SlideShare a Scribd company logo
1 of 62
Download to read offline
R E E D U K A T I V E K U L T U R O R E
V I S T Ë M U J O R E F E T A R E S H K E N C O R E
&
N 10 | DHULKADAH - DHULHIXHXHEH 1431 19
ËNTOR 20 NR. ÇMIMI 1€
| |
“Kapuniqëtëgjithëjupërlitarin(fenëdheKur’anin)eAllahut,emosupërçani!”
Haxhi është unitet i fjalës dhe i besës, unitet i ruajtjes së gjuhës dhe zbatim i sheriatit të Allahut,
unitet në adhurime, pasi të gjithë janë mbledhur për të njëjtin adhurim, të bardhë apo të zinj, të
pasurapotëvarfër,udhëheqësaposhërbëtorë,dukeikërkuarAllahutfaljedheshpëtimngazjarrii
xhehenemit. |fq.2
HAXHI
DHE UNITETI I
MUSLIMANËVE
HAXHI
DHE UNITETI I
MUSLIMANËVE
KUR'ANI, LIBRI MË I MIRË
QË ZBRITI NGA QIELLI lfq. 21
SHKAQET E KONFLIKTEVETË
SHUMTA MES MUSLIMANËVE lfq. 34
QËNDRIMI I KATËR IMAMËVE
NDAJ MUZIKËS lfq. 50
EDITORIALI
Unejs Murati
Haxhi dhe uniteti i muslimanëve ............................................. 2
Abdulaziz ibën Baz
Dobitë e haxhit ....................................................................... 4
Salih ibën Taha AbdulVahid (Ebu Islam)
Kuptimi i dëshmisë “La ilahe il‐lAllah” dhe kushtet e saj.......... 9
Dr. Muhamed ibën AbdulVehab el‐Akil
Cilësitë lëndore dhe ato etike e morale të melaikeve III ........ 15
Dr. Muhammed ba Kerim Muhammed ba AbdAll‐llah
Kur’ani, libri më i mirë që zbriti nga qielli .............................. 21
Adem Avdiu
Pse surja tevbe nuk fillon me besmelen? .............................. 27
Fidan Xhelili
Parathënia e Ibën Maxhes ..................................................... 29
Sultan el id
Shkaqet e konflikteve të shumta mes muslimanëve ............. 34
Dr. Muhamed ba Kerim Muhamed ba AbdAllah
Shkaqet e përçarjes së ummetit ............................................ 38
Muhammed Nasiruddin Albani
Problematika e neglizhencës dhe dobësisë së imanit te
thirrësit selefi ........................................................................ 43
Adem Avdiu
Feja është e përsosur dhe e mjaftueshme për njerëzimin .... 44
Dr. Abdul Kerim ibën Muhamed el‐Lahim
Trashëgimia në Islam (IV) ...................................................... 47
Ebu AbduRrahman el Etheri
Qëndrimi i katër imamëve ndaj muzikës ............................... 50
Dr AbduRrezak el Beder
Shtatë shpërblime rrjedhëse për njeriun edhe pas vdekjes .. 55
Unejs Murati
Vdekja e dijetarit Muhamed Xhemil Zejnu,
dhimbje për muslimanët ....................................................... 59
PËRMBAJTJA
Kryeredaktor:
UnejsMurati
Zv. Kryeredaktor:
FidanXhelili
Anëtarët e revistës:
AdemAvdiu
SabahudinSelimi
XheladinLeka
Bashkëpunëtorët:
BaliSadiku
FehmiDalipi
LirimSadiku
NamikVehapi
ShuajbRexha
Redaktor gjuhësor:
ArianKoçi
Ballina & Dizajni:
AvniG.Gashi
Boton:
Shtëpia botuese
Atik
Gjilan, Republika e Kosovës
Tirazhi: 1000
Adresa:
Rr. M. Idrizi p.n 60000 Gjilan
Republika e Kosovës
Tel: 044 988 400
e‐mail:
delirjedheedukim@gmail.com
Ndihmo Revistën:
Nr. i llog.: 1150‐138922‐0101‐09
ProCredit Bank of Kosovo
Swift Code: MBKORS22
Gjilan, Republika e Kosovës
2 Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0
Muslimanët nga e gjithë bota bashkohen te një shtëpi (Qabja), drejt së cilës ata drejtohen
pesë herë në ditë në namazin e tyre.
F
alënderimi i takon vetëm Allahut,
që e dërgoi të Dërguarin e Tij
mëshirë për gjithë njerëzimin. Për-
shëndetjet tona çdo herë qofshin mbi të
Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij
të pastër nga çdo shpifje dhe padrejtësi,
mbi shokët e tij besnikë dhe pasuesit e
tyre deri ditën kur të gjithë me një unitet
të përbashkët do dalim dhe japim llogari
para Allahut të Madhëruar.
Haxhi është një adhurim i veçantë i mus-
limanëve, që i bashkon ata me trup dhe
shpirt, një bashkim force dhe sinqeriteti,
një bashkim i çuditshëm që ngërthen një
qëllim të përbashkët.
Haxhi shfaq një unitet që përsëritet
vetëm në këtë rast, të gjithë të drejtuar
tek ai vend, pa marrëveshje paraprake, pa
HAXHI
dhe uniteti i
muslimanëve
Editorial
ndërmjetësime ndërshtetërore, por me të
vetmin qëllim: kryerjen e një obligimi
fetar të përcaktuar nga Allahu.
Praktikimi i një urdhri të tillë hyjnor
bën që ky unitet të jetë i gjallë dhe i
përsëritshëm te muslimanët që
nga koha e Muhamedit sal-lAll-
ahu alejhi ve sel-lem para shumë
shekujsh.
Ky unitet nuk gjendet tek asnjë
civilizim dhe që nga kohërat e
vjetra paritë e të gjitha vendeve të
botës kanë synuar ta kenë një
bashkim të tillë për ndonjë
çështje të caktuar, por ka qenë
e pamundur. Ndërsa te muslimanët e
sinqertë është më ndryshe, pasi kur i
thërret Allahu, i gjen të përulur ndaj ur-
dhrave të Tij.
Muslimanët nga e gjithë bota bashkohen
te një shtëpi (Qabja), drejt së cilës ata
drejtohen pesë herë në ditë në namazin e
tyre. Pastaj me një unitet të përkryer ata
drejtohen drejt kodrës së vogël, të quaj-
tur Arafat, të bashkuar me të vetmin qël-
lim, adhurimin e Allahut.
Ky unitet në vend dhe kohë të caktuar
nuk mund të dalë jashtë kohës së caktuar
nga Allahu, pasi haxhi si seminar në
vetvete është caktuar nga Allahu në
Kur’an: “Haxhi është në muajt e caktuar e
kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në
këta muaj, nuk duhet t’i afrohet gruas, nuk
bën të marrë nëpër këmbë dispozitat e she-
riatit, as nuk duhet të shkaktojë grindje.” [1]
Haxhi është unitet i fjalës dhe i besës,
unitet i ruajtjes së gjuhës dhe zbatim i
sheriatit të Allahut, unitet në adhurime,
pasi të gjithë janë mbledhur për të
njëjtin adhurim, të bardhë apo të zinj,
të pasur apo të varfër, udhëheqës apo
shërbëtorë, duke i kërkuar Allahut
falje dhe shpëtim nga zjarri i xhe-
henemit.
Allahu i ka porositur dhe oblig-
uar muslimanët me fjalët: “Dhe
kapuni që të gjithë ju për
litarin (fenë dhe
Kur’anin) e Allahut, e mos u
përçani!” [2]
Jemi obliguar të bashkojmë
trupin, mendjen dhe bindjen ndaj Al-
lahut, jemi thirrur të kapemi për litarin e
Allahut, të përulemi para urdhrave të Tij,
ndërkohë që e kemi të ndaluar të nda-
hemi e të përçahemi. Nëse ky unitet do
të gjendet përherë te muslimanët, atëherë
fjala e tyre do dëgjohet në çdo vend dhe
kohë.
Haxhi dhe pas tij festa e Bajramit e prerja
e kurbanit janë gëzim për të gjitha shtre-
sat e njerëzve, ngase ata solidarizohen me
njëri-tjetrin dhe ndiejnë se me të vërtetë
te muslimanët ekziston formula e
bashkimit si një trup i vetëm.
E lusim Allahun e Madhëruar që semi-
narin e haxhit dhe unitetin në të ta bëjë
jetëgjatë gjatë gjithë jetës sonë, t’i
bashkojë muslimanët e Lindjes dhe
Perëndimit në një qëllim të vetëm, që të
jemi trup i vetëm dhe të bashkuar të
takojmë Allahun e Madhëruar!
Unejs Murati
3
Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0
______________
[1] El Bekare: 197
[2] Alu Imran: 103
Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0
4
Dobia më madhështore dhe përfitimi më i lartë është përjetimi që haxhiu ndjen në orientimin
e thellë të zemrës së tij drejt Allahut, përuljen para Tij, përmendjen e shpeshtë të Tij, veçanër-
isht nëpërmjet telbijes (thënies Lebejke Allahume lebejke…).
DOBITË
L
ëvdatat i përkasin Allahut, kurse
salavatet dhe selamet janë për të
Dërguarin e Allahut, për familjen
dhe për shokët e tij.
Allahu i Lartësuar e ka ligjëruar haxhin
për shkak të dobive dhe urtësive të
shumta e madhështore, të cilat për-
menden në ajetin Kur’anor: “Thirri
njerëzit për të kryer haxhin, ata do të vijnë
këmbësorë dhe hipur mbi kafshë, nga çdo
cep i largët, që të jenë të pranishëm në për-
fitimin e dobive për ta dhe ta përmendin
Allahun në ditë të caktuara (të mirënjo-
hura) në mirënjohje të furnizimit me
bagëtitë. Ndaj hani prej tyre (bagëtive) dhe
ushqejini të gjorët e varfër. E më pas le t`i
përfundojnë ritet e tyre, t`i përmbushin zo-
timet e tyre dhe le të bëjnë tavaf rreth fal-
tores së lashtë (Qabes).”[1]
Në këto ajete, Allahu bëri të qartë se ftesa
që u drejtohet robërve të Tij për të kryer
haxhin bëhet që ata të përfitojnë dobi të
E HAXHIT
______________
[1] El Haxh: 27-29
5
Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0
ndryshme e të shumta. Ndër të tjera janë
përmendur katër prej tyre.
E para: Përmendja e Allahut në ditët e
caktuara, të cilat janë dhjetëditëshi i parë
i muajit Dhulhixhe së bashku me ditët e
Teshrikut (dita 11, 12, 13 e Dhulhix-
hes): “Dhe ta përmendin Allahun në ditë
të caktuara, në mirënjohje të furnizimit me
bagëtitë. Ndaj hani prej tyre (bagëtive) dhe
ushqejini të gjorët e varfër.”
Ndërsa tre dobitë e tjera i gjejmë në
pjesën e ajetit: “E më pas le t`i përfundo-
jnë ritet e tyre, t`i përmbushin zotimet e
tyre dhe le të bëjnë tavaf rreth faltores së
lashtë (Qabes).”
Dobia më madhështore dhe përfitimi më
i lartë është përjetimi që haxhiu ndjen në
orientimin e thellë të zemrës së tij drejt
Allahut, përuljen para Tij, përmendjen e
shpeshtë të Tij, veçanërisht nëpërmjet
telbijes (thënies Lebejke Allahume lebe-
jke…).
E gjithë kjo nënkupton sinqeritetin në
adhurimin e Allahut, madhërimin e dis-
pozitave të Tij, meditimin dhe përpjek-
jen e përsosjes së mënyrave që të afrojnë
tek Ai dhe të largojnë nga zemërimi i Tij.
Siç dihet, baza e fesë dhe boshti themelor
i saj, mbi të cilën ngrihet çdo vepër e
njeriut, është përmbushja me vërtetësi e
kuptimit të dëshmisë Lailahe il-lAllah
Muhamedun Rasulullah në të gjitha rraf-
shet, në aspektin e besimit, të veprave
(adhurimit) dhe fjalëve.
Dëshmia e parë kërkon pastrimin total
në përkushtimin e adhurimit vetëm Al-
lahut, si e drejtë e veçantë e Tij; vetëm
Atij i drejtohet lutja, vetëm prej Tij kihet
frikë, vetëm tek Ai janë shpresat, vetëm
Atij i mbështetemi, për Atë falemi dhe
bëjmë kurban, agjërim dhe zotim, etj. Ai
nuk ka ortak në asgjë nga këto, as engjëll
të përzgjedhur dhe as Profet të dërguar,
siç thotë i Lartësuari: “Zoti yt ka vendosur
prerazi që të mos adhuroni askënd tjetër
veç Tij”[2] pastaj: “Ata nuk u urdhëruan
me diçka tjetër veçse që ta adhuronin Al-
lahun, duke ia përkushtuar vetëm Atij fenë,
me besim të pastër e të drejtë”, [3] dhe:
“Lutjuni Allahut sinqerisht, duke ia
përkushtuar vetëm Atij fenë, edhe nëse këtë
gjë nuk e dëshirojnë qafirët.”[4]
Fjala “fe” në këto ajete ka për qëllim ad-
hurimin, e cila nënkupton bindjen ndaj
Tij dhe ndaj Profetit të Tij, sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem, duke i përmbushur urd-
hëresat dhe duke iu larguar ndalesave.
Kjo bindje buron pikërisht nga besimi
tek Allahu dhe në dërgesën e Profetëve,
nga sinqeriteti në këtë bindje, nga pran-
imi me vërtetësi i çdo lajmi nga Allahu
dhe i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem , duke shpresuar në shpërblim dhe
duke iu frikësuar dënimit -ky është kup-
timi i dëshmisë La ilahe il-lAllah, që do
të thotë nuk ka të adhuruar me të drejtë
përveç Allahut-, duke refuzuar adh-
urimin në të gjitha dimensionet dhe for-
mat e tij nga çdokush tjetër përveç
Allahut. Në të njëjtën kohë pohohet ad-
hurimi në kuptimin e tij gjithëpërfshirës
vetëm për Allahun, me meritë të plotë.
Prandaj çdo gjë që njerëzit adhurojnë
përveç Allahut është adhurim i kotë dhe i
padrejtë, kushdo qoftë ai person apo ajo
gjë që adhurohet: Profet, engjëll, xhin,
gur, dru, etj. Allahu thotë: “Kjo sepse Al-
lahu është i vetmi që me të drejtë meriton
______________
[2] El Isra: 23
[3] El Bejineh: 5
[4] Gafir: 14
Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0
6
të adhurohet, ndërsa ato që adhurojnë
përveç Tij janë të kota.”[5]
Për këtë qëllim madhor i krijoi xhinët
dhe njerëzit, të cilët i urdhëroi duke
thënë: “Unë nuk i kam krijuar xhinët dhe
njerëzit për diçka tjetër veçse që të më ad-
hurojnë.”[6]
Dhe: “O ju njerëz, adhurojeni Zotin tuaj,
i Cili u ka krijuar ju dhe ata që ishin para
jush, që të jeni të devotshëm ndaj Tij.”[7]
Pra, adhurimi i Allahut është njësimi i
Tij në rububijeh (krijim, sundim, kon-
troll), në uluhijeh (në adhurimin me
vepra), në esma ve sifat (emra dhe cilësitë
e Tij), në bindjen ndaj Tij duke i përm-
bushur urdhëresat dhe braktisur ndalesat.
E gjithë kjo buron nga besimi, shpresa
dhe frika, siç e thamë më lart. Allahu e
emërtoi fenë adhurim për vetë faktin se
robërit e kryejnë adhurimin me përulje
dhe nënshtrim ndaj Tij. Edhe në aspektin
gjuhësor arabët shprehen duke thënë
rrugë muabed, d.m.th. e shtypur, e tra-
suar nga shkelja e këmbëve ose deve
muabed, d.m.th. e nënshtruar, e bindur.
Kjo çështje, pra tevhidi dhe sinqeriteti në
të dhe veçimi i Allahut me adhurim,
është çështja më madhore, rreth së cilës
kanë ndodhur përplasje dhe ka pasur
armiqësi ndërmjet popujve dhe Pro-
fetëve, saqë populli i Adit i tha Profetit
Hud: “Thanë: A ke ardhur që të na ftosh të
adhurojmë Allahun një të vetëm dhe të
braktisim idhujt që adhuronin të parët
tanë?!”[8] Populli kurejshit i thanë Profetit
Muhamed sal-lAllahu alejhi ve sel-lem:
“A dëshiron që t`i bëjë të gjithë të adhuru-
arit një të vetëm?! Kjo është diçka e çudit-
shme.”[9]
Dhe thanë: “A t`i braktisim të adhuruarit
tanë për shkak të një poeti të çmendur?!”[10]
Kjo erdhi pas ajetit: “Ata ishin që kur u
thuhej lailahe il-lAllah, ata refuzonin me
mendjemadhësi.”[11]
Nga këto ajete dhe të ngjashme bëhet e
qartë se idhujtarët e urrejnë thirrjen e
tevhidit dhe refuzojnë me arrogancë t`i
përmbahen asaj për shkak se ishin të
kapur fort pas zakoneve të trashëguara
nga të parët e tyre, që nuk ishin gjë tjetër
veçse shirk dhe idhujtari.
Për besimtarët dhe njerëzit e ditur, për
thirrësit tek Allahu, del si detyrë që t`i
kushtojnë rëndësi kësaj çështjeje, duke ua
sqaruar njerëzve realitetin e tevhidit dhe
të shirkut në mënyrën më të plotë dhe të
______________
[5] El Haxh: 62
[6] Edh Dharijat: 56
[7] El Bekare: 21
[8] El E’araf: 70
[9] Sad: 5
[10] Safat: 36
[11] Safat: 35
7
Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0
qartë sepse ky është boshti themelor në
bazë të të cilit vlerësohen veprat, për mirë
apo për keq, të pranuara apo të refuzuara.
Allahu thotë: “Ne të kemi shpallur ty dhe
atyre që kanë qenë para teje: nëse i bën
ortak Allahut në adhurim, veprat e tua do
jenë të asgjësuara dhe do jesh nga të dështu-
arit.”[12]
Dhe: “E nëse i bëjnë ortakëri, do u asgjëso-
hen veprat e mira.”[13]
Pjesa e dytë e dëshmisë, dëshmoj se
Muhamedi është i Dërguari i Allahut,
është kushti i dytë për pranimin e
veprave dhe vlefshmërinë e tyre. Ky
kusht nënkupton pasimin e Profetit sal-
Allahu alejhi ve sel-lem, dashurinë për të,
vërtetimin e lajmeve të tij, bindjen ndaj
urdhrave të tij, braktisjen e ndalesave dhe
adhurimin e Allahut sipas sheriatit të sh-
pallur prej Tij dhe të kumtuar nga
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.
Allahu thotë: “Çfarë t`u japë i Dërguari,
merreni (pasojeni, zbatojeni) dhe çfarë t`u
ndalojë, largojuni.”[14] Dhe: “Thuaj: Nëse
vërtet e doni Allahun, më pasoni mua, që
t`ju dojë Allahu dhe t`ju falë mëkatet
tuaja.”[15]
Nuk mund të ketë orientim në rrugën e
drejtë pa pasim të tij dhe kapje pas ud-
hëzimit të tij, siç thotë i Lartësuari: “Nëse
i bindeni atij, do jeni të udhëzuar.”[16]
Dhe : “Thuaj: O ju njerëz, unë jam i Dër-
guari i Allahut tek të gjithë ju. Allahut i
përket sundimi i qiejve dhe tokës, nuk ka të
adhuruar me të drejtë veç Tij, Ai është që
jep jetë dhe merr jetë, ndaj besojini Allahut
dhe të Dërguarit të Tij, Profetit analfabet, i
cili i beson Allahut dhe fjalëve të Tij, paso-
jeni që të jeni të udhëzuar.” [17]
Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka
thënë: “I gjithë ummeti im do të hyjë në
xhennet, përveç atyre që refuzojnë.” Thanë:
“O i Dërguari i Allahut, e kush mund të
refuzojë?” Tha: “Kush më bindet mua, do
hyjë në xhennet, ndërsa kush më kundërsh-
ton mua, ai ka refuzuar.”[18]
Këtë kuptim e tregon dhe ajeti Kur’anor:
“Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të
Tij, do të futet në xhennete, nën të cilat
rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë. Ky
është triumfi i madh. Ndërsa kush e
kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e
Tij dhe i shkel normat e vendosura prej Tij,
do të futet në zjarr, ku do të jetë përgjith-
monë dhe do të ketë dënim poshtërues.” [19]
Nga dobitë e haxhit dhe përfitimet e tij
madhore është edhe përkujtimi i ahiretit
dhe i qëndrimit para Allahut në Ditën e
______________
[12] Ez Zumer: 65
[13] El En`am: 88
[14] El Hashr: 7
[15] Alu Imran: 31
[16] En Nur: 54
[17] El E’araf: 158
[18] Trans Buhariu
[19] En Nisa: 13-14
Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0
8
Gjykimit, pasi ritet e haxhit i unifikojnë
njerëzit në një veshje të njëjtë, me kokë
të zbuluar, të çfarëdo lloj kombi apo race
qofshin ata, duke përmendur Allahun
dhe duke iu përgjigjur thirrjes së Tij. Ky
moment i përngjan qëndrimit para Al-
lahut në Ditën e Gjykimit në një shesh të
vetëm, të zhveshur, të zbathur, të pabërë
synet, të frikësuar, të ndrojtur, të stresuar.
Kjo e nxit haxhiun të ndiejë frikën prej
Allahut, mbikëqyrjen e Tij dhe çiltërsinë
në kryerjen e veprave.
Nga përfitimet e haxhiut
gjatë haxhit është edhe
ftesa për të njohur fenë,
për të pyetur rreth çësht-
jeve të paqarta në
mënyrë që ta adhurojë
Zotin e tij me qartësi
dhe dituri, madje kur të
kthehet në vendin e tij të
bëhet orientues i atyre që
ka nën përgjegjësi drejt
bindjes së Allahut dhe të
Dërguarit të Tij, sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem, duke ua mësuar të
vërtetën. Pra, kur kthehet në vendin e tij,
ai kthehet i furnizuar me mirësi dhe di-
turi të madhe. Pa dyshim që kjo është
nga dobitë më të mëdha të haxhit,
veçanërisht kur personi shikon mexhliset
e shumta të diturisë në Xhaminë e
Qabes, në Xhaminë e Profetit sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem dhe në të gjitha vendet e
tjera që kanë të bëjnë me ritet e haxhit,
duke dëgjuar thirrësit islamë që japin
këshilla dhe dituri dhe kështu përpiqet të
përfitojë sa më shumë. Nga dobitë e hax-
hit është edhe tavafi rreth Qabes, ecja
ndërmjet Safasë dhe Mervas, falja në
xhaminë e Qabes, gjuajtja e gurëve, qën-
drimi në Arafat dhe Muzdelifeh, për-
mendja e shpeshtë e Allahut, lutjet e
shumta dhe kërkimi i faljes në ato vende.
Të gjitha këto përbëjnë mirësi, sjellin
dobi, meritojnë shpërblime të mëdha,
shlyerje të mëkateve, sevape të shumë-
fishta, të cilat pa dyshim janë të pallogar-
itshme për atë që e kryen veprën me
sinqeritet dhe çiltërsi, në përputhje me
Sunnetin e Profetit sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem dhe
duke ecur sipas udhëzimit
të tij.
Profeti sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem ka thënë: “Në të
vërtetë, tavafi rreth Qabes,
sa`ji ndërmjet Safasë dhe
Mervas dhe gjuajtja e
gurëve është bërë për të për-
mendur Allahun.”[20]
E lusim Allahun që ta për-
mirësojë gjendjen e musli-
manëve, të na mundësojë
njohjen e fesë dhe t’i pranojë veprat e
mira prej nesh! E lusim që të caktojë për
prijës më të mirët tanë, të përmirësojë
zemrat dhe punët tona, ta ndihmojë fenë
e Tij, t`i poshtërojë armiqtë e Tij, vërtet
Ai është i afërt, i përgjigjet lutjes!
Sal-lAllahu ala nebijjina Muhamed ve
alihi ve sahbihi ve men ihteda bi hedjihi!
Ish-drejtori i përgjithshëm i drejtorive të studimeve
kërkimore akademike, të fetvave, të thirrjes dhe
këshillimit Abdulaziz ibën Baz
Përshtati: Shuajb Rexha
______________
[20] Trans Ahmedi, Ebu Daudi
“O ju njerëz,
adhurojeni Zotin
tuaj, i Cili u ka
krijuar ju dhe ata
që ishin para jush,
që të jeni të devot-
shëm ndaj Tij.”
9
Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0
“La ilahe il-lAllah” është grada më e lartë e besimit. Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka
thënë: “Besimi është gjashtëdhjetë e disa grada (shkallë), më e larta e tyre është “La ilahe il-
lAllah”, ndërsa më e ulëta është heqja e një pengese nga rruga. Edhe turpi është një gradë
prej besimit.”
DHE KUSHTET E SAJ
M
e të vërtetë falënderimet i
takojnë Allahut, vetëm Atë e
falënderojmë dhe vetëm prej
Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. I lutemi
Allahut të na ruajë prej të keqes së
punëve dhe veteve tona. Atë që e udhë-
zon Allahu, nuk ka kush ta humbasë dhe
atë që e humbet, nuk ka kush ta udhë-
zojë përveç Tij. Dëshmoj e deklaroj se
nuk meriton të adhurohet vetëm se Al-
lahu dhe dëshmoj e deklaroj se
Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij.
O vëllezër, robër të Allahut!
Akidja vjen së pari, nëse doni ta dini.
Kemi folur tashmë për tevhidin uluhije
dhe thamë se kuptimi i tij është se musli-
mani e ka detyrë të besojë me zemrën e
tij se vetëm Allahu meriton të adhurohet;
pra s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë
përveç Allahut dhe ky është edhe kuptimi
i shehadetit.
Tani do të flasim për dëshminë “La ilahe
“LAILAHEILLALLAH”
KUPTIMI I DËSHMISË
Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0
10
il-lAllah”.
Vëllezër muslimanë!
Fraza “La ilahe il-lAllah” është dëshmia e
njësimit, për shkak të së cilës Allahu kri-
joi krijesat. Allahu i Madhëruar thotë:
“Dhe nuk i krijova xhinët dhe njerëzit
veçse për të më adhuruar.”[1]
Kjo frazë “La ilahe il-lAllah” është dësh-
mia e njësimit, për shkak të së cilës luftoi
i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem dhe për të ranë dëshmorë sahabët
(Allahu qoftë i kënaqur prej
tyre). Profeti sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem ka
thënë: “Jam urdhëruar
t’i luftoj njerëzit de-
risa të dëshmojnë
“La ilahe il-lAl-
lah”, se “nuk meri-
ton të adhurohet
vetëm se Allahu”
dhe se unë jam i
Dërguari i Allahut. E
nëse ata e bëjnë këtë,
atëherë e kanë të shenjtë
gjakun dhe pasurinë e tyre,
veçse për të drejtat e saj, dhe llogaria
e tyre i takon Allahut.”[2]
“La ilahe il-lAllah” është dëshmia e
njësimit dhe nëse dikush e thotë atë duke
dëshmuar gjithashtu se Muhamedi është
i Dërguari i Allahut, atëherë ai hyn në
Islam dhe konsiderohet prej musli-
manëve. Pas kësaj gjaku dhe pasuria e tij
janë të shenjta (të paprekshme). Profeti
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Kush thotë “La ilahe il-lAllah” dhe mohon
atë që adhurohet përveç Tij, ai i ka të shen-
jta gjakun dhe pasurinë, ndërsa llogaria e
tij i takon Allahut.”[3]
“La ilahe il-lAllah” është grada më e lartë
e besimit. Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem ka thënë: “Besimi është gjashtëdhjetë e
disa grada (shkallë), më e larta e tyre është
“La ilahe il-lAllah”, ndërsa më e ulëta është
heqja e një pengese nga rruga. Edhe turpi
është një gradë prej besimit.”[4]
“La ilahe il-lAllah” është dësh-
mia e njësimit, të cilën nëse
e thotë dikush kur gjen-
det në shtratin e vdek-
jes dhe pastaj i del
shpirti, atëherë ai
hyn në xhennet.
Profeti sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem ka
thënë: “Ai njeri që
ka fjalët e fundit të
tij “La ilahe il-lAl-
lah”, do të hyjë në xhen-
net.”[5]
“La ilahe il-lAllah” është
dëshmia e njësimit, e cila bëhet
shkak që thënësi i saj të mos jetë përjetë-
sisht në zjarr. Profeti sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem ka thënë: “Allahu ia ka bërë
haram zjarrit (ia ka ndaluar) atij që ka
thënë “La ilahe il-lAllah” duke shpresuar
me të shpërblimin e Allahut.”[6] Ndërsa në
hadithin e ndërmjetësimit, Allahu i Mad-
hëruar u thotë engjëjve: “Nxirrni nga
zjarri këdo që ka pasur në zemrën e tij
qoftë edhe një thërrmijë besim.”[7]
______________
[1] Edh Dharijat: 56
[2] Sahihul Xhami: 1370.
[3] Sahihul Xhami: 6314.
[4] Buhariu.
[5] Sahihul Xhami: 6355.
[6] Muslimi.
[7] Mutefekun alejhi.
11
Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0
Vëllezër muslimanë!
Dijeni se dëshmia “La ilahe il-lAllah”,
dëshmia e njësimit, është ajo me të cilën
ka dëshmuar Allahu për Veten e Tij dhe
me të dëshmuan për Allahun edhe en-
gjëjt e dijetarët. Allahu i Madhëruar
thotë: “Ka dëshmuar Allahu se nuk meri-
ton të adhurohet askush përveç Tij, dësh-
muan për këtë edhe engjëjt e dijetarët…
Nuk meriton të adhurohet askush përveç
Tij, Ai është Krenari, i Urti.”[8]
Vëllezër besimtarë!
Një pyetje mund të na brejë kur flasim
për këtë temë. Vallë, kushdo që thotë “La
ilahe il-lAllah” do të përfitojë prej saj në
dunja dhe në ahiret dhe konsiderohet
prej ithtarëve të saj? Përgjigja është jo!
Pse? Sepse munafikët në çdo vend dhe
kohë thonë “La ilahe il-lAllah” dhe dësh-
mojnë se Muhamedi është i Dërguari i
Allahut, por, edhe pse veprojnë kështu,
ata do të jenë në shtresën e fundit të zjar-
rit. Allahu i Madhëruar thotë: “Munafikët
do të jenë në shtresën e fundit të zjarrit, e
nuk mund të gjesh për ta ndihmues.”[9]
Në këto kohë të habitshme shumë njerëz
thonë “La ilahe il-lAllah” dhe dëshmojnë
se Muhamedi është i Dërguari i Allahut,
por kjo dëshmi është larg tyre dhe ata do
të jenë në shtresat e fundit të zjarrit për
shkak se e thonë me gjuhët e tyre, por e
mohojnë me zemra. I Madhëruari thotë:
“Thonë me gjuhët e tyre atë qe nuk e kanë
në zemra. Thonë “besuam në Allahun dhe
në Ditën e Fundit”, por ata nuk janë bes-
imtarë. Ata mundohen të mashtrojnë Al-
lahun dhe ata që besuan, por nuk
mashtrojnë veçse veten e këtë nuk e
ndiejnë.”[10]
Ata thanë “La ilahe il-lAllah” me gjuhë,
por e përgënjeshtrojnë me zemra, madje i
urrejnë dëshmuesit e saj.
Ndërsa ai që thotë “La ilahe il-lAllah”, i
përmbush kushtet e saj dhe punon me
domethënien e saj, do të përfitojë prej saj
në dunja dhe në ahiret e do të konsidero-
het nga ithtarët e kësaj dëshmie.
Vëllezër muslimanë!
Dëshmia islame “La ilahe il-lAllah”
përmban tetë kushte. Nëse dikush i
përmbush ato dhe punon me
domethënien e tyre, do të ketë dobi nga
kjo dëshmi në dunja dhe në ahiret dhe
do të hyjë në rrethin e muslimanëve.
Këto kushte do t’i përmend para jush
dhe do t’ju pyes për to përpara Allahut
në Ditën e Gjykimit, prandaj kush dëshi-
ron të shpëtojë nga dënimi i Allahut, le
t’i mësojë këto kushte dhe t’i zbatojë në
mënyrë që të konsiderohet nga ata që e
përmbushin domethënien e kësaj dësh-
mie.
Kushti i parë: Të dish kuptimin e saj
Është detyrë për këdo që thotë “La ilahe
il-lAllah” që ta dijë kuptimin e saj.
Shumë njerëz e thonë këtë dëshmi, por të
paktë janë ata që e kuptojnë. Allahu i
Madhëruar thotë: “Dije se nuk meriton të
adhurohet me të drejtë vetëm se Allahu dhe
kërko falje për gabimet e tua, të besim-
tarëve dhe të besimtareve. Allahu i di mirë
veprat dhe vendqëndrimet tuaja.”[11]
Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka
thënë: “Kush vdes duke e ditur se “nuk
meriton të adhurohet vetëm se Allahu”, do
të hyjë në xhennet.”[12]
Dije, o rob i Allahut, se dëshmia “La
ilahe il-lAllah” përmban mohim e pastaj
______________
[8] Alu Imran: 18.
[9] En Nisa: 145.
[10] El Bekare: 8-9.
[11] Muhamed: 19.
[12] Muslimi.
Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0
12
pohim. “La ilahe” (nuk ka të adhuruar)
është mohim, ndërsa “il-lAllah” (përveç
Allahut) është pohim. Prandaj e ke detyrë
që të mohosh të drejtën e adhurimit nga
kushdo që adhurohet, pastaj ta pohosh
atë vetëm për Allahun e vetëm e të
pashoq, sepse Allahu është i Vërteti,
ndërsa ata që adhurohen përveç Tij janë
të kotë.
Vëllezër muslimanë!
Injoranca ndaj kësaj fjale i ka bërë shumë
njerëz që të bien në shirk, duke menduar
se i përsosin veprat që bëjnë. Ja, populli i
Musait alejhis selam, pasi
Allahu i shpëtoi prej
armikut të tyre dhe pasi
kaluan detin dhe dolën
në bregun tjetër, kaluan
pranë një populli që
përuleshin para idhujve
të tyre duke bërë kështu
shirk ndaj Allahut të
Madhëruar. Atëherë pop-
ulli i Musait thanë: “O
Musa, na bëj edhe neve
një idhull që ta adhurojmë
ashtu siç kanë ata idhuj që i adhurojnë!”
Tha: “Ju jeni popull injorant! Vërtet, ai
popull (që po adhuron idhuj) është i
shkatërruar në atë (adhurim) dhe ajo që
vepruan është e asgjësuar (s’ka dobi).”
Musai tha: “A të kërkoj për ju një zot tjetër
veç Allahut, duke e ditur se Ai ju vlerësoi
mbi njerëzit e tjerë?!”[13]
Pra, ai që thotë “La ilahe il-lAllah” por u
lutet të tjerëve përveç Allahut është injo-
rant ndaj kësaj dëshmie. Ai që thotë “La
ilahe il-lAllah” por bën tavaf rreth varreve
të sahabëve e tabiinëve është injorant
ndaj kësaj fjale. Prandaj është detyrë për
dëshmuesin e saj që t’ia dijë kuptimin.
Kushti i dytë: Bindja në të, që nuk përm-
ban dyshim
Duhet që dëshmuesi i kësaj fjale ta thotë
atë duke qenë i sigurt në zemrën e tij. Al-
lahu i Madhëruar i ka cilësuar robërit e
Tij besimtarë në Kur’an si njerëz të
palëkundur, pra që nuk dyshojnë. Ai
thotë: “S’ka dyshim se besimtarët janë ata
të cilët kanë besuar Allahun dhe të Dër-
guarin e Tij e nuk janë lëkundur. Madje
ata luftojnë në rrugën e Al-
lahut me pasuritë dhe veten
e tyre. Të tillët janë
besnikë.”[14] Dhe ka thënë
Profeti sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem: “Dëshmoj se
nuk meriton të adhurohet
me të drejtë vetëm se Al-
lahu dhe se unë jam i Dër-
guari i Allahut. Nuk ka
rob që e takon Allahun me
këtë dëshmi pa dyshuar në
të, veçse do të hyjë në xhen-
net.”[15] Dhe i ka thënë Ebu Hurejrës:
“Këdo që të takosh pas këtij muri që dësh-
mon “La ilahe il-lAllah” duke qenë i sigurt
për të në zemrën e tij, përgëzoje me xhen-
net.”
Allahu i ka cilësuar munafikët si njerëz që
dyshojnë në këtë fjalë, prandaj ka thënë:
“...e u lëkundën zemrat e tyre, prandaj ata
përpëliten në dyshimet që kanë.”[16] Pran-
daj munafikët janë të lëkundur, as me
njërën palë e as me tjetrën. Allahu i Mad-
hëruar thotë: “Ata janë të lëkundur mes
______________
[13] El A'raf: 138-140.
[14] El Huxhurat: 15
[15] Sahihul Xhami: 1009.
[16] Et Tevbe: 45.
“Munafikët do të
jenë në shtresën e
fundit të zjarrit,
e nuk mund të
gjesh për ta
ndihmues.”
13
Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0
tyre (besimit dhe mosbesimit) e nuk janë as
me ata (me besimtarët) as me ata (me
jobesimtarët). E atë që e humb Allahu, ti
kurrsesi nuk mund t’i gjesh atij rrugë shpë-
timi.”[17]
Kushti i tretë: Pranimi i kësaj dëshmie
Dhe i gjithçkaje që përfshin ajo, duke i
pranuar ato me zemrën, gjuhën dhe
gjymtyrët e tua. Allahu i Madhëruar i ka
cilësuar robërit e Tij besimtarë se ata para
kësaj dëshmie thonë “dëgjuam dhe u
bindëm”. Thotë i Madhëruari: “Fjala e
besimtarëve të vërtetë kur ata thërriten për
tek Allahu dhe i Dërguari i Tij në mënyrë
që të gjykojë (i Dërguari) mes tyre është që
të thonë “dëgjuam dhe u bindëm”. Të tillët
janë të shpëtuarit.”[18]
Dhe i ka cilësuar ata që përgënjeshtrojnë
se kur u thuhet atyre thoni “La ilahe il-
lAllah” , ata tregohen mendjemëdhenj.
Allahu i Madhëruar thotë: “Ata ishin që
kur u thuhej “La ilahe il-lAllah”, trego-
heshin mendjemëdhenj”.[19]
Sa ka prej njerëzve në këtë kohë që kur u
thuhet “thoni “La ilahe il-lAllah”, gjyko-
huni tek ajo, jetoni nën hijen e saj, luftoni
për hir të saj”, ata tregohen kryelartë dhe
mendjemëdhenj dhe thonë: “A t’i lëmë të
adhuruarit tanë për shkak të disa ekstrem-
istëve mendjelehtë që e shtrëngojnë dhe
vështirësojnë fenë?!” Nuk ka as ndryshim e
as fuqi veçse me ndihmën e Allahut,
Zotit të botëve!
Kushti i katërt: Dorëzimi dhe nënshtrimi
ndaj kësaj dëshmie
Është detyrë për dëshmuesin e kësaj fjale
që t’i dorëzohet asaj dhe gjithçkaje që ajo
përfshin. Thotë Allahu i Madhëruar: “E
kthehuni tek Zoti juaj dhe dorëzojuni Atij
para se t’ju vijë dënimi e pastaj të mos
ndihmoheni.”[20] Dhe thotë: “Dhe kush e
dorëzon veten e tij tek Allahu, duke qenë i
devotshëm, i tilli është kapur për lidhjen më
të fortë dhe tek Allahu do të jetë për-
fundimi i çështjeve.”[21]
Pra, i bindet Allahut duke qenë njësues, e
nëse vepron kështu, atëherë ai është
kapur për lidhjen më të fortë, e cila është
fjala “La ilahe il-lAllah”.
Kushti i pestë: Besnikëria, e kundërta e
përgënjeshtrimit
Thënësi i kësaj dëshmie duhet ta thotë
atë me besnikëri nga zemra e vet sepse
shumë prej njerëzve thonë “La ilahe il-
lAllah”, por janë prej mashtruesve më të
mëdhenj. Allahu i Madhëruar thotë:
“Elif, lam, mim. A menduan njerëzit se do
të lejoheshin të thoshin besuam dhe se nuk
do të sprovoheshin? Ne kemi sprovuar ata
që ishin para tyre e kjo në mënyrë që të
shfaqen ata që qenë besnik (në thënien e
tyre) dhe të shfaqen mashtruesit.” [22]
Dhe ka thënë: “E ka prej njerëzve që thonë
“besuam në Allahun dhe në Ditën e Fun-
dit”, por ata nuk janë besimtarë.”[23] Pro-
feti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Nuk ka njeri që dëshmon me besnikëri
nga zemra se nuk meriton të adhurohet
vetëm se Allahu dhe se Muhamedi është rob
dhe i Dërguari i Tij, vetëm se Allahu e bën
atë haram për zjarrin.”[24]
Kushti i gjashtë: Sinqeriteti
______________
[17] En Nisa: 143.
[18] En Nur: 51.
[19] Saffat: 35.
[20] Ez Zumer: 54.
[21] Lukman: 22.
[22] El Ankebut: 1-3.
[23] El Bekare: 8.
[24] Mutefekun alejhi.
Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0
14
Dëshmuesi i kësaj fjale duhet që adh-
urimin e tij t’ia dedikojë vetëm Allahut e
jo të tjerëve përveç Tij, sepse nëse adh-
urimi u dedikohet të tjerëve përveç Tij,
atëherë konsiderohet shirk. Ka thënë All-
ahu i Madhëruar: “Allahut i takon feja e
pastër.”[25] Si dhe: “Dhe nuk u urdhëruan
për tjetër veç që ta adhurojnë Allahun me
sinqeritet dhe pastërti, të falin namazin, të
japin zekatin, e kjo është feja e drejtë.”[26]
Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka
thënë: “Njeriu më i lumtur nga ndërm-
jetësimi im Ditën e Gjykimit do të jetë ai
që ka thënë “La ilahe il-lAllah” me sin-
qeritet nga zemra e tij.”[27] Dhe ka thënë:
“Allahu ia ka bërë haram zjarrit atë njeri
që ka thënë “La ilahe il-lAllah” duke e bërë
këtë për hir të Allahut.”[28]
Kushti i shtatë: Dashuria për pasuesit e saj
Allahu i Madhëruar thotë: “Ka prej
njerëzve që zgjedhin në vend të Allahut
idhuj, që i duan (i madhërojnë) ata ashtu
siç (besimtarët e vërtetë) duan Allahun, por
ata që besuan kanë më shumë dashuri për
Allahun. E sikur ta dinin ata që bënë mi-
zori, se kur ta shohin dënimin (në botën
tjetër), do të binden se e tërë fuqia i takon
vetëm Allahut (e jo idhujve) dhe se Allahu
është ndëshkues i rreptë.”[29] I Madhëruari
ka thënë: “Thuaj: Namazi im, kurbani
im, jeta ime dhe vdekja ime janë vetëm për
Allahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka shok,
prandaj unë për këtë jam urdhëruar dhe
jam i pari i muslimanëve (të
dorëzuarve).”[30]
Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka
thënë: “Nëse tri gjëra gjenden te dikush,
atëherë ai ka gjetur me to ëmbëlsinë e bes-
imit: të jenë Allahu dhe i Dërguari i Tij më
të dashurit për të se çdokush tjetër; të dojë
dikë vetëm për hir të Allahut dhe të urrejë
kthimin në kufër (mohim) pasi Allahu e
shpëtoi prej tij ashtu siç urren të hidhet në
zjarr.”[31]
Kushti i tetë: Mohimi i tagutit
Tagut quhet çdokush që adhurohet
përveç Allahut, me dëshirën e tij. Prandaj
nëse dikush adhurohet nga njerëzit me
dëshirën e tij, atëherë ai quhet tagut.
Allahu i Madhëruar thotë: “Nuk ka im-
ponim në fe, është sqaruar e vërteta nga e
kota, prandaj kush mohon tagutin dhe
beson Allahun, ai është kapur për lidhjen
më të fortë, e cila nuk ka këputje. Allahu
është Dëgjues dhe i Gjithëdijshëm.”[32]
Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka
thënë: “Ai që dëshmon “La ilahe il-lAllah”
dhe mohon çdo gjë që adhurohet veç Al-
lahut, i ka të shenjta gjakun dhe pasurinë e
tij, kurse llogaria e tij i përket Allahut.”[33]
I lutem Allahut të na bëjë të gjithëve ta
kuptojmë më së miri dëshminë “La ilahe
il-lAllah” dhe të na bëjë prej ithtarëve të
saj!
“El Akidetu Evelen” 1/97-102
Salih ibën Taha AbdulVahid (Ebu Islam), nxënës i
shejh Albanit (Allahu e mëshiroftë).
Përshtati: Mirandi Shehaj
______________
[25] Ez Zumer: 3.
[26] El Bejine: 5.
[27] Buhariu.
[28] Muslimi.
[29] El Bekare: 165.
[30] El En’am: 162.
[31] Sahihul xhami: 3040.
[32] El Bekare: 256.
[33] Muslimi.
15
Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0
Transmetohet nga Aishja Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem ka thënë: "Kush e lexon Kur'anin dhe është i shkathët në të, ai është me udhëtuesit e
nderuar e të ruajtur (melaiket), ndërsa ai që e lexon dhe i vjen e vështirë, ai ka dy shpër-
blime."
CILËSITË LËNDORE DHE ATO
ETIKE E MORALE TË
MELAIKEVE
(III)
TEMA E KATËRT
VDEKJA E MELAIKEVE
N
ga madhështia e Allahut dhe
përsosmëria e zotërimit të Tij
është se Allahu është i vetmi që
është veçuar me përjetshmëri, siç thotë
Allahu:
"Veç Allahut mos adhuro ndonjë zot tjetër,
s’ka të adhuruar tjetër (me meritë) veç Tij.
Çdo send zhduket e Ai jo. Vetëm Atij i
takon gjykimi dhe tek Ai do të ktheheni!”[1]
"Çdo gjë që është në të (në tokë) është zh-
dukur. E do të mbetet vetëm Zoti yt. që
është i madhëruar e i nderuar!”[2]
Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, thotë:
"Allahu tregon se të gjithë banorët e
tokës do të vdesin. Kjo vlen edhe për
banorët e qiejve, përveç çfarë do Zoti,
dhe nuk mbetet askush pos Allahut të
Madhëruar e të Shenjtë, i Cili është i
gjallë dhe kurrë nuk vdes."[3]
Dijetarët kanë bërë polemika rreth
gjërave të përjashtuara nga shkatërrimi
tek fjala e Allahut: "Dhe i fryhet Surit dhe
bie i vdekur çka ka në qiej dhe çka ka në
tokë, përveç atyre që do Allahu (të mos
vdesin), pastaj i fryhet atij herën tjetër, kur
ja, të gjithë ata të ngritur e presin (urdhrin
e Zotit).”[4]
Shejhul Islam ibën Tejmije, Allahu e
______________
[1] El-Kasas: 88
[2]Err-Rrahman: 26-27
[3]Tefsir Ibën Kethir (3272).
[4]Ez-Zumer: 68
Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0
16
mëshiroftë, thotë: "Përjashtimi përfshin
ata që janë në xhennet nga hyritë e xhen-
netit sepse në xhennet nuk ka vdekje.
Gjithashtu përfshin edhe gjëra të tjera e
për këtë themi se nuk mund të konklu-
dojmë prerë se çfarë ka përjashtuar Al-
lahu, sepse Allahu e ka përgjithësuar në
librin e Tij (d.m.th. përveç atyre që do
Allahu të mos vdesin).”[5]
Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, thotë:
"Kjo fryrje e Surit është fryrja e dytë dhe
është fryrja e rënies, pra vdesin të gjithë
banorët e tokës e të qiejve përveç atyre që
do Allahu, siç ka ardhur në ajetin e
Kur'anit dhe është sqaruar në hadithin e
njohur të Surit. Pas kësaj vdesin shpirtrat
e mbetur derisa i fundit vdes meleku i
vdekjes dhe veçohet i Përhershmi, i Për-
jetshmi, i Gjalli, Mbikëqyrësi, i Cili ka
qenë i pari gjithmonë, i fundit, i përher-
shëm dhe i përjetshëm."[6]
Pyetjes për vdekjen e melaikeve i është
përgjigjur hoxha i Islamit Ibën Tejmije:
"Shumica e dijetarëve thonë se të gjitha
krijesat do të vdesin, edhe melaiket edhe
meleku i vdekjes. Allahu subhanehu ve
teala është i Plotfuqishëm që t'i bëjë të
vdesin dhe prapë t'i ngjallë, siç është i
Plotfuqishëm t'i vdesë njerëzit dhe xhinët
dhe prapë t'i ngjallë ata. Allahu thotë:
"Ai është që e ka filluar krijimin dhe Ai
prapë e kthen atë dhe kjo është më e lehtë
për Të." Është vërtetuar në hadith të saktë
nga i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem në shumë transmetime nga shumë
prej sahabëve se ka thënë: "Me të vërtetë
Allahu kur urdhëron me shpallje, melaiket
i kap sikur të fikët", me një transmetim:
"Kur melaiket dëgjojnë fjalën e Allahut, u
bie të fikët." Pra, në këto hadithe tregohet
se melaiket bien, u bie të fikët, e nëse
lejohet për to të fikëtit, atëherë lejohet
edhe vdekja.”[7]
Pas gjithë kësaj u qartësua se melaiket në
këtë rast janë si njerëzit dhe xhinët,
vdesin dhe ringjallen përsëri, por a vdesin
para fryrjes së Surit siç vdesin njerëzit
dhe xhinët apo vdekja e tyre fillon me
fryrjen e Surit? Për këtë nuk ka ardhur
ndonjë argument dhe më mirë është të
mos thellohemi në të, Allahu e di më së
miri.
Tema e pestë
Cilësitë morale dhe etike të melaikeve
Allahu i ka nderuar melaiket duke i kri-
juar me sjellje të larta dhe të ndershme.
Kjo është nga dhuntitë më të mëdha ndaj
robërve të Tij. Allahu e ka cilësuar Pe-
jgamberin tonë, Muhamedin sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem, me morale të larta:
"Juve ju erdhi i Dërguar nga lloji juaj, atij
i vjen rëndë për vuajtjet tuaja sepse është
lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i nd-
jeshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët.”[8]
Dhe thotë: "Vërtet, ti je në një shkallë të
lartë të moralit!”[9]
Morali i mirë është dhunti e madhe dhe
shpërblimi i saj te Zoti është i madh.
Këtë nuk mund ta arrijë askush përveç
atyre që kanë virtyte të larta.
Meqë melaiket janë pronarë të virtyteve
të larta, Allahu u ka dhënë moral të lartë.
E lusim Allahun me emrat e Tij të bukur
______________
[5] Mexhmu'ul fetava (4261).
[6] Tefsir Ibën Kethir (463).
[7] Mexhmu'ul fetava (4260), me shkurtim.
[8] Et-Tevbe: 128
[9] El-Kalem: 4
17
Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0
dhe cilësitë e Tij të larta që të na furni-
zojë me moral të mirë dhe të na forcojë
në fenë e Tij derisa ta takojmë e Ai të jetë
i kënaqur me ne!
Nga ajo që tregon për moralin e
melaikeve është fjala e Allahut: "Në duar
të udhëtuesve (engjëjve udhëtues mes Al-
lahut e njerëzve). Të nderuar e të ruajtur
(të devotshëm)." [10] Kemi përmendur më
herët se nga emrat e melaikeve është "ud-
hëtues".
Ibën Kethiri thotë: "D.m.th. morali i tyre
është i butë, i mirë, i ndershëm dhe sjell-
jet e tyre janë bamirëse, të
pastra, të përsosura, pran-
daj duhet që poseduesi i
Kur'anit në veprat e tij e
në fjalët e tij të jetë gjith-
një në rrugë të drejtë dhe
i zgjuar (kujdesshëm)."[11]
Kjo është nga frytet e
besimit në melaike, që
domethënë se nëse ti e di
se melaiket janë cilësuar
me këto cilësi dhe se Al-
lahu i do ata, do t'i pa-
sosh dhe do t’u ngjash atyre e me këtë do
të arrish dashurinë e Allahut dhe të
njerëzve.
Transmetohet nga Aishja Allahu qoftë i
kënaqur me të, se i Dërguari sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush e lexon
Kur'anin dhe është i shkathët në të, ai është
me udhëtuesit e nderuar e të ruajtur
(melaiket), ndërsa ai që e lexon dhe i vjen e
vështirë, ai ka dy shpërblime."[12]
Ky është vërtetim i asaj që ka ardhur në
Kur'an dhe shpërblim për atë që lexon
bukur; Allahu do ta ringjallë me
melaiket, të cilët ishin ndërmjetësues e
udhëtues mes Allahut dhe Pejgamberëve
të Tij. Në këtë rast Allahu i ka cilësuar
me dy cilësi të larta, që janë:
1) Ndershmëria
Ndershmëria është moral i mrekull-
ueshëm, madhështor, që e fton të zotin e
saj në çdo punë të hajrit si në këtë botë
edhe në botën e amshueshme.
El Asfahanij thotë: "El-kerem, ndersh-
mëria, është emër që për-
doret për sjellje dhe
veprime të lavdëruara dhe
përdoret vetëm për cilësi
shumë të larta."[13]
Ibën Kethiri thotë: "El
kerim, i ndershëm, është
personi tek i cili mblid-
hen të gjitha llojet e të
mirave, respektit dhe vler-
ave."[14]
Allahu azze ve xhel-le
melaiket i ka krijuar
ashtu, i ka furnizuar me këtë virtyt të
lartë për shkak të afërsisë së tyre me Al-
lahun dhe sepse kryejnë punë të rëndë-
sishme që mund t'i kryejë vetëm ai që
posedon këto cilësi. Allahu thotë: "Por
janë robër të nderuar." Err-Rragib el Asfa-
hanij thotë: "I ka krijuar të ndershëm."
Ai që dëshiron ta arrijë këtë moral të lartë
duhet të jetë i devotshëm ndaj Allahut,
pasi devotshmëria është çelësi i çdo të
mire dhe sa më shumë të shtohet devot-
"Ai është që e ka
filluar krijimin
dhe Ai prapë e
kthen atë dhe kjo
është më e lehtë
për Të."
______________
[10] Abese: 15-16
[11] Tefsir Ibën Kethir (4471).
[12] Buhariu (41822), Muslimi (155) dhe e transmeton imam Ahmedi në “Musnedin” e tij (648) dhe kjo shprehje që kemi përmendur është prej
tij.
[13] El Mufredat (fq 428), me disa ndërhyrje.
[14] En-nihaje (4166).
Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0
18
shmëria, aq më shumë shtohet ngritja
dhe respekti në këtë botë dhe botën
tjetër, siç thotë Allahu:
"O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam ju prej
një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj
e fise që të njiheni ndërmjet jush, e s’ka
dyshim se tek Allahu më i ndershmi ndër ju
është ai që më tepër është ruajtur (nga të
këqijat), e Allahu është shumë i dijshëm
dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.”[15]
2) Bamirësia
Err-Rragib Asfahanij thotë: “El birru,
bamirësia (devotshmëria), është të zgjeru-
arit në të mirë. Shumësi i fjalës barrun
(bamirës) është ebrar dhe berere. Allahu
thotë:
"E s’ka dyshim se të mirët (bamirësit) janë
në kënaqësinë e përjetimeve (në xhen-
net).”[16] Allahu thotë në lidhje me
cilësitë e melaikeve: " Të nderuar e të rua-
jtur (të devotshëm)".
Ibën Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, thotë:
"El birru, bamirësia, thuhet për dy gjëra:
e para, t’i trajtosh mirë njerëzit dhe t’u
bësh mirë atyre; e dyta, të bësh të gjitha
adhurimet, të jashtme dhe të brend-
shme."[17]
Siç shihet, që të dy kuptimet janë të
pranishëm te melaiket sepse ata janë
bamirës ndaj robërve të Allahut dhe të
përulur e të dëgjueshëm ndaj Allahut,
nuk e kundërshtojnë Atë për ato që i ur-
dhëron të bëjnë dhe në të njëjtën kohë
janë bamirës ndaj krijesave, dashamirës
ndaj besimtarëve. Allahu i shpërbleftë me
shpërblimet më të mira për format e
bamirësisë së tyre ndaj nesh, ndër të cilat
janë:
a) Lutja dhe kërkimi i faljes për ne
Siç thotë Allahu: "Ai ju mëshiron ju e edhe
engjëjt e Tij, e për t’ju nxjerrë ju prej er-
rësirave në dritë dhe Ai ndaj besimtarëve
është shumë mëshirues."[18] Kjo është
bamirësia më e madhe për ne, pasi lutja e
tyre dhe kërkimi i faljes për ne do të lërë
gjurmë të mëdha në udhëzimin dhe
forcimin tonë tek e vërteta, me lejen e Al-
lahut. Lexo këtë ajet kur'anor madhësh-
tor që ta shohësh se sa bamirësi bëjnë
melaiket ndaj nesh. Allahu thotë:
"Ndërsa ata (engjëjt) që bartin Arshin edhe
ata që janë përreth tij lartësojnë me falën-
derim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i
luten Atij t’i falë ata që besuan (duke
thënë): “Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me
diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, pran-
daj falja atyre që u penduan dhe ndoqën
rrugën Tënde dhe ruaji ata nga dënimi i
xhehennemit! Zoti ynë, futi në xhennetet e
Adnit, të cilat ua ke premtuar, ata dhe
kush ishte i mirë prej etërve të tyre, grave të
tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je
Ngadhënjyesi, i Urti! Dhe mbroji ata prej
të këqijave, pse atë që Ti e mbron atë ditë
prej të këqijave, Ti e ke mëshiruar atë, e ai
është ai shpëtimi i madh.”[19]
Kjo, për Zotin, është bamirësia më e
madhe ndaj nesh dhe vjen nga besimi i
plotë i tyre dhe morali i lartë që kanë, Al-
lahu i shpërbleftë për ne me shpërblimin
më të mirë dhe më të plotë. Medito, o
vëlla musliman, për këtë dhunti mad-
hështore dhe falënderoje Allahun, pastaj
edhe melaiket falënderoji për këtë.
b) Nga bamirësia e tyre ndaj nesh është
______________
[15] El Huxhurat: 13
[16] El Infitar: 13
[17] Xhamiul ulum vel hikem (fq 238) me shkurtim.
[18] El Ahzab: 43
[19] Gafir: 7-9
19
Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0
edhe dobia e madhe që kanë zbritur nga
qielli tek Pejgamberët. Kjo bamirësi
përmban në vetvete të mirat e dy botëve,
