SlideShare a Scribd company logo
1 of 21
1
Fjale te google translate dhe hyra icik nfb Pyetje dhe përkufizime
për konkurs
-“Vepër artistike” - Krijimi origjinal, intelektual i një personi, i
materializuar, pavarësisht nga forma a mënyra e
të shprehurit, që ka për qëllim të prekë ndjesitë
e njeriut.
-“Vepër artistike e prejardhur” - Krijimi i cili e ka prejardhjen nga një vepër
origjinale, por pa e cenuar atë.
-“Vepër anonime”: Vepra e botuar pa emrin ose pa
pseudonimin e autorit.
-“Pseudonim” Emri i zgjedhur nga autori për të përfaqësuar
autorësinë e veprës, kur nuk dëshiron të zbulojë
identitetin.
-“Folklor (art popullor)” Tërësia e veprave folklorike, që përbëhen nga
elemente artistike tradicionale, të përjetësuara
dhe të krijuara nga një komunitet ose individ i
këtij komuniteti (populli), i cili pasqyron vlerat
kulturore e artistike dhe trashëgiminë e këtij
komuniteti (popullit).
-“Vepër muzikore” Vepra artistike, e realizuar nga ndërthurja e
tingujve, me ose pa tekst, për t’u ekzekutuar
nga instrumente muzikore, nga zëra njerëzorë
dhe/ose nga të dyja së bashku.
- “Vepër e artit të aplikuar” Çdo vepër artistike, realizuar mbi sende të
përdorimit praktik, e punuar me dorë ose me
mjete industriale.
“Vepër arkitekturore” Krijimet në fushën e ndërtimit si vizatimet,
skicat, modelet ose strukturat e tjera
arkitekturore.
-“Vepër audiovizuale” Vepra, e cila prek te njeriu shqisat e të parit dhe
të të dëgjuarit (pra që mund të shihet dhe të
dëgjohet njëkohësisht), që nënkupton një seri
2
pamjesh të vazhdueshme, të shoqëruara me
tinguj dhe që shfaqen nëpërmjet mjeteve të
përshtatshme për përcjelljen e këtyre pamjeve
dhe të tingujve.
-“Vepër koreografike” Kompozimi i lëvizjeve të krijuara për një
spektakël kërcimi të shoqëruara me veprën
muzikore.
-“Vepër kinematografike” Sekuenca me pamje të fiksuara në një mbajtës
ose shirit celuloidi transparent (film) e
përshtatshme për t’u shfaqur në një ekran si një
pamje e lëvizshme.
“Vepër teatrore” Krijimi artistik i një teksti, partiture a libreti të
përfunduar dhe të mundshëm për t’u shfaqur
drejtpërdrejt në publik.
“Vepër dramatike” Ndërthurja e veprimeve skenike me dialogje e
monologje, të një ose më shumë personazheve,
të krijuara për t’u shfaqur në skenë.
“Vepër grafike” Vepra artistike, e krijuar duke vijëzuar mbi një
sipërfaqe të sheshtë, që realizon një vizatim, një
pikturë ose një gravurë.
“Vepër fotografike” Një pamje e realitetit, e fiksuar në një sipërfaqe
të ndjeshme ndaj dritës ose ndaj një mjedisi
rrezatues.
“Dialogu” Elementi i një vepre letrare, dramaturgjike ose
kinematografike, që merr formën e një
bashkëbisedimi.
“Vizatim” Krijimi, që paraqet objekte dhe/ose elemente
imagjinare nëpërmjet vijave.
“Gravurë” Vepra artistike e krijuar me gdhendje në metal,
gurë, dru etj.
“Pantomimë” Veprimi dramatik, që shprehet me gjeste, lëvizje
ose mimikë, por pa fjalë.
“Litografi” Vepra artistike, e krijuar duke realizuar një
3
vizatim mbi një lloj të veçantë guri ose metali,
për ta riprodhuar më pas me anë të bojës.
“Skenari letrar” Teksti i shkruar për një vepër audiovizuale
(film).
“Skulpturë” Vepra artistike që paraqet një figurë, në mënyrë
realiste ose abstrakte, në formë tridimensionale.
“Skicë” Varianti paraprak i një vizatimi, pikture,
skulpture, vepre letrare, shkencore ose
muzikore.
“Videogram” Mjedisi ku është fiksuar një vepër audiovizuale e
materializuar, me ose pa kolonë zanore, që lejon
përcjelljen a riprodhimin e veprës (psh.DVD).
-“Origjinalitet i një vepre” Shfaqja e botës së brendshme të një autori, pa
kopjuar, në tërësi ose në një pjesë të
rëndësishme, një krijim tjetër.
“Kopja e një vepre” Riprodhimi i një vepre, të shprehur në
formë materiale.
“Riprodhimi i një vepre” Fiksimin e veprës origjinale në një mbajtës, për
t’u përcjellë në publik.
“Shpërndarje e veprës” Vënia në dispozicion të publikut e origjinalit ose
të kopjeve të veprës, nëpërmjet shitjes, dhurimit,
trashëgimit, qiradhënies, huadhënies etj.
“Botues ose Publikues” Personi fizik a juridik, që merr nismën dhe
realizon, nën përgjegjësinë e vet, riprodhimin
mekanik dhe vënien në dispozicion të publikut
të një vepre, me çdo mjet a mënyrë.
1. Cilat quhen raste përjashtimore nga e drejta e autorit?
Nuk mbrohen nga e drejta e autorit rastet e mëposhtme:
4
- idetë, teoritë;
-tekstet zyrtare si dhe përkthimet zyrtare përkatëse;
-simbolet zyrtare të shtetit, të organizatave dhe autoriteteve publike, si: armët,
vula, flamuri, emblemat, medalioni, shenja dalluese, medalja;
-mjetet e pagesës;
-lajmet dhe informacioni i shtypit;
-të dhënat dhe faktet e thjeshta;
-shprehjet popullore.
2. C’eshte baza e te dhenave dhe mbrojtja nga e drejta e autorit:
“Bazë të dhënash” nënkupton përmbledhjen e punimeve dhe të të dhënave të
pavarura, të të dhënave të ndryshme ose të materialeve të tjera, të renditura në
mënyrë sistematike dhe me një metodikë të përcaktuar, të cilat janë të
arritshme nga kushdo, me mjete elektronike apo me mjete të tjera. Autori i
bazë së të dhënave gëzon të gjitha të drejtat e autorit lidhur me krijimin
origjinal të tij (data base).
3. Cilat janë të drejtat e personit që paraqitet në një pikturë dhe të
drejtat e autorit?
Personi, porteti i të cilit shfaqet në një pikturë, e cila është bërë me porosinë e
tij, ka të drejtë që të lejojë apo ndalojë riprodhimin apo publikimin e portretit të
tij. Rast perjashtimor nga kjo e drejtë e personit të pikturuar, është kur me një
kontratë të mëparshme që ai ka lidhur me autorin, parashikohen kushte te
caktuara për publikimin e këtij portreti. Ndërsa autori i pikturës, emri i të cilit
është shënuar në pikturën orgjinale, ka te drejtën që t’i përmendet emri në çdo
riprodhim të portretit.
4. A mbrohet me ligj e drejta e ruajtjes së korrespondencës private?
Korrespondenca private e një personi bëhet publike vetëm me autorizimin e
personit, të cilit i adresohet ose, pas vdekjes, me autorizimin e pasardhësit të
tij, nëse vetë personi nuk është shprehur ndryshe në testament.
5. C’është bashkëutorësia?
5
Bashkëautorësia është puna e disa autorëve në bashkëpunim, për të krijura
një vepër të përbashkët. Autorët e një vepre të përbashkët e shfrytëzojnë veprën
në bazë të marrëveshjes ndërmjet tyre. Gjithashtu ata gëzojnë të drejtën të
shfrytëzojnë veças kontributin e tyre, me kusht që të mos cenojnë shfrytëzimin
e veprës si një të tërë. Në rast shfrytëzimi të veprës së krijuar në bashkëpunim
(të veprës në tërësi), autorët, në bazë të marrëveshjes ndërmjet tyre, gëzojnë të
drejtën e një shpërblimi në kushtet dhe masat që ata vetë kanë rënë dakord.
Në rast se kjo marrëveshje nuk ekziston, shpërblimi ndahet në pjesë, sipas
kontributit të secilit autor, ose në pjesë të barabarta, kur kontributi individual
nuk mund të përcaktohet.
6. C’është e “drejta e vazhdimësisë”?
“E drejta e vashdimësisë” është e drejta që gëzojnë autorët e veprave të arteve
të bukura (pikturë, skulpturë etj.) mbi veprën e shitur, për të përfituar nga
shitësi një përqindje të caktuar nga çdo rishitje e veprës. Sipas ligjit shqiptar
kjo përqindje përbën jo më pak se 5 për qind të vlerës së shitjes së veprës, por
në asnjë rast jo me pak se 5 000 lekë. Këtë të drejtë e gëzojnë edhe
trashëgimtarët e autorit. Rishitësit detyrohen të njoftojnë autorin ose
trashëgimtarët e tij, brenda 30 ditëve, duke filluar nga data e rishitjes, dhe të
depozitojnë dokumentacionin e nevojshëm, në mënyrë që të paguhet
shpërblimi i të drejtës së vazhdimësisë.
7. Cilat janë kushtet që një fonogram/videogram (CD, DVD) të
shpërndahet në mënyrë të ligjshme:
Shpërndarja e kopjeve të një fonogrami/videogrami ku është regjistruar një
vepër, është e ligjshme vetëm nëse:
1)Shpërnadrësi ka autorizimin e autorit, të prodhuesit dhe të interpretuesve të
veprës.
2) Një kopje e fonogramit/videogramit depozitohet në Zyrën Shqiptare për të
Drejtat e Autorit;
3) Në kapakun e tyre, përmbahen elementët e mëposhtëm:
- titulli i veprës;
- emri i autorit;
-emri i artistit interpretues (këngëtarë, aktorë etj);
-data e prodhimit;
-pulla artistike e Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit;
6
-shenja “P” të prodhuesit.
8. Cilat janë masat që merren kundër atyre që cenojnë të drejtën e
autorit?
Nëse autori dhe mbajtësit e tjerë të të drejtave, pretendojn se i është cenuar e
drejta ai/ata ndërmarrin një nga hapat e mëposhtëm:
-I drejtohet me ankese me shkrim ZSHDA-së. Nëse cështja nuk zgjidhet me
mirëkuptim në ZSHDA, kjo e fundit, nëse konstaton se ankesa qendron,
vendos masë administrative gjobë.
-I drejtohet gjykatës civile për të kërkuar shpërblimin e dëmit;
-I drejtohet Gjykatës penale për të kërkuar ndjekjen penale te cenuesve.
9. A mund t’i kalohet e drejta e autorit nje personi tjetër?
-E drejta e autorit mund t’u kalojë trashëgimtarëve ligjorë të autorit. Në këtë
rast ata kanë të drejtë të ushtrojnë të gjitha të drejtat që rrjedhin nga vepra,
deri në 70 vjet pas vdekjes së autorit. Por nuk trashëgohet autorësia mbi
veprën, pra emri i autorit, e cila i përket një personi/ose disa personave me
