R E ED U K A T I V E K U L T U R O R E
V I S T Ë M U J O R E F E T A R E S H K E N C O R E
&
MARS 11 REBIUL-EVVEL - REBIUL-AHIR 1432 3
20 NR. 2 ÇMIMI 1
| €
| |
Kjobotëështëpasuri,epasuriamëemirëesajëështëgruajaedevotshme
lfq. 8
TURPI ËSHTË NGA
DEGËT E IMANIT
LLOJET E
ZEMRAVE lfq. 23
POZITA E GRUAS
NË ISLAM lfq. 33
MBAJTËSIT E
GACËS lfq. 45
Qëndrimi i Islamit ndaj femrës është njollosur tashmë nga të tjerët dhe feja akuzohet nga shumica e njerëzve. Femra në
Islam është ajo krijesë që Allahu e ka nderuar me këtë fe, e ka ruajtur me mesazhin e Tij dhe e ka ngritur me sheriatin e Tij
në pozitën më të lartë, qoftë si nënë, vajzë apo grua në çdo komunitet ku jeton. fq.40
femra
dhe kurthet e armikut
5.
EDITORIALI
Unejs MURATI
Muhamedi sal‐lAllahualejhi ve sel‐lem, pishtar dhe
shëmbëlltyrë e të gjithë muslimanëve .................................... 2
Mr. Abdulmelik‐Besfort MAXHUNI
Gabimet më të përhapura te shqiptarët që janë në kundërsh‐
tim me besimin, adhurimin dhe moralin islam (II) .................. 4
Salih ibën Ta Ha AbdulVahid
Turpi është nga degët e imanit ................................................ 8
Dr.Muhamed ibën Abdulvehab El‐Akil
Adhurimi i melaikeve dhe obligimet e tyre ............................ 12
Lirim SADIKU
Dashuria për hir të Allahut .................................................... 17
Othman HASKAJ
Llojet e zemrave ..................................................................... 23
Dr. Ibrahim ibën Amir er‐Ruhejli
Qëndrimi i sinqertë ................................................................ 27
Adem AVDIU
Përgjigje të qarta ndaj dyshimeve me të cilat argumentohet
lejimi i mevludit (III) ............................................................... 30
Abdul‐Aziz ibën Baz
Pozita e gruas në Islam .......................................................... 33
Unejs MURATI
Si duhet ta dojë burri gruan e tij ............................................ 38
Dr.Abdullah ibën Vekil Eshejh
Femra dhe kurthet e armikut ................................................. 40
Abdurrahman Ibën Nasir es‐Sa’dij
Mbajtësit e gacës ................................................................... 45
KËNDI I LUTJEVE
Dr. AbduRrezak ibën AbdulMuhsin el Beder
Mirësitë e përmendjes së Allahut dhe urdhri për të .............. 47
PËRMBAJTJA
Kryeredaktor:
UnejsMURATI
Zv. Kryeredaktor:
Mr.FidanXHELILI
Anëtarët e revistës:
AdemAVDIU
SabahudinSELIMI
XheladinLEKA
Bashkëpunëtorët:
BaliSADIKU
FehmiDALIPI
LirimSADIKU
NamikVEHAPI
ShuajbREXHA
Redaktor gjuhësor:
ArianKOÇI
Boton:
Shtëpia botuese
Atik
Gjilan, Republika e Kosovës
Tirazhi: 1000
Adresa:
Rr. M. Idrizi p.n 60000 Gjilan
Republika e Kosovës
E‐mail: delirjedheedukim@gmail.com
Nr. i llog.: 1150‐138922‐0101‐09
ProCredit Bank of Kosovo
Swift Code: MBKORS22
Gjilan, Republika e Kosovës
NDIHMO REVISTËN
6.
Ë
2 Dëlirje&Edukim |M A R S 2 0 1 1
Ebi Hurejra radijAllahu anhu transmeton se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem ka thënë: "Besimtari me imanin më të plotë është ai që ka moralin më të lartë dhe më
i miri prej jush është ai që është më i miri me gruan e tij.”
Është shkruar dhe folur shumë për pishtarin e të
gjitha kohërave, për njeriun për të cilin dëshmon çdo
gjallesë, për njeriun që u dërgua të plotësonte virtytet
e moralit, për njeriun që u dërgua si mëshirë për të
gjitha krijesat, për njeriun që përhapi qetësi dhe sig-
uri globale me fjalën dhe veprën e tij. Ky njeri është i
biri i Abdullahut, i Dërguari i Allahut, Muhamedi
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Duke qenë i tillë, atëherë
është obligim i çdo muslimani ta pasojë atë në çdo
pore të jetës së tij, në mënyrë që të arrijë kënaqësinë e
Allahut. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ishte
shembull në çdo sferë të jetës së tij, por në këtë
shkrim do të ndalemi te morali dhe raportet e tij me
ata që e rrethuan atë.
Shëmbëlltyra e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem në raport me bashkëshortet e tij
Ebi Hurejra radijAllahu anhu transmeton se i Dër-
guari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
"Besimtari me imanin më të plotë është ai që ka
moralin më të lartë dhe më i miri prej jush është ai që
është më i miri me gruan e tij.”[1]
Ibën Saidi transmeton nga ibën Amri radijAllahu
anhu, i cili ka thënë: "I është thënë Muhamedit sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem se kush është njeriu më i
dashur prej tij. Ka thënë: "Aishja." E nga burrat?
Tha: "Babai i saj (Ebu Bekri).”[2] Ebi Hurejra radi-
jAllahu anhu transmeton se i Dërguari i Allahut sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Mos ta urrejë apo
injorojë besimtari besimtaren. Nëse urren diçka tek ajo,
pëlqen diçka tjetër.”[3] Abdullah ibën Amër ibën Asi
radijAllahu anhuma transmeton se i Dërguari i Al-
lahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Dunjaja
është tregti dhe tregtia më e mirë e saj është gruaja e de-
votshme.” [4] “O Allah, më bëj mbrojtës të dy të
dobëtëve, jetimit dhe gruas!”[5] “Me të vërtetë gratë janë
binjaket e burrave.”[6]
MUHAMEDI
Editorial
S A L L A L L A H U A L E J H I V E S E L L E M
PISHTAR DHE SHË MBË L LT YRË E T Ë
GJITHË MUSL IM A N Ë VE
______________
[1] Hadithi është i mirë, e përmend Albani në Mishkatul Mesabih, 3200.
[2] Sahih et Tirmidhiu, nr 3890.
[3] Transmeton Muslimi.
[4] Transmeton Muslimi.
[5] I vërtetë, Silsiletu Sahiha nga Albani.
[6] I vërtetë, Silsiletu Sahiha nga Albani, nr. 2863.
7.
Shëmbëlltyra e Muhameditsal-lAllahu alejhi ve sel-
lem në rolin e prindit
Ebi Derda radijAllahu anhu transmeton se një njeri
erdhi dhe tha: "Unë kam grua dhe nëna ime më urd-
hëron shkurorëzimin e saj."Kam dëgjuar të Dër-
guarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke
thënë: "Prindi është dera e mesme e xhenetit.”[7]
Enesi radijAllahu anhu transmeton se i Dërguari i
Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka hyrë në
dhomën ku ishte djali i tij Ibrahimi radijAllahu
anhu, i cili kishte vdekur. Sytë e të Dërguarit sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem nisën të lotojnë. AbduRrahman
ibën Avfi i tha: "Edhe ti, o i Dërguar i Allahut?"
Atëherë ai i tha: "O ibën Avf, këta janë lotët e
mëshirës", pastaj e vazhdoi fjalën duke thënë: "Me të
vërtetë syri loton, zemra mërzitet dhe nuk themi vetëm
se atë që e kënaq Allahun. E me ndarjen tënde, o
Ibrahim, ne jemi të pikëlluar.”[8]
Shëmbëlltyra e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem në rolin e gjyshit
Transmeton Amër ibën Shuajbi nga babai i tij, e nga
gjyshi i tij radijAllahu anhum, se ka thënë: "I Dër-
guari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
"Nuk është prej nesh ai që nuk e mëshiron të voglin dhe
nuk e nderon të moshuarin.”[9] Ebi Katade Harith
ibën Rrebi’i radijAllahu anhu transmeton se i Dër-
guari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
"Unë ngrihem të fal namazin dhe dua t'ua zgjas atë,
por dëgjoj të qarët e fëmijëve dhe shpejtoj pak, ngase
urrej që të jetë e rëndë kjo për nënën e tij.” [10] Trans-
metohet se Enesi radijAllahu anhu, kur kalonte
pranë fëmijëve, i përshëndeste ata dhe thoshte se
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e vepronte
një gjë të tillë.
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në raport më
të afërmit e tij
Enesi radijAllahu anhu transmeton se i Dërguari i
Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush
do që Allahu ta zgjerojë furnizimin ndaj tij dhe të zg-
jasë jetën e tij, mos të shkëpusë lidhjet farefisnore.”[11]
Shëmbëlltyra e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem në pozitën e vizitorit
Ebi Hurejra radijAllahu anhu transmeton nga Pe-
jgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "Një njeri viz-
itoi një vëlla në fshatin tjetër dhe Allahu në rrugë i
dërgoi një melek. E kur iu paraqit atij, i tha: Kë po
kërkon? Tha: Dua të vizitoj një vëlla timin në këtë
fshat. I tha: A ke ndonjë përfitim nga ai? Tha: Jo, pos që
e dua për Allahun e Madhëruar. I tha: Jam dërguar
nga Allahu të të përgëzoj se Allahu të do ty ashtu si e do
ti vëllanë tënd.”[12]
Shëmbëlltyra e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem në raport me jetimin
Sehl ibën Se’adi radijAllahu anhu transmeton se i
Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka
thënë: "Unë dhe përgjegjësi i jetimit në xhennet jemi
kështu", duke bërë me shenjë te gishti treguesi dhe gishti
i mesëm i dorës."[13] Ebi Hurejra transmeton se një
njeri u ankua tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ale-
jhi ve sel-lem se i ishte ngurtësuar zemra. I Dërguari i
tha: "Nëse do që të të zbutet zemra, atëherë ushqe një
skamnor dhe përkëdhel kokën e jetimit.”[14]
Shëmbëlltyra e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem në raport me fqinjët e tij
Ebi Hurejra radijAllahu anhu transmeton se i Dër-
guari i Allahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
"Vallahi nuk ka besuar, vallahi nuk ka besuar, vallahi
nuk ka besuar!" I thanë: "Kush, o i Dërguar i Allahut?"
Tha: "Ai, fqinji i të cilit nuk ka siguri prej dëmit të
tij.”[15] Sipas një transmetimi të Muslimit: "Vallahi
nuk do të hyjë në xhennet ai prej dëmit të të cilit nuk
është i sigurt fqinji i tij.”
Shëmbëlltyra e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem në raport me prindërit
Asimi transmeton nga gjyshi i tij, i cili thotë:
"Thashë: O i Dërguar i Allahut, kush e meriton më
tepër respektin? Tha: Nëna jote. E pastaj? Tha: Nëna
jote. E pastaj? Tha: Nëna jote. I thashë: Po pastaj?
Tha: Babai yt, pastaj të afërmit e tjerë sipas radhës”.[16]
Kryeredaktor:
Unejs MURATI
Gjilan/Kosovë
3
Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1
______________
[7] Transmeton Tirmidhiu, hadithi është i mirë.
[8] Transmeton Buhariu.
[9] Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu, hadithi është i mirë.
[10] Transmeton Buhariu
[11] Mutefekun alejhi
[12] Transmeton Muslimi
[13] Transmeton Buhariu
[14] I vërtetë, Silsiletu Sahiha.
[15] Mutefekun alejhi
[16] Transmeton Buhariu.
8.
P
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
4
Besimi se lyerja e pragut të shtëpisë me mjaltë apo hedhja e grurit në fytyrat e musafirëve nga
nuset e posardhura në shtëpinë e burrit sjell bereqet në jetën bashkëshortore.
GABIMET MË TË PËRHAPURA TE SHQIPTARËT QË
JANË NË KUNDËRSHTIM ME BESIMIN, ADHURIMIN
DHE MORALIN ISLAM II
51 - Përcjellja e xhenazeve nga gratë dhe
burrat së bashku, gratë përpara me
kurora me bindjen se gratë zëvendësojnë
melekët e Zotit, besim ky i disa fraksion-
eve të krishtera, Zoti na ruajtë.
52 - Besimi se nuk ka martesë pa unaza
të fejesës dhe ndryshimit të tyre nga dy
palët dhe nëse burri në ditën e martesës
nuk ia vë unazën në gishtin e gruas së tij,
kjo argumenton se martesa do të ketë
probleme, që është pjesë e besimit të kr-
ishterë.
53 - Të vajtuarit me zë para kufomës së të
vdekurit, të mbajturit zi, veshja e rrobave
të zeza, distancimi nga jeta normale dhe
kënaqësitë e saj, mosprerja e thonjve,
shkulja e flokëve etj.
54 - Vendosja e fotografive nëpër varre
dhe bindja se ndërtimi i varreve ndihmon
jetesën e të vdekurit në varr, por traditë e
Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
është që të vendoset një gur i thjeshtë në
drejtim të kokës së të vdekurit.
55 - Bërja e hallvës nga familjarët e të
vdekurit pas varrimit të tij me bindjen se
ajo largon pikëllimin e të dashurve të tij.
56 - Bindja se kush ha i pari nga hallva e
përgatitur për një të vdekur ka radhën që
të vdesë.
57 - Moskërkimi i diturisë apo i ndonjë
9.
5
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
shkence që ka nevojë një popullsi musli-
mane, e cila nuk bie ndesh me parimet e
besimit islam me pretekst se ka prejard-
hje jo islame, por adresa e fesë islame
është dituria.
58 - Besimi se nëse i pari fëmijë lind
vajzë është argument mallkimi, besim i
dikurshëm i politeistëve injorantë arabë
para zbritjes së Kur'anit.
59 - Besimi se të martuarit me dy, tri deri
në katër gra ka qenë dispozitë e veçantë
vetëm për kohën e Muhamedit sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem, por për këtë kohë
nuk vlen.
60 - Besimi se homoseksualizmi është
dukuri normale.
61 - Besimi se kamata lejohet në këtë
kohë, duke mos harruar se kamata është
shpallje luftë kundër Allahut.
62 - Besimi se lejohet të shërohet me
gjëra që ka ndaluar Allahu dhe
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, si
p.sh. me vajin e derrit dhe çdo gjëje që i
përket atij etj.
63 - Besimi se synetia e meshkujve është
traditë injorante.
64 - Besimi se lyerja e pragut të shtëpisë
me mjaltë apo hedhja e grurit në fytyrat e
musafirëve nga nuset e posardhura në
shtëpinë e burrit sjell bereqet në jetën
bashkëshortore.
65 - Besimi se mosprishja e virgjërisë së
gruas në natën e parë të martesës është
argument mallkimi i asaj gruaje.
66 - Të besuarit se romët, ashkalintjë nuk
mund të bëhen muslimanë menjëherë me
shqiptimin e shehadetit pa ndërruar 30
fe.
67 - Besimi se nuk ka pendim absolut
për ithtarët e bidateve dhe thirrësit në të,
edhe pse pendimi i tyre rrallëherë realizo-
het.
68 - Besimi se dijetarët dhe hoxhallarët
duhen të jenë të pagabueshëm.
69 - Besimi se Allahu qëndron kudo,
ndërkohë që argumentet Kur'anore, pro-
fetike dhe konsensusi i dijetarëve islamë
aludojnë se Ai qëndron mbi Arsh, por
me dije Ai është kudo.
70 - Përqeshja e dispozitave të fesë islame
apo mosbesimi në aftësitë dhe zotësitë e
fesë islame si fe universale për të gjitha
kohërat.
71 - Besimi se këndimi i mevludit sjell
lumturi për të vdekurit dhe bereqet dhe
shëndet për të gjallët.
72 - Besimi se të vdekurit dëgjojnë në
varret e tyre gjithmonë.
73 - Besimi se nata e Regaibit është natë
në të cilën nëna e Muhamedit sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem ka mbetur shtatzënë me
të. Allahu e shkatërroftë atë që ka shpikur
këtë besim!
74 - Pretendimi i dikujt se e ka parë Al-
lahun në ëndërr.
75 - Besimi se dikush ka mundësi ta
shohë Allahun në këtë botë absolutisht e
pamundur, por në botën tjetër besimtarët
do ta shohin Allahun në xhennet.
76 - Të argumentuarit me caktimin e All-
ahut për mosudhëzim në fenë e Allahut
apo mossukses në jetë.
77 - Groposja e librave fetarë me bindjen
e moskeqpërdorimit të tyre.
78 - Të porositurit e të afërmve para
vdekjes që kufomën e tij ta djegin apo ta
hedhin në det.
79 - Ndarja e pasurisë në mënyrë të
njëjtë për djemtë dhe vajzat, ndërkohë që
sheriati porosit dy hise djalit, një vajzës.
Urtësia e kësaj qëndron në atë se femra
nga lindja deri në martesë e ka të sigu-
10.
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
6
ruar jetën (ushqimin dhe veshmbathjen)
nga babai i saj, kurse pas martesës është
nën kujdesin e burrit, kurse mashkulli
pas martesës fillon jetë të re dhe ka
nevojë për dy hise për ndërtimin e kësaj
jete.
80 - Bindja se Muhamedi sal-lAllahu ale-
jhi ve sel-lem ka qenë melek.
81 - Puthja e Kur'anit para se të fillohet
leximi i tij apo kur të
kapet herën e parë në
dorë.
82 - Bindja se nëse nuk
i thuhet dikujt men-
jëherë pas përfundimit
të namazit në xhami
"Allahu kabull", namazi
është i mangët.
83 - Bindja se temxhidi
është ibadet që duhet të
realizohet patjetër para
varrimit të të vdekurit.
85 - Bindja se të
vdekurin duhet ta pas-
trojnë vetëm hoxhal-
larët apo hoxheshat.
86 - Bindja se fëmija i
posalindur nuk lihet në
një dhomë vetëm për
një kohë të shkurtër, të paktën pa lënë në
atë dhomë edhe fshesën e dorës (klasike)
që ta shoqërojë.
87 - Bindja se mbulimi i fytyrës së fëmi-
jës së porsalindur me petk të verdhë i
largon atij zverdhin apo sarillëkun.
88 - Tallja se mbajtja e mjekrës është
sunet, kurse rruajtja e saj farz.
89 - Besimi se ngritja e duarve para dhe
pas rukusë në namaz nuk ka bazë në
asnjë medhheb.
90 - Bindja se shërimi në spital apo të
shëruarit me barna është bidat.
91 - Bindja se Turqia ka fenë më të fortë
ndaj të gjitha vendet e tjera muslimane.
92 - Tallja e disa mendjelehtëve se shqip-
tarët e kanë prejardhjen nga Ademi ale-
jhis selam dhe se ai ka qenë shqiptarë,
saqë sipas tyre edhe "historianët e kanë
vërtetuar këtë".
93 - Bindja se copëtimi i bukës me dorë
është më i bereqetshëm,
kurse prerja e saj me
thikë i ngjason jomusli-
manëve.
94 - Bindja se kush ha
thërmijat e bukës më
shumë, Allahu ia shton
pasurinë më tepër.
95 - Konsiderimi i
arabëve në tërësi si
magjupë, në shenjë
nënçmimi, Zoti na rua-
jtë. Pejgamberi sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem ka
qenë arab dhe Kur'ani
është në gjuhën arabe.
96 - Tallja dhe bindja se
Allahu të gjithë njerëzit
do t'i fusë në xhennet
me pretekst se Allahu
nuk e ka krijuar askënd me zor- siç ka
ditur të na krijojë ashtu ka për të na futur
në xhennet. Kjo tallje njeriun e nxjerr
nga besimi në mosbesim.
97 - Besimi se martesat e Muhamedit me
shumë gra kanë ndodhur sepse ka qenë
epsharak, një bindje e pjellë nga të kr-
ishterët.
98 - Besimi se varrimi i muslimanëve dhe
i të krishterëve apo i feve të tjera në një
vend është e lejuar.
