SlideShare a Scribd company logo
QENDRA PËR MENAXHIM
ME KRIZA
DHE
DREJTORIA PER SHPETIM
DHE MBROJTJE
NE REPUBLIKEN E
MAQEDONIS VERIORE.OpenSourc3MK
Klubi I Kriminalistikes dhe Sigurisë
2019
PERMBAJTJA:
1.HYRJE
2.KRIZA,GJENDJAE JASHTZAKONSHME DHE
KATASTROFA
3.QMK
4.DSHM
5.RAPORTET NDERKOMBETARE
RAPORTI I UNDP
RAPORTI I BE
6.FATKEQSIA NE TETOVE
7.FATKEQSIA NE SHKUP
1.HYRJE
Ne RMV mund te dallohen dy institucione kryesore qe dot veprojn ne shkaku ndonje krize apo
katastrofe ose gjendje te jashtzakonshme.Gjendja e jashtëzakonshme, sipas nenit 125 të
Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, thot “Gjendja e jashtëzakonshme vihet atëherë kur
ndodhin fatkeqësi të mëdha natyrore ose epidemi”nga ana e parlamentit.
Qendra per menaxhimin me kriza(QMK)dhe Drejtoria per Shpetim dhe Mbrojtje(DSHM).Tek
QMK Agron Buxhaku qendron drejtor I cili edhe ishte ne vitin 2005 drejtor I par I ketij institute
pas ikjes te Suzana Saliut ne vitin 2015-2016 do te vihet prap Agroni deri me sot ne vitin 2019.
Per fat te keq si cdo faqe zyrtare e RMV mungon nje lloj transparence dhe bashkpunimi mes
qeveris dhe popullates,mungon vullneti politik shkaku korrupsionit dhe mosinteresimit per nje
grup te caktuar dhe si zakonisht askush nuk ben asgje per nje lloj ndryshimi pa pasur perfitim.
Buxhaku edhe më herët 2005 ka drejtuar Qendrën e Krizave, edhe atë për 9 muaj, pasi më vonë u
emërua ambasador në Paris. Që nga janari i këtij viti, kur dhe i skadoi mandati i ambasadorit,
ish-zëdhënësi i parë i BDI-së, Agron Buxhaku nuk është parë të jetë aktiv në politikë as ne
perkthimin e gjuhes amtare ene fajtja burrito piksmetajtse!
Krizat mund te jene natyrore ose te shkaktuara na faktori antropolog(njeriu) ne fusha te
ndryshme ekonomike,politike,sigurise,mjedisit,shoqrore dhe shembujt jane e panumerta qe kane
ndondhur neper histori por si nder shembuj me te afer mund te miren ngjarjet e vitit 2016 ku pati
vershima neper shume qytete republikes.
Numri I katastrofave te regjistruara me pasoja te humbjes jetes jan ne vitet 01/12/2001 (nga
temperature ekstreme 15 persona humben jeten) 08/01/2003 (Vershime 2 persona humben jeten)
01/07/2004(temperature ekstreme 15 perona humbje jete)01/01/2005(Stuhi hupen jeten 1
person)01/07/2007(Zjarr pyjor hupen jeten 1 person)01/01/2012(shkaku temperaturave eksteme
hupen jeten edhe 1 person).
Gjat muajit Gusht 2016 nje kriz e kombinuar nga te dy faktoret dot befasoj qytetaret per 1 dit e
karkterizuar me humbje jete në Shkup, ku humbën jetën 22 persona, Nga qeveria dhe komunat
i’u ishin premtuar dëmshpërblim prej 10%, dhe atë e morën, vetëm 30000 denarë është shuma që
ata kanë marrë nga qeveria.
Kryeqyteti i Maqedonisë është përballur me katastrofa natyrore në hisotirnë e vet, duke përfshirë
edhe tërmetin e rëndë të vitit 1963, që shkatërroi pothuajse të gjithë qytetin dhe prej të cilit gjetën
vdekjen mbi 1.000 vetë.
Neper vende te ndryshme,deme materiale ose gjat seciles stine verore verehen zjarre te medhej
neper male ose stines dimrore bllokim ne disa qytete.
Numberat ne rast emergjence jane te ndara(192,193,194,195) por eshte parashikuar vendimi I nje
sistemi pavarësisht nëse ka shpërthyer zjarri, ka nevojë për kujdes urgjent mjekësor, ka nevojë
për ndërhyrje në polici, ose ka ndodhur një aksident trafiku ose ndonjë aksident tjetër me njerëz
të dëmtuar rëndë, shtetasit maqedonas do të raportojnë incidente të tilla në një numër të vetëm të
numrit të urgjencës - 112. Në situata të tilla të paparashikueshme,telefonimi me shpejtësi mund
të thotë jetë ose vdekje dhe gjëja e fundit që duhet të bëni është të ndryshoni mendimin tuaj për
numrin e saktë të shërbimit ose, më keq, t'ju transferojmë nga një stacion në tjetrin.
Drejtoria per shpetim dhe mbrojte me Adnan Jaferoski si drejtor actual I DSHM ne vitin 2017
dot emertohet ta reprezentoj kete institute tjeter kryesor qe dot sherbej qytetaret per nevoja te
ndryshme sic jane ne faqen zyrtare elektorinke disa kategori te
krizave:zjarre,popllava,termetet,katastfoat ekologjike,sulme kimike etj.. ku edhe jepen sqarime
se si duhet te veprohet ne shkak te atyre ngjarjeve.
2.KRIZA,GJENDJA E JASHTZAKONSHME DHE KATASTROFA
Gjendja e jashtëzakonshme buron nga një deklarim I qeverisë, që bëhet në përgjigje të një situate
tëjashtëzakonshme, që paraqet rrezik thelbësor përvendin.Deklarimi mund të pezullojë disa
funksione normaletë qeverisë, mund t’i paralajmërojë qytetarët që tëndryshojnë sjelljen e tyre
normale ose mund t’iautorizojë agjencitë qeveritare që të zbatojnë planetë përgatitjeve
emergjente, si dhe të kufizojnë osepezullojnë liritë civile dhe të drejtat e njeriut.Nevoja për të
deklaruar gjendje të jashtëzakonshmemund të lindë nga situata nga më të ndryshmet prejveprimit
të armatosur kundër shtetit nga elemente tëbrendshme ose të jashtme, një fatkeqësie natyrore,një
trazirë civile, një epidemie, një krize financiareapo ekonomike ose një greve të përgjithshme.
Dallimis mes krizes dhe katastrofes qendron se tek kriza akom nuk ka pasoja te renda ndersa tek
katastrofa vecse kemi pasoja te konfirmume negative.
Gjendjet urgjente shëndetësore, të krizës dhe katastrofat shpesh janë të paparashikueshme,
ndodhin në çdo vend dhe në çdo kohë. Sistemi shëndetësor është një nga hallkat më të
rëndësishme në sistemin e menaxhimit të gjnedjeve urgjente, të krizësdhe me katastrofa dhe si i
tillë duhet përforcimi i vazhdueshëm i kapaciteteve dheresurseve në bashkërendim me subjektet
tjera në sistemin për ballafaqimin mekatastrofat.
Tipologjia e tyre mund te ndahet ne 3 kategori kryesore: 1.FATKEQËSI NATYRORE /
KATASTROFA 2.KATASTROFA TEKNOLOGJIKE 3.KATASTROFA TË SHKAKTUARA
NGA NJERIU / FATKEQËSI KOMPLEKSIVE
1.Fatkeqsit natyrore mund te jete:Hidrometeorologjike(vërshmet,stuhitë, temperatura
