SlideShare a Scribd company logo
1
Strategjia islamike e Rusisë-Doktrina islamike ruse
Moska zhvilloi një strategji në vitet e 90-ta të shekullit të shkuar, që ishte vis-a-vis me
zhvillimin e Xhihadit Global, që ishte një strategji që besohet e projektuar nga Rusia, për ta
përdorë terrorizmin islamik si „mashë“ për t’i arritur qëllimet e saja, që të kundërshtoj botën
Monopolare dhe të krijohet Multipolarizmi( si rend i ri botëror), e ku edhe Rusia, Kina dhe
bota arabe do ringritnin veten në piedestal të barabartë me SHBA-në. Ringritja e Rusisë,
nënkuptone rifitimin e territoreve të republikave ish-sovjetike dhe hapësirave të tjera të
influencës që i kishte dikur. Ekspansioni dhe shtrirja e ndikimit rus, që lehtësisht mund të
kuptohet dhe shihet që ka ndodhur këto 3 dekadat e fundit, ka të bëjë në dy drejtimet:
1. Doktrina ortodokse ruse dhe
2. Doktrina islamike ruse.
1. Në drejtim të vendeve ish-sovjetike, Rusia tenton rishtrirjen e ndikimit, e që
janë vende kryesisht me besim fetar ortodoks, e që për këtë qëllim përpiqet përmes
instrumentalizimit të ortodoksizmit. Për këtë qëllim madje krijoi edhe doktrinën e Botës ruse,
siç ngjajshëm edhe Serbia përpiqet ta kopjoj me Botën serbe.
Në drejtim të muslimanëve dhe vendeve muslimane apo doktrina islamike ruse, që
Rusia ka ndjekur pas viteve 1990, është i ngjajshëm dhe adoptim i strategjive të mëhershme.
Ofenziva islamike e Rusisë, bazohet në përzierjen e përpjekjeve diplomatike zyrtare dhe
diplomacisë quazi-zyrtare.1
“Dialogu i Civilizimeve” gjithashtu ishte përpjekje e Rusisë për të
promovu lidhje me botën muslimane, si një kundërpërgjigje ndaj Davos, si një “model
alternativ i globalizimit” i themeluar në vitin 2002.2
Rusia me përmisimin e raporteve politike
me shtetet e Gjirit, arriti t’i bind Arababinë Saudite dhe Kuvajtin, që të ndërprenin financimin
për seperatistët çeçen dhe për monitorimin më të mirë të fondeve të ndihmave për ndërtimin e
xhamive dhe qendrave edukative për muslimanët e Rusisë, gjithashtu që vendet e Lindjes së
Mesme e shihnin Kadirovin me simpati e të cilin e mbështetën për të ndërtuar vendin e
shkatërruar nga lufta.3
Prandaj kjo ofenzivë islamike e Rusisë ka dhënë rezultate pozitive, për
ta bë qeverinë Ruse si aktore globale, shkaku i kontakteve dhe raporteve me vendet muslimane,
atë e bëri të luaj një rrolë në rritje, e ndonjëherë edhe vendimtar në konfliktet regjionale dhe në
nivel botëror.4
Përfitimi i muslimanëve të federatës Ruse a edhe të botës islamike-arabe, nga
ana e Rusisë, orientohet fillimisht drejt përfitimit përmes politikave, lidhjeve, intereseve të
përbashkëta dhe miqësore, por në fund të fundit, parasheh edhe forcën ushtarake në mbajtjen e
tyre nën kontroll. E që kjo strategji strukturohet në:
a. Strategjia ruse në drejtim të muslimanëve të federatës ruse
b. Strategjia ruse në drejtim të vendeve muslimane.
a. Strategjia ruse në drejtim të muslimanëve të federatës ruse, është gjithashtu e
konceptuar në përfitimin e tyre përmes politikave miqësore, pastaj në përçarjen dhe
1
08MOSCOW630, THE ISLAMIC FACTOR IN RUSSIAN FOREIGN POLICY, paragrafi 5.