99 - Besimi se shiat dhe sunnitë janë
"Ishin njerëzit
dikur si gjethi i
butë pa ferra, por
sot janë ferra pa
gjethe. Nëse hesht
të shajnë, nëse flet
të nënçmojnë,
nëse i braktis të
akuzojnë dhe të
sulmojnë".
11.
7
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
vëllezër. Kjo vëllazëri nuk ka mundësi të
realizohet kurrë ashtu siç nuk ka mundësi
deveja të futet në vrimën e gjilpërës.
100 - Martesa e fëmijëve - djemve dhe
vajzave- sa janë në djep.
101 - Bindja se femrat aq janë të djal-
lëzuara, saqë edhe shejtanin e fusin në
shishe.
102 - Shikimi në trupin e femrës apo të
mashkullit lakuriq me bindjen e lejimit,
se ky meditim në krijimtarinë e Allahut
është shkak për shtimin e besimit dhe
forcimit të tij, besim i dervishëve ek-
stremë.
103 - Shikimi i femrave të huaja me
bindjen se është e lejuar sepse Allahu e
do të bukurën, edhe ky besim i
dervishëve ekstremë.
104 - Dërgimi i fëmijëve për pagëzimin e
tyre te shehlerët e tarikateve të ndryshme
me shpresë që të bëhen evlia.
105 - Dërgimi i djemve para ose pasi të
bëhen synet në tyrben e Sulltan Muratit,
duke u sjellë rreth varrit të tij shtatë herë
e më pas vendosja e kapeles që qëndron
mbi varrin e tij në kokën e synetliut me
shpresë që të bëhet sulltan me nam si
Sulltan Murati.
106 - Mospirja e ujit nga gota e qelqit
apo mosngrënia e ushqimit nga enët e
porcelanit në datën 10 të muajit Muhar-
rem, me bindjen se Husejni, nipi i Pe-
jgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,
kur është vrarë atë ditë e kanë detyruar të
pinte ujë dhe të hante ushqim të përzier
me baltë. Në shenjë solidarizimi me
dhembjen e tij ushqimi dhe uji duhet
shërbyer vetëm në enë prej balte. Ky
është besimi i shiave të devijuar.
107 - Besimi se Homeini ka qenë musli-
man i mirë.
108 - Ndarja e besimit islam në sheriat,
hakikat dhe marifet: tre komponentët
kryesorë të dervishëve në përfitimin e
gradave si myrid, myhib dhe sheh.
Dije, o lexues i sinqertë, Allahu të ruajtë
nga çdo e keqe, që u mundova të hedh
sado pak dritë mbi gabimet më të përha-
pura të shqiptarëve, të cilat bien ndesh
me besimin e pastër islam, me qëllim që
t'i largohen devijimit. Nëse kjo temë ia
ka qëlluar të vërtetës në përgjithësi, pra-
noje dhe përhape për hir të Allahut dhe
lëri arsyet e pabaza dhe përtacinë.
Në anën tjetër, nuk çuditem po ta sul-
mosh dhe kritikosh këtë artikull pa argu-
mente sepse shumica e njerëzve në këtë
kohë janë aq të prishur, saqë nuk di si t'i
përshkruaj ndryshe nga ajo siç i ka për-
shkruar njëri nga dijetarët e selefit
njerëzit e kohës së tij: "Ishin njerëzit
dikur si gjethi i butë pa ferra, por sot janë
ferra pa gjethe. Nëse hesht të shajnë, nëse
flet të nënçmojnë, nëse i braktis të akuzo-
jnë dhe të sulmojnë".
Mr.Abdulmelik-Besfort MAXHUNI
Zerka/Jordan
12.
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
8
R
Nëse turpi largohet nga burri apo gruaja, atëherë ai ose ajo do të veprojë çfarë të dojë dhe do
të flasë çfarë të dojë, ashtu siç ka thënë Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Nga fjalët që
kanë trashëguar njerëzit nga Profetët e mëparshëm është: “Në qoftë se nuk ke turp, bëj çfarë
të duash.”
TURPI
Robër të Allahut, këto janë disa çështje
besimi në të cilat ka mësim, këshilla dhe
shembuj.
A e dini se cila është? Sinqeriteti në turp.
Robër të Allahut!
1. Turpi është nga imani (besimi).
Ibën Umeri radijAllahu anhuma thotë: “I
Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem kaloi pranë një njeriu nga ensarët
derisa ai ishte duke e këshilluar vëllanë e
tij për turpin dhe i Dërguari i Allahut sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem i tha: “Mos e re-
fuzo këtë sepse turpi është nga imani.”
D.m.th. mos e kundërshto turpin e tij.[1]
2. Turpi është degë nga degët e imanit.
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem ka thënë: “Imani është gjashtëd-
hjetë e ca apo shtatëdhjetë e ca degë, më e
larta prej tyre është fjala La ilahe il-lAllah,
ndërsa më e ulëta është largimi i pengesave
nga rruga. Dhe turpi është degë nga degët e
imanit.”[2]
Po ashtu ai sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
ka thënë: “Turpi dhe të folurit e paktë janë
dy nga degët e imanit, ndërsa të folurit e
pahijshëm dhe të folurit e shumtë janë dy
nga degët e nifakut (dyfytyrësisë).”[3]
3. Turpi është miku i imanit.
Nëse është imani, është edhe turpi, por
nëse nuk gjendet imani, atëherë nuk
ËSHTË NGA DEGËT E IMANIT
______________
[1] Muttefekun alejhi.
[2] Muttefekun alejhi.
[3] Sahihut-Tergib vet-Terhib, 2629.
13.
9
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
gjendet as turpi. I Dërguari sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem thotë: “Imani dhe turpi
janë miq që të dy; nëse njëri nga ata largo-
het, atëherë largohet edhe tjetri.”[4]
4. Turpi është nga feja islame ose e tërë
feja islame dhe morali i saj.
Një nga sahabët thotë: “Ishim te Profeti
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe një nga të
pranishmit e ceku turpin, më pas të pran-
ishmit i thanë: “O i Dërguari i Allahut,
turpi a është nga feja?” Ai sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem tha: “Turpi është e gjithë feja.”[5]
Po ashtu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka
thënë: “Vërtet çdo fe ka një moral (ahlak),
ndërsa morali i islamit është turpi”.[6]
5. Nëse turpi gjendet te ndonjë burrë ose
grua, vetëm se e zbukuron atë. E nëse
largohet, atëherë e njollos ose e shëmton.
I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka
thënë: “Nuk ekziston turpi në ndonjë gjë
vetëm se e zbukuron atë dhe nuk ekziston
paturpësia në diçka vetëm se e njollos
atë.”[7]
6. Turpi e udhëheq njeriun për në xhen-
net
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem thotë: “Turpi është nga imani,
ndërsa imani gjendet në xhennet. Të folurit
e pahijshëm është vrazhdësi, ndërsa
vrazhdësia është në xhehennem.”[8]
7. Turpi është moral bujar, të cilin e do
Allahu i Lartësuar.
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem ka thënë: “Vërtet Allahu është i
Gjallë dhe Mbulues,[9] e do turpin dhe
mbulimin (e të metave të të tjerëve).”[10]
8. Turpi e pengon njeriun nga punët dhe
fjalët e liga.
Ebu Sufjani para se ta pranonte Islamin,
kur doli para Herakliut që ai ta pyeste
për Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
tregon duke thënë: “Sikur të mos kisha
turp se do të më zbulonin, do të kisha gën-
jyer për të.”[11]
Nëse turpi largohet nga burri apo gruaja,
atëherë ai ose ajo do të veprojë çfarë të
dojë dhe do të flasë çfarë të dojë, ashtu
siç ka thënë Profeti sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem: “Nga fjalët që kanë trashëguar
njerëzit nga Profetët e mëparshëm është:
“Në qoftë se nuk ke turp, bëj çfarë të
duash.”[12]
Atëherë mos u çudit nëse sheh një grua
që vepron çfarë të dojë. Kjo nuk është
tjetër vetëm se argument i largimit të
turpit të saj. Nëse gruaja nuk ka turp dhe
iman, atëherë nuk ka turp nga të tjerët
dhe nuk ka turp as nga Allahu.
Robër të Allahut! Turpi në gjuhën e she-
riatit është morali bujar që e ndalon
njeriun nga puna dhe fjalët e liga dhe nga
neglizhenca ndaj hakut të Allahut dhe
hakut të robërve të Allahut.
Dijetarët turpin e kanë ndarë në dy pjesë:
Pjesa e parë: Turpi nga Allahu dhe
Pjesa e dytë: Turpi nga njerëzit.
Sa i përket turpit nga njerëzit, ai është
turpi nga njëri-tjetri, si: turpi i fëmijës
nga babai, turpi i gruas nga burri i saj,
turpi i injorantit nga të diturit, turpi i të
______________
[4] Sahihut-Tergib vet-Terhib, 2636.
[5] Sahihut-Tergib vet-Terhib, 2630.
[6] Sahihut-Tergib vet-Terhib, 2632.
[7] Sahihut-Tergib vet-Terhib, 2635.
[8] Sahihut-Tergib vet-Terhib, 2628.
[9] Mbulues i mëkateve dhe të metave të robërve të Tij (sh.p.).
[10] Sahih, transmeton Ebu Davudi dhe Nesaiu.
[11] Transmeton Buhariu.
[12] Transmeton Buhariu.
14.
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
10
miturit nga i moshuari, turpi i vajzës të
tregojë se dëshiron të martohet. Aishja
radijAllahu anha thotë: “O i Dërguari i
Allahut, vajza beqare ka turp (që të kërkojë
martesë). Ai tha: “Pëlqimi i saj është hes-
htja.”[13]
Në kohën e mëhershme, kur nga vajza
kërkohej të pranonte martesën me dikë,
nga turpi që kishte nuk
fliste fare, por ata e kup-
tonin nga heshtja e saj se
pranon.
Atëherë ku mbeti turpi o
ummeti islam?!
Unë e shoh se turpi është
larguar nga gratë tona,
nuk ka më turp nga
njerëzit, nuk ka më turp
nga Allahu, me përjash-
tim të atyre që Allahu i
ka mëshiruar.
Robër të Allahut! Shumë
njerëz nuk kanë turp nga
Allahu. Profeti sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem ia
ka qartësuar ummetit të
tij se si duhet të ketë
turp nga Allahu.
Ibën Mesudi radijAllahu anhu thotë: “I
Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem një ditë u tha shokëve të tij: “Kini
turp nga Allahu.” Ata i thanë: “Ne kemi
turp nga Allahu, o i Dërguari i Allahut
dhe falënderimi i takon Atij.” Ai tha: “Jo,
kjo (që ju po mendoni), por keni turp nga
Allahu me turp të vërtetë. Ta ruash kokën
dhe çka përfshin ajo, të ruash stomakun
dhe çfarë posedon ai dhe të përkujtosh vdek-
jen dhe fatkeqësitë. Ai që e do botën tjetër i
lë bukuritë e kësaj bote, e kush i vepron
këto do të ketë turp nga Allahu me turp të
vërtetë.”[14]
Robër të Allahut! I Dërguari sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem në këtë hadith na la-
jmëroi se turpi ndaj Al-
lahut arrihet me disa
gjëra:
a) Ta ruash kokën që
mos t’i bëjë sexhde
askujt tjetër veç Al-
lahut, sepse t’i bësh sex-
hde dikujt tjetër veç
Allahut është e ndaluar.
Muhamedi sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem ka
thënë: “Sikur ta kisha
urdhëruar ndonjërin t’i
bënte sexhde dikujt, do
ta kisha urdhëruar
gruan t’i bëjë sexhde
burrit të saj.”[15]
b) Ta ruash kokën që të
mos bëjë mendjemad-
hësi ndaj robërve të Allahut, ngase mend-
jemadhësia ndaj robërve të Tij është e
ndaluar.
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
thotë: “Nuk do të hyjë në xhennet ai i cili
në zemrën e tij ka mendjemadhësi qoftë
edhe sa një grimcë.”[16]
c) Ta ruash shikimin tënd që mos të
shikojë gratë e zhveshura rrugëve.
______________
[13] Transmeton Buhariu.
[14] Sahihut-Tergib vet-Terhib, 2638.
[15] Sahih Sunen et-Tirmidhij, 926.
[16] Sahihul-Xhami’, 7674.
“Turpi është nga
imani, ndërsa
imani gjendet në
xhennet. Të folu-
rit e pahijshëm
është vrazhdësi,
ndërsa
vrazhdësia është
në xhehennem.”
15.
11
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaju besim-
tarëve të ndalin, ulin shikimet (prej
haramit)...”[17] Po ashtu Allahu i Lartë-
suar thotë: “Thuaju edhe besimtareve të
ndalin, ulin shikimet e tyre...”[18]
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem i tha një njeriu: “Largoje shikimin
tënd.”[19]
ç) Ta ruash gjuhën tënde nga përgojimi,
shpifja, gënjeshtra, dëshmia e rrejshme,
muzika dhe punët e fjalët e pahijshme
sepse vërtet Profeti sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem i tha Muadhit radijAllahu anhu:
“Ndale këtë (gjuhën)!”[21]
Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i tha
një njeriu i cili kërkoi nga ai t’ia tregonte
rrugën e shpëtimit: “Ndale gjuhën tënde,
të të mjaftojë shtëpia jote dhe qaj për
mëkatin tënd.”[21]
d) Ta ruash të dëgjuarit që të dëgjojë për-
gojim, shpifje, muzikë, dije se Allahu do
të të pyesë për dëgjimin tënd në Ditën e
Kiametit.
Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë:
“I është shkruar birit të Ademit pjesa e tij
nga zinaja, do ta arrijë atë dhe nuk mund
t’i ikë. Zinaja e dy syve është shikimi (i
ndaluar), zinaja e dy veshëve është dëgjimi
(i ndaluar), zinaja e gjuhës është të folurit
(e ndaluar), zinaja e dorës është prekja,[22]
zinaja e njeriut është të ecurit (për në zina)
dhe zemra dëshiron dhe mendon, ndërsa
organi (gjenital) e vërteton këtë ose e
përgënjeshtron.”[23]
e). Ta ruash kokën për meshkujt është të
mos e rruash mjekrën.
Të rruarit e mjekrës është e ndaluar.
Imamët e katër medhhebeve janë unan-
imisht të një mendimi se rruajtja e
mjekrës është e ndaluar dhe ai që e rruan
mjekrën e ka ndryshuar krijimtarinë e
Allahut. Kjo është edhe përngjasim me
gratë dhe përgjigje ndaj shejtanit dhe
pasim i tij, ashtu siç na ka treguar Allahu
për fjalët e shejtanit, i cili thotë: “Do t’i
urdhëroj dhe ata do të ndryshojnë krije-
sat e Allahut.”[24]
ë). Nga turpi i gruas është që ta ruajë
kokën e saj.
Ta ruajë fytyrën e saj duke mos i hequr
qimet e fytyrës ngase heqja e tyre është e
ndaluar, edhe nëse e urdhëron
bashkëshorti i saj, pasi nuk ka respektim
të krijesës në mëkat ndaj Krijuesit ngase
Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
thotë:“Allahu e ka mallkuar atë që heq ve-
tullat dhe atë që ia heq vetullat.”[25]
Vijon
Ahsenul-Bejan min mevakif Ehlul-Iman
Ebu Islam, Salih ibën Ta Ha AbdulVahid
Përshtati: Sabahudin SELIMI
Viti / Kosovë
______________
[17] En-Nur: 30.
[18] En-Nur: 31.
[19] Transmeton Muslimi.
[20] Rijadus-Salihin e Albanit, 1530.
[21] Silsiletul-Ehadith es-Sahiha, 890.
[22] Përshëndetja me shtrëngim duarsh e grave me të cilat e ka të lejuar martesën dhe të ngjashme me këto (sh.p.).
[23] Transmeton Buhariu.
[24] En-Nisa, 119.
[25] Trans Buhariu dhe Muslimi
16.
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
12
A
Allahu i ka cilësuar se janë adhurues, në thënjen e Tij të bekuar "…robër të ndershëm…"
dhe ka qartësuar se urdhërohen dhe i nënshtrohen fjalës së Tij: "…nuk e kundërshtojnë Al-
lahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar."
ADHURIMIIMELAIKEVE
DHE OBLIGIMET E TYRE
Allahu i ka nderuar melaiket dhe i ka
obliguar me adhurime të shumta dhe
të ndryshme. Ngarkimi i tyre me këto
adhurime nuk do të thotë se ata janë
të barabartë me ne në llojin e ad-
hurimit, mirëpo Allahu i ka urdhëruar
për shumë lloje adhurimesh të mëdha
që përputhen me krijimin dhe me
trupat e tyre, pasi Allahu nuk e
ngarkon askënd përtej mundësisë së
tij.
Me një shikim të përgjithshëm, themi
se ato me të cilat i ka ngarkuar Allahu
melaiket janë të përafërta në mënyrë
të përgjithshme me adhurimet që na
janë ngarkuar neve, edhe nëse kanë
dallim në formë dhe numër. Argu-
mentet nuk tregojnë se melaiket janë
ngarkuar me adhurime të veçanta, që
nuk kanë ngjashmëri me adhurimet
në sheriatin islam.
Allahu i ka cilësuar se janë adhurues,
TEMA E PARË
ADHURIMET MË TË RËNDËSISHME TË MELAIKEVE
17.
13
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
në thënjen e Tij të bekuar "…robër të
ndershëm…" dhe ka qartësuar se
urdhërohen dhe i nënshtrohen fjalës
së Tij: "…nuk e kundërshtojnë Allahun
për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë
atë që janë të urdhëruar."[1] Si dhe: "I
frikësohen Zotit të tyre që është mbi ta
dhe i përmbahen me përpikmëri asaj me
çka urdhërohen."[2]
Ndërsa në fjalën e
Allahut: "Ne (engjëjt,
thotë Xhibrili) nuk
zbresim vetëm se me
urdhrin e Zotit
tënd."[3] Allahu ka
qartësuar se të gjitha
veprimet e melaikeve
janë urdhra nga Zoti.
Buhariu e ka transme-
tuar shkakun e zbrit-
jes së këtij ajeti në
hadithin e ibën Abasit
radijallahu anhuma,
ku thotë: "I Dërguari
i ka thënë Xhibrilit:
"A nuk po më viziton
më shumë se ç'je duke më vizituar?"
Ibën Abasi tha: "Atëherë zbriti ky
ajet."[4]
Këto argumente dhe të tjera të ng-
jashme tregojnë se Allahu i ka
ngarkuar melaiket me veprime të
veçanta për ta, edhe pse ata hyjnë nën
fjalën e Allahut:
"Gjithçka që ka në qiej e në tokë i bën
sexhde vetëm Allahut me dëshirë ose me
dhunë, (i bëjnë sexhde) edhe hijet e tyre
në mëngjes e mbrëmje."[5]
"Lartmadhëri të merituar i shprehin
Atij shtatë qiejt e toka dhe çka ka në to,
e nuk ka asnjë send që nuk e madhëron
(nuk i bën tesbih), duke
i shprehur falënderim
Atij, por ju nuk e kup-
toni atë madhërim të
tyre (pse nuk është në
gjuhën tuaj). Ai është i
butë dhe fal shumë."[6]
"Nga argumentet e Tij
është që me fuqinë e Tij
bëri të qëndrojë (pa
shtyllë) qielli e toka,
mandej kur t’ju thërrasë
ju me një të thirrur prej
tokës, ju menjëherë
dilni. E Tij është ç’ka në
qiej e në tokë dhe të
gjithë vetëm Atij i
përulen."[7]
Këto citate kur'anore dhe të tjera tre-
gojnë se melaiket i kryejnë këto lloj
adhurimesh, ndër të cilat janë:
a) Përmendja, madhërimi dhe lutja
drejtuar Allahut
Përmendja e Allahut, madhërimi dhe
lutja e Tij janë adhurimet më të
______________
[1] Et-Tahrim: 6
[2] En-Nahl: 50
[3] Merjem: 64
[4] Buhariu (3046).
