SlideShare a Scribd company logo
1 of 41
Download to read offline
EDITORIALI
Kryeredaktori
Bidati i veçimit të Vizitës së varreve në ditët e Bajramit ........... 2
BESIMI
Fidan Xhelili
Obligueshmëria e besimit në Melaike ...................................... 4
Bali Sadiku
E drejta e Allahut ndaj robërve të Tij dhe e drejta e robërve
ndaj Allahut .............................................................................. 6
PEJGAMBERI YNË DHE SHOKËT E TIJ
Shuajb Rexha
Umer Ibnul ‐ Hattabi ................................................................ 9
KOMENTIME NGA KUR’ANI
Zejd Haziri
Komenti i ajetit 102 nga Kaptina Alu Imran ............................. 16
HADITH
Fidan Xhelili
Parathënja e “Sunenit” të Ibën Maxhes (II) ............................. 17
JURISPRUDENCË
Adem Avdiu
Dy rekatet pas namazit të Ikindisë .......................................... 20
DËLIRJE & EDUKIM
Zejd Haziri
Ardhmëria i takon Islamit, por sipas të kuptuarit
të Selefu Salih .......................................................................... 22
FAMILJA
Adem Avdiu
Kushtet e shkuarjes së femrës në xhami .................................. 24
MINBERI
Lirim Sadiku
Namazi me xhemat në Xhami ................................................. 26
KOLOSËT E UMETIT
Sabahudin Selimi
Biografia e dijetarit Mukbil ibën Hadi El‐Vadii ......................... 32
TEMA
Unejs Murati
Vrasja e njerëzve të pafajshëm nga Kamikazët ........................ 34
Libraria “ATIK”
Shpërndarja e Vitrave 2009 ..................................................... 39
PËRMBAJTJA
Kryeredaktor:
Zejd Haziri
Anëtarët e revistës:
Unejs Murati
Fidan Xhelili
Xheladin Leka
Bashkëpunëtorët:
Adem Avdiu
Muhamed Abdullahi
Sabahudin Selimi
Bali Sadiku
Redaktor gjuhësor:
Arian Koçi
Redaktor Teknik:
Avni G. Gashi
Ballina/Dizajni:
Avni G. Gashi
Boton:
Shtëpia botuese
Atik
Gjilan, Republika e Kosovës
Tirazhi: 1000
Adresa:
Rr. M. Idrizi p.n 60000 Gjilan
Republika e Kosovës
Tel: 044 988 400
e‐mail:
delirjedheedukim@gmail.com
Ndihmo Revistën:
Nr. i llog.: 1150‐138922‐0101‐09
ProCredit Bank of Kosovo
Swift Code: MBKORS22
Gjilan, Republika e Kosovës
Editorial
BIDATI I VEÇIMIT TË
VIZITËS SË VARREVE NË
DITËT E BAJRAMIT
2 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9
F
alënderimi i takon Allahut, i Cili na e mu-
ndësoi ta arrijmë edhe këtë muaj të Ra-
mazanit që sapo kaloi dhe na e bëri të
mundur praktikën e adhurimeve të ndryshme si-
pas mundësive tona. Në muajin e kaluar musli-
manët i kanë hijeshuar xhamitë me namazin e
tyre të natës, me iftaret e përbashkëta e shumë
shumë punë të mira të tjera. Mirëpo, shumica e
tyre akoma nuk janë vetëdijesuar për disa vepra
të shëmtuara, të cilat ata i kryejnë duke menduar
se janë pjesë e fesë, ndërkohë që feja jonë e pastër
është larg atyre shëmtimeve. Prej veprave të sh-
pikura, të shëmtura, në Bajramin e Fitrit apo në
Kurban Bajram, është vepra që nuk është vepruar
as nga Pejgamberi ynë e as nga shokët e tij, të
cilët e kanë njohur dhe praktikuar më së miri
sheriatin e Allahut. Kjo vepër është veçimi i di-
tëve të Bajramit me vizitën e varreve. Në këto
ditë, njerëzit, pasi falin namazin e Bajramit, shk-
ojnë te varret dhe vizitojnë të afermit e tyre të
vdekur dhe këtë e konsiderojnë prej fesë, saqë
nëse dikush i këshillon ata që mos ta bëjnë këtë
vepër, ata hidhërohen me të dhe e qortojnë në
mënyrë të vrazhdë, a thua se je duke ua ndaluar
atyre vizitën e varreve. Disa prej tyre nuk e falin
namazin e Bajramit fare, por në kohën kur kry-
het falja apo gjatë kohës së faljes shkojnë drejt e
te varret dhe vizitojnë të afërmit e tyre me
bindje se kjo është prej fesë. Disa të tjerë e bëjnë
këtë vetëm sa për sy e faqe, për t'u lavdëruar te
të afërmit e tyre të gjallë, kinse ata nuk i kanë
haruar të vdekurit e tyre! Por, të mjerët kanë har-
ruar se dashuria ndaj të afërmëve të tyre, e sido-
mos prindërve, shprehet duke e lutur Allahun për
ta me falje, mëshirë e lehtësim, ngase Pejgamberi
ynë na ka lajmëruar se kur njeru vdes, çdo lidhje
që ka me këtë botë humbet, këputet, përveçse tri
gjërave:
1 - Vepra e mirë që ka lënë pas ai, me të cilën
njerëzit punojnë akoma pas vdekjes së tij.
2 - Sadakaja rrjedhëse, si ndërtimi i ndonjë
xhamie apo hapja e ndonjë pusi a çezmeje pub-
like, që njerëzit të përfitojnë prej këtyre të mirave
vazhdimisht pas vdekjes së tij.
3 - Fëmija i hairit, i devotshëm, i cili u ruhet
harameve dhe zbaton urdhrat e Allahut dhe
lutet për prindin e tij tek Allahu për falje e
mëshirim pas vdekjes së prindit.
Pra, kështu duhen përkujtuar të afërmit tanë, me
lutje të shpeshta për ta e jo duke i harruar ata tërë
vitin e pastaj shkon dhe i viziton një herë në vit
duke mashtruar veten dhe të tjerët. Ky nuk është
përkujtim, ti nuk je duke ua dashur të mirën të
afërmëve të tu, sepse, siç e pe edhe vetë, shprehja
e dashurisë dhe se ti ua do të mirën atyre bëhet
duke lutur Allahun për ta gjatë tërë vitit dhe jo
me një apo dy ditë të vitit me vepra që nuk i ka
bërë të ligjshme Allahu në këtë fe. Veçimi i ditëve
të Bajramit me vizitën ndaj të vdekurve nuk gjen-
det në fenë tonë dhe sigurisht që po të kishte
qenë e pëlqyer tek Allahu dhe po të kishte shpër-
blim, patjetër që Muhamedi alejhis-selam dhe
shokët e tij do ta kishin vepruar para nesh, siç e
thamë edhe më lart. Perkundrazi, kjo vepër është
e refuzuar nga vetë Pejgamberi ynë, i cili ka
thënë: "Çdokush që bën vepra që nuk janë prej fesë
sonë, ato janë të refuzuara"; dhe njëherazi kjo
vepër përmban gjëra të rrezikshme, që mund ta
largojnë praktikuesin e saj nga Islami!
Fatkeqësisht, mëkati i kësaj vepre nuk u takon
3
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9
vetëm atyre që e bëjnë atë, por edhe atyre hox-
hallarëve që nxisin në të, disa prej tyre edhe për-
mes mediumeve, siç e kam dëgjuar edhe unë vetë
dhe jam tronditur me ato fetva nxitëse të tyre,
posaçërisht se "disa" prej tyre konsiderohen koka
të hoxhallarëve në vendin tonë dhe prej prijësve
fetarë të saj! Të vërtetën e ka thenë Pejgamberi
ynë kur thotë: "Kur t'i jepet një pozitë atij që nuk
e meriton, prite kijametin."
Këta hoxhallarë jo vetëm që e konsiderojnë këtë
vepër prej fesë dhe i nxisin të tjerët në të, por
luftojnë kundër atyre që ndalojnë nga kjo risi në
fe dhe i këshillojnë të tjerët që mos ta veçojnë
këtë ditë me vizitën e varrezave. Madje ata prete-
ndojnë se qortuesit e kësaj vepre të shëmtuar pra-
ktikojnë një fe tjetër dhe me këtë duan t'ia fusin
frikën popullit se kinse ne jemi duke thirrur në
një fe të re, jo në Islamin e tyre të njohur me
shekuj.
Ata këtë e bëjnë nga frika se mos humbasin
ithtarët dhe me këtë humbin edhe pozitat në in-
stitucionet e tyre, pozita që nuk mund t'i mbajnë
pa mbështetjen e popullit ose pa burokraci.
Por, betohem në Allahun e Madhërishëm, se ata
kanë një përgjegjësi të madhe për këtë para All-
ahut në Ditën e Gjykimit. Të mjerët ata ku janë
në raport me fjalën e Pejgamberit sal-lAllahu ale-
jhi ve sel-lem, i cili ka thënë: "Kush e hap një derë
të sherrit, ai për këtë ka mëkat dhe mbi të janë
mëkatet e të gjithë atyre që e bëjnë këtë vepër të
keqe".
Të mjerët ata… të mjerët ata!
A thua vallë kanë harruar se fjalët e tyre janë të
mbikëqyrura dhe se të shikuarit e tyre, të
dëgjuarit e tyre dhe zemrat e tyre, të gjitha këto
do të pyeten para Allahut..
A kanë harruar ata se për një fjalë të vogel që e
thonë e nuk i kushtojnë rëndësi mund të futen
në zjarr të xhehenemit? A kanë harruar se Pe-
jgamberi ynë i ka thënë Muadhit radijallahu
anhu, se gjëja që më së shumti i fut njerëzit në
xhehenem është gjuha e tyre? Të mjerët ata, të
mjerët ata…që u japin fetva njerëzve pa dije, të
cilët flasin për Allahun pa dije… Sepse kur flasin
në fe pa dije, ata sikur thonë: “kështu thotë Al-
lahu”, kurse Allahu në të vërtetë nuk e ka thënë
fare! Pra, ata njëherazi shpifin për Allahun fjalë
që Ai nuk i ka thënë, e kjo është më e rëndë sesa
shpifja ndaj njerëzve dhe aq është e rëndë, saqë
dijetarët e Islamit këtë vepër të shëmtuar e kanë
rreshtuar në librat e besimit dhe kanë qortuar nga
ajo me një qortim të madh sepse është prej çësht-
jeve të besimit.
Pra, kjo vepër nuk është prej fesë, përkundrazi,
është kurth i shejtanit për t’i afruar njerëzit apo
për t’i shpënë në adhurimin e çdokujt tjetër për-
veç Allahut. Dijetari i madh Ali Mahfudhi, All-
ahu e mëshiroftë (ka qenë anëtar i komisionit të
ulemave të mëdhenj), në librin e tij “El-Ibda’a fi
medarril-Ibtida’a”, faqe 243, thotë: “Prej bidateve
të njerëzve pas namazit (të Bajramit) është edhe
vizita e evlijave apo e varreve ose vizita e familjeve
të tyre. Ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem shkonte me shokët e tij në shkretëtirë për
të falur namazin e Bajramit, shkonte nga një rru-
gë, ndërsa kthehej nga rruga tjetër. Mirëpo nuk
është transmetuar diçka e saktë se ai ka vizituar
ndonjë varr gjatë shkuarjes së tij apo kthimit të
tij, edhe pse gjatë rrugës në të cilën ka ecur ka
pasur varre. Përkundrazi, në festën e Kurban Ba-
jramit ka thënë: “Gjëja e parë me të cilën fillojmë
në këtë ditë është namazi e pastaj kthehemi dhe
therim kurbanet. Kush e bën këtë, ai veçse ka prak-
tikuar sunnetin tonë.” (Muttefekun alejhi).
Kështu që (veçimi i ditës së Bajramit me vizitën
e të vdekurve) është një kurth i shejtanit sepse ai
nuk urdhëron në lënien e ndonjë sunneti derisa
t’ua zëvendësojë atyre atë me një gjë duke i
mashtruar ata se është afrim tek Allahu. Pra, ai
kthimin e shpejtë te familjet ua zëvendëson me
vizitën e varreve dhe ua zbukuron atyre se kjo
vepër në këtë ditë është prej punëve të mira dhe
shtimit të dashurisë mes tyre. Në ditët e tjera të
rëndomta kur vizitohen varret nga njerëzit bëhen
bidate dhe ndalesa të ndryshme, po si është puna
kur ajo ndodh në këtë ditë, në të cilën janë liruar
epshet dhe veprohen ndalesa të ndryshme?”
Allahu i Madhërishëm na ruajtë nga gjërat e
shëmtuara që nuk kanë vend në fenë tonë të
pastër dhe na e mundësoftë të jemi njerëz që ad-
hurojmë vetëm Allahun dhe ashtu të takohemi
me Të. Pa dyshim që Ai është Dhuruesi i sukse-
seve!
Kryeredaktori
Besimi
E
l melaike është shumësi i fjalës mele-ekun dhe
melekun,ndërsapazanoren"e"ështëmëipër-
dorur dhe më i njohur tek arabët, domethënë
melekun, sepse ata thonë "melekun minel melaike", një
melekngamelaiket.Ataiaheqin"hemzen-e",mirëpo
kur e shndërrojnë në shumës, atëherë e kthejnë prapë
në rrënjën e fjalës dhe thonë "melaike". Thuhet "eleke-
nij-erselenij",d.m.th.mëkadërguarmua.Nisurngakjo,
emriityrenxirretnga"eleluketu",eajoështë"err-rrisale",
qëdo tëthotëmesazh,dërgesë.
Pra,melaiketjanëtëDërguariteAllahutmeatëqëdësh-
iron Allahu te krijesat e Tij. Allahu kështu i ka quajtur
nëshumëcitate,sip.sh:"EkurtëdërguaritTanëierd-
hënLutit,aiukeqësuapërtadheungushtuarëndëme
ardhjenetyreetha:“Kjoështëditëevështirë!” Hud77.
Gjithashtu Allahu thotë: "Ai (Ibrahimi) tha: “E ç’është
punajuaj,ojutëdërguar?” Dharijat31
Të këtij mendimi janë shumica e gjuhëtarëve dhe ko-
mentatorëve të Kur'anit. Thuhet se rrënja e këtij emri
është nga "el melk", që do të thotë marrje me forcë, po
ashtu është thënë se rrjedh nga fjala "malik". Thuhet se
janë quajtur kështu për shkak të marrjes në përgjegjësi
të punëve që u janë ngarkuar nga Allahu në çështjet e
kozmosit, sikurse quhet mbret (melik) ai që merr për-
sipërçështjetenjerëzvenëtokë.Mirëpothëniaserrënja
eemritështëngael-eluketu,qëdotëthotëmesazhiështë
mëeafërtdhemë eqëlluargjuhësishtdhekuptimisht,
ndërsadythënietetjeraqëpërmendëmjanëngacilësitë
emelaikevealejhimus-selam.[1]
Sqarimiirealitetittëmelaikevesiçjanëpërmendurnë
Kur'andheSunnet
Ajo që tregon Kur'ani, Sunneti dhe konsensusi i mus-
limanëveështësemelaiketjanëkrijesangakrijesateAll-
ahut të Madhërishëm; i ka krijuar ato që ta adhurojnë
Atë, siç i ka krijuar xhinët dhe njerëzit për adhurim.
Melaiketjanëqenietëgjalla,tëmençuradheflasin.Bota
emelaikeveështëbotëqëndryshonngabota exhinëve
dhe njerëzve, edhe pse të gjithë janë krijesa nga krijesat
e Allahut, mirëpo melaiket janë krijesa të ndershme, të
pastra. Allahu i ka zgjedhur në këtë botë që të jenë afër
TijdheqëtëkryejnëurdhrateTij,siurdhratnëkozmos
(elkevnije)ashtuedheatosheriatike(esh-sher'ije).Allahu
i bëri melaiket të dërguar dhe ambasadorë tëTij, që ta
çojnë shpalljen te krijesat e Tij, pra i nderoi me këtë
vepër. Kështu i ka cilësuar Allahu në Kur'an: "E ata
thanë: “I Gjithëmëshirshmi ka fëmijë!” Larg saj qoftë
madhëriaeTij!Jo,atajanërobërtëndershëm!Qënuk
flasin para Tij, ata veprojnë me urdhrin e Tij. Ai (Al-
lahu) e di çka vepruan më parë dhe çka do të veprojnë,
dhe ata nuk përpiqen të ndihmojnë pos për atë me të
cilin është i kënaqur Ai, e ata nga frika prej tij janë të
kujdesshëm.Ndërsa,kushthotëprejtyreseunëjamzot
pos Tij, ndëshkimi për të është xhehenemi. Kështu i
ndëshkojmëNezullumqarët."Enbija26-29
Allahu me këto citate e qartësoi realitetin e melaikeve
duke treguar se ato janë krijesa të ndershme, të cilat i
krijoipëradhurimndajTij.Aiengritipozitënetyredhe
OBLIGUESHMËRIA E BESIMIT
NË MELAIKE
PËRKUFIZIMI I MELAIKEVE GJUHËSISHT DHE
ZANAFILLA E EMRIT TË TYRE
______________
[1] Shiko "El-Kamus", faqe 1229; "Besairu dhevit-temjiz"(4524); "El-lisan"(10392); "El Misbah el munir", faqe18.
4 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9
i nderoi ato, mirëpo me gjithë këtë nderim ato nuk
dolën nga pozita e të qenët robër të Allahut dhe nuk
kanë mundësi për një gjë të tillë, edhe sikur të pre-
tendontendonjëprejtyreAllahudotadënontemezjarr.
Mëvonëdotësqarojmërealitetinemelaikevedhegjërat
që i dallojnë ato nga bota e xhinëve dhe njerëzve.
Pozita e besimit në melaike dhe gjykimi i mohimit të
tyre
Besiminëmelaikeështështyllaedytëngagjashtështyllat
e besimit, pa të cilat besimi i njeriut nuk është i saktë
dhe nuk është i pranuar. Kur'ani është i mbushur me
përmendjenemelaikeve,llojevetëtyre,pozitavetëtyre,
urdhëronnëbesiminnëtodhetërheqvërejtjenngamo-
himiityre,sqaronraportetemelaikevemeAllahundhe
me njerëzit, madje sqaron edhe detyrat që kanë, ndër-
kohëqënjësurenëKur'anquhetmeemrinetyre.[2]
Allahu nganjëherë emrin e Tij e bashkon me të
melaikeve dhe besimin nëTë e kushtëzon me besimin
nëmelaike.Mirësianukarrihetndryshevetëmseduke
besuarnëmelaike.Allahuthotë:"Nukështëtërëemira
(e kufizuar) t’i ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose
perëndimi,pormirësievërtetëështëajoeatijqëibeson
Allahut, Ditës së Gjykimit, engjëjve, librit, Pejgam-
berëve…"Bekare177
Kur'ani tregon se Pejgamberi dhe ata që besuan me të
janë besimtarë, vërtetues të asaj që është zbritur tek ata
nga Zoti i tyre dhe këtu hyn edhe besimi në melaike.
Allahu thotë: "I Dërguari i besoi asaj që iu shpall prej
Zotittëtij,eashtuedhebesimtarët.SeciliibesoiAllahut,
engjëjve tëTij, shpalljeve tëTij, të Dërguarve tëTij. Ne
nukbëjmëdallimnëasnjërinngatëDërguariteTijdhe
thanë: “Iu përgjigjëm thirrjes dhe respektuam urdhrin.
Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë! Vetëm te Ti është
ardhmëriajonë.” Bekare285
NganjëherëdëshminëemelaikeveAllahuebashkonme
dëshminë eTij për të sqaruar madhështinë e dëshmisë
së melaikeve. Allahu thotë: "Allahu vërtetoi se nuk ka
zottjetërqëmeritontëadhurohetpërveçTij,edëshmuan
edheengjëjtedijetarët…" AluImran18
Kështu, në shumë citate Allahu i përmendi melaiket, i
lavdëroiatopërpunën,adhurimin,sinqeritetindheven-
dosmërinënëtëvërtetën,ndërsanevenaurdhëroiqëtë
besojmënëtëgjithëkëtë,prandajnejemibesimtarënë
këtëdhevërtetuestësaj,iduammelaiketdheilavdëro-
jmë ato me të gjitha fjalët. Kur'ani dhe Sunneti na tre-
gojnëshumëgjërarrethmelaikeve,dukesqaruaratëqë
ështëpërgjithësuarnëKur'an,dukeurdhëruartëbesohet
në melaike siç urdhëroi Kur'ani. Këtu mund të për-
mendimhadithine njohurtëXhibrilit,se"besimiështë
tëbesoshnëAllahun,melaiketeTij,librateTij,tëDër-
guarit eTij, Ditën e Fundit dhe të besosh në caktimin,
tëmirën dhetëkeqen."[3]
IbënEbilIzzelHanefij,Allahuemëshiroftë,thotë:"Al-
lahuiLartësuarbesiminekonsideroitëbesuaritnëkëto
gjëradheatëqëbesonnëkëtogjëraequajtibesimtar."[4]
Hadithet në këtë kontekst janë të shumta dhe ne do të
përmendimdisaprejtyrenëtematnëvijim.
Muslimanëtunanimishtbesojnënëmelaikedheekon-
siderojnë besimin në to në mesin e besimeve obligative
të muslimanëve. Allahu ka gjykuar me kufër (mos-
besim) për ata të cilët mohojnë ekzistimin e tyre dhe
mosbesimin në melaike e bëri mosbesim në Allahun.
AllahuiLartësuarthotë:"KushnukibesonAllahut,en-
gjëjvetëTij,libravetëTij,tëDërguarvetëTijdhebotës
tjetër,aikahumburtepërlarg." Nisa136
Kushnukbesonnëmelaike,emohonekzistencënetyre
dheikomentonatosigjërashpirtëroreemendoreduke
mohuarekzistencëne tyresitrupa,vetëmsekapërgën-
jeshtruarAllahundhePejgamberineTij.Kushështënë
këtë gjendje, Allahu na ruajttë, është mohues i Allahut
(qafir).
Vijon …
Eshkëputurngalibri"Bindjetefraksionevemuslimanedhe
fevetëtjerarrethmelaikevetëndershme"
Autor:Dr.MuhamedibënAbdulvehabElAkil
MësimdhënësnëUniversitetinIslamiktëMedinës
Përktheu:FidanXhelili
______________
[2] Ajo është surja Fatir, që ndryshe quhet edhe surja e melaikeve. Shiko tefsirin e Ibën Xhevziut, "Zadul mesir" (6472) dhe "Ed-durr el-Menthur" (63).
[3] Transmeton Muslimi (18) nga hadithi i Umerit radijallahu anhu.
[4] "Sherhu akide Tahavije", faqe 314.
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9 5
F
alënderimet qofshin për Allahun. Atë e
falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë
dhe falje kërkojmë. Salavatet dhe selamet
qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamedin sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem, për familjen e tij, për
shokët e tij të ndershëm e besnik dhe mbi të
gjithë ata që e ndjekin dhe e pasojnë rrugën e tij
deri në Ditën e Kiametit.
Allahu subhanehu ve teala në Kur’an thotë: “Unë
nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që
të më adhurojnë.” Dharijat 56
Që të më adhurojnë, do të thotë që ta veçojnë
Allahun me ibadet, adhurim. Pra, urtësia e kri-
jimit të njerëzve dhe xhinëve qenka adhurimi i
Allahut dhe njësimi i Tij me ibadet. Po ashtu, Ai
i krijoi ata që t'i sprovojë dhe të shohë se cili prej
tyre është më vepërmirë. “Ai është që krijoi vdek-
jen dhe jetën, për t’ju provuar se cili prej jush
është më vepërmirë.” Mulk 2
Që të më adhurojnë është komentuar:
1. Që të më veçojnë mua me ibadet, adhurim
dhe të mos më shoqërojnë Mua askënd.
2. Dhe që të më nënshtrohen Mua me një nën-
shtrim të plotë, duke i praktikuar urdhrat e Mia
dhe duke u përmbajtur nga gjërat e ndaluara.
E për këtë Allahu subhanehu ve teala njerëzve u
dha mendje, u dërgoi atyre Pejgamberë dhe u
zbriti libra. E sikur të ishte qëllimi i krijimit të
njeriut sikurse edhe i kafshëve, atëherë urtësia e
dërgimit të Pejgamberëve nuk do të ishte e qartë
dhe e qëndrueshme. E tillë do të ishte edhe
urtësia e zbritjes së librave, prandaj nuk mbetet
për njerëzit tjetër vetëm se të punojnë atë që Ai
e ka lejuar dhe të përmbahen nga ajo që Ai e ka
ndaluar, me qëllim që t'u bëjnë dobi veprat e tyre
nesër kur do të dalin para Allahut subhanehu ve
teala, ngase Allahu në Kur’an thotë: “S’ka dyshim
se Ai që ta bëri obligim Kur’anin, Ai do të të
kthejë ty aty nga erdhe.” Kasas 85
Ai është që ta zbriti Kur’anin dhe ka obliguar me
të disa dispozita dhe me zbritjen e tij bëri dallim
mes hallallit dhe haramit, mes së kotës dhe së
vërtetës.
Gjithashtu na obligoi që t’ua kumtojmë atë
njerëzve dhe t’ua shpjegojmë atë që gjendet në
të. Për këtë arsye, nuk është e logjikshme që me
përfundimin e kësaj bote të përfundojë çdo gjë,
pa shpërblim apo ndëshkim, por patjetër njerëzit
do të kthehen një ditë tek Allahu subhanehu ve
teala dhe secili do të shpërblehet sipas asaj që ka
punuar; nëse ka punuar mirë, do të gjejë diçka
që e kënaq dhe e gëzon atë, e nëse ka punuar keq,
do të gjejë atë që e mërzit dhe e hidhëron atë.
Ajo është një ditë shumë e vështirë, ditë ku nuk
do të bëjë dobi asgjë përveç punës tënde të mirë,
që ke bërë në këtë botë. Allahu në Kur’an thotë:
“Dhe ruajuni një dite kur në të ktheheni tek Al-
lahu dhe secilit njeri i plotësohet ajo që e ka fituar
dhe atyre nuk u bëhet e padrejtë.” Bekareh 281
Dhe thotë: “E, si do të jetë gjendja e tyre kur Ne
do t'i tubojmë ata një ditë për të cilën nuk ka
dyshim dhe çdo njeriu do t'i ofrohet ajo që e ka
fituar, duke mos iu bërë atyre kurrgjë e padrejtë."
Alu Imran 25
Dhe: “Ditën kur nuk bën dobi as malli as fëmijët
(bën dobi), vetëm kush i paraqitet Zotit me
zemër të shëndoshë.” Shuara 88-89
Kjo pra është ajo që i bën njeriut në Ditën e
Gjykimit, kjo është ajo që të shpëton prej hid-
hërimit të Allahut subhanehu ve teala. Zemër e
shëndoshë është ajo zemër në të cilën nuk zënë
vend shirku, dyshimet, bidatet, mëkatet dhe
dashuria ndaj të ligave. E nëse nuk gjenden në të
këto cilësi, atëherë ajo zemër është e mbushur me
sinqeritet, dashuri ndaj të mirave, dituri dhe
bindje të thellë në Allahun subhanehu ve tela.
Ta dini se Allahu subhanehu ve teala është i Plot-
fuqishëm, është Krijues dhe Furnizues, i ngarkoi
njerëzit me obligime dhe i ndaloi nga disa gjëra
të tjera, me qëllim që ta adhurojnë Allahun me
E drejta e Allahut ndaj
robërve të Tij dhe e drejta e
robërve ndaj Allahut
6 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9
syçeltësi e për këtë Allahu subhanehu ve teala
dërgoi Pejgamberë dhe u zbriti atyre libra, në
mënyrë që ta kenë sa më të qartë hakun që kanë
ndaj Allahut subhanehu ve teala.
Allahu në Kur’an thotë: “Ne dërguam në çdo
popull të Dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm
Allahun e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!”
Nahl 36
Allahu subhanehu ve teala na lajmëron përmes
këtij ajeti se i ka ngritur argumentet e Tij ndaj
çdo ummeti dhe se nuk ka ummet që Allahu
subhanehu ve teala të mos i ketë dërguar Pejgam-
berë dhe thirrja e tyre ka qenë e njëjtë, që ta ad-
hurojnë Allahun dhe të mos i bëjnë shok Atij.
Pra, urtësia e dërgimit të Pejgamberëve është e
përqendruar në këto pika:
1. Ngritja e argumentit ndaj njerëzve dhe
xhinëve në mënyrë që nesër kur të dalin para Al-
lahut, të mos kenë asnjë arsyetim.
Allahu subhanehu ve teala thotë: “Te Dërguarit
që ishin lajmgëzues e kërcënues, ashtu që pas
dërgimit të të Dërguarve njerëzit të mos kenë fakt
(arsyetim) para Allahut.” Nisa 175
2. Mëshira e Allahut ndaj krijesave. Allahu sub-
hanehu ve teala thotë: “E Ne të dërguam ty
(Muhamed) vetëm si mëshirë për të gjitha krije-
sat.” Enbija 107
3. Shpjegim dhe qartësim i rrugës së lumturisë
që të çon drejt Allahut, ngase njeriu nuk ka
mundësi të dijë në mënyrë të thuktë se cilat janë
obligimet e tij ndaj Allahut, vetëm se përmes Pe-
jgamberëve.
Allahu subhanehu ve teala në Kur’an thotë: “Ty
ta zbritëm Kur’anin që t'u shpjegosh njerëzve atë
që u është shpallur atyre…” Nahl:
Ajeti i sipërpërmendur nga kaptina Nahl na jep
të kuptojmë se thirrja e të gjithë Pejgamberëve
ka qenë që ta adhurojnë Allahun dhe të mos i
bëjnë shokë në ibadet.
Allahu subhanehu ve teala thotë në Kur’an: “Zoti
yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni
tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse
ndaj prindërve, nëse njërin prej tyre ose që të dy
i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë
mos u thuaj atyre as “of-oh”, as mos u bëj i
vrazhdë ndaj tyre, por atyre thuaju fjalë të mira
(të buta respektuese).” Isra 23
E ka bërë urdhër të prerë që të mos adhurohet
kush përveç Tij, ngase vetëm Ai e meriton ad-
hurimin dhe nuk ka të adhuruar tjetër me meritë
përveç Tij, Atij i takojnë emrat më të bukur dhe
cilësitë më të larta, as s’ka lindur kë, as nuk është
i lindur dhe Atij askush nuk i është i barabartë.
Më pas Allahu e përmendi bamirësinë ndaj
prindërve, argument ky që tregon se haku ndaj
prindërve vjen menjëherë pas hakut të Allahut,
prandaj duhet të kemi kujdes ndaj tyre sepse
obligimet ndaj tyre janë shumë të mëdha. Nuk
ka ndonjë ajet që Allahu subhanehu ve teala të
mos i urdhërojë besimtarët për ibadet ndaj Al-
lahut dhe t'i ndalojë nga shirku e të mos ketë për-
mendur në të edhe bamirësinë ndaj prindërve.
Allahu subhanehu ve teala në Kur’an thotë: “Ad-
huroni Allahun e mos i shoqëroni Atij askënd,
silluni mirë ndaj prindërve...” Nisa 36
