SlideShare a Scribd company logo
1 of 7
Download to read offline
Teoria Institucionale 379
TEORIA INSTITUCIONALE
Teoria institucionale është një qasje për të
kuptuar praktikat organizative dhe
menaxheriale si produkte të presioneve
sociale sesa ekonomike. Është bërë një
perspektivë e njohur në teorinë e
menaxhmentit për shkak të aftësisë së saj për
të shpjeguar sjelljet organizative që e sfidojnë
racionalitetin ekonomik. Është përdorur për të
shpjeguar, për shembull, se pse disa
inovacione menaxheriale miratohen nga
organizatat ose përhapen ndërmjet
organizatave përkundër paaftësisë së tyre për
të përmirësuar efikasitetin ose efektivitetin
organizativ. Sipas teorisë institucionale,
shpjegimi bazohet në idenë kyçe se adoptimi
dhe ruajtja e shumë praktikave organizative
varet shpesh nga presionet sociale për
konformitet dhe legjitimitet sesa nga
presionet teknike për performancë
ekonomike. Në këtë hyrje, janë përmbledhur
konceptet bazë të teorisë institucionale, janë
shqyrtuar historia dhe evolucioni i saj dhe në
fund janë diskutuar aplikime të zgjedhura
menaxheriale të teorisë.
Bazat
Gjashtë koncepte kryesore e formojnë bazën e
teorisë institucionale: infuzioni i vlerës,
difuzioni, mitet racionale, bashkimi i lirshëm,
legjitimiteti dhe izomorfizmi. Secila prej
këtyreve është elaboruar më poshtë.
Infuzioni i Vlerës
Teoria institucionale bazohet në vëzhgimin se
strukturat sociale abstrakte, të tilla si familja,
organizata, kisha, mundohen të marrin kuptim
dhe rëndësi që zgjatet përtej qëllimit të tyre
origjinal. Institucionalizimi është proces gjatë
të cilit, me kalimin e kohës, detyrat rutinore,
strukturat organizative ose pozitat
funksionale fitojnë kuptim ose vlerë të shtuar
përtej funksionit të tyre bazik. Phillip Selznick
është i pari që e artikuloi këtë ide themelore.
Selznick ishte një sociologjist amerikan i cili në
studimin e tij të vitit 1949 rreth Autoritetit të
Luginës Tennessee (një organizatë e madhe e
qeverisë federale, e krijuar për të promovuar
ruajtjen si pjesë e Marrëveshjes së Re të
Administratës Roosvelt) vëzhgoi se mbijetesa
e organizatës i kushton qëllimit të saj origjinal.
Studimi i Selznickut ofroi dy informacione me
rëndësi të cilat formojnë bazën e teorisë
institucionale. Së pari, ai arriti në përfundim se
organizatat bëhen infuzive me (fitojnë)
rëndësi (kuptim dhe vlerë) që shtrihet përtej
dobisë funksionale të tyre. Së dyti, ai vuri re se
si rezultat i këtij infuzioni të kuptimit dhe
vlerës, ekzistojnë shpesh pasoja të
padëshiruara në veprimin e qëllimshëm.
Kështu, punimi i Selznickut e ndau aktivitetin
organizativ në dy fusha të ndryshme: fusha
teknike dhe racionale e veprimit të
qëllimshëm dhe fusha simbolike dhe
institucionale e kuptimit dhe vlerës.
Difuzioni
Një ide e lidhur është të kuptuarit se praktikat
e reja shpesh adoptohen, jo për shkak të
rezultateve të tyre teknike, por sepse ato
rezonojnë me vlerat shoqërore dhe të
komunitetit. Ky vëzhgim u shfaq në vitin 1962
përmes botimit të librit të Përhapjes së
Inovacioneve (The Diffusion of Innovations) të
Everett Rogers. Rogers ishte një profesor i
sociologjisë rurale i interesuar për të kuptuar
se pse disa risi përhapen me sukses dhe disa të
tjera jo. Ai vëreu se adoptimi i një inovacioni
varet pak nga karakteristikat objektive ose
teknike të inovacionit dhe më shumë nga
interpretimet subjektive të inovacionit nga
adoptuesi. Për shembull, një komunitet
indigjen mund të refuzojë adoptimin e
praktikave moderne të shëndetit (psh, pirjen e
ujit të vluar) nëse arsyet e adoptimit nuk
komunikohen në një mënyrë konsistente me
besimet tradicionale të atij komuniteti.
Identifikimi i Rogersit në lidhje me motivet e
ndryshme të adoptimit (psh, teknike kundrejt
sociale) dhe modelet e difuzionit të
380 Teoria Institucionale
inovacioneve të reja kanë ndikuar në
hulumtimet institucionale të organizatave.
Hulumtuesit kanë studiuar gjerësisht lëvizjet e
inovacioneve menaxheriale nëpër grupe të
organizatave me informacionin kryesor se
adoptimi i praktikave shpesh varet nga
përceptimet subjektive për konformitet me
vlerat e përbashkëta në mjedisin e gjerë
shoqëror ose institucional brenda të cilit
ekzistojnë organizatat adoptuese.
Mitet Racionale
Themeli i teorisë institucionale moderne në
menaxhment qëndron në idenë e miteve
racionale të publikuara në një studim seminal
në vitin 1977 nga John Meyer dhe Brian
Rowan, me titull “Organizatat Institucionale:
Të Strukturara Formale si Mite dhe
Ceremoniale” (Institutional Organization:
Formal Structured as Myth and Ceremony).
Meyer dhe Rowan ofruan një shpjegim në
lidhje me vëzhgimet e mëhershme se shumë
aktivitete organizative nuk kanë lidhje me
produktivitetin ekonomik. Ata argumentojnë
se organizatat ekzistojnë në kontekste sociale
në të cilat rregullat e sjelljes së përshtatshme
përcaktohen jo nga racionaliteti ekonomik,
por më tepër nga mitet mbizotëruese në lidhje
me atë se çfarë është racionaliteti ekonomik –
me fjalë të tjera, supozimet e pranuara se si
duhet të jetë një organizatë e suksesshme. Ata
theksojnë se organizatat mund të mbijetojnë
në mënyrë të suksesshme duke u përshtatur
ose duke u bërë izomorfe me mjedisin e tyre
institucional. Supozimi se organizatat e
suksesshme duhet të kenë një funksion formal
të stafit është një shembull i mitit racional.
Bashkimi i Lirshëm
Lidhur me idenë e miteve racionale është
zbulimi nga Meyer dhe Rowan, që organizatat
shpesh adoptojnë disa praktika vetëm në
mënyrë ceremoniale. Kjo do të thotë,
organizatat shpesh duhet të ndajnë dhe të
shmangin funksionet e tyre kryesore
prodhuese (aktivitetet e tyre teknike) nga
funksionet e miratuara si rezultat i presioneve
institucionale. Për shembull, organizatat
shpesh arrijnë bashkim të lirshëm duke ndarë
adoptimin zyrtar të një praktike nga zbatimi i
saj. Kështu, gjatë periudhave të vështirësive
ekonomike, disa firma lajmërojnë se do të
largojnë një numër të madh të punëtorëve, por
nuk arrijnë ta zbatojnë këtë. Lajmërimi ndodh
për t’u përshtatur me presionet sociale – në
përputhje me mitin racional se korporatat e
suksesshme janë të “thjeshta” (ose holla
metafor.). Dështimi i zbatimit ndodh sepse
firma e pranon se do të ishte e paaftë për të
mbajtur produktivitetin e saj aktual nëse do të
përshtatej në mënyrë të plotë me presionet
institucionale.
Legjitimiteti
Organizatat u përmbahen miteve racionale
dhe miratojnë praktika izomorfe nga dëshira
për t'u dukur si një organizatë legjitime. Kjo
nënkupton se një supozim kryesor i teorisë
institucionale është ideja se organizatat
përmirësojnë shanset e tyre për të mbijetuar
duke u përshtatur me pritshmëritë e
zakonshme se si duhet të duket një organizatë
e suksesshme. Organizatat që mundohen të
jenë legjitime kanë më shumë gjasa t’u qasen
burimeve sesa ato që nuk mundohen të jenë
legjitime. Kështu, një organizatë me një plan
formal biznesi ka më shumë mundësi të fitojë
financim bankar sesa një organizatë që nuk ka.
Në mënyrë të ngjashme, një organizatë me një
program formal me mundësi të barabarta ka
më shumë mundësi të pranojë kontrakte nga
qeveria federale sesa një organizatë që nuk ka.
Legjitimiteti merret duke iu përmbajtur
rregullave të qarta dhe normave të
nënkuptuara të mjedisit social brenda të cilit
ekziston një firmë.
Izomorfizmi
Përshtatja me një mjedis institucional
sinjalizohet kryesisht nga adoptimi i
strukturave, praktikave dhe sjelljeve të
ngjashme me organizatat e tjera kryesore.
Teoria Institucionale 381
Prandaj, organizatat të cilat ndajnë një fushë të
përbashkët sociale, janë subjekt i presioneve
