SlideShare a Scribd company logo
1 of 3
Download to read offline
Shtetet e dobta ballkanike, shqiptarët dhe besimi te ardhmëria 
nga Eduart GJOKUTAJ 
Ka kaluar më shumë se një dekadë që nga lufta e fundit në Ballkan. Politikat e qeverive 
ballkanike janë orientuar drejt transformimeve në jetën ekonomiko - politike. Shtetet 
ballkanike që vijojnë të jenë të dobët ndaj tregjeve dhe ekonomise globale mbeten ende 
një zonë e rrezikshme për të destabilizuar raportet midis tyre me histori të pashterur 
krizash politike dhe sociale. Shtetet e Ballkanit, te cilat jane “thembra e Akilit” të 
Europës vijojnë të ruajnë trashëgimninë e prapambetjeve social-ekonomike. Varfëria 
është “sëmundja” më epidemike që ato kanë dhe që jo vetëm nuk është shëruar dot nga 
“vaksinat” e vendeve të zhvilluara, por shëndetl buxhetor i tyre vijon të japë shenja të 
vagullta shprese. Hapja e ballkanasve ndaj botës i molepsi ata me “sëmundje” infektive 
akoma më të rrezikshme. Korrupsioni masiv dhe i pandëshkuar, kapaciteti dhe 
produktiviteti i ulët i administratës publike, rritja e krimit të organizuar dhe dëmtimi i 
burimeve natyrore me efekte te ndotja e ambjentit janë të rejat që përmbledhin zhvillimet 
e dekadës së fundit të shteteve ballkanike. Nga ana tjetër, qeveritë po përballen me 
ndryshime thelbësore të politikave të ruajtjes së sigurisë kombëtare, të reformimit politik 
dhe ekonomik, por ende me rrënjë të lidhura me modelet e kaluar dhe që nuk po lënë 
brezin e ri të shfaqi vlerat më të mira të trashëgimnisë. 
Por, pse kaq vështirësi dhe zymtësi në Ballkan? 
Papërgjegjshmëria politike, mungesa e elitave meritokratike dhe mungesa e një vizioni të 
gjithëpranuar për ndërtim të shtetit jo polar janë arsye që duhet të analizohen për të 
reflektuar ndryshimet. Produkti i vetëm i lidershipit që ka drejtuar në dy dekada 
Ballkanin është krijimi i oligarkive financiare të pamerituara dhe që kanë shkatërruar 
vlerat sociale të shteteve të tyre me pangopësinë për mirëqenie që justifikohet vetëm për 
“zotat”. Lidershipi i sotëm në Ballkan nuk ka arritur ta drejtojë ekonominë drejt modelit 
të bazuar te mekanizmat e rishpërndarjes të të ardhurave dhe pasurive kombëtare. 
Lidershipi i sotëm duhet të punojë si një lidership për nesër duke prerë gjithë lidhjet e 
paligjshme me ata që kanë kontribuar në modelet ekonomike dhe shtetin e dobët. 
Kjo “lëngatë” e zgjatur e shteteve ballkanike ka transmetuar destabilitete ciklike sociale, 
ekonomike e politike, si dhe liderë me karaktere individuale të dobta. Treguesit fiskalë 
paraqesin shëndete të dobësuar të ekonomive të secilit prej vendeve që drejtojnë. Politikat 
e jashtme të shteteve të dobta të Ballkanit mbahen te shpresa e vazhdimësisë së debateve 
nacionaliste dhe të retushuara me idenë e qasjes ndaj vlerave të shëndosha europiane. 
Duke mos patur mundësinë e një baze të fortë ekonomike, asnjëri nga shtetet nuk është në 