Dhe thotë: “Thuaj: “Ejani t’ju lexoj atë që me të
vërtetë ju ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni Atij
asnjë send, të silleni mirë me prindërit, të mos i
mbytni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse
Ne ju ushqejmë ju dhe ata, të mos u afroheni
mëkateve të hapëta dhe të fshehta, mos e mbytni
njeriun sepse mbytjen e tij e ndaloi Allahu, përpos
kur është me vend. Këto janë porositë e Tij,
kështu që të mendoni thellë. Mos iu afroni pa-
surisë së jetimit derisa ai të arrijë pjekurinë,
(mund t'i afroheni) vetëm në mënyrë më të mirë,
zbatoni me drejtësi masën dhe peshojën, Ne nuk
ngarkojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij.
Kur të flitni (dëshmoni), duhet të jeni të drejtë
edhe nëse është çështja për (kundër) të afërmit
dhe zotimin e dhënë Allahut plotësoni. Këto janë
me çka Ai ju porosit, kështu që të përkujtoni dhe
se kjo është rruga (feja) më e drejtë (që e caktova
për ju), pra përmbajuni kësaj e mos ndiqni rrugë
të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë
porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.”
En’am 151-153
Këto ajet ngërthejnë në vetvete:
1. Ndalimin nga shirku- të bërit shok Allahut.
2. Bamirësinë ndaj prindërve.
3. Ndalimin e vrasjes së fëmijëve (qofshin ata
djem apo vajza, para ose pas lindjes, të mëdhenj
apo të vegjël).
4. Ndalimin e afrimit ndaj punëve të liga, si zi-
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9 7
naja, gibeti (përgojimi), vjedhja…
5. Ndalimin e vrasjes së njeriut, e cila nuk lejohet
kurrsesi, vetëm atëherë kur është me vend.
6. Ndalimin e të vepruarit jo mirë me pasurinë e
jetimit,[1] harxhimin e asaj pasurie pa nevojë dhe
në gjëra me të cilat Allahu subhanehu ve teala
nuk është i kënaqur.
7- 8. Urdhrin që të jemi të drejtë në matje dhe
peshim.
Allahu subhanehu ve teala thotë: “Të mjerët ata
që mangët masin e peshojnë, ata që kur matin
prej njerëzve, për vete e plotësojnë, e kur u matin
të tjerëve ose u peshojnë u lënë mangët. A nuk e
dinë të tillët se kanë për t’u ringjallur? Në një ditë
të madhe, në ditën kur njerëzit ngrihen (prej var-
rezave) për të dalë para Zotit të botëve.”
Mutaffifin 1-6
9. Urdhrin që ta mbajmë besën, zotimin e dhënë
Allahut, duke e besuar Atë si të vetëm që meriton
të adhurohet dhe duke praktikuar urdhrat e Tij.
Allahu subhanehu ve teala thotë në Kur’an : “Në
të vërtetë Allahu pat marrë zotimin e beni is-
railëve dhe prej tyre dërguam (caktuam) dym-
bëdhjetë prijës. Allahu tha: “Unë jam (mbrojtës)
me ju!” Në qoftë se falni namazin, jepni zekatin,
u besoni të Dërguarve të Mi dhe u ndihmoni
atyre, huazoni për hir të Allahut hua të mirë..”
Kjo sa i përket njeriut, të cilit, nëse i praktikon
këto, atëherë Allahu subhanehu ve teala i prem-
ton dhe i thotë: “Ai patjetër do t’ju shlyejë
mëkatet tuaja dhe do t’ju shtie në xhenete nën të
cilët rrjedhin lumenj. E kush kundërshton pas
këtij (zotimi) prej jush, ai e ka humbur rrugën e
drejtë.” Maideh 12
10. Urdhrin për të mbajtur drejtësi, pra të flasim
dhe të punojmë drejt.
Thotë ibën Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur prej
tij: “Kush dëshiron të shikojë në porosinë e Pej-
gamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, sikurse të
ishte e vulosur, le t'i lexojë këto ajete: “Thuaj:
“Ejani t’ju lexoj atë që me të vërtetë ju ndaloi
Zoti juaj:Të mos i shoqëroni Atij asnjë send…[2]”
Transmetohet nga Muadh ibën Xhebeli, Allahu
qoftë i kënaqur prej tij, se ka thënë: “Isha i hipur
në gomar pas Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem, kur më tha: “O Muadh, a e di cila është e
drejta (haku) e Allahut ndaj robërve të Tij dhe çka
është e drejta (haku) e robërve ndaj Allahut?"
Muadhi i tha: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë
më së miri."
Atëherë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
tha: “Vërtet e drejta e Allahut ndaj robërve është që
ata ta adhurojnë Allahun dhe të mos i bëjnë shok
Atij, kurse e drejta e robërve ndaj Allahut është që
mos t'i dënojë ata që nuk i shoqërojnë Atij asgjë.”
E Muadhi i tha: "O i Dërguari I Allahut, a t'i
përgëzoj njerëzit?"
Tha: “Mos i përgëzo, që të mos mbështeten në të.”[3]
Përgatiti: Bali Musli Sadiku
Referenca:
1. Sahihu el-Buharij, Ebu Abdillah Muhammed iben
Ismail el-Buharij.
2. Sahihu Muslim, Ebu el-Husejn Muslim iben el-Hax-
haxh en-Nejsaburij.
3. Sunen et-Tirmidhij, Ebu Isa Muhammed iben Isa et-
Tirmidhij.
4. Tejsiru el-Kerimi err-Rrahman…, Abdurrahman ibn
Nasir es-Sadij.
5. Sherh kitabu et-Tevhid, Abdulaziz iben Abdillah
iben Baz.
6. el-Kavlu el-Mufid ala Kitabi et-Tevhid, Muhammed
iben Salih el-Uthejmin.
______________
[1] Jetim është ai fëmijë të cilit i ka vdekur prindi (babai) dhe ende nuk e ka arritur moshën madhore, moshën e pjekurisë.
[2] Transmeton Tirmidhiu, nr: 3070, dhe thotë se etheri është hasenun garib.
[3] Transmeton Buhariu, nr: 2856, dhe Muslmi, nr: 30.
8 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9
Pejgamberi ynë dhe
shokët e tij
A
i është Umer ibën el Hattab ibën Nufeil
ibën Abdul Izza ibën Rabah nga fisi
Beni Adij ibën Kab, një nga fiset kure-
jshite. Prejardhja e tij takohet me Pejgamberin
sal-lAlahu alejhi ve sel-lem te gjyshi i shtatë,
Kab ibën Lueji. Ishte prej parisë së kurejshëve
dhe zotëri i nderuar. Ai pajtonte dhe shuante
grindjet te kurejshët kur ata luftonin me njëri-
tjetrin dhe në të njëjtën kohë ishte ambasador
i kurejshëve kur hapnin luftë me të tjerët.
Quhet edhe me emrin Ebu Hafsa ose me
pseudonimin “el Faruk”, me të cilin e emërtoi
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.
Ai lindi trembëdhjetë vite pas vitit të elefantit.
Ishte i ashpër dhe i egër ndaj muslimanëve, por
si rezultat i lutjes së Pejgamberit sal-lAllahu ale-
jhi ve sel-lem për të, ai e pranoi Islamin në vitin
e gjashtë të shpalljes, në moshën 33-vjeçare, kur
i kishin paraprirë në Islam dyzet burra.
ISLAMI I TIJ
Umeri Allahu qoftë i kënaqur me të ishte i
fortë, autoritar, i pashëm, me personalitet dhe
para se ta pranonte Islamin sillej shumë keq me
muslimanët. Seid ibën Zejdi (djali i xhaxhait të
Umerit) thotë: "Vallahi, Umeri është ai i cili më
ka lidhur për shkak se kisha pranuar Islamin."
Pra, kështu vepronte Umeri që t'i largonte mus-
limanët nga feja e tyre, por ashpërsia e tij e
jashtme fshihte në vetvete mëshirë dhe butësi.
Umu Abdullah bintu Hathemeh (e cila ishte
prej emigrantëve të Etiopisë), thotë: "Po
bëheshim gati për të emigruar drejt Etiopisë,
ndërkohë që po prisja burrin tim, Amirin, i cili
doli për të mbledhur ca gjëra për ne, kur vjen
Umeri, i cili në atë kohë ishte armik dhe lën-
dues ndaj nesh dhe thotë: "A do niseni oj Umu
Abdullah?" Thashë: "Po, vallahi, do emigrojmë
në token e Allahut, pasi na lënduat dhe mund-
uat, derisa Allahu të na japë rrugëzgjidhje."
Tha: "Allahu qoftë me ju!" Umu Abdullahu
tha: "Aty vura re dhembshuri që nuk e kisha
parë ndonjëherë tek ai. Më pas ai u largua dhe
m'u duk i prekur nga largimi ynë. Pas pak kthe-
het i shoqi, Amiri, dhe ajo i thotë: "O Ebu Ab-
dullah, sikur ta shihje Umerin pak më parë, i
dhembshur dhe i mërzitur për ne që po largo-
hemi." Tha: "Duket sikur lakmon të bëhet
musliman?" Thashë: "Po." Tha: "Ai nuk do ta
pranojë Islamin pa pranuar më parë Islamin go-
mari i Hattabit." Ajo tha: "E tha këtë nga
mungesa e shpresës për shkak të ashpërsisë që
ai shfaqte."
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem vazhdi-
misht lutej për Umerin që ta pranonte Islamin.
Transmeton Ibën Umeri radijallahu anhuma,
se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
thoshte: “O Allah, përforcoje Islamin me atë që
është më i dashur te Ti prej këtyre dy personave:
Ebu Xhehlin ose Umer ibën el Hattabin." Tha:
"Dhe ishte më i dashur Umeri."[1] Një ditë prej
ditësh, Umeri Allahu qoftë i kënaqur me të u
drejtua për te shtëpia ku mblidhej Pejgamberi
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem me shokët e tij. Te
dera e shtëpisë qëndronte njëri nga sahabët, që
UMER IBNULHATTABI
______________
[1] Transmeton Tirmidhiu nr.3681 dhe e ka saktësuar Albani në Sahihu Suneni Tirmidhij nr. 2907
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9 9
të ruante. Kur e pa Umerin duke ardhur me sh-
patë në dorë, i tregoi Pejgamberit sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem. Disa nga sahabët u frikësuan.
Hamzai u afrua te dera dhe tha: "Nëse ka ard-
hur që të bëhet musliman, kjo është më e mirë
për të, ndërsa nëse ka ardhur për diçka tjetër,
vallahi do ta vras me shpatën e tij." Kur Umeri
Allahu qoftë i kënaqur me të deshi të hynte në
shtëpi, doli Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem te dera, e largoi Hamzanë dhe kur hyri
Umeri Allahu qoftë i kënaqur me të, Pejgam-
beri sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e kapi atë dhe
e shkundi fort, derisa ia nxorri të gjithë shej-
tanët dhe i tha: “Ose do të pranosh Islamin tani
o i biri i Hattabit, ose Allahu i Madhërishëm
do të lëshojë mbi ty fatkeqësi (shkatërrim)!"
Kështu, pra, Umeri Allahu qoftë i kënaqur me
të e pranoi Islamin, u plotësua duaja e Pejgam-
berit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe filluan të
faleshin muslimanët në Qabe, gjë e cila nuk
ishte e mundur më parë. Kjo gjë ndodhi men-
jëherë pas emigrimit të parë në Etiopi. Ibën
Mesudi Allahu qoftë i kënaqur me të thotë:
“Pasi Umeri e pranoi Islamin, kemi qenë gjith-
një krenarë. Para kësaj nuk mund të faleshim
në Qabe, derisa Umeri e pranoi Islamin dhe
luftoi me kurejshët që të na lejonin të faleshim
atje. Me të vërtetë pranimi i Islamit nga ana e
Umerit ishte fitore (çlirim) për ne."[2]
DISA HADITHE RRETH VLERAVE
TË UMERIT RADIJALLAHU ANHU
1. Nga Aishja radiallahu anha, e cila thotë: "Pe-
jgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thoshte:
“O Zot, forcoje Islamin me Umer ibnul-Hat-
tabin!” [3]
2. Nga Ibnu Umeri, i cili thotë: "Pejgamberi
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thoshte: “Me të vërtetë
Allahu e ka vendosur të vërtetën në gjuhën dhe
zemrën e Umerit.”[4]
3. Nga Ebu Seidi, i cili thotë: "Pejgamberi sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Me të vërtetë
banorët e gradave të larta do të shihen nga poshtë
nga ata që janë poshtë tyre ashtu siç shihet ylli i
lartësuar në qiell dhe me të vërtetë Ebu Bekri dhe
Umeri do të jenë prej tyre, bile prej më të mirëve
të tyre”.[5]
MARRJA NË DORËZIM E HALI
FATIT DHE BESATIMI I SAHABËVE
Nëse për Ebu Bekrin ishte Pejgamberi sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem ai i cili u bëri shenjë mus-
limanëve ta pranonin për kalif, në rastin e
Umerit ishte Ebu Bekri Allahu qoftë i kënaqur
me të ai i cili e la me porosi (me testament) që
të zgjidhej Umeri si halif i muslimanëve. Në
radhë të parë, Ebu Bekri u konsultua me
njerëzit të cilët ia besuan Ebu Bekrit për të cak-
tuar prijësin e muslimanëve, pastaj ai urdhëroi
që të mblidheshin njerëzit dhe u tha atyre: "O
ju njerëz, mua më erdhi caktimi i Allahut xhe-
leshanuhu ashtu siç po e shikoni, ndaj patjetër
duhet ta keni një njeri i cili merr përsipër çësht-
jen tuaj, ju prin në namaz, ju urdhëron për
çështjet e ndryshme, lufton së bashku me ju
kundër armikut tuaj. Prandaj, nëse jeni dakord,
unë do ju jap mendimin tim. Pasha Allahun,
që nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç
Tij, nëse unë e di në veten time se diçka është
e mirë për ju, unë nuk jua fsheh atë juve."Pastaj
filloi të qante dhe së bashku me të edhe ata që
ishin të pranishëm. Njerëzit thanë: "O zëve-
ndësi i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,
ti je më i dituri dhe më i miri prej nesh, prandaj
zgjidh për ne kë të duash." Atëherë Ebu Bekri
tha: "Unë do të bëj përpjekjen time që të zg-
jedh për ju më të mirin tuaj inshallah."[6] Ebu
Bekri thërriti Uthmanin dhe i tha: "Shkruaj
:Bismilahir-Rahmanir-Rahim!
Kjo është ajo porosi të cilën Ebu Bekër ibën Ebi
Kuhafe e la në momentin e fundit të tij nga kjo
botë duke dalë prej saj dhe momenti i parë i tij
______________
[2] Transmeton Buhariu nr 3684
[3] Transmeton Ibën Maxheh nr. 105, e saktësoi Albani.
[4] Transmeton Tirmidhiu nr 3682 dhe e ka saktësuar Albani.
[5] Transmeton Ibën Maxheh nr 96, e saktësoi Albani.
[6] Marrë nga libri el Imameh ves-sijaseh 1/25 të ed-Dijneverij
10 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9
në lidhje me ahiretin duke u futur në të, mo-
menti në të cilin beson edhe ai që është qafir,
bindet plotësisht mëkatari dhe i mbushet
mendja përgënjeshtruesit. Unë po ju lë si kalif
tuajin pas meje Umer ibën el Hattabin, prandaj
dëgjojeni atë dhe bindjuni atij. Nëse ai mban
drejtësi, ky është mendimi dhe dija që kam unë
për të, ndërsa nëse sillet ndryshe, çdo njeri ka
përgjegjësi për mëkatet e tij. Unë ju dua të
mirën juve, por nuk e di të fshehtën. “Më vonë
do ta marrin vesh ata që bëjnë padrejtësi se
çfarë përfundimi do të kenë” dhe es-selamu ale-
jkum ve rrahmetullahi ve berekatuhu (paqja,
mëshira, bereqeti i Allahut qofshin mbi ju)."[7]
RRUGA QË NDOQI UMERI PËR
DREJTIMIN E SHTETIT
Umeri Allahu qoftë i kënaqur me të eci sipas së
njëjtës mënyrë që ndoqi paraardhësi i tij, Ebu
Bekri. Kur Ebu Bekri radijallahu anhu vdiq,
Umeri u ngjit në minber dhe pasi falënderoi
dhe lavdëroi Allahun xheleshanuhu, tha: "O ju
njerëz, unë do bëj një lutje, prandaj thoni
amin: "O Zot, unë jam i ashpër, prandaj më
bëj që të jem i butë me ata që të binden Ty,
duke iu përmbajtur të vërtetës, duke kërkuar
Fytyrën Tënde, duke kërkuar botën tjetër! O
Zot, më bëj të ashpër e të egër kundër armiqve
të Tu, kundër munafikëve dhe njerëzve të pr-
ishur pa u bërë padrejtësi atyre nga ana ime! O
Zot, unë jam koprrac, prandaj më bëj mua
bujar (dorëdhënës) pa e tejkaluar në shpenz-
ime, pa rija (syefaqësi) dhe mburrje! O Zot, më
bëj që të kërkoj me këto vepra Fytyrën Tënde
dhe botën tjetër! O Zot, më mundëso të jem
modest dhe i përulur dhe të jem i butë me mus-
limanët!”[8]
Pra, shihet qartë në këtë hutbe rruga që do
ndiqte Umeri, hutbe e cila ishte e ngjashme me
atë të Ebu Bekrit Allahu qoftë i kënaqur me të.
Gjatë halifatit të tij u shfaq një politikë e mirë,
një sistem i rregullt, një mirëorganizim i ad-
ministratës dhe financës. Ai planifikoi çlirimin
e tokave të reja, ndoqi politikën e zonave të ha-
pura (të lira), mundohej të plotësonte sa më
shumë interesat e popullit dhe mbante drejtësi
mes tyre. Nuk ia lejonte vetes të merrte nga Be-
jtul Mali (buxheti i shtetit) më shumë sesa një
rrobë për dimër, një rrobë për verë, një deve
për udhëtim dhe ushqim ditor mesatar aq sa
merrte çdo muhaxhir tjetër. Hutbet e tij, letrat
dhe mesazhet që ua dërgonte komandantëve të
ushtrive dhe njerëzve të caktuar në krye të
vendeve na tregojnë qartë për ndjenjën e thellë
të përgjegjësisë, e shoqëruar kjo me mbështetje
dhe besim të fortë në Allahun e Madhëruar.
PUNËT MË TË RËNDËSISHME QË
NDËRMORI UMERI RADIJALLAHU
ANHU
Umeri radijallahu anhu filloi të organizonte
shtetin me një vullnet të pathyeshëm, gjë e cila
e ndihmoi shumë në përballimin e problemeve
të jetës, tė kërkesave të shumta në varësi të sit-
uatave të reja, sidomos me zgjerimin e shtetit
islam nga të katër anët e horizontit. Disa nga
punët më të rëndësishme janë:
1. Formimi për herë të parë i regjistrave, si p.sh.
regjistri i ushtrisë, i cili në kohën e sotme i
përngjason Ministrisë së Mbrojtjes, regjistri i
pasurisë, i cili i ngjason Ministrisë së Financës.
2. Themeloi Bejtul Malin (buxhetin e shtetit),
caktoi gjykatësit, shkruesit, vuri në përdorim
paratë (kartëmonedhat), zhvilloi postën, sis-
temin e llogarisë, dërgonte njerëz në tokat e
çliruara për t'u mësuar njerëzve Islamin si dhe
bëri bazë për fillimin e kalendarit islam emi-
grimin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-l-
em, duke qenë se emigrimi i tij ishte fillimi real
i ngritjes së shtetit islam.
3. I kushtonte rëndësi gjendjes së popullit dhe
kjo shihet qartë në interesimin që tregonte për
familjet e varfra dhe në udhëtimet e tij natën
për të parë gjendjet dhe shqetësimet e njerëzve.
______________
[7] Marrë nga libri el Hulefa er-rashidun fq 46 të Eminul Kudah.
[8] Marrë nga libri el Akdul ferid 4/65 të Ibën AbduRabuh el Andalusij.
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9 11
4. E pa më të arsyeshme që t`i linte tokat e
çliruara në pronësi të banorëve të këtyre tokave
sesa t'ua shpërndante muxhahidëve, me kusht
që pronarët e tokave të paguanin haraçin (tak-
sën e tokës).
5. Bëri ndarjen e tokave të çliruara në krahina
dhe caktoi në krye të çdo krahine një zëvëndës
në atë vend, përgjegjës i cili paguhej me rrogë
nga Bejtul Mali (arka e buxhetit të shtetit). Si
përgjegjës zgjidheshin njerëz të mirë, të devot-
shëm dhe që ishin të aftë në drejtimin e
punëve.
6. Urdhëroi ngritjen e një sërë qytetesh të reja
në tokat e çliruara, si p.sh. Kufe dhe Basra në
Irak, qyteti i Fistatës në Egjipt e të tjera qytete
si këto, që do të shërbenin si qendra të shtetit
islam në këto vende.
ÇLIRIMET NË KOHËN E UMERIT
Ndër preokupimet e tij kryesore ishte vazhdimi
i xhihadit, përhapja e Islamit dhe vazhdimi i
çlirimeve që filloi Ebu Bekri Allahu qoftë i kë-
naqur me të, në tokat e persëve dhe bizanti-
nëve.
ÇLIRIMI I IRAKUT DHE I TOKAVE
PERSE
1) Pasi u qetësua për gjendjen e ushtrisë në
Sham, Umeri e përqendroi vëmendjen e tij në
çlirimin e Irakut dhe të tokave perse. Aq e
rëndësishme ishte për kalifin çlirimi i këtyre
tokave, saqë dëshiroi ta drejtonte vetë ushtrinë,
mirëpo muslimanët e këshilluan që më mirë
ishte të rrinte në Medinë dhe të caktonte një
prej sahabëve të mëdhenj si komandant. Umeri
ra dakort me këtë mendim dhe caktoi si ko-
mandant të ushtrisë Sead ibën Ebi Vekasin.
BETEJA E KADISIJES
VITI 15 HIXHRI
2) Unis Sead ibën Ebi Vekasi drejt Irakut, që
në atë kohë ishte pjesë e shtetit të madh pers.
Persët e ndjenë rrezikun që po u afrohej, pran-
daj mbreti i tyre, Jerdu Xhurd, mblodhi një
ushtri të madhe, e cila numëronte rreth 80.000
ushtarë të stërvitur dhe të pajisur në formën më
të mirë. Si komandant i ushtrisë perse u caktua
një ushtarak me përvojë që quhej Rustum,
gjithashtu ushtria shoqërohej nga 33 elefantë.
Kur u ballafaquan dy ushtritë me njëra-tjetrën,
Rustumi kërkoi nga Sead ibën Ebi Vekasi që të
dërgonte një burrë të zgjuar e të dijshëm, që ta
pyeste rreth disa çështjeve, sepse ai (Rustumi)
çuditej se çfarë i bëri arabët të ndryshonin kaq
shumë kur dihej se më parë ata kanë qenë gjith-
monë të nënshtruar dhe pa kurrfarë peshe në
krahasim me persët. Sead ibën Ebi Vekasi dër-
goi disa persona njëri pas tjetrit tek Rustumi,
mes tyre ishte Reb`ij bin Amiri. Hyri Reb`ije
tek Rustumi, i cili kishte urdhëruar që dhoma
ku do të bëhej takimi të zbukurohej me shtroja
prej mëndafshi, me jastëkë të qëndisur me flori,
të mbushej me perla, diamante dhe zbukurime
të tjera. Rustumi ishte ulur në një krevat floriri
dhe në kokë mbante kurorën e tij, e cila u mer-
rte shikimet njerëzve. Ndërsa Reb`ija ishte i
veshur me disa rroba të vjetra e të grisura,
mbante me vete armët e tij, mburojën, përkre-
naren dhe ishte i hipur mbi një kalë të vogël.
Kur hyri dhe pa zbukurimet e tyre dhe mbur-
rjen e tyre, deshi t'u tregonte se atij nuk i in-
teresonin aspak dhe as që ua hidhte sytë
zbukurimeve të tyre. Prandaj kur hyri brenda
me kalin e tij, shkeli mirë e mirë shtrojat e
shtrenjta, pastaj zbriti dhe e lidhi kalin e tij te
disa jastëkë. U afrua me kokën lart, me hapa të
vendosur, me armët ngjeshur. I thanë: "Lëri
armët." Tha plot krenari: "Unë nuk erdha me
dëshirën time, jeni ju ata që më thirrët, prandaj
më lini kështu ose u ktheva." Rustumi tha:
"Lëreni të afrohet." U afrua duke u mbështetur
me shtizën e tij mbi jastëkët e shtrenjtë, derisa
e grisi shumicën e tyre. Rustumi tha: "Çfarë ju
ka sjellë ju këtu?" Tha: "Allahu na ka dërguar
ne që të nxjerrim atë që Ai do nga adhurimi i
njerëzve tek adhurimi i Allahut, nga ngushtica
e kësaj bote te gjerësia e saj, nga padrejtësia e
12 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9
feve në drejtësinë e Islamit. Gjithashtu na ka
dërguar te njerëzit që t`i thërrasim ata tek feja
e Allahut, prandaj kush e pranon këtë fe, ne
tërhiqemi prej tij dhe kthehemi mbrapsht,
ndërsa kush e refuzon këtë fe, do ta luftojmë
derisa të arrijmë prentimin e Allahut." Tha:
"Cili është premtimi i Allahut?" Tha: "Xheneti
për atë i cili vritet në luftë ose fitorja për atë që
ngelet gjallë." Rustumi kërkoi një afat derisa ta
studionin këtë çështje, mirëpo Reb`ije nuk i
dha afat më shumë se tri ditë duke i thënë:
"Nuk na ka mësuar Pejgamberi sal-lAllahu ale-
jhi ve sel-lem që t`i japim afat armikut më
shumë se tri ditë kur të ballafaqohemi me të."
Rustumi tha: "A ti je i pari i tyre?" Tha: "Jo,
por muslimanët janë si një trup i vetëm."
Reb`ije ibën Amiri u kthye, ndërsa Rustumi
mblodhi më të zgjedhurit e popullit të tij duke
diskutuar. Rustumi tha: "A keni dëgjuar ndon-
jëherë fjalë më të mençur dhe më krenare sesa
fjala e këtij burri?" Thanë: "Ki kujdes, mos e lër
fenë tënde dhe të anosh nga fjala e atij qeni, a
nuk e pe se ç’rroba kishte veshur?" Rustumi
tha: "Mjerë për ju, mos shikoni rrobat, por
shikoni fjalën dhe mendimin. Me të vërtetë
muslimanët nuk i japin rëndësi veshjes,
ushqimit dhe prejardhjes."
Pas kësaj Sead ibën Ebi Vekasi dërgoi një per-
son tjetër, Mugira ibën Shu`beh. Kur hyri tek
Rustumi, i tha atij: "Ju jeni fqinjët tanë dhe ne
gjithmonë ju kemi mbrojtur dhe ju kemi bërë
mirë, prandaj kthehuni në vendin tuaj dhe ju
premtojmë se nuk do ta pengojmë tregtinë
tuaj." Mugira tha: "Ne nuk e duam jetën e
kësaj bote, qëllimi ynë dhe ajo që ne kërkojmë
është bota tjetër. Allahu i Lartmadhëruar ka
dërguar tek ne Pejgamber me fenë e vërtetë,
nuk ka person që largohet nga kjo fe e nuk
poshtërohet."
Pas këtyre debateve u vendos të fillohej lufta.
Dy ushtritë u takuan dhe u përplasn ashpër me
luftime gjatë gjithë ditës dhe pjesën më të
madhe të natës. Kjo gjendje vazhdoi për tri
ditë, por ajo që duhet të theksohet është se
muslimanët vuajtën shumë nga elefantët, të
cilët i frikësonin kuajt arabë, që nuk ishin më-
suar të shihnin elefantë. Megjithatë luftëtarët
trima muslimanë bënë durim dhe luftuan me
guxim derisa arritën fitoren me ndihmën e Al-
lahut dhe suksesin e Tij. Dikujt i lindi ideja e
goditjes së elefantve me shigjeta në sy, që të zm-
brapseshin si dhe ua mbyllën sytë kuajve të
tyre, që të mos i shihnin elefantët. Në ditën e
katërt, Allahu dërgoi një erë të fortë, e cila
shkatërroi kampin e mexhusëve persë duke i
bërë ata të shpartallohen dhe të arratiseshin nga
të mundeshin. Në këtë betejë u vranë dhjetë
mijë persë, mes tyre dhe komandanti Rustum,
ndërsa nga muslimanët ranë shehida rreth dy
mijë e pesëqind ushtarë. Me këtë betejë u for-
cua pozita e Islamit, u ngrit lart fjala e Allahut,
u krijua autoritet i fortë i muslimanëve tek
arabët dhe joarabët. Gjithashtu u përhap ud-
hëzimi i Islamit dhe drejtësia e tij duke dëbuar
errësirën e kufrit dhe të shirkut.[9]
ÇLIRIMI I SHAMIT
3) Bizantinët e morën vesh për shkeljen e mus-
limanëve në tokat e tyre, ndaj i shkruajtën Her-
akliut, i cili ndodhej në Kuds. Ai u tha:
"Mendimi im është të bëni kompromis me
muslimanët, sepse vallahi është më mirë t'u
jepni gjysmën e Shamit dhe do ju mbetet juve
gjysma tjetër së bashku me vendet bizantine
sesa të mposhteni në Sham dhe në gjysmën e
vendeve bizantine. Kjo këshillë i zemëroi ko-
mandantët e ushtrisë bizantine dhe menduan
se kjo fjalë ishte pasojë e dobësisë në karakterin
e perandorit bizant. Herakliu, kur pa këtë qën-
drim të ushtrisë, u dorëzua para vendimit të
tyre dhe hyri në luftë duke mbledhur të gjitha
forcat dhe u përqendrua në qytetin e Himsit,
ku përgatiti ushtri të madhe dhe të pajisur
mirë.[10]
______________
[9] Marrë nga libri el Hulefa er-Rashidun ved-devletul emevijeh, botim i Universitetit el Imam në Rijad.
[10] Marrë nga libri Xhevleh tarijiheh fi asril hulefa fq. 58 të Muhamed Sejid Vekil.
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9 13
BETEJA E JERMUKUT
VITI 15 HIXHRI
4) Pasi Herakliu pa fitoret e njëpasnjëshme të
muslimanëve, i mblodhi të gjithë ushtarët që