2
08MOSCOW630, THE ISLAMIC FACTOR IN RUSSIAN FOREIGN POLICY, paragrafi 7.
3
08MOSCOW630, THE ISLAMIC FACTOR IN RUSSIAN FOREIGN POLICY, paragrafi 10.
4
08MOSCOW630, THE ISLAMIC FACTOR IN RUSSIAN FOREIGN POLICY, paragrafi 14.
2
kundërvënijen e grupeve rivale mes vete dhe në fund përmes politikës represive. Prandaj Putini
shtoi bashkëpunimin me komunitetin islamik në Rusi, për t’i menaxhuar më mirë grupet e
ndryshme të muslimanëve duke krijuar edhe aleanca me ta,5
derisa duke i vëzhguar në detaje
zhvillimet brenda komuniteteve muslimane dhe duke intervenuar kur e shihte të arsyeshme, me
qëllim të ruajtjes së stabilitetit dhe parandalimit të islamofobisë.6
Moska kërkon lojalitetin e
muslimanëve, por nuk ua përmbush kërkesat e nevojat e tyre për përmisim të kushteve
ekonomike dhe sociale, gjë që shumë e më shumë musliman i drejtohen islamit dhe janë të
zhgënjyer me politikat e Kremlinit.7
Prandaj Kremlini bënë përpjekje që të zhvilloj mënyra për
inkorporimin në politikat e reja të popullatave multi-etnike dhe multi-fetare, e në veçanti asaj
islame.8
Mirëpo përçarjen e islamikëve të federatës Ruse, si dhe rivalizimin dhe shkaktimin e
konflikteve ndërmjet tyre, sidomos në rajonin e muslimanëve etnik të Kaukazit, ka qenë dukuri
e theksuar pas viteve 2010, ku ndodhën edhe një numër atentatesh mes grupeve islamike rivale.
Në këto raste autoritetet ruse, sa në njërën anë qëndronin e herë në anën tjetër, e pas eskalimit
të situatave ndërhynin për të neutralizu edhe grupin rival etj. Në Distriktin federal të Uralit, ku
shumica janë musliman etnik Tatar dhe Bashkir,9
Rusia lejoi tjetërsimin etnik të vendit,
kryesisht me emigrant nga vendet e Azisë qendrore dhe nga Kaukazi të cilët musliman sollën
edhe islamin radikal, edhe pse kjo shkaktoi rritjen e tensioneve në mes popullatës locale dhe
emigrantëve. Edhe pse Rusia i kishte trajnuar klerikët islamik që të integronin më shumë
emigrantët e tillë dhe të zbutnin tensionet etnike dhe religjioze mes tyre.10
Edhe sot, në ushtrinë ruse, ku ka musliman, e kanë hoxhën e tyre, sidomos në pjesën e
Kaukazit verior, apo që imamët lokal janë të autorizuar që të vizitojnë forcat e armatosura dhe
të përfaqësojnë në ceremonitë fetare islame të ushtarëve.11
Për të vazhduar pastaj me
perfiditetin e Kremlinit, në spastrimin etnik, eliminimin fizik të grupeve e njësive ushtarake e
paraushtarake të muslimanëve të federatës Ruse, gjatë agresionit në Ukrainë, si rasti i njësisë
çeçene në Buça, pastaj në Irpoin, Melitopol etj. Derisa Putini ka synim shfarosjen e Çeçenëve,
shumica e çeçenëve nuk e kuptojnë qëllimkeqësinë e tij, por edhe më radikal sesa vetë Putini
janë kundër Ukrainës-ngjajshëm ishte situate edhe me Muhaxherët shqipfolës të cilët luftuan
në Galipol(Çanakala) për Perandorinë Osmane e nuk luftuan për vendin e vetë.
Mirëpo muslimanët e Rusisë, shumë pak kanë bërë për muslimanët e botës Arabe, këtë
e theksonte edhe ambasadori Libanez Fadi Ziadeh, ku thotë nuk ka pasur demostrata nga
muslimanët e Rusisë kundër luftës në Irak, ose kundër veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj
