fundi i jetës së tij është tërhequr nga këto mendime. Shiko "Es-sunetu ve mekanetuha fit-teshri' el islamij" (fq. 30).
[12] Këtë libër e kanë kundërshtuar me shkrime shkencore shumë autorë. Ndër librat më të mirë që flet kundër këtij libri është "Es-sunetu ve mekanetuha
fit-teshri' el islamij", me autor profesor Es-Sibaij dhe libri "El Envar el kashife", me autor dijetarin Abdurrahman el Mual-limij, Allahu e mëshiroftë (marrë
nga libri "Tedvin es-suneh en-nebevije".
23
Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9
tjerë.
b) Refuzimi i Sunnetit pjesërisht, domethënë re-
fuzimi i haditheve ahad[13]
Hadithi ahad u refuzua nga disa grupime të de-
vijuara si:
1. Mu'tezilitët, të cilët e refuzuan hadithin ahad
në ahkame (legjislacion) dhe akide (besim).
2. Esh'aritët, të cilët e refuzuan hadithin ahad
vetëm në çështje të akides.
Ndërsa Ehlu Sunneti e pranon hadithin ahad si
në legjislacion ashtu edhe në besim.
U zgjeruam në këtë çështjë duke parë rëndësinë
e njohjes së saj dhe rrezikun që i kanoset hadithit
të të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.
FJALA E TË DËRGUARIT SALLALLAHU
ALEJHI VE SELLEM
"…kur njeriu i mbështetur në kolltukun e tij thotë:
“Mes nesh dhe jush është libri i Allahut..."(Shiko
lart citatin e hadithit nr. 12)
Imam El Hatabij thotë: "Ka për qëllim pasuesit
e lukseve dhe të të mirave të kësaj bote, të cilët
dijen nuk e kanë kërkuar nga dijetarët e merituar
dhe nuk kanë udhëtuar për ta kërkuar atë, por
kanë qëndruar në shtëpitë e tyre dhe duke qenë
injorantë, refuzojnë çdo hadith i cili u bie ndesh
me epshet e tyre apo bie ndesh me drejtimin dhe
mendimet e hoxhës së tyre, të cilin e pasojnë ver-
bërisht.
E me këtë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
paralajmëron ata që kundërshtojn Sunnetit e tij,
e që ato sunnete nuk janë përmendur në Kur'an,
ashtu siç bënë havarixhët dhe rafiditët, sepse ata
u munduan të mjaftohen vetëm me Kur'an duke
lënë kështu anash sunnetet e të Dërguarit sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem, të cilat ishin sqaruese të
Kur'anit. Në këtë mënyrë ata devijuan. Gjitha-
shtu, ky hadith argumenton se hadithi nuk ka
nevojë t'i ekspozohet Kur'anit sepse hadithi, nëse
vërtetohet nga i Dërguari sa-lAllahu alejhi ve sel-
lem, është argument në vete. Ndërsa hadithin që
e transmetojnë disa njerëz, ku thuhet: "Nëse ju
vjen një hadith, paraqiteni tek Kur'ani. Nëse
është në pajtim me të, merreni e nëse e kundër-
shton, lëreni atë", ky hadith është i kotë dhe nuk
ka bazë, siç tregon Zekerija ibën Jahja Es-Saxhij
nga Jahja ibën Meini, i cili ka thënë se këtë ha-
dith e kanë vendosur zindikët.”[14] Me kaq për-
fundon fjala e imam Hatabit.
Ndërsa shprehja në hadith: "A nuk është me të
vërtetë e njëjtë ajo që e ka ndaluar i Dërguari
sikurse ajo që e ka ndaluar Allahu?”
Nga vetë teksti kuptojmë se Sunneti është i ng-
jashëm me Kur'anin për nga obligueshmëria e
pasimit të tij dhe të vepruarit me të.
Vijon…
Përgatiti: Fidan Xhelili
Literatura e konsultuar:
1."Kur'ani Famëlartë", përkthimi i Sherif Ahmetit.
2."Musned imam Ahmed", me verifikim të dijetarit
shqiptar Shuajb Arnautit. Mueseseturr-rrisale-Bejrut,
botimi i parë.
3. “Sunen Ebu Davud", me verifikim të haditheve nga
dijetari Muhamed Nasirudin Albani. Mektebet el
mearif-Rijad, botimi i parë.
4. "Sunen Ibën Maxheh", me verifikim të haditheve nga
dijetari shqiptar Muhamed Nasirudin Albani, me
përkujdesje të dijetarit Mesh'hur ibën Hasen Al Selman.
Mektebet el mearif-Rijad, botimi i parë.
5. "Sunen Ed-Darimij", verifikues Husejn Selim Esed
Ed-Daranij. Darul mugnij-Rijad, botimi i parë.
6. "Mealim es-sunen" Ebu Sulejman Hamed Muhamed
El Hat-tabij. Mektebetul-ilmije- Bejrut, botimi i dytë.
7. "El Itkan fi ulumil Kur'an", Xhelaludin Es-Sujuti,
Darul gad el-xhedid-Kajro, botimi i parë.
8. "Avnul Meabud sherh Sunen Ebi Davud", Muhamed
Shems el Hak el Adhim Abadij, Darul kutub el ilmije-
Bejrut, botimi i parë.
9. "Tuhfetul Ahvedhij sherh Sunen Tirmidhi",
Muhamed Abdurrahman El Mubarekfurij, Dar ihja et-
turath el arabij –Bejrut, botimi i tretë.
10. "Sherh Sunen Ibën Maxheh" nga imam Ebul Hasen
el Hanefij, i njohur si imam Sindij, Darul mearife- Be-
jrut, botimi i tretë.
11. “Tedvin es-suneh en-nebevije", dr Muhamed ibën
Metar Ez-Zehranij, Mektebet Dar El Minhaxh –Rijad,
botimi i parë.
12. "Dirasat fil hadith en-nebevij ve tarih tedvinihi", dr
Muhamed Mustafa el Eadhamij, el Mektebul Islamij.
______________
[13] Hadith ahad është hadithi të cilin e transmeton një person apo një grup njerëzish qoftë edhe vetëm në një gjeneratë, por që nuk e arrin shkallën
mutevatir. Ndërsa mutevatir është hadithi të cilin e transmetojnë grup njerëzish nga gjenerata në gjeneratë duke qenë e pamundur që ky grup njerëzish të
bien dakord që të gënjejnë.
[14] "Mealim es-sunen" El Hat-tabij(4298-299)
Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9
24
Kujdesi i sahabëve për Sunnetin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ishte jashtëzakonisht i madh.
Disa prej fiseve që ishin larg Medinës dërgonin njerëz që të mësonin dispozitat e Islamit prej Pejgamberit sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem, për t’u kthyer tek ata si mësues dhe udhërrëfyes nga ajo që kishin marrë prej të Dër-
guarit të Allahut, saqë merrnin edhe rrugë shumë të larta vetëm e vetëm për ta pyetur atë për ndonjë çështje
aktuale që ka të bëjë me ta.
S
a ishte gjallë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem,sahabëtdispozitatefesëimësonindhe
i merrnin nga ai, qoftë prej fjalëve të tij ose ve-
prave atëherë kur e dinin se ajo që vepronte ai nuk
ishte vetëm për të apo qoftë edhe prej pëlqimeve të
tij.
I zbriste atij Kur'ani dhe ai e dinte komentimin e tij.
Në shumicën e rasteve ajetet e Kur'anit zbrisnin në
mënyrë të përgjithësuar apo përmbledhëse dhe ai i
konkretizontedheishpjegonteato,simeshembullin
e urdhrit për faljen e namazit. Allahu na obligon me
faljen e tij duke mos i precizuar fare kohët e tyre, for-
mën apo numrin e rekateve, po ashtu edhe me zeka-
tin dhe disa obligime të tjera.
Epërkëtëarsyeishteobligativedheepatjetërsueshme
për sahabët që të kthehen te Pejgamberi salAll-llahu
alejhi ve selem dhe t’i mësojnë dispozitat e fesë me
një mënyrë të thuktë dhe të qartë.
Allahu subhanehu ve teala na e bën të qartë pozitën
e Pejgamberit, gjegjësisht Sunnetit të tij në raport me
Kur'anin, dhe se ai është sqarues i Kur'anit dhe i qël-
limeve të tij. Allahu subhanehu ve teala thotë: "Ty ta
zbritëm Kur'anin që t'u shpjegosh njerëzve atë që u
është shpallur atyre, me shpresë se do ta studiojnë
(Kur'anin).” Nahl 44
Ashtu sikurse është edhe shpjegim dhe sqarim i asaj
për të cilën njerëzit polemizojnë dhe kanë mospaj-
time: "Ne nuk të shpallem ty për tjetër Kur'anin
vetëm që t'u sqarosh atyre atë për çka u përçanë, e (ta
zbritëm) që të jetë udhëzim dhe mëshirë për njerëzit
që besojnë." Nahl 64
Dhe e ka bërë obligim kthimin tek ai për çdo gjë
rreth së cilës kanë mospajtim: "PërZotintënd,joata
nuk janë besimtarë (të asaj që të zbritëm ty e as të
asajparateje)derisatëmoszgjedhintypërtëgjykuar
në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd)
tëmosndiejnëpakënaqësingagjykimiytdhe(derisa)
të mos binden sinqerisht." Nisa 65
Dhethotë:"…Nësenukpajtohenipërndonjëçështje,
atëherëparashtrojeniatëtekAllahu(telibriiTij)dhe
tek i Dërguari…" Nisa 59
Pra, nga kjo kuptohet se për çështjet të cilat njerëzit
nukinjohindhekanëmospajtime,letëkthehendhe
të pyesin ata që i dinë ato. Duhen pyetur dijetarët se
çfarë ka thënë Zoti ose Pejgamberi përkitazi me
ndonjë çështje, sepse burimi i çështjeve fetare është
prej Zotit dhe Pejgamberit e nuk duhet të bazohemi
apo mbështetemi në atë se çfarë thotë nga vetvetja
dijetari. Mbështetja në thëniet dhe në qëndrimet e
kujtdo qoftë, përveç Zotit e Pejgamberit, është tak-
lid- imitim, e imitimi nuk është i lejuar.
Imitimiiverbërithënievedhesjelljevetëndonjëper-
soni kushdo qoftë, pa u bazuar në argumente, është
shkak i besimeve të kota, është devijim i principeve
fetaredheështëdegjeneriminjëmasetëmashtruar.[1]
Allahu subhanehu ve teala thotë: "Besimtarët janë
vetëm ata që i besuan Allahut dhe të Dërguarit tëTij
dhe kur janë me të (të Dërguarin) për ndonjë çështje
______________
[1] Kur'an-i, përkthim me komentim në gjuhën shqipe nga Sherif ef. Ahmeti, Allahu e mëshiroftë, fq. 316.
KONTRIBUTI I SAHABËVE PËR RUAJTJEN E
S U N N E T I T
08. Personaliteti i muslimanit
08. Personaliteti i muslimanit
08. Personaliteti i muslimanit
08. Personaliteti i muslimanit
08. Personaliteti i muslimanit
08. Personaliteti i muslimanit
08. Personaliteti i muslimanit
08. Personaliteti i muslimanit
08. Personaliteti i muslimanit
08. Personaliteti i muslimanit
08. Personaliteti i muslimanit
08. Personaliteti i muslimanit
08. Personaliteti i muslimanit
08. Personaliteti i muslimanit
08. Personaliteti i muslimanit
08. Personaliteti i muslimanit
08. Personaliteti i muslimanit
08. Personaliteti i muslimanit
08. Personaliteti i muslimanit
08. Personaliteti i muslimanit
08. Personaliteti i muslimanit
08. Personaliteti i muslimanit
08. Personaliteti i muslimanit
08. Personaliteti i muslimanit

More Related Content

Similar to 08. Personaliteti i muslimanit

Dr. Jusuf Kardavi - Obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
Dr. Jusuf Kardavi - Obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanëDr. Jusuf Kardavi - Obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
Dr. Jusuf Kardavi - Obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
Shkumbim Jakupi
 

Similar to 08. Personaliteti i muslimanit (20)

Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjes
Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjesQëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjes
Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjes
 
01 - Revista Medina
01 - Revista Medina01 - Revista Medina
01 - Revista Medina
 
01 - Revista Medina
01 - Revista Medina01 - Revista Medina
01 - Revista Medina
 
Të kapemi fort mbas Menhexhit Selefij
Të kapemi fort mbas Menhexhit SelefijTë kapemi fort mbas Menhexhit Selefij
Të kapemi fort mbas Menhexhit Selefij
 
Tre parimet
Tre parimetTre parimet
Tre parimet
 
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për toDëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
 
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për toDëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
 
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
 
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
 
Dr. Jusuf Kardavi - Obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
Dr. Jusuf Kardavi - Obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanëDr. Jusuf Kardavi - Obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
Dr. Jusuf Kardavi - Obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
 
Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetit
Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetitSq silluni bute_o_pasues_te_sunetit
Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetit
 
Sq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjes
Sq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjesSq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjes
Sq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjes
 
Sq Teuhidi i thjeshtësuar
Sq Teuhidi i thjeshtësuarSq Teuhidi i thjeshtësuar
Sq Teuhidi i thjeshtësuar
 
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
 
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
 
Sq Tre parimet dhe argumentet e tyre
Sq Tre parimet dhe argumentet e tyreSq Tre parimet dhe argumentet e tyre
Sq Tre parimet dhe argumentet e tyre
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
 
Grupi i shpetuar
Grupi i shpetuarGrupi i shpetuar
Grupi i shpetuar
 
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
 

More from Lexo dhe Mëso

More from Lexo dhe Mëso (20)

keqkuptim për islamin
keqkuptim për islaminkeqkuptim për islamin
keqkuptim për islamin
 
doktrina e trinisë
doktrina e trinisëdoktrina e trinisë
doktrina e trinisë
 
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëveJu nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
 
shkurt për jezusin
shkurt për jezusinshkurt për jezusin
shkurt për jezusin
 
A ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo MyslimanA ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
 
Islami dhe Krishterizmi
Islami dhe KrishterizmiIslami dhe Krishterizmi
Islami dhe Krishterizmi
 
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCABIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
 
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetëA e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
 
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjenPriftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
 
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdfTAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
 
DIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEISTDIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEIST
 
Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)
 
Bazat e besimit
Bazat e besimitBazat e besimit
Bazat e besimit
 
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga KuraniKurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
 
Xhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveXhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e Myslimanëve
 
Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëveVirtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
 
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësXhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
 
Vlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas SunetitVlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas Sunetit
 
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-HixhesVlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
 
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitVersion i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
 

