SlideShare a Scribd company logo
1 of 41
Download to read offline
EDITORIALI
Xheladin Leka
Kush po i bën padrejtësi gruas?! .......................................... 2
Xheladin Leka
Historiku i festës së 8 Marsit dhe qëndrimi i Islamit
ndaj saj .................................................................................. 4
Adem Avdiu
Çfarë thotë Kur’ani dhe Bibla për mbulesën ......................... 8
Dr. AbduRrazak ibën Abdul‐Muhsin El‐Bedr
Respektimi i femrës në Islam .............................................. 11
Fehmi Dalipi
A janë të barabartë burri dhe gruaja në Islam? .................. 16
Muhamed ibën Ibrahim El Hamed
Dispozita e përzierjes së meshkujve me femra ................... 19
Sabahudin Selimi
Kushtet e veshjes së femrës muslimane ............................. 22
Unejs Murati
Për ty motër ........................................................................ 26
Muhamed ibën Salih el Uthejmin
Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisë ............................ 31
Xheladin Leka
Fetva bashkëkohore të rëndësishme për
motrën muslimane ............................................................ 35
Dr.Ahmed iben Uthman el‐Mezid dhe Dr. Adil iben Alij esh‐Shiddij
Disa këshilla për edukimin e fëmijëve ‐III‐ .......................... 38
Stafi i Revistës
Lexuesit pyesin, dijetarët përgjigjen ................................... 40
PËRMBAJTJA
Kryeredaktor:
Zejd Haziri
Anëtarët e revistës:
Unejs Murati
Fidan Xhelili
Xheladin Leka
Bashkëpunëtorët:
Adem Avdiu
Muhamed Abdullahi
Sabahudin Selimi
Bali Sadiku
Lirim Sadiku
Namik Vehapi
Redaktor gjuhësor:
Arian Koçi
Redaktor Teknik:
Avni G. Gashi
Ballina/Dizajni:
Avni G. Gashi
Boton:
Shtëpia botuese
Atik
Gjilan, Republika e Kosovës
Tirazhi: 1000
Adresa:
Rr. M. Idrizi p.n 60000 Gjilan
Republika e Kosovës
Tel: 044 988 400
e‐mail:
delirjedheedukim@gmail.com
Ndihmo Revistën:
Nr. i llog.: 1150‐138922‐0101‐09
ProCredit Bank of Kosovo
Swift Code: MBKORS22
Gjilan, Republika e Kosovës
Editorial
KUSH PO I BËN
GRUAS?!
2 Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0
Islami i dha gruas vendin që meriton, pa teprim dhe pa përbuzje. Allahu i Lartësuar ka
përmendur shumë dispozita për të në Kur’anin e Shenjtë, po ashtu edhe Muhamedi sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem në fjalët e tij, madje një sure e plotë në Kur’an ka emrin Suretun Nisa
ose Kapitulli i Gruas.
N
ë kohën kur gruaja ishte
robëreshë, ajo nuk kishte asnjë
ndikim në shoqëri, përçmohej,
torturohej dhe i merrej nderi pa dëshirën
e saj, bile edhe varrosej për së gjalli. Në kë-
të gjendje të rëndë nuk kishte kush ta mb-
ronte, ishte e vetmuar, pa forcë, pa shpresë,
pa jetë.
Derisa erdhi Islami dhe u shpall Kur’ani, i
cili i dha forcë, i doli në ndihmë, e nderoi,
e privilegjoi, i dha shpresë dhe e ktheu
përsëri në jetë.
Islami i dha gruas vendin që meriton, pa
teprim dhe pa përbuzje. Allahu i Lartësuar
ka përmendur shumë dispozita për të në
Kur’anin e Shenjtë, po ashtu edhe Muha-
medi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në fjalët
e tij, madje një sure e plotë në Kur’an ka
emrin Suretun Nisa ose Kapitulli i Gruas.
Femra, sipas Islamit, është shtylla kryesore
e shoqërisë: ajo është nënë, edukuese,
këshilltare, me një fjalë ajo është gjysma e
popullit, por edukon gjysmën tjetër.
Për shkak të vlerës së madhe të saj, Islami
i ka kushtuar kujdes të veçantë gruas, sido-
mos është kujdesur për ruajtjen e nderit të
saj dhe të familjes së saj. Për këtë arsye, Is-
lami i caktoi asaj llojin e veshjes, metodën
e ecjes, mënyrën e të folurit, vetëm e vetëm
që ta ruajë këtë margaritarë nga dhëmbët
e ujqërve, të cilët nuk njohin vlera dhe nuk
kanë mëshirë.
Me gjithë këto dhunti dhe veçori të
shumta që Islami i dha gruas, në shekullin
tonë armiqtë e përbetuar të nderit dhe të
gruas arritën ta përbuzin femrën edhe me
shumë se ç’ishte e përbuzur para Islamit.
Për fat të keq, kjo përbuzje ka kapluar edhe
shumë motra muslimane që janë bërë vik-
timë e ujqërve të uritur, të cilët presin të
gëlltisin çdo gjë.
Aq nënçmim dhe padrejtësi të madhe i
PADREJTËSI
3
Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0
bënë asaj, saqë e nxorën nga shtëpia, duke
bërë që fëmijët e saj t’i edukojë televizioni
apo interneti, kurse ajo gjatë gjithë ditës
është në punë dhe kur kthehet në shtëpi,
nuk ka mundësi të qëndrojë me fëmijët e
saj qoftë edhe një orë sepse nuk ka mun-
dësi.
Femra në Perëndim përdoret si reklamë
për çdo gjë: nëse dëshirojnë të reklamojnë
ndonjë fabrikë, do të shohësh foton e saj,
nëse dëshirojnë të reklamojnë
ndonjë produkt, do ta sho-
hësh aty, madje edhe re-
klamimi i këpucëve
nuk bëhet ndryshe
vetëm se me foton e
një femre pranë këp-
ucëve.
Ata nuk janë mjaftuar me
këtë robëri të saj, por kanë
kaluar edhe ekstremin kur e kon-
sideruan vetë atë si një mall me të
cilën bëhet shitblerje. A nuk
keni dëgjuar se sa mi-
jëra femra të reja
në Perëndim dhe
Evropë (dhe jo në shtetet islame) shiten
me një çmim shumë të ulët për të kënaqur
epshet e meshkujve të ndyrë? Pas këtij akti,
ajo kthehet dhe hidhet në rrugë ashtu siç
hidhen mbeturinat në kazanin e mbeturi-
nave. A nuk janë këta të poshtër të cilët
bëjnë kontrabandë me gjininë femërore,
bëjnë tregti me të për interesa të tyre si të
ishte një kafshë, madje si diçka edhe më e
pavlerë?!
Ky është realiteti i atyre që thërrasin për të
drejtat e gruas dhe pretendojnë respektin
dhe kujdesin ndaj saj, kurse në realitet
kanë zemra ujqërish kriminelë, edhe pse
mbulohen me petkun e pafajësisë dhe të
fisnikërisë.
Motra të nderuara! Ruajuni këtyre njerëzve
të fëlliqur, ngase përmes jush ata prishin
shtëpitë, shkatërrojnë lidhjet bashkëshort-
ore, përhapin amoralitetin dhe fundosin
në humnerë një popull në tërësi.
Nëse te romakët e vjetër gruaja është kon-
sideruar krijesë e fëlliqur, ndërsa te të kr-
ishterët është konsideruar djall, e cila nuk
do të mund ta shijojë xhen-
netin kurrë, në botën pe-
rëndimore e të moderniz-
uar nuk konsiderohet di-
çka më shumë sesa një
lodër me të cilën mund të
luajë kushdo.
Atëherë, pra, përse mo-
tra muslimane vazhdon
të ecë pas këtij karvani,
i cili ka si pikënisje
nënçmimin, shkatërri-
min dhe robërimin e
saj, kurse stacioni i tij i
fundit është çmenduria,
narkomania, vrasja dhe zjarri i
xhehennemit, i cili është i ndezur fort për
ato që kanë lënë urdhrat e Allahu pas shp-
ine?
Ky është dallimi mes drejtësisë që Islami i
dha femrës dhe nënçmimit që i bëri asaj
shoqëria njerëzore bashkëkohore. I mbetet
asaj të zgjedhë njërën prej rrugëve...
Në emër të redaksisë: Xheladin Leka
Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0
4
______________
[1] Transmeton Buhariu (3456) dhe Muslimi (6952).
HISTORIKU I FESTËS SË
8 MARSIT
DHE QËNDRIMI I ISLAMIT NDAJ SAJ
E çfarë dobie do t’i bëjë nënës një lule një herë në vit kur ajo lule as nuk e ndihmon dhe as
nuk ia plotëson nevojat personale? Çfarë përfiton ajo prej një luleje, e cila pas një kohe thahet?
A thua kjo lule ia zbut zemrën, pasi kur çdo ditë ajo rënkon dhe vajton për fëmijët e saj, të
cilët nuk i sheh pothuajse gjatë tërë vitit? Kjo pra është gjendja e nënës në Perëndim, prandaj
edhe nuk është çudi pse ata e festojnë këtë festë, pasi së paku një herë në vit duan ta gëzojnë
nënën e tyre, qoftë edhe me një gëzim që pason mërzi dhe hidhërim tërë vitin.
F
alënderimi i takon Allahut të Mad-
hëruar. Paqja dhe përshëndetjet më të
përzemërta qofshin për robin më të
dashur të Allahut, Muhamedin sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem, për familjen e tij, për
shokët e tij dhe të gjithë pasuesit e tij deri në
përfundimin e kësaj bote.
Muhamedi alejhi selam në shumë hadith na ka
lajmëruar që ummeti i tij islam me kalimin e
kohës do të pasojë popujt e tjerë, qoftë ky
pasim në fenë ose në traditat e tyre.
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem na ka
paralajmëruar për këtë epidemi në mënyrë që
muslimanët të jenë të kujdesshëm dhe të
ruhen nga kjo rrugë e gabuar. Muhamedi sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Do t'i pasoni
traditat e tyre që ishin para jush, pëllëmbë për
pëllëmbë dhe krah për krah, do t'i pasoni ata në
qoftë se hynë edhe në vrimë të hardhucës.” Thanë:
“O i Dërguari i Allahut, çifutët dhe të kr-
ishterët?” Tha: “Po, kush tjetër?”[1]
Mirëpo, për fat të keq, ndodhi ajo së cilës i
është frikësuar i dashuri ynë, Muhamedi sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem, prandaj i shohim
muslimanët teksa festojnë shumë festa të pop-
ujve të tjerë, të cilët kanë kulturë tjetër nga
kultura jonë, jetë tjetër dhe fe tjetër.
Ndër këto pasime të verbra është edhe festimi
i ditës së nënës, apo siç njihet tek ne 8 Marsi.
Me këtë festë popujt e tjerë janë munduar të
tregojnë respektin ndaj nënës, duke veçuar për
të një ditë të vitit dhe duke i dhuruar në atë
ditë nënës lule, ëmbëlsira, buzëqeshje, bile
edhe duke festuar e gjithë familja së bashku me
të. Por kjo festë nuk përfundon këtu, ajo ka
marrë një ngjyrë tjetër festimi në këtë shekull,
saqë është bërë në shumicën e vendeve të botës
festë zyrtare shtetërore.
A thua pra, çfarë qëndrimi ka Islami ndaj kësaj
feste dhe çfarë qëndrimi duhet të kenë musli-
manët ndaj nënave të tyre në këtë festë? Para
se të japim përgjigje, duhet të sqarojmë së pari
historikun e kësaj feste, ngase vendimi për një
çështje rrjedh nga kuptimi i saj.
HISTORIKU I SAJ
Thuhet që origjina e kësaj feste vjen nga grekët
e vjetër, të cilët e festonin këtë festë bashkë me
festat e pranverës dhe sipas grekëve këto festa
5
Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0
i dhuroheshin Zotit Nënë, të cilën e quanin
Reja, gruaja e Kronsit, i cili ishte Zoti Atë! Kjo
festë festohej edhe në Romën e vjetër dhe shër-
bente për të adhuruar dhe madhëruar Sejbelin,
e cila konsiderohej nëna e zotave të tyre. Kjo
festë filloi tek ata 250 vite para lindjes së Isait
alejhi selam. Këto festa fetare tek romakët
quheshin “Hilaria” dhe vazhdonin tri ditë, nga
15 marsi deri më 18 mars.
Më vonë, në fillim të shekullit XX, kjo festë u
bë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ideja për ta bërë këtë festë zyrtare buroi nga
Ana Xharfis. Kjo grua nuk ishte martuar as-
njëherë dhe i shërbente nënës së saj gjatë gjithë
kohës, derisa ajo vdiq. Pas vdekjes së nënës së
saj, ajo vërejti që fëmijët në Amerikë nuk ua
dinë vlerën nënave të tyre dhe për këtë arsye
ajo filloi një fushatë te re, duke u munduar që
këtë obligim që kanë fëmijët ndaj nënave të
tyre ta shprehin me këtë festë, e cila duhet të
bëhet festë zyrtare shtetërore dhe për hir të
kësaj feste do të ketë pushim në të gjithë
shtetin. Dhe ashtu ndodhi. Kongresi Ameri-
kan zyrtarisht e bëri këtë festë shtetërore dhe
ditë pushimi në vitin 1913.
Vlen të theksohet që kjo grua kishte përkrahje
edhe nga kisha, saqë kisha i dha kësaj një dhu-
ratë në formë respekti dhe nderimi për këtë
iniciativë që kishte marrë në vitin 1908, pra 5
vite para se kjo festë të bëhej zyrtarisht festë
shtetërore. Ky nderim nga kisha bëri që inicia-
tiva e saj të ketë edhe më shumë zë në masën
e gjerë dhe në organet drejtuese të shtetit.[2]
Pasi e kuptuam historikun e kësaj feste, cili
është qëndrimi i Islamit ndaj saj?
Kjo festë sipas Islamit është e ndaluar për
shumë arsye.
Kjo festë që nga fillimi i saj paska qenë festë
fetare dhe përmes kësaj feste politeistët ad-
huronin zotat e tyre, përveç Allahut të Lart-
madhëruar. E si ka mundësi që një musliman
të festojë një festë e cila ka rrënjë të tilla?!
Kjo festë është rikthyer në skenë nga kisha,
ndërsa muslimani i sinqertë ka fenë e tij, e cila
______________
[2] http://www.saaid.net/mktarat/aayadalkoffar/34.htm.
Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0
6
i tregon çfarë të festojë dhe çfarë jo, kështu që
nuk ka nevojë të marrë festa nga të krishterët
apo çifutët, bile një gjë e tillë është kategorik-
isht e ndaluar.
Në fenë tonë islame, Muhamedi sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem na ka treguar që kemi vetëm
dy festa gjatë vitit dhe një festë gjatë javës. Dy
festat e vitit janë Fitër Bajrami dhe Kurban Ba-
jrami, kurse festa e javës është
dita e xhuma.
E, sikur ne
muslimanët të kishim pasur
nevojë për ndonjë festë tjetër, s’ka dyshim që
Allahu do të na kishte treguar për të ose në
Kur’an ose përmes Muhamedit sal-lAllahu ale-
jhi ve sel-lem dhe duke qenë se nuk na kanë
treguar për këtë festë as Kur’ani dhe as
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në ha-
dithet e tij, aludon që kjo festë nuk na nevo-
jitet dhe nuk përkon me mësimet e Islamit.
Kjo festë, përveçse nuk ekziston në fenë tonë,
në të njëjtën kohë ndalohet sepse Muhamedi
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Kush i
përngjan një populli, ai është prej tyre”[3],
prandaj edhe muslimani e ka të ndaluar rrep-
tësisht t’u përngjajë të krishterëve apo çifutëve
duke festuar festat e tyre. Një përngjasim i tillë
është mëkat i madh, edhe pse hadithi në for-
mën e dukshme të tij aludon që përngjasimi
me jobesimtarët është mosbesim.
FJALËT E DIJETARËVE PËR KËTË
FESTË
Për arsyet që u përmendën më lart dhe për
arsye të tjera, dijetarët islamë e kanë ndaluar
të festohet kjo festë, në çfarëdo mënyre qoftë
ky festim.
Komisioni i Përhershëm për Fetva në Arabinë
Saudite, pasi është pyetur për festimin e 8
Marsit, është përgjigjur kështu:
“Nuk lejohet festimi i 8 Marsit dhe as festimi
i festave të tjera të ngjashme me të ngase Mu-
hamedi alejhi selam ka thënë: “Kush bën një
vepër që nuk i përket fesë sonë, ajo vepër është e
refuzuar.” Festimi i 8 Marsit nuk është prej
veprave që ka vepruar Muhamedi sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem dhe as shokët e tij, por as di-
jetarët e mirë të këtij ummeti, prandaj një
vepër e tillë konsiderohet bidat dhe përng-
jasim me jobesimtarët.”[4]
Dijetari i nderuar, Muhamed ibën Salih el
Uthejmin, thotë: “Të gjitha festat që kundër-
shtojnë festat islame janë të shpikura dhe nuk
kanë ekzistuar në kohën e selefëve të mirë, e
ndoshta zanafilla e tyre vjen nga jobesimtarët,
kështu që përveçse janë bidate, gjëra të sh-
pikura, janë edhe përngjasim me jobesimtarët,
armiqve të Allahut të Lartësuar. Festat islame
janë të njohura në Islam: Fitër Bajrami, Kur-
ban Bajrami dhe dita e xhuma. Nuk ka në
Islam festa të tjera përveç këtyre tri festave dhe
çdo festë që është shpikur përveç këtyre triave,
është e refuzuar dhe e kotë në ligjin e Allahut.”
Pastaj dijetari vazhdon: “Prandaj nuk lejohet
për muslimanët që të festojnë 8 Marsin apo ta
dallojnë këtë ditë nga ditët e tjera duke shpre-
hur gëzim apo duke dhuruar dhurata. Musli-
mani duhet të jetë krenar me fenë e tij dhe të
lavdërohet me këtë fe që ka dhe t’i mjaftojë ai
adhurim që i ka caktuar Allahu atij, duke mos
lënë diçka mangët dhe duke mos shtuar diçka
në të. Gjithashtu, muslimani nuk duhet të jetë
“Kush bën një vepër
që nuk i përket fesë
sonë, ajo vepër është e
refuzuar.”
______________
[3] Shejh Albani e ka konsideruar të saktë, shiko “Sahihul Xhami” (2831).
[4] www.alifta.net, janë përgjigjur në këtë fetva dijetarët e nderuar: Abdul Aziz ibën Baz, AbuRrezak el Afifi, Abdullah ibën Gudejan dhe Abdullah
ibën Ku’uud.
7
Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0
i luhatur dhe të pasojë verbërisht të tjerët,
përkundrazi, duhet të përpiqet të formojë per-
sonalitetin e tij ashtu siç e kërkon sheriati dhe
kështu të bëhet i pasuar nga të tjerët dhe jo pa-
sues i tyre. Sheriati i Allahut është i plotë në të
gjitha sferat e jetës, ashtu siç thotë Allahu: “Sot
përsosa fenë tuaj, plotësova Mirësinë Time
ndaj jush dhe zgjodha Islamin si fenë tuaj.”[5]
Fjalët e dijetarëve për ndalimin e kësaj feste
janë të shumta dhe nuk kemi mundësi t’i për-
mendim të gjitha, por mendoj se ajo që u për-
mend mjafton sa për të sqaruar qëndrimin e
tyre ndaj kësaj feste.
PSE ISLAMI E NDALON FESTIMIN E
8 MARSIT?
Shumë muslimanë kur dëgjojnë që në Islam
është e ndaluar kjo festë, hutohen dhe mendo-
jnë që Islami ndalon respektimin e gruas. Këto
dyshime ndodhin shpeshherë veçanërisht nga
muslimanët që jetojnë në Perëndim, ngase ata
ndikohen nga lajmet dhe propaganda e jobes-
imtarëve. Duke pasur parasysh këtë çështje,
desha të theksoj shkurtimisht që Islami nuk
është kundër gruas dhe nderimit të saj, bile Is-
lami aq shumë e ka nderuar nënën, saqë e ka
bërë obligim ndaj fëmijëve t’u shërbejnë prin-
dërve të tyre, sidomos nënës.
Erdhi një njeri një ditë tek Muhamedi alejhi
selam dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, cili
është njeriu më i denjë për sjellje të mirë ndaj tij?”
Ai iu përgjigj: “Nëna jote.” Tha: “Pastaj cili?” U
përgjigj: “Nëna jote.” Tha: “Pastaj”? U përgjigj:
“Nëna jote.” Ai tha përsëri: “Pastaj?” Pejgamberi
u përgjigj: “Babai yt.”[6]
Sa bukur e ka përmendur Muhamedi sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem tri herë nënën, në më-
nyrë që t’i tregojë çdo muslimani se ajo e ka
mbajtur në bark dhe kjo është përmendja e
parë, pastaj ajo e ka lindur me gjithë ato vësh-
tirësi dhe kjo është e dyta, e pastaj ajo është
kujdesur për të derisa është rritur dhe kjo është
hera e tretë. Ky hadith ishte vetëm për dobi,
pasi argumentet në Islam për respektimin e saj
janë aq të shumta saqë është e vështirë të mbli-
dhen me një vend.
Islami i ka obliguar muslimanët që t’i respek-
tojnë nënat e tyre çdo ditë, në çdo gjë, dhe t’i
ndihmojnë në çdo problem që u paraqitet në
jetë, sidomos kur janë të shtyra në moshë.
Prandaj, një musliman nuk ka nevojë të veçojë
një ditë në vit për të gëzuar nënën e tij, ngase
ai e ka për obligim fetar që ta gëzojë nënën e
tij çdo ditë dhe çdo herë të jetë afër saj kur ajo
ka nevojë për të e jo vetëm një herë në vit.
E çfarë dobie do t’i bëjë nënës një lule një herë
në vit kur ajo lule as nuk e ndihmon dhe as
nuk ia plotëson nevojat personale?
Çfarë përfiton ajo prej një luleje, e cila pas një
kohe thahet? A thua kjo lule ia zbut zemrën,
pasi kur çdo ditë ajo rënkon dhe vajton për
fëmijët e saj, të cilët nuk i sheh pothuajse gjatë
tërë vitit?
Kjo pra është gjendja e nënës në Perëndim,
prandaj edhe nuk është çudi pse ata e festojnë
këtë festë, pasi së paku një herë në vit duan ta
gëzojnë nënën e tyre, qoftë edhe me një gëzim
që pason mërzi dhe hidhërim tërë vitin.
Kurse ne si muslimanë e kemi obligim t’u
dhurojmë nënave tona lule çdo ditë, bile çdo
orë, dhe këto lule të jenë fjalët e mira, shërbimi
që bëjmë ndaj tyre, dashuria e madhe që kemi
ndaj tyre dhe jo thjesht një lule plastike e cila
është larg realitetit dhe nuk e çon në vend qël-
limin e saj, por një lule e cila është mbjellë në
zemrën e djalit për nënën e tij dhe rritet çdo
ditë ashtu edhe siç kalojnë vitet e nënës së tij.
Pra, nëna muslimane le të gëzohet sepse ajo
nuk ka një ditë të sajën një herë në vit si të
tjerat, ngase Islami urdhëron që e gjithë jeta e
saj të jetë e gëzuar, edhe më e mirë se 8 Marsi.
Falënderimi i takon vetëm Allahut, Ai i Cili i
jep çdokujt atë që meriton!
Xheladin Leka
______________
[5]http://www.ibnothaimeen.com/all/noor/article_7733.shtml.
[6] Transmeton Buhariu (5971) dhe Muslimi (6664).
Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0
8
ÇFARË THOTË
KUR’ANI DHE BIBLA
P Ë R M B U L E S Ë N
Prej urdhërimeve fetare është edhe hixhabi, mbulesa me të cilën obligohen muslimanet. Ato
duhet ta zbatojnë duke mos hezituar dhe në momentet kur i dëgjojnë ajetet që flasin për
mbulesën, ato duhet ta zbatojnë me dashuri dhe krenari. Për të arritur deri te implementimi
i tillë dhe realizimi i obligimit që kemi ndaj Kur’anit, duhet të realizojmë dy gjëra.
J
etojmë në një kohë plot sfida, të cilat po
na shoqërojnë ditë e natë deri në vdekje.
Propaganda skajshmërisht antiislame dhe
shumëdimensionale nuk ka të ndalur, sulmet
ideologjike të shoqëruara aspak me mëshirë e
ndërgjegje janë të gjitha të shigjetuara me plot
urrejtje e armiqësi kundër Islamit, fesë së
natyrshmërisë njerëzore dhe programit për të
gjitha sferat e jetës e për mbarë kombet e glo-
bit, fesë të cilën e zgjodhi Zoti i Madhërishëm,
sundimtari absolut.
Shumë herë shkak i këtyre sulmeve po bëhen
vetë muslimanët, të cilët me sjelljet e tyre po
paraqesin imazhe negative, me të cilat Islami
nuk ka të bëjë fare. Kjo vjen si rezultat i
largimit nga metodologjia që reflekton Islamin
autentik. Por sulmet ideologjike përmes li-
brave, revistave, ligjëratave, debateve televizive
dhe emisioneve dokumentare i hasim të drej-
tuara direkt kundër fondamenteve, parimeve
dhe udhëzimeve islame dhe ky fenomen është
një mesazh shumë i qartë që duhet të na nxisë
për vigjilencë dinamike dhe dashuri maksimale
në praktikimin e fesë islame për të formuar
personalitetin e vërtetë islamik dhe kjo kërkon
orientim shkencor e jo fanatizëm fraksionist e
medhhebor.
Këto sulme vullkanike vërshojnë edhe kundër
veshjes që Islami parasheh për muslimanen.
Kundërshtimet e tilla priten dhe do të vazhdo-
jnë edhe në të ardhmen nga sekularistët dhe
ideologjia feministe me të gjitha rrymat e saj[1]
si dhe nga ideologjitë e tjera, të gjitha produkte
të mendjes njerëzore. Në këtë kohë, disa dije-
tarë e mendimtarë u sfiduan dhe u viktimizuan
ideologjikisht nga këto kundërshtime satanike
duke përhapur fetva skandaloze në lidhje me
mbulesën islame, duke e tjetërsuar atë nga ajo
që parasheh koncepti islam me qëllim që të
paraqiten sa më modernë dhe bashkëkohorë;
një mbulesë e cila ka nevojë për mbulesë dhe
që shfaq bukurinë femërore duke korruptuar
lehtë ndjenjat mashkullore dhe duke nxitur
pasione djallëzore.[2]
______________
[1] Si feminizmi liberal, socialist dhe radikal.
[2] Në lidhje me mbulesën fetare sipas sheriatit, lexoni librin “Mbulesa” nga dijetari eminent dhe fakihu i kohës sonë, Imam Albani, Allahu e mëshi-
roftë.
9
Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0
Ai që ka dëshmuar se nuk ka të adhuruar me
të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi
është i Dërguari i Tij duhet që personalitetin
e tij ta formojë në pajtueshmëri me atë që
kërkon kjo dëshmi, mbi të cilën ndërtohet e
gjithë feja, e cila përfshin të gjitha sferat e jetës
nga lindja deri në vdekje. Krijuesi ynë kërkon
nga njerëzimi që t’i përgjigjet këtij mesazhi
hyjnor dhe të mos shprehë revoltë duke ia
kthyer shpinën dritës kur’anore dhe udhëz-
imeve profetike dhe nën hijen e kësaj meto-
dologjie qiellore[3] realizohet të larguarit nga të
gjitha rrugët e burimit djallëzor.
Kush e ngulit mu në kandil të zemrës dashur-
inë e shoqëruar me respekt dhe nënshtrim ndaj
metodologjisë në fjalë, do të shfaqë Islamin
burimor dhe gjithë atë që urdhëron kjo fe, do
ta praktikojë atë me bindje dhe do të largohet
me urrejtje nga çdo gjë që ndalon kjo fe.
Prej urdhërimeve fetare është edhe hixhabi,
mbulesa me të cilën obligohen muslimanet.
Ato duhet ta zbatojnë duke mos hezituar dhe
në momentet kur i dëgjojnë ajetet që flasin për
mbulesën, ato duhet ta zbatojnë me dashuri
dhe krenari. Për të arritur deri te implemen-
timi i tillë dhe realizimi i obligimit që kemi
ndaj Kur’anit, duhet të realizojmë dy gjëra.
Së pari, duhet ta kuptojmë Kur’anin dhe të
meditojmë mbi ajetet e tij.
Së dyti, të veprojmë me Kur’an. Kur urdhëro-
het diçka me të, ajo gjë duhet zbatuar, por nëse
ndalohet ndonjë gjë, duhet të largohemi prej
saj. Kur zbriti ajeti i mbulesës, Pejgamberi sal-
lallahu alejhi ve sel-lem ua tha sahabëve, Al-
lahu qoftë i kënaqur me ta, dhe ata pastaj u
kthyen te shtëpitë dhe ua thanë këtë ajet bi-
jave, grave, nënave dhe motrave të tyre, të cilat
u mbuluan.[4] Allahu i Plotpushtetshëm thotë:
“O Pejgamber! Thuaju grave dhe bijave të tua si
dhe grave të besimtarëve që të lëshojnë mbulesën
e tyre (të kokës) mbi gjithë trupin. Kjo do të ishte
më e mirë që ato të mund të dallohen (se nuk
janë rrugaçe) e të mos ngacmohen nga të tjerët.
Allahu është Falës i madh dhe gjithnjë Mëshirë-
plotë.” [5]
Dhe në suren Nur thotë: “Thuaju besimtareve
që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara) dhe
ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e
jashtëligjshme) dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre,
përveç atyre që janë të dukshme.[6] Le t’i mbulo-
jnë kraharorët me mbulesat e tyre (të kokës) dhe
të mos ua shfaqin stolitë e tyre...” [7]
Mesazhet që ngërthejnë këto ajete janë:
- obligueshmëria për mbulimin e tërë trupit
nga koka e deri në fund të këmbëve;
- mbulesa reflekton besimin, nderin, thjeshtës-
inë, sakrificën dhe mbrojtjen nga shikimet e
liga;
- mbulesa nuk duhet të jetë e tejdukshme;
- nuk duhet të jetë e zbukuruar;
- të jetë e gjerë dhe jo e ngushtë dhe e hollë;
- të mos jetë e parfumuar;
- mos t’i përngjajë veshjes së meshkujve e as
asaj të jobesimtarëve.
BIBLA, PRO MBULESËS
Nuk u takon besimtarëve dhe besimtareve që
të veprojnë me librat e mëhershëm qiellore
ngase ata kanë pësuar ndryshim nga origjinali
prej faktorit njeri. E sa i përket ruajtjes së
Kur’anit, atë e ka marrë përsipër Allahu deri
në kataklizëm, pasi Krijuesi dhe Sundimtari i
krijimit thotë: “Sigurisht, Ne e kemi zbritur
Kur’anin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë.”[8]
Ne me këtë nëntitull kemi synim që njerëzve
afetarë t’u sqarojmë se nuk është vetëm Islami
që e bën obligim mbulesën, por edhe Bibla e
urdhëron një gjë të tillë, ngase kur është fjala
për mbulesën kritikat ngërthejnë në vetvete se
______________
[3] Këtë metodologji e implementuan gjenerata e artë, sahabët, shokët e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, me rrugën e të cilëve Allahu ishte i
kënaqur. Kjo mjafton për të gjitha gjeneratat e tjera që ta pasojnë rrugën e tyre, pra kur është vërtetuar me Kur’an dhe hadith se Allahu është i kënaqur
me gjeneratën e parë të kombit musliman, atëherë kjo sinjalizon qartë se kënaqësia e Zotit të Madhëruar arrihet duke pasuar metodologjinë e sahabëve
dhe jo rrugët të cilat kundërshtojnë rrugën e tyre me paudhësi si mosbesim, shpikje e mëkatime.
[4] Shiko “El Akidetu Ev-velen lev kanu Jalemun” 1/275 nga Ebu Islam Salih ibën Taha Abdulvahid. Botoi Mektebul Guraba, 1428h.
[5] Ahzab: 59.
[6] Ka për qëllim fytyrën dhe shuplakat e duarve deri te kyçet.
[7] Nur: 31.
[8] Hixhër: 9.
Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0
10
mbulesa është prapambetje dhe diskriminim
gjinor dhe këto akuza lëshohen si raketa vetëm
në adresë të Islamit, duke e anashkaluar Bi-
blën. Kjo bëhet edhe për një arsye tjetër, se ky
obligim biblik është i injoruar nga pasueset e
saj, me përjashtim të murgeshave.[9]
Ja çfarë lexojmë në Bibël në lidhje me mbu-
lesën:
“Çdo grua që lutet apo profetizon me krye të zbu-
luar, turpëron kryetarin[10] e vet: sepse është e
njëjtë sikurse t’i kishte qethur flokët.[11] E po
ndodhi që ndonjë grua nuk do ta mbulojë kryet,
le të qethet;[12] por, në qoftë se është turp për grua
ta qethë e ta rruajë kryet, atëherë le të mbulo-
het.”[13]
Këto citate janë skajshmërisht të qarta se Bibla
e urdhëron femrën që të mbulohet sepse me
këtë mbulesë dallohet nga prostitutat, duke
qenë se mosmbulimi është turp dhe gjë e
pamoralshme. Në të kundërt, gruaja e pambu-
luar duhet t’i ketë flokët e qethura ose të rru-
ara. Në citatin tjetër, i cili e përforcon
obligueshmërinë e mbulesës, lexojmë: “Pran-
daj gruaja duhet të mbajë një shami koke si
shenjë varësie për hir të engjëjve.”[14]
Kjo mbulesë e mbron femrën nga shikimet e
liga prej të cilave paralajmëron e qorton Bibla
si dhe mbulesa i shpëton sytë e meshkujve që
të mos mëkatojnë. Bibla thotë: “Keni dëgjuar
se qe thënë: “Mos e thyej kurorën!” E unë po ju
them: Kushdo që me dëshirim e shikon një grua,
në zemrën e vet e ka bërë fëlligështinë me të. Nëse
syri yt i djathtë të çon në mëkat, nxirre e flake
larg teje! Është më mirë për ty të humbasësh
njërën nga gjymtyrët e tua, se i tërë trupi yt të
hidhet në ferr.”[15]
Po ashtu Bibla e ndalon që femra t’i përngjajë
mashkullit në veshje dhe anasjelltas, kur thotë:
“Një grua nuk duhet të mbajë veshje meshkujsh,
as një burrë veshje femrash. Zoti, Perëndia juaj,
e urren atë që bën ashtu.”[16]
Kjo le të shërbejë si përkujtim edhe për femrat
nazaretiane, që nëse marrin mësim dhe i zba-
tojnë këto këshilla biblike, mbasi edhe besojnë
në të, do ta ndihmojnë moralin që sot në
shoqërinë tonë është në dekadencë.
PËRFUNDIM
Mesazhi i Zotit që nga Pejgamberi Muhamed
sal-lallahu alejhi ve sel-lem është vetëm
Kur’ani dhe Sunneti, ligj që rregullon jetën in-
dividuale dhe shoqërore për gjithë popujt e
rruzullit tokësor dhe nuk do të realizohet har-
monia, siguria, lumturia dhe paqja në tokë
nëse njerëzimi do t’ia kthejë shpinën sheriatit
të Zotit. Kur njerëzimi revoltohet kundër
Mbretit të gjithësisë duke u larguar e kundër-
shtuar urdhërimet, ndalesat dhe këshillat e Tij,
nuk ka dyshim se do të shfaqen në fytyrën e
tokës dhuna, luftërat, dënimet dhe shumë
gjëra të tjera negative të pranishme sot. Allahu
i Madhëruar thotë: “Kushdo që i kthen shpinën
Mesazhit Tim, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne,
në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të ver-
bër.”[17] Pra, njerëzimi vetëm përmes Mesazhit
të Zotit (Kur’anit dhe Sunnetit) realizon sig-
urinë dhe lumturinë në këtë botë dhe në
amshueshmëri.
Adem Avdiu
______________
[9] Murgëria nuk ka qenë e legjitimuar, por e shpikën ata vetë. Allahu thotë: "...ndërsa murgërinë ata vetë e shpikën." Hadid: 27.
[10] Në Diodatin e Ri, përkthim 1991-94, qëndron “turpëron kryet e vet”. Po kështu gjendet edhe në gjuhën arabe texhlibul are ala re’siha. Botim i
vitit 1995, Arabic Bible NVA Copyright 1988 IBS.
[11] Ndërsa në përkthimin e ECM 1993 qëndron: “Ajo sillet si të ishte prostitutë, me flokë të qethur.”
[12] Në përkthimin e ECM është e shënuar në kllapa “e le të përjashtohet”.
[13] Bibla, Besëlidhja e Re, Letra e parë drejtuar Korintianëve 11/5,6 . Përktheu dhe shtjelloi Dom Simon Filipaj, Ferizaj 1994.
[14] Bibla, Dhiata e Re, Letra e parë drejtuar bashkësisë së Korintit 11/10. Përkthimi i vitit 1993 ECM. Në këtë përkthim lexojmë komentin se
engjëjt e pranishëm nuk durojnë mospërfillje. Ndërsa në përkthimin e Dom Simon Filipaj qëndron: “Prandaj, gruaja duhet ta mbartë mbi krye
shenjën e varshmërisë, për shkak të engjëjve.” Dom Simoni shtjellon: “Në mbledhjet e bashkësisë, sipas një interpretimi çifut të Lgp 23,15 në mbledhje
janë pranë edhe engjëjt, prandaj qëndrimi duhet të jetë me nderim dhe rregull.
[15] Bibla, Besëlidhja e Re, Ungjilli sipas Mateut me titull Mësimi mbi kurorëthyerjen 5/27, 28 dhe 29. Përkthimi nga Dom Simon Filipaj.
[16] Bibla, Dhiata e Vjetër, Libri i Besëlidhjes së Ripërtërirë 22/5. Përkthimi i vitit 1993 ECM.
[17] Sure Ta ha: 124.
Femrës
Imam Ahmedi ka transmetuar se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush i
rrit dy apo tri vajza, ose i rrit dy apo tri motra, derisa ta arrijnë moshën madhore ose ai
vdes duke u përkujdesur për to, unë dhe ai do të jemi si këta dy gishtërinj (dhe i bëri bashkë
gishtin tregues dhe tjetrin pranë tij).”
M
e të vërtetë, femra muslimane,
nën hijen e mësimeve të drejta
dhe udhëzimeve të urta islame,
jeton një jetë të ndershme, të mbushur me
respekt dhe ndershmëri, që nga dita e parë
e ardhjes se saj në këtë botë dhe duke vazh-
duar kështu në të gjitha etapat e jetës së saj,
si vajzë, pastaj si nënë, si bashkëshorte, si
motër, si hallë, si teze etj. Në të gjitha këto
periudha, ajo ka të drejtat e saj të veçanta
dhe gëzon meritat e saj plot respekt dhe
ndershmëri.
1 - Në kohën kur ajo është vajzë, feja is-
lame fton për bamirësi ndaj saj dhe
përkushtim në rritjen, mbikëqyrjen dhe