emrin e te cilit/cileve eshte publikuar per here te pare vepra.
-Autori ose trashëgimtarët e tij ligjorë ia kalojnë me kontratë një ose të disa të
drejta të autorit një ose disa personave të tjerë, pra autorizojnë përdorimin e
veprës. Këto të drejta mund të jenë ekskluzive, pra një ose disa të drejta i
kalojnë me kontratë vetëm një personi, për një përiudhe të caktuar dhe nëj
territor të caktuar.Këto të drejta mund të jenë joekskluzive, pra autori mund t’i
kalojë me kontratë, një apo disa të drejta të tij, disa personave në të njejtën
kohë.
10. Cili është ndryshimi nëpërmjet “Qeradhënies së veprës” dhe
“Huadhënie ose huapërdorje e veprës”?
Qeradhënia e veprës është vënia në dispozicion e origjinalit ose të kopjeve të një
vepre për t’u përdorur për një periudhë të kufizuar kohore dhe për përfitim
ekonomik.
7
Huadhënie ose huapërdorje e veprës është vënia në dispozicion e origjinalit ose
të kopjeve të një vepre për t’u perdorur për një periudhë të kufizuar kohore, por
jo për përfitim ekonomik me kusht që ky përdorim të bëhet përmes
sipërmarrjeve të hapura për publikun.
11. Cfarë është pronësia intelektuale?
Termi “pronësi intelektuale” i referohet krijimtarisë intelektuale siç janë
shpikjet, veprat letrare dhe artistike, vizatimet, modelet, emblemat komerciale,
emra dhe imazhe të përdorura në marka tregtare etj.Pronësia intelektuale
është e mbrojtur me ligj dhe ndahet në 2 (dy) degë:
- E drejta e Autorit dhe të Drejtat e lidhura me të
- Pronësia industriale
-
12. Cili është kriteri që një krijim të kualifikohet vepër dhe të
përfitojë mbrojtje nga LDA-ja?
Për të fituar të drejtën e mbrojtjes nga LDA-ja, një vepër duhet patjetër të
përmbajë kriterin e origjinalitetit. Në përgjithësi, gjykata për të kualifikuar një
vepër origjinale kërkon reflektimin e personalitetit që e ka krijuar. Nuk ka
rëndësi qëllimi final, nëse është për arsyje kulturore, ekonomike apo tregtare.
Pra, pak rëndësi ka kur dhe për cfarë arsyje është krijuar një pjesë muzikore
(psh për qëllimin e një reklame) pasi ajo përfiton të njëjtën mbrojtje.
13. Çfarë mbron LDA-ja ?
Të drejtat e autorit nuk mbrojnë ide por ato mbrojnë mënyrën sesi këto ide
janë shprehur. Ligji mbi të Drejtën e Autorit mbron veprat origjinale që kanë
për bazë një krijimtari origjinale intelektuale, e materializuar, pavarësisht nga
forma a mënyra e të shprehurit, që ka për qëllim të prekë ndjesitë e njeriut.
Këtu futen letërsia, dramaturgjia, muzika, veprat artistike si poezia, romanet,
filmat, këngët, programet kompjuterike, sitet e internetit dhe projektet
arkitekturore.
14. Cilat janë veprat që mbrohen nga LDA-ja ? Permend të paktën
10 krijime të ndryshme.
8
Krijimtaritë e mbrojtura nga LDA-ja përfshijnë ndër të tjera : veprat letrare si
romanet, poezitë, shfaqjet teatrale, gazetat, filmat, kompozimet muzikore,
krijimet koreografike, mbajtësit e të dhënave, krijimet artistike si piktura,
vizatimet, fotografia, skulptura, planet arkitekturore, krijimet publicitare,
hartat gjeografike dhe vizatimet teknike.
15. Pse është e rëndësishme e drejta e autorit?
Ashtu siç ju do donit të mbronit çdo gjë që është pronë e juaja, krijuesit duan
të mbrojnë veprat e tyre. Krijuesit, me veprat e tyre marrin njohjen e
autorësisë dhe shpërblimin monetar.
16. Pse duhet regjistruar një vepër nëse mbrojtja ështe
automatike ?
Regjistrimi i një vepre pranë ZSHDA-së është i rekomanduar pasi certifikata e
regjistrimit shërben si provë që presupozohet a priori, në rast se autorit i
kërkohet vërtetësia e veprës së tij në një procedim administrativ ose përballë
gjykatës. LDA-ja parashikon se autorërësia prezumohet deri në provë të
kundërt.
17. Kush quhet përdorues i veprës së autorit?
LDA-ja zbatohet për personat fizikë a juridikë, vendas ose të huaj, që ushtrojnë
veprimtari krijuese, tregtare, prodhuese apo çdo veprimtari tjetër vlerësimi,
shfrytëzimi, përdorimi a tjetërsimi të veprave letrare, artistike ose shkencore në
territorin e Republikës së Shqipërisë. Çdo shfrytëzim i kësaj natyre quhet
përdorim.
18. Kur mund të përdoret vepra pa shkelur LDA-në?
Lejohet përdorimi i një vepre, pa miratimin e autorit dhe pa asnjë shpërblim,
me kusht që të mos cenohet e drejta e autorit ose e titullarit të të drejtës së
autorit mbi veprën, kur:
a) gjatë riprodhimit të shkrimeve të veçanta a të pjesëve të shkëputura të
veprës në
botimet ditore, periodike ose në transmetimet radiotelevizive përmendet
emri i autorit dhe burimi, ose kur është parashikuar shprehimisht
ndryshe;
9
b) gjatë riprodhimit të fjalimeve të mbajtura në tubime publike, të
publikuara në botime ditore a në periodikë të ndryshëm apo të
transmetuara për publikun në radio ose televizion, citohen, së bashku
me emrin e autorit, data dhe vendi i mbajtjes së fjalimit;
c) riprodhimi i plotë ose i një pjese të saj në një procedurë gjyqësore apo
administrative, por gjithnjë në masën e justifikuar nga qëllimi për të cilin
përdoret dhe duke përmendur burimin e veprës dhe autorin e saj;
ç) riprodhimi i plotë ose i një pjese të saj bëhet për përdorim vetjak, me
kusht që të mos cenojë shfrytëzimin tregtar të veprës;
d) riprodhimi i veprës së fiksuar në një mbajtës zëri dhe/ose figure apo
në një mbajtës grafik, bëhet nga një person fizik, për përdorim vetjak apo
familjar, pa kryer asnjë veprim të drejtpërdrejtë a të tërthortë për qëllime
tregtare;
dh) fotokopjimi i veprave të bibliotekave publike bëhet për përdorim
vetjak brenda bibliotekës ose për shërbime të saj.
19. Që një vepër të jetë e mbrojtur, a duhet të jetë e
fiksuar/regjistruar në një mbajtës fizik apo informatik?
LDA-ja imponon që çdo vepër artistike duhet të jetë e regjistruar apo e fiksuar
në një formë materiale, nuk ka shumë rëndësi sesi behët forma materiale e
stokimit. Të tilla janë shfaqjet e artistëve interpretues dhe/ose ekzekutues
duhet të jenë të fiksuara në regjistrimet e tingujve; tingujt e realizuar nga
prodhues, persona fizikë ose juridikë; veprat audiovizuale që nënkuptojnë një
seri pamjesh, të lidhura dhe të vazhdueshme, të shoqëruara me tinguj, të
regjistruar për t’u shfaqur me anë të përdorimit të mjeteve të përshtatshme për
përcjelljen e këtyre pamjeve dhe të tingujve; fotografitë, videogramet etj.
20. A janë vepra programet/soft kompjuterike si Windows,
Photoshop etj?
a. Një program kompjuterik mbrohet vetëm kur është origjinal, që do të thotë
se është rezultat i aftësisë krijuese intelektuale të autorit të programit.
b. Mbrojtja e parashikuar në këtë ligj zbatohet për çdo formë të shprehjes së
një programi kompjuterik, për të gjitha versionet pasardhëse ose për
10
programet që rrjedhin prej tij.
c. Pa cenuar dispozitat e këtij ligji, nëse një program kompjuterik është i
përfshirë në një diplomë a model përdorimi, ai përfiton mbrojtje nga dispozitat
ligjore për mbrojtjen e pronësisë industriale.
21. Kush është autor kur vepra shfaqet në publik në mënyrë
anonime apo me pseudonim? A është e mbrojtur edhe kur autori
nuk publikon emrin e tij të vërtetë bashkë me vepren?
Ligji mbi të drejtën e autorit i lejon një autori që të publikojë një vepër pa
emrin e tij ( vepr anonime) ose ta publikojë duke përdorur një pseudonim.
Vepra anonime është vepra e botuar pa emrin ose pseudonimin e autorit. Në
rastet kur vepra është shfaqur anonim ose me pseudonim përpara publikut,
gjë që nuk lejon identifikimin e autorit, e drejta e autorit do të ushtrohet nga
personi fizik a juridik, që është përgjegjës për shfaqjen e veprës në publik,
për aq kohë sa autori nuk e zbulon identitetin. Autori, në ushtrimin e të
drejtave vetjake jo pasurore ka të drejtë të vendosë në emrin e kujt do të
paraqitet vepra e tij te publiku, si dhe të drejtën që të mbetet anonim.
22. Kush është titullari i veprave kinematografike si filmat,
dokumentarët?
Vepër kinematografike” është çdo sekuencë, me pamje të fiksuara në një
mbajtës ose shirit celuloidi transparent, të ndjeshëm ndaj dritës, e
përshtatshme për t’u shfaqur në një ekran, si një pamje e lëvizshme.
23. Çfarë është shfaqja në publik dhe përdorimi vetjak?
“Përdorim personal” nënkupton realizimin e një kopjeje të vetme, të një
riprodhimi, përkthimi, përshtatjeje ose transformimi të veprës së një tjetri,
vetëm për përdorim vetjak, për nevoja studimi ose për kënaqësi vetjake.
Përbëjnë veprime të përcjelljes së veprës në publik:
a) shfaqja skenike, recitimi dhe çdo paraqitje gojore e ekzekutimi para
publikut, i veprave dramatike, dramatiko-muzikore, letrare a muzikore,
nëpërmjet çfarëdo lloj mjeti a procedimi;
11
b) shfaqja në publik e veprave kinematografike dhe e veprave të tjera
audiovizuale;
c) përcjellja e çfarëdo lloj vepre përmes radiopërhapjes ose me çfarëdo mënyre,
që shërben për përhapje pa linjë të shenjave, tingujve ose pamjeve;
ç) radiopërhapja ose përcjellja në publik me satelit e çfarëdo lloj vepre, nën
kontrollin dhe përgjegjësinë e organizatës së radiopërhapjes ose të satelitit, të
destinuara për t’u kapur nga publiku;
d) transmetimi në publik i çfarëdo lloj vepre me tel, rrjet kabllor, fibër optike
ose çdo mënyre tjetër, që mundëson ose jo shpërblimin;