[5] Err-Rra'd: 15
[6] El-Isra: 44
[7] Err-Rrum: 25-26
"…nuk e
kundërshtojnë
Allahun për
asgjë që Ai i
urdhëron dhe
punojnë atë që
janë të urd-
hëruar."
18.
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
14
shfaqura të melaikeve. Argumentet që
flasin për këtë në Kur'an dhe Sunnet
janë të shumta, si për shembull fjala e
Allahut:
"…e ne të madhërojmë Ty me
lavdërimin Tënd dhe plotësisht të adh-
urojmë!”[8]
Pastaj: "(Engjëjt) Thanë: “Ti je i pa të
meta, ne nuk kemi dije tjetër përveç asaj
që na e mësove Ti. Vërtet, Ti je i
Gjithëdijshmi, i Urti!”[9]
Madhërimi i Zotit nga melaiket ngan-
jëherë përmendet bashkë me kërkimin
e faljes së tyre për njerëzit, siç thotë
Allahu:
"Qiejt e lartë mbi ta (ose qiejt njëri mbi
tjetrin) gati pëlcasin (nga madhëria e
Zotit ose nga thëniet e çoroditura të id-
hujtarëve). Ndërkaq, engjëjt
vazhdimisht madhërojnë (bëjnë tesbih)
duke e falënderuar Zotin e tyre dhe
kërkojnë falje të mëkateve për ata (bes-
imtarët) që janë në tokë. Ta dini se Al-
lahu është Ai mëkatfalësi,
Mëshiruesi."[10]
E ndodh të bashkëngjitet lutja e tyre
për banorët e tokës me madhërimin
ndaj Zotit dhe istigfarin (kërkimin e
faljes për njerëzit), siç qëndron në
fjalën e Allahut:
"Ndërsa ata (engjëjt) që e bartin Arshin
edhe ata që janë përreth tij lartësojnë
me falënderim Zotin e tyre, i besojnë
Atij dhe i luten Atij t’i falë ata që be-
suan (duke thënë): “Zoti ynë, Ti me
mëshirën dhe me diturinë Tënde ke
përfshirë çdo send, andaj falua atyre që
u penduan dhe ndoqën rrugën Tënde
dhe ruaji ata nga dënimi i xhehenne-
mit! Zoti ynë, futi në xhennete të Adnit,
të cilat ua ke premtuar, ata dhe kush
ishte i mirë prej etërve të tyre, grave të
tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je
ngadhënjyesi, i urti! Dhe i mbron ata
prej të këqijave, pse atë që Ti e mbron
atë ditë prej të këqijave, Ti e ke
mëshiruar atë, e ai është ai shpëtimi i
madh.”[11]
E ndodh të bashkëngjitet madhërimi i
Allahut me sexhde ndaj Tij, siç thotë
Allahu:
"S’ka dyshim se ata që janë pranë (afër)
Zotit tënd (melekët) nuk tërhiqen nga
adhurimi ndaj Tij nga mendjemad-
hësia, Atë e madhërojnë dhe vetëm Atij i
bëjnë sexhde."[12]
Madhërimi i melaikeve Allahun është
madhërim i vijueshëm që nuk ndër-
pritet, siç thotë Allahu: "Vetëm e Tij
është çdo gjë që është në qiej e në tokë! E
ata që janë pranë Tij (melaiket) nuk sh-
prehin mendjemadhësi në adhurimin
ndaj Tij, e as nuk u bëhet (ibadeti) mo-
noton. Ata lartësojnë (Allahun) natë e
ditë dhe nuk mërziten."[13]
Madhërimit të tyre nuk i mvishet
plogështi e as mërzitje, siç thotë All-
ahu:
______________
[8] El-Bekare: 30
[9] El-Bekare: 32
[10] Esh-Shura: 5
[11] Gafir: 7-9
[12] El-A'raf: 206
[13] El-Enbija: 19-20
19.
15
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
"Po nëse ata (kafirët) janë kryeneçë (e
nuk bëjnë sexhde), atëherë ata që janë
pranë Zotit tënd (engjëjt më të lartë),
Atij i bëjnë tesbih natën e ditën dhe ata
nuk mërziten prej adhurimit."[14]
Melaiket siç e madhëruan Allahun kur
deshi ta krijonte Ademin alejhi selam,
gjithashtu do ta madhërojnë edhe kur
Allahu do të shfaqet që të gjykojë mes
njerëzve dhe ditën kur
xhennetlinjtë hyjnë në
xhennet, Allahu na
bëftë prej tyre dhe
gjithashtu ditën kur
xhehennemlinjtë
hyjnë në xhehennem
kërkojmë nga Allahu
që të mos na bëjë prej
tyre. Allahu thotë:
"E do t’i shohësh engjëjt
të rreshtuar përreth Ar-
shit, e madhërojnë me
falënderim Zotin e vet.
E në mes tyre
(njerëzve) kryhet
gjykimi me drejtësi dhe
thuhet “(prej të
gjithëve) falënderuar qoftë vetëm Al-
lahu, Zoti i botëve!”[15]
Nga dashuria e tyre ndaj madhërimit
të Allahut dhe madhërimit të shumtë
që e bëjnë ndaj Tij e kanë quajtur
vetveten me këtë emër dhe Allahu e
ka aprovuar këtë emërtim, gjë që tre-
gon për çiltërsinë e tyre dhe se e meri-
tojnë këtë emër. Këtë e gjejmë në
fjalën e Allahut:
"Edhe ne (engjëjt) jemi të rreshtuar (në
adhurim) dhe ne jemi që i bëjmë tesbih
(mohojmë se Ai ka të meta e madhëro-
jmë Atë)."[16]
Shumica e ajeteve kur'anore tregojnë
se melaiket e madhëronin Allahun me
fjalët e tyre "Subhanallahi ve bi-
hamdihi". Kjo mënyrë
është e dashur për Al-
lahun e Madhëruar,
për këtë arsye edhe e
ka zgjedhur për
melaiket që e mad-
hërojnë, siç qëndron
në hadithin e Ebu
Hurejrës radijallahu
anhu, se i Dërguari
sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem ka thënë: "Dy
fjalë që janë të dashura
te Mëshiruesi, të lehta
për gjuhën, ndërsa të
rënda në peshore janë
subhanallahi ve bi-
hamdihi, subhanal-
lahil–adhim."[17]
Nga Ebu Dherri transmetohet se i
Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
është pyetur se cila fjalë është më e
vlefshme. I Dërguari tha: "Ajo fjalë që
e ka zgjedhur Allahu për melaiket e Tij
apo robërit e Tij: subhanallahi ve bi-
hamdihi."[18]
______________
[14] Fusilet: 38
[15] Ez-Zumer: 75
[16] Es-Saffat: 165-166
[17] Buhariu (62749). Dhe ky është hadithi i fundit në koleksionin autentik të Buhariut.
[18] Muslimi (2731).
Qiejt e lartë
mbi ta (ose qiejt
njëri mbi
tjetrin) gati pël-
casin (nga mad-
hëria e Zotit ose
nga thëniet e
çoroditura të
idhujtarëve).
20.
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
16
Në një transmetim tjetër thotë: "Ka
thënë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem: "A nuk do t'ju tregoj për fjalët
më të dashura për Allahun? (Ebu
Dherri) Tha: "O i Dërguari i Allahut,
më trego për fjalët më të dashura për
Allahun. I Dërguari i tha: "Me të
vërtetë fjalët më të dashura për Allahun
janë-subhanallahi ve
bihamdihi."[19]
Ndodh që melaiket ta
madhërojnë Allahun
duke mos e përmen-
dur falënderimin, siç
ka ardhur në fjalën e
Allahut: "Engjëjt)
Thanë: “Ti je i pa të
meta, ne nuk kemi dije
tjetër përveç asaj që na
mësove Ti. Vërtet, Ti je
i Gjithëdijshmi, i
Urti!”[20]
Ndërsa për lutjen e
melaikeve për besim-
tarët tregojnë argu-
mentet e shumta: ajo
ose është lutje e
përgjithshme për besimtarët ose lutje
e veçantë e kufizuar për dikë, nëse
kryen vepra të mira të caktuara. Nga
lutjet e tyre të përgjithshme është fjala
e Allahut:
"Ai ju mëshiron ju e edhe engjëjt e Tij
(luten për juve), për t’ju nxjerrë ju prej
errësirave në dritë dhe Ai ndaj besim-
tarëve është shumë mëshirues."[21]
Ibën Kethiri, Zoti e mëshiroftë thotë:
"Namazi i melaikeve për njerëzit është
me kuptimin e lutjes për ta dhe
kërkimit të faljes."[22] (Në ajet ka ardh-
ur fjala që melaiket çojnë salat për
njerëzit, pra salati i melaikeve për
njerëzit është lutje e tyre për ta.)
Kjo thënie transmeto-
het nga Ebu El-Alije
në Sahihun e Buhariut
te libri mbi Tesfirin e
Kur'anit.
Kjo lutje ka gjurmë të
mëdha në mëshirën e
Allahut për njerëzit
dhe nxjerrjen e tyre
nga errësirat në dritë.
Allahu e di më mirë.
Në numrat e tjerë do
të flasim për lutjet e
veçanta të melaikeve.
"Bindjet e fraksioneve musli-
mane dhe feve të tjera rreth
melaikeve të ndershëm".
Dr.Muhamed ibën Abdulve-
hab El-Akil
Përshtati: Mr. Fidan XHELILI
Aman/Jordan
______________
[19] Po aty.
[20] El-Bekare: 32
[21] El-Ahzab: 43
[22] Tefsir ibën Kethir (3496).
"Dy fjalë që janë
të dashura te
Mëshiruesi, të
lehta për gjuhën,
ndërsa të rënda
në peshore janë
subhanallahi ve
bi-hamdihi,
subhanallahil–
adhim."
21.
17
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
D
Muslimani i sinqertë është po ai musliman që nëse një vëlla musliman e godet një fatkeqësi,
ky ta ndiejë atë dhembje sepse e do për hir të Allahut dhe nëse gëzohet, ta ndiejë gëzimin
sepse e do për hir të Allahut.
DASHURIA
PËR HIR TË ALLAHUT
Dashuria duhet të jetë vetëm për hir të
Allahut. Nëse e do dikë, duaje për hir të
Allahut e jo për shkak të farefisit apo par-
tisë, jo për shkak të pozitës apo pasurisë
apo për ndonjë dobi të kësaj bote, sepse
dashuria e tillë është e kotë.
Në ditët e sotme dashuria për hir të Al-
lahut ka humbur, por ka mbetur dashuria
për shkak të partisë dhe grupit ku njeriu
bën pjesë. Allahu na ruajttë nga kjo
dashuri!
Cila është rruga që të çon te dashuria për
hir të Allahut? Është po ajo rrugë të cilën
e kanë ndjekur shokët e Resulullahut sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem me udhëzimin
profetik. Ne sot jemi ashtu siç thotë All-
ahu i Lartësuar: "Por shumica e njerëzve
nuk e dinë."
Shpresojmë dashurinë dhe shpëtimin,
por nuk ndjekim rrugën që të çon te
dashuria për hir të Allahut, që është kapja
për Sunnetin e Resulullahut sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem.
Anija në të thatë nuk lundron, prandaj si
thua që e do dikë për hir të Allahut, por
nuk e lajmëron fare që e do?
Duhet ta duash vëllanë tënd ngase ai e do
Allahun dhe të Dërguarin e Tij sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem , duhet ta duash
sepse ai është rritur me sjellje të Islamit
dhe u mëson të mirën të tjerëve, urd-
hëron njerëzimin për të mirë dhe ndalon
nga e keqja.
22.
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
18
1Dashuria për hir të Allahut është
ushqim dhe kënaqësi që besimtari e
përjeton në zemrën e tij
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem thotë: "Ëmbëlsinë e vërtetë të bes-
imit e ka shijuar ai tek i cili gjenden këto
tri cilësi: Që Allahu dhe i Dërguari i Tij të
jenë më të dashur për të se gjithçka tjetër,
që ta dojë ndonjërin prej njerëzve vetëm për
hir të Allahut të Lart-
madhëruar dhe të urrejë
të kthehet në kufër, pasi
Allahu e ka shpëtuar prej
tij, siç urren të hidhet në
zjarr.”[1]
Në një transmetim
tjetër i Dërguari i Al-
lahut sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem thotë: "Ëm-
bëlsinë e vërtetë të besimit
e ka shijuar ai tek i cili
gjenden këto tri cilësi: Që
Allahu dhe i Dërguari i
Tij të jenë për të më të
dashur se gjithçka tjetër,
të dojë për hir të Allahut
dhe të urrejë vetëm për
hir të Allahut, hedhja e
tij në zjarr të jetë më e
dashur për të sesa t’i bëjë shok Allahut.”[2]
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem thotë: "Kush dëshiron të shijojë
ëmbëlsinë e imanit, le ta dojë njeriun për
asgjë tjetër pos për hir të Allahut.”[3]
2Dashuria për hir të Allahut është
shtylla më e fortë e Islamit
Bera ibën Azibi thotë: "Ishim ulur tek i
Dërguari i Allahut dhe ai tha: "Cila është
shtylla më e fortë e Islamit?" Thamë na-
mazi. "Më pas?" Thamë agjërimi i muajit
të Ramazanit. "Më pas?" Thamë xhihadi.
"Më pas? Shtylla më e fortë e imanit është
të duash për hir të Allahut dhe të urresh
për hir të Allahut.”[4]
3Dashuria për hir të Allahut është prej
plotësimit të imanit
I Dërguari i Allahut sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem
thotë: "Kush i do të tjerët
për hir të Allahut dhe i
urren për hir të Allahut
dhe jep (lëmoshë) për hir
të Allahut, përmbahet
nga dhënia për hir të Al-
lahut vetëm se ka plotë-
suar imanin.”[5]
Vëllezër muslimanë! Ne
jetojmë në një kohë kur
kërkohet prej nesh që të
duam njëri-tjetrin për
hir të Allahut, kur vëllai
që i jep (ndihmon) vël-
lait, të mos i japë për
shkak të partisë apo përfitimeve të kësaj
bote, mirëpo veprën ta bëjë për hir të Al-
lahut. Muslimani i sinqertë është po ai
musliman që nëse një vëlla musliman e
godet një fatkeqësi, ky ta ndiejë atë
dhembje sepse e do për hir të Allahut dhe
nëse gëzohet, ta ndiejë gëzimin sepse e do
për hir të Allahut.
"Kush dëshi-
ron të shijojë
ëmbëlsinë e
imanit, le ta
dojë njeriun
për asgjë tjetër
pos për hir të
Allahut.”
______________
[1] Buhariu
[2] Sahih tergib ve terhib 3010
[3] Sahih tergib ve terhib 3012
[4] Sahih tergib ve terhib 3030
[5] Sahih tergib ve terhib 3029
23.
19
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
4Dashuria për hir të Allahut është
rrugë që të shpie në xhennet
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem thotë: "Nuk do të hyni në xhennet
derisa të besoni, nuk do të besoni derisa të
duheni ndërmjet jush. A doni t’ju udhëzoj
në diçka, që nëse i përmbaheni, do të
duheni mes jush? Jepni ndërmjet jush
selam.”[6] I Dërguari i Allahut sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem thotë: "A dëshironi të
dini për njerëzit tuaj në xhennet?" Thanë:
"Po, o i Dërguari i Allahut." Tha: "Pe-
jgamberi është në xhennet, i besuari (sid-
diku) është në xhennet dhe njeriu i cili e
viziton vëllanë e tij në një pjesë të Egjiptit
dhe vizita e tij bëhet vetëm për hir të Al-
lahut, ai është në xhennet.”[7]
5Allahu i do ata që duhen për hir të
Tij
Muadhi tregon se e ka dëgjuar të Dër-
guarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem duke thënë: "Allahu i Lartësuar tha:
"Ia kam bërë obligim vetes që t'i dua ata që
duhen për hir Timin…”[8]
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem thotë: "Allahu i Lartësuar tha:
"Është vërtetuar dashuria Ime për ata që
duhen për hir Timin, është vërtetuar
dashuria Ime për ata që vizitohen për hir
Timin, është vërtetuar dashuria Ime për
ata që japin sadaka për hir Timin.”[9]
6Ata që duhen për hir të Allahut në
Ditën e Kiametit do të jenë nën hijen
e Arshit të Allahut
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem thotë: "Allahu i Lartësuar në
Ditën e Kiametit thotë: "Ku janë ata që u
deshën për hir të Madhërisë Sime? Sot do t’i
fus nën hijen Time, që s'ka hije pos hijes
Sime.”[10]
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem thotë: "Shtatë (persona) do të jenë
nën hijen e Allahut, që s'ka hije pos hijes së
Tij... e prej tyre janë dy njerëz që duhen për
hir të Allahut bashkohen dhe ndahen për
hir të Allahut.”[11]
7Ata që duhen për hir të Allahut do të
dallohen me nur Ditën e Kiametit
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem tregon se Ditën e Kiametit do të
ketë njerëz që do t'u shndritin fytyrat nga
nuri, drita, por nuk janë Pejgamberë e as
dëshmorë. I thanë: "E kush janë ata, o i
Dërguari i Allahut?" Tha: "Janë ata që
duheshin për hir të Madhërisë së Allahut të
Lartësuar.”[12]
8Ata që duhen për hir të Allahut në
Ditën e Kiametit nuk kanë frikë kur
të tjerët frikësohen dhe nuk dëshpërohen
kur të tjerët dëshpërohen
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem tha për ta:"Nuk frikësohen kur të
tjerët frikësohen dhe nuk dëshpërohen kur
të tjerët dëshpërohen. Dhe lexoi fjalën e
Allahut: “Pa dyshim, miqtë e Allahut nuk
______________
[6] Muslimi
[7] Sahih tergib ve terhib 2580
[8] Sahih tergib ve terhib 3018
[9] Sahih tergib ve terhib 3021
[10] Muslimi
[11] Sahih Buhariu, Muslimi
[12] Sahih tergib ve terhib 9022
24.
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
20
do të kenë arsye për t’u frikësuar dhe as për
t’u dëshpëruar.”[13][14]
Veprat që e forcojnë dhe e ndihmojnë
dashurinë për hir të Allahut janë:
a) Lajmërimi i atij që do për hir të Al-
lahut
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem thotë: "Nëse dikush prej jush e do
vëllanë e vet, ta njoftojë se e do atë.”[15]
Enesi tregon se ishte një njeri tek i Dër-
guari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem dhe më pas kaloi aty pranë një njeri
tjetër. Ky i tha të Dërguarit të Allahut:
"Unë e dua këtë njeri (që kaloi para
nesh)." I Dërguari i Allahut tha: "A e ke
njoftuar atë?" Më pas ai vrapoi, e takoi atë
dhe i tha: "Unë të dua për hir të Al-
lahut." Ky ia ktheu: "Të dashtë Ai për të
cilin më deshe.”[16]
Kur ti e njofton vëllanë tënd se e do për
hir të Allahut, ky lajm është shkas për
dashurinë dhe afrimin e zemrave të atyre
që duhen për hir të Allahut.
b) Përhapja e selamit është shkas i
dashurisë
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem thotë: "Nuk do të hyni në xhenet
derisa të besoni, nuk do të besoni derisa të
duheni ndërmjet jush. A doni t’ju udhëzoj
në diçka që nëse i përmbaheni, do të
duheni në mes jush? Jepini selam njëri-
tjetrit.”[17]
Robër të Allahut!
Në ditët e sotme shohim një të ri që hyn
në xhami dhe e sheh tjetrin duke u falur
apo duke lexuar Kur’an, hyn në xhami
dhe nuk jep fare selam. A e dini pse?
Sepse nuk i takon grupit të tij apo xhe-
matit të tij. A thua Allahu të urdhëroi për
të mos dhënë selam?!
Njeriu ecën rrugës dhe sheh përballë një
vëlla tjetër, por nuk i japin selam njëri-
tjetrit. A thua pse? Sepse nuk janë të një
grupi a xhemati dhe kështu ndahet um-
meti dhe humb dashuria për hir të All-
ahut.
Jepi selam atij që e njeh dhe atij që nuk e
njeh sepse selami është shkas i afrimit
dhe dashurisë.
c) Dhënia e dhuratave
Dhuratë (hedije) është kur një vëlla i jep
një gjë një vëllai tjetër me qëllim që ajo të
jetë vetëm për hir të Allahut dhe Fytyrës
së Tij.
