SlideShare a Scribd company logo
1 of 15
Download to read offline
Diamant
faqe
1
DiamantREVISTA E FRYMËS DURRSAKE
MAJ 2015 / N˚I
GUIDA DURRËS
TENDENCA
Në çdo stinë, për çdo shije
Të dhurosh kohën
TRADITË
Thesari në fund të Adriatikut
FALAS
Diamant
faqe
2
faqe
3
Diamant
MAJ2015Numri01
“Ekzistojnë kaq shumë revista dhe
kryeredaktorë në treg, ndaj patjetër ti
duhet të jesh ndryshe”, kështu këshillon
ish-kryeredaktorja e Vogue në Francë,
Carine Roitfeld, një menaxhere e
suksesshme që portretizon modelin e
një gruaje absolute, shumë të aftë e
njëkohësisht shumë femërore, që arrin
gjithmonë të jetë e para. Dhe vërtet, të
ndërtosh diçka ndryshe, diçka të veçantë,
cilësore,antikedhemoderne,duhetqëmbi
të gjitha të jesh vetvetja, të duash vlerat
e tua dhe të habitatit tënd, Durrësit…
‘Diamant’ është titulli intrigues i
revistës më të re të Durrësit; revistës
më origjinale të tij. Ashtu siç prerja,
ngjyra, tejdukshmëria dhe karati
përcaktojnë vlerën e këtij guri të çmuar,
ashtu dhe kjo revistë do dallohet nga
ndarja me gazetarinë e raportimeve
të mërzitshme bardh e zi; ajo do
karakterizohet nga ngjyrat e gjalla të
reportazheve dhe intervistave, rubrikave
gjithëpërfshirëse dhe informuese; kjo
revistë do pasqyrojë vlerat arkitekturore
dhe arkeologjike, artistike dhe humane,
do ekspozojë çdo dimension të këtij
qyteti, duke i dhënë peshë çdo fjale,
fotoje, mendimi apo emocioni…
Revista Diamant është ngjizja e
eksperiencës me dëshirën, pasionit me
racionalen, kuriozitetit me maturinë,
për t’i dhënë lexuesit
një tribunë vlerash, forum mendimesh
dhe pikëpamjesh, duke targetuar e
përfshirë suksesshëm çdo grupmoshë.
Rubrikat e saj janë konceptuar si dritare
informacioni, argëtimi dhe edukimi, të
ndërtuara pas hulumtimit dhe testimit
të kërkesave të publikut. Diamant nuk
kërkontëpushtojëtregun,dukekonkuruar
ashpër gazetat e revistat, apo të imponojë
shijet e publikut. Kjo revistë natyrshëm
do kënaqë kuriozitetin e lexuesve, do
informojë për tema interesi, do shpalosë
profile personazhesh të suksesshëm, do
vendosë fokusin në gjithçka të bukur
që Durrësi ofron dhe që shpesh lihet në
harresë apo nënvlehtësohet.
Diamant kërkon të bëhet pjesë e ditës suaj,
t’ju shoqërojë gjatë kafes së mëngjesit
buzë detit, në pushimet mes orëve të
gjata të punës; të lehtësojë zgjedhjet dhe
vendimet që duhet të merrni çdo ditë
për një jetë më të shëndetshme, për të
zgjedhur profesio nin e duhur, apo thjesht
stilin e veshjes më moderne, e pa shumë
kosto; të diskutojë me ju librin më të
shitur, restorantin më të frekuentuar, apo
fotot më mbresëlënëse të qytetit tonë.
Ftoj lexuesin durrsak të marrë, lexojë,
shijojë dhe dhurojë një diamant…
TË DHUROSH
një Diamant
Editorial
Diamant
faqe
4
faqe
5
Diamant
MAJ2015Numri01
PËRMBAJTJA
Faqja e Bashkisë: Një hapësirë komunikimi 10
Faqja e Portit:
Projektet e Infrastrukturës 14
Tendencë: Të dhurosh kohën 16
Akademia e Basketbollit 18
Rikthim tek Libri: Revolta e Atlasit 20
Si të ushqehemi: Shija e nxehtë e Meksikës 22
Inovacion 24
#DurrësDiamant 25
Në gjurmët e... Traditë Guida Durrës
6
Të përshkruash jetën dhe
veprën e Aleksandër Moisiut
është një sprovë dhe sfidë, edhe
pse ekzistojnë ....
8 12
Kur flasim për anije të
mbytura, mendja na shkon
menjëherë te “Titaniku”, gjigandi
lundrues që vazhdon...
Restoranti 4-Stinët është hapur
para 11 vitesh, fillimisht si
një piceri. Ndikimi dhe frymëzimi
i 4-Stinëve ishte ...
Redaksia
Botues
Klaid Goga
Drejtore
Julia Goga
Kryeredaktore
Joana Kosho
Bashkëpunëtorë
Gëzim Kabashi
Dori Agolli
Minella Goga
Nadina Sula
Design
Olgert Buzi
Për reklama kontaktoni në këtë adresë e-mail:
revista@diamant.com.al
Diamant
faqe
6
faqe
7
Diamant
MAJ2015Numri01
Në gjurmet e
Aleksander
Moisiut
“Vdekja është mashtruese. Vdekja ishte ajo që e
përcaktoi artistin. Askush nuk vdiq mbi dërrasat
teatrore, aq shpesh dhe me aq përsosmëri të
bukur si Moisiu. Vetëm në dramën “Kufoma e
gjallë” e Tolstoit, në mes viteve 1913 - 1935, më
shumë se një mijë e pesëqind herë i dha vetes
‘plumb’.”
(Rudiger Schaper, “Moisi - një legjendë artisti”)
Portreti i Moisiut
vepër e piktorit gjerman
Leo von König
Në gjurmët e...
Të përshkruash jetën dhe veprën e
Aleksandër Moisiut është një sprovë dhe
sfidë, edhe pse ekzistojnë kaq shumë biografi,
analiza, apo kujtime të studjuesve shqiptarë
dhe të huaj për artistin gjenial me origjinë
shqiptare dhe famë botërore. Profilin e një
njeriu hipnotizues me zërin, sytë dhe aktrimin
e tij, gjurmët që ai la në artin botëror, mund
t’i pikturosh vetëm pasi je frymëzuar nga çdo
vepër, fjalë apo veprim i tij, i parë përmes
syve të atyre që e jetuan, hulumtuan dhe
vlerësuan performancën e Aleksandër Moisiut,
dominuesit të skenave botërore, aktorit brilant,
princit të dramës dhe kolosit të interpretimit.
“Çdo gjë mund të bëhet, vetëm artist jo!”,
kështu u cilësua nga Konservatori i Vjenës ai që
më pas do të bëhej aktori më i kërkuar, pëlqyer
dhe vlerësuar nga çdo kritik arti, spektator,
shoqëri, komb apo shtet. Sipas studjuesit të
veprës të Moisiut, Pjetër Logoreci, kudo që
aktori shqiptar punoi dhe jetoi, u përpoqën t’i
jepnin identitetet e tyre kombëtare. Për kritikën
italiane, Alessandro është një triestin i lindur,
përfaqësues i denjë i shkollës italiane të aktrimit.
Për teatrin austriak, Moisiu u “zbulua dhe u
“Hamleti është shkruar
vetëm për Moisiun
dhe vetëm ai mund ta
interpretonte”
MaksBrod
formua” në Vjenë
dhe teatri gjerman i
Pragës i dha Moisiut
përkrahje dhe iu
hapën mundësitë për
të filluar karrierën
e tij si aktor. Në
biografinë e titulluar
“Moisi-njëlegjendë
artisti”, kritiku
gjerman, Rudiger
Schaper, pasqyroi
jetën e njeriut të
madh, lindur në
Trieste nga shqiptari
nga Durrësi, Moisi
Moisiu dhe italiania
Amalia De Rada, në
2 prill 1879, deri në
ditën e vdekjes, në
22 mars 1935. Një
jetë e trazuar, një
fillim i vështirë dhe
më pas një karrierë
brilante. “Shqiptar,
italian, gjerman,
europian - qytetar i
botës”, - kështu do të
shprehej për aktorin
durrsak, kritiku gjerman i teatrit, i cili është
gjithashtu gazetar dhe autor i disa dramave.
Kritiku gjerman Emil Faktor, dha këtë vlerësim
për aktrimin e Moisiut: “Ç’fuqi e pashembullt
dhe gati e egër ajo me të cilën Moisiu në rolin e
tij, në dramën “Përtej fuqive tona” të Bjornsonit,
tronditi publikun e Pragës, për të cilin ishte krejt
i panjohur.Atij i takoi të thoshte fjalët e fanatikut
Elias dhe atëherë një zë krejt i huaj, i fuqishëm
në sarkazmën e tij dhe çuditërisht i bukur,
përshkroi me një tmerr gjithë fytyrat e publikut.”
Nga dorëshkrimet e Moisiut, të depozituara
në Theatermuseum të Vjenës, Pjetër
Logoreci veçon disa kujtime të aktorit:
Kur fillova punën, në të vërtetë nuk dija ku
qëndron sekreti
i interpretimit të
një roli, mendoja
thjeshtë me
fantazinë rinore
që arti i krijimit
të rolit është të
ngjitësh një mjekër
falso në fytyrë.
Por, sa më shumë
që njihja botën, aq
më shumë bëhesha
i vetëdijshëm në
personin tim. Më vonë kuptova që artin tim
duhej ta ndërtoja thjesht mbi personalitetin tim.
Jo me “maskim”, por me “demaskim”. Kërkoja
lirinë time në çdo rol, për ta interpretuar atë në
mënyrë të natyrshme dhe arrita ta zotëroj këtë.
Kjo bëri që kur zgjidhja rolet, mundohesha
t’i shihja personazhet mbranda vehtes sime...
Sipas Kafkës, Aleksandër Moisiu ishte: “një
artist të cilit i rrjedhin vargjet nga koka e
tij... Duket sikur në thellësinë e syve të tij
lëvizin arkiva fotosh bardhë e zi me lëvizje
të ngadaltë fantazmash... Mumjet egjiptiane
2000-vjeçare kanë sy të tillë... të fiksuar e të
thellë, pa shprehje, të trishtuar, por të pa ankesë,
të rezervuar por prezent. Vetëm në pikturat
e Lorenzo Lottos mund të gjesh sy të tillë
melankolikë e mesdhetarë... Moisiu i rrëmben
menjëherë njerëzit me sytë e tij, me zërin e tij...”
Aleksandër Moisiu vdiq më 22 mars 1935.
Arkivoli me trupin e tij u dogj në Krematorin
e Vjenës i shoqërur nga muzika Adagio
e Beethovenit, luajtur nga dy miqtë e tij,
muzikantët e famshëm Bruno Walter (në piano)
dhe Alfred Rosé (në violinë). Kjo ishte mbyllja
e një jete të jashtëzakonshme, duke lënë pas
një vepër magjike e të pakrahasueshme, që
vazhdon ta bëjë krenare qytetarinë durrsake dhe
gjithë kombin shqiptar.
J. Kosho
Një nga amforat e gjetura në fund-detin Adriatik, “Dyrrachium
3” ka një moshë më shumë se 2100-vjeçare dhe datimi është
përcaktuar nga ngarkesa me amfora adriatikase të tipit
Lamboglia 2 (nga emri i arkeologut italian, që i zbuloi i pari).
Në të gjithë Mesdheun janë gjetur 18 relite të tilla dhe tipi i
ngarkesave të zbuluara vërteton gjithnjë e më tepër raportet e
qëndrueshme ekonomike të Ilirisë së Jugut me brigjet italike, si
dhe me qendrat kontinentale dhe ishullore të Greqisë.
K
ur flasim për anije të mbytura,
mendja na shkon menjëherë te
“Titaniku”, gjigandi lundrues
që vazhdon të zgjojë imagjinatën e të
gjithëve edhe një shekull pas përplasjes
fatale me aisbergun verior. Por për
ne që jetojmë në bregdet ky nuk është
një koncept i panjohur. Banorët e
Durrësit kujtojnë anijen e mbytur
shumë pranë portit, direkët e së cilës
deri vonë dukeshin qartazi mbi ujë.
Specialistët thonë se në gjiun detar të
Durrësit ndodhen mbetjet e të paktën
15 mjeteve lundruese të mbytura
në rrethana të ndryshme gjatë 100
viteve të fundit. Por numri i anijeve
që ndodhen në fund të detit përballë
qytetit antik me siguri është shumë më
i madh dhe koha kur ato janë mbytur
nis disa mijëvjeçarë më parë…
Arkeologjia nënujore, shkenca që ka
lindur në gjysmën e dytë të shekullit
të kaluar, po përpiqet të zbulojë dhe
të studiojë këto relikte të gjetura në
fundin e detit, elementët e të cilave
kanë filluar të ndriçojnë edhe mënyrën
se si jetonin të parët tanë ilirë; cilët
ishin partnerët e tyre tregtarë; a kishin
një flotë tregtare apo se çfarë mallrash
eksportonin dhe importonin nga
vendet e tjera të Mesdheut 2000 vjet
më parë, atëherë kur niste Era e Re.Dr.
Adrian Anastasi, pjesë e Institutit të
Arkeologjisë me qendër në Tiranë,
prej shumë vitesh punon pikërisht
në këtë sektor. Arkeolog e zhytës i
mirëfilltë dhe me temperamentin e një
njeriu që një pjesë të rëndësishme të
jetës së tij e kalon nën ujë, Dr. Adriani
ka koleksionuar deri tani tre relikte
antike, të zbuluara në gjiun detar, të
cilat i ka emërtuar me emrin
“Dyrrachium”. Gjiri detar i
Durrësit është një “hambar”
me objekte arkeologjike, të
cilat sqarojnë një periudhë gati
20-shekullore, nga shekulli VI
para erës sonë, deri në fillimin
e pushtimit otoman. Arkeologët
nënujorë dhe ndihmësit e tyre
i janë rikthyer përsëri gjiut
detar të Durrësit ku zbulimet
“Dyrrachium” duket se do të
shtohen me numra të rinj.
ADRIATIKUTTHESARI
në fund të
Dr. Adrian Anastasi mbron me ngulm idenë e prezencës
konstante të flotës tregtare ilire në ujërat e Mesdheut, dhe sipas
tij zbulimet e kohëve të fundit, në të gjithë bregdetin shqiptar,
por veçanërisht në Durrës, hedhin poshtë tezat e “piraterisë
detare ilire”, me të cilat lidhej padrejtësisht lundrimi i anijeve
ilire gati 2 mijë vjet më parë.
Falë bashkëpunimit të peshkatarëve dhe qytetarëve
durrsakë vetëm në periudhën 2004-2014 në brigjet detare
janë zbuluar pesë spiranca që mbulojnë një periudhë
1000-vjeçare të lundrimit. Ato përcaktojnë madhësinë e
anijeve që lundronin pranë brigjeve tona dhe tipologjitë
e spirancave të zbuluara deri tani në Mesdhe janë gjetur
vitet e fundit edhe në bregdetin shqiptar. Spirancat e dimensioneve të mëdha
janë dëshmi e pranisë së anijeve mbi 300 ton e me gjatësi 25-30 metra, mjaft të
mëdha për kohën, por edhe tregues të vëllimit të shkëmbimeve
ekonomike mes Ilirisë dhe vendeve të tjera të Pellgut.
Anijet e mbytyra kanë frymëzuar festivalin “Netët e muzikës
