SlideShare a Scribd company logo
1 of 3
Kushtuar nxënësve të klasës XIIF, gjimnazi “Petro Nini Luarasi”



                                            Metastazat e fb


 Ftohtësia e shtëpisë u thellua rrëmbimthi kudomundi e këmbët ndjeu ta drejtonin për nga skuta e
tij e ëmbël, ishulli i harresës. Fytyra e nxirë e babait i ngatërrohej me shqetësimin e linjës së ndërprerë,
derisa kërcitja e butonit ndezi dritat, bashkë me to dhe ankthin e tij pezull. Iu bë sikur dikush foli: “ A
do të hash?”, por sytë e ngulur te ora e dinin se askush s`do pipëtinte para orës 6 të darkës. Ndërsa
priste shpalosjen e faqes së tij , e cila po vononte iu shfaqën prindërit e lodhur me cehre të limontë me
cd-të e gatshme të kritikave , përpikmërisht të njëjta si kinezet, që e vështronin cdo ditë në kalendarin
mbi kompjuter. Stuhia e babait natën e shkuar kundër gllabërimit internet e kish lënë si guak sot në
klasë. Ishte i papërgatitur, filli kishte shkuar larg, news-et e fundit në fb kishin qenë aq të koklavitura, sa
do t`i duhej kohë sot për të hyrë brenda, fundja, pasojat e një prindi që s`kupton fëmijën…
 … ja ku jeta filloi, zbardhi dita virtuale… Gjithë bota erdhi përpara syve të tij, ai mund ta shihte gjatë,
ngadalë, mund ta rikthente kohën, ta stoponte atë, të zhytej në jetët e të tjerëve, të gjykonte ato, të
tallej me to, të gënjente pa u tjetërsuar në fytyrë, të hakmerrej aq lehtë, të ikte larg , larg farsës reale,
larg vështrimeve të tmerrshme të zyshave të lodhshme, të derdhte gjithë energjinë në statuset aq të
sukseshme këto kohët e fundit, të shijonte komentet , të testonte veten aty për orë e orë, të miqësohej
edhe me armiqtë, apo ata të largëtit e panjohur, të ndërtonte figurën e tij bukur, e kjo e gjitha e joshte
këndshëm . Të gjithë janë aty, edhe pse këtu në jetë pothuaj s`kanë kurrë kohë për të qenë me ty. Ata
janë qelizat e një bote të madhe virtualisht sociale që rritet me shpejtësi marramendëse. Ata po ngrihen
mbi absurditetin e jetës duke e racionuar atë në një faqe A4, ata po sfidojnë grupin e heshtur që
përplaset me ditën, me kodin e të rejave që vetëm dy facebookistë mund të shijojnë.
   6 sms? 15 notification? Qenka bërë nami, edhe e ndjeja në fakt,- mendoi.
  Jeta këtej rridhte, ndërsa orët e mësimit mezi i kishte hequr qafe.
Sms-të nuk thoshin asgjë të re, përvec atij që i sugjerontë të hynte në një faqe bombë, ku fotot e vajzave
më të bukura, të kopjuara nga një dorë hakmarrëse, kishin formuar mozaikun e gocave të përdala të
Bllokut.
  Mjaftoi një klik e sy të mrekullueshëm, imazhe fotomodelesh bllokuan gjykimin e tij, gjatë. Komentet
poshtë fotove nxinin fort, mbi bukuroshet e makiatove ishin derdhur plehrat e fëlliqta të qytetit, ndërsa
ato, të mjerat vetëm buzëqeshnin të ngrira duke pranuar ironinë e fatit. Me shijen e hidhur të
përcmimit, u ndal te wall-i, ku sytë ia rrëmbeu një foto e shokut të bankës. Këmisha e tij e zbërthyer
lejonte t`i lexohej tatuazhi, ndërsa flokët i kullonin shampanjë. Duhej të kish qenë party ku ai s`shkoi,
sepse kështu është kur s`ke të dashur, ajo natë ku motivi i halloëen-it i kishte sajuar të gjithë, aq
paturpësisht të shkarë. Në sfond njohu të tjerë, të cilët ishin katandisur si gjela të lodhur nga tendosja e
vazhdueshme e trupit. Cudia ishte, se pikërisht sot, ky shok kishte vjellë vrer ndaj tyre, ndërsa
buzëqeshja e imazhit e rrëzonte këtë. Dea, e cila mungonte prej një jave pas humbjes së babait,
shkruante një status kilometrik, ku përcillte dhimbjen e vështirësinë që kalonte. Oh, po si mundesh ta
ndash dhimbjen me një ekran të ftohtë! Ku e gjete kohën e fjalët, o vajzë dhe munde t`i japësh metafora
dhimbjes tënde?
Ja dhe statuset rutinë : love you forever…, ata po vazhdojnë të duhen e të gjithë duhet ta dinë këtë.
Ndërsa në fakt askush s`paska dhuruar as edhe një like, duket interesi ka shteruar.
Për aq kohë sa ti kërkon në botën e madhe, secili ofron mallin e vet e ndërsa ti e ble e kënaqesh, të pret
shpina e indiferencës. Mikja jote do ndjejë detyrimin e pëlqimit, ndonëse aspak ti nuk je në sytë e saj.
 Ja dhe hunda e zbukuruar fotoshopiste e vajzës së bankës së parë që pret dy fjalë të lustruara…
 Po, ky status të lë pa frymë, vetëm se diku e kam të dëgjuar, pa dale…,faqja 39, rreshti 4,hajde të
kopjuar, mor mik!
 Oh…, kushërirat e mia tragjikisht të shëmtuara paskan renditur 22 komplimenta, a thua i besojnë ato
vetë, a thua vetëkënaqësia luan kaq hidhur me ne? Me një frymë gishtat fluturuan në tastierë:

…i zbukuroi të shqetësuarat femra photoshopi, e ato besuan gjatë në perfeksionin e tyre duke fshehur
pasqyrat në sirtar dhe drejtuar krenarinë...besuan femrat sërisht, ndonëse ishin betuar të mos e bënin
kurrë më.

  Sa bukur shprehem, - mendoi. Ndjenja e mencurisë e përkëdhelte pas cdo statusi dhe ankthi i reagimit
priste me një vullnet kokëfortë, që po e njihte vetëm i ngulur në atë karrige. Përpara I doli fytyra e thartë
e mësuesees së letërsisë, që prej dy vjetësh, përvec firmës zhgarravinë dhe notës racion, trembej të
prishte këtë rregull e të shkruante dy rreshta vlerësim.
  Rridhte më pas lumi i linqeve fashion, këpucë, këmisha, stilim flokësh, madje edhe vetullash, videot
sipas ndjesisë së momentit , ftesat për lojëra, ftesat për miqësi, horoskopi sistematik ditor që dukej se
rrotullohej ciklikisht rreth vetes, marrëdhëniet single, të komplikuara, të martuara, të deklaruara, të
padeklaruara, të nënkuptuara, koordinatat e sakta të vendndodhjes, simbole trishtimi, nervozizmi,
lumturie, lutje drejtuar Perëndisë, opinione politike,…një piramidë e tërë jetësore ku ti ndjeheshe në
majë , por rreziku i shkarjes ishte gjithmonë me ty.
  Kishin kaluar plot 4 orë përhumbjeje. Ndjeu sytë t`i digjnin dhe qafën të mpirë, por gishtat e nxirë nga
të ftohtit vazhdonin të klikonin. I duhej të stërmundohej deri te priza e ngrohëses, por s`lëvizi. Iu
kujtua gjthashtu se as bukë s`kishte blerë, ndërsa prindërit do të mbërrinin nga casti në cast. Ishte mjaft
i mpirë për të ndjerë sadopak peshën e të pabërave, ndonëse uria e tij kërkuese vazhdonte ta gërryente
duke e mbajtur peng trupin e tij të ngurtësuar.
  Uni i tij virtual po i merrte frymën atij real, ishte kjo një betejë e padukshme, e egër e pa kompromise.
Peshoi frymën e bëri një lëvizje të sforcuar shkëputjeje nga karrigia, sikur ajo ta kishte shtënguar fort
pas vetes për gjithë këto orë.
  Hapja e derës së jashtme përkoi me mbylljen e derës së dhomës së tij, fundja asnjë dëshirë për bisedë
s`e nxirrte nga ajo dhomë. Listoi me mend zhurmat e tyre rutinë, përplasja e cantës së nënës, shtyrja e
këpucëve të babait, kërcitja e derës së guzhinës, tringëllima e pjatave, asnjë ndryshim nga rituali
shumëvjecar. Ndjehej i lodhur, por as gjumë s`mund të flinte. Një dëshirë e papërmbajtshme e
riktheu duke shkruar me shpejtësi emailin , paswordin, ja, faqja blu që të fton… por, asgjë, vërtet asgjë.
U mbulua trashë dhe kruspull me stomakun bosh, ripërtypi nga e para gjithcka të fotografuar me mend.
As vetë s`kuptonte pse nevojiste ta bënte këtë, kur asgjë sot nga jeta e përtejme, nuk lidhej me të, nuk i
dhuroi as trazimin më të vogël, mbetej në ujin e vet të ndenjur ashtu si edhe në fillim të ditës..
 S`mundej as të studionte, as të ulej më sërisht në atë vend që po i kallte datën. Vraponte drejt hicit,
në gjetje të hicit. Ky mekanizëm po i dhimbte, ndjente të përzjera e koka i buciste.
  Njerëzit lumturohen, qajnë, ngushëllohen, dashurojnë, e kërkojnë atë në fb , madje edhe luten në fb,
a nuk është e frikshme e gjithë kjo? Një mik krijon veten tjetër përsosmërisht të pavërtetë, tjetra
mashtron të atin me fytyrën e engjëllit, ndërsa lakuriqësia virtuale është identiteti paralel, statuse të
kota, shpesh lakonisht të njëjta, njëmijë e kusur miq, që në rrugë as të përshëndesin, dukje, dukje,
dukje…
 Ishte thjesht i lodhur, apo ishte loja e metastazave virtuale që rendnin kundra jetës…? Donte fort që
gjumi ta largonte prej këtej, donte që nesër të mos mbërthehej më në atë karrige hajdute,nesër të mos
tregonte kotjen e tij orëve të akullta e as të mos zgjaste veshët për të dëgjuar frazat boshe, donte që
dita të lindte plot ngjyra , ashtu si atëherë me cantën e librave në krah.

