SlideShare a Scribd company logo
1 of 3
Drejtuesit publikë dhe privatë, e ardhmja dhe pagat në Shqipëri
nga Eduart GJOKUTAJ
Shqipëria, si vende të tjera të rajonit ka një treg pune të hapur. Çmimi i punës që paguhet
për punën e secilit është i lidhur nga aftësitë dhe produktiviteti që ka në tregun e hapur.
Në këtë kontekst, përfitimet e punëmarrësve nga punësimi duhet t’i kompensojnë atyre
kontributin që japin në suksesin ekonomik të organizatës ku punojnë (private apo
publike). Por, mekanizmi i çmimit të punës ndikohet në masë të madhe nga ambjenti
politik dhe institucional. Nga rezultati i përballjes mes politikës dhe institucionalizmit
ndikohet edhe modeli i tregut të punës, që vepron mbi punëmarrësin dhe punëdhënësin.
Qeveritë në vitet e fundit kanë tentuar të rregullojnë minimumin e pagës për efekt të
mbajtjes së një niveli bazë për jetesën e individit, por pa hyrë në përcaktimin e
minimumit jetik. Në këtë drejtim, punëmarrësit vijnë nga një histori e mungesës së
madhe të organizimit për të mbrojtur të drejtat e tyre. Sindikatat e punonjësve nuk
mbahet mend të kenë patur ndikim dhe peshë në lidhje me minimumin e pagës.
Ndërkohë, në vendet e rajonit, por më shumë në vendet fqinje anëtare në BE organizatat
kanë patur ndikimin kryesor në marrëveshjet kolektive sektorale për rritjen e pagave dhe
kategorizimin e tyre sipas kualifikimeve, përvojës, gjinisë dhe aftësive individuale.
Nëse marrëveshje dhe përcaktime të tilla do të kishin qenë pjesë e dialogut qeveri-
organizatë e punonjësve, sot do të kishim një minimum jetik dhe paga hierarkike të
përcaktuara më qartë dhe me ndikim në shpërndarjen e të ardhurave për punëmarrësit.
Pagat do të ishin të matshme me produktivitetin e individit në favor të suksesit të
organizatës. Ndërkaq, minimumi jetik do të riformatonte qartësisht bazën nga duhet të
fillojnë politikat sociale të orientuara nga qeveria, por të zbatuara dhe përsosura nga
organizatat private dhe publike. Këto dy treguesë janë udhëtreguesi për rrugëtimin që
duhet të ndjekë fati i përfitimit të punonjësit dhe shtresave në nevojë përgjatë jetës së vet.
Një pikë fillimi për të ditur vazhdimin...
Nga faktet e pagës minimale (2014 me 2001) është e dukshme kurba e rritjes deri 3 herë e
nivelit të saj. Rritja e nivelit të inflacionit dhe zhvillimit ekonomik, së bashku janë më
shumë se 1 herë. Rritja e pagës minimale shikohet si vlerësim i konsiderueshëm për
kontributin e punëmarrësve me edukim të pakët, pavarësisht nga përvoja dhe gjinia
(kontribut i punës fizike, pa aftësi të veçanta).
Nga faktet e pagës mesatare (2014 me 2001) kurba e rritjes shkon deri 1.5 herë e nivelit
të pagës, kur niveli i inflacionit dhe zhvillimi ekonomik, të dy së bashku kanë rritje deri
në 1 herë. Kategoria e pagës mesatare përfshin nivelin bazë dhe të mesëm menaxherial,
ku punëmarrësit në këtë grup zotërojnë edukim mbi mesataren, apo një përvojë relativisht
të pranueshme për menaxhim. Raporti midis pagës mesatare me pagën minimale ka
qendruar në nivelin 2:1.
Paga mesatare pati një rritje të dukshme me 2 herë në harkun 2005-2010, ndërsa paga
