SlideShare a Scribd company logo
Syllabus – Biomonitorimi Mjedisore, DND Biologji Mjedisore, Viti II-të, Semestri I-rë 1
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I SHKENCAVE NATYRORE
DEPARTAMENTI I BIOLOGJISË
SYLLABUS
Programi i
studimit
Cikli i dytë, Biologji Mjedisore
Emri i lëndës Biomonitorim Mjedisor
Viti / Semestri Viti II, Semestri I
Emri i
pedagogut
Prof. Aleko Miho
Tipi i
veprimtarisë
Disiplinë Karakterizuese
Njohuritë
paraprake
Zoologji dhe Fiziologji Shtazore, Sistematikë Bimësh dhe Fiziologji
Bimore, Mikrobiologji Mjedisore dhe Ekologji. Njohuri të mira në
Gjuhën Angleze.
Çfarë
njohurish dhe
aftësish i jep
studentit
Me rritjen dhe zhvillimin që po ndodh sot, jo vetëm në Shqipëri, por në
mbarë botën, ndikimi i aktiviteteve të njeriut, i industrisë, bujqësisë,
zhvillimit urban etj. po bëhet gjithnjë e më i dukshëm. Mjediset
urbane, industriale, bujqësore etj., por edhe mjediset natyrore pranë
tyre, sot po bien ndesh me lëndë kimike dhe faktorë të tjerë ndotës,
potencialisht të helmëta dhe/ose mutagjene, të cilat kërcënojnë jo
vetëm botën e gjallë, por edhe vetë shëndetin e njeriut. Në këtë
Lëndë trajtohen metodat e monitorimit gjithëpërfshirës, dhe në veçanti
monitorimit biologjik, në njohjen e cilësive mjedisore, atje ku njeriu
kryen aktivitetin e tij, zbulimin e shpejtë të ndryshimeve mjedisore dhe
në veçanti të ndikimit të njeriut; kjo është parakusht për njohjen dhe
informimin në kohë, marrjen e masave për parandalimin dhe
ripërtëritjen e gjendjes, pra për plotësimin e kërkesave në përputhje
me standardet kombëtare ose ndërkombëtare. Studenti do të njihet
me metodat kryesore biomonitoruese, bioprovat dhe biovëzhgimin,
me llojet indikatore dhe bioshenjat që përdoren në secilin rast, me
metodat përkatëse studimore dhe standardet udhëzuese në fuqi.
Kujdes i kushtohet edhe aspekteve gjenetike dhe molekulare të
ndikimit të lëndëve helmuese dhe kancerogjene, ndotjes gjenetike,
gjallesave transgjenike dhe testimit të tyre, si një ndër shqetësimet e
zhvillimit të sotëm modern. Gjatë kursit trajtohen shumë aspekte
praktike të biomonitorimit të habitateve ujore, të tokës dhe ajrit, duke
e pasqyruar atë shpesh me material faktik nga Shqipëria dhe arritjet
kërkimore në Shqipëri. Në fund zhvillohet edhe një vështrim i
përgjithshëm mbi ecurinë e monitorimit në Shqipëri, legjislacioni në
fuqi dhe institucionet përgjegjëse më në zë të vendit.
Programi
Pjesa I: Njohuri mbi monitorimin mjedisor. Çfarë kuptojmë me
monitorim? Monitorimi mjedisor, rëndësia, objektivat kryesore.
Programi dhe sistemi monitorues mjedisor. Përparësitë e sistemit
monitorues gjithëpërfshirës. Zhvillimi i qëndrueshëm. Monitorimi dhe
kërkimi në shkencat mjedisore. Zonat monitoruese mjedisore
Syllabus – Biomonitorimi Mjedisore, DND Biologji Mjedisore, Viti II-të, Semestri I-rë 2
gjithëpërfshirëse. Stacionet monitoruese. Parametrat dhe përbërësit e
monitorimit, në ajër, në ujëra, në tokë. Parametra monitorues në indet
biologjike, parametrat biologjikë, parametra të biodiversitetit. Tipat e
monitorimit, tradicional; monitorimit në vend; monitorimi nga larg.
Kontrolli cilësor dhe ruajtja e të dhënave. Efikasiteti i një programi
monitorues. Shembull: Monitorimi i cilësisë së lumenjve zviceranë.
Pjesa II: Njohuri mbi biomonitorimin mjedisor: Çfarë kuptojmë me
bimonitorim mjedisor? Përse është i nevojshëm biomonitorimi?
Rrugët biomonitoruese: bioprova dhe biovëzhgimi. Bioprovat
mjedisore, bioprovat e helmimit (të shpejtë dhe atij kronik); mbidoza.
Bioprovat cilësore dhe sasiore. Organizmat që përdoren gjatë
bioprovave. Vlerësimi i cilësisë biologjike të mjedisit; puna në terren;
transporti i mostrave në laborator; puna në laborator/kabinet. Shkurt
mbi ekosistemin dhe habitatin; integriteti biologjik. Rëndësia e
