SlideShare a Scribd company logo
1 of 14
Download to read offline
Frytet e realizimit të
Teuhidit
Hytbe e mbajtur nga shejhu i nderuar:
Muhamed ibën Ramzan el Haxhiri
www.ForumiSelefi.net
2
Hytbja e parë:
Të gjitha falenderimet i takojnë Allahut, Atë e
falënderojmë prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë
strehim tek Allahu nga e keqja e veteve dhe veprave tona. Atë
që Allahu e udhëzon nuk ka se kush e humbë, ndërsa atë që
Allahu e humb nuk ka se kush ta udhëzojë.
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut
të vetëm e të pashok, dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i
Dërguari i Tij. Më pas:
Robër të Allahut! Devotshmëria është shkak i çdo shpëtimi.
Ajo është lumturi në Dynja, është lumturi në jetën e varrit dhe
është lumturi Ditën e Takimit me Allahun. Transmeton
Bukhariu në librin el Edebul mufrad, nga Ubejdullah ibën
Mihsan el Ensarij radijAllahu anhu se ka thënë: kam dëgjuar
Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të thotë:
‫ا‬َ‫ي‬ْ‫ن‬ُّ‫ذ‬‫ال‬ ُ‫و‬َ‫ل‬ ْ‫ت‬َ‫يز‬ِ‫ح‬ ‫ا‬َ‫م‬َّ‫ن‬َ‫أ‬َ‫ك‬َ‫ف‬ ِ‫و‬ِ‫م‬ٌَْ‫ي‬ َ‫ٌت‬ُ‫ق‬ ُ‫ه‬َ‫ذ‬ْ‫ن‬ِ‫ع‬ ، ِ‫ه‬ِ‫ذ‬َ‫س‬َ‫ج‬ ‫ي‬ِ‫ف‬ ً‫ا‬‫اف‬َ‫ع‬ُ‫م‬ ، ِ‫و‬ِ‫ب‬ْ‫ر‬ِ‫س‬ ‫ي‬ِ‫ف‬ ً‫ا‬‫ن‬ِ‫م‬‫آ‬ َ‫ح‬َ‫ب‬ْ‫ص‬َ‫أ‬ ْ‫ن‬َ‫م‬
‫ا‬َ‫ى‬ِ‫ر‬ِ‫ف‬‫ا‬َ‫ذ‬َ‫ح‬ِ‫ب‬
“Kush gdhihet dhe është i sigurtë në veten e tij, shëndosh në
trupin e tij dhe zotëron ushqimin e asaj dite, atëherë është
sikur iu është mbledhur e gjithë Dynjaja.”
Allahu ekber! Sa kuptime gjithpërfshirëse, sa fjalë të
dobishme dhe këshilla të drejta përmban ky hadith? E si mos të
jetë, kur këto janë fjalët e Pejgamberit të zgjedhur sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem; atij i është dhënë retorika (dhe gojëtaria), të
www.ForumiSelefi.net
3
cilat janë fjalë të pakta në numër, por që përmbajnë kuptime
madhështore. E si mos të jetë kështu, kur këto fjalë kanë
përmbledhur të mirat e Dynjasë dhe Ahiretit; drejt realizimit të
të cilave i shkojnë nga pas individët, shoqëritë dhe shtetet.
Vërtetë ky hadith ka përfshirë disa çështje tërësisht
madhështore.
Sa i përket çështjes së parë: ajo ka të bëjë me thënien e
Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kush gdhihet dhe
është i sigurtë në veten e tij”, dhe kjo ka të bëjë me atë që sot
në gjuhën e bashkëkohore quhet “siguri e vendit”, apo “siguri e
popullit”, apo “siguri e shtetit”; kjo në varësi të shprehjeve që e
pëmbajnë këtë kuptim.
“shëndosh në trupin e tij”, e kjo ndryshe quhet “siguri
sanitare” (apo shëndetësore). “dhe zotëron ushqimin e asaj
dite”, e kjo në gjuhën bashkëkohore quhet “siguri ushqimore”.
Vështrojini këto tre fjalë të përmendura nga Pejgamberi
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, me anë të cilave e përkujton
njeriun se ai është në mes të hajrit, mirësisë dhe dhuntive të
shumta nga Dhuruesi i Madh i të mirave azze ue xhel-le.
Atij që i përmbushen këto tre gjëra (të lartpërmendura),
atëherë ai jeton jetën e mbretërve, jetën e pasanikëve dhe jetën e
atyre që nuk u ka humbur asgjë nga kjo Dynja. Çfarë kërkojnë
(njerëzit) në të? Çfarë gjëje dëshirojnë? Çfarë gjëje synojnë?
Ata dëshirojnë të jenë të sigurtë në vendet e tyre, të
shëndoshë (me shëndet), dhe të kenë siguruar me çfarë të
www.ForumiSelefi.net
4
ushqehen; pra, nëse je i tillë o rob i Allahut, dhe ke siguruar këto
tre gjëra, atëherë nuk ke humbur asgjë nga kjo Dynja, sepse
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “atëherë
është sikur iu është mbledhur e gjithë Dynjaja.” Pra, e ka
marrë dhe nuk i ka humbur gjë prej Dynjasë, por atij i janë
mbledhur çdo gjë e saj, dhe është sikur ta ketë përpara duarve
duke mos i ikur asgjë.
Po kthehem dhe një herë tek ky hadith si përkujtim;
transmeton Buhariu në librin el Edebul mufrad, nga Ubejdullah
ibën Mihsan el Ensari radijAllahu anhu se ka thënë: kam
dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të thotë:
‫ا‬َ‫ي‬ْ‫ن‬ُّ‫ذ‬‫ال‬ ُ‫و‬َ‫ل‬ ْ‫ت‬َ‫يز‬ِ‫ح‬ ‫ا‬َ‫م‬َّ‫ن‬َ‫أ‬َ‫ك‬َ‫ف‬ ِ‫و‬ِ‫م‬ٌَْ‫ي‬ َ‫ٌت‬ُ‫ق‬ ُ‫ه‬َ‫ذ‬ْ‫ن‬ِ‫ع‬ ، ِ‫ه‬ِ‫ذ‬َ‫س‬َ‫ج‬ ‫ي‬ِ‫ف‬ ً‫ا‬‫اف‬َ‫ع‬ُ‫م‬ ، ِ‫و‬ِ‫ب‬ْ‫ر‬ِ‫س‬ ‫ي‬ِ‫ف‬ ً‫ا‬‫ن‬ِ‫م‬‫آ‬ َ‫ح‬َ‫ب‬ْ‫ص‬َ‫أ‬ ْ‫ن‬َ‫م‬
‫ا‬َ‫ى‬ِ‫ر‬ِ‫ف‬‫ا‬َ‫ذ‬َ‫ح‬ِ‫ب‬
“Kush gdhihet dhe është i sigurtë në veten e tij, shëndosh në
trupin e tij dhe zotëron ushqimin e asaj dite, atëherë është
sikur iu është mbledhur e gjithë Dynjaja.”
Robër të Allahut! Vërtetë siguria është fryt prej fryteve të
realizimit të Teuhidit. Allahu tebareke ue teala na ka lajmëruar
rreth kësaj gjëje, dhe ka thënë:
ْ‫ًُو‬‫ذ‬َ‫ح‬ْ‫ي‬ُ‫م‬ ْ ُ‫ى‬ًَ ُ‫ن‬ْ‫م‬َ‫ٱ‬ ْ ُ‫ي‬َ‫ل‬ َ ِ َ‫ل‬ًُ‫أ‬ ‫ٍم‬ ْ ُ ِ‫ب‬ ْ ُ‫ي‬َ‫ن‬‫ا‬َ‫م‬‫ي‬ِ ْ‫ا‬ٌُ‫س‬ِ‫ب‬ْ َ‫ي‬ ْ َ‫ل‬ًَ ْ‫ا‬ٌُ‫ن‬َ‫م‬‫آ‬ َ‫ين‬ِ‫ذ‬َّ‫ل‬
“Sa për ata që besojnë dhe nuk e pleksin besimin e tyre me
padrejtësi, pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të
udhëzuar.” [el En’am: 82].
www.ForumiSelefi.net
5
Çfarë do të thotë kjo? “Sa për ata që besojnë”, dmth e
veçojnë Allahun me adhurim. “dhe nuk e pleksin”, dmth nuk e
përziejnë. “besimin e tyre”, dmth Teuhidin e tyre. “me
padrejtësi”, dmth me shirk. “pikërisht atyre u takon siguria
dhe ata janë të udhëzuar”, dmth siguri në jetën e kësaj bote
(në Dynja), siguri në jetën e varrit dhe siguri Ditën e Ringjalljes
përpara Allahut Fuqiplotë.
Shikoni o robër të Allahut, sesi frytet e Teuhidit mbeten
dhe vazhdojnë; Teuhidi është lumturi në Dynja dhe Ahiret. E për
kë është lumturi? Kjo për ata që e veçojnë Allahun me adhurim;
atyre u takon siguria e plotë, siguri me plot kuptimin e fjalës.
Kjo është një dhunti prej Allahut, Ai është i Cili ua ka dhënë
këtë. Ai është i Cili u jep atyre qetësisë, rehatinë dhe prehjen,
ndërsa të tjerët janë të frikësuar; edhe pse rreth tyre janë rojtarët,
ndërsa të tjerët janë në ankth; edhe pse qëndrojnë në ndërtesa të
sigurta.
Sa i përket atij që e veçon Allahun me adhurim, ai është i
sigurtë, edhe nëse rreziqet përreth tij janë të shumta. Ai është i
sigurtë dhe i bindur në premtimin dhe kërcënimin e Allahut. Ai
që mediton rreth asaj që Allahu u ka premtuar besimtarëve, do të
vërejë se Teuhidi ka fryte madhështore, ku prej tyre është