ekstreme,thatësira,zjarre të pyjeve/zjarre në ambient të hapur) Gjeofizike(tërmetet, unami,
erupsion vullkanik) Biologjike(epidemitë, infektimi nga insektet dhe infektimi nga kafshët)
2.Katastrofa Teknologjike:Fatkeqësitë industrial(rrjedhja e substancës kimike, rrënimi i
infrastrukturës industriale, shpërthimezjarre,rrezatimi) Fatkeqësi komunikacioni gjatë(trafikut
ajror, trafikut ujor , trafikut rrugor , trafikut hekurudhor)
3.Katastrofa te shkaktuara nga njeriu: Kriza ekonomike (thellimi I kolapsit
ekonomik,hiperinflacioni,kriza valutore) Dhuna (terrorizmi,trazira qytetare,luftë civile,lufta.)
3.QMK
Më 5 tetor të vitit 2005 në praninë e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore dhe të misioneve
ndërkombëtare në Maqedoni, me ceremoni modeste hapet Qendra për Menaxhimin me Kriza.
Selia e saj administrative është e vendosur në rrugën Dimitar Mirçev pn (kompleks ndërtesa e
MPB) në Shkup.Ministri i atëhershem i Mbrojtjes Jovan Manasievski me fjalimin modest
simbolikisht e oficializoi fillimin e punës së Qendrës.
Zëvendës drejtori i Qendrës për menaxhimin e krizave, Zllatko Anevski, për të ftuarit dhe mediat
prezentoi strukturën e parë organizative të Qendrës për Menaxhimin me Kriza. Disa ditë pas
hapjes, Qeveria për drejtor, emroi Agron Buxhakun. Pas zgjedhjeve parlamentare të shtatorit të
vitit 2006, drejtor i ri i Qendrës për Menaxhimin e Krizave është emëruar Dr Pande Lazarevski
dhe mandati i tij mbaron në prill të vitit 2010. Për drejtor të ri të Qendrës është zgjedhur Toni
Jakimovski, dhe prej datës 30.09.2011 nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë emrohet Zulfi
Adili për drejtor i Qendrës për menaxhim me kriza.
E ndar ne 7 sektore te ndryshme dhe 34 QendraRajonaleMenaxhimiKrizash(QRMK), kemi edhe
Shtabin kryesorë qe është trup operativo-profesional pranë Qendrës për Menaxhim me Kriza, i
cili menaxhon aktivitetet për preventivë dhe menaxhimin me situatat e krizës.Shtabi është i
përbërë nga përfaqësues të ministrive: Të punëve të Brendshme, Shëndetësisë, Transportit dhe
lidhjes, Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme. Anëtarët e saj janë edhe udhëheqësit e kujdesit
emergjent në Shkup, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe përfaqësuesit e
Armatës dhe Agjencionit për Zbulim, Drejtoria për Sigurinë e informacioneve sekrete dhe Kryqi
i Kuq i Republikës së Maqedonisë. Drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza menaxhon me
Shtabin kryesorë.
Në qendrat rajonale për menaxhim me kriza janë formuar shtabe rajonale, si trupa operativo-
profesional, me të cilin udhëheq personi i cili është emëruar nga drejtori e qendrës. Qendrat
rajonale janë të përbërë nga përfaqësues të ministrive të përmendura dhe organeve të tjera të
administratës shtetërore, si edhe nga një përfaqësues të komunave.
Realizimi i stërvitjeve emergjente duhet të diskutohet në takimet e liderëve lokal
(ngaasociacionet e banorëve, etj.) si dhe në takimet e realizuara mes banorëve. Zyrtarëtqeveritarë
përkatës duhet të ftohen në këto takime që të kërkohet ndihmë prej tyre.Informacionet e
nevojshme për caktimin e datave të stërvitjes duhet të sigurohen para se tëmbahen diskutimet.
Prandaj, duhet të identifikohen datat, përfshirë dhe ngjarjet tjera qënuk kanë të bëjnë me
aktivitetet për reduktim të rrezikut gjatë fatkeqësive.
4.DSHM
Drejtoria është themeluar me Ligjin për mbrojtjen dhe shpëtimin; ajo ka filluar të funksionojë në
16 maj 2005,Drejtoria është një organ autonom i administratës shtetërore; Organizimi i
Drejtorisë rregullohet me Rregulloren për organizimin e punës dhe sipas të cilit ka 6 sektorë me
21 njësi, 2 njësi të pavarura dhe 35 njësi rajonale;
Mbrojtja dhe shpëtimi i njerëzve, mjedisi, të mirat materiale, burimet natyrore, jeta e kafshëve
dhe bimëve dhe trashëgimia kulturore nga fatkeqësitë natyrore dhe aksidente të tjera në ligjin e
paqes, emergjencës dhe ushtarake rregullohen me Ligjin për mbrojtjen dhe shpëtimin dhe si një
sistem unik për mbrojtje dhe shpëtim.
Shumë rajone të Maqedonisë së Veriut gjat viteve te fundit janë përfshirë nga zjarret si malet e
Dellçevës, në disa zona të Likovës, Llakavicës në Zhelinë, Haraçinës, Manastirit, Velesit,
Prespës, Shkupit e Ohrit.
Situata më e rëndë paraqitet në Veles. Në Draçevë zjarri ka përfshirë edhe hekurudhën ndërsa në
Llakavicë të Zhelinës ku për shkak të djegies së shtyllave elektrike fshati ka mbetur ka energji.
Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim doli deklarat ne vitin 2019 se kanë situatën nën kontroll
dhe se presin që të lokalizojnë dhe shuajnë të gjitha zjarret. Ata u bëjnë apel edhe Komunave që
të japin maksimumin në shuarjen e zjarreve para se të kërkojnë ndihmë në Drejtorinë për
mbrojtje dhe shpëtim.
Gjat viteve 2017 Padi penale për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit janë parashtruar
kundër tre të punësuarve në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Republikës së Maqedonisë –
zyrat në Gjevgjeli dhe Vallandovë.
Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim gjithashtu do ta mbajë stërvitjen përfundimtare demonstruese
në kuadër të trajnimit dhe stërvitjes për shpëtimin ne mal “Kodra e Diellit 2018”.
Qëllimi dhe tema e trajnimit dhe stërvitjes për shpëtimin ne mal do të jenë njohja me bazat e
teknikës së lëvizjes në kushtet e dimrit, taktika për shpëtim nga orteqet, për kërkim dhe shpëtim
të personave të rrezikuar nga orteqet, organizim i kërkimit të ekipeve të shpëtimit me asistim të
qenit dhe dronit dhe konfirmim i procedurave gjatë përdorimit të ekipeve për përgjigje të shpejtë,
si dhe ndërtim i bashkëveprimit operativ midis tyre.
Në hapësirat e Skopje City Mall në pajtueshmëri me ligjin dhe rregulloren për punë me qendër