kishte në dispozicion për t'u përballur me
ushtrinë muslimane. Këto forca ishin nën ko-
mandën e vëllait të Herakliut, i cili e përqen-
droi ushtrinë pranë lumit Jermuk, një prej
lumenjve të vegjël që furnizon lumin Jordan.
Ndërsa ushtria muslimane, e cila ishte nën ko-
mandën e Ebu Ubejdes, zbriti dhe u vendos
përballë bizantinëve. Duke parë numrin e
madh të bizantinëve, Ebu Ubejde ngarkoi Ha-
lid ibën Velidin që të organizonte ushtrinë në
formacion lufte.
Halid ibën Velidi i bëri ushtrisë një rregullim
që nuk ishte parë kurrë nga arabët. Sulmuan
kalorësit muslimanë me trimëri të rrallë derisa
arritën ta ndanin ushtrinë bizantine në dy
pjesë, kalorësit veç dhe këmbësorët veç. Kjo
ndarje si dhe goditjet e kalorësve muslimanë
bënë që kalorësia bizantine të tërhiqej duke lënë
mijëra të vrarë në fushë betejë. Pas kësaj e gjithë
ushtria muslimane u hodh mbi këmbësorinë
bizantine, të cilët ose binin në tokë të vrarë ose
mbyteshin në lumë. Kjo ishte një fitore e bu-
jshme e muslimanëve dhe goditja kryesore
shkatërruese ndaj Perandorisë së Bizantit. Në
këtë betejë u vranë më shumë se njëqind mijë
bizantinë dhe rreth tre mijë shehidë nga mus-
limanët.
ÇLIRIMI I EGJIPTIT
5) Egjipti në atë kohë ishte nën sundimin
bizantin dhe me besim të krishterë si bizanti-
nët. Megjithëse ishin të së njëjtës fe, bizantinët
i shtypnin egjiptianët dhe u vendosnin taksa
nga më të ndryshmet, saqë edhe nëse donin të
varrosnin të vdekurit duhet të paguanin gjobë.
U nis Amru bin Asi në krye të katër mijë
ushtarëve muslimanë nga Shami për në Egjipt.
Me gjithë vështirësitë që hasën në kalimin e
dunave të rërës, arritën në qytetin Arish, të cilin
e çliuruan pa rezistencë. Kjo ndodhi në fund të
vitit 18 hixhri. Pastaj vazhduan drejt qytetit
Ferma, të cilin e çliruan pas një muaji e gjysmë
rrethimi, pra në fillim të vitit 19 hixhri. Në çlir-
imin e këtij qyteti muslimanët u ndihmuan nga
egjiptianët, të cilët ishin mërzitur nga regjimi
bizantin. Pastaj vazhdoi përpara Amru ibën Asi
derisa arriti në qytetin Belbis, të cilin e çliroi
pas një lufte të ashpër e të pandërprerë, e cila
zgjati një muaj rresht. Pastaj eci drejt qytetit
Umu Denin, ku u ndez një luftë e egër, pasi
bizantinët ishin mbyllur në kala mbrojtëse, të
cilat njiheshin si më të fortifikuarat e asaj kohe,
por me ndihmën e Allahut u bë i mundur çlir-
imi i këtij qyteti. Kështu vazhdoi çlirimi i
qyteteve të njëpasnjëshme derisa u bë Egjipti
krahinë muslimane.[11]
HISTORIA E SHEHIDLLËKUT TË
UMER IBNULHATTABIT
Umeri radijallahu anhu u vra nga dora e
Feiruzit ose si quhej ndryshe Ebu Luëlu el-
Mexhusi, skllavi i Mugira ibën Shu`beh. Ky
mexhus ishte sjellë nga Iraku për t`u mësuar
muslimanëve disa lloj zanatesh që posedonte,
si p.sh.: zdrukthtarinë, gdhendjen, kovaçhanen
etj. Ai kishte përgatitur një thikë të veçantë me
dy maja, të helmuar, për të vrarë kalifin e mus-
limanëve, gjë të cilën e arriti në një namaz
sabahu, pasi kishte filluar namazi. Ai e goditi
Umerin gjashtë herë, njëra prej këtyre goditjeve
ishte poshtë kërthizës dhe u bë shkak për vdek-
jen e tij. Kjo ndodhi më 23 Dhulhixhe të vitit
23 hixhri. Bashkë me Umerin vrasësi theri edhe
13 burra gjatë ikjes së tij mes safeve, shtatë prej
të cilëve vdiqën. Në fund, ky kriminel, kur e
kuptoi se do kapej, u vetëvra. Pas kësaj Umeri
jetoi edhe tri ditë dhe ndërroi jetë më datë 26
______________
[11] Marrë nga libri el Hulefa er-Rashidun ved-devletul emevijeh, botim i Universitetit el Imam në Rijad.
14 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9
të muajit Dhulhixhe. E lau, e qefinosi dhe ia
fali namazin djali i tij Abdullahiu dhe u varros
pranë dy shokëve të tij. Halifati i tij zgjati
dhjetë vjet e gjashtë muaj. Transmeton Buhariu
nga Amru ibën Mejmuni, i cili thotë: "Isha në
këmbë afër Umerit Allahu qoftë i kënaqur me
të, ku mes meje dhe tij ishte vetëm Abdullah
ibën Abbasi në mëngjesin e asaj dite në të cilën
u vra. Umeri Allahu qoftë i kënaqur me të
kalonte mes safeve dhe u thoshte: "Drejto-
huni", derisa nuk shikonte boshllëqe. Atëherë
dilte përpara dhe merrte tekbir. Lexoi në
rekatin e parë suren Jusuf ose Nahël, që të
priste njerëzit derisa të vinin. Kur mori tekbir
(për ruku) e dëgjova të thoshte në momentin e
therjes: "Më vrau qeni." Pastaj vrasësi u tërhoq
duke kaluar mes safeve dhe therte kë të gjente
majtas djathtas, duke therur kështu 13 burra,
shtatë prej të cilëve vdiqën. Duke parë këtë sit-
uate një burrë prej muslimanëve i hodhi një
rrobë përsipër kriminelit. Vrasësi, kur u bind
se do kapej, atëherë vrau veten. Ndërkohë
Umeri Allahu qoftë i kënaqur me të kapi për
dore AbduRrahman ibën Avfin dhe e nxori
përpara. Ata që ishin prapa Umerit e panë se
ç’ndodhi, ndërsa ata që ishin në cepa nuk
morën vesh gjë, bile filluan të thonë Subhanal-
lah kur humbi zëri i Umerit. AbduRrahman
ibën Avfi e plotësoi namazin shpejt e shpejt dhe
kur mbaruan, Umeri tha: "O Ibën Abbas, shiko
se kush më vrau." Pas pak erdhi Ibën Abbasi
dhe tha: "Ishte robi i Mugiras." Umeri tha:
"Zoti e vraftë! Elhamdulilah që nuk ishte
vrasësi im ndonjë musliman." Pas kësaj u ven-
dos në shtëpinë e tij, pas pak i dhanë një lëng
që ta pinte, por i doli nga plagët. Iu dha
qumësht, por përsëri i doli nga vrimat, aty u
kuptua se do të vdiste. Filluan ta vizitonin
njerëzit dhe t`i shprehnin lavdërime nga më të
ndryshmet, derisa erdhi një djalosh dhe tha:
"Përgëzohu, o emir i besimtarëve, me përgëz-
imin e Allahut! Ti që shoqërove Pejgamberin
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ti që ke pozitë të
veçantë siç e di dhe vetë, e more kalifatin dhe
mbajte drejtësi, ndërsa tani je shehid." Tha
Umeri Allahu qoftë i kënaqur me të: "Do doja
të dilja nga kjo botë as për mua e as kundër
meje." Kur djaloshi iku, Umeri Allahu qoftë i
kënaqur me të e pa rrobën e tij poshtë zogut të
këmbës dhe tha: "O djalosh, ngrije rrobën
tënde sepse kjo është më e mirë për rrobën
tënde dhe më e devotshme për Zotin tënd."
Tha: "O Abdullah, shiko se sa borxhe kam."
Pasi i bënë llogarinë, gjetën se borxhi i tij ar-
rinte 86.000 dërhemë. Pasi la porosi ta shlyenin
borxhin, i tha Abdullahut: "Shko tek Aishja,
bëji selam prej meje dhe mos i thuaj nga emiri
i besimtarëve, sepse unë sot nuk jam më emir,
por thuaji: "Të kërkon leje Umeri biri i Hat-
tabit që të varroset pranë dy shokëve të tij."
Hyri Abdullahu tek Aishja dhe e gjeti atë duke
qarë." I tha asaj: "Të çon selam Umeri dhe të
kërkon leje për t'u varrosur pranë shokëve të
tij!" Aishja tha: "E kisha ruajtur atë vend për
vete, por sot do t`i jap përparësi Umerit ndaj
vetes time." Erdhi Abdullahu, i tregoi për lejen
e Aishes dhe Umeri tha: "Elhamdulilah, nuk
kisha gjë më të dashur sesa këtë. Kur unë të
vdes, më merrni dhe më çoni atje, kërkojini leje
përsëri Aishes Allahu qoftë i kënaqur me të.
Nëse jep leje, më varrosni. Nëse jo, më ktheni
në varrezat e muslimanëve." Pasi u përshëndet
me njerëzit për herë të fundit dhe la porosinë e
tij në lidhje me halifatin, vdiq Umeri Allahu
qoftë i ,kënaqur me të halifi i dytë i musli-
manëve, shoku i dytë i ngushtë i Pejgamberit
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Zoti e mëshiroftë
dhe qoftë i kënaqur prej tij!
Pregaditi: Shuajb Rexha
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9 15
Komentime nga Kur’ani
F
rika prej Allahut të Lartmadhërishëm,
pra të qenët i devotshëm, arrihet kur
robi krijon mes tij dhe hidhërimit të
Allahut një mburojë apo fortifikatë, me të
cilën mbrohet prej Tij. Kjo realizohet duke
bërë vepra të mira dhe duke iu larguar
mëkateve.
Ndërsa frika kulminante ndaj Allahut do të
thotë që njerëzit t'i nënshtrohen Atij duke
përfillur urdhrat e Tij dhe mos t'i bëjnë
mëkat Atij, që Ai të përmendet (me dhikër
dhe lutje) dhe të mos harrohet, t'i shprehet
falënderim Atij (për të mirat e Tij të vazh-
dueshme ndaj njerëzve) dhe të mos trego-
hemi përbuzës. Të gjitha këto shpjegime të
devotshmërisë i ka bërë Abdullah ibën Me-
sudi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, siç e ka
rrëfyer Ibni Kethiri nga Ibën Ebi Hatimi me
sened autentik. Disa nga dijetarët kanë thënë
se ky ajet është abroguar me fjalën e Allahut:
"Kini pra frikë Allahun sa të keni mundësi"
Tegabun 16, dhe këtë mendim e ka rrëfyer
Ibni Kethiri gjatë komentit të këtij ajeti nga
Seid ibën Xhubejri, Ebi Alije dhe Rebië ibën
Enesi, Katadeja, Mukatil ibën Hibbani, Zejd
ibën Eslemi dhe të tjerët.
Kurtubiu në tefsirin e tij, pasi ka sjellë
mendimin e disa dijetarëve për abrogimin e
atij ajeti, ka thënë: "Mirëpo është thënë se
fjala e Allahut: "Kini pra frikë Allahun sa të
keni mundësi" është sqarim i atij ajeti dhe
kuptimi duhet të jetë kini frikë Allahun
ashtu siç duhet pasur frikë nga Ai sa të
mundeni. Ky është shpjegimi më i qëlluar,
sepse abrogimi bëhet kur nuk ka mundësi
bashkimi mes ajeteve, kurse këtu bashkimi
është i mundshëm, prandaj edhe është më
primar."
Ndërsa kuptimi i pjesës tjetër të ajetit: "...dhe
mos vdisni ndryshe veçse duke qenë musli-
manë" është: Përmbajuni Islamit dhe qën-
droni vazhdimisht në të derisa t'ju vijë
vdekja. Ajo ju vjen juve, por ju qëndroni të
devotshëm, kështu përfundimi i juaj do të
jetë i mirë. I Dërguari i Allahut alejhis-selam
ka thënë: "Veprat më të dashura tek Allahu
janë ato që vazhdojnë, edhe nëse janë të pakta."
Transmeton Buhari 43, Muslimi 1830 dhe
është nga teksti i tij.
Në Sahihun e Muslimit 4776 po ashtu trans-
metohet nga Abdullah ibën Amër ibën Asi,
Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush
dëshiron që të shpëtojë nga zjarri (i xhehene-
mit) dhe të hyjë në xhenet, mos të vdesë ndryshe
veçse duke qenë besimtar në Allahun dhe në
Ditën e Gjykimit dhe le t'ju shkojë njerëzve me
atë që edhe ai vetë ka qejf që t'i shkojnë
njerëzit."
Pra, kuptimi i këtij hadithi është i njëjtë me
atë të ajetit, që njeriu të jetë i devotshëm
gjithnjë, derisa t'i vijë vdekja.
Shkëputur nga "Min Kunuzil-Kur'anil-Kerim"
AbdulMuhsin el-Abbad el-Bedër
Përshtati: Zejd Haziri
KOMENTI I AJETIT 102
NGA KAPTINA ALU IMRAN
"O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun ashtu siç duhet pasur
frikë nga Ai dhe mos vdisni ndryshe veçse duke qenë muslimanë"
16 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9
Hadith
HADITHI NR. 3
Transmetohet nga Ebu Hurejra Allahu qoftë i kë-
naqur me të, se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem ka thënë:
"Kush më pason mua, vetëm se e ka pasuar Alla-
hun dhe kush më kundërshton mua, e ka kundë-
rshtuar Allahun az-ze ve xhel-le."
(Sahih-autentik)
Sqarim: Ka për qëllim se i Dërguari i Allahut
është vetëm përcjellës i fjalës së Allahut, prandaj
kush e pason atë, vetëm se e ka pasuar urdhëru-
esin e vërtetë, d.m.th. Allahun. E njëjta gjë vlen
edhe për mëkatet. Ky hadith është i njëjtë me
fjalën e Allahut: "Kush i bindet Pejgamberit, ai i
është bindur Allahut, e kush e refuzon, Ne nuk të
dërguam ty roje kundër tyre." Nisa 80
HADITHI NR. 4
Transmetohet nga Ebu Xheaferi se ka thënë:
"Abdullah ibën Umeri, kur dëgjonte nga Pejgam-
beri sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ndonjë hadith, nuk
e tejkalonte atë dhe nuk linte mangët." (Sahih-au-
tentik)
Sqarim: Shprehja "Lem jeaduhu - nuk e tejkalonte
atë" ka për qëllim që nuk vepronte diçka më shu-
më se çfarë ishte përmendur në fjalën e Pejgam-
berit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, d.m.th. nuk e
tepronte e të kalonte në ekstrem. Ndërsa shpre-
hja "Ve lem jukas-sir dunehu - nuk linte mangët"
do të thotë se nuk linte diçka pa e praktikuar, por
tërë fjalën e Pejgamberit e çonte në vend duke
mos shtuar dhe as duke mos pakësuar.
Abdullah ibën Umeri ishte i njohur për përpik-
mërinë e tij në pasimin e hadithit të Pejgamberit
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Dihet se Ibën Umeri
transmetoi njëherë hadithin: "Mos i ndaloni
robëreshat e Allahut (gratë) nga xhamitë e Allahut",
ndërsa njëri nga fëmijët e tij tha "ne do t'i ndalo-
jmë". Atëherë ia ktheu me fjalë të rënda që askush
deri atëherë nuk e kishte dëgjuar Ibën Umerin të
shprehej ashtu dhe nuk i foli më deri në vdekje.[1]
Ka edhe shumë e shumë raste të tjera që tregojnë
përpikmërinë e Ibën Umerit në zbatimin e ha-
dithit të Resulullahut sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem.
HADITHI NR. 5
Transmetohet nga Ebu Derda se ka thënë:
"Erdhi tek ne i Dërguari i Allahut ndërsa ne ishim
duke përmendur varfërinë dhe duke u frikësuar nga
ajo. Atëherë na tha: "Varfërisë i frikësoheni?Pasha
Atë që shpirti im është në dorën e Tij, të mirat e
kësaj bote do të derdhen mbi ju derisa nuk do ta de-
vijojnë zemrën ndonjërit prej jush vetëm se ato të
mira! Pasha Allahun, ju kam lënë në të bardhë, ku
nata dhe dita e saj janë të njëjta." Ebu Derda thotë:
"E ka thënë të vërtetën i Dërguari i Allahut. Na ka
lënë, pasha Allahun, në të bardhë, ku nata dhe dita
janë të njëjta." (Sahih-autentik)
Sqarim: Në këtë hadith Pejgamberi sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem e përgëzon umetin e tij se Allahu
do t'i pasurojë pas varfërisë, mirëpo ua tërheq
vërejtjen nga ajo pasuri e cila i bën ta harrojnë
adhurimin ndaj Allahut, duke vazhduar kështu
dashuria ndaj kësaj bote derisa të devijojnë zem-
rat e tyre pasi ishin të udhëzuara.
Shprehja "Ala mithli el bejda - në të bardhë",
domethënë se ju kam lënë me zemra të bardha e
të pastra për të mos anuar nga e kota, zemra të
cilat nuk mund t'i largojnë nga Allahu as të këqi-
jat e as të mirat. Kuptimi i saj mund të jetë se ju
kam lënë në rrugë të qartë e të pastër.
PARATHËNIA E “SUNENIT” TË
IBËN MAXHES II
______________
[1] Buhariu, libri i Namazit, kapitulli:Kërkimi i gruas leje nga burri për të dal në xhami, nr I hadithit (873).Ibën Maxheh hadithi nr (16).
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9 17
Këtu është përdorur folja e kohës së kaluar "ju
kam lënë", ndërsa qëllimi është e ardhmja,
d.m.th. nuk do të ndahem nga ju, nuk do të vdes
vetëm se duke ju lënë në diçka të qartë e të
pastër, që të mos devijoni.
HADITHI NR. 6
Transmetohet nga Muavije ibën Kurre, nga
babai i tij, i cili ka thënë: "Ka thënë i Dërguari i
Allahut sal-laAllahu alejhi ve sel-lem: "Do të vazh-
dojë një grup njerëzish nga umeti im që të jenë të
ndihmuar. Ata që i braktisin nuk i dëmtojnë, de-
risa të ndodhë kiameti." (Sahih-autentik)
HADITHI NR. 7
Transmetohet nga Ebu Hurejra se i Dërguari i
Allahut sal-laAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
"Do të vazhdojë një grup njerëzish nga umeti im
praktikues të urdhrave të Allahut Az-ze ve xhel-le;
nuk i dëmton ata kush i kundërshton." (Hasen
Sahih).
HADITHI NR. 8
Transmetohet nga Ebu Inebete El Havlanij të
ketë thënë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut
duke thënë: "Allahu vazhdon të mbjellë në këtë fe
fidanë që të jenë të nënshtruar ndaj Tij." (Hasen-
i mirë)
HADITHI NR. 9
Transmetohet nga Amr ibën Shuajbi, nga babai
i tij, i cili ka thënë: "Muaviu u ngrit në minber
dhe tha: "Ku janë dijetarët tuaj? Ku janë dijetarët
tuaj? E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke
thënë: "Nuk do të ndodhë dita e kiametit përveçse
një grup njerëzish nga umeti im do të jenë ngadhn-
jimtarë ndaj njerëzve, nuk i preokupon ata kush i
kundërshton apo kush i ndihmon." (Sahih-auten-
tik)
HADITHI NR. 10
Transmetohet nga Thevbani se i Dërguari i Al-
lahut ka thënë:
"Do të vazhdojë një grup njerëzish nga umeti im i
ndihmuar në të vërtetën. Nuk i dëmton ata kush i
kundërshton, derisa të vijë urdhri i Allahut."
(Sahih-autentik)
Sqarim: Nga të gjitha hadithet e lartpërmendura
dhe të tjera të ngjashme me to, të cilat imam
Ibën Maxhe nuk i ka cekur në "Sunenin" e tij
merren këto mësime:
1. Fjala e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem: "Do të vazhdojë një grup njerëzish nga umeti
im" tregon se është një grup njerëzish muslimanë
dhe jo tërë muslimanët dhe gjithashtu sinjalizon
për ekzistimin e grupeve të tjera.
2. Shprehja "…nuk i dëmton ata kush i kundër-
shton…" tregon se ekzistojnë grupe të tjera, të
cilat e kundërshtojnë palën e ndihmuar në çësht-
jet e fesë. Ky është i ngjashëm me hadithin e
përçarjes, së umeti do të përçahet në shtatëdhjetë
e tre grupe, ku grupet e tjera do ta kundërshtojnë
palën e ndihmuar në gjërat e fesë që kjo palë
praktikon.
3. Ky hadith përmban përgëzimin për këtë grup
të ndihmuar, se do të jenë të ndihmuar, të
shfaqur dhe ngadhnjyes në këtë botë.
4. Shprehja "derisa të vijë urdhri i Allahut" ka
për qëllim erën që ua merr shpirtrat çdo besim-
tari e besimtareje dhe nuk ka kundërthënie mes
kësaj dhe hadithit që thuhet "derisa të ndodhë ki-
ameti", sepse qëllimi është se ata do të jenë
ngadhnjyes derisa të vijë kjo erë e t'ua marrë sh-
pirtrat pak para kiametit dhe shfaqjes së shenjave
të tij.
Cilësitë e palës së ndihmuar:
1. Ajo është në të vërtetën - hakun.
2. Ithtarët e palës së ndihmuar janë praktikues të
urdhrave të Allahut, urdhërojnë për të mirë dhe
ndalojnë nga e keqja.
3. Pala e ndihmuar është ngadhnjimtare deri në
Ditën e Gjykimit.
4. Ajo është durimatare, e qëndrueshme. Për këtë
tregon hadithi i Enes ibën Malikut Allahu qoftë
i kënaqur me të, i cili thotë se i Dërguari sal-lAl-
lahu aleji ve sel-lem ka thënë: "Do të vijë te
njerëzit një kohë kur durimtari në fe është sikurse
ai që mban gacën."[2]
Kush janë pala e ndihmuar?
Imam Buhariu ka thënë: "Kapitulli: Fjala e Pej-
gamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "Do të
vazhdojë një palë nga umeti im ngadhnjimtare në
______________
[2] Transmeton Tirmidhiu Nr 2260. Dijetar Albani e ka cilësuar :Sahih-autentik.
18 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9
të vërtetën, e ata janë dijetarët."[3]
Ibën Haxheri thotë: "Abdullah ibën Mubareku
ka thënë: "Për mendimin tim ata janë pasuesit e
hadithit."[4]
Imam Neveviu thotë: "Ka thënë imam Ahmedi:
"Nëse nuk janë pasuesit e hadithit, nuk e di se
kush janë." Kadij Ijadij thotë se imam Ahmedi
ka për qëllim me pasuesit e hadithit Ehlu Sunetin
dhe xhematin dhe kush i ka bindjet e pasuesve të
hadithit."[5]
Ahmed ibën Sinani, dijetari i madh, ka thënë:
"Ata janë dijetarët dhe pasuesit e ethereve-gjur-
mëve të të parëve tanë të mirë."[6]
Imam Neveviu thotë se këtë palë të ndihmuar
mund ta përbëjnë shumë lloje njerëzish dhe prej
tyre mund të ketë trima luftëtarë, juristë, muha-
dithë, asketë, ata që urdhërojnë për të mirë dhe
ndalojnë nga e keqja dhe të tjerë.[7]
Imam Ibën Haxheri thotë: "Nuk është e domos-
doshme që kjo palë të jetë e bashkuar në një
vend, por mund të ekzistojë edhe e ndarë në shu-
më vende të botës."[8]
Rezymeja e fjalëve të dijetarëve është se këtë palë
mund ta përbëjnë shumë lloje njerëzish dhe se
mund të ekzistojnë në shumë vende duke qenë
të shpërndarë. Mirëpo nuk ka dyshim se ata që
merren me dituritë fetare, duke ua mësuar nje-
rëzve akidenë (besimin), fikhun (jurisprudenc-
ën), hadithin, tefsirin dhe shkencat e tjera fetare,
duke i praktikuar ato dhe duke ua mësuar të tje-
rëve, duke e mbrojtur Sunetin e Pejgamberit sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem nga gënjeshtrat dhe
shpifjet, pa dyshim se këta janë më meritorët për
të qenë pala e ndihmuar. Allahu na bëftë prej kë-
tyre! Amin!
HADITHI NR. 11
Transmetohet nga Xhabiri Allahu qoftë i kënaqur
me të se ka thënë: "Përderisa ishim tek i Dërguari
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ai vizatoi një vizë dhe
pastaj vizatoi dy viza në të djathtë dhe dy viza në
të majtë, pastaj vendosi dorën e tij te viza e mesme
dhe tha: "Kjo është rruga e Allahut", pastaj lexoi
këtë ajet kuranor: "Dhe se kjo është rruga (feja)
Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmba-
juni kësaj e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju nda-
jnë nga rruga e Tij." En'am 153
Sqarim: Në këtë hadith sqarohet çështja e fesë
duke treguar se rruga e Allahut është rruga e
drejtë dhe nuk ka devijime, është mestare.
Gjithashtu këtu sqarohet gjendja e ndjekësit të
kësaj rruge dhe se ai duhet të jetë syçelur sepse
çdo devijim, qoftë i vogël, mund ta shpjerë në
devijim të thellë për shkak të afërsisë së rrugëve
të tjera devijuese. Imam Ibën Kethiri, kur ko-
menton këtë ajet kuranor, thotë:[9] "Është për-
dorur rruga e Allahut në njëjës sepse ajo është e
vetme dhe nuk ka tjetër. Pra, e vërteta është një,
ndërsa rrugët e tjera janë përdorur në shumës për
të treguar se rrugët e devijimit janë të shumta.
Kjo i ngjan fjalës së Allahut: "Allahu është
Mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej er-
rësirave në dritë. E kujdestarë të atyre që nuk be-
suan janë djajtë, që i nxjerrin ata prej drite e i
hedhin në errësira…" Bekare 257
Vijon…
Përgatiti: Fidan Xhelili
Literatura e konsultuar:
Për shkallën e haditheve jamë mbështetur në mendimet
e dijetarit Muhamed Nasirudin Albani.
1.Sqarimi i Sunenit të Ibën Maxhës nga imam Ebul
Hasen El Hanefij, i njohur si imam Sindij
2."Fejdul Kadir", sqarimi i "Xhami' Sagir" të imam Su-
jutit. Autor Abdurreuf El Munavij.
3."Fet'hul Barij", sqarim i Sahihut të Buharit. Autor
Ibën Haxher El Askalanij.
4."El Minhaxh", sqarim i Sahihut të Muslimit. Autor
imam Neveviu.
5."Silsilet el ehadith es-sahiha", autor Muhamed
Nasirudin Albani.
6."Tefsiri i imam Ibën Kethirit".
______________
[3] Sahih Buhari me sqarim të Ibën Haxherit "Fet'hul Barij" (13358).
[4] Po aty.
[5] "El minhaxh sqarim i Sahihut të Muslimit" Autor imam Neveviu, (558-59).
[6] "Silsiletul ehadith es-sahiha"(13136-137)Autor Muhamed Nasirudin Albani.
[7] "El minhaxh sqarim i Sahihut të Muslimit" Autor imam Neveviu, (558-59).
[8] Sahih Buhari me sqarim të Ibën Haxherit "Fet'hul Barij" (13358).
[9] Tefsiri i Ibën Kethirit,komentimi i ajetit 153 të Kaptinës En'am.
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9 19
Jurisprudencë
F
alënderimi i takon Allahut, Zotit të bo-
tëve. Paqja dhe mëshira e Tij qoftë mbi Pe-
jgamberin tonë, Muhamedin sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem, mbi familjen e tij të pastër, mbi
shokët e tij që ndoqën rrugën e suksesit nën ud-
hëzimin e drejtë e triumfues si dhe mbi gjithë ata
që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tyre deri në
Ditën e Gjykimit, larg kufrit, bidatit dhe më-
katit.
Prej cilësive të Ehli Sunnetit është se ata u dorë-
zohen argumenteve të Kur'anit dhe Sunnetit të
vërtetë ashtu siç i kuptuan të parët tanë të mirë,
larg pasimit me fanatizëm të imamëve që nxori
nga gjiri i vet ky ummet. Ata çdo herë mundohen
që sunnetet e harruara t'i ringjallin e t'i vënë në
praktikë dhe duke qenë të përkushtuar në këtë
metodologji, ata i thërrasin edhe të tjerët në të
me fjalë dhe vepër. Nuk ka dyshim se harrimi i
sunneteve gjatë shekujve ka ndodhur për shkak
të injorancës dhe futjes së bidateve në fenë që Al-
lahu i Lartmadhëruar e përsosi dhe e kompletoi,
i Cili nuk pranon fe tjetër nga njerëzimi dhe çdo
gjë që i sajohet asaj (fesë), është e refuzuar.
Prej sunneteve të harruara janë edhe dy rekatet
pas ikindisë, që në sytë e shumë injorantëve du-
ken absurde dhe risi. Ata këtë mendim e mbrojnë
me fanatizëm sepse zemrat e tyre janë të mbulu-
ara nga padituria dhe pluhuri i bidateve. Por të
mos harrojmë se kundërshtimi mund të ndodhë
edhe nga pasuesit e Sunnetit, sepse ka prej tyre
që dy rekatet pas ikindisë i konsiderojnë prej ve-
çorive të Resulullahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
apo se këto dy rekate që ka falur Resuli sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem kanë qenë të drekës, porse
praktikimi i këtij sunneti (dy rekate pas ikindisë)
nga sahabët dhe nga ata që i pasuan këta në
mënyrë të drejtë, i hedh poshtë mendimet e lart-
përmendura. Ky mospajtim mund të zhduket me
paraqitjen e argumenteve të shëndosha duke i
elaboruar shkencërisht dhe kjo është cilësi prej
cilësive tona. Ne për çdo mospajtim i kthehemi
Librit të Allahut dhe Sunnetit të Pejgamberit sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem, duke reflektuar mbi fja-
lën e Allahut të Madhëruar, që thotë: "... nëse
nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë
parashtrojeni atë tek Allahu dhe tek i Dërguari,
po qe se i besoni Allahut dhe Ditës së Fundit... "
Nisa 59