gjendje t’u pergjigjet shumë tendencave komplekse të globalizmit dhe ndikimeve prej 
gjeopolitikës.
Orientimet e ardhme dhe modelet e reja 
Shumica e shteteve kanë rindërtuar modelet e ekonomive, sipas modeleve të qeverisjes së 
mirë. Por disa prej tyre nuk kanë qenë efektivë të rindërtojnë institucione të afta për ti 
paraprirë problemeve politike e sociale, duke u angazhuar për të zgjidhur vetëm 
problemet e ditës, por edhe ato me kosto të lartë për qytetarët. Në disa momente të 
historisë që jetojmë ato konsumojnë gjithë burimet për të transferuar problemet personale 
duke krijuar turbullira sociale dhe ndërnacionale. 
Shtetet ballkanike, megjithese e hodhën tej autoritarizmin dhe ndërhyrjen e lidershipit 
politik në jetën ekonomike dhe sociale, prapa “perdes” së sistemit demokratik kanë të 
fshehura ende dobësitë e qeverisjeve. Ende vijon historia ku pozita në qeverisje ndjek me 
çfarëdo mënyre kundërshtarët e vet, duke ndikuar me këtë mënyrë në radikalizimin e 
forcave shoqërore. Një moral politik i tillë ka arritur të molepsë nëpërmjet joshjes dhe 
korruptimit të moralit individual e kolektiv gjithë ambjentin social dhe politik në vend. 
Shtetet e dobta ballkanike po grumbullojnë për të ardhmen problemet që nuk i kanë patur 
më parë. Ato janë sot strehë e trafiqeve dhe evazionit fiskal dhe nuk kanë ende 
konsistencë në politikat për sigurinë kombëtare. Përqendrimi i shumë pushteteve dhe 
monopoleve oligarkike ka krijuar premisa për të provokuar ngacmime të herëpashershme 
të ekuilibrave të vendosur mbi baza të padrejta sociale dhe politike. 
Në gjithë panoramën e plotë të Ballkanit, secili shikon ende sot projeksionin e një 
ambjenti të vrazhdë, të ngrirë dhe jomikpritës për investime të mëdha, i trashëguar prej 
kohëve të shkuara. 
...për Shqipëritë e ardhme me zhvillim ekonomik dhe politikën e ndryshuar 
Ironikisht, në Shqipëritë e sotme egziston realisht nje botë dyngjyrëshe politike, që ka 
prodhuar një botë dyngjyrëshe financiare. Prej mbi 24 vite, ajo “pikturohet” dhe 
ekspozohet nga nivelet qëndrore dhe shtrihet në zonat ku secili ngjyrim politik dominon. 
Këto zona kanë gjithë karakteristikat e një bipolarizimi. Edhe pse ka zhvillime me peshë 
dhe me ndikime jashtë jetesës bipolitike, ende nuk është i mundur që të stabilizohet efekti 
i një qendre të tretë. Në zonat që janë produkti i bipolaritetit mungojnë kushtet bazë për 
stabilitet dhe zhvillim. Pushtetet lokale i shikojmë të dobta, të lidhura ngushtë me veset e 
politikës dhe në shumicë të mbingarkuara nga politikanë lokalë të paaftë për organizim 
dhe rindërtim të zhvillimit ekonomik zonal. Normat morale shoqërore që nevojiten për 
sistemin europian të vlerave, por edhe rritjen e zbatimit të rregullave dhe ligjit mbi çdo 
normë tjetër politike, secili pol e vendos në plan të dytë. I pari vijon të jetë ngjyrimi 
