SlideShare a Scribd company logo
1 of 41
ReNzO PiAnO
FILLESA IDEORE-RRUGA
E FRYMEZIMIT KRIJUES
Zoti krijoi boten dhe jeta filloj te zhvillohet ne
planetin tone. Por zoti, nuk i krijoi vete te gjitha
mrekullite, ai krijoi artistet qe te krijonin keto
mrekulli.
Veprimtaria e Renzos, eshte nje perzirje e artit,
arkitektures dhe e inxhinjerise, ne te cilen ai
pershkruan me profesionalizem filosofine klasike
italiane dhe traditen e sotme.. Gjithmone duke ju
pershtatur teknologjise se re, te koheve tona.
Piano ndjek kodin e vjeter
te arkitekteve, duke patur nje besim te forte ne
procesin nga vizatimi i thjeshte deri ne
perfundimin e plote te projektit.Renzo eshte
frymezuar ne punen e tij,nga njerez te shquar si:
Brunelleschi,Makowsky,P.Klee.
SIMETRI-EKUILIBER
Akademia e shkencave ne Kaliforni
•Plani eshte balancuar
rreth aksit te korridorit
•Dallohet planimetria
simetrike si ne katin
perdhe ashtu dhe te
katin e pare.
•Fasada e balancuar
kundrejt aksit te
rruges.
Planimetria e katit te pare
Beyeler fountation ne Zvicer (muzeum arti)
Planimetria e katit te pare eshte simetrike
nje volum gjatesor ne buze te rruges
tenton te prishe kte simetri
Cite international ne Lyon te frances (qender kongresesh)
•Planimetria e katit perdhe kurbezohet
kundrejt rruges.
•Dy volumet jane simetrike kundrejt aksit
gjatesor dhe balancojne njera tjetren.
HIERARKI KOMPOZICIONALE
•Qender tregtare
•Zyra dhe
administrata
•Rjeti I njesive te
banimit
Blloku I apartamenteve ne Paris
•Pjesa nentokesore e
parkimit
•Oborri I brendshen
•Rrjeti I njesive te
banimit
Central said Gils.Londer Angli
Objekt polifuksional
QARKULLIMI-FUKSIONI
Qarkullimi i artikuluar qarte, i ndare nga
hapesirat perdoruese dhe pa trajektore
ne hapesira perdoruese
Instituti I arteve ne cikago
Pompidou center ParisAkademia e shkencave ne Kaliforni
Qendra e skulptures
Nasher Dallas texas
•Arti
•Ne fillim natyrsht,ndodh akti,por mbi te
qendrion ideja dhe meqenese pafundesia
nuk ka nje fillim te percaktuar por ashtu si
rrethi eshte pa fillim e pa fund duhet
pranuar paresia e idese.
•Arti eshte imazhi i krijimit ,eshte nje
simbol ashtu sic edhe bota tokesore eshte
nje simbol i kosmosit.
•Ne nuk kerkojme formen,por funksionin
•Forma eshte fund ,vdekje,formezimi
eshte jete.
GJUHA GRAFIKE E AUTORIT
Ne kohen tone eshte e natyrshme qe arti grafik,I cili
perfaqeson ne vetvete nje rruge me legjitime drejt
abstragimit sesa piktura ,te njohe nje rivleresim.Ai ne fakt
,mund ti jape realitetit njekohesisht nje imazh me imeterial
me perralor ,me pak realist dhe ne te njejten kohe ,me te
sakte sesa piktura.Sa me te pastra grafikisht te jene mjetet e
perdorura dmth sa me shume te respektohen te dhenat
elementare te ketij arti aq me shume largohemi nga
pasqyrimi realist I gjerave…
Elementet formale te artit grafik jane pika si dhe energjite
lineare,plane dhe hapesinore.shembulli I nje elementi plan qe
nuk nuk mund te formohet nga pika dhe linja eshte ne rastin
e aplikimit me nje energji konstante te lapsit te shtrire mbi nje
leter I nje elementi hapsinor ,nga ngyra qe le nje penel I
ngarkuar me ngjyre dhe I vendosur pa ndonje rregullsi mbi
nje siperfaqe. Gjithe llojet e linjave ,njollave.Siperfaqeve te
lidhura nga prekje dhe fraktura te ndryshme
.Ondulacione.Siperfaqe qe I ngjahsojne murit te gurte apo
kurizit te peshkut.Linja solo ose duet linjash ,linjat qe
humbasin dhe linja qe fitojne intensitet dinamizen,formojne
gjuhen grafike.
R.Piano ne Sidney I frymezuar nga levizja
R.Piano Akademia e shkencave,Kaliforni
GJUHA GRAFIKE E AUTORIT
PERDORIMI I LINJAVE
Linja është një element I zakonshëm në
arkitekturën e Renzo Piano. Përdorimi I
linjës I shton strukturë dhe formalitet një
projekti, si dhe krijimin e një shtegu vizual
që ndjek syri. Projekti I Renzo Piano për
Tunelin e Erës Ferrari, është shembulli I parë
I këtij modeli të linjave tërthor dhe
elementëve cilindrike që shërbejnë si guidë
për syrin nëpër projekt.
GJUHA GRAFIKE E AUTORIT
FORMAT E PAZAKONTA, LINJAT
ELIPTIKE
Forma dhe modeli janë elementë të
rëndësishëm të çdo projekti, akoma më
tepër Renzo Piano I merr ato në një nivel të
ri. Forma e pazakonshme e Qendrës
Kulturore Marie Tjibaou është si elips,
thuajse si një grumbull vezësh gjigante. Çdo
pjesë me formë veze gjithashtu paraqet një
model këndrejtë zgare, që shërben si
mënyrë për të tërhequr vëmendje për
reflektimin e dritës së diellit.
KRIJUESI DHE PROBLEMET SHOQERORE
ZGJERIMI I RI I MUZEUMIT TE ARTIT NE ATLANTA
Ndërsa Piano I afrohet të 70- ve, ai I kupton kontradiktat që janë joshja
e jetës së qytetit, “ndërveprimi midis hapësirave publike dhe private”.
Ai demonstron kontrastin në Muzeumin e Lartë me një tempull ndricimi
të qetë dhe verior në galeritë e sipërme, të ekuilibruar nga nxitimi dhe
llomotitja e turmës së përzier poshtë në një shesh modest që është
zemra e kampit të ri të muzeumit. Piano u pyet për një project që do të
mund të ndihmonte popullaritetin gjithnjë në rritje të muzeumit të
përdorte më mirë koleksionin e tij të përhershëm, por në një mënyrë që
të mos errësonte ndërtesën Meier. Piano faktikisht propozoi të
riformonte krejt bllokun e qytetit. Tani atje janë tre ndërtesa më shumë
dhe dy sheshe të reja në një truall me 3, 2 hektarë, në qiellgërvishtësin
Midtown Atlanta.
“Ne e projektuam atë prej fillimit, jo për të bërë një ndërtesë të madhe,
të madhe…por për të bërë shumë”, shpjegon ai. “Duke bërë shumë, ne
jemi të aftë të ndërtojmë kampe dhe sheshin”. Shtesa prej 72,000 m2 e
dyfishoi më shumë hapësirën e origjinalit. Piano kërkonte një
marrëdhënie “kërthizore”, një sens të lehtë kalimi ndërmjet ndërtesave.
“Në se ata harruan krejtësisht që kjo ishte një shtesë, ky do të ishte
komplimenti më I mirë”, vërejti Piano.
KRIJUESI DHE PROBLEMET SHOQERORE
POSTDAMER PLATZ
Rënia e Murit të Berlinit rezultoi në rikonstruksionin e kapitalit të
Gjermanisë së ribashkuar. Një mekanizëm I tërbuar I zhvillimit të
pronës dhe rivendosje u vu në lëvizje, përfshirë rivendosjen e
qeverisë përsëri në vendin e saj të vjetër.
Zhvillimi I Sheshit Postdamer u bë simboli I madh I bashkimit të
Berlinit. Historikisht shumë kuptimplotë, ai ishte qendër sociale,
kulturore dhe ekonomike gjatë 1920- 30. Ai ishte mrekullia e Europës.
Shkatërrimi prej Luftës së II Botërore dhe rregullimet politike të Luftës
së Ftohtë e transformuan truallin në një rrip të shkretë që ndante
Lindjen me Berlinin Perëndimor.
Përvec kompleksit të ri të ndërtimeve, trualli gjithashtu përmbledh
kompleksin e madh të Kulturforum, që përbëhet nga Galeria
Kombëtare, Filarmonia e Berlinit dhe Libraria e Shtetit.
Master plani I Pianos për sheshin Potsdamer që I përmbahej skemës
së Hilmer& Sattler, u krijua një vit më parë. Plani I përshtatet modelit
tradicional të blloqeve të qytetit. Filozofia që nënkuptohej ishte për të
sjellë rrugët dh endërtesat e Berlinit përsëri në jetë. Ai gjithashtu
kërkonte të riinterpretonte modelet e vjetra dhe të krijonte një urë
me të kaluarën.
QENDRA KULTURORE TIJABAOU NE KALEDONINE E RE
Projektimi i qenderes kulturore Tijabao ishte nje kerkim I
veshtire mbi menyren se si te shprehet me gjuhen moderne
tradita e paqesorit. Renco Piano iu desht e siç thote ai, te
punoje me nje populate te shkelqyer por qe pak muaj me pare
gati sa nuk injoronin ekzistencen e tyre, nuk na kerkohej te
benim ne (sh) fshat turistik port e jepnim jete nje simboli; te
krijonim nje qender kulturore dedikuar shoqerise kanak, per te
prezantuar par ate huajve dhe te ruhej memoria e
paraardhesve. Ti pergjigjeshim programit duhej kurajo dhe
perultesi, duhej te zhvisheshim nga forma mentale e arkitektit
europian dhe te shkriheshim mes njerezve te paqesorit. Mes
nje grupi antropologesh dukej nje gje e lehte. Provoni te
shprehni te njejtin koncept me fjale tuaja ne nje banket kanak,
ne momentin ku asgje nuk ju eshte familjare as gjuha, as
ritualet, as ushqimi. Per ta formuluar projektin, punuam net e
dyja planet njekohesisht, kerkuam nje lidhje te forte me
territorin, qe te gdhente qendren ne gjeografine e ishullit;
“Vodhem” nga kultura lokale elementet dinamike, tensionin qe
do te kishte lidhur ndertimin ne jeten e banoreve.
QENDRA KULTURORE TIJABAOU NE KALEDONINE E RE
Fituam kete gare( thuajse vetem) ndoshta vetem per
kete, propozimi yne ishte sforcuar te linde aty, duke
menduar kanak.
I rrethuar nga tre ane me dete, siti eshte I mbuluar nga
nje vegjetacion I dendur, ne mesin e te cilit shperndahen
kalimet kembesore, dhe zhvillohen fshatrat. Vila me