dh) emetimi ose transmetimi, në një vend të hapur për publikun, me anë të
çfarëdo lloj mjeti të përshtatshëm, i veprës së përhapur përmes radios;
e) ekspozimi publik i veprave të artit ose i riprodhimeve të tyre;
ë) përcjellja ose hapja e bazës së të dhënave, duke i bërë të disponueshme për
publikun,
nëpërmjet mënyrave të mësipërme, pavarësisht nëse kjo bazë përmban dhe/ose
është vepër e mbrojtur.
Perdorimi vetjak: “Përdorim personal” nënkupton realizimin e një kopjeje të
vetme, të një riprodhimi, përkthimi, përshtatjeje ose transformimi të veprës së
një tjetri, vetëm për përdorim vetjak, për nevoja studimi ose për kënaqësi
vetjake.
Lejohet përdorimi i një vepre, pa miratimin e autorit dhe pa asnjë shpërblim,
me kusht që të mos cenohet e drejta e autorit ose e titullarit të të drejtës së
autorit mbi veprën, kur:
a) gjatë riprodhimit të shkrimeve të veçanta a të pjesëve të shkëputura të
veprës në botimet ditore, periodike ose në transmetimet radiotelevizive
përmendet emri i autorit dhe burimi, ose kur është parashikuar shprehimisht
ndryshe;
b) gjatë riprodhimit të fjalimeve të mbajtura në tubime publike, të publikuara
në botime ditore a në periodikë të ndryshëm apo të transmetuara për publikun
në radio ose televizion, citohen, së bashku me emrin e autorit, data dhe vendi i
mbajtjes së fjalimit;
12
c) riprodhimi i plotë ose i një pjese të saj në një procedurë gjyqësore apo
administrative, por gjithnjë në masën e justifikuar nga qëllimi për të cilin
përdoret dhe duke përmendur burimin e veprës dhe autorin e saj;
ç) riprodhimi i plotë ose i një pjese të saj bëhet për përdorim vetjak, me kusht
që të mos cenojë shfrytëzimin tregtar të veprës;
d) riprodhimi i veprës së fiksuar në një mbajtës zëri dhe/ose figure apo në një
mbajtës grafik, bëhet nga një person fizik, për përdorim vetjak apo familjar, pa
kryer asnjë veprim të drejtpërdrejtë a të tërthortë për qëllime tregtare;
dh) fotokopjimi i veprave të bibliotekave publike bëhet për përdorim vetjak
brenda bibliotekës ose për shërbime të saj.
2. Nuk vlerësohet si përcjellje në publik përcjellja që ndodh brenda rrethit të
ngushtë familjar dhe që nuk integrohet e as lidhet me një rrjet përhapjeje të
çdo lloj natyre
24. Çfarë janë veprat e prejardhura? A është vepër përkthimi i një
romani?
Veprat e prejardhura janë disa vepra te cilat krijohen duke filluar nga një vepër
ose disa vepra, të kontributeve, bazës së të dhënave ose materialeve të tjera që
kanë ekzistuar më parë por që për arsye përzgjedhjeje ose rregullimi të
përmbajtjes së tyre, përbëjnë krijime intelektuale. Të tilla janë: përkthimet,
përshtatjet, ilustrimet, krijimet dokumentare, aranxhimet muzikore dhe çdo
transformim i një vepre letrare, artistike a shkencore, produkt i punës krijuese.
Vepra e re nuk cenon të drejtat ekzistuese në përmbajtjen e saj
25. Çfarë është vepre anonime dhe kush është titullari i saj?
“Vepër anonime” është vepra e botuar pa emrin ose pseudonimin e autorit. Në
rastet kur vepra është shfaqur anonim ose me pseudonim përpara publikut,
gjë që nuk lejon identifikimin e autorit, e drejta e autorit do të ushtrohet nga
personi fizik a juridik, që është përgjegjës për shfaqjen e veprës në publik, për
aq kohë sa autori nuk e zbulon identitetin.
26. Kush titullar i një vepre të krijuar nga shumë autorë?
13
Kur shumë autorë bashkëpunojnë në një vepër quhet bashkëautorësi dhe me
nje marrëveshje midis tyre ata zgjedhin njërin prej tyre si autorin kryesor në të
kundërt secili prej tyr e shfrytëzon veças.
27. Kush është titullari i veprave kinematografike?
Vepër kinematografike është çdo sekuencë, me pamje të fiksuara në një
mbajtës ose shirit celuloidi transparent, të ndjeshëm ndaj dritës, e
përshtatshme për t’u shfaqur në një ekran, si një pamje e lëvizshme.
28. Cfarë është e drejta e riprodhimit?
Riprodhimi i një vepre nënkupton fiksimin e veprës origjinale në një mbajtës,
për t’u përcjellë në publik. Riprodhimi i drejtëpërdrejtë ose i tërthortë, i
përkohshëm ose i përhershëm, në cfarëdo lloj mjeti a forme, është një e drejtë
ekskluzive e autorit për të shfrytëzuar veprën e tij. Kalimi i të drejtës së
riprodhimit të veprës nuk nënkupton edhe kalimin e të drejtës së shpërndarjes,
me përjashtim të rastit kur në kontratë është përcaktuar shprehimisht
ndryshe. Pra, e drejta e riprodhimit kalohet me kontratë.
29. Kur kufizohet e drejta e riprodhimit?
Lejohet përdorimi i një vepre, pa miratimin e autorit dhe pa asnjë shpërblim,
me kusht që të mos cenohet e drejta e autorit ose e titullarit të të drejtës së
autorit mbi veprën, kur:
a) gjatë riprodhimit të shkrimeve të veçanta a të pjesëve të shkëputura të
veprës në botimet ditore, periodike ose në transmetimet radiotelevizive
përmendet emri i autorit dhe burimi, ose kur është parashikuar shprehimisht
ndryshe;
b) gjatë riprodhimit të fjalimeve të mbajtura në tubime publike, të publikuara
në botime ditore a në periodikë të ndryshëm apo të transmetuara për publikun
në radio ose televizion, citohen, së bashku me emrin e autorit, data dhe vendi i
mbajtjes së fjalimit;
c) riprodhimi i plotë ose i një pjese të saj në një procedurë gjyqësore apo
administrative, por gjithnjë në masën e justifikuar nga qëllimi për të cilin
përdoret dhe duke përmendur burimin e veprës dhe autorin e saj;
14
ç) riprodhimi i plotë ose i një pjese të saj bëhet për përdorim vetjak, me kusht
që të mos cenojë shfrytëzimin tregtar të veprës;
d) riprodhimi i veprës së fiksuar në një mbajtës zëri dhe/ose figure apo në një
mbajtës grafik, bëhet nga një person fizik, për përdorim vetjak apo familjar, pa
kryer asnjë veprim të drejtpërdrejtë a të tërthortë për qëllime tregtare;
dh) fotokopjimi i veprave të bibliotekave publike bëhet për përdorim vetjak
brenda bibliotekës ose për shërbime të saj.
30. Cfarë është dhënia me qera e një vepre?
Qiradhënie e veprës” nënkupton vënien në dispozicion të origjinalit ose të
kopjeve të një vepre për shfrytëzim, për një periudhë të kufizuar kohore
dhe për përfitim ekonomik ose tregtar, të drejtpërdrejtë a të tërthortë.
Psh. marrja me qera e një filmi.
31. Cfarë është dhënia hua e një vepre?
Huadhënie e veprës” nënkupton vënien në dispozicion të origjinalit ose të
kopjeve të një vepre për shfrytëzim, për një periudhë të kufizuar kohore,
por jo për përfitim ekonomik apo tregtar, të drejtpërdrejtë a të tërthortë,
me kusht që ky shfrytëzim të bëhet përmes sipërmarrjeve të hapura për
publikun. Psh marrja e një libri hua në biblotekë.
32. Çfarë është e drejta e vazhdimësisë?
1. Autorët e veprave të arteve të bukura kanë të drejtën e vazhdimësisë mbi
veprën e shitur, për të përfituar nga shitësi jo më pak se 5 për qind të shumës
nga çdo rishitje e veprës, por në asnjë rast jo me pak se 5 000 lekë.
2. E drejta e njohur në pikën 1 të këtij neni mund të kalohet vetëm me anë të
trashëgimisë.
3. Rishitësit detyrohen të njoftojnë organizatën administruese të veprës
përkatëse ose, sipas rastit, autorin a personat, që gëzojnë të drejtat e autorit
mbi veprën, brenda 30 ditëve, duke filluar nga data e rishitjes, dhe të
15
depozitojnë dokumentacionin e nevojshëm, në mënyrë që të paguhet
shpërblimi i të drejtës së vazhdimësisë. Po ashtu, kur ata veprojnë për llogari
ose si përfaqësues të shitësit paraardhës, ata janë bashkërisht përgjegjës për
shpërblimin e së drejtës dhe, për këtë arsye, detyrohen të llogarisin në çmimin
e rishitjes pjesën përkatëse të shpërblimit të autorit.
4. E drejta për të kërkuar të dhëna për të drejtën e vazhdimësisë mbi veprën
parashkruhet brenda 3 vjetëve, duke filluar nga data e njoftimit të shitjes, por
jo më vonë se 5 vjet që nga data e shitjes, nëse nuk është kryer njoftimi.
33. Sa kohë zgjat mbrojtja e e drejta e autorit?
E drejta e autorit për veprën e vet letrare ose artistike zgjat gjatë gjithë jetës së
autorit dhe deri 70 vjet pas vdekjes së tij, pavarësisht nga data kur vepra është
bërë publike në mënyrë ligjore. Në rastin e një vepre me bashkautorë, afati që
përcaktohet më sipër llogaritet nga data e vdekjes së bashkautorit të fundit.
34. Si transferohen të drejtat mbas vdekjes së autorit?
Pas vdekjes së autorit, ushtrimi i të drejtave të përcaktuara në nenin 10,
kalohet me anë të trashëgimisë, në përputhje me legjislacionin civil dhe
dispozitat e ligjit për të drejtat e autorit.
35. Karakteristikat e të drejtave te lidhura me të drejtën e autorit.
1. Të drejtat e lidhura me të drejtat e autorit nuk cenojnë të drejtat e këtij të
fundit.
2. Të drejtat pasurore, të parashikuara në këtë kapitull, mund t’u kalohen të
tjerëve, pjesërisht ose tërësisht, sipas dispozitave të këtij ligji dhe të akteve të
tjera ligjore në fuqi.
3.Të drejtat e përmendura në vijim përbëjnë objekt të kalimit të të drejtave në
formën ekskluzive ose joekskluzive.
4. Çdo marrëveshje për kalimin e të drejtave pasurore në formën ekskluzive
depozitohet, regjistrohet dhe certifikohet në Zyrën Shqiptare për të Drejtat e
Autorit.
16
36. Çfarë sanksionesh ndeshen kur cenohet e drejta e autorit?
Persa i përket cenimit të së drejtës pasurore ose jopasurore të veprës së