Ibën Kethiri rahimehullah për pjesen e ajetit
"...nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë
parashtrojeni atë tek Allahu dhe i Dërguari ..."
thotë: "Muxhahidi dhe të tjerët nga selefi thonë:
"(Kthim) Te Libri i Allahut dhe Sunneti i Resu-
lullahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem."[1]
ARGUMENTIMI I DY REKATEVE PAS
IKINDISË
T
ransmeton Ibën Ebi Shejbe rahimehullah
në Mussannefin e tij (2/352) nga Aishja
radijallahu anha, e cila thotë: "Pejgamberi
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nuk i ka lënë dy rekate
para farzit të sabahut dhe dy rekate pas farzit të
ikindisë."[2] Ky hadith është argument i qartë si
DY REKATET PAS FARZIT TË
I K I N D I S Ë
______________
[1] Shiko Tefsirul Kur'anul Adhim nga Ibën Ktheri rahimehullah, vëllimi i dytë, faqe 345, botimi Daru Tibe.
[2] Hadith autentik, e ka vërtetuar Imam Albani rahimehullah në "Silsile Sahiha" në vëllimin 6, në pjesën e dytë, numër 2920 dhe në vëllimin 7, në pjesën
e parë, numër 3174. Hadithi është i transmetuar edhe në Sahih Ebi Davud, numër 1160, në vëllimin e pestë dhe po ashtu në "Irvaul Galil" në vëllimin e
dytë, faqe 188-189.
20 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9
rrezet e diellit në mëngjesin e kthjellët dhe argu-
menton për ligjshmërinë e faljes së dy rekateve
pas farzit të ikindisë. Këto dy rekate nuk janë të
drekës, siç mendojnë disa. Për këtë që themi
është argument hadithi që transmeton Is'hak
ibën Rahuvej rahimehullah në "Musnedu Aishe"
3/ 894/ 1013 nga Aishja radijallahu anha, e cila
thotë: "Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e
ka falur farzin e drekës dhe pas tij ka falur dy
rekate, e më pas ka falur ikindinë dhe pas saj dy
rekate."[3]
Ky sunnet nuk bie në kundërshtim me hadithin
që transmeton Buhariu rahimehullah në Sahihun
e tij nga Ebi Said el Hudriju radijallahu anhu, se
Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
"Nuk ka namaz pas namazit të sabahut derisa të
ngrihet dielli dhe nuk ka namaz pas ikindisë derisa
të perëndojë dielli." Ky sqarohet nga hadithi që
tregon Aliu radiallahu anhu, se i Dërguari sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Mos u falni
pas ikindisë, vetëm faluni atëherë kur dielli është
lart (para se dielli të skuqet para perëndimit)."[4]
Pra, nuk ka namaz kur shkëlqimi i diellit dobë-
sohet, domethënë para se të perëndojë. Muhad-
dithi Albani rahimehullah këtë hadith e shënon
në "Silsile Sahiha" nën titullin "Namazi para
perëndimit të diellit" (para se dielli të skuqet)".
QËNDRIMI I UMERIT RADIJALLAHU
ANHU NDAJ KËTIJ SUNNETI
T
ransmetohet nga El Mikdam bin Shihabi
e ky nga babai i tij, i cili ka thënë: "E
kam pyetur Aishen radijallahu anha se si
e ka falur namazin Pejgamberi sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem. Tha: "E ka falur drekën e pas saj i ka
falur dy rekate, pastaj ka falur ikindinë dhe pas saj
ka falur dy rekate." I kam thënë: "Por Umeri radi-
jallahu anhu ka dënuar me rrahje dhe i ka ndaluar
(njerëzit) për këto dy rekate." Aishja tha: "Umeri i
ka falur këto dy rekate dhe e ka ditur që Resulul-
lahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i ka falur këto dy
rekate. Mirëpo populli yt, pasues i fesë, është popull
i thjeshtë që nuk posedon dituri… e falin drekën,
pastaj falen nga dreka e deri në ikindi dhe po ashtu
e falin ikindinë e më pas falen deri në namazin e
akshamit dhe i ka dënuar me rrahje Umeri dhe ia
ka qëlluar."[5]
Muhaddithi Albani rahimehullah thotë: "Ky ha-
dith është argument i qartë se ndalesa e Umerit
radijallahu anhu për dy rekatet pas ikindisë nuk
ka të bëjë me to, ashtu siç mendojnë shumica,
por kjo ndalesë është për shkak të namazit pas dy
rekateve ose për vonimin e tyre në kohën që është
e ndaluar të falen. Dhe kjo kohë është kur dielli
të skuqet para perëndimit, kjo është koha që
ndalohet namazi pas ikindisë... Dhe dy rekatet
pas ikindisë janë sunet, nëse i fal me ikindinë
(pak) para se dielli të skuqet (para perëndimit).
Dënimi i Umerit radijallahu anhu me rrahje
është ixhtihad i tij, me të cilin janë pajtuar disa
sahabë dhe disa të tjerë nuk janë pajtuar dhe nga
ata që nuk janë pajtuar është nëna e besimtarëve
(Aishja radijallahu anha) dhe për të dy mendimet
ka që pajtohen, por obligim është kthimi te Sun-
neti, që është i vërtetë dhe i besueshëm nga trans-
metimi i nënës së besimtarëve."[6]
Prandaj duhet ringjallur ky sunnet i vdekur dhe
nuk dyshojmë që pasuesit e Sunnetit (grupi i sh-
pëtuar dhe pala e ndihmuar nga Allahu) janë ata
që çdo herë e kanë shfaqur dritën e Sunnetit të
vërtetë nën udhëzimin e drejtë.
Muhadithi i madh Albani rahimehullah, ha-
dithin 3174 në "Silsile Sahiha": "Pejgamberi sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem nuk i ka lënë dy rekate
para farzit të sabahut dhe dy rekate pas farzit të
ikindisë", e ka shënuar nën titullin "NAMAZI I
HARUAR QË DUHET RINGJALLUR".
Vel hamdu lil-lahi rabil alemin!
Përgatiti: Adem Avdiu
______________
[3] Hadith i vërtetë, e ka bërë sahih Albani rahimehullah në "Silsile Sahiha" në pjesën e tretë të vëllimit të shtatë, numër 3488.
[4] Transmeton Ebu Davudi (1/200), Nesaiu (1/97) e prej tij Ibën Hazmi në Muhal-la (3/31), Ebu Jeala në Musnedin e tij (1/ 119), Ibën Hibbani në
Sahihun e tij 621-622 dhe të tjerë; muhadithi Albani e ka saktësuar në "Silsile Sahiha" në pjesën e parë të vëllimit të parë, numër 200.
[5] Transmeton Ebul Abas Es-Siraxhi në Musnedin e tij me sened autentik, "Silsile Sahiha" në vëllimin e 6 në pjesën e dytë, faqe 1013.
[6] Shiko në "Silsile Sahiha" vëllimin e 6, pjesa e dytë, faqe 1013.
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9 21
Dëlirje&Edukim
V
ërtet të gjithë muslimanët, pa
dyshim, e dinë se ardhmëria i
takon Islamit. Për këtë arsye,
dhënia e shpresave se ky është realiteti në
kohën e përmirësimit (të ummetit) e bën
atë të qetë në kohën e vendosmërisë së
këtij realiteti.
E ky është kusht i domosdoshëm prej ku-
shteve të edukimit rabbanij, siç shihet
qartë në hadithin madhështor të Habbab
ibnul-Ertit,[2] Allahu qoftë i kënaqur prej
tij, kur ky shkon te Pejgamberi sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem dhe kërkon prej tij
që ta lusë Allahun që t’i ndihmojë dhe Pe-
jgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e la-
jmëroi se Islami do të rritej shumë dhe do
të përhapej me të madhe.[3] E nëse u bë e
qartë se ardhmëria i takon Islamit, atëherë
cili është ai menhexh që do t'i kapë për
dore këta muslimanë dhe do t'i çojë drejt
ardhmërisë së tyre të lulëzuar dhe fitores
së tyre bindëse?
Transmetohet nga Hudhejfe, radijAllahu
anhu, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem ka thënë: "Në mesin tuaj do të ketë
pejgamberllëk sa të dojë Allahu, pastaj e
ngre atë kur të dojë Ai. Pastaj do të jetë hal-
ifati sipas metodës pejgamberike; do të jetë
sa të dojë Allahu, pastaj e ngre këtë kur do
Allahu. Pastaj do të jetë mbretëri trashëgi-
more (saqë sakrifikojnë shumë pas saj). Kjo
do të jetë sa të dojë Allahu, pastaj e ngre këtë
kur do Allahu. Pastaj do të jetë mbretëri me
forcë (i udhëheq njerëzit me shkopin e vet
dhe e mbush tokën me krime dhe padre-
jtësi); kjo do të jetë sa të dojë Allahu, pastaj
e ngre këtë kur do Allahu. Pastaj do të vijë
halifati që udhëheq sipas metodës pejgam-
berike", pastaj heshti.[4]
a) Pra, ajo metodë është sipas gjurmëve të
sahabëve, shokëve të Pejgamberit sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem, e për këtë realitet
aludojnë disa çështje:
E para: Ardhmëria e Islamit realizohet
duke kthyer halifatin rashidij dhe duke
vazhduar jetën islame sipas metodologjisë
pejgamberike.
E dyta: Ai që e ndërtoi folenë e parë të Is-
lamit është halifati pejgamberik rashidij.
E treta: Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve
ARDHMËRIA I TAKON ISLAMIT,
POR SIPAS TË KUPTUARIT TË SELEFU SALIH[1]
______________
[1] Nga libri "El-Mekalatus-Selefijeh" të S. Hilalit, fq/165-167.
[2] Transmeton Buhariu.
[3] Kurse hadithet e tjera të cilat vërtetojnë prerazi se ardhmëria është e Islamit janë këto: hadithi i Ebu Hurejrës, i transmetuar nga Buhariu 2926 dhe
Muslimi 2922; hadithi i Thevbanit, i transmetuar nga Muslimi 2889; hadithi i Aishes, i transmetuar nga Muslimi 2907 si dhe hadithi i Temimud-Darit, i
transmetuar nga Ahmedi 4/103 dhe Hakimi 4/430-431.
[4] Sahih ligajrihi, transmeton Ahmedi, Tajalisij dhe Bezzari. Në këtë hadith janë cekur pesë etapa, e fundit është ajo sipas metodës pejgamberike; kështu
që logjiko: nuk është etapa e fanatizmit medhhebor e as esharito-maturidij, as ai partiak e as ai i havarixhëve bashkëkohorë apo i ndonjë sekti tjetër të devi-
juar!
22 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9
sel-lem ka lajmëruar për ardhjen e hali-
fatit rashidij pas atij pejgamberik dhe ka
lajmëruar për një tjetër halifat (të dytë)
sipas metodës pejgamberike, pas atij
mbretëror me dhunë, kështu që bëhet e
qartë se ardhmëria e Islamit do të jetë si e
kaluara e saj (në çdo aspekt), sa i përket
lulëzimit, përhapjes dhe fitores.
E katërta: Ata të cilët e kanë realizuar
kalifatin e parë rashidij janë shokët e Mu-
hammedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
dhe kush i ka pasuar me të mirë. Kjo do
të thotë se ata të cilët e përsërisin kalifatin
rashidij sipas metodës pejgamberike janë
ata të cilët punojnë sipas metodës së pa-
rakaluesve tanë të mirë, sahabëve bamirës
dhe tabiinëve të zgjedhur dhe atyre që i
pasojnë këta me të mirë.
b) Dhe ajo metodë është metoda eduka-
tive ripërtëritëse përmirësuese dhe jo rev-
olucionare, rebeluese dhe risimtare (me
bidate), as e arnuar dhe shtrembëruese.
Për këtë aludon fjala e Pejgamberit sal-l-
Allahu alejhi ve sel-lem në hadithin ku
flitet se si muslimanët do t'i vrasin çifutët
në kohët e fundit: ”Derisa druri dhe guri
të thotë: "O musliman, o adhurues i Al-
lahut!”[5] Ky hadith aludon për këtë meto-
dë për arsyet e mëposhtme:
E para: Metodologjia e sahabëve është
edukative përmirësuese dhe nuk ka
mundësi të përmirësohet fundi i këtij
ummeti vetëm se me atë që është për-
mirësuar fillimi i tij.
E dyta: Të folurit e drurit dhe gurit drej-
tuar muslimanit aludon se është fryt i
metodologjisë edukative përmirësuese, e
cila ka realizuar adhurimin e (drejtë ndaj)
Allahut në individë dhe shoqëri.
E treta: Udhëheqja e muslimanëve (në
tokë) dhe mbizotërimi i fesë është fryt i
përmirësimit dhe edukimit. Allahu i Ma-
dhëruar thotë: “Allahu u ka premtuar
atyre nga mesi juaj që besojnë dhe bëjnë
vepra të mira, se do t’i bëjë zotërues në
tokë, ashtu siç i pat bërë zotërues ata që
ishin para tyre." Nur 55
E katërta: Allahu i pati bërë zotërues të
kaluarit kur ata zbatuan metodologjinë
edukative, e cila mbështetet në durim dhe
bindje. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe
Ne bëmë nga mesi i tyre prijës që me ur-
dhrin Tonë udhëzojnë, pasi ata (që i
bëmë prijës) ishin të durueshëm dhe ndaj
argumenteve Tona ishin të bindur.” Sex-
hdeh 24.
Për këtë arsye, nuk ka mundësi të arrihet
ndryshe pushteti në fe, veçse me anë të
durimit dhe bindjes.
E nga e tërë kjo kuptuam bindshëm se
ardhmëria i takon Islamit, por sipas të
kuptuarit të të parëve tanë të mirë, selefu
salih, të nderuarit.
E lutja jonë e fundit është se hamdi i
takon vetëm Allahut, Zotit të botëve.
Shkëputur nga libri "Qëndrime selefite në disa çështje
metodologjike"
Përmblodhi: Zejd Haziri
______________
[5] Muttefekun alejhi.
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9 23
Familja
G
jatë muajit të Ramazanit, fluksi i musli-
maneve për t'u falur nëpër xhami,
posaçërisht në namazin e teravive, ka qenë
shumë i madh. Mirëpo me shkuarjen e tyre në
xhami kemi vërejtur kundërshtime të shumta ndaj
sheriatit. As burrit dhe as mbikëqyrësit të saj nuk i
lejohet që ta lejojë atë të shkojë në xhami pa u
plotësuar kushtet që kanë theksuar dijetarët. Për
disa nga këto kushte fakton teksti kuranor dhe
Sunneti, ndërsa disa të tjera janë në lidhshmëri me
argumentet që përputhen me shkakun e njëjtë që
e posedojnë.[1]
Këto kushte janë:
1. Që mos të jetë e parfumuar, ashtu siç është
transmetuar nga Zejnebe eth-Thekafijeh, e cila ka
thënë: "Na tha neve Resulullahu sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem: "E nëse ndokush nga ato (femrat) shkon
në xhami, mos t'i afrohet parfumit."[2] Nga kjo
kuptojmë se nëse femra dëshiron të shkojë në
xhami, atëherë të mos të parfumohet sepse parfumi
është nga shkaqet e joshjes dhe nxit epshet e
meshkujve. Kësaj i bashkëngjitet edhe zbukurimi,
si p.sh: rrobat që nxisin mendjemadhësi, shfaqja e
stolive (ar etj.), tingujt e hallhalleve në këmbë[3] si
dhe gjëra të ngjashme me to. Domosdoshmërisht
femra gjatë shkuarjes në xhami duhet të jetë në
shkallën më të lartë të mbulimit dhe të largimit nga
çdo gjë që është shkak për tërheqjen e vëmendjes
së meshkujve.
2. Që ta ulë shikimin ashtu siç e ka urdhëruar Zoti
i saj e të mos i shikojë meshkujt e huaj. Allahu i
Lartësuar thotë: "E thuaju besimtareve të ndalin
shikimet e tyre (prej haramit)..."[4] Ibën Kethiri
rahimehullah thotë: "Domethënë ajo çfarë u është
ndaluar atyre (femrave) nga shikimi te burrat e
huaj. E për këtë shumica e dijetarëve kanë anuar
nga mendimi se nuk i lejohet femrës që të shikojë
meshkujt e huaj me epsh apo pa epsh."[5] Neveviu
rahimehullah thotë: "E mendimi i saktë, me të
cilin janë edhe dijetarët në përgjithësi si dhe shu-
mica e sahabëve, është se i ndalohet femrës shikimi
i mashkullit të huaj ashtu siç i ndalohet atij shikimi
i saj."[6] Nuk ka dyshim se joshja është e barabartë.
Pra, nëse të shikuarit e mashkullit te femra shkak-
ton joshjen, gjithashtu edhe shikimi i saj tek ai
shkakton joshjen.
3. Mos të ketë diçka të rrezikshme (fesad) në
rrugën që të shpie në xhami. Pra, nëse rruga nuk
është e sigurt dhe ka frikë nga keqbërësit, atëherë
ndalohet shkuarja e saj në xhami për shkak të fitnes
(vend magjepsjes) dhe fesadit (realizimit të shthur-
jes).
4. Që të jetë e mbuluar me mbulesë islame duke e
mbuluar trupin në tërësi,[7] pra duke mbuluar fy-
tyrën, duart dhe këmbët. Nuk lejohet për femrën
që beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit që të dalë
për në xhami për të kryer një ibadet me fytyrë dhe
duar të zbuluara,[8] kur parimisht zbatimi i këtij
adhurimi është më mirë për të në shtëpinë e saj.
Në realitet ajo me këtë veprim bën një mëkat të
KUSHTET E SHKUARJES
SË FEMRËS NË XHAMI
______________
[1] Shiko" Edvaul bejan", 6/236.
[2] E transmeton Muslimi 443.
[3] Këtu hyn edhe zhurma e takave (sh.p).
[4] Nurë, 31.
[5] Tefsiri i Ibën Kethirit 6/46.
[6] Sherh en-Nevevij ala Muslim 10/353.
[7] Mbulimi i tërë trupit sipas sheriatit është që mbulesa të jetë e gjerë dhe jo që vizaton e shfaq trupin prej ngushtësisë dhe nga tejdukshmëria e saj, sido-
mos vendet që nxisin me të madhe epshin. Kjo mbulesë e shëmtuar, që ka nevojë për mbulesë, është përhapur me të madhe në mesin e femrave musli-
mane, të cilat janë mashtruar nga fetvatë e atyre që janë larguar nga rruga e të parëve tanë të devotshëm (e jo nga Islami)- nga rruga e sahabëve dhe e atyre
që i pasuan këta drejt, pra imamët e katër medhhebeve e dijetarët e tjerë që posedoi ky ummet në gjirin e vet (sh.p).
[8] Në lidhje me mbulimin e fytyrës dhe të duarve dijetarët kanë rënë në mospajtim. Disa thonë se është obligim mbulimi i tyre e disa e lejojnë zbulimin e
tyre dhe ky është mendimi i saktë. Pra, i lejohet femrës që të zbulojë fytyrën, duart dhe jo pjesët e tjera. Për më gjerësisht në lidhje mbi mbulesën e femrës
sipas sheriatit lexoni librin Mbulesa nga Imam Albani rahimehullah. (sh.p)
24 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9
madh duke i shkaktuar joshje dhe nxitje epshesh
vetes dhe dikujt tjetër.
5. Që të mos përzihet me meshkuj në rrugë apo në
xhami. Femra muslimane nuk duhet të dalë në
safat e meshkujve e as në vendet e tyre, por të falet
pas dhe larg tyre. Për këtë është transmetuar nga
Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili
ka thënë: "Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
ka thënë: "Safat më të mirë për meshkuj janë ata të
parët e më të këqijtë të fundit, ndërsa safat më të mirë
për femra janë të fundit e më të këqijtë për to janë të
parët."[9]
6. Mos ta ngrejë zërin në namaz as gjatë leximit e
as në thënien amin dhe as të ndërhyjë kur imami
gabon, por i mjafton të rrahë shuplakat, bazuar në
fjalën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem (që
thotë): "Thënia subhanallah është për meshkujt (kur
imami gabon), rrahja e shuplakave për femrat."[10]
7. Që të largohet (nga xhamia) para meshkujve për
të mos u përzier me meshkujt në rrugë apo në
dyert e xhamive. Është transmetuar nga Ummu Se-
lemeh radijallahu anha (që ka thënë): "Vërtet Pe-
jgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kur ka dhënë
selam, ka qëndruar pak në vendin e tij (dhe nuk është
kthyer me fytyrë nga xhemati)." Ibn Shihabi thotë:
"Kuptojmë e Allahu e di se femrat duhet të dalin e
të largohen nga xhamia, që mos t'i takojnë
meshkujt ato."[11]
Hafidh Ibën Haxheri thotë: "E nga hadithi përfi-
tohet që imami të ketë në konsideratë gjendjen e
atyre që falen (pas tij); që të largohemi nga çdo gjë
që ka mundësi të shpjerë në mëkate; të largohemi
nga vendet e akuzimit; se urrehet përzierja e
meshkujve me femrat në rrugë e të mos diskutohet
në shtëpi ... dhe se femrat kanë prezantuar në
xhami.[12]
Fjala përmbledhëse mbi këtë çështje
Femra është e obliguar të mbulohet dhe të largohet
nga çdo gjë që nxit meshkujt (drejt shthurjes) gjatë
daljes së saj nga shtëpia në përgjithësi e në veçanti
në xhami. Femra muslimane duhet të ndalet në
kufijtë që i ka caktuar Allahu dhe të jetë e bindur
se Ai që e obligoi me namaz dhe ia lejoi që të
shkojë në xhami, po Ai është që e obligoi me hix-
hab (mbulesë), modesti, ndershmëri dhe me turp.
E si t'i nënshtrohet Allahut në të parën e të mëka-
tojë në të dytën? Si të jetë e shpërblyer me prak-
tikimin e veprës që e ka ndaluar Ligjvënësi (Zoti)?
Si ta kryejë të lejuarën kur rruga e realizimit të saj
është e ndaluar? Vërtet nuk është larg që namazi i
saj të jetë i mangët, për arsye se mëkati, nëse nuk i
asgjëson veprat, i pakëson ato (në shpërblime).
Zemrën ta djeg keqardhja atëherë kur shikon se
shumica e femrave në vendin më të mirë - Bejtul-
lahil Harem - në Qabe kanë mbulesë të mangët, e
kanë zbuluar fytyrën, i kanë shfaqur bukuritë dhe
shkojnë për të kryer adhurime madhështore në
vendin më të shenjtë në fytyrën e globit tokësor.
Kësaj i shtohet edhe fërkimi i tyre me meshkujt në
vendin e tavafit apo në hyrjet dhe daljet e xhamisë
si dhe fakti që disa femra paraprijnë që të falin na-
mazin në vendin e tavafit afër Qabes, duke mend-
uar se kjo është më mirë! E ku qëndron këtu e mira
kur meshkujt kalojnë rreth tyre, ndërsa Resulul-
lahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë në hadithin
që e kemi cituar: "...e safat më të këqij për femrat
janë ata të parët", për shkak të afrimit të tyre me
meshkujt. Atëherë si qëndron puna kur ajo shkon
e shtyhet me meshkujt dhe bën namaz te vendi i
tyre?! Allahu na ndihmoftë!
Femrës i takon të largohet nga shtyrja dhe fërkimi
me meshkujt në hyrjet e xhamisë, në veçanti gjatë
daljes. Pra, ose të presë derisa të kalojnë një grum-
bull njerëzish ose le të shpejtojë duke u larguar pas
selamit të imamit, para se ta arrijnë meshkujt.
Dihet se për meshkujt është e pëlqyer që të qën-
drojnë në xhami pas namazit sa për një kohë që ata
e vërejnë se femrat janë larguar, mirëpo shumica e
tyre nuk kuptojnë.
E më parësore është veçimi i hyrjeve për femra, bile
më e kërkuar, duke pasuar atë që ndodhi në
shekullin e parë, ngase në këtë veprim ka dobi
madhështore.[13]
Shkëputur nga libri Ahkamu Huduril Mesaxhid
Autor: Abdullah ibën Salih el Fevzan
Përshtati: Adem Avdiu
______________
[9] Transmeton Muslimi 440.
[10] Transmeton Buhariu 1145 dhe Muslimi 422.
[11] Transmeton Buhariu 802.
[12] Fet'hul Barij 2/336.
[13] Umeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, gjatë halifatit të tij kishte urdhëruar për hapjen e një hyrjeje të veçantë për femrat (sh.p).
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9 25
Minberi
26 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9
N
ga mirësia e kësaj feje është lejimi i
mbledhjes së muslimanëve kolektivisht
në shumë adhurime, njëra prej të cilave
është edhe falja e namazit me xhemat në xhami
pesë herë në ditë. Përveç faljes së namazit kolektiv
në xhami, një tjetër e mirë prej të mirave nga Al-
lahu i Lartësuar është se njeriu fiton edhe në
dynja edhe në ahiret sepse njihet me vëllezër të
rinj, zbuten zemrat dhe arrihet komunikimi mes
muslimanëve, ku i padituri bëhet i ditur me lejen
e Allahut të Lartësuar.
Sa shumë u lumturuam dhe u gëzuam kur mes
nesh ishte muaji i Ramazanit, muaji i mëshirës,
muaji i faljes së gjynaheve, muaji i faljes së na-
mazit kolektiv në xhami. Shpesh kënaqemi me
xhematin tonë të madh në muajin Ramazan
sepse xhamitë tona janë të stërmbushura nga
falësit e namazeve, të cilët në këtë muaj janë të
rregullt në namazet e tyre me xhemat dhe falen
vetëm në xhami. Me përfundimin e Ramazanit
vërehet dukshëm mungesa e tyre në namazet me
xhemat. A thua pse ndodh kështu? Pse kjo mu-
ngesë e falësve të namazit me xhemat në xhami?
Kush janë ata të cilët gjithmonë falen me kolek-
tivin?
O rob i Allahut, të paktë janë ata që e falin na-
mazin e tyre me xhemat në shtëpitë e Allahut, që
janë xhamitë, e këta janë të sinqertët dhe të
mirët. Ndërsa ata që kundërshtojnë faljen me
xhemat janë hipokritët dhe të justifikuarat nga
radhët e femrave dhe ata që kanë arsye. A mos
vallë Allahu i Lartësuar e ka bërë obligim na-
mazin kolektiv në xhami vetëm në muajin Ra-
mazan?!
A thua për kë janë ndërtuar gjithë këto xhami o
muslimanë? Xhamitë do të ankohen tek Allahu i
Lartësuar për mospraninë tuaj dhe pakicën e
vogël të falësve të namazit me xhemat.
Robër të Allahut, ata që shkojnë në xhami për
faljen e namazit me xhemat janë njerëz të sin-
qertë dhe të mirë. Për këtë grup Allahu i Lartë-
suar në suren Nur thotë: “Në xhamitë, që Allahu
ka urdhëruar të ngrihen e të përmendet aty emri
i Tij, Atë e lavdërojnë në mëngjes dhe mbrëmje
njerëz të cilët shitblerja nuk i pengon për të për-
mendur Allahun dhe të cilët falin namazin dhe
japin zekatin dhe të cilët kanë frikë nga Dita (e
Kiametit), kur zemrat dhe shikimet do të jenë të
shqetësuara.” Nur 36-37
Kush janë këta njerëz? Ata që falen vetëm në
muajin e Ramazanit? Jo, o rob i Allahut, ata janë
të sinqertët e të mirët, ashtu siç na tregoi për ta
Allahu i Lartësuar në ajetin e lartpërmendur.
Mos harro, rob i Allahut, se ai që largohet nga
falja e namazit me xhemat në xhami duke mos
pasur arsye nga sheriati, ai është i njollosur me
nifak, hipokrizi, sepse i Madhërishmi na tregoi
për ta në suren Teube: “namazit i afrohen vetëm
në mënyrë të ngathët.” Teube 54
“Kur ata ngrihen për namaz, ngrihen me përtesë,
vetëm sa për t’u dukur para botës (njerëzimit)
dhe Allahun e përmendin fare pak.” Nisa 142
I Dërguari i Allahut na tregon se "namazi më i
rëndë për munafikun është namazi i jacisë dhe i
agimit, e sikur ta dinin se ç'ka në të (nga shpër-
blimet e faljes së namazit), do të vinin këmbado-
XHAMI
ME XHEMAT NË
NAMAZI
06. Bidati i veçimit të Vizitës së varreve në ditët e Bajramit
06. Bidati i veçimit të Vizitës së varreve në ditët e Bajramit
06. Bidati i veçimit të Vizitës së varreve në ditët e Bajramit
06. Bidati i veçimit të Vizitës së varreve në ditët e Bajramit
06. Bidati i veçimit të Vizitës së varreve në ditët e Bajramit
06. Bidati i veçimit të Vizitës së varreve në ditët e Bajramit
06. Bidati i veçimit të Vizitës së varreve në ditët e Bajramit
06. Bidati i veçimit të Vizitës së varreve në ditët e Bajramit
06. Bidati i veçimit të Vizitës së varreve në ditët e Bajramit
06. Bidati i veçimit të Vizitës së varreve në ditët e Bajramit
06. Bidati i veçimit të Vizitës së varreve në ditët e Bajramit
06. Bidati i veçimit të Vizitës së varreve në ditët e Bajramit
06. Bidati i veçimit të Vizitës së varreve në ditët e Bajramit
06. Bidati i veçimit të Vizitës së varreve në ditët e Bajramit