konstruksionin te lidhura fortesisht me kontekstin qe me
prezencen e tyre gjysem – rrethore percaktojne hapsira
kolektive te hapura. Ne keto hapesira jane shfaqur
deshmi te jetes kanak, dhe vijne te rievokuara ceremony
te vjetra. Lidhja vizive mes propozimit arkitekturor dhe
tradites se fshatit kanak eshte e shprehur mjaft qarte jo
vetem per dispozicionin por dhe per format konstruktive.
LIDHJA ME KONTEKSTIN
AKADEMIA E SHKENCAVE TE KALIFORNISE
Per kete projekt Renzo Piano paraqitet në intervistën
seleksionuese i vetëm, me një shënues (laps) gri dhe me dëshirën
e sinqertë për të kuptuar misionin e organizatës. Pas vështrimit
dhe shqyrtimit të ndërtesës ekzistuese nga Muzeumi de Young, I
afërt me atë, dhe pamjeve nga çatia e Akademisë, Piano skicoi një
linjë sinusoidale të çatisë që imitonte topografinë e kodrës së San
Fransiskos. Me këtë koncept projektimi ai mbërtheu
marrëveshjen për projektin. Piano filloi me një koncept elegant të
një pavioni që kombinohej pa asnjë shmangie të vogël, me
ambientin, dekorin e parkut. Ai e përshkruante muzeumin si
‘prerje e planit të truallit të një parku dhe ngritjen e tij 12- metra
në ajër.
NGJYRAT
Kur shikon ndertesat e projektuara nga renzo
piano nuk eshte e pazakontete ndeshesh me
ngjyra te forta. Sic shihet ne B&B Italia
Offices vendosja e ngjyrave te kuqe dhe te
verdha ne elementet vertikale e ben me
interesante ndertesen e cila ne te kundert do
te ishte shume neutrale. Terrakota eshte
gjithashtu nje material qe renzo e ka
perdorur shume ne ndertesat e tij per
ngjyren e saj , sic e shohim ne ndertesen
Ircam dhe ne kompleksin e shtepive Rue de
Meaux, qe te dyja ndodhen ne Paris.
NGJYRAT
Ne londer Renzo Piano projekton nje
ndertese polifunksionale e cila tani ka
marre emrin “joyous building” per
shkak te ngjyrave te saj te forta qe I
japin nderteses nje pamje te
gezueshme. Pasi u ndertua, nga
kritika eshte thene qe Piano lyen
qytetin te kuq, te verdhe, jeshil sepse
ngjyrat e saj jane shume te forta dhe
bien ne kontrast me kontekstin ne te
cilin eshte vendosur ajo. Por Piano
thote : “ ne punuam per nje kohe
shume te gjate per te zgjedhur
nuancat e ngjyrave me te
pershtatshme qe do te shkonin me
ngjyrat natyrale rreth e rrotull
objektit. Kjo eshte arsyeja pse ngjyrat
nuk jane shokuese, ato jane te
gezueshme , jane ne harmoni me
pemet dhe me objektet prej tulle
rreth e rrotull.
Neper te gjithe boten projektet e Renzo Piano
jane sin je testament I anes se ndricuar te
arkitektures. Piano thote qe edhe ndertesa e tij
me e famshme, qendra George Pompidou, ka
pasur qellim qe te perfaqesoje nje parody te
imazhit teknologjik te kohes tone . Neper te
gjithe boten fituesi I cmimit Pritzker Renzo
Piano ka bere nje emer te tijin qe nuk do te
jete e lehte te harrohet ne vitet qe do te vijne
FASADA, MATERIALET, TEKNOLOGJIA
Materialet qe perdor Renzo Piano ne ndertesat e tij jane
kryesisht metali, xhami dhe terrakota. Ne qendren e
skulpturave NASHER ne Dallas arkitekti Renzo Piano projektoi
një seri me pesë pavione paralele me mure- guri, inxhinierët
në Arup përpunuan një gjeometri specifike- të lirë dhe një çati
të derdhur në alumin , që pa asnjë pjesë lëvizëse, lejonte
dritën e ditës ndërkohë që hapësirat e interierit mbroheshin
prej diellit direkt, gjatë gjithë vitit. Çdo pavion është I mbyllur
nga fasada qelqi me përmbajtje të ulët- hekuri dhe cati që
lejojnë pamje të papenguara prej rrugës, nëpër ndërtesë dhe
gjatë gjatësisë së kopshtit
-Gjysëm milioni guaska formojnë përbërjen e catisë Nasher të
projektuar nga Arup. Ndërtesa e galerisë ka si veçori mure të
gjatë veshur me pllaka dy- inc të gjera në travertinë italiane që
përcaktojnë pesë pavione paralele me dimensione të njëjta.
Guri I exterierit është I ashpër dhe me vrima, ndërsa muret e
interierit janë të lëmuara dhe të prera nga shtresat e ajruara të
jashtme, duke ekspozuar sipërfaqet ngjyrë kremi që do të
shërbejnë si sfond I qetë për skulpturat.
FASADA, MATERIALET, TEKNOLOGJIA
KULLA DEBIS
Në Kullën Debis, Piano ka krijuar një vend pune urban të
sofistikuar, ammbientalisht progresiv dhe teknologjikisht të
avancuar. Kjo u arrit nëpërmjet projektimit të sistemeve
realizuese dy shtresore: xham/ terracotta, xham/ xham dhe
terracotta/ terracotta. Çdo system projektohet sipas faktorëve
të ndryshëm, si vendndodhjes së tij dhe pozicionit relativ ndaj
diellit, tërësisë së tij dhe mirëmbajtjes. Në këtë sens, ndërtesa
projektohet të plotësojë shumicën e dritës së ditës dhe të
reduktojë ngrohjen dhe ftohjen nëpërmjet pllakave të cekta të
dyshemesë, ashtu si dhe një muri perde të sofistikuar. Muri
perde është formuar nga një sistem fasade dopio lëkure, që
përmban një shtresë ajri të zbutur, kështu që kur dritaret e
zyrës janë të hapura, ajri në temperatura ekstreme të mos
mund të hyjë brenda.
Tavanet e njoma, freskëta sigurohen në zona të prodhimit të
pazakontë të ngrohtësisë. Përdorimi I izoluesve të lartë termikë
prodhon një ndërtesë që pritet të punojë me 70 KWh/ m2,
duke reduktuar energjinë kryesore me 50 përqind, kur
krahasohet me ndërtesat normale me ajër të kondicionuar.
FASADA, MATERIALET, TEKNOLOGJIA
KULLA DEBIS
Tjetër rinovim është përdorimi I materialeve të konstruktimit
të cilët minimizojnë ndotjen, si impianti bio- degradues I
naftës, I kërkuar për lubrifikimin e gjithë qepenave.Lëkura
Dopio Klimatike si një veshje extra. Bazuar në sistemin e
përdorur në Cite International në Lion, shtresa shtesë
përbëhet nga një MEMBRANE XHAMI me qepena që
rrotullohen rreth një boshti, të vendosur 27 inc në ballë të një
fasade të thjeshtë lëkure. Fabrikuar nga prodhuesi Gjerman
Gotz, panelet e jashtme të xhamit rrotullohen sipër deri 70
gradë. Membrana ka aftësinë që të mbyllet plotësisht në
dimër, për të ndihmuar në ngrohjen e interiorit. Në të njëjtën
kohë, ajo siguron papërshkueshmëri më të mirë ndaj tingullit.
Gjatë verës, louvers (dritare me grila) që operojnë elektrikisht,
mund të hapen për të lejuar ftohjen. Natën mund të
evakuohet ajri I ngrohtë I grumbulluar në ndërtesë.Pjesët më
të ulta tëndërtesës dhe pjesët e tjera më shumë të ekspozuara
ndaj diellit janë veshur në sistemin terra- cotta. Duke ndjekur
logjikën e sistemit me dopio lëkurë, terra- cotta e jashtme
është një shtresë shtesë e cila izolon nuk lejon të përshkohet
nga uji, murin e brendshëm.
FASADA, MATERIALET, TEKNOLOGJIA
KULLA DEBIS
Muri I jashtëm gjithashtu siguron hije prej diellit. Si është
tipike për Studion Piano, shumë energji u shpenzua për
projektin e modulit të terra- cotta. Terra- cotta është një
përzierje e argjilave të zgjedhura me kujdes, e cila prodhon
densitet më të lartë dhe rezistencë më të lartë kur krahasohet
me materialin tradicional argjilor.
Fasada e interiorit, që përballet me atriumin dhe rrugët e
brendshme, gjithashtu lejon përafrimin e shtresuar. Një sistem
dopio I xhamuar përdoret, në të cilin një kornizë që mban
tehe xhami ekran - të printuar, mbivendoset në panelin e
qelqtë të dritares. Tehet janë të endura dhe ekran- printuar në
të bardhë për të siguruar privacinë, ashtu si dhe për të
shmangur linjat e shikimit të nëpunësve sipër. Përveç kësaj ato
intensifikojnë dritën e ditës në rrugët e interiorit.
FASADA, MATERIALET, TEKNOLOGJIA
QENDRA KULTURORE TIJABAOU
Ne kete objekt Renzo Piano ka perdorur materialin e drurit qe eshte
karakteristik per zonen dhe I eshte pershtatur kultures dhe menyres
se ndertimit vendase. Behet fjale per struktura te harkuara te
ngjashme me baraka te bera me qindra listela prej druri, guaska nga
aparenca arkaike. Ne brendesi te te cilave ambienti eshte I perbere
me te gjitha mundesite e ofruara nga teknologjia kontemporane.
Keto dhjete hapsira te medha shume tematikesh hapen papritmas
mbi rrugen e brendshme te qendres, duke ofruar ne kalimi dramatic,
nga nje hapesir te kuptueshme ne nje hapesire te shtrire dhe te
papritur. Veshjet tashme jane te nje lartesie te ndryshme, te
hapsinuara ne menyre jo te barabarte, efekti optik te nje vibracioni te
lehte dhe keshtu mbajtur per te rritur finesen me vegjetacionin te
levizur nga era. Druri I perdorur eshte “liroka”, qe kerkon pak
mirmbajtje beton dhe korale, fuzione te aluminit dhe panele xhami,
levore druri, dhe hekur inoksidabel, gjithmone duke kerkuar pasurine
dhe kompleksitetin e detajit. Aty ku funksioni I barakes e kerkon,
tarraca dhe siperfaqet anesore jane transparente. Panelet prej xhami
jane te mbuluara nga peteza te holla se jashtmi.