të ngjashme sociale dhe me kalimin e kohës do
të bëhen më të ngjashme ose izomorfe me
njëra-tjetrën. Kjo ide bazike është ofruar
fillimisht nga Paul J. DiMaggio dhe Walter W.
Power në një artikull kryesor të publikuar në
vitin 1983 dhe të titulluar “Rivizitimi i Kafazit
të Hekurit: Izomorfizmi Institucional dhe
Racionaliteti Kolektiv në Fushat e
Institucionalizuara” (The Iron Cage Revisited:
Institutional Isomorphism and Collective
Rationality in Institutionalized Fields). Ata
argumentojnë se burimet kryesore të
përshtatjes me presionin social vijnë nga
profesionet dhe shteti. DiMaggio dhe Power i
kategorizojnë llojet e izomorfizmit që u
ekspozohen organizatat në tri lloje:
Izomorfizmi detyrues është kryesisht politik
për nga natyra dhe lind nga nevoja e
organizatave për t’u paraqitur legjitime te të
tjerët, tek akterë më të fuqishëm, të tillë si
shteti. Këto rregulla konformiteti janë shpesh,
por jo domosdoshmërisht, të artikuluara qartë
në formën e rregullave dhe ligjeve.
Izomorfizmi normativ është nevoja për të
adoptuar praktikat supozuese e asaj se çfarë
është e duhur ose e drejtë nga akterë të
rëndësishëm moralisht, të tillë si profesionet.
Këto rregulla konformiteti janë shpesh, por jo
domosdoshmërisht, të nënkuptuara. Në fund,
izomorfizmi mimetik (mimikë) i referohet
prirjes së disa organizatave për të kopjuar
organizatat e tjera të cilat përceptohen si të
suksesshme ose legjitime nën kushte
paqartësie – pra, kur kriteri ose rruga e
suksesit nuk është e qartë.
Këto gjashtë koncepte formojnë bazën e
teorisë institucionale në menaxhment. Në
mënyrë kolektive, këto ofrojnë një model për
sjelljen organizative që qëndron në
kundërshtim të fortë me modelet e zgjedhjes
ekonomike ose racionale të sjelljes së firmave.
Pra, me anë të këtyre koncepteve, teoria
institucionale sugjeron se organizatat
ekzistojnë në dy botë në të njëjtën kohë: një
botë teknike ku ato duhet t’u përmbahen
burimeve, të tilla si kapitalit dhe punës dhe në
një botë sociale ku duhet t’u përmbahen
burimeve simbolike, të tilla si legjitimiteti dhe
statusi.
Evolucioni
Shumë studiues bëjnë dallim ndërmjet
institucionalizmit të “vjetër” dhe të “ri”.
Institucionalizmi i vjetër i referohet studim
rasteve të detajuara kuantitative të
organizatave nga sociolistët organizativ në
vitin 1950 dhe 1960. Studim rasti i Selznickut
në lidhje me Autoritetin e Luginës së
Tennesseesë në vitin 1949 përcakton kufijtë e
fillimit të institucionalizmit të “vjetër”. Pasuar
nga publikimi i “Arma e Organizatës” (The
Organizational Weapon) të Selznickut në vitin
1952, një studim i organizatës leniniste, e cila
tërheq vëmendjen në procesin në të cilin
organizata bëhet e “institucionalizuar” ose
merr një karakter dhe vlerë të ndryshme prej
objektivave funksionale ose teknike
organizative.
Institucionalizmi i ri përcaktohet me
publikimin e artikullit klasik të Meyer dhe
Rowan në vitin 1977 me titull “Organizatat e
Institucionalizuara: Struktura Formale si Mit
dhe Ceremoni” (Formal Structure As Myth and
Ceremony), pasuar afër nga artikulli i
DiMaggio dhe Powell i vitit 1983, “Rivizitimi i
Kafazit të Hekurit: Izomorfizmi Institucional
dhe Racionaliteti Kolektiv në Fushat e
Institucionalizuara”. Termi “institucionalizim i
ri” përfshin një zhvendosje konceptuale drejt
një pikëpamje të institucioneve si kognicione
kolektive ose supozime të përbashkëta të cilat,
me kalimin e kohës fitojnë një shkallë
konkretiteti shoqëror. Pra, ato pranohen si të
mirëqena dhe si rezultat, kufizojnë sjelljen
organizative. Po ashtu, ekziston edhe një
dallim i qartë metodologjik ndërmjet
institicionalizimit të ri dhe të vjetër. Përderisa
institucionalizimi i vjetër tërheq vëmendjen
në proceset të cilat ndodhin brenda
organizatave individuale, institucionalizimi i ri
fokusohet në proceset të cilat ndodhin përtej
382 Teoria Institucionale
grupeve të organizatave që ndërveprojnë
shpesh me njëra-tjetrën – një nivel analize që
zakonisht referohet si fusha organizative.
Këta dy artikuj kryesor kanë nxitur një
shqyrtim intenziv të proceseve me të cilët
praktikat institucionale shpërndahen matanë
fushës organizative dhe njëkohësisht, mënyrat
me të cilat organizatat bëhen më shumë të
ngjashme me njëra-tjetrën. Këto studime të
“shpërndarjes” fillimisht u fokusuan në
procesin në të cilin organizatat adoptojnë
struktura të ngjashme, pra, bëhen izomorfe.
Një studim i hershëm nga Pamela S. Tolbert
dhe Lynne G. Zucker i vitit 1983, formuloi një
model dy-fazësh të adoptimit mimetik në të
cilin disa organizata fillimisht adoptojnë një
praktikë për arsye teknike – pra kjo praktikë
përmirësonte performancën e firmës.
Megjithatë, adoptuesit e mëvonshëm e bëjnë
këtë për arsye konformiteti: Adoptimmi i
praktikës nuk e përmirëson performancën,
por e bën organizatën adoptuese të duket
legjitime.
Studimet e tjera u fokusuan në mekanizmat e
difuzionit (shpërndarjes) duke analizuar
faktorët që pengojnë ose promovojnë
adoptimin e praktikave matanë një fushe
organizative. Agjentët kryesorë që janë
zbuluar si lehtësues ose pengues të difuzionit
përfshijnë profesionet, qeveria, konsulentët e
menaxhmentit dhe rrjetet e ndërlidhura të
ekzekutivit të korporatave. Studimet e tjera
identifikuan atributet si në vazhdim të
organizatave të cilat janë subjekt i difuzionit:
pozitat funksionale në organizata, praktikat
menaxheriale të tilla si menaxhimi i cilësisë
totale dhe vendimet strategjike, të tilla si
bashkimet dhe shkrirjet, zvogëlimet e firmave
dhe planet stimuluese afat-gjate.
Nga fillimi i vitit 1990, teoricientët filluan të
ngrenë shqetësime në lidhje me premisën
thelbësore të institucionalizimit të “ri”.
DiMaggio dhe Powell e kanë modeluar
artikullin e tyre rreth pyetjes “Pse organizatat
janë kaq të ngjashme?”. Përgjigja e tyre ishte se
organizatat adoptojnë praktika dhe struktura
të ngjashme në përpjekje për t’u përshtatur
me mjedisin e tyre institucional. Megjithatë,
kritikuesit kanë vërejtur se jo të gjitha
organizatat janë të njëjta brenda një fushe
organizative. Disa organizata janë të afta për t’i
rezistuar presionit institucional. Ata
gjithashtu theksuan se disa forma ose praktika
organizative të institucionalizuara tepër
ndryshojnë ndonjëherë. Ata argumentojnë se
teoria institucionale i përshkruan në mënyrë
të padrejtë organizatat si “produkte
kulturore", të ndikuara shumë nga besimet
kolektive, dhe kjo, siç akuzuan ata, ishte e
pasaktë.
Në një publikim të hershëm të njërit nga
themeluesit të institucionalizimit të ri, Paul
DiMaggio llogariti mundësinë e ndryshimit të
institucioneve. DiMaggio identifikoi disa
akterë të quajtur “ndërmarrës institucional”
me shkathtësi unike të dallimit dhe rezistimit
të ndikimit të fuqishëm të besimeve sociale
kolektive. Në një argument të kësaj teme,
Christine Oliver vuri re se disa organizata
angazhohen në mënyrë aktive dhe u rezistojnë
në mënyrë strategjike presioneve
institucionale për konformitet.
Ideja se këta akterë kanë forcën për t’ju
rezistuar presioneve institucionale dhe
ndryshuar ato, krijoi një rrymë të re të
studimit me fokus në proceset e ndryshimit
institucional. Studimet e hershme kanë
sugjeruar se ndryshimi institucional mund të
ndodh vetëm në mënyrë ekzogjene,
domethënë, nga ndonjë ngjarje katastrofike e
cila ndodh jashtë fushës organizative.
Sidoqoftë, studimet e mëvonshme e sfiduan
këtë duke demonstruar se akterët marxhinalë
në periferinë e fushës organizative nuk janë
subjekt i presionit konformues dhe kanë të
ngjarë më shumë të iniciojnë ndryshimin.
