SlideShare a Scribd company logo
1 of 11
Menorrhagjia
Kohezgjatja apo sasia e tepert e ciklit menstrual, në intervale pak a shumë të rregullta.
Menorrhagjia është përcaktuar si sasi ose kohëzgjatje e tepërt, e rrjedhjes menstruale, në
intervale pak a shume të rregullta. Menorrhagjia karakterizohet nga menstruacione
jashtëzakonisht të rënda apo edhe rrjedhje te zgjatur menstruale. Sasia mesatare e humbjes së
gjakut gjatë një periudhe normale menstruale është 40 deri ne 50 ml. Ne menorrhagji, një grua
mund të humbasë 80 ml gjak ose edhe më shumë. Rrallë kjo gje nënkupton një çrregullim
serioz.
Menorrhagjia dallohet por edhe mund të përputhet me:
 Metrorrhagjia (fluks i crregullt ose i shpeshte, jo ciklik),
 Menometroragjia (rrjedhje e shpeshte, me teprice, ose e parregullt; menorrhagjia +
metrorrhagjia),
 Polimenorrhea (rrjedhje të shpeshta , cikel 21 ditësh ose më pak ),
 Gjakderdhje intermenstruale (gjakderdhje mes menstruacionesh të rregullta), dhe
gjakderdhje te mitrës jofunksionale - DUB (gjakderdhje jo normale endometriale me
shkaqe hormonale dhe te lidhura me mosovulacionin.
Dallon por edhe mund te perputhet me:
 Metrorrhagjia (fluksi i crregullt ose i shpeshte, jo ciklik),
 Menometroragjia (rrjedhje e shpeshte, e tepruar, ose e parregullt; menorrhagjia +
metrorrhagjia),
 Polimenorrhea ( rrjedhje të shpeshta , cikel 21 ditësh ose më pak ),
 Gjakderdhje intermenstruale (gjakderdhje mes menstruacionesh të rregullta), dhe
gjakderdhje te mitrës jofunksionale - DUB (gjakderdhje jo normale endometriale me
shkaqe hormonale dhe lidhur me mos-ovulacionin).
Sistemi/ sistemet e prekura : riprodhues
Frekuenca / Prevalenca në SHBA: gjakrrjedhja jonormale eshte e zakonshme; Prevalenca varion
ne baze te përkufizimit (carcinoma( tumor) endometriale: rreth 40.000 raste të reja në vit).
Mosha mbizotëruese (Predominanca):
 Nga menarche (fillimi i menstruacioneve) deri ne menopauzë; ne rreth 50% te rasteve,
ndodh pas moshes 40 vjeç
 Gjakderdhja jofunksionale është mjaft e zakonshme në adoleshencë dhe afër menopauzes
Gjinia mbizotëruese : ndodh vetëm te femrat
Menorrhagjia - mezenterike
 Menorrhagjia (primare) 626,2
 Menorrhagjia kulmore 627,0
 Menorrhagjia menopausale627,0
 Menorrhagjia postkulmore 627,1
 Menorrhagjia postmenopauzale 627,1
 Menorrhagjia prekulmore 627,0
 Menorrhagjia premenopausale 627,0
 Menorrhagjia puberteti (menstruacione te mbledhura ose te ruajtura) 626,3
Shenjat dhe simptomat
Rrjedhja menstruale "E tepërt" e përkufizuar subjektivisht, varion ne masë të madhe nga nje grua
te tjetra (rrjedha mesatare normale menstruale është rreth 30-40 ml për cikël)
 Karakteristika të dobishme historike përfshijnë:
 Gjakderdhje ne mënyrë thelbësore me e rënde se rrjedhja e zakonshme e pacientes
 Gjakderdhje që zgjat më shumë se 7 ditë
 Rrjedhje te lidhura me copeza mpiksje të konsiderueshme
 Anemia
 Simptomat ne vijim kane tendencen te sugjerojne qe ciklet jane ovuluese:
 Interval i rregullt menstrual
 Dhimbje në mes të ciklit (mittelschmerz)
 dismenorrea
 Simptomat premenstruale - dhimbje e gjoksit, luhatjet ne humor, etj. Dhimbja
abdominale apo ngërçi në kohë të tjera të ciklit mund të jetë i lidhur me shkaqe te tjera
strukturore si:
 miomat
 polipset
 tumoret ovariane
 Hirsutizmi apo aknet
 Mund të shoqërojnë sindromin policistik ovarian
Shkaqet:
Menorrhagjia mund të shkaktohet nga një sërë faktoresh. Këto faktore përfshijnë: çekuilibër të
hormoneve (estrogjenit dhe progesteronit), Fibroidet (tumoret beninje te mitrës), infeksionet
pelvike, çrregullimet endometriale, pajisje intrauterine, Hipotiroidizmi, Shtatzënia, kisti Ovarian
(tumoret) si edhe plot shkaqe të tjera hormonale.
 Hipotiroidizmi
 Përhapja Endometriale / teprica / hiperplazia:
o Mos-ovulacioni, oligo-ovulacioni
o Sëmundje policistike ovariane (PCOD)
o Tumor Ovarian
o Obeziteti
o Terapia hormonale (estrogjeni)
 Atrofi Endometriale:
o Postmenopauzë
o Progjestin i zgjatur ose administrimi i kontraceptiveve oral
 Faktorët lokal:
o Polipset endometriale
o Neoplazia endometriale
o Adenomioza / Endometrioza
o Mioma e mitrës (fibroidet)
o Pajisje intrauterine (IUD)
o Sarkoma e mitrës
 Çrregullime të koagulimit:
o Trombocitopenia, çrregullime te trombociteve
o Sëmundja von Willebrand
o Leukemia
o Gëlltitje të aspirinave ose antikoagulante
o Mos-funksionimi i veshkave / dializa
Faktoret e rrezikut
o Obeziteti
o Administrimi i estrogjenit (pa progestin)
o Trajtimi paraprak me agjentë progjestativ apo me ane te kontraceptivëve oral, rrit
rrezikun e atrofise endometriale, por zvogëlon rrezikun e hiperplazisë endometriale ose
neoplazisë
Diagnoza diferenciale
o Komplikime të shtatzënisë:
o Abort i kërcënuar
o Aborti i paplotë
o Shtatzënia jashtë mitrës
 Gjakderdhje jo uterine
o Ektropion cervikal / erozioni
o Neoplazia e qafës / polip
o Trauma e qafës ose vaginale
o Kondilomata
o Atrofik vaginitis
o Trupa te huaj
 Sëmundje inflamatore e pelvikut (PID):
o Endometritis
o Tuberkulozi
Laboratori
 Testi i shtatzënisë
 CBC për të vlerësuar peshën e gjakut te humbur, me përjashtim te trombocitopenise dhe
leuçemise.
 Në raste të përzgjedhura:
o TSH – e ngritur në hipotiroidizem,
o Numërimin e trombociteve, kohezgjatja e gjakderdhjes, kohezgjatja e
prothrombines (PT), kohezgjatja e pjesshme e thromboplastines (PTT) për ekranin
e koagulimit
o Kreatinina, BUN
o Serumi i progesteronit - 5-20 ng / mL (15,9-63,6 nmol / L) në fazën Luteale, <1
ng / mL (<3.18 nmol / L) në fazën folikulare ose ciklin joovulator.
 Droga që mund të ndryshojnë rezultatet laboratorike:
 progestina e përdorur para biopsisë endometriale mund të shkaktojë decidualizim
dhe të errësojë diagnozën e vërtetë.
 Gjetjet patologjike
Variojne ne baze te llojit te shkakut: shih Shkaqet ne paragrafin me lart
Testet veçanta
