SlideShare a Scribd company logo
1 of 8
Download to read offline
Prof. Muhammed Ferid beg Muhami

Es-Selamu alejkum!
Historia e Shtetit të Lartë Osman
Pasi që shteti abasid arriti kulmin e zhvillimit të tij në kohën e Harun Er-Reshidit dhe të
birit të tij El-Me'munit në kohën e të cilit u përkthye pjesa më e madhe e librave greke dhe zhvillimi
shkencor arriti atë që nuk kishte arritur në asnjë kohë më parë, shteti filloi teposhtëzën e vet dalëngadalë, ashtu si është edhe ligji i jetës që sjell pleqërinë pas rinisë, ligj i Allahut i cili nuk ndërron.
Kështu degradimi e përfshiu me ngadalë tërë shtetin derisa shteti abasid ra plotësisht me rënien e
qytetit Daru Selam, Bagdadit, mes sulmeve të tatarëve më 20 Muharrem 656 hixhri (1258 e.r.) në
kohën e Halifes Mu'tasim Bilah, abasidi i fundit në Bagdad, pasi që shteti i tyre më shumë se pesë
shekuj ishte shtylla e qytetërimit islam.
Me rënien e shtetit abasid, islami nuk pati ndonjë shtet të madh e të fuqishëm i cili do ta
mbronte atë dhe do t'i përmblidhte në një vend popujt e tij. Territori islam ishte i ndarë nëpër
provinca dhe me çdonjërën prej tyre udhëhiqte mbreti apo princi i saj. Kështu vazhdoi derisa
Allahu deshi të themelohet Shteti i Lartë Osman nën flamurin e të cilit u bashkuan pjesa më e
madhe e viseve islame dhe u pushtuan shume vise të reja të cilat nuk kishin pranuar më herët dinin
hanif. Kështu shteti osman i
ktheu Islamit forcën e vet dhe ia
ngriti fjalën e zërin. Themeluesi i
këtij shteti është Urtugrul bin
Sulejman Shah Et-Turkmaniu,
udhëheqës i një fisi turk që u
tërhoq nga viset e Azisë
Perëndimore në Azinë e Vogël,
pasi i mbytet i ati duke kapërcyer
një lum. Gjatë rrugës Urtugruli
has në dy ushtri të kapura në luftë
dhe hipën në një kodrinë për të
vërejtur tabllonë e luftës.
Ndërkohë vëren se njëra ushtri
fillon të dobësohet dhe se po nuk
u ndihmua do ta humbë betejën.
Në moment Urtugruli vendos t'i
ndihmojë dhe me guxim e me

Lexues të nderuar! Allahu i
Lartëmadhëruar krijoi njeriun, ia
fali dhuratë jetën dhe këtë e bëri
sprovë për të. Dihet se njerëzit janë
aq të vyeshëm sa do të mund të
përballojnë jetën dhe qëndrojnë
drejt përballë dallgëve të saj. Këtu e
fiton vlerën edhe revista "ElAhnaf". Përgjatë sprovave të jetës
ajo rri bashkë me njeriun dhe e
nxjerr në të vërtetën e saj!

Imam Ebu Bekr El-Arabi
Mbi akaidin e medhhebit dhahiri
"Ata gjithashtu thonin se Allahu flet me zë dhe
tinguj dhe thonin se Ahmed ibën Hanbeli e ka
thënë këtë. E pavërteta e këtyre njerëzve
(batili) shkoi aq larg saqë thanë që këto
shkronja mandej janë të pafillimta(kadim)
sikur Allahu. Thanë se Allahu ka dorë,gishta,
krahë, prehër, gjunj, këmbë dhe kudo shkel me
to. Thanë se Allahu qesh, ecën dhe
nxiton!" Fq.4
Imam Muhammed Emin Ibën Abidin

Perandoria Osmane në vitin 1550

trimëri të rrallë sulmon ushtrinë fituese derisa ua fut frikën në palcë, saqë ajo fillon të tërhiqet. Kjo
ka ndodhur nga fundi i shek.7 hixhri. Pas fitores Urtugruli kupton se Allahu e pati caktuar që ai t'i
ndihmojë Emirit Alaudin, Sulltanit të Konjës, një principatë selxhuke e cila u themelua me rënien e
shtetit selxhuk me vdekjen e mbretit selxhuk, Melik Shah,më 15 Sheva l458 h-18 Nëntor 1092 e.r.
Alaudini si kompenzim i ndau Urtugrulit disa qytete dhe krahina dhe e bëri atë mbështetje të vetën
në luftërat kundër fqinjëve. Ai për çdo fitore i ndante Urtugrulit toka të reja derisa familjen e tij e
gradoi me titullin Mukadimetu Es-Sulltan(Paria e Sulltanit) për shkak se ajo gjithmonë gjindej në
krye dhe para ushtrive të sulltanit dhe në sajë të saj ushtria korrte fitore. Gjatë kësaj kohe, djali më i
madh i Urtugrulit, Osmani,martohet me bijën e një asketi, të cilën rastësisht e pati parë te i ati i saj
dhe u dashurua në të. Asketi nuk pranoi ta martojë vajzën me Osmanin, por edhe ky bëri durim dhe
nuk deshi të martohet me vajzë tjetër.derisa i ati i saj e martoi të bijën me të,pasi që Osmani i tregoi
atij një ëndërr që e kishte parë një natë në shtëpinë e vet asketit. "Një natë, Osmani pa në ëndërr se si
hëna e re zbriti në gjoksin e shejhut dhe pasi u bë e plotë u lëshua në kraharorin e Osmanit. Pastaj
prej gjoksit të tij doli një dru i madh i cili menjëherë u rrit, mbuloi qiejt me hijen e tij, edhe kodrat më
të larta mbetën nën të dhe Nili, Tigri, Eufrati e Danubi buruan nga rrënjët e tij dhe se gjethet e
drurit sikur shpata drejtoheshin nga Konstandinopoja-Stambolli". Asketi u emocionua me këtë
ëndërr dhe ia dha të bijën Osmanit. Kjo ëndërr edhe pse besojmë që është sajuar nga historianët që
të mund t'i arsyetojnë me të paraqitjen, zhvillimin dhe rënien e një shteti, zakon ky edhe i
historianëve të Lindjes edhe të Perëndimit, e kemi cekur sa për të përfshirë plotësisht të dhënat.
Pas vdekjes së Urtugrulit 687 h-1288 e.r., mbreti Alaudin në vend të tij e cakton djalin më
të madh të Urtugrulit,Osmanin, themeluesin e Shtetit të Lartë Osman.

Resmi i Myftiut
"Resmi, është teksti i myftiut me të cilin ai jep
fetfa. Lidhur me myftiun, autori i "Fet'hu'lKadirit" thotë:"Qëndrimi i usulijinëve është se
myfti është vet muxhtehidi, ndërsa myftiu i cili
nuk është muxhtehid, por i di mendimet e
muxhtehidëve nuk është myfti. Prandaj, ky e
ka obligim(vaxhib)kur të pyetet të tregojë
qëndrimin e muxhtehidit siç është imam Ebu
Hanifeja, në formë të rrëfimit të asaj që ai ka
thënë." fq.5
Imam Muhammed Zahid El-Keutheri
Hadithi i Ibën Rezinit
"Ndërkaq, sa i takon hadithit të Ebu Rezinit,
në zinxhirin e tij është Hammad ibën Selme, i
cili i përziente fjalët e haditheve dhe tekstet e
tyre. Veç kësaj edhe dy femijët e gruas së tij
futnin në tekstet e haditheve të tij çfarë u tekej.
As Ibën Adju,po as të tjerët nuk mund t'ia
largojnë këtë të metë atij. Mandej Ja'la ibën
Atau e përcjell këtë hadith vetëm nga Veki'ë
ibën Hades ose Ades, që nuk njihet kush ka
qenë dhe ky po ashtu e përcjell këtë hadith vet
ngaEbuRezini." Fq.6

Viti i parë; Numri 6; Çmimi 2.20 sfr;10 mkd; Boton Forumi i të Rinjve Muslimanë; Redaksia: Amet Memedi, Zehra Memedi,
Burim Berisha; Adresa: Amet Memedi (FRM), Kreuzbuhlstr. 1, ST. Gallen, tel. + 41 (079) 503 48 62, Internet: www.el-ahnaf.com
Kur’an

El-Ahnaf

Shejh Muhammed Ez-Zerkaniu
Zbritjet e Kur'anit
Zbritja e dytë: Zbritja e dytë e Kur'anit ishte në Bejtu'l-Izzeh,
në qiellin e Tokës. Argument për këtë janë ajetet:"Ne e kemi zbritur atë
në një natë të bekuar."(Duhan:3); "E kemi zbritur atë në Natën e Kadrit."
(El-Kadër:l);"Muaji i Ramazanit është muaj në të cilin zbriti Kur'ani."
(El-Bekare:185).
Këto tri ajete dëshmojnë se Kur'ani ka zbritur në një natë të
vetme, e cila përshkruhet se është e bekuar sipas sures Ed-Duhan, quhet
Nata e Kadrit, sipas sures El-Kadër dhe është një nga netët e Ramazanit,
sipas sures El-Bekare. Mirëpo, është e njohur sipas të dhënave plotësisht
të sakta se Pejgamberit Kur'ani i ka zbritur pjesë pjesë, jo në një natë të
vetme. Bile dhe për shumë vite. Kështu mbetet se ajeti flet për një zbritje
tjetër, jo për atë që i ka ardhur Pejgamberit a.s..Lidhur me këtë ekzistojnë
edhe hadithe të sakta, të cilat sqarojnë këtë zbritje dhe tregojnë se ajo
është bërë në Bejtu'l-Izzeh, në qiellin e tokës. Ashtu siç dëshmojnë
hadithet në vijim:
1 - Shënon Hakimi përmes Senedit të tij nga Seid ibën Xhubejr,
nga Ibni Abbasi:"Kur'ani u nda nga "Dhikri" dhe u vendos në Bejtu'lIzzeh në qiellin e tokës prej ku e zbriste Xhibrili te Pejgamberi a.s.".
2 - Shënon Nisaiu, Hakimi dhe Bejhekiu përmes Davud ibën
Ebi Hindit, nga Ikrimeja, nga Ibni Abbasi: "Kur'ani zbriti përnjëherë në
qiellin e tokës në Natën e Kadrit dhe pastaj zbriti për njëzet vjet", mandej
lexon Ibni Abbasi ajetin:"Nuk të sjellin ndonjë shembull e ne të mos
sjellim të vërtetën dhe shpjegimin më të mirë."(El-Furkan 33);"Kur'an
që e ndamë pjesë-pjesë për t'ua lexuar njerëzve ngadalë dhe ta zbritëm."
(El-Isra:106).
3 -Shënon Hakimi, Bejhekiu dhe të tjerë përmes Mensurit, nga
Seid ibën Xhubejr,nga Ibni Abbasi:"Kur'ani zbriti përnjëherë në qiellin e
tokës, ishte me yjet dhe pastaj Allahu i zbriti të Dërguarit të tij pjesëpjesë".
4 -Shënon Ibën Merdevejhi dhe Bejhekiu nga Ibni Abbasi se
njëherë e ka pyetur Atije ibën El-Esvedi: "Më ka nxitur dyshim në zemër

ajeti:"Muaji i ramazanit është muaji kur zbriti Kur'ani"(El-bekare 185);
dhe ajeti:"Ne e kemi zbritur atë në natën e Kadrit",(El-Kadër 1), kuse ky
ajet ka zbritur në muajin sheval, ky në dhulkade, ky në dhulhixhe, në
muajin muharem, sefer, në muajin rebië' ?" Ibni Abbasi i tha:"Kur'ani
zbriti përnjëherë në ramazan në natën e Kadrit, pastaj zbriti sipas
qarkullimit të yjeve ngadalë përgjatë muajve e ditëve".
Këto katër hadithe janë disa nga hadithet që janë përmendur
në këtë temë. Që të katër këto hadithe janë sahih, siç thotë Sujutiu. Ato
janë hadithe që thuhen nga Ibni Abbasi, mirëpo quhen fjalë të
Pejgamberit a.s.,sepse është rregull që kur sahabiu thotë ndonjë send që
nuk mund të fitohet me të menduar dhe ky sahabi nuk njihet që merr të
dhëna nga beni israilët, pranohen fjalët si të Pejgamberit a.s. Kështu, nuk
ka dyshim se zbritja në Bejtu'l-Izzeh, në qiellin e tokës është nga bota e
gajbit dhe nuk mund të bëhet e njohur jashta se nga Pejgamberi ma'sum.
Pastaj, ibni Abbasi nuk njihet se ka marrë të dhëna nga israilijatet. Me
këtë vërtetohet se këto hadithe janë dëshmi për atë që rrëfejnë.
Zbritja në Bejtu'l-Izzeh ndodhi përnjëherë në natën e Kadrit,
siç kuptohet. Bile, Sujutiu thotë se Kurtubiu shënon se ka Ixhma lidhur
me zbritjen e Kur'anit përnjëherë nga Leuhu'l-mahfudh në Bejtu'lIzzeh.
Një mendim tjetër thotë se Kur'ani ka zbritur në qiellin e tokës
për njëzet, njëzet e tre ose njëzet e pesë ditë, për çdo ditë në masë që e ka
caktuar Allahu ta zbresë për çdo vit, pastaj pjesë-pjesë i zbret
Pejgamberit a.s. përgjatë tërë vitit.
Një mendim i tretë thotë që në natën e Kadrit filloi zbritja e
Kur'anit dhe pastaj i zbret Pejgamberit,i zbret në kohë tjera pjesë-pjesë.
Sikur duket, ky mendim mohon zbritjen e përnjëhershme të Kur'anit në
Bejtu'l-Izzeh në natën e Kadrit.
Ceket mandej edhe një mendim i katërt,sipas të cilit Kur'ani
zbriti nga Leuhu'l-mahfudhi te melekët hafidhah përnjëhë e ato mandej
ia zbritën Xhibrilit pjesë-pjesë dhe ai ia zbriti kështu Pejgamberit a.s.
Këto tri mendime, janë larg nga e vërteta. Ato bien poshtë pas
argumenteve që i prezantuam, të cilët vërtetojnë mendimin e parë.

Shejhulislam Mustafa Sabri

Lidhshmëria e përkthimit të Kur'anit me fjalët e Fukahave
Përfundimi që nxjerrim nga fjalët e shejhut është se përkthimi fjalë për fjalë është i mundshëm vetëm në disa ajete, ndërsa përshtatja është
e mundshme në të gjitha ajetet mbështetur në kuptimet parësore të fjalëve. Gjithashtu, ai pranon se asnjë formë e përkthimit nuk është
mrekulli, ndërkaq ndodhja e ajeteve të cilat sfidojnë njerëzit të sjellin një Kur'an të ngjashëm në përkthimet të cilat shejhu i vë në vend të
përkthimeve, janë shumë të pakuptimta. Shembull ajeti:"Thuaj sikur të mblidheshin xhinët e njerëzit të sjellin një Kur'an si ky, nuk do të
mundeshin edhe nëse e ndihmonin njëri-tjetrin".Lexuesi i këtij ajeti nëpërkthim nuk kupton asgjë. Ai e di se përkthimin të cilin e lexon mund ta bëjë
edhe një përkthyes tjetër sikurse i pari pa patur nevojë të grumbullohen njerëzit dhe xhinët. Ndërkaq, të lidhet përemri dëftor "ky" me origjinalin,
bëhet falsifikim në përkthim, gjë e cila nuk lejohet në përkthimet e asnjë lloji, sepse kuptimi i drejtë i përemrit është të tregojë për vetën e dytë që
është prezent dhe afër me folësin, në këtë rast ky është përkthimi që e ka lexuesi ndër duar, jo origjinali i cili mungon. Mandej vet kthimi i
përkthimit, i cili llogaritet në vend të origjinalit dhe zë vendin e tij, në vet origjinalin dhe mbështetja e tij në të, hedh poshtë mundësinë që përkthimi
të zërë vendin e tij. Kështu është habi se si mund Kur'ani të sfidojë lexuesin me përkthimin e tij mbështetur në të kundërtën e përkthimit, në origjinal!
Në këtë mënyrë edhe ajetet sfiduese të Kur'anit, me të gjitha format, bëhen të pamundura te përkthimet fjalë për fjalë. Me këtë hidhet poshtë edhe
pohimi se përshtatja e kuptimit është e mundur në të gjitha ajetet, nga ana e kuptimeve të para të fjalëve, sepse problemi që paraqitëm lidhet edhe
me kuptimin e ajeteve sfiduese, gjithashtu lidhet me kuptimin parësor, themelor të tyre.
Pas kësaj, mbështetur në vet pranimin e shejhut se nuk është e mundur të përkthehet çdo ajet fjalë për fjalë, pyetemi: A thua kujt vallë, do t'i
besohej ndarja e ajeteve të Kur'anit sipas mundësisë dhe pamundësisë të përkthimit? Kush thua vallë do të kishte fjalën përfundimtare në këtë
klasifikim, derisa të lejohej falja e namazit me ato ajete të cilat përkthehen fjalë për fjalë dhe të mos lejohej me ajetet të cilat nuk mund të përkthehen
në këtë formë, ashtu sikur e cek shejhu këtë ndarje? Mandej, çka do të bëjë shejhu me disa Kur'anë të përkthyer në këtë kohë dhe që nuk lidhen
me çështjen e shtruar për studim dhe për të cilën njerëzit kërkojnë mendimin dhe qëndrimin e ulemave? E kam fjalën për atë që ndodhi në Turqi, për
atë që duan ta bëjnë, apo më mirë thënë, që e bënë burrat e Ankarasë. Domethënë, e përkthyen Kur'anin dhe e vendosën përkthimin në vend të
origjinalit në namaz dhe raste tjera. Zëvendësuan Kur'anin arabisht me shkrim të Osmanit me atë në përkthim në turqishte, pa marrë parasysh a
lejohet ose jo përkthimi në disa ajete ose në të gjitha ajetet. Pa marrë parasysh se me përkthimin kuptimor nuk lejohet falja e namazit dhe se me
atë të fjalëpërfjalshëm lejohet! Pa mos marrë parasysh as atë se kështu është medhhebi i Ebu Hanifes, kështu është i nxënësve të tij dhe kështu
është medhhebi i jo hanefive! Pra, në Turqi, përkthimi zë vendin e origjinalit të Kur'anit qe ose nuk qe i mundur përkthimi, qe në të gjitha ose vetëm
në disa ajete, e lejoi Ebu Hanifeja dhe dy nxënësit e tij ose nuk e lejuan! Me fjalë tjera, u lejua namazi ose jo me përkthim, kjo nuk është tjetër
vetëm se si rasti i zëvendësimit të ligjit zviceran në vend të ligjit të sheriatit, apo zëvendësimi i betimit në "Allahun" me të betuarit në "nder", sikur
lejimi i martesës së muslimanes me jomuslimanin, barazimi i grave me burrat në trashëgimi! Prandaj, nëse çështja e përkthimit të Kur'anit është
sikurse çështjet që i ceka, për të cilat nuk u mor mendimi i dijetarëve në Turqi dhe as që iu lejua atyre të studiojnë dhe të paraqesin mendimet e tyre
në të, a nuk është studimi i saj në Egjipt rreth mundësisë dhe pamundësisë së saj sipas medhhebit të Ebu Hanifes, apo argumentimi i saj duke
bartur të dhëna nga libri "El-Muvafekat" i Shatibiut, komenti i" El-Multeka" prej medhhebeve tjera që janë hequr nga fuqia në Turqi bashkë me
ligjin e sheriatti dhe librave të cilat anë larguar me të, vetëm se fjalë boshe?!
Sidoqoftë, duke marrë par sysh prirjen e shejhut që nga fillimi e deri në fund të studimit të tij, prirje e cila nuk largohet nga ai as kur bart
mendimet e ndryshme të fukahave, përfunojmë se ai e lejon përkthimin dhe e vë në rend të parë përdorimin e tij nga ata që nuk e dinë gjuhën arabe. Ai
këtë rezultat e nxjerr sa herë që i jepet mundësia, bile edhe nga fjalët e fukahave të cilët e ndalojnë këtë.

