SlideShare a Scribd company logo
1 of 56
Download to read offline
Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë
“Domenick Scaglione”
1996 - 2008...
misioni ynë vazhdon...
Banka Amerikane e Shqipërisë
Bank Acc No LEK 1000231800
Bank Acc No USD 1000231801
Bank Acc No EURO 1000231802
Bank Acc No EURO 1000231803
Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë
“Domenick Scaglione”
Fondacioni I Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione”
Rr. “Punëtorët e Rilindjes”, Kullat përballë Kuvendit, Kulla 1, kati 2, Tiranë
P.O Box 8285
Tel: +355 4 270663, Fax: +355 4 270903
www.albanianchildren.org
Dhuroni
për të na ndihmuar
të vazhdojmë misionin tonë!
Eshtë varfëria ajo që vendos nëse
një fëmijë duhet të vdesë kështu ju
mund të jetoni si të doni…
Nënë Tereza
Nëse unë kam gjallëruar një fëmijë,
atëherë kam arritur dicka në jetën
time…
Astrid Lindgren
Fëmijët janë vlera e jetës, kur fëmijët
janë të lumtur atëherë edhe ne jemi
qënie njerëzore më të mira…
Whoopi Goldberg
Të gjithë fëmijët janë fëmijët e mi…
Nana Mouskouri
E vërteta më e madhe duhet të
jetë pranimi se në cdo njeri, në cdo
fëmijë ka potencial për madhështi…
Robert F.Kennedy
4
Bordi drejtues i Fondacionit të Femijëve Shqiptarë:
Z. Domenick G. Scaglione • Themelues i Fondacionit te Femijeve Shqiptar
Dr. Liri Berisha • Presidente
Znj. Karin Roncar • Presidente Nderi
Për të arritur synimet dhe përmbushur misionin, Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë mbështetet
në punën e 7 anëtarëve të bordit, përkushtimi dhe profesionalizmi i të cilëve është i niveleve
shumë të larta. Ata dedikojnë kohën e tyre dhe punojnë në mënyrë vullnetare cdo ditë, për
të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.
Bordi i Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë e mbështetet veprimtarinë e tij në këshillat
profesionale të këshillave të mëposhtëm:
Këshilli Mjekësor
Këshilli Ligjor Financiar
Këshilli i Biznesit
Këshilli i Marrëdhënieve të Bashkëpunimit dhe PR
Pjesë shumë e rëndësishme e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë janë bashkëpuntorët dhe
vullnetarët, të cilët cdo ditë japin kontributin e tyre.
4
Ndryshojmë jetë fëmijësh,
mbrojmë të ardhmen!
Shqipëria është vendi me popullatën më të re në Europë, ku fëmijët nën 14 vjec përbëjnë rreth 29
% të saj. Kjo përbën një thesar të çmuar që duhet ruajtur dhe trajtuar me mjaft kujdes. Ne jemi të
ndërgjegjshëm se jane shumë fëmijë që përballen me vështirësi të ndryshme, kanë një jetë të pasig-
urtë si dhe kanë nevoja shëndetësore, sociale apo ekonomike.
FONDACIONI I FËMIJËVE SHQIPTARË, si një organizatë humanitare, jofitimprurëse, i është de-
dikuar plotësimit të nevojave të fëmijëve, si në aspektin shëndetësor, ashtu dhe zgjidhjes së prob-
lemeve sociale dhe edukuese, për të përmirësuar shëndetin dhe jetesën e tyre.
Eshtë një vlerësim i veçantë, qe puna dhe vendosmëria e vullnetarëve, si dhe bujaria e bizneseve,
kanë bërë të mundur arritjen e disa objektivave madhore të Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë, si:
Ngirtjen e Qendrës për Kërkime Genetike dhe Dignostikimin Molekular në Tiranë; Trajtimin e mjaft
rasteve mjekësore urgjente që janë dërguar në klinika të specializuara në vende të ndryshme të
Botës; Mbështetje për qendrat e zhvillimit të fëmijëve; Inagurimin i Qendrës Rajonale të Hemoglo-
binopatisë në Lushnje; Mbështetje materiale për mjaft fëmijë në rrethe të ndryshme të vendit, etj.
Por sigurisht që na mbetet ende shume për të bërë në realizimin e projekteve akoma më të rëndë-
sishme në të ardhmen e afërt.
Vizioni dhe vullneti ynë është që të trajtojmë gjithnjë me prioritet brezin më të ri, të ardhmen e
kombit. Dhe kjo kërkon kurajo dhe dedikim, të cilat do të vazhdojmë me të gjitha përpjekjet t’i vemë
në dobi të fëmijëve shqiptarë.