edukimin e saj, që ajo të formohet si një
grua e mirë, e mbrojtur dhe e
ndershme.
Po ashtu, Islami i ka
qortuar ashpër job-
esimtarët para peri-
udhës islame për varrosjen e
vajzave të tyre për së gjalli dhe
urrejtjen që kishin për lindjen e
tyre. Thotë i Madhëruari:
"Dhe kur ndonjëri prej tyre
përgëzohet me lindjen e
vajzës, atij i nxihet fytyra dhe mbushet plot
hidhërim. Ai fshihet nga njerëzit, për shkak
të keqes që u lajmërua. Ai pyet
vetveten, a ta mbajë atë
(vajzën), i përulur, apo ta
varrosë. Sa i keq është gjy-
kimi i tyre!..."
Nahl-58/59
në Islam
Respektimi i
Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0
12
Transmetohet nga Mugire ibën Shu'bete se
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka
thënë: "Me të vërtetë, Allahu ua ka ndaluar
juve mosrespektimin e nënave, koprracinë
dhe të kërkoni (pa nevojë), si dhe varrosjen e
vajzave për së gjalli…" (Transmeton Buha-
riu dhe Muslimi)
Ibni Haxheri ka përmendur se para Islamit
jobesimtarët vajzat e veta i kanë varrosur
në dy mënyra:
- E para, burri e ka urdhëruar gruan e vet
që, kur të vinte koha e lindjes, lindja të
bëhej afër një grope. Në qoftë se do t'u
lindte djalë, e linin të jetonte; në qoftë se
do t'u lindte vajzë, e hidhnin në gropë.
- E dyta, kur vajza mbushte gjashtë vjeçe,
burri i thoshte gruas së vet që ta par-
fumonte dhe ta zbukuronte vajzën, gjoja
se do të vizitonin disa të afërm. Pastaj
largohej me vajzën në shkretëtirë, derisa
shkonte te ndonjë pus dhe i thoshte vajzës
që të shikonte në pus, ndërsa ai e shtynte
nga pas dhe e shkelte. (Fet'hul-Bari)
Kurse, Islami e ka konsideruar vajzën si be-
gati të madhe dhe dhuratë të çmuar nga
Allahu i Madhëruar:
"Vetëm i Allahut është pushteti i qiejve dhe i
tokës. Ai krijon çka të dojë. Kujt të dojë, Ai
i dhuron vetëm femra ose vetëm meshkuj, ose
i dhuron çift, meshkuj e femra, dhe kë të dojë
e lë pa fëmijë (steril). Ai është i dijshëm dhe
i fuqishëm." Shura, 49/50
Nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem transmetohet të ketë thënë: "Kush ka
një vajzë dhe nuk e varros atë për së gjalli,
nuk e nënçmon dhe nuk i jep përparësi djalit
ndaj saj, Allahu do ta futë në xhenet."
(Transmeton Ahmedi)
Ukbete ibën Amiri ka thënë se e ka dëgjuar
të Dërguarin e Allahut të thotë: "Kush ka
tri vajza dhe bën durim në rritjen e tyre, si
dhe i vesh e i mbath nga pasuria e vet, ato
do të jenë për të shpëtim nga zjarri." (Trans-
meton Ibni Maxheh)
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në
një hadith tjetër thotë: "Kush i rrit dy
vajza, derisa të arrijnë moshën madhore, unë
dhe ai në Ditën e Gjykimit do të jemi si këta
dy gishtërinj (dhe ka bashkuar gishtërinjtë e
vet)." (Transmeton Muslimi)
Imam Ahmedi ka transmetuar se Pejgam-
beri sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
"Kush i rrit dy apo tri vajza, ose i rrit dy apo
tri motra, derisa ta arrijnë moshën madhore
13
Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0
ose ai vdes duke u përkujdesur për to, unë dhe
ai do të jemi si këta dy gishtërinj (dhe i bëri
bashkë gishtin tregues dhe tjetrin pranë tij).”
(Musnedi i Ahmedit)
Xhabir ibën Abdil-lah ka thënë se i Dër-
guari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
ka thënë: "Kush i ka tri vajza dhe i strehon
ato, u siguron ushqim dhe i mëshiron, për të
bëhet obligim hyrja në xhenet.” Njëri nga të
pranishmit pyeti: “Po ai që ka dy vajza?” I
Dërguari i Allahut alejhi selam tha: “Po,
edhe ai që ka dy vajza." (Transmeton
Buhariu, në Edebul-Mufred)
Transmeton Aishja se një beduin erdhi te
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
dhe i tha atij: "Ju i puthkeni fëmijët tuaj?!
Ne nuk i puthim." Atëherë, Pejgamberi i
tha:"Unë nuk kam asgjë në dorë, nëse Allahu
e ka larguar mëshirën nga zemra jote."
(Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
2 - Islami ka bërë thirrje për respektimin
dhe nderimin e veçantë të gruas, si nënë.
Ka ftuar për bamirësi ndaj tyre, që të
angazhohemi të jemi në shërbim të tyre, të
bëjmë lutje për to dhe mos t'u shkaktojmë
asnjë lloj shqetësimi, por t'i trajtojmë ash-
tu siç trajtohen shokët më të mirë. Thotë
Allahu i Madhëruar:
"Ne e urdhëruam njeriun të sillet mirë ndaj
prindërve të vet, ngase nëna e vet me
mundim e barti dhe me vështirësi e lindi,
ndërsa bartja dhe gji-dhënia e tij zgjati trid-
hjetë muaj (e ai vazhdon të jetojë), derisa të
arrijë pjekurinë e vet dhe, kur t'i mbushë
dyzet vjet, ai thotë: 'Zoti im, më inspiro të të
falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove
mua dhe prindërve të mi, të bëj vepra të
mira, të cilat i pëlqen Ti, dhe m'i bëj të mirë
pasardhësit e mi. Unë pendohem te Ti dhe
jam musliman." Ahkaf, 15
Allahu në një ajet tjetër thotë:
"Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që mos të
adhuroni askënd, pos Tij, dhe të silleni mirë
me prindër. Nëse njërin prej tyre ose që të dy
i ka arritur pleqëria pranë kujdesit tënd,
atëherë mos u thuaj atyre as 'of', as mos u bë
i vrazhdë ndaj tyre, por thuaju fjalë të buta
dhe, në shenjë mirësjelljeje, shtrije pranë tyre
krahun tënd përulës dhe mëshirues, dhe
thuaju;'Zoti im, mëshiro ata dy sikurse më
edukuan mua kur isha i vogël." Isra 23/24
Transmeton Ebu Hurejra se i është thënë
të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem: "Kush e meriton më shumë mirës-
jelljen time?" Pejgamberi tha: "Nëna jote".
"Pastaj kush?", u pyet prapë. "Nëna jote", u
përgjigj ai. "Pastaj kush?", u pyet edhe një
herë. "Babai yt", ia ktheu.” (Transmeton
Buhariu dhe Muslimi)
Abdullah Ibën Umeri ka thënë: "Erdhi një
njeri të Pejgamberi, që t'i jepte besën për
hixhret (shpërngulje prej një vendi që
banohet nga jobesimtarë në një vend që
banohet nga besimtarë), pasi i kishte lënë
prindërit e vet duke qarë për të. Atëherë,
Pejgamberi i tha: "Kthehu tek ata dhe bëji
të qeshin ashtu siç i bëre të qajnë." (Trans-
meton Ebu Davudi dhe Ibni Maxheh)
Thotë Abdullah ibën Mes’udi: "E kam
pyetur Pejgamberin se cila është vepra më e
dashur tek Allahu. Tha: "Falja e namazit në
kohen e vet." I thashë:"Pastaj cila?" Tha:
"Mirësjellja ndaj prindërve." I thashë: "Pas-
taj cila?" Tha: "Xhihadi në rrugën e Al-
lahut." (Transmeton Buhariu dhe
Muslimi)
Islami e ka ndaluar t'u shkaktohet prin-
dërve ndonjë shqetësim apo çfarëdo lloj
dëmi, bile e ka llogaritur një gjë të tillë si
mosrespektim ndaj prindërve, për të cilën
do të llogaritet në Ditën e Gjykimit, madje
e ka konsideruar prej mëkateve më të më-
Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0
14
dha.
Ebu Bekrete ka thënë: "Pejgamberi ka
thënë: “A doni t'ju informoj për mëkatin më
të madh (tri herë e përsëriti të njëjtën
pyetje)?" Ata thanë: "Po, gjithsesi, o i Dër-
guari i Allahut.” Tha: "Të bërit shokë Al-
lahut, mosrespektimi i prindërve", pastaj u
ul, pasi ishte i shtrirë, e tha: "...edhe dëshmia
e rrejshme". Dhe vazhdoi ta përsëriste atë,
saqë menduam: “Ah, sikur të heshtte!"
(Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
Thotë Aliu: "Ka thënë Pejgamberi: "Allahu
e mallkon atë i cili i mallkon prindërit (nuk
i respekton ata)." (Transmeton Muslimi)
3 - Islami nxit në respektimin e femrës si
bashkëshorte, duke e obliguar burrin me
obligime ndaj saj, ashtu siç ajo ka obligime
ndaj tij. Prej të drejtave të gruas në Islam
janë: mirësjellja ndaj saj, bamirësia ndaj
saj, si në ushqim ashtu edhe në veshmbat-
hje; sjellja me butësi ndaj saj, të bëhet
durim me të, të trajtohet me respekt, ngase
në Islam njerëzit më të mirë janë ata të
cilët janë më të mirët me familjen e tyre.
Prej të drejtave të saj po ashtu është që t'u
mësohet atyre feja, të kihet xhelozi për to,
t'u ruhet nderi dhe përgjithësisht të ketë
mirësjellje ndaj tyre. Prej ajeteve përm-
bledhëse të të drejtave të gruas është fjala
e të Madhëruarit:
"... dhe kaloni jetë të mirë me to…" Nisa,
19
Po ashtu, në Sunnet ka ardhur një numër
i konsiderueshëm hadithesh që edhe më
tepër e përforcojnë respektimin e të drej-
tave të femrës dhe përkujdesjen që duhet
pasur për to.
Prej këtyre haditheve është ai që e trans-
meton Ebu Hurejra, se i Dërguari i Al-
lahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
"Silluni mirë me gratë, ngase gruaja është
krijuar nga një bri i shtrembër, e gjëja më e
shtrembër në bri është pjesa më e lartë e tij.
Në qoftë se doni ta drejtoni atë, do ta thyeni;
në qoftë se e lëni ashtu, ai do të mbetet i
shtrembër. Dhe silluni mirë me gratë."
(Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Thotë Neveviu: "Në këtë hadith theksohet
sjellja me butësi ndaj tyre, bamirësia,
durimi ndaj sjelljes së tyre jo të mirë, të
përballohet dobësia intelektuale e tyre, ur-
rejtja e shkurorëzimit pa ndonjë arsye dhe
të mos pritet nga ato të jenë të përkryera.
Allahu e di më së miri." (Sherh Sahih
Muslim)
Po ashtu, në një hadith tjetër që e trans-
meton Ebu Hurejra, i Dërguari i Allahut
thotë: "Besimtari me imanin (besimin) më
të plotë është ai i cili e ka moralin më të mirë,
ndërsa më të zgjedhurit tuaj janë ata që sillen
më së miri me gratë e tyre." (Transmeton
Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
Xhabir ibën Abdil-lah thotë se Pejgamberi
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë në
hutben e tij, në haxhin lamtumirës: "Kini
frikë Allahun se si po silleni me gratë, ngase
ju i keni marrë ato amanet nga Zoti dhe u
është bërë hallall fjetja me to, me fjalën
(lejen) e Allahut. Ndërsa ato kanë për
obligim që mos t'i bëjnë konak askujt që ju e
urreni. E, në qoftë se ato bëjnë një gjë të tillë,
atëherë edukojini ato me një rrahje të lehtë.
Ju keni për obligim furnizimin dhe veshm-
bathjen e tyre, aq sa keni mundësi." (Trans-
meton Muslimi)
Me frazën "mos t'i bëjnë konak askujt që
ju e urreni" mendohet që mos t'u japin leje
për hyrje a qëndrim në shtëpitë tuaja
askujt që ju e urreni, qoftë burrë apo grua.
Ebu Hurejra thotë: "Ka thënë i Dërguari i
Allahut: “Mos ta urrejë një musliman një
muslimane (mos ta urrejë burri gruan e vet),
15
Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0
se në qoftë se urren një cilësi të saj, pëlqen një
tjetër." (Transmeton Muslimi)
Me frazën "mos ta urrejë" mendohet që
kush prej jush nuk e pëlqen një cilësi të
gruas së vet dhe nuk është i kënaqur më
atë cilësi, mos ta urrejë gruan sepse ajo
mund të ketë virtyte të tjera të larta dhe
sjellje të tjera shumë të mira.
Transmeton Aishja se Pejgamberi sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Gratë janë
si motrat e burrave." (Transmeton Ahmedi,
Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
Thotë Ibni Ethiri duke komentuar frazën
"si motrat": "Të ngjashëm dhe të njëjtë në
moralin dhe natyrën e tyre, sikur ato të
ishin një pjesë e ndarë nga burrat, ashtu siç
është krijuar Hava nga Ademi." (En-Niha-
jtu fi Garibil-Hadithi vel-Ether)
Në këtë hadith bëhet qartazi thirrje për
mirësjellje ndaj grave dhe trajtim të
shkëlqyer të tyre si dhe për butësi e
bamirësi, saqë nuk do koment.
4 - Islami porosit të respektohet femra si
motër, si hallë apo si teze, duke urdhëruar
që të mbahen lidhjet me to dhe të ndih-
mohen, të ruhet pozita dhe e drejta e tyre.
Për gjithë këtë ka premtuar një shpërblim
të madh. Transmeton El-Mikdam ibën
Madekerib se e ka dëgjuar Pejgamberin
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem të thotë: "Me
të vërtetë, Allahu porosit të silleni mirë me
nënat tuaja, pastaj ju porosit të silleni mirë
me nënat tuaja, pastaj ju porosit të silleni
mirë me baballarët tuaj, pastaj ju porosit të
silleni mirë me më të afërmit." (Transmeton
Buhariu në “Edebul-Mufred” dhe Ibni
Maxheh)
Ebu Seid el-Hudrij thotë: "Ka thënë i Dër-
guari i Allahut: “Nuk ka kush që i ka tri
vajza, apo tri motra dhe përkujdeset për to,
përveçse do të hyjë në xhennet." (Transmeton
Tirmidhiu dhe Ebu Davudi)
Thotë Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me
të: "Ka thënë Pejgamberi: “Farefisi është
lidhje nga Zoti. Kush e mban atë lidhje, All-
ahu e ruan atë; kush e humb atë lidhje, All-
ahu do ta humbë atë." (Transmeton
Buhariu dhe Muslimi)
Transmeton Enes ibën Maliku se Pejgam-
beri sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
"Kush dëshiron t'i shtohet risku (furnizimi)
dhe t'i zgjatet jeta, le të mbajë lidhje me fare-
fisin." (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
5 - Bile sikur femra të jetë e huaj për dikë,
pra nuk është e afërm e tij dhe ka nevojë
për ndihmë, Islami nxit për përkujdesje,
për bamirësi dhe ndihmë ndaj saj dhe për
këtë ka përgatitur shpërblime të mëdha.
Transmetohet nga Pejgamberi alejhi selam
të ketë thënë: "Ai që përkujdeset për një të
ve apo për një të varfër, është si muxhahidi
në rrugën e Allahut, apo si ai që falet
vazhdimisht dhe nuk pushon, apo si ai që
agjëron pandërprerë." (Transmeton Buha-
riu dhe Muslimi)
Kjo që u tha më lart është një pjesë shumë
e vogël e respektit dhe nderit që gëzon
femra nën hijen e mësimeve islame. E, ku
mund ta gjejë femra një përkujdesje kaq të
madhe, respekt dhe bamirësi të lartë? Bile
nuk mund të gjejë as përafërsisht në ndo-
një fe tjetër përveç kësaj feje, me të cilën
Allahu është i kënaqur për robërit e Vet.
Dr. AbduRrazak ibën Abdul-Muhsin El-Bedr
Përshtati: Gazmend Mehmeti
Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0
16
A JANË TË BARABARTË
BURRI DHE GRUAJA
NË ISLAM?
Dijetari Muhamed ibën Salih el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Duhet ta dimë
se disa njerëz përdorin termin "barazi" në vend të termit "drejtësi" dhe kjo është gabim,
ngase nuk thuhet barazi për arsye se fjala barazi lë të kuptojë se nuk ka dallim mes burrit
dhe gruas. Për shkak të kësaj thirrjeje të padrejtë ata filluan të thonë: Çfarë diference ka në
mes mashkullit dhe femrës?! Ata e barazuan mashkullin me femrën, derisa komunistët thanë:
Çfarë diference ka mes gjykatësit dhe të gjykuarit? Askush nuk mund të sundojë mbi askënd,
as prindi nuk mund të sundojë mbi djalin e tij, e kështu me radhë...
A
është përmendur në Kur'an barazia e
gruas me burrin?
Falënderimi i takon Allahut të Madhëruar. Për-
shëndetjet qofshin mbi Muhamedin, mbi famil-
jen e tij, mbi shokët e tij dhe të gjithë ata që e
trasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
E para:Termi "barazia mes burrit dhe gruas", për
të cilin thërrasin shumë mendimtarë në Lindje
dhe Perëndim në fusha të ndryshme të jetës, është
term që bazohet në devijim dhe mungesë të
vetëdijes, sidomos kur folësi ia vesh këtë barazim
Kur'anit të Shenjtë apo fesë islame. Pjesë e
gabimit të njerëzve në kuptimin e këtij termi është
thënia "Islami është fe e barazisë". E vërteta është
të thuhet "Islami është fe e drejtësisë".
Dijetari Muhamed ibën Salih el Uthejmin, Allahu
e mëshiroftë, ka thënë: “Duhet ta dimë se disa
njerëz përdorin termin "barazi" në vend të termit
"drejtësi" dhe kjo është gabim, ngase nuk thuhet
barazi për arsye se fjala barazi lë të kuptojë se nuk
ka dallim mes burrit dhe gruas. Për shkak të kësaj
thirrjeje të padrejtë ata filluan të thonë: Çfarë
diference ka në mes mashkullit dhe femrës?! Ata
e barazuan mashkullin me femrën, derisa komu-
nistët thanë: Çfarë diference ka mes gjykatësit dhe
të gjykuarit? Askush nuk mund të sundojë mbi
askënd, as prindi nuk mund të sundojë mbi djalin
e tij, e kështu me radhë...
Mirëpo, nëse përdorim termin “drejtësi”, që do të
thotë "dhënia secilit atë që meriton", do të elim-
inohet ky gabim dhe termi bëhet i drejtë, ngase
asnjëherë nuk është përmendur në Kur'an "Allahu
ju urdhëron për barazi", por ka ardhur "Allahu ju
urdhëron për drejtësi", Nahl, 90
Gjithashtu, Allahu i Madhëruar thotë: "Dhe kur
të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejtë mes
njerëzve." Nisa 58
Ka gënjyer ndaj Islamit ai që thotë se “feja islame
është fe e barazisë”, sepse feja islame është fe e
drejtësisë, Islami bashkon dy gjëra të barabarta
dhe ndan dy gjërave që janë të ndryshme. Kush e
njeh fenë islame nuk thotë që feja islame është fe
e barazisë, madje ajo që aludon për kotësinë e
kësaj rregulle është se shumë ajete që janë përmen-
dur në Kur’an e mohojnë këtë barazi të pretend-
uar. Allahu thotë: "A janë të barabartë ata që dinë
dhe ata që nuk dinë?" Zumer 9 Dhe thotë:
"Thuaj: “A është i barabartë i verbri me atë që sheh
ose a janë të njëjta errësirat me dritën?" Rra'd 1
Allahu thotë: "Nuk janë të barabartë prej jush ata
që dhanë nga pasuria e tyre dhe luftuan para çlirimit
sepse të tillët kanë vlerë më të madhe nga ata që
dhanë dhe luftuan më pas." Hadid 10
Po ashtu Allahu thotë: "Nuk janë të barabartë prej
besimtarëve ata që ndenjën [nuk luftuan] dhe ata
që me pasurinë dhe jetën e tyre luftuan në rrugën e
Allahut." Nisa 95
Asnjëherë nuk është përmendur në Kur’an qoftë
edhe një shkronjë që urdhëron për barazi, por
17
Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0
Kur’ani urdhëron për drejtësi. Fjala drejtësi gji-
thashtu është e pranuar edhe nga vetë njerëzit,
pasi për shembull dikush ndien që është më i
privilegjuar se një tjetër qoftë në dituri, pasuri,
frikë ndaj Allahut etj., prandaj nuk e pranon që
tjetri të jetë i barabartë me të. Çdo njeri e di se
është gabim nëse themi se mashkulli është i
barabartë me femrën (Sherhu el Akideti el ëasiti-
jeh 1/180-181).
Prandaj, Islami nuk ka bërë barazi mes burrit dhe
gruas në ato çështje ku barazimi mes tyre do të
ishte padrejtësi ndaj njërit prej tyre, për arsye se
barazimi në vendin e gabuar është padrejtësi e
madhe.
Kur'ani e ka urdhëruar femrën të vishet ndryshe
nga burri për arsye të dallimit mes dy gjinive në
provokim kundrejt tjetrit. Provokimi nga burri
është më i vogël sesa provokimi nga femra dhe
për këtë arsye veshja e femrës dallon nga e
mashkullit, ngase nuk është prej urtësisë të urd-
hërohet femra të zbulojë prej trupit të saj atë që
zbulon mashkulli për shkak se provokimi nga
trupi i saj dhe trupi i tij është i ndryshëm, siç do
ta sqarojmë më poshtë.
E dyta: Në ligjin islam janë disa gjëra ku femra
ndryshon nga burri, si vijon:
1 - Përgjegjësia: Allahu i Madhëruar ka thënë:
"Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase Allahu ka
graduar disa mbi disa të tjerë dhe ngase ata kanë sh-
penzime nga pasuria e tyre." Nisa 34
2 - Dëshmia: Kur'ani e ka barazuar dëshminë e
një burri me dëshminë e dy grave: ''Kërkoni të
dëshmojnë dy dëshmitarë burra nga mesi juaj, e në
qoftë se nuk janë dy burra, atëherë një burrë e dy
gra, nga dëshmitarët që i pëlqeni. Për atë se nëse
njëra prej tyre gabon, t'ia përkujtojë tjetra." Bekare
282
Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “...për
shkak të mangësisë së mendjes që ka femra, dy
gra zëvendësojnë një burrë në dëshmi, siç është
transmetuar në “Sahihun” e Muslimit, nga Ebu
Hurejra, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem ka thënë: "O gra, jepni lëmoshë e kërkoni falje
sa më shumë, sepse kam parë që ju jeni shumica e
banorëve të zjarrit.” Një grua e mençur në mesin e
tyre tha: “Përse, o Dërguari i Allahut, ne jemi shu-
mica e banorëve të zjarrit?” Ai tha: “Sepse ju mal-
lkoni shumë dhe jeni mosmirënjohëse ndaj
bashkëshortëve. Nuk kam parë askënd më të mangët
në mendje dhe në fe sesa ju.” Ajo ka thënë: “Ç'është
kjo mangësi në mendje dhe në fe?” Ai ka thënë:
“(Mangësia në mendje) Është konfirmuar me atë që
dëshmimi i dy grave është i barabartë me dëshmimin
e një mashkulli, kurse mangësia në fe konfirmohet
me atë që shumë ditë kalojnë e ju nuk faleni dhe
gjatë Ramazanit (gjatë ditëve) ju nuk agjëroni (për
shkak të menstruacioneve apo lehonisë).” (Tefsiri i
Ibën Kethirit, 1/336)
Ka disa gra që janë më të afta sesa disa burra,
mirëpo kjo nuk është esenca dhe ato nuk janë
shumica dërrmuese e tyre, kështu që edhe sheriati
është i ndërtuar mbi atë që është e përgjithshme
dhe e shpeshtë.
Por, mungesa e mendjes së gruas nuk do të thotë
se ajo është e çmendur, mirëpo emocionet e mu-
ndin mendjen e saj në shumicën e rasteve dhe kjo
ndodh tek ajo më shumë se ç’ndodh te burri.
Këtë fakt mund ta refuzojë vetëm arroganti.
3 - Femra trashëgon gjysmën e asaj që trashëgon
burri: Ka thënë Allahu i Lartësuar: "Allahu ju ur-
dhëron [çështjen e trashëgimit] fëmijët tuaj; për
mashkullin hise sa për dy femra." Nisa 11
Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Dhe
për shkak që Allahu është më i ditur për interesat
e tyre, ka vendosur ndarjen në mes tyre në bazë
të diferencimit që ka ditur prej interesave të tyre.”
(Tefsiri i Kurtubiut [5/164])
Pasi burri ka më shumë shpenzime sesa gruaja,
atëherë është e përshtatshme që të ketë më shumë
trashëgimi se gruaja.
4 - Veshja: Pjesët e turpshme te gruaja janë i gjithë
trupi i saj dhe më së paku është thënë se asaj nuk
i lejohet të zbulojë asgjë tjetër përveç duarve dhe
fytyrës. Po ashtu, thuhet se asaj nuk i lejohet të
zbulojë asgjë nga trupi i saj.
Ka thënë Allahu: "O ti Pejgamber, thuaju grave të
tua, bijave të tua dhe grave të besimtarëve, le të vënë
shamitë (mbulojën) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo
është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe)
e të mos ofendohen. Allahu fal gabimet e kaluara,
Ai është Mëshirues." Ahzabe 59
Pjesa e turpshme e burrit është prej kërthizës deri
tek gjunjët. I është thënë Abdullah ibën Xhafer
ibën ebi Talibit: “Na trego atë që ke dëgjuar nga
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe çfarë
ke parë prej tij dhe mos na trego tjetër jashtë kësaj,
edhe nëse është e besueshme.” Tha: "Çka është
në mes kërthizës dhe gjunjëve është turp (avret)."
(Transmeton Hakimi në “Mustedrek” 6418 dhe
shejh Albani e ka bërë hadithin të mirë në ‘Sahih
Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0
18
el-xhami’5583.)
Këta shembuj ishin vetëm për sqarim, edhe pse
ekzistojnë shembuj të shumtë.
Ka edhe dallime të tjera mes dy gjinive, si për
shembull:
- burri ka të drejtë të martohet me katër gra në
një kohë, kurse gruaja vetëm me një burrë;
- burri posedon të drejtën e divorcit, kurse gruaja
jo;
- burrit i lejohet të martohet me femra çifute dhe
të krishtera, kurse gruas muslimane i lejohet të
martohet vetëm me musliman;
- burrit i lejohet të udhëtojë pa prezencën e gruas
apo të ndonjërit prej kujdestareve [mahrem] të
tij, kurse gruaja nuk lejohet të udhëtojë pa ku-
jdestar [mahrem];
- namazi në xhami është obligim për burrat,
ndërsa për gratë është e kundërta e kësaj, ngase
namazi në shtëpinë e saj është më i dashur për Al-
lahun e Madhëruar;
- gruaja lejohet të veshë mëndafsh dhe ar, por një
gjë e tillë nuk i lejohet burrit.
E gjithë kjo që u përmend është bazuar në
ndryshimin e burrit prej gruas, për arsye se
mashkulli nuk është si femra. Thotë Allahu: "…
e mashkulli nuk është si femra.” (Alu Imran, 36
Burri dallon nga gruaja në shumë gjëra: në forcë,
në trup dhe në vrazhdësi, kurse femra është e butë
dhe e ndjeshme.
Burri gjithashtu dallon nga gruaja në mendje,
ngase dihet se mashkulli është më i fortë në
vetëdijen dhe memorien e tij, ndërsa gruaja e ka
memorien më të dobët dhe harron më shumë se
ai. Një gjë e tillë shihet qartë pasi shumica e dije-
tarëve dhe e shkencëtarëve në botë janë burra.
Ka disa femra të cilat janë më të afta sesa disa
burra dhe e kanë memorien më të fortë, mirëpo
kjo nuk e anulon esencën dhe rregullin e për-
gjithshëm që cekëm më lart.
Në aspektin e emocioneve, burri i zotëron ato kur
është i gëzuar apo nervoz, kurse femrat ndikohen
edhe nga efekti më i vogël emocional, prandaj
lotët e saj rrjedhin qoftë edhe prej ngjarjes më të
vogël emocionale. Nga dallimet mes tyre është
edhe xhihadi, i cili është obligim vetëm për burrat.
Gratë nuk kanë xhihad, luftë, e kjo është mëshirë
prej Allahut për to dhe kujdes për gjendjen e tyre.
Prandaj është detyrim të themi se nuk janë dis-
pozitat e burrit si dispozitat e grave.
E treta: Ligji islam e ka barazuar gruan me burrin
në shumë adhurime dhe transaksione, si për
shembull: gruaja merr abdest si burri, pastrohet
si burri, falet si falet burri, agjëron siç agjëron
burri, përveçse kur është në ciklin mujor apo në
lehoni, jep zekat si burri, bën haxh si burri, por
dallon nga burri në disa dispozita të pakta. Asaj i
lejohet shitblerja, i lejohet të japë lëmoshë, i lejo-
het të lirojë robin nëse është nën sundimin e saj
etj., për arsye se gratë janë motra të burrave, siç
është transmetuar nga Aishja, e cila ka thënë: “I
Dërguari i Allahut është pyetur për mashkullin
që gjen shenja lagieje (në rroba), mirëpo nuk ka
parë ëndërr erotike, se a duhet të pastrohet. I Dër-
guari i Allahut është përgjigjur: “Duhet të marrë
gusël.” Është pyetur për një mashkull që ka parë
ëndërr erotike, mirëpo nuk i ka pasur rrobat e
lagura, se a duhet të pastrohet. I Dërguari i Al-
lahut i ka thënë: “Nuk ka nevojë që të marrë gusël.”
Umu Seleme ka thënë: “O i Dërguar i Allahut,
në qoftë se një grua e sheh këtë, a duhet të marrë
gusël?” Ai ka thënë “Po, se gruaja është binjaku i
burrit.” (Transmeton Tirmidhiu 113, Ahmedi
25663. Shejh Albani e ka konsideruar hadithin
autentik në "Sahih et-Tirmidhij” 98.)
Rezymeja
Gruaja është e njëjtë me burrin në disa gjëra dhe
dallon nga ai në disa të tjera, por shumica e dis-
pozitave të ligjit islam zbatohen njëjtë si për burrat
ashtu edhe për gratë. Atë që i dallon dy gjinitë
muslimani e shikon si mëshirë prej Allahut, se Ai
është më i ditur se krijesat e Tij, kurse jobesimtari
dhe arroganti e shikon si padrejtësi dhe punon
sipas kokës së tij duke pretenduar barazi mes dy
gjinive!
Le të na tregojë ai neve si ka mundësi që burri të
mbetet shtatzënë dhe t’i japë gji fëmijës, meqë
gjinitë janë të njëjta?! Si mund të veprojë sipas
kokës së tij dhe të pretendojë barazinë mes tyre,
kur e sheh dobësinë e gruas dhe gjendjen e saj
atëherë kur ka ciklin mujor?! Ai vazhdon të
punojë sipas kokës së tij derisa copëtohet para
shkëmbit të realitetit. Kurse muslimani i vërtetë
mbetet i qetë me besim duke iu dorëzuar urdhrit
të Allahut.
Allahu e di më së miri.
Përmblodhi dhe përshtati: Fehmi Dalipi
PËRZIERJES
19
Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0
DISPOZITA E
Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "S'ka dyshim se mundësia e përzierjes së femrave
me meshkuj është origjina e çdo belaje dhe sherri, kjo është nga shkaqet më të mëdha të zbrit-
jes së dënimeve në përgjithësi. Siç është shkak për prishjen e çështjeve të përgjithshme dhe in-
dividuale, përzierja e meshkujve me femra është shkak për shtimin e imoralitetit dhe
prostitucionit, është shkak për vdekje të përgjithshme dhe epidemi të vazhdueshme.”
PËRZIERJES
SË MESHKUJVE ME FEMRA
S
’ka dyshim se feja e pastër islame me
udhëzimet e saj të drejta e të mira e
ka ruajtur pozitën e femrës musli-
mane, duke ia ruajtur nderin dhe karak-
terin e saj. Islami ka marrë përsipër
krenarinë dhe lumturinë e saj, ia lehtësoi
asaj shkaqet për një jetë të qetë, larg nga
vendet e dyshimit, sprovave, të keqes e
shkatërrimit dhe e tërë kjo është nga
mëshira e Allahut për robërit e Tij, pasi u
zbriti atyre legjislacionin e Tij që të jetë
këshillues për ta e dobi kundër shkatër-
rimit të tyre, forcues ndaj devijimit dhe
garantues për lumturinë e tyre. E nga kjo,
o robër të Allahut, është edhe ajo që ka le-
gjitimuar Allahu nga analiza të mëdha ru-
ajtëse e hapa të fortë kurimi, të cilat i japin
fund sprovave (fitneve) mes meshkujve e
femrave, ndihmon në largimin e mëkateve
shkatërrimtare, kjo është mëshirë nga Al-
lahu për robërit e Tij dhe ruajtje për
moralet e tyre duke i ruajtur nga po-
shtërimi në dunja dhe dënimi në ahiret.
Në Islam kanë ardhur argumente që alu-
dojnë se sprova e femrës janë të mëdhaja e
nëse shfaqen,e nuk pritet diçka e mirë nga
to, pos që përfundimi është mjerues.
Është transmetuar nga Usame ibën Zejdi,
Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgam-
beri sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
"Nuk kam lënë pas meje sprovë më të
dëmshme për meshkujt sesa femrat."[1]
Gjithashtu nga Ebu Seid el-Hudri, Allahu
qoftë i kënaqur me të, transmetohet se Pe-
jgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka
thënë: "Kini frikë dunjanë dhe kini frikë
femrat, sepse sprova e parë te Beni Israilët ka
qenë femra."[2] Kush mediton mbi historinë
me gjithë gjerësinë që ka, do të gjejë një
gjë të tillë, s'ka dyshim se ndër shkaqet më
të mëdha të gërshetimit të kulturave, pr-
ishjes së shoqërive, lënies anash të moralit,
shkatërrimit të mirësive dhe përhapjes së
krimeve është lakuriqësia e femrës dhe
përzierja e saj me meshkuj, ekstremizmi në
zbukurim e dukje, vetmia e saj me mesh-
kujt që i ndalohen asaj, anëtarësimi i saj në
chate të ndryshme, ekspozimi i saj në ven-
______________
[1] Transmeton Buhariu 5096 dhe Muslimi 2740.
[2] Transmeton Muslimi 2742.
Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0
20
de publike duke qenë në kulmin e zbu-
kurimit. Islami nuk e urdhëroi së koti fem-
rën që të mbulohet dhe nuk e ndaloi nga
gjërat e mësipërme vetëm se për ta ruajtur
atë nga sprovat, nga ekspozimi ndaj situ-
atave të dyshimta e të ndyra, për ta ndaluar
atë nga rënia në krime e dëme dhe për ta
mbuluar me petkun e devotshmërisë,
pastërtisë dhe nderit si dhe duke i mbyllur
të gjitha shtigjet që dërgojnë në imoralitet.
Allahu i Lartësuar thotë: "Rrini në shtëpitë
tuaja e mos u zhvishni si në fillim të injo-
rancës." Ahzab: 33 Gjithashtu Allahu
thotë: "E nëse ju i pyetni ato për diçka,
atëherë pyetni ato pas perdeve, sepse kjo është
më e pastër për zemrat tuaja dhe të tyre."
Ahzab: 53 Gjithashtu Allahu thotë: “Thu-
aju edhe besimtareve të ndalin shikimet e
tyre, t'i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të
tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre
që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi
kraharorin e tyre “ Nur: 31 Gjithashtu Al-
lahu thotë: "O ti Pejgamber, thuaji grave,
bijave të tua dhe grave të besimtarëve që t’i
lëshojnë mbulesat e tyre, kjo është më e mirë
që të njihen e mos dëmtohen, e Allahu është
Ai i Cili fal shumë dhe është Mëshirëbërës."
Ahzab: 59 Allahu i Madhëruar thotë në
Kur’an: “.....andaj mos u llastoni në të folur
e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e
tij, po thuani fjalë të matura “ Ahzab: 32
Transmetohet nga Abdullah ibën Mesudi,
Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgam-
beri sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
"Femra është auret, kur ajo del nga shtëpia
atë e shoqëron shejtani."[3]
Ummu Humejd es-Saidije, Allahu qoftë i
kënaqur me të, shkoi te Resulullahu sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem dhe i tha: “O i
Dërguari i Allahut, unë e dëshiroj namazin
me ty.” Ai i tha: "E kam ditur se ti e do na-
mazin me mua, kurse namazi yt në shtëpinë
tënde është më i mirë se namazi yt në dho-
mën tënde, e namazi në dhomën tënde është
më i mirë se në shtëpinë tënde, e namazi në
shtëpinë tënde është më i mirë se namazi në
xhaminë e lagjes tënde, e namazi në xhaminë
e lagjes tënde është më i mirë se namazi në
xhaminë time."[4]
Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me
të, ka thënë se Pejgamberi sal-lAllahu ale-
jhi ve selem ka thënë: "Safi më i mirë për
burra është i pari e më i keqi është i fundit
dhe safi më i mirë për femra është i fundit e
më i keqi i pari."[5]
E tërë kjo është për ruajtjen e femrës nga
përzierja me meshkujt, për shkak të ad-
hurimit dhe namazit në të cilën muslimani
apo muslimania është më larg dyshimeve
të shejtanit dhe cytjeve të tij. E si mund të
qëndrojë puna me daljen nëpër tregje dhe
vendet publike etj.?! Te Aishja, Allahu
qoftë i kënaqur me të, hyri një robëreshë,
(mevla) dhe i tha: “Oj nëna e besimtarëve,
kam bërë tavaf rreth Qabes shtatë herë, e