08. Personaliteti i muslimanit

  • 1.
  • 2. EDITORIALI Xheladin Leka Personaliteti i muslimanit ......................................................... 2 Dr. AbdulMexhid Xhuma'a Studim rreth ndalimit të festimit të festave të të krishterëve ...4 Shuajb Rexha Uthman ibën el Afani (23 h ‐ 35 h) ............................................ 9 Izzudin Ramadani Vlerat e sures el‐Ihlas .............................................................. 15 Fidan Xhelili Kapitulli i dytё nga parathёnia e Ibёn Maxhes ........................ 20 Bali Musli Sadiku Kontributi i sahabëve për ruajtjen e Sunnetit ......................... 24 Dr.Muhamed Ali Ferkus Vendimi rreth ushqimeve që përgaditen për festat e shpikura ................................................................................ 27 Zejd Haziri Islami nuk i ka bërë padrejtësi gruas ....................................... 30 Salih Ibën Taha AbdulVahid Qёndrueshmёria në fe ............................................................. 33 Sabahudin Selimi Imam Ebu Hanifetu en‐Nu’man ............................................... 39 AbdulAziz ibën Baz dhe Muhamed Salih el Uthejmin Thëniet e dijetarëve nё lidhje me festat e fundvitit ................. 42 Zejd Haziri Stina e dimrit, stina e ibadetit dhe e agjërimit ........................ 44 PËRMBAJTJA Kryeredaktor: Zejd Haziri Anëtarët e revistës: Unejs Murati Fidan Xhelili Xheladin Leka Bashkëpunëtorët: Adem Avdiu Muhamed Abdullahi Sabahudin Selimi Bali Sadiku Lirim Sadiku Namik Vehapi Redaktor gjuhësor: Arian Koçi Redaktor Teknik: Avni G. Gashi Ballina/Dizajni: Avni G. Gashi Boton: Shtëpia botuese Atik Gjilan, Republika e Kosovës Tirazhi: 1000 Adresa: Rr. M. Idrizi p.n 60000 Gjilan Republika e Kosovës Tel: 044 988 400 e‐mail: delirjedheedukim@gmail.com Ndihmo Revistën: Nr. i llog.: 1150‐138922‐0101‐09 ProCredit Bank of Kosovo Swift Code: MBKORS22 Gjilan, Republika e Kosovës
  • 3. R rahja e një teme të tillë në gjendjen që mbretëron te muslimanët është thuajse një temë tabu dhe jo diçka aktuale. Ajo duket si një çështje e cila qënd- ron në hava dhe akoma nuk e ka kohën të zbresë në tokë, ngase, siç shihet, te të gjithë muslimanët e sotëm apo te shumica e tyre një gjë e tille ka mbetur vetëm në fletët e hist- orisë, pasi nuk e kanë idenë se çfarë kihet për qëllim me termin personalitet i muslimanit. Allahu i Lartësuar personalitetin që duhet të ketë çdo musliman e ka rrumbullakosur me përmbushjen e dy obligimeve: Obligimi i parë: Pasimi i urdhrit të Allahut dhe i të Dërguarit të Tij. Allahu i urdhëron muslimanët në shumë ajete që të pasojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ndërsa në disa ajete të tjera u tërheq vërejtjen muslimanëve që të marrin si shem- bull vetëm të Dërguarin e Tij, Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Allahu thotë: “O ju që besuat, respektojeni Allahun dhe të Dërguarin e Tij e mos e bra- ktisni atë, se ju po e dëgjoni (Kur'anin).” Enfal 20 Dhe thotë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të Dërguarin e Allahut…” Ahzab 21 Përveç kësaj çështjeje, e cila duhet të jetë e ngulitur në zemrën e çdo besimtari, Allahu i Lartësuar i nxit muslimanët që ta përvetëso- jnë këtë personalitet dhe ta përkryejnë edhe më mirë duke treguar me fjalët dhe veprat e tyre që e gjithë krenaria i takon Allahut së pa- ri, pastaj Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel- lem dhe besimtarëve. Allahu thotë në Kur’an: “...e tërë krenaria i takon Allahut, të Dër- guarit të Tij dhe besimtarëve, por hipokritët këtë nuk e dinë.” Munafikun 8 Mirëpo është për t’u çuditur që ky person- alitet i kërkuar nga çdo musliman nuk arri- het vetëm me pasimin e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, por ka edhe një obligim tjetër, që është kundërshtimi i jobesimtarëve. Nuk ka mundësi të jetë personaliteti i një muslimani i shkëlqyer përderisa ai u përngjan jobesimtarëve, qoftë me vepër apo me fjalë. ky është obligimi i dytë. Formimi i këtij personaliteti fillon atëherë kur muslimani e pason urdhrin e Allahut dhe Editorial PERSONALITETI I MUSLIMANIT 2 Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9 Allahu i urdhëron muslimanët në shumë ajete që të pasojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ndërsa në disa ajete të tjera u tërheq vërejtjen muslimanëve që të marrin si shembull vetëm të Dërguarin e Tij, Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.
  • 4. të të Dërguarit të Tij, kurse mbarimi kulmor i tij është kur muslimani largohet nga çdo vepër me të cilën u përngjan jobesimtarëve. Kështu ai bëhet i pavarur nga çdo lloj kulture e huaj, e tashme apo e kaluar, dhe nga çdo lloj “pasimi i verbër” që ka sfiduar gjithë botën muslimane, e sidomos vendin tonë. Përgjigjja ndaj urdhrave të Allahut dhe të të Dërguarit të Tij nënkupton edhe ndalimin nga përngjasimi me jobesimtarët, ngase ar- gumentet e Kur’anit dhe fjalët profetike e theksojnë këtë. Atëherë kur muslimani i përgjigjet kësaj thirrjeje, ai ka pranuar të je- tojë jetën reale, të jetojë jetën e mirë, ashtu siç thotë Allahu: “O ju që besuat, përgjigjuni (thirrjes së) Allahut dhe të të Dërguarit kur ai (i Dërguari) ju fton për atë që ju jep jetë...” Enfal 24 “Ju jep jetë” në këtë botë me rregullimin e saj, shijimin e gjërave të lejuara dhe largimin nga gjërat e ndaluara, të cilat në të njëjtën kohë janë edhe të dëmshme për shëndetin apo trupin, prandaj edhe veprimi i tyre të sjell shkatërrimin e trupit ose të shpirtit, ndërkohë që më e ëmbla e këtyre të dyjave është e hidhët! Kurse jeta e cila ju jepet juve dhe që është më e këndshme se e kësaj bote, duke qenë se është e përhershme, është jeta e botës tjetër, jeta e xhennetit. Ajo jetë nuk paramendohet dot, nuk parafytyrohet dot dhe është e vështirë të kuptohet, por kuptimi i kësaj jete dhe i kënaqësisë së saj, pastaj edhe tregimi për këtë kënaqësi bëhet vetëm atëherë kur e kemi shijuar, prandaj ky shijim arrihet nëse vërtet në këtë botë i jemi përgjigjur thirrjes së Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Pra, nëse kemi arritur të bindemi që kjo thirrje është jeta e vërtetë, atëherë kjo jetë e këndshme dhe kënaqësi shpirtërore, kjo mburrje dhe krenari e besimit, të shoqëron ty në këtë botë, në varr dhe në botën tjetër, që është pikësynimi i çdo njeriu të logjikshëm. Si rrjedhojë e gjithë asaj që përmenda, më duhet të theksoj në fund që përparimi i mus- limanëve në fusha të ndryshme të botës, qof- shin ato praktike apo teorike, vjen atëherë kur ata i përgjigjen thirrjes së Allahut dhe të të Dërguarit të Tij e bashkë me këtë duke pasur një personalitet të pavarur, personalitet të ndërtuar në baza të shëndosha. Ky person- alitet për çdo musliman duhet të jetë rrjed- hojë e Islamit të pastër, në mënyrë që të jetë i përkryer dhe dobiprurës për të, për familjen e tij dhe për mbarë shoqërinë. Prandaj, ju bëj thirrje të gjithë muslimanëve shqiptarë që ta formojnë këtë personalitet is- lamik, të mburren me të, t’i ftojnë të tjerët në të e pastaj të mos frikësohen ngase e kanë të garantuar jetën e këndshme të kësaj bote dhe udhëtimin drejt objektivit kryesor, kë- naqësisë së përjetshme të xhenetit. Allahu na bëftë prej banorëve të tij! Në emër të redaksisë, Xheladin Leka 3 Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9
  • 5. Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9 4 STUDIM RRETH NDALIMIT TË FESTIMIT TË FESTAVE TË TË KRISHTERËVE Ata me të cilët është hidhëruar Allahu janë çifutët dhe të krishterët, ashtu siç thotë edhe Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Çifutët janë ata me të cilët u hidhërua Allahu, ndërsa të krishterët janë të humburit.” E kjo pa dyshim që përfshin ndalesën e pasimit të tyre dhe të festuarit e festave të tyre është pasim i tyre. N dër fatkeqësitë e mëdha që kanë goditur këtë umet, duke sjellë lar- gimin e bereqetit dhe ardhjen e hidhërimit, është përngjasimi i shumë bijve të umetit me Ithtarët e Librit. Këtu futet për- ngjasimi në të gjitha sferat, duke filluar nga traditat, adhurimet, edukata, morali dhe bashkëpunimi me ta. Ky përngjasim më tepër u manifestua me kremtimin e festave dhe ahengjeve të tyre, posaçërisht të ditëlindjes së Isait alejhi selam, e cila përkon me ditën e 25-të të muajit dhje- tor, si dhe të festës së fundvitit apo Vitit të Ri, siç njihet te ne. Shumë muslimanë gjatë këtyre festave shpe- jtojnë të përgatisin ahengje dhe shfaqje me koncerte. Ajo që e bën këtë gjë edhe më të rëndë është organizimi i udhëtimeve për t’i kaluar këto festa në vendet e Perëndimit, duke iu bashkangjitur jomuslimanëve në kre- mtimin e këtyre festave, aq më shumë kur bëhen edhe shumë mëkate të tjera, si pirja e alkoolit dhe vepra të këqija e të ndaluara në Islam. Ata që kërkonin përmirësime i ngritën zërat e tyre, dijetarët e ndershëm dhanë fetva duke i këshilluar muslimanët të kenë kujdes nga festimi i këtyre festave të mohueseve, duke pasur parasysh ndikimin negativ në fenë e atij që merr pjesë në këto festa. Prej dijetarëve që e ka trajtuar më mirë këtë çështje është hoxha i Islamit, Ibën Tejmije, Allahu e më- shiroftë, në librin e tij të çmuar e të rrallë në llojin e vet, “Pasimi i rrugës së drejtë dhe kundërshtimi i banorëve të zjarrit”, i cili ka përmendur argumentet e përgjithshme dhe të veçanta, duke bashkuar argumentet nga libri i Allahut, nga Sunneti, fjalët e sahabëve dhe konsensusi i dijetarëve, argumente që rrallë herë shikojmë të tilla. Ky dijetar në atë libër e shpjegon këtë çështje duke e qartësuar mirë hallallin dhe haramin. Më poshtë do mundohemi ta paraqesim në pika të shkurtra me disa shtojca, se ndoshta Allahu i liron të robëruarit pas përngjasimit të Ithtarëve të Librit.
  • 6. 5 Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9 E para: Argumente nga libri i Allahut Allahu në Kur’an thotë: “Udhëzona (përfor- cona) në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër vetes tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!” Fatiha 6. Pjesa e argumentit nga ky ajet është urdhri i Allahut për muslimanët që të kërkojnë në çdo namaz të tyre udhëzimin drejt rrugës së atyre që Allahu u dha mirësi, Pejgamberëve, të sinqertëve, shehidëve dhe vepërmirëve. Muslimanët duhet të kërkojnë nga Allahu që t’i largojë nga rruga e atyre me të cilët Allahu është i hidhëruar dhe nga rruga e të hum- burve. Ata me të cilët është hidhëruar Allahu janë çifutët dhe të krishterët, ashtu siç thotë edhe Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Çifutët janë ata me të cilët u hidhërua Allahu, ndërsa të krishterët janë të humburit.”[1] E kjo pa dyshim që përfshin ndalesën e pasimit të tyre dhe të festuarit e festave të tyre është pasim i tyre. Allahu në Kur’an thotë: “Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë.” Xhathije 8. Përmes kësaj, Allahu na tregoi se e dërgoi Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel- lem me sheriat dhe e urdhëroi ta pasojë atë, duke na ndaluar ne që të pasojmë rrugët e kota të atyre që nuk kanë njohuri. Këtu hyn çdokush që kundërshton sheriatin e tij, qof- shin ata çifutë dhe të krishterë, por edhe të tjerët dhe të kotat e tyre. Allahut gjithashtu thotë: “As çifutët e as të krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty derisa ta pasosh fenë e tyre. Thuaju: “Ud- hëzimi i Allahut është udhëzim i drejtë. E nëse pasi të ka ardhur ty e vërteta shkon pas mendimeve të tyre, nuk ka kush të të ndih- mojë e as të të mbrojë nga Allahu.” Bekare 120 Ky ajet ka kërcënime të rrepta për umetin nëse pason çifutët dhe të krishterët dhe se pa- simi i tyre në festat dhe ahengjet e fesë së tyre pa dyshim që është pasim i bindjeve të tyre. Allahu në Kur’an thotë: “O ju që besuat! Mos zini miq as çifutët e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqë- son ata, ai është prej tyre. Vërtet Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar.” Maide 51 Dijetarët kanë thënë: “Miqësimi me ta është përngjasim i tyre, kremtim i festave të tyre, për të cilat ata janë të urdhëruar të mos i fes- tojnë haptazi në vendet e muslimanëve. E nëse këtë veprim e bën muslimani bashkë me ta, ai vetëm sa i ka ndihmuar ata në krem- timin haptazi të tyre.”[2] Allahu në Kur’an thotë: “Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm.” Furkan 72. Disa nga selefët e kanë komentuar se qëllimi janë fes- tat e femohuesve, ashtu siç ka thënë Ebu Alije, Muxhahidi, Ibën Sirini dhe Rrebi ibën Enes e shumë të tjerë, por që është transme- tuar edhe nga Ibën Abasi,[3] duke i cilësuar festat e tyre gjëra të rrejshme dhe prezen- timin në të si dëshmitarë. Imam Ahmedi ka theksuar se nuk lejohet as- sesi prezenca në festat e çifutëve dhe të kr- ishterëve, duke u argumentuar po me këtë ajet. Pjesë e argumentimit të fjalës së Allahut është se Allahu ka lavdëruar besimtarët të cilët adhurojnë Allahun e që largohen nga dëshmia në këto festa, qoftë prezantimi, shi- kimi apo dëgjimi i tyre. Si do të ishte çështja për ata muslimanë që u bashkohen atyre në këto festa? ______________ [1] Është pjesë nga hadithi i gjatë që transmeton Tirmidhiu me nr. 2953 nga Adij ibën Hatimi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij. E ka saktësuar edhe Albani në “Sahihun” e Tirmidhiut. [2] “Teshbih el Hasis bi ehlil Hamis”. [3] Shiko “Tefsiri Ibën Ebi Hatim” 15454, “Ed-durrel Menthur” 6/ 282, “Iktida Siratil Mustekim” 1/479, “Ahkamu ehlidh-Dhimeti” 1/156.