tregtare,janë mbajtur ushtrime të rregullta për evakuim te organizuar nga QMK dhe DSHM.
5.RAPORTET NDERKOMBETARE
RAPORTI I UNDP
Duke iu referuar Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin, dokumenti i projektit me
titull "Ulja e rrezikut nga përmbytja në rajonin e Pollogut", qëllimi i projektit është të ndihmojë
përpjekjet e rimëkëmbjes së përmbytjeve të vendit në rajonin e Pollogut.Ai synon të parandalojë
humbjen e jetës dhe dëmtimin e pronës gjatë përmbytjeve në të ardhmen duke rikonstruktuar
pjesë të rëndësishme të infrastrukturës së kontrollit të përmbytjes në Qytetin e Tetovës, duke
hequr deponitë historike në rrjedhën e sipërme nga Sipkovica, dhe duke futur një sistem
paralajmërimi të hershëm të përmbytjes dhe alarmit publik për Tetovën dhe zonat e tjera me
rrezik të lartë në Rajonin e Pollogut.
Qëllimi i këtij projekti ambicioz është të nxisë një ndryshim thelbësor në menaxhimin e rrezikut
nga përmbytjet në rajon, duke përshpejtuar tranzicionin nga reagimi aktual ad-hoc reaktiv në
përmbytjet, në një sistem të menaxhimit të integruar të rrezikut, ndjeshmërisë dhe ekspozimittë
popullsisë dhe mallrave, me qëllim parandalimin dhe zvogëlimin e ndikimeve të përmbytjeve të
ardhshme. Projekti do të mbështesë preterimin e një dokumentacioni gjithëpërfshirës teknik si
për rindërtimin e plotë të sistemit të branave të kontrollit në lumen Pena në rrjedhën e sipërme
nga Tetova, dhe një sistem afatgjatë për zbutjen e rrezikut nga përmbytja për fshatrat e ndjeshëm
ndaj përmbytjeve.
Periudha e programit është nga 2016- 2020 me burime totale të kërkuara prej 435.238 $
Në muajt që pasuan, programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kreu një seri
vlerësimesh që synojnë identifikimin e shkaqeve të katastrofës dhe rekomandimin e masave që
mund të parandalojnë ngjarje të ngjashme në të ardhmen.Përveç lumit Pena, 12 rrjedha kryesore
përoje,rrymat e te cilave që shtrihen përtej kufijve administrativë të tre komunave (Tetovë,
Tearc, Bogovin) janë analizuar me kujdes.
Duke përdorur mjetet më të përparuara të bazuara në GIS dhe analizën e hollësishme të kostos-
përfitimit të opsioneve të ndryshme të parandalimit të përmbytjes dhe menaxhimit të ujit, UNDP
ka hartuar një plan veprimi që paraqet një listë të qartë dhe prioritare të masave parandaluese,
përfshirë sistemet e paralajmërimit të hershëm, investimet kapitale , përmirësime ligjore dhe
aktivitete për sensibilizimin e publikut.
Përfitimet e drejtpërdrejta do të ndiheshin nga 120,000 njerëz në zonat më të vështira, dhe masat
parandaluese do të përmirësojnë sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë 300,000 banorëve të rajonit
të Pologut.
RAPORTI I BE
Të dy përshkruajnë një rol në vlerësimin e rrezikut, megjithëse nuk pajtohen në masën e njëri-
tjetrit
Përgjegjësitë. DSHM e konsideron veten si rol kryesor në vlerësimin e nevojave të aftësive dhe
boshllëqet për të menaxhuar rreziqet, por pretendon se informacioni nuk jepet nga QMK për t'i
lejuar ata të përmbushin këtë funksion në mënyrë efektive. Të dy organizatat kanë role në
menaxhimin e krizave, me DSHM të jetë përgjegjës për koordinimin dhe udhëheqjen për rreziqet
natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, dhe QMK duke marrë një rol udhëheqës në koordinim dhe
udhëheqje për kërcënimet e sigurisë kombëtare ose për rreziqet natyrore ku përgjigja është më e
madhe se sa mundet të udhëhiqet nga DSHM. Në praktikë, këto role të menaxhimit të krizave
janë të paqarta dhe shpejt bëhen të paqarta. Në paralajmërimin e hershëm, QMK drejton një
sistem kombëtar të monitorimit dhe ka përgjegjësi të paralajmërojë publikun, por si QMK ashtu
edhe DSHM duket se kanë një angazhim të pakordinuar të mediave, i cili përfshin lëshimin e
paralajmërimeve për publikun.
Ekipi i rishikimit të kolegëve BE nuk ka parë prova domethënëse të DSHM-së ose QMK që
luajnë një rol në ndikimin e vendimmarrjes më të gjerë të politikave publike për të ofruar masa
për uljen e rrezikut.
Një inspektim më i afërt i legjislacionit të Maqedonisë së Veriut tregon se korniza ligjore për
menaxhimin e katastrofave përbëhet nga dy grupe të ligjeve dhe rregulloreve. Së pari, ligjet dhe
rregulloret që rregullojnë drejtpërdrejt këtë fushë, dhe së dyti, ligjet dhe rregulloret që indirekt
përcaktojnë përgjegjësitë dhe përshkruajnë veprimet e duhura. Ligji për Menaxhimin e Krizave
dhe Ligji për Mbrojtjen dhe Shpëtimin përmbajnë dispozita që rregullojnë drejtpërdrejt
menaxhimin e fatkeqësive.
Pas përmbytjeve, Qeveria vendosi të bënte një Vlerësim të Shpejtë të Dëmeve dhe Nevojave
(RDNA) me qëllim të vlerësimit të shtrirjes së plotë të ndikimit të katastrofës në vend dhe, mbi
bazën e gjetjeve, të prodhojë një të mundshme dhe Strategjia e qëndrueshme e rimëkëmbjes për
mobilizimin e burimeve financiare dhe teknike. RDNA ishte koordinuar nga Ministria e
Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në bashkëpunim me ekspertë të Bankës
Botërore dhe Bashkimit Evropian.
Raporti i RDNA vlerëson dëmet dhe humbjet pas katastrofës në të gjithë sektorët e ekonomisë në
një shumë totale prej 35.7 milion EUR, nga të cilat 62% në dëme dhe 38% në humbje. Dëmet
dhe humbjet më të mëdha kishin ndodhur në sektorin e bujqësisë dhe strehimit duke rezultuar me
1.920 shtepi personash dhe rreth 3.500 njësi bujqësore të prekur drejtpërdrejt. Për më tepër, 200
rrugë dhe 53 ura janë dëmtuar ose shkatërruar dhe 9 shkolla janë dëmtuar direkt duke prekur
1.800 nxënës. Secila organizatë në sistemin e administrimit të rrezikut dhe krizës duket se kryen
vlerësime pas incidenteve, të cilat identifikojnë fushat ku përgjigja mund të përmirësohet.
Sidoqoftë, shumë palë të interesuara raportojnë se mësimet e marra përmes këtyre ushtrimeve