autorit sanksioni që ushtrohet është dënimi me gjobë nga inspektorët e
ZSHDA-së. Nga sanksionet civile ndeshet shpërblimi i dëmit, sekuestrimi.
Ndërsa ato penale sanksionet ushtrohen me gjobe dhe me burgim sipas
shakllës dhe kategorisë së shkeljes penale.
37. Çfarë janë Agjencitë e Administrimit Kolektiv, si ndahen, kë
përfaqësojnë?
Agjencitë e administrimit kolektiv të të drejtës së autorit dhe i të drejtave të
tjera të lidhura me të janë persona juridikë, që kanë si objekt të veprimtarisë së
tyre mbledhjen e të ardhurave për përdorimin e veprave dhe shpërndarjen e
tyre tek titullarët e të drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të,
të cilët ia kanë kaluar këto të drejta për administrim agjencisë. Këto agjenci
licencohen nga ministria përgjegjëse për kulturën me propozim të zyrës
Shqiptare për të drejtat e autorit për nje periudhë tre vjeçare e cila mund te
ripërtërihet. Agjencia u jep përdoruesve të veprave artistike, letrare ose
shkencore, kundrejt një pagese a tarife, autorizimin për përdorimin e veprave,
që ka në administrim sipas limiteve të tarifave të caktuara nga ligji.
38. Deri ku shtrihet mbrojtja e një vepre ( vetëm në RSH apo
kudo)?
Me harmonizimin e legjislacioneve nacionale me aderimin e shteteve ne
traktatet e internacionale, gjithmonë e më shumë po unifikohet mbrojtja e
veprave jashtë vendit nga të gjitha shtetet anëtare.
39. Çfarë janë të drejtat morale (jopasurore)?
E drejta morale e autorit është një e drejtë e pandashme, e cila nuk është
objekt parashkrimi, e patjetërsueshme dhe e trashëgueshme sipas ligjeve në
fuqi. Në këto të drejta bëjnë pjesë: njohja e autorësisë mbi veprën; të vendosë
në emrin e kujt do të paraqitet vepra e tij te publiku; të kërkojë respektimin e
tërësisë së veprës dhe të kundërshtojë çdo heqje ose ndryshim, që cenon
nderin dhe emrin e tij; të vendosë nëse, në ç’mënyrë dhe kur vepra e tij do t’i
paraqitet publikut, si dhe vendin ku vepra e tij do të paraqitet për herë të parë
në publik etj
17
40. Çfarë janë të drejtat pasurore?
E drejta pasurore është gezimi i të drejtës ekskluzive të shfrytëzimit të veprës
së vet në çdo formë dhe mënyrë si dhe gëzimi i të drejtës së shpërblimit për çdo
rast dhe për çdo mënyrë shfrytëzimi të veprës, të lejuar apo jo nga vetë ai, edhe
nëse heq dorë nga kjo e drejtë.
41. Cilat janë të drejtat e lidhura me të drejtën e autorit?
E drejta e Artistëve interpretuese dhe /ose ekzekutuese, të drejtat e
prodhuesve të regjistrimeve fonografike, të drejtat e prodhuesve të veprave
kinematografike ose të veprave të tjera audiovizuale.
42. A mbrohet nga Ligji i të Drejtës së Autorit një vepër cila është
krijuar në Shqipëri por parqitet në Republikën e Malit të Zi dhe
anasjelltas?
Po, vepra mbrohet. Në Republikën e Malit të Zi vepra që është krijuar në
Shqipëri mbrohet nga Ligji i Malit të Zi për të Drejtën e Autorit, ndërsa një
vepër e krijuar në Malin e Zi mbrohet nga Ligji shqiptar për të Drejtën e Autorit
në Republikën e Shqipërisë. ( Konventa e Bernës)
43. A mund të tjetërsohen (shiten, jepen me qera etj) të drejtat
vetjake jopasurore/(morale)?
Të drejtat vetjake jopasurore/morale janë të patjetërsushme. Ato nuk mund të
shiten, jepen me qera apo tjetërsohen në çfarëdolloj forme tjetër. (Neni 11 i
LDA-së)
44. Për sa kohë zgjasin të drejtat vetjake jopasurore/morale të
autorit?
Të drejta vetjake jopasurore/morale nuk parashkruhen, pra zgjasin
përjetësisht. (Neni 11 i LDA-së)
ARTET E BUKURA
45. Cilat janë të drejtat pasurore që zotëron autori i një vepre të
bukur (pikturë, skulpturë, etj)?
18
E drejta e riprodhimit dhe e shperndarjes. Veprat riprodhohen dhe
shpërndahen vetëm me autorizimin e autorit ose nëpërmjet një kontrate të
lidhur mes palëve. (neni 86 i LDA-së).
46. A ka të drejtë një autor të botojë një pikturë ku paraqet një
portret i porositur (i krijuar me kërkesën e personit të pikturuar)?
Autori mund ta botojë këtë pikturë vetëm me lejen e personit të pikturuar apo
trashëgimtarëve të tij, me përjashtim të rastit kur ekziston një marrveshje mes
palëve. Këto janë të drejta eskluzive të shfrytëzimit të veprës. (Neni 90/1; 93 i
LDA-së).
47. Për sa kohë personi i pikturuar në një pikturë apo
trashëgimtarët e tij mbajnë të drejtat eskluzive të shfrytëzimit të
veprës?
Deri në 20 vjet pas vdekjes së personit të pikturuar në një pikturë. (Neni 91/1
i LDA-së).
48. A përbën shkelje të së drejtës së autorit bërja publike në
çfarëdolloj forme e korespondencës private të një individi?
Po, pasi korespondeca private e personit mbrohet nga Ligji për të Drejtat e
Autorit dhe të Drejta të Lidhura me të. Këto janë të drejta eskluzive të
shfrytëzimit të veprës. (Neni 92; 93 i LDA-së).
49. Çfarë është “Vepër fotografike”?
Pamjet e personave ose të paraqitjeve, elementeve ose ngjarjeve të natyrës ose
jetës, të marra nëpërmjet proceseve fotografike, duke përfshirë riprodhimet e
veprave të artit figurativ dhe pozave të filmit kinematografik, konsiderohen
fotografi.
50. Kush është përgjegjës për paprekshëmrinë e veprave të artit
kur këto vepra janë bërë publike një një ekspozitë?
Përgjegjës për paprekshmërinë e veprës është personi ose shoqëria që
organizon ekspozitën. (neni 85 i LDA-së).
VEPRAT AUDIOVIZUALE
51. Për sa kohë zgjat mbrojtja ndaj të drejtave të prodhuesve të
veprave kinematografike ose të veprave të tjera audiovizuale ?
19
Këto të drejta shuhen me kalimin e një periudhe prej 50 vjetësh nga koha e
fiksimit të parë të veprësose ose përcjelljes në publik / shfaqes së veprës për
herë të parë. (Neni 66 i LDA-së)
52. Kush është mbajtësi i të drejtave për veprat kinematografike
(filmat) e krijuar në periudhën e komunizmit nga “Kinostudio
Shqipëria e Re”?
Përgjigja e kësaj pyetje nuk është dhënë, pasi vende të ndryshme e kanë
trajtuar në mënyra të ndryshme. Është menduar si një pyetje për të
zhviluar diskutimin.
53. Për sa kohë zgjat mbrojtja ndaj veprave kinematografike
(filmave) në kushtet e bashkëautorsisë?
Kohëzgjatja e mbrojtjes së veprave kinematografike përfundon 70 vjet pas
vdekjes së autorit të fundit të mbetur të gjallë.
54. Lejohet përdorimi pjesor i një vepre/fragmenteve të saj për të
përgatitur një studim?
Po lejohet. Shkurtimi, citimi ose riprodhimi i fragmenteve apo i pjesëve të një
vepre për studime kritike, diskutime ose për përgatitje teorike lejohet brenda
kufijve të këtyre qëllimeve, me kusht që këto veprime të mos cenojnë
shfrytëzimin tregtar të saj. (Neni 27/1 i LDA-së).
55. Kur duhet të citojmë emrin e autorit të veprës?
Emri i autorit të veprës duhet cituar në çdo rast të përdorimit, botimit,
publikimit, shpërndarjes në çfarëdolloj forme të veprës.
56. Cilat janë të drejtat vetjake jopasurore / morale të artistëve
interpretues dhe/ose ekzekutues?
20
a) të përmendë emrin në shfaqjet në publik apo në transmetimin ose fiksimin
e veprës në ndonjë regjistrim fonografik, film, në një mbajtës tjetër veprash
audiovizuale apo në çdo prodhim tjetër të ngjashëm me to;
b) të kërkojë respektimin e cilësisë së shfaqjes dhe të kundërshtojë çdo
ndryshim a falsifikim;
c) të kundërshtojë çdo shpërndarje, transmetim ose riprodhim të shfaqjeve ku
interpreton dhe/ose ekzekuton, të cilat mund t’i cenojnë nderin ose emrin.
(Neni 53 i LDA-së)
57. Sa kohë zgjat mbrojtja ndaj të drejtave të artistëve
interpretues dhe/ose ekzekutues?
Të drejtat e interpretuesve përfundojnë 50 vjet pas datës së shfaqjes në publik.
Megjithatë, nëse një shfaqje është vënë ligjërisht në dispozicion të publikut ose i
është përcjellë ligjërisht publikut brenda kësaj periudhe, të drejtat do të
përfundojnë 50 vjet nga data e publikimit të parë ose e shfaqjes së parë në
publik, cilido qoftë më i hershmi. (Neni 53/2 i LDA-së)
58. Çfarë është “Vepër e artit të aplikuar”? Jep shëmbuj.
“Vepër e artit të aplikuar” është çdo vepër artistike, realizuar mbi sende të
përdorimit praktik, e punuar me dorë ose me mjete industriale. (Neni 4/4 i LDA-
së)
59. Çfarë është “Bashkëautorsia”? Jep shëmbuj.
“Bashkautorësi” nënkupton bashkimin ose shoqërizimin e disa autorëve në
krijimin e një vepre. Të gjithë autorët që kanë kontribuar në krijim e një vepre
kanë të drejta mbi atë vepër. (Shëmbull: Filmat)
60. Cilat janë hapat që mund të ndërrmarrë një autor në rast të
cënimit/shkeljes së të drejtave të tij?
Autori në rast konstatimi të së cënimit të së drejtave të tij mund të ankohet pranë
Zyrës Shqiptare të së Drejtës së Autorit, Gjykatës ose Prokurorisë.
61. Cilat janë ato vepra të cilat nuk gëzojnë mbrojtje nga LDA?
a) idetë, teoritë, konceptet, zbulimet dhe shpikjet në një vepër krijuese,
pavarësisht nga mënyra e marrjes, e të shpjeguarit ose e të shprehurit;
21
b) tekstet zyrtare, të natyrës juridike, administrative, legjislative, politike, si dhe
përkthimet zyrtare përkatëse;
c) simbolet zyrtare të shtetit, të organizatave dhe autoriteteve publike, si për
shembull: armët, vula, flamuri, emblemat, medalioni, shenja dalluese, medalja;
ç) mjetet e pagesës;
d) lajmet dhe informacioni i shtypit;
dh) të dhënat dhe faktet e thjeshta;
e) shprehjet popullore.

