SlideShare a Scribd company logo
1 of 14
Download to read offline
1. Hyrje 1
2. Direktiva e Paketave të Udhëtimit (1990) 2
2.1 Zhvillimet e Juriprudencës 3
3. Direktiva e Paketave të Udhëtimit (2015) 4
3.1 Fusha e veprimit të Direktivës 5
3.2 Përfitimet ligjore për Konsumatorët 6
3.3 Përfitimet ligjore për Bizneset 7
4. Rregullimi ligjor i Paketave të Udhëtimit në legjislacionin Shqiptar 8
4.1 Kuadri ligjor 8
4.2 Kontrata e paketës së udhëtimit dhe paketa turistike 9
4.3 Të drejtat dhe detyrimet e konsumatorit 9
4. 4 Të drejtat dhe detyrimet e organizatorit 10
1
1. Hyrje
Rregullimin e parë ligjor “Paketat e Udhëtimit” e gjejnë në Direktivën e​ vitit 1990 . Termi1
“Paketa Udhëtimi” i referohet kombinimit të shërbimeve të udhëtimit, të cilat zakonisht
përfshijnë: transportin, akomodimin dhe disa shërbime të tjera, të tilla si​ ​makinat me qera .2
Rregullimi ligjor i kësaj fushe lindi në kohën kur nuk ekzistonte interneti, linjat ajërore nuk ishin
liberalizuar dhe tregu i udhëtimeve kryesisht ofronte paketa pushimesh të gatshme
(para-përgatitura) ose ekskursione.
Në vitet pasardhëse, sjellja e konsumatorëve filloi te​ ​ndryshonte. Gjithmonë e më shumë ata
ishin të interesuar të zgjidhnin vet elementët përbërës të paketës së tyre të udhëtimit, shpesh, nga
disa shitës. Në këto kushte, rregullat e Direktivës së 1990 nuk mund të mbulonin dot më sjelljen
e tyre dhe në shumë raste konsumatorët mbeteshin të paqartë. Kjo i bënte ata të pasigurt kundrejt
mbrojtjes ligjore që merrnin dhe tregtarët të paqartë për përgjegjësitë e tyre.
Disa vende ju përgjigjën zonave gri ligjore të krijuara, duke nxjerr ligje të ndryshme që mbronin
konsumatorët për blerjen e shërbimeve të ngjashëme me paketat tradicionale të udhëtimit. Kjo,
solli diferenca​ ​të mëdha ligjore në të gjithë vendet e Bashkimit Europian, duke bërë që bizneset
të mos konkurronin në mënyrë të barabartë dhe të mos mund ta zgjeronin aktivitetin ekonomik
jashtë kufijëve të shteteve të tyre. Nga ana tjetër, e gjithë kjo situatë e krijuar, ​ ​nënkuptonte​ ​më
pak mundësi zgjedhjeje për konsumatorët.
Por cilat ishin të drejtat që Direktiva e vitit 1990 u njihte konsumatorëve?
1
Council Directive, 90/314/EEC
2
​Po aty, ​neni 2
2
2. Direktiva e Paketave të Udhëtimit (1990)
Direktiva e 1990 përcakton disa të drejta që i ofrojnë mbrojtje kosnumatorit, kur rezervon një
paketë udhëtimi të gatshme :3
- Konsumatori ka të drejtë të marrë të gjithë informacionin e nevojshëm rreth paketës,
përpara se të nënshkruaj kontratën.
- Konsumatori ka të drejtë të pajiset me një numër emergjence, në rast se diçka shkon keq
gjatë udhëtimit.
- Konsumatori ka të drejtë ta transferoj rezervimin tek një person tjetër, në rastet kur ai vet
nuk mund të shkoj.
- Çmimi i paketës së rezervuar nuk mund të ndryshoj më vonë se 20 ditë përpara nisjes.
- Konsumatori ka të drejtë të prish kontratën dhe të marrë paratë e tij mbrapa, nëse një
element thelbësor i kontratës ka ndryshuar.
- Konsumatori ka të drejtë të marrë rimbursim dhe, shpesh, kompensim, kur udhëtimi i tij
është anulluar nga operatori përpara nisjes.
- Nëse konsumatori nuk merr disa prej shërbimeve të përfshira në paketë, rregullimet
alternative do të bëhen pa kosto shtesë, në mënyrë që konsumatori të mund të vazhdoj
pushimet e tij.
- Konsumatori ka të drejtë të marrë ndihmë të shpjetë nëse gjendet në vështirësi.
Direktiva e 1990 në nenin 2 të saj, pika 1, nxjerr përkufizimin e “paketës” si më poshtë :4
“Paketa” nënkupton kombinimin e para-rregulluar të jo më pak se dy komponentëve të
mëposhtëm, kur shiten ose ofrohen për t’u shitur në një çmim gjithëpërfshirës dhe kur shërbimi
mbulon një periudhë prej më shumë se njëzet e katër orë, ose përfshin akomodim gjatë natës:
3
​Council Directive of 13 June 1990, 90/314/EEC, neni 3 dhe neni 4
4
​Po aty, ​neni 2
3
(a) Transport;
(b) Akomodim;
(c) Shërbime të tjera turistike që të mos jenë ndihmëse të transporit ose akomdimit dhe të
përbëjnë një pjesë të kosiderueshme të paketës.
2.1 Zhvillimet e Juriprudencës
Zhvillimet e Jurisprudencës, përpara nënshkrimit të Direktivës së 2015-tës, kanë dhënë një
ndihmesë të madhe në ndryshimet ligjore të reflektuara në Direktivën e Paktetave të Udhëtimit
(2015). Disa nga çështjet më të rëndësishme lidhen me të drejtat e konsumatorit në rastet e
paaftësisë paguese, kompensimin për dëmin jo-material të shkaktuar dhe paketat e
personalizuara.
Të drejtat e konsumatorit në rastet e paaftësisë paguese
Gjykata Europiane e Drejtësisë (GJED) ka vendosur​ ​se Direktiva i jep konsumatorit - në rastet e
paaftësisë paguese të tregtarit - të drejtën të kërkoj rimbursimin e të gjitha shumave të paguara
dhe i ngarkon tregtarit detyrimin që me shpenzimet e tij të kthej në vendin e tij konsumatorin
(çështja Dillenkofer, 1996) . Gjykata më tej shpjegon se kjo e drejtë nuk mund të kufizohet ose5
të përjashtohet nga dispozitat zbatuese kombëtare (çështja Rechberger, 1999) . Në këtë mënyrë,6
rregullat kombëtare të cilat vendosin sigurinë minimale në një nivel më të ulët në krahasim me
rrezikun aktual, janë në kundërshtim me Direktivën.
Për më tepër, e drejta e udhëtarit për rimbursim shtrihet edhe në situatat në të cilat udhëtari, si
pasojë e paaftësisë paguese të tregtarit, ka qënë i detyruar të paguaj për qëndrimin e tij në hotel,
përpara se të ishte në gjendje të linte hotelin dhe të kthehej në shtëpi (çështja Verein für
5
​Çështja ​ C-190/94, Erich Dillenkofer, Christian Erdmann, Hans-Jürgen Schulte, Anke Heuer, Werner, Ursula and
Trosten Knor v Bundesrepublik Deutschland
6
​Çështja C-140/97, Walter Rechberger and Others ν Austrian Republic
4
Konsumenteninformation, 1998) . Siguria e ofruar për konsumatorin nga Direktiva, mbulon7
gjithashtu, rastet kur organizatori bëhet i paaftë për të paguar si pasojë e sjelljes së tij mashtuese.
Kompensimi për dëmin jo-material të shkaktuar
Në lidhje me të drejtën e udhëtarit për kompensim, në rast të përmbushjes së papërshtatshme të
kontratës GJED ka vendosur se detyrimi i organizatorit shtrihet edhe për dëmin jo-material
(çështja Leitner,2002) . Në rastin në fjalë, pushuesi pësoi helmim nga ushqimi. GJED shpjegoi se8
paditësi duhet të ketë të drejtë të kompesohet jo vetëm për dhimbjet fizike të shkaktuara, por do
të kompesohet edhe për humbjen e gëzimit të pushimeve. Çështja Leitner është komentuar
gjerësisht nga studjuesit, sepse kjo i dha në të gjithë Bashkimin Europian një kuptim më të gjerë
“dëmit të shkaktuar”.
Paketat e personalizuara
Paketat e personalizuara, të cilat janë të organizuara nga një agjensi udhëtimi me kërkesë të
konsuamatorit, dhe sipas specifikave të tyre, do të kuptohen sipas Direktivës si “paketa” (çështja
Club - Tour, 2002) .9
3. Direktiva e Paketave të Udhëtimit (2015)
BE renditet si destinacioni turistik i parë në të gjithë botën, duke numëruar rreth 400 milion
turistë ndërkombëtar në vit. Qytetarët e BE-së bëjnë më shumë se 1 miliard udhëtime10
pushimesh në vit dhe pothuajse 80% e tyre preferojnë të pushojnë brenda BE-së. Edhe gjatë11
7
​Çështja C-364/96 Verein für Konsumenteninformation v Österreichische Kreditversicherungs AG
8
​Çështja C-168/00, ​Simone Leitner v TUI Deutschland GmbH & Co. KG.
9
​Çështja C- 400/00, ​Club-Tour, Viagens e Turismo SA v Alberto Carlos Lobo Gonçalves Garrido, and Club Med