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem thotë: "Jepni hedije që të
duheni.”[18]
Hedija është shkas i dashurisë, mirëpo
ajo që i jepet dikujt për shkak të kërkimit
të ndonjë pune apo diçkaje tjetër nuk
është hedije, por ryshfet dhe dhënësi hyn
në mallkimin e Allahut. I Dërguari i Al-
lahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë:
"E ka mallkuar Allahu atë që jep ryshfet
dhe atë që e merr ryshfetin.”[19]
______________
[13] Junus: 62
[14] Sahih tergib ve terhib 3023
[15] Buhariu, “Adab el mufred”.
[16] Sahih Rijadus salihin- Albani
[17] Sahih Muslim
[18] Sahih Buhari
[19] Sahih el’irva 8/234
25.
21
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
d) Vizita e vëllait tënd për shkak të
dashurisë për të
Vizita nuk duhet të jetë e shpeshtë, por
as e rrallë, prandaj i Dërguari i Allahut
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
"Vizito herë pas here që të shtohet
dashuria.”[20]
Domethënë mos i sh-
peshto vizitat që ta
mërzitësh vëllanë tënd
musliman e as mos i
pakëso që të të harrojë,
mirëpo gjej një mesa-
tare.
e) Kujdesi për të vepruar
vepra të mira dhe
largimi nga mëkatet
Devotshmëria dhe vepra
për hir të Allahut është
shkak që të tjerët të të
duan. Allahu i Lartësuar
thotë: “Në të vërtetë,
atyre që besojnë dhe bëjnë
vepra të mira, i
Gjithëmëshirshmi do t’u
dhurojë dashuri.",[21]
d.m.th. dashuri në zemrat e njerëzve.
Robër të Allahut!
Gjynahet dhe mëkatet janë shkas për
ndarjen e atyre që duhen për hir të Al-
lahut.
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem thotë: "Për dy persona që duhen
për hir të Allahut të Lartësuar apo Islamit
shkas i ndarjes së tyre është mëkati që ve-
pron njëri prej tyre.”[22]
Le ta mësojmë dashurinë nga njerëzit që
vërtet duheshin, nga sahabët e të dashurit
tonë Muhamedit, paqja dhe bekimi i Al-
lahut qoftë mbi të.
Allahu i Lartësuar në suren el-Hasher na
tregon dashurinë e ensarëve ndaj muhax-
hirëve:
“Ndërsa ata që banojnë
në Medinë (ensarët) dhe
që e kanë pranuar bes-
imin qysh më parë, i
duan mërgimtarët
(muhaxhirët) që vijnë në
Medinë dhe në zemrat e
tyre nuk ndiejnë kurrfarë
rëndimi për atë.”[23]
Dashuria e ensarëve
ndaj muhaxhirëve ka
qenë dashuri e vërtetë, e
vërtetuar nga veprat e
tyre, saqë një ensar i tha
muhaxhirit "këto janë
paratë e mia dhe të tuat,
shtëpia ime dhe e jotja".
E nëse ensari ka qenë i
martuar me dy gra, i ka
thënë vëllait të tij
muhaxhir të zgjidhte
njërën prej tyre, që ta ndante me qëllim
që ai të martohej me të!
A kemi sot vëllezër që e ndajnë pasurinë
dhe shtëpinë me vëllanë që duan? Men-
doj se përgjigjja është nuk ka, përveç
atyre që i ka mëshiruar Allahu, të cilët
janë të paktë.
Le të kenë frikë Allahun ata që e ndanë
ummetin, e përçanë për hir të interesave
personale dhe materiale dhe për shkak të
Shtatë (persona)
do të jenë nën
hijen e Allahut,
që s'ka hije pos
hijes së Tij... e
prej tyre janë dy
njerëz që duhen
për hir të Allahut
bashkohen dhe
ndahen për hir të
Allahut.”
______________
[20] Sahih xhamiu 3562
[21] Merjem: 96
[22] Buhariu, Adab el mufred
[23] El-Hashr: 9
26.
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
22
partisë e xhematit. Kur njeriu e do tjetrin
sepse ai është futur në partinë apo xhe-
matin e tij dhe e urren sepse ka dalë nga
partia apo xhemati i tij, ky është shkatër-
rim i madh.
Merr shembull nga ensarët e muhaxhirët,
të cilët u deshën për hir të Allahut dhe
Allahu i deshi ata dhe i forcoi kundër
armikut. Allahu i Lartësuar thotë në
suren el-Fet'h:
“Muhamedi është i Dërguar i Allahut. Ata
që janë me të janë të ashpër ndaj jobesim-
tarëve e të mëshirshëm midis tyre.”[24]
Por pse ishin të ashpër ndaj mohuesve
dhe të mëshirshëm ndaj besimtarëve?
Sepse u deshën për hir të Allahut.
E nëse humb dashuria mes nesh dhe
shtohet urrejtja dhe përçarja, atëherë
dashuria kalon te të tjerët, jobesimtarët.
Robër të Allahut!
Në Sunnetin e Resulullahut sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem ka ardhur një hadith për
njeriun e mirë që vizitoi vëllanë e tij për
hir të Allahut e më pas Allahu dërgoi një
melek për të pyetur për qëllimin e vizitës.
Imam Muslimi shënon hadithin që e
transmeton Ebu Hurejra, se i Dërguari i
Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha:
“Një njeri vizitoi vëllanë e tij në një fshat
tjetër. Allahu dërgoi një engjëll në rrugën që
ai po shkonte dhe kur erdhi tek ai, i tha:
"Ku po shkon?" Ai i tha: "Po shkoj te një
vëlla i imi që banon në këtë fshat." Engjëlli
i tha: "A pret nga ai ndonjë të mirë, të cilën
ai e ruan për ty?" Ai tha: "Jo, përkundrazi,
e dua atë për hir të Allahut të Madhëruar."
Ai i tha: "Vërtet, unë jam i dërguar nga
Zoti për tek ti, për të të njoftuar se Allahu
të do ashtu siç e deshe atë njeri për hir të
Tij.”[25]
DOBI DHE MËSIME NGA KY
HADITH
1 - Pohimi i dashurisë së Allahut të Mad-
hëruar ndaj atyre që duhen për hir të Tij.
2 - Lidhjet mes njerëzve për qëllime jo të
brishta apo interesa jetësore janë më të
mira dhe më të qëndrueshme.
3 - Pëlqimi i vizitave për hir të Allahut
dhe inkurajimi për të vizituar njëri-
tjetrin, për arsye se kjo vepër i mban lid-
hjet e ngushta. Me prishjen e këtyre
lidhjeve ndodh e kundërta.
4 - Kush e do dikë për hir të Allahut, Al-
lahu do ta dojë atë.
O Allah, na bëj prej atyre që duhen për
hir të Madhështisë Tënde!
Së fundi:
Ndahu qoftë dhe me të gjithë për hir të
Rrahmanit
E jo për pasione dhe dëshira të shejtanit.
Duro pa u zemëruar e pa u ankuar
fale çdokënd që gabon pa e qortuar.
Nëse për bojkotin je i detyruar
Largohu prej tyre pa i lënduar.
Bazuar në:
1- Kurani i Madhërishëm - Prof. Hasan I. Nahi.
2- Ahsenul Bejan min mevakif ehli el-iman – Salih
ibën Taha Abdulvahid.
Përmblodhi dhe përshtati:
Lirim SADIKU
Prizren / Kosovë
______________
[24] El-Fet’h 29
[25] Muslim
27.
23
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
F
Zemra e pastër është ajo zemër e cila është ruajtur dhe ka shpëtuar prej epsheve që bien ndesh
me urdhëresat dhe ndalesat e Allahut, prej çdo dileme që bie ndesh me lajmet e Allahut, prej
çdo adhurimi tjetër përveç adhurimit të Allahut, prej çdo gjykimi tjetër përveç gjykimit të
Profetit të Allahut, paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të.
LLOJET E ZEMRAVE
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe
begatitë e Tij qofshin për Profetin
Muhamed, për familjen e tij, për shokët e
tij dhe për të gjithë ata që e pasojnë rrugën
e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Allahu nuk i ka krijuar kot krijesat e Tij,
por për t’i ngarkuar me urdhëresat dhe
ndalesat e Tij. Allahu u ka ngarkuar krije-
save të kuptuarit e udhëzimeve të Tij në
përgjithësi e në detaje. Pastaj mbi këtë bazë
i ka ndarë krijesat në të lumtur e të hid-
hëruar dhe për të dy grupet ka përgatitur
vendbanimin e merituar. Allahu u ka dhu-
ruar krijesave mjetet e dijes e të punës, të
cilat janë zemra, dëgjimi, shikimi dhe
gjymtyrët e tjera, si mirësi dhe nderim nga
ana e Tij. Falënderimin ndaj Allahut për
këto shqisa e shpreh vetëm ai që i përdor
këto shqisa për njohjen dhe zbatimin e ur-
dhëresave dhe ndalesave të Allahut. Ndërsa
krijesa që i përdor këto shqisa në shërbim
të dëshirave dhe epsheve, duke mos plotë-
suar të drejtën e Krijuesit të vet mbi to, ka
për t’u hidhëruar rëndë kur të vijë mo-
menti i dhënies llogari për shqisat. Lloga-
ria për të drejtën e Krijuesit mbi këto
shqisa është e pashmangshme.
Allahu thotë:
“Dëgjimi, shikimi dhe zemra, për të gjitha
këto është përgjegjës.” [1]
Zemra në lidhje me gjymtyrët e tjera është
si mbreti në raport me ushtarët e tij.
Ushtarët veprojnë dhe punojnë sipas ur-
dhrave të mbretit. Të gjithë ushtarët janë
të nënshtruar ndaj mbretit, i cili sundon
mbi ta dhe i vendos ku të dëshirojë.
______________
[1] El Isra`: 36
28.
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
24
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem ka thënë: “Në trup gjendet një copë
mishi, nëse ajo është e shëndoshë, i tërë trupi
është i shëndoshë.”
Meqë pozita e zemrës qenka e tillë, është
mjaft e rëndësishme që krijesat të
preokupohen me njohjen dhe ruajtjen e
shëndetit të saj.
Zemra mund të jetë e gjallë ose e vdekur
dhe në bazë të kësaj ajo ndahet në tre lloje:
zemër e shëndoshë, zemër e vdekur dhe
zemër e sëmurë.
Së pari: Zemra e shëndoshë.
Zemra e shëndoshë është zemra e pastër.
Vetëm ata që e takojnë Allahun me këtë
zemër kanë për të shpëtuar Ditën e
Gjykimit.
Allahu thotë:“Atë ditë nuk bën dobi as pa-
suria e as fëmijët. Atë ditë shpëton vetëm ai i
cili vjen tek Allahu me zemër të pastër.” [2]
Mbiemri e pastër, i përdorur këtu si cilësi e
zemrës, tregon se zemra me një cilësi të
tillë është e pastër, e mbrojtur dhe e pacen-
uar nga sëmundjet.
Zemra e pastër është ajo zemër e cila është
ruajtur dhe ka shpëtuar prej epsheve që
bien ndesh me urdhëresat dhe ndalesat e
Allahut, prej çdo dileme që bie ndesh me
lajmet e Allahut, prej çdo adhurimi tjetër
përveç adhurimit të Allahut, prej çdo
gjykimi tjetër përveç gjykimit të Profetit të
Allahut, paqja dhe nderimet e Allahut qof-
shin mbi të.
Zemër e pastër është zemra e cila është ru-
ajtur dhe ka shpëtuar në raport me dashur-
inë për Allahun. Kjo zemër e do Allahun
sikurse e ka dashur i Dërguari i Tij, paqja
dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të. Në
frikën prej Allahut, në shpresën tek Ai, në
mbështetjen tek Ai, në pendimin, në nën-
shtrimin ndaj Tij, në dhënien përparësi kë-
naqësisë së Allahut në çdo moment dhe në
largimin nga çdo gjë që të çon në hid-
hërimin e Tij kjo zemër gjithmonë pason
shembullin e Profetit, paqja dhe nderimet
e Allahut qofshin mbi të. Ky është ad-
hurimi real, i cili nuk duhet t’i dedikohet
askujt përveç Allahut.
Zemra e pastër është zemra e cila është ru-
ajtur dhe ka shpëtuar prej çdo lloj forme
shirku (idhujtarie). Ajo tërë adhurimin ia
ka kushtuar vetëm Allahut, në vullnet,
dëshirë, dashuri, mbështetje, kthim,
përkushtim, frikë, shpresë etj. Tërë punët e
saj ia ka dedikuar Allahut: nëse do diçka, e
do për Allahun; nëse urren diçka, e urren
për Allahun; nëse jep diçka, e jep për Al-
lahun; nëse nuk e jep diçka, nuk e jep për
Allahun. E tërë kjo mjafton që zemra të
jetë e pastër vetëm atëherë kur ka shpëtuar
në këto punë nga nënshtrimi, dorëzimi
dhe pasimi i dikujt tjetër përveç të Dër-
guarit të Allahut, paqja dhe nderimet e Al-
lahut qofshin mbi të.
Njeriu duhet ta lidhë fort zemrën e tij me
ndjekjen dhe pasimin e të Dërguarit të Al-
lahut në fjalë e në vepra, qoftë në fjalët e
zemrës, të cilat janë besimi i saj, qoftë në
fjalët e gjuhës, të cilat lajmërojnë për atë që
gjendet në zemër apo qoftë edhe në punët
e zemrës, të cilat janë dëshira, dashuria, ur-
rejtja dhe veprat e gjymtyrëve. Drejtuese
mbi të gjitha këto që thamë, qoftë diçka e
madhe apo e vogël, te çdo njeri duhet të
jetë shpallja me të cilën është dërguar
Muhamedi, paqja dhe nderimet e Allahut
qofshin mbi të.
Muslimani nuk del para të Dërguarit të
Allahut me ndonjë besim, fjalë apo vepër.
Allahu thotë:
“O ju që keni besuar mos dilni përpara Al-
lahut dhe të Dërguarit të Tij.” [3]
______________
[2] Esh Shuara: 88
[3] El Huxhurat: 1
29.
25
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
Pra, mos flisni diçka pa e thënë ai dhe mos
veproni diçka derisa t’u japë urdhër.
Disa prej të parëve tanë kanë thënë: -Çdo
vepre, sado e vogël qoftë, i parashtrohen
dy pyetje; pse dhe si? Pse po e vepron dhe
si do ta kryesh?
E para është pyetje rreth shkakut të
veprimit dhe shtytësit të tij. A mos është
ndonjë përfitim i shpejtë i vepruesit, prej
përfitimeve të kësaj dynjaje, si dëshira për
t’u lavdëruar prej
njerëzve ose frika prej
sharjeve dhe ofendimeve
të tyre apo marrja e
diçkaje të dëshiruar ose
largimi prej diçkaje të
urryer? Apo shtysa e kry-
erjes së veprës ka qenë
realizimi i adhurimit
ndaj Allahut dhe afrimi
për tek Ai?
Kjo pyetje i drejtohet
njeriut dhe kërkon t’i
thotë: -O njeri, a e bëre
këtë vepër për Zotin
tënd apo për veten dhe
dëshirën tënde?
Ndërsa e dyta është
pyetje rreth pasimit të të
Dërguarit të Allahut,
paqja dhe nderimet e Al-
lahut qofshin mbi të, në
këtë vepër. A ka qenë kjo vepër e kryer prej
teje o njeri në përputhje me atë që e ka
bërë legjitimë Allahu nëpërmjet gjuhës së
të Dërguarit të Allahut, paqja dhe
nderimet e Allahut qofshin mbi të, apo
nuk ka qenë legjitime dhe e dëshiruar nga
Allahu?
Pyetja e parë është për sinqeritetin, e dyta
për pasimin. Allahu nuk e pranon veprën
pa këto të dyja.
Prej pyetjes së parë shpëtohet duke real-
izuar sinqeritetin, ndërsa prej së dytës sh-
pëtohet duke realizuar pasimin e të
Dërguarit të Allahut, paqja dhe nderimet e
Allahut qofshin mbi të. Duke realizuar
këto që thamë, zemra ruhet dhe i garanton
njeriut shpëtim dhe lumturi.
Së dyti: Zemra e vdekur.
Lloji i dytë i zemrës, në kundërshtim me të
parin, është zemra e
vdekur dhe e pajetë, e cila
nuk e njeh Zotin, nuk e
adhuron Atë, nuk e do,
nuk e kënaq, nuk i bindet
Atij etj. Ajo i nënshtrohet
dhe u shkon pas epsheve
e kënaqësive, edhe pse
Zoti i saj zemërohet nga
një gjë e tillë. Kjo zemër
gjatë arritjes së epsheve
dhe dëshirave nuk do t’ia
dijë nëse zemërohet apo
kënaqet Zoti nga ky
veprim.
Njeriu i kësaj zemre në
dashuri, frikë, shpresë,
gëzim, zemërim, hid-
hërim, madhërim e në
nënshtrim në vend që të
adhurojë me to Allahun,
adhuron dikë tjetër.
Nëse ky njeri do diçka, e do sipas dëshirës
së vet, nëse urren diçka, e urren sipas
dëshirës së vet, nëse jep diçka, e jep sipas
dëshirës së vet dhe nëse nuk e jep diçka,
nuk e jep sepse kështu e udhëheq dëshira e
vet.
Dëshira e tij është parësore dhe më e
preferuar për të se kënaqësia e Zotit të tij.
Dëshira është udhëheqësja e këtij njeriu,
“Atë ditë nuk
bën dobi as
pasuria e as
fëmijët. Atë
ditë shpëton
vetëm ai i cili
vjen tek Al-
lahu me zemër
të pastër.”
30.
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
26
epshi është komandanti, injoranca është
drejtuesja dhe indiferentizmi është
mbartësi. Ky njeri me këtë lloj zemre është
i zhytur në mohim. Ai mundohet dhe
preokupohet vetëm për përmbushjen e
kërkesave të tij të kësaj bote. Dëshirat ver-
buese dhe dashuria për gjërat e çastit e
kanë dehur. Kur ftohet për tek Allahu dhe
për tek jeta e pafund, nuk i përgjigjet ftue-
sit por ndjek çdo shejtan të keq. Kjo jetë
këtë njeri herë e hidhëron e herë e kënaq.
Dëshira e verbon dhe e ruan nga çdo gjë
tjetër përveç së kotës.
Kontaktimi me këtë njeri dhe me këtë lloj
zemre sjell sëmundje. Jetesa me të është
helm dhe qëndrimi me të është shkatër-
rim.
Së treti: Zemra e sëmurë.
Lloji i tretë i zemrës është zemra e sëmurë
që ka jetë, por e ka prekur diçka. Kjo
zemër është me dy anë, herë tërhiqet nga
njëra anë e herë nga tjetra. Ajo i përket në
fund të fundit anës që fiton.
Ajo tërhiqet nga ana e jetës kur anon nga
dashuria për Allahun, besimi në Të, sin-
qeriteti ndaj Tij dhe mbështetja tek Ai.
Ndërsa kur zgjedh dhe u jep përparësi ep-
sheve duke u preokupuar me shtimin dhe
arritjen e tyre, kur zgjedh zilinë, mendje-
madhësinë, vetëpëlqimin, dëshirën për tu
dukur më lart se të tjerët, dëshirën për të
bërë shkatërrime në tokë do të thotë se kjo
zemër po anon drejt shkatërrimit të saj.
Kjo zemër është midis dy ftuesve. Një
ftues i cili e thërret për tek Allahu, i Dër-
guari i Tij dhe për tek jeta e pafund dhe
një ftues i cili e thërret për tek çasti. Në
këtë rast ajo i përgjigjet anës që ka më afër.
Zemra e parë është e gjallë, e qetë, e butë
dhe e vëmendshme. E dyta është e thatë
dhe e vdekur. Ndërsa e treta e sëmurë, e
cila do të shpëtojë nëse më pranë ka shpë-
timin ose përndryshe do të shkatërrohet
nëse ka pranë shkatërrimin.
