• Kanceri i qafes se mitres eshte nje tumor qe formohet ne
qafen e mitres. . Ndodh kur qelizat e qafes se mitres
fillojne te rriten ne menyre jo normale dhe te
pakontrolluar
• Nga momenti i shfaqjes se qelizave jo normale ne qafen
e mitres deri ne shfaqjen e plote te kancerit ne qafen e
mitres duhen shume vjet, rreth 10 vjet deri ne 20 vjet.
Fatmiresisht koha e gjate e zhvillimit te ketij kanceri i jep
mundesi cdo femre ta kapi ne kohe ate, nese kontrollohet
rregullisht.
• Shkaktari kryesor i kancerit te qafes se
mitres eshte Virusi i papilomes njerezore ose HPV. HPV
eshte nje virus qe mbetet i fshehur ne organizem pa
dhene asnje shenje semundje. HPV perhapet nepermjet
kontakteve seksuale.
Faktorë të ndryshëm shtojnë rrezikun për
kancerin në mitër. Këtu do të hynin:
1. Me aktivitet seksual mbi një vit nga kontakti i
parë, pa marrë vlerësimin e analizës së Pap-testit.
2. Me moshë nën 18 vjeç, që kanë kryer marrëdhënie
seksuale,
3. Me partnerë të shumtë seksual, ose me partner të
cilët kanë patur shumë partnere seksuale,
4. Me prani të infeksionit HPV, ose me infeksione
seksualisht të transmetueshme përfshi HIV/AIDS,
5. Me nënë, motër apo gjyshe që kanë patur kancer të
qafës së mitrës.
6. Që pijnë duhan.
7. Me shtatzëni të shumta.
8. Me imunitet të ulët.
• Shkaktari kryesor i kancerit të qafës së
mitrës, është virusi human papiloma (HPV). Në
fakt, janë konstatuar mbi 100 tipe të këtij virusi
por, vetëm disa prej tyre klasifikohen si shkaktar
me rrezik të lartë për kancer të qafës së mitrës.
• HPV-ja përhapet nëpërmjet kontakteve seksuale
dhe transmetimi jo seksual është i rrallë. Në
organizmin e infektuar, virusi mund të mbetet i
fshehur për vite pa dhënë asnjë shenjë.
Infeksioni nga HPV-ja, është më i zakonshëm në
grup moshat e reja të cilat janë seksualisht aktive
dhe rreziku rritet me shtimin e numrit të
partnerëve seksual.
Pap-testi ose testi i Papanikolaut, konsiston në marrjen e materialit
qelizor në disa pika të qafës së mitrës (colum uteri). Eshtë një
veprim që realizohet me një teknikë të thjeshtë, pa dhimbje dhe pa
efekte anësore. Shumë pak i bezdishëm, për shkak të përdorimit të
spekulumit. Materiali qelizor i marrë në qafën e mitrës, shtrihet në
fletë xhami (lama) dhe shikohet në mikroskop në një laborator të
specializuar.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rekomandohet:
• Të gjitha femrat e moshave nga 21 deri në 65 vjeç, duhet të kryejnë
Pap-testin.
Femrat e moshave 21 deri në 49 vjeç, duhet të kryejnë Pap-testin
çdo vit. Nëse 3 Pap-teste rrjesht dalin normal, atëherë vazhdohet
kryerja e Pap-testeve çdo 3 vjet.
• Femrat e moshave 50 deri në 64 vjeç, duhet të kryejnë Pap-testin
çdo 3 deri në 5 vjet.
Në moshën 65 vjeç, nuk ka nevojë të vazhdohet me kryerjen e Paptestit nëse ai është kryer rregullisht nga mosha 50 vjeç dhe ka dalë
me rezultate normale/indeksonline.
Simptomat:
Fillimisht gruaja nuk ka shenja të sëmundjes, sepse ky kancer lind
dhe zhvillohet në heshtje për vite me radhë (6-7 vjet). Kur kanceri
fillon të veprojë, si shenja dominante mund të jenë :
•
•
•
•
•
Gjakderdhje nga vagina ne mes te dy cikleve menstruale
Gjakrrjedhje ose dhimbje gjate marredhenieve seksuale
Gjakderdhje ne menopauze
Dhimbje ne pjesen e poshtme te stomakut
Sekret vaginal i shumte dhe me ere te rende i cili mund te kete dhe
njolla gjaku
• Dobesim i organizmit