Studimet e vonshme e zgjeruan këtë duke vënë
në pah se disa akterë zënë pozicione lidhëse
ndërmjet fushave të ndryshme organizative
dhe mund të iniciojnë ndryshimin duke
zhvendosur idetë institucionale përtej fushës
organizative.
Studiuesit skandinavë e sfiduan mendimin
nëse idetë institucionale zhvendosen përtej
Teoria Institucionale 383
organizatave në mënyrë të paprekur. Ata
zbuluan se praktikat institucionale shpesh
përkthehen ose abstraktohen në mënyrë për
t’u zhvendosur nga një vend në tjetrin dhe
pastaj adaptohen në kontekstin lokal pasi të
adoptohen nga organizatat individuale. Një
grup tjetër i studimeve fokuson vëmendjen në
përdorimin e një gjuhe bindëse, retorike ose
ligjërimit për të lehtësuar ndryshimin duke
bërë që modelet e reja të duken legjitime.
Një zgjerim logjik i këtij studimi është
fokusuar në “punën institucionale” ose
proceset në të cilat akterët angazhohen në
krijimin, ndryshimin dhe mirëmbajtjen e
institucioneve. Ideja bazë e punës
institucionale është prezantuar nga Tom
Lawrence dhe Roy Suddaby në vitin 2006 në
një artikull të titulluar “Institucionet dhe Puna
Institucionale” (Institutions and Institutional
Work). Ideja bazë e punës institucionale
bazohet në supozimin se disa akterë në fushën
organizative fitojnë një shkallë të
ndërgjegjësimit kognitiv të mjediseve të tyre
institucionale, si dhe një shkallë ose
kompetencë në menaxhimin ose manipulimin
e mjedisit. Ekzistenca e një ndërgjegjësimi ose
aftësie të tillë bazohet në kuptimin se akterët
(edhe individualë edhe atyre të përbërë) nuk
janë të burgosur të plotë kognitiv të mjedisit të
tyre institucional.
Me pak fjalë, studimet institucionale prej mesit
të vitit 1990 e tutje dhe duke përfshirë ato të
tanishme, kanë adoptuar një fokus më të fortë
në agjencinë (më lartë cituar si “forcën”).
Organizatat tashmë nuk paraqiteshin si
presione kulturore, por përkundrazi shiheshin
si të angazhuara në mënyrë aktive në procesin
e përshtatjes dhe si rrjedhojë, të ndikimit në
mjedisin institucional në të cilin veprojnë. Si
rezultat, teoria institucionale është bërë më
pak e lidhur me idenë e përshtatjes së verbër
dhe adoptimit ceremonial dhe më shumë e
interesuar në kuptimin se si organizatat
ndikojnë në mënyrë aktive në mjedisin e tyre.
Rëndësia
Teoria institucionale, si teori e organizatave,
ka shfaqur një rezistim të jashtëzakonshëm.
Ajo është shëndërruar nga një kornizë e
krijuar për të shpjeguar ngjashmërinë
organizative dhe mungesën e agjencisë në një
kornizë e cila shpjegon ndryshimin
organizativ dhe agjensinë e thellë. Edhe pse
me një transformim kaq ngatërrues në
ideologjinë e saj thelbësore, përsëri, teoria
institucionale ka arritur të ruajë një fije të
fortë të koherencës së brendshme. E
pandryshueshmja brenda teorisë
institucionale është supozimi se strukturat
dhe proceset organizative marrin kuptim dhe
rëndësi që zgjatet përtej qëllimit të tyre teknik.
Ideja se organizatat funksinojnë në mjediset
tenike dhe institucionale në të njëjtën kohë
ofron qëndrueshmëri dhe koherencë të kësaj
perspektive konceptuale në organizata.
Teoria institucionale vazhdon të ketë një
ndikim të fuqishëm në teorinë organizative.
Është tema e vetme më e popullarizuar në
artikujt e fundit në Divizionin e Teorisë
Organizative dhe Menaxheriale të Akademisë
së Menaxhmentit dhe është përshkruar (p.sh.,
nga Royston Greenwood dhe kolegët) si qasja
dominuese për të kuptuar organizatat.
Megjithatë, ndikimi i saj ka qenë relativisht i
kufizuar brenda akademisë në teorinë
organizative dhe nuk ka arritur të bëjë ndikim
të rëndësishëm në studimet e menaxhimit
strategjik ose në teoritë e sjelljes organizative
që përqendrohen në nivelin individual të
analizës.
Në mënyrë të ngjashme, teoria institucionale
ka pasur relativisht pak ndikim në menaxherët
dhe praktikuesit jashtë fushës akademike.
Pjesërisht, kjo mund të shpjegohet nga
supozimet e saj themelore të cilat deri së fundi
dukej se zvogëlonin rolin e menaxhmentit në
përcaktimin e mbijetesës organizative.
Sidoqfotë, është i pasaktë supozimi se
menaxherët nuk kanë ndonjë rol të
rëndësishëm në teorinë institucionale.
Kuptimet menaxheriale të teorisë
384 Teoria Institucionale
institucionale nuk mungojnë nga teoria, por
thjeshtë nuk janë ende të artikuluara si duhet.
Është e qartë se kthimi drejt agjencisë në
teorinë institucionale dhe idetë rreth punës
institucionale duhet të përqendrojnë
vëmendjen në idenë se akterët mund të
menaxhojnë në mënyrë aktive mjediset e tyre
institucionale. Menaxherët gjithnjë e më
shumë janë duke u angazhuar në këtë lloj të
punës institucionale. Kështu, për shembull, në
fillimin e shekullit 21, menaxherët e biznesit
janë angazhuar gjithnjë e më shumë në
çështjet e përgjegjësisë sociale të korporatave,
e cila mund të shihet si një mënyrë e
angazhimit direkt të menaxherëve me
mjedisin institucional. Në mënyrë të
ngjashme, përfshirja gjithnjë e më e madhe e
korporatave në aktivitete politike, të tilla si
financimi i aktiviteteve politike dhe lobimi për
qeverinë dhe udhëheqësit, është një mënyrë
tjetër thelbësore në të cilën menaxherët
mundohen të kontrollojnë mjedisin e tyre
institucional. Studimet kanë treguar se disa
organizata janë të afta t’i rezistojnë presioneve
politike, për shembull, duke ndryshuar
përmbajtjen dhe shpërndarjen e rregullave
ligjore. Një grup tjetër i vonshëm i studimeve
kanë identifikuar mënyra në të cilat
organizatat biznesore janë duke përshtatur
dhe internalizuar në mënyrë të madhe
elemente nga sfera publike, të tilla si
universitetet korporative, ushtritë
korporative dhe muzetë korporative, të cilat
po ashtu mund të shihen si mjete me të cilat
menaxherët biznesor mundohen të
angazhohen në mjedisin institucional të një
organizate. Studimet e ardhshme do të ofrojnë
një elaborim më të qartë të këtyre fenomeve
dhe rolit të menaxhimit në praktikat
institucionale.
Roy Suddabry
Lexime të Mëtutjeshme
DiMaggio, P. J. (1988). Interest and agency in
institutional theory. In L. G. Zucker (Ed.),
Institutional patterns and organizations (pp.
3–21). Cambridge, MA: Ballinger.
DiMaggio, P. J., & Powell, W. W. (1983). The
iron cage revisited: Institutional isomorphism
and collective rationality in organizational
fields. American Sociological Review , 48, 147–
160.
Greenwood, R., Oliver, C. K., Sahlin, K., &
Suddaby, R. (2008). The Sage handbook of
organizational institutionalism. London,
England: Sage.
Lawrence, T. B., & Suddaby, R. (2006).
Institutions and institutional work. In S. R.
Clegg, C. Hardy, T. B. Lawrence, & W. R. Nord
(Eds.), Sage handbook of organizations studies
(2nd ed., pp. 215–254). London, England: Sage.
Meyer, J. W., & Rowan, B. (1977).
Institutionalized organizations: Formal
structure as myth and ceremony. American
Journal of Sociology, 83, 440–463.
Oliver, C. (1991). Strategic responses to
institutional processes. Academy of
Management Review, 16, 145–179.
Scott, W. R. (2001). Institutions and
organizations (2nd ed.). Thousand Oaks, CA:
Sage.
Selznick, P. (1949). TVA and the grass roots: A
study in the sociology of formal organization.
Berkeley: University of California Press.
Suddaby, R. (2011). Challenging institutions.
Journal of Management Inquiry, 19 (1), 14–20.
Suddaby, R., & Greenwood, R. (2005).
Rhetorical strategies of legitimacy.
Administrative Science Quarterly, 50, 35–67.
Teoria Institucionale 379
Burimi: Eric H. Kessler, “Encyclopedia of Management Theory”, Pace University, Sage Publications,
2013.
Përktheu: Kujtim Hameli, student doktorature në Universitetin e Stambollit, dhjetor 2020.