Hezbollahut ose Hamasit, siç ndodhnin zakonisht në vendet muslimane.12
Derisa vërehet
mirëfilli dhe lehtësisht “keqkuptimi” që muslimanët e devotshëm të Rusisë e shohin atë si një
5
Crews, Robert D. Moscow and the Mosque. Foreign Affairs. February 6, 2014.
6
Laqueur, Walter. Russia’s Muslim Strategy. November 1, 2009.
7
https://global-strategy.org/islam-russia-challenge-opportunity/, faqe 5-6.
8
Stratfor. Reassessing the Russian Identity, Part 4: Putin’s Evolving Russia. November 29, 2012.
9
https://carnegieendowment.org/files/CP_MalashenkoUral_Sept2015_web_Eng.pdf, faqe 11.
10
https://carnegieendowment.org/files/CP_MalashenkoUral_Sept2015_web_Eng.pdf, faqe 9-10.
11
Akhmetova, Elmira. Russia. In Yearbook of Muslims in Europe, Volume 2. Edited by Nielsen, Jørgen, Akgönül,
Samim, Alibašić, Ahmet and Racius, Egdunas. BRILL. 2010. Pgs. 435-456.
12
08MOSCOW630, THE ISLAMIC FACTOR IN RUSSIAN FOREIGN POLICY, paragrafi 11.
3
armik të islamit derisa të jashtmit( perëndimorët) e cilësojnë atë( Rusinë) si një aleat historik
të botës arabe që nga koha e BRSS-së.13
b. Strategjia ruse në drejtim të vendeve muslimane
Përvoja disa shekullore e Rusisë, në përdorimin e islamizmit, për qëllime të saj, është
vënë sërish në përdorim. Vëzhguesit e jashtëm e konsiderojnë Rusinë si vendin jomusliman me
popullësi më të madhe muslimane, si sfidë për të a edhe si kërcënim për vendin dhe liderët rus,
mirëpo kjo nuk është edhe përceptim i lidershipit rus, të cilët e shohin si mundësi për t’u
përfshirë dhe shtrirë influencën ruse edhe në Lindjen e Mesme dhe në botën islamike, duke
theksuar që kanë dhe ndajnë vlerat morale dhe lidhjet e njejta me vlerat “tradicionale” ruse si
ato të Lindjes së Mesme, Azisë dhe vendeve të shoqërive jo-perëndimore.14
Analistët e Moskës nuk pajtohen për nivelin që kanë ndikuar raportet e Rusisë me botën
islame, që ajo të mbrohej nga ekstremizmi dhe terrorizmi ndërkombtar islamik, por janë të
sigurtë që kjo ka ndikuar.15
Nuk mund të gjenden studiues, vëzhgues në botën islame a arabe, apo edhe ruse, që të
dekonspirojnë qëllimet e fshehta që fsheh lidershipi rus, karshi qëllimeve sipërfaqësore gjoja
dashamirëse, ndaj vendeve arabe. Bota njëpolare, është e papranueshme për Rusinë, ajo
përpiqet që poli i dytë të jenë civilizimi ortodoks, që është qëllimi kryesor i politikës së jashtme
të saj, duke pajtuar krishterizmin perëndimor me Islamin, mund t’i jap botës dimensionin e ri
në rolin ndërkombtar të Rusisë dhe supremacinë e Patriarkut të Moskës brenda Kishës universal
ortodokseë që është në interes edhe të Kishës ortodokse ruse dhe shtetit rus.16
Derisa Putin, qartazi e identifikon Rusinë si një vend me shumicë të krishtere, por të
dallueshëm nga Perëndimi “dekadent” sekular,17
e që duke zhvilluar doktrinën e re që vendet
muslimane janë aleat natyral të Rusisë në konfrontimin me Perëndimin,18
e që Rusia bënë
përpjekje të ndryshoj rendin botëror, duke u bë poli i dytë ajo, këtë sërish tenton ta arrijë përmes
përdorimit mish për top të muslimanëve e veçmas arabëve( siç më parë kishte përvojë në
