SlideShare a Scribd company logo
1 of 118
Download to read offline
Muci Mustafa Fezga
Abasi,
Dëshnicari pa varr ...
N o v e l ë
2 Muci Mustafa Fezga
Në kujtim të gjithë burrave të Dëshinicës që lanë
rrugëve të gjata e tepër të vështira të Amerikës e
të Francës, një pjesë të madhe të jetës së tyre dhe
ëndërrën se mund të gjenin Parajsën.
Pak për Autorin
Ka lindur në Xhanaj të Dëshnicës, të rrethit të Përmetit;
Është matematikan me profesion, ka studiuar në Universitetin
Lomonosov të Moskës (MGU), në Fakultetin e Matematikës dhe
Mekanikës;
Ka dhënë leksione në Institutin e Lartë Pedagogjik të Tiranës dhe në UT,
Ka drejtuar Drejtorinë e Dokumentacionit Shkollor në Ministrinë e
Arsimit dhe të Shkencës;
Ka drejtuar Shtëpinë Botuese të Librit Universitar (shblu);
Ka botuar mbi dhjetë tekste matematike për nxënësit dhe studentët.
Shumica e tyre janë krijuar me bashkëautorësinë e Zonjës
Drita Hasimi-Fezga, bashkëshortja e tij.
Vitet e fundit është marrë me krijimtari letrare. “Abasi, dëshnicari pa
varr”, është ndër novelat e para të tij.
3
Abasi, dëshnicari pa varr …
1.
Shtëpitë e fshatit Breg të Dëshnicës janë në njërën nga dy
faqet e një gryke mali, në prerjen e të cilave rrjedh një përrua që
zakonisht ka aq pak ujë sa nuk mjafton as për të vaditur kopshtet
afër tij. Por ndodh ndonjëherë që përroi, aq sa i qetë është
zakonisht, aq dhe tërbohet, del nga shtrati me zhurmë të madhe
dhe merr përpara ç’të gjejë, pa kursyer as kopshtet e bukur që
janë gjitonët më të mirë të tij.
Faqja ku ndodhen shtëpitë është shumë e pjerrët. Fshatarët
e kanë shtruar rrugën me gurë, që e quajnë herë kalldrëm e herë
sokak, si në Përmet e Gjirokastër. Asnjë nuk di të thotë saktë
ç’hall kanë pasur të parët e tyre që i kanë ndërtuar shtëpitë kaq
lart në këtë faqe mali e kaq larg nga tregu i Këlcyrës. Asnjë nuk di
të thotë pse e kanë quajtur Breg, kur mund të quhej fare mirë
Gropë, siç është vërtet. Njëri nga fshatarët, paska thënë si filozof
se njeriu e ka në natyrën e tij të ngjitet sa më lart të jetë e
mundur; një tjetër paska thënë se kjo natyrë e tyre lidhet me
frikën, prandaj ikin nga sytë këmbët. Një i tretë i ka dhënë të
drejtë të parit nga që vetë ai ndiente poshtërim kur shtëpinë e tij
e cilësonin të tjerët si “shtëpia e fundit e fshatit” dhe lagjen si
“lagje e poshtme”.
Abasi nuk përzihej fare në këto biseda dhe as e kishte vrarë
mendjen pse gjyshi a stërgjyshi i tij e kishte ngritur shtëpinë aty
4 Muci Mustafa Fezga
në breg të përroit, në lagjen e sipërme, në krye të fshatit. Ka
pasur qejf e kaq, mendonte ai. Ndoshta i pëlqente zhurma e
përroit. Ndërsa ai vetë kishte dëshirë ta bënte shtëpinë e re jo
vetëm dykatëshe por edhe në mes të një bahçeje plot mollë. E
ç‘iu duhej të tjerëve të pyesnin se pse e bëj me dy kate e pse në
mes të mollëve.
Ai po kthehej nga puna, ecte mendueshëm dhe sytë i
mbante ulur, sikur të zgjidhte se ku mund të ishte më mirë për të
hedhur këmbën. Në një çast buzëqeshi. Iu kujtua ai, “filozofi i
fshatit” për dëshirën që kanë njerëzit të ngjiten sa më lart, që me
sa duket e lidhte o me qiellin e me Perëndinë, o me Stambollin e
me Portën Lartë. Sa biseda të kota, thoshte me vete. Ç’halle kemi
e ç’biseda bëjmë. Një bisedë me zë të lartë ia ndërpreu
mendimet.
“Më në fund u hap rruga e kurbetit,” dëgjoi të fliste dikush,
“tani mund të shkosh ku të duash, të punosh e të fitosh shumë
para” u thoshte ai disa fshatarëve që ishin mbështetur te muri i
Mekamit të fshatit. Duhet të ishte ndonjë i ardhur. Zërin e tij s‘e
kishte dëgjuar ndonjëherë.
Abasi u afrua pranë grupit të të rinjve.
“Ju nuk e dini,” vazhdoi të fliste i ardhuri, “por Ismail Beu
ka folur para tre-katër ditëve nga ballkoni i shtëpisë së tij në
Vlorë dhe i ka thënë popullit, që kush të mundë, le të shkojë e të
punojë nja 2 a 3 vjet në Itali, në Francë, bile edhe në Amerikë, të
bëjë punë të ndershme atje, të fitojë para dhe të vijë pastaj të
mëkëmbë ekonominë e vet. Kjo do t’u bëjë të pasuroheni e kur të
ktheheni do të jetoni si agallarë këtu në fshat.”
5
Abasi, dëshnicari pa varr …
Ai burri që fliste e uli pak zërin, pastaj uli edhe kokën.
“Këtë punën e agallarëve nuk e ka thënë Ismail Beu, por po
e them unë, nga vetja ime, se kështu do të jetë vërtet. Duhet të
më besoni.”
“Nuk është kaq e thjeshtë kjo, zoti Ceno”, tha njëri nga
djemtë. “Po fëmijët e mi kush do t’i ushqejë nëse unë do të shkoj?
Po shpenzimet e shumta që duhen për rrugën, ku do t‘i gjej?”
“E po, Ismail Beu e ka fjalën për ata që i kanë mundësitë”,
tha ai që quhej Ceno. “Ti që nuk i ke mundësitë, mos shko. Nuk të
detyron njeri, as Ismail Beu nuk të detyron” dhe qeshi me pak
ironi në buzë, duke i parë në sy të gjithë një e nga një, sa ishin
aty.
Abasi ishte afruar fare pranë dhe po sodiste gjestet me të
cilat Cenojo shoqëronte çdo fjalë që nxirrte nga goja. Ky Cenoja i
përdorka si mjeshtër të gjitha pjesët e trupit kur flet, mendonte
Abasi, deri dhe sytë, kokën, buzët, vetullat e çdo gjë. Burrë i
stërvitur, si zagarët e gjahut.
“Nga na vjen, zotëri”, iu drejtua Abasi, “dhe kush të ka
dërguar deri tek ne?”
“Mua po më pyet”, tha Cenua, si për shaka. “Vij nga Tregu,
mor zotëri. Më quajnë Ceno Duni. Punoj në një zyrë aty poshtë.
Këto që thashë dhe ato që do t’ju them po të më pyesni, i them se
kështu më kanë porositur zotërinjtë e mi të zyrës.”
Ai i hodhi Abasit një vështrim që shprehte më shumë
dyshime sesa interes.
“Ne të gjithë në zyrat e Tregut e dimë varfërinë tuaj në këtë
fshat të largët e në të tjerat rreth jush. Edhe Ismail Beu e di. Unë
6 Muci Mustafa Fezga
erdha sepse i kam ca mundësi t’u ndihmoj të shkoni në kurbet pa
shpenzime të mëdha. Besoj se iu përgjigja pyetjes tënde, zotëri”,
tha Cenua duke e drejtuar trupin e duke nxjerrë gjoksin përpara.
“Je i kënaqur, zotëri?”
“Domethënë, ty të ardhka keq për ne”, tha Abasi, “bën dy-tri
orë rrugë në këmbë, në këtë të përpjetë për të ardhur deri këtu.
Do të shkosh edhe në fshatra të tjerë. Po mundohesh shumë, i
dashur Ceno.”
“Po”, tha Cenua, kinse pa e kuptuar ironinë e Abasit, “do të
shkoj edhe në Fratikë, kam burrin e motrës atje. Atij, do t’ia zë
derën këtë natë.”
Cenua deshi të largohej, por Abasi i bëri shenjë për të
pritur.
“Prit Ceno, se tani e blova. Je kunati i Xhelalit ti. Domethënë,
do të shkojmë në Amerikë me paratë e Xhelal Beut, kështu? Po aq
të rëndë e ka akoma dorën? Thonë se për një të merr dy. Apo
gojët e liga i hedhin këto?”
“Qenke burrë i mençur, zotëri, po më pëlqyeke”, tha Cenua
duke vënë buzën në gaz. “Ashtu është vërtet, por dorën nuk e ka
të rëndë, bilès e ka të lehtë fare, ndryshe nga të tjerët në këto
anë. Mos kujto se nuk e kuptova atë që the pak më parë.”
“E paske mësuar mirë zanatin, zoti Ceno, por lëre kunatin
për nesër. Hajde nga unë sot e na trego ndonjë gjë më shumë.
Fjalimi tënd më pëlqeu.”
“Jo, më vjen keq, nuk ia prish dot kunatit. Do të nisem tani,
sa pa rënë nata, se në errësirë e ndiej frikën në bark, biles mezi
marr frymë. Nesër do të kaloj përsëri. Njoftoni dhe të tjerët të
vijnë që t’u shënoj emrat. Ky fat nuk troket gjithnjë në portë, e
ndoshta nuk troket më kurrë. Bisedoni patjetër edhe me gratë.
7
Abasi, dëshnicari pa varr …
Llogarinë e parë bëheni me to, se barra mbi to do të bjerë. Mua
më keni gati në çdo kohë, ditë apo natë qoftë. Se unë punoj për ju,
por edhe për vete”, dhe i shkeli syrin Abasit. “Më paguajnë për
këtë që bëj. Vetëm rrugë nuk bëj natën. Ndërsa muhabet, gjer në
saba, siç thotë kënga.”
Cenua përshëndeti dhe u largua i kënaqur. Po fillonte të
errej e Mekami do të priste vizitorët të tjerë të fshatit.
Mbrëmjeve të tilla, të ngrohta, mblidheshin rreth tij thuajse të
gjithë burrat. Uleshin nën lisat e gjatë që e rrethonin, zhyteshin
në heshtjen e tyre tërë halle, ledhatoheshin nga zhurma e lehtë e
degëve të lisave që era i valëviste si t’i përkëdhelte, shkëmbenin
rrallë ndonjë fjalë me njëri-tjetrin. Në këtë vend të Perëndisë
ndjenin një lloj sigurie në vetvete. Në hapësirat e vogla mes
lisave hidhnin sytë drejt qiellit dhe me mend dërgonin lart
ndonjë lutje e rrinin me shpresë. Por sot kishte më shumë biseda.
Cenua kishte hedhur farën dhe ajo po fillonte të lëshonte rrënjë.
Flladi i lehtë e i ngrohtë që frynte atë mbrëmje u ledhatonte
njerëzve jo vetëm fytyrën, por edhe shpirtin. Abasi ngjitej
ngadalë sokakut dhe me vështrimin e tij si gjithnjë te këmbët e
veta, po i afrohej shtëpisë. Në kokë diçka po ndodhte dhe ai
ndiente brenda saj ca zhurma të pakuptimta. Ishin si copëza
bisedash nga ato që si sapo kishte lënë nga pas, por nuk dallonte
asnjë lidhje mes tyre. Ishte një si lloj shpërqendrimi që po i jepte
edhe një lloj dhimbje të lehtë në kokë. I dilte Cenua para syve,
pastaj zhdukej ai e i dilte ai djali që nuk dinte ku t’i linte fëmijët.
Pastaj ai tjetri që mendonte se njerëzit duan të ngjiten sa më lart.
Bisedat me Cenon e më pas me shokët ia kishin mpirë trurin. Ai
8 Muci Mustafa Fezga
kishte tre djem. I vogli, Shehati, ishte dy vjeç e ca. Më i madhi
sapo kishte mbushur gjashtë. Janë tre që presin nga ai. Po gruaja?
Meja, e bukur si engjëll, e qeshur dhe e gëzuar si vetë dielli, e
zonja të bënte të gjitha punët që kërkonte shtëpia jashtë dhe
brenda. Ajo punonte në arë shumë më mirë e më shpejt. Ai nuk ia
kalonte dot asaj, në asnjë lloj pune, sido të ishte moti, sa do e
sertë dhe plot gurë të ishte toka. Edhe parmendën ajo e ngiste
më mirë se ai.
Mendimet ia ndërpreu zëri i Mejës, që e përshëndeti nga
larg. Ai ktheu kokën dhe e pa; ajo po dilte nga dera e kopshtit, si
del Hëna nga reja, mbështeti shatin pas gardhit, iu afrua dhe i
buzëqeshi me ëmbëlsi, si përherë.
“Paske rënë në mendime të thella”, i tha ajo. “Po të
vështroja nga larg e po mendoja, pse të jetë kaq i shqetësuar
burri im i bukur? Kush ma paska ngacmuar kaprollin tim?”
Ajo i kapi dorën dhe të dy kaluan nëpër oborrin që ndahej
nga kopshti me një gardh të thurur me dega rrapi. Rrugica deri te
dera e shtëpisë ishte si një lloj korridori i shtruar me pllaka guri
për t’u ruajtur nga balta, që dukej sikur binte nga qielli së bashku
me shiun.
Shtëpia e tyre ishte një kasolle e madhe e gurtë, e ndërtuar
mbi bregun e përroit, e mbuluar me pllaka gjithashtu prej guri.
Nga dera e shtëpisë hyje në një korridor të vogël, aq sa lejonte të
hapje dy dyer të brendshme, majtas dhe djathtas. Dhoma
djathtas kishte vatër të madhe të gurtë dhe mbi të qëndronte
gjithnjë një saç i rëndë prej llamarine, i mbuluar me hi. Në krye
të vatrës ishte gropa e zjarrit dhe mbi të gllaniku me oxhak. Ishte
9
Abasi, dëshnicari pa varr …
një lloj fabrike që vihej në punë çdo ditë për prodhimin e bukës.
Nga mënyra si ndërtohej dhe si funksiononte kjo fabrike
shtëpiake, përcaktohej gjendja ekonomike, e mirë apo e keqe, e
familjes që e përdorte atë, ose vendi që zinte ajo në radhën e
familjeve të fshatit
Në fund të dhomës, në një sepete të madhe druri mbahej
mielli. Ajo ishte e ndarë në dysh. Ndarja për miellin e grurit ishte
fare e vogël. Nuk ishte e thënë, as nga Perëndia, që këta banorë të
hanin e të ngopeshin me bukë gruri. Gruri jo vetëm bëhej me
shumë vështirësi në atë tokë të varfër e tepër të pjerrët, por fara
e tij nuk gjendej lehtë dhe ajo që blihej ishte pa cilësi. Akoma më
keq, shteti merrte një pjesë të madhe të prodhimit të grurit Ai
nuk harronte të dërgonte taksidarët e vet ende pa filluar shirjet.
Gruri përdorej edhe për të larë borxhet, sepse kishte fuqinë e
parasë. Ai pak miell që mbetej përdorej për të bërë zahiretë e
dimrit, tërhananë e petët dhe pastaj për miqtë do të bëheshin
kuleçët, byrekët, bakllavatë, petullat, poganikët e prodhime të
tjera që edhe fëmijët mezi i prisnin.
Anëve të murit kishte sergjenë prej dërrasash druri, ose
prej dhogash, si i quanin ata, ku mbaheshin enët e gatimit, sinitë,
tepsitë, lugët e pirunët. Sipër tyre dukeshin trarët e nxirë nga
bloza.
Nëpër trarë kapeshin telat për të varur e tharë pastërmanë,
rrushin, mollët e ftonjtë. Frutat qëndronin të paprishura deri në
dimër dhe kishin shijen e tyre të veçantë; fëmijët i pëlqenin
shumë, por më shumë kënaqeshin miqtë kur gostiteshin me to.
10 Muci Mustafa Fezga
Dhoma tjetër ishte “odë” për fjetje. Aty flinte Abasi me
Mejën, në një dyshek me lesh të larë delesh, të mbuluar me një
jorgan të mbushur me lecka e të kapur në shumë vende me ca si
ventuza, gjithashtu prej leckash. Ngjitur me shtratin e tyre flinin
fëmijët, shtrirë të tre njëri pas tjetrit.
Në odë kishte edhe dy komplete, dyshek-jorgan-jastëk, të
mbushur të gjitha me lesh. Ata përdoreshin ishin për miqtë e
shtëpisë dhe sa herë vnte ndonjë prej tyre, shtrati i çiftit dhe
rrobat e fjetjes së fëmijëve zhvendoseshin në dhomën e zjarrit.
Të kapur krahë për krahu, ata hynë brenda pa folur. Abasi u
ul në minderin pranë vatrës dhe mbështeti kokën pas oxhakut.
Heshtja e zgjatur e tij dhe krejt e pazakontë e shqetësoi Mejën.
Minutat kalonin, shqetësimi i saj shtohej aq sa ajo nuk mund ta
duronte dot këtë heshtje, si të kishte rënë gjëma në shtëpi.
“Abas, burri im i dashur, ti nuk po më dukesh mirë, kaq i
heshtur e i ndryshuar si asnjëherë gjatë këtyre shtatë viteve që
jemi bashkë. Më thuaj të lutem çfarë ka ndodhur, kush të ka
zëmëruar e ta ka prishur qejfin? Mos ndoshta jam bërë unë pa
dashur shkaku i kësaj gjendjeje kaq të nderë? Mos ndoshta
ndonjëri nga këta çamarrokët?”
Abazi ktheu kokën nga Meja dhe ajo dalloi menjëherë dy sy
të skuqur e pak të lagur nga lotët. Ai u ngrit nga vendi, iu afrua
Mejës, i hodhi duart në qafë dhe e përqafoi duke e afruar pranë
vetes. Ajo e mbështeti kokën në supin e tij.
“Meja ime, ti dhe fëmijët jeni gëzimi im, por bisedat që u
bënë te Mekami dhe më pas gjatë rrugës për në shtëpi më krijuan
një lëmsh të kokolepsur në tru, që nuk ia gjej dot fillin nga ta kap.
Le t’i qajmë bashkë hallet tona e të përpiqemi të gjejmë një
11
Abasi, dëshnicari pa varr …
zgjidhje. Kështu siç jemi ne të dy, me tre fëmijë të vegjël ndër
duar, nuk mund të vazhdojmë dot gjatë.”
Ata u ulën të dy dhe si të ishte i ftohti i madh i dimrit, u
afruan kaq shumë me njëri-tjetrin, për t’u ngrohur sado pak.
Abasi lëshoi një pshehrëtimë të gjatë dhe pas saj filloi të tregojë
me të gjitha hollësitë gjithçka që u tha me Cenon tek Mekami e
më pas me Selmanin, Zenelin e të tjerë. Ai tha se kurbeti ka qenë
gjithmonë shpëtimi i vetëm për shumë nga familjet e fshatit, por
tani atë po e nxit edhe qeveria e re e Ismail Beut. Janë ngritur
zyra në çdo prefekturë dhe Cenoja është një prej agjentëve të
mobilizuar nga zyra e Tregut.
Abasi fliste siç flet njeriu me vete, ndërsa Meja dëgjonte si
të ishte në gjendje shoku, pa dhënë asnjë shenjë me duar, me zë a
me sy, për ta mbështetur apo kundërshtuar.
Meja më në fund e kuptoi që burri i saj qëndronte si në mes
të një trari të gjatë që mbështej në dy brigjet e një humnere të
pafund e tani kërkonte ta shpëtonte ajo. Atij nuk i vinte zor ta
thoshte hapur se puna që e priste në kurbet, në miniera a
hekurudha, nuk do të ishte më e lehtë se punët e fshatit, të cilat ai
nuk e përballonte dot as tani që ishte ende i ri. Ndoshta kurbeti
mund t’i sillte aq para sa të jetonin dosido edhe në ndonjë vend
tjetër larg këtij fshati të mallkuar ku grurit i duhet të mbijë mbi
gurë. Meja i dinte të gjitha këto vështirësi, por, mbi të gjitha ajo
dinte edhe paaftësinë e Abasi për t’i kaluar ato. Edhe tani kur ajo
e ka Abasin çdo ditë pranë saj, ajo i përballon thuajse e vetme më
të shumtën e punëve të rënda.
12 Muci Mustafa Fezga
“Abas, të lutem, tha Meja, eja të shtrihemi e të flemë tani, se
ndoshta nesër në mëngjes do të jemi më të kthjellët e më të
drejtë në vendimin që do të marrim. Unë po bëj gati shtratin dhe
po të pres. Mos kij merak se fëmijët kanë kohë që flenë dhe nuk
zgjohen kollaj.”
Ata u shtrinë, përqafuan njeri-tjetrin në errësirën e natës
dhe për çudi, krejt ndryshe nga herë e tjera, ata nuk kishin asnjë
dëshirë për të bërë pak dashuri. Pas pak Meja dëgjoi gërhitjen e
lehtë të tij. Stresi i madh e kishte lodhur atë së tepërmi. Sepse ai
nuk shihte asgjë të mirë as nga kurbeti dhe as nga qëndrimi në
shtëpi. Punët e fshatit i njihte mirë, por fizikisht nuk arrinte t’i
bënte si duhej, ndërsa për kurbetin nuk ia kishte fare idenë. Ai
kishte një shpirt si prej perëndie, që e shfaqte jo vetëm për gruan
e fëmijët, por për këdo në fshat. Ndërsa për punën, jo. Dhe kjo i
trëmbte të dy.
Kaloi mesi i natës, por Mejën ende nuk po e zinte gjumi. Ja,
t’i marr punët me radhë, filloi të mendonte. Kopshtin mund ta
punoj siç e kam punuar deri tani. Punimet e tokës janë vërtet të
vështira. Aq më tepër që arat janë larg. Ndoshta mund t’ia jap
dikujt për t’i punuar dhe ai të marrë në fund një pjesë të
prodhimit. Si atëherë kur Abasi bëri ushtrinë. Ka këtu edhe
familje të tjera që e bëjnë këtë. Por, fundja edhe vetë mund ta
punoj një pjesë të tyre. Unë di ta përdor parmendën. Bagëtia
s’është gjë. Pak kokë kam unë. Edhe fëmijët mund t’i ruajnë.
Pastaj ca para i kam grumbulluar. Abasi ka punuar në shumë
fshatra. Ka shkuar deri në Dangëlli e Biovizhdë. Ka shkuar edhe
një vit ushtar bedel. Dhe ato janë ca para. Po dhe frikë nuk kam.
Një çifte e kam në sepete. Do ta var në mur që ta marrin vesh të
13
Abasi, dëshnicari pa varr …
gjithë. Edhe djali i madh po bëhet burrë, shtatë vjeç i mbushi.
Janë të korrat e grurit përpara. Po prapë rregullohet. Po të jap një
kile në tre, kushdo e bën.
Mejës iu lehtësua shpirti nga gjithçka që mendoi. Një gëzim
ndjente përbrenda. Nuk e besonte as vetë. Nga i vinte vallë? Burri
po ikte në kurbet dhe ajo ndjehej e gëzuar, e lehtësuar jo vetëm
në shpirt, por edhe në trup. Pastaj, papritur u ligështua. I vinte
keq për Abasin, por dhe për vete. Do t’i mungonte në shtrat. Do
të largohej nga fëmijët. Ndoshta do të gjente ndonjë tjetër grua
atje. Burrë i pashëm është, mendonte. Por, doli shpejt nga ajo
gjendje dëshpërimi. Ndihej vërtet e lehtësuar se do t’u bënte
balle vetë të gjithave, se do t’ia dilte në krye më mirë se një
burrë, se ndihej e fuqishme, shumë e fuqishme. Atë do ta mbante
në gojë tërë fshati.
“Kjo është më e mira që mund të bëhet”, mendoi Meja, pa e
kuptuar që po e thoshte me zë të kthjellët, të gëzuar dhe të
sigurt.
“Cila është më e mira?” tha Abasi dhe u kthye nga ajo.
“Akoma nuk të paska zënë gjumi ty shpirt, vajti mesi i
natës.”
“Vërtet mesi i natës është, por nuk është vetëm për mua,
zemër”, dhe e pushtoi të shoqen në gjoks, filloi t’i përkëdhelë
flokët, ta puthë e ta puthë pa e ndjerë as peshën e trupit të vet, as
frymëmarrjen, si të ishte në një fluturim, në një hapësirë pa fund.
14 Muci Mustafa Fezga
2.
“Emrin, zotëri?” pyeti avokati.
“Abas”.
“Mbiemrin?”
“Aliu.”
“Uau”, u çudit avokati. “Emrin e babait?”
Abasi iu përgjigj të gjitha pyetjeve dhe avokati i plotësoi të
gjitha vendet bosh që kishte në letrën përpara. Pastaj iu drejtua
Selmanit:
“Emrin, zotëri?”
Ishin katër veta nga Bregu që plotësuan letrat te ky avokat,
Selmani, Abasi, Zeneli dhe Ganiu.
“Dhe tani”, tha avokati, “sa të vijë zoti Xhelal, i cili nuk do të
vonohet, unë po ju lexoj kontratën dhe ju do të vini firmën në të.
Kush nuk di të shkruajë, do të vërë gishtin. Ju nuk jeni të vetmit
që po përgatiteni për të ikur. Kur të mbërrini në Durrës, do ta
shikoni se sa shumë jeni.”
Avokati filloi leximin, por ende pa e mbaruar, hyri Cenua
dhe njoftoi: 'zoti Xhelal po hyn'.
“Mirëdita zotërinj”, tha zoti Xhelal dhe u ul në krah të
avokatit, i cili e pyeti atë për shëndetin e tij dhe të zonjës.
15
Abasi, dëshnicari pa varr …
“E po, mund të fillojmë” tha zoti Xhelal. “Unë jam gati për të
firmosur e për të dhënë paratë. A e lexuan këta zotërinjtë
kontratën?”
“Ja, zoti Xhelal”, tha avokati, “gati e mbarova. Tani po lexoj
atë paragrafin që edhe ju e keni merak. Ja dëgjojeni ju të katër.
Nëse sasia e parave nuk do të kthehet e tëra në datën e caktuar,
atëherë”, këtu avokati ndaloi pak për t’i dhënë më shumë rëndësi
asaj që do të thoshte, “atëherë, të nesërmen e kësaj date, shuma
për t‘u paguar dyfishohet, domethënë shtohet edhe një herë aq.
Mbajeni mend mirë këtë. Nëse kalon vetëm një muaj nga kjo datë
dhe përsëri nuk paguhet, atëherë, keq më vjen t’ua them, por me
këtë punë do të merret milicia. Dhe ju e dini se si veprojnë ata.
Dakord? Unë mendoj se për dy vjet ju të gjithë do të keni
mundësinë të grumbulloni aq para sa të paguani zotin Xhelal dhe
t’u mbeten plot të tjera për të mbajtur fëmijët dhe shtëpitë
tuaja.”
Abasi shkëmbeu një shikim të shpejtë me Selmanin. Të dy
ndoshta mendonin të njëjtën gjë. Mos vallë po shkonin si breshka
tek nallbani. Çfarë pune do të ishte ajo, ku do të merrnin aq para
sa të mos turpëroheshin para fëmijëve të tyre?
“Tani”, tha avokati, “ju e patë që zoti Xhelal dha paratë në
sytë tuaj, për secilin nga ju. Dhe ju, fiks pas dy vjetësh nga dita e
mbërritjes në Boston, do t’i paguani atij shumën e caktuar në
kontratë. Urdhëroni tani, me radhë, vini firmën ose gishtin te
vendi ku kam shënuar kryqin.”
16 Muci Mustafa Fezga
Abasi, pasi e pa atë letër nga kreu në fund, shkroi ngadalë
emrin e tij me shkronja të mëdha dhe ngriti kokën.
“Zoti Abas, firmos edhe në këto tri kopjet e tjera”, i tha
avokati. “Një është për ju, një për mua, një për zotin Xhelal dhe
një për dokumentet e udhëtimit.”
“Si urdhëron zotëri”, tha Abasi.
Selmani iu afrua avokatit, zgjati gishtin tregues, e leu me
bojë të zezë dhe e mbështeti në letër. E përsëriti këtë veprim
edhe tri herë të tjera.
Ata të katër u tërhoqën në një kënd të dhomës, morën
kontratat dhe u bënë gati të dilnin.
“Dëgjoni dy këshilla, ju lutem”, tha avokati dhe të katër
ndaluan. “Kontratat ruajini mirë se mund t’u kërkohen rrugës
nga xhandarmeria. Nisja juaj do të bëhet më datën 2 maj, në
mëngjes herët, nga ky vend. Do të merrni ushqim vetëm për një
ditë. Nga Durrësi do të niseni me anie për në Trieste, pastaj me
tren për në Hamburg e prej andej, me një anije tjetër, për në
Boston. Nëse nuk keni ndonjë pyetje, mirë u pafshim.
Falënderojeni ju lutem zotin Xhelal, për këtë të mirë që ju ka
bërë sot.”
Ata iu afruan zotit Xhelal, i dhanë dorën dhe e falënderuan.
Abasi ia shtrëngoi fort sa Xhelalit iu duk se i dhembi. Selmani, veç
falënderimit, i tha me zë të ulët se nuk do t’i sillnin asnjë
shqetësim për kthimin e parave dhe se do të mendonin diçka më
tepër për të dhe zonjën e tij. Xhelalit vetëm sa i luajtën pak
mustaqet nga buzëqeshja dhe i dolën në pah dhëmbët e bardhë.
17
Abasi, dëshnicari pa varr …
Në oborr, grupit iu afrua Cenua dhe i ftoi të pinin kafen e të
bisedonin pak për punët që i prisnin pas dy javësh.
“Dëgjo ti Selman”, tha Abasi duke ecur krah për krah me të
e duke mbetur më pas nga grupi, “mua më erdhi pak të përzier
në stomak nga ajo përulësia tënde ndaj atij derri të dhjamur.”
“Jo, Abas, ai na bëri një të mirë të madhe. E nga kush tjetër
e prisje ti këtë të mirë? Të nisesh e të mbërrish në Amerikë pa
futur dorën në xhep. Pak të duket ty kjo? Ai mund të jetë i zi në
shpirt, unë nuk ia kam parë, por kjo që bëri ishte e mirë e
madhe.”