siguria. Madje Allahu tebareke ue teala i ka përkujtuar
kurejshitët që të kthehen tek Zoti i tyre, në mënyrë që hajri,
siguria dhe rehatia të vazhdojë tek ata. Allahu i ka thënë atyre:
‫ٍم‬ ٌَْ ْ‫ن‬ِ‫م‬ ْ ُ‫ي‬َ‫ن‬َ‫م‬‫آ‬ًَ ‫ٍم‬‫ٌو‬ُ‫ج‬ ْ‫ن‬ِ‫م‬ ْ ُ‫ي‬َ‫م‬َ‫ع‬ْ َ‫أ‬ ِ‫ذ‬َّ‫ل‬‫ا‬ ِ‫ث‬ْ‫ي‬َ‫ب‬ْ‫ل‬‫ا‬ ‫ا‬َ‫ذ‬َ‫ى‬ َّ َ ْ‫ا‬ًُ‫ذ‬ُ‫ب‬ْ‫ع‬َ‫ي‬ْ َ‫ف‬
www.ForumiSelefi.net
6
“Prandaj le ta veçojnë me adhurim Zotin e kësaj shtëpie
(Qabes), i Cili i ushqen ata në ditë urie dhe i siguron në ditë
frike.” [Kurejsh: 3-4].
َ‫ف‬َ ْ‫َخ‬‫ح‬ْ‫س‬ ‫ا‬َ‫م‬َ‫ك‬ ِ‫ض‬ْ َ‫ٱ‬ ‫ي‬ِ‫ف‬ ْ ُ‫ي‬َّ‫ن‬َ‫ف‬ِ ْ‫َخ‬‫ح‬ْ‫س‬َ‫ي‬َ‫ل‬ ِ‫ت‬‫ا‬َ‫ح‬ِ‫ل‬‫ا‬َّ‫ص‬‫ل‬ ْ‫ا‬ٌُ ِ‫م‬َ‫ع‬ًَ ْ ُ‫ك‬ْ‫ن‬ِ‫م‬ ْ‫ا‬ٌُ‫ن‬َ‫م‬‫آ‬ َ‫ين‬ِ‫ذ‬َّ‫ل‬‫ا‬ ُ‫هللا‬ َ‫ذ‬َ‫ع‬ًَ
ُ ِ‫ي‬ِ‫ف‬ٌَْ ِ‫ذ‬ْ‫ع‬َ‫ب‬ ْ‫ن‬ِ‫م‬ ْ ُ‫ي‬َ‫ل‬ َّ‫ن‬َ‫ل‬ِّ‫ذ‬َ‫ب‬ُ‫ي‬َ‫ل‬ًَ ْ ُ‫ي‬َ‫ل‬ ‫ى‬َ‫َض‬‫ج‬ْ ِ‫ذ‬َّ‫ل‬ ْ ُ‫ي‬َ‫ن‬‫ي‬ِ‫د‬ ْ ُ‫ي‬َ‫ل‬ َّ‫ن‬َ‫ن‬ِّ‫ك‬َ‫م‬ُ‫ي‬َ‫ل‬ًَ ْ ُ‫ي‬َ ْ‫ب‬َ‫ق‬ ْ‫ن‬ِ‫م‬ َ‫ين‬ِ‫ذ‬َّ‫ل‬‫ا‬
ً‫ا‬ ْ‫ي‬َ ‫ي‬ِ‫ب‬ َ‫ٌو‬ُ‫ك‬ِ‫ر‬ْ ُ‫ي‬َ ‫ي‬ِ‫ن‬َ‫ن‬ًُ‫ذ‬ُ‫ب‬ْ‫ع‬َ‫ي‬ ً‫ا‬‫ن‬ْ‫م‬َ‫أ‬
“Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe që
bëjnë vepra të mira, se do t’i bëjë prijësa në Tokë, ashtu si i
ka bërë ata para tyre dhe që do t’ua forcojë fenë e tyre, me
të cilën Ai është i kënaqur dhe që frikën do t’ua shndërrojë
në siguri. Le të më adhurojnë vetëm Mua e të mos më
shoqërojnë asgjë dhe askënd (në adhurim) .” [en-Nur: 55].
Ky është një premtim i kushtëzuar. Allahu i ka dhënë
njerëzve premtim duke i kushtëzuar që ta veçojnë dhe mos t’i
shoqërojnë asgjë në adhurim. Cilido që synon sigurinë pa
realizuar Teuhidin, atëherë (le ta dijë se) nuk ka siguri, mirëpo
ndodh që të drejtat të ruhen, dhe në mungesë të mbikëqyrjes, i
afërmi e cenon të afërmin.
Mirëpo, kur Teuhidi është prezent, atëherë kjo mbikëqyrje
është në zemër, kjo mbikëqyrje gjendet tek vetë njeriu dhe
gjendet në brëndësi; sepse njeriu ka besur premtimin dhe
kërcënimin e Allahut.
Nuk ka frikë nga ndëshkimi i shtetit, as nga ndjekjet penale
të ligjit, por ai ka frikë nga mbikëqyrja e Allahut, dhe i ruan
kufijtë e vendosur nga Allahu azze ue xhel-le; duke ruajtur
www.ForumiSelefi.net
7
fqinjin përpara shtëpisë së tij, e kjo për shkak të besimit që ka në
zemër.
Kështu pra duhet të jesh o rob i Allahut. Ai që mediton në
lidhje me gjendjen e shumë prej vendeve Islame sot, lidhur me
ngjarjet që ndodhin; e lusim Allahun tebereke ue teala që t’i
“shuaj” trazirat, dhe të mbrojë gjakrat e muslimanëve. A mos
vallë (në këto vende muslimane) ka zemërim për Teuhid?
Shumica e zemërimeve, ose janë për demokracinë, ose për lirinë.
Ku është ai që thotë: adhuroni Allahun dhe mos i bëni shirk
Atij? Ndiqni Sunetin dhe braktisni bidatet? Ku janë ata që bëjnë
të tilla thirrje? A nuk jemi krijuar për këtë? Po! Për këtë jemi
krijuar pasha Allahun!
Nëse ne realizojmë atë për të cilën jemi krijuar, atëherë ne
do të na vijë premtimi i Allahut; siguria, mbrojtja, furnizimi me
bollëk, mirësitë e shumta të cilat janë të vazhdueshme dhe të
pandërprera, e kjo sepse është premtim prej Allahut, dhe Allahu
nuk e thyen premtimin.
Them këto fjalë, dhe i kërkoj falje Allahut.
Hytbja e dytë:
Falenderimi i përket Allahut ashtu siç i takon, salavatet dhe
selamet qofshin mbi atë që ska të dërguar pas tij, mbi familjen
dhe shokët e tij.
www.ForumiSelefi.net
8
Më lart, përmendëm lidhur me sigurinë e vendit, se ajo është fryt
prej fryteve të realizimit të fetarisë ndaj Allahut; duke e
adhuruar Allahun të vetëm e të pashok, duke vazhduar me
qëndrueshmëri të palëkundur në ndjekje të fesë dhe Pejgamberit
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, duke u ruajtur nga bidatet, duke iu
përmbajtur bindjes së Allahut, duke u larguar nga gjynahet, nga
të këqijat, epshet dhe dyshimet; Allahu na mbroftë neve dhe
juve prej tyre!
Pasi Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Kush
gdhihet dhe është i sigurtë në veten e tij”, ai shtoi: “shëndosh
në trupin e tij”. Shiko o rob i Allahut se çfarë dhuntie të ka
dhënë Allahu përmes shëndetit. Bëhu falenderues i Allahut,
sepse ti je prej atyre që ecin, dëgjojnë dhe shikojnë; pra bëhu
falenderues i Allahut për këto gjymtyrë të trupit.
ْ‫ًو‬ُ‫ر‬ُ‫ك‬ْ َ‫ج‬ ‫ا‬َ‫م‬ ً‫ي‬‫ي‬ِ َ‫ق‬ َ َ‫ذ‬ِ ْ‫ف‬َ‫ٱ‬ ًَ َ ‫ا‬َ‫ص‬ْ‫ب‬َ‫ٱ‬ ًَ َ ْ‫م‬َّ‫س‬‫ل‬ ُ ُ‫ك‬َ‫ل‬ َ َ‫ع‬َ‫ج‬ًَ ْ ُ‫ك‬َ‫َأ‬ ْ‫ن‬َ‫أ‬ ِ‫ذ‬َّ‫ل‬ ٌَُ‫ى‬ ْ ُ‫ق‬
“Thuaju: “Ai është që ju ka krijuar dhe ju ka dhënë
dëgjimin, shikimin dhe zemrat, e megjithatë ju pak e
falënderoni!” [el Mulk: 23].
Allahu të ka begatuar me këto mirësi, andaj bëhu prej
falenderuesve të Allahut! Sytë tuaj shikojnë, ndërsa të tjerët janë
të verbër. Ti flet dhe dëgjon, kurse ka të tjerë që nuk i kanë këto
mirësi. Pra, bëhu falenderues i Allahut për mirësitë që t’i ka
dhuruar. Ti logjikon, ndërsa ka të tjerë që janë budallenj. Ti
ecën, ndërsa ka të tjerë që janë sakatë. Ti je shëndosh në organet
e brëndshme (të stomakut), në zemrën tënde, mëlçinë dhe trupin
www.ForumiSelefi.net
9
tënd, ndërsa ky tjetri ka sëmundje në zemër, mëlçi, diabet,
tension etj. Kush është ai që të ka mbrojtur? Kush është ai që të
ka dhënë shëndet? A nuk duhet ta falenderosh Allahun për këto
mirësi?! Falenderim për to është që (këto mirësi) t’i shfrytëzosh
në adhurimin e Allahut. Falenderim për to është që të dëgjosh
vetëm atë që e kënaq Allahun, të flasësh vetëm atë që e kënaq
Allahun, të shikosh, të kuptosh, të ecësh dhe të përpiqesh ta
adhurosh Allahun me këtë trup që posedon, sepse mirësitë e
Allahut janë të shumta:
‫ا‬َ‫ى‬ٌُ‫ص‬ ْ‫ح‬ُ‫ج‬ َ ِ‫هللا‬ ‫ة‬َ‫م‬َ‫ع‬ِ‫ن‬ ْ‫ا‬ًُّ‫ذ‬ُ‫ع‬َ‫ج‬ ْ‫و‬ِ ًَ
“Nëse do t’i numëronit mirësitë e Allahut, nuk do të mund
t’i llogarisnit ato.” [en-Nahl: 18].
Pra, o rob i Allahut, të gjitha këto mirësi janë dhunti prej
Allahut, dhe dhuntitë e Tij janë të shumta, andaj bëhu
falenderues.
ْ ُ‫ك‬َّ‫ن‬َ‫ذ‬‫ي‬ِ َ‫ٱ‬ ْ ُ‫ج‬ْ‫ر‬َ‫ك‬َ ْ‫ن‬ِ َ‫ل‬
“Nëse falënderoni, Unë do t’jua shtoj edhe më shumë
begatitë e Mia.” [Ibrahim: 7].
Sa më shumë që ta falenderosh Allahun, po aq të shton Allahu
prej mirësive të Tij; dhe Allahu i jep mirësi kujt dëshiron.