klasike”, që do të zhvillohet në muajin gusht në qytetin e
Durrësit. Ky edicion do t’i kushtohet Spanjës dhe shkak për
këtë është bërë... një anije e mbytur në brigjet e saj. Bienalja
artistike që ka mbërritur në edicionin e 7-të të saj do të jetë
“një udhëtim muzikor në vendin e Servantesit”.
SPIRANCA
MIJËVJEÇARE NË
FUND TË ADRIATIKUT
G. Kabashi
Diamant
faqe
8
faqe
9
Diamant
MAJ2015Numri01
TRADITË
Diamant
faqe
10
faqe
11
Diamant
MAJ2015Numri01
Një hapësirë
komunikimi
‘Faqja e Bashkisë’ do jetë një dritare për informacionet më të rëndësishme nga
institucioni kryesor i qytetit. Projektet, shërbimet, njoftimet dhe çdo ngjarje e
vlefshme për interesin publik, do bëhet prezente në revistën Diamant
Rikonstruksioni i Shëtitores “Taulantia”, është një projekt që po realizohet nga
Bashkia Durrës dhe që sistemon zonën nga fundi i shëtitores ekzistuese,
në një gjatësi 175 metër linearë në drejtim të plazhit të Currilave.	
	 I gjithë sheshi pranë banesave do të shtrohet me pllaka guri. Në të do të
shkruhet emri “DURRËS”. Gurët e përzgjedhur për projektin do të jenë me dy ngjyra
të ndryshme për të bërë të mundur kontrastin në shkrim. Është vendosur që për këtë
projekt të përdoren gurë natyralë të vendit, për të patur një projekt autentik e për
të promovuar arkitekturën me kilometër zero. E gjithë shkallarja është shoqëruar
me ndriçim në formë spoti, për t’i dhënë dritë këtij volumi gjatë natës, ndërsa pjesa
e sheshit është parashikuar me ndriçuesë të lartë. Jo pak e rëndësishme është dhe
zgjidhja që projekti jep për kanalizimet e ujërave të zeza, për zonën e restoranteve të
cilat janë në këtë territor. Gjelbërimi në këtë projekt është parashikuar të jetë me pemë
pishe, për të ruajtur karakterin mesdhetar të qytetit.
Vazhdimi i shëtitores
Taulantia
Faqja e Bashkisë
e re
“Kjo hapësirë publike shumë shpejt do të jetë pika më e famshme në qytet për
të parë perëndimin e diellit por mund të marrë funksione të tjera, si një teatër i
hapur ose një shesh ku mund të hidhen fishekzjarret në ceremoninë e ndërrimit
të viteve, etj” (V. Dako)
D. Agolli
‘Krudo peshku, salmon, ton, fileto levreku,
iriq dhe açuge’; apo ‘Fileto peshku dhe
karkaleca në salcë avokadoje’,
cila do ishte zgjedhja juaj?
Diamant
faqe
12
faqe
13
Diamant
MAJ2015Numri01
R
estoranti 4-Stinët është hapur para 11
vitesh, fillimisht si një piceri. Ndikimi
dhe frymëzimi i 4-Stinëve ishte kuzhina
italiane, ku ideja se – ushqimi, ngjyra dhe
shija e çdo stine është e gjithëpranishme
në restorant, i dha emrin destinacionit të
preferuar jo vetëm të qytetarëve durrsakë,
por edhe të shumë shtetasve të huaj,
kryesisht italianë, të cilët ndihen si në
kuzhinën e tyre…Restoranti 4-Stinët është
kthyer nga një piceri-tratori, në një restorant
të suksesshëm peshku. Ku qëndron sekreti?
Menaxhimi i mirë; dhe jo vetëm. Dritan Kadiu,
pronari i 4-Stinëve, shpjegon amvisimin që i
bëhet çdo komponenti funksional të këtij
restoranti. Cilësia e ushqimeve, shërbimi
i shpejtë dhe efikas, pastërtia shkëlqyese,
gjetjet e reja për të pasuruar dhe rifreskuar
menunë, ndërthurja e eksperiencave
perëndimore me ato orientale, aftësia për
të qenë fleksibël përkundrejt kërkesave
të klientelës, mirëkuptimi dhe përgjigjja e
shpejtë për çdo ankesë të tyre, është formula
e duhur për një ndërmarrje të suksesshme në
fushën e kulinarisë. “Një menaxher i mirë
është ai që nuk dorëzohet kur restoranti
është bosh dhe e mirëmenaxhon situatën
kur restoranti është plot”, shprehet Dritani.
Thelbi i funksionimit të një restoranti është
koordinimi i shërbimit dhe cilësisë në rastet
kur fluksi i klientëve është tepër i madh.
Sipas Dritanit: “Buzëqeshja nuk duhet të
shuhet, edhe kur je i lodhur nuk mund ta
lëshosh veten”. Atij i pëlqejnë sfidat, nuk
kënaqet me pak. Nuk mjaftohet me çfarë ka
Në çdo stinë
për çdo shije…
Guida Durrës
“Një menaxher i mirë është ai
që nuk dorëzohet kur restoranti
është bosh dhe e mirëmenaxhon
situatën kur restoranti është plot”
arritur por gjithmonë kërkon të njohë dhe të
përshtasë risi të tjera, të pasurojë menunë
me shijet më të kërkuara të vendeve lidere
në gastronomi, të përmirësojë shërbimin
apo të shtojë funksione të reja të restorantit
të tij. Menaxheri i 4-Stinëve nuk nguron të
flasë për ‘sekretet’ e punës së tij, gjithashtu
nuk i ndërmerr veprimet i nxitur nga ajo
çfarë bëjnë të tjerët. “Unë nuk ndikohem nga
konkurrenca. Çdokush ka vendin e tij. Stafi i
4-Stinëve është në sfidë me veten. Sot më të
mirë se dje; nesër shumë më të zotë se sot.
”Transparenca është një tipar tjetër i 4-Stinëve
që e bën të preferuar kryesisht nga klientët e
huaj. Menuja e shfaqur në hyrje të restorantit
‘ia qartëson idetë’ konsumatorëve skeptikë,
klientëve kërkues, apo syve kureshtarë.
Ajo menu nuk zhgënjen, por plotëson një
tablo të mirëkuruar: ambjente, cilësi gatimi,
shumëllojshmëri zgjedhjesh, ngjyrash
dhe shijesh, si dhe një shërbim fin.“Një
restorant i bukur, me një pamje magjepëse
buzë detit, tek i cili hahet mirë”, kështu e
konsideron 4-Stinët Piergiorgio Colombo,
një biznesmen nga Italia. Kur vjen në
Shqipëri për të ndjekur ecurinë e punës së tij,
Giorgio preferon të shijojë picat me perime
pikërisht tek ky restorant. Sipas tij, 4-Stinët
është e krahasueshme me shumë restorante
të mira në Itali, ndaj ai ndihet shumë
komod me gatimin e shefave të kuzhinës
së saj. E pozicionuar në një nga zonat më të
këndshme dhe të frekuentuara të Durrësit, ku
deti Adriatik pasqyrohet tek vitrinat e lokaleve,
qendrave multifunksionale, pistës inovatore,
restoranteve me prodhime deti, 4-Stinët
qëndron unike dhe e ngjashme, familjare
dhe rinore, tradicionale dhe moderne, e
gjithnjë e frekuentuar. Një drekë pune; një
darkë romantike; festat e fëmijëve; sushi
ndjellës mbizotërues në ditët e javët aziatike
të restorantit, apo dëshira për të provuar
tapas-in spanjoll; një verë e rrafinuar italiane;
pica integrale, apo pica e personalizuar ‘della
casa’, të gjitha këto janë një arsye më shumë
për të shijuar 4-Stinët.
J. Kosho
Diamant
MAJ2015Numri01
Diamant
faqe
14
faqe
15
Diamant
MAJ2015Numri01
Porti i Durrësit konsiderohet si një nyje shumë e rëndësishme e tregut
ndërkombëtar. Shërbimet e ndryshme, transporti i udhëtarëve apo i
mjeteve, si dhe përpunimi i mallrave, e vendos këtë institucion në qendër të
vëmendjes së komunitetit. Revista Diamant krijon hapësirë posaçërisht për
ngjarjet, shërbimet dhe investimet që lidhen me portin.
Faqja e Portit
Projektet e thellimit dhe spostimit
të sillosave nga kalata nr 5, janë
dy nga investimet e rëndësishme që
do të realizohen gjatë vitit 2015 në
portin e Durrësit. Autoriteti Portual i
Durrësit ka parashikuar një investim të
përgjithshëm prej afro 157 milionë lekë,
që do të realizohen vetëm në projektet
e infrastrukturës civile portuale. Projekti i
thellimitështëemergjentpërmirëmbajtjen
e kanalit hyrës dhe basenit, si element
bazë për mbajtjen e qëndrueshmërisë së
kapacitetit përpunues të Portit.
Rehabilitimi i segmentit rrugor “Hyrja
Nr.2 - Terminali i Trageteve” është
një tjetër projekt, që synon riveshjen me
asfalt të kësaj rruge të amortizuar. Në
investim është parashikuar edhe pajisja
me sinjalistikën e duhur horizontale dhe
vertikale. Plotësimi i rrjetit të ujësjellësit
është gjithashtu një projekt tjetër i
rëndësishëm i vitit 2015. Ky investim
parashikon ndërtimin e segmentëve të rij
tëujësjellësitnëTerminalineKontenierëve
dhe në atë Perëndimor. Brenda investimit,
rrjeti do të plotësohet me matës konsumi
me qëllim menaxhimin dhe kontrollin
e ujit të pijshëm në territorin e portit të
Durrësit.
Projekti për thellimin dhe
spostimin e sillosave
Projekti për thellimin dhe
spostimin e sillosave
Projektet e
infrastrukturës portuale
Projektet e
infrastrukturës portuale
T. Zotaj
http://www.apdurres.com.al/
Transport Grupazh
Transport Projektesh
Magazina Doganore
Agjenci Doganore
Transport Ajror
Logistics
Adresa; Autostrada Durrës-Tiranë km5
Ura e fllakës, 150m Rr. Nacionale, Xhafzotaj, Durrës
Tel: +355 52 901 056
e-mail: info@diamant.com.al
www.diamant.com.al
Diamant
faqe
16
faqe
17
Diamant
MAJ2015Numri01
Vullnetarizmi
Bëhu vullnetar, ndihmo njerëzit në
nevojë; ndaj eksperiencat e tua, trego
historinë tënde dhe frymëzo këdo që
takon përgjatë udhëtimit që quhet jetë...
V
ullnetarizmiështënjëvlerëshoqërore
që shpesh herë neglizhohet, lihet
në harresë apo nënvlehtësohet.
Parimet e konkurueshmërisë, realizimit
profesional, interesit personal dhe
egoizmit racional, që ushqehen bujarisht
tek ndërgjegjja e të rinjve, nuk duhet të
zënë të gjithë hapësirën e të menduarit apo
gjykuarit. Të japësh një pjesë të kohës dhe
energjisë tënde për të ndihmuar të tjerët,
duke marrë në këmbim vetëm mirënjohjen
dhe buzëqeshjen, është ushqimi më i mirë
për shpirtin. Të ndërtosh marrëdhënie
njerëzore, të ndihmosh në përballimin
e krizave natyrore, të informosh e
ndërgjegjësosh komunitetin, si dhe të
shpëtoshjetë,ështëidealimëilartëhuman.
Vullnetarizmi është kryefjala e organizatës
më të vjetër humanitare në vend, Kryqi
i Kuq Shqiptar, i themeluar që në vitin
1921. Kryqi i Kuq Shqiptar është një
shoqatë humanitare vullnetare që e
ushtron veprimtarinë në mënyrë të
pavarur në bazë të parimeve themelore
të lëvizjes ndërkombëtare humanitare.
Dega e Kryqit të Kuq në Durrës është një
qendër aktive në realizimin e objektivave
dhe parimeve që kjo shoqatë humanitare
ndërkombëtare ka në fokus. Në kuadër të
aktivitetevehumanitareqëKryqiiKyqkanë
objektiv, dega Durrës, ka realizuar shumë
veprimtari në programe të ndryshme
si p.sh.: programin e përgatitjes dhe
përgjigjes në raste katastrofash; Club 25 –
programi për dhurimin e gjakut; programi i
shëndetit–përparandalimineHIV/AIDS,etj.
Dega e Kryqit të Kuq Durrës, gjatë gjithë
historikut të saj, është përpjekur që të
përmbushë objektivat primarë që janë
në ADN-në e shoqatës humanitare. Sipas
sekretares të Kryqit të Kuq, dega Durrës,
Brunilda Lamçe, “një sfidë akoma më e
madhe nuk është të arrish një sukses,
por ta mbash atë sukses për një kohë
sa më të gjatë”. Ndaj në punën e stafit
të KKD kërkohet punë e përkushtim jo
vetëm nga disa individë, por nga e gjithë
shoqëria. Përsa i përket përfshirjes së
të rinjve në aktivitete vullnetare dhe në
ndërgjegjësimin e komunitetit durrsak për
të dhënë ndihmën e parë në çdo vështirësi,
KKD ka rekrutuar mjaft vullnetarë (të të
gjitha moshave), të cilët i janë përgjigjur
ftesës së shoqatës për t’u bërë pjesë e veprimtarive
të saj. Sipas Brunës, ata kanë treguar seriozitet
dhe përkushtim gjatë angazhimit të tyre, gjë që
ka çuar në një zbatim sa më të mirë të objektivave
të degës, duke treguar se humanizmi është pjesë
e çdo individi. “Nuk ka rëndësi se sa i madh është
kontributi, por ka rëndësi se sa dashuri jep në të”,
shprehetBrunilda.Ndaj,nësekërkonqëtëdallohesh
nga shumica, të mos konformohesh me prirjen e
përgjithshme, nëse je origjinal dhe nuk ndikohesh
nga apatia e të tjerëve, nëse vlerat dhe parimet janë
akoma pjesë e jotja, dil vullnetar, dhuro nga koha,
mundësia, aftësia dhe dashuria jote!
Të dhurosh kohën
Dobitëevullnetarizmit
TENDENCË
1.	 Të jesh vullnetar të
ndihmon të krijosh njohje
të reja
Vullnetarizmi të jep
mundësinë të shtosh
kontaktet e tua;
Vullnetarizmi përsos
aftësitë e tua komunikuese
dhe organizative.
2.	 Vullnetarizmi është i
dobishëm për trupin dhe
mendjen
Të jesh vullnetar të rrit
vetëbesimin;
Të ofrohesh si vullnetar
do të thotë të jesh fizikisht
dhe psikologjikisht më i
shëndetshëm;
3.	 Vullnetarizmi nxit
përparimin e karrierës
tënde
-Vullnetarizmi të siguron
eksperiencë
-Vullnetarizmi të mëson
aftësi të reja në profesionin
tënd
për të qenë vullnetar
Do bëj punë vullnetare sepse
dua…