rrallë sjellin ndryshime në sjellje. Kjo reflektohet në faktin se organizatat përkatëse në
Maqedoninë e Veriut (dhe sistemi DRR në tërësi) në përgjithësi kanë dështuar të zbatojnë
përmirësime, pavarësisht dështimeve të përsëritura të të njëjtit lloj.
6.FATKEQSIA NE TETOV
Reshjet e mëdha të shiut që prekën pjesën perëndimore të Maqedonisë më 3 gusht 2015
rezultuan në rrjedhjen e ujit nga lumi Pena në qytetin e Tetovës. Shirat e dendur ishin
katastrofike për fshatrat malorë të Shipkovica (2,826 banorë), Dzepciste (4,051 banorë), Rechica
e vogel (8.353 banorë), Rechica e madhe (1.659 banorë) dhe Poroj (2,677 banorë) dhe qytetin e
Tetovës (65,000 banorë) . Fshatrat malorë u prekën gjithashtu nga rrëshqitjet e dherave të
shkaktuara nga shiu i madh. Përafërsisht 5,000 njerëz në rajon u prekën disi nga ndikimi i
rrëshqitjes dhe rrëshqitjeve të baltës.
Pas fatëkeqësisë së madhe natyrore të 3 gushtit, e cila goditi Tetovën dhe fshatrat përreth dhe
shkaktoi vdekjen e gjashtë personave, të cilët padyshim janë humbja më e madhe që pësuam
bashkë me dëmet e mëdha materiale në shtëpitë, objektet afariste, tokat bujqësore dhe
infrastrukturën komunale, dy javët e kaluara kanë qenë javë të përjekjeve të jashtëzakonshme për
tu ballafaquar me situatën e rëndë nga pasojat që lanë pas rreshjet e dendura të shiut.
Si pasojë e vërshimeve te 2015 në Tetovë të Maqedonisë deri më tani zyrtarisht kanë humbur
jetën 4 persona dhe një rezultoi i humbur qe ne fund te lajmit tragjik ishte nje vajz e vogel 6
vjecare qe kishte rezultuar ne humbje jete.
Janë sjellur 16 persona ne Spitalin Klinik te Tetoves që kanë kërkuar ndihmë si dhe 40 persona
kanë kërkuar ndihmë në Shipkovicë.
Sekretari shtetëror Petroski bashk me kryeministrin e athershem Nikolla Gruevski i bëri thirrje
kompanive nga Shkupi që kanë marrëveshje me Qeverinë për situata të tilla menjëherë të nisen
drejt Tetovës për ndihmë dhe te nesermen caktoi seanc emergjence..
Në lidhje me situatën ,ad-hoc(aty per aty) trupi koordinues i cili u formua nga qeveria e
Republikës së Maqedonisë solli vendimin për formimin e menjëhershëm të komisionit për
vlerësimin e dëmeve në pronat e luajtshme dhe të paluajtshme e cila tani më ka kryer vlerësimin
fillestar në bazë të të cilit qeveria ndau mjete të menjëhershme finansiare në vlerë prej 30 000
denarë 324 familjeve të dëmtuara.
Qeveria po ashtu solli vendim që familjeve të personave që humbën jetën tu ndahet kompensim
finansiar në vlerë prej 150 000 denarë.
Ekipet e Kryqit të Kuq menjëherë u përgjigjën dhe vizituan fshatrat e prekur dhe qytetin e
Tetovës dhe fshati Shipkovices kishte akoma ndërprerje të energjisë, dhe uji në rajonin e prekur
nuk ishte i pijshëm. Kryqi i Kuq siguroi menjëherë ndihmë ushqimore për popullatën e prekur.
Gjatë kesaj kohe edhe, ushtria punonte çdo ditë , pastronte gurë me baltë, rrugë, ndërtonte disa
ura, merrej me kërkimin e disa personave të zhdukur dhe ndihmonte intensivisht njerëzit e prekur
në rajonin e Tetovës.
Ministri i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, kryetarja e komunës së
Tetovës Teuta Arifi dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Republikën e Maqedonisë
Liza Vinton, në Tetovë zhvilluan një takim pune ku u prezentuan konkluzionet dhe
rekomandimet kryesore të studimit për vlerësimin e rrezikut nga vërshimet në rajonin e Pollogut.
7.FATKEQSIA NE SHKUP
Përmbytjet e vërshimeve goditën Shkupin, kryeqytetin e vendit, natën e 6-7 Gusht 2016.
Përmbytjet lan 23 njerëz të vdekur ose të zhdukur dhe shkatërruar tërë rrethinat në periferi
verilindore të qytetit në rrethet e Gazi Babës dhe Haraçinës.
Shirat e dendur gjithashtu përmbytën zonat urbane me shtresa të ulëta në Shkup duke shkaktuar
dëme në pjesë të Tetovës që ishin goditur në përmbytje në 2015. Në të gjitha përmbytjet lan
5,000 shtëpi të dëmtuara ose të shkatërruara dhe preken direkt rreth 25,000 njerëz.
Zonat ku qyteti furnizohej me peme dhe perime te freskta gjithashtu u gotien dhe shkatruan
plotesisht,duke paraqitur nje rrezik afatgjat per jeten locale. Si shtese humbje te renda u
raportuan edhe ne bagetit locale(shpendet,delet dhe bagetit),duke paraqitur kercenime shendetsor
afatshkurt dhe dem afatgjat per fermeret ne zonat e perzyera etnikisht.
Sistemet e paralajmërimit të hershëm nuk ekzistojnë ne RMV dhe sistemi hidro-meteorologjik ka
pak kapacitet për të përkthyer parashikimet në udhëzime publike kuptimplote. Shkupi ka
vendosur rregulla për urbanizim dhe zonim dhe kodet e ndërtesave janë te pa zbatuar. Sistemet e
kullimit mungojnë, për shembull Shkupi ka vetëm 20% të kanaleve të kullimit të stuhisë dhe
infrastrukturës tjetër kulluese që i nevojitet sistemit të saj rrugor.
Kjo është edhe pse nënkalimet dhe rrugët e prirura në Shkup janë te përmbytura ne menyr
rutinore edhe pas shiut të lehtë. Kanalet e kullimit të stuhive rregullisht janë vënë në përdorim të
papërshtatshëm, përfshirë ne to mbeturinat dhe nje lloj deponie.
Banorët shpesh kanë pak vetëdije se si të mbahen të sigurt gjatë përmbytjeve (sidomos
përmbytjet te shpejta-blic).
Përgjigja zyrtare ndaj krizës ka ngritur edhe pyetje. Qeveria më 7 gusht shpalli një zgjidhje 15
ditore të krizës për qytetet e Shkupit dhe Tetovës. Me udhëheqjen e Komitetit Drejtues që
mblidhet në situata krize, u mobilizua një reagim i largët emergjent, duke përfshirë drejtorinë e
shpëtimit dhe mbrojtjen, ushtria, policia, zjarrfikësit, strukturat minimale dhe Kryqi i Kuq.
Sidoqoftë që nga orët e para, u ngritën ankesa për mungesë të koordinimit dhe zbatimit të
protokolleve të qarta për rivlerësim. Mediat sociale ishin plot me raporte të të gjitha
vendbanimeve që prisnin ditë për ndonjë shenjë të ndihmës zyrtare.