vlerësimit biologjik mjedisor.
Pjesa III: Bioindikatorët mjedisorë: Bioshenjat dhe bioindikatorët.
Tipat kryesore të indikatorëve biologjikë; llojet bioindikatore;
indikatorë të larmisë biologjike; indikatorë të gjendjes abiotike dhe/ose
të ndryshimeve të proceseve ekologjike. Vlerësime statistikore mbi
indikatorët biologjikë. Çfarë do të thotë nga ana ekologjike të studjosh
një specie? Tolerimi ose valenca ekologjike; indikatorë të
biodiversitetit – matjet dhe korrelimet. Bioakumulimi; biozmadhimi;
hiperakumulimi dhe fitopastrimi. Shembuj indikatorësh të gjendjes
mjedisore; gjallesat ujore; llojet e introduktuara. Bioshenja fiziologjike
të gjendjes mjedisore.
Pjesa IV: Bazat gjenetike mbi biomonitorimin: Shkurt mbi
biodiversitetin; varfërimi i larmisë biologjike. Ndryshueshmëria
gjenetike – nevoja për përshtatje dhe evolucion; nevoja e gjallesave
për përshtatje – ndryshimi i vazhdueshëm i habitatit. Tipet e
pështatshmërisë së fituar; pështatshmëria e trashëguar dhe
ndryshueshmëria gjenetike. Teoria kromozomike. Përftimi i
ndryshueshmërisë – mutacionet gjenetike; ndryshueshmëria gjenetike
dhe aktiviteti i njeriut. Mutagjeneza dhe mutagjenët biologjikë; lëndët
kancerogjene. Mutagjeneza artificiale e drejtuar. Testi Ames mbi
mutagjenezën. Llojet e introduktuara; llojet pushtuese. Ndotja
gjenetike. Njohuri mbi organizmat e modifikuar gjenetikisht; shembuj
organizmash transgjenikë; bimë; kafshë; baktere. Testimi i
organizmave të modifikuara gjenetikisht; prova sasiore dhe cilësore;
provat event-specifike dhe konstrukt-specifike; metoda testuese
alternative.
Kreu V: Biomonitorimi i ujit, ajrit dhe tokës: Njohuri mbi pellgun
ujëmbledhës; ujërat dhe cilësia e tyre; ndotja e ujërave; transporti dhe
reaksionet kimike të ndotësve të ujit; kontrolli i ndotjes së ujit. Rrjeti
rregullator ndërkombëtar mbi ndotjen e ujërave. Monitorimi i ndotjes
së ujit; gjallesat bentike si indikatorë të mjediseve ujore; perifitoni;
diatometë; invertebrorët. Treguesi i integritetit biologjik; shembull:
integriteti biologjik i zonave të lagëta. Fitoplanktoni dhe zooplanktoni
si indikatorë biologjikë të ujërave të qeta. Zonimi biologjik në mjediset
bregdetare kalimtare. Monitorimi biologjik i mjediseve
detare/bregdetare. Vlerësimi i ndotjes së ujit nëpërmjet bioakumulimit.
Syllabus – Biomonitorimi Mjedisore, DND Biologji Mjedisore, Viti II-të, Semestri I-rë 3
Analiza e sedimenteve dhe gjallesat fosile si bioindikatore. Vlerësimi i
ndotjes mikrobiologjike të ujërave. Monitorimi i mbulesës bimore -
monitorimi dhe analiza e peisazheve. Përcaktimi zonave bimore të
rëndësishme. Biomonitorimi i ajrit.
Pjesa VI: Mbi sistemin e monitorimit mjedisor në Shqipëri:
Institutet kryesore përgjegjëse për monitorimin; Agjencia e Mjedisit,
Pyjeve, dhe Kullotave; Instituti i Ujit, Energjisë dhe Mjedisit; ISHP;
ISUV; FShN, UT. Monitorimi në Shqipëri: i ajrit; zhurmave mjedisore;
fushave elektromagnetike celulare; ujërave; monitorimi mikrobiologjik
i shkarkimeve urbane; ujërave nëntokësore; ndotjeve radioaktive;
pikat e nxehta. Biomonitorimi mjedisor në Shqipëri. Mbi arritjet në
biologjinë e ruajtjes dhe në monitorimin biologjik në Shqipëri. Mbi
projektin e BE-së StEMA.
Ngarkesa 30 orë pune në auditor dhe terren, 45 orë pune individuale, 3 kredite
Format e
mësimdhënies
Leksione (14 orë), seminare (7 orë), praktikë në terren (10 orë)
Vlerësimi i
studentit
2/3 x Nota teorike + 1/3 x Nota në seminar + 1/3 x Nota praktike
Detyrimet e
studentit
Pjesëmarrje mbi 75% në leksione dhe 100% në seminare dhe në
praktikë në terren
Literatura e
detyruar
Miho A. (2010): Bimonitorimi Mjedisor. Leksione të shkruara. FSHN,
UT. 330 f.
Literature
ndihmëse
Material plotësues dhe artikuj shkencorë nga literatura
ndërkombëtare dhe nga faqet e internetit.