politik. Ai i jep ngjyrim edhe jetesës sociale dhe ekonomike. Megjithë përpjekjet me 
hope për një rikompozim të ndryshëm të tablosë, ajo ka mbetur me elemente te zbehtë, 
duke transmetuar te qytetarët një imazh të zymtë dhe pa perspektivë vizionare për 
zhvillim. Njerëzit duan të dinë të mirat dhe të këqiat që mund ti presin në të ardhmen. 
Vendet nuk duhet të jenë peng i disa autokratëve dhe oligarkëve të pamerituar, duke 
qendruar të ndarë dhe të helmuar në ide dhe interesa dritëshkurtra. Nëse vendi nuk ka 
mirëqenie, propaganda politike dhe lidhja me individë që kanë dështuar duhet të shikohen
si përgjegjës për kohën dhe humbjen e shanseve dhe jo si viktima të politikës. 
Ekonomikisht, zhvillimi i Shqipërive pas momenteve të kulmeve historike, ka fituar nje 
ritëm ecje konstant, por jo garant për të ardhmen. Lidershipi i sotëm ka dhënë shfaqje të 
panumërta me mesazhin e qartë të shkëputjes prej erës së autokratizmit. Qeveria 
propagandon se ka ardhur era e reformave të mëdha dhe që shkëputin lidhjet me të 
kaluarën, për interesin e të ardhmes dhe zhvillimit ekonomik. Eshtë bashkimi dhe 
bashkëpunimi pa interes, ai që e mundëson ndarjen nga era e kaluar. Politika për 
shqiptarët është një: zhvillimi ekonomik, forcimi i sigurisë së vendit dhe zgjedhja e 
modeleve vizionare ku qytetari të ndihet kontribues për veten dhe vendin. 
Ku të besoj për të ardhmen? 
Lufta ndaj fenomeneve negative të vjetra dhe të reja shërben për ngritjen e rolit dhe 
imazhit të shtetit në sytë e shoqërisë. Ngjyrimi politik vlen vetëm për aq sa i nevojitet 
emocioni një tifozi normal. Kufizimi i trafiqeve, ulja e nivelit të informalitetit dhe 
evazionit fiskal, kufizimi i aktivitetit të krimit të organizuar, minimizimi i korrupsionit 
dhe dënimi i tij pa dallime sociale e politike, krijimi i kushteve të konkurencës për të 
gjithë, si dhe rritja e kursimeve dhe pasurisë për çdo shqiptar (rritja e të ardhurave për 
frymë) duhet të jenë ndër treguesit kryesorë për vlerësimin e lidershipit. Natyrisht, që 
zbatimi 100% i ligjeve janë themelet mbi të cilat munden të realizohen treguesit më sipër. 
Këto treguesë duhet të shikohen për të dhënë zgjidhje edhe problemeve të hershme të 
shoqërisë shqiptare si: gjakmarrja, mungesa e kultures demokratike dhe barazia gjinore. 
T’a kundërshtojmë botën bipolare, të kontribuojmë gjithsecili nëpërmjet njerëzve që kemi 
pranë në vendimmarrjet më të rëndësishme të jetës së vendit duke u sjellur ndaj vendit 
njësoj si ndaj fatit të njerëzve të afërt. Ky do të jetë një ndihmë në formimin e një bote 
shqiptare pa dominim të ngjyrave partiake. 
Lufta ndaj secilit fenomen, koordinimi i veprimeve prej segmenteve qeveritare, si dhe 
ndihma e gjithë shtresës intelektuale që mbart moralin dhe kurajon për ballafaqim, do të 
jetë koalicioni më i madh historik për të nxitur ecjen drejt zhvillimit të konsoliduar 
ekonomik te vendit.