More Related Content

Similar to Metastazat e fb

Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``
Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``
Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``Adriatik Rexha
 
Sikur te isja djale
Sikur te isja djaleSikur te isja djale
Sikur te isja djaleJURIST
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015ALB-AID Kukes
 
Muharrem Blakaj ``Misioni Sekret``
Muharrem Blakaj ``Misioni Sekret``Muharrem Blakaj ``Misioni Sekret``
Muharrem Blakaj ``Misioni Sekret``Adriatik Rexha
 
DANIEL GAZULLI - NJERIU I VLERAVE ... nga Fritz Radovani
DANIEL  GAZULLI -  NJERIU  I  VLERAVE ... nga Fritz RadovaniDANIEL  GAZULLI -  NJERIU  I  VLERAVE ... nga Fritz Radovani
DANIEL GAZULLI - NJERIU I VLERAVE ... nga Fritz RadovaniMarjan Dodaj
 
Dashnori dhe kryqi
Dashnori dhe kryqiDashnori dhe kryqi
Dashnori dhe kryqiLazi Salihi
 

Similar to Metastazat e fb (6)

Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``
Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``
Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``
 
Sikur te isja djale
Sikur te isja djaleSikur te isja djale
Sikur te isja djale
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015
 
Muharrem Blakaj ``Misioni Sekret``
Muharrem Blakaj ``Misioni Sekret``Muharrem Blakaj ``Misioni Sekret``
Muharrem Blakaj ``Misioni Sekret``
 
DANIEL GAZULLI - NJERIU I VLERAVE ... nga Fritz Radovani
DANIEL  GAZULLI -  NJERIU  I  VLERAVE ... nga Fritz RadovaniDANIEL  GAZULLI -  NJERIU  I  VLERAVE ... nga Fritz Radovani
DANIEL GAZULLI - NJERIU I VLERAVE ... nga Fritz Radovani
 