siç thotë Allahu:
"Po kështu me urdhrin tonë Ne të shpallëm
edhe ty shpirtin (Kur’anin). Ti nuk ke
ditur ç’është libri (Kur’ani), as ç’është bes-
imi, por Ne atë e bëmë dritë me të cilën e
vëmë në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë
prej robërve Tanë. Në të vërtetë, edhe ti
udhëzon për në rrugën e drejtë."[20]
c) Nga bamirësia e tyre ndaj nesh është
ndërmjetësimi i tyre për pasuesit e
tevhidit në Ditën e Gjykimit, siç thotë
Allahu: "…dhe ata (melaiket) nuk ndërm-
jetësojnë pos për atë me të cilin është i kë-
naqur Ai (Allahu)."[21]
Bamirësia në çdo punë që bëjnë ata është
e qartë. Më vonë do të flasim për këtë me
emrin e Allahut, kur të flasim për veprat
e melaikeve.
Rezymeja është se bamirësia si virtyt i
lartë është cilësi e melaikeve dhe është
obligim bindja dhe besimi në këtë dhe
njëkohësisht të cilësohen melaiket me
këtë dhe të pasohen, sepse kjo është pjesë
nga besimi tek ata.
3. Nënshtrimi ndaj së vërtetës dhe ndaj kri-
jesave dhe mungesa e mendjemadhësisë
Allahu thotë: "Mesihu nuk tërhiqet prej
asaj se është rob i Allahut, nuk tërhiqen as
engjëjt më të zgjedhur. Kush tërhiqet prej
adhurimit ndaj Tij dhe bën mendjemad-
hësi, Ai do t’i ringjallë dhe do t’i tubojë të
gjithë pranë Tij."[22]
Allahu thotë: "S’ka dyshim se ata që janë
pranë (afër) Zotit tënd (melekët) nuk
tërhiqen nga adhurimi ndaj Tij nga mend-
jemadhësia, Atë e madhërojnë dhe vetëm
Atij i bëjnë sexhde.” El-A'raf: 206
Allahu thotë: "Vetëm e Tij është çdo gjë që
është në qiej e në tokë. E ata që janë pranë
Tij (melaiket), nuk shprehin mendjemad-
hësi në adhurimin ndaj Tij, e as nuk u
bëhet (ibadeti) monoton.” El-Enbija: 19
Ajetet në këtë kuptim janë të shumta.
Modestia është cilësi e çmuar që ngrihet
mbi druajtjen dhe nënshtrimin ndaj Al-
lahut az-ze ve xhel-le, pranimin e së
vërtetës, pa marrë parasysh nga ka ardhur
ajo dhe largimin nga diçka që thërret në
shfaqjen e vetvetes.[23]
E kundërta e saj është mendjemadhësia. I
Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ka
sqaruar në hadith duke thënë se "mendje-
madhësia është refuzimi i së vërtetës dhe
nënçmimi i njerëzve".[24]
Domethënë se mendjemadhësia është re-
fuzimi i së vërtetës dhe mohimi i saj me
kryelartësi dhe nënçmim ndaj njerëzve.
Ndërsa melaiket janë modestë, të përulur
ndaj Zotit të tyre, dashamirës ndaj
njerëzve të përulur, luten për ta dhe
kërkojnë falje te Zoti për njerëzit.
Melaiket këtë cilësi e kanë dashur dhe ia
kanë ditur vlerën, prandaj ia kanë sug-
jeruar Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem, siç qëndron në hadithin e Ebu
Hurejrës: "Xhibrili u ul tek i Dërguari dhe
e përshëndeti me selam, shikoi lart nga
qielli, kur pa një melek duke zbritur. Xhib-
rili i tha: “Ky melek prej kur është krijuar
nuk ka zbritur para këtij çasti.” Kur zbriti
tha: “O Muhamed, më dërgoi tek ti Zoti
yt. A dëshiron të jesh Pejgamber e mbret
______________
[20] Esh-Shura: 52
[21] El Enbija: 28
[22] En-Nisa: 172
[23] El Misbahul Munir (fq. 662), El Kamus (fq 996).
[24] Muslimi(193).
Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0
20
apo rob dhe i Dërguar?” Xhibrili i tha:
“Bëhu modest ndaj Zotit tënd.” Atëherë
Muhamedi tha: “Rob dhe i Dërguar."[25]
Njerëzit më mendjemëdhenj janë ata që
tregohen mendjemëdhenj ndaj Zotit të
tyre dhe ndaj të Dërguarit të Tij, e lënë
Kur'anin dhe Sunnetin dhe kapen pas
logjikës, mendimeve dhe epsheve duke
pasuar kështu hoxhallarët e tyre dhe duke
pretenduar se drejtimi i tyre është më i
saktë (autori ka për qëllim drejtimet e de-
vijuara që kanë të bëjnë me emrat dhe
cilësitë e Allahut, pra mu'tezilitë, esh'ar-
itë, maturiditë etj.). Nga Allahu kërko-
jmë mbrojtje.
Pra, modestia është cilësi e mrekul-
lueshme, me të u cilësuan melaiket, e
deshën atë dhe pronarët e saj dhe Xhibrili
ia sugjeroi Pejgamberit sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem.
4. Turpi
Turpi është cilësi e ndershme dhe moral i
lartë që e ndalon njeriun të veprojë gjëra
të këqija dhe të ulëta dhe njëkohësisht
nxit për plotësimin e moraleve të larta.[26]
Turpi është edhe nga degët e besimit,
imanit, siç ka ardhur në hadithin e Ebu
Hurejrës radijallahu anhu, se i Dërguari
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
"Imani, besimi është gjashtëdhjetë e disa
degë dhe turpi është degë e besimit."[27]
Ajo që tregon për cilësimin e melaikeve
me këtë moral të lartë është hadithi i
Aishes radijallahu anha, e cila thotë: "I
Dërguari ishte i shtirë në shtëpinë time, i
kishte të zbuluara këmbët (transmetuesi
ka dyshuar dhe thotë ishte të zbuluara
mbi gjunjë ose nën gjunjë). Kërkoi leje
Ebu Bekri për të hyrë dhe e lejoi të hyjë.
Hyri ndërsa i Dërguari nuk ndryshoi
pozicionin dhe foli me të. Më pas kërkoi
leje Umeri, e lejoi të hyjë dhe prapë vazh-
doi në të njëjtën gjendje dhe filluan të
flasin. Më pas kërkoi leje Uthmani,
ndërsa këtë herë i Dërguari u ngrit dhe u
ul dhe e lëshoi rrobën (i mbuloi këmbët).
Hyri Uthmani dhe biseduan.” Kur
dolën, Aishja i tha të Dërguarit: “Hyri
Ebu Bekri, nuk lëvize dhe nuk ia vure
mendjen, pastaj hyri Umeri dhe veprove
njësoj, ndërsa kur hyri Uthmani, u ule
dhe e lëshove rrobën poshtë.” Atëherë i
Dërguari i tha: “A të mos kem turp nga
një njeri prej të cilit turpërohen
melaiket?!"[28]
Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë,
thotë: "Në këtë hadith ka dëshmi të qartë
për vlerën e Uthmanit dhe për pozitën e
tij tek melaiket dhe se turpi është një
cilësi e mirë nga cilësitë e melaikeve."[29]
Me këtë hadith u vërtetua se turpi është
nga sjelljet e melaikeve, është obligim të
bindemi në këtë të besojmë dhe t’i paso-
jmë ata në këtë cilësi, siç veproi i Dër-
guari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Allahu
e di më së miri.
Vijon
Shkëputur nga libri "Bindjet e fraksioneve musli-
mane dhe feve të tjera rreth melaikeve të ndershëm"
Autor: Dr. Muhamed ibën Abdulvehab ElAkil
Ligjërues në Universitetin Islamik të Medinës
Përshtati: Fidan Xhelili
______________
[25] Ahmedi në Musned (2230)dhe senedi i tij është i mirë. Shiko "Musnedin e Ahmedit" me verifikim të dijetarit shqiptar Shuajb Arnauti, Allahu
e ruajttë.
[26] Xhamiul Ulum vel-hikem (fq 189).
[27] Buhariu (9), Muslimi (35).
[28] Muslimi (2401).
[29] "El-Minhaxh sherh Sahih Muslim ibën Haxhaxh" autor imam Neveviu (15169).
21
Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0
”Mjerë ata që me duart e tyre e shkruajnë librin e pastaj thonë “kjo është prej Allahut”, që
për këtë të kenë ndonjë dobi të vogël (materiale). Mjerë ata për çfarë kanë shkruar me duart
e tyre dhe mjerë ata për çfarë kanë fituar.”
LIBRI MË I MIRË QË ZBRITI NGA
QIELLI
KUR’ANI,
F
alënderimet dhe lavdërimet i
takojnë vetëm Allahut të Lartë-
suar, ndërsa salavatet dhe selamet
tona qofshin mbi të Dërguarin e Al-
lahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, mbi
familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij
të sinqertë dhe mbi gjithë ata që pasuan
dhe pasojnë rrugën e tyre me mirësi deri
në ditën e ringjalljes.
S’ka dyshim se Kur’ani është libri më i
mirë i zbritur nga Allahu i Lartësuar nga
qielli. Këtë më së miri mund ta kupto-
jmë nga pikat në vijim:
1. Kur’ani është libri të cilin Allahu e
cilësoi si fjalën më të bukur që është sh-
pallur prej Tij. Allahu i Lartësuar thotë:
“Allahu e ka shpallur fjalën më të bukur
(Kur’anin) në formën e një libri, pjesët e
të cilit i ngjasojnë njëra-tjetrës dhe
përsëriten. Prej tij u rrëqethet lëkura atyre
që i frikësohen Zotit të tyre, e mandej
qetësohen lëkura dhe zemrat e tyre, kur
përmendet Allahu. Ky libër është udhëzim
i Allahut. Nëpërmjet tij Allahu udhëzon
kë të dojë. Ndërsa atë që Allahu e shpije
në humbje, s’mund ta udhëzojë kush.”[1]
______________
[1] Ez-Zumer: 23.
Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0
22
Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, ka
thënë: “Ky është një lavdërim nga Al-
lahu i Lartësuar për librin e Tij,
Kur’anin e Madhëruar, i cili i ka zbritur
të Dërguarit fisnik.[2] Allahu ceku në
ajetin e mësipërm se Kur’ani Fisnik
është më i miri dhe më i larti nga librat
e tjerë të cilat Allahu Fuqiplotë i ka
zbritur para tij.
2. Kur’ani është libri i vetëm i zbritur
nga qielli, mbrojtja e të cilit nga shtimi
dhe pakësimi, ndryshimi dhe
zëvendësimi u mor përsipër nga Allahu.
Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet, Ne e
kemi zbritur Përkujtuesin (Kur’anin) dhe
vërtet Ne do ta ruajmë atë (Kur’anin).”[3]
Fjala “Përkujtues” ka për qëllim
Kur’anin, ndërsa përemri (atë) në fjalët
“...dhe vërtet Ne do ta ruajmë atë
(Kur’anin)” i referohet Kur’anit, sipas
mendimit të saktë.
Shejhu Muhamed Emin esh-Shinkiti,
Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “…Ky
është kuptimi i vërtetë i këtij ajeti, se
përemri vetor në fjalët e Allahut: ”... dhe
vërtet Ne do ta ruajmë atë (Kur’anin)”, i
takojnë Përkujtuesit, i cili është
Kur’ani. Është thënë që përemri i refer-
ohet të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem si në fjalët e Allahut:
“Allahu do të të mbrojë ty nga njerëzit.”[4]
Por mendimi i parë është i saktë, ashtu
siç kuptohet qartë nga konteksti i
ajetit.[5]
Allahu i Lartësuar na ka treguar se
Kur’anit nuk mund t’i afrohet e
pavërteta në asnjë mënyrë. Allahu thotë:
“Ata që e mohojnë fjalën Tonë përkujtuese
(Kur’anin), kur u vjen, do të dënohen
rëndë. Ai është vërtet një libër i madhër-
ishëm. Atij nuk mund t’i afrohet gënjesh-
tra nga asnjëra anë. Kjo është shpallje prej
një të Urti që meriton të gjitha lëv-
datat.”[6]
Libri i këtij ummeti është i ruajtur nga
Allahu. Që nga shpallja e tij kanë kaluar
më shumë se katërmbëdhjetë shekuj
dhe ajo ende vazhdon të jetë ashtu siç i
është shpallur robit dhe të Dërguarit të
Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.
Askush nuk mund të shtojë diçka në të,
të heqë nga ai qoftë edhe vetëm një
shkronjë apo të zëvendësojë një shkro-
një në vend të ndonjë shkronje tjetër.
Ai është i ruajtur në rreshta dhe gjokse.
Atë e mësojnë përmendësh me dhjetëra
mijëra muslimanë. Sikur dikush të
donte të shtonte në të ndonjë gjë apo të
hiqte nga ai një shkronjë, do ta kundër-
shtonin edhe fëmijët e muslimanëve
para të rriturve. E kjo është ruajtja që
Allahu i bën Kur’anit.
Ky është një realitet i dukshëm me të
cilin pajtohen edhe armiqtë e Islamit e
të mos flasim për pasuesit e Kur’anit.
Velim Mejmuri në librin e tij “Jeta e
Muhamedit”, megjithëse njihet për
kundërshtimin e tij ndaj Islamit dhe Pe-
jgamberit të tij sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem, thotë: “Pas vdekjes së Muhamedit
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nuk kaloi as
një e katërta e shekullit dhe dolën në
______________
[2] “Tefsirul-Kuranil-Adhim” 7/84.
[3] El-Hixhër: 9.
[4] El-Maide: 67.
[5] “Edvaul-Bejan”, 3/ 107.
[6] Fus-silet: 41-42.
23
Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0
skenë mospajtime të ashpra dhe lindën
grupime. Si pasojë e këtyre mospaj-
timeve shkoi kurban Uthmani (Allahu
qoftë i kënaqur me të) dhe këto mospaj-
time janë prezente edhe sot. Mirëpo
Kur’ani vazhdoi të jetë libri i vetëm i
tyre. Mbështetja e të gjitha këtyre
grupimeve është te ky
libër i lexueshëm. Ky
është argument i qartë
se libri që kemi sot para
nesh ka ato fletushka që
kalifi të cilit iu bë
padrejtësi (e ka fjalën
për Uthmanin Allahu
qoftë i kënaqur me të) i
grumbulloi dhe i shkroi
në një libër. Ndoshta
ky është libri i vetëm në
botë që mbeti fjalë për
fjalë i ruajtur nga
ndryshimi gjatë një
mijë e dyqind viteve.”[7]
Vuhejri në një koment që i bëri
Kur’anit thotë: “Vërtet Kur’ani është
nga fletushkat më të vjetra që nuk është
përzier dhe nuk i është shtuar asgjë, ai
është nga librat më të vërtetë dhe origji-
nalë.”[8]
Orientalisti Lin Bul (1832-1895[9]) ka
thënë: “Ajo që e veçon më shumë Ku-
ranin është se nuk e ka goditur asnjë
dyshim në origjinalitetin e tij. Vërtet që
çdo shkronjë që lexojmë sot mund ta
vërtetojmë se nuk ka pësuar asnjë
ndryshim në trembëdhjetë shekuj.”[10]
Kjo është e kundërta e asaj që ka ndod-
hur me librat e tjerë të shpallur, në të
cilët kanë hyrë shumë ndryshime dhe
zëvendësime, shtime dhe pakësime,
madje edhe kanë humbur. Kjo ishte ajo
që përmendi Allahu i Lartësuar në më
shumë se në një ajet në
librin e Tij të çmuar, ku
thotë: “Vërtet besoni ju
(besimtarë) se ata (hebren-
jtë) do t’ju besonin ju,
ndërkohë që disa prej tyre i
dëgjonin fjalët e Allahut
dhe pasi i kuptonin, me
vetëdije i shtrembëronin
ato?!”[11]
”Mjerë ata që me duart e
tyre e shkruajnë librin e
pastaj thonë “kjo është prej
Allahut”, që për këtë të
kenë ndonjë dobi të vogël
(materiale). Mjerë ata për çfarë kanë
shkruar me duart e tyre dhe mjerë ata për
çfarë kanë fituar.”[12]
“Me të vërtetë, një grup ithtarësh të librit
e shtrembërojnë librin me gjuhën e tyre
(ndërsa e lexojnë atë), që ju të mendoni se
ai farë leximi është prej librit (që ka
zbritur Allahu), kurse në të vërtetë nuk
është prej librit (që zbriti Allahu). Ato
thonë: “Kjo që lexojmë është nga Allahu”,
por ajo nuk është nga Allahu. Ata flasin
gënjeshtra për Allahun, duke qenë të
vetëdijshëm për këtë.”[13]
______________
[7] “Hajatu Muahamed” (fq. 22-23, e botuar më 1912). Këtë e ka përmendur shejhu Ebul-Hasen Alij el-Hasen en-Nedevij në librin “En-Nubuv-
vetu vel-Enbija fi dev-ilKuran” (fq. 212, botuar nga Darul-Kalem es-Sadise).
[8] 1/349. E ka përmendur shejhu Ebul-Hasen en-Nedevij në librin paraprak, në të njëjtën faqe.
[9] Shkencëtar i monumenteve të lashta egjiptiane. Ka shkuar disa libra, shiko librin “El-Musteshrikun të Nexhib el-Akiki”, 2/164.
[10] Nga libri “En-Nubuv-vetu vel-Enbija e Ebil-hasen en-Nedevij”, fq. 213.
[11] El-Bekare: 75.
[12] El-Bekare: 79.
[13] Alu Imran: 78.
"Prej tij u rrëqethet
lëkura atyre që i
frikësohen Zotit të
tyre, e mandej qetë-
sohen lëkura dhe
zemrat e tyre, kur
përmendet
Allahu."
Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0
24
Kjo ndodhi sepse Allahu i Madhëruar
nuk e mori përsipër ruajtjen e tyre, por
ua bëri obligim atyre që ta ruajnë dhe
ata e humbën, e ndryshuan dhe e ndër-
ruan. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne e
kemi zbritur Tevratin, në të cilin janë ud-
hëzimi dhe drita. Sipas tij, Profetët që ia
kishin dorëzuar veten Allahut, i gjykonin
hebrenjtë, por edhe të diturit dhe rabinët
kështu vepronin, sepse atyre u qe besuar
ruajtja e librit të Allahut, për të cilin ata
dëshmonin…”[14]
Shejh Muhamed Emin esh-Shenkiti, Al-
lahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nëse
thuhet cili është dallimi mes Tevratit
dhe Kur’anit, sepse që të dy janë fjalët e
Allahut që i zbritën të Dërguarit të Tij
salavatull-llahi alejhim, themi se (dal-
limi është se) Tevrati u ndryshua dhe u
zëvendësua (me fjalët e tyre. Ndërsa
Kur’ani është i mbrojtur nga ndryshimi
dhe zëvendësimi (me fjalë të tjera).
Sikur dikush të ndryshojë në të një
shkronjë apo ta zëvendësojë atë me një
tjetër, ose të shtojë në të një shkronjë
apo të heqë, do ta kundërshtojnë atë me
mijëra fëmijë të vegjël muslimanë, e të
mos flasim për të rriturit. Allahu ua la
përsipër beni Israilëve që ta ruajnë
Tevratin. Ua la në besim atyre, mirëpo
ata e shkelën premtimin dhe nuk e rua-
jtën atë, por e humbën qëllimisht.
Ndërsa Kur’anin e Madhëruar, Allahu
nuk ia la përsipër ruajtjen e tij askujt, që
të mos humbë, por e mori përsipër rua-
jtjen e tij ashtu siç na ka treguar:
“Vërtet, Ne e kemi zbritur Përkujtuesin
(Kur’anin) dhe vërtet Ne do ta ruajmë atë
(Kur’anin).”[15] Si dhe: “Atij nuk mund
t’i afrohet gënjeshtra nga asnjëra anë. Kjo
është shpallje prej një të Urti që meriton të
gjitha lëvdatat” [16], por edhe shumë
ajete të tjera”.[17]
3. Kur’ani është libri mbrojtës ndaj li-
brave (të shpallur) para tij
Pasi Kurani është libri i fundit
i zbritur nga qielli, ai është
libri që mban formën e
fundit të fesë së Al-
lahut dhe është
burimi i fundit
në këtë
çështje.
Është
burimi
i
fundit në çështjet e
besimit te njerëzit, sheriatit të tyre dhe
rregullimin e jetës së tyre. Allahu e bëri
këtë libër dominues ndaj librave që u
zbritën para tij. Allahu i Lartësuar
thotë: “Ne të kemi zbritur ty (o
Muhamed) librin me të vërtetën, si përm-
bushës të shkrimeve të mëparshme dhe
mbrojtës të tyre...”,[18] pra, (Kur’ani)
është dëshmitar, besnik, i besueshëm,
______________
[14] El-Maide: 44.
[15] El-Hixhër: 9.
[16] Fus-silet: 41-42.
[17] Edvaul-Bejan, 2/ 89-90.
[18] El-Maide: 48.
25
Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0
mbikëqyrës, gjykues i çdo libri para tij,
ashtu siç është vërtetuar nga ibën Abasi,
Allahu qoftë i kënaqur prej tij dhe të
tjerët.[19]
Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë,
thotë: “Këto fjalë të gjitha janë të afërta
në kuptim me njëra-tjetrën, por emri
Muhejmin i përfshin të gjitha këto kup-
time. Ky emër përf-
shin kuptimet;
besnik, dëshmues,
gjykues i çdo libri
që ishte para tij. Al-
lahu e bëri këtë libër
të madhërishëm, e
zbriti të fundit, vulë të
të gjithë librave (të
zbritura). E bëri
gjithëpërfshirës, mad-
hështor dhe të përkryer
(në ligjet e tij), pasi
mblodhi tek ai të gjitha të
mirat e librave të shpallur
para tij dhe plotësoi në të ato
të mira që nuk ishin shpallur
më herët. Allahu e bëri këtë
libër dëshmues dhe besnik ndaj
librave të tjerë. Allahu e mori për-
sipër ruajtjen e tij dhe tha: “Vërtet, Ne e
kemi zbritur Përkujtuesin (Kur’anin) dhe
vërtet Ne do ta ruajmë atë (Kur’anin).’’
[20] [21]
4. Është libri i vetëm me të cilin Allahu
sfidoi njerëzimin, që të shkruajë qoftë
edhe vetëm një sure si të Kur’anit
Kur’ani Fisnik është mrekullia e përher-
shme e Allahut, të cilën ia dhuroi të
Dërguarit të Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem për të argumentuar profetësinë e tij.
Allahu i Madhëruar i sfidoi njerëzit dhe
xhinët që të vijnë me një libër të ng-
jashëm si Kur’ani dhe tha: “Thuaj:
“Sikur të tuboheshin të gjithë njerëzit dhe
xhinët për të hartuar një Kur’an të tillë,
ata nuk do të mund të hartonin një të ng-
jashëm me të, madje edhe sikur ta ndih-
monin njëri-tjetrin.”[22] Allahu po ashtu
thotë: “Atëherë le të sjellin një libër të ng-
jashëm me të (me Kur’anin), nëse ajo që
thonë është e vërtetë.”[23]
Më pas i sfidoi dhe kërkoi prej tyre që të
sjellin vetëm dhjetë sure si të Kur’anit
dhe tha: “Nëse ata thonë: “Ai
(Muhamedi) e ka trilluar atë
(Kur’anin)!” Thuaju (o Muhamed!):
“Sillni dhjetë sure të ngjashme (në bukuri
dhe elokuencë) të trilluara dhe thirrni në
ndihmë kë të mundeni, përveç Allahut,
nëse thoni të vërtetën!”[24]
Pasi as këtë nuk mundën ta bënin, i sfi-
doi prapë duke u thënë që të sillnin
vetëm një sure dhe tha: “Nëse ata thonë:
“Ai (Muhamedi) e ka trilluar atë
(Kur’anin)”, thuaju: “Atëherë, sillni një
sure të ngjashme me të dhe thirrni (në
ndihmë) kë të mundeni, përveç Allahut,
nëse thoni të vërtetën.”[25]
Ky sfidim është nga veçoritë e këtij libri
të çmuar, por një gjë e tillë nuk ishte te
librat e mëparshme, sepse Allahu i
Lartësuar nuk i bëri ato mrekulli të të
Dërguarve të Tij. Por Allahu e veçoi çdo
______________
[19] Kthehu tek ibën Xheriri, “Xhamiul-Bejan” 10/377-378.
[20] El-Hixhër: 9.
[21] Tefsirul-Kuranil-Adhim, 3/119.
[22] El-Isra: 88.
[23] Et-Tur: 34.
[24] Hud: 13.
[25] Junus: 38.
Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0
26
të Dërguar me një mrekulli kryesore
prej asaj gjëje që veçohej populli i tij.
Mrekullia e Musait alejhi salatu ve
selam ishte shkopi (që shndërrohej në
gjarpër) dhe dora (që i bënte dritë),
sepse populli i tij ishte i njohur për
magjinë. Mrekullia e Isait alejhi salatu
ve selam ishte ringjallja e të vdekurve
dhe shërimi nga sëmundjet, sepse pop-
ulli i tij njihej për mjekësi. Kështu Al-
lahu e bëri Kur’anin Fisnik mrekulli të
të Dërguarit tonë sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem
duke i sfiduar arabët me
vargëzimin dhe kupti-
min e tij sepse ata nji-
heshin për gjuhën e
pastër dhe gojëtarinë.
I Dërguari i Allahut sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem
ka thënë: “Nuk ka asnjë
Pejgamber nga Pejgam-
berët vetëm se i është
dhënë një nga argumentet
(mrekullitë) që njerëzit u
besonin. Por ajo që më është dhënë mua
është shpallja që Allahu ma shpalli mua
dhe shpresoj të kem më shumë pasues në
Ditën e Kiametit.”[26]
Imam ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë,
në komentin e fjalëve të të Dërguarit
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Por ajo që
më është dhënë mua është shpallje”, tha:
“Do të thotë se me të jam veçuar unë në
mesin e tyre (Pejgamberëve të tjerë). Ky
Kur’an është mrekulli për njerëzit, edhe
pse e kundërshtojnë atë, për dallim nga li-
brat e tjerë të shpallur, sepse ata nuk ishin
mrekulli. Allahu e di më së miri.”[27]
Ky është një përshkrim shumë i vogël
nga ato mirësi të këtij libri madhështor
që i zbriti këtij ummeti. Ky është libri i
vetëm të cilin Allahu e cilësoi si fjalën
më të bukur. Është libri i vetëm që Al-
lahu mori përsipër ruajtjen dhe mbrojt-
jen e tij në mesin e librave të tjerë (të
shpallur), është libri të cilin Allahu e
bëri mbrojtës dhe dësh-
mues ndaj librave të sh-
pallur para tij, duke i
përfshirë në të më të
mirat që ishin shpallur në
librat e shpallur para tij
dhe duke mbartur në
vetvete edhe mirësi të
tjera të shumta. Ky është
libri i vetëm me të cilin
Allahu sfidoi xhinët dhe
njerëzit, që të sjellin një
të ngjashëm si ai apo
vetëm një sure si suret e
tij.Veçimi që Allahu i bëri këtij ummeti
me këtë libër madhështor, ndriçues i
qartë, përkujtues i urtë, tregon vlerën e
këtij ummeti dhe mirësinë e tij ndaj
ummeteve të tjera.
Shkëputur nga libri “Vasatij-jetu Ehlis-
Sun-neh bejnel-Firak”
E autorit: Dr. Muhammed ba Kerim
Muhammed ba Abdullah
Përshtati në shqip: Sabahudin Selimi
______________
[26] Buhariu, Fadailul-Kur’an, Bab kejfe nezelel-Vahj, 3/9.
[27] Tefsirul-Kur’anil-Adhim, 1/89.
"Vërtet, Ne e
kemi zbritur
Përkujtuesin
(Kur’anin) dhe
vërtet Ne do ta
ruajmë atë
(Kur’anin)."
Tevbe
27
Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0
Abdullah ibën Abasi Allahu qoftë i kënaqur me ta e ka pyetur Aliun Allahu qoftë i kënaqur
me të se përse nuk është shënuar besmelja. Ai i ka thënë: “Ngase besmelja reflekton mëshirë
dhe surja Tevbe flete për luftën.”
PSE SURJA
K
omentatorët e Kur’anit Famëlartë e
kanë sqaruar këtë çështje kur kanë
komentuar suren Tevbe. Në këtë
çështje na shfaqen disa mendime, por para
se t’i shtrojmë, ia vlen të sqarohet dispozita
e leximit të besmeles në fillim të çdo sureje
në këndvështrimin juridiko-fetar, ashtu siç e
kanë sqaruar dijetaret e shkencës së fikhut.
Medh’hebi maliki, shafi’ij dhe hanbeli janë
të një mendimi se leximi i besmeles duke e
përsëritur në fillim të çdo sure, me përjash-
tim të sures Tevbe, është gjë e pëlqyer. Sa i
përket medh’hebit hanefi, nuk kam hasur
në mendimin e tyre në lidhje me këtë
mesele në librat që kam unë.[1] Argumenti
se është i pëlqyer leximi i besmelës në fillim
të çdo sureje, me përjashtim të sures Tevbe,
është hadithi të cilin e transmeton Abdullah
ibën Abasi Allahu qoftë i kënaqur me ta, që
thotë: “Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem nuk e ka ditur ndarjen mes sureve derisa i
ka zbritur atij bismil-lahirr-rrahmanirr-
rrahim.”[2] Pse surja Tevbe nuk fillon me be-
smele? Kjo pyetje parashtrohet çdo herë nga
ata që nuk posedojnë njohuri për këtë tem-
atikë. Në vazhdim do të përmendim