2
Sunneti

El-Ahnaf

Al-lameh Abdulfettah Ebu Guddeh

Bazat dhe Metodika e Hadithit
Ilmu Mustelehi'l-Hadith
Gjashtë bazat: Zinxhiri i përcjelljes së hadithit(el-Isnad),
biografitë e përcjellësve të hadithit dhe koha, kritika e përcjellësve sipas
kritereve të besueshmërisë dhe mosbesueshmërisë, analiza e tekstit,
shkenca e xherhit dhe ta'dilit dhe shkenca mbi dobësitë e hadithit
përbëjnë pjesën më të madhe të shkencës së bazave dhe metodikës së
hadithit(muste1ahulhadith).Kjo, sepse shkenca e bazave dhe metodikës
së hadithit është një tërësi rregullash dhe hulumtimesh përmbi hadithin
që lidhen me studimin e zinxhirit të hadithit, tekstin e tij, me përcjellësin
dhe atë që përcillet, derisa më në fund të mund të pranohet hadithi ose të
mos pranohet. Kjo shkencë zë fill nga gjysma e shekullit të parë hixhri,
ndërsa arrin kulmin e zhvillimit të saj nga fundi i shekullit të nëntë
hixhri. Qëllimi i kësaj shkence ishte të ruhet hadithi i Pejgamberit a.s. nga
falsifikimi, lëshimet në të dhe ndryshimet e teksteve të tij. Kjo shkencë ka
të bëjë me njohjen e saktë të zinxhirit dhe të metnit, njohjen e përcjellësve
të hadithit dhe haditheve të cilët ata i përcjellin,njohjen e haditheve të
pranueshme dhe të papranueshme,atyre të saktë dhe të pasaktë, ata që
janë nasih dhe ata që janë mensuh...dhe me çdo shkencë e cila ka
lindur nga lëndët e përmendura. Të gjitha këto quhen Shkenca e
metodikës së hadithit(Ilmu Mustelahi'l-Hadith),Shkenca e Bazave të
Hadithit (Ilmu Usuli'l-Hadith), ose Shkenca e Metodikës(Ilmu'lMustelah).
Konstituimi i kësaj shkence filloi që kur filloi të shkruhet mbi
biografmë e përcjellësve dhe shkrimin e librave të hadithit. Para kësaj
kohe ishte i ruajtur përmes të mësuarit përmendësh dhe përcjelljes
gojore. Pasi filloi të shkruhet hadithi nëpër libra, filloi edhe regjistrimi
aty-këtu edhe i disa rregullave të kësaj shkence, mirëpo një vepër që do të
përmblidhte tërësinë e saj si shkencë nuk do të përpilohej deri në
shekullin e katërt. Ndërkaq, shkrimet e kësaj lënde para kësaj kohe ishin
vetëm fletushka, fjalë dhe fjali të shprëndara që përmendeshin kur
kërkonte rasti. Nga fundi i shekullit të dytë filloi të shkruhen disa në disa
tema të kësaj shkence, në formë të kapitujve të ndarë tematikisht, të cilët
përmbanin një apo disa pjesë që në përmasat e kohës sonë, përbëjnë një
libër. I pari që mund t'i lidhet emri i tij me ndonjë vepër në këtë lëmi është
Imam Ali El-Mediniu El-Basriu, i lindur në vitin 161 të hixhretit dhe
vdiq në vitin 234. Ky shkroi në disa tema të shkencës së hadithit duke
përpiluar për çdo temë nga një libër.
Hakimi, në librin e tij "Ma'rifetu Ulumi'l-Hadith" në pjesën
mbi lëndën e njëzet të shkencës së hadithit tregon disa nga këto libra. Ai
shkruan:"E kam dëgjuar Sherif Kadinë,Ebu Hasan Muhammed ibën
Salih El-Hashimiun,Kadi Kudat,tha:"Këto janë emrat e veprave të Ali
ibën El-Mediniut:"Kitabu'l-Esami ve'1-Kuna" tetë pjesë/ “Kitabu'dDuafa" dhjetë pjesë, "Kitabu'l-Mudelisinë" pesë pjesë, "Kitabu Eveli men
Nedhare fi'r-Rixhal ve fehase anhum" një pjesë,"Kitabu't-Tabekat"
dhjetë pjesë dbe libri "Men reva an Rexhulin lem jerehu" në një pjesë...
Pasi përmendën një numër të madh të veprave të Ali ibën Mediniut,
Hakimi thotë: "Përmendëm vetëm listën me emrat e veprave të tij në këtë
temë, domethënë pa treguar biogafinë e tij sikur vepron me dijetarët
tjerë të hadithit-muhadithinët, që të kuptohen njohuritë e tij të gjera në
këtë shkencë, arritjet e tij në të dhe përsosshmëria e tij".
Të gjitha këto libra sikur që e sheh, kanë të bëjnë me hadithin,
me përjashtim të librit "Kitabu'l-Eshribeti" që është në tre pjesë. Ja pra,
librat e Ali ibën Mediniut në hadith në 204 pjesë, vëllime. Në fund të
përshkrimit të jetës së tij në librin "Tehdhibu't-Tehdhib" autori thotë:
"Shejh Muhjiddin En-Neveviu, cek dhe këtë pasi e merr nga libri
"Xhamiu'l-Hatib”:”Ali ibën El-Mediniu në hadith shkruan dyqind
vepra". Nëse sipas kësaj që thotë Neveviu, marrë nga Hatibi, librat e Ali
ibën Mediniut arrijnë në dyqind vepra, atëherë librat e cekura, të cilat
arrijnë në 29 tituj janë një pakicë shumë e vogël prej veprave që ai i ka
shkruar për t'i shërbyer hadithit. Prandaj, s'do mend se ai ka shkruar
edhe në tema tjera të hadithit dhe ato libra janë humbur,mirëpo shokët
dhe nxënësit e tij i kanë mësuar ato prej tij dhe ua kanë përcjellë brezave
pas tyre.Kështu shihet se Ali ibën Mediniu ka shkruar në shumë lëmi të
shkencës së metodikës së hadithit. Ai është nga dijetarët e shekullit të
dytë dhe fillimit të shekullit të tretë.
Imam Shafiu, i lindur në vitin 150 hixhri dhe vdiq në vitin
204, mund të thuhet se është i pari që ka shkruar në disa tema të kësaj
shkence në librin e tij "Er - Risaleh" dhe u qaset disa çështjeve të
rëndësishme të shkencës së metodikës së hadithit, si: kushtet të cilat
duhet t'i plotësojë hadithi për t'u pranuar, kushti i të mbajturit
mend për përcjellësin, përcjellja sipas kuptimit, pranimi i hadithit

mudeles. Mandej mori jehonën qëndrimi i tij lidhur me hadithin
mursel dhe përdorimi i tij i hadithit hasen siç përmend Hafidh Irakiu në
hashijen e tij përmbi librin "Mukadimmetu ibën Sallah".
Në fillimin e shekullit të III-të fillon një periudhë e re e
zhvillimit të kësaj shkence dhe vazhdon deri nga shekulli i V-të. Në
shekullin e tretë u paraqitën njerëz të cilët folën gjerësisht lidhur me
përcjellësit e hadithit dhe rreth vlerësimit të tyre, si:Jahja ibën Meini,
Ahmed Ibën Hambeli, Buhariu, Ebu Xha'fer el-Muharemiu dhe të tjerë.
Po ashtu u gjetën edhe të tjerë të cilët bënin studimin e hadithit për nga
zinxhiri,teksti gjatë kohës që e shkruanin dhe e mblidhnin në libra. Këtu
e kemi: Hafidh Muhammed ibën Abdullah ibën Numejr El-Kufiu (vdiq në
vitin 2349),Hafidh Ja'kub ibën Shejbe Es-Sedusiu El-Basriu (vdiq në
vitin 262). Në duart tona e kemi një pjesë të vogël të librit të tij të madh
"El-Musned el-Kebir el-Mualel" që përfshin vetëm pjesën mbi
Musnedin e Umer ibën el-Hattabit r.a.,që nuk përmban më shumë se
tridhjetë hadithe, por hasen shumë fjali në të cilat gjykohen hadithet
sipas asaj që e sheh autori. P.sh:, në nëntë vende autori thotë:"Ky hadith
ka isnad të mirë(hasen)".Në faqen 60 thotë:"Ky hadith është me sened
hasen dhe është sahih". Në faqen 73 thotë:"Isnadi i këtij hadithi është i
mesëm,nuk është aq i qëndrueshëm,po as nuk është i paqëndrueshëm,
prandaj është i mirë".Nga fjalët e tij që i barta ai definon qartë qëllimin e
tij me "isnad hasen".Ai e vë atë mbi isnadin "salih"(i mirë) dhe nën
"sahih". Nga kjo kuptohet se ai është nga ata që para Tirmidhiut kanë
përdorur termin dhe kategorinë "hasen" të hadithit në librat e tyre.
Gjatë shekullit të tretë kufijtë e kësaj shkence u bënë të qartë përmes
shkrimeve të shumta lidhur me lëndën e kësaj shkence në librat e
studimit të përcjellësve të hadithit dhe në librat e hadithit ose nga librat
e veçanta në këtë lëndë si librat e Ali ibën El-Mediniut. Në këtë kohë u
shtua edhe numri i atyre që shkruanin në këtë lëmi. Nga ata ishte: Imami
Hafidh, Huxhxhe Ebu Muhammed Abdullah ibën Abdurrahman EdDarimiu. Lindi në vitin 181 dhe vdiq në vitin 255 hixhri. Ishte njëri nga
mësuesit (shejh) e imamëve të muhadithinëve të mëdhenj:Buhariut,
Muslimit,Ebu Davudit,Tirmidhiut,Nesaiut,Ebu Zer'a Er-Raziut dhe
Ebu Hatim Er-Raziut, një gjeneratë me peshë të lartë.

Alame Shejh Ahmed Gymyshhaneviu

Ramuzu Ehadithi'r-Resul
Hadithe:
1- Në ditën e kijametiti shkoj te dera e xhennetit, kërkoj të më
hapet, mandej pyet rojtari:"Kush je ti ?"."Jam Muhammedi(a.s.)",
them unë. "Pasha ty, jam urdhëruar të mos ia hap askujt tjetër para
teje". (Ahmed ibën Hanbeli,Muslimi).
2- Fjala e fundit që e tha Ibrahimi a.s. kur hidhet në zjarr ishte:
"Hasbijallahu ve ni'me'l-vekil". (Ibën Ebi Shejbe).
3- Ajo që më në fund e mësuan njerëzit nga shpalljet e mëparshrne
është: "Nëse nuk turpërohesh, bëj ç'të duash". (Ibni Asakiri)
4- E meta e dijes - ilmit është harresa, ndërsa humbja e saj është
t'i lasësh për të atij që nuk është i zoti i saj". (Ibën ebi Shejbe, ElAskeriu, Ibën Abdul Berr).
5- Tre vetë janë e metë e fesë: fekihu (njohës i sheriatit) i prishur,
imami arrogant dhe muxhtehidi xhahil, i padijshëm". (Dijlemiu).
6- Përgëzohuni ju dhe përgëzoni gjeneratat pas jush se kush
dëshmon se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, i sinqertë në këtë, hyn
në xhennet". (Ahmed Ibën Hanbeli, Taberaniu në "El-Kebir").
7- Ndiqni dijetarët (ulematë), sepse ata janë pishtarët e dynjasë,
fenerët e ahiretit". (Dijlemiu).
8- Nga dy gjëra ia kam frikën ummetit tim: do jepen pas kënaqësive
e epsheve e do ta lënë namazin e Kur'anin dhe do ta mësojnë atë
munafikët e do t'u bëjnë polemika dijetarëve (ulemave)".
(Taberaniu në "El-Kebir").
9- A e dini se ç'ka i fut njerëzit në xhenet më së shumti? Frika ndaj
Allahut dhe morali i mirë. (Ebu Shejh).
10- Kini frikë dynjanë, se pasha Atë që e ka shpirtin tim në dorën
e tij, ajo është më magjepse sc Haruti e Maruti". (Hakimi).
11- Frikësohuni zjarrit, qoftë edhe me një thërrmi hurme. E, nëse
nuk ke, atëherë me një fjalë të mirë". (Muslimi, Ibni Hibbani)

3
Ilmu’l-Kelam

El-Ahnaf

Shejh Muhammed Ebu Zehra
Medhhebi maturidi
Medhhebi maturidi e ka marrë emrin nga Imam Maturidiu,
Muhammed ibën Muhammed ibën Mahmud, i njohur si Ebu Mensur
El-Maturidiu, i lindur në Maturid, vend në Samarkand në
Maveraenehr. Imam Maturidiu vdiq në vitin 333 h. Ai mësoi nga fundi
i shekullit të tretë, kohë kur mu'tezilitë vuanin, qenë ngushtuar nga
përbuzja e masave për shkak të bëmave që u shkaktuan fukahave dhe
muhadithinëve në fillimin e këtij shekulli. Nuk dihet saktë datëlindja e
Imam Maturidiut, mirëpo është shumë e besueshme që ai të ketë lindur
nga mesi i shekullit të tretë dhe është vërtetetuar plotësisht se ka
mësuar fikhun hanefi dhe kelamin te Ali Nasr ibën Jahja El-Belhi, që
vdiq në vitin 268 hixhri.
Në këto anë mbretëronin polemikat lidhur me fikhun dhe
usulin. Ndiqeshin polemika mes medhhebit hanefi dhe atij shafi që
mbaheshin nëpër xhamia. Ndërkaq kur u përhap konflikti mes fukahave
dhe muhadithinëve me mu'tezilitë, në këto anë filluan edhe debatet e
polemikat në ilmu'l-kelam, ashtu sikur edhe në fikh dhe në usul.
Maturidiu jetoi në këtë kohë. Ai ishte i medhehbit hanefi dhe kishte
përvojë në fikh e usuli fikh ashtu si edhe në usuli din. Në shkencën e usuli
dinit ai polemizoi me fukahatë dhe me muhadithinët, por jo sikurse
Esh'ariu, edhe pse pajtohen në disa çështje, por jo në të gjitha ato.
Shumica prej dijetarëve të medhhebit hanefi kanë vërtetuar se në
shumicën e çështjeve Maturidiu vjen në të njejtat përfundime sikurse
Ebu Hanifeja r.h. Imam Ebu Hanifeja ishte shumë i mbërrimë në ilmu'lkelam saqë bëhej me gisht nga ai kur kishte të bëjë me këtë shkencë
ashtu siç tregon edhe ai vet. Udhëtoi disa herë në Basra për të mbajtur
polemika, derisa kjo arrin në njëzet e dy udhëtime për këtë qëllim. Kjo
ndodhi para se imami të jepej plotësisht pas fikhut, edhe pse shihet se ai
nuk mund t'i ndërpriste studimet e tij të vjetra. Sidomos, në kohën e tij
kur ngriheshin shumë çështje nga njerëz të cilët donin të pastronin
besimin islam nga tendencat e fraksioneve ateiste. Nga Ebu Hanifeja
trashëgohen disa vepra të vogla në këtë shkencë si: "El-fikhu'1-ekber",
"El-fikhu'1-euset", "Risaletu Ebi Hanife ila Uthman El-Betti, "ElVesijjetu" dhe libri "El-Ilm Berren ve bahren ve Sherkan ve Garben ve
Bu'den ve Kurben". Nga këto vepra, na dalin qëndrime lidhur me çështje
të cilat qenë ngritur lidhur me sifatet, çështjen e imanit, njohjes së
Allahut, a është e obligueshme me sheriat ose me arsye, a janë gjërat në
thelb të mira e të këqia, punët e njeriut dhe masa në të cilën ato janë
vetëm të tij pa mos rënë në kundërshtim me zotërimin e Allahut të
Lartëmadhëruar, çështja e Kadasë dhe Kaderit dhe të ngjashme.

Përmes krahasimeve shkencore mes mendimeve të
trashëguara nga Imam Ebu Hanife dhe mendimeve të Maturidiut në
librat e tij, bëhet e qartë se këto mendime pajtohen si tërësi në themelin e
tyre. Prej këndej, dijetarët kanë ardhur në përfundim se mendimet e Ebu
Hanifes janë baza mbi të cilën ndërtohen mendimet e Maturidiut.
Përndryshe nga dijetarët e Irakut dhe të Shamit, të cilët u morën me
zbërthimin e mendimeve të Imam Ebu Hanifes në fikh dhe nuk
merreshin me studimin e mendimeve të tij në akide, duke u mjaftuar në to
me mendimet e fukahave dhe muhadithinëve të përhapura në mesin e
tyre, në rend të parë, dhe më në fund duke u mjaftuar me mendimet e
medhhebit esh'ari, dijetarët e Maverenehrit, krahas angazhimit të tyre
me çështjet e fikhut u kushtonin kujdes të veçantë mendimeve të Ebu
Hanifes në akide, komentimit të tyre, qartësimit dhe përforcimit të tyre
me argumente racionale dhe premisa logjike. Mandej vet Maturidiu nuk
na lë neve të mundohemi të hulumtojmë në ç'masë janë të lidhura
mendimet e tij me të Ebu Hanifes. Ai tregon qartë se përcjell nga Ebu
Hanifja "El-Fikhu'1-Ebset", "Risaleh", "El-Alim ve'1-Mutealim", "ElVesijeh" dhe thotë që këto libra i përcjell nga shejhu i tij Ebu Nasr Ahmed
ibën Abas dhe Ahmed ibën Is-hak El-Xhurxhaniu, Nasr ibën Jahja ElBelhiu të cilët i përcollën këto libra nga Ebu Sulejman Musa ElXhurxhaniu, nxënësi i Muhammed ibën Hasan Esh-Shejbaniut i cili e
përcjell nga vet Muhammedi r.a. Në fund të këtij zinxhiri, autori i librit
"Isharatu'l-Meram" shton: "Maturidiu vërtetoi në librat e veta
vërtetësinë e këtyre mendimeve bazë me dëshmi të prera dhe i zbërtheu
me përkryeshmëri mbështetur në argumente të vërteta."
Miku ynë, merhumi Shejh El-Keutheriu, në parathënien e
librit "Isharatu'l-Meram" shënon: "Krahinat e Maveraenehrit ishin të
paprekura nga lajkat dhe bidatet, sepse atje sundonte ehli suneti
plotësisht. Atje përcilleshin këto vepra, brez pas brezi derisa erdhi imami
i sunetit në Maveraenehr Ebu Mensur Muhammed El-Maturidiu, i
njohur si Imamu'1-Huda, dhe u dha pas vërtetimit të këtyre veprave dhe
zbërthimit të argumenteve të tyre duke plotësuar në këtë mënyrë edhe
anën e sheriatit edhe atë të arsyes."
Nga kjo që thamë bëhet e ditur se Ebu Mensur El-Maturidiu
teoritë e tij në akaid i ngre mbi bazën e mendimeve të përcjellura nga Ebu
Hanifeja në veprat e cekura. Në temën të cilën studioi, Imam Maturidiu
shkroi disa vepra: "Kitabu Te'vilu'l-Kur'an", "Kitabu Me'hadhu'shSheraiu", "Kitabu'l-Xhedel", "Kitabu'1-Usul fi Usuli'd-Din", "Kitabu'lMekalat fi Ilmi'l-Kelam", "Kitabu't-Teuhid", "Reddu Availi'l-edile Li'lKa'bij", "Reddu tehdhibi'l-Xhedel li'1-Ka'bij", "Reddu'l-Usuli'l-Hamseh"
të Ebu Muhammed el Bahiliut dhe të tjera.

Imam Ebu Bekr El-Arabi
Mbi akaidin e medhhebit dhahiri
Në disa vende kemi shpjeguar se ata që i bëjnë kurthe islamit janë shumë. Po kaq shumë janë edhe ata të cilët nuk punojnë mjaft për të,
ndërsa janë pak dashamirët e dhënë pas tij. Nga fraksionet që i bëjnë komplote islamit janë batinitë dhe më herët treguam ca situata të tyre. Prej
këtyre fraksioneve janë dhe dhahiritë. Dhahiritë ndahen në dy grupe: dhahiri të cilët e mbështesin në kuptimet e dukshme të teksteve,
sipërfaqësore akaidin e tyre, dhe dhahiri të cilët në kuptimet e jashtme tekstuale, të dukshme mbështesin usulin e tyre. Çdonjëra nga këto dy
sekte është e keqe dhe çdo gjë e cila del nga këto dyja është e keqe sikurse këto dyja. Fëmiu që lind pa niqah është kopil, kurse e ndershmja lind
vetëm të ndershëm. Grupi i dhahirive që mbështet akaidin në dukje të teksteve të ajeteve dhe të haditheve, është në skajin e teshbihut
(personifikimit) sikur batinitë që gjenden në skajin tjetër të ta'tilit (transedentizmit). Më ka takuar rruga disa herë me ta, pa dëshirën time, gjatë
udhëtimeve të mia. Më shumë i kam parë në Egjipt, Sham, dhe në Bagdad. Dhahiritë thonë se Allahu më mirë e njeh veten dhe sifatet e tij. Andaj,
kur të na tregojë përmes shpalljes ndonjë send ne e besojmë atë, ashtu sikur që na tregon. Kur e dëgjojnë ajetin: “A mos presin t'ju vij Allahu përmes
resh...", "Dhe vjen Zoti yt", "Dhe Allahu i afrohet banesës së tyre nga themeli", "...dhe zbret Zoti ynë çdo mbrëmje në qiellin e tokës", thonë se
Allahu lëviz dhe bartet, vjen dhe shkon nga një vend në tjetrin! Kur e dëgjojnë ajetin "Allahu është ulur mbi arsh" thonë Allahu është i ulur mbi
arsh dhe është për katër gishta më i madh se ai pasiqë nuk lejohet të jetë më i vogël, sepse Ai është i madh(adhim), por as nuk është i barabartë me
arshin, sepse askush nuk është sa dhe si ai. Prej këndej ai është më i madh se arshi katër gishta. Disa nga Ehli Suneti në Medinetu Selam
(Bagdag) më treguan se kur Ustadh Ebulkasim Abdulkerim ibën Havazin El-Kashiri, sufiu, pati ardhur në Bagdad prej Nisaburi, hapi një
mexhlis për dhikër, ku prezentoi një masë njerëzish dhe ndërkohë lexoi dikush "Allahu qëndron mbi arsh", i pash hanbelitë, më thotë më i dalluari
prej këtyre të ehli sunnetit që u takova, duke u ngritur nga mexhlisi dhe thonin me zë të lartë "eshtë ulur, është ulur!". Në moment, i kundërshtuan
ehli sunneti prej shokëve të Kashirit dhe sufitë (ehlu'l-Hudreti) kështu u kacafytën këto dy grupe. Masat e gjera i mundën ata dhe i mbyllën në
Medresen Nidhamije, i rrethuan në të dhe u gjuanin me dërrasa e drunj derisa vdiqën disa njerëz. Ata gjithashtu thonin se Allahu flet me zë dhe
tinguj dhe thonin se Ahmed ibën Hanbeli e ka thënë këtë. E pavërteta e këtyre njerëzve (batili) shkoi aq larg saqë thanë që këto shkronja mandej
janë të pafillimta (kadim) sikur Allahu. Thanë se Allahu ka dorë, gishta, krah, prehër, gjunj, këmbë dhe kudo shkel me të. Thanë se Allahu qesh,
ecën dhe nxiton! Përpos kësaj më ka treguar një mësuesi im të cilit i besoj se Ebu Ja'la Muhammed ibën Husejn El-Ferrai kryesuesi i hanbelive
në Bagdad, kur e përmendte Allahun dhe ajetet e hadithet e sifateve thoshte:"Jepuni kuptim fjalëve të mia sido që të doni dhe më ngarkoni të
pranoj çdo kuptim që del prej tyre, unë do ta pranoj, me përjashtim të mjekrës dhe auretit!" Aq larg arritën saqë thonin: "Kush do ta njohë
Allahun, le të shohë veten e vet, ngaqë Allahu është vet si ai". (Libri: "El-Avasim mine'l-Kavasim)

