SlideShare a Scribd company logo
1 of 49
Download to read offline
EDITORIALI
Xheladin Leka
“Dëlirje dhe Edukim” mes sfidës dhe aspiratës .........................2
Qendra Imam Albani‐Jordani
Besimi i Muslimanit Sunij III ...................................................... 4
Ebu Islam Salih ibën Taha Abdulvahid
Gjurmët e besimit të vërtetë mbi njeriun gjatë vdekjes
dhe në jetën e amshuar ........................................................... 11
Shuajb Rexha
Ali ibën ebi Talib ....................................................................... 14
Bali Musli Sadiku
Kontributi i tabi’inëve në ruajtjen e Sunnetit ........................... 20
Fidan Xhelili
Parathënia e “Sunenit” të Ibën Maxhes ................................... 22
Xheladin Leka
Hyrje në shkencat e fikhut (III) ................................................. 26
Prof. Dr. Ibrahim bin Amir Err‐Rruhejli
Definicioni i bidatit ................................................................... 31
Dr. Ahmed ibën Uthman el‐Mezid dhe Dr. Adil ibën Alij esh‐Shiddij
Disa këshilla për edukimin e fëmijëve ...................................... 33
Lirim Sadiku
Pendimi i sinqertë i njeriut që vrau 99 njerëz .......................... 35
Unejs Murati
Dijetari Salih el‐Fevzani ............................................................ 41
Sabahudin Selimi
Malik ibën Enesi ....................................................................... 45
Zejd Haziri
Këshilla e artë nga Imami i qartë ............................................ 48
PËRMBAJTJA
Kryeredaktor:
Zejd Haziri
Anëtarët e revistës:
Unejs Murati
Fidan Xhelili
Xheladin Leka
Bashkëpunëtorët:
Adem Avdiu
Muhamed Abdullahi
Sabahudin Selimi
Bali Sadiku
Lirim Sadiku
Namik Vehapi
Redaktor gjuhësor:
Arian Koçi
Redaktor Teknik:
Avni G. Gashi
Ballina/Dizajni:
Avni G. Gashi
Boton:
Shtëpia botuese
Atik
Gjilan, Republika e Kosovës
Tirazhi: 1000
Adresa:
Rr. M. Idrizi p.n 60000 Gjilan
Republika e Kosovës
Tel: 044 988 400
e‐mail:
delirjedheedukim@gmail.com
Ndihmo Revistën:
Nr. i llog.: 1150‐138922‐0101‐09
ProCredit Bank of Kosovo
Swift Code: MBKORS22
Gjilan, Republika e Kosovës
Editorial
“DËLIRJE & EDUKIM”
MES SFIDËS DHE ASPIRATËS
2 Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0
Përballë të gjitha problemeve dhe sfidave të ndryshme që i paraqiten kësaj reviste, kemi menduar
të ofrojmë edhe një shërbim për lexuesit e dashur, në mënyrë që çdoherë të jemi afër tyre, në kohë
rehatie apo me probleme. Shërbimi në fjalë ka për qëllim të krijojë një kënd të veçantë në revistë,
në të cilën do të parashtrohen pyetjet e lexueseve. Përgjigjet e këtyre pyetjeve do të jenë prej dijetarëve
bashkëkohorë, ekskluzivisht për revistën tonë. Këndi do të emërtohet “Lexuesit pyesin, dijetarët
përgjigjen”.
L
exues i nderuar, misioni i të Dërguarve
të Zotit ishte t’i thërrisnin njerëzit në
njëshmërinë e Allahut dhe në çdo
vepër tjetër të ndershme, por në të njëjtën
kohë t’i largonin ata nga mosbesimi dhe çdo
vepër tjetër e ndyrë duke i edukuar ato gjen-
erata në këto vepra madhështore. Një fjali e
tillë mund të shkurtohet me dy fjalë: dëlirje
dhe edukim.
Në këtë mision të shenjtë kanë ecur edhe di-
jetarët e ummetit, duke u munduar të nguli-
tin te muslimanët çdo vepër me të cilën janë
urdhëruar nga Allahu dhe Muhammedi ale-
jhi selam dhe t’i largojnë ata nga çdo vepër
prej së cilës ka ndaluar Allahu dhe i Dërguari
i Tij.
Nisur nga kuptimi madhështor që përmba-
jnë këto dy fjalë, edhe revista jonë dhe e juaja
mori këtë emër, duke shpresuar që edhe puna
e saj të jetë në pajtim me emrin që mban.
Secili prej nesh e di sakrificën e madhe të Pe-
jgamberëve dhe të dijetarëve në realizimin e
këtij qëllimi, madje shumë prej tyre janë
armiqësuar nga populli i tyre ose janë vrarë.
Me sfida të mëdha ballafaqohemi edhe ne
sot, pra revista “Dëlirje dhe Edukim”. Ky ba-
llafaqim nganjëherë nuk është i lehtë e nganj-
ëherë lë gjurmë negative, duke bërë që
ambiciet të zmbrapsen, aspiratat të ngecin,
realizimi i tyre të vonohet e nganjëherë edhe
vazhdimi dhe përparimi në disa fusha të cak-
tuara bëhet i pamundur.
Mirëpo gjithë këto probleme duhet të merr-
en në natyrshmërinë e tyre dhe nuk ka pse
t’u jepet një dozë e tepruar rëndësie, ngase u
realizua një projekt apo nuk u realizua, tek e
fundit, ashtu siç e ka caktuar Allahu do të
ndodhë. Ajo që kërkohet prej nesh në raport
me thirrjen në rrugën e Allahut është që të
mundohemi sa më shumë të sakrifikojmë për
këtë thirrje, ngase është puna më e mirë që
ekziston në fytyrën e Tokës. Ne nuk duhet të
3
Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0
ngutemi kurrë për arritjen e fryteve, sepse
këto fryte ka mundësi të realizohen sa jemi
gjallë, por ka mundësi që bereqeti i tyre të
vijë atëherë kur trupin tonë e ka mbuluar
dheu. Kur thirrësi e di se ecja e tij në këtë
rrugë është shpërblim më vete, i realizoi apo
jo qëllimet e tij, atëherë ai kurrë nuk do të
zmbrapset dhe nuk do të bëhet pesimist
sepse e di që asnjëherë nuk do të mbetet në
vend numëro.
Përballë të gjitha problemeve dhe sfidave të
ndryshme që i paraqiten kësaj reviste, kemi
menduar të ofrojmë edhe një shërbim për
lexuesit e dashur, në mënyrë që çdoherë të
jemi afër tyre, në kohë rehatie apo
me probleme. Shër-
bimi në fjalë ka për
qëllim të krijojë një
kënd të veçantë
në revistë,
në të cil-
ën do të
parashtro-
hen pyetjet e
lexueseve. Për-
gjigjet e këtyre
pyetjeve do të jenë
prej dijetarëve bash-
këkohorë, ekskluzivi-
sht për revistën tonë.
Këndi do të emërtohet
“Lexuesit pyesin, dije-
tarët përgjigjen”.
Për ta realizuar këtë qël-
lim madhështor, kohët e fundit
kemi pasur disa takime me disa dijetarë nga
Meka dhe Medina dhe nga të gjithë kemi
marrë dritën e gjelbër për ta vazhduar këtë
nismë të hajrit, Allahu ua shpërbleftë me të
mira. Mirëpo kjo elitë dijetarësh nuk do të
përkufizohet vetëm në Mekë dhe Medinë,
por do të përfshijë edhe dijetarë të tjerë nga
vendet e tjera arabe.
Pyetjet tuaja mund t’i dërgoni në adresën e
revistës e më pas stafi i revistës do të bëjë
përzgjedhjen e tyre dhe do të botojë në çdo
numër një ose dy pyetje të lexueseve bashkë
me përgjigjen e tyre nga dijetarët. Nëse pye-
tja juaj ka nevojë për një studim më të thellë,
atëherë ashtu do ta kërkojmë nga dijetarët,
në mënyrë që problemi në fjalë të trajtohet
në formë të detajuar nga dijetarët islamë, një
mundësi që jepet për herë të parë në trevat
tona.
Revista do të shërbejë si urë lidhëse mes jush
dhe dijetarëve islamë, në mënyrë që të lidh-
emi sa më shumë me personalitete me famë
botërore dhe që kanë ndikim
pozitiv në gjithë botën.
Nuk harrojmë që revista “Dël-
irje dhe Edukim”, duke u nisur
nga kryeredaktori
dhe anëtarët e saj,
mirëpret çdo vëre-
jtje, sugjerim ose ide
nga lexuesit e saj të
dashur. Pra, na
shkruani, mos ngur-
roni!
Kjo është mundësia që
ka ofruar revista juaj
për ju, mundësi të cilën
nuk e keni pasur më
herët. Tani ju mbetet
juve që ta shfrytëzoni dhe
të përfitoni nga kjo mun-
dësi.
Në emër të redaksisë
Xheladin Leka
Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0
4
BESIMI I
MUSLIMANIT SUNIJ
III
“Sigurisht që ti nuk mund të bësh të vdekurit të dëgjojnë (t’iu sjellësh përfitim atyre dhe po kështu
mosbesimtarëve) as nuk mund të bësh të shurdhët të dëgjojnë thirrjen, kur ata ikin duke kthyer
shpinën.” Neml: 80 “As të gjallët (besimtarët) dhe të vdekurit (mosbesimtarët) nuk janë njësoj.
Sigurisht që Allahu bën të dëgjojë kë të dojë Ai, ndërsa ti nuk mund t’i bësh të dëgjojnë ata që
janë në varre.” Fatir: 22
21. Cila është dispozita e sheriatit mbi lutjen e
tjetërkujt përveç Allahut, si evlijatë, etj.?
- Lutja e tillë është shirk, që të fundos në Zjarr.
- Allahu i Lartësuar thotë: “Kështu, mos lut ilah
(zot, të adhuruar) tjetër me Allahun, se përndryshe
do të jesh prej atyre që ndëshkohen.” Shuara: 213
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
"Kush vdes duke lutur ndokënd tjetër përveç All-
ahut, do të hyjë në Zjarr." Buhariu
22. A është lutja adhurim ndaj Allahut?
- Po, lutja është adhurim ndaj Allahut.
- Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe Zoti juaj thotë:
‘Lutmuni Mua (më adhuroni Mua, Një e të Vetëm,
dhe kërkoni ç’të doni vetëm tek Unë), Unë do t’ju
përgjigjem.” Gafir: 60
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
"Duaja (lutja) është adhurim." Tirmidhiu, sahih
23. A i dëgjojnë të vdekurit duatë (lutjet)?
- Të vdekurit nuk i dëgjojnë duatë (lutjet) dhe
asgjë tjetër.
- Allahu i Lartësuar thotë: “Sigurisht që ti nuk
mund të bësh të vdekurit të dëgjojnë (t’iu sjellësh
përfitim atyre dhe po kështu mosbesimtarëve) as nuk
mund të bësh të shurdhët të dëgjojnë thirrjen, kur
ata ikin duke kthyer shpinën.” Neml: 80
“As të gjallët (besimtarët) dhe të vdekurit (mosbes-
imtarët) nuk janë njësoj. Sigurisht që Allahu bën të
dëgjojë kë të dojë Ai, ndërsa ti nuk mund t’i bësh të
dëgjojnë ata që janë në varre.” Fatir: 22
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
"Allahu ka melaike të shpërndara nëpër tokë, të
cilat përcjellin përshëndetjet për mua nga ummeti
im." Ahmedi, sahih
24. A lejohet të kërkojmë ndihmë prej atyre që nuk
janë të pranishëm apo prej të vdekurve?
- Jo, nuk kërkojmë ndihmë prej tyre, por kërko-
jmë prej Allahut.
- Allahu thotë në Kur’an: “(Përkujtoni) kur ju
kërkuat ndihmë te Zoti juaj dhe Ai u përgjigj (duke
ju thënë): ‘Do t’ju ndihmoj me një mijë melekë
radhë-radhë.” El Enfal; 9
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, nëse i
ka ndodhur ndonjë fatkeqësi apo pikëllim, ka
thënë: “Ja Hajju, ja Kajjum (O Ti që je i Përjet-
shëm dhe Mbajtës e Mbrojtës i gjithçkaje që ekzis-
ton!), në Mëshirën Tënde kërkoj ndihmë!” Hadith
hasen
25. A lejohet mbështetja në ndihmën e dikujt tjetër
përveç Allahut?
- Kjo gjë nuk lejohet, sepse është shirk. Për
ndihmë mbështetemi vetëm tek Allahu i Mad-
hëruar.
- Allahu i Lartësuar thotë: "Vetëm ty të adhurojmë
dhe vetëm Ty të mbështetemi e të kërkojmë ndihmë
(kudo, në çdo kohë e për çdo gjë)." El Fatiha: 5
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
5
Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0
"Nëse kërkon diçka, kërkoja Allahut dhe nëse kër-
kon ndihmë, kërko nga Allahu." Tirmidhiu, sahih
26. A lejohet kërkimi i ndihmës nga të gjallët që
janë të pranishëm?
- Po, në ato gjëra që ata kanë mundësi dhe jo në
gjërat që i takojnë vetëm Allahut të Lartësuar.
- Allahu thotë në Kur’an: “Ndihmohuni mes jush
me të mira e në punë të mbara, e Jo në mëkate e
armiqësi.” Maide: 2
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
"Allahu është në ndihmë të robit të Vet, derisa robi
është në ndihmë të vëllait të vet." Muslimi
27. A lejohet zotimi për ndokënd tjetër përveç Al-
lahut?
- Nuk lejohet zotimi për askënd tjetër përveç Al-
lahut të vetëm.
-Allahu thotë në Kur’an: “(Përkujto) kur ba-
shkëshortja e Imranit tha: “Zoti im! Të jam betuar
Ty se (fëmija) që është në barkun tim të jetë i
përkushtuar për shërbimet Tua (i shkëputur nga çdo
punë e kësaj bote për t’i shërbyer vendit Tënd të ad-
hurimit), kështu pra, ma prano këtë mua. Pa dy-
shim që Ti je vërtet Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri.”
Al Imran: 35
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
"Kush është zotuar në respekt ndaj Allahut, le të re-
spektojë E, kush është zotuar në mëkat ndaj Al-
lahut, mos ta respektojë (mos ta bëjë)." Buhariu
28. A lejohet therja për ndokënd tjetër përveç Al-
lahut?
- Nuk lejohet! Një gjë e tillë është shirk i madh.
- Allahu thotë në Kur’an: “Kështu pra, falu për
Zotin tënd dhe prej kurban (vetëm për Të)!”
Keuther: 2
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
"Mallkimi i Allahut qoftë mbi atë që ther për
ndokënd tjetër përveç Allahut!" Muslimi
29. A lejohet tavafi (sjellja) rreth varreve?
- Nuk lejohet tavafi (rreth ndonjë gjëje tjetër)
përveç Qabes.
- Allahu i Lartësuar thotë: “Pastaj le të plotësojnë
detyrimet e përcaktuara për ta, të therin kurbanet
dhe të sillen rreth Shtëpisë së Lashtë (Qabes në
Mekë)!” Haxh: 29
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
"Kush bën tavaf rreth Qabes 7 herë dhe i fal dy
rekate, ka shpërblim sikur të ketë liruar një rob."
Ibën Maxhe, sahih
30. A lejohet të falesh duke pasur para teje ndonjë
varr?
- Nuk lejohet namazi në drejtim të varrit, për
shkak se njeriu mund të anojë në madhështimin
dhe adhurimin e tij.
- Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe prej ngado që të
nisni faljen, ktheni fytyrën nga Xhamia e Shenjtë
(Mesxhidil Haram, Qabja në Mekë). Dhe pa dysh-
im, kjo është e vërteta nga Zoti yt. Dhe Allahu nuk
është i pavëmendshëm për çfarë ju veproni.” Bekare:
149
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
"Mos u ulni mbi varre dhe mos u falni në drejtim
të tyre!" Muslimi
31. Cila është dispozita e sheriatit për punën me
sihër (magji)?
- Nuk lejohet puna me të! Kjo është nga mëkatet
e mëdha, të cilat të shpijnë në kufër ndaj Allahut,
gjithashtu edhe të mësuarit e saj (është haram).
- Allahu i Lartësuar thotë: “Ata ndoqën atë që she-
jtanët e nxorën (në mënyrë të rreme nga magjia) në
kohën e sundimit të Sulejmanit. Nuk mohoi Sulej-
mani, por shejtanët mohuan (nuk besuan) duke u
mësuar njerëzve magjinë dhe gjëra të tilla që zbritën
në Babiloni prej dy melekëve, Harut dhe Marut,
por në të vërtetë asnjëri prej tyre nuk i mësoi
ndokujt gjëra të tilla, veç pasi ata thanë: “Ne jemi
vetëm sprovë, kështu që mos u bëni mosbesimtarë
(dukë mësuar magjinë prej nesh).” Dhe nga këta
melekë njerëzit mësuan atë që shkaktonte ndarjen
e burrit nga bashkëshortja e tij, por ata nuk mund
të dëmtonin ndokënd përveç se me Vullnetin dhe
Lejen e Allahut. Dhe ata mësuan atë gjë që i dëm-
tonte dhe nuk u sillte përfitim. E në të vërtetë ata e
dinin se blerësit e saj (të magjisë) nuk do të kishin
aspak pjesë nga Bota e Pastajme. Dhe vërtet, sa e
keqe ishte ajo për të cilën ata shitën veten e tyre, veç
sikur ta dinin.” Bekare: 102
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
"Largojuni shtatë mëkateve të mëdha: shokvënies
Allahut, magjisë…" Muslimi
32. A t’i besojmë fallxhorit dhe magjistarit?
Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0
6
- Nuk i besojmë atyre dhe as nuk shkojmë tek
ata!
- Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: Askush në qiej
dhe në tokë nuk e di gajbin (të fshehtën, të panjo-
hurën) veç Allahut, as nuk mund ta ndiejnë se kur
do të ringjallen.” Neml: 65
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
"Kush shkon te magjistari dhe e beson atë që e thotë
ai, vetëm se ka mohuar atë që është zbritur mbi
Muhammedin." [Ahmedi, sahih]
33. A e di të fshehtën dikush nga krijesat?
- Jo, askush nuk e di të fshehtën përveç Allahut
të Vetëm.
- Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe vetëm me Të janë
çelësat e gajbit (gjithçka të fshehtë e të panjohur),
askush nuk i di përveç Atij. Ai di gjithë ç’ka në tokë
e det; nuk ka asnjë gjethe që bie dhe Ai të mos ketë
dijeni për të; nuk ka asnjë grimcë në errësirën e
tokës, asgjë të njomë ose të thatë që të mos jetë
shkruar në Shkrim të Qartë.” En'am: 59
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
"Nuk e di të fshehtën (askush) pos Allahut." Tabera-
niu, hasen
34. Me ç'ligj duhet të gjykojnë muslimanët?
- Obligohen të gjykojnë me Kur’an dhe Sunnet,
qofshin ata grupime, persona apo udhëheqës.
- Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe në këtë mënyrë
(ti, o Muhammed) gjyko mes tyre me atë që të ka
shpallur Allahu dhe mos u shko pas dëshirave të tyre
të kota, por tregohu i vëmendshëm ndaj tyre që mos
të të kthejnë e të të largojnë nga disa gjëra, të cilat
Allahu t’i ka zbritur ty (o Muhammed). Por nëse
ata largohen, atëherë dije se është Dëshira e Allahut
për t’i ndëshkuar ata për disa mëkate të tyre. Dhe
vërtet shumica e njerëzve janë fasikunë (të pabindur
e të panënshtruar ndaj Allahut).” Maideh: 49
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
“Allahu është Ai që gjykon dhe përfundimi është te
Ai.” Ebu Davudi: hasen.
35. Cila është dispozita e sheriatit për ligjet e ven-
dosura nga njerëzit, të cilat e kundërshtojnë sheri-
atin?
- Puna me të është kufër i madh, nëse e lejon ose
thotë se është më i mirë se Ligji i Allahut apo e
mbivlerëson para Ligjit të Kur’anit.
- Allahu thotë në Kur’an: “...dhe kushdo që nuk
gjykon me atë që ka shpallur Allahu (me Ligjin e
Allahut), të këtillët janë kafira.” Maideh: 44
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
“Derisa të gjykojnë prijësit me ligj tjetër dhe e lënë
atë që e ka zbritur Allahu, Allahu do të krijojë mes
tyre armiqësi.” Sahih
36. A lejohet betimi në dikë tjetër përveç Allahut?
- Nuk lejohet betimi në asgjë tjetër, përveç në All-
ahun.
- Allahu thotë në Kur’an: “Ata që nuk besuan,
mbahen se ata nuk do të ringjallen më kurrë (për
të dhënë llogari). Thuaju (o Muhammed): ‘Po! Për
Zotin tim! Ju pa asnjë dyshim që do të ringjalleni,
pastaj ju do të njoftoheni (dhe do të shpërbleheni)
për çfarë punuat dhe kjo është mjaft e lehtë për Al-
lahun.” Tagabun: 7
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
"Kush betohet në tjetër gjë pos Allahut, vetëm se ka
bërë shirk." Ahmedi, sahih
37. A lejohet vendosja e hajmalive?
- Nuk lejohet vendosja e tyre ngase kjo është nga
veprat e shirkut.
- Allahu thotë në Kur’an: “Dhe nëse Alahu ju prek
me ndonjë të keqe, askush nuk mund ta largojë atë
përveç Atij dhe nëse Ai ju prek ju me ndonjë të mirë,
atëherë Ai është i Zoti për të bërë çdo gjë.” En’Am:
17
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
"Kush ka vendosur hajmali, vetëm se ka bërë kufër."
Ahmedi, sahih
38. Si mund të ndërmjetësojmë tek Allahu i Lartë-
suar?
- Ndërmjetësojmë tek Allahu me Emrat dhe
Cilësitë e Tij të Larta si dhe me punë të mira.
- Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe të Allahut janë
gjithë emrat më të bukur, kështu që luteni Atë me
ta dhe largojuni shoqërisë së atyre të cilët i përgën-
jeshtrojnë (dhe përdhosin) emrat e Tij. Ata shpejt
do të shpërblehen për çfarë kanë vepruar.” A’rafë:
180
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
"Të lutem Ty me të gjitha Emrat e Tua, me të cilat
7
Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0
Ti e ke quajtur Veten Tënde!" Ahmedi, sahih
39. A ka nevojë lutja për ndërmjetësimin e ndonjë
krijese?
- Lutja nuk ka nevojë për ndërmjetësimin e as-
njërës prej krijesave.
- Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe kur robërit e Mi
të pyesin Ty (o Muhammed) për Mua, atëherë
(përgjigju atyre): Vërtet Unë jam pranë (tyre me
Dijen Time), Unë u përgjigjem duave (lutjeve) të
lutësit kur ai më drejtohet Mua me lutje (pa ndër-
mjetësues a ndërlidhës). Kështu pra, ata le të më
binden Mua dhe le të më besojnë Mua, që në këtë
mënyrë të mund të udhëhiqen drejt!” Bekare: 186
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
"Me të vërtetë ju i luteni Atij që dëgjon dhe është
afër, Atij që është me ju." (d.m.th: ju dëgjon dhe ju
sheh juve) Muslimi
40. Cila është detyra e Pejgamberëve?
- Detyra e Pejgamberëve është komunikimi, qar-
tësimi dhe ngritja e argumenteve.
- Allahu i Lartësuar thotë: “O i Dërguar (Muha-
mmed)! Shpalle (Mesazhin) i cili të është zbritur
ty nga Zoti yt dhe nëse nuk e bën këtë, atëherë nuk
e ke shpallur Mesazhin e Tij (nuk e ke çuar në vend
porosinë e Tij). Allahu do të të mbrojë ty nga
njerëzit. Sigurisht që Allahu nuk e udhëzon një pop-
ull që nuk beson.” Maideh: 67
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "O
Zoti im! Dëshmo!" E tha këtë si përgjigje për fjalën
e shokëve të tij kur thanë: "Dëshmojmë që ti e kreve
shpalljen, e çove në vend amanetin dhe këshillove."
Muslimi.
41. Nga kush e kërkojmë ndërmjetësimin e Pejgam-
berit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të?
- Ndërmjetësimin e Muhamedit, paqja dhe
bekimi i Allahut qofshin mbi të, e kërkojmë
vetëm nga Allahu i Lartësuar.
- Allahu thotë në Kur’an: “Allah! La ilahe il-la
Huve (Askush nuk ka të drejtë, nuk meriton dhe
nuk duhet të adhurohet përveç Atij),El-Haj-ju El-
Kaj-jum (i Përjetshmi, i Pafillim dhe i Pambarim,
Mbajtësi dhe Mbrojtësi i gjithçkaje që ekziston). As
kotje e as gjumë nuk e kap Atë. Atij i përkasin gjithë
ç’është në qiej e gjithë që është në tokë. E kush është
ai që mund të ndërhyjë tek Ai përveç se me Lejen e
Tij?” Bekareh: 255
“Thuaju: Allahut i takon gjithë ndërmjetësimi. Atij
i përket Mbizotërimi i qiejve dhe i tokës. Pastaj tek
Ai do të ktheheni.” Zumer: 44
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, më-
sonte njërin nga shokët e vet që të thoshte: “O
Zot, bëje Muhamedin ndërmjetësues për mua!” Tir-
midhiu, sahih
42. Si ta duam Allahun dhe të Dërguarin e Tij?
- Dashuria jonë është në respektimin dhe pasi-
min/zbatimin e urdhrave të tyre.
- Allahu thotë në Kur’an: “Thuaj (o Muhamed):
‘Nëse vërtet e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua
(pranoni Islamin, ndiqni Kur’anin dhe Sunnetin,
Rrugën time), Allahu do t’ju dojë ju dhe do t’jua
falë gjynahet tuaja. Dhe Allahu është gjithnjë Falës
i Madh, Mëshirëplotë.” Alu Imran: 31
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
"Nuk ka besuar askush nga ju derisa mos të jem
më i dashur për të se fëmija i tij, prindi i tij dhe
njerëzit në përgjithësi." Buhariu
43. A lejohet ta teprojmë në lavdërimin e Muha-
mmedit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi
të?
- Jo, nuk lejohet ta teprojmë në lavdërimin dhe
ngritjen e Muhammedit, paqja dhe bekimi i Al-
lahut qofshin mbi të.
- Allahu i Lartësuar thotë: "Thuaj (o Muha-
mmed): “Unë jam vetëm një njeri si edhe ju, (por)
mua më është frymëzuar e më është shpallur se i ad-
huruari juaj është Një i Adhuruar i Vetëm, Allahu;
kështu pra, kushdo që shpreson për Takimin me
Zotin e Tij, le të punojë mirësi e drejtësi dhe të mos
i bashkojë askënd për shok në adhurim Zotit të Tij.”
Kehf: 110
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
"Mos më lavdëroni/ngrini ashtu siç e kanë lav-
dëruar/ngritur të krishterët të birin e Merjemes
(Isain alejhis selam), sepse unë nuk jam veçse rob,
prandaj thoni: rob i Allahut dhe i Dërguar i Tij."
Buhariu
44. Cila është krijesa e parë?
- Nga njerëzit Ademi, ndërsa nga sendet është
Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0
8
lapsi.
- Ai Lartësuar thotë: “Kujto kur Zoti yt u tha
melekëve: “Me të vërtetë që Unë do të krijoj njeriun
nga balta.” Sad: 71.
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
"Nga gjërat e para që krijoi Allahu është lapsi." Ebu
Davudi dhe Tirmidhiu; Hadithi është sahih.
45. Nga çfarë është krijuar Muhamedi sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem?
- Allahu e ka krijuar Muhammedin, paqja dhe
bekimi i Allahut qofshin mbi të, si çdo krijesë
tjetër njerëzore.
- Allahu thotë në Kur’an: "Thuaj (o Muhammed):
“Unë jam vetëm një njeri si edhe ju, (por) mua më
është frymëzuar e më është shpallur se i adhuruari
juaj është Një i Adhuruar i Vetëm, Allahu; kështu
pra, kushdo që shpreson për Takimin me Zotin e
Tij, le të punojë mirësi e drejtësi dhe të mos i
bashkojë askënd për shok në adhurim Zotit të Tij.”
Kehf: 110
“(Allahu) është Ai i Cili ju ka krijuar ju nga dheu
(Ademin), pastaj nga nutfah [Lëngu i ngjizur i kri-
juar nga bashkimi i farës së vezës mashkullore me
atë femërore] (pasardhësit e Ademit), pastaj nga një
copë gjaku e mpiksur, pastaj ju nxjerr jashtë si fos-
hnja, pastaj ju jep rritje që të mund të arrini
moshën e fuqisë dhe më pas të jeni të moshuar,-edhe
pse disa prej jush vdesin më përpara,- dhe që të ar-
rini një kohë të përcaktuar, me qëllim që mbase
kuptoni (e fitoni mençuri).” Gafir: 67
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
"Vërtet çdo njeri nga ju formohet në barkun e nënës
së tij 40 ditë si pikë (nutfe’)..." Buhariu dhe Mus-