mendimet që hasim në librat e komen-
timeve të Kur’anit, përkitazi me sqarimin e
sures Tevbe.
Mendimi i parë
Imam Tirmidhi në “Sunenin” e tij, në ka-
NUK FILLON ME BESMELEN?
______________
[1] Shiko për këtë “El Ahkamul Fikhijetul Has-sah bil Kur’anil Kerim”, faqe 466-467, nga prof.dr. Abdulaziz ibën Muhammed ibën Abdullah el
Huxhejlan. Botoi Daru Ibnul Xhevzij në Mbretërinë e Arabisë Saudite, botimi i tretë, 1429h.
[2] Transmeton Ebu Davudi në “Sunenin” e tij, numër 788, dhe e ka saktësuar Albani. Shiko “Sahihu Sunenu Ebi Davud” 3/372, hadithi nr. 754,
nga imam Albani, botoi shtëpia botuese Garras në Kuvajt, botimi i parë, 1423h/ 2002.
Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0
28
pitullin e tefsirit ka
shënuar një hadith[3] ku
tregohet se Abdullah ibën
Abasi ka pyetur Uthman ibën
Afanin, Allahu qoftë i kënaqur
me këta shoqërues të Profetit, se
përse nuk është shënuar besmelja
në suren Tevbe? I është
përgjigjur se nuk na është
sqaruar nga Pejgamberi sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem sepse
besmelja është prej sures Tevbe dhe për këtë
nuk e kemi shënuar. Por ky hadith është i
dobët dhe nuk lejohet argumentimi me të.
Dijetari i madh i hadithit Ahmed Shakiri,
Zoti e mëshiroftë, e ka bërë të dobët këtë
hadith në fusnotën që ka elaboruar në
“Musnedin” e imam Ahmedit, Allahu e
mëshiroftë. Imam Ibën Kethiri mendon
ashtu siç e ka shënuar hadithin e dobët Tir-
midhiu duke thënë në tefsirin e tij se nuk
është shënuar besmelja në këtë sure ngase
sahabët nuk e kanë shënuar duke pasuar
prijësin e besimtarëve, Uthmanin, Allahu
qoftë i knaqur me të, siç ka thënë Tirmid-
hiu.[4]
Mendimi i dytë
Tradita e arabëve në kohën para shpalljes së
Kur’anit ka qenë që kur kanë prishur mar-
rëveshjen me një popull në letrën e tyre për
të treguar kundërshtimin, nuk e kanë
shënuar besmelen dhe kur ka zbritur surja
Tevbe, e cila e ka prishur marrëveshjen mes
Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe
idhujtarëve, Profeti Muhamed sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem ka dërguar
Aliun Allahu qoftë i kënaqur
me të dhe ai nuk e ka lexuar be-
smelen,[5] ashtu siç ka qenë tradita
e arabëve.[6]
Mendimi i tretë
Është shfuqizuar pjesa e parë e
sures Tevbe dhe me të edhe be-
smelja.
Mendimi i katërt
Në kohën e Uthmanit sahabët kanë
rënë në mospajtim: disa kanë mend-
uar se suret Enfalë dhe Tevbe janë një, kurse
disa të tjerë kanë thënë se këto janë dy sure
dhe për këtë nuk është shënuar besmelja
dhe të dyja grupet janë pajtuar me këtë.
Mendimi i pestë
Abdullah ibën Abasi Allahu qoftë i kënaqur
me ta e ka pyetur Aliun Allahu qoftë i kë-
naqur me të se përse nuk është shënuar be-
smelja. Ai i ka thënë: “Ngase besmelja
reflekton mëshirë dhe surja Tevbe flete për
luftën.”[7] Komentatori Sidik Hasan Allahu
e mëshiroftë thotë: “Mendimi i drejtë në
këtë çështje është se nuk është shënuar be-
smelja në suren Tevbe ngase Xhibrili nuk e
ka zbritur në këtë sure.”[8]Mendimi i dije-
tarit Sidik Hasan është i mbështetur në
mendimin e Imam El Kushejrit,[9][10] Zoti e
mëshiroftë.
Këto janë mendimet në lidhje me këtë tem-
atikë dhe mendimi më i drejtë është ai që
ka thënë dijetari Sidik Hasan, Allahu e
mëshiroftë.
Adem Avdiu
______________
[3] Hadithi numër 3086, shejh Albani e ka bërë daif këtë hadith në “Sunenin e Tirmidhiut”.
[4] Shiko “Tefsirul Kur’anil Adhim” 4/101, botoi Daru Tibetu, botimi i dytë, 1425h/2004.
[5] Besmelja e tyre ishte Bismike Allahume-Në emrin Tënd, o Allahu ynë.
[6] Shiko “Fet’hul Bejan” 5/227 nga dijetari Siddik ibën Hasan. Botoi El Mektebul Asrije, 1412h/1992.
[7] Shiko për këto mendime në “Xhamiul Ahkamil Kur’an” 8/60 nga Imam Kurtubiu, botoi Darul Kitabul Arabij, 1426h/2005. Po ashtu këto
mendime i përmend imam Bedrudin Muhamed ibën Abdullah ez-Zerkeshij në librin e tij “El Burhan fi Ulumil Kur’an” 1/386-387. Botoi darul
Hadara li Nashri ve Tevzi’ 1427h/2006, botimi i parë.
[8] Shiko “Fet’hul Bejan” 5/228. Botoi El Mektebul Asrije 1412h/1992.
[9] Mendimin e Kushejrit e citon Zerkeshiu në librin “El Burhan fi Ulumil Kur’an” 1/387.
[10] Ky është Abdulkerim ibën Havazin ibën Abdulmelik ibën Talha en Nisaburij el Kusherij, imam i dijetarëve të Hurasanit në kohën e tij. Ka
vdekur në vitin 465 sipas kalendarit hënor. Shiko për këtë fusnetizimin në librin “El Burhan fi Ulumil Kur’an” 1/387.
29
Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0
Transmetohet nga Aliu Allahu qoftë i kënaqur me të se ka thënë: “Ka thënë i Dërguari sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem: ”Mos gënjeni ndaj meje sepse gënjeshtra ndaj meje ju fut në zjarr.”
PAR AT H Ë N A E
“SUNENIT”
KAPITULLI I KATËRT : ASHPËRSIA NDAJ ATYRE QË GËNJEJNË QËLL
IMISHT NDAJ MUHAMEDIT SALLALLAHU ALEJHI VE SELLEM
TË IBËN MAXHES
HADITHI NUMËR 30
T
ransmetohet nga Abdullah
ibën Mes’udi Allahu qoftë i
kënaqur me të se ka thënë: ”Ka
thënë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem: “Kush gënjen ndaj meje me qël-
lim, le t’ia përgatitë vetes vendin nga
zjarri.”
Sahih-Mutevatir, Ibën Maxheh nr. 30,
shiko “Tuhfetul-eshraf” (9368) dhe
“Es-Sahiha” (1383).
HADITHI NUMËR 31
T
ransmetohet nga Aliu Allahu
qoftë i kënaqur me të se ka
thënë: “Ka thënë i Dërguari sal-
Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0
30
lAllahu alejhi ve sel-lem: ”Mos gënjeni
ndaj meje sepse gënjeshtra ndaj meje ju
fut në zjarr.”
Buhariu (106), Muslimi (2).
Hadithi numër 32
Transmetohet nga Enes ibën Maliku se
ka thënë: “Ka thënë i Dërguari sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem: ”Kush gënjen
ndaj meje (Enesi thotë: Mendoj se ka
thënë “me qëllim”), le ta përgatitë vendin
e tij nga zjarri.”
Sahih, Tirmidhiu (2661), “Tuhfetul-
eshraf” (1525).
HADITHI NUMËR 33
T
ransmetohet nga Xhabiri Al-
lahu qoftë i kënaqur me të se
ka thënë: Ka thënë i Dërguari
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Kush gën-
jen ndaj meje me qëllim, le t’ia përgatitë
vetes vendin nga zjarri.”
Sahih, shiko “Tuhfetul-eshraf” (2993).
HADITHI NUMËR 34
T
ransmetohet nga Ebu Hurejra
radijallahu anhu se ka thënë:
Ka thënë i Dërguari sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem: “Kush thotë diçka
ndaj meje që nuk e kam thënë, le t’ia
përgatitë vetes vendin nga zjarri.”
Sahih, shiko “Tuhfetul-eshraf”
(15089).
HADITHI NUMËR 35
T
ransmetohet nga Ebu Katade
Allahu qoftë i kënaqur me të
se ka thënë: Ka thënë i Dër-
guari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem mbi
këtë minber: “Kini kujdes nga transme-
timi i haditheve nga unë! Ai që flet për
mua le të thotë të drejtën dhe të vërtetën,
sepse ai që thotë diçka për mua që nuk e
kam thënë, le t’ia përgatitë vetes vendin
nga zjarri.”
Sahih, shiko “Tuhfetul-eshraf”
(12130), shiko “Es-Sahiha” (1753).
HADITHI NUMËR 36
T
ransmetohet nga Abdullah
ibën Zubejri t’i ketë thënë
babait të tij, Zubejrit Allahu
qoftë i kënaqur me ta: “Ç’është me ty,
nuk të dëgjoj të transmetosh nga i
Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
siç dëgjoj ibën Mes’udin, filanin e fi-
lanin?!” (Zubejri) I tha: “Unë nuk jam
ndarë nga i Dërguari qysh kur jam
bërë musliman, mirëpo unë kam
dëgjuar nga ai një fjalë: “Kush gënjen
ndaj meje me qëllim, le t’ia përgatitë
vetes vendin nga zjarri.”
Buhariu (107)
HADITHI NUMËR 37
T
ransmetohet nga Ebu Seidi Al-
lahu qoftë i kënaqur me të se
ka thënë: “Ka thënë i Dërguari
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: ”Kush gën-
jen ndaj meje me qëllim, le t’ia përgatitë
vetes vendin nga zjarri.”
Sahih, shiko “Tuhfetul-eshraf” (4254).
ÇËSHTJE ME RËNDËSI QË
KANË TË BËJNË ME KËTO HA
DITHE
E para
31
Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0
Gënjeshtër mund t’i thuhet çdo gjëje
që është e kundërta e realitetit, qoftë
ajo me qëllim apo pa qëllim. Mirëpo
gënjeshtra me qëllim dhe paramendim
është më e rëndë dhe dënimi i saj është
shumë më i madh, për këtë arsye edhe
i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
e ka precizuar: “Kush gënjen ndaj meje
me qëllim…”. Ndërsa gënjeshtra pa
qëllim, të cilin ne e njohim si gabim,
është më e lehtë, edhe pse dëmet janë
të mëdha si me qëllim si pa qëllim, por
në të dytën faji mbi
personin është më i
lehtë dhe më i ar-
syeshëm. Mirëpo këtu
duhet të ndalemi pak.
Ky arsyetim vlen për
njerëzit që e meritojnë
të transmetojnë fjalët e
të Dërguarit sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem
dhe t’ua mësojnë
njerëzve fenë e jo për
këdo që dëshiron të tregojë hadithe
nga i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem. Për këtë arsye them se personi që
nuk ka kujdes se çfarë flet për të Dër-
guarin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe
transmeton nga ai çdo gjë që dëgjon
nga të tjerët mund të përfshihet nga
kërcënimi i këtij hadithi.
E dyta
Në këto hadithe kemi një mrekulli nga
mrekullitë e të Dërguarit sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem, pasi ai paralajmëron
se gënjeshtra ndaj tij do të përhapet
pas vdekjes së tij. Dhe kështu ndodhi.
Gjenerata e sahabëve ishte gjenerata
më e ndritur dhe më e pastër e
njerëzimit, zemrat e tyre ishin më të
sinqertat dhe më të kulluarat nga çdo
thërrmije dyfytyrësie dhe gënjeshtre,
ata nuk e dinin se ç’ishte gënjeshtra, i
besonin njëri-tjetrit menjëherë sepse
nuk kishin dëgjuar më herët të gën-
jente ndokush, mirëpo me kalimin e
kohës, kur Islami filloi të përhapej, kur
drejtësia e Islamit filloi të gjente
vendin që meritonte, atëherë armiqtë e
Islamit, të shtyrë nga ur-
rejtja ndaj Islamit nisën
të përdornin të gjitha
metodat e mundshme
vetëm e vetëm për ta
shkatërruar Islamin.
Së pari ata i përçanë
muslimanët duke sh-
pikur grupime në mesin
e muslimanëve, si p.sh.
havarixhët, mu’tezilitët,
shiat, kaderitë, murxhiet
e shumë grupime të tjera. Ky ishte
shkatërrimi nga brenda, ndërsa për
luftën kundër Islamit nga jashtë nuk
kemi pse të zgjatemi, pasi ishte tradita
e jobesimtarëve që nga fillimi i Islamit
e deri në ditët e sotme; ata duan që Is-
lami të jetë kurban i të gjithë atyre që
nuk janë muslimanë.
Kur këto grupime u përçanë mes tyre,
atëherë secili grup mundohej që
mendimet dhe predikimin e vet ta
mbështeste sa më shumë në ajete
kur’anore dhe hadithe, sidomos në ha-
dithe. E, kur nuk gjenin hadithe të
“Kush thotë diçka
ndaj meje që nuk
e kam thënë, le
t’ia përgatitë vetes
vendin nga
zjarri.”
sakta, ata detyroheshin edhe të sh-
piknin hadithe të ndryshme vetëm për
të mbrojtur drejtimin e tyre. Këto janë
fillet e para të gënjeshtrës ndaj të Dër-
guarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.
Këto gjëra filluan më saktësisht me
vrasjen e kalifit të tretë, Uthmanit Al-
lahu qoftë i kënaqur me të, siç tregon
edhe fjala e Muhamed ibën Sirinit, Al-
lahu e mëshiroftë: ”(Më parë) Nuk
pyetnin për zinxhirin e transmetuesve
(isnadin), por kur ndodhi fitneja-
vrasja e Uthmanit Allahu qoftë i kë-
naqur me të atëherë thanë: “Na tre-
goni emrat e transmetuesve”. Atëherë
shikohet: nëse janë nga Ehli Sunneti,
merret hadithi i tyre, por nëse janë nga
pasuesit e bidateve, nuk merret.”[1]
E treta
Shkaqet e shpikjes së haditheve
Në vijim do të përmendim shkur-
timisht shkaqet kryesore që çuan në
shpikjen e haditheve ndaj të Dërguarit
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.
1. Dallimet politike: Ata që kanë gën-
jyer dhe ende gënjejnë më shumë ndaj
fesë e posaçërisht ndaj haditheve të të
Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
janë rafiditët, ose shiat. Imam Shafiu
thotë: “Nuk kam parë nga pasuesit e
bidateve që e dëshmojnë më shumë
gënjeshtrën sesa rafiditët.”[2]
Përballë tyre qëndrojnë pasuesit e
Muaviut Allahu qoftë i kënaqur me të,
të cilët mundohen ta mbrojnë
Muaviun dhe pasardhësit e tij. Ja një
Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0
32
______________
[1] “Mukadimet Sahih Muslim” (115).
[2] “Ihtisar Ulum el Hadith” i ibën Kethirit, faqe 109.
33
Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0
shembull hadithi i shpikur: “Besnikët
janë tre, unë, Xhibrili dhe Muaviu.”
Edhe pasuesit e abasidëve vepruan të
njëjtën gjë. Sa u përket havarixhëve,
mund të thuhet se janë grupimi i
vetëm në Islam që nuk ka përdorur
gënjeshtrën në hadith, për shkak se ata
gënjeshtrën e shohin si kufër, mos-
besim, dalje nga feja.
2. Kufri (mosbesimi): Nga shkaqet e
shpikjes së haditheve është edhe urre-
jtja ndaj Islamit si fe dhe si shtet.
Armiqtë e Islamit shpikën shumë ha-
dithe me kuptime të ulëta dhe të
palogjikshme, të pakapshme për
mendjen, me qëllim që ta pasqyronin
gabimisht Islamin dhe ta njollosnin atë
3. Fanatizmi ndaj racës, fisit, gjuhës,
vendit dhe imamit: Si shembull për fa-
natizmin ndaj imamit mund të japim
hadithin që kanë shpikur fanatikët për
Ebu Hanifen, Allahu e mëshiroftë:
”Do të jetë një njeri në ummetin tim,
e quajnë Ebu Hanife en-Nu’man. Ai
është ndriçimi i ummetit tim”, ndërsa
kundër Shafiut shpikën këtë hadith:
”Do të jetë një njeri në ummetin tim,
e quajnë Muhamed ibën Idris. Ai është
më i dëmshëm për ummetin tim se Ib-
lisi.” Allahu na ruajttë nga fanatizmi
ndaj personave të caktuar, pasi është e
qartë deri ku ka arritur fanatizmi i
tyre, duke fyer edhe imamët më të
mëdhenj të Islamit.
4. Tregimet dhe vaizi (këshillimi):
Shumë njerëz që morën përsipër
këshillimin e masës nuk posedonin as
diturinë as devotshmërinë, gjëja që u
interesonte ishte të tregonin diçka për
ta bërë masën të qante. Kështu ata sh-
piknin lloj-lloj tregimesh e ngjarjesh e
pastaj ia adresonin të Dërguarit sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem.
5. Mospajtimet në fikh dhe akide.
6. Injoranca në fe dhe dëshira e madhe
për punë të mira: Disa njerëz e kup-
tuan se hadithi “Kush gënjen ndaj
meje me qëllim, le ta përgatitë vendin
e tij në zjarr” ka për qëllim ata që gën-
jejnë kundër të Dërguarit sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem dhe se këtu nuk hyjnë
ata që gënjejnë për të mirën e të Dër-
guarin. Ata kështu i dhanë vetes lirinë
që të shpikin hadithe që tregojnë për
vlerat e veprave të caktuara, si leximi i
Kur’anit dhe adhurime të tjera.
7. Afrimi te mbretërit dhe udhëheqësit
duke u transmetuar atyre hadithe të
shpikura që binin në ujdi me qejfet e
tyre.
Këto ishin disa nga shkaqet e shpikjes
së haditheve të të Dërguarit sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem. Shoh se u mbetem
borxh lexuesve që të tregoj për
mundin që dhanë dijetarët islamë në
mbrojtjen e hadithit të të Dërguarit
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, por për
shkak të pamundësisë për t’u zgjeruar
më shumë, me emrin e Zotit, në
ndonjë numër tjetër të revistës do të
shkruaj rreth kësaj.
Lutja e jonë e fundit është se falën-
derimet i takojnë vetëm Allahut, Zotit
të botëve.
Përgatiti: Fidan Xhelili
Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0
34
Hasan el Basri dëgjoi disa njerëz të cilët po debatonin mes tyre dhe tha: “Këta janë mërzitur
nga adhurimi, nuk e peshojnë atë që flasin, e kanë të dobët devotshmërinë, ndaj dhe flasin
e debatojnë.”
SHKAQET E
KONFLIKTEVE
TË SHUMTA MES
MUSLIMANËVE
K
ushdo që merr pjesë në jetën e
shoqërisë islame në mënyrë aktive,
vëren me keqardhje të madhe kon-
fliktet e shumta, zënkat dhe mospajtimet që
e bëjnë njeriun të ndihet në siklet të madh
dhe me të drejtë të pyesë me zë apo pa zë:
Pse vallë e gjithë kjo?
A nuk na takon neve si besimtarë musli-
manë, si pasues të Librit të Allahut dhe
Sunnetit të Profetit, që të jemi njerëzit e
parë që bashkohen rreth kushtetutës më të
drejtë, normave më fisnike, afrimitetit që
nuk mund të arrihet në asnjë lloj metode
tjetër përveç Islamit? A nuk duhet të jemi
më dashamirësit ndaj njëri-tjetrit? A nuk
kemi ne rrugët e zgjidhjes së gjykimit të
drejtë dhe dhënies fund këtyre belave ose
më së paku t’i minimizojmë sa kemi
mundësi?
Është e nevojshme që t’i njohim shkaqet e
këtyre mospajtimeve dhe konflikteve që t`u
ruhemi paraprakisht dhe të pastrojmë dhe
korrigjojmë veten nëse jemi zhytur në
ndonjërën prej tyre, në mënyrë që të kon-
tribuojmë sadopak sinqerisht për shuarjen e
konflikteve
1) Mashtrimi pas vesveseve të shejtanit, me
të cilat ia zbukuron njeriut shtysën për t`i
hyrë në hak tjetrit. Allahu thotë: “Thuaju
robërve të Mi të flasin atë që është më e mira,
sepse shejtani fut ngacmime ndërmjet tyre,
vërtet shejtani është armik i hapur për
35
Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0
njeriun.” [1]
Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka
thënë: “Shejtani i ka humbur shpresat që të
adhurohet nga namazfalësit në Gadishullin
Arabik, por shpreson dhe ngulmon në nxitjen
e konflikteve mes tyre.”
2) Shpikjet në fe, sajesat dhe trillimet, duke
folur për fenë e Allahut atë që nuk është e
vërtetë, çka shkakton reagimin e pasuesve të
Sunnetit në mbrojtjen e fesë nga devijimet,
që të ruhet e pastër ashtu siç është shpallur.
Ebul Alijeh thotë: “Përmbajuni Sunnetit të
Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe
rrugës që ndoqën shokët e tij, ruhuni nga
shpikjet në fe, të cilat shkaktojnë mes
njerëzve armiqësi dhe urrejtje.”
Autori i librit “El Ibaneh” thotë: “Shpikësit
në fe dalin nga uniteti në përçarje, nga rreg-
ullsia në çoroditje, nga mirëkuptimi në për-
plasje, nga përputhja në kundërshtime, nga
dashuria në urrejtje, nga këshilla dhe
dashamirësia në mashtrim dhe armiqësi,
Zoti na ruajttë nga dedikimi ndaj ndonjë
emri tjetër përveç Islamit dhe Sunetit!
3) Zemërimi dhe natyra inatçore, duke
qenë një nga metodat më të suksesshme të
shejtanit për dëmtimin e njeriut. Ibën Rex-
heb el Hanbelij thotë: “Allahu i ka
lavdëruar ata që falin edhe kur janë të
zemëruar, siç shprehet në ajetin kur’anor:
“E kur zemërohen, ata falin”, sepse
zemërimi e shtyn njeriun të mos mbajë
drejtësi dhe të mos flasë të vërtetën pikër-
isht në atë moment ndodh largimi i zem-
rave dhe acarimi i marrëdhënieve mes
muslimanëve.
4) Smira, zilia, urrejtja e të mirave te tjetri,
e cila shkakton përgojime, ofendime dhe
përpjekje të ndryshme për të rrëzuar figurën
e tjetrit. Shejhul islam Ibën Tejmije ka
thënë: “Njeriu mund të sprovohet me zilinë
ndaj dikujt që i është dhënë dituri e do-
bishme ose vepra të mira. Zilia është ves i
përçmuar në tërësi, por nëse ndodh te
dikush që i dedikohet diturisë, është përng-
jasim me popullin që ka merituar
zemërimin e Allahut (çifutët).”
Pa dyshim një nga format më të shëmtuara
të smirës është kur dikush të paraqitet në
formën e këshillës dhe dashamirësisë,
ndërkohë që realisht shfryn dëshirën e tij
për të dëmtuar personalitetin tënd.
5) Thashethemet, transportimi i fjalëve nga
njëri tek tjetri me qëllimin e nxitjes së se-
cilës palë ndaj tjetrës, duke shkaktuar fto-
hjen e marrëdhënieve, duke i mbushur
zemrat me pakënaqësi, duke ndërprerë lid-
hje, duke ndarë të afërm. Profeti sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk hyn në
xhennet thashethemexhiu.”
Përjashtohet rasti kur njeriu dëshmon për
padrejtësinë që po i bëhet.
6) Polemikat dhe debatet, të cilat kanë si
qëllim mbrojtjen e pozicioneve partiake
klanore dhe triumfin me çdo kusht duke
mposhtur tjetrin qoftë dhe me gjëra aspak
parimore dhe me metoda djallëzore. Imam
el Axhurri ka thënë: “Të gjithë njerëzit e
urtë dhe të mençur janë të mendimit se
polemika në shumicën e rasteve largon zem-
rat e vëllezërve, shkakton përçarjen pas
unitetit dhe ftohjen pas afrimitetit.”
Imam Maliku thotë: “Debatet e ngurtëso-
jnë zemrën dhe shkaktojnë pakënaqësi.”
Hasan el Basri dëgjoi disa njerëz të cilët po
debatonin mes tyre dhe tha: “Këta janë
mërzitur nga adhurimi, nuk e peshojnë atë
që flasin, e kanë të dobët devotshmërinë,
ndaj dhe flasin e debatojnë.”
Dikush tjetër nga selefët ka thënë: “Kur Al-
lahu ia do të mirën dikujt, i hap portën e
veprave dhe i mbyll portën e debateve,
ndërsa kur Allahu ia do të keqen dikujt, i
mbyll portën e veprave (nuk i jep sukses për
të mira) dhe i hap portën e debateve.”
Kuptohet që nga kjo përjashtohet ai debat
______________
[1] El isra 53
Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0
36
që zhvillohet në formë bashkëbisedimi
dashamirës, duke ruajtur normat dhe etikën
e debatit si dhe duke pasur qëllim të mirë
që debati të jetë konstruktiv, veçanërisht
nëse debati zhvillohet në prani të dikujt që
është mbi palët dhe që ka autoritetin e
duhur për të garantuar pranimin e rezultatit
të debatit nga palët. Allahu thotë: “ Polem-
izo me ta në mënyrën më të mirë.”[2]
7) Pasimi i tekave, përmbushja e dëshirave
dhe ideve me çdo kusht, shfryrja e inateve
dhe hatërmbetjeve të dunjasë në formën e
çështjeve fetare. Kjo gjë e bën njeriun të jetë
i predispozuar për të shkelur normat dhe
për të bërë zullum. Allahu
thotë: “Mos pasoni tekat dhe
t`i shmangeni drejtësisë.”[3]
Ibën Rexheb el Hanbelij ka
thënë: “Kur në mesin e
njerëzve u shtua debati dhe
ndarja mes tyre, kjo solli
urrejtjen dhe ofendimin e
ndërsjellë, ku secili shfaqet
sikur po e urren tjetrin për
hir të Allahut, por në të
vërtetë është duke pasuar
tekat e tij, duke mos dhënë
angazhimin e duhur për kërkimin dhe njo-
hjen e çështjeve mbi të cilat e ka bazuar ur-
rejtjen e tij.”
8) Padrejtësia që i bëjnë njëri-tjetrit sa herë
që nuk bien dakord për diçka dhe përpjekja
për imponimin e mendimit në çështje të
cilat në të vërtetë pranojnë larmi mendimi
dhe fushë të lirë veprimi, pa u përndjekur
nga një valë qortimi. Në çdo kohë dhe brez,
dijetarët e Islamit që nga koha e sahabëve
kanë pasur mendime të ndryshme, por në
përgjithësi nuk lejonin që kjo të shkaktonte
urrejtje dhe përçarje me palën tjetër që
kishte një mendim ndryshe (brenda kuadrit
të larmisë së pranuar). Imam Ahmedi e për-
mendte Is’hak ibën Rahujen duke e
lavdëruar, pavarësisht mospajtimeve mes
tyre, duke thënë: “Nuk e ka kaluar urën e
Horasanit asnjë njeri më i mirë sesa Is’haku,
pavarësisht se nuk është dakord me ne në
disa çështje, kjo sepse njerëzit gjithmonë do
kenë mospajtime mes tyre.”
9) Fanatizmi pas dikujt apo diçkaje përveç
së vërtetës, qoftë ndaj një grupi, fisi, partie
apo një personi të caktuar. Kjo i bën ata të
shkelin parimet e ligjëruara nga Allahu dhe
të duan apo të urrejnë, të miqësojnë apo të
armiqësojnë dikë sipas fanatizmit të tyre.
Shejhul islam Ibën Tejmije ka thënë: “Nuk i
takon askujt që të caktojë
një figurë - kushdo qoftë
ai- dhe të dojë apo të urrejë
për shkak të përputhjes me
të në fjalë dhe vepra, sepse
përndryshe do jetë nga ata
që Allahu i ka cilësuar
duke thënë: “Ata të cilët e
përçanë fenë e tyre në
grupime, ku secili i gëzohet
idesë së tij.” Nuk i takon
askujt që të thërrasë në
diçka apo ta besojë atë
vetëm sepse e ka thënë dikush nga ata që ai
i do, por le të thërrasë në të sepse është nga
ato çështje që i ka urdhëruar Allahu dhe
Profeti.
10) Mendimi i keq për muslimanin dhe
paragjykimi. Sapo dëgjon diçka, ia jep men-
jëherë vendimin dhe e nxjerr përfundimin
pa e verifikuar më parë lajmin, pa njohur
rrethanat dhe kushtet, ndërkohë që Profeti
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Largohuni nga paragjykimet sepse
paragjykimi është thënia më e gënjeshtërt
(gënjeshtra më e madhe).” Mendimet e
mbrapshta burojnë nga zemrat e sëmura, që
gjurmojnë të metat, që angazhohen me të
“Largohuni nga
paragjykimet sepse
paragjykimi është
thënia më e gën-
jeshtërt (gënjeshtra
më e madhe).”
______________
[2] El Ankebut 46
[3] En Nisa 135
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve

More Related Content

Similar to 19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve

Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRregullatIslame
 
Sq Etika Islame
Sq Etika IslameSq Etika Islame
Sq Etika IslameFatos
 
Muhamed tewfijk ahmed mesazhi islam- fe për të gjithë
Muhamed tewfijk ahmed   mesazhi islam- fe për të gjithëMuhamed tewfijk ahmed   mesazhi islam- fe për të gjithë
Muhamed tewfijk ahmed mesazhi islam- fe për të gjithëLibra Islame
 
Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetit
Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetitSq silluni bute_o_pasues_te_sunetit
Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetitFatos
 
Amr Halid - Vëllazëria muslimane
Amr Halid  - Vëllazëria muslimaneAmr Halid  - Vëllazëria muslimane
Amr Halid - Vëllazëria muslimaneShkumbim Jakupi
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijRregullatIslame
 
Imam neveviu rijadus salihin
Imam neveviu   rijadus salihinImam neveviu   rijadus salihin
Imam neveviu rijadus salihinLibra Islame
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijLexo dhe Mëso
 
Sq Ta mësojmë Islamin
Sq Ta mësojmë IslaminSq Ta mësojmë Islamin
Sq Ta mësojmë IslaminFatos
 
24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirënRregullatIslame
 
Harun Jahja ``Islami Feja E Lehtësisë``
Harun Jahja ``Islami Feja E Lehtësisë``Harun Jahja ``Islami Feja E Lehtësisë``
Harun Jahja ``Islami Feja E Lehtësisë``Adriatik Rexha
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitLexo dhe Mëso
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitRregullatIslame
 
Madhështia dhe vlera e ezanit
Madhështia dhe vlera e ezanitMadhështia dhe vlera e ezanit
Madhështia dhe vlera e ezanitMondi Marku
 

Similar to 19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve (20)

Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
 
Sq Etika Islame
Sq Etika IslameSq Etika Islame
Sq Etika Islame
 
Muhamed tewfijk ahmed mesazhi islam- fe për të gjithë
Muhamed tewfijk ahmed   mesazhi islam- fe për të gjithëMuhamed tewfijk ahmed   mesazhi islam- fe për të gjithë
Muhamed tewfijk ahmed mesazhi islam- fe për të gjithë
 
Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetit
Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetitSq silluni bute_o_pasues_te_sunetit
Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetit
 
Ëmbëlsia e dhikrit
Ëmbëlsia e dhikritËmbëlsia e dhikrit
Ëmbëlsia e dhikrit
 
Amr Halid - Vëllazëria muslimane
Amr Halid  - Vëllazëria muslimaneAmr Halid  - Vëllazëria muslimane
Amr Halid - Vëllazëria muslimane
 
Ëmbëlsia e dhikrit
Ëmbëlsia e dhikritËmbëlsia e dhikrit
Ëmbëlsia e dhikrit
 
01 - Revista Medina
01 - Revista Medina01 - Revista Medina
01 - Revista Medina
 
01 - Revista Medina
01 - Revista Medina01 - Revista Medina
01 - Revista Medina
 
Namazi
NamaziNamazi
Namazi
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tij
 
Imam neveviu rijadus salihin
Imam neveviu   rijadus salihinImam neveviu   rijadus salihin
Imam neveviu rijadus salihin
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tij
 
Amr halid pendimi
Amr halid   pendimiAmr halid   pendimi
Amr halid pendimi
 
Sq Ta mësojmë Islamin
Sq Ta mësojmë IslaminSq Ta mësojmë Islamin
Sq Ta mësojmë Islamin
 
24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën
 
Harun Jahja ``Islami Feja E Lehtësisë``
Harun Jahja ``Islami Feja E Lehtësisë``Harun Jahja ``Islami Feja E Lehtësisë``
Harun Jahja ``Islami Feja E Lehtësisë``
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
 
Madhështia dhe vlera e ezanit
Madhështia dhe vlera e ezanitMadhështia dhe vlera e ezanit
Madhështia dhe vlera e ezanit
 

More from Lexo dhe Mëso

keqkuptim për islamin
keqkuptim për islaminkeqkuptim për islamin
keqkuptim për islaminLexo dhe Mëso
 
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëveJu nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëveLexo dhe Mëso
 
A ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo MyslimanA ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo MyslimanLexo dhe Mëso
 
Islami dhe Krishterizmi
Islami dhe KrishterizmiIslami dhe Krishterizmi
Islami dhe KrishterizmiLexo dhe Mëso
 
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCABIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCALexo dhe Mëso
 
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetëA e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetëLexo dhe Mëso
 
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjenPriftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjenLexo dhe Mëso
 
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdfTAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdfLexo dhe Mëso
 
DIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEISTDIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEISTLexo dhe Mëso
 
Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)Lexo dhe Mëso
 
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga KuraniKurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga KuraniLexo dhe Mëso
 
Xhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveXhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveLexo dhe Mëso
 
Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëveVirtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëveLexo dhe Mëso
 
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësXhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësLexo dhe Mëso
 
Vlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas SunetitVlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas SunetitLexo dhe Mëso
 
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-HixhesVlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-HixhesLexo dhe Mëso
 
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitVersion i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitLexo dhe Mëso
 

More from Lexo dhe Mëso (20)

keqkuptim për islamin
keqkuptim për islaminkeqkuptim për islamin
keqkuptim për islamin
 
doktrina e trinisë
doktrina e trinisëdoktrina e trinisë
doktrina e trinisë
 
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëveJu nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
 
shkurt për jezusin
shkurt për jezusinshkurt për jezusin
shkurt për jezusin
 
A ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo MyslimanA ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
 
Islami dhe Krishterizmi
Islami dhe KrishterizmiIslami dhe Krishterizmi
Islami dhe Krishterizmi
 
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCABIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
 
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetëA e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
 
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjenPriftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
 
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdfTAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
 
DIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEISTDIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEIST
 
Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)
 
Bazat e besimit
Bazat e besimitBazat e besimit
Bazat e besimit
 
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga KuraniKurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
 
Xhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveXhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e Myslimanëve
 
Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëveVirtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
 
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësXhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
 
Vlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas SunetitVlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas Sunetit
 
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-HixhesVlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
 
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitVersion i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
 