Dr. Liri Berisha
Presidente e Fondacionit
MISIONI
Fondacioniifëmijëveshqiptarë
“Domenick Scaglione”
Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë është një organizatë jo fitimprurëse,
jo qeveritare e themeluar në 1996 nga Z. Domenick Scaglione. Misioni i
fondacionit është të ndihmojë fëmijët në nevojë pa përkatësi besimi apo prejardhje
etnike si dhe të mbështesë institucione te cilat i ndihmojnë këta fëmijë.
Z. Scaglione gjatë vizitës së tij në Shqipëri për herë të parë në vitin 1994, u prek
shumë nga nevojat e fëmijëve që takoi, nga gjendja e mjeruar shëndetësore dhe nevojat
e mbijetesës së fëmijëve. Tek ata ai pa veten e tij gjatë kohës që kishte qenë në jetimore.
Varfëria, gjendja shëndetësore dhe nevojat e fëmijëve shqiptarë ishin dramatike. Së bashku
me përfaqësues të feve, njerëz të ndryshëm nga komuniteti i biznesit dhe trupi diplomatik
një organizatë bamirëse u krijua për të ndihmuar kurdo dhe këdo që të ishte e mundur.
Me dëshirën e madhe për të ndihmuar këta fëmijë Z. Scaglione krijoi me fondet e tij “Fondacionin
e Fëmijëve Shqiptarë” në Tiranë dhe “Fondin e Fëmijëve Shqiptare” në New York.
Të gjitha fondet e ardhura në Fondacion shkojnë në ndihmë të fëmijëve të cilët kanë
nevojë për përkujdesje shëndetësore, ushqim, veshje dhe strehë për të mbijetuar.
Fondacioniynëaktualishtështëdukeupërpjekurtëndihmojëfëmijëtqëvuajnë
nga tip të ndryshme kanceri si leucemia, talasemia, sëmundje të
lindura të gjakut, autizëm , HIV/AIDS, sindroma Down etj.
Gjithashtu ne po përpiqemi të ndihmojmë fëmijët të cilëve
iu mohohet e drejta e arsimimit dhe e faciliteteve mjekësore.
Mbi 40 fëmijë nga e gjithë Shqipëria janë dërguar jashtë vendi
për trajtime mjekësore si p.sh talasemia, skleroza etj. Gjithashtu
“Një qendër për kërkime molekulare dhe diagnostikime gjenetike”
është krijuar për të ndihmuar fëmijët Shqiptarë për parandalimin e
talasemisë apo sëmundjeve të tjera të mundshme, i cili është vendosur
në spitalin e maternitetit në Tiranë. Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë
gjithashtu ka mbledhur dhurime ku u mundësua ndërtimi i qendrës për
trajtimin e fëmijëve që vuajnë nga talasemia në qytetin e Lushnjes.
Objektivat:
• Të inkurajojë dhe mbështesë kërkimet dhe zhvillimin e
trajtimeve dhe kurave për fëmijët me talasemi (sëmundje
hematologjike kongjenitale, që përbën 8% të popullsisë
tonë)
• Të mbështesë dhe kurojë fëmijët që vuajnë nga
çrregullime kongjenitale ose patologji të tjera që rrezikojnë
jetën e tyre (si psh tumore, çrregullime kardiologjike)
dhe fëmijëve autik dhe atyre me çrregullime psiko-
neurologjike.
• Të asistojë në zhvillimin e qendrave klinike dhe
multidisiplinare, praktikat më të mira dhe mekanizma
të tjerë që mbështësin pacientët, të krijojë akses të
mirëqënies shëndetësore dhe kujdesit psiko-social për
fëmijët e prekur.
• Të ofrojë kujdesin, dashurinë, sigurinë sociale dhe
mjedisin familjar të fëmijëve në nevojë të cilët kanë nevojë
për ushqim, kujdes shëndetsor, strehim dhe edukim.
12 vjet në ndihmë të fëmijëve
misioni ynë vazhdon..
Puna e vazhdueshme, këmbëngulja, vendoshmëria e vullnetarëve si dhe kontributi i partnerëve tane
kanë bërë të mundur arritjen e qëllimeve të Fondacionit te Fëmijëve Shqiptarë. Fondacioni është një
organizate jo qeveritare, jo-fitimprurëse, e themeluar në vitin 1996 nga Z.Domenick Scaglione.
Misioni i fondacionit është te ndihmojë fëmijët në nevojë, pavarësisht përkatësisë fetare apo etnike si
dhe të mbështesë institucionet te cilat asistojne ne ndihmë te ketyre femijeve.
Fondi fillestar ishte nje donacion privat nga themluesi, Z. Domenick Scaglione. Ne menyre per te
gjetur mbeshtetje financiare per fondacionin ne shqiperi Z. Scaglione themeloi gjithashtu nje dege
te fondacionit ne USA - Fondi i femijeve shqiptare. Z. Scaglione ka ftuar ne Shqiperi personalitete
te njohur per t´ju bashkangjitur Fondacionit ne pozicionin e anetareve te nderit si edhe duke nxitur
informimin e tyre ne lidhje me nevojat e femijeve shqiptare.
Anetaret e bordit, kryesisht profesioniste te rinj, te cilet marrin pjese vullnetarisht ne aktivitet e
fondacionit kane dhene nje kontribut domethenes per misionin tone. Permendim ketu Lauresha
Basha, Albina Mancka, Suela Totokoci dhe Salih Tagani.
Gjate viteve 1998 deri ne Tetor te vitit 2006 Znj. Karin Roncari ka qene presidente e fondacionit.
Duke permendur dhe individe te cilet kane dhene nje ndihmese te madhe ne arritjen e qellive
te Fondacionit duke permendur ketu Znj. Cristina Busi, Znj. Lidra Mejdani dhe Znj. Ann Kikby.
Permes mbeshtetjes humane dhe bujare te gjithe ketyre njerezve, te cilet me shume deshire dhe
vullnetarisht perkushtuan kohen e tyre per misionin tone, cdo qindarke e dhuruar eshte perdorur
per permiresimin e shendetit dhe mireqenies te Femijeve Shqiptare ne nevoje.
The “Benefit Ball” eshte nje tradite e krijuar nga fondacioni ne menyre per te mbledhur fonde per
projektet e ndryshme te fondacionit. Kjo tradite e organizuar cdo vit funksionon edhe si nje mundesi
per te shperndare informacion ne rang lokal si dhe nderkombetar mbi femijet shqiptare ne nevoje.
Gjate viteve te fundit kemi nje tendence ne rritje te numrit te donatoreve shqiptare dhe kompanive
te ndryshme qe suportojne aktivitetet e fondacionit. Nga 100% donacione te huaja ne vitin 1996 në
90% te donacioneve shqiptare ne vitin 2006.
Historiku i Fondacionit
Arritjet
Mbi 40 femije nga e gjithe shqiperia jane derguar jashte shtetit per trajtim mjeksor dhe operacione
si psh. alassemia, multiple sclerosis, eye surgery, spine surgery, heart surgery, moya – moya disease
surgery, cancer ne vende si ne Itali, Greqi, Angli, Gjermani, USA, Zvicer, Rusi dhe Austri duke perbere
nje shume shpenzimesh prej US$ 7,000. Pervec trajtimit mjeksor jane mbuluar nga Fondacioni te
gjitha shpenzimet e udhetimit dhe te qendrimit per femijen dhe familjaret e tij.
Gjate luftes ne Kosove fondacioni ne bashkepunim me qendrat “Don Bosco” dhe “Maria Mazzarello”
ka ndihmuar ne ngritjen e qendrave provizore per femije ne menyre qe ti mbroje ata nga dielli ose
moti i keq, njekohesisht ka dhuruar lodra dhe veshje te shumta.
Fondacioni ka dhuruar materiale me vlere US$ 10,000 per shtepine e femijes ne Sarande, gjithashtu
ka financuar edukimin per ciklin 9-vjecar te dy femijeve jetime ne shkollen private turke ne qytetin
e Kavajes, kjo ne vleren e US$ 20,000. Kreshniku dhe Eduardi momentalisht vazhdojne studimet ne
universitet mbeshtetur nga sponsore te tjere qe Fondacioni ka gjetur per ta.
10
Fondacioni ka mbeshtetur Qendren e Transfusionit te Gjakut ne spitalin “Nene Tereza” duke blere
kuti akulli per gjakun, televiziore, gjilpera flutur per transfusionin si dhe ka financuar pjesemarrjen e
njerit prej doktoreve te qendres ne nje konvente per talasemine ne Qipro.
Gjate dy viteve te para te aktivitetit tone, Fondacioni u perball vazhdimisht me semundjen e
talasemise dhe bordi drejtues hasi ne raste te shumta te kesaj semundje saqe asnje fondacion nuk
mund te jete ne gjendje per ti financuar te gjitha. Duke gjykuar situaten bordi vendosi te investoje
per “Qendren e Kerkimeve per Diagnostikimin Molekular dhe Gjenetik” per t`ju ardhur ne ndihme
femijeve shqiptare ne parandalimin e talasemise dhe semundjeve te tjera para lindjes.
Per realizimin e projektit u deshen 3 vjet duke perfshire nje vlere prej US$ 300,000 duke e pajisur me
pajisje te teknologjise se fundit, furnizim per nje vit me pajisje te ndryshme te nevojshme ne vleren
US$ 70,000 gjithashtu nje shume prej US$ 20,000 u dhurua per konstruksion per permiresimin e
vendit te percaktuar per laboratorin, shuma prej US$ 25,000 shkoi per trajnimin dhe transferimin
ne nje laborator special ne Rome, Itali si dhe nje vit page shtese per dy nga doktoret shqiptare ne
shumen US$ 12,000.
Nga raste individuale ne projekte infrastrukture - eshte nje hap i madh dhe shume i rendesishem
perpara.
Ne vitin 2006 Znj.Liri Berisha u emerua Presidente e Fondacionit te Femijeve Shqiptare. Sfida
me e madhe ne fillim ishte ngritja e nje Qendre Rajonale ne Lushnje, e cila u desh nje vit per t’u
perfunduar. Ky ishte nje tjeter investim i madh ne emer te fondacionit i cili perben vleren e US$
150,000 duke perfshire mobilimin dhe pajisje te tjera per qendren.
10
11
Apeli
Së bashku për të ardhmen e fëmijëve!
Të gjithë ne dëshirojmë një të ardhme më të mirë! Shpesh të qetë, gjithsesi, shumë nga ne mjaftohen
me thjesht dëshirën! Ne e dimë mirë që një e nesërme më e mirë mund të vijë vetëm nëqoftëse
bëjmë diçka për të hapur rrugën sot!
Ne dimë gjithashtu që e ardhmja do të krijohet nga fëmijët e sotëm. Prandaj është e domosdoshme
për ne të kujdesemi për ta dhe ti kushtojme vemendje te vecante atyre që nuk kanë mundësi
shpëtimi.
Ka shumë fëmijë të varfër dhe të sëmurë që kane nevojë për dashuri, përkujdesje dhe vëmendje të
veçantë mjekësore. Këto janë prioritet e këtij Fondacioni.
Ne kemi parë nëna të qajnë sepse nuk janë të afta për të ndihmuar fëmijët e tyre.
Zemrat tona nuk mund të jenë të pandjeshme ndaj vuajtjeve të tyre. Ne duhet të bëjmë diçka për
këtë! Puna është shumë e madhe. Asnjë burrë, grua apo një komision me persona të përkushtuar
mund ta kryejnë këtë detyrë vetëm. Është detyra tonë sa më shumë të jetë e mundur të përgatisim
11
Domenick G. Scaglione
Themelues i Fondacionit
12
fëmijët tanë për një të ardhme më të mirë.
Ne e dimë ju shqetësoheni dhe e dimë sa të zënë jeni me punë! Ne gjithashtu e dimë se ju dhe
ne kemi qenë të bekuar. Ne duhet t’iu zgjasim një dorë ndihme atyre të cilëve janë më pak me fat
sesa ne!
Ju lutem na ndihmoni për ta bërë këtë! Ashtu sikurse ju do lexoni, do të kuptoni se Fondacioni tonë
është fokusuar në shëndetin dhe në mirëqenien e fëmijëve në Shqipëri! Është detyra tonë të bëjmë çdo
fëmijë të sotëm të shëndetshëm, të fortë dhe të mirë përgatitur për të patur të ardhme më të mirë.
Në vijim do të lexoni se deri tani është bërë shumë për fëmijët. Por, ka akoma më shumë për t’u bërë!
Ju mund të ndihmoni! Ju lutem dërgoni donimet tuaja për këtë qëllim të merituar. Na ndihmoni me
çfarëdo që ju mundeni. Së bashku me ju, ne mund të sigurojmë një shenjë ndryshimi në të ardhmen
e fëmijëve. Jam i sigurt se ne të gjithë mbartim një shkëndije hyjnore brenda nesh. Ne të gjithë
e mbartim atë brenda vetes atë që ne e quajmë trupin tonë. Ne gjithmonë kemi nevojë për të.
Shpesh ne mendojmë për nevojën e kësaj shkëndije, për shpirtin tonë! Do të doni të shijoni lumturi
dhe paqe pa fund, ju duhet të përpiqeni për të arritur një gëzim të barabartë duke u kujdesur për
këtë shkëndijë dhe duke siguruar kënaqësi të shpirtit tonë. Bëhuni zemërgjerë, dhe shijoni nga larg
kënaqësinë e këndshme sesa kënaqësinë e perceptimit. Unë e di! Kam qenë në të dyja pozicionet!
Për ndihmën tuaj, jam i sigurt se i Plotfuqishmi Zot i të gjithëve ne, do të kujdeset për ju dhe do t’iu
dhurojë paqen e Tij dhe të gjithë mirësinë për të cilën ju keni nevojë.
12
13
Fonde në ndihmë të fëmijëve
Festa e përvitshme e bamirësisë, e zhvilluar nga Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë, ka mbledhur
edhe këtë vit në ambientet e hotel “Rogner” emrat më të njohur të politikës dhe biznesit.
Jashtë kësaj feste nuk kanë mbetur edhe disa nga përfaqësuesit e jetës artistike. E cilësuar si balloja e
përvitshme e bamirësisë nga Albanian Children Foundation, ky aktivitet i organizuar nga Fondacioni
i Fëmijëve Shqiptarë ka si qëllim sensibilizimin e biznesit dhe gjithë shoqërisë shqiptare për të
ndihmuar fëmijët e sëmurë. Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë gjithashtu edhe Presidenti
i vendit, Bamir Topi, i shoqëruar nga bashkëshortja Teuta, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli,
Kryeministri Sali Berisha si dhe disa prej ministrave të kabinetit qeveritar, mes të cilëve edhe ministri
i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango si dhe ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka. Në
fjalën e saj të hapjes, kryetarja e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë, Liri Berisha, ka theksuar disa nga
arritjet e fondacionit që ajo drejton prej gati një viti, duke vlerësuar në mënyrë të veçantë ndihmën e
Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë
organizon mbrëmjen e bamirësisë
13
Drejtues të Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë
14
dhënë edhe nga kolegë, spitale e donatorë të huaj, si në Greqi, Itali e vende të tjera, por pa harruar
në mënyrë të veçantë mbështetjen e vazhdueshme, që Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë ka marrë
nga biznesi vendas. Ajo ka përmendur gjithashtu si arritje të veçantë edhe kurimin e fëmijëve me
probleme kardiake në një prej spitaleve më të njohura të Padovës. Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë
që ka arritur të sigurojë mbështetjen e emrave të njohur të jetës publike në vend, ka si qëllim të
ndihmojë kurimin e fëmijëve shqiptarë nga zona të ndryshme të vendit, të cilët vuajnë nga sëmundje
të rënda. Mbështetëse të kësaj shoqate janë edhe deputetja Lajla Përnaska, gazetarja Fjodora Fjora
etj. Balloja e përvitshme është shoqëruar edhe me një koncert, në të cilin kanë performuar këngëtarë
të njohur si Eneda Tarifa, Sidrit Bejleri etj.
14
Pjesëmarrje e gjerë në ballon e organizuar nga Fondacioni
15
Në fokus histori njerëzore
Fëmijë të trajtuar falë ndihmës së
Fondacionit
Fondacioni i Femijeve Shqiptare ka trajtuar raste te ndryshme te femijeve me probleme shendetsore,
te cilet jane ndihmuar per tu kuruar brenda dhe jashte vendit nder te cilat mund te permendim:
• Tetor 2007 u nis për ne Egjipt Klajdi Kamberi 17 vjeç nga Kashari me diagnoze “talasemi major”,
kurimi i te cilit u be falas nga Spitali Nasser Institute for Research and Treatment, Kajro.
• Janar 2008: Elton Donaj, 10 vjeç nga Lezha, i cili vuan nga “Lymphoma Non Hodgkin”, i janë blere
ilaçe ne shumen prej 10,000 Lek. Juliana Malo 24 vjeç, e cila vuan nga “talasemia”, i janë paguar
ura porcelani major me shumen prej 150,000 Lek.
• Shkurt 2008: Gazmir Byberi 20 vjeç nga Tirana, u nis ne Greqi për plastike te krahut. Aktualisht
ai është kthyer nga Greqia ku ndërhyrja rezultoi e suksesshme. Te gjitha shpenzimet ne kliniken
private ne Athine u moren përsipër nga Marianna V. Vardinoyannis, Themeluese dhe Presidente
e Fondacionit “Child and Family” ne Athine si dhe Ambasadore Nderi e UNESCO-s. Ne Prill
2008 u kthye pas ndërhyrjes me sukses te ketij transplanti. Fondacioni ka financuar US$ 1,475
per shpenzimet e udhetimit (kthimi).
• Maj 2008: U nis per ne Angli Elvis Gjeloshaj nga Lezha i cili vuan
nga “Uveitis Bilateral”. Al Fayed Charitable Foundation ka
marre përsipër shpenzimet e ndërhyrjes kirurgjikale
dhe shpenzimet e qëndrimit te fëmijës ne Angli
gjate periudhes se analizave dhe trajtimit.
Aktualisht femija vazhdon te jete nen
trajtimin e mjekeve ne Angli ne St.
Thomas Hospital, ku eshte bere dhe
nderhyrja e pare ne sy.
•	Perseri ne Maj 2008 Gëzim
Latollari, i cili vuan nga “Tu
mediastinal SVCS”, i janë blere
ilaçe me shumen prej 13,000 Lek,
ilaçe te kushtueshme dhe vështirë
për t’u gjetur ne Shqiperi.
16
Aktualisht Fondacioni po ndjek raste te tjera si me poshte:
• Luan Rexha 15 vjec, me banim ne Durres, me diagnoze “Kardiomiopati e Dilatuar, Insuficience
kardiake NYHA II-III”. Pacientit i duhej nje nderhyrje kirurgjikale per te vendosur nje pajisje
ICD (Defribilator Cardioverter i Implantueshem) e cila kushtoi EUR 8,500 dhe u pagua nga
Fondacioni. Spitali “Kartal Kosoyolu”, Qender e Specializimit te larte dhe Trajtimit ne Stamboll
ka aprovuar mbulimin e shpenzimeve lidhur me terapite mjekesore. Pacienti ndodhet aktualisht
ne Turqi, ka vendosur kete aparat dhe pritet te dalin rezultatet e para te pershtatjes se aparatit
me organizmin.
• Elvisa Struga 7 vjeç dhe Elda Bardhi 8 vjeç me diagnoze te njejte “anemia drepanocitare
homozygote”, epikrizat e te cileve jane nisur për t´u trajtuar si raste transplantimi ne Ankara dhe
Stamboll.
• Ne Itali janë nisur epikriza te tre fëmijëve me djegie Veli Haderi 14 vjeç nga Vlora, Enea Ndoj, 10
vjeç nga Rresheni, prerje ne krahun e djathte, Erjon Baja, 4 vjeç, hemangiome ne gju.
• Ne Greqi janë nisur epikriza te katër fëmijëve me Limfoma Malinj Elton Donaj 9 vjeç nga Lezha,
Lorenc Plaku 11 vjeç nga Tirana humbje te syrit te djathte dhe ulje e theksuar e pamjes ne syrin
e majte, Florald Sejati 7 vjeç nga Elbasani me diagnoze “mesenchymal malinj” dhe Eli Rama 2.5
vjeç me diagnoze “metastasise carcinoma”.
• Ne kliniken Internacionale “Igli” do te operohet fëmija Kostika Ruko 10 vjeç nga Korça i cili po
humb shikimin, fondacioni ka parapaguar 500 Euro fillimisht.
16
1717
Projekti i nxënësve të shkollës
“Memorial International School of Tirana”
“A ke ti zemër të madhe?”
Të qenit afër atyre që janë në nevojë, shtrirja e një dore ndihme ndaj atyre që nuk munden vetëm,
gjithmonë ka shoqëruar punën e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione”. Prezenca
e tij pranë një komuniteti gjithmonë në rritje, për kujdes mjekësor e njerëzor, ka bërë që ky fondacion
të prek zemrat e të gjithëve, të mëdhenj e të vegjël, biznesmen ose nxënës të thjeshtë shkolle. Prania
e tyre në fondacion ndihet nëpërmjet ndihmës, dhurimeve e çmimeve te mirënjohjes.
Fundi i dhjetorit, shënoi mbylljen e një seri aktivitetesh të suksesshme të fondacionit dhe në heshtje
do të shënonte fillimin e një bashkëpunimi të ri e të ngrohtë me një tjetër grup.
Në janar, për të parën herë në jetën e fondacionit, si dhe të komunitetit, fëmijët e moshës nga 4
deri ne 15 vjeç, nxënës të shkollës “Memorial International School of Tirana”, nën ndihmën dhe
asistencën e mësueseve të tyre, kontaktuan fondacionin dhe kërkuan të jepnin ndihmën e tyre për
një bashkëmoshatare me më pak fat se ta.
Presidentja e Fondacinit gjatë vizitës në shkollën “Memorial International School of Tirana”
18
Nxënës nga 17 nacionalitete të ndryshme, që ulen në banat e kësaj shkolle, hartuan një projekt me
titull “A ke ti zemër të madhe?”. Drejtuesja e projektit, një vajzë rumune, me emrin Miruna vetëm 8
vjeç, drejtoi projektin, qëllimi i të cilit ishte sigurimi i ndihmës për Fatmën. Të ftuar në këtë aktivitet,
ishin: Znj. Liri Berisha-presidente e Fondacionit, Znj. Elisabeta Gjoni-anëtare Bordi e Fondacionit,
Znj. Nusha Hoxha-vullnetare e Fondacionit.
Fatma, është një vajzë e vogël rome, e cila e detyruar nga varfëria e tejskajshme, braktisi shkollën dhe
filloi të lypte së bashku më të ëmën. Realiteti i hidhur i dhjetëvjeçares Fama, iu paraqit publikut, me
anë të një reklame, nën sloganin “Fatma kthehu në shkollë”.
Fëmijët paraqitën përpara të ftuarëve, një program plot variete, duke recituar dhe kënduar në
shqip dhe turqisht. Në fund të aktivitetit, ata i dhuruan Fatmës 20 pako, kryesisht mjete shkollore,
ëmbëlsira, veshje, televizor, CD etj, për të dhe familjen e saj.
“Kam tetë fëmijë, dy prej të cilëve të paralizuar. E falenderoj znj. Liri Berisha që më ndihmoi kaq
shumë. Një falenderim edhe për shkollën”, thotë nëna e Fatmës. Vetë vogëlushja e cila do t’i kthehet
shkollës shprehet shumë e lumtur për këtë jetë të re që po nis. “Jam shumë e lumtur sepse do të
kthehem në shkollë e do të mësoj shumë, do të bëhem një nxënëse shumë e mirë ”, thotë ajo.
Presidentja e fondacionit, Znj. Liri Berisha, u shpreh se ishte e prekur dhe e emocionuar nga puna
e fëmijëve.
“Shembulli human që ju jepni sot, është një pasqyrë e pastër e edukimit që ju kanë dhënë prindërit
tuaj por edhe profesorëve që ju mësojnë. Duke u bashkuar bashkë në misione të tilla, do të mund
ta duam më shumë njëri –tjetrin”, tha znj. Berisha.
Bashkëpunimi me këta fëmijë, është dëshmi e një fryme të re, për ndihmën që gjithkush mund të jap
për fëmijët në nevojë. Ndihma e pastër, që fëmijët i dhanë Fatmës, përbën dhe hapin e parë drejt
ndërgjegjësimit të shoqërisë sonë, si dhe një thirrje të mirëfilltë, për bashkëpunim.
18
1919
“Buzëqeshje e re për Tiranën”
Ivi Hyka është pesëmbëdhjet vjec dhe ka lindur me Cheilognathopalatoschisis, një sindromë që
krijon keqformime gjenetike, që prekin nofullat, hundën dhe buzët. Historia e trishtë e Ivit duket
se do të kishte një fund
të lumtur me ndihmën e
pamatë të Fondacionit
të Fëmijëve shqiptare
“Domenick Scaglione”. Ai
i’u nënshtrua ndërhyrjes
kirurgjikale gjatë fillimit të
gushtit, fal të cilit fytyrat i’u
kthye në normalitet. Tani,
ajo c’ka i duhet Ivit, është një seri kirurgjisë dentale, për të reflektuar buzëqeshjen e tij. Operacioni
i realizua nga një prej doktorëve më të mirë të Spitalit Molinette, profesor Giovanni Bocchiotti.
Misioni I Fondacionit në bashkëpunim me spitalin në Torino është t’I kthejnë buzëqeshjen Ivit.
Ndërhyrja kirurgjikale u realizua falë projektit “Buzëqeshje e Re për Tiranën”, një bashkëpunim midis
Fondacionit të Fëmijëve Shqiptar dhe Spitalit Molinette, në Torino. Edhe mediat italiane I kanë bërë
jehonë projektit që po u kthen buzëqeshjen fëmijëve me probleme nga ana tjetër e Adriatikut. Ivi
tashmë është gati të nisë një jetë të re me buzëqeshjen që i ka munguar. Por historia e Ivit të cilit
iu kthye buzëqeshja, nuk do të jetë një rast i izoluar. Fëmijë të tjerë me probleme të ngjashme
do të kenë mundësi të kryejnë operacionin në spitalin Italian. Pamundësia ekonomike nuk do t’i
mundësonte këtyre familjeve të ndryshonin rrjedhën e pafat të jetës së fëmijëve të tyre. Falë këtij
projekti të rëndëishëm të Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione”, jeta e këtyre
fëmijëve me probleme gjenetike pritet të marrë tjetër rrjedhë.
Në fund të këtij viti rreth tetë fëmijë do të trajtohen në spitalin Italian Molinette në Torino. Ky
projekt do të financohet me 40.000 Euro në vit. Kohëzgjatja e tij do të jetë deri në vitin 2011 për t’i
kthyer buzëqeshjen fëmijëve shqiptarë me probleme të rënda gjenetikë.
Projekti deri në vitin 2011
Mediat italiane shkruajnë për historinë e Ivit
20
Rikthimi i buzëqeshjes së Adelinës
Është e çuditshme si të godet jeta ndonjëherë. Ndodh në mënyrat më të ndryshme dhe të
dhimbshme, dhe dhimbja shumëfishohet kur ka të bëjë me fëmijë.
Kjo është arsyeja pse Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë është i vendosur në misionin e tij: të ndihmojë
fëmijët në gjithë Shqipërinë për të lehtësuar dhe shëruar plagët e tyre, fizike apo psikologjike.
I tillë është rasti i Adelinës, një pesëmbëdhjetë vjeçare që ka kaluar shumë kohë të vështira, të
shkaktuara nga një tumor në lëkurë, që preku fytyrën e saj. Por, kjo fatkeqësi nuk mundi të fshinte
buzëqeshjen e saj, edhe pse i mori tre vjet shkollë, një jetë normale me moshatarët e saj, dhe
bukurinë e saj fëmijnore.
Pasi u diagnostikua me tumor lëkure, Adelina la shkollën, ajo ndiqte klasën e gjashtë, dhe më vonë
Histori suksesi
Presidentja e Fondacionit me Adelinën pas kthimit nga Greqia
ku 15-vjecarja iu nënshtrua operacionit
20
2121
bëri një operacion për heqjen e tumorit këtu në Shqipëri, që fatkeqësisht nuk rezultoi i suksesshëm,
dhe vajzës së gjorë iu desh të përballej me realitetin e ashpër sërish, dhe ndoshta t’i dorëzohej
fatit të saj. Jeta po merrte rrokopujën për Adelinën e cila kishte fare pak shpresa për t’ju kthyer
normalitetit sikurse bashkëmoshataret e saj. Por kjo zgjati derisa familja e saj u njoh me Fondacionin
e Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione”.
Znj. Liri Berisha, presidentja e fondacionit, u kujdes për rastin e Adelinës me dashuri dhe dhembshuri
të madhe. Me asistencën e saj, fondacioni mundi të vendoste kontakte me një spital në Athinë, që
ofroi trajtimin e vajzës falas. Adelina dhe i ati, shkuan në Athinë, në spitalin “KAT”, dhe në dhjetor
vajza iu nënshtrua operacionit të dytë të madh. Tani, muaj mbas operacionit, babai i Adelinës thotë
se e bija ishte me shumë fat, që gjeti fondacionin.
Ai shprehet: “Spitali ishte shumë i shtrenjtë, duhej të paguajë 95€ çdo natë vetëm nuk do t’ia kisha
arritur kurrë.” Dhe këtu sytë e tij mbushen me lot; Adelina është vajza e tij e vetme, midis katër
djemve.
Tashmë buzëqeshja e Adelinës është e pamatë. Atëherë ku gjithcka dukej “mision i pamundur”, një
dritë shprese lindi për Adelinën, e cila sot i gëzohet jetës së saj të re. “Jam shumë e lumtur, nuk di
cfarë të them. I falenderoj të gjithë”, thotë ajo në ngazëllim.
Zonja Berisha u takua me Adelinën dhe babin e saj disa kohë mbas operacionit. Të gjitha palët
ishin të prekura, duke qenë se ky ishte dhe takimi i tyre i parë pas ndërhyrjes kirurgjikale. Zonjës
Berisha i bëri përshtypje ndryshimi i dukshëm i Adelinës dhe vazhdimisht i thoshte vajzës se ishte
treguar shumë e guximshme. Ajo foli me vajzën si nënë dhe doktoreshë: “Adelina, jam shumë e
impresionuar! Doktorët kane bere një punë shumë të mirë, sepse operacioni nuk ishte i thjeshtë. Por
jam e lumtur qe e kalove. Tani mbaj mend se kohë të vështira do të vijnë, ti duhet të rikuperohesh
totalisht. Mos harro asnjëherë të përdoresh kremrat që të dhanë doktorët: sepse janë shumë të
rëndësishëm. Tani qesh, nuk është kohë për lot, vetëm qesh dhe rifillo jetën më shumë kurajo e
dashuri. Mos harro çfarë kanë bërë prindërit e tu për ty, dhe mëso shumë, pasi kjo është mënyra e
vetme për t’ua shpërblyer”, u shpreh znj. Berisha në këtë takim impresionues.
Babai i Adelinës ishte shumë i prekur, dhe midis lotëve falënderoi Znj. Berisha, fondacionin dhe
doktorët. Fjalët ishin të thjeshta por vinin nga thellësia e zemrës së tij, midis lotëve ai falënderoi që
i kthyen jetën së bijës.
Tani Adelina duhet të kujdeset për fytyrën e saj, të rifillojë shkollën, dhe çdo muaj të shkojë në
Athinë, për t’u kontrolluar tek mjekët grekë. Të gjitha shpenzimet e udhëtimit do të mbulohen
nga fondacioni. Tani mbi të gjitha, ajo është mirënjohëse për këtë shans të mrekullueshëm për jetë
normale. Eshtë koha të buzëqeshë sërish!
22
Qendër laboratorike për talasemikët
Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë me një investim prej 110 mijë Euro arriti t’i ndryshojë fytyrë
Qendrës Rajonale të Hemoglobinopative në Lushnje. Tashmë është arritur pajisja e plotë e të gjitha
ambienteve për një efikasitet të punës. Rikonstruksioni përpara disa kohëve dhe pajisja me bazë
laboratorike dhe gjithë aparaturën e nevojshme për përpunimin dhe dhënien e gjakut do të bëjë
që në këtë qendër të kryhen të gjitha depistimet për fëmijët talasemikë dhe për dhënien e ndihmës
në kohë. Në inaugurimin e kësaj qendre, merrnin pjesë presidentja e Fondacionit te Fëmijëve
Shqiptarë “Domenick Scaglione”, Liri Berisha, ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, deputetët Albert
Divjaka, Mehmet Xhindole, përfaqësues vendorë  si dhe biznesmenë të ndryshëm që financuan
për këtë qendër, Irfan Hysenbelliu, Arben Xhaferri, etj. Zonja Berisha ka falënderuar në mënyrë të
veçantë Ministrinë e Shëndetësisë, biznesmenët shqiptarë, fondacionet dhe shoqatat e ndryshme
dhe nuk ka lënë pa përmendur kontributin e dhënë nga “Kripëmjaltëzat” dhe qytetarët lushnjarë.
“Kjo qendër, vjen në ndihmë të të gjithë fëmijëve talasemikë që ata të jetojnë si të gjithë të tjerët, ajo
pohoi, se kjo qendër do ti shërbejë të gjithë të sëmurëve nga Shqipëria e Jugut”. Këta fëmijë do të
buzëqeshin tashmë falë shpirtmadhësisë dhe humanizmit të bizneseve tona. Unë dua t’i përgëzoj të
LUSHNJE/ Investimi prej 110 mijë euro i
Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë
Qendra laboratorike për talasemikët e financuar nga Fondacioni “Domenick Scaglione”
22
23
gjithë ata që kontribuan për të rehabilituar këtë institucion shëndetësor. Dua të përgëzoj gjithashtu,
stafin mjekësor në këtë qytet, pasi, bashkëpunimi i të gjitha këtyre hallkave ka bërë të mundur
realizimin e këtij projekti. Është dëshira juaj e madhe për të shpëtuar jetë që ka bërë të hidhet ky
hap madhor”, u shpreh zonja Berisha, teksa ka dhënë stimuj për të gjitha ato biznese dhe shoqëri
që kanë kontribuar në këtë nismë humanitare. Birra “Korça” me president Irfan Hysenbelliu ishte
një nga investitorët kryesorë të kësaj vepre, për të vijuar më tej me Banka Credins, FASSA, Atlantik
Sh.A., SIGMA etj., ishin disa nga financuesit që vetë zonja Berisha i falënderoi dhe i nderoi me stimuj
të veçantë. Në fjalën e tij, presidenti i “Birra Korça”, Irfan Hysenbelliu u shpreh se është kënaqësi të
kontribuosh në të tilla nisma. “Kam kënaqësi të sponsorizoj në të tilla investime, sidomos kur merr
23
Ambiente të brendshme të Qendrës për fëmijët talasemikë
Gjate inagurimit te Qendrres Laboratorike ne Lushnje
2424
pjesë edhe zonja Berisha, e cila gjatë një viti e gjysëm ka qenë mjaft transparente në vlerësimin
e fondeve dhe shpenzimeve që janë bërë për këtë qendër”, u shpreh në fjalën e tij biznesmeni
Hysenbelliu. Një tjetër biznesmen që sponsorizoi në këtë investim ishte dhe Arben Xhaferri, i cili
u shpreh: “Financimin e kam bërë me mjaft dashamirësi, pasi ai do t’u shërbejë njerëzve në nevojë.
Është e natyrshme që pasi një biznes zhvillohet, jep edhe kontributin e tij në zhvillimin e shoqërisë”.
Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka i mëshoi faktit se një nga prioritetet e ministrisë ka
qenë pikërisht kjo kategori, pra e talasemikëve. Në mbyllje të fjalës së tij, z. Ndoka falënderoi znj.
Liri Berisha dhe fondacionin që ajo drejton, për interesimin dhe kontributin e dhënë në realizimin e
fillimit të funksionimit të kësaj qendre. Ministri falënderoi Shoqatën e Talasemikëve për përpjekjet
dhe ndihmën e vazhdueshme që jep për përmirësimin e shërbimit shëndetësor ndaj këtyre të
sëmurëve dhe ftoi mediat, donatorët dhe shoqatat e prindërve, komunitetet fetare dhe shoqata
të tjera të interesuara për arsyen se kjo sëmundje ka karakter social e cila nëse nuk parandalohet,
kërkon mjaft burime financiare.
Ky ambient i krijuar në qendrën diagnostikuese të Lushnjës do të sigurojë prindërit e vogëlushëve
të sëmurë se fëmijët e tyre do të kenë mundësi të jetojnë dhe të depistohen në vendin e tyre.
Më pas u vizituan nga afër të gjitha ambientet e brendshme, të cilat si rrallë ndonjëherë, falë edhe
investimeve të bizneseve të lartpërmendur, ishin tepër bashkëkohore. Për të gjithë fëmijët talasemikë
që merrnin pjesë në këtë inagurim u shpërndanë dhurata të ndryshme me rastin e festave të
fundvitit. Këto dhurata i shpërndau vetë zonja Berisha, shoqëruar edhe nga ministri Ndoka dhe ish-
ministri i Shëndetësisë, Maksim Cikuli.
Ambjentet e punës në qendrën laboratorike për talasemikët
25
Dhuroni gjak për fëmijët talasemikë!
Në kuadrin e aktiviteteve që po organizohen për
ditën botërore të dhurimit vullnetar të gjakut, që
përkon me datën 14 Qershor, në ambientet e
Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Znj.
Liri Berisha Presidente e Fondacionit të Fëmijëve
Shqiptarë “Domenick Scaglione” ka dhuruar gjak,
gjak u dhurua dhe nga anëtarët e Fondacionit . Për
1 Qershorin 2007, ditën Kombëtare te Fëmijëve,
Fondacioni organizoi një grup grash dhe vajzash te
cilat dhuruan gjak ne ndihme te femijeve te cilet
kane nevoje për gjak, ne mënyrë qe  një pjese e
pacienteve te përballojnë sëmundjet qe ju kane rene
dhe një pjese te rriten njësoj si bashkëmoshatarët
pavarësisht nga problemet qe kane.
Iniciativa
Shtohet bari Deferasirox për talasemikët
Falë lobingut të Fondacionit të Fëmijëve
Shqiptarë dhe shoqatës së Talasemikëve në
bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe
Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, u
bë e mundur shtimi në listën e rimbursimit i një
bari mjaft të rëndësishëm për fëmijët talasemikë
sic është Deferasirox 250 mg (exjade). Vlera
financiare e këtij bari shkon në 1 milionë dollarë
në vit dhe mbulohet nga Instituti i Sigurimeve
të Kujdesit Shëndetësor. Falë kësaj ndihme të
konsiderueshme për këtë kategori, jeta e fëmijëve
talasemikë ka ndryshuar sa i takon cilësisë së
jetës. Përpjekjet e shoqatës së Talasemikëve, falë
ndihmës së madhe të Fondacionit të Fëmijëve
Shqiptarë, tashmë janë konkretizuar.
Drejtoresha e ISKSH-se, znj. Elvana Hana
gjatë prezantimit të futjes në listë të ilacit
të ri për takasemikët
25
26
Transplanti i sukseshëm
Klajdi Kamberi është 17 vjec dhe vuan nga talasemia. Rrugëtimi i tij i përhershëm në kërkim të
një qeseje gjak tashmë ka marrë fund. Kjo është një histori suksesi. Historia e Klajdit i cili i është
nënshtruar një operacioni të shtyllës kurrizore, mundësuar nga Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë
“Domenick Scaglione”. Në tetor të vitit 2007 u Klajdi Kamberi nga Kashari me diagnoze “talasemi
major”, u nis për në Egjipt, kurimi i te cilit u be falas nga Spitali Nasser Institute for Research and
Treatment, Kajro. Sot Klajdi është kthyer në shtëpi. Eshtë gati t’i rikthehet një jete normale si të gjithë
bashkëmoshatarët e tij.
Historia e Klajdit, 17 vjecarit që iu
nënshtrua operacionit në Egjipt.
26
Klajdi Kamberi, 17-vjecari i operuar ne Egjipt, me familjen
“Jam shumë i lumtur që gjitchcka shkoi mirë. Tani mjekët më kanë thënë të kem kujdes, për
momentin të evitoj kontaktet e shumta me personat jashtë, të marr me kujdes mjekimet”, thotë
Klajdi I sapokthyer nga Kajro pas ndërhyrjes së sukseshme të palcës së kurrizit.
Vetë nëna e Klajdit shprehet:
“Jam vërtet shumë shumë e lumtur qe djali im mund te fillojë një jetë të re. Falenderojmë pa masë
znj. Berisha për këtë mundësi që I dha djalit tim për të patur një jetë normale, sepse ne vete e kishim
2727
totalisht të pamundur përballimin e kostos së një operacioni të tillë”.
Klajdi nuk është I vetmi rast që përfiton nga ky bashkëpunim me spitalin e Kajros, mundësuar
nga Fondacioni I Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione” me ndihmën e pacmuar të ambasadës
egjiptiane në Tiranë.
Mjeket qe kryen
operacionin e 17-vjecarit
Perfaqesues te larte te
Fondacionit me drejtues te
Ambasades Egjiptiane
28
Dhurata fëmijëve të sëmurë
Presidentja e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione”, znj. Liri Berisha vizitoi në
ditën e parë të Vitit të Ri 2008, Spitalin e Fëmijëve “Selaudin Bekteshi”, pranë Qendrës Spitalore
Universitare “Nënë Tereza”. Në këtë ditë të parë të vitit ajo ka zgjedhur të jetë pranë fëmijëve
fatkeqë, të cilët janë detyruar të kalojnë ndërrimin e viteve në spital. Znj Liri Berisha zgjodhi të
vizitonte pikërisht repartin e reanimacionit në spitalin pediatrik, si reparti ku rastet janë më kritike
dhe gjendja shëndetësore është më e rëndë.
Znj. Liri Berisha uroi fëmijët e këtij spitali për një shërim sa më të shpejtë, ndërsa shprehu falënderimet
e saj për përkushtimin e mjekëve dhe infermierëve në shërbimin ndaj tyre.
Për t’ua bërë sadopak të gëzuar këtë ditë, në mënyrë që edhe këta fëmijë të gëzojnë si
bashkëmoshatarët e tyre, znj. Berisha shpërndau për fëmijët e sëmurë dhe të afërmit e tyre dhurata
me rastin e Vitit të Ri, si veshmbathje, ushqime, lodra.