Biopsia endometriale zbulon hiperplazine , displazine , ose atrofine . Nëse bëhet para
menstruacioneve të pritshme , mund të ndihmojë për te bërë diagnozën e mosovulacionit apo te
fazes luteale problematike.
Imazhet
 Ultrasonografia për të vlerësuar masat adneksale ose fibroidet të dyshuara nga
ekzaminimet e legenit
 Ultrasonografia Transvaginale për të matur trashësinë e endometriumit mund të
ndihmojë të dallojë gjakderdhjen për shkak të atrofise nga gjakderdhja për shkak të
hiperplazisë,
 Tomografia e kompjuterizuar përdoret në hetimin e masave potenciale malinje të legenit
Procedurat diagnostike
 Egzaminimi i legenit dhe i zorrës së trashë
 Pap testi
 Biopsia endometriale
 Histeroskopi
Trajtimi
Kujdesi i përshtatshëm shëndetësor
 Shumica e rasteve mund të menaxhohen si pacientë jashtëspitalorë, në zyrë ose në
emergjence
 Shtrimi në spital për gjakderdhje të shoqërohet me hipotension orthostatik apo hematokrit
<25%
MASA TË PËRGJITHSHME
 Te kontrollohen komplikime të shtatzënisë dhe gjakderdhjet jouterine
 Trajtoni gjakderdhjen akute të rrezikshme për jetën :
o Estrogjeni intravenoz
o Histerektomi në rastin ekstrem
o Curettage nese eshte e nevojshme
 Të vazhdohet për të identifikuar shkakun e gjakderdhjes dhe trajtimin për të parandaluar
përsëritjen e saj.
o Terapia hormonale
o Dilatacion (Zgjerimi) dhe curettage për rastet reaguese hormonale
o Konsideroni ablacionin (largimin) endometrial ose histerektomine në rastet e
vazhdueshme kur fertiliteti nuk është i dëshiruar
o Trajtim specifik për neoplazinë, polipset, sëmundjet sistemike, etj
o Pacientët të cilët dëshirojnë fertilitetin mund të kenë nevojë për trajtim të përshtatshëm
mbi mos-ovulimin, Endometriozen , miomaten , etj
Aktiviteti
Si tolerohet. pushimi me këmbët e ngritura mund jetë i dobishem.
Dieta
Plotësimi i nevojes per hekur mund të ndihmojë të korigjoje rritjen e humbjes se gjakut
Arsimimi i pacientit
Informacion në lidhje me efektet anësore të medikamenteve
Mjekimet
Drogat qe mund perdoren
 Për kontrollin akut te gjakderdhjeve të rënda:
 Estrogjeni i konjuguar (Premarin) 25 mg IV çdo 4 orë deri ne 6 doza deri sa gjakderdhja
te zbehet
 Për gjakderdhje më të butë ose pas kontrollit të gjakderdhjes akute:
 Acetat medroksiprogesteron (Provera) 10-30 mg në ditë për 5-10 ditë
 Çdo kombinim i kontraceptivëve oral, (zakonisht nje prej "dozave te larta" te
kontraceptivëve oral) një tabletë 4 herë në ditë për 5-7 ditë.
 Për të parandaluar gjakderdhjen e rëndë në ciklet vijuese:
 Acetat medroksiprogesteroni, 10-20 mg në ditë për 10 ditë në muaj
 Doza e zakonshme ciklike e kombinimit te një kontraceptivi oral
 Për atrofi endometriale te gruaja ne fazen postmenopausale:
 Terapia e zëvendësimit të estrogjenit + progesteronit
Kundërindikacionet:
 Estrogjeni, kontraceptivët oral, ose progjestinet:
o Shtatzënia
o Kanceri i gjirit orendometrial
o Sëmundje tromboembolike, e kaluar ose e pranishme
o Mos funksionim i mëlçisë
Masat paraprake:
o Përzierjet dhe të vjellat janë të zakonshme nga estrogjeni IV; antiemetiket jane ndihmues.
o Estrogjeni mund të përshpejtoje ndërprerjen akute
Ndërveprime të rëndësishme të mundshme: Referojuni profilit të prodhuesit të çdo droge
Droga alternative
 Frenuesit jo-steroidal sintetizues te prostaglandinës (naproksen, acid Mefenamic,
ibuprofen, dhe të tjerët) mund të reduktojnë humbjen e gjakut me ane te cikleve të
ovulimit dhe te zvogëlojnë dismenorrhean.
 Acetat noretindrone (Aygestin) 2,5-10 mg në ditë për 10 ditë në muaj, gjatë gjysmës së
dytë të ciklit menstrual të supozuar
 Danazol dhe GnRH, agonistët janë gjithashtu terapi efektive, por ka më shumë të ngjarë
të kenë efekte të padëshirueshme anësore.
 Acetate megestroli (Megace) 40 mg në ditë për 10 ditë në muaj (kujdes kërkohet për te
parandaluar përparimin e karcinomës endometriale)
 Acetate Megestroli (Megace) 40 mg në ditë vazhdimisht për të trajtuar hiperplasine
atipike.
Monitorimi i pacientit
 Ndryshon në varesi me shkakun e gjakderdhjes
 Trajtimi mjekësor i endometriumit hiperplastik / displastike duhet të pasohet me
biopsi të përsëritur për të konfirmuar se struktura histologjike është kthyer në
normale.
 Parandalimi
 Pap testi dhe ekzaminimi I pelvikut çdo vit
 Komplikimet e mundshme
 Anemia
 Pritshmeria / Prognoza
 Ndryshon ne varesi me shkakun e gjakrrjedhjes
 Shumica e pacientëve me shkaqe hormonale do ti përgjigjen manipulimit hormonal.
 Kushtet e shoqëruara
 Metrorrhagjia; menometroragjia; çrregullime androgjene
 Faktorët që kanë lidhje me moshen
 Pediatrike: gjakderdhja gjenitale para pubertetit mund të rezultojë nga trauma,
organet e huaja, infeksione vaginale, ose administrimi ekzogjen i hormoneve
 Geriatrike: Atrofia gjenitale mund të predispozojë në gjakderdhje me trauma
minimale. Neoplazma e vezores ose endometriumi duhet të përjashtohet.
 Gjakderdhje jo normale te mitrës
Midis menarche (fillimit te menstruacioneve) dhe menopauzes (mbarimit te menstruacioneve) ,
pothuajse çdo grua përjeton një ose më shumë episode të gjakderdhjes jo normale te mitres, ne
kete kontekst eshte përcaktuar si çdo model gjakderdhje , që ndryshon në frekuencë ,
kohëzgjatje, ose ne sasi te vërejtur gjatë ciklit anormal menstrual. Te gratë normale(me cikel
menstrual normal) ,cikli zgjat mesatarisht 28 ± 3 ditë, kohëzgjatja mesatare e fluksit menstrual
është 4 ± 2 ditë , dhe humbja mesatare e gjakut është 35 deri në 80 ml . Një shumëllojshmëri e
termave përshkrues (si menorrhagia, metrorrhagia dhe menometroragia ) janë përdorur për të
karakterizuar modelet jonormale te gjakderdhjes se mitrës . Një qasje më e logjikshme është që
të ndahet gjakderdhja jonormale e mitrës në modelet e lidhura me ciklet e ovulimit dhe ne ato
që lidhen me ciklet e mosovulimit .
Ciklet e ovulimit