19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve

  • 1. R E E D U K A T I V E K U L T U R O R E V I S T Ë M U J O R E F E T A R E S H K E N C O R E & N 10 | DHULKADAH - DHULHIXHXHEH 1431 19 ËNTOR 20 NR. ÇMIMI 1€ | | “Kapuniqëtëgjithëjupërlitarin(fenëdheKur’anin)eAllahut,emosupërçani!” Haxhi është unitet i fjalës dhe i besës, unitet i ruajtjes së gjuhës dhe zbatim i sheriatit të Allahut, unitet në adhurime, pasi të gjithë janë mbledhur për të njëjtin adhurim, të bardhë apo të zinj, të pasurapotëvarfër,udhëheqësaposhërbëtorë,dukeikërkuarAllahutfaljedheshpëtimngazjarrii xhehenemit. |fq.2 HAXHI DHE UNITETI I MUSLIMANËVE HAXHI DHE UNITETI I MUSLIMANËVE KUR'ANI, LIBRI MË I MIRË QË ZBRITI NGA QIELLI lfq. 21 SHKAQET E KONFLIKTEVETË SHUMTA MES MUSLIMANËVE lfq. 34 QËNDRIMI I KATËR IMAMËVE NDAJ MUZIKËS lfq. 50
  • 2.
  • 3.
  • 4.
  • 5. EDITORIALI Unejs Murati Haxhi dhe uniteti i muslimanëve ............................................. 2 Abdulaziz ibën Baz Dobitë e haxhit ....................................................................... 4 Salih ibën Taha AbdulVahid (Ebu Islam) Kuptimi i dëshmisë “La ilahe il‐lAllah” dhe kushtet e saj.......... 9 Dr. Muhamed ibën AbdulVehab el‐Akil Cilësitë lëndore dhe ato etike e morale të melaikeve III ........ 15 Dr. Muhammed ba Kerim Muhammed ba AbdAll‐llah Kur’ani, libri më i mirë që zbriti nga qielli .............................. 21 Adem Avdiu Pse surja tevbe nuk fillon me besmelen? .............................. 27 Fidan Xhelili Parathënia e Ibën Maxhes ..................................................... 29 Sultan el id Shkaqet e konflikteve të shumta mes muslimanëve ............. 34 Dr. Muhamed ba Kerim Muhamed ba AbdAllah Shkaqet e përçarjes së ummetit ............................................ 38 Muhammed Nasiruddin Albani Problematika e neglizhencës dhe dobësisë së imanit te thirrësit selefi ........................................................................ 43 Adem Avdiu Feja është e përsosur dhe e mjaftueshme për njerëzimin .... 44 Dr. Abdul Kerim ibën Muhamed el‐Lahim Trashëgimia në Islam (IV) ...................................................... 47 Ebu AbduRrahman el Etheri Qëndrimi i katër imamëve ndaj muzikës ............................... 50 Dr AbduRrezak el Beder Shtatë shpërblime rrjedhëse për njeriun edhe pas vdekjes .. 55 Unejs Murati Vdekja e dijetarit Muhamed Xhemil Zejnu, dhimbje për muslimanët ....................................................... 59 PËRMBAJTJA Kryeredaktor: UnejsMurati Zv. Kryeredaktor: FidanXhelili Anëtarët e revistës: AdemAvdiu SabahudinSelimi XheladinLeka Bashkëpunëtorët: BaliSadiku FehmiDalipi LirimSadiku NamikVehapi ShuajbRexha Redaktor gjuhësor: ArianKoçi Ballina & Dizajni: AvniG.Gashi Boton: Shtëpia botuese Atik Gjilan, Republika e Kosovës Tirazhi: 1000 Adresa: Rr. M. Idrizi p.n 60000 Gjilan Republika e Kosovës Tel: 044 988 400 e‐mail: delirjedheedukim@gmail.com Ndihmo Revistën: Nr. i llog.: 1150‐138922‐0101‐09 ProCredit Bank of Kosovo Swift Code: MBKORS22 Gjilan, Republika e Kosovës
  • 6. 2 Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0 Muslimanët nga e gjithë bota bashkohen te një shtëpi (Qabja), drejt së cilës ata drejtohen pesë herë në ditë në namazin e tyre. F alënderimi i takon vetëm Allahut, që e dërgoi të Dërguarin e Tij mëshirë për gjithë njerëzimin. Për- shëndetjet tona çdo herë qofshin mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij të pastër nga çdo shpifje dhe padrejtësi, mbi shokët e tij besnikë dhe pasuesit e tyre deri ditën kur të gjithë me një unitet të përbashkët do dalim dhe japim llogari para Allahut të Madhëruar. Haxhi është një adhurim i veçantë i mus- limanëve, që i bashkon ata me trup dhe shpirt, një bashkim force dhe sinqeriteti, një bashkim i çuditshëm që ngërthen një qëllim të përbashkët. Haxhi shfaq një unitet që përsëritet vetëm në këtë rast, të gjithë të drejtuar tek ai vend, pa marrëveshje paraprake, pa HAXHI dhe uniteti i muslimanëve Editorial
  • 7. ndërmjetësime ndërshtetërore, por me të vetmin qëllim: kryerjen e një obligimi fetar të përcaktuar nga Allahu. Praktikimi i një urdhri të tillë hyjnor bën që ky unitet të jetë i gjallë dhe i përsëritshëm te muslimanët që nga koha e Muhamedit sal-lAll- ahu alejhi ve sel-lem para shumë shekujsh. Ky unitet nuk gjendet tek asnjë civilizim dhe që nga kohërat e vjetra paritë e të gjitha vendeve të botës kanë synuar ta kenë një bashkim të tillë për ndonjë çështje të caktuar, por ka qenë e pamundur. Ndërsa te muslimanët e sinqertë është më ndryshe, pasi kur i thërret Allahu, i gjen të përulur ndaj ur- dhrave të Tij. Muslimanët nga e gjithë bota bashkohen te një shtëpi (Qabja), drejt së cilës ata drejtohen pesë herë në ditë në namazin e tyre. Pastaj me një unitet të përkryer ata drejtohen drejt kodrës së vogël, të quaj- tur Arafat, të bashkuar me të vetmin qël- lim, adhurimin e Allahut. Ky unitet në vend dhe kohë të caktuar nuk mund të dalë jashtë kohës së caktuar nga Allahu, pasi haxhi si seminar në vetvete është caktuar nga Allahu në Kur’an: “Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet t’i afrohet gruas, nuk bën të marrë nëpër këmbë dispozitat e she- riatit, as nuk duhet të shkaktojë grindje.” [1] Haxhi është unitet i fjalës dhe i besës, unitet i ruajtjes së gjuhës dhe zbatim i sheriatit të Allahut, unitet në adhurime, pasi të gjithë janë mbledhur për të njëjtin adhurim, të bardhë apo të zinj, të pasur apo të varfër, udhëheqës apo shërbëtorë, duke i kërkuar Allahut falje dhe shpëtim nga zjarri i xhe- henemit. Allahu i ka porositur dhe oblig- uar muslimanët me fjalët: “Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e Allahut, e mos u përçani!” [2] Jemi obliguar të bashkojmë trupin, mendjen dhe bindjen ndaj Al- lahut, jemi thirrur të kapemi për litarin e Allahut, të përulemi para urdhrave të Tij, ndërkohë që e kemi të ndaluar të nda- hemi e të përçahemi. Nëse ky unitet do të gjendet përherë te muslimanët, atëherë fjala e tyre do dëgjohet në çdo vend dhe kohë. Haxhi dhe pas tij festa e Bajramit e prerja e kurbanit janë gëzim për të gjitha shtre- sat e njerëzve, ngase ata solidarizohen me njëri-tjetrin dhe ndiejnë se me të vërtetë te muslimanët ekziston formula e bashkimit si një trup i vetëm. E lusim Allahun e Madhëruar që semi- narin e haxhit dhe unitetin në të ta bëjë jetëgjatë gjatë gjithë jetës sonë, t’i bashkojë muslimanët e Lindjes dhe Perëndimit në një qëllim të vetëm, që të jemi trup i vetëm dhe të bashkuar të takojmë Allahun e Madhëruar! Unejs Murati 3 Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0 ______________ [1] El Bekare: 197 [2] Alu Imran: 103
  • 8. Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0 4 Dobia më madhështore dhe përfitimi më i lartë është përjetimi që haxhiu ndjen në orientimin e thellë të zemrës së tij drejt Allahut, përuljen para Tij, përmendjen e shpeshtë të Tij, veçanër- isht nëpërmjet telbijes (thënies Lebejke Allahume lebejke…). DOBITË L ëvdatat i përkasin Allahut, kurse salavatet dhe selamet janë për të Dërguarin e Allahut, për familjen dhe për shokët e tij. Allahu i Lartësuar e ka ligjëruar haxhin për shkak të dobive dhe urtësive të shumta e madhështore, të cilat për- menden në ajetin Kur’anor: “Thirri njerëzit për të kryer haxhin, ata do të vijnë këmbësorë dhe hipur mbi kafshë, nga çdo cep i largët, që të jenë të pranishëm në për- fitimin e dobive për ta dhe ta përmendin Allahun në ditë të caktuara (të mirënjo- hura) në mirënjohje të furnizimit me bagëtitë. Ndaj hani prej tyre (bagëtive) dhe ushqejini të gjorët e varfër. E më pas le t`i përfundojnë ritet e tyre, t`i përmbushin zo- timet e tyre dhe le të bëjnë tavaf rreth fal- tores së lashtë (Qabes).”[1] Në këto ajete, Allahu bëri të qartë se ftesa që u drejtohet robërve të Tij për të kryer haxhin bëhet që ata të përfitojnë dobi të E HAXHIT ______________ [1] El Haxh: 27-29
  • 9. 5 Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0 ndryshme e të shumta. Ndër të tjera janë përmendur katër prej tyre. E para: Përmendja e Allahut në ditët e caktuara, të cilat janë dhjetëditëshi i parë i muajit Dhulhixhe së bashku me ditët e Teshrikut (dita 11, 12, 13 e Dhulhix- hes): “Dhe ta përmendin Allahun në ditë të caktuara, në mirënjohje të furnizimit me bagëtitë. Ndaj hani prej tyre (bagëtive) dhe ushqejini të gjorët e varfër.” Ndërsa tre dobitë e tjera i gjejmë në pjesën e ajetit: “E më pas le t`i përfundo- jnë ritet e tyre, t`i përmbushin zotimet e tyre dhe le të bëjnë tavaf rreth faltores së lashtë (Qabes).” Dobia më madhështore dhe përfitimi më i lartë është përjetimi që haxhiu ndjen në orientimin e thellë të zemrës së tij drejt Allahut, përuljen para Tij, përmendjen e shpeshtë të Tij, veçanërisht nëpërmjet telbijes (thënies Lebejke Allahume lebe- jke…). E gjithë kjo nënkupton sinqeritetin në adhurimin e Allahut, madhërimin e dis- pozitave të Tij, meditimin dhe përpjek- jen e përsosjes së mënyrave që të afrojnë tek Ai dhe të largojnë nga zemërimi i Tij. Siç dihet, baza e fesë dhe boshti themelor i saj, mbi të cilën ngrihet çdo vepër e njeriut, është përmbushja me vërtetësi e kuptimit të dëshmisë Lailahe il-lAllah Muhamedun Rasulullah në të gjitha rraf- shet, në aspektin e besimit, të veprave (adhurimit) dhe fjalëve. Dëshmia e parë kërkon pastrimin total në përkushtimin e adhurimit vetëm Al- lahut, si e drejtë e veçantë e Tij; vetëm Atij i drejtohet lutja, vetëm prej Tij kihet frikë, vetëm tek Ai janë shpresat, vetëm Atij i mbështetemi, për Atë falemi dhe bëjmë kurban, agjërim dhe zotim, etj. Ai nuk ka ortak në asgjë nga këto, as engjëll të përzgjedhur dhe as Profet të dërguar, siç thotë i Lartësuari: “Zoti yt ka vendosur prerazi që të mos adhuroni askënd tjetër veç Tij”[2] pastaj: “Ata nuk u urdhëruan me diçka tjetër veçse që ta adhuronin Al- lahun, duke ia përkushtuar vetëm Atij fenë, me besim të pastër e të drejtë”, [3] dhe: “Lutjuni Allahut sinqerisht, duke ia përkushtuar vetëm Atij fenë, edhe nëse këtë gjë nuk e dëshirojnë qafirët.”[4] Fjala “fe” në këto ajete ka për qëllim ad- hurimin, e cila nënkupton bindjen ndaj Tij dhe ndaj Profetit të Tij, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, duke i përmbushur urd- hëresat dhe duke iu larguar ndalesave. Kjo bindje buron pikërisht nga besimi tek Allahu dhe në dërgesën e Profetëve, nga sinqeriteti në këtë bindje, nga pran- imi me vërtetësi i çdo lajmi nga Allahu dhe i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel- lem , duke shpresuar në shpërblim dhe duke iu frikësuar dënimit -ky është kup- timi i dëshmisë La ilahe il-lAllah, që do të thotë nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut-, duke refuzuar adh- urimin në të gjitha dimensionet dhe for- mat e tij nga çdokush tjetër përveç Allahut. Në të njëjtën kohë pohohet ad- hurimi në kuptimin e tij gjithëpërfshirës vetëm për Allahun, me meritë të plotë. Prandaj çdo gjë që njerëzit adhurojnë përveç Allahut është adhurim i kotë dhe i padrejtë, kushdo qoftë ai person apo ajo gjë që adhurohet: Profet, engjëll, xhin, gur, dru, etj. Allahu thotë: “Kjo sepse Al- lahu është i vetmi që me të drejtë meriton ______________ [2] El Isra: 23 [3] El Bejineh: 5 [4] Gafir: 14
  • 10. Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0 6 të adhurohet, ndërsa ato që adhurojnë përveç Tij janë të kota.”[5] Për këtë qëllim madhor i krijoi xhinët dhe njerëzit, të cilët i urdhëroi duke thënë: “Unë nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit për diçka tjetër veçse që të më ad- hurojnë.”[6] Dhe: “O ju njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i Cili u ka krijuar ju dhe ata që ishin para jush, që të jeni të devotshëm ndaj Tij.”[7] Pra, adhurimi i Allahut është njësimi i Tij në rububijeh (krijim, sundim, kon- troll), në uluhijeh (në adhurimin me vepra), në esma ve sifat (emra dhe cilësitë e Tij), në bindjen ndaj Tij duke i përm- bushur urdhëresat dhe braktisur ndalesat. E gjithë kjo buron nga besimi, shpresa dhe frika, siç e thamë më lart. Allahu e emërtoi fenë adhurim për vetë faktin se robërit e kryejnë adhurimin me përulje dhe nënshtrim ndaj Tij. Edhe në aspektin gjuhësor arabët shprehen duke thënë rrugë muabed, d.m.th. e shtypur, e tra- suar nga shkelja e këmbëve ose deve muabed, d.m.th. e nënshtruar, e bindur. Kjo çështje, pra tevhidi dhe sinqeriteti në të dhe veçimi i Allahut me adhurim, është çështja më madhore, rreth së cilës kanë ndodhur përplasje dhe ka pasur armiqësi ndërmjet popujve dhe Pro- fetëve, saqë populli i Adit i tha Profetit Hud: “Thanë: A ke ardhur që të na ftosh të adhurojmë Allahun një të vetëm dhe të braktisim idhujt që adhuronin të parët tanë?!”[8] Populli kurejshit i thanë Profetit Muhamed sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “A dëshiron që t`i bëjë të gjithë të adhuru- arit një të vetëm?! Kjo është diçka e çudit- shme.”[9] Dhe thanë: “A t`i braktisim të adhuruarit tanë për shkak të një poeti të çmendur?!”[10] Kjo erdhi pas ajetit: “Ata ishin që kur u thuhej lailahe il-lAllah, ata refuzonin me mendjemadhësi.”[11] Nga këto ajete dhe të ngjashme bëhet e qartë se idhujtarët e urrejnë thirrjen e tevhidit dhe refuzojnë me arrogancë t`i përmbahen asaj për shkak se ishin të kapur fort pas zakoneve të trashëguara nga të parët e tyre, që nuk ishin gjë tjetër veçse shirk dhe idhujtari. Për besimtarët dhe njerëzit e ditur, për thirrësit tek Allahu, del si detyrë që t`i kushtojnë rëndësi kësaj çështjeje, duke ua sqaruar njerëzve realitetin e tevhidit dhe të shirkut në mënyrën më të plotë dhe të ______________ [5] El Haxh: 62 [6] Edh Dharijat: 56 [7] El Bekare: 21 [8] El E’araf: 70 [9] Sad: 5 [10] Safat: 36 [11] Safat: 35
  • 11. 7 Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0 qartë sepse ky është boshti themelor në bazë të të cilit vlerësohen veprat, për mirë apo për keq, të pranuara apo të refuzuara. Allahu thotë: “Ne të kemi shpallur ty dhe atyre që kanë qenë para teje: nëse i bën ortak Allahut në adhurim, veprat e tua do jenë të asgjësuara dhe do jesh nga të dështu- arit.”[12] Dhe: “E nëse i bëjnë ortakëri, do u asgjëso- hen veprat e mira.”[13] Pjesa e dytë e dëshmisë, dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, është kushti i dytë për pranimin e veprave dhe vlefshmërinë e tyre. Ky kusht nënkupton pasimin e Profetit sal- Allahu alejhi ve sel-lem, dashurinë për të, vërtetimin e lajmeve të tij, bindjen ndaj urdhrave të tij, braktisjen e ndalesave dhe adhurimin e Allahut sipas sheriatit të sh- pallur prej Tij dhe të kumtuar nga Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Allahu thotë: “Çfarë t`u japë i Dërguari, merreni (pasojeni, zbatojeni) dhe çfarë t`u ndalojë, largojuni.”[14] Dhe: “Thuaj: Nëse vërtet e doni Allahun, më pasoni mua, që t`ju dojë Allahu dhe t`ju falë mëkatet tuaja.”[15] Nuk mund të ketë orientim në rrugën e drejtë pa pasim të tij dhe kapje pas ud- hëzimit të tij, siç thotë i Lartësuari: “Nëse i bindeni atij, do jeni të udhëzuar.”[16] Dhe : “Thuaj: O ju njerëz, unë jam i Dër- guari i Allahut tek të gjithë ju. Allahut i përket sundimi i qiejve dhe tokës, nuk ka të adhuruar me të drejtë veç Tij, Ai është që jep jetë dhe merr jetë, ndaj besojini Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Profetit analfabet, i cili i beson Allahut dhe fjalëve të Tij, paso- jeni që të jeni të udhëzuar.” [17] Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “I gjithë ummeti im do të hyjë në xhennet, përveç atyre që refuzojnë.” Thanë: “O i Dërguari i Allahut, e kush mund të refuzojë?” Tha: “Kush më bindet mua, do hyjë në xhennet, ndërsa kush më kundërsh- ton mua, ai ka refuzuar.”[18] Këtë kuptim e tregon dhe ajeti Kur’anor: “Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të futet në xhennete, nën të cilat rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë. Ky është triumfi i madh. Ndërsa kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe i shkel normat e vendosura prej Tij, do të futet në zjarr, ku do të jetë përgjith- monë dhe do të ketë dënim poshtërues.” [19] Nga dobitë e haxhit dhe përfitimet e tij madhore është edhe përkujtimi i ahiretit dhe i qëndrimit para Allahut në Ditën e ______________ [12] Ez Zumer: 65 [13] El En`am: 88 [14] El Hashr: 7 [15] Alu Imran: 31 [16] En Nur: 54 [17] El E’araf: 158 [18] Trans Buhariu [19] En Nisa: 13-14
  • 12. Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0 8 Gjykimit, pasi ritet e haxhit i unifikojnë njerëzit në një veshje të njëjtë, me kokë të zbuluar, të çfarëdo lloj kombi apo race qofshin ata, duke përmendur Allahun dhe duke iu përgjigjur thirrjes së Tij. Ky moment i përngjan qëndrimit para Al- lahut në Ditën e Gjykimit në një shesh të vetëm, të zhveshur, të zbathur, të pabërë synet, të frikësuar, të ndrojtur, të stresuar. Kjo e nxit haxhiun të ndiejë frikën prej Allahut, mbikëqyrjen e Tij dhe çiltërsinë në kryerjen e veprave. Nga përfitimet e haxhiut gjatë haxhit është edhe ftesa për të njohur fenë, për të pyetur rreth çësht- jeve të paqarta në mënyrë që ta adhurojë Zotin e tij me qartësi dhe dituri, madje kur të kthehet në vendin e tij të bëhet orientues i atyre që ka nën përgjegjësi drejt bindjes së Allahut dhe të Dërguarit të Tij, sal-lAl- lahu alejhi ve sel-lem, duke ua mësuar të vërtetën. Pra, kur kthehet në vendin e tij, ai kthehet i furnizuar me mirësi dhe di- turi të madhe. Pa dyshim që kjo është nga dobitë më të mëdha të haxhit, veçanërisht kur personi shikon mexhliset e shumta të diturisë në Xhaminë e Qabes, në Xhaminë e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe në të gjitha vendet e tjera që kanë të bëjnë me ritet e haxhit, duke dëgjuar thirrësit islamë që japin këshilla dhe dituri dhe kështu përpiqet të përfitojë sa më shumë. Nga dobitë e hax- hit është edhe tavafi rreth Qabes, ecja ndërmjet Safasë dhe Mervas, falja në xhaminë e Qabes, gjuajtja e gurëve, qën- drimi në Arafat dhe Muzdelifeh, për- mendja e shpeshtë e Allahut, lutjet e shumta dhe kërkimi i faljes në ato vende. Të gjitha këto përbëjnë mirësi, sjellin dobi, meritojnë shpërblime të mëdha, shlyerje të mëkateve, sevape të shumë- fishta, të cilat pa dyshim janë të pallogar- itshme për atë që e kryen veprën me sinqeritet dhe çiltërsi, në përputhje me Sunnetin e Profetit sal-lAl- lahu alejhi ve sel-lem dhe duke ecur sipas udhëzimit të tij. Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Në të vërtetë, tavafi rreth Qabes, sa`ji ndërmjet Safasë dhe Mervas dhe gjuajtja e gurëve është bërë për të për- mendur Allahun.”[20] E lusim Allahun që ta për- mirësojë gjendjen e musli- manëve, të na mundësojë njohjen e fesë dhe t’i pranojë veprat e mira prej nesh! E lusim që të caktojë për prijës më të mirët tanë, të përmirësojë zemrat dhe punët tona, ta ndihmojë fenë e Tij, t`i poshtërojë armiqtë e Tij, vërtet Ai është i afërt, i përgjigjet lutjes! Sal-lAllahu ala nebijjina Muhamed ve alihi ve sahbihi ve men ihteda bi hedjihi! Ish-drejtori i përgjithshëm i drejtorive të studimeve kërkimore akademike, të fetvave, të thirrjes dhe këshillimit Abdulaziz ibën Baz Përshtati: Shuajb Rexha ______________ [20] Trans Ahmedi, Ebu Daudi “O ju njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i Cili u ka krijuar ju dhe ata që ishin para jush, që të jeni të devot- shëm ndaj Tij.”
  • 13. 9 Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0 “La ilahe il-lAllah” është grada më e lartë e besimit. Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Besimi është gjashtëdhjetë e disa grada (shkallë), më e larta e tyre është “La ilahe il- lAllah”, ndërsa më e ulëta është heqja e një pengese nga rruga. Edhe turpi është një gradë prej besimit.” DHE KUSHTET E SAJ M e të vërtetë falënderimet i takojnë Allahut, vetëm Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. I lutemi Allahut të na ruajë prej të keqes së punëve dhe veteve tona. Atë që e udhë- zon Allahu, nuk ka kush ta humbasë dhe atë që e humbet, nuk ka kush ta udhë- zojë përveç Tij. Dëshmoj e deklaroj se nuk meriton të adhurohet vetëm se Al- lahu dhe dëshmoj e deklaroj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij. O vëllezër, robër të Allahut! Akidja vjen së pari, nëse doni ta dini. Kemi folur tashmë për tevhidin uluhije dhe thamë se kuptimi i tij është se musli- mani e ka detyrë të besojë me zemrën e tij se vetëm Allahu meriton të adhurohet; pra s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe ky është edhe kuptimi i shehadetit. Tani do të flasim për dëshminë “La ilahe “LAILAHEILLALLAH” KUPTIMI I DËSHMISË
  • 14. Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0 10 il-lAllah”. Vëllezër muslimanë! Fraza “La ilahe il-lAllah” është dëshmia e njësimit, për shkak të së cilës Allahu kri- joi krijesat. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe nuk i krijova xhinët dhe njerëzit veçse për të më adhuruar.”[1] Kjo frazë “La ilahe il-lAllah” është dësh- mia e njësimit, për shkak të së cilës luftoi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe për të ranë dëshmorë sahabët (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre). Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Jam urdhëruar t’i luftoj njerëzit de- risa të dëshmojnë “La ilahe il-lAl- lah”, se “nuk meri- ton të adhurohet vetëm se Allahu” dhe se unë jam i Dërguari i Allahut. E nëse ata e bëjnë këtë, atëherë e kanë të shenjtë gjakun dhe pasurinë e tyre, veçse për të drejtat e saj, dhe llogaria e tyre i takon Allahut.”[2] “La ilahe il-lAllah” është dëshmia e njësimit dhe nëse dikush e thotë atë duke dëshmuar gjithashtu se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, atëherë ai hyn në Islam dhe konsiderohet prej musli- manëve. Pas kësaj gjaku dhe pasuria e tij janë të shenjta (të paprekshme). Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush thotë “La ilahe il-lAllah” dhe mohon atë që adhurohet përveç Tij, ai i ka të shen- jta gjakun dhe pasurinë, ndërsa llogaria e tij i takon Allahut.”[3] “La ilahe il-lAllah” është grada më e lartë e besimit. Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel- lem ka thënë: “Besimi është gjashtëdhjetë e disa grada (shkallë), më e larta e tyre është “La ilahe il-lAllah”, ndërsa më e ulëta është heqja e një pengese nga rruga. Edhe turpi është një gradë prej besimit.”[4] “La ilahe il-lAllah” është dësh- mia e njësimit, të cilën nëse e thotë dikush kur gjen- det në shtratin e vdek- jes dhe pastaj i del shpirti, atëherë ai hyn në xhennet. Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ai njeri që ka fjalët e fundit të tij “La ilahe il-lAl- lah”, do të hyjë në xhen- net.”[5] “La ilahe il-lAllah” është dëshmia e njësimit, e cila bëhet shkak që thënësi i saj të mos jetë përjetë- sisht në zjarr. Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Allahu ia ka bërë haram zjarrit (ia ka ndaluar) atij që ka thënë “La ilahe il-lAllah” duke shpresuar me të shpërblimin e Allahut.”[6] Ndërsa në hadithin e ndërmjetësimit, Allahu i Mad- hëruar u thotë engjëjve: “Nxirrni nga zjarri këdo që ka pasur në zemrën e tij qoftë edhe një thërrmijë besim.”[7] ______________ [1] Edh Dharijat: 56 [2] Sahihul Xhami: 1370. [3] Sahihul Xhami: 6314. [4] Buhariu. [5] Sahihul Xhami: 6355. [6] Muslimi. [7] Mutefekun alejhi.
  • 15. 11 Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0 Vëllezër muslimanë! Dijeni se dëshmia “La ilahe il-lAllah”, dëshmia e njësimit, është ajo me të cilën ka dëshmuar Allahu për Veten e Tij dhe me të dëshmuan për Allahun edhe en- gjëjt e dijetarët. Allahu i Madhëruar thotë: “Ka dëshmuar Allahu se nuk meri- ton të adhurohet askush përveç Tij, dësh- muan për këtë edhe engjëjt e dijetarët… Nuk meriton të adhurohet askush përveç Tij, Ai është Krenari, i Urti.”[8] Vëllezër besimtarë! Një pyetje mund të na brejë kur flasim për këtë temë. Vallë, kushdo që thotë “La ilahe il-lAllah” do të përfitojë prej saj në dunja dhe në ahiret dhe konsiderohet prej ithtarëve të saj? Përgjigja është jo! Pse? Sepse munafikët në çdo vend dhe kohë thonë “La ilahe il-lAllah” dhe dësh- mojnë se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, por, edhe pse veprojnë kështu, ata do të jenë në shtresën e fundit të zjar- rit. Allahu i Madhëruar thotë: “Munafikët do të jenë në shtresën e fundit të zjarrit, e nuk mund të gjesh për ta ndihmues.”[9] Në këto kohë të habitshme shumë njerëz thonë “La ilahe il-lAllah” dhe dëshmojnë se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, por kjo dëshmi është larg tyre dhe ata do të jenë në shtresat e fundit të zjarrit për shkak se e thonë me gjuhët e tyre, por e mohojnë me zemra. I Madhëruari thotë: “Thonë me gjuhët e tyre atë qe nuk e kanë në zemra. Thonë “besuam në Allahun dhe në Ditën e Fundit”, por ata nuk janë bes- imtarë. Ata mundohen të mashtrojnë Al- lahun dhe ata që besuan, por nuk mashtrojnë veçse veten e këtë nuk e ndiejnë.”[10] Ata thanë “La ilahe il-lAllah” me gjuhë, por e përgënjeshtrojnë me zemra, madje i urrejnë dëshmuesit e saj. Ndërsa ai që thotë “La ilahe il-lAllah”, i përmbush kushtet e saj dhe punon me domethënien e saj, do të përfitojë prej saj në dunja dhe në ahiret e do të konsidero- het nga ithtarët e kësaj dëshmie. Vëllezër muslimanë! Dëshmia islame “La ilahe il-lAllah” përmban tetë kushte. Nëse dikush i përmbush ato dhe punon me domethënien e tyre, do të ketë dobi nga kjo dëshmi në dunja dhe në ahiret dhe do të hyjë në rrethin e muslimanëve. Këto kushte do t’i përmend para jush dhe do t’ju pyes për to përpara Allahut në Ditën e Gjykimit, prandaj kush dëshi- ron të shpëtojë nga dënimi i Allahut, le t’i mësojë këto kushte dhe t’i zbatojë në mënyrë që të konsiderohet nga ata që e përmbushin domethënien e kësaj dësh- mie. Kushti i parë: Të dish kuptimin e saj Është detyrë për këdo që thotë “La ilahe il-lAllah” që ta dijë kuptimin e saj. Shumë njerëz e thonë këtë dëshmi, por të paktë janë ata që e kuptojnë. Allahu i Madhëruar thotë: “Dije se nuk meriton të adhurohet me të drejtë vetëm se Allahu dhe kërko falje për gabimet e tua, të besim- tarëve dhe të besimtareve. Allahu i di mirë veprat dhe vendqëndrimet tuaja.”[11] Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush vdes duke e ditur se “nuk meriton të adhurohet vetëm se Allahu”, do të hyjë në xhennet.”[12] Dije, o rob i Allahut, se dëshmia “La ilahe il-lAllah” përmban mohim e pastaj ______________ [8] Alu Imran: 18. [9] En Nisa: 145. [10] El Bekare: 8-9. [11] Muhamed: 19. [12] Muslimi.
  • 16. Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0 12 pohim. “La ilahe” (nuk ka të adhuruar) është mohim, ndërsa “il-lAllah” (përveç Allahut) është pohim. Prandaj e ke detyrë që të mohosh të drejtën e adhurimit nga kushdo që adhurohet, pastaj ta pohosh atë vetëm për Allahun e vetëm e të pashoq, sepse Allahu është i Vërteti, ndërsa ata që adhurohen përveç Tij janë të kotë. Vëllezër muslimanë! Injoranca ndaj kësaj fjale i ka bërë shumë njerëz që të bien në shirk, duke menduar se i përsosin veprat që bëjnë. Ja, populli i Musait alejhis selam, pasi Allahu i shpëtoi prej armikut të tyre dhe pasi kaluan detin dhe dolën në bregun tjetër, kaluan pranë një populli që përuleshin para idhujve të tyre duke bërë kështu shirk ndaj Allahut të Madhëruar. Atëherë pop- ulli i Musait thanë: “O Musa, na bëj edhe neve një idhull që ta adhurojmë ashtu siç kanë ata idhuj që i adhurojnë!” Tha: “Ju jeni popull injorant! Vërtet, ai popull (që po adhuron idhuj) është i shkatërruar në atë (adhurim) dhe ajo që vepruan është e asgjësuar (s’ka dobi).” Musai tha: “A të kërkoj për ju një zot tjetër veç Allahut, duke e ditur se Ai ju vlerësoi mbi njerëzit e tjerë?!”[13] Pra, ai që thotë “La ilahe il-lAllah” por u lutet të tjerëve përveç Allahut është injo- rant ndaj kësaj dëshmie. Ai që thotë “La ilahe il-lAllah” por bën tavaf rreth varreve të sahabëve e tabiinëve është injorant ndaj kësaj fjale. Prandaj është detyrë për dëshmuesin e saj që t’ia dijë kuptimin. Kushti i dytë: Bindja në të, që nuk përm- ban dyshim Duhet që dëshmuesi i kësaj fjale ta thotë atë duke qenë i sigurt në zemrën e tij. Al- lahu i Madhëruar i ka cilësuar robërit e Tij besimtarë në Kur’an si njerëz të palëkundur, pra që nuk dyshojnë. Ai thotë: “S’ka dyshim se besimtarët janë ata të cilët kanë besuar Allahun dhe të Dër- guarin e Tij e nuk janë lëkundur. Madje ata luftojnë në rrugën e Al- lahut me pasuritë dhe veten e tyre. Të tillët janë besnikë.”[14] Dhe ka thënë Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë vetëm se Al- lahu dhe se unë jam i Dër- guari i Allahut. Nuk ka rob që e takon Allahun me këtë dëshmi pa dyshuar në të, veçse do të hyjë në xhen- net.”[15] Dhe i ka thënë Ebu Hurejrës: “Këdo që të takosh pas këtij muri që dësh- mon “La ilahe il-lAllah” duke qenë i sigurt për të në zemrën e tij, përgëzoje me xhen- net.” Allahu i ka cilësuar munafikët si njerëz që dyshojnë në këtë fjalë, prandaj ka thënë: “...e u lëkundën zemrat e tyre, prandaj ata përpëliten në dyshimet që kanë.”[16] Pran- daj munafikët janë të lëkundur, as me njërën palë e as me tjetrën. Allahu i Mad- hëruar thotë: “Ata janë të lëkundur mes ______________ [13] El A'raf: 138-140. [14] El Huxhurat: 15 [15] Sahihul Xhami: 1009. [16] Et Tevbe: 45. “Munafikët do të jenë në shtresën e fundit të zjarrit, e nuk mund të gjesh për ta ndihmues.”
  • 17. 13 Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0 tyre (besimit dhe mosbesimit) e nuk janë as me ata (me besimtarët) as me ata (me jobesimtarët). E atë që e humb Allahu, ti kurrsesi nuk mund t’i gjesh atij rrugë shpë- timi.”[17] Kushti i tretë: Pranimi i kësaj dëshmie Dhe i gjithçkaje që përfshin ajo, duke i pranuar ato me zemrën, gjuhën dhe gjymtyrët e tua. Allahu i Madhëruar i ka cilësuar robërit e Tij besimtarë se ata para kësaj dëshmie thonë “dëgjuam dhe u bindëm”. Thotë i Madhëruari: “Fjala e besimtarëve të vërtetë kur ata thërriten për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij në mënyrë që të gjykojë (i Dërguari) mes tyre është që të thonë “dëgjuam dhe u bindëm”. Të tillët janë të shpëtuarit.”[18] Dhe i ka cilësuar ata që përgënjeshtrojnë se kur u thuhet atyre thoni “La ilahe il- lAllah” , ata tregohen mendjemëdhenj. Allahu i Madhëruar thotë: “Ata ishin që kur u thuhej “La ilahe il-lAllah”, trego- heshin mendjemëdhenj”.[19] Sa ka prej njerëzve në këtë kohë që kur u thuhet “thoni “La ilahe il-lAllah”, gjyko- huni tek ajo, jetoni nën hijen e saj, luftoni për hir të saj”, ata tregohen kryelartë dhe mendjemëdhenj dhe thonë: “A t’i lëmë të adhuruarit tanë për shkak të disa ekstrem- istëve mendjelehtë që e shtrëngojnë dhe vështirësojnë fenë?!” Nuk ka as ndryshim e as fuqi veçse me ndihmën e Allahut, Zotit të botëve! Kushti i katërt: Dorëzimi dhe nënshtrimi ndaj kësaj dëshmie Është detyrë për dëshmuesin e kësaj fjale që t’i dorëzohet asaj dhe gjithçkaje që ajo përfshin. Thotë Allahu i Madhëruar: “E kthehuni tek Zoti juaj dhe dorëzojuni Atij para se t’ju vijë dënimi e pastaj të mos ndihmoheni.”[20] Dhe thotë: “Dhe kush e dorëzon veten e tij tek Allahu, duke qenë i devotshëm, i tilli është kapur për lidhjen më të fortë dhe tek Allahu do të jetë për- fundimi i çështjeve.”[21] Pra, i bindet Allahut duke qenë njësues, e nëse vepron kështu, atëherë ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila është fjala “La ilahe il-lAllah”. Kushti i pestë: Besnikëria, e kundërta e përgënjeshtrimit Thënësi i kësaj dëshmie duhet ta thotë atë me besnikëri nga zemra e vet sepse shumë prej njerëzve thonë “La ilahe il- lAllah”, por janë prej mashtruesve më të mëdhenj. Allahu i Madhëruar thotë: “Elif, lam, mim. A menduan njerëzit se do të lejoheshin të thoshin besuam dhe se nuk do të sprovoheshin? Ne kemi sprovuar ata që ishin para tyre e kjo në mënyrë që të shfaqen ata që qenë besnik (në thënien e tyre) dhe të shfaqen mashtruesit.” [22] Dhe ka thënë: “E ka prej njerëzve që thonë “besuam në Allahun dhe në Ditën e Fun- dit”, por ata nuk janë besimtarë.”[23] Pro- feti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk ka njeri që dëshmon me besnikëri nga zemra se nuk meriton të adhurohet vetëm se Allahu dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij, vetëm se Allahu e bën atë haram për zjarrin.”[24] Kushti i gjashtë: Sinqeriteti ______________ [17] En Nisa: 143. [18] En Nur: 51. [19] Saffat: 35. [20] Ez Zumer: 54. [21] Lukman: 22. [22] El Ankebut: 1-3. [23] El Bekare: 8. [24] Mutefekun alejhi.