Dashnori dhe kryqi
Dashnori dhe kryqiDashnori dhe kryqi
Dashnori dhe kryqi
 

Metastazat e fb

  • 1. Kushtuar nxënësve të klasës XIIF, gjimnazi “Petro Nini Luarasi” Metastazat e fb Ftohtësia e shtëpisë u thellua rrëmbimthi kudomundi e këmbët ndjeu ta drejtonin për nga skuta e tij e ëmbël, ishulli i harresës. Fytyra e nxirë e babait i ngatërrohej me shqetësimin e linjës së ndërprerë, derisa kërcitja e butonit ndezi dritat, bashkë me to dhe ankthin e tij pezull. Iu bë sikur dikush foli: “ A do të hash?”, por sytë e ngulur te ora e dinin se askush s`do pipëtinte para orës 6 të darkës. Ndërsa priste shpalosjen e faqes së tij , e cila po vononte iu shfaqën prindërit e lodhur me cehre të limontë me cd-të e gatshme të kritikave , përpikmërisht të njëjta si kinezet, që e vështronin cdo ditë në kalendarin mbi kompjuter. Stuhia e babait natën e shkuar kundër gllabërimit internet e kish lënë si guak sot në klasë. Ishte i papërgatitur, filli kishte shkuar larg, news-et e fundit në fb kishin qenë aq të koklavitura, sa do t`i duhej kohë sot për të hyrë brenda, fundja, pasojat e një prindi që s`kupton fëmijën… … ja ku jeta filloi, zbardhi dita virtuale… Gjithë bota erdhi përpara syve të tij, ai mund ta shihte gjatë, ngadalë, mund ta rikthente kohën, ta stoponte atë, të zhytej në jetët e të tjerëve, të gjykonte ato, të tallej me to, të gënjente pa u tjetërsuar në fytyrë, të hakmerrej aq lehtë, të ikte larg , larg farsës reale, larg vështrimeve të tmerrshme të zyshave të lodhshme, të derdhte gjithë energjinë në statuset aq të sukseshme këto kohët e fundit, të shijonte komentet , të testonte veten aty për orë e orë, të miqësohej edhe me armiqtë, apo ata të largëtit e panjohur, të ndërtonte figurën e tij bukur, e kjo e gjitha e joshte këndshëm . Të gjithë janë aty, edhe pse këtu në jetë pothuaj s`kanë kurrë kohë për të qenë me ty. Ata janë qelizat e një bote të madhe virtualisht sociale që rritet me shpejtësi marramendëse. Ata po ngrihen mbi absurditetin e jetës duke e racionuar atë në një faqe A4, ata po sfidojnë grupin e heshtur që përplaset me ditën, me kodin e të rejave që vetëm dy facebookistë mund të shijojnë. 6 sms? 15 notification? Qenka bërë nami, edhe e ndjeja në fakt,- mendoi. Jeta këtej rridhte, ndërsa orët e mësimit mezi i kishte hequr qafe. Sms-të nuk thoshin asgjë të re, përvec atij që i sugjerontë të hynte në një faqe bombë, ku fotot e vajzave më të bukura, të kopjuara nga një dorë hakmarrëse, kishin formuar mozaikun e gocave të përdala të Bllokut. Mjaftoi një klik e sy të mrekullueshëm, imazhe fotomodelesh bllokuan gjykimin e tij, gjatë. Komentet poshtë fotove nxinin fort, mbi bukuroshet e makiatove ishin derdhur plehrat e fëlliqta të qytetit, ndërsa ato, të mjerat vetëm buzëqeshnin të ngrira duke pranuar ironinë e fatit. Me shijen e hidhur të përcmimit, u ndal te wall-i, ku sytë ia rrëmbeu një foto e shokut të bankës. Këmisha e tij e zbërthyer lejonte t`i lexohej tatuazhi, ndërsa flokët i kullonin shampanjë. Duhej të kish qenë party ku ai s`shkoi, sepse kështu është kur s`ke të dashur, ajo natë ku motivi i halloëen-it i kishte sajuar të gjithë, aq paturpësisht të shkarë. Në sfond njohu të tjerë, të cilët ishin katandisur si gjela të lodhur nga tendosja e vazhdueshme e trupit. Cudia ishte, se pikërisht sot, ky shok kishte vjellë vrer ndaj tyre, ndërsa buzëqeshja e imazhit e rrëzonte këtë. Dea, e cila mungonte prej një jave pas humbjes së babait, shkruante një status kilometrik, ku përcillte dhimbjen e vështirësinë që kalonte. Oh, po si mundesh ta ndash dhimbjen me një ekran të ftohtë! Ku e gjete kohën e fjalët, o vajzë dhe munde t`i japësh metafora dhimbjes tënde? Ja dhe statuset rutinë : love you forever…, ata po vazhdojnë të duhen e të gjithë duhet ta dinë këtë.
