SlideShare a Scribd company logo
1 of 9





                         (1723-1790)
“Puna,       burimi i pasurisë kombëtare”

      Our supervisor                       Punoi
     Dr. Arlinda HOTI                 Ylber HALILAJ
                                                   &
                                         Rexhina PALI




    Ai ka botuar një tërësi librash ku ndër më të spikaturit janë “Teoria e ndjenjave
    morale” (“The Theory of Moral Sentiments”) e cila i përket vitit 1759 dhe
    “Pasuria e Kombeve” ( Wealth of Nation”) vepër kjo e cila i përket vitit 1776, etj.
    Vepra “Pasuria e Kombeve” ndahet në pesë libra:
   Libri i parë: Shkaqe që përmirësojnë aftësinë prodhuese të punës dhe rregulli
    sipas të cilit prodhimi i saj shpërndahet natyrshëm midis klasave të ndryshme
    shoqërore.
   Libri i dytë: Natyra, grumbullimi dhe përdorimi i kapitalit.
   Libri i tretë: Zhvillimi i ndryshëm drejt pasurisë në kombe të ndryshme;
   Libri i katërt: Sistemet e ekonomisë politike.
   Libri i pestë: Të ardhurat e sovranit apo të republikës.
    Në veprën “Pasuria e Kombeve” Smith shqyrton rrjedhojat e lirisë ekonomike
    dhe ndërton paradigmën e tregut të lirë si një sistem vetërregullues, “një dorë e
    padukshme” që sjell mirëqenien publike përmes zhvillimit të interesit vetjak. Ky
    jo vetëm që është libri i parë i studimit të ekonomisë ndarazi nga politika, por
    është një libër ndikimi dhe rëndësia e të cilit nuk është hedhur poshtë as edhe sot.
    Pasuria e Kombeve është Bibla e liberalizmit ekonomik.
   Adam Smith besonte se në një ekonomi “laissez-faire”
    impulsi i interesave vetjake punon në drejtim të
    mirëqenies publike.
    Smith besonte në “dorën e padukshme”, sipas së cilës
    tregu funksionon sipas një mekanizmi të padukshëm të
    vetë-përcaktuar, në të cilin kërkesa dhe oferta arrijnë në
    një ekuilibër harmonik. Sipas Smithit, shteti nuk ka
    nevojë të vendosë një ekuilibër të tillë, pasi njerëzit nuk
    blejnë më shumë sesa kërkojnë dhe ofruesit nuk ofrojnë
    më shumë sesa mund të shesin. Kjo marrëveshje në
    heshtje pa nevojën e ndërhyrjes së shtetit, i referohet
    “dorës së padukshme” të Adam Smithit.

   Po ashtu Smith ka qenë profesor ekonomie në Oxford.
Adam Smith ndoqi studimet e tij në Universitetin e Glosgow-t dhe më pas në
Universitetin e Oxfordit, një eksperiencë të cilën ai do ta kujtonte në veprën
“Pasuria e Kombeve” me një fyerje të rëndë drejtuar “profesorëve publikë”, ose
më mirë ata profesorë rroga e të cilëve ishte e pavarur nga ora e mësimit dhe nga
entuziazmi i studentëve të tyre. Sipas Smith këta profesorë punon pak dhe do të
ishte më mirë nëse profesorët do të paguheshin në përpjestim me studentët që
tërhiqnin (ashtu si ndodhi më vonë me të, kur u caktua profesor në Universitetin e
Glasgow-it.)

Në këtë periudhë ai publikoi edhe veprën “Teoria e Njenjave Morale”, në të cilën
shprehu edhe interesin e tij për ekonominë.

Një tipar i dukshëm i “Pasurisë së Kombeve” është toni i kozmopolit.
idetë, vrojtimet dhe informacionet e Smithit të cilat i kalojnë kufijtë e Skocisë
dhe Anglisë.

Smith punoi për rreth 10 vjet mbi këtë vepër, e cila më vonë u botua në vitin
1766. Vepra kushtonte 1 stërlinë e 16 shilinga, ekuivalente me 50 apo 60 dollarë
të sotëm. Ende nuk dihet numri i kopjeve të shtypura.
“Pasuria e Kombeve” përbën një traktat gjigand i shkruar nëpërmjet një proze të
admirueshme. Së bashku me Biblën dhe Kapitalin e Marksit përbën një prej tre
veprave të cilat lexohen nga ata të ashtuquajturit persona “me kulturë”.
   Gjithashtu argumenti i Smithit në favor të këmbimit të lirë shkon deri në
    një sulm të drejtpërdrejtë kundër konceptimit merkantilist të arit. Që në
    fjalët e para të “Pasurisë së Kombeve” gjendet pohimi se as argjendi dhe
    as ari nuk japin masën e pasurisë së një kombi.
    Kanunet e tij në fushën e taksimit, më të drejtë të konsideruara të
    famshme, përcaktojnë që taksat duhet të jenë të qarta, të thjeshta dhe
    ekonomike në grumbullimin e tyre. Ai favorizon kryesisht një takse
    proporcionale mbi të ardhurat.

