SlideShare a Scribd company logo
1 of 13
PJ IV(POLITIKA, EKONOMIA DHE
TRANSPORTI)
Politika
 Shqipëria është Republikë Parlamentare në të cilën roli dominues i administrimit të
punëve të shtetit i bie kryeministrit. Shqipëria për herë të parë është shpallur Republikë
më 12 nëntor 1912. Kuvendi i shpalljes së pavarsisë së Republikës nga Perandoria Osmane
është mbajtur në Vlorë dhe në histori ky kuvend është i njohur si Asambleja e Republikës
së Shqipërisë.
 Kushtetuta e Shqipërisë u adoptua më 28 nëntor 1998 përmes referendumit
mbarëpopullor. Kjo kushtetutë përkufizon Shqipërinë si republikë parlamentare, shtet
unitar e të pandashëm, si dhe me qeverisje të bazuar "në një sistem zgjedhjesh të lira, të
barabarta, të përgjithshme e periodike". Sipas kushtetutës, organi ligjvënës përbëhet nga
një dhomë - Kuvendi - dhe ka 140 anëtarë, të cilët zgjedhin kreun e shtetit, Presidentin e
Republikës, si dhe Këshillin e Ministrave e ngarkuar me pushtetin ekzekutiv.
 Presidenti i Shqipërisë apo Institucioni kushtetues i Presidentit të Republikës sipas
Kushtetutës së Shqipërisë është kryetari i shtetit. Kryetar i Republikës së Shqipërisë është
Presidenti. Në Kushtetutën e Republiks së Shqipërisë është përcaktuar mënyra e
zgjedhjes, mandatit, shkarkimit ose të zëvendësimit të Presidentit të Republikës. Kushtet
për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë janë të parapara në nenin 86 të
Kushtetutës. Sipas këtij neni Presidenti i Republikës është kryetar shteti dhe përfaqëson
unitetin e popullit. Si president mund të zgjidhen vetëm personat me moshë mbi 40
vjeçare me shtetësi shqiptar nga lindja dhe që së paku dhjetë vitet e fundit i kanë kaluar
në Shqipëri.
Kuvendi i Shqipërisë
Ekonomia
 Përpara vitit 1991, Partia Komuniste atëherë në pushtet e drejtonte ekonominë e
vendit me anë të një serie planesh pesë-vjeçare. Të gjitha degët prodhuese
kontrolloheshin nga shteti, bujqësia ishte kolektivizuar plotësisht dhe
industria ishte pronë e shtetit, ndërsa sipërmarrjet private ishin të ndaluara
rreptësisht. Përveç kësaj Kushtetuta e Republikës Socialiste të Shqipërisë e
ndalonte qeverinë të kërkonte ndihma nga jashtë, të pranonte borxhe apo të
lejonte investime të huaja në vend. Dështimi i kësaj ekonomie të kontrolluar e
shtyu qeverinë paskomuniste të decentralizojë procesin e vendimmarrjes
ekonomike. Ndalimi i tregtisë private është shfuqizuar qysh nga fillimi i viteve
90-të, qeveria ka kohë që pranon borxhe dhe kredi të huaja, dhe përpiqet të
krijojë vende të reja pune, me anë të bashkëpunimeve me partnerët nga jashtë.
Këto masa kanë për qëllim rritjen e industrisë së lehtë, prodhimet ushqimore
dhe bujqësore, si dhe ekonominë në tërësi. Progresi i viteve të fundit është i
dukshëm, tregu permban të gjithë artikujt e nevojshëm industrialë dhe
bujqësorë, ekonomia në përgjithësi po ecën me hapa të shpejta dhe po
zhvillohet gradualisht duke pasur për çdo vit një rritje mesatarisht shumë të
lartë vjetore në krahasim me vendet e tjera të Evropës Juglindore.
Qendra e Tiranës ose Sheshi
Skënderbej
Zyra qendrore e Bankës së
Shqipërisë në Sheshin Skënderbej
Nafta
 Në jug të Shqipërisë do të kërkohet për gaz dhe naftë dhe për këtë tashmë është
nënshkruar marrëveshja. Kërkimi për lëndët djegëse tejet të rëndësishme në
kohën tonë, i është besuar kompanisë amerikane "Sky Petroleum".Investimi i
kompanisë Sky Petroleum për kërkimin e naftës dhe të gazit në Bllokun 4 dhe 5
dhe në zonën e Dumresë është rreth 7-8 milionë dollarë, ndërsa parashikimet