More Related Content

Featured

How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthThinkNow
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfmarketingartwork
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024Neil Kimberley
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)contently
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024Albert Qian
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsKurio // The Social Media Age(ncy)
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Search Engine Journal
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summarySpeakerHub
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Tessa Mero
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentLily Ray
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best PracticesVit Horky
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementMindGenius
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...RachelPearson36
 
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Applitools
 
12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at Work12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at WorkGetSmarter
 

Featured (20)

How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
 
Skeleton Culture Code
Skeleton Culture CodeSkeleton Culture Code
Skeleton Culture Code
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
 
How to have difficult conversations
How to have difficult conversations How to have difficult conversations
How to have difficult conversations
 
Introduction to Data Science
Introduction to Data ScienceIntroduction to Data Science
Introduction to Data Science
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best Practices
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project management
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
 
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
 
12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at Work12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at Work
 
ChatGPT webinar slides
ChatGPT webinar slidesChatGPT webinar slides
ChatGPT webinar slides
 

Konkursi

  • 1. 1 Fjale te google translate dhe hyra icik nfb Pyetje dhe përkufizime për konkurs -“Vepër artistike” - Krijimi origjinal, intelektual i një personi, i materializuar, pavarësisht nga forma a mënyra e të shprehurit, që ka për qëllim të prekë ndjesitë e njeriut. -“Vepër artistike e prejardhur” - Krijimi i cili e ka prejardhjen nga një vepër origjinale, por pa e cenuar atë. -“Vepër anonime”: Vepra e botuar pa emrin ose pa pseudonimin e autorit. -“Pseudonim” Emri i zgjedhur nga autori për të përfaqësuar autorësinë e veprës, kur nuk dëshiron të zbulojë identitetin. -“Folklor (art popullor)” Tërësia e veprave folklorike, që përbëhen nga elemente artistike tradicionale, të përjetësuara dhe të krijuara nga një komunitet ose individ i këtij komuniteti (populli), i cili pasqyron vlerat kulturore e artistike dhe trashëgiminë e këtij komuniteti (popullit). -“Vepër muzikore” Vepra artistike, e realizuar nga ndërthurja e tingujve, me ose pa tekst, për t’u ekzekutuar nga instrumente muzikore, nga zëra njerëzorë dhe/ose nga të dyja së bashku. - “Vepër e artit të aplikuar” Çdo vepër artistike, realizuar mbi sende të përdorimit praktik, e punuar me dorë ose me mjete industriale. “Vepër arkitekturore” Krijimet në fushën e ndërtimit si vizatimet, skicat, modelet ose strukturat e tjera arkitekturore. -“Vepër audiovizuale” Vepra, e cila prek te njeriu shqisat e të parit dhe të të dëgjuarit (pra që mund të shihet dhe të dëgjohet njëkohësisht), që nënkupton një seri
  • 2. 2 pamjesh të vazhdueshme, të shoqëruara me tinguj dhe që shfaqen nëpërmjet mjeteve të përshtatshme për përcjelljen e këtyre pamjeve dhe të tingujve. -“Vepër koreografike” Kompozimi i lëvizjeve të krijuara për një spektakël kërcimi të shoqëruara me veprën muzikore. -“Vepër kinematografike” Sekuenca me pamje të fiksuara në një mbajtës ose shirit celuloidi transparent (film) e përshtatshme për t’u shfaqur në një ekran si një pamje e lëvizshme. “Vepër teatrore” Krijimi artistik i një teksti, partiture a libreti të përfunduar dhe të mundshëm për t’u shfaqur drejtpërdrejt në publik. “Vepër dramatike” Ndërthurja e veprimeve skenike me dialogje e monologje, të një ose më shumë personazheve, të krijuara për t’u shfaqur në skenë. “Vepër grafike” Vepra artistike, e krijuar duke vijëzuar mbi një sipërfaqe të sheshtë, që realizon një vizatim, një pikturë ose një gravurë. “Vepër fotografike” Një pamje e realitetit, e fiksuar në një sipërfaqe të ndjeshme ndaj dritës ose ndaj një mjedisi rrezatues. “Dialogu” Elementi i një vepre letrare, dramaturgjike ose kinematografike, që merr formën e një bashkëbisedimi. “Vizatim” Krijimi, që paraqet objekte dhe/ose elemente imagjinare nëpërmjet vijave. “Gravurë” Vepra artistike e krijuar me gdhendje në metal, gurë, dru etj. “Pantomimë” Veprimi dramatik, që shprehet me gjeste, lëvizje ose mimikë, por pa fjalë. “Litografi” Vepra artistike, e krijuar duke realizuar një
  • 3. 3 vizatim mbi një lloj të veçantë guri ose metali, për ta riprodhuar më pas me anë të bojës. “Skenari letrar” Teksti i shkruar për një vepër audiovizuale (film). “Skulpturë” Vepra artistike që paraqet një figurë, në mënyrë realiste ose abstrakte, në formë tridimensionale. “Skicë” Varianti paraprak i një vizatimi, pikture, skulpture, vepre letrare, shkencore ose muzikore. “Videogram” Mjedisi ku është fiksuar një vepër audiovizuale e materializuar, me ose pa kolonë zanore, që lejon përcjelljen a riprodhimin e veprës (psh.DVD). -“Origjinalitet i një vepre” Shfaqja e botës së brendshme të një autori, pa kopjuar, në tërësi ose në një pjesë të rëndësishme, një krijim tjetër. “Kopja e një vepre” Riprodhimi i një vepre, të shprehur në formë materiale. “Riprodhimi i një vepre” Fiksimin e veprës origjinale në një mbajtës, për t’u përcjellë në publik. “Shpërndarje e veprës” Vënia në dispozicion të publikut e origjinalit ose të kopjeve të veprës, nëpërmjet shitjes, dhurimit, trashëgimit, qiradhënies, huadhënies etj. “Botues ose Publikues” Personi fizik a juridik, që merr nismën dhe realizon, nën përgjegjësinë e vet, riprodhimin mekanik dhe vënien në dispozicion të publikut të një vepre, me çdo mjet a mënyrë. 1. Cilat quhen raste përjashtimore nga e drejta e autorit? Nuk mbrohen nga e drejta e autorit rastet e mëposhtme:
  • 4. 4 - idetë, teoritë; -tekstet zyrtare si dhe përkthimet zyrtare përkatëse; -simbolet zyrtare të shtetit, të organizatave dhe autoriteteve publike, si: armët, vula, flamuri, emblemat, medalioni, shenja dalluese, medalja; -mjetet e pagesës; -lajmet dhe informacioni i shtypit; -të dhënat dhe faktet e thjeshta; -shprehjet popullore. 2. C’eshte baza e te dhenave dhe mbrojtja nga e drejta e autorit: “Bazë të dhënash” nënkupton përmbledhjen e punimeve dhe të të dhënave të pavarura, të të dhënave të ndryshme ose të materialeve të tjera, të renditura në mënyrë sistematike dhe me një metodikë të përcaktuar, të cilat janë të arritshme nga kushdo, me mjete elektronike apo me mjete të tjera. Autori i bazë së të dhënave gëzon të gjitha të drejtat e autorit lidhur me krijimin origjinal të tij (data base). 3. Cilat janë të drejtat e personit që paraqitet në një pikturë dhe të drejtat e autorit? Personi, porteti i të cilit shfaqet në një pikturë, e cila është bërë me porosinë e tij, ka të drejtë që të lejojë apo ndalojë riprodhimin apo publikimin e portretit të tij. Rast perjashtimor nga kjo e drejtë e personit të pikturuar, është kur me një kontratë të mëparshme që ai ka lidhur me autorin, parashikohen kushte te caktuara për publikimin e këtij portreti. Ndërsa autori i pikturës, emri i të cilit është shënuar në pikturën orgjinale, ka te drejtën që t’i përmendet emri në çdo riprodhim të portretit. 4. A mbrohet me ligj e drejta e ruajtjes së korrespondencës private? Korrespondenca private e një personi bëhet publike vetëm me autorizimin e personit, të cilit i adresohet ose, pas vdekjes, me autorizimin e pasardhësit të tij, nëse vetë personi nuk është shprehur ndryshe në testament. 5. C’është bashkëutorësia?
  • 5. 5 Bashkëautorësia është puna e disa autorëve në bashkëpunim, për të krijura një vepër të përbashkët. Autorët e një vepre të përbashkët e shfrytëzojnë veprën në bazë të marrëveshjes ndërmjet tyre. Gjithashtu ata gëzojnë të drejtën të shfrytëzojnë veças kontributin e tyre, me kusht që të mos cenojnë shfrytëzimin e veprës si një të tërë. Në rast shfrytëzimi të veprës së krijuar në bashkëpunim (të veprës në tërësi), autorët, në bazë të marrëveshjes ndërmjet tyre, gëzojnë të drejtën e një shpërblimi në kushtet dhe masat që ata vetë kanë rënë dakord. Në rast se kjo marrëveshje nuk ekziston, shpërblimi ndahet në pjesë, sipas kontributit të secilit autor, ose në pjesë të barabarta, kur kontributi individual nuk mund të përcaktohet. 6. C’është e “drejta e vazhdimësisë”? “E drejta e vashdimësisë” është e drejta që gëzojnë autorët e veprave të arteve të bukura (pikturë, skulpturë etj.) mbi veprën e shitur, për të përfituar nga shitësi një përqindje të caktuar nga çdo rishitje e veprës. Sipas ligjit shqiptar kjo përqindje përbën jo më pak se 5 për qind të vlerës së shitjes së veprës, por në asnjë rast jo me pak se 5 000 lekë. Këtë të drejtë e gëzojnë edhe trashëgimtarët e autorit. Rishitësit detyrohen të njoftojnë autorin ose trashëgimtarët e tij, brenda 30 ditëve, duke filluar nga data e rishitjes, dhe të depozitojnë dokumentacionin e nevojshëm, në mënyrë që të paguhet shpërblimi i të drejtës së vazhdimësisë. 7. Cilat janë kushtet që një fonogram/videogram (CD, DVD) të shpërndahet në mënyrë të ligjshme: Shpërndarja e kopjeve të një fonogrami/videogrami ku është regjistruar një vepër, është e ligjshme vetëm nëse: 1)Shpërnadrësi ka autorizimin e autorit, të prodhuesit dhe të interpretuesve të veprës. 2) Një kopje e fonogramit/videogramit depozitohet në Zyrën Shqiptare për të Drejtat e Autorit; 3) Në kapakun e tyre, përmbahen elementët e mëposhtëm: - titulli i veprës; - emri i autorit; -emri i artistit interpretues (këngëtarë, aktorë etj); -data e prodhimit; -pulla artistike e Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit;