kam prekur ruknin (njëri nga skajet e
Qabesë) dy apo tri herë.” Aishja, Allahu
qoftë i kënaqur me të, i tha: “Mos të sh-
përbleftë Allahu, mos të shpërbleftë Al-
lahu! Je shtyrë me burrat. Sikur të kishe
thënë tekbir e të ecje!” Ia tha asaj këtë
përderisa ajo ishte në vendin më të nder-
shëm, në tokën më të mirë, në vendin e
adhurimit afër Qabesë. E si qëndron puna
e asaj që përzihet me burra nëpër tregje,
pazare e në vende publike duke qenë në në
______________
[3] Transmeton Imam Tirmidhiu 1173, kurse shejh Albani e ka saktësuar në “Sahih Tirmidhi” 936 .
[4] Transmeton Imam Ahmedi 6/371, kurse shejh Albani e ka cilësuar hasen ligajrihi në “Sahihu Tergib” 340.
[5] Transmeton Muslimi 440.
21
Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0
kulmin e zbukurimit?! Është përgëzim për
femrën muslimane nëse e jeton jetën e saj
e nënshtruar ndaj këtij udhëzimi të drejtë
e orientimi të ndershëm, duke mos u
ndikuar nga ata që ftojnë në punë të ndyra
e në fitne, Allahu thotë: "Allahu do që t'ua
pranojë pendimin tuaj e ata që i pasojnë
epshet dëshirojnë që të anoni me një devijim
të madh." Nisa: 27
S'ka dyshim se Islami ia ka ndaluar këto
gjëra femrës për ta ruajtur atë dhe tërë
shoqërinë që të mos poshtërohen moralet
e të largohet nderi, të përhapen krimet e të
shtohet çrregullimi (fesadi). Ibën Kajjimi,
Allahu e mëshiroftë,
ka thënë: "S'ka dysh-
im se mundësia e për-
zierjes së femrave me
meshkuj është origji-
na e çdo belaje dhe
sherri, kjo është nga
shkaqet më të mëdha
të zbritjes së dënimeve
në përgjithësi. Siç ësh-
të shkak për prishjen e
çështjeve të përgjith-
shme dhe individuale,
përzierja e meshkujve
me femra është shkak
për shtimin e imora-
litetit dhe prostituci-
onit, është shkak për vdekje të
përgjithshme dhe epidemi të vazh-
dueshme.” Ka edhe një parim të madh që
duhet pasur parasysh, e ai është se dispoz-
itat e sheriatit që kanë të bëjnë me femrën
apo dikë tjetër janë shumë të përsosura,
nuk ka mangësi në to e as defekte, nuk ka
padrejtësi në to e as rrëshqitje. Si të mos
jenë kështu përderisa janë nga Gjykuesi më
i mirë dhe zbritje prej Allahut, Zoti i
botëve, i Urti në mirëmbajtje, Shikuesi i
robërve të Tij, i Gjithëdituri në lumturinë,
shpëtimin, përmirësimin e tyre në dunja e
ahiret! Nga armiqësia më e madhe dhe
mëkati më i rëndë është që të thuhet për
diçka nga dispozitat e Allahut që kanë të
bëjnë me femrën apo dikë tjetër se në to
ka padrejtësi apo rrënim, mangësi ose la-
jthitje. Kush e thotë këtë fjalë apo diçka
prej këtyre fjalëve, ai nuk e ka vlerësuar
dhe madhëruar Zotin e tij ashtu siç duhet
e as që e ka respektuar Atë siç duhet re-
spektuar. Allahu i Lartësuar thotë: "E
ç’është me ju që nuk i shprehni madhëri Al-
lahut ashtu siç e meriton?” Nuh: 13, që
d.m.th. nuk i sh-
prehni madhëri Atij.
Nga madhërimi i Al-
lahut të Lartësuar
është që t’i respektosh
dispozitat e Tij dhe
t’u nënshtrohesh ur-
dhrave të Tij dhe të
besosh se në to është
shpëtimi, përsosmë-
ria dhe madhëria. E,
kush beson të kun-
dërtën e kësaj, a ka
më larg sesa ky nga
pozita e mirë dhe që
e meriton më shumë
poshtërimin dhe
nënçmim në dunja e ahiret?
O Allah, na hap gjokset tona për ndjekjen
e sheriatit Tënd dhe kapjen për fenë Tënde
e na largo të gjitha fitnet, ato që janë të
shfaqura apo të fshehta! O Allah, përmirë-
soji gratë e muslimanëve dhe vajzat e tyre!
El Fevaidu el Menthuretu
Dr.AbduRrazak ibën Abdul-Muhsin El-Bedr
Përshtati: Namik Vehapi
“Thuaju edhe besim-
tareve të ndalin shiki-
met e tyre, t'i ruajnë
pjesëteturpshmetëtru-
pit të tyre, të mos zbu-
lojnëstolitëetyrepërveç
atyre që janë të duk-
shme,letëvenëshamitë
mbikraharorinetyre“
Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0
22
KUSHTET E VESHJES
S Ë F E M R Ë S M U S L I M A N E
“Kush i tërheq rrobat e tij me mendjemadhësi, Allahu nuk e shikon atë në Ditën e Gjykimit.”
Umu Seleme tha: “E si të veprojmë ne gratë me pjesën shtesë (te këmbët)?” Ai tha: “E lëshojnë
atë një pëllëmbë.” Ajo tha: “E nëse zbulohen këmbët e tyre?” Ai tha: “Atëherë e lëshojnë atë
një krah dhe nuk e shtojnë më shumë.”
F
alënderimi i takon Allahut të Lartësuar,
i Cili në librin e Tij famëlartë ka thënë:
“O ti Pejgamber, thuaju grave të tua, bi-
jave të tua dhe grave të besimtarëve, le t’i vënë
shamitë (mbulesat) e veta mbi trupin e tyre, pse
kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë
rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu fal gabimet
e kaluara, Ai është Mëshirues.”[1] Përshëndetjet
tona qofshin mbi Profetin tonë alejhi salatu ve
selam, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët
e tij të sinqertë dhe mbi të gjithë ata që e nd-
jekin rrugën e tyre me mirësi deri në Ditën e
Gjykimit.
Kush shikon me vëmendje në librin e Allahut
të Lartësuar dhe Sunnetin e të Dërguarit sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem, gjen se veshja e fem-
rës muslimane duhet të plotësojë disa kushte.
Dijetarët këto kushte i kanë sqaruar shumë
qartë në librat, shkrimet dhe punimet e tyre.
Ne, në dashtë Allahu, do t’i cekim ato me disa
sqarime, duke sjellë argumente për çdonjërën
prej tyre në mënyrën më të lehtë dhe të
shkurtër të mundshme.
Kushti i parë
Veshja duhet të jetë e gjatë dhe e plotë, që të
mos shihet prej saj asgjë nga trupi i femrës. Ajo
vendoset në kokën e saj dhe shkon deri në
fund të thembrave, madje edhe më gjatë. Ab-
dullah ibën Umeri, Allahu qoftë i kënaqur prej
tij, transmeton se i Dërguari i Allahut sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Kush i tërheq rrobat e tij me mendjemadhësi,
Allahu nuk e shikon atë në Ditën e Gjykimit.”
Umu Seleme tha: “E si të veprojmë ne gratë me
pjesën shtesë (te këmbët)?” Ai tha: “E lëshojnë atë
një pëllëmbë.” Ajo tha: “E nëse zbulohen këmbët
e tyre?” Ai tha: “Atëherë e lëshojnë atë një krah
dhe nuk e shtojnë më shumë.”[2]
Nëse thellohemi në meditimin e kësaj thënieje
të të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe
______________
[1] Surja el-Ahzab, ajeti 59.
[2] Transmeton Tirmidhiu 1731, shejh Albani hadithin e konsideron të vërtetë.
23
Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0
e krahasojmë atë me veshjen e njerëzve që je-
tojnë rreth nesh, do të shohim se si ata e kanë
ndryshuar këtë thënie të tij dhe si shejtani i
mallkuar luan me mendjet e tyre të dobëta dhe
i bëri të harrojnë urdhrin e Allahut të Lartësuar
dhe urdhrin e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem. Do të shohim se burrat lëshojnë
rrobat e tyre ashtu siç u urdhëruan gratë, ndë-
rsa gratë veshin rrobat e shkurtra ashtu siç u
urdhëruan burrat, madje edhe më shkurt.
Është obligim për çdo motër muslimane, që
ka besuar Allahun e Lartësuar për Zot dhe
Muhamedin alejhi salatu ve selam për të Dër-
guar, që të mbulojë tërë trupin e saj me për-
jashtim të fytyrës dhe shuplakave të duarve,
nëse dëshiron të jetë e shpëtuar në këtë botë
nga shikimet e pasuesve të epsheve dhe në
botën tjetër të jetë e shpëtuar nga zjarri i xhe-
hennemit.
Kushti i dytë
Veshja duhet të jetë e gjerë, në mënyrë që të
mos përshkruhet trupi dhe gjymtyrët e tij.
Nuk lejohet për gruan që të veshë rroba të
ngushta në prezencën e burrave. Në këtë nda-
lesë hyjnë edhe disa mantilë, të cilët janë të
ngushtë në mes dhe kështu e përshkruajnë
trupin dhe gjymtyrët e saj.
Usame ibën Zejdi, Allahu qoftë i kënaqur prej
tij, ka thënë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem më dhuroi një rrobë të den-
dur, që ia kishte dhuruar atij Dihjetul-Kelbi e
unë ia dhurova gruas sime. I Dërguari i All-
ahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem më tha:
“Ç’është me ty që nuk e vesh rrobën që ta
dhurova?” I thashë: “Ia dhurova gruas sime.” Ai
më tha: “Shko dhe tregoji që të veshë nën të një
fustan (apo diçka tjetër). Frikësohem se do t’ia
përshkruajë trupin e saj.” Në transmetimin e
Ebu Davudid: “Urdhëroje gruan tënde që të
veshë nën të një rrobë që mos ta përshkruajë
(trupin e sajë).”[3]
Dijetarët kanë thënë: “Nuk lejohet për gruan
që ta shtrëngojë belin e saj në asnjë mënyrë,
sepse kjo e bën që t’i përshkruhet trupi.”
Kushti i tretë
Veshja duhet të mos jetë e tejdukshme dhe
përmes saj nuk duhet të shihet trupi, edhe nëse
ajo që e vesh mendon se është e gjerë, e gjatë
dhe e plotë. Pra, nuk lejohet veshja e saj nëse
është e tejdukshme. Është transmetuar nga
Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij,
se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem ka thënë: “Dy grupe njerëzish prej banorëve
të zjarrit akoma nuk i kam parë: disa burra që
(me vete) mbajnë shkopinj si bishtat e lopëve dhe
me ta i rrahin njerëzit dhe gra që janë të veshura
por të zhveshura (gjysmëlakuriqe apo veshin
rroba të tejdukshme), të pandershme (mëkatare)
dhe që të tjerët i shpien në mëkate. Kokat e tyre
janë si gungat e deveve të dobëta, nuk kanë për
të hyrë në xhennet dhe nuk do ta shijojnë aromën
e tij, edhe pse ajo ndihet nga një largësi e
madhe.”[4]
Në këtë thënie të të Dërguarit sal-lAllahu ale-
jhi ve sel-lem hyn çdo veshje që ka lakuriqësi,
është e ngushtë apo e tejdukshme dhe nuk e
mbulon tërë trupin. Nëse këtë thënie të të
Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e kraha-
sojmë me kohën që jetojmë, do t’i gjejmë këto
dy lloje njerëzish për të cilët na tregoi i Dër-
guari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.
Kjo thënie e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem është një nga argumentet që vërteton
profetësinë e tij, sepse ajo që ai paralajmëroi
në këtë hadith është vërtetuar në kohën tonë.
Kushti i katërt
Veshja nuk duhet t’u ngjajë rrobave të burrave
në asnjë mënyrë. I Dërguari i Allahut sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem ka ndaluar që gratë t’u
përngjajnë burrave dhe anasjelltas. Ibën Abasi,
Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: “I
______________
[3] Transmeton Imam Ahmedi 21786, shejh Albani hadithin e ka konsideruar të mirë.
[4] Transmeton Imam Muslimi 2128.
Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0
24
Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
i ka mallkuar ata burra që u përngjajnë grave
dhe ato gra që u përngjajnë burrave.”[5]
Në një transmetim tjetër nga Ebu Hurejra,
Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ai tregon se “i
Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
i ka mallkuar ata burra që veshin rrobat e grave
dhe ato gra që veshin rrobat e burrave.” [6]
Gjithashtu Abdullah ibën Umeri, Allahu qoftë
i kënaqur prej tij, transmeton se i Dërguari sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Tri kategori
njerëzish nuk do të hynë në xhennet dhe Allahu
nuk do t’i shikojë ata në Ditën e Gjykimit:
mosrespektuesi i prindërve, gruaja që u ngjan
burrave dhe njeriu i pamoralshëm (ai që i shpie
njerëzit në prostitucion).”[7]
Nëse analizojmë gjendjen e muslimanëve në
këtë kohë, do të vijmë në përfundim se shu-
mica e tyre përfshihen në këto thënie të të
Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, me për-
jashtim të disave që i ka mëshiruar Allahu i
Lartësuar. Sheh se si burrat i zgjasin rrobat e
tyre, në duart dhe qafat e tyre mbajnë zinxhirë
ari dhe stoli të tjera, gjë që është e lejuar vetëm
për gratë. Po ashtu gratë i shkurtojnë rrobat e
tyre ashtu siç u urdhëruan burrat, madje në
shumicën e rasteve e tejkalojnë këtë masë dhe
janë gjysmëlakuriq. Vallë a mendojnë këta
njerëz se do të vdesin një ditë dhe do të dalin
para Allahut, Zotit të botëve? Ndoshta kjo do
t’u bjerë në mend, mirëpo do të jetë vonë. All-
ahu i Lartësuar thotë: “E kur të vijë vala e
madhe (kiameti), atë ditë njeriu përkujton se çka
ka punuar. E xhehennemi shfaqet sheshazi për
atë që e sheh. E për sa i përket atij që e ka
tepruar. Dhe i dha përparësi jetës së kësaj bote,
xhehennemi do të jetë vendi i tij. E kush iu frikë-
sua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten
prej epsheve, xhenneti është vendi i tij.”[8]
Kushti i pestë
Veshja nuk duhet të jetë e ngjashme me atë të
jobesimtareve. Është e ndaluar që t’u përngja-
jmë jobesimtarëve dhe jobesimtareve në çdo
aspekt, si gratë ashtu edhe burrat. Nuk duhet
t’u përngjajmë atyre në rite, ceremoni, tradita
dhe çdo gjë tjetër. Abdullah ibën Umeri, Al-
lahu qoftë i kënaqur prej tij, tregon se i Dër-
guari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka
thënë: “Kush i përngjan një populli, ai është prej
tyre.”[9]
Shejhul Islami, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Nga kjo thënie (e të Dërguarit sal-lAllahu ale-
jhi ve sel-lem) kuptohet se përngjasimi me
jobesimtarët është i ndaluar (haram), edhe pse
në shikim të parë (nga ky hadith) kuptohet se
ai që u përngjan jobesimtarëve është jobesim-
tar. Ashtu si në fjalët e Allahut të Lartësuar kur
thotë: “E kushdo prej jush që i bën ata miq (he-
brenjtë dhe të krishterët), është me ata.”[10]
Transmeton Amër ibën Asi, Allahu qoftë i kë-
naqur prej tij, se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk është me ne ai
që u përngjanë atyre që nuk janë me ne (jobes-
imtarëve). Mos u përngjani hebrenjve dhe të kr-
ishterëve...”[11]
Për fat të keq, në kohën që ne jetojmë shohim
se shumica e muslimanëve kanë rënë në kur-
thin e përngjasimit me jobesimtarët e sidomos
në veshje dhe ceremoni, gratë në veçanti dhe
burrat në përgjithësi. Vallë a kanë qenë pan-
tallonat veshje për femrat muslimane ndon-
jëherë, qofshin ato të ngushta apo të gjera? A
kanë qenë rrobat gjysmëlakuriqe veshje e fem-
rave muslimanë ndonjëherë? A ka qenë veshja
që përshkruan trupin veshje e femrave musli-
mane ndonjëherë? Jo, për Allahun, asnjëherë!
Kjo nuk është tjetër vetëm se një rezultat i in-
______________
[5] Transmeton Imam Buhari 5885.
[6] Transmeton Ebu Davudi 4098, shejh Albani hadithin e konsideron të vërtetë.
[7] Transmeton imam Ahmedi 6180, shejh Albani zinxhirin e transmetuesve e ka konsideruar të vërtetë.
[8] Surja en-Naziat, 34-41.
[9] Transmeton Ebu Davudi 4031, shejh Albani hadithin e konsideron të vërtetë.
[10] Surja Maide, 51.
[11] Transmeton Tirmidhiu 2695, shejh Albani hadithin e konsideron të mirë.
25
Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0
trigave të shejtanit dhe realizim i betimit të tij.
Po ashtu, Allahu i Lartësuar në librin e Tij të
shenjtë për betimin e shejtanit thotë: “...do t’i
urdhëroj ata dhe do të shëmtojnë krijesat e Al-
lahut. E kush e bën mik djallin dhe jo Allahun,
ai ka pësuar humbje të qartë.”[12]
Kushti i gjashtë
Veshja nuk duhet të jetë nga ato rroba që bien
në sy dhe tërheqin vëmendjen e të tjerëve apo
të jetë nga ato ngjyra që bien nga larg në sy
dhe ndjellin mendjemadhësi tek ajo që i vesh.
Abdullah ibën Umeri, Allahu qoftë i kënaqur
me të, ka transmetuar se i Dërguari i Allahut
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush
vesh në këtë botë ndonjë veshje që me të dallohet
nga të tjerët (tërheq vëmendjen e të tjerëve), Al-
lahu në Ditën e Kiametit do t’i veshë atij veshje
poshtërimi të ndezur me zjarr.”[13]
Ibën Ethiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Qëllimi i këtij hadithi është se rroba e tij dal-
lohet në mesin e njerëzve ku jeton, për shkak
se ngjyra e rrobave të tij është e veçantë nga
ngjyra e rrobave që vishen në atë vend, të tjerët
vazhdimisht e shikojnë (sepse bie nga larg në
sy) dhe kështu ai tregohet mendjemadh ndaj
tyre.”[14]
Kushti i shtatë
Rrobat apo trupi nuk duhet të jenë të par-
fumuar. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem në shumë thënie të tij na ka treguar
se gruas nuk i lejohet të parfumohet, vetëm se
në shtëpi, te bashkëshorti i saj.
Transmetohet nga Ebu Musa el-Esh’ariu, se i
Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
ka thënë: “Cilado grua që parfumohet dhe kalon
afër burrave që ta shijojnë aromën e saj, ajo është
lavire.”[15]
Transmeton Zejneb eth-Thekafijje se i Dër-
guari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka
thënë: “Nëse ndonjëra nga ju (gratë) dëshiron të
dalë në xhami, atëherë të mos parfumohet.”[16]
Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Nëse kjo është e ndaluar për atë (grua) që
dëshiron të shkojë në xhami, atëherë si do të
jetë kjo dispozitë për atë (grua) që dëshiron të
shkojë në treg apo të dalë në rrugë? S’ka
dyshim se kjo është edhe më e ndaluar dhe
mëkati është më i madh. El-Hejtemi ka thënë
(në librin e tij “Ez-Zevaxhir”) se dalja e gruas
nga shtëpia e saj e parfumuar dhe e zbukuruar
është nga mëkatet e mëdha, edhe nëse këtë ia
lejon burri i saj.”[17]
Në fund, e lus Allahun e Lartësuar me emrat e
Tij të bukur dhe me cilësitë e Tij të larta që të
na forcojë në këtë fe të pastër dhe të na bëjë të
gjithëve nga banorët e xhennetit Firdevs!
Përmblodhi dhe përshtati Sabahudin Selimi
Kjo temë kryesisht është marrë nga librat:
1) “Xhilbab el-Mer’etil-Muslime”, i dijetarit
Muhamed Nasiruddin el-Albani
2) “El-Harbul-Baride”, i shejhut Bedër ibën Alij el-
Utejbi
Literatura e konsultuar:
1) Kurani Fisnik, me përkthim të Sherif Ahmetit.
2) “Muhtesar Sahihul-Buhari”, me verifikim të
Muhamed Zuhejrit.
3) “Sahihu Muslim”, me verifikim të Muhamed
Fuad Abdulbakit.
4) “Musnedul-Imam Ahmed”, me verifikim të
Shuajb Arnautit.
5) “Sunenu et-Tirmidhi”, me verifikim të haditheve
nga shejh Albani.
6) “Sunenu Ebu Davud”, me verifikim të haditheve
nga shejh Albani.
7) “El-Musannef”, Ibën ebi Shejbe el-Kufi, Darul-
Fikër.
______________
[12] Surja en-Nisa, 119.
[13] Transmeton Ebu Davudi 4029, shejh Albani hadithin e konsideron të mirë.
[14] Nejlul-Evtar esh-Shevkani.
[15] Transmeton Imam Ahmedi 32/19711, shejh Albani zinxhirin e transmetuesve e ka bërë të mirë.
[16] Transmeton Ibën ebi Shejbe në “Musan-nefin” e tij, vëllimi 6, fq. 217. Shejh Albani hadithin e ka konsideruar të vërtetë.
[17] Libri “Xhilbab el-mer-etil-Muslime”, fq. 139.
Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0
26
MOTËR
Nga shprehjet zhurmuese, ulëritëse dhe vajtuese që e kanë mbushur botën dhe me të cilat
janë sprovuar shumë njerëzit, e veçanërisht gratë, është shprehja "liria e gruas", apo “mbrojtja
e të drejtave të gruas”.
Për ty
Falënderimi i takon Zotit të botëve, për-
fundimi u takon të sinqertëve dhe nuk ka
armiqësi vetëm se ndaj të padrejtëve. Pa-
qja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi vulën e
Pejgamberëve, Pejgamberin tonë, Muhamedin,
mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij.
Në këtë kohë kur është përhapur e pavërteta,
kur tregu i saj gumëzhin, ndërsa të vërtetat janë
fshehur në mesin e pirgut të mendimeve dhe
drejtimeve të ndryshme, janë shtuar shprehjet
tingëlluese që në shikimin e jashtëm duken si
të mëshirshme, por që kanë brendësi të ndyrë,
shkatërruese dhe falimentuese.
Është mashtruar me këto shprehje kush është
mashtruar dhe është shkatërruar nga pasimi i
tyre kush është shkatërruar. Për këtë shkak,
është bërë obligim i pasuesve të së vërtetës që
t’i këshillojnë njerëzit të ruhen prej tyre si dhe
të zbulojnë devijimin dhe mashtrimin e tyre,
me qëllim që mos të mashtrohet prej tyre i hu-
tuari apo të shkojë pas tyre injoranti.
Nga shprehjet zhurmuese, ulëritëse dhe vajtu-
ese që e kanë mbushur botën dhe me të cilat
janë sprovuar shumë njerëzit, e veçanërisht
gratë, është shprehja "liria e gruas", apo “mbro-
jtja e të drejtave të gruas”.
Thirrësit e këtyre parullave pretendojnë se gru-
aja nën hijen e Islamit është robëreshë në pra-
nga, nga të cilat duhet të lirohet në mënyrë që
të bëhet objekt reflektues në shoqëri, që të ketë
mundësi të lërë gjurmë dhe të ndikojë në të
gjitha sferat dhe organizatat.
Këta janë munduar që ta godasin gruan në fenë
e saj, në besimin e saj dhe në parimet e saj. Për
këtë qëllim, ata janë bashkuar për thirrjen në:
- daljen e gruas nga shtëpia e saj dhe përfshirjen
e saj së bashku me meshkujt në vendin e punës;
- veçimin dhe përzirjen me burra pa ndonjë ku-
fizim;
- heqje të mbulesës krejtësisht;
- të ecurit në hapat e gruas perëndimore;
- asgjësimin e moralit të turpit dhe thyerjes së
pengesave mes dy gjinive;
- thirrjen për shkollim të përzier;
- barazi të plotë mes gruas dhe burrit.
Në fakt, me këtë kuptim të lirisë ata nuk dëshi-
rojnë tjetër vetëm se të kënaqen me gruan si
dëshirojnë ata, duke qenë gruaja sa më pranë
tyre; në zyra, në fabrika, në punishte, në dis-
koteka, në rrugë dhe në çdo vend që dëshirojnë
ata. Për këtë ata marrin shembull gruan perë-
ndimore, e cila i ka të gjitha të drejtat sipas me-
ndimit të tyre në vendet e Perëndimit, e cila u
bë e lirë në çdo pore të jetës, madje ajo pranon
kë dëshiron dhe ndalon kë dëshiron për lidhje
intime. E ky është kulmi i lirisë për ta!
Ah, sa jetë të lumtur jeton gruaja perëndimore
nën hijen e këtij qytetërimi të devijuar e ma-
shtrues!
Kjo është ajo që dëshirojnë thirrësit e lirisë (pr-
ishjes) së gruas në vendet tona?
FEMRA NËN HIJEN E ISLAMIT
Femra ka qenë e përbuzur, e shtypur dhe e
nënçmuar në çdo anë të tokës. Edhe në vendet
arabe, para Islamit, femra ka qenë nga gjërat e
pavlera që nuk kishte të drejta, por kishte oblig-
ime të shumta. Ajo ishte robëreshë e burrit të
saj dhe e fëmijëve të burrit pas vdekjes së tij.
Burri kishte të drejtë t’i ndërpriste marrëdhë-
niet me të, ta linte të varur (pa e divorcuar dhe
pa iu afruar për marrëdhënie intime) dhe e
bënte të burgosur të shtëpisë si çdo orendi
tjetër e saj.
Femra ka vazhduar në këtë gjendje deri me
lulëzimin e Islamit, me ardhjen e dritës dhe ud-
27
Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0
hëzimit, drejtësisë dhe paanësisë. Zbriti Kurani
mbi Muhamedin alejhi selam dhe e largoi
padrejtësinë ndaj femrës, e barazoi atë dhe bur-
rin në shumë gjëra dhe bëri dallim mes tyre në
gjëra të tjera. Islami e nxori femrën nga burgu
i traditave dhe ligjeve tokësore në gjerësinë e
parimeve islame si dhe nguliti bazat e për-
gjithshme të cilat e çrrënjosën skllavërimin e
gruas ndaj burrit, për t’i bërë ata dy anëtarë të
së njëjtës organizatë, ku çdonjëri prej tyre
plotëson shokun e tij në një strukturë dashurie,
harmonie dhe mëshire.
Me të vërtetë femra në Islam ka zërin e saj, i cili
i dëgjohet, ka prezencë të qartë, të drejta le-
gjitime të cilat i sigurojnë asaj nderin, pavarë-
sinë dhe lirinë e saj në tërësinë e bazave
legjitime dhe moraleve të larta islame.
FEMRA “BIJË”
Kur ajo është bijë, Islami është kujdesur për
edukimin e saj, për rritjen dhe zhvillimin e saj,
për durimin dhe bamirësinë ndaj saj.
I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem, ka thënë: "Kush kujdeset për dy vajza derisa
të rriten (në moshën e pjekurisë), unë dhe ai vijmë
në Ditën e Kiametit (afër meje)” dhe bashkoi e
shtrëngoi gishtat e tij." Transmeton Muslimi
Ai, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, gjithashtu ka
thënë: "Nuk ka musliman që të ketë dy vajza e
që i edukon ato dyja derisa të jetë me to ose të jenë
me të, vetëm se kanë për ta futur në xhennet
(d.m.th. bëhen sebep)." (Transmeton Ibën Ma-
xhe dhe el Hakimi dhe e ka vërtetuar el Mun-
dhiriu).
E nga mëshira e Muhamedit sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem ndaj vajzave ishte se ai falte me
njerëzit namazin dhe mbante me vete Umame-
ten, vajzën e Zejnebes, bijës së të Dërguarit të
Allahut (mbesën e vet), e kur shkonte në sexh-
de, e lëshonte dhe kur ngrihej, e merrte përsëri
në krahë. (Mutefekun alejhi)
FEMRA “MOTËR”
Është ajo për të cilën Muhamedi sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem porositi t’i tregohet bamirësi
dhe shoqëri e mirë. Muhamedi sal-lAllahu ale-
jhi ve sel-lem ka thënë: "Kush ka nën kujdes tri
vajza apo tri motra, ose dy vajza ose dy motra dhe
është kujdesur ndaj tyre dhe ka pasur frikë Al-
lahun kundrejt tyre, ai ka xhennetin." (Transme-
ton. Tirmidhiu, e ka vërtetuar Albani)
FEMRA “NËNË”
Të drejtën e të cilës Allahu e ka madhëruar
duke thënë: "Adhuroni Allahun dhe mos i vini
Atij shok në adhurim dhe u bëni mirësi pri-
ndërve..." Nisa, 36.
Pra, të drejtën e prindërve Allahu e ka bërë de-
tyrë menjëherë pas të drejtës së Tij.
Allahu i Madhëruar gjithashtu thotë: "…por
sillu me ta në dunja me dashamirësi." Llukman,
15
"Mos u thuaj atyre ndonjë fjalë pakënaqësie e
mosrespekti, as mos e ngrini zërin (duke u thënë
“uf!”), por t’u drejtoheni atyre me shprehje nde-
ruese e me respekt." Isra, 23
Një burrë e pyeti Pejgamberin, sal-lAllahu ale-
jhi ve sel-lem: "Kush prej njerëzve meriton re-
spektin më të madh mbi mua? I tha: "Nëna jote."
Tha: “Pastaj kush? I tha: "Nëna jote." Tha: “Pas-
taj kush? I tha: "Nëna jote." Pastaj kush? Tha
"Babai yt.”
E ku gjendet kjo bamirësi ndaj nënave në
Perëndim? Madje vdes ndonjëra në shtëpinë e
saj apo në shtëpinë e pleqve (në azil) dhe var-
roset duke mos pyetur për të askush nga fëmijët
e saj!
FEMRA “BASHKËSHORTE”
Allahu i Madhëruar ka urdhëruar që ta kalojmë
jetën mirë me të, duke thënë: "Dhe jetoni me to
në mënyrë të mirë." Nisa,19
Dhe fjala e mirë përfshin në vete të gjitha llojet
e respektit, mirësisë dhe mëshirës. Allahu ka
qartësuar gjithashtu se martesa është nga provat
madhështore të Tij, kur mes dy bashkëshortëve
ka bërë qetësim, dashuri dhe mëshirë.
Allahu i Madhëruar thotë: "Dhe nga treguesit e
Tij është se Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën
(gratë) në mesin tuaj, që ju të mund të gjeni pre-
hje tek ato dhe Ai vendosi mes jush dhembshuri e
mëshirë. Vërtet që në të ka tregues të qartë për
popullin që e vret mendjen." Rrum, 21
I ka ndaluar Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem padrejtësitë ndaj gruas dhe ka urdh-
ëruar të bëhet durim ndaj saj, duke thënë:
"Nuk nxehet muslimani nga muslimania. Nëse
urren diçka nga ajo, i pëlqen diçka tjetër e saj."
(Transmeton Muslimi) Muhamedi sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem ka thënë: "Gruaja është krijuar
nga brinja. Prandaj, nëse dëshiron ta drejtosh, do
të përfundosh duke e thyer atë. Kështu që bjeri
rrotull saj që të jetosh me të." (Transmeton
Ahmedi, e ka vërtetuar Albani.) I Dërguari i
Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka sqaruar
gjithashtu se sjellja e mirë me gratë është shenjë
e fisnikërisë dhe e natyrshmërisë së lartë. Ai, sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Më i miri
Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0
28
nga ju është më i miri për gruan e tij." (Trans-
meton. Ahmedi dhe Tirmidhiu. E ka vërtetuar
Albani.)
Madje, Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
e ka bërë shpenzimin më të mirë të burrit atë
që shpenzon për gruan dhe fëmijët e tij, duke
thënë: “Pasuria më e mirë që shpenzon burri është
ajo që shpenzon për familjen e tij." (Transmeton
Muslimi)
FEMRA “GRUA”
Cilado qoftë ajo grua, Islami ka urdhëruar për
respektimin e saj, për përkujdesjen dhe ruajtjen
e ndjenjave të saj. Muhamedi sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem, ka thënë: "Ju këshilloj që të përkujde-
seni mirë për gratë." (Mutefekun alejhi)
Ai, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, gjithashtu ka
thënë: "O Zoti im! Me të vërtetë unë ngushtohem
për të drejtat e dy të dobëtëve: jetimit dhe gruas."
(Transmeton. Nisaiu dhe Ibën Maxhe. Shejh
Albani e ka konsideruar të mirë.)
DUKURI TË TJERA NGA NDERIMI I
GRUAS NË ISLAM
1. Islami e ka barazuar burrin dhe gruan në
origjinën njerëzore, pasi ajo shihej si ndyrësi,
gabim dhe djall. Allahu i Madhëruar thotë: "O
njerëz! Jini të bindur (dhe mbushni detyrimet)
ndaj Zotit tuaj, i Cili ju krijoi ju prej një veteje
(Ademit) dhe nga ajo Ai krijoi palën (bashkë-
shorten) e saj, dhe nga ata të dy Ai krijoi burra
dhe gra të shumtë. Dhe kijeni frikë Allahun
nëpërmjet të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndër-
sjella, dhe mos i ndërprisni marrëdhëniet me
barkun tuaj (të afërmit). Sigurisht që Allahu është
kurdoherë Gjithëvëzhgues përmbi ju." Nisa, 1
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë:
"Gratë janë motra të burrave." (Transmeton.
Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu. Shejh
Albani e ka konsideruar të mirë)
2. Islami e ka barazuar burrin dhe gruan në
vepër dhe shpërblim. Allahu thotë: "O njerëz!
Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një
femre dhe ju bëmë ju në kombe e fise që të njiheni
me njëri-tjetrin. Padyshim se tek Allahu më i
nderuari prej jush është ai që është më me takva
(më muttekini - që i frikësohet dhe që i përkush-
tohet më shumë Allahut). Vërtet që Allahu është i
Gjithëditur, i Gjithënjohur." Huxhurat, 13
Allahu thotë: "Dhe kushdo që bën vepra të drejta
e punë të mira, mashkull apo femër qoftë dhe është
besimtar i vërtetë në Njësinë e Allahut (Musli-
man), një i tillë do të hyjë në xhennet dhe atyre
nuk do t’u bëhet as padrejtësia më e vogël qoftë
edhe sa nakira (lëvozhgë e bërthamës së hurmës)."
(En Nisa, 124)
Allahu thotë: “Në këtë mënyrë, Zoti i tyre e pra-
noi prej tyre (duanë e tyre dhe iu përgjigj atyre):
“Unë kurrë nuk do të lejoj që të humbasë vepra e
kujtdo prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni
(pjesëtarë të barabartë) prej njëri-tjetrit." Alu
Imran, 195
3. Islami e ka barazuar burrin dhe gruan në të
drejtën e pasurisë dhe fitimit; gruaja ka të drejtë
të ketë pasuri si sipërmarrje, kopshte, ar dhe
argjend apo lloje kafshësh, pa marrë parasysh a
është grua, bijë apo motër, bazuar në fjalën e
Allahut: "Për burrat do të ketë shpërblim për çfarë
ata kanë fituar dhe për gratë do të ketë shpërblim
për çfarë ato kanë fituar dhe kërkojini Allahut
nga begatitë e Tij." Nisa, 32
4. Islami i ka caktuar gruas pjesën e saj në
trashëgimi, pasi nuk trashëgonte asgjë nën
hijen e injorancës së vjetër. Allahu i Madhëruar
thotë: "Ka pjesë për burrat nga ajo (pasuri) që
lënë pas prindërit dhe të afërmit dhe ka pjesë për
gratë nga ajo (pasuri) që lënë pas prindërit dhe të
afërmit nga ajo, qoftë e pakët apo e shumtë – pjesë
e ligjshme e detyruar." Nisa, 7
5. Islami i ka paralajmëruar burrat që mos t’u
shkaktojnë dëme grave të tyre dhe ka urdhëruar
që të sillesh mirë ndaj grave apo edhe të ndahen
me të mirë. Allahu i Madhëruar thotë: "Dhe
kur t’i keni ndarë gratë dhe ato të kenë mbushur
periudhën e tyre të përcaktuar, ose i rimerrni ato
mbi baza të arsyeshme, ose i lëni të lira po mbi
baza të arsyeshme, por mos i merrni (prapë) për
t’i lënduar. Dhe kushdo që e bën këtë gjë, ai i ka
bërë dëm vetvetes." Bekare, 231
6. Islami e ka ngarkuar burrin që të paguajë
mehrin për gruan e tij, e cila është e lirë në sh-
penzimin e atij mehri. Po kështu i ka obliguar
burrit të shpenzojë për të në varësi të gjendjes
ekonomike të tij. Allahu i Madhëruar thotë:
"Grave jepuni dhuratën e kurorëzimit të tyre
(mehrin) më gjithë zemër." Nisa, 4
Allahu thotë: "Burrat janë mbrojtësit dhe mba-
jtësit e grave, sepse Allahu e ka krijuar njërën palë
prej tyre të shquhet mbi tjetrën, edhe sepse ata sh-
penzojnë (për t’i mbajtur ato) nga mjetet e tyre të
jetesës." Nisa, 34
Allahu thotë: "I pasuri le të shpenzojë sipas pa-
surisë së tij dhe ai, burimet e të cilit janë të ku-
fizuara, le të shpenzojë sipas asaj që atij i ka dhënë
Allahu. Allahu nuk rëndon kënd përmbi atë që
Ai i ka dhënë atij. Allahu do të sigurojë pas vë-
shtirësisë lehtësi." Talak, 7
7. Nga nderimi që Islami i ka bërë gruas është
11. Kush po i bën padrejtësi gruas
11. Kush po i bën padrejtësi gruas
11. Kush po i bën padrejtësi gruas
11. Kush po i bën padrejtësi gruas
11. Kush po i bën padrejtësi gruas
11. Kush po i bën padrejtësi gruas
11. Kush po i bën padrejtësi gruas
11. Kush po i bën padrejtësi gruas
11. Kush po i bën padrejtësi gruas
11. Kush po i bën padrejtësi gruas
11. Kush po i bën padrejtësi gruas
11. Kush po i bën padrejtësi gruas