ta bëj qytetin tim një vend më
të mirë për të jetuar;
…të njoh njerëz mendjehapur;
…të provoj ndjesi të reja;
…ta bëj të dobishme kohën
time të lirë;
…të njoh pikëpamje të reja për
jetën dhe për vende që s’i kam
vizituar më parë;
…të krijoj eksperiencë në
lidhje me punën e ëndrrave të
mija;
…të gjej paqe shpirtërore
ndërsa ndihmoj të tjerët;
…të bëj diçka për të cilën jam i
zoti (e zonja).
Motivet
K. Goga
Suksesi vjen nga vetëdija se ke dhënë
më të mirën nga vetja duke u kthyer në
formën më të përsosur të vetvetes
John Robert Wooden
Basketbollit, shprehet entuziast për këtë inisiativë. Ai
thotë se: “puna ka nisur seriozisht dhe ne kemi shumë
shpresa që basketbolli i Durrësit do të ketë një organizim
të përkryer, ndaj në një kohë të shkurtër do të kemi
rezultatet e para pozitive. Këtë optimizëm e bazojmë tek
misioni ynë që është masivizimi i këtij sporti në qytet
dhe përfaqësimi dinjitoz në kampionatet kombëtare.”
	 Sipas z. Ylli Ballanca, sekretarit të shoqatës,
basketbolli durrsak duhet të rikthehet në nivelin e viteve
’80. “Durrësi është një qytet sportdashës, - thotë Ylli, -
dhe tani që Akademia e Basketbollit ka filluar aktivitetin,
Pallati i Sportit është duke gumëzhirë”. Shoqata do t’i
kushtojë një kujdes maksimal fëmijëve, të cilët paralel
me trajnimin fizik, do jenë të kontrolluar nga mjekët dhe
të siguruar financiarisht nga çdo dëmtim i mundshëm.
	 I urojmë suksese Akademisë së Basketbollit
“Dhimitraq Goga” dhe u premtojmë dashamirësve
të këtij sporti informacion periodik dhe të pasur për
ecurinë dhe arritjet e saj.
Kjo organizatë ka
disa objektiva, si
p.sh.:
Ngritja e një rrjeti
zinxhir të ekipeve,
duke filluar nga moshat
8-vjeçare e deri tek
moshat 14-vjeçare;
Kthimin e terreneve
sportive të shkollave
në arena të organizuara
ekipesh të lojës së
basketbollit, kjo në
bashkëpunim me
Bashkinë e qytetit dhe
seksionin e arsimit;
Marrjen nën
kujdestari të
ekipeve të moshave
të vogla, të cilët
do të stërviten nga
profesionistë të
arsimuar dhe me
eksperiencë;
Krijimin e dhjetra
vendesh pune në
sektorin e basketbollit
minibasket,
Rehabilitimin e
terreneve sportive
të shkollave dhe të
komuniteteve me
fondet e shoqatës
e donacione të
ndryshme; etj.
Diamant
faqe
18
faqe
19
Diamant
MAJ2015Numri01
Akademia e Basketbollit
Kënaqësi, disiplinë, shëndet fizik,
çlirim stresi, nxitje vetëbesimi,
çfarë tjetër mund të fitosh nga një
lojë basketbolli? Sporti, i glorifikuar
që në Greqinë e Lashtë, e veçanërisht
basketbolli, është një filozofi më vete
e zhvillimit, bashkëpunimit, argëtimit
dhe dëshirës njerëzore për të fituar.
Redaksia e revistës ‘Diamant’ do
t’i kushtojë gjithmonë vëmendje
sportit durrsak, ndaj një hapësirë e
veçantë do t’i kushtohet basketbollit.
	 Me iniciativë
të disa ish-
b a s k e t b o l l i s t ë v e
durrsakë, si Nustret
Reka, Besnik Çela,
Adi Veli, Emilian
Jani, Zhani Noti, Ylli
Ballanca, Lavdosh
Alia, Sabri Rustemi dhe Perikli Goga, u
krijua shoqata sportive“Dhimitraq Goga”.
Kjo shoqatë, e cila ka marrë emrin e
simbolit të basketbollit durrsak, u krijua
për të ringritur basketbollin e qytetit
të Durrësit, i cili lë për të dëshiruar.
Në ndryshim nga Tirana dhe Shkodra,
Durrësi është mjaftuar tek disa ekipe
që stërviten
p r i v a t i s h t
dhe nuk kanë
mundësinë që
të përfaqësohen
në konkurse
kombëtare. Sipas
t h e m e l u e s v e
të shoqatës, kjo ndodh si
pasojë e një organizimi efektiv
dhe mungesës së fondeve.
	 Në këtë terren të etur për sportin
e basketbollit,
në dhjetor të
vitit 2014, ish-
b a s ke t b ol l i s të t
e Durrësit
inkurajuan krijimin
e kësaj shoqate
dhe po japin
mbështetjen e tyre për ecurinë e saj.
Inisiativës së tyre, iu bashkëngjit dhe
mbështetja e drejtuesit të klubit sportiv
Teuta, e përfaqësuesve të Bashkisë
dhe kryetarit aktual të saj z. Dako, si
dhe mbështetja financiare e një numri
biznesesh kombëtare. Perikli Goga,
bashkë-themeluesi i Akademisë së
Pasioni ndër breza
J. Kosho
Diamant
faqe
20
faqe
21
Diamant
MAJ2015Numri01
RevoltaeAtlasit(Atlasshrugged),romani
i Ayn Rand (1905 Shën Petërsburg
– 1982, Nju York), është dramatizimi i
vizionit të saj unik të ekzistencës dhe
të potencialit më të lartë të njeriut. Me
dymbëdhjetë vite punë për t’u mbaruar,
ky libër është kryevepra e shkrimtares
dhe e filozofes amerikane. Themeluese
e rrymës së Objektivizmit, Ayn Rand ka
revolucionarizuar mendimin e lexuesve
dhe pasuesve të saj,
duke influencuar
K o n g r e s i n
amerikan, auditorët
u n i v e r s i t a r ë ,
masmedian dhe
mbi të gjitha
filozofinë kapitaliste.
Revolta e Atlasit
hedh në tregun
e ideve shumë
pyetje intriguese:
A është ndjekja
e fitimit një ndërmarrje fisnike, apo
është rrënja e gjithë të këqijave? Është
pasioni seksual një virtyt që lartëson
shpirtin njerëzor, apo është thjesht një
instikt kafshëror? A është arsyeja një
vlerë absolute, apo besimi është burimi
alternativ i së vërtetës? Është i mundur
vetëbesimi absolut, apo jemi të dënuar
të bëjmë një jetë mes dyshimeve dhe
ndjenjave të fajit? Cila shoqëri mundëson
zhvillimin e individit dhe në cilën shoqëri
është ai i dënuar të luftojë fatin e tij?
Rrëfimi i Rand përmes heroinës
Dagny Tagart, drejtoreshës ekzekutive të
kompanisë më të madhe të transportit
hekurudhor në SHBA, është një ciklon
përpjekjesh dhe
përplasje dilemash
mes ‘të mirës së
përgjithshme’ dhe
‘suksesit individual’.
Pyetja që fillon,
përshkruan dhe
kulmon revoltën më
të madhe filozofike
të Rand, “Kush është
Xhon Galt?”, do
ta mbajë lexuesin
të mbërthyer pas
komploteve, pasioneve, diamanteve dhe
mistereve që rrethojnë personazhet e
këtij traktati të objektivizmit.
Revolta e Atlasit
“Çfarë është një burrë? Ai
është vetëm një koleksion
kimikatesh i lidhur nga
iluzioni i madhështisë.”
“Një nga librat më influencues të shkruar
ndonjëherë, ky është një roman prej
1200 faqesh, i botuar më 12 tetor 1957.
“Revolta e Atlasit” është himni i Ayn Rand
për të drejtën e individëve që të jetojnë
krejtësisht dhe vetëm për hirin e vetvetes”`
New York Times, 2007
Në sondazhin e kryer nga
biblioteka e Kongresit dhe nga
“Klubi i Librit të Muajit” në
vitin 1990, mbi librat që kanë
ndikuar më shumë në jetën e
lexuesve, ‘Revolta e Atlasit’ u
rendit e dyta pas Biblës. (Internet
Enxyclopedia of Philosophy)
J. Kosho
Rikthim tek Libri
Diamant
faqe
22
faqe
23
Diamant
MAJ2015Numri01
Shija e nxehtë e Meksikës..
Si të ushqehemi?
Diamant i shton menusë të
amvisave durrsake receta të
veçanta, duke sjellë pranë tyre
shijen emblematike të vendeve
të ndryshme të botës.
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 qepë, e prerë hollë
1 thelpi hudhër
3 kërcella celer, të prera hollë
200g kërpudha
2 speca të vegjël shumë djegës, të
prerë
100g pure domatesh
1 lugë gjelle pluhur cocoa
100ml verë të kuqe
150ml lëng perimesh të përziera
150g fasule zeza të konservuara, të
shpëlara dhe të kulluara
150g fasule e bardhë e konservuar, të
shpëlara dhe të kulluara
150g fasule soje të konservuara, të
shpëlara dhe të kulluara
kripë dhe piper të bluar
•12 petë për tako të gatshme
•150g djathë të grirë
•2 lugë supe majdanoz të copëtuar
•200ml krem ajkë
Për servirje
Tako është një ushqim tradicion-
al meksikan. Kjo recetë është e
përshtatur për vegjetarianët.
1. Nxeje vajin në një tigan në
temperaturë mesatare. Gatuaje qepën,
hudhrën dhe celerin deri sa të zbuten.
2. Shtoji këpudhat dhe specat
djegës për t’u gatuar, vetëm për një
minutë.
3. Shto purenë e domates dhe
gatuaje për rreth 2-3 minuta.
4. Kur këpurdhat zbuten, shtoje
pluhurin cocoa, verën dhe lëngun e
perimeve, deri sa të vlojnë.
5. Ule temperaturën dhe le të
zihen për 15 minuta, pastaj shto të
gjitha llojet e fasuleve dhe gatuaji për
rreth 10-12 minuta, ose deri të redukto-
het sosi dhe fasulet të jenë të gjitha të
ziera mirë.
6. Për ta shërbyer, vendosni 2-3
lugë gjelle sosi në secilën petë të takos.
Mbulojini me djathë të grirë, majdanoz,
kremë ajke dhe vendosini nëpër pjata
Përgatitja
Përbërësit
Adresa; Autostrada Durrës-Tiranë km5
Ura e fllakës, 150m Rr. Nacionale, Xhafzotaj, Durrës
Tel: +355 68 90 23 996
Adresa: Rr. Egnatia, Flag Ship Center Durrës
Orari 07:00 - 22:00
Diamant
faqe
24
faqe
25
Diamant
MAJ2015Numri01
Me datë 17 korrik, në Nagasaki të Japonisë, hapet hoteli i
parë me staf tërësisht robotik. Që nga marrja e valixheve,
recepsioni, e deri në pastrimin e dhomave, çdo punë që më
parë kryhej nga njeriu tashmë do të zëvendësohet nga puna
e robotëve. Dhe ky është vetëm fillimi, pasi presidenti i
këtij hoteli ka në plan ndërtimin e 1000 hoteleve të këtij
lloji në mbarë botën. Të 72 dhomat e këtij hoteli do jenë
të pajisura dhe me sistem ajri të kondicionuar, i cili rregullohet automatikisht në varësi të
temperaturës së trupit të njeriut. Çmimi? 60 $ dollarë për një dhomë teke.
Virgin Galaktik, gati për nisje
Sir Richard Branson, themeluesi i një rrjeti të gjerë
kompanish nën logon ‘Virgin’, ka lajmëruar sfidën e
tij të rradhës, fluturimin e parë komercial hapësinor.
Avioni i dytë, i cili pritet të transportojë
pasagjerë buzë hapësirës, është ndërtuar
dhe ka përfunduar testet e sigurisë.
Më shumë se 700 pasagjerë kanë
aplikuar dhe kanë paguar rreth
250 000 $ për një biletë.
(The telegraph, 2015)
Japoni, hoteli i parë tërësisht me personel robot
Projektuesi Sean Miles ka krijuar një telefon fantastik, i
ndërtuar tërësisht nga produkte të ricikluara dhe natyrore.
Shtresa e jashtme e telefonit është bërë nga rrëshirë e
riciklueshme dhe copa të prera bari të trajtuara në mënyrë të posaçme. 25% e telefonave
të papërdorshëm riciklohen në Mbretërinë e Bashkuar dhe ky telefon përbën një sukses në
(travel pulse)
Qantas Airline mundëson fluturime 12-13 orëshe mbi
panoramën e mrekullueshme të Antarktidës. Udhëtim
1-ditor për të shijuar vargmale akullnajash, koloni
pinguinësh dhe muzikë jaz në bord. Çmimi: 970 $.
Tashmë fëmijët mund të krijohen nga tre prindër, për të
parandaluar trashëgimin e sëmundjeve gjenetike vdekjeprurëse.
Teknika konsiston në kombinimin e mitokondrisë së një gruaje të
shëndetshme, që në këtë rast është dhuruesja, dhe AND-në e prindërve. Fëmija i parë i tillë mund të
lindë në 2016-ën. (BBC)
A do ta blinit një telefon
të bërë me bar?
Udhëtim 1-ditor në
Antarktidë
Angli: Fëmijë nga tre
persona
Inovacion
#DurresDiamant
Bëj #DurrësDiamant fotove me pamje
nga qyteti yt dhe postoi ato në Instagram
dhe Facebook. Fotot më të pëlqyera do të
përzgjidhen dhe botohen tek kjo hapësirë
dedikuar një “shkrepje” në Durrës.
Diamant
faqe
26
faqe
27
Diamant
MAJ2015Numri01
jozef design
www.jozefdesign.com jozefdizain@gmail.com
L. 17, Rr. Neki Libohova,
(ish URT) - Durrës
052 22 96 97
Apartamentepërt’ushiturApartamentemeqiraMakinapërt’ushitur
Apartament 3+1
Adresa: lagjia nr. 1, rruga
Taulantia, pallati 1015
Tel: +355 69 27 71 240
Sipërfaqja 120 m2
Kati: 7 (shtatë)
Apartament 3+1
Adresa: lagjia nr. 1, rruga
Taulantia, pallati 1012
Kati:2 (dytë)
Sipërfaqja:115 m2
Tel:+355 69 26 99 451
Sipërfaqja:200m2
Adresa:Lagjia nr. 1 , Rruga Taulantia,
Shëtitorja e re ‘Taulantia’, pallati 1011
Kati i parë
Specifika:Kati 0 ka 50 m2 sipërfaqe magazinimi
Vend për parkim Tel:+355 69 48 69 141
Ambient me qira
Modeli: 316 facelift; Motorri: 1.6 benzinë / konsumi 6 L
Ngjyra e jashtme: Blu; Ngjyra e tapicerisë: Bezhë; Viti:
2002, Manuale
Marka: Volswagen; Modeli: Passat (Sport line); Motorri: 2.0
diesel / konsumi 6 L; Ngjyra e jashtme: e zezë; Tapiceria:
Lëkurë / Kamosh; Viti: 2007; Manuale
Marka: Peugeot; Modeli:207; Motorri:1.6 HD; Ngjyra e
jashtme: gri; Opsionet: full option; Viti: 2007; Manuale
Të interesuarit mund të kontaktojnë në këtë adresë
e-mail: revista@diamant.com.al
Njoftime
faqe
28
Diamant
MAJ2015Numri01
Nr.1
Në tregun e
Sigurimeve

