Përgjigjet:
El-Ahnaf: zotëri Nexhat, keni qenë student i Sarajevës. Në ç'situatë e keni gjetur
zhvillimin e mendimit islam në Sarajevë në atë kohë?
Nexhat Ibrahimi: Po, kam qenë në Sarajevë gjatë viteve 1980-1984, por edhe më
vonë deri në fillim të luftës. Sarajeva (BH-a) atë kohë, në aspektin fetar, por edhe
nacional, ishte në dalje nga një udhë pa krye, pas një katrahure që kishte përjetuar gjatë
disa dekadave të fundit. Mbretëronte një qetësi relative dhe ishin në dukje filizat e parë,
behari i ri..., por me shumë pasiguri.
El-Ahnaf: Kush ishin udhëhëqesit e mendimit islam në Bosnjë në kohën tuaj të
studimeve dhe në ç’frymë e drejtonin ata këtë mendim? Si mund të kenë lënë
mbresa në zhvillimin e mendimit tuaj islamik ato personalitete?
Nexhat Ibrahimi: Mendimi islam në Bosnjë në vitet e 80-ta udhëhiqej nga disa
qendra, thënë kushtimisht: 1) Bashkësia Islame me Husein Gjozon në krye dhe
asistentët e tij: Hilmo Neimarlija, Mehmedalija Haxhiq etj., dhe me shumë hoxhallarë
brenda dhe jashtë BI-së dhe kohëve të fundit me Ahmed Smailoviqin dhe rrethin e tij; 2)
Muslimanët e Rinj (Mladi Muslimani) me Alija Izetbegoviqin në krye dhe; 3) Plejada
e intelektualëve të lirë në krye me Nerkez Smailagiqin etj. Ka edhe aktivistë të tjerë. Të
gjithë këta, në rafshin fetar, shkencor, politik bërën shumë që Bosnja të merrë këmbët e
veta.
Unë kam bashkëpunuar me shumë personalitete: Husein Gjozon, Ahmed
Smailoviqin, Alija Izetbegoviqin, Hasan Çengiqin etj. Ata kanë ndikuar tek unë pa
dyshim në aspekt të metodave të punës dhe të vullnetit për punë. Çdo herë u jam borxhli.
Edhe sot mbaj kontakte elektronike me ata që janë gjallë. E lexoj literaturën e tyre dhe
mendoj se është ndër krijimet më origjinale dhe me nivel më të lartë interpretues në tërë
botën islame.
El-Ahnaf: Vepra juaj shkencore është e gjerë. Kush është preokupimi kryesor i
veprës tuaj shkencore, veçanërisht në lemin e islamistikës - shkencat islame?
Nexhat Ibrahimi: Deri tash nuk kam ndjekur prirjen time dhe dëshirat e mia. I
kam dhënë përparësi nevojave të masës muslimane dhe rrethanave politike-shkencore.
Megjithatë, më flejnë më tepër temat akaidologjike dhe ato të sociologjisë-filozofisë
politike islame. Për fat të keq, deri tash këto dëshira, për shumë shkaqe, kanë mbetur në
fillim.
El-Ahnaf: Cili është mendimi juaj lidhur me ixhtihadin modern, mundësinë dhe
lidhjen e tij me ixhtihadin e muxhtehidët në shekujt e mëhershëm?
Nexhat Ibrahimi: Më duke se për ixhtihadin më tepër flitet se punohet. Mungon
një platformë e përgjithshme e botës muslimane. Vetëm pas hartimit të një programi,
vetëm pas identifikimit të problemeve, vetëm pasi ta kemi të qartë se nuk jetohet nga e
kaluara, por me të kaluarën së bashku, do të mund të ecim përpara. Pa tjetër duhet t’i
lidhim fijet e shkëputura nga koha e Imam Ebu Hanifes e Imam Maturidiut dhe të tjerëve
dhe të vazhdojmë me punë të specializuar. Muslimanët mund t’i prijnë botës sërish vetëm
nëse punojnë sikur në fillim. Metodat konservativiste, shterpe, anatemuese, nuk çojnë
para. Ato janë numërim në vend.
El-Ahnaf: Cila është pikëpamja juaj për një zhvillim përparimtar islamik të
popullates shqiptare dhe mundesitë e tij?
Nexhat Ibrahimi: Bashkësitë Islame në tokat shqiptare (dhe në diasporë) duhet
së pari të islamizohet, ashtu siç kërkon Z. Serdar dhe I. R. Faruki (jo të arabizohen,
turqizohen, shqiptarizohen, boshnjakizohen ...). Me këtë nënkuptoj edhe reformat
kualitative, urgjente, në mësim-besim, medrese, fakultete. Duhet të hapen Institute Islame
për hartimin e projekteve për zhvillim fetar, ekonomik, politik etj. Tash për tash
bashkësitë islame në tokat shqiptare udhëhiqen me metoda ad-hok, aty për aty, me
mënyra diletante. Individët e vyeshëm deri tash janë asfiksuar. Vazhdimi me metoda të
deritashme është kundërproduktiv. Jam me Ebu Hanifen, Imam Maturidiun, M. Ikballin,
Attasin, Nasrin, e jo me ata që e vdesin islamin. Punëtorë të mirë ka në tokat shqiptare
dhe duhet t’u japim rastin.
El-Ahnaf: Falëmnderit.
Nexhat Ibrahimi: Edhe unë Ju falënderoj për intervistë. Zoti ju ruajtë dhe ju
ndihmoftë. Mendoj se keni nisur një punë të mirë. Edhe kjo është në frymën e Imam Ebu
Hanifes: Të punohet me bindje në Zotin, diturisht dhe objektivisht. Ardhmëria do t’i
takojë Islamit! 02. 09. 2004, Prizren

El ahnaf

  • 1.