përdorimin e komuniteteve të tjera për qëllimet e saj). Rusia shfrytëzon faktin që shoqëritë dhe
qeveritë islamike janë konservatizu, radikalizu dhe ekstremizu, por edhe janë në përpjekje të
forcimit të ndikimit fetar islamik, duke u bë gjithnjë e më anti-liberale, anti-demokratike dhe
anti-perëndimore( që liberalizmi, feminizmi, demokracia shihen si vlera ekskluzivisht
perëndimore).19
Prandaj si vendet arabe-islamike ashtu edhe Rusia, kanë në vetëvete armikun
e njejtë, që e cilësojnë Perëndimin, që sipas tyre besojnë që vetëm kultura perëndimore, është
rreziku më serioz i kulturës islamike-arabe dhe asaj ruse-ortodokse. Prandaj lehtësisht
kuptohet, që sa më konservator, radikal, ekstrem që të jenë muslimanët, aq më në interes të
Rusisë janë, sepse ashtu janë më kundërshtar të Perëndimit dhe vlerave e ndikimeve
13
08MOSCOW630, THE ISLAMIC FACTOR IN RUSSIAN FOREIGN POLICY, paragrafi 13.
14
Sanders, Paul J. Putin’s Muslim family values.Al Monitor. May 29, 2014.
15
08MOSCOW630, THE ISLAMIC FACTOR IN RUSSIAN FOREIGN POLICY, paragrafi 10.
16
Curanovic, Alicja. The Attitude of the Moscow Patriarchate towards Other Orthodox Churches.Routledge.
Religion, State & Society, Vol. 35, No. 4, December 2007.
17
Sanders, Paul J. Putin’s Muslim family values.Al Monitor. May 29, 2014.
18
Laqueur, Walter. Russia’s Muslim Strategy. Middle East Papers: Middle East Strategy at Harvard. November
1, 2009. Number Six.
19
Sanders, Paul J. Putin’s Muslim family values.Al Monitor. May 29, 2014.
4
perëndimore, e për rrjedhoj vetëbëhen vegla dhe vetëfuten nën ndikimin rus. Prandaj në
opinionin publik arab në përgjithësi dhe mbi gjitha në botën arabe, kanë pikëpamje neutrale
apo edhe pozitive ndaj Rusisë, që kur Rusia ka diskursin kritik ndaj promovimit të
demokracisë, ndikimit dhe ndërhyrjeve Amerikane dhe Perëndimore.20
Vlerat konservative, janë kartë e rëndësishme në dorën e Putinit, i cili e njeh si të
nevojshme bashkëpunimin me muslimanët për qëllimet e politikës së tij të jashtme, përfshirë
mbështetjen në raporte të fuqishme me Iranin, Sirinë dhe shtetet e tjera muslimane, që mund
t’i shërbejnë si kundërpeshë e ndikimit të SHBA-së.21
Prandaj zgjerimi i lidhjeve të Putinit me
botën islamike ishte prioritet dhe faktorë i rëndësishëm në përpjekjen e tij për rivitalizimin e
politikës së jashtme të Rusisë, e që këtë e bënte me qëllimin e shtrirjes së influencës në Lindjen
e Mesme dhe në Azinë Qendrore, por njëkohësisht edhe për qëillim kufizimi dhe devijimi të
mbështetjes ndërkombëtare për seperatistët çeçen.22
Më:10.03.2023
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë
së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë
qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.
20
Laruelle, Marlene. How Islam Will Change Russia.The Jamestown Foundation. September 13, 2016.
21
Crews, Robert D. Putin’s Khanate. Foreign Affairs. April 7, 2014; Crews, Robert D. Putin’s Khanate. Foreign
Affairs. April 7, 2014.
22
08MOSCOW630, THE ISLAMIC FACTOR IN RUSSIAN FOREIGN POLICY, paragrafi 1.

