Kanceri,llojet e tij dhe ndergjegjesimi publik
Kanceri i gjirit
Shoqata amerikane për luftën kundër kancerit ka zbuluar që në këtë vit janë të regjistruara
226.870 raste të kancerit invaziv të gjirit.dhe 63.300 raste të fazës së re të këtij kanceri. Tek
meshkujt 2.190 gjithashtu janë diagnostifikuar me këtë sëmundje. Kanceri i gjirit pas melanomit
është lloji më i përhapur tek femrat amerikane.
Parandalime: Femrat e moshës nga 40 vjet e siper duhet që çdo vit të bëjnë mamografi të
gjirit. Më të rejat duhet të shkojnë në kontroll të gjirit së paku 1 herë në tre vjet. Femrat të cilat
janë më të prirura për këtë sëmundje për shkak të historisë familjare, duhet të lajmërojnë
mjekun për anëtarët e familjes të cilët kanë pasur këtë sëmundje, në mënyrë që ai kontrrollin ta
bëjë në përputhshmëri me grupin e tyre.
Simptomat: gungat apo rritjet në gji, nën sqetulla apo afër krahut janë shenja per cilat duhet
menjëherë të reagohet. Duhet te lajmerohet menjehere mjeku edhe nëse vërehen ndryshime
te tjera, si dhimbje, hapsira, rrjedhje nga gjiri, skuqje të majave apo zmadhim të tyre.
Kanceri i qafës së mitrës
12.170 femra në Amerikë janë prekur nga kjo sëmundje gjatë këtij viti. Edhe pse nga kjo
sëmundje më së shpeshti sëmuren gratë më të reja se 50 vjeçe, nga ky lloj i kancerit nuk janë të
mbrojtura asnjë grup i femrave.
Parandalime: Në moshën 21 vjeçare duhet bere nje lloj testi I quajtur PAP test, i cili duhet të
përsëritet së paku çdo tre vjet. Tridhjetëvjeçaret krahas këtij testi duhet te bëjnë edhe HPV
testin, çdo pesë vjet deri në mosën 65 vjeçare.
Simptomat: Gjakderdhje të madhe vaginale pas marredhenieve seksuale ose menopauzës,
gjakderdhje në kohë të pauzës së ciklit ose dhimbje gjatë marëdhënieve seksuale.
Kanceri i mitrës
Të dhënat e Shoqatës amerikane kundër luftës së kancerit tregojnë që nga ky lloj i kancerit janë
sëmurë 47.130 femra gjatë vitit 2012.
Parandalime: Nuk ekziston ndonjë mënyrë e veçantë për ta zbuluar kancerin në mitër, por
vëmendje të veçantë duhet të kenë fëmrat që nuk kanë lindur, që kanë presion të lartë të
gjakut dhe diabet. Nëse vërehet gjakderdhje pas menopauzës, duhet menjëherë te paraqitet
tek mjeku.
Simptomat: dhimbje në eshtrat e legenit, dhimbje gjatë marredhenieve seksuale dhe humbje e
baraspeshës pa asnjë arsye konkrete.
Kanceri i vezoreve
22.280 femra, ndër të cilat numri më i madh janë ato që kanë hyrë në menopauzë, janë sëmurë
nga kanceri në vezore që nga janari i vitit të kaluar.
Simptomat: Simptomat shumë shpesh janë subtile, dhimbje e komblikut, urinimi i shpeshtë. Që
do të thotë se këto sëmundje përzihen me tjera.
Melanoma (kanceri i lëkurës)
Nga tumori malinj me pigmente qelizash në këtë vit janë sëmurë 76.250 njerëz në SHBA. Ky
kancer është më i shpeshte tek njerëzit më të rinj se tridhjetë vjeç e sidomos në kohët e fundit
është përhapur shumë dhe numri i të sëmurëve nga ky lloj i kancerit po rritet shumë.