limi
46. Cili është gjykimi i sheriatit për luftën-xhihadin
në Rrugë të Allahut?
- Xhihadi është obligim mbi muslimanët, qoftë
ai me pasuri, trup apo gjuhë.
- Allahu thotë në Kur’an: “Ecni përpara qoftë kur
e keni të lehtë (jeni të shëndoshë, në moshë, të pasur,
të armatosur) ose të rëndë (të sëmurë, të moshuar,
të varfër, pa mjete) dhe përpiquni fort me pasurinë
tuaj dhe me jetën tuaj në Çështjen e Allahut. Kjo
është më e mira për ju, veç sikur ta dinit.” Tevbe:
41
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem!) ka
thënë: "Luftoni mushrikët (politeistët) me pasurinë
tuaj, trupin/fizionominë tuaj dhe me gjuhën tuaj.”
(që është fard ajn - obligim për të gjithë që kanë
mundësi kur okupohet një vend nga vendet e
muslimanëve afër e më afër). Ebu Davudi, sahih
47. Cila është miqësia ndaj muslimanëve?
- Miqësia ndaj muslimanëve është dashuria ndaj
tyre - ndihma e besimtarëve të cilët janë të pastër
në njëshmërinë e Allahut.
- Allahu thotë në Kur’an: “Besimtarët dhe bes-
imtaret janë eulija (ndihmues, mbrojtës e miq) për
njëri-tjetrin, ata u mëshirojnë(njerëzve) El-Ma’rufë
(Islamin me gjithë përmbajtjen e tij çfarë urdhëron
ai) dhe i ndalojnë (njerëzit) nga El-Munker (mos-
besimi, politeizmi i çdo lloji dhe gjithçka tjetër që e
ndalon Islami), ata i kryejnë rregullisht dhe në
mënyrë të përkryer faljet e përcaktuara ditore, japin
zekatin dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të
Tij...” Tevbe: 71
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
"Muslimanët janë si një ndërtesë, e forcojnë njëri-
tjetrin." Muslimi
48. A lejohet miqësia me jobesimtarët dhe ndihma
e tyre?
- Nuk lejohet miqësia me jobesimtarët dhe as
ndihma e tyre, sepse kjo është nga gjërat që të
largojnë nga besimi i sinqertë.
- Allahu i Lartësuar thotë: “E nëse ndonjë prej jush
i zë ata eulija, atëherë nuk ka dyshim se ai është një
prej tyre.” Maide: 51
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
"Me të vërtetë familja e filanit nuk janë miqtë e mi
[për arsye se ata nuk ishin besimtarë]...” Buhariu
dhe Muslimi
49. Kush është (konsiderohet) mik (i afërt dhe i
dashur)?
- Mik është besimtari i devotshëm sunni (i cili i
frikësohet Allahut, punon me Kur’an dhe Sunnet
sipas selefit).
- Allahu thotë në Kur’an: “Ta dini se eulijatë (të
dashurit e Allahut) nuk kanë frikë (në botën tjetër)
e as ndonjë brengosje. (Ata) të cilët besuan dhe ishin
të ruajtur.” Junus: 62-63
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
9
Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0
“I afërt i imi është Allahu dhe besimtarët e mirë.”
Buhariu dhe Muslimi
50. Përse Allahu zbriti Kur’anin?
- Allahu e zbriti Kur’anin për ta lexuar, medituar
dhe për të punuar ne me të.
- Allahu i Lartësuar thotë: “(Thuaj o Muhamm-
ed këtyre idhujtarëve, arabëve paganë): “Ndiqni
çfarë ju është zbritur juve nga Zoti juaj (Kur’anin,
Pejgamberin alejhi selam dhe rrugën e tij) dhe mos
shkoni pas asnjë eulijai (ndihmues a mbrojtës që ju
urdhëron të adhuroni të tjerë përveç a përkrah Al-
lahut)tjetër përveç Atij (Allahut). Sa pak që përku-
jtoni!" A’rafë: 3
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
"Lexojeni Kur’anin dhe punoni me të." Ahmedi,
sahih
51. A na mjafton vetëm Kur’ani pa Sunnetin?
- Jo, nuk na mjafton Kur’ani pa Sunnet.
- Allahu thotë në Kur’an: “(Ne i dërguam të Dër-
guarit) me shenja të qarta dhe me Libra, ndërsa
edhe ty (O Muhammed) të kemi zbritur Përku-
jtuesin me këshilla (Kur’anin), që ti të mund t’u sh-
pjegosh njerëzve qartë se çfarë u është zbritur atyre
dhe që të mund të mendojnë.” Nahl: 44
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
"Mua më është dhënë Kur’ani dhe i një i ng-
jashëm me të." Ebu Davudi, sahih
52. A i japim përparësi fjalës së ndonjë krijese para
Fjalës së Allahut dhe të Dërguarit të Tij?
- Jo, nuk i japim përparësi fjalës së askujt tjetër
para Fjalës së Allahut dhe të Dërguarit të Tij,
kushdo qoftë ai.
- Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar!
Mos vendosni para se të vendosë Allahu dhe i Dër-
guari i Tij dhe kini frikë Allahun. Vërtet Allahu
është Gjithëdëgjues, i Gjithëditur.” Huxhurat: 1
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
"Nuk ka respekt ndaj askujt në mëkat ndaj Allahut,
Me të vërtetë respektimi është në të mirë - punë të
mbara." Buhariu dhe Muslimi
53. Ç'duhet të bëjmë nëse kundërshtohemi –polem-
izojmë - në mes vete?
- Duhet të kthehemi tek Libri i Allahut dhe Sun-
neti i të Dërguarit të Tij, sipas të kuptuarit të se-
lefit, duke pyetur dijetarët e sinqertë - selefi.
- Allahu thotë në Kur’an: “O ju që keni besuar!
Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit dhe
atyre prej jush që janë në drejtimin e udhëheqjes
tuaj! Dhe nëse keni mosmarrëveshje për ndonjë gjë
mes jush, drejtohuni Allahut (Fjalës së Tij -
Kur’anit) dhe të Dërguarit të Tij (Sunnetit të të
Dërguarit), nëse besoni Allahun dhe Ditën e Fun-
dit. Kjo është më e mirë dhe më e përshtatshme për
përcaktimin e fundit.” Nisa: 59
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
“Jua kam lënë dy gjëra, me të cilat, po qe se kapeni
për to, kurrë nuk do të devijoni: Librin e Allahut
dhe Sunnetin tim.” Sahih
54. Ç'është bidati (risia) në din (fe)?
- Bidat është çdo gjë me të cilën adhurohet Al-
lahu pa pasur ndonjë argument në fe.
- Allahu i Lartësuar thotë: “Apo kanë ata shokë e
të barabartë me Allahun (zota të rremë të tyre), të
cilët kanë themeluar e përcaktuar për ta ndonjë fe
të cilën nuk e ka urdhëruar e përcaktuar Allahu?
Dhe po të mos kishte qenë për një Fjalë Vendimtare
(tashmë të kaluar), çështja do të gjykohej mes tyre.
Dhe pa dyshim që për dhalimunët (politeistët, ke-
qbërësit), për ta është dënim i dhimbshëm.” Shura:
21
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka
thënë: "Kush shpik diçka (të re) në fenë tonë e që
nuk është nga ne, ajo është e refuzuar." Buhariu
dhe Muslimi
55. A ka në dinin (fenë) tonë bidat (risi) të mirë?
- Jo, nuk ka në dinin (fenë) tonë bidat (risi) të
mirë, por çdo gjë e shpikur është nga epshet dhe
shijet vetjake.
- Allahu thotë në Kur’an: “...Këtë ditë, ata të cilët
nuk besuan, kanë humbur të gjitha shpresat për fenë
tuaj (që t’ju joshin e t’ju largojnë nga Besimi Islam),
kështu që mos i kini frikë ata, por frikësomuni
Mua. Këtë ditë Unë përsosa fenë tuaj, plotësova
Mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha për ju Islamin
si Fe...” Maideh: 3
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem!) ka
thënë: "Ruajuni nga gjërat e shpikura, se çdo e sh-
pikur është risi, çdo risi është lajthitje dhe çdo la-
jthitje është në zjarr." Ebu Davudi, sahih
Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0
10
56. A ka në Islam sunnet të mirë?
- Po, fillimi i një pune të mirë, të cilën të tjerët e
pasojnë, apo të themelohet diçka e mirë nga
puna e dikujt.
- Allahu thotë në Kur’an: “Edhe ata të cilët thonë:
‘Zoti ynë! Na dhuro neve nga gratë tona dhe fëmijët
tanë të atillë që të jenë qetësia e syve tanë dhe na
bëj prijës të muttekinëve (të të përkushtuarve në
Besimin e Pastër Islam).” Furkan: 74
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
"Kush bën në Islam një punë të mirë, ai ka shpër-
blimin e vet dhe të gjithë atyre që e bëjnë atë punë
pas tij!" Muslimi
57. A mjafton për muslimanin shërimi/ për-
mirësimi vetëm i vetvetes?
- Jo, patjetër duhet ta shërojë dhe ta këshillojë
(në Islam) familjen e tij dhe atë që ka mundësi
(nga njerëzit).
- Allahu thotë në Kur’an: “O ju që keni besuar!
Shmanguni dhe largoni prej vetes suaj dhe prej
familjeve tuaja një Zjarr, lënda djegëse e të cilit janë
njerëzit dhe gurët...” Tahrim: 6
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
"Me të vërtetë Allahu do të pyesë çdo përgjegjës për
kopenë, familjen e tij se çka ka bërë me të: e ka ru-
ajtur apo e ka humbur atë!” Hasen
58. Kur do të fitojnë muslimanët?
- Atëherë kur ta fitojnë/ndihmojnë dhe praktiko-
jnë fenë e Allahut, duke punuar me Librin e Al-
lahut dhe Sunnetin e të Dërguarit të Tij.
- Allahu thotë në Kur’an: “O ju që keni besuar!
Nëse ju e ndihmoni Allahun (në Çështjen e Tij), Ai
do t’ju ndihmojë ju dhe do t’ju bëjë të qëndroni fort
në këmbët tuaja.” Muhammed: 7
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
"Nëse bëni tregti (merreni me kamatë) dhe kapeni
për bishta të lopëve (kapeni pas pasurisë së kësaj
bote), jeni të kënaqur me të dhe e lini xhihadin
(luftën), Allahu ka për të zbritur nënçmim mbi ju
(dhe nuk e ngre nënçmimin nga ju) derisa të rik-
theheni në fenë tuaj." Sahih
59. Cila është rrugëdalja nga grupacionet dhe
përçarjet?
- Rikthimi në Fenë e Vërtetë, ashtu siç e kanë
kuptuar selefët e sinqertë, dhe lënia e konflikteve
dhe përçarjeve.
- Allahu thotë në Kur’an: “Dhe kushdo që kundër-
shton të Dërguarin pasi t’i jetë treguar qartë atij
Rruga e Drejtë, dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e bes-
imtarëve, Ne do ta mbajmë atë në atë drejtim që ai
vetë ka zgjedhur dhe do të djegim atë në Zjarr. Sa
përfundim i keq!" Nisa: 115
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
"Me te vërtetë ai që do të jetojë prej jush, do të shohë
përçarje-kundërshtime të shumta. Ju porosis të pa-
soni Sunnetin tim dhe të hulefa rrashidinëve të ud-
hëzuar pas meje. Kapuni për të me dhëmballë!"
Sahih
60. Cili është obligimi i muslimanëve të sotëm?
- Kapja e të gjithëve për Librin e Allahut, që të
jenë popull i bashkuar.
- Allahu thotë në Kur’an: “Dhe mbahuni fort, të
gjithë ju së bashku pas Litarit të Allahut (Kur’anit)
dhe mos u ndani mes jush, dhe mbani në mendje
Përkujtimin e Allahut përmbi ju, pasi ju qetë armiq
mes njëri-tjetrit, por Ai bëri bashkimin e zemrave
tuaja kështu që me Mirësinë e Tij ju u bëtë vëllezër
(në Besimin Islam); dhe qetë në buzë të greminës së
Zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kësisoj, Allahu
jua bën të qarta ajetet (provat, treguesit, shpalljet)
që të mund të drejtoheni.” Alu Imran: 103
- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
“Shembulli i muslimanëve në dashamirësi, mëshirë
dhe ndihmë të ndërsjellë është sikurse trupi që ka
ndonjë pjesë të sëmurë, atëherë i tëri vuan nga
pagjumësia dhe zjarrmia.” Buhariu
Qendra Imam Albani-Jordani
Përshtati: Unejs Murati
11
Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0
E
tërë lavdia qoftë për Allahun. Atë e falën-
derojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje
kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje prej Allahut
nga të këqijat e shpirtit tonë dhe nga veprimet e
këqija në punët tona. Atë që e udhëzon Allahu,
nuk ka kush që e devijon dhe atë që Allahu e
humb, nuk ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se
nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut,
Një të vetmit, që nuk ka shok, dhe dëshmoj se
Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij.
Vëllezër në Islam!
Në xhumanë e kaluar kemi theksuar se vërtet
akideja vjen e para[1] për arsye se lumturia e
njeriut në jetën e kësaj bote është e lidhur me aki-
den e vërtetë dhe, nëse do Allahu, edhe sot do të
fillojmë duke deklaruar se akideja është e para,
për arsye se lumturia e njeriut dhe shpëtimi i tij
në jetën e amshuar gjithashtu është e mbështetur
mbi akiden e vërtetë.
O robër të Allahut! Tema jonë në këtë ditë është
mbi gjurmët e akides së vërtetë te njeriu në jetën
e përhershme, që t'ju sqarohet juve, o ummet i
Islamit, që lumturia e njeriut në këtë jetë dhe në
jetën tjetër është e mbështetur mbi akiden e
vërtetë. Jeta e amshuar për njeriun fillon prej
vdekjes e derisa të banojë ose në xhennet ose në
xhehennem.
Vëllezër në Islam! Ejani dhe shikoni akiden e
vërtetë, se çfarë vepron ajo gjatë vdekjes me pose-
duesin e saj. I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem thotë: "Kush vdes duke mos i bërë shirk (shok)
Allahut asnjë gjë, hyn në xhenet. E, kush vdes duke
i bërë shirk Allahut, hyn në xhehenem."[2] Pra, kup-
tojmë se kush vdes në tevhid, me akide të vërtetë,
hyn në xhenet. E, kush vdes në shirk, me akide
të prishur, hyn në zjarr. Poseduesit e akides së
vërtetë, kur u vjen vdekja, u zbresin melaiket nga
qielli duke i përgëzuar me xhenet, hapësira e të
cilit është sa e qiejve dhe e tokës, dhe u thuhet
atyre: “Mos u frikësoni e as mos u brengosuni”,
ashtu siç na ka treguar për këtë Zoti ynë i Lartë-
suar në librin e Tij, ku thotë: "E s'ka dyshim se
ata që thanë: “Allahu është Zoti ynë” dhe ishin
të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të
vdekjes dhe u thonë): “Të mos frikësoheni e as
të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u
premtohej. (u thonë) Ne kujdesemi për ju si në
jetën e kësaj bote ashtu edhe në botën tjetër, ku
do të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni.
Pritje e nderuar nga Falësi i madh, Mëshirë-
ploti."[3] Këta pra janë poseduesit e akides së
vërtetë, të cilëve u zbresin engjëjt gjatë agonisë së
vdekjes. Këta janë ata që Zoti i tyre i ka forcuar
me fjalën e fortë duke i larguar nga kjo botë duke
thënë “La ilahe il-lallah”, ndërsa Pejgamberi sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "E kush e ka fjalën
e fundit në këtë bote la ilahe il-lallah, hyn në
xhenet."[4] Nga kjo kuptojmë se kush e shqipton
fjalën la ilahe il-lallah, d.m.th. besimin e vërtetë,
dhe vdes me të, hyn në xhenet.
Ndërsa poseduesve të akides së prishur, kur u
vjen vdekja, u zbresin melaiket dhe i godasin në
fytyrë dhe në shpinë e ata nuk munden kurrë, në
asnjë mënyrë, si do që të jenë, të thonë gjatë ag-
onisë së vdekjes la ilahe il-lallah, për arsye se fjala
e tevhidit nuk del nga goja e idhujtarit, vetëm
nëse ai e ka thënë atë gjatë jetës dhe që ka qenë i
bindur në të me zemër dhe ka punuar me gjym-
GJURMËT E BESIMIT TË VËRTETË
MBI NJERIUN GJATË VDEKJES DHE NË
JETËN E AMSHUAR
I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Kush vdes duke mos i bërë shirk (shok) Allahut
asnjë gjë, hyn në xhenet. E, kush vdes duke i bërë shirk Allahut, hyn në xhehenem."
______________
[1] Gjëja më kryesore dhe më parësore që duhet ta mësojmë drejt, ta reflektojmë në praktikë dhe t’i thërrasim të tjerët në të. Akide ka kuptimin besim, bindje
(sh.p).
[2] "Sahihul Xhami” 6427.
[3] Fusilet: 30-32.
[4] Sahihul Xhami 6479.
Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0
12
tyrët e tij sipas saj para vdekjes. I tillë është
Faraoni, mallkimi i Allahut qoftë mbi të, i cili e
mbushi tokën me padrejtësi dhe u tha njerëzve:
“Unë janë zoti juaj i lartë”, por kur po fundosej,
u mundua të thotë la ilahe il-lallah për të shpë-
tuar nga dënimi i Allahut, mirëpo a del fjala e
tevhidit nga goja e jobesimtarit gjatë vdekjes?! Al-
lahu i Lartësuar thotë: "Ne i kapërcyem beni is-
railët përtej detit dhe faraoni e ushtria e tij i ndoqi
mizorisht dhe armiqësisht derisa e përfshiu atë
përmbysja. E ai tha: “Besova se nuk ka të adhuruar
me të drejtë përveç Atij që i besuan beni israilët,
edhe unë jam nga muslimanët."[5] Faraoni dëshiroi
të shqiptojë fjalën e të Madhëruarit, mirëpo ajo
nuk del nga goja e jobesimtarit dhe Allahu ia re-
fuzoi atij pendesën e rrejshme dhe i tha: "Ti tani
beson, ndërsa më parë kundërshtove dhe ishe njëri
prej shkatërruesve! Sot po të shpëtojmë ty (po të nx-
jerrim prej detit) me trupin tënd (të vdekur) që të
shërbesh si argument për ata që vijnë pas teje.
Vërtet, ekziston një shumicë njerëzish që ndaj ar-
gumenteve Tona janë mospërfillës."[6] E sa prej idh-
ujtarëve e prej jobesimtarëve u larguan nga kjo
botë para syve tanë dhe nuk mundën të thonë la
ilahe il-lallah?! Atëherë, akideja është e para, nëse
njeriu dëshiron të largohet nga kjo botë me fjalën
la ilahe il-lallah.
Vëllezër në Islam! Shikoni akiden dhe gjurmët e
saj mbi poseduesin e saj në varr. Njeriu, kur
largohet nga kjo botë dhe mbartet mbi supe, ven-
doset në varr dhe i hidhet dheu mbi të, atëherë i
vijnë atij dy engjëj qortues, të rreptë. E qortojnë
atë dhe i ulen pranë e i thonë: “Kush është Zoti
yt? Cila është feja jote? E çfarë thoni për këtë njeri,
i cili është dërguar tek ju?” Pasuesi i akides së
vërtetë, kur e pyesin engjëjt se kush është Zoti yt,
përgjigjet: “Zoti im është Allahu.” Cila është feja
jote? Thotë: “Feja ime është Islami”. Dhe kur pyetet
se çfarë thotë për këtë njeri, i cili është dërguar tek
ata, përgjigjet: “Ai është Muhammedi, i Dërguari i
Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Po, pra ky
njeri shpëton në këtë sprovë të vështirë. Kjo
sprovë është shumë e rëndë dhe prej saj shpëton
vetëm ai që ka vdekur me la ilahe il-lallah, e ka
thënë këtë me gjuhën e tij, i bindur në të me
zemrën e tij dhe kanë vepruar me të gjymtyrët e
tij. Ndërsa kur vendoset në varr pasuesi i akides
së prishur, i cili nuk e ka shqiptuar me gjuhën e
tij fjalën la ilahe il-lallah apo e ka shqiptuar por
nuk është bindur në të, si hipokritët, dhe nuk
kanë punuar gjymtyrët e tij me la ilahe il-lallah,
atij i thuhet: “Kush është Zoti yt?” Përgjigjet: “Ah,
ah nuk e di!” Cila është feja jote?” Thotë: “Ah, ah
nuk e di!” Çfarë thua për këtë njeri, i cili është dër-
guar tek ju?” Përgjigjet: “Ah ah nuk e di”! A e har-
ruat poetin që kur pyetej thoshte nuk e di. E
kështu ndodh me ata që i ngjajnë këtij, sepse kur
hyjnë në varr dhe pyeten, ata përgjigjen: “Nuk e
di, nuk e njoh!” E si ta dinë kur gjatë tërë jetës
kanë rendur pas dynjasë, ndërsa natën ka qën-
druar me njerëz të këqij dhe nuk kanë qarë asnjë
natë për Allahun? Asnjëherë nuk i kanë zgjatur
duart për të lutur Allahun! Nuk e kanë njohur
Zotin e tyre asnjë ditë! Kjo jetë i ka bërë të har-
rojnë dhe i ka mashtruar derisa u ka ardhur
vdekja. E kur hyjnë në varr e të pyeten, atëherë
bien nga provimi.
Ummet i Islamit! A e kuptuat se si shpëtoni nga
sprova në varr? Pra, me akiden së pari. Shikoni,
o ju robër të Allahut, Ditën e Gjykimit, kur do
të qëndroni në tokën e mahsherit (ringjalljes,
tubimit) të zbathur, të zhveshur, të pabërë synet,
me trupat tuaj lakuriq, me sytë e frikësuar, me
zemrat e tronditura, dielli do të jetë mbi koka,
djersa duke ju rrjedhur në trupa. Aty sillen regjis-
trat, të cilët disa i marrin nga e djathta e disa nga
e majta. A e dini se kush e merr librin nga e
djathta e tij? Ai është poseduesi i akides së mirë.
Lexoni librin e Zotit tuaj: "Kujt t’i jepet libri i vet
nga e djathta e tij, ai do të thotë: “O ju, qe, lexoni
librin tim! Unë kam qenë i bindur se do të jap llog-
arinë time.” Dhe ai atëherë është në një jetë të kë-
naqshme. Në një xhennet të lartë. Pemët e tij i ka
krejt afër. (E thuhet) Hani e pini shijshëm, ngase
në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë."[7] Unë jam
i bindur se do të jap llogari dhe po ashtu jam i
bindur se do të qëndroj para Allahut të Madhë-
ruar.
Ndërsa pasuesi i akides së prishur e merr librin e
tij nga e majta. Allahu i Lartësuar thotë: "Ndër-
kaq, kujt i jepet libri i vet nga e majta e tij, ai thotë:
“O i mjeri unë, të mos më jepej fare libri im. Dhe
të mos dija fare se çka është llogaria ime. Ah, sikur
të kishte qenë ajo (vdekja e parë) mbarim i
amshueshëm për mua. Pasuria ime nuk më bëri fare
dobi. U hoq prej meje çdo kompetencë e imja.” U
______________
[5] Junus: 90.
[6] Junus: 91-92.
[7] Hakka 19-24
13
Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0
thuhet zebanive: “Kapeni atë, vërini prangat! Pastaj
futeni në xhehennem. Mandej lidheni me një zinx-
hir të gjatë shtatëdhjetë kut, pse ai ka qenë që nuk
besoi Allahun e Madhëruar. Ai nuk nxiste për t’i
ushqyer të varfrit. Ai sot nuk ka këtu ndonjë mik.
As ushqim tjetër përveç të shpëlarave, që atë nuk e
ha kush pos mëkatarëve."[8] Ishte në dynja e nuk e
dinte se ç'është llogaria e as shpërblimi dhe pyeste
"kur është Dita e Kiametit?"[9] Akide e prishur kjo.
O robër të Allahut, akideja vjen e para sepse është
shkak për faljen e mëkateve. Zoti ynë i Lartësuar
thotë: "Është e vërtetë se Allahu nuk fal (mëkatin)
t’i bëhet Atij shokë, e pos këtij (mëkati), të tjerat ia
fal atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok Al-
lahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh
(prej së vërtetës)."[10] Nga kjo kuptojmë se Allahu
nuk e fal kurrë pasuesin e akides së prishur. Ai
lut tjetërkënd përveç Allahut në dynja dhe pret
që Allahu ta falë në amshueshmëri?! Kërkon
ndihmë nga tjetërkush përveç Allahut në dynja
e shpreson që ta falë Allahu në Ditën e Kiametit?!
Mbështetet te dikush tjetër përveç Allahut në
dynja dhe mendon se Allahu do ta falë Ditën e
Kiametit?! Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem thotë: "Allahu i Lartësuar thotë: O bir i
Ademit! Vërtet çka më lute ti dhe shpresove në Mua,
Unë t’i kamë falur ato që i bëre e nuk më intereson
(ve la ubali). O biri i Ademit! Sikur mëkatet e tua
të arrijnë kupën qiellore e pastaj kërkon falje tek
Unë, të kam falur ty dhe nuk më intereson. O bir i
Ademit! Sikur të arrish tek Unë sa toka me gabime
e pastaj më takon Mua duke mos më përshkruar
Mua asnjë gjë, Unë do të të jap po aq falje."[11]
Kuptojmë se nëse lutesh, lutju Allahut, pra kjo
është akideja (e vërtetë). Besimtari është i bindur
se vërtet nuk i fal gabimet askush tjetër përveç
Allahut, domethënë kuptimi është që nëse e
takon Allahun me gabime të shumta e të mëdha
sa toka, por duke mos i shoqëruar asnjë gjë, Ai
do të të japë po aq falje. Pejgamberi sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem thotë: "Thirret një njeri nga um-
meti im Ditën e Kiametit përballë krijesave dhe i
paraqiten atij nëntëdhjetë e nëntë regjistra, secili
regjistër sa sheh syri (largësi). Dhe pastaj i thotë Al-
lahu i Lartësuar: “A mohon gjë prej kësaj?” Thotë:
“Jo, o Zot.” E i thotë (Allahu): “A të kanë bërë
padrejtësi shkruesit ruajtës (të veprave)?” Përgjigjet:
“Jo, o Zot.” Pastaj e pyet: “A ke arsye? A posedon
ndonjë të mirë?” Frikësohet ky njeri e thotë: “Jo.” I
thuhet: “Po, si! Nga ti tek Ne është një e mirë dhe
vërtet nuk do të ketë padrejtësi ndaj teje në këtë ditë.
I nxirret letra (bitaka) dhe në të (është shkruar):
“Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç
Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe
i Dërguari i Tij.” E thotë (ky njeri): “O Zot! E çfarë
bën kjo kur janë gjitha këta regjistra?” I thotë (Al-
lahu): “Vërtet ndaj teje nuk do të bëhet padrejtësi.
Vendosen regjistrat në njërën anë të peshores dhe
letra (me shahadetin) në anën tjetër të peshores dhe
ngrihen regjistrat e rëndohet letra."[12] Njeriu dësh-
mon nga zemra e tij se nuk ka të adhuruar me të
drejtë përveç Allahut dhe se Muhammedi është
rob dhe i Dërguari i Tij. Nuk e thotë këtë ashtu
siç e thonë hipokritët, me gjuhë, por nuk u zë
vend në zemrat e tyre. O robër të Allahut!
Akideja e vërtetë është çelësi i xhennetit. “La ilahe
il-lallah, Muhammedun resulullah” është çelës i
xhennetit.
Vëllezër në Islam! Akideja e vërtetë është shkak
për lumturinë e njeriut në këtë jetë dhe në
amshueshmëri. Atëherë përse akideja së pari? Ju
keni dëgjuar se lumturia e njeriut në këtë jetë dhe
në amshueshmëri është te besimi i vërtetë. Kjo
është ajo që më shtyu të flas për akiden dhe nëse
kam ende jetë, do të fillojmë xhumanë e ardh-
shme duke sqaruar akiden gjerësisht, që t'u
sqarohet dhe t'u bëhet e ditur të gjithëve, pasi
shumica e muslimanëve me keqardhje nuk e njo-
hin akiden (besimin) dhe praktikojnë atë që e ka
ndaluar Allahu dhe bien në shirk për shkak të in-
jorancës ndaj akides.
Lus Allahun që të jetojmë me akiden e vërtetë e
të na arrijë vdekja me të. E lus Allahun të na
furnizojë me sukses dhe forcë!
Marrë nga libri “El Akidetu Evvelen” 1/61 nga Ebu
Islam Salih ibën Taha Abdulvahid
Përshtati: Adem Avdiu
______________
[8] Hakka: 25-37.
[9] Kijame: 6.
[10] Nisa: 116.
[11] Sahihut-Tirmidhij 2805.
[12] Sahihul Xhamius-Sagir 8095.
Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0
14