More Related Content

Featured

Skeleton Culture Code
Skeleton Culture CodeSkeleton Culture Code
Skeleton Culture Code
Skeleton Technologies
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
Neil Kimberley
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
contently
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
Albert Qian
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Kurio // The Social Media Age(ncy)
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Search Engine Journal
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
SpeakerHub
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next
Tessa Mero
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Lily Ray
 
How to have difficult conversations
How to have difficult conversations How to have difficult conversations
How to have difficult conversations
Rajiv Jayarajah, MAppComm, ACC
 
Introduction to Data Science
Introduction to Data ScienceIntroduction to Data Science
Introduction to Data Science
Christy Abraham Joy
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best Practices
Vit Horky
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project management
MindGenius
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
RachelPearson36
 
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Applitools
 
12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at Work12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at Work
GetSmarter
 
More than Just Lines on a Map: Best Practices for U.S Bike Routes
More than Just Lines on a Map: Best Practices for U.S Bike RoutesMore than Just Lines on a Map: Best Practices for U.S Bike Routes
More than Just Lines on a Map: Best Practices for U.S Bike Routes
Project for Public Spaces & National Center for Biking and Walking
 
Ride the Storm: Navigating Through Unstable Periods / Katerina Rudko (Belka G...
Ride the Storm: Navigating Through Unstable Periods / Katerina Rudko (Belka G...Ride the Storm: Navigating Through Unstable Periods / Katerina Rudko (Belka G...
Ride the Storm: Navigating Through Unstable Periods / Katerina Rudko (Belka G...
DevGAMM Conference
 

Featured (20)

Skeleton Culture Code
Skeleton Culture CodeSkeleton Culture Code
Skeleton Culture Code
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
 
How to have difficult conversations
How to have difficult conversations How to have difficult conversations
How to have difficult conversations
 
Introduction to Data Science
Introduction to Data ScienceIntroduction to Data Science
Introduction to Data Science
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best Practices
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project management
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
 
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
 
12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at Work12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at Work
 
ChatGPT webinar slides
ChatGPT webinar slidesChatGPT webinar slides
ChatGPT webinar slides
 
More than Just Lines on a Map: Best Practices for U.S Bike Routes
More than Just Lines on a Map: Best Practices for U.S Bike RoutesMore than Just Lines on a Map: Best Practices for U.S Bike Routes
More than Just Lines on a Map: Best Practices for U.S Bike Routes
 
Ride the Storm: Navigating Through Unstable Periods / Katerina Rudko (Belka G...
Ride the Storm: Navigating Through Unstable Periods / Katerina Rudko (Belka G...Ride the Storm: Navigating Through Unstable Periods / Katerina Rudko (Belka G...
Ride the Storm: Navigating Through Unstable Periods / Katerina Rudko (Belka G...
 