Parandalime: Një herë në muaj mund te behet kontroll I detajuar I lekures per te verejtur
ndryshimet e mundshme.Vëmendje të veçantë duhet t’i kushtojnë personat e bardhë apo ata
me flokë të kuqe, me sy të kaltra apo jeshile dhe ata digjen në diell shume shpejt.
Simptomat: dhimbje, ndryshime në madhësi dhe ngjyrë të nishaneve, që tek femrat më shumë
shpeshtohen në këmbë, vithe dhe krahë.
Kanceri i prostatës
Shoqëria amerikane e urologëve thonë që kjo sëmundje më së shumti i kap meshkujt. Në vititn
2012 nga kjo janë sëmurë 241.740 persona meshkuj.
Parandalime: meshkujt e moshës nga 50 vjeç dhe më shumë duhet të bëjnë këto teste PSA,
testin e gjakut dhe DRE, kontrollim dixhital. Ata që e kanë të trashëguar duhet te kontrollojne
gjendjen e prostatës edhe para moshës 40 vjeçare.
Simptomat: problem me ereksion , gjak në urinë, ligështi në këmbë dhe thembra, urinim i
dhimbshëm dhe urinim i pakontrolluar.
Kanceri në testikuj
Instituti kombëtar Amerikan për sëmundjet kancerogjene ka ardhur në përfundim që në vitin e
kaluar nga kjo sëmundje janë prekur 8.590 meshkuj. Më së shpeshti lajmërohet tek meshkujt
më të rinj nga 20 deri në 35 vjeç.
Parandalime: Gjatë vizitave të rregullta mund të vërehet ndryshimi I mundshem i testikujve.
Simptomat: nyje apo ndryshim në madhësinë e testikujve apo edhe ndjenjë e rëndimit në to.
Leuçemia
Parandalime: sëmundja mund të vërehet me testimin e rregullt të gjakut.
Simptomat: dhimbje në eshtra, humbje kilogramësh, gjakderdhje e çuditshme, ndjenjë
lodhjeje, temperature dhe ethe gjatë natës, dhimje në stomak.
Kanceri në lukth
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë këtij viti janë prekur 21.320 njerëz. Rezikun më të
madh e kanë personat e moshës 65 vjeçare, dhe më shpesh sëmuren meshkujt sesa femrat nga
kjo sëmundje.
Parandalime: nuk ekziston ndonjë test i posacëm që zbulon kancerin në lukth. Endoskopia
mund të tregojë gjendjen e tij dhe ndryshimet patologjike. .
Simptomat: në fazë të hershme kanceri nuk tregon simptoma, më vonë vjen deri tek dhimbjet
në stomak, përtypje më e vështërsuar, humbje peshe, vjellje, dhe ndjenjë rëndese në stomak
edhe kur është jo shumë i ngarkuar.
Kanceri në mushëri
Nga ky lloj i kancerit janë sëmurë 226.160 njerëz. Kanceri i mushkërive është shkaktari kryesor i
vdekjeve të të dy gjinive në Amerikë.
Parandalime duhanpirësit akive, nga mosha 55 deri në 74 vjeçe duhet të bëjne CT incizimin e
mushkërive e cila do të tregoje nese ka ndonjë ndryshim ne mushkeri.
Simptomat: dhimbje në gjoks, zëri i shterrur, humbja e baraspeshës, frymëmarrja e rënduar,
djegia e mushkërive.
Kancer i zorrës së trashë dhe rektumit
Të dhënat për të prekurit me këtë sëmundje janë alarmante 103.170 njerëz në SHBA kanë
kancer të zorrës së trashë, derisa 40 290 njerëz vuajnë nga kanceri i rektumit. Kjo statistikë
është e vitit 2012. Numri më i madh I tyre është nga mosha 50 vjeçare e më shumë.
Parandalime: egzaminimi mund të bëhet tek pacientët që kanë rrezik më të madh të sëmuren
nga kjo sëmundje, si dhe tek të sëmurët që i kanë më shumë se 50 vjet. Më së shpeshti duhet të
bëhet kontrolli digorektal.