4
Fikhu

El-Ahnaf

Shejh Muhammed Ebu Zehra
Fikhu në kohën e Imamëve muxhtehidinë
Pas gjeneratës së tabiinëve erdhën nxënësit e tyre, tebi tabiinët. Historia e tyre
lidhet me formimin e medhhebeve të fikhut. Më i vjetri nga imamët, i cili i kishte mësuesit nga
tabiinët dhe trajtohet nga tebitabiinët, është Ebu Hanife. Mësuesit e tij ishin tabiinë si:
Ibrahim Nehaiu, Sha'biu, Hamad ibën Ebi Sulejman, Ataë' ibën Ebi Rebah dhe të tjerë nga
tabiinët e mëdhenj dhe të vegjël. Disa prej tyre edhe pse quhen tabiinë, janë takuar me
sahabët sipas kriterit të lindjes dhe kohës, mirëpo në pjesën më të madhe qenë nxënës dhe
mësoi nga tabiinët, siç është Hamadi. Sikurse Ebu Hanifeja është edhe Maliku r.h.,i cili
mësoi nga nxënësit e Ibni Umerit, nga i biri i tij Salimi, nga Nafiu, nga shtatë fukahatë që
jetonin në Medine, nga nxënësit e tyre që i arriti të gjallë, kurse nga ata që nuk i arriti në
jetë mësoi nga nxënësit e tyre.
Shtatë fukahatë e Medines janë:
1.Seid ibën Musejjebi. Ishte kurejshi. Lindi gjatë hilafetit të Emiru'l - Mu'minin,
Imam Muhammed Emin Ibën Abidin

Resmi i Myftiut
Resmi, është teksti i myftiut me të cilin ai jep fetfa. Lidhur me myftiun,
autori i "Fet'hu'l-Kadirit" thotë:"Qëndrimi i usulijinëve është se myfti është
muxhtehidi vet, ndërsa myftiu i cili nuk është muxhtehid, por i di mendimet e
muxhtehidëve nuk është myfti. Prandaj, ky e ka obligim(vaxhib) kur të pyetet të
tregojë qëndrimin e muxhtehidit siç është imam Ebu Hanifeja, në formë të
rrëfimit të asaj që ai ka thënë. Nga kjo bëhet e ditur se fetfatë që hasen në kohën
tonë nuk janë fetfa, por bartje të mendimeve të myftiut që ta ndjekë atë personi i cili
kërkon fetfa. Ndërkaq, mënyra e bartjes së këtij mendimi të imamit ka dy forma :
ose ka zinxhir që e lidh me imamin, ose e merr mendimin e imamit nga ndonjë libër
i njohur dhe është në duart e lexuesve si: librat e Muhammed Ibën El-Hasanit dhe të
tjera. Kjo vlen nga ajo se këto libra janë një formë e hadithit mutevatir, një lajmi të
pashkëputur ose mjaft të njohur(meshhur)".
- Kategoritë e meseleve në medhehbin hanefi
Meselet e medhhebit tonë hanefi kategorizohen në tri kategori: E para:
Meselet themelore, që quhen Dhahiru Rivajeh gjithashtu. Këto mesele janë të
përcjella nga imamët themelues të medhhebit, që janë: Ebu Hanife r.h., Ebu Jusufi r.h.
dhe Muhammedi r.h. Në këta dijetarë hyjnë edhe Zuferi r.h., Hasan ibën Ez-Zijadi
dhe të tjerë që kanë mësuar te Imam Ebu Hanife. Mirëpo, ajo që është bërë e zakontë
lidhur me këtë është se librat "Dhahiru Rivajeh" përmbledhin mendimet e tre
imamëve të parë. Librat Dhahiru Rivajeh janë gjashtë librat e Imam
Muhammedit:"El-Mebsut", "Ez-Zijadat", "El-Xhamiu's-sagir", "Es-Sijeru'sSagir", "El-Xhamiu'1-Kebir" dhe "Es-Sijeru'1-Kebir". Quhen "Dhahiru Rivajeh",
sepse përcillen nga Muhammedi r.h. përmes dijetarëve të besueshëm. Pra, ato janë
sigurisht librat e tij, ose të shkallës mutevatir ose është e njohur që janë të tij.
E dyta: Meselet e rralla, ose ndryshe "Gajr Dhahiri Rivajeh". Këto janë
mesele të përcjella nga imamët tonë, jo në librat e përmendura, por në libra tjera të
Muhammedit si:"El-Kasanijat", "El-Xhurxhanijat" dhe në "Er-Rukijat". Quhen
"Gajri Dhahiri Rivajeh", sepse nuk përcillen nga Muhammedi r.h. në mënyrë të
qartë, të vërtetuar dhe të saktë në gradën e librave të përmendura më herët. Në
këtë kategori hyjnë edhe meselet, që janë të shënuara edhe në librat e imamëve
tjerë përpos imam Muhammedit, siç është libri "El-Muharrer" i Hasan Ez-Zijadit dhe
imamëve tjerë. Nga këto libra është edhe libri "El-Emali" të përcjellë nga Imam
Ebu Jusufi, ose përmes rivajeteve të një personi si rivajetet e Ibni Simas, të El-Muala
ibën Mensur dhe të tjerë.
E treta: El-Vakiat. Këto janë mesele të cilat i kanë zgjidhur
muxhtehidët më të vonshëm në raste kur janë pyetur dhe nuk kanë gjetur ndonjë
zgjidhje të më hershme të përcjellë nga imami. Këta muxhtehidinë janë nxënësit e
Ebu Jusufit, Muhammedit dhe nxënësit e tyre, të cilët janë të shumtë. Ja, p.sh: disa
nga nxënësit e tyre: Isam ibën Jusuf, Ibën Rustem, Muhammed ibën Simaah, Ebu
Sulejman El-Xhurxhani, Ebu Hafs El-Buhari dhe pas tyre Muhammed ibën Seleme,
Muhammed Ibën Mukatil, Nusejr Ibën Jahja, Ebi Nasr El-Kasim ibën Selam e të
tjerë. Ndodh që këta imamë të kundërshtojnë imamët e medhhebit për hir të
argumenteve ose për shkaqe që u janë paraqitur atyre. Libri i parë i cili i
përmblodhi fetfatë e tyre ishte libri "En-Nevazil" i fekihut Ebu Lejth esSemerkandiut. Pas Imam Semerkandiut, dijetarët përmblodhën edhe disa libra tjerë
si: "Mexhmuu'n-Nevazil ve'l-Vakiat"e En-Natifiut dhe libri "El-Vakiat" i Sadër
Esh-Shehidit.
(Nga libri: "Hashijetu ibën Abidin")

Omer El-Hattabit r.a. dhe vdiq në vitin 93 hixhri.
Maliku nuk e arriti atë, mirëpo mësoi te nxënësi i tij
ibën Shehabi.
2. Urvete ibën Zubejr. Djali i motrës së
Aishes r.a.,i cili dijen e Aishes e barti te gjeneratat pas
saj. Vdiq në vitin 94 hixhri.
3. Ebu Bekër ibën Ubejd ibën el-Harith.
Mësoi te Aisheja r.a.,dhe vdiq në vitin 94 hixhri.
4. El-Kasim ibën Muhammed ibën Ebi Bekër
es-Siddiku, djali i vëllaut të Aishes r.a., të cilin e rriti pas
vdekjes së të atit Muhammed ibën Ebi Bekrit. Ishte
fekih, bartës i hadithit. Vdiq në vitin 108 hixhri.
5. Ubejdullah ibën Abdullah ibën Utbete ibën
Mes'ud. Përcillte nga Aisheja r.a., Ibni Abbasi r.a. dhe të
tjerë. Ishte mësuesi i Umer ibën Abdulazizit dhe kishte
ndikim të madh në të menduarit dhe sjelljen e tij. Vdiq
në vitin 99 hixhri.
6. Sulejman ibën Jesar. Robi i Ummi
Mejmunes bint El-Harith r.a.,gruas së Pejgamberit a.s.,
e cila e çliroi atë pas "Mukatebes" pasuri të fituar të cilën
duhej t'ia paguaj asaj. Përcolli nga Zejd Ibën Thabiti,
Abdullah ibën Umeri, Ebu Hurejra, nënat e
besimtarëve (gratë e Pejgamberit a.s.) Mejmuneja dhe
Ummi Selemeja. Vdiq në vitin 100 të hixhretit.
7. Harixhe ibën Zejd ibën Thabit, fekihu i
sahabëve në të drejtën e trashëgimisë. Mësoi tek i ati
dhe u bë i njohur sikurse ai. Kishte njohuri të thella
rreth të drejtës së trashëgimisë si babai ivet dhe ndante
pasuritë e trashëguara të njerëzve sipas Kur'anit dhe
sunnetit. Mus'ab ibën Abdullahi thotë: " Harixheja dhe
Talha ibën Abdurrahman ibën Aufi ishin ata që
pyeteshin në kohën tonë dhe pasi jepnin fetfa,
mendimin e tyre, merrte fund. Ata dy ndanin
trashëgimitë në toka, hurma(plantacione hurmash), të
holla dhe shkruanin dokumente. Duhet të shtohet se
shumica e këtyre shtatë fukahave janë marrë me
përcjellje të hadithit dhe fjalëve të sahabëve dhe në
pajtim me to kanë ofruar edhe zgjidhje të çështjeve
të reja.
Një bashkëkohës i Seid ibën Musejjebit
thoshte: "Në atë kohë, kam parë si një njeri do të pyeste
ndonjë send dhe do ta sillnin nga një mexhlis në tjetrin
derisa të arrinte te mexhlisi Seid ibën Musejjebit, nga
mosdëshira për të dhënë fetfa. Për këtë shkak edhe e
quanin atë Seid ibën Musejjeb El-Xherië - guximtar.
Po kështu, prej atyre që zbërthenin mendimet e
sahabëve dhe nxirrnin qëndrime të reja ishte edhe
Kasim Ibën Muhammed, Ubejdullah ibën Utbete ibën
Mes'ud, Sulejman ibën Jesar dhe Harixheja. Në këtë
mënyrë u përhap edhe në Medine Fikhu i Re'jit.
Për këtë arsye, përfundojmë se Fikhu i Re'jit
kishte vendin e vet edhe në Medine. Prandaj, pasi këta
shtatë fukaha përfaqësonin Fikhun e Medines, kjo
tregon se në ç'masë mbështetnin fikhun në mendim të
lirë, vështrim logjik (re'jun) edhe pse jo në masë dhe në
metodën e fikhut të Irakut. Dijen e këtyre shtatë
fukahave e trashëguan dhe bartën më tej dy dijetarë të
dalluar: Ibën Shehab Ez-Zuhriu, i cili trajtohet nga
tabiinët e vegjël dhe, Rebiatu Re'j. Te këta të dy ka
mësuar Imam Maliku (Allahu e mëshiroftë).
Nga ky prezantim historik bëhet e qartë
lidhja e fikhut mes kohës së tabiinëve dhe kohës së
imamëve muxhtehidinë, si dhe shkrirja e kohës së
tabiinëve me fillimin e kohës së themelimit të
medhhebeve të fikhut pasi që ishin themeleuar shkollat
e fikhut(drejtimet dhe metodat e tij).
Kur erdhi koha e imamëve të medhhebeve, që
lidhet direkt me kohën e tabiinëve, u përhap mjaft
ixhtihadi sipas mendimit të lirë (re'j). Kjo ndodhte edhe
në Medine edhe në Irak. Këto ishin vendet ku në
mënyrë të dukshme u paraqit fikhu dhe studimet në të,
edhe pse kishte edhe vise tjera ku qe zhvilluar fikhu, po
jo në masë dhe nivel të këtyre dy vendeve.

5
Pikëpamje dhe vështrime
Imam Muhammed Zahid El-Keutheri
Hadithi i Ibën Rezinit
Ndërkaq, sa i takon hadithit të Ebu Rezinit, në zinxhirin e tij
është Hammad ibën Selme, i cili i përziente fjalët e haditheve dhe tekstet
e tyre. Veç kësaj edhe dy fëmijët e gruas së tij futnin në tekstet e
haditheve të tij çfarë u tekej. As Ibën Adju, po as të tjerët nuk mund t'ia
largojnë këtë të metë atij. Mandej Ja'la ibën Atau e përcjell këtë hadith
vetën nga Veki'ë ibën Hades ose Ades, që nuk njihet kush ka qenë dhe ky
po ashtu e përcjell këtë hadith vet nga Ebu Rezini.
Hadithet e përcjella vetëm nga një person nuk mund të
shërbejnë për të përshkruar Allahun me ndonjë veti sipas tyre, e ku më
hadithet e personave të panjohur dhe të atyre të cilët gabojnë në
përcjelljen e haditheve. Andaj le t'i frikësohet Allahut ai i cili mundohet
t'i përshkruajë sifate Atij mbështetur në hadithe të këtilla. Dijetarët janë
mërzitur nga gabimet e shumta të cilat gjenden në hadithet e Hamad
ibën Selmes lidhur me vetitë e Allahut. Ebu Bish Ed-Dulabiu, hafidhi,
tregon nga Ibën Shexhau, ky rrëfen prej Ibrahim ibën Abdurrahman
ibën Mehdi:"Hamad Ibën Selme nuk dinte gjë lidhur me këto hadithe
derisa një herë shkoi në Abdan dhe pasi u kthye filloi t'i rrëfejë këto
hadithe. Nuk mendoj tjetër vetëm se t'i ketë dalë ndonjë shejtan në det
dhe t'ia ketë lexuar ato fjalë atij". Nuk ndihmon gjë në këtë rast orvatja e
Ibën Adiut për të mbrojtur Ibën Selemen dhe kundërshtimet të cilat ia
bën me këtë rast Muhammed ibën Shexhaut, imamit të njohur duke
shpifur kundër tij! Ibën Shexhau i cekur vdiq në namazin e iqindisë duke
qenë në sexhde. Nuk ka dyshim në diturinë, besueshmërinë dhe
devotshraërinë e tij, vetëm se ai rrinte i asnjanshëm dhe nuk thoshte për
Kur'anin as se është i krijuar, as se është i pakrijuar, pasi që nuk ka tekst
të prerë në Kur'an e as në sunnet lidhur me këtë. Ai ka shkruar një
libër kundër mushëbihëve, dhe ky është mëkati i tij i vetëm i cili te ata
nuk falet. Kundërshtimet e Ibën Adiut tregojnë vetëm për ndonjë
fshehtësi të tij, një person ky që nuk diti të mësojë nga arabishtja asgjë
tjetër që do të mund t'ia ruante gjuhën e t'ia ruante gojën nga ato fjalë
të turpshme, e ç'mbetet më që ky të merret shembull dhe t'i shkohet
pas. Ibën Shem ua tërhiqte vërejtjen transmetuesve të mos përcjellin të
dhëna të dëmshme e të dobta të cilat i kishin futur te disa shejhë të
hadithit njerëz falsifikues dhe për këtë Uthman ibën Seid Edarimiu,
muxhesim, e kundërshton atë dhe thotë:"Si do të futnin falsifikuesit të
dhëna false te përcjellësi te shejhët përcjellës të haditheve.” Ibën Adiu
e ndërron nga e prapa këtë rast dhe e bën Ibën Shexhaun njeri i cili
ka futur të dhëna false në hadithet e shejhve të përcjelljes së tyre, pa
ndonjë argument dhe pa mos treguar ndonjë mbështetje, ashtu siç është
zakon i atyre që përflasin kot njerëzit. S'do mend se Ibën Adiu në ditën
e kijametit do t'u japë xhevap përcjellësve të besueshëm dhe imamëve të
fikhut që i ka përfolur. Mandej edhe Ukajli, përkundër kokëfortësisë së
tij, nuk e përmend atë në librin e tij, kurse "hadithi i vrapit të kuajve"
ishte i njohur në atë kohë në mesin e shujuhvë hashevi, gjersa edhe Ibën
Kutejbeja, një bashkëkohës i Ibën Shexhaut, ankohet në librin e tij
"El-Ihtilafu fi'l-Lefdhi". Po kështu, rrëfimi i Hakimit kur thotë:"Më ka
treguar Ismail ibën Muhammed Sha'rani, i cili tregon se Muhammed
Shexha nga Hibban ibën Hilal,nga Hamad ibën Seleme, nuk mund të
merret për argument se ky hadith është përcjell nga Hamad ibën
Seleme përmes Ibën Shexhait, sepse mes Sha'raniut dhe Shexhaiut ka
afër njëqind vjet dhe personat që mungojnë në zinxhirin mes tyre nuk
janë më pak se reth tre. Ja se si Allahu i turpëron ata të cilët lëshojnë
gojën kundër imamëve. Ai që lexon librin "Nekd Uthman Seid ala ElXhehmij el-Anid" që është në botim e sipër, kupton shkakun pse urrejnë
hashevitë një imam të madh sikur ai. Aq më tëpër, lexuesit i mjafton të
kuptojë gjendjen e Hamad ibën Selemes nëse lexon librat e gjerë të
përcjellësve të dobët, veçanërisht në kapitullin mbi teuhidin. Aty sheh
lexuesi hadithe jashtë mase të dobëta të përcjella nga Hamad ibën
Selemeja. Po, edhe vetë hadithet e tij të cilat i ka shënuar Ibn Adiu në
librin "El-Kamil" kur shkruan biografmë e Hamad ibën Selemes,
mjaftojnë për të kuptuar pavlefshmërinë e haditheve të sifateve që
përcillen përmes tij dhe kuptohet gjithashtu dhe vet dobësia e Ibni
Adiut i cili i e mbron atë.
Ja disa prej atyre haditheve:" Hamad ibën Seleme tregon nga
Katadeja e ky nga Ikrimeja se..."Muhammedi e ka parë Zotin e vet në
fytyrë të një djaloshi të ri pa mjekër" në një version tjetër :"...kaçurrel,
pa mjekër me një kurorë të gjelbër..." dhe fjalë tjera të ngjashme e të
shëmtuara sikur këto. Ibën Asakiri përcjell nga Ebu Kasim EsSamarkandi, nga Katadeja i cili thoshte: "Nuk kam mbajtur mend nga
Ikrimeja tjetër vetëm se një varg poezie". Kjo dëshmon se ai nuk ka

6

El-Ahnaf
dëshiruar të përcjellë hadithin. Ndërsa ajo që thuhet nga Ahmedi se
Katadeja ka dëgjuar disa hadithe nga Ikrimeja, nuk është e saktë se e ka
thënë Ahmedi, sepse kjo thuhet nga ana e muxhesimëve të cilët thonë se
Allahu do ta ulë pranë vetes Pejgamberin a.s. në Arsh, Allahu është i
Lartëmadhëruar prej kësaj!
Fahr ibën Mualim el-Kureshiu demanton gjerë e gjatë të
dhënat që flasin për përcjelljen e Katades nga Ikrimeja lidhur me këtë
temë dhe mandej thotë:"Assesi! Si do ta shohë Zotin e vet me fytyrë dhe
pamje, sidomos në një fytyrë në të cilën e ka përshkruar mesihun
dexhall!" Për këtë është jashtë mase mospërfillëse thënia e Ibën
Sadeka:"Kush nuk beson hadithin e Ikrimes është zindik!" Përkundrazi,
kush e pranon atë është zindik. Pastaj është shumë keq që të hasim
hadithe të pabaza të shkruara në librin "Eh-Baru's-Sifat" të Darkutniut.
Ibën El-Mualimi na vërteton se këto hadithe janë të futura në librin e
Darkutnit, dhe kjo nuk është shumë larg dhe e pamundur, kur dihet se ai i
cili e përcjell atë libër nga Darkutni është El-Ishariu dhe nga ky e përcjell
Ibën Kadish, për të cilët do të kuptoni te shënimet në fund të librit. Nga
procesverbali të cilin e përcolli Ebu Ishak Shiraziu deri te Nidhamul
Mulki për shkak të fitnes së hashevive në Bagdad kundër Ibën elKashiriut, kuptohet se hadithi i lartëpërmendur, i përcjellë nga Hamadi

Imam Keutheriu
"Er-Rahmanu Ale'l - Arshi-steva"
Ibën Arabiu në librin e tij "El-Kavasim ve'l-Avasim"thotë:"
Kur thuhet "Err-Rrahmanu ale'l-Arshi'steva"(Err-Rrahman: 6), duhet
të zbërthehen tri gjëra: Rrahmani, Istevaja dhe Arshi. Er-Rahmani
është e qartë se kush wshtë. Ndërkaq sa i takon arshit, në gjuhën arabe
ai ka disa kuptime, prandaj cilin kuptim ju e dëshironi! Po kështu
edhe fjala isteva ka pesëmbëdhjetë kuptime, cilin prej tyre e doni,
apo ndryshe thënë për cilin prej tyre thoni se është kuptimi i qartë i
tekstit. Mandej pse thoni që kuptimi i Istiviasë është të ulesh, të rrish
ulur, gjykoni se Allahu është puqitur, mbështetur për arshi dhe pastaj
thoni se është më i madh se arshi, që nuk kuptohet dukshëm nga ajeti!
Pastaj Allahu nuk është i madh, në aspekt trupor saqë do të mund të
thonit se Allahu është shumë më i madh në pjesë se Arshi. Mandej edhe
të menduarit se Allahu është më i madh se arshi për katër gishta është
mjaft i pakuptimtë!"
Muhadithi Ibën El-Mualim në librin e tij "Nexhmu'lMuhteda" thotë: "Dije se dijetarët lidhur me komentin e ajetit "ErrRrahmanu ale'l-Arshi'steva" ndahen në dy grupe: njëri e komenton
grupin foljor, ndërsa tjetri fjalët veç e veç. Këta tw dytët mandej janë
ndarë po ashtu në dy palë: njëra e komenton Istevanë, kurse tjetra
Arshin" dhe vazhdon Ibën El-Mualimi të përmendë pesëmbëdhjetë
kuptimet e istivasë duke treguar edhe dijetarin i cili e ka dhënë atë
mendim, si: Esh'ariu, Ebu Mensuri, Ebu Ishak El-Isfirajini,
Abdulkahir Et-Temimi, Ebu Xha'fer Es-Simnani, Imam El-Haramejni
dhe të tjerë. Ato kuptime në domethënie të pronës, sundimit, plotësimi
i sundimit, pushtimi i zhveshur nga ekzistimi i fenomenit të fitores e
konfrontimit, mandej kuptimi i përkryeshmërisë, lartësia e madhështisë
dhe e forcës, e sundimit dhe mundjes dhe disa kuptime tjera të Istivasë.
Shënim mbi librin "El-Esmau ve's-Sifat" të Hafidh Bejbekiut
merret për besim e fe. Ja një pjesë e atij procesverbali (dhe shih më gjerë
në librin "Tebjinu Kedhbi'l-Mufteri" të Ibën Asakirit fq.310): "Ata nuk
pranojnë tjetër vetëm se të deklarohen qartë që Allahu ka këmbë,
dhëmballë, qejfe e dëshira, të deklarohen se Ai vet zbret, hipur në një
gomar si një djalë i ri pa i birë mjekra, me flokë kaçurrel të shkurtëra, me
një kurorë që i shkëlqen dhe me nallane të arta në këmbë!.." I
Lartëmadhëruar është Allahu nga ajo që këta i bëjnë shok!
Në dekretin e lëshuar nga Halifeja abasi Er-Radi për shkak të
fitnes së El-Burbehari thuhet:"Ju njëherë pretendoni se fytyrat tuaja të
shëmtuara dhe pamja e trupave tuaj të ndyrë është sikurse ajo e Zotit të
botëve! Përmendni shuplakën, gishtat, këmbën, nallanet e arta, flokun
kaçurrel, hipjen në qiell dhe zbritjen në dunja! Lartëmadhëruar është
Allahu nga kjo që e thonë zullumqarët dhe refuzuesit !...",siç qëndron në
librin "El-Kamil" të Ibën Ethirit. Ndërsa, hadithin e Ummi Tufejlit nuk e
njeh dhe s'e pranon Ahmedi dhe Nisaiu, po as që mund të jetë i saktë, as
zgjuar e as në gjumë! Shih:"Def'u Shubehi Et-Teshbih" të Ibën ElXheuziut dhe librin "Nexhmu'l-Muhteda",e udhëzimi është i Allahut
xh.sh.!
Libra dhe autorë
Imam Ebu Hasan El-Kuduriu