Presidentja e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë
uron Vitin e Ri fëmijëve në Spitalin Pediatrik
28
Presidentja e Fondacionit, znj. Liri Berisha gjatë vizitës në Spitalin Pediatrik në Tiranë
2929
Arsim për fëmijët e policëve të vrarë
Fondacioni Fëmijëve Shqiptarë në përpjekje për të ndihmuar fëmijët e policëve të vrarë ka
bashkëpunuar me disa Universitete dhe Shkolla Private, si Universiteti “UFO” në Tiranë, i cili u
ka dhuruar bursa studimi 15 fëmijëve të policëve të vrarë, Universiteti “Evropian i Tiranës” ka
ofruar 2 bursa studimi si dhe Instituti “Horizont” ka ofruar 12 bursa të arsimimit 9-vjeçar, për 12
fëmijë të policëve të rënë në krye të detyrës. Këta fëmijë mund të zgjedhin çdo njërën prej degëve
të universiteteve. Znj. Liri Berisha, Presidente e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë “Domenick
Scaglione” vlerësoi se iniciativa e këtij universiteti nuk ka brenda vetëm humanizëm, por edhe
përgjegjësi qytetare, respekti dhe mirënjohje për aktin sublim të prindërve të këtyre fëmijëve rënien
në krye të detyrës. Kjo vatër dije u ofron këtyre fëmijëve jo vetëm shkollimin, por edhe dashurinë
e jetës. Të investosh për këta fëmijë do të thotë të investosh për jetën, duke u falur atyre arsim e
Iniciativa e Fondacionit me shkollat private
30
dashuri.
Znj. Berisha Presidente e Fondacionit
të Fëmijëve Shqiptarë “Domenick
Scaglione” falënderoi për veprimtarinë
e tyre në ndihmë të fëmijëve,
Universitetet dhe Institutin Arsimor
“Horizont”, për bursat e ofruara për
29 fëmijët e policëve të rënë në krye
të detyrës.
Presidentja e Fondacioni znj. Berisha me fëmijët në Festat e Fundvitit
30
31
Vizitë në shtëpinë e katërnjakëve
FondacioniiFëmijëveShqiptarë“Domenick
Scaglione”, për festat e fundvitit vizitoi
shtëpinë e katërnjakëve në Tiranë. Kjo ishte
një familje nga fshatrat e Beratit dhe që
përpara tre vjetësh ishte shtuar me katër
fëmijë njëherësh, ndërkohë që kishin edhe
një fëmijë tjetër. Familja ndihmohet nga
qeveria dhe ju jepet një shtëpi në Tiranë.
Nëna në pamundësi që t’iu shërbente të
katër të porsalindurve i dërgon këta fëmijë
në fshatin “SOS”. Për herë të parë familja
dhe të katër fëmijët ishin mbledhur të
gjithë në shtëpi dhe për të kaluar festat e
fundvitit të gjithë sëbashku.
Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë
“Domenick Scaglione” nën kujdesin e
Znj. Liri Berisha i dhuruan kësaj familje
4 krevate me dyshekë, çarçaf, batanije,
pampers. Këpucë për të 5 fëmijët, lodra
dhe një sasi të konsiderueshme ushqimesh
për të ndihmuar familjen që
të kalonte sa më mire festat
e fundvitit. Gjatë vizitës në
shtëpinë e vogëlushëve
znj. Berisha u shpreh: Kemi
ardhur për t’ju uruar festat
e për t’ju sjellë dhurata
fëmijëve. Eshtë kënaqësi t’i
shohësh të rriten e tashmë
ju e keni shtëpinë plot.
Fondacioni i Fëmijëve Shqip-
tarë “Domenick Scaglione”
falënderon bizneset për
donimet e tyre, të cilat bënë
të mundur dhuratat për
katërnjakët.
Znj. Berisha në
shtëpinë e Katërnjakëve
31
32
Dhurata për trenjakët
Fondacioni i Femijeve Shqiptar “Domenick Scaglione” vazhdon të jetë afër familjeve të reja e të shumta në
numër. Ai është i angazhuar në ndihmën ndaj të porsaardhureve kudo në Shqipëri. Për një ditë, familjet e
trinjakëve në Gjirokastër e Tepelenë kanë pasur më tepër mysafirë se herët e tjera. Fondacioni i Fëmijët
Shqiptarë “Domenick Scaglione” dhe biznesi gjirokastrit kanë gjetur rastin të kontribuojnë financiarisht dhe
materialisht dy familjet e trinjakeve. Ka qenë një iniciativë e ndërmarrë nga Drejtoria Arsimore Rajonale
Gjirokastër, e cila është konkretizuar ditën e sotme. Fondacioni i drejtuar nga znj.Liri Berisha, u ka dhuruar
të gjashtë foshnjave plot ndihma mes të cilave dhe tre karroca fëmijësh si dhe veshmbathje e ushqime
të pafundme. Në pamundësi për të ardhur në jug të vendit, zonja Berisha ka dërguar përfaqësuesen e
fondacionit Nushe Hoxhaj e cila fillimisht ka mbërritur në Tepelenë. Në familjen Nora, ajo është pritur
nga e ëma e trinjakeve Edmira Nora dhe pjesëtarët e tjerë të familjes. “Pëllumbesha, Artemida dhe Ersia
Nora, foshnjat 4 muajsh, përbëjnë surprizën më të madhe në Tepelenë dhe ndihma ndaj tyre do të jetë
e vazhdueshme nga ana e fondacionit tonë”-është shprehur zonja Hoxhaj. Ndërkohë që në vizitën e
zhvilluar në familjen Vocko në Gjirokastër, përfaqësueset e fondacionit dhe ata të qeverisë së nxënësve
të Gjirokastrës, kanë dhuruar ndihma të konsiderueshme ushqimore dhe veshmbathje për të tri fëmijët
Haxhi, Athina dhe Joana Vocko. Trenjakët e Gjirokastrës ndryshe nga 4 muajshit e Tepelenës, ende nuk
rezultojnë të regjistruar në zyrat e gjendjes civile në Gjirokastër. Shkak është mungesa e dokumenteve
të lindjes së fëmijëve në Greqi. E ëma e fëmijëve Aleksandra, pohon se fëmijët nuk mundet të sigurojnë
asgjë si pasojë e mos-regjistrimit në zyrën e Gjendjes Civile. Shpeshherë ajo u ka bërë apel autoriteteve
helene që të lejojnë marrjen e dokumentacionit në spitalin e Athinës për të bërë të mundur regjistrimin
konkret por pa rezultat. Sipas drejtorit të Drejtorisë Arsimore Rajonale të Gjirokastrës, kontributi i
biznesit gjirokastrit dhënë dy familjeve ka qenë rreth 2 milionë lek të vjetra.
Ndërsa në 8Mars, zonja Liri Berisha, se bashku me doktoreshë Anila Godo nxënës nga shkolla “Andon
Z.Cajupi”, Holta Dolaku, si dhe përfaqësues të “Memorial internacional school of Tirana” dhe nje
biznesmene nga Fieri, vizituan trinjakët më të rinj të kryeqytetit: Deandron, Ejonën dhe Lunën. Paraditen
e 8-të Marsit familja Sako mirëpriti në shtëpinë e tyre këto mikesha të veçanta, të cilat sollën për trinjakët,
karroca, ushqime veshmbathje, pra gjithçka i duhen tre bebeve.
Takimet në Gjirokastër e Tepelenë
Trenjakët e ndihmuar nga Fondacioni “Domenick Scaglione”
32
33
Ndihma për para-tetraplegjikët
Përfaqësues të Fondacionit të Fëmijëve
Shqiptarë “Domenick Scaglione” me
interesimin e presidentes Znj. Liri
Berisha kanë dhuruar për paraplegjikët
dhe tetraplegjikët disa nga ndihmat e
premtuara para një viti si dhe me rastin e
fundvitit. Ndihmat i janë dhënë më parë
kryetarit të shoqatës së paraplegjikëve
z. Hyso Muka, i cili së bashku me
përfaqësues të fondacionit i kanë dhuruar
pakot me ndihma të ndryshme si dhe
karriget me rrota anëtarëve të kësaj
shoqate. Fondacioni Fëmijëve Shqiptarë
“Domenick Scaglione” u ka dhuruar
paraplegjikëve, 60 pako me ushqime
të ndryshme, medikamente, 17 dyshek
sfungjeri, 10 karroca me rrota, si dhe
veshmbathje të cilat kanë qenë më të
domosdoshme për anëtarët e kësaj
shoqate. Nga përfaqësues të fondacionit
u është premtuar se ndihma të tjera do
të vijnë për ta në të ardhmen, ndërsa
ambientet duhet t’ua japin përfaqësues të pushtetit lokal. Këto ndihma janë mundësuar për invalidët
e qytetit të Vlorës me mbështetjen e vetë te presidentes se fondacionit znj Liri Berisha, e cila ka
premtuar dhe të tjera ndihma për të gjithë njerëzit në nevojë në Shqipëri. Para e tetraplegjikët e
qytetit të Vlorës falënderuan fondacionin dhe zonjën Berisha për ndihmat e dhëna, ku së paku
karroca me rrota do ua përmirësojë jetën.
Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione” në
ndihmë të të gjitha shtresave në nevojë
Presidentja e Fondacionit gjatë vizitës në Qendrën e
fëmijëve me aftësi të kufizuar në Shkodër
33
34
Ekografi për spitalin e Tropojës
Tropoja është një zonë e vetmuar e Shqipërisë, ku shumica e popullsisë jetojnë nën nivelin e
varfërisë banorët përballen çdo ditë më sfida për mbijetesë, dhe kjo bëhet me shumë dashuri,
krenari dhe zemër.
TëndihmoshnjerëzitnëTropojë,nukpërbënnjësfidëtëthjeshtë,përkundrazi,ajokërkonbashkëpunimin
e shumë organizatave për të maksimizuar ndihmën dhe imaktin ndaj këtij komuniteti malor.
Në bashkëpunim me UNICEF-in dhe Maternitetin e Tiranës, Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë punoi
për përgatitjen e ndihmave të ndryshme. Vullnetarë të Fondacionit punuan për përgatitjen e 167
pakove me ushqime dhe veshmbathje, për t’ia shpërndarë familjeve në nevojë. Ndërkohë, fondacioni
dhuroi 4 kompjutera për shkollën e Bajram Currit, krevate, batanije dhe një ekografi për spitalin e
qytetit. Për këtë mision të veçantë fondacioni bashkëpunoi me zyrën e UNICEF-it në Shqipëri, i cili
dhuroi libra për shkollën, si dhe Materniteti i Tiranës, i cili solli në spitalin modest të Bajram Currit
një inkubator.
Vizita e znj. Berisha në Tropojë
Jepen ndihma nga Fondacioni
34
Znj. Liri Berisha, dr. Halim Kosova dhe stafi i spitalit të Bajram Currit
3535
Gjatë një vizite 2 ditore, në 11 dhe 12 Qershor, një delegacion i kryesuar nga Dr. Liri Berisha,
Znj. Carrie Auer Përfaqësuese e UNICEF-it ne Shqipëri dhe Prof. Dr. Halim Kosova, Drejtori i
Maternitetit të Tiranës, vizituan Tropojën. Bashkë me to ishin edhe 20 bashkudhëtare, njerëz të
biznesit, anëtarë të fondacionit dhe vullnetarë, të cilët asistuan në takimin me nxënësit, banorët e
Bajram Currit dhe stafin e spitalit rajonal.
Ndalesa e parë e turit tonë u bë në Drejtorinë Arsimore të Bajram Currit, ku nxënësit, mësuesit
dhe përfaqësues të strukturave lokale,treguan vlerësim për Znj.Berisha dhe përfaqësuesit e UNICEF-
it, sepse i kanë qëndruar pranë fëmijëve të Tropojës, duke i dhuruar atyre libra dhe kompjuter,
të rëndësishme për edukimin e tyre.Takimi me brezin e ri të Tropojës u pasua nga një koncert i
organizuar nga Qendra Kulturore e Bajram Currit, ku qindra qytetarë ishin te pranishëm ne koncert
për të nderuar të ftuarit nga Tirana. Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishmja, ishte vizita në spitalin
e Tropojës. Për të përmbushur nevojat modeste të këtij spitali, fondacioni dhuroi një ekografi, meqë
i nevojitej një e tillë dhe Materniteti i Tiranës solli një inkubator bashkë me një ekip mjekësor të
specializuar, te përbërë nga 3 veta. Dr. Berisha dhe Dr. Kosova nën drejtimin e drejtorit të spitalit
vizituan pavijonet e rikonstruktuara të spitalit, duke parë edhe ndryshimet që kishin ardhur si rezultat
i kontributit modest të aktorëve të ndryshëm.
Gjate bisedës me mjekët, Dr. Berisha nuk mund të mos prekej. ”Ju jeni heronj të vërtetë të jetës”
- ju tha ajo kolegëve të saj tropojanë “nuk ka shumë njerëz që do të linin jetën e rehatshme në
Tiranë dhe të vinin të punonin këtu, në vështirësi. Por ju jeni heronj të vërtetë, fakti që jeni vetëm
pesë mjekë qe mbuloni të tërë rajonin, të gatshëm për të sëmurët dhe ata që vuajnë, ju bën juve
të tillë.” Ndërsa Dr. Kosova, duke parë vetë, sfidat dhe vështirësitë e mjekëve në Tropojë, ofroi për
mjeket në Tiranë, ku ata do të njihen me aparaturat e fundit dhe teknologjinë e fundit për të rritur
në maksimum shërbimin e tyre ndaj pacientëve.
Inkubatori i dhuruar për Spitalin e Bajram Currit
36
Ndihma edhe për të moshuarit
Përfaqësues të Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë
“Domenick Scaglione’” të kryesuar nga presidentja
e Fondacionit, Znj. Liri Berisha me rastin e fundvitit
kanë vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Fier.
Fondacioni në bashkëpunim me shkollat e qytetit
dhe pushtetin lokal si dhe kontributin e donimin nga
biznesi të znj. Elisabeta Zoloshnja dhe znj. Hygerta
Borova realizuan një aktivitet shumë domethënës
për të moshuarit në këtë institucion: nxënësit e
shkollave sollën pranë gjyshërve të tyre ngrohtësinë
e fëmijëve, gëzimin e këngëve e valleve si dhe
premtimin për të vazhduar këtë lidhje në të ardhmen. Zonja Liri dëgjoi me vëmendje shqetësimet
e të moshuarve dhe në emër të Fondacionit u zotua për të ndërmjetësuar pranë institucioneve dhe
bizneseve për zgjidhjen e tyre.
Gjithashtu përfaqësuesit e Fondacionit u shpërndanë 60 te moshuarve pakot me ndihma të ndryshme
si veshje, batanije për secilin si dhe aparate tensioni apo aparate të tjera mjekësore në shërbim të
azilit. Personeli drejtues i Azilit ka kryer regjistrimin e të gjitha ndihmave si 60 batanije, 45 këmisha,
40 veshmbathje, 60 shalle, 160 palë çorape, 60 jastëk, 60 filxhan çaji, 1 krevat spitalor, 3 aparate
tensioni. Znj. Berisha dhe përfaqësues të Fondacionit në këtë aktivitet, duke vlerësuar veprimin e
sjelljen e nxënësve u dhuroi fëmijëve libra letraro artistike të botimeve më të fundit, të donuar për
Fondacionin nga panairi i librit. Nga përfaqësues të fondacionit u është premtuar se ndihma të tjera
do të vijnë për ta në të ardhmen, ndërsa sigurimi pandërprerje i energjisë duhet t’ua japin përfaqësues
të pushtetit lokal. Këto ndihma janë mundësuar për pleqtë e qytetit të Fierit me mbështetjen e vetë
zonjës Liri Berisha, e cila ka mëtuar dhe të tjera ndihma për të gjithë njerëzit në nevojë në Shqipëri.
Te moshuarit dhe personeli i Azilit te pleqve te Fierit falënderuan Fondacionin dhe zonjën Berisha
për ndihmat e dhëna, si dhe ngrohtësinë që ju ofrohet nga nxënësit e shkollave .
Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione’” falënderon znj Elisabeta Zoloshnja dhe znj
Hygerta Borova për donimet të cilat bënë të mundur dhuratat për çdo të moshuar si dhe për
azilin. Gjithashtu Fondacioni falënderon mësuesit e përfaqësues të shoqatave të grave në Fier për
mobilizimin e nxënësve për të vizituar të moshuarit e Azilit dhe për tu falur atyre pak ngrohtësi.
Znj. Berisha falënderon gjithashtu punën e vullnetareve të Fondacionit si znj. Nusha e cila me
angazhimin e saj të pakursyer bëjnë të mundur që të realizohen këto aktivitete të Fondacionit.
36
Vizitë në Shtëpitë e të Moshuarve në
Fier dhe Gjirokastër
3737
Presidentja e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione” zonja Liri Berisha e ka kaluar
ditën e Krishtlindjeve pranë individëve të moshës së tretë të Shtëpisë së të Moshuarve në qytetin e
Gjirokastrës. Ajo shoqërohej nga anëtarja e bordit të fondacionit, Lajla Përnaska. Znj. Berisha gjatë
bashkëbisedimit, që ka zhvilluar me drejtoreshën e Shtëpisë të të Moshuarve, është njohur nga afër
me ecurinë e punës në këtë institucion përkujdesjeje për moshën e trete, si dhe nevojat për ndihmë
që ka ky azil. Gjate vizitës së saj zonja Berisha pasi ka uruar të moshuarit për festën e Krishtlindjeve,
është njohur me problemet kryesore te tyre. “Jemi sot bashkë me ju në këtë ditë Krishtlindjesh për
t’i qenë sa më pranë njëri-tjetrit”, ka thënë zonja Berisha, e cila ka dhuruar një fond prej 200 mije
lekë të reja për Shtëpinë e te Moshuarve. Fondacioni Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione”, i
drejtuar nga vetë zonja Berisha, ka shpërndarë për të strehuarit në këtë qendër 60 palë këpucë, 45
këmisha, 25 pulovra, 50 pako me ushqime, si dhe një frigorifer.
Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione” falënderon znj.Elisabeta Zoloshnja dhe znj.
Hygerta Borova për donimet të cilat bënë të mundur dhuratat për çdo të moshuar si dhe për
azilin.
Presidentja e Fondacionit, znj. Berisha, gjatë vizitës në Shtëpinë e të Moshuarve, Fier
38
Ndihmë për banorët e Gërdecit
Fondacioni i Femijeve Shqiptar, ishte e para OJF, qe pati nje reagim te menjehereshem dhe te
plote per ofrimin e ndihmave ndaj femijeve, te prekur nga tragjedia e Gerdecit. Fondacioni me
drejtuesit dhe vullnetaret e tij, u perkujdesen qe te ishin prane te prekureve, ne menyre konstante
duke lehtesuar dhimbjet e te prekureve, jo vetem ato fizike por edhe ato shpirterore. Ndihma si
veshmbathje, ushqime, kepuce, atlete, detergjent, pajisje per mirembajtjen e banesave te perkohshme
ku jetonin etj., u jane ofruar banoreve qe ne momentet e para, dhe kane vazhduar gjate gjithe kohes
se qenderimit te tyre ne ambjentet e Konvaleshences. Fondacioni ne bashkepunim me student te
deges se psikologjise iu ka ofruar ndihmen e nevojshme ketyre banoreve per ta kaluar kete situate
ne menyre sa me te lehte.
Kontributi i Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë
38
Ndihma nga Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë për banorët e Gërdecit
3939
Por, Fondacioni nuk eshte mjaftuar me kaq.
Thellenxa Gerdeci, eshte nje prej te prekuarave te kesaj tragjedie. Ne tragjedine e ndodhur ajo
nuk humbi vetem shtepine e saj, por edhe biznesin e sapo hapur: Parukerine, ne te cilen kishte
investuar gjithe kursimet e veta. E shkaterruar nga ndodhia, ajo i’u drejtua me nje leter mjaft prekese
Presidentes se Fondacionit, Znj. Liri Berisha, duke i kerkuar ndihme per rimekembjen e biznesit te
saj. Pergjigjja nga Fondacioni ishte e menjehereshme. Ne bashkepunim me organizaten Shprese
per Shqiperine, Fondacioni beri te mundur sigurimin e te gjitha materialeve per te bere funksionale
nje parukeri ne amjentet e Konvaleshences. Inaugurimi i saj u be, ne nje ceremoni te thjeshte, ku
Thellenxa pati mundesine te provonte pajisjet e reja.
Dhurimi i pajisjeve te parukerise per Thellenxen, u pasua nga ngritja e nje biblioteke, me dhurime
nga Qendra Nderkombetare e Kultures. Biblioteka, ishte ne perdorim per femijet dhe banoret e
tjere.
Fondacioni Femijeve Shqiptare ka menduar per femijet per t’iu qendruar sa me prane atyre me
shfaqje teatrale ne ditet ne vazhdim dhe me fushe futbolli. Per te kaluar kete situate te veshtire
Fondacioni ka menduar dhe per hapjen e nje qendre interneti me kompjujtera re dhuruara nga
biznesi.
117 femije, nga mosha 0-16 vjec, nen kujdesin e vazhdueshem te vullnetareve te Fondacionit,
atyre e plotësoheshin te gjitha nevojat dhe kërkesat. Duke u qëndruar prane ketyre personave, ne
momentet e tyre me te veshtira.
Ndihma nga Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë për banorët e Gërdecit
40
“Arti, gjuha jonë e përbashkët”
Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë ka qënë gjithmonë i pranishëm për fëmijët në nevojë, gjatë
periudhave më të vështira për ata, duke i ofruar zgjidhje dhe qetësi. Me afrimin e 1 Qershorit,
Fondacioni yne e festoi me fëmijët ditën e tyre të vëçantë, dhe në të njëjtën kohë, t’i japim ngrohtësi
dhe mesazh të veçantë shoqërisë tonë. Përfaqësues të fondacionit, në bashkëpunim me AMC-në,
Sponsori kryesor i aktivitetit, Galeria Kombëtare e Arteve, Open Art, Fondacioni “Miqtë e Galerisë”,
Akademia e Arteve dhe Njësia Bashkiake Nr. 10, organizuan një aktivitet ku të ftuarit e veçantë ishin
fëmijët me aftësi të kufizuar nga qendrat nga e gjithë Shqipëria si dhe shkollat fillore të Tiranës, të
cilat u paraqitën me punimet e tyre.
Festohet dita e Fëmijëve
40
41
Në 1 Qershor, Galeria Kombëtare e Arteve, u kthye në një qendër festive, ku shumë të ftuar, më
shumë fëmijë, vizituan ekspozitën e artistëve të vegjël, të shprehnin veten ndërsa pikturonin nën
kujdesin e studentëve nga Akademia e Arteve, të dëgjonin muzikë të gëzueshme, si dhe të shikonin
lojrat të përgatitura enkas për ata.
Ndërsa fëmijët festonin, brenda në galeri, shumë vizitorë vlerësuan punimet e fëmijëve, jo vetëm
duke i vlerësuar por edhe blenë shumë nga punimet e tyre.
“Festimi i sotëm nuk është vetëm për artin, por mbi të gjitha është rreth dashurisë, humanizmit, per
një botë të mbushur plot me jetë dhe ngjyra, ku ka vend për të gjithë dhe ku të gjithë e kuptojnë
njëri tjetrin, sepse gjuha e përbashkët që ne flasim sot është ARTI”
Gjatë fjalimit të saj Dr. Liri Berisha, presidente e fondacionit, përfundoi duke thënë se “sot fondacioni
hap siparin e rrjedhes se aktiviteteve artistike dhe kulturore ku perfshihen hapja e ekspozites me
punime e piktura nga ju, prezantimi i pulles postare qe ka moton ´Arti, gjuha jone e perbashket´,
si dhe nxjerrjen e nje albumi i cili do te pasqyroje kete aktivitet. Kjo do te ndiqet me nje sere
aktivitetesh ne te gjithe Shqiperine”.
41
Aktivitet e organizuara nga Fondacioni me rastin e 1 qershorit
42
Botuesit dhurojnë libra për
Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë
“Domenick Scaglione”
Botuesit shqiptarë gjatë ditëve të Panairit “Tirana 2007” kanë menduar
që, përveç uljes së çmimeve, një pjesë të konsiderueshme të librave t’i
adresojnë si një dhuratë në këtë prag festash për fëmijët. Librat që janë
dhuruar nga shtëpitë botuese që morën pjesë në panairin e librit do
t’i shkojnë Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione”
do t’i bëhen dhuratë fëmijëve jetim të Fierit dhe shtëpisë së
pleqve do t’i bëhen dhuratë libra, ushqime, veshmbathje etj.
Presidentja e Fondacionit përshëndeti dhe përgëzoi këtë
traditë disavjeçare, e cila në këto ditë festoi 10 vjetorin e
çeljeve të panaireve të librit me të ftuar dhe pjesëmarrës, si
dhe botime të shumëllojta nga të gjitha fushat e letërsisë,
shkencës, psikologjisë, botimeve dhe ribotimeve nga
letërsia e huaj dhe shqiptare, pa munguar edhe botimet
e librave të krijuesve të rinj. Vizita në panair erdhi pas
një ftese të marrë nga Drejtori i QNK-së “Arbnori”,
Mujë Buçpapaj, si dhe botuesve shqiptarë, me rastin
e dhurimit të disa librave për Fondacionin e Fëmijëve
Shqiptarë “Domenick Scaglione”. Presidentja e
Fondacionit u shpreh se: “Kjo është një dhuratë shumë
e çmuar, sepse të dhurosh një libër do të thotë të
dhurosh dituri, të hapësh një dritare për fantazinë dhe
vizionin e fëmijëve”.
Znj. Berisha falënderoi me këtë rast botuesit dhe QNK
“Arbnori” për kontributin që dhanë me librat më të rinj që
u prezantuan në panair. Librat e dhuruar për Fondacionin
e Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione” do të shkojnë
kryesisht për fëmijët që kanë më shumë nevojë për librin,
sidomos për fëmijët që rrinë të shtruar në spital dhe
ata fëmijë që vuajnë nga sëmundja e gjakut.
42
43
Presidentja e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione”, u nderua me titullin “Simbol
i vlerave humane” nga Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, me rastin e 90-vjetorit
të themelimit të Strehës së Parë Vorfnore.
Titulli iu dorëzua Znj. Berisha në ceremoninë e organizuar nga kryetari i Institutit Kombëtar të Integrimit
të Jetimëve Shqiptarë, Ilir Çumani. “Jam shumë e emocionuar për vlerësimin dhe vazhdimisht do të
kontribuoj që fëmijët jetimë të integrohen në shoqërinë shqiptare, të japësh dashuri dhe të bësh
vepra humane, është një detyrë qytetare” tha në fjalën e saj Presidentja e Fondacionit. “Këtë çmim
do ta vlerësoja si monument të humanizmit dhe do ta quaja një obligim, ndaj të cilit duhet të punoj
shumë për ta justifikuar”, vijoi presidentja e fondacionit.
Znj. Liri Berisha merr titullin
“Simbol i vlerave humane”
43
44
Figura të njohura në ndihmë të fëmijëve
Fondacionin e fëmijëve shqiptarë e kanë përqafuar gjithnjë e më shumë figura të rëndësishme publike,
të cilët kanë shprehur gadishmërinë e tyre për t’ju gjendur pranë fëmijëve në nevojë. Një prej tyre
është edhe futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare Lorik Cana. Kapiteni i ekipit të Marsejës, Cana
ishte i ftuar në Vilën 31, nga Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione”. Presidentja e këtij
fondacioni, zonja Liri Berisha, në emër të fondacionit e nderoi Lorik Canën me titullin “Anëtar Nderi”
të këtij fondacioni, duke i dhuruar dhe një medalje simbolike. Zonja Liri Berisha falënderoi lojtarin e
kombëtares për pjesëmarrjen e tij në këtë fondacion, si edhe për mbështetjen nga ana e tij. Futbollisti
Lorik Cana premtoi nga ana e tij që ky bashkëpunim me Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë “Domenick
Scaglione” do të zgjerohet edhe më tej, duke bërë të mundur lidhje të ngushta bashkëpunimi me
fondacione të ndryshme në shtetin francez. Gjithashtu, Lorik Cana falënderoi fondacionin për këtë nder
të madh që i bëhet.
44
Lorik Cana, anëtar nderi i Fondacionit
Futbollisti i njohur Lorik Cana, duke marrë titullin “Anëtar Nderi”
i Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë
4545
Lorik Cana ndihmë fëmijëve shqiptarë
Menjëherë ka ardhur edhe ndihma e Lorik Canës, lojtarit të Kombëtares Shqiptare të Futbollit dhe
njëherësh kapiten i ekipit të Marsejës.
Pasi mundësoi pajisjen e një prej qendrave, të ngritura nga ky Fondacion, me televizorë dhe frigoriferë
dëshira dhe vullneti i tij i mirë për shqiptarët ka shkuar edhe më tej: Kapiteni i ekipit të Marsejës nuk e
ka pasur aspak të vështirë t’i bindë miqtë dhe kolegët që një nga ndeshjet e tyre të luhej si mision në
ndihmë të këtyre fëmijëve.. “Ata e respektojnë gjithnjë fjalën e Lorikut” thonë miqtë e tij.
Të gjitha ftesat të konceptuara me shumë finesë mbanin logon e Fondacionit “Domenick Scaglione”.
Ato kalojnë dhe përcillen tek njerëzit më të rëndësishëm të vendit të cilët vijnë për të ndjekur nga afër
këtë ndeshje. Në të gjithë stolat e sportdashësve janë shpërndarë fletëpalosje që flasin për historikun
Fondacionit, por surprizat shkojnë edhe më tej: Loriku mban veshur një bluzë që flet shqip për fëmijët
shqiptarë. Në ketë stadium me kapacitet prej 57 mijë vendesh nuk mund të gjeje më asnjë karrige
bosh.
Mbas ndeshjes një koktej me personalitete të ndryshme nga sporti dhe politika u zhvillua në nder të
Olimpikut të Marsejës dhe kapitenit të saj, por edhe për nder të Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë.
Në mungesë të zonjës Berisha, e cila ishte e angazhuar me aktivitetet në kuadër të përfshirjes së
Shqipërisë në NATO, ishte deputetja Lajla Pernaska, njëkohësisht përfaqësuese e Fondacionit që
përcolli falënderimet e saj në emër të Bordit përballë mediave franceze dhe të ftuarve në këtë ceremoni.
46
Mbështetje për Fondacionin
Presidentja e fondacionit “Domenick Scaglione” ka zhvilluar një vizitë të suksesshme në Londër në
kuandër të shtrirjes së bashkëpunimit me fondacionet homologe në ndihmë të fëmijëve. Gjatë takimit që
Zonja Berisha realizoi me z.Stephenson, Drejtorin e Fondacionit të Shëndetit e informoi për aktivitetet
e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë dhe për misionin qe ka. Z. Stephenson i ofroi Fondacionit të
Fëmijëve Shqiptarë eksperience dhe kontakte me fondacione homologe në botë dhe Angli.
Zonja Berisha dhe anëtarë të Fondacionit vizituan zyrat e Fondacionit të Shkëlqesisë së Tij Princit
Charles. Aty patën takime shumë të rëndësishme me drejtorët e fondacioneve të ndryshme të Princit
Charles. Drejtorët e fondacioneve të Princit dhe në veçanti drejtori i Fondacionit “Architecture and
Education” ofroi ndihmën dhe përvojën e tyre për çdo projekt që Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë
dëshiron të ndërrmarrë.
Zonja Berisha pati një takim me Madhërinë e Tij Mbretin Konstantin të Greqisë dhe bashkëshorten
e tij. Ata i ofruan suportin e tyre për misionin e fondacionit dhe shprehën dëshirën për të vizituar
Vizitë bashkëpunimi në Londër
46
Znj. Berisha viziton një prej Fondacioneve të Princit Charles në Londër
4747
Shqipërinë në të ardhmen. Mbretëresha e Greqisë ofroi lidhje me fondacionin e saj i cili ka të njëjtin
mision me Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë.
Zonja Berisha u takua gjithashtu me drejtoreshën e përgjithshme të Oxfam në Oxford. Ata e njohën
Zonjën Berisha me misionin e Oxfamit në Shqipëri po dhe në Botë dhe ofruan të bashkëpunojnë
me fondacionin.
Një takim i posacëm iu rezervua zonjës Berisha në 10 Downing Street nga Zonja Blair. Zonja Blair
mirëpriti Zonjën Berisha dhe dëgjoi me vëmendje për Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë. Zonja Blair
ofroi ndihmën e saj për të gjitha aspektet që ajo do mundej të ndihmonte dhe pranoi me kënaqësi
ftesën për të vizituar Shqipërinë. Zonja Blair ftoi Zonjën Berisha në Qatar për forumin e fëmijëve
me aftësi të kufizuara i organizuar nga Her Highness Sheikha Moza Bin Nassed.
Zonja Berisha pati një takim shumë të rëndësishëm në Harrolds me humanitarin e njohur Zotin
Mohammed Al Fayed. Zoti Al Fayed ishte shumë i interesuar të njihte Shqipërinë dhe problemet që
fëmijët kanë. Zoti Al Fayed ka ndërtuar Qendra për fëmijët në nevojë në shumë vende të botës dhe
ofroi ndihmën e tij për çdo lloj ndihme që Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë do i duhet.
Znj. Berisha dhe
znj. Përnaska
takojnë znj. Blair
në Londër
Gjatë takimit me z. Mohammed Al Fayed në Londër
48
Eksperiencë qipriote për parandalimin e
talasemisë
Me ftesë të Zonjës së Parë të Qipros, Presidentja e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë ka zhvilluar
një seri takimesh në ishull, gjatë vizitës së saj tre ditore.
Znj. Berisha gjatë qëndrimit në Qipro zhvilloi takim miqësor me bashkëshorten e Presidentit të
Qipros Znj. Esi Christofia, e cila për nder të delegacionit shqiptar, organizoi një drekë mikpritëse,
në ambientet e rezidencës presidenciale. Për të nderuar miqtë shqiptar, në drekë ishte i ftuar edhe
Ministri i Shëndetësisë së Qipros Z. Christos G. Patsalides, i cili ofroi mbështetje edhe ndihmë të
menjëhershme bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë.
Znj. Berisha, ftoi për vizitë Znj. Christofia dhe Ministrin e Shëndetësisë Z. Patsalides, të cilët e
pranuan me kënaqësi këtë ftesë.
Vizitë bashkëpunimi në Qipro
48
Gjatë vizitës së Presidentes së Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë në Qipro
4949
Presidentja e Fondacionit Znj. Berisha zhvilloi takimin e parë në zyrat e Federatës Internacionale
të Talasemisë, (TIF) e cila është krijuar në vitin 1986. Puna shkencore e kësaj Federate drejtohen
nga personalitete botërore të shëndetësisë që merren me problemin e trajtimit dhe parandalimit
të kësaj patologjie. Këta janë profesorë në universitete prestigjioze si në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, Anglisë, Francës, Italisë, Greqisë, Qipros etj. Bordi drejtues është i përbërë nga anëtarë të
shoqatave të ndryshme në botë që kanë pacientë me Talasemi. Lufta kundër Talasemisë drejtohet
në dy drejtime të rëndësishme
1. Trajtimi bashkëkohor i pacienteve në mënyrë që ata të kenë jetë normale dhe
2. Parandalimi i rasteve të reja. Në Qipro prej disa vjetësh lindja e rasteve të reja me Talasemi
është O (zero). Presidenti i kësaj Federate Z. Panos Englezos, i ofroj ndihmën e tij Znj. Berisha për
parandalimin e talasemisë në Shqipëri, trajnimin e mjekëve specialist, dhe asistencë në pika në të
cilat do të duhej ndihmë e specialistëve nga Federata Internacionale e Talasemisë. Propozimi i Z.
Panos Englezos për parandalimin e talasemisë ishte Edukata Shëndetësore në shkolla dhe Fushata
Sensibilizimi për publikun.
Znj. Berisha ka patur takim dhe me Znj. Doris Paraskevaidis, e cila zotëron një fondacion bamirësie
për fëmijët me probleme, me degë jo vetëm në Qipro, por në disa vende të botës. Fondacioni merr
përsipër, transplante në veshkë, për fëmijë. Znj. Paraskevaidis, zotëron disa fondacione të tjera për
fëmijët në nevojë. Në këtë takim u bisedua për bashkëpunim dhe ndihmë që mund t’i ofrojë Znj.
Paraskevaidis, Fondacionit në ndihmë të fëmijëve shqiptarë në nevojë.
5050
Vizita e znj. Berisha në Tokio
Japonia ndihmë fëmijëve shqiptarë
Gjatë vizitës tre ditore në Tokio presidentja e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë ka zhvilluar disa
takime të rëndësishme.
Znj. Berisha pati një takim miqësor me bashkëshorten e kryeministrit japonez Znj. Fukuda,
bashkëshorten e ish kryeministrit japonez Znj. Mori, me Znj. Michiyo Takagi anëtare të dhomës
së përfaqësuesve në Parlamentin japonez, duke diskutuar mundësitë për bashkëpunim në të
ardhmen.
Presidentja e fondacionit bëri një prezantim të shkurtër të vendit tonë, popullit shqiptar dhe në
të njëjtën kohë prezantoi punën e saj me fëmijët si dhe fondacionin që ajo drejton, qëllimin e
krijimit të këtij fondacioni në ndihmë të fëmijëve shqiptarë si dhe çdo aktiviteti të zhvilluar nga ana
e fondacionit. Znj. Berisha ka zhvilluar një takim me presidentin e Kompanisë Mag-Lab, Z. Saito, një
prej biznesmenëve më të suksesshëm të Tokios i cili ka donuar për fondacionin. Znj. Berisha ka patur
një takim me Dr. Makuuchin dhe një pjesë të stafit të Spitalit të Kryqit të Kuq.
Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin dhe ndihmën që mund t’i ofrojë ky grup fondacionit
të fëmijëve shqiptarë në nevojë. Pas bisedës miqësore presidentja vizitoi pavijonin e pediatrisë,
Znj. Berisha dhe znj. Mori
5151
pavijonin e lindjeve, si dhe një repart të veçantë në të cilin mbaheshin fëmijët e braktisur nga nënat
pas lindjes në maternitetin e këtij spitali.
Gjatë vizitës nëpër këto pavijone presidentja u informua mbi punën e veçantë që bëhej në to, mbi
kujdesin për fëmijët dhe nënat e reja.
Shkëmbim kulturor me Japoninë
Pas vizitës së znj. Liri Berisha në Japoni, një delegacion nga Japonia ka vizituar vendin tonë me ftesë
të presidentes së Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë.
Mika Mori (Ningyou) përfaqësuese e një prej familjeve më të pasura dhe potente në Japoni së
bashkë me një grup zonjash nga Japonia kanë sjellë me vete dëshirën për të prezantuar kulturën e
vendit të tyre edhe në Tiranë. Pas një vizite në Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë zonjat nga Japonia
janë shoqëruar për në Pallatin e Brigadave ku kanë patur mundësi të shpalosin pjesë të traditës
dhe kulturës së tyre përballë një publiku të zgjedhur. Ato gjithashtu janë njohur me një pjesë të
trashëgimisë sonë kulturore duke vizituar muzeun etnografik, arkeologjik amfiteatrin etj.
Zonjat nga Japonia me gratë shqiptare në Pallatin e Brigadave
52
Zonjat e para në ndihmë të fëmijëve
Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë merr pjesë në Forumin e
2të
dhe 3të
Vjetor të Shafallah në Qatar
Gjatë datave 21-26 prill në Qatar u zhvillua një takim shumë i rëndësishëm në Forumin 2te
Vjetor
të Shafalla në Dora. Zonja të para nga shumë vende të Botës të cilat aktivizohen në vendet e tyre
në ndihmë të fëmijëve morën pjesë në këtë takim. Zonja Berisha me ftesë personale të Zonjës Blair
mori pjesë në këtë Forum. Qendra në Dora është ndërtuar nga Her Highness Sheikha Moza Bin
Nassed dhe ndihmon fëmijët me aftësi të kufizuara.
Fjalimi i zonjës Berisha për Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë përpara shumë Zonjave të para
nga vende të ndryshme u transmetua nga i gjithë shtypi në Qatar dhe pjesëmarrësit e forumit
Pjesëmarrës të nivelit të lartë nga vende të ndryshme të botës të mbledhur në Qatar
52
Znj. Berisha dhe Znj. Suzanne Wright, presidente e
fondacionit “Autism Speaks”
u interesuan për të mësuar më
tepër për Fondacionin e Fëmijëve
Shqiptarë dhe misionin e tij. Zonja
Berisha në Qatar pati takime shumë
të rëndësishme me Her Highness
Sheikha Moza Bin Nassed, Zonjën
Barroso,ZonjënBlair,ZonjënSuzanne
Wright presidenten e fondacionit
“Autism Speaks”, Zonjën e parë të
Panamasë, me të cilat vendosi urat
e bashkëpunimit për të ardhmen, në
ndihmë të fëmijëve në nevojë.
Znj. Berisha dhe Mbretëresha e Qatar-it me Zonjat e Para të disa vendeve të botës.
53
Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë
“Domenick Scaglione”
Rr. “Punëtorët e Rilindjes”, Kullat përballë Kuvendit, Kulla 1, kati 2, Tiranë
P.O Box 8285
Tel: +355 4 2270663, Fax: +355 4 2270903
www.albanianchildren.org