Dije o rob i Allahut, se për çdo mirësi trupore apo materiale nga
Allahu, apo çfarëdo mirësie që ta ka dhuruar, dije se je i
sprovuar me dy gjëra:
www.ForumiSelefi.net
10
 Ose je prej falenderuesve.
 Ose je prej mosmirënjohësve.
Falenderuesit e Allahut tebareke ue teala, janë ata të cilët
(mirësitë) i kanë përdorur për të kënaqur Allahun. Ndërsa shenjë
e mosmirënjohjes, është që këto mirësi njeriu t’i shfrytëzojë në
gjëra që e zemërojnë Allahun.
Kujdes veten o rob i Allahut! Sepse shikimin e ke amanet,
dëgjimin e ke amanet, gjuhën e ke amanet, gjymtyrët i ke
amanet... dhe të gjitha kanë për të fëlliqur nëse nuk i përdor për
të kënaqur Allahun:
ْ‫ٌو‬ُ‫ب‬ِ‫س‬ْ‫ك‬َ‫ي‬ ْ‫ا‬ٌُ‫ن‬‫ا‬َ‫ك‬ ‫ا‬َ‫م‬ِ‫ب‬ ْ ُ‫ي‬ُ ُ‫ج‬ْ َ‫أ‬ ُ‫ذ‬َ‫ي‬ْ َ‫ج‬ًَ ْ ِ‫ي‬‫ي‬ِ‫ذ‬ْ‫ي‬َ‫أ‬ ‫ا‬َ‫ن‬ُ‫م‬ِّ َ‫ك‬ُ‫ج‬ًَ ْ ِ‫ي‬ِ‫ى‬‫ا‬ٌَْ‫ف‬َ‫أ‬ ‫ى‬َ َ‫ع‬ ُ ِ‫ح‬ ْ‫خ‬َ‫ن‬ َ ٌَْ‫ي‬ْ‫ل‬
“Sot Ne do t’ua vulosim atyre gojët e do të Na flasin duart e
tyre dhe do të dëshmojnë këmbët e tyre për atë që kanë
bërë.” [Jasin: 65].
Dije o rob i Allahut, se fëlliqja që ia bën vetes, do të ndodhë
përpara se të dëshmojnë gjërat e tjera. Dije se toka do të
dëshmojë:
‫ا‬َ‫ى‬َ ‫ا‬َ‫ب‬ ْ َ‫أ‬ ُ‫ِّخ‬‫ذ‬َ‫ح‬ُ‫ج‬ ‫ٍم‬‫ذ‬ِ َ‫م‬ٌَْ‫ي‬
“Atë Ditë ajo (toka) do të tregojë lajmet e saj.” [ez-Zelzeleh:
4].
Gjithashtu, dije se çfarë është bërë dhe vepruar, çdokush do të
dëshmojë atë që ka dëgjuar dhe shikuar. Dhe Ai do t’i flasi
atyre, ndërsa këta njerëz do të flasin rreth çdo gjëje që e kanë
www.ForumiSelefi.net
11
bërë dhe vepruar. Përfito dhe pendohu në këtë Dynja përpara se
të takosh Allahun me gjynahet tuaja; dmth shpejto që nga ky
moment, dhe mos e përdor një mirësi që Allahu ta ka dhuruar
për të hidhëruar të Plotëfuqishmin azze ue xhel-le.
Shpjetohu! Shpejtohu! Sepse kjo botë është vetëm një çast
përpara dhënies lamtumirë, është një qëndrim përpara se të
zhvendosesh... pra, përfito dhe pendohu, sepse nëse neglizhon,
përton, nëse i shtyn gjërat dhe çdo ditë i thua vetes “nesër”!
“Pasnesër”! do të vijë vdekja, dhe do të merren shpirtrat, mirëpo
çfarë justifikimesh do të kenë përpara Krijuesit të tyre?!
Sa i përket çështjes së tretë, pasi ka thënë:
“i sigurtë në veten e tij, shëndosh në trupin e tij”, ka shtuar:
“dhe zotëron ushqimin e asaj dite”, që është rrisku.
“i sigurtë në veten e tij”, dmth në pasurinë e tij, fëmijët,
pasardhësit, në pasuritë e tundshme, në pasuritë e patundhsme,
në fermat etj; kjo është siguria në vetvete.
Rruga e njeriut, posedimet e tij, familja, pasuria; si është kur je i
sigurtë në këto gjëra? Kjo është një mirësi e pakrahasueshme.
E lusim Allahun që të largojë nga vendet muslimane frikën,
tmerrin dhe ta zëvendësojë me siguri dhe qëndrueshmëri.
Poashtu (e lusim) që të mbrojë gjakun e muslimanëve, dhe
njerëzit më të mirë t’i bëjë prijësa të tyre. (e lusim) që prijësat e
muslimanëve t’i bëjë mëshirë për popullin, të cilët gjykojnë mes
www.ForumiSelefi.net
12
tyre me Ligjin e Allahut; me Librin e Allahut, dhe me Sunetin e
Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Më pas, dijeni se ne jemi në mirësi të mëdha... për shkak të
thënies së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:
“dhe zotëron ushqimin e asaj dite”, le të shikojmë se çfarë ka
në shtëpiat tona, dhe çfarë ushqimesh kanë raftet tona; a kanë
ushqim për një ditë? Apo për shumë ditë? Apo mos kanë për
javë dhe muaj të tërë? Sa mirësi gjenden brenda tyre? Sa ushqim
ka brenda tyre?
Dijeni Allahu ju begatoftë, se ne jetojmë në një kohë kur këto
gjëra janë të përhapura, bile ndoshta të është mundësuar që
frutat e verës t’i hashë në dimër, ndërsa frutat e dimrit t’i hashë
në verë.
Këto janë prej gjërave më të cilat Allahu nderonte evlijatë e Tij
më përpara; ngase mungonin mjetet konservuese, Allahu i
furnizonte ata me këto gjëra si dhunti dhe nderim prej Tij.
Kurse ti o rob i Allahut po begatohesh me mirësitë e të parëve, a
je pra ti prej falenderuesve? A je prej atyre që i përgjigjen
urdhëresave të Allahut lidhur me këto mirësi që t’i ka dhuruar?
Apo je prej atyre që hajnë, ushqehen dhe i përdorin (këto mirësi)
në të keqe?! I përdor në mosbindje dhe në gjynah.
O robër të Allahut! Dijeni Allahu ju begatoftë se ky është prej
haditheve të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i cili
përmban këto kuptime të gjëra dhe të plota. E përsëris:
www.ForumiSelefi.net
13
Transmeton Buhariu në librin el Edebul mufrad, nga Ubejdullah
ibën Mihsan el Ensari radijAllahu anhu se ka thënë: kam
dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të thotë:
‫ا‬َ‫ي‬ْ‫ن‬ُّ‫ذ‬‫ال‬ ُ‫و‬َ‫ل‬ ْ‫ت‬َ‫يز‬ِ‫ح‬ ‫ا‬َ‫م‬َّ‫ن‬َ‫أ‬َ‫ك‬َ‫ف‬ ِ‫و‬ِ‫م‬ٌَْ‫ي‬ ُ‫ٌت‬ُ‫ق‬ ُ‫ه‬َ‫ذ‬ْ‫ن‬ِ‫ع‬ ، ِ‫ه‬ِ‫ذ‬َ‫س‬َ‫ج‬ ‫ي‬ِ‫ف‬ ً‫ا‬‫اف‬َ‫ع‬ُ‫م‬ ، ِ‫و‬ِ‫ب‬ْ‫ر‬ِ‫س‬ ‫ي‬ِ‫ف‬ ً‫ا‬‫ن‬ِ‫م‬‫آ‬ َ‫ح‬َ‫ب‬ْ‫ص‬َ‫أ‬ ْ‫ن‬َ‫م‬
‫ا‬َ‫ى‬ِ‫ر‬ِ‫ف‬‫ا‬َ‫ذ‬َ‫ح‬ِ‫ب‬
“Kush gdhihet dhe është i sigurtë në veten e tij, shëndosh në
trupin e tij dhe zotëron ushqimin e asaj dite, atëherë është
sikur iu është mbledhur e gjithë Dynjaja.”
Çfarë lakmon? Çfarë të tërheq? Në një kohë kur i ke të gjitha,
(dhe Dynjaja) është sikur një copë që është kapur nga të gjitha
cepat, e më pas të është dhënë në dorë; asgjë e Dynjasë nuk të ka
humbur. O robërit e Allahut! Është obligim për robin që t’i
përdor këto mirësi në bindjen e Allahut dhe në adhurimin e Tij
të Vetëm.
E lus Allahun tebareke ue teala që të na japë ne dhe juve
lumturinë dhe kërkojmë strehim tek Allahu nga rruga e mjerimit.
O Zot! Krenoje Islamin dhe muslimanët, përdhose idhujtarinë
dhe idhujtarët!
O Zot! Ndihmoji robërit e Tu muvahidin-ë (që të veçojnë Ty me
adhurim)!
O Zot! Na jep sukses drejt kënaqësisë Tënde, dhe na largo nga
hidhërimi Yt, o i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti!
www.ForumiSelefi.net
14
E lus Allahun tebareke ue teala që të na bëjë ne dhe juve prej
atyre që e adhurojnë Allahun siç i takon Atij, të na bëjë prej
atyre që e falenderojnë dhe e kujtojnë, që pendohen dhe
kërkojnë falje. Salavatet dhe selamet qofshin mbi zotëriun e
njerëzimit.
Burimi i transkriptit:
http://www.imam-malik.net/vb/showthread.php?t=3585
Përktheu: Besmir Cacani
Kontrolloi: Emin Ago