Simptomat: diarea, kapsllëku i cili zgjat më shumë se 5 ditë, gjak gjatë jashtëqitjes, jashtëqitja e
mbyllët dhe humbja e peshës.
Kanceri I trurit
22.910 njerëz në SHBA vuajnë nga kjo sëmundje.
Parandalime: incizimi i kokës me rezonancë magnetike
Simptomat: kokëdhëmbja, problem me baraspeshë, vjellje, temperaturë, ndryshime në sjellje,
problem me shikim dhe dëgjim, dhe gjakderdhje në tru.
Kancer i fshikëzës urinare
Nga kjo sëmundje janë të prekur 73.510 persona më së shpeshti nga mosha 55 vjecare. Më
shumë ka të sëmurë meshkuj.
Parandalime: Urologu bën citoskopine, me instrumete të cilat shkojnë përmes uretrës deri në
fëshikëz. Gjendjet e dyshimta dërgohen në analiza patologjike.
Simptomat: gjak në urinë, shpesh edhe urinim i dhimbshëm.
Kanceri i veshkave
Në këtë vit nga kjo sëmundje janë prekur 64.770 njerëz në Amerikë
Parandalime: nëse mjeku dyshon në kancer të veshkave, duhet të bëni urino kulturën,
ultrazërin incizimin, CT dhe MRI.
Simptomat: më të njohura janë gjakderdhje në urinë, ngjyrë e çuditshme e urinës (e mbyllët
apo më ndryshe se zakonisht) dhimbje e mërzitshme në pjesën e poshtme të shpinës nën
brinje.dhimbje barku, ndjenjë ligështie në këmbë dhe nyje, humbje peshe pa nevojë, lodhje.
Kanceri i mëlçisë
Statistikat tregojnë që kanceri në mëlçi ka prekur 28,720 njerëz mes të cilëve më shumë
meshkuj.
Parandalime: personat me hepatit kronik C dhe B dhe me një histori familjare të kësaj
sëmundjeje duhet të kontrollohen në ultra zë rregullisht.
Simptomat: urina e mbyllur, jashtëqitja e çelët, lëkura e verdhë dhe verdhina në sy, humbje
oreksi, vjellje, dhimbje në anën e djathë të stomakut, nyje në bark .
Kanceri i pankreasit
Tek 43.290 njerëz në Amerikë në vitin 2012 është diagnostifikuar kanceri i pankreasit. 90
përqind të të prekurve nga kjo sëmundje kanë qenë më të vjetër se 55 vjeç.
Parandalime: njerëzit me faktor trashëgues i nënshtrohen testeve gjenetike.
Simptomat: vjellja, urina me ngjyrë të mbyllët, jashtëqitja e çelët, ngjyrë e verdhë e lëkurës dhe
syve, dhimbje në bark.
Kanceri i ezofagut
Është shumë i përhapur, në të gjitha vendet e botës, por kryesisht në Kenia dhe Etiopi. Në
Evropë kohët e fundit ka pësuar një rritje për shkaqe që ende nuk dihen.
Kanceri i stomakut
Japonia shpesh mbahet si vendi me dietën më të shëndetshme në botë, por ka edhe përqindjen
më të lartë të kancerit të stomakut, kryesisht te meshkujt. Ndoshta shkaku është ushqimi
shumë i kripur. Gjithsesi, për të shmangur atë rekomandohen ushqime të freskëta dhe fruta e
perime.
Ndergjegjesimi publik
Ndergjegjesimi ndaj kancerit te gjirit ne vendin tone.
Për të pestin vit radhazi,ne 2013, gra e vajza, përfaqësuese të shoqërisë civile, politikanë dhe
diplomatë të huaj kanë apeluar njëzëri për parandalimin e sëmundjes së kancerit të gjirit, të gjithë
bashkë kanë marshuar përgjatë bulevardit të madh “Dëshmorët e Kombit” për të dhënë një mesazh,
kryerjen e kontrolleve dhe ekzaminimeve për diagnostikimin e kancerit të gjirit sa më herët.