  • 7. Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9 6 E dyta: Argumente nga hadithet e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem Abdullah ibën Umeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, thotë se Muhamedi sal-lAllahu ale- jhi ve sel-lem ka thënë: “Kush i përngjan një populli, ai është prej tij.”[4] Ky hadith aludon për ndalesën e përngjasimit në përgjithësi dhe këtu futet edhe kremtimi i festave të tyre, pasi është pjesë e veprave të tyre, pjesë e fesë së tyre, logo e fesë së tyre të kotë. Enes ibën Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: “Kur ka hyrë Muhamedi sal-l- Allahu alejhi ve sel-lem në Medinë, ata fes- tonin dy ditë. I pyeti se çfarë ishin këto dy ditë dhe i thanë se këto ditë i kishim para Is- lamit. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “Allahu ua zëvendësoi këto me dy festa të tjera, festa e Kurban Bajramit dhe festa e Fitër Bajramit.”[5] Pjesa e argumentimit është se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nuk i aprovoi ato dy festa të kohës së injorancës, duke mos i lejuar të luanin në ato festa ashtu siç e kishin zakon ata, mirëpo u tha se “All- ahu ua ndërroi me dy festa të tjera”. Ndërr- imi i diçkaje aludon për largimin e asaj që u ndërrua dhe nuk ka mundësi që të bashkohet e ndërruara me atë që e ka ndërruar. Kur i pyeti për ato dy festat, iu përgjigjën se ishin dy ditë në të cilat ata festonin në kohën e injorancës, por fjala “Allahu ua ndërroi juve” argumenton se ndalesa është bërë duke ua zëvendësuar me dy ditë në Islam. Sikur të mos ishte për qëllim ndalesa, atëherë zëven- dësimi do të ishte i pakuptimtë sepse ata legjitimitetin e dy ditëve festive islamike e kanë ditur dhe nuk do t'i kishin lënë për dy ditë festive të injorancës.[6] Aishja, Allahu qoftë e kënaqur prej saj, thotë se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “O Ebu Beker, çdo popull ka festa dhe kjo është festa jonë.”[7] Ky hadith na argumenton se çdo popull ka festa të veçanta të vetat. që i feston vetë, ndë- rsa muslimanët kanë festat e tyre dhe nuk u bashkohen të tjerët në to. E nëse kanë festa të veçanta çifutët apo të krishterët, ne nuk u bashkohemi atyre. Ebu Seid El-Hudrij transmeton se Muham- edi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Do të pasoni traditat e atyre që ishin para jush pël- lëmbë për pëllëmbë, krah pas krahu, saqë sikur ata të kishin ndjekur vrimën e hardhucës, ju edhe në këtë do t'i kishit pasuar ata.” Ne i thamë: “O i Dërguar i Allahut, ke për qëllim çifutët dhe të krishterët?” Tha: “Kë tjetër?!”[8] Me këtë Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel- lem na tregoi se umeti i tij do të pasojë rrugën e çifutëve dhe të krishterëve në shpik- jet dhe tekat e tyre, duke i ndjekur ata në çdo çështje që Allahu e ka ndaluar dhe e ka qor- tuar, madje do të jenë të shumë të kujdes- shëm në atë përngjasim, që të jetë identik me veprat e tyre. Mirëpo ky hadith e qorton atë që vepron ashtu dhe kjo është shenjë nga she- njat e pejgamberllëkut, mrekulli e të Dër- guarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem sepse e ka paralajmëruar këtë gjë dhe ka ndodhur. E treta: Argumentet nga fjalët e selefit Kemi thënie të shumta nga sahabët, të cilët e kanë ndaluar shkuarjen në festat dhe në shfaqjet e jobesimtarëve. Umeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: “Mos flisni në gjuhët ______________ [4] Transmeton Ebi Davudi 4031, Ibën Tejmije në “Iktidaus Siratil Mustekim” 1/240, gjthashtu edhe në “Mexhmu el Fetava” 25/ 331. E ka bërë të mirë Hafidhi në “Fet’h” 10/271, e ka saktësuar Hafidh el Iraki në “Tahrixh Ehadith el ihja” 1/342. E ka përmendur imam Albani në “Irvai” 1269. [5] Transmeton Ebu Davudi 1134, Nisai 1556. E ka saktësuar Hafidhi në “Fet’h” 2/442, gjithashtu edhe Albani në “Sahih Sunen”, ndërsa Ibën Tejmije në “Iktida” 1/486 thotë se është sipas kushteve të Muslimit. [6] “Iktida” 1/488. [7] Buhariu 909, Muslimi 892. [8] Transmeton Buhariu 3269, Muslimi 2669.
  • 8. 7 Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9 e huaja e as mos hyni me idhujtarët në kishat e tyre gjatë festave të tyre, sepse pa dyshim që hidhërimi zbret mbi ta.”[9] Gjithashtu ka thënë: “Largohuni nga armiqtë e Allahut në festat e tyre.” Ky ishte Umeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili ndaloi nga të folurit me gjuhët e jo- besimtarëve dhe nga hyrja në kisha gjatë fes- tave të tyre. Por si është çështja me veprimin e disa veprave të tyre apo e diçkaje që është pjesë e fesë së tyre?![10] A nuk është më mëkat veprimi i punëve të tyre sesa të flasësh në gjuhën e tyre? Apo a nuk është më mëkat festimi i festave të tyre sesa shkuarja tek ata në festat e tyre? Nëse atyre u zbret hidhërimi ditën e festës së tyre për shkak të veprave të tyre, atëherë ai i cili merr pjesë në ato vepra a nuk i është ekspo- zuar edhe ai atij hidhërimi? Pastaj fjala e Umerit: ”Largohuni nga armiqtë e Allahut në festat e tyre”, a nuk e ndalon takimin me ta dhe bashkimin me ta në këto festa? Sigur- isht që bërja e veprave që bëjnë ata në ato festa është edhe më e ndaluar.[11] Abdullah ibën Amri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: “Kush ndërton në vendet e huaja (domethënë vendet e kufrit) duke praktikuar panairet dhe shfaqjet e tyre, duke u përngjarë atyre deri në vdekje, do të ring- jallet me ta Ditën e Gjykimit.”[12] Kjo nënkupton se këto veprime janë ndër mëkatet e mëdha që e fusin njeriun në xhe- hennem. E katërta: Argumentet nga ixhmaja, konsensusi i dijetarëve islam Nga konsensusi i muslimanëve është se Umeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, u ka vënë kusht Ithtarëve të Librit që të mos shfa- qin shenjat e tyre fetare në mesin e muslima- nëve, as festat apo diçka tjetër, duke thënë: “Mos të dalin ashtu si dalim ne në Fitër Ba- jram dhe Kurban Bajram e as mos të dalin në festat e tyre gjithashtu.” Me këto kushte ishin të pajtimit edhe sa- habët dhe shumica e fukahave, siç e ka tre- guar Ibën Tejmije dhe nxënësi i tij Ibën Kajimi, Allahu i mëshiroftë të dy. Pra, nëse muslimanët ishin unanimë për pengimin e tyre nga shfaqja e shenjave të tyre fetare, atëherë si i lejohet një muslimani ta bëjë vetë atë? Pa dyshim që kjo është më e rëndë sesa shfaqja nga ana e jomuslimanëve. Dijetarët janë unanimë gjithashtu se ndalo- het prania në festat e jomuslimanëve dhe të ndihmuarit e tyre në to. Këtë e kanë deklar- uar edhe dijetarët e katër medhhebeve në li- brat e tyre. E Pesta: Argumentet logjike 1 - Në sheriatin islam kundërshtimi i jomus- limanëve është vendosmëri, në të gjitha kara- kteristikat e tyre, aq më shumë që festat janë nga karakteristikat më specifike të tyre. 2 - S'do mend se festat janë nga ligjet e përgjithshme me të cilat dallohet çdo umet, bazuar në fjalën e Allahut: “Secilit popull Ne i dhamë ligj (fetar) që ata veprojnë sipas tij.” Haxh 67 Bashkimi i muslimanëve me të kr- ishterët në festat e tyre pa dyshim që është pjesëmarrje në simbolet e kota fetare të tyre. 3 - Festat e tyre janë të shpikura në fenë e kr- ishterë dhe pa dyshim që prijësit e tyre njihen për shpikje në fe. Allahu për ta thotë: “Ndë- rsa murgërinë ata vetë e shpikën. Ne atë nuk ua bëmë obligim atyre, mirëpo edhe pse ______________ [9] Transmeton Abdurrezaku në “Musannefin” e tij 1/ 411, Bejhakiu në “Sunen el Kubra” 9/ 234. E ka saktësuar edhe Ibën Tejmije në “Iktida” 1/ 511 dhe Ibën Kajimi në “Ahkamu Ehlidh-Dhimmeh” 1/156. [10] Transmeton Bejhakiu në “El Kubra”, 9/234, gjithashtu edhe në “Shu’bel Iman”, 9385. [11] Kështu e ka thënë Ibën Tejmije në “Iktida”, 1/515. [12] Transmeton Bejhakiu në “El Kubra”, 9/234, gjithashtu e ka saktësuar në “Iktida” 1/513 dhe Ibën Kajimi në “Ahkamu ehlidh-Dhimeh” 1/157.
  • 9. Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9 8 kishin për qëllim me të vetëm ta arrijnë kë- naqësinë e Allahut, ata nuk iu përmbajtën asaj si duhet përmbajtur.” Hadid 27. Sa të shumta janë festat e tyre të shpikura dhe pa dyshim që çdo gjë e shpikur është në hum- bje. E dini se nëse muslimanët shpikin diçka, ajo është në humbje, pra ku po mbetet ajo që shpikën ata të humburit? 4 - Këto festa të shpikura kundërshtojnë atë që Allahu e bëri legjitime nga festat e ligjshme. E kur zemrat të mësohen me bidate (risi), nuk mbetet në atë zemër Sunneti dhe mirësia e tij. 5 - Prania në festat e tyre është mundësi në përngjasimin me moralin dhe punët e tyre të urryera, ngase përngjasimi në pikëpamje të jashtme e obligon që një përngjasim të jetë edhe në pikëpamje të brendshme në mënyrë të fshehtë dhe të ngadaltë. E kjo gjë është shumë e prekshme, prandaj parandalimi i së keqes është nga rregullat e dinit të pastër të Allahut dhe është një e katërta pjesë e fesë. 6 - Festimi i festave të tyre në mënyrë indi- rekte shfaq edhe dashurinë dhe miqësinë ndaj tyre. Dashuria dhe mirësia ndaj tyre e lëndon dhe mbulon imanin, Allahu në Kur’an thotë: “O ju që besuat! Mos zini miq as çifutët, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar.” Maide 51 7 - Prania në manifestime të tilla është kre- nari për ta, ngase dëshira e tyre është që t’u bashkëngjiten muslimanët në çështjet e dun- jasë së tyre. Ku po mbetet pasimi i tyre në fenë e tyre? Kjo aludon se nuk i lejohet muslimanit të shoqërohet në këto festa dhe se ky shoqërim është përngjasim me ta, prandaj nuk lejohet përngjasimi me ta e as përgjigjja ndaj ftesës së tyre, duke mos i pranuar dhuratat prej tyre dhe duke mos tregtuar asgjë që shkon në fe- stat e tyre. 8 - Bashkëfestimi me ta në festat e tyre aludon për pëlqimin e asaj që ata veprojnë e pa dyshim se ajo është e kotë dhe e nxirë. Këto ishin disa shfaqja të prishura në bashkëfestimin dhe bashkimin në festat e tyre, por pa dyshim që ka edhe të tjera. Nga ajo që u përmend më lart kuptuam se përngjasimi me të tjerët, që është qëllimi i çi- futëve dhe i të krishterëve, është diçka e nda- luar. Gjithashtu është e ndaluar edhe shoqërimi në ato festa, hyrja në kishat dhe faltoret e tyre, pranimi dhe dërgimi i dhuratave në këto festa apo që kjo festë të merret si ditë pushimi apo përgatitje të ushqimit të posa- çëm apo shpërndarjen e ëmbëlsirave dhe shu- më gjëra të tilla. Pasi paraqitëm këto argumente të qarta dhe bindëse, a ka dyshim dikush që ka në zemrën e tij pakës iman, që këto vepra nuk janë të ndaluara? O ndryshues i zemrave! Forcoje zemrën time në fenë tënde! Falënderimi i takon Zotit të botëve! E shkëputur nga revista "El-Islah", nr. 6, fq. 27-36. Dr. AbdulMexhid Xhuma'a Përshtati: Unejs Murati
  • 10. 9 Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9 UTHMAN IBËN EL AFANI 23h35h AbduRrahman ibën Aufi ka thënë: “Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “Ebu Bekri është në xhenet, Umeri është në xhenet, Uthmani është në xhenet …” A i është Uthmani ibën Afan ibën Ebil As ibën Umeje ibën Abdi Menaf ibën Kusaje ibën Kilab el Kurashij el Emeuij, kalifi i tretë i drejtë, i cili quhet ndryshe edhe Ebu Amr apo me pseudonimin e tij “Dhun-nurejni”, “Po- seduesi i dy dritave”. E mori këtë emër pasi ishte martuar me dy vajzat e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Në fillim u martua me Rukajen, e cila vdiq pas luftës së Bedrit, pastaj u martua me Umu Kulthumin, e cila vdiq gjatë jetës së Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. PRANIMI I ISLAMIT U thmani, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, e pranoi Islamin në moshën 34-vjeçare. Ai është prej dhjetë të parëve që e pran- uan Islamin dhe njëri prej dhjetë të përgëzuarve me xhenet. Islami i tij ishte si fryt i thirrjes së bërë nga Ebu Bekri, i cili në fillim u bënte thirrje fshe- hurazi atyre te të cilët kishte besim. Ata që e pranuan Islamin nga kjo thirrje e fshehtë ishin: Zubejr bin Auami, Uthman bin Afani, Talha ibën Ubejdullahu, Sad ibën ebi Uekasi, AbduR- rahman ibën Aufi, të cilët shkuan së bashku me Ebu Bekrin te Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe dëgjuan prej tij pjesë nga Kur’ani, e njohën të vërtetën e Islamit dhe që nga ajo ditë ishin ndër besimtarët e parë muslimanë. DISA HADITHE RRETH VLERËS DHE CILËSIVE TË TIJ U thmani ishte njeri me natyrë të butë, shumë bujar dhe nuk kishte njeri më të turpshëm se ai, saqë edhe Profeti sal-lAl- lahu alejhi ve sel-lem turpërohej prej tij. 1. Ibën Umeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: “Në kohën e Profetit nuk krahasonim ask- ënd me Ebu Bekrin, pastaj me Umerin, pastaj me Uthmanin, pastaj i linim shokët e Profetit sal- lAllahu alejhi ve sel-lem dhe nuk bënim dallim mes tyre.”[1] 2. Enesi, Allahu qoftë i kënaqure prej tij, thotë se Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lemu u ngjit në Uhud së bashku me Ebu Bekrin, Umerin dhe Uthmanin. Papritmas Uhudi u drodh. Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “Qëndro, o Uh- ud, se mbi vete ke një Profet, një të sinqertë dhe dy shehidë.”[2] 3. AbduRrahman ibën Aufi ka thënë: “Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “Ebu Bekri është në xhenet, Umeri është në xhenet, Uthmani është në xhenet…”[3] 4. Enesi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, trans- meton se Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka ______________ [1] Transmeton Buhariu, nr. 3697. [2] Transmeton Buhariu, nr. 3699. [3] Transmeton Ahmedi në “Fadailu es-sahabeh”, nr. 842, dhe Ibën Maxheh, nr. 133 dhe e saktësoi Albani.