flasin për një potencial naftë mbajtës deri në 900 milionë barrela. Duke besuar
tek konfirmimi i shifrave nga kërkimet, përpunimi i të dhënave sizmike dy
dimensionale, si dhe nga shpimet e reja, që sipas marrëveshjes do të bëhen nga
kompania amerikane "Sky Petroleum", ish ministri Prifti u shpreh shumë i
kënaqur, që kompania ka treguar interes për të kërkuar në këtë zonë të
Shqipërisë.Në vitin e parë kompania do të bëjë përpunimin e të dhënave
sizmike dydimensionale, të cilat janë sot në arkivat tona, rishikimin dhe
përpunimin e tyre. Më pas, në vitet e tjera ka një grafikë të detajuar të investime
dhe kërkimeve në këto zona. Ndërsa përfaqësuesi i kompanisë Sky Petroleum,
Karim Jabanputra vlerësoi shpejtësinë dhe lehtësinë e procesit për nënshkrimit
e marrëveshjes me ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
Transporti-Aeroporti
 Aeroporti Nënë Tereza në Rinas është aeroporti i vetëm
ndërkombëtar i Shqipërisë për fluturime civile. Ai ndodhet rreth
20 km nga kryeqyteti Tirana. Nga Rinasi ka fluturime direkte me
mjaft destinacione të botës. Nga Rinasi fluturojnë disa avionë të
shoqërive të fluturimit drejt destinacioneve të Evropës, dhe prej
pikave të tranzitit për në disa qytete të tjera joevropiane. Gjate
periudhes se sistemit komunist ne Shqiperi ka pasur edhe
aeroporte te tjera te cilat ishin te karakterit aeroporte ushtarake.
Me i madhi ishte ne qytetin e Kucoves, ku ishte edhe nje nga
bazat me kryesore te forcave ajrore te shqiperise dhe nje nga
bazat ajrore me te medha ne ballkan. Ne aeroportin e Kucoves
kryheshin dhe sherbime servisi per avionet luftarak Mik 17 dhe
Mik 19 me nje cilesi dhe profesionalizem te larte. Aeroport tjeter
i rendesishem ka qene edhe aeroporti iVlores , ne te cilin u krijua
edhe shkolla e pare e aviacionit ne Shqiperi
Terminali i ri nga jashtë
Portet e Shqipërisë
 Portet e Shqipërisë kanë funksionuar në bregdetin shqiptar që në kohët
e lashta si në Dyrrah, Ulqin, Tivar, Aulone, ApolonI,Onhezmi, etj. Gjatë
shekujve VII-XII Durrësi ishte skela kryesore në perëndim
të Perandorisë Bizantine. Gjatë periudhës së principatave arbërore u
ngritën skela të vogla kryesisht në grykat e lumenjeve
në Shirgj, Shëngjin, Shufada, Rodon,Bashtovë, Pirg dhe Spinaricë
zhvillimi i të cilave u frenua gjatë periudhës së pushtimit osman.Gjatë
viteve 1928 deri 1934 u ndërtua porti detar i Durrësit dhe disa pontile
druri në Sarandë, Vlorë e Shëngjin, të cilat u shkatërruan gjatë Luftës së
Dytë Botërore. Nga viti 1945 deri në vitin 1952, u rindertua porti i
Durrësit dhe disa kalata betoni në Vlorë, Sarandë e Shëngjin. Gjatë
bregdetit Jon janë ndërtuar kalata e pontile në gjirin e Spilesë
në Himarë dhe në Sasaj që shërbenin kryesisht për transport agrumesh.
Porti kryesor i vendit është ai i Durrësit, ku funksionon edhe kantieri i
riparimit të anijeve.
Marina në bregdetin para Durrësit
Hekurudha e Shqipërisë
 Hekurudha Shqiptare ose HSH është sistemi
hekurudhor shqiptar. Terminali kryesor i vendit është
në Durrës.Infrastruktura e HSH-së shtrihet drejt
lindjes në Pogradec, jugut në Vlorë dhe veriut
në Shkodër. Ka edhe një linje në kryeqytetin Tiranë.
Shinat u shtrinë në vitet '80 në Mal të Zi nëpërmjet
kufirit të Hanit të Hotit, për transport mallrash. Sot
ende nuk ka asnjë lidhje hekurudhore ndërkombëtare
për pasagjere në Shqipëri. Trenat janë në gjendje fizike
jo të mirë. Rrjeti i HSH është i ndërtuar ne te njëjtin
sistem si në Evrope, ne gjurme normale dhe ka një
gjatësi prej 447 km.
VAZHDON…