Muhtesaru'l-Kuduri
Kapitulli Mbi formën e Namazit
(Babu's-Sifeti's-Salah)
Farzet e namazit janë gjashtë: Tahrimja (tekbiri fillestar),
Kijami (qëndrimi në këmbë), Kiraeti (leximi i Kur'anit), Rukuja,
Sexhdeja dhe ulja në fund të namazit sa të këndohet Teshehudi (ettehijati). Çdo send që bëhet tepër kësaj është sunet.
Kur hyjmë në namaz marrim tekbir deri sa t'i puqisim majat e
gishtave të mëdhenj me bulat e veshit (pjesët e buta në fund të veshëve).
Nëse në vend të tekbirit (Allahu Ekber) themi Allahu Exhelu,
E'dhamu, ose Err -Rrahmanu Ekberu tekbiri është i plotë për Ebu
Hanifen, kurse Ebu Jusufi thotë se tekbiri nuk merret me asgjë tjetër
veçse me fjalët e tekbirit të njohur. Mbas tekbirit mbështesim dorën
e djathtë mbi të majtën dhe i vëmë nën kërthizë e themi:"
Subhaneke All- llahumme..." deri në fund, lexojmë „Eudhu bilahi
Imamu'1-Asër Enver Shah El-Kashmiri
Ky është imami i epokës, musnidi i kohës, muhadithi e
mufesiri, fekihu hanefi, usuliu i arrirë, mutekelimi mendjemprehtë,
historiani e njohësi i literaturës, gjuhëtari poet, studjuesi i madh dhe
kritiku, muhakiku i talentuar, Imam Shejh Muhammed Enver Shah ElKashmiri, djali i Shejhut Muadha Shah, i biri i Abdulkebir Shah ElKashmiri. Të parët e tij erdhën nga Bagdadi në Multan, pastaj
kaluan ne Lahor dhe prej Lahori në Kashmir,i cili u bë edhe atdheu i
tvre. Lindi më 27 sheval të vitit 1292 në fshatin Vudvan në Kashrair.
U rrit në shtëpi të ilmit e të nderit. Ishte shumë i mprehtë dhe mjaft i
talentuar. I ati i tij ishte dijetar në disa shkenca të sheriatit. Mësoi prej
të atit dhe prej dijetarëve të vendit derisa i kaloi shokët për një kohë
të shkurtër. Qysh si nxënës i vogël lexonte "Muhtesaru'l-Kuduri"
dhe i bënte mësuesit pyetje, të cilave për t'iu përgjigjur ishte e
nevojshme të lexohet "Hidaja" dhe komentet e saj. Mësoi shkencat e
gjuhës arabe, fikhun, tefsirin, hadithin dhe pa i mbushur
tetëmbëdhjetë vjet, në Kashmir ku konkuronin dijetarët reth fikhut e
fetfasë, jepte fetfa e cila për nga qëndrueshmëria barazohej me fetfatë
e dijetarëve të mëdhenj.
Pas një kohe largohet nga Kashmiri me qëllim të kërkimit të
diturisë dhe shkon në djepin e dijetarëve të devotshëm (rabbani),
universitetin më të madh të shkencave fetare në Indi:Universiteti
Daru'1-Ulum El-Islamije në qytetin Deoband, njëqind mile në
veriperëndim të Delhit, kryeqytetit të Indisë. Ky universitet ishte
Kordoba e Indisë dhe Ez'heri që lulëzonte nga dijetarë të mëdhenj në
çdo shkencë: hadith dhe shkencat e tij, në tefsir dhe ulumkur'an, fikh
dhe në usul, histori e letërsi, logjik e në shkencat e arabishtes. Nga
dijetarët më të vjetër dhe mësuesi i dijetarëve të këtij universiteti
ishte Shejh Mahmud Hasan Deobandi që mbante titullin Shejhu'1Alem dhe i njohur si Dijetari i Indisë (Shejhu'l-Hind). Në hadith ky
ishte musnidi i kohës dhe kërkuesi më i madh i hadithit në Indi.
Al-lameh Abdulfettah Ebu Guddeh
minesh - shejtani'rr-Rraxhim", lexojmë „Bismi'l-Lahi'rr-Rrahmani'rrRrahim" në vete pa zë, pastaj lexojmë „Fatihan" dhe një sure me të ose
tri ajete të cilësdo sureje. Kur të thotë imami „ve leddal-lin" themi
"amin". Këtë e thotë edhe mu'temi (xhematliu) në vete. Pas gjithë kësaj
themi tekbirin dhe bëjmë rukunë duke i vënë duart mbi gjunjë me
gishta të hapur. Shtrijmë shpinën pa e ngritur dhe pa varur kokën. Në
ruku themi më së paku tri herë „Subhane Rabijje'l-Adhim". Pastaj e
ngremë kokën duke thënë „Semiallahu li men hamideh" kurse mu'temi
thotë „rabbena leke'1-hamd". Kur ngrihemi në këmbë marrim tekbir dhe
bëjmë sexhden, vëmë duart në tokë, vëmë fytyrën mes duarve dhe
bëjmë sexhden duke vënë hundën dhe ballin në tokë. Nëse e vemë vetëm
hundën ose vetëm ballin, për Ebu Hanifen është e lejuar, kurse dy
imamët(Ebu Jusufi dhe Muhammedi) tjerë thonë se nuk lejohet të
bëhet sexhdeja vetëm me hundë përpos me arsye. Nëse bëjmë sexhde
me çallmë(keuru'l-imame) ose me një qoshe të teshave është e lejuar.
Kur jemi në sexhde largojmë bërrylat nga trupi dhe mbajmë lart mbi
kofshë barkun me gishtat e këmbës kthyer nga kibleja. Në sexhde
themi më së paku tri herë „Subhane Rabbije'1-a'la", pastaj ngremë
kokën, marrim tekbir, rrimë drejt ulur, marrim sërish tekbir dhe

El-Ahnaf
shkojmë në sexhde. Pasi përsërisim sexhden marrim tekbir dhe
ngrihemi në këmbë pa u ulur mbas sexhdes dhe pa u mbajtur me dorë
për toke. Në rekatin e dytë bëjmë sikur në reqatin e parë vetëm se nuk e
këndojmë „subhanen", as nuk lexo- jmë „eudhun" dhe pas tekbirit në
rekatin e parë asnjëherë më nuk i ngremë duart. Kur ngremë kokën nga
sexhdeja e dytë, shtrijmë kërabën e majtë dhe ulemi mbi të, ndërsa
këmbën e djathtë e mbajmë mbledhur duke i kthyer gishtat drejt kibles.
Duart i vëmë mbi kofshë, i shtrijmë gishtat dhe këndojmë
,,teshehudin"(etehijatin). Pra të themi: „Et-tehijjatu lil-lahi ves-salavatu
ve't-tajjibatu..."deri në fund. Në uljen e parë nuk lexohet kurgjë mbas
teshehudit. Në dy rekatët e fundit lexojmë Fatihan veçmas dhe kur ulemi
në fund të namazit ulemi sikur në uljen e parë, këndojmë teshehudin,
çojmë salavat mbi Pejgamberin a.s. dhe lutemi ç'të duam me dua të cilat
përngjajnë me fjalët e Kur'anit ose me dua të lëna nga Muhammedi a.s.
Nuk duhet të bëhet duaja me fjalë që u ngjajnë bisedave të njerëzve. Pas
duasë japim selam në të djathtë duke thënë:"Es-selamu alejkum ve
rahmetu'll-llah", pastaj japim selam edhe në anën e majtë.
Në sabah dhe në dy reqatet e para të akshamit dhe jacisë
lexojmë me zë, ndërkaq mbas dy reqateve të para lexojmë pa zë. Kur
dikushi falet vetë, ka mundësinë të zgjedhë, të lexojë me zë sa të dëgjojë
veten, ose mund të lexojë pa zë. Ne drekë dhe iqindi imami lexon pa zë.
Vitri ka tri reqate pa mos i ndarë me selam. Në reqatin e tretë të vitrit
bëjmë Kunutin para rukusë dhe kjo vlen për tërë vitin. Në secilin reqat të
vitrit lexohet Fatihaja dhe një sure me të. Kur dëshirojmë të bëjmë
Kunutin marrim tekbir, ngremë duart dhe lexojmë Kunutin. Në asnjë
namaz tjetër nuk lexohet duaja e Kununit.
Nuk është mirë, të lexohet ndonjë sure në namaz dhe të
mendohet se përpos saj asnjë sure në të nuk bën të lexohet, për këtë dhe
është mekruh të caktohet një sure për një namaz dhe të mos lexohet në
vend të saj ndonjë tjetër. Për Ebu Hanifen, kiraeti që nevojitet të lexohet
për t'u plotësuar një namaz është secila pjesë e cila mund të quhet Kur'an,
ndërsa Ebu Jusufi dhe Muhammedi thonë se nuk lejohet më pak se tre
ajete të shkurtra ose një ajet i gjatë. Mu'temi nuk lexon mbas imamit.
Kur ndonjëri do të lidhet mbas dikujt në një namaz, është e nevojshme të
bëjë dy nijete, një të namazit dhe një se i lidhet atij imami.
Xhemati është sunnet muekkede. Më meritor për imarn është
ai i cili njeh sunetin më mirë dhe nëse ka dy të cilët janë të barabartë,
atëherë ai i cili lexon më mirë Kur'anin. Nëse edhe këtu janë të barabartë,
atëherë ai i cili është më i devotshëm del imam. Po nëse edhe këtu janë të
barabartë atëherë del imam më i moshuari. Është mekruh të dalë imam
robi, e'rabiu (beduini), fasiku(mëkatari), i verbëri dhe i linduri nga zinaja,
por nëse dalin është e lejuar. Imami nuk duhet tua zgjasë namazin
xhematit kurse gratë është mekruh të falen vetëm me xhematë, e nëse e
bëjnë këtë imami u qëndron në mesin e tyre. Kush bëhet imam i një
xhematliu e vë atë në krah të djathtë, kurse nëse janë dy del para tyre.
Burrave nuk u është e lejuar t'i lidhen një gruaje ose fëmiu, nëse e bëjnë
këtë namazi i tyre prishet. Në xhematë më parë radhiten burrat, pastaj
fëmijët, hermofreditët(hunethau) dhe në fund gratë. Kur një grua është
pranë një buri në një namaz të përbashkët i prishet namazi burrit,kurse
gruas jo. Për gratë është mekruh të prezentojnë në xhemate. Gratë
plaka nuk është keq të dalin në xhemat në namazin e sabahut dhe të
jacisë. Ky është mendimi i Ebu Hanifes, kurse Ebu Jusufi dhe
Muhammedi thonë se plakave u lejohet të dalin në të gjitha namazet e të
falen me xhemat
Një njeri i cili ka abdest nuk falet mbas një njeriu i cili ka pandërprerje urine. Po kështu edhe gratë me abdest nuk falen mbas një
gruaje që është në istihada, asnjë neri i cili di të lexojë mbas një tjetri i cili
nuk di, as ai që është i mbuluar mbas të zhveshurit. Mirëpo është e lejuar
që një njeri i cili ka tejemum të bëhet imam i atij që ka abdest, ai që ujep
mes'h mesteve t'i bëhet imam atij që i lanë këmbët. Është po ashtu e lejuar
të falet një njeri që rri në këmbë mbas atij që rri ulur, por një njeri i cili
bën sexhde dhe rukunë nuk falet mbas një tjetri i cili i bën këto me
mimikë. As një njeri i cili fal farz mbas një tjetri i cili fal nafile, po as mbas
një tjetri që fal farz tjetër. Ndërkaq, një njeri që fal namaz nafile është e
lejuar të falet mbas atij i cili fal farz.Kur dikush falet mbas një imami
dhe më pas kupton se ai nuk ka patur abdest e përsërit namazin.
Është mekruh që ai që falet të luajë me teshat ose trupin e vet.
Ai nuk duhet të largojë gurëzit, përpos nëse i pengon të bëjë sexhden e
shtyn atë me një të lëvizur të dorës. Ai gjithashtu nuk duhet të ngrejë
teshat, as të kthehet në të djathtë e në të majtë, nuk duhet të kthejë
selamin me gjuhë, po as me dorë, as nuk ulet këmbëkryq (jeterebeu)
përpos se me arsye. Nuk ha, as nuk pi. Nëse në namaz e zë papastërtia
largohet, merr abdest, kthehet në namaz dhe plotëson pjesën e mbetur
të namazit nëse nuk është imam..

7
Aktualitete

El-Ahnaf

Intervistë ekskluzive me Prof. Nexhat Ibrahimin

www.el-ahnaf.com

Prof. Nexhat Ibrahimi:
"Mendimi islam në Bosnjë në
vitet e 80-ta udhëhiqej nga
disa qendra, thënë
kushtimisht: l) Bashkësia
Islame me Husejn Xhozon në
krye dhe asistentët e tij:
Hilmo Neimarlija,
Mehmedalija Haxhiq etj; dhe
me shumë hoxhollarë brenda
dhe jashta BI-së dhe kohëve
të fundit me Ahmed
Smailoviçin dhe rrethin e tij.
2) Muslimanët e Rinj (Mladi
Muslimani) me Alija
Izetbegoviqin në krye dhe 3)
Plejada e intelektualëve të lirë
në krye me Nerkez
Smailagiqin. Të gjithë këta, në
rrafshin fetar, shkencor,
politik, bënë shumë që Bosnja
të marrë këmbët e
veta.

El-Ahnaf: Zotëri Nexhat, keni qenë student i Sarajevës. Në ç'situatë e keni
gjetur zhvillimin e mendimit islam në Sarajevë në atë kohë?
Prof. Nexhat Ibrahimi: Po, kam qenë në Sarajevë gjatë viteve 1980-84, por edhe më
vonë deri me fillimin e luftës. Sarajeva në atë kohë , në aspektin fetar,po edhe nacional ishte në
dalje nga një udhë pa krye, pas një katrahure (rrëmuje) që kishte përjetuar gjatë disa dekadave
të fundit. Mbretëronte një situatë relativisht e qetë dhe ishin në dukje filizat e parë, behari i
ri...,por me shumë pasiguri.
El-Ahanf: Kush ishin udhëheqësit e mendimit islam në Bosnjë në kohën tuaj të
studimit dhe në ç'mënyrë e drejtonin ata këtë mendim? Sa mund të kenë lënë mbresa në
zhvillimin e mendimit tuaj islam ato personalitete?
Prof. Nexhat Ibrahimi: Mendimi islam në Bosnjë në vitet e 80-ta udhëhiqej nga
disa qendra, thënë kushtimisht: l) Bashkësia Islame me Husejn Xhozon në krye dhe asistentët
e tij: Hilmo Neimarlija, Mehmedalija Haxhiq etj; dhe me shumë hoxhollarë brenda dhe jashta
BI-së dhe kohëve të fundit me Ahmed Smailoviçin dhe rrethin e tij. 2) Muslimanët e Rinj
(Mladi Muslimani) me Alija Izetbegoviqm në krye dhe 3) Plejada e intelektualëve të lirë në
krye me Nerkez Smailagiqin. Të gjithë këta. në rrafshin fetar, shkencor, politik, bënë shumë që
Bosnja të marrë këmbët e veta.
Unë kam bashkëpunuar me shumë personalitete si: Husejn Xhozon, Ahmed Smailoviqin, Alija
Izetbegoviqin, Hasan Çengiqin etj. Ata kanë ndikuar tek unë padyshim në aspekt të metodave
të punës dhe vullnetit për punë. Gjithmonë u jam borxhli. Edhe sot mbaj kontakte elektronike
me ata që janë gjallë. E lexoj literaturën e tyre dhe mendoj se është ndër krijimet më origjinale
dhe me nivel më të lartë të interpretimit në botën islame.
El-Ahnaf: Vepra juaj shkencore është e gjerë. Kush është preokupirni kryesor i veprës
suaj shkencore, veçanërisht në lëminë e islamistikës-shkencat islame?
Prof. Nexhat Ibrahimi: Deri tani nuk kam ndjekur prirjen time dhe dëshirat e mia.
U kani dhënë përparësi nevojave të masës muslimane dhe rrethanave politiko-shkencore.
Megjithatë, më flenë më tepër temat akaidologjike dhe ato të sociologjisë-filozofisë politike
islame. Për fat të keq, deri tani këto dëshira për shumë shkaqe, kanë mbetur në fillim.
El-Ahnaf: Cili është mendimi juaj lidhur me ixhtihadin modern, mundësitë dhe
lidhjen e tij me ixhtihadin dhe muxhtehidët në shekujt e më hershëm?
Prof. Nexhat Ibrahimi: Më duket se për ixhtihadin më tepër flitet se punohet.
Mungon një platformë e përgjithshme e botës muslimane. Vetëm pas hartimit të një
programi, vetëm pas identifikimit të problemeve, vetëm pasi të kemi të qartë se nuk jetohet
nga e kaluara, por me të kaluarën së bashku, do të mund të ecim përpara. Patjetër duhet t'i
lidhim fijet e shkëputura nga koha e Ebu Hanifes e Imam Maturidiut dhe të tjerëve dhe të
vazhdojmë me punë të specializuar. Muslimanët mund t'i prijnë botës sërish vetëm nëse
punojnë sikur në fillim. Metodat konservative, shterpe, anatemuese, nuk çojnë para. Ato janë
numërim në vend.
El-Ahnaf: Cila ëshë pikëpamja juaj për një zhvillim përparimtar islam të popullatës
shqiptare dhe mundësitë e tij?
Prof. Nexhat Ibrahimi: Bashkësitë Islame në tokat shqiptare dhe në diasporë duhet
së pari të islamizohen, ashtu sic kërkon Z.Serde dhe I.R.Faruki ( jo të arabizohen, turqizohen,
shqiptarizohen, boshnjakizohen...).Me këtë nënkuptoj edhe reformat kualitative, urgjente, në
mësim-besim, medrese, fakultete. Duhet të hapen institute islame për hartimin e projekteve
për zhvillim fetar,ekonomik,politik etj. Tani për tani Bashkësitë Islame në tokat shqiptare
udhëhiqen me metoda aty për aty, me metoda diletante. Individët e vyeshëm deri tani janë
asfiksuar. Vazhdimi me metodat e deritanishme është kundërproduktiv. Jam me Ebu Hanifen,
Imam Maturidiun, M. Ikballin, Attasin, Nasrin e jo me ta që e vdesin islamin. Punëtorë të
mirë ka në tokën shqiptare dhe duhet t'u japim rastin.
El-Ahnaf:Faleminderit.
Prof. Nexhat Ibrahimi: Edhe unë ju falenderoj për intervistën. Zoti ju ruajtë dhe ju
ndihmoftë! Mendoj se keni nisur një punë të mirë. Edhe kjo është në frymën e Imam Ebu
Hanifes: "Të punohet me bindje në Zotin, diturisht dhe objektivisht. Ardhmëria do t'i takojë
islamit!"

Agjërimi, një vlerë tjetër e Muslimanit!
Muslimani beson në Allahun. Një vlerë. Ai me këtë bëhet Mbinjeri, andaj dhe nuk di
pse njerëzit mundohen ta kërkojnë Mbinjeriun. Përpiqen të imagjinojnë të qenët e tij, kur ata
jetojnë me të, e shohin, e shpesh ca njerëz e ndiejnë brenda tyre, e gjejnë në vetvete! Mbinjeriu
është njeriu i Allahut, robi dhe besimtari i bindur i Tij, i të Lartëmadhërishmit! Ky rob i
Allahut shpesh bën atë që nuk munden ta bëjnë të tjerët, bile dhe gjëra, që njerëzit nuk mund
ta paragjikonin ta bënte Mbinjeriu. Ky flijon veten për hir të Atij që në sytë e njerëzve e bëri
Mbinjeri edhe pse ky nuk e sheh veten përpara Sunduesit të vet më shumë se një rob, i ushqyer
nga Ai dhe kur i thuhet mos ha, nuk ha! S'pranon tjetër, vetëm se t'i bindet të Zotit!
Është Ramazan! Habiteni pse një musliman agjëron?! A nuk keni dëgjuar ju për
Mbinjeriun? Ende s'e njihkeni atë?! Ja dhe këtë herë ai bën atë që s'e bëni dot ju. Nuk ha se i
Zoti e urdhëroi kështu. Po, ky agjëron dhe falet nga Qabeja, por jo se ajo mund të jetë një
Njollë e Zezë që rrezikon Gjithësinë! Edhe ky është një urdhër. Falje, drejtësi, ideal! Muslimani
beson në vlera, është rob i Allahut, Mbinjeri...