More Related Content

Similar to 11. Kush po i bën padrejtësi gruas

Sq Kthehu tek Krijuesi
Sq Kthehu tek KrijuesiSq Kthehu tek Krijuesi
Sq Kthehu tek KrijuesiFatos
 
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve.PDF
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve.PDF12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve.PDF
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve.PDFLexo dhe Mëso
 
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeveRregullatIslame
 
Dr. sherif muhamed gruaja ne islam kundrejt tradites judeo-krishtere
Dr. sherif muhamed   gruaja ne islam kundrejt tradites judeo-krishtere Dr. sherif muhamed   gruaja ne islam kundrejt tradites judeo-krishtere
Dr. sherif muhamed gruaja ne islam kundrejt tradites judeo-krishtere Libra Islame
 
Gruaja Në Islam Kundrejt Traditës Judeo Krishtere
Gruaja Në Islam Kundrejt Traditës Judeo KrishtereGruaja Në Islam Kundrejt Traditës Judeo Krishtere
Gruaja Në Islam Kundrejt Traditës Judeo Krishtereguest41e4e
 
Gruaja në islam kundrejt traditës judeo krishtere
Gruaja në islam kundrejt traditës judeo krishtereGruaja në islam kundrejt traditës judeo krishtere
Gruaja në islam kundrejt traditës judeo krishtereFSstudio
 
Gruaja Në Islam Kundrejt TraditëS Judeo Krishtere
Gruaja Në Islam Kundrejt TraditëS Judeo KrishtereGruaja Në Islam Kundrejt TraditëS Judeo Krishtere
Gruaja Në Islam Kundrejt TraditëS Judeo Krishtereguest41e4e
 