More Related Content

Similar to Nr1 alb

Alo116 raporti vjetor 2010-131211051616-phpapp01
Alo116 raporti vjetor 2010-131211051616-phpapp01Alo116 raporti vjetor 2010-131211051616-phpapp01
Alo116 raporti vjetor 2010-131211051616-phpapp01Mirgit Vataj
 
AMBASADA E PARË E FËMIJËVE NË BOTË MEGJASHI - REPUBLIKA E MAQEDONISË.pdf
AMBASADA E PARË E FËMIJËVE NË BOTË MEGJASHI - REPUBLIKA E MAQEDONISË.pdfAMBASADA E PARË E FËMIJËVE NË BOTË MEGJASHI - REPUBLIKA E MAQEDONISË.pdf
AMBASADA E PARË E FËMIJËVE NË BOTË MEGJASHI - REPUBLIKA E MAQEDONISË.pdfFirst Children's Embassy in the World
 
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative AMBASADA E PARЁ E FЁMIJЁVE...
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative AMBASADA E PARЁ E FЁMIJЁVE...Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative AMBASADA E PARЁ E FЁMIJЁVE...
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative AMBASADA E PARЁ E FЁMIJЁVE...Детска Амбасада Меѓаши
 
Vullnetarët gjithmonë kanë qenë dhe janë pjesë shumë e rëndësishme e punës së...
Vullnetarët gjithmonë kanë qenë dhe janë pjesë shumë e rëndësishme e punës së...Vullnetarët gjithmonë kanë qenë dhe janë pjesë shumë e rëndësishme e punës së...
Vullnetarët gjithmonë kanë qenë dhe janë pjesë shumë e rëndësishme e punës së...Детска Амбасада Меѓаши
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015ALB-AID Kukes
 
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015ALB-AID Kukes
 
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...Детска Амбасада Меѓаши
 
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...First Children's Embassy in the World
 
Femijet raportojne ne alo 116 viti 2012
Femijet raportojne ne alo 116 viti 2012Femijet raportojne ne alo 116 viti 2012
Femijet raportojne ne alo 116 viti 2012Mirgit Vataj
 
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013ALB-AID Kukes
 
25 VITE TË EKZISTIMIT DHE VEPRIMIT TË AMBASADËS TË PARË PËR FËMIJË NË BOTË ME...
25 VITE TË EKZISTIMIT DHE VEPRIMIT TË AMBASADËS TË PARË PËR FËMIJË NË BOTË ME...25 VITE TË EKZISTIMIT DHE VEPRIMIT TË AMBASADËS TË PARË PËR FËMIJË NË BOTË ME...
25 VITE TË EKZISTIMIT DHE VEPRIMIT TË AMBASADËS TË PARË PËR FËMIJË NË BOTË ME...Детска Амбасада Меѓаши
 

Similar to Nr1 alb (20)

Alo116 raporti vjetor 2010-131211051616-phpapp01
Alo116 raporti vjetor 2010-131211051616-phpapp01Alo116 raporti vjetor 2010-131211051616-phpapp01
Alo116 raporti vjetor 2010-131211051616-phpapp01
 
AMBASADA E PARË E FËMIJËVE NË BOTË MEGJASHI - REPUBLIKA E MAQEDONISË.pdf
AMBASADA E PARË E FËMIJËVE NË BOTË MEGJASHI - REPUBLIKA E MAQEDONISË.pdfAMBASADA E PARË E FËMIJËVE NË BOTË MEGJASHI - REPUBLIKA E MAQEDONISË.pdf
AMBASADA E PARË E FËMIJËVE NË BOTË MEGJASHI - REPUBLIKA E MAQEDONISË.pdf
 
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative AMBASADA E PARЁ E FЁMIJЁVE...
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative AMBASADA E PARЁ E FЁMIJЁVE...Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative AMBASADA E PARЁ E FЁMIJЁVE...
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative AMBASADA E PARЁ E FЁMIJЁVE...
 