Këto tre lloje zemrash Allahu i ka përmen-
dur në Kur`an, ku thotë:
“Ne nuk dërguam para teje asnjë të Dërguar
(me shpallje) dhe asnjë Pejgamber (të dër-
guar si vazhdues i shpalljes së mëparshme), e
që, kur ai (i Dërguari) dëshiroi diçka, të mos
iu pat hedhur në atë dëshirën e tij shejtani, e
Allahu asgjëson atë që hedh shejtani dhe Al-
lahu fuqizon argumentet e Veta. Allahu është
shumë i dijshëm dhe me urtësi të madhe
rregullon çështjet.
E për ta bërë atë (dyshim) që shejtani e hedh
si sprovë për ata që në zemrat e tyre kanë së-
mundje dhe për ata që i kanë të zemrat të
ngurta. S’ka dyshim se zullumqarët janë në
një armiqësi të pandarë midis njëri-tjetrit.
E, edhe për ta vërtetuar të dijshmit se me të
vërtetë ai (Kur’ani) është vërtet prej Zotit
tënd dhe kështu t’i besojnë atij (Kur’anit) dhe
zemrat e tyre të jenë të sigurta me të. Allahu
patjetër do t’i udhëzojë ata që besuan (përqa-
fuan) në rrugën e drejtë.” [4]
Allahu në këto ajete i ka ndarë zemrat në
tre lloje. Dy zemra në sprovë dhe një të sh-
pëtuar. Zemrat e sprovuara janë zemra e
sëmurë dhe zemra e ngurtë. Zemra e sigurt
është zemra e shpëtuar, e cila është e sigurt
në Zotin e vet, e përulur dhe e dorëzuar
tek Ai.
“Igathetu lehfan min mesajidi shejtan” i
Ibën El Kajjimit.
Përshtati: Othman HASKAJ
Durës/Shqipëri
______________
[4] El Haxh: 52-54
31.
27
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
F
Ki kujdes o musliman e mos iu largo fjalëve të qarta të Allahut, që të drejtohen edhe ty. Ki
kujdes nga pasimi i epshit dhe i shejtanit duke pasuar atë që ndoqën të parët e tu sepse secili
do të përgjigjet për veten. Ki kujdes e druajtje që pasi të erdhi e vërteta, të thuash se prindërit
e gjyshërit e mi dhe njerëzit rreth meje janë në një gjë tjetër, pasi kjo, pasha Allahun, është
argument i kotë dhe i pavlerë, është argumenti i idhujtarëve të humbur.
QËNDRIMI
I SINQERTË
FalënderimidhelavdërimiitakonAllahut,Zotittë
botëve,kursesalatidheselamiqoftëmbitëDër-
guarin tonëMuhamed,mbifamiljenetij,mbi
shokëtetijdhetëgjithëataqëepasojnëatëderinë
ditën efundit.
Dije se Allahu i Lartësuar i krijoi xhinët dhe njerëzit
për njëurtësitëmadhedhes'kadyshimseajoështë
adhurimiiAllahutdhepërsosjaeteuhiditndajAl-
lahuttëLartësuar,siçthotëAllahuiPlotfuqishëm:
"Unë nukikrijovaxhinëtdhenjerëzitpërasgjëtjetër
pos që tëmëadhurojnë."[1]
Mbi këtëurtësiendërtoilumturinëetyre,nëseata
punojnëpërpërsosmërinëesaj.Pornëseekundër-
shtojnë,dotëkenëvuajtjeemjerim,prandajfundi
i çdomuvahidi[2] ështëxhenneti,kursefundiiçdo
mushriku[3] ështëzjarri,Allahunaruajtë!Pejgam-
berisal-lAllahualejhiveselem kathënë: "Kushe
takonAllahunduke mosishoqëruar Atijasgjë,hynnë
xhennetdhe kushe takonAllahundukeishoqëruar
diçka,hynnë zjarr."[4]
Omusliman,kenevojëqëtëndaleshmevetveten
meqëndrim tësinqertëparasetëtëkalojëkoha,ta
shikoshetallogaritëshdukethënë:Ajamunëmu-
vahidivërtetëapomosvallëkahyrëtekunëdiçka
ngashirku?
KikujdesorobiAllahutsemostëmashtron nefsi
sepseketëbëshmeAtëtëCilitnukmundt'ifshi-
hetasgjë,nëdijen etëCilitështëebarabartëefshe-
htadheeshfaqura.Allahuthotë: "Thuaj:Nësejue
fshihniatë qëkeninëgjokseapoe shfaqni, Allahuatë e
di." [5] Parasetëflaspërkëtëduhettadishsead-
hurimipërtëcilin tiukrijoveështëemëri
përgjithshëm içdogjëjeqëedoAllahudheështëi
______________
[1] Edh-Dharijat: 56.
[2] Ai që e njëson Allahun me adhurim (sh.p).
[3] Ai që adhuron dikë tjetër pos Allahut apo e shoqëron dikë tjetër me Allahun (sh.p).
[4] Transmeton Muslimi me nr. hadithi 3088.
[5] Alu-Imran: 29.
29
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
thotë: "Kushvdesdukelutur,adhuruardikëtjetërpos
Allahut,hynnëzjarr."[15]
KujdesvëllamuslimansemosetakonAllahunme
diçkangashirku,semetëvërtetëpashaAllahun
nuk dotëshpëtoshkurrëemostëtëmashtrojnë
veprateshumta,namazi,agjërimi,haxhiesadakaja
sepseshirkuiasgjësontëgjithavepratenuktë
mbetetasgjë.AnukekelexuarnëlibrineAllahut
kur AllahuidrejtohetPejgamberitmëtëndershëm
emëfisnik,Muhameditsal-lAllahualejhivesel-lem
dukethënë:"Vërtettytëështëshpallureedhe(Pe-
jgamberëve)tëtjerëveparateje:nëseibënshirkAl-
lahut, veprattuajajanëtëasgjësuaradhetidotëjesh
prej të humburve."[16] Pasipërmendinjëgruptë
madh prejtëDërguarvetëafërt,iLartësuaritha: "...
e sikur t’ibëninshokAtij,dot’juhumbëçdogjënga
ajo që kanëpunuar."[17] Athuavallëtijemëinder-
shëmtekAllahusesatëDërguariteTij,tëcilëveiu
drejtuamekëtëajet?!Kikujdesomuslimanemos
iu largofjalëvetëqartatëAllahut,qëtëdrejtohen
edhety.Kikujdesngapasimiiepshitdheishejtanit
dukepasuaratëqëndoqëntëparëtetusepsesecili
do tëpërgjigjetpërveten.Kikujdesedruajtjeqë
pasi tëerdhievërteta,tëthuashseprindërite
gjyshërit e mi dhe njerëzit rreth meje janë në një gjë
tjetër, pasikjo,pashaAllahun,ështëargumenti
kotëdheipavlerë,ështëargumentiiidhujtarëvetë
humbur.AnukekedëgjuarfjalëneAllahutpërta:
"E kur uthuhetatyre(idhujtarëve):pasoniatëqëAl-
lahue shpalli",atathonë:“Jo,nendjekimatërrugënë
të cilënigjetëmprindërittanë.Vallë,edheatëherëkur
prindëritetyrenukkanëditurasgjëdhekurnukkanë
qenë nërrugënedrejtë?!" [18] Gjithashtuedhefjalëne
Allahutpërta: "Jo,poratathanë:"Neikemigjeturtë
parëttanënëkëtëfedhevazhdojmëgjurmëvetë
tyre."[19] Gjithashtukikujdesngamashtrimeteshe-
jtanitnëkëtëçështjeduketëthënësekurudrejto-
hesh njerëzve të mirë, u lutesh atyre, u afrohesh me
flijimeebetimi,nukekepërqëllimt'iadhurosh
ata, poriafroheshAllahutmedashurinëndajtyre
dhe shpreson ndërmjetësimin etyre.Dijeorobi
AllahutsepashaAllahun kjoështëfejaeidhujtarëve
tëparëngapopulliiNuhut,Ibrahimitdheiidhuj-
tarëvearabëtektëcilëtudërguaPejgamberiynë
Muhamedisal-lAllahualejhivesel-lem.Dëshmoi
përtasejanënëzjarrdheudistancuan ngaatadhe
fejaetyretëgjithëPejgamberët.Dëgjofjalën eAl-
lahutdhegjykimin eTijpërta: "...ndërsaataqë në
vendtëTij(Allahut) adhurojnëmiqtëtjerë(duke
thënë) "ne nukiadhurojmëatapër tjetër,vetëmqë të
naafrojnësamëafër Allahut",s’kadyshimseAllahu
dotëgjykojëmestyrepër atë qëataishinnë kundërsh-
tim. EvërtetAllahunukudhëzonnërrugëtëdrejtë atë
qëështë gënjeshtar ejobesimtar."[20] GjithashtuAllahu
iLartësuarthotë: "Ataadhurojnë në vendtëAllahut
atëqëasnukubënëdëm, e asnukusjelldobidhe
thonë:“Këtajanëndërmjetësittanë tekAllahu..."[21]
Nëfund,orobiAllahut,dijeseçfarëdoqëtëka
ndodhurnëtëkaluarën ngashirku,nësetipendo-
heshtekAllahumependim tësinqertëebesnikdhe
largoheshprejtij,Allahudotapranojëpendimin
tënd,dotëtëfalëedot'ishndërrojëpunëtetuatë
këqijanëtëmiradhekyështëZotiytBujar,iCilitë
drejtohetmefjalën: "Thuaj:"O robërite Mi,të cilëte
keningarkuar vetentuajmeshumëgabime,mose
humbnishpresënndajmëshirëssë Allahutsepse Allahu
ifal të gjithamëkatet, Aiështëqëshumëfaldhe është
mëshirues."[22]
E lus Allahun Bujar e Fisnik të më udhëzojë mua
dhe juvenëçdotëmirë,tënabëjëngarobëriteTij
tësinqertëtëpastërngashirkuetëpastërnga
mëkatetegabimet.MetëvërtetëAidëgjon dheu
përgjigjetlutjevesevërtetAiimeriton lutjet,kurse
paqja,mëshiradhebekimeteAllahutqofshin mbi
Pejgamberin tonëMuhamedin mbifamiljen e
shokëtetijdhembigjithëataqëepasuan dhepa-
sojnëatëmedinjitetderinëDitën eFundit.
Dr.IbrahimibënAmirer-Ruhejli
Përshtati:NamikVEHAPI
Gjakovë/Kosovë
______________
[15] Transmeton Buhariu
[16] Ez-Zumer: 65.
[17] El-Ena'm: 88.
[18] El-Bekare: 170.
[19] Ez-Zuhruf: 22.
[20] Ez-Zumer: 3.
[21] Junus: 18.
[22] Ez-Zumer: 53.
34.
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
30
P
Gjithashtu, në Hashijetu ed-Dirdir thuhet: "Kujdes! Nga agjërimet që janë mekruh, ashtu
siç kanë thënë disa, është agjërimi i ditës së lindjes së Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem duke e llogaritur këtë ditë si festat e tjera."
PËRGJIGJE TË QARTA NDAJ DYSHIMEVE
ME TË CILAT ARGUMENTOHET LEJIMI I
MEVLUDIT
P j e s a e t r e t ë
DYSHIMI I KATËRT
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e
madhëronte ditën në të cilën lindi dhe e
falënderonte Allahun për këtë begati mad-
hështore, por festimin e shfaqte duke e
agjëruar atë ditë, ashtu siç është transmetuar
nga Ebu Katade, se Resulullahu sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem është pyetur për agjërimin e
ditës së hënë dhe është përgjigjur: "Në këtë
ditë kam lindur dhe në këtë ditë më është sh-
pallur (Kur'ani)."[1]
Pra, nga kjo kuptojmë se festimi i kësaj dite
është i njëjtë, qoftë me agjërim apo ushqyerje
të të varfërve ose me bashkimin e një grupi
njerëzish për të bërë dhikër apo për të dër-
guar salavat mbi Pejgamberin sal-lAllahu ale-
jhi ve sel-lem si dhe gjithashtu për të dëgjuar
për virtytet dhe moralet e ndritura të
Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.
PËRGJIGJJA NDAJ KËTIJ DYSHIMI
Së pari: Edhe sikur festimi i mevludit të
kishte për qëllim të falënderuarit e Allahut
për dërgimin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem në këtë ditë, atëherë do të ishte e
logjikshme dhe e argumentuar që ky falën-
derim të ishte ashtu siç e falënderoi Resulul-
lahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem Allahun, pra
me agjërim,[2] por ata që e festojnë këtë ditë
nuk agjërojnë, madje disa deklarojnë se është
mekruh (e urryer) agjërimi i ditës së hënë që
pajtohet me datën 12 të muajit Rebiul evel,
me argumentin se është ditë feste për musli-
manët.
______________
[1] Sahihul Muslim, libri i agjërimit 2/820, hadithi numër 1160.
[2] Shiko El Insaf nga Ebi Bekër el Xhezairi, 44, me pak ndryshime.
35.
31
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
Për këtë ka transmetuar El Hatabi,[3] i cili ka
thënë: "Dijetari Zurruki[4] ka thënë në Ko-
mentimin e Kurtubijes (libër në medhhebin
malikij): "Agjërimin në ditën e lindjes së Pe-
jgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
(mevludit) e kanë konsideruar mekruh, vepër
jo të pëlqyer disa që janë të afërt me kohën e
tij, për të cilët është vërtetuar dituria dhe
zgjuarsia dhe ka thënë: "Kjo ditë është nga
festat[5] e muslimanëve dhe për këtë nuk
duhet të agjërohet."[6]
Gjithashtu, në Hashijetu ed-Dirdir thuhet:
"Kujdes! Nga agjërimet që janë mekruh,
ashtu siç kanë thënë disa, është agjërimi i
ditës së lindjes së Muhamedit sal-lAllahu ale-
jhi ve sel-lem duke e llogaritur këtë ditë si
festat e tjera."[7]
Ky mendim bie në kundërshtim me Sun-
netin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem sepse Resulullahu alejhi selatu ve sel-lem
ka agjëruar ditën e hënë dhe ka inkurajuar
për të. Ata me këtë veprim e kundërshtojnë
me vetëdije Sunnetin e Resulullahut sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem, duke e bërë të qartë se
kjo gjë është e qëllimshme. Kështu vërtetohet
kotësia e ekspozimit të dashurisë së tyre ndaj
Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem për
arsye se dashuria është në pasim të Sunnetit e
jo në shtirje.
Së dyti: Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem nuk e ka agjëruar datën në të cilën lindi
dhe kjo është data dymbëdhjetë Rebiul evel,
por edhe nëse është e vërtetuar si datë,[8]
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
agjëroi ditën e hënë, e cila përsëritet katër
apo pesë herë në muaj dhe duke u bazuar
këtu, veçimi i datës dymbëdhjetë të muajit
Rebiul evel me veprime të ndryshme dhe
përjashtimi i ditës së hënë në çdo javë kon-
siderohet korrigjim ndaj Ligjdhënësit (Zotit)
dhe përmirësim i veprës së Tij. A ka gjë më të
shëmtuar se kjo?! Allahu na mbrojttë nga kjo
gjë![9]
Së treti: Agjërimi i ditës së hënë ka edhe
veçori të tjera nga ajo që u përmend në ha-
dithin në të cilin u mbështetën ata. Prej
veçorive të kësaj dite është se ngrihen veprat
ashtu siç ngrihen në ditën e enjte dhe kjo ka
qenë arsyeja që e ka bërë sunnet Resulullahu
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem agjërimin e saj,
ashtu siç tregohet nga Ebu Hurejra radijAl-
lahu anhu, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem ka thënë: "Ngrihen veprat në ditën e
hënë dhe të enjten e unë dëshiroj që veprat të
më ngrihen duke qenë agjërueshëm."[10]
Kush e agjëron këtë ditë, nuk ka nijetin se po
e bën agjërimin sepse është dita kur ka lindur
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,
porse për shkak se veprat ngrihen në ditën e
hënë dhe të enjte dhe kjo është dita që filloi
______________
[3] Ky është Muhammed ibën Muhammed ibën Abdurrahman er-Rruajni ebu Abdullah, i njohur si El Hattabi prej fakihëve malikij. Lindi më 902,
vdiq më 954 sipas hixhretit.
[4] Ky është Ahmed ibën Muhammed Isa el Bernesij el Fasi ebul Abbas Zeruk, fakih, muhadith. Lindi më 846, vdiq më 899 sipas hixhretit.
[5] Dijatari Ali ibë Hasen ibën Ali ibën Abdulhamid, Allahu e ruajttë, thotë: " Disa bidatxhinj ekstremë kanë thënë se nata e mevludit është më e
vlefshme se Nata e Kadrit, por kjo është kotësi. E ka kritikuar këtë hoxha i madh Ali el Kariju (nga dijetaret e mëdhenj hanefi, rahimehullah, ka
vdekur më 1014 sipas hixhretit) në librin e tij El Mevridur-Revij, në faqen 97, ku thotë: "Vlefshmëria nuk është përveçse kur adhurimi në të është
më i vlefshëm me dëshmi teksti nga Kur'ani. "Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj" dhe nuk njihet kjo vlefshmëri për natën e lindjes së
Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem as nga Kur'ani, as nga Sunneti e as nga dijetarët e këtij ummeti. Shiko El Hukmul Hak fil Ihtifali bi Mevlidi
Sejjidil Halk, faqe 14.
[6] Mevahibul Xhelil li Sherh Muhtesar Halil nga Ebi Abdil-lah el Magribij, i njohur me nofkën el-Hattabi, 2/405.
[7] Sherh ed-Dirdir li Muhtesar el-halil, me koment nga ed-Dusukij, 1/517; El hurushij ala muhtesar Seidij halil (1/241) dhe Hashijetu es-Savi alash-
Sherh es-Sagir (2/232).
[8] Të parët tanë të mirë kanë rënë në mospajtim në lidhje me kohën kur ka lindur Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: disa kanë thënë se ka
lindur në muajin Ramazan, disa kanë thënë se ka lindur në muajin Rebiul evel, prandaj sikur të ishte kjo natë festë dhe e veçuar me adhurime, do të
ishte e ditur dhe e njohur dhe nuk do të kishte ndodhur kundërshtimi në përcaktimin e muajit të kësaj ngjarjeje. Shiko për këtë El Hukmul Hak fil
Ihtifali bi Mevludi sejidil Halk, faqe 14, nga dijetari Ali ibën Hasen ibën Ali ibën Abdulhamid.
[9] El Insaf fima kile fil Mevlidi minel guluvi vel ixhhaf, nga Xhazairij (44).
[10] Transmeton Tirmidhiu në Sunenin e tij në Kitabus-Sijam, babun ma xhae fi suvmil ithnejn vel hamis (3/122), hadithi numër 447. Ky tekst i
hadithit është nga Tirmidhiu, i cili thotë se hadithi është hasen garib. Po ashtu e transmeton Nesaiu në Sunenin e tij në Kitabus-Sijam, babun Suvmul
Ithnejnul Hamis (4/201-202). Ebu Davudi në Sunenin e tij në Kitabus-Suvm, babun suvmul Ithnejn vel Hamis (2/325), hadithi numër 5436 dhe
në Musnedin e Ahmedit (5/201). Albani thotë se hadithi është sahih, ashtu siç është në Sahih Sunenut-Tirmidhij (1/227).
36.
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
32
t'i zbresë shpallja Resulullahut sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem.