More Related Content

Similar to Teoria Institucionale

Menaxhment strategjik java-7
Menaxhment strategjik java-7Menaxhment strategjik java-7
Menaxhment strategjik java-7
Gazmir Rrahmani
 
Bazat e menaxhimit
Bazat e menaxhimitBazat e menaxhimit
Bazat e menaxhimit
Menaxherat
 
Kritikë mbi menaxhmentin strategjik
Kritikë mbi menaxhmentin strategjikKritikë mbi menaxhmentin strategjik
Kritikë mbi menaxhmentin strategjik
Shpejtim Rudi
 
Projektimi organizativ 2012 Mr.Driton Sylqa
Projektimi organizativ 2012  Mr.Driton SylqaProjektimi organizativ 2012  Mr.Driton Sylqa
Projektimi organizativ 2012 Mr.Driton Sylqa
Valdet Shala
 
Një vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentin
Një vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentinNjë vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentin
Një vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentin
Shpejtim Rudi
 

Similar to Teoria Institucionale (20)

ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
 
E drejta adm.organizatat administrative
E drejta adm.organizatat administrativeE drejta adm.organizatat administrative
E drejta adm.organizatat administrative
 
Etika e biznesit
Etika e biznesitEtika e biznesit
Etika e biznesit
 
Analiza e faktorëve të brendshëm
Analiza e faktorëve të brendshëmAnaliza e faktorëve të brendshëm
Analiza e faktorëve të brendshëm
 
Menaxhment strategjik java-7
Menaxhment strategjik java-7Menaxhment strategjik java-7
Menaxhment strategjik java-7
 
etika e punes
etika e punesetika e punes
etika e punes
 
Mrh- Enveri
Mrh- Enveri Mrh- Enveri
Mrh- Enveri
 
Variablat qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik
Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etikVariablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik
Variablat qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik
 
Struktura organizative rast studimi aplikimi i tyre
Struktura organizative rast studimi aplikimi i tyreStruktura organizative rast studimi aplikimi i tyre
Struktura organizative rast studimi aplikimi i tyre
 
Bazat e menaxhimit
Bazat e menaxhimitBazat e menaxhimit
Bazat e menaxhimit
 
Kritikë mbi menaxhmentin strategjik
Kritikë mbi menaxhmentin strategjikKritikë mbi menaxhmentin strategjik
Kritikë mbi menaxhmentin strategjik
 
Projektimi organizativ 2012 Mr.Driton Sylqa
Projektimi organizativ 2012  Mr.Driton SylqaProjektimi organizativ 2012  Mr.Driton Sylqa
Projektimi organizativ 2012 Mr.Driton Sylqa
 
Një vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentin
Një vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentinNjë vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentin
Një vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentin
 
Lidershipi dhe aftesite Negociuese
Lidershipi dhe aftesite NegociueseLidershipi dhe aftesite Negociuese
Lidershipi dhe aftesite Negociuese
 