  • 6. 6 -shenja “P” të prodhuesit. 8. Cilat janë masat që merren kundër atyre që cenojnë të drejtën e autorit? Nëse autori dhe mbajtësit e tjerë të të drejtave, pretendojn se i është cenuar e drejta ai/ata ndërmarrin një nga hapat e mëposhtëm: -I drejtohet me ankese me shkrim ZSHDA-së. Nëse cështja nuk zgjidhet me mirëkuptim në ZSHDA, kjo e fundit, nëse konstaton se ankesa qendron, vendos masë administrative gjobë. -I drejtohet gjykatës civile për të kërkuar shpërblimin e dëmit; -I drejtohet Gjykatës penale për të kërkuar ndjekjen penale te cenuesve. 9. A mund t’i kalohet e drejta e autorit nje personi tjetër? -E drejta e autorit mund t’u kalojë trashëgimtarëve ligjorë të autorit. Në këtë rast ata kanë të drejtë të ushtrojnë të gjitha të drejtat që rrjedhin nga vepra, deri në 70 vjet pas vdekjes së autorit. Por nuk trashëgohet autorësia mbi veprën, pra emri i autorit, e cila i përket një personi/ose disa personave me emrin e te cilit/cileve eshte publikuar per here te pare vepra. -Autori ose trashëgimtarët e tij ligjorë ia kalojnë me kontratë një ose të disa të drejta të autorit një ose disa personave të tjerë, pra autorizojnë përdorimin e veprës. Këto të drejta mund të jenë ekskluzive, pra një ose disa të drejta i kalojnë me kontratë vetëm një personi, për një përiudhe të caktuar dhe nëj territor të caktuar.Këto të drejta mund të jenë joekskluzive, pra autori mund t’i kalojë me kontratë, një apo disa të drejta të tij, disa personave në të njejtën kohë. 10. Cili është ndryshimi nëpërmjet “Qeradhënies së veprës” dhe “Huadhënie ose huapërdorje e veprës”? Qeradhënia e veprës është vënia në dispozicion e origjinalit ose të kopjeve të një vepre për t’u përdorur për një periudhë të kufizuar kohore dhe për përfitim ekonomik.
  • 7. 7 Huadhënie ose huapërdorje e veprës është vënia në dispozicion e origjinalit ose të kopjeve të një vepre për t’u perdorur për një periudhë të kufizuar kohore, por jo për përfitim ekonomik me kusht që ky përdorim të bëhet përmes sipërmarrjeve të hapura për publikun. 11. Cfarë është pronësia intelektuale? Termi “pronësi intelektuale” i referohet krijimtarisë intelektuale siç janë shpikjet, veprat letrare dhe artistike, vizatimet, modelet, emblemat komerciale, emra dhe imazhe të përdorura në marka tregtare etj.Pronësia intelektuale është e mbrojtur me ligj dhe ndahet në 2 (dy) degë: - E drejta e Autorit dhe të Drejtat e lidhura me të - Pronësia industriale - 12. Cili është kriteri që një krijim të kualifikohet vepër dhe të përfitojë mbrojtje nga LDA-ja? Për të fituar të drejtën e mbrojtjes nga LDA-ja, një vepër duhet patjetër të përmbajë kriterin e origjinalitetit. Në përgjithësi, gjykata për të kualifikuar një vepër origjinale kërkon reflektimin e personalitetit që e ka krijuar. Nuk ka rëndësi qëllimi final, nëse është për arsyje kulturore, ekonomike apo tregtare. Pra, pak rëndësi ka kur dhe për cfarë arsyje është krijuar një pjesë muzikore (psh për qëllimin e një reklame) pasi ajo përfiton të njëjtën mbrojtje. 13. Çfarë mbron LDA-ja ? Të drejtat e autorit nuk mbrojnë ide por ato mbrojnë mënyrën sesi këto ide janë shprehur. Ligji mbi të Drejtën e Autorit mbron veprat origjinale që kanë për bazë një krijimtari origjinale intelektuale, e materializuar, pavarësisht nga forma a mënyra e të shprehurit, që ka për qëllim të prekë ndjesitë e njeriut. Këtu futen letërsia, dramaturgjia, muzika, veprat artistike si poezia, romanet, filmat, këngët, programet kompjuterike, sitet e internetit dhe projektet arkitekturore. 14. Cilat janë veprat që mbrohen nga LDA-ja ? Permend të paktën 10 krijime të ndryshme.
  • 8. 8 Krijimtaritë e mbrojtura nga LDA-ja përfshijnë ndër të tjera : veprat letrare si romanet, poezitë, shfaqjet teatrale, gazetat, filmat, kompozimet muzikore, krijimet koreografike, mbajtësit e të dhënave, krijimet artistike si piktura, vizatimet, fotografia, skulptura, planet arkitekturore, krijimet publicitare, hartat gjeografike dhe vizatimet teknike. 15. Pse është e rëndësishme e drejta e autorit? Ashtu siç ju do donit të mbronit çdo gjë që është pronë e juaja, krijuesit duan të mbrojnë veprat e tyre. Krijuesit, me veprat e tyre marrin njohjen e autorësisë dhe shpërblimin monetar. 16. Pse duhet regjistruar një vepër nëse mbrojtja ështe automatike ? Regjistrimi i një vepre pranë ZSHDA-së është i rekomanduar pasi certifikata e regjistrimit shërben si provë që presupozohet a priori, në rast se autorit i kërkohet vërtetësia e veprës së tij në një procedim administrativ ose përballë gjykatës. LDA-ja parashikon se autorërësia prezumohet deri në provë të kundërt. 17. Kush quhet përdorues i veprës së autorit? LDA-ja zbatohet për personat fizikë a juridikë, vendas ose të huaj, që ushtrojnë veprimtari krijuese, tregtare, prodhuese apo çdo veprimtari tjetër vlerësimi, shfrytëzimi, përdorimi a tjetërsimi të veprave letrare, artistike ose shkencore në territorin e Republikës së Shqipërisë. Çdo shfrytëzim i kësaj natyre quhet përdorim. 18. Kur mund të përdoret vepra pa shkelur LDA-në? Lejohet përdorimi i një vepre, pa miratimin e autorit dhe pa asnjë shpërblim, me kusht që të mos cenohet e drejta e autorit ose e titullarit të të drejtës së autorit mbi veprën, kur: a) gjatë riprodhimit të shkrimeve të veçanta a të pjesëve të shkëputura të veprës në botimet ditore, periodike ose në transmetimet radiotelevizive përmendet emri i autorit dhe burimi, ose kur është parashikuar shprehimisht ndryshe;
  • 9. 9 b) gjatë riprodhimit të fjalimeve të mbajtura në tubime publike, të publikuara në botime ditore a në periodikë të ndryshëm apo të transmetuara për publikun në radio ose televizion, citohen, së bashku me emrin e autorit, data dhe vendi i mbajtjes së fjalimit; c) riprodhimi i plotë ose i një pjese të saj në një procedurë gjyqësore apo administrative, por gjithnjë në masën e justifikuar nga qëllimi për të cilin përdoret dhe duke përmendur burimin e veprës dhe autorin e saj; ç) riprodhimi i plotë ose i një pjese të saj bëhet për përdorim vetjak, me kusht që të mos cenojë shfrytëzimin tregtar të veprës; d) riprodhimi i veprës së fiksuar në një mbajtës zëri dhe/ose figure apo në një mbajtës grafik, bëhet nga një person fizik, për përdorim vetjak apo familjar, pa kryer asnjë veprim të drejtpërdrejtë a të tërthortë për qëllime tregtare; dh) fotokopjimi i veprave të bibliotekave publike bëhet për përdorim vetjak brenda bibliotekës ose për shërbime të saj. 19. Që një vepër të jetë e mbrojtur, a duhet të jetë e fiksuar/regjistruar në një mbajtës fizik apo informatik? LDA-ja imponon që çdo vepër artistike duhet të jetë e regjistruar apo e fiksuar në një formë materiale, nuk ka shumë rëndësi sesi behët forma materiale e stokimit. Të tilla janë shfaqjet e artistëve interpretues dhe/ose ekzekutues duhet të jenë të fiksuara në regjistrimet e tingujve; tingujt e realizuar nga prodhues, persona fizikë ose juridikë; veprat audiovizuale që nënkuptojnë një seri pamjesh, të lidhura dhe të vazhdueshme, të shoqëruara me tinguj, të regjistruar për t’u shfaqur me anë të përdorimit të mjeteve të përshtatshme për përcjelljen e këtyre pamjeve dhe të tingujve; fotografitë, videogramet etj. 20. A janë vepra programet/soft kompjuterike si Windows, Photoshop etj? a. Një program kompjuterik mbrohet vetëm kur është origjinal, që do të thotë se është rezultat i aftësisë krijuese intelektuale të autorit të programit. b. Mbrojtja e parashikuar në këtë ligj zbatohet për çdo formë të shprehjes së një programi kompjuterik, për të gjitha versionet pasardhëse ose për
  • 10. 10 programet që rrjedhin prej tij. c. Pa cenuar dispozitat e këtij ligji, nëse një program kompjuterik është i përfshirë në një diplomë a model përdorimi, ai përfiton mbrojtje nga dispozitat ligjore për mbrojtjen e pronësisë industriale. 21. Kush është autor kur vepra shfaqet në publik në mënyrë anonime apo me pseudonim? A është e mbrojtur edhe kur autori nuk publikon emrin e tij të vërtetë bashkë me vepren? Ligji mbi të drejtën e autorit i lejon një autori që të publikojë një vepër pa emrin e tij ( vepr anonime) ose ta publikojë duke përdorur një pseudonim. Vepra anonime është vepra e botuar pa emrin ose pseudonimin e autorit. Në rastet kur vepra është shfaqur anonim ose me pseudonim përpara publikut, gjë që nuk lejon identifikimin e autorit, e drejta e autorit do të ushtrohet nga personi fizik a juridik, që është përgjegjës për shfaqjen e veprës në publik, për aq kohë sa autori nuk e zbulon identitetin. Autori, në ushtrimin e të drejtave vetjake jo pasurore ka të drejtë të vendosë në emrin e kujt do të paraqitet vepra e tij te publiku, si dhe të drejtën që të mbetet anonim. 22. Kush është titullari i veprave kinematografike si filmat, dokumentarët? Vepër kinematografike” është çdo sekuencë, me pamje të fiksuara në një mbajtës ose shirit celuloidi transparent, të ndjeshëm ndaj dritës, e përshtatshme për t’u shfaqur në një ekran, si një pamje e lëvizshme. 23. Çfarë është shfaqja në publik dhe përdorimi vetjak? “Përdorim personal” nënkupton realizimin e një kopjeje të vetme, të një riprodhimi, përkthimi, përshtatjeje ose transformimi të veprës së një tjetri, vetëm për përdorim vetjak, për nevoja studimi ose për kënaqësi vetjake. Përbëjnë veprime të përcjelljes së veprës në publik: a) shfaqja skenike, recitimi dhe çdo paraqitje gojore e ekzekutimi para publikut, i veprave dramatike, dramatiko-muzikore, letrare a muzikore, nëpërmjet çfarëdo lloj mjeti a procedimi;