Së katërti: Kur Pejgamberi sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem e agjëroi ditën e hënë, a i shtoi
agjërimit të tij ndonjë festim, ashtu siç e fes-
tojnë ata që e praktikojnë mevludin, duke u
mbledhur, kënduar, lavdëruar dhe duke
ngrënë e pirë? Përgjigjja është jo, pasi atij i
mjaftoi vetëm agjërimi. Atëherë, nuk u
mjafton muslimanëve ajo që i mjaftoi Pe-
jgamberit të tyre sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem?! A mund të thotë ai që ka logjikë të
shëndoshë se nuk i mjafton?! Atëherë pse të
paraqiten para Zotit me shtesa në fe? Allahu
thotë: "Atë që ua jep i Dërguari, merreni e atë
që ua ndalon, largohuni prej saj..."[11] Ndërsa
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë:
"Ruhuni e kini kujdes nga gjërat e reja, se çdo
shpikje është bidat e çdo bidat është devi-
jim."[12][13]
Së pesti: Thënia se festimi ndodh qoftë me
agjërim apo të ushqyerit e atyre që kanë
nevojë... e thënie të ngjashme, janë akuza të
rrezikshme mbi më të mirët e këtij ummeti–
sahabët e Resulullahut sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem dhe ndaj atyre që i pasuan këta. Është
akuzë për neglizhencë ngase nuk e paskëshin
kuptuar qëllimin e agjërimit të ditës së hënë
nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
duke mos e festuar këtë ditë! Dijetari Ibën
Munië i kritikon ata që argumentohen se Pe-
jgamberi alejhi selatu ve sel-lem me
agjërimin e tij në ditën që ka lindur e ka in-
spiruar ummetin e tij që ta festojë lindjen e
tij. Ai thotë: "E ata nga injoranca dhe
paaftësia e tyre për të kuptuar qëllimin që
kishte Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem me agjërimin e ditës së hënë nuk e
paskëshin festuar këtë ditë për arsye se u
ishte fshehur qëllimi i agjërimit të ditës së
hënë. U desh të shfaqeshin rafiditë,
keramitët, fatimitë dhe të ngjashëm me ta
nga pasuesit e bidateve, të cilët me "mend-
jemprehtësinë", "largpamësinë", "besimin e
fortë" dhe "dashurinë" e zjarrtë që kishin për
Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ar-
ritën që ta kuptojnë qëllimin e Resulullahut
alejhi selatu ve sel-lem, prandaj bënë thirrje
që të festohet mevludi!? Me të vërtetë nuk
verbohen sytë, por zemrat në gjokse. Me këtë
u themi shokëve të Pejgamberit sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem: Ebu Bekrit, Umerit, Uth-
manit, Aliut e gjashtë të tjerëve prej dhjetë të
përgëzuarve me xhennet, Hasanit, Husejnit,
nënës së tyre Fatimes, grave të Pejgamberit
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe të tjerëve se
nuk e keni kuptuar drejt Resulullahun alejhi
selatu ve sel-lem ashtu siç e kanë kuptuar
këta që e festojnë mevludin sepse nuk e prak-
tikuat mevludin për ta kujtuar lindjen e
Mustafait sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ashtu
siç iu inspirua këtyre! Ky është pretendimi i
tyre dhe të menduarit e tyre të devijuar.
Dëshirat e gabuara të verbojnë dhe të shurd-
hojnë.[14] Kjo është gjendja e atij që largohet
nga e vërteta dhe pason dëshirat, i ofendon të
parët e këtij ummeti dhe më të mirët e tij
duke kundërshtuar, e patën për qëllim këtë
apo nuk e patën. Allahu na ndihmoftë dhe
na udhëzoftë në të drejtën!
Vijon.
Adem AVDIU
Gjakovë / Kosovë
______________
[11] Hashër: 7.
[12] Transmeton Ebu Davudi në Sunenin e tij në Kitabus-Sunne Babun fi luzumis-Sunneh (4/200-201) numër 4607 dhe teksti i hadithit është nga
ky. Po ashtu e transmeton Ibën Maxhe në Sunenin e tij në Mukadimeh Babun Itibau sunnetul Hulefaur-Rrashidin (1/15-16), numër 42. Tirmidhiu
në Sunenin e tij në Kitabul Ilm, Babun Ma xhae fil ahdhi bis-Sunneh vexhtenabul Bida (5/44-45) numër 2676 dhe thotë se hadithi është hasen
sahih. Po ashtu e transmeton Ahmedi në Musnedin e tij (4/126-127) dhe Hakimi në Mustedrekun e tij në Kitabul ilm (1/95-96) dhe thotë se senedi
i këtij hadithi është sahih dhe me të pajtohet Dhehebiu.
[13] "Shiko El Insaf fima kile fil Mevlid nga Xhezairij (44-45).
[14] Shiko Hivar meal Malikij, 50-51, me pak ndryshime.
37.
33
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
F
Pozitën e gruas dhe ndikimin e saj në qetësimin e shpirtrave na e ka qartësuar ajeti kur’anor
ku Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe nga faktet e (madhërisë së) Tij është që për të mirën tuaj
Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush
krijoi dashuri dhe mëshirë...”
GRUAS
Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë
vetëm Allahut, Zotit të botëve, ndërsa
salavatet dhe selamet tona qofshin
mbi zotërinë e Profetëve dhe të Dër-
guarve, mbi familjen e tij, mbi shokët
e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasuan
dhe e pasojnë atë deri në Ditën e
Ringjalljes. Gruaja muslimane zë një
vend të lartë në Islam dhe ka ndikim
të madh në jetën e çdo muslimani
sepse është shkolla e parë në edukimin
e shoqërisë së mirë, nëse ajo ecën sipas
udhëzimeve të librit të Allahut dhe
Sunnetit të Profetit sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem. Kapja për këto dy gjëra e
largon muslimanin dhe muslimanen
nga çdo humbje dhe ummeti mund të
devijojë vetëm atëherë kur largohet
nga rruga e Allahut të Lartësuar dhe
rruga e Profetëve dhe të Dërguarve të
Tij alejhimus-salatu ves-selam. I Dër-
guari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem ka thënë: “Ju kam lënë dy
gjëra. Nuk do të jeni të humbur
përderisa jeni të kapur për to: librin e
Allahut dhe Sunnetin tim.”[1]
______________
[1] Transmeton Muslimi me fjalë të tjera, 1218.
POZITA E
NË ISLAM
38.
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
34
Disa nga ajetet kur’anore aludojnë për
rëndësinë e gjinisë femërore si
bashkëshorte, motër dhe vajzë, duke
përmendur po ashtu edhe të drejtat
dhe obligimet e saj. Një gjë e tillë
është cekur edhe në shumë thënie
profetike.
Rëndësia e saj qëndron në faktin se
ajo ballafaqohet me
vështirësi të shumta,
të cilat ndonjëherë ua
kalojnë vështirësive të
burrave. Nderimi i
nënës dhe sjellja e
mirë me të, duke i
dhënë përparësi në
këtë rast edhe ndaj
babait, është obligim.
Allahu i Lartësuar
thotë: “Ne njeriun e
kemi urdhëruar për
(sjellje të mira ndaj)
prindit të vet sepse nëna
e vet atë e barti me
mund pas mundi dhe
pas dy vitesh ia ndau gjirin. (E
porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje
dhe ndaj dy prindërve të tu, pse vetëm
tek Unë është kthimi juaj.”[2] Po ashtu
Allahu i Lartësuar thotë: “Ne e urd-
hëruam njeriun t’u bëjë mirë prindërve
të vet ngase nëna e vet me mundim e
barti dhe me vështirësi e lindi, e bartja e
tij dhe gjidhënia e tij zgjat tridhjetë
muaj...”[3]
Një njeri erdhi tek i Dërguari i Al-
lahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe
i tha: "O i Dërguari i Allahut, kush e
meriton më shumë kujdesin tim ndaj
tij?" Ai tha: “Nëna jote.” Tha: "E më
pas?" Tha: “Nëna jote.” Ai i tha: "E më
pas?" Tha: “Nëna jote.” Ai prapë i tha:
"E më pas?" Tha:
“Babai yt.”[4] Nga kjo
kuptojmë se nënës i
takon tri herë më
shumë respektim në
krahasim me babanë.
Pozitën e gruas dhe
ndikimin e saj në
qetësimin e shpirtrave
na e ka qartësuar ajeti
kur’anor ku Allahu i
Lartësuar thotë: “Dhe
nga faktet e (madhërisë
së) Tij është që për të
mirën tuaj Ai krijoi
nga vetë lloji juaj palën
(gratë), ashtu që të
gjeni prehje tek ato dhe në mes jush kri-
joi dashuri dhe mëshirë...”[5] Hafidh
ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, në
komentimin e fjalëve të Allahut
“meveddeten ve rahmeh”, ka thënë: “El-
Meveddete është dashuria, ndërsa Er-
Rrahmeh është butësia-mëshira.
Njeriu i afrohet gruas (bashkëshortes)
për shkak të dashurisë që ka ndaj saj
“Ju kam lënë dy
gjëra. Nuk do të
jeni të humbur
përderisa jeni të
kapur për to:
librin e Allahut
dhe Sunnetin
tim.”
______________
[2] Llukman: 14.
[3] El-Ahkaf: 15.
[4] Transmeton Buhariu, 5971; Muslimi, 2548.
[5] Err-Rrum: 21.
39.
35
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
ose butësisë, mëshirës, në mënyrë që
ajo të ketë prej tij fëmijë."
Feja islame ka ardhur që ta ruajë din-
jitetin e gruas dhe ta mbrojë atë, ta
ngrejë në vendin e duhur për të. Is-
lami na nxiti që ta largojmë atë nga
çdo gjë që e turpëron dhe njollos din-
jitetin e saj. Kjo është arsyeja që ia ka
ndaluar gruas të veçohet me të huaj,
të udhëtojë pa mahrem, e ndaloi që t'i
shfaqë bukuritë, një vepër e kohës së
injorancës, ngase ato nxisin fitne dhe
shfaqje haptazi të imoralitetit, siç
thotë Allahu i Lartësuar: “Dhe rrini në
shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë
tuaj si shfaqej në injorancën e her-
shme...”[6] Et-teberruxh është shfaqja e
bukurive dhe pjesëve që nxisin fitne.
Islami e ndaloi gruan nga përzierja me
burra të huaj për të, i mësoi të folurit
me zë të ulët kur e kërkon dikush për
fejesë, vetëm e vetëm për shkak të
largimit nga fitnet, lakmia dhe
imoraliteti, ashtu siç ka thënë Allahu i
Lartësuar: “O gratë e Pejgamberit, ju
nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse kini
kujdes e ruheni, andaj mos u llastoni në
të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje
në zemrën e tij, po thoni fjalë të
matura.”[7] Sëmundja e cekur në këtë
ajet është sëmundja e epshit, prandaj
Allahu e porositi gruan të jetë e matur
në veshjen e saj, duke ia bërë obligim
mbulesën, e cila është mbrojtje për të
dhe pastrim i zemrave për të gjithë.
Allahu i Lartësuar thotë: “O ti Pejgam-
ber, thuaju grave të tua: “Në qoftë se
lakmoni jetën e kësaj bote dhe stolitë e
saj, atëherë ejani, unë po ju jap furniz-
imin (për lëshim) dhe po ju lëshoj ashtu
si është e rrugës”.[8] Po ashtu Allahu i
Lartësuar thotë: “...E kur kërkoni prej
tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send,
atë kërkojeni pas perdes, kjo është më
pastër për zemrat tuaja dhe të tyre...”[9]
E pasuan ato urdhrin e Allahut dhe të
të Dërguarit të Tij sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem dhe vendosën menjëherë hix-
habin dhe u veçuan nga burrat e huaj.
Ebu Davudi transmeton me zinxhir
transmetuesish të mirë nga Umu Se-
leme radijAllahu anha, e cila ka thënë:
"Kur zbriti ky ajet (ajeti i hixhabit),
dolën gratë e ensarëve dhe mbi kokat e
tyre dukej si një korb nga veshjet. Ato
vishnin veshje të zeza."[10
Po ashtu transmeton Imam Ahmedi,
Ebu Davudi dhe Ibën Maxheh nga
nëna e besimtarëve, Aishja radijAllahu
anha, e cila ka thënë: "Ishim duke
shkuar në haxh me të Dërguarin sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem dhe kur
kalorësit afroheshin për të kaluar afër
nesh, ne lëshonim mbulesën nga koka në
fytyrat tona dhe kur kalonin, e hiqnim
nga fytyra."
Nëna e besimtarëve Aishja radijAllahu
anha ka qenë nga gratë më të kapura
në fe, dije dhe sjellje. Profeti sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem për të ka thënë:
______________
[6] El-Ahzab: 33.
[7] El-Ahzab: 32.
[8] El-Ahzab: 28.
[9] El-Ahzab: 53.
[10] Sahih Sunen Ebi Davud, 4101. I saktë.
40.
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
36
“Vlera e Aishes ndaj grave të tjera është
si vlera e theridit[11] ndaj të gjitha
ushqimeve.”[12] Therid është çorbë me
mish dhe bukë. Po ashtu është saktë-
suar nga Profeti sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem, se kur i urdhëroi gratë që të
dilnin në vend të hapur (musal-la) për
të falur namazin e Bajramit, ato
thanë: "O i Dërguari i Allahut, ndon-
jëra nga ne nuk ka
mbulesë (xhilbab)."
Atëherë Profeti sal-
lAllahu alejhi ve sel-
lem tha: “Le t'ia ndajë
motra e vet një pjesë
nga xhilbabi i saj.”[13]
Nga kjo kuptojmë se
për gratë e sahabëve
radijAllahu anhum ka
qenë e njohur që gru-
aja nuk duhet të dalë
pa mbulesë. Profeti
sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem nuk i lejoi të
dalin pa mbulesë, në
mënyrë që të
shmangeshin fitnet dhe t’i ruante ato
nga shkaqet e shthurjes dhe
imoralitetit, që zemrat e të gjithëve të
mbeten të pastra, edhe pse jetonin në
shekullin më të mirë, kur burrat dhe
gratë besimtare ishin më larg shpifjeve
dhe dyshimeve. Ka ardhur në dy
koleksionet e sakta nga Aishja radijAl-
lahu anha, e cila ka thënë: “I Dërguari
i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
kur falte namazin e sabahut, ishin të
pranishme gratë besimtare të mbështjella
në veshjet e tyre e më pas ktheheshin në
shtëpitë e tyre dhe nuk i njihte askush
nga errësira.”[14]
Ky hadith argumenton se shamia,
mbulesa ishte traditë e grave të sa-
habëve radijAllahu anhum, të cilët
ishin gjenerata më e
mirë dhe më e nder-
shme, me moralin dhe
sjelljet më të larta, me
imanin më të plotë
dhe me veprat më të
mira, ishin shembulli
më i mirë në sjellje
dhe vepra për të tjerët
që do të vinin pas
tyre. Atëherë neve na
bëhet e qartë ajo që
veprojnë disa gra në
kohën tonë duke
shfaqur bukuritë e
tyre dhe duke bërë
lehtësime në çështjen
e mbulesës. Dalja e tyre nëpër tregje të
zbukuruara dhe të parfumuara është
në kundërshtim me argumentet e she-
riatit dhe me atë që ishin të parët tanë
të mirë. S'ka dyshim se kjo është punë
e urryer dhe është obligim për ud-
hëheqësit, dukë përfshirë ministrat
dhe dijetarët dhe ata që urdhërojnë në
të mirë dhe ndalojnë nga e keqja, që
“Kur njerëzit të
shohin një të keqe
dhe nuk e
ndryshojnë atë,
ekziston frika se
(së shpejti) do t’i
përfshijë Allahu
me dënimin e
Tij.”
______________
[11] Kjo ka qenë çorba më me vlerë në atë kohë.
[12] Transmeton Buhariu, 3411; Muslimi, 2446.
[13] Transmeton Buhariu, 324; Muslimi, 890.
[14] Transmeton Buhariu, 578; Muslimi, 645.
41.
37
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
ta ndryshojnë një gjë të tillë dhe mos
ta përkrahin në asnjë mënyrë, në bazë
të mundësive dhe mjeteve që kanë, të
cilat mund t’i përdorin për ndalimin e
kësaj pune të urryer.
T'i bëjnë gratë që të mbulohen dhe të
vishen me rroba modeste dhe serioze
dhe mos të përzihen me burra në
tregje. Kini frikë Allahun o besimtarë
dhe ndaloni mendjelehtët, ndaleni
gratë tuaja nga ajo që Allahu ka
ndaluar për to dhe urdhërojini që të
mbulohen. Kini frikë zemërimin e Al-
lahut të Lartësuar dhe dënimin e ash-
për të Tij. Është saktësuar nga Profeti
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem se ka
thënë: “Kur njerëzit të shohin një të
keqe dhe nuk e ndryshojnë atë, ekziston
frika se (së shpejti) do t’i përfshijë Al-
lahu me dënimin e Tij.”[15]
Allahu i Lartësuar në librin e Tij fisnik
ka thënë: “Ata që mohuan të vërtetën
nga beni israilët u mallkuan prej gjuhës
së Davudit dhe Isait, të birit të Mer-
jemes. Kështu u veprua sepse kundërsh-
tuan dhe e tepruan. Ata ishin që nuk
ndalonin njëri-tjetrin nga e keqja që
punonin. E ajo që bënin ishte e shëm-
tuar.”[16]
Kini kujdes, Allahu ju mëshiroftë, nga
ata që ftojnë për metoda të ndryshme
dhe përdorin rrugë të ndryshme në
mënyrë që t’i bëjnë gratë të përzihen
me burra të huaj dhe ato të punojnë
në punët e burrave. Me këtë ata kanë
për qëllim shkatërrimin e shoqërisë is-
lame dhe t’i japin fund njëherë e
përgjithmonë pastërtisë, vetëpërmba-
jtjes dhe dëlirësisë së kësaj shoqërie.
Duke pretenduar me thirrje të pabaza
se kinse gruaja në shoqërinë islame
është e diskriminuar dhe se ajo meri-
ton këtë apo atë, kanë për qëllim ta
nxjerrin nga shtëpia e saj dhe ta dër-
gojnë aty ku kanë dëshirë. Por kufijtë
e fesë së Allahut janë të qartë dhe ur-
dhrat e Tij janë të qarta, ashtu si edhe
Sunneti i Profetit sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem.
E lus Allahun e Lartësuar që të na
mundësojë të gjithëve që ta pasojmë
librin e Tij fisnik dhe të kapemi fort
pas Sunnetit të Profetit sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem! E lusim të na mbrojë
nga fitnet që çojnë në humbje dhe
nga pasimi i epsheve, të na bëjë ta
shohim të vërtetën të vërtetë dhe të na
mundësoj pasimin e saj dhe ta shohim
humbjen si humbje dhe të na mundë-
sojë largimin prej saj! Salavatet, se-
lamet dhe begatitë e Allahut qofshin
mbi robin dhe të Dërguarin e tij, Pro-
fetin tonë Muhamedin sal-lAllahu ale-
jhi ve sel-lem, familjen dhe shokët e
tij.
“El-Mufid fi mexhalisi shehri Ramadan”
Abdul-Aziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë
Përshtati: Sabahudin SELIMI
Viti/Kosovë
______________
[15] Sahih Sunen ibën Maxheh, 4005. I saktë.
[16] El-Maide: 78-79.
42.
Si duhet tadojë
Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1
38
F
Shprehjet emocionale të dashurisë mes burrit dhe gruas nuk janë thjesht një tufë lulesh në
një ditë të caktuar nga dikush që nuk di fare se cilat janë shkaqet kryesore që e lidhin dhe e
bëjnë të lumtur një jetë të gjatë, të qetë, me themele të shëndosha mes të martuarve.
Si duhet ta dojë burri
gruan e tij
Falënderimi i takon vetëm Allahut, të vetmit që
meriton adhurim. Paqja dhe mëshira eTij qoftë mbi
të Dërguarin eTij, mbi atë që na mësoi moralin e
lartë, mbi atë që na mësoi si të dashurohet dhe re-
spektohet femra, qoftë ajo grua, motër, nënë, vajzë,
hallë apo teze.
Shprehja e ndjenjave mes dy të dashuruarve është
nga themelet kryesore për një jetë të lumtur
bashkëshortore dhe argument i ngrohjes së emo-
cioneve mes tyre. Gjithashtu duhen shprehur ndjen-
jat e dashurisë ndaj nënës, por edhe ndaj vajzës,
motrës, hallës apo tezes.