Gjakderdhja menstruale normale me ciklet e ovulimit është spontane, e rregullt, ciklike, e
parashikueshme dhe shpesh është e lidhur me shqetesime, jorehati, siklet ( dysmenorrhea ).
Devijimet nga ky model, që lidhen me cikle që janë ende të rregullt dhe të parashikueshme,
shpesh ndodhin për shkak të sëmundjeve organike të traktit rrjedhes. Për shembull, episode të
rregullta por të zgjatura dhe të tepërta te gjakderdhjes , mund të rezultojnë per shkak te
anomalive te mitrës, si leiomiomas, submukusi, adenomioza, apo polipset endometriale.
Menstruacionet e parashikueshme, të rregullta dhe ciklike karakterizohen nga nje gjakderdhje e
lehte e quajtur hypomenorrhea dhe ndodh për shkak të pengesave qe hasen ne traktin rrjedhes
ose nga dhëmbëzat në qafën e mitrës. Gjakderdhja intermenstruale ndërmjet episodeve të
rregullta, menstruacioneve ovuluese, shpesh ndodh edhe për shkak të lezioneve (demtimeve) te
qafës së mitrës ose lezioneve endometriale. Një përjashtim per lidhjen mes sëmundjes organike
dhe gjakderdhjes jonormale te mitrës, është kur dukuria e menstruacioneve të rregullta, ndodh
më shpesh se 21 ditë (polymenorrhea). Cikle të tilla mund të jetë një variant normal.
Ciklet jo ovuluese
Gjakderdhja jofunksionale e mitrës i referohet gjakderdhjes që është e paparashikueshme në
lidhje me sasinë, fillimin , kohëzgjatjen dhe zakonisht nuk shoqerohet me dhimbje. Ky
çrregullim nuk ndodh për shkak të anomalive te mitrës, por për shkak te mos evolimit kronik
dhe ndodh kur ka ndërprerje të sekuencës normale të fazave folikulare dhe luteale nën ndikimin e
një gjëndre dominuese, qe quhet luteum corpus.
Sic u diskutua me lart, gjakderdhja uterine ne ciklin ovulator, ndodh per shkak te terheqjes se
progesteronit, dhe kerkon qe si fillim endometriumi te ngrihet me estrogjen (Kur grave ne
postmenopauze u janë dhënë progesterone, tërheqja e gjakderdhjes zakonisht nuk ndodh).
Gjakderdhja jofunksionale e mitrës mund të ndodhë te gratë që kanë një përçarje të përkohshme
të modeleve sinkron hipotalam-hipofizë-ovarian , te nevojshme për ciklet e ovulimit, më shpesh
në ekstremet e jetës riprodhuese, në fillimin e menstruacioneve të hershme dhe në periudhën
perimenopauzale, por edhe pas nje stresi te përkohshem ose sëmundjeje. Gjakderdhja
jofunksionale primare e mitrës mund të rezultojë nga tri çrregullime.
1. Tërheqja e gjakderdhjes me Estrogjen ndodh kur estrogjeni i është dhënë nje gruaje ne
fazen postmenopausale dhe pastaj ndodh tërheqja. Ashtu si në llojet e tjera të
gjakderdhjes jofunksionale të mitrës, kjo formë e gjakderdhjes menstruale zakonisht
është pa dhimbje.
2. Thyerja e estrogjenit nepermjet gjakderdhjes ndodh kur ekziston nje stimulim estrogjeni i
vazhdueshëm, i endometriumit pa ndërprerje nga sekretimet ciklike te progesteronit dhe
tërheqjes. Ky është lloji më i zakonshëm i gjakderdhjes jofunksionale të mitrës dhe ndodh
zakonisht për shkak të mosovulimit, i shoqeruar me prodhimin kronik dhe aciklik të
estrogjenit, si psh në gratë me PCOS. Gra të tilla mund të kenë historik menstruacionesh
të parregullta, dhe të paparashikueshme; oligomenorrhea; ose amenorrhea (shih më
poshtë).
3. Thyerja e progesteronit nëpërmjet gjakderdhjes ndodh në praninë e shkallës jonormale të
lartë të progesteronit ndaj estrogjenit, respektivisht, në femrat qe përdorin ne menyre te
vazhdueshme kontraceptivët oral ne dozë te ulët. Qasja te një paciente me gjakderdhje
jofunksionale të mitrës, fillon me një histori të kujdesshme të modeleve menstruale dhe
nje terapi hormonale paraprake. Meqenese jo të gjitha gjakderdhjet e traktit urogjenital
vijne nga mitra, duhet të përjashtohen nga ekzaminimi fizik burimet rektale ( zorrës së
trashë), te fshikëzes, dhe ato vaginale apo qafës së mitrës. Nëse gjakderdhja vjen nga
mitra (uterusi), duhet të përjashtohet mundesia per ekzistencen e nje çrregullimi lidhur
me shtatzënine, i tille si aborti i shtatzënisë ektopike.
Trajtimi
Pasi behet percaktimi i diagnozes se gjakderdhjes jofunksionale te mitres, ndodh nje qasje
racionale mbi menaxhimin si ne vijim:
Gjatë episodit të parë të gjakderdhjes jofunksionale është e arsyeshme qe të vëzhgohet pacienti
pa ndërhyrje, gjithnje ne rast se nese gjakderdhja nuk është me shumicë apo e rende. Nëse
gjakderdhja është mesatarisht e rëndë, kontrolli mund të arrihet me dozë relativisht të lartë të
estrogjenit kontraceptiv oral për 3 javë. Në mënyrë alternative, është gjithashtu efektive
perdorimi I një regjimmi prej tre ose katër pilulave ne dozë te ulët kontraceptivesh oral në ditë
,për 1 javë rresht , pasuar me vone nga doza te zakonshme deri në 3 javë,. Nëse gjakderdhja e
mitrës është më e rëndë, shtrimi në spital, regjimi ne shtrat, dhe injeksionet intramuskulare ,
valerat e estradiolit (10 mg) dhe hidroksiprogesteronit (500 mg) ose estrogjenet e konjuguara
intravenoze apo intramuskulare (25 mg), zakonisht kontrollojne gjakderdhjen ne mase. Pas
trajtimit fillestar, duhet të implementohet zëvendësimi i hekurit, dhe rishfaqja mund të
parandalohet me ane te kontraceptivëve oral ciklike për 2 deri në 3 muaj (ose më shumë në qoftë
se shtatzënia nuk është e dëshiruar). Përndryshe, menstruacionet mund të nxiten çdo 2 deri në 3
muaj me acetat medroksiprogesteroni, 10 mg të marra me ane te gojës një herë ose dy herë në
ditë për 10 ditë me rradhe. Nëse terapia e hormoneve nuk arrin të kontrollojë gjakderdhjen e
mitrës, mund të jetë e nevojshme një biopsi endometriale, histeroskopi për diagnostifikimin dhe
terapine. Me të vërtetë, marrja e kampjoneve (mostrave) ne miter duhet të kryhet para terapise
hormonale në gratë qe rrezikojne kancer forendometrial (p.sh., në gratë që janë afer moshës se
menopauzës, ose të cilat janë masivisht obeze); kanceri endometrial rralle shfaqet te gratë
ovulatore të moshës riprodhuese.