Viagens Ldª
10
​UNWTO, World Tourism Barometer, Janar 2013
11
​28/2012, Tourism in Europe, 2011
5
krizës ekonomike, ky sektor vazhdoj të rritej me rreth 7% . Udhëtimet, turizmi dhe sektorët e12
lidhur me të, përbëjnë rreth 10% të GDP-së së Bashkimit Europian . Kjo bën që turizmi të jetë13
një nga fushat më elastike të ekonomisë në BE dhe jo pak të rëndësishme përsa i përket
përfitimeve ekonomike.
Në 25 vjet që nga nënshkrimi i Direktivës së parë të Paketave të Udhëtimit, mënyra e udhëtimit
dhe shërbimet e lidhura me të kanë ndryshuar rrënjësisht. Zhvillimi i internetit ka
revulocionarizuar mënyrën në të cilën pushuesit organizojnë pushimet e tyre. Një numër
gjithmonë e në rritje i qytetarëve të Bashimit Europian, tashmë i organizojnë pushimet e tyre vet,
nëpërmjet operatorëve online ose offline, në vend që të blejnë paketa udhëtimi të gatshme.
Recitali 2 i Direktivës (2015), pohon se përveç paketave tradicionale të gatshme, konsumatorët
janë të prirur të zgjedhin paketat e personalizuara .14
Si rezultat i këtyre zhvillimeve, numri i kosumatorëve të mbrojtur nga Direktiva e Paketës së
Udhëtimit (1990) ka qënë në rënie të vazhdueshme. Prandaj, nënshkrimi i Direktivës së re ishte i
domosdoshëm, për të sjell në mënyrë të qartë e të vendosur kuadrin e ri ligjor.
Kështu, në 25 Nëntor 2015, Direktiva e re e Paketës së Udhëtimit (2015/2302/EU) u miratua,
duke reflektuar ndryshimet dhe zhvillimet në tregun e udhëtimeve.
Direktiva e re ka hyrë në fuqi më 31 Dhjetor 2015. Shtetet Anëtare duhet ta transferojnë deri më
1 Janar 2018 dhe do të jetë e zbatueshme nga data 1 Korrik 2018.
12
​Eurostat press release, 139/2011
13
​Commission communication Europe, the world’s No 1 tourist destination — a new political framework for
tourism in Europe, COM(2010)
14
​Directive (EU) 2015/2302, recitali 2
6
3.1 Fusha e veprimit të Direktivës
Rregullat e reja do të zgjerojnë mbrojtjen e Direktivës të Paketave të Udhëtimit (1990) të
Bashkimit Europian, përtej paketave tradicionale të organizuara nga operatorët turistik dhe
gjithashtu do të japin një mbrojtje të qartë për 120 milion konsumatorë të cilët rezervojnë në
forma të tjera të kombinuara të udhëtimit, të tilla si: kombinimi i një fluturimi plus akomodim.
Kombinime të tilla do të mbrohen si paketë, veçanërisht kur ato janë të reklamuara në formën e
një pakete, janë rezervuar në të njëtin proces rezervimi, ose kur janë të ofruara apo ngarkuar me
një çmim të përgjithshëm ose gjithëpërfshirës .15
Qëllimi i Direktivës është përafrimi i ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative të
Shteteve Anëtare, në lidhje me paketat e shitura ose atyre në shitje në territorine e BE-së .16
Direktiva e re parashikon tre lloje të ndryshme të udhëtimeve të kombinuara :17
- Paketat e para-rregulluara​ - paketat e gatshme të organizuara nga një operator turistik
të përbëra nga të paktën dy elementë: transport, akomodim apo shërbime të tjera, për
shembull makinat me qera;
- Paketat e personalizuara​ - përzgjedhja e komponentëve për të njëjtin udhëtim ose
pushim nga udhëtari (pushuesi) dhe blerja e tyre nga një biznes i vetëm, online ose
offline.
- Marrëveshjet e lidhura të udhëtimit​ - kombinimet e lira të shërbimeve të udhëtimit, për
shembull, nëse udhëtari, pasi ka rezervuar një shërbim udhëtimi në një faqe interneti,
është ftuar të rezervoj një tjetër shërbim nëpërmjet një lidhjeje të tragetuar ose të
15
​European Council, Package travel: protecting holidaymakers
16
​Directive (EU) 2015/2302, neni ​1
17
​Directive (EU) 2015/2302, neni ​3
7
ngjashme, dhe rezrvimi i dytë është bërë brenda 24 orëve. Në raste të tilla udhëtari duhet
të informohet se atij/asaj nuk po i ofrohet një paketë udhëtimi, por që, në kushte të
caktuara, parapagesat e tij do të jenë të mbrojura si të tilla.
3.2 Përfitimet ligjore për Konsumatorët
Direktiva e re pritet të zvogëlojë dëmin e shkaktuar ndaj konstumatorëve, me rreth 430 milion
Euro në vit , për shkak të drejtave të përforcuara të tyre, si vijojnë:18
Kërkesat e reja informative për udhëtarët​: ata duhet të marrin informacion të kuptueshëm dhe
të qartë mbi paketën dhe mbrojtjen ligjore që përfitojnë nën rregullat e paketave të udhëtimit.
Çmime më të parashikueshme​: vendosja e kufirit 8% për rritjen e mundëshme të çmimeve nga
ana e tregtarit, kalimi i të cilit i jep të drejtën konsumatorit të anulloj pushimet e tij kundrejt asnjë
pagese shtesë.
Të drejta të përforcuara për politikat e anullimit​: anullim pa pagesë përpara nisjes, në rast të
fatkeqësive natyrore, në rast lufte, ose në situata të tjera serioze në vendin e destinacionit.
Gjithashtu do të kenë të drejtë të anullojnë pushimet e tyre pavarësisht rrethanave, duke paguar
një tarifë anullimi të arsyeshme ( përveç, të drejtës për të transferuar paketën tek një udhëtar
tjetër)
Identifikim i qartë e palës përgjegjëse​: në të gjitha Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian
oraganizatori i paketës do të jetë përgjegjës nëse diçka shkon keq. Përveç rastit kur Shtetet
Anëtare mund të vendosin se shtitësi ( shpesh një agjent udhëtimi) do të jetë plotësisht
përgjegjës.
18
​2013/0246 (COD)
8
Përgjegjësi e qartë për gabimet e rezervimit​: tregtarët do të jenë në mënyrë të qartë përgjegjës
për gabimet gjatë rezervimit në lidhje me paketat dhe marrëveshjet e lidhura të udhëtimit.
Qartësim për të drejtat themelore të konsumatorit​: organizatori është i detyruar të ndihmoj
udhëtarin kur gjendet në vështirësi, për shembull, kur është e nevojshme asistenca shëndetësore.
Garancia e kthimit të parave​: nëse organizatori i paketës së udhëtimit falimenton,
3.3 Përfitimet ligjore për Bizneset
Parimi se ​Organizatori​ është përgjegjës për pajtueshmërinë e kontratës së paketës të udhëtimit
është përforcuar në Direktivën e 2015. Organizatori në Direktivën e re përshkruhet dhe definohet
më gjerësisht: një person do të quhet oganizator, nëse ai është një tregtar që kombinon dhe shet,
ose ofron për shitje paketat e udhëtimit, direkt ose nëpërmjet një tregtari tjetër, ose së bashku me
një tjetër tregtar .19
Përveç detyrimeve, Direktiva e 2015 ka sjell edhe përfitime ligjore për bizneset (organizatorët).
Direktiva e re redukton barrën administrative për bizneset dhe ul koston e pajtueshmërisë për
tregtarët nga 11 Euro në 8 Euro, për një paketë të shitur.20
Avantazhet kryesore për operatorë e tregut konsitojnë në :21
Rregulla loje të barabarta​: të njëjtat rregulla do të zbatohen për bizneset në të gjithë
Bashkimin Europian, duke shtitur produkte konkurruese udhëtimi. Qasja e re e harmonizuar do
të sjell si pasojë lehtësira në transaksionet ndërkufitare.
19
​Directive (EU) 2015/2302, neni 3 (8)
20
​2013/0246 (COD)
21
​Po aty, faqja 3 e në vijim
9
Njohja reciproke e paaftësisë paguese​: skema e mbrojtje së paaftësisë paguese do të njihet në
të gjithë Bashkimin Europian. Për këtë qëllim do të vendoset një mekanizëm bashkëpunimi i
struktruar ndërmjet Shteteve Anëtare.
Udhëtimet për qëllim biznesi, nga kompanitë e menaxhimit të udhëtimeve të biznesit, nuk
do të përfshihen më nën këtë rregullore​: kjo shmang rregullimet e tepërta, duke siguruar që
bizneset e vegjël dhe mikro-bizneset që organizojnë udhëtime do të vazhdojnë të jenë të