Shprehjet emocionale të dashurisë mes burrit dhe
gruas nuk janë thjesht një tufë lulesh në një ditë të
caktuar nga dikush që nuk di fare se cilat janë
shkaqet kryesore që e lidhin dhe e bëjnë të lumtur
një jetë të gjatë, të qetë, me themele të shëndosha
mes të martuarve. Kjo nuk aludon që të mos i bëjnë
dhurata njëri-tjetrit, madje i Dërguari i Allahut sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem na ka treguar duke thënë:
"Dhuroni dhurata, shtohet dashuria mes jush” ,[1] që
d.m.th. se dhurata ndaj dikujt sjell dashuri dhe ngro-
htësi tek ai. Kjo duhet të jetë gjatë tërë jetës, jo për
një ditë në vit e ditët e tjera të jenë ferr për ta. Dhu-
rata për një ditë të caktuar, për festë të caktuar, nuk
lejohet. Islami i pastër na ka inkurajuar t'i shprehim
ndjenjat tona ndaj të tjerëve dhe t'u tregojmë atyre
se me të vërtetë i duam.Transmeton Mikdad ibën
Ma’dij Keribe, nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem se ka thënë: "Nëse dikush prej jush e
do vëllanë e vet, ta lajmërojë atë se e do.”[2]
Ebi Salim el Xhejshani transmeton se ka shkuar tek
Ebu Umejte në shtëpinë e tij dhe i ka thënë: "Kam
dëgjuar Ebu Dherrin duke thënë se ka dëgjuar të
Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
duke thënë: "Nëse e do dikush vëllanë e vet, të shkojë
tek shtëpia e tij e ta lajmërojë se e do për hir të All-
ahut.”[3]
______________
[1] Hadithi i mire, “Sahihul xhami’j” nr 3004
[2] E saktësoi Albani në Sahih el Xhami’i, 379.
[3] Saktësoi Albani në Sahih el Xhami’i, 381.
43.
burri gruan etij
39
Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 1
E gjithë kjo është për njerëzit në përgjithësi, d.m.th.
për dashurinë ndaj muslimanit dhe lajmërimi i tij
për të. Po për gruan tënde?! Allahu e ka cilësuar si
njeriun më të afërt dhe më të ngrohtë, siç thotë në
Kur’an: "Dhe një prej shenjave tëTij është që prej jush
krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë
tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me
të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendo-
jnë.”[4]
Shembull më të mirë kemi pishtarin e të gjitha ko-
hërave deri në Ditën e Gjykimit, Muhamedin sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem, i cili nuk e fshihte
dashurinë që kishte ndaj Aishes radijAllahu anha,
por e shprehte haptazi.Transmeton Ebu Uthmani,
se atij i ka treguar Amr ibën El Asi, se i Dërguari i
Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e kishte dërguar
në një mision luftarak. Ai thotë: "U afrova tek ai dhe
e pyeta: -Kush është njeriu më i dashur tek ti? Tha: -
Aishja. I thashë: -E nga burrat? Tha: -Baba i saj. Pastaj
i thashë: -Kush? Tha: Umeri, pastaj numëroi edhe disa
njerëz të tjerë."[5]
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka inkurajuar
që mes bashkëshortëve të ketë përherë fjalë të ngro-
hta, fjalë falënderuese dhe të ëmbla, sidomos kjo gjë
duhet të jetë e theksuar te femrat ngase Muhamedi
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Allahu nuk e
shikon një grua që nuk falënderon burrin e vet.”[6]
Madje Islami e lejoi në një formë edhe gënjeshtrën,
kur bëhet fjalë për shprehjen e emocioneve të ëmbla
ndaj gruas.
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
"Nuk lejohet gënjeshtra, pos në tri situata: kur burri i
flet gruas diçka që e kënaq atë, në rast lufte, për të paj-
tuar dy njerëz.”[7]
Kështu vazhduan edhe sahabët e të Dërguarit të Al-
lahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, duke shprehur
fjalë të mira dhe dashurie për gratë e tyre. Kjo traditë
vazhdoi edhe më tej nëpër gjeneratat e pasuesve të
Sunnetit. E kanë pyetur Ebu Uthman en Nisaburin
se cila ishte vepra prej së cilës shpresonte shpërblim
të madh dhe priste të mira të mëdha?
Tha: "Isha në kohën e martesës dhe prindërit donin
të më martonin, por kundërshtoja. Një ditë më
erdhi një grua dhe më tha: "O Ebu Uthman! Për hir
të Allahut kërkoj nga ti të martohesh me mua. E
solli babanë e saj, i cili ishte i varfër, dhe ai më martoi
me të. U gëzua shumë dhe kur shkova tek ajo, pashë
mangësi dhe sëmundje, por ajo nga dashuria e
madhe ndaj meje nuk më la të dilja nga dhoma.
Nuk dola nga dhoma vetëm e vetëm që ta ruaja
zemrën e saj, mos t'ia thyeja zemrën dhe nuk shfaqa
asnjëherë urrejtje ndaj saj. Kemi jetuar kështu 15
vjet, derisa ajo vdiq, e nuk di që kam ndonjë vepër
më të mirë që të shpresoj tek ajo pos ruajtja e zemrës
së saj nga lëndimi."[8]
Ndërsa Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë:
"Është thënë se një njeri u martua me një grua dhe
kur do të bënte marrëdhënie intime me të, ka parë
mangësi në trupin e saj (një sëmundje që defor-
monte lëkurën e trupit). Ky burri i tha se kishte
probleme me shikimin dhe pastaj i kishte thënë se
ishte i verbër. Kështu vazhdoi jeta e tyre martesore
duke e lënë gruan të kuptojë se ky ishte i verbër tërë-
sisht. Pas 20 vitesh ajo vdiq dhe nuk e kuptoi se ai
shikonte. E pyetën se pse e kishte bërë këtë dhe
kishte thënë: "Urreja që ta mërzisja nëse i thosha se
po e shihja mangësinë e saj."[9]
Ndjenjat e dashurisë janë ndjenja që shprehen, që
burojnë nga brendia e njeriut, d.m.th. nga zemra e
tij. Zemra është botë e fshehur, ku nuk ka mundësi
të hyjë askush dhe t'i dijë qëllimet dhe ngrohtësinë e
saj, me përjashtim të asaj që zemra e përcjell përmes
të dërguarit të saj, e cila është gjuha, mjeti i vetëm që
shpreh ndjenjat e saj.
Vazhdimi i një jete të lumtur dhe të ngrohtë
bashkëshortore duhet të përcillet patjetër me shpre-
hje të ngrohta mes tyre. Është plotësisht e padrejtë të
respektohet gruaja me një tufë lulesh në një ditë të
vetme të vitit. Ky është respekti më i madh që ata i
bëjnë gruas, nënës, vajzës apo motrës së tyre.
Meritat e vetme gruaja, nëna, vajza, motra i gjejnë në
Islamin e pastër, prandaj le të kthehemi në prak-
tikimin e Islamit të pastër, se në të gjejmë shpëtimin
e kësaj bote kalimtare dhe të asaj të përjetshmes.
Unejs MURATI
Gjilan/Kosovë
______________
[4] Err Rrum: 21
[5] Buhari 4/192
[6] Silsiletu es Sahiha 1/518.
[7] Silsiletu es Sahiha 1/74.
[8] Ibën el Xhevzi, Sajdul Hatir 132.
[9] Medarixhu Salikin 2/326.
44.
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
40
M
Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "O i Dërguar i Allahut, kush e meriton më shumë
prej njerëzve që ta shoqëroj?" Ka thënë: "Nëna jote." Thotë ai: "Pastaj kush?" Thotë: "Nëna
jote." Thotë ai: "Pastaj kush?" Thotë: "Nëna jote." Thotë ai: "Pastaj kush?" Thotë: "Babai
yt."
Me të vërtetë falënderimet i takojnë Al-
lahut, vetëm Atë e falënderojmë dhe
vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërko-
jmë. Atë që e udhëzon Allahu nuk ka
kush ta humbasë dhe atë që e humbë nuk
ka kush ta udhëzojë përveç Tij. Dëshmoj
dhe deklaroj se nuk meriton të adhurohet
askush pos Allahut dhe dëshmoj dhe
deklaroj se Muhamedi është rob dhe i
Dërguar i Tij.
“O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj, që ju
ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga
ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre
të dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe
kini frikë Allahun, që me emrin e Tij për-
betoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun),
se Allahu është mbikëqyrës mbi ju.”[1]
O ju të dashur për hir të Allahut!
Janë dy kapituj të rrezikshëm përmes të
cilëve armiqtë tanë u munduan të realizo-
jnë qëllimet e tyre për shkatërrimin e Is-
lamit. Ata janë kapitulli i akides (besimit)
dhe kapitulli i familjes.
Sa i përket kapitullit të parë, e kanë real-
izuar qëllimin e tyre duke përhapur frak-
sione të devijuara dhe besime të gabuara,
me qëllim që t'i fusin ato në origji-
nalitetin e fesë sonë. E shkatërruan bes-
imin e rinisë islame duke bërë grupime,
duke bërë pasues dhe partiakë të tyre dhe
duke akuzuar njëri-tjetrin për mosbesim.
Sa i përket kapitullit të dytë, shkatërrimit
të familjes me anën e shkatërrimit të
shtyllës kryesore, që është femra, aktu-
FEMRA
______________
[1] En-Nisa: 1.
45.
41
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
aliteti është dëshmitar dhe argument për
këtë që themi.
Ne do të flasim për kapitullin e dytë
duke përmendur gjashtë pika:
Pika e parë: Shembuj të ndritur të pozitës
dhe respektit ndaj femrës në Islam
Pika e dytë: Kush janë armiqtë e femrës
Pika e tretë: Paraqitje e kurtheve të
armiqve të saj
Pika e katërt: Diskutim historik shkur-
timisht mbi lëvizjen e emancipimit (deg-
jenerimit) të femrës
Pika e pestë: Cili është obligimi ynë
Pika e gjashtë: Sugjerime (e lusim Al-
lahun që të përfitojmë prej tyre)
Pika e parë: Shembuj të shkëlqyer të poz-
itës dhe respektit ndaj femrës në Islam
Qëndrimi i Islamit ndaj femrës është
njollosur tashmë nga të tjerët dhe feja
akuzohet nga shumica e njerëzve. Ne do
të përmendim disa shembuj të ndritur
për pozitën dhe respektin ndaj femrës në
Islam sepse nuk gjen shembuj që i përng-
jajnë Islamit në asnjë fe, në asnjë ligj apo
popull.
Femra në Islam është ajo krijesë që Al-
lahu e ka nderuar me këtë fe, e ka ruajtur
me mesazhin e Tij dhe e ka ngritur me
sheriatin e Tij në pozitën më të lartë,
qoftë si nënë, vajzë apo grua në çdo ko-
munitet ku jeton.
Nëse është nënë, Allahu e ka krahasuar
hakun e Tij me hakun e saj duke thënë:
"Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos
adhuroni tjetër pos Tij dhe që të silleni në
mënyrë bamirëse ndaj prindërve.”[2] Ku ka
ngritje më të mirë sesa ta krahasojë Al-
lahu hakun e Tij me hakun e saj?
Edhe Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem e ka bërë nënën njeriun që meriton
shoqërim dhe bamirësi, siç transmetohet
nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur
me të, i cili thotë: "Erdhi një njeri dhe e
pyeti Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem: "O i Dërguar i Allahut, kush e meri-
ton më shumë prej njerëzve që ta shoqëroj?"
Ka thënë: "Nëna jote." Thotë ai: "Pastaj
kush?" Thotë: "Nëna jote." Thotë ai: "Pastaj
kush?" Thotë: "Nëna jote." Thotë ai: "Pastaj
kush?" Thotë: "Babai yt."[3]
Shpirti përmallohet për xhihad, ka etje
për të rënë dëshmor në mejdanin e nder-
shmërisë dhe të mbetet në jetën e lumtur,
mirëpo haku i prindërve dhe qëndrimi
me ta, bamirësia ndaj tyre është më parë-
sore se xhihadi, me përjashtim të rastit
kur obligohet xhihadi. Transmeton Ebu
Daudi hadithin e Abdullah ibën Amër
ibën Asit, Allahu qoftë i kënaqur me ta, i
cili thotë: "Erdhi një njeri te Pejgamberi
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe i thotë:
"Kam ardhur të betohem për të bërë hixhret
me ty dhe i kam lënë prindërit e mi duke
qarë." I thotë atij: "Kthehu te prindërit e tu
dhe bëji të qeshin ashtu siç i ke bërë të
qajnë."[4]
Gjithashtu Pejgamberi sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem ka thënë: “Kënaqësia e Allahut
është në kënaqësinë e prindit dhe pakë-
naqësia e Allahut është në pakënaqësinë e
prindit."[5]
Ndodh që vetja jote të urdhëron për keq
apo djajtë prej njerëzve dhe xhinëve të
shtyjnë të bësh keq, mirëpo shkaqet e
pastrimit dhe filtrimit tënd nga ato
mëkate dhe të këqija janë në kënaqësinë e
prindit. Abdullah ibën Umeri, Allahu
qoftë i kënaqur me të, thotë: "Erdhi një
______________
[2] El Isra: 23.
[3] Buhariu (Fet’h 10/401) dhe Muslimi nr. 2548.
[4] Suneni Ebi Davud nr. 2528; Nesaiu 7/143 dhe Ibën Maxheh nr. 7282.
[5] Tirmidhiu nr. 1899; El Hakimi 4/151 dhe Buhariu në Edebul Mufred.
46.
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
42
njeri tek i Dërguari i Allahut dhe i tha: "O
i Dërguar i Allahut, unë kam bërë mëkat të
madh. A ka për mua pendim?" Atëherë i
thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem: "A ke nënë?" Ai thotë jo. "A ke teze?"
Ai thotë se po. "Bëhu bamirës ndaj saj", i
thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem.[6]
Zgjerohet gjoksi i besimtarit për atë që
është shkaktare për
ekzistencën e tij, edhe
nëse e kundërshton në
fe, edhe nëse nuk është e
udhëzuar. Esma, bija e
Ebu Bekrit, Allahu qoftë
i kënaqur me ta, thotë:
"Më erdhi nëna ime, e
cila ishte idhujtare. E
pyeta Pejgamberin sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem
dhe i thashë: -Ka ardhur
nëna ime dhe është
kundërshtare. A ta mbaj
lidhjen me të? Pejgamberi
sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem tha: "Po, mbaje lid-
hjen me nënën tënde."[7]
Nëse është vajzë, haku i saj është si haku i
vëllait të saj në sjellje dhe ngrohtësi
prindërore, duke praktikuar drejtësinë.
“Me të vërtetë Allahu urdhëron për drejtësi
dhe bamirësi."[8] “Bëhuni të drejtë se ajo
është më afër devotshmërisë.”[9] Gjithashtu
transmetohet prej Nu’man ibën Beshirit,
Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dër-
guari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem ka thënë: “Mbani drejtësi mes
fëmijëve tuaj, mbani drejtësi mes fëmijëve
tuaj, mbani drejtësi mes fëmijëve tuaj!”[10]
E sikur të mos ishte drejtësia obligim i
patjetërsueshëm dhe urdhër i prerë,
femra do të kishte përparësi më të madhe
dhe pozitë më të lartë se djemtë, por
transmetohet nga ibën Abasi, Allahu
qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Bëni
drejtësi mes fëmijëve tuaj
në dhënie (dhurata) dhe
sikur të ishte dashur të
veçoja dikë, do t'i veçoja
vajzat."[11]
Kur'ani i ka nënçmuar
besimet e devijuara, të
cilat i urrejnë vajzat kur
lindin. Allahu i Lartë-
suar thotë: "Kur ndon-
jëri prej tyre lajmërohet
me (lindjen) vajzë, fytyra
e tij i prishet dhe bëhet
plot mllef. Fshihet prej
njerëzve për shkak të asaj
të keqeje me të cilën u la-
jmërua (e konsideron
bela, e jo dhuratë prej
Zotit). Mandej (mendon) a do ta mbajë
atë, ashtu i përulur, apo do ta mbulojë atë
(të gjallë) në dhe. Sa i keq është ai gjykim i
tyre!”[12] I Dërguari i Allahut e kon-
sideronte prej mëkateve të mëdha zgjat-
jen e dorës për mbytjen e vajzës së
pafajshme.[13] Abdullah ibën Mesudi, Al-
lahu qoftë i kënaqur me të, thotë se e ka
pyetur Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem se cili është mëkati më i madh,
“Kënaqësia e
Allahut është
në kënaqësinë e
prindit dhe
pakënaqësia e
Allahut është
në pakënaqës-
inë e prindit."
______________
[6] Tirmidhiu nr. 1968, ibën Hibani (Mevarid 496) dhe El Hakimi 4/155.
[7] Buhariu (Fet’h 5/323) dhe Muslimi nr. 1003.
[8] En-Nahl: 90.
[9] El-Maide: 8.
[10] Buhariu (Fet’h 5/211) nr. 2586, Muslimi 3/1241-1244, Ebu Davudi 3/815 dhe ky tekst është nga ai.
[11] Suneni i Bejhekiut 6/177.
[12] Këtu hyn edhe aborti (sh.p.).
[13] Buhariu (Fet’h 8/163) dhe Muslimi nr. 86.
47.
43
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
ndërsa ai i tha: "T'i bësh rival Allahut, i
Cili është Ai që të krijoi." I thashë se kjo
është shumë e madhe. Pastaj cila? Tha: "Ta
mbysësh vajzën nga frika se ajo ushqehet
me ty.”[14]
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
këshillon për bamirësi ndaj tyre duke
thënë: "Kush i ka tri vajza apo tri motra,
dy vajza apo dy motra dhe është bamirës
ndaj tyre, bën sabër ndaj tyre dhe i frikëso-
het Allahut për to, do të hyjë në xhenet."[15]
Nëse është grua e martuar, është prej
begative të Allahut që meriton të për-
mendet. Allahu thotë: "Ne dërguam edhe
para teje të Dërguar dhe atyre u mundë-
suam të kenë gra.”[16]
Gjithashtu është edhe kërkesë e robërve
të devotshëm të Allahut: "Dhe ata që
thonë: "Zoti ynë, na bëj që të jemi të gëzuar
me (punën) e grave tona dhe pasardhësve
tanë e ne na bëj shembull për të devot-
shmit.”[17] Ajo është shtylla e komunitetit
dhe bazë e tij. Përbuzja e gruas është ek-
stremizëm dhe e kundërta e udhëzimit të
Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i
cili ishte më i devotshmi. Kjo konsidero-
het ekstremizëm dhe kundërshtim i Sun-
netit të tij, kur thotë: “Janë shkatërruar
ata që janë ekstremistë"[18] dhe "kush e
kundërshton Sunnetin tim, nuk është me
mua."[19] Burri ndaj gruas së tij ka disa
obligime, të cilat sheriati i mbron dhe i
zbaton. Ato obligime i besohen vetëm
burrit sepse nuk janë të thjeshta. Më
poshtë do të japim një paraqitje të
shkurtër të këtyre obligimeve.
1- Mehri është dhurata të cilin Allahu e
ka bërë obligim ndaj gruas dhe nuk është
dëmshpërblim që ajo duhet ta zbatoj apo
që ti përmbahen të drejtave bashkëshort-
ore, po edhe sikur femra të jetë e pajtimit
për mos marrjen e saj nuk lejohet pos pas
martesës. ”Grave jepuni dhuratën e
kurorëzimit së tyre (nikahun) më të mirë, e
në qoftë se ato nga vullneti i vet ju falin
diçka nga ajo, atëherë hajeni atë hallall të
mirë.”[20]
2- Furnizimi i saj me të mira: “I ati i
fëmijës është i obliguar për furnizimin dhe
veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu siç është
rregull.”[21]
3- Banimi dhe veshmbathja: "Ato, sipas
mundësisë suaj, vendosini në ndonjë vend
ku banoni ju.”[22]
Krahas këtyre obligimeve materiale, ajo
ka edhe të drejta morale.