More Related Content

Similar to Frytet e Realizimit të Teuhidit

Similar to Frytet e Realizimit të Teuhidit (20)

Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast FitneshRregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
 
Ëmbëlsia e dhikrit
Ëmbëlsia e dhikritËmbëlsia e dhikrit
Ëmbëlsia e dhikrit
 
Devotshmeria dhe rruget e forcimit te saj
Devotshmeria dhe rruget e forcimit te sajDevotshmeria dhe rruget e forcimit te saj
Devotshmeria dhe rruget e forcimit te saj
 
Ëmbëlsia e dhikrit
Ëmbëlsia e dhikritËmbëlsia e dhikrit
Ëmbëlsia e dhikrit
 
25. Mos u dëshpëro
25. Mos u dëshpëro25. Mos u dëshpëro
25. Mos u dëshpëro
 
25. Mos u dëshpëro
25. Mos u dëshpëro25. Mos u dëshpëro
25. Mos u dëshpëro
 
Edukata e kërkimit të dijes
Edukata e kërkimit të dijesEdukata e kërkimit të dijes
Edukata e kërkimit të dijes
 
Edukata e kerkimit te dijes
Edukata e kerkimit te dijesEdukata e kerkimit te dijes
Edukata e kerkimit te dijes
 
Çfarë është Da'ueti Selefij dhe cilat janë bazat
Çfarë është Da'ueti Selefij dhe cilat janë bazatÇfarë është Da'ueti Selefij dhe cilat janë bazat
Çfarë është Da'ueti Selefij dhe cilat janë bazat
 
Çfarë është Da'ueti Selefij
Çfarë është Da'ueti SelefijÇfarë është Da'ueti Selefij
Çfarë është Da'ueti Selefij
 