Strategjia islamike e Rusisë-Doktrina islamike ruse.pdf

  • 1. 1 Strategjia islamike e Rusisë-Doktrina islamike ruse Moska zhvilloi një strategji në vitet e 90-ta të shekullit të shkuar, që ishte vis-a-vis me zhvillimin e Xhihadit Global, që ishte një strategji që besohet e projektuar nga Rusia, për ta përdorë terrorizmin islamik si „mashë“ për t’i arritur qëllimet e saja, që të kundërshtoj botën Monopolare dhe të krijohet Multipolarizmi( si rend i ri botëror), e ku edhe Rusia, Kina dhe bota arabe do ringritnin veten në piedestal të barabartë me SHBA-në. Ringritja e Rusisë, nënkuptone rifitimin e territoreve të republikave ish-sovjetike dhe hapësirave të tjera të influencës që i kishte dikur. Ekspansioni dhe shtrirja e ndikimit rus, që lehtësisht mund të kuptohet dhe shihet që ka ndodhur këto 3 dekadat e fundit, ka të bëjë në dy drejtimet: 1. Doktrina ortodokse ruse dhe 2. Doktrina islamike ruse. 1. Në drejtim të vendeve ish-sovjetike, Rusia tenton rishtrirjen e ndikimit, e që janë vende kryesisht me besim fetar ortodoks, e që për këtë qëllim përpiqet përmes instrumentalizimit të ortodoksizmit. Për këtë qëllim madje krijoi edhe doktrinën e Botës ruse, siç ngjajshëm edhe Serbia përpiqet ta kopjoj me Botën serbe. Në drejtim të muslimanëve dhe vendeve muslimane apo doktrina islamike ruse, që Rusia ka ndjekur pas viteve 1990, është i ngjajshëm dhe adoptim i strategjive të mëhershme. Ofenziva islamike e Rusisë, bazohet në përzierjen e përpjekjeve diplomatike zyrtare dhe diplomacisë quazi-zyrtare.1 “Dialogu i Civilizimeve” gjithashtu ishte përpjekje e Rusisë për të promovu lidhje me botën muslimane, si një kundërpërgjigje ndaj Davos, si një “model alternativ i globalizimit” i themeluar në vitin 2002.2 Rusia me përmisimin e raporteve politike me shtetet e Gjirit, arriti t’i bind Arababinë Saudite dhe Kuvajtin, që të ndërprenin financimin për seperatistët çeçen dhe për monitorimin më të mirë të fondeve të ndihmave për ndërtimin e xhamive dhe qendrave edukative për muslimanët e Rusisë, gjithashtu që vendet e Lindjes së Mesme e shihnin Kadirovin me simpati e të cilin e mbështetën për të ndërtuar vendin e shkatërruar nga lufta.3 Prandaj kjo ofenzivë islamike e Rusisë ka dhënë rezultate pozitive, për ta bë qeverinë Ruse si aktore globale, shkaku i kontakteve dhe raporteve me vendet muslimane, atë e bëri të luaj një rrolë në rritje, e ndonjëherë edhe vendimtar në konfliktet regjionale dhe në nivel botëror.4 Përfitimi i muslimanëve të federatës Ruse a edhe të botës islamike-arabe, nga ana e Rusisë, orientohet fillimisht drejt përfitimit përmes politikave, lidhjeve, intereseve të përbashkëta dhe miqësore, por në fund të fundit, parasheh edhe forcën ushtarake në mbajtjen e tyre nën kontroll. E që kjo strategji strukturohet në: a. Strategjia ruse në drejtim të muslimanëve të federatës ruse b. Strategjia ruse në drejtim të vendeve muslimane. a. Strategjia ruse në drejtim të muslimanëve të federatës ruse, është gjithashtu e konceptuar në përfitimin e tyre përmes politikave miqësore, pastaj në përçarjen dhe 1 08MOSCOW630, THE ISLAMIC FACTOR IN RUSSIAN FOREIGN POLICY, paragrafi 5. 2 08MOSCOW630, THE ISLAMIC FACTOR IN RUSSIAN FOREIGN POLICY, paragrafi 7. 3 08MOSCOW630, THE ISLAMIC FACTOR IN RUSSIAN FOREIGN POLICY, paragrafi 10. 4 08MOSCOW630, THE ISLAMIC FACTOR IN RUSSIAN FOREIGN POLICY, paragrafi 14.
  • 2. 2 kundërvënijen e grupeve rivale mes vete dhe në fund përmes politikës represive. Prandaj Putini shtoi bashkëpunimin me komunitetin islamik në Rusi, për t’i menaxhuar më mirë grupet e ndryshme të muslimanëve duke krijuar edhe aleanca me ta,5 derisa duke i vëzhguar në detaje zhvillimet brenda komuniteteve muslimane dhe duke intervenuar kur e shihte të arsyeshme, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit dhe parandalimit të islamofobisë.6 Moska kërkon lojalitetin e muslimanëve, por nuk ua përmbush kërkesat e nevojat e tyre për përmisim të kushteve ekonomike dhe sociale, gjë që shumë e më shumë musliman i drejtohen islamit dhe janë të zhgënjyer me politikat e Kremlinit.7 Prandaj Kremlini bënë përpjekje që të