  • 2. Ndërsa në fakt askush s`paska dhuruar as edhe një like, duket interesi ka shteruar. Për aq kohë sa ti kërkon në botën e madhe, secili ofron mallin e vet e ndërsa ti e ble e kënaqesh, të pret shpina e indiferencës. Mikja jote do ndjejë detyrimin e pëlqimit, ndonëse aspak ti nuk je në sytë e saj. Ja dhe hunda e zbukuruar fotoshopiste e vajzës së bankës së parë që pret dy fjalë të lustruara… Po, ky status të lë pa frymë, vetëm se diku e kam të dëgjuar, pa dale…,faqja 39, rreshti 4,hajde të kopjuar, mor mik! Oh…, kushërirat e mia tragjikisht të shëmtuara paskan renditur 22 komplimenta, a thua i besojnë ato vetë, a thua vetëkënaqësia luan kaq hidhur me ne? Me një frymë gishtat fluturuan në tastierë: …i zbukuroi të shqetësuarat femra photoshopi, e ato besuan gjatë në perfeksionin e tyre duke fshehur pasqyrat në sirtar dhe drejtuar krenarinë...besuan femrat sërisht, ndonëse ishin betuar të mos e bënin kurrë më. Sa bukur shprehem, - mendoi. Ndjenja e mencurisë e përkëdhelte pas cdo statusi dhe ankthi i reagimit priste me një vullnet kokëfortë, që po e njihte vetëm i ngulur në atë karrige. Përpara I doli fytyra e thartë e mësuesees së letërsisë, që prej dy vjetësh, përvec firmës zhgarravinë dhe notës racion, trembej të prishte këtë rregull e të shkruante dy rreshta vlerësim. Rridhte më pas lumi i linqeve fashion, këpucë, këmisha, stilim flokësh, madje edhe vetullash, videot sipas ndjesisë së momentit , ftesat për lojëra, ftesat për miqësi, horoskopi sistematik ditor që dukej se rrotullohej ciklikisht rreth vetes, marrëdhëniet single, të komplikuara, të martuara, të deklaruara, të padeklaruara, të nënkuptuara, koordinatat e sakta të vendndodhjes, simbole trishtimi, nervozizmi, lumturie, lutje drejtuar Perëndisë, opinione politike,…një piramidë e tërë jetësore ku ti ndjeheshe në majë , por rreziku i shkarjes ishte gjithmonë me ty. Kishin kaluar plot 4 orë përhumbjeje. Ndjeu sytë t`i digjnin dhe qafën të mpirë, por gishtat e nxirë nga të ftohtit vazhdonin të klikonin. I duhej të stërmundohej deri te priza e ngrohëses, por s`lëvizi. Iu kujtua gjthashtu se as bukë s`kishte blerë, ndërsa prindërit do të mbërrinin nga casti në cast. Ishte mjaft i mpirë për të ndjerë sadopak peshën e të pabërave, ndonëse uria e tij kërkuese vazhdonte ta gërryente duke e mbajtur peng trupin e tij të ngurtësuar. Uni i tij virtual po i merrte frymën atij real, ishte kjo një betejë e padukshme, e egër e pa kompromise. Peshoi frymën e bëri një lëvizje të sforcuar shkëputjeje nga karrigia, sikur ajo ta kishte shtënguar fort pas vetes për gjithë këto orë. Hapja e derës së jashtme përkoi me mbylljen e derës së dhomës së tij, fundja asnjë dëshirë për bisedë s`e nxirrte nga ajo dhomë. Listoi me mend zhurmat e tyre rutinë, përplasja e cantës së nënës, shtyrja e këpucëve të babait, kërcitja e derës së guzhinës, tringëllima e pjatave, asnjë ndryshim nga rituali shumëvjecar. Ndjehej i lodhur, por as gjumë s`mund të flinte. Një dëshirë e papërmbajtshme e riktheu duke shkruar me shpejtësi emailin , paswordin, ja, faqja blu që të fton… por, asgjë, vërtet asgjë. U mbulua trashë dhe kruspull me stomakun bosh, ripërtypi nga e para gjithcka të fotografuar me mend. As vetë s`kuptonte pse nevojiste ta bënte këtë, kur asgjë sot nga jeta e përtejme, nuk lidhej me të, nuk i dhuroi as trazimin më të vogël, mbetej në ujin e vet të ndenjur ashtu si edhe në fillim të ditës.. S`mundej as të studionte, as të ulej më sërisht në atë vend që po i kallte datën. Vraponte drejt hicit, në gjetje të hicit. Ky mekanizëm po i dhimbte, ndjente të përzjera e koka i buciste. Njerëzit lumturohen, qajnë, ngushëllohen, dashurojnë, e kërkojnë atë në fb , madje edhe luten në fb, a nuk është e frikshme e gjithë kjo? Një mik krijon veten tjetër përsosmërisht të pavërtetë, tjetra
  • 3. mashtron të atin me fytyrën e engjëllit, ndërsa lakuriqësia virtuale është identiteti paralel, statuse të kota, shpesh lakonisht të njëjta, njëmijë e kusur miq, që në rrugë as të përshëndesin, dukje, dukje, dukje… Ishte thjesht i lodhur, apo ishte loja e metastazave virtuale që rendnin kundra jetës…? Donte fort që gjumi ta largonte prej këtej, donte që nesër të mos mbërthehej më në atë karrige hajdute,nesër të mos tregonte kotjen e tij orëve të akullta e as të mos zgjaste veshët për të dëgjuar frazat boshe, donte që dita të lindte plot ngjyra , ashtu si atëherë me cantën e librave në krah.