ALI IBËN EBI TALIBI
Ai ishte larg lakmimit të kësaj bote dhe bukurive të saj, e donte natën për shkak të ibadetit që
bëhej në të, nuk i jepte rëndësi ushqimit dhe veshjes, i madhëronte muslimanët, i mbante afër të
varfrit ...
A
i ishte Ali ibën ebi Talibi, djali i xhaxhait
të Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. U
martua me vajzën e Profetit sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem dhe është halifi i katërt i drejtë,
njëri prej dhjetë të përgëzuarve me xhenet. Lindi
dhjetë vjet para shpalljes.[1] Babai i tij ishte Ebu
Talib ibën Abdul Mutalib ibën Hashim ibën
Abdi Menafi. Aliu, Allahu qoftë i kënaqur prej
tij, njihet me pseudonimin Ebu Sibtejni, babai i
dy nipave të Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,
Hasanit dhe Husejnit, dhe me pseudonimin
tjetër Ebu Turab.
ISLAMI I TIJ
A
liu ishte i pari që e pranoi Islamin nga
fëmijët dhe jetonte nën kujdestarinë e
Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i cili
mori përsipër ta rriste dhe edukonte që të lehtë-
sonte barrën për xhaxhanë e tij. Kur i erdhi sh-
pallja Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ai e
ftoi Aliun në Islam dhe ai iu përgjigj thirrjes dhe
ia vërtetoi fjalën Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem.[2] Kjo ndodhi kur Aliu ishte 8 ose 10 vjeç.
DISA CILËSI TË TIJ
A
liu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ishte i
dijshëm, i zgjuar, i jepte rëndësi të veça-
ntë përmbushjes dhe respektimit të pre-
mtimeve dhe u bë i njohur për karakterin,
oratorinë dhe trimërinë e tij. Ai ishte larg lak-
mimit të kësaj bote dhe bukurive të saj, e donte
natën për shkak të ibadetit që bëhej në të, nuk i
jepte rëndësi ushqimit dhe veshjes, i madhëronte
muslimanët, i mbante afër të varfrit dhe thoshte
duke iu drejtuar kësaj bote: “Koha jote është e
shkurtër, qëndrimi me ty është i nënçmuar dhe
rreziku yt është i vogël.[3] Ah, ah, sa pak po për-
gatitemi për një udhëtim të largët dhe sa rrugë e
vështirë është!”[4] Në një fjalë tjetër të transmet-
uar prej tij ai thotë: “Po ikën kjo botë duke na
kthyer shpinën dhe po na afrohet bota tjetër, ku
çdonjëra prej tyre do të ketë banorët e saj. Pran-
daj bëhuni prej banorëve të botës tjetër dhe mos
u bëni banorë të dhënë pas kësaj bote dhe dijeni
se sot është koha e punës (e angazhimit dhe e ve-
prave) dhe nuk ka llogari, ndërsa nesër është
koha e llogarisë dhe nuk ka më mundësi për ve-
pra.”[5] Aliu nuk kursente asgjë në rrugën e Alla-
hut duke sakrifikuar gjithçka kishte, derisa
pranoi të flijonte edhe veten, duke u shtrirë në
shtratin e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
natën e hixhretit të tij, edhe pse e dinte se kure-
jshët do të vinin atë natë për të vrarë Profetin sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem në shtratin e tij. Ai ka
marrë pjesë me Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem në të gjitha luftërat. përveç asaj të Tebukut.[6]
______________
[1] “El Isabeh” 4/269 dhe “Fet-hul barij” 7/91 e Ibnu Haxherit.
[2] “Sirah nebeuijeh” 1/229 e Ibnu Hishamit.
[3] D.m.th. vështirësitë dhe lëndimet e dynjasë janë të papërfillshme me dënimin që i kanoset njeriut në ahiret.
[4] Marrë nga libri “el Hulefa er-rashidun”, fq 87, i Eminul Kudah.
[5] Transmeton Ahmedi në “Fedailu es-sahabeh”, nr. 881.
[6] “Sirah nebeuijeh” 2/91 e Ibnu Hishamit dhe “el Isabeh” 4/270 e Ibnu Haxherit.
15
Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0
DISA HADITHE RRETH VLERËS SË
ALIUT, ALLAHU QOFTË I KËNAQUR
PREJ TIJ
V
lerat dhe mirësitë e Aliut janë të shumta.
Ai ishte i pari prej fëmijëve që e pranoi
Islamin, ishte ai që u bëri thirrje kure-
jshëve të grumbulloheshin rreth Profetit sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem kur u bëri ftesë për në
Islam, pranoi të flijonte veten e tij për Profetin
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem natën e hixhretit, ish-
te një prej tre muslimanëve që dolën në duel në
luftën e Bedrit. Ishte ai që vrau Amru ibën Udin,
mushrikun kurejsh që arriti të kalonte kanalin në
luftën e Hendekut. Aliu ishte prej atyre që mbro-
jtën Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem me tru-
pat e tyre në luftën e Uhudit, ishte personi që
mbajti flamurin e çlirimit në luftën e Hajberit,
ai të cilin e urdhëroi Profeti sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem që t’u komunikonte njerëzve në haxh su-
ren Tevbe si dhe njëri prej atyre që përgatitën
xhenazen e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.
1. Zejd ibën Erkami thotë: “U ngrit Profeti sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem një ditë dhe mbajti
hutbe në një vend mes Mekës dhe Medinës, te
një ujë që quhet Hamen. Pasi e falënderoi All-
ahun xheleshanuhu dhe e lavdëroi Atë, këshilloi
dhe përkujtoi e më pas tha: “O ju njerëz, unë
jam njeri dhe pritet që të më vijë i dërguari i
Zotit tim (meleku i vdekjes) e unë t’i përgjigjem
atij, prandaj unë po ju lë juve dy gjëra. E para gjë
është libri i Allahut, në të cilën gjendet udhëzimi
dhe drita, prandaj kapuni pas librit të Allahut
xheleshanuhu dhe shtrëngohuni fort pas tij.”
Vazhdoi të nxiste për t’u kapur pas librit të Al-
lahut e pastaj tha: “Ju porosis edhe në lidhje me
anëtarët e familjes sime (Ehli Bejtin). Ju përkujtoj
me Allahun xheleshanuhu në lidhje me anëtarët
e familjes sime (tri herë)...”[7]
2. Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Kë kam dashur unë, edhe Aliun do ta dojë.”[8]
3. Aliu thotë: “Më dërgoi mua Profeti sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem në Jemen kur isha djalosh, në
moshë të re. Thashë: “O i Dërguari i Allahut, ti
po më dërgon mua tek një popull me ngjarje të
shumta mes tyre dhe unë jam djalosh në moshë
të re.” Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “O
Allah, udhëzoje zemrën e tij dhe forcoje gjuhën e
tij! O Ali, mos gjyko mes dy palëve derisa të dëgjosh
prej njërit siç dëgjove prej tjetrit.” Aliu thotë. “Pas
kësaj fjale nuk kam pasur mëdyshje në gjykimin
mes dy personave.”[9]
4. Sehl ibën Sa’di thotë: “Hyri Aliu te Fatimja,
pastaj doli dhe u shtri në xhami. Pas pak erdhi
Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe pyeti Fa-
timen: “Ku është djali i xhaxhait tënd?” Tha:
“Është në xhami.” Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem doli dhe e pa që i kishte rënë rroba e tij nga
shpina dhe i ishte ngjitur dheu në shpinë. Filloi
t’ia fshinte dheun duke i thënë (dy herë): “Qën-
dro ulur, o Ebu Turab!”[10]
5. Hubshij ibën Xhunadeh thotë: “Profeti sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Aliu është prej
meje dhe unë jam prej atij.”[11]
6. Zirr ibën Hubejshi thotë: “Aliu, Allahu qoftë
i kënaqur prej tij, tha: “Më ka dhënë Profeti sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem një premtim (zotim), se
nuk më do mua veçse ai që është besimtar dhe
nuk më urren mua veçse ai që është munafik.”[12]
7. Umeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë:
“Vdiq Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke
qenë i kënaqur ndaj tij (Aliut).”[13]
8. Nga Mus’ab ibën Sa’di, nga babai i tij, i cili
thotë: “Doli Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
për në luftën e Tebukut dhe la si zëvendës Aliun.
Aliu tha: “A po më lë të qëndroj me gratë dhe fë-
mijët?” Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha:
“A nuk je i kënaqur që të jesh në lidhje me mua
ashtu siç ishte Haruni me Musain, përveç faktit
se pas meje nuk ka më Profet?”[14]
______________
[7] Transmeton Muslimi.
[8] Transmeton Tirmidhiu, nr. 3713, etj. Albani e konsideroi të saktë. Ibn Haxheri ka thënë: “Ky hadith është me rruge të shumta transmetimi, saqë Ibn
Ukdeh i ka mbledhur në një libër të vetëm; disa nga këto rruge transmetimi janë sahih, ndërsa disa të tjera janë hasen.
[9] Transmeton Ahmedi nga “Fedailu es-sahabeh”, nr. 984 , nr. 1212, me zinxhir të saktë, Nesaiu në “Veçoritë e Aliut”, me zinxhir hasen.
[10] Transmeton Buhariu, nr. 3703, dhe Muslimi 4/1874.
[11] Transmeton Buhariu, “Fet-hul Barij” 7/89, Tirmidhiu, nr. 3719, Albani e konsideroi hasen.
[12] Transmeton Muslimi 1/86, Tirmidhiu, nr. 3736, Albani e konsideroi sahih.
[13] Transmeton Buhariu, “Fet-hul Barij” 7/89.
[14] Transmeton Buhariu, nr. 4416; Muslimi 4/1870.
Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0
16
9. Nga Sehl ibën Sa’di transmetohet se Profeti sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem në ditën e Hajberit tha:
“Do t’ia jap nesër këtë flamur një personi nëpë-
rmjet të cilit Allahu do të na japë çlirimin (fi-
toren), person ky që e do Allahun dhe Profetin e
Tij, gjithashtu dhe Allahu dhe Profeti i Tij e duan
këtë person.” Thotë Sehli: “Atë natë të gjithë
njerëzit nuk fjetën duke diskutuar se kujt do t’i
jepet flamuri. Kur u gdhi mëngjesi, njerëzit u
mblodhën rreth Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem duke shpresuar gjithsecili që t’i jepej ky fla-
mur. Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “Ku
është Ali bin Ebi Talibi?” Thanë: “O i Dërguari i
Allahut, ankohet nga sytë (nuk shikon mirë, ka
dhimbje).” Tha: “Ma thërrisni.” E sollën Aliun
dhe Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ia bëri
sytë me pështymën e tij të bekuar dhe e luti All-
ahun xheleshanuhu që ta shëronte dhe u shërua
sikur të mos kishte pasur kurrë dhimbje. Dhe ia
dha flamurin. Aliu tha: “O Rasulullah, do t’i lu-
ftoj derisa të bëhen si ne (muslimanë).” Profeti
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “Vazhdo në atë
që je nisur, derisa të zbresësh në tokën e tyre, pas-
taj thërriti në Islam dhe lajmëroji për detyrat që
kanë ndaj Allahut xheneshanuhu. Vallahi, sikur
Allahu të udhëzojë nëpërmjet teje një person të
vetëm, kjo është më e mirë për ty sesa të kesh një
kope me deve të kuqe.”[15]
10. Dah-hak ibën Muzahimi thotë: “Profeti sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “O Ebu Turab,
a dëshiron të të tregoj për dy njerëzit më të këqij
(më të prishur) të të gjitha kohërave?” Tha: “Pat-
jetër, o i Dërguari i Allahut.” Tha: “Uhejmiri, i
popullit Themud, ai i cili theri devenë, dhe ai i
cili do të të godasë ty këtu (bëri me shenjë ballin
e Aliut) derisa të laget kjo (mjekra) nga gjaku.”[16]
11. Sefijneh ibën Ebi Abdurrahmani thotë: “E
kam dëgjuar Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
duke thënë “Halifati (i drejtë) pas meje do të jetë
30 vjet, pastaj do të jetë sundim (mbretëri).” Se-
fineh thotë: “Ebu Bekri e mbajti halifatin dy vjet,
pastaj Umeri dhjetë vjet, pastaj Uthmani dym-
bëdhjetë vjet dhe më pas Aliu gjashtë vjet.”[17]
12. Ebu Seidi thotë: “Profeti sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem ka thënë: “Do të vritet Amari nga pala
zullumqare. Ai i thërret ata për në xhenet, ndërsa
ata e thërrasin për në zjarr.”[18] Amari tha:
“Kërkoj mbrojtje tek Allahu nga fitnet.” Amari
ishte pjesëtar i ushtrisë së Aliut, Allahu qoftë i kë-
naqur prej tij.”[19]
MARRJA E HALIFATIT DHE BESATIMI I
SAHABËVE
P
as vrasjes së Uthmanit, Allahu qoftë i kë-
naqur prej tij, muslimanët zgjodhën si pri-
jës të tyre Aliun, i cili në fillim nuk pranoi,
por kur pa këmbënguljen e sahabëve e mori për-
sipër halifatin që t’u jepte fund fitneve dhe t’i
largonte rebelët, komplotistët të cilët kishin në
dorë Medinën. Këta të fundit u dhanë ultimatum
sahabëve se nëse nuk zgjidhnin një halif brenda
dy ditësh, atëherë do të vrisnin anëtarët e kon-
sultimit (shuras), sahabët e mëdhenj: Aliun, Tal-
han, Zubejrin dhe kë të mundnin tjetër. Duke
parë këtë gjendje, muhaxhirët dhe ensarët u
mblodhën rreth Aliut, i cili e pa si obligim ta me-
rrte përsipër drejtimin e halifatit, kështu që më
19 Dhulhixheh, Aliu doli në xhami, hipi në min-
ber dhe aty ia dhanë besën muhaxhirët, ensarët
dhe kush ishte tjetër aty. Mes tyre ishin Zubejr
ibën Avami dhe Talha ibën Ubejdullahu.
Allahu xheleshanuhu është i Gjithëdijshmi, i
Urti, i Drejti në caktimin e Tij dhe gjykimin e
Tij. Nga caktimi i Allahut xheleshanuhu ishte që
të zgjaste fitneja pas vrasjes së Uthmanit, Allahu
qoftë i knëaqur me të, si sprovë me të cilën Al-
lahu i sprovoi muslimanët, fitne kjo që u ripërtëri
me ngjarje të reja të organizuara dhe të nxituara
nga armiqtë e Islamit me në krye çifutin Abdu-
______________
[15] Transmeton Buhariu, nr. 3701; Muslimi 4/1872.
[16] Transmeton Ahmedi në “Fedailu es-sahabeh”, nr. 953, Nesaiu në “Veçoritë e Aliut”, fq. 39, Begaui, nr. 301. Albani e konsideroi hasen.
[17] Transmeton Ahmedi 5/220, Ebu Daudi, nr. 4647, Tirmidhiu, nr. 2226, dhe tha hadith hasen. Ndërsa Albani e vlerësoi hadithin të saktë.
Hafidh el Hakemij në “Mearixhul Kabul” 3/1380 ka thënë: “Sefineh veproi siç ishte zakoni i arabeve duke i rrumbullakosur shifrat, sepse llogaritë e viteve
të katër halifëve nuk i plotësojnë 30 vitet e përmendura në hadith, përveçse nëse i shtojmë dhe gjashtë muajt e sundimit të Hasan ibën Aliut. Më pas ai u bë
shkak i pajtimit mes dy palëve në konflikt, duke u dorëhequr nga pushteti në favor të Muavies. Kjo i bashkoi njerëzit në një halif të vetëm, ndaj dhe u quajt
viti i bashkimit, duke qenë Muavia mbreti i parë në Islam dhe më i miri i të gjitha kohëve pas halifatit profetik.
[18] Transmeton Buhariu, nr. 447.
[19] “Fet-hul Barij” 7/95.
17
Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0
llah bin Sebe’e.
PUNËT MË KRYESORE TË NDËR
MARRA NGA ALIU PASI MORI HALI
FATIN
1. Aliu ndërroi disa përgjegjës të kohës së Uth-
manit prej të cilëve njerëzit ankoheshin si dhe
largoi çdo përgjegjës që nuk pajtohej me poli-
tikën e tij.
2. Aliu e pa më të arsyeshme që ta vononte
ndëshkimin e vrasësve të Uthmanit derisa të for-
cohej pushteti i tij dhe të mblidheshin rreth tij
edhe muslimanët e vendeve të tjera, të largëta.
Shumë prej këtyre përgjegjësve iu përgjigjën ur-
dhrit të Aliut, por një pjesë prej tyre refuzuan t’i
përgjigjen urdhrit të tij. Në krye të atyre që nuk
iu përgjigjën ishte Muavie ibën Ebi Sufjani, All-
ahu qoftë i kënaqur prej tij.
Shkak për këtë mospërgjigje ishte këmbëngulja e
tij për domosdoshmërinë e ndëshkimit urgjent
të vrasësve të Uthmanit para se t’i jepej besa Aliut
dhe ky ishte fillimi i mosmarrëveshjeve. Ajo që
ndodhi mes Aliut dhe Muavies ishte e ndërtuar
mbi ixhtihadin e gjithsecilit prej tyre, prandaj
Ehlu Sunneh uel Xhemah kanë vendosur se
çdonjëri prej atyre të dyve është i shpërblyer (ka
sevape), ai që ia ka qëlluar së vërtetës ka dy sh-
përblime, ndërsa ai që ka gabuar ka një shpër-
blim, siç thotë dhe Profeti sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem: “Kur përpiqet gjykatësi (dijetari) dhe
gjykon, nëse ia qëllon të vërtetës ka dy shpërblime,
ndërsa nëse gabon ka një shpërblim.” [Buhari]
Dijetari Ibën el Uthejmini në shpjegimin e librit
“Akidetul Vasitijeh” thotë: “Ajo që ndodhi mes
Aliut dhe Muavies ishte ndërtuar në bazë të ix-
htihadit (përpjekjes për të gjetur të vërtetën)
mirëpo nuk ka dyshim se Aliu ishte më afër të
vërtetës sesa Muavia, Allahu qoftë i kënaqur prej
tij, bile për pak sa nuk mund të themi në mënyrë
të prerë se Aliu ishte në të vërtetën. Si argument
që na tregon se Aliu ishte më afër së vërtetës është
fjala e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Mjerë
për Amarin, do të vritet nga pala zullumqare!”
Dihet se Amari, Allahu qoftë i kënaqur prej tij,
u vra nga ushtarët e Muavies, prandaj arrihet në
përfundimin se pala e Muavies ishte pala zul-
lumqare, që doli kundër imamit (prijësit),
mirëpo ata e bën këtë në bazë të ixhtihadit (pran-
daj mëkati i tyre është i falur). Duke qenë se Alla-
hu xheleshanuhu i ruajti duart tona nga
pjesëmarrja në këto fitne, atëherë le t’i ruajmë
dhe gjuhët tona që të mos flasim rreth tyre atë që
nuk është e vërtetë.” Si rezultat i këtyre mosmar-
rëveshjeve, të cilat u shfrytëzuan nga armiqtë e
Islamit, ndodhën dy luftëra të padëshiruara, pasi
secila palë mendonte se ishte në të vërtetën.
LUFTA E PARË: BETEJA E DEVESË 36h)
S
hkak i kësaj lufte ishte dalja e Aishes, Al-
lahu qoftë i kënaqur prej saj, së bashku me
Talhan, Zubejrin dhe shumë njerëz të tjerë
drejt Basras me nijetin e mirë për të qetësuar
gjendjen, për të afruar zemrat e për të pajtuar
njerëzit, duke pasur parasysh fjalën e Allahut xhe-
leshanuhu: “Nuk ka dobi në shumë biseda të fshe-
hta që bëhen përveç ata që urdhërojnë për sadaka
apo vepra bamirësie apo pajtim mes njerëzve.” Nisa:
114
Kur Aliu dëgjoi për daljen e Aishes drejt Basras,
mori ushtrinë e tij dhe doli të takohej me ta duke
dëshiruar edhe ai pajtimin dhe përmirësimin.
Kjo gjë shihet qartë nga dialogu që zhvilloi me
disa njerëz të tij, kur u pyet: “Për ku je nisur, o
emiri i besimtarëve?” “Jemi nisur për pajtim dhe
përmirësim, nëse pranon Aishja dhe ata që janë
me të.” I thanë: “Po nëse ata nuk përgjigjen ashtu
siç dëshiron ti?” Tha: “I lëmë ata në justifikimin
e tyre, u japim hakun që u takon dhe vazhdojmë
në rrugën tonë.” I thanë: “Po nëse nuk kënaqen
me këtë?” Tha: “Do t’i lëmë (rehat) për aq kohë
sa ata na lënë ne.” I thanë: “Po nëse nuk na lënë?”
Tha: “Atëherë do të mbrohemi.” Të dyja palët u
takuan. Aliu bisedoi me Aishen, Allahu qoftë i
kënaqur prej tyre, dhe u arrit mirëkuptimi. Ush-
tritë kaluan një natë të mirë dhe të qetë. Nxitësit
e fitnes (Abdullah bin Sebe me shokët e tij) ia
kishin frikën kësaj marrëveshjeje dhe këtij mirë-
kuptimi sepse do të zbulohej çështja e tyre dhe
do të vriteshin, prandaj aty rreth mëngjesit u
ndanë munafikët në dy grupe dhe secili grup sul-
Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0
18
moi kampin e tjetrit duke krijuar idenë se u shkel
marrëveshja dhe secila ushtri po sulmonte tjetrën.
Kjo bëri që njerëzit të merrnin armët dhe të fil-
lonte lufta. Kjo luftë u ndërpre vetëm pasi u vra
deveja e Aishes, Allahu qoftë i kënaqur prej saj,
dhe ajo u rrëzua. Ky moment shënoi fundin e
kësaj beteje. Aliu përgatiti udhëtimin e kthimit
të Aishes së bashku me të vëllanë e saj Muhamed
bin Ebi Bekr dhe i shoqëroi vetë në Medinë.
LUFTA E DYTË: BETEJA E SIFINËS
37 h
E
dhe kjo betejë, si ajo e para, ishte rezultat
i nxitjes së munafikëve, të cilët shfry-
tëzuan mosmarrëveshjen që ekzistonte
mes Aliut dhe Muavies (shkaqet e kësaj mosmar-
rëveshjeje i kemi sqaruar më lart). Pala e Aliut
kishte nënshkruar një marrëveshje me palën e
Muavies, në të cilën përcaktohej një periudhë 6-
mujore për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, çka tre-
gon se të dyja palët e urrenin luftën dhe kërkonin
zgjidhje me mirëkuptim. Mirëpo edhe kjo gjë
nuk çoi në zhbllokimin e situatës dhe si pasojë
filloi lufta. Në fillim u zhvilluan ca përleshje të
vogla për shkak të ujit që gjendej nën zotërimin
e ushtrisë së Muavies. Ushtarët e Aliut dolën
fitimtarë dhe i përzunë ushtarët e Muavies,
mirëpo Aliu i urdhëroi ushtarët e tij që të mer-
rnin ujë aq sa kishin nevojë dhe t’ia linin ujin
përsëri ushtarëve të Muavies. Lufta mes dy
ushtrive vazhdoi pa një epërsi të dukshme nga as-
njëra palë, megjithëse fitorja anonte më shumë
nga ana e Aliut.
NDALIMI I GJAKDERDHJES MES
USHTRISË SË IRAKUT DHE ASAJ TË
SHAMIT
D
isa besimtarë të sinqertë u shqetësuan
shumë dhe kishin frikë se me këto
luftëra muslimanët do të shkatërronin
njëri-tjetrin, prandaj duhej ndërprerë lufta sa më
parë. Një nga këta besimtarë të sinqertë ishte
Amru bin el Asi, i cili propozoi çështjen “e
gjykimit”. Ky propozim i pëlqeu Muavies, pran-
daj urdhëroi ushtrinë e tij që t’i ngrinin lart
mus’hafët (Kuranat) si shenjë për ndalimin e
luftës. Kur ushtarët e Aliut, Allahu qoftë i kë-
naqur prej tij, e panë këtë, u ndalën dhe e ndër-
prenë luftimin. Çështja e “gjykimit” kishte si
parim që të zgjidhej një përfaqësues nga ana e
Aliut dhe një përfaqësues nga ana e Muavies.
Këta të dy do të diskutonin me njëri-tjetrin dhe
do të arrinin një marrëveshje të kënaqshme për
të dyja palët. Aliu zgjodhi si përfaqësues të tij
Ebu Musa el Esharijun, ndërsa Muavia zgjodhi
Amru ibën el Asin. Dy përfaqësuesit e palëve
ranë dakord që të mblidheshin vitin e ardhshëm
dhe ta gjykonin këtë çështje pas një shqyrtimi të
hollësishëm. U mblodhën përfaqësuesit e dy
palëve dhe u përpoqën që të arrijnë pajtimin,
mirëpo pa rezultat. Mosarritja e një marrëveshjeje
e bëri të pavlefshme çështjen e gjykimit dhe si pa-
sojë vazhdonte gjendja ashtu siç ishte. Pas një farë
kohe, ata vendosën t’u riktheheshin përsëri bised-
imeve dhe si përfundim ranë dakord që Aliu të
sundonte në Irak, ndërsa Muavia në Sham.
NGJARJA E NEHRAVANIT
P
as çështjes së gjykimit, ushtritë u kthyen
për në vendet e tyre. Kur Aliu iu afrua
Kufës, një pjesë e ushtrisë së tij (rreth 12
mijë vetë) u shkëput duke urryer dhe qortuar
disa gabime që, sipas tyre i kishte bërë, Aliu. Këta
njerëz ishin hauarixhët. Aliu, Allahu qoftë i kë-
naqur prej tij, dërgoi Abdullah bin Abasin që të
polemizonte me ta dhe t’i bindte se ishin në
gabim. Si rezultat i kësaj polemike u kthyen pas
shumica (rreth 8 mijë), ndërsa pjesa tjetër vazh-
duan në humbjen e tyre. Këta (havarixhët) filluan
të bënin shkatërrime në tokë, derdhnin gjakun,
ndërprisnin rrugët dhe shkelnin shenjtërinë e
muslimanëve. Ndër ata të cilët u vranë nga
hauarixhët ishte edhe Abdullah ibën Hababi së
bashku me gruan e tij (së cilës ia çanë barkun dhe
i nxorën foshnjën që kishte) dhe tri gra të tjera.
Këto ngjarje e tronditën Aliun, i cili dërgoi një
të dërguar tek ata për të vërtetuar lajmet e ard-
hura, mirëpo i dërguari i Aliut u vra nga hauar-
ixhët. Aliu u nis me ushtrinë e tij drejt
19
Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0
hauarixhëve, por në fillim kërkoi prej tyre që të
dorëzonin vrasësit e Abdullah ibën Hababit dhe
të të dërguarit të tij, mirëpo ata refuzuan duke
thënë: “Të gjithë ne jemi vrasësit e tyre.” Kjo çoi
në fillimin e luftës, e cila mbaroi me dështimin
dhe humbjen e hauarixhëve. Beteja u zhvillua në
Nehravan, një zonë në juglindje të Bagdadit, dhe
kjo betejë ishte shkaku qw i nxiti hauarixhët tër
vrisnin Aliun.
SHEHIDLLËKU I ALIUT, ALLAHU
QOFTË I KËNAQUR PREJ TIJ
A
liu ra shehid ditën e 17-të të muajit Ra-
mazan të vitit 40 hixhri. Ai që e vrau ishte
Abdurrahman ibën Mulxhimi, një hauar-
ixh, i cili besonte se duke vrarë Aliun po afrohej
tek Allahu xheleshanuhu. Ky hauarixh së bashku
me dy shokët e tij u mblodhën duke përkujtuar
ngjarjet dhe fitnet dhe thanë: “Ah, sikur t’i vris-
nim kokat e fitnes dhe të humbjes, që të rehato-
heshin njerëzit prej tyre.” Ibën Mulxhimi tha:
“Unë marr përsipër të vras Aliun.” Berk ibën Ab-
dullahu tha: “Unë vras Muavien.” Amr ibën
Bekri tha: “Unë vras Amru ibën el Asin.” Ata
ranë dakord që t’i kryenin vrasjet brenda një nate
të vetme. Ibën Mulxhimi arriti ta vriste Aliun me
një shpatë të helmuar kur ai po shkonte në xhami
për namaz të sabahut duke thërritur: “Namazi,
namazi”, që t’i zgjonte njerëzit. Dy të tjerët nuk
arritën të vrisnin Muavien dhe Amru ibën el
Asin. Allahu e mëshiroftë Aliun, prijësin e bes-
imtarëve dhe qoftë i kënaqur prej tij deri në
Ditën e Gjykimit!
VITI I BASHKIMIT VITI 41h
P
as vrasjes së Aliut, banorët e Irakut ia
dhanë besën Hasanit, Allahu qoftë i kë-
naqur prej tij, i cili menjëherë bëri gati
ushtritë për të luftuar Muavien, Allahu qoftë i
kënaqur prej tij, gjithashtu edhe Muavia u për-
gatit. Transmeton Buhariu në “Sahihun” e tij, se
Hasan el Basri tha: “Vallahi, ka ardhur Hasani
dhe është vënë përballë Muavies me divizione
ushtarake të mëdha si malet.” Kur i pa këto,
Amru ibën el Asi tha: “Me të vërtetë unë shoh se
këto ushtri nuk do të kthehen pa e vrarë kundër-
shtarin e tyre.” Muavia tha: “O Amr, nëse ata na
vrasin ne dhe ne i vrasim ata, atëherë çfarë përfi-
tova unë apo njerëzit? Çfarë përfituan bijtë e
muslimanëve?” Prandaj Muavija dërgoi dy burra
nga kurejshët, Abdurrahman ibën Semurah dhe
Abdullah ibën Amrin, që t’i kërkonin Hasanit