More Related Content

Similar to Diamant magazine

Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë Lingua culture
 
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"Matilda Gremi
 
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...Lingua culture
 
Humanistet shqiptar
Humanistet shqiptarHumanistet shqiptar
Humanistet shqiptarMarjan DODAJ
 
B otimi i-gazetes-bota-e-re-rexhep-rifati-
B otimi i-gazetes-bota-e-re-rexhep-rifati-B otimi i-gazetes-bota-e-re-rexhep-rifati-
B otimi i-gazetes-bota-e-re-rexhep-rifati-Shefqet Avdush Emini
 
Ismail Kadare.pptx jeta dhe vepra e Ismail Kadarese
Ismail Kadare.pptx jeta dhe vepra e Ismail KadareseIsmail Kadare.pptx jeta dhe vepra e Ismail Kadarese
Ismail Kadare.pptx jeta dhe vepra e Ismail Kadareseletapoda1
 
Fritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi Shqipni
Fritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi ShqipniFritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi Shqipni
Fritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi ShqipniMarjan DODAJ
 
Projekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistikeProjekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistikeAnisa 19
 
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!Rexhep Smoqi
 
Koment vepre (1)
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)pjetri
 
Punim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuha
Punim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuhaPunim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuha
Punim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuhaDriton Nuha
 
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaDaniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaMarjan DODAJ
 
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaDaniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaMarjan DODAJ
 
Aleksander Moisiu
Aleksander Moisiu Aleksander Moisiu
Aleksander Moisiu Ornela Keçi
 
Lin DELIJA - Punimi Perfundimtar
Lin DELIJA - Punimi PerfundimtarLin DELIJA - Punimi Perfundimtar
Lin DELIJA - Punimi PerfundimtarBujar Kapllani
 
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptarePyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare#MesueseAurela Elezaj
 
Muzeu oriental bratko
Muzeu oriental bratko Muzeu oriental bratko
Muzeu oriental bratko sara7991
 

Similar to Diamant magazine (20)

Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
 
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
 
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...
 