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizativeArritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative
 
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative.pdf
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative.pdfArritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative.pdf
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative.pdf
 
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative.pdf
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative.pdfArritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative.pdf
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative.pdf
 
my first upload
my first uploadmy first upload
my first upload
 
Vullnetarët gjithmonë kanë qenë dhe janë pjesë shumë e rëndësishme e punës së...
Vullnetarët gjithmonë kanë qenë dhe janë pjesë shumë e rëndësishme e punës së...Vullnetarët gjithmonë kanë qenë dhe janë pjesë shumë e rëndësishme e punës së...
Vullnetarët gjithmonë kanë qenë dhe janë pjesë shumë e rëndësishme e punës së...
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015
 
Unicef
UnicefUnicef
Unicef
 
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
 
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
 
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
 
Manifesti
ManifestiManifesti
Manifesti
 
Femijet raportojne ne alo 116 viti 2012
Femijet raportojne ne alo 116 viti 2012Femijet raportojne ne alo 116 viti 2012
Femijet raportojne ne alo 116 viti 2012
 
Femijet raportojne ne ALO 116 viti 2012
Femijet raportojne ne ALO 116 viti 2012Femijet raportojne ne ALO 116 viti 2012
Femijet raportojne ne ALO 116 viti 2012
 
Shenjë se mundet
Shenjë se mundetShenjë se mundet
Shenjë se mundet
 
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013
 
25 VITE TË EKZISTIMIT DHE VEPRIMIT TË AMBASADËS TË PARË PËR FËMIJË NË BOTË ME...
25 VITE TË EKZISTIMIT DHE VEPRIMIT TË AMBASADËS TË PARË PËR FËMIJË NË BOTË ME...25 VITE TË EKZISTIMIT DHE VEPRIMIT TË AMBASADËS TË PARË PËR FËMIJË NË BOTË ME...
25 VITE TË EKZISTIMIT DHE VEPRIMIT TË AMBASADËS TË PARË PËR FËMIJË NË BOTË ME...
 