More Related Content

More from ALTAX Consulting

Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikPartneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikALTAX Consulting
 
Political elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisPolitical elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisALTAX Consulting
 
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormReforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormALTAX Consulting
 
Reforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresivReforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresivALTAX Consulting
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...ALTAX Consulting
 
Albanian budget performance, 1996 2016
Albanian budget performance, 1996   2016Albanian budget performance, 1996   2016
Albanian budget performance, 1996 2016ALTAX Consulting
 
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016ALTAX Consulting
 
4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjesALTAX Consulting
 
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiTaksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiALTAX Consulting
 
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...ALTAX Consulting
 
Political patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadePolitical patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadeALTAX Consulting
 
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëDiversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëALTAX Consulting
 
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareNdryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareALTAX Consulting
 
Taksat dhe politikat sociale
Taksat  dhe  politikat socialeTaksat  dhe  politikat sociale
Taksat dhe politikat socialeALTAX Consulting
 
Ulja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modëUlja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modëALTAX Consulting
 
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaRemitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaALTAX Consulting
 
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivMundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivALTAX Consulting
 
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017 Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017 ALTAX Consulting
 
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEPERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEALTAX Consulting
 

More from ALTAX Consulting (20)

Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikPartneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
 
Political elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisPolitical elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo Vadis
 
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormReforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
 
Reforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresivReforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresiv
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
 
Albanian budget performance, 1996 2016
Albanian budget performance, 1996   2016Albanian budget performance, 1996   2016
Albanian budget performance, 1996 2016
 
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
 
4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes
 
TVSH dhe Biznesi i Vogël
TVSH dhe Biznesi i VogëlTVSH dhe Biznesi i Vogël
TVSH dhe Biznesi i Vogël
 
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiTaksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
 
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
 
Political patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadePolitical patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decade
 
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëDiversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
 
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareNdryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
 
Taksat dhe politikat sociale
Taksat  dhe  politikat socialeTaksat  dhe  politikat sociale
Taksat dhe politikat sociale
 
Ulja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modëUlja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modë
 
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaRemitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
 
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivMundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
 
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017 Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
 
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEPERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
 