“Ai këtë të mirë e bëri për vete. Nuk e bëri as për mua dhe
as për ty. Ai na sheh sot për herë të parë. Po të mos i firmosnim
ne kontratat, ai do të lëshonte Cenon të gjente katër të tjerë. Ai
mesi e ka gjetur këtë rast. Pa lere pastaj që ti i bën edhe
premtime. Nuk ka nevojë ai për dhuratat e tua. Familja tënde, po,
ajo ka nevojë.”
“Këto ditë isha në Skrapar e dëgjova njërin që fliste si ty,
Abas. Mirë, i kishte thënë avokati atij, shko në bankë atëherë dhe
merri paratë aty, me fajde. Ai shkoi vërtet, por nëpunësit e
bankës e nxorën jashtë. Kush të beson ty, i thanë. Largohu!”
“E qartë fare, Selman. Zoti Xhelal vete e vjen në bankën e
Gjirokastrës. Paret atje i ruan. Nuk ia ruan zonja atje te vendi.
Banka i hap të dy kanatet e derës për Xhelalin dhe asnjë kanat
penxhereje për Abasin e Selmanin me shokë.”
“Abas, je akoma i ri prandaj hidhesh si gjel. Vërtet nuk e
kupton këtë ndryshim të madh? A e di kush është Xhelali e kush
je ti apo unë? Më tutje nuk e di si do të jetë. Ndaj po nisemi në
Amerike ne dhe jo Xhelali.”
18 Muci Mustafa Fezga
Abasi desh të thoshte diçka, por bëri vetëm një 'po, po' me
gjysmë zëri, uli kokën dhe vazhdoi të ecë duke parë rrugën.
Selmani ka të drejtë, mendoi. I erdhi në mend fjala e fundit që
përmendi avokati, dyfishi i parave ose burgu. T’i thuash edhe
faleminderit asaj këllire.
19
Abasi, dëshnicari pa varr …
3.
Dita e premte e 2 majit të vitit 1913 u gdhi e freskët, me
qiell të pastër dhe erë tepër të lehtë. Pranvera kishte nisur herët
e po i afrohej kulmit të bukurisë së vet.
Meja pothuajse nuk fjeti fare tërë natën. Ndjehej e
tensionuar, e nervozuar e pa fjalë. Në shtëpi po ndodhte diçka e
rëndë që ajo nuk i gjente dot emrin e duhur. Përpiqej ta kalonte
këtë gjendje, me zor, por ta kalonte. Nuk donte që i shoqi ta
shihte kështu. Natën bëri gati gjithçka që do të merrte Abasi me
vete, mbushi një çantë të madhe të thurur me fill leshi të lyer me
gjelbër. Mendonte se gjelbërimi sjell pranverën, lumturinë. Futi
në të një palë pantallona, dy triko e katër palë çorape leshi, dy
këmisha e katër palë të mbathura. Futi edhe pak gjëra për të
ngrënë: një kulaç të pjekur në prush, vezë të ziera, një lakror me
tërhan të ndarë në katërsh, një shishe me dhallë e një me raki.
Abasi u ngrit herët, u rrua dhe lau fytyrën. Nuk kishin folur
ende asnjë fjalë me njëri-tjetrin, sikur ishin zënë e mbanin mëri.
Sytë i kishin të dy të përlotur. Abasi shkoi pranë fëmijëve që
flinin, i puthi me radhë. Do të kalonin vite pa i parë. Nuk do t‘i
shihte si do të rriteshin, nuk do të kishte mundësi t‘i puthte e t‘i
përkëdhelte.
20 Muci Mustafa Fezga
“Si fjete Abi? Kur e keni lënë të takoheni me shokët”, theu
heshtjen Meja.
Abasi ktheu kokën, e pa Mejën me sy të përlotur dhe diçka
iu mblodh në grykë, hapi derën dhe doli në korridorin e vogël
duke qarë me ngashërim. Nuk mund ta mblidhte dot veten. Tani
po e ndjente vërtet atë që po ndodhte, hapin e gabuar që po
hidhte. Meja e kuptoi, fshiu sytë me shami dhe doli pas tij. I hodhi
duar në qafë, e puthi në buzë, pastaj i fshiu lotët edhe atij, qeshi
dhe filloi ta përkëdhelte.
“Nuk e kemi lënë kështu bashkë. Kemi një muaj të tërë qe e
presim këtë 2 maj. Merak të mos kesh se unë do të dal çdo natë
në ëndrrat e tua. Hajde pra, bëhu burrë, ma jep pak buzën të ta
puth edhe një herë dhe nisu për të takuar shokët. Nuk dua që
fëmijët të zgjohen tani e të na shohin duke qarë.”
Ata ishin përqafuar e nuk ndaheshin dot. Qanin të dy.
Nga larg u dëgjua një zë që e thërriste me emrin e djalit të
vogël.
“O Shehat!”
Ishte Selmani.
Meja hoqi duart nga përqafimi dhe drejtoi trupin. U afrua, e
puthi prapë e i ledhatoi faqet.
“Ja pra, erdhi dhe çasti që prisnim.”
Abasi hodhi çantën e madhe në kurriz dhe ashtu i përlotur
u nis me kokën ulur si gjithnjë. Hodhi edhe një herë vështrimin
pas për ta parë.
“Mej, shpirt, do të shkruaj sapo të mbërrij.”
21
Abasi, dëshnicari pa varr …
Rrugës për në Treg i shoqëronte Hakiu, djali i madh i
Selmanit. Ai tërhiqte kalin mbi samarin e të cilit kishte ngarkuar
çantat e të katërve. Ecnin të pestë njëri pas tjetrit rrugës së
tatëpjetë. Veç përshëndetjes së mëngjesit nuk kishin shkëmbyer
ende asnjë fjalë me njëri-tjetrin, sikur të mbanin mëri. Secili
mendonte për familjen e vet, për gruan e fëmijët. Zeneli kishte dy
prindërit e sëmurë. Vetëm Ganiu, më i riu i grupit, ishte pa
probleme. Deri tani kishte jetuar me xhaxhanë e vet se prindërit i
kishin vdekur të dy nga një helmim me kërpudha.
Majat e Dhëmbelit dhe Trebeshinës që ndaheshin nga gryka
e magjishme e Këlcyrës sapo u ndriçuan nga rezet e para të
diellit të mëngjesit. Lugina e Vjosës kishte një pamje mahnitëse
atë ditë, ose ndoshta kështu iu dukej atyre.
“Gruri paska filluar të lidhë kalli, nuk di kush do të ma
korrë, të ma mbledhë e të ma shijë sivjet”, tha dhe psherëtiu
Abasi.
“Këtë hall e kam dhe unë”, tha Zeneli, “të dy pleqtë janë
rënduar shumë nga sëmundja.”
“Për cilët pleq e ke fjalën?” pyeti Abasi.
“Për babanë dhe nënën e kam fjalën, pse nuk e kuptuake
zotrote?”
“Nuk e kuptoj dot pa ma shpjeguar”, tha Abasi, “se unë
mund të them 'plak' për një të moshuar që nuk ia di emrin, por ti
jo vetëm që ua di mirë, por di edhe më shumë, që njërin e ke
baba e tjetrën nënë.
“Ke shumë të drejtë Abas”, tha Selmani. “Është bërë një
zakon i keq ky te të rinjtë e sotëm. E kanë shumë qejf t‘u
22 Muci Mustafa Fezga
drejtohen prindërve me 'plak' e 'plakë'. Mua, nuk e di pse, por më
duket si një lloj sharje a tallje kjo lloj sjelljeje.”
“Por, jo o baba”, ndërhyri Hakiu, “nuk janë të gjithë të rinjtë
njëlloj.”
Qeshën të gjithë me ndërhyrjen e papritur të djalit që nuk i
ishte dëgjuar zëri.
“Mirë thotë Abasi”, tha Ganiu. “Të rinjtë e fshatrave tona
kështu e përdorin. Por faj kanë edhe të rriturit. Xhaxhai im, për
shembull, i thërret gruas së tij 'o plakë moj'. Sa keq më vjen, më
besoni, kur e dëgjoj që i thotë nënës time ashtu. Se ajo është
akoma e re.”
23
Abasi, dëshnicari pa varr …
4.
“Paskeni ardhur në kohë”, tha Cenua, që po afrohej duke
marrë frymë me zor. “Do të presim edhe të tjerët. Jeni 16 veta
për sot. Rreth orës 12 besoj do të nisemi. Në darkë vonë duhet të
jemi në Durrës. Nëse doni ndonjë kafe, mund të shkoni atje tej”,
dhe tregoi me gisht shtëpinë njëkatëshe afër Mekamit. “Bëjnë
kafe të mirë ata. Sot kemi ditë të bukur, por do të jetë shumë e
lodhshme.”
Sheshi i vetëm në mes të Këlcyrës ishte i zhurmshëm këtë
të premte. Tregtarët e vegjël që vinin nga të gjitha anët kishin
filluar të rregullonin mallrat. Zhurma e lumit nuk dëgjohej më.
Nuk e linin njerëzit që dukeshin sikur ziheshin, njëri me zë më të
lartë se tjetri. 'Shih si bëjnë.' tha Selmani. 'Kot nuk thonë, tha
Abasi, 'si në pazar'.
Tregtarët vinin nga Përmeti, Berati, Tepelena, Gjirokastra,
Saranda e Skrapari. Thuhej se vinin edhe nga Janina e Konica. Në
tavolinat e tyre e përdhe mund të gjeje çdo gjë që i duhej njeriut
në qytet apo në fshat. Matanë lumit që buronte nga kodrat e
Ballabanit e të Bubësit, bëhej pazari i gjësë së gjallë, ku shiteshin
e bliheshin kuaj, mushka, gomarë, lopë, dema e bagëti për
qumësht e mish. Aq me rëndësi ishte ky pazar sa qyteti i Këlcyrës
njihej gjithandej me emrin Treg.
24 Muci Mustafa Fezga
Grupi i Bregut shëtiste nëpër Treg, për ta parë edhe një
herë, për herë të fundit. Te një tregtar nga Vlora që kishte
shkarkuar në shesh një makinë të tërë me thasë kripe vunë re një
grumbull shumë të madh njerëzish. Po kaq shumë prisnin të
blinin edhe te një tjetër nga Berati që shiste vajguri. Të çudiste
ky grumbullim i madh te këta dy tregtarë. Qyteti kishte dyqane të
përhershme të kripës dhe vajgurit. 'Tregtarët luajnë me njerëzit,
i tërheqin si bagëtitë, ku të duan i çojnë', mendonte Abasi duke
kaluar nga tavolina në tavolinë.
Sot se si iu dukej ky vend, ndryshe nga herët e tjera,
ndoshta nga mendimi se nuk do ta shihnin më. Dhe atje ku do të
shkonin do ta kujtonin këtë treg. Ai ishte bërë pjesë e jetës së
tyre, aq sa u dukej se nuk mund të rronin dot pa të. Sapo mbyllej
dita e premte dhe vinte e shtuna, dukej sikur secili mendonte se
sa ditë mbeteshin deri te e premtja tjetër. Jo se kishin nevojë për
të shitur apo blerë gjë. Shkonin ashtu kot, për të parë e takuar
ndonjë të njohur, për të bërë ndonjë muhabet. Në treg bëheshin
takime apo liheshin takime për të premtet e tjera. Aty priteshin
fjalë për fejesat, bëheshin parjet e çifteve, djali të shihte vajzën
dhe vajza djalin që i propozonin.
Për ditën e pazarit lihej edhe larja e ndonjë hesapi të vjetër,
sepse pazari ishte vendi më i përshtatshëm për të humbur
gjurmët në rrëmujë e sipër. Por edhe sepse aty mund të takoje
thuajse me siguri atë që kërkoje ose ta prisje të vinte. Po të mos
vinte një të premte, do të vinte doemos të premten tjetër.
Madje flitej se një burrë nga Bregu, vite të shkuara, kishte
një çifte që e kishte sjellë nga Stambolli, një çifte shumë të bukur,
të qëndisur me argjend. I vajti fjala Beut të Zhepovës dhe i dërgoi
25
Abasi, dëshnicari pa varr …
njerëzit e vet për t’ia blerë. I porositi beu që t’i jepnin para sa të
kërkonte. “Nuk ia jap beut, do ta mbaj vete”, u kishte thënë ky
nga Bregu. Të premten tjetër Beu i ktheu përgjigjen këtij “nuk
bëre mirë që ma prishe pazarin, bregali, por do të ta marr
ndryshe”. Burri nga Bregu, që e kuptoi mirë se ç'donte të thoshte
beu i Zhepovës, filloi të dalë më rrallë në Treg, por dhe kur dilte,
merrte çiften me fishekët në fole, ose në gojë, si i thoshin, i
shoqëruar me dy truproje. Ai e kuptonte se çiftja po i dilte
gjithnjë e më shtrenjtë, por qejfin e Beut nuk donte ta plotësonte.
“Sot paska dalë të shohë pazarin edhe Ali Beu”, tha Abasi,
“vjen nga Turqia. Shihni sa bukur qenka veshur. Thonë se ka
qenë nxënësi më i mirë i liceut të Gallata Sarajt. Bejlerët po
bejlerë mbeten, Selman. Nuk bëjnë fëmijë si puna jonë. Bëjnë një
a dy dhe i çojnë të bëjnë shkollë e të marrin kulturë. Ndërsa ne,
shih si mbetëm. Se ashtu siç janë prindërit, ashtu do të bëhen
edhe fëmijët. Ndoshta kjo rrugë e gjatë e kurbetit ku po shkojmë,
mund të na i ndryshojë sadopak fatet. Jo që të bëhemi agallarë, si
thoshte Cenua, por që djemtë e mi të bëjnë shkollë e të paktën
njëri prej tyre t'i ngjajë këtij djalit bukurosh që na doli përpara.”
26 Muci Mustafa Fezga
5.
Në Durrës mbërritën vonë, kur dielli kishte kohë që kishte
perënduar. Dy makinat ndaluan njëra pas tjetrës në një rrugë, ku
errësira nuk lejonte të shihje thuajse asgjë. Dy a tre fëmijë iu
afruan makinave duke u ngacmuar me njeri-tjetrin. Dëgjohesh
vetëm zhurma e tyre dhe e dallgëve të detit.
“Jemi në hyrje të portit”, tha Cenua. “Ato drita që shihni tej,
janë të anijes që na pret. Sheshi i portit duhet të jetë mbushur
plot”, vazhdoi ai. “Ne jemi gati me një orë vonesë, do ta hamë
ndonjë vërejtje, në mos më shumë.”
“E çfarë do të na bëjnë më tepër”, tha Abasi, “xhepat tanë
janë shkundur.”
“Këta të portit i vënë me qejf gjobat, i vënë të rënda.
Paguajnë shefat, por dhe rroga ime fluturon.”
“Ceno, po ti sa herë e ke bërë këtë rrugë?” i tha Ganiu.
“E treta herë është kjo që po bëj sot. Një herë në muaj vjen
një anije dhe merr udhëtarë si puna e juaj. Kur vjen anija, këta
punonjësit e portit e kanë festë, se i paguajnë mirë.”
“Nga paret tona,” tha Abasi.
“E nga t’i marrin tjetër”, tha Cenua, nga të miat?”
Në shesh bëhej zhurmë si në ndonjë koshere gjigante. Një
zhurmë e shurdhër, pa zëra. Dukej sikur zhurmonte grupi e jo
njerëzit që e formonin atë. Vetëm fshatarë ishin aty. Të paktën
kështu dukej. Ata që udhëtonin për punë apo për turizëm, kishin
27
Abasi, dëshnicari pa varr …
rrugë tjetër për të hyrë, por dhe orar tjetër. Ata nuk i lidhte asgjë
me turmën, veç që do të udhëtonin me të njëjtën anije. Kishte në
shesh edhe fëmijë që kalonin përmes grupeve, si për t’iu bërë
vizita atyre. Aty takoheshin e po aty shpërndaheshin menjëherë.
Ishin shumë të dhënë pas punës. Cenua i kishte porositur të ishin
të kujdesshëm se te sheshi qarkullonin hajdutë xhepash, jo
vetëm fëmijë, por edhe të rritur, se mund t’u merrnin çdo gjë. Por
të kujdesshëm ishin edhe hajdutët. Edhe ata kishin pronarë e
kishin porosi të prera prej tyre.
Një sirenë nga anija e prishi monotoninë e zhurmës së
udhëtarëve që mpleksej me valëzimin i lehtë të detit.
“Kur të dëgjoni emrat”, tha Cenua, “shkoni me kujdes te
shkallët dhe hyni brenda. Ai që do t’u thërrasë do t’u shoqërojë
deri në fund. Mbajeni mend fytyrën e tij. Mua deri këtu më kishit,
do të qëndroj këtu poshtë deri sa t’u shoh që hytë pa probleme.”
Abasi tani po ndjente një djegie të lehtë në fyt dhe sytë iu
përlotën. Fjalët e Cenos po i trokisnin si çekiç aty afër veshit, por
ai nuk po i dëgjonte. I dolën para syve fëmijët. 'Kanë një ditë të
tërë që nuk më kanë parë, mendoi, ndoshta ai i vogli është duke
qarë dhe nuk do të flejë pa më pasur afër. Kurse unë pres të më
dalë emri. Meja i ka përkëdhelur ndoshta dhe është shtrirë
bashkë me ta. Ja edhe ajo i ka lëshuar lotët'. Abasit i kaloi një
ngashërim në fyt, që u dëgjua edhe nga shokët e tij.
“Çfarë ke kështu?” pyeti Zeneli. “Pse, si kujton ti? Ne na
këndon shpirti që po ikim nga shtëpia?”
28 Muci Mustafa Fezga
“Diçka m'u kujtua”, tha Abasi, “dhe nuk e mbajta dot. Por do
më kalojë. Hajde, pra, na qoftë rruga e mbarë”, dhe fshiu lotët me
mëngën e xhaketës.
Por Meja nuk i shqitej nga mendja. Ajo ndjente krenari për
atë që po bënte Abasi dhe kishte besim të plotë te ai. Ëndërronte
sosjen e mjerimit të saj një ditë, daljen nga kasollja përdhese dhe
hyrjen në shtëpinë e re. Nuk do të vinte më era e bagëtive apo
era e përhershme e plehut të tyre.
Ishte natë me hënë të plotë e qiell të mbushur me yje kur u
dëgjuan emrat e Abas Muhamet Aliut dhe shokëve të tij.
“Kujdes mos rrëshqisni, ecni ngadalë, kujdes plaçkat”, u
dëgjua shpip zëri që vinte së sipërmi.
Ky duhet të jetë personi që duhet ta mbajmë mend, kujtoi
Abasi duke iu afruar hyrjes. Ai mbante ca fletë në duar dhe pyeti
për emrat. Si u sigurua mirë, buzëqeshi me përzemërsi dhe iu
uroi mirëseardhjen në anije.
“Zenel, shoqëroi këta miqtë e mi deri në dhomën e tyre”, i
tha ai djalit që kishte pranë. Pastaj u kthye nga Selmani.
“Juve, ndiqni Zenelin. Unë do të vij t’ju takoj në dhomë e të
bisedojmë shtruar.”
“Ja, kjo është dhoma juaj”, tha Zeneli, “është numri 131,
mbahet mend lehtë, një në fillim e një në fund bëjnë dy dhe një
në mend 3”, dhe qeshi me të madhe. Qeshën dhe ata. “Është
dhomë e vogël, por vetëm për gjumë është. Krevatet i zgjidhni
vetë. Quhen 'krevate marinari'. Do të jeni rehat, veç ju qoftë deti i
mbarë.”
“Po ti djalë këtë punë bën gjithnjë?” pyeti Abasi.
29
Abasi, dëshnicari pa varr …
“Unë punoj këtu deri sa të japë urdhër kapiteni të zbresin
të huajt. Unë banoj në Durrës. Punoj vetëm sa vjen dhe ikën anija.
Ndihmoj Thanasët. Ata më paguajnë.”
“Qenke djalë i shkathët.”
“Desh harrova t’u them se ku janë nevojtoret. Sa të dilni nga
kjo dhomë kthehuni djathtas dhe ecni drejt deri aty ku shkruan
WC. Apo nuk dini të lexoni? Po ja, e kam të shkruar në këtë letër.
Aty ka edhe një dush me ujë të ngrohtë për të larë trupin. Dhe
tani, rrugë të mbarë, paçi shëndet dhe sa më shumë para.”
30 Muci Mustafa Fezga
6.
Kaloi më shumë se një orë që anija kishte filluar të lëvizte.
Ata ishin shtrirë, por asnjërin nuk e kishte zënë gjumë. Zhurma e
motorëve dëgjohej tani si një oshtimë që vinte nga fundi i detit.
Trokiti dera dhe u fut brenda ai që u premtoi për vizitën.
“Mirë mbrëma!” tha ai. “Erdha të njihemi sepse rrugën deri
në Boston do ta bëjmë bashkë. Unë jam Thanas Teo, i lindur në
Përmet. Tani banoj në Boston, në Amerikë. E di që jeni nga
Përmeti. Ti besoj je Selmani. Nëse gaboj, më thoni. Ti duhet të
jesh Abasi, ti je Ganiu, apo jo. Ndërsa ti mbetet të jesh Zeneli.
Jemi tanët si të thuash, se jemi shqiptarë në radhë të parë e
pastaj përmetarë. A keni pasur ndonjë problem deri tani?”
“Mirë jemi”, u përgjigj Selmani. “Na trembën ca te sheshi
me dallgët që do të ketë natën, por kaloi më shumë se një orë dhe
nuk kemi asnjë shqetësim.”
“Deti i zë të gjithë kur ka dallgë të mëdha, por tani ato nuk
ndihen. Kur të dalim në det të hapur mund të ketë pak më
shumë, por sot do të jetë natë pa probleme. Kjo anije është
shumë e mirë. Është austriake. Me këtë anije ka udhëtuar vitin e
kaluar Ismail Beu për të mbërritur në Durrës, për të shpallur
Pavarësinë. Jeni në një anie me fat dhe fati do t’u ecë deri në
fund. Aty varur keni ca qeska letre, po qe se u vjen për të vjellë,
ato për këtë punë janë.”
“Ti e ke takuar Ismail Beun, zoti Thanas?” pyeti i
emocionuar Ganiu.
“Jo, nuk e kam pasur atë fat”, u përgjigj Thanasi. “Por ne po
bëjmë po atë rrugë që bëri ai, veç se në drejtimin e kundërt. Ne
31
Abasi, dëshnicari pa varr …
do të mbërrijmë në Trieste dhe do të marrim trenin për në
Hamburg të Gjermanisë dhe prej andej, do të kalojmë Atlantikun
dhe do të mbërrijmë në Boston. Është rrugë e gjatë, e
mërzitshme, por këtu do të njiheni edhe me të tjerë dhe do të
kaloni mirë. Unë do të jem gjithnjë me ju, me duzinën tuaj, se ju
jeni dymbëdhjetë.”
Thanasi vazhdoi t’u tregojë për orarin dhe vendin ku do të
hanin ushqimin. Gjatë ditës mund të bënin shëtitje lart në
kuvertë. Ai u foli hollësisht për rregullat e pastërtinë, pastaj e
mbylli bisedën duke i dhënë secilit nga tre kartonë për sportelin
ku do të merrnin ushqimin në mëngjes, drekë e darkë. Natën
tjetër do të jemi në tren. Në fund u dha nga pesë dollarë secilit
për të blerë ndonjë gjë të vogël në bufenë e anijes.
“Kjo ishte rroga e juaj e parë”, tha Thanasi, “dhe unë ju
këshilloj të filloni të kurseni qysh tani.”
Ai iu uroi natën e mirë dhe doli nga kabina duke e tërhequr
derën fort.
“Sa mirë që e kanë rregulluar. Nuk paske nevojë të flasësh
për asgjë. Çdo gjë shkuaka si sahat”, shprehu habinë Selmani.
“Paraja, i dashur Selman”, tha Abasi, që kishte zënë
krevatin sipër tij. “Gëzuar rrogën e parë. Gjumë të ëmbël të
treve.”
Abasi ndjeu në fyt atë djegien e njohur dhe sytë iu mbushën
me lot. Meja i doli përsëri me të tre fëmijët. I dukej sikur ajo i
kishte mbërthyer me krahët e vet e i shtrëngonte fort për qafe.
Ishte nata e parë që ajo do të flinte vetëm, pa atë dhe nuk i bëhej
të shtrihej. Qëndronte e priste ulur pranë dritares edhe pse e
32 Muci Mustafa Fezga
dinte mirë se Abasi i saj do t'i mungonte muaj e vite me radhë.
Ndoshta e qortonte veten që i kishte dhënë pëlqimin të ikte nga
shtëpia, madje që ishte ajo që e kishte shtyrë.
Abasin e kapiti gjumi me sytë e përlotur e duke ndjekur me
mend imazhin e Mejës që vazhdonte të qëndronte si e ngurosur
pranë dritares.
Abasi u ngjit në kuvertën e anijes dhe po shikonte diellin që
humbiste ngadalë në vijën e horizontit. Po fillonte muzgu. Tej
djathtas në horizont, filluan të duken si në një tym gri majat e
kodrave dhe hijet e ca shtëpive të larta të ndërtuara në to. Anija
dukej sikur nuk lëvizte. Abasi zbriti të njoftonte dhe shokët e tij
se po i afroheshin Triestes dhe se pamja ishte shumë e bukur.
Kur u ngjitën të katër, ishte errësuar plotësisht. Qielli ishte i
mbushur tërë yje dhe hëna ishte ngritur lart diku prapa kurrizit
të tyre. Atje ku më parë dukeshin kodrat, tani dalloheshin ca
drita si yje që ndriçonin në gjithë gjerësinë e asaj pjese të
horizontit.
Ata pritën shumë deri sa pamja u qartësua pak, dritat para
tyre u shtuan e u zmadhuan, por ata nuk e kuptonin dot se sa lag
ishin nga qyteti. Askush nuk do ta besonte se duheshin më
shumë se dy a tri orë deri sa anija të takonte bregun. Ata nuk
ngopeshin duke soditur pamjet e bukura e duke ndier
kënaqësinë e erës së freskët të detit. E ndanë që nuk do të
futeshin në kabinë deri sa anija të ndalonte e marinarët të
hedhur litarët.
“Sa qytet i madh qenka Trieste!” tha Ganiu. “Ky qenka qytet
pa fund. Ka njeri t’i mësojë të gjitha rrugët e këtij qyteti? Kurrën
e kurrës, për Abas Alinë.”
33
Abasi, dëshnicari pa varr …
“The ndonjë gjë për mua, Gani?
“Jo, jo, po flisja me vete”, tha Ganiu dhe iu afrua Abasit. “Më
kall frikën ky qytet. Humbet kur të duash.”
“Sa kemi për të parë më tutje, Gani. Ne jemi vetëm në fillim
të rrugës. Kushedi si do të jetë Hamburgu!?” tha Abasi. “Parajsa
vetë, xhehnet fare.”
34 Muci Mustafa Fezga
7.
Stacioni i trenit në Trieste ishte thuajse ngjitur me Portin.
Atë copë rrugë e bënë të gjithë më këmbë. Salla u mbush plot dhe
tashmë gumëzhinte. U dëgjua nga altoparlanti një zë i fortë
gruaje që fliste shqip.
“Personat që vijnë nga Shqipëria, të afrohen te vagoni i
fundit në trenin që qëndron në binarin numër 1, ku i presin
shoqëruesit e tyre. Po e përsëris....” Zëri i gruas u dëgjua shumë i
qartë edhe dy herë të tjera.
Selmani dhe tre shokët e tij u afruan te vagoni i fundit. Aty
po i priste Thanasi duke buzëqeshur me shqetësimin që shprehej
dukshëm në fytyrën e secilit prej tyre. U futën të katër në një nga
kabinat e vagonit që dallonte fare pak nga ato të anijes. Edhe
krevatet njëlloj ishin, 'marinari', një poshtë e një lart.
“Nga vagoni mos dilni”, u tha Thanasi. “Nevojtoret i keni në
fund të vagonit, në anën e djathtë kur të dilni nga kabina. Kujdes,
janë të ndara, veç për burrat dhe veç për gratë. Shikoni figurën te
dera. Treni niset pas një ore. Do të shihemi. Mos u mërzitni.”
Sirena e trenit u dëgjua për të tretën herë. Abasi ndjeu një
lëvizje të vogël të trupit. Ktheu kokën nga dritarja dhe po
mendonte një çast 'lëviz treni apo dritat e stacionit', pastaj qeshi
me vete. Kështu i dukej edhe kur ishte dje mbi makinë.
“Ja, e provuam edhe trenin”, theu heshtjen Selmani.
35
Abasi, dëshnicari pa varr …
“Qenka i rehatshëm”, tha Ganiu. “Më mirë se në shtëpi edhe
më mirë se në anije. Gjumi duhet të bëhet rehat, se ky nuk t’i
përzien zorrët. Unë për vete do t’ia këpus gjumit.”
“Po ty Gani, a ta kanë gjetur nusen, apo ia ke vënë vetë
syrin ndonjërës?” pyeti Abasi.
“As ma kanë gjetur, as ia kam vënë syrin ndonjërës. Kur
mora vesh për Amerikën, më shkoi mendja të nisem njëherë dhe
pastaj atje ndoshta shoh ndonjë që të më pëlqejë mua dhe unë t’i
pëlqej asaj. Nuk kuptoj vërtet atë që ndodh tek ne në fshat. Ta
gjejnë nusen të tjerët, ta sjellin krushqit në shtëpi dhe të futin në
atë dhomën, që nuk e di pse e quajnë 'gjerdhek', e ti nuk di çfarë
t’i thuash asaj që ta kanë sjellë e ta kanë lënë të të presë. As ti
nuk e njeh atë dhe as ajo ty. Çfarë bisedash mund të bëhen në
gjerdhek? Shqetësohem vërtet sa herë që e mendoj. Kjo është
njëlloj si te kafshët.”
Ai e pikasi menjëherë që Abasi dhe Selmani filluan të
qeshin.
“Po ju ç’keni që qeshni?”
“Gjerdheku prandaj është shpikur”, shpjegoi Selmani, “që të
dy të rinjtë të shihen e të njihen me njëri-tjetrin, të bisedojnë jo
si dy të takuar rastësisht, por si burri me gruan e tij.”
“E për çfarë të bisedosh? Për arat, për grurin, misrin,
bagëtitë.... Sa keq e ndiej veten kur mendoj atë natën e parë të
martesës. Por ja, ta zëmë se do të kërkosh të njohësh dikë. Po kë?
Në fshatin tonë janë të gjithë kushërinj e kushërira. Me fshatrat e
tjerë puna nuk na lidh. Prandaj dhe u gëzova që po iki. Keq më
vjen shumë për xhaxhanë, se e di që tek unë i ka sytë. Por ç'të