Çfarë është Da'ueti Selefij dhe cilat janë bazat
Çfarë është Da'ueti Selefij dhe cilat janë bazatÇfarë është Da'ueti Selefij dhe cilat janë bazat
Çfarë është Da'ueti Selefij dhe cilat janë bazat
 
Sq Teuhidi i thjeshtësuar
Sq Teuhidi i thjeshtësuarSq Teuhidi i thjeshtësuar
Sq Teuhidi i thjeshtësuar
 
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmitParalajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
 
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmitParalajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
 
Sq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi IslamSq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi Islam
 
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëMetodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
 
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëMetodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
 
Akideja e Ehlu Sunetit dhe Xhematit
Akideja e Ehlu Sunetit dhe XhematitAkideja e Ehlu Sunetit dhe Xhematit
Akideja e Ehlu Sunetit dhe Xhematit
 
Bazat e imanit dhe llojet e teuhidit
Bazat e imanit dhe llojet e teuhiditBazat e imanit dhe llojet e teuhidit
Bazat e imanit dhe llojet e teuhidit
 
Teuhidi i thjeshtësuar
Teuhidi i thjeshtësuarTeuhidi i thjeshtësuar
Teuhidi i thjeshtësuar
 

More from Lexo dhe Mëso

More from Lexo dhe Mëso (20)

keqkuptim për islamin
keqkuptim për islaminkeqkuptim për islamin
keqkuptim për islamin
 
doktrina e trinisë
doktrina e trinisëdoktrina e trinisë
doktrina e trinisë
 
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëveJu nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
 
shkurt për jezusin
shkurt për jezusinshkurt për jezusin
shkurt për jezusin
 
A ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo MyslimanA ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
 
Islami dhe Krishterizmi
Islami dhe KrishterizmiIslami dhe Krishterizmi
Islami dhe Krishterizmi
 
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCABIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
 
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetëA e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
 
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjenPriftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
 
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdfTAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
 
DIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEISTDIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEIST
 
Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)
 
Bazat e besimit
Bazat e besimitBazat e besimit
Bazat e besimit
 
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga KuraniKurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
 
Xhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveXhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e Myslimanëve
 
Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëveVirtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
 
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësXhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
 
Vlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas SunetitVlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas Sunetit
 
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-HixhesVlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
 
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitVersion i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
 