Shtetet e dobta_ballkanike__shqiptarët_dhe_besimi_te_ardhmëria

  • 1. Shtetet e dobta ballkanike, shqiptarët dhe besimi te ardhmëria nga Eduart GJOKUTAJ Ka kaluar më shumë se një dekadë që nga lufta e fundit në Ballkan. Politikat e qeverive ballkanike janë orientuar drejt transformimeve në jetën ekonomiko - politike. Shtetet ballkanike që vijojnë të jenë të dobët ndaj tregjeve dhe ekonomise globale mbeten ende një zonë e rrezikshme për të destabilizuar raportet midis tyre me histori të pashterur krizash politike dhe sociale. Shtetet e Ballkanit, te cilat jane “thembra e Akilit” të Europës vijojnë të ruajnë trashëgimninë e prapambetjeve social-ekonomike. Varfëria është “sëmundja” më epidemike që ato kanë dhe që jo vetëm nuk është shëruar dot nga “vaksinat” e vendeve të zhvilluara, por shëndetl buxhetor i tyre vijon të japë shenja të vagullta shprese. Hapja e ballkanasve ndaj botës i molepsi ata me “sëmundje” infektive akoma më të rrezikshme. Korrupsioni masiv dhe i pandëshkuar, kapaciteti dhe produktiviteti i ulët i administratës publike, rritja e krimit të organizuar dhe dëmtimi i burimeve natyrore me efekte te ndotja e ambjentit janë të rejat që përmbledhin zhvillimet e dekadës së fundit të shteteve ballkanike. Nga ana tjetër, qeveritë po përballen me ndryshime thelbësore të politikave të ruajtjes së sigurisë kombëtare, të reformimit politik dhe ekonomik, por ende me rrënjë të lidhura me modelet e kaluar dhe që nuk po lënë brezin e ri të shfaqi vlerat më të mira të trashëgimnisë. Por, pse kaq vështirësi dhe zymtësi në Ballkan? Papërgjegjshmëria politike, mungesa e elitave meritokratike dhe mungesa e një vizioni të gjithëpranuar për ndërtim të shtetit jo polar janë arsye që duhet të analizohen për të reflektuar ndryshimet. Produkti i vetëm i lidershipit që ka drejtuar në dy dekada Ballkanin është krijimi i oligarkive financiare të pamerituara dhe që kanë shkatërruar vlerat sociale të shteteve të tyre me pangopësinë për mirëqenie që justifikohet vetëm për “zotat”. Lidershipi i sotëm në Ballkan nuk ka arritur ta drejtojë ekonominë drejt modelit të bazuar te mekanizmat e rishpërndarjes të të ardhurave dhe pasurive kombëtare. Lidershipi i sotëm duhet të punojë si një lidership për nesër duke prerë gjithë lidhjet e paligjshme me ata që kanë kontribuar në modelet ekonomike dhe shtetin e dobët. Kjo “lëngatë” e zgjatur e shteteve ballkanike ka transmetuar destabilitete ciklike sociale, ekonomike e politike, si dhe liderë me karaktere individuale të dobta. Treguesit fiskalë paraqesin shëndete të dobësuar të ekonomive të secilit prej vendeve që drejtojnë. Politikat e jashtme të shteteve të dobta të Ballkanit mbahen te shpresa e vazhdimësisë së debateve nacionaliste dhe të retushuara me idenë e qasjes ndaj vlerave të shëndosha europiane. Duke mos patur mundësinë e një baze të fortë ekonomike, asnjëri nga shtetet nuk është në gjendje t’u pergjigjet shumë tendencave komplekse të globalizmit dhe ndikimeve prej gjeopolitikës.
  • 2. Orientimet e ardhme dhe modelet e reja Shumica e shteteve kanë rindërtuar modelet e ekonomive, sipas modeleve të qeverisjes së mirë. Por disa prej tyre nuk kanë qenë efektivë të rindërtojnë institucione të afta për ti paraprirë problemeve politike e sociale, duke u angazhuar për të zgjidhur vetëm problemet e ditës, por edhe ato me kosto të lartë për qytetarët. Në disa momente të historisë që jetojmë ato konsumojnë gjithë burimet për të transferuar problemet personale duke krijuar turbullira sociale dhe ndërnacionale. Shtetet ballkanike, megjithese e hodhën tej autoritarizmin dhe ndërhyrjen e lidershipit politik në jetën ekonomike dhe sociale, prapa “perdes” së sistemit demokratik kanë të fshehura ende dobësitë e qeverisjeve. Ende vijon historia ku pozita në qeverisje ndjek me çfarëdo mënyre kundërshtarët e vet, duke ndikuar me këtë mënyrë në radikalizimin e forcave shoqërore. Një moral politik i tillë ka arritur të molepsë nëpërmjet joshjes dhe korruptimit të moralit individual e kolektiv gjithë ambjentin social dhe politik në vend. Shtetet e dobta ballkanike po grumbullojnë për të ardhmen problemet që nuk i kanë patur më parë. Ato janë sot strehë e trafiqeve dhe evazionit fiskal dhe nuk kanë ende konsistencë në politikat për sigurinë kombëtare. Përqendrimi i shumë