FASADA, MATERIALET, TEKNOLOGJIA
QENDRA KULTURORE TIJABAOU
Keto elemente shprehin realizimin harmonioz me ambientin qe
karakterizon me kulturen kanak. Lidhja nuk eshte vetem
estetike por dhe funksional, duek shfrytezuar karakteristikat e
klimes te Kaledonise se Re, Barakat jane te paisura me nje
sistem ventilimi pasiv shume eficente. Perseri dhe nje here
eshte realizuar nje dopio koperture, ajri qarkullon lirisht mbi dy
shtresa veshjeje prej druri te petezuar. Orientimi I hapjeve ne
guasken e jashtme eshte (so) studiuar per te shfrytezuar
musonet te ardhura nga deti, apo per te forcuar korrentet, te
konvensioneve te deshiruara. Flukset e ajrit vijne te rregulluara
nepermjet lucernave. Ne kushtet e nje puhie te lehte ato
happen per te favorizuar ventilimin; me rritjen e eres ato
mbyllen duke filluar nga ato te poshtmet. Zgjidhja ka qene e
projektuar me ndihmen e kompjuterit dhe eksperimentuar ne
galerine e eres fale moduleve ne shkalle. Ky system qarkullimi
te ajrit jep edhe ze barakave. Te gjitha se bashku bejne nje
zhurme te veçante qe eshte ai I fshatit kanak apo dhe I pyjeve
te tyre dhe nese doni per lundruesit, nje port deti ne nje dite
ere.
FASADA, MATERIALET, TEKNOLOGJIA
POMPIDOU CENTER
Pompiou center eshte projektuar nga Renco Piano dhe
Richard Rogers. Eshte nje shembull perfekt I arkitektures
High-Tech , qe synonte ti jepte gjithckaje nje aparence
industriale. Ne Pompidou Center vihen ne pah te gjithe
elementet teknike te nderteses duke I vendosur jashte
ato. Ndersa hapesira e brendshme eshte komplet e lire
dhe pa kollona. Por me gjithe spikatjen e lukut industrial
te shfaqur , elementet funksionale te arkitektures
moderne jane mjaft te ruajtura. Teresia ruan ende
qellimin funksional te nderteses. Gjithashtu synohet qe
funksioni I nderteses te mos jete I kushtezuar.
Ide të autorit për arkitekturën dhe urbanistikën
në përgjithësi. Autori si kritik dhe teoricien.
 Arkitekti eshte ai qe di te beje per njerezit. Te njohe
materialet dhe strukturat, studion drejtimin e eres dhe
lartesine e dallgeve. Drejton proçesin e tij prodhues
dhe instrumentat me te cilat duhet te punoje, me fjale
te tjera di pse dhe si ndertohen shtepite urat dhe
qytetet.
 “Duke njohur se si bëhen gjërat jo thjesht me kokë, por
me duar po ashtu: kjo mund të duket si qëllim
programatik dhe ideologjik. Nuk është. Eshtë një rrugë
e krijimit të sigurtë të lirisë. Në se ju mendoni të
përdorni një lëndë, një teknikë konstruktimi, ose një
element arkitekturor në një mënyrë pazakonshme, ka
gjithmonë një kohë kur ju dëgjoni veten tuaj të thotë
‘nuk mund të bëhet’ thjesht sepse asnjë nuk e ka
provuar më përpara. Por në se ju e keni provuar
aktualisht, atëhere ju mund të vazhdoni dhe kështu ju
fitoni një shkallë pavarësie në projektim, të cilën ju nuk
do të mund ta kishit ndryshe’.
Ide të autorit për arkitekturën dhe urbanistikën
ne përgjithësi. Autori si kritik dhe teoricien
 Renzo Piano thotë se shpreson që lehtësia e
Akademisë së Re të Shkencave të
Kalifornisë do ti komunikojë shumë brezave
që vijnë se jeta në tokë është njëkohësisht e
bukur, frymëzuese e frikës dhe tmerrësisht e
brishtë.
 Inspirimi im vjen nga toka dhe natyrisht nga
Paul klee dhe poetika e pikturave te tij.
 Muzeu eshte nje vend qe njeriu mund te
humbasi koken,shpresoj qe ti ta humbasesh!
 Qendra e kompozimit nuk eshte nje
volum,por nje hapesire boshe.
 Duke perdorur dricimin si element kryesor
projektimi,largohet tej cdo lloj erresire.
Ide të autorit për arkitekturën dhe urbanistikën
ne përgjithësi. Autori si kritik dhe teoricien
Projekti per qendren Tijabaou,ka qene nje moment eksplorimi, nje
eksperience e madhe humane dhe profesionale. Nga te shumtat
pushtimet toksore tonat, kjo ka qene nga me aventuroret. Frika per te
rene ne imitime folkloristike, na ka shoqeruar net. Ne nje moment
vendosem te shuajme ngjashmerine ndermjet barakave tona dhe atyre te
tradites lokale duke ulur lartesine e elementeve vertikal dhe duke iu
dhene guaskave nje forme me te hapur: Ne versionin definitive kallamat
nuk mblidhen ne maje siç ishte ne fillim ideja
. Galleria e eres na dha te drejte, duke na treguar qe keshtu arrihej nje
efekt me I mire ajrimi dinamik. Na ka treguar gjithnje nje simpati te
madhe, dhe shume te kuptueshem ndaj nesh, banoret kane interpretuar
barakat si nje tentative e sinqerte per te bere homazh te kultures lokale.
Kanaket te bindur per miresine e projektit na kane ndihmuar per ta
perfeksionuar:Nje propozim I bazuar ne modelet tona ne Noumea
thjeshtesisht nuk do te kishte funksionuar. Nuk mund te afrohej nje
product standart te arkitektures perendimore, vetem duke e zvogeluar ate
,
do te kishte bere efektin e nje makine te blinduar te mbuluar me gjethe
palmeje.
Nje keqkuptim mbi konceptin e universalitetit do te na kishte çuar ne
aplikimin e kategorive tona. Do te kishte qene nje gabim I madh.
Universaliteti I vertete ne arkitekture do te realizohej vetem nepermjet
lidhjes me rrenjet, mirenjohja e se shkuares dhe respekti i genus loci.
AUTORI SI TEORICIEN DHE KRITIK
Doja te behesha muzikant,por nuk isha i mire aq sa duhej kshu se u bera
arkitekt.Muzika eshte rreggull dhe matematik.Rregullsia dhe crregullsia sikurse
disiplina dhe liria jane pjese e luftes artistike.Arkitektura sikurse dhe muzika
varen nga disiplina dhe rregullsia.dhe ti luan me ate rregullsi,regullsi te cilen
intertretoj si strukture me te cilen duhet punuar.Por disa here duhet te jesh i
pabindur ndaj disiplines dhe te thyesh rregullat.
Kompiuteri eshte esencial,kur realizon objekte high-tech,te duhet nje
kompiuter per te zgjedhur gjithcka.Sic dihet kompiuteri po behet gjithnje e me i
zgjuar,ngjahson me ato pianot elektronike ku shtyp nje buton dhe luan
automatikisht rumba dhe pastaj cha cha e kshu me radhe.Ku mund te luash ne
menyren me te keqe te mundshme por ndihesh si nje pjanist i madh,e njejta
gje eshte e vertet ne arkitekture sot.E ndien veten ne nje pozicion ku me ane te
nje butoni je i afte te ndertosh gjithcka.Por arkitektura ka te beje me te
menduarit. Ka te beje me procesin e ngadalte nga nje ane.Te duhet kohe te
enderrosh.E keqja me kopiuterin eshte se ben gjithcka te rrjedh shume shpejt.
Nuk me pelqen ideja qe ne fillim te projektit kur fillon te dizenjimin te nisesh me
mendimin se objekti duhet te mbaje stampen tende.per shembull une dashuroj te
punoj me elemente shume elegant,transparent dhe me drite natyrale,kshu se kur
objekti mbaron cdokush mund ti dalloje kto elemente ne nje menyre.Une mendoj
se te imponimi i stilit personal duhet te jete me te vertet shume i limituar,sepse
kshu perfundon thjesht me imponimin e stilit ,sesa te kuptosh me thellesisht
njerezit.
Arkitektura nuk eshte nje art i pavarur nga realiteti.arkitektura e vertet ,poezia e
vertet,piktura e veret muzika e vertet nuk mund te qendrojne te shkeputura nga
fizikaliteti.Ne arkitekture kjo eshte.Arkitektura ndodhet ne mes artit dhe
antopologjise,ndermjet shkences dhe shoqerise,ndermjet historise dhe
teknologjise.Arkitektura ka te beje me iluzionin dhe simbolizmin semantiken dhe
arti per te treguar histori,eshte nje kombinim i mire i ktyre elementeve.Arkitektura
eshte sa humanitare aq dhe materialiste.
Me pelqen te luftoj me gravitetit,magjia eshte esenciale ne arkitekture,me pelqen
te idea e pranimit te formave te pastra e te thjeshta gjeometrike per realizimin e
objekteve,une e pranoj kte llogjike por kompleksiviteti vjen nga tekstura nga vibrimi,
kapaciteti metaforik i objektit te ndryshoje te transformohet te mare fryme.
Ide të autorit për arkitekturën dhe urbanistikën
ne përgjithësi. Autori si kritik dhe teoricien
 Ne ende zgjedhim panele te gjera prej xhami qe
ngjahsojne me kristalin,ekzistojne meteriale me te
sinqerta qe tregojne sensin e drejte te fortesise
dhe pastertise ndermjet te vjetres dhe te rese,po
aq mire sa sensi i transparences ne nje objekt
korpusi i te cilit hapet kundrejt rruges.
 Pjesa veriore e kodres i eshte kushtuar Paul Klee
muzikantit dhe piktorit ojesa qendrore i eshte
kushtuar piktorit dhe poetit ndersa ajo jugore
studjuesit dhe matematicienit.
 Talente si Renzo Piano, jane te rralle ne planetin
tone, dhe duhet ti vleresojme per virtutet e tyre.
Renzo, me siguri do te krijoje , perseri vepra te
mrekullueshme ne vitet e ardhshme, te cilat do te
shenojne nje shkalle te larte te civilizimit te
shoqerise tone dhe qe pershkruajne madheshtine
e artit dhe te krijimtarise se qenjes njerezore.
FaLeMiNdErIt!!!