Qytetari
QytetariQytetari
Qytetari
 

Nr1 alb

  • 1. Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione” 1996 - 2008... misioni ynë vazhdon...
  • 2. Banka Amerikane e Shqipërisë Bank Acc No LEK 1000231800 Bank Acc No USD 1000231801 Bank Acc No EURO 1000231802 Bank Acc No EURO 1000231803 Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione” Fondacioni I Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione” Rr. “Punëtorët e Rilindjes”, Kullat përballë Kuvendit, Kulla 1, kati 2, Tiranë P.O Box 8285 Tel: +355 4 270663, Fax: +355 4 270903 www.albanianchildren.org Dhuroni për të na ndihmuar të vazhdojmë misionin tonë!
  • 3. Eshtë varfëria ajo që vendos nëse një fëmijë duhet të vdesë kështu ju mund të jetoni si të doni… Nënë Tereza Nëse unë kam gjallëruar një fëmijë, atëherë kam arritur dicka në jetën time… Astrid Lindgren Fëmijët janë vlera e jetës, kur fëmijët janë të lumtur atëherë edhe ne jemi qënie njerëzore më të mira… Whoopi Goldberg Të gjithë fëmijët janë fëmijët e mi… Nana Mouskouri E vërteta më e madhe duhet të jetë pranimi se në cdo njeri, në cdo fëmijë ka potencial për madhështi… Robert F.Kennedy
  • 4. 4 Bordi drejtues i Fondacionit të Femijëve Shqiptarë: Z. Domenick G. Scaglione • Themelues i Fondacionit te Femijeve Shqiptar Dr. Liri Berisha • Presidente Znj. Karin Roncar • Presidente Nderi Për të arritur synimet dhe përmbushur misionin, Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë mbështetet në punën e 7 anëtarëve të bordit, përkushtimi dhe profesionalizmi i të cilëve është i niveleve shumë të larta. Ata dedikojnë kohën e tyre dhe punojnë në mënyrë vullnetare cdo ditë, për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Bordi i Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë e mbështetet veprimtarinë e tij në këshillat profesionale të këshillave të mëposhtëm: Këshilli Mjekësor Këshilli Ligjor Financiar Këshilli i Biznesit Këshilli i Marrëdhënieve të Bashkëpunimit dhe PR Pjesë shumë e rëndësishme e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë janë bashkëpuntorët dhe vullnetarët, të cilët cdo ditë japin kontributin e tyre. 4
  • 5. Ndryshojmë jetë fëmijësh, mbrojmë të ardhmen! Shqipëria është vendi me popullatën më të re në Europë, ku fëmijët nën 14 vjec përbëjnë rreth 29 % të saj. Kjo përbën një thesar të çmuar që duhet ruajtur dhe trajtuar me mjaft kujdes. Ne jemi të ndërgjegjshëm se jane shumë fëmijë që përballen me vështirësi të ndryshme, kanë një jetë të pasig- urtë si dhe kanë nevoja shëndetësore, sociale apo ekonomike. FONDACIONI I FËMIJËVE SHQIPTARË, si një organizatë humanitare, jofitimprurëse, i është de- dikuar plotësimit të nevojave të fëmijëve, si në aspektin shëndetësor, ashtu dhe zgjidhjes së prob- lemeve sociale dhe edukuese, për të përmirësuar shëndetin dhe jetesën e tyre. Eshtë një vlerësim i veçantë, qe puna dhe vendosmëria e vullnetarëve, si dhe bujaria e bizneseve, kanë bërë të mundur arritjen e disa objektivave madhore të Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë, si: Ngirtjen e Qendrës për Kërkime Genetike dhe Dignostikimin Molekular në Tiranë; Trajtimin e mjaft rasteve mjekësore urgjente që janë dërguar në klinika të specializuara në vende të ndryshme të Botës; Mbështetje për qendrat e zhvillimit të fëmijëve; Inagurimin i Qendrës Rajonale të Hemoglo- binopatisë në Lushnje; Mbështetje materiale për mjaft fëmijë në rrethe të ndryshme të vendit, etj. Por sigurisht që na mbetet ende shume për të bërë në realizimin e projekteve akoma më të rëndë- sishme në të ardhmen e afërt. Vizioni dhe vullneti ynë është që të trajtojmë gjithnjë me prioritet brezin më të ri, të ardhmen e kombit. Dhe kjo kërkon kurajo dhe dedikim, të cilat do të vazhdojmë me të gjitha përpjekjet t’i vemë në dobi të fëmijëve shqiptarë. Dr. Liri Berisha Presidente e Fondacionit
  • 6. MISIONI Fondacioniifëmijëveshqiptarë “Domenick Scaglione” Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë është një organizatë jo fitimprurëse, jo qeveritare e themeluar në 1996 nga Z. Domenick Scaglione. Misioni i fondacionit është të ndihmojë fëmijët në nevojë pa përkatësi besimi apo prejardhje etnike si dhe të mbështesë institucione te cilat i ndihmojnë këta fëmijë. Z. Scaglione gjatë vizitës së tij në Shqipëri për herë të parë në vitin 1994, u prek shumë nga nevojat e fëmijëve që takoi, nga gjendja e mjeruar shëndetësore dhe nevojat e mbijetesës së fëmijëve. Tek ata ai pa veten e tij gjatë kohës që kishte qenë në jetimore. Varfëria, gjendja shëndetësore dhe nevojat e fëmijëve shqiptarë ishin dramatike. Së bashku me përfaqësues të feve, njerëz të ndryshëm nga komuniteti i biznesit dhe trupi diplomatik një organizatë bamirëse u krijua për të ndihmuar kurdo dhe këdo që të ishte e mundur. Me dëshirën e madhe për të ndihmuar këta fëmijë Z. Scaglione krijoi me fondet e tij “Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë” në Tiranë dhe “Fondin e Fëmijëve Shqiptare” në New York. Të gjitha fondet e ardhura në Fondacion shkojnë në ndihmë të fëmijëve të cilët kanë nevojë për përkujdesje shëndetësore, ushqim, veshje dhe strehë për të mbijetuar. Fondacioniynëaktualishtështëdukeupërpjekurtëndihmojëfëmijëtqëvuajnë nga tip të ndryshme kanceri si leucemia, talasemia, sëmundje të lindura të gjakut, autizëm , HIV/AIDS, sindroma Down etj. Gjithashtu ne po përpiqemi të ndihmojmë fëmijët të cilëve iu mohohet e drejta e arsimimit dhe e faciliteteve mjekësore. Mbi 40 fëmijë nga e gjithë Shqipëria janë dërguar jashtë vendi për trajtime mjekësore si p.sh talasemia, skleroza etj. Gjithashtu “Një qendër për kërkime molekulare dhe diagnostikime gjenetike” është krijuar për të ndihmuar fëmijët Shqiptarë për parandalimin e talasemisë apo sëmundjeve të tjera të mundshme, i cili është vendosur në spitalin e maternitetit në Tiranë. Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë gjithashtu ka mbledhur dhurime ku u mundësua ndërtimi i qendrës për trajtimin e fëmijëve që vuajnë nga talasemia në qytetin e Lushnjes.
  • 7. Objektivat: • Të inkurajojë dhe mbështesë kërkimet dhe zhvillimin e trajtimeve dhe kurave për fëmijët me talasemi (sëmundje hematologjike kongjenitale, që përbën 8% të popullsisë tonë) • Të mbështesë dhe kurojë fëmijët që vuajnë nga çrregullime kongjenitale ose patologji të tjera që rrezikojnë jetën e tyre (si psh tumore, çrregullime kardiologjike) dhe fëmijëve autik dhe atyre me çrregullime psiko- neurologjike. • Të asistojë në zhvillimin e qendrave klinike dhe multidisiplinare, praktikat më të mira dhe mekanizma të tjerë që mbështësin pacientët, të krijojë akses të mirëqënies shëndetësore dhe kujdesit psiko-social për fëmijët e prekur. • Të ofrojë kujdesin, dashurinë, sigurinë sociale dhe mjedisin familjar të fëmijëve në nevojë të cilët kanë nevojë për ushqim, kujdes shëndetsor, strehim dhe edukim.
  • 8. 12 vjet në ndihmë të fëmijëve misioni ynë vazhdon.. Puna e vazhdueshme, këmbëngulja, vendoshmëria e vullnetarëve si dhe kontributi i partnerëve tane kanë bërë të mundur arritjen e qëllimeve të Fondacionit te Fëmijëve Shqiptarë. Fondacioni është një organizate jo qeveritare, jo-fitimprurëse, e themeluar në vitin 1996 nga Z.Domenick Scaglione. Misioni i fondacionit është te ndihmojë fëmijët në nevojë, pavarësisht përkatësisë fetare apo etnike si dhe të mbështesë institucionet te cilat asistojne ne ndihmë te ketyre femijeve. Fondi fillestar ishte nje donacion privat nga themluesi, Z. Domenick Scaglione. Ne menyre per te gjetur mbeshtetje financiare per fondacionin ne shqiperi Z. Scaglione themeloi gjithashtu nje dege te fondacionit ne USA - Fondi i femijeve shqiptare. Z. Scaglione ka ftuar ne Shqiperi personalitete te njohur per t´ju bashkangjitur Fondacionit ne pozicionin e anetareve te nderit si edhe duke nxitur informimin e tyre ne lidhje me nevojat e femijeve shqiptare. Anetaret e bordit, kryesisht profesioniste te rinj, te cilet marrin pjese vullnetarisht ne aktivitet e fondacionit kane dhene nje kontribut domethenes per misionin tone. Permendim ketu Lauresha Basha, Albina Mancka, Suela Totokoci dhe Salih Tagani. Gjate viteve 1998 deri ne Tetor te vitit 2006 Znj. Karin Roncari ka qene presidente e fondacionit. Duke permendur dhe individe te cilet kane dhene nje ndihmese te madhe ne arritjen e qellive te Fondacionit duke permendur ketu Znj. Cristina Busi, Znj. Lidra Mejdani dhe Znj. Ann Kikby. Permes mbeshtetjes humane dhe bujare te gjithe ketyre njerezve, te cilet me shume deshire dhe vullnetarisht perkushtuan kohen e tyre per misionin tone, cdo qindarke e dhuruar eshte perdorur per permiresimin e shendetit dhe mireqenies te Femijeve Shqiptare ne nevoje. The “Benefit Ball” eshte nje tradite e krijuar nga fondacioni ne menyre per te mbledhur fonde per projektet e ndryshme te fondacionit. Kjo tradite e organizuar cdo vit funksionon edhe si nje mundesi per te shperndare informacion ne rang lokal si dhe nderkombetar mbi femijet shqiptare ne nevoje. Gjate viteve te fundit kemi nje tendence ne rritje te numrit te donatoreve shqiptare dhe kompanive te ndryshme qe suportojne aktivitetet e fondacionit. Nga 100% donacione te huaja ne vitin 1996 në 90% te donacioneve shqiptare ne vitin 2006. Historiku i Fondacionit
  • 9. Arritjet Mbi 40 femije nga e gjithe shqiperia jane derguar jashte shtetit per trajtim mjeksor dhe operacione si psh. alassemia, multiple sclerosis, eye surgery, spine surgery, heart surgery, moya – moya disease surgery, cancer ne vende si ne Itali, Greqi, Angli, Gjermani, USA, Zvicer, Rusi dhe Austri duke perbere nje shume shpenzimesh prej US$ 7,000. Pervec trajtimit mjeksor jane mbuluar nga Fondacioni te gjitha shpenzimet e udhetimit dhe te qendrimit per femijen dhe familjaret e tij. Gjate luftes ne Kosove fondacioni ne bashkepunim me qendrat “Don Bosco” dhe “Maria Mazzarello” ka ndihmuar ne ngritjen e qendrave provizore per femije ne menyre qe ti mbroje ata nga dielli ose moti i keq, njekohesisht ka dhuruar lodra dhe veshje te shumta. Fondacioni ka dhuruar materiale me vlere US$ 10,000 per shtepine e femijes ne Sarande, gjithashtu ka financuar edukimin per ciklin 9-vjecar te dy femijeve jetime ne shkollen private turke ne qytetin e Kavajes, kjo ne vleren e US$ 20,000. Kreshniku dhe Eduardi momentalisht vazhdojne studimet ne universitet mbeshtetur nga sponsore te tjere qe Fondacioni ka gjetur per ta.
  • 10. 10 Fondacioni ka mbeshtetur Qendren e Transfusionit te Gjakut ne spitalin “Nene Tereza” duke blere kuti akulli per gjakun, televiziore, gjilpera flutur per transfusionin si dhe ka financuar pjesemarrjen e njerit prej doktoreve te qendres ne nje konvente per talasemine ne Qipro. Gjate dy viteve te para te aktivitetit tone, Fondacioni u perball vazhdimisht me semundjen e talasemise dhe bordi drejtues hasi ne raste te shumta te kesaj semundje saqe asnje fondacion nuk mund te jete ne gjendje per ti financuar te gjitha. Duke gjykuar situaten bordi vendosi te investoje per “Qendren e Kerkimeve per Diagnostikimin Molekular dhe Gjenetik” per t`ju ardhur ne ndihme femijeve shqiptare ne parandalimin e talasemise dhe semundjeve te tjera para lindjes. Per realizimin e projektit u deshen 3 vjet duke perfshire nje vlere prej US$ 300,000 duke e pajisur me pajisje te teknologjise se fundit, furnizim per nje vit me pajisje te ndryshme te nevojshme ne vleren US$ 70,000 gjithashtu nje shume prej US$ 20,000 u dhurua per konstruksion per permiresimin e vendit te percaktuar per laboratorin, shuma prej US$ 25,000 shkoi per trajnimin dhe transferimin ne nje laborator special ne Rome, Itali si dhe nje vit page shtese per dy nga doktoret shqiptare ne shumen US$ 12,000. Nga raste individuale ne projekte infrastrukture - eshte nje hap i madh dhe shume i rendesishem perpara. Ne vitin 2006 Znj.Liri Berisha u emerua Presidente e Fondacionit te Femijeve Shqiptare. Sfida me e madhe ne fillim ishte ngritja e nje Qendre Rajonale ne Lushnje, e cila u desh nje vit per t’u perfunduar. Ky ishte nje tjeter investim i madh ne emer te fondacionit i cili perben vleren e US$ 150,000 duke perfshire mobilimin dhe pajisje te tjera per qendren. 10
  • 11. 11 Apeli Së bashku për të ardhmen e fëmijëve! Të gjithë ne dëshirojmë një të ardhme më të mirë! Shpesh të qetë, gjithsesi, shumë nga ne mjaftohen me thjesht dëshirën! Ne e dimë mirë që një e nesërme më e mirë mund të vijë vetëm nëqoftëse bëjmë diçka për të hapur rrugën sot! Ne dimë gjithashtu që e ardhmja do të krijohet nga fëmijët e sotëm. Prandaj është e domosdoshme për ne të kujdesemi për ta dhe ti kushtojme vemendje te vecante atyre që nuk kanë mundësi shpëtimi. Ka shumë fëmijë të varfër dhe të sëmurë që kane nevojë për dashuri, përkujdesje dhe vëmendje të veçantë mjekësore. Këto janë prioritet e këtij Fondacioni. Ne kemi parë nëna të qajnë sepse nuk janë të afta për të ndihmuar fëmijët e tyre. Zemrat tona nuk mund të jenë të pandjeshme ndaj vuajtjeve të tyre. Ne duhet të bëjmë diçka për këtë! Puna është shumë e madhe. Asnjë burrë, grua apo një komision me persona të përkushtuar mund ta kryejnë këtë detyrë vetëm. Është detyra tonë sa më shumë të jetë e mundur të përgatisim 11 Domenick G. Scaglione Themelues i Fondacionit
  • 12. 12 fëmijët tanë për një të ardhme më të mirë. Ne e dimë ju shqetësoheni dhe e dimë sa të zënë jeni me punë! Ne gjithashtu e dimë se ju dhe ne kemi qenë të bekuar. Ne duhet t’iu zgjasim një dorë ndihme atyre të cilëve janë më pak me fat sesa ne! Ju lutem na ndihmoni për ta bërë këtë! Ashtu sikurse ju do lexoni, do të kuptoni se Fondacioni tonë është fokusuar në shëndetin dhe në mirëqenien e fëmijëve në Shqipëri! Është detyra tonë të bëjmë çdo fëmijë të sotëm të shëndetshëm, të fortë dhe të mirë përgatitur për të patur të ardhme më të mirë. Në vijim do të lexoni se deri tani është bërë shumë për fëmijët. Por, ka akoma më shumë për t’u bërë! Ju mund të ndihmoni! Ju lutem dërgoni donimet tuaja për këtë qëllim të merituar. Na ndihmoni me çfarëdo që ju mundeni. Së bashku me ju, ne mund të sigurojmë një shenjë ndryshimi në të ardhmen e fëmijëve. Jam i sigurt se ne të gjithë mbartim një shkëndije hyjnore brenda nesh. Ne të gjithë e mbartim atë brenda vetes atë që ne e quajmë trupin tonë. Ne gjithmonë kemi nevojë për të. Shpesh ne mendojmë për nevojën e kësaj shkëndije, për shpirtin tonë! Do të doni të shijoni lumturi dhe paqe pa fund, ju duhet të përpiqeni për të arritur një gëzim të barabartë duke u kujdesur për këtë shkëndijë dhe duke siguruar kënaqësi të shpirtit tonë. Bëhuni zemërgjerë, dhe shijoni nga larg kënaqësinë e këndshme sesa kënaqësinë e perceptimit. Unë e di! Kam qenë në të dyja pozicionet! Për ndihmën tuaj, jam i sigurt se i Plotfuqishmi Zot i të gjithëve ne, do të kujdeset për ju dhe do t’iu dhurojë paqen e Tij dhe të gjithë mirësinë për të cilën ju keni nevojë. 12
  • 13. 13 Fonde në ndihmë të fëmijëve Festa e përvitshme e bamirësisë, e zhvilluar nga Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë, ka mbledhur edhe këtë vit në ambientet e hotel “Rogner” emrat më të njohur të politikës dhe biznesit. Jashtë kësaj feste nuk kanë mbetur edhe disa nga përfaqësuesit e jetës artistike. E cilësuar si balloja e përvitshme e bamirësisë nga Albanian Children Foundation, ky aktivitet i organizuar nga Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë ka si qëllim sensibilizimin e biznesit dhe gjithë shoqërisë shqiptare për të ndihmuar fëmijët e sëmurë. Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë gjithashtu edhe Presidenti i vendit, Bamir Topi, i shoqëruar nga bashkëshortja Teuta, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryeministri Sali Berisha si dhe disa prej ministrave të kabinetit qeveritar, mes të cilëve edhe ministri i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango si dhe ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka. Në fjalën e saj të hapjes, kryetarja e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë, Liri Berisha, ka theksuar disa nga arritjet e fondacionit që ajo drejton prej gati një viti, duke vlerësuar në mënyrë të veçantë ndihmën e Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë organizon mbrëmjen e bamirësisë 13 Drejtues të Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë
  • 14. 14 dhënë edhe nga kolegë, spitale e donatorë të huaj, si në Greqi, Itali e vende të tjera, por pa harruar në mënyrë të veçantë mbështetjen e vazhdueshme, që Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë ka marrë nga biznesi vendas. Ajo ka përmendur gjithashtu si arritje të veçantë edhe kurimin e fëmijëve me probleme kardiake në një prej spitaleve më të njohura të Padovës. Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë që ka arritur të sigurojë mbështetjen e emrave të njohur të jetës publike në vend, ka si qëllim të ndihmojë kurimin e fëmijëve shqiptarë nga zona të ndryshme të vendit, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda. Mbështetëse të kësaj shoqate janë edhe deputetja Lajla Përnaska, gazetarja Fjodora Fjora etj. Balloja e përvitshme është shoqëruar edhe me një koncert, në të cilin kanë performuar këngëtarë të njohur si Eneda Tarifa, Sidrit Bejleri etj. 14 Pjesëmarrje e gjerë në ballon e organizuar nga Fondacioni
  • 15. 15 Në fokus histori njerëzore Fëmijë të trajtuar falë ndihmës së Fondacionit Fondacioni i Femijeve Shqiptare ka trajtuar raste te ndryshme te femijeve me probleme shendetsore, te cilet jane ndihmuar per tu kuruar brenda dhe jashte vendit nder te cilat mund te permendim: • Tetor 2007 u nis për ne Egjipt Klajdi Kamberi 17 vjeç nga Kashari me diagnoze “talasemi major”, kurimi i te cilit u be falas nga Spitali Nasser Institute for Research and Treatment, Kajro. • Janar 2008: Elton Donaj, 10 vjeç nga Lezha, i cili vuan nga “Lymphoma Non Hodgkin”, i janë blere ilaçe ne shumen prej 10,000 Lek. Juliana Malo 24 vjeç, e cila vuan nga “talasemia”, i janë paguar ura porcelani major me shumen prej 150,000 Lek. • Shkurt 2008: Gazmir Byberi 20 vjeç nga Tirana, u nis ne Greqi për plastike te krahut. Aktualisht ai është kthyer nga Greqia ku ndërhyrja rezultoi e suksesshme. Te gjitha shpenzimet ne kliniken private ne Athine u moren përsipër nga Marianna V. Vardinoyannis, Themeluese dhe Presidente e Fondacionit “Child and Family” ne Athine si dhe Ambasadore Nderi e UNESCO-s. Ne Prill 2008 u kthye pas ndërhyrjes me sukses te ketij transplanti. Fondacioni ka financuar US$ 1,475 per shpenzimet e udhetimit (kthimi). • Maj 2008: U nis per ne Angli Elvis Gjeloshaj nga Lezha i cili vuan nga “Uveitis Bilateral”. Al Fayed Charitable Foundation ka marre përsipër shpenzimet e ndërhyrjes kirurgjikale dhe shpenzimet e qëndrimit te fëmijës ne Angli gjate periudhes se analizave dhe trajtimit. Aktualisht femija vazhdon te jete nen trajtimin e mjekeve ne Angli ne St. Thomas Hospital, ku eshte bere dhe nderhyrja e pare ne sy. • Perseri ne Maj 2008 Gëzim Latollari, i cili vuan nga “Tu mediastinal SVCS”, i janë blere ilaçe me shumen prej 13,000 Lek, ilaçe te kushtueshme dhe vështirë për t’u gjetur ne Shqiperi.
  • 16. 16 Aktualisht Fondacioni po ndjek raste te tjera si me poshte: • Luan Rexha 15 vjec, me banim ne Durres, me diagnoze “Kardiomiopati e Dilatuar, Insuficience kardiake NYHA II-III”. Pacientit i duhej nje nderhyrje kirurgjikale per te vendosur nje pajisje ICD (Defribilator Cardioverter i Implantueshem) e cila kushtoi EUR 8,500 dhe u pagua nga Fondacioni. Spitali “Kartal Kosoyolu”, Qender e Specializimit te larte dhe Trajtimit ne Stamboll ka aprovuar mbulimin e shpenzimeve lidhur me terapite mjekesore. Pacienti ndodhet aktualisht ne Turqi, ka vendosur kete aparat dhe pritet te dalin rezultatet e para te pershtatjes se aparatit me organizmin. • Elvisa Struga 7 vjeç dhe Elda Bardhi 8 vjeç me diagnoze te njejte “anemia drepanocitare homozygote”, epikrizat e te cileve jane nisur për t´u trajtuar si raste transplantimi ne Ankara dhe Stamboll. • Ne Itali janë nisur epikriza te tre fëmijëve me djegie Veli Haderi 14 vjeç nga Vlora, Enea Ndoj, 10 vjeç nga Rresheni, prerje ne krahun e djathte, Erjon Baja, 4 vjeç, hemangiome ne gju. • Ne Greqi janë nisur epikriza te katër fëmijëve me Limfoma Malinj Elton Donaj 9 vjeç nga Lezha, Lorenc Plaku 11 vjeç nga Tirana humbje te syrit te djathte dhe ulje e theksuar e pamjes ne syrin e majte, Florald Sejati 7 vjeç nga Elbasani me diagnoze “mesenchymal malinj” dhe Eli Rama 2.5 vjeç me diagnoze “metastasise carcinoma”. • Ne kliniken Internacionale “Igli” do te operohet fëmija Kostika Ruko 10 vjeç nga Korça i cili po humb shikimin, fondacioni ka parapaguar 500 Euro fillimisht. 16
  • 17. 1717 Projekti i nxënësve të shkollës “Memorial International School of Tirana” “A ke ti zemër të madhe?” Të qenit afër atyre që janë në nevojë, shtrirja e një dore ndihme ndaj atyre që nuk munden vetëm, gjithmonë ka shoqëruar punën e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione”. Prezenca e tij pranë një komuniteti gjithmonë në rritje, për kujdes mjekësor e njerëzor, ka bërë që ky fondacion të prek zemrat e të gjithëve, të mëdhenj e të vegjël, biznesmen ose nxënës të thjeshtë shkolle. Prania e tyre në fondacion ndihet nëpërmjet ndihmës, dhurimeve e çmimeve te mirënjohjes. Fundi i dhjetorit, shënoi mbylljen e një seri aktivitetesh të suksesshme të fondacionit dhe në heshtje do të shënonte fillimin e një bashkëpunimi të ri e të ngrohtë me një tjetër grup. Në janar, për të parën herë në jetën e fondacionit, si dhe të komunitetit, fëmijët e moshës nga 4 deri ne 15 vjeç, nxënës të shkollës “Memorial International School of Tirana”, nën ndihmën dhe asistencën e mësueseve të tyre, kontaktuan fondacionin dhe kërkuan të jepnin ndihmën e tyre për një bashkëmoshatare me më pak fat se ta. Presidentja e Fondacinit gjatë vizitës në shkollën “Memorial International School of Tirana”
  • 18. 18 Nxënës nga 17 nacionalitete të ndryshme, që ulen në banat e kësaj shkolle, hartuan një projekt me titull “A ke ti zemër të madhe?”. Drejtuesja e projektit, një vajzë rumune, me emrin Miruna vetëm 8 vjeç, drejtoi projektin, qëllimi i të cilit ishte sigurimi i ndihmës për Fatmën. Të ftuar në këtë aktivitet, ishin: Znj. Liri Berisha-presidente e Fondacionit, Znj. Elisabeta Gjoni-anëtare Bordi e Fondacionit, Znj. Nusha Hoxha-vullnetare e Fondacionit. Fatma, është një vajzë e vogël rome, e cila e detyruar nga varfëria e tejskajshme, braktisi shkollën dhe filloi të lypte së bashku më të ëmën. Realiteti i hidhur i dhjetëvjeçares Fama, iu paraqit publikut, me anë të një reklame, nën sloganin “Fatma kthehu në shkollë”. Fëmijët paraqitën përpara të ftuarëve, një program plot variete, duke recituar dhe kënduar në shqip dhe turqisht. Në fund të aktivitetit, ata i dhuruan Fatmës 20 pako, kryesisht mjete shkollore, ëmbëlsira, veshje, televizor, CD etj, për të dhe familjen e saj. “Kam tetë fëmijë, dy prej të cilëve të paralizuar. E falenderoj znj. Liri Berisha që më ndihmoi kaq shumë. Një falenderim edhe për shkollën”, thotë nëna e Fatmës. Vetë vogëlushja e cila do t’i kthehet shkollës shprehet shumë e lumtur për këtë jetë të re që po nis. “Jam shumë e lumtur sepse do të kthehem në shkollë e do të mësoj shumë, do të bëhem një nxënëse shumë e mirë ”, thotë ajo. Presidentja e fondacionit, Znj. Liri Berisha, u shpreh se ishte e prekur dhe e emocionuar nga puna e fëmijëve. “Shembulli human që ju jepni sot, është një pasqyrë e pastër e edukimit që ju kanë dhënë prindërit tuaj por edhe profesorëve që ju mësojnë. Duke u bashkuar bashkë në misione të tilla, do të mund ta duam më shumë njëri –tjetrin”, tha znj. Berisha. Bashkëpunimi me këta fëmijë, është dëshmi e një fryme të re, për ndihmën që gjithkush mund të jap për fëmijët në nevojë. Ndihma e pastër, që fëmijët i dhanë Fatmës, përbën dhe hapin e parë drejt ndërgjegjësimit të shoqërisë sonë, si dhe një thirrje të mirëfilltë, për bashkëpunim. 18