minimale pati rritje të dukshme në harkun 2001 – 2006 dhe 2008 – 2011. Në të dy nivelet
e pagave në këto periudha kohore kanë ndodhur ndryshimet e mëdha në paga.
Pagat e larta kanë patur rritje deri 2.8 herë në sektorin privat dhe deri 2.5 herë në sektorin
publik. Raporti i pagës së lartë me pagën mesatare qëndron mbi nivelin 2.5:1 dhe në
nivelin deri 5:1 me pagën minimale.
Rritja e pagave për nivelet minimale dhe të mesme nuk është ndier nga tatimi i lartë për
kategorinë e tyre (2001 – 2012, rritje deri 2 herë e shumës së tatimit të paguar). Për pagat
e larta efekti është ndier (2001 – 2012, rritje deri 2 herë e shumës së tatimit të paguar).
Por, pse i përmenda gjithë këto?
Nëse beson se rritjet e pagës përfaqësojnë një pagesë për kontributin që jep në
organizatën ku punon secila kategori punëmarrësish, nuk arrin të kuptosh kategorinë e
punëmarrësve me paga të larta, që përfitojnë nivele pagash që nuk kanë raport të drejtë
midis edukimit dhe përvojës së tyre (përkthyer në produktivitet) me pagën. Ky konstatim
bazohet te pozicionet që mbajnë drejtuesit egzekutivë të shoqërive dhe organizatave të
sektorit privat dhe publik.
Në këtë kontekst, gjykoj se është dëmtuar konkurenca e lirë në tregun e hapur të punës.
Mungesa e barazisë gjinore deri pak vite më parë është tjetër fakt i dëmtimit të
konkurimit të lirë në një treg të hapur.
Për të rimodeluar raportin efektiv të pagës me produktivitetin e drejtuesit, në funksion të
hierarkisë dhe konkurencës së lirë është më se e favorizuar ndjekja e një politike taksimi
të pagave progresive e harmonizuar me ndërthurjen e pjesëve të munguara të promovimit
dhe vlerës që duhet të jetë e matshme për secilin drejtues.
Vlera e një drejtuesi të lartë në tregun e punës në sektorin publik dhe privat është e
matshme nga rezultati në edukim, përvojë dhe vizion (modeli lidershipit). Spikatja e
lidershipit shihet te vendimi i drejtë për të ardhmen e organizatës që drejton nëpërmjet
përfshirjes së gjithë kategorive të punonjësve, delegimit dhe përdorimit të burimeve.
Nga ana tjetër, taksimi i pagave të larta krijon nxitje për një konkurim të lirë për
pozicionet e pagave të larta, për sa kohë mbajtja në punë e një individi me aftësi dhe
edukim jo produktiv dhe pa dallim të dukshëm nga vartësit e tij do të kushtojë më shumë
për shoqërinë private. Por, në momentin kur tatimi mbi pagën në shoqëritë publike nuk
matet me rritje të produktivitetit, që bie drejtuesi i lartë, atëherë mund të thuhet se
konkurenca e lirë është ende larg asaj shoqërie. Në të dyja sektorët, një pagë e lartë pa
efektivitet të lartë është kosto që paguhet në dëm të të ardhmes së tregut të punës dhe
zhvillimit ekonomik.
Pse?
Drejtuesit egzekutivë me nivel të paspikatur në dije dhe përvojë krijojnë probleme për
inovacionin në organizatën që drejtojnë, prishin konkurimin e lirë brenda ambjentit ku ata
ndikojnë, por edhe dëmtojnë imazhin për motivimin dhe nxitjen e talenteve të reja. Efekti
i tyre është mungesa e perspektivës për zhvillimin e vendit.
Ata duhet të maten me sfidat e trashëguara dhe modelet e reja për administrimin e vendit.
Ata duhet të maten me të ardhmen.