More Related Content

What's hot

Dr. aurel plasari me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeut
Dr. aurel plasari    me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeutDr. aurel plasari    me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeut
Dr. aurel plasari me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeutLibra Islame
 
Lufta E Bedrit
Lufta E BedritLufta E Bedrit
Lufta E Bedritguest41e4e
 
Gjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - SkënderbeuGjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - SkënderbeuBesjona Jusufi
 
Harun Jahja ``Profeti Musa (Mojsu)``
Harun Jahja ``Profeti Musa (Mojsu)``Harun Jahja ``Profeti Musa (Mojsu)``
Harun Jahja ``Profeti Musa (Mojsu)``Adriatik Rexha
 
Me Mbretin Alfons Për Sovran Histori E Skenderbeut
Me Mbretin Alfons Për Sovran   Histori E SkenderbeutMe Mbretin Alfons Për Sovran   Histori E Skenderbeut
Me Mbretin Alfons Për Sovran Histori E Skenderbeutguest41e4e
 
Mua Me Do Allahu
Mua Me Do  AllahuMua Me Do  Allahu
Mua Me Do AllahuLazi Salihi
 

What's hot (10)

Dr. aurel plasari me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeut
Dr. aurel plasari    me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeutDr. aurel plasari    me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeut
Dr. aurel plasari me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeut
 
Skënderbeu
SkënderbeuSkënderbeu
Skënderbeu
 
Lufta E Bedrit
Lufta E BedritLufta E Bedrit
Lufta E Bedrit
 
Hz musa
Hz musaHz musa
Hz musa
 
Gjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - SkënderbeuGjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - Skënderbeu
 
Harun Jahja ``Profeti Musa (Mojsu)``
Harun Jahja ``Profeti Musa (Mojsu)``Harun Jahja ``Profeti Musa (Mojsu)``
Harun Jahja ``Profeti Musa (Mojsu)``
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarik
 
Husejni R
Husejni RHusejni R
Husejni R
 
Me Mbretin Alfons Për Sovran Histori E Skenderbeut
Me Mbretin Alfons Për Sovran   Histori E SkenderbeutMe Mbretin Alfons Për Sovran   Histori E Skenderbeut
Me Mbretin Alfons Për Sovran Histori E Skenderbeut
 