paqe dhe mirëkuptim. Këta të dy i kërkuan paqe
dhe marrëveshje Hasanit, i cili, pasi mori zotimet
dhe garancitë e tyre, jo vetëm që pranoi paqen
dhe marrëveshjen, por bile hoqi dorë nga halifati
duke ia dorëzuar pushtetin Muavies. Kjo ngjarje
shënoi zhdukjen e fitneve dhe mosmarrëveshjeve
njëherë e përgjithmonë mes muslimanëve. Kjo
ndodhi në zbatim të fjalës së Profetit sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem, ashtu siç transmeton Buhariu:
“Me të vërtetë ky djali im (nipi im, Hasani) është
zotëri dhe shpresohet që Allahu xheleshanuhu të pa-
jtojë me të dy grupe të mëdha muslimane.”
Buhariu: 2704
Përmblodhi dhe Përshtati: Shuajb Rexha
Burimet e lëndës:
1) “Sahihul Buhari”.
2) “Sahihul Muslim”.
3) “Musnedi” i imam Ahmedit.
4) “Suneni” i Tirmidhiut.
5) “Suneni” i Ibën Maxhes.
6) “Fedailu es-sahabeh” e imam Ahmedit.
7) “Silsiletu el ehadithi es-sahihah” e Albanit.
8) “El Bidajetu uen-nihajeh” e Ibn Kethirit.
9) “Es-Siratu en-nebeuijeh” e Ibn Kethirit.
10) “Sherhu usulul itikad” e el-Lalekaij.
11) “Et-Tarihul islamij” e Mahmud Shakirit.
12) “Asrul hilafeti er-rashideh” e Ekrem Dija Umerij.
13) “El Hulefa er-rashidun” e Eminul Kudah.
14) “Es-Siratu en-nebeuijeh ue tarihul hulefai er-
rashidin” e Abdullah Salih el Uthejmin.
15) “Mearixhul Kabul” e Hafidh el Hakemij.
16) “Nubdhetun muhteserah fi tarihul hulefa er-
rashidin” e Sad bin Abdullah el Gamedij.
Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0
20
Tabi'inët ishin gjenerata e ndritshme, gjenerata të cilët i kishte zgjedhur Allahu subhanehu ve
teala për të shoqëruar shokët e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, për të mësuar prej tyre
obligimet dhe dispozitat e sheriatit...
F
alënderimet qofshin për Allahun subhanehu
ve teala. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej
tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Përshëndetjet
dhe selamet qofshin për Pejgamberin tonë, Muha-
medin, për familjen e tij, për shokët e tij dhe për të
gjithë ata që e ndjekin dhe e pasojnë rrugën e tij
deri në Ditën e Kiametit.
Para se të flasim për kontributin e tabi’inëve në ru-
ajtjen e Sunnetit, është e arsyeshme që të japim një
pasqyrë të shkurtër rreth asaj që nënkuptojmë me
fjalën tabi’ij.
Sa i përket kësaj, dijetarët kanë dhënë mendime të
ndryshme, ashtu siç kanë dhënë edhe te definicioni
i shprehjes sahabij. Këtë e kemi sqaruar në faqen
23 të numrit 3 të kësaj reviste.
Hatib el-Bagdadij thotë: "Tabi’ij është ai person i
cili ka shoqëruar ndonjërin prej sahabëve."[1]
Sipas këtij përkufizimi, kuptohet se nuk mjafton
vetëm takimi me të, sahabin, por duhet patjetër që
ta shoqërojë atë, pra një gjë e tillë nuk është si tek
sahabi, ngase siç e kemi përmendur, mendimi më i
qëlluar është se sahab konsiderohet ai person që
vetëm e ka parë Pejgamberin sal-Allahu alejhi ve
sel-lem, i ka besuar, pa marrë parasysh a e ka
shoqëruar atë apo nuk e ka shoqëruar.[2] Ekziston
ky dallim i tillë për shkak të pozitës dhe vlerës së
lartë që ka Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,
të qëndruarit me të dhe të shikuarit e tij.[3]
Ndërsa imam Hakimi thotë: "Tabi'ij është ai per-
son që vetëm e ka takuar ndonjërin prej sa-
habëve."[4]
Sipas këtij përkufizimi, kuptohet se tabi'ij numë-
rohet kushdo që ka parë ndonjërin prej sahabëve,
pa marrë parasysh a e ka shoqëruar atë apo jo. Këtë
mendim e përkrah Ibën Salahu[5] dhe imam Neve-
viu.[6] Ndërsa disa të tjerë thonë se tabi'iu, kur ta
takojë sahabin, patjetër duhet të jetë në moshën kur
ka mundësi të mësojë diçka përmendësh. E, nëse
është shumë i vogël dhe nuk ka mundësi për një gjë
të tillë, atëherë nuk ka ndikim shikimi apo takimi
i ndonjë sahabi prej tij, siç është Halef ibën Halifeh.
Dijetarët e kanë konsideruar prej etbai et-tabi'in,
janë gjenerata pas tabi'inëve, edhe pse e ka parë
Amër ibën Hurejthin, ngase në kohën kur ai e ka
parë atë ka qenë i vogël. Një mendim të tillë e
përkrah Ibën Hibbani,[7] Hafidh el-Irakiu[8] dhe e
ka përmendur imam Sujutiu.[9]
Tabi'inët ishin gjenerata e ndritshme, gjenerata të
cilët i kishte zgjedhur Allahu subhanehu ve teala
për të shoqëruar shokët e Pejgamberit sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem, për të mësuar prej tyre obligimet
dhe dispozitat e sheriatit, për ta ngritur këtë fe me
emrin e Allahut subhanehu ve teala, përderisa e më-
suan, medituan dhe e praktikuan atë çfarë kishin
marrë prej sahabëve dhe ua mësuan të tjerëve. Al-
lahu subhanehu ve teala ishte i kënaqur me ta ku
dhe thotë në Kur’an: "Allahu është i kënaqur me të
hershmit e parë muhaxhirëve (migruesve) dhe prej
ensarëve (vendasve- ndihmëtarëve) dhe prej atyre
që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të
kënaqur ndaj Tij…" Tevbe: 100
Edhe Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
"Njerëzit më të mirë janë njerëzit e shekullit tim, e
më pas ata që vijnë pas tyre, e më pas ata që vijnë
KONTRIBUTIITABI’INËVE
NË RUAJTJE N E SUNNETIT
______________
[1] El-Kifajeh: 59.
[2] Shiko Dëlirje dhe Edukim (323).
[3] “Tedribu er-Ravij” (2699-700), me disa shkurtime.
[4] “Ulumu el-Hadithi”, fq. 271.
[5] “Ulumu el-Hadith” i ibën Salahut, fq. 302.
[6] Shiko “Takribu en-Nevevij” me tedrib.
[7] “Eth-Thikat” (6269).
[8] “Et-tebsireh ve et-Tedhkireh” (345).
[9] “Tedribu er-Ravij” (2701).
21
Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0
pas tyre…"[10]
Pra, sipas këtij hadithi kuptohet se gjenerata më e
mirë pas sahabëve janë ata të cilët i kanë parë shokët
e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ata që
kanë mësuar prej tyre fenë dhe sunnetet e Pejgam-
berit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.
Sa i përket dobisë që kthehet te njohja e tabi'inëve,
ajo është shumë e madhe.
Ibën Salahu, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Njohja e
tabi'inëve dhe e sahabëve është bazë e fortë në fenë
islame, gjegjësisht në Sunnetin e Pejgamberit sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem, ngase përmes saj bëhet
dallimi mes hadithit mursel [11] dhe atij musned [12],
i ngjitur". Përderisa po kalonte koha e sahabëve dhe
afrohej koha e tabi'inëve, filluan të lindin disa
përçarje, bidate dhe mospajtime në ummetin islam.
Një gjë e tillë vinte prej armiqve të Islamit, çifutëve
dhe të krishterëve, por edhe filozofëve, të cilët
kishin filluar ta shtrembëronin kuptimin e drejtë të
Islamit, atë të cilin na e kishin përcjellë sahabët nga
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. E filluan
një gjë të tillë atëherë kur nuk kishin mundësi ta
luftonin dhe ndalonin përhapjen e Islamit me
forcë. E filluan një gjë të tillë duke futur dyshime
dhe përçarje mes muslimanëve, posaçërisht tek ata
persona që ishin të rinj në fenë e Allahut subhanehu
ve teala. Fillimi i këtyre fitneve-përçarjeve ishte
vrasja e prijësit të besimtarëve, kalifit të drejtë Umer
ibën elHat-tabit, Allahu qoftë i kënaqur me të. Me
vrasjen e tij u hap dera e përçarjeve dhe dyshimeve
te muslimanët e më pas filluan të përhapen kurthet
e çifutëve në ummetin islam, me në krye Ibën Se-
be'en, i cili më pas u bë si bazë dhe nisje e çdo
përçarjeje tek muslimanët. Kështu vazhduan të
përhapen bidate të mëdha në fenë e Allahut, si:
bidati i kaderive, bidati i xhehmijve, bidati i rafidive
dhe i mutezilëve. Kur filluan të përhapen këto
përçarje, doli në pah kontributi i tabi'inëve për ru-
ajtjen e Sunnetit të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem. Kontributi i tyre ishte i përqendruar në
disa pika:
1. Kontributi i tyre në të mësuarit përmendësh të
haditheve.
2. Pyetja rreth isnadit-zinxhirit të haditheve.
3. Hulumtimi rreth transmetuesve të hadithit, për
t’u bërë më vonë një gjë e tillë prej gjërave të cilat e
dallojnë këtë ummet prej ummeteve të tjera.
4. Të shkruarit e hadhitheve.
5. Udhëtimet e gjata në kërkim të haditheve.
Ata i mësonin përmendësh hadithet e Pejgamberit
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe i përsëritnin ato.
Ata e pranonin hadithin vetëm prej njerëzve besnik
dhe të sinqertë. Ata filluan të pyesnin rreth isnadit-
zinxhirit të haditheve dhe nëse transmetuesit e ha-
ditheve ishin besnik e të sinqertë, atëherë i
pranonin hadithet e tyre. Nëse jo, kundërshtonin
dhe i hidhnin poshtë ato.
Transmetohet prej Muhamed ibën Sirinit, i cili
thotë: "Më parë nuk pyetnin për zinxhirët e ha-
ditheve, por kur ndodhën fitnet dhe përçarjet në
ummetin islam, dijetarët e hadithit thoshin: “Na
tregoni emrat e transmetuesve të këtij apo atij ha-
dithi”. Atëherë shikonin nëse ishin transmetuesit
prej Ehli Sunnetit, ua pranonin hadithin atyre.
Nëse ishin prej pasueseve të epsheve dhe bidateve,
nuk ua pranonin hadithet."[13]
Ndërsa sa u përket udhëtimeve të gjata të tyre në
kërkim dhe mësim të haditheve të Pejgamberit, ato
ishin të shumta. Pasi sahabët e Pejgamberit sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem ishin shpërndarë nëpër vende
të ndryshme pas zgjerimit të madh të shtetit islam,
ata mbartnin me vete trashëgiminë e Pejgamberit
sal-lAllahu alejhi ve sel-elem, kështu që nuk ishte e
mundur për dikë që të përfshinte dhe mësonte ha-
dithet e Pejgamberit pa bërë udhëtime të largëta në
mënyrë që t’i takonte sahabët dhe të mësonte prej
tyre atë që mbartnin nga trashëgimia e Pejgamberit
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Seid ibën Musejibi
thotë: "Udhëtoja natë dhe ditë vetëm e vetëm për
ta mësuar një hadith të Pejgamberit sal-lAllahu ale-
jhi ve sel-lem."[14] Ebi el-Alijeh err-Rrejhanij shpre-
het: "Nëse dëgjonim ndonjë hadith në Basra prej
shokëve të Pejgamberit, që ishin në Medinë, nuk
ishim të kënaqur përderisa ia mësynim Medinës, që
ta dëgjonim prej gojëve të tyre (sahabëve) atë ha-
dith."[15]
Vijon
Përgatiti: Bali Musli Sadiku
______________
[10] Transmeton Imam Buhariu, nr. 3650, shiko “Fet'hu el-Barij’ (75).
[11] Hadith mursel është ai hadith që ka shkëputje në zinxhirin e vet tek tabi'iu. Pra, nëse tabi'iu thotë “ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem”.
Pra, ky është definicioni më i qëlluar prej definicioneve të përmendura nga dijetaret e ummetit islam dhe duhet ditur se hadithi mursel është prej llojeve të
hadithit të dobët, gjë që na jep të kuptojmë rëndësinë e madhe që ka njohja e tabi'inëve dhe sahabëve.
[12] Ndërsa hadith musned është hadithi i cili transmetohet me zinxhir të ngjitur deri te Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.
[13] Transmeton Imam Muslimi në parathënien e “Sahihut” të tij (115). Për më gjerësisht rreth temës, shikoni "Vlera dhe dobitë e isnadit", shkruar nga
vëllai ynë Fidan Xhelili në nr. 1 të kësaj reviste. Allahu e shpërbleftë me të mira.
[14] Transmeton Ibën Abdul Berri në “el-Xhami” (194),
[15]Transmeton Darimiu në “Sunenin” e tij (1144: 570).
Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0
22
... dijetarët këtë hadith e kanë cilësuar si bazament për refuzimin e çdo risie-bidati në fe, prandaj
është më se e domosdoshme për hoxhallarët që këtë hadith ta madhërojnë, t'i kushtojnë rëndësi,
t’ua mësojnë njerëzve dhe të argumentojnë me të për refuzimin e risive (bidateve) si në fjalë, vepër
apo bindje.
PARATHËNIAE “SUNENIT” TË
IBËN MAXHES
Hadithi nr. 14 në vazhdim
T
ransmetohet nga Aishja, Allahu qoftë
i kënaqur prej saj, se i Dërguari sal-
Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
"Kush shpik në fenë tonë diçka që nuk është me
urdhrin tonë, ajo është e refuzuar."(Sahih-au-
tentik)
Hadithin e transmeton Buhariu (nr. 2697),
Muslimi (nr. 4467) dhe të tjerët.
RËNDËSIA E HADITHIT
K
y hadith, që është ndër hadithet e
mëdha dhe me vlerë të madhe, është
nga fjalët përmbledhëse të Muha-
medit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Dijetarët
e kanë vlerësuar si ndër më të rëndësishmit
dhe kanë thënë se është bazë e refuzimit të të
gjitha risive, shpikjeve, marrëveshjeve, kon-
tratave të cilat janë në kundërshtim me fenë
e Allahut. Pra, me këtë hadith refuzohen të
gjitha risitë si në adhurime (ibadate) ashtu
edhe në marrëdhënie (muamelate). Ndodh
që dikush të thotë se me këtë hadith është
për qëllim personi i cili e ka shpikur risinë
dhe jo ai i cili e praktikon atë më pas. Atëherë
themi se është transmetimi tjetër në Muslim,
po ashtu nga Aishja, Allahuqoftë i kënaqur
prej saj, ku i Dërguari sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem thotë: "Kush vepron një
vepër që nuk është nga feja jonë,
ajo vepër është e refuzuar."[1] Pra, ky hadith në
mënyrë të qartë refuzon çdo lloj vepre që
është risi, e shpikur në fenë tonë, qoftë ai sh-
pikësi i veprës apo ai që e praktikon më
vonë.[2]
Për këtë arsye, dijetarët këtë hadith e kanë
cilësuar si bazament për refuzimin e çdo risie-
bidati në fe, prandaj është më se e domos-
doshme për hoxhallarët që këtë hadith ta
madhërojnë, t'i kushtojnë rëndësi, t’ua më-
sojnë njerëzve dhe të argumentojnë me të për
refuzimin e risive (bidateve) si në fjalë, vepër
apo bindje.
Imam Ibën Rexheb el Hanbeli, Allahu e
mëshiroftë, thotë: "Ky hadith është bazë nga
KAPITULLI: RESPEKTIMI MADHËRIMI I HADITHIT TË TË
DËRGUARIT SALLALLAHU ALEJHI VE SELLEM DHE ASHPËRSIA
NDAJ ATYRE QË E KUNDËRSHTOJNË ATË
______________
[1] Transmeton Muslimi, hadithi nr. 4468.
[2] Shiko për më shumë: "El Minhaxh" të imam Neveviut (12242), "Fet'hul-Barij" Ibën Haxher El Askalanij (63315-3316), "Xhamiul ulum uel hikem"Ibën
Rexheb el Hanbelij”.
23
Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0
bazat e Islamit dhe është peshore e veprave
praktike ashtu sikurse hadithi "Veprat janë
sipas qëllimit" është peshore e veprave sh-
pirtërore. Pra, ashtu si për çdo vepër me të
cilën nuk është për qëllim Allahu i Mad-
hëruar, kryesi i saj dihet se nuk ka shpërblim
për të, ashtu çdo vepër që nuk është me
urdhërin e Allahut dhe të Dërguarit të
Tij ajo është e refuzuar. Transmetohet
nga imam Ahmedi se ka thënë:
“Bazat e Islamit janë të ngritura
mbi tre hadithe; hadithi i Umerit
radijallahu anhu, "Veprat janë
sipas qëllimit", hadithi i Aishes,
"Kush shpik në fenë tonë diçka që
nuk është prej saj, ajo është e re-
fuzuar" dhe hadithi i En-Nu'-
man ibën Beshirit, "Hallalli
është i qartë dhe harami është
i qartë". Ndërsa imam
Is'hak ibën Rahavejhu
(Rahuja)
thotë: “Katër hadithe janë prej
bazave të Islamit: tre që u përmendën më lart
dhe hadithi "Me të vërtetë krijimi juaj bëhet
në barkun e nënës…"[3]
Këso fjalësh që tregojnë rëndësinë e këtij ha-
dithi kanë thënë edhe shumë dijetarë të tjerë.
KUPTIMI I KËTIJ HADITHI
K
y hadith me kuptimin e tij të drejtë
tregon se çdo vepër që nuk ka argu-
ment në fe (sheriat), është e refuzuar,
ndërsa me kuptimin e tij jo të drejtpërdrejtë
tregon se çdo vepër që ka argument në fe nuk
është e refuzuar.
Me fjalën"fi emrina hadha - në çështjen tonë
këtë" është për qëllim feja dhe ligji, d.m.th.
"kush shpik diçka në fenë tonë…”, pra janë për
qëllim gjërat e shpikura në fe e jo siç dëgjo-
jmë shumë prej "hoxhallarëve" kur u argu-
menton kundër bidateve të përhapura
në vendin tonë, ata duke u tallur të
thonë se edhe automobilat, aeroplanët
e çdo gjë e kësaj bote janë risi. Atyre
u themi se ju në realitet ose talleni me
fenë e Allahut ose hadithin në fjalë
nuk e keni kuptuar, sepse i Dër-
guari sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem shumë qartë thotë "fi
emrina hadha - në çështjen
tonë këtë", ndërsa në një
transmetim tjetër është
"në fenë tonë". Prandaj, u
drejtohemi të gjithë atyre
që mendojnë kështu, që
t'ia kenë frikën Allahut
dhe të mundohen t'i
kuptojnë fjalët e të Dër-
guarit sal-lAllahu alejhi ve sel-
l-lem ashtu si janë.
Pra, e gjithë krejt kjo na bën të kup-
tojmë se çdo vepër që është jashtë
urdhrave të fesë dhe jashtë binarëve
të saj apo është në kundërshtim me
parimet e fesë, është e refuzuar.
Fjala e tij “që nuk është me urdhrin
tonë” tregon se veprat e të gjithë njerëzve
duhet të jenë nën urdhrin e fesë dhe se ligjet
e fesë të jenë zotëruese dhe vendimtare me
urdhrat dhe ndalesat e saj dhe pastaj vepra që
është nën urdhrat e sheriatit dhe në ujdi me
të është e pranuar. Në të kundërtën është e
refuzuar.
Imam Kadij Ijadi këtë hadith e sqaron
kështu: "Kush shpik në Islam ndonjë men-
______________
[3] "Xhamiul ulum uel hikem"Ibën Rexheb el Hanbelij,(faqe 5-6).
Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0
24
dim (thënie) që nuk e mbështet në Kur'an
apo Sunnet me ndonjë argument, qoftë ai ar-
gument i qartë apo i fshehur, qoftë i shqip-
tuar apo i nxjerrë me meditim, ai mendim
është i refuzuar pra, i papranuar, dhe hadithi
aludon për atë se muslimanët e kanë obligim
ta refuzojnë këtë mendim apo thënie dhe
nuk lejohet për askënd që ta pasojë atë.
Mirëpo, mund të thuhet se me këtë hadith
është për qëllim vetë personi, që do të thotë
është i refuzuar dhe i papranuar."[4]
Imam Ibën Rexhebi, Allahu e mëshiroftë,
duke e sqaruar këtë hadith thotë:
"Veprat janë dy llojesh: adhurime dhe
transaksione, marrëdhënie (marrëveshje).
Sa u përket adhurimeve, atëherë themi se çdo
adhurim që në tërësi është jashtë ligjit të Al-
lahut dhe të Dërguarit sal-Allahu alejhi ue
sel-lem, ai adhurim është i refuzuar dhe
kryesi i atij adhurimi hyn nën fjalën e All-
ahut: "A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj)
që u përcaktuan atyre fe, të cilën nuk e urdhëroi
Allahu?” Sure Shuura: 21
Pra, kush afrohet tek Allahu me ndonjë ad-
hurim që Allahu dhe i Dërguari i Tij nuk e
kanë cilësuar si adhurim, ai është i kotë dhe
i refuzuar (p.sh. festimi i ditëlindjes së Mu-
hamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, d.m.th.
Mevludi apo tubimi i afro pesëdhjetë person-
ave në ditën e shtatë të vdekjes së ndokujt për
të kënduar dëshminë -La ilahe il-Allah-, që
tek ne njihet si Qelime e shumë e shumë ad-
hurime të tjera, të cilat nuk kanë fare bazë në
Kur'an apo në Sunnet), ndërsa kush kryen
ndonjë adhurim që në esencë është i ligj-
shëm, mirëpo më vonë është shtuar në të di-
çka që nuk ka argument apo është lënë
mangët diçka që është e kërkuar, atëherë
themi se ky adhurim është në kundërshtim
me ligjin e Allahut sipas masës së asaj që i
është shtuar, gjegjësisht që i është pakësuar.
Por, a është vepra e tij e refuzuar apo jo? Këtu
nuk mund të themi se është e pranuar apo e
refuzuar, mirëpo shikohet në gjënë të cilën e
ka lënë mangët; në qoftë se ajo është nga pje-
sët apo kushtet e adhurimit dhe bën që ad-
hurimi të jetë i papranuar, si p.sh. në qoftë
se nuk merr abdest për namaz duke pasur
mundësi ose lë rukunë apo sexhden gjatë na-
mazit, atëherë themi se kjo vepër është e kotë
dhe e refuzuar dhe personi obligohet që ta
përsërisë, mirëpo në qoftë se gjëja që lë nuk
çon deri te prishja e adhurimit, si p.sh. kush
lë namazin me xhemat, këtij personi nuk i
thuhet se vepra e tij është e refuzuar, por
thuhet është e mangët, kuptohet tek ata të
cilët thonë se namazi me xhemat është obli-
gim.
E në qoftë se ka shtuar diçka në adhurim që
nuk është e ligjshme, atëherë ajo shtesë është
e refuzuar, d.m.th. nuk mund të jetë adhu-
rim dhe nuk shpërblehet për të, mirëpo nga-
njëherë shtesa që vepron në adhurim e prish
adhurimin dhe e bën të papranueshëm që në
esencë, si p.sh. kush shton një rekat me qëll-
im në namaz etj. Nganjëherë shtesa në ad-
hurim nuk e bën adhurimin të kotë dhe nuk
e largon nga esenca e tij, si p.sh. kush merr
abdest nga katër herë apo agjëron natën së
bashku me ditën e kështu me radhë.
Ndërsa sa u përket marrëdhënieve (muame-
lat), si p.sh. kontratat, prishjet e tyre etj.,
atëherë themi se në qoftë se ndryshohen lig-
jet e fesë, atëherë ato vendime janë të re-
fuzuara që në esencë, bie fjala: të vendoset që
ligji për amoralitet të jetë dënim me të holla
etj. Për këtë tregon ngjarja[5] në kohën e të
Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, kur i
tha personit i cili i rrëfeu se djali i tij kishte
bërë amoralitet me gruan e një personi dhe
______________
[4] "Sherhu Sunen ibën Maxheh", autor: Ebul Hasen el Hanefij Es-Sindi (117 nr. 14).
[5] Transmeton Buhariu (2696, 6633, 6634, 6842 shiko"Fet'hul Bari të Ibën Haxher el Askalanit (63315).
25
Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0
si dëmshpërblim prindi i kishte dhënë per-
sonit në fjalë njëqind dele dhe një shërbëtor.
Atëherë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem i tha: "Njëqind delet dhe shërbëtori të
kthehen ty, ndërsa djali yt duhet të rrihet me
njëqind shkopinj dhe të largohet nga vendi për
një vit."
Kurse sa u përket marrëveshjeve që janë të
ndaluara me sheriat (fe) qoftë për shkak të
mungesës së ndonjë kushti të marrëveshjes,
qoftë për shkak të ndonjë padrejtësie që i
bëhet ndonjërës palë a qoftë për shkak se
marrëveshja në fjalë largon nga përmendja e
Allahut që është obligative (p.sh. të mos lejo-
het falja e namazit) apo edhe diçka tjetër nga
këto shkaqe që u përmendën, atëherë kjo
marrëveshje a është e refuzuar apo është e
vlefshme? Këtu ka mospajtime mes dijeta-
rëve, sepse disa raste tregojnë se është e refu-
zuar, ndërsa raste të tjera tregojnë se marrë-
veshja është e vlefshme.
Realiteti i kësaj çështjeje besoj se është, e Al-
lahu e di më së miri, në qoftë se shkaku për
çka është e ndaluar marrëveshja është gjë që
ka të bëjë me të drejtën e Allahut, atëherë ajo
marrëveshje është e kotë dhe është e pavlef-
shme. Kemi për qëllim të drejtën e Allahut
që edhe nëse të dy palët bien dakord, prapë
e drejta e Allahut mbetet, shembuj nga kjo
rregull p.sh. kemi kurorëzimin me dikë që
është e ndaluar, martesa me të, të gjitha kon-
tratat e kamatës, ato duhet patjetër që të pr-
ishen edhe nëse ndodhin, sepse sheriati-ligji
i konsideron të pavlefshme, gjithashtu shitja
e alkoolit, e cofëtinës, derrit, idhujve, qenit
dhe të gjitha gjërat që janë të ndaluara të
shiten. Mirëpo, nëse shkaku për çka është e
ndaluar marrëveshja ka të bëjë me të drejtën
e njeriut, atëherë varet nga palët në mar-
rëveshje; nëse pajtohen, obligohen t'i përm-
bahen marrëveshjes, por nëse dëshirojnë, e
prishin marrëveshjen. Shembuj të këtij rasti
kemi nëse një prind e marton të bijën e tij të
ve duke mos marrë pëlqimin e saj, por në re-
alitet duhet të merret pëlqimi i saj. Atëherë
në këtë rast, nëse e bija bie dakord, kurorëz-
imi është në rregull, mirëpo nëse e bija dësh-
iron ta prishë kurorën, ka të drejtë. Për këtë
tregon rasti kur i Dërguari sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem e ka kthyer kurorëzimin e një gru-
aje që ishte e ve më herët sepse babai i saj e
kishte martuar duke mos qenë ajo dakord.[6]
Në këto çështje ka shumë fjalë për t’u thënë,
mirëpo ne u mjaftuam me këtë duke shpre-
suar që hadithin të cilin e sqaruam ta kupto-
jmë sa më mirë dhe sa më drejtë.
Vijon
Përgatiti: Fidan Xhelili
Literatura e konsultuar:
1. Kurani Fisnik me përkthim të Hz Sherif Ahmetit.
2. “Suneni i Ebu Davudit", me verifikim të haditheve
nga dijetari Muhamed Nasirudin Albani. Mektebet el
mearif-Rijad, botimi i parë.
3. "Suneni i Ibën Maxhes", me verifikim të haditheve
nga dijetari shqiptar Muhamed Nasirudin Albani, me
përkujdesje të dijetarit Mesh'hur ibën Hasen Al Selman.
Mektebet el mearif-Rijad, botimi i parë.
4. "Fet'hul Barij sherhu Sahih el-Buhari", autor hafidh
ibën Haxher el-Askalanij, El Mektebetu el-asrije, Bejrut,
pa vit botimi.
5. "El Minhaxh sherh Sahih Muslim ibën el Haxhaxh",
autor imam Muhjidin En Neveviu, me verifikim të Esh-
Shejkh Halil Me'munë Shejha, Darul Ma'rife –Bjerut
botimi i nëntë.
6. "Sqarimi i Sunenit të Ibën Maxhes", nga imam Ebul
Hasen el Hanefij, i njohur si imam Sindij, Darul
ma'rife- Bejrut, botimi i tretë.
7. "Xhamiul- ulumi uel-hikemi", autor Ibën Rexheb El-
Hanbeli, Darul-Ma'rife Bejrut, pa vit botimi.
______________
[6] Shiko për më shumë "Xhamiul ulum uel hikem", Ibën Rexheb el Hanbeli (faqe 56-57).
09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratës

More Related Content

Similar to 09. mes sfidës dhe aspiratës

Zakir naik pergjigje jomuslimanëve në pyetjet më të shpeshta për islamin
Zakir naik   pergjigje jomuslimanëve në pyetjet më të shpeshta për islaminZakir naik   pergjigje jomuslimanëve në pyetjet më të shpeshta për islamin
Zakir naik pergjigje jomuslimanëve në pyetjet më të shpeshta për islaminLibra Islame
 
Sq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi IslamSq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi IslamFatos
 
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast FitneshRregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast FitneshLexo dhe Mëso
 
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast FitneshRregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast FitneshRregullatIslame
 
Kur Ani Mbrojtes Dhe Sherues
Kur Ani Mbrojtes Dhe SheruesKur Ani Mbrojtes Dhe Sherues
Kur Ani Mbrojtes Dhe Sheruesguest41e4e
 
Dr. Jusuf Kardavi - Obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
Dr. Jusuf Kardavi - Obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanëDr. Jusuf Kardavi - Obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
Dr. Jusuf Kardavi - Obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanëShkumbim Jakupi
 
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë MyslimanëNjohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë MyslimanëLexo dhe Mëso
 
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë MyslimanëNjohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë MyslimanëLexo dhe Mëso
 
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë MyslimanëNjohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë MyslimanëRregullatIslame
 
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në feDhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në feRregullatIslame
 
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 10
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 10Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 10
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 10Shkumbim Jakupi
 
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për toDëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për toLexo dhe Mëso
 
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për toDëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për toRregullatIslame
 
Të kapemi fort mbas Menhexhit Selefij
Të kapemi fort mbas Menhexhit SelefijTë kapemi fort mbas Menhexhit Selefij
Të kapemi fort mbas Menhexhit SelefijLexo dhe Mëso
 
Abdurrezak neufel kur'ani mbrojtes dhe sherues
Abdurrezak neufel   kur'ani mbrojtes dhe sheruesAbdurrezak neufel   kur'ani mbrojtes dhe sherues
Abdurrezak neufel kur'ani mbrojtes dhe sheruesLibra Islame
 
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 3
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 3Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 3
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 3Shkumbim Jakupi
 

Similar to 09. mes sfidës dhe aspiratës (20)

Bota islame sot dhe rruga drejt lavdise
Bota islame sot dhe rruga drejt lavdiseBota islame sot dhe rruga drejt lavdise
Bota islame sot dhe rruga drejt lavdise
 
Zakir naik pergjigje jomuslimanëve në pyetjet më të shpeshta për islamin
Zakir naik   pergjigje jomuslimanëve në pyetjet më të shpeshta për islaminZakir naik   pergjigje jomuslimanëve në pyetjet më të shpeshta për islamin
Zakir naik pergjigje jomuslimanëve në pyetjet më të shpeshta për islamin
 
Amr halid pendimi
Amr halid   pendimiAmr halid   pendimi
Amr halid pendimi
 
Sq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi IslamSq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi Islam
 
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast FitneshRregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
 
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast FitneshRregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
 
Kur Ani Mbrojtes Dhe Sherues
Kur Ani Mbrojtes Dhe SheruesKur Ani Mbrojtes Dhe Sherues
Kur Ani Mbrojtes Dhe Sherues
 
Dr. Jusuf Kardavi - Obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
Dr. Jusuf Kardavi - Obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanëDr. Jusuf Kardavi - Obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
Dr. Jusuf Kardavi - Obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
 
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë MyslimanëNjohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
 
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë MyslimanëNjohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
 
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë MyslimanëNjohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
 
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në feDhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
 
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 10
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 10Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 10
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 10
 
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për toDëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
 
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për toDëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
 
Të kapemi fort mbas Menhexhit Selefij
Të kapemi fort mbas Menhexhit SelefijTë kapemi fort mbas Menhexhit Selefij
Të kapemi fort mbas Menhexhit Selefij
 
Abdurrezak neufel kur'ani mbrojtes dhe sherues
Abdurrezak neufel   kur'ani mbrojtes dhe sheruesAbdurrezak neufel   kur'ani mbrojtes dhe sherues
Abdurrezak neufel kur'ani mbrojtes dhe sherues
 
Pajisja e Agjëruesit
Pajisja e AgjëruesitPajisja e Agjëruesit
Pajisja e Agjëruesit
 
Pajisja e Agjëruesit
Pajisja e AgjëruesitPajisja e Agjëruesit
Pajisja e Agjëruesit
 
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 3
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 3Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 3
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 3
 

More from Lexo dhe Mëso

keqkuptim për islamin
keqkuptim për islaminkeqkuptim për islamin
keqkuptim për islaminLexo dhe Mëso
 
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëveJu nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëveLexo dhe Mëso
 
A ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo MyslimanA ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo MyslimanLexo dhe Mëso
 
Islami dhe Krishterizmi
Islami dhe KrishterizmiIslami dhe Krishterizmi
Islami dhe KrishterizmiLexo dhe Mëso
 
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCABIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCALexo dhe Mëso
 
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetëA e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetëLexo dhe Mëso
 
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjenPriftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjenLexo dhe Mëso
 
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdfTAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdfLexo dhe Mëso
 
DIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEISTDIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEISTLexo dhe Mëso
 
Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)Lexo dhe Mëso
 
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga KuraniKurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga KuraniLexo dhe Mëso
 
Xhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveXhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveLexo dhe Mëso
 
Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëveVirtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëveLexo dhe Mëso
 
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësXhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësLexo dhe Mëso
 
Vlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas SunetitVlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas SunetitLexo dhe Mëso
 
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-HixhesVlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-HixhesLexo dhe Mëso
 
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitVersion i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitLexo dhe Mëso
 

More from Lexo dhe Mëso (20)

keqkuptim për islamin
keqkuptim për islaminkeqkuptim për islamin
keqkuptim për islamin
 
doktrina e trinisë
doktrina e trinisëdoktrina e trinisë
doktrina e trinisë
 
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëveJu nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
 
shkurt për jezusin
shkurt për jezusinshkurt për jezusin
shkurt për jezusin
 
A ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo MyslimanA ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
 
Islami dhe Krishterizmi
Islami dhe KrishterizmiIslami dhe Krishterizmi
Islami dhe Krishterizmi
 
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCABIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
 
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetëA e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
 
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjenPriftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
 
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdfTAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
 
DIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEISTDIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEIST
 
Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)
 
Bazat e besimit
Bazat e besimitBazat e besimit
Bazat e besimit
 
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga KuraniKurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
 
Xhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveXhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e Myslimanëve
 
Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëveVirtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
 
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësXhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
 
Vlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas SunetitVlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas Sunetit
 
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-HixhesVlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
 
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitVersion i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
 