More Related Content

What's hot

Papunesia ne vendet e BE-së
Papunesia ne vendet e BE-sëPapunesia ne vendet e BE-së
Papunesia ne vendet e BE-sëVeton Rexhepi
 
Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Darla Evangjeli
 
Seminar analiza e tregut te punes ne kosove
Seminar   analiza e tregut te punes ne kosoveSeminar   analiza e tregut te punes ne kosove
Seminar analiza e tregut te punes ne kosoveMenaxherat
 
Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016
Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016
Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016ALTAX Consulting
 
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadisZgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadisALTAX Consulting
 

What's hot (6)

Papunesia ne vendet e BE-së
Papunesia ne vendet e BE-sëPapunesia ne vendet e BE-së
Papunesia ne vendet e BE-së
 
Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi
 
Seminar analiza e tregut te punes ne kosove
Seminar   analiza e tregut te punes ne kosoveSeminar   analiza e tregut te punes ne kosove
Seminar analiza e tregut te punes ne kosove
 
Tregu i punes
Tregu i punesTregu i punes
Tregu i punes
 
Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016
Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016
Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016
 
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadisZgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
 

Viewers also liked

الجمل التي لا محلّ له من الإعراب
الجمل التي لا محلّ له من الإعرابالجمل التي لا محلّ له من الإعراب
الجمل التي لا محلّ له من الإعرابkhalid alqrshoopi
 
Research and planning film poster and magazine review
Research and planning film poster and magazine reviewResearch and planning film poster and magazine review
Research and planning film poster and magazine reviewfamzifahmi
 
Amigos del alma (abril)
Amigos del alma (abril)Amigos del alma (abril)
Amigos del alma (abril)Jorge Navarro
 
High School Diploma (01-06-84)
High School Diploma (01-06-84)High School Diploma (01-06-84)
High School Diploma (01-06-84)Karina Stavenes
 
Donationclub - Amigos Donation
Donationclub  - Amigos DonationDonationclub  - Amigos Donation
Donationclub - Amigos DonationIndex Sites
 
Planejamento semanal 13-05 a 17-05--2013
Planejamento semanal 13-05 a 17-05--2013Planejamento semanal 13-05 a 17-05--2013
Planejamento semanal 13-05 a 17-05--2013silviacerqueira1
 
라이브바카라『OX600。СOM 』온라인바카라 사이트
라이브바카라『OX600。СOM 』온라인바카라 사이트라이브바카라『OX600。СOM 』온라인바카라 사이트
라이브바카라『OX600。СOM 』온라인바카라 사이트sdhfisjuh
 
今日係主設立聖日
今日係主設立聖日今日係主設立聖日
今日係主設立聖日gaanchurch
 
드림카지노 ''SX797.COM'' 라이브바카라
드림카지노 ''SX797.COM'' 라이브바카라드림카지노 ''SX797.COM'' 라이브바카라
드림카지노 ''SX797.COM'' 라이브바카라sdhfisjuh
 
뱀파이어탐정『SX797』『СOM』카지노사이트
뱀파이어탐정『SX797』『СOM』카지노사이트뱀파이어탐정『SX797』『СOM』카지노사이트
뱀파이어탐정『SX797』『СOM』카지노사이트sdhfisjuh
 

Viewers also liked (13)

Apiretal30
Apiretal30Apiretal30
Apiretal30
 
الجمل التي لا محلّ له من الإعراب
الجمل التي لا محلّ له من الإعرابالجمل التي لا محلّ له من الإعراب
الجمل التي لا محلّ له من الإعراب
 
Research and planning film poster and magazine review
Research and planning film poster and magazine reviewResearch and planning film poster and magazine review
Research and planning film poster and magazine review
 
Amigos del alma (abril)
Amigos del alma (abril)Amigos del alma (abril)
Amigos del alma (abril)
 
China blueprint top ten tips for importers
China blueprint top ten tips for importersChina blueprint top ten tips for importers
China blueprint top ten tips for importers
 
High School Diploma (01-06-84)
High School Diploma (01-06-84)High School Diploma (01-06-84)
High School Diploma (01-06-84)
 
Donationclub - Amigos Donation
Donationclub  - Amigos DonationDonationclub  - Amigos Donation
Donationclub - Amigos Donation
 
Mat disc parte01
Mat disc parte01Mat disc parte01
Mat disc parte01
 
Planejamento semanal 13-05 a 17-05--2013
Planejamento semanal 13-05 a 17-05--2013Planejamento semanal 13-05 a 17-05--2013
Planejamento semanal 13-05 a 17-05--2013
 
라이브바카라『OX600。СOM 』온라인바카라 사이트
라이브바카라『OX600。СOM 』온라인바카라 사이트라이브바카라『OX600。СOM 』온라인바카라 사이트
라이브바카라『OX600。СOM 』온라인바카라 사이트
 