Frytet e Realizimit të Teuhidit

  • 1. Frytet e realizimit të Teuhidit Hytbe e mbajtur nga shejhu i nderuar: Muhamed ibën Ramzan el Haxhiri
  • 2. www.ForumiSelefi.net 2 Hytbja e parë: Të gjitha falenderimet i takojnë Allahut, Atë e falënderojmë prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë strehim tek Allahu nga e keqja e veteve dhe veprave tona. Atë që Allahu e udhëzon nuk ka se kush e humbë, ndërsa atë që Allahu e humb nuk ka se kush ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut të vetëm e të pashok, dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij. Më pas: Robër të Allahut! Devotshmëria është shkak i çdo shpëtimi. Ajo është lumturi në Dynja, është lumturi në jetën e varrit dhe është lumturi Ditën e Takimit me Allahun. Transmeton Bukhariu në librin el Edebul mufrad, nga Ubejdullah ibën Mihsan el Ensarij radijAllahu anhu se ka thënë: kam dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të thotë: ‫ا‬َ‫ي‬ْ‫ن‬ُّ‫ذ‬‫ال‬ ُ‫و‬َ‫ل‬ ْ‫ت‬َ‫يز‬ِ‫ح‬ ‫ا‬َ‫م‬َّ‫ن‬َ‫أ‬َ‫ك‬َ‫ف‬ ِ‫و‬ِ‫م‬ٌَْ‫ي‬ َ‫ٌت‬ُ‫ق‬ ُ‫ه‬َ‫ذ‬ْ‫ن‬ِ‫ع‬ ، ِ‫ه‬ِ‫ذ‬َ‫س‬َ‫ج‬ ‫ي‬ِ‫ف‬ ً‫ا‬‫اف‬َ‫ع‬ُ‫م‬ ، ِ‫و‬ِ‫ب‬ْ‫ر‬ِ‫س‬ ‫ي‬ِ‫ف‬ ً‫ا‬‫ن‬ِ‫م‬‫آ‬ َ‫ح‬َ‫ب‬ْ‫ص‬َ‫أ‬ ْ‫ن‬َ‫م‬ ‫ا‬َ‫ى‬ِ‫ر‬ِ‫ف‬‫ا‬َ‫ذ‬َ‫ح‬ِ‫ب‬ “Kush gdhihet dhe është i sigurtë në veten e tij, shëndosh në trupin e tij dhe zotëron ushqimin e asaj dite, atëherë është sikur iu është mbledhur e gjithë Dynjaja.” Allahu ekber! Sa kuptime gjithpërfshirëse, sa fjalë të dobishme dhe këshilla të drejta përmban ky hadith? E si mos të jetë, kur këto janë fjalët e Pejgamberit të zgjedhur sal-lAllahu alejhi ue sel-lem; atij i është dhënë retorika (dhe gojëtaria), të
  • 3. www.ForumiSelefi.net 3 cilat janë fjalë të pakta në numër, por që përmbajnë kuptime madhështore. E si mos të jetë kështu, kur këto fjalë kanë përmbledhur të mirat e Dynjasë dhe Ahiretit; drejt realizimit të të cilave i shkojnë nga pas individët, shoqëritë dhe shtetet. Vërtetë ky hadith ka përfshirë disa çështje tërësisht madhështore. Sa i përket çështjes së parë: ajo ka të bëjë me thënien e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kush gdhihet dhe është i sigurtë në veten e tij”, dhe kjo ka të bëjë me atë që sot në gjuhën e bashkëkohore quhet “siguri e vendit”, apo “siguri e popullit”, apo “siguri e shtetit”; kjo në varësi të shprehjeve që e pëmbajnë këtë kuptim. “shëndosh në trupin e tij”, e kjo ndryshe quhet “siguri sanitare” (apo shëndetësore). “dhe zotëron ushqimin e asaj dite”, e kjo në gjuhën bashkëkohore quhet “siguri ushqimore”. Vështrojini këto tre fjalë të përmendura nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, me anë të cilave e përkujton njeriun se ai është në mes të hajrit, mirësisë dhe dhuntive të shumta nga Dhuruesi i Madh i të mirave azze ue xhel-le. Atij që i përmbushen këto tre gjëra (të lartpërmendura), atëherë ai jeton jetën e mbretërve, jetën e pasanikëve dhe jetën e atyre që nuk u ka humbur asgjë nga kjo Dynja. Çfarë kërkojnë (njerëzit) në të? Çfarë gjëje dëshirojnë? Çfarë gjëje synojnë? Ata dëshirojnë të jenë të sigurtë në vendet e tyre, të shëndoshë (me shëndet), dhe të kenë siguruar me çfarë të
  • 4. www.ForumiSelefi.net 4 ushqehen; pra, nëse je i tillë o rob i Allahut, dhe ke siguruar këto tre gjëra, atëherë nuk ke humbur asgjë nga kjo Dynja, sepse Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “atëherë është sikur iu është mbledhur e gjithë Dynjaja.” Pra, e ka marrë dhe nuk i ka humbur gjë prej Dynjasë, por atij i janë mbledhur çdo gjë e saj, dhe është sikur ta ketë përpara duarve duke mos i ikur asgjë. Po kthehem dhe një herë tek ky hadith si përkujtim; transmeton Buhariu në librin el Edebul mufrad, nga Ubejdullah ibën Mihsan el Ensari radijAllahu anhu se ka thënë: kam dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të thotë: ‫ا‬َ‫ي‬ْ‫ن‬ُّ‫ذ‬‫ال‬ ُ‫و‬َ‫ل‬ ْ‫ت‬َ‫يز‬ِ‫ح‬ ‫ا‬َ‫م‬َّ‫ن‬َ‫أ‬َ‫ك‬َ‫ف‬ ِ‫و‬ِ‫م‬ٌَْ‫ي‬ َ‫ٌت‬ُ‫ق‬ ُ‫ه‬َ‫ذ‬ْ‫ن‬ِ‫ع‬ ، ِ‫ه‬ِ‫ذ‬َ‫س‬َ‫ج‬ ‫ي‬ِ‫ف‬ ً‫ا‬‫اف‬َ‫ع‬ُ‫م‬ ، ِ‫و‬ِ‫ب‬ْ‫ر‬ِ‫س‬ ‫ي‬ِ‫ف‬ ً‫ا‬‫ن‬ِ‫م‬‫آ‬ َ‫ح‬َ‫ب‬ْ‫ص‬َ‫أ‬ ْ‫ن‬َ‫م‬ ‫ا‬َ‫ى‬ِ‫ر‬ِ‫ف‬‫ا‬َ‫ذ‬َ‫ح‬ِ‫ب‬ “Kush gdhihet dhe është i sigurtë në veten e tij, shëndosh në trupin e tij dhe zotëron ushqimin e asaj dite, atëherë është sikur iu është mbledhur e gjithë Dynjaja.” Robër të Allahut! Vërtetë siguria është fryt prej fryteve të realizimit të Teuhidit. Allahu tebareke ue teala na ka lajmëruar rreth kësaj gjëje, dhe ka thënë: ْ‫ًُو‬‫ذ‬َ‫ح‬ْ‫ي‬ُ‫م‬ ْ ُ‫ى‬ًَ ُ‫ن‬ْ‫م‬َ‫ٱ‬ ْ ُ‫ي‬َ‫ل‬ َ ِ َ‫ل‬ًُ‫أ‬ ‫ٍم‬ ْ ُ ِ‫ب‬ ْ ُ‫ي‬َ‫ن‬‫ا‬َ‫م‬‫ي‬ِ ْ‫ا‬ٌُ‫س‬ِ‫ب‬ْ َ‫ي‬ ْ َ‫ل‬ًَ ْ‫ا‬ٌُ‫ن‬َ‫م‬‫آ‬ َ‫ين‬ِ‫ذ‬َّ‫ل‬ “Sa për ata që besojnë dhe nuk e pleksin besimin e tyre me padrejtësi, pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.” [el En’am: 82].
  • 5. www.ForumiSelefi.net 5 Çfarë do të thotë kjo? “Sa për ata që besojnë”, dmth e veçojnë Allahun me adhurim. “dhe nuk e pleksin”, dmth nuk e përziejnë. “besimin e tyre”, dmth Teuhidin e tyre. “me padrejtësi”, dmth me shirk. “pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar”, dmth siguri në jetën e kësaj bote (në Dynja), siguri në jetën e varrit dhe siguri Ditën e Ringjalljes përpara Allahut Fuqiplotë. Shikoni o robër të Allahut, sesi frytet e Teuhidit mbeten dhe vazhdojnë; Teuhidi është lumturi në Dynja dhe Ahiret. E për kë është lumturi? Kjo për ata që e veçojnë Allahun me adhurim; atyre u takon siguria e plotë, siguri me plot kuptimin e fjalës. Kjo është një dhunti prej Allahut, Ai është i Cili ua ka dhënë këtë. Ai është i Cili u jep atyre qetësisë, rehatinë dhe prehjen, ndërsa të tjerët janë të frikësuar; edhe pse rreth tyre janë rojtarët, ndërsa të tjerët janë në ankth; edhe pse qëndrojnë në ndërtesa të sigurta. Sa i përket atij që e veçon Allahun me adhurim, ai është i sigurtë, edhe nëse rreziqet përreth tij janë të shumta. Ai është i sigurtë dhe i bindur në premtimin dhe kërcënimin e Allahut. Ai që mediton rreth asaj që Allahu u ka premtuar besimtarëve, do të vërejë se Teuhidi ka fryte madhështore, ku prej tyre është siguria. Madje Allahu tebareke ue teala i ka përkujtuar kurejshitët që të kthehen tek Zoti i tyre, në mënyrë që hajri, siguria dhe rehatia të vazhdojë tek ata. Allahu i ka thënë atyre: ‫ٍم‬ ٌَْ ْ‫ن‬ِ‫م‬ ْ ُ‫ي‬َ‫ن‬َ‫م‬‫آ‬ًَ ‫ٍم‬‫ٌو‬ُ‫ج‬ ْ‫ن‬ِ‫م‬ ْ ُ‫ي‬َ‫م‬َ‫ع‬ْ َ‫أ‬ ِ‫ذ‬َّ‫ل‬‫ا‬ ِ‫ث‬ْ‫ي‬َ‫ب‬ْ‫ل‬‫ا‬ ‫ا‬َ‫ذ‬َ‫ى‬ َّ َ ْ‫ا‬ًُ‫ذ‬ُ‫ب‬ْ‫ع‬َ‫ي‬ْ َ‫ف‬