09. mes sfidës dhe aspiratës

  • 1.
  • 2. EDITORIALI Xheladin Leka “Dëlirje dhe Edukim” mes sfidës dhe aspiratës .........................2 Qendra Imam Albani‐Jordani Besimi i Muslimanit Sunij III ...................................................... 4 Ebu Islam Salih ibën Taha Abdulvahid Gjurmët e besimit të vërtetë mbi njeriun gjatë vdekjes dhe në jetën e amshuar ........................................................... 11 Shuajb Rexha Ali ibën ebi Talib ....................................................................... 14 Bali Musli Sadiku Kontributi i tabi’inëve në ruajtjen e Sunnetit ........................... 20 Fidan Xhelili Parathënia e “Sunenit” të Ibën Maxhes ................................... 22 Xheladin Leka Hyrje në shkencat e fikhut (III) ................................................. 26 Prof. Dr. Ibrahim bin Amir Err‐Rruhejli Definicioni i bidatit ................................................................... 31 Dr. Ahmed ibën Uthman el‐Mezid dhe Dr. Adil ibën Alij esh‐Shiddij Disa këshilla për edukimin e fëmijëve ...................................... 33 Lirim Sadiku Pendimi i sinqertë i njeriut që vrau 99 njerëz .......................... 35 Unejs Murati Dijetari Salih el‐Fevzani ............................................................ 41 Sabahudin Selimi Malik ibën Enesi ....................................................................... 45 Zejd Haziri Këshilla e artë nga Imami i qartë ............................................ 48 PËRMBAJTJA Kryeredaktor: Zejd Haziri Anëtarët e revistës: Unejs Murati Fidan Xhelili Xheladin Leka Bashkëpunëtorët: Adem Avdiu Muhamed Abdullahi Sabahudin Selimi Bali Sadiku Lirim Sadiku Namik Vehapi Redaktor gjuhësor: Arian Koçi Redaktor Teknik: Avni G. Gashi Ballina/Dizajni: Avni G. Gashi Boton: Shtëpia botuese Atik Gjilan, Republika e Kosovës Tirazhi: 1000 Adresa: Rr. M. Idrizi p.n 60000 Gjilan Republika e Kosovës Tel: 044 988 400 e‐mail: delirjedheedukim@gmail.com Ndihmo Revistën: Nr. i llog.: 1150‐138922‐0101‐09 ProCredit Bank of Kosovo Swift Code: MBKORS22 Gjilan, Republika e Kosovës
  • 3. Editorial “DËLIRJE & EDUKIM” MES SFIDËS DHE ASPIRATËS 2 Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0 Përballë të gjitha problemeve dhe sfidave të ndryshme që i paraqiten kësaj reviste, kemi menduar të ofrojmë edhe një shërbim për lexuesit e dashur, në mënyrë që çdoherë të jemi afër tyre, në kohë rehatie apo me probleme. Shërbimi në fjalë ka për qëllim të krijojë një kënd të veçantë në revistë, në të cilën do të parashtrohen pyetjet e lexueseve. Përgjigjet e këtyre pyetjeve do të jenë prej dijetarëve bashkëkohorë, ekskluzivisht për revistën tonë. Këndi do të emërtohet “Lexuesit pyesin, dijetarët përgjigjen”. L exues i nderuar, misioni i të Dërguarve të Zotit ishte t’i thërrisnin njerëzit në njëshmërinë e Allahut dhe në çdo vepër tjetër të ndershme, por në të njëjtën kohë t’i largonin ata nga mosbesimi dhe çdo vepër tjetër e ndyrë duke i edukuar ato gjen- erata në këto vepra madhështore. Një fjali e tillë mund të shkurtohet me dy fjalë: dëlirje dhe edukim. Në këtë mision të shenjtë kanë ecur edhe di- jetarët e ummetit, duke u munduar të nguli- tin te muslimanët çdo vepër me të cilën janë urdhëruar nga Allahu dhe Muhammedi ale- jhi selam dhe t’i largojnë ata nga çdo vepër prej së cilës ka ndaluar Allahu dhe i Dërguari i Tij. Nisur nga kuptimi madhështor që përmba- jnë këto dy fjalë, edhe revista jonë dhe e juaja mori këtë emër, duke shpresuar që edhe puna e saj të jetë në pajtim me emrin që mban. Secili prej nesh e di sakrificën e madhe të Pe- jgamberëve dhe të dijetarëve në realizimin e këtij qëllimi, madje shumë prej tyre janë armiqësuar nga populli i tyre ose janë vrarë. Me sfida të mëdha ballafaqohemi edhe ne sot, pra revista “Dëlirje dhe Edukim”. Ky ba- llafaqim nganjëherë nuk është i lehtë e nganj- ëherë lë gjurmë negative, duke bërë që ambiciet të zmbrapsen, aspiratat të ngecin, realizimi i tyre të vonohet e nganjëherë edhe vazhdimi dhe përparimi në disa fusha të cak- tuara bëhet i pamundur. Mirëpo gjithë këto probleme duhet të merr- en në natyrshmërinë e tyre dhe nuk ka pse t’u jepet një dozë e tepruar rëndësie, ngase u realizua një projekt apo nuk u realizua, tek e fundit, ashtu siç e ka caktuar Allahu do të ndodhë. Ajo që kërkohet prej nesh në raport me thirrjen në rrugën e Allahut është që të mundohemi sa më shumë të sakrifikojmë për këtë thirrje, ngase është puna më e mirë që ekziston në fytyrën e Tokës. Ne nuk duhet të
  • 4. 3 Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0 ngutemi kurrë për arritjen e fryteve, sepse këto fryte ka mundësi të realizohen sa jemi gjallë, por ka mundësi që bereqeti i tyre të vijë atëherë kur trupin tonë e ka mbuluar dheu. Kur thirrësi e di se ecja e tij në këtë rrugë është shpërblim më vete, i realizoi apo jo qëllimet e tij, atëherë ai kurrë nuk do të zmbrapset dhe nuk do të bëhet pesimist sepse e di që asnjëherë nuk do të mbetet në vend numëro. Përballë të gjitha problemeve dhe sfidave të ndryshme që i paraqiten kësaj reviste, kemi menduar të ofrojmë edhe një shërbim për lexuesit e dashur, në mënyrë që çdoherë të jemi afër tyre, në kohë rehatie apo me probleme. Shër- bimi në fjalë ka për qëllim të krijojë një kënd të veçantë në revistë, në të cil- ën do të parashtro- hen pyetjet e lexueseve. Për- gjigjet e këtyre pyetjeve do të jenë prej dijetarëve bash- këkohorë, ekskluzivi- sht për revistën tonë. Këndi do të emërtohet “Lexuesit pyesin, dije- tarët përgjigjen”. Për ta realizuar këtë qël- lim madhështor, kohët e fundit kemi pasur disa takime me disa dijetarë nga Meka dhe Medina dhe nga të gjithë kemi marrë dritën e gjelbër për ta vazhduar këtë nismë të hajrit, Allahu ua shpërbleftë me të mira. Mirëpo kjo elitë dijetarësh nuk do të përkufizohet vetëm në Mekë dhe Medinë, por do të përfshijë edhe dijetarë të tjerë nga vendet e tjera arabe. Pyetjet tuaja mund t’i dërgoni në adresën e revistës e më pas stafi i revistës do të bëjë përzgjedhjen e tyre dhe do të botojë në çdo numër një ose dy pyetje të lexueseve bashkë me përgjigjen e tyre nga dijetarët. Nëse pye- tja juaj ka nevojë për një studim më të thellë, atëherë ashtu do ta kërkojmë nga dijetarët, në mënyrë që problemi në fjalë të trajtohet në formë të detajuar nga dijetarët islamë, një mundësi që jepet për herë të parë në trevat tona. Revista do të shërbejë si urë lidhëse mes jush dhe dijetarëve islamë, në mënyrë që të lidh- emi sa më shumë me personalitete me famë botërore dhe që kanë ndikim pozitiv në gjithë botën. Nuk harrojmë që revista “Dël- irje dhe Edukim”, duke u nisur nga kryeredaktori dhe anëtarët e saj, mirëpret çdo vëre- jtje, sugjerim ose ide nga lexuesit e saj të dashur. Pra, na shkruani, mos ngur- roni! Kjo është mundësia që ka ofruar revista juaj për ju, mundësi të cilën nuk e keni pasur më herët. Tani ju mbetet juve që ta shfrytëzoni dhe të përfitoni nga kjo mun- dësi. Në emër të redaksisë Xheladin Leka
  • 5. Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0 4 BESIMI I MUSLIMANIT SUNIJ III “Sigurisht që ti nuk mund të bësh të vdekurit të dëgjojnë (t’iu sjellësh përfitim atyre dhe po kështu mosbesimtarëve) as nuk mund të bësh të shurdhët të dëgjojnë thirrjen, kur ata ikin duke kthyer shpinën.” Neml: 80 “As të gjallët (besimtarët) dhe të vdekurit (mosbesimtarët) nuk janë njësoj. Sigurisht që Allahu bën të dëgjojë kë të dojë Ai, ndërsa ti nuk mund t’i bësh të dëgjojnë ata që janë në varre.” Fatir: 22 21. Cila është dispozita e sheriatit mbi lutjen e tjetërkujt përveç Allahut, si evlijatë, etj.? - Lutja e tillë është shirk, që të fundos në Zjarr. - Allahu i Lartësuar thotë: “Kështu, mos lut ilah (zot, të adhuruar) tjetër me Allahun, se përndryshe do të jesh prej atyre që ndëshkohen.” Shuara: 213 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Kush vdes duke lutur ndokënd tjetër përveç All- ahut, do të hyjë në Zjarr." Buhariu 22. A është lutja adhurim ndaj Allahut? - Po, lutja është adhurim ndaj Allahut. - Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe Zoti juaj thotë: ‘Lutmuni Mua (më adhuroni Mua, Një e të Vetëm, dhe kërkoni ç’të doni vetëm tek Unë), Unë do t’ju përgjigjem.” Gafir: 60 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Duaja (lutja) është adhurim." Tirmidhiu, sahih 23. A i dëgjojnë të vdekurit duatë (lutjet)? - Të vdekurit nuk i dëgjojnë duatë (lutjet) dhe asgjë tjetër. - Allahu i Lartësuar thotë: “Sigurisht që ti nuk mund të bësh të vdekurit të dëgjojnë (t’iu sjellësh përfitim atyre dhe po kështu mosbesimtarëve) as nuk mund të bësh të shurdhët të dëgjojnë thirrjen, kur ata ikin duke kthyer shpinën.” Neml: 80 “As të gjallët (besimtarët) dhe të vdekurit (mosbes- imtarët) nuk janë njësoj. Sigurisht që Allahu bën të dëgjojë kë të dojë Ai, ndërsa ti nuk mund t’i bësh të dëgjojnë ata që janë në varre.” Fatir: 22 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Allahu ka melaike të shpërndara nëpër tokë, të cilat përcjellin përshëndetjet për mua nga ummeti im." Ahmedi, sahih 24. A lejohet të kërkojmë ndihmë prej atyre që nuk janë të pranishëm apo prej të vdekurve? - Jo, nuk kërkojmë ndihmë prej tyre, por kërko- jmë prej Allahut. - Allahu thotë në Kur’an: “(Përkujtoni) kur ju kërkuat ndihmë te Zoti juaj dhe Ai u përgjigj (duke ju thënë): ‘Do t’ju ndihmoj me një mijë melekë radhë-radhë.” El Enfal; 9 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, nëse i ka ndodhur ndonjë fatkeqësi apo pikëllim, ka thënë: “Ja Hajju, ja Kajjum (O Ti që je i Përjet- shëm dhe Mbajtës e Mbrojtës i gjithçkaje që ekzis- ton!), në Mëshirën Tënde kërkoj ndihmë!” Hadith hasen 25. A lejohet mbështetja në ndihmën e dikujt tjetër përveç Allahut? - Kjo gjë nuk lejohet, sepse është shirk. Për ndihmë mbështetemi vetëm tek Allahu i Mad- hëruar. - Allahu i Lartësuar thotë: "Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm Ty të mbështetemi e të kërkojmë ndihmë (kudo, në çdo kohë e për çdo gjë)." El Fatiha: 5 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
  • 6. 5 Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0 "Nëse kërkon diçka, kërkoja Allahut dhe nëse kër- kon ndihmë, kërko nga Allahu." Tirmidhiu, sahih 26. A lejohet kërkimi i ndihmës nga të gjallët që janë të pranishëm? - Po, në ato gjëra që ata kanë mundësi dhe jo në gjërat që i takojnë vetëm Allahut të Lartësuar. - Allahu thotë në Kur’an: “Ndihmohuni mes jush me të mira e në punë të mbara, e Jo në mëkate e armiqësi.” Maide: 2 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Allahu është në ndihmë të robit të Vet, derisa robi është në ndihmë të vëllait të vet." Muslimi 27. A lejohet zotimi për ndokënd tjetër përveç Al- lahut? - Nuk lejohet zotimi për askënd tjetër përveç Al- lahut të vetëm. -Allahu thotë në Kur’an: “(Përkujto) kur ba- shkëshortja e Imranit tha: “Zoti im! Të jam betuar Ty se (fëmija) që është në barkun tim të jetë i përkushtuar për shërbimet Tua (i shkëputur nga çdo punë e kësaj bote për t’i shërbyer vendit Tënd të ad- hurimit), kështu pra, ma prano këtë mua. Pa dy- shim që Ti je vërtet Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri.” Al Imran: 35 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Kush është zotuar në respekt ndaj Allahut, le të re- spektojë E, kush është zotuar në mëkat ndaj Al- lahut, mos ta respektojë (mos ta bëjë)." Buhariu 28. A lejohet therja për ndokënd tjetër përveç Al- lahut? - Nuk lejohet! Një gjë e tillë është shirk i madh. - Allahu thotë në Kur’an: “Kështu pra, falu për Zotin tënd dhe prej kurban (vetëm për Të)!” Keuther: 2 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Mallkimi i Allahut qoftë mbi atë që ther për ndokënd tjetër përveç Allahut!" Muslimi 29. A lejohet tavafi (sjellja) rreth varreve? - Nuk lejohet tavafi (rreth ndonjë gjëje tjetër) përveç Qabes. - Allahu i Lartësuar thotë: “Pastaj le të plotësojnë detyrimet e përcaktuara për ta, të therin kurbanet dhe të sillen rreth Shtëpisë së Lashtë (Qabes në Mekë)!” Haxh: 29 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Kush bën tavaf rreth Qabes 7 herë dhe i fal dy rekate, ka shpërblim sikur të ketë liruar një rob." Ibën Maxhe, sahih 30. A lejohet të falesh duke pasur para teje ndonjë varr? - Nuk lejohet namazi në drejtim të varrit, për shkak se njeriu mund të anojë në madhështimin dhe adhurimin e tij. - Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe prej ngado që të nisni faljen, ktheni fytyrën nga Xhamia e Shenjtë (Mesxhidil Haram, Qabja në Mekë). Dhe pa dysh- im, kjo është e vërteta nga Zoti yt. Dhe Allahu nuk është i pavëmendshëm për çfarë ju veproni.” Bekare: 149 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Mos u ulni mbi varre dhe mos u falni në drejtim të tyre!" Muslimi 31. Cila është dispozita e sheriatit për punën me sihër (magji)? - Nuk lejohet puna me të! Kjo është nga mëkatet e mëdha, të cilat të shpijnë në kufër ndaj Allahut, gjithashtu edhe të mësuarit e saj (është haram). - Allahu i Lartësuar thotë: “Ata ndoqën atë që she- jtanët e nxorën (në mënyrë të rreme nga magjia) në kohën e sundimit të Sulejmanit. Nuk mohoi Sulej- mani, por shejtanët mohuan (nuk besuan) duke u mësuar njerëzve magjinë dhe gjëra të tilla që zbritën në Babiloni prej dy melekëve, Harut dhe Marut, por në të vërtetë asnjëri prej tyre nuk i mësoi ndokujt gjëra të tilla, veç pasi ata thanë: “Ne jemi vetëm sprovë, kështu që mos u bëni mosbesimtarë (dukë mësuar magjinë prej nesh).” Dhe nga këta melekë njerëzit mësuan atë që shkaktonte ndarjen e burrit nga bashkëshortja e tij, por ata nuk mund të dëmtonin ndokënd përveç se me Vullnetin dhe Lejen e Allahut. Dhe ata mësuan atë gjë që i dëm- tonte dhe nuk u sillte përfitim. E në të vërtetë ata e dinin se blerësit e saj (të magjisë) nuk do të kishin aspak pjesë nga Bota e Pastajme. Dhe vërtet, sa e keqe ishte ajo për të cilën ata shitën veten e tyre, veç sikur ta dinin.” Bekare: 102 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Largojuni shtatë mëkateve të mëdha: shokvënies Allahut, magjisë…" Muslimi 32. A t’i besojmë fallxhorit dhe magjistarit?
  • 7. Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0 6 - Nuk i besojmë atyre dhe as nuk shkojmë tek ata! - Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: Askush në qiej dhe në tokë nuk e di gajbin (të fshehtën, të panjo- hurën) veç Allahut, as nuk mund ta ndiejnë se kur do të ringjallen.” Neml: 65 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Kush shkon te magjistari dhe e beson atë që e thotë ai, vetëm se ka mohuar atë që është zbritur mbi Muhammedin." [Ahmedi, sahih] 33. A e di të fshehtën dikush nga krijesat? - Jo, askush nuk e di të fshehtën përveç Allahut të Vetëm. - Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe vetëm me Të janë çelësat e gajbit (gjithçka të fshehtë e të panjohur), askush nuk i di përveç Atij. Ai di gjithë ç’ka në tokë e det; nuk ka asnjë gjethe që bie dhe Ai të mos ketë dijeni për të; nuk ka asnjë grimcë në errësirën e tokës, asgjë të njomë ose të thatë që të mos jetë shkruar në Shkrim të Qartë.” En'am: 59 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Nuk e di të fshehtën (askush) pos Allahut." Tabera- niu, hasen 34. Me ç'ligj duhet të gjykojnë muslimanët? - Obligohen të gjykojnë me Kur’an dhe Sunnet, qofshin ata grupime, persona apo udhëheqës. - Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe në këtë mënyrë (ti, o Muhammed) gjyko mes tyre me atë që të ka shpallur Allahu dhe mos u shko pas dëshirave të tyre të kota, por tregohu i vëmendshëm ndaj tyre që mos të të kthejnë e të të largojnë nga disa gjëra, të cilat Allahu t’i ka zbritur ty (o Muhammed). Por nëse ata largohen, atëherë dije se është Dëshira e Allahut për t’i ndëshkuar ata për disa mëkate të tyre. Dhe vërtet shumica e njerëzve janë fasikunë (të pabindur e të panënshtruar ndaj Allahut).” Maideh: 49 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Allahu është Ai që gjykon dhe përfundimi është te Ai.” Ebu Davudi: hasen. 35. Cila është dispozita e sheriatit për ligjet e ven- dosura nga njerëzit, të cilat e kundërshtojnë sheri- atin? - Puna me të është kufër i madh, nëse e lejon ose thotë se është më i mirë se Ligji i Allahut apo e mbivlerëson para Ligjit të Kur’anit. - Allahu thotë në Kur’an: “...dhe kushdo që nuk gjykon me atë që ka shpallur Allahu (me Ligjin e Allahut), të këtillët janë kafira.” Maideh: 44 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Derisa të gjykojnë prijësit me ligj tjetër dhe e lënë atë që e ka zbritur Allahu, Allahu do të krijojë mes tyre armiqësi.” Sahih 36. A lejohet betimi në dikë tjetër përveç Allahut? - Nuk lejohet betimi në asgjë tjetër, përveç në All- ahun. - Allahu thotë në Kur’an: “Ata që nuk besuan, mbahen se ata nuk do të ringjallen më kurrë (për të dhënë llogari). Thuaju (o Muhammed): ‘Po! Për Zotin tim! Ju pa asnjë dyshim që do të ringjalleni, pastaj ju do të njoftoheni (dhe do të shpërbleheni) për çfarë punuat dhe kjo është mjaft e lehtë për Al- lahun.” Tagabun: 7 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Kush betohet në tjetër gjë pos Allahut, vetëm se ka bërë shirk." Ahmedi, sahih 37. A lejohet vendosja e hajmalive? - Nuk lejohet vendosja e tyre ngase kjo është nga veprat e shirkut. - Allahu thotë në Kur’an: “Dhe nëse Alahu ju prek me ndonjë të keqe, askush nuk mund ta largojë atë përveç Atij dhe nëse Ai ju prek ju me ndonjë të mirë, atëherë Ai është i Zoti për të bërë çdo gjë.” En’Am: 17 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Kush ka vendosur hajmali, vetëm se ka bërë kufër." Ahmedi, sahih 38. Si mund të ndërmjetësojmë tek Allahu i Lartë- suar? - Ndërmjetësojmë tek Allahu me Emrat dhe Cilësitë e Tij të Larta si dhe me punë të mira. - Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe të Allahut janë gjithë emrat më të bukur, kështu që luteni Atë me ta dhe largojuni shoqërisë së atyre të cilët i përgën- jeshtrojnë (dhe përdhosin) emrat e Tij. Ata shpejt do të shpërblehen për çfarë kanë vepruar.” A’rafë: 180 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Të lutem Ty me të gjitha Emrat e Tua, me të cilat
  • 8. 7 Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0 Ti e ke quajtur Veten Tënde!" Ahmedi, sahih 39. A ka nevojë lutja për ndërmjetësimin e ndonjë krijese? - Lutja nuk ka nevojë për ndërmjetësimin e as- njërës prej krijesave. - Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe kur robërit e Mi të pyesin Ty (o Muhammed) për Mua, atëherë (përgjigju atyre): Vërtet Unë jam pranë (tyre me Dijen Time), Unë u përgjigjem duave (lutjeve) të lutësit kur ai më drejtohet Mua me lutje (pa ndër- mjetësues a ndërlidhës). Kështu pra, ata le të më binden Mua dhe le të më besojnë Mua, që në këtë mënyrë të mund të udhëhiqen drejt!” Bekare: 186 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Me të vërtetë ju i luteni Atij që dëgjon dhe është afër, Atij që është me ju." (d.m.th: ju dëgjon dhe ju sheh juve) Muslimi 40. Cila është detyra e Pejgamberëve? - Detyra e Pejgamberëve është komunikimi, qar- tësimi dhe ngritja e argumenteve. - Allahu i Lartësuar thotë: “O i Dërguar (Muha- mmed)! Shpalle (Mesazhin) i cili të është zbritur ty nga Zoti yt dhe nëse nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke shpallur Mesazhin e Tij (nuk e ke çuar në vend porosinë e Tij). Allahu do të të mbrojë ty nga njerëzit. Sigurisht që Allahu nuk e udhëzon një pop- ull që nuk beson.” Maideh: 67 Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "O Zoti im! Dëshmo!" E tha këtë si përgjigje për fjalën e shokëve të tij kur thanë: "Dëshmojmë që ti e kreve shpalljen, e çove në vend amanetin dhe këshillove." Muslimi. 41. Nga kush e kërkojmë ndërmjetësimin e Pejgam- berit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të? - Ndërmjetësimin e Muhamedit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, e kërkojmë vetëm nga Allahu i Lartësuar. - Allahu thotë në Kur’an: “Allah! La ilahe il-la Huve (Askush nuk ka të drejtë, nuk meriton dhe nuk duhet të adhurohet përveç Atij),El-Haj-ju El- Kaj-jum (i Përjetshmi, i Pafillim dhe i Pambarim, Mbajtësi dhe Mbrojtësi i gjithçkaje që ekziston). As kotje e as gjumë nuk e kap Atë. Atij i përkasin gjithë ç’është në qiej e gjithë që është në tokë. E kush është ai që mund të ndërhyjë tek Ai përveç se me Lejen e Tij?” Bekareh: 255 “Thuaju: Allahut i takon gjithë ndërmjetësimi. Atij i përket Mbizotërimi i qiejve dhe i tokës. Pastaj tek Ai do të ktheheni.” Zumer: 44 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, më- sonte njërin nga shokët e vet që të thoshte: “O Zot, bëje Muhamedin ndërmjetësues për mua!” Tir- midhiu, sahih 42. Si ta duam Allahun dhe të Dërguarin e Tij? - Dashuria jonë është në respektimin dhe pasi- min/zbatimin e urdhrave të tyre. - Allahu thotë në Kur’an: “Thuaj (o Muhamed): ‘Nëse vërtet e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua (pranoni Islamin, ndiqni Kur’anin dhe Sunnetin, Rrugën time), Allahu do t’ju dojë ju dhe do t’jua falë gjynahet tuaja. Dhe Allahu është gjithnjë Falës i Madh, Mëshirëplotë.” Alu Imran: 31 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Nuk ka besuar askush nga ju derisa mos të jem më i dashur për të se fëmija i tij, prindi i tij dhe njerëzit në përgjithësi." Buhariu 43. A lejohet ta teprojmë në lavdërimin e Muha- mmedit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të? - Jo, nuk lejohet ta teprojmë në lavdërimin dhe ngritjen e Muhammedit, paqja dhe bekimi i Al- lahut qofshin mbi të. - Allahu i Lartësuar thotë: "Thuaj (o Muha- mmed): “Unë jam vetëm një njeri si edhe ju, (por) mua më është frymëzuar e më është shpallur se i ad- huruari juaj është Një i Adhuruar i Vetëm, Allahu; kështu pra, kushdo që shpreson për Takimin me Zotin e Tij, le të punojë mirësi e drejtësi dhe të mos i bashkojë askënd për shok në adhurim Zotit të Tij.” Kehf: 110 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Mos më lavdëroni/ngrini ashtu siç e kanë lav- dëruar/ngritur të krishterët të birin e Merjemes (Isain alejhis selam), sepse unë nuk jam veçse rob, prandaj thoni: rob i Allahut dhe i Dërguar i Tij." Buhariu 44. Cila është krijesa e parë? - Nga njerëzit Ademi, ndërsa nga sendet është
  • 9. Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0 8 lapsi. - Ai Lartësuar thotë: “Kujto kur Zoti yt u tha melekëve: “Me të vërtetë që Unë do të krijoj njeriun nga balta.” Sad: 71. - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Nga gjërat e para që krijoi Allahu është lapsi." Ebu Davudi dhe Tirmidhiu; Hadithi është sahih. 45. Nga çfarë është krijuar Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem? - Allahu e ka krijuar Muhammedin, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, si çdo krijesë tjetër njerëzore. - Allahu thotë në Kur’an: "Thuaj (o Muhammed): “Unë jam vetëm një njeri si edhe ju, (por) mua më është frymëzuar e më është shpallur se i adhuruari juaj është Një i Adhuruar i Vetëm, Allahu; kështu pra, kushdo që shpreson për Takimin me Zotin e Tij, le të punojë mirësi e drejtësi dhe të mos i bashkojë askënd për shok në adhurim Zotit të Tij.” Kehf: 110 “(Allahu) është Ai i Cili ju ka krijuar ju nga dheu (Ademin), pastaj nga nutfah [Lëngu i ngjizur i kri- juar nga bashkimi i farës së vezës mashkullore me atë femërore] (pasardhësit e Ademit), pastaj nga një copë gjaku e mpiksur, pastaj ju nxjerr jashtë si fos- hnja, pastaj ju jep rritje që të mund të arrini moshën e fuqisë dhe më pas të jeni të moshuar,-edhe pse disa prej jush vdesin më përpara,- dhe që të ar- rini një kohë të përcaktuar, me qëllim që mbase kuptoni (e fitoni mençuri).” Gafir: 67 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Vërtet çdo njeri nga ju formohet në barkun e nënës së tij 40 ditë si pikë (nutfe’)..." Buhariu dhe Mus- limi 46. Cili është gjykimi i sheriatit për luftën-xhihadin në Rrugë të Allahut? - Xhihadi është obligim mbi muslimanët, qoftë ai me pasuri, trup apo gjuhë. - Allahu thotë në Kur’an: “Ecni përpara qoftë kur e keni të lehtë (jeni të shëndoshë, në moshë, të pasur, të armatosur) ose të rëndë (të sëmurë, të moshuar, të varfër, pa mjete) dhe përpiquni fort me pasurinë tuaj dhe me jetën tuaj në Çështjen e Allahut. Kjo është më e mira për ju, veç sikur ta dinit.” Tevbe: 41 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem!) ka thënë: "Luftoni mushrikët (politeistët) me pasurinë tuaj, trupin/fizionominë tuaj dhe me gjuhën tuaj.” (që është fard ajn - obligim për të gjithë që kanë mundësi kur okupohet një vend nga vendet e muslimanëve afër e më afër). Ebu Davudi, sahih 47. Cila është miqësia ndaj muslimanëve? - Miqësia ndaj muslimanëve është dashuria ndaj tyre - ndihma e besimtarëve të cilët janë të pastër në njëshmërinë e Allahut. - Allahu thotë në Kur’an: “Besimtarët dhe bes- imtaret janë eulija (ndihmues, mbrojtës e miq) për njëri-tjetrin, ata u mëshirojnë(njerëzve) El-Ma’rufë (Islamin me gjithë përmbajtjen e tij çfarë urdhëron ai) dhe i ndalojnë (njerëzit) nga El-Munker (mos- besimi, politeizmi i çdo lloji dhe gjithçka tjetër që e ndalon Islami), ata i kryejnë rregullisht dhe në mënyrë të përkryer faljet e përcaktuara ditore, japin zekatin dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij...” Tevbe: 71 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Muslimanët janë si një ndërtesë, e forcojnë njëri- tjetrin." Muslimi 48. A lejohet miqësia me jobesimtarët dhe ndihma e tyre? - Nuk lejohet miqësia me jobesimtarët dhe as ndihma e tyre, sepse kjo është nga gjërat që të largojnë nga besimi i sinqertë. - Allahu i Lartësuar thotë: “E nëse ndonjë prej jush i zë ata eulija, atëherë nuk ka dyshim se ai është një prej tyre.” Maide: 51 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Me të vërtetë familja e filanit nuk janë miqtë e mi [për arsye se ata nuk ishin besimtarë]...” Buhariu dhe Muslimi 49. Kush është (konsiderohet) mik (i afërt dhe i dashur)? - Mik është besimtari i devotshëm sunni (i cili i frikësohet Allahut, punon me Kur’an dhe Sunnet sipas selefit). - Allahu thotë në Kur’an: “Ta dini se eulijatë (të dashurit e Allahut) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as ndonjë brengosje. (Ata) të cilët besuan dhe ishin të ruajtur.” Junus: 62-63 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
  • 10. 9 Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0 “I afërt i imi është Allahu dhe besimtarët e mirë.” Buhariu dhe Muslimi 50. Përse Allahu zbriti Kur’anin? - Allahu e zbriti Kur’anin për ta lexuar, medituar dhe për të punuar ne me të. - Allahu i Lartësuar thotë: “(Thuaj o Muhamm- ed këtyre idhujtarëve, arabëve paganë): “Ndiqni çfarë ju është zbritur juve nga Zoti juaj (Kur’anin, Pejgamberin alejhi selam dhe rrugën e tij) dhe mos shkoni pas asnjë eulijai (ndihmues a mbrojtës që ju urdhëron të adhuroni të tjerë përveç a përkrah Al- lahut)tjetër përveç Atij (Allahut). Sa pak që përku- jtoni!" A’rafë: 3 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Lexojeni Kur’anin dhe punoni me të." Ahmedi, sahih 51. A na mjafton vetëm Kur’ani pa Sunnetin? - Jo, nuk na mjafton Kur’ani pa Sunnet. - Allahu thotë në Kur’an: “(Ne i dërguam të Dër- guarit) me shenja të qarta dhe me Libra, ndërsa edhe ty (O Muhammed) të kemi zbritur Përku- jtuesin me këshilla (Kur’anin), që ti të mund t’u sh- pjegosh njerëzve qartë se çfarë u është zbritur atyre dhe që të mund të mendojnë.” Nahl: 44 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Mua më është dhënë Kur’ani dhe i një i ng- jashëm me të." Ebu Davudi, sahih 52. A i japim përparësi fjalës së ndonjë krijese para Fjalës së Allahut dhe të Dërguarit të Tij? - Jo, nuk i japim përparësi fjalës së askujt tjetër para Fjalës së Allahut dhe të Dërguarit të Tij, kushdo qoftë ai. - Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! Mos vendosni para se të vendosë Allahu dhe i Dër- guari i Tij dhe kini frikë Allahun. Vërtet Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëditur.” Huxhurat: 1 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Nuk ka respekt ndaj askujt në mëkat ndaj Allahut, Me të vërtetë respektimi është në të mirë - punë të mbara." Buhariu dhe Muslimi 53. Ç'duhet të bëjmë nëse kundërshtohemi –polem- izojmë - në mes vete? - Duhet të kthehemi tek Libri i Allahut dhe Sun- neti i të Dërguarit të Tij, sipas të kuptuarit të se- lefit, duke pyetur dijetarët e sinqertë - selefi. - Allahu thotë në Kur’an: “O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit dhe atyre prej jush që janë në drejtimin e udhëheqjes tuaj! Dhe nëse keni mosmarrëveshje për ndonjë gjë mes jush, drejtohuni Allahut (Fjalës së Tij - Kur’anit) dhe të Dërguarit të Tij (Sunnetit të të Dërguarit), nëse besoni Allahun dhe Ditën e Fun- dit. Kjo është më e mirë dhe më e përshtatshme për përcaktimin e fundit.” Nisa: 59 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Jua kam lënë dy gjëra, me të cilat, po qe se kapeni për to, kurrë nuk do të devijoni: Librin e Allahut dhe Sunnetin tim.” Sahih 54. Ç'është bidati (risia) në din (fe)? - Bidat është çdo gjë me të cilën adhurohet Al- lahu pa pasur ndonjë argument në fe. - Allahu i Lartësuar thotë: “Apo kanë ata shokë e të barabartë me Allahun (zota të rremë të tyre), të cilët kanë themeluar e përcaktuar për ta ndonjë fe të cilën nuk e ka urdhëruar e përcaktuar Allahu? Dhe po të mos kishte qenë për një Fjalë Vendimtare (tashmë të kaluar), çështja do të gjykohej mes tyre. Dhe pa dyshim që për dhalimunët (politeistët, ke- qbërësit), për ta është dënim i dhimbshëm.” Shura: 21 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Kush shpik diçka (të re) në fenë tonë e që nuk është nga ne, ajo është e refuzuar." Buhariu dhe Muslimi 55. A ka në dinin (fenë) tonë bidat (risi) të mirë? - Jo, nuk ka në dinin (fenë) tonë bidat (risi) të mirë, por çdo gjë e shpikur është nga epshet dhe shijet vetjake. - Allahu thotë në Kur’an: “...Këtë ditë, ata të cilët nuk besuan, kanë humbur të gjitha shpresat për fenë tuaj (që t’ju joshin e t’ju largojnë nga Besimi Islam), kështu që mos i kini frikë ata, por frikësomuni Mua. Këtë ditë Unë përsosa fenë tuaj, plotësova Mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha për ju Islamin si Fe...” Maideh: 3 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem!) ka thënë: "Ruajuni nga gjërat e shpikura, se çdo e sh- pikur është risi, çdo risi është lajthitje dhe çdo la- jthitje është në zjarr." Ebu Davudi, sahih