pushteteve dhe monopoleve oligarkike ka krijuar premisa për të provokuar ngacmime të herëpashershme të ekuilibrave të vendosur mbi baza të padrejta sociale dhe politike. Në gjithë panoramën e plotë të Ballkanit, secili shikon ende sot projeksionin e një ambjenti të vrazhdë, të ngrirë dhe jomikpritës për investime të mëdha, i trashëguar prej kohëve të shkuara. ...për Shqipëritë e ardhme me zhvillim ekonomik dhe politikën e ndryshuar Ironikisht, në Shqipëritë e sotme egziston realisht nje botë dyngjyrëshe politike, që ka prodhuar një botë dyngjyrëshe financiare. Prej mbi 24 vite, ajo “pikturohet” dhe ekspozohet nga nivelet qëndrore dhe shtrihet në zonat ku secili ngjyrim politik dominon. Këto zona kanë gjithë karakteristikat e një bipolarizimi. Edhe pse ka zhvillime me peshë dhe me ndikime jashtë jetesës bipolitike, ende nuk është i mundur që të stabilizohet efekti i një qendre të tretë. Në zonat që janë produkti i bipolaritetit mungojnë kushtet bazë për stabilitet dhe zhvillim. Pushtetet lokale i shikojmë të dobta, të lidhura ngushtë me veset e politikës dhe në shumicë të mbingarkuara nga politikanë lokalë të paaftë për organizim dhe rindërtim të zhvillimit ekonomik zonal. Normat morale shoqërore që nevojiten për sistemin europian të vlerave, por edhe rritjen e zbatimit të rregullave dhe ligjit mbi çdo normë tjetër politike, secili pol e vendos në plan të dytë. I pari vijon të jetë ngjyrimi politik. Ai i jep ngjyrim edhe jetesës sociale dhe ekonomike. Megjithë përpjekjet me hope për një rikompozim të ndryshëm të tablosë, ajo ka mbetur me elemente te zbehtë, duke transmetuar te qytetarët një imazh të zymtë dhe pa perspektivë vizionare për zhvillim. Njerëzit duan të dinë të mirat dhe të këqiat që mund ti presin në të ardhmen. Vendet nuk duhet të jenë peng i disa autokratëve dhe oligarkëve të pamerituar, duke qendruar të ndarë dhe të helmuar në ide dhe interesa dritëshkurtra. Nëse vendi nuk ka mirëqenie, propaganda politike dhe lidhja me individë që kanë dështuar duhet të shikohen
  • 3. si përgjegjës për kohën dhe humbjen e shanseve dhe jo si viktima të politikës. Ekonomikisht, zhvillimi i Shqipërive pas momenteve të kulmeve historike, ka fituar nje ritëm ecje konstant, por jo garant për të ardhmen. Lidershipi i sotëm ka dhënë shfaqje të panumërta me mesazhin e qartë të shkëputjes prej erës së autokratizmit. Qeveria propagandon se ka ardhur era e reformave të mëdha dhe që shkëputin lidhjet me të kaluarën, për interesin e të ardhmes dhe zhvillimit ekonomik. Eshtë bashkimi dhe bashkëpunimi pa interes, ai që e mundëson ndarjen nga era e kaluar. Politika për shqiptarët është një: zhvillimi ekonomik, forcimi i sigurisë së vendit dhe zgjedhja e modeleve vizionare ku qytetari të ndihet kontribues për veten dhe vendin. Ku të besoj për të ardhmen? Lufta ndaj fenomeneve negative të vjetra dhe të reja shërben për ngritjen e rolit dhe imazhit të shtetit në sytë e shoqërisë. Ngjyrimi politik vlen vetëm për aq sa i nevojitet emocioni një tifozi normal. Kufizimi i trafiqeve, ulja e nivelit të informalitetit dhe evazionit fiskal, kufizimi i aktivitetit të krimit të organizuar, minimizimi i korrupsionit dhe dënimi i tij pa dallime sociale e politike, krijimi i kushteve të konkurencës për të gjithë, si dhe rritja e kursimeve dhe pasurisë për çdo shqiptar (rritja e të ardhurave për frymë) duhet të jenë ndër treguesit kryesorë për vlerësimin e lidershipit. Natyrisht, që zbatimi 100% i ligjeve janë themelet mbi të cilat munden të realizohen treguesit më sipër. Këto treguesë duhet të shikohen për të dhënë zgjidhje edhe problemeve të hershme të shoqërisë shqiptare si: gjakmarrja, mungesa e kultures demokratike dhe barazia gjinore. T’a kundërshtojmë botën bipolare, të kontribuojmë gjithsecili nëpërmjet njerëzve që kemi pranë në vendimmarrjet më të rëndësishme të jetës së vendit duke u sjellur ndaj vendit njësoj si ndaj fatit të njerëzve të afërt. Ky do të jetë një ndihmë në formimin e një bote shqiptare pa dominim të ngjyrave partiake. Lufta ndaj secilit fenomen, koordinimi i veprimeve prej segmenteve qeveritare, si dhe ndihma e gjithë shtresës intelektuale që mbart moralin dhe kurajon për ballafaqim, do të jetë koalicioni më i madh historik për të nxitur ecjen drejt zhvillimit të konsoliduar ekonomik te vendit.