More Related Content

Viewers also liked

Relacioni
RelacioniRelacioni
Relacioniazradr
 
Moderna arhitektura
Moderna arhitekturaModerna arhitektura
Moderna arhitekturalikovnjaci
 
Study: The Future of VR, AR and Self-Driving Cars
Study: The Future of VR, AR and Self-Driving CarsStudy: The Future of VR, AR and Self-Driving Cars
Study: The Future of VR, AR and Self-Driving CarsLinkedIn
 
UX, ethnography and possibilities: for Libraries, Museums and Archives
UX, ethnography and possibilities: for Libraries, Museums and ArchivesUX, ethnography and possibilities: for Libraries, Museums and Archives
UX, ethnography and possibilities: for Libraries, Museums and ArchivesNed Potter
 
Hype vs. Reality: The AI Explainer
Hype vs. Reality: The AI ExplainerHype vs. Reality: The AI Explainer
Hype vs. Reality: The AI ExplainerLuminary Labs
 
Designing Teams for Emerging Challenges
Designing Teams for Emerging ChallengesDesigning Teams for Emerging Challenges
Designing Teams for Emerging ChallengesAaron Irizarry
 
Visual Design with Data
Visual Design with DataVisual Design with Data
Visual Design with DataSeth Familian
 
3 Things Every Sales Team Needs to Be Thinking About in 2017
3 Things Every Sales Team Needs to Be Thinking About in 20173 Things Every Sales Team Needs to Be Thinking About in 2017
3 Things Every Sales Team Needs to Be Thinking About in 2017Drift
 
How to Become a Thought Leader in Your Niche
How to Become a Thought Leader in Your NicheHow to Become a Thought Leader in Your Niche
How to Become a Thought Leader in Your NicheLeslie Samuel
 