bëj? Ja, po i rriten dy djemtë dhe atij.”
36 Muci Mustafa Fezga
“Por a e di ti, Gano, pse bëhet martesa? Apo kujton se bëhet
për muhabet, sa për të kaluar kohën”, tha me ton Selmani.
“E kuptoj, por unë nuk thashë atë që do të më shpjegosh ti.
Unë mendoj se detyra e çiftit që martohet nuk është të bëjë
vetëm fëmijë. Po qe kështu, siç e mendon ti, atëherë ne nuk do të
kishim ndonjë ndryshim nga kafshët. Unë do të doja një grua, që
veç asaj që mendon ti, që nuk kërkon ndonjë zamet të madh, e që
mua më duket pa pikë rëndësie, të kem një shoqe që mezi të pres
ta shoh dhe mezi të presë të më shohë. Që ta kemi shumë të
vështirë të rrojmë pa njeri-tjetrin.”
“Ti Gani ke plotësisht të drejtë për ato që thua” ndërhyri
Abasi. “Gruan duhet ta duam shumë e ta respektojmë gjithnjë, jo
sepse flemë me të në një shtrat, jo sepse ajo mban fëmijët që
kemi bërë bashkë. Edhe feja jonë që lejon të mbash deri shtatë
gra, për mua bën një gabim të rëndë. Kjo nuk është aspak
njerëzore, është kafshërore, shtazarake, sepse nuk mund të
ndahet një dashuri në shtatë copa.”
“Po ti Abas, si u martove, kush ta gjeti nusen?” pyeti Ganiu.
Abasi u mendua pak nëse duhet ta tregonte apo të heshtte
për historinë e tij të hidhur. Por, mendoi, jo vetëm rruga e gjatë,
por edhe koha e gjatë që ata do të jenë bashkë, ia lejon secilit të
shfaqet plotësisht para të tjerëve me historitë, pasionet, dëshirat
dhe ëndërrat.
“Unë kam pasur fatin e keq, që babai më vdiq shumë shpejt,
kur unë isha 3 ose 4 vjeç. Unë nuk e mbaj mend fare babanë.
Nëna u martua menjëherë, që të nesërmen, me vëllanë e vogël të
babait, me xhaxhanë tim. Duket se ashtu ishte zakoni. Pas një viti
lindi Shega, motra ime nga nëna, por ndërkohë edhe kushërira
37
Abasi, dëshnicari pa varr …
ime e parë nga babai. Nënës time i vdiq pas ndonjë viti edhe
burri i dytë. I vunë atëherë nofkën si grua që ha burrat dhe nuk
mundi të qëndronte dot në fshat. Iku dhe u martua në një fshat
tjetër. Nuk na mori dot dhe nuk e kam marrë vesh akoma psenë.
Unë pesë vjeç e Shega tre, mbetëm vetëm fare. Herë na merrte
një familje e herë një tjetër. Ne të dy ishim fëmijët e fshatit,
fëmijët e Bregut.”
“Më fal Abas, nuk e kam ditur këtë histori edhe pse jemi në
një fshat, më fal, sa e dhimbshme!” tha Ganiu.
“S’ka arsye që të kërkosh falje, Gani. Unë e di që gjithë
fshatit i ka ardhur keq për ne dhe asnjë nuk e ka zënë më në gojë
e nuk ia tregon askujt historinë tonë. Është një lloj ngushëllimi
që na kanë bërë me këtë. Tani unë po ju tregoj se si e gjeta
nusen.”
Dhe ai filloi të tregojë.
“Kur unë mbusha 18 vjeç më thanë për një vajzë nga
Ballani. Ajo ishte 16 vjeçe. Unë isha krejt pa prindër, i lirë të bëja
çdo gjë. Mora motrën për dore dhe një ditë mbërritëm në Ballan
dhe shkuam te shtëpia e Mejës, e asaj që do të bëhej gruaja ime.
U futëm në oborrin e shtëpisë ku punonte i jati. Na pa si dy fëmijë
të huaj e na pyeti nga jemi e pse kishim ardhur. Unë i tregova
historinë tonë, këtë që të thashë edhe ty. Ai e kuptoi menjëherë.
Na mori me vete e na futi brenda në shtëpi. Thirri gruan e vet
dhe e uli pranë. Pastaj thirri Mejën. Ajo u fut brenda, ashtu si
ishte duke punuar jashtë në kopsht.”
“A e di ti se cilët janë këta miq që kanë hyrë në shtëpinë
tonë?” i tha ai Mejës, që ta dëgjonte edhe gruaja e tij.
“Jo, baba.”
38 Muci Mustafa Fezga
“Atëherë, takoji që t'i njohësh dhe qëndro pak aty!”
Meja na dha dorën dhe qëndroi te dera.
“Ky djalë është Abasi, është jetim, jeton me të motrën,
Shegën. Unë mendoj që këta të dy të qëndrojnë në shtëpinë tonë.
Tani ti, vajza ime, nuk je vetëm. Tani do të kesh edhe vëlla edhe
motër. Ju jeni tre fëmijët e mi. A ju pëlqen kjo që u thashë?”
“Vjerri tënd paska qenë njeri i jashtëzakonshëm”, tha
Ganiu.
“Ashtu është, vërtet. Mua më dolën lotët pa dashur kur
dëgjova fjalët e tij. Meja përplasi duart dhe shqiptoi 'o Zot, një
mrekulli'. Shega u ngrit, vrapoi të përqafojë Mejën dhe tha e
ngashëryer 'motra ime'. Ne ndenjëm aty më shumë se një vit dhe
ndërkohë, babai i Mejës u interesua për Shegën që të gjente edhe
ajo fatin e vet.”
Pasoi një heshtje e shkurtër, aq sa Ganiu fshiu sytë me
kurrizin e dorës së vet, u qetësua disi dhe i buzëqeshi Abasit.
“Ja pikërisht kështu do ta mendoja unë një takim njohës të
djalit me vajzën para se të martohen”, tha Ganiu. “Po ky rasti
tënd është i papërsëritshëm. Edhe ti dhe Meja paskeni qenë me
fat të madh. Fatkeqësinë që u shkaktoi nëna, zoti ua këmbeu me
fatin e madh që u dërgoi. Mua kjo më duket përrallë. Në kohën
tonë është e pamundur të ndodhë kështu.”
“Kur e mendoj tani” tha Abasi, “më duket sikur më kanë
marrë për të krisur. Kështu thotë edhe Meja. Përrallë i duket
edhe asaj. Ju nuk mund ta kuptoni. Kur të mungojnë të dy
39
Abasi, dëshnicari pa varr …
prindërit, kur nuk ke as baba e as nënë, është e tmerrshme, por
mos e pastë njeri fatin e fëmijërisë sime e të Shegës.”
40 Muci Mustafa Fezga
8.
Pasditja e vonë në Hamburg ishte shumë e bukur. Jo vetëm
dritat e shumta elektrike, por edhe drita e hënës, të dyja bashkë, i
jepnin një bukuri të rrallë rrugëve dhe pemëve që i mbulonin ato
nga sipër me një kurorë plot ngjyra. Porti i madh i qytetit nuk
ishte larg nga stacioni i trenit. Udhëtarët po ecnin si të dehur nga
lodhja ashtu dhe nga bukuria që vrojtonin ngado. Ajri që sillte
flladi i lehtë që vinte nga deti ishte i lagësht. Rrugët thuajse ishin
bosh nga kalimtarët.
“Kujdes, mos u shpërndani” u dëgjua zëri i Thanasit,
“ndiqni njëri-tjetrin dhe mos shpejtoni. Porti nuk është as dyqind
metra larg prej këtej. Kohë keni me bollëk për ta parë mirë këtë
pjesë të vogël të qytetit.”
Para derës së madhe të hyrjes për në port, qëndronin dy
roje me uniforma. Ato nuk e ndaluan e nuk e kontrolluan lëvizjen
e vargut të gjatë të njerëzve.
Anija që do të nisej për në Boston, ishte shumë e madhe, më
e madhe nga ajo austriake. Ashtu si në Durrës, Thanasi lexonte
emrat dhe priste që njerëzit të hipnin ngadalë nëpër shkallët e
larta që të çonin në brendësi të anijes.
“Ne ishim të parët”, sqaroi Thanasi njerëzit e vet pasi u
ngjitën lart, “se vendi ynë quhet Albania jo vetëm në Evropë, por
dhe në Amerikë. E kemi vend me fat, se fillon me shkronjën e
parë të alfabetit në të gjitha gjuhët.”
Abasit iu duk krejt pa vend sqarim që bëri Thanasi.
41
Abasi, dëshnicari pa varr …
Grupi dëshnicar zuri vend në kabinën ku i drejtoi
shoqëruesi, i cili, ndryshe nga Zeneli në Durrës, nuk tha asnjë
fjalë, hapi kabinën me çelës dhe iku duke lënë nga pas jehonën e
përshëndetjes gjermane 'Auf Wiedersehen'.
“Po largohemi gjithnjë e më shumë nga Shqipëria”, tha
Abasi. “E dëgjuat Thanasin? E kemi vend me fat, tha. Se fillon me
'A'. Fat i madh ky i yni, ndaj po marrim rrugët, nga sytë këmbët.”
Pasi u dëgjuan sirenat, anija u nis. Katërshja e Bregut, që e
nisi këtë aventurë si një lojë, tani ishte shtrirë nëpër krevatet e
kabinës së anijes. Po lundronin në oqeanin e paanë. Një udhëtim
që do të ishte tepër i gjatë e shumë i mërzitshëm.
Në një nga ditët e ngrohta të asaj vere të nxehtë ata u
ngjitën në kuvertë dhe e panë me imtësi anijen. Ishte shumë më e
madhe, por jo aq e re dhe e bukur sa ajo e para. Në kuvertë
lëviznin pasagjerë të shumtë dhe një pjesë gjithashtu e madhe
ishte ulur nëpër stolat që mbushnin kuvertën. Ngado që ktheje
sytë, shtrihej det dhe vetëm det. Det i valëzuar me ca vija të
bardha shkume që lëviznin ngadalë. Gjë e bukur, por asgjë tjetër
më shumë se kjo. Ditë të tëra. Edhe nata, e njëjta natë. Zhurmë
motorësh dhe lëkundje, herë të lehta e herë-herë shumë të forta
sa të vinin zorrët te goja. Selmanin e zinte deti shpesh. E ndjente
se valët e detit do të rriteshin, si ai që me dhimbjet e kockave
paralajmëron shiun. Dhe menjëherë bëhej keq.
“Selman, a e ke provuar të lahesh te ajo dhoma që shkruhet
vëcë?” tha Abasi. “Ujë i nxehtë të djeg lëkurën. Çfarë kënaqësie.
42 Muci Mustafa Fezga
Bie si shi i valuar nga qielli. Mu kujtua kazani e sapllakja që
përdorim ne në katua, mes erës së bajgave. Eh, sa gjëra të mira
ka bota që ne nuk i njohim, pale t'i shijojmë. Shkoni tani me
radhë e lahuni. U mbushën katër ditë që po udhëtojmë. E ndieni
erën që vjen nga trupi?”
Kishin kaluar tre apo katër javë të tjera. Ata nuk e mbanin
mend se sa. Të gjitha ditët u dukeshin njëlloj, pa asnjë ngjarje, pa
biseda me njerëz të tjerë, veçse me njëri-tjetrin. Thanasi kishte
ditë që nuk ishte dukur në kabinën e tyre. As në korridore, as
sipër në kuvertën e anijes, as në sallat e ngrënies nuk e kishin
parë.
Ishte mesnatë kur dera trokiti fort dhe një zë nga jashtë
njoftoi:
“Bëhuni gati, për një orë do të fillojë zbritja nga anija. Ne
jemi të parët që do të zbresim.”
Zeneli hapi derën. Ishte Thanasi.
“Mendova se ishit në gjumë të thellë”, tha Thanasi. “Merrni
vetëm teshat tuaja. Të tjerat lërini si janë, nuk ka nevojë për
rregullime. Edhe çelësin lëreni te dera nga ana e brendshme.
Mund të dilni edhe në kuvertë të shikoni qytetin nga larg, por
kujdes se është pak ftohtë. Nuk dua të sëmuret ndonjëri se na
prishet gjithë plani pastaj. Natën do ta kalojmë në një si tip
kazerme ushtarake. Nesër rrugën për në vendin e punës e kemi
me tren. Dhe me kaq, më në fund, do të mbarojë udhëtimi juaj
dhe do të fillojë puna, atë punë që e keni pritur duke udhëtuar
gati një muaj të plotë.”
43
Abasi, dëshnicari pa varr …
9.
Duke ndjekur Thanasin nga pas, ata zbritën nga anija,
kaluan shinat e trenit, pastaj ecën përmes një sheshi të vogël dhe
u gjendën para derës së godinës së madhe njëkatëshe ku do të
kalonin natën.
Thanasi e përshëndeti rojën, një burrë i vjetër me mustaqe
të bardha që i vareshin mbi buzë dhe i bëri me shenjë atij t’i
lejonte punëtorët e rinj të hynin. Salla ishte e madhe, me shumë
krevate druri, ca me njerëz e shumica bosh. Dymbëdhjetëshja e
Thanasit zuri krevatet pranë e pranë dhe njerëzit e rraskapitur
nga lodhja u shtrinë për të fjetur. Fresku i natës që vinte nga deti
i ndihmoi ata të bënin gjumë të lehtë e çlodhës.
Në mëngjesi u dëgjua zëri i fortë i rojës që u kërkonte
punëtorëve të zgjoheshin e të kryenin shpejt e shpejt nevojat e
tyre personale. Abasi i hodhi një sy të shpejtë gjithë fjetores. Iu
duk shumë e rregullt, me një numër të madh krevatesh, me
dysheme të ngritur nga toka e të shtruara me pllaka tërë lule.
Pllakat ishin të pluhurosura nga një lloj rëre e imët me ngjyrë
midis kafes e të verdhës. Duket vinte nga mbeturinat e vagonëve
të trenit të punës që kalonin vetëm disa metra larg derës. Në
fund të fjetores ishin dhomat e pastrimit personal, dushet dhe
ato me shenjën wc. Roja rrinte pranë portës, por sytë i mbante
më shumë brenda e shihte me kujdes gjithçka.
44 Muci Mustafa Fezga
Pasi lau shpejt fytyrën e rregulloi trastën, Abasi u tha
shokëve të shpejtonin se e kishte parë Thanasin të priste te dera.
“Si fjetët pas gjithë asaj rruge të mërzitshme?” pyeti
Thanasi dhe pa pritur ndonjë përgjigje, vazhdoi. “Tani më
dëgjoni me kujdes. Kjo fjetore është vend provizor për punëtorët
që vijnë nga Evropa. Unë do t’ju pajis tani me në karton personal
që shërben si pasaportë për ju. Ruheni me kujdes atë. Ai burri me
mustaqet që i varen, është roja i fjetores. Ju do t’i tregoni atij
kartonin dhe ai do t’ju japë çantat e punës. Në sektor do të
shkojmë me tren, i cili ndalon te sheshi tjetër, dhjetë metra më
poshtë.”
Thanasi pyeti nëse kishte ndonjëri ndonjë pyetje dhe pastaj
shpjegoi pa hollësira punën që do të kryenin, disiplinën, cilësinë,
rregullat, orarin e fillimit e të mbarimit të punës gjatë ditës.
“Me trenin që do të ndalojë tani do të nisen tre grupe, i
Bregut të Këlcyrës, i Vëndreshës së Skraparit dhe i Taçit të
Kolonjës. Pas dhjetë minutash bëhet nisja. Tani shkoni, i tregoni
rojës me mustaqe të bardha kartonët dhe merrni prej tij çantat.
Ju të tjerët qëndroni këtu e më prisni deri sa të kthehem unë. Do
të sistemoheni pjesë-pjesë.
Tre katërshet që fiksoi Thanasi lanë sheshin para fjetores
dhe shkuan te sheshi tjetër ku sapo kishte ndaluar treni i punës.
Abasi i hodhi një sy dyshemesë së vagonit. Ishte po ai pluhur, por
me shumicë, aq sa mund ta merrje me lopatë dhe po ajo ngjyrë.
'Pra, ky na qenka treni që do të na çojë e do të na marrë nga puna
çdo ditë, tha Abasi me vete. Palo tren'. Në dy vagonët e parë ishin
ulur disa punëtorë, ndërsa vagoni i tretë ishte bosh. Vagonët e
tjerë mbanin materiale, traversa druri, zhavorr, shina hekuri e
sende që nuk dukeshin nga larg.
45
Abasi, dëshnicari pa varr …
Ata hipën në vagonin e tretë, ku i priste një person që
ndoshta do t’i shoqëronte deri në sektor. Ai ishte afër të
dyzetave, ezmer, me flokë e fytyrë të pluhurosur me pluhurin e
kudondodhur dhe që nuk foli asnjë fjalë. Treni ecte ngadalë në
një rrugë të gjatë e të drejtë, nuk dukej asnjë kodër për rreth,
hapësirë e sheshtë dhe e pafund nga të gjitha anët. Një vend i
shkretë. 'E kush mund të vinte këtu për të punuar, veç nesh',
mendoi Abasi.
Treni ndaloi para ca barakave të gjata të ndërtuara me
dërrasa druri. Ezmeri i pluhurosur ua bëri me shenjë dhe ata
zbritën. Dukeshin fare të hutuar, nuk dinin ç’të bënin, qëndronin
pa folur, duke parë për rreth sikur të kërkonin dikë. Pranë tyre
frenoi me zhurmë një makinë dhe prej saj zbriti Thanasi, që siç
dukej i ndiqte nga pas.
“Ky është sektori i hekurudhës ku do të punoni ju” tha ai.
“Në sektorët më tej, që vazhdojnë njëri pas tjetrit, punojnë grupe
gjithashtu nga Ballkani; grekë, boshnjakë, rumunë etj. Jemi të
gjithë me të njëjtin gjak të nxehtë dhe duhet të kemi shumë
kujdes, të ruhemi nga sherret. Grindjet dhe rrahjet janë të
dënueshme këtu dhe dënimet janë të rënda, deri te burgu.
Kuptojeni mirë, ju keni ardhur këtu për të punuar dhe për të
fituar para, jo për të bërë burg.”
Thanasi i pa të gjithë një e nga një. Asnjeri prej tyre nuk
dukej të buzëqeshte. Një lloj shqetësimi të pakuptueshëm shihte
ai në fytyrat e tyre.
46 Muci Mustafa Fezga
“Ju keni një shef, që duhet të jetë vonuar rrugës duke
ardhur. Atij do t’i bindeni për çdo gjë”, vazhdoi bisedën Thanasi.
“Ai do t’u japë paradhënien e parë, ose si të thuash një pjesë të
rrogës së parë, të cilën mund ta bashkoni me atë që u dhashë unë
në anije, nëse nuk e keni prishur. Paga është pesë dollarë dita. E
diela është pushim. Mirë është të rrini këtu, në baraka, por po të
doni mund të shkoni me trenin e punës në qytet, në fjetoren ku
ishit mbrëmë. I jepni rojës me mustaqet e bardha kartonin dhe
nëse ka vend të lirë, ai u sistemon pa pagesë. Në të kundërt afër
fjetores është një hotel shumë i lirë. Të hënën pa gdhirë mirë, në
orën 5 do të niseni me po këtë tren për të qenë këtu, në vendin e
punës në orën 6. Udhëtimi me këtë tren dhe ushqimi në mensën
e punëtorëve, në barakën 10, është pa para, por duhet të
paraqitni kartonin. Nëse doni gjë tjetër më shumë nga ajo që u
japin, natyrisht do ta paguani sipas çmimeve që janë të shkruara
në mur. Por ushqimi është i bollshëm.”
Thanasi kërkoi pastaj, që po të kishin pyetje, ta bënin pa
droje. U tha se gjatë këtyre tre a katër javëve të para, në
mëngjesin e çdo të hëne, ai do të ishte pak orë pranë tyre. Pastaj,
më vonë, çdo gjë do ta zgjidhnin me shefin e tyre.
Të dymbëdhjetë u sistemuan në barakën 1. Secili zuri
krevatin e vet, la mbi të çantën e nxori nga dollapi kompletin e
rrobave të punës. Katërshja e Bregut zuri katër krevatet e para,
njëri pas tjetrit. Selmani dhe Abasi kishin lënë në mes dy më të
rinjtë. Pas tyre vinte katërshja e skraparlinjve dhe më pas ajo e
kolonjarëve.
47
Abasi, dëshnicari pa varr …
“Jemi rreshtuar mirë”, tha një djalë nga Kolonja. “Në darkë
do t’ia marr një herë këngës për vajzën e Veli Beut me nishan në
ballë. Besoj se një nga ju të Përmetit do të ma mbajë.”
“Merrja ti se ta mbaj unë”, tha Abasi. Tek ne flitet se erdhën
40 kolonjarë për të marrë një ... Nuk e di si quhen në Kolonjë
këto lloj vajzash.”
Të gjithë qeshën me zë të lartë, por qeshjen e tyre e
ndërpreu sirena që i ftonte për punë.
Në derë hyri një djalë i pashëm, i veshur me kominoshe të
kuqe.
“E filluat punën me shaka”, tha ai.
Të gjithë shtangën dhe sikur ndaluan frymën, jo nga toni që
përdori, por nga që ai foli shqip.
“Shqiptar je ti?” tha Abasi pasi mblodhi pak veten. “Ti je
shefi?”
“Po”, tha ai. “Ja, të prezantohem. Veli më quajnë, Veli Hoxha,
emër i njohur nga ajo kënga që do të këndojë në darkë ai djali. Po
tani lërini shakatë se keni ardhur për të fituar parà këtu, e paraja
fitohet me punë, madje me më shumë punë nga sa duhet. Nëse
ndonjërit nuk i bëjnë rrobat e punës, të vijë me mua t’i këmbejmë
në magazinë. Të tjerët të hipin në vagonetën që është mbi
hekurudhë e të presin aty.”
“Na shkrive gjakun”, vazhdoi Abasi, “se po vrisja mendjen si
do merreshim vesh me një shef që nuk di shqip.”
Pas disa minutash hipën të gjithë mbi vagonetë, një
platformë e ngritur mbi katër rrota të hekurta dhe u nisën. Veliu
48 Muci Mustafa Fezga
lëvizte një levë sa para-prapa dhe platforma shkiste mbi shina.
Ndaluan pas ndonjë çerek ore, zbritën dhe e hoqën vagonetën
për ta lënë rrugën të lirë.
Veliu i mblodhi rreth vetes të tre grupet dhe u shpjegoi
punën që do të fillonin.
“Duke filluar nga sot”, tha Veliu, “ne do të bëjmë tre lloj
punësh: e para, do të vendosim traversat e drurëve që shihni të
stivosura në lëndinë, me largësi njëra nga tjetra sipas këtij
shabllonit jeshil; e dyta, do të transportojmë shinat e hekurta që
shihni në anë të rrugës dhe do t‘i vendosim mbi taversa, në
largësi njëra nga tjetra sipas këtij shabllonit të kuq; e treta, që
është puna më me përgjegjësi, do të vendosim nofullat mbajtëse
që lidhin shinën me traversën dhe do të bëjmë shtrëngimin e
tyre. Secili grup do të bëjë gjatë javës njërën nga këto tre punë
dhe javën më pas do të këmbeni vendet. Natyrisht, nuk
përjashtohen punë të tjera që mund të dalin kohë pas kohe. Tani
bisedoni dhe ndani vendet e punës si të dëshironi.”
“Mirë, pra miq, mund të filloni menjëherë, por kërkoj nga ju
saktësi të madhe, ndryshe do ta prishim punën që është bërë
gabim e do ta fillojmë sërish. Orari i punës është nga ora 6 e
mëngjesit deri në 12 të drekës dhe nga 2 e drekës deri më 6 pas
dite, gjithsej 10 orë pune. Pushimi për të ngrënë drekën është 2
orë. Kush dëshiron, mund të bëjë edhe ndonjë dorë gjumë.
Mëngjesi është 5 deri në 5 e gjysmë. Darka është nga ora 6 e
gjysmë deri në 8. Ushqimi hahet në mensë dhe vetëm në mensë,
te baraka 10. Ka ndonjëri ndonjë pyetje?”
49
Abasi, dëshnicari pa varr …
U deshën të punonin dy grupe për të ngritur një e nga një
shinat që grupi i mëparshëm i punëtorëve nuk i kishte vendosur
mbi traversat. Veliu vuri re menjëherë që një shinë nuk takonte
shumicën e traversave.
“Shih maskarenjtë ç'kanë bërë!” shau ai me zë të lartë.
“Bëra mirë që i përzura dje. Tani ne duhet të bëjmë edhe punën e
tyre.”
Bënë shpejt korrigjimin e traversave, vendosën shinat,
matën largësinë mes tyre, vunë nofullat kapëse, pastaj bulonat
dhe dadot dhe filluan shtrëngimin e tyre me çelësin e madh që e
rrotullonin dy vetë.
“Shtrëngimi i dadove është puna më e rëndësishme e më
me përgjegjësi. Mos kini frikë se këputen bulonat. Le të këputen,
por të lira, në asnjë mënyrë nuk duhet të jenë. Dhe a e dini pse?
Sepse po ta përkulësh një shufër hekuri disa herë radhazi pa
pushuar, pas pak ajo këputet. Edhe bulonat e lirë këtë bëjnë.
Luajnë kur ecën treni dhe pastaj këputen dhe treni tjetër që vjen
pas tij mund të dalë nga shinat.”
“Sa mirë që kemi Veliun shef”, u tha Abasi shokëve. “Nga të
jetë vallë? Shumë djalë i mirë. Por shqipen se si e flet...”
Në orën 12 ra sirena e drekës. Të gjithë lanë punën dhe u
drejtuan te baraka 10. Kishte një vend të hapur për të larë duart
dhe një sërë ndarjesh me shenjën wc. Ata kryen nevojat
personale, lanë duart, u fshinë me peshqirët që vareshin në mur
dhe u futën në mensë. Secili shkonte në sportel, jepte kartonin e
50 Muci Mustafa Fezga
tij dhe merrte ushqimin, ku e vetmja mundësi për zgjedhje ishte
garnitura me të cilin shoqërohej mishi.
Dreka ishte e mirë. Kishte një supë me pak oriz e karota.
Një pjatë me mish e me patate të ziera dhe një ëmbëlsirë që
ngjante si revani. Buka ishte prej gruri. Hanin me lugë, me pirunë
e thika. Në tabaka kishte edhe një lloj letre si shami për të fshirë
buzët e duart.
Ata hëngrën shpejt e shpejt nga që ndjenin uri të madhe.
Mëngjes nuk kishin ngrënë atë ditë dhe asnjë nuk i pyeti. U
drejtuan tek baraka 1 dhe u shtrinë, secili në krevatin e vet.
Donte edhe një orë e gjysmë të fillonte puna. E ndjenin veten
shumë të lodhur dhe nuk kishin asnjë dëshirë për biseda. Por
dhe gjumi nuk i zinte nga lodhja.
“U lodhët shumë, e vura re”, tha Veliu duke hyrë në barakë
me buzëqeshjen që rrallë i ikte nga fytyra. “Por është dita e parë
e punës dhe udhëtimi tepër i gjatë që keni bërë u ka lodhur. Të
gjithë e kemi provuar tensionin që të krijohet brenda vetes kur
pret diçka, pa e ditur fare se ç‘pret të të dalë.
“A mund t'ju pyes, zoti Veli?” iu drejtua Abasi. “A mund të
na thoni se nga cili vend është familja juaj?”
“Ke të drejtë”, tha Veliu. “Siç ju thashë pak më parë, unë jam
Veli Faik Hoxha. Kam ardhur fare i vogël në Boston. Babai me
nënën më kanë sjellë në Amerikë këtu e 20 vjet më parë. Pse
kanë ardhur e si kanë ardhur, unë nuk e di. Babai më ka thënë se
ne jemi nga Përmeti, nga Tregu, thotë ai. Vetë është rritur e ka
punuar me vite në Stamboll. Ka qenë me punë tek një avokat i
lindur gjithashtu në zonën e Përmetit, nga vendi i Sami dhe Naim
51
Abasi, dëshnicari pa varr …
Beut, nga Frashëri i Dangëllisë. Edhe nëna ime nga po nga ai fis
ishte, nga bejlerët e Frashërit, nga njerëzit e fisit të atij avokatit
të Stambollit.”
“Po ne qenkemi nga i njëjti vend, mor djalë”, tha Abasi dhe
sytë iu njomën pa dashur. “Ne mund të kërkonim gjithë botën
dhe një rast si ky, një djalë të tillë, as zoti nuk do të na e kishte
gjetur. Për nënën thatë që ishte….., nuk e paskeni?”
“Nëna ka një vit që na ka lënë. Qe humbja më e madhe që
kemi pasur. Ju priste me gëzim të madh t‘ju shihte dhe pyeste
gjithnjë në se kishit ardhur. Unë rroj vetëm me babanë, i cili
është avokat i vjetër në Boston dhe tepër i zënë me punë.”
“Të rroni vetë dhe nëna t‘ju ketë lënë uratën”, tha Selmani.
“Faleminderit, Selman. Në të vërtetë, më shumë u kujdesa
unë me babanë që t’u gjenim. Jo si Abas e Selman, kuptohet, por
si përmetarë.”
Abasi kërkoi të dinte si ndodhi, por Veliu, sikur të mos e
kishte dëgjuar, vazhdoi të tregojë duke kaluar nëpër mend një
ngjarje në dukje si pa rëndësi.
52 Muci Mustafa Fezga
10.
Veliu kishte më se katër vjet që merrej me ndërtimin e
hekurudhave që lidhnin Bostonin me zonat e largëta rreth tij.
Veliu e quante, ashtu si i ati, një punë shumë të bukur e të
domosdoshme për zhvillimin e vendit, sepse nuk mund të ketë
zhvillim pa hekurudha, thoshte ai.
Një ditë Thanasi kishte ardhur te Faiku, babai i Veliut, për
një punë të tij. U ndodh rastësisht edhe Veliu aty kur u hap
biseda për nismën që kishte marrë Qeveria e sapo formuar e
Ismail Qemalit për rimëkëmbjen e vendit nëpërmjet hapjes së