zhvilloj mënyra për inkorporimin në politikat e reja të popullatave multi-etnike dhe multi-fetare, e në veçanti asaj islame.8 Mirëpo përçarjen e islamikëve të federatës Ruse, si dhe rivalizimin dhe shkaktimin e konflikteve ndërmjet tyre, sidomos në rajonin e muslimanëve etnik të Kaukazit, ka qenë dukuri e theksuar pas viteve 2010, ku ndodhën edhe një numër atentatesh mes grupeve islamike rivale. Në këto raste autoritetet ruse, sa në njërën anë qëndronin e herë në anën tjetër, e pas eskalimit të situatave ndërhynin për të neutralizu edhe grupin rival etj. Në Distriktin federal të Uralit, ku shumica janë musliman etnik Tatar dhe Bashkir,9 Rusia lejoi tjetërsimin etnik të vendit, kryesisht me emigrant nga vendet e Azisë qendrore dhe nga Kaukazi të cilët musliman sollën edhe islamin radikal, edhe pse kjo shkaktoi rritjen e tensioneve në mes popullatës locale dhe emigrantëve. Edhe pse Rusia i kishte trajnuar klerikët islamik që të integronin më shumë emigrantët e tillë dhe të zbutnin tensionet etnike dhe religjioze mes tyre.10 Edhe sot, në ushtrinë ruse, ku ka musliman, e kanë hoxhën e tyre, sidomos në pjesën e Kaukazit verior, apo që imamët lokal janë të autorizuar që të vizitojnë forcat e armatosura dhe të përfaqësojnë në ceremonitë fetare islame të ushtarëve.11 Për të vazhduar pastaj me perfiditetin e Kremlinit, në spastrimin etnik, eliminimin fizik të grupeve e njësive ushtarake e paraushtarake të muslimanëve të federatës Ruse, gjatë agresionit në Ukrainë, si rasti i njësisë çeçene në Buça, pastaj në Irpoin, Melitopol etj. Derisa Putini ka synim shfarosjen e Çeçenëve, shumica e çeçenëve nuk e kuptojnë qëllimkeqësinë e tij, por edhe më radikal sesa vetë Putini janë kundër Ukrainës-ngjajshëm ishte situate edhe me Muhaxherët shqipfolës të cilët luftuan në Galipol(Çanakala) për Perandorinë Osmane e nuk luftuan për vendin e vetë. Mirëpo muslimanët e Rusisë, shumë pak kanë bërë për muslimanët e botës Arabe, këtë e theksonte edhe ambasadori Libanez Fadi Ziadeh, ku thotë nuk ka pasur demostrata nga muslimanët e Rusisë kundër luftës në Irak, ose kundër veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Hezbollahut ose Hamasit, siç ndodhnin zakonisht në vendet muslimane.12 Derisa vërehet mirëfilli dhe lehtësisht “keqkuptimi” që muslimanët e devotshëm të Rusisë e shohin atë si një 5 Crews, Robert D. Moscow and the Mosque. Foreign Affairs. February 6, 2014. 6 Laqueur, Walter. Russia’s Muslim Strategy. November 1, 2009. 7 https://global-strategy.org/islam-russia-challenge-opportunity/, faqe 5-6. 8 Stratfor. Reassessing the Russian Identity, Part 4: Putin’s Evolving Russia. November 29, 2012. 9 https://carnegieendowment.org/files/CP_MalashenkoUral_Sept2015_web_Eng.pdf, faqe 11. 10 https://carnegieendowment.org/files/CP_MalashenkoUral_Sept2015_web_Eng.pdf, faqe 9-10. 11 Akhmetova, Elmira. Russia. In Yearbook of Muslims in Europe, Volume 2. Edited by Nielsen, Jørgen, Akgönül, Samim, Alibašić, Ahmet and Racius, Egdunas. BRILL. 2010. Pgs. 435-456. 12 08MOSCOW630, THE ISLAMIC FACTOR IN RUSSIAN FOREIGN POLICY, paragrafi 11.
  • 3. 3 armik të islamit derisa të jashtmit( perëndimorët) e cilësojnë atë( Rusinë) si një aleat historik të botës arabe që nga koha e BRSS-së.13 b. Strategjia ruse në drejtim të vendeve muslimane Përvoja disa shekullore e Rusisë, në përdorimin e islamizmit, për qëllime të saj, është vënë sërish në përdorim. Vëzhguesit e jashtëm e konsiderojnë Rusinë si vendin jomusliman me popullësi më të madhe muslimane, si sfidë për të a edhe si kërcënim për vendin dhe liderët rus, mirëpo kjo nuk është edhe përceptim i lidershipit rus, të cilët e shohin si mundësi për t’u përfshirë dhe shtrirë influencën ruse edhe në Lindjen e Mesme dhe në botën islamike, duke theksuar që kanë dhe ndajnë vlerat morale dhe lidhjet e njejta me vlerat “tradicionale” ruse si ato të Lindjes së Mesme, Azisë dhe vendeve të shoqërive jo-perëndimore.14 Analistët e Moskës nuk pajtohen për nivelin që kanë ndikuar raportet e Rusisë me botën islame, që ajo të mbrohej nga ekstremizmi dhe terrorizmi ndërkombtar islamik, por janë të sigurtë që