More Related Content

Similar to Menorrhagjia

Aborti dhe llojet e tij
Aborti dhe llojet e tijAborti dhe llojet e tij
Aborti dhe llojet e tijLeonora Salihu
 
Infertiliteti
InfertilitetiInfertiliteti
Infertilitetijulianhab
 
Projekt biologji
Projekt biologji Projekt biologji
Projekt biologji Xhoana Pepa
 
Dhimbja e gjoksit
Dhimbja e gjoksitDhimbja e gjoksit
Dhimbja e gjoksitDrmedicine
 
biologjia dhe shendeti
biologjia dhe shendetibiologjia dhe shendeti
biologjia dhe shendetiArens Rapushi
 
Pediatria , trakti gastrointestinal
Pediatria , trakti gastrointestinal Pediatria , trakti gastrointestinal
Pediatria , trakti gastrointestinal Hysni Dida
 
Endokrinologji dhe Nefrologji
Endokrinologji dhe NefrologjiEndokrinologji dhe Nefrologji
Endokrinologji dhe NefrologjiNezhla Shabani
 
TERAPIA E MAHNITSHME - PIRJA E UJIT
TERAPIA E MAHNITSHME - PIRJA E UJITTERAPIA E MAHNITSHME - PIRJA E UJIT
TERAPIA E MAHNITSHME - PIRJA E UJITMarjan DODAJ
 

Similar to Menorrhagjia (14)

Kanceri
Kanceri Kanceri
Kanceri
 
Aborti dhe llojet e tij
Aborti dhe llojet e tijAborti dhe llojet e tij
Aborti dhe llojet e tij
 
Infertiliteti
InfertilitetiInfertiliteti
Infertiliteti
 
Kanceri i gjirit
Kanceri i gjiritKanceri i gjirit
Kanceri i gjirit
 
Projekt biologji
Projekt biologji Projekt biologji
Projekt biologji
 
Dhimbja e gjoksit
Dhimbja e gjoksitDhimbja e gjoksit
Dhimbja e gjoksit
 
biologjia dhe shendeti
biologjia dhe shendetibiologjia dhe shendeti
biologjia dhe shendeti
 
Kanceri i Mushkerise
Kanceri i MushkeriseKanceri i Mushkerise
Kanceri i Mushkerise
 
Kanceri
KanceriKanceri
Kanceri
 
Pediatria , trakti gastrointestinal
Pediatria , trakti gastrointestinal Pediatria , trakti gastrointestinal
Pediatria , trakti gastrointestinal
 
Kanceri dhe gjenetika
Kanceri dhe gjenetikaKanceri dhe gjenetika
Kanceri dhe gjenetika
 
Endokrinologji dhe Nefrologji
Endokrinologji dhe NefrologjiEndokrinologji dhe Nefrologji
Endokrinologji dhe Nefrologji
 
TERAPIA E MAHNITSHME - PIRJA E UJIT
TERAPIA E MAHNITSHME - PIRJA E UJITTERAPIA E MAHNITSHME - PIRJA E UJIT
TERAPIA E MAHNITSHME - PIRJA E UJIT
 
literatur krimianlistik
literatur krimianlistikliteratur krimianlistik
literatur krimianlistik
 

More from Anida Ago

Present perfect simple vs continuous.docx
Present perfect simple vs continuous.docxPresent perfect simple vs continuous.docx
Present perfect simple vs continuous.docxAnida Ago
 
A lenda da Rozafa.pptx
A lenda da Rozafa.pptxA lenda da Rozafa.pptx
A lenda da Rozafa.pptxAnida Ago
 
fruit-game-fun-activities-games-games_143642.pptx
fruit-game-fun-activities-games-games_143642.pptxfruit-game-fun-activities-games-games_143642.pptx
fruit-game-fun-activities-games-games_143642.pptxAnida Ago
 