1- Ajo është e lirë të zgjedhë burrin e saj
dhe babai i saj nuk ka të drejtë që ta de-
tyrojë për diçka që ajo e urren. Pejgam-
beri sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë:
"Nuk kurorëzohet vajza e cila është beqare
përderisa të pyetet ajo dhe nuk kurorëzohet
e veja përderisa të urdhërohet për të.[23]
2- Është obligim për burrin e saj që t'ia
mësojë fenë: “O ju që besuat, ruajeni
veten dhe familjen tuaj prej një zjarri,
______________
[14] Ebu Davudi nr. 5147, Tirmidhiu nr. 1913, Ibën Hibani nr. 2044 (në zinxhirin e tij gjendet Seid ibëm Abdurrahman ibën Mukmil El-Asha, që
vetëm Ibën Hibani ka thënë se është thika). Kjo është fjala e Abdulkader Arnautit në Xhamial usul 1/413 dhe kthehu në es-Sahiha, hadithi nr. 294,
kurse Albani thotë se është daif. Në këtë kapitull ka hadithe të shumta që e forcojnë këtë.
[15] Er-Rrad: 38.
[16] El-Furkan: 74.
[17] Muslimi nr. 2670.
[18] Buhariu (Fet’h 9/104), Muslimi I1401).
[19] En-Nisa: 4.
[20] El-Bekare: 233.
[21] El-Bekare: 233.
[22] Et-Talak: 6.
[23] Buhariu (Fet''h 12/339).
48.
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
44
lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe
gurët.”[24]
Alusi, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Argu-
mentohet me këtë se burri e ka obligim
që t'i mësojë obligimet fetare familjes së
tij.” Shiko në praktikimin dhe sjelljen e
Ismailit alejhi selam, "Ai urdhëronte
familjen e vet me faljen e namazit dhe me
zekat dhe ishte shumë i
pranishëm te Zoti i
tij."[25]
Shumë prej nesh me
keqardhje e neglizho-
jmë këtë obligim dhe
nuk e praktikojmë tek
ata që kanë më merita
prej njerëzve që të më-
sojnë dhe e lëmë anash
duke u munduar që të
praktikojmë obligimin
e furnizimit (mirëmba-
jtjes së familjes) dhe
nuk e dimë se kjo është
më e madhe dhe më
parësore.
3- Të jetë xheloz për të dhe ta mbrojë
prej syve të këqij e të pangopur, të mos e
lejojë të bëjë fesad, të mos e lejojë të jetë
objekt i argëtimit dhe shthurjeve dhe
mos t’ia heqë hixhabin për shkak të civi-
lizimit apo degjenerimit.
4- Gjithashtu obligohet që të kalojë një
jetë të mirë me të dhe të jetë bamirës
ndaj saj duke mos bërë trazira për disa
gabime të saj apo keqkuptime midis tyre.
"Kaloni jetë të mirë me to. Nëse i urreni
ato, bëni durim pse ndodh që Allahu të
japë shumë të mira në një send që ju e ur-
reni."[26]
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
ka thënë: "Të mos e urrejë besimtari bes-
imtaren. Nëse e urrejnë atë disa nga krije-
sat, të tjerët e pëlqejnë atë."[27]
Kjo ishte një paraqitje e shkurtër e disa
shembujve të pozitës dhe respektit të
femrës në Islam, që nuk
mund t'i gjesh në asnjë
komunitet prej komu-
niteteve, saqë edhe
armiqtë që kanë vizituar
vendet islame kanë dësh-
muar se nuk ekziston fe
që e respekton femrën siç
e ka respektuar Islami
dhe asnjë ligj nuk ia ka
plotësuar asaj të drejtat.
Shkrimtarja Arnun
thotë: "Sikur të punonin
femrat tona në shtëpitë e
tyre dhe të shërbenin, do
të ishte më mirë dhe do
të kishte më pak prob-
leme sesa të punësohen në vende të tjera,
ku hijeshia e jetës së saj kalon përgjith-
monë. Ah, sikur të ishin vendet tona si
vendet e muslimanëve, ku ka mirësjellje,
maturi dhe pastërti.”[28]
Vazhdon...
El-mer’etu ve kejdul e’ada
Dr.Abdullah ibën Vekil Eshejh
Përshtati: Eshrefedin ISMAJLI
Viti/Kosovë
”Grave jepuni dhu-
ratën e kurorëzimit
së tyre (nikahun)
më të mirë, e në
qoftë se ato nga
vullneti i vet ju
falin diçka nga ajo,
atëherë hajeni atë
hallall të mirë.”
______________
[24] Tahrim: 6.
[25] Merjem: 55.
[26] En-Nisa: 19.
[27] Muslimi nr. 1469.
[28] Femrat tona mes Perëndimit dhe pastërtisë, Nasir Elumer, 56.
49.
45
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
E
“Kush i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi). Allahu i mjafton
kujtdo që mbështetet tek Ai. Kush i frikësohet Allahut, Ai do t’ia lehtësojë çështjen.”
MBAJTËSIT E GACËS
Enes ibën Maliku radijAllahu anhu ka thënë:
“I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem ka thënë: “Do të vijë një kohë për njerëzit,
kur mbajtësi i fesë së tij do të jetë si mbajtësi i
gacës.” Transmeton Tirmidhiu.
Ky hadith përmban lajmërim dhe udhëzim.
Sa i përket lajmërimit, Muhamedi sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem ka paralajmëruar që nga
fundi i botës (para kiametit) do të pakësohet
e mira dhe shkaqet e saj dhe do të shumohet
e keqja dhe shkaqet e saj. Ata që i përmbahen
fesë janë të paktë dhe kjo pakicë do të jetë në
gjendje të rëndë dhe vështirësi të mëdha, ng-
jashëm me gjendjen e mbajtësit të gacës, për
shkak të fuqisë së kundërshtarëve dhe shu-
mimit të sprovave shkatërrimtare, sprovave të
dyshimeve dhe ateizmit, sprovave të epsheve
dhe preokupimit të njerëzve me këtë botë
dhe zhytjes së tyre në të në formën e jashtme
dhe brendshme, dobësimit të imanit dhe vet-
misë së tepërt për shkak të pakicës së
përkrahësve dhe ndihmëtarëve.
Mirëpo i kapuri pas fesë së tij, i cili reagon
për largimin dhe asgjësimin e kundërsh-
timeve dhe pengesave të cilave nuk u del për-
ballë vetëm se njeriu syçelë (me dije të
madhe), i cili është i bindur dhe besimtar i
fortë, do të jetë nga robërit më të mirë, më i
graduari tek Allahu dhe me pozitë më të lartë
tek Ai.
Sa i përket udhëzimit që përmban ky hadith,
ai është udhëzim për ummetin e Muhamedit
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, që të mësojnë
veten e tyre në këtë gjendje, ta dinë se nuk ka
rrugëdalje tjetër dhe se kush futet në këto
pengesa dhe bën durim me fenë dhe besimin
e tij, me gjitha këto kundërshtime, s’ka
dyshim se do të ketë tek Allahu gradat më të
larta dhe Allahu do ta ndihmojë të realizojë
50.
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
46
atë që do dhe e kënaq, ngase ndihma është
në bazë të ngarkesës.
Sa e ngjashme është koha jonë me këtë për-
shkrim të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem, ngase nuk ka mbetur nga
Islami vetëm se emri i tij dhe nga Kur’ani
vetëm se forma e tij. Po shohim iman të
dobët, zemra të përçara, shtete të ndara,
armiqësi dhe urrejtje që po ndajnë musli-
manët, armiq të hapur dhe të fshehur, të cilët
punojnë fshehtas dhe haptas për eliminimin
e fesë, ateizëm dhe materializëm, të cilat kanë
fundosur dhe zhdukur me ndyrësirën e
erërave dhe dallgëve të përplasura të tyre ple-
qtë dhe të rinjtë, propagandë për prishjen e
moralit dhe eliminim të pjesës së mbetur të
frymëmarrjes.
Njerëzit janë orientuar drejt zbukurimeve të
dynjasë, derisa ajo u bë synimi i diturisë së
tyre dhe preokupimi më i madh, saqë për të
pajtohen dhe për të hidhërohen. Shohim
propagandë të fëlliqur për largim nga ahireti,
orientimi i gjithanshëm për ndërtimin dhe
rregullimin e dunjasë, shkatërrimin e fesë,
përbuzjen e saj dhe tallja me pasuesit e saj
dhe çdo gjë që i atribuohet asaj, lavdërim dhe
fryrje, arrogancë dhe mburrje në bazë të
qytetërimeve të cilat janë ndërtuar mbi
ateizëm, të cilit njerëzit ia kanë parë dhe për-
jetuar gjurmët, shkëndijat dhe sherrin.
Me këto të këqija të njëpasnjëshme, dallgëve
të përplasura të detit, pengesave të shumta
dhe sprovave të zymta të sotshme dhe të
ardhshme shohim vërtetësinë e këtij hadithi.
Megjithatë besimtari nuk bëhet pesimist për
mëshirën e Allahut, nuk i humb shpresat nga
ndihma e Allahut, shikimi i tij nuk është i
kufizuar në shkaqet e dukshme, por me zem-
rën e tij çdoherë sheh drejt shkaktarit të
shkaqeve, el Kerim, el Vehhab (Bujarit, Dhu-
ruesit). Kështu rrugëdalja do të jetë para syve
të tij sepse Allahu nuk e thyen premtimin e
Tij, se do t’i japë lehtësi pas vështirësisë dhe
rrugëdalje së bashku me brengën, ngase çlir-
imi nga brengat bëhet atëherë kur brengat
janë në kulmin e tyre.
Në këtë gjendje, besimtari duhet të thotë “la
havle ve la kuv-vete il-la bil-lah” (Askush
tjetër përveç Allahut nuk ka forcë e as fuqi),
“HasbunAll-llahu ve ni’mel Vekil” (Na
mjafton Allahu, Ai është mbrojtësi më i
mirë), AlAll-llahi tevek-kelna” (Tek Allahu
jemi mbështetur), “Allahumme lekel hamd
ve ilejkel mushteka” (O Allah, vetëm Ty të
takon falënderimi dhe te Ti ankohemi),
“Entel Muste’an, ve bikel Mustegath” (Ti je
Ndihmëtari më i mirë dhe nga Ti kërkohet
ndihmë), “La havle ve la kuv-vete il-la bil-
lahil Alijjil Adhim” (Askush tjetër përveç Al-
lahut të Gjithëditurit, të Lartësuarit, nuk ka
forcë e as fuqi).
Sa të ketë mundësi ai duhet të ngrihet dhe të
bëjë punë nga imani, këshilla dhe davet, të
kënaqet me pak nëse nuk ka mundësi të ar-
rijë të shumtën dhe të pajtohet me mënjan-
imin e një pjese të sherrit nëse nuk mund ta
largojë të tërin.
“Kush i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugë-
dalje (nga çdo vështirësi). Allahu i mjafton ku-
jtdo që mbështetet tek Ai. Kush i frikësohet
Allahut, Ai do t’ia lehtësojë çështjen.”[1]
Këtu mbaron fjala e dijetarit të nderuar, All-
ahu e mëshiroftë me mëshirën e Tij të
madhe!
Abdurrahman Ibën Nasir es-Sa’dij
Përshtati: Xheladin LEKA
Zurich/Zvicër
______________
[1] Et-Talak, 2-4.
51.
47
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
A
“O besimtarë, mos lejoni që pasuria dhe fëmijët tuaj t’ju largojnë nga të përmendurit e All-
ahut. Ata që e bëjnë këtë, do të humbin.”
AllahunëKur’anthotë: "Pra,jumëkujtoni Mua(me
adhurime), Unëjukujtoj(meshpërblim).”[1]
“...epërmendjaeAllahutështëmëemadhja(ead-
hurimeve).”[2]
“Obesimtarë,përmendenishpeshAllahundhelavdëro-
jeniAtënëmëngjesdhenëmbrëmje!”[3]
“...përkujtuesiteAllahutvazhdimishtdhepërkujtueset,
pra,përtëgjithëkëtaAllahukapërgatiturfaljedhesh-
përblimtëmadh.”[4]
“ZotintëndpërmendeshumëdheadhurojeAtënë
mbrëmjedhenëmëngjes.”[5]
“...përataqëepërmendinAllahundukeqëndruarnë
këmbë,ndenjuroseshtrirë.” [6]
“Pasit’ikryeniritetehaxhillëkut,përmendniAllahun
ashtusiçikujtoniprindërittuaj,madjeedhemëtepër!”[7]
“Obesimtarë,moslejoniqëpasuriadhefëmijëttuajt’ju
largojnëngatëpërmenduriteAllahut.Ataqëebëjnë
këtë,do të humbin.”[8]
“Tek Ai ngjiten fjalëte bukura,ndërsa veprën e mirë Ai e
ngreVetë.”[9]
“Përmende Zotin tënd me vete,i përulur dhe me frikë jo
mezë të lartë, në mëngjes dhe mbrëmje,dhe mos ubëj
ngaata që nuki kushtojnë vëmendje!” [10]
Ebu MusaelEsh’arij radijAllahu anhu transmeton sei
Dërguarisal-lAllahu alejhivesel-lemkathënë: "Shem-
bullii atij që e përmend Allahun dhe i atij që nuke për-
mend Allahun është si shembulli i të gjallitdhe të
vdekurit.”[11]
Në njëtransmetimtëMuslimit thuhet: "Shembulli i
shtëpisë kupërmendetAllahudhe i shtëpisë kunukpër-
mendetAllahuështë si shembulli i të gjallitdhe të vdeku-
rit.”[12]
Ebu HurejradheEbu SeidiradijAllahu anhuma
transmetojnëseqëtëdy ishin dëshmitarëkur Profeti
______________
[1] El Bekare: 152
[2] El Ankebut: 45
[3] El Ahzab: 41-42
[4] El Ahzab: 35
[5] Alu Imran: 41
[6] Alu Imran: 191
[7] El Bekare: 200
[8] El Munafikun: 9
[9] Fatir: 10
[10] El A’raf: 205
[11] Mutefekun alejhi
[12] Buhariu 6407, Muslimi 779
Mirësitë e
përmendjes së
Allahut dhe urdhri
për të
Këndi i lutjeve
52.
Dëlirje&Edukim | MA R S 2 0 1 1
48
sal-lAllahualejhivesel-lemtha: "Nukuletnjëgruppër
tëpërmendurAllahun,vetëmsemelaiketdot'irrethojnë,
dot'imbulojëmëshira,dotëzbresëmbitaqetësiadheAl-
lahudot'ipërmendëtekataqëjanëafërTij
(Melaiket).”[13]
EbuHurejraradijAllahuanhutransmeton se iDër-
guariiAllahutsal-lAllahualejhive sel-lemishte duke
ecurrrugëspërnëMekë,kaloiafër kodrëssë quajtur
Xhumdandhetha: "KaloningaHumdaningasekëndej
kanëkaluarmuferridunët."Atëherëepyetën:"Kushjanë
muferridunët,oiDërguariiAllahut?"Tha:"Ataburra
dheatograqëepërmendinAllahunshumë.” [14]
EbuHurejraradijAllahuanhutransmeton se Profeti
sal-lAllahualejhivesel-lemka thënë: "Allahudërgon
melaikeqëecinnëpërrrugëdukekërkuarpërmendësite
Allahut.E,nësegjejnëturmanjerëzishqëpërmendinAl-
lahun,thërrasinmestyre"ejanitenevojatejuaja".
Atëherëimbulojnëmekrahëtetyrederinëqiellinedun-
jasë.IpyetAllahuedhepsedihetseAllahuedimëmirë:-
ÇfarëthonërobëriteMi?Atathonë:-Bënintesbih,
tekbir,tahmiddhetëlavdëronin.Allahuuthotëatyre:-A
mëkanëparëMua?Ata thonë:-PërAllahunatanuktë
kanëparëTy!Allahuthotë:-Posikurtëmëshihnin?
Thonë:-Sikuratatëtëshihnin,doishinmëtëzellshëm
nëadhuriminndajTeje,mëtëzellshëmnëlavdërimdhe
nëtesbih.ThotëAllahu:-ÇfarëkërkoninngaUnë?
Thonë:-Kërkoninxhenetin.ThotëAllahu:-Aekanë
parëatë?Thonë:-Jo,përAllahun,nukekanëparëatë!
Thotë:-Posikurtashihninatë?Thonë:-Dojenëshumë
mëtëkujdesshëmdheshumëkërkuestëtij,dokenë
dëshirëtëmadhepërtë.Thotë:-Eprejçfarëkërkojnëtë
mbrohen?Thonë:-Ngazjarri.Tha:-Ekanëparëatë?
Thonë:-PërAllahun,nukekanëparëatë!Tha:-Posikur
tashihninatë?Thonë:-Doishinngaataqëdotëikinmë
sëshpejtidhengaataqë frikësohenprejtij.Allahudotë
thotë:-jujenidëshmitarëseUnëuakamfaluratyre.Do
thotënjëngamelekët:-Aty ështënjënjeriqënukështë
prejtyre,porështëbashkuarmetapërnjënevojë.Allahu
thotë:-Ataqëjanëuluraty nukmërzitenngakuvendi
dhemuhabetiityre.”[15] Abdullahibën Busra radijAl-
lahu anhu transmeton se dy njerëz thanë: "OiDër-
guar i Allahut. Ligjete Islamittani ubënë të shumta dhe
të njohura prej nesh. Na mëso diçka që të përforcohemi në
të."Tha: "Gjuha jote të jetë e lagur me përmendjen e All-
ahut.”[16]
Ebu Said elHudarij radijAllahu anhu transmeton se
kathënë: "KadalëMuavijanëxhami, kaparënjë
grup njerëzish të ulur dhe u ka thënë: -Për çfarë jeni
ulur? Thanë: -Jemiulur tëpërkujtojmëAllahun. Tha:
-Për Allahun. vetëmpër këtëgjëjenikëtu? Thanë: -Për
Allahun, kjoështëevetmjagjëqëjemiulur këtu. Tha:
-Unëbetohemsenuk dyshoj diçkateju,(edhepse
unëkamqenëngamëtëpaktit qëkamtransmetu
ngai Dërguarisal-lAllahu alejhivesel-lem), ngasei
DërguariiAllahut sal-lAllahu alejhivesel-lemtakoi
një hallkë, njerëz të ulur në formë rrethi, dhe u tha:
"Përçfarë jeni ulur këtunë rreth?"Thanë: "Jemi ulur të
përkujtojmë Allahun ta falënderojmë përudhëzimin tonë
dhe mirësitë që na dhuroi."Tha: "PërAllahun, vetëm për
këtë gjë jeni mbledhur?"Thanë: "Vallahi nukjemi
mbledhur për diçka tjetërpos për këtë!"Tha: "Vallahi
unë nukdyshoj te ju, porerdhi Xhibrili e më lajmëroi se
Allahui Madhëruar lavdërohetme jutekmelaiket.”[17]
Ebu HurejraradijAllahu anhu transmeton seProfeti
sal-lAllahu alejhivesel-lemkathënë: Allahu iMad-
hëruar kathënë: “Unë jam afër robitTim kur mendon
për Mua dhe Unë jam me të kurmë përkujton. Nëse më
përkujton në vetvete, do ta përkujtoj atë në vetvetenTime.
Nëse më përkujton në grup, do ta përkujtoj atë në një
grupmë të mirë sesa ata.”[18]
Ebu DerdairadijAllahu anhu transmeton seiDër-
guariiAllahut sal-lAllahu alejhivesel-lemkathënë:
"A t'jutregoj përpunën më të mirë, më të dashurpër
Zotin tuaj, e cila jungre më së larti në shkallëte xhenetit,
më e mirë për jusesa lëmosha nga ari dhe argjendi, “më e
mirë për jusesa të takoni armikun dhe tua godisni qafat
atyre dhe t’ua godasin qafat tuaja?"I thanë: "Po, gjithës-
esi (o i Dërguari Allahut)!"Tha: "Përmendja e All-
ahut.”[19]
Dr.AbduRrezakibënAbdulMuhsinelBeder
Përshtati:UnejsMURATI
Gjilan/Kosovë
______________
[13] Muslimi 2700
[14] Muslimi 2676
[15] Transmetojnë Buhariu 6408, Muslimi 2689
[16] Tirmidhiu 3375, Ibën Maxheh 3793
[17] Muslimi 2701
[18] Buhariu 7405, Muslimi 2675
[19] Trimidhiu 3377, Ibën Maxheh 3790