More Related Content

Featured

Skeleton Culture Code
Skeleton Culture CodeSkeleton Culture Code
Skeleton Culture Code
Skeleton Technologies
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
Neil Kimberley
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
contently
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
Albert Qian
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Kurio // The Social Media Age(ncy)
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Search Engine Journal
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
SpeakerHub
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next
Tessa Mero
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Lily Ray
 
How to have difficult conversations
How to have difficult conversations How to have difficult conversations
How to have difficult conversations
Rajiv Jayarajah, MAppComm, ACC
 
Introduction to Data Science
Introduction to Data ScienceIntroduction to Data Science
Introduction to Data Science
Christy Abraham Joy
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best Practices
Vit Horky
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project management
MindGenius
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
RachelPearson36
 
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Applitools
 
12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at Work12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at Work
GetSmarter
 
More than Just Lines on a Map: Best Practices for U.S Bike Routes
More than Just Lines on a Map: Best Practices for U.S Bike RoutesMore than Just Lines on a Map: Best Practices for U.S Bike Routes
More than Just Lines on a Map: Best Practices for U.S Bike Routes
Project for Public Spaces & National Center for Biking and Walking
 
Ride the Storm: Navigating Through Unstable Periods / Katerina Rudko (Belka G...
Ride the Storm: Navigating Through Unstable Periods / Katerina Rudko (Belka G...Ride the Storm: Navigating Through Unstable Periods / Katerina Rudko (Belka G...
Ride the Storm: Navigating Through Unstable Periods / Katerina Rudko (Belka G...
DevGAMM Conference
 

Featured (20)

Skeleton Culture Code
Skeleton Culture CodeSkeleton Culture Code
Skeleton Culture Code
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
 
How to have difficult conversations
How to have difficult conversations How to have difficult conversations
How to have difficult conversations
 
Introduction to Data Science
Introduction to Data ScienceIntroduction to Data Science
Introduction to Data Science
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best Practices
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project management
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
 
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
 
12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at Work12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at Work
 
ChatGPT webinar slides
ChatGPT webinar slidesChatGPT webinar slides
ChatGPT webinar slides
 
More than Just Lines on a Map: Best Practices for U.S Bike Routes
More than Just Lines on a Map: Best Practices for U.S Bike RoutesMore than Just Lines on a Map: Best Practices for U.S Bike Routes
More than Just Lines on a Map: Best Practices for U.S Bike Routes
 
Ride the Storm: Navigating Through Unstable Periods / Katerina Rudko (Belka G...
Ride the Storm: Navigating Through Unstable Periods / Katerina Rudko (Belka G...Ride the Storm: Navigating Through Unstable Periods / Katerina Rudko (Belka G...
Ride the Storm: Navigating Through Unstable Periods / Katerina Rudko (Belka G...
 