Mirsad merjem kurdiq letër nënës dhe motrës muslimane
Mirsad merjem kurdiq   letër nënës dhe motrës muslimaneMirsad merjem kurdiq   letër nënës dhe motrës muslimane
Mirsad merjem kurdiq letër nënës dhe motrës muslimaneLibra Islame
 
Muhammed sharif,muhamed xh. bahonari, lais lamya el faruqi - femra nen mbrojt...
Muhammed sharif,muhamed xh. bahonari, lais lamya el faruqi - femra nen mbrojt...Muhammed sharif,muhamed xh. bahonari, lais lamya el faruqi - femra nen mbrojt...
Muhammed sharif,muhamed xh. bahonari, lais lamya el faruqi - femra nen mbrojt...Libra Islame
 
Letër Nënës Dhe Motrës Muslimane
Letër Nënës Dhe Motrës MuslimaneLetër Nënës Dhe Motrës Muslimane
Letër Nënës Dhe Motrës Muslimaneguest41e4e
 
LetëR NëNëS Dhe MotrëS Muslimane
LetëR NëNëS Dhe MotrëS MuslimaneLetëR NëNëS Dhe MotrëS Muslimane
LetëR NëNëS Dhe MotrëS Muslimaneguest41e4e
 
Bexhet jashari as'habet e muhamedit a.s
Bexhet jashari   as'habet e muhamedit a.sBexhet jashari   as'habet e muhamedit a.s
Bexhet jashari as'habet e muhamedit a.sLibra Islame
 
As'habet e muhamedit a.s.
As'habet e muhamedit a.s.As'habet e muhamedit a.s.
As'habet e muhamedit a.s.FSstudio
 
AshabëT E Muhamedit A.S.
AshabëT E Muhamedit A.S.AshabëT E Muhamedit A.S.
AshabëT E Muhamedit A.S.guestef339
 
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tejSq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tejFatos
 
Deklarata islame
Deklarata islame Deklarata islame
Deklarata islame amarstafa
 
Kadianitë – Ky Sekt i Humbur
Kadianitë – Ky Sekt i HumburKadianitë – Ky Sekt i Humbur
Kadianitë – Ky Sekt i HumburLexo dhe Mëso
 
Mençuria e të diturve
Mençuria e të diturveMençuria e të diturve
Mençuria e të diturveLexo dhe Mëso
 
Femra nen mbrojtjen e islamit
Femra nen mbrojtjen e islamitFemra nen mbrojtjen e islamit
Femra nen mbrojtjen e islamitFSstudio
 

Similar to 11. Kush po i bën padrejtësi gruas (20)

Sq Kthehu tek Krijuesi
Sq Kthehu tek KrijuesiSq Kthehu tek Krijuesi
Sq Kthehu tek Krijuesi
 
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve.PDF
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve.PDF12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve.PDF
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve.PDF
 
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve
 
Dr. sherif muhamed gruaja ne islam kundrejt tradites judeo-krishtere
Dr. sherif muhamed   gruaja ne islam kundrejt tradites judeo-krishtere Dr. sherif muhamed   gruaja ne islam kundrejt tradites judeo-krishtere
Dr. sherif muhamed gruaja ne islam kundrejt tradites judeo-krishtere
 
Gruaja Në Islam Kundrejt Traditës Judeo Krishtere
Gruaja Në Islam Kundrejt Traditës Judeo KrishtereGruaja Në Islam Kundrejt Traditës Judeo Krishtere
Gruaja Në Islam Kundrejt Traditës Judeo Krishtere
 
Gruaja në islam kundrejt traditës judeo krishtere
Gruaja në islam kundrejt traditës judeo krishtereGruaja në islam kundrejt traditës judeo krishtere
Gruaja në islam kundrejt traditës judeo krishtere
 
Gruaja Në Islam Kundrejt TraditëS Judeo Krishtere
Gruaja Në Islam Kundrejt TraditëS Judeo KrishtereGruaja Në Islam Kundrejt TraditëS Judeo Krishtere
Gruaja Në Islam Kundrejt TraditëS Judeo Krishtere
 
Mirsad merjem kurdiq letër nënës dhe motrës muslimane
Mirsad merjem kurdiq   letër nënës dhe motrës muslimaneMirsad merjem kurdiq   letër nënës dhe motrës muslimane
Mirsad merjem kurdiq letër nënës dhe motrës muslimane
 
Muhammed sharif,muhamed xh. bahonari, lais lamya el faruqi - femra nen mbrojt...
Muhammed sharif,muhamed xh. bahonari, lais lamya el faruqi - femra nen mbrojt...Muhammed sharif,muhamed xh. bahonari, lais lamya el faruqi - femra nen mbrojt...
Muhammed sharif,muhamed xh. bahonari, lais lamya el faruqi - femra nen mbrojt...
 
Letër Nënës Dhe Motrës Muslimane
Letër Nënës Dhe Motrës MuslimaneLetër Nënës Dhe Motrës Muslimane
Letër Nënës Dhe Motrës Muslimane
 
LetëR NëNëS Dhe MotrëS Muslimane
LetëR NëNëS Dhe MotrëS MuslimaneLetëR NëNëS Dhe MotrëS Muslimane
LetëR NëNëS Dhe MotrëS Muslimane
 
Bexhet jashari as'habet e muhamedit a.s
Bexhet jashari   as'habet e muhamedit a.sBexhet jashari   as'habet e muhamedit a.s
Bexhet jashari as'habet e muhamedit a.s
 
As'habet e muhamedit a.s.
As'habet e muhamedit a.s.As'habet e muhamedit a.s.
As'habet e muhamedit a.s.
 
AshabëT E Muhamedit A.S.
AshabëT E Muhamedit A.S.AshabëT E Muhamedit A.S.
AshabëT E Muhamedit A.S.
 
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tejSq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
 
Deklarata islame
Deklarata islame Deklarata islame
Deklarata islame
 
Kadianitë – Ky Sekt i Humbur
Kadianitë – Ky Sekt i HumburKadianitë – Ky Sekt i Humbur
Kadianitë – Ky Sekt i Humbur
 
Mençuria e të diturve
Mençuria e të diturveMençuria e të diturve
Mençuria e të diturve
 
Mençuria e të diturve
Mençuria e të diturveMençuria e të diturve
Mençuria e të diturve
 
Femra nen mbrojtjen e islamit
Femra nen mbrojtjen e islamitFemra nen mbrojtjen e islamit
Femra nen mbrojtjen e islamit
 

More from Lexo dhe Mëso

keqkuptim për islamin
keqkuptim për islaminkeqkuptim për islamin
keqkuptim për islaminLexo dhe Mëso
 
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëveJu nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëveLexo dhe Mëso
 
A ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo MyslimanA ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo MyslimanLexo dhe Mëso
 
Islami dhe Krishterizmi
Islami dhe KrishterizmiIslami dhe Krishterizmi
Islami dhe KrishterizmiLexo dhe Mëso
 
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCABIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCALexo dhe Mëso
 
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetëA e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetëLexo dhe Mëso
 
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjenPriftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjenLexo dhe Mëso
 
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdfTAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdfLexo dhe Mëso
 
DIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEISTDIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEISTLexo dhe Mëso
 
Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)Lexo dhe Mëso
 
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga KuraniKurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga KuraniLexo dhe Mëso
 
Xhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveXhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveLexo dhe Mëso
 
Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëveVirtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëveLexo dhe Mëso
 
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësXhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësLexo dhe Mëso
 
Vlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas SunetitVlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas SunetitLexo dhe Mëso
 
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-HixhesVlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-HixhesLexo dhe Mëso
 
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitVersion i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitLexo dhe Mëso
 

More from Lexo dhe Mëso (20)

keqkuptim për islamin
keqkuptim për islaminkeqkuptim për islamin
keqkuptim për islamin
 
doktrina e trinisë
doktrina e trinisëdoktrina e trinisë
doktrina e trinisë
 
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëveJu nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
 
shkurt për jezusin
shkurt për jezusinshkurt për jezusin
shkurt për jezusin
 
A ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo MyslimanA ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
 
Islami dhe Krishterizmi
Islami dhe KrishterizmiIslami dhe Krishterizmi
Islami dhe Krishterizmi
 
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCABIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
 
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetëA e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
 
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjenPriftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
 
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdfTAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
 
DIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEISTDIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEIST
 
Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)
 
Bazat e besimit
Bazat e besimitBazat e besimit
Bazat e besimit
 
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga KuraniKurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
 
Xhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveXhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e Myslimanëve
 
Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëveVirtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
 
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësXhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
 
Vlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas SunetitVlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas Sunetit
 
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-HixhesVlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
 
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitVersion i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
 