Udheheqja pjesa 4
Udheheqja   pjesa 4Udheheqja   pjesa 4
Udheheqja pjesa 4
 
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
 
M.s analiza e_mjedisit_te_brendshem_-_pjesa_1__prezentimi_besart_hajrizi
M.s analiza e_mjedisit_te_brendshem_-_pjesa_1__prezentimi_besart_hajriziM.s analiza e_mjedisit_te_brendshem_-_pjesa_1__prezentimi_besart_hajrizi
M.s analiza e_mjedisit_te_brendshem_-_pjesa_1__prezentimi_besart_hajrizi
 
Permbledhje dhe sinteze e teorive te motivimit
Permbledhje dhe sinteze e teorive te motivimitPermbledhje dhe sinteze e teorive te motivimit
Permbledhje dhe sinteze e teorive te motivimit
 
So kapitulli x fuqia politika-konflikti-2013
So kapitulli x fuqia politika-konflikti-2013So kapitulli x fuqia politika-konflikti-2013
So kapitulli x fuqia politika-konflikti-2013
 
Krizat ek. teorite ligj.3
Krizat ek. teorite  ligj.3Krizat ek. teorite  ligj.3
Krizat ek. teorite ligj.3
 

More from Kujtim Hameli

More from Kujtim Hameli (12)

Observation Presentation.pdf
Observation Presentation.pdfObservation Presentation.pdf
Observation Presentation.pdf
 
Shfaqja e Menaxhimit Shkencor - Frederick W. Taylor
Shfaqja e Menaxhimit Shkencor - Frederick W. TaylorShfaqja e Menaxhimit Shkencor - Frederick W. Taylor
Shfaqja e Menaxhimit Shkencor - Frederick W. Taylor
 
Hershey Case Study - Strategic Management
Hershey Case Study - Strategic ManagementHershey Case Study - Strategic Management
Hershey Case Study - Strategic Management
 
Studim Rasti - Hershey Company
Studim Rasti - Hershey CompanyStudim Rasti - Hershey Company
Studim Rasti - Hershey Company
 
eMarketingu - Udhëzues themelor i marketingut në botën digjitale, Rob Stokes
eMarketingu - Udhëzues themelor i marketingut në botën digjitale, Rob StokeseMarketingu - Udhëzues themelor i marketingut në botën digjitale, Rob Stokes
eMarketingu - Udhëzues themelor i marketingut në botën digjitale, Rob Stokes
 
Kapitulli 1- (emarketingu) Strategjia dhe Konteksti
Kapitulli 1- (emarketingu) Strategjia dhe KontekstiKapitulli 1- (emarketingu) Strategjia dhe Konteksti
Kapitulli 1- (emarketingu) Strategjia dhe Konteksti
 
Faktorët që Ndikojnë në Vizitën e Konsumatorëve në Qendrat Tregtare - Një Pil...
Faktorët që Ndikojnë në Vizitën e Konsumatorëve në Qendrat Tregtare - Një Pil...Faktorët që Ndikojnë në Vizitën e Konsumatorëve në Qendrat Tregtare - Një Pil...
Faktorët që Ndikojnë në Vizitën e Konsumatorëve në Qendrat Tregtare - Një Pil...
 
Ekuiteti i Markës Bazuar në Konsumatorë dhe Pozicionimi i Markës
Ekuiteti i Markës Bazuar në Konsumatorë dhe Pozicionimi i MarkësEkuiteti i Markës Bazuar në Konsumatorë dhe Pozicionimi i Markës
Ekuiteti i Markës Bazuar në Konsumatorë dhe Pozicionimi i Markës
 
Kapitulli 1: Një Vështrim i Përgjithshëm i Sjelljes së Konsumatorit
Kapitulli 1: Një Vështrim i Përgjithshëm i Sjelljes së KonsumatoritKapitulli 1: Një Vështrim i Përgjithshëm i Sjelljes së Konsumatorit
Kapitulli 1: Një Vështrim i Përgjithshëm i Sjelljes së Konsumatorit
 
Markat dhe Menaxhimi i Markave
Markat dhe Menaxhimi i MarkaveMarkat dhe Menaxhimi i Markave
Markat dhe Menaxhimi i Markave
 
Llojet e Mostrave
Llojet e MostraveLlojet e Mostrave
Llojet e Mostrave
 
Hulumtimet e Marketingut, Ercan Gegez
Hulumtimet e Marketingut, Ercan GegezHulumtimet e Marketingut, Ercan Gegez
Hulumtimet e Marketingut, Ercan Gegez
 