Qendra për menaxhim me kriza dhe Drejtoria per shpetim dhe mbrojte RMV

  • 1. QENDRA PËR MENAXHIM ME KRIZA DHE DREJTORIA PER SHPETIM DHE MBROJTJE NE REPUBLIKEN E MAQEDONIS VERIORE.OpenSourc3MK Klubi I Kriminalistikes dhe Sigurisë 2019
  • 2. PERMBAJTJA: 1.HYRJE 2.KRIZA,GJENDJAE JASHTZAKONSHME DHE KATASTROFA 3.QMK 4.DSHM 5.RAPORTET NDERKOMBETARE RAPORTI I UNDP RAPORTI I BE 6.FATKEQSIA NE TETOVE 7.FATKEQSIA NE SHKUP
  • 3. 1.HYRJE Ne RMV mund te dallohen dy institucione kryesore qe dot veprojn ne shkaku ndonje krize apo katastrofe ose gjendje te jashtzakonshme.Gjendja e jashtëzakonshme, sipas nenit 125 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, thot “Gjendja e jashtëzakonshme vihet atëherë kur ndodhin fatkeqësi të mëdha natyrore ose epidemi”nga ana e parlamentit. Qendra per menaxhimin me kriza(QMK)dhe Drejtoria per Shpetim dhe Mbrojtje(DSHM).Tek QMK Agron Buxhaku qendron drejtor I cili edhe ishte ne vitin 2005 drejtor I par I ketij institute pas ikjes te Suzana Saliut ne vitin 2015-2016 do te vihet prap Agroni deri me sot ne vitin 2019. Per fat te keq si cdo faqe zyrtare e RMV mungon nje lloj transparence dhe bashkpunimi mes qeveris dhe popullates,mungon vullneti politik shkaku korrupsionit dhe mosinteresimit per nje grup te caktuar dhe si zakonisht askush nuk ben asgje per nje lloj ndryshimi pa pasur perfitim. Buxhaku edhe më herët 2005 ka drejtuar Qendrën e Krizave, edhe atë për 9 muaj, pasi më vonë u emërua ambasador në Paris. Që nga janari i këtij viti, kur dhe i skadoi mandati i ambasadorit, ish-zëdhënësi i parë i BDI-së, Agron Buxhaku nuk është parë të jetë aktiv në politikë as ne perkthimin e gjuhes amtare ene fajtja burrito piksmetajtse! Krizat mund te jene natyrore ose te shkaktuara na faktori antropolog(njeriu) ne fusha te ndryshme ekonomike,politike,sigurise,mjedisit,shoqrore dhe shembujt jane e panumerta qe kane ndondhur neper histori por si nder shembuj me te afer mund te miren ngjarjet e vitit 2016 ku pati vershima neper shume qytete republikes. Numri I katastrofave te regjistruara me pasoja te humbjes jetes jan ne vitet 01/12/2001 (nga temperature ekstreme 15 persona humben jeten) 08/01/2003 (Vershime 2 persona humben jeten) 01/07/2004(temperature ekstreme 15 perona humbje jete)01/01/2005(Stuhi hupen jeten 1 person)01/07/2007(Zjarr pyjor hupen jeten 1 person)01/01/2012(shkaku temperaturave eksteme hupen jeten edhe 1 person). Gjat muajit Gusht 2016 nje kriz e kombinuar nga te dy faktoret dot befasoj qytetaret per 1 dit e karkterizuar me humbje jete në Shkup, ku humbën jetën 22 persona, Nga qeveria dhe komunat i’u ishin premtuar dëmshpërblim prej 10%, dhe atë e morën, vetëm 30000 denarë është shuma që ata kanë marrë nga qeveria. Kryeqyteti i Maqedonisë është përballur me katastrofa natyrore në hisotirnë e vet, duke përfshirë edhe tërmetin e rëndë të vitit 1963, që shkatërroi pothuajse të gjithë qytetin dhe prej të cilit gjetën vdekjen mbi 1.000 vetë. Neper vende te ndryshme,deme materiale ose gjat seciles stine verore verehen zjarre te medhej neper male ose stines dimrore bllokim ne disa qytete. Numberat ne rast emergjence jane te ndara(192,193,194,195) por eshte parashikuar vendimi I nje sistemi pavarësisht nëse ka shpërthyer zjarri, ka nevojë për kujdes urgjent mjekësor, ka nevojë për ndërhyrje në polici, ose ka ndodhur një aksident trafiku ose ndonjë aksident tjetër me njerëz të dëmtuar rëndë, shtetasit maqedonas do të raportojnë incidente të tilla në një numër të vetëm të numrit të urgjencës - 112. Në situata të tilla të paparashikueshme,telefonimi me shpejtësi mund të thotë jetë ose vdekje dhe gjëja e fundit që duhet të bëni është të ndryshoni mendimin tuaj për numrin e saktë të shërbimit ose, më keq, t'ju transferojmë nga një stacion në tjetrin. Drejtoria per shpetim dhe mbrojte me Adnan Jaferoski si drejtor actual I DSHM ne vitin 2017 dot emertohet ta reprezentoj kete institute tjeter kryesor qe dot sherbej qytetaret per nevoja te ndryshme sic jane ne faqen zyrtare elektorinke disa kategori te
  • 4. krizave:zjarre,popllava,termetet,katastfoat ekologjike,sulme kimike etj.. ku edhe jepen sqarime se si duhet te veprohet ne shkak te atyre ngjarjeve. 2.KRIZA,GJENDJA E JASHTZAKONSHME DHE KATASTROFA Gjendja e jashtëzakonshme buron nga një deklarim I qeverisë, që bëhet në përgjigje të një situate tëjashtëzakonshme, që paraqet rrezik thelbësor përvendin.Deklarimi mund të pezullojë disa funksione normaletë qeverisë, mund t’i paralajmërojë qytetarët që tëndryshojnë sjelljen e tyre normale ose mund t’iautorizojë agjencitë qeveritare që të zbatojnë planetë përgatitjeve emergjente, si dhe të kufizojnë osepezullojnë liritë civile dhe të drejtat e njeriut.Nevoja për të deklaruar gjendje të jashtëzakonshmemund të lindë nga situata nga më të ndryshmet prejveprimit të armatosur kundër shtetit nga elemente tëbrendshme ose të jashtme, një fatkeqësie natyrore,një trazirë civile, një epidemie, një krize financiareapo ekonomike ose një greve të përgjithshme. Dallimis mes krizes dhe katastrofes qendron se tek kriza akom nuk ka pasoja te renda ndersa tek katastrofa vecse kemi pasoja te konfirmume negative. Gjendjet urgjente shëndetësore, të krizës dhe katastrofat shpesh janë të paparashikueshme, ndodhin në çdo vend dhe në çdo kohë. Sistemi shëndetësor është një nga hallkat më të rëndësishme në sistemin e menaxhimit të gjnedjeve urgjente, të krizësdhe me katastrofa dhe si i tillë duhet përforcimi i vazhdueshëm i kapaciteteve dheresurseve në bashkërendim me subjektet tjera në sistemin për ballafaqimin mekatastrofat. Tipologjia e tyre mund te ndahet ne 3 kategori kryesore: 1.FATKEQËSI NATYRORE / KATASTROFA 2.KATASTROFA TEKNOLOGJIKE 3.KATASTROFA TË SHKAKTUARA NGA NJERIU / FATKEQËSI KOMPLEKSIVE 1.Fatkeqsit natyrore mund te jete:Hidrometeorologjike(vërshmet,stuhitë, temperatura ekstreme,thatësira,zjarre të pyjeve/zjarre në ambient të hapur) Gjeofizike(tërmetet, unami, erupsion vullkanik) Biologjike(epidemitë, infektimi nga insektet dhe infektimi nga kafshët) 2.Katastrofa Teknologjike:Fatkeqësitë industrial(rrjedhja e substancës kimike, rrënimi i infrastrukturës industriale, shpërthimezjarre,rrezatimi) Fatkeqësi komunikacioni gjatë(trafikut ajror, trafikut ujor , trafikut rrugor , trafikut hekurudhor) 3.Katastrofa te shkaktuara nga njeriu: Kriza ekonomike (thellimi I kolapsit ekonomik,hiperinflacioni,kriza valutore) Dhuna (terrorizmi,trazira qytetare,luftë civile,lufta.) 3.QMK Më 5 tetor të vitit 2005 në praninë e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore dhe të misioneve ndërkombëtare në Maqedoni, me ceremoni modeste hapet Qendra për Menaxhimin me Kriza. Selia e saj administrative është e vendosur në rrugën Dimitar Mirçev pn (kompleks ndërtesa e MPB) në Shkup.Ministri i atëhershem i Mbrojtjes Jovan Manasievski me fjalimin modest simbolikisht e oficializoi fillimin e punës së Qendrës. Zëvendës drejtori i Qendrës për menaxhimin e krizave, Zllatko Anevski, për të ftuarit dhe mediat prezentoi strukturën e parë organizative të Qendrës për Menaxhimin me Kriza. Disa ditë pas hapjes, Qeveria për drejtor, emroi Agron Buxhakun. Pas zgjedhjeve parlamentare të shtatorit të vitit 2006, drejtor i ri i Qendrës për Menaxhimin e Krizave është emëruar Dr Pande Lazarevski