  • 11. Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9 10 thënë: “…njeriu më i turpshëm i umetit është Uth- mani…”[4] 5. Aishja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, thotë: “Ishte Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i shtrirë në shtëpinë time dhe kishte zbuluar kërcinjtë e këmbës apo kofshët e tij. Erdhi Ebu Bekri dhe kërkoi për të hyrë. I dha leje dhe qëndroi në atë gjendje që ishte. Filluan bisedën dhe pas pak erdhi Umeri, i cili kërkoi leje për të hyrë. I dha leje dhe qëndroi në të njëjtën gjendje. Vazhduan bisedën dhe pas pak erdhi Uthmani, i cili kërkoi leje për të hyrë. Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel- lem qëndroi ulur, i drejtoi rrobat e tij, pastaj i dha leje për të hyrë. Pasi mbaruan bisedën dhe dolën, Aishja e pyeti Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke i thënë: “Hyri Ebu Bekri dhe ti nuk lëvize dhe as nuk i dhe rëndësi (ndryshimit të qëndrimit), pastaj hyri Umeri dhe ti nuk lëvize dhe as nuk i dhe rëndësi, kur hyri Uthmani u ngrite ulur dhe drejtove rrobat e tua.” Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “E si të mos kem turp nga një person prej të cilit kanë turp engjëjt?”[5] 6. Kab ibën Uxhrahi ka thënë: “Profeti sal-lAl- lahu alejhi ve sel-lem na përmendi një fitne që do të ndodhte së afërmi. Aty pranë nesh kaloi një burrë me kokën e mbuluar dhe Profeti sal-lAl- lahu alejhi ve sel-lem tha: “Ky njeri në atë kohë do të jetë në të drejtën.” E kapa këtë person dhe ia zbulova kokën, ai ishte Uthmani. U drejtova nga Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe thashë: “Ky është?” Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “Po, ai është.”[6] 7. Aishja ka thënë: “Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “O Uthman, nëse Allahu ta ngarkon përsipër këtë çështje (halifatin) dhe munafikët do të dëshirojnë të ta heqin këtë këmishë, të cilën Allahu xheleshanuhu ta veshi, ti mos e hiq derisa të tako- hesh me mua (e përsëriti këtë tri herë).”[7] 8. Ibnu Umeri ka thënë: “Profeti sal-lAllahu ale- jhi ve sel-lem na përmendi një fitne dhe tha: “Do të vritet ky person në këtë fitne padrejtësisht.” E kishte fjalën për Uthmanin.”[8] 9. Aishja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, ka thënë: “Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në së- mundjen e tij tha: “Do të doja të kisha pranë ndonjërin prej shokëve të mi.” Thamë: “O i Dër- ______________ [4] Transmeton Ahmedi në “Fedailu es-sahabeh”, nr. 803, dhe Ibn Maxheh, nr. 154 dhe e saktësoi Albani. [5] Transmeton Muslimi, nr. 2401, dhe “Fet-hul Barij” 7/70. [6] Transmeton Tirmidhiu, nr. 3704, dhe e saktësoi atë. Të njëjtin gjykim ka edhe Albani. [7] Transmeton Ahmedi, 6/75; Tirmidhiu, nr. 3705, i cili tha hasen, ndërsa Albani e konsideroi të saktë. [8] Transmeton Ahmedi, 2/115, Tirmidhiu 3708 dhe tha hasen. Të njëjtin gjykim ka dhe Albani.
  • 12. 11 Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9 guari i Allahut, a ta thërrasim Ebu Bekrin?” Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem heshti. Thamë: “A ta thërrasim Umerin?” Përsëri heshti. Thamë: “A ta thërrasim Uthmanin?” Tha: “Po”. Uthmani erdhi, u veçua me Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe filloi të bisedonte. Gjatë bisedës fytyra e Uth- manit ndërroi. Shërbëtori i Uthmanit tregon se ai ditën në të cilën u vra ka thënë: “Profeti sal- lAllahu alejhi ve sel-lem ka marrë prej meje një zotim dhe unë do t`i përmbahem atij zotimi. Do të duroj.”[9] 10. Uthmani, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ishte prej shembujve më të rrallë që mund të gje- jmë për sa i përket sakrificës dhe dhënies sadaka në rrugën e Allahut. Transmeton Tirimidhiu nga Abdu Rrahman ibën Semurah, i cili ka thënë: “Erdhi Uthmani te Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem me një mijë dinarë, të cilat i hodhi në prehrin e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem për të përgatitur ushtrinë e vështirësisë. Thotë Ab- duRrahmani: “E pashë Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke i rrotulluar ata dinarë në prehrin e tij dhe duke thënë: “Le të bëjë çfarë të dojë Uth- mani pas kësaj dite.” E përsëriti dy herë.”[10] Uthmani ishte ai që hapi pusin e Rumes dhe e bëri sadaka për muslimanët, pasi dëgjoi fjalën e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Kush e hap pusin e Rumes, atij i takon xheneti.” (Buhariu) Në një prej viteve, të gjithë puset u thanë, përveç pusit të një çifuti. Ishte Uthmani ai që e bleu këtë pus me një çmim shumë të shtrenjtë dhe e bëri sadaka për muslimanët, siç e fali pusin e Rumes. MARRJA E HALIFATIT NË DORËZIM DHE BESATIMI I SAHABËVE K ur e therën Umerin, Allahu qoftë i kë- naqur prej tij, disa muslimanë kërkuan prej tij që të zgjidhte një person të për- shtatshëm për të marrë përsipër drejtimin e kalif- atit. Umeri tha: “Unë nuk shoh më të meritueshëm për këtë çështje sesa këta persona me të cilët ishte i kënaqur Profeti sal-lAllahu ale- jhi ve sel-lem kur vdiq”, dhe përmendi Aliun, Uthmanin, Abdurrahman ibën Aufin, Sad ibën Ebi Uekasin, Zubejr ibën Auamin dhe Talha ibën Ubejdullahin. Umeri kërkoi prej tyre që të mbli- dheshin pas vdekjes së tij dhe të zgjidhnin njërin prej tyre si halif. Umeri tha: “E porosis atë që do jetë kalif pas meje që të sillet mirë me muhaxhirët e parë, t’ua njohë atyre vlerat që u takojnë, t`i re- spektojë ata. Po ashtu e porosis të nderojë ensa- rët, ata që përgatitën vendbanimin e emigrimit, të pranohet e mira nga bamirësia e tyre dhe të falet gabimi i gabimtarit. Po ashtu e porosis të sil- let mirë me muslimanët nëpër kufij sepse ata janë mburoja e Islamit, mbledhësit e pasurive dhe mllefi i armiqve, mos t’u merret atyre përveçse tepricës me miratimin e tyre. E porosis të sillet mirë me beduinët arabë sepse ata janë origjina e arabëve dhe baza e Islamit. T’u merret pasuria (zekati) të pasurve të tyre dhe t’u jepet të varfërve të tyre. E porosis të ruajë besën e Allahut dhe të Dërguarit dhe ta përmbushë atë.[11] Pasi vdiq dhe u varros Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, u mblodhën këta gjashtë persona dhe filluan disku- timet. Abdurrahmani tha: “Le t’ia caktojmë këtë çështje secili njërit prej ju të treve.” Zubejri tha: “Unë heq dorë dhe them t’ia caktojmë Aliut.” Talha tha: “Unë heq dorë dhe them t’ia caktojmë Uthmanit.” Sadi tha: “Unë heq dorë dhe them t’ia caktojmë Abdurrahman bin Aufit.” Abdur- rahmani tha: “Kush prej jush tërhiqet dhe t’ia caktojmë tjetrit këtë përgjegjësi?” Të dy heshtën. Abdurrahmani tha: “A ma lini mua në dorë që të zgjedh më të mirin prej jush me ndihmën e Al- lahut?” Të dy thanë: “Po.” Ai e mori secilin veç- mas dhe i tha: “Ti ke afërsi me Profetin dhe pozitë në Islam, që edhe ti vetë e di. Të kërkoj në emër të Allahut që nëse të zgjedh ty, të mbash drejtësi, por nëse zgjedh tjetrin, do bindesh dhe do ta dëgjosh.” Pasi Abdurrahman ibën Aufi u konsultua me Uthmanin dhe Aliun dhe pasi mori premtimin e tyre që të binin dakord me zg- jedhjen që ai do të bënte, tha: “Ngrije dorën, o Uthman!” Aty Abdurrahmani ishte i pari që ia dha besën, më pas Aliu dhe të tjerët me radhë,[12] duke rënë të gjithë dakord se me të vërtetë Uth- ______________ [9] Transmeton Ahmedi në “Fedailu es-sahabeh”, nr. 804, dhe Ibn Maxheh, nr. 113, dhe e saktësoi Albani. [10] Transmeton Ahmedi 5/63 me zinxhir të saktë, Tirmidhiu, nr. 3701, dhe e konsideroi hadith hasen. Të njëjtin gjykim ka edhe Albani. [11] “Fet-hul Barij” 7/78, hadithi nr. 3700. [12] “Fet-hul Barij” 7/79. hadithi nr. 3700.
  • 13. Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9 12 mani e meritonte të ishte kalifi i tretë i musli- manëve.[13] PUNËT MË TË RËNDËSISHME QË BËRI UTHMANI Tubimi i Kuranit sipas leximit kurejshit M e përhapjen e Islamit dhe zgjerimin e tokave të çliruara, u futën në Islam popuj të shumtë dhe të ndryshëm joarabë. Kjo gjë bëri që të frikësohen disa sahabë se mund të ndodhnin mosmarrëveshje në lexi- min e Kuranit apo mund të ndodhte ndryshim i ndonjë pjese të tij. Kjo gjë u vu re për herë të parë nga Hudhejfeh bin el Jemani në çlirimin e Ar- menisë dhe Azerbajxhanit, ku ushtria përbëhej nga banorët e Shamit, të cilët e kishin leximin e tyre sipas Mikdad bin el Esuedit dhe Ebu Derd- asë, dhe nga banorët e Irakut, të cilët kishin lexim tjetër, sipas Ebu Musa el Esharij dhe Ibnu Mesu- dit. Ky ndryshim në lexim çoi në lindjen e mos- marrëveshjeve të ashpra mes dy palëve të ushtrisë dhe secila mendonte se pala tjetër ishte në gabim. Duke parë këtë, Hudhejfeja shkoi tek Uthmani dhe i propozoi që ta shuante këtë keqkuptim mes atyre që nuk e dinin se lejohet të lexohet Kur’ani sipas shtatë dialekteve[14] (gjuhëve) të arabëve. Uthmani, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i mblodhi sahabët dhe pasi u konsultua me ta, ar- riti në përfundimin se ishte më mirë që Kur’ani të shkruhej sipas një dialekti të vetëm dhe të gjithë njerëzit kudo që ndodheshin të ecnin sipas këtij leximi, me qëllim që të zhdukej mosmar- rëveshja mes muslimanëve në leximin e Kur’anit. Kur’ani që u grumbullua në kohën e Ebu Bekrit gjendej tek Hafsa, vajza e Umerit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, prej së cilës kërkoi që t’ia sillte këtë Kur’an. Pasi e mori atë, e urdhëroi Zejd ibën Thabitin, Abdullah ibën Zubejrin, Seid ibën el Asin dhe Abdurrahman ibën Harith ibën Hi- shamin që ta shkruanin Kur’anin duke u bazuar në Kur’anin e Hafsës dhe u tha: “Nëse keni mo- spajtim rreth ndonjë ajeti, shkruajeni sipas di- alektit kurejsh sepse sipas asaj gjuhe ka zbritur.” Pastaj urdhëroi që të shumëfishohej ky Kur’an dhe të shpërndahej në të gjitha vendet, që më pas të kopjohej prej tyre, kështu që dërgoi një në Sham, një në Egjipt, një në Basra, një në Kufe, një në Mekë dhe një e mbajti në Medinë. Gjithashtu urdhëroi që çdo Kur’an i ndryshëm nga ky të digjej, që të mos ngelte më vend për keqkuptim.[15]Transmeton Ebu Bekr ibën Ebi Daud es-Sixhistanij[16] nga Suejd bin Gafleh, se ai ka thënë: “Më ka thënë mua Aliu në kohën kur Uthmani dogji mus’hafet dhe i bashkoi njerëzit në një të vetëm, se nëse nuk do e bënte ai, do ta bëja unë pas tij.” THEMELIMI PËR HERË TË PARË I FLOTËS MUSLIMANE V aliu ose përgjegjësi i Shamit, Muavije ibën Ebi Sufjani, kërkoi leje nga Uth- mani për të formuar një flotë detare, e cila do të shërbente për zmbrapsjen e sulmeve të flotës bizante në brigjet e Shamit dhe të Egjiptit. Pasi mori lejen e kalifit, Muavija ngriti një flotë të fortë dhe të përgatitur mirë, e cila bëri të mundur çlirimin e ishujve të Qipros dhe Ro- dosit, të cilët iu nënshtruan xhizjes. Pas kësaj, në vitin 34 hixhri flota muslimane u përball me flotën bizante, e cila ishte më e madhe në numër dhe më e përgatitur. Kjo betejë u zhvillua në afërsi të Aleksandrisë dhe përfundoi me fitoren e muslimanëve,[17] duke u bërë kështu forcë domi- nuese edhe në det. Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ushtria e parë që do të luftojë në det e meriton (xhenetin).” ÇLIRIMET NË KOHËN E KALIFIT UTH MAN BIN AFANI, ALLAHU QOFTË I KË NAQUR PREJ TIJ ______________ [13] Transmeton el-Lalekai në “Sherhu usulil itikad”, nr. 2553, se Abdurrahman bin Aufi ka thënë: “Jam konsultuar me të gjithë në lidhje me zgjedhjen e kalifit dhe të gjithë thoshin: “Uthmani është më i mirë se Aliu.” Në një transmetim tjetër të tij, nr. 2552, Abdurrahmani ka thënë: “Uallahi, nuk ia kam dhënë besën Uthmanit pa u konsultuar më parë edhe me fëmijët që mësonin Kuranin, të cilët thoshin: “Uthmani është më i mirë se Aliu.” [14] Këto dialekte janë: 1) dialekti i fisit Kurejsh; 2) dialekti i Jemenit; 3) dialekti i fisit Hudhejl; 4) dialekti i fisit Temim; 5) dialekti i fisit Heuazin; 6) di- alekti i fisit Kinaneh; 7)Dialekti i fisit Thekif. [15] Transmeton Buhariu, nr. 4987. [16] Në “el Mesahif”, fq. 19, dhe “Sujutij” e Musned Alij, nr. 295. [17] Marrë nga libri “Tarihul islam ue uefejatul meshahir uel ealam ahdel hulefai rashidin”, fq. 420, të imam Dhehebiut.
