2. “Don Kishoti “
• Rezultatet e të nxënit:
Tregon me fjalët e tij fragmentin.
Veçon tiparet e stilit të autorit.
Reflekton në mënyrë kritike,përmes
analizave,interpretimit,vlerësimit të tekstit.
3. “Don Kishoti “
• Rikujtojmë njohuritë e mësuara më parë rreth veprës.
Roman i frymëzuar nga historitë e kohës mbi kalorësit legjendarë
Roman parodi
Në roman mbizotëron komikja,tragjikja dhe ironikja
Gërshetim i elementeve reale dhe atyre fantastike
Koncepti donkishot
Trajtimi i një shumësie tematike
Mbizotërim I elementit të përsëritjes
Elementet përmes të cilave Servantesi na bën të qeshim janë:
(grotesku,ironia,hiperbola,përsëritja,imitimi dhe parodia,komizmi i
gjuhës,veprimet qesharake të dy personazheve,ëndërrimet me sy hapur përballë
realitetit)
Mesazhet që nxirren nga vepra janë :
a- Nuk mund të bëhemi qesharakë duke luftuar të vetëm dhe kundër të gjithëve.
b- Të mos humbasim orientimin….
4. Fragment : “ Kalorësi i luanëve” ora 1
• Pas leximit të fragmentit do të punohet ushtrimi 1 fq 205 në libër nga nxënësit ku
do të përmbledhin fragmentin me rreth 100-150 fjalë.
• Do të punohet blloku i pyetjeve :
- Cilat janë tiparet që shfaq Sanço në paragrafin e parë?
- Cilat janë tipare të Don Kishotit që dalin në fjalët e tij?
- Analizoni shprehjen : “Nëm or mik helmeten,se ja unë nuk marr erë fare nga
aventyrat,ja ndryshe ajo që po zbuloj atje është e tillë që duhet të më nxitë e po
më nxit të rrëmbej armët”
- Ç’mjet shprehës gramatikor ka përdorur autori në këtë shprehje për të paraqitur
dy ide që përjashtojnë njëra tjetrën?
- Përcaktoni mjetet shprehëse leksikore të nënvizuara në këtë frazë: “ Njeriu i
lajmëruar,gjysmë i shpëtuar,se gatitem,nuk humbas asgjë,sepse përvoja më ka
mësuar që kam armiq të dukshëm e të padukshëm,që sdi se kur dhe as ku e në
ç’kohë dhe as se me çfarë fytyre do të më sulmojnë”
- Komentoni përcaktimin që i bën Sanço vetes në fjalët që shkëmben me Don
Kishotin “ si një krijesë ngjizur e ndërtuar pas fytyrës së zotërisë suaj e mish i
mishit tuaj”
5. Fragment : “ Kalorësi i luanëve” ora 2
• Lexohet fragmenti
• Pse Don Kishoti mendon se i kanë bërë magji?
• Çfarë e shtyn atë të luftojë me “luanët e
mbretit”
• Pse të gjithë personazhet e tjerë i luten Don
Kishotit të mos ndeshet me luanët?
• Nënvizoni efektet komike me të cilat e
përshkruan autori “ betejën” e Don Kishotit
me luanët?
6. Don Kishoti
• Ese detyrë për portofol
“ Sa Don Kishot është secili prej nesh”? ( 20 pikë)
Përgatiti : Noela Shabani
07.04.2020