Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Dasmat shqiptare
1. Dasmat Shqiptare nga tradita ne kohet modern
Martesa në traditën popullore shqiptare është konsideruar nga zakonet më të dëshiruara. Këtij
zakoni familjar i paraprijnë rrita e suksesshme e fëmijës së shëndoshë dhe të përgatitur për jetë,
kalimin në fazën e pjekurisë për fejese,për martese. Fejesa eshte akt ceremonial.
Emigracioni, kushtet ekonomike, ndryshimi i rregullave të jetës nga e drejta fisnore në
atë individuale kanë ndikuar dhe cermoninë martesore, dasmën. Dikur nusja kur shkonte
tek shtëpia e burrit lyente gishtat në mjalt dhe prekte pragun e derës, por kjo tablo është
harruar.Llokumet janë zëvedësuar me konfetat, palët e krushqëve me një dasëm shpesh të
përbashkët. Vetëm napoloni dhe sheqeri me oriz hidhen njësoj. Deri në fillim të viteve 90 dasma
shqiptare zgjaste një javë rresht dhe të ftuar ishin mbi 100 vetë. Sot janë të rralla dasmat e tilla
të mëdha. Më e zakonshmja është ajo e tipit kur nusja dhe dhëndëri ftojnë vetëm hallat, tezet
dhe shoqërinë rreth 50, 70 veta. Shtrohet një banket i vogël; gjatë të cilit nusja ndërron dy dhe
tre fustane, pasi sigurisht është dita e saj. Në dasmat e sotme nusja kërcen sa mundet, ndërsa
duhet të nusëronte gjithë turp, e nuk guxonte as të buzëqeshte. Për një javë njerëzit hanin, pinin
dhe këndonin për fatin e dy të rinjve që martoheshin. Ndërsa sot ndodh e kundërta. Mund të të
lajmërojnë se marton nipin para dy ditëve të dasmës dhe vetëm të dielën të jesh i pranishëm në
koktejlin e thjeshtë. Tradita ka mbetur vetëm te vallet. Asaj që ndoshta dasmorët shqiptarë
nuk i kanë shpëtuar dot, janë vallet e traditës. Shoqërimi i çiftit që kërcen në shoqërinë e
prindërve është e vetmja traditë, e cila ka shpëtuar e paprekur. Edhe pse lokali ku dasmat
organizohen janë të vogla, çifti, domosdoshmërisht, duhet të kërcejë hipur mbi një tryezë, ku do
të digjet edhe shamia e beqarisë. Sipas traditës, në vallen e nuses merrnin pjesë edhe të afërm
të tjerë, të cilët tashmë duken rrallë e më rrallë në këtë valle. Deri në vitet 40 nuk kishte dasëm
ku të mos kërciste pushka për qejf. Më pas në vitet e sistemit komunist për dasmat me armë as
që bëhej fjalë, ndërsa pas vitit ‘97 ato u rishfaqën përsëri dhe sot tek tuk kërcet ndonjë krismë
në ndonjë dasmë.
Nusërim vetëm për një ditë, konfeta në vend të llokumeve, koktejle në vend të drekave e
darkave me mish e raki... Jo vetëm fustanet e nuseve por edhe ceremonitë e martesave kanë
ndryshuar. Dikur vetëm në tavolinën qendrore kishte 40 vetë. Tani e gjithë ceremonia mund të
ketë 40 të ftuar a më pak. Në vend të pjatave me shumë mish dhe shisheve me raki tani serviret
një koktejl. Edhe mjediset ku bëhet dasma janë nga më të ndryshmet. Veç lokaleve e shtëpive,
edhe në ndonjë kështjellë-restorant a mjedis intim. Nusja nuk nusëron më katër ditë si dikur, që
vishej që të enjten. Zakonisht nusëron vetëm të shtunën në shtëpinë e saj dhe të dielën në atë
të burrit, ose vetëm një ditë, nëse bëhet një dasmë e përbashkët