  • 14. 13 Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9 aÇlirimi i tokave perëndimore dhe i Sudanit: Ushtritë muslimane në kohën e Uthmanit përparuan deri në Sudan dhe në jug të Egjiptit duke i çliruar këto toka dhe duke e zgjeruar shtetin islam. Çlirimet muslimane vazhduan duke përfshirë të gjitha tokat perëndimore (Libi, Algjeri, Marok, Mauritani), derisa mbërritën në brigjet e Tunizisë, ku u ndeshën me forcat biza- nte duke i shkatërruar ato dhe duke i futur këto zona nën sundimin e halifatit islam.[18] ÇLIRIMI I TOKAVE PERSE bKufijtë e shtetit islam në kohën e Uthmanit u zgjeruan deri në detin Kazuin dhe musli- manët vazhduan ta përzënë mbretin pers Jezdu- xhurd, derisa e vranë në atdheun e tij, Marvu (Irani i sotëm, në kufi me Afganistanit). Me vdekjen e mbretit pers pushoi së ekzistuari njëherë e përgjithmonë perandoria perse. SHEHIDLLËKU I UTHMANIT, ALLAHU QOFTË I KËNAQUR PREJ TIJ U thmani kishte vlera fisnike dhe morale të larta, ishte i butë, i mëshirshëm, bujar, i dashur etj. Mirëpo këto cilësi nuk i penguan munafikët dhe armiqtë e fesë is- lame që të thurnin plane dhe komplote për vras- jen e tij. Në krye të tyre ishte Abdullah bin Sebe, një çifut, armik i betuar i muslimanëve, i cili e pranoi Islamin sa për sy e faqe në kohën e Uth- manit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij. Ky mu- nafik çifut udhëtonte nëpër tokat islame duke përhapur shpifjet e tij, gjoja se Uthmani po bënte padrejtësi, po i shtypte muslimanët, shtirej sikur gjendja ishte tepër e rënduar dhe se Aliu ishte ai që e meritonte kalifatin në vend të Uthmanit, Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve. Shpifjet e këtij munafiku zunë vend në Kufe, Basra dhe Egjipt, vende të cilat dërguan nga një delegacion në Medinë për t’u marrë vesh me Uthmanin. Këto delegacione, të cilat kryesoheshin nga Ab- dullah bin Sebe, u takuan me Uthmanin dhe Aliun. Ata u sqaruan atyre se çdo gjë ishte në rregull dhe se këto ishin shpifje dhe u premtuan atyre se do ndreqnin çdo parregullsi. Pasi mba- ruan misionin e tyre, delegacionet dolën nga Medina për t’u kthyer në vendet e tyre. Abdullah ibën Sebe, kur e pa këtë situatë, trilloi një letër të cilën pretendonte se e dërgonte Uthmani për valiun e Egjiptit dhe e urdhëronte që të vriste del- egacionin që po kthehej. Abdullah ibën Sebe e dërgoi këtë letër me një korrier, i cili u sillej para e mbrapa delegacionit egjiptian, të cilët u shqetë- suan dhe e kapën këtë person duke i zbuluar letrën e fshehur. Pas kësaj ata u kthyen përsëri në Medinë duke lajmëruar edhe delegacionet e tjera që të ktheheshin dhe rrethuan shtëpinë e Uth- manit duke mos e lejuar që të dalë jashtë. Me- gjithëse Uthmani u mundua t’ua shpjegonte të vërtetën dhe t`i bindte se ajo letër nuk ishte e vërtetë, duke u kërkuar edhe verifikimin e saj, ata nuk pranonin asnjë lloj sqarimi dhe u mjaftuan me thënien: “Allahu e ka lejuar gjakun tënd për këtë veprim.” Ata e rrethuan dhe Uthmani qën- droi i rrethuar në shtëpinë e tij dyzet ditë. Në fill- im e lejonin që të dilte vetëm për namaze, pastaj ia ndaluan edhe namazet, përveç xhumasë, në të cilën mbante edhe hutben. Kur vendosën ta pen- gonin edhe për namazin e xhumasë, filluan ta gjuanin në hutbe me gurë të vegjël duke i thënë: “Zbrit, zbrit o plak!” Aty i morën shkopin e Pro- fetit që përdorte në hutbe dhe e thyen. Pas kësaj ia ndërprenë edhe ujin që i vinte në shtëpi. Kur e pa këtë gjendje, Uthmani kërkoi një takim me drejtuesit e revoltës, duke u thënë: “Po ju pyes në emër të Allahut dhe të Islamit, a e dini se kur Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem erdhi në Med- inë nuk kishte ujë të pijshëm, përveç pusit të Rumes, për të cilin Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “Kush e blen pusin e Rumes dhe e bashkon kovën e tij me kovat e muslimanëve (e bën sadaka ujin e pusit), Allahu do t’ia zëvendë- sojë me një pus më të mirë në xhenet.” Unë e bleva atë, ndërsa ju sot më ndaloni mua që të pi prej tij[19] dhe më lini të pi ujë të kripur?” Ata thanë: “Po, ashtu është.” Uthmani, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tha: “Po ju pyes në emër të All- ahut dhe të Islamit, a e dini se kur xhamia nuk ______________ [18] Marrë nga libri “Tarihul islam ue uefejatul meshahir uel ealam ahdel hulefai rashidin”, fq. 318, i imam Dhehebiut. [19] Transmeton Ahmedi 1/75, Tirmidhiu, nr. 3703, dhe Nesai 6/235.
  • 15. Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9 14 mjaftonte më për njerëzit dhe Profeti sal-Allahu alejhi ve sel-lem tha: “Kush e blen tokën e filanit që t’ia shtojë xhamisë, Allahu xheleshanuhu do t’ia zëvendësojë me më të mirë në xhenet”, unë e bleva atë me pasurinë time, kurse ju sot më ndaloni që të falem në të, qoftë dhe dy rekate?” Ata thanë: “Po, ashtu është.” Uthmani tha përsëri: “Po ju pyes në emër të Allahu dhe të Islamit, a e dini se unë jam ai që përgatita ushtrinë e vështirësisë, për të cilën Profeti tha: “Kush i përgatit ata, Allahu do t’ia falë atij mëkatet.” Ata thanë: “Po, ashtu është.”[20] Tha: “Po ju pyes në emër të Allahut dhe të Islamit, a e dini se Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ishte mbi mal së bashku me Ebu Bekrin, Umerin dhe mua, kur u trondit mali, të cilin e goditi me këmbë dhe i tha: “Qëndro, se ke mbi vete një Profet, një të sinqertë dhe dy shehidë.” Ata thanë: “Po, ashtu është.” Atëherë Uthmani tha: “Allahu ekber! Pasha Zotin e Qabes, dësh- moni për mua se unë jam shehid (tri herë).”[21] Sahabët ishin mbledhur rreth Uthmanit të gat- shëm për ta mbrojtur[22] dhe për të luftuar, mirëpo ai e dinte se sido që të shkonin punët, do vritej padrejtësisht, pasi kështu e kishte lajmëruar Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, prandaj nuk donte që të vritej askush për të dhe i urdhëroi të gjithë sahabët që të shpërndaheshin nëpër shtë- pitë e tyre.[23] Një natë para se të vritej kishte ven- dosur të agjëronte të nesërmen. Aty nga fundi i natës pa në ëndërr Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke i thënë: “A të kanë rrethuar, o Uth- man? A ta kanë ndaluar ujin, o Uthman? Nëse ti dëshiron, mund të fitosh ndaj tyre ose të çelësh iftar këtu tek ne”, dhe i dha një enë me ujë. Më pas kur u zgjua, bashkëshortja e tij iu afrua dhe i solli ujë që të pinte, por ai tha se ishte agjërueshëm dhe se Profeti i kishte ofruar ujë për iftar.[24] Mëngjesin e asaj dite u futën munafikët në shtëpinë e Uthmanit ndërkohë që ai po lexonte Kur’an. Iu afrua një burrë egjiptian që quhej Xhebleh nga fisi Benu Sedus, i cili e goditi me shpatë, mirëpo Uthmani u mbrojt me njërën dorë, të cilën ia këputi goditja e shpatës dhe rrodhi gjaku mbi ajetin kur’anor: “Allahu të mjafton ty ndaj tyre.” (Bekare: 137)[25] Atëherë mus’hafi i ra nga dora dhe tha: “Uallahi, kjo është dora e parë e cila i ka shkruar suret e pjesës së shtatë të Kur’anit”,[26] sepse siç dihet Uthmani ka qenë prej shkruesve të shpalljes, bile i pari që ka shkruar drejtpërdrejt nga Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Erdhi gruaja e tij që ta mbronte nga një goditje tjetër, e cila i këputi asaj gishtat e dorës, dhe e mori Kuranin dhe e vendosi në prehrin e saj dhe pas kësaj erdhi goditja vdek- jeprurëse, e cila e vrau Uthmanin, Allahu qoftë i kënaqur prej tij. Atëherë e shoqja e tij u hodh mbi të. Dikush prej tyre tha: “Allahu e vraftë këtë grua! Sa të mëdha i ka të pasmet e saj.” Ajo tha: “Aty u binda se këta e bënë gjithë këtë vetëm për interes dunjaje.”[27] Kjo ndodhi ditën e xhuma në 18 Dhulhixhe të vitit 35 hixhri, duke zgjatur kështu kalifati i tij 12 vjet. Vdekja i erdhi Uth- manit në moshën 82-vjeçare.[28] Allahu e mëshi- roftë prijësin e muslimanëve, i cili u vra padrejtësisht, dhe qoftë i kënaqur me të deri në ditën që do ta takojë! Përgatiti: Shuajb Rexha ______________ [20] Transmeton Ahmedi 1/70, Nesai 6/46, Ibn Ebi Asim, nr. 1303. [21] Transmeton Tirmidhiu, nr. 3703, dhe tha hasen. Të njejtin gjykim ka edhe Albani. [22] Transmeton Ahmedi në “Fedailu es-sahabeh”, nr. 763, nga Ibn Auni nga Nafiu, i cili tha: “Ibn Umeri e ka veshur dy herë këmishën e hekurt (është përgatitur për luftë) ditën e vrasjes së Uthmanit.” [23] Transmeton el-Lalekai në “Sherhu usulil itikad” (7/ 1430), nr. 2568, nga Ebu Habibeh, se ai ka thënë: “Më dërgoi Zubejri tek Uthmani, kur ai ishte i rrethuar. Shkova në një ditë të nxehtë verë. E gjeta të ulur në karrige dhe pranë tij qëndronin Husejn bin Alij, Ebu Hurejra, Abdullah bin Umeri, Abdullah bin Zubejri. I thashë: “Më ka dërguar te ti Zubejr bin Auami, i cili të dërgon selamet e tij dhe thotë: “Unë jam akoma nën urdhrat e tua dhe nuk ka ndryshuar asgjë tek unë, nuk e kam thyer besën e dhënë. Nëse dëshiron, vij te ti në shtëpi dhe jam përkrah teje. Fisi Beni Amr bin Auf më kanë premtuar se janë të gatshëm të mblidhen tek unë dhe të veprojnë si t`i urdhëroj.” Uthmani, kur e dëgjoi mesazhin, tha: “Allahu ekber! Falënderimi i takon Allahut që e ka ruajtur vëllanë tim nga kjo. Ktheja selamin prej meje dhe thuaji se nëse do jesh këtu, do jesh një nga të vrarët, ndaj qëndrimi yt atje ku je është më i dashur për mua. Shpresoj që me ty Allahu të mbrojë nderin tim pas vdekjes time.” Më pas Uthmani tha: “Unë kërkoj vendosmërisht nga çdokush që më bindet mua që të mos luftojë për mua.” [24] Të ngjashëm me këtë tekst e transmeton Ahmedi në “Fedailu es-sahabeh”, nr. 810, dhe el-Lalekai në “Sherhu usulil itikad”, nr. 2577, Hakimi 3/103 i cili tha: “Isnadi është i saktë dhe ia miratoi Dhehebiu.” [25] Transmeton Ahmedi në “Fedailu es-sahabeh”. Nr. 766. [26] Nga sureja Kaf deri në fund. [27] Transmeton Ahmedi në “Fedailu es-sahabeh”, nr. 765. [28] “el Isabeh” 4/224 i Ibn Haxherit dhe Ahmedi në “Fedailu es-sahabeh”, nr. 778.
  • 16. 15 Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9 VLERAT E SURES ELIHLAS Vlerat e kësaj sureje janë të shumta dhe përfitimi i dobive nga kjo është i çmuar e i dashur saqë imamët e medhenj si Darekutni dhe Ibën Kajjimi, Allahu i mëshiroftë, kanë thënë: Nuk janë transmetuar saktësisht aq thënie rreth vlerës së ndonjë kaptine, ashtu siç janë transmetuar për kaptinën "Kul Huvallahu ehad". A llahu i Madhëruar e zbriti librin e Tij madhështor te Pejgamberi i nderuar sal- lAllahu alejhi ve sel-lem, libër ky udhëzues, mëshirë për njerëzimin, dritë, shërues e përgëzues dhe këshillues për ata që përkujtojnë. I madhi Zot këtij libri i dhuroi atribute të çmuara, e dalloi me cilësi të mira e mahnitëse, të cilat argumentojnë se ky libër është bazë dhe esencë për të gjitha shken- cat e dobishme si dhe orientues e udhëzues drejt të mirave në këtë jetë dhe në amshueshmëri. Surja el-Asër, edhe pse e shkurtër dhe me ajete jo të gjata, ngërthen njohjen për pasuesit e për- mirësimit dhe të besimit, dallimin e tyre nga pa- suesit e devijuar e të shkatërruar, e shprehur kjo me terma të limitizuar, të cilët kanë realizuar atë që kanë synuar, saqë Imam Shafiu rahimeullah thotë: “Sikur Allahu të zbriste vetëm këtë kaptinë, do t’u mjaftonte njerëzve.” Ndërsa ajeti nga surja Nahël: “Allahu ju urdhëron për drejtësi dhe bamirësi”[1] ka bashkuar moralet e larta që pastro- jnë e pasurojnë shpirtrat si dhe është udhëzues për zemrat. Gjithashtu, ky ajet tërheq vërejtjen nga mëkatet e mëdha negative e shkatërruese për sh- pirtrat, kombet dhe popujt. Ndërsa surja Fatiha në vetvete ka përmbledhur dituri të shumta, njo- huri për gjëra të shfaqura dhe të brendshme, dobi të këndshme e të mrekullueshme si dhe baza të pastra e të kristalta. Prej sureve të Kur’anit e cila ka përmbledhur shumicën e këtyre virtyteve dhe që veçohet nga të tjerat me shumë vlera është surja Ihlas. Ajo është shembull në vetvete për nga argu- mentimet e fuqishme që faktojnë e të njohin me Krijuesin e adhuruar, e shprehur me nocione të kufizuara, të cilat ekspozojnë synimin e Thënësit. Në situata të ndyshme hasim njerëz që e lexojnë me të madhe këtë praktikë dhe nga kjo praktikë ata janë të rrallë e kjo, nga lehtësimi për memo- rizimin e saj, nga shprehjet e saj mahnitëse e nga kuptimet e saj madhështore. Prej tyre ka që i dinë kuptimet e saj dhe këta janë të paktë, por ka prej atyre që janë injorantë mbi të vërtetat, dobitë dhe dallimet madhështore të kësaj sureje e këta janë shumicë. Ajo që fakton për vlerën e kësaj kaptine është të emërtuarit e saj me shumë emra dhe emrat e shu- mtë argumentojnë për pozitën e lartë të të emër- tuarës, kaptinë e cila numëron diku njëzet emra, të cilat derdhen në horizontet e tevhidit dhe njo- hjen e të drejtave dhe obligimeve që njerëzit kanë ndaj Allahut, përmbajnë kritikën dhe kun- dërshtimin e idhujtarëve dhe statujave, si dhe kundërshtimin e atyre që pretendojnë se ka dy zota apo në trinitet, si dhe të të gjitha religjioneve të kota. Prej emrave më të njohur të kësaj kaptine është emri: 1. Ihlas dhe është emërtuar kështu për disa arsye: Leximi i saj është largim nga dënimi i Allahut apo pastrimi i Allahut prej çdo të mete dhe rivali, apo se kjo kaptinë është enkas për Allahun sepse në të nuk ka as urdhër e as ndalesë, si dhe është thënë se është emërtuar ihlas ngase me të e shfaq tev- hidin-moneteizmin e sinqertë për Allahun, ose se lexuesi dhe recituesi përmes saj, fenë e tij e ka kristalizuar dhe e ka reflektuar sinqerisht për Al- lahun e Lartësuar. 2. Kul huvallahu eha. Për këtë imam Buhariu rahimehullah e ka titulluar një kapitull në "Kolek- ______________ [1] Nahël, 90.