mbrojtur.
Kërkesat e informacionit të modernizuar nuk janë të bazuara në ekskluzivitetin e
broshurave të udhëtimit​: fakti se tregtarëve nuk do t’ju duhet të printojnë broshurat informuese
të udhëtimit pritet t’ju kursej atyre rreth 390 milion Euro në vit .22
Zvogëlimi i detyrimeve administrative, lehtësimi i procedurave të transaksioneve ndërkufitare
dhe rritja e sigurisë ligjore parashikohet se do të sjellin përfitime të mëdha për bizneset.
4. Rregullimi ligjor i Paketave të Udhëtimit në legjislacionin
Shqiptar
Ashtu si në Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian edhe në Shqipëri, industria e turizmit ka
pësuar rritje të vazhdueshme. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit në vitin 2006
dhe liberalizimi i vizave në vitin 2010, kane sjelle lehtësira në mobilitetin e shtetasve shqiptar .23
Por, bashkë me zhvillimin e industrisë së turizmit dhe udhëtimeve, lind nevoja e domosdoshme e
rregullimit sa më të mirë e të qartë ligjor.
22
​2013/0246 (COD)
23
Legjislacioni për Mbrojtjen e Konsumatorit, Shpjegues për paketat e udhëtimit, Mars 2015, Dollani Nada
10
4.1 Kuadri ligjor
Rregullimi ligjor për paketat turistike në Shqipëri përfshin Ligjin nr 9902, dt. 14.04.2008 ‘Për
mbrojtjen e Konsumatorëve” (ligj 9902/2008), i ndryshuar i cili ka parashikuar për herë të parë
kontratat mbi paketat turistike në dy nene të cilat përcaktojnë nocionet e përgjithshme mbi
paketat e udhëtimit si dhe rregullon kërkesat e informacionit parakontraktor . Gjithashtu, paketat24
turistike gjejnë rregullim ligjor në Vendimin e Këshillit të Ministrave, nr.65, datë 21.1.2009
(VKM 65/2009),4 i cili përmban dispozita të detajuara mbi paketat turistike të modeluara sipas
Direktivës, duke shfrytëzuar edhe kërkesën e harmonizimit minimal .25
Organi i ngarkuar për shqyrtimin e shkeljeve të ligjit të mësipërmëm dhe aktit nënligjor është
Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve; struktura administrative e parashikuar me Ligjin Nr.
9902, datë 17.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, i ndryshuar.
4.2 Kontrata e paketës së udhëtimit dhe paketa turistike
Kontrata e paketës së udhëtimit ​është marrëveshja e lidhur ndërmjet konsumatorit dhe
organizatorit dhe/ose shitësit, në të cilën konsumatori detyrohet të paguajë një çmim të caktuar
gjithëpërfshirës përkundrejt paketës turistike të ofruar nga pala organizuese.26
Paketa turistike​ konsiston në shërbimin e ofruar ku sigurohet një kombinim i parapërgatitur i jo
më pak se dy nga llojet e mëposhtme të shërbimeve: transporti; strehimi; shërbime të tjera
turistike, që nuk lidhen drejtpërsëdrejti me transportin ose strehimin dhe që përbëjnë pjesë të
24
​ ​Legjislacioni për Mbrojtjen e Konsumatorit, Shpjegues për paketat e udhëtimit, fq.7
25
VKM 65/2009, datë 21.1.2009
26
VKM 65/2009, pika 2, gërma (ç)
11
konsiderueshme të paketës; si dhe që mbulojnë një periudhë kohore prej jo më pak se 24 orë ose
që përfshijnë strehimin, të paktën për një natë .27
4.3 Të drejtat dhe detyrimet e konsumatorit
Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave 65/2009 ​,​dhe referuar Shpjeguesit për paketat e
udhëtimit, konsumatorit si renditen më poshtë i lindin këto të drejta dhe detyrime përpara dhe pas
nënshkrimit të kontratës :28
- Konsumatori ka të drejtë të pajiset me çdo informacion të nevojshëm në lidhje me
shërbimin e paketës së udhëtimit, çmimin përkatës, si dhe mbi çdo kusht tjetër të
kontratës së paketës së udhëtimit.
- konsumatorit i njihet e drejta që në rast të ndryshimeve të kushteve thelbësore të
kontratës, të heqë dorë nga kontrata pa penalitet ose të pranojë një shtojcë kontrate ku
pasqyrohen ndryshimet dhe ndikimi i tyre në çmim.
- Në rastet kur kosumatori ushtron të drejtën e heqjes dorë nga kontrata, ai ka detyrimin të
njoftoj organizatorin brenda 3 ditëve nga marrja dijeni e ndryshimeve, por jo më vonë se
data e nisjes së udhëtimit.
- Në rast se konsumatori vendos të heqë dorë nga kontrata për shkak se ndryshojnë kushtet
thelbësore të saj ose sepse organizatori anullon paketën e udhëtimit, atëherë ai ka të drejtë
të zgjedhë: ose një paketë zëvendësuese, ekuivalente ose të një cilësie më të lartë, kur
organizatori a shitësi janë në gjendje t’ia ofrojnë; ose një pakete udhëtimi zëvendësuese,
me një cilësi më të ulët.
- Konsumatori ka të drejtë të kërkojë kompensim për dëmet materiale apo jomateriale nga
shitësi apo organizatori për mospërmbushje të kontratës, përveç rasteve kur anulimi i
kontratës nga organizatori është bërë për shkak se nuk arrihet të formohet grupi me
27
​Legjislacioni për Mbrojtjen e Konsumatorit, Shpjegues për paketat e udhëtimit, fq. 8
28
​Legjislacioni për Mbrojtjen e Konsumatorit, Shpjegues për paketat e udhëtimit, fq. 13-14
12
numrin minimal të pjesëmarrësve; ose në rastet kur anulimi i udhëtimit vjen si rrjedhojë e
një force madhore.
- Konsumatori në kontratën e paketës së udhëtimit, ka të drejtën të transferojë të drejtat dhe
detyrimet e tij te një palë e tretë, që i përmbush kushtet e parashikuara në paketën
përkatëse të udhëtimit.
- Konsumatori ka të drejtën e heqjes dorë nga kontrata në rast se organizatori nuk i siguron
atij kontratën e vlefshme të sigurimit për mbulimin e përgjegjësive kontraktore. E drejta e
heqjes dorë njoftohet me shkrim para nisjes.
- Konsumatori ka gjithashtu detyrimin të njoftojë për çdo mospërmbushje të kontratës së
paketës turistike, të cilën ai e dallon në vend, furnizuesin e shërbimit në fjalë dhe
organizatorin dhe/ose shitësin, me shkrim ose në një formë tjetër të përshtatshme, me
mundësinë më të parë.
4. 4 Të drejtat dhe detyrimet e organizatorit
Në “Shpjeguesin për paketat e udhëtimit” përmblidhen të drejtat dhe detyrimet e organizatorit
dhe/ose shitësit të cilat rrjedhin nga Vendimi i Këshillit të Ministrave 65/2009 dhe Ligji për
Mbrojten e Kosumatorit 9902/2008. Të drejta dhe detyrimet parakontraktore dhe paskontraktore
të organizatorit janë këto :29
- Detyrimet për dhënien e informacionit parakontraktor i përkasin si organizatorit ashtu
edhe shitësit. Përgjegjësia e të dy palëve apo secilës palë në kontratë është një përgjegjësi
solidare.
- Ofruesi i shërbimit ka detyrimin t’i garantojë konsumatorit çdo informacion të nevojshëm
në lidhje me shërbimin e paketës së udhëtimit dhe çmimin përkatës, si dhe mbi çdo kusht
tjetër të kontratës së paketës së udhëtimit.
29
​Legjislacioni për Mbrojtjen e Konsumatorit, Shpjegues për paketat e udhëtimit, fq. 10-12
13
- Organizatori ka detyrimin veçanërisht që përpara lidhjes së kontratës t’i sigurojë
konsumatorit, me shkrim ose në një formë tjetër të përshtatshme, një informacion të
përgjithshëm për kërkesat e zbatueshme për vizat dhe pasaportat, veçanërisht, për afatet
kohore për pajisjen me to, si dhe informacion për formalitetet shëndetësore, për
udhëtimin dhe qëndrimin.
- Organizatori dhe/ose shitësi kanë detyrimin të mos e ndryshojnë çmimin e përcaktuar në
kontratën e paketës së udhëtimit gjatë 20 ditëve përpara datës së nisjes së udhëtimit.
- Në raste të caktuara, kur ndihet i detyruar nga rrethanat, organizatori ka të drejtën e
ndryshimit të kushteve thelbësore të kontratës, por përkundrejt detyrimit që të njoftojë sa
më shpejt konsumatorin dhe t’i lejojë atij mundësi zgjedhjeje.
14