  • 18. Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0 14 Dëshmuesi i kësaj fjale duhet që adh- urimin e tij t’ia dedikojë vetëm Allahut e jo të tjerëve përveç Tij, sepse nëse adh- urimi u dedikohet të tjerëve përveç Tij, atëherë konsiderohet shirk. Ka thënë All- ahu i Madhëruar: “Allahut i takon feja e pastër.”[25] Si dhe: “Dhe nuk u urdhëruan për tjetër veç që ta adhurojnë Allahun me sinqeritet dhe pastërti, të falin namazin, të japin zekatin, e kjo është feja e drejtë.”[26] Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Njeriu më i lumtur nga ndërm- jetësimi im Ditën e Gjykimit do të jetë ai që ka thënë “La ilahe il-lAllah” me sin- qeritet nga zemra e tij.”[27] Dhe ka thënë: “Allahu ia ka bërë haram zjarrit atë njeri që ka thënë “La ilahe il-lAllah” duke e bërë këtë për hir të Allahut.”[28] Kushti i shtatë: Dashuria për pasuesit e saj Allahu i Madhëruar thotë: “Ka prej njerëzve që zgjedhin në vend të Allahut idhuj, që i duan (i madhërojnë) ata ashtu siç (besimtarët e vërtetë) duan Allahun, por ata që besuan kanë më shumë dashuri për Allahun. E sikur ta dinin ata që bënë mi- zori, se kur ta shohin dënimin (në botën tjetër), do të binden se e tërë fuqia i takon vetëm Allahut (e jo idhujve) dhe se Allahu është ndëshkues i rreptë.”[29] I Madhëruari ka thënë: “Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë vetëm për Allahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka shok, prandaj unë për këtë jam urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (të dorëzuarve).”[30] Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nëse tri gjëra gjenden te dikush, atëherë ai ka gjetur me to ëmbëlsinë e bes- imit: të jenë Allahu dhe i Dërguari i Tij më të dashurit për të se çdokush tjetër; të dojë dikë vetëm për hir të Allahut dhe të urrejë kthimin në kufër (mohim) pasi Allahu e shpëtoi prej tij ashtu siç urren të hidhet në zjarr.”[31] Kushti i tetë: Mohimi i tagutit Tagut quhet çdokush që adhurohet përveç Allahut, me dëshirën e tij. Prandaj nëse dikush adhurohet nga njerëzit me dëshirën e tij, atëherë ai quhet tagut. Allahu i Madhëruar thotë: “Nuk ka im- ponim në fe, është sqaruar e vërteta nga e kota, prandaj kush mohon tagutin dhe beson Allahun, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. Allahu është Dëgjues dhe i Gjithëdijshëm.”[32] Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ai që dëshmon “La ilahe il-lAllah” dhe mohon çdo gjë që adhurohet veç Al- lahut, i ka të shenjta gjakun dhe pasurinë e tij, kurse llogaria e tij i përket Allahut.”[33] I lutem Allahut të na bëjë të gjithëve ta kuptojmë më së miri dëshminë “La ilahe il-lAllah” dhe të na bëjë prej ithtarëve të saj! “El Akidetu Evelen” 1/97-102 Salih ibën Taha AbdulVahid (Ebu Islam), nxënës i shejh Albanit (Allahu e mëshiroftë). Përshtati: Mirandi Shehaj ______________ [25] Ez Zumer: 3. [26] El Bejine: 5. [27] Buhariu. [28] Muslimi. [29] El Bekare: 165. [30] El En’am: 162. [31] Sahihul xhami: 3040. [32] El Bekare: 256. [33] Muslimi.
  • 19. 15 Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0 Transmetohet nga Aishja Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush e lexon Kur'anin dhe është i shkathët në të, ai është me udhëtuesit e nderuar e të ruajtur (melaiket), ndërsa ai që e lexon dhe i vjen e vështirë, ai ka dy shpër- blime." CILËSITË LËNDORE DHE ATO ETIKE E MORALE TË MELAIKEVE (III) TEMA E KATËRT VDEKJA E MELAIKEVE N ga madhështia e Allahut dhe përsosmëria e zotërimit të Tij është se Allahu është i vetmi që është veçuar me përjetshmëri, siç thotë Allahu: "Veç Allahut mos adhuro ndonjë zot tjetër, s’ka të adhuruar tjetër (me meritë) veç Tij. Çdo send zhduket e Ai jo. Vetëm Atij i takon gjykimi dhe tek Ai do të ktheheni!”[1] "Çdo gjë që është në të (në tokë) është zh- dukur. E do të mbetet vetëm Zoti yt. që është i madhëruar e i nderuar!”[2] Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Allahu tregon se të gjithë banorët e tokës do të vdesin. Kjo vlen edhe për banorët e qiejve, përveç çfarë do Zoti, dhe nuk mbetet askush pos Allahut të Madhëruar e të Shenjtë, i Cili është i gjallë dhe kurrë nuk vdes."[3] Dijetarët kanë bërë polemika rreth gjërave të përjashtuara nga shkatërrimi tek fjala e Allahut: "Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, përveç atyre që do Allahu (të mos vdesin), pastaj i fryhet atij herën tjetër, kur ja, të gjithë ata të ngritur e presin (urdhrin e Zotit).”[4] Shejhul Islam ibën Tejmije, Allahu e ______________ [1] El-Kasas: 88 [2]Err-Rrahman: 26-27 [3]Tefsir Ibën Kethir (3272). [4]Ez-Zumer: 68
  • 20. Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0 16 mëshiroftë, thotë: "Përjashtimi përfshin ata që janë në xhennet nga hyritë e xhen- netit sepse në xhennet nuk ka vdekje. Gjithashtu përfshin edhe gjëra të tjera e për këtë themi se nuk mund të konklu- dojmë prerë se çfarë ka përjashtuar Al- lahu, sepse Allahu e ka përgjithësuar në librin e Tij (d.m.th. përveç atyre që do Allahu të mos vdesin).”[5] Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Kjo fryrje e Surit është fryrja e dytë dhe është fryrja e rënies, pra vdesin të gjithë banorët e tokës e të qiejve përveç atyre që do Allahu, siç ka ardhur në ajetin e Kur'anit dhe është sqaruar në hadithin e njohur të Surit. Pas kësaj vdesin shpirtrat e mbetur derisa i fundit vdes meleku i vdekjes dhe veçohet i Përhershmi, i Për- jetshmi, i Gjalli, Mbikëqyrësi, i Cili ka qenë i pari gjithmonë, i fundit, i përher- shëm dhe i përjetshëm."[6] Pyetjes për vdekjen e melaikeve i është përgjigjur hoxha i Islamit Ibën Tejmije: "Shumica e dijetarëve thonë se të gjitha krijesat do të vdesin, edhe melaiket edhe meleku i vdekjes. Allahu subhanehu ve teala është i Plotfuqishëm që t'i bëjë të vdesin dhe prapë t'i ngjallë, siç është i Plotfuqishëm t'i vdesë njerëzit dhe xhinët dhe prapë t'i ngjallë ata. Allahu thotë: "Ai është që e ka filluar krijimin dhe Ai prapë e kthen atë dhe kjo është më e lehtë për Të." Është vërtetuar në hadith të saktë nga i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel- lem në shumë transmetime nga shumë prej sahabëve se ka thënë: "Me të vërtetë Allahu kur urdhëron me shpallje, melaiket i kap sikur të fikët", me një transmetim: "Kur melaiket dëgjojnë fjalën e Allahut, u bie të fikët." Pra, në këto hadithe tregohet se melaiket bien, u bie të fikët, e nëse lejohet për to të fikëtit, atëherë lejohet edhe vdekja.”[7] Pas gjithë kësaj u qartësua se melaiket në këtë rast janë si njerëzit dhe xhinët, vdesin dhe ringjallen përsëri, por a vdesin para fryrjes së Surit siç vdesin njerëzit dhe xhinët apo vdekja e tyre fillon me fryrjen e Surit? Për këtë nuk ka ardhur ndonjë argument dhe më mirë është të mos thellohemi në të, Allahu e di më së miri. Tema e pestë Cilësitë morale dhe etike të melaikeve Allahu i ka nderuar melaiket duke i kri- juar me sjellje të larta dhe të ndershme. Kjo është nga dhuntitë më të mëdha ndaj robërve të Tij. Allahu e ka cilësuar Pe- jgamberin tonë, Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, me morale të larta: "Juve ju erdhi i Dërguar nga lloji juaj, atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i nd- jeshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët.”[8] Dhe thotë: "Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!”[9] Morali i mirë është dhunti e madhe dhe shpërblimi i saj te Zoti është i madh. Këtë nuk mund ta arrijë askush përveç atyre që kanë virtyte të larta. Meqë melaiket janë pronarë të virtyteve të larta, Allahu u ka dhënë moral të lartë. E lusim Allahun me emrat e Tij të bukur ______________ [5] Mexhmu'ul fetava (4261). [6] Tefsir Ibën Kethir (463). [7] Mexhmu'ul fetava (4260), me shkurtim. [8] Et-Tevbe: 128 [9] El-Kalem: 4
  • 21. 17 Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0 dhe cilësitë e Tij të larta që të na furni- zojë me moral të mirë dhe të na forcojë në fenë e Tij derisa ta takojmë e Ai të jetë i kënaqur me ne! Nga ajo që tregon për moralin e melaikeve është fjala e Allahut: "Në duar të udhëtuesve (engjëjve udhëtues mes Al- lahut e njerëzve). Të nderuar e të ruajtur (të devotshëm)." [10] Kemi përmendur më herët se nga emrat e melaikeve është "ud- hëtues". Ibën Kethiri thotë: "D.m.th. morali i tyre është i butë, i mirë, i ndershëm dhe sjell- jet e tyre janë bamirëse, të pastra, të përsosura, pran- daj duhet që poseduesi i Kur'anit në veprat e tij e në fjalët e tij të jetë gjith- një në rrugë të drejtë dhe i zgjuar (kujdesshëm)."[11] Kjo është nga frytet e besimit në melaike, që domethënë se nëse ti e di se melaiket janë cilësuar me këto cilësi dhe se Al- lahu i do ata, do t'i pa- sosh dhe do t’u ngjash atyre e me këtë do të arrish dashurinë e Allahut dhe të njerëzve. Transmetohet nga Aishja Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush e lexon Kur'anin dhe është i shkathët në të, ai është me udhëtuesit e nderuar e të ruajtur (melaiket), ndërsa ai që e lexon dhe i vjen e vështirë, ai ka dy shpërblime."[12] Ky është vërtetim i asaj që ka ardhur në Kur'an dhe shpërblim për atë që lexon bukur; Allahu do ta ringjallë me melaiket, të cilët ishin ndërmjetësues e udhëtues mes Allahut dhe Pejgamberëve të Tij. Në këtë rast Allahu i ka cilësuar me dy cilësi të larta, që janë: 1) Ndershmëria Ndershmëria është moral i mrekull- ueshëm, madhështor, që e fton të zotin e saj në çdo punë të hajrit si në këtë botë edhe në botën e amshueshme. El Asfahanij thotë: "El-kerem, ndersh- mëria, është emër që për- doret për sjellje dhe veprime të lavdëruara dhe përdoret vetëm për cilësi shumë të larta."[13] Ibën Kethiri thotë: "El kerim, i ndershëm, është personi tek i cili mblid- hen të gjitha llojet e të mirave, respektit dhe vler- ave."[14] Allahu azze ve xhel-le melaiket i ka krijuar ashtu, i ka furnizuar me këtë virtyt të lartë për shkak të afërsisë së tyre me Al- lahun dhe sepse kryejnë punë të rëndë- sishme që mund t'i kryejë vetëm ai që posedon këto cilësi. Allahu thotë: "Por janë robër të nderuar." Err-Rragib el Asfa- hanij thotë: "I ka krijuar të ndershëm." Ai që dëshiron ta arrijë këtë moral të lartë duhet të jetë i devotshëm ndaj Allahut, pasi devotshmëria është çelësi i çdo të mire dhe sa më shumë të shtohet devot- "Ai është që e ka filluar krijimin dhe Ai prapë e kthen atë dhe kjo është më e lehtë për Të." ______________ [10] Abese: 15-16 [11] Tefsir Ibën Kethir (4471). [12] Buhariu (41822), Muslimi (155) dhe e transmeton imam Ahmedi në “Musnedin” e tij (648) dhe kjo shprehje që kemi përmendur është prej tij. [13] El Mufredat (fq 428), me disa ndërhyrje. [14] En-nihaje (4166).
  • 22. Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0 18 shmëria, aq më shumë shtohet ngritja dhe respekti në këtë botë dhe botën tjetër, siç thotë Allahu: "O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet jush, e s’ka dyshim se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat), e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.”[15] 2) Bamirësia Err-Rragib Asfahanij thotë: “El birru, bamirësia (devotshmëria), është të zgjeru- arit në të mirë. Shumësi i fjalës barrun (bamirës) është ebrar dhe berere. Allahu thotë: "E s’ka dyshim se të mirët (bamirësit) janë në kënaqësinë e përjetimeve (në xhen- net).”[16] Allahu thotë në lidhje me cilësitë e melaikeve: " Të nderuar e të rua- jtur (të devotshëm)". Ibën Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, thotë: "El birru, bamirësia, thuhet për dy gjëra: e para, t’i trajtosh mirë njerëzit dhe t’u bësh mirë atyre; e dyta, të bësh të gjitha adhurimet, të jashtme dhe të brend- shme."[17] Siç shihet, që të dy kuptimet janë të pranishëm te melaiket sepse ata janë bamirës ndaj robërve të Allahut dhe të përulur e të dëgjueshëm ndaj Allahut, nuk e kundërshtojnë Atë për ato që i ur- dhëron të bëjnë dhe në të njëjtën kohë janë bamirës ndaj krijesave, dashamirës ndaj besimtarëve. Allahu i shpërbleftë me shpërblimet më të mira për format e bamirësisë së tyre ndaj nesh, ndër të cilat janë: a) Lutja dhe kërkimi i faljes për ne Siç thotë Allahu: "Ai ju mëshiron ju e edhe engjëjt e Tij, e për t’ju nxjerrë ju prej er- rësirave në dritë dhe Ai ndaj besimtarëve është shumë mëshirues."[18] Kjo është bamirësia më e madhe për ne, pasi lutja e tyre dhe kërkimi i faljes për ne do të lërë gjurmë të mëdha në udhëzimin dhe forcimin tonë tek e vërteta, me lejen e Al- lahut. Lexo këtë ajet kur'anor madhësh- tor që ta shohësh se sa bamirësi bëjnë melaiket ndaj nesh. Allahu thotë: "Ndërsa ata (engjëjt) që bartin Arshin edhe ata që janë përreth tij lartësojnë me falën- derim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t’i falë ata që besuan (duke thënë): “Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, pran- daj falja atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën Tënde dhe ruaji ata nga dënimi i xhehennemit! Zoti ynë, futi në xhennetet e Adnit, të cilat ua ke premtuar, ata dhe kush ishte i mirë prej etërve të tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je Ngadhënjyesi, i Urti! Dhe mbroji ata prej të këqijave, pse atë që Ti e mbron atë ditë prej të këqijave, Ti e ke mëshiruar atë, e ai është ai shpëtimi i madh.”[19] Kjo, për Zotin, është bamirësia më e madhe ndaj nesh dhe vjen nga besimi i plotë i tyre dhe morali i lartë që kanë, Al- lahu i shpërbleftë për ne me shpërblimin më të mirë dhe më të plotë. Medito, o vëlla musliman, për këtë dhunti mad- hështore dhe falënderoje Allahun, pastaj edhe melaiket falënderoji për këtë. b) Nga bamirësia e tyre ndaj nesh është ______________ [15] El Huxhurat: 13 [16] El Infitar: 13 [17] Xhamiul ulum vel hikem (fq 238) me shkurtim. [18] El Ahzab: 43 [19] Gafir: 7-9
  • 23. 19 Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0 edhe dobia e madhe që kanë zbritur nga qielli tek Pejgamberët. Kjo bamirësi përmban në vetvete të mirat e dy botëve, siç thotë Allahu: "Po kështu me urdhrin tonë Ne të shpallëm edhe ty shpirtin (Kur’anin). Ti nuk ke ditur ç’është libri (Kur’ani), as ç’është bes- imi, por Ne atë e bëmë dritë me të cilën e vëmë në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë prej robërve Tanë. Në të vërtetë, edhe ti udhëzon për në rrugën e drejtë."[20] c) Nga bamirësia e tyre ndaj nesh është ndërmjetësimi i tyre për pasuesit e tevhidit në Ditën e Gjykimit, siç thotë Allahu: "…dhe ata (melaiket) nuk ndërm- jetësojnë pos për atë me të cilin është i kë- naqur Ai (Allahu)."[21] Bamirësia në çdo punë që bëjnë ata është e qartë. Më vonë do të flasim për këtë me emrin e Allahut, kur të flasim për veprat e melaikeve. Rezymeja është se bamirësia si virtyt i lartë është cilësi e melaikeve dhe është obligim bindja dhe besimi në këtë dhe njëkohësisht të cilësohen melaiket me këtë dhe të pasohen, sepse kjo është pjesë nga besimi tek ata. 3. Nënshtrimi ndaj së vërtetës dhe ndaj kri- jesave dhe mungesa e mendjemadhësisë Allahu thotë: "Mesihu nuk tërhiqet prej asaj se është rob i Allahut, nuk tërhiqen as engjëjt më të zgjedhur. Kush tërhiqet prej adhurimit ndaj Tij dhe bën mendjemad- hësi, Ai do t’i ringjallë dhe do t’i tubojë të gjithë pranë Tij."[22] Allahu thotë: "S’ka dyshim se ata që janë pranë (afër) Zotit tënd (melekët) nuk tërhiqen nga adhurimi ndaj Tij nga mend- jemadhësia, Atë e madhërojnë dhe vetëm Atij i bëjnë sexhde.” El-A'raf: 206 Allahu thotë: "Vetëm e Tij është çdo gjë që është në qiej e në tokë. E ata që janë pranë Tij (melaiket), nuk shprehin mendjemad- hësi në adhurimin ndaj Tij, e as nuk u bëhet (ibadeti) monoton.” El-Enbija: 19 Ajetet në këtë kuptim janë të shumta. Modestia është cilësi e çmuar që ngrihet mbi druajtjen dhe nënshtrimin ndaj Al- lahut az-ze ve xhel-le, pranimin e së vërtetës, pa marrë parasysh nga ka ardhur ajo dhe largimin nga diçka që thërret në shfaqjen e vetvetes.[23] E kundërta e saj është mendjemadhësia. I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ka sqaruar në hadith duke thënë se "mendje- madhësia është refuzimi i së vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve".[24] Domethënë se mendjemadhësia është re- fuzimi i së vërtetës dhe mohimi i saj me kryelartësi dhe nënçmim ndaj njerëzve. Ndërsa melaiket janë modestë, të përulur ndaj Zotit të tyre, dashamirës ndaj njerëzve të përulur, luten për ta dhe kërkojnë falje te Zoti për njerëzit. Melaiket këtë cilësi e kanë dashur dhe ia kanë ditur vlerën, prandaj ia kanë sug- jeruar Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, siç qëndron në hadithin e Ebu Hurejrës: "Xhibrili u ul tek i Dërguari dhe e përshëndeti me selam, shikoi lart nga qielli, kur pa një melek duke zbritur. Xhib- rili i tha: “Ky melek prej kur është krijuar nuk ka zbritur para këtij çasti.” Kur zbriti tha: “O Muhamed, më dërgoi tek ti Zoti yt. A dëshiron të jesh Pejgamber e mbret ______________ [20] Esh-Shura: 52 [21] El Enbija: 28 [22] En-Nisa: 172 [23] El Misbahul Munir (fq. 662), El Kamus (fq 996). [24] Muslimi(193).
  • 24. Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0 20 apo rob dhe i Dërguar?” Xhibrili i tha: “Bëhu modest ndaj Zotit tënd.” Atëherë Muhamedi tha: “Rob dhe i Dërguar."[25] Njerëzit më mendjemëdhenj janë ata që tregohen mendjemëdhenj ndaj Zotit të tyre dhe ndaj të Dërguarit të Tij, e lënë Kur'anin dhe Sunnetin dhe kapen pas logjikës, mendimeve dhe epsheve duke pasuar kështu hoxhallarët e tyre dhe duke pretenduar se drejtimi i tyre është më i saktë (autori ka për qëllim drejtimet e de- vijuara që kanë të bëjnë me emrat dhe cilësitë e Allahut, pra mu'tezilitë, esh'ar- itë, maturiditë etj.). Nga Allahu kërko- jmë mbrojtje. Pra, modestia është cilësi e mrekul- lueshme, me të u cilësuan melaiket, e deshën atë dhe pronarët e saj dhe Xhibrili ia sugjeroi Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. 4. Turpi Turpi është cilësi e ndershme dhe moral i lartë që e ndalon njeriun të veprojë gjëra të këqija dhe të ulëta dhe njëkohësisht nxit për plotësimin e moraleve të larta.[26] Turpi është edhe nga degët e besimit, imanit, siç ka ardhur në hadithin e Ebu Hurejrës radijallahu anhu, se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Imani, besimi është gjashtëdhjetë e disa degë dhe turpi është degë e besimit."[27] Ajo që tregon për cilësimin e melaikeve me këtë moral të lartë është hadithi i Aishes radijallahu anha, e cila thotë: "I Dërguari ishte i shtirë në shtëpinë time, i kishte të zbuluara këmbët (transmetuesi ka dyshuar dhe thotë ishte të zbuluara mbi gjunjë ose nën gjunjë). Kërkoi leje Ebu Bekri për të hyrë dhe e lejoi të hyjë. Hyri ndërsa i Dërguari nuk ndryshoi pozicionin dhe foli me të. Më pas kërkoi leje Umeri, e lejoi të hyjë dhe prapë vazh- doi në të njëjtën gjendje dhe filluan të flasin. Më pas kërkoi leje Uthmani, ndërsa këtë herë i Dërguari u ngrit dhe u ul dhe e lëshoi rrobën (i mbuloi këmbët). Hyri Uthmani dhe biseduan.” Kur dolën, Aishja i tha të Dërguarit: “Hyri Ebu Bekri, nuk lëvize dhe nuk ia vure mendjen, pastaj hyri Umeri dhe veprove njësoj, ndërsa kur hyri Uthmani, u ule dhe e lëshove rrobën poshtë.” Atëherë i Dërguari i tha: “A të mos kem turp nga një njeri prej të cilit turpërohen melaiket?!"[28] Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Në këtë hadith ka dëshmi të qartë për vlerën e Uthmanit dhe për pozitën e tij tek melaiket dhe se turpi është një cilësi e mirë nga cilësitë e melaikeve."[29] Me këtë hadith u vërtetua se turpi është nga sjelljet e melaikeve, është obligim të bindemi në këtë të besojmë dhe t’i paso- jmë ata në këtë cilësi, siç veproi i Dër- guari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Allahu e di më së miri. Vijon Shkëputur nga libri "Bindjet e fraksioneve musli- mane dhe feve të tjera rreth melaikeve të ndershëm" Autor: Dr. Muhamed ibën Abdulvehab ElAkil Ligjërues në Universitetin Islamik të Medinës Përshtati: Fidan Xhelili ______________ [25] Ahmedi në Musned (2230)dhe senedi i tij është i mirë. Shiko "Musnedin e Ahmedit" me verifikim të dijetarit shqiptar Shuajb Arnauti, Allahu e ruajttë. [26] Xhamiul Ulum vel-hikem (fq 189). [27] Buhariu (9), Muslimi (35). [28] Muslimi (2401). [29] "El-Minhaxh sherh Sahih Muslim ibën Haxhaxh" autor imam Neveviu (15169).
  • 25. 21 Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0 ”Mjerë ata që me duart e tyre e shkruajnë librin e pastaj thonë “kjo është prej Allahut”, që për këtë të kenë ndonjë dobi të vogël (materiale). Mjerë ata për çfarë kanë shkruar me duart e tyre dhe mjerë ata për çfarë kanë fituar.” LIBRI MË I MIRË QË ZBRITI NGA QIELLI KUR’ANI, F alënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut të Lartë- suar, ndërsa salavatet dhe selamet tona qofshin mbi të Dërguarin e Al- lahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij të sinqertë dhe mbi gjithë ata që pasuan dhe pasojnë rrugën e tyre me mirësi deri në ditën e ringjalljes. S’ka dyshim se Kur’ani është libri më i mirë i zbritur nga Allahu i Lartësuar nga qielli. Këtë më së miri mund ta kupto- jmë nga pikat në vijim: 1. Kur’ani është libri të cilin Allahu e cilësoi si fjalën më të bukur që është sh- pallur prej Tij. Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu e ka shpallur fjalën më të bukur (Kur’anin) në formën e një libri, pjesët e të cilit i ngjasojnë njëra-tjetrës dhe përsëriten. Prej tij u rrëqethet lëkura atyre që i frikësohen Zotit të tyre, e mandej qetësohen lëkura dhe zemrat e tyre, kur përmendet Allahu. Ky libër është udhëzim i Allahut. Nëpërmjet tij Allahu udhëzon kë të dojë. Ndërsa atë që Allahu e shpije në humbje, s’mund ta udhëzojë kush.”[1] ______________ [1] Ez-Zumer: 23.
  • 26. Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0 22 Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Ky është një lavdërim nga Al- lahu i Lartësuar për librin e Tij, Kur’anin e Madhëruar, i cili i ka zbritur të Dërguarit fisnik.[2] Allahu ceku në ajetin e mësipërm se Kur’ani Fisnik është më i miri dhe më i larti nga librat e tjerë të cilat Allahu Fuqiplotë i ka zbritur para tij. 2. Kur’ani është libri i vetëm i zbritur nga qielli, mbrojtja e të cilit nga shtimi dhe pakësimi, ndryshimi dhe zëvendësimi u mor përsipër nga Allahu. Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet, Ne e kemi zbritur Përkujtuesin (Kur’anin) dhe vërtet Ne do ta ruajmë atë (Kur’anin).”[3] Fjala “Përkujtues” ka për qëllim Kur’anin, ndërsa përemri (atë) në fjalët “...dhe vërtet Ne do ta ruajmë atë (Kur’anin)” i referohet Kur’anit, sipas mendimit të saktë. Shejhu Muhamed Emin esh-Shinkiti, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “…Ky është kuptimi i vërtetë i këtij ajeti, se përemri vetor në fjalët e Allahut: ”... dhe vërtet Ne do ta ruajmë atë (Kur’anin)”, i takojnë Përkujtuesit, i cili është Kur’ani. Është thënë që përemri i refer- ohet të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem si në fjalët e Allahut: “Allahu do të të mbrojë ty nga njerëzit.”[4] Por mendimi i parë është i saktë, ashtu siç kuptohet qartë nga konteksti i ajetit.[5] Allahu i Lartësuar na ka treguar se Kur’anit nuk mund t’i afrohet e pavërteta në asnjë mënyrë. Allahu thotë: “Ata që e mohojnë fjalën Tonë përkujtuese (Kur’anin), kur u vjen, do të dënohen rëndë. Ai është vërtet një libër i madhër- ishëm. Atij nuk mund t’i afrohet gënjesh- tra nga asnjëra anë. Kjo është shpallje prej një të Urti që meriton të gjitha lëv- datat.”[6] Libri i këtij ummeti është i ruajtur nga Allahu. Që nga shpallja e tij kanë kaluar më shumë se katërmbëdhjetë shekuj dhe ajo ende vazhdon të jetë ashtu siç i është shpallur robit dhe të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Askush nuk mund të shtojë diçka në të, të heqë nga ai qoftë edhe vetëm një shkronjë apo të zëvendësojë një shkro- një në vend të ndonjë shkronje tjetër. Ai është i ruajtur në rreshta dhe gjokse. Atë e mësojnë përmendësh me dhjetëra mijëra muslimanë. Sikur dikush të donte të shtonte në të ndonjë gjë apo të hiqte nga ai një shkronjë, do ta kundër- shtonin edhe fëmijët e muslimanëve para të rriturve. E kjo është ruajtja që Allahu i bën Kur’anit. Ky është një realitet i dukshëm me të cilin pajtohen edhe armiqtë e Islamit e të mos flasim për pasuesit e Kur’anit. Velim Mejmuri në librin e tij “Jeta e Muhamedit”, megjithëse njihet për kundërshtimin e tij ndaj Islamit dhe Pe- jgamberit të tij sal-lAllahu alejhi ve sel- lem, thotë: “Pas vdekjes së Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nuk kaloi as një e katërta e shekullit dhe dolën në ______________ [2] “Tefsirul-Kuranil-Adhim” 7/84. [3] El-Hixhër: 9. [4] El-Maide: 67. [5] “Edvaul-Bejan”, 3/ 107. [6] Fus-silet: 41-42.
  • 27. 23 Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0 skenë mospajtime të ashpra dhe lindën grupime. Si pasojë e këtyre mospaj- timeve shkoi kurban Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur me të) dhe këto mospaj- time janë prezente edhe sot. Mirëpo Kur’ani vazhdoi të jetë libri i vetëm i tyre. Mbështetja e të gjitha këtyre grupimeve është te ky libër i lexueshëm. Ky është argument i qartë se libri që kemi sot para nesh ka ato fletushka që kalifi të cilit iu bë padrejtësi (e ka fjalën për Uthmanin Allahu qoftë i kënaqur me të) i grumbulloi dhe i shkroi në një libër. Ndoshta ky është libri i vetëm në botë që mbeti fjalë për fjalë i ruajtur nga ndryshimi gjatë një mijë e dyqind viteve.”[7] Vuhejri në një koment që i bëri Kur’anit thotë: “Vërtet Kur’ani është nga fletushkat më të vjetra që nuk është përzier dhe nuk i është shtuar asgjë, ai është nga librat më të vërtetë dhe origji- nalë.”[8] Orientalisti Lin Bul (1832-1895[9]) ka thënë: “Ajo që e veçon më shumë Ku- ranin është se nuk e ka goditur asnjë dyshim në origjinalitetin e tij. Vërtet që çdo shkronjë që lexojmë sot mund ta vërtetojmë se nuk ka pësuar asnjë ndryshim në trembëdhjetë shekuj.”[10] Kjo është e kundërta e asaj që ka ndod- hur me librat e tjerë të shpallur, në të cilët kanë hyrë shumë ndryshime dhe zëvendësime, shtime dhe pakësime, madje edhe kanë humbur. Kjo ishte ajo që përmendi Allahu i Lartësuar në më shumë se në një ajet në librin e Tij të çmuar, ku thotë: “Vërtet besoni ju (besimtarë) se ata (hebren- jtë) do t’ju besonin ju, ndërkohë që disa prej tyre i dëgjonin fjalët e Allahut dhe pasi i kuptonin, me vetëdije i shtrembëronin ato?!”[11] ”Mjerë ata që me duart e tyre e shkruajnë librin e pastaj thonë “kjo është prej Allahut”, që për këtë të kenë ndonjë dobi të vogël (materiale). Mjerë ata për çfarë kanë shkruar me duart e tyre dhe mjerë ata për çfarë kanë fituar.”[12] “Me të vërtetë, një grup ithtarësh të librit e shtrembërojnë librin me gjuhën e tyre (ndërsa e lexojnë atë), që ju të mendoni se ai farë leximi është prej librit (që ka zbritur Allahu), kurse në të vërtetë nuk është prej librit (që zbriti Allahu). Ato thonë: “Kjo që lexojmë është nga Allahu”, por ajo nuk është nga Allahu. Ata flasin gënjeshtra për Allahun, duke qenë të vetëdijshëm për këtë.”[13] ______________ [7] “Hajatu Muahamed” (fq. 22-23, e botuar më 1912). Këtë e ka përmendur shejhu Ebul-Hasen Alij el-Hasen en-Nedevij në librin “En-Nubuv- vetu vel-Enbija fi dev-ilKuran” (fq. 212, botuar nga Darul-Kalem es-Sadise). [8] 1/349. E ka përmendur shejhu Ebul-Hasen en-Nedevij në librin paraprak, në të njëjtën faqe. [9] Shkencëtar i monumenteve të lashta egjiptiane. Ka shkuar disa libra, shiko librin “El-Musteshrikun të Nexhib el-Akiki”, 2/164. [10] Nga libri “En-Nubuv-vetu vel-Enbija e Ebil-hasen en-Nedevij”, fq. 213. [11] El-Bekare: 75. [12] El-Bekare: 79. [13] Alu Imran: 78. "Prej tij u rrëqethet lëkura atyre që i frikësohen Zotit të tyre, e mandej qetë- sohen lëkura dhe zemrat e tyre, kur përmendet Allahu."
  • 28. Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0 24 Kjo ndodhi sepse Allahu i Madhëruar nuk e mori përsipër ruajtjen e tyre, por ua bëri obligim atyre që ta ruajnë dhe ata e humbën, e ndryshuan dhe e ndër- ruan. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne e kemi zbritur Tevratin, në të cilin janë ud- hëzimi dhe drita. Sipas tij, Profetët që ia kishin dorëzuar veten Allahut, i gjykonin hebrenjtë, por edhe të diturit dhe rabinët kështu vepronin, sepse atyre u qe besuar ruajtja e librit të Allahut, për të cilin ata dëshmonin…”[14] Shejh Muhamed Emin esh-Shenkiti, Al- lahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nëse thuhet cili është dallimi mes Tevratit dhe Kur’anit, sepse që të dy janë fjalët e Allahut që i zbritën të Dërguarit të Tij salavatull-llahi alejhim, themi se (dal- limi është se) Tevrati u ndryshua dhe u zëvendësua (me fjalët e tyre. Ndërsa Kur’ani është i mbrojtur nga ndryshimi dhe zëvendësimi (me fjalë të tjera). Sikur dikush të ndryshojë në të një shkronjë apo ta zëvendësojë atë me një tjetër, ose të shtojë në të një shkronjë apo të heqë, do ta kundërshtojnë atë me mijëra fëmijë të vegjël muslimanë, e të mos flasim për të rriturit. Allahu ua la përsipër beni Israilëve që ta ruajnë Tevratin. Ua la në besim atyre, mirëpo ata e shkelën premtimin dhe nuk e rua- jtën atë, por e humbën qëllimisht. Ndërsa Kur’anin e Madhëruar, Allahu nuk ia la përsipër ruajtjen e tij askujt, që të mos humbë, por e mori përsipër rua- jtjen e tij ashtu siç na ka treguar: “Vërtet, Ne e kemi zbritur Përkujtuesin (Kur’anin) dhe vërtet Ne do ta ruajmë atë (Kur’anin).”[15] Si dhe: “Atij nuk mund t’i afrohet gënjeshtra nga asnjëra anë. Kjo është shpallje prej një të Urti që meriton të gjitha lëvdatat” [16], por edhe shumë ajete të tjera”.[17] 3. Kur’ani është libri mbrojtës ndaj li- brave (të shpallur) para tij Pasi Kurani është libri i fundit i zbritur nga qielli, ai është libri që mban formën e fundit të fesë së Al- lahut dhe është burimi i fundit në këtë çështje. Është burimi i fundit në çështjet e besimit te njerëzit, sheriatit të tyre dhe rregullimin e jetës së tyre. Allahu e bëri këtë libër dominues ndaj librave që u zbritën para tij. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne të kemi zbritur ty (o Muhamed) librin me të vërtetën, si përm- bushës të shkrimeve të mëparshme dhe mbrojtës të tyre...”,[18] pra, (Kur’ani) është dëshmitar, besnik, i besueshëm, ______________ [14] El-Maide: 44. [15] El-Hixhër: 9. [16] Fus-silet: 41-42. [17] Edvaul-Bejan, 2/ 89-90. [18] El-Maide: 48.