Humanistet shqiptar
Humanistet shqiptarHumanistet shqiptar
Humanistet shqiptar
 
Durrësi
DurrësiDurrësi
Durrësi
 
bota sot 206
bota sot 206bota sot 206
bota sot 206
 
B otimi i-gazetes-bota-e-re-rexhep-rifati-
B otimi i-gazetes-bota-e-re-rexhep-rifati-B otimi i-gazetes-bota-e-re-rexhep-rifati-
B otimi i-gazetes-bota-e-re-rexhep-rifati-
 
Arti në shqipëri
Arti në shqipëriArti në shqipëri
Arti në shqipëri
 
Ismail Kadare.pptx jeta dhe vepra e Ismail Kadarese
Ismail Kadare.pptx jeta dhe vepra e Ismail KadareseIsmail Kadare.pptx jeta dhe vepra e Ismail Kadarese
Ismail Kadare.pptx jeta dhe vepra e Ismail Kadarese
 
Fritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi Shqipni
Fritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi ShqipniFritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi Shqipni
Fritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi Shqipni
 
Projekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistikeProjekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistike
 
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
 
Koment vepre (1)
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)
 
Punim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuha
Punim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuhaPunim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuha
Punim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuha
 
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaDaniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
 
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaDaniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
 
Aleksander Moisiu
Aleksander Moisiu Aleksander Moisiu
Aleksander Moisiu
 
Lin DELIJA - Punimi Perfundimtar
Lin DELIJA - Punimi PerfundimtarLin DELIJA - Punimi Perfundimtar
Lin DELIJA - Punimi Perfundimtar
 
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptarePyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
 
Muzeu oriental bratko
Muzeu oriental bratko Muzeu oriental bratko
Muzeu oriental bratko
 