More Related Content

What's hot

Politikat e punësimit dhe tregu i punës në Shqipëri (Temë Diplome)
Politikat e punësimit dhe tregu i punës në Shqipëri (Temë Diplome)Politikat e punësimit dhe tregu i punës në Shqipëri (Temë Diplome)
Politikat e punësimit dhe tregu i punës në Shqipëri (Temë Diplome)KetiGjipali
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuesedritashala
 
Traktatet e Bashkimit Europian
Traktatet e Bashkimit EuropianTraktatet e Bashkimit Europian
Traktatet e Bashkimit EuropianDenis Meça
 
Shitja personale
Shitja personaleShitja personale
Shitja personaleVilma Hoxha
 
Projekt(ed.shoqerore)
Projekt(ed.shoqerore)Projekt(ed.shoqerore)
Projekt(ed.shoqerore)S Gashi
 
Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel pof. eda luga
Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda lugaDetyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda luga
Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel pof. eda lugailjana
 
Qka jan ekstraneti,intraneti dhe interneti
Qka jan ekstraneti,intraneti dhe internetiQka jan ekstraneti,intraneti dhe interneti
Qka jan ekstraneti,intraneti dhe internetidrilon emini
 
Presentation of business_plan_12_slides_in_power. alb, case study
Presentation of business_plan_12_slides_in_power. alb, case studyPresentation of business_plan_12_slides_in_power. alb, case study
Presentation of business_plan_12_slides_in_power. alb, case studyermirshalqini
 
Kontratë pune për kohë të caktuar të pacaktuar
Kontratë pune për kohë të caktuar   të pacaktuarKontratë pune për kohë të caktuar   të pacaktuar
Kontratë pune për kohë të caktuar të pacaktuarVeton Sopjani
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarikhamrarexha
 
Energjia e Rinovueshme (Clean energy)
Energjia e Rinovueshme (Clean energy)Energjia e Rinovueshme (Clean energy)
Energjia e Rinovueshme (Clean energy)Klea Medini
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkollesIsmail Dama
 
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)fatonbajrami1
 
Visual basic leksionet e mia
Visual basic leksionet e miaVisual basic leksionet e mia
Visual basic leksionet e miaMarkelian Laho
 
E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialVerlona Pireci
 
Sistemi Kompjuterik
Sistemi KompjuterikSistemi Kompjuterik
Sistemi KompjuterikMagribe
 