More Related Content

More from EGLI TAFA

Letersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraLetersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraEGLI TAFA
 
Projekt edukat
Projekt edukatProjekt edukat
Projekt edukatEGLI TAFA
 
Perandoria bizantine
Perandoria bizantinePerandoria bizantine
Perandoria bizantineEGLI TAFA
 
Perandoria romake
Perandoria romakePerandoria romake
Perandoria romakeEGLI TAFA
 
Kombetarja shqiptare e futbollit
Kombetarja shqiptare e futbollitKombetarja shqiptare e futbollit
Kombetarja shqiptare e futbollitEGLI TAFA
 
DOMINIMI I BOTES
DOMINIMI I BOTESDOMINIMI I BOTES
DOMINIMI I BOTESEGLI TAFA
 
Lufta II boterore
Lufta II boteroreLufta II boterore
Lufta II boteroreEGLI TAFA
 
Trekendeshi i bermudes
Trekendeshi i bermudesTrekendeshi i bermudes
Trekendeshi i bermudesEGLI TAFA
 
Tingulli trent
Tingulli trentTingulli trent
Tingulli trentEGLI TAFA
 
Kujdesi per gojen
Kujdesi per gojenKujdesi per gojen
Kujdesi per gojenEGLI TAFA
 
Seven wonders of world
Seven wonders of worldSeven wonders of world
Seven wonders of worldEGLI TAFA
 

More from EGLI TAFA (20)

Letersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraLetersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjera
 
Projekt edukat
Projekt edukatProjekt edukat
Projekt edukat
 
Perandoria bizantine
Perandoria bizantinePerandoria bizantine
Perandoria bizantine
 
Perandoria romake
Perandoria romakePerandoria romake
Perandoria romake
 
Fiskultur
FiskulturFiskultur
Fiskultur
 
Kombetarja shqiptare e futbollit
Kombetarja shqiptare e futbollitKombetarja shqiptare e futbollit
Kombetarja shqiptare e futbollit
 
DOMINIMI I BOTES
DOMINIMI I BOTESDOMINIMI I BOTES
DOMINIMI I BOTES
 
Lufta II boterore
Lufta II boteroreLufta II boterore
Lufta II boterore
 
Universi
UniversiUniversi
Universi
 
Atomi
AtomiAtomi
Atomi
 
Unikatil
UnikatilUnikatil
Unikatil
 
Ufo
UfoUfo
Ufo
 
Trekendeshi i bermudes
Trekendeshi i bermudesTrekendeshi i bermudes
Trekendeshi i bermudes
 
Masonet
MasonetMasonet
Masonet
 
Skenderbeu
SkenderbeuSkenderbeu
Skenderbeu
 
Tingulli trent
Tingulli trentTingulli trent
Tingulli trent
 
Linkin park
Linkin parkLinkin park
Linkin park
 
Ac Milan
Ac MilanAc Milan
Ac Milan
 
Kujdesi per gojen
Kujdesi per gojenKujdesi per gojen
Kujdesi per gojen
 
Seven wonders of world
Seven wonders of worldSeven wonders of world
Seven wonders of world
 