Diamant magazine

  • 1. Diamant faqe 1 DiamantREVISTA E FRYMËS DURRSAKE MAJ 2015 / N˚I GUIDA DURRËS TENDENCA Në çdo stinë, për çdo shije Të dhurosh kohën TRADITË Thesari në fund të Adriatikut FALAS
  • 2. Diamant faqe 2 faqe 3 Diamant MAJ2015Numri01 “Ekzistojnë kaq shumë revista dhe kryeredaktorë në treg, ndaj patjetër ti duhet të jesh ndryshe”, kështu këshillon ish-kryeredaktorja e Vogue në Francë, Carine Roitfeld, një menaxhere e suksesshme që portretizon modelin e një gruaje absolute, shumë të aftë e njëkohësisht shumë femërore, që arrin gjithmonë të jetë e para. Dhe vërtet, të ndërtosh diçka ndryshe, diçka të veçantë, cilësore,antikedhemoderne,duhetqëmbi të gjitha të jesh vetvetja, të duash vlerat e tua dhe të habitatit tënd, Durrësit… ‘Diamant’ është titulli intrigues i revistës më të re të Durrësit; revistës më origjinale të tij. Ashtu siç prerja, ngjyra, tejdukshmëria dhe karati përcaktojnë vlerën e këtij guri të çmuar, ashtu dhe kjo revistë do dallohet nga ndarja me gazetarinë e raportimeve të mërzitshme bardh e zi; ajo do karakterizohet nga ngjyrat e gjalla të reportazheve dhe intervistave, rubrikave gjithëpërfshirëse dhe informuese; kjo revistë do pasqyrojë vlerat arkitekturore dhe arkeologjike, artistike dhe humane, do ekspozojë çdo dimension të këtij qyteti, duke i dhënë peshë çdo fjale, fotoje, mendimi apo emocioni… Revista Diamant është ngjizja e eksperiencës me dëshirën, pasionit me racionalen, kuriozitetit me maturinë, për t’i dhënë lexuesit një tribunë vlerash, forum mendimesh dhe pikëpamjesh, duke targetuar e përfshirë suksesshëm çdo grupmoshë. Rubrikat e saj janë konceptuar si dritare informacioni, argëtimi dhe edukimi, të ndërtuara pas hulumtimit dhe testimit të kërkesave të publikut. Diamant nuk kërkontëpushtojëtregun,dukekonkuruar ashpër gazetat e revistat, apo të imponojë shijet e publikut. Kjo revistë natyrshëm do kënaqë kuriozitetin e lexuesve, do informojë për tema interesi, do shpalosë profile personazhesh të suksesshëm, do vendosë fokusin në gjithçka të bukur që Durrësi ofron dhe që shpesh lihet në harresë apo nënvlehtësohet. Diamant kërkon të bëhet pjesë e ditës suaj, t’ju shoqërojë gjatë kafes së mëngjesit buzë detit, në pushimet mes orëve të gjata të punës; të lehtësojë zgjedhjet dhe vendimet që duhet të merrni çdo ditë për një jetë më të shëndetshme, për të zgjedhur profesio nin e duhur, apo thjesht stilin e veshjes më moderne, e pa shumë kosto; të diskutojë me ju librin më të shitur, restorantin më të frekuentuar, apo fotot më mbresëlënëse të qytetit tonë. Ftoj lexuesin durrsak të marrë, lexojë, shijojë dhe dhurojë një diamant… TË DHUROSH një Diamant Editorial
  • 3. Diamant faqe 4 faqe 5 Diamant MAJ2015Numri01 PËRMBAJTJA Faqja e Bashkisë: Një hapësirë komunikimi 10 Faqja e Portit: Projektet e Infrastrukturës 14 Tendencë: Të dhurosh kohën 16 Akademia e Basketbollit 18 Rikthim tek Libri: Revolta e Atlasit 20 Si të ushqehemi: Shija e nxehtë e Meksikës 22 Inovacion 24 #DurrësDiamant 25 Në gjurmët e... Traditë Guida Durrës 6 Të përshkruash jetën dhe veprën e Aleksandër Moisiut është një sprovë dhe sfidë, edhe pse ekzistojnë .... 8 12 Kur flasim për anije të mbytura, mendja na shkon menjëherë te “Titaniku”, gjigandi lundrues që vazhdon... Restoranti 4-Stinët është hapur para 11 vitesh, fillimisht si një piceri. Ndikimi dhe frymëzimi i 4-Stinëve ishte ... Redaksia Botues Klaid Goga Drejtore Julia Goga Kryeredaktore Joana Kosho Bashkëpunëtorë Gëzim Kabashi Dori Agolli Minella Goga Nadina Sula Design Olgert Buzi Për reklama kontaktoni në këtë adresë e-mail: revista@diamant.com.al
  • 4. Diamant faqe 6 faqe 7 Diamant MAJ2015Numri01 Në gjurmet e Aleksander Moisiut “Vdekja është mashtruese. Vdekja ishte ajo që e përcaktoi artistin. Askush nuk vdiq mbi dërrasat teatrore, aq shpesh dhe me aq përsosmëri të bukur si Moisiu. Vetëm në dramën “Kufoma e gjallë” e Tolstoit, në mes viteve 1913 - 1935, më shumë se një mijë e pesëqind herë i dha vetes ‘plumb’.” (Rudiger Schaper, “Moisi - një legjendë artisti”) Portreti i Moisiut vepër e piktorit gjerman Leo von König Në gjurmët e... Të përshkruash jetën dhe veprën e Aleksandër Moisiut është një sprovë dhe sfidë, edhe pse ekzistojnë kaq shumë biografi, analiza, apo kujtime të studjuesve shqiptarë dhe të huaj për artistin gjenial me origjinë shqiptare dhe famë botërore. Profilin e një njeriu hipnotizues me zërin, sytë dhe aktrimin e tij, gjurmët që ai la në artin botëror, mund t’i pikturosh vetëm pasi je frymëzuar nga çdo vepër, fjalë apo veprim i tij, i parë përmes syve të atyre që e jetuan, hulumtuan dhe vlerësuan performancën e Aleksandër Moisiut, dominuesit të skenave botërore, aktorit brilant, princit të dramës dhe kolosit të interpretimit. “Çdo gjë mund të bëhet, vetëm artist jo!”, kështu u cilësua nga Konservatori i Vjenës ai që më pas do të bëhej aktori më i kërkuar, pëlqyer dhe vlerësuar nga çdo kritik arti, spektator, shoqëri, komb apo shtet. Sipas studjuesit të veprës të Moisiut, Pjetër Logoreci, kudo që aktori shqiptar punoi dhe jetoi, u përpoqën t’i jepnin identitetet e tyre kombëtare. Për kritikën italiane, Alessandro është një triestin i lindur, përfaqësues i denjë i shkollës italiane të aktrimit. Për teatrin austriak, Moisiu u “zbulua dhe u “Hamleti është shkruar vetëm për Moisiun dhe vetëm ai mund ta interpretonte” MaksBrod formua” në Vjenë dhe teatri gjerman i Pragës i dha Moisiut përkrahje dhe iu hapën mundësitë për të filluar karrierën e tij si aktor. Në biografinë e titulluar “Moisi-njëlegjendë artisti”, kritiku gjerman, Rudiger Schaper, pasqyroi jetën e njeriut të madh, lindur në Trieste nga shqiptari nga Durrësi, Moisi Moisiu dhe italiania Amalia De Rada, në 2 prill 1879, deri në ditën e vdekjes, në 22 mars 1935. Një jetë e trazuar, një fillim i vështirë dhe më pas një karrierë brilante. “Shqiptar, italian, gjerman, europian - qytetar i botës”, - kështu do të shprehej për aktorin durrsak, kritiku gjerman i teatrit, i cili është gjithashtu gazetar dhe autor i disa dramave. Kritiku gjerman Emil Faktor, dha këtë vlerësim për aktrimin e Moisiut: “Ç’fuqi e pashembullt dhe gati e egër ajo me të cilën Moisiu në rolin e tij, në dramën “Përtej fuqive tona” të Bjornsonit, tronditi publikun e Pragës, për të cilin ishte krejt i panjohur.Atij i takoi të thoshte fjalët e fanatikut Elias dhe atëherë një zë krejt i huaj, i fuqishëm në sarkazmën e tij dhe çuditërisht i bukur, përshkroi me një tmerr gjithë fytyrat e publikut.” Nga dorëshkrimet e Moisiut, të depozituara në Theatermuseum të Vjenës, Pjetër Logoreci veçon disa kujtime të aktorit: Kur fillova punën, në të vërtetë nuk dija ku qëndron sekreti i interpretimit të një roli, mendoja thjeshtë me fantazinë rinore që arti i krijimit të rolit është të ngjitësh një mjekër falso në fytyrë. Por, sa më shumë që njihja botën, aq më shumë bëhesha i vetëdijshëm në personin tim. Më vonë kuptova që artin tim duhej ta ndërtoja thjesht mbi personalitetin tim. Jo me “maskim”, por me “demaskim”. Kërkoja lirinë time në çdo rol, për ta interpretuar atë në mënyrë të natyrshme dhe arrita ta zotëroj këtë. Kjo bëri që kur zgjidhja rolet, mundohesha t’i shihja personazhet mbranda vehtes sime... Sipas Kafkës, Aleksandër Moisiu ishte: “një artist të cilit i rrjedhin vargjet nga koka e tij... Duket sikur në thellësinë e syve të tij lëvizin arkiva fotosh bardhë e zi me lëvizje të ngadaltë fantazmash... Mumjet egjiptiane 2000-vjeçare kanë sy të tillë... të fiksuar e të thellë, pa shprehje, të trishtuar, por të pa ankesë, të rezervuar por prezent. Vetëm në pikturat e Lorenzo Lottos mund të gjesh sy të tillë melankolikë e mesdhetarë... Moisiu i rrëmben menjëherë njerëzit me sytë e tij, me zërin e tij...” Aleksandër Moisiu vdiq më 22 mars 1935. Arkivoli me trupin e tij u dogj në Krematorin e Vjenës i shoqërur nga muzika Adagio e Beethovenit, luajtur nga dy miqtë e tij, muzikantët e famshëm Bruno Walter (në piano) dhe Alfred Rosé (në violinë). Kjo ishte mbyllja e një jete të jashtëzakonshme, duke lënë pas një vepër magjike e të pakrahasueshme, që vazhdon ta bëjë krenare qytetarinë durrsake dhe gjithë kombin shqiptar. J. Kosho
  • 5. Një nga amforat e gjetura në fund-detin Adriatik, “Dyrrachium 3” ka një moshë më shumë se 2100-vjeçare dhe datimi është përcaktuar nga ngarkesa me amfora adriatikase të tipit Lamboglia 2 (nga emri i arkeologut italian, që i zbuloi i pari). Në të gjithë Mesdheun janë gjetur 18 relite të tilla dhe tipi i ngarkesave të zbuluara vërteton gjithnjë e më tepër raportet e qëndrueshme ekonomike të Ilirisë së Jugut me brigjet italike, si dhe me qendrat kontinentale dhe ishullore të Greqisë. K ur flasim për anije të mbytura, mendja na shkon menjëherë te “Titaniku”, gjigandi lundrues që vazhdon të zgjojë imagjinatën e të gjithëve edhe një shekull pas përplasjes fatale me aisbergun verior. Por për ne që jetojmë në bregdet ky nuk është një koncept i panjohur. Banorët e Durrësit kujtojnë anijen e mbytur shumë pranë portit, direkët e së cilës deri vonë dukeshin qartazi mbi ujë. Specialistët thonë se në gjiun detar të Durrësit ndodhen mbetjet e të paktën 15 mjeteve lundruese të mbytura në rrethana të ndryshme gjatë 100 viteve të fundit. Por numri i anijeve që ndodhen në fund të detit përballë qytetit antik me siguri është shumë më i madh dhe koha kur ato janë mbytur nis disa mijëvjeçarë më parë… Arkeologjia nënujore, shkenca që ka lindur në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, po përpiqet të zbulojë dhe të studiojë këto relikte të gjetura në fundin e detit, elementët e të cilave kanë filluar të ndriçojnë edhe mënyrën se si jetonin të parët tanë ilirë; cilët ishin partnerët e tyre tregtarë; a kishin një flotë tregtare apo se çfarë mallrash eksportonin dhe importonin nga vendet e tjera të Mesdheut 2000 vjet më parë, atëherë kur niste Era e Re.Dr. Adrian Anastasi, pjesë e Institutit të Arkeologjisë me qendër në Tiranë, prej shumë vitesh punon pikërisht në këtë sektor. Arkeolog e zhytës i mirëfilltë dhe me temperamentin e një njeriu që një pjesë të rëndësishme të jetës së tij e kalon nën ujë, Dr. Adriani ka koleksionuar deri tani tre relikte antike, të zbuluara në gjiun detar, të cilat i ka emërtuar me emrin “Dyrrachium”. Gjiri detar i Durrësit është një “hambar” me objekte arkeologjike, të cilat sqarojnë një periudhë gati 20-shekullore, nga shekulli VI para erës sonë, deri në fillimin e pushtimit otoman. Arkeologët nënujorë dhe ndihmësit e tyre i janë rikthyer përsëri gjiut detar të Durrësit ku zbulimet “Dyrrachium” duket se do të shtohen me numra të rinj. ADRIATIKUTTHESARI në fund të Dr. Adrian Anastasi mbron me ngulm idenë e prezencës konstante të flotës tregtare ilire në ujërat e Mesdheut, dhe sipas tij zbulimet e kohëve të fundit, në të gjithë bregdetin shqiptar, por veçanërisht në Durrës, hedhin poshtë tezat e “piraterisë detare ilire”, me të cilat lidhej padrejtësisht lundrimi i anijeve ilire gati 2 mijë vjet më parë. Falë bashkëpunimit të peshkatarëve dhe qytetarëve durrsakë vetëm në periudhën 2004-2014 në brigjet detare janë zbuluar pesë spiranca që mbulojnë një periudhë 1000-vjeçare të lundrimit. Ato përcaktojnë madhësinë e anijeve që lundronin pranë brigjeve tona dhe tipologjitë e spirancave të zbuluara deri tani në Mesdhe janë gjetur vitet e fundit edhe në bregdetin shqiptar. Spirancat e dimensioneve të mëdha janë dëshmi e pranisë së anijeve mbi 300 ton e me gjatësi 25-30 metra, mjaft të mëdha për kohën, por edhe tregues të vëllimit të shkëmbimeve ekonomike mes Ilirisë dhe vendeve të tjera të Pellgut. Anijet e mbytyra kanë frymëzuar festivalin “Netët e muzikës klasike”, që do të zhvillohet në muajin gusht në qytetin e Durrësit. Ky edicion do t’i kushtohet Spanjës dhe shkak për këtë është bërë... një anije e mbytur në brigjet e saj. Bienalja artistike që ka mbërritur në edicionin e 7-të të saj do të jetë “një udhëtim muzikor në vendin e Servantesit”. SPIRANCA MIJËVJEÇARE NË FUND TË ADRIATIKUT G. Kabashi Diamant faqe 8 faqe 9 Diamant MAJ2015Numri01 TRADITË