  • 11. 11 b) shfaqja në publik e veprave kinematografike dhe e veprave të tjera audiovizuale; c) përcjellja e çfarëdo lloj vepre përmes radiopërhapjes ose me çfarëdo mënyre, që shërben për përhapje pa linjë të shenjave, tingujve ose pamjeve; ç) radiopërhapja ose përcjellja në publik me satelit e çfarëdo lloj vepre, nën kontrollin dhe përgjegjësinë e organizatës së radiopërhapjes ose të satelitit, të destinuara për t’u kapur nga publiku; d) transmetimi në publik i çfarëdo lloj vepre me tel, rrjet kabllor, fibër optike ose çdo mënyre tjetër, që mundëson ose jo shpërblimin; dh) emetimi ose transmetimi, në një vend të hapur për publikun, me anë të çfarëdo lloj mjeti të përshtatshëm, i veprës së përhapur përmes radios; e) ekspozimi publik i veprave të artit ose i riprodhimeve të tyre; ë) përcjellja ose hapja e bazës së të dhënave, duke i bërë të disponueshme për publikun, nëpërmjet mënyrave të mësipërme, pavarësisht nëse kjo bazë përmban dhe/ose është vepër e mbrojtur. Perdorimi vetjak: “Përdorim personal” nënkupton realizimin e një kopjeje të vetme, të një riprodhimi, përkthimi, përshtatjeje ose transformimi të veprës së një tjetri, vetëm për përdorim vetjak, për nevoja studimi ose për kënaqësi vetjake. Lejohet përdorimi i një vepre, pa miratimin e autorit dhe pa asnjë shpërblim, me kusht që të mos cenohet e drejta e autorit ose e titullarit të të drejtës së autorit mbi veprën, kur: a) gjatë riprodhimit të shkrimeve të veçanta a të pjesëve të shkëputura të veprës në botimet ditore, periodike ose në transmetimet radiotelevizive përmendet emri i autorit dhe burimi, ose kur është parashikuar shprehimisht ndryshe; b) gjatë riprodhimit të fjalimeve të mbajtura në tubime publike, të publikuara në botime ditore a në periodikë të ndryshëm apo të transmetuara për publikun në radio ose televizion, citohen, së bashku me emrin e autorit, data dhe vendi i mbajtjes së fjalimit;
  • 12. 12 c) riprodhimi i plotë ose i një pjese të saj në një procedurë gjyqësore apo administrative, por gjithnjë në masën e justifikuar nga qëllimi për të cilin përdoret dhe duke përmendur burimin e veprës dhe autorin e saj; ç) riprodhimi i plotë ose i një pjese të saj bëhet për përdorim vetjak, me kusht që të mos cenojë shfrytëzimin tregtar të veprës; d) riprodhimi i veprës së fiksuar në një mbajtës zëri dhe/ose figure apo në një mbajtës grafik, bëhet nga një person fizik, për përdorim vetjak apo familjar, pa kryer asnjë veprim të drejtpërdrejtë a të tërthortë për qëllime tregtare; dh) fotokopjimi i veprave të bibliotekave publike bëhet për përdorim vetjak brenda bibliotekës ose për shërbime të saj. 2. Nuk vlerësohet si përcjellje në publik përcjellja që ndodh brenda rrethit të ngushtë familjar dhe që nuk integrohet e as lidhet me një rrjet përhapjeje të çdo lloj natyre 24. Çfarë janë veprat e prejardhura? A është vepër përkthimi i një romani? Veprat e prejardhura janë disa vepra te cilat krijohen duke filluar nga një vepër ose disa vepra, të kontributeve, bazës së të dhënave ose materialeve të tjera që kanë ekzistuar më parë por që për arsye përzgjedhjeje ose rregullimi të përmbajtjes së tyre, përbëjnë krijime intelektuale. Të tilla janë: përkthimet, përshtatjet, ilustrimet, krijimet dokumentare, aranxhimet muzikore dhe çdo transformim i një vepre letrare, artistike a shkencore, produkt i punës krijuese. Vepra e re nuk cenon të drejtat ekzistuese në përmbajtjen e saj 25. Çfarë është vepre anonime dhe kush është titullari i saj? “Vepër anonime” është vepra e botuar pa emrin ose pseudonimin e autorit. Në rastet kur vepra është shfaqur anonim ose me pseudonim përpara publikut, gjë që nuk lejon identifikimin e autorit, e drejta e autorit do të ushtrohet nga personi fizik a juridik, që është përgjegjës për shfaqjen e veprës në publik, për aq kohë sa autori nuk e zbulon identitetin. 26. Kush titullar i një vepre të krijuar nga shumë autorë?
  • 13. 13 Kur shumë autorë bashkëpunojnë në një vepër quhet bashkëautorësi dhe me nje marrëveshje midis tyre ata zgjedhin njërin prej tyre si autorin kryesor në të kundërt secili prej tyr e shfrytëzon veças. 27. Kush është titullari i veprave kinematografike? Vepër kinematografike është çdo sekuencë, me pamje të fiksuara në një mbajtës ose shirit celuloidi transparent, të ndjeshëm ndaj dritës, e përshtatshme për t’u shfaqur në një ekran, si një pamje e lëvizshme. 28. Cfarë është e drejta e riprodhimit? Riprodhimi i një vepre nënkupton fiksimin e veprës origjinale në një mbajtës, për t’u përcjellë në publik. Riprodhimi i drejtëpërdrejtë ose i tërthortë, i përkohshëm ose i përhershëm, në cfarëdo lloj mjeti a forme, është një e drejtë ekskluzive e autorit për të shfrytëzuar veprën e tij. Kalimi i të drejtës së riprodhimit të veprës nuk nënkupton edhe kalimin e të drejtës së shpërndarjes, me përjashtim të rastit kur në kontratë është përcaktuar shprehimisht ndryshe. Pra, e drejta e riprodhimit kalohet me kontratë. 29. Kur kufizohet e drejta e riprodhimit? Lejohet përdorimi i një vepre, pa miratimin e autorit dhe pa asnjë shpërblim, me kusht që të mos cenohet e drejta e autorit ose e titullarit të të drejtës së autorit mbi veprën, kur: a) gjatë riprodhimit të shkrimeve të veçanta a të pjesëve të shkëputura të veprës në botimet ditore, periodike ose në transmetimet radiotelevizive përmendet emri i autorit dhe burimi, ose kur është parashikuar shprehimisht ndryshe; b) gjatë riprodhimit të fjalimeve të mbajtura në tubime publike, të publikuara në botime ditore a në periodikë të ndryshëm apo të transmetuara për publikun në radio ose televizion, citohen, së bashku me emrin e autorit, data dhe vendi i mbajtjes së fjalimit; c) riprodhimi i plotë ose i një pjese të saj në një procedurë gjyqësore apo administrative, por gjithnjë në masën e justifikuar nga qëllimi për të cilin përdoret dhe duke përmendur burimin e veprës dhe autorin e saj;
  • 14. 14 ç) riprodhimi i plotë ose i një pjese të saj bëhet për përdorim vetjak, me kusht që të mos cenojë shfrytëzimin tregtar të veprës; d) riprodhimi i veprës së fiksuar në një mbajtës zëri dhe/ose figure apo në një mbajtës grafik, bëhet nga një person fizik, për përdorim vetjak apo familjar, pa kryer asnjë veprim të drejtpërdrejtë a të tërthortë për qëllime tregtare; dh) fotokopjimi i veprave të bibliotekave publike bëhet për përdorim vetjak brenda bibliotekës ose për shërbime të saj. 30. Cfarë është dhënia me qera e një vepre? Qiradhënie e veprës” nënkupton vënien në dispozicion të origjinalit ose të kopjeve të një vepre për shfrytëzim, për një periudhë të kufizuar kohore dhe për përfitim ekonomik ose tregtar, të drejtpërdrejtë a të tërthortë. Psh. marrja me qera e një filmi. 31. Cfarë është dhënia hua e një vepre? Huadhënie e veprës” nënkupton vënien në dispozicion të origjinalit ose të kopjeve të një vepre për shfrytëzim, për një periudhë të kufizuar kohore, por jo për përfitim ekonomik apo tregtar, të drejtpërdrejtë a të tërthortë, me kusht që ky shfrytëzim të bëhet përmes sipërmarrjeve të hapura për publikun. Psh marrja e një libri hua në biblotekë. 32. Çfarë është e drejta e vazhdimësisë? 1. Autorët e veprave të arteve të bukura kanë të drejtën e vazhdimësisë mbi veprën e shitur, për të përfituar nga shitësi jo më pak se 5 për qind të shumës nga çdo rishitje e veprës, por në asnjë rast jo me pak se 5 000 lekë. 2. E drejta e njohur në pikën 1 të këtij neni mund të kalohet vetëm me anë të trashëgimisë. 3. Rishitësit detyrohen të njoftojnë organizatën administruese të veprës përkatëse ose, sipas rastit, autorin a personat, që gëzojnë të drejtat e autorit mbi veprën, brenda 30 ditëve, duke filluar nga data e rishitjes, dhe të
  • 15. 15 depozitojnë dokumentacionin e nevojshëm, në mënyrë që të paguhet shpërblimi i të drejtës së vazhdimësisë. Po ashtu, kur ata veprojnë për llogari ose si përfaqësues të shitësit paraardhës, ata janë bashkërisht përgjegjës për shpërblimin e së drejtës dhe, për këtë arsye, detyrohen të llogarisin në çmimin e rishitjes pjesën përkatëse të shpërblimit të autorit. 4. E drejta për të kërkuar të dhëna për të drejtën e vazhdimësisë mbi veprën parashkruhet brenda 3 vjetëve, duke filluar nga data e njoftimit të shitjes, por jo më vonë se 5 vjet që nga data e shitjes, nëse nuk është kryer njoftimi. 33. Sa kohë zgjat mbrojtja e e drejta e autorit? E drejta e autorit për veprën e vet letrare ose artistike zgjat gjatë gjithë jetës së autorit dhe deri 70 vjet pas vdekjes së tij, pavarësisht nga data kur vepra është bërë publike në mënyrë ligjore. Në rastin e një vepre me bashkautorë, afati që përcaktohet më sipër llogaritet nga data e vdekjes së bashkautorit të fundit. 34. Si transferohen të drejtat mbas vdekjes së autorit? Pas vdekjes së autorit, ushtrimi i të drejtave të përcaktuara në nenin 10, kalohet me anë të trashëgimisë, në përputhje me legjislacionin civil dhe dispozitat e ligjit për të drejtat e autorit. 35. Karakteristikat e të drejtave te lidhura me të drejtën e autorit. 1. Të drejtat e lidhura me të drejtat e autorit nuk cenojnë të drejtat e këtij të fundit. 2. Të drejtat pasurore, të parashikuara në këtë kapitull, mund t’u kalohen të tjerëve, pjesërisht ose tërësisht, sipas dispozitave të këtij ligji dhe të akteve të tjera ligjore në fuqi. 3.Të drejtat e përmendura në vijim përbëjnë objekt të kalimit të të drejtave në formën ekskluzive ose joekskluzive. 4. Çdo marrëveshje për kalimin e të drejtave pasurore në formën ekskluzive depozitohet, regjistrohet dhe certifikohet në Zyrën Shqiptare për të Drejtat e Autorit.
