2. UFO
UFO është akronim për Unidentified Flying Object, që në shqip do të
thotë Objekt Fluturues i Paindentifikuar (OFP). Termi UFO përfshin çdo
objekt fluturues të cilin shkencëtarët nuk kanë arritur ta indentifikojnë. Në
shumë raste është bërë fjalë vetëm për dukuri siç janë: rënia e
yjeve, kometat, ose dukuri të tjera natyrore, sinjalet e të cilave janë kapur
keq nga satelitët për t'u quajtur më pas UFO.
Me UFO përfshijmë çdo objekt ose krijesë të çuditshme fluturuese por që
siç e shpjeguam më sipër termi përfshin pamundësinë për ti indentifikuar
dhe jo për ti përjashtuar nga fakti që mund të jenë edhe diçka tokësore.
Fjalët UFO dhe jashtëtokësorë nuk janë i njejti koncept. USO (Underwater
Submerged Objects). Disiplina e studimit të tyre quhet ufologji dhe
cilësohet si pseudoshkencë.
Shumë fotografi ose vëzhgime, të cilësuara si UFO, janë marrë nga njerëz
të ndryshëm por edhe nga satelitët ushtarake. Materialet janë video,
fotografi por edhe dëshmi mbi rrëmbime të mundshme. Nuk ka ndeshur
rrallë që në mes tyre të ketë pasur edhe falso. Në dhjetor të 2005, një video
e çuditshme e regjistruar nga ufologu amator, Pietro Bibolini u publikua në
internet nga burime anonime (të panjohura), dhe hapi serish debatin mbi
UFO-t. Për shume njerez keto filmime ishin prova të pamohueshme të
ekzistencës së UFO-ve.
3.
4. Historia
Ufoligjia moderne lindi më 24 Qershor 1947 kur Kenneth Arnold, një pasanik
amerikan, pohoi se kishte parë nga avioni i tij privat, 9 objekte të paidentifikuara, të
ngjashme me disqet fluturuese, që fluturonin në afersi të malit Rainer, në shtetin e
Washingtonit. Kjo dëshmi përqendroi vëmendjen e opinionit publik botëror mbi
dukurinë UFO, duke i dhënë jetë studimit e më pas pseudoshkencës së njohur si
ufologji.
Që nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore, ka pasur shumë dëshmi nga pilotë të cilët
pohojnë se gjatë fluturimeve kanë hasur në prani të çuditshme ose janë shoqëruar
në fluturim nga objekte të panjohur të shndritshëm. Këto u quajten Foo fighters nga
vetë pilotët, të cilët thonin se keto objekte manovronin aq shpejt dhe me një shpejtësi
aq të madhe saqë vinin seriozisht në diksutim ligjet e fizikës në atë kohë.
Sipas disa ufologëve italian, rasti i parë i dokumentuar daton 11 Prill 1933 në Milano.
Menjëherë Mussolini reagoi me krijimin e Kabinetit RS-33. Disa dokumenta të asaj
epoke, aktualisht nën pronësinë e Qendrës Ufologjike Kombëtare, faktojnë se një
UFO është përplasur në afërsi të Milanos.
Më 7 Janar 1948, rreth ores 14.00 në Madisonville (Teksas) shumë njerëz panë një
objekt të çuditshëm me drita të kuqe që qëndronte pezull në ajër. Ky objekt u ndoq
nga një skuadrilje avionësh të cilët nuk munden ta godisnin pasi ai u ngjit në lartësi
të madhe. Piloti që u shkoi më afër ishte Thomas Mantell i cili gjatë komunikimit me
radio dha përmasat e objektit. Sipas versionit zyrtar, oficeri mbeti viktimë për
mungesë oksigjeni. I njejti burim konfirmoi se Mantell kishte pasur haluciancione
sepse objekti qe ai kishte hasur ishte një balon metereologjik i marinës Sky Hook.
5. Një vend shumë i famshëm në këtë fushë është edhe “Area 51”
(Zona51) një territor ushtarak mbi të cilin është i ndaluar fluturimi.
Pikërisht në laboratorët e zonës në fjalë thuhet se ka dokumenete
me tepër vlera mbi ekzistencën e UFO-ve. Ka dhe nga ata njerëz të
cilët kanë arritur deri aty sa të thonë se kjo bazë ka studiuar
vazhdmisht trupa qiellor dhe se është i vetmi vend ku gjendet
kufoma e një jashtëtokësori.
Për shumë skeptikë UFO-t nuk ekzistojnë dhe çdo dukuri e
mbiquajtur e jashtezakonshme nuk është gjë tjetër vetëm
eksperimenti i rradhës i shërbimeve ushtarake amerikane, si për
shembull avionet Stealth të cilët karakterizohen nga forma të
pazakonta. Qeveria amerikane ka pasur gjithnjë një prirje për të
mos dhënë informacione mbi këtë dukuri duke arritur deri aty sa të
mos e përfshijë zonën 51 dhe shumë territore të ngjashme nëpër
hartat gjeografike.
Kohët e fundit studiues të këtij fenomeni kanë krijuar një emër të ri
që është UAP (Unidentified Aereal Phenomena) në shqip Dukuri
Ajrore e Paidnetifikuar. Ky përkufizim i ri ka ardhur si pasojë e BOL
(Ball of light), në shqip Sferë Drite që shpesh herë kanë ngatërruar
studiuesit ndërkohë që bëhej fjalë për dukuri krejtësisht të
shpjegueshme.
6.
7. Rrembime
Sipas një versioni të ndryshuar të klasifikimit të bërë
nga astronomi Josef Allen Hynek, rastet e rrëmbimeve
përkufizohen dhe si takime në afersi të tipit të IV. Ky
klasifikim është bërë pasi ka pasur shumë raste kur
njerëzit kanë deklaruar se janë rrëmbyer nga krijesa
të çuditshme për qëllime studimi apo analizash. Këto
deshmi janë konsideruar si të rreme pasiqë asnjëherë
nuk janë shoqëruar me prova konkrete, megjithëse
disa nga të rrëmbyerit janë paraqitur me vraga të cilat
nuk i kishin pasur kurrë më parë.
8.
9. Zona 51
Zona 51 (origjinal Area 51 shqiptimi: erea fiftiuan)
është një hapësirë e gjerë e zonës ushtarake (Baza e
Forcës Ajrore Nelis) amerikane prej 26.000 km2.
Gjendet rreth 112,5 km nga Las Vegasi në jug të
shtetit amerikan të Nevadas. Qenësia e kësaj zone
mbahej e fshehtë nga qeveria amerikane gjer para
pak vitesh. Emri zyrtar është i panjohur, përmendet
shpesh si Groom Lake Air Force Facility, ose
thjeshtë Groom Lake. Forcat ajrore amerikane këtu
provojnë fluturakë (mjete fluturuese) ushtarakë
eksperimentalë. Është bërë i famshëm para së
gjithash si vend strehues i jashtëtokësorëve
dhe teorive komplotiste të UFO-ve.