2. Pozita gjeografike
Amerika është emër për dy kontinente të Botes së Re.
Amerika përbehet nga tri pjesë që janë: Amerika e Veriut dhe Amerika e
Jugut, të cilët formojnë dy blloqe të medha në formë trekëndeshi, dhe
Amerika Qendrore,një rrip i ngushtë toke që i bashkon ato , si dhe ishuj
ne formë harku të detit të Karaibeve.
Në këndvështrim politik dhe kulturor, Amerika ndahet në dy pjesë: në
Ameriken Anglosaksone dhe Ameriken Latine.
Emri Amerikë vjen nga zbuluesi italian Ameriko Vespuci, i cili në
zbulimet e tij në Ameriken Jugore, vertetoi se kjo tokë nuk ishte India
Jugore, por një tokë e re dhe e panjohur deri atëher për evropianët.
Amerika shtrihet në gjatësi prej 16 000 km. Amerika ka një sipërfaqe
prej 42 milionë km2, dhe për nga siperfaqja është kontinenti i dytë në
botë pas Azisë.
Harta e Amerikës së
Veriut, Amerikës
Qendrore dh
Amerikës së Jugut
3. Krahasuar me Evropën, bregdeti i Amerikës është më pak i zhvilluar(i përthyer, i copëtuar). Mirpo shtrirja e
Amerikës mes Oqeanit Atlantik, Oqeanit Paqësor, Oqeanit të Ngritë të Veriut, ka bërë që vija bregdetare të
jetë e pasur me forma të shumta, si: ishuj, gadishuj, dete,gjire,dhe ngushtica,delta,estuare etj.
Ishujt më të mëdhenj janë: Groenlanda (ishulli më i madh në botë), Ishujt e arkipelagut të Artikut (Toka e
Bafinit dhe Viktoria).
Në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore më të njohur janë: Ishujt e Aleksandrit,Aleutine,Sharlotës,
Vankuver etj.
Gjiret më të mëdhenj janë Hadsoni dhe Shën Lorenc.
Gjiri i meksikes dhe deti i Karaibëve janë më të rëndesishme ne Amerikën e Mesme
Format më të njohura të bregdetit në këtë pjesë janë: Ishujt Trinidad në veri dhe Ishujt Folklend, Toka e
Zjarrtë ne jug, Ishujt e Kilit në perëndim.
Estuari më i madh është ai i La Platës. Ndërsa delta më e madhe është në grykëderdhjen e lumit Amazon.
Përthyeshmëria bregdetare
4. Relievi i Amerikës është i llojlojshëm dhe perfaqesohet me forma të shumta
morfologjike.
Në perëndim shtrihen Malet Shkëmbore, që në gjuhën spanjolle quhen Kordiliere, që
do të thotë vargmale
Në juglindje të kontinentit të Amerikës Veriore shtrihen malet e vjetra Apalashe, që
perbëjnë një sistem malor rreth 2 500 km të gjatë.
Masivet e këtyre kurirave i ndërpresin luginat e lumenjve.
Midis Maleve Shkëmbore dhe maleve Apalashe shtrihen disa ultësira. Më të njohura
janë: Mburoja Kanadeze, Ultësira Qendrore, Ultësira e Misisipit dhe Ultësirat
Bregdetare, që shtrihen nga Gjiri i Meksikës deri ne Nju-Jork.
Përgjat brigjeve perëndimore shtrihen malet Ande, të cilat për nga lartësia janë
masivi i dytë malor në Tokë pas Himalajeve.
Pika më e lartë është Akonkagua, e cila është një kupë e vullkaneve të dikurshme.
Forma të rëndësishme të relievit të Amerikës së Jugut janë: rrafshnalta e Guajanës, e
Brazilit, e Patagonisë, Ultësira e Amazonisë, e Orinokos, e La Platës
Akonkagua
Relievi