11. Kush po i bën padrejtësi gruas

  • 1.
  • 2. EDITORIALI Xheladin Leka Kush po i bën padrejtësi gruas?! .......................................... 2 Xheladin Leka Historiku i festës së 8 Marsit dhe qëndrimi i Islamit ndaj saj .................................................................................. 4 Adem Avdiu Çfarë thotë Kur’ani dhe Bibla për mbulesën ......................... 8 Dr. AbduRrazak ibën Abdul‐Muhsin El‐Bedr Respektimi i femrës në Islam .............................................. 11 Fehmi Dalipi A janë të barabartë burri dhe gruaja në Islam? .................. 16 Muhamed ibën Ibrahim El Hamed Dispozita e përzierjes së meshkujve me femra ................... 19 Sabahudin Selimi Kushtet e veshjes së femrës muslimane ............................. 22 Unejs Murati Për ty motër ........................................................................ 26 Muhamed ibën Salih el Uthejmin Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisë ............................ 31 Xheladin Leka Fetva bashkëkohore të rëndësishme për motrën muslimane ............................................................ 35 Dr.Ahmed iben Uthman el‐Mezid dhe Dr. Adil iben Alij esh‐Shiddij Disa këshilla për edukimin e fëmijëve ‐III‐ .......................... 38 Stafi i Revistës Lexuesit pyesin, dijetarët përgjigjen ................................... 40 PËRMBAJTJA Kryeredaktor: Zejd Haziri Anëtarët e revistës: Unejs Murati Fidan Xhelili Xheladin Leka Bashkëpunëtorët: Adem Avdiu Muhamed Abdullahi Sabahudin Selimi Bali Sadiku Lirim Sadiku Namik Vehapi Redaktor gjuhësor: Arian Koçi Redaktor Teknik: Avni G. Gashi Ballina/Dizajni: Avni G. Gashi Boton: Shtëpia botuese Atik Gjilan, Republika e Kosovës Tirazhi: 1000 Adresa: Rr. M. Idrizi p.n 60000 Gjilan Republika e Kosovës Tel: 044 988 400 e‐mail: delirjedheedukim@gmail.com Ndihmo Revistën: Nr. i llog.: 1150‐138922‐0101‐09 ProCredit Bank of Kosovo Swift Code: MBKORS22 Gjilan, Republika e Kosovës
  • 3. Editorial KUSH PO I BËN GRUAS?! 2 Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0 Islami i dha gruas vendin që meriton, pa teprim dhe pa përbuzje. Allahu i Lartësuar ka përmendur shumë dispozita për të në Kur’anin e Shenjtë, po ashtu edhe Muhamedi sal-lAl- lahu alejhi ve sel-lem në fjalët e tij, madje një sure e plotë në Kur’an ka emrin Suretun Nisa ose Kapitulli i Gruas. N ë kohën kur gruaja ishte robëreshë, ajo nuk kishte asnjë ndikim në shoqëri, përçmohej, torturohej dhe i merrej nderi pa dëshirën e saj, bile edhe varrosej për së gjalli. Në kë- të gjendje të rëndë nuk kishte kush ta mb- ronte, ishte e vetmuar, pa forcë, pa shpresë, pa jetë. Derisa erdhi Islami dhe u shpall Kur’ani, i cili i dha forcë, i doli në ndihmë, e nderoi, e privilegjoi, i dha shpresë dhe e ktheu përsëri në jetë. Islami i dha gruas vendin që meriton, pa teprim dhe pa përbuzje. Allahu i Lartësuar ka përmendur shumë dispozita për të në Kur’anin e Shenjtë, po ashtu edhe Muha- medi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në fjalët e tij, madje një sure e plotë në Kur’an ka emrin Suretun Nisa ose Kapitulli i Gruas. Femra, sipas Islamit, është shtylla kryesore e shoqërisë: ajo është nënë, edukuese, këshilltare, me një fjalë ajo është gjysma e popullit, por edukon gjysmën tjetër. Për shkak të vlerës së madhe të saj, Islami i ka kushtuar kujdes të veçantë gruas, sido- mos është kujdesur për ruajtjen e nderit të saj dhe të familjes së saj. Për këtë arsye, Is- lami i caktoi asaj llojin e veshjes, metodën e ecjes, mënyrën e të folurit, vetëm e vetëm që ta ruajë këtë margaritarë nga dhëmbët e ujqërve, të cilët nuk njohin vlera dhe nuk kanë mëshirë. Me gjithë këto dhunti dhe veçori të shumta që Islami i dha gruas, në shekullin tonë armiqtë e përbetuar të nderit dhe të gruas arritën ta përbuzin femrën edhe me shumë se ç’ishte e përbuzur para Islamit. Për fat të keq, kjo përbuzje ka kapluar edhe shumë motra muslimane që janë bërë vik- timë e ujqërve të uritur, të cilët presin të gëlltisin çdo gjë. Aq nënçmim dhe padrejtësi të madhe i PADREJTËSI
  • 4. 3 Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0 bënë asaj, saqë e nxorën nga shtëpia, duke bërë që fëmijët e saj t’i edukojë televizioni apo interneti, kurse ajo gjatë gjithë ditës është në punë dhe kur kthehet në shtëpi, nuk ka mundësi të qëndrojë me fëmijët e saj qoftë edhe një orë sepse nuk ka mun- dësi. Femra në Perëndim përdoret si reklamë për çdo gjë: nëse dëshirojnë të reklamojnë ndonjë fabrikë, do të shohësh foton e saj, nëse dëshirojnë të reklamojnë ndonjë produkt, do ta sho- hësh aty, madje edhe re- klamimi i këpucëve nuk bëhet ndryshe vetëm se me foton e një femre pranë këp- ucëve. Ata nuk janë mjaftuar me këtë robëri të saj, por kanë kaluar edhe ekstremin kur e kon- sideruan vetë atë si një mall me të cilën bëhet shitblerje. A nuk keni dëgjuar se sa mi- jëra femra të reja në Perëndim dhe Evropë (dhe jo në shtetet islame) shiten me një çmim shumë të ulët për të kënaqur epshet e meshkujve të ndyrë? Pas këtij akti, ajo kthehet dhe hidhet në rrugë ashtu siç hidhen mbeturinat në kazanin e mbeturi- nave. A nuk janë këta të poshtër të cilët bëjnë kontrabandë me gjininë femërore, bëjnë tregti me të për interesa të tyre si të ishte një kafshë, madje si diçka edhe më e pavlerë?! Ky është realiteti i atyre që thërrasin për të drejtat e gruas dhe pretendojnë respektin dhe kujdesin ndaj saj, kurse në realitet kanë zemra ujqërish kriminelë, edhe pse mbulohen me petkun e pafajësisë dhe të fisnikërisë. Motra të nderuara! Ruajuni këtyre njerëzve të fëlliqur, ngase përmes jush ata prishin shtëpitë, shkatërrojnë lidhjet bashkëshort- ore, përhapin amoralitetin dhe fundosin në humnerë një popull në tërësi. Nëse te romakët e vjetër gruaja është kon- sideruar krijesë e fëlliqur, ndërsa te të kr- ishterët është konsideruar djall, e cila nuk do të mund ta shijojë xhen- netin kurrë, në botën pe- rëndimore e të moderniz- uar nuk konsiderohet di- çka më shumë sesa një lodër me të cilën mund të luajë kushdo. Atëherë, pra, përse mo- tra muslimane vazhdon të ecë pas këtij karvani, i cili ka si pikënisje nënçmimin, shkatërri- min dhe robërimin e saj, kurse stacioni i tij i fundit është çmenduria, narkomania, vrasja dhe zjarri i xhehennemit, i cili është i ndezur fort për ato që kanë lënë urdhrat e Allahu pas shp- ine? Ky është dallimi mes drejtësisë që Islami i dha femrës dhe nënçmimit që i bëri asaj shoqëria njerëzore bashkëkohore. I mbetet asaj të zgjedhë njërën prej rrugëve... Në emër të redaksisë: Xheladin Leka
  • 5. Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0 4 ______________ [1] Transmeton Buhariu (3456) dhe Muslimi (6952). HISTORIKU I FESTËS SË 8 MARSIT DHE QËNDRIMI I ISLAMIT NDAJ SAJ E çfarë dobie do t’i bëjë nënës një lule një herë në vit kur ajo lule as nuk e ndihmon dhe as nuk ia plotëson nevojat personale? Çfarë përfiton ajo prej një luleje, e cila pas një kohe thahet? A thua kjo lule ia zbut zemrën, pasi kur çdo ditë ajo rënkon dhe vajton për fëmijët e saj, të cilët nuk i sheh pothuajse gjatë tërë vitit? Kjo pra është gjendja e nënës në Perëndim, prandaj edhe nuk është çudi pse ata e festojnë këtë festë, pasi së paku një herë në vit duan ta gëzojnë nënën e tyre, qoftë edhe me një gëzim që pason mërzi dhe hidhërim tërë vitin. F alënderimi i takon Allahut të Mad- hëruar. Paqja dhe përshëndetjet më të përzemërta qofshin për robin më të dashur të Allahut, Muhamedin sal- lAllahu alejhi ve sel-lem, për familjen e tij, për shokët e tij dhe të gjithë pasuesit e tij deri në përfundimin e kësaj bote. Muhamedi alejhi selam në shumë hadith na ka lajmëruar që ummeti i tij islam me kalimin e kohës do të pasojë popujt e tjerë, qoftë ky pasim në fenë ose në traditat e tyre. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem na ka paralajmëruar për këtë epidemi në mënyrë që muslimanët të jenë të kujdesshëm dhe të ruhen nga kjo rrugë e gabuar. Muhamedi sal- lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Do t'i pasoni traditat e tyre që ishin para jush, pëllëmbë për pëllëmbë dhe krah për krah, do t'i pasoni ata në qoftë se hynë edhe në vrimë të hardhucës.” Thanë: “O i Dërguari i Allahut, çifutët dhe të kr- ishterët?” Tha: “Po, kush tjetër?”[1] Mirëpo, për fat të keq, ndodhi ajo së cilës i është frikësuar i dashuri ynë, Muhamedi sal- lAllahu alejhi ve sel-lem, prandaj i shohim muslimanët teksa festojnë shumë festa të pop- ujve të tjerë, të cilët kanë kulturë tjetër nga kultura jonë, jetë tjetër dhe fe tjetër. Ndër këto pasime të verbra është edhe festimi i ditës së nënës, apo siç njihet tek ne 8 Marsi. Me këtë festë popujt e tjerë janë munduar të tregojnë respektin ndaj nënës, duke veçuar për të një ditë të vitit dhe duke i dhuruar në atë ditë nënës lule, ëmbëlsira, buzëqeshje, bile edhe duke festuar e gjithë familja së bashku me të. Por kjo festë nuk përfundon këtu, ajo ka marrë një ngjyrë tjetër festimi në këtë shekull, saqë është bërë në shumicën e vendeve të botës festë zyrtare shtetërore. A thua pra, çfarë qëndrimi ka Islami ndaj kësaj feste dhe çfarë qëndrimi duhet të kenë musli- manët ndaj nënave të tyre në këtë festë? Para se të japim përgjigje, duhet të sqarojmë së pari historikun e kësaj feste, ngase vendimi për një çështje rrjedh nga kuptimi i saj. HISTORIKU I SAJ Thuhet që origjina e kësaj feste vjen nga grekët e vjetër, të cilët e festonin këtë festë bashkë me festat e pranverës dhe sipas grekëve këto festa
  • 6. 5 Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0 i dhuroheshin Zotit Nënë, të cilën e quanin Reja, gruaja e Kronsit, i cili ishte Zoti Atë! Kjo festë festohej edhe në Romën e vjetër dhe shër- bente për të adhuruar dhe madhëruar Sejbelin, e cila konsiderohej nëna e zotave të tyre. Kjo festë filloi tek ata 250 vite para lindjes së Isait alejhi selam. Këto festa fetare tek romakët quheshin “Hilaria” dhe vazhdonin tri ditë, nga 15 marsi deri më 18 mars. Më vonë, në fillim të shekullit XX, kjo festë u bë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ideja për ta bërë këtë festë zyrtare buroi nga Ana Xharfis. Kjo grua nuk ishte martuar as- njëherë dhe i shërbente nënës së saj gjatë gjithë kohës, derisa ajo vdiq. Pas vdekjes së nënës së saj, ajo vërejti që fëmijët në Amerikë nuk ua dinë vlerën nënave të tyre dhe për këtë arsye ajo filloi një fushatë te re, duke u munduar që këtë obligim që kanë fëmijët ndaj nënave të tyre ta shprehin me këtë festë, e cila duhet të bëhet festë zyrtare shtetërore dhe për hir të kësaj feste do të ketë pushim në të gjithë shtetin. Dhe ashtu ndodhi. Kongresi Ameri- kan zyrtarisht e bëri këtë festë shtetërore dhe ditë pushimi në vitin 1913. Vlen të theksohet që kjo grua kishte përkrahje edhe nga kisha, saqë kisha i dha kësaj një dhu- ratë në formë respekti dhe nderimi për këtë iniciativë që kishte marrë në vitin 1908, pra 5 vite para se kjo festë të bëhej zyrtarisht festë shtetërore. Ky nderim nga kisha bëri që inicia- tiva e saj të ketë edhe më shumë zë në masën e gjerë dhe në organet drejtuese të shtetit.[2] Pasi e kuptuam historikun e kësaj feste, cili është qëndrimi i Islamit ndaj saj? Kjo festë sipas Islamit është e ndaluar për shumë arsye. Kjo festë që nga fillimi i saj paska qenë festë fetare dhe përmes kësaj feste politeistët ad- huronin zotat e tyre, përveç Allahut të Lart- madhëruar. E si ka mundësi që një musliman të festojë një festë e cila ka rrënjë të tilla?! Kjo festë është rikthyer në skenë nga kisha, ndërsa muslimani i sinqertë ka fenë e tij, e cila ______________ [2] http://www.saaid.net/mktarat/aayadalkoffar/34.htm.
  • 7. Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0 6 i tregon çfarë të festojë dhe çfarë jo, kështu që nuk ka nevojë të marrë festa nga të krishterët apo çifutët, bile një gjë e tillë është kategorik- isht e ndaluar. Në fenë tonë islame, Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem na ka treguar që kemi vetëm dy festa gjatë vitit dhe një festë gjatë javës. Dy festat e vitit janë Fitër Bajrami dhe Kurban Ba- jrami, kurse festa e javës është dita e xhuma. E, sikur ne muslimanët të kishim pasur nevojë për ndonjë festë tjetër, s’ka dyshim që Allahu do të na kishte treguar për të ose në Kur’an ose përmes Muhamedit sal-lAllahu ale- jhi ve sel-lem dhe duke qenë se nuk na kanë treguar për këtë festë as Kur’ani dhe as Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në ha- dithet e tij, aludon që kjo festë nuk na nevo- jitet dhe nuk përkon me mësimet e Islamit. Kjo festë, përveçse nuk ekziston në fenë tonë, në të njëjtën kohë ndalohet sepse Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Kush i përngjan një populli, ai është prej tyre”[3], prandaj edhe muslimani e ka të ndaluar rrep- tësisht t’u përngjajë të krishterëve apo çifutëve duke festuar festat e tyre. Një përngjasim i tillë është mëkat i madh, edhe pse hadithi në for- mën e dukshme të tij aludon që përngjasimi me jobesimtarët është mosbesim. FJALËT E DIJETARËVE PËR KËTË FESTË Për arsyet që u përmendën më lart dhe për arsye të tjera, dijetarët islamë e kanë ndaluar të festohet kjo festë, në çfarëdo mënyre qoftë ky festim. Komisioni i Përhershëm për Fetva në Arabinë Saudite, pasi është pyetur për festimin e 8 Marsit, është përgjigjur kështu: “Nuk lejohet festimi i 8 Marsit dhe as festimi i festave të tjera të ngjashme me të ngase Mu- hamedi alejhi selam ka thënë: “Kush bën një vepër që nuk i përket fesë sonë, ajo vepër është e refuzuar.” Festimi i 8 Marsit nuk është prej veprave që ka vepruar Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe as shokët e tij, por as di- jetarët e mirë të këtij ummeti, prandaj një vepër e tillë konsiderohet bidat dhe përng- jasim me jobesimtarët.”[4] Dijetari i nderuar, Muhamed ibën Salih el Uthejmin, thotë: “Të gjitha festat që kundër- shtojnë festat islame janë të shpikura dhe nuk kanë ekzistuar në kohën e selefëve të mirë, e ndoshta zanafilla e tyre vjen nga jobesimtarët, kështu që përveçse janë bidate, gjëra të sh- pikura, janë edhe përngjasim me jobesimtarët, armiqve të Allahut të Lartësuar. Festat islame janë të njohura në Islam: Fitër Bajrami, Kur- ban Bajrami dhe dita e xhuma. Nuk ka në Islam festa të tjera përveç këtyre tri festave dhe çdo festë që është shpikur përveç këtyre triave, është e refuzuar dhe e kotë në ligjin e Allahut.” Pastaj dijetari vazhdon: “Prandaj nuk lejohet për muslimanët që të festojnë 8 Marsin apo ta dallojnë këtë ditë nga ditët e tjera duke shpre- hur gëzim apo duke dhuruar dhurata. Musli- mani duhet të jetë krenar me fenë e tij dhe të lavdërohet me këtë fe që ka dhe t’i mjaftojë ai adhurim që i ka caktuar Allahu atij, duke mos lënë diçka mangët dhe duke mos shtuar diçka në të. Gjithashtu, muslimani nuk duhet të jetë “Kush bën një vepër që nuk i përket fesë sonë, ajo vepër është e refuzuar.” ______________ [3] Shejh Albani e ka konsideruar të saktë, shiko “Sahihul Xhami” (2831). [4] www.alifta.net, janë përgjigjur në këtë fetva dijetarët e nderuar: Abdul Aziz ibën Baz, AbuRrezak el Afifi, Abdullah ibën Gudejan dhe Abdullah ibën Ku’uud.
  • 8. 7 Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0 i luhatur dhe të pasojë verbërisht të tjerët, përkundrazi, duhet të përpiqet të formojë per- sonalitetin e tij ashtu siç e kërkon sheriati dhe kështu të bëhet i pasuar nga të tjerët dhe jo pa- sues i tyre. Sheriati i Allahut është i plotë në të gjitha sferat e jetës, ashtu siç thotë Allahu: “Sot përsosa fenë tuaj, plotësova Mirësinë Time ndaj jush dhe zgjodha Islamin si fenë tuaj.”[5] Fjalët e dijetarëve për ndalimin e kësaj feste janë të shumta dhe nuk kemi mundësi t’i për- mendim të gjitha, por mendoj se ajo që u për- mend mjafton sa për të sqaruar qëndrimin e tyre ndaj kësaj feste. PSE ISLAMI E NDALON FESTIMIN E 8 MARSIT? Shumë muslimanë kur dëgjojnë që në Islam është e ndaluar kjo festë, hutohen dhe mendo- jnë që Islami ndalon respektimin e gruas. Këto dyshime ndodhin shpeshherë veçanërisht nga muslimanët që jetojnë në Perëndim, ngase ata ndikohen nga lajmet dhe propaganda e jobes- imtarëve. Duke pasur parasysh këtë çështje, desha të theksoj shkurtimisht që Islami nuk është kundër gruas dhe nderimit të saj, bile Is- lami aq shumë e ka nderuar nënën, saqë e ka bërë obligim ndaj fëmijëve t’u shërbejnë prin- dërve të tyre, sidomos nënës. Erdhi një njeri një ditë tek Muhamedi alejhi selam dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, cili është njeriu më i denjë për sjellje të mirë ndaj tij?” Ai iu përgjigj: “Nëna jote.” Tha: “Pastaj cili?” U përgjigj: “Nëna jote.” Tha: “Pastaj”? U përgjigj: “Nëna jote.” Ai tha përsëri: “Pastaj?” Pejgamberi u përgjigj: “Babai yt.”[6] Sa bukur e ka përmendur Muhamedi sal-lAl- lahu alejhi ve sel-lem tri herë nënën, në më- nyrë që t’i tregojë çdo muslimani se ajo e ka mbajtur në bark dhe kjo është përmendja e parë, pastaj ajo e ka lindur me gjithë ato vësh- tirësi dhe kjo është e dyta, e pastaj ajo është kujdesur për të derisa është rritur dhe kjo është hera e tretë. Ky hadith ishte vetëm për dobi, pasi argumentet në Islam për respektimin e saj janë aq të shumta saqë është e vështirë të mbli- dhen me një vend. Islami i ka obliguar muslimanët që t’i respek- tojnë nënat e tyre çdo ditë, në çdo gjë, dhe t’i ndihmojnë në çdo problem që u paraqitet në jetë, sidomos kur janë të shtyra në moshë. Prandaj, një musliman nuk ka nevojë të veçojë një ditë në vit për të gëzuar nënën e tij, ngase ai e ka për obligim fetar që ta gëzojë nënën e tij çdo ditë dhe çdo herë të jetë afër saj kur ajo ka nevojë për të e jo vetëm një herë në vit. E çfarë dobie do t’i bëjë nënës një lule një herë në vit kur ajo lule as nuk e ndihmon dhe as nuk ia plotëson nevojat personale? Çfarë përfiton ajo prej një luleje, e cila pas një kohe thahet? A thua kjo lule ia zbut zemrën, pasi kur çdo ditë ajo rënkon dhe vajton për fëmijët e saj, të cilët nuk i sheh pothuajse gjatë tërë vitit? Kjo pra është gjendja e nënës në Perëndim, prandaj edhe nuk është çudi pse ata e festojnë këtë festë, pasi së paku një herë në vit duan ta gëzojnë nënën e tyre, qoftë edhe me një gëzim që pason mërzi dhe hidhërim tërë vitin. Kurse ne si muslimanë e kemi obligim t’u dhurojmë nënave tona lule çdo ditë, bile çdo orë, dhe këto lule të jenë fjalët e mira, shërbimi që bëjmë ndaj tyre, dashuria e madhe që kemi ndaj tyre dhe jo thjesht një lule plastike e cila është larg realitetit dhe nuk e çon në vend qël- limin e saj, por një lule e cila është mbjellë në zemrën e djalit për nënën e tij dhe rritet çdo ditë ashtu edhe siç kalojnë vitet e nënës së tij. Pra, nëna muslimane le të gëzohet sepse ajo nuk ka një ditë të sajën një herë në vit si të tjerat, ngase Islami urdhëron që e gjithë jeta e saj të jetë e gëzuar, edhe më e mirë se 8 Marsi. Falënderimi i takon vetëm Allahut, Ai i Cili i jep çdokujt atë që meriton! Xheladin Leka ______________ [5]http://www.ibnothaimeen.com/all/noor/article_7733.shtml. [6] Transmeton Buhariu (5971) dhe Muslimi (6664).
  • 9. Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0 8 ÇFARË THOTË KUR’ANI DHE BIBLA P Ë R M B U L E S Ë N Prej urdhërimeve fetare është edhe hixhabi, mbulesa me të cilën obligohen muslimanet. Ato duhet ta zbatojnë duke mos hezituar dhe në momentet kur i dëgjojnë ajetet që flasin për mbulesën, ato duhet ta zbatojnë me dashuri dhe krenari. Për të arritur deri te implementimi i tillë dhe realizimi i obligimit që kemi ndaj Kur’anit, duhet të realizojmë dy gjëra. J etojmë në një kohë plot sfida, të cilat po na shoqërojnë ditë e natë deri në vdekje. Propaganda skajshmërisht antiislame dhe shumëdimensionale nuk ka të ndalur, sulmet ideologjike të shoqëruara aspak me mëshirë e ndërgjegje janë të gjitha të shigjetuara me plot urrejtje e armiqësi kundër Islamit, fesë së natyrshmërisë njerëzore dhe programit për të gjitha sferat e jetës e për mbarë kombet e glo- bit, fesë të cilën e zgjodhi Zoti i Madhërishëm, sundimtari absolut. Shumë herë shkak i këtyre sulmeve po bëhen vetë muslimanët, të cilët me sjelljet e tyre po paraqesin imazhe negative, me të cilat Islami nuk ka të bëjë fare. Kjo vjen si rezultat i largimit nga metodologjia që reflekton Islamin autentik. Por sulmet ideologjike përmes li- brave, revistave, ligjëratave, debateve televizive dhe emisioneve dokumentare i hasim të drej- tuara direkt kundër fondamenteve, parimeve dhe udhëzimeve islame dhe ky fenomen është një mesazh shumë i qartë që duhet të na nxisë për vigjilencë dinamike dhe dashuri maksimale në praktikimin e fesë islame për të formuar personalitetin e vërtetë islamik dhe kjo kërkon orientim shkencor e jo fanatizëm fraksionist e medhhebor. Këto sulme vullkanike vërshojnë edhe kundër veshjes që Islami parasheh për muslimanen. Kundërshtimet e tilla priten dhe do të vazhdo- jnë edhe në të ardhmen nga sekularistët dhe ideologjia feministe me të gjitha rrymat e saj[1] si dhe nga ideologjitë e tjera, të gjitha produkte të mendjes njerëzore. Në këtë kohë, disa dije- tarë e mendimtarë u sfiduan dhe u viktimizuan ideologjikisht nga këto kundërshtime satanike duke përhapur fetva skandaloze në lidhje me mbulesën islame, duke e tjetërsuar atë nga ajo që parasheh koncepti islam me qëllim që të paraqiten sa më modernë dhe bashkëkohorë; një mbulesë e cila ka nevojë për mbulesë dhe që shfaq bukurinë femërore duke korruptuar lehtë ndjenjat mashkullore dhe duke nxitur pasione djallëzore.[2] ______________ [1] Si feminizmi liberal, socialist dhe radikal. [2] Në lidhje me mbulesën fetare sipas sheriatit, lexoni librin “Mbulesa” nga dijetari eminent dhe fakihu i kohës sonë, Imam Albani, Allahu e mëshi- roftë.
  • 10. 9 Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0 Ai që ka dëshmuar se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij duhet që personalitetin e tij ta formojë në pajtueshmëri me atë që kërkon kjo dëshmi, mbi të cilën ndërtohet e gjithë feja, e cila përfshin të gjitha sferat e jetës nga lindja deri në vdekje. Krijuesi ynë kërkon nga njerëzimi që t’i përgjigjet këtij mesazhi hyjnor dhe të mos shprehë revoltë duke ia kthyer shpinën dritës kur’anore dhe udhëz- imeve profetike dhe nën hijen e kësaj meto- dologjie qiellore[3] realizohet të larguarit nga të gjitha rrugët e burimit djallëzor. Kush e ngulit mu në kandil të zemrës dashur- inë e shoqëruar me respekt dhe nënshtrim ndaj metodologjisë në fjalë, do të shfaqë Islamin burimor dhe gjithë atë që urdhëron kjo fe, do ta praktikojë atë me bindje dhe do të largohet me urrejtje nga çdo gjë që ndalon kjo fe. Prej urdhërimeve fetare është edhe hixhabi, mbulesa me të cilën obligohen muslimanet. Ato duhet ta zbatojnë duke mos hezituar dhe në momentet kur i dëgjojnë ajetet që flasin për mbulesën, ato duhet ta zbatojnë me dashuri dhe krenari. Për të arritur deri te implemen- timi i tillë dhe realizimi i obligimit që kemi ndaj Kur’anit, duhet të realizojmë dy gjëra. Së pari, duhet ta kuptojmë Kur’anin dhe të meditojmë mbi ajetet e tij. Së dyti, të veprojmë me Kur’an. Kur urdhëro- het diçka me të, ajo gjë duhet zbatuar, por nëse ndalohet ndonjë gjë, duhet të largohemi prej saj. Kur zbriti ajeti i mbulesës, Pejgamberi sal- lallahu alejhi ve sel-lem ua tha sahabëve, Al- lahu qoftë i kënaqur me ta, dhe ata pastaj u kthyen te shtëpitë dhe ua thanë këtë ajet bi- jave, grave, nënave dhe motrave të tyre, të cilat u mbuluan.[4] Allahu i Plotpushtetshëm thotë: “O Pejgamber! Thuaju grave dhe bijave të tua si dhe grave të besimtarëve që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës) mbi gjithë trupin. Kjo do të ishte më e mirë që ato të mund të dallohen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ngacmohen nga të tjerët. Allahu është Falës i madh dhe gjithnjë Mëshirë- plotë.” [5] Dhe në suren Nur thotë: “Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara) dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme) dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme.[6] Le t’i mbulo- jnë kraharorët me mbulesat e tyre (të kokës) dhe të mos ua shfaqin stolitë e tyre...” [7] Mesazhet që ngërthejnë këto ajete janë: - obligueshmëria për mbulimin e tërë trupit nga koka e deri në fund të këmbëve; - mbulesa reflekton besimin, nderin, thjeshtës- inë, sakrificën dhe mbrojtjen nga shikimet e liga; - mbulesa nuk duhet të jetë e tejdukshme; - nuk duhet të jetë e zbukuruar; - të jetë e gjerë dhe jo e ngushtë dhe e hollë; - të mos jetë e parfumuar; - mos t’i përngjajë veshjes së meshkujve e as asaj të jobesimtarëve. BIBLA, PRO MBULESËS Nuk u takon besimtarëve dhe besimtareve që të veprojnë me librat e mëhershëm qiellore ngase ata kanë pësuar ndryshim nga origjinali prej faktorit njeri. E sa i përket ruajtjes së Kur’anit, atë e ka marrë përsipër Allahu deri në kataklizëm, pasi Krijuesi dhe Sundimtari i krijimit thotë: “Sigurisht, Ne e kemi zbritur Kur’anin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë.”[8] Ne me këtë nëntitull kemi synim që njerëzve afetarë t’u sqarojmë se nuk është vetëm Islami që e bën obligim mbulesën, por edhe Bibla e urdhëron një gjë të tillë, ngase kur është fjala për mbulesën kritikat ngërthejnë në vetvete se ______________ [3] Këtë metodologji e implementuan gjenerata e artë, sahabët, shokët e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, me rrugën e të cilëve Allahu ishte i kënaqur. Kjo mjafton për të gjitha gjeneratat e tjera që ta pasojnë rrugën e tyre, pra kur është vërtetuar me Kur’an dhe hadith se Allahu është i kënaqur me gjeneratën e parë të kombit musliman, atëherë kjo sinjalizon qartë se kënaqësia e Zotit të Madhëruar arrihet duke pasuar metodologjinë e sahabëve dhe jo rrugët të cilat kundërshtojnë rrugën e tyre me paudhësi si mosbesim, shpikje e mëkatime. [4] Shiko “El Akidetu Ev-velen lev kanu Jalemun” 1/275 nga Ebu Islam Salih ibën Taha Abdulvahid. Botoi Mektebul Guraba, 1428h. [5] Ahzab: 59. [6] Ka për qëllim fytyrën dhe shuplakat e duarve deri te kyçet. [7] Nur: 31. [8] Hixhër: 9.
  • 11. Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0 10 mbulesa është prapambetje dhe diskriminim gjinor dhe këto akuza lëshohen si raketa vetëm në adresë të Islamit, duke e anashkaluar Bi- blën. Kjo bëhet edhe për një arsye tjetër, se ky obligim biblik është i injoruar nga pasueset e saj, me përjashtim të murgeshave.[9] Ja çfarë lexojmë në Bibël në lidhje me mbu- lesën: “Çdo grua që lutet apo profetizon me krye të zbu- luar, turpëron kryetarin[10] e vet: sepse është e njëjtë sikurse t’i kishte qethur flokët.[11] E po ndodhi që ndonjë grua nuk do ta mbulojë kryet, le të qethet;[12] por, në qoftë se është turp për grua ta qethë e ta rruajë kryet, atëherë le të mbulo- het.”[13] Këto citate janë skajshmërisht të qarta se Bibla e urdhëron femrën që të mbulohet sepse me këtë mbulesë dallohet nga prostitutat, duke qenë se mosmbulimi është turp dhe gjë e pamoralshme. Në të kundërt, gruaja e pambu- luar duhet t’i ketë flokët e qethura ose të rru- ara. Në citatin tjetër, i cili e përforcon obligueshmërinë e mbulesës, lexojmë: “Pran- daj gruaja duhet të mbajë një shami koke si shenjë varësie për hir të engjëjve.”[14] Kjo mbulesë e mbron femrën nga shikimet e liga prej të cilave paralajmëron e qorton Bibla si dhe mbulesa i shpëton sytë e meshkujve që të mos mëkatojnë. Bibla thotë: “Keni dëgjuar se qe thënë: “Mos e thyej kurorën!” E unë po ju them: Kushdo që me dëshirim e shikon një grua, në zemrën e vet e ka bërë fëlligështinë me të. Nëse syri yt i djathtë të çon në mëkat, nxirre e flake larg teje! Është më mirë për ty të humbasësh njërën nga gjymtyrët e tua, se i tërë trupi yt të hidhet në ferr.”[15] Po ashtu Bibla e ndalon që femra t’i përngjajë mashkullit në veshje dhe anasjelltas, kur thotë: “Një grua nuk duhet të mbajë veshje meshkujsh, as një burrë veshje femrash. Zoti, Perëndia juaj, e urren atë që bën ashtu.”[16] Kjo le të shërbejë si përkujtim edhe për femrat nazaretiane, që nëse marrin mësim dhe i zba- tojnë këto këshilla biblike, mbasi edhe besojnë në të, do ta ndihmojnë moralin që sot në shoqërinë tonë është në dekadencë. PËRFUNDIM Mesazhi i Zotit që nga Pejgamberi Muhamed sal-lallahu alejhi ve sel-lem është vetëm Kur’ani dhe Sunneti, ligj që rregullon jetën in- dividuale dhe shoqërore për gjithë popujt e rruzullit tokësor dhe nuk do të realizohet har- monia, siguria, lumturia dhe paqja në tokë nëse njerëzimi do t’ia kthejë shpinën sheriatit të Zotit. Kur njerëzimi revoltohet kundër Mbretit të gjithësisë duke u larguar e kundër- shtuar urdhërimet, ndalesat dhe këshillat e Tij, nuk ka dyshim se do të shfaqen në fytyrën e tokës dhuna, luftërat, dënimet dhe shumë gjëra të tjera negative të pranishme sot. Allahu i Madhëruar thotë: “Kushdo që i kthen shpinën Mesazhit Tim, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të ver- bër.”[17] Pra, njerëzimi vetëm përmes Mesazhit të Zotit (Kur’anit dhe Sunnetit) realizon sig- urinë dhe lumturinë në këtë botë dhe në amshueshmëri. Adem Avdiu ______________ [9] Murgëria nuk ka qenë e legjitimuar, por e shpikën ata vetë. Allahu thotë: "...ndërsa murgërinë ata vetë e shpikën." Hadid: 27. [10] Në Diodatin e Ri, përkthim 1991-94, qëndron “turpëron kryet e vet”. Po kështu gjendet edhe në gjuhën arabe texhlibul are ala re’siha. Botim i vitit 1995, Arabic Bible NVA Copyright 1988 IBS. [11] Ndërsa në përkthimin e ECM 1993 qëndron: “Ajo sillet si të ishte prostitutë, me flokë të qethur.” [12] Në përkthimin e ECM është e shënuar në kllapa “e le të përjashtohet”. [13] Bibla, Besëlidhja e Re, Letra e parë drejtuar Korintianëve 11/5,6 . Përktheu dhe shtjelloi Dom Simon Filipaj, Ferizaj 1994. [14] Bibla, Dhiata e Re, Letra e parë drejtuar bashkësisë së Korintit 11/10. Përkthimi i vitit 1993 ECM. Në këtë përkthim lexojmë komentin se engjëjt e pranishëm nuk durojnë mospërfillje. Ndërsa në përkthimin e Dom Simon Filipaj qëndron: “Prandaj, gruaja duhet ta mbartë mbi krye shenjën e varshmërisë, për shkak të engjëjve.” Dom Simoni shtjellon: “Në mbledhjet e bashkësisë, sipas një interpretimi çifut të Lgp 23,15 në mbledhje janë pranë edhe engjëjt, prandaj qëndrimi duhet të jetë me nderim dhe rregull. [15] Bibla, Besëlidhja e Re, Ungjilli sipas Mateut me titull Mësimi mbi kurorëthyerjen 5/27, 28 dhe 29. Përkthimi nga Dom Simon Filipaj. [16] Bibla, Dhiata e Vjetër, Libri i Besëlidhjes së Ripërtërirë 22/5. Përkthimi i vitit 1993 ECM. [17] Sure Ta ha: 124.