Teoria Institucionale

  • 1. Teoria Institucionale 379 TEORIA INSTITUCIONALE Teoria institucionale është një qasje për të kuptuar praktikat organizative dhe menaxheriale si produkte të presioneve sociale sesa ekonomike. Është bërë një perspektivë e njohur në teorinë e menaxhmentit për shkak të aftësisë së saj për të shpjeguar sjelljet organizative që e sfidojnë racionalitetin ekonomik. Është përdorur për të shpjeguar, për shembull, se pse disa inovacione menaxheriale miratohen nga organizatat ose përhapen ndërmjet organizatave përkundër paaftësisë së tyre për të përmirësuar efikasitetin ose efektivitetin organizativ. Sipas teorisë institucionale, shpjegimi bazohet në idenë kyçe se adoptimi dhe ruajtja e shumë praktikave organizative varet shpesh nga presionet sociale për konformitet dhe legjitimitet sesa nga presionet teknike për performancë ekonomike. Në këtë hyrje, janë përmbledhur konceptet bazë të teorisë institucionale, janë shqyrtuar historia dhe evolucioni i saj dhe në fund janë diskutuar aplikime të zgjedhura menaxheriale të teorisë. Bazat Gjashtë koncepte kryesore e formojnë bazën e teorisë institucionale: infuzioni i vlerës, difuzioni, mitet racionale, bashkimi i lirshëm, legjitimiteti dhe izomorfizmi. Secila prej këtyreve është elaboruar më poshtë. Infuzioni i Vlerës Teoria institucionale bazohet në vëzhgimin se strukturat sociale abstrakte, të tilla si familja, organizata, kisha, mundohen të marrin kuptim dhe rëndësi që zgjatet përtej qëllimit të tyre origjinal. Institucionalizimi është proces gjatë të cilit, me kalimin e kohës, detyrat rutinore, strukturat organizative ose pozitat funksionale fitojnë kuptim ose vlerë të shtuar përtej funksionit të tyre bazik. Phillip Selznick është i pari që e artikuloi këtë ide themelore. Selznick ishte një sociologjist amerikan i cili në studimin e tij të vitit 1949 rreth Autoritetit të Luginës Tennessee (një organizatë e madhe e qeverisë federale, e krijuar për të promovuar ruajtjen si pjesë e Marrëveshjes së Re të Administratës Roosvelt) vëzhgoi se mbijetesa e organizatës i kushton qëllimit të saj origjinal. Studimi i Selznickut ofroi dy informacione me rëndësi të cilat formojnë bazën e teorisë institucionale. Së pari, ai arriti në përfundim se organizatat bëhen infuzive me (fitojnë) rëndësi (kuptim dhe vlerë) që shtrihet përtej dobisë funksionale të tyre. Së dyti, ai vuri re se si rezultat i këtij infuzioni të kuptimit dhe vlerës, ekzistojnë shpesh pasoja të padëshiruara në veprimin e qëllimshëm. Kështu, punimi i Selznickut e ndau aktivitetin organizativ në dy fusha të ndryshme: fusha teknike dhe racionale e veprimit të qëllimshëm dhe fusha simbolike dhe institucionale e kuptimit dhe vlerës. Difuzioni Një ide e lidhur është të kuptuarit se praktikat e reja shpesh adoptohen, jo për shkak të rezultateve të tyre teknike, por sepse ato rezonojnë me vlerat shoqërore dhe të komunitetit. Ky vëzhgim u shfaq në vitin 1962 përmes botimit të librit të Përhapjes së Inovacioneve (The Diffusion of Innovations) të Everett Rogers. Rogers ishte një profesor i sociologjisë rurale i interesuar për të kuptuar se pse disa risi përhapen me sukses dhe disa të tjera jo. Ai vëreu se adoptimi i një inovacioni varet pak nga karakteristikat objektive ose teknike të inovacionit dhe më shumë nga interpretimet subjektive të inovacionit nga adoptuesi. Për shembull, një komunitet indigjen mund të refuzojë adoptimin e praktikave moderne të shëndetit (psh, pirjen e ujit të vluar) nëse arsyet e adoptimit nuk komunikohen në një mënyrë konsistente me besimet tradicionale të atij komuniteti. Identifikimi i Rogersit në lidhje me motivet e ndryshme të adoptimit (psh, teknike kundrejt sociale) dhe modelet e difuzionit të
  • 2. 380 Teoria Institucionale inovacioneve të reja kanë ndikuar në hulumtimet institucionale të organizatave. Hulumtuesit kanë studiuar gjerësisht lëvizjet e inovacioneve menaxheriale nëpër grupe të organizatave me informacionin kryesor se adoptimi i praktikave shpesh varet nga përceptimet subjektive për konformitet me vlerat e përbashkëta në mjedisin e gjerë shoqëror ose institucional brenda të cilit ekzistojnë organizatat adoptuese. Mitet Racionale Themeli i teorisë institucionale moderne në menaxhment qëndron në idenë e miteve racionale të publikuara në një studim seminal në vitin 1977 nga John Meyer dhe Brian Rowan, me titull “Organizatat Institucionale: Të Strukturara Formale si Mite dhe Ceremoniale” (Institutional Organization: Formal Structured as Myth and Ceremony). Meyer dhe Rowan ofruan një shpjegim në lidhje me vëzhgimet e mëhershme se shumë aktivitete organizative nuk kanë lidhje me produktivitetin ekonomik. Ata argumentojnë se organizatat ekzistojnë në kontekste sociale në të cilat rregullat e sjelljes së përshtatshme përcaktohen jo nga racionaliteti ekonomik, por më tepër nga mitet mbizotëruese në lidhje me atë se çfarë është racionaliteti ekonomik – me fjalë të tjera, supozimet e pranuara se si duhet të jetë një organizatë e suksesshme. Ata theksojnë se organizatat mund të mbijetojnë në mënyrë të suksesshme duke u përshtatur ose duke u bërë izomorfe me mjedisin e tyre institucional. Supozimi se organizatat e suksesshme duhet të kenë një funksion formal të stafit është një shembull i mitit racional. Bashkimi i Lirshëm Lidhur me idenë e miteve racionale është zbulimi nga Meyer dhe Rowan, që organizatat shpesh adoptojnë disa praktika vetëm në mënyrë ceremoniale. Kjo do të thotë, organizatat shpesh duhet të ndajnë dhe të shmangin funksionet e tyre kryesore prodhuese (aktivitetet e tyre teknike) nga funksionet e miratuara si rezultat i presioneve institucionale. Për shembull, organizatat shpesh arrijnë bashkim të lirshëm duke ndarë adoptimin zyrtar të një praktike nga zbatimi i saj. Kështu, gjatë periudhave të vështirësive ekonomike, disa firma lajmërojnë se do të largojnë një numër të madh të punëtorëve, por nuk arrijnë ta zbatojnë këtë. Lajmërimi ndodh për t’u përshtatur me presionet sociale – në përputhje me mitin racional se korporatat e suksesshme janë të “thjeshta” (ose holla metafor.). Dështimi i zbatimit ndodh sepse firma e pranon se do të ishte e paaftë për të mbajtur produktivitetin e saj aktual nëse do të përshtatej në mënyrë të plotë me presionet institucionale. Legjitimiteti Organizatat u përmbahen miteve racionale dhe miratojnë praktika izomorfe nga dëshira për t'u dukur si një organizatë legjitime. Kjo nënkupton se një supozim kryesor i teorisë institucionale është ideja se organizatat përmirësojnë shanset e tyre për të mbijetuar duke u përshtatur me pritshmëritë e zakonshme se si duhet të duket një organizatë e suksesshme. Organizatat që mundohen të jenë legjitime kanë më shumë gjasa t’u qasen burimeve sesa ato që nuk mundohen të jenë legjitime. Kështu, një organizatë me një plan formal biznesi ka më shumë mundësi të fitojë financim bankar sesa një organizatë që nuk ka. Në mënyrë të ngjashme, një organizatë me një program formal me mundësi të barabarta ka më shumë mundësi të pranojë kontrakte nga qeveria federale sesa një organizatë që nuk ka. Legjitimiteti merret duke iu përmbajtur rregullave të qarta dhe normave të nënkuptuara të mjedisit social brenda të cilit ekziston një firmë. Izomorfizmi Përshtatja me një mjedis institucional sinjalizohet kryesisht nga adoptimi i strukturave, praktikave dhe sjelljeve të ngjashme me organizatat e tjera kryesore.
