Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Migjeni, uragan i panderprere
1.
2. Shqiperia gjate viteve 1930
Në çerekun e dytë të shek. XIX viset shqiptare, me
gjithë përparimin që ishte dukur në zhvillimin e
ekonomisë në periudhën e mëparshme,
karakterizoheshin ende nga prapambetja e
theksuar dhe ruanin gjithnjë tiparet e një vendi
agrar të prapambetur. Shumica dërrmuese e
popullsisë merrej, si edhe më parë, me bujqësi e
blegtori. Në fshat banonin, ku më shumë e ku më
pak, rreth 87% të banorëve të këtyre viseve.
3. Shqiperia e viteve ‘ 30 ( vazhdim )
Politika obskurantiste që Perandoria Osmane kishte ndjekur për katër
shekuj me radhë, jo vetëm e kishte lënë vendin me një rrjet arsimor
shtetëror të prapambetur, por kishte krijuar një situatë mbytëse edhe
për ngritjen e shkollave private të arsimit të përgjithshëm. Shkaktare
kryesore e kësaj prapambetjeje të përgjithshme ishte vetë Perandoria
Osmane, e cila me regjimin e saj feudal-ushtarak kishte penguar për
shekuj me radhë zhvillimin e lirë ekonomik e kulturor të vendit.
Ndonëse gjatë njëqind vjetëve të fundit ekonomia natyrore kishte hyrë
në rrugën e shthurjes dhe vendin e saj po e zinte ekonomia e tregut,
qarqet sunduese osmane vazhdonin të ruanin regjimin e vjetruar politik
feudal, absolutizmin sulltanor me karakter teokratik mesjetar, që nuk u
përshtatej kushteve të reja historike.
4. Jeta politike ne Shqiperi gjateketyre viteve …
Jeta politike në Shqipëri ndodhej ende nën zgjedhën e derebejve, të
funksionarëve parazitarë dhe të ulemave fanatikë, të cilët, ndryshe nga
feudalët çifligarë, ishin të shkëputur nga sfera e prodhimit dhe e
shkëmbimit. Ata i nxirrnin të ardhurat e tyre kryesisht duke grabitur
popullsinë me anën e dhunës ose arkën e shtetit me anën e posteve
qeveritare. Si rrjedhim i dhunës, i grabitjes, i arbitraritetit e i pasigurisë,
ekonomia e viseve shqiptare ndodhej në një amulli të theksuar. Për këtë
arsye, punishtet e para manifakturore që kishin filluar të lindnin nëpër
qytete qysh në dhjetëvjeçarët e fundit të shek. XVIII mbetën në hapat
fillestarë nuk u kthyen në industri të mirëfillta kapitaliste. Edhe pronësia
tokësore çifligare, e cila gjithashtu ishte rritur qysh në shek. XVIII, në vend
që të përvetësonte, siç ishte e natyrshme, format e ekonomisë së tregut,
ishte gozhduar në qerthullin e marrëdhënieve feudale.
5. Marredhenia mes politikes dhe Ahmet Zogu , mbretit te
atehershem shqiptar …
Në vitin 1928 Ahmet Zogu u shpall nga parlamenti Zog I, Mbret i Shqiptareve, Skënderbeu III. Ai
ndryshoi mbiemrin nga Zogolli në Zogu. Nëna e tij Sadije Toptani u shpall Nëna Mbretëreshe,
kurse familjaret e tjerë morën titujt Princër dhe Princesha. Mbretëria u shpall mbretëri kushtetuese,
parlamentare dhe e trashëgueshme. Në këtë mënyre u formua e para familje mbretërore
shqiptare.Parlamenti i dha atij shumë çifligje dhe para por ai i ktheu serish pjesën më të madhe.
Ndërkohë gjatë kësaj periudhë u forcuan marrëdhëniet me Italinë, e cila po behej gjithnjë e më e
fuqishme në Shqipëri. Për një moment marrëdhëniet mes dy vendeve u tensionuan sa gati arritën
në ndërhyrje ushtarake. Vetëm ndërhyrja e Anglisë e shpëtoi Shqipërinë nga një pushtim. Ndërkohë
pas përmirësimit të marrëdhënieve Ahmet Zogu filloi të mendoje për një trashëgimtar. Ai ishte i
fejuar me vajzën e Shefqet Verlacit por e prishi fejesën. Kjo bëri që Verlaci të bëhej një armik i Zogut.
Duke qenë se ishte nën shënjestër të vazhdueshme Zogu i rralloi daljet në publik. Me 26
prill 1938 Ahmet Zogu u martua me konteshën Geraldinë e cila u be Mbretëresha e Shqiptareve. Nje
vit më vonë çiftit mbretëror iu lindi djali Leka Zogu i cili ishte trashëgimtari i fronit. Tre ditë më
vonë më 7 prill 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia Fashiste dhe Ahmet Zogu së bashku me
familjen e tij u larguan nga vendi.