Mua Me Do Allahu
Mua Me Do  AllahuMua Me Do  Allahu
Mua Me Do Allahu
 

El ahnaf 6

  • 1. Prof. Muhammed Ferid beg Muhami Es-Selamu alejkum! Historia e Shtetit të Lartë Osman Pasi që shteti abasid arriti kulmin e zhvillimit të tij në kohën e Harun Er-Reshidit dhe të birit të tij El-Me'munit në kohën e të cilit u përkthye pjesa më e madhe e librave greke dhe zhvillimi shkencor arriti atë që nuk kishte arritur në asnjë kohë më parë, shteti filloi teposhtëzën e vet dalëngadalë, ashtu si është edhe ligji i jetës që sjell pleqërinë pas rinisë, ligj i Allahut i cili nuk ndërron. Kështu degradimi e përfshiu me ngadalë tërë shtetin derisa shteti abasid ra plotësisht me rënien e qytetit Daru Selam, Bagdadit, mes sulmeve të tatarëve më 20 Muharrem 656 hixhri (1258 e.r.) në kohën e Halifes Mu'tasim Bilah, abasidi i fundit në Bagdad, pasi që shteti i tyre më shumë se pesë shekuj ishte shtylla e qytetërimit islam. Me rënien e shtetit abasid, islami nuk pati ndonjë shtet të madh e të fuqishëm i cili do ta mbronte atë dhe do t'i përmblidhte në një vend popujt e tij. Territori islam ishte i ndarë nëpër provinca dhe me çdonjërën prej tyre udhëhiqte mbreti apo princi i saj. Kështu vazhdoi derisa Allahu deshi të themelohet Shteti i Lartë Osman nën flamurin e të cilit u bashkuan pjesa më e madhe e viseve islame dhe u pushtuan shume vise të reja të cilat nuk kishin pranuar më herët dinin hanif. Kështu shteti osman i ktheu Islamit forcën e vet dhe ia ngriti fjalën e zërin. Themeluesi i këtij shteti është Urtugrul bin Sulejman Shah Et-Turkmaniu, udhëheqës i një fisi turk që u tërhoq nga viset e Azisë Perëndimore në Azinë e Vogël, pasi i mbytet i ati duke kapërcyer një lum. Gjatë rrugës Urtugruli has në dy ushtri të kapura në luftë dhe hipën në një kodrinë për të vërejtur tabllonë e luftës. Ndërkohë vëren se njëra ushtri fillon të dobësohet dhe se po nuk u ndihmua do ta humbë betejën. Në moment Urtugruli vendos t'i ndihmojë dhe me guxim e me Lexues të nderuar! Allahu i Lartëmadhëruar krijoi njeriun, ia fali dhuratë jetën dhe këtë e bëri sprovë për të. Dihet se njerëzit janë aq të vyeshëm sa do të mund të përballojnë jetën dhe qëndrojnë drejt përballë dallgëve të saj. Këtu e fiton vlerën edhe revista "ElAhnaf". Përgjatë sprovave të jetës ajo rri bashkë me njeriun dhe e nxjerr në të vërtetën e saj! Imam Ebu Bekr El-Arabi Mbi akaidin e medhhebit dhahiri "Ata gjithashtu thonin se Allahu flet me zë dhe tinguj dhe thonin se Ahmed ibën Hanbeli e ka thënë këtë. E pavërteta e këtyre njerëzve (batili) shkoi aq larg saqë thanë që këto shkronja mandej janë të pafillimta(kadim) sikur Allahu. Thanë se Allahu ka dorë,gishta, krahë, prehër, gjunj, këmbë dhe kudo shkel me to. Thanë se Allahu qesh, ecën dhe nxiton!" Fq.4 Imam Muhammed Emin Ibën Abidin Perandoria Osmane në vitin 1550 trimëri të rrallë sulmon ushtrinë fituese derisa ua fut frikën në palcë, saqë ajo fillon të tërhiqet. Kjo ka ndodhur nga fundi i shek.7 hixhri. Pas fitores Urtugruli kupton se Allahu e pati caktuar që ai t'i ndihmojë Emirit Alaudin, Sulltanit të Konjës, një principatë selxhuke e cila u themelua me rënien e shtetit selxhuk me vdekjen e mbretit selxhuk, Melik Shah,më 15 Sheva l458 h-18 Nëntor 1092 e.r. Alaudini si kompenzim i ndau Urtugrulit disa qytete dhe krahina dhe e bëri atë mbështetje të vetën në luftërat kundër fqinjëve. Ai për çdo fitore i ndante Urtugrulit toka të reja derisa familjen e tij e gradoi me titullin Mukadimetu Es-Sulltan(Paria e Sulltanit) për shkak se ajo gjithmonë gjindej në krye dhe para ushtrive të sulltanit dhe në sajë të saj ushtria korrte fitore. Gjatë kësaj kohe, djali më i madh i Urtugrulit, Osmani,martohet me bijën e një asketi, të cilën rastësisht e pati parë te i ati i saj dhe u dashurua në të. Asketi nuk pranoi ta martojë vajzën me Osmanin, por edhe ky bëri durim dhe nuk deshi të martohet me vajzë tjetër.derisa i ati i saj e martoi të bijën me të,pasi që Osmani i tregoi atij një ëndërr që e kishte parë një natë në shtëpinë e vet asketit. "Një natë, Osmani pa në ëndërr se si hëna e re zbriti në gjoksin e shejhut dhe pasi u bë e plotë u lëshua në kraharorin e Osmanit. Pastaj prej gjoksit të tij doli një dru i madh i cili menjëherë u rrit, mbuloi qiejt me hijen e tij, edhe kodrat më të larta mbetën nën të dhe Nili, Tigri, Eufrati e Danubi buruan nga rrënjët e tij dhe se gjethet e drurit sikur shpata drejtoheshin nga Konstandinopoja-Stambolli". Asketi u emocionua me këtë ëndërr dhe ia dha të bijën Osmanit. Kjo ëndërr edhe pse besojmë që është sajuar nga historianët që të mund t'i arsyetojnë me të paraqitjen, zhvillimin dhe rënien e një shteti, zakon ky edhe i historianëve të Lindjes edhe të Perëndimit, e kemi cekur sa për të përfshirë plotësisht të dhënat. Pas vdekjes së Urtugrulit 687 h-1288 e.r., mbreti Alaudin në vend të tij e cakton djalin më të madh të Urtugrulit,Osmanin, themeluesin e Shtetit të Lartë Osman. Resmi i Myftiut "Resmi, është teksti i myftiut me të cilin ai jep fetfa. Lidhur me myftiun, autori i "Fet'hu'lKadirit" thotë:"Qëndrimi i usulijinëve është se myfti është vet muxhtehidi, ndërsa myftiu i cili nuk është muxhtehid, por i di mendimet e muxhtehidëve nuk është myfti. Prandaj, ky e ka obligim(vaxhib)kur të pyetet të tregojë qëndrimin e muxhtehidit siç është imam Ebu Hanifeja, në formë të rrëfimit të asaj që ai ka thënë." fq.5 Imam Muhammed Zahid El-Keutheri Hadithi i Ibën Rezinit "Ndërkaq, sa i takon hadithit të Ebu Rezinit, në zinxhirin e tij është Hammad ibën Selme, i cili i përziente fjalët e haditheve dhe tekstet e tyre. Veç kësaj edhe dy femijët e gruas së tij futnin në tekstet e haditheve të tij çfarë u tekej. As Ibën Adju,po as të tjerët nuk mund t'ia largojnë këtë të metë atij. Mandej Ja'la ibën Atau e përcjell këtë hadith vetëm nga Veki'ë ibën Hades ose Ades, që nuk njihet kush ka qenë dhe ky po ashtu e përcjell këtë hadith vet ngaEbuRezini." Fq.6 Viti i parë; Numri 6; Çmimi 2.20 sfr;10 mkd; Boton Forumi i të Rinjve Muslimanë; Redaksia: Amet Memedi, Zehra Memedi, Burim Berisha; Adresa: Amet Memedi (FRM), Kreuzbuhlstr. 1, ST. Gallen, tel. + 41 (079) 503 48 62, Internet: www.el-ahnaf.com
  • 2. Kur’an El-Ahnaf Shejh Muhammed Ez-Zerkaniu Zbritjet e Kur'anit Zbritja e dytë: Zbritja e dytë e Kur'anit ishte në Bejtu'l-Izzeh, në qiellin e Tokës. Argument për këtë janë ajetet:"Ne e kemi zbritur atë në një natë të bekuar."(Duhan:3); "E kemi zbritur atë në Natën e Kadrit." (El-Kadër:l);"Muaji i Ramazanit është muaj në të cilin zbriti Kur'ani." (El-Bekare:185). Këto tri ajete dëshmojnë se Kur'ani ka zbritur në një natë të vetme, e cila përshkruhet se është e bekuar sipas sures Ed-Duhan, quhet Nata e Kadrit, sipas sures El-Kadër dhe është një nga netët e Ramazanit, sipas sures El-Bekare. Mirëpo, është e njohur sipas të dhënave plotësisht të sakta se Pejgamberit Kur'ani i ka zbritur pjesë pjesë, jo në një natë të vetme. Bile dhe për shumë vite. Kështu mbetet se ajeti flet për një zbritje tjetër, jo për atë që i ka ardhur Pejgamberit a.s..Lidhur me këtë ekzistojnë edhe hadithe të sakta, të cilat sqarojnë këtë zbritje dhe tregojnë se ajo është bërë në Bejtu'l-Izzeh, në qiellin e tokës. Ashtu siç dëshmojnë hadithet në vijim: 1 - Shënon Hakimi përmes Senedit të tij nga Seid ibën Xhubejr, nga Ibni Abbasi:"Kur'ani u nda nga "Dhikri" dhe u vendos në Bejtu'lIzzeh në qiellin e tokës prej ku e zbriste Xhibrili te Pejgamberi a.s.". 2 - Shënon Nisaiu, Hakimi dhe Bejhekiu përmes Davud ibën Ebi Hindit, nga Ikrimeja, nga Ibni Abbasi: "Kur'ani zbriti përnjëherë në qiellin e tokës në Natën e Kadrit dhe pastaj zbriti për njëzet vjet", mandej lexon Ibni Abbasi ajetin:"Nuk të sjellin ndonjë shembull e ne të mos sjellim të vërtetën dhe shpjegimin më të mirë."(El-Furkan 33);"Kur'an që e ndamë pjesë-pjesë për t'ua lexuar njerëzve ngadalë dhe ta zbritëm." (El-Isra:106). 3 -Shënon Hakimi, Bejhekiu dhe të tjerë përmes Mensurit, nga Seid ibën Xhubejr,nga Ibni Abbasi:"Kur'ani zbriti përnjëherë në qiellin e tokës, ishte me yjet dhe pastaj Allahu i zbriti të Dërguarit të tij pjesëpjesë". 4 -Shënon Ibën Merdevejhi dhe Bejhekiu nga Ibni Abbasi se njëherë e ka pyetur Atije ibën El-Esvedi: "Më ka nxitur dyshim në zemër ajeti:"Muaji i ramazanit është muaji kur zbriti Kur'ani"(El-bekare 185); dhe ajeti:"Ne e kemi zbritur atë në natën e Kadrit",(El-Kadër 1), kuse ky ajet ka zbritur në muajin sheval, ky në dhulkade, ky në dhulhixhe, në muajin muharem, sefer, në muajin rebië' ?" Ibni Abbasi i tha:"Kur'ani zbriti përnjëherë në ramazan në natën e Kadrit, pastaj zbriti sipas qarkullimit të yjeve ngadalë përgjatë muajve e ditëve". Këto katër hadithe janë disa nga hadithet që janë përmendur në këtë temë. Që të katër këto hadithe janë sahih, siç thotë Sujutiu. Ato janë hadithe që thuhen nga Ibni Abbasi, mirëpo quhen fjalë të Pejgamberit a.s.,sepse është rregull që kur sahabiu thotë ndonjë send që nuk mund të fitohet me të menduar dhe ky sahabi nuk njihet që merr të dhëna nga beni israilët, pranohen fjalët si të Pejgamberit a.s. Kështu, nuk ka dyshim se zbritja në Bejtu'l-Izzeh, në qiellin e tokës është nga bota e gajbit dhe nuk mund të bëhet e njohur jashta se nga Pejgamberi ma'sum. Pastaj, ibni Abbasi nuk njihet se ka marrë të dhëna nga israilijatet. Me këtë vërtetohet se këto hadithe janë dëshmi për atë që rrëfejnë. Zbritja në Bejtu'l-Izzeh ndodhi përnjëherë në natën e Kadrit, siç kuptohet. Bile, Sujutiu thotë se Kurtubiu shënon se ka Ixhma lidhur me zbritjen e Kur'anit përnjëherë nga Leuhu'l-mahfudh në Bejtu'lIzzeh. Një mendim tjetër thotë se Kur'ani ka zbritur në qiellin e tokës për njëzet, njëzet e tre ose njëzet e pesë ditë, për çdo ditë në masë që e ka caktuar Allahu ta zbresë për çdo vit, pastaj pjesë-pjesë i zbret Pejgamberit a.s. përgjatë tërë vitit. Një mendim i tretë thotë që në natën e Kadrit filloi zbritja e Kur'anit dhe pastaj i zbret Pejgamberit,i zbret në kohë tjera pjesë-pjesë. Sikur duket, ky mendim mohon zbritjen e përnjëhershme të Kur'anit në Bejtu'l-Izzeh në natën e Kadrit. Ceket mandej edhe një mendim i katërt,sipas të cilit Kur'ani zbriti nga Leuhu'l-mahfudhi te melekët hafidhah përnjëhë e ato mandej ia zbritën Xhibrilit pjesë-pjesë dhe ai ia zbriti kështu Pejgamberit a.s. Këto tri mendime, janë larg nga e vërteta. Ato bien poshtë pas argumenteve që i prezantuam, të cilët vërtetojnë mendimin e parë. Shejhulislam Mustafa Sabri Lidhshmëria e përkthimit të Kur'anit me fjalët e Fukahave Përfundimi që nxjerrim nga fjalët e shejhut është se përkthimi fjalë për fjalë është i mundshëm vetëm në disa ajete, ndërsa përshtatja është e mundshme në të gjitha ajetet mbështetur në kuptimet parësore të fjalëve. Gjithashtu, ai pranon se asnjë formë e përkthimit nuk është mrekulli, ndërkaq ndodhja e ajeteve të cilat sfidojnë njerëzit të sjellin një Kur'an të ngjashëm në përkthimet të cilat shejhu i vë në vend të përkthimeve, janë shumë të pakuptimta. Shembull ajeti:"Thuaj sikur të mblidheshin xhinët e njerëzit të sjellin një Kur'an si ky, nuk do të mundeshin edhe nëse e ndihmonin njëri-tjetrin".Lexuesi i këtij ajeti nëpërkthim nuk kupton asgjë. Ai e di se përkthimin të cilin e lexon mund ta bëjë edhe një përkthyes tjetër sikurse i pari pa patur nevojë të grumbullohen njerëzit dhe xhinët. Ndërkaq, të lidhet përemri dëftor "ky" me origjinalin, bëhet falsifikim në përkthim, gjë e cila nuk lejohet në përkthimet e asnjë lloji, sepse kuptimi i drejtë i përemrit është të tregojë për vetën e dytë që është prezent dhe afër me folësin, në këtë rast ky është përkthimi që e ka lexuesi ndër duar, jo origjinali i cili mungon. Mandej vet kthimi i përkthimit, i cili llogaritet në vend të origjinalit dhe zë vendin e tij, në vet origjinalin dhe mbështetja e tij në të, hedh poshtë mundësinë që përkthimi të zërë vendin e tij. Kështu është habi se si mund Kur'ani të sfidojë lexuesin me përkthimin e tij mbështetur në të kundërtën e përkthimit, në origjinal! Në këtë mënyrë edhe ajetet sfiduese të Kur'anit, me të gjitha format, bëhen të pamundura te përkthimet fjalë për fjalë. Me këtë hidhet poshtë edhe pohimi se përshtatja e kuptimit është e mundur në të gjitha ajetet, nga ana e kuptimeve të para të fjalëve, sepse problemi që paraqitëm lidhet edhe me kuptimin e ajeteve sfiduese, gjithashtu lidhet me kuptimin parësor, themelor të tyre. Pas kësaj, mbështetur në vet pranimin e shejhut se nuk është e mundur të përkthehet çdo ajet fjalë për fjalë, pyetemi: A thua kujt vallë, do t'i besohej ndarja e ajeteve të Kur'anit sipas mundësisë dhe pamundësisë të përkthimit? Kush thua vallë do të kishte fjalën përfundimtare në këtë klasifikim, derisa të lejohej falja e namazit me ato ajete të cilat përkthehen fjalë për fjalë dhe të mos lejohej me ajetet të cilat nuk mund të përkthehen në këtë formë, ashtu sikur e cek shejhu këtë ndarje? Mandej, çka do të bëjë shejhu me disa Kur'anë të përkthyer në këtë kohë dhe që nuk lidhen me çështjen e shtruar për studim dhe për të cilën njerëzit kërkojnë mendimin dhe qëndrimin e ulemave? E kam fjalën për atë që ndodhi në Turqi, për atë që duan ta bëjnë, apo më mirë thënë, që e bënë burrat e Ankarasë. Domethënë, e përkthyen Kur'anin dhe e vendosën përkthimin në vend të origjinalit në namaz dhe raste tjera. Zëvendësuan Kur'anin arabisht me shkrim të Osmanit me atë në përkthim në turqishte, pa marrë parasysh a lejohet ose jo përkthimi në disa ajete ose në të gjitha ajetet. Pa marrë parasysh se me përkthimin kuptimor nuk lejohet falja e namazit dhe se me atë të fjalëpërfjalshëm lejohet! Pa mos marrë parasysh as atë se kështu është medhhebi i Ebu Hanifes, kështu është i nxënësve të tij dhe kështu është medhhebi i jo hanefive! Pra, në Turqi, përkthimi zë vendin e origjinalit të Kur'anit qe ose nuk qe i mundur përkthimi, qe në të gjitha ose vetëm në disa ajete, e lejoi Ebu Hanifeja dhe dy nxënësit e tij ose nuk e lejuan! Me fjalë tjera, u lejua namazi ose jo me përkthim, kjo nuk është tjetër vetëm se si rasti i zëvendësimit të ligjit zviceran në vend të ligjit të sheriatit, apo zëvendësimi i betimit në "Allahun" me të betuarit në "nder", sikur lejimi i martesës së muslimanes me jomuslimanin, barazimi i grave me burrat në trashëgimi! Prandaj, nëse çështja e përkthimit të Kur'anit është sikurse çështjet që i ceka, për të cilat nuk u mor mendimi i dijetarëve në Turqi dhe as që iu lejua atyre të studiojnë dhe të paraqesin mendimet e tyre në të, a nuk është studimi i saj në Egjipt rreth mundësisë dhe pamundësisë së saj sipas medhhebit të Ebu Hanifes, apo argumentimi i saj duke bartur të dhëna nga libri "El-Muvafekat" i Shatibiut, komenti i" El-Multeka" prej medhhebeve tjera që janë hequr nga fuqia në Turqi bashkë me ligjin e sheriatti dhe librave të cilat anë larguar me të, vetëm se fjalë boshe?! Sidoqoftë, duke marrë par sysh prirjen e shejhut që nga fillimi e deri në fund të studimit të tij, prirje e cila nuk largohet nga ai as kur bart mendimet e ndryshme të fukahave, përfunojmë se ai e lejon përkthimin dhe e vë në rend të parë përdorimin e tij nga ata që nuk e dinë gjuhën arabe. Ai këtë rezultat e nxjerr sa herë që i jepet mundësia, bile edhe nga fjalët e fukahave të cilët e ndalojnë këtë. 2
  • 3. Sunneti El-Ahnaf Al-lameh Abdulfettah Ebu Guddeh Bazat dhe Metodika e Hadithit Ilmu Mustelehi'l-Hadith Gjashtë bazat: Zinxhiri i përcjelljes së hadithit(el-Isnad), biografitë e përcjellësve të hadithit dhe koha, kritika e përcjellësve sipas kritereve të besueshmërisë dhe mosbesueshmërisë, analiza e tekstit, shkenca e xherhit dhe ta'dilit dhe shkenca mbi dobësitë e hadithit përbëjnë pjesën më të madhe të shkencës së bazave dhe metodikës së hadithit(muste1ahulhadith).Kjo, sepse shkenca e bazave dhe metodikës së hadithit është një tërësi rregullash dhe hulumtimesh përmbi hadithin që lidhen me studimin e zinxhirit të hadithit, tekstin e tij, me përcjellësin dhe atë që përcillet, derisa më në fund të mund të pranohet hadithi ose të mos pranohet. Kjo shkencë zë fill nga gjysma e shekullit të parë hixhri, ndërsa arrin kulmin e zhvillimit të saj nga fundi i shekullit të nëntë hixhri. Qëllimi i kësaj shkence ishte të ruhet hadithi i Pejgamberit a.s. nga falsifikimi, lëshimet në të dhe ndryshimet e teksteve të tij. Kjo shkencë ka të bëjë me njohjen e saktë të zinxhirit dhe të metnit, njohjen e përcjellësve të hadithit dhe haditheve të cilët ata i përcjellin,njohjen e haditheve të pranueshme dhe të papranueshme,atyre të saktë dhe të pasaktë, ata që janë nasih dhe ata që janë mensuh...dhe me çdo shkencë e cila ka lindur nga lëndët e përmendura. Të gjitha këto quhen Shkenca e metodikës së hadithit(Ilmu Mustelahi'l-Hadith),Shkenca e Bazave të Hadithit (Ilmu Usuli'l-Hadith), ose Shkenca e Metodikës(Ilmu'lMustelah). Konstituimi i kësaj shkence filloi që kur filloi të shkruhet mbi biografmë e përcjellësve dhe shkrimin e librave të hadithit. Para kësaj kohe ishte i ruajtur përmes të mësuarit përmendësh dhe përcjelljes gojore. Pasi filloi të shkruhet hadithi nëpër libra, filloi edhe regjistrimi aty-këtu edhe i disa rregullave të kësaj shkence, mirëpo një vepër që do të përmblidhte tërësinë e saj si shkencë nuk do të përpilohej deri në shekullin e katërt. Ndërkaq, shkrimet e kësaj lënde para kësaj kohe ishin vetëm fletushka, fjalë dhe fjali të shprëndara që përmendeshin kur kërkonte rasti. Nga fundi i shekullit të dytë filloi të shkruhen disa në disa tema të kësaj shkence, në formë të kapitujve të ndarë tematikisht, të cilët përmbanin një apo disa pjesë që në përmasat e kohës sonë, përbëjnë një libër. I pari që mund t'i lidhet emri i tij me ndonjë vepër në këtë lëmi është Imam Ali El-Mediniu El-Basriu, i lindur në vitin 161 të hixhretit dhe vdiq në vitin 234. Ky shkroi në disa tema të shkencës së hadithit duke përpiluar për çdo temë nga një libër. Hakimi, në librin e tij "Ma'rifetu Ulumi'l-Hadith" në pjesën mbi lëndën e njëzet të shkencës së hadithit tregon disa nga këto libra. Ai shkruan:"E kam dëgjuar Sherif Kadinë,Ebu Hasan Muhammed ibën Salih El-Hashimiun,Kadi Kudat,tha:"Këto janë emrat e veprave të Ali ibën El-Mediniut:"Kitabu'l-Esami ve'1-Kuna" tetë pjesë/ “Kitabu'dDuafa" dhjetë pjesë, "Kitabu'l-Mudelisinë" pesë pjesë, "Kitabu Eveli men Nedhare fi'r-Rixhal ve fehase anhum" një pjesë,"Kitabu't-Tabekat" dhjetë pjesë dbe libri "Men reva an Rexhulin lem jerehu" në një pjesë... Pasi përmendën një numër të madh të veprave të Ali ibën Mediniut, Hakimi thotë: "Përmendëm vetëm listën me emrat e veprave të tij në këtë temë, domethënë pa treguar biogafinë e tij sikur vepron me dijetarët tjerë të hadithit-muhadithinët, që të kuptohen njohuritë e tij të gjera në këtë shkencë, arritjet e tij në të dhe përsosshmëria e tij". Të gjitha këto libra sikur që e sheh, kanë të bëjnë me hadithin, me përjashtim të librit "Kitabu'l-Eshribeti" që është në tre pjesë. Ja pra, librat e Ali ibën Mediniut në hadith në 204 pjesë, vëllime. Në fund të përshkrimit të jetës së tij në librin "Tehdhibu't-Tehdhib" autori thotë: "Shejh Muhjiddin En-Neveviu, cek dhe këtë pasi e merr nga libri "Xhamiu'l-Hatib”:”Ali ibën El-Mediniu në hadith shkruan dyqind vepra". Nëse sipas kësaj që thotë Neveviu, marrë nga Hatibi, librat e Ali ibën Mediniut arrijnë në dyqind vepra, atëherë librat e cekura, të cilat arrijnë në 29 tituj janë një pakicë shumë e vogël prej veprave që ai i ka shkruar për t'i shërbyer hadithit. Prandaj, s'do mend se ai ka shkruar edhe në tema tjera të hadithit dhe ato libra janë humbur,mirëpo shokët dhe nxënësit e tij i kanë mësuar ato prej tij dhe ua kanë përcjellë brezave pas tyre.Kështu shihet se Ali ibën Mediniu ka shkruar në shumë lëmi të shkencës së metodikës së hadithit. Ai është nga dijetarët e shekullit të dytë dhe fillimit të shekullit të tretë. Imam Shafiu, i lindur në vitin 150 hixhri dhe vdiq në vitin 204, mund të thuhet se është i pari që ka shkruar në disa tema të kësaj shkence në librin e tij "Er - Risaleh" dhe u qaset disa çështjeve të rëndësishme të shkencës së metodikës së hadithit, si: kushtet të cilat duhet t'i plotësojë hadithi për t'u pranuar, kushti i të mbajturit mend për përcjellësin, përcjellja sipas kuptimit, pranimi i hadithit mudeles. Mandej mori jehonën qëndrimi i tij lidhur me hadithin mursel dhe përdorimi i tij i hadithit hasen siç përmend Hafidh Irakiu në hashijen e tij përmbi librin "Mukadimmetu ibën Sallah". Në fillimin e shekullit të III-të fillon një periudhë e re e zhvillimit të kësaj shkence dhe vazhdon deri nga shekulli i V-të. Në shekullin e tretë u paraqitën njerëz të cilët folën gjerësisht lidhur me përcjellësit e hadithit dhe rreth vlerësimit të tyre, si:Jahja ibën Meini, Ahmed Ibën Hambeli, Buhariu, Ebu Xha'fer el-Muharemiu dhe të tjerë. Po ashtu u gjetën edhe të tjerë të cilët bënin studimin e hadithit për nga zinxhiri,teksti gjatë kohës që e shkruanin dhe e mblidhnin në libra. Këtu e kemi: Hafidh Muhammed ibën Abdullah ibën Numejr El-Kufiu (vdiq në vitin 2349),Hafidh Ja'kub ibën Shejbe Es-Sedusiu El-Basriu (vdiq në vitin 262). Në duart tona e kemi një pjesë të vogël të librit të tij të madh "El-Musned el-Kebir el-Mualel" që përfshin vetëm pjesën mbi Musnedin e Umer ibën el-Hattabit r.a.,që nuk përmban më shumë se tridhjetë hadithe, por hasen shumë fjali në të cilat gjykohen hadithet sipas asaj që e sheh autori. P.sh:, në nëntë vende autori thotë:"Ky hadith ka isnad të mirë(hasen)".Në faqen 60 thotë:"Ky hadith është me sened hasen dhe është sahih". Në faqen 73 thotë:"Isnadi i këtij hadithi është i mesëm,nuk është aq i qëndrueshëm,po as nuk është i paqëndrueshëm, prandaj është i mirë".Nga fjalët e tij që i barta ai definon qartë qëllimin e tij me "isnad hasen".Ai e vë atë mbi isnadin "salih"(i mirë) dhe nën "sahih". Nga kjo kuptohet se ai është nga ata që para Tirmidhiut kanë përdorur termin dhe kategorinë "hasen" të hadithit në librat e tyre. Gjatë shekullit të tretë kufijtë e kësaj shkence u bënë të qartë përmes shkrimeve të shumta lidhur me lëndën e kësaj shkence në librat e studimit të përcjellësve të hadithit dhe në librat e hadithit ose nga librat e veçanta në këtë lëndë si librat e Ali ibën El-Mediniut. Në këtë kohë u shtua edhe numri i atyre që shkruanin në këtë lëmi. Nga ata ishte: Imami Hafidh, Huxhxhe Ebu Muhammed Abdullah ibën Abdurrahman EdDarimiu. Lindi në vitin 181 dhe vdiq në vitin 255 hixhri. Ishte njëri nga mësuesit (shejh) e imamëve të muhadithinëve të mëdhenj:Buhariut, Muslimit,Ebu Davudit,Tirmidhiut,Nesaiut,Ebu Zer'a Er-Raziut dhe Ebu Hatim Er-Raziut, një gjeneratë me peshë të lartë. Alame Shejh Ahmed Gymyshhaneviu Ramuzu Ehadithi'r-Resul Hadithe: 1- Në ditën e kijametiti shkoj te dera e xhennetit, kërkoj të më hapet, mandej pyet rojtari:"Kush je ti ?"."Jam Muhammedi(a.s.)", them unë. "Pasha ty, jam urdhëruar të mos ia hap askujt tjetër para teje". (Ahmed ibën Hanbeli,Muslimi). 2- Fjala e fundit që e tha Ibrahimi a.s. kur hidhet në zjarr ishte: "Hasbijallahu ve ni'me'l-vekil". (Ibën Ebi Shejbe). 3- Ajo që më në fund e mësuan njerëzit nga shpalljet e mëparshrne është: "Nëse nuk turpërohesh, bëj ç'të duash". (Ibni Asakiri) 4- E meta e dijes - ilmit është harresa, ndërsa humbja e saj është t'i lasësh për të atij që nuk është i zoti i saj". (Ibën ebi Shejbe, ElAskeriu, Ibën Abdul Berr). 5- Tre vetë janë e metë e fesë: fekihu (njohës i sheriatit) i prishur, imami arrogant dhe muxhtehidi xhahil, i padijshëm". (Dijlemiu). 6- Përgëzohuni ju dhe përgëzoni gjeneratat pas jush se kush dëshmon se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, i sinqertë në këtë, hyn në xhennet". (Ahmed Ibën Hanbeli, Taberaniu në "El-Kebir"). 7- Ndiqni dijetarët (ulematë), sepse ata janë pishtarët e dynjasë, fenerët e ahiretit". (Dijlemiu). 8- Nga dy gjëra ia kam frikën ummetit tim: do jepen pas kënaqësive e epsheve e do ta lënë namazin e Kur'anin dhe do ta mësojnë atë munafikët e do t'u bëjnë polemika dijetarëve (ulemave)". (Taberaniu në "El-Kebir"). 9- A e dini se ç'ka i fut njerëzit në xhenet më së shumti? Frika ndaj Allahut dhe morali i mirë. (Ebu Shejh). 10- Kini frikë dynjanë, se pasha Atë që e ka shpirtin tim në dorën e tij, ajo është më magjepse sc Haruti e Maruti". (Hakimi). 11- Frikësohuni zjarrit, qoftë edhe me një thërrmi hurme. E, nëse nuk ke, atëherë me një fjalë të mirë". (Muslimi, Ibni Hibbani) 3