More Related Content

Similar to 06. Bidati i veçimit të Vizitës së varreve në ditët e Bajramit

Sq fragmente nga_jeta_e_sahabeve
Sq fragmente nga_jeta_e_sahabeveSq fragmente nga_jeta_e_sahabeve
Sq fragmente nga_jeta_e_sahabeve
Libra Islame
 
Abdurr Rrahman Rafet el Basha - Fragmente nga jeta e sahabëve
Abdurr Rrahman Rafet el Basha - Fragmente nga jeta e sahabëveAbdurr Rrahman Rafet el Basha - Fragmente nga jeta e sahabëve
Abdurr Rrahman Rafet el Basha - Fragmente nga jeta e sahabëve
Libra Islame
 
Dr. Jusuf Kardavi - Pasojat e mosfaljes së namazit
Dr. Jusuf Kardavi - Pasojat e mosfaljes së namazitDr. Jusuf Kardavi - Pasojat e mosfaljes së namazit
Dr. Jusuf Kardavi - Pasojat e mosfaljes së namazit
Shkumbim Jakupi
 

Similar to 06. Bidati i veçimit të Vizitës së varreve në ditët e Bajramit (11)

Sq fragmente nga_jeta_e_sahabeve
Sq fragmente nga_jeta_e_sahabeveSq fragmente nga_jeta_e_sahabeve
Sq fragmente nga_jeta_e_sahabeve
 
Abdurr Rrahman Rafet el Basha - Fragmente nga jeta e sahabëve
Abdurr Rrahman Rafet el Basha - Fragmente nga jeta e sahabëveAbdurr Rrahman Rafet el Basha - Fragmente nga jeta e sahabëve
Abdurr Rrahman Rafet el Basha - Fragmente nga jeta e sahabëve
 
Dr. Musli Vërbani - Bamirësia
Dr. Musli Vërbani - BamirësiaDr. Musli Vërbani - Bamirësia
Dr. Musli Vërbani - Bamirësia
 
Dr. Jusuf Kardavi - Pasojat e mosfaljes së namazit
Dr. Jusuf Kardavi - Pasojat e mosfaljes së namazitDr. Jusuf Kardavi - Pasojat e mosfaljes së namazit
Dr. Jusuf Kardavi - Pasojat e mosfaljes së namazit
 
Fragmente nga jeta e sahabeve
Fragmente nga jeta e sahabeveFragmente nga jeta e sahabeve
Fragmente nga jeta e sahabeve
 
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e PejgamberitFjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit
 
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
 
Tekfiri – Rregulla dhe Këshilla
Tekfiri – Rregulla dhe KëshillaTekfiri – Rregulla dhe Këshilla
Tekfiri – Rregulla dhe Këshilla
 
Namazi
NamaziNamazi
Namazi
 
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
 
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
 

More from Lexo dhe Mëso

More from Lexo dhe Mëso (20)

keqkuptim për islamin
keqkuptim për islaminkeqkuptim për islamin
keqkuptim për islamin
 
doktrina e trinisë
doktrina e trinisëdoktrina e trinisë
doktrina e trinisë
 
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëveJu nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
 
shkurt për jezusin
shkurt për jezusinshkurt për jezusin
shkurt për jezusin
 
A ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo MyslimanA ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
 
Islami dhe Krishterizmi
Islami dhe KrishterizmiIslami dhe Krishterizmi
Islami dhe Krishterizmi
 
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCABIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
 
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetëA e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
 
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjenPriftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
 
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdfTAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
 
DIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEISTDIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEIST
 
Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)
 
Bazat e besimit
Bazat e besimitBazat e besimit
Bazat e besimit
 
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga KuraniKurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
 
Xhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveXhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e Myslimanëve
 
Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëveVirtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
 
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësXhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
 
Vlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas SunetitVlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas Sunetit
 
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-HixhesVlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
 
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitVersion i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
 