kjo ka ndikuar.15 Nuk mund të gjenden studiues, vëzhgues në botën islame a arabe, apo edhe ruse, që të dekonspirojnë qëllimet e fshehta që fsheh lidershipi rus, karshi qëllimeve sipërfaqësore gjoja dashamirëse, ndaj vendeve arabe. Bota njëpolare, është e papranueshme për Rusinë, ajo përpiqet që poli i dytë të jenë civilizimi ortodoks, që është qëllimi kryesor i politikës së jashtme të saj, duke pajtuar krishterizmin perëndimor me Islamin, mund t’i jap botës dimensionin e ri në rolin ndërkombtar të Rusisë dhe supremacinë e Patriarkut të Moskës brenda Kishës universal ortodokseë që është në interes edhe të Kishës ortodokse ruse dhe shtetit rus.16 Derisa Putin, qartazi e identifikon Rusinë si një vend me shumicë të krishtere, por të dallueshëm nga Perëndimi “dekadent” sekular,17 e që duke zhvilluar doktrinën e re që vendet muslimane janë aleat natyral të Rusisë në konfrontimin me Perëndimin,18 e që Rusia bënë përpjekje të ndryshoj rendin botëror, duke u bë poli i dytë ajo, këtë sërish tenton ta arrijë përmes përdorimit mish për top të muslimanëve e veçmas arabëve( siç më parë kishte përvojë në përdorimin e komuniteteve të tjera për qëllimet e saj). Rusia shfrytëzon faktin që shoqëritë dhe qeveritë islamike janë konservatizu, radikalizu dhe ekstremizu, por edhe janë në përpjekje të forcimit të ndikimit fetar islamik, duke u bë gjithnjë e më anti-liberale, anti-demokratike dhe anti-perëndimore( që liberalizmi, feminizmi, demokracia shihen si vlera ekskluzivisht perëndimore).19 Prandaj si vendet arabe-islamike ashtu edhe Rusia, kanë në vetëvete armikun e njejtë, që e cilësojnë Perëndimin, që sipas tyre besojnë që vetëm kultura perëndimore, është rreziku më serioz i kulturës islamike-arabe dhe asaj ruse-ortodokse. Prandaj lehtësisht kuptohet, që sa më konservator, radikal, ekstrem që të jenë muslimanët, aq më në interes të Rusisë janë, sepse ashtu janë më kundërshtar të Perëndimit dhe vlerave e ndikimeve 13 08MOSCOW630, THE ISLAMIC FACTOR IN RUSSIAN FOREIGN POLICY, paragrafi 13. 14 Sanders, Paul J. Putin’s Muslim family values.Al Monitor. May 29, 2014. 15 08MOSCOW630, THE ISLAMIC FACTOR IN RUSSIAN FOREIGN POLICY, paragrafi 10. 16 Curanovic, Alicja. The Attitude of the Moscow Patriarchate towards Other Orthodox Churches.Routledge. Religion, State & Society, Vol. 35, No. 4, December 2007. 17 Sanders, Paul J. Putin’s Muslim family values.Al Monitor. May 29, 2014. 18 Laqueur, Walter. Russia’s Muslim Strategy. Middle East Papers: Middle East Strategy at Harvard. November 1, 2009. Number Six. 19 Sanders, Paul J. Putin’s Muslim family values.Al Monitor. May 29, 2014.
  • 4. 4 perëndimore, e për rrjedhoj vetëbëhen vegla dhe vetëfuten nën ndikimin rus. Prandaj në opinionin publik arab në përgjithësi dhe mbi gjitha në botën arabe, kanë pikëpamje neutrale apo edhe pozitive ndaj Rusisë, që kur Rusia ka diskursin kritik ndaj promovimit të demokracisë, ndikimit dhe ndërhyrjeve Amerikane dhe Perëndimore.20 Vlerat konservative, janë kartë e rëndësishme në dorën e Putinit, i cili e njeh si të nevojshme bashkëpunimin me muslimanët për qëllimet e politikës së tij të jashtme, përfshirë mbështetjen në raporte të fuqishme me Iranin, Sirinë dhe shtetet e tjera muslimane, që mund t’i shërbejnë si kundërpeshë e ndikimit të SHBA-së.21 Prandaj zgjerimi i lidhjeve të Putinit me botën islamike ishte prioritet dhe faktorë i rëndësishëm në përpjekjen e tij për rivitalizimin e politikës së jashtme të Rusisë, e që këtë e bënte me qëllimin e shtrirjes së influencës në Lindjen e Mesme dhe në Azinë Qendrore, por njëkohësisht edhe për qëillim kufizimi dhe devijimi të mbështetjes ndërkombëtare për seperatistët çeçen.22 Më:10.03.2023 Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik! Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake. 20 Laruelle, Marlene. How Islam Will Change Russia.The Jamestown Foundation. September 13, 2016. 21 Crews, Robert D. Putin’s Khanate. Foreign Affairs. April 7, 2014; Crews, Robert D. Putin’s Khanate. Foreign Affairs. April 7, 2014. 22 08MOSCOW630, THE ISLAMIC FACTOR IN RUSSIAN FOREIGN POLICY, paragrafi 1.