  • 12. Femrës Imam Ahmedi ka transmetuar se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush i rrit dy apo tri vajza, ose i rrit dy apo tri motra, derisa ta arrijnë moshën madhore ose ai vdes duke u përkujdesur për to, unë dhe ai do të jemi si këta dy gishtërinj (dhe i bëri bashkë gishtin tregues dhe tjetrin pranë tij).” M e të vërtetë, femra muslimane, nën hijen e mësimeve të drejta dhe udhëzimeve të urta islame, jeton një jetë të ndershme, të mbushur me respekt dhe ndershmëri, që nga dita e parë e ardhjes se saj në këtë botë dhe duke vazh- duar kështu në të gjitha etapat e jetës së saj, si vajzë, pastaj si nënë, si bashkëshorte, si motër, si hallë, si teze etj. Në të gjitha këto periudha, ajo ka të drejtat e saj të veçanta dhe gëzon meritat e saj plot respekt dhe ndershmëri. 1 - Në kohën kur ajo është vajzë, feja is- lame fton për bamirësi ndaj saj dhe përkushtim në rritjen, mbikëqyrjen dhe edukimin e saj, që ajo të formohet si një grua e mirë, e mbrojtur dhe e ndershme. Po ashtu, Islami i ka qortuar ashpër job- esimtarët para peri- udhës islame për varrosjen e vajzave të tyre për së gjalli dhe urrejtjen që kishin për lindjen e tyre. Thotë i Madhëruari: "Dhe kur ndonjëri prej tyre përgëzohet me lindjen e vajzës, atij i nxihet fytyra dhe mbushet plot hidhërim. Ai fshihet nga njerëzit, për shkak të keqes që u lajmërua. Ai pyet vetveten, a ta mbajë atë (vajzën), i përulur, apo ta varrosë. Sa i keq është gjy- kimi i tyre!..." Nahl-58/59 në Islam Respektimi i
  • 13. Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0 12 Transmetohet nga Mugire ibën Shu'bete se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Me të vërtetë, Allahu ua ka ndaluar juve mosrespektimin e nënave, koprracinë dhe të kërkoni (pa nevojë), si dhe varrosjen e vajzave për së gjalli…" (Transmeton Buha- riu dhe Muslimi) Ibni Haxheri ka përmendur se para Islamit jobesimtarët vajzat e veta i kanë varrosur në dy mënyra: - E para, burri e ka urdhëruar gruan e vet që, kur të vinte koha e lindjes, lindja të bëhej afër një grope. Në qoftë se do t'u lindte djalë, e linin të jetonte; në qoftë se do t'u lindte vajzë, e hidhnin në gropë. - E dyta, kur vajza mbushte gjashtë vjeçe, burri i thoshte gruas së vet që ta par- fumonte dhe ta zbukuronte vajzën, gjoja se do të vizitonin disa të afërm. Pastaj largohej me vajzën në shkretëtirë, derisa shkonte te ndonjë pus dhe i thoshte vajzës që të shikonte në pus, ndërsa ai e shtynte nga pas dhe e shkelte. (Fet'hul-Bari) Kurse, Islami e ka konsideruar vajzën si be- gati të madhe dhe dhuratë të çmuar nga Allahu i Madhëruar: "Vetëm i Allahut është pushteti i qiejve dhe i tokës. Ai krijon çka të dojë. Kujt të dojë, Ai i dhuron vetëm femra ose vetëm meshkuj, ose i dhuron çift, meshkuj e femra, dhe kë të dojë e lë pa fëmijë (steril). Ai është i dijshëm dhe i fuqishëm." Shura, 49/50 Nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel- lem transmetohet të ketë thënë: "Kush ka një vajzë dhe nuk e varros atë për së gjalli, nuk e nënçmon dhe nuk i jep përparësi djalit ndaj saj, Allahu do ta futë në xhenet." (Transmeton Ahmedi) Ukbete ibën Amiri ka thënë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: "Kush ka tri vajza dhe bën durim në rritjen e tyre, si dhe i vesh e i mbath nga pasuria e vet, ato do të jenë për të shpëtim nga zjarri." (Trans- meton Ibni Maxheh) Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në një hadith tjetër thotë: "Kush i rrit dy vajza, derisa të arrijnë moshën madhore, unë dhe ai në Ditën e Gjykimit do të jemi si këta dy gishtërinj (dhe ka bashkuar gishtërinjtë e vet)." (Transmeton Muslimi) Imam Ahmedi ka transmetuar se Pejgam- beri sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush i rrit dy apo tri vajza, ose i rrit dy apo tri motra, derisa ta arrijnë moshën madhore
  • 14. 13 Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0 ose ai vdes duke u përkujdesur për to, unë dhe ai do të jemi si këta dy gishtërinj (dhe i bëri bashkë gishtin tregues dhe tjetrin pranë tij).” (Musnedi i Ahmedit) Xhabir ibën Abdil-lah ka thënë se i Dër- guari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush i ka tri vajza dhe i strehon ato, u siguron ushqim dhe i mëshiron, për të bëhet obligim hyrja në xhenet.” Njëri nga të pranishmit pyeti: “Po ai që ka dy vajza?” I Dërguari i Allahut alejhi selam tha: “Po, edhe ai që ka dy vajza." (Transmeton Buhariu, në Edebul-Mufred) Transmeton Aishja se një beduin erdhi te Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe i tha atij: "Ju i puthkeni fëmijët tuaj?! Ne nuk i puthim." Atëherë, Pejgamberi i tha:"Unë nuk kam asgjë në dorë, nëse Allahu e ka larguar mëshirën nga zemra jote." (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) 2 - Islami ka bërë thirrje për respektimin dhe nderimin e veçantë të gruas, si nënë. Ka ftuar për bamirësi ndaj tyre, që të angazhohemi të jemi në shërbim të tyre, të bëjmë lutje për to dhe mos t'u shkaktojmë asnjë lloj shqetësimi, por t'i trajtojmë ash- tu siç trajtohen shokët më të mirë. Thotë Allahu i Madhëruar: "Ne e urdhëruam njeriun të sillet mirë ndaj prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi, ndërsa bartja dhe gji-dhënia e tij zgjati trid- hjetë muaj (e ai vazhdon të jetojë), derisa të arrijë pjekurinë e vet dhe, kur t'i mbushë dyzet vjet, ai thotë: 'Zoti im, më inspiro të të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mi, të bëj vepra të mira, të cilat i pëlqen Ti, dhe m'i bëj të mirë pasardhësit e mi. Unë pendohem te Ti dhe jam musliman." Ahkaf, 15 Allahu në një ajet tjetër thotë: "Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që mos të adhuroni askënd, pos Tij, dhe të silleni mirë me prindër. Nëse njërin prej tyre ose që të dy i ka arritur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as 'of', as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, por thuaju fjalë të buta dhe, në shenjë mirësjelljeje, shtrije pranë tyre krahun tënd përulës dhe mëshirues, dhe thuaju;'Zoti im, mëshiro ata dy sikurse më edukuan mua kur isha i vogël." Isra 23/24 Transmeton Ebu Hurejra se i është thënë të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "Kush e meriton më shumë mirës- jelljen time?" Pejgamberi tha: "Nëna jote". "Pastaj kush?", u pyet prapë. "Nëna jote", u përgjigj ai. "Pastaj kush?", u pyet edhe një herë. "Babai yt", ia ktheu.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Abdullah Ibën Umeri ka thënë: "Erdhi një njeri të Pejgamberi, që t'i jepte besën për hixhret (shpërngulje prej një vendi që banohet nga jobesimtarë në një vend që banohet nga besimtarë), pasi i kishte lënë prindërit e vet duke qarë për të. Atëherë, Pejgamberi i tha: "Kthehu tek ata dhe bëji të qeshin ashtu siç i bëre të qajnë." (Trans- meton Ebu Davudi dhe Ibni Maxheh) Thotë Abdullah ibën Mes’udi: "E kam pyetur Pejgamberin se cila është vepra më e dashur tek Allahu. Tha: "Falja e namazit në kohen e vet." I thashë:"Pastaj cila?" Tha: "Mirësjellja ndaj prindërve." I thashë: "Pas- taj cila?" Tha: "Xhihadi në rrugën e Al- lahut." (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Islami e ka ndaluar t'u shkaktohet prin- dërve ndonjë shqetësim apo çfarëdo lloj dëmi, bile e ka llogaritur një gjë të tillë si mosrespektim ndaj prindërve, për të cilën do të llogaritet në Ditën e Gjykimit, madje e ka konsideruar prej mëkateve më të më-
  • 15. Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0 14 dha. Ebu Bekrete ka thënë: "Pejgamberi ka thënë: “A doni t'ju informoj për mëkatin më të madh (tri herë e përsëriti të njëjtën pyetje)?" Ata thanë: "Po, gjithsesi, o i Dër- guari i Allahut.” Tha: "Të bërit shokë Al- lahut, mosrespektimi i prindërve", pastaj u ul, pasi ishte i shtrirë, e tha: "...edhe dëshmia e rrejshme". Dhe vazhdoi ta përsëriste atë, saqë menduam: “Ah, sikur të heshtte!" (Transmeton Buhariu dhe Muslimi). Thotë Aliu: "Ka thënë Pejgamberi: "Allahu e mallkon atë i cili i mallkon prindërit (nuk i respekton ata)." (Transmeton Muslimi) 3 - Islami nxit në respektimin e femrës si bashkëshorte, duke e obliguar burrin me obligime ndaj saj, ashtu siç ajo ka obligime ndaj tij. Prej të drejtave të gruas në Islam janë: mirësjellja ndaj saj, bamirësia ndaj saj, si në ushqim ashtu edhe në veshmbat- hje; sjellja me butësi ndaj saj, të bëhet durim me të, të trajtohet me respekt, ngase në Islam njerëzit më të mirë janë ata të cilët janë më të mirët me familjen e tyre. Prej të drejtave të saj po ashtu është që t'u mësohet atyre feja, të kihet xhelozi për to, t'u ruhet nderi dhe përgjithësisht të ketë mirësjellje ndaj tyre. Prej ajeteve përm- bledhëse të të drejtave të gruas është fjala e të Madhëruarit: "... dhe kaloni jetë të mirë me to…" Nisa, 19 Po ashtu, në Sunnet ka ardhur një numër i konsiderueshëm hadithesh që edhe më tepër e përforcojnë respektimin e të drej- tave të femrës dhe përkujdesjen që duhet pasur për to. Prej këtyre haditheve është ai që e trans- meton Ebu Hurejra, se i Dërguari i Al- lahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Silluni mirë me gratë, ngase gruaja është krijuar nga një bri i shtrembër, e gjëja më e shtrembër në bri është pjesa më e lartë e tij. Në qoftë se doni ta drejtoni atë, do ta thyeni; në qoftë se e lëni ashtu, ai do të mbetet i shtrembër. Dhe silluni mirë me gratë." (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Thotë Neveviu: "Në këtë hadith theksohet sjellja me butësi ndaj tyre, bamirësia, durimi ndaj sjelljes së tyre jo të mirë, të përballohet dobësia intelektuale e tyre, ur- rejtja e shkurorëzimit pa ndonjë arsye dhe të mos pritet nga ato të jenë të përkryera. Allahu e di më së miri." (Sherh Sahih Muslim) Po ashtu, në një hadith tjetër që e trans- meton Ebu Hurejra, i Dërguari i Allahut thotë: "Besimtari me imanin (besimin) më të plotë është ai i cili e ka moralin më të mirë, ndërsa më të zgjedhurit tuaj janë ata që sillen më së miri me gratë e tyre." (Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu) Xhabir ibën Abdil-lah thotë se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë në hutben e tij, në haxhin lamtumirës: "Kini frikë Allahun se si po silleni me gratë, ngase ju i keni marrë ato amanet nga Zoti dhe u është bërë hallall fjetja me to, me fjalën (lejen) e Allahut. Ndërsa ato kanë për obligim që mos t'i bëjnë konak askujt që ju e urreni. E, në qoftë se ato bëjnë një gjë të tillë, atëherë edukojini ato me një rrahje të lehtë. Ju keni për obligim furnizimin dhe veshm- bathjen e tyre, aq sa keni mundësi." (Trans- meton Muslimi) Me frazën "mos t'i bëjnë konak askujt që ju e urreni" mendohet që mos t'u japin leje për hyrje a qëndrim në shtëpitë tuaja askujt që ju e urreni, qoftë burrë apo grua. Ebu Hurejra thotë: "Ka thënë i Dërguari i Allahut: “Mos ta urrejë një musliman një muslimane (mos ta urrejë burri gruan e vet),
  • 16. 15 Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0 se në qoftë se urren një cilësi të saj, pëlqen një tjetër." (Transmeton Muslimi) Me frazën "mos ta urrejë" mendohet që kush prej jush nuk e pëlqen një cilësi të gruas së vet dhe nuk është i kënaqur më atë cilësi, mos ta urrejë gruan sepse ajo mund të ketë virtyte të tjera të larta dhe sjellje të tjera shumë të mira. Transmeton Aishja se Pejgamberi sal-lAl- lahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Gratë janë si motrat e burrave." (Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu) Thotë Ibni Ethiri duke komentuar frazën "si motrat": "Të ngjashëm dhe të njëjtë në moralin dhe natyrën e tyre, sikur ato të ishin një pjesë e ndarë nga burrat, ashtu siç është krijuar Hava nga Ademi." (En-Niha- jtu fi Garibil-Hadithi vel-Ether) Në këtë hadith bëhet qartazi thirrje për mirësjellje ndaj grave dhe trajtim të shkëlqyer të tyre si dhe për butësi e bamirësi, saqë nuk do koment. 4 - Islami porosit të respektohet femra si motër, si hallë apo si teze, duke urdhëruar që të mbahen lidhjet me to dhe të ndih- mohen, të ruhet pozita dhe e drejta e tyre. Për gjithë këtë ka premtuar një shpërblim të madh. Transmeton El-Mikdam ibën Madekerib se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem të thotë: "Me të vërtetë, Allahu porosit të silleni mirë me nënat tuaja, pastaj ju porosit të silleni mirë me nënat tuaja, pastaj ju porosit të silleni mirë me baballarët tuaj, pastaj ju porosit të silleni mirë me më të afërmit." (Transmeton Buhariu në “Edebul-Mufred” dhe Ibni Maxheh) Ebu Seid el-Hudrij thotë: "Ka thënë i Dër- guari i Allahut: “Nuk ka kush që i ka tri vajza, apo tri motra dhe përkujdeset për to, përveçse do të hyjë në xhennet." (Transmeton Tirmidhiu dhe Ebu Davudi) Thotë Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të: "Ka thënë Pejgamberi: “Farefisi është lidhje nga Zoti. Kush e mban atë lidhje, All- ahu e ruan atë; kush e humb atë lidhje, All- ahu do ta humbë atë." (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Transmeton Enes ibën Maliku se Pejgam- beri sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush dëshiron t'i shtohet risku (furnizimi) dhe t'i zgjatet jeta, le të mbajë lidhje me fare- fisin." (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) 5 - Bile sikur femra të jetë e huaj për dikë, pra nuk është e afërm e tij dhe ka nevojë për ndihmë, Islami nxit për përkujdesje, për bamirësi dhe ndihmë ndaj saj dhe për këtë ka përgatitur shpërblime të mëdha. Transmetohet nga Pejgamberi alejhi selam të ketë thënë: "Ai që përkujdeset për një të ve apo për një të varfër, është si muxhahidi në rrugën e Allahut, apo si ai që falet vazhdimisht dhe nuk pushon, apo si ai që agjëron pandërprerë." (Transmeton Buha- riu dhe Muslimi) Kjo që u tha më lart është një pjesë shumë e vogël e respektit dhe nderit që gëzon femra nën hijen e mësimeve islame. E, ku mund ta gjejë femra një përkujdesje kaq të madhe, respekt dhe bamirësi të lartë? Bile nuk mund të gjejë as përafërsisht në ndo- një fe tjetër përveç kësaj feje, me të cilën Allahu është i kënaqur për robërit e Vet. Dr. AbduRrazak ibën Abdul-Muhsin El-Bedr Përshtati: Gazmend Mehmeti
  • 17. Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0 16 A JANË TË BARABARTË BURRI DHE GRUAJA NË ISLAM? Dijetari Muhamed ibën Salih el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Duhet ta dimë se disa njerëz përdorin termin "barazi" në vend të termit "drejtësi" dhe kjo është gabim, ngase nuk thuhet barazi për arsye se fjala barazi lë të kuptojë se nuk ka dallim mes burrit dhe gruas. Për shkak të kësaj thirrjeje të padrejtë ata filluan të thonë: Çfarë diference ka në mes mashkullit dhe femrës?! Ata e barazuan mashkullin me femrën, derisa komunistët thanë: Çfarë diference ka mes gjykatësit dhe të gjykuarit? Askush nuk mund të sundojë mbi askënd, as prindi nuk mund të sundojë mbi djalin e tij, e kështu me radhë... A është përmendur në Kur'an barazia e gruas me burrin? Falënderimi i takon Allahut të Madhëruar. Për- shëndetjet qofshin mbi Muhamedin, mbi famil- jen e tij, mbi shokët e tij dhe të gjithë ata që e trasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. E para:Termi "barazia mes burrit dhe gruas", për të cilin thërrasin shumë mendimtarë në Lindje dhe Perëndim në fusha të ndryshme të jetës, është term që bazohet në devijim dhe mungesë të vetëdijes, sidomos kur folësi ia vesh këtë barazim Kur'anit të Shenjtë apo fesë islame. Pjesë e gabimit të njerëzve në kuptimin e këtij termi është thënia "Islami është fe e barazisë". E vërteta është të thuhet "Islami është fe e drejtësisë". Dijetari Muhamed ibën Salih el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Duhet ta dimë se disa njerëz përdorin termin "barazi" në vend të termit "drejtësi" dhe kjo është gabim, ngase nuk thuhet barazi për arsye se fjala barazi lë të kuptojë se nuk ka dallim mes burrit dhe gruas. Për shkak të kësaj thirrjeje të padrejtë ata filluan të thonë: Çfarë diference ka në mes mashkullit dhe femrës?! Ata e barazuan mashkullin me femrën, derisa komu- nistët thanë: Çfarë diference ka mes gjykatësit dhe të gjykuarit? Askush nuk mund të sundojë mbi askënd, as prindi nuk mund të sundojë mbi djalin e tij, e kështu me radhë... Mirëpo, nëse përdorim termin “drejtësi”, që do të thotë "dhënia secilit atë që meriton", do të elim- inohet ky gabim dhe termi bëhet i drejtë, ngase asnjëherë nuk është përmendur në Kur'an "Allahu ju urdhëron për barazi", por ka ardhur "Allahu ju urdhëron për drejtësi", Nahl, 90 Gjithashtu, Allahu i Madhëruar thotë: "Dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejtë mes njerëzve." Nisa 58 Ka gënjyer ndaj Islamit ai që thotë se “feja islame është fe e barazisë”, sepse feja islame është fe e drejtësisë, Islami bashkon dy gjëra të barabarta dhe ndan dy gjërave që janë të ndryshme. Kush e njeh fenë islame nuk thotë që feja islame është fe e barazisë, madje ajo që aludon për kotësinë e kësaj rregulle është se shumë ajete që janë përmen- dur në Kur’an e mohojnë këtë barazi të pretend- uar. Allahu thotë: "A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?" Zumer 9 Dhe thotë: "Thuaj: “A është i barabartë i verbri me atë që sheh ose a janë të njëjta errësirat me dritën?" Rra'd 1 Allahu thotë: "Nuk janë të barabartë prej jush ata që dhanë nga pasuria e tyre dhe luftuan para çlirimit sepse të tillët kanë vlerë më të madhe nga ata që dhanë dhe luftuan më pas." Hadid 10 Po ashtu Allahu thotë: "Nuk janë të barabartë prej besimtarëve ata që ndenjën [nuk luftuan] dhe ata që me pasurinë dhe jetën e tyre luftuan në rrugën e Allahut." Nisa 95 Asnjëherë nuk është përmendur në Kur’an qoftë edhe një shkronjë që urdhëron për barazi, por
  • 18. 17 Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0 Kur’ani urdhëron për drejtësi. Fjala drejtësi gji- thashtu është e pranuar edhe nga vetë njerëzit, pasi për shembull dikush ndien që është më i privilegjuar se një tjetër qoftë në dituri, pasuri, frikë ndaj Allahut etj., prandaj nuk e pranon që tjetri të jetë i barabartë me të. Çdo njeri e di se është gabim nëse themi se mashkulli është i barabartë me femrën (Sherhu el Akideti el ëasiti- jeh 1/180-181). Prandaj, Islami nuk ka bërë barazi mes burrit dhe gruas në ato çështje ku barazimi mes tyre do të ishte padrejtësi ndaj njërit prej tyre, për arsye se barazimi në vendin e gabuar është padrejtësi e madhe. Kur'ani e ka urdhëruar femrën të vishet ndryshe nga burri për arsye të dallimit mes dy gjinive në provokim kundrejt tjetrit. Provokimi nga burri është më i vogël sesa provokimi nga femra dhe për këtë arsye veshja e femrës dallon nga e mashkullit, ngase nuk është prej urtësisë të urd- hërohet femra të zbulojë prej trupit të saj atë që zbulon mashkulli për shkak se provokimi nga trupi i saj dhe trupi i tij është i ndryshëm, siç do ta sqarojmë më poshtë. E dyta: Në ligjin islam janë disa gjëra ku femra ndryshon nga burri, si vijon: 1 - Përgjegjësia: Allahu i Madhëruar ka thënë: "Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase Allahu ka graduar disa mbi disa të tjerë dhe ngase ata kanë sh- penzime nga pasuria e tyre." Nisa 34 2 - Dëshmia: Kur'ani e ka barazuar dëshminë e një burri me dëshminë e dy grave: ''Kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë burra nga mesi juaj, e në qoftë se nuk janë dy burra, atëherë një burrë e dy gra, nga dëshmitarët që i pëlqeni. Për atë se nëse njëra prej tyre gabon, t'ia përkujtojë tjetra." Bekare 282 Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “...për shkak të mangësisë së mendjes që ka femra, dy gra zëvendësojnë një burrë në dëshmi, siç është transmetuar në “Sahihun” e Muslimit, nga Ebu Hurejra, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel- lem ka thënë: "O gra, jepni lëmoshë e kërkoni falje sa më shumë, sepse kam parë që ju jeni shumica e banorëve të zjarrit.” Një grua e mençur në mesin e tyre tha: “Përse, o Dërguari i Allahut, ne jemi shu- mica e banorëve të zjarrit?” Ai tha: “Sepse ju mal- lkoni shumë dhe jeni mosmirënjohëse ndaj bashkëshortëve. Nuk kam parë askënd më të mangët në mendje dhe në fe sesa ju.” Ajo ka thënë: “Ç'është kjo mangësi në mendje dhe në fe?” Ai ka thënë: “(Mangësia në mendje) Është konfirmuar me atë që dëshmimi i dy grave është i barabartë me dëshmimin e një mashkulli, kurse mangësia në fe konfirmohet me atë që shumë ditë kalojnë e ju nuk faleni dhe gjatë Ramazanit (gjatë ditëve) ju nuk agjëroni (për shkak të menstruacioneve apo lehonisë).” (Tefsiri i Ibën Kethirit, 1/336) Ka disa gra që janë më të afta sesa disa burra, mirëpo kjo nuk është esenca dhe ato nuk janë shumica dërrmuese e tyre, kështu që edhe sheriati është i ndërtuar mbi atë që është e përgjithshme dhe e shpeshtë. Por, mungesa e mendjes së gruas nuk do të thotë se ajo është e çmendur, mirëpo emocionet e mu- ndin mendjen e saj në shumicën e rasteve dhe kjo ndodh tek ajo më shumë se ç’ndodh te burri. Këtë fakt mund ta refuzojë vetëm arroganti. 3 - Femra trashëgon gjysmën e asaj që trashëgon burri: Ka thënë Allahu i Lartësuar: "Allahu ju ur- dhëron [çështjen e trashëgimit] fëmijët tuaj; për mashkullin hise sa për dy femra." Nisa 11 Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Dhe për shkak që Allahu është më i ditur për interesat e tyre, ka vendosur ndarjen në mes tyre në bazë të diferencimit që ka ditur prej interesave të tyre.” (Tefsiri i Kurtubiut [5/164]) Pasi burri ka më shumë shpenzime sesa gruaja, atëherë është e përshtatshme që të ketë më shumë trashëgimi se gruaja. 4 - Veshja: Pjesët e turpshme te gruaja janë i gjithë trupi i saj dhe më së paku është thënë se asaj nuk i lejohet të zbulojë asgjë tjetër përveç duarve dhe fytyrës. Po ashtu, thuhet se asaj nuk i lejohet të zbulojë asgjë nga trupi i saj. Ka thënë Allahu: "O ti Pejgamber, thuaju grave të tua, bijave të tua dhe grave të besimtarëve, le të vënë shamitë (mbulojën) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu fal gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues." Ahzabe 59 Pjesa e turpshme e burrit është prej kërthizës deri tek gjunjët. I është thënë Abdullah ibën Xhafer ibën ebi Talibit: “Na trego atë që ke dëgjuar nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe çfarë ke parë prej tij dhe mos na trego tjetër jashtë kësaj, edhe nëse është e besueshme.” Tha: "Çka është në mes kërthizës dhe gjunjëve është turp (avret)." (Transmeton Hakimi në “Mustedrek” 6418 dhe shejh Albani e ka bërë hadithin të mirë në ‘Sahih
  • 19. Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0 18 el-xhami’5583.) Këta shembuj ishin vetëm për sqarim, edhe pse ekzistojnë shembuj të shumtë. Ka edhe dallime të tjera mes dy gjinive, si për shembull: - burri ka të drejtë të martohet me katër gra në një kohë, kurse gruaja vetëm me një burrë; - burri posedon të drejtën e divorcit, kurse gruaja jo; - burrit i lejohet të martohet me femra çifute dhe të krishtera, kurse gruas muslimane i lejohet të martohet vetëm me musliman; - burrit i lejohet të udhëtojë pa prezencën e gruas apo të ndonjërit prej kujdestareve [mahrem] të tij, kurse gruaja nuk lejohet të udhëtojë pa ku- jdestar [mahrem]; - namazi në xhami është obligim për burrat, ndërsa për gratë është e kundërta e kësaj, ngase namazi në shtëpinë e saj është më i dashur për Al- lahun e Madhëruar; - gruaja lejohet të veshë mëndafsh dhe ar, por një gjë e tillë nuk i lejohet burrit. E gjithë kjo që u përmend është bazuar në ndryshimin e burrit prej gruas, për arsye se mashkulli nuk është si femra. Thotë Allahu: "… e mashkulli nuk është si femra.” (Alu Imran, 36 Burri dallon nga gruaja në shumë gjëra: në forcë, në trup dhe në vrazhdësi, kurse femra është e butë dhe e ndjeshme. Burri gjithashtu dallon nga gruaja në mendje, ngase dihet se mashkulli është më i fortë në vetëdijen dhe memorien e tij, ndërsa gruaja e ka memorien më të dobët dhe harron më shumë se ai. Një gjë e tillë shihet qartë pasi shumica e dije- tarëve dhe e shkencëtarëve në botë janë burra. Ka disa femra të cilat janë më të afta sesa disa burra dhe e kanë memorien më të fortë, mirëpo kjo nuk e anulon esencën dhe rregullin e për- gjithshëm që cekëm më lart. Në aspektin e emocioneve, burri i zotëron ato kur është i gëzuar apo nervoz, kurse femrat ndikohen edhe nga efekti më i vogël emocional, prandaj lotët e saj rrjedhin qoftë edhe prej ngjarjes më të vogël emocionale. Nga dallimet mes tyre është edhe xhihadi, i cili është obligim vetëm për burrat. Gratë nuk kanë xhihad, luftë, e kjo është mëshirë prej Allahut për to dhe kujdes për gjendjen e tyre. Prandaj është detyrim të themi se nuk janë dis- pozitat e burrit si dispozitat e grave. E treta: Ligji islam e ka barazuar gruan me burrin në shumë adhurime dhe transaksione, si për shembull: gruaja merr abdest si burri, pastrohet si burri, falet si falet burri, agjëron siç agjëron burri, përveçse kur është në ciklin mujor apo në lehoni, jep zekat si burri, bën haxh si burri, por dallon nga burri në disa dispozita të pakta. Asaj i lejohet shitblerja, i lejohet të japë lëmoshë, i lejo- het të lirojë robin nëse është nën sundimin e saj etj., për arsye se gratë janë motra të burrave, siç është transmetuar nga Aishja, e cila ka thënë: “I Dërguari i Allahut është pyetur për mashkullin që gjen shenja lagieje (në rroba), mirëpo nuk ka parë ëndërr erotike, se a duhet të pastrohet. I Dër- guari i Allahut është përgjigjur: “Duhet të marrë gusël.” Është pyetur për një mashkull që ka parë ëndërr erotike, mirëpo nuk i ka pasur rrobat e lagura, se a duhet të pastrohet. I Dërguari i Al- lahut i ka thënë: “Nuk ka nevojë që të marrë gusël.” Umu Seleme ka thënë: “O i Dërguar i Allahut, në qoftë se një grua e sheh këtë, a duhet të marrë gusël?” Ai ka thënë “Po, se gruaja është binjaku i burrit.” (Transmeton Tirmidhiu 113, Ahmedi 25663. Shejh Albani e ka konsideruar hadithin autentik në "Sahih et-Tirmidhij” 98.) Rezymeja Gruaja është e njëjtë me burrin në disa gjëra dhe dallon nga ai në disa të tjera, por shumica e dis- pozitave të ligjit islam zbatohen njëjtë si për burrat ashtu edhe për gratë. Atë që i dallon dy gjinitë muslimani e shikon si mëshirë prej Allahut, se Ai është më i ditur se krijesat e Tij, kurse jobesimtari dhe arroganti e shikon si padrejtësi dhe punon sipas kokës së tij duke pretenduar barazi mes dy gjinive! Le të na tregojë ai neve si ka mundësi që burri të mbetet shtatzënë dhe t’i japë gji fëmijës, meqë gjinitë janë të njëjta?! Si mund të veprojë sipas kokës së tij dhe të pretendojë barazinë mes tyre, kur e sheh dobësinë e gruas dhe gjendjen e saj atëherë kur ka ciklin mujor?! Ai vazhdon të punojë sipas kokës së tij derisa copëtohet para shkëmbit të realitetit. Kurse muslimani i vërtetë mbetet i qetë me besim duke iu dorëzuar urdhrit të Allahut. Allahu e di më së miri. Përmblodhi dhe përshtati: Fehmi Dalipi
  • 20. PËRZIERJES 19 Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0 DISPOZITA E Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "S'ka dyshim se mundësia e përzierjes së femrave me meshkuj është origjina e çdo belaje dhe sherri, kjo është nga shkaqet më të mëdha të zbrit- jes së dënimeve në përgjithësi. Siç është shkak për prishjen e çështjeve të përgjithshme dhe in- dividuale, përzierja e meshkujve me femra është shkak për shtimin e imoralitetit dhe prostitucionit, është shkak për vdekje të përgjithshme dhe epidemi të vazhdueshme.” PËRZIERJES SË MESHKUJVE ME FEMRA S ’ka dyshim se feja e pastër islame me udhëzimet e saj të drejta e të mira e ka ruajtur pozitën e femrës musli- mane, duke ia ruajtur nderin dhe karak- terin e saj. Islami ka marrë përsipër krenarinë dhe lumturinë e saj, ia lehtësoi asaj shkaqet për një jetë të qetë, larg nga vendet e dyshimit, sprovave, të keqes e shkatërrimit dhe e tërë kjo është nga mëshira e Allahut për robërit e Tij, pasi u zbriti atyre legjislacionin e Tij që të jetë këshillues për ta e dobi kundër shkatër- rimit të tyre, forcues ndaj devijimit dhe garantues për lumturinë e tyre. E nga kjo, o robër të Allahut, është edhe ajo që ka le- gjitimuar Allahu nga analiza të mëdha ru- ajtëse e hapa të fortë kurimi, të cilat i japin fund sprovave (fitneve) mes meshkujve e femrave, ndihmon në largimin e mëkateve shkatërrimtare, kjo është mëshirë nga Al- lahu për robërit e Tij dhe ruajtje për moralet e tyre duke i ruajtur nga po- shtërimi në dunja dhe dënimi në ahiret. Në Islam kanë ardhur argumente që alu- dojnë se sprova e femrës janë të mëdhaja e nëse shfaqen,e nuk pritet diçka e mirë nga to, pos që përfundimi është mjerues. Është transmetuar nga Usame ibën Zejdi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgam- beri sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Nuk kam lënë pas meje sprovë më të dëmshme për meshkujt sesa femrat."[1] Gjithashtu nga Ebu Seid el-Hudri, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se Pe- jgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kini frikë dunjanë dhe kini frikë femrat, sepse sprova e parë te Beni Israilët ka qenë femra."[2] Kush mediton mbi historinë me gjithë gjerësinë që ka, do të gjejë një gjë të tillë, s'ka dyshim se ndër shkaqet më të mëdha të gërshetimit të kulturave, pr- ishjes së shoqërive, lënies anash të moralit, shkatërrimit të mirësive dhe përhapjes së krimeve është lakuriqësia e femrës dhe përzierja e saj me meshkuj, ekstremizmi në zbukurim e dukje, vetmia e saj me mesh- kujt që i ndalohen asaj, anëtarësimi i saj në chate të ndryshme, ekspozimi i saj në ven- ______________ [1] Transmeton Buhariu 5096 dhe Muslimi 2740. [2] Transmeton Muslimi 2742.
  • 21. Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0 20 de publike duke qenë në kulmin e zbu- kurimit. Islami nuk e urdhëroi së koti fem- rën që të mbulohet dhe nuk e ndaloi nga gjërat e mësipërme vetëm se për ta ruajtur atë nga sprovat, nga ekspozimi ndaj situ- atave të dyshimta e të ndyra, për ta ndaluar atë nga rënia në krime e dëme dhe për ta mbuluar me petkun e devotshmërisë, pastërtisë dhe nderit si dhe duke i mbyllur të gjitha shtigjet që dërgojnë në imoralitet. Allahu i Lartësuar thotë: "Rrini në shtëpitë tuaja e mos u zhvishni si në fillim të injo- rancës." Ahzab: 33 Gjithashtu Allahu thotë: "E nëse ju i pyetni ato për diçka, atëherë pyetni ato pas perdeve, sepse kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të tyre." Ahzab: 53 Gjithashtu Allahu thotë: “Thu- aju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t'i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre “ Nur: 31 Gjithashtu Al- lahu thotë: "O ti Pejgamber, thuaji grave, bijave të tua dhe grave të besimtarëve që t’i lëshojnë mbulesat e tyre, kjo është më e mirë që të njihen e mos dëmtohen, e Allahu është Ai i Cili fal shumë dhe është Mëshirëbërës." Ahzab: 59 Allahu i Madhëruar thotë në Kur’an: “.....andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po thuani fjalë të matura “ Ahzab: 32 Transmetohet nga Abdullah ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgam- beri sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Femra është auret, kur ajo del nga shtëpia atë e shoqëron shejtani."[3] Ummu Humejd es-Saidije, Allahu qoftë i kënaqur me të, shkoi te Resulullahu sal- lAllahu alejhi ve sel-lem dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, unë e dëshiroj namazin me ty.” Ai i tha: "E kam ditur se ti e do na- mazin me mua, kurse namazi yt në shtëpinë tënde është më i mirë se namazi yt në dho- mën tënde, e namazi në dhomën tënde është më i mirë se në shtëpinë tënde, e namazi në shtëpinë tënde është më i mirë se namazi në xhaminë e lagjes tënde, e namazi në xhaminë e lagjes tënde është më i mirë se namazi në xhaminë time."[4] Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë se Pejgamberi sal-lAllahu ale- jhi ve selem ka thënë: "Safi më i mirë për burra është i pari e më i keqi është i fundit dhe safi më i mirë për femra është i fundit e më i keqi i pari."[5] E tërë kjo është për ruajtjen e femrës nga përzierja me meshkujt, për shkak të ad- hurimit dhe namazit në të cilën muslimani apo muslimania është më larg dyshimeve të shejtanit dhe cytjeve të tij. E si mund të qëndrojë puna me daljen nëpër tregje dhe vendet publike etj.?! Te Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, hyri një robëreshë, (mevla) dhe i tha: “Oj nëna e besimtarëve, kam bërë tavaf rreth Qabes shtatë herë, e kam prekur ruknin (njëri nga skajet e Qabesë) dy apo tri herë.” Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, i tha: “Mos të sh- përbleftë Allahu, mos të shpërbleftë Al- lahu! Je shtyrë me burrat. Sikur të kishe thënë tekbir e të ecje!” Ia tha asaj këtë përderisa ajo ishte në vendin më të nder- shëm, në tokën më të mirë, në vendin e adhurimit afër Qabesë. E si qëndron puna e asaj që përzihet me burra nëpër tregje, pazare e në vende publike duke qenë në në ______________ [3] Transmeton Imam Tirmidhiu 1173, kurse shejh Albani e ka saktësuar në “Sahih Tirmidhi” 936 . [4] Transmeton Imam Ahmedi 6/371, kurse shejh Albani e ka cilësuar hasen ligajrihi në “Sahihu Tergib” 340. [5] Transmeton Muslimi 440.