  • 6. Diamant faqe 10 faqe 11 Diamant MAJ2015Numri01 Një hapësirë komunikimi ‘Faqja e Bashkisë’ do jetë një dritare për informacionet më të rëndësishme nga institucioni kryesor i qytetit. Projektet, shërbimet, njoftimet dhe çdo ngjarje e vlefshme për interesin publik, do bëhet prezente në revistën Diamant Rikonstruksioni i Shëtitores “Taulantia”, është një projekt që po realizohet nga Bashkia Durrës dhe që sistemon zonën nga fundi i shëtitores ekzistuese, në një gjatësi 175 metër linearë në drejtim të plazhit të Currilave. I gjithë sheshi pranë banesave do të shtrohet me pllaka guri. Në të do të shkruhet emri “DURRËS”. Gurët e përzgjedhur për projektin do të jenë me dy ngjyra të ndryshme për të bërë të mundur kontrastin në shkrim. Është vendosur që për këtë projekt të përdoren gurë natyralë të vendit, për të patur një projekt autentik e për të promovuar arkitekturën me kilometër zero. E gjithë shkallarja është shoqëruar me ndriçim në formë spoti, për t’i dhënë dritë këtij volumi gjatë natës, ndërsa pjesa e sheshit është parashikuar me ndriçuesë të lartë. Jo pak e rëndësishme është dhe zgjidhja që projekti jep për kanalizimet e ujërave të zeza, për zonën e restoranteve të cilat janë në këtë territor. Gjelbërimi në këtë projekt është parashikuar të jetë me pemë pishe, për të ruajtur karakterin mesdhetar të qytetit. Vazhdimi i shëtitores Taulantia Faqja e Bashkisë e re “Kjo hapësirë publike shumë shpejt do të jetë pika më e famshme në qytet për të parë perëndimin e diellit por mund të marrë funksione të tjera, si një teatër i hapur ose një shesh ku mund të hidhen fishekzjarret në ceremoninë e ndërrimit të viteve, etj” (V. Dako) D. Agolli
  • 7. ‘Krudo peshku, salmon, ton, fileto levreku, iriq dhe açuge’; apo ‘Fileto peshku dhe karkaleca në salcë avokadoje’, cila do ishte zgjedhja juaj? Diamant faqe 12 faqe 13 Diamant MAJ2015Numri01 R estoranti 4-Stinët është hapur para 11 vitesh, fillimisht si një piceri. Ndikimi dhe frymëzimi i 4-Stinëve ishte kuzhina italiane, ku ideja se – ushqimi, ngjyra dhe shija e çdo stine është e gjithëpranishme në restorant, i dha emrin destinacionit të preferuar jo vetëm të qytetarëve durrsakë, por edhe të shumë shtetasve të huaj, kryesisht italianë, të cilët ndihen si në kuzhinën e tyre…Restoranti 4-Stinët është kthyer nga një piceri-tratori, në një restorant të suksesshëm peshku. Ku qëndron sekreti? Menaxhimi i mirë; dhe jo vetëm. Dritan Kadiu, pronari i 4-Stinëve, shpjegon amvisimin që i bëhet çdo komponenti funksional të këtij restoranti. Cilësia e ushqimeve, shërbimi i shpejtë dhe efikas, pastërtia shkëlqyese, gjetjet e reja për të pasuruar dhe rifreskuar menunë, ndërthurja e eksperiencave perëndimore me ato orientale, aftësia për të qenë fleksibël përkundrejt kërkesave të klientelës, mirëkuptimi dhe përgjigjja e shpejtë për çdo ankesë të tyre, është formula e duhur për një ndërmarrje të suksesshme në fushën e kulinarisë. “Një menaxher i mirë është ai që nuk dorëzohet kur restoranti është bosh dhe e mirëmenaxhon situatën kur restoranti është plot”, shprehet Dritani. Thelbi i funksionimit të një restoranti është koordinimi i shërbimit dhe cilësisë në rastet kur fluksi i klientëve është tepër i madh. Sipas Dritanit: “Buzëqeshja nuk duhet të shuhet, edhe kur je i lodhur nuk mund ta lëshosh veten”. Atij i pëlqejnë sfidat, nuk kënaqet me pak. Nuk mjaftohet me çfarë ka Në çdo stinë për çdo shije… Guida Durrës “Një menaxher i mirë është ai që nuk dorëzohet kur restoranti është bosh dhe e mirëmenaxhon situatën kur restoranti është plot” arritur por gjithmonë kërkon të njohë dhe të përshtasë risi të tjera, të pasurojë menunë me shijet më të kërkuara të vendeve lidere në gastronomi, të përmirësojë shërbimin apo të shtojë funksione të reja të restorantit të tij. Menaxheri i 4-Stinëve nuk nguron të flasë për ‘sekretet’ e punës së tij, gjithashtu nuk i ndërmerr veprimet i nxitur nga ajo çfarë bëjnë të tjerët. “Unë nuk ndikohem nga konkurrenca. Çdokush ka vendin e tij. Stafi i 4-Stinëve është në sfidë me veten. Sot më të mirë se dje; nesër shumë më të zotë se sot. ”Transparenca është një tipar tjetër i 4-Stinëve që e bën të preferuar kryesisht nga klientët e huaj. Menuja e shfaqur në hyrje të restorantit ‘ia qartëson idetë’ konsumatorëve skeptikë, klientëve kërkues, apo syve kureshtarë. Ajo menu nuk zhgënjen, por plotëson një tablo të mirëkuruar: ambjente, cilësi gatimi, shumëllojshmëri zgjedhjesh, ngjyrash dhe shijesh, si dhe një shërbim fin.“Një restorant i bukur, me një pamje magjepëse buzë detit, tek i cili hahet mirë”, kështu e konsideron 4-Stinët Piergiorgio Colombo, një biznesmen nga Italia. Kur vjen në Shqipëri për të ndjekur ecurinë e punës së tij, Giorgio preferon të shijojë picat me perime pikërisht tek ky restorant. Sipas tij, 4-Stinët është e krahasueshme me shumë restorante të mira në Itali, ndaj ai ndihet shumë komod me gatimin e shefave të kuzhinës së saj. E pozicionuar në një nga zonat më të këndshme dhe të frekuentuara të Durrësit, ku deti Adriatik pasqyrohet tek vitrinat e lokaleve, qendrave multifunksionale, pistës inovatore, restoranteve me prodhime deti, 4-Stinët qëndron unike dhe e ngjashme, familjare dhe rinore, tradicionale dhe moderne, e gjithnjë e frekuentuar. Një drekë pune; një darkë romantike; festat e fëmijëve; sushi ndjellës mbizotërues në ditët e javët aziatike të restorantit, apo dëshira për të provuar tapas-in spanjoll; një verë e rrafinuar italiane; pica integrale, apo pica e personalizuar ‘della casa’, të gjitha këto janë një arsye më shumë për të shijuar 4-Stinët. J. Kosho Diamant MAJ2015Numri01
  • 8. Diamant faqe 14 faqe 15 Diamant MAJ2015Numri01 Porti i Durrësit konsiderohet si një nyje shumë e rëndësishme e tregut ndërkombëtar. Shërbimet e ndryshme, transporti i udhëtarëve apo i mjeteve, si dhe përpunimi i mallrave, e vendos këtë institucion në qendër të vëmendjes së komunitetit. Revista Diamant krijon hapësirë posaçërisht për ngjarjet, shërbimet dhe investimet që lidhen me portin. Faqja e Portit Projektet e thellimit dhe spostimit të sillosave nga kalata nr 5, janë dy nga investimet e rëndësishme që do të realizohen gjatë vitit 2015 në portin e Durrësit. Autoriteti Portual i Durrësit ka parashikuar një investim të përgjithshëm prej afro 157 milionë lekë, që do të realizohen vetëm në projektet e infrastrukturës civile portuale. Projekti i thellimitështëemergjentpërmirëmbajtjen e kanalit hyrës dhe basenit, si element bazë për mbajtjen e qëndrueshmërisë së kapacitetit përpunues të Portit. Rehabilitimi i segmentit rrugor “Hyrja Nr.2 - Terminali i Trageteve” është një tjetër projekt, që synon riveshjen me asfalt të kësaj rruge të amortizuar. Në investim është parashikuar edhe pajisja me sinjalistikën e duhur horizontale dhe vertikale. Plotësimi i rrjetit të ujësjellësit është gjithashtu një projekt tjetër i rëndësishëm i vitit 2015. Ky investim parashikon ndërtimin e segmentëve të rij tëujësjellësitnëTerminalineKontenierëve dhe në atë Perëndimor. Brenda investimit, rrjeti do të plotësohet me matës konsumi me qëllim menaxhimin dhe kontrollin e ujit të pijshëm në territorin e portit të Durrësit. Projekti për thellimin dhe spostimin e sillosave Projekti për thellimin dhe spostimin e sillosave Projektet e infrastrukturës portuale Projektet e infrastrukturës portuale T. Zotaj http://www.apdurres.com.al/ Transport Grupazh Transport Projektesh Magazina Doganore Agjenci Doganore Transport Ajror Logistics Adresa; Autostrada Durrës-Tiranë km5 Ura e fllakës, 150m Rr. Nacionale, Xhafzotaj, Durrës Tel: +355 52 901 056 e-mail: info@diamant.com.al www.diamant.com.al
  • 9. Diamant faqe 16 faqe 17 Diamant MAJ2015Numri01 Vullnetarizmi Bëhu vullnetar, ndihmo njerëzit në nevojë; ndaj eksperiencat e tua, trego historinë tënde dhe frymëzo këdo që takon përgjatë udhëtimit që quhet jetë... V ullnetarizmiështënjëvlerëshoqërore që shpesh herë neglizhohet, lihet në harresë apo nënvlehtësohet. Parimet e konkurueshmërisë, realizimit profesional, interesit personal dhe egoizmit racional, që ushqehen bujarisht tek ndërgjegjja e të rinjve, nuk duhet të zënë të gjithë hapësirën e të menduarit apo gjykuarit. Të japësh një pjesë të kohës dhe energjisë tënde për të ndihmuar të tjerët, duke marrë në këmbim vetëm mirënjohjen dhe buzëqeshjen, është ushqimi më i mirë për shpirtin. Të ndërtosh marrëdhënie njerëzore, të ndihmosh në përballimin e krizave natyrore, të informosh e ndërgjegjësosh komunitetin, si dhe të shpëtoshjetë,ështëidealimëilartëhuman. Vullnetarizmi është kryefjala e organizatës më të vjetër humanitare në vend, Kryqi i Kuq Shqiptar, i themeluar që në vitin 1921. Kryqi i Kuq Shqiptar është një shoqatë humanitare vullnetare që e ushtron veprimtarinë në mënyrë të pavarur në bazë të parimeve themelore të lëvizjes ndërkombëtare humanitare. Dega e Kryqit të Kuq në Durrës është një qendër aktive në realizimin e objektivave dhe parimeve që kjo shoqatë humanitare ndërkombëtare ka në fokus. Në kuadër të aktivitetevehumanitareqëKryqiiKyqkanë objektiv, dega Durrës, ka realizuar shumë veprimtari në programe të ndryshme si p.sh.: programin e përgatitjes dhe përgjigjes në raste katastrofash; Club 25 – programi për dhurimin e gjakut; programi i shëndetit–përparandalimineHIV/AIDS,etj. Dega e Kryqit të Kuq Durrës, gjatë gjithë historikut të saj, është përpjekur që të përmbushë objektivat primarë që janë në ADN-në e shoqatës humanitare. Sipas sekretares të Kryqit të Kuq, dega Durrës, Brunilda Lamçe, “një sfidë akoma më e madhe nuk është të arrish një sukses, por ta mbash atë sukses për një kohë sa më të gjatë”. Ndaj në punën e stafit të KKD kërkohet punë e përkushtim jo vetëm nga disa individë, por nga e gjithë shoqëria. Përsa i përket përfshirjes së të rinjve në aktivitete vullnetare dhe në ndërgjegjësimin e komunitetit durrsak për të dhënë ndihmën e parë në çdo vështirësi, KKD ka rekrutuar mjaft vullnetarë (të të gjitha moshave), të cilët i janë përgjigjur ftesës së shoqatës për t’u bërë pjesë e veprimtarive të saj. Sipas Brunës, ata kanë treguar seriozitet dhe përkushtim gjatë angazhimit të tyre, gjë që ka çuar në një zbatim sa më të mirë të objektivave të degës, duke treguar se humanizmi është pjesë e çdo individi. “Nuk ka rëndësi se sa i madh është kontributi, por ka rëndësi se sa dashuri jep në të”, shprehetBrunilda.Ndaj,nësekërkonqëtëdallohesh nga shumica, të mos konformohesh me prirjen e përgjithshme, nëse je origjinal dhe nuk ndikohesh nga apatia e të tjerëve, nëse vlerat dhe parimet janë akoma pjesë e jotja, dil vullnetar, dhuro nga koha, mundësia, aftësia dhe dashuria jote! Të dhurosh kohën Dobitëevullnetarizmit TENDENCË 1. Të jesh vullnetar të ndihmon të krijosh njohje të reja Vullnetarizmi të jep mundësinë të shtosh kontaktet e tua; Vullnetarizmi përsos aftësitë e tua komunikuese dhe organizative. 2. Vullnetarizmi është i dobishëm për trupin dhe mendjen Të jesh vullnetar të rrit vetëbesimin; Të ofrohesh si vullnetar do të thotë të jesh fizikisht dhe psikologjikisht më i shëndetshëm; 3. Vullnetarizmi nxit përparimin e karrierës tënde -Vullnetarizmi të siguron eksperiencë -Vullnetarizmi të mëson aftësi të reja në profesionin tënd për të qenë vullnetar Do bëj punë vullnetare sepse dua… ta bëj qytetin tim një vend më të mirë për të jetuar; …të njoh njerëz mendjehapur; …të provoj ndjesi të reja; …ta bëj të dobishme kohën time të lirë; …të njoh pikëpamje të reja për jetën dhe për vende që s’i kam vizituar më parë; …të krijoj eksperiencë në lidhje me punën e ëndrrave të mija; …të gjej paqe shpirtërore ndërsa ndihmoj të tjerët; …të bëj diçka për të cilën jam i zoti (e zonja). Motivet K. Goga