  • 3. Teoria Institucionale 381 Prandaj, organizatat të cilat ndajnë një fushë të përbashkët sociale, janë subjekt i presioneve të ngjashme sociale dhe me kalimin e kohës do të bëhen më të ngjashme ose izomorfe me njëra-tjetrën. Kjo ide bazike është ofruar fillimisht nga Paul J. DiMaggio dhe Walter W. Power në një artikull kryesor të publikuar në vitin 1983 dhe të titulluar “Rivizitimi i Kafazit të Hekurit: Izomorfizmi Institucional dhe Racionaliteti Kolektiv në Fushat e Institucionalizuara” (The Iron Cage Revisited: Institutional Isomorphism and Collective Rationality in Institutionalized Fields). Ata argumentojnë se burimet kryesore të përshtatjes me presionin social vijnë nga profesionet dhe shteti. DiMaggio dhe Power i kategorizojnë llojet e izomorfizmit që u ekspozohen organizatat në tri lloje: Izomorfizmi detyrues është kryesisht politik për nga natyra dhe lind nga nevoja e organizatave për t’u paraqitur legjitime te të tjerët, tek akterë më të fuqishëm, të tillë si shteti. Këto rregulla konformiteti janë shpesh, por jo domosdoshmërisht, të artikuluara qartë në formën e rregullave dhe ligjeve. Izomorfizmi normativ është nevoja për të adoptuar praktikat supozuese e asaj se çfarë është e duhur ose e drejtë nga akterë të rëndësishëm moralisht, të tillë si profesionet. Këto rregulla konformiteti janë shpesh, por jo domosdoshmërisht, të nënkuptuara. Në fund, izomorfizmi mimetik (mimikë) i referohet prirjes së disa organizatave për të kopjuar organizatat e tjera të cilat përceptohen si të suksesshme ose legjitime nën kushte paqartësie – pra, kur kriteri ose rruga e suksesit nuk është e qartë. Këto gjashtë koncepte formojnë bazën e teorisë institucionale në menaxhment. Në mënyrë kolektive, këto ofrojnë një model për sjelljen organizative që qëndron në kundërshtim të fortë me modelet e zgjedhjes ekonomike ose racionale të sjelljes së firmave. Pra, me anë të këtyre koncepteve, teoria institucionale sugjeron se organizatat ekzistojnë në dy botë në të njëjtën kohë: një botë teknike ku ato duhet t’u përmbahen burimeve, të tilla si kapitalit dhe punës dhe në një botë sociale ku duhet t’u përmbahen burimeve simbolike, të tilla si legjitimiteti dhe statusi. Evolucioni Shumë studiues bëjnë dallim ndërmjet institucionalizmit të “vjetër” dhe të “ri”. Institucionalizmi i vjetër i referohet studim rasteve të detajuara kuantitative të organizatave nga sociolistët organizativ në vitin 1950 dhe 1960. Studim rasti i Selznickut në lidhje me Autoritetin e Luginës së Tennesseesë në vitin 1949 përcakton kufijtë e fillimit të institucionalizmit të “vjetër”. Pasuar nga publikimi i “Arma e Organizatës” (The Organizational Weapon) të Selznickut në vitin 1952, një studim i organizatës leniniste, e cila tërheq vëmendjen në procesin në të cilin organizata bëhet e “institucionalizuar” ose merr një karakter dhe vlerë të ndryshme prej objektivave funksionale ose teknike organizative. Institucionalizmi i ri përcaktohet me publikimin e artikullit klasik të Meyer dhe Rowan në vitin 1977 me titull “Organizatat e Institucionalizuara: Struktura Formale si Mit dhe Ceremoni” (Formal Structure As Myth and Ceremony), pasuar afër nga artikulli i DiMaggio dhe Powell i vitit 1983, “Rivizitimi i Kafazit të Hekurit: Izomorfizmi Institucional dhe Racionaliteti Kolektiv në Fushat e Institucionalizuara”. Termi “institucionalizim i ri” përfshin një zhvendosje konceptuale drejt një pikëpamje të institucioneve si kognicione kolektive ose supozime të përbashkëta të cilat, me kalimin e kohës fitojnë një shkallë konkretiteti shoqëror. Pra, ato pranohen si të mirëqena dhe si rezultat, kufizojnë sjelljen organizative. Po ashtu, ekziston edhe një dallim i qartë metodologjik ndërmjet institicionalizimit të ri dhe të vjetër. Përderisa institucionalizimi i vjetër tërheq vëmendjen në proceset të cilat ndodhin brenda organizatave individuale, institucionalizimi i ri fokusohet në proceset të cilat ndodhin përtej
  • 4. 382 Teoria Institucionale grupeve të organizatave që ndërveprojnë shpesh me njëra-tjetrën – një nivel analize që zakonisht referohet si fusha organizative. Këta dy artikuj kryesor kanë nxitur një shqyrtim intenziv të proceseve me të cilët praktikat institucionale shpërndahen matanë fushës organizative dhe njëkohësisht, mënyrat me të cilat organizatat bëhen më shumë të ngjashme me njëra-tjetrën. Këto studime të “shpërndarjes” fillimisht u fokusuan në procesin në të cilin organizatat adoptojnë struktura të ngjashme, pra, bëhen izomorfe. Një studim i hershëm nga Pamela S. Tolbert dhe Lynne G. Zucker i vitit 1983, formuloi një model dy-fazësh të adoptimit mimetik në të cilin disa organizata fillimisht adoptojnë një praktikë për arsye teknike – pra kjo praktikë përmirësonte performancën e firmës. Megjithatë, adoptuesit e mëvonshëm e bëjnë këtë për arsye konformiteti: Adoptimmi i praktikës nuk e përmirëson performancën, por e bën organizatën adoptuese të duket legjitime. Studimet e tjera u fokusuan në mekanizmat e difuzionit (shpërndarjes) duke analizuar faktorët që pengojnë ose promovojnë adoptimin e praktikave matanë një fushe organizative. Agjentët kryesorë që janë zbuluar si lehtësues ose pengues të difuzionit përfshijnë profesionet, qeveria, konsulentët e menaxhmentit dhe rrjetet e ndërlidhura të ekzekutivit të korporatave. Studimet e tjera identifikuan atributet si në vazhdim të organizatave të cilat janë subjekt i difuzionit: pozitat funksionale në organizata, praktikat menaxheriale të tilla si menaxhimi i cilësisë totale dhe vendimet strategjike, të tilla si bashkimet dhe shkrirjet, zvogëlimet e firmave dhe planet stimuluese afat-gjate. Nga fillimi i vitit 1990, teoricientët filluan të ngrenë shqetësime në lidhje me premisën thelbësore të institucionalizimit të “ri”. DiMaggio dhe Powell e kanë modeluar artikullin e tyre rreth pyetjes “Pse organizatat janë kaq të ngjashme?”. Përgjigja e tyre ishte se organizatat adoptojnë praktika dhe struktura të ngjashme në përpjekje për t’u përshtatur me mjedisin e tyre institucional. Megjithatë, kritikuesit kanë vërejtur se jo të gjitha organizatat janë të njëjta brenda një fushe organizative. Disa organizata janë të afta për t’i rezistuar presionit institucional. Ata gjithashtu theksuan se disa forma ose praktika organizative të institucionalizuara tepër ndryshojnë ndonjëherë. Ata argumentojnë se teoria institucionale i përshkruan në mënyrë të padrejtë organizatat si “produkte kulturore", të ndikuara shumë nga besimet kolektive, dhe kjo, siç akuzuan ata, ishte e pasaktë. Në një publikim të hershëm të njërit nga themeluesit të institucionalizimit të ri, Paul DiMaggio llogariti mundësinë e ndryshimit të institucioneve. DiMaggio identifikoi disa akterë të quajtur “ndërmarrës institucional” me shkathtësi unike të dallimit dhe rezistimit të ndikimit të fuqishëm të besimeve sociale kolektive. Në një argument të kësaj teme, Christine Oliver vuri re se disa organizata angazhohen në mënyrë aktive dhe u rezistojnë në mënyrë strategjike presioneve institucionale për konformitet. Ideja se këta akterë kanë forcën për t’ju rezistuar presioneve institucionale dhe ndryshuar ato, krijoi një rrymë të re të studimit me fokus në proceset e ndryshimit institucional. Studimet e hershme kanë sugjeruar se ndryshimi institucional mund të ndodh vetëm në mënyrë ekzogjene, domethënë, nga ndonjë ngjarje katastrofike e cila ndodh jashtë fushës organizative. Sidoqoftë, studimet e mëvonshme e sfiduan këtë duke demonstruar se akterët marxhinalë në periferinë e fushës organizative nuk janë subjekt i presionit konformues dhe kanë të ngjarë më shumë të iniciojnë ndryshimin. Studimet e vonshme e zgjeruan këtë duke vënë në pah se disa akterë zënë pozicione lidhëse ndërmjet fushave të ndryshme organizative dhe mund të iniciojnë ndryshimin duke zhvendosur idetë institucionale përtej fushës organizative. Studiuesit skandinavë e sfiduan mendimin nëse idetë institucionale zhvendosen përtej