    Përgjigjet: El-Ahnaf: zotëri Nexhat,keni qenë student i Sarajevës. Në ç'situatë e keni gjetur zhvillimin e mendimit islam në Sarajevë në atë kohë? Nexhat Ibrahimi: Po, kam qenë në Sarajevë gjatë viteve 1980-1984, por edhe më vonë deri në fillim të luftës. Sarajeva (BH-a) atë kohë, në aspektin fetar, por edhe nacional, ishte në dalje nga një udhë pa krye, pas një katrahure që kishte përjetuar gjatë disa dekadave të fundit. Mbretëronte një qetësi relative dhe ishin në dukje filizat e parë, behari i ri..., por me shumë pasiguri. El-Ahnaf: Kush ishin udhëhëqesit e mendimit islam në Bosnjë në kohën tuaj të studimeve dhe në ç’frymë e drejtonin ata këtë mendim? Si mund të kenë lënë mbresa në zhvillimin e mendimit tuaj islamik ato personalitete? Nexhat Ibrahimi: Mendimi islam në Bosnjë në vitet e 80-ta udhëhiqej nga disa qendra, thënë kushtimisht: 1) Bashkësia Islame me Husein Gjozon në krye dhe asistentët e tij: Hilmo Neimarlija, Mehmedalija Haxhiq etj., dhe me shumë hoxhallarë brenda dhe jashtë BI-së dhe kohëve të fundit me Ahmed Smailoviqin dhe rrethin e tij; 2) Muslimanët e Rinj (Mladi Muslimani) me Alija Izetbegoviqin në krye dhe; 3) Plejada e intelektualëve të lirë në krye me Nerkez Smailagiqin etj. Ka edhe aktivistë të tjerë. Të gjithë këta, në rafshin fetar, shkencor, politik bërën shumë që Bosnja të merrë këmbët e veta. Unë kam bashkëpunuar me shumë personalitete: Husein Gjozon, Ahmed Smailoviqin, Alija Izetbegoviqin, Hasan Çengiqin etj. Ata kanë ndikuar tek unë pa dyshim në aspekt të metodave të punës dhe të vullnetit për punë. Çdo herë u jam borxhli. Edhe sot mbaj kontakte elektronike me ata që janë gjallë. E lexoj literaturën e tyre dhe mendoj se është ndër krijimet më origjinale dhe me nivel më të lartë interpretues në tërë botën islame. El-Ahnaf: Vepra juaj shkencore është e gjerë. Kush është preokupimi kryesor i veprës tuaj shkencore, veçanërisht në lemin e islamistikës - shkencat islame? Nexhat Ibrahimi: Deri tash nuk kam ndjekur prirjen time dhe dëshirat e mia. I kam dhënë përparësi nevojave të masës muslimane dhe rrethanave politike-shkencore. Megjithatë, më flejnë më tepër temat akaidologjike dhe ato të sociologjisë-filozofisë politike islame. Për fat të keq, deri tash këto dëshira, për shumë shkaqe, kanë mbetur në fillim. El-Ahnaf: Cili është mendimi juaj lidhur me ixhtihadin modern, mundësinë dhe lidhjen e tij me ixhtihadin e muxhtehidët në shekujt e mëhershëm? Nexhat Ibrahimi: Më duke se për ixhtihadin më tepër flitet se punohet. Mungon një platformë e përgjithshme e botës muslimane. Vetëm pas hartimit të një programi, vetëm pas identifikimit të problemeve, vetëm pasi ta kemi të qartë se nuk jetohet nga e kaluara, por me të kaluarën së bashku, do të mund të ecim përpara. Pa tjetër duhet t’i lidhim fijet e shkëputura nga koha e Imam Ebu Hanifes e Imam Maturidiut dhe të tjerëve dhe të vazhdojmë me punë të specializuar. Muslimanët mund t’i prijnë botës sërish vetëm nëse punojnë sikur në fillim. Metodat konservativiste, shterpe, anatemuese, nuk çojnë para. Ato janë numërim në vend.
  • 2.
    El-Ahnaf: Cila ështëpikëpamja juaj për një zhvillim përparimtar islamik të popullates shqiptare dhe mundesitë e tij? Nexhat Ibrahimi: Bashkësitë Islame në tokat shqiptare (dhe në diasporë) duhet së pari të islamizohet, ashtu siç kërkon Z. Serdar dhe I. R. Faruki (jo të arabizohen, turqizohen, shqiptarizohen, boshnjakizohen ...). Me këtë nënkuptoj edhe reformat kualitative, urgjente, në mësim-besim, medrese, fakultete. Duhet të hapen Institute Islame për hartimin e projekteve për zhvillim fetar, ekonomik, politik etj. Tash për tash bashkësitë islame në tokat shqiptare udhëhiqen me metoda ad-hok, aty për aty, me mënyra diletante. Individët e vyeshëm deri tash janë asfiksuar. Vazhdimi me metoda të deritashme është kundërproduktiv. Jam me Ebu Hanifen, Imam Maturidiun, M. Ikballin, Attasin, Nasrin, e jo me ata që e vdesin islamin. Punëtorë të mirë ka në tokat shqiptare dhe duhet t’u japim rastin. El-Ahnaf: Falëmnderit. Nexhat Ibrahimi: Edhe unë Ju falënderoj për intervistë. Zoti ju ruajtë dhe ju ndihmoftë. Mendoj se keni nisur një punë të mirë. Edhe kjo është në frymën e Imam Ebu Hanifes: Të punohet me bindje në Zotin, diturisht dhe objektivisht. Ardhmëria do t’i takojë Islamit! 02. 09. 2004, Prizren