rrugëve të emigracionit. Ai dëgjoi Thanasin që i tregonte Faikut
se po vendoste lidhje me rajonet e jugut të Shqipërisë për të
përgatitur kontingjentet e para të emigrantëve shqiptarë për në
Amerikë. Do ta niste punën me zonën e Përmetit, Kolonjës e
Skraparit, sepse edhe vetë ishte nga ato zona. Babai e përgëzoi
për iniciativën dhe i uroi sukses. “Ty do të të ecë mbarë, sepse ke
zgjedhur rajonin e njerëzve më punëtorë e mjaft të varfër
ekonomikisht”, i tha ai.
Veliu dëgjonte me vëmendje bisedën e babait me Thanasin
dhe mezi priti të ndërhynte në bisedën e tyre.
“Baba, po sikur të kishim prurë si fillim edhe ndonjë duzinë
djemsh nga fshatrat rreth fshatit tonë. Ne nuk kemi të afërm atje,
por të paktën të njohim se çfarë race jemi.”
“Edhe unë kam dëshirë të madhe të shoh edhe një herë
njerëz nga krahina ime para se të ndahem nga kjo botë”, kishte
53
Abasi, dëshnicari pa varr …
thënë nëna e Veliut që qëndronte në kolltukun e vendosur afër
dritares së madhe të sallonit të pritjes. “Edhe unë të lutem
Thanas.”
Thanasi qeshi dhe u ngeh pak për të treguar se edhe ai
mund të bënte diçka për avokatin e njohur të Bostonit dhe për
familjen e tij, e cila e trajtonte atë prej kohësh si pjesëtar të saj.
“Është punë e mbaruar nënë, nëse kështu e doni vërtet. Po,
ku do t’i çosh të punojnë, Veli? Do t‘i marrësh me vete në
hekurudhë?”
“Natyrisht. Po qe për t‘i çuar në miniera, më mirë mos m’i
sill. Unë nuk dua të turpërohem me ta.”
“Ja u bë”, tha Thanasi. “Nga cili fshat i do?”
“Ose nga Frashëri i nënës, ose nga Tregu i babait.”
“Këto zona i njoh mirë, se edhe unë andej jam, por nga
fshatrat ortodokse të Tregut. Megjithëse besimet fetare i kemi të
ndryshme, kemi kaluar shumë mirë me njëri-tjetrin. Bile shpesh
e mendoj se ata të besimit bektashian janë shumë më të mirë nga
ne, të besimit ortodoks.”
“E prishe Thanas”, “ndërhyri me takt Faiku. “Ne nuk duhet
t‘i ndajmë kurrë shqiptarët në myslimanë apo ortodoksë,
katolikë apo bektashinj. Ata janë shqiptarë dhe feja e shqiptarëve
është shqiptaria, e ke dëgjuar ti këtë?”
“E kam dëgjuar, zoti Faik, por ja që na është bërë si zakon,
thjesht për muhabet. Unë sapo ua thashë konsideratën që kam
për këto tre a katër fe që janë në Shqipëri.”
“Dhe sa kohë ke që merresh me hekurudhat?” pyeti Abasi
pasi e dëgjoi me vëmendje tregimin e Veliut.
54 Muci Mustafa Fezga
“Kam 4 vjet që punoj në këtë kompani me sektorë të
shumtë. Unë jam një nga aksionarët e vegjël të saj dhe merrem
më shumë me punë administrative, punë zyrash. Por me që
erdhët ju, vendosa të qëndroj këtu, të bëj edhe punën si drejtues
në këtë sektor. Dhe e bëj me qejf. Nga dita e parë e ndiej veten
shumë të kënaqur nga ju. Si babai im, ashtu dhe Thanasi kishin të
drejtë kur flisnin për përmetarët. Edhe nëna do të gëzohej
shumë. Sa shumë e dëshironte takimin me ju, por nuk deshi zoti
që ajo të priste sa të vinit.”
“Ti ke shumë të drejtë i dashur Veli kur flet për përmetarët,
por ti e sidomos babai, do të habiteni shumë kur të mësoni se
nga vijmë ne.”
Sirena e mbarimit të pushimit ua ndërpreu atë bisedë, të
cilën e bënte aq të këndshme prania e Veliut.
E gjithë dita ishte e nxehtë, temperatura ishte tepër e lartë,
në qiell nuk lëvizte asnjë re, nuk frynte asnjë fllad. Brigada
punonte me temp e dukej se askush nuk kishte kohë të
shkëmbente ndonjë fjalë a shaka me të tjerët.
Po mbaronte orari i punës së ditës së parë. Veliu nuk ishte
larguar asnjë çast nga hekurudha, qoftë edhe për të pirë diçka te
klubi apo për ndonjë nevojë personale. Kur ra sirena e mbarimit
të punës ai i ftoi të gjithë të hanin bashkë darkën e parë.
“Tani të shkojmë të lahemi”, tha ai. “Takohemi në mensë.
Unë ju pres atje kështu si jeni, të dymbëdhjetë. Dua të pimë edhe
nga një gotë raki për mirëseardhje. Natyrisht jo nga ajo e
Përmetit.”
55
Abasi, dëshnicari pa varr …
Duke u larë në lavamanin e gjatë ku derdheshin gjashtë
rubinete uji, Abasi kalonte nëpër mend copëza nga bisedat që u
bënë gjatë gjithë ditës. I dukej sikur ishte në fshat, punonte e
bënte muhabet me shokët e vet e ndiente një kënaqësi të veçantë
në shpirt. Duket ishte sjellja e Veliut ajo që ia nxiste atë ndjenjë
kënaqësie. Po sikur të kishin brigadier ndonjë zezak? O nëne,
nëne...
Abasi hapi çantën dhe nxori prej andej shishen e rakisë që
ia kishte dhënë me vete Meja. Eh, Meja. Emrin e saj e tha me zë.
Fytyra e Mejës u duk në pasqyrën e dollapit, në vend të fytyrës së
tij. Dora iu drodh e shishja për pak i ra. Iu bë sikur dëgjoi zërin e
saj 'mos harro të më shkruash'. Pastaj dëgjoi zërin e tij 'sa të
mbërrij, do të shkruaj'. O zot, tha me vete, duhet të pyes Veliun si
dërgohet letra prej këtij vendi të humbur deri atje te Meja ime në
Breg.
“Abas”, tha Veliu, “atë shishen që nxore fute përsëri në
çantë. Rakinë e keni nga unë. Dua të plotësoj edhe porosinë që
më dha babai, të ngre një shëndet nga ana e tij për secilin prej
jush.”
Ai mbushi gotat për të dymbëdhjetë vetat dhe bëri urimin
për mirëseardhjen e për shëndetin e tyre, për ta pasur punën të
mbarë dhe fitimin të madh. Nuk harroi të urojë secilin që familja
e tij në fshat të gëzojë shëndet të plotë dhe të vuajë sa më pak
gjatë kohës që ata do të ishin bashkë dhe kaq larg prej tyre.
56 Muci Mustafa Fezga
“I dashur Veli”, e mori fjalën Selmani, “besoj se jam në një
mendje me të gjithë shokët, t’ju falënderoj për kujdesin që keni
treguar për ne ti dhe familja jote. Ne nuk dimë si t’ua
shpërblejmë, veç që do të punojmë sa të jetë e mundur më
shumë e më mirë. Ju urojmë ju dhe familjes suaj gjithë të mirat.”
“Faleminderit Selman, faleminderit Abas, faleminderit të
gjithëve.”
Ata pinë gotat e rakisë dhe filluan të hanë. Hanin ngadalë
dhe bisedonin. Abasi e pyeti Veliun për babanë, për shëndetin e
tij, për punët që bën, pastaj për nënën dhe në fund nëse kishte
motra e vëllezër të tjerë. E pyeti pastaj për moshën e nëse ishte i
martuar ose jo.
“Unë jam 26 vjeç”, tha Veliu, “por nuk jam martuar akoma.
“Qenkemi moshatarë”, tha Abasi, “por unë jam i martuar
dhe kam tre djem.”
“E pamundur!” tha Veliu. “Pse, sa vjeç je martuar ti, Abas?
“18. Kam 8 vjet martesë dhe kam 3 fëmijë. Për tetë vjet
martesë nuk janë shumë tre fëmijë, apo jo?”
“Po gruaja sa vjeçe është?”
“Ajo është 25. E mora kur ishte 17.”
“Po pse të martuan kaq shpejt prindërit?”
“Mos e pyesni më tej Abasin”, ndërhyri Ganiu. “Ka histori të
dhimbshme ai.”
Veliu nuk foli më. I bëri shumë përshtypje kjo bisedë dhe
sidomos fjalët që tha Ganiu. Pastaj u drejtua nga Abasi.
“Po gruaja jote çfarë bën me tre fëmijë të vegjël në fshat? Si
mund të jetojë ajo? Të punojë apo të rrisë fëmijët? Ti Abas, e ke
57
Abasi, dëshnicari pa varr …
menduar mirë këtë punë? Ta kishe marrë edhe familjen me vete,
ndoshta do të kishe bërë më mirë.”
Abasi uli kokën mbi tavolinë, por të gjithë e kuptuan se po
qante. Shpatullat i lëviznin sikur donin të dilnin nga vendi. Qau
me dënesë. As njëri nuk foli. U hutuan të gjithë. Veliu më shumë
se ata. E ndjente veten keq që i bëri atë pyetje. Por moshatarë
ishin, mendonte, duhet t’ia bënte, pastaj të mendonin bashkë për
ndonjë zgjidhje. Një torturë të vërtetë duhet të ndjente gruaja e
tij. Ndoshta ajo mund të bënte edhe gabime, që mund të ishin
fatale për familjen. Veliu mendonte ta bisedonte edhe me babanë
këtë gjendje të Abasit.
“Abas, më fal që të shqetësova”, i tha Veliu me një zë lutës
që mezi i dilte nga goja dhe duke i ledhatuar shpatullat, “nuk doja
të të lëndoja, se ti i ke menduar vetë të gjitha. Ke rënë në një
mendje edhe me gruan, sigurisht. Pastaj pa vështirësi nuk
kalohet kjo varfëri ekonomike që keni në fshat. Mendoj se çdo gjë
do të rregullohet si jo më mirë.”
“Më falni ju mua”, tha Abasi. “Këto kohët e fundit më ndodh
shpesh të bie në çaste të tilla dëshpërimi të thellë. Ju prisha edhe
juve këtë mbrëmje që e pritëm me kaq dëshirë.”
“S’ka gjë”, u përgjigjën gati të gjithë me një zë.
Të shtunën në darkë brigada e Veliut u nis për në qytet
sepse e nesërmja ishte ditë pushimi. Veliu iku përpara, kishte
marrë me vete, në makinën e tij Abasin dhe Selmanin dhe do ta
priste grupin te sheshi para stacionit të trenit.
58 Muci Mustafa Fezga
Roja me mustaqet e bardha e përshëndeti Veliun dhe i lejoi
punëtorët të futeshin në fjetoren bosh, ta kalonin natën të qetë e
të bënin gjumë të ëmbël.
"Tani ju mund të dilni nëpër qytet”, iu tha Veliu. “Mbrëmja
e sotme është e bukur, por mos u vononi shumë sepse pas mesit
të natës do ta gjeni derën të mbyllur. Dua t’ju kujtoj edhe një
herë që të jeni shumë të kujdesshëm me rregullat në qytet. Natën
e mirë.
59
Abasi, dëshnicari pa varr …
11.
Faiku dëgjoi zhurmën e makinës që ndaloi në oborrin e
shtëpisë, u ngrit nga tavolina e punës dhe doli në dritaren
dhomës së pritjes. Ndërkohë Anna hapi derën e kabinetit të tij
dhe e njoftoi për ardhjen e të birit. Faiku e falënderoi atë, pa e
kthyer kokën dhe pa e hequr shikimin nga makina, nga e cila doli
Abasi, për të cilin i biri i kishte folur gjatë. I bëri përshtypje
pamja e tij e rregullt, fytyra e rruar dhe e pastër, një trup prej
atleti, një fytyrë tipike shqiptare, me një kafe të lehtë që anonte
më shumë te bronzi. Një trup të cilin këtu mund ta kishin zili
shumë artistë të skenës dhe të kinemasë.
Abasi, i shoqëruar nga Anna, që tashmë qëndronte te dera
kryesore, u ngjit lart, ndërsa Veliu u largua, ndoshta diku për
fundjave.
“Mirë se erdhe zoti Abas”, tha Faiku dhe i zgjati dorën. “Nuk
të përfytyroja dot kaq elegant, me gjithë përshkrimin tërë
dashuri të Veliut. Kjo është dita që po prisja prej kohësh. E kisha
parë vetëm në ëndërr, por ja që edhe ëndrrat dalin nga një herë.
Dhe tani, të lutem, ulu dhe dëshiroj ta ndiesh veten si në shtëpinë
tënde.”
Abasi zuri vendin që i tregoi me dorë Faiku. Ai ishte tani
përpara avokatit të dëgjuar. Qëndronte ulur përballë tij dhe nuk
60 Muci Mustafa Fezga
fliste dot asnjë fjalë. E ndjente veten si të mpirë, të ftohtë, krejt
akull. I dukej vetja dudum në atë shtëpi të madhe me dy kate, me
kaq shumë dhoma të bukura, me atë oborr të madh, me gjithë ato
lule shumëngjyrëshe. E çfarë muhabeti mund të bënte ai me një
avokat si Faiku. O zot, kot që erdha këtu, mendoi. Nuk kam as
Veliun për ndihmë...
“Raki nga ajo që pi unë”, i tha Faiku Annës, e cila shërbente
prej disa vitesh në shtëpinë e tyre, “Të tjerat, ti e di vetë. Sot kam
mikun për të cilin ka kohë që kam ëndërruar të më vinte.”
Ai e vështroi edhe një herë Abasin.
“Abas, këtu te unë ti je vërtet në shtëpinë tënde, nuk je mik.
Më duket sikur je mbi gjemba. Çlirohu nga çdo lloj stresi të
lutem, do të pimë nga një gotë nga rakia që do të na sjellë Anna
dhe do të bisedojmë. Unë dua ta shijoj këtë ëndërr që m’u
realizua në saje të zotit. Veç nuk të pyeta, nga cila zonë e
Përmetit vjen ti, Abas?
Pyetja e Faikut e gjallëroi menjëherë. Tani ai mund të fliste
lirshëm e me pasion, të cilin e kishte pjesë të qenies së tij. Ai
buzëqeshi dhe drejtoi pak trupin në kolltukun ku ishte fundosur.
“Unë vij nga Dëshinica, zoti Faik.
“Ti vjen nga Dëshnica, vërtet? Mesa duket, mrekullitë në
shtëpinë time nuk paskan të mbaruar.”
“Jo vetëm nga Dëshnica, por më saktë akoma, nga Bregu. Jo
vetëm unë, por edhe tre shokët e mi. Sipas tregimit të Veliut, jemi
nga e njëjta krahinë, ndoshta dhe gjitonë.”
“Është e vërtetë, i kam thënë Veliut se jemi nga Këlcyra, nga
Tregu, siç e quani ju. Por unë kam shkuar fare i vogël në
Stamboll.”
“Të një gjaku qenkemi, zoti Faik, të gjakut dëshnicar.”
61
Abasi, dëshnicari pa varr …
“E the saktë, Abas. S‘ka si të thuhet më mirë.”
Ata morën gotat e vogla karakteristike dëshnicare që u
serviri Anna dhe i trokitën.
“Dua të uroj, i dashur Abas, mirëseardhjen në shtëpinë
time, që tani do të jetë edhe shtëpia tënde. Të uroj gjithashtu
gjithë të mirat ty, gruas dhe fëmijëve që ke lënë në Breg.”
“Gëzuar edhe juve, që ma lehtësoni kaq shumë dhimbjen që
më është grumbulluar ja, këtu”, dhe tregoi me gisht, “që nga dita
që jam larguar nga shtëpia. Ju falënderoj shumë, juve dhe
familjen tuaj, zoti Faik. Ju uroj gjithashtu, gjithë të mirat.”
Secili piu gotën, pastaj ulën kokat dhe dukej se të dy ranë
në mendime. Ndoshta mendonin të njëjtën gjë, fatin e familjarëve
të shumtë që braktisnin familjet për të ndërtuar diçka më të
mirë. Çfarë rruge mund ishte kjo, që për të arritur një gjë të mirë
duhej të bëje patjetër një gjë të dhimbshme. Të ishte ky ndonjë
ligj i natyrës? Për të ndërtuar një shtëpi të re duhet ta prishësh
atë të vjetrën. Madje edhe revolucionet e luftërat këtë gjë bëjnë, e
nisin kurdoherë nga fillimi pa pranuar asgjë nga gjurmët e vjetra.
Pastaj kujtohen, fillojnë e gërmojnë për t’i gjetur ku janë ato
gjurmë. Krijohen edhe shkenca pastaj për t’i studiuar. Faiku nuk
donte ta pranonte në ndërgjegjen e vet se ky duhet të ishte një
ligj i natyrës. Pastaj e mbylli me mendimin se edhe ilaçet për të
shëruar sëmundjet të hidhura janë.
“Veliu më ka thënë se mërzitesh shumë, shpesh e kalon
edhe kufirin e dëshpërimit. Atë po mendoja tani në këto minutat
e heshtjes. Asnjë ndryshim për mirë nuk mund të bëhet pa
62 Muci Mustafa Fezga
dhimbje. Nëna lind fëmijën e saj, që e zë në çastet e një dashurie
të madhe, e pret atë për një kohë të gjatë, me një dashuri të
pamasë, por e lind me dhimbje shumë të mëdha, ndonjëherë
duke dhënë edhe jetën e saj. Këtë duhet ta kuptojmë të gjithë”,
tha Faiku.
Abasi uli kokën dhe foli nëpër dhëmbë.
“Unë u nisa sepse edhe Meja, është emri i gruas time, pasi u
mendua dhe qau disa herë, këmbënguli. Ajo nuk e duron dot që
ne ta kalojmë gjithë jetën me vuajtje të përditshme. Dhe shpresat
për të ndërtuar një jetë më të mirë aty ku jemi, janë të pakta. Dhe
e dini pse? Jo se nuk punojmë, por nuk ka të ardhura, nuk ka
para. Gruaja ime punon më shumë se unë. Ajo di të lërojë tokën
me qe, di të prashisë, të krasisë pjergulla e pemë të tjera frutore,
të ngarkojë e shkarkojë edhe kuajt, të qethë delet, të bëjë edhe
pazarin në treg. Punon duke lënë shpirtin dhe rininë e saj në
punë. Se fëmijët duhen rritur. Do të marrë për ndihmë edhe
nënën e saj, por sidoqoftë shtëpia do një burrë. Edhe gruaja do
burrë. E si të mos shqetësohem unë? Unë do të mundohem të
grumbulloj sa të jetë e mundur më shumë para, t’i nis ato sa më
shpejt, të kthehem edhe vetë sa më parë në shtëpi. Nuk më hiqet
nga mendja një fjalë që më tha ato ditë, si ta kishte dëgjuar nga
goja e zotit,'më mirë të duroj një mijë vuajtje të rënda që
mbarojnë një ditë, sesa një vuajtje të rëndë që vazhdon çdo ditë e
nuk mbaron kurrë'.
Abasi ndaloi së foluri me kokën të ulur sa gati prekte
tavolinën. Faiku vuri re pak më parë që sytë e tij ishin të
mbushur, gati të shpërthenin. Por, pas pak ai e kapërceu atë
moment të vështirë dhe filloi të qetësohet.
63
Abasi, dëshnicari pa varr …
“Abas, di ti të shkruash e të lexosh?” pyeti Faiku për ta
larguar Abasin nga shqetësimi e për ta qetësuar pak.
“Amerikançe?”
“Këtu flitet anglisht, Abas, por unë e kisha fjalën për
shqipen.”
“Di pak, aq sa kam mësuar në shkollën e Mertit. Pastaj kam
mësuar edhe vetë në shtëpi, bashkë me Mejën, marr gazeta të
vjetra nga Tregu dhe i lexojmë, herë ajo e herë unë, ngadalë, por
lexojmë, mësojmë edhe ndonjë gjë nga bota.”
“Po më çudit” tha Faiku, “që ditke të lexosh, që di edhe
gruaja tënde. Kë ke pasur mësues në Mert?”
“Haki Hoxha, e quanin; e kam dashur dhe na donte shumë.”
“Po ti Abas, qenke vërtet një dhuratë nga Perëndia. A e di ti
që unë quhem Faik Hoxha dhe djali im, që të solli këtu, Veli
Hoxha. Ti ke pasur për mësues babanë tim, gjyshin e Veliut,
Hakiun. O Perëndi e madhe. Ç‘ishte ky fat që të solli ty te unë?”
Ata folën gjatë, në fillim për Hakiun, pastaj për Përmetin,
për fshatrat e tyre, për vendin e mbetur në gjendje të mjeruar,
për të ardhmen, për familjet. Abasi ishte çliruar fare nga
emocionet dhe mërzitja që e shoqëronte. Fliste me pasion për ato
që dinte e ato që mendonte. Në zërin e tij kishte tashmë siguri,
sigurinë që i dhuroi Faiku.
“Abas, ti duhet të përpiqesh të mësosh edhe pak anglisht,
një fjalor të vogël do ta jap unë, me fjalët e përditshme, se
ndoshta nuk do të punosh gjatë në hekurudhë, ku sado të fitosh,
prapë nuk të mjaftojnë për të rregulluar jetën ashtu si duhet kur
64 Muci Mustafa Fezga
të kthehesh. Tani mendoj që ne mund të lidhim bashkë një
marrëveshje të vogël, që çdo të shtunë ti të vish këtu, te unë. Kam
shtëpi të bollshme, ne tre veta do të jemi, unë, Veliu dhe ti. Gruaja
ka një vit që më ka lënë. Na shërben Anna për çdo nevojë që
kemi, është ajo vajza që të shoqëroi kur hyre e që na shërbeu
rakinë pak më parë. Annën e kemi si vajzën tonë. I kam thënë
asaj të të mësojë shprehjet kryesore që përdoren në jetën e
përditshme në shtëpi, punë e pazar. Dhe tani gjumë të ëmbël.
Anna do të të tregojë dhomën se ku do të sistemohesh për të
fjetur.”
“Natën e mirë”, tha Abasi dhe doli duke ndjekur Annën nga
pas në korridorin e gjatë të shtëpisë.
65
Abasi, dëshnicari pa varr …
12.
Anna u fut në dhomë, hapi dritën, mbylli me kujdes
dritaren, pastaj perdet prej kadifeje të kuqe dhe kthehu kokën
nga Abasi. Ai rrinte pa lëvizur në mesin e dhomës. Vështrimi i tij
shprehte habi dhe paksa frikë. Nuk i kishte shkuar asnjëherë në
mend, as në ëndërr se mund të gjendej ndonjëherë i vetëm me
një femër tjetër, në një dhomë kaq të madhe e të bukur, që ka
dhe një krevat gjithashtu kaq të madh e të mbuluar me velenxë
ngjyrë ari e me thekë që vareshin anash.
Anna shkoi te krevati ta bënte gati për gjumë, ndërsa ai
qëndronte akoma pa lëvizur, sikur ta kishin mbërthyer në
dysheme. Shikonte veprimet e Annës dhe mendonte. Ajo dukej
shumë e re. Ndoshta nuk i kishte mbushur 30 vjeç. Sillej sikur të
ishte në shtëpinë e saj, pa asnjë droje edhe pse ishte me një burrë
në dhomë. Ajo ktheu përsëri kokën nga Abasi dhe i buzëqeshi
sikur të donte t’i thoshte diçka. Abasit iu duk se buzëqeshja e saj
sikur i shtoi dritë dhomës së ndriçuar dobët. Ajo hoqi velenxën
nga krevati, e palosi dhe e vendosi mbi një komo pranë murit,
zbuloi jorganin në njërin cep dhe iu afrua me ngadalë Abasit
gjithnjë duke i buzëqeshur.
Anna filloi t’i fliste anglisht, por Abasi nuk po kuptonte gjë,
sepse nga emocionet që ndiente fjalët nuk arrinin dot deri te
truri i tij. Pastaj ajo kaloi te shenjat, i mori çantën Abasit dhe e
vendosi në dollap, i shkopsiti xhaketën, ia hoqi dhe e vuri në
66 Muci Mustafa Fezga
kremastar te gardëroba, e la atë hapur, i dha shenjë të hiqte
këpucët e Abasi i hoqi. Pastaj ajo i dha shenjë të hiqte
pantallonat. Abasi hezitoi, por ajo, si për ta ngacmuar, u afrua
dhe bëri sikur do t’i zbërthente rripin.
Abasi u skuq. Anna qeshi dhe i tha duke i ndarë falët një e
nga një e duke e shoqëruar çdo fjalë me shenja, siç komunikojnë
mësueset me nxënësit e tyre në institutin e fëmijëve që nuk
dëgjojnë.
“Hiq pantallonat dhe vendosi në dollap. Dushi është te kjo
dera këtu. WC është kjo dera tjetër. Para se të shtrihesh mbylle
dritën me këtë çelës.”
“Okej” shqiptoi Abasi me gjysmë zëri.
“Natën e mirë e gjumë të ëmbël” tha Anna me buzëqeshjen
e zakonshme të saj, dhe mos shih ëndrra të këqija. Ok?”
Ajo doli në korridor duke tërhequr derën nga pas.
Abasi ndenji gjatë ashtu i mbërthyer në mes të dyshemesë.
I mbeti në mendje Anna e bukur, kujdestarja dhe mësuesja e tij.
Sytë e saj ishin të zjarrtë, buronte vetëm dashuri prej tyre. Por jo
vetëm sytë, trupi, gjoksi, këmbët, flokët, fytyra, çdo gjë e saj dukej
e përsosur. Gjithë qenia e saj rrezatonte dhe ndizte një ndjenjë
që ai nuk e kishte provuar. Mejën e donte shumë, donte ta kishte
gjithnjë afër, gati ngjitur me të, ta prekte, ta ledhatonte, kurse
këtë, kjo ishte ndryshe, për ta mbajtur si ndonjë stoli në duar, si
një statujë mbi tavolinë, si një ikonë në mur, ta shikoje kur
qeshte, kur lëvizte këmbët e duart, ta prekje lehtë, ta ledhatoje.
Ai mendonte dhe një lloj afshi i nxehtë i pushtoi trupin dhe i
tendosi muskujt.
67
Abasi, dëshnicari pa varr …
Abasi u zhvesh dhe iu afrua dushit. Ishte ndryshe nga
dushet në anije. Shtyu derën e xhamtë që rrëshqiti majtas. U
hutua nga gjithë ato rubinete. Nuk e kuptonte se cilin duhet të
hapte të parin dhe cilin pas tij. Sa shumë gjëra nuk di, mendoi me
vete. Veshi përsëri të brendshmet dhe u shtri në krevatin e gjerë
me çarçafët e bardhë e të hekurosur. Ndjeu menjëherë erën e
këndshme që vinte nga brenda shtratit e që u përzie shpejt me
erën e djersës që vinte nga trupi i tij.
Gjumi e zuri shumë vonë. Do të gdhihej e diela dhe ai mund
të flinte sa të dëshironte. Sa të kënaqur e ndiente veten. Pastaj
dalë e ngadalë filloi të ndihej keq. Po binte në gjumë dhe ishte
dita e parë që nuk i doli Meja para syve. Eh, Abas, Abas, foli me
vete.
Dielli i mëngjesit e zgjoi shpejt, por krevati i ngrohtë nuk e
linte të ngrihej. Anna trokiti në derë, e hapi, e përshëndeti dhe i
tha se zoti Faik dëshironte ta pinte kafen e mëngjesit bashkë me
të. Abasi u ngrit ndenjur dhe i foli shqip, pa ndonjë drojë prej saj.
“Më duket se të kam parë natën këtu, në dhomë, por nuk
jam i sigurt, ke hyrë vërtet, apo të pashë në ëndërr.”
“Nuk të kuptova fare”, iu përgjigj Anna. Pastaj qeshi gjatë e
me zë të lartë.
“Abas, ti ke gjumë të rëndë”, foli ajo. Abasi shqeu sytë, u
nguros dhe i hipi një e skuqur e menjëhershme. Ajo po fliste
shqip. Ajo duhet t’i kishte kuptuar edhe fjalet e tij prej idioti.
“Unë hyra vërtet, fika dritën. Ti e le ndezur. Ti nuk pe ëndërr.”
“Jo, jo, ..., të pashë këtu”, tha ai dhe vuri gishtin te koka.
68 Muci Mustafa Fezga
Annës i pëlqeu shakaja e Abasit, i buzëqeshi ëmbël dhe
mbylli derën. Ai rrinte ndenjur mbi krevat e dëgjonte trokitjen e
takave të saj në korridor, trokitje që vazhdonin të zbeheshin deri
sa nuk u dëgjuan më.
Kishin kaluar më shumë se katër muaj që Abasi vinte te
Faiku çdo të diel herët në mëngjes për të mësuar anglisht me
Annën. Por këtë radhë, ndryshe nga herët e tjera, ai erdhi të
shtunën në orët e vona të mbrëmjes. E mori Veliu me vete, me
mendimin se mund të pinin ndonjë gotë të tre me babanë.
Faiku nuk doli dot nga studioja e tij atë darkë e të kalonte
ndonjë orë me Veliun dhe Abasin. Kishte aq gjëra urgjente sa zor
se mund t‘i mjaftonte nata për t‘i mbaruar e për t‘i nisur me
postë herët në mëngjes. Me këtë rast edhe Abasi i kërkoi falje
Veliut, sepse donte të bënte detyrat e anglishtes, që zonjushe
Anna i kërkonte në mëngjes. Abasi u fut menjëherë në dhomën e
miqve, u ul te tavolina, nxori fletoren e detyrave dhe filloi të
shkruajë ngadalë deri pas mesit të natës.
Në mëngjes Abasi u ngrit herët, si të ishte në kantier.
Faikun e gjeti ulur në verandën e katit të sipërm dhe po
shfletonte gazetën. Anna po shërbente mëngjesin. Flladi pak sa i
ftohtë dhe ecja e shpejtë për të arritur në kohë i kishin dhënë
fytyrës së saj një rozë të lehtë. Abasi e përshëndeti Faikun,
ndërsa ai e ftoi të ulej pranë. Ai porositi Annën t’i përgatiste edhe
atij për të ngrënë.
“Qeveria e Vlorës ende nuk i ka vënë punët përpara” tha
Faiku i mërzitur. “Të gjitha agjencitë e lajmeve flasin për
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr

More Related Content

What's hot

Cikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJ
Cikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJCikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJ
Cikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJMarjan DODAJ
 
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``Adriatik Rexha
 
Ti duhet ta dish - Suad Bajrami
Ti duhet ta dish - Suad BajramiTi duhet ta dish - Suad Bajrami
Ti duhet ta dish - Suad BajramiSuad Bajrami
 
Don kishoti i mances power point
Don kishoti i mances power pointDon kishoti i mances power point
Don kishoti i mances power pointjurgenveizi1
 
Don Kishoti - Projekt
Don Kishoti - Projekt   Don Kishoti - Projekt
Don Kishoti - Projekt Arber Here
 
Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``
Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``
Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``Adriatik Rexha
 
Hamdi Islami Guret E Kalase
Hamdi Islami Guret E KalaseHamdi Islami Guret E Kalase
Hamdi Islami Guret E KalaseAgjencia eMagic
 

What's hot (10)

Cikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJ
Cikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJCikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJ
Cikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJ
 
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
 
Projekt Curricular ... !!!!
Projekt Curricular  ... !!!!Projekt Curricular  ... !!!!
Projekt Curricular ... !!!!
 
Ti duhet ta dish - Suad Bajrami
Ti duhet ta dish - Suad BajramiTi duhet ta dish - Suad Bajrami
Ti duhet ta dish - Suad Bajrami
 
DEDE GJO' LULI
DEDE GJO' LULIDEDE GJO' LULI
DEDE GJO' LULI
 
Don kishoti i mances power point
Don kishoti i mances power pointDon kishoti i mances power point
Don kishoti i mances power point
 
Don Kishoti - Projekt
Don Kishoti - Projekt   Don Kishoti - Projekt
Don Kishoti - Projekt
 
Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``
Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``
Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``
 
Don Kishoti
Don Kishoti Don Kishoti
Don Kishoti
 
Hamdi Islami Guret E Kalase
Hamdi Islami Guret E KalaseHamdi Islami Guret E Kalase
Hamdi Islami Guret E Kalase
 