  • 17. Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9 16 sioni Autentik" të tij: Kapitulli – Vlera e kaptinës "Kul huvallahu ehad". 3. Tevhid dhe Baza për arsye se tevhidi është bazë e të gjitha bazave të fesë. 4. El marifeh për arsye se njohja e Allahut plotë- sohet duke e njohur gjithë atë përmbajtje që gjen- det në të. Pastaj:Tefrid,Texhrid, En Nexhatu, El Vilajeh, En Nisbetu, Es Samed, El Muav-vidheh, El Maniah, El Mudhekkireh, En Nur, El Iman, El Mukashk- isheh, El Meu'uleh, El Beraeh. Vlerat e kësaj sureje janë të shumta dhe përfitimi i dobive nga kjo është i çmuar e i dashur saqë imamët e medhenj si Darekutni dhe Ibën Kajjimi, Allahu i mëshiroftë, kanë thënë: Nuk janë trans- metuar saktësisht aq thënie rreth vlerës së ndonjë kaptine, ashtu siç janë transmetuar për kaptinën "Kul Huvallahu ehad". Kjo kaptinë në vete ngërthen njohuri për Allahun dhe përshkrimin e Tij, andaj kush dëshiron që ta njohë Zotin e vet, përshkrimin dhe atributet eTij, le të lexojë këtë kaptinë. Tranmsetohet nga Ubej ibën Keab radijAllahu anhu se ka thënë: Idhujtarët ju drejtuan Pejgamberit sall-Allahu alejhi ve sel- lem: "O Muhammed, na e përshkruaj neve Zotin tënd". Atëherë (në lidhje me këtë pyetje) Allahu i madhëruar shpalli kaptinën "Kul Huvallahu ehad".”[2] Kjo kaptinë përmban përshkrimin e të Gjith- mëshirshmit dhe cilësimin e Tij, prandaj kush ia ka mësyer përshkrimit të Krijuesit të tij ashtu siç i takon përsosshmërisë dhe madhërisë së Tij, kre- narisë dhe sundimit të Tij të pafund, atëherë le të lexojë këtë kaptinë të nderuar. ransmetohet në Koleksionin Autentik të Buhariut dhe Muslimit se Aisheja radijAllahu anha ka thënë: Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e dërgoi njërin prej Sa- habëve udhëheqës në një ekspeditë luftarake dhe ai ua ka përfunduar namazin sahabëve me kapt- inën "Kul HuvAllahu ehad". Kur u kthyen ata ia treguan këtë Pejgamberit sal-lAlllahu alejhi ve sel- lem e ai ju tha: Pyeteni atë përse e praktikon këtë? Ata e pyetën atë e ai ju përgjigj: Sepse në të është përshkrimi i të Gjithmëshirshmit, dhe për këtë unë e kam qef ta lexoj atë. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: Lajmëroje atë se Allahu e do atë. Ibnut-Tini thotë: Thënia e tij: se në të është përshkrimi i të Gjithë- mëshirshmit, do të thotë se në këtë kaptinë ka emra dhe cilësi tëTij, dhe emrat eTij rrjedhin nga cilësitë e Tij". Nga vlerat e kësaj kaptine, gjithashtu: Kush e do këtë kaptinë dhe e lexon në namaz, realizohet dashuria e Allahut për atë që e lexon, ashtu siç u tregua në hadith “Lajmëroje atë se Allahu e do atë” dhe kjo argumenton se besimi e bindja e shën- doshë si dhe kuptimi i tevhidit-moneteizmit është prej shkaqeve më të mëdha në realizimin e dashurisë së Allahut ndaj robërve të Tij. Gjithashtu, është argument se leximi i ajeteve që posedojnë atributet e Allahut është e pëlqyer për dallim nga pasuesit e bidatit të cilët e urrejnë lex- imin e ajeteve me cilësi (të Zotit) tek njerëzit e rëndomtë. Vërtet dashuria ndaj kësaj kaptine sjell detyrimisht hyrjen në xhenet. Për këtë tregon Buhariu në Sahi- hun e tij dheTirmidhiu në Sunnenin e tij e trans- meton nga Enesi radijAllahu anhu se ka thënë: Ka qenë njëri prej ensarëve i cili ju është bërë imam njerëzve në xhaminë e Kubasë dhe ai çdo herë që ka lexuar një kaptinë (pas fatihasë) para saj e ka lexuar "kul huvallahu ehad", dhe kur e ka përfun- duar, ka filluar me kaptinë tjetër dhe këtë e ka përsëritur në çdo rekat. Atëherë sahabët i thanë: Ti (pas fatihasë) po e lexon kaptinën kul huval- lahu ehad dhe pastaj po lexon tjetër kaptinë! A nuk po të mjafton kjo? Ose lexoje vetëm këtë ose tjetrën. Ai u përgjigj: Unë nuk e lë atë, nëse dëshi- roni të ju bëhem imam, unë e veproj këtë e nëse nuk dëshironi atëherë unë ju lë, por ata këtë sahabi e kanë njohur për më të mirin dhe nuk kanë dëshiruar që t’ju bëhet imam dikush tjetër. Kur ju erdhi Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e in- formuan për këtë rast dhe ai tha: O njeri! Çfarë të ndalon që të veprosh me atë që të rekomandojnë shokët tuaj dhe çfarë të bën ty që të jesh kaq strikt në leximin e kësaj kaptine për çdo rekat? Ai u përgjigj: Unë e dua atë. Atëherë Pejgamberi sal- lAllahu alejhi ve sel-lem i tha: Dashuria juaj ndaj kësaj kaptine ju fut në xhennet.[3] Transmetohet nga Ebu Hurejra radaijallahu anhu se ka thënë: Isha me Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe ai e dëgjoi një njeri duke lexuar kul huvallahu ehad, e tha: I është bërë obligim. I thashë: e çfarë i është bërë obligim? Më tha: Xhenneti.[4] Tre- gon Muadh ibën Enes se Pejgamberi sal-Allahu alejhi ______________ [2] Transmeton Ahmedi, Tirmidhiu dhe Hakimi me sened të mirë. [3] Transmeton Buhariu si nëntitull në Sahihun e tij 774 dhe Tirmidhiu në Sunnenin e tij 2901. [4] Transmeton Maliku 435, Tirmidhiu 2897 dhe Nesaiu 994 me sened autentik.
  • 18. 17 Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9 ve sel-lem ka thënë: Kush e lexon kaptinën "kul hu- vallahu ehad" dhjetë herë, Allahu ja ndërton një pal- lat në xhennet.[5] Vërtet leximi i kësaj kaptine realizon faljen e mëkateve.Tregohet se njëri prej sahabëve ka thënë: E kam shoqëruar Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në një udhëtim dhe ai e dëgjoi një njeri duke lexuar kul huvallahu ehad dhe tha: Ky njeri vetëm është larguar prej shirkut. Gjithashtu, dëgjoi një tjetër duke lexuar kul huvallahu ehad e tha: Është i falur.[6] Kjo kaptinë të mjafton për tu mbrojtur nga sherri si dhe e ndalon atë. Është vërtetuar se Abdullah ibën Hubejb ka thënë: Kemi dalë një natë me shi për ta kërkuar Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem që të na falë namazin neve dhe e takuam e ai më tha: Thuaj! E unë nuk thashë asgjë. Pastaj më tha përsëri: Thuaj! E unë nuk thashë asgjë, por më pas i thashë: O i Dërguari i Allahut, çfarë të them? U përgjigj: Thuaj kul huvallahu ehad, suren Felek dhe Nas nga tre herë atëherë kur fillon nata dhe në mëngjes do të të mjaftojë ty për çdo gjë.[7] Lutja me këtë sure është e pranuar. Transmetohet nga Abdullah ibën Burejde e ai nga babai i tij se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ka dëgjuar një njeri duke u falur e ai lutej duke thënë: O Allahu im! Unë të lutem Ty duke dëshmuar se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje, Një i Vetëm Absolut, në të Cilin mbështeten të gjitha krijesat. Ai as nuk lind e as nuk është i lindur si dhe askush nuk është i barabartë e i krahasueshëm me Të. Atëherë tha Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: Pasha Atë që shpirti im është në dorën e Tij, ky njeri e ka lutur Zotin me emrin e Tij më të madh që nëse Atij i kërkohet diçka me të, i dhurohet, e nëse lutet me të, i pranohet.[8] Nga Mehxhen ibnul-Edrea i cili tregon se Pejgam- beri sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka hyrë në xhami ndërsa një njeri vetëm e përfundoi namazin dhe në uljen e fundit tha: "O Allahu im! Unë të lutem Ty, që je Një i Vetëm e Absolut, që në ty mbështeten të gjitha krijesat. Ai as nuk lind e as nuk është i lindur si dhe askush nuk është i barabartë e i krahasueshëm meTë. Po të lutem që të më falësh mëkatet e mia, Ti vërtetë je Falës dhe Mëshirues i madh". Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha -tre herë: Ai vetëm është falur, ai vetëm është falur, ai vetëm është falur.[9] Sureja Ihlas në vete ngërthen kritika kundër jehudëve, nazaretianëve[10] dhe id- hujtarëve, dhe njëherit është argument dhe shenjë e Allahut mbi krijesat e Tij saqë Sujutiu në El Iklil thotë: Në suren Ihlas ka kritikë ndaj Jehudëve, Nazaretianëve, Zjarrputistëve, Idhujtarëve, Mux- hessimëve,[11] Mushebbihëve,[12] kritikë ndaj idesë së Hululit dhe Itihadit[13] dhe kundër të gjitha re- ligjioneve të kota. Në këtë argumentohet ajo çfarë ka transmetuar Buhariu në sahihun e tij me sened nga Ebu Hure- jra radijallahu anhu e ky nga Pejgamberi sal-lAl- lahu alejhi ve sel-lem se Allahu ka thënë: Më ka përgënjeshtruar e ofenduar i biri i Ademit dhe ai nuk është dashtë ta bëjë këtë. Sa i përket përgen- jështrimit të tij ndaj Meje është thënia e tij: (Zoti) nuk do të më ringjallë ashtu siç më krijoi e për Mua nuk është më lehtë krijimi sesa ringjallja. E sa i përket ofendimit të tij ndaj Meje është thënia: E Allahu ka fëmijë e Unë jam një i vetëm e Abso- lut, që në Mua mbështeten të gjitha krijesat. Unë as nuk lind e as nuk jam i lindur si dhe askush nuk është i barabartë e i krahasueshëm me Mua.[14] Sureja Ihlas është sureja më e mirë prej kaptinave të Kur’anit. Si kjo nuk ka të ngjashme e as të kra- hasueshme në librat e zbritura nga Allahu tek Pejgamberët alejhimus-selam. Këtë e sqaron tra- nsmetimi i treguar tek Musnedi i Ahmedit nga Ukbetu ibën Amir që ka thënë: E takova Pejgam- berin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ai më këshilloi e më tha: O Ukbetu ibën Amir! Bëj lidhjet tuaja me atë që të ka bojkotuar, jepi atij që e ka ndaluar ______________ [5] Transmeton Ahmedi 5/437 me sened hasen. [6] Transmeton Daremiu 3292 dhe Nesaiu nëAmelul-jvm vel-ejleh 704 me sened autentik. [7] Është i vërtetuar në Sunenin eEbu Davudit, Nesaiut dhe Tirmidhiut. [8] Transmeton Ebu Davudi 1493, Nesaiu në Kubra 4/ 394 -395, Tirmidhiu 3475, Ibën Maxhe 3857, Hakimi 1/ 684 dhe Ibën Hibbani 2383 me sened autentik. [9] Transmeton Ahmedi 18995 dhe Ebu Davudi 987. [10] Krishterët, por Allahu i quan Nasara sipas vendit ku është rritur Isau salAllahu alejhi ve selem, e ai është rritur në Nazaret dhe e drejtë është të quhen ashtu siç i ka quajtur Allahu në Kur'an dhe Resulullahi salAllahu alejhi ve selem në Sunnet, pra Nasara - Nazaretistët e asesi me termin Krishterë që rrjedh nga emri Krisht, emër i Isait alejhi salatu ve selam sipas Ungjillit të ndryshuara. (sh.p) [11] Fraksion të cilët e trupëzojnë Zotin sipas perceptimeve dhe imagjinatës së tyre. (sh.p) [12] Fraksion të cilët e përgjasojnë Allahun me krijesat. (sh.p) [13] Hulul do të thotë që një gjë të unifikohet me tjetrën, ndërsa Itihad do të thotë që të bashkohen dy gjëra dhe të bëhen një. Hululi shpreh se Allahu është manifestuar në robërit e Tij ndërsa Itihadi shpreh se e tërë krijatura është Allahu dhe nuk ka dallim mes krijaturës dhe Allahut. Shiko për këtë Et Tevdihatul Xhelijeh Ala Sherhil Akidetit Tahavije 1/117 nga prof. dr. Muhammed ibën Abdurrahman el Humejjis (sh.p) [14] Transmeton Buhariu 4074.
  • 19. Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9 18 veten për të të dhënë dhe fale atë që të ka bërë padrejtësi. Tha (Sahabiu): Pastaj kam ardhur tek Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ai më tha: O Ukbetu ibën Amir! Sundoje gjuhën tënde, qaj për mëkatet tuaja dhe zgjeroje shtëpinë tënde (hapi portat për të tjerët). Përsëri tha ky sahabi: Pastaj e takova Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e më tha: O Ukbetu ibën Amir! A dëshiron që të ti mësoj disa kaptina që nuk kanë zbritur në Tevrat, Inxhil, Zebur dhe as në Furkan (Kur’an) si ato? Nuk duhet të vie nate e vetëm duhet t’i lex- osh e ato janë: "Kul huvallahu ehad", "kul eudhu bi rab-bil felek" dhe "kul eudhu bi rab-bin-nas". Tha Ukbetu: Nuk më ka ardhur nata e unë vetëm i kam lexuar ato dhe për mua është obligim që mos ti lë sepse për këtë më ka urdhëruar Pejgam- beri sal-lAllahu aljehi ve sel-lem.[15] E prej vlerave më të mëdha të sures Ihlas që nuk mund të krahasohet, afrohet dhe të barazohet asnjë sure tjetër në këtë vlerë, është, se sureja Ihlas vlen sa një e treta e Kur’anit, çka do të thotë se lex- uesi i saj arrin vlerën dhe shpërblimin sikur të atij që ka lexuar dhjetë xhuza nga Kur’ani duke e ditur se për çdo shkronjë në Kur’an ke shpërblim. Për këtë janë transmetuar hadithe autentike që argu- mentojnë për këtë vlerë dhe shkalla e këtyre ha- ditheve ka arritur kategorinë e Mutevatirit[16] siç thotë Ibën Kajimi dhe dijetarë të tjerë. Buhariu transmeton hadithin nga Ebi Said el Hudriu radi- jallahu anhu se ka thënë: Një person dëgjoi një njeri duke lexuar "kul huvallahu ehad" dhe e përsëriste dhe kur u zgjua personi i cili dëgjoi erdhi tek Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe ia tregoi këtë rast. Pejgamberi sal-lAllahu aljehi ve sel-lem i tha: Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, kjo kaptinë e ka vlerën e një të tretës së Kur’anit.[17] Gjithashtu, Buhariu transmeton nga Ebi Saidi se ka thënë: Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ju tha shokëve të tij: A e mundon dikënd prej jush që ta lexojë një të tretën e Kur’anit për një natë? I thanë: Kush mundet prej nesh ta bëjë këtë o i Dërguari i Allahut? Pejgam- beri sal-lAllahu alejhi ve sel-lem u tha: "Allahul- vahidus-Samed" është një e treta e Kur’anit.[18] Gjithashtu, Muslimi transmeton nga Ebi Dardai radijallahu anhu se Pejgamberi salAllahu alejhi ve selem ka thënë: A e mundon dikë nga ju që ta lex- ojë për çdo ditë një të tretën e Kur’anit? I thanë: Po. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve se-llem tha: Vërtet Allahu e ka ndarë Kur’anin në tre pjesë dhe "kul huvallahu ehad" është një e treta e Kur’anit.[19] Kuptimi i këtyre haditheve është se kaptina Ihlas është sa një e treta e Kur’anit në sh- përblim jo në pjesë, sepse nuk do të thotë që të barazuarit në shpërblim është njëkohësisht barazim edhe në pjesë dhe nga shembujt e këtij rregulli është ajo çfarë është vërtetuar nga Pejgam- beri sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: Kush thotë dhjetë herë "La ilahe il-lAllah, vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir" është sikur të ketë liruar katër shpirtëra nga bijtë e Ismailit.[20] A e zëvendëson kjo lirimin e katër personave për atë që i është bërë obligim një gjë e tillë, e ai të deklarohet kjo është dhikri dhjetë herë i duasë së lartpërmendur? Përgjigjja është: Assesi nuk e zëvendëson, e sa i përket barazimit në shpërblim kjo ekziston. Për këtë Hoxha i Islamit IbënTejmije ka thënë: Barazohet në shpërblim me një të tretën e Kur’anit dhe nuk do të thotë se obligon edhe barazimin në lloj dhe cilësi. Sa i përket shkakut që sureja Ihlas është krahasuar sa një e treta e Kur’anit në shpërblim dijetarët kanë dhënë përgjigjje të shumta dhe më e mira prej tyre është: Vërtet Kur’ani diskuton tre lloj temash të cilat janë: 1.Njohuri për Allahun. 2. Njohuritë për krijesat eTij dhe 3. Njohuri për vendimet legjisla- tive tëTij. Sa i përket njohurive për të madhin Zot i posedon sureja Ihlas, e kjo, çfarë ka të bëjë për njohjen e Allahut, emrat dhe atributet e Tij si dhe mohimin e të gjitha mangësive dhe të metave dhe kjo është ajo që në vete ngërthen shkenca e Tevhidit dhe kjo është më e ngritura prej këtyre tri llojeve të njohurive Kur’anore dhe e cila është në kaptinën "Ihlas", e njohuritë tjera janë për kri- jesat e Tij si p.sh: Për kombet e kaluara, lajme për ndodhi të tashme dhe për në të ardhmen apo njo- huri për vendimet si: Urdhërimet dhe ndalimet që përbëjnë ligjin sheriatik e reflektues në praktikë, si: falja e namazit, dhënia e zekatit dhe agjërimi i ramazanit ndërsa ndalimet si: kamata, amoraliteti etj. Për këtë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel- ______________ [15] Transmeton Ahmedi 17467 me sened autentik. [16] Shkalla më e lartë e hadithit autentik. [17] Transmeton Buhariu ne sahihun e tij 5014 [18] Transmeton Buhariu në sahihun e tij 5015. [19] Transmeton Muslimi në sahihun e tij 811. [20] Transmeton Muslimi në sahihun e tij 2693.