Shqiperia pj4

  • 1. PJ IV(POLITIKA, EKONOMIA DHE TRANSPORTI)
  • 2. Politika  Shqipëria është Republikë Parlamentare në të cilën roli dominues i administrimit të punëve të shtetit i bie kryeministrit. Shqipëria për herë të parë është shpallur Republikë më 12 nëntor 1912. Kuvendi i shpalljes së pavarsisë së Republikës nga Perandoria Osmane është mbajtur në Vlorë dhe në histori ky kuvend është i njohur si Asambleja e Republikës së Shqipërisë.  Kushtetuta e Shqipërisë u adoptua më 28 nëntor 1998 përmes referendumit mbarëpopullor. Kjo kushtetutë përkufizon Shqipërinë si republikë parlamentare, shtet unitar e të pandashëm, si dhe me qeverisje të bazuar "në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike". Sipas kushtetutës, organi ligjvënës përbëhet nga një dhomë - Kuvendi - dhe ka 140 anëtarë, të cilët zgjedhin kreun e shtetit, Presidentin e Republikës, si dhe Këshillin e Ministrave e ngarkuar me pushtetin ekzekutiv.  Presidenti i Shqipërisë apo Institucioni kushtetues i Presidentit të Republikës sipas Kushtetutës së Shqipërisë është kryetari i shtetit. Kryetar i Republikës së Shqipërisë është Presidenti. Në Kushtetutën e Republiks së Shqipërisë është përcaktuar mënyra e zgjedhjes, mandatit, shkarkimit ose të zëvendësimit të Presidentit të Republikës. Kushtet për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë janë të parapara në nenin 86 të Kushtetutës. Sipas këtij neni Presidenti i Republikës është kryetar shteti dhe përfaqëson unitetin e popullit. Si president mund të zgjidhen vetëm personat me moshë mbi 40 vjeçare me shtetësi shqiptar nga lindja dhe që së paku dhjetë vitet e fundit i kanë kaluar në Shqipëri.
  • 4. Ekonomia  Përpara vitit 1991, Partia Komuniste atëherë në pushtet e drejtonte ekonominë e vendit me anë të një serie planesh pesë-vjeçare. Të gjitha degët prodhuese kontrolloheshin nga shteti, bujqësia ishte kolektivizuar plotësisht dhe industria ishte pronë e shtetit, ndërsa sipërmarrjet private ishin të ndaluara rreptësisht. Përveç kësaj Kushtetuta e Republikës Socialiste të Shqipërisë e ndalonte qeverinë të kërkonte ndihma nga jashtë, të pranonte borxhe apo të lejonte investime të huaja në vend. Dështimi i kësaj ekonomie të kontrolluar e shtyu qeverinë paskomuniste të decentralizojë procesin e vendimmarrjes ekonomike. Ndalimi i tregtisë private është shfuqizuar qysh nga fillimi i viteve 90-të, qeveria ka kohë që pranon borxhe dhe kredi të huaja, dhe përpiqet të krijojë vende të reja pune, me anë të bashkëpunimeve me partnerët nga jashtë. Këto masa kanë për qëllim rritjen e industrisë së lehtë, prodhimet ushqimore dhe bujqësore, si dhe ekonominë në tërësi. Progresi i viteve të fundit është i dukshëm, tregu permban të gjithë artikujt e nevojshëm industrialë dhe bujqësorë, ekonomia në përgjithësi po ecën me hapa të shpejta dhe po zhvillohet gradualisht duke pasur për çdo vit një rritje mesatarisht shumë të lartë vjetore në krahasim me vendet e tjera të Evropës Juglindore.
  • 5. Qendra e Tiranës ose Sheshi Skënderbej
  • 6. Zyra qendrore e Bankës së Shqipërisë në Sheshin Skënderbej