  • 6. www.ForumiSelefi.net 6 “Prandaj le ta veçojnë me adhurim Zotin e kësaj shtëpie (Qabes), i Cili i ushqen ata në ditë urie dhe i siguron në ditë frike.” [Kurejsh: 3-4]. َ‫ف‬َ ْ‫َخ‬‫ح‬ْ‫س‬ ‫ا‬َ‫م‬َ‫ك‬ ِ‫ض‬ْ َ‫ٱ‬ ‫ي‬ِ‫ف‬ ْ ُ‫ي‬َّ‫ن‬َ‫ف‬ِ ْ‫َخ‬‫ح‬ْ‫س‬َ‫ي‬َ‫ل‬ ِ‫ت‬‫ا‬َ‫ح‬ِ‫ل‬‫ا‬َّ‫ص‬‫ل‬ ْ‫ا‬ٌُ ِ‫م‬َ‫ع‬ًَ ْ ُ‫ك‬ْ‫ن‬ِ‫م‬ ْ‫ا‬ٌُ‫ن‬َ‫م‬‫آ‬ َ‫ين‬ِ‫ذ‬َّ‫ل‬‫ا‬ ُ‫هللا‬ َ‫ذ‬َ‫ع‬ًَ ُ ِ‫ي‬ِ‫ف‬ٌَْ ِ‫ذ‬ْ‫ع‬َ‫ب‬ ْ‫ن‬ِ‫م‬ ْ ُ‫ي‬َ‫ل‬ َّ‫ن‬َ‫ل‬ِّ‫ذ‬َ‫ب‬ُ‫ي‬َ‫ل‬ًَ ْ ُ‫ي‬َ‫ل‬ ‫ى‬َ‫َض‬‫ج‬ْ ِ‫ذ‬َّ‫ل‬ ْ ُ‫ي‬َ‫ن‬‫ي‬ِ‫د‬ ْ ُ‫ي‬َ‫ل‬ َّ‫ن‬َ‫ن‬ِّ‫ك‬َ‫م‬ُ‫ي‬َ‫ل‬ًَ ْ ُ‫ي‬َ ْ‫ب‬َ‫ق‬ ْ‫ن‬ِ‫م‬ َ‫ين‬ِ‫ذ‬َّ‫ل‬‫ا‬ ً‫ا‬ ْ‫ي‬َ ‫ي‬ِ‫ب‬ َ‫ٌو‬ُ‫ك‬ِ‫ر‬ْ ُ‫ي‬َ ‫ي‬ِ‫ن‬َ‫ن‬ًُ‫ذ‬ُ‫ب‬ْ‫ع‬َ‫ي‬ ً‫ا‬‫ن‬ْ‫م‬َ‫أ‬ “Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira, se do t’i bëjë prijësa në Tokë, ashtu si i ka bërë ata para tyre dhe që do t’ua forcojë fenë e tyre, me të cilën Ai është i kënaqur dhe që frikën do t’ua shndërrojë në siguri. Le të më adhurojnë vetëm Mua e të mos më shoqërojnë asgjë dhe askënd (në adhurim) .” [en-Nur: 55]. Ky është një premtim i kushtëzuar. Allahu i ka dhënë njerëzve premtim duke i kushtëzuar që ta veçojnë dhe mos t’i shoqërojnë asgjë në adhurim. Cilido që synon sigurinë pa realizuar Teuhidin, atëherë (le ta dijë se) nuk ka siguri, mirëpo ndodh që të drejtat të ruhen, dhe në mungesë të mbikëqyrjes, i afërmi e cenon të afërmin. Mirëpo, kur Teuhidi është prezent, atëherë kjo mbikëqyrje është në zemër, kjo mbikëqyrje gjendet tek vetë njeriu dhe gjendet në brëndësi; sepse njeriu ka besur premtimin dhe kërcënimin e Allahut. Nuk ka frikë nga ndëshkimi i shtetit, as nga ndjekjet penale të ligjit, por ai ka frikë nga mbikëqyrja e Allahut, dhe i ruan kufijtë e vendosur nga Allahu azze ue xhel-le; duke ruajtur
  • 7. www.ForumiSelefi.net 7 fqinjin përpara shtëpisë së tij, e kjo për shkak të besimit që ka në zemër. Kështu pra duhet të jesh o rob i Allahut. Ai që mediton në lidhje me gjendjen e shumë prej vendeve Islame sot, lidhur me ngjarjet që ndodhin; e lusim Allahun tebereke ue teala që t’i “shuaj” trazirat, dhe të mbrojë gjakrat e muslimanëve. A mos vallë (në këto vende muslimane) ka zemërim për Teuhid? Shumica e zemërimeve, ose janë për demokracinë, ose për lirinë. Ku është ai që thotë: adhuroni Allahun dhe mos i bëni shirk Atij? Ndiqni Sunetin dhe braktisni bidatet? Ku janë ata që bëjnë të tilla thirrje? A nuk jemi krijuar për këtë? Po! Për këtë jemi krijuar pasha Allahun! Nëse ne realizojmë atë për të cilën jemi krijuar, atëherë ne do të na vijë premtimi i Allahut; siguria, mbrojtja, furnizimi me bollëk, mirësitë e shumta të cilat janë të vazhdueshme dhe të pandërprera, e kjo sepse është premtim prej Allahut, dhe Allahu nuk e thyen premtimin. Them këto fjalë, dhe i kërkoj falje Allahut. Hytbja e dytë: Falenderimi i përket Allahut ashtu siç i takon, salavatet dhe selamet qofshin mbi atë që ska të dërguar pas tij, mbi familjen dhe shokët e tij.
  • 8. www.ForumiSelefi.net 8 Më lart, përmendëm lidhur me sigurinë e vendit, se ajo është fryt prej fryteve të realizimit të fetarisë ndaj Allahut; duke e adhuruar Allahun të vetëm e të pashok, duke vazhduar me qëndrueshmëri të palëkundur në ndjekje të fesë dhe Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, duke u ruajtur nga bidatet, duke iu përmbajtur bindjes së Allahut, duke u larguar nga gjynahet, nga të këqijat, epshet dhe dyshimet; Allahu na mbroftë neve dhe juve prej tyre! Pasi Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Kush gdhihet dhe është i sigurtë në veten e tij”, ai shtoi: “shëndosh në trupin e tij”. Shiko o rob i Allahut se çfarë dhuntie të ka dhënë Allahu përmes shëndetit. Bëhu falenderues i Allahut, sepse ti je prej atyre që ecin, dëgjojnë dhe shikojnë; pra bëhu falenderues i Allahut për këto gjymtyrë të trupit. ْ‫ًو‬ُ‫ر‬ُ‫ك‬ْ َ‫ج‬ ‫ا‬َ‫م‬ ً‫ي‬‫ي‬ِ َ‫ق‬ َ َ‫ذ‬ِ ْ‫ف‬َ‫ٱ‬ ًَ َ ‫ا‬َ‫ص‬ْ‫ب‬َ‫ٱ‬ ًَ َ ْ‫م‬َّ‫س‬‫ل‬ ُ ُ‫ك‬َ‫ل‬ َ َ‫ع‬َ‫ج‬ًَ ْ ُ‫ك‬َ‫َأ‬ ْ‫ن‬َ‫أ‬ ِ‫ذ‬َّ‫ل‬ ٌَُ‫ى‬ ْ ُ‫ق‬ “Thuaju: “Ai është që ju ka krijuar dhe ju ka dhënë dëgjimin, shikimin dhe zemrat, e megjithatë ju pak e falënderoni!” [el Mulk: 23]. Allahu të ka begatuar me këto mirësi, andaj bëhu prej falenderuesve të Allahut! Sytë tuaj shikojnë, ndërsa të tjerët janë të verbër. Ti flet dhe dëgjon, kurse ka të tjerë që nuk i kanë këto mirësi. Pra, bëhu falenderues i Allahut për mirësitë që t’i ka dhuruar. Ti logjikon, ndërsa ka të tjerë që janë budallenj. Ti ecën, ndërsa ka të tjerë që janë sakatë. Ti je shëndosh në organet e brëndshme (të stomakut), në zemrën tënde, mëlçinë dhe trupin
  • 9. www.ForumiSelefi.net 9 tënd, ndërsa ky tjetri ka sëmundje në zemër, mëlçi, diabet, tension etj. Kush është ai që të ka mbrojtur? Kush është ai që të ka dhënë shëndet? A nuk duhet ta falenderosh Allahun për këto mirësi?! Falenderim për to është që (këto mirësi) t’i shfrytëzosh në adhurimin e Allahut. Falenderim për to është që të dëgjosh vetëm atë që e kënaq Allahun, të flasësh vetëm atë që e kënaq Allahun, të shikosh, të kuptosh, të ecësh dhe të përpiqesh ta adhurosh Allahun me këtë trup që posedon, sepse mirësitë e Allahut janë të shumta: ‫ا‬َ‫ى‬ٌُ‫ص‬ ْ‫ح‬ُ‫ج‬ َ ِ‫هللا‬ ‫ة‬َ‫م‬َ‫ع‬ِ‫ن‬ ْ‫ا‬ًُّ‫ذ‬ُ‫ع‬َ‫ج‬ ْ‫و‬ِ ًَ “Nëse do t’i numëronit mirësitë e Allahut, nuk do të mund t’i llogarisnit ato.” [en-Nahl: 18]. Pra, o rob i Allahut, të gjitha këto mirësi janë dhunti prej Allahut, dhe dhuntitë e Tij janë të shumta, andaj bëhu falenderues. ْ ُ‫ك‬َّ‫ن‬َ‫ذ‬‫ي‬ِ َ‫ٱ‬ ْ ُ‫ج‬ْ‫ر‬َ‫ك‬َ ْ‫ن‬ِ َ‫ل‬ “Nëse falënderoni, Unë do t’jua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia.” [Ibrahim: 7]. Sa më shumë që ta falenderosh Allahun, po aq të shton Allahu prej mirësive të Tij; dhe Allahu i jep mirësi kujt dëshiron. Dije o rob i Allahut, se për çdo mirësi trupore apo materiale nga Allahu, apo çfarëdo mirësie që ta ka dhuruar, dije se je i sprovuar me dy gjëra:
  • 10. www.ForumiSelefi.net 10  Ose je prej falenderuesve.  Ose je prej mosmirënjohësve. Falenderuesit e Allahut tebareke ue teala, janë ata të cilët (mirësitë) i kanë përdorur për të kënaqur Allahun. Ndërsa shenjë e mosmirënjohjes, është që këto mirësi njeriu t’i shfrytëzojë në gjëra që e zemërojnë Allahun. Kujdes veten o rob i Allahut! Sepse shikimin e ke amanet, dëgjimin e ke amanet, gjuhën e ke amanet, gjymtyrët i ke amanet... dhe të gjitha kanë për të fëlliqur nëse nuk i përdor për të kënaqur Allahun: ْ‫ٌو‬ُ‫ب‬ِ‫س‬ْ‫ك‬َ‫ي‬ ْ‫ا‬ٌُ‫ن‬‫ا‬َ‫ك‬ ‫ا‬َ‫م‬ِ‫ب‬ ْ ُ‫ي‬ُ ُ‫ج‬ْ َ‫أ‬ ُ‫ذ‬َ‫ي‬ْ َ‫ج‬ًَ ْ ِ‫ي‬‫ي‬ِ‫ذ‬ْ‫ي‬َ‫أ‬ ‫ا‬َ‫ن‬ُ‫م‬ِّ َ‫ك‬ُ‫ج‬ًَ ْ ِ‫ي‬ِ‫ى‬‫ا‬ٌَْ‫ف‬َ‫أ‬ ‫ى‬َ َ‫ع‬ ُ ِ‫ح‬ ْ‫خ‬َ‫ن‬ َ ٌَْ‫ي‬ْ‫ل‬ “Sot Ne do t’ua vulosim atyre gojët e do të Na flasin duart e tyre dhe do të dëshmojnë këmbët e tyre për atë që kanë bërë.” [Jasin: 65]. Dije o rob i Allahut, se fëlliqja që ia bën vetes, do të ndodhë përpara se të dëshmojnë gjërat e tjera. Dije se toka do të dëshmojë: ‫ا‬َ‫ى‬َ ‫ا‬َ‫ب‬ ْ َ‫أ‬ ُ‫ِّخ‬‫ذ‬َ‫ح‬ُ‫ج‬ ‫ٍم‬‫ذ‬ِ َ‫م‬ٌَْ‫ي‬ “Atë Ditë ajo (toka) do të tregojë lajmet e saj.” [ez-Zelzeleh: 4]. Gjithashtu, dije se çfarë është bërë dhe vepruar, çdokush do të dëshmojë atë që ka dëgjuar dhe shikuar. Dhe Ai do t’i flasi atyre, ndërsa këta njerëz do të flasin rreth çdo gjëje që e kanë
  • 11. www.ForumiSelefi.net 11 bërë dhe vepruar. Përfito dhe pendohu në këtë Dynja përpara se të takosh Allahun me gjynahet tuaja; dmth shpejto që nga ky moment, dhe mos e përdor një mirësi që Allahu ta ka dhuruar për të hidhëruar të Plotëfuqishmin azze ue xhel-le. Shpjetohu! Shpejtohu! Sepse kjo botë është vetëm një çast përpara dhënies lamtumirë, është një qëndrim përpara se të zhvendosesh... pra, përfito dhe pendohu, sepse nëse neglizhon, përton, nëse i shtyn gjërat dhe çdo ditë i thua vetes “nesër”! “Pasnesër”! do të vijë vdekja, dhe do të merren shpirtrat, mirëpo çfarë justifikimesh do të kenë përpara Krijuesit të tyre?! Sa i përket çështjes së tretë, pasi ka thënë: “i sigurtë në veten e tij, shëndosh në trupin e tij”, ka shtuar: “dhe zotëron ushqimin e asaj dite”, që është rrisku. “i sigurtë në veten e tij”, dmth në pasurinë e tij, fëmijët, pasardhësit, në pasuritë e tundshme, në pasuritë e patundhsme, në fermat etj; kjo është siguria në vetvete. Rruga e njeriut, posedimet e tij, familja, pasuria; si është kur je i sigurtë në këto gjëra? Kjo është një mirësi e pakrahasueshme. E lusim Allahun që të largojë nga vendet muslimane frikën, tmerrin dhe ta zëvendësojë me siguri dhe qëndrueshmëri. Poashtu (e lusim) që të mbrojë gjakun e muslimanëve, dhe njerëzit më të mirë t’i bëjë prijësa të tyre. (e lusim) që prijësat e muslimanëve t’i bëjë mëshirë për popullin, të cilët gjykojnë mes
  • 12. www.ForumiSelefi.net 12 tyre me Ligjin e Allahut; me Librin e Allahut, dhe me Sunetin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Më pas, dijeni se ne jemi në mirësi të mëdha... për shkak të thënies së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “dhe zotëron ushqimin e asaj dite”, le të shikojmë se çfarë ka në shtëpiat tona, dhe çfarë ushqimesh kanë raftet tona; a kanë ushqim për një ditë? Apo për shumë ditë? Apo mos kanë për javë dhe muaj të tërë? Sa mirësi gjenden brenda tyre? Sa ushqim ka brenda tyre? Dijeni Allahu ju begatoftë, se ne jetojmë në një kohë kur këto gjëra janë të përhapura, bile ndoshta të është mundësuar që frutat e verës t’i hashë në dimër, ndërsa frutat e dimrit t’i hashë në verë. Këto janë prej gjërave më të cilat Allahu nderonte evlijatë e Tij më përpara; ngase mungonin mjetet konservuese, Allahu i furnizonte ata me këto gjëra si dhunti dhe nderim prej Tij. Kurse ti o rob i Allahut po begatohesh me mirësitë e të parëve, a je pra ti prej falenderuesve? A je prej atyre që i përgjigjen urdhëresave të Allahut lidhur me këto mirësi që t’i ka dhuruar? Apo je prej atyre që hajnë, ushqehen dhe i përdorin (këto mirësi) në të keqe?! I përdor në mosbindje dhe në gjynah. O robër të Allahut! Dijeni Allahu ju begatoftë se ky është prej haditheve të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i cili përmban këto kuptime të gjëra dhe të plota. E përsëris:
  • 13. www.ForumiSelefi.net 13 Transmeton Buhariu në librin el Edebul mufrad, nga Ubejdullah ibën Mihsan el Ensari radijAllahu anhu se ka thënë: kam dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të thotë: ‫ا‬َ‫ي‬ْ‫ن‬ُّ‫ذ‬‫ال‬ ُ‫و‬َ‫ل‬ ْ‫ت‬َ‫يز‬ِ‫ح‬ ‫ا‬َ‫م‬َّ‫ن‬َ‫أ‬َ‫ك‬َ‫ف‬ ِ‫و‬ِ‫م‬ٌَْ‫ي‬ ُ‫ٌت‬ُ‫ق‬ ُ‫ه‬َ‫ذ‬ْ‫ن‬ِ‫ع‬ ، ِ‫ه‬ِ‫ذ‬َ‫س‬َ‫ج‬ ‫ي‬ِ‫ف‬ ً‫ا‬‫اف‬َ‫ع‬ُ‫م‬ ، ِ‫و‬ِ‫ب‬ْ‫ر‬ِ‫س‬ ‫ي‬ِ‫ف‬ ً‫ا‬‫ن‬ِ‫م‬‫آ‬ َ‫ح‬َ‫ب‬ْ‫ص‬َ‫أ‬ ْ‫ن‬َ‫م‬ ‫ا‬َ‫ى‬ِ‫ر‬ِ‫ف‬‫ا‬َ‫ذ‬َ‫ح‬ِ‫ب‬ “Kush gdhihet dhe është i sigurtë në veten e tij, shëndosh në trupin e tij dhe zotëron ushqimin e asaj dite, atëherë është sikur iu është mbledhur e gjithë Dynjaja.” Çfarë lakmon? Çfarë të tërheq? Në një kohë kur i ke të gjitha, (dhe Dynjaja) është sikur një copë që është kapur nga të gjitha cepat, e më pas të është dhënë në dorë; asgjë e Dynjasë nuk të ka humbur. O robërit e Allahut! Është obligim për robin që t’i përdor këto mirësi në bindjen e Allahut dhe në adhurimin e Tij të Vetëm. E lus Allahun tebareke ue teala që të na japë ne dhe juve lumturinë dhe kërkojmë strehim tek Allahu nga rruga e mjerimit. O Zot! Krenoje Islamin dhe muslimanët, përdhose idhujtarinë dhe idhujtarët! O Zot! Ndihmoji robërit e Tu muvahidin-ë (që të veçojnë Ty me adhurim)! O Zot! Na jep sukses drejt kënaqësisë Tënde, dhe na largo nga hidhërimi Yt, o i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti!
  • 14. www.ForumiSelefi.net 14 E lus Allahun tebareke ue teala që të na bëjë ne dhe juve prej atyre që e adhurojnë Allahun siç i takon Atij, të na bëjë prej atyre që e falenderojnë dhe e kujtojnë, që pendohen dhe kërkojnë falje. Salavatet dhe selamet qofshin mbi zotëriun e njerëzimit. Burimi i transkriptit: http://www.imam-malik.net/vb/showthread.php?t=3585 Përktheu: Besmir Cacani Kontrolloi: Emin Ago