3. Polinezia franceze është një kolektivitet përtej detit
te Francës, përbëhet nga pesë arkipelagë të cilët
përbëjnë 118 ishuj, 67 prej tyre të banuar. Gjendet
në jug të oqeanit paqësor, rreth 6,000 kilometra në
lindje të Australisë.
10. *Klima është tropikale, e
ngrohtë dhe lagësht, por
ndryshon disi nga njëri
arkipelag në tjetrin. Stina e
lagësht (vera) zgjat nga
nëntori deri në prill. Në
Tahitin Qendror reshjet e
shiut bien në sasi të
mëdha, çdo vit regjistrohen
më tepër se 9 metra reshje
shiu
*
11. *Shumica dërrmuese
janë me origjinë
polineziane.Pjesa tjetër,
një pakicë, janë kinezë,
evropianë (francezë)
dhe amerikanë.
*
13. Në këta ishuj, pjesa më e madhe e nevojave për produkte ushqimore
plotësohet me anë të importit. Kurse në vend prodhohen banane, kasava,
arra kokosi, sallatë jeshile, papaja, ananas, taro, domate dhe shalqinj.
Ndërsa për mish përdoren peshqit, gocat e detit, karkalecat e detit, gjedhët,
dhitë dhe derrat.