Viewers also liked (9)

Relacioni
RelacioniRelacioni
Relacioni
 
Moderna arhitektura
Moderna arhitekturaModerna arhitektura
Moderna arhitektura
 
Study: The Future of VR, AR and Self-Driving Cars
Study: The Future of VR, AR and Self-Driving CarsStudy: The Future of VR, AR and Self-Driving Cars
Study: The Future of VR, AR and Self-Driving Cars
 
UX, ethnography and possibilities: for Libraries, Museums and Archives
UX, ethnography and possibilities: for Libraries, Museums and ArchivesUX, ethnography and possibilities: for Libraries, Museums and Archives
UX, ethnography and possibilities: for Libraries, Museums and Archives
 
Hype vs. Reality: The AI Explainer
Hype vs. Reality: The AI ExplainerHype vs. Reality: The AI Explainer
Hype vs. Reality: The AI Explainer
 
Designing Teams for Emerging Challenges
Designing Teams for Emerging ChallengesDesigning Teams for Emerging Challenges
Designing Teams for Emerging Challenges
 
Visual Design with Data
Visual Design with DataVisual Design with Data
Visual Design with Data
 
3 Things Every Sales Team Needs to Be Thinking About in 2017
3 Things Every Sales Team Needs to Be Thinking About in 20173 Things Every Sales Team Needs to Be Thinking About in 2017
3 Things Every Sales Team Needs to Be Thinking About in 2017
 
How to Become a Thought Leader in Your Niche
How to Become a Thought Leader in Your NicheHow to Become a Thought Leader in Your Niche
How to Become a Thought Leader in Your Niche
 

Similar to Renzo Piano

Similar to Renzo Piano (6)

Arkitektura gjate shek. xx dhe xix
Arkitektura gjate shek. xx dhe xixArkitektura gjate shek. xx dhe xix
Arkitektura gjate shek. xx dhe xix
 
bota sot 206
bota sot 206bota sot 206
bota sot 206
 
B otimi i-gazetes-bota-e-re-rexhep-rifati-
B otimi i-gazetes-bota-e-re-rexhep-rifati-B otimi i-gazetes-bota-e-re-rexhep-rifati-
B otimi i-gazetes-bota-e-re-rexhep-rifati-
 