A lenda do dragao.ppt
A lenda do dragao.pptA lenda do dragao.ppt
A lenda do dragao.pptAnida Ago
 
Fruits! I like I dont like...
Fruits! I like I dont like... Fruits! I like I dont like...
Fruits! I like I dont like... Anida Ago
 
12 keqpercaktime te zakonshme rreth Sindromes Down
12 keqpercaktime te zakonshme rreth Sindromes Down12 keqpercaktime te zakonshme rreth Sindromes Down
12 keqpercaktime te zakonshme rreth Sindromes DownAnida Ago
 
Terapia dhe psikologu online
Terapia dhe psikologu onlineTerapia dhe psikologu online
Terapia dhe psikologu onlineAnida Ago
 
Crregullimi i panikut
Crregullimi i panikutCrregullimi i panikut
Crregullimi i panikutAnida Ago
 
I go to preschool
I go to preschoolI go to preschool
I go to preschoolAnida Ago
 
Friendship for children
Friendship for childrenFriendship for children
Friendship for childrenAnida Ago
 
Shëndeti dhe stresi në punë
Shëndeti dhe stresi në punëShëndeti dhe stresi në punë
Shëndeti dhe stresi në punëAnida Ago
 
Teoria e inteligjencave të shumëfishta
Teoria e inteligjencave të shumëfishtaTeoria e inteligjencave të shumëfishta
Teoria e inteligjencave të shumëfishtaAnida Ago
 
Albanian flag
Albanian flagAlbanian flag
Albanian flagAnida Ago
 
Albanian fairytales (Perralla shqiptare)
Albanian fairytales (Perralla shqiptare)Albanian fairytales (Perralla shqiptare)
Albanian fairytales (Perralla shqiptare)Anida Ago
 
BULLY, presentation for preeschooler kids.
BULLY, presentation for preeschooler kids.BULLY, presentation for preeschooler kids.
BULLY, presentation for preeschooler kids.Anida Ago
 

More from Anida Ago (20)

Present perfect simple vs continuous.docx
Present perfect simple vs continuous.docxPresent perfect simple vs continuous.docx
Present perfect simple vs continuous.docx
 
A lenda da Rozafa.pptx
A lenda da Rozafa.pptxA lenda da Rozafa.pptx
A lenda da Rozafa.pptx
 
fruit-game-fun-activities-games-games_143642.pptx
fruit-game-fun-activities-games-games_143642.pptxfruit-game-fun-activities-games-games_143642.pptx
fruit-game-fun-activities-games-games_143642.pptx
 
A lenda do dragao.ppt
A lenda do dragao.pptA lenda do dragao.ppt
A lenda do dragao.ppt
 
Town
TownTown
Town
 
Fruits! I like I dont like...
Fruits! I like I dont like... Fruits! I like I dont like...
Fruits! I like I dont like...
 
12 keqpercaktime te zakonshme rreth Sindromes Down
12 keqpercaktime te zakonshme rreth Sindromes Down12 keqpercaktime te zakonshme rreth Sindromes Down
12 keqpercaktime te zakonshme rreth Sindromes Down
 
Terapia dhe psikologu online
Terapia dhe psikologu onlineTerapia dhe psikologu online
Terapia dhe psikologu online
 
Crregullimi i panikut
Crregullimi i panikutCrregullimi i panikut
Crregullimi i panikut
 
Racism
RacismRacism
Racism
 
I go to preschool
I go to preschoolI go to preschool
I go to preschool
 
Friendship for children
Friendship for childrenFriendship for children
Friendship for children
 
Lidershipi
LidershipiLidershipi
Lidershipi
 
Shëndeti dhe stresi në punë
Shëndeti dhe stresi në punëShëndeti dhe stresi në punë
Shëndeti dhe stresi në punë
 
Teoria e inteligjencave të shumëfishta
Teoria e inteligjencave të shumëfishtaTeoria e inteligjencave të shumëfishta
Teoria e inteligjencave të shumëfishta
 
Vetevrasja
VetevrasjaVetevrasja
Vetevrasja
 
Albanian flag
Albanian flagAlbanian flag
Albanian flag
 
Albanian fairytales (Perralla shqiptare)
Albanian fairytales (Perralla shqiptare)Albanian fairytales (Perralla shqiptare)
Albanian fairytales (Perralla shqiptare)
 
Albania,
Albania,Albania,
Albania,
 
BULLY, presentation for preeschooler kids.
BULLY, presentation for preeschooler kids.BULLY, presentation for preeschooler kids.
BULLY, presentation for preeschooler kids.
 