  • 5. dhe mandati i tij mbaron në prill të vitit 2010. Për drejtor të ri të Qendrës është zgjedhur Toni Jakimovski, dhe prej datës 30.09.2011 nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë emrohet Zulfi Adili për drejtor i Qendrës për menaxhim me kriza. E ndar ne 7 sektore te ndryshme dhe 34 QendraRajonaleMenaxhimiKrizash(QRMK), kemi edhe Shtabin kryesorë qe është trup operativo-profesional pranë Qendrës për Menaxhim me Kriza, i cili menaxhon aktivitetet për preventivë dhe menaxhimin me situatat e krizës.Shtabi është i përbërë nga përfaqësues të ministrive: Të punëve të Brendshme, Shëndetësisë, Transportit dhe lidhjes, Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme. Anëtarët e saj janë edhe udhëheqësit e kujdesit emergjent në Shkup, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe përfaqësuesit e Armatës dhe Agjencionit për Zbulim, Drejtoria për Sigurinë e informacioneve sekrete dhe Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë. Drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza menaxhon me Shtabin kryesorë. Në qendrat rajonale për menaxhim me kriza janë formuar shtabe rajonale, si trupa operativo- profesional, me të cilin udhëheq personi i cili është emëruar nga drejtori e qendrës. Qendrat rajonale janë të përbërë nga përfaqësues të ministrive të përmendura dhe organeve të tjera të administratës shtetërore, si edhe nga një përfaqësues të komunave. Realizimi i stërvitjeve emergjente duhet të diskutohet në takimet e liderëve lokal (ngaasociacionet e banorëve, etj.) si dhe në takimet e realizuara mes banorëve. Zyrtarëtqeveritarë përkatës duhet të ftohen në këto takime që të kërkohet ndihmë prej tyre.Informacionet e nevojshme për caktimin e datave të stërvitjes duhet të sigurohen para se tëmbahen diskutimet. Prandaj, duhet të identifikohen datat, përfshirë dhe ngjarjet tjera qënuk kanë të bëjnë me aktivitetet për reduktim të rrezikut gjatë fatkeqësive. 4.DSHM Drejtoria është themeluar me Ligjin për mbrojtjen dhe shpëtimin; ajo ka filluar të funksionojë në 16 maj 2005,Drejtoria është një organ autonom i administratës shtetërore; Organizimi i Drejtorisë rregullohet me Rregulloren për organizimin e punës dhe sipas të cilit ka 6 sektorë me 21 njësi, 2 njësi të pavarura dhe 35 njësi rajonale; Mbrojtja dhe shpëtimi i njerëzve, mjedisi, të mirat materiale, burimet natyrore, jeta e kafshëve dhe bimëve dhe trashëgimia kulturore nga fatkeqësitë natyrore dhe aksidente të tjera në ligjin e paqes, emergjencës dhe ushtarake rregullohen me Ligjin për mbrojtjen dhe shpëtimin dhe si një sistem unik për mbrojtje dhe shpëtim. Shumë rajone të Maqedonisë së Veriut gjat viteve te fundit janë përfshirë nga zjarret si malet e Dellçevës, në disa zona të Likovës, Llakavicës në Zhelinë, Haraçinës, Manastirit, Velesit, Prespës, Shkupit e Ohrit. Situata më e rëndë paraqitet në Veles. Në Draçevë zjarri ka përfshirë edhe hekurudhën ndërsa në Llakavicë të Zhelinës ku për shkak të djegies së shtyllave elektrike fshati ka mbetur ka energji. Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim doli deklarat ne vitin 2019 se kanë situatën nën kontroll dhe se presin që të lokalizojnë dhe shuajnë të gjitha zjarret. Ata u bëjnë apel edhe Komunave që të japin maksimumin në shuarjen e zjarreve para se të kërkojnë ndihmë në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim.
  • 6. Gjat viteve 2017 Padi penale për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit janë parashtruar kundër tre të punësuarve në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Republikës së Maqedonisë – zyrat në Gjevgjeli dhe Vallandovë. Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim gjithashtu do ta mbajë stërvitjen përfundimtare demonstruese në kuadër të trajnimit dhe stërvitjes për shpëtimin ne mal “Kodra e Diellit 2018”. Qëllimi dhe tema e trajnimit dhe stërvitjes për shpëtimin ne mal do të jenë njohja me bazat e teknikës së lëvizjes në kushtet e dimrit, taktika për shpëtim nga orteqet, për kërkim dhe shpëtim të personave të rrezikuar nga orteqet, organizim i kërkimit të ekipeve të shpëtimit me asistim të qenit dhe dronit dhe konfirmim i procedurave gjatë përdorimit të ekipeve për përgjigje të shpejtë, si dhe ndërtim i bashkëveprimit operativ midis tyre. Në hapësirat e Skopje City Mall në pajtueshmëri me ligjin dhe rregulloren për punë me qendër tregtare,janë mbajtur ushtrime të rregullta për evakuim te organizuar nga QMK dhe DSHM. 5.RAPORTET NDERKOMBETARE RAPORTI I UNDP Duke iu referuar Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin, dokumenti i projektit me titull "Ulja e rrezikut nga përmbytja në rajonin e Pollogut", qëllimi i projektit është të ndihmojë përpjekjet e rimëkëmbjes së përmbytjeve të vendit në rajonin e Pollogut.Ai synon të parandalojë humbjen e jetës dhe dëmtimin e pronës gjatë përmbytjeve në të ardhmen duke rikonstruktuar pjesë të rëndësishme të infrastrukturës së kontrollit të përmbytjes në Qytetin e Tetovës, duke hequr deponitë historike në rrjedhën e sipërme nga Sipkovica, dhe duke futur një sistem paralajmërimi të hershëm të përmbytjes dhe alarmit publik për Tetovën dhe zonat e tjera me rrezik të lartë në Rajonin e Pollogut. Qëllimi i këtij projekti ambicioz është të nxisë një ndryshim thelbësor në menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet në rajon, duke përshpejtuar tranzicionin nga reagimi aktual ad-hoc reaktiv në përmbytjet, në një sistem të menaxhimit të integruar të rrezikut, ndjeshmërisë dhe ekspozimittë popullsisë dhe mallrave, me qëllim parandalimin dhe zvogëlimin e ndikimeve të përmbytjeve të ardhshme. Projekti do të mbështesë preterimin e një dokumentacioni gjithëpërfshirës teknik si për rindërtimin e plotë të sistemit të branave të kontrollit në lumen Pena në rrjedhën e sipërme nga Tetova, dhe një sistem afatgjatë për zbutjen e rrezikut nga përmbytja për fshatrat e ndjeshëm ndaj përmbytjeve. Periudha e programit është nga 2016- 2020 me burime totale të kërkuara prej 435.238 $ Në muajt që pasuan, programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kreu një seri vlerësimesh që synojnë identifikimin e shkaqeve të katastrofës dhe rekomandimin e masave që mund të parandalojnë ngjarje të ngjashme në të ardhmen.Përveç lumit Pena, 12 rrjedha kryesore përoje,rrymat e te cilave që shtrihen përtej kufijve administrativë të tre komunave (Tetovë, Tearc, Bogovin) janë analizuar me kujdes. Duke përdorur mjetet më të përparuara të bazuara në GIS dhe analizën e hollësishme të kostos- përfitimit të opsioneve të ndryshme të parandalimit të përmbytjes dhe menaxhimit të ujit, UNDP ka hartuar një plan veprimi që paraqet një listë të qartë dhe prioritare të masave parandaluese, përfshirë sistemet e paralajmërimit të hershëm, investimet kapitale , përmirësime ligjore dhe aktivitete për sensibilizimin e publikut.
  • 7. Përfitimet e drejtpërdrejta do të ndiheshin nga 120,000 njerëz në zonat më të vështira, dhe masat parandaluese do të përmirësojnë sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë 300,000 banorëve të rajonit të Pologut. RAPORTI I BE Të dy përshkruajnë një rol në vlerësimin e rrezikut, megjithëse nuk pajtohen në masën e njëri- tjetrit Përgjegjësitë. DSHM e konsideron veten si rol kryesor në vlerësimin e nevojave të aftësive dhe boshllëqet për të menaxhuar rreziqet, por pretendon se informacioni nuk jepet nga QMK për t'i lejuar ata të përmbushin këtë funksion në mënyrë efektive. Të dy organizatat kanë role në menaxhimin e krizave, me DSHM të jetë përgjegjës për koordinimin dhe udhëheqjen për rreziqet natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, dhe QMK duke marrë një rol udhëheqës në koordinim dhe udhëheqje për kërcënimet e sigurisë kombëtare ose për rreziqet natyrore ku përgjigja është më e madhe se sa mundet të udhëhiqet nga DSHM. Në praktikë, këto role të menaxhimit të krizave janë të paqarta dhe shpejt bëhen të paqarta. Në paralajmërimin e hershëm, QMK drejton një sistem kombëtar të monitorimit dhe ka përgjegjësi të paralajmërojë publikun, por si QMK ashtu edhe