  • 11. Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0 10 56. A ka në Islam sunnet të mirë? - Po, fillimi i një pune të mirë, të cilën të tjerët e pasojnë, apo të themelohet diçka e mirë nga puna e dikujt. - Allahu thotë në Kur’an: “Edhe ata të cilët thonë: ‘Zoti ynë! Na dhuro neve nga gratë tona dhe fëmijët tanë të atillë që të jenë qetësia e syve tanë dhe na bëj prijës të muttekinëve (të të përkushtuarve në Besimin e Pastër Islam).” Furkan: 74 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Kush bën në Islam një punë të mirë, ai ka shpër- blimin e vet dhe të gjithë atyre që e bëjnë atë punë pas tij!" Muslimi 57. A mjafton për muslimanin shërimi/ për- mirësimi vetëm i vetvetes? - Jo, patjetër duhet ta shërojë dhe ta këshillojë (në Islam) familjen e tij dhe atë që ka mundësi (nga njerëzit). - Allahu thotë në Kur’an: “O ju që keni besuar! Shmanguni dhe largoni prej vetes suaj dhe prej familjeve tuaja një Zjarr, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët...” Tahrim: 6 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Me të vërtetë Allahu do të pyesë çdo përgjegjës për kopenë, familjen e tij se çka ka bërë me të: e ka ru- ajtur apo e ka humbur atë!” Hasen 58. Kur do të fitojnë muslimanët? - Atëherë kur ta fitojnë/ndihmojnë dhe praktiko- jnë fenë e Allahut, duke punuar me Librin e Al- lahut dhe Sunnetin e të Dërguarit të Tij. - Allahu thotë në Kur’an: “O ju që keni besuar! Nëse ju e ndihmoni Allahun (në Çështjen e Tij), Ai do t’ju ndihmojë ju dhe do t’ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja.” Muhammed: 7 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Nëse bëni tregti (merreni me kamatë) dhe kapeni për bishta të lopëve (kapeni pas pasurisë së kësaj bote), jeni të kënaqur me të dhe e lini xhihadin (luftën), Allahu ka për të zbritur nënçmim mbi ju (dhe nuk e ngre nënçmimin nga ju) derisa të rik- theheni në fenë tuaj." Sahih 59. Cila është rrugëdalja nga grupacionet dhe përçarjet? - Rikthimi në Fenë e Vërtetë, ashtu siç e kanë kuptuar selefët e sinqertë, dhe lënia e konflikteve dhe përçarjeve. - Allahu thotë në Kur’an: “Dhe kushdo që kundër- shton të Dërguarin pasi t’i jetë treguar qartë atij Rruga e Drejtë, dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e bes- imtarëve, Ne do ta mbajmë atë në atë drejtim që ai vetë ka zgjedhur dhe do të djegim atë në Zjarr. Sa përfundim i keq!" Nisa: 115 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Me te vërtetë ai që do të jetojë prej jush, do të shohë përçarje-kundërshtime të shumta. Ju porosis të pa- soni Sunnetin tim dhe të hulefa rrashidinëve të ud- hëzuar pas meje. Kapuni për të me dhëmballë!" Sahih 60. Cili është obligimi i muslimanëve të sotëm? - Kapja e të gjithëve për Librin e Allahut, që të jenë popull i bashkuar. - Allahu thotë në Kur’an: “Dhe mbahuni fort, të gjithë ju së bashku pas Litarit të Allahut (Kur’anit) dhe mos u ndani mes jush, dhe mbani në mendje Përkujtimin e Allahut përmbi ju, pasi ju qetë armiq mes njëri-tjetrit, por Ai bëri bashkimin e zemrave tuaja kështu që me Mirësinë e Tij ju u bëtë vëllezër (në Besimin Islam); dhe qetë në buzë të greminës së Zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kësisoj, Allahu jua bën të qarta ajetet (provat, treguesit, shpalljet) që të mund të drejtoheni.” Alu Imran: 103 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Shembulli i muslimanëve në dashamirësi, mëshirë dhe ndihmë të ndërsjellë është sikurse trupi që ka ndonjë pjesë të sëmurë, atëherë i tëri vuan nga pagjumësia dhe zjarrmia.” Buhariu Qendra Imam Albani-Jordani Përshtati: Unejs Murati
  • 12. 11 Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0 E tërë lavdia qoftë për Allahun. Atë e falën- derojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje prej Allahut nga të këqijat e shpirtit tonë dhe nga veprimet e këqija në punët tona. Atë që e udhëzon Allahu, nuk ka kush që e devijon dhe atë që Allahu e humb, nuk ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Një të vetmit, që nuk ka shok, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij. Vëllezër në Islam! Në xhumanë e kaluar kemi theksuar se vërtet akideja vjen e para[1] për arsye se lumturia e njeriut në jetën e kësaj bote është e lidhur me aki- den e vërtetë dhe, nëse do Allahu, edhe sot do të fillojmë duke deklaruar se akideja është e para, për arsye se lumturia e njeriut dhe shpëtimi i tij në jetën e amshuar gjithashtu është e mbështetur mbi akiden e vërtetë. O robër të Allahut! Tema jonë në këtë ditë është mbi gjurmët e akides së vërtetë te njeriu në jetën e përhershme, që t'ju sqarohet juve, o ummet i Islamit, që lumturia e njeriut në këtë jetë dhe në jetën tjetër është e mbështetur mbi akiden e vërtetë. Jeta e amshuar për njeriun fillon prej vdekjes e derisa të banojë ose në xhennet ose në xhehennem. Vëllezër në Islam! Ejani dhe shikoni akiden e vërtetë, se çfarë vepron ajo gjatë vdekjes me pose- duesin e saj. I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel- lem thotë: "Kush vdes duke mos i bërë shirk (shok) Allahut asnjë gjë, hyn në xhenet. E, kush vdes duke i bërë shirk Allahut, hyn në xhehenem."[2] Pra, kup- tojmë se kush vdes në tevhid, me akide të vërtetë, hyn në xhenet. E, kush vdes në shirk, me akide të prishur, hyn në zjarr. Poseduesit e akides së vërtetë, kur u vjen vdekja, u zbresin melaiket nga qielli duke i përgëzuar me xhenet, hapësira e të cilit është sa e qiejve dhe e tokës, dhe u thuhet atyre: “Mos u frikësoni e as mos u brengosuni”, ashtu siç na ka treguar për këtë Zoti ynë i Lartë- suar në librin e Tij, ku thotë: "E s'ka dyshim se ata që thanë: “Allahu është Zoti ynë” dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): “Të mos frikësoheni e as të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u premtohej. (u thonë) Ne kujdesemi për ju si në jetën e kësaj bote ashtu edhe në botën tjetër, ku do të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni. Pritje e nderuar nga Falësi i madh, Mëshirë- ploti."[3] Këta pra janë poseduesit e akides së vërtetë, të cilëve u zbresin engjëjt gjatë agonisë së vdekjes. Këta janë ata që Zoti i tyre i ka forcuar me fjalën e fortë duke i larguar nga kjo botë duke thënë “La ilahe il-lallah”, ndërsa Pejgamberi sal- lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "E kush e ka fjalën e fundit në këtë bote la ilahe il-lallah, hyn në xhenet."[4] Nga kjo kuptojmë se kush e shqipton fjalën la ilahe il-lallah, d.m.th. besimin e vërtetë, dhe vdes me të, hyn në xhenet. Ndërsa poseduesve të akides së prishur, kur u vjen vdekja, u zbresin melaiket dhe i godasin në fytyrë dhe në shpinë e ata nuk munden kurrë, në asnjë mënyrë, si do që të jenë, të thonë gjatë ag- onisë së vdekjes la ilahe il-lallah, për arsye se fjala e tevhidit nuk del nga goja e idhujtarit, vetëm nëse ai e ka thënë atë gjatë jetës dhe që ka qenë i bindur në të me zemër dhe ka punuar me gjym- GJURMËT E BESIMIT TË VËRTETË MBI NJERIUN GJATË VDEKJES DHE NË JETËN E AMSHUAR I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Kush vdes duke mos i bërë shirk (shok) Allahut asnjë gjë, hyn në xhenet. E, kush vdes duke i bërë shirk Allahut, hyn në xhehenem." ______________ [1] Gjëja më kryesore dhe më parësore që duhet ta mësojmë drejt, ta reflektojmë në praktikë dhe t’i thërrasim të tjerët në të. Akide ka kuptimin besim, bindje (sh.p). [2] "Sahihul Xhami” 6427. [3] Fusilet: 30-32. [4] Sahihul Xhami 6479.
  • 13. Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0 12 tyrët e tij sipas saj para vdekjes. I tillë është Faraoni, mallkimi i Allahut qoftë mbi të, i cili e mbushi tokën me padrejtësi dhe u tha njerëzve: “Unë janë zoti juaj i lartë”, por kur po fundosej, u mundua të thotë la ilahe il-lallah për të shpë- tuar nga dënimi i Allahut, mirëpo a del fjala e tevhidit nga goja e jobesimtarit gjatë vdekjes?! Al- lahu i Lartësuar thotë: "Ne i kapërcyem beni is- railët përtej detit dhe faraoni e ushtria e tij i ndoqi mizorisht dhe armiqësisht derisa e përfshiu atë përmbysja. E ai tha: “Besova se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Atij që i besuan beni israilët, edhe unë jam nga muslimanët."[5] Faraoni dëshiroi të shqiptojë fjalën e të Madhëruarit, mirëpo ajo nuk del nga goja e jobesimtarit dhe Allahu ia re- fuzoi atij pendesën e rrejshme dhe i tha: "Ti tani beson, ndërsa më parë kundërshtove dhe ishe njëri prej shkatërruesve! Sot po të shpëtojmë ty (po të nx- jerrim prej detit) me trupin tënd (të vdekur) që të shërbesh si argument për ata që vijnë pas teje. Vërtet, ekziston një shumicë njerëzish që ndaj ar- gumenteve Tona janë mospërfillës."[6] E sa prej idh- ujtarëve e prej jobesimtarëve u larguan nga kjo botë para syve tanë dhe nuk mundën të thonë la ilahe il-lallah?! Atëherë, akideja është e para, nëse njeriu dëshiron të largohet nga kjo botë me fjalën la ilahe il-lallah. Vëllezër në Islam! Shikoni akiden dhe gjurmët e saj mbi poseduesin e saj në varr. Njeriu, kur largohet nga kjo botë dhe mbartet mbi supe, ven- doset në varr dhe i hidhet dheu mbi të, atëherë i vijnë atij dy engjëj qortues, të rreptë. E qortojnë atë dhe i ulen pranë e i thonë: “Kush është Zoti yt? Cila është feja jote? E çfarë thoni për këtë njeri, i cili është dërguar tek ju?” Pasuesi i akides së vërtetë, kur e pyesin engjëjt se kush është Zoti yt, përgjigjet: “Zoti im është Allahu.” Cila është feja jote? Thotë: “Feja ime është Islami”. Dhe kur pyetet se çfarë thotë për këtë njeri, i cili është dërguar tek ata, përgjigjet: “Ai është Muhammedi, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Po, pra ky njeri shpëton në këtë sprovë të vështirë. Kjo sprovë është shumë e rëndë dhe prej saj shpëton vetëm ai që ka vdekur me la ilahe il-lallah, e ka thënë këtë me gjuhën e tij, i bindur në të me zemrën e tij dhe kanë vepruar me të gjymtyrët e tij. Ndërsa kur vendoset në varr pasuesi i akides së prishur, i cili nuk e ka shqiptuar me gjuhën e tij fjalën la ilahe il-lallah apo e ka shqiptuar por nuk është bindur në të, si hipokritët, dhe nuk kanë punuar gjymtyrët e tij me la ilahe il-lallah, atij i thuhet: “Kush është Zoti yt?” Përgjigjet: “Ah, ah nuk e di!” Cila është feja jote?” Thotë: “Ah, ah nuk e di!” Çfarë thua për këtë njeri, i cili është dër- guar tek ju?” Përgjigjet: “Ah ah nuk e di”! A e har- ruat poetin që kur pyetej thoshte nuk e di. E kështu ndodh me ata që i ngjajnë këtij, sepse kur hyjnë në varr dhe pyeten, ata përgjigjen: “Nuk e di, nuk e njoh!” E si ta dinë kur gjatë tërë jetës kanë rendur pas dynjasë, ndërsa natën ka qën- druar me njerëz të këqij dhe nuk kanë qarë asnjë natë për Allahun? Asnjëherë nuk i kanë zgjatur duart për të lutur Allahun! Nuk e kanë njohur Zotin e tyre asnjë ditë! Kjo jetë i ka bërë të har- rojnë dhe i ka mashtruar derisa u ka ardhur vdekja. E kur hyjnë në varr e të pyeten, atëherë bien nga provimi. Ummet i Islamit! A e kuptuat se si shpëtoni nga sprova në varr? Pra, me akiden së pari. Shikoni, o ju robër të Allahut, Ditën e Gjykimit, kur do të qëndroni në tokën e mahsherit (ringjalljes, tubimit) të zbathur, të zhveshur, të pabërë synet, me trupat tuaj lakuriq, me sytë e frikësuar, me zemrat e tronditura, dielli do të jetë mbi koka, djersa duke ju rrjedhur në trupa. Aty sillen regjis- trat, të cilët disa i marrin nga e djathta e disa nga e majta. A e dini se kush e merr librin nga e djathta e tij? Ai është poseduesi i akides së mirë. Lexoni librin e Zotit tuaj: "Kujt t’i jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do të thotë: “O ju, qe, lexoni librin tim! Unë kam qenë i bindur se do të jap llog- arinë time.” Dhe ai atëherë është në një jetë të kë- naqshme. Në një xhennet të lartë. Pemët e tij i ka krejt afër. (E thuhet) Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë."[7] Unë jam i bindur se do të jap llogari dhe po ashtu jam i bindur se do të qëndroj para Allahut të Madhë- ruar. Ndërsa pasuesi i akides së prishur e merr librin e tij nga e majta. Allahu i Lartësuar thotë: "Ndër- kaq, kujt i jepet libri i vet nga e majta e tij, ai thotë: “O i mjeri unë, të mos më jepej fare libri im. Dhe të mos dija fare se çka është llogaria ime. Ah, sikur të kishte qenë ajo (vdekja e parë) mbarim i amshueshëm për mua. Pasuria ime nuk më bëri fare dobi. U hoq prej meje çdo kompetencë e imja.” U ______________ [5] Junus: 90. [6] Junus: 91-92. [7] Hakka 19-24
  • 14. 13 Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0 thuhet zebanive: “Kapeni atë, vërini prangat! Pastaj futeni në xhehennem. Mandej lidheni me një zinx- hir të gjatë shtatëdhjetë kut, pse ai ka qenë që nuk besoi Allahun e Madhëruar. Ai nuk nxiste për t’i ushqyer të varfrit. Ai sot nuk ka këtu ndonjë mik. As ushqim tjetër përveç të shpëlarave, që atë nuk e ha kush pos mëkatarëve."[8] Ishte në dynja e nuk e dinte se ç'është llogaria e as shpërblimi dhe pyeste "kur është Dita e Kiametit?"[9] Akide e prishur kjo. O robër të Allahut, akideja vjen e para sepse është shkak për faljen e mëkateve. Zoti ynë i Lartësuar thotë: "Është e vërtetë se Allahu nuk fal (mëkatin) t’i bëhet Atij shokë, e pos këtij (mëkati), të tjerat ia fal atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok Al- lahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej së vërtetës)."[10] Nga kjo kuptojmë se Allahu nuk e fal kurrë pasuesin e akides së prishur. Ai lut tjetërkënd përveç Allahut në dynja dhe pret që Allahu ta falë në amshueshmëri?! Kërkon ndihmë nga tjetërkush përveç Allahut në dynja e shpreson që ta falë Allahu në Ditën e Kiametit?! Mbështetet te dikush tjetër përveç Allahut në dynja dhe mendon se Allahu do ta falë Ditën e Kiametit?! Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel- lem thotë: "Allahu i Lartësuar thotë: O bir i Ademit! Vërtet çka më lute ti dhe shpresove në Mua, Unë t’i kamë falur ato që i bëre e nuk më intereson (ve la ubali). O biri i Ademit! Sikur mëkatet e tua të arrijnë kupën qiellore e pastaj kërkon falje tek Unë, të kam falur ty dhe nuk më intereson. O bir i Ademit! Sikur të arrish tek Unë sa toka me gabime e pastaj më takon Mua duke mos më përshkruar Mua asnjë gjë, Unë do të të jap po aq falje."[11] Kuptojmë se nëse lutesh, lutju Allahut, pra kjo është akideja (e vërtetë). Besimtari është i bindur se vërtet nuk i fal gabimet askush tjetër përveç Allahut, domethënë kuptimi është që nëse e takon Allahun me gabime të shumta e të mëdha sa toka, por duke mos i shoqëruar asnjë gjë, Ai do të të japë po aq falje. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Thirret një njeri nga um- meti im Ditën e Kiametit përballë krijesave dhe i paraqiten atij nëntëdhjetë e nëntë regjistra, secili regjistër sa sheh syri (largësi). Dhe pastaj i thotë Al- lahu i Lartësuar: “A mohon gjë prej kësaj?” Thotë: “Jo, o Zot.” E i thotë (Allahu): “A të kanë bërë padrejtësi shkruesit ruajtës (të veprave)?” Përgjigjet: “Jo, o Zot.” Pastaj e pyet: “A ke arsye? A posedon ndonjë të mirë?” Frikësohet ky njeri e thotë: “Jo.” I thuhet: “Po, si! Nga ti tek Ne është një e mirë dhe vërtet nuk do të ketë padrejtësi ndaj teje në këtë ditë. I nxirret letra (bitaka) dhe në të (është shkruar): “Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguari i Tij.” E thotë (ky njeri): “O Zot! E çfarë bën kjo kur janë gjitha këta regjistra?” I thotë (Al- lahu): “Vërtet ndaj teje nuk do të bëhet padrejtësi. Vendosen regjistrat në njërën anë të peshores dhe letra (me shahadetin) në anën tjetër të peshores dhe ngrihen regjistrat e rëndohet letra."[12] Njeriu dësh- mon nga zemra e tij se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhammedi është rob dhe i Dërguari i Tij. Nuk e thotë këtë ashtu siç e thonë hipokritët, me gjuhë, por nuk u zë vend në zemrat e tyre. O robër të Allahut! Akideja e vërtetë është çelësi i xhennetit. “La ilahe il-lallah, Muhammedun resulullah” është çelës i xhennetit. Vëllezër në Islam! Akideja e vërtetë është shkak për lumturinë e njeriut në këtë jetë dhe në amshueshmëri. Atëherë përse akideja së pari? Ju keni dëgjuar se lumturia e njeriut në këtë jetë dhe në amshueshmëri është te besimi i vërtetë. Kjo është ajo që më shtyu të flas për akiden dhe nëse kam ende jetë, do të fillojmë xhumanë e ardh- shme duke sqaruar akiden gjerësisht, që t'u sqarohet dhe t'u bëhet e ditur të gjithëve, pasi shumica e muslimanëve me keqardhje nuk e njo- hin akiden (besimin) dhe praktikojnë atë që e ka ndaluar Allahu dhe bien në shirk për shkak të in- jorancës ndaj akides. Lus Allahun që të jetojmë me akiden e vërtetë e të na arrijë vdekja me të. E lus Allahun të na furnizojë me sukses dhe forcë! Marrë nga libri “El Akidetu Evvelen” 1/61 nga Ebu Islam Salih ibën Taha Abdulvahid Përshtati: Adem Avdiu ______________ [8] Hakka: 25-37. [9] Kijame: 6. [10] Nisa: 116. [11] Sahihut-Tirmidhij 2805. [12] Sahihul Xhamius-Sagir 8095.
  • 15. Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0 14 ALI IBËN EBI TALIBI Ai ishte larg lakmimit të kësaj bote dhe bukurive të saj, e donte natën për shkak të ibadetit që bëhej në të, nuk i jepte rëndësi ushqimit dhe veshjes, i madhëronte muslimanët, i mbante afër të varfrit ... A i ishte Ali ibën ebi Talibi, djali i xhaxhait të Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. U martua me vajzën e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe është halifi i katërt i drejtë, njëri prej dhjetë të përgëzuarve me xhenet. Lindi dhjetë vjet para shpalljes.[1] Babai i tij ishte Ebu Talib ibën Abdul Mutalib ibën Hashim ibën Abdi Menafi. Aliu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, njihet me pseudonimin Ebu Sibtejni, babai i dy nipave të Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, Hasanit dhe Husejnit, dhe me pseudonimin tjetër Ebu Turab. ISLAMI I TIJ A liu ishte i pari që e pranoi Islamin nga fëmijët dhe jetonte nën kujdestarinë e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i cili mori përsipër ta rriste dhe edukonte që të lehtë- sonte barrën për xhaxhanë e tij. Kur i erdhi sh- pallja Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ai e ftoi Aliun në Islam dhe ai iu përgjigj thirrjes dhe ia vërtetoi fjalën Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel- lem.[2] Kjo ndodhi kur Aliu ishte 8 ose 10 vjeç. DISA CILËSI TË TIJ A liu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ishte i dijshëm, i zgjuar, i jepte rëndësi të veça- ntë përmbushjes dhe respektimit të pre- mtimeve dhe u bë i njohur për karakterin, oratorinë dhe trimërinë e tij. Ai ishte larg lak- mimit të kësaj bote dhe bukurive të saj, e donte natën për shkak të ibadetit që bëhej në të, nuk i jepte rëndësi ushqimit dhe veshjes, i madhëronte muslimanët, i mbante afër të varfrit dhe thoshte duke iu drejtuar kësaj bote: “Koha jote është e shkurtër, qëndrimi me ty është i nënçmuar dhe rreziku yt është i vogël.[3] Ah, ah, sa pak po për- gatitemi për një udhëtim të largët dhe sa rrugë e vështirë është!”[4] Në një fjalë tjetër të transmet- uar prej tij ai thotë: “Po ikën kjo botë duke na kthyer shpinën dhe po na afrohet bota tjetër, ku çdonjëra prej tyre do të ketë banorët e saj. Pran- daj bëhuni prej banorëve të botës tjetër dhe mos u bëni banorë të dhënë pas kësaj bote dhe dijeni se sot është koha e punës (e angazhimit dhe e ve- prave) dhe nuk ka llogari, ndërsa nesër është koha e llogarisë dhe nuk ka më mundësi për ve- pra.”[5] Aliu nuk kursente asgjë në rrugën e Alla- hut duke sakrifikuar gjithçka kishte, derisa pranoi të flijonte edhe veten, duke u shtrirë në shtratin e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem natën e hixhretit të tij, edhe pse e dinte se kure- jshët do të vinin atë natë për të vrarë Profetin sal- lAllahu alejhi ve sel-lem në shtratin e tij. Ai ka marrë pjesë me Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel- lem në të gjitha luftërat. përveç asaj të Tebukut.[6] ______________ [1] “El Isabeh” 4/269 dhe “Fet-hul barij” 7/91 e Ibnu Haxherit. [2] “Sirah nebeuijeh” 1/229 e Ibnu Hishamit. [3] D.m.th. vështirësitë dhe lëndimet e dynjasë janë të papërfillshme me dënimin që i kanoset njeriut në ahiret. [4] Marrë nga libri “el Hulefa er-rashidun”, fq 87, i Eminul Kudah. [5] Transmeton Ahmedi në “Fedailu es-sahabeh”, nr. 881. [6] “Sirah nebeuijeh” 2/91 e Ibnu Hishamit dhe “el Isabeh” 4/270 e Ibnu Haxherit.
  • 16. 15 Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0 DISA HADITHE RRETH VLERËS SË ALIUT, ALLAHU QOFTË I KËNAQUR PREJ TIJ V lerat dhe mirësitë e Aliut janë të shumta. Ai ishte i pari prej fëmijëve që e pranoi Islamin, ishte ai që u bëri thirrje kure- jshëve të grumbulloheshin rreth Profetit sal-lAl- lahu alejhi ve sel-lem kur u bëri ftesë për në Islam, pranoi të flijonte veten e tij për Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem natën e hixhretit, ish- te një prej tre muslimanëve që dolën në duel në luftën e Bedrit. Ishte ai që vrau Amru ibën Udin, mushrikun kurejsh që arriti të kalonte kanalin në luftën e Hendekut. Aliu ishte prej atyre që mbro- jtën Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem me tru- pat e tyre në luftën e Uhudit, ishte personi që mbajti flamurin e çlirimit në luftën e Hajberit, ai të cilin e urdhëroi Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem që t’u komunikonte njerëzve në haxh su- ren Tevbe si dhe njëri prej atyre që përgatitën xhenazen e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. 1. Zejd ibën Erkami thotë: “U ngrit Profeti sal- lAllahu alejhi ve sel-lem një ditë dhe mbajti hutbe në një vend mes Mekës dhe Medinës, te një ujë që quhet Hamen. Pasi e falënderoi All- ahun xheleshanuhu dhe e lavdëroi Atë, këshilloi dhe përkujtoi e më pas tha: “O ju njerëz, unë jam njeri dhe pritet që të më vijë i dërguari i Zotit tim (meleku i vdekjes) e unë t’i përgjigjem atij, prandaj unë po ju lë juve dy gjëra. E para gjë është libri i Allahut, në të cilën gjendet udhëzimi dhe drita, prandaj kapuni pas librit të Allahut xheleshanuhu dhe shtrëngohuni fort pas tij.” Vazhdoi të nxiste për t’u kapur pas librit të Al- lahut e pastaj tha: “Ju porosis edhe në lidhje me anëtarët e familjes sime (Ehli Bejtin). Ju përkujtoj me Allahun xheleshanuhu në lidhje me anëtarët e familjes sime (tri herë)...”[7] 2. Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kë kam dashur unë, edhe Aliun do ta dojë.”[8] 3. Aliu thotë: “Më dërgoi mua Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në Jemen kur isha djalosh, në moshë të re. Thashë: “O i Dërguari i Allahut, ti po më dërgon mua tek një popull me ngjarje të shumta mes tyre dhe unë jam djalosh në moshë të re.” Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “O Allah, udhëzoje zemrën e tij dhe forcoje gjuhën e tij! O Ali, mos gjyko mes dy palëve derisa të dëgjosh prej njërit siç dëgjove prej tjetrit.” Aliu thotë. “Pas kësaj fjale nuk kam pasur mëdyshje në gjykimin mes dy personave.”[9] 4. Sehl ibën Sa’di thotë: “Hyri Aliu te Fatimja, pastaj doli dhe u shtri në xhami. Pas pak erdhi Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe pyeti Fa- timen: “Ku është djali i xhaxhait tënd?” Tha: “Është në xhami.” Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel- lem doli dhe e pa që i kishte rënë rroba e tij nga shpina dhe i ishte ngjitur dheu në shpinë. Filloi t’ia fshinte dheun duke i thënë (dy herë): “Qën- dro ulur, o Ebu Turab!”[10] 5. Hubshij ibën Xhunadeh thotë: “Profeti sal-lAl- lahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Aliu është prej meje dhe unë jam prej atij.”[11] 6. Zirr ibën Hubejshi thotë: “Aliu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tha: “Më ka dhënë Profeti sal- lAllahu alejhi ve sel-lem një premtim (zotim), se nuk më do mua veçse ai që është besimtar dhe nuk më urren mua veçse ai që është munafik.”[12] 7. Umeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: “Vdiq Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke qenë i kënaqur ndaj tij (Aliut).”[13] 8. Nga Mus’ab ibën Sa’di, nga babai i tij, i cili thotë: “Doli Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem për në luftën e Tebukut dhe la si zëvendës Aliun. Aliu tha: “A po më lë të qëndroj me gratë dhe fë- mijët?” Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “A nuk je i kënaqur që të jesh në lidhje me mua ashtu siç ishte Haruni me Musain, përveç faktit se pas meje nuk ka më Profet?”[14] ______________ [7] Transmeton Muslimi. [8] Transmeton Tirmidhiu, nr. 3713, etj. Albani e konsideroi të saktë. Ibn Haxheri ka thënë: “Ky hadith është me rruge të shumta transmetimi, saqë Ibn Ukdeh i ka mbledhur në një libër të vetëm; disa nga këto rruge transmetimi janë sahih, ndërsa disa të tjera janë hasen. [9] Transmeton Ahmedi nga “Fedailu es-sahabeh”, nr. 984 , nr. 1212, me zinxhir të saktë, Nesaiu në “Veçoritë e Aliut”, me zinxhir hasen. [10] Transmeton Buhariu, nr. 3703, dhe Muslimi 4/1874. [11] Transmeton Buhariu, “Fet-hul Barij” 7/89, Tirmidhiu, nr. 3719, Albani e konsideroi hasen. [12] Transmeton Muslimi 1/86, Tirmidhiu, nr. 3736, Albani e konsideroi sahih. [13] Transmeton Buhariu, “Fet-hul Barij” 7/89. [14] Transmeton Buhariu, nr. 4416; Muslimi 4/1870.
  • 17. Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0 16 9. Nga Sehl ibën Sa’di transmetohet se Profeti sal- lAllahu alejhi ve sel-lem në ditën e Hajberit tha: “Do t’ia jap nesër këtë flamur një personi nëpë- rmjet të cilit Allahu do të na japë çlirimin (fi- toren), person ky që e do Allahun dhe Profetin e Tij, gjithashtu dhe Allahu dhe Profeti i Tij e duan këtë person.” Thotë Sehli: “Atë natë të gjithë njerëzit nuk fjetën duke diskutuar se kujt do t’i jepet flamuri. Kur u gdhi mëngjesi, njerëzit u mblodhën rreth Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel- lem duke shpresuar gjithsecili që t’i jepej ky fla- mur. Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “Ku është Ali bin Ebi Talibi?” Thanë: “O i Dërguari i Allahut, ankohet nga sytë (nuk shikon mirë, ka dhimbje).” Tha: “Ma thërrisni.” E sollën Aliun dhe Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ia bëri sytë me pështymën e tij të bekuar dhe e luti All- ahun xheleshanuhu që ta shëronte dhe u shërua sikur të mos kishte pasur kurrë dhimbje. Dhe ia dha flamurin. Aliu tha: “O Rasulullah, do t’i lu- ftoj derisa të bëhen si ne (muslimanë).” Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “Vazhdo në atë që je nisur, derisa të zbresësh në tokën e tyre, pas- taj thërriti në Islam dhe lajmëroji për detyrat që kanë ndaj Allahut xheneshanuhu. Vallahi, sikur Allahu të udhëzojë nëpërmjet teje një person të vetëm, kjo është më e mirë për ty sesa të kesh një kope me deve të kuqe.”[15] 10. Dah-hak ibën Muzahimi thotë: “Profeti sal- lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “O Ebu Turab, a dëshiron të të tregoj për dy njerëzit më të këqij (më të prishur) të të gjitha kohërave?” Tha: “Pat- jetër, o i Dërguari i Allahut.” Tha: “Uhejmiri, i popullit Themud, ai i cili theri devenë, dhe ai i cili do të të godasë ty këtu (bëri me shenjë ballin e Aliut) derisa të laget kjo (mjekra) nga gjaku.”[16] 11. Sefijneh ibën Ebi Abdurrahmani thotë: “E kam dëgjuar Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke thënë “Halifati (i drejtë) pas meje do të jetë 30 vjet, pastaj do të jetë sundim (mbretëri).” Se- fineh thotë: “Ebu Bekri e mbajti halifatin dy vjet, pastaj Umeri dhjetë vjet, pastaj Uthmani dym- bëdhjetë vjet dhe më pas Aliu gjashtë vjet.”[17] 12. Ebu Seidi thotë: “Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Do të vritet Amari nga pala zullumqare. Ai i thërret ata për në xhenet, ndërsa ata e thërrasin për në zjarr.”[18] Amari tha: “Kërkoj mbrojtje tek Allahu nga fitnet.” Amari ishte pjesëtar i ushtrisë së Aliut, Allahu qoftë i kë- naqur prej tij.”[19] MARRJA E HALIFATIT DHE BESATIMI I SAHABËVE P as vrasjes së Uthmanit, Allahu qoftë i kë- naqur prej tij, muslimanët zgjodhën si pri- jës të tyre Aliun, i cili në fillim nuk pranoi, por kur pa këmbënguljen e sahabëve e mori për- sipër halifatin që t’u jepte fund fitneve dhe t’i largonte rebelët, komplotistët të cilët kishin në dorë Medinën. Këta të fundit u dhanë ultimatum sahabëve se nëse nuk zgjidhnin një halif brenda dy ditësh, atëherë do të vrisnin anëtarët e kon- sultimit (shuras), sahabët e mëdhenj: Aliun, Tal- han, Zubejrin dhe kë të mundnin tjetër. Duke parë këtë gjendje, muhaxhirët dhe ensarët u mblodhën rreth Aliut, i cili e pa si obligim ta me- rrte përsipër drejtimin e halifatit, kështu që më 19 Dhulhixheh, Aliu doli në xhami, hipi në min- ber dhe aty ia dhanë besën muhaxhirët, ensarët dhe kush ishte tjetër aty. Mes tyre ishin Zubejr ibën Avami dhe Talha ibën Ubejdullahu. Allahu xheleshanuhu është i Gjithëdijshmi, i Urti, i Drejti në caktimin e Tij dhe gjykimin e Tij. Nga caktimi i Allahut xheleshanuhu ishte që të zgjaste fitneja pas vrasjes së Uthmanit, Allahu qoftë i knëaqur me të, si sprovë me të cilën Al- lahu i sprovoi muslimanët, fitne kjo që u ripërtëri me ngjarje të reja të organizuara dhe të nxituara nga armiqtë e Islamit me në krye çifutin Abdu- ______________ [15] Transmeton Buhariu, nr. 3701; Muslimi 4/1872. [16] Transmeton Ahmedi në “Fedailu es-sahabeh”, nr. 953, Nesaiu në “Veçoritë e Aliut”, fq. 39, Begaui, nr. 301. Albani e konsideroi hasen. [17] Transmeton Ahmedi 5/220, Ebu Daudi, nr. 4647, Tirmidhiu, nr. 2226, dhe tha hadith hasen. Ndërsa Albani e vlerësoi hadithin të saktë. Hafidh el Hakemij në “Mearixhul Kabul” 3/1380 ka thënë: “Sefineh veproi siç ishte zakoni i arabeve duke i rrumbullakosur shifrat, sepse llogaritë e viteve të katër halifëve nuk i plotësojnë 30 vitet e përmendura në hadith, përveçse nëse i shtojmë dhe gjashtë muajt e sundimit të Hasan ibën Aliut. Më pas ai u bë shkak i pajtimit mes dy palëve në konflikt, duke u dorëhequr nga pushteti në favor të Muavies. Kjo i bashkoi njerëzit në një halif të vetëm, ndaj dhe u quajt viti i bashkimit, duke qenë Muavia mbreti i parë në Islam dhe më i miri i të gjitha kohëve pas halifatit profetik. [18] Transmeton Buhariu, nr. 447. [19] “Fet-hul Barij” 7/95.
  • 18. 17 Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0 llah bin Sebe’e. PUNËT MË KRYESORE TË NDËR MARRA NGA ALIU PASI MORI HALI FATIN 1. Aliu ndërroi disa përgjegjës të kohës së Uth- manit prej të cilëve njerëzit ankoheshin si dhe largoi çdo përgjegjës që nuk pajtohej me poli- tikën e tij. 2. Aliu e pa më të arsyeshme që ta vononte ndëshkimin e vrasësve të Uthmanit derisa të for- cohej pushteti i tij dhe të mblidheshin rreth tij edhe muslimanët e vendeve të tjera, të largëta. Shumë prej këtyre përgjegjësve iu përgjigjën ur- dhrit të Aliut, por një pjesë prej tyre refuzuan t’i përgjigjen urdhrit të tij. Në krye të atyre që nuk iu përgjigjën ishte Muavie ibën Ebi Sufjani, All- ahu qoftë i kënaqur prej tij. Shkak për këtë mospërgjigje ishte këmbëngulja e tij për domosdoshmërinë e ndëshkimit urgjent të vrasësve të Uthmanit para se t’i jepej besa Aliut dhe ky ishte fillimi i mosmarrëveshjeve. Ajo që ndodhi mes Aliut dhe Muavies ishte e ndërtuar mbi ixhtihadin e gjithsecilit prej tyre, prandaj Ehlu Sunneh uel Xhemah kanë vendosur se çdonjëri prej atyre të dyve është i shpërblyer (ka sevape), ai që ia ka qëlluar së vërtetës ka dy sh- përblime, ndërsa ai që ka gabuar ka një shpër- blim, siç thotë dhe Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Kur përpiqet gjykatësi (dijetari) dhe gjykon, nëse ia qëllon të vërtetës ka dy shpërblime, ndërsa nëse gabon ka një shpërblim.” [Buhari] Dijetari Ibën el Uthejmini në shpjegimin e librit “Akidetul Vasitijeh” thotë: “Ajo që ndodhi mes Aliut dhe Muavies ishte ndërtuar në bazë të ix- htihadit (përpjekjes për të gjetur të vërtetën) mirëpo nuk ka dyshim se Aliu ishte më afër të vërtetës sesa Muavia, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, bile për pak sa nuk mund të themi në mënyrë të prerë se Aliu ishte në të vërtetën. Si argument që na tregon se Aliu ishte më afër së vërtetës është fjala e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Mjerë për Amarin, do të vritet nga pala zullumqare!” Dihet se Amari, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, u vra nga ushtarët e Muavies, prandaj arrihet në përfundimin se pala e Muavies ishte pala zul- lumqare, që doli kundër imamit (prijësit), mirëpo ata e bën këtë në bazë të ixhtihadit (pran- daj mëkati i tyre është i falur). Duke qenë se Alla- hu xheleshanuhu i ruajti duart tona nga pjesëmarrja në këto fitne, atëherë le t’i ruajmë dhe gjuhët tona që të mos flasim rreth tyre atë që nuk është e vërtetë.” Si rezultat i këtyre mosmar- rëveshjeve, të cilat u shfrytëzuan nga armiqtë e Islamit, ndodhën dy luftëra të padëshiruara, pasi secila palë mendonte se ishte në të vërtetën. LUFTA E PARË: BETEJA E DEVESË 36h) S hkak i kësaj lufte ishte dalja e Aishes, Al- lahu qoftë i kënaqur prej saj, së bashku me Talhan, Zubejrin dhe shumë njerëz të tjerë drejt Basras me nijetin e mirë për të qetësuar gjendjen, për të afruar zemrat e për të pajtuar njerëzit, duke pasur parasysh fjalën e Allahut xhe- leshanuhu: “Nuk ka dobi në shumë biseda të fshe- hta që bëhen përveç ata që urdhërojnë për sadaka apo vepra bamirësie apo pajtim mes njerëzve.” Nisa: 114 Kur Aliu dëgjoi për daljen e Aishes drejt Basras, mori ushtrinë e tij dhe doli të takohej me ta duke dëshiruar edhe ai pajtimin dhe përmirësimin. Kjo gjë shihet qartë nga dialogu që zhvilloi me disa njerëz të tij, kur u pyet: “Për ku je nisur, o emiri i besimtarëve?” “Jemi nisur për pajtim dhe përmirësim, nëse pranon Aishja dhe ata që janë me të.” I thanë: “Po nëse ata nuk përgjigjen ashtu siç dëshiron ti?” Tha: “I lëmë ata në justifikimin e tyre, u japim hakun që u takon dhe vazhdojmë në rrugën tonë.” I thanë: “Po nëse nuk kënaqen me këtë?” Tha: “Do t’i lëmë (rehat) për aq kohë sa ata na lënë ne.” I thanë: “Po nëse nuk na lënë?” Tha: “Atëherë do të mbrohemi.” Të dyja palët u takuan. Aliu bisedoi me Aishen, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, dhe u arrit mirëkuptimi. Ush- tritë kaluan një natë të mirë dhe të qetë. Nxitësit e fitnes (Abdullah bin Sebe me shokët e tij) ia kishin frikën kësaj marrëveshjeje dhe këtij mirë- kuptimi sepse do të zbulohej çështja e tyre dhe do të vriteshin, prandaj aty rreth mëngjesit u ndanë munafikët në dy grupe dhe secili grup sul-