Menorrhagjia

  • 1. Menorrhagjia Kohezgjatja apo sasia e tepert e ciklit menstrual, në intervale pak a shumë të rregullta. Menorrhagjia është përcaktuar si sasi ose kohëzgjatje e tepërt, e rrjedhjes menstruale, në intervale pak a shume të rregullta. Menorrhagjia karakterizohet nga menstruacione jashtëzakonisht të rënda apo edhe rrjedhje te zgjatur menstruale. Sasia mesatare e humbjes së gjakut gjatë një periudhe normale menstruale është 40 deri ne 50 ml. Ne menorrhagji, një grua mund të humbasë 80 ml gjak ose edhe më shumë. Rrallë kjo gje nënkupton një çrregullim serioz. Menorrhagjia dallohet por edhe mund të përputhet me:  Metrorrhagjia (fluks i crregullt ose i shpeshte, jo ciklik),  Menometroragjia (rrjedhje e shpeshte, me teprice, ose e parregullt; menorrhagjia + metrorrhagjia),  Polimenorrhea (rrjedhje të shpeshta , cikel 21 ditësh ose më pak ),  Gjakderdhje intermenstruale (gjakderdhje mes menstruacionesh të rregullta), dhe gjakderdhje te mitrës jofunksionale - DUB (gjakderdhje jo normale endometriale me shkaqe hormonale dhe te lidhura me mosovulacionin. Dallon por edhe mund te perputhet me:  Metrorrhagjia (fluksi i crregullt ose i shpeshte, jo ciklik),  Menometroragjia (rrjedhje e shpeshte, e tepruar, ose e parregullt; menorrhagjia + metrorrhagjia),  Polimenorrhea ( rrjedhje të shpeshta , cikel 21 ditësh ose më pak ),  Gjakderdhje intermenstruale (gjakderdhje mes menstruacionesh të rregullta), dhe gjakderdhje te mitrës jofunksionale - DUB (gjakderdhje jo normale endometriale me shkaqe hormonale dhe lidhur me mos-ovulacionin). Sistemi/ sistemet e prekura : riprodhues Frekuenca / Prevalenca në SHBA: gjakrrjedhja jonormale eshte e zakonshme; Prevalenca varion ne baze te përkufizimit (carcinoma( tumor) endometriale: rreth 40.000 raste të reja në vit). Mosha mbizotëruese (Predominanca):  Nga menarche (fillimi i menstruacioneve) deri ne menopauzë; ne rreth 50% te rasteve, ndodh pas moshes 40 vjeç  Gjakderdhja jofunksionale është mjaft e zakonshme në adoleshencë dhe afër menopauzes Gjinia mbizotëruese : ndodh vetëm te femrat
  • 2. Menorrhagjia - mezenterike  Menorrhagjia (primare) 626,2  Menorrhagjia kulmore 627,0  Menorrhagjia menopausale627,0  Menorrhagjia postkulmore 627,1  Menorrhagjia postmenopauzale 627,1  Menorrhagjia prekulmore 627,0  Menorrhagjia premenopausale 627,0  Menorrhagjia puberteti (menstruacione te mbledhura ose te ruajtura) 626,3 Shenjat dhe simptomat Rrjedhja menstruale "E tepërt" e përkufizuar subjektivisht, varion ne masë të madhe nga nje grua te tjetra (rrjedha mesatare normale menstruale është rreth 30-40 ml për cikël)  Karakteristika të dobishme historike përfshijnë:  Gjakderdhje ne mënyrë thelbësore me e rënde se rrjedhja e zakonshme e pacientes  Gjakderdhje që zgjat më shumë se 7 ditë  Rrjedhje te lidhura me copeza mpiksje të konsiderueshme  Anemia  Simptomat ne vijim kane tendencen te sugjerojne qe ciklet jane ovuluese:  Interval i rregullt menstrual  Dhimbje në mes të ciklit (mittelschmerz)  dismenorrea  Simptomat premenstruale - dhimbje e gjoksit, luhatjet ne humor, etj. Dhimbja abdominale apo ngërçi në kohë të tjera të ciklit mund të jetë i lidhur me shkaqe te tjera strukturore si:  miomat  polipset  tumoret ovariane  Hirsutizmi apo aknet  Mund të shoqërojnë sindromin policistik ovarian
  • 3. Shkaqet: Menorrhagjia mund të shkaktohet nga një sërë faktoresh. Këto faktore përfshijnë: çekuilibër të hormoneve (estrogjenit dhe progesteronit), Fibroidet (tumoret beninje te mitrës), infeksionet pelvike, çrregullimet endometriale, pajisje intrauterine, Hipotiroidizmi, Shtatzënia, kisti Ovarian (tumoret) si edhe plot shkaqe të tjera hormonale.  Hipotiroidizmi  Përhapja Endometriale / teprica / hiperplazia: o Mos-ovulacioni, oligo-ovulacioni o Sëmundje policistike ovariane (PCOD) o Tumor Ovarian o Obeziteti o Terapia hormonale (estrogjeni)  Atrofi Endometriale: o Postmenopauzë o Progjestin i zgjatur ose administrimi i kontraceptiveve oral  Faktorët lokal: o Polipset endometriale o Neoplazia endometriale o Adenomioza / Endometrioza o Mioma e mitrës (fibroidet) o Pajisje intrauterine (IUD) o Sarkoma e mitrës  Çrregullime të koagulimit: o Trombocitopenia, çrregullime te trombociteve o Sëmundja von Willebrand o Leukemia o Gëlltitje të aspirinave ose antikoagulante o Mos-funksionimi i veshkave / dializa Faktoret e rrezikut o Obeziteti o Administrimi i estrogjenit (pa progestin) o Trajtimi paraprak me agjentë progjestativ apo me ane te kontraceptivëve oral, rrit rrezikun e atrofise endometriale, por zvogëlon rrezikun e hiperplazisë endometriale ose neoplazisë Diagnoza diferenciale
  • 4. o Komplikime të shtatzënisë: o Abort i kërcënuar o Aborti i paplotë o Shtatzënia jashtë mitrës  Gjakderdhje jo uterine o Ektropion cervikal / erozioni o Neoplazia e qafës / polip o Trauma e qafës ose vaginale o Kondilomata o Atrofik vaginitis o Trupa te huaj  Sëmundje inflamatore e pelvikut (PID): o Endometritis o Tuberkulozi Laboratori  Testi i shtatzënisë  CBC për të vlerësuar peshën e gjakut te humbur, me përjashtim te trombocitopenise dhe leuçemise.  Në raste të përzgjedhura: o TSH – e ngritur në hipotiroidizem, o Numërimin e trombociteve, kohezgjatja e gjakderdhjes, kohezgjatja e prothrombines (PT), kohezgjatja e pjesshme e thromboplastines (PTT) për ekranin e koagulimit o Kreatinina, BUN o Serumi i progesteronit - 5-20 ng / mL (15,9-63,6 nmol / L) në fazën Luteale, <1 ng / mL (<3.18 nmol / L) në fazën folikulare ose ciklin joovulator.  Droga që mund të ndryshojnë rezultatet laboratorike:  progestina e përdorur para biopsisë endometriale mund të shkaktojë decidualizim dhe të errësojë diagnozën e vërtetë.  Gjetjet patologjike Variojne ne baze te llojit te shkakut: shih Shkaqet ne paragrafin me lart
  • 5.