ARTI PAMOR
ARTI PAMORARTI PAMOR
ARTI PAMOR
 
Humanizmi
HumanizmiHumanizmi
Humanizmi
 
Arti në shqipëri
Arti në shqipëriArti në shqipëri
Arti në shqipëri
 

Renzo Piano

  • 2. FILLESA IDEORE-RRUGA E FRYMEZIMIT KRIJUES Zoti krijoi boten dhe jeta filloj te zhvillohet ne planetin tone. Por zoti, nuk i krijoi vete te gjitha mrekullite, ai krijoi artistet qe te krijonin keto mrekulli. Veprimtaria e Renzos, eshte nje perzirje e artit, arkitektures dhe e inxhinjerise, ne te cilen ai pershkruan me profesionalizem filosofine klasike italiane dhe traditen e sotme.. Gjithmone duke ju pershtatur teknologjise se re, te koheve tona. Piano ndjek kodin e vjeter te arkitekteve, duke patur nje besim te forte ne procesin nga vizatimi i thjeshte deri ne perfundimin e plote te projektit.Renzo eshte frymezuar ne punen e tij,nga njerez te shquar si: Brunelleschi,Makowsky,P.Klee.
  • 3. SIMETRI-EKUILIBER Akademia e shkencave ne Kaliforni •Plani eshte balancuar rreth aksit te korridorit •Dallohet planimetria simetrike si ne katin perdhe ashtu dhe te katin e pare. •Fasada e balancuar kundrejt aksit te rruges. Planimetria e katit te pare Beyeler fountation ne Zvicer (muzeum arti) Planimetria e katit te pare eshte simetrike nje volum gjatesor ne buze te rruges tenton te prishe kte simetri
  • 4. Cite international ne Lyon te frances (qender kongresesh) •Planimetria e katit perdhe kurbezohet kundrejt rruges. •Dy volumet jane simetrike kundrejt aksit gjatesor dhe balancojne njera tjetren.
  • 5. HIERARKI KOMPOZICIONALE •Qender tregtare •Zyra dhe administrata •Rjeti I njesive te banimit Blloku I apartamenteve ne Paris •Pjesa nentokesore e parkimit •Oborri I brendshen •Rrjeti I njesive te banimit Central said Gils.Londer Angli Objekt polifuksional
  • 6. QARKULLIMI-FUKSIONI Qarkullimi i artikuluar qarte, i ndare nga hapesirat perdoruese dhe pa trajektore ne hapesira perdoruese Instituti I arteve ne cikago Pompidou center ParisAkademia e shkencave ne Kaliforni Qendra e skulptures Nasher Dallas texas
  • 7. •Arti •Ne fillim natyrsht,ndodh akti,por mbi te qendrion ideja dhe meqenese pafundesia nuk ka nje fillim te percaktuar por ashtu si rrethi eshte pa fillim e pa fund duhet pranuar paresia e idese. •Arti eshte imazhi i krijimit ,eshte nje simbol ashtu sic edhe bota tokesore eshte nje simbol i kosmosit. •Ne nuk kerkojme formen,por funksionin •Forma eshte fund ,vdekje,formezimi eshte jete.
  • 8.
  • 9. GJUHA GRAFIKE E AUTORIT Ne kohen tone eshte e natyrshme qe arti grafik,I cili perfaqeson ne vetvete nje rruge me legjitime drejt abstragimit sesa piktura ,te njohe nje rivleresim.Ai ne fakt ,mund ti jape realitetit njekohesisht nje imazh me imeterial me perralor ,me pak realist dhe ne te njejten kohe ,me te sakte sesa piktura.Sa me te pastra grafikisht te jene mjetet e perdorura dmth sa me shume te respektohen te dhenat elementare te ketij arti aq me shume largohemi nga pasqyrimi realist I gjerave… Elementet formale te artit grafik jane pika si dhe energjite lineare,plane dhe hapesinore.shembulli I nje elementi plan qe nuk nuk mund te formohet nga pika dhe linja eshte ne rastin e aplikimit me nje energji konstante te lapsit te shtrire mbi nje leter I nje elementi hapsinor ,nga ngyra qe le nje penel I ngarkuar me ngjyre dhe I vendosur pa ndonje rregullsi mbi nje siperfaqe. Gjithe llojet e linjave ,njollave.Siperfaqeve te lidhura nga prekje dhe fraktura te ndryshme .Ondulacione.Siperfaqe qe I ngjahsojne murit te gurte apo kurizit te peshkut.Linja solo ose duet linjash ,linjat qe humbasin dhe linja qe fitojne intensitet dinamizen,formojne gjuhen grafike. R.Piano ne Sidney I frymezuar nga levizja R.Piano Akademia e shkencave,Kaliforni
  • 10. GJUHA GRAFIKE E AUTORIT PERDORIMI I LINJAVE Linja është një element I zakonshëm në arkitekturën e Renzo Piano. Përdorimi I linjës I shton strukturë dhe formalitet një projekti, si dhe krijimin e një shtegu vizual që ndjek syri. Projekti I Renzo Piano për Tunelin e Erës Ferrari, është shembulli I parë I këtij modeli të linjave tërthor dhe elementëve cilindrike që shërbejnë si guidë për syrin nëpër projekt.
  • 11. GJUHA GRAFIKE E AUTORIT FORMAT E PAZAKONTA, LINJAT ELIPTIKE Forma dhe modeli janë elementë të rëndësishëm të çdo projekti, akoma më tepër Renzo Piano I merr ato në një nivel të ri. Forma e pazakonshme e Qendrës Kulturore Marie Tjibaou është si elips, thuajse si një grumbull vezësh gjigante. Çdo pjesë me formë veze gjithashtu paraqet një model këndrejtë zgare, që shërben si mënyrë për të tërhequr vëmendje për reflektimin e dritës së diellit.
  • 12. KRIJUESI DHE PROBLEMET SHOQERORE ZGJERIMI I RI I MUZEUMIT TE ARTIT NE ATLANTA Ndërsa Piano I afrohet të 70- ve, ai I kupton kontradiktat që janë joshja e jetës së qytetit, “ndërveprimi midis hapësirave publike dhe private”. Ai demonstron kontrastin në Muzeumin e Lartë me një tempull ndricimi të qetë dhe verior në galeritë e sipërme, të ekuilibruar nga nxitimi dhe llomotitja e turmës së përzier poshtë në një shesh modest që është zemra e kampit të ri të muzeumit. Piano u pyet për një project që do të mund të ndihmonte popullaritetin gjithnjë në rritje të muzeumit të përdorte më mirë koleksionin e tij të përhershëm, por në një mënyrë që të mos errësonte ndërtesën Meier. Piano faktikisht propozoi të riformonte krejt bllokun e qytetit. Tani atje janë tre ndërtesa më shumë dhe dy sheshe të reja në një truall me 3, 2 hektarë, në qiellgërvishtësin Midtown Atlanta. “Ne e projektuam atë prej fillimit, jo për të bërë një ndërtesë të madhe, të madhe…por për të bërë shumë”, shpjegon ai. “Duke bërë shumë, ne jemi të aftë të ndërtojmë kampe dhe sheshin”. Shtesa prej 72,000 m2 e dyfishoi më shumë hapësirën e origjinalit. Piano kërkonte një marrëdhënie “kërthizore”, një sens të lehtë kalimi ndërmjet ndërtesave. “Në se ata harruan krejtësisht që kjo ishte një shtesë, ky do të ishte komplimenti më I mirë”, vërejti Piano.
  • 13.
  • 14. KRIJUESI DHE PROBLEMET SHOQERORE POSTDAMER PLATZ Rënia e Murit të Berlinit rezultoi në rikonstruksionin e kapitalit të Gjermanisë së ribashkuar. Një mekanizëm I tërbuar I zhvillimit të pronës dhe rivendosje u vu në lëvizje, përfshirë rivendosjen e qeverisë përsëri në vendin e saj të vjetër. Zhvillimi I Sheshit Postdamer u bë simboli I madh I bashkimit të Berlinit. Historikisht shumë kuptimplotë, ai ishte qendër sociale, kulturore dhe ekonomike gjatë 1920- 30. Ai ishte mrekullia e Europës. Shkatërrimi prej Luftës së II Botërore dhe rregullimet politike të Luftës së Ftohtë e transformuan truallin në një rrip të shkretë që ndante Lindjen me Berlinin Perëndimor. Përvec kompleksit të ri të ndërtimeve, trualli gjithashtu përmbledh kompleksin e madh të Kulturforum, që përbëhet nga Galeria Kombëtare, Filarmonia e Berlinit dhe Libraria e Shtetit. Master plani I Pianos për sheshin Potsdamer që I përmbahej skemës së Hilmer& Sattler, u krijua një vit më parë. Plani I përshtatet modelit tradicional të blloqeve të qytetit. Filozofia që nënkuptohej ishte për të sjellë rrugët dh endërtesat e Berlinit përsëri në jetë. Ai gjithashtu kërkonte të riinterpretonte modelet e vjetra dhe të krijonte një urë me të kaluarën.
  • 15. QENDRA KULTURORE TIJABAOU NE KALEDONINE E RE Projektimi i qenderes kulturore Tijabao ishte nje kerkim I veshtire mbi menyren se si te shprehet me gjuhen moderne tradita e paqesorit. Renco Piano iu desht e siç thote ai, te punoje me nje populate te shkelqyer por qe pak muaj me pare gati sa nuk injoronin ekzistencen e tyre, nuk na kerkohej te benim ne (sh) fshat turistik port e jepnim jete nje simboli; te krijonim nje qender kulturore dedikuar shoqerise kanak, per te prezantuar par ate huajve dhe te ruhej memoria e paraardhesve. Ti pergjigjeshim programit duhej kurajo dhe perultesi, duhej te zhvisheshim nga forma mentale e arkitektit europian dhe te shkriheshim mes njerezve te paqesorit. Mes nje grupi antropologesh dukej nje gje e lehte. Provoni te shprehni te njejtin koncept me fjale tuaja ne nje banket kanak, ne momentin ku asgje nuk ju eshte familjare as gjuha, as ritualet, as ushqimi. Per ta formuluar projektin, punuam net e dyja planet njekohesisht, kerkuam nje lidhje te forte me territorin, qe te gdhente qendren ne gjeografine e ishullit; “Vodhem” nga kultura lokale elementet dinamike, tensionin qe do te kishte lidhur ndertimin ne jeten e banoreve.