Abasi - dëshnicari pa_varr

  • 1.
  • 2. Muci Mustafa Fezga Abasi, Dëshnicari pa varr ... N o v e l ë
  • 3. 2 Muci Mustafa Fezga Në kujtim të gjithë burrave të Dëshinicës që lanë rrugëve të gjata e tepër të vështira të Amerikës e të Francës, një pjesë të madhe të jetës së tyre dhe ëndërrën se mund të gjenin Parajsën. Pak për Autorin Ka lindur në Xhanaj të Dëshnicës, të rrethit të Përmetit; Është matematikan me profesion, ka studiuar në Universitetin Lomonosov të Moskës (MGU), në Fakultetin e Matematikës dhe Mekanikës; Ka dhënë leksione në Institutin e Lartë Pedagogjik të Tiranës dhe në UT, Ka drejtuar Drejtorinë e Dokumentacionit Shkollor në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës; Ka drejtuar Shtëpinë Botuese të Librit Universitar (shblu); Ka botuar mbi dhjetë tekste matematike për nxënësit dhe studentët. Shumica e tyre janë krijuar me bashkëautorësinë e Zonjës Drita Hasimi-Fezga, bashkëshortja e tij. Vitet e fundit është marrë me krijimtari letrare. “Abasi, dëshnicari pa varr”, është ndër novelat e para të tij.
  • 4. 3 Abasi, dëshnicari pa varr … 1. Shtëpitë e fshatit Breg të Dëshnicës janë në njërën nga dy faqet e një gryke mali, në prerjen e të cilave rrjedh një përrua që zakonisht ka aq pak ujë sa nuk mjafton as për të vaditur kopshtet afër tij. Por ndodh ndonjëherë që përroi, aq sa i qetë është zakonisht, aq dhe tërbohet, del nga shtrati me zhurmë të madhe dhe merr përpara ç’të gjejë, pa kursyer as kopshtet e bukur që janë gjitonët më të mirë të tij. Faqja ku ndodhen shtëpitë është shumë e pjerrët. Fshatarët e kanë shtruar rrugën me gurë, që e quajnë herë kalldrëm e herë sokak, si në Përmet e Gjirokastër. Asnjë nuk di të thotë saktë ç’hall kanë pasur të parët e tyre që i kanë ndërtuar shtëpitë kaq lart në këtë faqe mali e kaq larg nga tregu i Këlcyrës. Asnjë nuk di të thotë pse e kanë quajtur Breg, kur mund të quhej fare mirë Gropë, siç është vërtet. Njëri nga fshatarët, paska thënë si filozof se njeriu e ka në natyrën e tij të ngjitet sa më lart të jetë e mundur; një tjetër paska thënë se kjo natyrë e tyre lidhet me frikën, prandaj ikin nga sytë këmbët. Një i tretë i ka dhënë të drejtë të parit nga që vetë ai ndiente poshtërim kur shtëpinë e tij e cilësonin të tjerët si “shtëpia e fundit e fshatit” dhe lagjen si “lagje e poshtme”. Abasi nuk përzihej fare në këto biseda dhe as e kishte vrarë mendjen pse gjyshi a stërgjyshi i tij e kishte ngritur shtëpinë aty
  • 5. 4 Muci Mustafa Fezga në breg të përroit, në lagjen e sipërme, në krye të fshatit. Ka pasur qejf e kaq, mendonte ai. Ndoshta i pëlqente zhurma e përroit. Ndërsa ai vetë kishte dëshirë ta bënte shtëpinë e re jo vetëm dykatëshe por edhe në mes të një bahçeje plot mollë. E ç‘iu duhej të tjerëve të pyesnin se pse e bëj me dy kate e pse në mes të mollëve. Ai po kthehej nga puna, ecte mendueshëm dhe sytë i mbante ulur, sikur të zgjidhte se ku mund të ishte më mirë për të hedhur këmbën. Në një çast buzëqeshi. Iu kujtua ai, “filozofi i fshatit” për dëshirën që kanë njerëzit të ngjiten sa më lart, që me sa duket e lidhte o me qiellin e me Perëndinë, o me Stambollin e me Portën Lartë. Sa biseda të kota, thoshte me vete. Ç’halle kemi e ç’biseda bëjmë. Një bisedë me zë të lartë ia ndërpreu mendimet. “Më në fund u hap rruga e kurbetit,” dëgjoi të fliste dikush, “tani mund të shkosh ku të duash, të punosh e të fitosh shumë para” u thoshte ai disa fshatarëve që ishin mbështetur te muri i Mekamit të fshatit. Duhet të ishte ndonjë i ardhur. Zërin e tij s‘e kishte dëgjuar ndonjëherë. Abasi u afrua pranë grupit të të rinjve. “Ju nuk e dini,” vazhdoi të fliste i ardhuri, “por Ismail Beu ka folur para tre-katër ditëve nga ballkoni i shtëpisë së tij në Vlorë dhe i ka thënë popullit, që kush të mundë, le të shkojë e të punojë nja 2 a 3 vjet në Itali, në Francë, bile edhe në Amerikë, të bëjë punë të ndershme atje, të fitojë para dhe të vijë pastaj të mëkëmbë ekonominë e vet. Kjo do t’u bëjë të pasuroheni e kur të ktheheni do të jetoni si agallarë këtu në fshat.”
  • 6. 5 Abasi, dëshnicari pa varr … Ai burri që fliste e uli pak zërin, pastaj uli edhe kokën. “Këtë punën e agallarëve nuk e ka thënë Ismail Beu, por po e them unë, nga vetja ime, se kështu do të jetë vërtet. Duhet të më besoni.” “Nuk është kaq e thjeshtë kjo, zoti Ceno”, tha njëri nga djemtë. “Po fëmijët e mi kush do t’i ushqejë nëse unë do të shkoj? Po shpenzimet e shumta që duhen për rrugën, ku do t‘i gjej?” “E po, Ismail Beu e ka fjalën për ata që i kanë mundësitë”, tha ai që quhej Ceno. “Ti që nuk i ke mundësitë, mos shko. Nuk të detyron njeri, as Ismail Beu nuk të detyron” dhe qeshi me pak ironi në buzë, duke i parë në sy të gjithë një e nga një, sa ishin aty. Abasi ishte afruar fare pranë dhe po sodiste gjestet me të cilat Cenojo shoqëronte çdo fjalë që nxirrte nga goja. Ky Cenoja i përdorka si mjeshtër të gjitha pjesët e trupit kur flet, mendonte Abasi, deri dhe sytë, kokën, buzët, vetullat e çdo gjë. Burrë i stërvitur, si zagarët e gjahut. “Nga na vjen, zotëri”, iu drejtua Abasi, “dhe kush të ka dërguar deri tek ne?” “Mua po më pyet”, tha Cenua, si për shaka. “Vij nga Tregu, mor zotëri. Më quajnë Ceno Duni. Punoj në një zyrë aty poshtë. Këto që thashë dhe ato që do t’ju them po të më pyesni, i them se kështu më kanë porositur zotërinjtë e mi të zyrës.” Ai i hodhi Abasit një vështrim që shprehte më shumë dyshime sesa interes. “Ne të gjithë në zyrat e Tregut e dimë varfërinë tuaj në këtë fshat të largët e në të tjerat rreth jush. Edhe Ismail Beu e di. Unë
  • 7. 6 Muci Mustafa Fezga erdha sepse i kam ca mundësi t’u ndihmoj të shkoni në kurbet pa shpenzime të mëdha. Besoj se iu përgjigja pyetjes tënde, zotëri”, tha Cenua duke e drejtuar trupin e duke nxjerrë gjoksin përpara. “Je i kënaqur, zotëri?” “Domethënë, ty të ardhka keq për ne”, tha Abasi, “bën dy-tri orë rrugë në këmbë, në këtë të përpjetë për të ardhur deri këtu. Do të shkosh edhe në fshatra të tjerë. Po mundohesh shumë, i dashur Ceno.” “Po”, tha Cenua, kinse pa e kuptuar ironinë e Abasit, “do të shkoj edhe në Fratikë, kam burrin e motrës atje. Atij, do t’ia zë derën këtë natë.” Cenua deshi të largohej, por Abasi i bëri shenjë për të pritur. “Prit Ceno, se tani e blova. Je kunati i Xhelalit ti. Domethënë, do të shkojmë në Amerikë me paratë e Xhelal Beut, kështu? Po aq të rëndë e ka akoma dorën? Thonë se për një të merr dy. Apo gojët e liga i hedhin këto?” “Qenke burrë i mençur, zotëri, po më pëlqyeke”, tha Cenua duke vënë buzën në gaz. “Ashtu është vërtet, por dorën nuk e ka të rëndë, bilès e ka të lehtë fare, ndryshe nga të tjerët në këto anë. Mos kujto se nuk e kuptova atë që the pak më parë.” “E paske mësuar mirë zanatin, zoti Ceno, por lëre kunatin për nesër. Hajde nga unë sot e na trego ndonjë gjë më shumë. Fjalimi tënd më pëlqeu.” “Jo, më vjen keq, nuk ia prish dot kunatit. Do të nisem tani, sa pa rënë nata, se në errësirë e ndiej frikën në bark, biles mezi marr frymë. Nesër do të kaloj përsëri. Njoftoni dhe të tjerët të vijnë që t’u shënoj emrat. Ky fat nuk troket gjithnjë në portë, e ndoshta nuk troket më kurrë. Bisedoni patjetër edhe me gratë.
  • 8. 7 Abasi, dëshnicari pa varr … Llogarinë e parë bëheni me to, se barra mbi to do të bjerë. Mua më keni gati në çdo kohë, ditë apo natë qoftë. Se unë punoj për ju, por edhe për vete”, dhe i shkeli syrin Abasit. “Më paguajnë për këtë që bëj. Vetëm rrugë nuk bëj natën. Ndërsa muhabet, gjer në saba, siç thotë kënga.” Cenua përshëndeti dhe u largua i kënaqur. Po fillonte të errej e Mekami do të priste vizitorët të tjerë të fshatit. Mbrëmjeve të tilla, të ngrohta, mblidheshin rreth tij thuajse të gjithë burrat. Uleshin nën lisat e gjatë që e rrethonin, zhyteshin në heshtjen e tyre tërë halle, ledhatoheshin nga zhurma e lehtë e degëve të lisave që era i valëviste si t’i përkëdhelte, shkëmbenin rrallë ndonjë fjalë me njëri-tjetrin. Në këtë vend të Perëndisë ndjenin një lloj sigurie në vetvete. Në hapësirat e vogla mes lisave hidhnin sytë drejt qiellit dhe me mend dërgonin lart ndonjë lutje e rrinin me shpresë. Por sot kishte më shumë biseda. Cenua kishte hedhur farën dhe ajo po fillonte të lëshonte rrënjë. Flladi i lehtë e i ngrohtë që frynte atë mbrëmje u ledhatonte njerëzve jo vetëm fytyrën, por edhe shpirtin. Abasi ngjitej ngadalë sokakut dhe me vështrimin e tij si gjithnjë te këmbët e veta, po i afrohej shtëpisë. Në kokë diçka po ndodhte dhe ai ndiente brenda saj ca zhurma të pakuptimta. Ishin si copëza bisedash nga ato që si sapo kishte lënë nga pas, por nuk dallonte asnjë lidhje mes tyre. Ishte një si lloj shpërqendrimi që po i jepte edhe një lloj dhimbje të lehtë në kokë. I dilte Cenua para syve, pastaj zhdukej ai e i dilte ai djali që nuk dinte ku t’i linte fëmijët. Pastaj ai tjetri që mendonte se njerëzit duan të ngjiten sa më lart. Bisedat me Cenon e më pas me shokët ia kishin mpirë trurin. Ai
  • 9. 8 Muci Mustafa Fezga kishte tre djem. I vogli, Shehati, ishte dy vjeç e ca. Më i madhi sapo kishte mbushur gjashtë. Janë tre që presin nga ai. Po gruaja? Meja, e bukur si engjëll, e qeshur dhe e gëzuar si vetë dielli, e zonja të bënte të gjitha punët që kërkonte shtëpia jashtë dhe brenda. Ajo punonte në arë shumë më mirë e më shpejt. Ai nuk ia kalonte dot asaj, në asnjë lloj pune, sido të ishte moti, sa do e sertë dhe plot gurë të ishte toka. Edhe parmendën ajo e ngiste më mirë se ai. Mendimet ia ndërpreu zëri i Mejës, që e përshëndeti nga larg. Ai ktheu kokën dhe e pa; ajo po dilte nga dera e kopshtit, si del Hëna nga reja, mbështeti shatin pas gardhit, iu afrua dhe i buzëqeshi me ëmbëlsi, si përherë. “Paske rënë në mendime të thella”, i tha ajo. “Po të vështroja nga larg e po mendoja, pse të jetë kaq i shqetësuar burri im i bukur? Kush ma paska ngacmuar kaprollin tim?” Ajo i kapi dorën dhe të dy kaluan nëpër oborrin që ndahej nga kopshti me një gardh të thurur me dega rrapi. Rrugica deri te dera e shtëpisë ishte si një lloj korridori i shtruar me pllaka guri për t’u ruajtur nga balta, që dukej sikur binte nga qielli së bashku me shiun. Shtëpia e tyre ishte një kasolle e madhe e gurtë, e ndërtuar mbi bregun e përroit, e mbuluar me pllaka gjithashtu prej guri. Nga dera e shtëpisë hyje në një korridor të vogël, aq sa lejonte të hapje dy dyer të brendshme, majtas dhe djathtas. Dhoma djathtas kishte vatër të madhe të gurtë dhe mbi të qëndronte gjithnjë një saç i rëndë prej llamarine, i mbuluar me hi. Në krye të vatrës ishte gropa e zjarrit dhe mbi të gllaniku me oxhak. Ishte
  • 10. 9 Abasi, dëshnicari pa varr … një lloj fabrike që vihej në punë çdo ditë për prodhimin e bukës. Nga mënyra si ndërtohej dhe si funksiononte kjo fabrike shtëpiake, përcaktohej gjendja ekonomike, e mirë apo e keqe, e familjes që e përdorte atë, ose vendi që zinte ajo në radhën e familjeve të fshatit Në fund të dhomës, në një sepete të madhe druri mbahej mielli. Ajo ishte e ndarë në dysh. Ndarja për miellin e grurit ishte fare e vogël. Nuk ishte e thënë, as nga Perëndia, që këta banorë të hanin e të ngopeshin me bukë gruri. Gruri jo vetëm bëhej me shumë vështirësi në atë tokë të varfër e tepër të pjerrët, por fara e tij nuk gjendej lehtë dhe ajo që blihej ishte pa cilësi. Akoma më keq, shteti merrte një pjesë të madhe të prodhimit të grurit Ai nuk harronte të dërgonte taksidarët e vet ende pa filluar shirjet. Gruri përdorej edhe për të larë borxhet, sepse kishte fuqinë e parasë. Ai pak miell që mbetej përdorej për të bërë zahiretë e dimrit, tërhananë e petët dhe pastaj për miqtë do të bëheshin kuleçët, byrekët, bakllavatë, petullat, poganikët e prodhime të tjera që edhe fëmijët mezi i prisnin. Anëve të murit kishte sergjenë prej dërrasash druri, ose prej dhogash, si i quanin ata, ku mbaheshin enët e gatimit, sinitë, tepsitë, lugët e pirunët. Sipër tyre dukeshin trarët e nxirë nga bloza. Nëpër trarë kapeshin telat për të varur e tharë pastërmanë, rrushin, mollët e ftonjtë. Frutat qëndronin të paprishura deri në dimër dhe kishin shijen e tyre të veçantë; fëmijët i pëlqenin shumë, por më shumë kënaqeshin miqtë kur gostiteshin me to.
  • 11. 10 Muci Mustafa Fezga Dhoma tjetër ishte “odë” për fjetje. Aty flinte Abasi me Mejën, në një dyshek me lesh të larë delesh, të mbuluar me një jorgan të mbushur me lecka e të kapur në shumë vende me ca si ventuza, gjithashtu prej leckash. Ngjitur me shtratin e tyre flinin fëmijët, shtrirë të tre njëri pas tjetrit. Në odë kishte edhe dy komplete, dyshek-jorgan-jastëk, të mbushur të gjitha me lesh. Ata përdoreshin ishin për miqtë e shtëpisë dhe sa herë vnte ndonjë prej tyre, shtrati i çiftit dhe rrobat e fjetjes së fëmijëve zhvendoseshin në dhomën e zjarrit. Të kapur krahë për krahu, ata hynë brenda pa folur. Abasi u ul në minderin pranë vatrës dhe mbështeti kokën pas oxhakut. Heshtja e zgjatur e tij dhe krejt e pazakontë e shqetësoi Mejën. Minutat kalonin, shqetësimi i saj shtohej aq sa ajo nuk mund ta duronte dot këtë heshtje, si të kishte rënë gjëma në shtëpi. “Abas, burri im i dashur, ti nuk po më dukesh mirë, kaq i heshtur e i ndryshuar si asnjëherë gjatë këtyre shtatë viteve që jemi bashkë. Më thuaj të lutem çfarë ka ndodhur, kush të ka zëmëruar e ta ka prishur qejfin? Mos ndoshta jam bërë unë pa dashur shkaku i kësaj gjendjeje kaq të nderë? Mos ndoshta ndonjëri nga këta çamarrokët?” Abazi ktheu kokën nga Meja dhe ajo dalloi menjëherë dy sy të skuqur e pak të lagur nga lotët. Ai u ngrit nga vendi, iu afrua Mejës, i hodhi duart në qafë dhe e përqafoi duke e afruar pranë vetes. Ajo e mbështeti kokën në supin e tij. “Meja ime, ti dhe fëmijët jeni gëzimi im, por bisedat që u bënë te Mekami dhe më pas gjatë rrugës për në shtëpi më krijuan një lëmsh të kokolepsur në tru, që nuk ia gjej dot fillin nga ta kap. Le t’i qajmë bashkë hallet tona e të përpiqemi të gjejmë një
  • 12. 11 Abasi, dëshnicari pa varr … zgjidhje. Kështu siç jemi ne të dy, me tre fëmijë të vegjël ndër duar, nuk mund të vazhdojmë dot gjatë.” Ata u ulën të dy dhe si të ishte i ftohti i madh i dimrit, u afruan kaq shumë me njëri-tjetrin, për t’u ngrohur sado pak. Abasi lëshoi një pshehrëtimë të gjatë dhe pas saj filloi të tregojë me të gjitha hollësitë gjithçka që u tha me Cenon tek Mekami e më pas me Selmanin, Zenelin e të tjerë. Ai tha se kurbeti ka qenë gjithmonë shpëtimi i vetëm për shumë nga familjet e fshatit, por tani atë po e nxit edhe qeveria e re e Ismail Beut. Janë ngritur zyra në çdo prefekturë dhe Cenoja është një prej agjentëve të mobilizuar nga zyra e Tregut. Abasi fliste siç flet njeriu me vete, ndërsa Meja dëgjonte si të ishte në gjendje shoku, pa dhënë asnjë shenjë me duar, me zë a me sy, për ta mbështetur apo kundërshtuar. Meja më në fund e kuptoi që burri i saj qëndronte si në mes të një trari të gjatë që mbështej në dy brigjet e një humnere të pafund e tani kërkonte ta shpëtonte ajo. Atij nuk i vinte zor ta thoshte hapur se puna që e priste në kurbet, në miniera a hekurudha, nuk do të ishte më e lehtë se punët e fshatit, të cilat ai nuk e përballonte dot as tani që ishte ende i ri. Ndoshta kurbeti mund t’i sillte aq para sa të jetonin dosido edhe në ndonjë vend tjetër larg këtij fshati të mallkuar ku grurit i duhet të mbijë mbi gurë. Meja i dinte të gjitha këto vështirësi, por, mbi të gjitha ajo dinte edhe paaftësinë e Abasi për t’i kaluar ato. Edhe tani kur ajo e ka Abasin çdo ditë pranë saj, ajo i përballon thuajse e vetme më të shumtën e punëve të rënda.
  • 13. 12 Muci Mustafa Fezga “Abas, të lutem, tha Meja, eja të shtrihemi e të flemë tani, se ndoshta nesër në mëngjes do të jemi më të kthjellët e më të drejtë në vendimin që do të marrim. Unë po bëj gati shtratin dhe po të pres. Mos kij merak se fëmijët kanë kohë që flenë dhe nuk zgjohen kollaj.” Ata u shtrinë, përqafuan njeri-tjetrin në errësirën e natës dhe për çudi, krejt ndryshe nga herë e tjera, ata nuk kishin asnjë dëshirë për të bërë pak dashuri. Pas pak Meja dëgjoi gërhitjen e lehtë të tij. Stresi i madh e kishte lodhur atë së tepërmi. Sepse ai nuk shihte asgjë të mirë as nga kurbeti dhe as nga qëndrimi në shtëpi. Punët e fshatit i njihte mirë, por fizikisht nuk arrinte t’i bënte si duhej, ndërsa për kurbetin nuk ia kishte fare idenë. Ai kishte një shpirt si prej perëndie, që e shfaqte jo vetëm për gruan e fëmijët, por për këdo në fshat. Ndërsa për punën, jo. Dhe kjo i trëmbte të dy. Kaloi mesi i natës, por Mejën ende nuk po e zinte gjumi. Ja, t’i marr punët me radhë, filloi të mendonte. Kopshtin mund ta punoj siç e kam punuar deri tani. Punimet e tokës janë vërtet të vështira. Aq më tepër që arat janë larg. Ndoshta mund t’ia jap dikujt për t’i punuar dhe ai të marrë në fund një pjesë të prodhimit. Si atëherë kur Abasi bëri ushtrinë. Ka këtu edhe familje të tjera që e bëjnë këtë. Por, fundja edhe vetë mund ta punoj një pjesë të tyre. Unë di ta përdor parmendën. Bagëtia s’është gjë. Pak kokë kam unë. Edhe fëmijët mund t’i ruajnë. Pastaj ca para i kam grumbulluar. Abasi ka punuar në shumë fshatra. Ka shkuar deri në Dangëlli e Biovizhdë. Ka shkuar edhe një vit ushtar bedel. Dhe ato janë ca para. Po dhe frikë nuk kam. Një çifte e kam në sepete. Do ta var në mur që ta marrin vesh të
  • 14. 13 Abasi, dëshnicari pa varr … gjithë. Edhe djali i madh po bëhet burrë, shtatë vjeç i mbushi. Janë të korrat e grurit përpara. Po prapë rregullohet. Po të jap një kile në tre, kushdo e bën. Mejës iu lehtësua shpirti nga gjithçka që mendoi. Një gëzim ndjente përbrenda. Nuk e besonte as vetë. Nga i vinte vallë? Burri po ikte në kurbet dhe ajo ndjehej e gëzuar, e lehtësuar jo vetëm në shpirt, por edhe në trup. Pastaj, papritur u ligështua. I vinte keq për Abasin, por dhe për vete. Do t’i mungonte në shtrat. Do të largohej nga fëmijët. Ndoshta do të gjente ndonjë tjetër grua atje. Burrë i pashëm është, mendonte. Por, doli shpejt nga ajo gjendje dëshpërimi. Ndihej vërtet e lehtësuar se do t’u bënte balle vetë të gjithave, se do t’ia dilte në krye më mirë se një burrë, se ndihej e fuqishme, shumë e fuqishme. Atë do ta mbante në gojë tërë fshati. “Kjo është më e mira që mund të bëhet”, mendoi Meja, pa e kuptuar që po e thoshte me zë të kthjellët, të gëzuar dhe të sigurt. “Cila është më e mira?” tha Abasi dhe u kthye nga ajo. “Akoma nuk të paska zënë gjumi ty shpirt, vajti mesi i natës.” “Vërtet mesi i natës është, por nuk është vetëm për mua, zemër”, dhe e pushtoi të shoqen në gjoks, filloi t’i përkëdhelë flokët, ta puthë e ta puthë pa e ndjerë as peshën e trupit të vet, as frymëmarrjen, si të ishte në një fluturim, në një hapësirë pa fund.
  • 15. 14 Muci Mustafa Fezga 2. “Emrin, zotëri?” pyeti avokati. “Abas”. “Mbiemrin?” “Aliu.” “Uau”, u çudit avokati. “Emrin e babait?” Abasi iu përgjigj të gjitha pyetjeve dhe avokati i plotësoi të gjitha vendet bosh që kishte në letrën përpara. Pastaj iu drejtua Selmanit: “Emrin, zotëri?” Ishin katër veta nga Bregu që plotësuan letrat te ky avokat, Selmani, Abasi, Zeneli dhe Ganiu. “Dhe tani”, tha avokati, “sa të vijë zoti Xhelal, i cili nuk do të vonohet, unë po ju lexoj kontratën dhe ju do të vini firmën në të. Kush nuk di të shkruajë, do të vërë gishtin. Ju nuk jeni të vetmit që po përgatiteni për të ikur. Kur të mbërrini në Durrës, do ta shikoni se sa shumë jeni.” Avokati filloi leximin, por ende pa e mbaruar, hyri Cenua dhe njoftoi: 'zoti Xhelal po hyn'. “Mirëdita zotërinj”, tha zoti Xhelal dhe u ul në krah të avokatit, i cili e pyeti atë për shëndetin e tij dhe të zonjës.
  • 16. 15 Abasi, dëshnicari pa varr … “E po, mund të fillojmë” tha zoti Xhelal. “Unë jam gati për të firmosur e për të dhënë paratë. A e lexuan këta zotërinjtë kontratën?” “Ja, zoti Xhelal”, tha avokati, “gati e mbarova. Tani po lexoj atë paragrafin që edhe ju e keni merak. Ja dëgjojeni ju të katër. Nëse sasia e parave nuk do të kthehet e tëra në datën e caktuar, atëherë”, këtu avokati ndaloi pak për t’i dhënë më shumë rëndësi asaj që do të thoshte, “atëherë, të nesërmen e kësaj date, shuma për t‘u paguar dyfishohet, domethënë shtohet edhe një herë aq. Mbajeni mend mirë këtë. Nëse kalon vetëm një muaj nga kjo datë dhe përsëri nuk paguhet, atëherë, keq më vjen t’ua them, por me këtë punë do të merret milicia. Dhe ju e dini se si veprojnë ata. Dakord? Unë mendoj se për dy vjet ju të gjithë do të keni mundësinë të grumbulloni aq para sa të paguani zotin Xhelal dhe t’u mbeten plot të tjera për të mbajtur fëmijët dhe shtëpitë tuaja.” Abasi shkëmbeu një shikim të shpejtë me Selmanin. Të dy ndoshta mendonin të njëjtën gjë. Mos vallë po shkonin si breshka tek nallbani. Çfarë pune do të ishte ajo, ku do të merrnin aq para sa të mos turpëroheshin para fëmijëve të tyre? “Tani”, tha avokati, “ju e patë që zoti Xhelal dha paratë në sytë tuaj, për secilin nga ju. Dhe ju, fiks pas dy vjetësh nga dita e mbërritjes në Boston, do t’i paguani atij shumën e caktuar në kontratë. Urdhëroni tani, me radhë, vini firmën ose gishtin te vendi ku kam shënuar kryqin.”
  • 17. 16 Muci Mustafa Fezga Abasi, pasi e pa atë letër nga kreu në fund, shkroi ngadalë emrin e tij me shkronja të mëdha dhe ngriti kokën. “Zoti Abas, firmos edhe në këto tri kopjet e tjera”, i tha avokati. “Një është për ju, një për mua, një për zotin Xhelal dhe një për dokumentet e udhëtimit.” “Si urdhëron zotëri”, tha Abasi. Selmani iu afrua avokatit, zgjati gishtin tregues, e leu me bojë të zezë dhe e mbështeti në letër. E përsëriti këtë veprim edhe tri herë të tjera. Ata të katër u tërhoqën në një kënd të dhomës, morën kontratat dhe u bënë gati të dilnin. “Dëgjoni dy këshilla, ju lutem”, tha avokati dhe të katër ndaluan. “Kontratat ruajini mirë se mund t’u kërkohen rrugës nga xhandarmeria. Nisja juaj do të bëhet më datën 2 maj, në mëngjes herët, nga ky vend. Do të merrni ushqim vetëm për një ditë. Nga Durrësi do të niseni me anie për në Trieste, pastaj me tren për në Hamburg e prej andej, me një anije tjetër, për në Boston. Nëse nuk keni ndonjë pyetje, mirë u pafshim. Falënderojeni ju lutem zotin Xhelal, për këtë të mirë që ju ka bërë sot.” Ata iu afruan zotit Xhelal, i dhanë dorën dhe e falënderuan. Abasi ia shtrëngoi fort sa Xhelalit iu duk se i dhembi. Selmani, veç falënderimit, i tha me zë të ulët se nuk do t’i sillnin asnjë shqetësim për kthimin e parave dhe se do të mendonin diçka më tepër për të dhe zonjën e tij. Xhelalit vetëm sa i luajtën pak mustaqet nga buzëqeshja dhe i dolën në pah dhëmbët e bardhë.
  • 18. 17 Abasi, dëshnicari pa varr … Në oborr, grupit iu afrua Cenua dhe i ftoi të pinin kafen e të bisedonin pak për punët që i prisnin pas dy javësh. “Dëgjo ti Selman”, tha Abasi duke ecur krah për krah me të e duke mbetur më pas nga grupi, “mua më erdhi pak të përzier në stomak nga ajo përulësia tënde ndaj atij derri të dhjamur.” “Jo, Abas, ai na bëri një të mirë të madhe. E nga kush tjetër e prisje ti këtë të mirë? Të nisesh e të mbërrish në Amerikë pa futur dorën në xhep. Pak të duket ty kjo? Ai mund të jetë i zi në shpirt, unë nuk ia kam parë, por kjo që bëri ishte e mirë e madhe.” “Ai këtë të mirë e bëri për vete. Nuk e bëri as për mua dhe as për ty. Ai na sheh sot për herë të parë. Po të mos i firmosnim ne kontratat, ai do të lëshonte Cenon të gjente katër të tjerë. Ai mesi e ka gjetur këtë rast. Pa lere pastaj që ti i bën edhe premtime. Nuk ka nevojë ai për dhuratat e tua. Familja tënde, po, ajo ka nevojë.” “Këto ditë isha në Skrapar e dëgjova njërin që fliste si ty, Abas. Mirë, i kishte thënë avokati atij, shko në bankë atëherë dhe merri paratë aty, me fajde. Ai shkoi vërtet, por nëpunësit e bankës e nxorën jashtë. Kush të beson ty, i thanë. Largohu!” “E qartë fare, Selman. Zoti Xhelal vete e vjen në bankën e Gjirokastrës. Paret atje i ruan. Nuk ia ruan zonja atje te vendi. Banka i hap të dy kanatet e derës për Xhelalin dhe asnjë kanat penxhereje për Abasin e Selmanin me shokë.” “Abas, je akoma i ri prandaj hidhesh si gjel. Vërtet nuk e kupton këtë ndryshim të madh? A e di kush është Xhelali e kush je ti apo unë? Më tutje nuk e di si do të jetë. Ndaj po nisemi në Amerike ne dhe jo Xhelali.”
  • 19. 18 Muci Mustafa Fezga Abasi desh të thoshte diçka, por bëri vetëm një 'po, po' me gjysmë zëri, uli kokën dhe vazhdoi të ecë duke parë rrugën. Selmani ka të drejtë, mendoi. I erdhi në mend fjala e fundit që përmendi avokati, dyfishi i parave ose burgu. T’i thuash edhe faleminderit asaj këllire.
  • 20. 19 Abasi, dëshnicari pa varr … 3. Dita e premte e 2 majit të vitit 1913 u gdhi e freskët, me qiell të pastër dhe erë tepër të lehtë. Pranvera kishte nisur herët e po i afrohej kulmit të bukurisë së vet. Meja pothuajse nuk fjeti fare tërë natën. Ndjehej e tensionuar, e nervozuar e pa fjalë. Në shtëpi po ndodhte diçka e rëndë që ajo nuk i gjente dot emrin e duhur. Përpiqej ta kalonte këtë gjendje, me zor, por ta kalonte. Nuk donte që i shoqi ta shihte kështu. Natën bëri gati gjithçka që do të merrte Abasi me vete, mbushi një çantë të madhe të thurur me fill leshi të lyer me gjelbër. Mendonte se gjelbërimi sjell pranverën, lumturinë. Futi në të një palë pantallona, dy triko e katër palë çorape leshi, dy këmisha e katër palë të mbathura. Futi edhe pak gjëra për të ngrënë: një kulaç të pjekur në prush, vezë të ziera, një lakror me tërhan të ndarë në katërsh, një shishe me dhallë e një me raki. Abasi u ngrit herët, u rrua dhe lau fytyrën. Nuk kishin folur ende asnjë fjalë me njëri-tjetrin, sikur ishin zënë e mbanin mëri. Sytë i kishin të dy të përlotur. Abasi shkoi pranë fëmijëve që flinin, i puthi me radhë. Do të kalonin vite pa i parë. Nuk do t‘i shihte si do të rriteshin, nuk do të kishte mundësi t‘i puthte e t‘i përkëdhelte.
  • 21. 20 Muci Mustafa Fezga “Si fjete Abi? Kur e keni lënë të takoheni me shokët”, theu heshtjen Meja. Abasi ktheu kokën, e pa Mejën me sy të përlotur dhe diçka iu mblodh në grykë, hapi derën dhe doli në korridorin e vogël duke qarë me ngashërim. Nuk mund ta mblidhte dot veten. Tani po e ndjente vërtet atë që po ndodhte, hapin e gabuar që po hidhte. Meja e kuptoi, fshiu sytë me shami dhe doli pas tij. I hodhi duar në qafë, e puthi në buzë, pastaj i fshiu lotët edhe atij, qeshi dhe filloi ta përkëdhelte. “Nuk e kemi lënë kështu bashkë. Kemi një muaj të tërë qe e presim këtë 2 maj. Merak të mos kesh se unë do të dal çdo natë në ëndrrat e tua. Hajde pra, bëhu burrë, ma jep pak buzën të ta puth edhe një herë dhe nisu për të takuar shokët. Nuk dua që fëmijët të zgjohen tani e të na shohin duke qarë.” Ata ishin përqafuar e nuk ndaheshin dot. Qanin të dy. Nga larg u dëgjua një zë që e thërriste me emrin e djalit të vogël. “O Shehat!” Ishte Selmani. Meja hoqi duart nga përqafimi dhe drejtoi trupin. U afrua, e puthi prapë e i ledhatoi faqet. “Ja pra, erdhi dhe çasti që prisnim.” Abasi hodhi çantën e madhe në kurriz dhe ashtu i përlotur u nis me kokën ulur si gjithnjë. Hodhi edhe një herë vështrimin pas për ta parë. “Mej, shpirt, do të shkruaj sapo të mbërrij.”
  • 22. 21 Abasi, dëshnicari pa varr … Rrugës për në Treg i shoqëronte Hakiu, djali i madh i Selmanit. Ai tërhiqte kalin mbi samarin e të cilit kishte ngarkuar çantat e të katërve. Ecnin të pestë njëri pas tjetrit rrugës së tatëpjetë. Veç përshëndetjes së mëngjesit nuk kishin shkëmbyer ende asnjë fjalë me njëri-tjetrin, sikur të mbanin mëri. Secili mendonte për familjen e vet, për gruan e fëmijët. Zeneli kishte dy prindërit e sëmurë. Vetëm Ganiu, më i riu i grupit, ishte pa probleme. Deri tani kishte jetuar me xhaxhanë e vet se prindërit i kishin vdekur të dy nga një helmim me kërpudha. Majat e Dhëmbelit dhe Trebeshinës që ndaheshin nga gryka e magjishme e Këlcyrës sapo u ndriçuan nga rezet e para të diellit të mëngjesit. Lugina e Vjosës kishte një pamje mahnitëse atë ditë, ose ndoshta kështu iu dukej atyre. “Gruri paska filluar të lidhë kalli, nuk di kush do të ma korrë, të ma mbledhë e të ma shijë sivjet”, tha dhe psherëtiu Abasi. “Këtë hall e kam dhe unë”, tha Zeneli, “të dy pleqtë janë rënduar shumë nga sëmundja.” “Për cilët pleq e ke fjalën?” pyeti Abasi. “Për babanë dhe nënën e kam fjalën, pse nuk e kuptuake zotrote?” “Nuk e kuptoj dot pa ma shpjeguar”, tha Abasi, “se unë mund të them 'plak' për një të moshuar që nuk ia di emrin, por ti jo vetëm që ua di mirë, por di edhe më shumë, që njërin e ke baba e tjetrën nënë. “Ke shumë të drejtë Abas”, tha Selmani. “Është bërë një zakon i keq ky te të rinjtë e sotëm. E kanë shumë qejf t‘u
  • 23. 22 Muci Mustafa Fezga drejtohen prindërve me 'plak' e 'plakë'. Mua, nuk e di pse, por më duket si një lloj sharje a tallje kjo lloj sjelljeje.” “Por, jo o baba”, ndërhyri Hakiu, “nuk janë të gjithë të rinjtë njëlloj.” Qeshën të gjithë me ndërhyrjen e papritur të djalit që nuk i ishte dëgjuar zëri. “Mirë thotë Abasi”, tha Ganiu. “Të rinjtë e fshatrave tona kështu e përdorin. Por faj kanë edhe të rriturit. Xhaxhai im, për shembull, i thërret gruas së tij 'o plakë moj'. Sa keq më vjen, më besoni, kur e dëgjoj që i thotë nënës time ashtu. Se ajo është akoma e re.”
  • 24. 23 Abasi, dëshnicari pa varr … 4. “Paskeni ardhur në kohë”, tha Cenua, që po afrohej duke marrë frymë me zor. “Do të presim edhe të tjerët. Jeni 16 veta për sot. Rreth orës 12 besoj do të nisemi. Në darkë vonë duhet të jemi në Durrës. Nëse doni ndonjë kafe, mund të shkoni atje tej”, dhe tregoi me gisht shtëpinë njëkatëshe afër Mekamit. “Bëjnë kafe të mirë ata. Sot kemi ditë të bukur, por do të jetë shumë e lodhshme.” Sheshi i vetëm në mes të Këlcyrës ishte i zhurmshëm këtë të premte. Tregtarët e vegjël që vinin nga të gjitha anët kishin filluar të rregullonin mallrat. Zhurma e lumit nuk dëgjohej më. Nuk e linin njerëzit që dukeshin sikur ziheshin, njëri me zë më të lartë se tjetri. 'Shih si bëjnë.' tha Selmani. 'Kot nuk thonë, tha Abasi, 'si në pazar'. Tregtarët vinin nga Përmeti, Berati, Tepelena, Gjirokastra, Saranda e Skrapari. Thuhej se vinin edhe nga Janina e Konica. Në tavolinat e tyre e përdhe mund të gjeje çdo gjë që i duhej njeriut në qytet apo në fshat. Matanë lumit që buronte nga kodrat e Ballabanit e të Bubësit, bëhej pazari i gjësë së gjallë, ku shiteshin e bliheshin kuaj, mushka, gomarë, lopë, dema e bagëti për qumësht e mish. Aq me rëndësi ishte ky pazar sa qyteti i Këlcyrës njihej gjithandej me emrin Treg.