  • 22. 21 Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0 kulmin e zbukurimit?! Është përgëzim për femrën muslimane nëse e jeton jetën e saj e nënshtruar ndaj këtij udhëzimi të drejtë e orientimi të ndershëm, duke mos u ndikuar nga ata që ftojnë në punë të ndyra e në fitne, Allahu thotë: "Allahu do që t'ua pranojë pendimin tuaj e ata që i pasojnë epshet dëshirojnë që të anoni me një devijim të madh." Nisa: 27 S'ka dyshim se Islami ia ka ndaluar këto gjëra femrës për ta ruajtur atë dhe tërë shoqërinë që të mos poshtërohen moralet e të largohet nderi, të përhapen krimet e të shtohet çrregullimi (fesadi). Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "S'ka dysh- im se mundësia e për- zierjes së femrave me meshkuj është origji- na e çdo belaje dhe sherri, kjo është nga shkaqet më të mëdha të zbritjes së dënimeve në përgjithësi. Siç ësh- të shkak për prishjen e çështjeve të përgjith- shme dhe individuale, përzierja e meshkujve me femra është shkak për shtimin e imora- litetit dhe prostituci- onit, është shkak për vdekje të përgjithshme dhe epidemi të vazh- dueshme.” Ka edhe një parim të madh që duhet pasur parasysh, e ai është se dispoz- itat e sheriatit që kanë të bëjnë me femrën apo dikë tjetër janë shumë të përsosura, nuk ka mangësi në to e as defekte, nuk ka padrejtësi në to e as rrëshqitje. Si të mos jenë kështu përderisa janë nga Gjykuesi më i mirë dhe zbritje prej Allahut, Zoti i botëve, i Urti në mirëmbajtje, Shikuesi i robërve të Tij, i Gjithëdituri në lumturinë, shpëtimin, përmirësimin e tyre në dunja e ahiret! Nga armiqësia më e madhe dhe mëkati më i rëndë është që të thuhet për diçka nga dispozitat e Allahut që kanë të bëjnë me femrën apo dikë tjetër se në to ka padrejtësi apo rrënim, mangësi ose la- jthitje. Kush e thotë këtë fjalë apo diçka prej këtyre fjalëve, ai nuk e ka vlerësuar dhe madhëruar Zotin e tij ashtu siç duhet e as që e ka respektuar Atë siç duhet re- spektuar. Allahu i Lartësuar thotë: "E ç’është me ju që nuk i shprehni madhëri Al- lahut ashtu siç e meriton?” Nuh: 13, që d.m.th. nuk i sh- prehni madhëri Atij. Nga madhërimi i Al- lahut të Lartësuar është që t’i respektosh dispozitat e Tij dhe t’u nënshtrohesh ur- dhrave të Tij dhe të besosh se në to është shpëtimi, përsosmë- ria dhe madhëria. E, kush beson të kun- dërtën e kësaj, a ka më larg sesa ky nga pozita e mirë dhe që e meriton më shumë poshtërimin dhe nënçmim në dunja e ahiret? O Allah, na hap gjokset tona për ndjekjen e sheriatit Tënd dhe kapjen për fenë Tënde e na largo të gjitha fitnet, ato që janë të shfaqura apo të fshehta! O Allah, përmirë- soji gratë e muslimanëve dhe vajzat e tyre! El Fevaidu el Menthuretu Dr.AbduRrazak ibën Abdul-Muhsin El-Bedr Përshtati: Namik Vehapi “Thuaju edhe besim- tareve të ndalin shiki- met e tyre, t'i ruajnë pjesëteturpshmetëtru- pit të tyre, të mos zbu- lojnëstolitëetyrepërveç atyre që janë të duk- shme,letëvenëshamitë mbikraharorinetyre“
  • 23. Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0 22 KUSHTET E VESHJES S Ë F E M R Ë S M U S L I M A N E “Kush i tërheq rrobat e tij me mendjemadhësi, Allahu nuk e shikon atë në Ditën e Gjykimit.” Umu Seleme tha: “E si të veprojmë ne gratë me pjesën shtesë (te këmbët)?” Ai tha: “E lëshojnë atë një pëllëmbë.” Ajo tha: “E nëse zbulohen këmbët e tyre?” Ai tha: “Atëherë e lëshojnë atë një krah dhe nuk e shtojnë më shumë.” F alënderimi i takon Allahut të Lartësuar, i Cili në librin e Tij famëlartë ka thënë: “O ti Pejgamber, thuaju grave të tua, bi- jave të tua dhe grave të besimtarëve, le t’i vënë shamitë (mbulesat) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu fal gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues.”[1] Përshëndetjet tona qofshin mbi Profetin tonë alejhi salatu ve selam, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij të sinqertë dhe mbi të gjithë ata që e nd- jekin rrugën e tyre me mirësi deri në Ditën e Gjykimit. Kush shikon me vëmendje në librin e Allahut të Lartësuar dhe Sunnetin e të Dërguarit sal- lAllahu alejhi ve sel-lem, gjen se veshja e fem- rës muslimane duhet të plotësojë disa kushte. Dijetarët këto kushte i kanë sqaruar shumë qartë në librat, shkrimet dhe punimet e tyre. Ne, në dashtë Allahu, do t’i cekim ato me disa sqarime, duke sjellë argumente për çdonjërën prej tyre në mënyrën më të lehtë dhe të shkurtër të mundshme. Kushti i parë Veshja duhet të jetë e gjatë dhe e plotë, që të mos shihet prej saj asgjë nga trupi i femrës. Ajo vendoset në kokën e saj dhe shkon deri në fund të thembrave, madje edhe më gjatë. Ab- dullah ibën Umeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se i Dërguari i Allahut sal-lAl- lahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush i tërheq rrobat e tij me mendjemadhësi, Allahu nuk e shikon atë në Ditën e Gjykimit.” Umu Seleme tha: “E si të veprojmë ne gratë me pjesën shtesë (te këmbët)?” Ai tha: “E lëshojnë atë një pëllëmbë.” Ajo tha: “E nëse zbulohen këmbët e tyre?” Ai tha: “Atëherë e lëshojnë atë një krah dhe nuk e shtojnë më shumë.”[2] Nëse thellohemi në meditimin e kësaj thënieje të të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe ______________ [1] Surja el-Ahzab, ajeti 59. [2] Transmeton Tirmidhiu 1731, shejh Albani hadithin e konsideron të vërtetë.
  • 24. 23 Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0 e krahasojmë atë me veshjen e njerëzve që je- tojnë rreth nesh, do të shohim se si ata e kanë ndryshuar këtë thënie të tij dhe si shejtani i mallkuar luan me mendjet e tyre të dobëta dhe i bëri të harrojnë urdhrin e Allahut të Lartësuar dhe urdhrin e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Do të shohim se burrat lëshojnë rrobat e tyre ashtu siç u urdhëruan gratë, ndë- rsa gratë veshin rrobat e shkurtra ashtu siç u urdhëruan burrat, madje edhe më shkurt. Është obligim për çdo motër muslimane, që ka besuar Allahun e Lartësuar për Zot dhe Muhamedin alejhi salatu ve selam për të Dër- guar, që të mbulojë tërë trupin e saj me për- jashtim të fytyrës dhe shuplakave të duarve, nëse dëshiron të jetë e shpëtuar në këtë botë nga shikimet e pasuesve të epsheve dhe në botën tjetër të jetë e shpëtuar nga zjarri i xhe- hennemit. Kushti i dytë Veshja duhet të jetë e gjerë, në mënyrë që të mos përshkruhet trupi dhe gjymtyrët e tij. Nuk lejohet për gruan që të veshë rroba të ngushta në prezencën e burrave. Në këtë nda- lesë hyjnë edhe disa mantilë, të cilët janë të ngushtë në mes dhe kështu e përshkruajnë trupin dhe gjymtyrët e saj. Usame ibën Zejdi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem më dhuroi një rrobë të den- dur, që ia kishte dhuruar atij Dihjetul-Kelbi e unë ia dhurova gruas sime. I Dërguari i All- ahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem më tha: “Ç’është me ty që nuk e vesh rrobën që ta dhurova?” I thashë: “Ia dhurova gruas sime.” Ai më tha: “Shko dhe tregoji që të veshë nën të një fustan (apo diçka tjetër). Frikësohem se do t’ia përshkruajë trupin e saj.” Në transmetimin e Ebu Davudid: “Urdhëroje gruan tënde që të veshë nën të një rrobë që mos ta përshkruajë (trupin e sajë).”[3] Dijetarët kanë thënë: “Nuk lejohet për gruan që ta shtrëngojë belin e saj në asnjë mënyrë, sepse kjo e bën që t’i përshkruhet trupi.” Kushti i tretë Veshja duhet të mos jetë e tejdukshme dhe përmes saj nuk duhet të shihet trupi, edhe nëse ajo që e vesh mendon se është e gjerë, e gjatë dhe e plotë. Pra, nuk lejohet veshja e saj nëse është e tejdukshme. Është transmetuar nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel- lem ka thënë: “Dy grupe njerëzish prej banorëve të zjarrit akoma nuk i kam parë: disa burra që (me vete) mbajnë shkopinj si bishtat e lopëve dhe me ta i rrahin njerëzit dhe gra që janë të veshura por të zhveshura (gjysmëlakuriqe apo veshin rroba të tejdukshme), të pandershme (mëkatare) dhe që të tjerët i shpien në mëkate. Kokat e tyre janë si gungat e deveve të dobëta, nuk kanë për të hyrë në xhennet dhe nuk do ta shijojnë aromën e tij, edhe pse ajo ndihet nga një largësi e madhe.”[4] Në këtë thënie të të Dërguarit sal-lAllahu ale- jhi ve sel-lem hyn çdo veshje që ka lakuriqësi, është e ngushtë apo e tejdukshme dhe nuk e mbulon tërë trupin. Nëse këtë thënie të të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e kraha- sojmë me kohën që jetojmë, do t’i gjejmë këto dy lloje njerëzish për të cilët na tregoi i Dër- guari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Kjo thënie e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është një nga argumentet që vërteton profetësinë e tij, sepse ajo që ai paralajmëroi në këtë hadith është vërtetuar në kohën tonë. Kushti i katërt Veshja nuk duhet t’u ngjajë rrobave të burrave në asnjë mënyrë. I Dërguari i Allahut sal-lAl- lahu alejhi ve sel-lem ka ndaluar që gratë t’u përngjajnë burrave dhe anasjelltas. Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: “I ______________ [3] Transmeton Imam Ahmedi 21786, shejh Albani hadithin e ka konsideruar të mirë. [4] Transmeton Imam Muslimi 2128.
  • 25. Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0 24 Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i ka mallkuar ata burra që u përngjajnë grave dhe ato gra që u përngjajnë burrave.”[5] Në një transmetim tjetër nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ai tregon se “i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i ka mallkuar ata burra që veshin rrobat e grave dhe ato gra që veshin rrobat e burrave.” [6] Gjithashtu Abdullah ibën Umeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se i Dërguari sal- lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Tri kategori njerëzish nuk do të hynë në xhennet dhe Allahu nuk do t’i shikojë ata në Ditën e Gjykimit: mosrespektuesi i prindërve, gruaja që u ngjan burrave dhe njeriu i pamoralshëm (ai që i shpie njerëzit në prostitucion).”[7] Nëse analizojmë gjendjen e muslimanëve në këtë kohë, do të vijmë në përfundim se shu- mica e tyre përfshihen në këto thënie të të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, me për- jashtim të disave që i ka mëshiruar Allahu i Lartësuar. Sheh se si burrat i zgjasin rrobat e tyre, në duart dhe qafat e tyre mbajnë zinxhirë ari dhe stoli të tjera, gjë që është e lejuar vetëm për gratë. Po ashtu gratë i shkurtojnë rrobat e tyre ashtu siç u urdhëruan burrat, madje në shumicën e rasteve e tejkalojnë këtë masë dhe janë gjysmëlakuriq. Vallë a mendojnë këta njerëz se do të vdesin një ditë dhe do të dalin para Allahut, Zotit të botëve? Ndoshta kjo do t’u bjerë në mend, mirëpo do të jetë vonë. All- ahu i Lartësuar thotë: “E kur të vijë vala e madhe (kiameti), atë ditë njeriu përkujton se çka ka punuar. E xhehennemi shfaqet sheshazi për atë që e sheh. E për sa i përket atij që e ka tepruar. Dhe i dha përparësi jetës së kësaj bote, xhehennemi do të jetë vendi i tij. E kush iu frikë- sua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve, xhenneti është vendi i tij.”[8] Kushti i pestë Veshja nuk duhet të jetë e ngjashme me atë të jobesimtareve. Është e ndaluar që t’u përngja- jmë jobesimtarëve dhe jobesimtareve në çdo aspekt, si gratë ashtu edhe burrat. Nuk duhet t’u përngjajmë atyre në rite, ceremoni, tradita dhe çdo gjë tjetër. Abdullah ibën Umeri, Al- lahu qoftë i kënaqur prej tij, tregon se i Dër- guari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush i përngjan një populli, ai është prej tyre.”[9] Shejhul Islami, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nga kjo thënie (e të Dërguarit sal-lAllahu ale- jhi ve sel-lem) kuptohet se përngjasimi me jobesimtarët është i ndaluar (haram), edhe pse në shikim të parë (nga ky hadith) kuptohet se ai që u përngjan jobesimtarëve është jobesim- tar. Ashtu si në fjalët e Allahut të Lartësuar kur thotë: “E kushdo prej jush që i bën ata miq (he- brenjtë dhe të krishterët), është me ata.”[10] Transmeton Amër ibën Asi, Allahu qoftë i kë- naqur prej tij, se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk është me ne ai që u përngjanë atyre që nuk janë me ne (jobes- imtarëve). Mos u përngjani hebrenjve dhe të kr- ishterëve...”[11] Për fat të keq, në kohën që ne jetojmë shohim se shumica e muslimanëve kanë rënë në kur- thin e përngjasimit me jobesimtarët e sidomos në veshje dhe ceremoni, gratë në veçanti dhe burrat në përgjithësi. Vallë a kanë qenë pan- tallonat veshje për femrat muslimane ndon- jëherë, qofshin ato të ngushta apo të gjera? A kanë qenë rrobat gjysmëlakuriqe veshje e fem- rave muslimanë ndonjëherë? A ka qenë veshja që përshkruan trupin veshje e femrave musli- mane ndonjëherë? Jo, për Allahun, asnjëherë! Kjo nuk është tjetër vetëm se një rezultat i in- ______________ [5] Transmeton Imam Buhari 5885. [6] Transmeton Ebu Davudi 4098, shejh Albani hadithin e konsideron të vërtetë. [7] Transmeton imam Ahmedi 6180, shejh Albani zinxhirin e transmetuesve e ka konsideruar të vërtetë. [8] Surja en-Naziat, 34-41. [9] Transmeton Ebu Davudi 4031, shejh Albani hadithin e konsideron të vërtetë. [10] Surja Maide, 51. [11] Transmeton Tirmidhiu 2695, shejh Albani hadithin e konsideron të mirë.
  • 26. 25 Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0 trigave të shejtanit dhe realizim i betimit të tij. Po ashtu, Allahu i Lartësuar në librin e Tij të shenjtë për betimin e shejtanit thotë: “...do t’i urdhëroj ata dhe do të shëmtojnë krijesat e Al- lahut. E kush e bën mik djallin dhe jo Allahun, ai ka pësuar humbje të qartë.”[12] Kushti i gjashtë Veshja nuk duhet të jetë nga ato rroba që bien në sy dhe tërheqin vëmendjen e të tjerëve apo të jetë nga ato ngjyra që bien nga larg në sy dhe ndjellin mendjemadhësi tek ajo që i vesh. Abdullah ibën Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka transmetuar se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush vesh në këtë botë ndonjë veshje që me të dallohet nga të tjerët (tërheq vëmendjen e të tjerëve), Al- lahu në Ditën e Kiametit do t’i veshë atij veshje poshtërimi të ndezur me zjarr.”[13] Ibën Ethiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Qëllimi i këtij hadithi është se rroba e tij dal- lohet në mesin e njerëzve ku jeton, për shkak se ngjyra e rrobave të tij është e veçantë nga ngjyra e rrobave që vishen në atë vend, të tjerët vazhdimisht e shikojnë (sepse bie nga larg në sy) dhe kështu ai tregohet mendjemadh ndaj tyre.”[14] Kushti i shtatë Rrobat apo trupi nuk duhet të jenë të par- fumuar. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në shumë thënie të tij na ka treguar se gruas nuk i lejohet të parfumohet, vetëm se në shtëpi, te bashkëshorti i saj. Transmetohet nga Ebu Musa el-Esh’ariu, se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Cilado grua që parfumohet dhe kalon afër burrave që ta shijojnë aromën e saj, ajo është lavire.”[15] Transmeton Zejneb eth-Thekafijje se i Dër- guari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nëse ndonjëra nga ju (gratë) dëshiron të dalë në xhami, atëherë të mos parfumohet.”[16] Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nëse kjo është e ndaluar për atë (grua) që dëshiron të shkojë në xhami, atëherë si do të jetë kjo dispozitë për atë (grua) që dëshiron të shkojë në treg apo të dalë në rrugë? S’ka dyshim se kjo është edhe më e ndaluar dhe mëkati është më i madh. El-Hejtemi ka thënë (në librin e tij “Ez-Zevaxhir”) se dalja e gruas nga shtëpia e saj e parfumuar dhe e zbukuruar është nga mëkatet e mëdha, edhe nëse këtë ia lejon burri i saj.”[17] Në fund, e lus Allahun e Lartësuar me emrat e Tij të bukur dhe me cilësitë e Tij të larta që të na forcojë në këtë fe të pastër dhe të na bëjë të gjithëve nga banorët e xhennetit Firdevs! Përmblodhi dhe përshtati Sabahudin Selimi Kjo temë kryesisht është marrë nga librat: 1) “Xhilbab el-Mer’etil-Muslime”, i dijetarit Muhamed Nasiruddin el-Albani 2) “El-Harbul-Baride”, i shejhut Bedër ibën Alij el- Utejbi Literatura e konsultuar: 1) Kurani Fisnik, me përkthim të Sherif Ahmetit. 2) “Muhtesar Sahihul-Buhari”, me verifikim të Muhamed Zuhejrit. 3) “Sahihu Muslim”, me verifikim të Muhamed Fuad Abdulbakit. 4) “Musnedul-Imam Ahmed”, me verifikim të Shuajb Arnautit. 5) “Sunenu et-Tirmidhi”, me verifikim të haditheve nga shejh Albani. 6) “Sunenu Ebu Davud”, me verifikim të haditheve nga shejh Albani. 7) “El-Musannef”, Ibën ebi Shejbe el-Kufi, Darul- Fikër. ______________ [12] Surja en-Nisa, 119. [13] Transmeton Ebu Davudi 4029, shejh Albani hadithin e konsideron të mirë. [14] Nejlul-Evtar esh-Shevkani. [15] Transmeton Imam Ahmedi 32/19711, shejh Albani zinxhirin e transmetuesve e ka bërë të mirë. [16] Transmeton Ibën ebi Shejbe në “Musan-nefin” e tij, vëllimi 6, fq. 217. Shejh Albani hadithin e ka konsideruar të vërtetë. [17] Libri “Xhilbab el-mer-etil-Muslime”, fq. 139.
  • 27. Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0 26 MOTËR Nga shprehjet zhurmuese, ulëritëse dhe vajtuese që e kanë mbushur botën dhe me të cilat janë sprovuar shumë njerëzit, e veçanërisht gratë, është shprehja "liria e gruas", apo “mbrojtja e të drejtave të gruas”. Për ty Falënderimi i takon Zotit të botëve, për- fundimi u takon të sinqertëve dhe nuk ka armiqësi vetëm se ndaj të padrejtëve. Pa- qja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi vulën e Pejgamberëve, Pejgamberin tonë, Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij. Në këtë kohë kur është përhapur e pavërteta, kur tregu i saj gumëzhin, ndërsa të vërtetat janë fshehur në mesin e pirgut të mendimeve dhe drejtimeve të ndryshme, janë shtuar shprehjet tingëlluese që në shikimin e jashtëm duken si të mëshirshme, por që kanë brendësi të ndyrë, shkatërruese dhe falimentuese. Është mashtruar me këto shprehje kush është mashtruar dhe është shkatërruar nga pasimi i tyre kush është shkatërruar. Për këtë shkak, është bërë obligim i pasuesve të së vërtetës që t’i këshillojnë njerëzit të ruhen prej tyre si dhe të zbulojnë devijimin dhe mashtrimin e tyre, me qëllim që mos të mashtrohet prej tyre i hu- tuari apo të shkojë pas tyre injoranti. Nga shprehjet zhurmuese, ulëritëse dhe vajtu- ese që e kanë mbushur botën dhe me të cilat janë sprovuar shumë njerëzit, e veçanërisht gratë, është shprehja "liria e gruas", apo “mbro- jtja e të drejtave të gruas”. Thirrësit e këtyre parullave pretendojnë se gru- aja nën hijen e Islamit është robëreshë në pra- nga, nga të cilat duhet të lirohet në mënyrë që të bëhet objekt reflektues në shoqëri, që të ketë mundësi të lërë gjurmë dhe të ndikojë në të gjitha sferat dhe organizatat. Këta janë munduar që ta godasin gruan në fenë e saj, në besimin e saj dhe në parimet e saj. Për këtë qëllim, ata janë bashkuar për thirrjen në: - daljen e gruas nga shtëpia e saj dhe përfshirjen e saj së bashku me meshkujt në vendin e punës; - veçimin dhe përzirjen me burra pa ndonjë ku- fizim; - heqje të mbulesës krejtësisht; - të ecurit në hapat e gruas perëndimore; - asgjësimin e moralit të turpit dhe thyerjes së pengesave mes dy gjinive; - thirrjen për shkollim të përzier; - barazi të plotë mes gruas dhe burrit. Në fakt, me këtë kuptim të lirisë ata nuk dëshi- rojnë tjetër vetëm se të kënaqen me gruan si dëshirojnë ata, duke qenë gruaja sa më pranë tyre; në zyra, në fabrika, në punishte, në dis- koteka, në rrugë dhe në çdo vend që dëshirojnë ata. Për këtë ata marrin shembull gruan perë- ndimore, e cila i ka të gjitha të drejtat sipas me- ndimit të tyre në vendet e Perëndimit, e cila u bë e lirë në çdo pore të jetës, madje ajo pranon kë dëshiron dhe ndalon kë dëshiron për lidhje intime. E ky është kulmi i lirisë për ta! Ah, sa jetë të lumtur jeton gruaja perëndimore nën hijen e këtij qytetërimi të devijuar e ma- shtrues! Kjo është ajo që dëshirojnë thirrësit e lirisë (pr- ishjes) së gruas në vendet tona? FEMRA NËN HIJEN E ISLAMIT Femra ka qenë e përbuzur, e shtypur dhe e nënçmuar në çdo anë të tokës. Edhe në vendet arabe, para Islamit, femra ka qenë nga gjërat e pavlera që nuk kishte të drejta, por kishte oblig- ime të shumta. Ajo ishte robëreshë e burrit të saj dhe e fëmijëve të burrit pas vdekjes së tij. Burri kishte të drejtë t’i ndërpriste marrëdhë- niet me të, ta linte të varur (pa e divorcuar dhe pa iu afruar për marrëdhënie intime) dhe e bënte të burgosur të shtëpisë si çdo orendi tjetër e saj. Femra ka vazhduar në këtë gjendje deri me lulëzimin e Islamit, me ardhjen e dritës dhe ud-
  • 28. 27 Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0 hëzimit, drejtësisë dhe paanësisë. Zbriti Kurani mbi Muhamedin alejhi selam dhe e largoi padrejtësinë ndaj femrës, e barazoi atë dhe bur- rin në shumë gjëra dhe bëri dallim mes tyre në gjëra të tjera. Islami e nxori femrën nga burgu i traditave dhe ligjeve tokësore në gjerësinë e parimeve islame si dhe nguliti bazat e për- gjithshme të cilat e çrrënjosën skllavërimin e gruas ndaj burrit, për t’i bërë ata dy anëtarë të së njëjtës organizatë, ku çdonjëri prej tyre plotëson shokun e tij në një strukturë dashurie, harmonie dhe mëshire. Me të vërtetë femra në Islam ka zërin e saj, i cili i dëgjohet, ka prezencë të qartë, të drejta le- gjitime të cilat i sigurojnë asaj nderin, pavarë- sinë dhe lirinë e saj në tërësinë e bazave legjitime dhe moraleve të larta islame. FEMRA “BIJË” Kur ajo është bijë, Islami është kujdesur për edukimin e saj, për rritjen dhe zhvillimin e saj, për durimin dhe bamirësinë ndaj saj. I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel- lem, ka thënë: "Kush kujdeset për dy vajza derisa të rriten (në moshën e pjekurisë), unë dhe ai vijmë në Ditën e Kiametit (afër meje)” dhe bashkoi e shtrëngoi gishtat e tij." Transmeton Muslimi Ai, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, gjithashtu ka thënë: "Nuk ka musliman që të ketë dy vajza e që i edukon ato dyja derisa të jetë me to ose të jenë me të, vetëm se kanë për ta futur në xhennet (d.m.th. bëhen sebep)." (Transmeton Ibën Ma- xhe dhe el Hakimi dhe e ka vërtetuar el Mun- dhiriu). E nga mëshira e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ndaj vajzave ishte se ai falte me njerëzit namazin dhe mbante me vete Umame- ten, vajzën e Zejnebes, bijës së të Dërguarit të Allahut (mbesën e vet), e kur shkonte në sexh- de, e lëshonte dhe kur ngrihej, e merrte përsëri në krahë. (Mutefekun alejhi) FEMRA “MOTËR” Është ajo për të cilën Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem porositi t’i tregohet bamirësi dhe shoqëri e mirë. Muhamedi sal-lAllahu ale- jhi ve sel-lem ka thënë: "Kush ka nën kujdes tri vajza apo tri motra, ose dy vajza ose dy motra dhe është kujdesur ndaj tyre dhe ka pasur frikë Al- lahun kundrejt tyre, ai ka xhennetin." (Transme- ton. Tirmidhiu, e ka vërtetuar Albani) FEMRA “NËNË” Të drejtën e të cilës Allahu e ka madhëruar duke thënë: "Adhuroni Allahun dhe mos i vini Atij shok në adhurim dhe u bëni mirësi pri- ndërve..." Nisa, 36. Pra, të drejtën e prindërve Allahu e ka bërë de- tyrë menjëherë pas të drejtës së Tij. Allahu i Madhëruar gjithashtu thotë: "…por sillu me ta në dunja me dashamirësi." Llukman, 15 "Mos u thuaj atyre ndonjë fjalë pakënaqësie e mosrespekti, as mos e ngrini zërin (duke u thënë “uf!”), por t’u drejtoheni atyre me shprehje nde- ruese e me respekt." Isra, 23 Një burrë e pyeti Pejgamberin, sal-lAllahu ale- jhi ve sel-lem: "Kush prej njerëzve meriton re- spektin më të madh mbi mua? I tha: "Nëna jote." Tha: “Pastaj kush? I tha: "Nëna jote." Tha: “Pas- taj kush? I tha: "Nëna jote." Pastaj kush? Tha "Babai yt.” E ku gjendet kjo bamirësi ndaj nënave në Perëndim? Madje vdes ndonjëra në shtëpinë e saj apo në shtëpinë e pleqve (në azil) dhe var- roset duke mos pyetur për të askush nga fëmijët e saj! FEMRA “BASHKËSHORTE” Allahu i Madhëruar ka urdhëruar që ta kalojmë jetën mirë me të, duke thënë: "Dhe jetoni me to në mënyrë të mirë." Nisa,19 Dhe fjala e mirë përfshin në vete të gjitha llojet e respektit, mirësisë dhe mëshirës. Allahu ka qartësuar gjithashtu se martesa është nga provat madhështore të Tij, kur mes dy bashkëshortëve ka bërë qetësim, dashuri dhe mëshirë. Allahu i Madhëruar thotë: "Dhe nga treguesit e Tij është se Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë) në mesin tuaj, që ju të mund të gjeni pre- hje tek ato dhe Ai vendosi mes jush dhembshuri e mëshirë. Vërtet që në të ka tregues të qartë për popullin që e vret mendjen." Rrum, 21 I ka ndaluar Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem padrejtësitë ndaj gruas dhe ka urdh- ëruar të bëhet durim ndaj saj, duke thënë: "Nuk nxehet muslimani nga muslimania. Nëse urren diçka nga ajo, i pëlqen diçka tjetër e saj." (Transmeton Muslimi) Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Gruaja është krijuar nga brinja. Prandaj, nëse dëshiron ta drejtosh, do të përfundosh duke e thyer atë. Kështu që bjeri rrotull saj që të jetosh me të." (Transmeton Ahmedi, e ka vërtetuar Albani.) I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka sqaruar gjithashtu se sjellja e mirë me gratë është shenjë e fisnikërisë dhe e natyrshmërisë së lartë. Ai, sal- lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Më i miri
  • 29. Dëlirje&Edukim | M A R S 2 0 1 0 28 nga ju është më i miri për gruan e tij." (Trans- meton. Ahmedi dhe Tirmidhiu. E ka vërtetuar Albani.) Madje, Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ka bërë shpenzimin më të mirë të burrit atë që shpenzon për gruan dhe fëmijët e tij, duke thënë: “Pasuria më e mirë që shpenzon burri është ajo që shpenzon për familjen e tij." (Transmeton Muslimi) FEMRA “GRUA” Cilado qoftë ajo grua, Islami ka urdhëruar për respektimin e saj, për përkujdesjen dhe ruajtjen e ndjenjave të saj. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Ju këshilloj që të përkujde- seni mirë për gratë." (Mutefekun alejhi) Ai, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, gjithashtu ka thënë: "O Zoti im! Me të vërtetë unë ngushtohem për të drejtat e dy të dobëtëve: jetimit dhe gruas." (Transmeton. Nisaiu dhe Ibën Maxhe. Shejh Albani e ka konsideruar të mirë.) DUKURI TË TJERA NGA NDERIMI I GRUAS NË ISLAM 1. Islami e ka barazuar burrin dhe gruan në origjinën njerëzore, pasi ajo shihej si ndyrësi, gabim dhe djall. Allahu i Madhëruar thotë: "O njerëz! Jini të bindur (dhe mbushni detyrimet) ndaj Zotit tuaj, i Cili ju krijoi ju prej një veteje (Ademit) dhe nga ajo Ai krijoi palën (bashkë- shorten) e saj, dhe nga ata të dy Ai krijoi burra dhe gra të shumtë. Dhe kijeni frikë Allahun nëpërmjet të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndër- sjella, dhe mos i ndërprisni marrëdhëniet me barkun tuaj (të afërmit). Sigurisht që Allahu është kurdoherë Gjithëvëzhgues përmbi ju." Nisa, 1 Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Gratë janë motra të burrave." (Transmeton. Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu. Shejh Albani e ka konsideruar të mirë) 2. Islami e ka barazuar burrin dhe gruan në vepër dhe shpërblim. Allahu thotë: "O njerëz! Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë ju në kombe e fise që të njiheni me njëri-tjetrin. Padyshim se tek Allahu më i nderuari prej jush është ai që është më me takva (më muttekini - që i frikësohet dhe që i përkush- tohet më shumë Allahut). Vërtet që Allahu është i Gjithëditur, i Gjithënjohur." Huxhurat, 13 Allahu thotë: "Dhe kushdo që bën vepra të drejta e punë të mira, mashkull apo femër qoftë dhe është besimtar i vërtetë në Njësinë e Allahut (Musli- man), një i tillë do të hyjë në xhennet dhe atyre nuk do t’u bëhet as padrejtësia më e vogël qoftë edhe sa nakira (lëvozhgë e bërthamës së hurmës)." (En Nisa, 124) Allahu thotë: “Në këtë mënyrë, Zoti i tyre e pra- noi prej tyre (duanë e tyre dhe iu përgjigj atyre): “Unë kurrë nuk do të lejoj që të humbasë vepra e kujtdo prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni (pjesëtarë të barabartë) prej njëri-tjetrit." Alu Imran, 195 3. Islami e ka barazuar burrin dhe gruan në të drejtën e pasurisë dhe fitimit; gruaja ka të drejtë të ketë pasuri si sipërmarrje, kopshte, ar dhe argjend apo lloje kafshësh, pa marrë parasysh a është grua, bijë apo motër, bazuar në fjalën e Allahut: "Për burrat do të ketë shpërblim për çfarë ata kanë fituar dhe për gratë do të ketë shpërblim për çfarë ato kanë fituar dhe kërkojini Allahut nga begatitë e Tij." Nisa, 32 4. Islami i ka caktuar gruas pjesën e saj në trashëgimi, pasi nuk trashëgonte asgjë nën hijen e injorancës së vjetër. Allahu i Madhëruar thotë: "Ka pjesë për burrat nga ajo (pasuri) që lënë pas prindërit dhe të afërmit dhe ka pjesë për gratë nga ajo (pasuri) që lënë pas prindërit dhe të afërmit nga ajo, qoftë e pakët apo e shumtë – pjesë e ligjshme e detyruar." Nisa, 7 5. Islami i ka paralajmëruar burrat që mos t’u shkaktojnë dëme grave të tyre dhe ka urdhëruar që të sillesh mirë ndaj grave apo edhe të ndahen me të mirë. Allahu i Madhëruar thotë: "Dhe kur t’i keni ndarë gratë dhe ato të kenë mbushur periudhën e tyre të përcaktuar, ose i rimerrni ato mbi baza të arsyeshme, ose i lëni të lira po mbi baza të arsyeshme, por mos i merrni (prapë) për t’i lënduar. Dhe kushdo që e bën këtë gjë, ai i ka bërë dëm vetvetes." Bekare, 231 6. Islami e ka ngarkuar burrin që të paguajë mehrin për gruan e tij, e cila është e lirë në sh- penzimin e atij mehri. Po kështu i ka obliguar burrit të shpenzojë për të në varësi të gjendjes ekonomike të tij. Allahu i Madhëruar thotë: "Grave jepuni dhuratën e kurorëzimit të tyre (mehrin) më gjithë zemër." Nisa, 4 Allahu thotë: "Burrat janë mbrojtësit dhe mba- jtësit e grave, sepse Allahu e ka krijuar njërën palë prej tyre të shquhet mbi tjetrën, edhe sepse ata sh- penzojnë (për t’i mbajtur ato) nga mjetet e tyre të jetesës." Nisa, 34 Allahu thotë: "I pasuri le të shpenzojë sipas pa- surisë së tij dhe ai, burimet e të cilit janë të ku- fizuara, le të shpenzojë sipas asaj që atij i ka dhënë Allahu. Allahu nuk rëndon kënd përmbi atë që Ai i ka dhënë atij. Allahu do të sigurojë pas vë- shtirësisë lehtësi." Talak, 7 7. Nga nderimi që Islami i ka bërë gruas është