More Related Content

Similar to Syllabus biomonitorim mjedisor r (7)

Projekt karriere
Projekt karriereProjekt karriere
Projekt karriere
 
Biodiversity projekt
Biodiversity  projektBiodiversity  projekt
Biodiversity projekt
 
,2014,ekostokikokineta dhe ekotoksikodinamika.ppt
,2014,ekostokikokineta dhe ekotoksikodinamika.ppt,2014,ekostokikokineta dhe ekotoksikodinamika.ppt
,2014,ekostokikokineta dhe ekotoksikodinamika.ppt
 
Tema :Si funksionaon organizmi njezor ?
Tema :Si funksionaon organizmi njezor ?Tema :Si funksionaon organizmi njezor ?
Tema :Si funksionaon organizmi njezor ?
 
Mbrojtja e natyres ne Kosove
Mbrojtja e natyres ne KosoveMbrojtja e natyres ne Kosove
Mbrojtja e natyres ne Kosove
 
Projekt Ndotja e mjedisit! Ervis Cara
Projekt Ndotja e mjedisit! Ervis Cara Projekt Ndotja e mjedisit! Ervis Cara
Projekt Ndotja e mjedisit! Ervis Cara
 
Biomonitorim
BiomonitorimBiomonitorim
Biomonitorim
 

More from Lorela Lazaj

More from Lorela Lazaj (10)

007 r literatura
007 r literatura007 r literatura
007 r literatura
 
Monitorimi i zones se Karaburunit.docx
Monitorimi i zones se Karaburunit.docxMonitorimi i zones se Karaburunit.docx
Monitorimi i zones se Karaburunit.docx
 
08 conislb
08 conislb 08 conislb
08 conislb
 
06 congen
06 congen06 congen
06 congen
 
05 confrag
05 confrag05 confrag
05 confrag
 
04 conmon
04 conmon04 conmon
04 conmon
 
03 loss bio
03 loss bio03 loss bio
03 loss bio
 
02 nospecies
02 nospecies02 nospecies
02 nospecies
 
01 biodiversity and conservation biology
01 biodiversity and conservation biology 01 biodiversity and conservation biology
01 biodiversity and conservation biology
 