E Drejta Detyrimore - Negociatat dhe Oferta
E Drejta Detyrimore - Negociatat dhe OfertaE Drejta Detyrimore - Negociatat dhe Oferta
E Drejta Detyrimore - Negociatat dhe OfertaEgzon Doli
 

What's hot (20)

Papunësia
PapunësiaPapunësia
Papunësia
 
Politikat e punësimit dhe tregu i punës në Shqipëri (Temë Diplome)
Politikat e punësimit dhe tregu i punës në Shqipëri (Temë Diplome)Politikat e punësimit dhe tregu i punës në Shqipëri (Temë Diplome)
Politikat e punësimit dhe tregu i punës në Shqipëri (Temë Diplome)
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuese
 
Traktatet e Bashkimit Europian
Traktatet e Bashkimit EuropianTraktatet e Bashkimit Europian
Traktatet e Bashkimit Europian
 
Shitja personale
Shitja personaleShitja personale
Shitja personale
 
Projekt(ed.shoqerore)
Projekt(ed.shoqerore)Projekt(ed.shoqerore)
Projekt(ed.shoqerore)
 
Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel pof. eda luga
Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda lugaDetyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel   pof. eda luga
Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel pof. eda luga
 
Qka jan ekstraneti,intraneti dhe interneti
Qka jan ekstraneti,intraneti dhe internetiQka jan ekstraneti,intraneti dhe interneti
Qka jan ekstraneti,intraneti dhe interneti
 
Presentation of business_plan_12_slides_in_power. alb, case study
Presentation of business_plan_12_slides_in_power. alb, case studyPresentation of business_plan_12_slides_in_power. alb, case study
Presentation of business_plan_12_slides_in_power. alb, case study
 
Kontratë pune për kohë të caktuar të pacaktuar
Kontratë pune për kohë të caktuar   të pacaktuarKontratë pune për kohë të caktuar   të pacaktuar
Kontratë pune për kohë të caktuar të pacaktuar
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarik
 
Energjia e Rinovueshme (Clean energy)
Energjia e Rinovueshme (Clean energy)Energjia e Rinovueshme (Clean energy)
Energjia e Rinovueshme (Clean energy)
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
 
E Drejta e Punës
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
 
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
 
Visual basic leksionet e mia
Visual basic leksionet e miaVisual basic leksionet e mia
Visual basic leksionet e mia
 
Trabalho de reais
Trabalho de reaisTrabalho de reais
Trabalho de reais
 
E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit social
 
Sistemi Kompjuterik
Sistemi KompjuterikSistemi Kompjuterik
Sistemi Kompjuterik
 
E Drejta Detyrimore - Negociatat dhe Oferta
E Drejta Detyrimore - Negociatat dhe OfertaE Drejta Detyrimore - Negociatat dhe Oferta
E Drejta Detyrimore - Negociatat dhe Oferta
 