Dhe kush më mirë se të mbijetuarat nga kanceri I gjirit mund ta përcillnin më mirë këtë mesazh për
të gjitha gratë e vajzat shqiptare.Fjalëve të tyre i është bashkuar dhe ambasadori i SHBA në Tiranë
Aleksandër Arvizu, i cili përvec këshillave për një jetë të shëndetshme i ka bërë thirrje për më shumë
kujdes të gjiha femrave që në historinë familjare kanë patur një rast të diagnostikuar me
tumor.Marshimi nisi nga sheshi Nënë Tereza për të vazhduar më tej në Bulevardin “Dëshmorët e
Kombit” drejt Galerisë Kombëtare të Arteve.I pranishëm në këtë aktivitet, Ambasadori amerikan,
Aleksandër Arvizu u shpreh se kanceri është një vrastar i heshtur por falë hulumtimeve shkencore, ne
dime më shumë për trajtimin, parandalimin dhe kurimin e tij.Përsa i përket parandalimit, Arvizu tha se
“ne dimë edhe se të pasurit e një jetë të shëndetshme jane përmes dietave, ushqimeve të ndryshme
sikurse dhe aktiviteteve, të gjitha këto mund të na ndihmojnë për ta parandaluar”.Ndërsa ministri i
shëndetësisë Ilir Beqaj ka deklaruar se prioritet i qeverisë është ulja e vdekshmërisë së kancerit në
vend dhe vecanërisht kancerit të gjirit.Cdo vit në vendin tonë diagnostikohen rreth 4 mijë raste me
tumor prej të cilëve 400-500 janë paciente të prekur nga kanceri i gjirit.Mjekët specialistë thonë se
pjesa më e amdhe e grave e vajzave diagnostikohen vonë cka bën që të ulen shanset për të shpëtuar
jetën nga vdekja.
Disa teori qe lidhen me zhvillimin e kancerit
Pijet e nxehta
Teoria: Avulli i pijeve të nxehta mund të dëmtojë fytin. Çaji i ngrohtë është i lidhur me rritje të
rrezikut të kancerit të ezofagut, sipas një studimi iranian, i publikuar në “British Medical
Journal”. Krahasuar me çajin e vakët apo më pak të nxehtë, sipas studimit, ai i nxehti fare rriste
ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga ky lloj tumori. Pirja e një gote çaji në më pak se dy minuta,
pasi është hequr nga zjarri lidhet me një shtim të rrezikut për t’u prekur nga kjo sëmundje në
krahasim me ata që e pinin rreth katër minuta pasi kishte zierë.
Mendimi i specialistit
“Në vende si Irani dhe Brazili, është si kulturë konsumimi i pijeje shumë të nxehta. Madje ata
përdornin edhe një lugë metalike për ta kaluar lëngun direkt në fyt. Kjo duket se shkakton
inflamacionin e ezofagut, që mund të çojë në zhvillimin e qelizave jonormale”, thotë profesor
Martin Wiseman, mjek dhe këshilltar në “World Cancer Research Fund”.
Mishi i pjekur
Teoria: Shumë njerëz besojnë se mënyra se si mishi gatuhet, mbi të gjitha djegia e tij me
barbekju, është rrezik për zhvillimin kancerit. Një studim norvegjez, i publikuar në fillim të këtij
muaji, thotë se doza të larta të një substance kimike, e cila gjendet te pjesët e djegura të mishit,
lidhet me rrezikun e lartë të kancerit në zorrën e trashë. Edhe studime të mëparshme
sugjeronin se te mishi i djegur gjenden substanca kancerogjene.
Mendimi i specialistit
“Kur bëhet fjalë për mënyrën e gatimit të mishit, prova nuk është shumë e besueshme”, thotë
Yinka Ebo, përgjegjëse për shëndetin publik në “Cancer Research” në Britaninë e Madhe. “Por
disa studime kanë treguar se të gatuash mishin në temperatura të larta që mund ta djegin,
mund të prodhojë kimikate që shkaktojnë kancer. Ndaj është ide e mirë të përdoren metoda
me temperatura të ulëta si për shembull ajo me zjarr të ngadaltë”.