DSHM duket se kanë një angazhim të pakordinuar të mediave, i cili përfshin lëshimin e paralajmërimeve për publikun. Ekipi i rishikimit të kolegëve BE nuk ka parë prova domethënëse të DSHM-së ose QMK që luajnë një rol në ndikimin e vendimmarrjes më të gjerë të politikave publike për të ofruar masa për uljen e rrezikut. Një inspektim më i afërt i legjislacionit të Maqedonisë së Veriut tregon se korniza ligjore për menaxhimin e katastrofave përbëhet nga dy grupe të ligjeve dhe rregulloreve. Së pari, ligjet dhe rregulloret që rregullojnë drejtpërdrejt këtë fushë, dhe së dyti, ligjet dhe rregulloret që indirekt përcaktojnë përgjegjësitë dhe përshkruajnë veprimet e duhura. Ligji për Menaxhimin e Krizave dhe Ligji për Mbrojtjen dhe Shpëtimin përmbajnë dispozita që rregullojnë drejtpërdrejt menaxhimin e fatkeqësive. Pas përmbytjeve, Qeveria vendosi të bënte një Vlerësim të Shpejtë të Dëmeve dhe Nevojave (RDNA) me qëllim të vlerësimit të shtrirjes së plotë të ndikimit të katastrofës në vend dhe, mbi bazën e gjetjeve, të prodhojë një të mundshme dhe Strategjia e qëndrueshme e rimëkëmbjes për mobilizimin e burimeve financiare dhe teknike. RDNA ishte koordinuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në bashkëpunim me ekspertë të Bankës Botërore dhe Bashkimit Evropian. Raporti i RDNA vlerëson dëmet dhe humbjet pas katastrofës në të gjithë sektorët e ekonomisë në një shumë totale prej 35.7 milion EUR, nga të cilat 62% në dëme dhe 38% në humbje. Dëmet dhe humbjet më të mëdha kishin ndodhur në sektorin e bujqësisë dhe strehimit duke rezultuar me 1.920 shtepi personash dhe rreth 3.500 njësi bujqësore të prekur drejtpërdrejt. Për më tepër, 200 rrugë dhe 53 ura janë dëmtuar ose shkatërruar dhe 9 shkolla janë dëmtuar direkt duke prekur 1.800 nxënës. Secila organizatë në sistemin e administrimit të rrezikut dhe krizës duket se kryen vlerësime pas incidenteve, të cilat identifikojnë fushat ku përgjigja mund të përmirësohet. Sidoqoftë, shumë palë të interesuara raportojnë se mësimet e marra përmes këtyre ushtrimeve rrallë sjellin ndryshime në sjellje. Kjo reflektohet në faktin se organizatat përkatëse në Maqedoninë e Veriut (dhe sistemi DRR në tërësi) në përgjithësi kanë dështuar të zbatojnë përmirësime, pavarësisht dështimeve të përsëritura të të njëjtit lloj.
  • 8. 6.FATKEQSIA NE TETOV Reshjet e mëdha të shiut që prekën pjesën perëndimore të Maqedonisë më 3 gusht 2015 rezultuan në rrjedhjen e ujit nga lumi Pena në qytetin e Tetovës. Shirat e dendur ishin katastrofike për fshatrat malorë të Shipkovica (2,826 banorë), Dzepciste (4,051 banorë), Rechica e vogel (8.353 banorë), Rechica e madhe (1.659 banorë) dhe Poroj (2,677 banorë) dhe qytetin e Tetovës (65,000 banorë) . Fshatrat malorë u prekën gjithashtu nga rrëshqitjet e dherave të shkaktuara nga shiu i madh. Përafërsisht 5,000 njerëz në rajon u prekën disi nga ndikimi i rrëshqitjes dhe rrëshqitjeve të baltës. Pas fatëkeqësisë së madhe natyrore të 3 gushtit, e cila goditi Tetovën dhe fshatrat përreth dhe shkaktoi vdekjen e gjashtë personave, të cilët padyshim janë humbja më e madhe që pësuam bashkë me dëmet e mëdha materiale në shtëpitë, objektet afariste, tokat bujqësore dhe infrastrukturën komunale, dy javët e kaluara kanë qenë javë të përjekjeve të jashtëzakonshme për tu ballafaquar me situatën e rëndë nga pasojat që lanë pas rreshjet e dendura të shiut. Si pasojë e vërshimeve te 2015 në Tetovë të Maqedonisë deri më tani zyrtarisht kanë humbur jetën 4 persona dhe një rezultoi i humbur qe ne fund te lajmit tragjik ishte nje vajz e vogel 6 vjecare qe kishte rezultuar ne humbje jete. Janë sjellur 16 persona ne Spitalin Klinik te Tetoves që kanë kërkuar ndihmë si dhe 40 persona kanë kërkuar ndihmë në Shipkovicë. Sekretari shtetëror Petroski bashk me kryeministrin e athershem Nikolla Gruevski i bëri thirrje kompanive nga Shkupi që kanë marrëveshje me Qeverinë për situata të tilla menjëherë të nisen drejt Tetovës për ndihmë dhe te nesermen caktoi seanc emergjence.. Në lidhje me situatën ,ad-hoc(aty per aty) trupi koordinues i cili u formua nga qeveria e Republikës së Maqedonisë solli vendimin për formimin e menjëhershëm të komisionit për vlerësimin e dëmeve në pronat e luajtshme dhe të paluajtshme e cila tani më ka kryer vlerësimin fillestar në bazë të të cilit qeveria ndau mjete të menjëhershme finansiare në vlerë prej 30 000 denarë 324 familjeve të dëmtuara. Qeveria po ashtu solli vendim që familjeve të personave që humbën jetën tu ndahet kompensim finansiar në vlerë prej 150 000 denarë. Ekipet e Kryqit të Kuq menjëherë u përgjigjën dhe vizituan fshatrat e prekur dhe qytetin e Tetovës dhe fshati Shipkovices kishte akoma ndërprerje të energjisë, dhe uji në rajonin e prekur nuk ishte i pijshëm. Kryqi i Kuq siguroi menjëherë ndihmë ushqimore për popullatën e prekur. Gjatë kesaj kohe edhe, ushtria punonte çdo ditë , pastronte gurë me baltë, rrugë, ndërtonte disa ura, merrej me kërkimin e disa personave të zhdukur dhe ndihmonte intensivisht njerëzit e prekur në rajonin e Tetovës. Ministri i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Republikën e Maqedonisë Liza Vinton, në Tetovë zhvilluan një takim pune ku u prezentuan konkluzionet dhe rekomandimet kryesore të studimit për vlerësimin e rrezikut nga vërshimet në rajonin e Pollogut.
  • 9. 7.FATKEQSIA NE SHKUP Përmbytjet e vërshimeve goditën Shkupin, kryeqytetin e vendit, natën e 6-7 Gusht 2016. Përmbytjet lan 23 njerëz të vdekur ose të zhdukur dhe shkatërruar tërë rrethinat në periferi verilindore të qytetit në rrethet e Gazi Babës dhe Haraçinës. Shirat e dendur gjithashtu përmbytën zonat urbane me shtresa të ulëta në Shkup duke shkaktuar dëme në pjesë të Tetovës që ishin goditur në përmbytje në 2015. Në të gjitha përmbytjet lan 5,000 shtëpi të dëmtuara ose të shkatërruara dhe preken direkt rreth 25,000 njerëz. Zonat ku qyteti furnizohej me peme dhe perime te freskta gjithashtu u gotien dhe shkatruan plotesisht,duke paraqitur nje rrezik afatgjat per jeten locale. Si shtese humbje te renda u raportuan edhe ne bagetit locale(shpendet,delet dhe bagetit),duke paraqitur kercenime shendetsor afatshkurt dhe dem afatgjat per fermeret ne zonat e perzyera etnikisht. Sistemet e paralajmërimit të hershëm nuk ekzistojnë ne RMV dhe sistemi hidro-meteorologjik ka pak kapacitet për të përkthyer parashikimet në udhëzime publike kuptimplote. Shkupi ka vendosur rregulla për urbanizim dhe zonim dhe kodet e ndërtesave janë te pa zbatuar. Sistemet e kullimit mungojnë, për shembull Shkupi ka vetëm 20% të kanaleve të kullimit të stuhisë dhe infrastrukturës tjetër kulluese që i nevojitet sistemit të saj rrugor. Kjo është edhe pse nënkalimet dhe rrugët e prirura në Shkup janë te përmbytura ne menyr rutinore edhe pas shiut të lehtë. Kanalet e kullimit të stuhive rregullisht janë vënë në përdorim të papërshtatshëm, përfshirë ne to mbeturinat dhe nje lloj deponie. Banorët shpesh kanë pak vetëdije se si të mbahen të sigurt gjatë përmbytjeve (sidomos përmbytjet te shpejta-blic). Përgjigja zyrtare ndaj krizës ka ngritur edhe pyetje. Qeveria më 7 gusht shpalli një zgjidhje 15 ditore të krizës për qytetet e Shkupit dhe Tetovës. Me udhëheqjen e Komitetit Drejtues që mblidhet në situata krize, u mobilizua një reagim i largët emergjent, duke përfshirë drejtorinë e shpëtimit dhe mbrojtjen, ushtria, policia, zjarrfikësit, strukturat minimale dhe Kryqi i Kuq. Sidoqoftë që nga orët e para, u ngritën ankesa për mungesë të koordinimit dhe zbatimit të protokolleve të qarta për rivlerësim. Mediat sociale ishin plot me raporte të të gjitha vendbanimeve që prisnin ditë për ndonjë shenjë të ndihmës zyrtare.