  • 20. 19 Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9 lem i ka nxitur të tjerët që ta lexojnë në namaz dhe në vende të tjera. Sa i përket namazit ai e ka lexuar kaptinën "Ihlas" në rekatin e dytë në sun- netin e sabahut dhe ka thënë për këtë kaptinë dhe për kaptinën Kafirun: Sa të mira janë këto dy kaptina.[21] E ka emërtuar Ibën Hibbani në Sahi- hun e tij një kapitull kështu: Vërtetimi i besimit për atë që lexon kaptinën "Ihlas" në rekatet e sabahut. Ai për këtë ka sjellë hadithe me sened të tij deri tek Xhabir ibën Abdullah se një njeri ka falur dy rekate të sabahut dhe ka lexuar në rekatin e parë "kul ja ejuhel kafirun" e tha Pejgamberi salAllahu aljehi ve selem: Ky është një rob i cili e ka njohur Zotin e tij. Dhe ai njeriu lexoi në rekatin e dytë "kul huvallahu ehad", dhe tha Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: Ky është robi i cili ka besuar në Zotin e tij.[22] Ai sal-lAllahu alejhi ve se-lem ka lexuar suren "Ihlas" dhe "Kafirun" në sunnetin e akshamit pas farzit, ashtu siç ka lexuar vetëm atë në namazin e vitrit, e nganjëherë ja ka shtuar kaptinën "Kul eudhu bi rabil-felek" dhe "Kul eudhu birabin- nas". Hoxha i Islamit ka treguar për urtësinë në lidhje me këtë ku thotë: Sunneti i sabahut është startuesi i punës, ndërsa Vitri është përmbyllja e saj, dhe për këtë e ka falur sunnetin dhe vitrin me kaptinën "Ihlas" dhe këto dy namaze janë përm- bledhje e Tevhidul-ilmi vel amel, dhe tevhidul- Marifeti vel-iradeh, dhe Tevhidul I’tikadi vel-kasdi.[23] Gjithashtu, e ka lexuar kaptinën "Ihlas" bashkë me kaptinën "Kafirun" në dy rekatet e tavafit pas Mekami Ibrahim alejhi selam, sinjal për tevhidin për të cilin ka thirur dhe i ka vërtetuar shtyllat e tij imami i pejgamberëve (Muhammedi) deri në ditën e gjykimit, sal-lAllahu aljehi ve sel-lem. Pejgamberi sal-lAllahu aljehi ve sel-lem pas për- fundimit të çdo namazi e ka lexuar kaptinën Ihlas, Felek dhe Nas gjithashtu në Dhikret e sabahut dhe mbrëmjes dhe kur është shtrirë në shtrat duke i bashkuar duart, ka lexuar në to suren Ihlas, Felek dhe Nas. Më pas ka fryrë në duar dhe e ka fërkuar me to gjithë trupin, e këtë e bënte tre herë. Kur ishte i sëmurë i ka lexuar këto dhe ka fryrë në duar dhe pastaj me to ka fshirë trupin duke shpresuar në bereqetin e tyre. Për shkak të gjitha këtyre vlerave, të mirave, ud- hëzimeve dhe dobive, Pejgamberi salAllahu alejhi ve selem e ka shpeshtuar leximin e kësaj sureje dhe në shumë punë e gjendje i ka lexuar ato. Ky është udhëzimi më ndriçimtar, rruga më e zgjedhur, të cilën e kanë shtegtuar më të zgjedhurit e këtij um- meti, duke e lexuar me një lexueshmëri skajshmër- isht të saktë dhe duke e kuptuar me kuptueshmëri të vërtetë si dhe e kanë reflektuar në vepër me shëmbëllesën më të mirë. Gjithashtu këtë sure e kanë ngritur lart në një pozitë madhështore saqë ajo nuk ka munguar në mendimet e tyre, gjuhët e tyre, për herë e kanë marrë si shembull dhe argu- ment kundër kundërshtarëve. Vlen të potencohet në lidhje me këtë atë që ka treguar Dhehebiu në librin e tij Es-Sijeru nga Ahmed ibën Hamdun se ka thënë: E kam parë Muhamed ibën Ismailin në xhenazen e Said ibën Mervanit dhe Jahja edh- Dhuhelijut duke pyetur për emrat (e trans- metuesve), llagapet dhe për çështjet precise të shkencës së hadithit, e Muhamed ibën Ismaili përgjigjej shpejt sikur shigjeta, sikur po e lexonte "Kul huvallahu ehad". Ebu Zurra’ është pyetur për një person që është betuar me shkurorëzim se Ebu Zurra’ i ka memo- rizuar 200 mijë hadithe, a ka bërë mëkat (betuesi)? Ebu Zurra’ i tha: I kam memorizuar 200 mijë ha- dithe ashtu sikur njeriu ka memorizuar "Kul hu- vallahu ehad". Ndërsa në librin El Medhakireh qëndron 300 mijë hadithe.[24] Kjo sure me gjithë këta emra, kuptime dhe vlera është e vlefshme për çdo musliman dhe ai duhet të dhurojë orë të tëra nga jeta e tij për të kërkuar të mirat e kësaj kaptine, udhëzimin me dritën e fuqishme të saj dhe gjithmonë të qëndrojë pranë thesareve të saj. O Allah, na jep begati me Kur’anin madhështor, na dhuro dobi nga çka në të prej ajeteve dhe përkuj- timeve plot urtësi; Ti je Mbykqyrës në këtë dhe i Pushtetshëm për këtë si dhe paqa, shpëtimi dhe be- gatitë qofshin mbi të Dërguarin e Tij të ndershëm. Shkëputur nga Revista "El-Islah" nr.6. Përpiloi: Izzudin Ramadani Përshtati: Adem Avdiu ______________ [21] Transmeton Ahmedi 26550. [22] Transmeton Ibën hibbani në sahihun e tij 2460. [23] Këto janë kategoritë e tevhidit që në vete ngërthejnë veçimin e Allahut në veprimet e Tij, emrat dhe atributet e tij si dhe veçimin e Allahut në ad- hurim. Respektivisht janë një lloj tjetër ndarje e tevhidit Rububije, tevhidit të El-Esmau ves-Sifat, dhe tevhidit të Adhurimit.(sh.p) [24] Shiko “Sijeru Ealamu Nubela” 13/68.
  • 21. Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9 20 KAPITULLI I DYTË NGA PARATHËNIA E IBN MAXHES Në umetin islam u shfaqën njerëz të cilët refuzuan dhe kundërshtuan Sunnetin e të Dërguarit sal- lAllahu alejhi ve sel-lem dhe pretenduan se pasojnë vetëm Kur'anin duke e quajtur veten "Kur'ani- jun” ose “Kur'anistë", mirëpo në të vërtetë ata nuk janë tjetër vetëm se gënjeshtarë dhe përgënjeshtrues të Kur'anit... HADITHI NR.12 T ransmetohet nga El Mikdam ibën Meadij Keribe El Kindiu, se i Dërguari sal-lAl- lahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Së shpejti do të vijë një kohë kur njeriu i mbë- shtetur në kolltukun e tij dëgjon një hadith nga ha- dithet e mia dhe thotë: “Mes nesh dhe jush është libri i Allahut Az-ze ve xhel-le, ajo çka është në të e lejuar e kemi lejuar, ndërsa atë që e kemi gjetur në të të ndaluar e kemi ndaluar!” A nuk është me të vërtetë e njëjtë ajo që e ka ndaluar i Dërguari sikurse ajo që ka ndaluar Allahu?" (Sahih, auten- tik) HADITHI NR. 13 T ransmetohet nga Ubejdullah ibën Ebi Rafi', nga babai i tij, se i Dërguari sal-lAl- lahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Të mos e gjej dikë nga ju të mbështetur në koll- tukun e tij, t'i vijë urdhri çka kam urdhëruar apo çka kam ndaluar, ndërsa ai të thotë: "Nuk e di, atë që e kemi gjetur në librin e Allahut e pasojmë." (Sahih, autentik) Sqarim: Hadithin nr. 12 e transmeton imam Ahmedi (nr 17194),[1] Ebu Davudi[2] (4593), Tirmidhiu (2664)[3] dhe ka thënë: "Hadith hasen garib nga kjo rrugë." Ndërsa hadithin nr. 13 e transmeton imam Ahmedi (23876),[4] Ebu Davudi (4592),[5] Tirmidhiu (2663)[6] dhe ka thënë: "Hadith hasen sahih." KUPTIMI I PËRGJITHSHËM I KËTYRE DY HADITHEVE I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tërheq vërejtjen nga një gjë për të cilën Allahu ka lajmëruar se do të ndodhë me disa persona të umetit. Ajo gjë është refuzimi dhe kundërsh- timi i Sunnetit të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem me pretekst se mjafton të kapurit vetëm pas Kur'anit. Në hadithin e parë gjendja e mendjemadhësisë dhe e kundërshtimit tek këta persona përshkru- het me një person të ulur në kolltuk dhe pranë tij dikush i rrëfen diçka nga hadithet e Muha- medit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ndërsa ai me kryeneçësi dhe mendjemadhësi nuk e pranon hadithin e të Dërguarit duke thënë se mes nesh dhe jush është të shikojmë vetëm në Kur'an; atë që e gjejmë në Kur'an të qartë se është e lejuar RESPEKTIMIMADHËRIMIIHADITHITTËTËDËRGUARITSALLALLAHUALEJHIVE SELLEMDHEASHPËRSIANDAJATYREQËEKUNDËRSHTOJNËATË ______________ [1] "Musned imam Ahmed" me verifikim të Shuajb Arnautit (28429). [2] Sunen Ebu Davud, libri i Sunnetit, kapitulli mbi pasimin e Sunnetit (hadithi nr. 4604) me disa shtesa. [3] Xhami' Tirmidhi, libri i diturisë, kapitulli: “Çfarë është ndaluar të thuhet kur dëgjohet hadithi i të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem” (hadithi nr. 2664). [4] "Musned imam Ahmed", me verifikim të Shuajb Arnautit (39302). [5] Sunen Ebu Davud (hadithi nr. 4605). [6] Xhami' Tirmidhi (hadithi nr. 2663).
  • 22. 21 Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9 apo e ndaluar, themi se është ashtu, ndërsa ajo që nuk është përmendur në Kur'an, por është përmendur në hadithet e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, nuk e pranojmë atë. I Dërguari e kundërshton këtë dyshim djallëzor duke thënë se ajo që ka ardhur në Sunnetin e tij, qoftë e lejuar apo e ndaluar, duhet të pranohet ashtu siç pranohet nga Kur'ani, sepse si Kur'ani ashtu edhe Sunneti janë shpallje e Allahut të Madhërishëm. Allahu thotë: "Dhe ai nuk flet nga mendja e tij. Ai (Kur’ani) nuk është tjetër pos sh- pallje që i shpallet." Nexhm 3-4 Ajo që ka ndaluar i Dërguari në Sunnetin e tij është sikurse ajo që ka ndaluar Allahu në Kur'an, sepse i Dërguari ia ka kumtuar umetit të tij çdo gjë që Allahu e ka lejuar apo ndaluar. DOBITË NGA KËTO DY HADITHE F jala e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel- lem: “Së shpejti do të vijë një kohë…” Folja "jusheku" ka kuptimin se është afruar koha kur do të dalin njerëz të tillë. Kjo është nga mrekullitë e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel- lem, sepse ashtu ndodhi. Në umetin islam u shfaqën njerëz të cilët refuzuan dhe kundërsh- tuan Sunnetin e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe pretenduan se pasojnë vetëm Kur'an- in duke e quajtur veten "Kur'anijun” ose “Kur'a- nistë", mirëpo në të vërtetë ata nuk janë tjetër vetëm se gënjeshtarë dhe përgënjeshtrues të Kur'anit sepse Allahu thotë në Kur'an: "Çka t’ju japë Pejgamberi, atë merreni, e çka t’ju ndalojë, përmbajuni." Hashr 7 "Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit e kini kujdes (mos kundërshtoni)…" Maide 92 "Thuaj: “Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t’ju dojë…" Alu Imran 31 Dhe siç transmeton Darimiu nga Jahja ibën Kethiri: "Xhibrili i zbrsite të Dërguarit me Sun- netin (hadithin) ashtu siç i zbriste me Kur'a- nin."[7] Realiteti është se këta njerëz me këtë thirrje, de kinse punojnë vetëm me Kur'an, dëshirojnë të realizojnë epshet dhe dëshirat e tyre. në mënyrë që të bëjnë thirrje sa më lehtë në bidatet e tyre. Kjo është kështu sepse Kur'ani, siç ka thënë Aliu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, është "Ham- malun lil vuxhuh”, pra i përgjithshëm dhe përm- ban në vetvete kuptime të shumta. Kur Aliu e dërgoi Abdullah ibën Abasin që të polemizojë me havarixhët, e këshilloi që t'u fliste me Sunnet dhe jo me Kur'an,[8] sepse në Sunnet gjërat janë deta- jizuar, si p.sh, detajet e namazit, agjërimit, zeka- tit e pothuajse të gjitha adhurimet në Kur'an kanë ardhur vetëm në mënyrë të përgjithshme, ndërsa Suneti është ai që i ka detajizuar ato. Pra, këta propagandues, se gjoja punojnë vetëm me Kur'an, janë vetëm gënjeshtarë dhe mashtr- ues të vetvetes, siç ka thënë Abdullah ibën Mes'udi: "Ju do të shihni njerëz që pretendojnë se ju ftojnë të punoni me Kur'an, por ata në reali- tet Kur'anin e kanë hedhur pas shpinës. Merruni me dituri dhe largohuni nga gjërat e shpikura dhe kini kujdes nga të tepruarit në të shprehur dhe nga thellimi i tepërt. Kapuni pas "el Atik”, të vjetrës, asaj që ka kaluar”,[9] d.m.th. kapuni pas të parëve tuaj të mirë. Ata që refuzuan Sunnetin me logjikën e tyre u ndanë në dy grupe: a) Refuzimi i Sunnetit në tërësi duke mos pran- uar asgjë nga ai, ndërsa disa përjashtuan disa sun- nete praktike, si p.sh, detajet e namazit, zekatit etj. Qelizat e para të kësaj ideje u shfaqën nga fundi i kohës së sahabëve dhe ato mund t'i qua- jmë si qëndrime personale të disa personave të devijuar. Do të përmendim vetëm një shembull sa për ilustrim. Transmetohet nga Hasan El Bas- riu, se Imran ibën Husajni (shok i të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ishte ulur me shokët e tij. Atëherë njëri ndër të pranishmit i tha: “Mos na fol përveçse me Kur'an.” Imrani i tha: “Afro- ______________ [7] “Sunen Ed-Darimij” (në parathënie, etheri nr. 607, fq. 474). [8] "El Itkan fi ulumil Kur'an”, te lloji i tridhjetë e nëntë, "Mearifet el vuxhuh ven-nedhair" (2103). Imam Sujutiu këtë ether thotë se e ka transmetuar Ibën Sa'di në "Tabekat", mirëpo në këtë libër nuk e kam gjetur këtë ether. Sidoqoftë ngjarja është e njohur, por të ngjashme me të janë edhe fjalët e Omerit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, siç e transmeton el-Lalikaij në "Sherh es-suneh" (1123 nr. 203), ku thotë: "Do të vijnë njerëz që do t'ju polemizo- jnë me dyshime nga Kur'ani. Polemizoni me ta me sunnete sepse pasuesit e Sunnetit janë më të dijshëm mbi librin e Allahut." Të njëjtën fjalë ka thënë edhe Aliu, Allahu qoftë I kënaqur prej tij, siç e transmeton el-Lalikaij në "Sherh es-suneh". Po aty. [9] Sunen ed-Darimi në parathënie (nr. 143).