  • 16. 16 36. Çfarë sanksionesh ndeshen kur cenohet e drejta e autorit? Persa i përket cenimit të së drejtës pasurore ose jopasurore të veprës së autorit sanksioni që ushtrohet është dënimi me gjobë nga inspektorët e ZSHDA-së. Nga sanksionet civile ndeshet shpërblimi i dëmit, sekuestrimi. Ndërsa ato penale sanksionet ushtrohen me gjobe dhe me burgim sipas shakllës dhe kategorisë së shkeljes penale. 37. Çfarë janë Agjencitë e Administrimit Kolektiv, si ndahen, kë përfaqësojnë? Agjencitë e administrimit kolektiv të të drejtës së autorit dhe i të drejtave të tjera të lidhura me të janë persona juridikë, që kanë si objekt të veprimtarisë së tyre mbledhjen e të ardhurave për përdorimin e veprave dhe shpërndarjen e tyre tek titullarët e të drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të, të cilët ia kanë kaluar këto të drejta për administrim agjencisë. Këto agjenci licencohen nga ministria përgjegjëse për kulturën me propozim të zyrës Shqiptare për të drejtat e autorit për nje periudhë tre vjeçare e cila mund te ripërtërihet. Agjencia u jep përdoruesve të veprave artistike, letrare ose shkencore, kundrejt një pagese a tarife, autorizimin për përdorimin e veprave, që ka në administrim sipas limiteve të tarifave të caktuara nga ligji. 38. Deri ku shtrihet mbrojtja e një vepre ( vetëm në RSH apo kudo)? Me harmonizimin e legjislacioneve nacionale me aderimin e shteteve ne traktatet e internacionale, gjithmonë e më shumë po unifikohet mbrojtja e veprave jashtë vendit nga të gjitha shtetet anëtare. 39. Çfarë janë të drejtat morale (jopasurore)? E drejta morale e autorit është një e drejtë e pandashme, e cila nuk është objekt parashkrimi, e patjetërsueshme dhe e trashëgueshme sipas ligjeve në fuqi. Në këto të drejta bëjnë pjesë: njohja e autorësisë mbi veprën; të vendosë në emrin e kujt do të paraqitet vepra e tij te publiku; të kërkojë respektimin e tërësisë së veprës dhe të kundërshtojë çdo heqje ose ndryshim, që cenon nderin dhe emrin e tij; të vendosë nëse, në ç’mënyrë dhe kur vepra e tij do t’i paraqitet publikut, si dhe vendin ku vepra e tij do të paraqitet për herë të parë në publik etj
  • 17. 17 40. Çfarë janë të drejtat pasurore? E drejta pasurore është gezimi i të drejtës ekskluzive të shfrytëzimit të veprës së vet në çdo formë dhe mënyrë si dhe gëzimi i të drejtës së shpërblimit për çdo rast dhe për çdo mënyrë shfrytëzimi të veprës, të lejuar apo jo nga vetë ai, edhe nëse heq dorë nga kjo e drejtë. 41. Cilat janë të drejtat e lidhura me të drejtën e autorit? E drejta e Artistëve interpretuese dhe /ose ekzekutuese, të drejtat e prodhuesve të regjistrimeve fonografike, të drejtat e prodhuesve të veprave kinematografike ose të veprave të tjera audiovizuale. 42. A mbrohet nga Ligji i të Drejtës së Autorit një vepër cila është krijuar në Shqipëri por parqitet në Republikën e Malit të Zi dhe anasjelltas? Po, vepra mbrohet. Në Republikën e Malit të Zi vepra që është krijuar në Shqipëri mbrohet nga Ligji i Malit të Zi për të Drejtën e Autorit, ndërsa një vepër e krijuar në Malin e Zi mbrohet nga Ligji shqiptar për të Drejtën e Autorit në Republikën e Shqipërisë. ( Konventa e Bernës) 43. A mund të tjetërsohen (shiten, jepen me qera etj) të drejtat vetjake jopasurore/(morale)? Të drejtat vetjake jopasurore/morale janë të patjetërsushme. Ato nuk mund të shiten, jepen me qera apo tjetërsohen në çfarëdolloj forme tjetër. (Neni 11 i LDA-së) 44. Për sa kohë zgjasin të drejtat vetjake jopasurore/morale të autorit? Të drejta vetjake jopasurore/morale nuk parashkruhen, pra zgjasin përjetësisht. (Neni 11 i LDA-së) ARTET E BUKURA 45. Cilat janë të drejtat pasurore që zotëron autori i një vepre të bukur (pikturë, skulpturë, etj)?
  • 18. 18 E drejta e riprodhimit dhe e shperndarjes. Veprat riprodhohen dhe shpërndahen vetëm me autorizimin e autorit ose nëpërmjet një kontrate të lidhur mes palëve. (neni 86 i LDA-së). 46. A ka të drejtë një autor të botojë një pikturë ku paraqet një portret i porositur (i krijuar me kërkesën e personit të pikturuar)? Autori mund ta botojë këtë pikturë vetëm me lejen e personit të pikturuar apo trashëgimtarëve të tij, me përjashtim të rastit kur ekziston një marrveshje mes palëve. Këto janë të drejta eskluzive të shfrytëzimit të veprës. (Neni 90/1; 93 i LDA-së). 47. Për sa kohë personi i pikturuar në një pikturë apo trashëgimtarët e tij mbajnë të drejtat eskluzive të shfrytëzimit të veprës? Deri në 20 vjet pas vdekjes së personit të pikturuar në një pikturë. (Neni 91/1 i LDA-së). 48. A përbën shkelje të së drejtës së autorit bërja publike në çfarëdolloj forme e korespondencës private të një individi? Po, pasi korespondeca private e personit mbrohet nga Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejta të Lidhura me të. Këto janë të drejta eskluzive të shfrytëzimit të veprës. (Neni 92; 93 i LDA-së). 49. Çfarë është “Vepër fotografike”? Pamjet e personave ose të paraqitjeve, elementeve ose ngjarjeve të natyrës ose jetës, të marra nëpërmjet proceseve fotografike, duke përfshirë riprodhimet e veprave të artit figurativ dhe pozave të filmit kinematografik, konsiderohen fotografi. 50. Kush është përgjegjës për paprekshëmrinë e veprave të artit kur këto vepra janë bërë publike një një ekspozitë? Përgjegjës për paprekshmërinë e veprës është personi ose shoqëria që organizon ekspozitën. (neni 85 i LDA-së). VEPRAT AUDIOVIZUALE 51. Për sa kohë zgjat mbrojtja ndaj të drejtave të prodhuesve të veprave kinematografike ose të veprave të tjera audiovizuale ?
  • 19. 19 Këto të drejta shuhen me kalimin e një periudhe prej 50 vjetësh nga koha e fiksimit të parë të veprësose ose përcjelljes në publik / shfaqes së veprës për herë të parë. (Neni 66 i LDA-së) 52. Kush është mbajtësi i të drejtave për veprat kinematografike (filmat) e krijuar në periudhën e komunizmit nga “Kinostudio Shqipëria e Re”? Përgjigja e kësaj pyetje nuk është dhënë, pasi vende të ndryshme e kanë trajtuar në mënyra të ndryshme. Është menduar si një pyetje për të zhviluar diskutimin. 53. Për sa kohë zgjat mbrojtja ndaj veprave kinematografike (filmave) në kushtet e bashkëautorsisë? Kohëzgjatja e mbrojtjes së veprave kinematografike përfundon 70 vjet pas vdekjes së autorit të fundit të mbetur të gjallë. 54. Lejohet përdorimi pjesor i një vepre/fragmenteve të saj për të përgatitur një studim? Po lejohet. Shkurtimi, citimi ose riprodhimi i fragmenteve apo i pjesëve të një vepre për studime kritike, diskutime ose për përgatitje teorike lejohet brenda kufijve të këtyre qëllimeve, me kusht që këto veprime të mos cenojnë shfrytëzimin tregtar të saj. (Neni 27/1 i LDA-së). 55. Kur duhet të citojmë emrin e autorit të veprës? Emri i autorit të veprës duhet cituar në çdo rast të përdorimit, botimit, publikimit, shpërndarjes në çfarëdolloj forme të veprës. 56. Cilat janë të drejtat vetjake jopasurore / morale të artistëve interpretues dhe/ose ekzekutues?
  • 20. 20 a) të përmendë emrin në shfaqjet në publik apo në transmetimin ose fiksimin e veprës në ndonjë regjistrim fonografik, film, në një mbajtës tjetër veprash audiovizuale apo në çdo prodhim tjetër të ngjashëm me to; b) të kërkojë respektimin e cilësisë së shfaqjes dhe të kundërshtojë çdo ndryshim a falsifikim; c) të kundërshtojë çdo shpërndarje, transmetim ose riprodhim të shfaqjeve ku interpreton dhe/ose ekzekuton, të cilat mund t’i cenojnë nderin ose emrin. (Neni 53 i LDA-së) 57. Sa kohë zgjat mbrojtja ndaj të drejtave të artistëve interpretues dhe/ose ekzekutues? Të drejtat e interpretuesve përfundojnë 50 vjet pas datës së shfaqjes në publik. Megjithatë, nëse një shfaqje është vënë ligjërisht në dispozicion të publikut ose i është përcjellë ligjërisht publikut brenda kësaj periudhe, të drejtat do të përfundojnë 50 vjet nga data e publikimit të parë ose e shfaqjes së parë në publik, cilido qoftë më i hershmi. (Neni 53/2 i LDA-së) 58. Çfarë është “Vepër e artit të aplikuar”? Jep shëmbuj. “Vepër e artit të aplikuar” është çdo vepër artistike, realizuar mbi sende të përdorimit praktik, e punuar me dorë ose me mjete industriale. (Neni 4/4 i LDA- së) 59. Çfarë është “Bashkëautorsia”? Jep shëmbuj. “Bashkautorësi” nënkupton bashkimin ose shoqërizimin e disa autorëve në krijimin e një vepre. Të gjithë autorët që kanë kontribuar në krijim e një vepre kanë të drejta mbi atë vepër. (Shëmbull: Filmat) 60. Cilat janë hapat që mund të ndërrmarrë një autor në rast të cënimit/shkeljes së të drejtave të tij? Autori në rast konstatimi të së cënimit të së drejtave të tij mund të ankohet pranë Zyrës Shqiptare të së Drejtës së Autorit, Gjykatës ose Prokurorisë. 61. Cilat janë ato vepra të cilat nuk gëzojnë mbrojtje nga LDA? a) idetë, teoritë, konceptet, zbulimet dhe shpikjet në një vepër krijuese, pavarësisht nga mënyra e marrjes, e të shpjeguarit ose e të shprehurit;
  • 21. 21 b) tekstet zyrtare, të natyrës juridike, administrative, legjislative, politike, si dhe përkthimet zyrtare përkatëse; c) simbolet zyrtare të shtetit, të organizatave dhe autoriteteve publike, si për shembull: armët, vula, flamuri, emblemat, medalioni, shenja dalluese, medalja; ç) mjetet e pagesës; d) lajmet dhe informacioni i shtypit; dh) të dhënat dhe faktet e thjeshta; e) shprehjet popullore.