07 llojet invazive
07 llojet invazive 07 llojet invazive
07 llojet invazive
 

Syllabus biomonitorim mjedisor r

  • 1. Syllabus – Biomonitorimi Mjedisore, DND Biologji Mjedisore, Viti II-të, Semestri I-rë 1 UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE NATYRORE DEPARTAMENTI I BIOLOGJISË SYLLABUS Programi i studimit Cikli i dytë, Biologji Mjedisore Emri i lëndës Biomonitorim Mjedisor Viti / Semestri Viti II, Semestri I Emri i pedagogut Prof. Aleko Miho Tipi i veprimtarisë Disiplinë Karakterizuese Njohuritë paraprake Zoologji dhe Fiziologji Shtazore, Sistematikë Bimësh dhe Fiziologji Bimore, Mikrobiologji Mjedisore dhe Ekologji. Njohuri të mira në Gjuhën Angleze. Çfarë njohurish dhe aftësish i jep studentit Me rritjen dhe zhvillimin që po ndodh sot, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën, ndikimi i aktiviteteve të njeriut, i industrisë, bujqësisë, zhvillimit urban etj. po bëhet gjithnjë e më i dukshëm. Mjediset urbane, industriale, bujqësore etj., por edhe mjediset natyrore pranë tyre, sot po bien ndesh me lëndë kimike dhe faktorë të tjerë ndotës, potencialisht të helmëta dhe/ose mutagjene, të cilat kërcënojnë jo vetëm botën e gjallë, por edhe vetë shëndetin e njeriut. Në këtë Lëndë trajtohen metodat e monitorimit gjithëpërfshirës, dhe në veçanti monitorimit biologjik, në njohjen e cilësive mjedisore, atje ku njeriu kryen aktivitetin e tij, zbulimin e shpejtë të ndryshimeve mjedisore dhe në veçanti të ndikimit të njeriut; kjo është parakusht për njohjen dhe informimin në kohë, marrjen e masave për parandalimin dhe ripërtëritjen e gjendjes, pra për plotësimin e kërkesave në përputhje me standardet kombëtare ose ndërkombëtare. Studenti do të njihet me metodat kryesore biomonitoruese, bioprovat dhe biovëzhgimin, me llojet indikatore dhe bioshenjat që përdoren në secilin rast, me metodat përkatëse studimore dhe standardet udhëzuese në fuqi. Kujdes i kushtohet edhe aspekteve gjenetike dhe molekulare të ndikimit të lëndëve helmuese dhe kancerogjene, ndotjes gjenetike, gjallesave transgjenike dhe testimit të tyre, si një ndër shqetësimet e zhvillimit të sotëm modern. Gjatë kursit trajtohen shumë aspekte praktike të biomonitorimit të habitateve ujore, të tokës dhe ajrit, duke e pasqyruar atë shpesh me material faktik nga Shqipëria dhe arritjet kërkimore në Shqipëri. Në fund zhvillohet edhe një vështrim i përgjithshëm mbi ecurinë e monitorimit në Shqipëri, legjislacioni në fuqi dhe institucionet përgjegjëse më në zë të vendit. Programi Pjesa I: Njohuri mbi monitorimin mjedisor. Çfarë kuptojmë me monitorim? Monitorimi mjedisor, rëndësia, objektivat kryesore. Programi dhe sistemi monitorues mjedisor. Përparësitë e sistemit monitorues gjithëpërfshirës. Zhvillimi i qëndrueshëm. Monitorimi dhe kërkimi në shkencat mjedisore. Zonat monitoruese mjedisore
  • 2. Syllabus – Biomonitorimi Mjedisore, DND Biologji Mjedisore, Viti II-të, Semestri I-rë 2 gjithëpërfshirëse. Stacionet monitoruese. Parametrat dhe përbërësit e monitorimit, në ajër, në ujëra, në tokë. Parametra monitorues në indet biologjike, parametrat biologjikë, parametra të biodiversitetit. Tipat e monitorimit, tradicional; monitorimit në vend; monitorimi nga larg. Kontrolli cilësor dhe ruajtja e të dhënave. Efikasiteti i një programi monitorues. Shembull: Monitorimi i cilësisë së lumenjve zviceranë. Pjesa II: Njohuri mbi biomonitorimin mjedisor: Çfarë kuptojmë me bimonitorim mjedisor? Përse është i nevojshëm biomonitorimi? Rrugët biomonitoruese: bioprova dhe biovëzhgimi. Bioprovat mjedisore, bioprovat e helmimit (të shpejtë dhe atij kronik); mbidoza. Bioprovat cilësore dhe sasiore. Organizmat që përdoren gjatë bioprovave. Vlerësimi i cilësisë biologjike të mjedisit; puna në terren; transporti i mostrave në laborator; puna në laborator/kabinet. Shkurt mbi ekosistemin