06. Bidati i veçimit të Vizitës së varreve në ditët e Bajramit

  • 1.
  • 2. EDITORIALI Kryeredaktori Bidati i veçimit të Vizitës së varreve në ditët e Bajramit ........... 2 BESIMI Fidan Xhelili Obligueshmëria e besimit në Melaike ...................................... 4 Bali Sadiku E drejta e Allahut ndaj robërve të Tij dhe e drejta e robërve ndaj Allahut .............................................................................. 6 PEJGAMBERI YNË DHE SHOKËT E TIJ Shuajb Rexha Umer Ibnul ‐ Hattabi ................................................................ 9 KOMENTIME NGA KUR’ANI Zejd Haziri Komenti i ajetit 102 nga Kaptina Alu Imran ............................. 16 HADITH Fidan Xhelili Parathënja e “Sunenit” të Ibën Maxhes (II) ............................. 17 JURISPRUDENCË Adem Avdiu Dy rekatet pas namazit të Ikindisë .......................................... 20 DËLIRJE & EDUKIM Zejd Haziri Ardhmëria i takon Islamit, por sipas të kuptuarit të Selefu Salih .......................................................................... 22 FAMILJA Adem Avdiu Kushtet e shkuarjes së femrës në xhami .................................. 24 MINBERI Lirim Sadiku Namazi me xhemat në Xhami ................................................. 26 KOLOSËT E UMETIT Sabahudin Selimi Biografia e dijetarit Mukbil ibën Hadi El‐Vadii ......................... 32 TEMA Unejs Murati Vrasja e njerëzve të pafajshëm nga Kamikazët ........................ 34 Libraria “ATIK” Shpërndarja e Vitrave 2009 ..................................................... 39 PËRMBAJTJA Kryeredaktor: Zejd Haziri Anëtarët e revistës: Unejs Murati Fidan Xhelili Xheladin Leka Bashkëpunëtorët: Adem Avdiu Muhamed Abdullahi Sabahudin Selimi Bali Sadiku Redaktor gjuhësor: Arian Koçi Redaktor Teknik: Avni G. Gashi Ballina/Dizajni: Avni G. Gashi Boton: Shtëpia botuese Atik Gjilan, Republika e Kosovës Tirazhi: 1000 Adresa: Rr. M. Idrizi p.n 60000 Gjilan Republika e Kosovës Tel: 044 988 400 e‐mail: delirjedheedukim@gmail.com Ndihmo Revistën: Nr. i llog.: 1150‐138922‐0101‐09 ProCredit Bank of Kosovo Swift Code: MBKORS22 Gjilan, Republika e Kosovës
  • 3. Editorial BIDATI I VEÇIMIT TË VIZITËS SË VARREVE NË DITËT E BAJRAMIT 2 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9 F alënderimi i takon Allahut, i Cili na e mu- ndësoi ta arrijmë edhe këtë muaj të Ra- mazanit që sapo kaloi dhe na e bëri të mundur praktikën e adhurimeve të ndryshme si- pas mundësive tona. Në muajin e kaluar musli- manët i kanë hijeshuar xhamitë me namazin e tyre të natës, me iftaret e përbashkëta e shumë shumë punë të mira të tjera. Mirëpo, shumica e tyre akoma nuk janë vetëdijesuar për disa vepra të shëmtuara, të cilat ata i kryejnë duke menduar se janë pjesë e fesë, ndërkohë që feja jonë e pastër është larg atyre shëmtimeve. Prej veprave të sh- pikura, të shëmtura, në Bajramin e Fitrit apo në Kurban Bajram, është vepra që nuk është vepruar as nga Pejgamberi ynë e as nga shokët e tij, të cilët e kanë njohur dhe praktikuar më së miri sheriatin e Allahut. Kjo vepër është veçimi i di- tëve të Bajramit me vizitën e varreve. Në këto ditë, njerëzit, pasi falin namazin e Bajramit, shk- ojnë te varret dhe vizitojnë të afermit e tyre të vdekur dhe këtë e konsiderojnë prej fesë, saqë nëse dikush i këshillon ata që mos ta bëjnë këtë vepër, ata hidhërohen me të dhe e qortojnë në mënyrë të vrazhdë, a thua se je duke ua ndaluar atyre vizitën e varreve. Disa prej tyre nuk e falin namazin e Bajramit fare, por në kohën kur kry- het falja apo gjatë kohës së faljes shkojnë drejt e te varret dhe vizitojnë të afërmit e tyre me bindje se kjo është prej fesë. Disa të tjerë e bëjnë këtë vetëm sa për sy e faqe, për t'u lavdëruar te të afërmit e tyre të gjallë, kinse ata nuk i kanë haruar të vdekurit e tyre! Por, të mjerët kanë har- ruar se dashuria ndaj të afërmëve të tyre, e sido- mos prindërve, shprehet duke e lutur Allahun për ta me falje, mëshirë e lehtësim, ngase Pejgamberi ynë na ka lajmëruar se kur njeru vdes, çdo lidhje që ka me këtë botë humbet, këputet, përveçse tri gjërave: 1 - Vepra e mirë që ka lënë pas ai, me të cilën njerëzit punojnë akoma pas vdekjes së tij. 2 - Sadakaja rrjedhëse, si ndërtimi i ndonjë xhamie apo hapja e ndonjë pusi a çezmeje pub- like, që njerëzit të përfitojnë prej këtyre të mirave vazhdimisht pas vdekjes së tij. 3 - Fëmija i hairit, i devotshëm, i cili u ruhet harameve dhe zbaton urdhrat e Allahut dhe lutet për prindin e tij tek Allahu për falje e mëshirim pas vdekjes së prindit. Pra, kështu duhen përkujtuar të afërmit tanë, me lutje të shpeshta për ta e jo duke i harruar ata tërë vitin e pastaj shkon dhe i viziton një herë në vit duke mashtruar veten dhe të tjerët. Ky nuk është përkujtim, ti nuk je duke ua dashur të mirën të afërmëve të tu, sepse, siç e pe edhe vetë, shprehja e dashurisë dhe se ti ua do të mirën atyre bëhet duke lutur Allahun për ta gjatë tërë vitit dhe jo me një apo dy ditë të vitit me vepra që nuk i ka bërë të ligjshme Allahu në këtë fe. Veçimi i ditëve të Bajramit me vizitën ndaj të vdekurve nuk gjen- det në fenë tonë dhe sigurisht që po të kishte qenë e pëlqyer tek Allahu dhe po të kishte shpër- blim, patjetër që Muhamedi alejhis-selam dhe shokët e tij do ta kishin vepruar para nesh, siç e thamë edhe më lart. Perkundrazi, kjo vepër është e refuzuar nga vetë Pejgamberi ynë, i cili ka thënë: "Çdokush që bën vepra që nuk janë prej fesë sonë, ato janë të refuzuara"; dhe njëherazi kjo vepër përmban gjëra të rrezikshme, që mund ta largojnë praktikuesin e saj nga Islami! Fatkeqësisht, mëkati i kësaj vepre nuk u takon
  • 4. 3 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9 vetëm atyre që e bëjnë atë, por edhe atyre hox- hallarëve që nxisin në të, disa prej tyre edhe për- mes mediumeve, siç e kam dëgjuar edhe unë vetë dhe jam tronditur me ato fetva nxitëse të tyre, posaçërisht se "disa" prej tyre konsiderohen koka të hoxhallarëve në vendin tonë dhe prej prijësve fetarë të saj! Të vërtetën e ka thenë Pejgamberi ynë kur thotë: "Kur t'i jepet një pozitë atij që nuk e meriton, prite kijametin." Këta hoxhallarë jo vetëm që e konsiderojnë këtë vepër prej fesë dhe i nxisin të tjerët në të, por luftojnë kundër atyre që ndalojnë nga kjo risi në fe dhe i këshillojnë të tjerët që mos ta veçojnë këtë ditë me vizitën e varrezave. Madje ata prete- ndojnë se qortuesit e kësaj vepre të shëmtuar pra- ktikojnë një fe tjetër dhe me këtë duan t'ia fusin frikën popullit se kinse ne jemi duke thirrur në një fe të re, jo në Islamin e tyre të njohur me shekuj. Ata këtë e bëjnë nga frika se mos humbasin ithtarët dhe me këtë humbin edhe pozitat në in- stitucionet e tyre, pozita që nuk mund t'i mbajnë pa mbështetjen e popullit ose pa burokraci. Por, betohem në Allahun e Madhërishëm, se ata kanë një përgjegjësi të madhe për këtë para All- ahut në Ditën e Gjykimit. Të mjerët ata ku janë në raport me fjalën e Pejgamberit sal-lAllahu ale- jhi ve sel-lem, i cili ka thënë: "Kush e hap një derë të sherrit, ai për këtë ka mëkat dhe mbi të janë mëkatet e të gjithë atyre që e bëjnë këtë vepër të keqe". Të mjerët ata… të mjerët ata! A thua vallë kanë harruar se fjalët e tyre janë të mbikëqyrura dhe se të shikuarit e tyre, të dëgjuarit e tyre dhe zemrat e tyre, të gjitha këto do të pyeten para Allahut.. A kanë harruar ata se për një fjalë të vogel që e thonë e nuk i kushtojnë rëndësi mund të futen në zjarr të xhehenemit? A kanë harruar se Pe- jgamberi ynë i ka thënë Muadhit radijallahu anhu, se gjëja që më së shumti i fut njerëzit në xhehenem është gjuha e tyre? Të mjerët ata, të mjerët ata…që u japin fetva njerëzve pa dije, të cilët flasin për Allahun pa dije… Sepse kur flasin në fe pa dije, ata sikur thonë: “kështu thotë Al- lahu”, kurse Allahu në të vërtetë nuk e ka thënë fare! Pra, ata njëherazi shpifin për Allahun fjalë që Ai nuk i ka thënë, e kjo është më e rëndë sesa shpifja ndaj njerëzve dhe aq është e rëndë, saqë dijetarët e Islamit këtë vepër të shëmtuar e kanë rreshtuar në librat e besimit dhe kanë qortuar nga ajo me një qortim të madh sepse është prej çësht- jeve të besimit. Pra, kjo vepër nuk është prej fesë, përkundrazi, është kurth i shejtanit për t’i afruar njerëzit apo për t’i shpënë në adhurimin e çdokujt tjetër për- veç Allahut. Dijetari i madh Ali Mahfudhi, All- ahu e mëshiroftë (ka qenë anëtar i komisionit të ulemave të mëdhenj), në librin e tij “El-Ibda’a fi medarril-Ibtida’a”, faqe 243, thotë: “Prej bidateve të njerëzve pas namazit (të Bajramit) është edhe vizita e evlijave apo e varreve ose vizita e familjeve të tyre. Ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem shkonte me shokët e tij në shkretëtirë për të falur namazin e Bajramit, shkonte nga një rru- gë, ndërsa kthehej nga rruga tjetër. Mirëpo nuk është transmetuar diçka e saktë se ai ka vizituar ndonjë varr gjatë shkuarjes së tij apo kthimit të tij, edhe pse gjatë rrugës në të cilën ka ecur ka pasur varre. Përkundrazi, në festën e Kurban Ba- jramit ka thënë: “Gjëja e parë me të cilën fillojmë në këtë ditë është namazi e pastaj kthehemi dhe therim kurbanet. Kush e bën këtë, ai veçse ka prak- tikuar sunnetin tonë.” (Muttefekun alejhi). Kështu që (veçimi i ditës së Bajramit me vizitën e të vdekurve) është një kurth i shejtanit sepse ai nuk urdhëron në lënien e ndonjë sunneti derisa t’ua zëvendësojë atyre atë me një gjë duke i mashtruar ata se është afrim tek Allahu. Pra, ai kthimin e shpejtë te familjet ua zëvendëson me vizitën e varreve dhe ua zbukuron atyre se kjo vepër në këtë ditë është prej punëve të mira dhe shtimit të dashurisë mes tyre. Në ditët e tjera të rëndomta kur vizitohen varret nga njerëzit bëhen bidate dhe ndalesa të ndryshme, po si është puna kur ajo ndodh në këtë ditë, në të cilën janë liruar epshet dhe veprohen ndalesa të ndryshme?” Allahu i Madhërishëm na ruajtë nga gjërat e shëmtuara që nuk kanë vend në fenë tonë të pastër dhe na e mundësoftë të jemi njerëz që ad- hurojmë vetëm Allahun dhe ashtu të takohemi me Të. Pa dyshim që Ai është Dhuruesi i sukse- seve! Kryeredaktori
  • 5. Besimi E l melaike është shumësi i fjalës mele-ekun dhe melekun,ndërsapazanoren"e"ështëmëipër- dorur dhe më i njohur tek arabët, domethënë melekun, sepse ata thonë "melekun minel melaike", një melekngamelaiket.Ataiaheqin"hemzen-e",mirëpo kur e shndërrojnë në shumës, atëherë e kthejnë prapë në rrënjën e fjalës dhe thonë "melaike". Thuhet "eleke- nij-erselenij",d.m.th.mëkadërguarmua.Nisurngakjo, emriityrenxirretnga"eleluketu",eajoështë"err-rrisale", qëdo tëthotëmesazh,dërgesë. Pra,melaiketjanëtëDërguariteAllahutmeatëqëdësh- iron Allahu te krijesat e Tij. Allahu kështu i ka quajtur nëshumëcitate,sip.sh:"EkurtëdërguaritTanëierd- hënLutit,aiukeqësuapërtadheungushtuarëndëme ardhjenetyreetha:“Kjoështëditëevështirë!” Hud77. Gjithashtu Allahu thotë: "Ai (Ibrahimi) tha: “E ç’është punajuaj,ojutëdërguar?” Dharijat31 Të këtij mendimi janë shumica e gjuhëtarëve dhe ko- mentatorëve të Kur'anit. Thuhet se rrënja e këtij emri është nga "el melk", që do të thotë marrje me forcë, po ashtu është thënë se rrjedh nga fjala "malik". Thuhet se janë quajtur kështu për shkak të marrjes në përgjegjësi të punëve që u janë ngarkuar nga Allahu në çështjet e kozmosit, sikurse quhet mbret (melik) ai që merr për- sipërçështjetenjerëzvenëtokë.Mirëpothëniaserrënja eemritështëngael-eluketu,qëdotëthotëmesazhiështë mëeafërtdhemë eqëlluargjuhësishtdhekuptimisht, ndërsadythënietetjeraqëpërmendëmjanëngacilësitë emelaikevealejhimus-selam.[1] Sqarimiirealitetittëmelaikevesiçjanëpërmendurnë Kur'andheSunnet Ajo që tregon Kur'ani, Sunneti dhe konsensusi i mus- limanëveështësemelaiketjanëkrijesangakrijesateAll- ahut të Madhërishëm; i ka krijuar ato që ta adhurojnë Atë, siç i ka krijuar xhinët dhe njerëzit për adhurim. Melaiketjanëqenietëgjalla,tëmençuradheflasin.Bota emelaikeveështëbotëqëndryshonngabota exhinëve dhe njerëzve, edhe pse të gjithë janë krijesa nga krijesat e Allahut, mirëpo melaiket janë krijesa të ndershme, të pastra. Allahu i ka zgjedhur në këtë botë që të jenë afër TijdheqëtëkryejnëurdhrateTij,siurdhratnëkozmos (elkevnije)ashtuedheatosheriatike(esh-sher'ije).Allahu i bëri melaiket të dërguar dhe ambasadorë tëTij, që ta çojnë shpalljen te krijesat e Tij, pra i nderoi me këtë vepër. Kështu i ka cilësuar Allahu në Kur'an: "E ata thanë: “I Gjithëmëshirshmi ka fëmijë!” Larg saj qoftë madhëriaeTij!Jo,atajanërobërtëndershëm!Qënuk flasin para Tij, ata veprojnë me urdhrin e Tij. Ai (Al- lahu) e di çka vepruan më parë dhe çka do të veprojnë, dhe ata nuk përpiqen të ndihmojnë pos për atë me të cilin është i kënaqur Ai, e ata nga frika prej tij janë të kujdesshëm.Ndërsa,kushthotëprejtyreseunëjamzot pos Tij, ndëshkimi për të është xhehenemi. Kështu i ndëshkojmëNezullumqarët."Enbija26-29 Allahu me këto citate e qartësoi realitetin e melaikeve duke treguar se ato janë krijesa të ndershme, të cilat i krijoipëradhurimndajTij.Aiengritipozitënetyredhe OBLIGUESHMËRIA E BESIMIT NË MELAIKE PËRKUFIZIMI I MELAIKEVE GJUHËSISHT DHE ZANAFILLA E EMRIT TË TYRE ______________ [1] Shiko "El-Kamus", faqe 1229; "Besairu dhevit-temjiz"(4524); "El-lisan"(10392); "El Misbah el munir", faqe18. 4 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9
  • 6. i nderoi ato, mirëpo me gjithë këtë nderim ato nuk dolën nga pozita e të qenët robër të Allahut dhe nuk kanë mundësi për një gjë të tillë, edhe sikur të pre- tendontendonjëprejtyreAllahudotadënontemezjarr. Mëvonëdotësqarojmërealitetinemelaikevedhegjërat që i dallojnë ato nga bota e xhinëve dhe njerëzve. Pozita e besimit në melaike dhe gjykimi i mohimit të tyre Besiminëmelaikeështështyllaedytëngagjashtështyllat e besimit, pa të cilat besimi i njeriut nuk është i saktë dhe nuk është i pranuar. Kur'ani është i mbushur me përmendjenemelaikeve,llojevetëtyre,pozitavetëtyre, urdhëronnëbesiminnëtodhetërheqvërejtjenngamo- himiityre,sqaronraportetemelaikevemeAllahundhe me njerëzit, madje sqaron edhe detyrat që kanë, ndër- kohëqënjësurenëKur'anquhetmeemrinetyre.[2] Allahu nganjëherë emrin e Tij e bashkon me të melaikeve dhe besimin nëTë e kushtëzon me besimin nëmelaike.Mirësianukarrihetndryshevetëmseduke besuarnëmelaike.Allahuthotë:"Nukështëtërëemira (e kufizuar) t’i ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi,pormirësievërtetëështëajoeatijqëibeson Allahut, Ditës së Gjykimit, engjëjve, librit, Pejgam- berëve…"Bekare177 Kur'ani tregon se Pejgamberi dhe ata që besuan me të janë besimtarë, vërtetues të asaj që është zbritur tek ata nga Zoti i tyre dhe këtu hyn edhe besimi në melaike. Allahu thotë: "I Dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotittëtij,eashtuedhebesimtarët.SeciliibesoiAllahut, engjëjve tëTij, shpalljeve tëTij, të Dërguarve tëTij. Ne nukbëjmëdallimnëasnjërinngatëDërguariteTijdhe thanë: “Iu përgjigjëm thirrjes dhe respektuam urdhrin. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë! Vetëm te Ti është ardhmëriajonë.” Bekare285 NganjëherëdëshminëemelaikeveAllahuebashkonme dëshminë eTij për të sqaruar madhështinë e dëshmisë së melaikeve. Allahu thotë: "Allahu vërtetoi se nuk ka zottjetërqëmeritontëadhurohetpërveçTij,edëshmuan edheengjëjtedijetarët…" AluImran18 Kështu, në shumë citate Allahu i përmendi melaiket, i lavdëroiatopërpunën,adhurimin,sinqeritetindheven- dosmërinënëtëvërtetën,ndërsanevenaurdhëroiqëtë besojmënëtëgjithëkëtë,prandajnejemibesimtarënë këtëdhevërtetuestësaj,iduammelaiketdheilavdëro- jmë ato me të gjitha fjalët. Kur'ani dhe Sunneti na tre- gojnëshumëgjërarrethmelaikeve,dukesqaruaratëqë ështëpërgjithësuarnëKur'an,dukeurdhëruartëbesohet në melaike siç urdhëroi Kur'ani. Këtu mund të për- mendimhadithine njohurtëXhibrilit,se"besimiështë tëbesoshnëAllahun,melaiketeTij,librateTij,tëDër- guarit eTij, Ditën e Fundit dhe të besosh në caktimin, tëmirën dhetëkeqen."[3] IbënEbilIzzelHanefij,Allahuemëshiroftë,thotë:"Al- lahuiLartësuarbesiminekonsideroitëbesuaritnëkëto gjëradheatëqëbesonnëkëtogjëraequajtibesimtar."[4] Hadithet në këtë kontekst janë të shumta dhe ne do të përmendimdisaprejtyrenëtematnëvijim. Muslimanëtunanimishtbesojnënëmelaikedheekon- siderojnë besimin në to në mesin e besimeve obligative të muslimanëve. Allahu ka gjykuar me kufër (mos- besim) për ata të cilët mohojnë ekzistimin e tyre dhe mosbesimin në melaike e bëri mosbesim në Allahun. AllahuiLartësuarthotë:"KushnukibesonAllahut,en- gjëjvetëTij,libravetëTij,tëDërguarvetëTijdhebotës tjetër,aikahumburtepërlarg." Nisa136 Kushnukbesonnëmelaike,emohonekzistencënetyre dheikomentonatosigjërashpirtëroreemendoreduke mohuarekzistencëne tyresitrupa,vetëmsekapërgën- jeshtruarAllahundhePejgamberineTij.Kushështënë këtë gjendje, Allahu na ruajttë, është mohues i Allahut (qafir). Vijon … Eshkëputurngalibri"Bindjetefraksionevemuslimanedhe fevetëtjerarrethmelaikevetëndershme" Autor:Dr.MuhamedibënAbdulvehabElAkil MësimdhënësnëUniversitetinIslamiktëMedinës Përktheu:FidanXhelili ______________ [2] Ajo është surja Fatir, që ndryshe quhet edhe surja e melaikeve. Shiko tefsirin e Ibën Xhevziut, "Zadul mesir" (6472) dhe "Ed-durr el-Menthur" (63). [3] Transmeton Muslimi (18) nga hadithi i Umerit radijallahu anhu. [4] "Sherhu akide Tahavije", faqe 314. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9 5
  • 7. F alënderimet qofshin për Allahun. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Salavatet dhe selamet qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamedin sal- lAllahu alejhi ve sel-lem, për familjen e tij, për shokët e tij të ndershëm e besnik dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Kiametit. Allahu subhanehu ve teala në Kur’an thotë: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” Dharijat 56 Që të më adhurojnë, do të thotë që ta veçojnë Allahun me ibadet, adhurim. Pra, urtësia e kri- jimit të njerëzve dhe xhinëve qenka adhurimi i Allahut dhe njësimi i Tij me ibadet. Po ashtu, Ai i krijoi ata që t'i sprovojë dhe të shohë se cili prej tyre është më vepërmirë. “Ai është që krijoi vdek- jen dhe jetën, për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë.” Mulk 2 Që të më adhurojnë është komentuar: 1. Që të më veçojnë mua me ibadet, adhurim dhe të mos më shoqërojnë Mua askënd. 2. Dhe që të më nënshtrohen Mua me një nën- shtrim të plotë, duke i praktikuar urdhrat e Mia dhe duke u përmbajtur nga gjërat e ndaluara. E për këtë Allahu subhanehu ve teala njerëzve u dha mendje, u dërgoi atyre Pejgamberë dhe u zbriti libra. E sikur të ishte qëllimi i krijimit të njeriut sikurse edhe i kafshëve, atëherë urtësia e dërgimit të Pejgamberëve nuk do të ishte e qartë dhe e qëndrueshme. E tillë do të ishte edhe urtësia e zbritjes së librave, prandaj nuk mbetet për njerëzit tjetër vetëm se të punojnë atë që Ai e ka lejuar dhe të përmbahen nga ajo që Ai e ka ndaluar, me qëllim që t'u bëjnë dobi veprat e tyre nesër kur do të dalin para Allahut subhanehu ve teala, ngase Allahu në Kur’an thotë: “S’ka dyshim se Ai që ta bëri obligim Kur’anin, Ai do të të kthejë ty aty nga erdhe.” Kasas 85 Ai është që ta zbriti Kur’anin dhe ka obliguar me të disa dispozita dhe me zbritjen e tij bëri dallim mes hallallit dhe haramit, mes së kotës dhe së vërtetës. Gjithashtu na obligoi që t’ua kumtojmë atë njerëzve dhe t’ua shpjegojmë atë që gjendet në të. Për këtë arsye, nuk është e logjikshme që me përfundimin e kësaj bote të përfundojë çdo gjë, pa shpërblim apo ndëshkim, por patjetër njerëzit do të kthehen një ditë tek Allahu subhanehu ve teala dhe secili do të shpërblehet sipas asaj që ka punuar; nëse ka punuar mirë, do të gjejë diçka që e kënaq dhe e gëzon atë, e nëse ka punuar keq, do të gjejë atë që e mërzit dhe e hidhëron atë. Ajo është një ditë shumë e vështirë, ditë ku nuk do të bëjë dobi asgjë përveç punës tënde të mirë, që ke bërë në këtë botë. Allahu në Kur’an thotë: “Dhe ruajuni një dite kur në të ktheheni tek Al- lahu dhe secilit njeri i plotësohet ajo që e ka fituar dhe atyre nuk u bëhet e padrejtë.” Bekareh 281 Dhe thotë: “E, si do të jetë gjendja e tyre kur Ne do t'i tubojmë ata një ditë për të cilën nuk ka dyshim dhe çdo njeriu do t'i ofrohet ajo që e ka fituar, duke mos iu bërë atyre kurrgjë e padrejtë." Alu Imran 25 Dhe: “Ditën kur nuk bën dobi as malli as fëmijët (bën dobi), vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë.” Shuara 88-89 Kjo pra është ajo që i bën njeriut në Ditën e Gjykimit, kjo është ajo që të shpëton prej hid- hërimit të Allahut subhanehu ve teala. Zemër e shëndoshë është ajo zemër në të cilën nuk zënë vend shirku, dyshimet, bidatet, mëkatet dhe dashuria ndaj të ligave. E nëse nuk gjenden në të këto cilësi, atëherë ajo zemër është e mbushur me sinqeritet, dashuri ndaj të mirave, dituri dhe bindje të thellë në Allahun subhanehu ve tela. Ta dini se Allahu subhanehu ve teala është i Plot- fuqishëm, është Krijues dhe Furnizues, i ngarkoi njerëzit me obligime dhe i ndaloi nga disa gjëra të tjera, me qëllim që ta adhurojnë Allahun me E drejta e Allahut ndaj robërve të Tij dhe e drejta e robërve ndaj Allahut 6 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9
  • 8. syçeltësi e për këtë Allahu subhanehu ve teala dërgoi Pejgamberë dhe u zbriti atyre libra, në mënyrë që ta kenë sa më të qartë hakun që kanë ndaj Allahut subhanehu ve teala. Allahu në Kur’an thotë: “Ne dërguam në çdo popull të Dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm Allahun e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!” Nahl 36 Allahu subhanehu ve teala na lajmëron përmes këtij ajeti se i ka ngritur argumentet e Tij ndaj çdo ummeti dhe se nuk ka ummet që Allahu subhanehu ve teala të mos i ketë dërguar Pejgam- berë dhe thirrja e tyre ka qenë e njëjtë, që ta ad- hurojnë Allahun dhe të mos i bëjnë shok Atij. Pra, urtësia e dërgimit të Pejgamberëve është e përqendruar në këto pika: 1. Ngritja e argumentit ndaj njerëzve dhe xhinëve në mënyrë që nesër kur të dalin para Al- lahut, të mos kenë asnjë arsyetim. Allahu subhanehu ve teala thotë: “Te Dërguarit që ishin lajmgëzues e kërcënues, ashtu që pas dërgimit të të Dërguarve njerëzit të mos kenë fakt (arsyetim) para Allahut.” Nisa 175 2. Mëshira e Allahut ndaj krijesave. Allahu sub- hanehu ve teala thotë: “E Ne të dërguam ty (Muhamed) vetëm si mëshirë për të gjitha krije- sat.” Enbija 107 3. Shpjegim dhe qartësim i rrugës së lumturisë që të çon drejt Allahut, ngase njeriu nuk ka mundësi të dijë në mënyrë të thuktë se cilat janë obligimet e tij ndaj Allahut, vetëm se përmes Pe- jgamberëve. Allahu subhanehu ve teala në Kur’an thotë: “Ty ta zbritëm Kur’anin që t'u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre…” Nahl: Ajeti i sipërpërmendur nga kaptina Nahl na jep të kuptojmë se thirrja e të gjithë Pejgamberëve ka qenë që ta adhurojnë Allahun dhe të mos i bëjnë shokë në ibadet. Allahu subhanehu ve teala thotë në Kur’an: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve, nëse njërin prej tyre ose që të dy i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of-oh”, as mos u bëj i vrazhdë ndaj tyre, por atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese).” Isra 23 E ka bërë urdhër të prerë që të mos adhurohet kush përveç Tij, ngase vetëm Ai e meriton ad- hurimin dhe nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Tij, Atij i takojnë emrat më të bukur dhe cilësitë më të larta, as s’ka lindur kë, as nuk është i lindur dhe Atij askush nuk i është i barabartë. Më pas Allahu e përmendi bamirësinë ndaj prindërve, argument ky që tregon se haku ndaj prindërve vjen menjëherë pas hakut të Allahut, prandaj duhet të kemi kujdes ndaj tyre sepse obligimet ndaj tyre janë shumë të mëdha. Nuk ka ndonjë ajet që Allahu subhanehu ve teala të mos i urdhërojë besimtarët për ibadet ndaj Al- lahut dhe t'i ndalojë nga shirku e të mos ketë për- mendur në të edhe bamirësinë ndaj prindërve. Allahu subhanehu ve teala në Kur’an thotë: “Ad- huroni Allahun e mos i shoqëroni Atij askënd, silluni mirë ndaj prindërve...” Nisa 36 Dhe thotë: “Thuaj: “Ejani t’ju lexoj atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni Atij asnjë send, të silleni mirë me prindërit, të mos i mbytni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne ju ushqejmë ju dhe ata, të mos u afroheni mëkateve të hapëta dhe të fshehta, mos e mbytni njeriun sepse mbytjen e tij e ndaloi Allahu, përpos kur është me vend. Këto janë porositë e Tij, kështu që të mendoni thellë. Mos iu afroni pa- surisë së jetimit derisa ai të arrijë pjekurinë, (mund t'i afroheni) vetëm në mënyrë më të mirë, zbatoni me drejtësi masën dhe peshojën, Ne nuk ngarkojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij. Kur të flitni (dëshmoni), duhet të jeni të drejtë edhe nëse është çështja për (kundër) të afërmit dhe zotimin e dhënë Allahut plotësoni. Këto janë me çka Ai ju porosit, kështu që të përkujtoni dhe se kjo është rruga (feja) më e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.” En’am 151-153 Këto ajet ngërthejnë në vetvete: 1. Ndalimin nga shirku- të bërit shok Allahut. 2. Bamirësinë ndaj prindërve. 3. Ndalimin e vrasjes së fëmijëve (qofshin ata djem apo vajza, para ose pas lindjes, të mëdhenj apo të vegjël). 4. Ndalimin e afrimit ndaj punëve të liga, si zi- Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9 7
  • 9. naja, gibeti (përgojimi), vjedhja… 5. Ndalimin e vrasjes së njeriut, e cila nuk lejohet kurrsesi, vetëm atëherë kur është me vend. 6. Ndalimin e të vepruarit jo mirë me pasurinë e jetimit,[1] harxhimin e asaj pasurie pa nevojë dhe në gjëra me të cilat Allahu subhanehu ve teala nuk është i kënaqur. 7- 8. Urdhrin që të jemi të drejtë në matje dhe peshim. Allahu subhanehu ve teala thotë: “Të mjerët ata që mangët masin e peshojnë, ata që kur matin prej njerëzve, për vete e plotësojnë, e kur u matin të tjerëve ose u peshojnë u lënë mangët. A nuk e dinë të tillët se kanë për t’u ringjallur? Në një ditë të madhe, në ditën kur njerëzit ngrihen (prej var- rezave) për të dalë para Zotit të botëve.” Mutaffifin 1-6 9. Urdhrin që ta mbajmë besën, zotimin e dhënë Allahut, duke e besuar Atë si të vetëm që meriton të adhurohet dhe duke praktikuar urdhrat e Tij. Allahu subhanehu ve teala thotë në Kur’an : “Në të vërtetë Allahu pat marrë zotimin e beni is- railëve dhe prej tyre dërguam (caktuam) dym- bëdhjetë prijës. Allahu tha: “Unë jam (mbrojtës) me ju!” Në qoftë se falni namazin, jepni zekatin, u besoni të Dërguarve të Mi dhe u ndihmoni atyre, huazoni për hir të Allahut hua të mirë..” Kjo sa i përket njeriut, të cilit, nëse i praktikon këto, atëherë Allahu subhanehu ve teala i prem- ton dhe i thotë: “Ai patjetër do t’ju shlyejë mëkatet tuaja dhe do t’ju shtie në xhenete nën të cilët rrjedhin lumenj. E kush kundërshton pas këtij (zotimi) prej jush, ai e ka humbur rrugën e drejtë.” Maideh 12 10. Urdhrin për të mbajtur drejtësi, pra të flasim dhe të punojmë drejt. Thotë ibën Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij: “Kush dëshiron të shikojë në porosinë e Pej- gamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, sikurse të ishte e vulosur, le t'i lexojë këto ajete: “Thuaj: “Ejani t’ju lexoj atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj:Të mos i shoqëroni Atij asnjë send…[2]” Transmetohet nga Muadh ibën Xhebeli, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se ka thënë: “Isha i hipur në gomar pas Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, kur më tha: “O Muadh, a e di cila është e drejta (haku) e Allahut ndaj robërve të Tij dhe çka është e drejta (haku) e robërve ndaj Allahut?" Muadhi i tha: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri." Atëherë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “Vërtet e drejta e Allahut ndaj robërve është që ata ta adhurojnë Allahun dhe të mos i bëjnë shok Atij, kurse e drejta e robërve ndaj Allahut është që mos t'i dënojë ata që nuk i shoqërojnë Atij asgjë.” E Muadhi i tha: "O i Dërguari I Allahut, a t'i përgëzoj njerëzit?" Tha: “Mos i përgëzo, që të mos mbështeten në të.”[3] Përgatiti: Bali Musli Sadiku Referenca: 1. Sahihu el-Buharij, Ebu Abdillah Muhammed iben Ismail el-Buharij. 2. Sahihu Muslim, Ebu el-Husejn Muslim iben el-Hax- haxh en-Nejsaburij. 3. Sunen et-Tirmidhij, Ebu Isa Muhammed iben Isa et- Tirmidhij. 4. Tejsiru el-Kerimi err-Rrahman…, Abdurrahman ibn Nasir es-Sadij. 5. Sherh kitabu et-Tevhid, Abdulaziz iben Abdillah iben Baz. 6. el-Kavlu el-Mufid ala Kitabi et-Tevhid, Muhammed iben Salih el-Uthejmin. ______________ [1] Jetim është ai fëmijë të cilit i ka vdekur prindi (babai) dhe ende nuk e ka arritur moshën madhore, moshën e pjekurisë. [2] Transmeton Tirmidhiu, nr: 3070, dhe thotë se etheri është hasenun garib. [3] Transmeton Buhariu, nr: 2856, dhe Muslmi, nr: 30. 8 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9
  • 10. Pejgamberi ynë dhe shokët e tij A i është Umer ibën el Hattab ibën Nufeil ibën Abdul Izza ibën Rabah nga fisi Beni Adij ibën Kab, një nga fiset kure- jshite. Prejardhja e tij takohet me Pejgamberin sal-lAlahu alejhi ve sel-lem te gjyshi i shtatë, Kab ibën Lueji. Ishte prej parisë së kurejshëve dhe zotëri i nderuar. Ai pajtonte dhe shuante grindjet te kurejshët kur ata luftonin me njëri- tjetrin dhe në të njëjtën kohë ishte ambasador i kurejshëve kur hapnin luftë me të tjerët. Quhet edhe me emrin Ebu Hafsa ose me pseudonimin “el Faruk”, me të cilin e emërtoi Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Ai lindi trembëdhjetë vite pas vitit të elefantit. Ishte i ashpër dhe i egër ndaj muslimanëve, por si rezultat i lutjes së Pejgamberit sal-lAllahu ale- jhi ve sel-lem për të, ai e pranoi Islamin në vitin e gjashtë të shpalljes, në moshën 33-vjeçare, kur i kishin paraprirë në Islam dyzet burra. ISLAMI I TIJ Umeri Allahu qoftë i kënaqur me të ishte i fortë, autoritar, i pashëm, me personalitet dhe para se ta pranonte Islamin sillej shumë keq me muslimanët. Seid ibën Zejdi (djali i xhaxhait të Umerit) thotë: "Vallahi, Umeri është ai i cili më ka lidhur për shkak se kisha pranuar Islamin." Pra, kështu vepronte Umeri që t'i largonte mus- limanët nga feja e tyre, por ashpërsia e tij e jashtme fshihte në vetvete mëshirë dhe butësi. Umu Abdullah bintu Hathemeh (e cila ishte prej emigrantëve të Etiopisë), thotë: "Po bëheshim gati për të emigruar drejt Etiopisë, ndërkohë që po prisja burrin tim, Amirin, i cili doli për të mbledhur ca gjëra për ne, kur vjen Umeri, i cili në atë kohë ishte armik dhe lën- dues ndaj nesh dhe thotë: "A do niseni oj Umu Abdullah?" Thashë: "Po, vallahi, do emigrojmë në token e Allahut, pasi na lënduat dhe mund- uat, derisa Allahu të na japë rrugëzgjidhje." Tha: "Allahu qoftë me ju!" Umu Abdullahu tha: "Aty vura re dhembshuri që nuk e kisha parë ndonjëherë tek ai. Më pas ai u largua dhe m'u duk i prekur nga largimi ynë. Pas pak kthe- het i shoqi, Amiri, dhe ajo i thotë: "O Ebu Ab- dullah, sikur ta shihje Umerin pak më parë, i dhembshur dhe i mërzitur për ne që po largo- hemi." Tha: "Duket sikur lakmon të bëhet musliman?" Thashë: "Po." Tha: "Ai nuk do ta pranojë Islamin pa pranuar më parë Islamin go- mari i Hattabit." Ajo tha: "E tha këtë nga mungesa e shpresës për shkak të ashpërsisë që ai shfaqte." Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem vazhdi- misht lutej për Umerin që ta pranonte Islamin. Transmeton Ibën Umeri radijallahu anhuma, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thoshte: “O Allah, përforcoje Islamin me atë që është më i dashur te Ti prej këtyre dy personave: Ebu Xhehlin ose Umer ibën el Hattabin." Tha: "Dhe ishte më i dashur Umeri."[1] Një ditë prej ditësh, Umeri Allahu qoftë i kënaqur me të u drejtua për te shtëpia ku mblidhej Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem me shokët e tij. Te dera e shtëpisë qëndronte njëri nga sahabët, që UMER IBNULHATTABI ______________ [1] Transmeton Tirmidhiu nr.3681 dhe e ka saktësuar Albani në Sahihu Suneni Tirmidhij nr. 2907 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9 9