今日係主設立聖日
今日係主設立聖日今日係主設立聖日
今日係主設立聖日
 
드림카지노 ''SX797.COM'' 라이브바카라
드림카지노 ''SX797.COM'' 라이브바카라드림카지노 ''SX797.COM'' 라이브바카라
드림카지노 ''SX797.COM'' 라이브바카라
 
뱀파이어탐정『SX797』『СOM』카지노사이트
뱀파이어탐정『SX797』『СOM』카지노사이트뱀파이어탐정『SX797』『СOM』카지노사이트
뱀파이어탐정『SX797』『СOM』카지노사이트
 

Similar to Drejtuesit publikë dhe privatë, e ardhmja dhe pagat në shqipëri

Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqipSi do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqipALTAX Consulting
 
Reforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresivReforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresivALTAX Consulting
 
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëriALTAX Consulting
 
Kundër informalitetit të punës në shqipëri
Kundër informalitetit të punës në shqipëri Kundër informalitetit të punës në shqipëri
Kundër informalitetit të punës në shqipëri ALTAX Consulting
 
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, Kerkoj
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, KerkojViti buxhetor 2015: Besoj, Dua, Kerkoj
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, KerkojALTAX Consulting
 
4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjesALTAX Consulting
 
Shpërblimi për performancë
Shpërblimi për performancëShpërblimi për performancë
Shpërblimi për performancëDoruntina Nikçi
 
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi toTë ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi toALTAX Consulting
 
7 analiza e sistemeve ekonomike dhe ndermarresia
7 analiza e sistemeve ekonomike dhe ndermarresia7 analiza e sistemeve ekonomike dhe ndermarresia
7 analiza e sistemeve ekonomike dhe ndermarresiaValdet Shala
 
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.Jonida Muci
 
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivMundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivALTAX Consulting
 

Similar to Drejtuesit publikë dhe privatë, e ardhmja dhe pagat në shqipëri (12)

Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqipSi do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
 
Reforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresivReforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresiv
 
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
 
Kundër informalitetit të punës në shqipëri
Kundër informalitetit të punës në shqipëri Kundër informalitetit të punës në shqipëri
Kundër informalitetit të punës në shqipëri
 
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, Kerkoj
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, KerkojViti buxhetor 2015: Besoj, Dua, Kerkoj
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, Kerkoj
 
4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes
 
Shpërblimi për performancë
Shpërblimi për performancëShpërblimi për performancë
Shpërblimi për performancë
 
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi toTë ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to
 
7 analiza e sistemeve ekonomike dhe ndermarresia
7 analiza e sistemeve ekonomike dhe ndermarresia7 analiza e sistemeve ekonomike dhe ndermarresia
7 analiza e sistemeve ekonomike dhe ndermarresia
 
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
 
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivMundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
 
Punesimi Rinor
Punesimi RinorPunesimi Rinor
Punesimi Rinor
 

More from ALTAX Consulting

Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikPartneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikALTAX Consulting
 
Political elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisPolitical elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisALTAX Consulting
 
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormReforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormALTAX Consulting
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...ALTAX Consulting
 
Albanian budget performance, 1996 2016
Albanian budget performance, 1996   2016Albanian budget performance, 1996   2016
Albanian budget performance, 1996 2016ALTAX Consulting
 
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016ALTAX Consulting
 
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiTaksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiALTAX Consulting
 
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...ALTAX Consulting
 
Political patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadePolitical patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadeALTAX Consulting
 
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëDiversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëALTAX Consulting
 
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareNdryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareALTAX Consulting
 
Taksat dhe politikat sociale
Taksat  dhe  politikat socialeTaksat  dhe  politikat sociale
Taksat dhe politikat socialeALTAX Consulting
 
Ulja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modëUlja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modëALTAX Consulting
 
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaRemitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaALTAX Consulting
 
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017 Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017 ALTAX Consulting
 
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEPERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEALTAX Consulting
 
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017ALTAX Consulting
 
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazion
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazionMjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazion
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazionALTAX Consulting
 
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumit
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumitUlja e TVSH në ndihmë të konsumit
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumitALTAX Consulting
 

More from ALTAX Consulting (20)

Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikPartneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
 
Political elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisPolitical elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo Vadis
 
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormReforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
 