  • 5. Teoria Institucionale 383 organizatave në mënyrë të paprekur. Ata zbuluan se praktikat institucionale shpesh përkthehen ose abstraktohen në mënyrë për t’u zhvendosur nga një vend në tjetrin dhe pastaj adaptohen në kontekstin lokal pasi të adoptohen nga organizatat individuale. Një grup tjetër i studimeve fokuson vëmendjen në përdorimin e një gjuhe bindëse, retorike ose ligjërimit për të lehtësuar ndryshimin duke bërë që modelet e reja të duken legjitime. Një zgjerim logjik i këtij studimi është fokusuar në “punën institucionale” ose proceset në të cilat akterët angazhohen në krijimin, ndryshimin dhe mirëmbajtjen e institucioneve. Ideja bazë e punës institucionale është prezantuar nga Tom Lawrence dhe Roy Suddaby në vitin 2006 në një artikull të titulluar “Institucionet dhe Puna Institucionale” (Institutions and Institutional Work). Ideja bazë e punës institucionale bazohet në supozimin se disa akterë në fushën organizative fitojnë një shkallë të ndërgjegjësimit kognitiv të mjediseve të tyre institucionale, si dhe një shkallë ose kompetencë në menaxhimin ose manipulimin e mjedisit. Ekzistenca e një ndërgjegjësimi ose aftësie të tillë bazohet në kuptimin se akterët (edhe individualë edhe atyre të përbërë) nuk janë të burgosur të plotë kognitiv të mjedisit të tyre institucional. Me pak fjalë, studimet institucionale prej mesit të vitit 1990 e tutje dhe duke përfshirë ato të tanishme, kanë adoptuar një fokus më të fortë në agjencinë (më lartë cituar si “forcën”). Organizatat tashmë nuk paraqiteshin si presione kulturore, por përkundrazi shiheshin si të angazhuara në mënyrë aktive në procesin e përshtatjes dhe si rrjedhojë, të ndikimit në mjedisin institucional në të cilin veprojnë. Si rezultat, teoria institucionale është bërë më pak e lidhur me idenë e përshtatjes së verbër dhe adoptimit ceremonial dhe më shumë e interesuar në kuptimin se si organizatat ndikojnë në mënyrë aktive në mjedisin e tyre. Rëndësia Teoria institucionale, si teori e organizatave, ka shfaqur një rezistim të jashtëzakonshëm. Ajo është shëndërruar nga një kornizë e krijuar për të shpjeguar ngjashmërinë organizative dhe mungesën e agjencisë në një kornizë e cila shpjegon ndryshimin organizativ dhe agjensinë e thellë. Edhe pse me një transformim kaq ngatërrues në ideologjinë e saj thelbësore, përsëri, teoria institucionale ka arritur të ruajë një fije të fortë të koherencës së brendshme. E pandryshueshmja brenda teorisë institucionale është supozimi se strukturat dhe proceset organizative marrin kuptim dhe rëndësi që zgjatet përtej qëllimit të tyre teknik. Ideja se organizatat funksinojnë në mjediset tenike dhe institucionale në të njëjtën kohë ofron qëndrueshmëri dhe koherencë të kësaj perspektive konceptuale në organizata. Teoria institucionale vazhdon të ketë një ndikim të fuqishëm në teorinë organizative. Është tema e vetme më e popullarizuar në artikujt e fundit në Divizionin e Teorisë Organizative dhe Menaxheriale të Akademisë së Menaxhmentit dhe është përshkruar (p.sh., nga Royston Greenwood dhe kolegët) si qasja dominuese për të kuptuar organizatat. Megjithatë, ndikimi i saj ka qenë relativisht i kufizuar brenda akademisë në teorinë organizative dhe nuk ka arritur të bëjë ndikim të rëndësishëm në studimet e menaxhimit strategjik ose në teoritë e sjelljes organizative që përqendrohen në nivelin individual të analizës. Në mënyrë të ngjashme, teoria institucionale ka pasur relativisht pak ndikim në menaxherët dhe praktikuesit jashtë fushës akademike. Pjesërisht, kjo mund të shpjegohet nga supozimet e saj themelore të cilat deri së fundi dukej se zvogëlonin rolin e menaxhmentit në përcaktimin e mbijetesës organizative. Sidoqfotë, është i pasaktë supozimi se menaxherët nuk kanë ndonjë rol të rëndësishëm në teorinë institucionale. Kuptimet menaxheriale të teorisë
  • 6. 384 Teoria Institucionale institucionale nuk mungojnë nga teoria, por thjeshtë nuk janë ende të artikuluara si duhet. Është e qartë se kthimi drejt agjencisë në teorinë institucionale dhe idetë rreth punës institucionale duhet të përqendrojnë vëmendjen në idenë se akterët mund të menaxhojnë në mënyrë aktive mjediset e tyre institucionale. Menaxherët gjithnjë e më shumë janë duke u angazhuar në këtë lloj të punës institucionale. Kështu, për shembull, në fillimin e shekullit 21, menaxherët e biznesit janë angazhuar gjithnjë e më shumë në çështjet e përgjegjësisë sociale të korporatave, e cila mund të shihet si një mënyrë e angazhimit direkt të menaxherëve me mjedisin institucional. Në mënyrë të ngjashme, përfshirja gjithnjë e më e madhe e korporatave në aktivitete politike, të tilla si financimi i aktiviteteve politike dhe lobimi për qeverinë dhe udhëheqësit, është një mënyrë tjetër thelbësore në të cilën menaxherët mundohen të kontrollojnë mjedisin e tyre institucional. Studimet kanë treguar se disa organizata janë të afta t’i rezistojnë presioneve politike, për shembull, duke ndryshuar përmbajtjen dhe shpërndarjen e rregullave ligjore. Një grup tjetër i vonshëm i studimeve kanë identifikuar mënyra në të cilat organizatat biznesore janë duke përshtatur dhe internalizuar në mënyrë të madhe elemente nga sfera publike, të tilla si universitetet korporative, ushtritë korporative dhe muzetë korporative, të cilat po ashtu mund të shihen si mjete me të cilat menaxherët biznesor mundohen të angazhohen në mjedisin institucional të një organizate. Studimet e ardhshme do të ofrojnë një elaborim më të qartë të këtyre fenomeve dhe rolit të menaxhimit në praktikat institucionale. Roy Suddabry Lexime të Mëtutjeshme DiMaggio, P. J. (1988). Interest and agency in institutional theory. In L. G. Zucker (Ed.), Institutional patterns and organizations (pp. 3–21). Cambridge, MA: Ballinger. DiMaggio, P. J., & Powell, W. W. (1983). The iron cage revisited: Institutional isomorphism and collective rationality in organizational fields. American Sociological Review , 48, 147– 160. Greenwood, R., Oliver, C. K., Sahlin, K., & Suddaby, R. (2008). The Sage handbook of organizational institutionalism. London, England: Sage. Lawrence, T. B., & Suddaby, R. (2006). Institutions and institutional work. In S. R. Clegg, C. Hardy, T. B. Lawrence, & W. R. Nord (Eds.), Sage handbook of organizations studies (2nd ed., pp. 215–254). London, England: Sage. Meyer, J. W., & Rowan, B. (1977). Institutionalized organizations: Formal structure as myth and ceremony. American Journal of Sociology, 83, 440–463. Oliver, C. (1991). Strategic responses to institutional processes. Academy of Management Review, 16, 145–179. Scott, W. R. (2001). Institutions and organizations (2nd ed.). Thousand Oaks, CA: Sage. Selznick, P. (1949). TVA and the grass roots: A study in the sociology of formal organization. Berkeley: University of California Press. Suddaby, R. (2011). Challenging institutions. Journal of Management Inquiry, 19 (1), 14–20. Suddaby, R., & Greenwood, R. (2005). Rhetorical strategies of legitimacy. Administrative Science Quarterly, 50, 35–67.
  • 7. Teoria Institucionale 379 Burimi: Eric H. Kessler, “Encyclopedia of Management Theory”, Pace University, Sage Publications, 2013. Përktheu: Kujtim Hameli, student doktorature në Universitetin e Stambollit, dhjetor 2020.