  • 4. Ilmu’l-Kelam El-Ahnaf Shejh Muhammed Ebu Zehra Medhhebi maturidi Medhhebi maturidi e ka marrë emrin nga Imam Maturidiu, Muhammed ibën Muhammed ibën Mahmud, i njohur si Ebu Mensur El-Maturidiu, i lindur në Maturid, vend në Samarkand në Maveraenehr. Imam Maturidiu vdiq në vitin 333 h. Ai mësoi nga fundi i shekullit të tretë, kohë kur mu'tezilitë vuanin, qenë ngushtuar nga përbuzja e masave për shkak të bëmave që u shkaktuan fukahave dhe muhadithinëve në fillimin e këtij shekulli. Nuk dihet saktë datëlindja e Imam Maturidiut, mirëpo është shumë e besueshme që ai të ketë lindur nga mesi i shekullit të tretë dhe është vërtetetuar plotësisht se ka mësuar fikhun hanefi dhe kelamin te Ali Nasr ibën Jahja El-Belhi, që vdiq në vitin 268 hixhri. Në këto anë mbretëronin polemikat lidhur me fikhun dhe usulin. Ndiqeshin polemika mes medhhebit hanefi dhe atij shafi që mbaheshin nëpër xhamia. Ndërkaq kur u përhap konflikti mes fukahave dhe muhadithinëve me mu'tezilitë, në këto anë filluan edhe debatet e polemikat në ilmu'l-kelam, ashtu sikur edhe në fikh dhe në usul. Maturidiu jetoi në këtë kohë. Ai ishte i medhehbit hanefi dhe kishte përvojë në fikh e usuli fikh ashtu si edhe në usuli din. Në shkencën e usuli dinit ai polemizoi me fukahatë dhe me muhadithinët, por jo sikurse Esh'ariu, edhe pse pajtohen në disa çështje, por jo në të gjitha ato. Shumica prej dijetarëve të medhhebit hanefi kanë vërtetuar se në shumicën e çështjeve Maturidiu vjen në të njejtat përfundime sikurse Ebu Hanifeja r.h. Imam Ebu Hanifeja ishte shumë i mbërrimë në ilmu'lkelam saqë bëhej me gisht nga ai kur kishte të bëjë me këtë shkencë ashtu siç tregon edhe ai vet. Udhëtoi disa herë në Basra për të mbajtur polemika, derisa kjo arrin në njëzet e dy udhëtime për këtë qëllim. Kjo ndodhi para se imami të jepej plotësisht pas fikhut, edhe pse shihet se ai nuk mund t'i ndërpriste studimet e tij të vjetra. Sidomos, në kohën e tij kur ngriheshin shumë çështje nga njerëz të cilët donin të pastronin besimin islam nga tendencat e fraksioneve ateiste. Nga Ebu Hanifeja trashëgohen disa vepra të vogla në këtë shkencë si: "El-fikhu'1-ekber", "El-fikhu'1-euset", "Risaletu Ebi Hanife ila Uthman El-Betti, "ElVesijjetu" dhe libri "El-Ilm Berren ve bahren ve Sherkan ve Garben ve Bu'den ve Kurben". Nga këto vepra, na dalin qëndrime lidhur me çështje të cilat qenë ngritur lidhur me sifatet, çështjen e imanit, njohjes së Allahut, a është e obligueshme me sheriat ose me arsye, a janë gjërat në thelb të mira e të këqia, punët e njeriut dhe masa në të cilën ato janë vetëm të tij pa mos rënë në kundërshtim me zotërimin e Allahut të Lartëmadhëruar, çështja e Kadasë dhe Kaderit dhe të ngjashme. Përmes krahasimeve shkencore mes mendimeve të trashëguara nga Imam Ebu Hanife dhe mendimeve të Maturidiut në librat e tij, bëhet e qartë se këto mendime pajtohen si tërësi në themelin e tyre. Prej këndej, dijetarët kanë ardhur në përfundim se mendimet e Ebu Hanifes janë baza mbi të cilën ndërtohen mendimet e Maturidiut. Përndryshe nga dijetarët e Irakut dhe të Shamit, të cilët u morën me zbërthimin e mendimeve të Imam Ebu Hanifes në fikh dhe nuk merreshin me studimin e mendimeve të tij në akide, duke u mjaftuar në to me mendimet e fukahave dhe muhadithinëve të përhapura në mesin e tyre, në rend të parë, dhe më në fund duke u mjaftuar me mendimet e medhhebit esh'ari, dijetarët e Maverenehrit, krahas angazhimit të tyre me çështjet e fikhut u kushtonin kujdes të veçantë mendimeve të Ebu Hanifes në akide, komentimit të tyre, qartësimit dhe përforcimit të tyre me argumente racionale dhe premisa logjike. Mandej vet Maturidiu nuk na lë neve të mundohemi të hulumtojmë në ç'masë janë të lidhura mendimet e tij me të Ebu Hanifes. Ai tregon qartë se përcjell nga Ebu Hanifja "El-Fikhu'1-Ebset", "Risaleh", "El-Alim ve'1-Mutealim", "ElVesijeh" dhe thotë që këto libra i përcjell nga shejhu i tij Ebu Nasr Ahmed ibën Abas dhe Ahmed ibën Is-hak El-Xhurxhaniu, Nasr ibën Jahja ElBelhiu të cilët i përcollën këto libra nga Ebu Sulejman Musa ElXhurxhaniu, nxënësi i Muhammed ibën Hasan Esh-Shejbaniut i cili e përcjell nga vet Muhammedi r.a. Në fund të këtij zinxhiri, autori i librit "Isharatu'l-Meram" shton: "Maturidiu vërtetoi në librat e veta vërtetësinë e këtyre mendimeve bazë me dëshmi të prera dhe i zbërtheu me përkryeshmëri mbështetur në argumente të vërteta." Miku ynë, merhumi Shejh El-Keutheriu, në parathënien e librit "Isharatu'l-Meram" shënon: "Krahinat e Maveraenehrit ishin të paprekura nga lajkat dhe bidatet, sepse atje sundonte ehli suneti plotësisht. Atje përcilleshin këto vepra, brez pas brezi derisa erdhi imami i sunetit në Maveraenehr Ebu Mensur Muhammed El-Maturidiu, i njohur si Imamu'1-Huda, dhe u dha pas vërtetimit të këtyre veprave dhe zbërthimit të argumenteve të tyre duke plotësuar në këtë mënyrë edhe anën e sheriatit edhe atë të arsyes." Nga kjo që thamë bëhet e ditur se Ebu Mensur El-Maturidiu teoritë e tij në akaid i ngre mbi bazën e mendimeve të përcjellura nga Ebu Hanifeja në veprat e cekura. Në temën të cilën studioi, Imam Maturidiu shkroi disa vepra: "Kitabu Te'vilu'l-Kur'an", "Kitabu Me'hadhu'shSheraiu", "Kitabu'l-Xhedel", "Kitabu'1-Usul fi Usuli'd-Din", "Kitabu'lMekalat fi Ilmi'l-Kelam", "Kitabu't-Teuhid", "Reddu Availi'l-edile Li'lKa'bij", "Reddu tehdhibi'l-Xhedel li'1-Ka'bij", "Reddu'l-Usuli'l-Hamseh" të Ebu Muhammed el Bahiliut dhe të tjera. Imam Ebu Bekr El-Arabi Mbi akaidin e medhhebit dhahiri Në disa vende kemi shpjeguar se ata që i bëjnë kurthe islamit janë shumë. Po kaq shumë janë edhe ata të cilët nuk punojnë mjaft për të, ndërsa janë pak dashamirët e dhënë pas tij. Nga fraksionet që i bëjnë komplote islamit janë batinitë dhe më herët treguam ca situata të tyre. Prej këtyre fraksioneve janë dhe dhahiritë. Dhahiritë ndahen në dy grupe: dhahiri të cilët e mbështesin në kuptimet e dukshme të teksteve, sipërfaqësore akaidin e tyre, dhe dhahiri të cilët në kuptimet e jashtme tekstuale, të dukshme mbështesin usulin e tyre. Çdonjëra nga këto dy sekte është e keqe dhe çdo gjë e cila del nga këto dyja është e keqe sikurse këto dyja. Fëmiu që lind pa niqah është kopil, kurse e ndershmja lind vetëm të ndershëm. Grupi i dhahirive që mbështet akaidin në dukje të teksteve të ajeteve dhe të haditheve, është në skajin e teshbihut (personifikimit) sikur batinitë që gjenden në skajin tjetër të ta'tilit (transedentizmit). Më ka takuar rruga disa herë me ta, pa dëshirën time, gjatë udhëtimeve të mia. Më shumë i kam parë në Egjipt, Sham, dhe në Bagdad. Dhahiritë thonë se Allahu më mirë e njeh veten dhe sifatet e tij. Andaj, kur të na tregojë përmes shpalljes ndonjë send ne e besojmë atë, ashtu sikur që na tregon. Kur e dëgjojnë ajetin: “A mos presin t'ju vij Allahu përmes resh...", "Dhe vjen Zoti yt", "Dhe Allahu i afrohet banesës së tyre nga themeli", "...dhe zbret Zoti ynë çdo mbrëmje në qiellin e tokës", thonë se Allahu lëviz dhe bartet, vjen dhe shkon nga një vend në tjetrin! Kur e dëgjojnë ajetin "Allahu është ulur mbi arsh" thonë Allahu është i ulur mbi arsh dhe është për katër gishta më i madh se ai pasiqë nuk lejohet të jetë më i vogël, sepse Ai është i madh(adhim), por as nuk është i barabartë me arshin, sepse askush nuk është sa dhe si ai. Prej këndej ai është më i madh se arshi katër gishta. Disa nga Ehli Suneti në Medinetu Selam (Bagdag) më treguan se kur Ustadh Ebulkasim Abdulkerim ibën Havazin El-Kashiri, sufiu, pati ardhur në Bagdad prej Nisaburi, hapi një mexhlis për dhikër, ku prezentoi një masë njerëzish dhe ndërkohë lexoi dikush "Allahu qëndron mbi arsh", i pash hanbelitë, më thotë më i dalluari prej këtyre të ehli sunnetit që u takova, duke u ngritur nga mexhlisi dhe thonin me zë të lartë "eshtë ulur, është ulur!". Në moment, i kundërshtuan ehli sunneti prej shokëve të Kashirit dhe sufitë (ehlu'l-Hudreti) kështu u kacafytën këto dy grupe. Masat e gjera i mundën ata dhe i mbyllën në Medresen Nidhamije, i rrethuan në të dhe u gjuanin me dërrasa e drunj derisa vdiqën disa njerëz. Ata gjithashtu thonin se Allahu flet me zë dhe tinguj dhe thonin se Ahmed ibën Hanbeli e ka thënë këtë. E pavërteta e këtyre njerëzve (batili) shkoi aq larg saqë thanë që këto shkronja mandej janë të pafillimta (kadim) sikur Allahu. Thanë se Allahu ka dorë, gishta, krah, prehër, gjunj, këmbë dhe kudo shkel me të. Thanë se Allahu qesh, ecën dhe nxiton! Përpos kësaj më ka treguar një mësuesi im të cilit i besoj se Ebu Ja'la Muhammed ibën Husejn El-Ferrai kryesuesi i hanbelive në Bagdad, kur e përmendte Allahun dhe ajetet e hadithet e sifateve thoshte:"Jepuni kuptim fjalëve të mia sido që të doni dhe më ngarkoni të pranoj çdo kuptim që del prej tyre, unë do ta pranoj, me përjashtim të mjekrës dhe auretit!" Aq larg arritën saqë thonin: "Kush do ta njohë Allahun, le të shohë veten e vet, ngaqë Allahu është vet si ai". (Libri: "El-Avasim mine'l-Kavasim) 4
  • 5. Fikhu El-Ahnaf Shejh Muhammed Ebu Zehra Fikhu në kohën e Imamëve muxhtehidinë Pas gjeneratës së tabiinëve erdhën nxënësit e tyre, tebi tabiinët. Historia e tyre lidhet me formimin e medhhebeve të fikhut. Më i vjetri nga imamët, i cili i kishte mësuesit nga tabiinët dhe trajtohet nga tebitabiinët, është Ebu Hanife. Mësuesit e tij ishin tabiinë si: Ibrahim Nehaiu, Sha'biu, Hamad ibën Ebi Sulejman, Ataë' ibën Ebi Rebah dhe të tjerë nga tabiinët e mëdhenj dhe të vegjël. Disa prej tyre edhe pse quhen tabiinë, janë takuar me sahabët sipas kriterit të lindjes dhe kohës, mirëpo në pjesën më të madhe qenë nxënës dhe mësoi nga tabiinët, siç është Hamadi. Sikurse Ebu Hanifeja është edhe Maliku r.h.,i cili mësoi nga nxënësit e Ibni Umerit, nga i biri i tij Salimi, nga Nafiu, nga shtatë fukahatë që jetonin në Medine, nga nxënësit e tyre që i arriti të gjallë, kurse nga ata që nuk i arriti në jetë mësoi nga nxënësit e tyre. Shtatë fukahatë e Medines janë: 1.Seid ibën Musejjebi. Ishte kurejshi. Lindi gjatë hilafetit të Emiru'l - Mu'minin, Imam Muhammed Emin Ibën Abidin Resmi i Myftiut Resmi, është teksti i myftiut me të cilin ai jep fetfa. Lidhur me myftiun, autori i "Fet'hu'l-Kadirit" thotë:"Qëndrimi i usulijinëve është se myfti është muxhtehidi vet, ndërsa myftiu i cili nuk është muxhtehid, por i di mendimet e muxhtehidëve nuk është myfti. Prandaj, ky e ka obligim(vaxhib) kur të pyetet të tregojë qëndrimin e muxhtehidit siç është imam Ebu Hanifeja, në formë të rrëfimit të asaj që ai ka thënë. Nga kjo bëhet e ditur se fetfatë që hasen në kohën tonë nuk janë fetfa, por bartje të mendimeve të myftiut që ta ndjekë atë personi i cili kërkon fetfa. Ndërkaq, mënyra e bartjes së këtij mendimi të imamit ka dy forma : ose ka zinxhir që e lidh me imamin, ose e merr mendimin e imamit nga ndonjë libër i njohur dhe është në duart e lexuesve si: librat e Muhammed Ibën El-Hasanit dhe të tjera. Kjo vlen nga ajo se këto libra janë një formë e hadithit mutevatir, një lajmi të pashkëputur ose mjaft të njohur(meshhur)". - Kategoritë e meseleve në medhehbin hanefi Meselet e medhhebit tonë hanefi kategorizohen në tri kategori: E para: Meselet themelore, që quhen Dhahiru Rivajeh gjithashtu. Këto mesele janë të përcjella nga imamët themelues të medhhebit, që janë: Ebu Hanife r.h., Ebu Jusufi r.h. dhe Muhammedi r.h. Në këta dijetarë hyjnë edhe Zuferi r.h., Hasan ibën Ez-Zijadi dhe të tjerë që kanë mësuar te Imam Ebu Hanife. Mirëpo, ajo që është bërë e zakontë lidhur me këtë është se librat "Dhahiru Rivajeh" përmbledhin mendimet e tre imamëve të parë. Librat Dhahiru Rivajeh janë gjashtë librat e Imam Muhammedit:"El-Mebsut", "Ez-Zijadat", "El-Xhamiu's-sagir", "Es-Sijeru'sSagir", "El-Xhamiu'1-Kebir" dhe "Es-Sijeru'1-Kebir". Quhen "Dhahiru Rivajeh", sepse përcillen nga Muhammedi r.h. përmes dijetarëve të besueshëm. Pra, ato janë sigurisht librat e tij, ose të shkallës mutevatir ose është e njohur që janë të tij. E dyta: Meselet e rralla, ose ndryshe "Gajr Dhahiri Rivajeh". Këto janë mesele të përcjella nga imamët tonë, jo në librat e përmendura, por në libra tjera të Muhammedit si:"El-Kasanijat", "El-Xhurxhanijat" dhe në "Er-Rukijat". Quhen "Gajri Dhahiri Rivajeh", sepse nuk përcillen nga Muhammedi r.h. në mënyrë të qartë, të vërtetuar dhe të saktë në gradën e librave të përmendura më herët. Në këtë kategori hyjnë edhe meselet, që janë të shënuara edhe në librat e imamëve tjerë përpos imam Muhammedit, siç është libri "El-Muharrer" i Hasan Ez-Zijadit dhe imamëve tjerë. Nga këto libra është edhe libri "El-Emali" të përcjellë nga Imam Ebu Jusufi, ose përmes rivajeteve të një personi si rivajetet e Ibni Simas, të El-Muala ibën Mensur dhe të tjerë. E treta: El-Vakiat. Këto janë mesele të cilat i kanë zgjidhur muxhtehidët më të vonshëm në raste kur janë pyetur dhe nuk kanë gjetur ndonjë zgjidhje të më hershme të përcjellë nga imami. Këta muxhtehidinë janë nxënësit e Ebu Jusufit, Muhammedit dhe nxënësit e tyre, të cilët janë të shumtë. Ja, p.sh: disa nga nxënësit e tyre: Isam ibën Jusuf, Ibën Rustem, Muhammed ibën Simaah, Ebu Sulejman El-Xhurxhani, Ebu Hafs El-Buhari dhe pas tyre Muhammed ibën Seleme, Muhammed Ibën Mukatil, Nusejr Ibën Jahja, Ebi Nasr El-Kasim ibën Selam e të tjerë. Ndodh që këta imamë të kundërshtojnë imamët e medhhebit për hir të argumenteve ose për shkaqe që u janë paraqitur atyre. Libri i parë i cili i përmblodhi fetfatë e tyre ishte libri "En-Nevazil" i fekihut Ebu Lejth esSemerkandiut. Pas Imam Semerkandiut, dijetarët përmblodhën edhe disa libra tjerë si: "Mexhmuu'n-Nevazil ve'l-Vakiat"e En-Natifiut dhe libri "El-Vakiat" i Sadër Esh-Shehidit. (Nga libri: "Hashijetu ibën Abidin") Omer El-Hattabit r.a. dhe vdiq në vitin 93 hixhri. Maliku nuk e arriti atë, mirëpo mësoi te nxënësi i tij ibën Shehabi. 2. Urvete ibën Zubejr. Djali i motrës së Aishes r.a.,i cili dijen e Aishes e barti te gjeneratat pas saj. Vdiq në vitin 94 hixhri. 3. Ebu Bekër ibën Ubejd ibën el-Harith. Mësoi te Aisheja r.a.,dhe vdiq në vitin 94 hixhri. 4. El-Kasim ibën Muhammed ibën Ebi Bekër es-Siddiku, djali i vëllaut të Aishes r.a., të cilin e rriti pas vdekjes së të atit Muhammed ibën Ebi Bekrit. Ishte fekih, bartës i hadithit. Vdiq në vitin 108 hixhri. 5. Ubejdullah ibën Abdullah ibën Utbete ibën Mes'ud. Përcillte nga Aisheja r.a., Ibni Abbasi r.a. dhe të tjerë. Ishte mësuesi i Umer ibën Abdulazizit dhe kishte ndikim të madh në të menduarit dhe sjelljen e tij. Vdiq në vitin 99 hixhri. 6. Sulejman ibën Jesar. Robi i Ummi Mejmunes bint El-Harith r.a.,gruas së Pejgamberit a.s., e cila e çliroi atë pas "Mukatebes" pasuri të fituar të cilën duhej t'ia paguaj asaj. Përcolli nga Zejd Ibën Thabiti, Abdullah ibën Umeri, Ebu Hurejra, nënat e besimtarëve (gratë e Pejgamberit a.s.) Mejmuneja dhe Ummi Selemeja. Vdiq në vitin 100 të hixhretit. 7. Harixhe ibën Zejd ibën Thabit, fekihu i sahabëve në të drejtën e trashëgimisë. Mësoi tek i ati dhe u bë i njohur sikurse ai. Kishte njohuri të thella rreth të drejtës së trashëgimisë si babai ivet dhe ndante pasuritë e trashëguara të njerëzve sipas Kur'anit dhe sunnetit. Mus'ab ibën Abdullahi thotë: " Harixheja dhe Talha ibën Abdurrahman ibën Aufi ishin ata që pyeteshin në kohën tonë dhe pasi jepnin fetfa, mendimin e tyre, merrte fund. Ata dy ndanin trashëgimitë në toka, hurma(plantacione hurmash), të holla dhe shkruanin dokumente. Duhet të shtohet se shumica e këtyre shtatë fukahave janë marrë me përcjellje të hadithit dhe fjalëve të sahabëve dhe në pajtim me to kanë ofruar edhe zgjidhje të çështjeve të reja. Një bashkëkohës i Seid ibën Musejjebit thoshte: "Në atë kohë, kam parë si një njeri do të pyeste ndonjë send dhe do ta sillnin nga një mexhlis në tjetrin derisa të arrinte te mexhlisi Seid ibën Musejjebit, nga mosdëshira për të dhënë fetfa. Për këtë shkak edhe e quanin atë Seid ibën Musejjeb El-Xherië - guximtar. Po kështu, prej atyre që zbërthenin mendimet e sahabëve dhe nxirrnin qëndrime të reja ishte edhe Kasim Ibën Muhammed, Ubejdullah ibën Utbete ibën Mes'ud, Sulejman ibën Jesar dhe Harixheja. Në këtë mënyrë u përhap edhe në Medine Fikhu i Re'jit. Për këtë arsye, përfundojmë se Fikhu i Re'jit kishte vendin e vet edhe në Medine. Prandaj, pasi këta shtatë fukaha përfaqësonin Fikhun e Medines, kjo tregon se në ç'masë mbështetnin fikhun në mendim të lirë, vështrim logjik (re'jun) edhe pse jo në masë dhe në metodën e fikhut të Irakut. Dijen e këtyre shtatë fukahave e trashëguan dhe bartën më tej dy dijetarë të dalluar: Ibën Shehab Ez-Zuhriu, i cili trajtohet nga tabiinët e vegjël dhe, Rebiatu Re'j. Te këta të dy ka mësuar Imam Maliku (Allahu e mëshiroftë). Nga ky prezantim historik bëhet e qartë lidhja e fikhut mes kohës së tabiinëve dhe kohës së imamëve muxhtehidinë, si dhe shkrirja e kohës së tabiinëve me fillimin e kohës së themelimit të medhhebeve të fikhut pasi që ishin themeleuar shkollat e fikhut(drejtimet dhe metodat e tij). Kur erdhi koha e imamëve të medhhebeve, që lidhet direkt me kohën e tabiinëve, u përhap mjaft ixhtihadi sipas mendimit të lirë (re'j). Kjo ndodhte edhe në Medine edhe në Irak. Këto ishin vendet ku në mënyrë të dukshme u paraqit fikhu dhe studimet në të, edhe pse kishte edhe vise tjera ku qe zhvilluar fikhu, po jo në masë dhe nivel të këtyre dy vendeve. 5