  • 25. 24 Muci Mustafa Fezga Grupi i Bregut shëtiste nëpër Treg, për ta parë edhe një herë, për herë të fundit. Te një tregtar nga Vlora që kishte shkarkuar në shesh një makinë të tërë me thasë kripe vunë re një grumbull shumë të madh njerëzish. Po kaq shumë prisnin të blinin edhe te një tjetër nga Berati që shiste vajguri. Të çudiste ky grumbullim i madh te këta dy tregtarë. Qyteti kishte dyqane të përhershme të kripës dhe vajgurit. 'Tregtarët luajnë me njerëzit, i tërheqin si bagëtitë, ku të duan i çojnë', mendonte Abasi duke kaluar nga tavolina në tavolinë. Sot se si iu dukej ky vend, ndryshe nga herët e tjera, ndoshta nga mendimi se nuk do ta shihnin më. Dhe atje ku do të shkonin do ta kujtonin këtë treg. Ai ishte bërë pjesë e jetës së tyre, aq sa u dukej se nuk mund të rronin dot pa të. Sapo mbyllej dita e premte dhe vinte e shtuna, dukej sikur secili mendonte se sa ditë mbeteshin deri te e premtja tjetër. Jo se kishin nevojë për të shitur apo blerë gjë. Shkonin ashtu kot, për të parë e takuar ndonjë të njohur, për të bërë ndonjë muhabet. Në treg bëheshin takime apo liheshin takime për të premtet e tjera. Aty priteshin fjalë për fejesat, bëheshin parjet e çifteve, djali të shihte vajzën dhe vajza djalin që i propozonin. Për ditën e pazarit lihej edhe larja e ndonjë hesapi të vjetër, sepse pazari ishte vendi më i përshtatshëm për të humbur gjurmët në rrëmujë e sipër. Por edhe sepse aty mund të takoje thuajse me siguri atë që kërkoje ose ta prisje të vinte. Po të mos vinte një të premte, do të vinte doemos të premten tjetër. Madje flitej se një burrë nga Bregu, vite të shkuara, kishte një çifte që e kishte sjellë nga Stambolli, një çifte shumë të bukur, të qëndisur me argjend. I vajti fjala Beut të Zhepovës dhe i dërgoi
  • 26. 25 Abasi, dëshnicari pa varr … njerëzit e vet për t’ia blerë. I porositi beu që t’i jepnin para sa të kërkonte. “Nuk ia jap beut, do ta mbaj vete”, u kishte thënë ky nga Bregu. Të premten tjetër Beu i ktheu përgjigjen këtij “nuk bëre mirë që ma prishe pazarin, bregali, por do të ta marr ndryshe”. Burri nga Bregu, që e kuptoi mirë se ç'donte të thoshte beu i Zhepovës, filloi të dalë më rrallë në Treg, por dhe kur dilte, merrte çiften me fishekët në fole, ose në gojë, si i thoshin, i shoqëruar me dy truproje. Ai e kuptonte se çiftja po i dilte gjithnjë e më shtrenjtë, por qejfin e Beut nuk donte ta plotësonte. “Sot paska dalë të shohë pazarin edhe Ali Beu”, tha Abasi, “vjen nga Turqia. Shihni sa bukur qenka veshur. Thonë se ka qenë nxënësi më i mirë i liceut të Gallata Sarajt. Bejlerët po bejlerë mbeten, Selman. Nuk bëjnë fëmijë si puna jonë. Bëjnë një a dy dhe i çojnë të bëjnë shkollë e të marrin kulturë. Ndërsa ne, shih si mbetëm. Se ashtu siç janë prindërit, ashtu do të bëhen edhe fëmijët. Ndoshta kjo rrugë e gjatë e kurbetit ku po shkojmë, mund të na i ndryshojë sadopak fatet. Jo që të bëhemi agallarë, si thoshte Cenua, por që djemtë e mi të bëjnë shkollë e të paktën njëri prej tyre t'i ngjajë këtij djalit bukurosh që na doli përpara.”
  • 27. 26 Muci Mustafa Fezga 5. Në Durrës mbërritën vonë, kur dielli kishte kohë që kishte perënduar. Dy makinat ndaluan njëra pas tjetrës në një rrugë, ku errësira nuk lejonte të shihje thuajse asgjë. Dy a tre fëmijë iu afruan makinave duke u ngacmuar me njeri-tjetrin. Dëgjohesh vetëm zhurma e tyre dhe e dallgëve të detit. “Jemi në hyrje të portit”, tha Cenua. “Ato drita që shihni tej, janë të anijes që na pret. Sheshi i portit duhet të jetë mbushur plot”, vazhdoi ai. “Ne jemi gati me një orë vonesë, do ta hamë ndonjë vërejtje, në mos më shumë.” “E çfarë do të na bëjnë më tepër”, tha Abasi, “xhepat tanë janë shkundur.” “Këta të portit i vënë me qejf gjobat, i vënë të rënda. Paguajnë shefat, por dhe rroga ime fluturon.” “Ceno, po ti sa herë e ke bërë këtë rrugë?” i tha Ganiu. “E treta herë është kjo që po bëj sot. Një herë në muaj vjen një anije dhe merr udhëtarë si puna e juaj. Kur vjen anija, këta punonjësit e portit e kanë festë, se i paguajnë mirë.” “Nga paret tona,” tha Abasi. “E nga t’i marrin tjetër”, tha Cenua, nga të miat?” Në shesh bëhej zhurmë si në ndonjë koshere gjigante. Një zhurmë e shurdhër, pa zëra. Dukej sikur zhurmonte grupi e jo njerëzit që e formonin atë. Vetëm fshatarë ishin aty. Të paktën kështu dukej. Ata që udhëtonin për punë apo për turizëm, kishin
  • 28. 27 Abasi, dëshnicari pa varr … rrugë tjetër për të hyrë, por dhe orar tjetër. Ata nuk i lidhte asgjë me turmën, veç që do të udhëtonin me të njëjtën anije. Kishte në shesh edhe fëmijë që kalonin përmes grupeve, si për t’iu bërë vizita atyre. Aty takoheshin e po aty shpërndaheshin menjëherë. Ishin shumë të dhënë pas punës. Cenua i kishte porositur të ishin të kujdesshëm se te sheshi qarkullonin hajdutë xhepash, jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur, se mund t’u merrnin çdo gjë. Por të kujdesshëm ishin edhe hajdutët. Edhe ata kishin pronarë e kishin porosi të prera prej tyre. Një sirenë nga anija e prishi monotoninë e zhurmës së udhëtarëve që mpleksej me valëzimin i lehtë të detit. “Kur të dëgjoni emrat”, tha Cenua, “shkoni me kujdes te shkallët dhe hyni brenda. Ai që do t’u thërrasë do t’u shoqërojë deri në fund. Mbajeni mend fytyrën e tij. Mua deri këtu më kishit, do të qëndroj këtu poshtë deri sa t’u shoh që hytë pa probleme.” Abasi tani po ndjente një djegie të lehtë në fyt dhe sytë iu përlotën. Fjalët e Cenos po i trokisnin si çekiç aty afër veshit, por ai nuk po i dëgjonte. I dolën para syve fëmijët. 'Kanë një ditë të tërë që nuk më kanë parë, mendoi, ndoshta ai i vogli është duke qarë dhe nuk do të flejë pa më pasur afër. Kurse unë pres të më dalë emri. Meja i ka përkëdhelur ndoshta dhe është shtrirë bashkë me ta. Ja edhe ajo i ka lëshuar lotët'. Abasit i kaloi një ngashërim në fyt, që u dëgjua edhe nga shokët e tij. “Çfarë ke kështu?” pyeti Zeneli. “Pse, si kujton ti? Ne na këndon shpirti që po ikim nga shtëpia?”
  • 29. 28 Muci Mustafa Fezga “Diçka m'u kujtua”, tha Abasi, “dhe nuk e mbajta dot. Por do më kalojë. Hajde, pra, na qoftë rruga e mbarë”, dhe fshiu lotët me mëngën e xhaketës. Por Meja nuk i shqitej nga mendja. Ajo ndjente krenari për atë që po bënte Abasi dhe kishte besim të plotë te ai. Ëndërronte sosjen e mjerimit të saj një ditë, daljen nga kasollja përdhese dhe hyrjen në shtëpinë e re. Nuk do të vinte më era e bagëtive apo era e përhershme e plehut të tyre. Ishte natë me hënë të plotë e qiell të mbushur me yje kur u dëgjuan emrat e Abas Muhamet Aliut dhe shokëve të tij. “Kujdes mos rrëshqisni, ecni ngadalë, kujdes plaçkat”, u dëgjua shpip zëri që vinte së sipërmi. Ky duhet të jetë personi që duhet ta mbajmë mend, kujtoi Abasi duke iu afruar hyrjes. Ai mbante ca fletë në duar dhe pyeti për emrat. Si u sigurua mirë, buzëqeshi me përzemërsi dhe iu uroi mirëseardhjen në anije. “Zenel, shoqëroi këta miqtë e mi deri në dhomën e tyre”, i tha ai djalit që kishte pranë. Pastaj u kthye nga Selmani. “Juve, ndiqni Zenelin. Unë do të vij t’ju takoj në dhomë e të bisedojmë shtruar.” “Ja, kjo është dhoma juaj”, tha Zeneli, “është numri 131, mbahet mend lehtë, një në fillim e një në fund bëjnë dy dhe një në mend 3”, dhe qeshi me të madhe. Qeshën dhe ata. “Është dhomë e vogël, por vetëm për gjumë është. Krevatet i zgjidhni vetë. Quhen 'krevate marinari'. Do të jeni rehat, veç ju qoftë deti i mbarë.” “Po ti djalë këtë punë bën gjithnjë?” pyeti Abasi.
  • 30. 29 Abasi, dëshnicari pa varr … “Unë punoj këtu deri sa të japë urdhër kapiteni të zbresin të huajt. Unë banoj në Durrës. Punoj vetëm sa vjen dhe ikën anija. Ndihmoj Thanasët. Ata më paguajnë.” “Qenke djalë i shkathët.” “Desh harrova t’u them se ku janë nevojtoret. Sa të dilni nga kjo dhomë kthehuni djathtas dhe ecni drejt deri aty ku shkruan WC. Apo nuk dini të lexoni? Po ja, e kam të shkruar në këtë letër. Aty ka edhe një dush me ujë të ngrohtë për të larë trupin. Dhe tani, rrugë të mbarë, paçi shëndet dhe sa më shumë para.”
  • 31. 30 Muci Mustafa Fezga 6. Kaloi më shumë se një orë që anija kishte filluar të lëvizte. Ata ishin shtrirë, por asnjërin nuk e kishte zënë gjumë. Zhurma e motorëve dëgjohej tani si një oshtimë që vinte nga fundi i detit. Trokiti dera dhe u fut brenda ai që u premtoi për vizitën. “Mirë mbrëma!” tha ai. “Erdha të njihemi sepse rrugën deri në Boston do ta bëjmë bashkë. Unë jam Thanas Teo, i lindur në Përmet. Tani banoj në Boston, në Amerikë. E di që jeni nga Përmeti. Ti besoj je Selmani. Nëse gaboj, më thoni. Ti duhet të jesh Abasi, ti je Ganiu, apo jo. Ndërsa ti mbetet të jesh Zeneli. Jemi tanët si të thuash, se jemi shqiptarë në radhë të parë e pastaj përmetarë. A keni pasur ndonjë problem deri tani?” “Mirë jemi”, u përgjigj Selmani. “Na trembën ca te sheshi me dallgët që do të ketë natën, por kaloi më shumë se një orë dhe nuk kemi asnjë shqetësim.” “Deti i zë të gjithë kur ka dallgë të mëdha, por tani ato nuk ndihen. Kur të dalim në det të hapur mund të ketë pak më shumë, por sot do të jetë natë pa probleme. Kjo anije është shumë e mirë. Është austriake. Me këtë anije ka udhëtuar vitin e kaluar Ismail Beu për të mbërritur në Durrës, për të shpallur Pavarësinë. Jeni në një anie me fat dhe fati do t’u ecë deri në fund. Aty varur keni ca qeska letre, po qe se u vjen për të vjellë, ato për këtë punë janë.” “Ti e ke takuar Ismail Beun, zoti Thanas?” pyeti i emocionuar Ganiu. “Jo, nuk e kam pasur atë fat”, u përgjigj Thanasi. “Por ne po bëjmë po atë rrugë që bëri ai, veç se në drejtimin e kundërt. Ne
  • 32. 31 Abasi, dëshnicari pa varr … do të mbërrijmë në Trieste dhe do të marrim trenin për në Hamburg të Gjermanisë dhe prej andej, do të kalojmë Atlantikun dhe do të mbërrijmë në Boston. Është rrugë e gjatë, e mërzitshme, por këtu do të njiheni edhe me të tjerë dhe do të kaloni mirë. Unë do të jem gjithnjë me ju, me duzinën tuaj, se ju jeni dymbëdhjetë.” Thanasi vazhdoi t’u tregojë për orarin dhe vendin ku do të hanin ushqimin. Gjatë ditës mund të bënin shëtitje lart në kuvertë. Ai u foli hollësisht për rregullat e pastërtinë, pastaj e mbylli bisedën duke i dhënë secilit nga tre kartonë për sportelin ku do të merrnin ushqimin në mëngjes, drekë e darkë. Natën tjetër do të jemi në tren. Në fund u dha nga pesë dollarë secilit për të blerë ndonjë gjë të vogël në bufenë e anijes. “Kjo ishte rroga e juaj e parë”, tha Thanasi, “dhe unë ju këshilloj të filloni të kurseni qysh tani.” Ai iu uroi natën e mirë dhe doli nga kabina duke e tërhequr derën fort. “Sa mirë që e kanë rregulluar. Nuk paske nevojë të flasësh për asgjë. Çdo gjë shkuaka si sahat”, shprehu habinë Selmani. “Paraja, i dashur Selman”, tha Abasi, që kishte zënë krevatin sipër tij. “Gëzuar rrogën e parë. Gjumë të ëmbël të treve.” Abasi ndjeu në fyt atë djegien e njohur dhe sytë iu mbushën me lot. Meja i doli përsëri me të tre fëmijët. I dukej sikur ajo i kishte mbërthyer me krahët e vet e i shtrëngonte fort për qafe. Ishte nata e parë që ajo do të flinte vetëm, pa atë dhe nuk i bëhej të shtrihej. Qëndronte e priste ulur pranë dritares edhe pse e
  • 33. 32 Muci Mustafa Fezga dinte mirë se Abasi i saj do t'i mungonte muaj e vite me radhë. Ndoshta e qortonte veten që i kishte dhënë pëlqimin të ikte nga shtëpia, madje që ishte ajo që e kishte shtyrë. Abasin e kapiti gjumi me sytë e përlotur e duke ndjekur me mend imazhin e Mejës që vazhdonte të qëndronte si e ngurosur pranë dritares. Abasi u ngjit në kuvertën e anijes dhe po shikonte diellin që humbiste ngadalë në vijën e horizontit. Po fillonte muzgu. Tej djathtas në horizont, filluan të duken si në një tym gri majat e kodrave dhe hijet e ca shtëpive të larta të ndërtuara në to. Anija dukej sikur nuk lëvizte. Abasi zbriti të njoftonte dhe shokët e tij se po i afroheshin Triestes dhe se pamja ishte shumë e bukur. Kur u ngjitën të katër, ishte errësuar plotësisht. Qielli ishte i mbushur tërë yje dhe hëna ishte ngritur lart diku prapa kurrizit të tyre. Atje ku më parë dukeshin kodrat, tani dalloheshin ca drita si yje që ndriçonin në gjithë gjerësinë e asaj pjese të horizontit. Ata pritën shumë deri sa pamja u qartësua pak, dritat para tyre u shtuan e u zmadhuan, por ata nuk e kuptonin dot se sa lag ishin nga qyteti. Askush nuk do ta besonte se duheshin më shumë se dy a tri orë deri sa anija të takonte bregun. Ata nuk ngopeshin duke soditur pamjet e bukura e duke ndier kënaqësinë e erës së freskët të detit. E ndanë që nuk do të futeshin në kabinë deri sa anija të ndalonte e marinarët të hedhur litarët. “Sa qytet i madh qenka Trieste!” tha Ganiu. “Ky qenka qytet pa fund. Ka njeri t’i mësojë të gjitha rrugët e këtij qyteti? Kurrën e kurrës, për Abas Alinë.”
  • 34. 33 Abasi, dëshnicari pa varr … “The ndonjë gjë për mua, Gani? “Jo, jo, po flisja me vete”, tha Ganiu dhe iu afrua Abasit. “Më kall frikën ky qytet. Humbet kur të duash.” “Sa kemi për të parë më tutje, Gani. Ne jemi vetëm në fillim të rrugës. Kushedi si do të jetë Hamburgu!?” tha Abasi. “Parajsa vetë, xhehnet fare.”
  • 35. 34 Muci Mustafa Fezga 7. Stacioni i trenit në Trieste ishte thuajse ngjitur me Portin. Atë copë rrugë e bënë të gjithë më këmbë. Salla u mbush plot dhe tashmë gumëzhinte. U dëgjua nga altoparlanti një zë i fortë gruaje që fliste shqip. “Personat që vijnë nga Shqipëria, të afrohen te vagoni i fundit në trenin që qëndron në binarin numër 1, ku i presin shoqëruesit e tyre. Po e përsëris....” Zëri i gruas u dëgjua shumë i qartë edhe dy herë të tjera. Selmani dhe tre shokët e tij u afruan te vagoni i fundit. Aty po i priste Thanasi duke buzëqeshur me shqetësimin që shprehej dukshëm në fytyrën e secilit prej tyre. U futën të katër në një nga kabinat e vagonit që dallonte fare pak nga ato të anijes. Edhe krevatet njëlloj ishin, 'marinari', një poshtë e një lart. “Nga vagoni mos dilni”, u tha Thanasi. “Nevojtoret i keni në fund të vagonit, në anën e djathtë kur të dilni nga kabina. Kujdes, janë të ndara, veç për burrat dhe veç për gratë. Shikoni figurën te dera. Treni niset pas një ore. Do të shihemi. Mos u mërzitni.” Sirena e trenit u dëgjua për të tretën herë. Abasi ndjeu një lëvizje të vogël të trupit. Ktheu kokën nga dritarja dhe po mendonte një çast 'lëviz treni apo dritat e stacionit', pastaj qeshi me vete. Kështu i dukej edhe kur ishte dje mbi makinë. “Ja, e provuam edhe trenin”, theu heshtjen Selmani.
  • 36. 35 Abasi, dëshnicari pa varr … “Qenka i rehatshëm”, tha Ganiu. “Më mirë se në shtëpi edhe më mirë se në anije. Gjumi duhet të bëhet rehat, se ky nuk t’i përzien zorrët. Unë për vete do t’ia këpus gjumit.” “Po ty Gani, a ta kanë gjetur nusen, apo ia ke vënë vetë syrin ndonjërës?” pyeti Abasi. “As ma kanë gjetur, as ia kam vënë syrin ndonjërës. Kur mora vesh për Amerikën, më shkoi mendja të nisem njëherë dhe pastaj atje ndoshta shoh ndonjë që të më pëlqejë mua dhe unë t’i pëlqej asaj. Nuk kuptoj vërtet atë që ndodh tek ne në fshat. Ta gjejnë nusen të tjerët, ta sjellin krushqit në shtëpi dhe të futin në atë dhomën, që nuk e di pse e quajnë 'gjerdhek', e ti nuk di çfarë t’i thuash asaj që ta kanë sjellë e ta kanë lënë të të presë. As ti nuk e njeh atë dhe as ajo ty. Çfarë bisedash mund të bëhen në gjerdhek? Shqetësohem vërtet sa herë që e mendoj. Kjo është njëlloj si te kafshët.” Ai e pikasi menjëherë që Abasi dhe Selmani filluan të qeshin. “Po ju ç’keni që qeshni?” “Gjerdheku prandaj është shpikur”, shpjegoi Selmani, “që të dy të rinjtë të shihen e të njihen me njëri-tjetrin, të bisedojnë jo si dy të takuar rastësisht, por si burri me gruan e tij.” “E për çfarë të bisedosh? Për arat, për grurin, misrin, bagëtitë.... Sa keq e ndiej veten kur mendoj atë natën e parë të martesës. Por ja, ta zëmë se do të kërkosh të njohësh dikë. Po kë? Në fshatin tonë janë të gjithë kushërinj e kushërira. Me fshatrat e tjerë puna nuk na lidh. Prandaj dhe u gëzova që po iki. Keq më vjen shumë për xhaxhanë, se e di që tek unë i ka sytë. Por ç'të bëj? Ja, po i rriten dy djemtë dhe atij.”
  • 37. 36 Muci Mustafa Fezga “Por a e di ti, Gano, pse bëhet martesa? Apo kujton se bëhet për muhabet, sa për të kaluar kohën”, tha me ton Selmani. “E kuptoj, por unë nuk thashë atë që do të më shpjegosh ti. Unë mendoj se detyra e çiftit që martohet nuk është të bëjë vetëm fëmijë. Po qe kështu, siç e mendon ti, atëherë ne nuk do të kishim ndonjë ndryshim nga kafshët. Unë do të doja një grua, që veç asaj që mendon ti, që nuk kërkon ndonjë zamet të madh, e që mua më duket pa pikë rëndësie, të kem një shoqe që mezi të pres ta shoh dhe mezi të presë të më shohë. Që ta kemi shumë të vështirë të rrojmë pa njeri-tjetrin.” “Ti Gani ke plotësisht të drejtë për ato që thua” ndërhyri Abasi. “Gruan duhet ta duam shumë e ta respektojmë gjithnjë, jo sepse flemë me të në një shtrat, jo sepse ajo mban fëmijët që kemi bërë bashkë. Edhe feja jonë që lejon të mbash deri shtatë gra, për mua bën një gabim të rëndë. Kjo nuk është aspak njerëzore, është kafshërore, shtazarake, sepse nuk mund të ndahet një dashuri në shtatë copa.” “Po ti Abas, si u martove, kush ta gjeti nusen?” pyeti Ganiu. Abasi u mendua pak nëse duhet ta tregonte apo të heshtte për historinë e tij të hidhur. Por, mendoi, jo vetëm rruga e gjatë, por edhe koha e gjatë që ata do të jenë bashkë, ia lejon secilit të shfaqet plotësisht para të tjerëve me historitë, pasionet, dëshirat dhe ëndërrat. “Unë kam pasur fatin e keq, që babai më vdiq shumë shpejt, kur unë isha 3 ose 4 vjeç. Unë nuk e mbaj mend fare babanë. Nëna u martua menjëherë, që të nesërmen, me vëllanë e vogël të babait, me xhaxhanë tim. Duket se ashtu ishte zakoni. Pas një viti lindi Shega, motra ime nga nëna, por ndërkohë edhe kushërira
  • 38. 37 Abasi, dëshnicari pa varr … ime e parë nga babai. Nënës time i vdiq pas ndonjë viti edhe burri i dytë. I vunë atëherë nofkën si grua që ha burrat dhe nuk mundi të qëndronte dot në fshat. Iku dhe u martua në një fshat tjetër. Nuk na mori dot dhe nuk e kam marrë vesh akoma psenë. Unë pesë vjeç e Shega tre, mbetëm vetëm fare. Herë na merrte një familje e herë një tjetër. Ne të dy ishim fëmijët e fshatit, fëmijët e Bregut.” “Më fal Abas, nuk e kam ditur këtë histori edhe pse jemi në një fshat, më fal, sa e dhimbshme!” tha Ganiu. “S’ka arsye që të kërkosh falje, Gani. Unë e di që gjithë fshatit i ka ardhur keq për ne dhe asnjë nuk e ka zënë më në gojë e nuk ia tregon askujt historinë tonë. Është një lloj ngushëllimi që na kanë bërë me këtë. Tani unë po ju tregoj se si e gjeta nusen.” Dhe ai filloi të tregojë. “Kur unë mbusha 18 vjeç më thanë për një vajzë nga Ballani. Ajo ishte 16 vjeçe. Unë isha krejt pa prindër, i lirë të bëja çdo gjë. Mora motrën për dore dhe një ditë mbërritëm në Ballan dhe shkuam te shtëpia e Mejës, e asaj që do të bëhej gruaja ime. U futëm në oborrin e shtëpisë ku punonte i jati. Na pa si dy fëmijë të huaj e na pyeti nga jemi e pse kishim ardhur. Unë i tregova historinë tonë, këtë që të thashë edhe ty. Ai e kuptoi menjëherë. Na mori me vete e na futi brenda në shtëpi. Thirri gruan e vet dhe e uli pranë. Pastaj thirri Mejën. Ajo u fut brenda, ashtu si ishte duke punuar jashtë në kopsht.” “A e di ti se cilët janë këta miq që kanë hyrë në shtëpinë tonë?” i tha ai Mejës, që ta dëgjonte edhe gruaja e tij. “Jo, baba.”
  • 39. 38 Muci Mustafa Fezga “Atëherë, takoji që t'i njohësh dhe qëndro pak aty!” Meja na dha dorën dhe qëndroi te dera. “Ky djalë është Abasi, është jetim, jeton me të motrën, Shegën. Unë mendoj që këta të dy të qëndrojnë në shtëpinë tonë. Tani ti, vajza ime, nuk je vetëm. Tani do të kesh edhe vëlla edhe motër. Ju jeni tre fëmijët e mi. A ju pëlqen kjo që u thashë?” “Vjerri tënd paska qenë njeri i jashtëzakonshëm”, tha Ganiu. “Ashtu është, vërtet. Mua më dolën lotët pa dashur kur dëgjova fjalët e tij. Meja përplasi duart dhe shqiptoi 'o Zot, një mrekulli'. Shega u ngrit, vrapoi të përqafojë Mejën dhe tha e ngashëryer 'motra ime'. Ne ndenjëm aty më shumë se një vit dhe ndërkohë, babai i Mejës u interesua për Shegën që të gjente edhe ajo fatin e vet.” Pasoi një heshtje e shkurtër, aq sa Ganiu fshiu sytë me kurrizin e dorës së vet, u qetësua disi dhe i buzëqeshi Abasit. “Ja pikërisht kështu do ta mendoja unë një takim njohës të djalit me vajzën para se të martohen”, tha Ganiu. “Po ky rasti tënd është i papërsëritshëm. Edhe ti dhe Meja paskeni qenë me fat të madh. Fatkeqësinë që u shkaktoi nëna, zoti ua këmbeu me fatin e madh që u dërgoi. Mua kjo më duket përrallë. Në kohën tonë është e pamundur të ndodhë kështu.” “Kur e mendoj tani” tha Abasi, “më duket sikur më kanë marrë për të krisur. Kështu thotë edhe Meja. Përrallë i duket edhe asaj. Ju nuk mund ta kuptoni. Kur të mungojnë të dy
  • 40. 39 Abasi, dëshnicari pa varr … prindërit, kur nuk ke as baba e as nënë, është e tmerrshme, por mos e pastë njeri fatin e fëmijërisë sime e të Shegës.”
  • 41. 40 Muci Mustafa Fezga 8. Pasditja e vonë në Hamburg ishte shumë e bukur. Jo vetëm dritat e shumta elektrike, por edhe drita e hënës, të dyja bashkë, i jepnin një bukuri të rrallë rrugëve dhe pemëve që i mbulonin ato nga sipër me një kurorë plot ngjyra. Porti i madh i qytetit nuk ishte larg nga stacioni i trenit. Udhëtarët po ecnin si të dehur nga lodhja ashtu dhe nga bukuria që vrojtonin ngado. Ajri që sillte flladi i lehtë që vinte nga deti ishte i lagësht. Rrugët thuajse ishin bosh nga kalimtarët. “Kujdes, mos u shpërndani” u dëgjua zëri i Thanasit, “ndiqni njëri-tjetrin dhe mos shpejtoni. Porti nuk është as dyqind metra larg prej këtej. Kohë keni me bollëk për ta parë mirë këtë pjesë të vogël të qytetit.” Para derës së madhe të hyrjes për në port, qëndronin dy roje me uniforma. Ato nuk e ndaluan e nuk e kontrolluan lëvizjen e vargut të gjatë të njerëzve. Anija që do të nisej për në Boston, ishte shumë e madhe, më e madhe nga ajo austriake. Ashtu si në Durrës, Thanasi lexonte emrat dhe priste që njerëzit të hipnin ngadalë nëpër shkallët e larta që të çonin në brendësi të anijes. “Ne ishim të parët”, sqaroi Thanasi njerëzit e vet pasi u ngjitën lart, “se vendi ynë quhet Albania jo vetëm në Evropë, por dhe në Amerikë. E kemi vend me fat, se fillon me shkronjën e parë të alfabetit në të gjitha gjuhët.” Abasit iu duk krejt pa vend sqarim që bëri Thanasi.
  • 42. 41 Abasi, dëshnicari pa varr … Grupi dëshnicar zuri vend në kabinën ku i drejtoi shoqëruesi, i cili, ndryshe nga Zeneli në Durrës, nuk tha asnjë fjalë, hapi kabinën me çelës dhe iku duke lënë nga pas jehonën e përshëndetjes gjermane 'Auf Wiedersehen'. “Po largohemi gjithnjë e më shumë nga Shqipëria”, tha Abasi. “E dëgjuat Thanasin? E kemi vend me fat, tha. Se fillon me 'A'. Fat i madh ky i yni, ndaj po marrim rrugët, nga sytë këmbët.” Pasi u dëgjuan sirenat, anija u nis. Katërshja e Bregut, që e nisi këtë aventurë si një lojë, tani ishte shtrirë nëpër krevatet e kabinës së anijes. Po lundronin në oqeanin e paanë. Një udhëtim që do të ishte tepër i gjatë e shumë i mërzitshëm. Në një nga ditët e ngrohta të asaj vere të nxehtë ata u ngjitën në kuvertë dhe e panë me imtësi anijen. Ishte shumë më e madhe, por jo aq e re dhe e bukur sa ajo e para. Në kuvertë lëviznin pasagjerë të shumtë dhe një pjesë gjithashtu e madhe ishte ulur nëpër stolat që mbushnin kuvertën. Ngado që ktheje sytë, shtrihej det dhe vetëm det. Det i valëzuar me ca vija të bardha shkume që lëviznin ngadalë. Gjë e bukur, por asgjë tjetër më shumë se kjo. Ditë të tëra. Edhe nata, e njëjta natë. Zhurmë motorësh dhe lëkundje, herë të lehta e herë-herë shumë të forta sa të vinin zorrët te goja. Selmanin e zinte deti shpesh. E ndjente se valët e detit do të rriteshin, si ai që me dhimbjet e kockave paralajmëron shiun. Dhe menjëherë bëhej keq. “Selman, a e ke provuar të lahesh te ajo dhoma që shkruhet vëcë?” tha Abasi. “Ujë i nxehtë të djeg lëkurën. Çfarë kënaqësie.
  • 43. 42 Muci Mustafa Fezga Bie si shi i valuar nga qielli. Mu kujtua kazani e sapllakja që përdorim ne në katua, mes erës së bajgave. Eh, sa gjëra të mira ka bota që ne nuk i njohim, pale t'i shijojmë. Shkoni tani me radhë e lahuni. U mbushën katër ditë që po udhëtojmë. E ndieni erën që vjen nga trupi?” Kishin kaluar tre apo katër javë të tjera. Ata nuk e mbanin mend se sa. Të gjitha ditët u dukeshin njëlloj, pa asnjë ngjarje, pa biseda me njerëz të tjerë, veçse me njëri-tjetrin. Thanasi kishte ditë që nuk ishte dukur në kabinën e tyre. As në korridore, as sipër në kuvertën e anijes, as në sallat e ngrënies nuk e kishin parë. Ishte mesnatë kur dera trokiti fort dhe një zë nga jashtë njoftoi: “Bëhuni gati, për një orë do të fillojë zbritja nga anija. Ne jemi të parët që do të zbresim.” Zeneli hapi derën. Ishte Thanasi. “Mendova se ishit në gjumë të thellë”, tha Thanasi. “Merrni vetëm teshat tuaja. Të tjerat lërini si janë, nuk ka nevojë për rregullime. Edhe çelësin lëreni te dera nga ana e brendshme. Mund të dilni edhe në kuvertë të shikoni qytetin nga larg, por kujdes se është pak ftohtë. Nuk dua të sëmuret ndonjëri se na prishet gjithë plani pastaj. Natën do ta kalojmë në një si tip kazerme ushtarake. Nesër rrugën për në vendin e punës e kemi me tren. Dhe me kaq, më në fund, do të mbarojë udhëtimi juaj dhe do të fillojë puna, atë punë që e keni pritur duke udhëtuar gati një muaj të plotë.”
  • 44. 43 Abasi, dëshnicari pa varr … 9. Duke ndjekur Thanasin nga pas, ata zbritën nga anija, kaluan shinat e trenit, pastaj ecën përmes një sheshi të vogël dhe u gjendën para derës së godinës së madhe njëkatëshe ku do të kalonin natën. Thanasi e përshëndeti rojën, një burrë i vjetër me mustaqe të bardha që i vareshin mbi buzë dhe i bëri me shenjë atij t’i lejonte punëtorët e rinj të hynin. Salla ishte e madhe, me shumë krevate druri, ca me njerëz e shumica bosh. Dymbëdhjetëshja e Thanasit zuri krevatet pranë e pranë dhe njerëzit e rraskapitur nga lodhja u shtrinë për të fjetur. Fresku i natës që vinte nga deti i ndihmoi ata të bënin gjumë të lehtë e çlodhës. Në mëngjesi u dëgjua zëri i fortë i rojës që u kërkonte punëtorëve të zgjoheshin e të kryenin shpejt e shpejt nevojat e tyre personale. Abasi i hodhi një sy të shpejtë gjithë fjetores. Iu duk shumë e rregullt, me një numër të madh krevatesh, me dysheme të ngritur nga toka e të shtruara me pllaka tërë lule. Pllakat ishin të pluhurosura nga një lloj rëre e imët me ngjyrë midis kafes e të verdhës. Duket vinte nga mbeturinat e vagonëve të trenit të punës që kalonin vetëm disa metra larg derës. Në fund të fjetores ishin dhomat e pastrimit personal, dushet dhe ato me shenjën wc. Roja rrinte pranë portës, por sytë i mbante më shumë brenda e shihte me kujdes gjithçka.
  • 45. 44 Muci Mustafa Fezga Pasi lau shpejt fytyrën e rregulloi trastën, Abasi u tha shokëve të shpejtonin se e kishte parë Thanasin të priste te dera. “Si fjetët pas gjithë asaj rruge të mërzitshme?” pyeti Thanasi dhe pa pritur ndonjë përgjigje, vazhdoi. “Tani më dëgjoni me kujdes. Kjo fjetore është vend provizor për punëtorët që vijnë nga Evropa. Unë do t’ju pajis tani me në karton personal që shërben si pasaportë për ju. Ruheni me kujdes atë. Ai burri me mustaqet që i varen, është roja i fjetores. Ju do t’i tregoni atij kartonin dhe ai do t’ju japë çantat e punës. Në sektor do të shkojmë me tren, i cili ndalon te sheshi tjetër, dhjetë metra më poshtë.” Thanasi pyeti nëse kishte ndonjëri ndonjë pyetje dhe pastaj shpjegoi pa hollësira punën që do të kryenin, disiplinën, cilësinë, rregullat, orarin e fillimit e të mbarimit të punës gjatë ditës. “Me trenin që do të ndalojë tani do të nisen tre grupe, i Bregut të Këlcyrës, i Vëndreshës së Skraparit dhe i Taçit të Kolonjës. Pas dhjetë minutash bëhet nisja. Tani shkoni, i tregoni rojës me mustaqe të bardha kartonët dhe merrni prej tij çantat. Ju të tjerët qëndroni këtu e më prisni deri sa të kthehem unë. Do të sistemoheni pjesë-pjesë. Tre katërshet që fiksoi Thanasi lanë sheshin para fjetores dhe shkuan te sheshi tjetër ku sapo kishte ndaluar treni i punës. Abasi i hodhi një sy dyshemesë së vagonit. Ishte po ai pluhur, por me shumicë, aq sa mund ta merrje me lopatë dhe po ajo ngjyrë. 'Pra, ky na qenka treni që do të na çojë e do të na marrë nga puna çdo ditë, tha Abasi me vete. Palo tren'. Në dy vagonët e parë ishin ulur disa punëtorë, ndërsa vagoni i tretë ishte bosh. Vagonët e tjerë mbanin materiale, traversa druri, zhavorr, shina hekuri e sende që nuk dukeshin nga larg.
  • 46. 45 Abasi, dëshnicari pa varr … Ata hipën në vagonin e tretë, ku i priste një person që ndoshta do t’i shoqëronte deri në sektor. Ai ishte afër të dyzetave, ezmer, me flokë e fytyrë të pluhurosur me pluhurin e kudondodhur dhe që nuk foli asnjë fjalë. Treni ecte ngadalë në një rrugë të gjatë e të drejtë, nuk dukej asnjë kodër për rreth, hapësirë e sheshtë dhe e pafund nga të gjitha anët. Një vend i shkretë. 'E kush mund të vinte këtu për të punuar, veç nesh', mendoi Abasi. Treni ndaloi para ca barakave të gjata të ndërtuara me dërrasa druri. Ezmeri i pluhurosur ua bëri me shenjë dhe ata zbritën. Dukeshin fare të hutuar, nuk dinin ç’të bënin, qëndronin pa folur, duke parë për rreth sikur të kërkonin dikë. Pranë tyre frenoi me zhurmë një makinë dhe prej saj zbriti Thanasi, që siç dukej i ndiqte nga pas. “Ky është sektori i hekurudhës ku do të punoni ju” tha ai. “Në sektorët më tej, që vazhdojnë njëri pas tjetrit, punojnë grupe gjithashtu nga Ballkani; grekë, boshnjakë, rumunë etj. Jemi të gjithë me të njëjtin gjak të nxehtë dhe duhet të kemi shumë kujdes, të ruhemi nga sherret. Grindjet dhe rrahjet janë të dënueshme këtu dhe dënimet janë të rënda, deri te burgu. Kuptojeni mirë, ju keni ardhur këtu për të punuar dhe për të fituar para, jo për të bërë burg.” Thanasi i pa të gjithë një e nga një. Asnjeri prej tyre nuk dukej të buzëqeshte. Një lloj shqetësimi të pakuptueshëm shihte ai në fytyrat e tyre.
  • 47. 46 Muci Mustafa Fezga “Ju keni një shef, që duhet të jetë vonuar rrugës duke ardhur. Atij do t’i bindeni për çdo gjë”, vazhdoi bisedën Thanasi. “Ai do t’u japë paradhënien e parë, ose si të thuash një pjesë të rrogës së parë, të cilën mund ta bashkoni me atë që u dhashë unë në anije, nëse nuk e keni prishur. Paga është pesë dollarë dita. E diela është pushim. Mirë është të rrini këtu, në baraka, por po të doni mund të shkoni me trenin e punës në qytet, në fjetoren ku ishit mbrëmë. I jepni rojës me mustaqet e bardha kartonin dhe nëse ka vend të lirë, ai u sistemon pa pagesë. Në të kundërt afër fjetores është një hotel shumë i lirë. Të hënën pa gdhirë mirë, në orën 5 do të niseni me po këtë tren për të qenë këtu, në vendin e punës në orën 6. Udhëtimi me këtë tren dhe ushqimi në mensën e punëtorëve, në barakën 10, është pa para, por duhet të paraqitni kartonin. Nëse doni gjë tjetër më shumë nga ajo që u japin, natyrisht do ta paguani sipas çmimeve që janë të shkruara në mur. Por ushqimi është i bollshëm.” Thanasi kërkoi pastaj, që po të kishin pyetje, ta bënin pa droje. U tha se gjatë këtyre tre a katër javëve të para, në mëngjesin e çdo të hëne, ai do të ishte pak orë pranë tyre. Pastaj, më vonë, çdo gjë do ta zgjidhnin me shefin e tyre. Të dymbëdhjetë u sistemuan në barakën 1. Secili zuri krevatin e vet, la mbi të çantën e nxori nga dollapi kompletin e rrobave të punës. Katërshja e Bregut zuri katër krevatet e para, njëri pas tjetrit. Selmani dhe Abasi kishin lënë në mes dy më të rinjtë. Pas tyre vinte katërshja e skraparlinjve dhe më pas ajo e kolonjarëve.