  • 6. Testet veçanta Biopsia endometriale zbulon hiperplazine , displazine , ose atrofine . Nëse bëhet para menstruacioneve të pritshme , mund të ndihmojë për te bërë diagnozën e mosovulacionit apo te fazes luteale problematike. Imazhet  Ultrasonografia për të vlerësuar masat adneksale ose fibroidet të dyshuara nga ekzaminimet e legenit  Ultrasonografia Transvaginale për të matur trashësinë e endometriumit mund të ndihmojë të dallojë gjakderdhjen për shkak të atrofise nga gjakderdhja për shkak të hiperplazisë,  Tomografia e kompjuterizuar përdoret në hetimin e masave potenciale malinje të legenit Procedurat diagnostike  Egzaminimi i legenit dhe i zorrës së trashë  Pap testi  Biopsia endometriale  Histeroskopi Trajtimi Kujdesi i përshtatshëm shëndetësor  Shumica e rasteve mund të menaxhohen si pacientë jashtëspitalorë, në zyrë ose në emergjence  Shtrimi në spital për gjakderdhje të shoqërohet me hipotension orthostatik apo hematokrit <25% MASA TË PËRGJITHSHME  Te kontrollohen komplikime të shtatzënisë dhe gjakderdhjet jouterine  Trajtoni gjakderdhjen akute të rrezikshme për jetën : o Estrogjeni intravenoz o Histerektomi në rastin ekstrem o Curettage nese eshte e nevojshme  Të vazhdohet për të identifikuar shkakun e gjakderdhjes dhe trajtimin për të parandaluar përsëritjen e saj.
  • 7. o Terapia hormonale o Dilatacion (Zgjerimi) dhe curettage për rastet reaguese hormonale o Konsideroni ablacionin (largimin) endometrial ose histerektomine në rastet e vazhdueshme kur fertiliteti nuk është i dëshiruar o Trajtim specifik për neoplazinë, polipset, sëmundjet sistemike, etj o Pacientët të cilët dëshirojnë fertilitetin mund të kenë nevojë për trajtim të përshtatshëm mbi mos-ovulimin, Endometriozen , miomaten , etj Aktiviteti Si tolerohet. pushimi me këmbët e ngritura mund jetë i dobishem. Dieta Plotësimi i nevojes per hekur mund të ndihmojë të korigjoje rritjen e humbjes se gjakut Arsimimi i pacientit Informacion në lidhje me efektet anësore të medikamenteve Mjekimet Drogat qe mund perdoren  Për kontrollin akut te gjakderdhjeve të rënda:  Estrogjeni i konjuguar (Premarin) 25 mg IV çdo 4 orë deri ne 6 doza deri sa gjakderdhja te zbehet  Për gjakderdhje më të butë ose pas kontrollit të gjakderdhjes akute:  Acetat medroksiprogesteron (Provera) 10-30 mg në ditë për 5-10 ditë  Çdo kombinim i kontraceptivëve oral, (zakonisht nje prej "dozave te larta" te kontraceptivëve oral) një tabletë 4 herë në ditë për 5-7 ditë.  Për të parandaluar gjakderdhjen e rëndë në ciklet vijuese:  Acetat medroksiprogesteroni, 10-20 mg në ditë për 10 ditë në muaj  Doza e zakonshme ciklike e kombinimit te një kontraceptivi oral  Për atrofi endometriale te gruaja ne fazen postmenopausale:  Terapia e zëvendësimit të estrogjenit + progesteronit Kundërindikacionet:  Estrogjeni, kontraceptivët oral, ose progjestinet: o Shtatzënia o Kanceri i gjirit orendometrial
  • 8. o Sëmundje tromboembolike, e kaluar ose e pranishme o Mos funksionim i mëlçisë Masat paraprake: o Përzierjet dhe të vjellat janë të zakonshme nga estrogjeni IV; antiemetiket jane ndihmues. o Estrogjeni mund të përshpejtoje ndërprerjen akute Ndërveprime të rëndësishme të mundshme: Referojuni profilit të prodhuesit të çdo droge Droga alternative  Frenuesit jo-steroidal sintetizues te prostaglandinës (naproksen, acid Mefenamic, ibuprofen, dhe të tjerët) mund të reduktojnë humbjen e gjakut me ane te cikleve të ovulimit dhe te zvogëlojnë dismenorrhean.  Acetat noretindrone (Aygestin) 2,5-10 mg në ditë për 10 ditë në muaj, gjatë gjysmës së dytë të ciklit menstrual të supozuar  Danazol dhe GnRH, agonistët janë gjithashtu terapi efektive, por ka më shumë të ngjarë të kenë efekte të padëshirueshme anësore.  Acetate megestroli (Megace) 40 mg në ditë për 10 ditë në muaj (kujdes kërkohet për te parandaluar përparimin e karcinomës endometriale)  Acetate Megestroli (Megace) 40 mg në ditë vazhdimisht për të trajtuar hiperplasine atipike. Monitorimi i pacientit  Ndryshon në varesi me shkakun e gjakderdhjes  Trajtimi mjekësor i endometriumit hiperplastik / displastike duhet të pasohet me biopsi të përsëritur për të konfirmuar se struktura histologjike është kthyer në normale.  Parandalimi  Pap testi dhe ekzaminimi I pelvikut çdo vit  Komplikimet e mundshme  Anemia  Pritshmeria / Prognoza  Ndryshon ne varesi me shkakun e gjakrrjedhjes  Shumica e pacientëve me shkaqe hormonale do ti përgjigjen manipulimit hormonal.  Kushtet e shoqëruara
  • 9.  Metrorrhagjia; menometroragjia; çrregullime androgjene  Faktorët që kanë lidhje me moshen  Pediatrike: gjakderdhja gjenitale para pubertetit mund të rezultojë nga trauma, organet e huaja, infeksione vaginale, ose administrimi ekzogjen i hormoneve  Geriatrike: Atrofia gjenitale mund të predispozojë në gjakderdhje me trauma minimale. Neoplazma e vezores ose endometriumi duhet të përjashtohet.  Gjakderdhje jo normale te mitrës Midis menarche (fillimit te menstruacioneve) dhe menopauzes (mbarimit te menstruacioneve) , pothuajse çdo grua përjeton një ose më shumë episode të gjakderdhjes jo normale te mitres, ne kete kontekst eshte përcaktuar si çdo model gjakderdhje , që ndryshon në frekuencë , kohëzgjatje, ose ne sasi te vërejtur gjatë ciklit anormal menstrual. Te gratë normale(me cikel menstrual normal) ,cikli zgjat mesatarisht 28 ± 3 ditë, kohëzgjatja mesatare e fluksit menstrual është 4 ± 2 ditë , dhe humbja mesatare e gjakut është 35 deri në 80 ml . Një shumëllojshmëri e termave përshkrues (si menorrhagia, metrorrhagia dhe menometroragia ) janë përdorur për të karakterizuar modelet jonormale te gjakderdhjes se mitrës . Një qasje më e logjikshme është që të ndahet gjakderdhja jonormale e mitrës në modelet e lidhura me ciklet e ovulimit dhe ne ato që lidhen me ciklet e mosovulimit . Ciklet e ovulimit Gjakderdhja menstruale