  • 6. Pikëpamje dhe vështrime Imam Muhammed Zahid El-Keutheri Hadithi i Ibën Rezinit Ndërkaq, sa i takon hadithit të Ebu Rezinit, në zinxhirin e tij është Hammad ibën Selme, i cili i përziente fjalët e haditheve dhe tekstet e tyre. Veç kësaj edhe dy fëmijët e gruas së tij futnin në tekstet e haditheve të tij çfarë u tekej. As Ibën Adju, po as të tjerët nuk mund t'ia largojnë këtë të metë atij. Mandej Ja'la ibën Atau e përcjell këtë hadith vetën nga Veki'ë ibën Hades ose Ades, që nuk njihet kush ka qenë dhe ky po ashtu e përcjell këtë hadith vet nga Ebu Rezini. Hadithet e përcjella vetëm nga një person nuk mund të shërbejnë për të përshkruar Allahun me ndonjë veti sipas tyre, e ku më hadithet e personave të panjohur dhe të atyre të cilët gabojnë në përcjelljen e haditheve. Andaj le t'i frikësohet Allahut ai i cili mundohet t'i përshkruajë sifate Atij mbështetur në hadithe të këtilla. Dijetarët janë mërzitur nga gabimet e shumta të cilat gjenden në hadithet e Hamad ibën Selmes lidhur me vetitë e Allahut. Ebu Bish Ed-Dulabiu, hafidhi, tregon nga Ibën Shexhau, ky rrëfen prej Ibrahim ibën Abdurrahman ibën Mehdi:"Hamad Ibën Selme nuk dinte gjë lidhur me këto hadithe derisa një herë shkoi në Abdan dhe pasi u kthye filloi t'i rrëfejë këto hadithe. Nuk mendoj tjetër vetëm se t'i ketë dalë ndonjë shejtan në det dhe t'ia ketë lexuar ato fjalë atij". Nuk ndihmon gjë në këtë rast orvatja e Ibën Adiut për të mbrojtur Ibën Selemen dhe kundërshtimet të cilat ia bën me këtë rast Muhammed ibën Shexhaut, imamit të njohur duke shpifur kundër tij! Ibën Shexhau i cekur vdiq në namazin e iqindisë duke qenë në sexhde. Nuk ka dyshim në diturinë, besueshmërinë dhe devotshraërinë e tij, vetëm se ai rrinte i asnjanshëm dhe nuk thoshte për Kur'anin as se është i krijuar, as se është i pakrijuar, pasi që nuk ka tekst të prerë në Kur'an e as në sunnet lidhur me këtë. Ai ka shkruar një libër kundër mushëbihëve, dhe ky është mëkati i tij i vetëm i cili te ata nuk falet. Kundërshtimet e Ibën Adiut tregojnë vetëm për ndonjë fshehtësi të tij, një person ky që nuk diti të mësojë nga arabishtja asgjë tjetër që do të mund t'ia ruante gjuhën e t'ia ruante gojën nga ato fjalë të turpshme, e ç'mbetet më që ky të merret shembull dhe t'i shkohet pas. Ibën Shem ua tërhiqte vërejtjen transmetuesve të mos përcjellin të dhëna të dëmshme e të dobta të cilat i kishin futur te disa shejhë të hadithit njerëz falsifikues dhe për këtë Uthman ibën Seid Edarimiu, muxhesim, e kundërshton atë dhe thotë:"Si do të futnin falsifikuesit të dhëna false te përcjellësi te shejhët përcjellës të haditheve.” Ibën Adiu e ndërron nga e prapa këtë rast dhe e bën Ibën Shexhaun njeri i cili ka futur të dhëna false në hadithet e shejhve të përcjelljes së tyre, pa ndonjë argument dhe pa mos treguar ndonjë mbështetje, ashtu siç është zakon i atyre që përflasin kot njerëzit. S'do mend se Ibën Adiu në ditën e kijametit do t'u japë xhevap përcjellësve të besueshëm dhe imamëve të fikhut që i ka përfolur. Mandej edhe Ukajli, përkundër kokëfortësisë së tij, nuk e përmend atë në librin e tij, kurse "hadithi i vrapit të kuajve" ishte i njohur në atë kohë në mesin e shujuhvë hashevi, gjersa edhe Ibën Kutejbeja, një bashkëkohës i Ibën Shexhaut, ankohet në librin e tij "El-Ihtilafu fi'l-Lefdhi". Po kështu, rrëfimi i Hakimit kur thotë:"Më ka treguar Ismail ibën Muhammed Sha'rani, i cili tregon se Muhammed Shexha nga Hibban ibën Hilal,nga Hamad ibën Seleme, nuk mund të merret për argument se ky hadith është përcjell nga Hamad ibën Seleme përmes Ibën Shexhait, sepse mes Sha'raniut dhe Shexhaiut ka afër njëqind vjet dhe personat që mungojnë në zinxhirin mes tyre nuk janë më pak se reth tre. Ja se si Allahu i turpëron ata të cilët lëshojnë gojën kundër imamëve. Ai që lexon librin "Nekd Uthman Seid ala ElXhehmij el-Anid" që është në botim e sipër, kupton shkakun pse urrejnë hashevitë një imam të madh sikur ai. Aq më tëpër, lexuesit i mjafton të kuptojë gjendjen e Hamad ibën Selemes nëse lexon librat e gjerë të përcjellësve të dobët, veçanërisht në kapitullin mbi teuhidin. Aty sheh lexuesi hadithe jashtë mase të dobëta të përcjella nga Hamad ibën Selemeja. Po, edhe vetë hadithet e tij të cilat i ka shënuar Ibn Adiu në librin "El-Kamil" kur shkruan biografmë e Hamad ibën Selemes, mjaftojnë për të kuptuar pavlefshmërinë e haditheve të sifateve që përcillen përmes tij dhe kuptohet gjithashtu dhe vet dobësia e Ibni Adiut i cili i e mbron atë. Ja disa prej atyre haditheve:" Hamad ibën Seleme tregon nga Katadeja e ky nga Ikrimeja se..."Muhammedi e ka parë Zotin e vet në fytyrë të një djaloshi të ri pa mjekër" në një version tjetër :"...kaçurrel, pa mjekër me një kurorë të gjelbër..." dhe fjalë tjera të ngjashme e të shëmtuara sikur këto. Ibën Asakiri përcjell nga Ebu Kasim EsSamarkandi, nga Katadeja i cili thoshte: "Nuk kam mbajtur mend nga Ikrimeja tjetër vetëm se një varg poezie". Kjo dëshmon se ai nuk ka 6 El-Ahnaf dëshiruar të përcjellë hadithin. Ndërsa ajo që thuhet nga Ahmedi se Katadeja ka dëgjuar disa hadithe nga Ikrimeja, nuk është e saktë se e ka thënë Ahmedi, sepse kjo thuhet nga ana e muxhesimëve të cilët thonë se Allahu do ta ulë pranë vetes Pejgamberin a.s. në Arsh, Allahu është i Lartëmadhëruar prej kësaj! Fahr ibën Mualim el-Kureshiu demanton gjerë e gjatë të dhënat që flasin për përcjelljen e Katades nga Ikrimeja lidhur me këtë temë dhe mandej thotë:"Assesi! Si do ta shohë Zotin e vet me fytyrë dhe pamje, sidomos në një fytyrë në të cilën e ka përshkruar mesihun dexhall!" Për këtë është jashtë mase mospërfillëse thënia e Ibën Sadeka:"Kush nuk beson hadithin e Ikrimes është zindik!" Përkundrazi, kush e pranon atë është zindik. Pastaj është shumë keq që të hasim hadithe të pabaza të shkruara në librin "Eh-Baru's-Sifat" të Darkutniut. Ibën El-Mualimi na vërteton se këto hadithe janë të futura në librin e Darkutnit, dhe kjo nuk është shumë larg dhe e pamundur, kur dihet se ai i cili e përcjell atë libër nga Darkutni është El-Ishariu dhe nga ky e përcjell Ibën Kadish, për të cilët do të kuptoni te shënimet në fund të librit. Nga procesverbali të cilin e përcolli Ebu Ishak Shiraziu deri te Nidhamul Mulki për shkak të fitnes së hashevive në Bagdad kundër Ibën elKashiriut, kuptohet se hadithi i lartëpërmendur, i përcjellë nga Hamadi Imam Keutheriu "Er-Rahmanu Ale'l - Arshi-steva" Ibën Arabiu në librin e tij "El-Kavasim ve'l-Avasim"thotë:" Kur thuhet "Err-Rrahmanu ale'l-Arshi'steva"(Err-Rrahman: 6), duhet të zbërthehen tri gjëra: Rrahmani, Istevaja dhe Arshi. Er-Rahmani është e qartë se kush wshtë. Ndërkaq sa i takon arshit, në gjuhën arabe ai ka disa kuptime, prandaj cilin kuptim ju e dëshironi! Po kështu edhe fjala isteva ka pesëmbëdhjetë kuptime, cilin prej tyre e doni, apo ndryshe thënë për cilin prej tyre thoni se është kuptimi i qartë i tekstit. Mandej pse thoni që kuptimi i Istiviasë është të ulesh, të rrish ulur, gjykoni se Allahu është puqitur, mbështetur për arshi dhe pastaj thoni se është më i madh se arshi, që nuk kuptohet dukshëm nga ajeti! Pastaj Allahu nuk është i madh, në aspekt trupor saqë do të mund të thonit se Allahu është shumë më i madh në pjesë se Arshi. Mandej edhe të menduarit se Allahu është më i madh se arshi për katër gishta është mjaft i pakuptimtë!" Muhadithi Ibën El-Mualim në librin e tij "Nexhmu'lMuhteda" thotë: "Dije se dijetarët lidhur me komentin e ajetit "ErrRrahmanu ale'l-Arshi'steva" ndahen në dy grupe: njëri e komenton grupin foljor, ndërsa tjetri fjalët veç e veç. Këta tw dytët mandej janë ndarë po ashtu në dy palë: njëra e komenton Istevanë, kurse tjetra Arshin" dhe vazhdon Ibën El-Mualimi të përmendë pesëmbëdhjetë kuptimet e istivasë duke treguar edhe dijetarin i cili e ka dhënë atë mendim, si: Esh'ariu, Ebu Mensuri, Ebu Ishak El-Isfirajini, Abdulkahir Et-Temimi, Ebu Xha'fer Es-Simnani, Imam El-Haramejni dhe të tjerë. Ato kuptime në domethënie të pronës, sundimit, plotësimi i sundimit, pushtimi i zhveshur nga ekzistimi i fenomenit të fitores e konfrontimit, mandej kuptimi i përkryeshmërisë, lartësia e madhështisë dhe e forcës, e sundimit dhe mundjes dhe disa kuptime tjera të Istivasë. Shënim mbi librin "El-Esmau ve's-Sifat" të Hafidh Bejbekiut merret për besim e fe. Ja një pjesë e atij procesverbali (dhe shih më gjerë në librin "Tebjinu Kedhbi'l-Mufteri" të Ibën Asakirit fq.310): "Ata nuk pranojnë tjetër vetëm se të deklarohen qartë që Allahu ka këmbë, dhëmballë, qejfe e dëshira, të deklarohen se Ai vet zbret, hipur në një gomar si një djalë i ri pa i birë mjekra, me flokë kaçurrel të shkurtëra, me një kurorë që i shkëlqen dhe me nallane të arta në këmbë!.." I Lartëmadhëruar është Allahu nga ajo që këta i bëjnë shok! Në dekretin e lëshuar nga Halifeja abasi Er-Radi për shkak të fitnes së El-Burbehari thuhet:"Ju njëherë pretendoni se fytyrat tuaja të shëmtuara dhe pamja e trupave tuaj të ndyrë është sikurse ajo e Zotit të botëve! Përmendni shuplakën, gishtat, këmbën, nallanet e arta, flokun kaçurrel, hipjen në qiell dhe zbritjen në dunja! Lartëmadhëruar është Allahu nga kjo që e thonë zullumqarët dhe refuzuesit !...",siç qëndron në librin "El-Kamil" të Ibën Ethirit. Ndërsa, hadithin e Ummi Tufejlit nuk e njeh dhe s'e pranon Ahmedi dhe Nisaiu, po as që mund të jetë i saktë, as zgjuar e as në gjumë! Shih:"Def'u Shubehi Et-Teshbih" të Ibën ElXheuziut dhe librin "Nexhmu'l-Muhteda",e udhëzimi është i Allahut xh.sh.!
  • 7. Libra dhe autorë Imam Ebu Hasan El-Kuduriu Muhtesaru'l-Kuduri Kapitulli Mbi formën e Namazit (Babu's-Sifeti's-Salah) Farzet e namazit janë gjashtë: Tahrimja (tekbiri fillestar), Kijami (qëndrimi në këmbë), Kiraeti (leximi i Kur'anit), Rukuja, Sexhdeja dhe ulja në fund të namazit sa të këndohet Teshehudi (ettehijati). Çdo send që bëhet tepër kësaj është sunet. Kur hyjmë në namaz marrim tekbir deri sa t'i puqisim majat e gishtave të mëdhenj me bulat e veshit (pjesët e buta në fund të veshëve). Nëse në vend të tekbirit (Allahu Ekber) themi Allahu Exhelu, E'dhamu, ose Err -Rrahmanu Ekberu tekbiri është i plotë për Ebu Hanifen, kurse Ebu Jusufi thotë se tekbiri nuk merret me asgjë tjetër veçse me fjalët e tekbirit të njohur. Mbas tekbirit mbështesim dorën e djathtë mbi të majtën dhe i vëmë nën kërthizë e themi:" Subhaneke All- llahumme..." deri në fund, lexojmë „Eudhu bilahi Imamu'1-Asër Enver Shah El-Kashmiri Ky është imami i epokës, musnidi i kohës, muhadithi e mufesiri, fekihu hanefi, usuliu i arrirë, mutekelimi mendjemprehtë, historiani e njohësi i literaturës, gjuhëtari poet, studjuesi i madh dhe kritiku, muhakiku i talentuar, Imam Shejh Muhammed Enver Shah ElKashmiri, djali i Shejhut Muadha Shah, i biri i Abdulkebir Shah ElKashmiri. Të parët e tij erdhën nga Bagdadi në Multan, pastaj kaluan ne Lahor dhe prej Lahori në Kashmir,i cili u bë edhe atdheu i tvre. Lindi më 27 sheval të vitit 1292 në fshatin Vudvan në Kashrair. U rrit në shtëpi të ilmit e të nderit. Ishte shumë i mprehtë dhe mjaft i talentuar. I ati i tij ishte dijetar në disa shkenca të sheriatit. Mësoi prej të atit dhe prej dijetarëve të vendit derisa i kaloi shokët për një kohë të shkurtër. Qysh si nxënës i vogël lexonte "Muhtesaru'l-Kuduri" dhe i bënte mësuesit pyetje, të cilave për t'iu përgjigjur ishte e nevojshme të lexohet "Hidaja" dhe komentet e saj. Mësoi shkencat e gjuhës arabe, fikhun, tefsirin, hadithin dhe pa i mbushur tetëmbëdhjetë vjet, në Kashmir ku konkuronin dijetarët reth fikhut e fetfasë, jepte fetfa e cila për nga qëndrueshmëria barazohej me fetfatë e dijetarëve të mëdhenj. Pas një kohe largohet nga Kashmiri me qëllim të kërkimit të diturisë dhe shkon në djepin e dijetarëve të devotshëm (rabbani), universitetin më të madh të shkencave fetare në Indi:Universiteti Daru'1-Ulum El-Islamije në qytetin Deoband, njëqind mile në veriperëndim të Delhit, kryeqytetit të Indisë. Ky universitet ishte Kordoba e Indisë dhe Ez'heri që lulëzonte nga dijetarë të mëdhenj në çdo shkencë: hadith dhe shkencat e tij, në tefsir dhe ulumkur'an, fikh dhe në usul, histori e letërsi, logjik e në shkencat e arabishtes. Nga dijetarët më të vjetër dhe mësuesi i dijetarëve të këtij universiteti ishte Shejh Mahmud Hasan Deobandi që mbante titullin Shejhu'1Alem dhe i njohur si Dijetari i Indisë (Shejhu'l-Hind). Në hadith ky ishte musnidi i kohës dhe kërkuesi më i madh i hadithit në Indi. Al-lameh Abdulfettah Ebu Guddeh minesh - shejtani'rr-Rraxhim", lexojmë „Bismi'l-Lahi'rr-Rrahmani'rrRrahim" në vete pa zë, pastaj lexojmë „Fatihan" dhe një sure me të ose tri ajete të cilësdo sureje. Kur të thotë imami „ve leddal-lin" themi "amin". Këtë e thotë edhe mu'temi (xhematliu) në vete. Pas gjithë kësaj themi tekbirin dhe bëjmë rukunë duke i vënë duart mbi gjunjë me gishta të hapur. Shtrijmë shpinën pa e ngritur dhe pa varur kokën. Në ruku themi më së paku tri herë „Subhane Rabijje'l-Adhim". Pastaj e ngremë kokën duke thënë „Semiallahu li men hamideh" kurse mu'temi thotë „rabbena leke'1-hamd". Kur ngrihemi në këmbë marrim tekbir dhe bëjmë sexhden, vëmë duart në tokë, vëmë fytyrën mes duarve dhe bëjmë sexhden duke vënë hundën dhe ballin në tokë. Nëse e vemë vetëm hundën ose vetëm ballin, për Ebu Hanifen është e lejuar, kurse dy imamët(Ebu Jusufi dhe Muhammedi) tjerë thonë se nuk lejohet të bëhet sexhdeja vetëm me hundë përpos me arsye. Nëse bëjmë sexhde me çallmë(keuru'l-imame) ose me një qoshe të teshave është e lejuar. Kur jemi në sexhde largojmë bërrylat nga trupi dhe mbajmë lart mbi kofshë barkun me gishtat e këmbës kthyer nga kibleja. Në sexhde themi më së paku tri herë „Subhane Rabbije'1-a'la", pastaj ngremë kokën, marrim tekbir, rrimë drejt ulur, marrim sërish tekbir dhe El-Ahnaf shkojmë në sexhde. Pasi përsërisim sexhden marrim tekbir dhe ngrihemi në këmbë pa u ulur mbas sexhdes dhe pa u mbajtur me dorë për toke. Në rekatin e dytë bëjmë sikur në reqatin e parë vetëm se nuk e këndojmë „subhanen", as nuk lexo- jmë „eudhun" dhe pas tekbirit në rekatin e parë asnjëherë më nuk i ngremë duart. Kur ngremë kokën nga sexhdeja e dytë, shtrijmë kërabën e majtë dhe ulemi mbi të, ndërsa këmbën e djathtë e mbajmë mbledhur duke i kthyer gishtat drejt kibles. Duart i vëmë mbi kofshë, i shtrijmë gishtat dhe këndojmë ,,teshehudin"(etehijatin). Pra të themi: „Et-tehijjatu lil-lahi ves-salavatu ve't-tajjibatu..."deri në fund. Në uljen e parë nuk lexohet kurgjë mbas teshehudit. Në dy rekatët e fundit lexojmë Fatihan veçmas dhe kur ulemi në fund të namazit ulemi sikur në uljen e parë, këndojmë teshehudin, çojmë salavat mbi Pejgamberin a.s. dhe lutemi ç'të duam me dua të cilat përngjajnë me fjalët e Kur'anit ose me dua të lëna nga Muhammedi a.s. Nuk duhet të bëhet duaja me fjalë që u ngjajnë bisedave të njerëzve. Pas duasë japim selam në të djathtë duke thënë:"Es-selamu alejkum ve rahmetu'll-llah", pastaj japim selam edhe në anën e majtë. Në sabah dhe në dy reqatet e para të akshamit dhe jacisë lexojmë me zë, ndërkaq mbas dy reqateve të para lexojmë pa zë. Kur dikushi falet vetë, ka mundësinë të zgjedhë, të lexojë me zë sa të dëgjojë veten, ose mund të lexojë pa zë. Ne drekë dhe iqindi imami lexon pa zë. Vitri ka tri reqate pa mos i ndarë me selam. Në reqatin e tretë të vitrit bëjmë Kunutin para rukusë dhe kjo vlen për tërë vitin. Në secilin reqat të vitrit lexohet Fatihaja dhe një sure me të. Kur dëshirojmë të bëjmë Kunutin marrim tekbir, ngremë duart dhe lexojmë Kunutin. Në asnjë namaz tjetër nuk lexohet duaja e Kununit. Nuk është mirë, të lexohet ndonjë sure në namaz dhe të mendohet se përpos saj asnjë sure në të nuk bën të lexohet, për këtë dhe është mekruh të caktohet një sure për një namaz dhe të mos lexohet në vend të saj ndonjë tjetër. Për Ebu Hanifen, kiraeti që nevojitet të lexohet për t'u plotësuar një namaz është secila pjesë e cila mund të quhet Kur'an, ndërsa Ebu Jusufi dhe Muhammedi thonë se nuk lejohet më pak se tre ajete të shkurtra ose një ajet i gjatë. Mu'temi nuk lexon mbas imamit. Kur ndonjëri do të lidhet mbas dikujt në një namaz, është e nevojshme të bëjë dy nijete, një të namazit dhe një se i lidhet atij imami. Xhemati është sunnet muekkede. Më meritor për imarn është ai i cili njeh sunetin më mirë dhe nëse ka dy të cilët janë të barabartë, atëherë ai i cili lexon më mirë Kur'anin. Nëse edhe këtu janë të barabartë, atëherë ai i cili është më i devotshëm del imam. Po nëse edhe këtu janë të barabartë atëherë del imam më i moshuari. Është mekruh të dalë imam robi, e'rabiu (beduini), fasiku(mëkatari), i verbëri dhe i linduri nga zinaja, por nëse dalin është e lejuar. Imami nuk duhet tua zgjasë namazin xhematit kurse gratë është mekruh të falen vetëm me xhematë, e nëse e bëjnë këtë imami u qëndron në mesin e tyre. Kush bëhet imam i një xhematliu e vë atë në krah të djathtë, kurse nëse janë dy del para tyre. Burrave nuk u është e lejuar t'i lidhen një gruaje ose fëmiu, nëse e bëjnë këtë namazi i tyre prishet. Në xhematë më parë radhiten burrat, pastaj fëmijët, hermofreditët(hunethau) dhe në fund gratë. Kur një grua është pranë një buri në një namaz të përbashkët i prishet namazi burrit,kurse gruas jo. Për gratë është mekruh të prezentojnë në xhemate. Gratë plaka nuk është keq të dalin në xhemat në namazin e sabahut dhe të jacisë. Ky është mendimi i Ebu Hanifes, kurse Ebu Jusufi dhe Muhammedi thonë se plakave u lejohet të dalin në të gjitha namazet e të falen me xhemat Një njeri i cili ka abdest nuk falet mbas një njeriu i cili ka pandërprerje urine. Po kështu edhe gratë me abdest nuk falen mbas një gruaje që është në istihada, asnjë neri i cili di të lexojë mbas një tjetri i cili nuk di, as ai që është i mbuluar mbas të zhveshurit. Mirëpo është e lejuar që një njeri i cili ka tejemum të bëhet imam i atij që ka abdest, ai që ujep mes'h mesteve t'i bëhet imam atij që i lanë këmbët. Është po ashtu e lejuar të falet një njeri që rri në këmbë mbas atij që rri ulur, por një njeri i cili bën sexhde dhe rukunë nuk falet mbas një tjetri i cili i bën këto me mimikë. As një njeri i cili fal farz mbas një tjetri i cili fal nafile, po as mbas një tjetri që fal farz tjetër. Ndërkaq, një njeri që fal namaz nafile është e lejuar të falet mbas atij i cili fal farz.Kur dikush falet mbas një imami dhe më pas kupton se ai nuk ka patur abdest e përsërit namazin. Është mekruh që ai që falet të luajë me teshat ose trupin e vet. Ai nuk duhet të largojë gurëzit, përpos nëse i pengon të bëjë sexhden e shtyn atë me një të lëvizur të dorës. Ai gjithashtu nuk duhet të ngrejë teshat, as të kthehet në të djathtë e në të majtë, nuk duhet të kthejë selamin me gjuhë, po as me dorë, as nuk ulet këmbëkryq (jeterebeu) përpos se me arsye. Nuk ha, as nuk pi. Nëse në namaz e zë papastërtia largohet, merr abdest, kthehet në namaz dhe plotëson pjesën e mbetur të namazit nëse nuk është imam.. 7
  • 8. Aktualitete El-Ahnaf Intervistë ekskluzive me Prof. Nexhat Ibrahimin www.el-ahnaf.com Prof. Nexhat Ibrahimi: "Mendimi islam në Bosnjë në vitet e 80-ta udhëhiqej nga disa qendra, thënë kushtimisht: l) Bashkësia Islame me Husejn Xhozon në krye dhe asistentët e tij: Hilmo Neimarlija, Mehmedalija Haxhiq etj; dhe me shumë hoxhollarë brenda dhe jashta BI-së dhe kohëve të fundit me Ahmed Smailoviçin dhe rrethin e tij. 2) Muslimanët e Rinj (Mladi Muslimani) me Alija Izetbegoviqin në krye dhe 3) Plejada e intelektualëve të lirë në krye me Nerkez Smailagiqin. Të gjithë këta, në rrafshin fetar, shkencor, politik, bënë shumë që Bosnja të marrë këmbët e veta. El-Ahnaf: Zotëri Nexhat, keni qenë student i Sarajevës. Në ç'situatë e keni gjetur zhvillimin e mendimit islam në Sarajevë në atë kohë? Prof. Nexhat Ibrahimi: Po, kam qenë në Sarajevë gjatë viteve 1980-84, por edhe më vonë deri me fillimin e luftës. Sarajeva në atë kohë , në aspektin fetar,po edhe nacional ishte në dalje nga një udhë pa krye, pas një katrahure (rrëmuje) që kishte përjetuar gjatë disa dekadave të fundit. Mbretëronte një situatë relativisht e qetë dhe ishin në dukje filizat e parë, behari i ri...,por me shumë pasiguri. El-Ahanf: Kush ishin udhëheqësit e mendimit islam në Bosnjë në kohën tuaj të studimit dhe në ç'mënyrë e drejtonin ata këtë mendim? Sa mund të kenë lënë mbresa në zhvillimin e mendimit tuaj islam ato personalitete? Prof. Nexhat Ibrahimi: Mendimi islam në Bosnjë në vitet e 80-ta udhëhiqej nga disa qendra, thënë kushtimisht: l) Bashkësia Islame me Husejn Xhozon në krye dhe asistentët e tij: Hilmo Neimarlija, Mehmedalija Haxhiq etj; dhe me shumë hoxhollarë brenda dhe jashta BI-së dhe kohëve të fundit me Ahmed Smailoviçin dhe rrethin e tij. 2) Muslimanët e Rinj (Mladi Muslimani) me Alija Izetbegoviqm në krye dhe 3) Plejada e intelektualëve të lirë në krye me Nerkez Smailagiqin. Të gjithë këta. në rrafshin fetar, shkencor, politik, bënë shumë që Bosnja të marrë këmbët e veta. Unë kam bashkëpunuar me shumë personalitete si: Husejn Xhozon, Ahmed Smailoviqin, Alija Izetbegoviqin, Hasan Çengiqin etj. Ata kanë ndikuar tek unë padyshim në aspekt të metodave të punës dhe vullnetit për punë. Gjithmonë u jam borxhli. Edhe sot mbaj kontakte elektronike me ata që janë gjallë. E lexoj literaturën e tyre dhe mendoj se është ndër krijimet më origjinale dhe me nivel më të lartë të interpretimit në botën islame. El-Ahnaf: Vepra juaj shkencore është e gjerë. Kush është preokupirni kryesor i veprës suaj shkencore, veçanërisht në lëminë e islamistikës-shkencat islame? Prof. Nexhat Ibrahimi: Deri tani nuk kam ndjekur prirjen time dhe dëshirat e mia. U kani dhënë përparësi nevojave të masës muslimane dhe rrethanave politiko-shkencore. Megjithatë, më flenë më tepër temat akaidologjike dhe ato të sociologjisë-filozofisë politike islame. Për fat të keq, deri tani këto dëshira për shumë shkaqe, kanë mbetur në fillim. El-Ahnaf: Cili është mendimi juaj lidhur me ixhtihadin modern, mundësitë dhe lidhjen e tij me ixhtihadin dhe muxhtehidët në shekujt e më hershëm? Prof. Nexhat Ibrahimi: Më duket se për ixhtihadin më tepër flitet se punohet. Mungon një platformë e përgjithshme e botës muslimane. Vetëm pas hartimit të një programi, vetëm pas identifikimit të problemeve, vetëm pasi të kemi të qartë se nuk jetohet nga e kaluara, por me të kaluarën së bashku, do të mund të ecim përpara. Patjetër duhet t'i lidhim fijet e shkëputura nga koha e Ebu Hanifes e Imam Maturidiut dhe të tjerëve dhe të vazhdojmë me punë të specializuar. Muslimanët mund t'i prijnë botës sërish vetëm nëse punojnë sikur në fillim. Metodat konservative, shterpe, anatemuese, nuk çojnë para. Ato janë numërim në vend. El-Ahnaf: Cila ëshë pikëpamja juaj për një zhvillim përparimtar islam të popullatës shqiptare dhe mundësitë e tij? Prof. Nexhat Ibrahimi: Bashkësitë Islame në tokat shqiptare dhe në diasporë duhet së pari të islamizohen, ashtu sic kërkon Z.Serde dhe I.R.Faruki ( jo të arabizohen, turqizohen, shqiptarizohen, boshnjakizohen...).Me këtë nënkuptoj edhe reformat kualitative, urgjente, në mësim-besim, medrese, fakultete. Duhet të hapen institute islame për hartimin e projekteve për zhvillim fetar,ekonomik,politik etj. Tani për tani Bashkësitë Islame në tokat shqiptare udhëhiqen me metoda aty për aty, me metoda diletante. Individët e vyeshëm deri tani janë asfiksuar. Vazhdimi me metodat e deritanishme është kundërproduktiv. Jam me Ebu Hanifen, Imam Maturidiun, M. Ikballin, Attasin, Nasrin e jo me ta që e vdesin islamin. Punëtorë të mirë ka në tokën shqiptare dhe duhet t'u japim rastin. El-Ahnaf:Faleminderit. Prof. Nexhat Ibrahimi: Edhe unë ju falenderoj për intervistën. Zoti ju ruajtë dhe ju ndihmoftë! Mendoj se keni nisur një punë të mirë. Edhe kjo është në frymën e Imam Ebu Hanifes: "Të punohet me bindje në Zotin, diturisht dhe objektivisht. Ardhmëria do t'i takojë islamit!" Agjërimi, një vlerë tjetër e Muslimanit! Muslimani beson në Allahun. Një vlerë. Ai me këtë bëhet Mbinjeri, andaj dhe nuk di pse njerëzit mundohen ta kërkojnë Mbinjeriun. Përpiqen të imagjinojnë të qenët e tij, kur ata jetojnë me të, e shohin, e shpesh ca njerëz e ndiejnë brenda tyre, e gjejnë në vetvete! Mbinjeriu është njeriu i Allahut, robi dhe besimtari i bindur i Tij, i të Lartëmadhërishmit! Ky rob i Allahut shpesh bën atë që nuk munden ta bëjnë të tjerët, bile dhe gjëra, që njerëzit nuk mund ta paragjikonin ta bënte Mbinjeriu. Ky flijon veten për hir të Atij që në sytë e njerëzve e bëri Mbinjeri edhe pse ky nuk e sheh veten përpara Sunduesit të vet më shumë se një rob, i ushqyer nga Ai dhe kur i thuhet mos ha, nuk ha! S'pranon tjetër, vetëm se t'i bindet të Zotit! Është Ramazan! Habiteni pse një musliman agjëron?! A nuk keni dëgjuar ju për Mbinjeriun? Ende s'e njihkeni atë?! Ja dhe këtë herë ai bën atë që s'e bëni dot ju. Nuk ha se i Zoti e urdhëroi kështu. Po, ky agjëron dhe falet nga Qabeja, por jo se ajo mund të jetë një Njollë e Zezë që rrezikon Gjithësinë! Edhe ky është një urdhër. Falje, drejtësi, ideal! Muslimani beson në vlera, është rob i Allahut, Mbinjeri...