  • 7. Nafta  Në jug të Shqipërisë do të kërkohet për gaz dhe naftë dhe për këtë tashmë është nënshkruar marrëveshja. Kërkimi për lëndët djegëse tejet të rëndësishme në kohën tonë, i është besuar kompanisë amerikane "Sky Petroleum".Investimi i kompanisë Sky Petroleum për kërkimin e naftës dhe të gazit në Bllokun 4 dhe 5 dhe në zonën e Dumresë është rreth 7-8 milionë dollarë, ndërsa parashikimet flasin për një potencial naftë mbajtës deri në 900 milionë barrela. Duke besuar tek konfirmimi i shifrave nga kërkimet, përpunimi i të dhënave sizmike dy dimensionale, si dhe nga shpimet e reja, që sipas marrëveshjes do të bëhen nga kompania amerikane "Sky Petroleum", ish ministri Prifti u shpreh shumë i kënaqur, që kompania ka treguar interes për të kërkuar në këtë zonë të Shqipërisë.Në vitin e parë kompania do të bëjë përpunimin e të dhënave sizmike dydimensionale, të cilat janë sot në arkivat tona, rishikimin dhe përpunimin e tyre. Më pas, në vitet e tjera ka një grafikë të detajuar të investime dhe kërkimeve në këto zona. Ndërsa përfaqësuesi i kompanisë Sky Petroleum, Karim Jabanputra vlerësoi shpejtësinë dhe lehtësinë e procesit për nënshkrimit e marrëveshjes me ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
  • 8. Transporti-Aeroporti  Aeroporti Nënë Tereza në Rinas është aeroporti i vetëm ndërkombëtar i Shqipërisë për fluturime civile. Ai ndodhet rreth 20 km nga kryeqyteti Tirana. Nga Rinasi ka fluturime direkte me mjaft destinacione të botës. Nga Rinasi fluturojnë disa avionë të shoqërive të fluturimit drejt destinacioneve të Evropës, dhe prej pikave të tranzitit për në disa qytete të tjera joevropiane. Gjate periudhes se sistemit komunist ne Shqiperi ka pasur edhe aeroporte te tjera te cilat ishin te karakterit aeroporte ushtarake. Me i madhi ishte ne qytetin e Kucoves, ku ishte edhe nje nga bazat me kryesore te forcave ajrore te shqiperise dhe nje nga bazat ajrore me te medha ne ballkan. Ne aeroportin e Kucoves kryheshin dhe sherbime servisi per avionet luftarak Mik 17 dhe Mik 19 me nje cilesi dhe profesionalizem te larte. Aeroport tjeter i rendesishem ka qene edhe aeroporti iVlores , ne te cilin u krijua edhe shkolla e pare e aviacionit ne Shqiperi
  • 9. Terminali i ri nga jashtë
  • 10. Portet e Shqipërisë  Portet e Shqipërisë kanë funksionuar në bregdetin shqiptar që në kohët e lashta si në Dyrrah, Ulqin, Tivar, Aulone, ApolonI,Onhezmi, etj. Gjatë shekujve VII-XII Durrësi ishte skela kryesore në perëndim të Perandorisë Bizantine. Gjatë periudhës së principatave arbërore u ngritën skela të vogla kryesisht në grykat e lumenjeve në Shirgj, Shëngjin, Shufada, Rodon,Bashtovë, Pirg dhe Spinaricë zhvillimi i të cilave u frenua gjatë periudhës së pushtimit osman.Gjatë viteve 1928 deri 1934 u ndërtua porti detar i Durrësit dhe disa pontile druri në Sarandë, Vlorë e Shëngjin, të cilat u shkatërruan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nga viti 1945 deri në vitin 1952, u rindertua porti i Durrësit dhe disa kalata betoni në Vlorë, Sarandë e Shëngjin. Gjatë bregdetit Jon janë ndërtuar kalata e pontile në gjirin e Spilesë në Himarë dhe në Sasaj që shërbenin kryesisht për transport agrumesh. Porti kryesor i vendit është ai i Durrësit, ku funksionon edhe kantieri i riparimit të anijeve.
  • 11. Marina në bregdetin para Durrësit
  • 12. Hekurudha e Shqipërisë  Hekurudha Shqiptare ose HSH është sistemi hekurudhor shqiptar. Terminali kryesor i vendit është në Durrës.Infrastruktura e HSH-së shtrihet drejt lindjes në Pogradec, jugut në Vlorë dhe veriut në Shkodër. Ka edhe një linje në kryeqytetin Tiranë. Shinat u shtrinë në vitet '80 në Mal të Zi nëpërmjet kufirit të Hanit të Hotit, për transport mallrash. Sot ende nuk ka asnjë lidhje hekurudhore ndërkombëtare për pasagjere në Shqipëri. Trenat janë në gjendje fizike jo të mirë. Rrjeti i HSH është i ndërtuar ne te njëjtin sistem si në Evrope, ne gjurme normale dhe ka një gjatësi prej 447 km.