dhe habitatin; integriteti biologjik. Rëndësia e vlerësimit biologjik mjedisor. Pjesa III: Bioindikatorët mjedisorë: Bioshenjat dhe bioindikatorët. Tipat kryesore të indikatorëve biologjikë; llojet bioindikatore; indikatorë të larmisë biologjike; indikatorë të gjendjes abiotike dhe/ose të ndryshimeve të proceseve ekologjike. Vlerësime statistikore mbi indikatorët biologjikë. Çfarë do të thotë nga ana ekologjike të studjosh një specie? Tolerimi ose valenca ekologjike; indikatorë të biodiversitetit – matjet dhe korrelimet. Bioakumulimi; biozmadhimi; hiperakumulimi dhe fitopastrimi. Shembuj indikatorësh të gjendjes mjedisore; gjallesat ujore; llojet e introduktuara. Bioshenja fiziologjike të gjendjes mjedisore. Pjesa IV: Bazat gjenetike mbi biomonitorimin: Shkurt mbi biodiversitetin; varfërimi i larmisë biologjike. Ndryshueshmëria gjenetike – nevoja për përshtatje dhe evolucion; nevoja e gjallesave për përshtatje – ndryshimi i vazhdueshëm i habitatit. Tipet e pështatshmërisë së fituar; pështatshmëria e trashëguar dhe ndryshueshmëria gjenetike. Teoria kromozomike. Përftimi i ndryshueshmërisë – mutacionet gjenetike; ndryshueshmëria gjenetike dhe aktiviteti i njeriut. Mutagjeneza dhe mutagjenët biologjikë; lëndët kancerogjene. Mutagjeneza artificiale e drejtuar. Testi Ames mbi mutagjenezën. Llojet e introduktuara; llojet pushtuese. Ndotja gjenetike. Njohuri mbi organizmat e modifikuar gjenetikisht; shembuj organizmash transgjenikë; bimë; kafshë; baktere. Testimi i organizmave të modifikuara gjenetikisht; prova sasiore dhe cilësore; provat event-specifike dhe konstrukt-specifike; metoda testuese alternative. Kreu V: Biomonitorimi i ujit, ajrit dhe tokës: Njohuri mbi pellgun ujëmbledhës; ujërat dhe cilësia e tyre; ndotja e ujërave; transporti dhe reaksionet kimike të ndotësve të ujit; kontrolli i ndotjes së ujit. Rrjeti rregullator ndërkombëtar mbi ndotjen e ujërave. Monitorimi i ndotjes së ujit; gjallesat bentike si indikatorë të mjediseve ujore; perifitoni; diatometë; invertebrorët. Treguesi i integritetit biologjik; shembull: integriteti biologjik i zonave të lagëta. Fitoplanktoni dhe zooplanktoni si indikatorë biologjikë të ujërave të qeta. Zonimi biologjik në mjediset bregdetare kalimtare. Monitorimi biologjik i mjediseve detare/bregdetare. Vlerësimi i ndotjes së ujit nëpërmjet bioakumulimit.
  • 3. Syllabus – Biomonitorimi Mjedisore, DND Biologji Mjedisore, Viti II-të, Semestri I-rë 3 Analiza e sedimenteve dhe gjallesat fosile si bioindikatore. Vlerësimi i ndotjes mikrobiologjike të ujërave. Monitorimi i mbulesës bimore - monitorimi dhe analiza e peisazheve. Përcaktimi zonave bimore të rëndësishme. Biomonitorimi i ajrit. Pjesa VI: Mbi sistemin e monitorimit mjedisor në Shqipëri: Institutet kryesore përgjegjëse për monitorimin; Agjencia e Mjedisit, Pyjeve, dhe Kullotave; Instituti i Ujit, Energjisë dhe Mjedisit; ISHP; ISUV; FShN, UT. Monitorimi në Shqipëri: i ajrit; zhurmave mjedisore; fushave elektromagnetike celulare; ujërave; monitorimi mikrobiologjik i shkarkimeve urbane; ujërave nëntokësore; ndotjeve radioaktive; pikat e nxehta. Biomonitorimi mjedisor në Shqipëri. Mbi arritjet në biologjinë e ruajtjes dhe në monitorimin biologjik në Shqipëri. Mbi projektin e BE-së StEMA. Ngarkesa 30 orë pune në auditor dhe terren, 45 orë pune individuale, 3 kredite Format e mësimdhënies Leksione (14 orë), seminare (7 orë), praktikë në terren (10 orë) Vlerësimi i studentit 2/3 x Nota teorike + 1/3 x Nota në seminar + 1/3 x Nota praktike Detyrimet e studentit Pjesëmarrje mbi 75% në leksione dhe 100% në seminare dhe në praktikë në terren Literatura e detyruar Miho A. (2010): Bimonitorimi Mjedisor. Leksione të shkruara. FSHN, UT. 330 f. Literature ndihmëse Material plotësues dhe artikuj shkencorë nga literatura ndërkombëtare dhe nga faqet e internetit.