  • 16. QENDRA KULTURORE TIJABAOU NE KALEDONINE E RE Fituam kete gare( thuajse vetem) ndoshta vetem per kete, propozimi yne ishte sforcuar te linde aty, duke menduar kanak. I rrethuar nga tre ane me dete, siti eshte I mbuluar nga nje vegjetacion I dendur, ne mesin e te cilit shperndahen kalimet kembesore, dhe zhvillohen fshatrat. Vila me konstruksionin te lidhura fortesisht me kontekstin qe me prezencen e tyre gjysem – rrethore percaktojne hapsira kolektive te hapura. Ne keto hapesira jane shfaqur deshmi te jetes kanak, dhe vijne te rievokuara ceremony te vjetra. Lidhja vizive mes propozimit arkitekturor dhe tradites se fshatit kanak eshte e shprehur mjaft qarte jo vetem per dispozicionin por dhe per format konstruktive.
  • 17.
  • 18. LIDHJA ME KONTEKSTIN AKADEMIA E SHKENCAVE TE KALIFORNISE Per kete projekt Renzo Piano paraqitet në intervistën seleksionuese i vetëm, me një shënues (laps) gri dhe me dëshirën e sinqertë për të kuptuar misionin e organizatës. Pas vështrimit dhe shqyrtimit të ndërtesës ekzistuese nga Muzeumi de Young, I afërt me atë, dhe pamjeve nga çatia e Akademisë, Piano skicoi një linjë sinusoidale të çatisë që imitonte topografinë e kodrës së San Fransiskos. Me këtë koncept projektimi ai mbërtheu marrëveshjen për projektin. Piano filloi me një koncept elegant të një pavioni që kombinohej pa asnjë shmangie të vogël, me ambientin, dekorin e parkut. Ai e përshkruante muzeumin si ‘prerje e planit të truallit të një parku dhe ngritjen e tij 12- metra në ajër.
  • 19.
  • 20.
  • 21.
  • 22. NGJYRAT Kur shikon ndertesat e projektuara nga renzo piano nuk eshte e pazakontete ndeshesh me ngjyra te forta. Sic shihet ne B&B Italia Offices vendosja e ngjyrave te kuqe dhe te verdha ne elementet vertikale e ben me interesante ndertesen e cila ne te kundert do te ishte shume neutrale. Terrakota eshte gjithashtu nje material qe renzo e ka perdorur shume ne ndertesat e tij per ngjyren e saj , sic e shohim ne ndertesen Ircam dhe ne kompleksin e shtepive Rue de Meaux, qe te dyja ndodhen ne Paris.
  • 23. NGJYRAT Ne londer Renzo Piano projekton nje ndertese polifunksionale e cila tani ka marre emrin “joyous building” per shkak te ngjyrave te saj te forta qe I japin nderteses nje pamje te gezueshme. Pasi u ndertua, nga kritika eshte thene qe Piano lyen qytetin te kuq, te verdhe, jeshil sepse ngjyrat e saj jane shume te forta dhe bien ne kontrast me kontekstin ne te cilin eshte vendosur ajo. Por Piano thote : “ ne punuam per nje kohe shume te gjate per te zgjedhur nuancat e ngjyrave me te pershtatshme qe do te shkonin me ngjyrat natyrale rreth e rrotull objektit. Kjo eshte arsyeja pse ngjyrat nuk jane shokuese, ato jane te gezueshme , jane ne harmoni me pemet dhe me objektet prej tulle rreth e rrotull.
  • 24.
  • 25. Neper te gjithe boten projektet e Renzo Piano jane sin je testament I anes se ndricuar te arkitektures. Piano thote qe edhe ndertesa e tij me e famshme, qendra George Pompidou, ka pasur qellim qe te perfaqesoje nje parody te imazhit teknologjik te kohes tone . Neper te gjithe boten fituesi I cmimit Pritzker Renzo Piano ka bere nje emer te tijin qe nuk do te jete e lehte te harrohet ne vitet qe do te vijne
  • 26. FASADA, MATERIALET, TEKNOLOGJIA Materialet qe perdor Renzo Piano ne ndertesat e tij jane kryesisht metali, xhami dhe terrakota. Ne qendren e skulpturave NASHER ne Dallas arkitekti Renzo Piano projektoi një seri me pesë pavione paralele me mure- guri, inxhinierët në Arup përpunuan një gjeometri specifike- të lirë dhe një çati të derdhur në alumin , që pa asnjë pjesë lëvizëse, lejonte dritën e ditës ndërkohë që hapësirat e interierit mbroheshin prej diellit direkt, gjatë gjithë vitit. Çdo pavion është I mbyllur nga fasada qelqi me përmbajtje të ulët- hekuri dhe cati që lejojnë pamje të papenguara prej rrugës, nëpër ndërtesë dhe gjatë gjatësisë së kopshtit -Gjysëm milioni guaska formojnë përbërjen e catisë Nasher të projektuar nga Arup. Ndërtesa e galerisë ka si veçori mure të gjatë veshur me pllaka dy- inc të gjera në travertinë italiane që përcaktojnë pesë pavione paralele me dimensione të njëjta. Guri I exterierit është I ashpër dhe me vrima, ndërsa muret e interierit janë të lëmuara dhe të prera nga shtresat e ajruara të jashtme, duke ekspozuar sipërfaqet ngjyrë kremi që do të shërbejnë si sfond I qetë për skulpturat.
  • 27.
  • 28. FASADA, MATERIALET, TEKNOLOGJIA KULLA DEBIS Në Kullën Debis, Piano ka krijuar një vend pune urban të sofistikuar, ammbientalisht progresiv dhe teknologjikisht të avancuar. Kjo u arrit nëpërmjet projektimit të sistemeve realizuese dy shtresore: xham/ terracotta, xham/ xham dhe terracotta/ terracotta. Çdo system projektohet sipas faktorëve të ndryshëm, si vendndodhjes së tij dhe pozicionit relativ ndaj diellit, tërësisë së tij dhe mirëmbajtjes. Në këtë sens, ndërtesa projektohet të plotësojë shumicën e dritës së ditës dhe të reduktojë ngrohjen dhe ftohjen nëpërmjet pllakave të cekta të dyshemesë, ashtu si dhe një muri perde të sofistikuar. Muri perde është formuar nga një sistem fasade dopio lëkure, që përmban një shtresë ajri të zbutur, kështu që kur dritaret e zyrës janë të hapura, ajri në temperatura ekstreme të mos mund të hyjë brenda. Tavanet e njoma, freskëta sigurohen në zona të prodhimit të pazakontë të ngrohtësisë. Përdorimi I izoluesve të lartë termikë prodhon një ndërtesë që pritet të punojë me 70 KWh/ m2, duke reduktuar energjinë kryesore me 50 përqind, kur krahasohet me ndërtesat normale me ajër të kondicionuar.
  • 29. FASADA, MATERIALET, TEKNOLOGJIA KULLA DEBIS Tjetër rinovim është përdorimi I materialeve të konstruktimit të cilët minimizojnë ndotjen, si impianti bio- degradues I naftës, I kërkuar për lubrifikimin e gjithë qepenave.Lëkura Dopio Klimatike si një veshje extra. Bazuar në sistemin e përdorur në Cite International në Lion, shtresa shtesë përbëhet nga një MEMBRANE XHAMI me qepena që rrotullohen rreth një boshti, të vendosur 27 inc në ballë të një fasade të thjeshtë lëkure. Fabrikuar nga prodhuesi Gjerman Gotz, panelet e jashtme të xhamit rrotullohen sipër deri 70 gradë. Membrana ka aftësinë që të mbyllet plotësisht në dimër, për të ndihmuar në ngrohjen e interiorit. Në të njëjtën kohë, ajo siguron papërshkueshmëri më të mirë ndaj tingullit. Gjatë verës, louvers (dritare me grila) që operojnë elektrikisht, mund të hapen për të lejuar ftohjen. Natën mund të evakuohet ajri I ngrohtë I grumbulluar në ndërtesë.Pjesët më të ulta tëndërtesës dhe pjesët e tjera më shumë të ekspozuara ndaj diellit janë veshur në sistemin terra- cotta. Duke ndjekur logjikën e sistemit me dopio lëkurë, terra- cotta e jashtme është një shtresë shtesë e cila izolon nuk lejon të përshkohet nga uji, murin e brendshëm.
  • 30. FASADA, MATERIALET, TEKNOLOGJIA KULLA DEBIS Muri I jashtëm gjithashtu siguron hije prej diellit. Si është tipike për Studion Piano, shumë energji u shpenzua për projektin e modulit të terra- cotta. Terra- cotta është një përzierje e argjilave të zgjedhura me kujdes, e cila prodhon densitet më të lartë dhe rezistencë më të lartë kur krahasohet me materialin tradicional argjilor. Fasada e interiorit, që përballet me atriumin dhe rrugët e brendshme, gjithashtu lejon përafrimin e shtresuar. Një sistem dopio I xhamuar përdoret, në të cilin një kornizë që mban tehe xhami ekran - të printuar, mbivendoset në panelin e qelqtë të dritares. Tehet janë të endura dhe ekran- printuar në të bardhë për të siguruar privacinë, ashtu si dhe për të shmangur linjat e shikimit të nëpunësve sipër. Përveç kësaj ato intensifikojnë dritën e ditës në rrugët e interiorit.
  • 31. FASADA, MATERIALET, TEKNOLOGJIA QENDRA KULTURORE TIJABAOU Ne kete objekt Renzo Piano ka perdorur materialin e drurit qe eshte karakteristik per zonen dhe I eshte pershtatur kultures dhe menyres se ndertimit vendase. Behet fjale per struktura te harkuara te ngjashme me baraka te bera me qindra listela prej druri, guaska nga aparenca arkaike. Ne brendesi te te cilave ambienti eshte I perbere me te gjitha mundesite e ofruara nga teknologjia kontemporane. Keto dhjete hapsira te medha shume tematikesh hapen papritmas mbi rrugen e brendshme te qendres, duke ofruar ne kalimi dramatic, nga nje hapesir te kuptueshme ne nje hapesire te shtrire dhe te papritur. Veshjet tashme jane te nje lartesie te ndryshme, te hapsinuara ne menyre jo te barabarte, efekti optik te nje vibracioni te lehte dhe keshtu mbajtur per te rritur finesen me vegjetacionin te levizur nga era. Druri I perdorur eshte “liroka”, qe kerkon pak mirmbajtje beton dhe korale, fuzione te aluminit dhe panele xhami, levore druri, dhe hekur inoksidabel, gjithmone duke kerkuar pasurine dhe kompleksitetin e detajit. Aty ku funksioni I barakes e kerkon, tarraca dhe siperfaqet anesore jane transparente. Panelet prej xhami jane te mbuluara nga peteza te holla se jashtmi.