Albanian budget performance, 1996 2016
Albanian budget performance, 1996   2016Albanian budget performance, 1996   2016
Albanian budget performance, 1996 2016
 
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
 
TVSH dhe Biznesi i Vogël
TVSH dhe Biznesi i VogëlTVSH dhe Biznesi i Vogël
TVSH dhe Biznesi i Vogël
 
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiTaksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
 
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
 
Political patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadePolitical patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decade
 
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëDiversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
 
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareNdryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
 
Taksat dhe politikat sociale
Taksat  dhe  politikat socialeTaksat  dhe  politikat sociale
Taksat dhe politikat sociale
 
Ulja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modëUlja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modë
 
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaRemitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
 
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017 Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
 
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEPERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
 
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
 
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazion
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazionMjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazion
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazion
 
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumit
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumitUlja e TVSH në ndihmë të konsumit
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumit
 

Drejtuesit publikë dhe privatë, e ardhmja dhe pagat në shqipëri

  • 1. Drejtuesit publikë dhe privatë, e ardhmja dhe pagat në Shqipëri nga Eduart GJOKUTAJ Shqipëria, si vende të tjera të rajonit ka një treg pune të hapur. Çmimi i punës që paguhet për punën e secilit është i lidhur nga aftësitë dhe produktiviteti që ka në tregun e hapur. Në këtë kontekst, përfitimet e punëmarrësve nga punësimi duhet t’i kompensojnë atyre kontributin që japin në suksesin ekonomik të organizatës ku punojnë (private apo publike). Por, mekanizmi i çmimit të punës ndikohet në masë të madhe nga ambjenti politik dhe institucional. Nga rezultati i përballjes mes politikës dhe institucionalizmit ndikohet edhe modeli i tregut të punës, që vepron mbi punëmarrësin dhe punëdhënësin. Qeveritë në vitet e fundit kanë tentuar të rregullojnë minimumin e pagës për efekt të mbajtjes së një niveli bazë për jetesën e individit, por pa hyrë në përcaktimin e minimumit jetik. Në këtë drejtim, punëmarrësit vijnë nga një histori e mungesës së madhe të organizimit për të mbrojtur të drejtat e tyre. Sindikatat e punonjësve nuk mbahet mend të kenë patur ndikim dhe peshë në lidhje me minimumin e pagës. Ndërkohë, në vendet e rajonit, por më shumë në vendet fqinje anëtare në BE organizatat kanë patur ndikimin kryesor në marrëveshjet kolektive sektorale për rritjen e pagave dhe kategorizimin e tyre sipas kualifikimeve, përvojës, gjinisë dhe aftësive individuale. Nëse marrëveshje dhe përcaktime të tilla do të kishin qenë pjesë e dialogut qeveri- organizatë e punonjësve, sot do të kishim një minimum jetik dhe paga hierarkike të përcaktuara më qartë dhe me ndikim në shpërndarjen e të ardhurave për punëmarrësit. Pagat do të ishin të matshme me produktivitetin e individit në favor të suksesit të organizatës. Ndërkaq, minimumi jetik do të riformatonte qartësisht bazën nga duhet të fillojnë politikat sociale të orientuara nga qeveria, por të zbatuara dhe përsosura nga organizatat private dhe publike. Këto dy treguesë janë udhëtreguesi për rrugëtimin që duhet të ndjekë fati i përfitimit të punonjësit dhe shtresave në nevojë përgjatë jetës së vet. Një pikë fillimi për të ditur vazhdimin...