  • 48. 47 Abasi, dëshnicari pa varr … “Jemi rreshtuar mirë”, tha një djalë nga Kolonja. “Në darkë do t’ia marr një herë këngës për vajzën e Veli Beut me nishan në ballë. Besoj se një nga ju të Përmetit do të ma mbajë.” “Merrja ti se ta mbaj unë”, tha Abasi. Tek ne flitet se erdhën 40 kolonjarë për të marrë një ... Nuk e di si quhen në Kolonjë këto lloj vajzash.” Të gjithë qeshën me zë të lartë, por qeshjen e tyre e ndërpreu sirena që i ftonte për punë. Në derë hyri një djalë i pashëm, i veshur me kominoshe të kuqe. “E filluat punën me shaka”, tha ai. Të gjithë shtangën dhe sikur ndaluan frymën, jo nga toni që përdori, por nga që ai foli shqip. “Shqiptar je ti?” tha Abasi pasi mblodhi pak veten. “Ti je shefi?” “Po”, tha ai. “Ja, të prezantohem. Veli më quajnë, Veli Hoxha, emër i njohur nga ajo kënga që do të këndojë në darkë ai djali. Po tani lërini shakatë se keni ardhur për të fituar parà këtu, e paraja fitohet me punë, madje me më shumë punë nga sa duhet. Nëse ndonjërit nuk i bëjnë rrobat e punës, të vijë me mua t’i këmbejmë në magazinë. Të tjerët të hipin në vagonetën që është mbi hekurudhë e të presin aty.” “Na shkrive gjakun”, vazhdoi Abasi, “se po vrisja mendjen si do merreshim vesh me një shef që nuk di shqip.” Pas disa minutash hipën të gjithë mbi vagonetë, një platformë e ngritur mbi katër rrota të hekurta dhe u nisën. Veliu
  • 49. 48 Muci Mustafa Fezga lëvizte një levë sa para-prapa dhe platforma shkiste mbi shina. Ndaluan pas ndonjë çerek ore, zbritën dhe e hoqën vagonetën për ta lënë rrugën të lirë. Veliu i mblodhi rreth vetes të tre grupet dhe u shpjegoi punën që do të fillonin. “Duke filluar nga sot”, tha Veliu, “ne do të bëjmë tre lloj punësh: e para, do të vendosim traversat e drurëve që shihni të stivosura në lëndinë, me largësi njëra nga tjetra sipas këtij shabllonit jeshil; e dyta, do të transportojmë shinat e hekurta që shihni në anë të rrugës dhe do t‘i vendosim mbi taversa, në largësi njëra nga tjetra sipas këtij shabllonit të kuq; e treta, që është puna më me përgjegjësi, do të vendosim nofullat mbajtëse që lidhin shinën me traversën dhe do të bëjmë shtrëngimin e tyre. Secili grup do të bëjë gjatë javës njërën nga këto tre punë dhe javën më pas do të këmbeni vendet. Natyrisht, nuk përjashtohen punë të tjera që mund të dalin kohë pas kohe. Tani bisedoni dhe ndani vendet e punës si të dëshironi.” “Mirë, pra miq, mund të filloni menjëherë, por kërkoj nga ju saktësi të madhe, ndryshe do ta prishim punën që është bërë gabim e do ta fillojmë sërish. Orari i punës është nga ora 6 e mëngjesit deri në 12 të drekës dhe nga 2 e drekës deri më 6 pas dite, gjithsej 10 orë pune. Pushimi për të ngrënë drekën është 2 orë. Kush dëshiron, mund të bëjë edhe ndonjë dorë gjumë. Mëngjesi është 5 deri në 5 e gjysmë. Darka është nga ora 6 e gjysmë deri në 8. Ushqimi hahet në mensë dhe vetëm në mensë, te baraka 10. Ka ndonjëri ndonjë pyetje?”
  • 50. 49 Abasi, dëshnicari pa varr … U deshën të punonin dy grupe për të ngritur një e nga një shinat që grupi i mëparshëm i punëtorëve nuk i kishte vendosur mbi traversat. Veliu vuri re menjëherë që një shinë nuk takonte shumicën e traversave. “Shih maskarenjtë ç'kanë bërë!” shau ai me zë të lartë. “Bëra mirë që i përzura dje. Tani ne duhet të bëjmë edhe punën e tyre.” Bënë shpejt korrigjimin e traversave, vendosën shinat, matën largësinë mes tyre, vunë nofullat kapëse, pastaj bulonat dhe dadot dhe filluan shtrëngimin e tyre me çelësin e madh që e rrotullonin dy vetë. “Shtrëngimi i dadove është puna më e rëndësishme e më me përgjegjësi. Mos kini frikë se këputen bulonat. Le të këputen, por të lira, në asnjë mënyrë nuk duhet të jenë. Dhe a e dini pse? Sepse po ta përkulësh një shufër hekuri disa herë radhazi pa pushuar, pas pak ajo këputet. Edhe bulonat e lirë këtë bëjnë. Luajnë kur ecën treni dhe pastaj këputen dhe treni tjetër që vjen pas tij mund të dalë nga shinat.” “Sa mirë që kemi Veliun shef”, u tha Abasi shokëve. “Nga të jetë vallë? Shumë djalë i mirë. Por shqipen se si e flet...” Në orën 12 ra sirena e drekës. Të gjithë lanë punën dhe u drejtuan te baraka 10. Kishte një vend të hapur për të larë duart dhe një sërë ndarjesh me shenjën wc. Ata kryen nevojat personale, lanë duart, u fshinë me peshqirët që vareshin në mur dhe u futën në mensë. Secili shkonte në sportel, jepte kartonin e
  • 51. 50 Muci Mustafa Fezga tij dhe merrte ushqimin, ku e vetmja mundësi për zgjedhje ishte garnitura me të cilin shoqërohej mishi. Dreka ishte e mirë. Kishte një supë me pak oriz e karota. Një pjatë me mish e me patate të ziera dhe një ëmbëlsirë që ngjante si revani. Buka ishte prej gruri. Hanin me lugë, me pirunë e thika. Në tabaka kishte edhe një lloj letre si shami për të fshirë buzët e duart. Ata hëngrën shpejt e shpejt nga që ndjenin uri të madhe. Mëngjes nuk kishin ngrënë atë ditë dhe asnjë nuk i pyeti. U drejtuan tek baraka 1 dhe u shtrinë, secili në krevatin e vet. Donte edhe një orë e gjysmë të fillonte puna. E ndjenin veten shumë të lodhur dhe nuk kishin asnjë dëshirë për biseda. Por dhe gjumi nuk i zinte nga lodhja. “U lodhët shumë, e vura re”, tha Veliu duke hyrë në barakë me buzëqeshjen që rrallë i ikte nga fytyra. “Por është dita e parë e punës dhe udhëtimi tepër i gjatë që keni bërë u ka lodhur. Të gjithë e kemi provuar tensionin që të krijohet brenda vetes kur pret diçka, pa e ditur fare se ç‘pret të të dalë. “A mund t'ju pyes, zoti Veli?” iu drejtua Abasi. “A mund të na thoni se nga cili vend është familja juaj?” “Ke të drejtë”, tha Veliu. “Siç ju thashë pak më parë, unë jam Veli Faik Hoxha. Kam ardhur fare i vogël në Boston. Babai me nënën më kanë sjellë në Amerikë këtu e 20 vjet më parë. Pse kanë ardhur e si kanë ardhur, unë nuk e di. Babai më ka thënë se ne jemi nga Përmeti, nga Tregu, thotë ai. Vetë është rritur e ka punuar me vite në Stamboll. Ka qenë me punë tek një avokat i lindur gjithashtu në zonën e Përmetit, nga vendi i Sami dhe Naim
  • 52. 51 Abasi, dëshnicari pa varr … Beut, nga Frashëri i Dangëllisë. Edhe nëna ime nga po nga ai fis ishte, nga bejlerët e Frashërit, nga njerëzit e fisit të atij avokatit të Stambollit.” “Po ne qenkemi nga i njëjti vend, mor djalë”, tha Abasi dhe sytë iu njomën pa dashur. “Ne mund të kërkonim gjithë botën dhe një rast si ky, një djalë të tillë, as zoti nuk do të na e kishte gjetur. Për nënën thatë që ishte….., nuk e paskeni?” “Nëna ka një vit që na ka lënë. Qe humbja më e madhe që kemi pasur. Ju priste me gëzim të madh t‘ju shihte dhe pyeste gjithnjë në se kishit ardhur. Unë rroj vetëm me babanë, i cili është avokat i vjetër në Boston dhe tepër i zënë me punë.” “Të rroni vetë dhe nëna t‘ju ketë lënë uratën”, tha Selmani. “Faleminderit, Selman. Në të vërtetë, më shumë u kujdesa unë me babanë që t’u gjenim. Jo si Abas e Selman, kuptohet, por si përmetarë.” Abasi kërkoi të dinte si ndodhi, por Veliu, sikur të mos e kishte dëgjuar, vazhdoi të tregojë duke kaluar nëpër mend një ngjarje në dukje si pa rëndësi.
  • 53. 52 Muci Mustafa Fezga 10. Veliu kishte më se katër vjet që merrej me ndërtimin e hekurudhave që lidhnin Bostonin me zonat e largëta rreth tij. Veliu e quante, ashtu si i ati, një punë shumë të bukur e të domosdoshme për zhvillimin e vendit, sepse nuk mund të ketë zhvillim pa hekurudha, thoshte ai. Një ditë Thanasi kishte ardhur te Faiku, babai i Veliut, për një punë të tij. U ndodh rastësisht edhe Veliu aty kur u hap biseda për nismën që kishte marrë Qeveria e sapo formuar e Ismail Qemalit për rimëkëmbjen e vendit nëpërmjet hapjes së rrugëve të emigracionit. Ai dëgjoi Thanasin që i tregonte Faikut se po vendoste lidhje me rajonet e jugut të Shqipërisë për të përgatitur kontingjentet e para të emigrantëve shqiptarë për në Amerikë. Do ta niste punën me zonën e Përmetit, Kolonjës e Skraparit, sepse edhe vetë ishte nga ato zona. Babai e përgëzoi për iniciativën dhe i uroi sukses. “Ty do të të ecë mbarë, sepse ke zgjedhur rajonin e njerëzve më punëtorë e mjaft të varfër ekonomikisht”, i tha ai. Veliu dëgjonte me vëmendje bisedën e babait me Thanasin dhe mezi priti të ndërhynte në bisedën e tyre. “Baba, po sikur të kishim prurë si fillim edhe ndonjë duzinë djemsh nga fshatrat rreth fshatit tonë. Ne nuk kemi të afërm atje, por të paktën të njohim se çfarë race jemi.” “Edhe unë kam dëshirë të madhe të shoh edhe një herë njerëz nga krahina ime para se të ndahem nga kjo botë”, kishte
  • 54. 53 Abasi, dëshnicari pa varr … thënë nëna e Veliut që qëndronte në kolltukun e vendosur afër dritares së madhe të sallonit të pritjes. “Edhe unë të lutem Thanas.” Thanasi qeshi dhe u ngeh pak për të treguar se edhe ai mund të bënte diçka për avokatin e njohur të Bostonit dhe për familjen e tij, e cila e trajtonte atë prej kohësh si pjesëtar të saj. “Është punë e mbaruar nënë, nëse kështu e doni vërtet. Po, ku do t’i çosh të punojnë, Veli? Do t‘i marrësh me vete në hekurudhë?” “Natyrisht. Po qe për t‘i çuar në miniera, më mirë mos m’i sill. Unë nuk dua të turpërohem me ta.” “Ja u bë”, tha Thanasi. “Nga cili fshat i do?” “Ose nga Frashëri i nënës, ose nga Tregu i babait.” “Këto zona i njoh mirë, se edhe unë andej jam, por nga fshatrat ortodokse të Tregut. Megjithëse besimet fetare i kemi të ndryshme, kemi kaluar shumë mirë me njëri-tjetrin. Bile shpesh e mendoj se ata të besimit bektashian janë shumë më të mirë nga ne, të besimit ortodoks.” “E prishe Thanas”, “ndërhyri me takt Faiku. “Ne nuk duhet t‘i ndajmë kurrë shqiptarët në myslimanë apo ortodoksë, katolikë apo bektashinj. Ata janë shqiptarë dhe feja e shqiptarëve është shqiptaria, e ke dëgjuar ti këtë?” “E kam dëgjuar, zoti Faik, por ja që na është bërë si zakon, thjesht për muhabet. Unë sapo ua thashë konsideratën që kam për këto tre a katër fe që janë në Shqipëri.” “Dhe sa kohë ke që merresh me hekurudhat?” pyeti Abasi pasi e dëgjoi me vëmendje tregimin e Veliut.
  • 55. 54 Muci Mustafa Fezga “Kam 4 vjet që punoj në këtë kompani me sektorë të shumtë. Unë jam një nga aksionarët e vegjël të saj dhe merrem më shumë me punë administrative, punë zyrash. Por me që erdhët ju, vendosa të qëndroj këtu, të bëj edhe punën si drejtues në këtë sektor. Dhe e bëj me qejf. Nga dita e parë e ndiej veten shumë të kënaqur nga ju. Si babai im, ashtu dhe Thanasi kishin të drejtë kur flisnin për përmetarët. Edhe nëna do të gëzohej shumë. Sa shumë e dëshironte takimin me ju, por nuk deshi zoti që ajo të priste sa të vinit.” “Ti ke shumë të drejtë i dashur Veli kur flet për përmetarët, por ti e sidomos babai, do të habiteni shumë kur të mësoni se nga vijmë ne.” Sirena e mbarimit të pushimit ua ndërpreu atë bisedë, të cilën e bënte aq të këndshme prania e Veliut. E gjithë dita ishte e nxehtë, temperatura ishte tepër e lartë, në qiell nuk lëvizte asnjë re, nuk frynte asnjë fllad. Brigada punonte me temp e dukej se askush nuk kishte kohë të shkëmbente ndonjë fjalë a shaka me të tjerët. Po mbaronte orari i punës së ditës së parë. Veliu nuk ishte larguar asnjë çast nga hekurudha, qoftë edhe për të pirë diçka te klubi apo për ndonjë nevojë personale. Kur ra sirena e mbarimit të punës ai i ftoi të gjithë të hanin bashkë darkën e parë. “Tani të shkojmë të lahemi”, tha ai. “Takohemi në mensë. Unë ju pres atje kështu si jeni, të dymbëdhjetë. Dua të pimë edhe nga një gotë raki për mirëseardhje. Natyrisht jo nga ajo e Përmetit.”
  • 56. 55 Abasi, dëshnicari pa varr … Duke u larë në lavamanin e gjatë ku derdheshin gjashtë rubinete uji, Abasi kalonte nëpër mend copëza nga bisedat që u bënë gjatë gjithë ditës. I dukej sikur ishte në fshat, punonte e bënte muhabet me shokët e vet e ndiente një kënaqësi të veçantë në shpirt. Duket ishte sjellja e Veliut ajo që ia nxiste atë ndjenjë kënaqësie. Po sikur të kishin brigadier ndonjë zezak? O nëne, nëne... Abasi hapi çantën dhe nxori prej andej shishen e rakisë që ia kishte dhënë me vete Meja. Eh, Meja. Emrin e saj e tha me zë. Fytyra e Mejës u duk në pasqyrën e dollapit, në vend të fytyrës së tij. Dora iu drodh e shishja për pak i ra. Iu bë sikur dëgjoi zërin e saj 'mos harro të më shkruash'. Pastaj dëgjoi zërin e tij 'sa të mbërrij, do të shkruaj'. O zot, tha me vete, duhet të pyes Veliun si dërgohet letra prej këtij vendi të humbur deri atje te Meja ime në Breg. “Abas”, tha Veliu, “atë shishen që nxore fute përsëri në çantë. Rakinë e keni nga unë. Dua të plotësoj edhe porosinë që më dha babai, të ngre një shëndet nga ana e tij për secilin prej jush.” Ai mbushi gotat për të dymbëdhjetë vetat dhe bëri urimin për mirëseardhjen e për shëndetin e tyre, për ta pasur punën të mbarë dhe fitimin të madh. Nuk harroi të urojë secilin që familja e tij në fshat të gëzojë shëndet të plotë dhe të vuajë sa më pak gjatë kohës që ata do të ishin bashkë dhe kaq larg prej tyre.
  • 57. 56 Muci Mustafa Fezga “I dashur Veli”, e mori fjalën Selmani, “besoj se jam në një mendje me të gjithë shokët, t’ju falënderoj për kujdesin që keni treguar për ne ti dhe familja jote. Ne nuk dimë si t’ua shpërblejmë, veç që do të punojmë sa të jetë e mundur më shumë e më mirë. Ju urojmë ju dhe familjes suaj gjithë të mirat.” “Faleminderit Selman, faleminderit Abas, faleminderit të gjithëve.” Ata pinë gotat e rakisë dhe filluan të hanë. Hanin ngadalë dhe bisedonin. Abasi e pyeti Veliun për babanë, për shëndetin e tij, për punët që bën, pastaj për nënën dhe në fund nëse kishte motra e vëllezër të tjerë. E pyeti pastaj për moshën e nëse ishte i martuar ose jo. “Unë jam 26 vjeç”, tha Veliu, “por nuk jam martuar akoma. “Qenkemi moshatarë”, tha Abasi, “por unë jam i martuar dhe kam tre djem.” “E pamundur!” tha Veliu. “Pse, sa vjeç je martuar ti, Abas? “18. Kam 8 vjet martesë dhe kam 3 fëmijë. Për tetë vjet martesë nuk janë shumë tre fëmijë, apo jo?” “Po gruaja sa vjeçe është?” “Ajo është 25. E mora kur ishte 17.” “Po pse të martuan kaq shpejt prindërit?” “Mos e pyesni më tej Abasin”, ndërhyri Ganiu. “Ka histori të dhimbshme ai.” Veliu nuk foli më. I bëri shumë përshtypje kjo bisedë dhe sidomos fjalët që tha Ganiu. Pastaj u drejtua nga Abasi. “Po gruaja jote çfarë bën me tre fëmijë të vegjël në fshat? Si mund të jetojë ajo? Të punojë apo të rrisë fëmijët? Ti Abas, e ke
  • 58. 57 Abasi, dëshnicari pa varr … menduar mirë këtë punë? Ta kishe marrë edhe familjen me vete, ndoshta do të kishe bërë më mirë.” Abasi uli kokën mbi tavolinë, por të gjithë e kuptuan se po qante. Shpatullat i lëviznin sikur donin të dilnin nga vendi. Qau me dënesë. As njëri nuk foli. U hutuan të gjithë. Veliu më shumë se ata. E ndjente veten keq që i bëri atë pyetje. Por moshatarë ishin, mendonte, duhet t’ia bënte, pastaj të mendonin bashkë për ndonjë zgjidhje. Një torturë të vërtetë duhet të ndjente gruaja e tij. Ndoshta ajo mund të bënte edhe gabime, që mund të ishin fatale për familjen. Veliu mendonte ta bisedonte edhe me babanë këtë gjendje të Abasit. “Abas, më fal që të shqetësova”, i tha Veliu me një zë lutës që mezi i dilte nga goja dhe duke i ledhatuar shpatullat, “nuk doja të të lëndoja, se ti i ke menduar vetë të gjitha. Ke rënë në një mendje edhe me gruan, sigurisht. Pastaj pa vështirësi nuk kalohet kjo varfëri ekonomike që keni në fshat. Mendoj se çdo gjë do të rregullohet si jo më mirë.” “Më falni ju mua”, tha Abasi. “Këto kohët e fundit më ndodh shpesh të bie në çaste të tilla dëshpërimi të thellë. Ju prisha edhe juve këtë mbrëmje që e pritëm me kaq dëshirë.” “S’ka gjë”, u përgjigjën gati të gjithë me një zë. Të shtunën në darkë brigada e Veliut u nis për në qytet sepse e nesërmja ishte ditë pushimi. Veliu iku përpara, kishte marrë me vete, në makinën e tij Abasin dhe Selmanin dhe do ta priste grupin te sheshi para stacionit të trenit.
  • 59. 58 Muci Mustafa Fezga Roja me mustaqet e bardha e përshëndeti Veliun dhe i lejoi punëtorët të futeshin në fjetoren bosh, ta kalonin natën të qetë e të bënin gjumë të ëmbël. "Tani ju mund të dilni nëpër qytet”, iu tha Veliu. “Mbrëmja e sotme është e bukur, por mos u vononi shumë sepse pas mesit të natës do ta gjeni derën të mbyllur. Dua t’ju kujtoj edhe një herë që të jeni shumë të kujdesshëm me rregullat në qytet. Natën e mirë.
  • 60. 59 Abasi, dëshnicari pa varr … 11. Faiku dëgjoi zhurmën e makinës që ndaloi në oborrin e shtëpisë, u ngrit nga tavolina e punës dhe doli në dritaren dhomës së pritjes. Ndërkohë Anna hapi derën e kabinetit të tij dhe e njoftoi për ardhjen e të birit. Faiku e falënderoi atë, pa e kthyer kokën dhe pa e hequr shikimin nga makina, nga e cila doli Abasi, për të cilin i biri i kishte folur gjatë. I bëri përshtypje pamja e tij e rregullt, fytyra e rruar dhe e pastër, një trup prej atleti, një fytyrë tipike shqiptare, me një kafe të lehtë që anonte më shumë te bronzi. Një trup të cilin këtu mund ta kishin zili shumë artistë të skenës dhe të kinemasë. Abasi, i shoqëruar nga Anna, që tashmë qëndronte te dera kryesore, u ngjit lart, ndërsa Veliu u largua, ndoshta diku për fundjave. “Mirë se erdhe zoti Abas”, tha Faiku dhe i zgjati dorën. “Nuk të përfytyroja dot kaq elegant, me gjithë përshkrimin tërë dashuri të Veliut. Kjo është dita që po prisja prej kohësh. E kisha parë vetëm në ëndërr, por ja që edhe ëndrrat dalin nga një herë. Dhe tani, të lutem, ulu dhe dëshiroj ta ndiesh veten si në shtëpinë tënde.” Abasi zuri vendin që i tregoi me dorë Faiku. Ai ishte tani përpara avokatit të dëgjuar. Qëndronte ulur përballë tij dhe nuk
  • 61. 60 Muci Mustafa Fezga fliste dot asnjë fjalë. E ndjente veten si të mpirë, të ftohtë, krejt akull. I dukej vetja dudum në atë shtëpi të madhe me dy kate, me kaq shumë dhoma të bukura, me atë oborr të madh, me gjithë ato lule shumëngjyrëshe. E çfarë muhabeti mund të bënte ai me një avokat si Faiku. O zot, kot që erdha këtu, mendoi. Nuk kam as Veliun për ndihmë... “Raki nga ajo që pi unë”, i tha Faiku Annës, e cila shërbente prej disa vitesh në shtëpinë e tyre, “Të tjerat, ti e di vetë. Sot kam mikun për të cilin ka kohë që kam ëndërruar të më vinte.” Ai e vështroi edhe një herë Abasin. “Abas, këtu te unë ti je vërtet në shtëpinë tënde, nuk je mik. Më duket sikur je mbi gjemba. Çlirohu nga çdo lloj stresi të lutem, do të pimë nga një gotë nga rakia që do të na sjellë Anna dhe do të bisedojmë. Unë dua ta shijoj këtë ëndërr që m’u realizua në saje të zotit. Veç nuk të pyeta, nga cila zonë e Përmetit vjen ti, Abas? Pyetja e Faikut e gjallëroi menjëherë. Tani ai mund të fliste lirshëm e me pasion, të cilin e kishte pjesë të qenies së tij. Ai buzëqeshi dhe drejtoi pak trupin në kolltukun ku ishte fundosur. “Unë vij nga Dëshinica, zoti Faik. “Ti vjen nga Dëshnica, vërtet? Mesa duket, mrekullitë në shtëpinë time nuk paskan të mbaruar.” “Jo vetëm nga Dëshnica, por më saktë akoma, nga Bregu. Jo vetëm unë, por edhe tre shokët e mi. Sipas tregimit të Veliut, jemi nga e njëjta krahinë, ndoshta dhe gjitonë.” “Është e vërtetë, i kam thënë Veliut se jemi nga Këlcyra, nga Tregu, siç e quani ju. Por unë kam shkuar fare i vogël në Stamboll.” “Të një gjaku qenkemi, zoti Faik, të gjakut dëshnicar.”
  • 62. 61 Abasi, dëshnicari pa varr … “E the saktë, Abas. S‘ka si të thuhet më mirë.” Ata morën gotat e vogla karakteristike dëshnicare që u serviri Anna dhe i trokitën. “Dua të uroj, i dashur Abas, mirëseardhjen në shtëpinë time, që tani do të jetë edhe shtëpia tënde. Të uroj gjithashtu gjithë të mirat ty, gruas dhe fëmijëve që ke lënë në Breg.” “Gëzuar edhe juve, që ma lehtësoni kaq shumë dhimbjen që më është grumbulluar ja, këtu”, dhe tregoi me gisht, “që nga dita që jam larguar nga shtëpia. Ju falënderoj shumë, juve dhe familjen tuaj, zoti Faik. Ju uroj gjithashtu, gjithë të mirat.” Secili piu gotën, pastaj ulën kokat dhe dukej se të dy ranë në mendime. Ndoshta mendonin të njëjtën gjë, fatin e familjarëve të shumtë që braktisnin familjet për të ndërtuar diçka më të mirë. Çfarë rruge mund ishte kjo, që për të arritur një gjë të mirë duhej të bëje patjetër një gjë të dhimbshme. Të ishte ky ndonjë ligj i natyrës? Për të ndërtuar një shtëpi të re duhet ta prishësh atë të vjetrën. Madje edhe revolucionet e luftërat këtë gjë bëjnë, e nisin kurdoherë nga fillimi pa pranuar asgjë nga gjurmët e vjetra. Pastaj kujtohen, fillojnë e gërmojnë për t’i gjetur ku janë ato gjurmë. Krijohen edhe shkenca pastaj për t’i studiuar. Faiku nuk donte ta pranonte në ndërgjegjen e vet se ky duhet të ishte një ligj i natyrës. Pastaj e mbylli me mendimin se edhe ilaçet për të shëruar sëmundjet të hidhura janë. “Veliu më ka thënë se mërzitesh shumë, shpesh e kalon edhe kufirin e dëshpërimit. Atë po mendoja tani në këto minutat e heshtjes. Asnjë ndryshim për mirë nuk mund të bëhet pa
  • 63. 62 Muci Mustafa Fezga dhimbje. Nëna lind fëmijën e saj, që e zë në çastet e një dashurie të madhe, e pret atë për një kohë të gjatë, me një dashuri të pamasë, por e lind me dhimbje shumë të mëdha, ndonjëherë duke dhënë edhe jetën e saj. Këtë duhet ta kuptojmë të gjithë”, tha Faiku. Abasi uli kokën dhe foli nëpër dhëmbë. “Unë u nisa sepse edhe Meja, është emri i gruas time, pasi u mendua dhe qau disa herë, këmbënguli. Ajo nuk e duron dot që ne ta kalojmë gjithë jetën me vuajtje të përditshme. Dhe shpresat për të ndërtuar një jetë më të mirë aty ku jemi, janë të pakta. Dhe e dini pse? Jo se nuk punojmë, por nuk ka të ardhura, nuk ka para. Gruaja ime punon më shumë se unë. Ajo di të lërojë tokën me qe, di të prashisë, të krasisë pjergulla e pemë të tjera frutore, të ngarkojë e shkarkojë edhe kuajt, të qethë delet, të bëjë edhe pazarin në treg. Punon duke lënë shpirtin dhe rininë e saj në punë. Se fëmijët duhen rritur. Do të marrë për ndihmë edhe nënën e saj, por sidoqoftë shtëpia do një burrë. Edhe gruaja do burrë. E si të mos shqetësohem unë? Unë do të mundohem të grumbulloj sa të jetë e mundur më shumë para, t’i nis ato sa më shpejt, të kthehem edhe vetë sa më parë në shtëpi. Nuk më hiqet nga mendja një fjalë që më tha ato ditë, si ta kishte dëgjuar nga goja e zotit,'më mirë të duroj një mijë vuajtje të rënda që mbarojnë një ditë, sesa një vuajtje të rëndë që vazhdon çdo ditë e nuk mbaron kurrë'. Abasi ndaloi së foluri me kokën të ulur sa gati prekte tavolinën. Faiku vuri re pak më parë që sytë e tij ishin të mbushur, gati të shpërthenin. Por, pas pak ai e kapërceu atë moment të vështirë dhe filloi të qetësohet.
  • 64. 63 Abasi, dëshnicari pa varr … “Abas, di ti të shkruash e të lexosh?” pyeti Faiku për ta larguar Abasin nga shqetësimi e për ta qetësuar pak. “Amerikançe?” “Këtu flitet anglisht, Abas, por unë e kisha fjalën për shqipen.” “Di pak, aq sa kam mësuar në shkollën e Mertit. Pastaj kam mësuar edhe vetë në shtëpi, bashkë me Mejën, marr gazeta të vjetra nga Tregu dhe i lexojmë, herë ajo e herë unë, ngadalë, por lexojmë, mësojmë edhe ndonjë gjë nga bota.” “Po më çudit” tha Faiku, “që ditke të lexosh, që di edhe gruaja tënde. Kë ke pasur mësues në Mert?” “Haki Hoxha, e quanin; e kam dashur dhe na donte shumë.” “Po ti Abas, qenke vërtet një dhuratë nga Perëndia. A e di ti që unë quhem Faik Hoxha dhe djali im, që të solli këtu, Veli Hoxha. Ti ke pasur për mësues babanë tim, gjyshin e Veliut, Hakiun. O Perëndi e madhe. Ç‘ishte ky fat që të solli ty te unë?” Ata folën gjatë, në fillim për Hakiun, pastaj për Përmetin, për fshatrat e tyre, për vendin e mbetur në gjendje të mjeruar, për të ardhmen, për familjet. Abasi ishte çliruar fare nga emocionet dhe mërzitja që e shoqëronte. Fliste me pasion për ato që dinte e ato që mendonte. Në zërin e tij kishte tashmë siguri, sigurinë që i dhuroi Faiku. “Abas, ti duhet të përpiqesh të mësosh edhe pak anglisht, një fjalor të vogël do ta jap unë, me fjalët e përditshme, se ndoshta nuk do të punosh gjatë në hekurudhë, ku sado të fitosh, prapë nuk të mjaftojnë për të rregulluar jetën ashtu si duhet kur
  • 65. 64 Muci Mustafa Fezga të kthehesh. Tani mendoj që ne mund të lidhim bashkë një marrëveshje të vogël, që çdo të shtunë ti të vish këtu, te unë. Kam shtëpi të bollshme, ne tre veta do të jemi, unë, Veliu dhe ti. Gruaja ka një vit që më ka lënë. Na shërben Anna për çdo nevojë që kemi, është ajo vajza që të shoqëroi kur hyre e që na shërbeu rakinë pak më parë. Annën e kemi si vajzën tonë. I kam thënë asaj të të mësojë shprehjet kryesore që përdoren në jetën e përditshme në shtëpi, punë e pazar. Dhe tani gjumë të ëmbël. Anna do të të tregojë dhomën se ku do të sistemohesh për të fjetur.” “Natën e mirë”, tha Abasi dhe doli duke ndjekur Annën nga pas në korridorin e gjatë të shtëpisë.
  • 66. 65 Abasi, dëshnicari pa varr … 12. Anna u fut në dhomë, hapi dritën, mbylli me kujdes dritaren, pastaj perdet prej kadifeje të kuqe dhe kthehu kokën nga Abasi. Ai rrinte pa lëvizur në mesin e dhomës. Vështrimi i tij shprehte habi dhe paksa frikë. Nuk i kishte shkuar asnjëherë në mend, as në ëndërr se mund të gjendej ndonjëherë i vetëm me një femër tjetër, në një dhomë kaq të madhe e të bukur, që ka dhe një krevat gjithashtu kaq të madh e të mbuluar me velenxë ngjyrë ari e me thekë që vareshin anash. Anna shkoi te krevati ta bënte gati për gjumë, ndërsa ai qëndronte akoma pa lëvizur, sikur ta kishin mbërthyer në dysheme. Shikonte veprimet e Annës dhe mendonte. Ajo dukej shumë e re. Ndoshta nuk i kishte mbushur 30 vjeç. Sillej sikur të ishte në shtëpinë e saj, pa asnjë droje edhe pse ishte me një burrë në dhomë. Ajo ktheu përsëri kokën nga Abasi dhe i buzëqeshi sikur të donte t’i thoshte diçka. Abasit iu duk se buzëqeshja e saj sikur i shtoi dritë dhomës së ndriçuar dobët. Ajo hoqi velenxën nga krevati, e palosi dhe e vendosi mbi një komo pranë murit, zbuloi jorganin në njërin cep dhe iu afrua me ngadalë Abasit gjithnjë duke i buzëqeshur. Anna filloi t’i fliste anglisht, por Abasi nuk po kuptonte gjë, sepse nga emocionet që ndiente fjalët nuk arrinin dot deri te truri i tij. Pastaj ajo kaloi te shenjat, i mori çantën Abasit dhe e vendosi në dollap, i shkopsiti xhaketën, ia hoqi dhe e vuri në
  • 67. 66 Muci Mustafa Fezga kremastar te gardëroba, e la atë hapur, i dha shenjë të hiqte këpucët e Abasi i hoqi. Pastaj ajo i dha shenjë të hiqte pantallonat. Abasi hezitoi, por ajo, si për ta ngacmuar, u afrua dhe bëri sikur do t’i zbërthente rripin. Abasi u skuq. Anna qeshi dhe i tha duke i ndarë falët një e nga një e duke e shoqëruar çdo fjalë me shenja, siç komunikojnë mësueset me nxënësit e tyre në institutin e fëmijëve që nuk dëgjojnë. “Hiq pantallonat dhe vendosi në dollap. Dushi është te kjo dera këtu. WC është kjo dera tjetër. Para se të shtrihesh mbylle dritën me këtë çelës.” “Okej” shqiptoi Abasi me gjysmë zëri. “Natën e mirë e gjumë të ëmbël” tha Anna me buzëqeshjen e zakonshme të saj, dhe mos shih ëndrra të këqija. Ok?” Ajo doli në korridor duke tërhequr derën nga pas. Abasi ndenji gjatë ashtu i mbërthyer në mes të dyshemesë. I mbeti në mendje Anna e bukur, kujdestarja dhe mësuesja e tij. Sytë e saj ishin të zjarrtë, buronte vetëm dashuri prej tyre. Por jo vetëm sytë, trupi, gjoksi, këmbët, flokët, fytyra, çdo gjë e saj dukej e përsosur. Gjithë qenia e saj rrezatonte dhe ndizte një ndjenjë që ai nuk e kishte provuar. Mejën e donte shumë, donte ta kishte gjithnjë afër, gati ngjitur me të, ta prekte, ta ledhatonte, kurse këtë, kjo ishte ndryshe, për ta mbajtur si ndonjë stoli në duar, si një statujë mbi tavolinë, si një ikonë në mur, ta shikoje kur qeshte, kur lëvizte këmbët e duart, ta prekje lehtë, ta ledhatoje. Ai mendonte dhe një lloj afshi i nxehtë i pushtoi trupin dhe i tendosi muskujt.
  • 68. 67 Abasi, dëshnicari pa varr … Abasi u zhvesh dhe iu afrua dushit. Ishte ndryshe nga dushet në anije. Shtyu derën e xhamtë që rrëshqiti majtas. U hutua nga gjithë ato rubinete. Nuk e kuptonte se cilin duhet të hapte të parin dhe cilin pas tij. Sa shumë gjëra nuk di, mendoi me vete. Veshi përsëri të brendshmet dhe u shtri në krevatin e gjerë me çarçafët e bardhë e të hekurosur. Ndjeu menjëherë erën e këndshme që vinte nga brenda shtratit e që u përzie shpejt me erën e djersës që vinte nga trupi i tij. Gjumi e zuri shumë vonë. Do të gdhihej e diela dhe ai mund të flinte sa të dëshironte. Sa të kënaqur e ndiente veten. Pastaj dalë e ngadalë filloi të ndihej keq. Po binte në gjumë dhe ishte dita e parë që nuk i doli Meja para syve. Eh, Abas, Abas, foli me vete. Dielli i mëngjesit e zgjoi shpejt, por krevati i ngrohtë nuk e linte të ngrihej. Anna trokiti në derë, e hapi, e përshëndeti dhe i tha se zoti Faik dëshironte ta pinte kafen e mëngjesit bashkë me të. Abasi u ngrit ndenjur dhe i foli shqip, pa ndonjë drojë prej saj. “Më duket se të kam parë natën këtu, në dhomë, por nuk jam i sigurt, ke hyrë vërtet, apo të pashë në ëndërr.” “Nuk të kuptova fare”, iu përgjigj Anna. Pastaj qeshi gjatë e me zë të lartë. “Abas, ti ke gjumë të rëndë”, foli ajo. Abasi shqeu sytë, u nguros dhe i hipi një e skuqur e menjëhershme. Ajo po fliste shqip. Ajo duhet t’i kishte kuptuar edhe fjalet e tij prej idioti. “Unë hyra vërtet, fika dritën. Ti e le ndezur. Ti nuk pe ëndërr.” “Jo, jo, ..., të pashë këtu”, tha ai dhe vuri gishtin te koka.
  • 69. 68 Muci Mustafa Fezga Annës i pëlqeu shakaja e Abasit, i buzëqeshi ëmbël dhe mbylli derën. Ai rrinte ndenjur mbi krevat e dëgjonte trokitjen e takave të saj në korridor, trokitje që vazhdonin të zbeheshin deri sa nuk u dëgjuan më. Kishin kaluar më shumë se katër muaj që Abasi vinte te Faiku çdo të diel herët në mëngjes për të mësuar anglisht me Annën. Por këtë radhë, ndryshe nga herët e tjera, ai erdhi të shtunën në orët e vona të mbrëmjes. E mori Veliu me vete, me mendimin se mund të pinin ndonjë gotë të tre me babanë. Faiku nuk doli dot nga studioja e tij atë darkë e të kalonte ndonjë orë me Veliun dhe Abasin. Kishte aq gjëra urgjente sa zor se mund t‘i mjaftonte nata për t‘i mbaruar e për t‘i nisur me postë herët në mëngjes. Me këtë rast edhe Abasi i kërkoi falje Veliut, sepse donte të bënte detyrat e anglishtes, që zonjushe Anna i kërkonte në mëngjes. Abasi u fut menjëherë në dhomën e miqve, u ul te tavolina, nxori fletoren e detyrave dhe filloi të shkruajë ngadalë deri pas mesit të natës. Në mëngjes Abasi u ngrit herët, si të ishte në kantier. Faikun e gjeti ulur në verandën e katit të sipërm dhe po shfletonte gazetën. Anna po shërbente mëngjesin. Flladi pak sa i ftohtë dhe ecja e shpejtë për të arritur në kohë i kishin dhënë fytyrës së saj një rozë të lehtë. Abasi e përshëndeti Faikun, ndërsa ai e ftoi të ulej pranë. Ai porositi Annën t’i përgatiste edhe atij për të ngrënë. “Qeveria e Vlorës ende nuk i ka vënë punët përpara” tha Faiku i mërzitur. “Të gjitha agjencitë e lajmeve flasin për