  • 32. FASADA, MATERIALET, TEKNOLOGJIA QENDRA KULTURORE TIJABAOU Keto elemente shprehin realizimin harmonioz me ambientin qe karakterizon me kulturen kanak. Lidhja nuk eshte vetem estetike por dhe funksional, duek shfrytezuar karakteristikat e klimes te Kaledonise se Re, Barakat jane te paisura me nje sistem ventilimi pasiv shume eficente. Perseri dhe nje here eshte realizuar nje dopio koperture, ajri qarkullon lirisht mbi dy shtresa veshjeje prej druri te petezuar. Orientimi I hapjeve ne guasken e jashtme eshte (so) studiuar per te shfrytezuar musonet te ardhura nga deti, apo per te forcuar korrentet, te konvensioneve te deshiruara. Flukset e ajrit vijne te rregulluara nepermjet lucernave. Ne kushtet e nje puhie te lehte ato happen per te favorizuar ventilimin; me rritjen e eres ato mbyllen duke filluar nga ato te poshtmet. Zgjidhja ka qene e projektuar me ndihmen e kompjuterit dhe eksperimentuar ne galerine e eres fale moduleve ne shkalle. Ky system qarkullimi te ajrit jep edhe ze barakave. Te gjitha se bashku bejne nje zhurme te veçante qe eshte ai I fshatit kanak apo dhe I pyjeve te tyre dhe nese doni per lundruesit, nje port deti ne nje dite ere.
  • 33. FASADA, MATERIALET, TEKNOLOGJIA POMPIDOU CENTER Pompiou center eshte projektuar nga Renco Piano dhe Richard Rogers. Eshte nje shembull perfekt I arkitektures High-Tech , qe synonte ti jepte gjithckaje nje aparence industriale. Ne Pompidou Center vihen ne pah te gjithe elementet teknike te nderteses duke I vendosur jashte ato. Ndersa hapesira e brendshme eshte komplet e lire dhe pa kollona. Por me gjithe spikatjen e lukut industrial te shfaqur , elementet funksionale te arkitektures moderne jane mjaft te ruajtura. Teresia ruan ende qellimin funksional te nderteses. Gjithashtu synohet qe funksioni I nderteses te mos jete I kushtezuar.
  • 34. Ide të autorit për arkitekturën dhe urbanistikën në përgjithësi. Autori si kritik dhe teoricien.  Arkitekti eshte ai qe di te beje per njerezit. Te njohe materialet dhe strukturat, studion drejtimin e eres dhe lartesine e dallgeve. Drejton proçesin e tij prodhues dhe instrumentat me te cilat duhet te punoje, me fjale te tjera di pse dhe si ndertohen shtepite urat dhe qytetet.  “Duke njohur se si bëhen gjërat jo thjesht me kokë, por me duar po ashtu: kjo mund të duket si qëllim programatik dhe ideologjik. Nuk është. Eshtë një rrugë e krijimit të sigurtë të lirisë. Në se ju mendoni të përdorni një lëndë, një teknikë konstruktimi, ose një element arkitekturor në një mënyrë pazakonshme, ka gjithmonë një kohë kur ju dëgjoni veten tuaj të thotë ‘nuk mund të bëhet’ thjesht sepse asnjë nuk e ka provuar më përpara. Por në se ju e keni provuar aktualisht, atëhere ju mund të vazhdoni dhe kështu ju fitoni një shkallë pavarësie në projektim, të cilën ju nuk do të mund ta kishit ndryshe’.
  • 35. Ide të autorit për arkitekturën dhe urbanistikën ne përgjithësi. Autori si kritik dhe teoricien  Renzo Piano thotë se shpreson që lehtësia e Akademisë së Re të Shkencave të Kalifornisë do ti komunikojë shumë brezave që vijnë se jeta në tokë është njëkohësisht e bukur, frymëzuese e frikës dhe tmerrësisht e brishtë.  Inspirimi im vjen nga toka dhe natyrisht nga Paul klee dhe poetika e pikturave te tij.  Muzeu eshte nje vend qe njeriu mund te humbasi koken,shpresoj qe ti ta humbasesh!  Qendra e kompozimit nuk eshte nje volum,por nje hapesire boshe.  Duke perdorur dricimin si element kryesor projektimi,largohet tej cdo lloj erresire.
  • 36. Ide të autorit për arkitekturën dhe urbanistikën ne përgjithësi. Autori si kritik dhe teoricien Projekti per qendren Tijabaou,ka qene nje moment eksplorimi, nje eksperience e madhe humane dhe profesionale. Nga te shumtat pushtimet toksore tonat, kjo ka qene nga me aventuroret. Frika per te rene ne imitime folkloristike, na ka shoqeruar net. Ne nje moment vendosem te shuajme ngjashmerine ndermjet barakave tona dhe atyre te tradites lokale duke ulur lartesine e elementeve vertikal dhe duke iu dhene guaskave nje forme me te hapur: Ne versionin definitive kallamat nuk mblidhen ne maje siç ishte ne fillim ideja . Galleria e eres na dha te drejte, duke na treguar qe keshtu arrihej nje efekt me I mire ajrimi dinamik. Na ka treguar gjithnje nje simpati te madhe, dhe shume te kuptueshem ndaj nesh, banoret kane interpretuar barakat si nje tentative e sinqerte per te bere homazh te kultures lokale. Kanaket te bindur per miresine e projektit na kane ndihmuar per ta perfeksionuar:Nje propozim I bazuar ne modelet tona ne Noumea thjeshtesisht nuk do te kishte funksionuar. Nuk mund te afrohej nje product standart te arkitektures perendimore, vetem duke e zvogeluar ate , do te kishte bere efektin e nje makine te blinduar te mbuluar me gjethe palmeje. Nje keqkuptim mbi konceptin e universalitetit do te na kishte çuar ne aplikimin e kategorive tona. Do te kishte qene nje gabim I madh. Universaliteti I vertete ne arkitekture do te realizohej vetem nepermjet lidhjes me rrenjet, mirenjohja e se shkuares dhe respekti i genus loci.
  • 37. AUTORI SI TEORICIEN DHE KRITIK Doja te behesha muzikant,por nuk isha i mire aq sa duhej kshu se u bera arkitekt.Muzika eshte rreggull dhe matematik.Rregullsia dhe crregullsia sikurse disiplina dhe liria jane pjese e luftes artistike.Arkitektura sikurse dhe muzika varen nga disiplina dhe rregullsia.dhe ti luan me ate rregullsi,regullsi te cilen intertretoj si strukture me te cilen duhet punuar.Por disa here duhet te jesh i pabindur ndaj disiplines dhe te thyesh rregullat. Kompiuteri eshte esencial,kur realizon objekte high-tech,te duhet nje kompiuter per te zgjedhur gjithcka.Sic dihet kompiuteri po behet gjithnje e me i zgjuar,ngjahson me ato pianot elektronike ku shtyp nje buton dhe luan automatikisht rumba dhe pastaj cha cha e kshu me radhe.Ku mund te luash ne menyren me te keqe te mundshme por ndihesh si nje pjanist i madh,e njejta gje eshte e vertet ne arkitekture sot.E ndien veten ne nje pozicion ku me ane te nje butoni je i afte te ndertosh gjithcka.Por arkitektura ka te beje me te menduarit. Ka te beje me procesin e ngadalte nga nje ane.Te duhet kohe te enderrosh.E keqja me kopiuterin eshte se ben gjithcka te rrjedh shume shpejt.
  • 38.
  • 39. Nuk me pelqen ideja qe ne fillim te projektit kur fillon te dizenjimin te nisesh me mendimin se objekti duhet te mbaje stampen tende.per shembull une dashuroj te punoj me elemente shume elegant,transparent dhe me drite natyrale,kshu se kur objekti mbaron cdokush mund ti dalloje kto elemente ne nje menyre.Une mendoj se te imponimi i stilit personal duhet te jete me te vertet shume i limituar,sepse kshu perfundon thjesht me imponimin e stilit ,sesa te kuptosh me thellesisht njerezit. Arkitektura nuk eshte nje art i pavarur nga realiteti.arkitektura e vertet ,poezia e vertet,piktura e veret muzika e vertet nuk mund te qendrojne te shkeputura nga fizikaliteti.Ne arkitekture kjo eshte.Arkitektura ndodhet ne mes artit dhe antopologjise,ndermjet shkences dhe shoqerise,ndermjet historise dhe teknologjise.Arkitektura ka te beje me iluzionin dhe simbolizmin semantiken dhe arti per te treguar histori,eshte nje kombinim i mire i ktyre elementeve.Arkitektura eshte sa humanitare aq dhe materialiste. Me pelqen te luftoj me gravitetit,magjia eshte esenciale ne arkitekture,me pelqen te idea e pranimit te formave te pastra e te thjeshta gjeometrike per realizimin e objekteve,une e pranoj kte llogjike por kompleksiviteti vjen nga tekstura nga vibrimi, kapaciteti metaforik i objektit te ndryshoje te transformohet te mare fryme.
  • 40. Ide të autorit për arkitekturën dhe urbanistikën ne përgjithësi. Autori si kritik dhe teoricien  Ne ende zgjedhim panele te gjera prej xhami qe ngjahsojne me kristalin,ekzistojne meteriale me te sinqerta qe tregojne sensin e drejte te fortesise dhe pastertise ndermjet te vjetres dhe te rese,po aq mire sa sensi i transparences ne nje objekt korpusi i te cilit hapet kundrejt rruges.  Pjesa veriore e kodres i eshte kushtuar Paul Klee muzikantit dhe piktorit ojesa qendrore i eshte kushtuar piktorit dhe poetit ndersa ajo jugore studjuesit dhe matematicienit.  Talente si Renzo Piano, jane te rralle ne planetin tone, dhe duhet ti vleresojme per virtutet e tyre. Renzo, me siguri do te krijoje , perseri vepra te mrekullueshme ne vitet e ardhshme, te cilat do te shenojne nje shkalle te larte te civilizimit te shoqerise tone dhe qe pershkruajne madheshtine e artit dhe te krijimtarise se qenjes njerezore.