  • 19. 1919 “Buzëqeshje e re për Tiranën” Ivi Hyka është pesëmbëdhjet vjec dhe ka lindur me Cheilognathopalatoschisis, një sindromë që krijon keqformime gjenetike, që prekin nofullat, hundën dhe buzët. Historia e trishtë e Ivit duket se do të kishte një fund të lumtur me ndihmën e pamatë të Fondacionit të Fëmijëve shqiptare “Domenick Scaglione”. Ai i’u nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale gjatë fillimit të gushtit, fal të cilit fytyrat i’u kthye në normalitet. Tani, ajo c’ka i duhet Ivit, është një seri kirurgjisë dentale, për të reflektuar buzëqeshjen e tij. Operacioni i realizua nga një prej doktorëve më të mirë të Spitalit Molinette, profesor Giovanni Bocchiotti. Misioni I Fondacionit në bashkëpunim me spitalin në Torino është t’I kthejnë buzëqeshjen Ivit. Ndërhyrja kirurgjikale u realizua falë projektit “Buzëqeshje e Re për Tiranën”, një bashkëpunim midis Fondacionit të Fëmijëve Shqiptar dhe Spitalit Molinette, në Torino. Edhe mediat italiane I kanë bërë jehonë projektit që po u kthen buzëqeshjen fëmijëve me probleme nga ana tjetër e Adriatikut. Ivi tashmë është gati të nisë një jetë të re me buzëqeshjen që i ka munguar. Por historia e Ivit të cilit iu kthye buzëqeshja, nuk do të jetë një rast i izoluar. Fëmijë të tjerë me probleme të ngjashme do të kenë mundësi të kryejnë operacionin në spitalin Italian. Pamundësia ekonomike nuk do t’i mundësonte këtyre familjeve të ndryshonin rrjedhën e pafat të jetës së fëmijëve të tyre. Falë këtij projekti të rëndëishëm të Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione”, jeta e këtyre fëmijëve me probleme gjenetike pritet të marrë tjetër rrjedhë. Në fund të këtij viti rreth tetë fëmijë do të trajtohen në spitalin Italian Molinette në Torino. Ky projekt do të financohet me 40.000 Euro në vit. Kohëzgjatja e tij do të jetë deri në vitin 2011 për t’i kthyer buzëqeshjen fëmijëve shqiptarë me probleme të rënda gjenetikë. Projekti deri në vitin 2011 Mediat italiane shkruajnë për historinë e Ivit
  • 20. 20 Rikthimi i buzëqeshjes së Adelinës Është e çuditshme si të godet jeta ndonjëherë. Ndodh në mënyrat më të ndryshme dhe të dhimbshme, dhe dhimbja shumëfishohet kur ka të bëjë me fëmijë. Kjo është arsyeja pse Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë është i vendosur në misionin e tij: të ndihmojë fëmijët në gjithë Shqipërinë për të lehtësuar dhe shëruar plagët e tyre, fizike apo psikologjike. I tillë është rasti i Adelinës, një pesëmbëdhjetë vjeçare që ka kaluar shumë kohë të vështira, të shkaktuara nga një tumor në lëkurë, që preku fytyrën e saj. Por, kjo fatkeqësi nuk mundi të fshinte buzëqeshjen e saj, edhe pse i mori tre vjet shkollë, një jetë normale me moshatarët e saj, dhe bukurinë e saj fëmijnore. Pasi u diagnostikua me tumor lëkure, Adelina la shkollën, ajo ndiqte klasën e gjashtë, dhe më vonë Histori suksesi Presidentja e Fondacionit me Adelinën pas kthimit nga Greqia ku 15-vjecarja iu nënshtrua operacionit 20
  • 21. 2121 bëri një operacion për heqjen e tumorit këtu në Shqipëri, që fatkeqësisht nuk rezultoi i suksesshëm, dhe vajzës së gjorë iu desh të përballej me realitetin e ashpër sërish, dhe ndoshta t’i dorëzohej fatit të saj. Jeta po merrte rrokopujën për Adelinën e cila kishte fare pak shpresa për t’ju kthyer normalitetit sikurse bashkëmoshataret e saj. Por kjo zgjati derisa familja e saj u njoh me Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione”. Znj. Liri Berisha, presidentja e fondacionit, u kujdes për rastin e Adelinës me dashuri dhe dhembshuri të madhe. Me asistencën e saj, fondacioni mundi të vendoste kontakte me një spital në Athinë, që ofroi trajtimin e vajzës falas. Adelina dhe i ati, shkuan në Athinë, në spitalin “KAT”, dhe në dhjetor vajza iu nënshtrua operacionit të dytë të madh. Tani, muaj mbas operacionit, babai i Adelinës thotë se e bija ishte me shumë fat, që gjeti fondacionin. Ai shprehet: “Spitali ishte shumë i shtrenjtë, duhej të paguajë 95€ çdo natë vetëm nuk do t’ia kisha arritur kurrë.” Dhe këtu sytë e tij mbushen me lot; Adelina është vajza e tij e vetme, midis katër djemve. Tashmë buzëqeshja e Adelinës është e pamatë. Atëherë ku gjithcka dukej “mision i pamundur”, një dritë shprese lindi për Adelinën, e cila sot i gëzohet jetës së saj të re. “Jam shumë e lumtur, nuk di cfarë të them. I falenderoj të gjithë”, thotë ajo në ngazëllim. Zonja Berisha u takua me Adelinën dhe babin e saj disa kohë mbas operacionit. Të gjitha palët ishin të prekura, duke qenë se ky ishte dhe takimi i tyre i parë pas ndërhyrjes kirurgjikale. Zonjës Berisha i bëri përshtypje ndryshimi i dukshëm i Adelinës dhe vazhdimisht i thoshte vajzës se ishte treguar shumë e guximshme. Ajo foli me vajzën si nënë dhe doktoreshë: “Adelina, jam shumë e impresionuar! Doktorët kane bere një punë shumë të mirë, sepse operacioni nuk ishte i thjeshtë. Por jam e lumtur qe e kalove. Tani mbaj mend se kohë të vështira do të vijnë, ti duhet të rikuperohesh totalisht. Mos harro asnjëherë të përdoresh kremrat që të dhanë doktorët: sepse janë shumë të rëndësishëm. Tani qesh, nuk është kohë për lot, vetëm qesh dhe rifillo jetën më shumë kurajo e dashuri. Mos harro çfarë kanë bërë prindërit e tu për ty, dhe mëso shumë, pasi kjo është mënyra e vetme për t’ua shpërblyer”, u shpreh znj. Berisha në këtë takim impresionues. Babai i Adelinës ishte shumë i prekur, dhe midis lotëve falënderoi Znj. Berisha, fondacionin dhe doktorët. Fjalët ishin të thjeshta por vinin nga thellësia e zemrës së tij, midis lotëve ai falënderoi që i kthyen jetën së bijës. Tani Adelina duhet të kujdeset për fytyrën e saj, të rifillojë shkollën, dhe çdo muaj të shkojë në Athinë, për t’u kontrolluar tek mjekët grekë. Të gjitha shpenzimet e udhëtimit do të mbulohen nga fondacioni. Tani mbi të gjitha, ajo është mirënjohëse për këtë shans të mrekullueshëm për jetë normale. Eshtë koha të buzëqeshë sërish!
  • 22. 22 Qendër laboratorike për talasemikët Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë me një investim prej 110 mijë Euro arriti t’i ndryshojë fytyrë Qendrës Rajonale të Hemoglobinopative në Lushnje. Tashmë është arritur pajisja e plotë e të gjitha ambienteve për një efikasitet të punës. Rikonstruksioni përpara disa kohëve dhe pajisja me bazë laboratorike dhe gjithë aparaturën e nevojshme për përpunimin dhe dhënien e gjakut do të bëjë që në këtë qendër të kryhen të gjitha depistimet për fëmijët talasemikë dhe për dhënien e ndihmës në kohë. Në inaugurimin e kësaj qendre, merrnin pjesë presidentja e Fondacionit te Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione”, Liri Berisha, ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, deputetët Albert Divjaka, Mehmet Xhindole, përfaqësues vendorë  si dhe biznesmenë të ndryshëm që financuan për këtë qendër, Irfan Hysenbelliu, Arben Xhaferri, etj. Zonja Berisha ka falënderuar në mënyrë të veçantë Ministrinë e Shëndetësisë, biznesmenët shqiptarë, fondacionet dhe shoqatat e ndryshme dhe nuk ka lënë pa përmendur kontributin e dhënë nga “Kripëmjaltëzat” dhe qytetarët lushnjarë. “Kjo qendër, vjen në ndihmë të të gjithë fëmijëve talasemikë që ata të jetojnë si të gjithë të tjerët, ajo pohoi, se kjo qendër do ti shërbejë të gjithë të sëmurëve nga Shqipëria e Jugut”. Këta fëmijë do të buzëqeshin tashmë falë shpirtmadhësisë dhe humanizmit të bizneseve tona. Unë dua t’i përgëzoj të LUSHNJE/ Investimi prej 110 mijë euro i Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë Qendra laboratorike për talasemikët e financuar nga Fondacioni “Domenick Scaglione” 22
  • 23. 23 gjithë ata që kontribuan për të rehabilituar këtë institucion shëndetësor. Dua të përgëzoj gjithashtu, stafin mjekësor në këtë qytet, pasi, bashkëpunimi i të gjitha këtyre hallkave ka bërë të mundur realizimin e këtij projekti. Është dëshira juaj e madhe për të shpëtuar jetë që ka bërë të hidhet ky hap madhor”, u shpreh zonja Berisha, teksa ka dhënë stimuj për të gjitha ato biznese dhe shoqëri që kanë kontribuar në këtë nismë humanitare. Birra “Korça” me president Irfan Hysenbelliu ishte një nga investitorët kryesorë të kësaj vepre, për të vijuar më tej me Banka Credins, FASSA, Atlantik Sh.A., SIGMA etj., ishin disa nga financuesit që vetë zonja Berisha i falënderoi dhe i nderoi me stimuj të veçantë. Në fjalën e tij, presidenti i “Birra Korça”, Irfan Hysenbelliu u shpreh se është kënaqësi të kontribuosh në të tilla nisma. “Kam kënaqësi të sponsorizoj në të tilla investime, sidomos kur merr 23 Ambiente të brendshme të Qendrës për fëmijët talasemikë Gjate inagurimit te Qendrres Laboratorike ne Lushnje
  • 24. 2424 pjesë edhe zonja Berisha, e cila gjatë një viti e gjysëm ka qenë mjaft transparente në vlerësimin e fondeve dhe shpenzimeve që janë bërë për këtë qendër”, u shpreh në fjalën e tij biznesmeni Hysenbelliu. Një tjetër biznesmen që sponsorizoi në këtë investim ishte dhe Arben Xhaferri, i cili u shpreh: “Financimin e kam bërë me mjaft dashamirësi, pasi ai do t’u shërbejë njerëzve në nevojë. Është e natyrshme që pasi një biznes zhvillohet, jep edhe kontributin e tij në zhvillimin e shoqërisë”. Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka i mëshoi faktit se një nga prioritetet e ministrisë ka qenë pikërisht kjo kategori, pra e talasemikëve. Në mbyllje të fjalës së tij, z. Ndoka falënderoi znj. Liri Berisha dhe fondacionin që ajo drejton, për interesimin dhe kontributin e dhënë në realizimin e fillimit të funksionimit të kësaj qendre. Ministri falënderoi Shoqatën e Talasemikëve për përpjekjet dhe ndihmën e vazhdueshme që jep për përmirësimin e shërbimit shëndetësor ndaj këtyre të sëmurëve dhe ftoi mediat, donatorët dhe shoqatat e prindërve, komunitetet fetare dhe shoqata të tjera të interesuara për arsyen se kjo sëmundje ka karakter social e cila nëse nuk parandalohet, kërkon mjaft burime financiare. Ky ambient i krijuar në qendrën diagnostikuese të Lushnjës do të sigurojë prindërit e vogëlushëve të sëmurë se fëmijët e tyre do të kenë mundësi të jetojnë dhe të depistohen në vendin e tyre. Më pas u vizituan nga afër të gjitha ambientet e brendshme, të cilat si rrallë ndonjëherë, falë edhe investimeve të bizneseve të lartpërmendur, ishin tepër bashkëkohore. Për të gjithë fëmijët talasemikë që merrnin pjesë në këtë inagurim u shpërndanë dhurata të ndryshme me rastin e festave të fundvitit. Këto dhurata i shpërndau vetë zonja Berisha, shoqëruar edhe nga ministri Ndoka dhe ish- ministri i Shëndetësisë, Maksim Cikuli. Ambjentet e punës në qendrën laboratorike për talasemikët
  • 25. 25 Dhuroni gjak për fëmijët talasemikë! Në kuadrin e aktiviteteve që po organizohen për ditën botërore të dhurimit vullnetar të gjakut, që përkon me datën 14 Qershor, në ambientet e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Znj. Liri Berisha Presidente e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione” ka dhuruar gjak, gjak u dhurua dhe nga anëtarët e Fondacionit . Për 1 Qershorin 2007, ditën Kombëtare te Fëmijëve, Fondacioni organizoi një grup grash dhe vajzash te cilat dhuruan gjak ne ndihme te femijeve te cilet kane nevoje për gjak, ne mënyrë qe  një pjese e pacienteve te përballojnë sëmundjet qe ju kane rene dhe një pjese te rriten njësoj si bashkëmoshatarët pavarësisht nga problemet qe kane. Iniciativa Shtohet bari Deferasirox për talasemikët Falë lobingut të Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë dhe shoqatës së Talasemikëve në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, u bë e mundur shtimi në listën e rimbursimit i një bari mjaft të rëndësishëm për fëmijët talasemikë sic është Deferasirox 250 mg (exjade). Vlera financiare e këtij bari shkon në 1 milionë dollarë në vit dhe mbulohet nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Falë kësaj ndihme të konsiderueshme për këtë kategori, jeta e fëmijëve talasemikë ka ndryshuar sa i takon cilësisë së jetës. Përpjekjet e shoqatës së Talasemikëve, falë ndihmës së madhe të Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë, tashmë janë konkretizuar. Drejtoresha e ISKSH-se, znj. Elvana Hana gjatë prezantimit të futjes në listë të ilacit të ri për takasemikët 25
  • 26. 26 Transplanti i sukseshëm Klajdi Kamberi është 17 vjec dhe vuan nga talasemia. Rrugëtimi i tij i përhershëm në kërkim të një qeseje gjak tashmë ka marrë fund. Kjo është një histori suksesi. Historia e Klajdit i cili i është nënshtruar një operacioni të shtyllës kurrizore, mundësuar nga Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione”. Në tetor të vitit 2007 u Klajdi Kamberi nga Kashari me diagnoze “talasemi major”, u nis për në Egjipt, kurimi i te cilit u be falas nga Spitali Nasser Institute for Research and Treatment, Kajro. Sot Klajdi është kthyer në shtëpi. Eshtë gati t’i rikthehet një jete normale si të gjithë bashkëmoshatarët e tij. Historia e Klajdit, 17 vjecarit që iu nënshtrua operacionit në Egjipt. 26 Klajdi Kamberi, 17-vjecari i operuar ne Egjipt, me familjen “Jam shumë i lumtur që gjitchcka shkoi mirë. Tani mjekët më kanë thënë të kem kujdes, për momentin të evitoj kontaktet e shumta me personat jashtë, të marr me kujdes mjekimet”, thotë Klajdi I sapokthyer nga Kajro pas ndërhyrjes së sukseshme të palcës së kurrizit. Vetë nëna e Klajdit shprehet: “Jam vërtet shumë shumë e lumtur qe djali im mund te fillojë një jetë të re. Falenderojmë pa masë znj. Berisha për këtë mundësi që I dha djalit tim për të patur një jetë normale, sepse ne vete e kishim
  • 27. 2727 totalisht të pamundur përballimin e kostos së një operacioni të tillë”. Klajdi nuk është I vetmi rast që përfiton nga ky bashkëpunim me spitalin e Kajros, mundësuar nga Fondacioni I Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione” me ndihmën e pacmuar të ambasadës egjiptiane në Tiranë. Mjeket qe kryen operacionin e 17-vjecarit Perfaqesues te larte te Fondacionit me drejtues te Ambasades Egjiptiane
  • 28. 28 Dhurata fëmijëve të sëmurë Presidentja e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione”, znj. Liri Berisha vizitoi në ditën e parë të Vitit të Ri 2008, Spitalin e Fëmijëve “Selaudin Bekteshi”, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në këtë ditë të parë të vitit ajo ka zgjedhur të jetë pranë fëmijëve fatkeqë, të cilët janë detyruar të kalojnë ndërrimin e viteve në spital. Znj Liri Berisha zgjodhi të vizitonte pikërisht repartin e reanimacionit në spitalin pediatrik, si reparti ku rastet janë më kritike dhe gjendja shëndetësore është më e rëndë. Znj. Liri Berisha uroi fëmijët e këtij spitali për një shërim sa më të shpejtë, ndërsa shprehu falënderimet e saj për përkushtimin e mjekëve dhe infermierëve në shërbimin ndaj tyre. Për t’ua bërë sadopak të gëzuar këtë ditë, në mënyrë që edhe këta fëmijë të gëzojnë si bashkëmoshatarët e tyre, znj. Berisha shpërndau për fëmijët e sëmurë dhe të afërmit e tyre dhurata me rastin e Vitit të Ri, si veshmbathje, ushqime, lodra. Presidentja e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë uron Vitin e Ri fëmijëve në Spitalin Pediatrik 28 Presidentja e Fondacionit, znj. Liri Berisha gjatë vizitës në Spitalin Pediatrik në Tiranë
  • 29. 2929 Arsim për fëmijët e policëve të vrarë Fondacioni Fëmijëve Shqiptarë në përpjekje për të ndihmuar fëmijët e policëve të vrarë ka bashkëpunuar me disa Universitete dhe Shkolla Private, si Universiteti “UFO” në Tiranë, i cili u ka dhuruar bursa studimi 15 fëmijëve të policëve të vrarë, Universiteti “Evropian i Tiranës” ka ofruar 2 bursa studimi si dhe Instituti “Horizont” ka ofruar 12 bursa të arsimimit 9-vjeçar, për 12 fëmijë të policëve të rënë në krye të detyrës. Këta fëmijë mund të zgjedhin çdo njërën prej degëve të universiteteve. Znj. Liri Berisha, Presidente e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione” vlerësoi se iniciativa e këtij universiteti nuk ka brenda vetëm humanizëm, por edhe përgjegjësi qytetare, respekti dhe mirënjohje për aktin sublim të prindërve të këtyre fëmijëve rënien në krye të detyrës. Kjo vatër dije u ofron këtyre fëmijëve jo vetëm shkollimin, por edhe dashurinë e jetës. Të investosh për këta fëmijë do të thotë të investosh për jetën, duke u falur atyre arsim e Iniciativa e Fondacionit me shkollat private
  • 30. 30 dashuri. Znj. Berisha Presidente e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione” falënderoi për veprimtarinë e tyre në ndihmë të fëmijëve, Universitetet dhe Institutin Arsimor “Horizont”, për bursat e ofruara për 29 fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës. Presidentja e Fondacioni znj. Berisha me fëmijët në Festat e Fundvitit 30
  • 31. 31 Vizitë në shtëpinë e katërnjakëve FondacioniiFëmijëveShqiptarë“Domenick Scaglione”, për festat e fundvitit vizitoi shtëpinë e katërnjakëve në Tiranë. Kjo ishte një familje nga fshatrat e Beratit dhe që përpara tre vjetësh ishte shtuar me katër fëmijë njëherësh, ndërkohë që kishin edhe një fëmijë tjetër. Familja ndihmohet nga qeveria dhe ju jepet një shtëpi në Tiranë. Nëna në pamundësi që t’iu shërbente të katër të porsalindurve i dërgon këta fëmijë në fshatin “SOS”. Për herë të parë familja dhe të katër fëmijët ishin mbledhur të gjithë në shtëpi dhe për të kaluar festat e fundvitit të gjithë sëbashku. Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione” nën kujdesin e Znj. Liri Berisha i dhuruan kësaj familje 4 krevate me dyshekë, çarçaf, batanije, pampers. Këpucë për të 5 fëmijët, lodra dhe një sasi të konsiderueshme ushqimesh për të ndihmuar familjen që të kalonte sa më mire festat e fundvitit. Gjatë vizitës në shtëpinë e vogëlushëve znj. Berisha u shpreh: Kemi ardhur për t’ju uruar festat e për t’ju sjellë dhurata fëmijëve. Eshtë kënaqësi t’i shohësh të rriten e tashmë ju e keni shtëpinë plot. Fondacioni i Fëmijëve Shqip- tarë “Domenick Scaglione” falënderon bizneset për donimet e tyre, të cilat bënë të mundur dhuratat për katërnjakët. Znj. Berisha në shtëpinë e Katërnjakëve 31
  • 32. 32 Dhurata për trenjakët Fondacioni i Femijeve Shqiptar “Domenick Scaglione” vazhdon të jetë afër familjeve të reja e të shumta në numër. Ai është i angazhuar në ndihmën ndaj të porsaardhureve kudo në Shqipëri. Për një ditë, familjet e trinjakëve në Gjirokastër e Tepelenë kanë pasur më tepër mysafirë se herët e tjera. Fondacioni i Fëmijët Shqiptarë “Domenick Scaglione” dhe biznesi gjirokastrit kanë gjetur rastin të kontribuojnë financiarisht dhe materialisht dy familjet e trinjakeve. Ka qenë një iniciativë e ndërmarrë nga Drejtoria Arsimore Rajonale Gjirokastër, e cila është konkretizuar ditën e sotme. Fondacioni i drejtuar nga znj.Liri Berisha, u ka dhuruar të gjashtë foshnjave plot ndihma mes të cilave dhe tre karroca fëmijësh si dhe veshmbathje e ushqime të pafundme. Në pamundësi për të ardhur në jug të vendit, zonja Berisha ka dërguar përfaqësuesen e fondacionit Nushe Hoxhaj e cila fillimisht ka mbërritur në Tepelenë. Në familjen Nora, ajo është pritur nga e ëma e trinjakeve Edmira Nora dhe pjesëtarët e tjerë të familjes. “Pëllumbesha, Artemida dhe Ersia Nora, foshnjat 4 muajsh, përbëjnë surprizën më të madhe në Tepelenë dhe ndihma ndaj tyre do të jetë e vazhdueshme nga ana e fondacionit tonë”-është shprehur zonja Hoxhaj. Ndërkohë që në vizitën e zhvilluar në familjen Vocko në Gjirokastër, përfaqësueset e fondacionit dhe ata të qeverisë së nxënësve të Gjirokastrës, kanë dhuruar ndihma të konsiderueshme ushqimore dhe veshmbathje për të tri fëmijët Haxhi, Athina dhe Joana Vocko. Trenjakët e Gjirokastrës ndryshe nga 4 muajshit e Tepelenës, ende nuk rezultojnë të regjistruar në zyrat e gjendjes civile në Gjirokastër. Shkak është mungesa e dokumenteve të lindjes së fëmijëve në Greqi. E ëma e fëmijëve Aleksandra, pohon se fëmijët nuk mundet të sigurojnë asgjë si pasojë e mos-regjistrimit në zyrën e Gjendjes Civile. Shpeshherë ajo u ka bërë apel autoriteteve helene që të lejojnë marrjen e dokumentacionit në spitalin e Athinës për të bërë të mundur regjistrimin konkret por pa rezultat. Sipas drejtorit të Drejtorisë Arsimore Rajonale të Gjirokastrës, kontributi i biznesit gjirokastrit dhënë dy familjeve ka qenë rreth 2 milionë lek të vjetra. Ndërsa në 8Mars, zonja Liri Berisha, se bashku me doktoreshë Anila Godo nxënës nga shkolla “Andon Z.Cajupi”, Holta Dolaku, si dhe përfaqësues të “Memorial internacional school of Tirana” dhe nje biznesmene nga Fieri, vizituan trinjakët më të rinj të kryeqytetit: Deandron, Ejonën dhe Lunën. Paraditen e 8-të Marsit familja Sako mirëpriti në shtëpinë e tyre këto mikesha të veçanta, të cilat sollën për trinjakët, karroca, ushqime veshmbathje, pra gjithçka i duhen tre bebeve. Takimet në Gjirokastër e Tepelenë Trenjakët e ndihmuar nga Fondacioni “Domenick Scaglione” 32
  • 33. 33 Ndihma për para-tetraplegjikët Përfaqësues të Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione” me interesimin e presidentes Znj. Liri Berisha kanë dhuruar për paraplegjikët dhe tetraplegjikët disa nga ndihmat e premtuara para një viti si dhe me rastin e fundvitit. Ndihmat i janë dhënë më parë kryetarit të shoqatës së paraplegjikëve z. Hyso Muka, i cili së bashku me përfaqësues të fondacionit i kanë dhuruar pakot me ndihma të ndryshme si dhe karriget me rrota anëtarëve të kësaj shoqate. Fondacioni Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione” u ka dhuruar paraplegjikëve, 60 pako me ushqime të ndryshme, medikamente, 17 dyshek sfungjeri, 10 karroca me rrota, si dhe veshmbathje të cilat kanë qenë më të domosdoshme për anëtarët e kësaj shoqate. Nga përfaqësues të fondacionit u është premtuar se ndihma të tjera do të vijnë për ta në të ardhmen, ndërsa ambientet duhet t’ua japin përfaqësues të pushtetit lokal. Këto ndihma janë mundësuar për invalidët e qytetit të Vlorës me mbështetjen e vetë te presidentes se fondacionit znj Liri Berisha, e cila ka premtuar dhe të tjera ndihma për të gjithë njerëzit në nevojë në Shqipëri. Para e tetraplegjikët e qytetit të Vlorës falënderuan fondacionin dhe zonjën Berisha për ndihmat e dhëna, ku së paku karroca me rrota do ua përmirësojë jetën. Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione” në ndihmë të të gjitha shtresave në nevojë Presidentja e Fondacionit gjatë vizitës në Qendrën e fëmijëve me aftësi të kufizuar në Shkodër 33
  • 34. 34 Ekografi për spitalin e Tropojës Tropoja është një zonë e vetmuar e Shqipërisë, ku shumica e popullsisë jetojnë nën nivelin e varfërisë banorët përballen çdo ditë më sfida për mbijetesë, dhe kjo bëhet me shumë dashuri, krenari dhe zemër. TëndihmoshnjerëzitnëTropojë,nukpërbënnjësfidëtëthjeshtë,përkundrazi,ajokërkonbashkëpunimin e shumë organizatave për të maksimizuar ndihmën dhe imaktin ndaj këtij komuniteti malor. Në bashkëpunim me UNICEF-in dhe Maternitetin e Tiranës, Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë punoi për përgatitjen e ndihmave të ndryshme. Vullnetarë të Fondacionit punuan për përgatitjen e 167 pakove me ushqime dhe veshmbathje, për t’ia shpërndarë familjeve në nevojë. Ndërkohë, fondacioni dhuroi 4 kompjutera për shkollën e Bajram Currit, krevate, batanije dhe një ekografi për spitalin e qytetit. Për këtë mision të veçantë fondacioni bashkëpunoi me zyrën e UNICEF-it në Shqipëri, i cili dhuroi libra për shkollën, si dhe Materniteti i Tiranës, i cili solli në spitalin modest të Bajram Currit një inkubator. Vizita e znj. Berisha në Tropojë Jepen ndihma nga Fondacioni 34 Znj. Liri Berisha, dr. Halim Kosova dhe stafi i spitalit të Bajram Currit
  • 35. 3535 Gjatë një vizite 2 ditore, në 11 dhe 12 Qershor, një delegacion i kryesuar nga Dr. Liri Berisha, Znj. Carrie Auer Përfaqësuese e UNICEF-it ne Shqipëri dhe Prof. Dr. Halim Kosova, Drejtori i Maternitetit të Tiranës, vizituan Tropojën. Bashkë me to ishin edhe 20 bashkudhëtare, njerëz të biznesit, anëtarë të fondacionit dhe vullnetarë, të cilët asistuan në takimin me nxënësit, banorët e Bajram Currit dhe stafin e spitalit rajonal. Ndalesa e parë e turit tonë u bë në Drejtorinë Arsimore të Bajram Currit, ku nxënësit, mësuesit dhe përfaqësues të strukturave lokale,treguan vlerësim për Znj.Berisha dhe përfaqësuesit e UNICEF- it, sepse i kanë qëndruar pranë fëmijëve të Tropojës, duke i dhuruar atyre libra dhe kompjuter, të rëndësishme për edukimin e tyre.Takimi me brezin e ri të Tropojës u pasua nga një koncert i organizuar nga Qendra Kulturore e Bajram Currit, ku qindra qytetarë ishin te pranishëm ne koncert për të nderuar të ftuarit nga Tirana. Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishmja, ishte vizita në spitalin e Tropojës. Për të përmbushur nevojat modeste të këtij spitali, fondacioni dhuroi një ekografi, meqë i nevojitej një e tillë dhe Materniteti i Tiranës solli një inkubator bashkë me një ekip mjekësor të specializuar, te përbërë nga 3 veta. Dr. Berisha dhe Dr. Kosova nën drejtimin e drejtorit të spitalit vizituan pavijonet e rikonstruktuara të spitalit, duke parë edhe ndryshimet që kishin ardhur si rezultat i kontributit modest të aktorëve të ndryshëm. Gjate bisedës me mjekët, Dr. Berisha nuk mund të mos prekej. ”Ju jeni heronj të vërtetë të jetës” - ju tha ajo kolegëve të saj tropojanë “nuk ka shumë njerëz që do të linin jetën e rehatshme në Tiranë dhe të vinin të punonin këtu, në vështirësi. Por ju jeni heronj të vërtetë, fakti që jeni vetëm pesë mjekë qe mbuloni të tërë rajonin, të gatshëm për të sëmurët dhe ata që vuajnë, ju bën juve të tillë.” Ndërsa Dr. Kosova, duke parë vetë, sfidat dhe vështirësitë e mjekëve në Tropojë, ofroi për mjeket në Tiranë, ku ata do të njihen me aparaturat e fundit dhe teknologjinë e fundit për të rritur në maksimum shërbimin e tyre ndaj pacientëve. Inkubatori i dhuruar për Spitalin e Bajram Currit