  • 11. të ruante. Kur e pa Umerin duke ardhur me sh- patë në dorë, i tregoi Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Disa nga sahabët u frikësuan. Hamzai u afrua te dera dhe tha: "Nëse ka ard- hur që të bëhet musliman, kjo është më e mirë për të, ndërsa nëse ka ardhur për diçka tjetër, vallahi do ta vras me shpatën e tij." Kur Umeri Allahu qoftë i kënaqur me të deshi të hynte në shtëpi, doli Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel- lem te dera, e largoi Hamzanë dhe kur hyri Umeri Allahu qoftë i kënaqur me të, Pejgam- beri sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e kapi atë dhe e shkundi fort, derisa ia nxorri të gjithë shej- tanët dhe i tha: “Ose do të pranosh Islamin tani o i biri i Hattabit, ose Allahu i Madhërishëm do të lëshojë mbi ty fatkeqësi (shkatërrim)!" Kështu, pra, Umeri Allahu qoftë i kënaqur me të e pranoi Islamin, u plotësua duaja e Pejgam- berit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe filluan të faleshin muslimanët në Qabe, gjë e cila nuk ishte e mundur më parë. Kjo gjë ndodhi men- jëherë pas emigrimit të parë në Etiopi. Ibën Mesudi Allahu qoftë i kënaqur me të thotë: “Pasi Umeri e pranoi Islamin, kemi qenë gjith- një krenarë. Para kësaj nuk mund të faleshim në Qabe, derisa Umeri e pranoi Islamin dhe luftoi me kurejshët që të na lejonin të faleshim atje. Me të vërtetë pranimi i Islamit nga ana e Umerit ishte fitore (çlirim) për ne."[2] DISA HADITHE RRETH VLERAVE TË UMERIT RADIJALLAHU ANHU 1. Nga Aishja radiallahu anha, e cila thotë: "Pe- jgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thoshte: “O Zot, forcoje Islamin me Umer ibnul-Hat- tabin!” [3] 2. Nga Ibnu Umeri, i cili thotë: "Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thoshte: “Me të vërtetë Allahu e ka vendosur të vërtetën në gjuhën dhe zemrën e Umerit.”[4] 3. Nga Ebu Seidi, i cili thotë: "Pejgamberi sal- lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Me të vërtetë banorët e gradave të larta do të shihen nga poshtë nga ata që janë poshtë tyre ashtu siç shihet ylli i lartësuar në qiell dhe me të vërtetë Ebu Bekri dhe Umeri do të jenë prej tyre, bile prej më të mirëve të tyre”.[5] MARRJA NË DORËZIM E HALI FATIT DHE BESATIMI I SAHABËVE Nëse për Ebu Bekrin ishte Pejgamberi sal-lAl- lahu alejhi ve sel-lem ai i cili u bëri shenjë mus- limanëve ta pranonin për kalif, në rastin e Umerit ishte Ebu Bekri Allahu qoftë i kënaqur me të ai i cili e la me porosi (me testament) që të zgjidhej Umeri si halif i muslimanëve. Në radhë të parë, Ebu Bekri u konsultua me njerëzit të cilët ia besuan Ebu Bekrit për të cak- tuar prijësin e muslimanëve, pastaj ai urdhëroi që të mblidheshin njerëzit dhe u tha atyre: "O ju njerëz, mua më erdhi caktimi i Allahut xhe- leshanuhu ashtu siç po e shikoni, ndaj patjetër duhet ta keni një njeri i cili merr përsipër çësht- jen tuaj, ju prin në namaz, ju urdhëron për çështjet e ndryshme, lufton së bashku me ju kundër armikut tuaj. Prandaj, nëse jeni dakord, unë do ju jap mendimin tim. Pasha Allahun, që nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Tij, nëse unë e di në veten time se diçka është e mirë për ju, unë nuk jua fsheh atë juve."Pastaj filloi të qante dhe së bashku me të edhe ata që ishin të pranishëm. Njerëzit thanë: "O zëve- ndësi i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ti je më i dituri dhe më i miri prej nesh, prandaj zgjidh për ne kë të duash." Atëherë Ebu Bekri tha: "Unë do të bëj përpjekjen time që të zg- jedh për ju më të mirin tuaj inshallah."[6] Ebu Bekri thërriti Uthmanin dhe i tha: "Shkruaj :Bismilahir-Rahmanir-Rahim! Kjo është ajo porosi të cilën Ebu Bekër ibën Ebi Kuhafe e la në momentin e fundit të tij nga kjo botë duke dalë prej saj dhe momenti i parë i tij ______________ [2] Transmeton Buhariu nr 3684 [3] Transmeton Ibën Maxheh nr. 105, e saktësoi Albani. [4] Transmeton Tirmidhiu nr 3682 dhe e ka saktësuar Albani. [5] Transmeton Ibën Maxheh nr 96, e saktësoi Albani. [6] Marrë nga libri el Imameh ves-sijaseh 1/25 të ed-Dijneverij 10 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9
  • 12. në lidhje me ahiretin duke u futur në të, mo- menti në të cilin beson edhe ai që është qafir, bindet plotësisht mëkatari dhe i mbushet mendja përgënjeshtruesit. Unë po ju lë si kalif tuajin pas meje Umer ibën el Hattabin, prandaj dëgjojeni atë dhe bindjuni atij. Nëse ai mban drejtësi, ky është mendimi dhe dija që kam unë për të, ndërsa nëse sillet ndryshe, çdo njeri ka përgjegjësi për mëkatet e tij. Unë ju dua të mirën juve, por nuk e di të fshehtën. “Më vonë do ta marrin vesh ata që bëjnë padrejtësi se çfarë përfundimi do të kenë” dhe es-selamu ale- jkum ve rrahmetullahi ve berekatuhu (paqja, mëshira, bereqeti i Allahut qofshin mbi ju)."[7] RRUGA QË NDOQI UMERI PËR DREJTIMIN E SHTETIT Umeri Allahu qoftë i kënaqur me të eci sipas së njëjtës mënyrë që ndoqi paraardhësi i tij, Ebu Bekri. Kur Ebu Bekri radijallahu anhu vdiq, Umeri u ngjit në minber dhe pasi falënderoi dhe lavdëroi Allahun xheleshanuhu, tha: "O ju njerëz, unë do bëj një lutje, prandaj thoni amin: "O Zot, unë jam i ashpër, prandaj më bëj që të jem i butë me ata që të binden Ty, duke iu përmbajtur të vërtetës, duke kërkuar Fytyrën Tënde, duke kërkuar botën tjetër! O Zot, më bëj të ashpër e të egër kundër armiqve të Tu, kundër munafikëve dhe njerëzve të pr- ishur pa u bërë padrejtësi atyre nga ana ime! O Zot, unë jam koprrac, prandaj më bëj mua bujar (dorëdhënës) pa e tejkaluar në shpenz- ime, pa rija (syefaqësi) dhe mburrje! O Zot, më bëj që të kërkoj me këto vepra Fytyrën Tënde dhe botën tjetër! O Zot, më mundëso të jem modest dhe i përulur dhe të jem i butë me mus- limanët!”[8] Pra, shihet qartë në këtë hutbe rruga që do ndiqte Umeri, hutbe e cila ishte e ngjashme me atë të Ebu Bekrit Allahu qoftë i kënaqur me të. Gjatë halifatit të tij u shfaq një politikë e mirë, një sistem i rregullt, një mirëorganizim i ad- ministratës dhe financës. Ai planifikoi çlirimin e tokave të reja, ndoqi politikën e zonave të ha- pura (të lira), mundohej të plotësonte sa më shumë interesat e popullit dhe mbante drejtësi mes tyre. Nuk ia lejonte vetes të merrte nga Be- jtul Mali (buxheti i shtetit) më shumë sesa një rrobë për dimër, një rrobë për verë, një deve për udhëtim dhe ushqim ditor mesatar aq sa merrte çdo muhaxhir tjetër. Hutbet e tij, letrat dhe mesazhet që ua dërgonte komandantëve të ushtrive dhe njerëzve të caktuar në krye të vendeve na tregojnë qartë për ndjenjën e thellë të përgjegjësisë, e shoqëruar kjo me mbështetje dhe besim të fortë në Allahun e Madhëruar. PUNËT MË TË RËNDËSISHME QË NDËRMORI UMERI RADIJALLAHU ANHU Umeri radijallahu anhu filloi të organizonte shtetin me një vullnet të pathyeshëm, gjë e cila e ndihmoi shumë në përballimin e problemeve të jetës, tė kërkesave të shumta në varësi të sit- uatave të reja, sidomos me zgjerimin e shtetit islam nga të katër anët e horizontit. Disa nga punët më të rëndësishme janë: 1. Formimi për herë të parë i regjistrave, si p.sh. regjistri i ushtrisë, i cili në kohën e sotme i përngjason Ministrisë së Mbrojtjes, regjistri i pasurisë, i cili i ngjason Ministrisë së Financës. 2. Themeloi Bejtul Malin (buxhetin e shtetit), caktoi gjykatësit, shkruesit, vuri në përdorim paratë (kartëmonedhat), zhvilloi postën, sis- temin e llogarisë, dërgonte njerëz në tokat e çliruara për t'u mësuar njerëzve Islamin si dhe bëri bazë për fillimin e kalendarit islam emi- grimin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-l- em, duke qenë se emigrimi i tij ishte fillimi real i ngritjes së shtetit islam. 3. I kushtonte rëndësi gjendjes së popullit dhe kjo shihet qartë në interesimin që tregonte për familjet e varfra dhe në udhëtimet e tij natën për të parë gjendjet dhe shqetësimet e njerëzve. ______________ [7] Marrë nga libri el Hulefa er-rashidun fq 46 të Eminul Kudah. [8] Marrë nga libri el Akdul ferid 4/65 të Ibën AbduRabuh el Andalusij. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9 11
  • 13. 4. E pa më të arsyeshme që t`i linte tokat e çliruara në pronësi të banorëve të këtyre tokave sesa t'ua shpërndante muxhahidëve, me kusht që pronarët e tokave të paguanin haraçin (tak- sën e tokës). 5. Bëri ndarjen e tokave të çliruara në krahina dhe caktoi në krye të çdo krahine një zëvëndës në atë vend, përgjegjës i cili paguhej me rrogë nga Bejtul Mali (arka e buxhetit të shtetit). Si përgjegjës zgjidheshin njerëz të mirë, të devot- shëm dhe që ishin të aftë në drejtimin e punëve. 6. Urdhëroi ngritjen e një sërë qytetesh të reja në tokat e çliruara, si p.sh. Kufe dhe Basra në Irak, qyteti i Fistatës në Egjipt e të tjera qytete si këto, që do të shërbenin si qendra të shtetit islam në këto vende. ÇLIRIMET NË KOHËN E UMERIT Ndër preokupimet e tij kryesore ishte vazhdimi i xhihadit, përhapja e Islamit dhe vazhdimi i çlirimeve që filloi Ebu Bekri Allahu qoftë i kë- naqur me të, në tokat e persëve dhe bizanti- nëve. ÇLIRIMI I IRAKUT DHE I TOKAVE PERSE 1) Pasi u qetësua për gjendjen e ushtrisë në Sham, Umeri e përqendroi vëmendjen e tij në çlirimin e Irakut dhe të tokave perse. Aq e rëndësishme ishte për kalifin çlirimi i këtyre tokave, saqë dëshiroi ta drejtonte vetë ushtrinë, mirëpo muslimanët e këshilluan që më mirë ishte të rrinte në Medinë dhe të caktonte një prej sahabëve të mëdhenj si komandant. Umeri ra dakort me këtë mendim dhe caktoi si ko- mandant të ushtrisë Sead ibën Ebi Vekasin. BETEJA E KADISIJES VITI 15 HIXHRI 2) Unis Sead ibën Ebi Vekasi drejt Irakut, që në atë kohë ishte pjesë e shtetit të madh pers. Persët e ndjenë rrezikun që po u afrohej, pran- daj mbreti i tyre, Jerdu Xhurd, mblodhi një ushtri të madhe, e cila numëronte rreth 80.000 ushtarë të stërvitur dhe të pajisur në formën më të mirë. Si komandant i ushtrisë perse u caktua një ushtarak me përvojë që quhej Rustum, gjithashtu ushtria shoqërohej nga 33 elefantë. Kur u ballafaquan dy ushtritë me njëra-tjetrën, Rustumi kërkoi nga Sead ibën Ebi Vekasi që të dërgonte një burrë të zgjuar e të dijshëm, që ta pyeste rreth disa çështjeve, sepse ai (Rustumi) çuditej se çfarë i bëri arabët të ndryshonin kaq shumë kur dihej se më parë ata kanë qenë gjith- monë të nënshtruar dhe pa kurrfarë peshe në krahasim me persët. Sead ibën Ebi Vekasi dër- goi disa persona njëri pas tjetrit tek Rustumi, mes tyre ishte Reb`ij bin Amiri. Hyri Reb`ije tek Rustumi, i cili kishte urdhëruar që dhoma ku do të bëhej takimi të zbukurohej me shtroja prej mëndafshi, me jastëkë të qëndisur me flori, të mbushej me perla, diamante dhe zbukurime të tjera. Rustumi ishte ulur në një krevat floriri dhe në kokë mbante kurorën e tij, e cila u mer- rte shikimet njerëzve. Ndërsa Reb`ija ishte i veshur me disa rroba të vjetra e të grisura, mbante me vete armët e tij, mburojën, përkre- naren dhe ishte i hipur mbi një kalë të vogël. Kur hyri dhe pa zbukurimet e tyre dhe mbur- rjen e tyre, deshi t'u tregonte se atij nuk i in- teresonin aspak dhe as që ua hidhte sytë zbukurimeve të tyre. Prandaj kur hyri brenda me kalin e tij, shkeli mirë e mirë shtrojat e shtrenjta, pastaj zbriti dhe e lidhi kalin e tij te disa jastëkë. U afrua me kokën lart, me hapa të vendosur, me armët ngjeshur. I thanë: "Lëri armët." Tha plot krenari: "Unë nuk erdha me dëshirën time, jeni ju ata që më thirrët, prandaj më lini kështu ose u ktheva." Rustumi tha: "Lëreni të afrohet." U afrua duke u mbështetur me shtizën e tij mbi jastëkët e shtrenjtë, derisa e grisi shumicën e tyre. Rustumi tha: "Çfarë ju ka sjellë ju këtu?" Tha: "Allahu na ka dërguar ne që të nxjerrim atë që Ai do nga adhurimi i njerëzve tek adhurimi i Allahut, nga ngushtica e kësaj bote te gjerësia e saj, nga padrejtësia e 12 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9
  • 14. feve në drejtësinë e Islamit. Gjithashtu na ka dërguar te njerëzit që t`i thërrasim ata tek feja e Allahut, prandaj kush e pranon këtë fe, ne tërhiqemi prej tij dhe kthehemi mbrapsht, ndërsa kush e refuzon këtë fe, do ta luftojmë derisa të arrijmë prentimin e Allahut." Tha: "Cili është premtimi i Allahut?" Tha: "Xheneti për atë i cili vritet në luftë ose fitorja për atë që ngelet gjallë." Rustumi kërkoi një afat derisa ta studionin këtë çështje, mirëpo Reb`ije nuk i dha afat më shumë se tri ditë duke i thënë: "Nuk na ka mësuar Pejgamberi sal-lAllahu ale- jhi ve sel-lem që t`i japim afat armikut më shumë se tri ditë kur të ballafaqohemi me të." Rustumi tha: "A ti je i pari i tyre?" Tha: "Jo, por muslimanët janë si një trup i vetëm." Reb`ije ibën Amiri u kthye, ndërsa Rustumi mblodhi më të zgjedhurit e popullit të tij duke diskutuar. Rustumi tha: "A keni dëgjuar ndon- jëherë fjalë më të mençur dhe më krenare sesa fjala e këtij burri?" Thanë: "Ki kujdes, mos e lër fenë tënde dhe të anosh nga fjala e atij qeni, a nuk e pe se ç’rroba kishte veshur?" Rustumi tha: "Mjerë për ju, mos shikoni rrobat, por shikoni fjalën dhe mendimin. Me të vërtetë muslimanët nuk i japin rëndësi veshjes, ushqimit dhe prejardhjes." Pas kësaj Sead ibën Ebi Vekasi dërgoi një per- son tjetër, Mugira ibën Shu`beh. Kur hyri tek Rustumi, i tha atij: "Ju jeni fqinjët tanë dhe ne gjithmonë ju kemi mbrojtur dhe ju kemi bërë mirë, prandaj kthehuni në vendin tuaj dhe ju premtojmë se nuk do ta pengojmë tregtinë tuaj." Mugira tha: "Ne nuk e duam jetën e kësaj bote, qëllimi ynë dhe ajo që ne kërkojmë është bota tjetër. Allahu i Lartmadhëruar ka dërguar tek ne Pejgamber me fenë e vërtetë, nuk ka person që largohet nga kjo fe e nuk poshtërohet." Pas këtyre debateve u vendos të fillohej lufta. Dy ushtritë u takuan dhe u përplasn ashpër me luftime gjatë gjithë ditës dhe pjesën më të madhe të natës. Kjo gjendje vazhdoi për tri ditë, por ajo që duhet të theksohet është se muslimanët vuajtën shumë nga elefantët, të cilët i frikësonin kuajt arabë, që nuk ishin më- suar të shihnin elefantë. Megjithatë luftëtarët trima muslimanë bënë durim dhe luftuan me guxim derisa arritën fitoren me ndihmën e Al- lahut dhe suksesin e Tij. Dikujt i lindi ideja e goditjes së elefantve me shigjeta në sy, që të zm- brapseshin si dhe ua mbyllën sytë kuajve të tyre, që të mos i shihnin elefantët. Në ditën e katërt, Allahu dërgoi një erë të fortë, e cila shkatërroi kampin e mexhusëve persë duke i bërë ata të shpartallohen dhe të arratiseshin nga të mundeshin. Në këtë betejë u vranë dhjetë mijë persë, mes tyre dhe komandanti Rustum, ndërsa nga muslimanët ranë shehida rreth dy mijë e pesëqind ushtarë. Me këtë betejë u for- cua pozita e Islamit, u ngrit lart fjala e Allahut, u krijua autoritet i fortë i muslimanëve tek arabët dhe joarabët. Gjithashtu u përhap ud- hëzimi i Islamit dhe drejtësia e tij duke dëbuar errësirën e kufrit dhe të shirkut.[9] ÇLIRIMI I SHAMIT 3) Bizantinët e morën vesh për shkeljen e mus- limanëve në tokat e tyre, ndaj i shkruajtën Her- akliut, i cili ndodhej në Kuds. Ai u tha: "Mendimi im është të bëni kompromis me muslimanët, sepse vallahi është më mirë t'u jepni gjysmën e Shamit dhe do ju mbetet juve gjysma tjetër së bashku me vendet bizantine sesa të mposhteni në Sham dhe në gjysmën e vendeve bizantine. Kjo këshillë i zemëroi ko- mandantët e ushtrisë bizantine dhe menduan se kjo fjalë ishte pasojë e dobësisë në karakterin e perandorit bizant. Herakliu, kur pa këtë qën- drim të ushtrisë, u dorëzua para vendimit të tyre dhe hyri në luftë duke mbledhur të gjitha forcat dhe u përqendrua në qytetin e Himsit, ku përgatiti ushtri të madhe dhe të pajisur mirë.[10] ______________ [9] Marrë nga libri el Hulefa er-Rashidun ved-devletul emevijeh, botim i Universitetit el Imam në Rijad. [10] Marrë nga libri Xhevleh tarijiheh fi asril hulefa fq. 58 të Muhamed Sejid Vekil. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9 13
  • 15. BETEJA E JERMUKUT VITI 15 HIXHRI 4) Pasi Herakliu pa fitoret e njëpasnjëshme të muslimanëve, i mblodhi të gjithë ushtarët që kishte në dispozicion për t'u përballur me ushtrinë muslimane. Këto forca ishin nën ko- mandën e vëllait të Herakliut, i cili e përqen- droi ushtrinë pranë lumit Jermuk, një prej lumenjve të vegjël që furnizon lumin Jordan. Ndërsa ushtria muslimane, e cila ishte nën ko- mandën e Ebu Ubejdes, zbriti dhe u vendos përballë bizantinëve. Duke parë numrin e madh të bizantinëve, Ebu Ubejde ngarkoi Ha- lid ibën Velidin që të organizonte ushtrinë në formacion lufte. Halid ibën Velidi i bëri ushtrisë një rregullim që nuk ishte parë kurrë nga arabët. Sulmuan kalorësit muslimanë me trimëri të rrallë derisa arritën ta ndanin ushtrinë bizantine në dy pjesë, kalorësit veç dhe këmbësorët veç. Kjo ndarje si dhe goditjet e kalorësve muslimanë bënë që kalorësia bizantine të tërhiqej duke lënë mijëra të vrarë në fushë betejë. Pas kësaj e gjithë ushtria muslimane u hodh mbi këmbësorinë bizantine, të cilët ose binin në tokë të vrarë ose mbyteshin në lumë. Kjo ishte një fitore e bu- jshme e muslimanëve dhe goditja kryesore shkatërruese ndaj Perandorisë së Bizantit. Në këtë betejë u vranë më shumë se njëqind mijë bizantinë dhe rreth tre mijë shehidë nga mus- limanët. ÇLIRIMI I EGJIPTIT 5) Egjipti në atë kohë ishte nën sundimin bizantin dhe me besim të krishterë si bizanti- nët. Megjithëse ishin të së njëjtës fe, bizantinët i shtypnin egjiptianët dhe u vendosnin taksa nga më të ndryshmet, saqë edhe nëse donin të varrosnin të vdekurit duhet të paguanin gjobë. U nis Amru bin Asi në krye të katër mijë ushtarëve muslimanë nga Shami për në Egjipt. Me gjithë vështirësitë që hasën në kalimin e dunave të rërës, arritën në qytetin Arish, të cilin e çliuruan pa rezistencë. Kjo ndodhi në fund të vitit 18 hixhri. Pastaj vazhduan drejt qytetit Ferma, të cilin e çliruan pas një muaji e gjysmë rrethimi, pra në fillim të vitit 19 hixhri. Në çlir- imin e këtij qyteti muslimanët u ndihmuan nga egjiptianët, të cilët ishin mërzitur nga regjimi bizantin. Pastaj vazhdoi përpara Amru ibën Asi derisa arriti në qytetin Belbis, të cilin e çliroi pas një lufte të ashpër e të pandërprerë, e cila zgjati një muaj rresht. Pastaj eci drejt qytetit Umu Denin, ku u ndez një luftë e egër, pasi bizantinët ishin mbyllur në kala mbrojtëse, të cilat njiheshin si më të fortifikuarat e asaj kohe, por me ndihmën e Allahut u bë i mundur çlir- imi i këtij qyteti. Kështu vazhdoi çlirimi i qyteteve të njëpasnjëshme derisa u bë Egjipti krahinë muslimane.[11] HISTORIA E SHEHIDLLËKUT TË UMER IBNULHATTABIT Umeri radijallahu anhu u vra nga dora e Feiruzit ose si quhej ndryshe Ebu Luëlu el- Mexhusi, skllavi i Mugira ibën Shu`beh. Ky mexhus ishte sjellë nga Iraku për t`u mësuar muslimanëve disa lloj zanatesh që posedonte, si p.sh.: zdrukthtarinë, gdhendjen, kovaçhanen etj. Ai kishte përgatitur një thikë të veçantë me dy maja, të helmuar, për të vrarë kalifin e mus- limanëve, gjë të cilën e arriti në një namaz sabahu, pasi kishte filluar namazi. Ai e goditi Umerin gjashtë herë, njëra prej këtyre goditjeve ishte poshtë kërthizës dhe u bë shkak për vdek- jen e tij. Kjo ndodhi më 23 Dhulhixhe të vitit 23 hixhri. Bashkë me Umerin vrasësi theri edhe 13 burra gjatë ikjes së tij mes safeve, shtatë prej të cilëve vdiqën. Në fund, ky kriminel, kur e kuptoi se do kapej, u vetëvra. Pas kësaj Umeri jetoi edhe tri ditë dhe ndërroi jetë më datë 26 ______________ [11] Marrë nga libri el Hulefa er-Rashidun ved-devletul emevijeh, botim i Universitetit el Imam në Rijad. 14 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9
  • 16. të muajit Dhulhixhe. E lau, e qefinosi dhe ia fali namazin djali i tij Abdullahiu dhe u varros pranë dy shokëve të tij. Halifati i tij zgjati dhjetë vjet e gjashtë muaj. Transmeton Buhariu nga Amru ibën Mejmuni, i cili thotë: "Isha në këmbë afër Umerit Allahu qoftë i kënaqur me të, ku mes meje dhe tij ishte vetëm Abdullah ibën Abbasi në mëngjesin e asaj dite në të cilën u vra. Umeri Allahu qoftë i kënaqur me të kalonte mes safeve dhe u thoshte: "Drejto- huni", derisa nuk shikonte boshllëqe. Atëherë dilte përpara dhe merrte tekbir. Lexoi në rekatin e parë suren Jusuf ose Nahël, që të priste njerëzit derisa të vinin. Kur mori tekbir (për ruku) e dëgjova të thoshte në momentin e therjes: "Më vrau qeni." Pastaj vrasësi u tërhoq duke kaluar mes safeve dhe therte kë të gjente majtas djathtas, duke therur kështu 13 burra, shtatë prej të cilëve vdiqën. Duke parë këtë sit- uate një burrë prej muslimanëve i hodhi një rrobë përsipër kriminelit. Vrasësi, kur u bind se do kapej, atëherë vrau veten. Ndërkohë Umeri Allahu qoftë i kënaqur me të kapi për dore AbduRrahman ibën Avfin dhe e nxori përpara. Ata që ishin prapa Umerit e panë se ç’ndodhi, ndërsa ata që ishin në cepa nuk morën vesh gjë, bile filluan të thonë Subhanal- lah kur humbi zëri i Umerit. AbduRrahman ibën Avfi e plotësoi namazin shpejt e shpejt dhe kur mbaruan, Umeri tha: "O Ibën Abbas, shiko se kush më vrau." Pas pak erdhi Ibën Abbasi dhe tha: "Ishte robi i Mugiras." Umeri tha: "Zoti e vraftë! Elhamdulilah që nuk ishte vrasësi im ndonjë musliman." Pas kësaj u ven- dos në shtëpinë e tij, pas pak i dhanë një lëng që ta pinte, por i doli nga plagët. Iu dha qumësht, por përsëri i doli nga vrimat, aty u kuptua se do të vdiste. Filluan ta vizitonin njerëzit dhe t`i shprehnin lavdërime nga më të ndryshmet, derisa erdhi një djalosh dhe tha: "Përgëzohu, o emir i besimtarëve, me përgëz- imin e Allahut! Ti që shoqërove Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ti që ke pozitë të veçantë siç e di dhe vetë, e more kalifatin dhe mbajte drejtësi, ndërsa tani je shehid." Tha Umeri Allahu qoftë i kënaqur me të: "Do doja të dilja nga kjo botë as për mua e as kundër meje." Kur djaloshi iku, Umeri Allahu qoftë i kënaqur me të e pa rrobën e tij poshtë zogut të këmbës dhe tha: "O djalosh, ngrije rrobën tënde sepse kjo është më e mirë për rrobën tënde dhe më e devotshme për Zotin tënd." Tha: "O Abdullah, shiko se sa borxhe kam." Pasi i bënë llogarinë, gjetën se borxhi i tij ar- rinte 86.000 dërhemë. Pasi la porosi ta shlyenin borxhin, i tha Abdullahut: "Shko tek Aishja, bëji selam prej meje dhe mos i thuaj nga emiri i besimtarëve, sepse unë sot nuk jam më emir, por thuaji: "Të kërkon leje Umeri biri i Hat- tabit që të varroset pranë dy shokëve të tij." Hyri Abdullahu tek Aishja dhe e gjeti atë duke qarë." I tha asaj: "Të çon selam Umeri dhe të kërkon leje për t'u varrosur pranë shokëve të tij!" Aishja tha: "E kisha ruajtur atë vend për vete, por sot do t`i jap përparësi Umerit ndaj vetes time." Erdhi Abdullahu, i tregoi për lejen e Aishes dhe Umeri tha: "Elhamdulilah, nuk kisha gjë më të dashur sesa këtë. Kur unë të vdes, më merrni dhe më çoni atje, kërkojini leje përsëri Aishes Allahu qoftë i kënaqur me të. Nëse jep leje, më varrosni. Nëse jo, më ktheni në varrezat e muslimanëve." Pasi u përshëndet me njerëzit për herë të fundit dhe la porosinë e tij në lidhje me halifatin, vdiq Umeri Allahu qoftë i ,kënaqur me të halifi i dytë i musli- manëve, shoku i dytë i ngushtë i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Zoti e mëshiroftë dhe qoftë i kënaqur prej tij! Pregaditi: Shuajb Rexha Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9 15
  • 17. Komentime nga Kur’ani F rika prej Allahut të Lartmadhërishëm, pra të qenët i devotshëm, arrihet kur robi krijon mes tij dhe hidhërimit të Allahut një mburojë apo fortifikatë, me të cilën mbrohet prej Tij. Kjo realizohet duke bërë vepra të mira dhe duke iu larguar mëkateve. Ndërsa frika kulminante ndaj Allahut do të thotë që njerëzit t'i nënshtrohen Atij duke përfillur urdhrat e Tij dhe mos t'i bëjnë mëkat Atij, që Ai të përmendet (me dhikër dhe lutje) dhe të mos harrohet, t'i shprehet falënderim Atij (për të mirat e Tij të vazh- dueshme ndaj njerëzve) dhe të mos trego- hemi përbuzës. Të gjitha këto shpjegime të devotshmërisë i ka bërë Abdullah ibën Me- sudi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, siç e ka rrëfyer Ibni Kethiri nga Ibën Ebi Hatimi me sened autentik. Disa nga dijetarët kanë thënë se ky ajet është abroguar me fjalën e Allahut: "Kini pra frikë Allahun sa të keni mundësi" Tegabun 16, dhe këtë mendim e ka rrëfyer Ibni Kethiri gjatë komentit të këtij ajeti nga Seid ibën Xhubejri, Ebi Alije dhe Rebië ibën Enesi, Katadeja, Mukatil ibën Hibbani, Zejd ibën Eslemi dhe të tjerët. Kurtubiu në tefsirin e tij, pasi ka sjellë mendimin e disa dijetarëve për abrogimin e atij ajeti, ka thënë: "Mirëpo është thënë se fjala e Allahut: "Kini pra frikë Allahun sa të keni mundësi" është sqarim i atij ajeti dhe kuptimi duhet të jetë kini frikë Allahun ashtu siç duhet pasur frikë nga Ai sa të mundeni. Ky është shpjegimi më i qëlluar, sepse abrogimi bëhet kur nuk ka mundësi bashkimi mes ajeteve, kurse këtu bashkimi është i mundshëm, prandaj edhe është më primar." Ndërsa kuptimi i pjesës tjetër të ajetit: "...dhe mos vdisni ndryshe veçse duke qenë musli- manë" është: Përmbajuni Islamit dhe qën- droni vazhdimisht në të derisa t'ju vijë vdekja. Ajo ju vjen juve, por ju qëndroni të devotshëm, kështu përfundimi i juaj do të jetë i mirë. I Dërguari i Allahut alejhis-selam ka thënë: "Veprat më të dashura tek Allahu janë ato që vazhdojnë, edhe nëse janë të pakta." Transmeton Buhari 43, Muslimi 1830 dhe është nga teksti i tij. Në Sahihun e Muslimit 4776 po ashtu trans- metohet nga Abdullah ibën Amër ibën Asi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush dëshiron që të shpëtojë nga zjarri (i xhehene- mit) dhe të hyjë në xhenet, mos të vdesë ndryshe veçse duke qenë besimtar në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit dhe le t'ju shkojë njerëzve me atë që edhe ai vetë ka qejf që t'i shkojnë njerëzit." Pra, kuptimi i këtij hadithi është i njëjtë me atë të ajetit, që njeriu të jetë i devotshëm gjithnjë, derisa t'i vijë vdekja. Shkëputur nga "Min Kunuzil-Kur'anil-Kerim" AbdulMuhsin el-Abbad el-Bedër Përshtati: Zejd Haziri KOMENTI I AJETIT 102 NGA KAPTINA ALU IMRAN "O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun ashtu siç duhet pasur frikë nga Ai dhe mos vdisni ndryshe veçse duke qenë muslimanë" 16 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9
  • 18. Hadith HADITHI NR. 3 Transmetohet nga Ebu Hurejra Allahu qoftë i kë- naqur me të, se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush më pason mua, vetëm se e ka pasuar Alla- hun dhe kush më kundërshton mua, e ka kundë- rshtuar Allahun az-ze ve xhel-le." (Sahih-autentik) Sqarim: Ka për qëllim se i Dërguari i Allahut është vetëm përcjellës i fjalës së Allahut, prandaj kush e pason atë, vetëm se e ka pasuar urdhëru- esin e vërtetë, d.m.th. Allahun. E njëjta gjë vlen edhe për mëkatet. Ky hadith është i njëjtë me fjalën e Allahut: "Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur Allahut, e kush e refuzon, Ne nuk të dërguam ty roje kundër tyre." Nisa 80 HADITHI NR. 4 Transmetohet nga Ebu Xheaferi se ka thënë: "Abdullah ibën Umeri, kur dëgjonte nga Pejgam- beri sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ndonjë hadith, nuk e tejkalonte atë dhe nuk linte mangët." (Sahih-au- tentik) Sqarim: Shprehja "Lem jeaduhu - nuk e tejkalonte atë" ka për qëllim që nuk vepronte diçka më shu- më se çfarë ishte përmendur në fjalën e Pejgam- berit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, d.m.th. nuk e tepronte e të kalonte në ekstrem. Ndërsa shpre- hja "Ve lem jukas-sir dunehu - nuk linte mangët" do të thotë se nuk linte diçka pa e praktikuar, por tërë fjalën e Pejgamberit e çonte në vend duke mos shtuar dhe as duke mos pakësuar. Abdullah ibën Umeri ishte i njohur për përpik- mërinë e tij në pasimin e hadithit të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Dihet se Ibën Umeri transmetoi njëherë hadithin: "Mos i ndaloni robëreshat e Allahut (gratë) nga xhamitë e Allahut", ndërsa njëri nga fëmijët e tij tha "ne do t'i ndalo- jmë". Atëherë ia ktheu me fjalë të rënda që askush deri atëherë nuk e kishte dëgjuar Ibën Umerin të shprehej ashtu dhe nuk i foli më deri në vdekje.[1] Ka edhe shumë e shumë raste të tjera që tregojnë përpikmërinë e Ibën Umerit në zbatimin e ha- dithit të Resulullahut sal-lAllahu alejhi ve sel- lem. HADITHI NR. 5 Transmetohet nga Ebu Derda se ka thënë: "Erdhi tek ne i Dërguari i Allahut ndërsa ne ishim duke përmendur varfërinë dhe duke u frikësuar nga ajo. Atëherë na tha: "Varfërisë i frikësoheni?Pasha Atë që shpirti im është në dorën e Tij, të mirat e kësaj bote do të derdhen mbi ju derisa nuk do ta de- vijojnë zemrën ndonjërit prej jush vetëm se ato të mira! Pasha Allahun, ju kam lënë në të bardhë, ku nata dhe dita e saj janë të njëjta." Ebu Derda thotë: "E ka thënë të vërtetën i Dërguari i Allahut. Na ka lënë, pasha Allahun, në të bardhë, ku nata dhe dita janë të njëjta." (Sahih-autentik) Sqarim: Në këtë hadith Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e përgëzon umetin e tij se Allahu do t'i pasurojë pas varfërisë, mirëpo ua tërheq vërejtjen nga ajo pasuri e cila i bën ta harrojnë adhurimin ndaj Allahut, duke vazhduar kështu dashuria ndaj kësaj bote derisa të devijojnë zem- rat e tyre pasi ishin të udhëzuara. Shprehja "Ala mithli el bejda - në të bardhë", domethënë se ju kam lënë me zemra të bardha e të pastra për të mos anuar nga e kota, zemra të cilat nuk mund t'i largojnë nga Allahu as të këqi- jat e as të mirat. Kuptimi i saj mund të jetë se ju kam lënë në rrugë të qartë e të pastër. PARATHËNIA E “SUNENIT” TË IBËN MAXHES II ______________ [1] Buhariu, libri i Namazit, kapitulli:Kërkimi i gruas leje nga burri për të dal në xhami, nr I hadithit (873).Ibën Maxheh hadithi nr (16). Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9 17