Paketat e udhëtimit

  • 1. 1. Hyrje 1 2. Direktiva e Paketave të Udhëtimit (1990) 2 2.1 Zhvillimet e Juriprudencës 3 3. Direktiva e Paketave të Udhëtimit (2015) 4 3.1 Fusha e veprimit të Direktivës 5 3.2 Përfitimet ligjore për Konsumatorët 6 3.3 Përfitimet ligjore për Bizneset 7 4. Rregullimi ligjor i Paketave të Udhëtimit në legjislacionin Shqiptar 8 4.1 Kuadri ligjor 8 4.2 Kontrata e paketës së udhëtimit dhe paketa turistike 9 4.3 Të drejtat dhe detyrimet e konsumatorit 9 4. 4 Të drejtat dhe detyrimet e organizatorit 10 1
  • 2. 1. Hyrje Rregullimin e parë ligjor “Paketat e Udhëtimit” e gjejnë në Direktivën e​ vitit 1990 . Termi1 “Paketa Udhëtimi” i referohet kombinimit të shërbimeve të udhëtimit, të cilat zakonisht përfshijnë: transportin, akomodimin dhe disa shërbime të tjera, të tilla si​ ​makinat me qera .2 Rregullimi ligjor i kësaj fushe lindi në kohën kur nuk ekzistonte interneti, linjat ajërore nuk ishin liberalizuar dhe tregu i udhëtimeve kryesisht ofronte paketa pushimesh të gatshme (para-përgatitura) ose ekskursione. Në vitet pasardhëse, sjellja e konsumatorëve filloi te​ ​ndryshonte. Gjithmonë e më shumë ata ishin të interesuar të zgjidhnin vet elementët përbërës të paketës së tyre të udhëtimit, shpesh, nga disa shitës. Në këto kushte, rregullat e Direktivës së 1990 nuk mund të mbulonin dot më sjelljen e tyre dhe në shumë raste konsumatorët mbeteshin të paqartë. Kjo i bënte ata të pasigurt kundrejt mbrojtjes ligjore që merrnin dhe tregtarët të paqartë për përgjegjësitë e tyre. Disa vende ju përgjigjën zonave gri ligjore të krijuara, duke nxjerr ligje të ndryshme që mbronin konsumatorët për blerjen e shërbimeve të ngjashëme me paketat tradicionale të udhëtimit. Kjo, solli diferenca​ ​të mëdha ligjore në të gjithë vendet e Bashkimit Europian, duke bërë që bizneset të mos konkurronin në mënyrë të barabartë dhe të mos mund ta zgjeronin aktivitetin ekonomik jashtë kufijëve të shteteve të tyre. Nga ana tjetër, e gjithë kjo situatë e krijuar, ​ ​nënkuptonte​ ​më pak mundësi zgjedhjeje për konsumatorët. Por cilat ishin të drejtat që Direktiva e vitit 1990 u njihte konsumatorëve? 1 Council Directive, 90/314/EEC 2 ​Po aty, ​neni 2 2
  • 3. 2. Direktiva e Paketave të Udhëtimit (1990) Direktiva e 1990 përcakton disa të drejta që i ofrojnë mbrojtje kosnumatorit, kur rezervon një paketë udhëtimi të gatshme :3 - Konsumatori ka të drejtë të marrë të gjithë informacionin e nevojshëm rreth paketës, përpara se të nënshkruaj kontratën. - Konsumatori ka të drejtë të pajiset me një numër emergjence, në rast se diçka shkon keq gjatë udhëtimit. - Konsumatori ka të drejtë ta transferoj rezervimin tek një person tjetër, në rastet kur ai vet nuk mund të shkoj. - Çmimi i paketës së rezervuar nuk mund të ndryshoj më vonë se 20 ditë përpara nisjes. - Konsumatori ka të drejtë të prish kontratën dhe të marrë paratë e tij mbrapa, nëse një element thelbësor i kontratës ka ndryshuar. - Konsumatori ka të drejtë të marrë rimbursim dhe, shpesh, kompensim, kur udhëtimi i tij është anulluar nga operatori përpara nisjes. - Nëse konsumatori nuk merr disa prej shërbimeve të përfshira në paketë, rregullimet alternative do të bëhen pa kosto shtesë, në mënyrë që konsumatori të mund të vazhdoj pushimet e tij. - Konsumatori ka të drejtë të marrë ndihmë të shpjetë nëse gjendet në vështirësi. Direktiva e 1990 në nenin 2 të saj, pika 1, nxjerr përkufizimin e “paketës” si më poshtë :4 “Paketa” nënkupton kombinimin e para-rregulluar të jo më pak se dy komponentëve të mëposhtëm, kur shiten ose ofrohen për t’u shitur në një çmim gjithëpërfshirës dhe kur shërbimi mbulon një periudhë prej më shumë se njëzet e katër orë, ose përfshin akomodim gjatë natës: 3 ​Council Directive of 13 June 1990, 90/314/EEC, neni 3 dhe neni 4 4 ​Po aty, ​neni 2 3
  • 4. (a) Transport; (b) Akomodim; (c) Shërbime të tjera turistike që të mos jenë ndihmëse të transporit ose akomdimit dhe të përbëjnë një pjesë të kosiderueshme të paketës. 2.1 Zhvillimet e Juriprudencës Zhvillimet e Jurisprudencës, përpara nënshkrimit të Direktivës së 2015-tës, kanë dhënë një ndihmesë të madhe në ndryshimet ligjore të reflektuara në Direktivën e Paktetave të Udhëtimit (2015). Disa nga çështjet më të rëndësishme lidhen me të drejtat e konsumatorit në rastet e paaftësisë paguese, kompensimin për dëmin jo-material të shkaktuar dhe paketat e personalizuara. Të drejtat e konsumatorit në rastet e paaftësisë paguese Gjykata Europiane e Drejtësisë (GJED) ka vendosur​ ​se Direktiva i jep konsumatorit - në rastet e paaftësisë paguese të tregtarit - të drejtën të kërkoj rimbursimin e të gjitha shumave të paguara dhe i ngarkon tregtarit detyrimin që me shpenzimet e tij të kthej në vendin e tij konsumatorin (çështja Dillenkofer, 1996) . Gjykata më tej shpjegon se kjo e drejtë nuk mund të kufizohet ose5 të përjashtohet nga dispozitat zbatuese kombëtare (çështja Rechberger, 1999) . Në këtë mënyrë,6 rregullat kombëtare të cilat vendosin sigurinë minimale në një nivel më të ulët në krahasim me rrezikun aktual, janë në kundërshtim me Direktivën. Për më tepër, e drejta e udhëtarit për rimbursim shtrihet edhe në situatat në të cilat udhëtari, si pasojë e paaftësisë paguese të tregtarit, ka qënë i detyruar të paguaj për qëndrimin e tij në hotel, përpara se të ishte në gjendje të linte hotelin dhe të kthehej në shtëpi (çështja Verein für 5 ​Çështja ​ C-190/94, Erich Dillenkofer, Christian Erdmann, Hans-Jürgen Schulte, Anke Heuer, Werner, Ursula and Trosten Knor v Bundesrepublik Deutschland 6 ​Çështja C-140/97, Walter Rechberger and Others ν Austrian Republic 4
  • 5. Konsumenteninformation, 1998) . Siguria e ofruar për konsumatorin nga Direktiva, mbulon7 gjithashtu, rastet kur organizatori bëhet i paaftë për të paguar si pasojë e sjelljes së tij mashtuese. Kompensimi për dëmin jo-material të shkaktuar Në lidhje me të drejtën e udhëtarit për kompensim, në rast të përmbushjes së papërshtatshme të kontratës GJED ka vendosur se detyrimi i organizatorit shtrihet edhe për dëmin jo-material (çështja Leitner,2002) . Në rastin në fjalë, pushuesi pësoi helmim nga ushqimi. GJED shpjegoi se8 paditësi duhet të ketë të drejtë të kompesohet jo vetëm për dhimbjet fizike të shkaktuara, por do të kompesohet edhe për humbjen e gëzimit të pushimeve. Çështja Leitner është komentuar gjerësisht nga studjuesit, sepse kjo i dha në të gjithë Bashkimin Europian një kuptim më të gjerë “dëmit të shkaktuar”. Paketat e personalizuara Paketat e personalizuara, të cilat janë të organizuara nga një agjensi udhëtimi me kërkesë të konsuamatorit, dhe sipas specifikave të tyre, do të kuptohen sipas Direktivës si “paketa” (çështja Club - Tour, 2002) .9 3. Direktiva e Paketave të Udhëtimit (2015) BE renditet si destinacioni turistik i parë në të gjithë botën, duke numëruar rreth 400 milion turistë ndërkombëtar në vit. Qytetarët e BE-së bëjnë më shumë se 1 miliard udhëtime10 pushimesh në vit dhe pothuajse 80% e tyre preferojnë të pushojnë brenda BE-së. Edhe gjatë11 7 ​Çështja C-364/96 Verein für Konsumenteninformation v Österreichische Kreditversicherungs AG 8 ​Çështja C-168/00, ​Simone Leitner v TUI Deutschland GmbH & Co. KG. 9 ​Çështja C- 400/00, ​Club-Tour, Viagens e Turismo SA v Alberto Carlos Lobo Gonçalves Garrido, and Club Med Viagens Ldª 10 ​UNWTO, World Tourism Barometer, Janar 2013 11 ​28/2012, Tourism in Europe, 2011 5