normale me ciklet e ovulimit është spontane, e rregullt, ciklike, e parashikueshme dhe shpesh është e lidhur me shqetesime, jorehati, siklet ( dysmenorrhea ). Devijimet nga ky model, që lidhen me cikle që janë ende të rregullt dhe të parashikueshme, shpesh ndodhin për shkak të sëmundjeve organike të traktit rrjedhes. Për shembull, episode të rregullta por të zgjatura dhe të tepërta te gjakderdhjes , mund të rezultojnë per shkak te anomalive te mitrës, si leiomiomas, submukusi, adenomioza, apo polipset endometriale. Menstruacionet e parashikueshme, të rregullta dhe ciklike karakterizohen nga nje gjakderdhje e lehte e quajtur hypomenorrhea dhe ndodh për shkak të pengesave qe hasen ne traktin rrjedhes ose nga dhëmbëzat në qafën e mitrës. Gjakderdhja intermenstruale ndërmjet episodeve të rregullta, menstruacioneve ovuluese, shpesh ndodh edhe për shkak të lezioneve (demtimeve) te qafës së mitrës ose lezioneve endometriale. Një përjashtim per lidhjen mes sëmundjes organike dhe gjakderdhjes jonormale te mitrës, është kur dukuria e menstruacioneve të rregullta, ndodh më shpesh se 21 ditë (polymenorrhea). Cikle të tilla mund të jetë një variant normal.
  • 10. Ciklet jo ovuluese Gjakderdhja jofunksionale e mitrës i referohet gjakderdhjes që është e paparashikueshme në lidhje me sasinë, fillimin , kohëzgjatjen dhe zakonisht nuk shoqerohet me dhimbje. Ky çrregullim nuk ndodh për shkak të anomalive te mitrës, por për shkak te mos evolimit kronik dhe ndodh kur ka ndërprerje të sekuencës normale të fazave folikulare dhe luteale nën ndikimin e një gjëndre dominuese, qe quhet luteum corpus. Sic u diskutua me lart, gjakderdhja uterine ne ciklin ovulator, ndodh per shkak te terheqjes se progesteronit, dhe kerkon qe si fillim endometriumi te ngrihet me estrogjen (Kur grave ne postmenopauze u janë dhënë progesterone, tërheqja e gjakderdhjes zakonisht nuk ndodh). Gjakderdhja jofunksionale e mitrës mund të ndodhë te gratë që kanë një përçarje të përkohshme të modeleve sinkron hipotalam-hipofizë-ovarian , te nevojshme për ciklet e ovulimit, më shpesh në ekstremet e jetës riprodhuese, në fillimin e menstruacioneve të hershme dhe në periudhën perimenopauzale, por edhe pas nje stresi te përkohshem ose sëmundjeje. Gjakderdhja jofunksionale primare e mitrës mund të rezultojë nga tri çrregullime. 1. Tërheqja e gjakderdhjes me Estrogjen ndodh kur estrogjeni i është dhënë nje gruaje ne fazen postmenopausale dhe pastaj ndodh tërheqja. Ashtu si në llojet e tjera të gjakderdhjes jofunksionale të mitrës, kjo formë e gjakderdhjes menstruale zakonisht është pa dhimbje. 2. Thyerja e estrogjenit nepermjet gjakderdhjes ndodh kur ekziston nje stimulim estrogjeni i vazhdueshëm, i endometriumit pa ndërprerje nga sekretimet ciklike te progesteronit dhe tërheqjes. Ky është lloji më i zakonshëm i gjakderdhjes jofunksionale të mitrës dhe ndodh zakonisht për shkak të mosovulimit, i shoqeruar me prodhimin kronik dhe aciklik të estrogjenit, si psh në gratë me PCOS. Gra të tilla mund të kenë historik menstruacionesh të parregullta, dhe të paparashikueshme; oligomenorrhea; ose amenorrhea (shih më poshtë). 3. Thyerja e progesteronit nëpërmjet gjakderdhjes ndodh në praninë e shkallës jonormale të lartë të progesteronit ndaj estrogjenit, respektivisht, në femrat qe përdorin ne menyre te vazhdueshme kontraceptivët oral ne dozë te ulët. Qasja te një paciente me gjakderdhje jofunksionale të mitrës, fillon me një histori të kujdesshme të modeleve menstruale dhe nje terapi hormonale paraprake. Meqenese jo të gjitha gjakderdhjet e traktit urogjenital vijne nga mitra, duhet të përjashtohen nga ekzaminimi fizik burimet rektale ( zorrës së trashë), te fshikëzes, dhe ato vaginale apo qafës së mitrës. Nëse gjakderdhja vjen nga mitra (uterusi), duhet të përjashtohet mundesia per ekzistencen e nje çrregullimi lidhur me shtatzënine, i tille si aborti i shtatzënisë ektopike.
  • 11. Trajtimi Pasi behet percaktimi i diagnozes se gjakderdhjes jofunksionale te mitres, ndodh nje qasje racionale mbi menaxhimin si ne vijim: Gjatë episodit të parë të gjakderdhjes jofunksionale është e arsyeshme qe të vëzhgohet pacienti pa ndërhyrje, gjithnje ne rast se nese gjakderdhja nuk është me shumicë apo e rende. Nëse gjakderdhja është mesatarisht e rëndë, kontrolli mund të arrihet me dozë relativisht të lartë të estrogjenit kontraceptiv oral për 3 javë. Në mënyrë alternative, është gjithashtu efektive perdorimi I një regjimmi prej tre ose katër pilulave ne dozë te ulët kontraceptivesh oral në ditë ,për 1 javë rresht , pasuar me vone nga doza te zakonshme deri në 3 javë,. Nëse gjakderdhja e mitrës është më e rëndë, shtrimi në spital, regjimi ne shtrat, dhe injeksionet intramuskulare , valerat e estradiolit (10 mg) dhe hidroksiprogesteronit (500 mg) ose estrogjenet e konjuguara intravenoze apo intramuskulare (25 mg), zakonisht kontrollojne gjakderdhjen ne mase. Pas trajtimit fillestar, duhet të implementohet zëvendësimi i hekurit, dhe rishfaqja mund të parandalohet me ane te kontraceptivëve oral ciklike për 2 deri në 3 muaj (ose më shumë në qoftë se shtatzënia nuk është e dëshiruar). Përndryshe, menstruacionet mund të nxiten çdo 2 deri në 3 muaj me acetat medroksiprogesteroni, 10 mg të marra me ane te gojës një herë ose dy herë në ditë për 10 ditë me rradhe. Nëse terapia e hormoneve nuk arrin të kontrollojë gjakderdhjen e mitrës, mund të jetë e nevojshme një biopsi endometriale, histeroskopi për diagnostifikimin dhe terapine. Me të vërtetë, marrja e kampjoneve (mostrave) ne miter duhet të kryhet para terapise hormonale në gratë qe rrezikojne kancer forendometrial (p.sh., në gratë që janë afer moshës se menopauzës, ose të cilat janë masivisht obeze); kanceri endometrial rralle shfaqet te gratë ovulatore të moshës riprodhuese.