SlideShare a Scribd company logo
1 of 2
Ese : Telefoni im celular

Celulari im – një lidhje e fortë me qënien time

Sapo ka zbardhur dita… Zgjohem me vështirësi , celulari bie me këngën time
të preferuar.
Shikoj ora 06:30, uff.. U cova , pasi bëj përgatitjen për shkollë hedh një sy në
celular, asgjë e re, asnjë mesazh. Nxitoj ora 07:30 , dal me vrap dhe shikoj
mos kap autobusin. Jo, nuk duket , vë kufjet e dëgjoj muzikën që më pëlqen .
Pip-Pip erdhi mesazhi : - “ Darla të pres tek London” Uaa harrova , e kisha
lënë me Xhesin te kafja në orën 8 pa 20 . Vrapoj e arrij me një frymë . Ska
kohë për kafe! Të dyja vrapojmë tek hyrja. Futem në klasë e shikoj se të
gjithë të përgjumur ose dëgjojnë muzikë ose dicka shkruajnë në celularet e
tyre.
Fillon mësimi e unë nuk pata kohë të shikoj FB time. Në pushim e hap
menjëherë. Ana shoqja ime e ngushtë nga Selaniku më shkruan :
“Καλημέρα μωρό μου..“ Nxitoj ti përgjigjem ..Por mësuesja hyn në klasë e
nuk vazhdoj dot. Kemi ese letrare me temë: --------------------Nxitoj të shoh në Google por nuk gjej gjë. Përqëndrohem e shkruaj ..
Pas mësimit e kemi lënë tek “Kafja”. Aty sundon trendy i celulareve të fundit.
Ata që kanë Iphone 5s,5c apo Samsung Galaxy S4 janë të fiksuar ti tregojnë,
madje dhe i tundin “rastësisht” para fytyrës tënde, se mos nuk i sheh sesa
kanë shpenzuar. E unë me celularin tim të rëndomtë përpiqem ta fsheh , ta
bëj të padukshëm. Aty në cep të kolltukut pi kafen time e shkruaj në FB. Ora
kalon e më duhet të kthehem në shtëpi.
Vë kufjet e eci shpejt se jam vonuar , e kush e dëgjon mamin .. Në rrugë hedh
sytë rreth e rrotull e shikoj njerëz që flasin me vete , qeshin ose bëjnë gjeste.
Madje shoh edhe një tip që këndon me ze , pa e vrarë mëndjen sesa stonon.
Pip-Pip Mesazh :
Mami : - Darla, ku je? U vonove!
Une : - Arrita, jam tek Kompleksi.
Ulem te ha shpejt e shpejt se me grin uria. Pastaj shkoj në dhomën time
shtrijem e hyj në internet. Aty ndihmohem për detyrat e shtëpise dhë pasi ti
këm mbaruar ato shikoj filmat më të rinjë të kinemasë.
Një moment më zë gjumi dhe pasi cohem nuk e shikoj celularin. Kërkoj dhe
nervozohem sepse nuk e gjej. Atëherë i bie nga celulari i mamit dhe shoh që
telefoni kishte rënë poshtë krevatit. Akoma dhe në gjumë si smundëm te rri
pa celular?!..

Punoi : Darla Evangjeli XII 1

More Related Content

More from Darla Evangjeli

More from Darla Evangjeli (12)

Kufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktaturesKufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktatures
 
Healthy eating
Healthy eating Healthy eating
Healthy eating
 
How to save energy at home
How to save energy at homeHow to save energy at home
How to save energy at home
 
Pasurite natyrore te trevave shqiptare
Pasurite natyrore te trevave shqiptarePasurite natyrore te trevave shqiptare
Pasurite natyrore te trevave shqiptare
 
my dream job
my dream job my dream job
my dream job
 
Letter of recommendation
Letter of recommendation Letter of recommendation
Letter of recommendation
 
Mekanizmi i reaksionit kimik
Mekanizmi i reaksionit kimik Mekanizmi i reaksionit kimik
Mekanizmi i reaksionit kimik
 
Ndotja termike
Ndotja termike Ndotja termike
Ndotja termike
 
Personazhet e shekspirit
Personazhet e shekspirit Personazhet e shekspirit
Personazhet e shekspirit
 
Faik konica
Faik konicaFaik konica
Faik konica
 
Ndertimi i trurit
Ndertimi i truritNdertimi i trurit
Ndertimi i trurit
 
Pogradeci
PogradeciPogradeci
Pogradeci
 

celulari im

  • 1. Ese : Telefoni im celular Celulari im – një lidhje e fortë me qënien time Sapo ka zbardhur dita… Zgjohem me vështirësi , celulari bie me këngën time të preferuar. Shikoj ora 06:30, uff.. U cova , pasi bëj përgatitjen për shkollë hedh një sy në celular, asgjë e re, asnjë mesazh. Nxitoj ora 07:30 , dal me vrap dhe shikoj mos kap autobusin. Jo, nuk duket , vë kufjet e dëgjoj muzikën që më pëlqen . Pip-Pip erdhi mesazhi : - “ Darla të pres tek London” Uaa harrova , e kisha lënë me Xhesin te kafja në orën 8 pa 20 . Vrapoj e arrij me një frymë . Ska kohë për kafe! Të dyja vrapojmë tek hyrja. Futem në klasë e shikoj se të gjithë të përgjumur ose dëgjojnë muzikë ose dicka shkruajnë në celularet e tyre. Fillon mësimi e unë nuk pata kohë të shikoj FB time. Në pushim e hap menjëherë. Ana shoqja ime e ngushtë nga Selaniku më shkruan :
  • 2. “Καλημέρα μωρό μου..“ Nxitoj ti përgjigjem ..Por mësuesja hyn në klasë e nuk vazhdoj dot. Kemi ese letrare me temë: --------------------Nxitoj të shoh në Google por nuk gjej gjë. Përqëndrohem e shkruaj .. Pas mësimit e kemi lënë tek “Kafja”. Aty sundon trendy i celulareve të fundit. Ata që kanë Iphone 5s,5c apo Samsung Galaxy S4 janë të fiksuar ti tregojnë, madje dhe i tundin “rastësisht” para fytyrës tënde, se mos nuk i sheh sesa kanë shpenzuar. E unë me celularin tim të rëndomtë përpiqem ta fsheh , ta bëj të padukshëm. Aty në cep të kolltukut pi kafen time e shkruaj në FB. Ora kalon e më duhet të kthehem në shtëpi. Vë kufjet e eci shpejt se jam vonuar , e kush e dëgjon mamin .. Në rrugë hedh sytë rreth e rrotull e shikoj njerëz që flasin me vete , qeshin ose bëjnë gjeste. Madje shoh edhe një tip që këndon me ze , pa e vrarë mëndjen sesa stonon. Pip-Pip Mesazh : Mami : - Darla, ku je? U vonove! Une : - Arrita, jam tek Kompleksi. Ulem te ha shpejt e shpejt se me grin uria. Pastaj shkoj në dhomën time shtrijem e hyj në internet. Aty ndihmohem për detyrat e shtëpise dhë pasi ti këm mbaruar ato shikoj filmat më të rinjë të kinemasë. Një moment më zë gjumi dhe pasi cohem nuk e shikoj celularin. Kërkoj dhe nervozohem sepse nuk e gjej. Atëherë i bie nga celulari i mamit dhe shoh që telefoni kishte rënë poshtë krevatit. Akoma dhe në gjumë si smundëm te rri pa celular?!.. Punoi : Darla Evangjeli XII 1