  • 6. krizës ekonomike, ky sektor vazhdoj të rritej me rreth 7% . Udhëtimet, turizmi dhe sektorët e12 lidhur me të, përbëjnë rreth 10% të GDP-së së Bashkimit Europian . Kjo bën që turizmi të jetë13 një nga fushat më elastike të ekonomisë në BE dhe jo pak të rëndësishme përsa i përket përfitimeve ekonomike. Në 25 vjet që nga nënshkrimi i Direktivës së parë të Paketave të Udhëtimit, mënyra e udhëtimit dhe shërbimet e lidhura me të kanë ndryshuar rrënjësisht. Zhvillimi i internetit ka revulocionarizuar mënyrën në të cilën pushuesit organizojnë pushimet e tyre. Një numër gjithmonë e në rritje i qytetarëve të Bashimit Europian, tashmë i organizojnë pushimet e tyre vet, nëpërmjet operatorëve online ose offline, në vend që të blejnë paketa udhëtimi të gatshme. Recitali 2 i Direktivës (2015), pohon se përveç paketave tradicionale të gatshme, konsumatorët janë të prirur të zgjedhin paketat e personalizuara .14 Si rezultat i këtyre zhvillimeve, numri i kosumatorëve të mbrojtur nga Direktiva e Paketës së Udhëtimit (1990) ka qënë në rënie të vazhdueshme. Prandaj, nënshkrimi i Direktivës së re ishte i domosdoshëm, për të sjell në mënyrë të qartë e të vendosur kuadrin e ri ligjor. Kështu, në 25 Nëntor 2015, Direktiva e re e Paketës së Udhëtimit (2015/2302/EU) u miratua, duke reflektuar ndryshimet dhe zhvillimet në tregun e udhëtimeve. Direktiva e re ka hyrë në fuqi më 31 Dhjetor 2015. Shtetet Anëtare duhet ta transferojnë deri më 1 Janar 2018 dhe do të jetë e zbatueshme nga data 1 Korrik 2018. 12 ​Eurostat press release, 139/2011 13 ​Commission communication Europe, the world’s No 1 tourist destination — a new political framework for tourism in Europe, COM(2010) 14 ​Directive (EU) 2015/2302, recitali 2 6
  • 7. 3.1 Fusha e veprimit të Direktivës Rregullat e reja do të zgjerojnë mbrojtjen e Direktivës të Paketave të Udhëtimit (1990) të Bashkimit Europian, përtej paketave tradicionale të organizuara nga operatorët turistik dhe gjithashtu do të japin një mbrojtje të qartë për 120 milion konsumatorë të cilët rezervojnë në forma të tjera të kombinuara të udhëtimit, të tilla si: kombinimi i një fluturimi plus akomodim. Kombinime të tilla do të mbrohen si paketë, veçanërisht kur ato janë të reklamuara në formën e një pakete, janë rezervuar në të njëtin proces rezervimi, ose kur janë të ofruara apo ngarkuar me një çmim të përgjithshëm ose gjithëpërfshirës .15 Qëllimi i Direktivës është përafrimi i ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative të Shteteve Anëtare, në lidhje me paketat e shitura ose atyre në shitje në territorine e BE-së .16 Direktiva e re parashikon tre lloje të ndryshme të udhëtimeve të kombinuara :17 - Paketat e para-rregulluara​ - paketat e gatshme të organizuara nga një operator turistik të përbëra nga të paktën dy elementë: transport, akomodim apo shërbime të tjera, për shembull makinat me qera; - Paketat e personalizuara​ - përzgjedhja e komponentëve për të njëjtin udhëtim ose pushim nga udhëtari (pushuesi) dhe blerja e tyre nga një biznes i vetëm, online ose offline. - Marrëveshjet e lidhura të udhëtimit​ - kombinimet e lira të shërbimeve të udhëtimit, për shembull, nëse udhëtari, pasi ka rezervuar një shërbim udhëtimi në një faqe interneti, është ftuar të rezervoj një tjetër shërbim nëpërmjet një lidhjeje të tragetuar ose të 15 ​European Council, Package travel: protecting holidaymakers 16 ​Directive (EU) 2015/2302, neni ​1 17 ​Directive (EU) 2015/2302, neni ​3 7
  • 8. ngjashme, dhe rezrvimi i dytë është bërë brenda 24 orëve. Në raste të tilla udhëtari duhet të informohet se atij/asaj nuk po i ofrohet një paketë udhëtimi, por që, në kushte të caktuara, parapagesat e tij do të jenë të mbrojura si të tilla. 3.2 Përfitimet ligjore për Konsumatorët Direktiva e re pritet të zvogëlojë dëmin e shkaktuar ndaj konstumatorëve, me rreth 430 milion Euro në vit , për shkak të drejtave të përforcuara të tyre, si vijojnë:18 Kërkesat e reja informative për udhëtarët​: ata duhet të marrin informacion të kuptueshëm dhe të qartë mbi paketën dhe mbrojtjen ligjore që përfitojnë nën rregullat e paketave të udhëtimit. Çmime më të parashikueshme​: vendosja e kufirit 8% për rritjen e mundëshme të çmimeve nga ana e tregtarit, kalimi i të cilit i jep të drejtën konsumatorit të anulloj pushimet e tij kundrejt asnjë pagese shtesë. Të drejta të përforcuara për politikat e anullimit​: anullim pa pagesë përpara nisjes, në rast të fatkeqësive natyrore, në rast lufte, ose në situata të tjera serioze në vendin e destinacionit. Gjithashtu do të kenë të drejtë të anullojnë pushimet e tyre pavarësisht rrethanave, duke paguar një tarifë anullimi të arsyeshme ( përveç, të drejtës për të transferuar paketën tek një udhëtar tjetër) Identifikim i qartë e palës përgjegjëse​: në të gjitha Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian oraganizatori i paketës do të jetë përgjegjës nëse diçka shkon keq. Përveç rastit kur Shtetet Anëtare mund të vendosin se shtitësi ( shpesh një agjent udhëtimi) do të jetë plotësisht përgjegjës. 18 ​2013/0246 (COD) 8
  • 9. Përgjegjësi e qartë për gabimet e rezervimit​: tregtarët do të jenë në mënyrë të qartë përgjegjës për gabimet gjatë rezervimit në lidhje me paketat dhe marrëveshjet e lidhura të udhëtimit. Qartësim për të drejtat themelore të konsumatorit​: organizatori është i detyruar të ndihmoj udhëtarin kur gjendet në vështirësi, për shembull, kur është e nevojshme asistenca shëndetësore. Garancia e kthimit të parave​: nëse organizatori i paketës së udhëtimit falimenton, 3.3 Përfitimet ligjore për Bizneset Parimi se ​Organizatori​ është përgjegjës për pajtueshmërinë e kontratës së paketës të udhëtimit është përforcuar në Direktivën e 2015. Organizatori në Direktivën e re përshkruhet dhe definohet më gjerësisht: një person do të quhet oganizator, nëse ai është një tregtar që kombinon dhe shet, ose ofron për shitje paketat e udhëtimit, direkt ose nëpërmjet një tregtari tjetër, ose së bashku me një tjetër tregtar .19 Përveç detyrimeve, Direktiva e 2015 ka sjell edhe përfitime ligjore për bizneset (organizatorët). Direktiva e re redukton barrën administrative për bizneset dhe ul koston e pajtueshmërisë për tregtarët nga 11 Euro në 8 Euro, për një paketë të shitur.20 Avantazhet kryesore për operatorë e tregut konsitojnë në :21 Rregulla loje të barabarta​: të njëjtat rregulla do të zbatohen për bizneset në të gjithë Bashkimin Europian, duke shtitur produkte konkurruese udhëtimi. Qasja e re e harmonizuar do të sjell si pasojë lehtësira në transaksionet ndërkufitare. 19 ​Directive (EU) 2015/2302, neni 3 (8) 20 ​2013/0246 (COD) 21 ​Po aty, faqja 3 e në vijim 9