  • 19. Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0 18 moi kampin e tjetrit duke krijuar idenë se u shkel marrëveshja dhe secila ushtri po sulmonte tjetrën. Kjo bëri që njerëzit të merrnin armët dhe të fil- lonte lufta. Kjo luftë u ndërpre vetëm pasi u vra deveja e Aishes, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, dhe ajo u rrëzua. Ky moment shënoi fundin e kësaj beteje. Aliu përgatiti udhëtimin e kthimit të Aishes së bashku me të vëllanë e saj Muhamed bin Ebi Bekr dhe i shoqëroi vetë në Medinë. LUFTA E DYTË: BETEJA E SIFINËS 37 h E dhe kjo betejë, si ajo e para, ishte rezultat i nxitjes së munafikëve, të cilët shfry- tëzuan mosmarrëveshjen që ekzistonte mes Aliut dhe Muavies (shkaqet e kësaj mosmar- rëveshjeje i kemi sqaruar më lart). Pala e Aliut kishte nënshkruar një marrëveshje me palën e Muavies, në të cilën përcaktohej një periudhë 6- mujore për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, çka tre- gon se të dyja palët e urrenin luftën dhe kërkonin zgjidhje me mirëkuptim. Mirëpo edhe kjo gjë nuk çoi në zhbllokimin e situatës dhe si pasojë filloi lufta. Në fillim u zhvilluan ca përleshje të vogla për shkak të ujit që gjendej nën zotërimin e ushtrisë së Muavies. Ushtarët e Aliut dolën fitimtarë dhe i përzunë ushtarët e Muavies, mirëpo Aliu i urdhëroi ushtarët e tij që të mer- rnin ujë aq sa kishin nevojë dhe t’ia linin ujin përsëri ushtarëve të Muavies. Lufta mes dy ushtrive vazhdoi pa një epërsi të dukshme nga as- njëra palë, megjithëse fitorja anonte më shumë nga ana e Aliut. NDALIMI I GJAKDERDHJES MES USHTRISË SË IRAKUT DHE ASAJ TË SHAMIT D isa besimtarë të sinqertë u shqetësuan shumë dhe kishin frikë se me këto luftëra muslimanët do të shkatërronin njëri-tjetrin, prandaj duhej ndërprerë lufta sa më parë. Një nga këta besimtarë të sinqertë ishte Amru bin el Asi, i cili propozoi çështjen “e gjykimit”. Ky propozim i pëlqeu Muavies, pran- daj urdhëroi ushtrinë e tij që t’i ngrinin lart mus’hafët (Kuranat) si shenjë për ndalimin e luftës. Kur ushtarët e Aliut, Allahu qoftë i kë- naqur prej tij, e panë këtë, u ndalën dhe e ndër- prenë luftimin. Çështja e “gjykimit” kishte si parim që të zgjidhej një përfaqësues nga ana e Aliut dhe një përfaqësues nga ana e Muavies. Këta të dy do të diskutonin me njëri-tjetrin dhe do të arrinin një marrëveshje të kënaqshme për të dyja palët. Aliu zgjodhi si përfaqësues të tij Ebu Musa el Esharijun, ndërsa Muavia zgjodhi Amru ibën el Asin. Dy përfaqësuesit e palëve ranë dakord që të mblidheshin vitin e ardhshëm dhe ta gjykonin këtë çështje pas një shqyrtimi të hollësishëm. U mblodhën përfaqësuesit e dy palëve dhe u përpoqën që të arrijnë pajtimin, mirëpo pa rezultat. Mosarritja e një marrëveshjeje e bëri të pavlefshme çështjen e gjykimit dhe si pa- sojë vazhdonte gjendja ashtu siç ishte. Pas një farë kohe, ata vendosën t’u riktheheshin përsëri bised- imeve dhe si përfundim ranë dakord që Aliu të sundonte në Irak, ndërsa Muavia në Sham. NGJARJA E NEHRAVANIT P as çështjes së gjykimit, ushtritë u kthyen për në vendet e tyre. Kur Aliu iu afrua Kufës, një pjesë e ushtrisë së tij (rreth 12 mijë vetë) u shkëput duke urryer dhe qortuar disa gabime që, sipas tyre i kishte bërë, Aliu. Këta njerëz ishin hauarixhët. Aliu, Allahu qoftë i kë- naqur prej tij, dërgoi Abdullah bin Abasin që të polemizonte me ta dhe t’i bindte se ishin në gabim. Si rezultat i kësaj polemike u kthyen pas shumica (rreth 8 mijë), ndërsa pjesa tjetër vazh- duan në humbjen e tyre. Këta (havarixhët) filluan të bënin shkatërrime në tokë, derdhnin gjakun, ndërprisnin rrugët dhe shkelnin shenjtërinë e muslimanëve. Ndër ata të cilët u vranë nga hauarixhët ishte edhe Abdullah ibën Hababi së bashku me gruan e tij (së cilës ia çanë barkun dhe i nxorën foshnjën që kishte) dhe tri gra të tjera. Këto ngjarje e tronditën Aliun, i cili dërgoi një të dërguar tek ata për të vërtetuar lajmet e ard- hura, mirëpo i dërguari i Aliut u vra nga hauar- ixhët. Aliu u nis me ushtrinë e tij drejt
  • 20. 19 Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0 hauarixhëve, por në fillim kërkoi prej tyre që të dorëzonin vrasësit e Abdullah ibën Hababit dhe të të dërguarit të tij, mirëpo ata refuzuan duke thënë: “Të gjithë ne jemi vrasësit e tyre.” Kjo çoi në fillimin e luftës, e cila mbaroi me dështimin dhe humbjen e hauarixhëve. Beteja u zhvillua në Nehravan, një zonë në juglindje të Bagdadit, dhe kjo betejë ishte shkaku qw i nxiti hauarixhët tër vrisnin Aliun. SHEHIDLLËKU I ALIUT, ALLAHU QOFTË I KËNAQUR PREJ TIJ A liu ra shehid ditën e 17-të të muajit Ra- mazan të vitit 40 hixhri. Ai që e vrau ishte Abdurrahman ibën Mulxhimi, një hauar- ixh, i cili besonte se duke vrarë Aliun po afrohej tek Allahu xheleshanuhu. Ky hauarixh së bashku me dy shokët e tij u mblodhën duke përkujtuar ngjarjet dhe fitnet dhe thanë: “Ah, sikur t’i vris- nim kokat e fitnes dhe të humbjes, që të rehato- heshin njerëzit prej tyre.” Ibën Mulxhimi tha: “Unë marr përsipër të vras Aliun.” Berk ibën Ab- dullahu tha: “Unë vras Muavien.” Amr ibën Bekri tha: “Unë vras Amru ibën el Asin.” Ata ranë dakord që t’i kryenin vrasjet brenda një nate të vetme. Ibën Mulxhimi arriti ta vriste Aliun me një shpatë të helmuar kur ai po shkonte në xhami për namaz të sabahut duke thërritur: “Namazi, namazi”, që t’i zgjonte njerëzit. Dy të tjerët nuk arritën të vrisnin Muavien dhe Amru ibën el Asin. Allahu e mëshiroftë Aliun, prijësin e bes- imtarëve dhe qoftë i kënaqur prej tij deri në Ditën e Gjykimit! VITI I BASHKIMIT VITI 41h P as vrasjes së Aliut, banorët e Irakut ia dhanë besën Hasanit, Allahu qoftë i kë- naqur prej tij, i cili menjëherë bëri gati ushtritë për të luftuar Muavien, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, gjithashtu edhe Muavia u për- gatit. Transmeton Buhariu në “Sahihun” e tij, se Hasan el Basri tha: “Vallahi, ka ardhur Hasani dhe është vënë përballë Muavies me divizione ushtarake të mëdha si malet.” Kur i pa këto, Amru ibën el Asi tha: “Me të vërtetë unë shoh se këto ushtri nuk do të kthehen pa e vrarë kundër- shtarin e tyre.” Muavia tha: “O Amr, nëse ata na vrasin ne dhe ne i vrasim ata, atëherë çfarë përfi- tova unë apo njerëzit? Çfarë përfituan bijtë e muslimanëve?” Prandaj Muavija dërgoi dy burra nga kurejshët, Abdurrahman ibën Semurah dhe Abdullah ibën Amrin, që t’i kërkonin Hasanit paqe dhe mirëkuptim. Këta të dy i kërkuan paqe dhe marrëveshje Hasanit, i cili, pasi mori zotimet dhe garancitë e tyre, jo vetëm që pranoi paqen dhe marrëveshjen, por bile hoqi dorë nga halifati duke ia dorëzuar pushtetin Muavies. Kjo ngjarje shënoi zhdukjen e fitneve dhe mosmarrëveshjeve njëherë e përgjithmonë mes muslimanëve. Kjo ndodhi në zbatim të fjalës së Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ashtu siç transmeton Buhariu: “Me të vërtetë ky djali im (nipi im, Hasani) është zotëri dhe shpresohet që Allahu xheleshanuhu të pa- jtojë me të dy grupe të mëdha muslimane.” Buhariu: 2704 Përmblodhi dhe Përshtati: Shuajb Rexha Burimet e lëndës: 1) “Sahihul Buhari”. 2) “Sahihul Muslim”. 3) “Musnedi” i imam Ahmedit. 4) “Suneni” i Tirmidhiut. 5) “Suneni” i Ibën Maxhes. 6) “Fedailu es-sahabeh” e imam Ahmedit. 7) “Silsiletu el ehadithi es-sahihah” e Albanit. 8) “El Bidajetu uen-nihajeh” e Ibn Kethirit. 9) “Es-Siratu en-nebeuijeh” e Ibn Kethirit. 10) “Sherhu usulul itikad” e el-Lalekaij. 11) “Et-Tarihul islamij” e Mahmud Shakirit. 12) “Asrul hilafeti er-rashideh” e Ekrem Dija Umerij. 13) “El Hulefa er-rashidun” e Eminul Kudah. 14) “Es-Siratu en-nebeuijeh ue tarihul hulefai er- rashidin” e Abdullah Salih el Uthejmin. 15) “Mearixhul Kabul” e Hafidh el Hakemij. 16) “Nubdhetun muhteserah fi tarihul hulefa er- rashidin” e Sad bin Abdullah el Gamedij.
  • 21. Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0 20 Tabi'inët ishin gjenerata e ndritshme, gjenerata të cilët i kishte zgjedhur Allahu subhanehu ve teala për të shoqëruar shokët e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, për të mësuar prej tyre obligimet dhe dispozitat e sheriatit... F alënderimet qofshin për Allahun subhanehu ve teala. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Përshëndetjet dhe selamet qofshin për Pejgamberin tonë, Muha- medin, për familjen e tij, për shokët e tij dhe për të gjithë ata që e ndjekin dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Kiametit. Para se të flasim për kontributin e tabi’inëve në ru- ajtjen e Sunnetit, është e arsyeshme që të japim një pasqyrë të shkurtër rreth asaj që nënkuptojmë me fjalën tabi’ij. Sa i përket kësaj, dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme, ashtu siç kanë dhënë edhe te definicioni i shprehjes sahabij. Këtë e kemi sqaruar në faqen 23 të numrit 3 të kësaj reviste. Hatib el-Bagdadij thotë: "Tabi’ij është ai person i cili ka shoqëruar ndonjërin prej sahabëve."[1] Sipas këtij përkufizimi, kuptohet se nuk mjafton vetëm takimi me të, sahabin, por duhet patjetër që ta shoqërojë atë, pra një gjë e tillë nuk është si tek sahabi, ngase siç e kemi përmendur, mendimi më i qëlluar është se sahab konsiderohet ai person që vetëm e ka parë Pejgamberin sal-Allahu alejhi ve sel-lem, i ka besuar, pa marrë parasysh a e ka shoqëruar atë apo nuk e ka shoqëruar.[2] Ekziston ky dallim i tillë për shkak të pozitës dhe vlerës së lartë që ka Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, të qëndruarit me të dhe të shikuarit e tij.[3] Ndërsa imam Hakimi thotë: "Tabi'ij është ai per- son që vetëm e ka takuar ndonjërin prej sa- habëve."[4] Sipas këtij përkufizimi, kuptohet se tabi'ij numë- rohet kushdo që ka parë ndonjërin prej sahabëve, pa marrë parasysh a e ka shoqëruar atë apo jo. Këtë mendim e përkrah Ibën Salahu[5] dhe imam Neve- viu.[6] Ndërsa disa të tjerë thonë se tabi'iu, kur ta takojë sahabin, patjetër duhet të jetë në moshën kur ka mundësi të mësojë diçka përmendësh. E, nëse është shumë i vogël dhe nuk ka mundësi për një gjë të tillë, atëherë nuk ka ndikim shikimi apo takimi i ndonjë sahabi prej tij, siç është Halef ibën Halifeh. Dijetarët e kanë konsideruar prej etbai et-tabi'in, janë gjenerata pas tabi'inëve, edhe pse e ka parë Amër ibën Hurejthin, ngase në kohën kur ai e ka parë atë ka qenë i vogël. Një mendim të tillë e përkrah Ibën Hibbani,[7] Hafidh el-Irakiu[8] dhe e ka përmendur imam Sujutiu.[9] Tabi'inët ishin gjenerata e ndritshme, gjenerata të cilët i kishte zgjedhur Allahu subhanehu ve teala për të shoqëruar shokët e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, për të mësuar prej tyre obligimet dhe dispozitat e sheriatit, për ta ngritur këtë fe me emrin e Allahut subhanehu ve teala, përderisa e më- suan, medituan dhe e praktikuan atë çfarë kishin marrë prej sahabëve dhe ua mësuan të tjerëve. Al- lahu subhanehu ve teala ishte i kënaqur me ta ku dhe thotë në Kur’an: "Allahu është i kënaqur me të hershmit e parë muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve- ndihmëtarëve) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij…" Tevbe: 100 Edhe Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Njerëzit më të mirë janë njerëzit e shekullit tim, e më pas ata që vijnë pas tyre, e më pas ata që vijnë KONTRIBUTIITABI’INËVE NË RUAJTJE N E SUNNETIT ______________ [1] El-Kifajeh: 59. [2] Shiko Dëlirje dhe Edukim (323). [3] “Tedribu er-Ravij” (2699-700), me disa shkurtime. [4] “Ulumu el-Hadithi”, fq. 271. [5] “Ulumu el-Hadith” i ibën Salahut, fq. 302. [6] Shiko “Takribu en-Nevevij” me tedrib. [7] “Eth-Thikat” (6269). [8] “Et-tebsireh ve et-Tedhkireh” (345). [9] “Tedribu er-Ravij” (2701).
  • 22. 21 Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0 pas tyre…"[10] Pra, sipas këtij hadithi kuptohet se gjenerata më e mirë pas sahabëve janë ata të cilët i kanë parë shokët e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ata që kanë mësuar prej tyre fenë dhe sunnetet e Pejgam- berit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Sa i përket dobisë që kthehet te njohja e tabi'inëve, ajo është shumë e madhe. Ibën Salahu, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Njohja e tabi'inëve dhe e sahabëve është bazë e fortë në fenë islame, gjegjësisht në Sunnetin e Pejgamberit sal- lAllahu alejhi ve sel-lem, ngase përmes saj bëhet dallimi mes hadithit mursel [11] dhe atij musned [12], i ngjitur". Përderisa po kalonte koha e sahabëve dhe afrohej koha e tabi'inëve, filluan të lindin disa përçarje, bidate dhe mospajtime në ummetin islam. Një gjë e tillë vinte prej armiqve të Islamit, çifutëve dhe të krishterëve, por edhe filozofëve, të cilët kishin filluar ta shtrembëronin kuptimin e drejtë të Islamit, atë të cilin na e kishin përcjellë sahabët nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. E filluan një gjë të tillë atëherë kur nuk kishin mundësi ta luftonin dhe ndalonin përhapjen e Islamit me forcë. E filluan një gjë të tillë duke futur dyshime dhe përçarje mes muslimanëve, posaçërisht tek ata persona që ishin të rinj në fenë e Allahut subhanehu ve teala. Fillimi i këtyre fitneve-përçarjeve ishte vrasja e prijësit të besimtarëve, kalifit të drejtë Umer ibën elHat-tabit, Allahu qoftë i kënaqur me të. Me vrasjen e tij u hap dera e përçarjeve dhe dyshimeve te muslimanët e më pas filluan të përhapen kurthet e çifutëve në ummetin islam, me në krye Ibën Se- be'en, i cili më pas u bë si bazë dhe nisje e çdo përçarjeje tek muslimanët. Kështu vazhduan të përhapen bidate të mëdha në fenë e Allahut, si: bidati i kaderive, bidati i xhehmijve, bidati i rafidive dhe i mutezilëve. Kur filluan të përhapen këto përçarje, doli në pah kontributi i tabi'inëve për ru- ajtjen e Sunnetit të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Kontributi i tyre ishte i përqendruar në disa pika: 1. Kontributi i tyre në të mësuarit përmendësh të haditheve. 2. Pyetja rreth isnadit-zinxhirit të haditheve. 3. Hulumtimi rreth transmetuesve të hadithit, për t’u bërë më vonë një gjë e tillë prej gjërave të cilat e dallojnë këtë ummet prej ummeteve të tjera. 4. Të shkruarit e hadhitheve. 5. Udhëtimet e gjata në kërkim të haditheve. Ata i mësonin përmendësh hadithet e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe i përsëritnin ato. Ata e pranonin hadithin vetëm prej njerëzve besnik dhe të sinqertë. Ata filluan të pyesnin rreth isnadit- zinxhirit të haditheve dhe nëse transmetuesit e ha- ditheve ishin besnik e të sinqertë, atëherë i pranonin hadithet e tyre. Nëse jo, kundërshtonin dhe i hidhnin poshtë ato. Transmetohet prej Muhamed ibën Sirinit, i cili thotë: "Më parë nuk pyetnin për zinxhirët e ha- ditheve, por kur ndodhën fitnet dhe përçarjet në ummetin islam, dijetarët e hadithit thoshin: “Na tregoni emrat e transmetuesve të këtij apo atij ha- dithi”. Atëherë shikonin nëse ishin transmetuesit prej Ehli Sunnetit, ua pranonin hadithin atyre. Nëse ishin prej pasueseve të epsheve dhe bidateve, nuk ua pranonin hadithet."[13] Ndërsa sa u përket udhëtimeve të gjata të tyre në kërkim dhe mësim të haditheve të Pejgamberit, ato ishin të shumta. Pasi sahabët e Pejgamberit sal-lAl- lahu alejhi ve sel-lem ishin shpërndarë nëpër vende të ndryshme pas zgjerimit të madh të shtetit islam, ata mbartnin me vete trashëgiminë e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-elem, kështu që nuk ishte e mundur për dikë që të përfshinte dhe mësonte ha- dithet e Pejgamberit pa bërë udhëtime të largëta në mënyrë që t’i takonte sahabët dhe të mësonte prej tyre atë që mbartnin nga trashëgimia e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Seid ibën Musejibi thotë: "Udhëtoja natë dhe ditë vetëm e vetëm për ta mësuar një hadith të Pejgamberit sal-lAllahu ale- jhi ve sel-lem."[14] Ebi el-Alijeh err-Rrejhanij shpre- het: "Nëse dëgjonim ndonjë hadith në Basra prej shokëve të Pejgamberit, që ishin në Medinë, nuk ishim të kënaqur përderisa ia mësynim Medinës, që ta dëgjonim prej gojëve të tyre (sahabëve) atë ha- dith."[15] Vijon Përgatiti: Bali Musli Sadiku ______________ [10] Transmeton Imam Buhariu, nr. 3650, shiko “Fet'hu el-Barij’ (75). [11] Hadith mursel është ai hadith që ka shkëputje në zinxhirin e vet tek tabi'iu. Pra, nëse tabi'iu thotë “ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem”. Pra, ky është definicioni më i qëlluar prej definicioneve të përmendura nga dijetaret e ummetit islam dhe duhet ditur se hadithi mursel është prej llojeve të hadithit të dobët, gjë që na jep të kuptojmë rëndësinë e madhe që ka njohja e tabi'inëve dhe sahabëve. [12] Ndërsa hadith musned është hadithi i cili transmetohet me zinxhir të ngjitur deri te Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. [13] Transmeton Imam Muslimi në parathënien e “Sahihut” të tij (115). Për më gjerësisht rreth temës, shikoni "Vlera dhe dobitë e isnadit", shkruar nga vëllai ynë Fidan Xhelili në nr. 1 të kësaj reviste. Allahu e shpërbleftë me të mira. [14] Transmeton Ibën Abdul Berri në “el-Xhami” (194), [15]Transmeton Darimiu në “Sunenin” e tij (1144: 570).
  • 23. Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0 22 ... dijetarët këtë hadith e kanë cilësuar si bazament për refuzimin e çdo risie-bidati në fe, prandaj është më se e domosdoshme për hoxhallarët që këtë hadith ta madhërojnë, t'i kushtojnë rëndësi, t’ua mësojnë njerëzve dhe të argumentojnë me të për refuzimin e risive (bidateve) si në fjalë, vepër apo bindje. PARATHËNIAE “SUNENIT” TË IBËN MAXHES Hadithi nr. 14 në vazhdim T ransmetohet nga Aishja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, se i Dërguari sal- Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "Kush shpik në fenë tonë diçka që nuk është me urdhrin tonë, ajo është e refuzuar."(Sahih-au- tentik) Hadithin e transmeton Buhariu (nr. 2697), Muslimi (nr. 4467) dhe të tjerët. RËNDËSIA E HADITHIT K y hadith, që është ndër hadithet e mëdha dhe me vlerë të madhe, është nga fjalët përmbledhëse të Muha- medit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Dijetarët e kanë vlerësuar si ndër më të rëndësishmit dhe kanë thënë se është bazë e refuzimit të të gjitha risive, shpikjeve, marrëveshjeve, kon- tratave të cilat janë në kundërshtim me fenë e Allahut. Pra, me këtë hadith refuzohen të gjitha risitë si në adhurime (ibadate) ashtu edhe në marrëdhënie (muamelate). Ndodh që dikush të thotë se me këtë hadith është për qëllim personi i cili e ka shpikur risinë dhe jo ai i cili e praktikon atë më pas. Atëherë themi se është transmetimi tjetër në Muslim, po ashtu nga Aishja, Allahuqoftë i kënaqur prej saj, ku i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Kush vepron një vepër që nuk është nga feja jonë, ajo vepër është e refuzuar."[1] Pra, ky hadith në mënyrë të qartë refuzon çdo lloj vepre që është risi, e shpikur në fenë tonë, qoftë ai sh- pikësi i veprës apo ai që e praktikon më vonë.[2] Për këtë arsye, dijetarët këtë hadith e kanë cilësuar si bazament për refuzimin e çdo risie- bidati në fe, prandaj është më se e domos- doshme për hoxhallarët që këtë hadith ta madhërojnë, t'i kushtojnë rëndësi, t’ua më- sojnë njerëzve dhe të argumentojnë me të për refuzimin e risive (bidateve) si në fjalë, vepër apo bindje. Imam Ibën Rexheb el Hanbeli, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Ky hadith është bazë nga KAPITULLI: RESPEKTIMI MADHËRIMI I HADITHIT TË TË DËRGUARIT SALLALLAHU ALEJHI VE SELLEM DHE ASHPËRSIA NDAJ ATYRE QË E KUNDËRSHTOJNË ATË ______________ [1] Transmeton Muslimi, hadithi nr. 4468. [2] Shiko për më shumë: "El Minhaxh" të imam Neveviut (12242), "Fet'hul-Barij" Ibën Haxher El Askalanij (63315-3316), "Xhamiul ulum uel hikem"Ibën Rexheb el Hanbelij”.
  • 24. 23 Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0 bazat e Islamit dhe është peshore e veprave praktike ashtu sikurse hadithi "Veprat janë sipas qëllimit" është peshore e veprave sh- pirtërore. Pra, ashtu si për çdo vepër me të cilën nuk është për qëllim Allahu i Mad- hëruar, kryesi i saj dihet se nuk ka shpërblim për të, ashtu çdo vepër që nuk është me urdhërin e Allahut dhe të Dërguarit të Tij ajo është e refuzuar. Transmetohet nga imam Ahmedi se ka thënë: “Bazat e Islamit janë të ngritura mbi tre hadithe; hadithi i Umerit radijallahu anhu, "Veprat janë sipas qëllimit", hadithi i Aishes, "Kush shpik në fenë tonë diçka që nuk është prej saj, ajo është e re- fuzuar" dhe hadithi i En-Nu'- man ibën Beshirit, "Hallalli është i qartë dhe harami është i qartë". Ndërsa imam Is'hak ibën Rahavejhu (Rahuja) thotë: “Katër hadithe janë prej bazave të Islamit: tre që u përmendën më lart dhe hadithi "Me të vërtetë krijimi juaj bëhet në barkun e nënës…"[3] Këso fjalësh që tregojnë rëndësinë e këtij ha- dithi kanë thënë edhe shumë dijetarë të tjerë. KUPTIMI I KËTIJ HADITHI K y hadith me kuptimin e tij të drejtë tregon se çdo vepër që nuk ka argu- ment në fe (sheriat), është e refuzuar, ndërsa me kuptimin e tij jo të drejtpërdrejtë tregon se çdo vepër që ka argument në fe nuk është e refuzuar. Me fjalën"fi emrina hadha - në çështjen tonë këtë" është për qëllim feja dhe ligji, d.m.th. "kush shpik diçka në fenë tonë…”, pra janë për qëllim gjërat e shpikura në fe e jo siç dëgjo- jmë shumë prej "hoxhallarëve" kur u argu- menton kundër bidateve të përhapura në vendin tonë, ata duke u tallur të thonë se edhe automobilat, aeroplanët e çdo gjë e kësaj bote janë risi. Atyre u themi se ju në realitet ose talleni me fenë e Allahut ose hadithin në fjalë nuk e keni kuptuar, sepse i Dër- guari sal-lAllahu alejhi ve sel- lem shumë qartë thotë "fi emrina hadha - në çështjen tonë këtë", ndërsa në një transmetim tjetër është "në fenë tonë". Prandaj, u drejtohemi të gjithë atyre që mendojnë kështu, që t'ia kenë frikën Allahut dhe të mundohen t'i kuptojnë fjalët e të Dër- guarit sal-lAllahu alejhi ve sel- l-lem ashtu si janë. Pra, e gjithë krejt kjo na bën të kup- tojmë se çdo vepër që është jashtë urdhrave të fesë dhe jashtë binarëve të saj apo është në kundërshtim me parimet e fesë, është e refuzuar. Fjala e tij “që nuk është me urdhrin tonë” tregon se veprat e të gjithë njerëzve duhet të jenë nën urdhrin e fesë dhe se ligjet e fesë të jenë zotëruese dhe vendimtare me urdhrat dhe ndalesat e saj dhe pastaj vepra që është nën urdhrat e sheriatit dhe në ujdi me të është e pranuar. Në të kundërtën është e refuzuar. Imam Kadij Ijadi këtë hadith e sqaron kështu: "Kush shpik në Islam ndonjë men- ______________ [3] "Xhamiul ulum uel hikem"Ibën Rexheb el Hanbelij,(faqe 5-6).
  • 25. Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0 24 dim (thënie) që nuk e mbështet në Kur'an apo Sunnet me ndonjë argument, qoftë ai ar- gument i qartë apo i fshehur, qoftë i shqip- tuar apo i nxjerrë me meditim, ai mendim është i refuzuar pra, i papranuar, dhe hadithi aludon për atë se muslimanët e kanë obligim ta refuzojnë këtë mendim apo thënie dhe nuk lejohet për askënd që ta pasojë atë. Mirëpo, mund të thuhet se me këtë hadith është për qëllim vetë personi, që do të thotë është i refuzuar dhe i papranuar."[4] Imam Ibën Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, duke e sqaruar këtë hadith thotë: "Veprat janë dy llojesh: adhurime dhe transaksione, marrëdhënie (marrëveshje). Sa u përket adhurimeve, atëherë themi se çdo adhurim që në tërësi është jashtë ligjit të Al- lahut dhe të Dërguarit sal-Allahu alejhi ue sel-lem, ai adhurim është i refuzuar dhe kryesi i atij adhurimi hyn nën fjalën e All- ahut: "A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fe, të cilën nuk e urdhëroi Allahu?” Sure Shuura: 21 Pra, kush afrohet tek Allahu me ndonjë ad- hurim që Allahu dhe i Dërguari i Tij nuk e kanë cilësuar si adhurim, ai është i kotë dhe i refuzuar (p.sh. festimi i ditëlindjes së Mu- hamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, d.m.th. Mevludi apo tubimi i afro pesëdhjetë person- ave në ditën e shtatë të vdekjes së ndokujt për të kënduar dëshminë -La ilahe il-Allah-, që tek ne njihet si Qelime e shumë e shumë ad- hurime të tjera, të cilat nuk kanë fare bazë në Kur'an apo në Sunnet), ndërsa kush kryen ndonjë adhurim që në esencë është i ligj- shëm, mirëpo më vonë është shtuar në të di- çka që nuk ka argument apo është lënë mangët diçka që është e kërkuar, atëherë themi se ky adhurim është në kundërshtim me ligjin e Allahut sipas masës së asaj që i është shtuar, gjegjësisht që i është pakësuar. Por, a është vepra e tij e refuzuar apo jo? Këtu nuk mund të themi se është e pranuar apo e refuzuar, mirëpo shikohet në gjënë të cilën e ka lënë mangët; në qoftë se ajo është nga pje- sët apo kushtet e adhurimit dhe bën që ad- hurimi të jetë i papranuar, si p.sh. në qoftë se nuk merr abdest për namaz duke pasur mundësi ose lë rukunë apo sexhden gjatë na- mazit, atëherë themi se kjo vepër është e kotë dhe e refuzuar dhe personi obligohet që ta përsërisë, mirëpo në qoftë se gjëja që lë nuk çon deri te prishja e adhurimit, si p.sh. kush lë namazin me xhemat, këtij personi nuk i thuhet se vepra e tij është e refuzuar, por thuhet është e mangët, kuptohet tek ata të cilët thonë se namazi me xhemat është obli- gim. E në qoftë se ka shtuar diçka në adhurim që nuk është e ligjshme, atëherë ajo shtesë është e refuzuar, d.m.th. nuk mund të jetë adhu- rim dhe nuk shpërblehet për të, mirëpo nga- njëherë shtesa që vepron në adhurim e prish adhurimin dhe e bën të papranueshëm që në esencë, si p.sh. kush shton një rekat me qëll- im në namaz etj. Nganjëherë shtesa në ad- hurim nuk e bën adhurimin të kotë dhe nuk e largon nga esenca e tij, si p.sh. kush merr abdest nga katër herë apo agjëron natën së bashku me ditën e kështu me radhë. Ndërsa sa u përket marrëdhënieve (muame- lat), si p.sh. kontratat, prishjet e tyre etj., atëherë themi se në qoftë se ndryshohen lig- jet e fesë, atëherë ato vendime janë të re- fuzuara që në esencë, bie fjala: të vendoset që ligji për amoralitet të jetë dënim me të holla etj. Për këtë tregon ngjarja[5] në kohën e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, kur i tha personit i cili i rrëfeu se djali i tij kishte bërë amoralitet me gruan e një personi dhe ______________ [4] "Sherhu Sunen ibën Maxheh", autor: Ebul Hasen el Hanefij Es-Sindi (117 nr. 14). [5] Transmeton Buhariu (2696, 6633, 6634, 6842 shiko"Fet'hul Bari të Ibën Haxher el Askalanit (63315).
  • 26. 25 Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0 si dëmshpërblim prindi i kishte dhënë per- sonit në fjalë njëqind dele dhe një shërbëtor. Atëherë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel- lem i tha: "Njëqind delet dhe shërbëtori të kthehen ty, ndërsa djali yt duhet të rrihet me njëqind shkopinj dhe të largohet nga vendi për një vit." Kurse sa u përket marrëveshjeve që janë të ndaluara me sheriat (fe) qoftë për shkak të mungesës së ndonjë kushti të marrëveshjes, qoftë për shkak të ndonjë padrejtësie që i bëhet ndonjërës palë a qoftë për shkak se marrëveshja në fjalë largon nga përmendja e Allahut që është obligative (p.sh. të mos lejo- het falja e namazit) apo edhe diçka tjetër nga këto shkaqe që u përmendën, atëherë kjo marrëveshje a është e refuzuar apo është e vlefshme? Këtu ka mospajtime mes dijeta- rëve, sepse disa raste tregojnë se është e refu- zuar, ndërsa raste të tjera tregojnë se marrë- veshja është e vlefshme. Realiteti i kësaj çështjeje besoj se është, e Al- lahu e di më së miri, në qoftë se shkaku për çka është e ndaluar marrëveshja është gjë që ka të bëjë me të drejtën e Allahut, atëherë ajo marrëveshje është e kotë dhe është e pavlef- shme. Kemi për qëllim të drejtën e Allahut që edhe nëse të dy palët bien dakord, prapë e drejta e Allahut mbetet, shembuj nga kjo rregull p.sh. kemi kurorëzimin me dikë që është e ndaluar, martesa me të, të gjitha kon- tratat e kamatës, ato duhet patjetër që të pr- ishen edhe nëse ndodhin, sepse sheriati-ligji i konsideron të pavlefshme, gjithashtu shitja e alkoolit, e cofëtinës, derrit, idhujve, qenit dhe të gjitha gjërat që janë të ndaluara të shiten. Mirëpo, nëse shkaku për çka është e ndaluar marrëveshja ka të bëjë me të drejtën e njeriut, atëherë varet nga palët në mar- rëveshje; nëse pajtohen, obligohen t'i përm- bahen marrëveshjes, por nëse dëshirojnë, e prishin marrëveshjen. Shembuj të këtij rasti kemi nëse një prind e marton të bijën e tij të ve duke mos marrë pëlqimin e saj, por në re- alitet duhet të merret pëlqimi i saj. Atëherë në këtë rast, nëse e bija bie dakord, kurorëz- imi është në rregull, mirëpo nëse e bija dësh- iron ta prishë kurorën, ka të drejtë. Për këtë tregon rasti kur i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ka kthyer kurorëzimin e një gru- aje që ishte e ve më herët sepse babai i saj e kishte martuar duke mos qenë ajo dakord.[6] Në këto çështje ka shumë fjalë për t’u thënë, mirëpo ne u mjaftuam me këtë duke shpre- suar që hadithin të cilin e sqaruam ta kupto- jmë sa më mirë dhe sa më drejtë. Vijon Përgatiti: Fidan Xhelili Literatura e konsultuar: 1. Kurani Fisnik me përkthim të Hz Sherif Ahmetit. 2. “Suneni i Ebu Davudit", me verifikim të haditheve nga dijetari Muhamed Nasirudin Albani. Mektebet el mearif-Rijad, botimi i parë. 3. "Suneni i Ibën Maxhes", me verifikim të haditheve nga dijetari shqiptar Muhamed Nasirudin Albani, me përkujdesje të dijetarit Mesh'hur ibën Hasen Al Selman. Mektebet el mearif-Rijad, botimi i parë. 4. "Fet'hul Barij sherhu Sahih el-Buhari", autor hafidh ibën Haxher el-Askalanij, El Mektebetu el-asrije, Bejrut, pa vit botimi. 5. "El Minhaxh sherh Sahih Muslim ibën el Haxhaxh", autor imam Muhjidin En Neveviu, me verifikim të Esh- Shejkh Halil Me'munë Shejha, Darul Ma'rife –Bjerut botimi i nëntë. 6. "Sqarimi i Sunenit të Ibën Maxhes", nga imam Ebul Hasen el Hanefij, i njohur si imam Sindij, Darul ma'rife- Bejrut, botimi i tretë. 7. "Xhamiul- ulumi uel-hikemi", autor Ibën Rexheb El- Hanbeli, Darul-Ma'rife Bejrut, pa vit botimi. ______________ [6] Shiko për më shumë "Xhamiul ulum uel hikem", Ibën Rexheb el Hanbeli (faqe 56-57).