  • 29. 25 Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0 mbikëqyrës, gjykues i çdo libri para tij, ashtu siç është vërtetuar nga ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij dhe të tjerët.[19] Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Këto fjalë të gjitha janë të afërta në kuptim me njëra-tjetrën, por emri Muhejmin i përfshin të gjitha këto kup- time. Ky emër përf- shin kuptimet; besnik, dëshmues, gjykues i çdo libri që ishte para tij. Al- lahu e bëri këtë libër të madhërishëm, e zbriti të fundit, vulë të të gjithë librave (të zbritura). E bëri gjithëpërfshirës, mad- hështor dhe të përkryer (në ligjet e tij), pasi mblodhi tek ai të gjitha të mirat e librave të shpallur para tij dhe plotësoi në të ato të mira që nuk ishin shpallur më herët. Allahu e bëri këtë libër dëshmues dhe besnik ndaj librave të tjerë. Allahu e mori për- sipër ruajtjen e tij dhe tha: “Vërtet, Ne e kemi zbritur Përkujtuesin (Kur’anin) dhe vërtet Ne do ta ruajmë atë (Kur’anin).’’ [20] [21] 4. Është libri i vetëm me të cilin Allahu sfidoi njerëzimin, që të shkruajë qoftë edhe vetëm një sure si të Kur’anit Kur’ani Fisnik është mrekullia e përher- shme e Allahut, të cilën ia dhuroi të Dërguarit të Tij sal-lAllahu alejhi ve sel- lem për të argumentuar profetësinë e tij. Allahu i Madhëruar i sfidoi njerëzit dhe xhinët që të vijnë me një libër të ng- jashëm si Kur’ani dhe tha: “Thuaj: “Sikur të tuboheshin të gjithë njerëzit dhe xhinët për të hartuar një Kur’an të tillë, ata nuk do të mund të hartonin një të ng- jashëm me të, madje edhe sikur ta ndih- monin njëri-tjetrin.”[22] Allahu po ashtu thotë: “Atëherë le të sjellin një libër të ng- jashëm me të (me Kur’anin), nëse ajo që thonë është e vërtetë.”[23] Më pas i sfidoi dhe kërkoi prej tyre që të sjellin vetëm dhjetë sure si të Kur’anit dhe tha: “Nëse ata thonë: “Ai (Muhamedi) e ka trilluar atë (Kur’anin)!” Thuaju (o Muhamed!): “Sillni dhjetë sure të ngjashme (në bukuri dhe elokuencë) të trilluara dhe thirrni në ndihmë kë të mundeni, përveç Allahut, nëse thoni të vërtetën!”[24] Pasi as këtë nuk mundën ta bënin, i sfi- doi prapë duke u thënë që të sillnin vetëm një sure dhe tha: “Nëse ata thonë: “Ai (Muhamedi) e ka trilluar atë (Kur’anin)”, thuaju: “Atëherë, sillni një sure të ngjashme me të dhe thirrni (në ndihmë) kë të mundeni, përveç Allahut, nëse thoni të vërtetën.”[25] Ky sfidim është nga veçoritë e këtij libri të çmuar, por një gjë e tillë nuk ishte te librat e mëparshme, sepse Allahu i Lartësuar nuk i bëri ato mrekulli të të Dërguarve të Tij. Por Allahu e veçoi çdo ______________ [19] Kthehu tek ibën Xheriri, “Xhamiul-Bejan” 10/377-378. [20] El-Hixhër: 9. [21] Tefsirul-Kuranil-Adhim, 3/119. [22] El-Isra: 88. [23] Et-Tur: 34. [24] Hud: 13. [25] Junus: 38.
  • 30. Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0 26 të Dërguar me një mrekulli kryesore prej asaj gjëje që veçohej populli i tij. Mrekullia e Musait alejhi salatu ve selam ishte shkopi (që shndërrohej në gjarpër) dhe dora (që i bënte dritë), sepse populli i tij ishte i njohur për magjinë. Mrekullia e Isait alejhi salatu ve selam ishte ringjallja e të vdekurve dhe shërimi nga sëmundjet, sepse pop- ulli i tij njihej për mjekësi. Kështu Al- lahu e bëri Kur’anin Fisnik mrekulli të të Dërguarit tonë sal- lAllahu alejhi ve sel-lem duke i sfiduar arabët me vargëzimin dhe kupti- min e tij sepse ata nji- heshin për gjuhën e pastër dhe gojëtarinë. I Dërguari i Allahut sal- lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk ka asnjë Pejgamber nga Pejgam- berët vetëm se i është dhënë një nga argumentet (mrekullitë) që njerëzit u besonin. Por ajo që më është dhënë mua është shpallja që Allahu ma shpalli mua dhe shpresoj të kem më shumë pasues në Ditën e Kiametit.”[26] Imam ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, në komentin e fjalëve të të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Por ajo që më është dhënë mua është shpallje”, tha: “Do të thotë se me të jam veçuar unë në mesin e tyre (Pejgamberëve të tjerë). Ky Kur’an është mrekulli për njerëzit, edhe pse e kundërshtojnë atë, për dallim nga li- brat e tjerë të shpallur, sepse ata nuk ishin mrekulli. Allahu e di më së miri.”[27] Ky është një përshkrim shumë i vogël nga ato mirësi të këtij libri madhështor që i zbriti këtij ummeti. Ky është libri i vetëm të cilin Allahu e cilësoi si fjalën më të bukur. Është libri i vetëm që Al- lahu mori përsipër ruajtjen dhe mbrojt- jen e tij në mesin e librave të tjerë (të shpallur), është libri të cilin Allahu e bëri mbrojtës dhe dësh- mues ndaj librave të sh- pallur para tij, duke i përfshirë në të më të mirat që ishin shpallur në librat e shpallur para tij dhe duke mbartur në vetvete edhe mirësi të tjera të shumta. Ky është libri i vetëm me të cilin Allahu sfidoi xhinët dhe njerëzit, që të sjellin një të ngjashëm si ai apo vetëm një sure si suret e tij.Veçimi që Allahu i bëri këtij ummeti me këtë libër madhështor, ndriçues i qartë, përkujtues i urtë, tregon vlerën e këtij ummeti dhe mirësinë e tij ndaj ummeteve të tjera. Shkëputur nga libri “Vasatij-jetu Ehlis- Sun-neh bejnel-Firak” E autorit: Dr. Muhammed ba Kerim Muhammed ba Abdullah Përshtati në shqip: Sabahudin Selimi ______________ [26] Buhariu, Fadailul-Kur’an, Bab kejfe nezelel-Vahj, 3/9. [27] Tefsirul-Kur’anil-Adhim, 1/89. "Vërtet, Ne e kemi zbritur Përkujtuesin (Kur’anin) dhe vërtet Ne do ta ruajmë atë (Kur’anin)."
  • 31. Tevbe 27 Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0 Abdullah ibën Abasi Allahu qoftë i kënaqur me ta e ka pyetur Aliun Allahu qoftë i kënaqur me të se përse nuk është shënuar besmelja. Ai i ka thënë: “Ngase besmelja reflekton mëshirë dhe surja Tevbe flete për luftën.” PSE SURJA K omentatorët e Kur’anit Famëlartë e kanë sqaruar këtë çështje kur kanë komentuar suren Tevbe. Në këtë çështje na shfaqen disa mendime, por para se t’i shtrojmë, ia vlen të sqarohet dispozita e leximit të besmeles në fillim të çdo sureje në këndvështrimin juridiko-fetar, ashtu siç e kanë sqaruar dijetaret e shkencës së fikhut. Medh’hebi maliki, shafi’ij dhe hanbeli janë të një mendimi se leximi i besmeles duke e përsëritur në fillim të çdo sure, me përjash- tim të sures Tevbe, është gjë e pëlqyer. Sa i përket medh’hebit hanefi, nuk kam hasur në mendimin e tyre në lidhje me këtë mesele në librat që kam unë.[1] Argumenti se është i pëlqyer leximi i besmelës në fillim të çdo sureje, me përjashtim të sures Tevbe, është hadithi të cilin e transmeton Abdullah ibën Abasi Allahu qoftë i kënaqur me ta, që thotë: “Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel- lem nuk e ka ditur ndarjen mes sureve derisa i ka zbritur atij bismil-lahirr-rrahmanirr- rrahim.”[2] Pse surja Tevbe nuk fillon me be- smele? Kjo pyetje parashtrohet çdo herë nga ata që nuk posedojnë njohuri për këtë tem- atikë. Në vazhdim do të përmendim mendimet që hasim në librat e komen- timeve të Kur’anit, përkitazi me sqarimin e sures Tevbe. Mendimi i parë Imam Tirmidhi në “Sunenin” e tij, në ka- NUK FILLON ME BESMELEN? ______________ [1] Shiko për këtë “El Ahkamul Fikhijetul Has-sah bil Kur’anil Kerim”, faqe 466-467, nga prof.dr. Abdulaziz ibën Muhammed ibën Abdullah el Huxhejlan. Botoi Daru Ibnul Xhevzij në Mbretërinë e Arabisë Saudite, botimi i tretë, 1429h. [2] Transmeton Ebu Davudi në “Sunenin” e tij, numër 788, dhe e ka saktësuar Albani. Shiko “Sahihu Sunenu Ebi Davud” 3/372, hadithi nr. 754, nga imam Albani, botoi shtëpia botuese Garras në Kuvajt, botimi i parë, 1423h/ 2002.
  • 32. Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0 28 pitullin e tefsirit ka shënuar një hadith[3] ku tregohet se Abdullah ibën Abasi ka pyetur Uthman ibën Afanin, Allahu qoftë i kënaqur me këta shoqërues të Profetit, se përse nuk është shënuar besmelja në suren Tevbe? I është përgjigjur se nuk na është sqaruar nga Pejgamberi sal- lAllahu alejhi ve sel-lem sepse besmelja është prej sures Tevbe dhe për këtë nuk e kemi shënuar. Por ky hadith është i dobët dhe nuk lejohet argumentimi me të. Dijetari i madh i hadithit Ahmed Shakiri, Zoti e mëshiroftë, e ka bërë të dobët këtë hadith në fusnotën që ka elaboruar në “Musnedin” e imam Ahmedit, Allahu e mëshiroftë. Imam Ibën Kethiri mendon ashtu siç e ka shënuar hadithin e dobët Tir- midhiu duke thënë në tefsirin e tij se nuk është shënuar besmelja në këtë sure ngase sahabët nuk e kanë shënuar duke pasuar prijësin e besimtarëve, Uthmanin, Allahu qoftë i knaqur me të, siç ka thënë Tirmid- hiu.[4] Mendimi i dytë Tradita e arabëve në kohën para shpalljes së Kur’anit ka qenë që kur kanë prishur mar- rëveshjen me një popull në letrën e tyre për të treguar kundërshtimin, nuk e kanë shënuar besmelen dhe kur ka zbritur surja Tevbe, e cila e ka prishur marrëveshjen mes Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe idhujtarëve, Profeti Muhamed sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka dërguar Aliun Allahu qoftë i kënaqur me të dhe ai nuk e ka lexuar be- smelen,[5] ashtu siç ka qenë tradita e arabëve.[6] Mendimi i tretë Është shfuqizuar pjesa e parë e sures Tevbe dhe me të edhe be- smelja. Mendimi i katërt Në kohën e Uthmanit sahabët kanë rënë në mospajtim: disa kanë mend- uar se suret Enfalë dhe Tevbe janë një, kurse disa të tjerë kanë thënë se këto janë dy sure dhe për këtë nuk është shënuar besmelja dhe të dyja grupet janë pajtuar me këtë. Mendimi i pestë Abdullah ibën Abasi Allahu qoftë i kënaqur me ta e ka pyetur Aliun Allahu qoftë i kë- naqur me të se përse nuk është shënuar be- smelja. Ai i ka thënë: “Ngase besmelja reflekton mëshirë dhe surja Tevbe flete për luftën.”[7] Komentatori Sidik Hasan Allahu e mëshiroftë thotë: “Mendimi i drejtë në këtë çështje është se nuk është shënuar be- smelja në suren Tevbe ngase Xhibrili nuk e ka zbritur në këtë sure.”[8]Mendimi i dije- tarit Sidik Hasan është i mbështetur në mendimin e Imam El Kushejrit,[9][10] Zoti e mëshiroftë. Këto janë mendimet në lidhje me këtë tem- atikë dhe mendimi më i drejtë është ai që ka thënë dijetari Sidik Hasan, Allahu e mëshiroftë. Adem Avdiu ______________ [3] Hadithi numër 3086, shejh Albani e ka bërë daif këtë hadith në “Sunenin e Tirmidhiut”. [4] Shiko “Tefsirul Kur’anil Adhim” 4/101, botoi Daru Tibetu, botimi i dytë, 1425h/2004. [5] Besmelja e tyre ishte Bismike Allahume-Në emrin Tënd, o Allahu ynë. [6] Shiko “Fet’hul Bejan” 5/227 nga dijetari Siddik ibën Hasan. Botoi El Mektebul Asrije, 1412h/1992. [7] Shiko për këto mendime në “Xhamiul Ahkamil Kur’an” 8/60 nga Imam Kurtubiu, botoi Darul Kitabul Arabij, 1426h/2005. Po ashtu këto mendime i përmend imam Bedrudin Muhamed ibën Abdullah ez-Zerkeshij në librin e tij “El Burhan fi Ulumil Kur’an” 1/386-387. Botoi darul Hadara li Nashri ve Tevzi’ 1427h/2006, botimi i parë. [8] Shiko “Fet’hul Bejan” 5/228. Botoi El Mektebul Asrije 1412h/1992. [9] Mendimin e Kushejrit e citon Zerkeshiu në librin “El Burhan fi Ulumil Kur’an” 1/387. [10] Ky është Abdulkerim ibën Havazin ibën Abdulmelik ibën Talha en Nisaburij el Kusherij, imam i dijetarëve të Hurasanit në kohën e tij. Ka vdekur në vitin 465 sipas kalendarit hënor. Shiko për këtë fusnetizimin në librin “El Burhan fi Ulumil Kur’an” 1/387.
  • 33. 29 Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0 Transmetohet nga Aliu Allahu qoftë i kënaqur me të se ka thënë: “Ka thënë i Dërguari sal- lAllahu alejhi ve sel-lem: ”Mos gënjeni ndaj meje sepse gënjeshtra ndaj meje ju fut në zjarr.” PAR AT H Ë N A E “SUNENIT” KAPITULLI I KATËRT : ASHPËRSIA NDAJ ATYRE QË GËNJEJNË QËLL IMISHT NDAJ MUHAMEDIT SALLALLAHU ALEJHI VE SELLEM TË IBËN MAXHES HADITHI NUMËR 30 T ransmetohet nga Abdullah ibën Mes’udi Allahu qoftë i kënaqur me të se ka thënë: ”Ka thënë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Kush gënjen ndaj meje me qël- lim, le t’ia përgatitë vetes vendin nga zjarri.” Sahih-Mutevatir, Ibën Maxheh nr. 30, shiko “Tuhfetul-eshraf” (9368) dhe “Es-Sahiha” (1383). HADITHI NUMËR 31 T ransmetohet nga Aliu Allahu qoftë i kënaqur me të se ka thënë: “Ka thënë i Dërguari sal-
  • 34. Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0 30 lAllahu alejhi ve sel-lem: ”Mos gënjeni ndaj meje sepse gënjeshtra ndaj meje ju fut në zjarr.” Buhariu (106), Muslimi (2). Hadithi numër 32 Transmetohet nga Enes ibën Maliku se ka thënë: “Ka thënë i Dërguari sal-lAl- lahu alejhi ve sel-lem: ”Kush gënjen ndaj meje (Enesi thotë: Mendoj se ka thënë “me qëllim”), le ta përgatitë vendin e tij nga zjarri.” Sahih, Tirmidhiu (2661), “Tuhfetul- eshraf” (1525). HADITHI NUMËR 33 T ransmetohet nga Xhabiri Al- lahu qoftë i kënaqur me të se ka thënë: Ka thënë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Kush gën- jen ndaj meje me qëllim, le t’ia përgatitë vetes vendin nga zjarri.” Sahih, shiko “Tuhfetul-eshraf” (2993). HADITHI NUMËR 34 T ransmetohet nga Ebu Hurejra radijallahu anhu se ka thënë: Ka thënë i Dërguari sal-lAl- lahu alejhi ve sel-lem: “Kush thotë diçka ndaj meje që nuk e kam thënë, le t’ia përgatitë vetes vendin nga zjarri.” Sahih, shiko “Tuhfetul-eshraf” (15089). HADITHI NUMËR 35 T ransmetohet nga Ebu Katade Allahu qoftë i kënaqur me të se ka thënë: Ka thënë i Dër- guari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem mbi këtë minber: “Kini kujdes nga transme- timi i haditheve nga unë! Ai që flet për mua le të thotë të drejtën dhe të vërtetën, sepse ai që thotë diçka për mua që nuk e kam thënë, le t’ia përgatitë vetes vendin nga zjarri.” Sahih, shiko “Tuhfetul-eshraf” (12130), shiko “Es-Sahiha” (1753). HADITHI NUMËR 36 T ransmetohet nga Abdullah ibën Zubejri t’i ketë thënë babait të tij, Zubejrit Allahu qoftë i kënaqur me ta: “Ç’është me ty, nuk të dëgjoj të transmetosh nga i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem siç dëgjoj ibën Mes’udin, filanin e fi- lanin?!” (Zubejri) I tha: “Unë nuk jam ndarë nga i Dërguari qysh kur jam bërë musliman, mirëpo unë kam dëgjuar nga ai një fjalë: “Kush gënjen ndaj meje me qëllim, le t’ia përgatitë vetes vendin nga zjarri.” Buhariu (107) HADITHI NUMËR 37 T ransmetohet nga Ebu Seidi Al- lahu qoftë i kënaqur me të se ka thënë: “Ka thënë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: ”Kush gën- jen ndaj meje me qëllim, le t’ia përgatitë vetes vendin nga zjarri.” Sahih, shiko “Tuhfetul-eshraf” (4254). ÇËSHTJE ME RËNDËSI QË KANË TË BËJNË ME KËTO HA DITHE E para
  • 35. 31 Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0 Gënjeshtër mund t’i thuhet çdo gjëje që është e kundërta e realitetit, qoftë ajo me qëllim apo pa qëllim. Mirëpo gënjeshtra me qëllim dhe paramendim është më e rëndë dhe dënimi i saj është shumë më i madh, për këtë arsye edhe i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ka precizuar: “Kush gënjen ndaj meje me qëllim…”. Ndërsa gënjeshtra pa qëllim, të cilin ne e njohim si gabim, është më e lehtë, edhe pse dëmet janë të mëdha si me qëllim si pa qëllim, por në të dytën faji mbi personin është më i lehtë dhe më i ar- syeshëm. Mirëpo këtu duhet të ndalemi pak. Ky arsyetim vlen për njerëzit që e meritojnë të transmetojnë fjalët e të Dërguarit sal-lAl- lahu alejhi ve sel-lem dhe t’ua mësojnë njerëzve fenë e jo për këdo që dëshiron të tregojë hadithe nga i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel- lem. Për këtë arsye them se personi që nuk ka kujdes se çfarë flet për të Dër- guarin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe transmeton nga ai çdo gjë që dëgjon nga të tjerët mund të përfshihet nga kërcënimi i këtij hadithi. E dyta Në këto hadithe kemi një mrekulli nga mrekullitë e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, pasi ai paralajmëron se gënjeshtra ndaj tij do të përhapet pas vdekjes së tij. Dhe kështu ndodhi. Gjenerata e sahabëve ishte gjenerata më e ndritur dhe më e pastër e njerëzimit, zemrat e tyre ishin më të sinqertat dhe më të kulluarat nga çdo thërrmije dyfytyrësie dhe gënjeshtre, ata nuk e dinin se ç’ishte gënjeshtra, i besonin njëri-tjetrit menjëherë sepse nuk kishin dëgjuar më herët të gën- jente ndokush, mirëpo me kalimin e kohës, kur Islami filloi të përhapej, kur drejtësia e Islamit filloi të gjente vendin që meritonte, atëherë armiqtë e Islamit, të shtyrë nga ur- rejtja ndaj Islamit nisën të përdornin të gjitha metodat e mundshme vetëm e vetëm për ta shkatërruar Islamin. Së pari ata i përçanë muslimanët duke sh- pikur grupime në mesin e muslimanëve, si p.sh. havarixhët, mu’tezilitët, shiat, kaderitë, murxhiet e shumë grupime të tjera. Ky ishte shkatërrimi nga brenda, ndërsa për luftën kundër Islamit nga jashtë nuk kemi pse të zgjatemi, pasi ishte tradita e jobesimtarëve që nga fillimi i Islamit e deri në ditët e sotme; ata duan që Is- lami të jetë kurban i të gjithë atyre që nuk janë muslimanë. Kur këto grupime u përçanë mes tyre, atëherë secili grup mundohej që mendimet dhe predikimin e vet ta mbështeste sa më shumë në ajete kur’anore dhe hadithe, sidomos në ha- dithe. E, kur nuk gjenin hadithe të “Kush thotë diçka ndaj meje që nuk e kam thënë, le t’ia përgatitë vetes vendin nga zjarri.”
  • 36. sakta, ata detyroheshin edhe të sh- piknin hadithe të ndryshme vetëm për të mbrojtur drejtimin e tyre. Këto janë fillet e para të gënjeshtrës ndaj të Dër- guarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Këto gjëra filluan më saktësisht me vrasjen e kalifit të tretë, Uthmanit Al- lahu qoftë i kënaqur me të, siç tregon edhe fjala e Muhamed ibën Sirinit, Al- lahu e mëshiroftë: ”(Më parë) Nuk pyetnin për zinxhirin e transmetuesve (isnadin), por kur ndodhi fitneja- vrasja e Uthmanit Allahu qoftë i kë- naqur me të atëherë thanë: “Na tre- goni emrat e transmetuesve”. Atëherë shikohet: nëse janë nga Ehli Sunneti, merret hadithi i tyre, por nëse janë nga pasuesit e bidateve, nuk merret.”[1] E treta Shkaqet e shpikjes së haditheve Në vijim do të përmendim shkur- timisht shkaqet kryesore që çuan në shpikjen e haditheve ndaj të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. 1. Dallimet politike: Ata që kanë gën- jyer dhe ende gënjejnë më shumë ndaj fesë e posaçërisht ndaj haditheve të të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem janë rafiditët, ose shiat. Imam Shafiu thotë: “Nuk kam parë nga pasuesit e bidateve që e dëshmojnë më shumë gënjeshtrën sesa rafiditët.”[2] Përballë tyre qëndrojnë pasuesit e Muaviut Allahu qoftë i kënaqur me të, të cilët mundohen ta mbrojnë Muaviun dhe pasardhësit e tij. Ja një Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0 32 ______________ [1] “Mukadimet Sahih Muslim” (115). [2] “Ihtisar Ulum el Hadith” i ibën Kethirit, faqe 109.
  • 37. 33 Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0 shembull hadithi i shpikur: “Besnikët janë tre, unë, Xhibrili dhe Muaviu.” Edhe pasuesit e abasidëve vepruan të njëjtën gjë. Sa u përket havarixhëve, mund të thuhet se janë grupimi i vetëm në Islam që nuk ka përdorur gënjeshtrën në hadith, për shkak se ata gënjeshtrën e shohin si kufër, mos- besim, dalje nga feja. 2. Kufri (mosbesimi): Nga shkaqet e shpikjes së haditheve është edhe urre- jtja ndaj Islamit si fe dhe si shtet. Armiqtë e Islamit shpikën shumë ha- dithe me kuptime të ulëta dhe të palogjikshme, të pakapshme për mendjen, me qëllim që ta pasqyronin gabimisht Islamin dhe ta njollosnin atë 3. Fanatizmi ndaj racës, fisit, gjuhës, vendit dhe imamit: Si shembull për fa- natizmin ndaj imamit mund të japim hadithin që kanë shpikur fanatikët për Ebu Hanifen, Allahu e mëshiroftë: ”Do të jetë një njeri në ummetin tim, e quajnë Ebu Hanife en-Nu’man. Ai është ndriçimi i ummetit tim”, ndërsa kundër Shafiut shpikën këtë hadith: ”Do të jetë një njeri në ummetin tim, e quajnë Muhamed ibën Idris. Ai është më i dëmshëm për ummetin tim se Ib- lisi.” Allahu na ruajttë nga fanatizmi ndaj personave të caktuar, pasi është e qartë deri ku ka arritur fanatizmi i tyre, duke fyer edhe imamët më të mëdhenj të Islamit. 4. Tregimet dhe vaizi (këshillimi): Shumë njerëz që morën përsipër këshillimin e masës nuk posedonin as diturinë as devotshmërinë, gjëja që u interesonte ishte të tregonin diçka për ta bërë masën të qante. Kështu ata sh- piknin lloj-lloj tregimesh e ngjarjesh e pastaj ia adresonin të Dërguarit sal- lAllahu alejhi ve sel-lem. 5. Mospajtimet në fikh dhe akide. 6. Injoranca në fe dhe dëshira e madhe për punë të mira: Disa njerëz e kup- tuan se hadithi “Kush gënjen ndaj meje me qëllim, le ta përgatitë vendin e tij në zjarr” ka për qëllim ata që gën- jejnë kundër të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe se këtu nuk hyjnë ata që gënjejnë për të mirën e të Dër- guarin. Ata kështu i dhanë vetes lirinë që të shpikin hadithe që tregojnë për vlerat e veprave të caktuara, si leximi i Kur’anit dhe adhurime të tjera. 7. Afrimi te mbretërit dhe udhëheqësit duke u transmetuar atyre hadithe të shpikura që binin në ujdi me qejfet e tyre. Këto ishin disa nga shkaqet e shpikjes së haditheve të të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Shoh se u mbetem borxh lexuesve që të tregoj për mundin që dhanë dijetarët islamë në mbrojtjen e hadithit të të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, por për shkak të pamundësisë për t’u zgjeruar më shumë, me emrin e Zotit, në ndonjë numër tjetër të revistës do të shkruaj rreth kësaj. Lutja e jonë e fundit është se falën- derimet i takojnë vetëm Allahut, Zotit të botëve. Përgatiti: Fidan Xhelili
  • 38. Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0 34 Hasan el Basri dëgjoi disa njerëz të cilët po debatonin mes tyre dhe tha: “Këta janë mërzitur nga adhurimi, nuk e peshojnë atë që flasin, e kanë të dobët devotshmërinë, ndaj dhe flasin e debatojnë.” SHKAQET E KONFLIKTEVE TË SHUMTA MES MUSLIMANËVE K ushdo që merr pjesë në jetën e shoqërisë islame në mënyrë aktive, vëren me keqardhje të madhe kon- fliktet e shumta, zënkat dhe mospajtimet që e bëjnë njeriun të ndihet në siklet të madh dhe me të drejtë të pyesë me zë apo pa zë: Pse vallë e gjithë kjo? A nuk na takon neve si besimtarë musli- manë, si pasues të Librit të Allahut dhe Sunnetit të Profetit, që të jemi njerëzit e parë që bashkohen rreth kushtetutës më të drejtë, normave më fisnike, afrimitetit që nuk mund të arrihet në asnjë lloj metode tjetër përveç Islamit? A nuk duhet të jemi më dashamirësit ndaj njëri-tjetrit? A nuk kemi ne rrugët e zgjidhjes së gjykimit të drejtë dhe dhënies fund këtyre belave ose më së paku t’i minimizojmë sa kemi mundësi? Është e nevojshme që t’i njohim shkaqet e këtyre mospajtimeve dhe konflikteve që t`u ruhemi paraprakisht dhe të pastrojmë dhe korrigjojmë veten nëse jemi zhytur në ndonjërën prej tyre, në mënyrë që të kon- tribuojmë sadopak sinqerisht për shuarjen e konflikteve 1) Mashtrimi pas vesveseve të shejtanit, me të cilat ia zbukuron njeriut shtysën për t`i hyrë në hak tjetrit. Allahu thotë: “Thuaju robërve të Mi të flasin atë që është më e mira, sepse shejtani fut ngacmime ndërmjet tyre, vërtet shejtani është armik i hapur për
  • 39. 35 Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0 njeriun.” [1] Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Shejtani i ka humbur shpresat që të adhurohet nga namazfalësit në Gadishullin Arabik, por shpreson dhe ngulmon në nxitjen e konflikteve mes tyre.” 2) Shpikjet në fe, sajesat dhe trillimet, duke folur për fenë e Allahut atë që nuk është e vërtetë, çka shkakton reagimin e pasuesve të Sunnetit në mbrojtjen e fesë nga devijimet, që të ruhet e pastër ashtu siç është shpallur. Ebul Alijeh thotë: “Përmbajuni Sunnetit të Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe rrugës që ndoqën shokët e tij, ruhuni nga shpikjet në fe, të cilat shkaktojnë mes njerëzve armiqësi dhe urrejtje.” Autori i librit “El Ibaneh” thotë: “Shpikësit në fe dalin nga uniteti në përçarje, nga rreg- ullsia në çoroditje, nga mirëkuptimi në për- plasje, nga përputhja në kundërshtime, nga dashuria në urrejtje, nga këshilla dhe dashamirësia në mashtrim dhe armiqësi, Zoti na ruajttë nga dedikimi ndaj ndonjë emri tjetër përveç Islamit dhe Sunetit! 3) Zemërimi dhe natyra inatçore, duke qenë një nga metodat më të suksesshme të shejtanit për dëmtimin e njeriut. Ibën Rex- heb el Hanbelij thotë: “Allahu i ka lavdëruar ata që falin edhe kur janë të zemëruar, siç shprehet në ajetin kur’anor: “E kur zemërohen, ata falin”, sepse zemërimi e shtyn njeriun të mos mbajë drejtësi dhe të mos flasë të vërtetën pikër- isht në atë moment ndodh largimi i zem- rave dhe acarimi i marrëdhënieve mes muslimanëve. 4) Smira, zilia, urrejtja e të mirave te tjetri, e cila shkakton përgojime, ofendime dhe përpjekje të ndryshme për të rrëzuar figurën e tjetrit. Shejhul islam Ibën Tejmije ka thënë: “Njeriu mund të sprovohet me zilinë ndaj dikujt që i është dhënë dituri e do- bishme ose vepra të mira. Zilia është ves i përçmuar në tërësi, por nëse ndodh te dikush që i dedikohet diturisë, është përng- jasim me popullin që ka merituar zemërimin e Allahut (çifutët).” Pa dyshim një nga format më të shëmtuara të smirës është kur dikush të paraqitet në formën e këshillës dhe dashamirësisë, ndërkohë që realisht shfryn dëshirën e tij për të dëmtuar personalitetin tënd. 5) Thashethemet, transportimi i fjalëve nga njëri tek tjetri me qëllimin e nxitjes së se- cilës palë ndaj tjetrës, duke shkaktuar fto- hjen e marrëdhënieve, duke i mbushur zemrat me pakënaqësi, duke ndërprerë lid- hje, duke ndarë të afërm. Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk hyn në xhennet thashethemexhiu.” Përjashtohet rasti kur njeriu dëshmon për padrejtësinë që po i bëhet. 6) Polemikat dhe debatet, të cilat kanë si qëllim mbrojtjen e pozicioneve partiake klanore dhe triumfin me çdo kusht duke mposhtur tjetrin qoftë dhe me gjëra aspak parimore dhe me metoda djallëzore. Imam el Axhurri ka thënë: “Të gjithë njerëzit e urtë dhe të mençur janë të mendimit se polemika në shumicën e rasteve largon zem- rat e vëllezërve, shkakton përçarjen pas unitetit dhe ftohjen pas afrimitetit.” Imam Maliku thotë: “Debatet e ngurtëso- jnë zemrën dhe shkaktojnë pakënaqësi.” Hasan el Basri dëgjoi disa njerëz të cilët po debatonin mes tyre dhe tha: “Këta janë mërzitur nga adhurimi, nuk e peshojnë atë që flasin, e kanë të dobët devotshmërinë, ndaj dhe flasin e debatojnë.” Dikush tjetër nga selefët ka thënë: “Kur Al- lahu ia do të mirën dikujt, i hap portën e veprave dhe i mbyll portën e debateve, ndërsa kur Allahu ia do të keqen dikujt, i mbyll portën e veprave (nuk i jep sukses për të mira) dhe i hap portën e debateve.” Kuptohet që nga kjo përjashtohet ai debat ______________ [1] El isra 53
  • 40. Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0 36 që zhvillohet në formë bashkëbisedimi dashamirës, duke ruajtur normat dhe etikën e debatit si dhe duke pasur qëllim të mirë që debati të jetë konstruktiv, veçanërisht nëse debati zhvillohet në prani të dikujt që është mbi palët dhe që ka autoritetin e duhur për të garantuar pranimin e rezultatit të debatit nga palët. Allahu thotë: “ Polem- izo me ta në mënyrën më të mirë.”[2] 7) Pasimi i tekave, përmbushja e dëshirave dhe ideve me çdo kusht, shfryrja e inateve dhe hatërmbetjeve të dunjasë në formën e çështjeve fetare. Kjo gjë e bën njeriun të jetë i predispozuar për të shkelur normat dhe për të bërë zullum. Allahu thotë: “Mos pasoni tekat dhe t`i shmangeni drejtësisë.”[3] Ibën Rexheb el Hanbelij ka thënë: “Kur në mesin e njerëzve u shtua debati dhe ndarja mes tyre, kjo solli urrejtjen dhe ofendimin e ndërsjellë, ku secili shfaqet sikur po e urren tjetrin për hir të Allahut, por në të vërtetë është duke pasuar tekat e tij, duke mos dhënë angazhimin e duhur për kërkimin dhe njo- hjen e çështjeve mbi të cilat e ka bazuar ur- rejtjen e tij.” 8) Padrejtësia që i bëjnë njëri-tjetrit sa herë që nuk bien dakord për diçka dhe përpjekja për imponimin e mendimit në çështje të cilat në të vërtetë pranojnë larmi mendimi dhe fushë të lirë veprimi, pa u përndjekur nga një valë qortimi. Në çdo kohë dhe brez, dijetarët e Islamit që nga koha e sahabëve kanë pasur mendime të ndryshme, por në përgjithësi nuk lejonin që kjo të shkaktonte urrejtje dhe përçarje me palën tjetër që kishte një mendim ndryshe (brenda kuadrit të larmisë së pranuar). Imam Ahmedi e për- mendte Is’hak ibën Rahujen duke e lavdëruar, pavarësisht mospajtimeve mes tyre, duke thënë: “Nuk e ka kaluar urën e Horasanit asnjë njeri më i mirë sesa Is’haku, pavarësisht se nuk është dakord me ne në disa çështje, kjo sepse njerëzit gjithmonë do kenë mospajtime mes tyre.” 9) Fanatizmi pas dikujt apo diçkaje përveç së vërtetës, qoftë ndaj një grupi, fisi, partie apo një personi të caktuar. Kjo i bën ata të shkelin parimet e ligjëruara nga Allahu dhe të duan apo të urrejnë, të miqësojnë apo të armiqësojnë dikë sipas fanatizmit të tyre. Shejhul islam Ibën Tejmije ka thënë: “Nuk i takon askujt që të caktojë një figurë - kushdo qoftë ai- dhe të dojë apo të urrejë për shkak të përputhjes me të në fjalë dhe vepra, sepse përndryshe do jetë nga ata që Allahu i ka cilësuar duke thënë: “Ata të cilët e përçanë fenë e tyre në grupime, ku secili i gëzohet idesë së tij.” Nuk i takon askujt që të thërrasë në diçka apo ta besojë atë vetëm sepse e ka thënë dikush nga ata që ai i do, por le të thërrasë në të sepse është nga ato çështje që i ka urdhëruar Allahu dhe Profeti. 10) Mendimi i keq për muslimanin dhe paragjykimi. Sapo dëgjon diçka, ia jep men- jëherë vendimin dhe e nxjerr përfundimin pa e verifikuar më parë lajmin, pa njohur rrethanat dhe kushtet, ndërkohë që Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Largohuni nga paragjykimet sepse paragjykimi është thënia më e gënjeshtërt (gënjeshtra më e madhe).” Mendimet e mbrapshta burojnë nga zemrat e sëmura, që gjurmojnë të metat, që angazhohen me të “Largohuni nga paragjykimet sepse paragjykimi është thënia më e gën- jeshtërt (gënjeshtra më e madhe).” ______________ [2] El Ankebut 46 [3] En Nisa 135