Trauma fizike
Teoria ka lidhje me fjalët e nënave që thonë: “Kujdes mos e godit gjoksin se mund të zhvillohet
kancer më vonë”. Por a është e vërtetë? Një studim i bërë nga shkencëtarët e Universitetit të
Lancaster ka zbuluar se një truamë fizike mund t’i japë shtysë sëmundjes. Megjithatë ekspertët
argumentojnë se ekzistenca e një traume mund të bëjë që gjoksi të ekzaminohet gjithmonë,
duke e kapur më shpejt sëmundjen. “Disa njerëz besojnë se dëmtimet fizike mund të çojnë
drejt kancerit, por nuk ka prova të besueshme për këtë”, thotë Yinka Ebo. “Kanceri zakonisht
shkaktohet nga dëmtimi i gjeneve dhe kërkon kohë të gjatë për t’u zhvilluar, ndaj dëmtimet
shpesh tërheqin vëmendjen për tumoret që mund të jenë aty”.
Telefonat celularë
Teoria: Në fillim të këtij viti, OBSH pranoi se telefonat celularë mund të shkaktonin kancerin.
Rishikimi i provave tregoi se rritja e rrezikut të një lloj forme malinje të kancerit të trurit, mund
të lidhej me ekspozimin ndaj valëve, ndaj u sugjerua përdorimi i kufjeve apo mesazheve në
vend të telefonatave. Një studim i publikuar muajin e kaluar në “British Medical Journal
Website”, ngjalli debate për këtë gjetje. Në Danimarkë, ishin studiuar më shumë se 350 mijë
njerëz që i përdornin telefonat për më shumë se 18 vjet. Studiuesit arritën në përfundimin se
nuk ishin në rrezik për t’u prekur nga tumori në tru, krahasuar me të tjerët.
Mendimi i ekspertit
“Ka pasur publikime pa fund për ndonjë lidhje të mundshme mes telefonave celularë dhe
kancerit”, thotë profesor Karol Sikora. “Për shkak të mungesës së studimeve afatgjata, askush
nuk e di nëse ekziston rreziku, por edhe nëse po, është shumë i vogël. Telefonat celularë nisën
të përdoren në vitet ‘90 dhe ne duhej të shihnim sot më shumë raste të prekura nga tumori i
kokës, qafës dhe trurit. Gjithsesi ajo që është e sigurt lidhet me faktin se teknologjia dhe lloji i
rrezatimeve po ndryshon vazhdimisht”.
Kuriozitete
Fshati i mallkuar, çdo shtëpi me rast kanceri
Ekspertët e shëndetësisë në Gjermani kanë mbetur të shokuar nga zbulimi se në një fshat me 1
500 banorë, ka të paktën një të sëmurë me kancer në çdo shtëpi.
Rastet e tumoreve në 2011-n u rritën me 50%, jashtë çdo lloj proporcioni të përhapjes së
sëmundjes që i merr jetën tetë milionë personave çdo vit në shkallë botërore.
Kërkuesit e Universitetit të Lybekut, që hetuan fenomenin, të përhapur sidomos me tumore në
mushëri, gjoks, ezofag, mitër dhe stomak, nuk janë në gjendje të përcaktojnë një shkak.
Madje ata kanë përjashtuar edhe tre centralet e afërt bërthamorë dhe një fabrikë toksike
bojërash pranë, të fajësuara si shkaktare të sëmundjes nga banorët e Vevelsuethit, pasi
ekspertizat nuk treguan për prezencë të rëndësishme të lëndëve të dëmshme për shëndetin, në
zonat e ndodhura pranë.
Megjithatë, banorët nuk janë të bindur nga ekspertizat e para dhe i kanë bërë thirrje autoritetet
shëndetësore në Berlin që të urdhërojnë një tjetër testim të zonës për gjetjen e asaj që ata e
konsiderojnë si një “epidemi tumori”.