  • 2. Nga faktet e pagës minimale (2014 me 2001) është e dukshme kurba e rritjes deri 3 herë e nivelit të saj. Rritja e nivelit të inflacionit dhe zhvillimit ekonomik, së bashku janë më shumë se 1 herë. Rritja e pagës minimale shikohet si vlerësim i konsiderueshëm për kontributin e punëmarrësve me edukim të pakët, pavarësisht nga përvoja dhe gjinia (kontribut i punës fizike, pa aftësi të veçanta). Nga faktet e pagës mesatare (2014 me 2001) kurba e rritjes shkon deri 1.5 herë e nivelit të pagës, kur niveli i inflacionit dhe zhvillimi ekonomik, të dy së bashku kanë rritje deri në 1 herë. Kategoria e pagës mesatare përfshin nivelin bazë dhe të mesëm menaxherial, ku punëmarrësit në këtë grup zotërojnë edukim mbi mesataren, apo një përvojë relativisht të pranueshme për menaxhim. Raporti midis pagës mesatare me pagën minimale ka qendruar në nivelin 2:1. Paga mesatare pati një rritje të dukshme me 2 herë në harkun 2005-2010, ndërsa paga minimale pati rritje të dukshme në harkun 2001 – 2006 dhe 2008 – 2011. Në të dy nivelet e pagave në këto periudha kohore kanë ndodhur ndryshimet e mëdha në paga. Pagat e larta kanë patur rritje deri 2.8 herë në sektorin privat dhe deri 2.5 herë në sektorin publik. Raporti i pagës së lartë me pagën mesatare qëndron mbi nivelin 2.5:1 dhe në nivelin deri 5:1 me pagën minimale. Rritja e pagave për nivelet minimale dhe të mesme nuk është ndier nga tatimi i lartë për kategorinë e tyre (2001 – 2012, rritje deri 2 herë e shumës së tatimit të paguar). Për pagat e larta efekti është ndier (2001 – 2012, rritje deri 2 herë e shumës së tatimit të paguar). Por, pse i përmenda gjithë këto? Nëse beson se rritjet e pagës përfaqësojnë një pagesë për kontributin që jep në organizatën ku punon secila kategori punëmarrësish, nuk arrin të kuptosh kategorinë e punëmarrësve me paga të larta, që përfitojnë nivele pagash që nuk kanë raport të drejtë midis edukimit dhe përvojës së tyre (përkthyer në produktivitet) me pagën. Ky konstatim bazohet te pozicionet që mbajnë drejtuesit egzekutivë të shoqërive dhe organizatave të sektorit privat dhe publik.
  • 3. Në këtë kontekst, gjykoj se është dëmtuar konkurenca e lirë në tregun e hapur të punës. Mungesa e barazisë gjinore deri pak vite më parë është tjetër fakt i dëmtimit të konkurimit të lirë në një treg të hapur. Për të rimodeluar raportin efektiv të pagës me produktivitetin e drejtuesit, në funksion të hierarkisë dhe konkurencës së lirë është më se e favorizuar ndjekja e një politike taksimi të pagave progresive e harmonizuar me ndërthurjen e pjesëve të munguara të promovimit dhe vlerës që duhet të jetë e matshme për secilin drejtues. Vlera e një drejtuesi të lartë në tregun e punës në sektorin publik dhe privat është e matshme nga rezultati në edukim, përvojë dhe vizion (modeli lidershipit). Spikatja e lidershipit shihet te vendimi i drejtë për të ardhmen e organizatës që drejton nëpërmjet përfshirjes së gjithë kategorive të punonjësve, delegimit dhe përdorimit të burimeve. Nga ana tjetër, taksimi i pagave të larta krijon nxitje për një konkurim të lirë për pozicionet e pagave të larta, për sa kohë mbajtja në punë e një individi me aftësi dhe edukim jo produktiv dhe pa dallim të dukshëm nga vartësit e tij do të kushtojë më shumë për shoqërinë private. Por, në momentin kur tatimi mbi pagën në shoqëritë publike nuk matet me rritje të produktivitetit, që bie drejtuesi i lartë, atëherë mund të thuhet se konkurenca e lirë është ende larg asaj shoqërie. Në të dyja sektorët, një pagë e lartë pa efektivitet të lartë është kosto që paguhet në dëm të të ardhmes së tregut të punës dhe zhvillimit ekonomik. Pse? Drejtuesit egzekutivë me nivel të paspikatur në dije dhe përvojë krijojnë probleme për inovacionin në organizatën që drejtojnë, prishin konkurimin e lirë brenda ambjentit ku ata ndikojnë, por edhe dëmtojnë imazhin për motivimin dhe nxitjen e talenteve të reja. Efekti i tyre është mungesa e perspektivës për zhvillimin e vendit. Ata duhet të maten me sfidat e trashëguara dhe modelet e reja për administrimin e vendit. Ata duhet të maten me të ardhmen.