  • 19. Këtu është përdorur folja e kohës së kaluar "ju kam lënë", ndërsa qëllimi është e ardhmja, d.m.th. nuk do të ndahem nga ju, nuk do të vdes vetëm se duke ju lënë në diçka të qartë e të pastër, që të mos devijoni. HADITHI NR. 6 Transmetohet nga Muavije ibën Kurre, nga babai i tij, i cili ka thënë: "Ka thënë i Dërguari i Allahut sal-laAllahu alejhi ve sel-lem: "Do të vazh- dojë një grup njerëzish nga umeti im që të jenë të ndihmuar. Ata që i braktisin nuk i dëmtojnë, de- risa të ndodhë kiameti." (Sahih-autentik) HADITHI NR. 7 Transmetohet nga Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut sal-laAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Do të vazhdojë një grup njerëzish nga umeti im praktikues të urdhrave të Allahut Az-ze ve xhel-le; nuk i dëmton ata kush i kundërshton." (Hasen Sahih). HADITHI NR. 8 Transmetohet nga Ebu Inebete El Havlanij të ketë thënë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: "Allahu vazhdon të mbjellë në këtë fe fidanë që të jenë të nënshtruar ndaj Tij." (Hasen- i mirë) HADITHI NR. 9 Transmetohet nga Amr ibën Shuajbi, nga babai i tij, i cili ka thënë: "Muaviu u ngrit në minber dhe tha: "Ku janë dijetarët tuaj? Ku janë dijetarët tuaj? E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: "Nuk do të ndodhë dita e kiametit përveçse një grup njerëzish nga umeti im do të jenë ngadhn- jimtarë ndaj njerëzve, nuk i preokupon ata kush i kundërshton apo kush i ndihmon." (Sahih-auten- tik) HADITHI NR. 10 Transmetohet nga Thevbani se i Dërguari i Al- lahut ka thënë: "Do të vazhdojë një grup njerëzish nga umeti im i ndihmuar në të vërtetën. Nuk i dëmton ata kush i kundërshton, derisa të vijë urdhri i Allahut." (Sahih-autentik) Sqarim: Nga të gjitha hadithet e lartpërmendura dhe të tjera të ngjashme me to, të cilat imam Ibën Maxhe nuk i ka cekur në "Sunenin" e tij merren këto mësime: 1. Fjala e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel- lem: "Do të vazhdojë një grup njerëzish nga umeti im" tregon se është një grup njerëzish muslimanë dhe jo tërë muslimanët dhe gjithashtu sinjalizon për ekzistimin e grupeve të tjera. 2. Shprehja "…nuk i dëmton ata kush i kundër- shton…" tregon se ekzistojnë grupe të tjera, të cilat e kundërshtojnë palën e ndihmuar në çësht- jet e fesë. Ky është i ngjashëm me hadithin e përçarjes, së umeti do të përçahet në shtatëdhjetë e tre grupe, ku grupet e tjera do ta kundërshtojnë palën e ndihmuar në gjërat e fesë që kjo palë praktikon. 3. Ky hadith përmban përgëzimin për këtë grup të ndihmuar, se do të jenë të ndihmuar, të shfaqur dhe ngadhnjyes në këtë botë. 4. Shprehja "derisa të vijë urdhri i Allahut" ka për qëllim erën që ua merr shpirtrat çdo besim- tari e besimtareje dhe nuk ka kundërthënie mes kësaj dhe hadithit që thuhet "derisa të ndodhë ki- ameti", sepse qëllimi është se ata do të jenë ngadhnjyes derisa të vijë kjo erë e t'ua marrë sh- pirtrat pak para kiametit dhe shfaqjes së shenjave të tij. Cilësitë e palës së ndihmuar: 1. Ajo është në të vërtetën - hakun. 2. Ithtarët e palës së ndihmuar janë praktikues të urdhrave të Allahut, urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja. 3. Pala e ndihmuar është ngadhnjimtare deri në Ditën e Gjykimit. 4. Ajo është durimatare, e qëndrueshme. Për këtë tregon hadithi i Enes ibën Malikut Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili thotë se i Dërguari sal-lAl- lahu aleji ve sel-lem ka thënë: "Do të vijë te njerëzit një kohë kur durimtari në fe është sikurse ai që mban gacën."[2] Kush janë pala e ndihmuar? Imam Buhariu ka thënë: "Kapitulli: Fjala e Pej- gamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "Do të vazhdojë një palë nga umeti im ngadhnjimtare në ______________ [2] Transmeton Tirmidhiu Nr 2260. Dijetar Albani e ka cilësuar :Sahih-autentik. 18 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9
  • 20. të vërtetën, e ata janë dijetarët."[3] Ibën Haxheri thotë: "Abdullah ibën Mubareku ka thënë: "Për mendimin tim ata janë pasuesit e hadithit."[4] Imam Neveviu thotë: "Ka thënë imam Ahmedi: "Nëse nuk janë pasuesit e hadithit, nuk e di se kush janë." Kadij Ijadij thotë se imam Ahmedi ka për qëllim me pasuesit e hadithit Ehlu Sunetin dhe xhematin dhe kush i ka bindjet e pasuesve të hadithit."[5] Ahmed ibën Sinani, dijetari i madh, ka thënë: "Ata janë dijetarët dhe pasuesit e ethereve-gjur- mëve të të parëve tanë të mirë."[6] Imam Neveviu thotë se këtë palë të ndihmuar mund ta përbëjnë shumë lloje njerëzish dhe prej tyre mund të ketë trima luftëtarë, juristë, muha- dithë, asketë, ata që urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja dhe të tjerë.[7] Imam Ibën Haxheri thotë: "Nuk është e domos- doshme që kjo palë të jetë e bashkuar në një vend, por mund të ekzistojë edhe e ndarë në shu- më vende të botës."[8] Rezymeja e fjalëve të dijetarëve është se këtë palë mund ta përbëjnë shumë lloje njerëzish dhe se mund të ekzistojnë në shumë vende duke qenë të shpërndarë. Mirëpo nuk ka dyshim se ata që merren me dituritë fetare, duke ua mësuar nje- rëzve akidenë (besimin), fikhun (jurisprudenc- ën), hadithin, tefsirin dhe shkencat e tjera fetare, duke i praktikuar ato dhe duke ua mësuar të tje- rëve, duke e mbrojtur Sunetin e Pejgamberit sal- lAllahu alejhi ve sel-lem nga gënjeshtrat dhe shpifjet, pa dyshim se këta janë më meritorët për të qenë pala e ndihmuar. Allahu na bëftë prej kë- tyre! Amin! HADITHI NR. 11 Transmetohet nga Xhabiri Allahu qoftë i kënaqur me të se ka thënë: "Përderisa ishim tek i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ai vizatoi një vizë dhe pastaj vizatoi dy viza në të djathtë dhe dy viza në të majtë, pastaj vendosi dorën e tij te viza e mesme dhe tha: "Kjo është rruga e Allahut", pastaj lexoi këtë ajet kuranor: "Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmba- juni kësaj e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju nda- jnë nga rruga e Tij." En'am 153 Sqarim: Në këtë hadith sqarohet çështja e fesë duke treguar se rruga e Allahut është rruga e drejtë dhe nuk ka devijime, është mestare. Gjithashtu këtu sqarohet gjendja e ndjekësit të kësaj rruge dhe se ai duhet të jetë syçelur sepse çdo devijim, qoftë i vogël, mund ta shpjerë në devijim të thellë për shkak të afërsisë së rrugëve të tjera devijuese. Imam Ibën Kethiri, kur ko- menton këtë ajet kuranor, thotë:[9] "Është për- dorur rruga e Allahut në njëjës sepse ajo është e vetme dhe nuk ka tjetër. Pra, e vërteta është një, ndërsa rrugët e tjera janë përdorur në shumës për të treguar se rrugët e devijimit janë të shumta. Kjo i ngjan fjalës së Allahut: "Allahu është Mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej er- rësirave në dritë. E kujdestarë të atyre që nuk be- suan janë djajtë, që i nxjerrin ata prej drite e i hedhin në errësira…" Bekare 257 Vijon… Përgatiti: Fidan Xhelili Literatura e konsultuar: Për shkallën e haditheve jamë mbështetur në mendimet e dijetarit Muhamed Nasirudin Albani. 1.Sqarimi i Sunenit të Ibën Maxhës nga imam Ebul Hasen El Hanefij, i njohur si imam Sindij 2."Fejdul Kadir", sqarimi i "Xhami' Sagir" të imam Su- jutit. Autor Abdurreuf El Munavij. 3."Fet'hul Barij", sqarim i Sahihut të Buharit. Autor Ibën Haxher El Askalanij. 4."El Minhaxh", sqarim i Sahihut të Muslimit. Autor imam Neveviu. 5."Silsilet el ehadith es-sahiha", autor Muhamed Nasirudin Albani. 6."Tefsiri i imam Ibën Kethirit". ______________ [3] Sahih Buhari me sqarim të Ibën Haxherit "Fet'hul Barij" (13358). [4] Po aty. [5] "El minhaxh sqarim i Sahihut të Muslimit" Autor imam Neveviu, (558-59). [6] "Silsiletul ehadith es-sahiha"(13136-137)Autor Muhamed Nasirudin Albani. [7] "El minhaxh sqarim i Sahihut të Muslimit" Autor imam Neveviu, (558-59). [8] Sahih Buhari me sqarim të Ibën Haxherit "Fet'hul Barij" (13358). [9] Tefsiri i Ibën Kethirit,komentimi i ajetit 153 të Kaptinës En'am. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9 19
  • 21. Jurisprudencë F alënderimi i takon Allahut, Zotit të bo- tëve. Paqja dhe mëshira e Tij qoftë mbi Pe- jgamberin tonë, Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij që ndoqën rrugën e suksesit nën ud- hëzimin e drejtë e triumfues si dhe mbi gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tyre deri në Ditën e Gjykimit, larg kufrit, bidatit dhe më- katit. Prej cilësive të Ehli Sunnetit është se ata u dorë- zohen argumenteve të Kur'anit dhe Sunnetit të vërtetë ashtu siç i kuptuan të parët tanë të mirë, larg pasimit me fanatizëm të imamëve që nxori nga gjiri i vet ky ummet. Ata çdo herë mundohen që sunnetet e harruara t'i ringjallin e t'i vënë në praktikë dhe duke qenë të përkushtuar në këtë metodologji, ata i thërrasin edhe të tjerët në të me fjalë dhe vepër. Nuk ka dyshim se harrimi i sunneteve gjatë shekujve ka ndodhur për shkak të injorancës dhe futjes së bidateve në fenë që Al- lahu i Lartmadhëruar e përsosi dhe e kompletoi, i Cili nuk pranon fe tjetër nga njerëzimi dhe çdo gjë që i sajohet asaj (fesë), është e refuzuar. Prej sunneteve të harruara janë edhe dy rekatet pas ikindisë, që në sytë e shumë injorantëve du- ken absurde dhe risi. Ata këtë mendim e mbrojnë me fanatizëm sepse zemrat e tyre janë të mbulu- ara nga padituria dhe pluhuri i bidateve. Por të mos harrojmë se kundërshtimi mund të ndodhë edhe nga pasuesit e Sunnetit, sepse ka prej tyre që dy rekatet pas ikindisë i konsiderojnë prej ve- çorive të Resulullahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem apo se këto dy rekate që ka falur Resuli sal-lAl- lahu alejhi ve sel-lem kanë qenë të drekës, porse praktikimi i këtij sunneti (dy rekate pas ikindisë) nga sahabët dhe nga ata që i pasuan këta në mënyrë të drejtë, i hedh poshtë mendimet e lart- përmendura. Ky mospajtim mund të zhduket me paraqitjen e argumenteve të shëndosha duke i elaboruar shkencërisht dhe kjo është cilësi prej cilësive tona. Ne për çdo mospajtim i kthehemi Librit të Allahut dhe Sunnetit të Pejgamberit sal- lAllahu alejhi ve sel-lem, duke reflektuar mbi fja- lën e Allahut të Madhëruar, që thotë: "... nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë tek Allahu dhe tek i Dërguari, po qe se i besoni Allahut dhe Ditës së Fundit... " Nisa 59 Ibën Kethiri rahimehullah për pjesen e ajetit "...nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë tek Allahu dhe i Dërguari ..." thotë: "Muxhahidi dhe të tjerët nga selefi thonë: "(Kthim) Te Libri i Allahut dhe Sunneti i Resu- lullahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem."[1] ARGUMENTIMI I DY REKATEVE PAS IKINDISË T ransmeton Ibën Ebi Shejbe rahimehullah në Mussannefin e tij (2/352) nga Aishja radijallahu anha, e cila thotë: "Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nuk i ka lënë dy rekate para farzit të sabahut dhe dy rekate pas farzit të ikindisë."[2] Ky hadith është argument i qartë si DY REKATET PAS FARZIT TË I K I N D I S Ë ______________ [1] Shiko Tefsirul Kur'anul Adhim nga Ibën Ktheri rahimehullah, vëllimi i dytë, faqe 345, botimi Daru Tibe. [2] Hadith autentik, e ka vërtetuar Imam Albani rahimehullah në "Silsile Sahiha" në vëllimin 6, në pjesën e dytë, numër 2920 dhe në vëllimin 7, në pjesën e parë, numër 3174. Hadithi është i transmetuar edhe në Sahih Ebi Davud, numër 1160, në vëllimin e pestë dhe po ashtu në "Irvaul Galil" në vëllimin e dytë, faqe 188-189. 20 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9
  • 22. rrezet e diellit në mëngjesin e kthjellët dhe argu- menton për ligjshmërinë e faljes së dy rekateve pas farzit të ikindisë. Këto dy rekate nuk janë të drekës, siç mendojnë disa. Për këtë që themi është argument hadithi që transmeton Is'hak ibën Rahuvej rahimehullah në "Musnedu Aishe" 3/ 894/ 1013 nga Aishja radijallahu anha, e cila thotë: "Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ka falur farzin e drekës dhe pas tij ka falur dy rekate, e më pas ka falur ikindinë dhe pas saj dy rekate."[3] Ky sunnet nuk bie në kundërshtim me hadithin që transmeton Buhariu rahimehullah në Sahihun e tij nga Ebi Said el Hudriju radijallahu anhu, se Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Nuk ka namaz pas namazit të sabahut derisa të ngrihet dielli dhe nuk ka namaz pas ikindisë derisa të perëndojë dielli." Ky sqarohet nga hadithi që tregon Aliu radiallahu anhu, se i Dërguari sal- lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Mos u falni pas ikindisë, vetëm faluni atëherë kur dielli është lart (para se dielli të skuqet para perëndimit)."[4] Pra, nuk ka namaz kur shkëlqimi i diellit dobë- sohet, domethënë para se të perëndojë. Muhad- dithi Albani rahimehullah këtë hadith e shënon në "Silsile Sahiha" nën titullin "Namazi para perëndimit të diellit" (para se dielli të skuqet)". QËNDRIMI I UMERIT RADIJALLAHU ANHU NDAJ KËTIJ SUNNETI T ransmetohet nga El Mikdam bin Shihabi e ky nga babai i tij, i cili ka thënë: "E kam pyetur Aishen radijallahu anha se si e ka falur namazin Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Tha: "E ka falur drekën e pas saj i ka falur dy rekate, pastaj ka falur ikindinë dhe pas saj ka falur dy rekate." I kam thënë: "Por Umeri radi- jallahu anhu ka dënuar me rrahje dhe i ka ndaluar (njerëzit) për këto dy rekate." Aishja tha: "Umeri i ka falur këto dy rekate dhe e ka ditur që Resulul- lahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i ka falur këto dy rekate. Mirëpo populli yt, pasues i fesë, është popull i thjeshtë që nuk posedon dituri… e falin drekën, pastaj falen nga dreka e deri në ikindi dhe po ashtu e falin ikindinë e më pas falen deri në namazin e akshamit dhe i ka dënuar me rrahje Umeri dhe ia ka qëlluar."[5] Muhaddithi Albani rahimehullah thotë: "Ky ha- dith është argument i qartë se ndalesa e Umerit radijallahu anhu për dy rekatet pas ikindisë nuk ka të bëjë me to, ashtu siç mendojnë shumica, por kjo ndalesë është për shkak të namazit pas dy rekateve ose për vonimin e tyre në kohën që është e ndaluar të falen. Dhe kjo kohë është kur dielli të skuqet para perëndimit, kjo është koha që ndalohet namazi pas ikindisë... Dhe dy rekatet pas ikindisë janë sunet, nëse i fal me ikindinë (pak) para se dielli të skuqet (para perëndimit). Dënimi i Umerit radijallahu anhu me rrahje është ixhtihad i tij, me të cilin janë pajtuar disa sahabë dhe disa të tjerë nuk janë pajtuar dhe nga ata që nuk janë pajtuar është nëna e besimtarëve (Aishja radijallahu anha) dhe për të dy mendimet ka që pajtohen, por obligim është kthimi te Sun- neti, që është i vërtetë dhe i besueshëm nga trans- metimi i nënës së besimtarëve."[6] Prandaj duhet ringjallur ky sunnet i vdekur dhe nuk dyshojmë që pasuesit e Sunnetit (grupi i sh- pëtuar dhe pala e ndihmuar nga Allahu) janë ata që çdo herë e kanë shfaqur dritën e Sunnetit të vërtetë nën udhëzimin e drejtë. Muhadithi i madh Albani rahimehullah, ha- dithin 3174 në "Silsile Sahiha": "Pejgamberi sal- lAllahu alejhi ve sel-lem nuk i ka lënë dy rekate para farzit të sabahut dhe dy rekate pas farzit të ikindisë", e ka shënuar nën titullin "NAMAZI I HARUAR QË DUHET RINGJALLUR". Vel hamdu lil-lahi rabil alemin! Përgatiti: Adem Avdiu ______________ [3] Hadith i vërtetë, e ka bërë sahih Albani rahimehullah në "Silsile Sahiha" në pjesën e tretë të vëllimit të shtatë, numër 3488. [4] Transmeton Ebu Davudi (1/200), Nesaiu (1/97) e prej tij Ibën Hazmi në Muhal-la (3/31), Ebu Jeala në Musnedin e tij (1/ 119), Ibën Hibbani në Sahihun e tij 621-622 dhe të tjerë; muhadithi Albani e ka saktësuar në "Silsile Sahiha" në pjesën e parë të vëllimit të parë, numër 200. [5] Transmeton Ebul Abas Es-Siraxhi në Musnedin e tij me sened autentik, "Silsile Sahiha" në vëllimin e 6 në pjesën e dytë, faqe 1013. [6] Shiko në "Silsile Sahiha" vëllimin e 6, pjesa e dytë, faqe 1013. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9 21
  • 23. Dëlirje&Edukim V ërtet të gjithë muslimanët, pa dyshim, e dinë se ardhmëria i takon Islamit. Për këtë arsye, dhënia e shpresave se ky është realiteti në kohën e përmirësimit (të ummetit) e bën atë të qetë në kohën e vendosmërisë së këtij realiteti. E ky është kusht i domosdoshëm prej ku- shteve të edukimit rabbanij, siç shihet qartë në hadithin madhështor të Habbab ibnul-Ertit,[2] Allahu qoftë i kënaqur prej tij, kur ky shkon te Pejgamberi sal-lAl- lahu alejhi ve sel-lem dhe kërkon prej tij që ta lusë Allahun që t’i ndihmojë dhe Pe- jgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e la- jmëroi se Islami do të rritej shumë dhe do të përhapej me të madhe.[3] E nëse u bë e qartë se ardhmëria i takon Islamit, atëherë cili është ai menhexh që do t'i kapë për dore këta muslimanë dhe do t'i çojë drejt ardhmërisë së tyre të lulëzuar dhe fitores së tyre bindëse? Transmetohet nga Hudhejfe, radijAllahu anhu, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Në mesin tuaj do të ketë pejgamberllëk sa të dojë Allahu, pastaj e ngre atë kur të dojë Ai. Pastaj do të jetë hal- ifati sipas metodës pejgamberike; do të jetë sa të dojë Allahu, pastaj e ngre këtë kur do Allahu. Pastaj do të jetë mbretëri trashëgi- more (saqë sakrifikojnë shumë pas saj). Kjo do të jetë sa të dojë Allahu, pastaj e ngre këtë kur do Allahu. Pastaj do të jetë mbretëri me forcë (i udhëheq njerëzit me shkopin e vet dhe e mbush tokën me krime dhe padre- jtësi); kjo do të jetë sa të dojë Allahu, pastaj e ngre këtë kur do Allahu. Pastaj do të vijë halifati që udhëheq sipas metodës pejgam- berike", pastaj heshti.[4] a) Pra, ajo metodë është sipas gjurmëve të sahabëve, shokëve të Pejgamberit sal-lAl- lahu alejhi ve sel-lem, e për këtë realitet aludojnë disa çështje: E para: Ardhmëria e Islamit realizohet duke kthyer halifatin rashidij dhe duke vazhduar jetën islame sipas metodologjisë pejgamberike. E dyta: Ai që e ndërtoi folenë e parë të Is- lamit është halifati pejgamberik rashidij. E treta: Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve ARDHMËRIA I TAKON ISLAMIT, POR SIPAS TË KUPTUARIT TË SELEFU SALIH[1] ______________ [1] Nga libri "El-Mekalatus-Selefijeh" të S. Hilalit, fq/165-167. [2] Transmeton Buhariu. [3] Kurse hadithet e tjera të cilat vërtetojnë prerazi se ardhmëria është e Islamit janë këto: hadithi i Ebu Hurejrës, i transmetuar nga Buhariu 2926 dhe Muslimi 2922; hadithi i Thevbanit, i transmetuar nga Muslimi 2889; hadithi i Aishes, i transmetuar nga Muslimi 2907 si dhe hadithi i Temimud-Darit, i transmetuar nga Ahmedi 4/103 dhe Hakimi 4/430-431. [4] Sahih ligajrihi, transmeton Ahmedi, Tajalisij dhe Bezzari. Në këtë hadith janë cekur pesë etapa, e fundit është ajo sipas metodës pejgamberike; kështu që logjiko: nuk është etapa e fanatizmit medhhebor e as esharito-maturidij, as ai partiak e as ai i havarixhëve bashkëkohorë apo i ndonjë sekti tjetër të devi- juar! 22 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9
  • 24. sel-lem ka lajmëruar për ardhjen e hali- fatit rashidij pas atij pejgamberik dhe ka lajmëruar për një tjetër halifat (të dytë) sipas metodës pejgamberike, pas atij mbretëror me dhunë, kështu që bëhet e qartë se ardhmëria e Islamit do të jetë si e kaluara e saj (në çdo aspekt), sa i përket lulëzimit, përhapjes dhe fitores. E katërta: Ata të cilët e kanë realizuar kalifatin e parë rashidij janë shokët e Mu- hammedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe kush i ka pasuar me të mirë. Kjo do të thotë se ata të cilët e përsërisin kalifatin rashidij sipas metodës pejgamberike janë ata të cilët punojnë sipas metodës së pa- rakaluesve tanë të mirë, sahabëve bamirës dhe tabiinëve të zgjedhur dhe atyre që i pasojnë këta me të mirë. b) Dhe ajo metodë është metoda eduka- tive ripërtëritëse përmirësuese dhe jo rev- olucionare, rebeluese dhe risimtare (me bidate), as e arnuar dhe shtrembëruese. Për këtë aludon fjala e Pejgamberit sal-l- Allahu alejhi ve sel-lem në hadithin ku flitet se si muslimanët do t'i vrasin çifutët në kohët e fundit: ”Derisa druri dhe guri të thotë: "O musliman, o adhurues i Al- lahut!”[5] Ky hadith aludon për këtë meto- dë për arsyet e mëposhtme: E para: Metodologjia e sahabëve është edukative përmirësuese dhe nuk ka mundësi të përmirësohet fundi i këtij ummeti vetëm se me atë që është për- mirësuar fillimi i tij. E dyta: Të folurit e drurit dhe gurit drej- tuar muslimanit aludon se është fryt i metodologjisë edukative përmirësuese, e cila ka realizuar adhurimin e (drejtë ndaj) Allahut në individë dhe shoqëri. E treta: Udhëheqja e muslimanëve (në tokë) dhe mbizotërimi i fesë është fryt i përmirësimit dhe edukimit. Allahu i Ma- dhëruar thotë: “Allahu u ka premtuar atyre nga mesi juaj që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, se do t’i bëjë zotërues në tokë, ashtu siç i pat bërë zotërues ata që ishin para tyre." Nur 55 E katërta: Allahu i pati bërë zotërues të kaluarit kur ata zbatuan metodologjinë edukative, e cila mbështetet në durim dhe bindje. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe Ne bëmë nga mesi i tyre prijës që me ur- dhrin Tonë udhëzojnë, pasi ata (që i bëmë prijës) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur.” Sex- hdeh 24. Për këtë arsye, nuk ka mundësi të arrihet ndryshe pushteti në fe, veçse me anë të durimit dhe bindjes. E nga e tërë kjo kuptuam bindshëm se ardhmëria i takon Islamit, por sipas të kuptuarit të të parëve tanë të mirë, selefu salih, të nderuarit. E lutja jonë e fundit është se hamdi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve. Shkëputur nga libri "Qëndrime selefite në disa çështje metodologjike" Përmblodhi: Zejd Haziri ______________ [5] Muttefekun alejhi. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9 23
  • 25. Familja G jatë muajit të Ramazanit, fluksi i musli- maneve për t'u falur nëpër xhami, posaçërisht në namazin e teravive, ka qenë shumë i madh. Mirëpo me shkuarjen e tyre në xhami kemi vërejtur kundërshtime të shumta ndaj sheriatit. As burrit dhe as mbikëqyrësit të saj nuk i lejohet që ta lejojë atë të shkojë në xhami pa u plotësuar kushtet që kanë theksuar dijetarët. Për disa nga këto kushte fakton teksti kuranor dhe Sunneti, ndërsa disa të tjera janë në lidhshmëri me argumentet që përputhen me shkakun e njëjtë që e posedojnë.[1] Këto kushte janë: 1. Që mos të jetë e parfumuar, ashtu siç është transmetuar nga Zejnebe eth-Thekafijeh, e cila ka thënë: "Na tha neve Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "E nëse ndokush nga ato (femrat) shkon në xhami, mos t'i afrohet parfumit."[2] Nga kjo kuptojmë se nëse femra dëshiron të shkojë në xhami, atëherë të mos të parfumohet sepse parfumi është nga shkaqet e joshjes dhe nxit epshet e meshkujve. Kësaj i bashkëngjitet edhe zbukurimi, si p.sh: rrobat që nxisin mendjemadhësi, shfaqja e stolive (ar etj.), tingujt e hallhalleve në këmbë[3] si dhe gjëra të ngjashme me to. Domosdoshmërisht femra gjatë shkuarjes në xhami duhet të jetë në shkallën më të lartë të mbulimit dhe të largimit nga çdo gjë që është shkak për tërheqjen e vëmendjes së meshkujve. 2. Që ta ulë shikimin ashtu siç e ka urdhëruar Zoti i saj e të mos i shikojë meshkujt e huaj. Allahu i Lartësuar thotë: "E thuaju besimtareve të ndalin shikimet e tyre (prej haramit)..."[4] Ibën Kethiri rahimehullah thotë: "Domethënë ajo çfarë u është ndaluar atyre (femrave) nga shikimi te burrat e huaj. E për këtë shumica e dijetarëve kanë anuar nga mendimi se nuk i lejohet femrës që të shikojë meshkujt e huaj me epsh apo pa epsh."[5] Neveviu rahimehullah thotë: "E mendimi i saktë, me të cilin janë edhe dijetarët në përgjithësi si dhe shu- mica e sahabëve, është se i ndalohet femrës shikimi i mashkullit të huaj ashtu siç i ndalohet atij shikimi i saj."[6] Nuk ka dyshim se joshja është e barabartë. Pra, nëse të shikuarit e mashkullit te femra shkak- ton joshjen, gjithashtu edhe shikimi i saj tek ai shkakton joshjen. 3. Mos të ketë diçka të rrezikshme (fesad) në rrugën që të shpie në xhami. Pra, nëse rruga nuk është e sigurt dhe ka frikë nga keqbërësit, atëherë ndalohet shkuarja e saj në xhami për shkak të fitnes (vend magjepsjes) dhe fesadit (realizimit të shthur- jes). 4. Që të jetë e mbuluar me mbulesë islame duke e mbuluar trupin në tërësi,[7] pra duke mbuluar fy- tyrën, duart dhe këmbët. Nuk lejohet për femrën që beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit që të dalë për në xhami për të kryer një ibadet me fytyrë dhe duar të zbuluara,[8] kur parimisht zbatimi i këtij adhurimi është më mirë për të në shtëpinë e saj. Në realitet ajo me këtë veprim bën një mëkat të KUSHTET E SHKUARJES SË FEMRËS NË XHAMI ______________ [1] Shiko" Edvaul bejan", 6/236. [2] E transmeton Muslimi 443. [3] Këtu hyn edhe zhurma e takave (sh.p). [4] Nurë, 31. [5] Tefsiri i Ibën Kethirit 6/46. [6] Sherh en-Nevevij ala Muslim 10/353. [7] Mbulimi i tërë trupit sipas sheriatit është që mbulesa të jetë e gjerë dhe jo që vizaton e shfaq trupin prej ngushtësisë dhe nga tejdukshmëria e saj, sido- mos vendet që nxisin me të madhe epshin. Kjo mbulesë e shëmtuar, që ka nevojë për mbulesë, është përhapur me të madhe në mesin e femrave musli- mane, të cilat janë mashtruar nga fetvatë e atyre që janë larguar nga rruga e të parëve tanë të devotshëm (e jo nga Islami)- nga rruga e sahabëve dhe e atyre që i pasuan këta drejt, pra imamët e katër medhhebeve e dijetarët e tjerë që posedoi ky ummet në gjirin e vet (sh.p). [8] Në lidhje me mbulimin e fytyrës dhe të duarve dijetarët kanë rënë në mospajtim. Disa thonë se është obligim mbulimi i tyre e disa e lejojnë zbulimin e tyre dhe ky është mendimi i saktë. Pra, i lejohet femrës që të zbulojë fytyrën, duart dhe jo pjesët e tjera. Për më gjerësisht në lidhje mbi mbulesën e femrës sipas sheriatit lexoni librin Mbulesa nga Imam Albani rahimehullah. (sh.p) 24 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9
  • 26. madh duke i shkaktuar joshje dhe nxitje epshesh vetes dhe dikujt tjetër. 5. Që të mos përzihet me meshkuj në rrugë apo në xhami. Femra muslimane nuk duhet të dalë në safat e meshkujve e as në vendet e tyre, por të falet pas dhe larg tyre. Për këtë është transmetuar nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili ka thënë: "Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Safat më të mirë për meshkuj janë ata të parët e më të këqijtë të fundit, ndërsa safat më të mirë për femra janë të fundit e më të këqijtë për to janë të parët."[9] 6. Mos ta ngrejë zërin në namaz as gjatë leximit e as në thënien amin dhe as të ndërhyjë kur imami gabon, por i mjafton të rrahë shuplakat, bazuar në fjalën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem (që thotë): "Thënia subhanallah është për meshkujt (kur imami gabon), rrahja e shuplakave për femrat."[10] 7. Që të largohet (nga xhamia) para meshkujve për të mos u përzier me meshkujt në rrugë apo në dyert e xhamive. Është transmetuar nga Ummu Se- lemeh radijallahu anha (që ka thënë): "Vërtet Pe- jgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kur ka dhënë selam, ka qëndruar pak në vendin e tij (dhe nuk është kthyer me fytyrë nga xhemati)." Ibn Shihabi thotë: "Kuptojmë e Allahu e di se femrat duhet të dalin e të largohen nga xhamia, që mos t'i takojnë meshkujt ato."[11] Hafidh Ibën Haxheri thotë: "E nga hadithi përfi- tohet që imami të ketë në konsideratë gjendjen e atyre që falen (pas tij); që të largohemi nga çdo gjë që ka mundësi të shpjerë në mëkate; të largohemi nga vendet e akuzimit; se urrehet përzierja e meshkujve me femrat në rrugë e të mos diskutohet në shtëpi ... dhe se femrat kanë prezantuar në xhami.[12] Fjala përmbledhëse mbi këtë çështje Femra është e obliguar të mbulohet dhe të largohet nga çdo gjë që nxit meshkujt (drejt shthurjes) gjatë daljes së saj nga shtëpia në përgjithësi e në veçanti në xhami. Femra muslimane duhet të ndalet në kufijtë që i ka caktuar Allahu dhe të jetë e bindur se Ai që e obligoi me namaz dhe ia lejoi që të shkojë në xhami, po Ai është që e obligoi me hix- hab (mbulesë), modesti, ndershmëri dhe me turp. E si t'i nënshtrohet Allahut në të parën e të mëka- tojë në të dytën? Si të jetë e shpërblyer me prak- tikimin e veprës që e ka ndaluar Ligjvënësi (Zoti)? Si ta kryejë të lejuarën kur rruga e realizimit të saj është e ndaluar? Vërtet nuk është larg që namazi i saj të jetë i mangët, për arsye se mëkati, nëse nuk i asgjëson veprat, i pakëson ato (në shpërblime). Zemrën ta djeg keqardhja atëherë kur shikon se shumica e femrave në vendin më të mirë - Bejtul- lahil Harem - në Qabe kanë mbulesë të mangët, e kanë zbuluar fytyrën, i kanë shfaqur bukuritë dhe shkojnë për të kryer adhurime madhështore në vendin më të shenjtë në fytyrën e globit tokësor. Kësaj i shtohet edhe fërkimi i tyre me meshkujt në vendin e tavafit apo në hyrjet dhe daljet e xhamisë si dhe fakti që disa femra paraprijnë që të falin na- mazin në vendin e tavafit afër Qabes, duke mend- uar se kjo është më mirë! E ku qëndron këtu e mira kur meshkujt kalojnë rreth tyre, ndërsa Resulul- lahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë në hadithin që e kemi cituar: "...e safat më të këqij për femrat janë ata të parët", për shkak të afrimit të tyre me meshkujt. Atëherë si qëndron puna kur ajo shkon e shtyhet me meshkujt dhe bën namaz te vendi i tyre?! Allahu na ndihmoftë! Femrës i takon të largohet nga shtyrja dhe fërkimi me meshkujt në hyrjet e xhamisë, në veçanti gjatë daljes. Pra, ose të presë derisa të kalojnë një grum- bull njerëzish ose le të shpejtojë duke u larguar pas selamit të imamit, para se ta arrijnë meshkujt. Dihet se për meshkujt është e pëlqyer që të qën- drojnë në xhami pas namazit sa për një kohë që ata e vërejnë se femrat janë larguar, mirëpo shumica e tyre nuk kuptojnë. E më parësore është veçimi i hyrjeve për femra, bile më e kërkuar, duke pasuar atë që ndodhi në shekullin e parë, ngase në këtë veprim ka dobi madhështore.[13] Shkëputur nga libri Ahkamu Huduril Mesaxhid Autor: Abdullah ibën Salih el Fevzan Përshtati: Adem Avdiu ______________ [9] Transmeton Muslimi 440. [10] Transmeton Buhariu 1145 dhe Muslimi 422. [11] Transmeton Buhariu 802. [12] Fet'hul Barij 2/336. [13] Umeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, gjatë halifatit të tij kishte urdhëruar për hapjen e një hyrjeje të veçantë për femrat (sh.p). Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9 25
  • 27. Minberi 26 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 0 9 N ga mirësia e kësaj feje është lejimi i mbledhjes së muslimanëve kolektivisht në shumë adhurime, njëra prej të cilave është edhe falja e namazit me xhemat në xhami pesë herë në ditë. Përveç faljes së namazit kolektiv në xhami, një tjetër e mirë prej të mirave nga Al- lahu i Lartësuar është se njeriu fiton edhe në dynja edhe në ahiret sepse njihet me vëllezër të rinj, zbuten zemrat dhe arrihet komunikimi mes muslimanëve, ku i padituri bëhet i ditur me lejen e Allahut të Lartësuar. Sa shumë u lumturuam dhe u gëzuam kur mes nesh ishte muaji i Ramazanit, muaji i mëshirës, muaji i faljes së gjynaheve, muaji i faljes së na- mazit kolektiv në xhami. Shpesh kënaqemi me xhematin tonë të madh në muajin Ramazan sepse xhamitë tona janë të stërmbushura nga falësit e namazeve, të cilët në këtë muaj janë të rregullt në namazet e tyre me xhemat dhe falen vetëm në xhami. Me përfundimin e Ramazanit vërehet dukshëm mungesa e tyre në namazet me xhemat. A thua pse ndodh kështu? Pse kjo mu- ngesë e falësve të namazit me xhemat në xhami? Kush janë ata të cilët gjithmonë falen me kolek- tivin? O rob i Allahut, të paktë janë ata që e falin na- mazin e tyre me xhemat në shtëpitë e Allahut, që janë xhamitë, e këta janë të sinqertët dhe të mirët. Ndërsa ata që kundërshtojnë faljen me xhemat janë hipokritët dhe të justifikuarat nga radhët e femrave dhe ata që kanë arsye. A mos vallë Allahu i Lartësuar e ka bërë obligim na- mazin kolektiv në xhami vetëm në muajin Ra- mazan?! A thua për kë janë ndërtuar gjithë këto xhami o muslimanë? Xhamitë do të ankohen tek Allahu i Lartësuar për mospraninë tuaj dhe pakicën e vogël të falësve të namazit me xhemat. Robër të Allahut, ata që shkojnë në xhami për faljen e namazit me xhemat janë njerëz të sin- qertë dhe të mirë. Për këtë grup Allahu i Lartë- suar në suren Nur thotë: “Në xhamitë, që Allahu ka urdhëruar të ngrihen e të përmendet aty emri i Tij, Atë e lavdërojnë në mëngjes dhe mbrëmje njerëz të cilët shitblerja nuk i pengon për të për- mendur Allahun dhe të cilët falin namazin dhe japin zekatin dhe të cilët kanë frikë nga Dita (e Kiametit), kur zemrat dhe shikimet do të jenë të shqetësuara.” Nur 36-37 Kush janë këta njerëz? Ata që falen vetëm në muajin e Ramazanit? Jo, o rob i Allahut, ata janë të sinqertët e të mirët, ashtu siç na tregoi për ta Allahu i Lartësuar në ajetin e lartpërmendur. Mos harro, rob i Allahut, se ai që largohet nga falja e namazit me xhemat në xhami duke mos pasur arsye nga sheriati, ai është i njollosur me nifak, hipokrizi, sepse i Madhërishmi na tregoi për ta në suren Teube: “namazit i afrohen vetëm në mënyrë të ngathët.” Teube 54 “Kur ata ngrihen për namaz, ngrihen me përtesë, vetëm sa për t’u dukur para botës (njerëzimit) dhe Allahun e përmendin fare pak.” Nisa 142 I Dërguari i Allahut na tregon se "namazi më i rëndë për munafikun është namazi i jacisë dhe i agimit, e sikur ta dinin se ç'ka në të (nga shpër- blimet e faljes së namazit), do të vinin këmbado- XHAMI ME XHEMAT NË NAMAZI