  • 10. Njohja reciproke e paaftësisë paguese​: skema e mbrojtje së paaftësisë paguese do të njihet në të gjithë Bashkimin Europian. Për këtë qëllim do të vendoset një mekanizëm bashkëpunimi i struktruar ndërmjet Shteteve Anëtare. Udhëtimet për qëllim biznesi, nga kompanitë e menaxhimit të udhëtimeve të biznesit, nuk do të përfshihen më nën këtë rregullore​: kjo shmang rregullimet e tepërta, duke siguruar që bizneset e vegjël dhe mikro-bizneset që organizojnë udhëtime do të vazhdojnë të jenë të mbrojtur. Kërkesat e informacionit të modernizuar nuk janë të bazuara në ekskluzivitetin e broshurave të udhëtimit​: fakti se tregtarëve nuk do t’ju duhet të printojnë broshurat informuese të udhëtimit pritet t’ju kursej atyre rreth 390 milion Euro në vit .22 Zvogëlimi i detyrimeve administrative, lehtësimi i procedurave të transaksioneve ndërkufitare dhe rritja e sigurisë ligjore parashikohet se do të sjellin përfitime të mëdha për bizneset. 4. Rregullimi ligjor i Paketave të Udhëtimit në legjislacionin Shqiptar Ashtu si në Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian edhe në Shqipëri, industria e turizmit ka pësuar rritje të vazhdueshme. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit në vitin 2006 dhe liberalizimi i vizave në vitin 2010, kane sjelle lehtësira në mobilitetin e shtetasve shqiptar .23 Por, bashkë me zhvillimin e industrisë së turizmit dhe udhëtimeve, lind nevoja e domosdoshme e rregullimit sa më të mirë e të qartë ligjor. 22 ​2013/0246 (COD) 23 Legjislacioni për Mbrojtjen e Konsumatorit, Shpjegues për paketat e udhëtimit, Mars 2015, Dollani Nada 10
  • 11. 4.1 Kuadri ligjor Rregullimi ligjor për paketat turistike në Shqipëri përfshin Ligjin nr 9902, dt. 14.04.2008 ‘Për mbrojtjen e Konsumatorëve” (ligj 9902/2008), i ndryshuar i cili ka parashikuar për herë të parë kontratat mbi paketat turistike në dy nene të cilat përcaktojnë nocionet e përgjithshme mbi paketat e udhëtimit si dhe rregullon kërkesat e informacionit parakontraktor . Gjithashtu, paketat24 turistike gjejnë rregullim ligjor në Vendimin e Këshillit të Ministrave, nr.65, datë 21.1.2009 (VKM 65/2009),4 i cili përmban dispozita të detajuara mbi paketat turistike të modeluara sipas Direktivës, duke shfrytëzuar edhe kërkesën e harmonizimit minimal .25 Organi i ngarkuar për shqyrtimin e shkeljeve të ligjit të mësipërmëm dhe aktit nënligjor është Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve; struktura administrative e parashikuar me Ligjin Nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, i ndryshuar. 4.2 Kontrata e paketës së udhëtimit dhe paketa turistike Kontrata e paketës së udhëtimit ​është marrëveshja e lidhur ndërmjet konsumatorit dhe organizatorit dhe/ose shitësit, në të cilën konsumatori detyrohet të paguajë një çmim të caktuar gjithëpërfshirës përkundrejt paketës turistike të ofruar nga pala organizuese.26 Paketa turistike​ konsiston në shërbimin e ofruar ku sigurohet një kombinim i parapërgatitur i jo më pak se dy nga llojet e mëposhtme të shërbimeve: transporti; strehimi; shërbime të tjera turistike, që nuk lidhen drejtpërsëdrejti me transportin ose strehimin dhe që përbëjnë pjesë të 24 ​ ​Legjislacioni për Mbrojtjen e Konsumatorit, Shpjegues për paketat e udhëtimit, fq.7 25 VKM 65/2009, datë 21.1.2009 26 VKM 65/2009, pika 2, gërma (ç) 11
  • 12. konsiderueshme të paketës; si dhe që mbulojnë një periudhë kohore prej jo më pak se 24 orë ose që përfshijnë strehimin, të paktën për një natë .27 4.3 Të drejtat dhe detyrimet e konsumatorit Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave 65/2009 ​,​dhe referuar Shpjeguesit për paketat e udhëtimit, konsumatorit si renditen më poshtë i lindin këto të drejta dhe detyrime përpara dhe pas nënshkrimit të kontratës :28 - Konsumatori ka të drejtë të pajiset me çdo informacion të nevojshëm në lidhje me shërbimin e paketës së udhëtimit, çmimin përkatës, si dhe mbi çdo kusht tjetër të kontratës së paketës së udhëtimit. - konsumatorit i njihet e drejta që në rast të ndryshimeve të kushteve thelbësore të kontratës, të heqë dorë nga kontrata pa penalitet ose të pranojë një shtojcë kontrate ku pasqyrohen ndryshimet dhe ndikimi i tyre në çmim. - Në rastet kur kosumatori ushtron të drejtën e heqjes dorë nga kontrata, ai ka detyrimin të njoftoj organizatorin brenda 3 ditëve nga marrja dijeni e ndryshimeve, por jo më vonë se data e nisjes së udhëtimit. - Në rast se konsumatori vendos të heqë dorë nga kontrata për shkak se ndryshojnë kushtet thelbësore të saj ose sepse organizatori anullon paketën e udhëtimit, atëherë ai ka të drejtë të zgjedhë: ose një paketë zëvendësuese, ekuivalente ose të një cilësie më të lartë, kur organizatori a shitësi janë në gjendje t’ia ofrojnë; ose një pakete udhëtimi zëvendësuese, me një cilësi më të ulët. - Konsumatori ka të drejtë të kërkojë kompensim për dëmet materiale apo jomateriale nga shitësi apo organizatori për mospërmbushje të kontratës, përveç rasteve kur anulimi i kontratës nga organizatori është bërë për shkak se nuk arrihet të formohet grupi me 27 ​Legjislacioni për Mbrojtjen e Konsumatorit, Shpjegues për paketat e udhëtimit, fq. 8 28 ​Legjislacioni për Mbrojtjen e Konsumatorit, Shpjegues për paketat e udhëtimit, fq. 13-14 12
  • 13. numrin minimal të pjesëmarrësve; ose në rastet kur anulimi i udhëtimit vjen si rrjedhojë e një force madhore. - Konsumatori në kontratën e paketës së udhëtimit, ka të drejtën të transferojë të drejtat dhe detyrimet e tij te një palë e tretë, që i përmbush kushtet e parashikuara në paketën përkatëse të udhëtimit. - Konsumatori ka të drejtën e heqjes dorë nga kontrata në rast se organizatori nuk i siguron atij kontratën e vlefshme të sigurimit për mbulimin e përgjegjësive kontraktore. E drejta e heqjes dorë njoftohet me shkrim para nisjes. - Konsumatori ka gjithashtu detyrimin të njoftojë për çdo mospërmbushje të kontratës së paketës turistike, të cilën ai e dallon në vend, furnizuesin e shërbimit në fjalë dhe organizatorin dhe/ose shitësin, me shkrim ose në një formë tjetër të përshtatshme, me mundësinë më të parë. 4. 4 Të drejtat dhe detyrimet e organizatorit Në “Shpjeguesin për paketat e udhëtimit” përmblidhen të drejtat dhe detyrimet e organizatorit dhe/ose shitësit të cilat rrjedhin nga Vendimi i Këshillit të Ministrave 65/2009 dhe Ligji për Mbrojten e Kosumatorit 9902/2008. Të drejta dhe detyrimet parakontraktore dhe paskontraktore të organizatorit janë këto :29 - Detyrimet për dhënien e informacionit parakontraktor i përkasin si organizatorit ashtu edhe shitësit. Përgjegjësia e të dy palëve apo secilës palë në kontratë është një përgjegjësi solidare. - Ofruesi i shërbimit ka detyrimin t’i garantojë konsumatorit çdo informacion të nevojshëm në lidhje me shërbimin e paketës së udhëtimit dhe çmimin përkatës, si dhe mbi çdo kusht tjetër të kontratës së paketës së udhëtimit. 29 ​Legjislacioni për Mbrojtjen e Konsumatorit, Shpjegues për paketat e udhëtimit, fq. 10-12 13
  • 14. - Organizatori ka detyrimin veçanërisht që përpara lidhjes së kontratës t’i sigurojë konsumatorit, me shkrim ose në një formë tjetër të përshtatshme, një informacion të përgjithshëm për kërkesat e zbatueshme për vizat dhe pasaportat, veçanërisht, për afatet kohore për pajisjen me to, si dhe informacion për formalitetet shëndetësore, për udhëtimin dhe qëndrimin. - Organizatori dhe/ose shitësi kanë detyrimin të mos e ndryshojnë çmimin e përcaktuar në kontratën e paketës së udhëtimit gjatë 20 ditëve përpara datës së nisjes së udhëtimit. - Në raste të caktuara, kur ndihet i detyruar nga rrethanat, organizatori ka të drejtën e ndryshimit të kushteve thelbësore të kontratës, por përkundrejt detyrimit që të njoftojë sa më shpejt konsumatorin dhe t’i lejojë atij mundësi zgjedhjeje. 14