    Fraza e fundit:
    Besoj se nuk është e mundur të ilustrohet këtu i gjithë mendimi i Adam
    Smithit.Të tentosh të bësh do të thoshte të perifrazojë librin e tij të madh
    dhe në të njëjtën kohë të errësojë, siç bën dashuria e tij për detajet,
    bërthamën qendrore, madje vitale të mendimit smithian. Është kjo
    bërthamë që këto faqe kanë dashur të Identifikojnë…
Bibliografia

“Historia e Ekonomisë”, John Kenneth Galbraith
 Burime nga interneti: wikipedia

More Related Content

More from Ardit Bido

Cooking the books.
Cooking the books.Cooking the books.
Cooking the books.Ardit Bido
 
Tryezë Ekonomia-Politika Fiskale
Tryezë Ekonomia-Politika FiskaleTryezë Ekonomia-Politika Fiskale
Tryezë Ekonomia-Politika FiskaleArdit Bido
 
Adam Smith dhe koncepti i Drejtësisë Sociale
Adam Smith dhe koncepti i Drejtësisë SocialeAdam Smith dhe koncepti i Drejtësisë Sociale
Adam Smith dhe koncepti i Drejtësisë SocialeArdit Bido
 
“Adam Smith dhe Sociologjia Moderne“
“Adam Smith dhe Sociologjia Moderne““Adam Smith dhe Sociologjia Moderne“
“Adam Smith dhe Sociologjia Moderne“Ardit Bido
 
“Adam smith 1723 – 1790, ekonomisti i parë bashkëkohor“
“Adam smith 1723 – 1790, ekonomisti i parë bashkëkohor““Adam smith 1723 – 1790, ekonomisti i parë bashkëkohor“
“Adam smith 1723 – 1790, ekonomisti i parë bashkëkohor“Ardit Bido
 
Ftese per seminar umt
Ftese per seminar umtFtese per seminar umt
Ftese per seminar umtArdit Bido
 
Ftese per seminar umt
Ftese per seminar umtFtese per seminar umt
Ftese per seminar umtArdit Bido
 
Presentation karl gega
Presentation karl gegaPresentation karl gega
Presentation karl gegaArdit Bido
 
Hasan tahsini 100 vjet pavaresi
Hasan tahsini 100 vjet pavaresiHasan tahsini 100 vjet pavaresi
Hasan tahsini 100 vjet pavaresiArdit Bido
 
Arkitekti i Madh Sinani
Arkitekti i Madh SinaniArkitekti i Madh Sinani
Arkitekti i Madh SinaniArdit Bido
 

More from Ardit Bido (10)

Cooking the books.
Cooking the books.Cooking the books.
Cooking the books.
 
Tryezë Ekonomia-Politika Fiskale
Tryezë Ekonomia-Politika FiskaleTryezë Ekonomia-Politika Fiskale
Tryezë Ekonomia-Politika Fiskale
 
Adam Smith dhe koncepti i Drejtësisë Sociale
Adam Smith dhe koncepti i Drejtësisë SocialeAdam Smith dhe koncepti i Drejtësisë Sociale
Adam Smith dhe koncepti i Drejtësisë Sociale
 
“Adam Smith dhe Sociologjia Moderne“
“Adam Smith dhe Sociologjia Moderne““Adam Smith dhe Sociologjia Moderne“
“Adam Smith dhe Sociologjia Moderne“
 
“Adam smith 1723 – 1790, ekonomisti i parë bashkëkohor“
“Adam smith 1723 – 1790, ekonomisti i parë bashkëkohor““Adam smith 1723 – 1790, ekonomisti i parë bashkëkohor“
“Adam smith 1723 – 1790, ekonomisti i parë bashkëkohor“
 
Ftese per seminar umt
Ftese per seminar umtFtese per seminar umt
Ftese per seminar umt
 
Ftese per seminar umt
Ftese per seminar umtFtese per seminar umt
Ftese per seminar umt
 
Presentation karl gega
Presentation karl gegaPresentation karl gega
Presentation karl gega
 
Hasan tahsini 100 vjet pavaresi
Hasan tahsini 100 vjet pavaresiHasan tahsini 100 vjet pavaresi
Hasan tahsini 100 vjet pavaresi
 
Arkitekti i Madh Sinani
Arkitekti i Madh SinaniArkitekti i Madh Sinani
Arkitekti i Madh Sinani
 