  • 23. Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9 22 hu këtu.” Dhe i tha: "A e sheh ti dhe shokët e tu se nëse mbështetesh vetëm në Kur'an, a do të kishe gjetur në të se namazi i drekës i ka katër rekate, i ikindisë katër dhe i akshamit tri regate, se duhet të lexosh me zë në dy rekatet e para?"[10] Ka edhe raste të tjera, mirëpo siç duket ishin ende të rralla dhe nuk ishin shndërruar në feno- men deri nga fundi i shekullit të dytë hixhri. Për sa i përket kësaj periudhe, nuk ka njohuri të boll- shme përveç asaj që ka përmendur imam Shafiu në librin e tij "El-Um", duke e emërtuar një ka- pitull me titullin "Kapitulli mbi ata që e refuzuan Sunnetin në tërësi". Ai më pas vazhdoi t'u kundërpërgjigjet atyre. Rafiditë konsiderohen prej atyre që e kanë re- fuzuar Sunnetin në tërësi sepse nga bindjet e tyre është gjykimi për sahabët se janë të dalë nga feja. Kjo do të thotë se çdo gjë që ka ardhur prej ntyre, për ta është e refuzuar. Dihet se rafiditët i akuzo- jnë sahabët edhe si gënjeshtarë e mashtrues në kumtimin e shpalljes dhe se gjoja kanë fshehur një pjesë të Kur'anit. Ndërsa ajo që quhet Sunnet tek ta është një fe e re, të cilën e ka shpikur çifuti Abdullah bin Sebe'e, duke e përzier me je- hudizëm dhe Islam, që më vonë t'i vendosin disa zinxhirë transmetimesh se gjoja janë nga trans- metimet e "Alu bejtit", familjes së të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Mirëpo familja e të Dërguarit është e pastër nga ajo që kanë shpikur ata, ashtu siç është i pastër ujku nga gjaku i Jusu- fit alejhi selam. Kjo ishte një pasqyrë e atyre që e refuzuan Sunnetin në kohët e kaluara, ndërsa në kohën e tanishme, siç duket, kolonizimi perëndi- mor ende nuk e ka realizuar dominimin ndaj botës muslimane dhe përmes orientalistëve po mundohet të ngjallë idetë dhe grupimet devi- juese në mesin e muslimanëve. Këto ide dhe grupime kanë marrë fund e janë harruar prej ko- hësh. Ato i kishin shpikur paraardhësit e tyre çi- futë, të krishterë dhe zjarrputistë. Nga gjërat që u munduan t'i ngjallin ishte edhe kjo për të cilën po flasim, d.m.th. refuzimi i Sunnetit dhe të mjaftuarit vetëm me Kur'an. Në fakt ata synojnë refuzimin e fesë në tërësi. Në Indi u shfaq një shkollë që refuzoi Sunnetin në tërësi dhe në krye të saj ishin Sejid Ahmed Han, Abdullah Xhekr Elvij, Ahmedudin El Amertserij dhe të tjerë. Më pas erdhi Gulam Ahmed Bervijz duke formuar kështu një shoqatë me emrin "Ehlul Kur'ani - Pa- suesit e Kur'anit", duke botuar edhe një revistë mujore dhe një numër të madh librash në këtë kontekst. Ndërsa në tokat arabe thirrjen për refuzimin e Sunnetit e kanë mbartur mbi supet e veta dy grupe. Grupi i parë: Ata që pretendojnë se janë pasuesit e shkollës "El Islahije", e cila u formua në Egjipt në duart r Muhamed Abduhusë dhe hoxhës së tij, i quajtur si el Afganij. Idetë e kësaj shkolle përhapeshin përmes dy mënyrave: a) Përmes revistës "El Menar", kryeredaktor i së cilës ishte Muhamed Rashid Rida.[11] Në këtë re- vistë u botuan një varg artikujsh me titull "Islami është Kur'ani i vetëm", me autor dr. Tevfik Sid- kij. b) Përmes librit "Advaun alas-sunetil muhame- dije” ose “Dritë mbi Sunnetin pejgamberik", i autorit Ebu Rej-je.[12] Grupi i dytë: Disa shkrimtarë, veprimtarë, autorë të disa li- brave po ashtu nga Egjipti, të cilët jetuan dhe u ushqyen në duart e armiqve të Islamit nga radhët e orientalistëve çifutë dhe të krishterë në univer- sitetet e Francës, Gjermanisë e Anglisë, ku mend- jet e tyre ishin ushqyer me ide shkatërruese dhe devijuese të marra nga "hoxhollarët" e tyre ori- entalistë. Ata u kthyen në vendet muslimane si të dërguar të armiqve të Allahut me qëllim që të mbjellin dyshime dhe ide shkatërruese në mesin e muslimanëve. Në krye të këtyre veprimtarëve ishin Taha Husejn, Ahmed Emin dhe shumë të ______________ [10] Transmeton Bejhekiu në hyrje të "Delail en-nubuve"(125), Hatib El Bagdadij në "El kifaje" (fq. 48), nga rrugë të ndryshme (marrë nga libri “Tedvin es-suneh en-nebevije". [11] Shiko librin "Dirasat fil hadith en-nebevij" të dr Mustafa El Eadhamij (126-27), i cili përmend fjalën e profesor Es-Sibaijit, ku tregon se Rashid Rida nga fundi i jetës së tij është tërhequr nga këto mendime. Shiko "Es-sunetu ve mekanetuha fit-teshri' el islamij" (fq. 30). [12] Këtë libër e kanë kundërshtuar me shkrime shkencore shumë autorë. Ndër librat më të mirë që flet kundër këtij libri është "Es-sunetu ve mekanetuha fit-teshri' el islamij", me autor profesor Es-Sibaij dhe libri "El Envar el kashife", me autor dijetarin Abdurrahman el Mual-limij, Allahu e mëshiroftë (marrë nga libri "Tedvin es-suneh en-nebevije".
  • 24. 23 Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9 tjerë. b) Refuzimi i Sunnetit pjesërisht, domethënë re- fuzimi i haditheve ahad[13] Hadithi ahad u refuzua nga disa grupime të de- vijuara si: 1. Mu'tezilitët, të cilët e refuzuan hadithin ahad në ahkame (legjislacion) dhe akide (besim). 2. Esh'aritët, të cilët e refuzuan hadithin ahad vetëm në çështje të akides. Ndërsa Ehlu Sunneti e pranon hadithin ahad si në legjislacion ashtu edhe në besim. U zgjeruam në këtë çështjë duke parë rëndësinë e njohjes së saj dhe rrezikun që i kanoset hadithit të të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. FJALA E TË DËRGUARIT SALLALLAHU ALEJHI VE SELLEM "…kur njeriu i mbështetur në kolltukun e tij thotë: “Mes nesh dhe jush është libri i Allahut..."(Shiko lart citatin e hadithit nr. 12) Imam El Hatabij thotë: "Ka për qëllim pasuesit e lukseve dhe të të mirave të kësaj bote, të cilët dijen nuk e kanë kërkuar nga dijetarët e merituar dhe nuk kanë udhëtuar për ta kërkuar atë, por kanë qëndruar në shtëpitë e tyre dhe duke qenë injorantë, refuzojnë çdo hadith i cili u bie ndesh me epshet e tyre apo bie ndesh me drejtimin dhe mendimet e hoxhës së tyre, të cilin e pasojnë ver- bërisht. E me këtë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem paralajmëron ata që kundërshtojn Sunnetit e tij, e që ato sunnete nuk janë përmendur në Kur'an, ashtu siç bënë havarixhët dhe rafiditët, sepse ata u munduan të mjaftohen vetëm me Kur'an duke lënë kështu anash sunnetet e të Dërguarit sal-lAl- lahu alejhi ve sel-lem, të cilat ishin sqaruese të Kur'anit. Në këtë mënyrë ata devijuan. Gjitha- shtu, ky hadith argumenton se hadithi nuk ka nevojë t'i ekspozohet Kur'anit sepse hadithi, nëse vërtetohet nga i Dërguari sa-lAllahu alejhi ve sel- lem, është argument në vete. Ndërsa hadithin që e transmetojnë disa njerëz, ku thuhet: "Nëse ju vjen një hadith, paraqiteni tek Kur'ani. Nëse është në pajtim me të, merreni e nëse e kundër- shton, lëreni atë", ky hadith është i kotë dhe nuk ka bazë, siç tregon Zekerija ibën Jahja Es-Saxhij nga Jahja ibën Meini, i cili ka thënë se këtë ha- dith e kanë vendosur zindikët.”[14] Me kaq për- fundon fjala e imam Hatabit. Ndërsa shprehja në hadith: "A nuk është me të vërtetë e njëjtë ajo që e ka ndaluar i Dërguari sikurse ajo që e ka ndaluar Allahu?” Nga vetë teksti kuptojmë se Sunneti është i ng- jashëm me Kur'anin për nga obligueshmëria e pasimit të tij dhe të vepruarit me të. Vijon… Përgatiti: Fidan Xhelili Literatura e konsultuar: 1."Kur'ani Famëlartë", përkthimi i Sherif Ahmetit. 2."Musned imam Ahmed", me verifikim të dijetarit shqiptar Shuajb Arnautit. Mueseseturr-rrisale-Bejrut, botimi i parë. 3. “Sunen Ebu Davud", me verifikim të haditheve nga dijetari Muhamed Nasirudin Albani. Mektebet el mearif-Rijad, botimi i parë. 4. "Sunen Ibën Maxheh", me verifikim të haditheve nga dijetari shqiptar Muhamed Nasirudin Albani, me përkujdesje të dijetarit Mesh'hur ibën Hasen Al Selman. Mektebet el mearif-Rijad, botimi i parë. 5. "Sunen Ed-Darimij", verifikues Husejn Selim Esed Ed-Daranij. Darul mugnij-Rijad, botimi i parë. 6. "Mealim es-sunen" Ebu Sulejman Hamed Muhamed El Hat-tabij. Mektebetul-ilmije- Bejrut, botimi i dytë. 7. "El Itkan fi ulumil Kur'an", Xhelaludin Es-Sujuti, Darul gad el-xhedid-Kajro, botimi i parë. 8. "Avnul Meabud sherh Sunen Ebi Davud", Muhamed Shems el Hak el Adhim Abadij, Darul kutub el ilmije- Bejrut, botimi i parë. 9. "Tuhfetul Ahvedhij sherh Sunen Tirmidhi", Muhamed Abdurrahman El Mubarekfurij, Dar ihja et- turath el arabij –Bejrut, botimi i tretë. 10. "Sherh Sunen Ibën Maxheh" nga imam Ebul Hasen el Hanefij, i njohur si imam Sindij, Darul mearife- Be- jrut, botimi i tretë. 11. “Tedvin es-suneh en-nebevije", dr Muhamed ibën Metar Ez-Zehranij, Mektebet Dar El Minhaxh –Rijad, botimi i parë. 12. "Dirasat fil hadith en-nebevij ve tarih tedvinihi", dr Muhamed Mustafa el Eadhamij, el Mektebul Islamij. ______________ [13] Hadith ahad është hadithi të cilin e transmeton një person apo një grup njerëzish qoftë edhe vetëm në një gjeneratë, por që nuk e arrin shkallën mutevatir. Ndërsa mutevatir është hadithi të cilin e transmetojnë grup njerëzish nga gjenerata në gjeneratë duke qenë e pamundur që ky grup njerëzish të bien dakord që të gënjejnë. [14] "Mealim es-sunen" El Hat-tabij(4298-299)
  • 25. Dëlirje&Edukim | D H J E T O R 2 0 0 9 24 Kujdesi i sahabëve për Sunnetin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ishte jashtëzakonisht i madh. Disa prej fiseve që ishin larg Medinës dërgonin njerëz që të mësonin dispozitat e Islamit prej Pejgamberit sal- lAllahu alejhi ve sel-lem, për t’u kthyer tek ata si mësues dhe udhërrëfyes nga ajo që kishin marrë prej të Dër- guarit të Allahut, saqë merrnin edhe rrugë shumë të larta vetëm e vetëm për ta pyetur atë për ndonjë çështje aktuale që ka të bëjë me ta. S a ishte gjallë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,sahabëtdispozitatefesëimësonindhe i merrnin nga ai, qoftë prej fjalëve të tij ose ve- prave atëherë kur e dinin se ajo që vepronte ai nuk ishte vetëm për të apo qoftë edhe prej pëlqimeve të tij. I zbriste atij Kur'ani dhe ai e dinte komentimin e tij. Në shumicën e rasteve ajetet e Kur'anit zbrisnin në mënyrë të përgjithësuar apo përmbledhëse dhe ai i konkretizontedheishpjegonteato,simeshembullin e urdhrit për faljen e namazit. Allahu na obligon me faljen e tij duke mos i precizuar fare kohët e tyre, for- mën apo numrin e rekateve, po ashtu edhe me zeka- tin dhe disa obligime të tjera. Epërkëtëarsyeishteobligativedheepatjetërsueshme për sahabët që të kthehen te Pejgamberi salAll-llahu alejhi ve selem dhe t’i mësojnë dispozitat e fesë me një mënyrë të thuktë dhe të qartë. Allahu subhanehu ve teala na e bën të qartë pozitën e Pejgamberit, gjegjësisht Sunnetit të tij në raport me Kur'anin, dhe se ai është sqarues i Kur'anit dhe i qël- limeve të tij. Allahu subhanehu ve teala thotë: "Ty ta zbritëm Kur'anin që t'u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do ta studiojnë (Kur'anin).” Nahl 44 Ashtu sikurse është edhe shpjegim dhe sqarim i asaj për të cilën njerëzit polemizojnë dhe kanë mospaj- time: "Ne nuk të shpallem ty për tjetër Kur'anin vetëm që t'u sqarosh atyre atë për çka u përçanë, e (ta zbritëm) që të jetë udhëzim dhe mëshirë për njerëzit që besojnë." Nahl 64 Dhe e ka bërë obligim kthimin tek ai për çdo gjë rreth së cilës kanë mospajtim: "PërZotintënd,joata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbritëm ty e as të asajparateje)derisatëmoszgjedhintypërtëgjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) tëmosndiejnëpakënaqësingagjykimiytdhe(derisa) të mos binden sinqerisht." Nisa 65 Dhethotë:"…Nësenukpajtohenipërndonjëçështje, atëherëparashtrojeniatëtekAllahu(telibriiTij)dhe tek i Dërguari…" Nisa 59 Pra, nga kjo kuptohet se për çështjet të cilat njerëzit nukinjohindhekanëmospajtime,letëkthehendhe të pyesin ata që i dinë ato. Duhen pyetur dijetarët se çfarë ka thënë Zoti ose Pejgamberi përkitazi me ndonjë çështje, sepse burimi i çështjeve fetare është prej Zotit dhe Pejgamberit e nuk duhet të bazohemi apo mbështetemi në atë se çfarë thotë nga vetvetja dijetari. Mbështetja në thëniet dhe në qëndrimet e kujtdo qoftë, përveç Zotit e Pejgamberit, është tak- lid- imitim, e imitimi nuk është i lejuar. Imitimiiverbërithënievedhesjelljevetëndonjëper- soni kushdo qoftë, pa u bazuar në argumente, është shkak i besimeve të kota, është devijim i principeve fetaredheështëdegjeneriminjëmasetëmashtruar.[1] Allahu subhanehu ve teala thotë: "Besimtarët janë vetëm ata që i besuan Allahut dhe të Dërguarit tëTij dhe kur janë me të (të Dërguarin) për ndonjë çështje ______________ [1] Kur'an-i, përkthim me komentim në gjuhën shqipe nga Sherif ef. Ahmeti, Allahu e mëshiroftë, fq. 316. KONTRIBUTI I SAHABËVE PËR RUAJTJEN E S U N N E T I T