  • 10. Suksesi vjen nga vetëdija se ke dhënë më të mirën nga vetja duke u kthyer në formën më të përsosur të vetvetes John Robert Wooden Basketbollit, shprehet entuziast për këtë inisiativë. Ai thotë se: “puna ka nisur seriozisht dhe ne kemi shumë shpresa që basketbolli i Durrësit do të ketë një organizim të përkryer, ndaj në një kohë të shkurtër do të kemi rezultatet e para pozitive. Këtë optimizëm e bazojmë tek misioni ynë që është masivizimi i këtij sporti në qytet dhe përfaqësimi dinjitoz në kampionatet kombëtare.” Sipas z. Ylli Ballanca, sekretarit të shoqatës, basketbolli durrsak duhet të rikthehet në nivelin e viteve ’80. “Durrësi është një qytet sportdashës, - thotë Ylli, - dhe tani që Akademia e Basketbollit ka filluar aktivitetin, Pallati i Sportit është duke gumëzhirë”. Shoqata do t’i kushtojë një kujdes maksimal fëmijëve, të cilët paralel me trajnimin fizik, do jenë të kontrolluar nga mjekët dhe të siguruar financiarisht nga çdo dëmtim i mundshëm. I urojmë suksese Akademisë së Basketbollit “Dhimitraq Goga” dhe u premtojmë dashamirësve të këtij sporti informacion periodik dhe të pasur për ecurinë dhe arritjet e saj. Kjo organizatë ka disa objektiva, si p.sh.: Ngritja e një rrjeti zinxhir të ekipeve, duke filluar nga moshat 8-vjeçare e deri tek moshat 14-vjeçare; Kthimin e terreneve sportive të shkollave në arena të organizuara ekipesh të lojës së basketbollit, kjo në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit dhe seksionin e arsimit; Marrjen nën kujdestari të ekipeve të moshave të vogla, të cilët do të stërviten nga profesionistë të arsimuar dhe me eksperiencë; Krijimin e dhjetra vendesh pune në sektorin e basketbollit minibasket, Rehabilitimin e terreneve sportive të shkollave dhe të komuniteteve me fondet e shoqatës e donacione të ndryshme; etj. Diamant faqe 18 faqe 19 Diamant MAJ2015Numri01 Akademia e Basketbollit Kënaqësi, disiplinë, shëndet fizik, çlirim stresi, nxitje vetëbesimi, çfarë tjetër mund të fitosh nga një lojë basketbolli? Sporti, i glorifikuar që në Greqinë e Lashtë, e veçanërisht basketbolli, është një filozofi më vete e zhvillimit, bashkëpunimit, argëtimit dhe dëshirës njerëzore për të fituar. Redaksia e revistës ‘Diamant’ do t’i kushtojë gjithmonë vëmendje sportit durrsak, ndaj një hapësirë e veçantë do t’i kushtohet basketbollit. Me iniciativë të disa ish- b a s k e t b o l l i s t ë v e durrsakë, si Nustret Reka, Besnik Çela, Adi Veli, Emilian Jani, Zhani Noti, Ylli Ballanca, Lavdosh Alia, Sabri Rustemi dhe Perikli Goga, u krijua shoqata sportive“Dhimitraq Goga”. Kjo shoqatë, e cila ka marrë emrin e simbolit të basketbollit durrsak, u krijua për të ringritur basketbollin e qytetit të Durrësit, i cili lë për të dëshiruar. Në ndryshim nga Tirana dhe Shkodra, Durrësi është mjaftuar tek disa ekipe që stërviten p r i v a t i s h t dhe nuk kanë mundësinë që të përfaqësohen në konkurse kombëtare. Sipas t h e m e l u e s v e të shoqatës, kjo ndodh si pasojë e një organizimi efektiv dhe mungesës së fondeve. Në këtë terren të etur për sportin e basketbollit, në dhjetor të vitit 2014, ish- b a s ke t b ol l i s të t e Durrësit inkurajuan krijimin e kësaj shoqate dhe po japin mbështetjen e tyre për ecurinë e saj. Inisiativës së tyre, iu bashkëngjit dhe mbështetja e drejtuesit të klubit sportiv Teuta, e përfaqësuesve të Bashkisë dhe kryetarit aktual të saj z. Dako, si dhe mbështetja financiare e një numri biznesesh kombëtare. Perikli Goga, bashkë-themeluesi i Akademisë së Pasioni ndër breza J. Kosho
  • 11. Diamant faqe 20 faqe 21 Diamant MAJ2015Numri01 RevoltaeAtlasit(Atlasshrugged),romani i Ayn Rand (1905 Shën Petërsburg – 1982, Nju York), është dramatizimi i vizionit të saj unik të ekzistencës dhe të potencialit më të lartë të njeriut. Me dymbëdhjetë vite punë për t’u mbaruar, ky libër është kryevepra e shkrimtares dhe e filozofes amerikane. Themeluese e rrymës së Objektivizmit, Ayn Rand ka revolucionarizuar mendimin e lexuesve dhe pasuesve të saj, duke influencuar K o n g r e s i n amerikan, auditorët u n i v e r s i t a r ë , masmedian dhe mbi të gjitha filozofinë kapitaliste. Revolta e Atlasit hedh në tregun e ideve shumë pyetje intriguese: A është ndjekja e fitimit një ndërmarrje fisnike, apo është rrënja e gjithë të këqijave? Është pasioni seksual një virtyt që lartëson shpirtin njerëzor, apo është thjesht një instikt kafshëror? A është arsyeja një vlerë absolute, apo besimi është burimi alternativ i së vërtetës? Është i mundur vetëbesimi absolut, apo jemi të dënuar të bëjmë një jetë mes dyshimeve dhe ndjenjave të fajit? Cila shoqëri mundëson zhvillimin e individit dhe në cilën shoqëri është ai i dënuar të luftojë fatin e tij? Rrëfimi i Rand përmes heroinës Dagny Tagart, drejtoreshës ekzekutive të kompanisë më të madhe të transportit hekurudhor në SHBA, është një ciklon përpjekjesh dhe përplasje dilemash mes ‘të mirës së përgjithshme’ dhe ‘suksesit individual’. Pyetja që fillon, përshkruan dhe kulmon revoltën më të madhe filozofike të Rand, “Kush është Xhon Galt?”, do ta mbajë lexuesin të mbërthyer pas komploteve, pasioneve, diamanteve dhe mistereve që rrethojnë personazhet e këtij traktati të objektivizmit. Revolta e Atlasit “Çfarë është një burrë? Ai është vetëm një koleksion kimikatesh i lidhur nga iluzioni i madhështisë.” “Një nga librat më influencues të shkruar ndonjëherë, ky është një roman prej 1200 faqesh, i botuar më 12 tetor 1957. “Revolta e Atlasit” është himni i Ayn Rand për të drejtën e individëve që të jetojnë krejtësisht dhe vetëm për hirin e vetvetes”` New York Times, 2007 Në sondazhin e kryer nga biblioteka e Kongresit dhe nga “Klubi i Librit të Muajit” në vitin 1990, mbi librat që kanë ndikuar më shumë në jetën e lexuesve, ‘Revolta e Atlasit’ u rendit e dyta pas Biblës. (Internet Enxyclopedia of Philosophy) J. Kosho Rikthim tek Libri
  • 12. Diamant faqe 22 faqe 23 Diamant MAJ2015Numri01 Shija e nxehtë e Meksikës.. Si të ushqehemi? Diamant i shton menusë të amvisave durrsake receta të veçanta, duke sjellë pranë tyre shijen emblematike të vendeve të ndryshme të botës. 1 lugë gjelle vaj ulliri 1 qepë, e prerë hollë 1 thelpi hudhër 3 kërcella celer, të prera hollë 200g kërpudha 2 speca të vegjël shumë djegës, të prerë 100g pure domatesh 1 lugë gjelle pluhur cocoa 100ml verë të kuqe 150ml lëng perimesh të përziera 150g fasule zeza të konservuara, të shpëlara dhe të kulluara 150g fasule e bardhë e konservuar, të shpëlara dhe të kulluara 150g fasule soje të konservuara, të shpëlara dhe të kulluara kripë dhe piper të bluar •12 petë për tako të gatshme •150g djathë të grirë •2 lugë supe majdanoz të copëtuar •200ml krem ajkë Për servirje Tako është një ushqim tradicion- al meksikan. Kjo recetë është e përshtatur për vegjetarianët. 1. Nxeje vajin në një tigan në temperaturë mesatare. Gatuaje qepën, hudhrën dhe celerin deri sa të zbuten. 2. Shtoji këpudhat dhe specat djegës për t’u gatuar, vetëm për një minutë. 3. Shto purenë e domates dhe gatuaje për rreth 2-3 minuta. 4. Kur këpurdhat zbuten, shtoje pluhurin cocoa, verën dhe lëngun e perimeve, deri sa të vlojnë. 5. Ule temperaturën dhe le të zihen për 15 minuta, pastaj shto të gjitha llojet e fasuleve dhe gatuaji për rreth 10-12 minuta, ose deri të redukto- het sosi dhe fasulet të jenë të gjitha të ziera mirë. 6. Për ta shërbyer, vendosni 2-3 lugë gjelle sosi në secilën petë të takos. Mbulojini me djathë të grirë, majdanoz, kremë ajke dhe vendosini nëpër pjata Përgatitja Përbërësit Adresa; Autostrada Durrës-Tiranë km5 Ura e fllakës, 150m Rr. Nacionale, Xhafzotaj, Durrës Tel: +355 68 90 23 996 Adresa: Rr. Egnatia, Flag Ship Center Durrës Orari 07:00 - 22:00
  • 13. Diamant faqe 24 faqe 25 Diamant MAJ2015Numri01 Me datë 17 korrik, në Nagasaki të Japonisë, hapet hoteli i parë me staf tërësisht robotik. Që nga marrja e valixheve, recepsioni, e deri në pastrimin e dhomave, çdo punë që më parë kryhej nga njeriu tashmë do të zëvendësohet nga puna e robotëve. Dhe ky është vetëm fillimi, pasi presidenti i këtij hoteli ka në plan ndërtimin e 1000 hoteleve të këtij lloji në mbarë botën. Të 72 dhomat e këtij hoteli do jenë të pajisura dhe me sistem ajri të kondicionuar, i cili rregullohet automatikisht në varësi të temperaturës së trupit të njeriut. Çmimi? 60 $ dollarë për një dhomë teke. Virgin Galaktik, gati për nisje Sir Richard Branson, themeluesi i një rrjeti të gjerë kompanish nën logon ‘Virgin’, ka lajmëruar sfidën e tij të rradhës, fluturimin e parë komercial hapësinor. Avioni i dytë, i cili pritet të transportojë pasagjerë buzë hapësirës, është ndërtuar dhe ka përfunduar testet e sigurisë. Më shumë se 700 pasagjerë kanë aplikuar dhe kanë paguar rreth 250 000 $ për një biletë. (The telegraph, 2015) Japoni, hoteli i parë tërësisht me personel robot Projektuesi Sean Miles ka krijuar një telefon fantastik, i ndërtuar tërësisht nga produkte të ricikluara dhe natyrore. Shtresa e jashtme e telefonit është bërë nga rrëshirë e riciklueshme dhe copa të prera bari të trajtuara në mënyrë të posaçme. 25% e telefonave të papërdorshëm riciklohen në Mbretërinë e Bashkuar dhe ky telefon përbën një sukses në (travel pulse) Qantas Airline mundëson fluturime 12-13 orëshe mbi panoramën e mrekullueshme të Antarktidës. Udhëtim 1-ditor për të shijuar vargmale akullnajash, koloni pinguinësh dhe muzikë jaz në bord. Çmimi: 970 $. Tashmë fëmijët mund të krijohen nga tre prindër, për të parandaluar trashëgimin e sëmundjeve gjenetike vdekjeprurëse. Teknika konsiston në kombinimin e mitokondrisë së një gruaje të shëndetshme, që në këtë rast është dhuruesja, dhe AND-në e prindërve. Fëmija i parë i tillë mund të lindë në 2016-ën. (BBC) A do ta blinit një telefon të bërë me bar? Udhëtim 1-ditor në Antarktidë Angli: Fëmijë nga tre persona Inovacion #DurresDiamant Bëj #DurrësDiamant fotove me pamje nga qyteti yt dhe postoi ato në Instagram dhe Facebook. Fotot më të pëlqyera do të përzgjidhen dhe botohen tek kjo hapësirë dedikuar një “shkrepje” në Durrës.
  • 14. Diamant faqe 26 faqe 27 Diamant MAJ2015Numri01 jozef design www.jozefdesign.com jozefdizain@gmail.com L. 17, Rr. Neki Libohova, (ish URT) - Durrës 052 22 96 97 Apartamentepërt’ushiturApartamentemeqiraMakinapërt’ushitur Apartament 3+1 Adresa: lagjia nr. 1, rruga Taulantia, pallati 1015 Tel: +355 69 27 71 240 Sipërfaqja 120 m2 Kati: 7 (shtatë) Apartament 3+1 Adresa: lagjia nr. 1, rruga Taulantia, pallati 1012 Kati:2 (dytë) Sipërfaqja:115 m2 Tel:+355 69 26 99 451 Sipërfaqja:200m2 Adresa:Lagjia nr. 1 , Rruga Taulantia, Shëtitorja e re ‘Taulantia’, pallati 1011 Kati i parë Specifika:Kati 0 ka 50 m2 sipërfaqe magazinimi Vend për parkim Tel:+355 69 48 69 141 Ambient me qira Modeli: 316 facelift; Motorri: 1.6 benzinë / konsumi 6 L Ngjyra e jashtme: Blu; Ngjyra e tapicerisë: Bezhë; Viti: 2002, Manuale Marka: Volswagen; Modeli: Passat (Sport line); Motorri: 2.0 diesel / konsumi 6 L; Ngjyra e jashtme: e zezë; Tapiceria: Lëkurë / Kamosh; Viti: 2007; Manuale Marka: Peugeot; Modeli:207; Motorri:1.6 HD; Ngjyra e jashtme: gri; Opsionet: full option; Viti: 2007; Manuale Të interesuarit mund të kontaktojnë në këtë adresë e-mail: revista@diamant.com.al Njoftime