Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Vleresimi
1.
2. Vlerësimi duhet të jetë pjesë përbërëse e
planeve të punës së mësimdhënësve, aktiveve
(këshillave) profesionale dhe shërbimeve
profesionale të shkollës.
3. Kur dëgjojmë fjalën ‘vlerësim’, mendja na
shkon tek provimet, testet, notat, stresi, suksesi
apo dështimi. Në këtë rast, mund të
konstatojmë se fjala është për një produkt që
ndahet nga procesi i mësimdhënies dhe i të
nxënit, për Vlerësimin e të Nxënit (Vlerësimi
Sumativ), që ndodh pas të nxënit dhe na tregon
se çfarë është arritur
4. Nxënësit janë në qendër të Vlerësimit për
nxënie, sepse ata e luajnë rolin kryesor në
vlerësim. Çdo veprim që merr mësimdhënësi
gjatë ‘ciklit’ të vlerësimit bëhet në ndërveprim
me nxënësit. Mësimdhënësit vlerësojnë
përparimin e nxënësve drejt përmbushjes së
qëllimeve, kurse nxënësit duke i ditur ato
qëllime, ofrojnë të dhëna në lidhje me të
kuptuarit e tyre. Sa më shumë që nxënësit e
vlerësojnë veten e tyre, aq më shumë do të jenë
në gjendje të vendosin për hapat e tyre të
ardhshëm për të nxënë.