  • 36. 36 Ndihma edhe për të moshuarit Përfaqësues të Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione’” të kryesuar nga presidentja e Fondacionit, Znj. Liri Berisha me rastin e fundvitit kanë vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Fier. Fondacioni në bashkëpunim me shkollat e qytetit dhe pushtetin lokal si dhe kontributin e donimin nga biznesi të znj. Elisabeta Zoloshnja dhe znj. Hygerta Borova realizuan një aktivitet shumë domethënës për të moshuarit në këtë institucion: nxënësit e shkollave sollën pranë gjyshërve të tyre ngrohtësinë e fëmijëve, gëzimin e këngëve e valleve si dhe premtimin për të vazhduar këtë lidhje në të ardhmen. Zonja Liri dëgjoi me vëmendje shqetësimet e të moshuarve dhe në emër të Fondacionit u zotua për të ndërmjetësuar pranë institucioneve dhe bizneseve për zgjidhjen e tyre. Gjithashtu përfaqësuesit e Fondacionit u shpërndanë 60 te moshuarve pakot me ndihma të ndryshme si veshje, batanije për secilin si dhe aparate tensioni apo aparate të tjera mjekësore në shërbim të azilit. Personeli drejtues i Azilit ka kryer regjistrimin e të gjitha ndihmave si 60 batanije, 45 këmisha, 40 veshmbathje, 60 shalle, 160 palë çorape, 60 jastëk, 60 filxhan çaji, 1 krevat spitalor, 3 aparate tensioni. Znj. Berisha dhe përfaqësues të Fondacionit në këtë aktivitet, duke vlerësuar veprimin e sjelljen e nxënësve u dhuroi fëmijëve libra letraro artistike të botimeve më të fundit, të donuar për Fondacionin nga panairi i librit. Nga përfaqësues të fondacionit u është premtuar se ndihma të tjera do të vijnë për ta në të ardhmen, ndërsa sigurimi pandërprerje i energjisë duhet t’ua japin përfaqësues të pushtetit lokal. Këto ndihma janë mundësuar për pleqtë e qytetit të Fierit me mbështetjen e vetë zonjës Liri Berisha, e cila ka mëtuar dhe të tjera ndihma për të gjithë njerëzit në nevojë në Shqipëri. Te moshuarit dhe personeli i Azilit te pleqve te Fierit falënderuan Fondacionin dhe zonjën Berisha për ndihmat e dhëna, si dhe ngrohtësinë që ju ofrohet nga nxënësit e shkollave . Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione’” falënderon znj Elisabeta Zoloshnja dhe znj Hygerta Borova për donimet të cilat bënë të mundur dhuratat për çdo të moshuar si dhe për azilin. Gjithashtu Fondacioni falënderon mësuesit e përfaqësues të shoqatave të grave në Fier për mobilizimin e nxënësve për të vizituar të moshuarit e Azilit dhe për tu falur atyre pak ngrohtësi. Znj. Berisha falënderon gjithashtu punën e vullnetareve të Fondacionit si znj. Nusha e cila me angazhimin e saj të pakursyer bëjnë të mundur që të realizohen këto aktivitete të Fondacionit. 36 Vizitë në Shtëpitë e të Moshuarve në Fier dhe Gjirokastër
  • 37. 3737 Presidentja e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione” zonja Liri Berisha e ka kaluar ditën e Krishtlindjeve pranë individëve të moshës së tretë të Shtëpisë së të Moshuarve në qytetin e Gjirokastrës. Ajo shoqërohej nga anëtarja e bordit të fondacionit, Lajla Përnaska. Znj. Berisha gjatë bashkëbisedimit, që ka zhvilluar me drejtoreshën e Shtëpisë të të Moshuarve, është njohur nga afër me ecurinë e punës në këtë institucion përkujdesjeje për moshën e trete, si dhe nevojat për ndihmë që ka ky azil. Gjate vizitës së saj zonja Berisha pasi ka uruar të moshuarit për festën e Krishtlindjeve, është njohur me problemet kryesore te tyre. “Jemi sot bashkë me ju në këtë ditë Krishtlindjesh për t’i qenë sa më pranë njëri-tjetrit”, ka thënë zonja Berisha, e cila ka dhuruar një fond prej 200 mije lekë të reja për Shtëpinë e te Moshuarve. Fondacioni Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione”, i drejtuar nga vetë zonja Berisha, ka shpërndarë për të strehuarit në këtë qendër 60 palë këpucë, 45 këmisha, 25 pulovra, 50 pako me ushqime, si dhe një frigorifer. Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione” falënderon znj.Elisabeta Zoloshnja dhe znj. Hygerta Borova për donimet të cilat bënë të mundur dhuratat për çdo të moshuar si dhe për azilin. Presidentja e Fondacionit, znj. Berisha, gjatë vizitës në Shtëpinë e të Moshuarve, Fier
  • 38. 38 Ndihmë për banorët e Gërdecit Fondacioni i Femijeve Shqiptar, ishte e para OJF, qe pati nje reagim te menjehereshem dhe te plote per ofrimin e ndihmave ndaj femijeve, te prekur nga tragjedia e Gerdecit. Fondacioni me drejtuesit dhe vullnetaret e tij, u perkujdesen qe te ishin prane te prekureve, ne menyre konstante duke lehtesuar dhimbjet e te prekureve, jo vetem ato fizike por edhe ato shpirterore. Ndihma si veshmbathje, ushqime, kepuce, atlete, detergjent, pajisje per mirembajtjen e banesave te perkohshme ku jetonin etj., u jane ofruar banoreve qe ne momentet e para, dhe kane vazhduar gjate gjithe kohes se qenderimit te tyre ne ambjentet e Konvaleshences. Fondacioni ne bashkepunim me student te deges se psikologjise iu ka ofruar ndihmen e nevojshme ketyre banoreve per ta kaluar kete situate ne menyre sa me te lehte. Kontributi i Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë 38 Ndihma nga Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë për banorët e Gërdecit
  • 39. 3939 Por, Fondacioni nuk eshte mjaftuar me kaq. Thellenxa Gerdeci, eshte nje prej te prekuarave te kesaj tragjedie. Ne tragjedine e ndodhur ajo nuk humbi vetem shtepine e saj, por edhe biznesin e sapo hapur: Parukerine, ne te cilen kishte investuar gjithe kursimet e veta. E shkaterruar nga ndodhia, ajo i’u drejtua me nje leter mjaft prekese Presidentes se Fondacionit, Znj. Liri Berisha, duke i kerkuar ndihme per rimekembjen e biznesit te saj. Pergjigjja nga Fondacioni ishte e menjehereshme. Ne bashkepunim me organizaten Shprese per Shqiperine, Fondacioni beri te mundur sigurimin e te gjitha materialeve per te bere funksionale nje parukeri ne amjentet e Konvaleshences. Inaugurimi i saj u be, ne nje ceremoni te thjeshte, ku Thellenxa pati mundesine te provonte pajisjet e reja. Dhurimi i pajisjeve te parukerise per Thellenxen, u pasua nga ngritja e nje biblioteke, me dhurime nga Qendra Nderkombetare e Kultures. Biblioteka, ishte ne perdorim per femijet dhe banoret e tjere. Fondacioni Femijeve Shqiptare ka menduar per femijet per t’iu qendruar sa me prane atyre me shfaqje teatrale ne ditet ne vazhdim dhe me fushe futbolli. Per te kaluar kete situate te veshtire Fondacioni ka menduar dhe per hapjen e nje qendre interneti me kompjujtera re dhuruara nga biznesi. 117 femije, nga mosha 0-16 vjec, nen kujdesin e vazhdueshem te vullnetareve te Fondacionit, atyre e plotësoheshin te gjitha nevojat dhe kërkesat. Duke u qëndruar prane ketyre personave, ne momentet e tyre me te veshtira. Ndihma nga Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë për banorët e Gërdecit
  • 40. 40 “Arti, gjuha jonë e përbashkët” Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë ka qënë gjithmonë i pranishëm për fëmijët në nevojë, gjatë periudhave më të vështira për ata, duke i ofruar zgjidhje dhe qetësi. Me afrimin e 1 Qershorit, Fondacioni yne e festoi me fëmijët ditën e tyre të vëçantë, dhe në të njëjtën kohë, t’i japim ngrohtësi dhe mesazh të veçantë shoqërisë tonë. Përfaqësues të fondacionit, në bashkëpunim me AMC-në, Sponsori kryesor i aktivitetit, Galeria Kombëtare e Arteve, Open Art, Fondacioni “Miqtë e Galerisë”, Akademia e Arteve dhe Njësia Bashkiake Nr. 10, organizuan një aktivitet ku të ftuarit e veçantë ishin fëmijët me aftësi të kufizuar nga qendrat nga e gjithë Shqipëria si dhe shkollat fillore të Tiranës, të cilat u paraqitën me punimet e tyre. Festohet dita e Fëmijëve 40
  • 41. 41 Në 1 Qershor, Galeria Kombëtare e Arteve, u kthye në një qendër festive, ku shumë të ftuar, më shumë fëmijë, vizituan ekspozitën e artistëve të vegjël, të shprehnin veten ndërsa pikturonin nën kujdesin e studentëve nga Akademia e Arteve, të dëgjonin muzikë të gëzueshme, si dhe të shikonin lojrat të përgatitura enkas për ata. Ndërsa fëmijët festonin, brenda në galeri, shumë vizitorë vlerësuan punimet e fëmijëve, jo vetëm duke i vlerësuar por edhe blenë shumë nga punimet e tyre. “Festimi i sotëm nuk është vetëm për artin, por mbi të gjitha është rreth dashurisë, humanizmit, per një botë të mbushur plot me jetë dhe ngjyra, ku ka vend për të gjithë dhe ku të gjithë e kuptojnë njëri tjetrin, sepse gjuha e përbashkët që ne flasim sot është ARTI” Gjatë fjalimit të saj Dr. Liri Berisha, presidente e fondacionit, përfundoi duke thënë se “sot fondacioni hap siparin e rrjedhes se aktiviteteve artistike dhe kulturore ku perfshihen hapja e ekspozites me punime e piktura nga ju, prezantimi i pulles postare qe ka moton ´Arti, gjuha jone e perbashket´, si dhe nxjerrjen e nje albumi i cili do te pasqyroje kete aktivitet. Kjo do te ndiqet me nje sere aktivitetesh ne te gjithe Shqiperine”. 41 Aktivitet e organizuara nga Fondacioni me rastin e 1 qershorit
  • 42. 42 Botuesit dhurojnë libra për Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione” Botuesit shqiptarë gjatë ditëve të Panairit “Tirana 2007” kanë menduar që, përveç uljes së çmimeve, një pjesë të konsiderueshme të librave t’i adresojnë si një dhuratë në këtë prag festash për fëmijët. Librat që janë dhuruar nga shtëpitë botuese që morën pjesë në panairin e librit do t’i shkojnë Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione” do t’i bëhen dhuratë fëmijëve jetim të Fierit dhe shtëpisë së pleqve do t’i bëhen dhuratë libra, ushqime, veshmbathje etj. Presidentja e Fondacionit përshëndeti dhe përgëzoi këtë traditë disavjeçare, e cila në këto ditë festoi 10 vjetorin e çeljeve të panaireve të librit me të ftuar dhe pjesëmarrës, si dhe botime të shumëllojta nga të gjitha fushat e letërsisë, shkencës, psikologjisë, botimeve dhe ribotimeve nga letërsia e huaj dhe shqiptare, pa munguar edhe botimet e librave të krijuesve të rinj. Vizita në panair erdhi pas një ftese të marrë nga Drejtori i QNK-së “Arbnori”, Mujë Buçpapaj, si dhe botuesve shqiptarë, me rastin e dhurimit të disa librave për Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione”. Presidentja e Fondacionit u shpreh se: “Kjo është një dhuratë shumë e çmuar, sepse të dhurosh një libër do të thotë të dhurosh dituri, të hapësh një dritare për fantazinë dhe vizionin e fëmijëve”. Znj. Berisha falënderoi me këtë rast botuesit dhe QNK “Arbnori” për kontributin që dhanë me librat më të rinj që u prezantuan në panair. Librat e dhuruar për Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione” do të shkojnë kryesisht për fëmijët që kanë më shumë nevojë për librin, sidomos për fëmijët që rrinë të shtruar në spital dhe ata fëmijë që vuajnë nga sëmundja e gjakut. 42
  • 43. 43 Presidentja e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione”, u nderua me titullin “Simbol i vlerave humane” nga Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, me rastin e 90-vjetorit të themelimit të Strehës së Parë Vorfnore. Titulli iu dorëzua Znj. Berisha në ceremoninë e organizuar nga kryetari i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Ilir Çumani. “Jam shumë e emocionuar për vlerësimin dhe vazhdimisht do të kontribuoj që fëmijët jetimë të integrohen në shoqërinë shqiptare, të japësh dashuri dhe të bësh vepra humane, është një detyrë qytetare” tha në fjalën e saj Presidentja e Fondacionit. “Këtë çmim do ta vlerësoja si monument të humanizmit dhe do ta quaja një obligim, ndaj të cilit duhet të punoj shumë për ta justifikuar”, vijoi presidentja e fondacionit. Znj. Liri Berisha merr titullin “Simbol i vlerave humane” 43
  • 44. 44 Figura të njohura në ndihmë të fëmijëve Fondacionin e fëmijëve shqiptarë e kanë përqafuar gjithnjë e më shumë figura të rëndësishme publike, të cilët kanë shprehur gadishmërinë e tyre për t’ju gjendur pranë fëmijëve në nevojë. Një prej tyre është edhe futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare Lorik Cana. Kapiteni i ekipit të Marsejës, Cana ishte i ftuar në Vilën 31, nga Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione”. Presidentja e këtij fondacioni, zonja Liri Berisha, në emër të fondacionit e nderoi Lorik Canën me titullin “Anëtar Nderi” të këtij fondacioni, duke i dhuruar dhe një medalje simbolike. Zonja Liri Berisha falënderoi lojtarin e kombëtares për pjesëmarrjen e tij në këtë fondacion, si edhe për mbështetjen nga ana e tij. Futbollisti Lorik Cana premtoi nga ana e tij që ky bashkëpunim me Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione” do të zgjerohet edhe më tej, duke bërë të mundur lidhje të ngushta bashkëpunimi me fondacione të ndryshme në shtetin francez. Gjithashtu, Lorik Cana falënderoi fondacionin për këtë nder të madh që i bëhet. 44 Lorik Cana, anëtar nderi i Fondacionit Futbollisti i njohur Lorik Cana, duke marrë titullin “Anëtar Nderi” i Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë
  • 45. 4545 Lorik Cana ndihmë fëmijëve shqiptarë Menjëherë ka ardhur edhe ndihma e Lorik Canës, lojtarit të Kombëtares Shqiptare të Futbollit dhe njëherësh kapiten i ekipit të Marsejës. Pasi mundësoi pajisjen e një prej qendrave, të ngritura nga ky Fondacion, me televizorë dhe frigoriferë dëshira dhe vullneti i tij i mirë për shqiptarët ka shkuar edhe më tej: Kapiteni i ekipit të Marsejës nuk e ka pasur aspak të vështirë t’i bindë miqtë dhe kolegët që një nga ndeshjet e tyre të luhej si mision në ndihmë të këtyre fëmijëve.. “Ata e respektojnë gjithnjë fjalën e Lorikut” thonë miqtë e tij. Të gjitha ftesat të konceptuara me shumë finesë mbanin logon e Fondacionit “Domenick Scaglione”. Ato kalojnë dhe përcillen tek njerëzit më të rëndësishëm të vendit të cilët vijnë për të ndjekur nga afër këtë ndeshje. Në të gjithë stolat e sportdashësve janë shpërndarë fletëpalosje që flasin për historikun Fondacionit, por surprizat shkojnë edhe më tej: Loriku mban veshur një bluzë që flet shqip për fëmijët shqiptarë. Në ketë stadium me kapacitet prej 57 mijë vendesh nuk mund të gjeje më asnjë karrige bosh. Mbas ndeshjes një koktej me personalitete të ndryshme nga sporti dhe politika u zhvillua në nder të Olimpikut të Marsejës dhe kapitenit të saj, por edhe për nder të Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë. Në mungesë të zonjës Berisha, e cila ishte e angazhuar me aktivitetet në kuadër të përfshirjes së Shqipërisë në NATO, ishte deputetja Lajla Pernaska, njëkohësisht përfaqësuese e Fondacionit që përcolli falënderimet e saj në emër të Bordit përballë mediave franceze dhe të ftuarve në këtë ceremoni.
  • 46. 46 Mbështetje për Fondacionin Presidentja e fondacionit “Domenick Scaglione” ka zhvilluar një vizitë të suksesshme në Londër në kuandër të shtrirjes së bashkëpunimit me fondacionet homologe në ndihmë të fëmijëve. Gjatë takimit që Zonja Berisha realizoi me z.Stephenson, Drejtorin e Fondacionit të Shëndetit e informoi për aktivitetet e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë dhe për misionin qe ka. Z. Stephenson i ofroi Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë eksperience dhe kontakte me fondacione homologe në botë dhe Angli. Zonja Berisha dhe anëtarë të Fondacionit vizituan zyrat e Fondacionit të Shkëlqesisë së Tij Princit Charles. Aty patën takime shumë të rëndësishme me drejtorët e fondacioneve të ndryshme të Princit Charles. Drejtorët e fondacioneve të Princit dhe në veçanti drejtori i Fondacionit “Architecture and Education” ofroi ndihmën dhe përvojën e tyre për çdo projekt që Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë dëshiron të ndërrmarrë. Zonja Berisha pati një takim me Madhërinë e Tij Mbretin Konstantin të Greqisë dhe bashkëshorten e tij. Ata i ofruan suportin e tyre për misionin e fondacionit dhe shprehën dëshirën për të vizituar Vizitë bashkëpunimi në Londër 46 Znj. Berisha viziton një prej Fondacioneve të Princit Charles në Londër
  • 47. 4747 Shqipërinë në të ardhmen. Mbretëresha e Greqisë ofroi lidhje me fondacionin e saj i cili ka të njëjtin mision me Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë. Zonja Berisha u takua gjithashtu me drejtoreshën e përgjithshme të Oxfam në Oxford. Ata e njohën Zonjën Berisha me misionin e Oxfamit në Shqipëri po dhe në Botë dhe ofruan të bashkëpunojnë me fondacionin. Një takim i posacëm iu rezervua zonjës Berisha në 10 Downing Street nga Zonja Blair. Zonja Blair mirëpriti Zonjën Berisha dhe dëgjoi me vëmendje për Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë. Zonja Blair ofroi ndihmën e saj për të gjitha aspektet që ajo do mundej të ndihmonte dhe pranoi me kënaqësi ftesën për të vizituar Shqipërinë. Zonja Blair ftoi Zonjën Berisha në Qatar për forumin e fëmijëve me aftësi të kufizuara i organizuar nga Her Highness Sheikha Moza Bin Nassed. Zonja Berisha pati një takim shumë të rëndësishëm në Harrolds me humanitarin e njohur Zotin Mohammed Al Fayed. Zoti Al Fayed ishte shumë i interesuar të njihte Shqipërinë dhe problemet që fëmijët kanë. Zoti Al Fayed ka ndërtuar Qendra për fëmijët në nevojë në shumë vende të botës dhe ofroi ndihmën e tij për çdo lloj ndihme që Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë do i duhet. Znj. Berisha dhe znj. Përnaska takojnë znj. Blair në Londër Gjatë takimit me z. Mohammed Al Fayed në Londër
  • 48. 48 Eksperiencë qipriote për parandalimin e talasemisë Me ftesë të Zonjës së Parë të Qipros, Presidentja e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë ka zhvilluar një seri takimesh në ishull, gjatë vizitës së saj tre ditore. Znj. Berisha gjatë qëndrimit në Qipro zhvilloi takim miqësor me bashkëshorten e Presidentit të Qipros Znj. Esi Christofia, e cila për nder të delegacionit shqiptar, organizoi një drekë mikpritëse, në ambientet e rezidencës presidenciale. Për të nderuar miqtë shqiptar, në drekë ishte i ftuar edhe Ministri i Shëndetësisë së Qipros Z. Christos G. Patsalides, i cili ofroi mbështetje edhe ndihmë të menjëhershme bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë. Znj. Berisha, ftoi për vizitë Znj. Christofia dhe Ministrin e Shëndetësisë Z. Patsalides, të cilët e pranuan me kënaqësi këtë ftesë. Vizitë bashkëpunimi në Qipro 48 Gjatë vizitës së Presidentes së Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë në Qipro
  • 49. 4949 Presidentja e Fondacionit Znj. Berisha zhvilloi takimin e parë në zyrat e Federatës Internacionale të Talasemisë, (TIF) e cila është krijuar në vitin 1986. Puna shkencore e kësaj Federate drejtohen nga personalitete botërore të shëndetësisë që merren me problemin e trajtimit dhe parandalimit të kësaj patologjie. Këta janë profesorë në universitete prestigjioze si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglisë, Francës, Italisë, Greqisë, Qipros etj. Bordi drejtues është i përbërë nga anëtarë të shoqatave të ndryshme në botë që kanë pacientë me Talasemi. Lufta kundër Talasemisë drejtohet në dy drejtime të rëndësishme 1. Trajtimi bashkëkohor i pacienteve në mënyrë që ata të kenë jetë normale dhe 2. Parandalimi i rasteve të reja. Në Qipro prej disa vjetësh lindja e rasteve të reja me Talasemi është O (zero). Presidenti i kësaj Federate Z. Panos Englezos, i ofroj ndihmën e tij Znj. Berisha për parandalimin e talasemisë në Shqipëri, trajnimin e mjekëve specialist, dhe asistencë në pika në të cilat do të duhej ndihmë e specialistëve nga Federata Internacionale e Talasemisë. Propozimi i Z. Panos Englezos për parandalimin e talasemisë ishte Edukata Shëndetësore në shkolla dhe Fushata Sensibilizimi për publikun. Znj. Berisha ka patur takim dhe me Znj. Doris Paraskevaidis, e cila zotëron një fondacion bamirësie për fëmijët me probleme, me degë jo vetëm në Qipro, por në disa vende të botës. Fondacioni merr përsipër, transplante në veshkë, për fëmijë. Znj. Paraskevaidis, zotëron disa fondacione të tjera për fëmijët në nevojë. Në këtë takim u bisedua për bashkëpunim dhe ndihmë që mund t’i ofrojë Znj. Paraskevaidis, Fondacionit në ndihmë të fëmijëve shqiptarë në nevojë.
  • 50. 5050 Vizita e znj. Berisha në Tokio Japonia ndihmë fëmijëve shqiptarë Gjatë vizitës tre ditore në Tokio presidentja e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë ka zhvilluar disa takime të rëndësishme. Znj. Berisha pati një takim miqësor me bashkëshorten e kryeministrit japonez Znj. Fukuda, bashkëshorten e ish kryeministrit japonez Znj. Mori, me Znj. Michiyo Takagi anëtare të dhomës së përfaqësuesve në Parlamentin japonez, duke diskutuar mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen. Presidentja e fondacionit bëri një prezantim të shkurtër të vendit tonë, popullit shqiptar dhe në të njëjtën kohë prezantoi punën e saj me fëmijët si dhe fondacionin që ajo drejton, qëllimin e krijimit të këtij fondacioni në ndihmë të fëmijëve shqiptarë si dhe çdo aktiviteti të zhvilluar nga ana e fondacionit. Znj. Berisha ka zhvilluar një takim me presidentin e Kompanisë Mag-Lab, Z. Saito, një prej biznesmenëve më të suksesshëm të Tokios i cili ka donuar për fondacionin. Znj. Berisha ka patur një takim me Dr. Makuuchin dhe një pjesë të stafit të Spitalit të Kryqit të Kuq. Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin dhe ndihmën që mund t’i ofrojë ky grup fondacionit të fëmijëve shqiptarë në nevojë. Pas bisedës miqësore presidentja vizitoi pavijonin e pediatrisë, Znj. Berisha dhe znj. Mori
  • 51. 5151 pavijonin e lindjeve, si dhe një repart të veçantë në të cilin mbaheshin fëmijët e braktisur nga nënat pas lindjes në maternitetin e këtij spitali. Gjatë vizitës nëpër këto pavijone presidentja u informua mbi punën e veçantë që bëhej në to, mbi kujdesin për fëmijët dhe nënat e reja. Shkëmbim kulturor me Japoninë Pas vizitës së znj. Liri Berisha në Japoni, një delegacion nga Japonia ka vizituar vendin tonë me ftesë të presidentes së Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë. Mika Mori (Ningyou) përfaqësuese e një prej familjeve më të pasura dhe potente në Japoni së bashkë me një grup zonjash nga Japonia kanë sjellë me vete dëshirën për të prezantuar kulturën e vendit të tyre edhe në Tiranë. Pas një vizite në Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë zonjat nga Japonia janë shoqëruar për në Pallatin e Brigadave ku kanë patur mundësi të shpalosin pjesë të traditës dhe kulturës së tyre përballë një publiku të zgjedhur. Ato gjithashtu janë njohur me një pjesë të trashëgimisë sonë kulturore duke vizituar muzeun etnografik, arkeologjik amfiteatrin etj. Zonjat nga Japonia me gratë shqiptare në Pallatin e Brigadave
  • 52. 52 Zonjat e para në ndihmë të fëmijëve Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë merr pjesë në Forumin e 2të dhe 3të Vjetor të Shafallah në Qatar Gjatë datave 21-26 prill në Qatar u zhvillua një takim shumë i rëndësishëm në Forumin 2te Vjetor të Shafalla në Dora. Zonja të para nga shumë vende të Botës të cilat aktivizohen në vendet e tyre në ndihmë të fëmijëve morën pjesë në këtë takim. Zonja Berisha me ftesë personale të Zonjës Blair mori pjesë në këtë Forum. Qendra në Dora është ndërtuar nga Her Highness Sheikha Moza Bin Nassed dhe ndihmon fëmijët me aftësi të kufizuara. Fjalimi i zonjës Berisha për Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë përpara shumë Zonjave të para nga vende të ndryshme u transmetua nga i gjithë shtypi në Qatar dhe pjesëmarrësit e forumit Pjesëmarrës të nivelit të lartë nga vende të ndryshme të botës të mbledhur në Qatar 52
  • 53. Znj. Berisha dhe Znj. Suzanne Wright, presidente e fondacionit “Autism Speaks” u interesuan për të mësuar më tepër për Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë dhe misionin e tij. Zonja Berisha në Qatar pati takime shumë të rëndësishme me Her Highness Sheikha Moza Bin Nassed, Zonjën Barroso,ZonjënBlair,ZonjënSuzanne Wright presidenten e fondacionit “Autism Speaks”, Zonjën e parë të Panamasë, me të cilat vendosi urat e bashkëpunimit për të ardhmen, në ndihmë të fëmijëve në nevojë. Znj. Berisha dhe Mbretëresha e Qatar-it me Zonjat e Para të disa vendeve të botës. 53
  • 54.
  • 55.
  • 56. Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione” Rr. “Punëtorët e Rilindjes”, Kullat përballë Kuvendit, Kulla 1, kati 2, Tiranë P.O Box 8285 Tel: +355 4 2270663, Fax: +355 4 2270903 www.albanianchildren.org