Puna, burimi i pasurisë kombëtare

  • 1.
  • 2. (1723-1790) “Puna, burimi i pasurisë kombëtare” Our supervisor Punoi  Dr. Arlinda HOTI Ylber HALILAJ & Rexhina PALI
  • 3. Ai ka botuar një tërësi librash ku ndër më të spikaturit janë “Teoria e ndjenjave morale” (“The Theory of Moral Sentiments”) e cila i përket vitit 1759 dhe “Pasuria e Kombeve” ( Wealth of Nation”) vepër kjo e cila i përket vitit 1776, etj. Vepra “Pasuria e Kombeve” ndahet në pesë libra:  Libri i parë: Shkaqe që përmirësojnë aftësinë prodhuese të punës dhe rregulli sipas të cilit prodhimi i saj shpërndahet natyrshëm midis klasave të ndryshme shoqërore.  Libri i dytë: Natyra, grumbullimi dhe përdorimi i kapitalit.  Libri i tretë: Zhvillimi i ndryshëm drejt pasurisë në kombe të ndryshme;  Libri i katërt: Sistemet e ekonomisë politike.  Libri i pestë: Të ardhurat e sovranit apo të republikës. Në veprën “Pasuria e Kombeve” Smith shqyrton rrjedhojat e lirisë ekonomike dhe ndërton paradigmën e tregut të lirë si një sistem vetërregullues, “një dorë e padukshme” që sjell mirëqenien publike përmes zhvillimit të interesit vetjak. Ky jo vetëm që është libri i parë i studimit të ekonomisë ndarazi nga politika, por është një libër ndikimi dhe rëndësia e të cilit nuk është hedhur poshtë as edhe sot. Pasuria e Kombeve është Bibla e liberalizmit ekonomik.
  • 4. Adam Smith besonte se në një ekonomi “laissez-faire” impulsi i interesave vetjake punon në drejtim të mirëqenies publike. Smith besonte në “dorën e padukshme”, sipas së cilës tregu funksionon sipas një mekanizmi të padukshëm të vetë-përcaktuar, në të cilin kërkesa dhe oferta arrijnë në një ekuilibër harmonik. Sipas Smithit, shteti nuk ka nevojë të vendosë një ekuilibër të tillë, pasi njerëzit nuk blejnë më shumë sesa kërkojnë dhe ofruesit nuk ofrojnë më shumë sesa mund të shesin. Kjo marrëveshje në heshtje pa nevojën e ndërhyrjes së shtetit, i referohet “dorës së padukshme” të Adam Smithit.  Po ashtu Smith ka qenë profesor ekonomie në Oxford.
  • 5. Adam Smith ndoqi studimet e tij në Universitetin e Glosgow-t dhe më pas në Universitetin e Oxfordit, një eksperiencë të cilën ai do ta kujtonte në veprën “Pasuria e Kombeve” me një fyerje të rëndë drejtuar “profesorëve publikë”, ose më mirë ata profesorë rroga e të cilëve ishte e pavarur nga ora e mësimit dhe nga entuziazmi i studentëve të tyre. Sipas Smith këta profesorë punon pak dhe do të ishte më mirë nëse profesorët do të paguheshin në përpjestim me studentët që tërhiqnin (ashtu si ndodhi më vonë me të, kur u caktua profesor në Universitetin e Glasgow-it.) Në këtë periudhë ai publikoi edhe veprën “Teoria e Njenjave Morale”, në të cilën shprehu edhe interesin e tij për ekonominë. Një tipar i dukshëm i “Pasurisë së Kombeve” është toni i kozmopolit. idetë, vrojtimet dhe informacionet e Smithit të cilat i kalojnë kufijtë e Skocisë dhe Anglisë. Smith punoi për rreth 10 vjet mbi këtë vepër, e cila më vonë u botua në vitin 1766. Vepra kushtonte 1 stërlinë e 16 shilinga, ekuivalente me 50 apo 60 dollarë të sotëm. Ende nuk dihet numri i kopjeve të shtypura. “Pasuria e Kombeve” përbën një traktat gjigand i shkruar nëpërmjet një proze të admirueshme. Së bashku me Biblën dhe Kapitalin e Marksit përbën një prej tre veprave të cilat lexohen nga ata të ashtuquajturit persona “me kulturë”.
  • 6.
  • 7. Gjithashtu argumenti i Smithit në favor të këmbimit të lirë shkon deri në një sulm të drejtpërdrejtë kundër konceptimit merkantilist të arit. Që në fjalët e para të “Pasurisë së Kombeve” gjendet pohimi se as argjendi dhe as ari nuk japin masën e pasurisë së një kombi. Kanunet e tij në fushën e taksimit, më të drejtë të konsideruara të famshme, përcaktojnë që taksat duhet të jenë të qarta, të thjeshta dhe ekonomike në grumbullimin e tyre. Ai favorizon kryesisht një takse proporcionale mbi të ardhurat. Fraza e fundit: Besoj se nuk është e mundur të ilustrohet këtu i gjithë mendimi i Adam Smithit.Të tentosh të bësh do të thoshte të perifrazojë librin e tij të madh dhe në të njëjtën kohë të errësojë, siç bën dashuria e tij për detajet, bërthamën qendrore, madje vitale të mendimit smithian. Është kjo bërthamë që këto faqe kanë dashur të Identifikojnë…
  • 8.
  • 9. Bibliografia “Historia e Ekonomisë”, John Kenneth Galbraith Burime nga interneti: wikipedia