2. Historia e energjise berthamore :
Historia e energjise berthamore ne perdorimet civile fillon ne vitet 50. Keto vite hapen me
magjepsjen e pergjithshme mbi energjine berthamore. Ne ate epoke te gjithe ishin te
bindur se energjia berthamore do te ndryshonte boten dhe brenda 20-30 viteve gjithcka do
te funksiononte fal kesaj energjie te re. Gjate asaj kohe, e ardhmja e energjise berthamore
nuk shihej thjesht si nje alternative per prodhimin e elektricitetit. Kjo energji do te
sherbente se shpejti per te vene ne funksionim motoret e avioneve, anijeve, nendeteseve
dhe lokomotivave .
Deshira per te lene prapa makthin e Hiroshimes, dhe nevoja per te gjetur nje burim
energjie qe do te plotesonte nevojat e nje popullate boterore gjithnje ne rritje ishin arsyet
kryesore qe kushtezonin gjithe interpretimin e kesaj energjie. Keto do te benin qe te
shfaqeshin shpesh ide si “perimet e nenshtruara radiacionit berthamor, zhvillohen me
shpejt”. Vete Mari Kyri (Marie Curie), fituesja e cmimit nobel per zbulimin e Radiumit dhe
Poloniumit do te propozonte injeksione ne gjak te radiumit duke thene: “nuk kam prova qe
ben mire per shendetin, por e besoj nje gje te tille”. Megjithate qysh prej asaj kohe shume
gjera kane ndryshuar. Menyra e konceptimit te energjise berthamore tanime kushtezohet
nga faktet dhe nga nje histori disa vjecare e aplikimit te kesaj energjie ne fushen e
prodhimit te elektricitetit.
C`fare eshte energjia berthamore ?
1- Energjia berthamore eshte nje burim i cmuar qe mund te perdorim per te evituar degradimin
e metejshem te planetit, dhe per te mbuluar nevojat me energji te nje popullsie gjithnje ne rritje.
2- Energjia berthamore per sa e fuqishme dhe e dobishme mund te jete, mbetet akoma e
paeksploruar plotesisht dhe perben nje rrezik serioz si per njerezimin ashtu edhe per planetin
Toke .
Kur flitet per energji berthamore eshte e rendesishme te cilesohet fjala berthamore dhe jo atomike.
Faktikisht edhe pse energji atomike perdoret si sinonim i energjise nukleare ose berthamore, ky
perdorim eshte shkencerisht i gabuar. Energji atomike nenkupton fjale per fjale, energji e prodhuar nga
atomet, pra energji e prodhuar nga ndryshimi i rese elektronike te atomeve. E thene ndryshe eshte
energjia qe prodhohet nga bashkeveprimi ndermjet atomeve, pra lidhet me faktin e fitimit te energjise
nga ndryshimi i ketyre gjendjeve atomike. Shumica e energjive te perdorura sot, si energjia e cliruar
nga djegia e drurit, qymyrit, ose naftes, madje edhe energjia e prodhuar ne muskujt tone, jane te gjitha
energji atomike. Energjia berthamore ose nukleare, eshte energjia e fituar nga ndryshimet qe ndodhin
ne berthamen e atomit, atje ku jane te lidhura shume fort dy prej therrmijave baze neutronet dhe
protonet.